Transcript
Page 1: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

1

P J E S A E P A R Ë H Y R J E N Ë M A R K E T IN G U N N D Ë R K O M B Ë T A R KREU I KARAKTERISTIKAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR 1. Marketingu ndërkombëtar funksion i biznesit Parahyrje në marketingun ndërkombëtar Marketingu ndërkombëtar, një shkencë e re, degë e marketingut integral, është i formësuar si nevojë e kohës, e marrëdhënieve ndërkombëtare në të gjitha nivelet, pra, edhe në ekonomi. Kushtet e krijuara, më të gjera e të gjithanshme, më të ndërlikuara dhe të domosdoshme, imponojnë nevojën për qasje bashkëkohore, për gjetje të rrugëve të kalueshme, nga të cilat priten rezultate të realizueshme. Në bashkëkohësi, gërshetimi i mozaiqeve të veprimeve dhe të bashkëveprimeve lindin kërkesa të reja, të cilat ndryshojnë shpejt dhe marrin veçori më delikate. Me diçka janë të lidhura me njëra tjetrën. Njerëzimi si tërësi është ngritur falë zhvillimeve të pjesëve të tij, të kombeve, të popujve. Formimi i kombeve dhe i shteteve kanë vepruar në dy kahe përnjëherë: 1. në pavarësim dhe, 2. në integrim. Pavarësimi ka krijuar një ndjenjë të mëvetësisë dhe të sovranitetit. Ndërkaq, mbijetesa dhe zhvillimi vështirë sendërtoheshin. Së këndejmi, dashtë e pa dashtë, paraqitej nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë njëri me tjetrin, për t’i përmbushur mangësitë prezente, ose për arritjen e ndonjë leverdie më të madhe. Në këtë kontekst, mund të thuhet se ekonomia ka një një domethënie, në secilin mjedis ku vepron dhe zhvillohet. Ajo ka për qëllim t’i zgjidhë problemet në rrethanat e mangësive dhe të pamjaftueshmërisë, gjëra këto sikur të jenë të ligjësuara në të gjitha vendet. Mirëpo, në saje të dëshirës që të jenë të ndara dhe të përkufizuara në kufijtë e shteteve përkatëse, nga një anë dhe, të varshmërive me të tjerët, nga ana tjetër, barierat që i ndajnë dhe i identifikojnë si tërësi të veçanta, bëhen pengesa të shquara, por edhe të dëshirueshme, njëkohësisht. Pengesat tejkalohen nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit ekonomik, në rend të parë me realizimin e shitjeve dhe blerjeve, këmbimit tregtar në mes të shteteve, përkatësisht nëpërmjet eksporteve dhe importeve. Eksportet janë shitjet e mallrave jashtë kufijve, në një apo në më tepër shtete, si pasojë e strategjive të mbështetura në nevoja për gjetje të tregjeve nëpër botë. Gjetja e tregjeve dhe hyrja në to është e ndërlidhur me interesa të shumta, si bie fjala për të krijuar hapësirë të mjaftueshme dhe penetrim me konsumatorë, për t’i shitur mallrat, me çka pamundësohet formimi dhe grumbullimi i stoqeve në ndërmarrje, mundësohet shfrytëzimi racional i kapaciteteve, zvogëlimi i kostos, çmimi i shitjes më i lirë dhe shumë përparësi tjera që kanë të bëjnë me konsumatorin dhe me vet firmën. Importi, po ashtu, është kahe e tregtimit, por që blerja bëhet në vendet e huaja dhe është në funksion të përmbushjes së nevojave dhe të

Page 2: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

2

kërkesave të konsumatorëve vendor. Me eksport mundësohet përmbushja e kërkesave të konsumatorëve jashtë vendit, ndërkaq, nëpërmjet importit përmbushen kërkesat e konsumatorëve vendorë. Në mënyrën më të thjeshtë mund të thuhet se eksporti, në të njëjtën kohë është import. Ndërmarrja (ose individi) që shet jashtë, eksporton dhe, firma (ose individi) që blen nga jashtë, importon. Marrëdhëniet me botën nga aspekti ekonomik nuk janë të limituara vetëm me këmbimet tregtare, por ekzistojnë edhe forma të tjera, që paraqesin një nivel më të lartë dhe delikat të bashkëpunimit. Është fjala për shitjen e liçencave, për lizingun, franshizingun, prodhimin e formave të caktuara, investimet e përbashkëta, të investimeve të tërthorta, të drejtpërdrejta e tjerë. Të gjitha këto prezantojnë modalitete dhe teknika përkatëse, të cilat duhet të dihen paraprakisht, të përkufizohen dhe të kenë përmbajtje me vizione dobiprurëse. Me këte nënkuptohet se duke filluar nga format dhe mundësitë më të thjeshta të bashkëpunimit, deri tek ato më të ndërlikuarat, paraprakisht nevojiten informacione, analiza dhe trajtime të nevojshme, modelime, për të pasur mundësi në vendimmarrje me fakte e argumente mbështetëse, të qëndrueshme. Për të shitur jashtë vendit, duhet të dihet se për cilin mjedis përgatiten ofertat, sa mund të jenë konkurrente në arenën e konkurrencës, sa mund të jenë të pranueshme dhe të dobishme për konsumatorin, çfarë shkalle profiti kanë për vet kompaninë. Maten mundësitë që i ka ndërmarrja për t’iu qasur dhe arritur këtyre objektivave. Tërë ky kompleks i punëve bëhet me hulumtime sistematike, të organizuara dhe të manaxhuara përgjithësisht mirë. Përcaktimi i orientimeve, i përkufizimit të portfoliove prodhuese, i shërbimeve, i identifikimit të tregjeve dhe i kërkesave, matja e mundësive dhe e forcës së konkurrencës, nuk mund të bëhen rastësisht, por me aksione dhe aktivitete të manaxhuara profesionalisht e shkencërisht. Nëpër mjedise të ndryshme ekzistojnë të panjohura më të shumta se sa në tregun vendor. Prandaj, ato duhet zbuluar, analizuar, për t’i vënë në interaksion mundësitë që i ka ndërmarrja për t’i bërë ballë konkurrencës në tregjet e huaja të synuara. Anipse në aspektin global mund të thuhet se ekziston vetëm një treg, nga fakti se secili syresh kanë elemente të përbashkëta, megjithatë, kushtet tjera që kushtëzojnë mjedise të ndara jo vetëm fizikisht, por edhe juridikisht, me kulturë, me nivel të zhvillimit ekonomik e me tipare tjera, në rrjetën “enigmatike” duhet depërtuar për t’i sqaruar konfiguracionet e të gjitha elementeve që janë të pranishme nëpër mjediset përkatëse. 2. Nocioni i marketingut ndërkombëtar Ndërmarrjet janë të detyruara të orientohen për në tregjet e huaja, për t’i plasuar produktet dhe shërbimet, ose për të realizuar aranzhmane dhe projekte të ndryshme të bashkëpunimit. Marketingu ndërkombëtar, në cilësinë e një shkence bashkëkohore, paraprinë në hapjen e dyerve në tregjet anekënd botës.

Marketingu ndërkombëtar është kopjim besnik i marketingut vendor (nacional), me përmbajtje dhe prerogativa, por me një dallim të madh se koncepti, procesi, filozofia e përgjithshme e tij ballafaqohet me mjedise të ndryshme që ndryshojnë në mes veti. Për të qenë i suksesshëm shtrohet nevoja e gjurmimit adekuat e secilit mjedis të synuar veç e veç, për të penetruar me sukses në tregjet që janë objektiv i ndërmarrjes.

Page 3: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

3

Marketingu ndërkombëtar, njësoj sikurse edhe marketingu vendor, pikësynim dhe shënjestër e ka konsumatorin. Dallimi gjendet në faktin se konsumatorët, blerësit, klinetët shtrihen dhe janë të dispersuar në vende të ndryshme, anekënd globit tokësor. Natyrisht ata janë të zhvilluar me disa specifika, që nuk janë të njëjta çdo kund, si refleksion i kulturave kombëtare, ose e subkulturave, i kulturës globale, i kushteve të jetesës dhe të influencuar nga shumë faktorë. Marketingu ndërkombëtar zhvillimin e aktiviteteve të veta e përqëndron të konsumatori i huaj, me qëllim të caktuar, sepse duke e identifikuar ate, duke i përgatitur dhe ofruar produkte dhe shërbime që i pranojnë dhe i konvenojnë, e josh, e përvetëson, e bënë lojal dhe në këtë proces të tërësishëm shitet malli, inkasohet (arkëtohet) paraja dhe kështu firma i realizon objektivat e veta nëpërmjet fitimit (profitit). Prej që ka filluar këmbimi tregtar në mes fiseve, popujve, madje shteteve, shfaqjet e elementeve të marketingut ndërkombëtar dalin në skenë. Mirëpo, në plotëkuptimin shkencor, marketingu ndërkombëtar formësohet dhe merr forcën implementuese në tridhjetëvjetshin e fundit të shekullit XX. Në aspektin teorik, si dhe në atë praktik zgjerimet bëhen të bujshme, derisa arrihet ndjenja se pa këtë disiplinë shkencore nuk mund të përparohet dhe të zhvillohet biznesi ndërkombëtar.

Ndërmarrjet e mëdha shumëkombëshe, por edhe ato të mesmet dhe të voglat në mënyrë imediate e ndiejnë nevojën për aplikimin e marketingut ndërkombëtar, si një filozofi vepruese me orientime në tregjet e huaja. Dita me ditë shtohen varshmëritë, siç shtohen edhe nevojat për marketingun ndërkombëtar. Në këtë drejtim, autorë të ndryshëm orvaten të disenjojnë definicione sa më të sakta për kuptimin e marketingut ndërkombëtar. Të kuptuarit mirë të nocionit të marketingut ndërkombëtar, është i lidhur fillimisht me njohjen e strukturës dhe të strategjive të marketingut vendor.

Definicionet mund të gjurmohen që nga vitet e ‘70 të shek. XX e këtej, pasi që më parë as që ishte përfshirë në thesarin e fjalorit ekonomik terminologjia e marketingut ndërkombëtar. Fillimisht dhe vrullshëm trajtimet e definicioneve prezantohen në SHBA. Bie fjala, Hess & Cateora marketingun ndërkombëtar e definojnë “aktivitet biznesor, i cili rrjedhat e mallrave dhe të shërbimeve i orienton drejt konsumatorëve në një ose në më tepër vende”(1, fq.4). Autorët Miracle & Albaum (2, fq.5) në marketingun ndërkombëtar i vështrojnë dy çështje: “veprimtaritë e marketingut për produktet që plasohen jashtë kufijve të shtetit, si dhe aktivitetet e marketingut të firmës e cila prodhon dhe produktet i shet nëpër shtetet tjera.”

Sipas këtij klasifikimi përfshihen aktivitetet e brendshme të firmës për koordinimin e elementeve të marketingut miks, madje edhe aktivitetet që kanë të bëjnë me kërkimet e nevojshme nëpër tregjet e huaja të synuara. Terpstra, me rastin e bërjës së definicionit të marketingut ndërkombëtar, synon kah marketingu global. Ai thotë (3, fq. 5): “Marketingu ndërkombëtar identifikon nevojat e konsumatorëve në tërë botën dhe përmbushjën e këtyre nevojave dhe të kërkesave më mirë se konkurrenca, qoftë e vendit apo ndërkombëtare.” Edhe Kigen (Keegan) marketingun ndërkombëtar e identifikon si marketing global, duke theksuar se: “Marketingu global paraqet proces të orientimit të resurseve dhe të objektivave të kompanisë në mundësitë e tregut global (botëror)” (4, fq.1). Vezjak është i mendimit se “Marketingu ndërkombëtar paraqet nocion të tërësishëm për koncipimin dhe këmbimin ndërkombëtar të mallit, të shërbimeve, të teknologjive, të diturive, të ideve dhe të kapitalit (mjeteve financiare)” (6, fq. 59). Me rastin e definimit ai i klasifikon pesë qasje të mundshme analitike: lëndore, konceptuale,

Page 4: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

4

sistemore, procesore dhe zhvillimore. Përafërsisht ngjashëm një autor amerikan Kramer, specifikat e marketingut ndërkombëtar i shpjegon si të lidhura me (6, f. 16): 1. pavarësinë e vendeve, 2. rregullimin e monedhës kombëtare, 3. juriduksionin kombëtar, 4. politikën ekonomike kombëtare dhe, 5. dallimet në gjuhë, në doke, në norma shoqërore. Rakita plason këtë definicion (7, fq. 5): “Marketingu ndërkombëtar orientimet i ka kah tregu dhe koordinimin e aktiviteteve të biznesit, me qëllim të internacionalizimit me sukses të subjekteve ekonomike dhe inkorporimin (adaptimin) adekuat të tyre në mjedisin e huaj.” Në këtë definicion përfshihen katër elemente karakteristike (6, f. 5): 1. Orientimi kah tregu (qasje preventive dhe informative); 2. Kordinimi i aktiviteteve të biznesit (4P – spektri aksional dhe kreativ); 3. Internacionalizimi i suksesshëm i organizatave (objekteve) ekonomike; 4. Inkorporimi (adaptimi) në mjedisin ndërkombëtar.

Majaro (Maxharo) (7, f. 13) konstaton se “Marketingu ndërkombëtar dhe internacionalizimi nuk janë vetëm të ndërlidhur, por edhe të ndërvarur. Internacionalizimi shfaqet si strategji e veçantë e ndërmarrjes (psh. specializimi, difersifikimi e tjerë), ndërsa marketingu, vërtetë, e arsyeton këtë strategji”. Autorët Czinkota, MR & Ronkainen, IA kanë përkufizuar këtë definicion (8, f. 4): “Shkurtimisht, Marketingu Ndërkombëtar përkujdeset për planifikimin dhe ekzekutimin e transakcioneve përtej kufijve nacional për t’i përmbushur qëllimet e individëve dhe të organizatave”.

Marketingu ndërkombëtar është kompleks i aktiviteteve që kanë të bëjnë me manaxhimin e transakcioneve në relacione ndërkombëtare, me jetësimin dhe stimulimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit në mes firmave të vendeve të ndryshme, për të përmbushur nevojat e klientëve (individëve dhe të organizatave), si dhe të vet ndërmarrjeve që janë të orientuara për në tregje të huaja. Këto definicione dhe shumë të tjera që janë të njohura në literaturën e marketingut ndërkombëtar, mund ta kenë mbështetjën në katër elemente dhe qasje, siç janë (6, f. 4):

- Specifikat e mjedisit të huaj (qasja invajermentale); - Specifikat e manaxhimit të aktiviteteve të marketingut (qasja funksionale); - Veçoritë e internacionalizimit të biznesit (qasja strategjike) dhe, - Rëndësia e përgjithshme e fenomenit të globalizimit (qasja e globalizimit). Marketingu ndërkombëtar është tërësi e aktiviteteve me domethënie shumë më të

gjerë se sa marketingu vendor. Do të thotë se marketingu ndërkombëtar ka qasje të tregut në përmasa ndërkombëtare.

Objektiv dhe mision i përgjithshëm i marketingut ndërkombëtar është “krijimi i vlerave për të gjithë pjesëmarrësit në treg”, në veçanti përmbushja e kërkesave të konsumatorëve. Marketingu ndërkombëtar ka karakter preventiv, orientues dhe strategjik. Karakteri preventiv i marketingut ndërkombëtar ka të bëjë me parandalimin e gjërave të padëshirueshme të bizneseve jashtë. Kjo mund të arrihet në saje të kërkimeve dhe të informacioneve, me çka ridefinohen çështjet, që të mos ndodhin përballje në pengesa të mundshme. Po ashtu, është e mundur të bëhen përllogaritje paraprake lidhur me ndikimet negative të situatave turbulente. Në këtë rast nuk duhet kuptuar se marketingu ndërkombëtar i zgjedh problemet në tërësi, mirëpo, është e rëndësishme se sugjeron dhe i shkoqit disa elemente më heret, në mënyrë preventive. Karakteri orientues mundëson përcaktimet e firmës për penetrime në tregje të huaja, me vizione për ekspansion dhe mbetje më të gjatë në tregjet e synuara. Kërkimet e

Page 5: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

5

marketingut paraprijnë në marrjen e vendimeve se çfarë orientimesh duhet të këtë ndërmarrja, prej atij etnocentrik deri në atë gjeocentrik, si dhe çfarë asortimenti të ketë dhe për cilat tregje të prodhohen produktet dhe shërbimet. Karakteri strategjik i marketingut ndërkombëtar mbështetjen e ka në strategjitë dhe taktikat e zgjedhura, me të cilat strukturohet planifikimi strategjik për periudha afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit të ndërmarrjes, internacionalizimit të biznesit dhe ndërtimit të imixheve të shquara të markave të produkteve dhe të ndërmarrjeve.

