28
1 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister Zyra për Qeverisje të Mirë - Kancelarija za Dobro Upravljanje - Office on Good Governance STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS (2013-2017) Gusht 2013

Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

1

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit-Ured Premijera-Office of the Prime Minister

Zyra për Qeverisje të Mirë - Kancelarija za Dobro Upravljanje - Office on Good Governance

STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË

REPUBLIKËN E KOSOVËS

(2013-2017)

Gusht 2013

Page 2: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

2

PËRMBAJTJA:

1. Lista e shkurtesave dhe akronimet ……………………………………………………………

2. Falënderimet ……………………………………………………………………………………..

3. Përmbledhja ekzekutive ……………………………………………………………………….

4. Hyrje……………………………………………………………………………………………….

5. Vizioni dhe misioni ……………………………………………………………………………..

6. Parimet…………………………………………………………………………………………….

7. Metodologjia……………………………………………………………………………………..

8. Sfondi………………………………………………………………………………………………

9. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE…………………………………………………………………

9.1 Objektiva strategjike 1: Fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve të Institucioneve të Kosovës duke përfshi legjislativin, ekzekutivin dhe gjygjësorin për zbatimin efektiv të legjislacionit.

9.2 Objektiva strategjike 2: Fuqizimi i sistemit kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

9.3 Objektiva strategjike 3: Krijimi i një kornize ligjore efektive për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut e cila do të jetë në harmoni me acquis communautaire.

9.4 Objektiva strategjike 4: Edukimi i vazhdueshëm mbi standardet e të drejtave të njeriut.

12. Mekanizmat për monitorim, dhe raportim të zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut

Page 3: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

3

1. Lista e shkurtesave dhe akronimeve ASHAK-Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

BE- Bashkimi Evropian

DKA- Drejtorit Komunale të Arsimit

GIZ -

IAK- Institucioni i Avokatit të Popullit

IGJK- Instituti Gjygjësor i Kosovës

IKAP- Instituti I Kosovës për Administratë Publike

IKDN- Institucionet Kombëtare për të drejtat e njeriut

KE- Këshilli i Evropës

KE- Komisioni Evropian

KGJK-Këshilli Gjygjësor i Kosovës

KPK- Këshilli Prokurial i Kosovës

LGBT- Lesbian Gej Biseksual Transeksual

MAPL -Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

MASHT- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

MD - Ministria e Drejtësisë

MDNJ- Mbrojtësit e të drejtave të njeriut

MIE - Ministria e Integrimit Evropian

MKRS - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

MPB - Ministria e Punëve të Brendshme

MPMS - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

MSH- Ministria e Shëndetsisë

OAK- Oda e Avokatve të Kosovës

OJQ-të- Organizatat Joqeveritare

OKB- Organizata e Kombeve të Bashkuara

OSBE- Organizata për Siguri dhe bashkpunim në Evropë

PK- Policia e Kosovës

PSO- Procedusta Standarde Operative

SKMPDNJ- Sistemi Kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut

ZKM/ZQM- Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë

ZSHNJ/ZKM- Zyra për shërbimet e ndihmës juridike/Zyra e Kryeministrit

Page 4: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

4

2. Falenderimet (duhet të plotësohet)

3.Përmbledhja ekzekutive Kushtetuta e Republikës së Kosovës përmban dispozita të qarta për sigurimin e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Përveç një katalogu të gjere të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut , Kushtetuta i vendos dispozitat operative të instrumenteve të shumta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si obligative brenda rendit juridik të Kosovës , dhe të njejtat zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve publike1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës. Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre. Aktualisht, Kosova nuk është anëtare e OKB-së, e as Këshillit të Evropës. Rrjedhimisht, nuk është në pozitë të ratifikojë instrumentet përkatëse ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kosova nuk i nënshtrohet këtyre kornizave të vendosura nga trupat ndërkombëtare për raportim të rregullt dhe bashkëpunim për të drejtat e njeriut (duke përfshirë edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut). Qështja e realizimit të të drejtave të njeriut lidhet dhe është e kushtëzuar me zbatimin efektiv të ligjeve. Në përgjithësi, zbatimi i dobët i ligjeve është pengesa më madhore ndaj mbrojtjes, promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut. Megjithëse miratimi i ligjeve dhe harmonizimi i tyre me standardet e Be-së është një process mjaft sfidues dhe një hap tepër i rëndësishëm në rrugën e suksesit dhe perspektivës së vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, stadi aktual i zhvillimeve shoqërore, ekonomike e politike në të cilën po kalon Kosova kërkon ndërmarrjen e hapave më konkretë dhe më të koordinuar për zbatimin efektiv të tyre2.

Konceptet e sundimit të ligjit dhe të qeverisjes së mirë karakterizohen jo vetëm me miratimin e kornizës së nevojshme ligjore por edhe me zbatimin e mirëfilltë të dispozitave të saj. Përfundimisht, vetëdijesimi

1 (1) Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut; (2) Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj; (3) Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj; (4) Konventa Kornizë e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare; (5) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit Racor; (6) Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas; (7) Konventa për të Drejtat e Fëmijës;(8) Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.

2 Në kontekst të kësaj Strategjije -Zbatimi efektiv i ligjeve nënkupton hartimin e akteve nënligjore me kohë , hartimin e strategjive, themelimin e organeve, trupave të veçanta ashtu si parashifet me legjislacionit parësor, angazhimet për ndërgjegjësimin dhe vetëdijsimin e popullatës për përmbajtjen e ligjeve dhe rregulloreve të reja, si dhe hartimin e programeve dhe dokumenteve strategjike që parashihen me legjislacionin parësor.

Page 5: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

5

i opinionit për kornizën e re institucionale dhe rregullatore konsiderohet thelbësor për zbatimin e saj efikas. Kosova ka një kornizë ligjore solide për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe aktualisht është duke punuar në hartimin dhe plotësim ndryshimin e disa ligjeve që në mënyrë substanciale dhe direkte prekin sferën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut si ;Ligjin kundër Diskriminimit, Ligjin për Avokatin e Popullit, Ligjin për barazi gjinore etj.

Mirëpo ende mbetet shumë punë për tu bërë për zbatimin efektiv të ligjeve e cila ngërthen në vete edhe shumë veprime që duhet të ndërrmirren në vitet në vazhdim. Objektivat strategjike që synohet të arrihen brenda periudhës (2013-2017) janë të fokusuara në : fuqizimin e rolit dhe kapaciteteve të Institucioneve të Kosovës duke përfshi (legjislativin ,ekzekutivin dhe gjygjësorin) për zbatimin efektiv të legjislacionit, fuqizimin e sistemit kombëtarë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, krijimin e një kornize ligjore efektive për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut e cila do të jetë në harmoni me acquis communautaire, si dhe edukimin e vazhdueshëm mbi standardet e të drejtave të njeriut .

Përmes këti dokumenti strategjikë fokusi i Qeverisë në pes vitet e ardhëshme do të jetë i orientuar në adresimin dhe përmbushjen e objektivave dhe qështjeve të cekura më lartë. Strategjija dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut do ti adresoj problemet e identifikuara në sferën e të drejtave të njeriut duke mos u kufizuar dhe referuar vetëm në të gjeturat e Raportit të fundit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën (2011), Raportet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare ,Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të urrdhërrrëfyesit për liberalizimin e vizave në të cilat raporte përcaktohet qartë se: Promovimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut mbetet sfidë madhore për Kosovën, duhen përforcuar përpjekjet në avancim të zbatimit të ligjeve dhe politikave ekzistuese ,zbatueshmëria e mjeteve juridike dhe administrative në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut duhet përmirësuar në gjitha nivelet e qeverisjes.Spektri i institucioneve dhe trupave që merren me të drejtat e njeriut në nivel qendror dhe komunal është tejët i shpërndarë, e nganjëherë edhe i ndërthurur.Komunikimi dhe bashkërendimi mes institucioneve dhe trupave të ndryshëm që merren me të drejtat e njeriut në nivel qendror dhe lokal si dhe me Ombudspersonin, janë të dobëta. Pa dyshim i një rendesie të veqante do të jetë kordinimi i përpjekjeve për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut ndërmjet akterve institucional dhe jo institucional. Sigurimi i respektimit të plotë të të drejtave të njeriut dhe zbatimit efektiv të ligjeve është prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës e cila i ka vene vetes synymë të qartë integrimin në strukturat e Bashkimit Evropian.

Për më tutje Qeveria e Kosovës do të rrisë përpjekjet e saj për të përmirësuar më tej, profesionalizmin. përgjegjshmërinë, efikasitetin dhe efektivitetin e administratës publike në të gjitha nivelet e qeverisjes , e cila është thelbësore për zbatimin efektiv të ligjeve dhe mbrojtjen dhe zbatimin më të mirë të drejtave të njeriut .

Qeveria e Kosovës mirëpret dhe qmon ndihmën dhe bashkëpunimin e akterve ndërkombëtar që kanë për qëllim përkrahjen e tranzicionit demokratik në të cilin po kalon Kosova, në funksion të forcimit dhe fuqizimit të kapaciteteve institucionale për zbatim efektiv të legjislacionit si dhe mbrojtje dhe zbatim efektive të të drejtave të njeriut.

Page 6: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

6

4. Hyrje: Në kontinuitet të përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj dhe në pajtushmëri me qëndrimet dhe deklaratën që doli nga Konferenca botërore për të drejtat e njeriut e mbajtur në Vjen në vitin 20033 , Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 03 dhjetor 2008 ka aprovuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (2009-2011). Strategjija dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut (2009-2011), ishte dokumenti bazë dhe referues nga i cili dolën edhe shumë Strategji dhe Plane Veprimi në fusha të ndryshme të të drejtave të njeriut, të cilat do të kenë ndikim pozitiv në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të qyetarëve të Republikës së Kosovës. Me qenëze shumë objektiva të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut e cila përfshinte periudhën e zbatimit (2009-2011) janë shkri në dokumentet e tjera strategjike dhe sektoriale, Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës (2013-2017) do të ketë një qasje gjithëpërfshirëse sa i përket trajtimit, mbrojtjes , promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut pa e specifiku një grup të veçantë të të drejtave dhe lirive të njeriut apo një grup apo kategori të rrezikuar të shoqërisë.

Në kuadër të Strategjisë për të drejtat e njeriut do të trajtohen këto çështje prioritare dhe fokusi i angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në periudhën pes vjeçare do të jetë i dedikuar në katër fusha kryesore:

1. Fuqizimi i rolit dhe i kapaciteteve të Institucioneve të Kosovës duke përfshi (legjislativin, ekzekutivin dhe gjygjësorin) për zbatim efektiv të legjislacionit.

2. Fuqizimin e sistemit kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

3. Krijimi i një kornize ligjore efektive për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut e cila do të jetë në harmoni me acquis communautaire.

