3
GJERMANIA
Le të flasin të tjerët për turpin e tyre,
unë flas për timin.
O Gjermani, ti nënë e zbetë! Si rri aq e njollosur
mes popujsh?
Ndër të njollosurit
ti bie në sy.
Nga bijtë e tu ai më i varfëri shtrihet i vrarë.
Kur kish uri të madhe, ah, bijtë e tu të tjerë
e ngritën dorën kundër tij. Kjo dihet nga të gjithë.
Edhe me ato duar të ngritura,
ah, kundër vëllait të tyre të ngritura, tunden e shkunden tani
pa turp përpara teje
edhe të qeshin në fytyrë.
Edhe kjo dihet.
5
Në shtëpinë tënde
vetëm gënjeshtra çirret fort,
Por e vërteta
duhet të heshtë.
A s'është kështu?
Përse përreth të lavdërojnë shtypësit, kur
të shtypurit të fajësojnë?
Të shfrytëzuarit
të tregojnë me gisht, kurse
4
shfrytëzuesit e lëvdojnë atë sistem
që u shpik në shtëpinë tënde!
Edhe ndërkaq të gjithë shohin
se si e fsheh ti çipin e fustanit,
që është i gjakosur
me gjak të më të mirit
nga bijtë e tu.
Duke i dëgjuar fjalimet
që dalin nga shtëpia jote,
bota qeshin.
Por ai që të sheh, shpejt thikën e rrëmben,
siç bën kur has ndonjë kusarë.
o Gjermani, ti nënë e zbetë!
Si të paskan katandisur bijtë e tu,
që të qëndrosh mes Popujsh
si dordolec ose si tmerr!
1933
5
Balada
KËNGA E NJE NENE GJERMANE
Këtë këmishë bojëkafe
dhe këto çizme t'i kam falur:
Sikur ta dija çfarë di sot, o bir,
më mirë veten kisha varur.
Kur pashë dorën tënde, bir, tek përshëndet' Hitlerin,
s'e dija që nuk kish shpëtim oh, më për ty të mjerin.
Dëgjova tek po flisje, bir,
për një brezni heronjsh mbi dhe, e nuk e dija, nuk e shihja:
që ti xhelat i tyre qe.
Të pashë tek marshoje, bir, prapa Hitlerit tënd,
dhe nuk e dija që kush shkon me të
s'kthehet kurrë më në këtë vënd.
Më the o bir se Gjermania
Do përtërihej si perri
Unë s’e dija që do bëhej
Veç gjak e gur e hi
Të pashë me atë këmishë
edhe të lash' të lirë,
se nuk e dija që do bëhej qefini yrt, o bir.
1942
6
LEGJENDA E USHTARIT TË VDEKUR
l.
Pranverë e katërt seç na sosi
Por paqja s'desh të vinte,
Aherë ushtari shpejt vendosi
Si një hero të binte.
2.
Por me që lufta s'kish mbaruar
Kejzerit1) s'i pëlqeu hiç
Q'ushtar i tij na ish nxituar:
Që para kohe hori vdiq.
3.
Afroi dhe vera pak nga pak,
I qetë flinte dhe ushtari -
Por komisioni ushtarak
Ja befi një natë tek varri.
1) Kaiser, gjerm. perandor. - Sh. i p.
4.
Ndër varre atë natë
Dhe mjekun kishin shpënë -
Pastaj u nxuar shpejt me shat e me lopatë
Ushtari që kish rënë.
7
5.
Ushtarin mjeku mirë e pa:
Në rregull fare qënka miku,
Më duket se ish qerrata
E desh të fshihej nga rreziku!
6.
E morën pra ushtarn' e shkretë
E bukur nata qe.
Po mos të mbaje ndo'j helmetë
I shihje yjet mbi atdhe.
7.
Pastaj i hodhën ca raki
Kufomës së krymbosur,
I varën nga një motër në çdo krah të tij
Edhe një grua gjysmë të -marrosur.
2) Motra, motra sanitare, murgesha. Sh. i p.
8.
Dhe pse ushtari binte erë
Një prift ecte në ballë e lutej,
Temjan i hidhte hera-herë
Që afsh i kërmës krejt të çdukej,
9.
Muzika loste e tërbuar
8
Një marsh gjithë guxim,
Ushtari, siç e kish mësuar,
E shtrinte hapin posi trim.
10.
Me shtrëngim dore të ngadaltë
E mbajnë motrat mos tu bjerë,
Se po t'u shkiste ca në baltë
Do i mirrte lumi që të tërë.
11.
E mbi qefin të tij i vunë
Ca ngjyra kuq-bardh-zi
Ish fort me vënd kjo punë:
Gjoja tregonte pastërti!
12
Dhe një zotni në ballë ecte krekosur, , .
Veshur me frak, i ngrirë:
Tamam gjerman i vendosur
Ta kryente detyrën mirë!
13.
Kështu ata me tra-la-la
Vazhduan udhn' e gjatë,
Edhe ushtari bashk' me 'ta –
Një flok dëbore në shtrëngatë ...
9
14.
E lehnin qent' - e macet pas
Me mjaullimë plot maras
Kundër çdo gjëje q'ish frëngjishte,
Se turp më t'madh nuk kishte!
15.
E kur pastaj mes fshatrash kalonin,
Derdheshin rrugëve plot gra,
Hënëza ndritte, pemët nderonin -
Të gjithë çirreshin: hurra!
16.
E tra-la-la! E mirupafshim!
E gra e prift e qen - varg i pasosur,
E n'mes ushtar i vdekur, i çvarrosur,
Si një majmun i rrumbullosur.
17.
Kështu kur fshatrave na bridhnin
Askush ushtarin nuk e pa -
Se rrotull tij të tjerë valle hidhnin
Me tra-la-la! edhe hurra!
18.
Aq fort rreth tij kërcenin,
Sa që askush s'e pa.
Vetëm nga lart mund ta vërenin,
10
Por lart veç yje ka.
19.
Por yjet s'janë të amshuar,
Dikur agimi shkrep e zbardhëllon,
Veçse ushtari, siç e ka mësuar,
Drejt vdekjes së heroit shkon.
KAMPI I SONENBURGUT
1
Në kamp të Sonenburgut,
Plot me gjermanë,
Të mbyllurit dhe rojet
Të dobët janë.
2
T'uriturit e jashtëm
Të brendshmit i përgjojnë
Që të mos ngrehin krye
Dh'urisë t'i shpëtojnë.
3
Ata jan' armatosur
Me shkop e pistoletë
Dhe me to venë i marrin
T'uriturit e shkretë.
11
4
Kur e shikojnë Hitlerin,
Si mur qëndrojnë,
I ngrehin krahët dhe
Duart tregojnë:
5
T'i Shohë ditë e natë
Pas vëllezërve tek janë,
Po duart e përgjakshme
Të zbrazta i kanë.
6
Të qenë më të mënçur,
Nga prangat do ta nxirrnin
Sakaq të dobtin dhe
Të majmin do ta mirrnin!
7
Kështu ky kamp në Sonenburg
Më kot s'do rrinte,
Kur i majmi të dobtit
Çizmet t'ja fshinte.
12
BALADA E VEJUSHAVE OSEGE*)
1.
Vejushat osege me jetë e shpirt të nxirë
në Pragë na erdhën dhe pyetën:
Ç'do të bëni për foshnjat tona, o njerëz të mirë?
Se gjë s'kanë ngrënë e fare kanë ngrirë,
dhe etërit e tyre në gropat tuaja u mbytën!
ç't'u bëjmë, thanë zotërinjt e Pragës,
ç't'u bëjmë ne vejushave osege?
2.
Vejushat osege me jetë e shpirt të nxirë
takuan policët, që iu gërmushën.
Ç'do të bëni për foshnjat tona, o njerëz të mirë?
Se gjë s'kanë ngrënë e fare kanë ngrirë!
Dhe shpejt policët pushkët na i mbushën.
Ja, këtë, thanë zotërinjt policë,
këtë do ta bëjmë për vejushat osege .
3.
Vejushat osege me jetë e shpirt të nxirë
gjer në parlament u ngjitën përpjetë.
Ç'do të bëni për foshnjat tona, o njerëz të mirë?
Ata kanë uri e fare kanë ngrirë!
Aherë një fjalim na mbajtën zotërinjtë deputetë.
Kaq, thanë zotërinjtë deputetë,
kaq mund të bëjmë për vejushat osege.
13
4.
Vejushat osege me jetë e shpirt të nxirë
në rrugë na mbetën gjer në agim.
Dikush në Pragë duhet të na bëjë një të mirë!
Por meqë ish një ditë nëntori e ngrirë,
dëbora ra me plot tërbim e pa pushim.
Ja, këtë, thanë flokët e dëborës.
ja, këtë mund të bëjmë për vejushat osege.
1934
*) 120 gra dhe 80 fëmijë të minatorëve, që u vranë në minierat "Nelson" të
Osegës (Çekosllovaki) erdhën në Pragë dhe kërkuan nga parlamenti të drejtat e
tyre.
DHE Ç'MORI GRUAJA E USHTARIT?
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit
Nga kryeqyteti i vjetër i Pragës?
Nga Praga, ajo mori këpucët me taka.
Një të' fala edhe këpucët me taka
Këto mori ajo nga qyteti i Pragës.
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit
Nga Varshava në breg të Vaihsels?
Nga Varshava ajo mori këmishën e linjtë
Me kaq lara e të huaj, një këmishë polake!
Këtë mori ajo nga bregu i Vaihsels.
14
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit
Nga Osloja mbi ngushticën?
Nga Osloja ajo mori jakën e gëzoftë.
Mbase i pëlqen jaka e gëzoftë!
Këtë mori ajo nga Osloja mbi ngushticën.
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit
Nga i pasuri Roterdam?
Nga Roterdami mori kapelen.
Dhe i rrinte mirë asaj kapela holandeze,
Atë mori ajo nga Roterdami.
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit,
Nga Brukseli n'vendin belg?
Nga Brukseli, ajo mori hojat e çudiçme;
Ah, këto t'i kesh, kaq hoja të çudiçme!
Ato i mori ajo nga vendi belg.
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit
Nga qyteti i Dritës Paris?
Nga Parisi ajo mori fustanin e mëndafshtë.
Për smirën e fqinjës fustanin e mëndafshtë,
Këtë mori ajo nga Parisi.
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit
Nga Tripoli i Libisë?
Nga Tripoli ajo mori zinxhirkën,
15
Hajmaliçkën me zinxhir të bakërt,
Këtë, mori ajo nga Tripoli.
Dhe ç’mori gruaja e ushtarit
Nga Rusia e gjerë?
Nga Rusia, ajo mori velin e vejushës,
Për festën e vdekjes velin e vejushës,
Këtë mori ajo nga Rusia.
DHE Ç'I ERDHI GRUAS SË USHTARIT?
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga qytet i vjetër Praga?
Q'andej i erdhën kpuc' me taka,
Përshëndetje - kpuc' me taka,
Këto mori që nga Praga!
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga Varshava mbi Vistulë?
Q'andej i erdhi e bukura kmishë,
Ngjyra-ngjyra polakja kmishë
Nga Varshava mbi Vistulë!
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga Osloja mbi Zund?
Nga Osloja i erdhi një peliçe,
I pëlqeftë aj o peliçe
Nga Osloja mbi Zund!
16
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga Roterdami i pasur shumë?
Q'andej i erdhi një kapele,
Sa mirë i rrin ajo kapele
Nga Roterdami i pasur shumë!
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga Brukseli në Belgjikë?
Nga Brukseli i erdhën tantelet
Sa do përkdhelet me tantelet
Nga Brukseli në Belgjikë!
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga i ndritëshmi Paris?
Q'andej i erdhi fustan mëndafshi krejt i ri,
ç'u mbush fqinja me zili për at' fustan të ri
Nga i ndritëshmi Paris!
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga Tripoli libian?
Q'andej i erdhi një zinxhir bakri,
Magjikja nuskë me zinxhir bakri
Nga Tripoli libian!
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit
Nga i madhi vënd, Rusia?
Q'andej i erdhi e zeza vello,
17
Për t'zezën ditë e zeza vello
Nga i madhi vënd, Rusia!
VRASËSJA E FËMIJËS, MARIE FARRAR
1
Mari Farrar, e lindur në korrik,
E mitur*) rakitike, pa njeri,
Gjer sot, demek, pa ndonjë nam të lik,
Na paskësh vrarë vetë një fëmijë
Ajo na thotë, se në të dytin muaj
Së bashku me një grua u përpoq
Ta çdukë shpejt disi at' trup të huaj.
por dot nuk bëri gjë - vetëm se hoq .
Por ju, ju lutem shumë, mos merrni fort inat,
Sepse për ndihmë ka nevoj' çdo qenie e ngratë.
2
por megjithatë, thotë ajo, pagoi
Paratë shpejt, edhe me shpres' të re
Me shpirto e piper prap e provoi,
Belin shtrëngoi, por pat veç diare.
Dhe trupi fort i dhëmbi dhe iu ënjt,
E sidomos më shum' kur lante pjata.
Pastaj ajo iu lut Maris së Shënjt',
Sepse fëmijë qe edhe vetë, e ngrata.
18
Por ju, ju lutem shumë, mos merrni fort inat.
Sepse për ndihmë ka nevoj' çdo qenie e ngratë.
3
Por, me sa duket, lutjet nuk zun' vënd.
E kur u trash dhe pak, si kurr' më parë
Në meshë filluan t'i merreshin mënt
E të djersitej dhe atje n'altar.
Porse ajo e fshehu këtë gjendje
Edhe kur pa që s'kishte më shpëtim.
Kjo u bë, sepse askujt s'i shkoi në mëndje
Q'ajo, aq e shëmtuar ra n'gabim.
Por ju, ju lutem shumë, mos merrni fort inat,
Sepse për ndihmë ka nevoj' çdo qenie e ngratë.
4
At' ditë, thotë ajo, që në mëngjes
Tek lante shkallët, iu duk sikur
Në bark iu ngulën thonj, sikur u ndes
E tëra, dhe po digjej posi furrë.
Veç gjatë ditës, teksa rrobat ndente,
Nis i kujtohet se duhej të lindte,
E përmallohet ... Ah, po kujt t'i çfrente,
E shumë vonë shkoi lart të flinte.
Por ju, ju lutem shumë, mos merrni fort inat,
Sepse për ndihmë ka nevoj' çdo qenie e ngratë.
E thirrën dhe një herë, tek ish shtrirë
19
Dëborë kishte rënë – ajo e fshiu
Gjer më njëmbëdhjetë. Fort e pat vështirë
E natën nga të ftohtit gati s’ngriu.
Po atë natë vonë lindi djalë.
Ishte një djalë si gjithë djemtë e tjerë,
Vetëm ajo na ish një nënë e rrallë –
Megjithëqë s’kam shkak ta tall gruan e mjerë –
Por ju, ju lutem shumë, mos merrni fort inat,
Sepse për ndihmë ka nevojë çdo qenie e ngratë.
6
Pra lëreni të na tregojë vetë
Si vajti puna me këtë fëmijë,
(ajo premton se s'mban asgjë të fshehtë)
Që Ju të shihni: Si jam unë e si je ti!
Ajo na thotë, se e kish pushtuar
Pështjellim i madh, a duke mos ditur
Çfarë po ngjet, e vetme ish munduar
Të mbahej fort pa qarë e ulëritur.
Dhe ju lutem shumë, mos merrni fort inat
Sepse për ndihmë ka nevoj' çdo qenie e ngratë
7
Me shpirt ndër dhëmbë, thotë ajo. pastaj
Drejt nevojtores vajti u zvarrit,
Se ish e ftohtë shumë dhomë e saj.
Atje dhe lindi. Kur pastaj u ngrit,
(s'e mbante mënt dhe kohën aq mirë,
20
por me sa duket vonë do ket' qenë),
Mezi e mbante foshnjën - kishte ngrirë,
Dhe atje ku qe dëborë kishte rënë.
Por ju, ju lutem shumë, mos merrni fort inat,
Sepse për ndihmë ka nevoj' çdo qenie e ngratë.
8
Pastaj atje në korridor - më parë
Nuk ngjau gjë, thotë ajo - fëmija
Ia nisi me të thirrur e të qarë.
Kjo e mërzi ti fort, dhe nga mërzia
Me grushte e goditi pa pushim
Gjersa dhe foshnja u nemit; pastaj
Të vdekurin në shtrat e mori gjer n'agim,
Edhe më vonë e fshehu në bodrum të saj.
Por ju, ju lutem shumë, mos merrni fort inat,
Sepse për ndihmë ka nevoj' çdo qenie e ngratë.
9
Mari Farrar, e lindur në korrik.
Si nënë e pamartuar e dënuar,
E vdekur në burgim, pa shok e mik,
Të metat e çdo qenie ju ka dëshmuar,
Dhe ju, që lindni në të bardhin shtrat
E prehrin tuaj na e quani "të bekuar",
Mos i mallkoni t'dobëtit pa fat.
Ata kan' faj të madh - por vuajtje t'papërshkruar!
21
Prandaj, ju lutem shumë, mos merrni fort inat,
Sepse për ndihmë ka nevojë çdo qenie e ngratë.
BALADA E GRUAS DHE E USHTARIT
(Sipas Kiplingut)
Dhe pushka vret, dhe shpata pret,
Dhe ujët bren atë që gjen.
As akullit s'ia dilni dot,
Qëndroni pra - e keni kot!
Ushtarit gruaja i thotë.
Porse ushtari armët ngjesh,
Dëgjon trompetat edhe qesh:
Gjë nuk pëson ai që marshoni
Poshtë në Jug, lart në Veri
Ai plumbat pret me gjoks të ti!
Ushtarët gruas na i thanë.
Pendohet shpejt ai që s'i shtrohet
Këshillës së të moçmit në ktë botë.
Ah, mos u ngjitni lart, s'do keni fat
Ushtarit gruaja i thotë.
Porse ushtari me thikën në bres
E talli, i fryrë si këndes,
Dhe lumin hodhi - ç'mund të ndodhi?
Kur hën' e plotë do të t'ndrijë mbi çati
Ne do të vijmë përsëri; lutu për ne dhe ti
22
Ushtarët gruas na i thanë.
26
Si tym do treteni - pa zjarr do mbeteni,
E ne s'na ngroh dot vepra juaj!
Ah, shpejt do tretet tymi - Zot na e ruaj!
Kështu tha gruaja e ushtarit.
Dhe ra ushtari me thikën në bres,
Dhe rryma e hoqi me vete në mes,
Dhe ujët e treti atë që gjeti,
Dhe ndriti mbi çati kjo hën' e zbetë
- Dhe humbi me akujt ushtari tatëpjetë ...
Po gruas ushtarët ç'i thanë?
Si tym ai u tret - as zjarri nuk mbet,
S'e ngrohu kjo vepër asnjërin ndër ta.
Ah, shpejt pendohet ai që këshillës
s'i shtrohet t Ushtarëve gruaja u tha.
LEGJENDA E ROSPISË EVLIN RU
S'ish kurrë e qetë kur vinte pranvera
Dhe deti ish ngjyrë-blu,
Dhe erdh me lundrën e fundit në bord
E reja Evlin Ru.
Me stof mbi trupin e bukur të saj,
Sa përmbi dhe nuk kish,
S 'kish ar e stoli veç flokë plot,
Si flokë mrekullish.
23
,,Më merr, kapiten, në Vendin e Shenjt,
Te Jezu Krishti, im zot".
Moj femër, të vish, se ne jemi pa mend,
Dhe ti me hire plot.
,,Ju shpërbleftë Ai. S'kam gjë mbi dhe,
Ja fala Krishtit shpirtin tim."
"Na jep, pra, t'ëmblin trup që ke!
S'paguan dot zoti që ti dashuron:
Ka vdekur pa kthim."
Ata e deshnin Evlin Ru-në,
Vozitnin në diell e erë.
Hante bukën e tyre, pinte verën e tyre,
Dhe qante ajo përherë.
Vallëzonin natën, vallëzonin ditën,
Timoni ku desh' i shpuri.
Evlin Ruja ish e turpshme dh'e butë:
Ata më t'ashpër se guri.
Pranvera iku. Vera u zhduk.
Këpucë - copë ajo end kuturu
Katart më katart, ngul sytë në terr
- Kërkon një bregdet të qetë
E mjera Evlin Ru.
24
Vallëzonte natën. Val1ëzonte ditën.
U bë si kufomë e zbetë:
"Kur vemë, zoti kapiten,
Në qytetin e Krishtit të shenjtë"
E puthte kapiteni dhe qeshte,
I shtrirë në gji të saj:
Në ka faj dikush që s'vemë kurrë:
Ti Evlin Ru ke faj.
Vallëzonte natën. Vallëzonte ditën.
Kufomë nga lodhja u bë.
Dhe, prej kapitenit te boi') m'i ri,
U ngopën të gjithë me të.
Ajo kishte rrobe mëndafshi mbi trup,
Plot mbresa e të copëtuar,
Kish flokët të shprishur e të ndyt
Mbi ballin e deformuar.
S'të shoh dot kurrë, o Zoti Krisht,
Me trupin tim plot mëkata.
Ti je një rospi, nuk bën të vesh,
Dhe jam kaq keq un'e ngrata,"
Dhe rendi shumë katart më katart,
I dhembnin zemr' e këmbë:
Dhe natën u hodh, pa e parë njeri.
25
Në det me shpirt nër dhëmbë.
Kjo qe në janar tërë acar,
Mjaft gjatë ajo notoi,
Dhe veç në mars, ose në prill
Çelin lule - lloj - e - lloj.
Ju dha të zezave dallgë dh'ato
E lanë gruan lehtë.
Përpara kapitenit ajo
Në vendin e shenjtë do jetë.
Kur erdh pranverës në qiell, Shën-Pjetri
Ja mbylli derën, bubu
,,Më tha perëndia: S'dua të kem
Rospinë Evlin - Ru".
Po, kur pastaj në ferr ajo erdh.
Ja mbyllën dyert, bubu!
Shejtani bërtiti: S'dua të kem
Fetaren Evlin Ru".
Atëherë u end nëpër erë e yj,
Pareshtur tej - tëhu.
Në mbrëmje vonë mes fushës shkonte:
Lëkundej shpesh po kurrë s'qëndronte.
E mjera Evlin Ru.
l) Djaloshi (angl.)
26
KËNGA E DETARËVE
1
Alo, nga Birma tani po lundrojmë
Dhe viski kemi mjaft për paskëtaj.
Cigare i marrim Henri Klejit.
Dhe vajzat tanimë nuk i kujtojmë.
Eh, tani jemi ne, pra, kaq të lirë,
Cigare të tjera më s'do pimë.
Më larg se Birma s'kemi ku t’arrijmë
Dhe zotit të dashur s'ja kemi nevojën.
Pra, lamtumirë!
Dhe gjithë vazhdon lundrimi - dh 'arrihet dhe në cak,
Dhe zoti i dashur neve nuk na çfaqet
Dhe zoti i dashur mbase për ne s'çan kokë aspak.
Dhe, nëse çan, po duhet të përshtatet.
Pra, lamtumirë.
Dhe deti është i kaltër, aq i kaltër - dhe çdo gjë vazhdon udhën,
Dhe puna, kur mbaron, zë rish që në fillim.
Dhe deti ësht' i kaltër, aq i kaltër - dhe rrugë
'sht' ende shumë,
Dhe deti ësht' i kaltër, aq, i kaltër - dhe deti ësht' i kaltër.
2
Po dhe në film, p.sh., mund të vemë,
Të holla duhen, po kjo nuk prish gjë.
27
Eh, s'do t'i zbardhim flokët për këtë,
njerëz si ne gjithashtu do dëfrejnë.
Se s'janë lidhur me asnjë detyrim.
Cigare nën 5 senc nuk pimë.
Dhe barku s'ua pranon bukën e zezë.
Kujdesjet për të tjerët nuk kanë ata ç'i duan,
Dhe ndonjë hall për veten, dh'atë s'kanë ç'e duan,
Kjo nuk prish gjë.
Dhe shkon kështu, pra, jeta dhe kren kështu diçfare,
Dhe zoti i dashur neve nuk na çfaqet
Dhe zoti i dashur mbase për ne s'çan kokë fare
Dhe, nëse çan, po duhet të përshtatet.
E pse, pra, jo?
Dhe deti ësht' i kaltër, aq i kaltër - dhe çdo gjë vazhdon udhën, Dhe
puna, kur mbaron, zë rish që në fillim,
Dhe deti ësht'i kaltër, aq i kaltër - dhe rrug'
'sht ende shumë
Dhe deti ësht' i kaltër, aq i kaltër - dhe deti ësht ' i kaltër,
3
(Eh, tani s'duhet veçse një stuhi)
Po ja ku me gjithë tok po duket Birma.
Hehej, kjo është re si mur i zi.
Njeriu e këto vala, seç larmi!
Njeri, po na gllabitet gjithë Birma,
Ndaj bregut ngjitur jemi ne tani.
28
Për pak, dh'anija zhytet në fund, e mbulon deti,
Veç peshkaqeni i gjuan të mbyturit pastaj,
Dhe më s'ndihmon as viski dhe asnjë Henri Klej.
Atje ku tani shkohet, s'shkon vajzë kurrsesi.
Eh, tani përnjëherësh ka gud - baj!
Dhe uji rritet, dhe anija zhytet krejt,
Dhe syri nuk shikon një shpëtimtar bregdet.
Veç një bregdet, që shenjë s'jep, dhe veç nj'anije që s'vozet.
Dhe dikush duhet të përshtatet.
Ja, pra, gud-baj!
Dhe fjalët e mëdha sakaq më nuk dëgjohen
Dhe sakaq ato fare zvogëlohen,
Sakaq zën' ,,Ati ynë" të gjithë duke thënë,
Dhe befasisht asnjëri s'do që të ketë qenë.
Po deti ësht'i kaltër, aq i kaltër - dhe çdo gjë vazhdon udhën, Dhe
puna, kur mbaron, zë rish që në filllm.
Po, deti ësht' i kaltër - aq i kaltër, dhe rrugë
ka ende shumë
Po, deti ësht'i kaltër, aq i kaltër, po, deti ësht' i kaltër.
KRYQËZATË FËMIJËSH
Në vitin e tridhjetenëndës
Atje në Poloni
29
Nga lufta fshatra dhe qytete
U bënë shkrumb e hi
Dhe motra humbi të vëllanë
E gruaja burrin në ushtri;
Në mes gërmadhash edhe zjarresh
Foshnja nuk gjente prindt e ti.
Nga Polonia s'vinin lajme
As letër, as gazetë,
Porse andej nga Lindja flitej
Për një ndodhinë të vërtetë.
Në një qytet të Lindjes plot dëborë
Na e tregonin ktë ndodhi:
Për një kryqëzat' fëmijësh, të filluar
Diku në Poloni.
Fëmijët bridhnin të uritur
Përgjatë rrugëve, në grup bashkuar,
Me vete merrnin dhe të tjerët
Që gjenin fshatrave shkrumbuar.
Të iknin nga betejat deshën,
Çdokush nga tmerri të shpëtonte,
E të arinin shpejt një ditë
Atje ku paqja mbretëronte.
30
Dhe kishin një si prijs të vogël
Që forcat u përtrinte.
Ai kishte veç një hall të madh:
Që rrugën nuk e dinte.
Dhe ish një çupë dhjetë vjeçe,
Vëllan' njomzak hiqte për dore,
Si nënë sillej, veç mungonte
Ajo që quhej paq' toksore.
Dhe një çifut i vockël qe me 'ta
Me jakë prej mëndafshi,
Mësuar ish me buk' të bardhë –
Tani s'i vinte më as afshi.
Dhe dy vëllezër pat atje
Strategë kta na ishin:
Sulmuan një kasoll' të zbrazët
Dhe ikën kur ra shi,
se shiun frikë e kishin.
Dhe ish në grup një djalë i hollë
Atij i pëlqente fort natyra,
E rrinte strukur, si me faj –
Ai vinte nga nazistët,
ai vinte nga mënxyra.
Dhe kishin dhe një muzikant
31
Që gjet në një dyqan të prishur fshati
daullen që dëshronte,
Por s'mund t'i binte i gjori djalë
Sepse do i tradhtonte.
Dhe ish atje edhe një qen,
Për ta therrur e kishin zënë,
Por s'patën zemër për ktë punë –
E morën pas që dhe atij
t'i jepnin për të ngrënë.
Edhe një shkollë patën,
Edhe mësues për bukurshkrim,
Edhe një nxënës
në pllakë të një tanku t'prishur
Fjalën PAQË shkruante me nxitim.
Dikur u bë dhe një koncert,
Atje pran' prroit që zhurmonte
Daulles djall mund t'i binte
Se kush nuk e dëgjonte.
Dhe pat atje një dashuri,
Ajo qe dymbëdhjetë
dhe ai pesëmbëdhjetë:
Në një oborr të çkatërruar
Ia krihte flokët çup' e shkretë.
32
Por dashuria nuk jetoi
Se kishte acari:
Si mund të lulzojnë pemët
Në dbor' e në stuhi?
***
Diku luftonin dy parti
ashtu me plot guxim,
Por lufta mori fund
Se s'kish asnjë kuptim.
Por tek akoma po luftonin
Rreth një gërmadhe të shkretuar,
Na ndodhi që njërës parti
Ushqimi i qe mbaruar.
Dhe kur e morën vesh fëmijët
Na nisën një njeri
hile thesin plot patate,
sepse siç dihet,
S'1uftohet dot kur ke uri.
Pastaj u bë edhe një gjyq,
Qirinj dhe trup gjykues pati
Dhe pyetje fort të rënda,
sepse na u dënua
Xhelati.
33
E pat dhe një varrim.
I vdekuri qe një fëmijë
me jakë prej mëndafshi,
Dhe dy gjermanë e dy polakë
E shpunë gjer në varr të ri.
Gjermanë e katolikë
U ndodhën në varrim,
Në fund e mori fjalën
një komunist i vogël
Dhe foli për të ardhmen
Që do shkëlqente mbi rruzullim.
***
Kështu pra shpresë kishin dhe besim
Porse pa bukë e mish jetonin.
Edhe askush mos të m'i shajë,
kur i vidhnin
Ata që s'i strehonin.
Dhe askush mos të ma shajë
Atë që nuk i ftoi n'tryezë:
Se-për një gjysëm-qindi duhet miell
E jo të bukra fjalë e shpresë.
Sikur të vinë dy ose dhe tre
S'kursehesh - ke dhe fat,
Porse kur janë kaqë shumë
34
U a plas derën në surrat.
Në një shtëpi të prishur fshataraku
Dikush ca miell zbuloi.
Një dhjetëvjeçare vuri shpejt përparësen
Dhe shtatë orë rresht gatoi
Fort mirë brumi u gatua
Dhe drutë mirë ishin çarë,
Por buka nuk na u gufua –
Ata nuk kishin bërë bukë
Kurrë ndonjëher' më parë.
Do shkonin gjoja për në Jugë,
Dhe Jugu qenkërka atje ku dielli
Qëndron më ora dymbëdhjetë –
Oh, sa i madh ësht' qielli!
Vërtet 'që gjetën një ushtar në pyll
Nga plagët tek lëngonte,
Dhe e mjekuan shtatë ditë
Që udhën t'u tregonte.
Ai u tha: Drejt e keni Bilgorajn!
Siç duket pati ethe shumë
Dhe vdiq të tetën ditë.
Edhe atë në varr e shpunë.