3. Tipologjia e marketingut ndërkombëtar Marketingu ndërkombëtar gjenezën e ka të Bazat e marketingut. AMA (American Marketing Association – Asociacioni Amerikan i Marketingut) për marketingun ka përvetësuar këtë definicion (9, f.7; cituar nga Akhter): “Marketingu është proces i planifikimit dhe implementimit të krijimit të ideve, të produkteve dhe të shërbimeve, caktimin e çmimeve të tyre, të promocionit dhe të distribucionit, me qëllim të ekzekutimit të këmbimit, me çka përmbushën qëllimet e individëve dhe të organizatave”.

Definicioni i formuluar: “Marketingu është tërësi e aktiviteteve, me të cilat prodhimi optimalizohet për përmbushjen e nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve, ngase tregu me mekanizmat e tij sugjeron për mënyrën e prodhimit, asortimentin, shpërndarjen, çmimin, porositë dhe sjelljet e konsumatorëve (të individëve, të organiztave, të shoqërisë)” është më gjithpërfshirës (10, f.7). Këto përkufizime strukturale të marketingut, si dhe definicionet tjera, të cilat ndryshojnë me pak elemente, paraqesin bazamentin edhe të marketingut ndërkombëtar. ”Marketingu ndërkombëtar duhet të vështrohet si pjesë e marketingut të tërësishëm, por që ka aspekt ndërkombëtar”.(6, f.3). Marketingu ndërkombëtar bazohet në qasje të planifikimit, që do të thotë se sipas kësaj doktrine nuk priten dhe nuk janë të rëndësishme vetëm veprimet e tregut, por edhe veprimet e marketingut në treg, qoftë edhe në mënyrën pasive. Marketingu në përgjithësi, pra, edhe marketingu ndërkombëtar ka tendencë të arritjes së sukseseve në treg. Tregu dhe ligjet e tregut kanë domethënie universale. Po ashtu, teoria, koncepti dhe metodologjia e marketingut trajtohen në mënyrë unike, me çka nënkuptohet se mësohen, studjohen dhe avancohen në mënyrë unike. Marketingu ndërkombëtar, ndonëse ka domethënie universale, është i orientuar në treg, megjithate nuk mund të aplikohet si një reçetë në të gjitha vendet njësoj. Për këtë arsye është e nevojshme që të bëhet studim i veçantë i marketingut ndërkombëtar, me qëllim të përshtatjes së specifikave, të karakteristikave të një e të më shumë vendeve. Marketingu ndërkombëtar konsiderohet lëm i veçantë nga shkaku i realiteteve politike, institucionale dhe të tregjeve në botë. Ndikim në vete kanë sovraniteti dhe pavarësia e shteteve, të cilat ndërtojnë ambient të veçantë, me infrastrukturë ligjore, nivel të zhvillimit ekonomik, me sistem politik, sistem socio-kulturor e tjerë. Lëndë e marketingut ndërkombëtar janë të gjitha aktivitetet e marketingut që kanë ndonjë efekt dhe pasojë ndërkombëtare dhe ndërshtetërore (qofshin pozitive apo negative). Sikurse është rasti të marketingu bazik, edhe të marketingu ndërkombëtar, përvetësimi dhe niveli aplikativ është arritur më shpejt në rajonet anglofolëse. Në viset tjera depërton më ngadalë, por me qasje që të penetrojë në të gjitha kompanitë e çfarëdo

Page 6: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

6

madhësie qofshin. Sipas Warren J. Keegan (11, f. 3) hidhen poshtë spekulimet dhe skepticizmat për implementimin e marketingut ndërkombëtar (natyrisht edhe të marketingut vendor) në ekonomitë e pazhvilluara dhe në ndërmarrjet e vogla. Ai thotë: “se madhësia nuk është parakusht për strategji globale. Faktor determinues nuk është madhësia e ndërmarrjes, por strategjia e saj... Çdo ndërmarrje që është e përgatitur në realizimin e vlerave për konsumatorë dhe për arritjen e përparësive të konkurrencës vis-a-vis kompanive më të mira në botë, ka bërë hap vendimtar në drejtim të bërjes kompani globale ose transnacionale.” Kur bëhet fjalë për marketingun ndërkombëtar, duhet vënë në pah se ekzistojnë terme të ndryshme, sipas fushave përcaktuese. Nga klasifikimet e tilla mund të veçohen tipet e marketingut ndërkombëtar, si degëzime që i mbulojnë fushat përkatëse. Me tipologjinë e marketingut ndërkombëtar nënkuptohet spektri i përbërë nga llojet e marketingut të involvuar nëpër aktivitete të caktuara në tregjet e huaja. Nga ky përkufizim bëhet edhe tipizimi i marketingut ndërkombëtar në: marketingun eksportues, marketingun importues, marketingun e tregtisë së jashtme, marketingu shumëkombësh, marketingun supernacional, marketingun botëror ose global e tjerë. Pa marrë parasysh për cilin tip të marketingut është fjala, duhet kuptuar se marketingu ndërkombëtar ka domethënien e koncepteve të sistemeve të bizneseve, me të cilët realizohen parimet e prodhimit të destinuar për treg, me qëllim të përmbushjes së nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve. Nëpërmjet marketingut ndërkombëtar synohet maksimizimi i profitit, mundësisht edhe në afate sa më të gjata kohore. Maksimizimi i profitit, natyrisht, arrihet në saje të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve dhe të shfrytëzuesve të produkteve dhe të shërbimeve, si dhe realizimit të profitit të vet ndërmarrjes. Realizimi i përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve, njëkohësisht është edhe sendertim i kërkesave të veta, d.m.th. përmbushje e objektivave të parashtruara të ndërmarrjes. Marketingu ndërkombëtar është nocion i tërësishëm që përfshin të gjitha transakcionet e këmbimit, si dhe të aktiviteteve tjera kërkimore, të bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit. Pra, është një kuptim i gjerë dhe përfshinë koncepte të ndryshme të aktiviteteve. Varësisht nga llojet e aktiviteteve, ndryshojnë edhe konceptet, sepse janë të lidhura me specifikat përkatëse. Në suazat e marketingut ndërkombëtar dallohen disa fusha, që karakterizohen me veçoritë e tyre në kuptim të ngushtë. Janë të njohura fushat e marketingut eksportues, të marketingut importues, të marketingut superkombëtar, të marketingut transnacional dhe të marketingut global. Këto degëzime të marketingut janë të ndërlidhura me orientimet e ndërmarrjes, të cilat biznesin e mbështesin në parimin policentrik, regjiocentrik dhe gjeocentrik (10, f. 361-370).

Marketingu eksportues (12, f. 38) është tip i shquar dhe mjaft i përhapur. Shumë ndërmarrje e zhvillojnë këtë koncept, nga shkaku se kanë për qëllim të tejkalojnë suazat e tregut vendor dhe me produktet dhe shërbimet e veta të depërtojnë në tregje të huaja.

Marketingu vendor ndryshe quhet marketingu njënacional. Marketingu njënacional përfshihet në një ekonomi kombëtare dhe është shumë i rëndësishëm, mirëpo kur zgjerohet në hapësira më të gjëra dhe merr karakter ndërkombëtar, rëndësia shtohet edhe më tepër. Marketingu ndërkombëtar mund të shtrihet me aktivitetet e veta në një apo në më shumë vende.

Marketingu transnacional ka për qëllim internacionalizimin e kapitalit, programin e prodhimit nëpër ndërmarrje ose nëpër reparte të ndërtuara në botën e jashtme.

Page 7: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

7

Marketingun transnacional e zbatojnë kompanitë transnacionale, të cilat kapacitetet e prodhimit i ndërtojnë nëpër vende të ndryshme, duke u mbështetur në informacione të aktiviteteve të marketingut, të grumbulluara në forma të ndryshme, përkatësisht të sistemit të informacioneve të marketingut ndërkombëtar. Në këtë mënyrë arrihet deri të internacionalizimi i këmbimit, si nga aspekti i furnizimit, po ashtu, edhe nga aspekti i plasimit dhe i shitjes globale. Nga këto tipe të marketingut, të cilët me aktivitetet e veta mbulojnë fusha të caktuara, mund të konkludohet se pothuaj nuk ka ndërmarrje që së paku me diçka nuk është e involvuar në rrjedhat e marketingut ndërkombëtar. Nëpërmjet marketingut importues realizohen transferet e teknologjive nga vendet e zhvilluara në ato të pazhvilluara, bëhet furnizimi me lëndë të parë, e me know how, me liçenca e tjerë. D.m.th. edhe të kompanitë me orientim etnocentrik është i pranishëm dhe funksionon marketingu ndërkombëtar. Marketingu ndërkombëtar zbatim të denjë gjen të korporatat multinacionale Kompaanitë transnacionale dhe multinacionale kanë gjëra të përbashkëta përmbajtësore, anipse në konceptet biznesore kanë dallime në mes veti. Në kuptim më të gjerë në suaza të marketingut ndërkombëtar, është i njohur edhe marketingu kosmopolit, në kërkimet e të cilit bëhen përpjekje të zgjidhen probleme në kuptim të gjerë.

4. Parakushtet për implementimin e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje Krahsa nevojës për ekonomi të hapur, shtrohet nevoja për mundësinë e gjetjes së koncepteve, të instrumenteve edhe për implementimin e marketingut ndërkombëtar. Tashmë ekspertët dhe shkencëtarët e marketingut janë të një mendje se marketingu, pra, edhe marketingu ndërkombëtar duhet të ketë vendin dhe rolin e vet në të gjitha ndërmarrjet, pa marrë parasysh madhësinë, afirmimin dhe imixhin e tyre. Përveç një prezantimi të tillë, realisht implementimi i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje mund të jetë më i suksesshëm nëse krijohen disa parakushte, që janë të karakterit sistemor në nivel të vendit, të rajonit e tjerë. Ndër parakushtet më të shquara, nga të cilat paraprihet mundësia për implementim të marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje, mund të radhiten këta faktorë: ekonomia e tregut, dinamika e zhvillimit, përparësitë komparative, struktura ekonomike, dominimi me marka të produkteve dhe me reputacionin e kompanive, shkalla e aftësive dhe orientimeve për integrime. Përveç këtyre mund të përfshihen edhe faktorë të tjerë, të cilët me zhvillimin e ekonomisë globale janë duke e humbur rëndësinë e tyre. Në këta faktorë të dorës së dytë bëjnë pjesë: largësia fizike, participimet e eksporteve dhe të importeve në GDP, gama e produkteve, llojet e veprimtarive e kështu me radhë. Ekonomia e tregut karakterizohet me treg të lirë dhe pronësi private të kapitalit. Kapitali privat shton motivet për shfrytëzim racional, për zgjidhje të programeve të prodhimit e të shërbimeve që mund të radhiten krah me krah me konkurrencën, që sjellin më shumë profite. Ndërmarrësia në kushtet e tilla bëhet më efikase dhe e qëndrueshme falë konkurrencës së lirë në treg të lirë. Ekonomia e tregut ka mundësuar që në dekadat e fundit të shënohet zhvillim i hovshëm, posaçërisht në suazat e ekonomive të zhvilluara, ku vend të posaçëm me norma të larta të zhvillimit zënë tregtia botërore. Tregtia botërore, përkundër barierave të pranishme, nëpërmjet reformimeve, integrimeve, implementimit të

Page 8: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

8

marketingut ndërkombëtar, arrin sukses të pamohueshëm në krahasim me prodhimin. Në tregti shenohen trende më të shpejtuara në krahasim me prodhimin.

0

2

4

6

8

10

12

Përqindja e shtimit

1992 1994 1996 1998 2000 2003Vitet

Prodhimi Tregtia

Burimi: IMF, 2003. http:://www.imf.org (grafikon i konstruktuar nga të dhënat e burimit) Në mjediset ku dinamika e zhvillimit është më e theksuar, ndikimet e ndërsjella të zhvillimit të ndërmarrjeve dhe të ekonomive në përgjithësi të vendve përkatëse, si dhe të shkallës më të lartë të aplikimit të marketingut ndërkombëtar, janë gjithnjë e më të mëdha. Stafet e ekspertëve dhe manaxherët liderë mburrjen për suksese e mbështesin edhe në implementimin e marketingut ndërkombëtar nëpër ndërmarrjet e tyre. Norma e shtimit në prodhim është e pranishme, dukshëm e lartë dhe e qëndrueshme. Outputet paraqesin potencial të rëndësishëm.

Ndodh që disa shtete që janë të vogla, por të zhvilluara ekonomikisht, nga vlerat e prodhuara krijojnë mundësi për plasim më të hovshëm nëpër tregjet e huaja, se sa për të blerë nga ato tregje, ose të tjerat. P sh. Belgjika, Holanda e tjerë kanë bilance pozitive, me mbizotërim të eksporteve kundrejt importeve. Të këto shtete eksportet vjetore kalojnë 50 përqindëshin në krahasim me transakcionet e përgjithshme. Ndërkaq, në disa shtete, që janë potencial dhe fuqi lidere e ekonomisë botërore, siç janë SHBA, participimi i eksporteve në tregtimin e tërësishëm është më i vogël. Po ashtu, shtete të mëdha, por që janë të pazhvilluara sa duhet, si bie fjala India, Pakistani e tjerë, nuk kanë raporte të volitshme në mes eksporteve dhe të importeve. Natyrisht, përkundër këtyre kontradiktave, marketingu ndërkombëtar ka rol dhe rëndësi të veçantë për implementim në të gjitha kompanitë.

Struktura ekonomike determinon zhvillimin ekonomik të një vendi. Njëkohësisht, është ky një tregues relevant që prezanton kushtet dhe parakushtet për zbatim të mirëfilltë të marketingut ndërkombëtar nëpër ndërmarrje. Në strukturat e

Page 9: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

9

zhvilluara ekonomike mbizotërojnë veprimtaritë e sektorëve propullzivë, në veçanti veprimtaritë shërbyese, por duke qenë të zhvilluar edhe sektorët tjerë në lëmin e prodhimit industrial, në bujqësi, në agrobiznese, në operativën ndërtimore e tjerë. Vendet që kanë struktura ekonomike të zhvilluara, zotërojnë me buxhete më të shquara, si një prej parakushteve për mundësinë e implementimit të suksesshëm të marketingut ndërkombëtar nëpër ndërmarrje. Vendet e pazhvilluara ekonomikisht, përkatësisht ndërmarrjet që i përbëjnë këto ekonomi, kur nuk janë të zhvilluara, hasin në probleme të natyrës materiale dhe të mungesës së diturisë. Prandaj, shtrohet problemi mjaft serioz rreth krijimit të buxheteve, gjetjes së burimeve financiare, si dhe të burimeve të diturive, të shkencës. Praktika tregon se për t’u zhvilluar dhe për të dal nga situatat e pavolitshme, marketingu ndërkombëtar është shtytës dhe një lloj stimuluesi i zhvillimit të ndërmarrjeve dhe të ekonomive në përgjithësi. Përparësitë komparative janë një prej parakushteve për bashkëpunim dhe, së këndejmi, për implementimin e filozofisë dhe të teknikave të marketingut ndërkombëtar. Teoritë e avantazheve absolute, sipas A. Smith, mbështetjet mbi krahasimin e avantazheve absolute (jo relative) që maten me produktivitetin e punës; po ashtu, teoria e avantazheve si rrjedhojë e kostove të krahasuara, e përpunuar nga D. Rikardo, mbron tezen e këmbimeve të lira. Demonstrohen faktet për ndarjen ndërkombëtare të punës, si dhe të specializimeve, fenomene që janë të dobishme për secilin komb. Këto janë parakushte për aplikimin e marketingut ndërkombëtar, siç është vet marketingu ndërkombëtar një paraprijës për drejtimin e burimeve, të këmbimeve ndërkombëtare, të cilat ndikojnë në rriten e prodhimit botëror dhe të konsumit në përgjithësi. Imixhi i ndërmarrjeve dhe i markave të produkteve në treg, paraqesin forcë nxitëse për veprimet e marketingut ndëkombëtar, ndonëse marketingu ndërkombëtar ka pasur ndikim të drejtpërdrejt e të tërthortë për shënimin e prestigjit të tyre. Afirmimi i markave janë një lloj stimulimi për aktivitetet e marketingut ndërkombëtar, duke hap mundësi për penetrime nëpër mjedise të ndryshme, ose për mbetje sa më gjatë nëpër tregjet ku kanë depërtuar ndërmarrjet. Shkalla e aftësive për integrime në fakt përmban të arriturat e reputacionin e ndërmarrjeve. Sa më të njohura që janë, aq më tepër shtohet interesimi që të përfshihen në rrjedhat e integrimeve. Integrimet bëhen me qëllim të krijimit të potencialeve më të fuqishme, madje të krijimit të një lloj monopolizimi, për t’iu zmbrapsur konkurrencës. Në kushtet e tanishme integrimet në botë kanë arritur në më se 50%, si një synim që të intensifikohen edhe më tepër. Integrimet janë të karakterit të degëve industriale, të institucioneve të tregtisë, të rajonit e në forma tjera. Meqenëse në to unifikohen në masë të madhe dispozitat ligjore, për marketingun ndërkombëtar krijohet hapësirë më depërtuese dhe funksionale. Participimi i eksportit në GDP e ka të zvetnuar rolin si një faktor paraprak të fuqishëm për implementimin e marketingut. Disa shtete janë të zhvilluara, kanë Produktin Vendor Bruto tejet të lartë, mirëpo pa pjesëmarrje të dukshme të vlerave të eksporteve në te. Relativizimet gjithnjë bëhen më të dukshme. Gama e produkteve, programet e prodhimit nëpër ndërmarrje, poqëse kanë fleksibilitet më të madh, sipas sjelljes së konsumatorëve, ndryshimeve të variableve të kontrolluara dhe të atyreve të pakontrolluara, janë një lloj premise në rrafshin e implementimit më të gjithanshëm të marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje. Edhe produktet me renome dhe imixh të shquar në treg janë të rrezikuara nga konkurrenca, e

Page 10: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

10

cila mund të shfaqet me produkte të reja, të cilat pranohen nga konsumatorët. Për këtë arsye është e nevojshme që ndërmarrjet me orientim nga tregjet e huaja të kenë gatishmëri për ndryshime, modifikime, në mënyrë që të mos gjunjëzohen para konkurrencës, e cila është në levizje dhe me karakteristika të ashpërsisë, si dhe të paparashikimeve.