4. Edukimi i vazhdueshëm mbi standardet e të drejtave të njeriut.

Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut do të ketë nja qasje pak ma ndryshe se dokumentet tjera strategjike dhe sektoriale që i referohen dhe adresohen mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Qeveria me anë të këti dokumenti Strategjik i cili do te jetë fillimisht i shoqëruar edhe me planin tre vjeqar të veprimit për zbatimin e tij, shprehë përkushtimin e qartë dhe synon që ta avansoj kornizën ligjore dhe institucionale për mbrojtjen, respektimin, promovimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës përmes orentimit të përpjekjeve në: Fuqizimin e rolit dhe kapaciteteve të institucioneve në zbatimin efektiv të legjislacionit Fuqizimin e sistemit kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut,(nuk do të

thotë se nuk e kemi një sistem të tillë dhe përmes kësaj strategjie synojme ta krijojme atë) ,por intenca është që këtë sistem ta fuqizojmë, avansojmë ta bëjmë me funksional , më të përgjegjshëm dhe ta kompletojmë me mekanizma të ri aty ky ka nevoj ,në mënyrë që ky sistem të jetë në funksion të zbatimit të legjislacionit , respektimit, mbrojtjes ,promovimit dhe zbatimit më të mire të të drejtave të njeriut;

3 Konferenca botërore për të drejtat e njeriut rekomandoi që çdo shtet ta shqyrtojë dëshirën për ta hartuar një plan kombëtar të veprimit që do ti identifikonte masat me të cilat shteti do ti përmirësonte promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Page 7: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

7

Krijimi i një kornize ligjore efektive për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut e cila do të jetë në harmoni me acquis communautaire,.

si dhe përpjekjet do të orientohen në edukimin e vazhdueshëm mbi standardet e të drejtave të njeriut.

Fushat e cekura më lartë do të jetë shtyllat kryesore mbi të cilat do të hartohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut (2013-2017). Ky dokument strategjikë do të jetë në funksion të realizimit të prioritetit të Qeverisë së Kosovës në të cilin përcaktohet qartë se: në themelet e shtetit demokratik të Kosovës duhet të vendosen standardet më të larta të të drejtave të njeriut pa asnjë lloj të diskriminimit, duke respektuar në tërsi diverzitetin kulturor të vendit.4 Arsyeja, pse dokumentit strategjik i propozuar është i nevojshëm: Studimi i Fizibilitetit i KE-së për vitin 2012 dhe konkluzionet e Këshillit të Dhjetorit të vitit 2012 kanë vendosur një rrugë të qartë për pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian (BE). Me qëllim të adresimit të sfidave të cilat kanë dalë nga:Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën (2011), ndër të tjera potencohet se:

• Promovimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut mbetet sfidë madhore për Kosovën. • Duhet përforcuar përpjekjet për zbatimin e ligjeve dhe politikave ekzistuese.

Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Kosovës në përmbushjen e kërkesave të urrdhërrrëfyesit për liberalizimin e vizave përcaktoi qartë se: Duhet sa ma shpejt të hartohet një Strategji dhe plan i ri i veprimit për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu në kuadër të Planit të Veprimit për zbatimin e urrdhërrrëfyesit për liberalizimin e vizave të miratuara nga Qeveria -kërkohet të hartohet Strategjia dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut. Dhe përfundimisht në takimin e fundit të DPSA-së ,për Liri dhe Siguri mbajtur me 19-21 mars 2013 ,njëra nga konkluzionet është: Të miratohet Strategjia për të Drejtat e Njeriut. Strategjia është dizajnuar për të përmbushur kërkesat që vijojnë: së pari, është menduar të jetë një dokument i qartë që identifikon prioritetet për periudhën pes vjeqare; së dyti, të jetë funksional dhe i arritshëm duke synuar të përfshijë objektiva të cilat janë reale dhe të zbatueshme, duke pasur parasysh kapacitetet ekzistuese njerëzore si dhe me mundësitë dhe kufizimet buxhetore të Qeverisë; së treti, të jetë fleksibile ashtu që nëse është e nevojshme, të plotësohet apo ndryshohet në pajtim më zhvillimet e ardhëshme.

5. Vizioni dhe Misioni Vizioni: Në themelet e shtetit demokratik të Kosovës duhet të vendosen standardet më të larta të të drejtave të njeriut pa asnjë lloj të diskriminimit, duke respektuar në tërsi diverzitetin kulturor të vendit. Misioni: Qeveria e Kosovës ka mision të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ta vendosë demokracinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, dhe të angazhohet në maximum për

4 Shif programin e Qeverisë së Kosovës (2011-2014)

Page 8: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

8

arritjen e standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe të krijojë dhe përmirësoj efektivitetin e mekanizmave institucional që garantojnë se normat e pranuara ndërkombëtare po respektohen si dhe ligjet dhe politikat vendore po zbatohen.

Qeveria e Kosovës ka mision që përmes hartimit të ligjeve dhe politikave të sigurojë respektimin dhe mbrojtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor, duke siguruar respektimin dhe zbatimin e plotë të të drejtave të njeriut, njohjen më të mirë te tyre dhe vetëdijesimin, përmirësimin e koordinimit të aktiviteteve, si dhe ngritjen dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut . Republika e Kosovës, çdo ditë e më tepër është duke treguar një qasje pozitive në ndërtimin e politikave të barazisë, stimulimin e zgjidhjeve të cilat e sigurojnë dhe promovojnë diverzitetin dhe krijimin e atmosferës së barazisë për të gjithë qytetarët e saj.

6. Parimet

Strategjija dhe Plani i Veprimit për të drejtat e njeriut është ndërtuar mbi parimet e mishëruara në instrumentet kryesore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në të cilat përcaktohet qartë dhe garantohet se të drejtat e njeriut janë të drejta të natyrshme të pandashme të patjetërsueshme dhe universale. E bazuar mbi këto parime Strategjija dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut do të jetë në funksion të përmirsimit të mbrojtjes , promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut ,parime këto të cilat janë të mishëruara në Kushteteutën e Republikës së Kosovës në ligjet dhe politikat që i referohen mbrojtjes dhe zbatimit të drejtave të njeriut.

Mbrojtja, promovimi dhe zbatimi më i mirë i të drejtave të njeriut do të arrihet përmes institucioneve të fuqishme demokratike si: gjygjsor i pavarur, sundimi i ligjit, qeveri e përgjegjshme dhe llogaridhënse, media të lira dhe shoqëri të fortë civile.

7.Metodologjia dhe procesi i hartimit të Strategjisë (duhet të plotësohet)

Page 9: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

9

8. Sfondi Deri në shpalljen e pavarësisë autoritetin udhëheqës dhe përfundimtar mbi legjislativin, ekzekutivin duke përfshirë edhe administrimin e drejtësisë e ka pasur UNMIK-u. Institucionet e Kosovës ishin më shumë organe të përkohshme ,provizore e kompetencat të e tyre ishin të limituara dhe të kufizuara. Fushëveprimtaria ligjëvënëse e Kuvendit të Kosovës deri në shpalljen e Panvarsisë (2008) në masë të madhe diktohej dhe ishte është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve të UNMIK-ut. Gjatë periudhës (1999-2008), për herë të parë në histori, Kombet e Bashkuara përmes autoriteteve të UNMIK-ut ishin bartëse dhe përgjegjëse në hartimin e ligjeve nacionale. Edhe pse shtet i panvarur nga 17 shkurti 2008 institucionet e Kosovës ende nuk i kanë shtri kompetencat legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, në tërë territorin e saj, ende Kosova nuk e gëzon subjektivitetin e plotë politike, ligjore, kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Gjatë dekadës së Fundit Kosova ka bërë një progress evidente në draftimin dhe aprovimin e ligjeve të cilat janë në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me acque comunitare, mirëpo ende ka probleme gjatë zbatimit të tyre.

Një penges reale në zbatimin e ligjeve në Kosovë paraqet paqartësia ligjore lidhur me ligjin e aplikueshëm në Kosovë5.Korniza ligjore në Kosovë është mjaftë komplekse dhe jo adekuate në zbatim.

Në Kosovë problem në vete paraqet mungesa e komentuarve ligjor (legal comentaries). Në vendet tjera të Botës dhe Evropës akademikët shkruajnë dhe pregadisin komentar ligjor për interpretimin e ligjeve të cilat konsiderohen specifike gjatë zbatimit. Deri në shpalljen e panvarsisë shumica e ligjeve janë hartu me ndihmën dhe përkrahjen e ekspertve ndërkombëtarë nga vendet e ndryshme pa berjen adekuate të analizave të politikave dhe nevojave si dhe me nje kosto të lartë buxhetore.

Zhvillimi i politikave legjislative ishte i pa planifikuar mirë ,politikat ,ligjet u hartuan shpejt në përgjigje të krizave dhe nevojave urgjente apo si përgjigje apo reakcione nga kërkesat e pa pritura politike të cilat afektuan edhe në kualitetin e dobët të ligjeve .Para periudhës së shpalljes së panvarsisë institucinet e Kosovës si dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, i kushtuan rëndësi të madhe hartimit, zhvillimit dhe aprovimit të ligjeve e më pak rëndesi i është kushtuar zbatimit të tyre.

Infrastruktura ligjore në përgjithësi është në përputje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, mirëpo ende ka problem për zbatimin e saj në praktikë.Kjo vjen si pasoj e mungesës së burimeve njerëzore dhe financiare, mungesës së ekspertizës profesioanle pengesave administrative e nganjëher edhe për shkak të mungesës së vullnetit Politik. E në anën tjetër zbatimi efektiv i ligjeve kërkon përkrahje më të madhe financiare, kapacitete njerëzore me ekspertizë të mjaftueshme dhe përkatse profesionale si dhe përpjekje më të mëdha në koordinim, bashkëpunim dhe ndarjen e informatave në mes të akterve kryesor të cilët janë përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e ligjeve. 5 Sistemi ligjor në Kosovë është kombinim i ligjeve të aprovuara nga institucionet e Kosovës, Rregulloret dhe urrdhresat administrative të UNMIK-ut,si dhe ligjet e ish Jugosllavisë të cilat kanë qenë në fuqi para 22 marsit 1989, nëse nuk janë diskriminuese.

Page 10: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

10

Në të njëjtën kohë, koncepti i qeverisjes së mirë karakterizohet jo vetëm duke bërë rregullimet e nevojshme ligjore, por edhe nëpërmjet zbatimit të saj të duhur. Zbatimi efektiv i ligjeve refelekton me zbatimin efektiv të drejtave të njeriut. Janë bëre ,hulumtime, raporte nga individë, organizata, institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombetare lidhur me zbatimin e ligjeve dhe situata rezulton pjesërisht e kënaqshme dhe nuk ështe ende në nivelin e dëshiruar, kjo situate len vend edhe për brengosje dhe parashtron dhe arsyeton nevojën për marrjen e hapave konkrete për zgjidhjen e problemeve që ndikojnë në zbatimin efektiv të legjislacionit e i cili lidhet direkt me mbrojtjen, promovimin dhe zbatimin efektiv të të drejtave të njeriut. Figure 1. Të brengosur lidhur me zbatimin e legjislacionit?