35
Por panë dhe treguesa rrugësh,
Mbi 'ta dëbora kishte rënë,
Veçse ata nuk e tregonin rrugën
Meqë së prapthi ishin vënë.
Dhe kjo s'qe bërë për shaka
Ushtria kish arsyet e saj,
Dhe kur kërkonin Bilgorajn
S'e gjenin dot kollaj.
Ata qarkuan prijsin.
Ky hodhi sytë mbi dëborë:
Duhet të jetë atje, tha ai,
Dhe shtriu të voglën dorë.
Një natë panë ata një zjarr
Dhe shpejt u fshehën prapa ferrës.
Njëherë pan' tre tanke,
Por n'tanke kishte njerëz.
Njëherë panë një qytet
Rreth e përqark i ranë,
Me shum' kujdes shtegtonin natën
Gjersa nga pas e lanë.
Ku qe dikur Juglindja e Polonisë
Mes dëborës e shiut me erë
Ata të pesëdhjetët
36
I panë për t'fundit herë.
***
Kur sytë unë i mbyll
I shoh se si shtegtojnë,
Nga njëri fshat i prishur
Në tjetrin si marshojnë.
Edhe mbi 'ta të tjera grupe shoh,
Të tjera vargje atje ndër re,
Qysh bredhin, çapet hedhin në tufan;
Të mitur, të kapitur, pa atdhe
Duke kërkuar gjithmonë
Një vënd ku kish liri,
Jo si atë që lanë pas –
Dhe vargu rritet pa kufi.
Edhe ashtu nëpër mugtirë
S'më duket më po ai varg,
Më vjen se shoh fytyrëza të reja
Spanjolle e franceze e të verdha,
i shoh të gjitha diku larg.
***
Në Poloni n'atë janar
Dikush një qen kish gjetur,
Ai mbante një karton të shkruar
37
Të lidhur fort në qafn' e tretur.
E mbi karton ishte shënuar:
Ju lutemi për ndihmë!
Ne jemi pesëdhjetë
E rrugën më s'e dimë.
Ky qen do të sjellë.
E në se s'vini dot tani
Qenin përzini, por mos e vrini,
Se veç ai vëndin e di.
Ky shkrim na qe i një fëmije.
Disa fshatarë e lexuan të çuditur.
Q'aher' kaloi një vit e gjysëm –
E qeni ishte i uritur.
KËNGË FËMIJËSH
l
Kafshe, kafshe, skifteri im,
Qymyri ka një çmim.
Qymyri tanimë 'sht' i porositur.
Do ar milioneri i uritur.
Na kushton djersë dhe mundim,
Kafshe, kafsho, skifteri im.
2
38
Qymyri do djersë e mundim.
Pa djersë, nuk ka çmim!
Nevoja në m'u zgjattë ndonjëherë.
Çmim'i qymyrit ngrihet sakaqherë.
Për foshnjë e burrë e plak,
Ësht' uji djersë e gjak.
KËNGA E BOJAXHIUT HITLER
1
Hitler - bojaxhiu tha me zë të dlirë:
,,Ler-më-ni të hyj, o njerëz të mirë!" ,
Ai merr një kovë me sherbet të mbushur,
Shtëpitë gjermane lyen mirë e bukur,
Lyen gjithë shtëpinë mirë e bukur.
2
Hitler bojaxhiu tha me zë në gaz:
,,Do ta bëj ndërtesën të re në një ças!"
Dhe birat dhe plasjet dhe mbufatovinat
I mbuloi sakaq me sherbet e bojë,
Gjithë nevojtoren me sherbet e bojë.
3
Hitler - bojaxhi,
Pse s'u bëre murator, se kjo shtëpi,
Kur të ketë rënë mbi sherbetin shi,
Del gjithë qelbësira jashtë përsëri
39
Dhe gjithë nevojtorja përsëri.
4
Hitler - bojaxhi,
S'dinte, përveç bojës, asgjësend, i ziu.
Papo, kur e lanë q'ashtu të punojë,
Ai që të gjitha i ndyu me bojë –
Tërë Gjermaninë e pëgëri me bojë.
EPITAF
Roza1) e kuqe u zhduk dhe ajo tani,
Se ku është shtrirë, nuk e di njeri
Meqë të varfërve u tha të vërtetën,
Asaj të pasurit ia morën jetën.
1. Roza Luksemburgu
VARRI I USHTARIT TË PANJOHUR TE REVOLUCIONIT
Ushtari i panjohur i Revolucionit ra
Ja pashë varrin në ëndërr.
Ish në një moçal. Ish bërë me dy copë gurësh shkëmbi
S’kish mbishkrim,
Po njëri gur
Zuri të fliste.
Ai që është shtrirë këtu - tha - nuk
Marshoi për të pushtuar ndonjë vend të huaj, por
Vendin e vet. Emri i tij
40
s'është i njohur, por historishkruesit
Thonë emrin e atyre, të cilët atë e mundën.
Meqë ai desh të rronte si njeri,
E vranë porsi një shtazë të egër.
Fjalët e tij të fundit ishin si një pëshpërimë,
Sepse delnin prej një gryke të mbytur, por
Era e ftohtë i shpuri ato kudo,
Te shumë njerëz, që ngrinin.
KËNGA E TRE USHTAREVE
1
Xhorxhi ishte ushtar, ashtu dhe Xhoni,
Kapter u bë miku i tyre, Tom.
Porse ushtria s'të pyet ç'je,
Ajo marshon, marshon.
2
Xhorxhit plafi s'i mjaftonte,
Tomit uiski i dukej si 'çaj.
Një ditë Xhoni i tha Xhorxhit:
"Kurrë s'mbaron kjo ushtri, vaj!"
3
Ra Xhorxhi, ra dhe Xhoni.
Edhe Tomi u zhduk dikund.
41
Veç gjaku është ende i kuq
Dhe ushtria pranon regrutë.
VËLLAI IM ISHTE PILOT
Vëllai im ishte pilot,
Një ditë një letër mori.
Sbpejt valixhen bëri gati.
Për në Jug fluturoi.
Vëllai im ishte pushtues,
Donte hapësirë e tokë,
Meqa ëndrra për pushtim
Eshtë e vjetër në botë.
Toka që im vëlla fitoi,
Në Guadaramë, në shkrep:
Një metër e tetëdhjetë e gjatë
Dhe një e gjysmë e thellë.
NËNËS SIME
Kur vdiq, e lëshuam në dhe ngadalë.
Lulet rriteshin e fluturat fluturonin.
Ajo, e lehtë, mezi e prekte tokën,
Ç'dhembje u deshën, vallë, që të bëhej
E tillë!
42
RAPORT NGA GJERMANIA
Marrim vesh se në Gjermani,
Në ditët e murtajës së murrme,1)
Befas, valaviti mbi çatinë e një fabrike makinash,
Në erën e nëntorit, një flamur i kuq,
Flamuri i deportuar i Lirisë!
Në mes të nëntorit të murrmë, nga qielli
Erdhi një përzierje shiu me dëborë,
Po kjo ish e shtata Ditë e Revolucionit!
Dhe, ja flamuri i kuq!
Në dëborë qëndrojnë punëtorët,
Mbajnë dorën përmbi sytë dhe vështrojnë
Përkundër furtunës së shiut, të akullit, mbi çati,
Zhurmojnë kamionat me trupa sulmi
Dhe shtyjnë te muri kush mban petk punëtorësh
Dhe lidhin me litar grushtet që janë me kallo
Dhe nga baraka, pas pyetjes n'hetuesi
Dalin, duke u lëkundur, të rrahurit gjer më gjak,
Nga të cilët asnjëri nuk tregoi burrin
Që kish qenë mbi çati.
Kështu ata i përzunë të gjithë që heshtnin,
Dhe të tjerë tanimë kanë mjaft.
1) Nazistët mbanin këmishë të murrme.
Po ditën e nesërme valvitet përsëri
43
Flamuri i kuq i Proletariatit
Mbi çatinë e fabrikës së makinave. Përsëri
Uturin përmes qytetit të heshtur, si për vdekje
Hapi i trupave të sulmit. Nëpër oborre
Më s'duket asnjeri. Vetëm gra
Qëndrojnë me fytyra të ngurta; dorën përmbi sytë,
Ato vështrojnë përkundër tufanit të shiut të akullt
te çatia
Dhe rrahja fillon përsëri. Në pyetje,
Gratë thonë: ky flamur
Është një çarçaf shtrati, mbi të cilin
Bartën njërin që kish vdekur dje.
Ne s'kemi faj për këtë ngjyrë që ka ai.
E dini, ajo është e kuqe prej gjakut të të vrarit.
Kujtimi për Maria A.
KËNGA E RROTËS SË MULLIRIT
1
Shumë këngë u janë thurur
Të mëdhenjve - Trimat duhen:
Ata ndizen posi yje
Dhe si yje prapë shuhen ...
Gjë e bukur fort - bile e ndjejmë.
Por: për ne, që duhet t'i ushqejmë
Kjo mjerisht nuk ka rëndësi! Thuaj:
U ngrit, a ra - kush do ta paguaj?
44
Natyrisht që prap vërtitet ajo rrotë,
Ç'është lart, ah, lart nuk mbetet prap.
Por për ujët poshtë kjo mjerisht do thotë:
Ti veç rrotën ta vërtitësh vrap!
2
Ah, ne kishim shumë zotër,
Kishim shqipe edhe derra,
Kishim tigra dhe hijena,
Dhe i ushqyem që të tëra.
Në ishin të lig, o në ishin ca të dlirë
Njëra çizme s'ish nga tjetra më e mirë,–
Veç na shkelte. Ju m’kuptoni: Që
Ne s’duam tjetër zot – s’duam asnjë!
Natyrisht që prapë vërtitet ajo rrotë,
Ç’është lart, ah, lart nuk mbetet prap.
Por për ujët poshtë kjo mjerisht do
Ti veç rrotën ta vërtitësh vrap!
3
Dhe ata na çkulin leshrat
Dhe gjakosen për të xhvatur.
Tjerëve u thonë lakmitarë
Edhe vetes njerëz të matur.
Tek goditen e bërtasin ne i shohim,
Por ama kur si patronë nuk i njohim
Dhe nuk duam të ushqejmë çdo zotri,
Na bashkohen ata shpejt si për çudi!
45
Sepse më s'vërtitet ajo rrotë
Dhe u shuhet gazi menjëherë,
Kur nis ujët të vërshojë, e porsi shqotë
Të lëshohet plot me bujë dhe poterë!
KUJTIM PËR MARIA A ...
1
Në atë ditë të muajit shtator
Nën kumbull ën e njomë, në qetsi,
Po e shtrëngoj a fort ndër kraht' e mia
Të ëmblën e të zbetën dashuri.
Edhe mbi ne, nën qiellin veror
Për shumë kohë pashë atje një re,
Ishte e bardhë, larg, ah, shumë larg,
Dhe kur i ngrita syt, s'ish më atje.
2
Kaluan shumë muaj që aherë,
Muaj që ikin shpejt e më nuk vinë,
E ndoshta kumbullat tani jan' prerë,
Dhe në më pyet: ç'u bë me dashurinë?
Të them: se nuk më bie më ndër mënd;
E prap e di, përse këtë ma thua,
Porse vërtet, fytyra s'më kujtohet,
Veçse e di: Dikur e putha atë grua.
3
Po dhe e puthura do të qe harruar
46
Sikur mos t'ish dikur në qiell një re.
Atë e kujtoj, gjithnjë do ta kujtoj.
Ishte e bardhë e rrinte larg atje.
E ndoshta kumbullat prap kan' lulzuar,
E ajo tani ka ndoshta t’shtatin fmi,
Por ajo re lulzoi veç ca minuta
Dhe kur i ngrita sytë, u tret në largësi...
KËNGA E TREGËTARIT
Oriz ka atje tek lumi,
Dhe ndër krahina duan njerëzit oriz,
Po ta lëmë ne orizin ndër hambare
Do shtrenjtohet për ata orizi.
Dhe ata që heqin varkat me oriz
do të marrin paskëtaj më pak oriz,
Kurse unë më të lirë do ta blej.
Po orizi ç'është vallë?
Ku di unë ç'është orizi!
Ku di unë, kush e di!
Nuk e di ç'është orizi,
Vetëm çmimin ia di!
Edhe dimri po afron, edhe rrobe duan njerzit,
Pra na duhet që të blejmë shum' pambuk
Dhe pambukun mos ta japim.
Kur të ftohtit vjen, shtrenjtohen rrobet.
47
Dhe fabrikat e pambukut sikur japin rrog' të lartë.
Dhe më duket se pambuk kemi ca si shumë.
Po pambuku ç'është vallë?
Ku di unë ç'është pambuku!
Ku di unë, kush e di!
Nuk e di ç'është pambuku,
Vetëm çmimin ia di!
Ky soji i njeriut si shumë gllabëron
Prandaj dhe njeriu bëhet më i shtrenjtë.
Dhe që ushqimin ta gatitësh, njerëz duhen prap.
Gjellëbërësit të lirë e bëjnë gjellën
Por e shtrenjtojnë ngrënësit.
Më vjen sikur ka fort pak njerëz.
Po njeriu ç'është vallë?
Ku di unë ç'ësht' njeriu!
Ku di unë, kush e di!
Nuk e di ç'është njeriu!
Vetëm çmimin ia di!
KATËR PROPOZIME TE BËRA NJË BURRI
NGA KATËR ANË TË NDRYSHME DHE
NË KATËR KOHË TË NDRYSHME
1
Ja tek ke një banesë
Këtu ke vënd për plaçkat e tua,
48
Çvendosi mobiljet sipas shijës sate
Thuaj, për çfarë ke nevojë
Ja tek është kyçi
Qëndro këtu.
2
Ka një të ndarë për ne të gjithë
Edhe për ty një dhomë me një krevat.
Mund të punosh me ne në arë
Do kesh një pjatë tënden
Qëndro tek ne.
3
Këtu ke një vend për të fjetur
Krevati akoma është i pastër
Veç një burrë fjeti në 'të.
Në je merakli
Shplaje lugën prej xingu n'atë gotë atje
Dhe përsëri do jetë e pastër
Qëndro pa frikë tek ne.
4
Ky është koteci im.
Bëje ose mund të rrish edhe këtu
Për një natë, por kjo paguhet veç
Unë nuk të çqetësoj,
Përveç kësaj nuk jam as e sëmurë
Këtu do ndjehesh po aq mirë sa dhe gjetkë
49
Pra mund te rrish.
DASHNORËT
Vështro ato kurilla n'fluturim!
Të bardhat re që sulen me ato
U nisën bashkë që n'atë agim
Kur zogjt në jetë dolën. Pra, vështro!
Ato të dyja duken pranë e pranë,
Në po atë lartësi dhe shpejtësi
Kurilli qiellit të paanë
Me renë u nis në arrati.
Pra s'mund të rrinë atje të dy më gjatë,
Pra s'shohin gjë veçse luhatjen n'erë
Të njëri-tjetrit këto dy të ngratë.
Kështu në hiç kjo era mund t'i shpjerë.
Po të mos shkrihen edhe të qëndrojnë
Të dyja dot asgjë nuk i bashkon.
Gjithnjë të ikin mund t'i detyrojnë
Q'andej ku kris një pushkë, o shi vërshon.
Kështu, nën disk të diellit dhe të hënës rreth me hyj
Na fluturojnë e përgjërohen që të dy.
Ku shkoni ju? - Oh, asgjëkund. - Nga cilët po ikni?-
Nga të gjithë, pa prehje
Ju pyetni se sa kohë bashkë janë?
Jo shumë. - E kur do ndahen? - Shpejt e kanë.
Kështu u duket dashuria dashnorëve mbështetje.
50
POHIM NDAJ NJE GRUAJE TE RE
Në prak të derës, nga një grua fqinjë
desha të ndahem ftohtë një mëngjes,
dhe ftohët pash', se n'flokë kish një thinjë,
dhe s'munda më të shkoj, dhe mbeç në mes
I heshtur ja shtrëngova gjinjtë ... Më pyeti:
Pse unë, mik i natës, tani vallë
s'po ikja, siç e kishim bërë fjalë?
Dhe unë i thashë, e syri më shkreptiti:
Me që vjen prapë nata, po qëndroj,
dhe ti bën mirë kohën ta shfrytëzosh,
se është keq, kur rrin kështu në prak.
Eja pra shpejt, me ty të bisedoj!
Që po venitesh s'duhet ta harrosh ...
Heshta, pse epshi ma skuqi fytyrën gjak ...
KËNGË DJEPI
1.
Kur ty të linda, vëllezërit e tu
kërkonin çorbë, dhe unë u thosha: S'ka!
Kur ty të linda, s'kishim me se ta paguanim gazin,
prandaj pak dritë bota ty të dha.
51
Në muajt e barrës pata folur
për hallin tënd shpesh me t'ët atë.
Por para s'kishim për doktor,
ndryshe do hanim bukë thatë.
Kur ty të linda, gjithë shpresat
për bukë e punë vanë e shkuan.
Veç te Karl Marksi dhe Lenini ne lexonim
si mund ta rregullojë të ardhmen punëtori që vuan.
2.
Kur të mbaja ende në bark
s'i kishim punët aspak mirë,
dhe shpesh e thosha: Ky fëmijë
do lindet në një botë të nxirë.
K htu vendosa të kujdesem
që ti të mos mashtrohesh,
e kur të rriteshe të ndihmoje
që bota të përmirësohesh.
Kur shihja pas gardhiqesh
qymyr në togje plot,
thosha me vete se im bir do të kujdesej.
që nesër me këtë qymyr të ngrohej porsi zot.
Kur shihja bukën pas dritaresh,
thosha me vete: Për ata që sot me zemër plasin,
52
fëmija im do të luftojë nesër
që zorrët kurrë të mos u kërcasin.
Pastaj në luftë e morën dhe s'ta kthyen
ty, shpirti im, babanë.
Dhe unë thosha se im bir do të kujdesej
që të mos ndodhin më ato që ngjanë.
Kur të mbaja ende në bark,
me ty biseda bëja shpesh,
edhe të thosha: Biri im,
i papërkulshëm të më jesh!
3
Të linda, bir të linda
me luftë e me mundim.
Dhe lindja jote ish fitore,
me gjak e me guxim.
Ato të Moltkes edhe të Blyherit *)
s'ishin fitore, more bir:
fitova unë, që me zor i gjeta
shpërgënjtë me çmim të lirë!
Pak bukë dhe një gllënjkë qumësht,
një dhomë e ngrohtë - janë fitore!
Gjersa të t'rris, më duhet të luftoj
në këtë botë kaq mizore.
53
Se, të fitoj për ty një copë bukë,
në grevë me shokë duhet të shkoj,
me gjeneralë të përleshem,
me gjoks dhe tanket t'i ndaloj.
Por, në të rritsha ty, o vogëlush,
do të fitoj një trim me fletë,
që për krah nesh do të luftojë
gjer në fitoren e vërtetë!
4.
O bir, çfarëdo që ti të bëhesh,
ata për ty kërbaç e plumb mbajnë gati,
se ti me shokë edhe në kanal
gjen vend me vështirësi.
Ja tek ta thotë nëna, biri im:
Të pret një jetë më e keqe se kolera.
Por unë nuk të linda që të m'i mbash
në qafë e mbi kurriz gjithë ata derra.
*) Gjeneralë prusianë.
Atë që të mungon, mundohu që ta gjesh,
atë që nuk ta japin, shiko t'ua rrëmbesh,
se unë, nëna jote, s'të kam lindur
që nesër poshtë urash të më flesh.
54
Ti ndoshta s'je kush'di se çfarë,
para nuk kam për ty dhe as uratë,
por kam besim te ti - edhe shpresoj
se s'do të jesh pa punë e zorrëthatë.
Shpesh e vështroj at' grushtin tënd të njomë,
kur natën rri në shtrat me barkun bosh.
Ata dhe ty për luftra duan të të kenë
por unë s'të lë kurrë gënjeshtrat t'ua besosh!!
Jot ëmë, bir, s'të ka gënjyer,
brumë i veçantë nuk të tha se je –
por nuk të rriti me një mijë halle
që mish për top të shkosh në moshë të re.
O bir, prandaj nga shokët mos u nda!
Pushtetn' e tyre ndryshe nuk e tund!
Si ti dhe unë plot të tjerë ka
që do ta çojnë luftën gjer në fund
dhe të krijojnë botën e vërtetë –
edhe pastaj
dy lloje njerëzish më nuk do të ketë!
1932
LAVDI DYSHIMIT
Lavdi pastë dyshimi! Ju këshilloj,
55
Përshëndetni ngrohtësisht dhe me respekt
Atë që fjalën tuaj e verifikon si paren e rrejshme!
Do të doja që të jeni të urtë dhe fjalën tuaj
Të mos e shqiptoni me shumë vetëbesim.
Lexoni historinë dhe shihni
Ushtritë e pathyeshme si ikin me dëshpërim.
Rrënohen gjithandej
Kështjella të pamposhtura.
Edhe pse kur u nisën ishin të panumërta,
Anijet që u kthyen
Lehtë numërohen.
Një ditë një njeri u ngjit
Në majën e malit të papushtuar,
Kurse një anije lundroi deri në skaj
Të oqeanit të pafund.
O tundje koke e mrekullueshme
Mbi të vërtetat e pakontestueshme!
O guxim i marrë shëruesish
Mbi pacientin e pashërueshëm!
Por më i bukuri i të gjitha dyshimeve
Është ai kur të shtypurit ngrenë krye
Dhe nuk i besojnë më
Fuqisë së tiranit!
O ç'mësim i shtrenjtë është ky!
56
Sa shumë viktima duhen për të!
Sa vështirë qenka të vërtetohet
Se diçka është kështu, e jo ashtu!
Shënoi një ditë duke dhënë shpirt
Një njeri në librin e urtisë.
Dhe qëndron gjatë aty kjo porosi,
Me të cilën jetojnë shumë brezni
Dhe e pandehin për urti të amshueshme,
Kurse të diturit i përbuzin të gjithë ata
që s'e njohin.
Dhe atëherë u shfaq mëdyshja, sepse përvoja e re
E vuri në dyshim përvojën e vjetër.
Dhe një ditë dikush në librin e urtisë
E fshiu ngadalë porosinë e vjetër.
Dhe derisa rreth tij ulurojnë urdhëresat, derisa
Doktorët me mjekra e kontrollojnë nëse është normal
Derisa e mbikëqyrin krijesa të çuditshme me shenja
të arta,
Kurse priftërinjtë me raso e shelbojnë,
Duke ia sjellë mbi krye librin e zotit,
Derisa i mbajnë mësim
Mësues të mërzitshëm, qëndron i gjori dhe dëgjon,
Se si kjo botë është më e mira nga të gjitha botërat
Dhe se si vrimën në tavanin e tij
E ka krijuar vetë zoti.
Vërtet, vështirë e ka
57
Të dyshojë te kjo botë.
Tërë i djersitur palohet njeriu që ndërton shtëpi,
Në të cilën nuk do të banojë kurrë vetë.
Tërë i djersitur palohet dhe ai
Që ndërton shtëpinë e vet.
Këta janë ata të bindurit, që nuk dyshojnë kurrë.
Lukthi i tyre punon për mrekulli, gjykimin e kanë
të pagabueshëm.
Ata nuk u besojnë fakteve, ata i besojnë vetvetes.
Nëse duhet,
Faktet le t'u besojnë atyre. Durimi i tyre
Është i pakufishëm. Argumentet
I pranojnë me veshin e detektivit.
Të ngjashëm me këta, që kurrë s'dyshojnë.
Janë edhe ata, që gjithmonë dyshojnë, por kurrë
s'veprojnë.
Ata nuk dyshojnë që të marrin vendim,
Por që t'u ikin vendimeve.
Koka u shërben vetëm që ta tundin në shenjë dyshimi.
Me shprehje të brengosur në fytyrë,
Udhëtarëve të anijes që po fundoset,
Ata ua kujtojnë rrezikun nga uji.
Kur gjenden nën satrën e xhelatit,
Pyesin a s'është njeri ai.
Duke murmuritur se çështja
Ende s'është shqyrtuar, shtrihen në shtrat.
58
Veprimi i tyre përbëhet nga dyshimi.
Proverbi i tyre i preferuar:
Nuk janë pjekur kushtet.
Andaj, kur lëvdojmë dyshimin
Nuk lëvdojmë edhe maninë e dyshimit,
Që është mungesë shprese.
Ç'i duhet aftësia e të dyshuarit
Të pavendosurit!
Mund të bëjë shumë gabime,
Ai që kënaqet me pak arsyetime,
Por duarkryq në fatkeqësi
Qëndron ai që kërkon arsyetime të tepërta.
Ti që je prijës, mos harro
Se je bërë i tillë, sepse ke dyshuar tek prijësit!
Prandaj lejohu atyre që u prin
Të dyshojnë!
LAVDI MËSIMIT
Mësoje dhe gjënë më të thjeshtë! Për ata
që u vjen dita
Kurrë s'është vonë!
Mësoje së pari abecenë! Sigurisht, kjo s'mjafton,
Por mësoje! Mos të të vijë mërzi aspak!
Fillo! Ti duhet të dish gjithçka!
59
Ti duhet të jesh i pari.
Mëso, njeri i strehimores!
Mëso, njeri i burgut!
Mëso, grua në kuzhinë!
Mëso, gjashtëdhjetëvjeçar!
Ti duhet ta marrësh pushtetin.
Shko në shkollë, i pastrehë!
Armatosu me dituri, ti që ngrin nga të ftohtit!
Rrëmbe librin i uritur: ai është armë,
Ti duhet të vihesh në ballë.
Mos ngurro të pyesësh, shok!
Mos lejo të të bindin për asgjë,
Bindu vetë!
Çka s'di vetë,
Nuk e di dot.
Kontrolloje llogarinë,
Ti do, ta paguash.
Vër gisht mbi secilën shifër!
Pyet: prej nga kjo këtu?
Ti duhet pa tjetër të vihesh në ball.
60
Transformimi i perëndive
TRANSFORMIMI I PERËNDIVE
Të vjetrat perëndi të paganizmit,–
Kjo është një e fshehtë, –
Ju kushtuan të parat, kristianizmit
Dhe, përmes pyjesh të qetë,
Ato përpara popullit kalonin,
Duke bërë kryq, dhe lutje murmuronin.
Dhe gjatë gjithë mesjetës, kënd-më-kënd,
Nëpër kamare kishash zunë vend.
Atje ku kishin hije
Figura perëndije.
Dhe në Revolucionin freng ato
(Me maska të arësyes së kulluar,
Të arta maska) zunë vend kudo,
Dhe, si nocione të pakundërshtuar,
Armike të lirisë njerëzore,
Kalonin si gjakpirëse mizore
Përmbi kurriz të klasës punëtore.
PYETJE TË NJË PUNËTORI QË LEXON
Kush e ndërtoi Tebën me shtatë porta
Ndër libra përmenden emra mbretërish
Mos i mbartën mbretërit gurët e mëdhenj?
61
Dhe Babiloninë, q’u prish aq herë,
Kush e ndërtoi sërish? Në çfar’ godinash
Të Limas rrezeartë banonin mjeshtrit, vallë?
Atë mbrëmje q'u mbarua muri kinez.
Ku shkuan muratorët?
Roma e madhe është plot me harqe triumfi.
Kush i ngriti?
Dhe Qezarët mbi kë triumfuan?
Bizanti madhërishëm
Mos kishte vallë veç pallate për banorët?
Edhe vetë në Atlantidën legjendare
N'atë natë, q'u përmbyt nga deti
Të mbyturit thërrisnin për ndihmë
Veç skllevërit e tyre.
Aleksandri i Madh pushtoi Indinë.
I vetëm, vallë?
Qezari i mundi Galët.
Po s'kish me vehte ai qoftë një gjellëbërës?
Filipi i Spanjës qau, kur flota e tij
U fundos. Nuk qau tjetërkush?
Frederiku i dytë fitoi në luftën shtatëvjeçarë,
Po veç atij kush tjetër, vallë, fitoi?
Çdo faqe një fitore!
Po kush gostinë e pregatiste?
62
Çdo dhjetë vjet një burrë i madh!
Po kush paguante harxhet?
Kaq shumë ngjarje ...
Kaq shumë pyetje.
MBISHKRIMI I PAMPOSHTUR
Në koh' të luftës botërore
Në Itali, në burgun e San Karlos
Plot me ushtarë, të pirë edhe kusarë
Me kopjativ mbi mur u shkrojt
Prej një ushtari socialist.
Rroftë Lenini!
Fort lart, mezi që dukej në birucë,
Por qe me shkronja të mëdha.
Edhe rojtarët sa e panë
Një bojaxhi dërguan me gëlqere.
Dhe ai me furçë fort të gjatë
Mbishkrimin kërcënues e ljeu.
Por me që me gëlqere
Veç shkronjat kish mbuluar,
U çfaq tani atje si për çudi
E shkruar me gëlqere:
Rroftë Lenini!
Pastaj erdhi një i dytë
Që ljeu gjithë pjesën
63
Edhe për disa orë
U çduk çdo gjë nga muri.
Por nga mëngjesi prap
U tha gëlqerja e doli poshtë saj:
Rroftë Lenini!
Aher' rojtarët thirrën muratorin
Dhe ai me daltë u sul kundër mbishkrimit
E për një orë të tërë
Gërvishti gërmë për gërmë.
Dhe kur mbaroi u duk tani
Atje n'birucë
Pa ngjyr', por i gërvishtur thellë në mur
Mbishkrimi i pamposhtur:
Rroftë Lenini!
Edhe ushtari qeshi e tha:
Tani na e prishni edhe murin!
SHËNIM I PASHLYESHËM
Në kohën e luftës botërore
në qelinë e burgut ushtarak italian në San Karlo
që ishte plot e përplot ushtarë të zënë.
pijanecë dhe hajna, –
me ngjyrë lapsi një ushtar socialist shkroi
në mur:
64
Rroftë Lenini!
fare lart në qelinë gjysmë të errët, mezi të lexueshme
por të shënuar me germa shumë të mëdha.
Roja kur pa këtë, solli molerin me një kënatë gëlqere
dhe me një furçë të gjatë që të kërcënimin e shënimit
Mirëpo, mbasi u kishte rënë me gëlqere vijave të germave
prapë dallohej ç'ishte shënuar.
Rroftë Lenini!
Mandej rojet sollën një murator me daltë
shënimin për ta hequr.
Ky gërreu germë për germë, plot një, orë.
Dhe kur mbaroi, lart në qeli, tash pa ngjyrë
por i thadruar thellë, qëndronte shënimi ngadhnjyes:
Rroftë Lenini!
Tash shembni murin! - tha ushtari.
UNË NUK KAM KURRGJË KUNDËR LEKËS
Timuri, thonë, u mundua shumë ta pushtojë botën.
Nuk e kuptoj:
Me pak raki bota harrohet.
Unë nuk kam kurrgjë kundër Lekës.')
Vetëm se
Kam parë njerëz
Tejet të denjë për admirimin tuaj
Për të cilët
Është tejet e çuditshme
Që kanë qenë fare në jetë.
65
Njerëzit e mëdhenj djersijnë shumë.
Kudo shoh dëshmi e dëshmi
Se ata nuk kanë mundur të jetojnë në vetmi
Të pijnë duhan,
Të pijnë raki
Etj.
Dhe duhet të kenë qenë tejet të mjerë
Që s'u ka mjaftuar
Të qëndrojnë pranë ndonjë gruaje.
1) Fjala është për Aleksandrin e Madh, një nga pushtuesit më të mëdhenj të
botës.
