1
Përdoruesi përballë bibliotekës:
guidë për studentët e Universitetit “Aleksandër
Moisiu”(2018-2019)
Durrës, 2017
2
Qëllimi i manualit
Bota rreth nesh ka ndryshuar. Evolucioni që po lind nga
sistemet e reja të komunikimit është ende në fillimet e veta. Interneti
është vërtet një det me mundësi, por duhet të dimë si ta konsumojmë.
Manuali me anë të nocioneve, kritereve, formon një grupim
qasjesh, për ta lehtësuar kërkimin dhe gjetjen e informacionit të
duhur. Ndryshimet sociale janë në varësi të ndryshimeve
teknologjike. Ja pse duhet urgjentisht një qasje e vazhdueshme e
implementimit të informacionit, me këshilla të organizuara, të
detajuara, të shpërndara në ueb-e e portale, me guida e udhërrëfyese.
Sa më shpejt, saktë, ta përthithim këtë perspektivë, aq më të
fuqishme do të jenë shtyllat që do të mbajnë shoqërinë e sotme, për
një të ardhme më të sigurtë.
3
Problemi sot është se, teknologjia ka arritur të ketë një
përshpejtim të rrufeshëm, e cila shoqërohet me një ndryshim social,
kulturor, jo shumë ritmik.
Ky libërth mbi gjetjen dhe ruajtjen e informacionit në një
bibliotekë shkencore, synon të jetë një dokument informues që
lehtëson përqasjen e përdoruesve në bibliotekë, të cilët angazhohen
në një detyrë, mikrotezë, disertacion apo punim shkencor.
Manuali përpiqet të ofrojë një analizë të detajuar mbi
përdorimin e katalogut të integruar, arshivës akademike, materialeve
të skanuara, materialeve në formatin elektronik, kërkimin
bibliografik, etj. Do tregohen hapat e nevojshme për gjetjen shpejt,
saktë dhe pa kosto të informacionit që ofron një bibliotekë.
Manuali ofron përshkrimin e databazës së bibliotekës, të
shoqëruar me figura, adresa uebsaitesh, listë me termat e panjohura
për përdoruesit dhe për shkurtimet që janë përdorur.
4
Përmbajtja
Vendndodhja e bibliotekës
1. Misioni, vlerat dhe objektivat e bibliotekës
UAMD
2. Periodiku i bibliotekës
3. Gjetja e informacionit në bibliotekë
4. Open Access ( qasje e hapur në informacion)
5. Përdorimi i librave elektronikë
6. Trajnime për përdoruesit e bibliotekës
7. Përkufizime
5
Vendndodhja
Universiteti “Aleksandër Moisiu” ndodhet në lagjen Nr.1, Rruga
e Currilave, të qytetit të Durrësit. Në këtë ndërtesë, në katin e
parë ndodhet Biblioteka Nr. 1.
Biblioteka Nr.2 ndodhet pranë Kampusit universitar, Rr.
Miqësia, Spitallë, Durrës.
6
7
Biblioteka u krijua në bazë të Ligjit Nr.8576, datë 3.2.2000 “Për
bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar me ligj nr .
9217, date 8.4.2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin
nr.8576, date 3.2.2000 "Për Bibliotekat në Republikën e
Shqipërisë". Ajo punon sipas standardeve ndërkombëtare dhe
udhëzimeve të përcaktuara nga IFLA ( Federata Ndërkombëtare
e Shoqatës Ndërkombëtare të Bibliotekave dhe Institucioneve),
UNESCO, BE, dhe politikave të brendshme të vetë bibliotekës.
Disa nga standardet dhe formatet ndërkombëtare që përdor
biblioteka janë: ISBD, AACR2, UNIMARC, MARC 21, UDC,
Z39.50, OPAC, SRU/SW, RFID, LCSH (Library of Congress
Subject Headings) etj
Biblioteka qëndron e hapur nga e hëna në të premte [ 8:00-
16:00]
Çfarë gjej në bibliotekë?
Biblioteka përfshin materiale të printuara dhe elektronike të
cilat i përkasin disiplinave të ndryshme, si ekonomi, edukim, IT,
histori, inxhinieri, drejtësi, teknologji automobilash, mjekësi,
albanologji, navigacion, etj, në gjuhë shqipe dhe të huaj.
Biblioteka është e përditësuar me materiale të reja nga burime të
ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, revista elektronike,
mikroteza, disertacione, leksione të skanuara, etj.
8
Grafiku i llojeve të materialeve në bibliotekë:
1. Gazeta
2. Revista
3. Vjetarë
4. proceedings
1. Filma
2. Slides
Seriale
Print media
Koleksionet
Libra Publikime
qeveritare dhe
institucionale
Materiale audio
-vizuale
Materiale
të
skanuara
Materiale
të
perziera
Regjistrime në
video
9
1. Misioni, vlerat dhe objektivat e bibliotekës
UAMD
Misioni i bibliotekës UAMD
Të avancojë vitalitetin intelektual, njohuritë dhe kreativitetin e
komunitetit të universitetit
Vizioni
Të sfidojë veten për të qenë në qendër të hulumtimeve
intelektuale. Për këtë:
1. të nxisë njohuritë dhe përdorimin e koleksioneve dhe
shërbimeve 2. angazhim me të gjithë anëtarët e komunitetit 3. sigurimi i hapësirave kreative 4. të përqafojë kulturën e inovacionit dhe eksplorimit
Vlerat
Biblioteka është zotuar të përmbushë vlerat:
1. integriteti
të udhëhiqet nga parimet e lirisë intelektuale dhe
mbrojtjen e privatësisë, të veprojë me sinqeritet, drejtësi,
profesionalizëm në ndërveprimet e saj
2. kompetencë
të krijojë qasje në koleksione me cilësi të lartë, të fokusohet në
të menduarin kritik, të mësojë komunitetin në vlerësimin e
10
burimeve
3. inisiativë
të përpiqemi të njihemi me nevojat e komunitetit
4. bashkëpunim
përmes bashkëpunimit dhe punës në ekipe, ne fitojmë
partneritet mekomunitetin
5. të kujdesurit
ruajmë dhe sigurojmë qasje në të dhënat shkencore,
menaxhojmë koleksione duke ndërtuar njëkohësisht
marrëdhënie të forta me komunitetin
6. barazi dhe përfshirje
komuniteti të ndihet i mirëpritur në bibliotekë, duke respektuar
prejardhjen e tyre. Qëllimet dhe objektivat dhe parimet e bibliotekës
1. efektiviteti institucional - bibliotekat përcaktojnë, matin
dhe vlerësojnë efektivitetin institucional dhe përdorin
gjetjet për përmirësimin e vazhdueshëm
2. vlerat profesionale - bibliotekat çojnë përpara vlerat
profesionale të lirisë intelektuale, vlerat dhe të drejtat e
pronësisë intelektuale, ruajtjen e privatësisë së
përdoruesit dhe aftësimi i përdoruesve në informacion
11
3. roli edukativ - bibliotekat janë partnerë në misionin
edukativ të institucionit, duke mbështetur dhe
zhvilluar aftësimin në informacion, për suksesin
akademik, kërkimin shkencor dhe të mësuarit gjatë
gjithë jetës
4. zbulimi - bibliotekat duhet të zbulojnë
informacion në të gjitha formatet për
përdoruesit, duke përdorur mjetet dhe
teknologjinë e fundit
5. koleksionet - bibliotekat sigurojnë akses në
koleksione të mjaftueshëm në cilësi, thellësi,
format, diversitet, për mbështetjen e hulumtimit dhe
mësimdhënies
6. hapësirat - bibliotekat janë intelektuale kur
përdoruesit ndërveprojnë në dy mjedise, fizike
dhe virtuale, për lehtësimin dhe zgjerimin e
njohurive
7. menaxhimi/administrimi- bibliotekat angazhohen në
planifikimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm për
përmbushjen e misionit në mënyrë efikase dhe efektive
8. personeli- bibliotekat sigurojnë një numër të
konsiderueshëm cilësor personeli, për të arritur sukses
në mjedis të ndryshueshëm
9. marrëdhëniet me jashtë- nëpërmjet strategjive të
12
shumta biblioteka mbron dhe promovon vlerat e saj.
