Republika e Shqipërisë
Universiteti: “Fan St. Noli”,Korçë
Fakulteti : Shkencat natyrore dhe humane
Dega: Administrim dhe politikat sociale
Lënda:Sociologji
Pyetje për seminar
Tema:
“ Shoqëria në të cilën jetojmë sot në Shqipëri I përket epokës
tradicionale, moderne apo post moderne ? ”
Punoi: Kristina Koçibelli Pranoi: Msc. Alket
Dino
Viti I
Bota po ndryshon dhe mund te themi se shoqeria shqiptare eshte ne transformim e siper.
Rreth shoqerise shqiptare eshte folur mjaft,madje natyrshem lind pyetja: Ne cilen shoqeri Hyjme
ne shqiptaret ?Ne ate tradicionale,moderne apo post moderne ?
Mund te themi se pas viteve 90’ shoqeria shqiptare u perball me nje realitet te panjohur me pare
dhe ky realitet ishte “bota moderne”.
Shoqeria nisi te ndryshonte rrjedhen e saj por ishte gati e pamundur sepse ao vinte nga nje
shoqeri tradicionale e cila ishte rrenjosur thelle tek shqiptaret.
Perplasja e dy shoqerive ,asaj tradicionale dhe asaj moderne qe kishte mberritur tashme ne
Shqiperi ishte e lodhshme per ne shqiptaret. Kjo ndodhi per faktin se me ndryshimin e brezave
kishte mos koordinim te shoqerise tradicionale dhe asaj moderne .
Raporti tradicional-modern ,per te cilen disa filozofe kane shprehur mendime te ndryshme ,duket
se e nxjerr me sakte faktin se shoqeria tradicionale vjen pas dhimbjesh te vuajtura nga e kaluara
e eger politike ku ze nje vend te rendesishem ,ndersa anasjelltas nje jete moderne qe vjen pas
kenaqesise eshte me shkaterruese per njeriun e sotem qe perpiqet me cdo kusht te beje para ne
cdo menyre.
Eshte ceshtje zgjidhjesh midis shoqerise .
Shoqeria e para viteve 90’ ishte besnike e tradicionales dhe rregullave te periudhes komuniste,te
cilat I ruan dhe ne ditet e sotme.
Brezat qe jane pas viteve 90’e ndryshuan kete “tradite” sepse sollen frymen dhe tipare te botes
moderne dhe ne baze te kesaj ne mund te themi qe jemi midis dy shoqerive asaj tradicionale, e
cila perfaqesohet nga prinderit dhe gjysherit tane ,ndersa ne perfaqesojme shoqerine moderne.
Shoqeria moderne uk mund te mbeshtetet tek familja tradicionale dhe eshte e detyruar t’u
pershtatet kerkesave te modernitetit.
Pas viteve 90’ shoqeria ka nisur te ndertoje nje familje te re ,e cila ka nje ndryshim radikal nga
familja tradicionale .Shoqerite tradicionale karakterizohen me nje shkalle te larte te vete
mjaftueshmerise,ndersa shoqerite moderne kane nje shkalle te larte te varshmerise ,ne raport me
sistemet e tjera shoqerore dhe politike.
Shoqeria moderne nuk paraqet nje sistem te mbyllur dhe static,por paraqet nje sistem te hapur
dhe dinamik,e cila I jep shans nderveprimeve shoqerore ,dinamizmit social dhe politik.
Pra ,me pak fjale un mund te them se shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri e alternuar midis
tradicionales dhe modernes.