Rezultatet e hulumtimit të prezantuara në fig.1 tregojnë brengosjen dhe shqetësimin e akterve kyq lidhur me zbatimin e ligjeve në përgjithsi, e më të brengosur dhe shumë të brengosur janë shprehur qytetarët dhe kjo situate është plotësisht e arsyeshme sepse mos zbatimit i ligjeve afekton direkt në mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tyre6. Shkalla e zbatimit të legjislacionit thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve është kyçe për të siguruar mbrojtjen e një game të gjerë të të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare7. Mbrojtja e plotë në këto fusha mund të sigurohet vetëm nëse zbatohet korniza gjegjëse ligjore përmes akteve nënligjore, strategjive dhe programeve, si dhe duke themeluar organe të veçanta siç përcaktohen me ligj. Qeveria e Kosovës përmes kësaj strategjije e cila do të jetë e shoqëruar fillimisht me planin tre vjeqar të veprimit për zbatimin e saj do ti jap shtytje zgjidhjes së problemeve kyqe me të cilat janë duke u përball institucionet e Republikës së Kosovës gajtë procesit të zbatimit të ligjeve dhe zbatimit të drejtave të njeriut.

6 Shiqo punimin,Strengthening the Role and Capacities of Kosovo Institutions for Effective Implementation of Legislation, fq.9

7 Fusha të tilla si barazia gjinore, politika kundër diskriminimit, të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre, qasja në dokumente të udhëtimit, letërnjoftimet, të drejtat gjuhësore në Kosovë dhe mbrojtjen kundër dhunës në familje.shiqo Raportin e OSBE-së, Masat e zbatimit për legjislacionin që prek të drejtat e njeriut në Kosovë fq.4

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60%

Legal Department (Ministry)

Legal Officer

(Municipality)

Police Judges Citizens

Concerned 58% 42% 58% 51% 53% Very cocerned 10% 8% 7% 7% 31% Not concerned 16% 42% 21% 38% 5% Not sure 16% 8% 14% 4% 11%

Page 11: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

11

Zbatimi efektiv i ligjeve pa dyshim se do të kete impakt pozitiv dhe do të ngritë shkallën e mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut. OBJEKTIVAT STRATEGJIKE Strategjija dhe Plani i Veprimit për të Drejtat e Njeriut përcakton dhe definon qartë Objektivat strategjike të cilat synohet të arrihen brenda një periudhe pes vjeçare. Strategjia për të Drejtat e Njeriut, nëpërmjet masave konkrete të parapara në Planin e Veprimit për zbatimin e saj, ngarkon dhe përcakton obligime të caktuara për institucionet në kuadër të ekzekutivit, legjislativit dhe gjygjësorit e të cilat duhet të përmbushen brenda afateve të caktuara kohore. Gjithashtu udhëzon dhe inkurajon akterët jashtë institucional (organizatat vendore dhe ndërkombëtare) që ta përkrahin dhe bëhen pjese e procesit të zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të drejtat e njeriut. Përcaktimi i institucioneve të cilat do të jenë bartëse të veprimeve të ndryshme do të mundëson që masat e planifikuara të kenë adresën e caktuar për t’u zbatuar dhe për të kërkuar përgjegjësi. Kjo qasje e rrite vlerën e secilit veprim të veçantë në raport me objektivat strategjike në përgjithësi. Fushat prioritare të përzgjedhura në Strategjinë për të drejtat e njeriut janë të bazuara në përmbushjen e kërkesave të evidentuara dhe të rekomanduar nga Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera relevante vendore e ndërkombëtare për përmirsimin e zbatimit efetiv të ligjeve e kjo gjithsesi do të rezulton me ngritjen e kualitetit të mbrojtjes, promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut. Strategjia është e strukturuar në katër (4) fusha strategjike të cilat përfshijnë të gjitha aspektet kryesore të cilat do të kenë ndikim pozitiv në zbatimin e të drejtave të njeriut dhe ate si në vijim: OBJEKTIVI STRATEGJIK 1: Fuqizimi i rolit dhe i kapaciteteve të Institucioneve të Kosovës duke përfshi

legjislativin, ekzekutivin dhe gjygjësorin për zbatimin efektiv të legjislacionit.

OBJEKTIVI STRATEGJIK 2: Fuqizimi i sistemit kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të

njeriut (SKMPDNJ).

OBJEKTIVI STRATEGJIKË 3: Krijimi i një Kornize Ligjore efektive për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

OBJEKTIVI STRATEGJIK 4: Edukimi i vazhdueshëm mbi standardet e të drejtave të njeriut

REALIZIMI I OBJEKTIVAVE STRATEGJIKE

OBJEKTIVI STRATEGJIK 1: Fuqizimi i rolit dhe i kapaciteteve të Institucioneve të Kosovës duke përfshi legjislativin, ekzekutivin dhe gjygjësorin për zbatimin efektiv të legjislacionit Kosova po përballet me një nga proceset më të mëdha politike dhe historike të vendit që lidhen me procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky është një process sfidues dhe shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës i cili ofron perspektivën për zhvillim dhe mirëqenje, mirëpo kërkon Instucione të përgjegjshme, funksionale, llogaridhënse, transparente dhe me kapacitete të mjaftueshme njerëzore të cilët do ta bartin peshën e angazhimit dhe përgjegjësisë për ndërmarjen e të gjitha veprimeve të nevojshme që do ta udhëheqin dhe realizojnë procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Page 12: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

12

Republika e Kosovës është në procesin e ngritjes dhe konsolidimit të institucioneve demokratike shtetërore të cilat do të operojnë mbi bazën e ndarjes së pushteteve të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në Nenin 4 të Kushtetutës përcaktohet qarte se: Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.

• Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ. • Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore

dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar. • Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.

Procesi i ngritjes dhe konsolidimit të të trija pushteteve dhe performanaca e tyre nuk po shkon edhe pa probleme. Me gjithë problemet evidente me të cilat janë duke u përballë tri shtyllat kryesore të Shtetit (legjislativi, egzekutivi dhe gjygjësori) në aspektin e zbatimit efektiv të ligjeve si dhe mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut, strategjija për të drejtat e njeriut e cila do te jetë e shoqëruar me planin e veprimi fillimisht 3 vjeqar për zbatimin e saj do ti jap shtytje të fuqishme zgjidhjes së problemeve si dhe do ti kontriboj procesit të integrimit të Kosovës në BE. Për më tutje do të prezantohen problemet kyqe me të cilat po përballen institucionet e Kosovës lidhur me zbatimin efektiv të ligjeve dhe reflektimi i tyre në zbatimin e të drejtave të njeriut. Problemet e identifikuara në pushtetin e legjislativit lidhur me zbatimin e ligjeve dhe të drejtave të njeriut; Kuvendi i Republikës së Kosovës: miraton ligje, rezoluta dhe akte të tjera të përgjithshme. Gjithashtu Kuvendi mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike që raportojnë në Kuvend, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Përkundër ekzistimit të një kornize ligjore e cila definon dhe shpjegon cart rolin kushtetues dhe rëndësinë e organit legjislativ, ende ka vështirësi praktike në zbatimin dhe kryerjen e misionit të Kuvendit. Kuvendi ka një komision për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe

peticione, me një mandat për të shqyrtuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, për të rishikuar peticione nga qytetarët dhe për të mbikëqyrur zbatimin efektiv të ligjeve brenda kompetencave të saj mirëpo kapacitetet e tyre për ta bëre një mbikqyrje efektive të zbatimit të ligjeve ende janë të kufizuara.

Kuvendi i mungon kapaciteti për të monitoruar zbatimin e ligjeve, organizimin e debateve, konsultime publike, amendimin e projektligjeve, hulumtim, dëgjimet publike mbesin sporadike, derisa shoqëria civile efektivisht nuk është e përfshirë në asnjë debat parlamentar.

Çfarë i mungon në mirëfunksionimin dhe performancën më të mirë të Kuvendit të Kosovës është funksionimi i një njësie- shërbimi për hulumtime parlamentare që, nëpërmjet analizës dhe hulumtimit mund të përmirësojë procesin ligjvënës në Kuvendin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë dhe për të rritur efektivitetin e deputetëve gjatë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre për mbikëqyrjen e degës ekzekutive.

Nuk ka platform institucionale që do të mundësonte dialog të rregullt mes kuvendit dhe organizatave të shoqërisë civile.

Kapaciteti i Kuvendit për monitorim dhe hulumtime mbetet ende i dobët. Procedura legjislative duhet përforcuar për të siguruar një ekspertizë ndërsektorale.

Zyra për çështje ligjore, standardizim dhe harmonizim ka mungesë personeli, duke dobësuar kështu shqyrtimin e efektshëm dhe të hollësishëm të legjislacionit. Kapaciteti i Kuvendit për

Page 13: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

13

sigurimin e përputhshmërisë së legjislacionit me normat evropiane duhet të avancohet në mënyrë efektive.

Kuvendi ende nuk ka departament ligjor, i cili do t’i ofronte këshilla ligjore udhëheqësve të administratës, Kryetarit dhe kryesisë, si dhe do ta përfaqësonte Kuvendin në gjykatë.

Kapaciteti i administratës së kuvendit në ofrim të këshillave ligjore dhe mendimeve formale për kuvendin mbi çështjet kushtetuese gjithashtu mbetet i dobët.

Zbutja dhe zgjidhja e mundëshme e problemeve të identifikuara në pushtetin e legjislativit lidhur me zbatimin e ligjeve dhe të drejtave të njeriut synohet të arrihet me propozimin e aktivietetve konkrete të cilat do të parashifen në planin e veprimit për zbatimin e strategjisë për të drejtat e njeriut, zbatimi i të cilave do të ndikon fuqishëm në fuqizimin e rolit dhe kapaciteteve të legjislativit për zbatimin efektiv të legjislacionit si dhe zbatimit më të mire të të drejave të njeriut. Masat e planifikuara për realizimin e kësaj objektive janë: Kuvendi i Kosovës përmes komisioneve të kuvendit duhet te ushtroj kontrroll të rregullt mbi

aktivitetet e degës së egzekutivit në mënyrë që të siguron llogaridhënje lidhur me zbatimin e ligjeve të cilat aprovohen nga Kuvendi.

Kuvendi duhet ta përmirson në mënyrë substanciale kualiteteit e hartimit të ligjeve si dhe të ngrit pjesmarrjen e shoqërisë civile në procesin e draftimit dhe shqyrtimit të ligjeve të cilat i procedon Qeveria për miratim në Kuvend.