13
Strategjia e bibliotekës
Biblioteka është e angazhuar për të siguruar përsosmëri në
të gjitha fushat e ofrimit të shërbimit
Për këtë:
1. duhet të sigurojmë një mjedis të sigurtë, të
mirëpritur dhe që ofron shumëllojshmëri të
hapësirave të rehatshme, për frymëzimin e të
mësuarit, kërkimin dhe kreativitetin
2. një staf i dobishëm, i sjellshëm, që krenohet me punën
që bën në bibliotekë
3. burimet e informacionit të jenë lehtësisht të
arritshme, të besueshme, dhe të një cilësie të lartë
Të edukosh për arritjen e suksesit
1. biblioteka ofron burime dhe shërbime fizike dhe virtuale 2. sigurimi i hapësirave të gjera dhe fleksibël të mësimit,
për të frymëzuar të mësuarit 3. të punuarit me kolegët akademikë për mbështjetjen e
bibliotekës Investimi në stafin e bibliotekës
1. stafi ynë është burimi më i çmuar në arritjen e
14
përsosmërisë, në drejtimin efikas, inovativ, efektiv,
dhe fleksibël
2. investimi në trajnimin e vazhdueshëm të stafit, për t’u
pajisur me njohuri për sot dhe të ardhmen
3. krijimin e një kulture që e shikon ndryshimin si një
mundësi
Ngritja e standardeve dhe aspiratave
1. zhvillimi i hapësirave të bibliotekës në përpërputhje me
aspiratat e universitetit
2. minimizimi i pengesave në hulumtimin e materialeve
3. sigurimin efikas të shërbimeve, zhvillimin dhe zgjerimin e
shërbimeve ekzistuese
4. zhvillimi i kanaleve elektronike me përdoruesit
5. maksimizimi i burimeve elektronike
6. vetëshërbim efikas
Standardet pretendojnë që bibliotekat: 1. t’u përmbahen parimeve
15
2. të identifikojnë dhe të përzgjedhin treguesit e performancës që janë në harmoni me misionin e institucionit dhe kontribuojnë në efektivitetin institucional
3. të shtohen treguesit e performancës për shërbime të veçanta si, inisiativa e aksesit të hapur 4. aftësimi i përdoruesve në informacion 5. të bëhen vlerësimet sasiore/cilësore 6. mbledhja e evidencave nga vlerësimet e bëra, për të treguar
shkallën e suksesit 7. përdorimi i të dhënave të vlerësimit për përmirësimin e
bibliotekave
Rritja e kapacitetit dhe influencës
Biblioteka mban lidhje me organe kombëtare dhe
ndërkombëtare, për të ruajtur vetëdijen e saj në zhvillimet
kryesore
1. përveç hapësirave të mësimit, të vazhdojë të ofrojë hapësira
sociale që plotësojnë kërkesat e përdoruesit tanë dhe për të
maksimizuar përfitimet për universitetin
2. mbështetje për kërkuesit me anë të workshop-ve, udhëzuezve
individualë
3. zhvillimi i shërbimeve për një akses të hapur
16
2. Periodiku i bibliotekës
Më poshtë jepen titujt kryesorë të revistave që vijnë rregullisht në
bibliotekë.
1. Revista shkencore “ Economicus”: botohet dy herë në vit,
Revista pasqyron realitetet, arritjet, zhvillimet dhe sfidat e reja në
fushën e ekonomisë, teknologjisë, financave dhe shoqërisë në
Shqipëri dhe në botë. Trajton problematikat e zhvillimit
ekonomiko-social, financave publike, tregjeve financiare, stabilitetit
makroekonomik, politikave ekonomike e financiare, zhvillimit
territorital e social, kredisë dhe bankave, sistemeve të sigurimeve
dhe pensioneve, çmimeve dhe inflacionit, efektet dhe kërkesat në
kuadrin e integrimit europian, ndikimet dhe përballja me zhvillimet
e ekonomisë botërore dhe globalizimit, inovacionit dhe progresit
teknologjik.
2. Revista shkencore “ Justicia”: botohet 2 here ne vit
Në revistë gjejnë pasqyrim risitë dhe zhvillimet bashkëkohore në
fushën e së drejtës, qasja krahasimore, problematika që haset në
praktikë, dhe nga kjo pikëpamje këto punime përmbajnë jo vetëm
17
vlerë në pasqyrimin e aspektit teorik e doktrinar kontemporan por
edhe vlerë praktike.
3. Revista shkencore “ Educatio”: botohet dy herë në vit
Është revistë profesionale kërkimore. Objektivi kryesor i revistës
është të shërbejë si një forum i hapur për kërkuesit në të gjithë
botën, për të prezantuar dhe diskutuar shqetësime të përbashkëta
qofshin ato në rrafsh lokal, kombëtar, ndërkombëtar apo
transnacional në shkencat e edukimit, duke u kthyer kështu në një
burim shumë të rëndësishëm për akademikët, këshilluesit,
administratorët, hartuesit e kurrikulave dhe kërkuesit shkencorë.
Numra të veçantë të revistës do të egzaminojnë në thellësi çështje
të rëndësishme të shkencave të edukimit në ditët e sotme si:
metodologjia, motivimi dhe arsimimi.
18
4. Revista shkencore “ Polis”: botohet dy herë në vit
Në këtë revistë inkurajohet larmia e stileve të të shkruarit dhe
metodologjive të ndryshme, por synimi kryesor është forcimi i stilit
anglosakson të të shkruarit dhe të argumentuarit. Një karakteristikë
dalluese e revistës është mendimi kritik, shpesh edhe i vendosur
kundër rrymës së studimeve të shkencave sociale në Shqipëri.