FUQIA E PUNËTORËVE
Një ditë të caktuar, në gjithë Spanjën,
Bënë punëtorët të pushonin fabrikat. Hekurudhat
Rrinin të ftohta mbi shina. Pa dritë
Ishin shtëpitë, si dhe rrugët, telefonat
ishin një tog teneqe pa dobi. Nuk
U jepej më dot urdhër policëve. Në vend të kësaj.
Flisnin masat 'midis tyre. Gjatë tri ditëve
Përdoruesit e aparateve të pushtetshme u treguan
Si sunduesit e tyre. Punëtorët, duke mos punuar më.
Treguan fuqinë e tyre. Ara pjellore,
Befas s'ish veçse një tokë gurishte.
Leshi i përpunuar s'e ngrohte më njerinë,
Të cilin qymyri në vatër më s'e ngrohte. Madje
dhe çizmja e policëve
66
Do të kalbej dhe s'do të gjente asnjë pasues.
Atëhere
E theu mosuniteti fuqinë e kryengritjes, por edhe
vetë këtu
Urdhërat e patronëve për pushimin e grevës.
Gjatë shumë ditëve s'mundën të arrinin te
Masat: sepse lokomotivat
Ishin pa avull dhe të neveritura zyrat
postale. Pra, edhe këtu
U tregua
E madhja fuqi e punëtorëve.
BISEDA E FSHATARIT ME KAUN E TIJ
- Sipas një kënge fshatare egjiptiane, v 1400 p. e. sonë -
O ka i madh, tërheqës hyjnor i parmëndës,
Të lutem shumë, lëvro drejt! Dhe mundësisht
Mos na i prish ato brazda!
Ti ec përpara, Udhëheqës. Hy!
Të kërrusur ta gatitëm ushqimin,
Merr pra mundimin ta hash, ushqyes i shtrënjtë;
Dhe kur të hash, mos u kujdes për brazdën, ha!
Për shta1lën tënde, o mprojtës i familjes,
Duke gulçuar sollëm trarë. Ne të gjithë
Flejm' në lagështirë, e veç ti në të thatë.
Dje të ngau kolla, i dashur ripërtypës.
E neve na iku mëndja. Mos vallë do t'na ngordhësh
67
Tani, para të mbjellave, mor qen?
REZOLUTË E KOMUNARËVE TË PARISIT
I.
Duke marrë parasysh dobësinë tonë,
ju krijuat disa ligje për të na skllavëruar.
Për këto ligje ne tani s'na bëhet vonë.
sepse vendosëm të rrojmë të panënshtruar.
Duke marrë parasysh se ju. me siguri
me pushkë e topa do të na trembni paskëtaj,
ne vendosëm: jetës së tillë në varfëri
më fort t'ja kemi frikën se vdekjes kob e vaj.
II.
Duke marrë parasysh se do të, mbetemi zorrëthatë
në durofshim që ju të na rripni e të na bëni pronë,
arritëm në përfundim se vetëm xhama-t ose ndonjë kanatë
na ndajnë nga buka e dashur, që na mungon gjithmonë.
Duke marrë parasysh se ju me siguri
me pushkë e topa do të na trembni paskëtaj,
ne vendosëm: jetës së tillë në varfëri
më fort t'ja kemi frikën se vdekjes kob e vaj.
III.
Duke marrë parasysh se përreth ka mjaft pallate
68
ndërsa ne po na lini rrugëve dhe pa çati,
ne vendosëm të futemi në to brenda kësaj nate,
meqë ndër vrimat tona s'para kemi rehati.
Duke marrë parasysh se ju me siguri
me pushkë e topa do të na trembni paskëtaj,
ne vendosëm: jetës së tillë në varfëri
më fort t'ja kemi frikën se vdekjes kob e vaj.
IV.
Duke marrë parasysh se qymyr ka me tepricë,
kemi vendosur të shkojmë e ta rrëmbejmë,
që të mos pyesim as për erë dhe as për ngricë
dhe që, ashtu si ju, në të ngrohtë të flemë.
Duke marrë parasysh se ju me siguri
me pushkë e topa do të na trembni paskëtaj,
ne vendosëm: jetës së tillë në varfëri
më fort t'ja kemi frikën se vdekjes kob e vaj.
V.
Duke marrë parasysh se s'do t'ju pëlqejë as sot as mot
të na jepni të gjithëve atë që kemi nevojë,
kemi vendosur që nëpër fabrika të bëhemi vetë zot,
të bindur se, pa ju, rroga do të na dalë e do të na teprojë.
Duke marrë parasysh se ju me siguri
me pushkë e topa do të na trembni paskëtaj,
69
ne vendosëm: jetës së tillë në varfëri
më fort t'ja kemi frikën se vdekjes kob e vaj.
VI.
Duke marrë parasysh që çfarëdo që të na thotë
ne qeverisë kurrë të mos i besojmë
kemi vendosur që, nën drejtimin tone e me besim të plotë
një jetë më të mirë për vete të ndërtojmë.
Duke marrë parasysh se ju me siguri
përveç gjuhës së topave tjetër nuk kuptoni
kemi vendosur që grykat e tyre tani
nga ju t'i drejtojmë: që t'i shijoni!
1935
MBI FRANSUA VIJONIN
Fransua Vijoni kish prindër të vobekë,
Ja tundën djepin t'ashprat stuhi.
Nër' erë e borë i shkoi rini e shkretë,
I bukur ish veç qielli sipër tij.
Fransua Vijoni, që s'njohu shtrat në botë
Kuptoi lehtë e shpejt q'e mirë ish er'e ftohtë.
2
Nga këmbët - gjak dhe shpuarja në tul
Mësoi: prej shkëmbit guri 'shtë m'i mprehtë.
70
Mësoi që shpejt t'i hedhë tjetrit gur,
Mbi gëzofin e tjetrit të zhgërryet vetë.
Kur shtrihej pas organit q'ai kish,
Kuptonte lehtë e shpejt se shtrirja e mirë ish.
4
Shpërblim'i ëmbël'i qiellit s'e grishte,
Shpejt policia krenarin'i theu:
Po dhe ky, pra, një bir i zotit ishte, –
Megjithëqë verë e shi: shtegtim të gjatë kreu,
Pron'i torturës në fund e shpërbleu.
5
Nga frik'e burgut iku e Vdiq Fransua Vijon
Përpara se në shkurre ata ta zenë.
Po shpirti i tij i guximshëm ende rron,
Rron gjatë e s'vdes, posi kjo këngë që merr dhenë
Se kur sa gjatë gjerë ushtri ai e kuptoi
Qoftë dhe me vështirësi
Se kishte shije dhe shtrirja përgjithmonë.
QYLYMENDËSIT E KUJAN-BULAKUT LENININ
PËRKUJTOJNË
1.
Sa shpesh edhe sa shumë u nderua
Shoku Lenin. Buste të tia ka, edhe piktura plot.
71
Qytete dhe fëmijë sot
Kanë emrin e tij.
Ndër shumë gjuhë mbahen fjalime
E bëhen mbledhje, demonstrata
Që nga Shanghai gjer në Çikago
Për nder të shokut Lenin.
Por qylym-endësit e Kujan-Bulakut,
Një fshat i vogël në Turkmeni,
Atë kështu e përkujtuan:
Për çdo natë njëzet endësa
Avlëmëndin s'e braktisin,
Zhuritur ethesh atje qëndrojnë
Sepse ethet përmbi koka u shëtisin.
Stacioni i hekurudhës i mbushur plot ësht' me mushkonja
Që porsi re e dëndur ngrihen
Atje pas varrit të deveve.
Por treni që për çdo dy javë
U sillte ujë edhe tym,
Një ditë solli edhe lajmin
Se shpejt do bëhej përkujtimi i shokut Lenin.
Edhe banorët e Kujan-Bulakut,
Të varfër njerëz, qylym-endës,
Vendosën që edhe në fshat të tyre
T'i ngrinin shokut Lenin
Një përmendore prej allçie.
Dhe tek po mblidheshin paratë
72
Për atë bust të tij,
Zhuritur ethesh ata rrinin
Dhe paguanin duar-dredhur nga kopekët
Aq me mundim fituar.
Edhe gardisti i kuq, ai Stepa Gomalevi,
I kujdesshmi numërues e i mprehti vështrues,
E shihte q'ishin gati Leninin ta nderojnë,
E shihte dhe gëzohej.
Por shihte dhe si dridheshin,
Si dridheshin të tërë.
Aherë u hodh dhe tha një si mejtim:
Parat për bustin të harxhohen
Të gjitha për vajguri,
edhe vajguri
Të derdhej shpejt përmbi kënetë
Atje pas varrit të deveve
Nga vinin aqë shum' mushkonja
Që sillnin aqë shumë ethe.
Kështu pra në Kujan-Bulak
Ethja të luftohej,
Dhe kjo të bëhej për nderim
Të të vdekurit,
Por të paharruarit
Shok Lenin.
Kështu vendosën. Në dit' të përkujtimit
Me kova nëpër duar
Plot me vajgur të zi
73
U nisën një nga një
Dhe lagën shpejt kënetën.
Dëgjuam pra se si
Leninin e nderuan
Ata n'Kujan-Bulak.
Dhe kur në mbrëmje kjo punë mori fund
U ngrit një burrë në mbledhje dhe kërkoi
Që në stacion të ngriheshe një pllakë
Ku të shënohej kjo ngjarje
Krejt imtësisht dhe hollësisht
se si u ndrrua plani
Se si për bust u ble vajguri
Që mbyste ethet.
E gjithë kjo për përkujtim
Të t‘shtrenjtit shok Lenin.
Edhe ata e bënë dhe këtë
Dhe e vunë atë pllakë.
KANTATË PER PERVJETORIN E VDEKJES SE LENINIT
1.
Tregojnë që, kur vdiq Lenini,
njëri nga ushtarët që bënte roje
jashtë dhomës së të vdekurit
shokut të vet i tha:
Nuk desha ta besoj. Hyra brenda
74
Ku qe shtrirë dhe në vesh i fola:
"lliç, po vijnë shfrytëzuesit!"
Ai s'lëvizi. Atëherë u binda
që kishte vdekur.
2.
Kur një njeri i mirë
do të ndahet përgjithmonë prej nesh, si mund ta mbajmë?
I thoni për se është i nevojshëm
Kjo do ta mbajë!
3.
Çfarë mund ta mbante Leninin?
4.
I shkoi ndër mend ushtarit:
Në dëgjoftë Lenini
se po vijnë shfrytëzuesit,
edhe i sëmurë do të ngrihet!
Ndoshta vjen me paterica,
ndoshta do ta bartin shokët –
por ai do të ngrihet e do të vijë,
kundër shfrytëzuesve të luftojë!
5.
Se ushtari mirë e dinte
që Lenini tërë jetën
kish luftuar shfrytëzimin.
75
6.
Kur kish marrë fund sulmi
mbi Pallatin e Dimrit,
ushtari desh të kthehej
në shtëpi, sepse po ndaheshin
tokat e çif1igarëve.
Po Lenini i pat thënë:
Qëndro këtu! Ende ka shfrytëzues.
Dhe, përsa kohë shfrytëzim do të ketë,
ai duhet luftuar pa pushim.
Përsa kohë do të jesh ti,
duhet ta luftosh me tërbim!
7.
Të dobëtit s'luftojnë,
Ata që janë pak më të fortë
luftojnë ndoshta nja një orë.
Më të fortët akoma
luftojnë shumë vjet. Por
me të fortët e të fortëve
luftojnë tërë jetën e tyre.
Dhe këta janë të pazëvendësueshëm!
8.
Kur shtohet shtypja,
shumë njerëz guximin humbasin,
por revolucionarit
guximi i rritet!
76
Ai organizon luftën e vet
që mëditjen të mos e ketë dy kacidhe,
që çajin të mos e ketë si ujë.
Ai organizon luftën e vet
për marrjen e pushtetit
Revolucionari pyet pronën:
Nga na vjen ti?
Dhe ai pyet botëkuptimet:
Kujt i shërbeni ju?
Kudo që të tjerët heshtin,
revolucionari do të flasë!
Dhe ku mbretëron shtypja,
dhe ku flitet për fatin,
aty revolucionar!
do t'i quajë gjërat me emrin e tyre!
Në çdo tryezë që ulet ai,
ulet edhe pakënaqësia.
E kupton i shtypuri
që gjella e tij s'ka pikën e shijes
dhe që dhoma e tij qenka tepër e ngushtë.
Kudo që ta përzënë revolucionarin,
aty vijnë edhe trazirat.
Por edhe aty nga e kanë përzënë,
shtypësit qetësi
prapëseprapë nuk gjejnë kurrë.
77
9.
Në kohën kur vdiq, kur s'ishte më Lenini,
fitorja qe arritur, por vendi qe shkretuar.
Masat ishin nisur, por rrugës kish errësirë.
Kur vdiq Lenini,
ushtarët u ulën buzë rrugës dhe qanë.
Dhe punëtorët fikën makinat
dhe ngritën grushtin përpjetë.
10.
Kur shkoi Lenini,
ishte sikur pema t'u thoshte gjetheve:
Po shkoj!
11.
.........................................
Dhe sa herë që ushton thirrja:
Po vijnë shfrytëzuesit! –
masat ngrihen gjithmonë,
të gatshme për luftim.
12.
Lenini i vdekur ruhet përjetësisht
në zemrën vigane të, klasës punëtore.
Ai pat qenë mësuesi ynë.
Ai pat luftuar bashkë me ne.
Ai ruhet
78
përjetësisht
në zemrën vigane të klasës punëtore.
1939
DIMITROVI
1.
Kur shoku Dimitrov doli në gjyq,
për shumë faje i akuzuar, por
me asnjë faj të provuar, ai pohoi
se e kishte për zakon që,
kur lexonte libra, të nënvizonte
pjesë të ndryshme, dhe shtoi:
Unë studjoj gjithmonë! Tani për shembull
po studioj drejtësinë gjermane.
2.
Ky studim, o shokë,
ishte i një mënyre të veçantë;
Sikur të ndodhte që
një grup i tërë inxhinierësh kokëkrisur
ta hapnin dheun që nga Konstanca
e gjer në Breslau
dhe ta gjysmonin kështu vendin në dy pjesë –
kjo zor se do të bënte bujë aqë shumë,
sa ç'ndodhi me studimin
e shokut tonë Dimitrov.
79
3.
O, çfarë nxënësi! Çfarë shkollari vigan!
Si na tregoi ai qysh duhet mësuar!
Ç'mësim u dha ai gjashtëdhjetë milionëve!
Mësuesit e tij dridhen nga çdo pyetje
e një nxënësi të tillë. Propozimet,
që do të shërbejnë për të gjetur të vërtetën,
përhapin tmerr. E ç'mbetet nga kjo lëndë,
pasi e ka studiuar ai? Dhe zelli i tij
nuk ka të ngopur!
Kur ky nxënës shfleton librin e madh
të paragrafëve të tyre,
ngrihet një ciklon i tillë që beretat
ua fluturon gjykatësve nga koka.
Që ai s'ja vuri flakën Rajhstagut*) të tyre
kjo është e sigurtë.
Porse tani, mu përpara syve të tyre
dhe pa qenë të zotët që t'ja ndalin krahun,
ai po ua djeg të gjithë drejtësinë e tyre.
4.
Dëshmitarët e tyre zënë e tregojnë
për vjedhjet dhe mashtrimet
që kanë bërë gjer tani dhe thonë vetë
që e vërteta s'para u pëlqen.
Kompetentët e tyre pohojnë
se vetëm ata dhe porosidhënësit e tyre
i njohin lëndët kimike që nevojiten
80
për t'u vënë zjarrin ndërtesave.
Gjeneralët e tyre
kërcënojnë me vrasje, në rast se
gjyqit do t'i dështonte
tentativa për vrasjen e Dimitrovit.
1933
*) Parlamenti gjerman.
THIRRJE SHOKUT DIMITROV KUR LUFTONTE NË LAIPZIG
PERPARA GJYKATËS FASHISTE
Shoku Dimitrov,
Qëkuri ti lufton përpara gjykatës fashiste,
Flet i rrethuar nga turmat e repartit të banditëve
dhe mbytësve,
Midis fishkëllimës së thuprave të hekurta dhe shkopinjve
të gomës,
Zëri i lartë e i kulluar i Komunizmit
Mu në mes të Gjermanisë.
I dëgjuar në gjithë vendet e Evropës, që,
Përtej kufijve, përgjojnë me vërejtje në errësirën, ato vetë
në errësirë,
Po dhe i dëgjuar
Prej gjithë të plaçkiturve dhe të dërmuarve nga
shkopinjtë dhe
Luftëtarëve të pazbrapsur
81
Në Gjermani.
Plot lakmim përdor ti, shoku Dimitrov, çdo minutë,
Që të është dhënë, dhe vendin e vogël, nga i cili akoma
mund të flasësh ti e përdor
Për ne të gjithë.
Mezi duke zotëruar gjuhën e huaj,
Gjithnjë duke bërtitur "poshtë!”
I dobësuar nga prangat,
Ti bën prapëseprapë pyetjet e tua të frikshme
Fajëson fajtorët dhe
I bën të bërtasin dhe të të zhgërryejnë, dhe kështu
Të pranojnë që s'kanë të drejtë, por vetëm pushtet,
Kurse ti për t'u vrarë je dhe jo për t'u mposhtur.
Sepse, ashtu si ti, i kundërshtojnë, pra,
Këtij pushteti,
Megjithëqë nuk duken si ti,
Mijëra luftëtarë të tjerë,
Të gjakosur nga torturat në bodrumet e tyre,
Për t'u vrarë po, por
Jo për t'u mposhtur.
Si ti të dyshimtë, se luftojnë kundër urisë,
Të fajësuar për revoltë kundër shfrytëzuesve,
Të akuzuar për luftë kundër shtypjes,
Të bindur për
Atë të drejtën Kauzë.
82
HISTORI NGA REVOLUCIONI
(Bolshevikët zbulojnë në verën e 1917-tës në Smolni në ç’vend ishte
përfaqësuar populli: në kuzhinë).
Kur mbaroi revolucioni i Shkurtit dhe lëvizja e masave
Pushoi,
Nuk kish mbaruar lufta ende. Pa tokë ishin fshataret.
Dhe të shtypur e të uritur punëtorët në uzina.
Po këshillat ishin zgjedhur prej të gjithëve dhe
përfaqësonin të pakët.1)
Nga që bolshevikët kërkonin vazhdimisht që pushkët
Të drejtoheshin
Kundër armikut të vërtetë të proletariatit:
Sunduesve,
Ata u cilësuan si tradhtarë dhe u numëruan
si kundërrevolucionarë,
Përfaqësues kusarësh e banditësh. Prijësi i tyre, Lenini,
Që e quanin spiun të shitur, fshihej në një kasolle.
Ngado që ata vështronin,
Largoheshin sytë prej tyre, priteshin me heshtje.
Nën flamuj të tjerë ata shikonin si marshonin masat,
E madhe ngrihej borgjezia e gjeneralëve dhe tregtarëve.
Dhe e humbur dukej Kauza e bolshevikëve.
1) Të pakët - menshevikët.
Po ata vepronin prapë si zakonisht,
Nuk i vinin re britmat dhe shumë pak largimin haptazi
Të atyre, për të cilët luftonin.
83
Pa u prapsur,
Luftonin me përpjekje të vazhduara
Për Kauzën e më të ultëve.
Dhe vinin re bolshevikët sikundër thonë vetë,
gjëra të këtilla:
Në kantinën e Smolnit panë,
Kur jepeshin gjellët – supë-me-lakër dhe çaj se
Bufetieri në komitetin ekzekutiv, një ushtar, bolshevikëve,
U jepte çaj me te nxehtë dhe buke me gramaturë më shumë Sesa
gjithë të tjerëve; duke ua dhënë,
I vështronte shkarazi. Kështu ata kuptonin: ky
Simpatizonte me ta, e fshihte këtë sjellje
Përpara eprorëve, dhe edhe kështu anonte nga ata
Gjithë personeli i ulët i Smolnit –
Roje, korrierë, dhe portierë.
Kur e shikonin bolshevikët këtë gjë, thoshnin:
Kauza jonë është gjysmë e fituar!".
Domethënë se lëvizja më e vogël e të tillë njerëzve,
Fjala e tyre dhe vështrimi, po kështu heshtja dhe
kinse mosshikimi:
Atyre u dukej me rëndësi. Dhe, prej këtyre njerëzve Dëshironin të
quheshin miq: ky ish qëllimi i tyre.
BASHKËSHKOLLARËT MË TË VARFËR TË MËHALLAVE
Bashkëshkollarët më të varfër, me palltushka t'holla,
Përherë vinin, nga mëngjezi, tepër vonë në orë,
84
Se nënave ata u shpërndanin qumështin dhe gazetat.
Mësuesit e tyre
I regjistronin me të shara te libri j qortimit.
Nuk kishin pako të mëngjesit. Ata, në pushime
I shkruanin në nevojtore detyrat e tyre,
Kjo ishte e ndaluar, se pushimi
Ish i caktuar për tu çlodhur, si dhe për të ngrënë.
Kur ata nuk e dinin "pi" - në - shifrën e Ludolfit –
Mësuesit i pyesnin: Pse
Nuk rri ti në gjirizin, nga ke ardhur? Po ata këtë e dinin.
Shkollarëve q 'ishin më të varfër, nga mëhallat,
U jepej ndonjë post i vogël, në shërbim të shtetit.
Prandaj përmendsh ata mësonin, me djersën e ballit,
Brendinë e librave të ndotura që blinin,
Mësuesve mësonin çizmet t'u lëpinin.
Dhe nënat t'i përçmonin.
Postet e vogla të shkollarëve të varfër, nga mëhallat,
Ishin nën tokë. Stolat e byrove
Nuk kishin ndenjtje. Ata shpresë kishin rrënjët
E bimëve të shkurtra. Po përse u mësonin
Atyre gramatikë greke, luftërat e Çezarit,
Formulën e sulfurit, shifrën "pi"?
Në Flandër, nën varrezat e plebejve,
Të parapërcaktuara për ta,
S'kërkonin tjetër gjë veçse gëlqere.
85
DËSHIRA E FUNDIT
Në Altona, në një sulm kundër lagjes së punëtorëve.
Ata kapën katër nga tanët. Në ekzekutimin e tyre
Zvarritën shtatëdhjetë e pesë nga tanët, për të shikuar
Ata panë këtë: më i riu, një burrë i madh, i pyetur
Ç'dëshirë të fundit kishte (siç thotë formula).
Tha, në mënyrë të thatë, se dëshëron të ndehë trupin
Edhe një herë.
Si e çliruan nga prangat, ai u sul e goditi
Me tërë fuqinë prijësin e popullorëve (?)
Me të dy grushtat nën mjekër. Vetëm atëherë e shtrënguan
Në dërrasën e ngushtë, me fytyrën së lartmi, dhe
Ja prenë kokën.
GJASHTËMBËDHJETËVJEÇARJA RROBAQEPËSE
EMA RIZ
Kur gjashtëmbëdhjetëvjeçarja rrobaqepëse,
Përpara gjykatësit hetues në Çernovic,
U ftua të tregonte pse
Kishte shpërndarë trakte, në të cilat
Bëhej thirrje për Revolucion, gjë që sjell burgim,–
Si përgjigje, ajo u ngrit në këmbë dhe këndoi
Internacionalen.
Kur gjykatësi hetues tundi kokën,
Ajo bërtiti: Ngrehu! Kjo
Është Internacionalja!
86
4.
Ashtu ngrihej dhe e fshihte që me natë
Nga sytë e botës at' dhuratë,
Që maqinistët mos të kishin ndoj telash
Tek Uiling Riltodi.8)
5
Kjo vjershë i kushtohet shokut të Majk Makujt,
(I vdekur nga mushkëritë e dobta
në trenat e qymyrit të Ohios)
për miqësinë.
8) angl. Një shoqëri hekurudhore Sh. i p.
KËNGA E MAKINAVE
1.
Hallo! duam të flasim me Amerikën
Tej Atlantikut, me qytetet e mëdha
Të Amerikës,
Hallo! ne pyetëm veten ç'gjuhë
Të flasim që
Të na kuptojnë,
Po tani kemi me vete këngëtarët tanë
Të cilët i kuptojnë këtu dhe n'Amerikë
Dhe gjithkund në botë.
Hallo, dëgjoni këngëtarët, yjtë e zinj,
Hallo, vëreni kush për ne këndon ...
Makinat po këndojnë
87
2.
Hallo, ja këngëtarët tanë, yjtë tanë
Të zinj s'këndojnë bukur, po këndojnë,
Duke punuar, që për ju të bëjnë dritë,
Këndojnë duke bërë rroba, tuba uji,
Gazeta, hekurudha, llamba, pore e disqe këngësh.
Këndojnë.
Hallo, këndojeni shpejt dhe njëherë me që
Jeni po këtu
Të voglin tuaj Song1) tej detit Atlantik,
Me zërin tuaj, që të gjithë ua kuptojnë.
Makinat përsërisin song-un e tyre
S'ësht' era kjo në rrap, djaloshi im,
As kënga kjo për yllin vetmitar,
S'ësht' ulërim'e egër e punës sonë të përditshme –
Ne e mallkojmë atë dhe na pëlqen,
Se ajo është zëri i qyteteve tona,
Ajo 'shtë kënga, e cila na pëlqen,
Ajo shtë gjuha, q'e kuptojmë ne të gjithë,
Dhe shpejt ajo do të jetë gjuha nënore e botës.
1) Këngë (angl.)
88
QYMYR PËR MAJKUN
1.
Kam dëgjuar se në Ohio
Në fillim të këtij shekulli
Jetonte një grua në Biduel1,
Meri Makuj, vejushë e një roje hekurudhe
Q'i thonin Majk Makuj,
në varfëri.
2.
Porse çdo natë nga trenat buçimplotë të Uiling Rilrodit6) Përmbi
gardh të bahçes me patate
Një tok qymyri hidhnin makinistët
Me zë të ngjirur, duke thirrur ashtu shpejt:
Për Majkun!
3.
Dhe çdo natë, kur qymyri për Majkun
Pas kasolles plasej ashtu shpejt,
Ngrihej plaka dhe zvarritej
Nëpër gjumë e në këmishë dhe e fshihte at' qymyr,
Dhuratë e makinistëve për Majkun
E vdekur, por të paharruar.
6) angl. Një shoqëri hekurudhore Sh. i p.
4.
Ashtu ngrihej dhe e fshihte që me natë
nga sytë e botës at' dhuratë,
89
që maqinistët të mos kishin ndo'j telash
Tek Uiling Rilrodi.
5.
Kjo vjershë i kushtohet shokut të Majk Majkut,
(i vdekur nga mushkëritë e dobta
në trenat e qymyrit të Ohios)
për miqësinë.
LUFTA KUNDËR PRIMITIVES
1.
Ne themi koha ësht'e vjetër,
Porse përherë un'e kam ditur se është koha e re.
Dhe ju them juve se jo vetëvetiu
Prej 20 vjetësh ngrihen shtëpi male tunxhi,
Po shumë vinë në qytet çdo vit
Sikur diçka të prisnin,
Dhe kontinentet buzëgaz
Flasin këtej - andej se i madhi e i frikshmi det
Një ujë i vogël është.
Unë tani po fluturoj i pari mbi Atlantik,
Po jam i bindur fort se nesër
Për fluturimin tim ju do më qeshni.
2.
Por është një luftë kundër primitives
Dhe një përpjekje pënnirësimi i planetit,
90
Njësoj si ekonomia dialektike,
Që do ndryshojë botën fund e krejt,
Tani, veçanërisht,
Le të luftojmë, pra, kundër natyrës
Gjer sa të bëhemi ne vetë të natyrshëm.
Ne dhe teknika jonë s'jemi ende të natyrshëm;
Ne dhe teknika jonë,
Ne jemi primitivë.
Anijet avullore veloreve ua shkuan,
Që i lanë prapa lundrat me lopatë.
Unë
Bëj fluturim përkundër anijeve avullore,
Në luftë kundër primitives
Aeroplani im i dobët e i dridhshëm
Dhe aparatet plot të meta
Janë fort më të mira nga ato të derisotmet,
Por unë, duke fluturuar,
Luftoj kundër aeroplanit tim
Dhe kundër primitives.
3.
Pra, kësisoj luftoj kundër natyrës
Dhe kundër meje vetë.
Çfarëdo që të jem edhe ç‘marrëzira
Që mund të besoj kur fluturoj
Jam nj' ateist me gjithë mend
Në dhjetëmijë vjet,
Atje ku t'errëta në qiell u bënë ujërat,
91
Mesdite e mugëtirë i pandaluar,
Lindi zoti. Dhe gjithashtu,
Mbi malet, që nga vinte akulli,
Zbuluan të paditurit–
Të pamësuar – Zotin; gjithashtu
Në shkretëtirat Ai vinte me stuhinë e rërës
Dhe në qytete u krijua nga çrregullimi
I klasave njerëzore. Se ka
Dy lloje njerëzish: padije e shfrytëzim.
Po revolucioni atë e likuidon.
Por hapni rrugë malit, atëhere Ai zhduket,
Nga shkretëtira Atë lumenjtë e përzënë,
Dhe Srita tregon zbrazëtirën
Dhe e përzë Atë sakaq.
Prandaj, pra, mirrni pjesë
Në luftën kundër primitives
Në likuidim të botës së andejshme
Dhe në përzënien e çdo zoti,
Kudo q'ai të çfaqet.
Nën mikroskopët më të mprehtë
Ai rrëzohet poshtë.
Dhe e përzënë atë nga ajri
Kaq aparate të përmirësuara.
Pastrimi i qyteteve,
Dhe asgjësimi i mizerjes
E bëjnë atë të zhduket dh'e përzënë
Te mijëvjeçari i parë prapa.
92
4.
Kështu sundon akoma çrregullimi
Nëpër qytetet e përmirësuara
Dh' ai vjen nga padija dhe zotit i përngjet.
Po punëtorët dhe maqinat
Atë do ta luftojnë, dhe ju vetë
Të merrni pjesë
Në luftën kundër primitives.
TRE USHTARËT DHE TË PASURIT
Po rrinin pasanikët te vila e mrekulluar.
Me zë të lartë thoshin se lufta ka mbaruar.
Kjo natyrisht aspak e vërtet' nuk ish:
Në letër luftë s'kish,
Por, si në luftën e vërtetë,
Si mizat vdisnin njerëzit e shkretë.
Dhe njerëzit aspak s'qenë aq të vjetër
Kur vdekja vinte gjithë me trajtë tjetër,
Dhe pikërisht te populli i vobegtë:
Ata më s'dinin se çfarë mund të jetë,
Sepse, çfarëdo që bënin për të mbarë,
Gjithnjë ju vinin ata Tre Ushtarë.
Dhe, ndonëse të gjitha i duronin,
Vinin të Tre, që vrisnin e s'pushonin,
Kështu që, çfarë të bënin më s'dinin kurrsesi.
93
Të tre kishin emrin: Kollë, Aksident, Uri.
Mjerim i madh i tyre tani nuk kish kufi,
Dhe një ditë erdh një komision i ndritur
Te zoti i mirë i njerëzve të uritur.
Ai ish duke ngrënë, si zakonisht dhe sot,
Me njerëzit e pajisur dhe me tryezën plot.
Dhe tani, midis supës dhe peshkut, ju pat lutur
Ky komisioni zotit, për ta ngritur,
Q' Ai mjerimin botës t'ja përballë.