Sublimim i gjithë kësaj është se pa marrë parsysh prezencën e kushteve dhe të parakushteve, marketingu ndërkombëtar duhet të gjejë mundësi optimale për aplikim në ndërmarrjet e çfarëdo lloji. Natyrisht, është e pamundur që secila ndërmarrje, për shkak të limiteve në resurse, në përvojë të ketë mundësi të njëjtë për implementimin e marketingut ndërkombëtar. Ndërmarrjet e mëdha, me karakter multinacional dhe transnacional paraqesin sistem ndikues edhe në politikë nëpër mjediset e caktuara Edhe në suazat e marketingut ndërkombëtar përmban një nënsistem tepër funksional dhe veprues. Si të tilla veprojnë me sukses në dy kahe: në drejtimin pasiv, për t’iu përshtatur rrethanave të mjedisit, si dhe në atë aktiv kanë edhe rol veprues aktiv, për të krijuar ndikim nëpër hapësirat ku vepron dhe penetron me programet e veta, përkatësisht me ofertat e begata dhe konkurruese.

Në tërë botën, në të gjtha shtetet, ekzistojnë edhe ndërmarrje të vogla dhe të mesme, të cilat janë shumë të dobishme për zhvillimin ekonomik, për punësim, për eksport, për manaxhim të marketingut. Bie fjala, në Gjermani, deri në 50% të eksporteve realizohet nga ndërmarrjet të cilat kanë të punësuar deri në 20 punëtorë.

Me këtë nënkuptohet, se në çdo mjedis, madje edhe në vendet më të pazhvilluara, marketingu ndërkombëtar e ka rolin dhe vendin e vet. Është kjo një domosdoshmëri që të kuptohet drejt, ngase koncepti, procesi i marketingut ndërkombëtar është aplikativ, i patjetërsueshëm në ndërmarrjet dhe ekonomitë bashkëkohore, të cilat edhe po deshën nuk kanë mundësi t’i shmangen proceseve të globalizimit.

5. Diferencat në mes marketingut vendor dhe marketingut ndërkombëtar Nëse vështrohen konceptet, metodat teknikat, qasjet, përmbajtjet, filozofitë, parimet, këto të gjitha në parim janë të njëjta dhe e karakterizojnë tërësinë e disiplinës së marketingut. Nga ky aspekt marketingu ndërkombëtar duhet kuptuar në kontekst të marketingut nacional. Marketingu ndërkombëtar dhe marketingu vendor nuk kanë dallime në aktivitete, në strukturë, në kornizën e konstruktit të tij. Një numër i ekspertëve dhe shkencëtarëve konsiderojnë se fjala është për një disiplinë të njëjtë. Natyrisht, marketingu ndërkombëtar është një degëzim, me shtrirje më të gjëra në relacione ndërkombëtare. Në vete përmban specifika dhe dimensione të veçanta, të cilat dallojnë nga marketingu vendor, si pasojë e faktorëve të pranishëm dhe veprues nëpër mjediset e ndryshme nëpër botë. Sikur të mos ekzistonin shtetet, me sovranitetin e vet, nuk do të ekzistonte as marketingu ndërkombëtar. Kramer (13, f. 129) ka thënë: “Po të mos ekzistonin shtetet nacionale bashkëkohore, nuk do të ishte as nevoja për ndarjen e marketingut ndërkombëtar në subdisiplinë të veçantë”. Do të ishte vetëm marketingu nacional, i cili kontributin e vet e jep në tërë ekonominë e rruzullit tokësor. Nga vet fakti se bota është e organizuar me shtete të tipeve e të atributeve që dallojnë në mes veti, edhe marketingu ndërkombëtar posedon karakteristika që iu përshtaten mjediseve përkatëse.

Page 11: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

11

Ekzistopjnë dimensione ndërkombëtare dhe politike në marketingun ndërkombëtar. Në aspektin e diferencimit dhe të teorive të marketingut vendor dhe të marketingut ndërkombëtar veçohen katër fusha, të përbëra nga karakteristika të ndryshme. Këto karakteristika mund të veçohen si më poshtë (6, f. 20):

• mënyra e harmonizimit të raporteve në mes ofertës dhe të kërkesës, • ndërlikueshmëria e mjedisit ndërkombëtar të biznesit, • problemi i finalizimit dhe realizimit të programit të marketingut, • veçoritë e instrumeneteve të teknikave dhe të formave të biznesit ndërkombëtar.

Faqe 20, 21, 22 të B. Rakita, 2 foto. Për t’i kuptuar më mirë dallimet ndërmjet marketingut vendor dhe marketingut ndërkombëtar, i vejmë në pah karakteristikat, dimensionet dhe specifikat që mbizotërojnë në marketingun ndërkombëtar. Këto veçori mund të klasifikohen sipas këtyre tërësive (9, f. 10):

- Mjedisi ndërkombëtar, - Metodat dhe teknikat e veçanta, - Përdorimet e ndryshme të aktiviteteve, - Konkurrenca ndërkombëtare, - Diferencat në mes tregjeve të huaja, - Koordinimi i planeve të marketingut në të gjitha tregjet e huaja.

Mjedisi ndërkombëtar përbëhet nga forca, dimensione dhe determinante të ndryshme, të cilat dallohen nga mjedisi vendor. Është fjala për variablet e pakontrolluara, siç janë nivel i zhvillimit ekonomik, mënyra e jetesës, subkulturat, ligjet, gjuhët, tradita, kushtet klimatike e tjerë. Ndonjëra syrësh, ose disa së bashku e vështirësojnë punën dhe aksionet e biznesit dhe për ndërmarrjen e orientuar në tregjet e huaja risku është më i madh në krahasim me tregun vendor. Në rrethana të tilla, analizat, hulumtimet bëhen më të ndërlikuara, më të shtrenjta dhe mund të ndodh që afatet kohore të zgjaten më tepër se ç’është e nevojshme. Në këtë mënyrë planet e veprimit dhe të aktiviteteve të marketingut duhet të kenë mbështetje rigoroze në faktorët që e përbëjnë dhe kanë ndikim në mjedisin konkret. Metodat dhe teknikat e veçanta ndryshojnë prej një tregu në tjetrin. Me këte nënkuptohet se proceset për hyrje në tregjet e huaja kanë ecuri që mundësojnë zgjidhjen e tregut të synuar. Po ashtu, strategjitë dhe taktikat duhet të jenë të përshtatshme për tregun e zgjedhur. Ato janë të lidhura me objektivat e përcaktuara, duke bërë përpjekje që shkalla e rrezikut në çdo pikëpamje, në refleksionet e valutave të vendeve përkatëse të kenë pasoja sa më të vogla. Teknikat dhe metodat, përkundër gjërave të përbashkëta, në vehte përmbajnë dozë të caktuar të qasjeve dhe të specifikave, të cilat ndryshojnë si në përmbajtje, ashtu edhe në veprime, sepse janë më të koklavitura se sa në marketingun vendor. Përdorimet e ndryshme të aktiviteteve të marketingut dallohen në tregjet e huaja, me qëllim të përshtatjes dhe të funksionimit të metodave dhe të qasjeve, si synime për hyrje dhe mbetje më gjatë në tregjet e huaja. Konkurrenca ndërkombëtare është shumë më e theksuar për nga ashpërsia dhe gjerësia se sa në tregun vendor. Është e qartë se konkurrenca vepron edhe nëpër tregjet vendore, mirëpo, ato janë më të njohura dhe mund të ndiqen vijimisht, duke i vënë në spikamë potencialet dhe përmbajtjet e tyre. Në tregjet e huaja nuk ka mbrojtje eventuale

Page 12: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

12

nga shteti, nuk mund të zbatohen taktika të herë pas herëshme si në tregun vendor. Marrëdhëniet me publikun janë plotësisht tjera, ngase duhet të kalojë kohë e të krijohen. Njëkohësisht, ndërmarrjet vendore në tregun e caktuar nuk janë aq të mirëpritura kundrejt firmave të huaja. Konkurrencën ndërkombëtare e përbën një spektër i gjerë i elementeve, që në vete paraqesin befasi të paparishikuara, si dhe nxitje për t’iu bërë ballë kushteve të tilla. Diferencat në mes tregjeve të huaja përmbajnë veçori të diferencuara, si pasojë e faktorëve ndikues nëpër mjediset ndërkombëtare. Çdo kund mund të gjendet diçka specifike. Sjelljet e konsumatorëve janë të varura nga shumë variable, të kontrolluara dhe të pakontrolluara. Shi për këtë, planet e aktiviteteve duhet t’i përmbajnë instrumentet e kombinuara të marketingut miks në korelacion të gjendjeve që ekzistojnë nëpër tregjet përkatëse. Për secilin treg, ku janë të pranishme diferencat në forma të caktuara, planet duhet të jenë adekuate, që iu përgjigjen mjediseve konkrete, me qëllim që aktivitetet dhe aksionet e marketingut të zbatohen me sukses. Koordinimi i planeve të marketingut në të gjitha tregjet e huaja përmban aktivitete të integrimeve, të veprimeve racionale dhe efektive. Faktikisht planet duhet të jenë të harmonizuara dhe të koordinuara me tregjet e huaja, për të mos ndodh duplifikimi i veprimeve, i aksioneve dhe i punëve, të cilat nuk përmbyllen me rezultate të pritura. Në përgjithësi mund të kuptohet se parimet, proceset, konceptet e marketingut nuk janë të diferencuara esencialisht, por ndryshimet ndodhin për shkak të adaptimit të ofertave me kërkesat që fluktuojnë nëpër tregjet e huaja. Pa i njohur mirë karakteristikat e marketingut vendor dhe bazën përmbajtësore të tij, është vështirë të arrihet njohja solide dhe implementuese në marketingun ndërkombëtar. Diferencat duhet kuptuar, analizuar dhe kornizuar sipas rolit që e kanë, me qëllim të planifikimit të qëndrueshëm dhe realizimin e detyrave dhe të aksioneve të planit. Autorë të ndryshëm i klasifikojnë diferencat në mes marketingut ndërkombëtar dhe marketingut vendor me përkufizime të caktuara. Bie fjala, I. Doole & R. Lowe bëjnë këtë renditje të dallimeve (14, f. 26):

1. Kulturat: shpeshë kanë ndryshime nëpër tregjet multikulturore; 2. Tregjet: të shtrirë dhe të vështruar si të plotë dhe nganjëherë të fragmentuar; 3. Faktet: vështirë arrihen dhe shpeshherë janë të shtrenjta; 4. Politikat: ndryshojnë në stabilitet – dhe së këndejmi rreziku politik bëhet një

variabël e rëndësishme; 5. Qeveritë: mund të jenë një influencë e fortë në rregullimin e ndërmarrësve të

importuesve dhe të bizneseve të huaja; 6. Ekonomitë: oshilimi i niveleve të zhvillimit dhe ndryshimi (varirimi) i

nganjëhershëm i valutave jo stabile; 7. Financat: shumë sisteme dalluese financiare dhe organizma rregullativ; 8. Aksionmbajtësit: komercial, vendor dhe në vendet nikoqire; 9. Bizneset: rregullat dalluese, të influencuara nga aspektet kulturore; 10. Kontrollet: vështirësitë për koordinim dhe kontroll të tregjeve.

Sipas autorëve të sipërcektur, marketingu ndërkombëtar është më i ndërlikuar për shkak të ballafaqimeve me kultura nëpër mjedise të ndryshme, me nivele të zhvillimit ekonomik, me vështirësi për grumbullimin e informacioneve (fakteve), me politikat, koordinimit të funksioneve nëpër tregje e tjerë.

Page 13: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

13

6. Dallimet në mes marketingut ndërkombëtar dhe tregtisë ndërkombëtare Marketingu ndërkombëtar në disa parime dhe veprime është i njëjtë me tregtinë e jashtme. Mirëpo, ndryshon prej saj, sepse përmban aktivitete dhe aksione më të gjera. Derisa tregtia e jashtme merret me këmbimin e mallit tregtar, përkatësisht me realizimin e eksportit dhe të importit, marketingu ndërkombëtar merret njësoj me këtë problem, por edhe me aktivitete tjera të natyrës kërkimore dhe kombinatorike. Me këtë nënkuptohet se ndërmarrja mund të ushtrojë veprimtaritë e marketingut, dhe të mos të realizojë transakcione të këmbimit tregtar. Bartës të aktiviteteve të tregtisë ndërkombëtare dhe të marketingut ndërkombëtar janë ndërmarrjet. Objekt i tregtisë ndërkombëtare është eksporti i mallit, pra, i produkteve dhe i shërbimeve, madje importi, shitblerjet, ose ndonjë aktivitet tjetër, siç është komunikimi nëpërmjet formave të caktuara, prej të cilave veprimtari sendertohen të ardhura dhe profit. Informacionet për tregjet e huaja grumbullohen kryesisht nga ndërmjetësuesit, ndërsa distribucioni është i natyrës konvencionale. Çmimet përshtaten sipas situatave dhe interesave të palëve të interesuara. Marrja e vendimeve për vëllimet dhe strukturën e mallit, për çmime, komunikim dhe promocion bëhet në mënyrë rutinore. Planifikimi nuk është aq i plotë, kontinuel, sikurse edhe organizimi është i pazhvilluar sa duhet. Zhvillimi i produktit rrallëherë vehet në epiqendër, kurse kontrolli mbetet i përqëndruar kryesisht në mjetet financiare. Mangësitë e shfaqura janë produkt i konvencionalitetit dhe përvojave, të cilat nuk imponojnë trajtim të metodave më të avancuara dhe dobiprurëse. Kësisoji, bëhet e kuptueshme se manaxhimi nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk përmban aksione të koordinuara, me efekte sinergjike. Marketingu ndërkombëtar ushtron aktivitete më të gjera, që i tejkalojnë suazat e tregtisë së jashtme. Burimet e informacioneve gjenden në SIM (Sistemin e Informacioneve të Marketingut Ndërkombëtar), me shfrytëzimin e të cilëve bëhet kërkimi i faktorëve të mjedisit. Kërkimet e tregut përcaktojnë objektivin dhe standardin e marketingut. Këto aktivitete përfshihen në proceset e planifikimit të detajizuar. Zhvillimi i politikës së produktit, duke përfshirë gamën e prodhimit, synimet e përcaktimit dhe të zhvillimit të madhësisë së tij, nxitja e shitjes janë aktivitete qendrore. Këto artikulohen në saje të kërkimeve të tregut dhe identifikimit të konsumatorëve, të kërkesave të tyre nëpër tregje të ndryshme të botës. Distribucioni përmbanë politikë aktive, madje edhe instrumenti i çmimit, për çka tentohet që sa më mirë të definohen, për të qenë të pranueshme për konsumatorin. Komunikimi është veprimtari aktive, e përbërë nga propaganda aktive dhe format tjera të promocionit. Marketingu ndërkombëtar ofron ofertën e kombinuar me katër instrumentet e marketingut miks (produkti, çmimi, distribucioni dhe promocioni). Natyrisht, tregjet e huaja i kanë specifikat e veta, që dallojnë nga tregu vendor. Faktorët e mjedisit, jo vetëm që janë të panjohur, por kanë rëndësi të posaçme të njihen, sepse pikërisht ata bëjnë ndikim në marketingun ndërkombëtar. Sjelljet e konsumatorëve përfshijnë karakteristika rajonale, klimatike, të niveleve dhe të larushive të kulturës botërore dhe të subkulturave. Të gjitha këto imponojnë nevojën për kërkimet e marketingut. Pa aktivitete të tilla nuk mund të jetë efektiv marketingu ndërkombëtar. Marrja e vendimeve në marketingun ndërkombëtar bëhet në mënyrë sistematike, ndërsa organizimi, implementimi,