5. Revista shkencore “Sociological Analysis”: del dy herë në
Vit. SA do të jetë në gjendje të sigurojë sociologëve shqiptarë
informacion të vyer për gjendjen aktuale apo tendencat të kohës në
disiplinën e sociologjisë. Një pjesë e rëndësishme e qëllimit të madh
të SA-së është të promovojë këmbimim e ideve mes sociologëve
shqiptarë e të huaj si edhe të inkurajojë bashkëpunimin akademik
mes tyre. Revista u organizua si institucion eksperimental social për
të nxitur të menduarit e ri, promovimin e tolerancës e për të vepruar
si forum serioz për shkencëtarët e shkencave sociale- në Shqipëri
dhe vende të tjera- që sillnin bashkë njohuritë teorike dhe
rekomandimet praktike dhe të bënin me zë opinionet e tyre në
çështje të shumta me të cilat përballej shoqëria shqiptare sot, ashtu
edhe për ato të shoqërive fqinje si edhe një komunitet më të gjerë
kombesh.
19
6. “Bankieri”: botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave-
rol edukues, lidhur me trajtimin e aspekteve dhe problematikave të
përditshme bankare dhe financiare, me synimin që, edhe publiku i
gjerë, përveç bankierëve, të mund të përmirësojë njohuritë e tij
ekonomike, financiare dhe ato bankare, si pjesë e edukimit
financiar.
Botim tremujor
7. Kuvendi: botim periodik i Kuvendit të Shqipërisë
Përgatitet nga Shërbimi i Botimeve Parlamentare të Kuvendit të
Shqipërisë. Revista e Kuvendit shërben si një ndër instrumentet
institucionale të transparencës dhe të komunikimit me qytetarët mbi
produktet më të rëndësishme e me një impakt të gjerë publik të
veprimtarisë parlamentare.
Del 2 herë në vit
20
8. Buletini zyrtar i Bankës së Shqipërisë:
Flet për bankat dhe veprimatrinë bankare në Shqipëri
Del 1 herë në muaj
9. Raport i politikës monetare
Raporti i referohet deklaratave monetare te Bankës së Shqipërsië,
analiza ekonomike, financiare, monetare
Është raport tremujor
10. “Südosteuropa”: revistë e politikës dhe shoqërisë
Përmban studime mbi Evropën Juglindore dhe Lindore. Publikon
artikuj me standarde të larta akademike.
Del 4 herë në vit
21
11. “Mësuesi”: revistë e përmuajshme kombëtare arsimore. Është
botim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
12. Drita e kur’anit: revistë shkencore për hulumtime e studime
kur’anore.
Revista del katër herë në vit
13. “Panorama inforegio” trajton politikat rajonale, zhvillimin
ekonomk të vendeve të BE-së.
del 4 herë në vit
gjuha: anglisht
22
14. European economy: revistë e BE-së, Trajton probleme
ekonomike, politikat e punësimit, zhvillimin e qëndrueshëm,
mbrojtjen e mjedisit,
Gjuha: anglisht
Del 4 herë në vit
15. “Social agenda”: botim i BE-së
Trajton probleme sociale, çështje të punësimit,
Gjuha: anglisht
Del 4 herë në vit
23
16. “Live & learn”: revistë e BE-së
Trajton çështjë të arsimit, tregun e punës, trajnimet.
Gjuha: anglisht
Del 4 herë në vit
17. Periodiku i BE-së
Në një nga projektet ku është përfshirë biblioteka, koordinator i të
cilit është Delegacioni I Komisionit Evropian, u fitua statusi :”EU
info point”. Që prej vitit 2009, në bibliotekë vijnë periodikisht
publikimet e BE-së nga Zyra e Publikimeve të BE-së në
Luksemburg.
24
Mund të shkarkohen falas në adresën:
http://publications.europa.eu/en/ëeb/general-
publications/publications
18. Revista shkencore ndërkombëtare e Universitetit “ Aleksandër
Mosiu” : “IJRD”, revistë online, semestrale me ISSN: 2313-058X,
me akses të hapur.
25
Bibliotekat akademike përdoren nga studentët si një vend studimi
dhe kërkimi duke përdorur materialet e tyre ose të vetë bibliotekës.
Kur dizajnohet një bibliotekë akademike , kërkohet të krijohen
hapësira të qeta, të rehatshme dhe të përshtatshme për studim. Për
gjetjen e informacionit në bibliotekë duhet të shfrytëzoni ambientet
e saj, recepsionin, ueb-in e bibliotekës, katalogun elektronik, fondin
e librave, fondin e periodikut, fondin e librit elektronik, arshivën
akademike, koleksionet digjitale, guidën e bibliotekës.
Si ta gjej atë që kërkoj?
Hyrja në databazën e bibliotekës pa qenë e nevojshme prezenca
fizike e përdoruesit në mjediset e bibliotekës:
- Hyni në faqen zyratre të universitetit “ Aleksandër
Moisiu”: www.uamd.edu.al
- Duke klikuar në opsionin : Kërkimi shkencor, do të
gjeni : Biblioteka
- Do t’ju hapet një dritare me të dhëna për shërbimet që
ofron biblioteka
Shembull: po të klikoni tek: “Aktivitete”, do njiheni me
historikun e aktiviteteve më të rëndësishme që ka zhvilluar
biblioteka ndër vite (figurat më poshtë):
26
27
1. Gjetja e informacionit në bibliotekë
( duke përdorur katalogun elektronik)
Me përjashtim të rasteve kur përdoruesi vjen vetë në bibliotekë
dhe kërkon informacion përmes rafteve ose duke kërkuar
ndihmën e specialistit të bibliotekës, ai mund të përdorë
databazën e bibliotekës duke hyrë në linkun:
37.139.119.32
28
Katalogu elektronik do ndihmojë cilindo në gjetjen e
informacionit që disponon fondi i bibliotekës.
Gjetja e informacionit të shtypur (print) në bibliotekë
Shumë njerëz thonë që kanë gjetur informacion në ueb. Në fakt,
shumica e librave, filmave, regjistrimeve, revistave shkollore,
dhe kopjet e vjetra të gazetave që mund të gjejmë në bibliotekë
nuk janë në ueb. Burimet në bibliotekë janë rishikuar nga
bibliotekarët, kështu që cilësia është përgjithësisht e lartë dhe
materialet janë llogjikisht të organizuara. Gjithashtu, kur
shkojmë në bibliotekë, ne kemi një punonjës që na ndihmon kur
ne nuk jemi në gjendje të orientohemi vetë për gjetjen e
informacionit të duhur.
29
Si duhet të veproni kur ju nevojitet informacion:
1/a. përcaktimi i llojeve të burimeve që na nevojiten
Para se të filloni kërkimin në bibliotekë, duhet të përcaktojmë
llojin e burimeve që na nevojitet. Të diturit se ku duhet filluar, na
ndihmon të marrim më shpejt atë që kërkojmë.