Të shihnit se çfarë ndodhi vallë!
Kjo s'ish aspak shaka:
- Të pasurit u zbenë për hata.
Po zoti gjer në fund s'e piu kupën e tij,
Dhe njerëzit e pasur i ftoi në shtëpi,
Ku përnjëherësh bëri propozim
Për t'ja larguar botës çdo mjerim.
I thanë pasanikët plot mëshirë:
,,Mjerimi të largohet? Mirë!”
Veçse më tej mendojnë mprehtësisht
Q'asgjë kjo mos kushtojë natyrisht.
Dhe, duke arritur në shpenzime,
Ata sakaq dhanë mendime
Dhe thanë, sy-ndër-sy duke u vështruar:
,,Fatkeqësisht, mjerimi do duruar.
Fatkeqësisht (këtu do mend të ndritur),
Duhet mjerimi, pagat për t'i zbritur".
Vendosën të pasurit me mendjemprehtësi:
Mjerimi s'do larguar kurrsesi.
94
Atëherë ata ardhë te zoti i adhuruar,
Një propozim të ndryshëm për t'i parashtruar:
"Ti s'mund ta zhdukësh dot mjerimin,
se atëherë do të duhej të jepnim ne floririn;
Me vesh këtë s'mund ta dëgjojmë,
Prandaj një tjetër gjë ne propozojmë:
Mjerimi mbetet, siç po ish.
Ti nuk mund krejtësisht ta bësh atë të zhduket,
Po bëje q'ai të mos duket".
Mjerimi, pra, do të vazhdonte,
Por asnjeri s'do ta shikonte.
Dhe zoti i mirë s 'kundërshtoi,
Veç punët përsëri i mendoi:
,,s'e bëj dot fund e krejt të zhduket;
Fort mirë, do ta bëj t'mos duket".
Dhe q'atë orë kjo ësht'e vërtetë,
Mjerimi u bë i padukshëm në jetë.
Që pasanikët e zoti ashtu veprojnë
Këtë gjë faktet mirë e vërtetojnë:
Në për qytetet tona me ndriçim elektrik
Mjerimin thuaj fare s’e shohin dot, o mik!
TRE USHTARËT DHE GRURI
Për grurë dhe bukë e madhja mungesë
Më shumë se lufta e bën botën të vdesë.
Vitin që shkoi, n'Amerikë gruri
95
U bë kudo sa të zinte syri:
Të ecje tri javë pa u ndalur kurrë,
Majtas dhe djathtas shikoje grurë,
Dhe gjithë njerëzit, që njerëzit i pyesnin,
"Sivjet ka bukë mjaft!" u thoshin.
Shkurt, grurë vjet aq shumë kishte,
sa për gjithë njerëzit mjaft do t'ishte.
Sikur të gjithë të hanin grurë,
Ai s'do kish mbaruar kurrë.
Dhe pasi vitin që shkoi, më në fund,
E mblodhën grurin, q'u bë gjithkund,
Ja: pesë njerëz të pasur ardhnë
Dhe grurin e tyre në det e derdhnë.
Sepse ju përkiste të pesëve ai,
Si mua kapela dhe çizmja ty.
Dhe gruri kur mbi dhe tepron,
Ai aq shumë nuk kushton,
Sepse një send që gjendet kudo,
Paguhet keq dhe s'ke ç'e do:
Njerëzia fare atë s'e blejnë
Dhe venë atje ku më lirë e gjejnë.
Të pasurit veten keq e panë:
,,Në det ta hedhim grurin!” thanë.
Në qoftë se gjysma në det mbaron",
Gjysma tjetër prapë kushton,
:Më pak do ketë bukë mbi dhe.
Njerëzia atë më shtrenjt e ble,
96
Dhe njerëzit, të cilët të holla s’kanë,
Në daçin të hanë, gurë le të hanë".
Dh'e hodhën bukën në det të zi,
Si unë kapelën dhe çizmen ti.
Nuk ke se ç'bën kur njëri në det
Hedh ç'ka paguar dhe ç'i përket!
Një tren hekurudhe bregdetit kaloi.
Pa grurin në detin, q'e gllabëroi,
Qëndronin të varfërit rrethepërqark,
Shikonin dhe s'bënin zë aspak.
Po gruri, kur valonte në det,
Të Tre Ushtarët ardhën shpejt.
E shihnin grurin në djall si zbriste
Dhe asnjë nga të varfërit fjalë s'qiste,
Dh'ata, si panë që s'tundej njeri,
U hipi sakaq një e tillë mëri,
Sa s'dinin më ç'po bënin e qitën
Granatat e dorës, që shpejt i vërvitën
Në mes të njerëzve të shkretë,
Që ranë varg e varg pa jetë.
Dhe thanë të Tre: ,,I bëmë për lumë,
Ata nuk donin të rronin më shumë,
Përndryshe do mbronin veten e vet
Kur buk'e tyre hidhej në det".
Që pun' e të treve ësht' e vërtetë,
Këtë e thonë faktet vetë:
Kur bukë në gojë s'kanë njerëzia,
Vdesin e shuhen si mizëria.
97
LETËRSIA DO TË LËVROHET
(Kushtuar Martin Andersen Nekses)
1.
Ata që i kanë vënë mbi frona të artë për të shkruar
do të pyeten për ata që
u kanë endur stofën për rrobat.
Librat e tyre s'do të lëvrohen
për mendime të larta, por
ndonjë rresht krejt i rëndomtë
mbi veçoritë e atyre që endin stofë
do të lexohet me interesim, sepse
aty mund të jetë fjala për tiparet
e të famshmëve stërgjyshër.
Letërsi të tëra
mbushur me shprehje të zgjedhura
do të lëvrohen për t'u gjetur shenjat,
se mos atje, ku kishte zgjedhë e shtypje,
kishte dhe rebelë e kryengritës.
Klithjet e përvajshme të qenieve hyjnore
do të dëshmojnë vetëm se mbi njerëzit e zakonshëm
sundonin njerëz të zakonshëm.
Muzika e ëmbël e fjalëve do të tregojë vetëm
që shumë vetë s'kishin se ç'të hanin.
2.
98
Dhe, kur të vijë kjo kohë, do të lëvdohen
ata që rrinin në dyshemenë e zhveshur
dhe shkruanin aty.
ata që rrinin te të shtypurit,
ata që rrinin te luftëtarët,
dhe që tregonin, mbi vuajtjet e të shtypurve,
dhe që tregonin mbi veprat e luftëtarëve
me art e gjuhë të zgjedhur,
të cilat më parë
përdoreshin vetëm për himnizimin e mbretërve.
Përshkrimet e tyre mbi dhunën dhe kushtrimet e tyre
do të ruajnë ende shenjat e gishtërinjve
të të shtypurve. Sepse për këta ishin shkruar, dhe këta
i mbajtën me vete nën këmishën e qullur nga djersa,
këta i çanë kordonët e xhandarëve
dhe ua çuan .
vëllezërve të tyre të shtypur e të urët,
Po, do të vijë një kohë kur
këta të mençur e zemërmirë,
këta të inatosur e besimplotë,
që rrinin në dyshemenë e zhveshur
dhe shkruanin aty.
të qarkuar nga të shtypurit e nga luftëtarët,
do t'i lëvdojnë
përpara të gjithëve.
1939
99
DJEGIA E LIBRAVE*)
Kur regjimi urdhëroi djegien publike
të librave me dije të dëmshme, dhe buajt, nga ishin e nga s'ishin, u
detyruan të tërhiqnin qerre plot me libra
te turrat e drurëve,
njëri nga shkrimtarët e ndjekur,
njëri nga më të mirët e tyre,
duke studiuar listën e të djegurve,
zbuloi me tmerr se
librat e tij ishin harruar.
Ai u sul te tryeza e vet, gjithë duf e zemëratë,
dhe u shkroi një letër atyre që kishin pushtetin.
Digjmëni! u shkroi, dhe pena
i fluturonte mbi kartë nga padurimi. Digjmëni!
Mos më merrni më qafë! Mos më ndani nga shokët!
A s'kam shkruar gjithmonë të vërtetën
në librat e mi? Kurse ju tani
po më trajtoni si një gënjeshtar?
Ju urdhëroj:
Digjmëni!
1938
*) Më 1933, fill pas së ashtuquajturës djegie të Rajhstagut (parlamentit gjerman),
Hitleri, bashkë me ministrin e vet të propagandës, Gëbelsin, urdhëruan djegien
publike nëpër sheshet kryesore të qyteteve të Gjermanisë të librave të të gjithë
poetëve dhe shkrimtarëve më revolucionarë dhe më përparimtarë të vendit, duke
100
filluar nga Hajneja e gjer te Brehti, Vajnerti, Tuholski, Tomas Mani dhe
Remarku.
BYROJA PËR LETËRSI
Byroja për letërsi, siç është e njohur, u ndan
Shtëpive botuese të Republikës
Letër, kaq e kaq tonelata
Material të çmueshëm për vepra të mirëseardhura.
Të mirëseardhura janë veprat.
Idetë e të cilave
Byroja për letërsi i mëson nga gazetat.
Kjo shprehi,
Duke marrë parasysh cilësinë e gazetave tona,
Do të duhej të sillte
Kursimin e madh të letrës, sikur
Byroja për letërsi të lejonte vetëm nga një vepër
Për secilën ide të shtypit tonë. Mjerisht,
Ajo lejon botimin e gati të gjitha veprave,
Të cilat përtypin
Ndonjë ide nga gazetat.
Dhe kështu
Për veprat e mjeshtërve
Mungon letra.
MBI NJERËZIT E MËDHENJ
1
Njerëzit e mëdhenj marrëzi të mëdha thonë
101
Dhe e pandehin të marrë tërë fisin njerëzor
Të urtit s'bëjnë zë, i lënë të flasin,
Kurse koha nuk e ndal vrapin.
2
Njerëzit e mëdhenj hanë e pinë
Dhe i mbushin plot barqet e veta;
Njerëzit e tjerë ua mësojnë veprat,
Po hanë dhe ata, or tungjatjeta.
3
Lekës së Madh që të mund të jetonte,
Qyteti i madh Babilon iu desht,
Por ka pasur të tillë që nuk u duhej,
Një nga ata je dhe ti, që hesht.
4
Koperniku i madh nuk shtinte gjumë në sy,
Me dylbi në dorë vështronte planetet.
Toka, thoshte, rrotullohet rreth Diellit,
Duke menduar se për gjithësinë gjithçka di.
5
I madhi Bert Breht shumë gjëra s'i kuptonte
por të mendonte, për shembull, për barin – dinte.
Ai, që lëvdoi të madhin Napoleon,
Sepse edhe ai hante e pinte.
102
6
Njerëzit e mëdhenj mbahen shumë të ditur
Dhe, si të shurdhër, flasin me zë të lartë.
Njerëzit e mëdhenj duhet t'i respektosh,
Por t'u besosh s'bën aspak.
NË KOHËN QË FASHIZMI BËHEJ GJITHNJË M'I FORTË
Në kohën kur fashizmi bëhej gjithë m'i fortë në Gjermani Madje
dhe masa punëtorësh vërshonin në të,
Ne thoshim midis nesh: Lufta jonë s'ish e rregulluar drejt.
Përmes Berlinit të Kuq endeshin paturpësisht nga
katër dhe pesë
Nazistë me uniforma të reja, dhe na i vrisnin
Shokët.
Por binin njerëzit tanë dhe njerëz të flamurit - të
Rajhut.
Ne u thoshim shokëve të PSGJ:1)
Duhet të durojmë që ata të na vrasin shokët?
Luftoni me ne në Lidhjen e luftës Antifashiste!
Morëm përgjigjen:
Mund të luftonim bashkë me ju, por udhëheqësit tanë
Na thonë se s'duhet të përdorim terrorin e kuq
kundër të bardhit.
Përdita, thoshim ne, shkruante gazeta jonë kundër
terrorit individual,
Por edhe përdita ajo shkruante: ne e bëjmë punën
vetëm përmjet.
103
Frontit të kuq unik.
Shokë, kuptojeni, pra, tani, se kjo e keqe m'e
vogël, me anën e së cilës
Vite dhe vite ju mbajtën larg çdo lufte,
Për së afërmi do të thotë që ne t'u lëmë dorë të
lirë nazistëve.
Po në uzina dhe në gjithë postet me rëndësi
Ne pamë te proletarët vullnetin për të luftuar.
Edhe në pjesën lindore të Berlinit na përshëndetnin
socialdemokratët
Me "Rroftë Front'i kuq!", madje mbanin posi,
dinstiktivin
E aksionit antifashist. Lokalet
Ishin në mbrëmjet e diskutimeve plot e përplot,
Dhe sakaq më s'guxonin nazistët
Të endeshin nga një i vetëm në rrugët tona,
Sepse të paktën janë tonat rrugët,
Ku ata na rrëmbenin shtëpitë.
1) Partia Socialiste Gjermane.
104
Abetarja gjermane e luftës
PËR DHUNËN
Lumin që vërshon e quajnë zullumqar,
Por shtratin që e ngushton
Askush s'e akuzon.
Stuhinë që lakon pemët
E marrin për dhunuese,
Por ç'ndodh me shtrëngatën
Që lakon shpinat e punëtorëve?
TË MËDHENJTË THONË ...
Të mëdhenjtë thonë: Paqja edhe lufta
Paskan një brumë krejt të ndryshëm.
Por paqja edhe lufta e tyre
Janë si era dhe stuhia.
Se lufta lind nga paqja e tyre
Siç lind një foshnje nga e ëma.
Dhe ajo mban të tmerrshmet tipare t'saj.
Lufta e tyre vret
Atë që paq' e tyre
Lë pas.
105
TË MËDHENJTË U MBLODHEN ...
Të mëdhenjtë u mblodhën në një dhomë.
O, ti njeri në rrugë
I hiq të gjitha, shpresat.
Ca qeveri
Nënshkruajn' pakte mossulmimi.
O ti njeri i vogël
Shpejt bëje testamentin.
TANI ËSHTË NATË ...
Tani ësht' natë
Dhe çiftet
Po bien në krevat.
Nuset e reja
Jetimër do të lindin.
KJO LUFTA QË DO VIJE ...
Kjo lufta që do vijë
S’është e para. Përpara saj
Edhe të tjera luftra pati.
Kur mori fund ajo e fundit
Kish mundësa edhe të mundur
Uri ndjente veç masa,
Edhe tek mundësit uri
106
Veç masa ka përsëri.
FYHRERI DO T'JU TREGOJË
Do t'ju tregojë Fyhreri se lufta
Mban katër javë. Vjeshta kur të vijë,
Ju do të jeni kthyer. Por
Do vijë vjeshta dhe do shkojë,
Dhe prapë do vijë e shkojë shumë herë,
Dhe ju s'do jeni kthyer.
Do t'ju tregojë bojaxhiu: maqinat
Do të bëjnë punën tuaj: Shumë pak
Do duhet që të vdesim. Por
Ju do të vdisni me nga njëqindmijë,
Aq shumë, sa s'u pa gjëkund të vdesin.
Kur unë të dëgjoj se jeni në kep të Veriut,
N 'Indi dhe Transval, vetëm do di
Dikur ku varret tuaja duhen gjetur.
HITLERI KA PËR T'JU PËRRALLOSUR ...
Hitleri ka për t'ju përrallisur:
Se lufta zgjat veç katër javë.
Kur vjeshta do të vijë
Këtu do jeni përsëri.
Por vjeshta do të vijë e do të shkojë
E prap do vijë e do të shkojë shumë herë
107
Dhe ju s'do vini përsëri.
Do të ju thonë se maqinat
Tani do bëjnë punën tuaj.
Do të ju thonë se do vdisni
Oh, shumë, shumë pak.
Por ju do vdisni qindra-mijra
Aq shumë sa s'është parë kurrë.
Dhe kur do të dëgjoj
Se qënkeni n'Veri,
N’Indi,
Një gjë vetëm do di:
Ku ndodhen varret tuaja.
BOJAXHIU1) THOTË
Sa topa më të shumtë që derdhen,
Aq dhe m'e gjatë do të jetë paqja.
Sipas kësaj, kjo do të thotë:
Sa grurë më i shumtë që do mbillet,
Aq dhe më pak do bëhet drithë.
Sa viça më shumë do të theren,
Aq dhe më pak do ketë mish.
Sa borë më e shumtë shkrin në mal,
Aq edhe më t'cekët do jenë lumenjtë.
108
NË LUFTE SHUMË GJËRA DO ZMADHOHEN
Në luftë shumë gjëra do zmadhohen.
Më të mëdhenj do bëhen
Pronarë e prona,
Mjerimi i të papronëve,
Falimentimet e udhëheqësve
Dhe heshtja e të udhëhequrve .
***
Kur të vijë puna për marshim,
shumë veta nuk do ta dinë
se në krye armiku i tyre u prin
Zëri që i komandon
është zëri i armikut të tyre.
Ai që u flet për armikun,
është vetë armiku .
***
Kur ata që janë lart flasin për paqen,
populli i thjeshtë e merr vesh
se do të ketë luftë.
Kur ata, që janë lart mallkojnë luftën.
fletëthirrjet janë mbushur.
***
Gjeneral, tanku yt është një makinë e fuqishme.
Ai rrëzon një pyll të tërë dhe bën përshesh
109
Njëqind njerëz.
Por ai ka një të metë:
I duhet një drejtues.
Gjeneral, i fuqishëm është bombarduesi yt.
Ai fluturon më shpejt se stuhia
dhe mban më shumë se një elefant.
Por ai ka një të metë:
I duhet një montator.
Gjeneral, njeriu është shumë i dobishëm.
Ai di të fluturojë dhe di të vrasë.
Por ai ka një tij metë:
Di të mendojë.
***
Kur Gjermania të jetë armatosur gjer në dhëmbë
asaj (me siguri) do t'i bëhet
një padrejtësi –
dhe kështu Daullexhiu*) do ta nisë luftën e vet.
Kurse ju do ta mbroni Gjermaninë
në vende të huaja që nuk i njihni fare,
dhe do të luftoni kundër njerëzve
që janë të sërës suaj.
Daullexhiu do t'ju dërdëllitë për çlirim,
por shtypja në vendin tuaj
110
do të jetë e pashembullt.
Edhe në i fitoftë ai të gjitha betejat,
të fundmen betejë nuk e fiton dot.
Kur ta humbas daullexhiu luftën e vet,
do ta fitojë Gjermania luftën e saj.
***
Kur Daullexhiu do ta fillojë luftën e vet,
ju të vazhdoni luftën tuaj!
Ai do të shohë armiq përpara vetes, por
kur të kthejë kokën, le të shohë
edhe pas vetes armiq:
Kur ta fillojë luftën e vet,
le të shohë rreth e rrotull vetëm armiq.
Të gjithë ata që esesët e tij
do t'i vënë përpara në marshim,
le të marshojnë kundër tij.
Esestë e tij të mos i zërë gjumi
as natën, as ditën:
Të detyrohen e të kontrollojnë çdo top,
në është në gatishmëri. Dhe secilin kontrollor
le ta kontrollojë ai vetë, nëse
vërtet e ka bërë kontrollin.
Gjithçka që shkon te ai, le të shkatërrohet, dhe
gjithçka që vjen prej tij, le të përdoret kundër tij.
111
Trim do të jetë ai që kundër tij do të luftojë.
I mençur do të jetë ai që do t'ja prishë planet.
Vetëm ai që do ta mundë atë,
ka për ta shpëtuar Gjermaninë.
AI QE RRI NË SHTËPI, KUR FILLON LUFTA...
Ai që rri në shtëpi, kur fillon lufta
dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij,
ai le të ketë mendjen: sepse
kush nuk e ndau luftën me shokët,
ai me armikun do të ndajë disfatën.
As ai që luftën do ta mënjanojë,
S’e mënjanon dot kurrë: sepse
për çështjen e armikut do luftojë
ai që s'luftoi për çështjen e vet.
1934
ATA QË E RREMBEJNË MISHIN NGA TRYEZA
Ata q'e marrin mishin prej tryezës,
Dhe predikojnë të jemi të kënaqur.
Ata, që çdo dhuratë u destinohet,
Kërkojnë shpirt të sakrificës.
Të ngopurit t'uriturve u flasin
Për kohët e mëdha, që do të vijnë,
Ata, q'e shpien Rajhun në greminë,
112
Na thonë q'e ka zor të qeverisë
Njeriu i thjeshtë.
ATYRE QË MBAJNË SHPRESE
Çfarë prisni ju?
Që të merreni vesh me pëllumbat
dhe që të pangopurit t'ju hedhin ndonjë kafshatë!
Mos prisni që ujqit t'ju ushqejnë
në vend që t'ju shqyejnë!
Apo që tigrat t'ju ftojnë miqësisht
për t'ua hequr dhëmballët!
Këto po prisni?
1933
KËNGË PËR TË GJITHË ATA QË ÇKURAJOHEN
Ata kanë ligjshmëri dhe urdhëresa,
Kanë burgje dhe fortesa,
(Azilet e tyre s'i numërojmë!,
Kanë roje burgjesh dhe gjyqtarë,
Që marrin shumë të holla dhe janë të gatshëm për
çdo gjë
Eh, po përse?
Mos besojnë se me këto lehtë mund të na mashtrojnë?
Para se të zhduken, dhe kjo do vijë për së
shpejti
Ata do të kenë vënë re se të gjitha këto më s'u
113
vlejnë për asgjë.
Ata kanë gazeta dhe shtypshkronja
Për të na luftuar dhe mbyllur gojën
(Burrat e shtetit s'ua numërojmë!),
Kanë popë dhe profesorë,
Që marrin shumë të holla dhe janë të gatshëm për
çdo gjë
Eh, po përse?
Mos duhet të kenë kaq frikë të vërtetën?
Para se të zhduken, se kjo do vijë për së shpejti,
Ata do të kenë vënë re se të gjitha këto më s'u
vlejnë për asgjë.
Ata kanë tanke dhe topa,
Automatikë dhe granada dore
(Shkopinjtë e gomës s'ua numërojmë!),
Kanë policë dhe ushtarë,
Që marrin pak të holla dhe janë të gatshëm për
çdo gjë
Eh, po përse?
Mos kanë armiq kaq të mëdhenj?
Ata besojnë se duhet të ketë një mbështetje,
Ku të mbështeten duke rënë.
Dhe le të bërtasin "Ndal!" sa më fort që të duan,
Sepse as të hollat as topi më s'i mbrojnë!
114
PËR ATA QË PRINË LART
Me neveritje flasin për të ngrënë.
Kjo ndodh: se gjë pa ngrënë s'kanë lënë,
Dhe shtazërisht në bark e kanë shtënë.
Të ultit do të ndahen me pahirë
Prej tokës, që për ta ish shkretëtirë,
Se ata kurrë nuk u ngopën mirë.
Nga vijnë dhe ku kanë për të shkuar:
Të ultit s'kanë nge për t'u menduar:
Se kur vjen mbrëmja e mrekulluar
Prej punës janë lodhur e dërmuar.
Pa çlodhje e prehje, pa një çikë hare;
As mal, as det s'do kenë parë ende,
Kur t'ju mbarojë jeta përmbi dhe.
Në qoftë se të ultit nuk mendojnë
Për shokët se çfarë hanë e si jetojnë,
S'do mund të ngrihen lart që të shpëtojnë.
OH, JU FATZINJ
Oh, ju fatzinj!
Vëllait tuaj i bëhet dhunë, dhe ju mbyllni
Sytë
115
I prekuri bërtet fort, dhe ju heshtni?
Dhunëbërësi sillet rrotull dhe zgjedh prejat e tij,
Dhe ju thoni: Ne ai na kursen, sepse s’tregojmë asnjë Mospëlqim.
Çfarë soj qyteti është ky, ç‘njerëz jeni ju vallë?
Kur në një qytet ngjan një padrejtësi, duhet të ketë një
Revoltë.
Dhe atje ku s'ka revoltë, është më mirë që qyteti të humbasë
Nga një zjarr, përpara se të bëhet natë.
LAVDËRIMI I GODITJES ME KAMË
l
Filloi lufta. Ajo u bë
Nga sundimtarët,
Dhe ju luftoni.
Luftoni ditë e natë në fabrika
Municionë e interkalatorë,
Në plugje e mbi tryeza vizatimi,
Maqina qepëse e kuzhina.
Dhe ju besoni
Se lufta është lufta juaj,
Se mbrohet ekzistenca juaj,
Se bëni një të ardhme më të mirë.
Përpara e shihni armikun dhe besoni
se lufta është lufta juaj,
Se tani lufta është m'e përgjakshme.
Dhe kacafyteni të pashkëputur,
116
O punëtorë kundër punëtorësh.
Dhe ju bën lufta me betejat,
Që t'i harroni luftrat e paqes.
Organizatat, që me mund i ngritët.
2
Nga vetëmohimi dhe kursimi,
Tani i dërmuat. Pranë e pranë
Ju me armikun e klasës po luftoni.
Përvoja juaj duket se u harrua,
Dhe se u harrua luft'e supës.
3
Kur lufta është m'e përgjakshme,
Mungon edhe supa.
4
Ende luftoni luftën heroike.
Ende pas jush dëgjoni sundimtarët
Si japin urdhra, po supë s'ka.
Fitorja bën me shenjë. Ata që mbetën
Fundin e lumtur e kan' afër tyre,
Po supë s'ka.
5
Kur supë s'ka,
Mbaron dhe shpresa juaj. Vjen dyshimi.
Dhe ju, pas pak, e dini: lufta
117
Nuk është lufta juaj. Prapa jush
E shihni armikun e vërtetë.
Dhe pushkët kthehen praptas.
Fillon: Lufta për supën.
EPITAF NGA LUFTA E HITLERIT
Baba, më le të shkoja ushtar!
Ti, nënë, të më fshehësh si harrove?
Vëlla, këshillën nuk ma dhe të mbarë!
Ti, motër, pse, oh, pse s'më zgjove?
1941
EPITAF PER M.
Peshkaqenëve u shpëtova,
Tigrat i vrava,
Më grinë
Pleshtat.
PARADA E MADHE GJERMANE
Kaluan pesë vjet.') Pastaj na thanë:
Ai që vetquhet i dërguar'i zotit është gati
për luftën e vet-ka farkëtuar tanke, topa, kryqëzore,
dhe avionë nga hangarët aq shumë mund të nxjerrë
sa me një shenjë të tij qielli nxihet, bëhet sterrë.
118
Atëherë ne vendosëm të marrim në shqyrtim
popullin që do të thërriste ushtar ky trim,
burra, gra, ku janë e çfarë mendojnë.
Në parakalimin e madh na u desh të kalojmë.
Dhe ja atje tek vijnë si dervene,
turmë, e ngatërruar, heterogjene,
e zbehtë. Dhe në flamurët gjak të kuq që valojnë
dhe në krye të tyre që marshojnë
kanë kryqe-gremçë2) me litarët gati,
që të varin këdo që para nuk pati.
Me një hap të rregullt prej automatësh
ose duke ecur me katër këmbë,
ata nisen për në luftën e tyre të madhe.
Nuk dëgjohen as rënkime,
as lutje, as psherëtime,
në atë muzikë ushtarake.
Ata shkojnë me nënat, fëmijët në duar,
e shohin pisk dhe pesë dimra të tjerë
pas atyre të pesëve që kanë kaluar.
Dhe, duke hequr bran pleq e të sëmurë,
na paraqesin paradën e madhe
të ushtrisë së tij krejt të plotësuar-
1) "Kaluan pesë vjet" - Pesë vjet diktaturë fashiste në Gjermani,
domethënë është viti 1938.
2) Kryq-gremçë - Emblemë naziste.
119
BASHKËSI KOMBËTARE
Shihni oficerët SS tani,
nga birra dhe premtimet e tij,
ata janë trullosur e janë nginjur,
që populli më në fund, i fortë të jetë,
i trembur, besnik e i bindur,
kaq më s'duan gjë tjetër të ketë.
SPIUNIMI
Ja spiuni, atë e shohin
tek i bën varrin shokut të vet.
Veç e di mirë që të gjithë e njohin.
Po sikur rruga kujtesë të ketë?
përpëlitet si gjarpër në gjumë,
vjen dita, i lan hesapet, o lumë.
KRYQI I BARDHË
Dhe ja Sa-të1) tek gjuajnë rëndë,
ata e ndjekin vëllanë këmbë për këmbë,
dhe e çojnë si të mirët zagarë
te barkalecët e mëdhenj pashallarë,
pastaj ngrejnë dorën e nderojnë,
përveç gjakut, asgjë tjetër s'gëzojnë.
l.) Anëtarë të seksionit sulmues hitlerian.
120
NË SHËRBIM TË POPULLIT
Dhe ja të kampeve gardianë,
te zellshëm e besnikë shërbëtorë-hajvanë,
për popullin spiunë e xhelatë,
e shtypin, e torturojnë ditë e natë,
e shkojnë në hell, e godasin mbarë
dhe as paguhen kushedi çfarë.
NË KËRKIM TË DREJTËSISË
Dhe ja gjykatësit. U thotë
atyre klika: E drejtë në botë
ësht'ajo q'i sjell dobi popullit gjerman.
Po si ta njohësh këtë të drejtë?
Ata mblidhen kudo që të jetë
veç popullit rrenën t'ia, bëjnë të vërtetë.
SËMUNDJE PROFESIONALE
Ja dhe zotërinjtë mjekë,
që i shërbejnë shtetit tërë zell.
Me copë paguhen, asgjë s'kanë me të.
Të sëmurëve që shfrytëzuesit u dërgojnë,
u hedhin mballoma, në çast i shërojnë,
sepse duhet t'i nisin prapë me të shpejtë.
121
FIZIKANË
Dhe, ja, zotërinjtë shkencëtarë,
duken në sy që frika i ka larë,
mjekra e rreme i bënë teutonë.
Ata kërkojnë një lloj fizike
autentikisht gjermanike,
ariane, po, të saktë, jo.
GRUAJA ÇIFUTE
Ja tek vij në grumbull përzier
ata që gruan u ka rrëmbyer,
dhe me një ariane i ka martuar.
Ç'kanë, pra, që mallkojnë e rënkojnë?
Ata për racën kishin lënguar.
Ai në racë po i kthen tani.
TRADHTAR PASI I THONË
Ja, zotërinjtë profesorë,
Rinia hileriane jo më të kotë
u mëson si të sillen çast e orë.
Çdo nxënës është një spiun.
Për tokë a qiell, në s'di, s'prish punë,
po për këtë apo atë, kush di, të thotë.
122
Dhe ja, pra, të dashurit Camërdhokë
që shkojnë e thërresin ca xhelatë
dhe ku është çerdhja njëri u thotë.
Pastaj babanë me gisht tregojnë
e tradhtar, pasi i thonë,
këmb' e duar lidhur ata e çojnë.
NË PUNË
Pajtuesit e klasave,
për këzartma dhe këpucë,
shkojnë e mbledhin proletarë
që shohin një vit bijt e pasanikëve
me të njëjtin petk të varfërish.
Atyre do t'u pëlqente më mirë një pagë.
ORA E PUNËTORIT
Ja të Gëbelsit agjentë.
I varfëri me duar me kallo
për hir të tyre flet në radio.
Por popullit ata s'i zënë besë,
prandaj dhe kthetrat i mbajnë
midis gojës e mikrofonit.
ARKA
Dhe ja qivurët e tyre prej zinku.
Atë që ata katandisën nga një krijesë njerëzore,
për ta fshehur, e fusin në atë kuti mizore.