Page 14: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

14

përkatësisht manaxhimi i tërësishëm i marketingut ndërkombëtar është i natyrës së specializuar. Marketingu ndërkombëtar ka kuptim më të gjerë se sa tregtia ndërkombëtare, ngase kjo e dyta është një prej funksioneve të marketingut ndërkombëtar, Ndërkaq, në krahasim me biznesin ndërkombëtar, marketingu ndërkombëtar ka domethënie më të ngushtë, pasi që është një prej funksioneve të biznesit ndërkombëtar. Fot. Tregtia ndërkombëtare < Marketingu ndërkombëtar < Biznesi ndërkombëtar Tab. 1. Specifikat e biznesit në kushtet vendore dhe ndërkombëtare Vendore Ndërkombëtare Në gjuhë bazike dhe një komb Treg relativisht homogjen Të dhënat disponible, rëndom precize dhe të kapshme Faktorët politikë relativisht të parëndësishëm Liria relative nga pengesat e qeverisë aktuale Ndërmarrja ka pak ndikim në mjedis Mjedis relativ stabil i biznesit Klimë e njëjtësuar financiare Parimet e biznesit të zhvilluara dhe të kuptueshme Udhëheqja (lidershipi) rëndom ndan përgjegjësinë dhe shfrytëzon kontrollin financiar

Shumë gjuhësi, shumë kombe dhe shumë kultura Tregje të shpërndara dhe të ndryshueshme Grumbullimi i të dhënave, detyrë e vështirë, që imponon sigurim të madh të mjeteve financiare dhe të ekspertëve Faktorët politikë shpeshë me rëndësi vitale Planet ekonomike kombëtare, ndikimet e qeverisë në vendimet e biznesit, të zakonshme Dispersioni “gravitues” nga ana e kompanive të mëdha Faktorë shumë shtresor të mjedisit, shumë prej tyre jostabil (ndërsa me potencial shumë profitabil) Klima të ndryshme financiare në disonancën nga tepër konzervative deri të përfundimisht inflatore Valutat dallohen sipas stabilitetit dhe vlerës reale Parimet e ndryshme, të paqarta dhe të nënshtruara ndryshimeve Manaxhmenti (lidershipi) shpesh i pavarur dhe pa njohuri për buxhetin dhe kontrollin

Burimi: (11, f. 44), marrë nga Kinnear dhe Bernhardt (1983) Me këto specifika dhe disproporcione janë të ballafaquara pothuaj të gjitha ndërmarrjet në botë. Është e domosdoshme të mësohen këto diferenca. Rol të veçantë në këtë drejtim ka marketingu ndërkombëtar. Marrëdhëniet ekonomike botërore paraqesin spektër të të arriturave dhe të problemeve, për shkak të dinamikave dhe të frekuencave, si

Page 15: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

15

pasojë e vazhdimësisë dhe intensifikimit të rrjedhave bashkëkohore të këmbimit të mallrave, të shërbimeve, të diturive dhe të teknologjive, të fuqisë punëtore dhe të kapitalit. Në mbarëvajtjen e këtyre proceseve, marketingu ndërkombëtar me atributin e vet të konceptit të biznesit, ka vend dhe rol të rëndësishëm dhe për kushtet e tashme dhe në perpektivë, të pazëvendësueshëm.

Marketingu ndërkombëtar ka rëndësi të veçantë, sepse ndikon në nxitjen e tregtisë ndërkombëtare, si dhe në zhvillimin e biznesit nëpër tregje të huaja. Është veti bazike se implementimi i marketingut ndërkombëtar ndikon në rriten dhe në zhvillimin e ndërmarrjes, ngaqë inkorporimi i gjithanshëm në tregjet e huaja imponon përfeksionimin e cilësisë të të gjitha instrumenteve dhe të biznesit, për shkak të konkurrencës së nduarnduarshme dhe të gjerë. Njëkohësisht mundëson sendërtimin e fitimit të kompanisë. Marketingu ndërkombëtar mund të jetë i suksesshëm duke i kryer aktivitetet e mësipërme, pa realizuar eksport as import. Në disa raste mund të bëjë bartjen e teknologjive, të prodhimit, të kapitalit, të shërbimeve (know how). Meqenëse marketingu ndërkombëtar përmban një lëm me specifika dhe ndërlikueshmëri të theksuara, marrje e vendimeve është proces dhe akt me premisa jo të lehta. Ky proces mbështetet në burimin e informacioneve, të analizave përkatëse për definimin e programit dhe objektit të caktuar.Vendimet përfshijnë objektet dhe strategjitë e zgjeruara, nëpërmjet të cilave arrihet me sukses të objektet e planifikuara dhe të vëna si detyrë parësore për marketing dhe për ndërmarrjen. Përmes marketingut ndërkombëtar tejkalohet qasja konvencionale e tregtisë së jashtme.

Tab. Veçoritë dhe dallimet në mes tregtisë së jashtme klasike dhe marketingut

ndërkombëtar Veçoritë Qasja klasike e tregtisë së

jashtme Marketingu ndërkombëtar

1. Bartësit Kombi (shteti) Ndërmarrja 2. Koha Afat i shkurtër Afat i gjatë 3. Logjika Shitja jashtë e produkteve

ekzistuese Përmbushja e nevojave të tregjeve të huaja

4. Konkurrenca Nëpërmjet çmimit Nëpërmjet çmimit dhe joçmimit

5. Synimi i tregut Maksimizimi i këmbimit Pozicionimi stabil në treg 6. Burimet e informacioneve

Statistika e tregtisë së jashtme

Informacionet sekondare dhe primare (nga të gjitha burimet)

7. Kërkimet e mjedisit E lënë pasdore E kyçur dhe e detyrueshme 8. Kërkimet e tregut Rrallë dhe pjesërisht Në mënyrë kontinuele dhe

të gjithanshme 9. Zgjedhja e tregut Pa seleksionim sistematik Seleksionimet bazohen në

hulumtimet e gjithmbarshme

10. Planifikimi Vijuese, me inercion Gjithpërfshirës, projektim 11. Alternativat Të lëna pasdore Të pranishme dhe të

vlerësueshme 12. Zhvillimi i produktit Kryesisht në tregun vendor Me mbështetje të kërkesave

Page 16: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

16

të të gjithë tregjeve potenciale

13. Çmimet Përcaktimi në shpenzime dhe në mbështetje të kostos vendore

Çmimet e përcaktuara në bazë të të gjithë faktorëve

14. Kanalet e shitjes Të pavarur dhe jashtë kontrollit

Pjesë e sistemit të marketingut dhe në kontakt të rregullt

15. Promocioni Rrallë, kryesisht shitja personale dhe ndërmjetësuesit

Kontinuele dhe profesionale me të gjitha format

16. Organizimi Aktivitetet organizohen nga vendi i vet

Aktivitetet organizohen ku është efekti më i madh

17. Përcaktimi i strategjive Jo Po 18. Vendimmarrjet Rutinore, pragmatike Sistematike 19. Organizimi operativ I pazhvilluar Marketing organizimi 20.Kontrolli Para se gjithash financiar I tërësishëm dhe sistematik Burimi: (6, f.19 (1998) dhe Terpstra (1984).

7. Koncepti i marketingut ndërkombëtar Me konceptin e marketingut ndërkombëtar nënkuptohen aktivitetet për optimalizimin e prodhimit, për përgatitjen e ofertave, të cilat mund të plasohen dhe të realizohen pa pengesa nëpër tregje të ndryshme të botës, ku konsumatorët mund t’i kënaqin nevojat dhe kërkesat e tyre, ndërsa ndërmarrja i përmbush objektivat e veta (fitimin). Ndryshimet e shumta nëpër mjedise dhe tregje të ndryshme, derivojnë koncepte me diferenca të caktuara, për t’iu përshtatur variableve të pakontrolluara. Me fjalë tjera, koncepti me domethënie universale, varësisht nga mjedisi duhet të përmbajë specifika dhe elemente, të cilat i përshtaten mjedisit dhe si të tilla japin efekte të duhura. Format e ndryshme të aktiviteteve begatojnë përmbajtjen e koncepteve dhe krijojnë mundësi të realizohen me sukses. Në kuptimin e tërësishëm, koncepti i marketingut karakterizohet me (9, f. 7):

- Vetinë e universalitetit, - Teknologjinë, - Filozofinë, - Ndryshueshmërinë.

Në kuadrin e përcaktimit të konceptit të marketingut ndërkombëtar, atë duhet kuptuar si një dimension universal. Do të thotë mund të implementohet në të gjitha llojet e ndërmarrjeve, pa marrë paraysh madhësinë e tyre, programin e aktiviteteve që e ushtrojnë. Megjithate nuk mund të kuptohet si klishe, me zbatim të njëjtë në të gjitha ndërmarrjet. Diferencat shfaqen të konsumatorët, të konkurrentët, kanalet e distribucionuit e tjerë.

Koncepti i marketingut përmban teknika, rregulla, veprime që manaxhohen, dhe së bashku e përbëjnë teknologjinë e marketingut. Të gjitha këto, duke përfshirë edhe teoritë, praktikat, disenjojnë tërësinë e teknikave të manaxhimit.

Page 17: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

17

Qasjet bazike për imlementimin e marketingut ndërkombëtar janë performansa të filozofisë së biznesit. Filozofia e marketingut në esencë përfshinë qasjet e sintagmës “të prodhohet çka mund të shitet” e jo “të shitet çka mund të prodhohet”. Është kjo filozofi bazike, e ndërlidhur me kërkesat e tregut, me ate që pranon dhe e mirëpret konsumatori. Koncepti i marketingut ndërkombëtar ndryshohet dhe me kalimin e kohës merr përmasa dhe elemente të reja. Në këtë mënyrë, deri tash ka pësuar ndryshime përmbajtësore. Derisa në vitin 1960 marketingu ishte i orientuar në produkt, me qëllim të prodhimit të produkteve cilësore, prej të cilave fitohet më shumë profit, pas një dekade interesimi fokusohet tek konsumatori, ndërkaq në fillim të viteve të tetëdhjeta zbatohet koncept i ri strategjik i marketingut, ku në epiqendrën e aktiviteteve nuk është produkti dhe klienti, por mjedisi i jashtëm me të gjitha dimensionet që i ka.

Marketingu ndërkombëtar, ndonëse çështje thelbore e ka profitin dhe gjen implementim të domosdoshëm të ndërmarrjet profitabile, zbatim të gjithanshëm ka edhe tek organizatat joprofitabile.

Koncepti i marketingut në cilësinë e përcaktimit dhe të manaxhimit të biznesit ka të bëjë me kërkimet e tregut, kërkimet e marketingut, planifikimin e produktit, planifikimin e tregut, nxitjen e shitjes, çmimet, promocionet, planifikimin e kanaleve të shitjes. Së këndejmi, aktivitetet e marketingut ndërkombëtar kanë spektër të gjerë, ngase përfshijnë kërkimet, këmbimin, prodhimin, financat, zhvillimin.

Koncepti marketingut ndërkombëtar ka shtrirje të gjerë të aktiviteteve. Ndërkaq, në mënyrë përmbledhëse mund të klasifikohen në pesë grupe. Këto janë (9, f. 12):

- Koncepti i eksporteve, - Koncepti plurinacional, - Koncepti multinacional, - Koncepti multirajonal dhe, - Koncepti global.

Fot. Koncepti... Koncepti i eksporteve i marketingut ndërkombëtar zbatohet të ndërmarrjet që

orientim parësor e kanë tregun vendor, ndërkaq kohë pas kohe eksportojnë tepricën e produkteve dhe të shërbimeve nëpër tregjet e huaja. Këto ndërmarrje kanë shansë të mirë që tërë prodhimin ta plasojnë në tregun vendor. Eksportin e realizojnë për shkak të tepricave të prodhimit, ose për ndonjë interes tjetër që paraqitet në biznesin e tyre.

Rëndësi të veçantë i japin zgjedhjes së kanaleve të distribucionit dhe të logjistikës së marketingut. Orientimet nuk janë të karakterit marketing, por të karakterit të shitjes. Për këtë qëllim stimulohen aktivitetet komerciale e jo të marketingut. Koncepti plurinacional i marketingut ndërkombëtar është orientim i parimit etnocentrik, që do të thotë se produktet e shërbimet janë të destinuara për tregun vendor, ndërsa kohë pas kohe edhe për tregjet e huaja. Sipas këtij koncepti ndërmirren masa paraprake, siç janë kërkimet, planifikimi i produktit, i aktiviteteve për etapat e para dhe të pas shitjes. Shumë gjëra janë të orientuara në mënyrë komplete për tregje të synuara të huaja. Është koncept më i ndërlikuar se sa koncepti eksportues, mirëpo ka efekte dhe siguri më të madhe. Të koncepti i eksportit adaptohen vetëm disa veti të produktit dhe të shërbimeve, ndërkaq të koncepti plurinacional, anipse orientimet janë për treg, megjithatë

Page 18: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

18

instrumentet e marketingut miks i plotësojnë kushtet dhe janë oferta të qëndrueshme edhe për tregjet e huaja. Koncepti multinacional i marketingut ndërkombëtar ka mbështetje në parimin policentrik të orientimit të ndërmarrjeve. Përmban strategji për trajtimin e secilit treg të veçantë dhe të pavarur, me të gjitha specifikat që i kanë. Ky koncept mundëson adaptimin për mjediset konkrete, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve sa më mirë. Shfrytëzohen strategjitë e ndërlikuara dhe në numër më të madh. Nëpërmjet tyre faktikisht respektohen veçoritë e tregjeve që gjenden në rajone të caktuara dhe i kanë veçoritë e veta dalluese. Koncepti multirajonal i marketingut ndërkombëtar zbatohet në përmasa rajonale, ku tregjet nëpërmjet integrimeve kanë krijuar tërësi të përbashkëta. Mbështetjen e ka në orientimin regjiocentrik të ndërmarrjeve. Në një farë mënyrë ky është copëtim i tregut global në tërësi të mëdha rajonale. Në vend që të implementohen strategji individuale për tregje të caktuara, vend meritor gjen strategja e ekonomisë së përpjestimeve. Në këtë koncept dominon standardizimi i programit të marketingut. Ndërmarrjet e mëdha dhe me renome, me marka të produkteve të njohura në shumë tregje, nuk kanë nevojë të bëjnë adaptime, pasi që funksionon koncepti i standardizimit. Koncepti global i marketingut ndërkombëtar përfshin orientimin gjeocentrik të ndërmarrjeve. Merren për bazë ngjashmëritë, elementet e përbashkëta dhe diferencat e tregjeve dhe prej tyre kreirohet programi me strategji globale të marketingut. Të gjitha tregjet që e përbëjnë tregun botëror trajtohen si një treg global, ku përfshihen të gjitha inputet dhe outputet. Marketingu global është faza e fundit dhe më gjithëpërfshirëse në historinë e zhvillimit të marketingut. Ndërmarrjet ndërkombëtare, përveç shfrytëzimit të konceptit global, implementojnë edhe koncepte të formave të sipërcekura, sipas nevojës dhe specifikave që paraqiten nëpër tregjet e caktuara. Në bazë të koncepteve të marketingut ndërkombëtar, formësohen llojet e marketingut dhe tipet më të njohura janë: marketingu eksportues, marketingu kooperues dhe marketingu transacional. Marketingu eksportues në objektivat dhe qëllimet e veta, çështje qenësore ka inkorporimin në rrjedhat e këmbimit ndërkombëtar. Për t’u realizuar këto objektiva, në veçanti gjen zbatim marketingu nacional, eksportues, importues dhe i tregtisë së jashtme. Faktikisht, edhe pse ky është koncepti i shkallës me të cilën rregullohen marrëdhëniet ekonomike me botën e jashtme, në kushtet e tashme është koncepti më i përhapur. Një numër i madh i ndërmarrjeve e aplikojnë konceptin e marketingut eksportues, por që më këte nuk duhet kuptuar eksportin klasik dhe konvencional. Marketingu kooperues objektivat i ka të përqëndruara në kooperim, sidomos në marrëdhëniet e këmbimit ndërkombëtar. Këtu bënë pjesë marketingu eksportues, këmbimi, investimet, investimet e përbashkëta, marketingu multinacional Marketingu transnacional qëllim kryesor e ka informacionin e produktit dhe të këmbimit nëpërmjet të marketingut transnacional, marketingut multinacional, supernacional, kosmopolit dhe marketingut botëror. Në të vërtetë, marketingu njënacional është marketingu eksportues, i mbështetur në parimin policentrik. Marketingu kooperues si marketing shumënacional bazohet në faktin se në zhvillim shtohet shkalla e internacionalizimit të prodhimit dhe këmbimit, ku përvetësohen teknologjitë e larta. Zhvillimi i të ashtuquajturës “egos internacionale” bëhet me bashkëpunim, bashkëveprim, barabarësi, fitim, interes dhe rrezik të përbashkët. Ky koncept është nxitje për marketingun transnacional. Në këtë mënyrë bëhet

Page 19: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

19

transnacionalizimi i kapitalit; veprojnë rregullat që janë të karakterit racional e jo nacional; nuk veprojnë strategji ofansive apo defansive, por strategji përafërsisht të barabarta në mes të ndërmarrjeve. Me marketingun kooperues mund të arrihet deri të anagazhimi i partnerëve të huaj në forma të ndryshme të bashkëpunimit. Format më të shquara dhe më të përhapura janë (........):

1. forma një nivelore (ku bëjnë pjesë kreditë e jashtme); 1. forma dy nivelore (lizingu dhe faktoringu, që d.m.th. zgjidhja e problemeve

financiare dhe teknologjike); 2. forma tri nivelore (përfshihet zgjidhja e tre lloj problemeve, si psh. problemet

financiare, teknike dhe të manaxhimit); 3. forma katër nivelore (franshisingu dhe joint venture, pra, zgjidhja e problemeve

financiare, teknike, të shitjes dhe të qeverisjes. Këtu bëjnë pjesë investimet e përbashkëta). Marketingu transnacional është formë speciale dhe ky koncept është mjaft i

vjetër. Është i njohur në Greqinë e vjetër, të Fenikasit, tek Etruskët, të Romakët e tjerë. Në shek.XVII kanë ekzistuar koncerne tregtare tejdetare të Holandës, të Anglisë e më vonë pasojnë kompanitë transnacionale (5, f. 20-31).

