Transcript
Page 1: ANALIZA POLITIKE “ZHBËRJA E PROGRESIT?”, NGA … Ditor_Bodo Weber article_13... · Kosovës mes Kosovës dhe Serbisë i bëhet në analizën politike “Zhbërja ... nga Këshilli

KOHA Ditore • 3arbëri

CyanMagentaYellowBlack

CyanMagentaYellowBlack

e premte • 13 nëntor 2015

Një kritikë e ashpër e politikës sëBashkimit Evropian dhe Shteteve tëBashkuara të Amerikës të këmbimittë demokracisë me zgjidhjen e mos-marrëveshjeve rreth statusit tëKosovës mes Kosovës dhe Serbisë ibëhet në analizën politike “Zhbërjae progresit?”, të publikuar të enjtennga Këshilli për Politika tëDemokratizimit (DemocratizationPolicy Council – DPC), një organi-zatë me seli në Washington.

Në analizë, që për autor ka anal-istin gjerman, Bodo Weber, një njo-hës i mirë i zhvillimeve në Kosovëdhe Ballkan, konstatohet se BE-jadhe SHBA-ja, prej vjeshtës së vitit2014, kur kanë ndërhyrë në krijimine Qeverisë PDK-LDK, i kanë shkak-tuar dëm demokracisë së brishtëkosovare, me synimin e arritjes sëpërparimit në procesin e dialogut nëBruksel.

Pasi jep një kronologji të zhvil-limeve politike në disa vitet e funditnë Kosovë, rolit të bashkësisëndërkombëtare si dhe pasojave përvendin, analiza jep një listë reko-mandimesh për BE-në, SHBA-në,Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe,të cilat thuhet se duhet të bëjnë njësërë ndryshimesh në politikat e tyrenë raport me Kosovën, me qëllim qëtë parandalohet përshkallëzimi imëtutjeshëm i situatës dhe të forco-hen demokracia e sundimi i ligjit nëKosovë.

AnalizaSipas analizës, në nëntor të vitit

2014, Perëndimi, nën drejtimin eBerlinit dhe Brukselit, ndihmoi nëarritjen e marrëveshjes së koali-cionit në mes të dy subjekteve më tëmëdha politike në Kosovë, PartisëDemokratike të Kosovës (PDK) dheLidhjes Demokratike të Kosovës(LDK). Kjo marrëveshje i dha fundbllokadës pesëmujore, e cila erdhi sirezultat i rreshtimit të LDK në koa-licionin LAN me partitë opozitare,pas zgjedhjeve parlamentare të qer-shorit. LAN kishte siguruar shu-micën parlamentare të nevojshmepër krijimin e Qeverisë, por funk-sionalizimi i koalicionit qeverisës upamundësua nga dy vendimeshumë kontroverse të GjykatësKushtetuese të Kosovës, të cilat,sipas të gjitha informacioneve tëdisponueshme, ishin marrë nën pre-sion të fuqishëm politik, nga partiaderi atëherë në pushtet PDK.

Analiza më tej përkujton se edhenë pranverë të vitit 2011, Perëndimi,nën drejtimin e SHBA-së dhe meashpërsi më të madhe se në vitin2014, kishte ndërmjetësuar mar-rëveshjen mes PDK dhe LDK, dukei dhënë kështu fund krizës institu-cionale, e cila i mundësoi PDK që tëmbetet në pushtet. Në kuadër tëmarrëveshjes Kuvendi kishte zgjed-hur Atifete Jahjagën si kandidate tëpërkohshme për postin e Presiden-tit. Por reformat të cilat synonin tëadresonin defektet e sistemit zgjed-hor dhe instalimin e një sistemi gjys-mëpresidencial të qeverisjes nuk urealizuan, me gjithë faktin që ishinpjesë e marrëveshjes. Qeveria edrejtuar nga PDK-ja dhe Presiden-tja vazhduan punën deri në fund tëmandatit të plotë.

“Ajo çfarë e lidh performancën eBE-së dhe SHBA-së në këto dy rastejanë zhvillimet e verës së vitit 2011.Në atë kohë, shpërthyen përplasjete dhunshme në mes të serbëve, Poli-cisë së Kosovës, dhe KFOR-it nëpjesën veriore të vendit të dominuarnga popullsia serbe. Si përgjigjendaj eskalimit të situatës dhedhunës, BE-ja në udhëheqjen eGjermanisë, dhe me mbështetjen eMbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, u bë faktor i rëndësishëm në për-caktimin e politikave. Si rezultat,

BE-ja mori rolin e ndërmjetësit nëdialogun në mes të Beogradit dhePrishtinës”, thuhet në analizë.