123
Ai s'është nënshtruar, si luftëtar i lirë
ka luftuar pa pushim për një jetë më të mirë
në luftën e madhe klasore.
I LIRUARI
Janë ata që i kanë torturuar për vdekje
me kamxhik i kanë marrë në pyetje.
Gjithë natën s'kanë hapur gojë.
Po gratë e shokët e tyre.
doemos që nuk u zënë besë:
ç'bënë ata të nesërmen në mëngjes?
NDIHMË DIMRI
Dhe ja Ndihm' e Dimrit
me trumbeta e flamurë
në kasolle e në haurë.
Triumfalisht të tyret kthetra
shkulin kothere e lecka t'vjetra
për ata të harvallinës kundrejt.
Dora që vëllanë vret,
me qëllim q'ai të heshtë,
një lëmoshë shpejt i jep.
Po atij në grykë i ngeli
buka që iu dha si ndihmë
e me të dhe Hail Hitleri.
124
FSHATARI USHQEN DOSËN E VET
Vjen në rreshta edhe fshatari,
s'duket aspak i kënaqur qyqari.
Çmimi i grurit ka rënë fare.
Derkucët, në dashtë t'i ushqejë,
qumështin në treg të zi le t'ua blejë.
Ndaj fshatari xhindoset fare.
168
AKTIVISTI I VJETËR
Qind për qind e me bark përdhe
vijnë ata, grumbuj si re,
që votojnë për xhelatin e tyre.
As gjalpë, as bukë, katran me bojë,
asgjë në shpinë, as dhe në gojë,
ata votuan për Adolf Hitlerin.
PARULLA
Ata u mësojnë djemve sesi
të vdesin për të pasurit,
siç do t'u mësohej dy herë dy.
Të vdesësh është më vështirë, sigurisht,
po ata, tek shohin grushtet e zotnisë,
tremben se mos i marrin për frikacakë.
125
NË KAZERMË MËSOJNË
MBI BOMBARDIMIN E ALMERIES
Dhe ja ku po vijnë ushtarët.
U japin supë me–bukë të thekur,
pastaj dhe një copë mish të pjekur,
me qëllim që për të të luftojnë
dhe kohën me pyetje të kota mos e shkojnë
për të ditur në dobi të kujt duhet vdekur.
VËNIA NË PUNË E PUNËTORËVE
Ja këta zotërinjtë e zyrave!
Njeriun e varfër si gur shahu e vënë
atje ku u pëlqen dhe sa duan e lënë.
Ai ka të drejtë, mund të punojë,
për makinën e luftës haraçin të pagojë
me djersën dhe me gjakun e tij.
REFERENDUM
Dhe kur shkuan në luftë ata,
ne bërtitëm për këtë hata:
asnjëri prej jush nuk do të thotë: jo?
Pa bërë asgjë nuk mund të rrini
kur me përdhunë në atë luftë vini,
pëlqimin tuaj a mund ta ketë ajo?
126
KORI I AUTOBLINDËS
"Kur nga Fyhreri ynë, kur nga e hekurta dor'e tij,
në vendin gjerman rendi u vendos,
ai urdhëroi që me të fortën tonë ushtri
të vendoset në çdo vend tjetër medoemos.
Atëherë, duke iu bindur hierarkisë sonë,
në një qytet të vjetër lart në Poloni
– ka qenë ditë shtatori – ne bëmë kërdi
me luftën tonë rrufe e gjunjëzuam atë zonë.
Pastaj nga Sena në Vollgë, Evropa mbarë
koracatat tona tërë njolla gjaku i kish parë –
Fyhreri na bëri popull zotërinjsh të paepur,
një popull të vetëm, po, të bashkuar nga dor'e tij e hekurt.
"Mbarë bota mallkon përçarje e tradhëti,
menjëherë makina jonë niset, dhe ja tani
përçarja me bezen e bardhë na bën shenjë
dhe tradhëtia na i hap portat më kanatë.
'Dhe drejt Sundit danez, në atë zheg vere,
triumfuese shkoi makina jonë atëherë.
Le të mos pranojë një popull kohët e reja të shohë,
pa me siguri nën rrotat e koracatës hitleriane do të
përfundojë.
Atë që bëri Hitleri në fillim për Gjermaninë
po e bën për të mirën e mbarë Evropës sonë,
duke ngulur nga Deti Polar gjer në Mesdhe
Kryqin e thyer, simbol të rendit të ri:
Zoti Krup, makina jonë del nga uzinat e tij,
127
rrotat, zoti Tisen. Vendin e ngarkimit kurdoherë,
ku të shkonim e nga të ktheheshim, e dinin tre bankierë,
dhe dymbëdhjetë junkerë te mëdhenj e dinin kur dhe si.
Por të tretin dimër, makina e pushtimit
të botës, vërtet, befas në vend ndaloi
dhe ishim aq larg, saqë frika na pushtoi
të mos mundnim më kurrë ta shihnim vendin tonë.
Dëbora, atëherë kur ne marshonim drejt lindjes,
filloi t'i mbulonte të Fyhrerit dafina,
e para herë që motorët tanë ngelën pengje
të tretin vit, në vendin e njerëzve pa privilegje.
Të skllavëruar vetë, ne niseshim për të skllavëruar botën
të detyruar me forcë, ne forcën po përdornim. '
Majtas vdekja gjëmonte, djathtas prapë gjëmonte,
e gjatë rrug'e kthimit dhe kush duron të ftohtën.
ZËRI
Kështu ka qenë që fqinji fqinjin tradhëtonte,
kështu ka qenë që i varfëri shokun e vet coptonte,
dhe armiqësia shtohej nëpër lagje e shtëpi
e ne në to hynim atëhere me siguri
e ngarkonim në makinën tonë
cilindo që kishte mbetur gjallë:
këtë popull të tradhëtuarish e tradhëtarësh
e ngarkuam të tërin në makinën tonë të luftës.
Ekuipazhin e makinës sonë, ne po e kërkonim
128
në kuzhinat dhe uzinat dhe zyrat e papunësisë.
I varfëri nga i varfëri hidhej në makinën tonë.
Me të puthurën e Judës, e vinim mbi makinë,
me të rënën miqësore në sup,
i kemi vendosur mbi makinën tonë të luftës.
Përçarja e popullit na bëri të fortë ne.
Të burgosurit tanë luftonin njëri–tjetrin edhe në kampe
e të gjithë prapë hipnin në makinën tonë.
Të burgosurit hipnin në makinën tonë.
Edhe gardianët hipnin në makinën tonë.
Ata që ishin torturuar dhe xhelatët,
të gjithë këta hipnin në makinën tonë të luftës.
Punonjësin e zot ne e kemi brohoritur me të madhe
Dhe me të madhe e kemi kërcënuar.
Kemi vënë vazo me lule atje ku ka banuar
dhe SS te porta e tij
Në breshërinë e bravove dhe breshërinë e pushkëve,
ne e kemi ngarkuar në makinën e luftës.
Fëmijët shtrënguar në gjoks, nënat e trallisura
kërkojnë me sy në qiellin e Bretanjës
shpikjet e shkencëtarëve tanë.
Se ka edhe shkencëtarë në makinën tonë,
nxënësa të të famëshmit Ajnshtajn të tyre,
të vënë vërtet në shkollën e hekurt të Fyhrerit,
dhe të mësuar me gjithçka të mëson shkenca ariane.
Edhe një mjek është në makinën tonë.
Ai vendos cilat nga gratë e minatorëve polakë
129
do t'i jepen bordellit në Krakovi.
Ai e bën mirë punën e vet dhe pa ceremoni,
në kujtim të së shoqes që pat humbur ai i ngratë,
të së shoqes q'ish çifute dhe e flakën nga ajo derë,
sepse raca e zotërinjve duhet ndërzyer me kujdes
dhe Fyhreri vendos me ç'grua çdo zotni të flerë.
Ka pastaj edhe gjykatës në makinën tonë,
ekspertë për të dhënë pengje, për të zgjedhur njëqind
viktima,
njëqind të akuzuar se janë francezë
dhe se e duan me vendosmëri vendin e tyre,
se gjykatësit tanë janë stërvitur me drejtësinë gjermane
dhe e dinë se ç'kërkohet prej tyre.
Ndodhet edhe një mësues në makinën tonë
Tani, kapiten, me helmetë prej çeliku,
mesim ai u jep
peshkatarëve të Norvegjisë dhe vreshtarëve, të Shampanjës.
Një ditë, që atëherë kanë kaluar shtatë vjet,
kujtim i zbehtë, po i paharruar kurrë,
ai kish mësuar në gjirin e familjes së vet
të urrente spiunët.
Dhe kudo që shkonin, ne nxisnim atin kundër të birit,
shokun kundër shokut.
Në vend të huaj, ne nuk banonim ndryshe
nga ç'kishim banuar në vendin tonë.
Dhe përveç punës sonë, s'ka asgjë tjetër.
Dhe asgjë nuk e di sa kohë do punojë për ne.
Dhe ne mbërrijmë, të uritur si karkaleca,
130
dhe gllabërojmë gjer në kockë vende të tëra në një javë,
sepse në vend të gjalpit topa na kanë dhënë
dhe buka jonë e përditshme prej kohësh ka krunde.
Dhe vendi ku ne mbërrijmë,
s'është më vend i sigurt për nënat, as për fëmijët,
sepse fëmijët tanë ne
nuk i kemi kursyer.
Dhe gruri në hambarë s'është në vend të sigurt me ne,
as bagëtia nëpër stalla,
sepse neve bagëtinë tonë na e kanë marrë.
Dhe ne u marrim bijtë e bijat e tyre,
dhe u hedhim patate për mëshirë,
dhe u urdhërojmë si dhe nënave tona
të thërresin "Hail Hitler" sikur u rrjepin lëkurën:
S’ka zot tjetër
përveç Adolf Hitlerit.
Dhe i kemi bërë popujt e tjerë të na bien në gjunjë
siç e kishim bërë të gjunjëzohej edhe tonin.
KUNDËR OBJEKTIVËVE
1.
Kur luftëtarët kundër padrejtësisë
fytyrat e tyre plot plagë rrëfejnë,
ata që ndodheshin në siguri
131
tregohen fort të paduruar.
2.
Përse ankohi, pyesin.
Ju e luftuat padrejtësinë! Tani
ajo ju mundi: pra, heshtni!
3.
Kush lufton, thonë ata,
duhet të dijë edhe të humbasë.
Kush kërkon sherr, vë veten në rrezik.
Kush përdor dhunë,
dhunën nuk duhet ta fajsojë.
4.
Ah, o miq, që jeni të siguruar,
përse kaq armiqsorë ndaj nesh? Mos vallë
jemi armiqtë tuaj ne, që jemi
armiq të padrejtësisë?
Kur luftëtarët kundër padrejtësisë u mundkan,
mos vallë padrejtësia paska të drejtë!?
5.
Disfatat tona, që ta dini ju,
nuk provojnë gjë tjetër veçse
që jemi tepër të paktë ne, që
luftojmë kundër poshtërsisë –
Dhe prej atyre që rrijnë e bëjnë sehir
presim që, të paktën, t'u vijë turp!
1935
132
TELASHET E KANÇELARIT HITLER
1.
Kur Ministri i Propagandës flet për hallet e popullit,
ai hera–herë e pret fjalën në mes nga tronditja
dhe pastaj thërret me sa i mban gurmazi:
Fyrerit tonë
po i dalin thinjat!
2.
Kur Kançelari çirret në radio,
njerëzit thonë: Po stërmundohet! –
Meqë janë stërmunduar gjithë ditën e ditës,
vetë s'kanë fuqi të çirren ashtu.
3.
Të gjithë e kanë marrë vesh: Lufta e ardhshme
po e lë Kançelarin pa gjumë –
Po si do të ishte, vallë,
sikur Kançelari ta bënte gjumin rehat
dhe lufta të mos vinte?
4.
Vendet fqinjë
flasin vetëm me përbuzje për vendin tonë
dhe dënojnë kaosin dhe dhunën.
Flitet se, kur Kançelari lexon gazetat e huaja,
shpesh zë e qan.
Pastaj Ministri i Propagandës i bën thirrje popullit
që t'ja fshijë lotët.
133
5.
Edhe kur Kançelari i theri shokët e vet,
sepse kështu deshën ata që ja mbushnin xhepat,
thonë se kishte pasur një çehre fort të vrarë.
Kur populli s'ka ç'të hajë,
thonë se atij i kërcasin zorrët.
6.
Pasi ta ketë hedhur vendin tonë në luftë,
ai me siguri do të qajë si foshnjë.
Kur djemtë dhe burrat tuaj të kenë rënë,
ai do të psherëtijë.
Kur ju do të hani përsëri bar,
ai do të Vështrojë mendueshëm.
Dhe kështu ju do ta kuptoni
që keni një Kançelar të mirë.
1938
VËSHTIRËSITË E QEVERISJES
1.
Ministrat vazhdimisht i thonë popullit
se sa e vështirë është qeverisja. Pa ministra,
gruri do t'i lëshonte kallëzit nën arë
dhe jo mbi arë. Asnjë copë qymyr nuk do të nxirrej
nga galeritë, sikur kançelari të mos ishte
kaq i mençur. Pa
ministrin e propagandës, asnjë grua
s'do të lejonte të mbetej me barrë. Pa
134
ministrin e luftës,
lufta nuk do të vinte kurrë. Madje
mbetej me pikëpyetje, në do të lindte dielli
në agim pa lejen e Fyrerit*) –
Edhe në qoftë se do të lindte,
ai do ta nxirrte kokën me siguri
jo në vendin e duhur.
*) Hitleri.
2.
Po kaq e vështirë qenka, siç na thonë,
të drejtosh një fabrikë. Pa pronarët
do të shembeshin muret dhe makinat
do të ndryshkeshin, na thonë.
Edhe po të prodhohej diku ndonjë parmendë,
ajo s'do të arrinte kurrë te një arë
pa ato fjalë dinake të reklamës, që u shkruan
fabrikanti fshatarëve: E kush tjetër
do të mund t'ju njoftonte atyre
se paskërka parmenda në botë?
E si do t'i vente halli një copë are
po të mos ishte çifligari? Me siguri
thekra do të mbillej në një vend me patatet.
3.
Po të ishte qeverisja kaq e lehtë,
s'do të duheshin mendje aq të ndritura
si ajo e Fyrerit.
Po të dinte punëtori si ta përdorë makinën
dhe fshatari si ta dallojë arën nga një sofër,
135
s'do të duheshin as fabrikantë
dhe as çifligarë.
Vetëm sepse të gjithë janë aq budallenj,
duhen disa që janë aq të zgjuar.
4.
Apo ndoshta
qeverisja na qenkërka kaq e vështirë
vetëm e vetëm sepse
shfrytëzimi dhe mashtrimi u dashkan mësuar?
1937
Ç'DOBI KA MIRËSIA
1
Ç'dobi ka mirësia,
Kur të mirët menjëherë vriten, ose vriten
Ata, me të cilët janë të mirë?
Ç'dobi ka liria,
Kur të lirët duhet të jetojnë midis të palirëve?
Ç'dobi ka arësyeja,
Kur vetëm mosarësyeja sjell bukë e gjellë, për të cilat
sikush ka nevojë?
Në vend që të jeni të mirë, përpiquni
Të krijoni një gjëndje, e cila bën të mundshme të mirën,
dhe më shumë se kaq:
E bën të panevojshme!
136
Në vend që të jeni të lirë, përpiquni
Të krijoni një gjëndje, e cila i çliron të gjithë,
Dhe, edhe dashurinë për liri,
E bën të panevojshme!
Në vend që të jeni me arësye, përpiquni
Të krijoni një gjëndje, e cila mosarësyen e secilit
E bën të jetë një punë e keqe!
KUR SHEMBET SHTËPIA E TË MADHIT
Kur shembet shtëpia e të madhit,
Pësojnë shumë njerëz të vegjël.
Ata që me të fuqishmit nuk e ndajnë fatin,
Fatkeqësinë shpesh e ndajnë me ta. Sepse,
Qerrja në prishje e sipër,
Edhe qetë e djersitur i tërheq në humnerë.
NË KOHËRA TË ERRËTA
Nuk do të thonë: Atëherë kur arra lakohej në erë,
Por: Atëherë kur bojaxhiu shtypte punëtorët.
Nuk do të thonë: Atëherë kur fëmija bënte "bretkoca" prej
balte,
Por: Atëherë kur përgatiteshin luftëra të mëdha.
Nuk do të thonë: Atëherë kur gruaja hynte në dhomë,
Por: Atëherë kur fuqitë e mëdha bënin aleancë kundër
punëtorëve.
Dhe nuk do të thonë: Kanë qenë kohëra të errëta,
137
Por: Përse kanë heshtur poetët e tyre?
PAS LAJMIT MBI SËMUNDJEN
E NJE BURRËSHTETI TE FUQISHËM
Kur njeriu i pazëvendësueshëm ngryset,
Tunden dy perandori.
Kur njeriu i pazëvendësueshëm vdes,
Bota sillet si nëna që s'ka gji për foshnjen.
Sikur njeriu i pazëvendësueshëm të kthehej
një javë pas vdekjes,
Për të nuk do të gjendej vend as për portier
në tërë perandorinë.
RADIOJA
Nga disa herë në ditë
Dëgjoj në radio raportet nga lufta,
Që të bindem se ende jam gjallë;
Ashtu si detari
Që kur kthehet në shtëpi
E lut nënën e vet plakë
Që ta derdhë ujin nga kova
Derisa ta zërë gjumi.
PATERICAT
Shtatë vjet një hap nuk hodha dot.
Kur të madhin mjek mezi e gjeta,
ai më pyet: Ç'i do patericat?
I them: Jam sakat, o tunjatjeta!
138
Faj të kanë patericat,
më tha ai, ke për ta parë!
Tani eja dhe provoje:
Ecë, bjer e hiqu zvarrë!
Duke qeshur si përbindësh,
drunjt' e bukur ai m'i mori,
mbi kurriz më dysh m'i theu
dhe pastaj në zjarr i hodhi.
U shërova: tani eci.
Një e qeshur më kuroi.
Por më ndodh që, kur shoh drunj,
disa orë të çaloj.
1938
KOHË E KEQE PËR LIRIKËN
E di, pra, unë: veç të lumturin
E duan. Zëri i tij
Dëgjohet me kënaqësi. Fytyr'e tij është e bukur.
Një pemë e fatakequr në oborr
Tregon për truallin e keq,
Po ata q'i shkojnë pranë, e shajnë si të fatakequr,
Megjithse me të drejtë.
Të gjelbrat lundra e velat e hareshme të ngushticës
Nuk i shikoj. Po nga të gjitha
139
Shikoj veç rrjetën me të shpuara të peshkatarit.
Përse, pra, unë flas
Veç për fshatarkën e vobektë dyzetvjeçare, q'ec e kërrusur?
Gjiret e vajzave
Janë të ngrohta si përherë.
Në këngën time ndonjë rimë
Do të më dukej si prej mendjemadhi.
Në veten time zihen midis tyre
Entusiazmi për të lulëzimshin dru të mollës
Dhe tmerri për fjalimet që mban bojaxhiu.1)
Po veç i dyti
Më shtyn të shkruaj në tryezë. . .
PERSE U DASHKA
TE PËRMENDET EMRI IM?
1.
Dikur mendoja: Në kohët që do të vijnë,
kur të jenë shembur shtëpitë, në të cilat banoja,
dhe kalbur anijet, me të cilat lundroja,
emri im ende do të përmendet
me të tjerë.
2.
Sepse unë lëvdoja të dobishmen, që
në kohën time quhej jofisnike,
sepse unë luftoja besimet e ndryshme,
sepse unë isha kundër shtypjes,
ose për ndonjë arsye tjetër.
140
3.
Sepse isha për njerëzit dhe
i nderoja, duke u dhënë
përgjegjësi për çdo gjë,
sepse shkruaja vargje dhe e pasuroja gjuhën
sepse u mesoja te tjereve qëndrime praktike,
ose për ndonjë arsye tjetër.
4.
Prandaj mendoja që emri im
ende do të përmendej,
do të mbetej
i gdhendur mbi një gur,
do të nxirrej nga librat
për t'u shtypur në libra të tjerë.
5.
Por sot
s'kam kundërshtim që ai të harrohet.
Përse
u dashka të pyetet për furrtarin,
kur bukë ka sa të duash?
Përse
u dashka të lëvdohet dëbora e shkrirë,
kur dëborë e re së shpejti do të bjerë?
6.
Përse
u dashka të përmendet emri im?
1936
141
LEGJENDË MODERNE
Mbi shesh të luftës, mbrëmja kur lëvrinte,
Armiqtë ishin mundur.
Me tingull telegran, duke u tundur,
Përtej në botë lajmin po e shpinte.
Dhe në një çip të botës zu të fryhej
Një urra! që te kup'e qiellit thyhej.
Një ulërimë gojërash e tërbuar
Dhe marrëzisht në qiell duke vërshuar.
Me mijëra buzë u zbenë kur mallëkuan,
Me mijëra grushte urrejtjeje u shtërnguan.
Dhe në tjetër çip të botës fryhej
Një urra! që te kup'e qiellit thyhej
Një marrëzi dhe një gaz i tërbuar,
Një frymëmarrje e lirë në krahëruar.
Me mijëra buzë luteshin gaztare,
Me mijëra buzë mplekseshin fetare.
Gjer natën vonë
Këndonin telegrafët me jehonë
Për aq të vdekur, që në luftë ranë.
Po ja, sa miq dh 'armiq u qetësuan!
Veç nënat e vazhduan
Vajtimin anembanë.
142
MBI PARËVERËN
Prej shumë kohe, kur nuk kishim
Rënë mbi vajgur, amoniak e hekur
Çdo vit ish koha
E drurëve, që në blerim shpërthenin.
Të gjithë ne i kujtojmë
Ditët e zgjatura,
Me qiell më të qartë,
Ndryshimin e ajrit
Të parëverës, që patjetër vinte.
Ende lexojmë ne në libra
Për këtë stinë të lëvduar.
Porse prej shumë kohe
S'u panë më përmbi qytetet tona
Të famshmet vargje shpendësh.
Me parë, duke ndenjur n'hekurudha,
Shihte populli si çfaqej parëvera.
Atë e tregojnë fushat
Me qartësinë e dikurshme.
Më lartësi të madhe, sigurisht,
Duket se shkojnë shqota:
Ato s'prekin veçse
Antenat tona.
FSHATARI KUJDESET PËR ARËN E TIJ
1
Fshatari kujdeset për arën e tij,
Kullot bagëtinë, paguan tatimin
Dhe lind fëmijë.
143
Qytetari flet për dashurinë ndaj atdheut,
Për fisin e fortë të fshatarit,
i cili është shtylla e kombit.
2
Qytetari flet për dashurinë ndaj atdheut,
Për fisin e fortë të fshatarit,
i cili është shtylla e kombit.
Fshatari kujdeset për arën e tij,
Kullot bagëtinë, paguan tatimin
Dhe lind fëmijë.
KUSH DO
TA MARRE DRITHIN
Bujku lëron arën.
Kush
Do ta marrë drithin?
SURRATMIU
Dhe ju mësuat ç'do të thotë kur bën sehir njeriu.
Nuk duhet llapur shumë, por duhet vepruar.
Gjithë botën mënt e qeverisi një monstër si ky surratmiu! Popujt
ja shtypën kokën. Por kurrsesi s'duhet harruar
se barku nga ai doli ende s'është shterpëzuar!
144
Himne
KËNGA E LIRIKËVE
(kur andej nga dhjetëvjeçari i tretë i shekullit të XX. nuk i
paguanin më vjershat)
l.
Kjo që po lexoni, në vargje është e shkruar!
Jua them, se ndoshta mund ta keni vështirë
T'kujtoheni se ç'është një vjershë e ç'është një vjershëtor! –
Vërtet, që me ne nuk jeni sjellur dhe aq mirë!
Pra thomëni, asgjë s'paskeni vënë re?
S'ju ra në sy që vjersha më nuk ka?
Dhe e dini pse nuk dalin më? Ja, t'jua them unë:
Më parë e lexonin poetin, por e paguanin ama!
3.
Sot nuk paguhet më për vjersha. Edhe prandaj
Sot asnjë vjershë më nuk po botohet!
Sepse poeti pyet: Kush e paguan? Dhe jo vetëm:
Kush e lexon?
Dhe kur nuk paguhet, as nuk vjershëron ... Kjo që bëtë ju
me gojë dot s'tregohet!
4.
Po përse vallë, pyet ai i gjori, mos bëra ndonjë faj?
Mos nuk kam bërë gjithënjë për ata që më paguajnë atë që
më kërkojnë?
Mos nuk e mbajta gjithnjë atë që kam premtuar? °Jne~
Dhe tani dëgjoj, se edhe atyre që pikturojnë
145
5.
S’po u blihet me asnjë pikturë! Por edhe pikturat
Gjithnjë ledhatare kanë qenë! E tani po rrinë në podrum!
Ç’keni me ne? Përse nuk, na paguani? Me sa lexojmë,
Ju, zotrinj, të pasur po bëheni gjithnjë e me shumë...
6.
Mos vallë ne, kur kishim barkun plot,
S'i kënduam çdo gjëje që ju shijonit mbi dhe?
Që ta shijonit dhe njëherë sërish: Mishit të grave tuaja! Trishtimit
vjeshtarak! Burimit... dhe hënzës së re ...
7.
Dhe bukuris' së pjellës suaj! Fëshfërimës nëpër gjeth!
Dhe prapë mishit të grave tuaja! Hyjnisë
Që shtrihet mbi ju! Bile dhe atij pluhuri
Ku do të çdukeni pas pleqërisë!
8.
Dhe ju, jo vetëm .këto na i keni paguar! Ju na ipnit
edhe për atë
Q'u thonim atyre, të cilët nuk rrinin si ju mbi kolltuqe
e nuk ishin të ngosur:
Tharjen e lotëve pafund! E ngushëllimin
E njerëzve prej jush të plagosur!
9.
Oh, shumë kemi bërë për ju! E kurrë s'kundërshtuam! Gjithnjë u
përulëm! Dhe thonim veç një fjalë: Paguaj!
Sa krime bëmë ne kështu! Për ju! Sa krime!
Edhe gjithnjë mjaftoheshim me thërrimet e drekës suaj!
146
10.
Edhe përpara karrove tuaja, të zhytura në gjak e baltë,
Ne mbrehëm fjalët tona të mëdha!
Dhe kasaphanat i quajtëm "fush nderi",
Dhe topit mizor i thonim "çeliku–vëlla",
11.
Nëpër fletushkat, ku ju kërkonit taksat,
Ne vizatuam gjërat më prrallore.
E duke u çirrur me këngët tona, ata gjithnjë
Ju paguanin taksat çnjerëzore!
12.
I zgjodhëm fjalët, i renditëm me kujdes,
Dhe përdorëm më të fortat për t'ju ndihmuar.
Ata q'i dëgjonin, edhe i thithnin menjëherë,
E si qengja ju zbuteshin ndër duar.
13.
Kurse juve vetë ju krahasuam pas qejfit tuaj –
Më shpesh me të tillë, të cilët padrejtësisht
I ngrinin lart njerëz si ne, të rrjepur e zorrëthatë!
Dhe armiqtë tuaj i ndoqëm me poezi si stuhi ... pa mëshirë
Tmerrësisht!
14.
Po pse pra tani s’po vini më ndër tregjet tona?
Mos rrini aq shumë duke ngrënë! Ne na u mbaruan
thërrimet! Ç'keni?
Përse nuk porositni më tek ne? Asnjë hymn! Asnjë pikturë? Mos
147
pandehni vallë, se kështu si jeni, botës i pëlqeni?
15.
O ruajuni, të gjorë! S'bëni dot pa ne! Sikur ta dinim
Qysh t'jua mbushim syrin e të dëgjonit këto jehona, Besonani,
zotrinj, që sot do ishim më të lirë! –
Po natyrisht që s'mund t'jua falim vargjet dhe pikturat
tona!
16.
Kur e fillova këtë që po lexoni (ah, po e lexoni?),
Un' desha që të ketë rimë çdo varg i tretë.
Por do qe një punë si pak e madhe – t'ju flas drejtë!
Pyeta veten: kush paguan? – Dhe vendosa të mos ketë.
MARSHI I VIÇAVE
Dhe viçat pas daulles
E hidhnin çapin.
Lekurën për daullen
Vetë e japin.
Kasapi thërret. Sy–mbyllur viç i mjerë
Krenar marshon me çap të qetë.
Me 'të marshojn' në rrjesht, si shpirtra, plotë të tjerë,
Q'i kishin shpënë që prej kohësh n'atë jetë.
Dhe lart i ugrejnë duart,
Na i tregojnë ne.
Por bosh i kan' ende.
Me gjak i kan' të lara,
Kasapi thërret. Symbyllur viç i mjerë
148
Krenar marshon me çap të qetë,
Me 'të marshojn' në rrjesht, si shpirtra, plot të tjerë
Q'i kishin shpënë që prej kohësh n'atë jetë.
Flamur të kuq na mbajnë
Në mes një kryq të thyer,
I thyer është kryqi
I varfri ësht' i shqyer.
Kasapi thërret. Sy–mbyllur viç i mjerë
Krenar marshon me çap të qetë.
Me 'të marshojn' në rrjesht, si shpirtra, plot të tjerë,
Q'i kishin shpënë që prej kohësh n'atë jetë.
USHTARËVE GJERMANË NË LINDJE
1
Vëllezër, të isha unë ndaj jush,
Mbi fushat me dëborë të Lindjes të isha ndaj jush,
Njëri nga ju mijërat midis qerreve të lëkundesha,
Do të thosha, siç thoni ju: sigurisht
Duhet të ketë këtu një rrugë për në shtëpi.
Por, vëllezër, të dashur vëllezër,
Nën helmetën e çelniktë, nën kaskën e trurit
Do të dija çfarë dini ju: s'ka më këtu
Rrugë për në shtëpi.
Në hartën e atlasit shkollor
Rruga për në Smolensk, s'është m'e madhe
Nga gishti i vogël i fyrerit, por
Mbi fushat e dëborës ajo është m'e largët,
149
Shumë e largët, tepër e largët.
Dëbora nuk mban përjetë, vetëm gjer në pranverë.
Po dhe njeriu s'duron dot përjetë, gjer në pranverë
Ai s'duron dot.
Kështu, pra, unë duhet të vdes, këtë e di.
Në petkun e hajdutit duhet unë të vdes,
Të vdes në këmishën e kriminelit.
Si njëri nga të shumtët, si njëri nga krijesat
I përzënë si hajdut, i vrarë si katil.
2
Vëllezër, të isha ndaj jush,
Me ju duke trokuar mbi shkretëtirat e shkreta
Do te pyesja, siç pyesni ju: Përse
Kam ardhur këtej, që nga
Nuk shpie asnjë rrugë për në shtëpi?
Përse vesha unë rrobën e hajdutit?
Përse vesha unë këmishën e katilit.
S'pat qenë kjo prej urie,
S'pat qenë prej epshit të vrasjes.
Vetëm sepse isha një skllav
Dhe m'u dha urdhëri,
Dola unë të vras edhe të djeg,
Dhe tani duhet të më vrasin.
3
Meqë unë u futa me dhunë
Në Vendin paqësor të bujqërve dhe punëtorve,
150
Të Rendit të Madh, të ndërtimit të pandërprerë,
Duke shtypur dhe duke dërrmuar të mbjella dhe oborre,
Për të vjedhur punishtet, mullinjtë dhe Veprat e digës,
Për të ndërprerë mësimin e mijëra shkollave,
Për të turbulluar mbledhjet e këshilltarëve të palodhur
Duhet tani të vdes si një mi,
Të cilin e kapi bujku.