Marketingu transnacional është një prej koncepteve të marketingut ndërkombëtar që bazohet në internacionalizimin e produkteve dhe të shërbimeve. Ky koncept është i lidhur me eksportin e kapitalit. I ka përparësitë e veta në prodhim, në këmbim, në financa, në marketing dhe në biznesin e tërësishëm.

8. Procesi i marketingut ndërkombëtar

Procesi i marketingut ndërkombëtar është tërësi e aktiviteteve, nëpër disa faza, për të realizuar objektivat e ndërmarrjes nëpër tregjet e huaja. Ky proces shkallëzohet në tri nivele (5, fq. 41):

1.shkalla e para shitjes me cilësitë e aktiviteteve përkatëse përgatitore; 2. shkalla e shitjes me përgatitjen e lidhjeve dhe zbatimin e kontratave të shitjes dhe, 3. shkalla e pas shitjes.

Procesi i marketingut ndërkombëtar është i pranishëm tek eksporti i objekteve investive, si dhe të produkteve të konsumit të gjerë. Në procesin e marketingut ndërkombëtar të eksportit të objekteve investive, bënë pjesë marketingu i para shitjes, i cili përfshinë këto aktivitete: 1. kërkimin e mjeteve investive, 2. hartimin e studimeve investive, 3. kërkimet objektive të tregut dhe përgatitja e punëve; 4, planifikimin e ofertave integrale dhe përpunimin e ofertave; 5. formësimin e ofertave. Faza e bisedimeve për nënshkrimin e kontratës pason me: nënshkrimin konkret të kontratës, duke e përcaktuar lëndën dhe kushtet e kontratës.

Nënshkrimi i kontratës është parakusht i realizimit të shitjes. Marketingu i pas shitjes në suazat e aktiviteteve të veta ka: 1. kërkimet e pas

shitjes, 2. kontrollin e pas shitjes; 3. informacionet kthyese; 4. ndihmat teknike të garancionit; 5. vazhdimin e kontratave të mëtejme të biznesit.

Page 20: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

20

Procesi i marketingut të objekteve investive fillon me marketingun e para shitjes, i cili ka katër shkallëzime: kërkimet e mjeteve investive; kërkimet e objektivave të tregut; plasimet integruese; si dhe qëllimet për formësimin e kontratës përfundimtare. Qëllimi i kërkimeve të mjeteve investive është verifikimi eventual i projekteve investive në botën e jashtme, si dhe kërkimi i mjeteve investive nëpër vende sa për t’i vënë kontaktet preliminare me organizatat dhe institucionet e atjeshme. Në kërkimet objektive të tregut dhe në përgatitjen e punëve inkorporohen kërkimet teknike dhe ekonomike paraprake, që kanë lidhje me studimin, me cosulting, me përgatitjen e variantave të koperimit, të financave vendore dhe të huaja, si dhe prezantime konkrete të profileve të studimit. Planifikimi integrues i ofertës përfshinë tërësinë e planifikimit të ofertës në fushën e shërbimeve teknike dhe të produkteve e të shërbimeve investive, ndërsa motivimi për kontratë dhe lidhja e kontratës paraqet fazën paraprake të planeve të kontratës. Zbatimi i kontratës për eksportin e objekteve investive përfshinë këto aktivitete: veprimet kërkimore të konsultimeve, dërgimin e pajisjeve, të stabilimenteve, aftësimin e personelit për manipulim me to e tjerë. Veprimet e marketingut të pas shitjes së eksportit të objekteve investive bazohen në këto aktivitete: kërkimet e pas shitjes dhe përfundimtare, vazhdimin e kontratave e tjera. Procesi i marketingut ndërkombëtar të produkteve të konsumit të gjerë ndahet në tri pjesë: në marketingun e para shitjes, në marketingun e shitjes dhe në marketingun e pas shitjes. Në shkallën e parë aktiviteti fillon nga aspekti i makro segmentimit, me qëllim që vendet, në tregjet e të cilave pritet më shumë, t’i vëjnë objektivat e tyre në shenjestër. Në to grumbullohen informacione, në bazë të të cilave merren vendime përkatëse, planifikohet biznesi, adaptohen produktet dhe shërbimet me kriteret, standardet dhe dispozitat e vendeve të huaja, bëhen angazhime në tregun e shitjes në vendin e huaj. Shkalla e dytë, që ka të bëjë me marketingun e shitjes, përfshinë aktivitete të drejtuara rreth përgatitjes së kontratave, të definimit të strategjive dhe të taktikave për bisedat preliminare kontraktuese dhe në fund pason faza e realizimit të kontratës. Shkalla e tretë përfshinë aktivtetet e servisimit, arsimimin e kuadrave, kontratën e rrjedhës së informacioneve kthyese, komunikimin me tregun e pas shitjes, flakjen e programeve të vjetruara, kujdesin e mbajtjes së imixhit të produktit. Procesi i produkteve të konsumit të gjerë i përket marketingut konvencional, ku tregu është transparent, instrumentet janë aktive, ndërsa këmbimi ka tipare kontinuele. Sipas autorëve të ndryshëm, procesi i marketingut ndërkombëtar, mund të definohet në kuptim të ngushtë, në përbërje prej pesë grupeve të aktiviteteve. Këto janë (9, fq. 15):

1. kërkimet, 2. planifikimi, 3. marketingu miks, 4. Impelementimi, 5. kontrolli.

Objektivisht procesi i marketingut ndërkombëtar është manaxhimi i marketingut ndërkombëtar.

Page 21: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

21

Fot. f.15 libri madh, MN, Zagreb.

Page 22: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

22

Kërkimet bëhen për mjedisin e huaj, për faktorët e pranishëm, potencialin dhe

strukturën e tyre. Në këtë aspekt bëhen analiza për faktorët dhe determinantat e mjedisit, analiza për konkurrencën, SWOT analiza, për përparësitë dhe mangësitë që i ka ndërmarrja në tregjet e synuara të huaja. Aktivitetet analitike zbardhin shumë të panjohura, prandaj mund të konkludohet se në cilin treg ekziston mundësia të penetrohet dhe të shenohen efekte për periudha më të gjata kohore. Analizat kërkimore rëndom janë më të ndërlikuara në krahasimet me kërkimet në tregun nacional. Planifikimi i marketingut ndërkombëtar është i mbështetur në strategjitë e zgjedhura. Nga planifikimi si një proces i tërësishëm hartohet dokumenti i planit, si një instrument që i trason synimet, objketivat, aktivitetet e ndërmarrjes në relacionet ndërkombëtare. Nëpërmjet planit identifikohen parashikimet, afatet kohore, objektivat, që kanë të bëjnë me gatishmërinë dhe përgatitjet adekuate për penetrim në tregjet e synuara. Së këndejmi, bëhet harmonizimi në mes aktiviteteve, parashikimeve dhe funksioneve, të cilat mundësojnë arritjen deri të qëllimet e parashtruara. Në dokumentin e planit mund të gjenden përgjigjet në pyetjet: ku është ndërmarrja, ç’duhet të bëjë, ç’dëshiron të arrijë, me çka, për kë dhe në cilën kohë. Më saktësisht fjala është për përcaktimin e detyrave se çka duhet të prodhohet, për cilat tregje, përkatësisht për cilët konsumatorë, me cilat specifika të veprohet dhe në cilin interval kohor. Nëpërmjet planifikimit të marketingut ndërkombëtar përcaktohen detyrat, aksionet, objektivat, bartësit e aktiviteteve, shpenzimet, si dhe efektet që mund të priten në një treg apo në më shumë tregje të huaja. Marketingu miks përmban grumbullin e instrumenteve dhe të koordinimit të tyre të mirëfilltë, të cilat janë të shestuara në plan dhe të mbështetura në strategjitë e zgjedhura. Marketing miksi përmban bërthamën e aktiviteteve, me të cilat ndërtohet oferta e dedikuar për tregjet ndërkombëtare, me cilësi të nivelit të lartë, sa për t’i bërë ballë konkurrencës së paparaparë dhe të ashpër. Marketingu miks karakterizohet me aktivitetet e organizimit, që kanë të bëjnë me harmonizimin dhe sinkronizimin e instrumeneteve të marketingut miks, të cilat mundësojnë efekte sinergjike. Implementimi paraqet nivelin e ekzekutimit të elementeve të përfshira e të përcaktuara në plan. Implementimi dhe efektet që dalin dëshmojnë përmbajtjen dhe seriozitetin e planit të aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar. Kontrolli është një fazë e rëndësishme dhe përfundimtare në procesin e marketingut ndërkombëtar. Nëpërmjet këtij aktiviteti identifikohen të arriturat e procesit, madje mund të vehen në spikamë të metat dhe gabimet. Nëse lëshimet e mundshme vërehen me kohë, ato korrigjohen dhe ndërmarrja nuk ndeshet me shpenzime të mëdha shtesë, mirëpo, nëse nuk respektohet koha dhe kontinuiteti i kontrollit, ndërmarrja mund të pësojë fiasko.

9. Sistemi i marketingut ndërkombëtar Marketingu ndërkombëtar bëhet i qartë dhe i njohur kushtimisht pas njohurive të mjaftueshme për marketingun bazik, përkatësisht marketingun nacional. Sistemi i marketingut ndërkombëtar është i involvuar në sisteme të ndryshme ndërkombëtare. Përfshin sistemin e kontakteve dhe të marrëdhënieve të tregtisë, të këmbimit nëpër realacione të ndryshme ndërkombëtare.

Page 23: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

23

Marketingu ndërkombëtar është sistem bashkëkohor i aktiviteteve sinergjike të biznesit, që janë të nevojshme për prodhim, për shërbime, teknologji, dituri, ide dhe kapital, për të rrugëtuar nëpërmjet komunikimit deri të konsumatori i huaj, me qëllim të përmbushjes së kërkesave të tij. Komponentat e sistemit të marketingut ndërkombëtar janë: bashkësia, aktualiteti, informimi, gjërësia e objektit të këmbimit, komunikimi aktiv, konsumi i huaj, si dhe kërkesat në tregun e huaj. Me elementin e bashkësisë nënkuptohet përfshirja e kërkimeve interdisiplinare, ku kyçen shkencat e ekonomisë, të sociologjisë, politikologjisë, të psikologjisë, komunikimeve, të statistikës e tjerë. Informimi mundëson zbardhjen e çështjeve dhe kyçjen në sisteme informative, për të shfrytëzuar të dhëna relevante, sidomos për tregun e jashtëm. Edhe elementet tjera i kanë tiparet e veta dhe janë pjesë përbërëse e sistemit të marketingut ndërkombëtar. Sistemi i veprimit faktikisht e ka domethënien e përfshirjes dhe të implementimit të katër elementeve të njohura si katër P (produkti, çmimi, distribucioni dhe promocioni). Kombinimi i tyre i mirëfilltë jep efekte sinergjike, kundrejt forcave të ndaar për secilin instrument veç e veç. Sistemi i marketingut ndërkombëtar e ka strukturën përkatëse. Në këtë strukturë bëjnë pjesë: a). Sistemi i informacioneve të marketingut (të dhënat ekzistuese, të dhënat e reja, informacionet për mundësinë e depërtimit në tregjet ndërkombëtare); b). Faza e hyrjes në tregun e huaj (eksporti, importi, prodhimi kooperues, bashkëpunimi tekniko biznesor e tjerë); c). Koncepti dhe planifikimi i marketingut ndërkombëtar (makrosegmentimi, mikrosegmentimi, segmentimi multiplikativ i tregut të huaj, seleksionimi i tregjeve); d). Planifikimi i instrumenteve të marketingut ndërkombëtar (miks produkti, mix shitja, miks komunikimi dhe miksi konstraktues, i cili përfshinë çmimet, kushtet e pagesës e tjerë). Struktura e Sistemit të marketingut ndërkombëtar BLOKU I: Sistemi i informacioneve të marketingut

a) Të dhënat ekzistuese: statistika dhe arkivi i ndërmarrjes

b) Të dhënat dhe informacionet e reja: - informacionet rreth penetrimit në

tregun e huaj - informacionet për kushtet e tregut

jashtë - informacionet për mundësitë e

tregut të huaj - informcionet për mundësinë e

përdorimit të instrumenteve sistemore

- informacionet për implementimin e marketingut në fushën e formave të zhvilluara të bashkëpunimit ekonomik me jashtë

- Informacionet për implementimin e

Page 24: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

24

marketignut transnacional BLLOKU II: Hyrja në tregun e huaj

- eksporti, importi - format e zhvilluara: • trensferi teknologjik • prodhimi kooperues • bashkëpunimi tekniko-biznesor • joint venture në vend • joint venture jashtë • ekzekutimi i punëve investive

jashtë • marketingu transnacional

BLLOKU III: Planifikimi i konceptuar i merketingut ndërkombëtar

- makrosegmentimi, - mikrosegmentimi dhe segmentimi

multipël i tregut të huaj dhe të konsumtaorëve, përkatësisht shfrytëzuesve të huaj

- slekesionimi i tregjeve të huaja - përcaktimi i grupeve të synuara - zgjedhja e strategjisë optimale për

penetrim në tregun e huaj BLLOKU IV: Planifikimi i instrumenteve të marketingut ndërkombëtar

- miks produkti në tregun e huaj - miksi i shitjes së produkteve - miks i komunikimit - miks i kushteve kontraktuese

(çmimet, kreditë, afatet e liferimit (të dërgimit), kushtet e pagesës, garancionet, pjesët rezervë, serviset)

BLLOKU V: Manaxhimi i marketingut ndërkombëtar

- përcaktimi i objektivave planifikuese

- planifikimi i eksportit, importit, kooperimit etj.

- organizimi i marketingut ndërkombëtar

- monitorimi i realizimit të planeve - informatika kthyese - ndryshimet në planifikim

BLLOKU VI: Operacionalizimi i marketingut ndërkombëtar

- puna përgatitore operative - punët e lidhura me kontratë - përmbushja e obligimeve

kontraktuese - përmbushja e obligimeve shoqërore

Burimi: (5, f. 39)

Page 25: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

25

10. Marketingu ndërkombëtar funksion i biznesit ndërkombëtar

Biznesi ndërkombëtar e ka domethënien të gjerë. Autorë kompetentë e shfaqin këtë përkufizim (15, f.6): “Biznesi ndërkombëtar është biznes aktivitetet e të cilit zgjerohen dhe kryhem përtej kufijve nacional. Ky definicion përfshinë jo vetëm tregtinë ndërkombëtare dhe prodhimin e huaj, por gjithashtu, industrinë e rritës së shërbimeve, në fushat sië janë: transporti, turizmi, promocioni, ndërtimtaria, shitja me pakicë, shitja me pakicë dhe komunikimet masive.”