Kapaciteti i Kuvendit për sigurimin e përputhshmërisë së legjislacionit me normat evropiane duhet të avancohet në mënyrë efektive.

Duhet të ngriten kapacitetet teknike dhe administrative të komisioneve të Kuvendit në mënyrë që kapaciteti mbikqyrës i legjislativit mbi degën e egzekutivit të jetë më efektiv.

Kuvendi duhet ta funksionalizoj dhe fuqizoj njësin për hulumtime parlamentare ,në mënyrë që deputetët paraprakisht do të kenë të dhëna dhe informata të cilat do të ju ndihmojnë në rishikimin dhe hartimin e ligjeve si dhe dokumenteve tjera strategjike të cilat Qeveria i procedon për aprovim në Kuvend.

Programi i punës së Kuvendit duhet të harmonizohet me Programin legjislativ të Qeverisë në mënyrë që mos të kete pengesa në procedimin dhe aprovimin e ligjeve në Kuvend.

Komisioni për integrime evropiane i kuvendit duhet fuqizuar, sidomos në kuptimin e kapaciteteve administrative, si dhe të sigurojë që efektivisht të shqyrtojë legjislacionin në kuptimin e përputhshmërisë me standardet evropiane.

Problemet e identifikuara në pushtetin e egzekutivit lidhur me zbatimin e ligjeve dhe të drejtave të njeriut; Kosova është një demokraci parlamentare, ku pushteti ekzekutiv ushtrohet nga Qeveria e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës parasheh që Qeveria, për punën e vet, i përgjigjet Kuvendit të Kosovës, shiqo (Neni 97) .Po thuajse sponzorizuesi kryesor i ligjeve të cilat procedohen për aprovim në Kuvend është Qeveria e Kosovës. Me gjithë hartimin dhe harmonizimin e ligjeve me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, zbatimit i tyre i pjesshëm dhe jo adekuat në praktiv ka efekt direkt në mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut. Problemet e përgjithshme në degën e egzekutivit lidhur me zbatimin e ligjeve dhe zbatimin e të drejtave të njeriut: Legjislacioni në fuqi

Page 14: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

14

Të dy lidhjet e ligjit me politikën publike nuk janë duke funksionuar: (a) analiza e politikave të cilat duhet ti paraprij nxjerrjes së ligjeve para se ligji është miratuar, dhe (b) zbatimin dhe monitorimin e efekteve të ligjeve.

Vështirësitë në zbatimin e ligjieve kanë rrjedhë pjeserisht edhe si pasojë e asaj që institucionet relevante i kanë kushtuar më tepër rëndësi hartimin të legjislacionit primar e më pak ati sekondar, prandaj kjo qasje në të ardhmen duhet të jetë më mirë e balancuar.

Në këtë moment nuk është diçka e pazakontë për zyrat ligjore me kapacitete njerëzore të cilat i kanë në dispozicion për tu konfrontuar me detyra që kërkojnë më shumë kapacitete.Procesi i integrimit evropian, transpozimi dhe harmonizimi i legjislacionit vendor me acque comunitare kerkon kapacitete shtese që njohin mirë legjeslacionin dhe politikat e BE-së.

Procesi i publikimit të akteve nënligjore nga ana e egzekutivit në të dyja nivelet e qeverisjes ende nuk është plotësisht në nivelin e dëshiruar.

Zbatimi i kornizës legjislative që rregullon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore mbetet i dobët. Me ligje parashifet themelimi i mekanizmave e kjo nuk ndodhe në praktik. Zbatimi i kornizës ligjore është joadekuat. Shërbimet publike shumëgjuhëshe nuk janë

vendosur. Zbatimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare mbetet jo adekuat. Efektshmëria e Këshillit të Panvarur Mbikqyrës të Kosovës është e kufizuar, pasi që shumica e

vendimeve të tij nuk ekzekutohen nga institucionet përkatëse publike. Zbatimi i dobët i ligjeve pronësore është pengesa më madhore ndaj mbrojtjes dhe zbatimit të të

drejtave pronësore. Në përgjithësi, korniza ekzistuese ligjore është e pazhvilluar, derisa zbatimi i saj mbetet i dobët.

Kushtetuta ndalon diskriminimin në baza të orientimit seksual. Ligji kundër Diskriminimit gjithashtu ofron një shkallë të lartë mbrojtjeje për komunitetin lezbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT), mirëpo zbatimi praktik i legjislacionit mbetet sfidë.

Implementimi dhe zbatimi i Legjislacionit aktual kundër Diskriminimit është i dobët.

Masat e planifikuara për realizimin e kësaj objektive janë:

• Theksi duhet të vihet në zhvillimin e kapaciteteve për përafrimin dhe harmonizim të legjislacionit me acquis, dhe trajnimin profesional dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në zyret ligjore dhe departamentet për integrime në BE në kuadër të ministrive.

• Zyret ligjore duhet të bashkpunojnë ngushtë me departamentet brenda ministrive, në mënyrë që fusha të cilën e rregullon ligji apo akti nenligjor të jetë e bazuar në ekspertizën e qmueshme të departamenteve përkatse e kjo qasje do ti kontribonte hartimit më cilësor të ligjeve dhe zbatimit më të mirë të tyre.

• Një qasje më e strukturuar e konsultimeve me organizatat e shoqërisë civile gjatë procesit të hartimit të ligjeve dhe politikave është i rëndësishëm për Qeverinë dhe Kuvendin.

• Strukturimi i departamenteve ligjore në ministritë e linjës të jenë në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 13/2007 mbi organizimin dhe funksionimin e shërbimeve ligjore në Degën e Ekzekutivit.Çdo Departament (zyre) Ligjore duhet të ketë dy divizione, Divizioni për zhvillimin dhe harmonizimin e legjislacionit dhe Divizioni për monitorimin e zbatimit të legjislacionit, mbështetje ligjore dhe bashkëpunim ndërinstitucional për legjislacion.

• Përforcimi i kapaciteteve të ministrive të linjës për analizën e politikave, hartimin e concept dokumenteve hartimin dhe harmonizimin e ligjeve me standardet e BE-së dhe konsultimet

Page 15: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

15

publike. Cilësia e përgjithshme e legjislacionit nuk do të përmirësohet nëse ligjet janë hartuar pa analizë paraprake dhe adekuate të politikave.

• Zyret ligjore në kuadër të ministrive duhet të nxjerrin një raport vjetor për Zyrën ligjore të Kryeministrit lidhur me progresin e zbatimit të legjislacionin primar dhe sekondar në fushat respective të tyre.

• Qeveria do ti obligon nënpunsit cibvil ti përfshijne organizatat joqeveriatre relevante në fazat e hershme të hartimit të politikave dhe ligjeve si dhe do të ofroj trajnime për këta zyrtare lidhur me kete proces.

• Zbatimi i vendimeve të Qeverisë nga viti 2008 për fuksionalizimin e Komisionit për monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe të Komisionit për identifikimin dhe eliminimin e kolizionit ndërmjet ligjeve.

• Në përgjithësi, qeveria duhet të ndërmerr hapa të rëndësishëm për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike. Si pikënisje, rekomandohet caktimi i një individi apo krijimi i një njësie me përgjegjësinë e vetme të koordinimit të zbatimit të ligjeve. Kjo pikë kontakti do të mund të shërbente si lidhje zyrtare administrative me sekretariatin e Kuvendit8.

• Secila ministri duhet të angazhohet në monitorim sistematik të zbatimit të legjislacionit përkatës. Mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit duhet të kryhet nga një organ i veçantë, jo nga hartuesit e legjislacionit në fjalë, për të garantuar një sistem të pavarur të monitorimit9.

• Par se të nxirret një akt ligjor i cili affekton në interest e autoriteteve locale atherë Komunat duhet të konsultohen.

• Duke pasur një qasje të balancuar në zyrat ligjore të ministrive të ndryshme, ku zbatimi i ligjeve duhet të ketë një prioritet të ngjashëm sikurse hartimi i legjislacionit të ri.

• Zyra për Shërbimet e Ndihmës Juridike në kuadër të ZKM duhet në vazhdimsi ta mirëmbaj dhe përditsoj regjistrin e akteve nënligjore10.Ministrit dhe Komunat duhet ti publikojnë rregullisht në web-faqet e tyre aktet ligjore e në anën tjetër ofrimi i informatave për aktet ligjore të gjitha palëve të interesuara do ta rrisë shkallën e respektimit të legjislacionit në fuqi si dhe do të ndikon ne zbatimin më të mire të drejtave të njeriut.

Problemet e identifikuara në pushtetin e gjygjësorit lidhur me zbatimin e ligjeve dhe të drejtave të njeriut; Që nga viti 2010, kur legjislacioni për reformimin e gjyqësorit u miratua, Kosova ka bërë përpjekje serioze në zbatimin e tij. Duke filluar nga viti 2013, gjykatat themelore, gjykata e apelit dhe Gjykata e Lartë kanë filluar funksionimin në bazë të legjislacionit të ri . Aktualisht sistemi gjyqësor ka qenë konsideruar si një nga hallkat më të dobëta të sundimit të ligjit në Kosovë. Kjo vazhdon të pengojë administrimin e drejtësisë, pasi gjyqtarët nuk janë gjithmonë të sigurt në lidhje me bazën ligjore të vendimeve të tyre, dhe në anën tjetër ajo ka ndikim negativ në zbatimin e 8 Shih raportin e OSBE-së,Masat e zbatimit për legjislacionin që prek të drejtat e njeriut në Kosovë-fq 27

9 Po aty-fq 27

10 Vendimi i qeverisë nr. 08/35 i 1 shtatorit 2011,

Page 16: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

16

Ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut . Ende mungon një sistem i unifikuar i drejtësisë në të gjithë vendin, si dhe në mesin e popullatës ka një nivel të ulët të besimit në gjyqësi .Sistemi gjyqësor mbetet i dobët, derisa efikasiteti duhet avancuar. Menaxhimi i të dhënave dhe lëndëve është ende i dobët. Ende ka raportime të kërcënimeve dhe frikësimit të gjyqtarëve, sidomos në rastet e ndjeshme si ato për të drejtat pronësore. Kjo është brengë serioze në kuptimin e paanshmërisë së gjyqësorit. Ndërhyrja politike në punën e gjyqësorit është ende brengosëse. Sistemi gjyqësor është ende i dobët. Ndërhyrja në punët e drejtësisë vazhdon të ekzistojë, duke rrezikuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit. Ka nevojë për përmirësime në efikasitetin e procedurave gjyqësore si dhe ekzekutimin e vendimeve. Arsimimi juridik i avokatve dhe gjygjëtarve ka qene i dobët. Çështje brengosese mbetet sigurimi i buxhetit të mjaftueshëm për funksionimin e duhur të gjykatave. Në funksion të fuqizimit të rolit dhe kapacieteve të sistemit të gjygjësorit lidhur me zbatimin efektiv të ligjeve si dhe mbrojtjes dhe zbatimit më të mire të drejtave të njeriut do të ndërrmirren masat e prezantuara në vazhdim: Masat e planifikuara për realizimin e kësaj objektive janë: • Duhet ndërmarrë masa të përshtatshme të sigurisë dhe mbrojtjes, për t’i siguruar gjyqtarëve dhe

personelit në gjykata mjedis të sigurt të punës, si dhe masa efektive të mbrojtjes ndaj kërcënimeve apo frikësimeve të mundshme.