Nënshkrimi i Marrëveshjes përnormalizimin e marrëdhënieve nëmes të Kosovës dhe Serbisë, në prilltë vitit 2013, duket se arriti të bindëBE-në dhe SHBA-në se dialoguduhet të jetë prioriteti kryesor, dukei lënë kështu në rend të dytë çësht-jet që ndërlidhen me demokratiz-imin dhe sundimin e ligjit, thuhet nëanalizë, e cila konstaton se“përderisa mund të ketë qenë enevojshme që dialogu të vihet nërend të parë për një periudhë të cak-tuar derisa të sigurohet sovranitetidhe integriteti i plotë territorial iKosovës, si parakusht përdemokraci të qëndrueshme dhesundim të ligjit, Perëndimi katreguar performancë jo të mirë nëdemokratizimin e mëtutjeshëm dhesundimin e ligjit, si pasojë emungesës së vizionit strategjik”.

“Duke i koncentruar përpjekjet etyre në zgjidhjen e konflikteve qëndërlidhen me statusin, BE-ja dheSHBA-ja vazhdimisht u kanë dhënëprioritet këtyre çështjeve në këm-bim të demokracisë dhe sundimit tëligjit. Në emër të stabilitetit dhevazhdimësisë, SHBA-ja braktisipërgjegjësinë e vet si garantuese emarrëveshjes së vitit 2011. Pasi izuri vendin SHBA si akteri kryesor iPerëndimit, në vitin 2013 BE-jatoleroi miratimin e Ligjit për Am-nistinë, një ligj thellësisht prob-lematik, dhe aplikoi qasje jokonsistente në fushën e sundimit tëligjit duke vendosur në njërën anëqë gradualisht të tërheqë kompe-tencat ekzekutive të EULEX, dhe nëanën tjetër të mbështes krijimin eGjykatës Speciale”, thuhet aty.

“BE-ja dhe SHBA-ja mbështetënkrijimin e koalicionit të madh nëvitin 2014, duke shkelur kështuparimet e demokracisë parla-mentare. Në dhjetë komunat meshumicë Serbe, BE-ja toleroi manip-ulime në shkallë të gjerë në zgjed-hjet lokale të vitit 2013 dhe në atoparlamentare të vitit 2014, që kishinpër qëllim të sigurojnë fitoren eListës Serbe, si subjekt politik qëmbështetej nga Beogradi. Kjomundësoi rikthimin e Beogradit nëgjashtë komunat me shumicë serbenë pjesën jugore të vendit, zhdukjene pluralizmit politik, dhe asgjësimine reformave të qeverisjes lokale tëproklamuara nga Perëndimi si suk-sese gjatë viteve të mëparshme.Demokracia lokale në pjesën jugoretë vendit, që edhe ashtu ishtefragjile, u shkatërrua tërësisht.Njëkohësisht nuk është shënuarndonjë progres sa i përketdemokracisë lokale në katër komu-nat me shumicë serbe të veriut”,thuhet në analizë. “Në pjesën tjetërtë vendit të dominuar nga popullsiashqiptare, demokracia dhe sundimii ligjit vazhdojnë të jenë në nivel jo tëkënaqshëm dhe të rënduara ngaproblemet strukturore. Ekonomia edobët dhe e paqëndrueshme eKosovës, e bazuar kryesisht në re-mitancat nga jashtë, u kërcënuaedhe më shumë pas rritjes parazg-jedhore të pagave në sektorin publikpër 25%. Vala e migrimit masiv tëazilkërkuesve nga Kosova në vendete anëtare të BE-së në fund të vitit2014 dhe fillim të vitit 2015 erdhi nëmasë të madhe si reagim i qyte-tarëve ndaj mënyrës se si ishte for-muar Qeveria. Pjesa dërrmuese eqytetarëve kanë humbur shpresënqë sistemi politik i vendit të tyremund të sjellë ndryshime në tëardhmen e afërt”.

RekomandimetAnaliza konstaton edhe se, “duke

u përqendruar tërësisht te dialogu, i

cili drejtohet duke u bazuar nëveprime taktike, afatshkurtra dheshkurtpamëse, BE-ja dhe SHBA-jakanë kontribuuar drejtpërdrejt dhenë mënyrë të vazhdueshme nëpërkeqësimin e këtyre trendëve. Nëmë pak se një vit pasi BE-jambështeti marrëveshjen e koali-cionit që kishte për cak kthimin nëbinarë dialogun Beograd-Prishtinë,Kosova sërish ballafaqohet me krizëinstitucionale, pas protestave dhebllokadës parlamentare nga ana eopozitës. Është ironik fakti që dëmiqë BE-ja dhe SHBA-ja i shkaktuandemokracisë së brishtë të Kosovës,tani rrezikon vetë progresin e arriturpërmes dialogut. Me qëllim që tëparandalohet përshkallëzimi i më-tutjeshëm i situatës dhe të forcohetdemokracia e sundimi i ligjit nëKosovë, BE-ja dhe SHBA-ja duhet tëbëjnë një sërë ndryshimesh në poli-tikat e tyre në raport me Kosovën:

- BE-ja dhe SHBA-ja duhet tëpërmbahen nga intervenimi i drejt-përdrejtë në formimin e qeverive,dhe në vend të kësaj të mbajnë qën-drime të bazuara në parimetthemelore të sundimit të ligjit dhedemokracisë parlamentare. Nësekëto parime do të shkelen sërish nëarritjen e marrëveshjeve për kri-jimin e Qeverisë, atëherë BE-ja dheSHBA-ja duhet të kërcënojnë mebojkotimin e qeverisë së krijuar, dhepezullimin e proceseve integruesenë BE;

- Në kuadër të kornizës së MSA-së, BE-ja me mbështetjen e SHBA-së, OSBE-së dhe Këshillit tëEvropës, duhet të iniciojë procesetreformuese në sistemin zgjedhor,duke përfshirë Qeverinë, partitëopozitare dhe shoqërinë civile,madje duke u bazuar në propozimetekzistuese të sektorit të shoqërisëcivile;

- BE-ja duhet urgjentisht të zhvil-lojë një strategji koherente e cilamaksimizon përdorimin e instru-menteve të ndryshme për pro-movimin e sundimit të ligjit dheforcimin e pavarësimin e gjyqësorit.Strategjia duhet të jetë e koncen-truar kryesisht në fuqizimin e gjyq-tarëve, prokurorëve dhe shërbimitpolicor, në mënyrë që të trajtojnërastet e nivelit të lartë të korrup-sionit dhe krimit të organizuar, dhenë dhënien e një roli më të rëndë-sishëm organizatave vendore tëshoqërisë civile në promovimin esundimit të ligjit;

- Me gjithë dallimet fondamentalenë shumë politika, diplomatët eshteteve anëtare të BE-së dhe tëSHBA-së duhet të nisin komu-nikimin me subjektin opozitarVetëvendosje, e në veçanti SHBA-jaduhet t’i jap fund bojkotimit të kon-takteve me Lëvizjen Vetëvendosje;

- FMN-ja duhet t’ua bëjë të qartëautoriteteve kosovare së në rast sevendosin të rrisin pagat në sektorinpublik para zgjedhjeve, në atë nivelsa të shkaktojnë paqëndrueshmërifiskale, atëherë do të ndërpritenmarrëveshjet ekzistuese Standby,dhe nuk do të ketë perspektivë përmarrëveshjet të tilla në të ardhmen;

- Gjermania, SHBA-ja dheMbretëria e Bashkuar duhet tëzhvillojnë një plan gjithëpërfshirëspër zgjidhjen e mosmarrëveshjeverreth statusit të Kosovës dhe sovran-itetit të kufizuar përmes procesit tëintegrimit në BE. Plani duhet të jetëi dizajnuar nga këndvështrimi irezultateve të pritura, respektivishtanëtarësimit të Serbisë dhe Kosovësnë BE, si anëtarë të plotë dhesovranë që kanë njohje reciproke;

- Berlini dhe Londra duhet t’uqasen në mënyrë proaktive qyte-tarëve të Kosovës dhe elitave poli-tike në mënyrë që t’u shpjegojnëdhe të lobojnë për politikat e tyre

dhe t’i sigurojnë ata se dialogu dheeliminimi i strukturave paralele nukdo të hapin rrugën për asnjë formëtë autonomisë territoriale për serbët,që të në ardhmen do të mund tëpakësonte sovranitetin e Kosovës;

- BE-ja dhe SHBA-ja duhet t’ukthehen gjuhës së qartë dhemesazheve drejt Beogradit sikurpara vitit 2014, në mënyrë që të ku-fizojnë hapësirën manovruese tëQeverisë së Serbisë për qëndrimetpublike në lidhje me karakterinneutral ndaj statusit që sipas tyrekanë dialogu dhe marrëveshja ePrillit;

- BE-ja duhet të insistojë që Statutii Asociacionit të Komunave Serbe tëjetë në kuadër të kornizës që ofro-jnë ligjet e Kosovës, të jetë i bazuarnë konceptin e funksioneve komu-nale, dhe të ketë kompetenca tëdefinuara qartë;

- BE-ja dhe SHBA-ja duhet tëkërkojnë nga Serbia që menjëherëtë tërheqë strukturat paralele tështetit serb nga komunat e Kosovës;