Instruktori juaj mund të specifikojë llojin e burimeve që duhet të
përdorni.
Lloji i burimit:
BURIMI LLOJI I
INFORMACIONIT
SI TA GJEJMË
INFORMACIONIN
Libra
universitarë,
tema diplome,
disertacione
Shtrirje e gjerë dhe e
thellë për çdo subjekt
Katalogu i bibliotekës
Revista
universitarë
Raporte dhe kërkime
të fundit shkruar nga
ekspertët
Indekse print dhe
databa e bibliotekës
Revista të
tregut
Raporte të
informacioneve ëe
kanë të bëjnë me me
fusha dhe produkte
specifike
Indekse print dhe
databaza e bibliotekës
Revista
popullore
Raporte dhe
përmbledhje të të
rejave të fundit, sport,
modë, reklama
Indekse print dhe
databaza e bibliotekës
e-books Materiale elektronike,
shkencore, në gjuhë të
huaj
Skedari elektronik,
serveri i bibliotekës
30
Botimet
qeveritare
Statistika , studime
dhe raporte qeveritare;
kryesisht për mjekësi
Katalogu bibliotekar,
dhe ueb-et qeveritare
Video, audio,
harta,
dokumentarë
Varietete
informacionesh
Katalogu i bibliotekës
Duhet të bëhen disa pyetje para se të fillohet kërkimi, si p.sh.:
Sa informacion të nevojitet?
Të nevojitet të përdorësh lloje të vecanta burimesh?
Sa aktuale duhet të jetë informacioni?
A ke një ide të përgjithshmë në atë ç’ka kërkon? - Apo ke
nevojë për ndihmë?
1/b. përcakto fjalëkyçet
Katalogu i bibliotekës të ofron dy mënyra kryesore kërkimi:
-të shfletosh duke kërkuar
-me anë të fjalëkyçeve
Shfletimi të lejon të kërkosh me autor ose titull. Ju duhet të
përdorni fjalët e duhura ( të shkruani pa gabime gjuhën shqipe).
Për autorët: emri zakonisht shoqërohet me mbiemrin përpara.
Shembull: “Shakespeare William”
Për titullin: Shembull: “Merchant of Venice” dhe jo “The
merchant of Venice” por mund të kërkoni dhe me një fjalë të
vetme nga titulli: “Merchant”
31
- Kërkimi me anë të fjalëkyçeve të lejon të kërkosh gjithë fushat
në katalogun e bibliotekës. Gjithashtu, kërkimi me fjalëkyç
është mënyra kryesore për të gjetur informacionin në databazën
e bibliotekës
Shembull:
Më poshtë jepet përshkrimi bibliografik i një libri dhe tek
subjects jepen të gjitha fjalëkyçet:
Biologjia qelizore dhe molekulare/ Tefta Rexha - Tiranë SHBLU
1998 - 360 f. me il. 29 cm.
Red.:Ema Voshtina
Përfshin referenca bibliografike dhe indeks
Subjects--Personal Names: Biologjia qelizore dhe molekulare --
Biologjia-Qeliza-Biologjia molekulare-Tekste per shkollat e larta
UDC: / 577.2(075.8)/R 35
Nëse nuk gjeni terma të mjaftueshme për detyrën tuaj,
konsultohuni me me një fjalor termash, me katalogun e
bibliotekës së kongresit ( catalog.loc.gov), ose me specialistët e
bibliotekës.
Kur të keni fjalëkyçet tuaja, i përdorni ato për të kërkuar në
katalogun e bibliotekës:
32
Nëse filloni me një fjalëkyç, shanset për të gjetur informacion
janë shumë. Për shembull, nëse kërkoni me fjalën: “Infermieri”,
do dalin 115 rezultate në katalogun elektronik (fig. më poshtë):
33
Termi “ infermieri” quhet term i gjerë. Nëse e ngushtoni
kërkimin tuaj duke përdorur terma të ngushtë ( anestezi), ose
lidhëzat “ose”, “jo” “dhe”, numri i gjetjeve të informacionit
pakësohet dhe bëhet më i saktë. Shembull:
Një student i infermierisë duhet të përgatisë një temë diplome për
fëmijët e sëmurë. Po të bëjmë një kërkim të avancuar: “kujdesi
infermieror” dhe “temë diplome”:
34
Pas klikimit në dritaren “search” dalin 94 rezultate.
35
Një kërkim i zgjuar nga ana e përdoruesit, të afron më shumë me
atë çka kërkon.
Nëse do kërkojmë me fjalëkyçet : “kujdesi infermieror” dhe
“fëmijë” do dalin vetëm dy rezultate:
Në këtë mënyrë i afrohemi më shumë asaj çfarë kërkojmë.
Përzgjedhim temën që na tërheq më shumë dhe e shkarkojmë
falas duke klikuar mbi opsionin “shkarko tekstin” ( kur është e
mundur):
36
Përfitojmë tekstin në formatin pdf:
37
Kërkimi me 3 lidhëzat e mësipërme quhet kërkim bolean.
1/c. gjetja e librave
Librat akademikë ju ofrojnë analiza të shumë subjekteve. Ato
gjithashtu përbajnë bibliografi që ju ndihmojnë ju të gjeni burime
të tjera, në fusha specifike. Bibliotekat janë vende të
mirëorganizuara për vendosjen e librave.
Biblioteka jonë përdor klasifikimin ndërkombëtar universal
(UDC), bazuar në numra, nga 0 tek numri 9, për klasifikimin dhe
vendosjen e librave në rafte:
Grupet kryesore të UDC-së janë:
0 Çështje të përgjithshme. Shkenca dhe dituria. Organizimi.
Informacioni. Dokumentacioni. Shkrimi. Bibliografia.
Bibliotekonomia. Institucionet. Dokumentet dhe botimet në
përgjithësi.
1 Filozofia. Psikologjia. Logjika. Etika.
2 Feja. Teologjia
3 Shkencat shoqërore. E drejta. Qeveria.
Kjo degë mund të nëndahet në nëndarjet kryesore, në vartësi të
literaturës që ka biblioteka si më poshtë.
31 Demografia. Sociologjia. Statistika.
32 Politika.
33 Ekonomia.
34 E drejta. Legjislacioni.
35 Administrata publike. Qeveria. Shkenca dhe arti ushtarak.
36 Përkujdesja shoqërore. Bamirësia. Koha e lirë.
37 Edukimi. Mësimdhënia. Përgatitja. Koha e lirë.
38
389 Metrologjia. Peshat dhe masat.
39 Etnologjia. Etnografia. Jeta shoqërore. Mënyrat e jetesës. Folklori.
5 Matematika dhe shkencat e natyrës.
Mund të ndahet si më poshtë:
51 Matematika
52 Astronomia. Astrofizika. Kërkime hapsinore. Gjeodezia.
53 Fizika.
54 Kimia. Kristalografia. Mineralogjia.
55 Shkencat e tokës. Gjeologjia. Gjeofizika. Sizmologjia. Meteorologjia.
Hidrologjia.