• Të zbatohet strategjija për reduktimin e lëndve të cilat janë në pritje të shqyrtimit me vite të tëra pranë gjykatave të Kosovës.

• Legjislacioni i drejtësisë penale dhe legjislacioni që rregullon funksionimin e gjyqësorit është zbatuar në mënyrë efektive;

• Ka nevojë për përmirësime në efikasitetin e procedurave gjyqësore si dhe ekzekutimin e vendimeve e ky process do të ndikojë në zvoglimin e lëndeve të grumbulluara nëpër vite.

• Fuqizimi i panvarsisë së gjygjësorit i cili do të reflekton në zbatimin më të mirë të ligjeve dhe mbrojtjes dhe zbatimit të drejtave të njeriut.

• Vendimet e gjyqësorit janë përfundimtare dhe nuk mund të mbivotohen, influencohen apo ndikohen nga aktorët e tjer shtetërore.

• Duhet siguruar ekspertizë adekuate mbi standardet e të drejtave të njeriut dhe të jurisprudencës evropiane si dhe të drejtat e njeriut janë të integruara në praktikën arsimore dhe materialeve të të gjithë aktorëve ligjore.

• Liria e shprehjes për të gjithë aktorët ligjore është e garantuar me ligj dhe mbështet në praktikë. • KEDNJ dhe praktika gjygjësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet të përfshihet në

edukimin ligjor dhe trajnimet profesionale për akterët ligjor. • Të ngritet njohuria ligjore e popullatës dhe besimi në institucionet ligjore. OBJEKTIVI STRATEGJIK 2: Fuqizimi i sistemit kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut (SKMPDNJ)

Është e pa diskutueshme se efekti i ligjeve, politikave dhe performanca e institucioneve që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut nvaret nga konteksti i përgjithshëm, politik, ekonomik, social dhe kulturor, duke përfshi edhe qeverisjen e mirë, nivelin e demokracisë, koorupsionit dhe traditat kulturore.

Page 17: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

17

Sistemi Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (SKMPDNJ) është shuma e ligjeve, politikave dhe institucioneve që promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut, kjo është infrastruktura e përgjithshme e të drejtave të njeriut. Secili shtet e ka mekanizmin (sistemin) e vet kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i cili dallon nvarësisht nga konteksti, historik, politik, ekonomik dhe kulturor. Kosova po bënë përpjekje të vazhdueshme që ta forcoj SKMPDNJ qoftë në fuqizimin e mekanizmave egzistues apo krijimin e mekanizmave të ri për ato fusha ku ka nevoj e të cilët do të jenë në funksion të mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut. Prania e një (SKMPDNJ) efektive mund të shihet si një shenjë e qeverisjes së mirë dhe si një kontribut ndaj sundimit të ligjit dhe demokracisë në vend.

Sistemi Kombëtare efektiv për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (SKMPDNJ) -përbehet nga 4 baza fundamentale;

1. Standardet normative, rregullore dhe ligje vendore që reflektojnë obligimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

2. Politika dhe procedura që sigurojnë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut sigurojnë llogaridhënjen dhe ofrimin e parimit të mosdiskriminimit.

3. Institucione që kontribojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, garantojne mbikqyrje dhe llogaridhënje, këtu përfshihen komisionet kombëtare për të drejtat e njeriut, gjygjësorit, avokati i popullit etj.

4. Shoqëria civile e cila është në gjendje dhe mund të kontriboj në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në kuadër të Sistemit Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut (SKMPDNJ) hyjnë;

Institucionet Kombëtare për të drejtat e njeriut (IKDN), të cilat mund të jenë të organizuara në formë të: Komisioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut; Institucionit të Avokatit të Popullit; Institucionet e Specializuara (Komisione për mundësi të barabarta, për të drejtat e njeriut, fëmijëve etj).

Institucionet Kombëtare për të drejtat e njeriut (IKDN), është organi i krijuar dhe financuar nga shteti që zakonisht mban një pozicion gjysëm-autonom, kjo i dallon (IKDN) nga OJQ-të.Themelimi i Institucioneve kombëtare për të drejtat e njeriut në përputhje me parimet e Parisit 11 është element kyq për një sitem kombëtare efektiv dhe të fortë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ata mund të ndihmojnë për të siguruar përputhshmërinë e ligjeve dhe politikave kombëtare me normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut; me raportu për situatën e të drejtave të njeriut, me i promovuar të drejtat e njeriut përmes informimit dhe edukimit, mbështesin qeveritë për të siguruar zbatimin e tyre ; monitoruar dhe adresu shkelje të të drejtave të njeriut të tilla si torturat, burgosjet arbitrare,trafikimin

11 Parimet e Parisit lidhur me statusin dhe funksionimin e institucioneve kombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Këto parime janë definuar në Seminarin e Parë Ndërkombëtare mbi Institucionet Kombëtare për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Paris nga dt. 7-9 tetor dhe ishin miratuar me Rezoluten e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, 48/134 of 1993.

Page 18: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

18

me qenie njerëzore të drejtat e migrantëve; mbështesin punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut; dhe të kontribuojë për të zhdukur të gjitha format e mundshme të Diskriminimit .

Parimet e Parisit në lidhje me Statusin e Institucioneve Kombëtare për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut kanë përshkruar kushtet kryesore dhe kriteret që duhet të vendosen dhe që duhet të ketë për një IKDN efektiv.12

Raportimi te Kuvendi iu mundëson IKDN ta bëjnë Qeverine më të përgjegjshme. Parlamentarët janë një linje e vlefshme e komunikimit ndërmjet IKDN dhe Qeverisë dhe ndihmon dhe siguron se rekomandimet e tyre janë jane marre në konsiderat dhe në mënyre adekuate nga autoritetet publike relevante.

IKDN të pavarura luajnë një rol jetik në identifikimin e boshllëqeve në sistemet kombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Përfshirja e tyre në çështjet e të drejtave të njeriut mund të marrë shumë forma si: Monitorimi i vendeve të ndalimit, monitorimin e gjykimeve, dhe duke punuar për të parandaluar torturën dhe ofrimin e ndihmës për ata të cilët ankohen. Vetëm IKDN me të vërtetë e pavarur do të jetë në gjendje për të identifikuar fushat ku sistemi kombëtare për të drejtat e njeriut ofrojnë mbrojtje joefektive dhe jo adekuate. I një rëndësie të veçantë është bashkëveprimi në mes të sistemit gjyqësor, IKDN të pavarura dhe mbrojtësve të drejtave të njeriut si tri entitete të panvarura të cilat mund ta plotësojnë njëri-tjetrin në një mënyrë që siguron sinergji të madhe të mundshme dhe kontribuon në krijimin e një sistemi të vërtetë efektiv që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të njeriut.

Në funksion të mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të njeriut duhet inkuraju bashkëpunimin dhe marredhënje konstruktive ndërmjet IKDN dhe Qeverisë, Kuvendit, organizatave joqeveritare të cilat punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut?

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAK) si një mekanizëm i panvarur për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut luan një rol të rëndesishëm në kuadrin e SKMPDNJ dhe i njejti mund të fuqizohet nëse ndërrmirren veprimet në vazhdim: sigurimi i hapsirave të mjaftueshme për punë dhe pritjen e palve pranë Institucionit të Avokatit të Popullit dhe për të siguruar pavarësinë e saj buxhetore . Autoritetet në nivel qendror dhe local të qeverisjes duhet të sigurojnë përgjigje të shpejta për të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e avokatit të popullit. Me theks të veqante Zyra e Kryeministrit do ta koordinon procesin e bashëpunimit të IAP me mekanizmat për të drejtat e njeriut në nivelin qendror dhe local të qeverisjes, si dhe do ta koordinon dhe monitoron procesin e zbatimit të rekomandimve të IAP a dresuar Ministrive dhe Komunave.

Institucinet e drejtësisë ku përfshihen (gjygjëtaret, gjykatat, avokatët dhe prokurorët), mund ta forcojnë sistemin mekanizmin kombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, në 12 Kompetencat dhe detyrat të gjera, duke përfshirë llojet e ndryshme të këshillimit, monitorimit dhe nganjëherë edhe kompetenca ligjore,Panvarsia e cila është e siguruar me Kushtetutë apo legjislacion tjetër,Staf të pa nvarur dhe pluralist të përfaqsuara nga femrat dhe meshkujt nga grupet e ndryshme të shoqërisë, burime të mjaftueshme dhe të qëndrueshme,metodat e punës të përcaktuara qarte,përfshi qasjen në informata qeveritare si dhe te përfaqsusit e qeverisë në qdo kohe, një mandat i gjerë i bazuar në standardet universale të të drejtave të njeriut. Kjo përfshin punën dhe angazhimin për të drejtat ekonomike, sociale e kulturore apo duke i kushtuar vëmendje çështjeve të ndjeshme. Fuqi adekuate të hetimit.

Page 19: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

19

mënyra të ndryshme duke siguruar llogaridhënje duke adresuar mos ndëshkimin dhe duke siguruar mjete të nevojshme juridike për viktimat të cilave ju kanë shkel të drejtat e njeriut.

Në një kontekst të ndarjes së pushteteve, institucionet ligjore profesionale të cilat janë të qasshme në shoqëri mund ta forcojnë SKMPDNJ në mënyra të ndryshme. Qasja në institucionet ligjore është veçanërisht e rëndësishme për të varfërit dhe për personat e margjinalizuar në shoqëri. Mekanizmat e drejtësisë janë vendimtare për, luftën kundër diskriminimit , korupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore, Së fundi, institucionet ligjore janë në gjendje për të ndikuar dhe të ndryshojë politikat e qeverisë në këto fusha.

Institucionet e drejtësisë gjithashtu mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë negativ në situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut. Gjyqtarët, mund të jetë të pa vullnetshëm ose të paaftë për të mbajtur një gjykim të drejtë, ata mund të jenë të ndjeshme ndaj korrupsionit, ose mund të dështojnë për respektimin e standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut qoftë për shkak të mungesës së njohurive të mjaftueshme për këto standarde ose neglizhencës dhe pa përgjegjshmërisë e të cilat veprime apo mos veprime nga na e tyre janë të dëmshme për zbatimin e ligjev dhe të drejtave të njeriut.