4
Që të pastrohet prej meje
Fytyra e tokës,
Prej meje, prej kolerës! Që të bëhet një shembull
Prej meje për gjithë kohërat: ç'duhet bërë
Me hajdutët dhe katilët
Dhe me shërbëtorët e hajdutëve dhe katilëve.
5
Sepse nënat thonë që s'kanë fëmijë.
Sepse fëmijët thonë që s'kanë prindër.
Sepse ka kodrina toke që s'japin prodhim.
6
Dhe unë do të mos e shoh
Vendin, nga i cili kam ardhur,
S'do t'i shoh pyjet bavareze, as malet në jug,
As detin, djerinën e Markos, borigën,
As kodrën me vreshta buzë lumit në vendin frank.
Jo në mëngjezin e mugët, jo në mesditë,
Dhe jo, kur mbrëmja perëndon.
As qytetet dhe qytetin ku kam lindur,
151
As tezgjatë, dhe jo më as kabinën
Dhe tronin jo.
Të gjitha këto s'kam unë për t'i parë.
Dhe asnjëri nga ata që vajtën me mua
Këto nuk do t'i shohë më edhe një herë.
Dhe unë jo, dhe ti jo,
Nuk do ta dëgjojmë zërin e grave dhe të nënave
Ose erën duke fryrë mbi oxhakun e vendlindjes,
Ose zhurmën gazmore të qytetit, ose të hidhurën.
7
Po unë do vdes në mezin e viteve,
I padashur, i pamunguar,
Udhëtues i çmëndur i një maqinerie luftarake.
I pavënëmend, veçse në orën e fundit,
I paprovuar, veçse në vrasje,
I pamunguar, veçse për kasapët.
Dhe do të dergjem nën tokën,
Të cilën e shkatërrova.
Sepse çdo të përmblidhet aty?
Pesëdhjetë kile mish në një tank, që shpejt u kalb.
Ç'del që aty?
Një kaçube e ashpër, që ngriu,
Një tok pleh, që u flak tej me lopatë,
Një erë e qelbur, që e fryu era.
8
Vëllezër, të isha tani mes jush,
152
Rrugës duke u kthyer në Smolensk,
Prej Smolensku praptas për në asnjë vend:
Do të ndjeja atë që ndjeni ju: Prej kohësh
Unë e kam ditur nën helmetën e çelniktë, nën kaskën
e trurit
se keq, nuk është mirë,
Se dy e dy bëjnë katër,
Dhe se do vdesë kush vajti me të:
Ulëritësin e gjakosur,
Të çmëndurin e gjakosur.
Që s'dinte se rruga për në Moskë është e gjatë,
Shumë e gjatë, tepër e gjatë.
Se dimri në viset lindore është i ftohtë
Shumë i ftohtë, tepër i ftohtë.
Se bujqit dhe punëtorët e shtetit të ri
Do ta mpronin tokën dhe qytetet e tyre
Kështu që ne të gjithë do të asgjësohemi.
9.
Para pyjeve, prapa topave,
Në rrugët dhe nështëpitë
Nën tankse, buzë rrugës,
Prej burrave, prej grave, prej fëmijëve
Në të ftohtë, natën, ne uri,
Ne që të gjithë do të asgjësohemi.
Sot ose nesër ose ditën tjetër,
Unë dhe ti dhe gjenerali, çdo gjë
Që erdhi këtu për të shkretuar
Ç'u pat ngritur prej dorës njerëzore.
153
10
Sepse do kaq mund të punosh tokën,
Sepse kushton kaq djersë të ngreh një shtëpi
Të presësh trarët, të vizatosh planin,
Të stisësh muret, të mbulosh çatinë.
Sepse kaq shumë të lodhte, sepse shpresa kaq e madhe ish
Po tani do të thonë kudo, në të gjitha
kontinentet:
Këmba që shtypi fushat e traktoristëve të rinj
Tanimë u tha.
Dora që u ngrit kundër veprave të qytete–ndërtuesve të rinj
Tanimë u pre.
MIRËKUPTIMI
Po ju, që jeni në mirëkuptim me rrjedhjen e punëve,
Mos fundosni prapë në asgjënë.
Mos u shkrini si kripa në ujë,
Po ngrihuni,
Duke vrarë vdekjen tuaj,
Sikundër punuat punën tuaj,
Duke përmbysur një përmbysje.
Drejtohuni, pra, duke vdekur
Jo drejt vdekjes,
Po prej nesh mirrni përsipër barrën
Për të rindërtuar aeroplanin tonë,
Filloni!
Për të fluturuar për ne
Në atë vend ku jua kemi nevojën,
154
Dhe në atë kohë, kur është nevoja,
Se ju,
Ne ju ftojmë të marshoni me ne dhe me ne
Të ndryshoni jo vetëm
Një ligj të tokës,
Po ligjin themeltar.
Duke qënë në një mendim, që të gjitha të ndryshohen
Bota dhe njerëzimi,
Para së gjithash, çrregullimi
I klasave njerëzore, meqenëse ka dy lloj njerëzish,
Shfrytëzim dhe padije.
HIMNI PER KOMUNIZMIN
Ai ësht' i arsyeshëm, çdokush e merr vesh. Ai s'ësht' i
zorshëm.
Ti s'je çfrytëzues, pra, ti mund ta kuptosh.
Ai ësht' i mirë për ty, kërkoje dhe mësoje.
Të marrët e quajnë të marrë, dhe të ndyrët të ndyrë.
Ai është kundër ndyrësisë dhe kundër marrëzisë.
Çfrytëzuesit e quajnë krim.
Por ne e dimë:
Ai është fundi i krimeve.
Ai s'është çmenduri, porse
Fundi i çmendurisë.
Ai s'është kaosi, ,
Porse rregulli. .
Ai është: E thjeshta
Që bëhet aq me të vështirë.
155
CILA ËSHTË PARTIA?
Cila është partia?
Mos qëndron në një shtëpi me telefona?
Mos mejtimet i mban fshehur, dhe vendimet nuk i njihen?
Cila është ajo?
Ne jemi ajo.
Ti dhe unë dhe ne – të gjithë.
Ajo rri në rrobën tënde, shok, dhe mejton në trurin tënd.
Atje ku banoj, atje e ka shtëpinë,
Dhe atje ku të sulmojnë, atje lufton ajo.
Tregova rrugën nga të shkojmë, dhe ne
Andej do ecim, sikur ti;
Veç mos shko pa ne në rrug' të drejtë
Sepse pa ne
Gabim e ke.
Ne mund të gabojmë, dhe ti mund t'kesh të drejtë;
Pra mos' na u ndaj!
Që rrugë e shkurtër ësht' m'e mirë nga e gjata, këtë askush
nuk e mohon,
Por nëse atë e di veç një njeri
Dhe nuk mund t'na e tregojë, ç'na shërben vallë dija e tij?
Qëndro e ditur pranë nesh!
Mos na u ndaj!
156
LAVDËRIMI I PARTISË
Njeriu i vetëm ka dy sy
Partia ka njëmijë sy.
Partia shikon shtatë shtete.
Njeriu i vetëm shikon vetëm një qytet.
Njeriu i vetëm ka orën e tij,
Partia ka shumë orë.
Njeriu i vetëm mund të asgjësohet,
Partia s’mund të asgjësohet,
Se ajo është e masave avangarde
Dhe luftën e zbaton
Përmes metodës së klasikëve, që nxirret
Nga njohja e realitetit.
LAVDËRIMI I PUNËS ILEGALE
Bukur është
Të marrësh fjalën në luftën klasore.
Me zë të lartë e buçimtar të japësh kushtrimin për luftë
klasash.
Të shtypësh për këmbë shtypësit dhe të lirosh të shtypurit.
E rëndë është dh'e dobishme pun'e përditshme pak nga pak
E fshehta, e këmbëngulshmja lidhje
E rrjetës së Partisë
përpara tytave të pushkës të sipërmarrësve:
Të flasësh, por
Ta fshehësh folësin.
Të ngadhënosh,
Po dhe ta fshehësh ngadhënonjësin.
Të vdesësh, por
157
Ta fshehësh vdekjen.
Kush nuk do bënte shumë për lavdinë,
Po kush për heshtjen?
Por i vobekti e fton në sofër nderin.
Nga e ngushta dh'e rrënuara kasolle
Del e pandalshme madhështia
Dhe fama pyet më kot
Për bërësit e veprës madhështore.
O të panjohur, ju, fytyrëfshehur, pranoni
Falënderimin tonë!
DËGJOJMË: TI MË S'DO QË TË PUNOSH ME NE
l
Dëgjojmë: ti më s'do që të punosh me ne.
Je tepër i këputur. Më s'mund të rendësh këtej–andej.
Je tepër i lodhur: Më s'mund të mësosh.
Ke mbaruar.
S’mund të kërkojmë prej teje që të bësh ende diçka.
Dije, pra:
Ne kërkojmë.
Po të jesh lodhur dhe të të zërë gjumi,
S'do të të zgjojë më asnjeri dhe të të thotë:
Ngrehu, ja ku e ke gjellën gati.
Pse të të vijë gjella gati?
Ne mos mundsh më që të rendësh,
Do mbetesh. Asnjeri
S'do të kërkojë dhe të të thotë:
U bë një revolucion. Fabrikat
Po të presin ty.
158
Përse të qe bërë një revolucion?
Në vdeksh, do të të varrosin,
Qoftë se për vdekjen tënde e ke fajin vetë ose jo.
Ti thua:
Tepër gjatë luftova. Më s'mund të luftosh.
Dëgjo, pra:
Qoftë se ke faj vetë ose jo:
Në qoftë se më s'mund të luftosh, do zhdukesh.
2
Thua: tepër gjatë shpresova. Më s'mund të shpresosh.
Çfarë shpresove?
Që lufta të jetë e lehtë?
Nuk është aspak kështu.
Situata jonë është më e keqe nga ç'kujtoje ti.
Ajo është kështu.
Në mos bëfshim përpjekje mbinjerëzore,
Ne jemi të humbur.
Në mos mundshim të bëjmë atë që askush s'e kërkon prej nesh,
Ne humbasim.
Armiqtë tanë presin
qe ne të lodhemi.
Kur lufta është më e ashpër,
Luftuesit qenkan më të lodhur!
Ata luftues që janë tepër të lodhur, betejën e humbasin.
159
FRONTI UNIK
1
Meqenëse njeriu është njeri,
Diçka do hajë, diçka do shijojë,
Nuk ngopet dot me fjalë mizëri,
Bukë dhe gjellë fjala s'mund të krijojë.
Pra, majtas – dy, tri!
Pra, majtas – dy, tri!
Atje, o shok, ku vendin tënd e ke!
Në rresht! Në Frontin – punëtor – unik!
Sepse një punëtor ti je!
2
Dhe, meqë, pra, njeriu është njeri,
Me qejf nuk e ka çizmen mbi turi.
S'do nën 'të të shohë asnjë skllav,
Dhe përmbi veten asnjë zotëri.
Pra, majtas – dy, tri!
Pra, majtas – dy, tri!
Atje, o shok, ku vendin, ti e ke!
Në rresht! Në Frontin – Punëtor – unik!
Sepse një punëtor ti je!
3
Dhe, meqë, pra, proleti është prolet,
Një tjetër s’e çliron në këtë jetë.
Çlirimi i punëtorëve kudo
Veç vepr’e punëtorit do të jetë.
Pra, majtas – dy, tri!
160
Pra, majtas – dy, tri!
Në rresht! Në frontin – punëtor – unik!
Sepse një punëtor ti je!
LUFTËTARËVE NDËR KAMPET E PËRQENDRIMIT
O ju .. që s'ju arrijmë dot!
Varrosur nëpër kampe përqendrimi,
të ndarë nga çdo fjalë njerëzore,
të nënshtruar ndaj torturave,
të rrahur, por
të papërkulur!
Të zhdukur, por
të paharruar!
Edhe nëse për ju
pak gjëra na vijnë në vesh,
prap dëgjojmë: se jeni
të pandreqshëm!
Dëgjojmë se nuk hiqni dorë kurrsesi
nga çështja proletare,
se ngulni këmbë që në Gjermani
ende ka dy lloj njerëzish: shfrytëzues
dhe të shfrytëzuar,
dhe se vetëm lufta e klasës
do t'i çlirojë masat nga mjerimi
në qytet edhe në fshat.
Dhe ne dëgjojmë se as kërbaç, as litari
nuk po ju detyrojnë të thoni
që dy herë dy bëkërkan pesë.
161
Kështu pra ju
jeni të zhdukur, por
jo të harruar,
të rrahur, por
të papërkulur,
bashkë me të gjithë luftëtarët e tjerë
të pandreqshëm e të papërkulur,
që këmbëngulin në të vërtetën
dhe që mbeten
udhëheqësit e vërtetë të Gjermanisë.
1938
TOK TË GJITHE OSE ASNJË
Skllav, prej kujt e pret Lirinë
Gjithë ata, o shok, që rrinë
Poshtë fare, në greminë,
Britmën do të ta dëgjojnë:
Skllevërit ty do të të çlirojnë.
Tok të gjithë – ose asnjë!
Vetëm një – s'fiton asgjë:
Pushkën! – ose mos bëj zë!
Tok të gjithë – ose asnjë!
Nga pret bukë, o i uritur?
Buka ty të ka mërzitur? –
Ha te ne, që kemi uri,
Mbaj–e këtë porosi:
Tok të gjithë – ose asnjë!
Vetëm një – s'fiton asgjë:
162
Pushkën! – ose mos bëj zë!
Tok të gjithë – ose asnjë!
Kush, o i mundur, ta merr hakun?
Ty, q'ata ta pinë gjakun,
Gjakun ty dhe neve, o shok:
Haj, ta marrim hakun tok!
Tok të gjithë – ose asnjë!
Vetëm një – s'fiton asgjë:
Pushkën! – ose mos bëj zë!
Tok të gjithë – ose asnjë!
Kush o i humbur, do guxojë?
Ai që s’mund më të durojë,
Le t’i dalë vetes zot
Dhe, me ata që s’presin dot,
Mos t’thotë nesër, por t’thotë sot.
Tok të gjithë – ose asnjë!
Vetëm një – s'fiton asgjë:
Pushkën! – ose mos bëj zë!
Tok të gjithë – ose asnjë!
KËNGE KUNDËR LUFTËS
Shtyjnë proletarin q'ai të luftojë,
Të bjerë si burrat proletari i ri.
Po pse? dhe për cilin? – s'duhet ta kuptojë:
se s'është për 'të kurrsesi.
Qelbet lufta juaj. Bëjeni, pra, vetë!
Kundër jush ne kthejmë pushkën grykëgjerë:
Se një tjetër luftë kemi për të bërë –
Dhe kjo do të jetë Lufta e vërtetë.
163
Në front proletari, i strukur, i shtrirë,
Kurse gjeneralët prehen prapa tij
Pasi zotërinjtë kanë ngrënë e pirë.
Qelbet lufta juaj. Bëjeni, pra, vetë!
Kundër jush ne kthejmë pushkën grykëgjerë:
Se një tjetër Luftë kemi për të bërë –
Paguan proleti: kur ata fitojnë ...
Kur ata humbasin: paguan gjithnjë ...
Prandaj ata s'ngopen, po planifikojnë
Ndonjë tjetër luftë të bëjnë me të.
Qelbet lufta juaj. Bëjeni, pra, vetë!
Kundër jush ne kthejmë pushkën grykëgjerë:
Se një tjetër luftë kemi për të bërë –
Dhe kjo do të jetë Lufta e vërtetë.
KENGË PROLETE
Më grinin zorrë e bark,
Dhe fjeta i uritur.
Kur: “Zgjohu – Gjermani!”
Dëgjoj duke bërtitur.
Marshonte shpejt një turmë,
Që thosh: "Te Rajhu i tretë!"
Nuk kisha ç'humbja dh'u futa
Në marsh' dhe unë vetë.
164
Marshoja, dhe marshonte
Përkrah një barkfuçi
Bërtisja: "Bukë e punë!"
Dh'ashtu dhe i trashi i zi.
Kish çizme ai të larta,
Un' isha këmbëzbathur,
Dhe që të dy marshonim
Me një hap e marsh të matur.
Kur majtas doja unë;
Së – djathti ai marshonte,
Dh'e ndoqa verbërisht
Dh'ai më komandonte.
Dh 'ata q'ishin t'uritur
Marshonin faqe zbetë –
Me ata që ishin të ngopur –
Në ndonjë Rajh të tretë.
Më dhanë një revole:
"Qëllo mbi armikun tonë!"
Dhe unë qëllova armikun,
Që ish vëllai jonë.
Është im vëlla. Uria
Na lidh në një bashkim:
Marshon kundër armikut
Të tij dh' armikut tim.
Kështu më vdes vëllai –
165
E vras vëllanë e shkretë.
S'e di: kur ai mundet,
Kam humbur unë vetë.
KËNGA E SUPËS
1
Kur s'ke as supë e ke uri,
Si mund të ndruhesh, mor i zi?
Ti shtetin duhet ta rrëzosh
E fund e krye ta ndryshosh.
Gjer sa pa supë të mos mbetesh:
Ashtu je mysafir i vetes.
Në qoftë se për ty s'ka punë,
Vetveten do ta mbrosh me dhunë!
Ti shtetin duhet ta rrëzosh
E fund e krye ta ndryshosh,
Zot i vetes të jesh vetë,
Dhe për ty punë do të ketë.
2
Kur ju përqeshin dobësinë,
Si mund ta mproni drejtësinë?
Ju shtetin duhet ta rrëzoni,
E fund e krye ta ndryshoni:
Atëherë keni plot fuqi
Dhe s'ju përqesh më asnjeri.
166
KËNGA E PAQES
(Sipas Nerudas)
Paqë në ruzullin tonë!
Paqë në arat kudo!
Që ato gjithnjë të jenë
Të atij që i mbjell dhe i do!
Paqë ndër fshatërat tona!
Paqë qytetit, o vlla!
Që strehim t'i jap' punëtorit
Se ai ndërtuar e ka!
Paqë në shtëpi! E paqë
Fqinjit që më tej banon!
Paqë, paqë paqësorit!
Se kështu çdo gjë lulzon!
Paqë edhe Sheshit të Kuq!
Dhe paqë Linkolnit plak!1)
Paqë dhe Portës Brandenburg,
Flamurit mbi 'të si gjak!
1) Monumentit të Linkolnit
Paqë fëmijëve n’Kore!
Paqë minatorëve n'Rusi!
Dhe shoferëve njujorkezë!
Dhe kulive n'Singapur!
Paqë fshatarëve gjermanë!
167
Edhe fshatarëve n 'Banat!
Paqë shkencëtarëve të mirë!
Edhe ty, o Leningrad!
Paqë gruas edhe burrit!
Paqë plakut dhe fëmisë!
Paqë detit edhe tokës,
Çdo burimi t'lumturisë!
KËNGE PËR ARMIKUN E KLASËS
1.
Kur qeshë djal' i vogël, më çoi babai në shkollë
Atje mësova mjaft mbi këtë botë –
Mbi timen dhe mbi tënden ... Por kur mbarova
M'u duk sikur mësimi nuk ish dhe aq i plotë.
Dhe unë s'kisha çfarë të haja në mëngjes,
Kurse të tjerët rrufisnin gjëra plot:
Kështu mësova tiparet e çdo klase
Dhe s'i harrova dot as gjer më sot
Dhe mësova qysh e pse
Qënka e çarë kjo botë e shkretë,
Dhe kjo e çarë do mbetet, pse shiu
Nga lart na bie tatëpjetë.
2.
Edhe ata më thonin: Të rrish kështu i urtë
Pa dhe për ty e ardhmja do të ndrijë.
Me vete thash': Po mbeta i urtë dhe i butë
S'do kem asgjë në vijë.
Dhe pashë si shumkush nga xhinsi ynë
168
Nuk u kërcente fort sipas kavallit –
E kur pastaj e gjente ndo’j bela.
I vinte dhe çudi zavallit.
Por mua s'më çudiste fare
Sepse e dija këtë të vërtetë:
Që shiu bie nga lart poshtë
Dhe kurr' nga poshtë lart përpjetë.
3.
Pastaj dëgjova daullet tek binin,
Tek flisnin kudo në çdo kënd:
Na duhet që të bëjmë ca luftëra
Për t'zënë nën diell një vend!
Bërtisnin e thërrisnin ca zëra të ngjirur,
Parajsën përmbi tokë çdokujt ata i premtonin,
Të tjerë gushëfryrë këlthisnin:
Mos u dorzoni, edhe pak duroni!
Të gjithë ne pandehëm: Dhe pak, dhe pak!
Pastaj do të na vijë çdo gjë në pjatë!
Por shiu na vërshoi prapë tatpjetë
Dhe ne për katër vjet hëngrëm veç bar të thatë!
4.
Pastaj na thanë përnjëherësh:
Një Republik' tani do kemi!
Dhe qofshim t'hollë o të trashë
Të gjith' njëlloj do jemi!
Kështu ata që ishin të uritur
Me shpresë u mbushën sot,
Edhe ata që ishin fort të ngopur
Prap shpresa kishin plot.
169
Por unë thash'; Diçka s'qënka në rregull,
Më brente një dyshim i shkretë:
Si mund të ndodhë, që ky shiu
Dashka të derdhet lart përpjetë!
5.
Të gjithëve na dhanë f1etushka për zgjedhje,
Të gjithëve na mbushën plot me premtime,
Dhe ti, o shok, u dhe shpejt armën
Dhe unë pushkën time.
Pastaj na thanë, se ata
Që dijn' më shumë' se ti dhe unë
Do qeverisnin – kurse ne
Do shkonim vrap në punë.
Kjo prap seç më lëkundi,
Por duhej lidhur gjuh' e shkretë,
Dhe thash': Sa mirë që ky shiu
Dashka të derdhet lart përpjetë
6.
Pastaj dëgjova tek na thonin:
Çdo gjë do të sqarohet,
Po të shpëtojm' nga hall i vogël
I madhi rregullohet!
Dhe ne pranuam Pfafenin
Që Papeni të binte,
Pastaj gl1abruam Papenin
Që Shlajheri mos vinte,1)
Dhe njëri tjetrit ia pasoi,
Dhe tjetri gjet një gjeneral.
Dhe shiu derdhej tatëpjetë –
170
Dhe ish një shi fort ,,kolosal".
1) Regjentë të ndryshëm – kryesisht ushtarakë – që u ndërruan njëri pas tjetrit
në periudhën pas 1918–ës, – Sh. i p.
7.
Ndërsa ne shpejt votonim
Nga krizat mbylleshin fabrika.
Kur flinim para zyrave të punës.
Ata nga ne s'i zinte frika.
Dëgjonim fjalë si këto:
Veç prisni! Mbani rregull e qetsi!
Pas krizave të mëdha
Shpejt vijnë koh' me begati!
Dhe un 'u thoja shokëve:
Kështu armiku i klasës flet!
Kur flet për koh' të lumtur
Ndër mënd ka kohn' e vet!
Sepse nga toka shiu
Nuk ngrihet lart, dhe po të dojë!
Ai veç diçka të bëjë:
Kur dielli ndrit – mund të pushojë!
8.
Një ditë i pashë tek marshonin
Prapa një flamuri të ri.
Dhe ca nga tanët thanë:
Armiq të klasës s'paska më tani.
Disa surretër që i njihja
I pash' në krye të tyre
Dhe i dëgjova duke u çirrur
171
Porsi rreshterë të paftyrë.
Dhe mes flamurësh edhe festash
I heshtur shiu derdhej ditë e natë,
Edhe çdokush e ndjente, që s'kish strehë
E që ndër rrugë shtrihej gjërë e gjatë.
9.
Ata stërviteshin në qitje
Dhe flisnin për armikun tënd.
Tregonin tej kufijve
Dhe ty t'kishin ndër mënd!
Se ne edhe ata jemi armiq
Në luft’, që vetëm njëri e fiton,
Se ata jetojn' nga ne, dhe ngordhin
Po qe se skllavi nuk punon.
Prandaj dhe ju nuk duhet
Të mbeteni pa mënd në kokë
Kur sulen përmbi ne, si shiu
Që sulet përmbi tokë!
10.
Dhe kush nga ne pati uri
Ai në betejë ra:
Dhe kush na vdiq ndër duar
Ai nga dorë e tyre u vra.
Ai, q'e mirrnin me policë,
Urin' s'e pat pranuar,
Ai, q'i thyenin nofullat,
Veç bukë pat kërkuar.
Atij që bukë i premtuan
I hidhen mu në grykë.
172
Ai që rrasin brënda
T'vërtetën thosh pa frikë.
Dhe ai që u besoi
Se qënkan miq me ne,
Ai paskësh pritur kot që shiu
Nga toka të derdhej në re.
11.
Se ne armiq të klasës jemi
Çfardo që të na thonë:
Ai që nga ne s'guxoi t'luftonte
Guxoi të vdiste përgjithmonë.
Armiq të klasës jemi ne, edhe këtë
Nuk e mbulon asnjë daulle e bori!
Junker e fabrikant e gjeneral –
Armiku yn' je ti!
E kjo s'mund të ndryshohet
As rregull tjetër s'ka!
Shiu nuk rrjedh përpjetë,
Por derdhet poshtë që nga la.
12.
Sado t'i lyejn' muret
E plasura atje na rri!
Njëri qëndron – e tjetri do bëjë udhë:
O unë, ose ti!
Dhe çfarëdo që të mësoj
Një edhe një gjithnjë kanë bërë dy:
Armik i klasës je edhe do mbetesh
Dhe unë armik të kam dhe do të t'kem veç ty!
Se fjal' që t'na bashkojë
173
s'do gjendet në ktë jetë:
Ti je armiku im
Dhe shiu rrjedh nga lart tatpjetë!
VARRIMI I NXITËSIT
ME QIVURIN PREJ ZINKU
Këtu, në këtë qivur prej zinku,
ndodhet një i vdekur,
ose këmbët e tij dhe koka,
ose më pak se kaq,
ose asgjë fare, sepse ai ishte
një nxitës.
Atë e zbuluan
si fajtorin kryesor të së keqes.
Hidheni në gropë dhe mbulojeni!
Më mirë le të shkojë vetëm e shoqja në këtë varrim.
Sepse ai që shkon me të
gjithashtu do të zbulohet.
Ky në këtë qivur prej zinku
ju ka nxitur për shumë gjëra:
Për ngopje
dhe për banim pa lagështirë,
për të ushqyer foshnjet
dhe për ta kërkuar pagën një më një,
për solidaritet me të gjithë
të shtypurit si ju
dhe për të vrarë mendjen.
174
Ky në këtë qivur prej zinku ju ka thënë
se duhet një sistem i ri prodhimi
dhe që ju, masat milionëshe punëtore,
ta merrni në dorë pushtetin.
Ndryshe s'do të keni gjë në vijë.
Dhe sepse ky në këtë qivur i foli këto gjëra,
e gjeti fundin në qivur, dhe tani
do ta kallin në gropë
si një nxitës, që ju ka nxitur.
Dhe kush nga ju 'do të flasë për ngopje,
dhe kush nga ju do banim pa lagështirë;
dhe kush nga ju pagën e do tamam,
dhe kush nga ju do të ushqejë foshnjet,
dhe kush nga ju do të vrasë mendjen
e do të solidarizohet me të gjithë
të shtypurit e tjerë –
ai do të rraset në qivur për jetë të jetëve
si nxitës,
dhe do groposet
si ky këtu.
1935
A ESHTE POPULLI I PAGABUESHEM?
1
Mësuesi im,
I madh, mëshirëplot,
Në emër të popullit u pushkatua.
175
Si spiun.
Emri i tij është i mallkuar.
Librat e tij janë të ndaluara.
Biseda për të është e dyshimtë
dhe e shurdhër.
Po nëse është i pafajshëm?
2
Bijtë e popullit thanë se ai është fajtor.
Kolkozet dhe fabrikat e punëtorëve,
Institucionet më heroike në botë,
Shihnin tek ai armikun.
Askush s'u ngrit
Ta mbrojë atë.
Po nëse është i pafajshëm?
3
Populli ka shumë armiq.
Në postet më të larta
Armiqtë rrinë.
Në laboratoret më të dobishme
Armiqtë punojnë. Hapin
Kanale dhe ngrenë diga
Për të mirën e të gjitha kontinenteve. Dhe
Kur kanalet mbushen me llucë, kurse digat
Rrënohen, udhëheqësit
Duhet të pushkatohen.
Po nëse janë të pafajshëm?
4
Armiku vepron i maskuar.
176
Kasketë punëtori vë përmbi sy.
Miqtë e njohin për punëtor të vyeshëm.
Gruaja e tij tregon shollët e këpucëve,
të shkyera duke i shërbyer popullit.
Megjithatë, ai është armik.
A ishte mësuesi im i tillë?
Po nëse është i pafajshëm?
5
Të flasësh për armiqtë është punë e rrezikshme,
Sepse ata mund të rrinë edhe nëpër gjyqet popullore,
E gjyqet duhet ta ruajnë autoritetin.
Të kërkosh shkresa, ku faji dëshmohet,
Është e pakuptimtë,
Sepse shkresa të tilla mund të mos ketë.
Kriminelët mbajnë në dorë dëshmi për pafajësi.
Të pafajshmit shpesh nuk kanë dëshmi.
Mos është vallë më e mirë heshtja?
Po nëse është i pafajshëm?
6
Ç'ka ndërtojnë 5.000 vetë,
Një i vetëm mund ta shkatërrojë.
Midis 50 të dënuarve,
Një mund të jetë i pafajshëm.
Po nëse është i pafajshëm?
7
Po nëse është i pafajshëm.
Si ka shkuar vallë drejt vdekjes?
177
VËNDASVE TE MI
O ju që mbetët gjallë n'qytetet që u shuan
Mëshirë kur do keni për vete, o të gjorë!
Ç'ju duhen luftra të reja, me topa e taborrë
A thua se të vjetrat akoma s'ju mjaftuan:
Ju lutem, kini mëshirë për vete, o të gjorë!
O burra, rrokni mistrinë – edhe jo thikën,
Nuk keni shum' që erdhët, që hytë në shtëpi,
Ç'ju duhej që të rrinit mbi thikat që ju fikën
A thua se nuk rrihet më mirë nën çati:
Ju lutem, juve rrokni mistrinë – dhe jo thikën!
O ju fëmi, në doni nga lufta të shpëtoni
I lutni prindrit tuaj: Pra, vini mënd të mjerë!
U thoni se n'gërmadha nuk doni të jetoni
Dhe s'doni që ta vuani atë që ngjau njëherë:
O ju fëmi, në doni nga lufta të shpëtoni
Dhe ju, o nëna, ju që s'mundën t'ju pengojnë
Të zgjidhni më të mirën, shtoni çdo përpjekje,
Ju lutem shumë, i lini fëmijët t'ju jetojnë!
Që borxh t'ju kenë jetën – dhe jo të zezën vdekje:
Ju lutem nëna, i lini fëmijët t'ju jetojnë!
178
KËNGA E SË ARDHMES
1.
Edhe ishin të pushtetshëm dikur carët në Rusi
Dhe i shihnim se si i shtypnin muzhikë e proletarë
Si llufisnin gjela, pata, e ç’tu vinte për më mbarë
Dhe të mirët derdhnin gjakun – cari s’pyeste asnjeri.