56 Paleontologjia.
57 Shkenca biologjike në përgjithësi. Virologjia. Mikrobiologjia.
58 Botanika.
59 Zoologjia.
6 Shkencat e aplikuara. Mjekësia. Teknologjia.
Nëndahet si më poshtë:
61 Shkencat mjekësore në përgjithësi.
62 Inxhinieria. Teknologjia në përgjithësi.
63 Bujqësia. Shkencat dhe teknikat që lidhen me të. Pyjet.
64 Ekonomia shtëpijake. Shkenca shtëpijake. Drejtimi i ekonomisë
shtëpijake.
65 Drejtimi dhe organizimi industrial, tregtar dhe i komunikacionit.
66 Teknologjia kimike. Industria kimike dhe industritë që lidhen me të.
67 Industritë e ndryshme. Zejet.
68 Industritë, zejet dhe tregtia për artikujt dhe grupet e artikujve të
përfunduar.
69 Teknika e ndërtimit. Materiale ndërtimi. Praktika dhe proceset e
ndërtimit.
7 Artet. Zbavitja. Argëtimi. Sporti.
Mund të nëndahet si më poshtë:
71 Planifikimi fizik. Planifikimi krahinor i qytetit dhe i fshatit. Peisazhet,
parqet, kopshtet.
72 Arkitektura.
73/76 Artet figurative
39
77 Fotografia dhe proceset e ngjashme me të.
78 Muzika
79 Shlodhja. Zbavitja. Argëtimi
796/799 Sportet.
8 Gjuha. Gjuhësia. Letërsia.
81 Gjuhësia. Gjuhët
82 Letërsia
821.18 Letërsia shqipe. Për lehtësi në etiketë mund të përdoret 8Sh.
821.1/.9 Letërsia e huaj. Për lehtësi në etiketë mund të përdoret 8H
8F Letërsia për fëmijë.
Në qoftë se letërsia ndahet sipas gjinive, kjo pasqyrohet dhe në numrin e
vendit, p.sh.:
8Sh-1 Letërsia shqipe, poezi
8Sh-2 Letërsia shqipe, drama
8Sh-31 Letërsia shqipe, romane etj.
Po ashtu dhe letërsia e huaj mund të ndahet sipas gjuhëve, sipas gjinive etj.,
p.sh.:
821. 111 Letërsia angleze.
821.112.2 Letërsia gjermane
821.133.1 Letërsia franceze etj. 9 Gjeografia. Biografitë. Historia.
Kjo degë ndahet në këto nëndarje:
91 Gjeografia. Eksplorimi i tokës dhe i vendeve të veçanta. Udhëtimet.
Gjeografia rajonale.
929 Studime biografike.
93/99 Historia.
949.65 Historia e Shqipërisë
40
Shpjegimi i numrit të klasifikimit:
Shembull :
327(4/9) "1814/1914"/Ric 52
327- tregon kategorinë e librit dhe fushën që mbulon
(4/9)- shtrirjen e vendeve të botës që trajtohen në libër
"1814/1914”- tregon vitet që trajtohen në libër
Ric 52- të dhënat e autorit
Shembull 2.
Nëse jemi duke kërkuar material për barazinë gjinore në shqipëri
kërkojmë në databazë duke përdorur kërkimin e avancuar me dy
fjalëkyçe: “barazia gjinore” dhe “Shqipëri”,
41
Dalin tre rezultate. Po të kërkonim vetëm me një fjalëkyç
“barazia gjinore”, do merrnim 10 rezultate. Kërkimi i parë është I
avancuar, më i saktë, më i shpejtë dhe sigurisht pa kosto.
Shembull 3.
Na duhet informacion për diabetin. Hyjmë në databazë dhe
kërkojmë me fjalëkyçin “ diabeti”, ( figura më poshtë). Marrim 6
rezultate:
Nëse literatura në databazën e bibliotekës nuk mjafton mund të
kërkojmë edhe tek “open access”, që gjendet tek faqja zyrtare e
bibliotekës. Aty zgjedhim linkun që përmban disiplinën e
mjekësisë: https://elifesciences.org/ dhe kërkojmë me fjalëkyçin
“diabete” ( fjalëkyçi duhet të shkruhet në anglisht):
42
Marrim nje rezultat dhe e shkarkojmë me komandën që ndodhet
sipër në të djathtë të faqes:
43
Përfitojmë artikullin shkencor në anglisht në formatin pdf që flet
për diabetin (figura më poshtë):
44
Gjetja e informacionit në bibliotekë duke përdorur
katalogun COBIB.AL ( faqe në ndërtim)
Biblioteka e Universitetit “Aleksandër Moisiu” me përfshirjen në
projektin e projektuar nga Instituti i Shkencave të Informacionit
IZUM në Slloveni, përfaqësohet sot në Bibliotekën Virtuale të
Shqipërisë : COBIB.AL.
Linku i bibliotekës UAMD në COBIB.AL është:
http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?ukaz=BASE&bno=92013&id=102
9556853797888
Linku bëhet funksional për përdoruesit kur të jenë hedhur të
gjitha rekordet. Aktualisht janë hedhur rekordet e fondit që i
përkasin Fakultetit të Biznesit dhe Edukimit.
45
Në këtë link mund të kërkojmë duke përdorur “kërkimin e
thjeshtë”, “kërkimin e avancuar” ose “kërkimin e specializuar”.
Shembull:
Nëse na duhet infomacion për Ismail Kadarenë dhe botimet e tij,
kërkojmë tek dritarja e kërkimit me emrin dhe mbiemrin e
autorit: “Kadare”.
Dalin 9 rezultate. (fig. më poshtë):
Po të vazhdojmë kërkimin duke klikuar tek libri që na intereson,
p.sh: “Darka e gabuar”- do të dalin të dhënat e librit me detaje si
dhe vendndodhja e librit (fig. më poshtë):
46
Në të djathtë të faqes, përdoruesi gjen shpjegime për përdorimin
e katalogut.
Ndihmë për kërkim (në cobib.al):
Zgjerimi i termave
Nëse nuk jeni i sigurt për formën e saktë të një emri, mund të
përdorni zgjerimin e termave në kërkimin e avancuar për të
shfletuar indekset e kërkimit. Shkruani fillimin e emrit të autorit
dhe klikoni butonin (zgjerimi i termave). Do të fitoni një listë
emrash, nga e cila mund të përzgjidhni emrin e saktë. Emri do të
kopjohet automatikisht në kutinë e kërkimit. Nëse dëshironi,
gjithashtu mund të shtypni emrin e saktë në kutinë e kërkimit.
47
Emër vetjak
Emrat e përveçëm në fushat e autorëve me emra të përdorur si
emërtime lëndore janë invertuar (anasjellë) - mbiemri pasohet
nga emri(at). Në mes të mbiemrit dhe emrit janë vendosur një
presje dhe hapësirë. Në kërkimin përmes frazës, emrat duhet të
futen në këtë mënyrë: Mbiemri, Emri.