Avokatët janë në gjendje për të përfaqësuar viktimat e të drejtave të njeriut, të mbledhin prova të vlefshme kundër autorëve të krimeve, parandalojnë marrjen e vendimeve të pa drejta . Një sistem kompetent dhe i arritshëm, qasshëm i mbrojtjes është vendimtare për rritjen e qasjes në drejtësi për të varfërit dhe më të rrezikuarit në shoqëri.

Përmes rolit të tyre në administrimin e drejtësisë, prokurorët luajnë një rol vendimtar në SKMPDNJ.

Sistemi i drejtesisë tradicionale, një segment tjetër i mbrojtjes së të drejtave të njeriut është edhe sistemi i drejtesisë tradicionale i cili mund ta komplementoj e jo kursesi ta zëvendsoj sistemin formal juridik të drejtësise, është fjala për ndërmjetsimin si forme alternative e zgjidhjes së konflikteve. Sistemet tradicionale apo joformale të drejtësisë mund të ofrojnë përparësi në raport me sistemin formal të drejtësisë, ato mund te jenë me lehtë të qasshme më pak të kushtueshme, të ofrojnë zgjidhje të shpejta, dhe mund të përfshijnë ndërmjetësues brenda vet komunitetit.

Duhet inkurajohet aplikimi i sistemit të ndërmjetsimit si forme alternative e zgjigjes së konflikteve me qëllim të zbutjes së ngarkesës së gjykatave me lëndë të pa zgjidhura.

Sektori i Sigurise –Policija , Një force policore profesionale e përgjegjshme dhe llogaridhënse është një element thelbësor dhe i rëndësishem i SKMPDNJ.Të gjitha organet e sigurise duhet të veprojnë brenda një kuadri ligjor që garanton të drejtat e njeriut, llogaridhënje dhe përcakton standardet e pranueshme për përdorimin e forcës. Për këte arsye Zyrtarët e policisë janë ofruesit e shërbimit publik

Page 20: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

20

të cilët kanë përgjegjësinë që të përmbahen dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të përcaktuara në 13.

Ka opsione të ndryshme për veprim për të forcuar rolin e policisë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut: Elementet kyçe të mëposhtme për një forcë policore profesionale dhe të përgjegjshme dhe llogaridhënse që mbron të drejtat e njeriut janë të rëndësishme. Një kornizë legjislative, bazuar në standardet ndërkombëtare, që përcakton qartë detyrat dhe mandatin e policisë në lidhje me : parandalimin dhe zbulimin e krimit; ruajtjen e rendit dhe qetsisë publike; dhe ofrimin e ndihmës për ata në nevojë.Procedurat Standarde Operative (PSO), ose udhëzimet dhe instrukcionet për përdorimin e forcës, të cilat pasqyrojnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të tilla si Parimet Themelore të OKB-së për Përdorimin e Forcës. Burime të mjaftueshme për policinë, i cili përfshin shpërblimin e mjaftueshme dhe disponueshmërinë e pajisjeve të tilla si armë, mjetet e komunikimit dhe uniformat, etj .Trajnimi i Policisë që synon të rrisë policimin profesionale dhe përfshin aspekte të të drejtave të njeriut. Ndërgjegjësimi mbi të drejtat specifike nevojat për mbrojtjen (duke mos u kufizuar vetën në të ) drejtat e grave , fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, komunitetit LGBT etj, duhet të jetë prioritet në kuadër të programme të trajnimiit.

Policia e Kosovës duhet të respektoj neutralitetin e gazetarve dhe duhet të marrë trajnime për respektimin e parimeve dhe normave ndërkombëtare mbi lirine e informimit si dhe respektimin e punës së mediave gjatë ndonjë tubimi demostrues.Duhet stimulu financimin e programeve të policimit në komunitet që rrisin dialogun dhe bashkëpunimin mes qytetarve dhe institucioneve policore si dhe për të inkurajuar shoqërinë civile për të bashkëpunuar më intensivisht me trupat për zbatimin e Ligjit.

Parlamenti- Parlamenti është kujdestari kryesor i të drejtave të njeriut dhe organi kryesor për të siguruar përgjegjshmërinë e egzekutivit. Aktiviteti i Parliamentit ka të bëjë me të gjitha të drejtat e njeriut si ato: politike, civile, ekonomike, sociale ose kulturore.

Në kontekst të fuqizimi të (SKMPDN) angazhimet e parlamentarve duhet të fokusohen në : procesin e ratifikimit të instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe integrimin e tyre në legjislacion vendor,sigurimin e konsistencën se draft-legjislacionit të sponzorizuar nga Qeveria me standardet ndërkombëtare për të njeriut, sigurimin se ligjet specifike ,strategjitë dhe politikat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë hartuar në përputje me standardet ndërkombëtare dhe është siguruar një buxhet i mjaftueshëm për zbatimin e tyre, Inicimin ose të marrë pjesë në themelimin e institucionit/eve për të drejtat e njeriut (si IKDN) dhe mekanizmave të tjerë në shoqëri që kanë për qëllim për të mbrojtur të drejtat e njeriut, ngritjen e rasteve specifike të shkeljes së të drejtave të njeriut në parlament lidhur me mbrojtjen e individëve,krijimin e komiteteve të veçanta parlamentare për të drejtat e njeriut nëse është e nevojshme apo fuqizimi i atyre egzistuese.

13 Konventën kundër Torturës dhe trajtimit qnjerëzor, Konventa mbi të Drejtat Civile dhe Politike, Konventa mbi të drejtat e Fëmijëve, Konventa mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave, Konventa kundër Diskriminimit Racial, Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të cilat përmbajnë një sërë artikujsh që janë drejtpërdrejt relevante në punët e përditshme të policisë.

Page 21: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

21

Qeveria- Qendrore dhe Lokale

Administrata qendrore dhe lokale e cila është e ndjeshme për të drejtat e njeriut paraqet një element shumë të rëndësishëm për një sistem kombëtare efektiv për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shtetet mbajnë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe llogaridhënja e tyre ka të bëj me të gjitha nivelet e qeverisjes. Në realitet e gziston një hendek i gjerë në shumë vende mes ligjeve dhe politikave në nivel qendror, duke përfshi edhe të drejtat e njeriut si dhe me praktikat aktuale dhe zbatimin e tyre në nivel lokal.Qeveritë lokale kanë një rol kryesor për të tejkaluar këte hendek.

Qeveria Qendrore- është entiteti kryesor i cili ligjërisht dhe moralisht mban përgjegjsine kryesore për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe kjo përgjegjsi mund të ushtrohet përmes: Ratifikimit dhe zbatimit të standardeve të të drejtave të njeriut dhe miratimin e ligjeve të brendshme që mbrojnë të drejtat e njeriut për të gjithë në shoqëri. Krijimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve efektive dhe të përgjegjshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu një gjyqësor të fortë, forcat policore përgjegjëse dhe IKDN, hartimin dhe zbatimin e politikave specifike për të drejtat e njeriut të tilla si planet kundër diskriminimit, kundër dhunës në familje, kundër trafikimit me qenie njerëzore, kundër korrupsionit etj. Ministritë duhet të jenë të vetëdijshëm për obligimet e tyre të veçanta për të drejtat e njeriut. Ato duhet të kenë nese jo të krijojnë njësi-zyre me ekspertizë të mjaftueshme për të garantuar integrimin e të drejtave të njeriut në të gjitha politikat përkatëse.

Qeveria lokale- luan nje rol kyq në zbatimin ligjeve dhe politikave që prekin sferën e të drejtave të njeriut, por nganjëherë roli i tyre në kete aspekt është neglizhu dhe nënvlersu. Integrimi i të drejtave të njeriut në qeverisjen lokale është i lidhur ngusht me procesin e decentralizimit i cili ngerthen në vete përgjegjsin e komunave që gjatë ofrimit të shërbimeve është përgjegjës për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Ajo duhet të sigurojë që të gjitha shërbimet të ofrohen në baza jodiskriminuese duke përfshir shërbime në fushat e arsimit, shëndetsisë ujë dhe kanalizime, strehim, polici, apo gjygjsi lokale. Politikat në nivelin local duhet të jenë në pajtushmëri dhe konformitet të plotë me politikat e nivelit qendror të qeverisjes dhe të jenë në funksion të zbatimit efektiv te ligjeve dhe zbatimit me të mirë të të drejtave te njeriut. Si mund të kontriboj niveli lokal i qeverisjes në forcimin e mekanizmit kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut; Duhet të kete bashkëpunim të rregullt ndërmjet zyrtarëve të qeverisjes lokale dhe institucioneve për të drejtat e njeriut dhe / ose mbrojtësve të të drejtave të njeriut, me qëllim të përmirësimit të zbatimit të drejtave të njeriut nga administrata lokale.

Administrata lokale është përgjegjëse për dy të qeveritë atë qendrore dhe lokale e sidomos ndaj zgjedhësve të tyre, dhe duhet të egzistojne mekanizma të brendshëm dhe të jashtëm të mbikëqyrjes për të siguruar që ata nuk i shkelin parimet e të drejtave të njeriut.

Parimi i mosdiskriminimit (përfshirë të gjitha bazat e diskriminimit) duhet të mishërohet në mënyrë eksplicite në të gjitha politikat lokale të ofrimit të shërbimeve dhe praktikave.

Page 22: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

22

Mbrojtësit e të drejtave të Njeriut dhe Shoqëria Civile-element i rendësishëm i (SKMPDNJ)

Në përputhje me Deklaratën e OKB-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut, të gjithë ata që kontribojnë në mënyrë paqësore dhe në mënyrë aktive për zbatimin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut mund të konsiderohen mbrojtës të drejtave të njeriut14. Deklarata e OKB-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut është dokumenti kryesor që njeh rëndësinë dhe legjitimitetin e punës së mbrojtësve të të drejtave të njeriut, si dhe nevoja e tyre për mbrojtje më të mirë nga ana e shtetit15. Një shoqëri civile aktive dhe mire e organizuar është element i rëndësishëm dhe mund të ndikojë në forcimin e SKMPDNJ.Shoqëria civile për veq që përfshin organizatat të cilat punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në sfera të ndryshme duke përfshi arsimin ,shëndetsine, apo në qeshtjet sensitive si trafikimi me qenje njerzore abuzimi seksual qeshtjet e komuniteteit LGBT,përfshin edhe ata aktorë që kontribuojnë në mënyrë të tërthortë për promovimin e të drejtave të njeriut, të tilla si gazetarët të cilët raportojnë për shkeljet e të drejtave të njeriut, sindikalistët apo udhëheqësit e komunitetit .Mbrojtësit e të drejtave të njeriut mund të luajë një rol të rëndësishëm në ndihmën ndaj viktimave, duke i informuar ata për të drejtat e tyre dhe avokimin në emër të tyre. Megjithëse përgjegjësia parësore për të ofruar dëmshpërblim për shkeljet qëndron me shtetin, individët dhe OJQ-të gjithashtu mund të ofrojnë ndihmë viktimave për realizimin e të drejtave të tyre dhe drejtimin e programeve për riaftësimin e tyre (p.sh. për viktimat e torturës).