- BE-ja dhe SHBA-ja duhet tëzhvillojnë një plan strategjik për eli-minimin e nëntokës politiko-krimi-

nale në veriun e vendit, si parakushtpër demokraci dhe sundim të ligjit;

- Kjo nuk do të arrihet me inte-grimin e policisë serbe dhe gjyqë-sorit, të dy këto institucione që kanëqenë të kushtëzuara që të mosprekin këto çështje, por përmesvendosjes së themelit për trans-formim të suksesshëm. Plani duhettë jetë pjesë integrale e dialogut nëtë ardhmen, pasi të jetë implemen-tuar tërësisht Marrëveshja e Prillit;

- BE-ja duhet të bëjë presion për tëreformuar legjislacionin që ndërlid-het me financimin e subjekteve poli-tike, duke vënë theksin në ndalimine financimit të subjekteve politikeSerbe nga Beogradi;

- BE-ja dhe donatorët e tjerëperëndimorë duhet të mbështesinorganizatat e shoqërisë civile, me-diat e pavarura dhe aktorët e tjerësocialë që të luftojnë represioninpolitik të zyrtarëve komunalë tëListës Serbe në komunat me shu-micë serbe në pjesën jugore të ven-dit dhe të krijojnë sërish kushtetthemelore për pluralizmin politik”.

© KOHA Ditore

ANALIZA POLITIKE “ZHBËRJA E PROGRESIT?”, NGA KËSHILLI PËR POLITIKA TË DEMOKRATIZIMIT (DPC)

BE-ja dhe SHBA-ja duhet ta ndryshojnë qasjen e vet ndaj Kosovës“Është ironik fakti që dëmi që BE-ja dhe SHBA-ja i shkaktuan demokracisë së brishtë të Kosovës, tani rrezikon vetë progresin e arritur përmes dialogut. Me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi i mëtutjeshëm i situatës dhe të forcohet demokracia esundimi i ligjit në Kosovë, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të bëjnë një sërë ndryshimesh në politikat e tyre në raport me Kosovën”,

thuhet në analizën e DPC-së

Një kritikë e ashpër e politikës së Bashkimit Evropian dhe Shteteve tëBashkuara të Amerikës të këmbimit të demokracisë me zgjidhjen e mos-marrëveshjeve rreth statusit të Kosovës mes Kosovës dhe Serbisë i bëhetnë analizën politike “Zhbërja e progresit?”, të publikuar të enjten ngaKëshilli për Politika të Demokratizimit (Democratization Policy Council –DPC), një organizatë me seli në Washington

PRISHTINË, 12 NËNTOR - Raporti iProgresit, që tash ka emrin Raportipër Kosovën, tregon haptas vendinnë të cilin ndodhet Kosova në rrugëte saj evropiane, ka thënë në “Ru-bikon” përfaqësuesi i BE-së përKosovën, Samule Zhbogar.

Sipas tij, këtë vit ky raport ka njëgjuhë shumë më të qartë dhe nukflet edhe shumë për progresin që kaarritur vendi brenda një viti.

“Për Kosovën themi se është nëfazën e hershme; gjë që ështëlogjike, sepse sapo kemi nën-shkruar MSA-në dhe është një fazëfillestare e bashkëpunimit, e re-formimit që shpie drejt integrimitevropian. Kanë ndodhur gjëra tëmira. Përmirësime të cilat i kemivlerësuar, mirëpo ka pasur edhesfida dhe dobësi, të cilat i kemi për-mendur. Raporti duhet të përdoret simjet për Qeverinë e Kosovës dhe jovetëm, por edhe për institucionet eKosovës që të shohin se çfarë duhet

të bëhet në drejtim të lëvizjes së re-formave para”.

Megjithatë, Zhbogar shprehet op-timist se gjërat do të përmirësohen,pasi, sipas tij, Kosova ka treguar si endjek çdo udhëzim që i referohetnga BE-ja.

“Prandaj duhet vlerësuar se çfarëka arritur Kosova. Natyrisht që pro-cesi i liberalizimit të vizave nuk tra-jtohet në Raport, por edhe në këtëdrejtim është arritur progres i madh.Do të flasim për këtë sigurisht mëvonë. Mirëpo edhe kjo është arritje.Optimizmi i kujdesshëm është imirë, nëse Qeveria do të vazhdonteme reformimin, apo edhe nëse do tapërshpejtonte atë. Ne jemi pak kri-tikë me shpenzimin e buxhetit, i ciliduhet të orientohet më shumë nëkrijimin e rritjes ekonomike. Men-doj se gjërat mund të përmirësohen,në mënyrë që vitin e ardhshëm tëkemi një raport edhe më të mirë”.(koha.net)

Zhbogar: Kosovës i duhet ende punë për viza

Foto

: Dri

ton

Paç

arad

a

Recommended