Përzgjedhja e termave të kërkimit
Gjatë kërkimit për informacion, zgjedhja e duhur e termave të
kërkimit është me rëndësi vendimtare. Nëse keni vetëm ide të
paqartë për termat e kërkimit, filloni me termat themelorë p.sh.:
Nëse dëshironi të dini cilat sëmundje vijnë nga rriqrat, por nuk
dini emrat e infektimeve (sëmundjeve), futni:
Shembull
Infektimi (sëmundja)
Shpesh herë nuk është i mjaftueshëm një term i vetëm për të
gjetur rezultate relevante, prandaj duhet të futni:
Shembull
“sëmundje rriqrash”
Duke shtuar terma do të ngushtoni kërkimin, si dhe në shumë
raste do të eliminoni edhe rezultate të rëndësishme. Përdorni
terma të kërkimit më të specifikuar (më precize) që do t’i gjeni
gjatë shfaqjes së rezultateve më të rëndësishme.
48
Shembull:
“borreliosis meningoencephalitis”
Te kërkimi themelor, do të arrini rezultate më të mira nëse
përdorni fjalët kyçe në vend të gjuhës natyrale.
Shembull:
“sëmundje rriqrash” është term i kërkimit më i mirë se sëmundjet
që shkaktohen nga rriqrat.
2. Open Access ( qasje e lirë)
Nëse jeni të interesuar për më shumë informacion shkencor, në
gjuhë të huaj dhe në format elektronik, ju vijnë në ndihmë
burimet e hapura ose “open access” që ju ofron faqja e
bibliotekës. Në pjesën më të madhe të vitit akademik këto linqe
janë falas për të gjithë përdoruesit e bibliotekës.
Qasja e lirë nënkupton mjete dhe materiale të ndryshme që
përdoren në proçesin mësimor dhe në proçesin e nxënies së
njohurive. Ato mund të përfshijnë libra mësimorë, fletore për
ushtrime, doracakë, fjalorë të llojeve të ndryshme, literaturë
profesionale, hulumtime, katalogje, por edhe programe
kompjuterike, shërbime dhe platforma të internetit, softuerë të
49
llojeve të ndryshme, baza digjitale me përmbajtje dhe të dhëna,
etj, gjithçka që mund të përdoret për mësim dhe hulumtim.
Qasja e lirë ndihmon të gjithë ata përdorues që nuk kanë mundësi
ekonomike, teknologjike apo sociale. Burimet e hapura përdoren
për hulumtime dhe për qëllime edukative, në bazë të të drejtave
autoriale. Problemet kryesore të këtyre burimeve janë kufizimet
e përdorimit të tyre dhe janë në dispozicion për një numër të
kufizuar përdoruesish.
“burime të hapura” lidhet me termin e David Wiley për
përmbajtje të hapur, promovuar në vitet ’80, ’90. Vetë termi
“ burime të hapura arsimore” u përdor në vitin 2002 nga
UNESCO. E drejta për t’u arsimuar dhe për të patur qasje tek
mjetet për edukukim është një nga të drejtat më të rëndësishme të
njeriut.
Mbështetësit kryesor të burimeve të hapura janë OKB,
UNESCO, OECD, BE. Burimet e hapura janë të rëndësishme për
të gjitha shoqëritë dhe vendet, kryesisht për vendet e pazhvilluara
dhe shoqëritë në tranzicion, duke ndikuar në zhvillimin dhe
përparimin e këtyre shoqërive, dhe duke përmirësuar qasjen në
dije. Në shekullin XX u paraqitën shumë modele të hapura, si,
kodi i hapur, softuër me kod të hapur, hardueri me kod të hapur,
standarde të hapura, qasje e hapur, burime të hapura arsimore.
Qasja e hapur lidh traditën e vjetër me teknologjinë e re. Qasje të
50
hapur në literaturë kuptojmë të qënurit e saj në dispozicion të
përhershëm, duke i dhënë mundësi përdoruesit ta lexojë,
shkarkojë, printojë, shpërndajë pa pengesa financiare, ligjore apo
teknike.
Përparësitë e qasjes së hapur:
Disa nga përparësitë janë cilësia e lartë e literaturës që ofrohet,
rritja e numrit të klikimeve të materialeve shkencore, ruajtje
afatgjatë e informacionit shkencor, liria kundër çensurës, ofrimi i
shërbimeve efikase për përdoruesit, promovimi i aktiviteteve që
mbështesin afëtsimin në informacion, rritja e lexueshmërisë,
rritja e numrit të citimeve të burimeve shkencore.
Po të hyni në faqen e bibliotekës do të gjeni një numër të
konsiderueshëm adresash të hapura që mund t’i shfrytëzoni duke
i shkarkuar falas:
51
Open Access:
http://gajus.qendra-list.org/gazeta/ Gazetën e Jurisprudencës
shqiptare GAJUS mund ta shkarkoni në versionin pdf
52
http://www.dlib.org/ D-Lib Magazine is an electronic
publication with a focus on digital library research and
development, including neë technologies, applications, and
contextual social and economic issues. D-Lib Magazine
appeals to a broad technical and professional audience
http://harvardmagazine.com/ Your independent source for
Harvard news since 1898
https://www.elsevier.com/about/open-science/open-
access/open-access-journals Elsevier is a world-leading provider
of information solutions that help you make better decisions,
deliver better care, and sometimes make groundbreaking
discoveries in science, health, and technology
http://www.scirp.org/journal/openaccess.aspx is an
academic publisher of open access journals. It also publishes
academic books and conference proceedings. SCIRP currently
has more than 200 open access journals in the areas of science,
technology and medicine.
53
https://elifesciences.org/ publishes outstanding research
in the life sciences and biomedicine from the most fundamental
and theoretical work, through to translational, applied and
clinical research
http://open.ieee.org/ open access allows authors to publish
in respected high-quality traditional journals while also
complying with new open access policies
OAPEN : Contains freely accessible academic books,
mainly in the area of Humanities and Social Sciences.
Open Library: An electronic book resource containing
over a million e-books.
Project Gutenberg: Offers over 45.000 e-books in various
formats.
Internet Archive – Universal Library: The Universal
Library Project, sometimes called the Million Books Project
contains over 100.000 books.
Bartleby.com: Bartleby.com provides the full text of
hundreds of classic/older works in reference, poetry, fiction and
nonfiction.
Complete works of William Shakespeare: This site has
offered Shakespeare’s plays and poetry to the Internet
community since 1993.
Digital Library for International Research: E-resources on
the DLIR website currently include : digital access to rare
research materials, e-books in indigenous African languages,
sixteen important early maps and related information from the
Mediterranean region, digital versions of novels, textbooks, and
educational journals.
Open Humanities Press: Open Humanities Press is an
international, scholar-led open access publishing collective
whose mission is to make leading works of contemporary critical
thought available worldwide.