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut mund ti identifikojne fushat ku mungojnë mjetet juridike dhe mund të avokojnë për ndryshime legjislative për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të ofroj mjete efektive juridike për mbrojtjen e tyre. Efektiviteti i OJQ-ve në përmbushjen e mandatit të tyre në promovimin e të drejtave të njeriut, në masë të konsiderueshme është i nvarur dhe i kushtëzuar edhe nga kapacitetei i tyre teknik, financiar dhe njerëzor. Përkunder mungesës së kapaciteteve teknike dhe financiare ato duhet të bëjne përpjekje serioze për ndryshimin dhe përmirsimin e strategjive dhe teknikave të reagimit dhe avokimit në raport me institucionet shtetërore me qëllim të forcimit të mekanizmit kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Duhet inkuraju qasje e bazuar në të drejtat e njeriut në të gjitha programet e zhvillimit në mënyrë që organizatat që përfaqsojne interesat e ndryshme të grupeve të interesit të nxiten që ti integrojnë standardet universale që lidhen me të drejtat e njeriut në të gjitha aktivitetet e tyre, duke filluar nga analiza e deri te zgjidhja e problemeve që lidhen me të drejtat e njeriut.

Një komunitet i fortë i mbrojtësve të drejtave të njeriut i cili mund të kontriboj në mënyrë efektive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duhet të shoqërohet nga: 14 Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të vitit 1998. Emri i plotë i Deklaratës është Deklarata për të drejtën dhe përgjegjësinë e individëve, grupeve dhe organeve të Shoqërisë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njohura botërisht.

15 Deklarata e OKB-së për mbrojtësit e të drejtave të njeriut kërkon nga shtetet që ta forcojnë sistemin kombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut brenda të cilit ata veprojnë ,shteti duhet te mbeshtes dhe përkrah kur është e përshtatshme krijimin dhe zhvillimin institucioneve të tjera të pavarura kombëtare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive fundamentale në tere teritorin në kuadër të jurisdikcionit të tij.

Page 23: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

23

Ekzistenca e një kornize legjislative që lejon MDNJ të bëjnë punën e tyre pa pengesë, duke përfshirë ligjet që sigurojnë regjistrimin e tyre, liria e shprehjes dhe të shtypit, marrjen e donacioneve, financimin etj.

Një shkallë e lartë e njohurive mes MDNJ të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Disponueshmëria e mjete të mjaftueshme, objekteve dhe burimeve, duke përfshirë financim afatgjatë nëse është e nevojshme.

Bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet MDNJ dhe aktereve të tjerë brenda SKMPDNJ, sidomos të sektorit të sigurisë dhe institucioneve ligjore.

Ekzistenca e dialogut të rregullt dhe konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe MDNJ për të diskutuar përparimin në të drejtat e njeriut si dhe pozitën e tyre në shoqëri.

Mediat segment i rëndesishëm i Sistemi Kombëtar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut

Një shtyp i lirë dhe i panvarur është një element i domosdoshëm i SKMPDNJ. Kjo përfshin jo vetëm mediat tradicionale të tilla si gazeta, radio apo televizor, por edhe mjete gjithnjë e më të reja të komunikimit të tilla si Interneti etj. Një media e pavarur që është në gjendje të raportojnë për shkeljet e mundshme të drejtave të njeriut, mund të mbajë qeveritë të përgjegjshme dhe llogaridhense, të informojë qytetarët për çështjet që prekin të drejtat tyre edhe për të mundësuar debat publik gjithëpërfshirës. Mediat mund të ketë ndikim të konsiderueshëm dhe të drejtpërdrejtë mbi situatën e të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër ajo mund të raportojnë mbi shkeljet e mundshme të drejtave të njeriut, vlerësojnë politikat qeveritare, përcjell dhe raportoj mbi punën e mbrojtësve të drejtave të njeriut si dhe mund të beje shumë në edukimin e publikut mbi të drejtat e njeriut.

Objektivi Strategjikë 3: Krijimi i një Kornize Ligjore efektive për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

Kjo kërkesë ka një numër të aspekteve të ndryshme, duke përfshirë sigurimin e një kornize ligjore në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, zbatim efektiv i mjeteve juridike, një gjyqësor të pavarur dhe një shoqëri e fortë civile.

Në funksion të krijimit të një Kornize ligjore efektive në fushën e të drejtave të njeriut, Kosova duhet të bëjë përpjekje të vazhdueshme për të përafruar legjislacionin me acquis dhe për të zbatuar atë me efektivitet në periudhën afatmesme, në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave njeriut.

Një sistem Gjygjësor i panvarur luan një rol të rendesishem dhe kyç në sigurimin e mjeteve juridike efektive për shkeljet e të drejtave të njeriut. Një tjetër aspekt i rëndësishëm në sigurimin e mjeteve juridike efektive përmes gjykatave kombëtare qëndron në profesionalizmin e gjyqësorit dhe kapacitetin teknik për ti njohur dhe për tu marrë me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, kjo qasje gjithsesi përfshin zhvillimin e jurispodences për të drejtat të njeriut , publikimin e gjykimeve dhe ato të jene të qasshme për qytetarët, lehtësimin për fillimin e procedurave gjyqësore, trajnimin e personelit në standardet ndërkombëtare dhe në njohjen e të drejtave të njeriut gjatë seancave gjyqësore.

Page 24: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

24

Duke pas parasysh se një numër i madhë i organizatave joqeveritare që veprojnë në Kosovës e orientojnë aktivitetin e tyre në monitorimin dhe vlersimin e zbatimit të politikave dhe ligjeve rekomandimet dhe informatat e prodhuara nga OJQ-të përmes hulumtive dhe raporteve të ndryshme mund të shërbejnë si mjet i vlefshëm për autoritetet publike dhe do të ndikojnë pozitivisht në krijim e një kornize ligjore efektive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Legjislacioni i hartuar mirë dhe efektive është themeli i çdo shteti funksional i bazuar në sundimin e ligjit. Qështja e realizimit të të drejtave të njeriut lidhet dhe është e kushtëzuar me zbatimin efektiv të ligjeve. Në përgjithësi, zbatimi i dobët i ligjeve është pengesa më madhore ndaj mbrojtjes , promovimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut. Megjithëse miratimi i ligjeve është një hap tepër i rëndësishëm në rrugën e suksesit, stadi aktual i zhvillimeve në të cilën po kalon Kosova kërkon ndërmarrjen e hapave më konkretë dhe më të koordinuar për zbatimin efektiv të tyre. Qdo shtet i cili aspiron të antarsohet në BE, përveç përafrimit ligjor me standardet e BE-së, BE i kushton prioritet dhe rëndesi të veqantë zbatimit efektiv të legjislacionit.

Korniza ligjore efektive duhet të jetë në funksion të mbrojtjes dhe zbatimit të të drejtave të grupeve më të margjinalizuara të shoqërise. Mbrojtja dhe zbatimi efektiv i të drejtave të njeriut kërkon jo vetëm një kornizë ligjore adekuate e cila është në përputhje me Standardet Evropiane dhe nërkombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut por gjithashtu kërkon mjete financiare, angazhim, ekspertiz dhe përpjekje të vazhdueshme për zbatimin efektiv të tyre.

Nën Objektivi Strategjikë Nr.3.1-Zbatimi Efektiv i legjislacionit

Zbatimi efektiv i legjislacionit do të kërkojë përpjekje shtesë dhe vendosmëri politike për të zgjidhur problemet egzistuese si dhe rritje të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional. Korniza Ligjore efektive për të drejtat e njeriut duhet të përfshij mekanizma efektiv, mjete efektive juridike të cilat do të sigurojnë zbatimin e plotë të ligjit dhe zbatimin e plotë të drejtave të njeriut.

Zbatimi efektiv i legjislacionit me rezultate të prekshme dhe evidente nënkupton, hartimin e akteve nënligjore me kohë nga institucionet kompetente, themelimin e organeve të veçanta ashtu siq kërkohet sipas legjislacionit parësor, angazhimet për ndërgjegjësimin dhe vetdijësimin e popullatës për përmbajtjen e ligjeve, rregulloreve të reja, si dhe hartimin e programeve dhe strategjive që parashihen me legjislacionin parësor.

Qfarë, Legjislacioni efektiv synon të shmang-eviton:

1. Mungesën e infrastructures adequate 2. Mungesa e investimve në Infrastrukture; 3.Shërbime të pamjaftueshme e sidomos për grupet më të rrezikuara të shoqërisë.

Qfarë, Legjislacioni efektiv synon të arrijë:

Zgjerimin e rrjeteve dhe ofrimin e shërbimeve adekuate për grupet më të rrezikuara të shoqërise, duke mos u kufizuar vetën në: përmirsimin e kualitetit të shërbimve; inkurajimin e investitorve të mbrendshëm dhe të huaj për investime; përfshirjen e fëmijeve me aftësi të kufizuara në kuadër të edukimit gjithëpërfshirës, punësimin e personave me aftësi të kufizuara, pensione, asistencë viktimave të dhunës në familje, asistencë sociale e cila siguron një mirëqenje për personat në nevojë etj.

Page 25: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

25

Masat e planifikuara për realizimin e kësaj objektive janë:

Hartimi dhe nxjerrja me kohë e legjislacionit sekondar për zbatimin efektiv të legjislacionit si dhe krijimin e strategjive, programeve dhe organeve të veçanta ekzekutive ashtu siq parashihen me ligj.

Hartimi i udhëzuesve, doracakve, komentareve ligjor për zbatimin e ligjeve. Kosova ka munges të komentarve ligjor.

Përfundimisht, vetëdijesimi i opinionit për kornizën e re institucionale dhe rregullatore konsiderohet thelbësor për zbatimin e saj efikas.

Gjithashtu duhet të rriten kapacitetet adminstrative, me qëllim zbatimin me efektivitet të legjislacionit në periudhën afatmesme.

Me qëllim të zbatimit efektiv të legjislacionit secila ministri duhet të vlersoj legjislacionin për të cilin ka qenë bartëse a është plotësisht në përputhje me acquis.

Zbatimi efektiv i legjislacionit të ri apo akti nënligjor duhet të shoqërohet edhe me një paketë trainimi për zbatimin e tij efikas. Nëpunësit duhet të dine ta zbatojnë në praktikë dhe deri në imtësi një legjislacion të ri.

Për të zbatuar në mënyrë efektive ligjin dhe politikat që ndërlidhen me trashëgiminë kulturore, duhet zhvilluar më tej ekspertizën e stafit në institucionet trashëgimore.