Faktikisht biznesi ndërkombëtar është tërësia e transakcioneve të biznesit të suhtruar në dy e më shumë vende. Bizneset kryesisht janë të pronësisë private, në mënyrë që kompanitë private ndërmarrin transakcionet e tilla për fitim, ndërsa kompanitë shtetërore mund t’i ndërmarrin hapat e bashkëpunimi jo vetëm për fitim (16, f. 4). Biznesi ndërkombëtar i gjen leverditë e veta në intensifikimin e shitjes jashtë, në importe, në tranferin e teknologjive dhe të kapitalit, si dhe në gjetjen e burimeve, qoftë për plotësimin e mangësisë, apo për një kosto më të ulët. Biznesi ndërkombëtar është i ndërlidhur me afirmimin e qasjes së manaxhimit dhe të ndërmarrësisë, në rrjedhat e këmbimit ndërkombëtar dhe në pozicionimin e ndërmarrjes në tregjet e huaja. Meqenëse aktivitetet e biznesit ndërkombëtar janë të orientuara kah tregjet e huaja, natyrisht, suksesi mund të arrihet nëpërmjet funksionimit të marketingut ndërkombëtar në suazat e biznesit të tërësishëm. Marketingu ndërkombëtar është një funksion shumë i rëndësishëm i biznesit ndërkombëtar. Ka rol orientues dhe strategjik.

Roli orientues përmban aktivitetet dhe politikat në drejtim të tregut, ku maten aftësitë konkurruese dhe sendertohen rezultatet e bizneseve. Kur është fjala për një ose më shumë tregje të huaja, orientimi firmë-treg është i karakterit universal, ndonëse veprimet tjera zgjerohen, duke përfshirë specifikat dhe dimensionet e veçanta që dallojnë së paku me diçka në secilin treg.

Ndërkaq, rëndësia e strategjisë së marketingut ndërkombëtar mund të përkufizohet në dy çështje:

1. në realizimin e suksesshëm të biznesit konkret në botën e jashtme dhe, 2. në analizën e ndikimit të tendencave të tregjeve ndërkombëtare në

biznesin në suazat e tregut vendor. Marketingu ndërkombëtar mundëson internacionalizimin e biznesit, më shumë se

funksioni i financave, i prodhimit, i kërkimeve dhe i zhvillimit. Përvojat paraprake të marketingut, njohuritë e marketingut, janë çështje shumë të rëndësishme për internacionalizimin e biznesit.

Marketingu ndërkombëtar mundëson njohjen e ambienteve dhe të mjediseve të jashtme, të mundësive të penetrimit nëpër tregje të synuara, duke e zbardhur konkurrencën (fuqinë dhe specifikat e saj) nëpërmjet kërkimeve përkatëse. Një tërësi të veçantë përmbajnë variablet e pakontrolluara nëpër mjedise të ndryshme, të cilat duhet të njihen mirë, për t’iu adaptuar rrethanave ekzistuese dhe të atyreve që do të vijnë, si ndryshime situative.

Marketingu ndërkombëtar përcakton qasjet profitabile në treg në saje të resurseve që i posedon ndërmarrja. Në biznesin ndërkombëtar, përveç tjerash, dy janë aktivitetet

Page 26: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

26

qëndrore: marketingu dhe financat. Këto dy komponenta janë të ndërlidhura me paranë dhe konsumatorin. Marketingu ndërkombëtar në cilësinë e funksionit parësor në biznesin ndërkombëtar, shquhet për kërkimet nëpër tregje të huaja. Lidhen kryesisht pesë fusha kërkimore, në bazë të të cilave merren vendimet strategjike. Këto janë (.......):

1. A të ushtrohet biznesi jashtë kufijve të vendit? 2. Seleksionimi i tregjeve të huaja, 3. Mënyra e paraqitjes dhe e biznesit në botën e jashtme, 4. Me cilin program të veprohet (diferenca e planifikimit që të arrihet dhe të

tejkalohet konkurrenca ndërkombëtare), 5. Si të bëhet organizimi i marketingut dhe i aktiviteteve të tij?

Internacionalizimi i biznesit është i lidhur ngushtë me qasjet dhe përcaktimet e marketingut ndërkombëtar. Kanë afërsi të ngushtë me njëra tjetrën, sa që në shumë raste emërtohet si një lëndë e përbashkët “Biznesi dhe marketingu ndërkombëtar (International Business and Marketing). Nga praktika e marketingut ndërkombëtar PËRMBLEDHJE Marketingu ndërkombëtar nuk ka shkëputje nga marketingu vendor. Pa njohuri të marketingut bazik është vështirë të mësohet dhe të kuptohet marketingu ndërkombëtar. Marketingu ndërkombëtar është pjesë përbërëse e strategjive të ndërmarrjeve të orientuara për në tregjet e huaja. Është shkencë e re, një degëzim dhe zgjërim i marketingut integral, i formësuar si nevojë e kohës për marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike. Marketingu ndërkombëtar, në cilësinë e shkencës moderne, shfaqjen me rezultate konkrete e ka në tridhjetvejetshin e fundit të shekullit XX. Për marketingun ndërkombëtar janë dhënë një mori definicionesh: si aktivitete biznesor të ushtruar në më shumë vende, si në oncept në përmasa ndërkombëtare, për të idwentifikuar konsumatorët e huaj dhe për të qenë në gjendje ndërmarrja t’i përmbushë kërkesat dhe nevojate tyre; identifikohet me marketingun global, ngase është proces që i orienton resurset dhe objektivat e kompanive në përmasat dhe mundësitë e tregut global. Marketingu ndërkombëtar aktivitetin e vet e distribuon në tregun e lirë, në tregun e liberalizuar. Ndonëse ka domethënie universale, megjithatë nuk mund të aimpimentohet njësoj, si një reçetë unike të të gjitha tregjet. Të gjtiha tregjet i kanë specifikat e veta, prandaj edhe marketingu ndërkombëtar duhet t’i përshtatet mjediseve dhe të jetë efektiv në mënyrë të denjë. Marketingu ndërkombëtar është nocion i gjerë që përfshinë: transakcionet e këmbimit, aktivitetet kërkimore dhe format e bashkëpunimit në mes ndërmarrjeve nëpër vende të ndryshme. Është i degëzuar në lloje të ndryshme dhe klasifikimi i tipeve bëhet sipas veçorive dhe aktiviteteve nëpër fusha përkatëse. Në tipet e marketingut ndërkombëtar janë të

Page 27: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

27

njohur: marketingu vendor, marketingu eksportues, marketingu importues, marketingu transnacional, marketingu global dhe marketingu kosmopolit. Klasifimikimi në tipe të marketingut ndërkombëtar bëhet në saje të parimit etnocentrik, të parimit policentrik, të parimit regjiocentrik dhe të parimit gjeocentrik. Marketingu ndërkombëtar, pa marëë parasysh llojet e tij, është çelës i suksesit për në tregje të huaja, për të gjitha bizneset, të vogla, të mesme dhe të mëdha. Për të kuptuar realisht marketingun ndërkombëtar është e nevojshme të bëhen karahasimet në mes tij dhe tregtisë ndërkombëtare. Duhet vënë në spikamë, po ashtu, konceptin, procesin dhe sistemin e marketingut ndërkombëtar, si dhe funksionin e marketingut ndërkombëtar në biznesin ndërkombëtar. PYETJE PËR DISKUTIM

1. Nëse marketingun ndërkombëtar e konsideroni funksion të rëndësishëm në biznes, si e orientoni një mendim të këtillë?

2. Si e shpjegoni raportin në mes marketingut ndërkombëtar, tregtisë ndërkombëtare dhe biznesit ndërkombëtar.

3. Cilat janë dallimet në mes tregtisë ndërkombëtare dhe marketingut ndërkombëtar. 4. Ç’kanë të përbashkët marketingu vendor dhe marketingu ndërkombëtar dhe me

çka dallohen nga njëri-tjetri? 5. Definoni konceptin, procesin dhe sistemin e marketingut ndërkombëtar. 6. Cili është roli i marketingut ndërkombëtar në cilësinë e funksionit në biznesin

ndërkombëtar. 7. Paramendoni një ndërmarrje që nuk ka fare orientime për në tregje të huaja. Si

mund të jetë perspektiva e zhvillimit të saj. 8. Sa mund të zhvillohet një ekonomi nëse zbaton koncepte dhe qasje autarkike? Në

saje të përfundimeve që i sublimoni nga të menduarit për këtë çështje, krijoni mundësi për të kuptuar domethënien e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e secilit vend.

Referencat: 1. Hess J.M., Cateora P.R., International Marketing, Irwin Homewood, Illionis, 1966, 2. Miracle G.E., Albaun G.S., Internatinal Marketing, Irwin Homewood, Illionis, 1970, 3. Terpstra Vern, Sarathy Ravy, Internatinal Marketing, The Dryden Press, 1977, 4. Keegan J. Warren, Global Marketing Managamnet, Englewood Cliffs, 1995, 5. Vezjak, Danilo, Medjunarodni marketing, SA, Beograd, 1989, 6. Rakita, Branko, Medjunarodni marketing, Beograd, 1998, 7. Majaro Simon, International Marketing, George Allen, London, 1982, 8. Czinkota, MR – Ronkainen, IA, International Marketing, The Dryden Press, New York, 2004, 9. Previshic, J. & Dozen D.O., Medjunarodni marketing, Masmedia, Zagreb, 2000, 10. Jakupi, Ali, Bazat e marketingut, Prishtinë, 2000, 11. Jovic Mile, Medjunarodni Marketing, SA, Beograd, 1990,

Page 28: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

28

12. Gerld Amblaum, Jesper Strandskov, Edwin Duarr, International Marketing Export Managament, Addisson Wesley, 1988, 13. Kramer H.E., International Marketing, Methodologicol Exelence Practice and Tehory, Managament International Review, v. 129, 1989/2, 14. Isobel, Doole and Robin Lowe, International Marketing Strategy, Thomson, 2004, 15. Don A. Ball e tj., International Business, McGraw-Hill, 2004, 16. Ilia, Kristo, Biznesi ndërkombëtar, SHBLU, Tiranë, 2002, 17. Thomas C. Kinear and James R. Taylor, Marketing Research An Applied Approach, McGraw-Hill, Inc., 1996.

Page 29: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

29

KREU II ZHVILLIMI I MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR 1. Marketingu ndërkombëtar: shkencë dhe art Marketingu ndërkombëtar është shkencë komplekse, ngase për të vepruar me sukses, nevojitet kombinim edhe i shkencave tjera, siç është ekonomia, juridiksioni, gjeografia, historia, psikologjia, antropologjia, ergonomia, disenji e tjerë. Faktori demografik që është shkencë në vete përmbanë dimensione të shumta, veti dhe karakteristika që mund të maten, por edhe të jenë të padukshme e që nuk mund të maten. Në të shtrihet kompleksi i tërë, duke filluar nga vendi, territori, kultura, mënyra e jetesës, potenciali i të ardhurave, niveli arsimor, tradita, religjioni, kushtet klimatike, konfiguracioni i relievit e kështu me radhë. Variablet e kontrolluara dhe të pakontrolluara janë sfidë e marketingut ndërkombëtar, që për t’i njohur dhe zbatuar në praktikë këto laryshi janë të pranishme probleme të mëdha, ose siç thuhet në literaturën e gjerë të kësaj fushe: “Marketingu ndërkombëtar mund të krahasohet me alpinistët që ballafaqohen me sfidën e lodhjes dhe të gëzimit.” (1, fq. 3).

Në botë rëndom ndodhin ndryshime të pandërprera, shtohen nevojat, lindin të reja, ndërsa kërkesat ekzistuese shumëherë implikohen me modifikime dhe risi. Marketingu ndërkombëtar, në mbështetje me statusin shkencor të lëmenjëve të ndryshëm bënë kombinime, modelime, me të cilat krijohet relacion më i shurtër në mes prodhuesit apo tregtarit me konsumatorin. Lidhshmëria dhe gjetja e leverdive bëhet nëpërmjet aktiviteteve zinxhirore, për t’i venë në spikamë specifikat që janë prezente dhe mbizotërojnë, ose kanë mundësi më të theksuar të ndikimit, si ndryshimet në sjellje dhe në mënyrën e jetesës. Së këndejmi marketuesit, ekspertët e marketingut ndërkombëtar, duhet t’i analizojnë dhe t’i njohin mirë rrethanat dhe faktorët gjeografikë, duke i veçuar kushtet klimatike, vendbanimet rurale apo urbane, diferencimet në sjellje të konsumatorëve. Një numër i produkteve ndeshen me qasje racionale gjatë marrjes së vendimeve për blerje, ndërkaq, në disa syresh është i përzier edhe elementi emocional. Meqë produktet kanë disenj gjithnjë më të përsosur dhe në te përfshihet edhe estetika, shkenca e marketingut në vete ngërthen edhe art. Prandaj, ka raste që mund të thuhet se marketingu sa është shkencë, aq është art (1, fq. 5). Natyrisht, dimensioni i artit të fuqishëm mund të arrihet vetëm nëse aktivitetet e marketingut, të prodhimit, të tregtimit, kanë mbështetje të mirëfilltë në shkencë. Shkenca dhe arti në marketingun ndërkombëtar kombinohen në mes veti, për t’iu përgjigjur ndryshimeve që ndodhin në treg, në sferën e konkurrencës, në tendencat e konsumatorëve. Atributet e produktit që synohet të plasohet në përmasa ndërkombëtare, përmbajnë standarde tekniko teknologjike, disenj dhe instrumente tjera, që janë të pranueshëm për përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve nëpër tregjet e synuara. Participimi i artit mund të shpjegohet edhe nëpërmjet komunikimit, elokuencës, kulturës së mirësjelljes dhe në paraqitje të formave tjera përkatëse. Duhet kuptuar se marketingu ndërkombëtar përfshinë premisa të domosdoshme që kanë të bëjnë me

Page 30: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

30

përmbushjën e nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve konform kushteve dhe specifikave që mbizotërojnë nëpër mjedise, si dhe t’i ndjek ndryshimet që ndodhin, ose që mund të ndodhin si proces. Nga ky aspekt është i nevojshëm kombinimi optimal në mes elementeve shkencore dhe të artit, në mënyrë që ndërmarrja t’i këtë përgatitjet e duhura për t’u plasuar jashtë me veprimtarinë, përkatësisht me ofertat e veta. Vazhdimësi e kësaj është përcaktimi i produkteve dhe i shërbimeve që mund të plasohen me sukses nëpër mjedise të caktuara, parapërgatitjet për ballafaqim me rreziqet e natyrave juridike, kulturore, financiare, madje me konkurrencën. Është e kuptueshme se levizjet në treg janë të pa ndërprera dhe si të tilla nëpërmjet marketingut ndërkombëtar dhe strategjive të tij ndiqen me sukses, duke i pasur parasysh performansat dhe anët negative që dalin nga tregu global. Sqarim i plotë në kombinimin e shkencës dhe të artit, si faktor mbështetës të marketingut ndërkombëtar, mund të gjendet në qasjet racionale dhe emocionale të klientëve, pra, në faktorët ekonomik dhe psikologjik, nga të cilët formësohen sjelljet e konsumatorëve, ndryshimet e tyre, çështjet që mund të priten, ose befasitë që janë të pa parashikueshme. Sa më tepër të ketë mbështetje në shkencë, aq më gjerësisht do të jetë i pranishëm edhe arti. Mund të imagjinohen, bie fjala aktivitetet e promocionit. E shihni çfarë niveli i artit gjendet në storiet propaganduese, si në ilustrime fotografike, ashtu edhe në pjesën verbale. Nëpër sfilata kombinohen veshjet, levizjet artistike të manekeneve, si dhe veshjet e sezonave që propagandohen. Deri të outputet, finalizimi i produkteve dhe i shërbimeve dhe lancimi i produkteve në treg, arrihet në mbështetje të shkencave që kanë të bëjnë me manaxhimin e prodhimit, të zhvillimit, ndërsa aktivitetet tjera plotësohen nëpërmjet përparësive që i ka arti.

Konsumatori ndërkombëtar, sikurse është rasti edhe me konsumatorin vendor, nuk mund të vështrohet në mënyrë të izoluar ekskluzivisht nga këndi ekonomik, psikologjik, apo sociologjik. Për të gjitha këto shkenca, por edhe të tjera gjen diçka të kombinuar, që duket e nuk duket, që mund të matet apo është participim i pamatshëm.