Canadian Libraries : Contains items from various Canadian
Libraries.
54
Journals, & Articles ( Open Access)
Journals, & Articles ( Open Access)
Directory of Open Access Journals (DOAJ) : DOAJ is an online
directory that indexes and provides access to quality open access, peer-
reviewed journals.
Oxford Open : Contains nearly 20 open access journals from
Oxford University.
IDEAS : One of the largest bibliographic database on Economics,
containing over 1.500.000 items available.
First Monday : An open-access electronic peer-reviewed scientific
journal for articles about the Internet.
GHLL : A literary journal published by Truman State University.
Digital Humanities Quarterly : A peer-reviewed open-access
academic journal covering all aspects of digital media in the
humanities.
Culture Machine : A peer-reviewed open-access academic journal
of culture and theory that was established in 1999.
Duke University Scholarly Articles : Contains articles from Duke
University library services.
Central European Journal of International and Security Studies :
Triannual peer-reviewed academic journal that addresses theoretical
and empirical issues in the fields of international relations and security
studies.
Journal of Politics & Society : An academic journal of the social
sciences published twice a year by the Helvidius Group, a nonprofit
student organization at Columbia University.
Caucasian Review of International Affairs : A quarterly
peer-reviewed academic journal covering the countries of the
Caucasus and issues of contemporary international relations.
55
Journal of Political Ecology : An annual, open access
peer-reviewed academic journal covering political ecology.
Academic Journals : A broad-based publisher of peer-
reviewed open access journals. Academic Journals currently
publishes 108 open access journals covering art and humanities,
engineering, medical science, social sciences, biological
sciences, physical sciences and agricultural sciences.
Journal of Higher Education Outreach & Engagement :
Interdisciplinary journal to advance theory and practice related to
all forms of outreach and engagement between higher education
institutions and communities.
Journal of World-Systems Research : A biannual, open
access, peer-reviewed academic journal in the field of world-
systems analysis that was established in 1995 by founding editor
Christopher Chase-Dunn.
Anamesa : An interdisciplinary academic journal
published by New York University, specifically by students of the
John W. Draper Master’s Program in Humanities and Social
Thought.
Archival Research Catalogue : The online catalog of
NARA’s nationwide holdings in the Washington, DC area,
Regional Archives and Presidential Libraries.
BASE : One of the world’s most voluminous search
engines especially for academic open access web resources.
http://talebooks.com/ : free pdf ebooks
56
Academic Search Engines
CiteuLike : A service for managing and discovering
scholarly references. It offers nearly 7 million articles.
Infomine : Contains useful Internet resources such as
databases, electronic journals, electronic books, bulletin boards,
mailing lists, online library card catalogs, articles, directories of
researchers, and many other types of information.
Google Scholar : Provides a simple way to broadly search
for scholarly literature. From one place, you can search across
many disciplines and sources: articles, theses, books, abstracts
and court opinions, from academic publishers, professional
societies, online repositories, universities and other web sites.
Refseek : A web search engine for students and
researchers that aims to make academic information easily
accessible to everyone.
Shembull 1.
nëse do klikojmë tek: https://elifesciences.org/ për të marrë
ndonjë material që na duhet, veprojmë në këtë mënyrë:
Klikojmë tek artikulli që na intereson:
57
E shkarkojmë falas në formatin pdf dhe e ruajmë në dosjen tonë
personale për ta përdorur kur të jetë e nevojshme.
58
Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me burimet e tjera
elektronike. Këto burime janë të besueshme, të lehtë për t’u
lexuar. Përdoruesit mund të navigojnë shpejt përmes artikullit,
kapitujve të librit, citimeve, etj.
Shembull 2.
Nëse na duhet një informacion mbi marrëdhëniet ndërkombëtare,
shkojmë tek faqja e bibliotekës- shërbime- Central European
Journal of International and Security Studies, dhe mund të
shkarkojmë falas çdo revistë, sipas vitit kalendarik:
59
Nëse duam të shkarkojmë numrin e fundit: 2017 - Volume 11,
Issue 2, klikojmë në të djathtë ( shigjeta blu në figurë)
Materialet elektronike që përfitojmë nga burimet e hapura janë
kryesisht në gjuhën angleze.
3. Përdorimi i librave elektronikë
Si rezultat i epokës digjitale, në botën e teknologjisë së
informacionit ka ardhur një trend i ri, libri elektronik. E-books
ofrojnë një gamë të gjerë të mundësive në mësimdhënie dhe
mësimnxënie. Për shkak të kufizimeve hapësinore, shumë
60
biblioteka duhet të ballafaqohen me librin elektronik, si një mjet
efikas në ruajtjen dhe organizimin e informacionit. Mijëra libra
mund të ruhen në një kompjuter dhe që mund të ndiqen nga
shumë njerëz njëkohësisht. Përveç kësaj, librat elektronikë mund
t’u japin përdoruesve të tyre përmbajtje të përditësuar. Nisur nga
ky fakt, mund të themi që, librat elektronikë mbështesin misionin
dhe vizionin e bibliotekave në epokën digjitale (Rosy, 2002).
Literatura elektronike mund të jetë një ndihmë e madhe për
mësimdhënien dhe mësimnxënien.
61
Biblioteka UAMD ofron mbi 30 000 libra elektronikë të ruajtura
në serverin e bibliotekës dhe të sistemuar sipas fushave të
studimit. Një kopje tyre e gjejmë në CD-R, të vendosura në rafte
të posaçme, të ndarë sipas fushave dhe nëpër kompjuterat e sallës
së bibliotekës. Përdoruesi kërkon ndihmën e specialistit të
bibliotekës për shfletimin ose përvetësimin e librit elektronik.
Këto libra mund tw shfletohen në kompjuter pa praninë e
internetit.
Shembull: JSTOR na ka ofruar falas mbi 950 libra akademikë në
formatin elektronik. Stafi i bibliotekës i ka ruajtur në formatin
pdf, në një server të posaçëm, të cilat mund të shfletohen nga
përdoruesit e saj në çdo kohë (fig. më poshtë tregon listen e
titujve të JASTOR):
62
Skedari lëndor i librit elektronik
63
Trajnime për përdoruesit e bibliotekës
Biblioteka zhvillon trajnime falas për përdoruesit e saj në
periudha të ndryshme të vitit akademik. Trajnimet kryhen nga
stafi i bibliotekës, në mjediset e saj, auditore, ose në laboratorët e
kompjuterave.
Tematikat që trajtohen kanë të bëjnë me aftësimin e përdoruesve
në informacion, përdorimin e katalogut elektronik, kërkimin e
informacionit të duhur, llojet e kërkimit, përdorimin e librave
elektronikë, burimeve të hapura, etj.