Por dhe kjo një ditë veç na mori fund
Ikën edhe vanë mijra vjet mundim,
Nga mizerja lart u ngrit
në qytet e në katund
Një flamur i kuq, flamur plot shkëlqim.
2.
Dhe dikur në Poloni zotërinjve u ndriste nuri,
Edhe bënin shum' luftime nëpër tanke e ania,
Por nuk pat asnjë fitore, veçse humbi Polonia,
Dhe fshatari kish parmendë, dhe parmënda ish
prej druri.
Por dhe kjo një ditë seç na mori fund
Ikën edhe vanë mijra vjet mundim
Nga mizerja lart u ngrit
në qytet e në katund
Një flamur i kuq, flamur plot shkëlqim.
3.
Dhe ushtri kishin në Kinë tregëtarët gjithë dhjamë,
Dembeloseshin patronët e t'uriturit punonin,
Nja një mijë minj të majmë katërqind miljon gllabronin
Se tregtarët kishin miq – edhe miqtë tej detit rronin.
Por dhe kjo një ditë seç na mori fund
179
Ikën edhe vanë mijra vjet mundim,
Nga mizerja lart u ngrit
në qytet e në katund
Një flamur i kuq, flamur plot shkëlqim.
4.
Kur u sulëm ne drejt Lindjes, ah, helmuar me farmak
Nga zotrinjtë që na nxitën kundër vllezërve n'luftim,
U dërmuan edhe vdiqën, e u dergjëm pa shpëtim –
E zotrinjtë prapë duan të na hedhin n'luftë e gjak.
Por dhe kjo një ditë do të marë fund
Do të çduken shekujt plot me gjak, mundim,
Nga mizerja lart do ngrihet
mbi qytet e mbi katund
Një flamur i kuq, flamur plot shkëlqim!
180
Në mërgim
PËR TË GJORIN B. B.
1
Unë, Bertolt Brehti, vij nga pyjet e zeza.
Në qytet nëna ime më ka sjellë
Derisa në bark të saj gj endesha.
Ftohtësia deri n'varr do të më përcjellë.
2
Në qytetin e asfaltuar ndihem si në shtëpi.
Me sakramentin e pasvdekjes i pajisur:
Me gazeta. Cigare. Raki.
Skeptik dhe i plogësht, por i kënaqur.
3
Me njerëzit jam i sjellshëm. Kapelën fringo
Ngjesh në kokë, siç e do zakoni.
Them: këta janë kafshë me kundërmim të posaçëm
Dhe shtoj: s'prish punë, i tillë jam dhe vetë, besoni.
4
Paradite në karriget e mia të zbrazëta
Mbjell silueta grash që luhaten.
I sodis shkujdesshëm dhe u them ngadalë:
J tille jam, tek unë mos shpresoni.
5
Në mbrëmje rreth meje mblidhen burrat.
Me “xhentëlmen” i drejtohemi njëri–tjetrit.
181
Ata shtrijnë këmbët mbi tryezën time
Dhe thonë: do të bëhet mirë. Nuk pyes: kur?
6
Në mëngjes, kur agon, përmjerin pishat.
Kurse banorët e tyre, zogjtë, bëjnë zhurmë
Atëbotë unë në qytet zbraz kupën,
Hedh duçin, pastaj zhytem në gjumë.
7
Ne, gjenerata mendjelehtë, banuam
Në shtëpitë për të cilat besonim se janë jetike.
(Ngritëm kështu godinat e gjata të ishullit Menhetn
Dhe antenat e holla që zbavisin detin Atlantik).
8
Prej këtyre qyteteve do të mbetet vetëm. ajo që kalon andej: era!
Shtëpia e gëzon grykësin: ai e zbraz etshëm.
E dimë se jemi banorë të përkohshëm të botës
Dhe se pas nesh s'do të vijë askush për të qenë.
9
Në tërmetet që do të bien, kam shpresë,
Nuk do të më shuhet cigarja nga hidhërimi.
Unë, Bertolt Brehti, i hedhur në qytetet e asfaltuara
Nga pyjet e zeza, nga barku i nënës sime.
182
I PËRZËNË ME TË DREJTË
Në të errtat kohë
Vallë a do të këndojnë prap?
Po, do të këndojnë prap
Për të errtat kohë.
U rrita porsi bir
I njerëzve të pasur. Dhe prindërit e mi
Më lidhen një kravatë dhe m'edukuan
Me zakonin e bukur: që të shërbehesha
Nga të tjerët, dhe ma mësuan artin e t'urdhëruarit.
Por,
Kur u rrita dhe hodha sytë rreth e qark
Njerëzit e klasës sime s'më pëlqyen,
As të urdhëruarit, as të shërbyerit.
Dhe unë e braktisa klasën time dhe u bashkova
Me njerëzit e ulët.
Kështu pra,
Ata rritën një tradhëtar, ia mësuan
Marifetet e tyre, dhe ai i shiti
Tek armiku.
Vërtet, që jam duke u nxjerrë disa të fshehta.
Qëndroj në mes të popullit dhe ia spjegoj
Se si mashtrojnë ata, dhe që më parë tregoj se ç'do të vijë,
Sepse unë
Shumë mirë planet ua di.
Dhe latinishten e Priftërinjve të tyre, të shitur kokë e këmbë, E
183
përkthej fjalë për fjalë ne gjuhën e zakonshme dhe në
shesh dalin vetëm
Gënjeshtrat me bisht.
E marr dhe peshoren e drejtësisë së tyre
Dhe ua tregoj të gjithëve
peshat e rreme.
Pastaj spiunët e tyre venë e u thonë
Se unë rri bashkë me ata që janë grabitur,
Kokë më kokë me ata
Kur kryengritjen përgatitin.
Më çporrën dhe ma morën
Atë që me djersë e pata fituar.
Dhe kur nuk zura mënd
Më ndoqën egërsisht, por
Më gjetën vetëm shkrime në shtëpi,
Që ua zbulonin kompllotet kundër popullit.
Atëherë çpallën një fletë– arrestimi
Kur m'akuzonin për ide t'ulta, që do të thotë:
Për idetë e të ultëve.
Ngado që shkoj jam i damkosur
Nga të gjith' pronarët, por të papronët
E lexojnë fletë–arrestimin dhe
Më japin strehë.
Pastaj dëgjoj se si më thonë: Me të drejtë
Ty të paskërkan përzënë.
184
KUR U SHTRËNGOVA TË MARR UDHËT E MËRGIMIT
Kur u shtrëngova të marr udhët e mërgimit,
gazetat e Bojaxhiut*) shkrojtën
se fajin vetë e kisha,
sepse në një nga vjershat e mia
isha tallur me ushtarët e Luftës Botërore.
Vërtet që unë –
një vit përpara se të mbaronte ajo luftë
dhe kur regjimi i atëhershëm, për të shtyrë disfatën,
në zjarr i çonte dhe ushtarët e gjymtuar
dhe pleqtë
dhe shtatëmbëdhjetëvjeçarët–
pata përshkruar në një vjershë
se si e zhvarrosën ushtarin e rënë dhe,
mes brohoritjesh të të gjithë mashtruesve të popullit,
gjakthithësve dhe shtypësve,
e çuan prap në front. Tani që
ata po përgatitin një Luftë të re Botërore,
me mendjen top për ta bërë më të tmerrshme nga e para,
i vranë me kohë njerëzit si unë
ose i dëbuan
si tradhtarë
të krimeve të tyre..
1935
TAJFUNI
Kur morëm arratinë nga Bojaxhiu
dhe tek lundronim për në shtete të tjerë,
vumë re, befas, se vapori ynë i vogël
185
kish qëndruar në vend.
Një natë dhe një ditë
mbeti ai në lartësi të Luzonit, në Detin e Kinës.
Disa thanë se qëndroi për shkak të një tajfuni,
që kish shpërthyer në Veri.
Të tjerë thanë se po u ruhej
anijeve pirate të gjermanëve.
Por të gjithë thanë:
Më mirë tajfuni se gjermanët.
1941
FINLANDË. 1940
1.
Ne tani jemi emigrantë në Finlandë.
Çupa ime e vogël
kthehet në mbrëmje në shtëpi
dhe bërtet, sepse me të
s'pranon të lozë asnjë fëmijë.
Ajo është gjermane dhe rrjedh
nga një popull banditësh.
Kur unë e ngre zërin në ndonjë diskutim,
më thonë që ta mbyll gojën.
Këtu s'para i kanë qejf
fjalët e potershme të një njeriu, që rrjedh
nga një popull banditësh.
Kur ja kujtoj çupës sime të vogël
që gjermanët janë një popull banditësh,
186
ajo gëzohet bashkë me mua që nuk i do askush –
dhe ne qeshim së bashku. ...
2.
Kemi hapur një shishe verë
dhe mikesha jonë finlandeze na tregon
se si lufta ja shkretoi kopshtin e qershive.
Vera që po pimë, na thotë ajo,
është bërë nga ato qershi.
Ne i ngremë gotat dhe i zbrazim në kujtim
të kopshtit të pushkatuar dhe për shëndetin
e arsyes.
3.
Ky është ai vit, për të cilin do të flitet.
Ky është ai vit, për të cilin do të heshtet.
Pleqtë shikojnë si vdesin të rinjtë,
kokëboshët shikojnë si vdesin të urtët.
Toka nuk prodhon më, por vetëm përpin.
Qielli nuk hedh më shi, por vetëm hekur.
1940
MBI KUPTIMIN E FJALES EMIGRANT
Gjithnjë e quaja të gabuar emrin që na vinin: Emigrantë.
Kjo do të thotë njerëz që dalin në kurbet.
Por ne nuk iknim me vullnetin tonë
E duke zgjedhur një vend tjetër. As nuk donim
187
Të qëndronim n'atë vënd ndoshta përgjithmonë.
Ne arratiseshim. Të ndjekur jemi ne. Të mërguar.
Dhe s'është familja, porse syrgjyni ai që po na fton,
E ne rrimë të shqetësuar, sa më pranë kufijve mundësisht
E presim ditën e kthimit, duke përgjuar
Çdo ndryshim sado të vogël atje përtej kufirit,
Duke pyetur çdo të ardhur gjerë e gjatë,
Asgjë duke mos harruar" asgjë duke mos falur.
Asgjë nga ato që ngjanë, asgjë duke mos falur.
Ah, dhe kur hesht krimi, ne dot nuk na gënjen!
Ne gjer këtu dëgjojmë klithjet e kampeve të tyre.
E vallë, a s'jemi edhe ne vetë
si gjamë krimesh, q'u arratisën nga kufijt?
Secili nga ne
Që bredh nëpër turmë me këpucë të grisura
Dëshmon at' turp që vendin tonë njollos tani.
Por askush nga ne
S'do qëndrojë këtu. Fjala e fundit akoma s'është thënë.
LAVDIA E ZHDUKUR E QYTETIT VIGAN TË NJU –
JORKUT
1
Kush vallë e sjell nër mend akoma
Lavdinë e qytetit vigan të Nju Jorkut
Në dhjetëvjetorin pas Luftës së Madhe?
2
188
Çfarë pellgu pikërisht i lavdëruar ish, pra, kjo
Amerika n'atë kohë!
Atdheu i Zotit vetë (God's own country!) 1)
Vetëm me gërmat fillestare të emrave të saj e quajtur:
USA,
Posi një shok i djalërisë, i njohur
Prej gjithsecilit e i pangatërruar!
he ky pellg i pashteruar, thuhej,
Merr brenda çfarëdogjë që i binte dhe i bënte
Në dy–her–dyzë të gjitha racat, që kishin zbarkuar
Në këtë kontinent gazmor–
1) Toka e premtuar (angl.)
Duke i harruar
Vetijat e rrënjosura të tyre,
posi zakone të këqia –
përpiqeshin të zellshme shumë
Që
Të bëheshin sa më shpejt si gjithë ata, që shquhen
Aq fort në këtë vend!
3
Po ata i pranuan zemërgjerësisht
Dhe pa merak, si tepër fort të ndryshëm
(Të ndryshëm veç nga ndryshmësia e jetës së mjerueshme!) Si
maja brumi e mirë s'kishin frikë
Nga asnjë sasi brumi, sado e madhe që t'ish.
Ata e dinin se: çdo gjë e depërtonin!
Se ç'zulmë! Se ç'shekull!
189
4
Ah, këto zëra të grave të tyre nga grykat akustike!
Kështu këndohej (ruajni disqet!) në shekullin e artë.
Eufoni e ujërave të mbrëmjes së Miamit1)
Hare e papërmbajtur e sekseve, që rendin
Me shpejtësi mbi mjete bartës, mes rrugësh pambarim!
Zi madhështore femrash, që këndojnë
Të sigurta duke vajtur burrat shpatullgjerë,
Po gjithnjë të rrethuara
Prej burrash shpatullgjerë!
1) Miami (Majami), qytet dhe plazh në Florida.
5
Të rrallë ekzemplarë njerëzish,
Ata i mblidhnin tok në parqe
Të tërë
T zhdëpnin me ushqim ekspertërisht,
U bënin banjë dhe i peshonin
(Që me lëvizjet e pakrahasueshme të tyre
Të jenë të fiksuar në fotografi .
Për gjithë pasardhësit.
6
Godinat shtatvigane ata i ngrinin
Me shpërdorim
Të materialit më të mirë njerëzor.
Krejt haptazi, përpara gjithë botës,
Prej punëtorëve të tyre nxirrnin jashtë ç'kish,
Qëllonin në minierat e qymyrit
me pushkë,
190
Dhe i hidhnin koskat e sfilitura dhe muskujt
E tyre të shfrytëzuar rrugëve
Me qeshje të përzemërt.
Dhe pastaj njohjen e së drejtës sportërisht,
Ata lajmonin dhe për grevat
Gjithë aq brutale e të pamposhtura
të punëtorëve,
Proporcionesh homerike.
7
Se çfarë lavdi! Se çfarë shekull!
Ah, dhe ne deshëm nga këto kostume shpatullgjera
prej stofrash trashanike,
Në shpatulla me mbushje të pambukta,
Që i bëjnë burrat kaq të gjerë,
Sa tre nga ta pushtojnë trotuarë:
Provonim edhe ne që t'i frenonim
Lëvizjet tona, duke futur duart
Ngadalë në xhepa, dhe nga fronat
Ku (si për gjithë jetë ishim shtrirë,
Ngadal' të shqiteshin posi një shtet
Që zë përmbyset.
Dh'e mbushnim dhe ne gojën plot me gomë,
Që e përtypnim – thuhej q'ajo pas disa kohe
I shtyn përpara nofullat dhe mjekrën –
Dhe rrinim duke bluajtur me mollëzat përjetësisht,
Si me nj 'uri të pambaruar.
Dhe dëshironim që fytyrës sonë
T'i jepnim atë tej padukshmëri të frikshme
191
Që kish një "poker face man",')
I cili bashkëqytetarëve të tij
U mbahej si nj'enigmë e pazgjidhur.
Dhe buzëqeshnim edhe ne gjithnjë
Si para ose pas marrëdhëniesh
treguese të mira,
Të cilat janë prova të një digjestioni,
Që funksionon mirë.
Dhe ne i preknim njerëzit para nesh (Vetëm klientë t'ardhmë) Në
krahë, kofshë e midis shpatullash,
Duke provuar sesi mund të shtihen
në dorë këta burra
Me kthetra, që llastojnë dhe kapin
posi ato të qenve.
Kështu përpiqeshim në emulacion
Me kësifarë njerëzish të famshëm,
Që dukeshin të destinuar
Për të sunduar tokën, duke shpënë atë përpara.
1) Njeri pa asnjë shprehje në fytyrë. (angl.)
8
Se ç'siguri! se ç’nxitje!
se ç'salla me maqina: më të mëdhatë e botës!
Fabrika autosh bënin propagandë
Prodhimi: ato ndërtonin edhe auto (me këste)
Për ende të palindurit! Atyre,
Që hidhnin pjesë petkash pothuaj të pambajtura
(Por asisoj qe prisheshin sakaq, më fort në gëlqere),
U jepnin çmime! Këto ura:
Pjellore toka ato ndërlidhnin me pjellore toka!
192
Ura pa kufi! Më të gjatat e botës!
Këto bina të larta, q'aq lart ishin stisur me gurë,
Sa ngriheshin përmbi çdo gjë,
Sodisnin që nga lartësi' e tyre
Plot shqetësim binat' e reja,
Të cilat, sapo ngriheshin nga toka,
Me shtatin e tyre prej mamuthi, shpejt do t'ua kalonin.
(Disa tanimë trembeshin, se rritja e këtyre
Qyteteve s'do mund të ndalej më,
Se mund t'i ngrysnin ditët e tyre me njëzet
kate qytetesh të tjera mbi to,
Dhe do të paketoheshin nëpër qivure,
Që të varroseshin mbi njëri–tjetrin!)
9.
Po ama: ç'siguri! Madje, të vdekurve
U bënin makjazhe dhe i stolisnin
(Shënoj tiparët e këtillë nga kujtimi,
Të tjerët sot i kam harruar), as edhe
Të zhdukurve nuk u lejohej të mos shpresonin!
10
Se ç'farë njerëzish! Boksierët e tyre – më, të fortët!
Dhe shpikësit e tyre – më praktikët! Trenat – më të
shpejtit
Dhe më të populluarit!
Dhe gjithë këto dukeshin të mbanin njëmijë vjet.
Përhapnin fjalët vetë njerëzit e Nju Jorkut:
Qyteti i tyre 'sht– i ndërtuar përmbi shkëmb,
Dhe pra i pashkatërrueshëm!
193
11
Me të vërtetë, sistem i tëri tyre i bashkëjetesës
Ish i pakrahasueshëm.
Se çfarë lavdi! Se çfarë qindvjet!
12
Por' mbajti ky qindvjet
Veç tetë vjet, e kaq.
13
Sepse një ditë, u hap në botë lajmi
I falimentimeve të çuditshme,
Ne një të famshmin kontinent, dhe ç'e gjet,
E ruajtura, akoma dje mënjanë.,
U refuzua, tërë neveri si peshqe
Të qelbur, të qelbur e që binin erë ndoht.
14
Sot, që kudo ka marrë dhenë fjala
Se këta njerëz bënë faliment,
Ne shohim në të tjera kontinente
(Që dh'ato janë të falimentuara
Me tjetër sy dhe, siç na ngjan, më mprehtë.)
15
Si është puna me binatë e larta?
I shohim me një mendje më të ftohtë.
Ç'barraka neverie, këto bina të larta!
Që nuk u sjellin më qira!
Kaq lart, plot varfëri? Gjer nën re, plot borxhe?
194
Si është puna me ato hekurudha?
Nër trena hekurudhash,
Që ngjajnë me hotele rendëse, thuhet
Se tani nuk banon shpeshherë asnjëri.
Ata nuk ikin më për asnjë vend,
Me shpejtësinë e pakrahasuar!
Si është puna me ato ura? Ato ndërlidhin
(Në botë më të gjatat!)
Sheshe gërmadhash dhe sheshe gërmadhash!
Dhe si 'shtë puna me ata njerëz?
16
Akoma, siç dëgjojmë, këta pudrosen, lyhen,
Po për të kapur tani ndonjë post.
Tani njëzetedyvjeçare femra heqin kokainë
Përpara se të maten për pushtimin
E ndonjë vendi si daktilografe.
Dhe plot familje bijave në–kofshë u futin helmin.
Që i bën të duken më të zjarrshme.
17
Akoma shiten disqe gramafoni – pak, vërtet,
Po ç'na tregojnë vallë këto dhi,
Që nuk mësuan të këndojnë?
Kuptim'i këngëve të tilla? Çfarë
Me kaq vite ato, pra, na kënduan?
Pse sot nuk na pëlqejnë këto zëra,
Të lavdëruara dikur?
Përse
S'na bëjnë këto pamje dritash
195
Nëpër qytete asnjë përshtypje më?
Se u bë e ditur
Që këta njerëz dhanë faliment.
18
Se masat e maqinave të tyre,
Siç thonë, dergjen në grumbuj viganë
(më të mëdhenjt'e botës!)
Dhe ndryshken,
Posi maqinat e botës së vjetër
(në grumbuj më të vegjël)
19
Akoma bëhen ndeshje kampionati të përbotshëm
Më pakëz spektatorë të papunshëm të shpërndarë:
Ai që del m'i forti.
S'ja del dot kundër ligjit të mistershëm,
Që njerëzit i përzë nga magazinat e mbushura plot.
Me buzëqeshjen fort duke vazhduar (dh'asgjë tjetër!).
U dalin kampionët botërorë në pension
Atyre pak tramvaj eve të fundit mbudhë.
Tre prej këtyre njerëzve mendjefryrë mbushin trotuarin,
Po çfarë, pra, do t'i mbushë ata pa ardhur nata?
Veç shpatullat ua ngroh pambuku atyre,
Që vargje e vargje të pafund
Përshkojnë ditë e natë shpella boshe
Të grumbujve me gurë ku s'ka jetë.
Lëvizin të ngadalshëm posi kafshë
T'uritura e të dobëta.
196
Posi një shtet i tërë që përmbyset,
përpiqen të ngadalshëm për të dalë
Prej rrugëve, ku duhet të lëngojnë
Si në përjetësi
Siguri e tyre, thuhet,
Vazhdon ende; ajo qëndron në shpresën
Se nesër shiu nga poshtë lart do të rrjedhë.
Hare e tyre, thuhet,
Ësht'e pandalshme kur ata shikojnë
Një copë mish të varur në vitrinë.
20
Po, siç dëgjojmë, ende disa të gjejnë punë mundin:
atje ku grurin
Me trena, të ngarkuar fund e krye e hedhin
në një det,
I cili quhet Paqësor.
Dh'ata që, nëpër parqe, mbi banga e shkojnë natën,
Dëgjojmë se, me krejt të palejueshme mendime,
Këto bina të larta dhe të zbrazëta i kqyrin para gjumit.
21
Se ç'faliment! se si u zhduk
Një famë kaq e madhe! Çfarë zbulim:
Ai sistem i jetës së tyre shoqërore
Kish po atë të metë të vajtueshme
Posi ai i njerëzve më kokëulur.
197
SHTROFKAT E NATËS
Dëgjoj se në Nju Jork,
Te qosh'e rrugës 26 dhe Broduej–së
Qëndron një burrë në çdo mbrëmje dimri
Që të pastrehëve që grumbullohen,
Me lutje ndaj kaluesve, t’u gjejë një shtrat nate.
Kështu nuk bëhet bota ndryshe
S’përmirësohen punët midis njerëzve,
Epoka, e shfrytëzimit nuk shkurtohet.
Po disa njerëz kanë një shtrat nate.
Gjatë një nate u mbahet era, larg,
Dhe bie mbi rrugë bora q’ish për ta..
Mënjanë lëre librin, njeri, që e lexon.
Një shtrofkë nate kanë disa njerëz
Gjatë një nate u mbahet era larg,
Dhe bie mbi rrugë, bora q’ish par ta.
po s'bëhet bota ndryshe kësisoj,
S’përmirësohen punët midis njerëzve.
Epoka e shfrytëzimit nuk shkurtohet.
SONET NË EMIGRACION*)
Nga vendi im i ndjekur, jam në hall:
Dyqan të ri si do të rregulloj,
ku mund t'i shes ato që i mendoj?
Rrugët e vjetra prap duhet t'i marr,
të gris këpucë, si një shpresëshuar!
198
Po eci – po për ku – ende s'e di.
Kudo e njëjta pyetje: Emrin, ti! –
Ky emër, ah, dikur ish i dëgjuar! ...
Të mos ma dinë emrin – ashtu dua,
si ai që ndiqet egër në çdo hap.
S'besoj t'i hajë malli fort për mua,
se si këta kam njohur dhe të tjerë!
Dhe ndoshta lajmi u ka ardhur vrap
që s'do t'u bëj asnjë shërbim me vlerë!
1942
*) Në vitin 1942 Brehti ndodhej në Los Anxhelos (SHBA).
HOLIVUDI
Çdo mëngjes, për të fituar bukën e gojës,
shkoj në tregun ku shiten gënjeshtrat.
Shpresëplot rreshtohem
në mes të shitësve.
1942
MËRGIMI I POETËVE
Homeri s'kish një atdhe,
Edhe Danteja duhej ta linte të vetin.
Li–Bo dhe Du–Fu arratiseshin ndër luftra civile,
Që gllabëritën 30 mliion njerëz.
Euripidit i kanoseshin me proçese
199
Dhe Shekspirit, duke vdekur, ja mbyllën gojën.
Fransua Vijonin e kërkonte, jo vetëm Muza.
Po edhe policia.
“I dashuri", i quajtur
Lukreci, shkoi në mërgim
Kështu Hajne, dhe kështu u strehua
Brehti nën çatinë daneze prej kashte.
VIZITË POETËVE TË MËRGUAR
Kur në ëndërr hyri në kasollen e poetëve të mërguar,
E cila gjendet pranë kasollës së mësuesve të mërguar
(Prej nga dëgjohej zhurmë dhe të qeshura),
Te pragu i doli Ovidi dhe i tha:
,,Më mirë shko. Ti ende s'ke vdekur. Kushedi
Ndoshta kthehesh prapë një ditë. Edhe sikur
Asgjë të mos ndryshojë përveç teje".
Me pamje të urtë e ngushëlluese
Po Çi Ji iu qas dhe me të qeshur i tha:
,,Ndëshkimin e meriton gjithkush që flet
për padrejtësinë, qoftë edhe një herë të vetme".
Kurse miku i tij Tu Fu shtoi i qetë:
“Mërgimi nuk është vend ku zhduket krenaria".
Me ta u bashkua edhe Vijoni i leckosur e tokësor:
"Sa dyer ka shtëpia në të cilën banon?"
Ndërkaq, Dante e kapi për krahu dhe e hoqi mënjanë:
"Vargjet e tua, mik, janë përplot gabime. Kujtohu
Se sa vetë janë kundër teje!" E Volteri shtoi:
"Ki kujdes për çdo lek, që të mos vdesësh urie!"
"Dhe sill ndonjë shaka!" – ndërhyri Hajne .
200
“Kot!" – shau Shekspiri. ,,Kur Xhemsi hipi në fron,
Edhe mua ma ndaloi të shkruarit". – "Në qoftë se
Të nxjerrin në gjyq" – e këshilloi Euripidi–
“Merr farë horri për avokat. Ai i di të gjitha vrimat në rrjetën e
ligjeve". Të qeshurit ushtonte ende,
kur nga këndi më i errët u dëgjua një zë: ,,Hej ti,
A i di kush vallë vargjet e tua përmendësh? E ata,
Që i dinë, a do t’i shpëtojnë persekutimit?"
“Ata janë të harruar" – tha Dante ngadalë.
“Atyre jo vetëm trupin, por edhe veprat ua kanë zhdukur". Gazi u
ndërpre. Askush nuk guxoi të shikojë andej.
I ardhuri
U zbeh.
KËNAQËSITË
Shikimi i parë nëpër dritare në mëngjes,
Përsëri i gjetur libri i humbur,
Fytyrat e hareshme,
Bora, stinët e vitit,
Gazetat,
Qeni,
Dialektika ,
Të lahesh, të notosh,
Muzika e vjetër,
Këpucët komode,
Të kuptosh,
Muzika e re,
Të shkruash, të mbjellësh,
Të udhëtosh,
Të këndosh,
201
Të jesh i njerëzishëm.
ATYRE QE VIJNE PAS NESH
I
Jetoj në kohë vërtet të vështirë.
Fjala e pasherr është e marrë. Balli pa brenga
Është shenjë e apatisë. Ai që ende qesh
Vetëm sa s'e ka mësuar
Lajmin e tmerrshëm.
Ç'kohë është kjo kur
Biseda për drurin quhet gati krim,
Sepse nënkupton heshtjen mbi sa e sa krime!
Atij që i qetë ecën rrugës
A do t’i qasen, vallë, miqtë e tij
Kur të bie në fatkeqësi?
Është e vërtetë: ende fitoj sa për të jetuar.
Por më besoni: krejt rastësisht. Asgjë
Nga ato që bëj s'më jep të drejtë të jem i ngopur.
Rastëstsht më kanë kursyer. (Kur të më braktisë fati,
Do të humbas i tëri).
Më thonë: Ha e pi! Kënaqu me atë që ke!
Por si të ha e të pi, kur
Bukën që ha ia rrëmbej të uriturit,
Kurse uji që pi i mungon të eturit?
E megjithatë ha e pi.
Do të doja të jem i urtë.
202
Në libra të vjetër shkruan ç'është urtësia:
Të mos përzihesh në punët e botës dhe jetën tënde të shkurtër
Ta jetosh pa frikë.
Të qëndrosh pa dhunë,
Të keqes t'i përgjigjesh me të mirë,
Dëshirat t'i harrosh, e jo t’i plotësosh.
Kjo quhet urtësi.
Por unë s'mund të jem i tillë.
Jetoj, vërtet, në kohë të vështirë.
II
Në qytete erdha në kohë të keqe,
Kur në to bënte kërdi uria.
Midis njerëzve hyra në kohë trazirash
Dhe tok me ta ngrita krye.
Kështu më kaloi koha,
Mbi këtë tokë.
Kam ngrënë ndërmjet dy betejash,
Kam fjetur midis vrasësve.
Kam dashuruar pa kujdes,
Të sodis natyrën nuk kam pasur durim ..
Kështu më kaloi koha,
Mbi këtë tokë.
Në kohën time rrugët çonin në moçale.
Gjuha më tradhtonte tek xhelatët.
Pak kam bërë. Por sunduesit,
Shpresoj, më të qetë do të ishin pa praninë time.
203
Kështu më kaloi koha,
Mbi këtë tokë.
Fuqitë ishin të pakta. Por qëllimi
I lartë
Dhe i qartë, megjithëse për mua
Gati i paarritshëm.
Kështu më kaloi koha,
Mbi këtë tokë.
III
Ju që do të vini pas këtij tufani,
Në të cilin ne ramë,
Kur të flisni për dobësitë tona
Mos e harroni
Kohën e vështirë,
Të cilën s'e jetuat.
Sepse ne, më shpesh se këpucët, i ndërruam shtetet,
Nëpër luftëra klasash ne u përleshëm, të dëshpëruar
Kur nuk kishte protestë,
por vetëm padrejtësi.
Megjithëse e dimë:
Urrejtja, qoftë edhe ndaj poshtërsisë,
Fytyrën ta shëmton.
Zemërimi, qoftë edhe ndaj padrejtësisë,
Zërin ta shurdhon. Eh, ne,
Që trollin dëshironim ta mësojmë me ëmbëlsi,
Të tillë s 'ishim vetë.
204
E ju, kur të vijë koha
Që njeriu për njeriun të jetë shok,
Mos na kujtoni
Me padurim.
NDËRRIMI I RROTËS
Qëndroj skaj rrugës.
Shoferi ndërron rrotën.
Nuk më pëlqen andej nga vij.
Nuk më pëlqen andej nga shkoj.
Përse ndërrimin e rrotës
E pres me padurim?
MASKA E TË LIGUT
Në murin tim
Qëndron e varur
Një maskë e një demoni t'lig,
Punim në dru
nga Japonia
I lyer me vernik.
Mëshirëplot unë ia vështroj
Të ënjturit damarë balli,
Që më dëshmojnë se sa e zorshme qënka
Të jesh i lig.