Duke e marrë parasysh larushinë e tregjeve të huaja, si për nga madhësia, largësia, variablet e pakontrolluara të mjedisit, marketingu ndërkombëtar duhet të ngërthejë absolutisht elemente të nevojshme të shkencës dhe të artit. Sfondi shkencor dhe ai artistik vjen e zgjerohet, në vëllim dhe në sofistikim. Kjo bëhet për shkak të ndryshimeve që ndodhin në mjedise, që i përshtaten konsumatorëve, që iu paraprinë konkurrenca, falë përparësive që i ka shkenca dhe arti. Arti në marketingun ndërkombëtar e merr reputacionin e merituar, atëherë kur shkenca në këtë lëm ka prani dhe implementim të pa tjetërsueshëm. Shkenca dhe arti janë korrente, falë risive dhe përpjekjeve për të ecur me kohën. Në tregun botëror mund të ketë sukses vetëm ai që është i vetdijshëm se nuk është sa duhet i mirë dhe sa duhet bashkëkohor. Do të thotë, proceset inovative janë pjesë përbërëse të proceseve të marketingut” (2, fq. 3). 2. Fazat paraprijëse të marketingut ndërkombëtar Marketingu ndërkombëtar është shkencë e fazës së re. Implementimi i tij në praktikë në kuptimin e një dege të një shkence të veçantë mund të gjurmohet në tridhjetëvjetshin e fundit të shekullit XX. Me këtë paraqitje të vonshme në skenë, nuk do të thotë se

Page 31: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

31

marketingu ndërkombëtar nuk ka pasur prani në treg së paku me ndonjë aktivitetet dhe element dallues. Marketingu ndërkombëtar nuk e eleminon nga përmbajtja e vet këmbimin tregtar në mes të shteteve. Prej që kanë ekzistuar shtetet, të cilat kanë bashkëpunuar me ndonjë formë në mes veti, e në mënyrën me të përhapur nëpërmjet transakcioneve tregtare ndërkombëtare, duhet kuptuar se elemente të pjesërishme të marketingut ndërkombëtar ka pasur shumë më heret. Këto aktivitete mund të vështrohen si faza që i kanë paraprirë formësimit të sotëm të marketingut ndërkombëtar. Fazat paraprake të marketingut ndërkombëtar janë (3, fq. 17-225):

1. Periudhat e teorive klasike të tregtisë, 2. Periudhat e teorive neoklasike të tregtisë, 3. Periudhat e teorive alternative dhe të shtimit të tregtisë.

2.1. Periudha e teorive klasike të tregtisë Periudha e teorive klasike të tregtisë përfshinë teoritë merkantile dhe teoritë klasike të David Ricardos. Këto janë doktrina të veçanta, të cilat i tejkalojnë konceptet e mesjetës, kur ekonomia kishte strukturë natyrale, të karakterizuar me copëzim feudal dhe me kritere fetare. Në Mesjetë administrata feudale ishte e copëzuar, e paraprirë nga tendencat e mbylljes dhe të ruatjes së pasurive, pa pretendime për zgjerime të mëdha jashtë shteteve. Ishin këto politika që e pengonin ekspansionin ekonomik dhe hapjen e rrugëve për në tregje të shumta. Këtë sistem e zëvendëson koncepti ekonomik merkantilist. 2.1.1. Teoria merkantiliste Merkantilizmi është doktrinë që mbështetjen e zhvillimit ekonomik e gjen në zhvillimin e tregtisë së jashtme. Sipas mendimtarëve të kohës shtetet që aftësohen të eksportojnë nëpër tregje të huaja bëhen më të pasura, duke grumbulluar mjete monetare, në formë të rezervave të arit dhe të argjendit. Teoritë dhe politikat në fjalë burim të vetëm për shtimin e pasurisë dhe forcimin e shtetit të centralizuar e kanë ekonominë monetare. Kjo ekonomi mund të zhvillohet nëpërmjet tregtisë ndërkombëtare, me bilanc pozitiv, me suficit. Merkantilizmi, si rrymë e re e mendimit ekonomik zgjatë afro tre shekuj ( nga përmbyllja e shek. XVI deri në gjysmçën e shek. XVII). Kjo politikë ekonomike që ka mbizotëruar në shumë shtete të Evrops, nuk ka qenë sistem unik i teorisë ekonomike, poe ka përmbajtur disa parime, masa, qasje që kanë shërbyer në fushën e e tregtisë së jashtme të veprohet sipas mjediseve të caktuara. Rëndësi e veçantë i jepet kapitalit tregtar, sistemeve financiare, monetare dhe të kreditit, për t’i përforcuar funksionet dhe zhvillimet e shteteve që formoheshin e konsolidoheshin. Përfaqësues të kësaj rryme ekonomike njihen Botin, Ortiz dhe Botero. Në saje të konceptit merkantilist favorizoheshin ndërmarrjet industriale, të cilat kishin program të prodhimit të produkteve që mund të eksportohen. Përforcoheshin masa stimulative, me heqje të doganave për mallin që eksportohej, subvencione të ndryshme, ndërkaq importet ballafaqoheshin me embargo dhe taksa të larta të doganimit e masa tjera. Themeluesit dhe përkrahësit e doktrinës merkantiliste mbivlerësonin fuqinë absolute të rezervave të parasë në ar e argjend; rezervat e arit krijoheshin nëpërmjet bilancit tregtar aktiv, me sufiçit; ndërsa prijetare ishte industria prodhuese kapitaliste, me programe të destinuara për eksport.

Page 32: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

32

Janë të njohura tri lloje të merkantilizmit: - Merkantilizmi tregtar (anglez), i cili koncept themelor kishte tregtinë e jashtme,

me mbizotërim të plotë të eksporteve kundrejt importeve. - Merkantilizimi industrial, i cili në fokus kishte degët industriale të orientuara për

në tregjet e huaja dhe nga eksporti i madh krijohen rezervat vendore të arit dhe të argjendit;

- Merkantilizmi agrar (francez), i cili për bazë kishte prodhimin në bujqësi, si burime kryesore të pasurisë së një shteti.

Teoria merkantiliste kishte motivet dhe arsyet e veta, nga shkaku se pikërisht në ato kohë bëhen zbulime grandioze, jo vetëm teknike, por edhe gjeografike. Zbulohet Amerika në vitin 1492, rrugët për në Indi në vitin 1498, zbulohen dhe ndërtohen mjete të qëndrueshme dhe masive për transport tejoqeanik. Lindin orekset për pushtime të tokave të zbuluara, resurset e të cilave shfrytëzohen me qëllim të pasurimit të vendeve të veta. Merkantilizni si një teori e përshtatshme në kapitalizmin që sapo ishte krijuar, motivon shtete të ndryshme evropiane të kolonizojnë shumë vende nëpër botë dhe të eksploatojnë metalet fisnike, lëndët e para dhe të ndërtojnë metroplolet e tyre. “Shembull tragjik janë qeveritë spanjolle që plaçkitën Amerikën Jugore dhe Amerikën e Mesme, ku popullsia indiane zvogëlohet për nçëntë të dhjetat, Portugalia, Holanda dhe pjesa më e madhe e Anglisë, të cilat me plaçkitjet e drejtpërdrejta dhe eksploatimin e pashembullt të vendeve të Azisë, të Afrikës, të Amerikës Jugore dhe Veriore, pamundësojnë zhvillimin e ekonomive në koloni. Kjo ka lënë gjurmë deri në ditët e sotme, kur vendet e pazhvilluara luftojnë për zhvillimin e tyre dhe nxitjen e pavarësisë ekonomike” (12, FQ.261). Merkantilizmi i ka karakteristikat e veta, përparësitë dhe mangësitë e ndryshme. Këto mund të specifikohen në këtë mënyrë: - Pasuria me para (metale fisnike, ar dhe argjend) bëhet bazmanet për ndërtimin

dhe zhvillimin e shteteve; - Tregtia e brendshme nuk krijon pasuri, ngase nëpërmjet qarkullimit, njëri përfiton

dhe tjetri humb; - Pasuria bëhet e shuqar vetëm nëprëmjet qarkullimit në mes të shteteve, pra, nga

tregtia e jashtme; - Nuk lejohet eksportimi i metaleve fisnike, por që me ato vlera mund të blehet

mall në vend; - Eksporti i mallit është pozicion vendimtar, nga i cili formohen bilance tregtare

aktive, në saje të premive dhe të masave proteksioniste; - Merkantilistët nuk kanë pranuar investimet ndërkombëtare, transportin detar,

arkëtimin e kamatave etjerë, si burime të ardhurave. Një përfaqësues kryesor i mernatilizimit, Thomas Munn (1571-1641), në librin e tij “Thesari i Anglisë dhe tregtia e jashtme” përveç tjerash, shkruan (4, fq, 16; cituar nga Thomas Munn, Englan’s Treasure by Goreign Trade, Oxford, 1928): “Megjithëse një mbretëri mund të pasurohet nëpërmjet dhuratave të marra ose nëpërmjet blerjeve nga vende të tjera, këto rrugë janë të pasigurta dhe, kur ndodhin janë pothuejse të pakonsiderueshme. Për këtë arsye, mjeti i zakonshëm për të rritur pasurinë dhe thesarin tonë është Tregtia e Jashtme, në realizimin e së cilës duhet të ndjekim këtë rregull: çdo vit t’u shesim më shumë të huajve nga sa blejmë prej tyre. Sepse – ajo pjesë e eksporteve,

Page 33: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

33

e cila kthehet të ne si importe, në mënyrë të domosdoshme do të sjellë në vend metale të çmueshme...”

Kjo teori me një sistem të zgjedhur dhe të konceptuar me shumë gabime, përmbyllet, për t’u zëvendësuar me teori dhe rryma të reja ekonomike. Një prej mangësive ishte se pasuria e një vendi nuk mund të arrihet nga tregtia, por nga prodhimi, ngase pikërish nga ky agregim formësohet GDP e një vendi. Shtetet mund të jenë të zhvilluara nëse kanë potenciale dhe strukturë të volitshme ekonomike, prandaj bilanci tregtar nuk është vendimtar për mirëqenie dhe pasuri të një vendi.

2.1.2. Teoritë klasike Teoritë klasike paraqesin bazamentin e shkencave moderne ekonomike. Përfaqësues të këtyre teorive janë Adam Smith dhe David Ricardo. Në librin e tij “Kërkimi mbi natyrën dhe mbi origjinën e pasurisë së kombëve”, të botuar në vitin 1776, Adam Smith vënë bazat e tregut të lirë, të përparësive që dalin nga specializimet, të funksionimit të lirë të tregjeve, duke ngritur mirëqenien për të gjithë, të atyre që involvohen në aktiviteet e këmbimit dhe të tjerëve. David Ricardo në librin e tij “Parimet e ekonomisë politike dhe taksimit“, të botuar në vitin 1817, mbron tezën e këmbimeve të lira, duke argumentuar se specializimi dhe ndarja ndërkombëtare e punës është e dobishme për çdo komb. Vështrimet parësore për lirinë e këmbimit janë dhënë në dy teori:

1. Teoria e avanatazheve absolute (Adam Smith) dhe, 2. Teoria e avantazheve të krahasuara (David Rikardo).

Teoria avantazheve absolute.- Adam Smith në teorinë e avantazheve absolute

konstaton se puna krijon produktin neto, si diferencë në mes të ardhurës dhe meditjes. Me këte demantohet shkolla merkantiliste, ngase pasuria e kombeve nuk është rezultantë e eksportit dominues, as e tokës sipas fiziokratëve, por as e bilancit pozitiv tregtar. Produkti neto formohet në bujqësi, në artizanate, në industri, ku avantazhet absolute maten nëpërmjet produktivitetit të punës. Kjo ilustrohet me tabelën e mëposhtme: Vendi A Vendi B 1 njësi produkti X 2 orë pune 1 njësi malli X 4 orë pune 1 njësi produkti Y 4 orë pune 1 njësi produkti Y 3 orë pune Produktiviteti i punës krijon avantazhe absolute me rastin e këmbimit të mallrave. Në shembullin konkret, vendi A eksporton në vendin B, për shkak se këto produkte i pranojnë konsumatorët, ngase çmimi është më i ulët, ndërsa sipas supozimeve cilësia është e njëjtë sikurse të produktet X që prodhohen në vendin B. Ndërkaq, vendi B e realizon këmbimin në vendin A të produktit Y, i cili ka kosto më të ulët kundrejt produktit Y në vendin A.

Koncepti autarkik i vendeve do të impononte punë të harxhuar për prodhimin e këtyre produkteve 13 orë pune (2+4+4+3 = 13). Koncepti i ekonomisë së hapur mundëson racionalitet më të madh dhe leverdi për prodhuesin dhe konsumatorin, sepse për prodhimin e këtyre produkteve, duke e realizuar këmbimin e lirë, harxhohen gjithsej 10 orë pune (vendi A për produktin X 2x2=4 dhe vendi B për produktin Y 2x3=6; d.m.th. 4+6=10).

Page 34: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

34

Avantazhet absolute nuk varen vetëm nga produktiviteti i punës, por edhe nga kushtet klimatike, pjelloria e tokës e tjerë. Bie fjala, në vantazhë absolute janë ato vende ku prodhohet bananja, kafeja, çaji e tjerë. Nëpërmjet avantazheve absolute, në mbështetje të tregtisë së lirë kryhen transakcionet e këmbimeve në mes të vendeve të ndryshme, ku gjenden leverditë e ndërsjella lidhur me këto bashkëpunime. Lidhur me avantazhet absolute ka shembuj të shumtë, me çka arsyetoehn trajtimet e Smithit. Avantazhet krijohen nga kushtet klimatike, përbërja pedologjike e tokës e tjerë> Për shembull, Nikagarua është efiçiente për prodhimin e bananeve, ndërsa inefiçiente për prodhimin e grurit, ose Kanadaj është efiçiente për prodhimin e grurit, por është inefiçiente për prodhimin e bananeve (4, fq. 18). Shtetet që prijnë me disa produkte detyrohen të realizojnë me produkte të cilat janë prijetare në vendet tjera. Në këtë mënyrë arriehn përfitime në të dy palët tregtare.

Teoria e avantazheve apo e kostove të krahasuara.- Këtë teori e ka përpunuar ekonomisti i shquar anglez David Rikardo. Teoria në fjalë është më e avancuar kundrejt teorisë së avantazheve absolute, të përpunuar nga Adam Smith, sepse për bazë ka ndarjen ndërkombëtare të punës dhe specializimin, si qasje të dobishme për popullsinë. Këtu merren parasysh krahasimet vertikale dhe horizontale. Modeli i Rikardos është i qëndrueshëm në preiudha të gjata kohore. Megjithatë, këtë teori e ndjekin mangësi të dnryshme. Së pari, teoria e vlerës nga puna nuk qëndron dhe nuk është i domosdoshëm për analizën për analizën a vantazheve klahasuese. Vlera e kostos së punës zëvendësohet me koston oportune. D. Rikardi, sikurse edhe A. Smith konceptin evlerës nga puna e patën hap të parë të nalizave të tyre. G. Hberler, në vitin 1936, në librin e tij The Theory of Interantional Trade, e venë në pah teorinë ose ligjin e kostove krahasuese (4, fq.35). Në këtë koncept duhet përfshirë edhe çmimet që janë më tëulëta. “Kostoja oportune e një malli tregon se nga ç’sasi e një malli të dytë duhet tëheqim dorë, në mënyrë që të çlirohen burime të mjaftueshme për të prodhuar një sasi shtesë nga malli i parë. Edhe çmimi relativ i një produkti tregon se ç’sasi nga një produkt duhet të “paguash” për të “blerë” një njësi shtesë nga produkti i parë (4, fq. 35). Së dyti, analiza e Rikardos është e marxhinalizuar, ngase nuk përfshin ndryshime në nivel agregues të ekonomisë. Analiza pengohet edhe nga shkaku se nuk mund të përdoren në mënyrë komplete instrumentet pëër analiza të mirëfillta. Teoritë e Smith dhe Rikardo paraqesin bazën e liberalizimit ë tregtisë në tregti. Në veçanti këto kanë mundësuar zgjerim të hapësirave të zhvillimit sistemit të kapitalizmit anglez, por edhe të disa vendeve tjera evropiane. Në Angli zhvillohej industria me hapa të mëdhenj, aniej ndërtimtaria, trasoheshin rrugë detare tejoqeanike, eksploatoheshin kolonitë, flota detare ishte më e forta, prandaj ky shtet bëhet aq i fortë sa nuk e pengon asnjë konkurrencë tjetër. Ndërkaq, liberalizmi nuk u mirëprit nga të gjitha shteet. ShBA, Gjermania, Franca e tjerë, nuk shfaqen disponim, sepse nuk ishin në gjndje ta përballonin tregtinë e liberalizuar dhe industrinë angleze. Kështu, në këto vende liberalizmi nuk pati jetë të gjatë, sepse pas krizës ekonomike të vitit 1873, ndërmirren masa, aplikohet tarifa doganore, për mbrojtjen e ekonomive nga invazioni anglez. Shikuar historikisht, koncepti i liberalizimit të asaj kohe, është bazë e liberalizimit të tregut në kushtet moderne, që do të thotë setregtia e jashtme gjenezën e ka në parimet klasike të liberalizimit: tregtia multilaterale, heqja e e kufizimeve të tregtisë ndërkombëtare dhe të klauzulave tjera (12, fq.264).