Aftësimi në informacion është një formë e re komunikimi me
përdoruesit e bibliotekës dhe shfrytëzon njëkohësisht
teknologjitë e reja si burime referuese. Një nga proçeset më të
rëndësishme që përdoruesi të arrijë në informacion është njohja e
mjeteve dhe mënyrave të kërkimit. Gjatë trajnimeve, studentët
njihen me shërbimet online që ofron biblioteka përmes faqes së
saj zyrtare, duke lehtësuar dhe duke ndihmuar qasjen në
64
informacion, si katalogët digjitalë, e-bibliografi, burime online,
etj.
Komunikimi i vazhdueshëm më përdoruesit është një nga
prioritetet e bibliotekës së Universitetit të Durrësit.
Bisedë në bibliotekë midis punonjësit të bibliotekës dhe
përdoruesit:
Biseda nr.1. “Huazimi i librit”
- Mirëdita!
- Përshëndetjë! Jeni të interesuar për ndonjë libër në veçanti?
- Jo, në fakt më duhet një libër që flet për Durrësin.
- Të duhet një libër letrar apo jo?
- Jo letrar, ju lutem. Më duhet një listë me figurat arkeologjike të
Durrësit
- Oh, në rregull. Një moment, ju lutem, prisni.
- Jeni duke parë në kompjuter?
- Po, ne kemi një databazë të mbushur plot me të dhëna për
koleksionet tona
- Sa mirë! Gjetët ndonjë gjë?
- Po,gjeta.
- Faleminderit! Unë nuk vij shpesh në bibliotekë dhe e kam të vështirë
të gjej informacion
- …
- Për sa kohë mund ta mbajë librin në shtëpi?
- Ju mund ta mbani 2 javë.
- Oh, në rregull. Do përpiqem ta sjell më shpejt.
- E keni librezën e anëtarësimit?
- Patjetër që e kam! Ky është numri.
- Duhet të firmosni në kartelën tuaj për librin e huazuar
- Faleminderit!
65
Biseda nr.2 ”Dorëzimi i librit”
- Dua të kthej një libër
- Kur e keni marrë?
- Para dy javësh
- Ok, po firmos, tani mund ta lini librin këtu me mua.
- Kaq ishte e gjitha?
- Po, jeni i lirë të shikoni nëse doni libra të tjerë
Biseda nr.3. ”Kërkimi i një libri specifik”
- Jam duke parë për një libër të titulluar:”…..”Nuk po e gjej askund
nëpër rafte
- Një moment ju lutem, lërmë të kontrolloj
- Faleminderit. E pashë në raft javën që shkoi
- Sigurisht, libri ndodhet në databazën e bibliotekës, që do të thotë se
është në fond, por dikush e ka huazuar dhe ne nuk kemi kopje të
tjera.
- Ok. Kur mendoni se mund të kthehet libri në bibliotekë?
- Personi e ka marrë para 4 ditësh dhe duhet ta kthej brenda 7 ditëve.
Mund të vini të hënën përsëri?
- Ok!
66
Përkufizime
Akses – mënyrë për të marrë të dhëna dhe programe
Akses lokal – mënyrë për të përftuar një burim elektronik duke
pëërdorur një mbartës fizik si disk, kasetë, shirit, projektuar për
t’u futur nga përdoruesi në një pajisje periferike të lidhur me
komjuterin.
Botim – të gjitha kopjet e një vepre, të prodhuara nga i njëjti
informacion original dhe që botohen nga e njëjta agjenci, ose
grup agjencish ose personash, si nëpërmjet kontaktit të
drejtpërdrejtë ashtu edhe nëpërmjet fotografimit apo me mënyra
të tjera.
Burim bibliografik- shprehje ose paraqitje e një vepre ose njësie
që formon bazën e përshkrimit bibliografik.
CD-ROM – një format disku kompakt që ruan burime
elektronike duke përfshirë zë, tekst, figura dhe filma në formë
optike dhe përdoret me një lexues të CD-ROM.
Faqe Ueb-i (ueb page)- një nga faqet e një dokumenti
hipertekstual në një sajt te rrjetit mbarëbotëror (WWW). Faqet e
ueb-it, duke përfshirë nëngrupet e faqeve bazë (home page) i
referohen një koleksioni të stërmadh dokumentesh që përbëjnë
rrjetin mbarëbotëror.
67
Gazetë – serial i dalë në interval të caktuara dhe të qëndrueshme,
zakonisht ditore, javore ose dyjavore dhe që rapartojnë ngjarje
dhe diskutojnë tema të ditës me interest ë përgjithshëm.
Internet – rrjet i madh i përbërë nga një numër rrjetesh më të
vegjël të lidhur me njëri tjetrinqë përdorin Protokollin e Internetit
(IP) ose protokolle të tjera të ngjashme.
ISBN- numër me dhjetë shifra që identifikon një botim të një
vepre të botuar nga një botues i caktuar dhe është unik për atë
botim.
ISSN – numër me tetë shifra që identifikon në mënyrë unike një
serial të veçantë ose burim të integruar.
Përshkrim bibliografik – grup të dhënash bibliografike që
regjistrojnë dhe identifikojnë një burim bibliografik.
Revistë – term i përdorur gjerësisht për periodikët, veçanërisht
për periodikë mësimorë (shkencorë).
Titull- fjalë ose frazë , ose grup karakteresh të paraqitura në një
botim dhe që përbëjnë emrin e botimit ose të veprës që gjendet
në të.
URL – system adresimi për të gjetur një burim elektronik në një
rrjet kompjuterash
(psh. http://www.ieee.org/).
68
Bibliografi
1. http://www.ala.org/offices/sites/ala.org.offices/files/content/ola/informationliteracy.pdf
2. Weiner, Sharon A.Institutionalizing Information Literacy. Journal of Academic
Librarianship, p.287. 2012.
3. www.uamd.edu.al
4. http://www.uis.unesco.org/Communication/Documents/157020E.pdf
5. http://www.ala.org/acrl/sites/ala.org.acrl/files/content/standards/standards.pdf
6. Swan, Alma. (2012) Policy Guidelines for the development and promotion of open access.
7. kataloguonline.uamd.edu.al
8. http://www.unesco.org/new/en/communication-and-information/accessto-knowledge/free-
and-open-source-software-foss/cdsisis/
9. http://www.greenstone.org/
10. Alliaj, V. (2016) Information literacy of the library users
11. https://ec.europa.eu/research/participants/data/ref/h2020/grants_manual/hi/oa_pilot/h202
0-hi-oa-pilot-guide_en.pdf
12. http://www.oapen.org/home
69
Shtojcë
Nëse nuk je akoma anëtar i bibliotekës është koha tani të bëhesh.
Mjafton për këtë një dokument identifikimi personal, një fotografi
personale, karta e studentit ose një vërtetim nga sekretaria e
fakultetit/vërtetim nga zyra e burimeve njerëzore (për pedagogët)
dhe menjëherë je i mirëseardhur në komunitetin e gjerë të
lexuesve të bibliotekës tonë.
Shtimi i anëtarëve të rinj do të shoqërohet me kartelën e
anëtarësimit.