Zbatimi efektiv i legjislacionit mund të përforcohet duke siguruar një transparencë të rritur gjatë tere procesit të hartimit të ligjeve.

Komunikimi dhe bashkërendimi mes institucioneve dhe trupave të ndryshëm që merren me të drejtat e njeriut në nivel qendror dhe lokal si dhe me Ombudspersonin do ti kontribonte krijimi të një kornize ligjore efektive dhe zbatimit efektiv të ligjeve.

Shpeshhere zbatimin e një ligji e shoqron krijimi i një mekanizmi të ri, i cili mbulohet me burime adekuate njerëzore dhe profesionale, por me munges të mjeteve burimeve financiare për zbatimin efektiv të ati legjislacioni. Përfundimisht krijimi i kuadrit legjislativ të përshtatshëm efektiv dhe të përditësuar duhet të kombinohet me sistemin efikas për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të tij. OBJEKTIVI STRATEGJIK 4 : Edukimi i vazhdueshëm mbi standardet e të drejtave të njeriut

Edukimi mbi të drejtat e njeriut promovon vlerat, besimet dhe qëndrimet të cilat bëjnë inkurajimin e të gjithë individëve për mbështetjen e të drejtave të tyre dhe të të tjerëve. Ky edukim zhvillon të kuptuarit e përgjegjësisë së përbashkët të çdonjërit për t’i bërë të drejtat e njeriut realitet në çdo komunitet16.

Edukimi mbi të drejtat e njeriut përbën një kontribut themelor në parandalimin afatgjatë të shpërdorimit të të drejtave të njeriut dhe paraqet angazhim të rëndësishëm në përpjekjen për të arritur

16 Rezoluta 49/184 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e 23 dhjetorit 1994, duke shpallur Dekadën e OKB-së për HRE (Arsimim për të Drejtat e Njeriut ) thekson: “shkollimi mbi të drejtat e njeriut duhet të përfshijë më tepër se vetëm pjesën informative dhe duhet të jetë proces i përhershëm dhe gjithëpërfshirës në të cilin njerëzit e të gjitha niveleve të zhvillimit dhe shtresave të shoqërisë mësojnë për respektin ndaj dinjitetit të të tjerëve, si dhe për mjetet dhe metodat e sigurimit të atij respekti në të gjitha shoqëritë.”

Page 26: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

26

një shoqëri të drejtë e demokratike në të cilën të gjitha të drejtat e njeriut të të gjithë personave vlerësohen, mbrohen,promovohen dhe respektohen.

Prandaj, çdo kush - gratë, burrat, të rinjtë dhe fëmijët duhet t’i dijnë dhe kuptojnë të drejtat e tyre njerëzore, që janë të rëndësishme për interesat dhe qëllimet e tyre. Kjo mund të arrihet përmes arsimimit dhe mësimit për të drejtat e njeriut, arsimim ky që mund të jetë zyrtar, jozyrtar ose joformal.Kuptimi i parimeve dhe procedurave të të drejtave të njeriut, ua mundëson njerëzve të marrin pjesë në vendimet që përcaktojnë jetën e tyre, të punojnë drejt zgjidhjes së konflikteve dhe ruajtjes së paqes të bazuar në të drejtat e njeriut.

Përmes njohurive për të drejtat e njeriut, mund të zhvillohet vërtet një “kulturë mbi të drejtat e njeriut”, e bazuar në respektimin, mbrojtjen, përmbushjen, zbatimin dhe praktikimin e të drejtave të njeriut. Njohja dhe kultivimi i vlerave shumë etnike dhe shumë kulturore do të jetë element kyq në zhvillimin demokratik të vendit.

Prandaj, qëllimi i arsimimit për të drejtat e njeriut është “shkollim i të gjithëve për të drejtat e njeriut”. Ose, sipas fjalëve të Nelson Mandelës: të “ndërtohet një kulturë e re politike e bazuar në të drejtat e njeriut”.Zhvillimi i përgjithshëm shoqëror përfshin arsimimin e gjerë për të drejtat e njeriut, me qëllim të aftësimit të njerëzve për kërkimin e të drejtave të tyre dhe respektim e të drejtave të të tjerëve.

Aktivitetet e mundshme të cilat do të jenë në funksion të Edukimit të vazhdueshëm mbi të drejtat e

njeriut.

Krijimi i një Web faqe për të drejtat e njeriut.

Organizimin e seminareve mbi të drejtat e njeriut dhe kurseve të trajnimit për grupe të ndryshme, përfshirë arsimtarët, gratë, punëtorët socialë, zyrtarët publikë;

Ndërtimin e një kulture për të drejtat e njeriut nëpërmjet ngjarjeve kulturore, si shfaqje, teatrale, ekspozita të arteve dhe koncerte me muzikën;

Zhvillimin e programeve edukative për grupe të lëndueshme duke mos u fokusuar vetëm në : pensionistët, personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara për personat me orientim të ndryshem seksual, personat me HIV pozitiv, për të rinjet që bien ndeshe me ligjin etj.

Ushtrimin e aktiviteteve lidhur me edukimin mbi të drejtat e njeriut me fëmijët dhe rininë, siç janë garat nëpër shkolla dhe formimi i klubeve të rinisë për të drejtat e njeriut.

Qeveria duhet te merr të gjitha masat e nevojshme me qëllim që të zhvillohet dhe mbështetet arsimimi dhe ndërgjegjësimi për të drejtat e njeriut në të gjithë sektorët e shoqërisë, duke vënë theksin veçanërisht tek profesionstët ligjore gjyqtarë, prokurorë, avokatë.

Përfshirja e arsimimit dhe trajnimeve të përshtatshme mbi Konventën Evropiane dhe jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut, veçanërisht në kuadër të studimeve universitare për drejtësi dhe shkenca politike, si edhe kualifikimet profesionale të profesioneve ligjore dhe zbatuesve të ligjit;

Është thelbësore që edukimi mbi Konventën të përfshihet në mënyrë të plotë në programet e fakulteteve të drejtësisë, jo vetëm si një lëndë e pavarur, por gjithashtu edhe horizontalisht në çdo

Page 27: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

27

disiplinë ligjore (e drejta penale, e drejta civile etj.) kështu që studentët e drejtësisë në momentin e diplomimit, pavarësisht nga specializimi, kanë njohuri mbi implikimet e Konventës në fushën e tyre.

Duhet të inkurajohet krijimi i studimeve pasuniversitare të specializuara për Konventën, të tilla si tituj të caktuar masteri në nivel kombëtar ose Master Evropian për të drejtat e njeriut dhe demokracinë

Ministria e Arsimit duhet të fus lëndë të posaçme ku edukimi mbi të drejtat e njeriut fillon nga niveli klasor fillor. Në Kosovë më shumë së 40% e popullatës janë deri në moshën 19 vjeçare. Ky është një potencial i jashtëzakonshëm dhe në rast se ky potencial shfrytëzohet dhe edukohet për një periudhë 5 deri 10 vjeçare, kultura mbi të drejtat e njeriut do të ndryshoj rrënjësisht.

Arsimimi për të drejtat e njeriut duhet të integrohet plotësisht në sistemet e shkollave fillore dhe të mesme dhe të promovohet si shtesë në të gjithë shoqërinë në të gjitha nivelet, nga mjete të tilla si media, IKDNJ dhe projekteve të komunitetit dhe shoqerise civile.

Organizatat joqeveritare (OJQ-të) mund të luajnë një rol jetik në promovimin ,përhapjen dhe ngritjen e kultures për të drejtat e njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, si një pjesë integrale e një shoqërie të fortë civile.

Shoqëria civile nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike mund të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e opinionit të gjerë publik në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që legjislacioni i garanton dhe përcakton, qoftë nëpërmjet prezantimit të fushatave të informimit, debateve, storjeve televizive, iniciativave kulturore realizimin e hulumtimeve në sfera të ndryshme.

MEKANIZMI RAPORTUES DHE MONITORUES PER ZBATIMIN E STRATEGJISE DHE PLANIT TE VEPRIMIT PER TE DREJTAT E NJERIUT Strategjia për të drejtat e njeriut në Kosovë, përbën dokumentin themelor të politikave për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe do të zbatohet gjatë periudhës kohore (2013 -2017). Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje të Mirë është organi i ngarkuar, i cili në bashkëpunim dhe bashkë-koordinim me institucionet e tjera, do të koordinoj procesin e zbatimit të raportoj dhe monitoroje zbatimin e strategjisë. Për më tepër, Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje të Mirë është përgjegjës e për monitorimin e zbatimit të masave të përcaktuara në Planin e Veprimit për te drejtat e njeriut. Institucionet përgjegjëse pë zbatimin e aktiviteteve në kuadër të planin të veprimit, do të raportojnë tek Zyra e Kryeministrit të Republikes së Kosovës- Zyra për Qeverisje të Mirë dhe të Drejtat e Njeriut në periudha 6 mujore. Gjithashtu inkurajohen edhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare të monitorjnë dhe rapotojnë mbi zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të drejtat e njeriut (2013-20170.Në përputhje me qëllimet dhe objektivat specifikë të përcaktuar në Strategjinë për të drejtat e njeriut në Kosovë, Plani i Veprimit reflekton dhe përcakton masat specifike dhe konkrete për secilin institucion përgjegjës, së bashku me tregues suksesi të prekshëm dhe periudhë kohore të qartë. Me qëllim zbatimin dhe realizimin e masave të parapara në Planin e Veprimit për të drejtat e njeriut, do të bëhet llogaritja e përafërt e implikimit financiar për çdo masë dhe mbështetja e duhur financiare duhet të ofrohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në përfundim, Zyra e Kryeministrit- Zyra për Qeverisje te Mire, është organi përgjegjës i cili raporton mbi zbatimin e përgjithshëm të Strategjisë për të drejtat e njeriut në Kosovë. Në lidhje më këtë, Zyra e

Page 28: Zyra e Kryeministrit të Kosovës - Republika e Kosovës Republika … · 2013-08-22 · gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të

28

Kryeministrit- Zyra për Qeverisje të Mirë, i raporton direkt Qeverisë së Republikës së Kosovës, në baza vjetore. Koordinatori për të drejtat e njeriut i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të koordinoj procesin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me Njësitë për të Drejtat e Njeriut në të gjitha ministritë e Qeverise së Republikës se Kosovës, si dhe me Njësite për të Drejtat e Njeriut në nivel Komunal, si dhe do të zbatohen takime të rregullta mujore me këto mekanizma për të monitoruar progresin dhe veshtirësitë e implementimit te strategjisë dhe planit të veprimit për të drejtat e njeriut. ZKM/ZQM obligohet që në baza vjetore të publikoj Raportin për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për të Drejtat e Njeriut, ndërsa Organiztata Joqeveritare do të jenë të ftuara që në baza të rregullta të monitorojnë dhe raportojnë paralelisht rreth zbatimit të aktiviteteve konkrete të parapara me këtë Strategji.