205
KRONOLOGJIA E JETËS DHE E VEPRAVE TË BERTOLT
BREHTIT
1898 (më 10 shkurt) lindi Bertolt Eugen Fridrih Breht, fëmija i
parë i Fridrih Brehtit, drejtor i një fabrike të letrës në
Augzburg.
1904 Regjistrohet në klasën e parë të shkollës fillore.
1908 Regjistrohet në Gjimnazin real të Augzburgut.
1913 Në fletushkën e shkollës "Die ernte" boton vjershat e para.
1914 Prova e parë në fushën e dramaturgjisë (Bibla) botohet në
revistën e shkollës. - Fillojnë të botohen shkrimet e Brehtit
(nga 17 gushti) në shtojcën letrare të revistës ,,Augsburger
Neueste Nachrichten".
1916 I kërcënohet rreziku i përjashtimit nga shkolla për shkak të
një hartimi të intonuar në mënyrë pacifiste.
1917 Matura. - Fillimi i studimeve të filozofisë dhe të mjekësisë në
Universitetin e Mynhenit (Munihut).
1918 Mobilizohet; punon në shërbimin sanitar në spitalin ushtarak
të Augzburgut. - Kah fundi i vitit merr pjesë në ngjarjet
revolucionare në Bavari dhe emërohet anëtar i Këshillit të
punëtorëve dhe ushtarëve të Augzburgut. - Për herë të parë
përmendet projekti letrar ,,Baal”. Shkruan ,,Legjendën e
ushtarit të vdekur". Fillon punën në pjesën “Daullet e
natës". – Vazhdon studimet e mjekësisë.
1919 Shkruan vjersha dhe, njërën pas tjetrës, pesë njëaktëshe;
shkruan tekste për kabaretë e Munihut. - Kritik i teatrit
në gazetën augzburgase (komuniste) "Volkswille".
1920 Punon në dramën ,,Baal", Mbaron “Daullet e natës", -
Udhëton në Berlin (në tren shkruan vjeshën "Kujtimi
për Maria A.") - I vdes nëna.
1921 Përsëri udhëton në Berlin. Përgatitet për shpërngulje në
këtë qytet, i cili është "i ftohtë" dhe ,,xhungël".
206
1922 Për herë të parë vihet në skenë një pjesë e Brehtit: premiera
e "Daulleve të natës" në teatrin "Kammerspiele" të
Munihut (më 29 shtator). Fiton shpërblimin e Klajstit për
"Daulle t e natës" si shfaqja më e mirë teatrale e vitit
(më 13 nëntor). – “Daullet e natës" Shfaqet në Berlin. -
Botohet drama "Baal" (në 800 kopje). - Martesa me kën-
gëtaren e operës Marijana Cof.
1923 Premiera e dramës "Në xhunglën e qytetarëve" në Munih. -
Dramaturg i teatrit "Kammerspiele". - Brehti dhe Lion
Fojhtvanger shkruajnë së bashku "Jetën e Eduardit të Dy-
të". - Premiera e "Baalit" në Lajpcig. - Tentimi i puçit të
Hitlerit në Munih: Brehti dhe Lion Fojhtvangeri në listën
e atyre që nazistët kishin në plan t'i burgosnin.
1924 Premiera e "Jetës së Eduardit të Dytë" në Munih në regjinë e
Brehtit. - Shpërngulja në Berlin, ku Brehti, me Karl
Cukmajerin, angazhohet si dramaturg në teatrin
“Deutsches Theater" të Rajnhartit. - Miqësia me aktoren
Helena Vajgel. - Brehti fillon të studiojë marksizmin. -
Premiera e pjesës "Në xhunglën e qyteteve" në “Deutsches
Theater".
1925 Fillon punën në dramën "Njeriu për njerinë", - Bashkëpunon
me gazetat dhe revistat e Berlinit, kryesisht me tregime të
shkurtëra.
1926 Versioni i ri i "Baalit" në regji të Brehtit në Deutsches Thea-
ter të Berlinit. - Premiera e pjesës "Njeriu për njerinë" në
Darmshtat. - Premiera e "Dasmës" në Frankfurt. - Në vend
të përmbledhjes së vjershave "Predikimet familjare",
botuesi Kipenhojer boton, në gjithsejt 25 ekzemplarë,
"Predikimet e xhepit". Në Shkollën Marksiste të
Punëtorëve në Berlin Brehti studion materializmin
dialektik.
1927 Në edicion të "Propilesë" botohen "Predikimet familjare". -
Bashkëpunimi me teatrin e Piskatorit për venien në skenë
të "Shvejkut" të Hashekut. - Premiera e "Mahagonisë së
vogël" në Baden-Baden. - Artikulli i parë i Brehtit për
207
"teatrin epik" (në një gazetë të Frankfurtit). - Shkurorëzimi
me Marijana Cof.
1928 Shfaqet pjesa "Njeriu për njerinë" në skenën "Berliner
Volksbühne". - Premiera e "Operës për dy grosh" (më 31
gusht) në teatrin e Shiftbauerdamit në Berlin. - Polemika
me Alfred Kerin mbi gjoja plagjiaturën lidhur me
përkthimet e Vijonit të shfrytëzuara në "Operën për dy
grosh". - Martesa me Helena Vajgel. - Punon në pjesën
"Madhështia dhe rënia e qytetit të Mahagonit".
1929 Në Baden-Baden jepet premiera e pjesëve "Fluturimi i Lind-
bergut" (më vonë: "Fluturimi tejoqeanik) dhe "Pjesa e Ba-
denit mbi pajtueshmërinë" me muzikën e Paul Hindemit,
të cilat u pritën në mënyrë skandaloze. - Premiera e
“Hepindit" dhe "Atij që thotë po" në Berlin. - Fillimi i
miqësisë me sociologun dhe filozofm Valter Benjamin. -
Punon në pjesët "Shën Jovanka nga thertorja", ,,Johan
Facer", "Shitësja e bukës" dhe "Nga hiçi nuk del asgjë". -
Botohet përmbledhja e songjeve nga "Opera për dy
grosh". - Ndjek nga afër ngjarjet e Një majit në Berlin,
ngjarjet e ,,Majit të përgjakshëm", të cilat janë vendimtare
për formimin e tij.
1930 Premiera e pjesës ,,Madhështia dhe rënia e qytetit të Ma-
hagonit: në Lajpcig; me skandal. Procesi gjyqësor lidhur
me versionin filmik të "Operës për dy grosh". - Ekzekutimi
i pjesës “Marrja e masave" në filharmoninë e Berlinit.
1931 Premiera e versionit të ri të “Nieriut për njerinë". Në kinema
shfaqet filmi "Opera për dy grosh" në regjinë e Pabsit, -
Premiera e “Madhështisë dhe rënies së qytetit të
Mahagonit” në Berlin.
1932 Premiera e dramës “Nëna" (sipas romanit të Gorkit) në re-
gjinë e Brehtit në teatrin e Shiftbaurdamit në Berlin.
Ndalimi i filmit “Kulla Vampa", për të cilin Brehti shkroi
skenarin; pas një Procesi të gjatë lejohet shfaqja e
versionit të shkurtuar të këtij filmi. Udhëtimi i parë në
Moskë për premierën e filmit “Kulla Vampa". Brehti në
208
seminarin marksist të Karl Korshit në Berlin.
1933 Policia nderpret shfaqjen “Marrja e masave" në Erfurt (me
28 janar); Brehti akuzohet për tradhti kundër atdheut.
Kuvendi i qytetit të Marmshtatit suspendon lejen për
shfaqjen e "Shën Jovankës së thertores". – Një ditë pas
djegies së Rajhstagut Brehti me familje largohet nga
Gjermania (më 28 shkurt) dhe shkon në Pragë, nga Praga
në Vjenë, pastaj në Cyrih, ku takohet me shkrimtarët e
tjerë të mërguar: me Tomas dhe Hajnrih Manin, me
Arnold Cvajgun dhe Ernest Tolerin. – Në bashkëpunim me
kompozitorin Kurt Vajl në Paris shkruan "Shtatë mëkatet e
vdekshme të mikroborgjezit", premiera e së cilës jepet në
Theatre des Champs-Elysees. – Nga Franca shkon në
Danimarkë, ku, në afërsi të Svendborgut, në ishullin Finen,
blen një shtëpizë. Nacionalsocialistët danezë kërkojnë
deportimin e tij, por qeveria daneze e refuzon këtë kërkesë.
– Në Gjermani ndalohen të gjitha veprat e Brehtit: librat e
tij, së bashku me ato të disa shkrimtarëve të tjerë
antifashistë, digjen publikisht (më 10 maj).
1934 Në Amsterdam botohet "Romani për dy grosh", kurse në Pa-
ris del një përmbledhje e tij me vjersha. - Bashkëpunon me
gazetat dhe revistat e emigracionit gjerman në Pragë,
Amsterdam dhe Paris. - Valter Benjamini qëndron për një
kohë në Svendborg te Brehti.
1935 Udhëton në Moskë, ku takohet me Piskatorin, Gordon Kre-
gin, Karol Neerin dhe Sergej Tretjakovin. – Brehtit i me-
rret (më 8 qershor) nënshtetësia gjermane. - Merr pjesë në
Kongresin ndërkombëtar të shkrimtarëve për mbrojtjen e
kulturës në Paris. - Udhëton në Nju-Jork në premierën e
dramatizimit të romanit "Nëna".
1936 "Shtatë mëkatet e vdekshme" hiqet nga repertori në Kopen-
hagen. - Merr pjesë në Kongresin ndërkombëtar të
shkrimtarëve në Londër. – Premiera “Koka të
rrumbullakta dhe koka me majë" në gjuhën daneze në
Kopenhagë. - Brehti bëhet një nga redaktorët e revistës
209
letrare antifashiste "Das Wort", e cila del gjermanisht në
Moskë. - Karl Korshi dhe Valter Benjamini qëndrojnë në
Svendborg te Brehti.
1937 Premiera e pjesës "Frika dhe mjerimi i Rajhut të Tretë" në
Paris, në regjinë e Brehtit. - Premiera e dramës "Pushkët
e nënës Karrar" në Paris (gjermanisht). - Merr pjesë në
Kongresin ndërkombëtar të shkrimtarëve në Valensi dhe
Madrid.
1938 Librat e Brehtit ekspozohen në ekspozitën "Arti i bastar-
dhuar", të cilën e organizojnë nazistët në Düseldorf. -
Merr pjesë në Kongresin e tretë ndërkombëtar të
shkrimtarëve në Paris. - Valter Benjamini qëndron pesë
muaj te Brehti në Svendborg. - Polemizon me Gjergj
Llukaçin për çështje të realizmit. - Në Londër dalin
gjermanisht dy vëllimet e para të veprave të zgjedhura të
Brehtit.
1939 Nga Danimarka (e rrezikuar) kalon në Suedi, ku së bashku
me familjen vendoset në shtëpinë e skulptores Ninan
Santeson në ishullin Lidinge afër Stokholmit. - Merr pjesë
(më 12 maj) në punën e tubimit “Emigracioni krijues" në
Londër. - I vdes babai. - "Frika dhe mjerimi i Rajhut të
Tretë" shfaqet në Paris në interpretim të trupës së Pjerr
Abrahamit. - Në Londër dalin nga shtypi "Këngët e Svend-
borgut". - Përfundon dramën "Nëna Kurajë dhe fëmijët e
saj" dhe radiodramën "Gjykimi i Lulukut".
1940 Pas hyrjes së trupave naziste në Danimarkë dhe Norvegji,
Brehti me familje largohet nga Suedia dhe shkon në Fin-
landë. Në Helsinki kërkon vizë për SHBA. - Në qershor
thuaja e përfundon dramën "Njeriu i mirë nga Seçuani". –
Meqë nuk e merr vizën amerikane, vendoset në pronën e
shkrimtares Heli Vuolijoki në Kausali, me të cilën shkruan
dramën "Zoti Puntila dhe shërbëtori i tij Mati". - Nga
Kausali kalon në lagjen afër limanit të Helsinkit. Shkruan
dramën "Arturo Ui" (Historia e një Karriere që mund të
frenohej).
210
1941 Premiera e "Nënës Kurajë" në Cyrih. - Në Finlandë gjithnjë
e më shumë divizione gjermane. Brehti më në fund (më 3
maj) e merr vizën amerikane dhe meqë porti i Petsamit
gjendej nën kontrollin e trupave naziste, ai, bashkë me fa-
miljen, udhëton me tren për në Moskë dhe Vlladivostok.
Në Moskë, pas një qëndrimi të shkurtër, vdes bashkëpunë-
torja e tij e ngushtë Margareta Shtefin, të cilës ia kushton
një përmbledhje të tërë vjershash (Përmbledhja e
Shtefinit). Më 11 qershor me një anije të vogël suedeze
udhëton për në San Pedro të Kalifornisë, ku arrin më 21
qershor.
Në Santa Monika, një lagje afër Holivudit, ku vendoset,
takohet me regjisorët dhe aktorët e njohur Maks Rajnhart,
Çarli Çaplin, Piskator, Fric Lang, Elizabeta Bergner, Piter
Lore; me filozofët Ernest Blloh, Herbert Markuze, Teodor
Adorno, Maks Horkhajmer; me kompozitorët Arnold
Shenberg, Hans Ajsler, Paul Desau; me shkrimtarët
Hajnrih Man, Vistan Hju Odën, Alfred Deblin, Kristofer
Ishervud, Leonard Frank, Oldos Haksli, Lion Fojhtvanger
etj.
1942 Punon në projektet filmore të Holivudit. - Bashkëpunon me
gazetat gjermane të emigracionit. - Fillon punën në
dramën “Iluzionet e Simona Masharit", në bashkëpunim
me Lion Fojhtvangerin.
1943 Premiera e "Njeriut të mirë nga Seçuani" në Cyrih (më 4
shkurt). – Në Holivud përfundon së xhiruari filmi "Edhe
xhelatët vdesin" (në regji të Fric Langut), skenarin e të ci-
lit e shkroi Brehti. - Premiera e "Jetës së Galileut" në Cy-
rih (9 shtator). - Vistan Hju Odën dhe Kristofer Ishervud
përfundojnë përkthimin anglisht të "Romanit për dy
grosh", i cili botohet .. në Nju-Jork. - Përfundon pjesën
"Iluzionet e Simona Masharit".
1944 Punon në "Rrethin e Kaukazit me shkumës".
1945 Shfaqja e versionit anglez të "Frikës dhe mjerimit të Rajhut
të Tretë" në Berkli (Kaliforni) dhe Nju-Jork.
211
1946 Ndërmerr hapat e parë për kthim në Evropë. - Me aktorin
Çarls Lotën punon në përgatitjen e "Jetës së Galileut",
1947 Premiera e versionit anglez të "Jetës së Galileut" në Beverli
Hils afër Holivudit, në regji të Xhozef Louzit (me ndihmën
e Brehtit) dhe me Lotnin në rolin kryesor. - Brehti në
Uashington para Komisionit për luftimin e veprimtarisë
antiamerikane (më 30 tetor). Të nesërmen, më 31 tetor,
udhëton me aeroplan nga Nju-Jorku në Paris. Nga 5
nëntori në Cyrih. - Të shqetësuar nga ashpërsimi i luftës së
ftohtë, Brehti me Karl Cukmajerin, Horst Langun, Erih
Kestnerin, Maks Frishin etj. shkruajnë thirrjenpër paqe. -
Banon në qytezën zvicrane Feldmajlen. – Premiera e
“Jetës së Galileut" në Nju-Jork (më 7 dhjetor).
1948 Boton "Organonin e vogël të teatrit", ku parashtron
pikëpamjet e tij mbi teatrin epik. Premiera e "Zotit Puntila
dhe shërbëtorit të tij Mati" në Cyrih (më 5 qershor). –
Organet e shteteve aleate refuzojnë lutjen e Brehtit për të
hyrë në pjesën perëndimore të Gjermanisë. - Me pasaportë
çekosllovake, nëpër Pragë, shkon në Berlinin lindor ku
arrin më 22 tetor. - Botohen "Tregimet kalendareske”.
1949 Premiera e "Nënës Kurajë" në teatrin Deutsches Theater në
Berlinin lindor (më 6 janar) me Helenën Vajgel në rolin
kryesor, - Brehti provon të marrë pasaportë dhe
nënshtetësi austriake, sepse nuk dëshiron që, "duke jetuar
në njërën pjesë të Gjermanisë, të jetë i vdekur për pjesën
tjetër", por pa sukses. - Ansambli i Berlinit, të cilin e
themelojnë Brehti dhe bashkëshortja e tij Helena Vajgel,
fillon punën me premierën "Zoti Puntila dhe shërbëtori i
tij Mati" (më 12 nëntor). - Një numër i veçantë i revistës
"Sinn und Form" i kushtohet Brehtit (botohen pjesë nga
poezia, proza, dramaturgjia dhe tekste të tjera nga
krijimtaria e gjerë e tij). - Përfundon së shkruari dramën
"Ditët e Komunës", që është drama e fundit e tij.
1950 Zgjidhet anëtar i Akademisë së arteve në Berlinin lindor.
– Pranohet lutja për marrjen e nënshtetësisë austriake. –
212
Brehti blen një kampshtëpizë në vendin e quajtur Bukov
afër Berlinit. - Punon në "Elegjitë bukovase".
1951 Premiera e dramës "Nëna" në Ansamblin e Berlinit. - Let-
ra e hapur drejtuar shkrimtarëve dhe artistëve gjermanë
(më 26 shtator), të cilën Brehti - duke aluduar te arma-
timi i sërishëm i Gjermanisë - e përfundon në këtë më-
nyrë: ,,Kartagjena e madhe zhvilloi tri luftëra. Pas të
parës ajo ende ishte e fuqishme, pas të dytës mund të
jetohej ende në të. Pas të tretës askush nuk mund ta
gjente më". - Premiera e "Nënës Kurajë" në Theatre
National Populaire në Paris. - Shpërblimi i Republikës
Demokratike të Gjermanisë për letërsi. - Boton vëllimin
poetik me titull "Njëqind vjersha".
1952 "Pushkët e Nënës Karrar" në interpretim të Ansamblit të
Berlinit. - Llukaçi viziton Brehtin në Bukov.
1953 Me rastin e aferës "Rozenberg" Brehti u shkruan telegrame
Ajnshtajnit, Artur Milerit dhe Heminguejit, duke u anga-
zhuar për shpëtimin e Etela dhe Xhulius Rozenbergut. –
Zgjidhet kryetar i PEN-klubit të të dy Gjermanive. – Pro-
testa e punëtorëve të Berlinit: Brehti i shkruan letër
Ulbrihtit, mirëpo në .Noies Dojçland" botohet vetëm fjalia
e fundit. Shkruan vjershën "Vendimi". - Në debatin
përkitazi me politikën kulturore Brehti kritikon "lustrimin
dhe zbukurimin e jetës" duke i konsideruar si armiq, "jo
vetëm të të bukurit", por edhe "të arsyes politike".
1954 Premiera e "Rrethit të Kaukazit me shkumës" në ndërtesën e
re të Ansamblit të Berlinit. - Triumfi i Ansamblit në Paris:
shpërblimi i parë i Teatrit të kombeve për shfaqjen e
"Nënës Kurajë". - Brehtit i ndahet shpërblimi sovjetik
"Për forcimin e paqes midis popujve". - Fillon botimi i
veprave të zgjedhura në të dy Gjermanitë - Dalin nga
shtypi "Elegjitë bukovase".
1955 Megjithëse shëndetlig, udhëton në Moskë, Drezden, Munih,
Frankfurt, Paris, Hamburg. – Ansambli i Berlinit arrin
përsëri sukses të madh në Paris, kësaj radhe me "Rrethin e
213
Kaukazit me shkumës ". - Letër Akademisë së arteve me
udhëzime për varrim (sa më modest).
1956 Fjala në Kongresin e katërt të shkrimtarëve gjermanë (në
janar) ("Ç'janë shtetet pa urtësinë e popujve!"). - Udhëtimi
në Milano (në shkurt) për të marrë pjesë në premierën e
"Operës për dy grosh". - Pas një sëmundjeje të lehtë (nga
gripi) shtrihet në spitalin "Charite" të Berlinit (në fillim të
majit). - Në Bukov lexon materialet e Kongresit XX të PK
të BS mbi "likuidimin e stalinizmit". - Në fillim të qershorit
i shkruan Letër të hapur Bundestagut gjerman; ku kërkon
heqjen e shërbimit të obligueshëm ushtarak në të dy
Gjermanitë, duke propozuar edhe referendum për këtë
çështje. - Verën e kalon në Bukov. - Më 10 gusht merr
pjesë (për herë të fundit në provat e Ansamblit para nisjes
së tij për në Londër. – Vdes nga infarkti (më 14 gusht) në
moshën 58-vjeçare. Varrimi (më 17 gusht).
Përgatiti: A. Vinca
214
PËRMBAJTJA
Gjermania (Robert Shvarc) 5
BALADA
Kënga e një nëne gjermane (R. Shvarc) . . . . .. 7
Legjenda e ushtarit të vdekur (R. Shvarc) . . .. 9
Kampi i Sonenburgut (L. Poradeci) . . . . . .. 14
Balada e vejushave Osege (R. Shvarc) . . . . . 16
Dhe ç'mori gruaja e ushtarit (L. Poradeci) . . .. 18
Dhe ç'i erdhi gruas së ushtarit (R. Shvarc) . . .. 20
Vrasja e fëmijës, Marie Farrar (R. Shvarc) . . .. 22
Balada e gruas dhe e ushtarit (R. Shvarc) . . . 26
Legjenda e Rospisë Evlin Ru (L. Poradeci) 28
Kënga e detarëve (L. Poradeci) . . . . . . . .. 31
Kryqëzatë fëmijësh (R. Shvarc) . . . 34
Këngë fëmijësh (L. Poradeci) . .. 42
Kënga e Bojaxhiut Hitler (L. Poradeci) . . . . . 43
Epitaf (L. Poradeci) . . . . 45
Varri i ushtarit të panjohur të Revolucionit
(L. Poradeci) . . . . . . . . . . . . . . . .. 46
Kënga e tre ushtarëve (A. Vinca) 47
Vëllai im ishte pilot (A. Vinca) 48
Nënës sime (A. Vinca) 49
Raport nga Gjermania (L. Poradeci) . . . . . . 50
KUJTIMI PËR MARIA A.
Kënga e rrotës së mullirit (R. Shvarc) 53
Kuj timi për Maria A. (R. Shvarc) 55
Kënga e tregëtarit (R. Shvarc) . . . . . . . .. 57
Katër propozime (R. Shvarc) . . . . . . . . .. 59
215
Dashnorët (R. Shvarc) . . . . . . . . . .. 61
Pohimi ndaj një gruaje të re (R. Shvarc) . . . . 62
Këngë djepi (R. Shvarc) . . . . . . . . . . 63
Lavdi dyshimit (A. Vinca) . . . . . . . . .. 67
Lavdi mësimit (A. Vinca) . . . . . . . . . .. 71
TRANSFORMIMI I PERËNDIVE
Transformimi i perëndive (L. Poradeci) . . . . .. 73
Pyetje të një punëtori që lexon (R. Shvarc) . . .. 74
Mbishkrimi i pamposhtur (R. Shvarc) . . . . .. 76
Shënim i pashlyeshëm (E. Mekuli) . . . . . .. 78
Unë nuk kam kurrgjë kundër Lekës (A. Vinca) 79
Fuqia e punëtorëve (L. Poradeci) . . . . . . .. 80
Bisedë e fshatarit me kaun e tij (R. Shvarc) . .. 81
Rezolutë e komunarëve të Parisit (R. Shvarc) . . 82
Mbi Fransua Vijonin (L. Poradeci) . . . . . .. 85
Qylymendësit e Kujan-Bulakut Leninin përkujtojnë
(R. Shvarc) . . . . . . . . . . . . . .. 87
Kantatë për' përvjetorin e vdekjes së Leninit
(R. Shvarc) 90
Dimitrovi (R. Shvarc) . . . . . . . . . . .. 95
Thirrje shokut Dimitrov (L. Poradeci) . . . . . 98
Histori nga Revolucioni (L. Poradeci) . . . . . . 100
Bashkëshkollarët më të varfër të mëhallave
(L. Poradeci) 102
Dëshira e fundit (L. Poradeci) . . . . . . . . . 104
16-vjeçarja rrobaqepëse Ema Riz (L. Poradeci) 105
Kënga e makinave (L. Poradeci) . . . . . . . . 107
Qymyr për Majkun (R. Shvarc) . . . . . . . . 109
Lufta kundër primitives (L. Poradeci) . . . . . 111
Tre ushtarët dhe të pasurit (L. Poradeci) . . . . 114
216
Tre ushtarët dhe gruri (L. Poradeci) . . . . . . 117
Letërsia do të lëvrohet (R. Shvarc) . . . . . . . 119
Djegia e librave (R. Shvarc) . . . . . . . . . . 121
Byroja për letërsi (A. Vinca) . . . . . . . . . 123
Mbi njerëzit e mëdhenj (A. Yinea) . . . . . . . . 124
Në kohën që fashizmi bëhej gjithnjë m'i fortë
(L. Poradeci) 126
ABETARJA GJERMANE E LUFTËS
Për dhunën (A. Vinca) . . . . . . . . . . . . 129
Të mëdhenjtë thonë (R. Shvarc). . . . . . . . . 130
Të mëdhenjtë II mblodhën (R. Shvarc) . . . . . . 131
Tani është natë (R. Shvarc) . . . . . . . . . 132
Kjo lufta që do vijë (R. Shvarc) . . . . . . . . 133
Fyhreri do t'ju tregojë (L. Poradeci) . .. .. 134
Hitleri ka për t'ju përrallisur (R. Shvarc) . . . . 135
lBojaxhiu thotë (L. Poradeci) . . . . . . . 136
Në luftë shumë gjëra do zmadhohen (L. Poradeci). 137
Ai që rri në shtëpi, kur fillon lufta (R. Shvarc) . . 141
Ata që e rrëmbejnë mishin nga tryeza (L. Poradeci) 142
Atyre që mbajnë shpresë (R. Shvarc) .. . . . . . 143
Këngë për të gjithë ata që çkurajohen (L. Poradeci) 144
Për ata që prinë lart (R. Shvarc) . . . . . 146
Oh, ju fatzinj (L. Poradeci) 147
Lavdërimi i goditjes me kamë (L. Poradeci) . . . 148
Epitaf nga lufta e Hitlerit (R. Shvarc) . . . . . 150
Epitaf për M. (A. Vinca) . . . . . . . . . 151
Parada e madhe gjermane (E. Fico). . . . . . .. 152
Bashkësi kombëtare (E. Fico) . . . .. . . . .. 154
Spiunimi (E. Fico) . . . . . . . . 155
Kryqi i bardhë (E. Fica) . . . . . 156
217
Në shërbim të popullit (E. Fico) . . . . . . . . 157
Në kërkim të drejtësisë (E. Fica). 158
Sëmundje profesionale (E. Fico) , . . . . . . 159
Fizikanë (E. Pico) . . . . . . . . . . . . . . 160
Gruaja çifute (E. Fico) . . . . . . . . 161
Tradhtar pasi i thonë (E. Fica) . . . . . . . . 162
Në punë (E. Fico) . . . . . . . . . . . . . 163
Ora e punëtorit (E. Fico) . . . . . . . . . 164
Arka (E. Fico) . . . . . . . . . . . 165
I liruari (E. Fico) . . . . . . . . . . . 166
Ndihmë dimri (E. Fica) . . . . . . . . . . 167
Fshatari ushqen dosën e vet (E. Fico) . . . .. 168
Aktivisti i vjetër (E. Fico) . . . . . . . . . 169
Parulla . (E. Fico) . . . . . . . . . 170
Në kazermë mësojnë (E. Fico) . . . . . . . 171
Vënia në punë e punëtorëve (E. Fico) . . . . . 172
Referendum (E. Fico) 173
Kori i autoblindës (E. Fico) 174
Zëri (E. Fico) . . . . . . . . . . . . . . . 176
Kunder objektivëve (R. Shvarc) . . . . . . . . 179
Telashet e kançelarit Hltler (R. Shvarc) . . . . 181
Vështirësitë e qeverisjes (R. Shvarc) . . . . . . . 183
Ç’dobi ka mirësia (L. Poradeci) . . . . . . . . 185
Kur shembet shtëpia e më madhit (A. Vinca) . . 186
Në kohëra të errëta (A. Vinca) . . . . . . . . 187
Pas lajmit mbi sëmundjen e një burrështeti (A. Vinca) 188
Radioja (A. Vinca).. 189
Patericat (R. Shvarc) . . . 190
Kohë e keqe për lirikën (L. Poradeci). 191
Përse u dashka të përmendet emri im (R. Shvarc) 193
Legjendë moderne (L. Poradeci). . . . . . 195
218
Mbi parëverën (L. Poradeci) . . . . . . . . .. 196
Fshatari kujdeset për arën e tij (A. Vinca) . . . . 197
Kush do ta marrë drithin (L. Poradeci) . . . . . . 198
Surratmiu (R. Shvarc) . . . . . . . . . . .. 199
HIMNE
Kënga e lirikëve (R. Shvarc) . . . . . . . . . . 201
Marshi i viçave (R. Shvarc) . . . . . . . . . . 205
Ushtarëve gjermanë në Lindje (L. Poradeci) . . . . 206
Mirëkuptimi (L. Poradeci). . . . 211
Himni për komunizmin (R. Shvarc). 212
Cila është partia (R. Shvarc) . . . 213
Lavdërimi i partisë (L. Poradeci) . . . . . . . . 214
Lavdërimi i punës ilegale (L. Poradeci) . . . . . 215
Dëgjojmë: Ti më s'do që të punosh me ne
(L. Poradeci) . . . . . . . . . . . . . . . . . . 216
Fronti unik (L. Poradeci) . . . . . . 218
Luftëtarëve ndër kampet e përqëndrimit (R. Shvarc) 220
Tok të gjithë ose asnjë (R. Shvarc) . . . . . . 222
Këngë kundër luftës (L. Poradeci). . . . 224
Këngë prolete (L. Poradeci). 225
Kënga e supës (L. Poradeci). . 227
Kënga e paqës (R. Shvarc). 228
Këngë për armikun e klasës (R. Shvarc) 230
Varrimi i nxitësit në qivurin prej zinku (R. Shvarc) 236
A është populli i pagabueshëm? (A. Vinca) 238
Vendasve të ml (R. Shvarc) 241
Kënga e së ardhmes (R. Shvarc) 242
NË MËRGIM
Për të gjorin B.B (A. Vinca) 245
219
I përzënë me të drejtë (R. Shvarc) 248
Kur u shtrëngova të marr udhët e mërgimit
(R. Shvarc) 250
Tajfuni (R. Shvarz) 252
Finlandë, 1940 (R. Shvarc) 253
Mbi kuptimin e fjalës emigrant (R. Shvarc) 255
Lavdia e zhdukur e qytetit vigan të Nju-Jorkut
(L. Poradeci) 256
Shtrofkat e natës (L . Poradeci) 265
Sonet në emigracion (R. Shvarc) 266
Holivudi (R. Shvarc) 267
Mërgimi i poetëve (L . Poradeci) 268
Vizitë poetëve të mërguar (A. Vinca) 269
Kënaqësitë (A. Vinca) 271
Atyre që vijnë pas nesh (A. Vinca) 272
Ndërrimi i rrotës (A. Vinca) 275
Maska e të ligut (R. Shvarc) 276
Pasthënie (A. Vinca) 277
Kronologjia e jetës dhe e veprave të Bertold Brehtit
(A. Vinca) 289