Page 35: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

35

2.2. Periudha e teorive neoklasike të tregtisë Teoritë për tregtinë vazhdojnë edhe më tutje. Trajtimet për këtë veprimtari janë të kuptueshme, kur dihet rëndësia e saj. Gjërat që nuk u shpjeguan sa duhet nga merkantilistët, fiziokratet, liberalët, përfshihehn në teoritë neoklasike, që janë më të avancuara dhe më të arsyeshme. Përfaqësues të teorisë neoklasike janë Eli Heckscher dhe Bertil Ohlin. I pari, sudedez, historian i shquar i ekonomisë, ndërsa i dyti student i tij dhe më vonë laureat i çmimit Nobel. Të dy këta autorë e vazhdojnë teorinë e bazës së avantazheve krahasuese, ku bënë pjesë baza e ndryshimit të çmimeve relative të një produkti që prodhohet në vende të ndryshme, me çka shpjegohen avantazhet krahasuese (Rikardo kishte zbuluar ligjin e avantazheve krahasuese, por nuk e kishte bërë shpjegimin e tyre). Sipas filleve dhe mësimeve të Rikardos, bazamenti krahasimtar gjendej të ndryshimi i produktitivitetit të punës në vendet ku prodhohen produktet. Përfaqësuesit e shkollës neoklasike u zgjëruan në ndryshimet e produktitvitet, në saje të influencimit të faktorëve (jo vetëm klimatik). Shqyrtuan ndryshimet e zotërimit relativ të faktorëve, intensiteti realtiv i përdorimit të tyre. Kjo do të thotë se zotërimi më shumë i një faktori ndaj faktorëve tjerë vjen në shprehje nëse në vend se sa në vendet tjera me të cilat bëhen kraksimet. Ndërkaq, produkti mund të jetë përdorues më intensiv i një faktori, nëse pjesa e këtij faktori në koston është më lartë se sa pjesa e faktorëve tjerë, që faktikisht kjo është e bazuar në teorinë neoklasike të pëpjestimeve të faktorëve, që quhet modeli Heckscher – Ohlin. Ky model mbështetet në intensitetin relativ të faktorëve zotërimin relativ të faktorëve. Ohlin konstatonte (më 1933): “Mallrat që për prodhimin e tyre kërkojnë sasi të mëdha nga faktorët që disponohen me shumicë dhe sasi të vogla nga faktorët që disponohen me pakicë, eksportohen në shkëmbim të mallrave, kërkesa e të cilëve për faktorë është në përëpjestime të kundërta. Pra, indirekt, faktorët që disponohen me shumicë eksportohen, ndërsa faktorët që disponohen me pakicë importohen” (në veprën Interregional and International Trade, Cambridge, 1933, f.92). Këta autorë i kanë kushtuar rëndësi analizës së efekteve të tregtisë në të ardhurat e zotëruesve të faktorëve të prodhimit (kapitalit të punës) në vendet me të cilat zhvillohen bashkëpunime, që janë në cilësinë e partnerëve. 2.3. Periudha e teorive alternative dhe të shtimit të tregtisë Tregtia ndërkombëtare shënon kthesa jo vetëm në transakcionime dhe në shtimin e vëllimit të këmbimeve, por edhe në teoritë e tregtisë. Ndonëse analiza e efekteve të tregtisë në të ardhurat e zotërueseve të faktorëve të prodhimti, është themel i teorive të politikave tregtare, megjithatë, homogjenizimi në kërkesa, teoritë alternative marrin shkas që të dalin nga suazat e teorive të avantazheve krahasuese. Në kuadrin e alternativave klasifikohen dy grupe të teorive. Këto janë:

1. Teoria e ekonomitetit të shkallës dhe, 2. teoria mbi ciklin jetësor të produktit në treg.

Teoria e ekonomitetit të shkallës mbështetjen e ka në uljën, racionalizimin e kostos, falë prodhimit masiv. Ulja e kostos është një prej patrakushteve për formimin e çmimeve më të lira të shitjes. Në Këtë kontekst duhet dalluar produktet e luksit, të të cilët mund të shfaqet paradoksi që nuk krijon raport të kundërt të sjelljes së konsumatorëve në shtimin e kërkesës kundrejt shtimit të çmimeve.

Page 36: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

36

Teoria mbi cilkin jetësor të produktit në treg mbështetet në dinamikën e avantazheve krahasuese, që do të thotë se me shterimin e një faktori, shfrytëzohet faktori tjetër, duke i dalluar vendndodhjet, prej një vendi në tjetrin. Njëkohësisht, merren për bazë edhe fazat e produktit, që përbëjnë ciklin jetësor. Ekonomiteti mund të specifikohet në ekonomitetin e shkallës dhe në ekonomitetin e jashtëm. Të dy llojet e këtij parimi mundësojnë uljen e kostos, zbutjen e presionit të rritjes së kërkesës, duke pasur mundësi në rritjen e çmimeve për produktet që janë më tepër të kërkuara. 3. Zhvillimi i tregtisë botërore Tregtia ndërkombëtare është e hershme, prej se ka filluar çfarëdo vëlimi i transakcioneve në mes fiseve, grupeve të njerëzve e më vonë kombeve. Rajoni më gravitues për tregtinë e atëhershme ishte Mediterani dhe Lindja e Afërt dhe e Mesme. Tregtia zhvillohej nëpërmjet karavaneve tokësore, si dhe ujërave detare. Tregtia pellazgjike ishte e zhvilluar që nga territoret e Kaukazit, deri në Evropën Qendrore. Natyrisht, sipas hulumtimeve të mëtejme, ky rol iu përshkruhet kombeve që lindin nga kjo rrënjë, siç janë fenikasit, mesopotamasit, madje grekët, italianët e tjerë. Zbulimet e kontinenteve, e tokave të reja, sjellin risi në zgjerimin e territoreve ku tregtia botërore bëhet më e pranishme dhe e domosdoshme. Në shekullin e XVII vihen bazat e ekonomisë moderne kapitaliste. Prodhimi bëhet promotor i nevojave të zhvillimit të tregtisë. Tregtia krijon raporte të reja në mes shteteve të formuara, për të dominuar në hapësira më të gjera të rruzullit tokësor. Tregtia botërore zënë vend të posaçëm në rrjedhat ekonomike sidomos në shekullin XX. Në gjysmën e dytë të këtij shekulli tregtia bëhet më dominante në raport me vëllimin e prodhimit. Ky sektor zhvillohet me normë të shtimit deri në afro 9%. Bie fjala në vitin 1994, tregtia ndërkombëtare ka shënuar normë prej 8,8, në vitin 1995 me 8,9%, në vitin 1997 me7,2%,1 në vitin 2000, 2003 2 Ndërkaq, GDP në botë për këto vite ka shënuar rritë dhe zhvillim më të ngadalshëm: më 1994 norma mestarae vjetore e shtimit ishte 3,7%, më 1995, paksa më e vogël 3,5%, më 1997 4,1%, në vitin 2000 , ndërsa në vitin 2003 . Është karakteristike se vendet në zhvillim kanë shënuar normë më të lartë, prej 8,8%, në krahasim me vendet e zhvilluara, norma e të cilave ishte mesatarisht prej 4,8%. Ndërvarëshmëria në mes shteteve bëhet gjithnjë më e thesuar. Mund të shihet pikërisht nga eksportet e vendeve, të cilat nuk mund të zhvillohen me ekonomi autarkike. Në vitet e cekura, vlera vjetore e eksporteve arrin në 7000 mlrd $. Mirëpo, pjesëmarrja në eksporte ndryshon prej vendi në vend. Tab. Eksportuesit më të mëdhenj botërorë në vitin 1995 dhe 2004 - % nga totali i eksportit botëror Vendet 1995 2004 SHBA 13,47 8.96 Gjermania 9,82 9.97

1 J. Previshic, Dj.O Doshen, Medjunarodni marketing, vepër e cituar, f. 58. 2 XY…..

Page 37: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

37

Japonia 9,55 6.18 Franca 6,92 4,90 Britania e Madhe 6,37 3,79 Italia 4,59 3.81 Belgjika/Luksemburgu 4,24 3.35 Holanda 3,49 3.91 Kanada 3,11 3,46 Zvicra 2,15 1.29 Kina 2,12 2.90 Koreja Jugore 2,11 2.77 Spanja 2,03 1.95 Tajvani 1,87 1.99 Singapuri 1,53 1.96 Burimi: J. P, DJ.O Doshen, Medjunarodni marketing, f. 57. Për vitin 2004 janë llogaritur nga Interneti www... Në tregtinë me shërbime më së shumti participojnë SHBA, me 16,59%, Japonia 10, 93%, Franca 9,66%. Tregtia ndërkombëtare është degë shumë e rëndësishme, ngase përmban 15% të veprimtarive të përgjithshme që e formësojnë ekonominë e botës. “Çdo ditë kufijtë ndërkombëtarë i kalojnë rreth 5 trilion USD vlera tregtare (13, fq. 333). Politikat botërore kanë pretendime për liberalizimin e tregtisë, si një vazhdimësi e procesit të globalizimit. Mirëpo, në kohët moderne, janë shënuar defrenca të mëdha në mes Veriut dhe Jugut. “tregtia e lirë u jep burime botërore atyre shteteve që kanë përparësinë më të madhe të krahasuar në prodhimin e çdo lloj malli. Si rrjedhojë çmimet janë më të ulta në fund të fundit edhe më të qëndrueshme në të gjithë botën” (13, f.335-336). Lidhur me fenomenin Veri-Jug bëhen analiza nga më të ndryshme. Ekzistojnë mendime se një ndasi të tillë e kanë bërë imperializmat evropiane,, por edhe të Rusisë, SHBA dhe të Japonisë. Ka të tillë që e precizojnë racizmin si shkak i këtyre diferencave zhvillimore (veriu me të bardhë, ndërsa jugu me zezakë). Gjenden edhe mbështetës që këtë situatë e konsiderojnë si çështje që del nga një proces i natyrshëm etë zhvillimit të ekonomisë botërore. Veriu dhe Jugu përfshijnë këto territore. Veriu i botës përfshinë: Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanadanë, Evropën Perëndimore (kryesisht vendet e Bashkimit Evropian); Japoni/Paqësorin (Japonia, Koretë, Australia dhe Zelanda e Re); dhe Rusinë me Evropën Lindore (kryesisht ish blloku sovjetik). Jugu përfshin: Kinën (përfshirë edhe Hong Kongun dhe Tajvanin); Lindjen e Mesme (prej Afrikës së Veriut deri në Turqi e Iran); Amrikën Latine (Meksikën, Amerikën Qëndrore, Karaibet dhe Amerika e Jugore); Azinë Jugore, (Afganistani, Indonezia, dheFilipinet); Afrikën (nën shkterërirën e Saharas). Tab. Krahasimi i rajoneve të botës Rajoni Popullsia (milion) GDP (trilion USD) GDP (per capita) VERIU Amerika e Veriut 300 8.7 30.000 Evropa Perëndimore 400 8.0 20.000

Page 38: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

38

Japonia/Paqësori 200 4.0 17.000 Rusia dhe Eropa Lindore

400 1.7 4,000

JUGU

Kina 1.200 4.2 3,500 Lindja e Mesme 400 1.9 5,300 Amerika Latine 500 3.5 6,800 Azia Jugore 1,900 3.6 2,000 Afrika 600 0.9 1.400 Vlera e përgjithshme e veriut

1,300 (20%) 22.3 (61%) 17,000

Vlera e përgjithshme e Jugut

4,600 (80%) 14.2 (39%) 3,100

VLERA E PËRGJITHSHME BOTËRORE

5,900 36.5 6,200

Burimi: J.S.Golstein, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Tiranë, 2001, f. 35; Nga tabela shihet se në kuadrin e veriut dhe jugut janë të përkufizuara nëntë rajone. Veriu përfshinë më pak se 25% të popullsisë, por në të krijohen 60% të të mrave materiale (të produkteve dhe të shërbimeve). Ndërkaq në jug participojnë më 75% të popullsisë, por të mirat materiale arrijnë në 40%. Leading exporters and importers in world merchandise trade, 2003 (Billion dollars and percentage)

Rank Exporters Value Share Annual

percentage change

Rank Importers Value Share Annual

percentage change

1 Germany 748.4 10.0 22 1 United States 1,305.6 16.8 9 2 United States 724.0 9.7 4 2 Germany 601.7 7.7 23 3 Japan 471.9 6.3 13 3 China 412.8 5.3 40 4 China 438.4 5.9 35 4 France 388.4 5.0 18 5 France 384.7 5.1 16 5 United Kingdom 388.3 5.0 12 6 United Kingdom 303.9 4.1 8 6 Japan 383.0 4.9 14 7 Netherlands 293.4 3.9 20 7 Italy 289.0 3.7 17 8 Italy 290.2 3.9 14 8 Netherlands 261.1 3.4 19 9 Canada 272.1 3.6 8 9 Canada 245.6 3.2 8 10 Belgium 254.6 3.4 18 10 Belgium 234.3 3.0 18

11 Hong Kong, China 224.0 3.0 11 11 Hong Kong,

China 232.6 3.0 12

domestic exports 15.6 0.2 –15 retained

imports a 24.2 0.3 –1

re-exports 208.4 2.8 14 12 Spain 200.1 2.6 21

12 Korea, Republic of 194.3 2.6 20 13 Mexico 179.0 2.3 1

Page 39: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

39

13 Mexico 165.3 2.2 3 14 Korea, Republic of 178.8 2.3 18

14 Spain 151.9 2.0 21 15 Singapore 127.9 1.6 10

15 Taipei, Chinese 150.6 2.0 12 retained imports a 63.5 0.8 9

16 Singapore 144.1 1.9 15 16 Taipei, Chinese 127.3 1.6 13

domestic exports 79.7 1.1 19 17 Austria 97.7 1.3 25

re-exports 64.4 0.9 10 18 Switzerland 96.3 1.2 15

17 Russian Federation 135.2 1.8 26 19 Australia 88.6 1.1 22

18 Sweden 100.9 1.3 24 19 Malaysia 100.7 1.3 8

20 Switzerland 100.6 1.3 14 20 Sweden 82.3 1.1 23 21 Austria 96.2 1.3 22 21 Malaysia 81.1 1.0 1 22 Ireland 92.7 1.2 5 22 Thailand 75.7 1.0 17

23 Saudi Arabia 88.5 1.2 23 23 Russian Federation 74.5 1.0 24

24 Thailand 80.3 1.1 17 24 India 69.7 0.9 23 25 Brazil 73.1 1.0 21 25 Turkey 67.7 0.9 31 26 Australia 70.4 0.9 8 26 Poland 66.9 0.9 21 27 Norway 68.1 0.9 14 27 Denmark 58.7 0.8 17 28 Denmark 67.9 0.9 18 28 Ireland 52.8 0.7 1

29 Indonesia 60.7 0.8 6 29 Czech Republic b 51.3 0.7 26

30 United Arab Emirates 58.1 0.8 17 30 Brazil 50.7 0.7 2

Total of above c 6,405 85.6 – Total of above c 6,570 84.6 –

World c 7,482 100.0 16 World c 7,765 100.0 16

a Retained imports are defined as imports less re-exports.

b Imports are valued f.o.b.

c Includes significant re-exports or imports for re-exports.

Source: www.wto.org/english/news_e/pres04_e/pr373_e.htm ...... Në rriten dhe zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare ndikojnë shumë faktorë, të cilët mund të rangohen kështu (5, f. 59):

1. Rrita e ekonomisë botërore, 2. Organizimet dhe integrimet ekonomike ndërkombëtare, 3. Stabiliteti ekonomik dhe politik, 4. Siguria juridike, 5. Përparësitë e aktiviteteve ndërkombëtare të ndërmarrjeve, 6. Kostot e zhvillimit të produktit, 7. Cilësia (kualiteti), 8. Përparimi i strukturës së telekomunikimit dhe të transportit, 9. Teknologjia, 10. Homogjenizimi i shijeve të konsumatorëve.

Page 40: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

40

1. Rrita e ekonomisë botërore.- Rrita dhe zhvillimi i ekonomisë botërore karakterizohet me shtimin e polarizimeve dhe me diferenca gjithnjë më të mëdha në zhvillim, Viteve dhe dekadave të fundit ekonomia botërore si në vëllimin e prodhimit, po ashtu edhe në vëllimin e këmbimit tregtar, ka shënuar trende të shquara pozitive. Bie fjala në periudhën e vitete 1985-1995 Produkti Vendor Bruto GDP) është shtuar me norë prej 3,2%, ndërsa shtimi i këmbimit tregtar ka shenur normë prej 6%3. Ndërkaq, prodhimi botëror në periudhën e viteve dhe tregtia botorore në të njejtën periudhë kohore, ka shënuar rritje me normë prej ...4 Vështrimet strukturore të ekonomisë botërore identifikojnë situata tepër të padëshirueshme në mes të zhvilluarve dhe të pazhvilluarve. Për këtë gjendje ndikim të llojllojshëm kanë faktorë të ndryshëm, si bie fjala politikat dhe sistemet në suazat e sovraniteteve, shfrytëzimi i resurseve me metoda eksploatuese, gjithnjë nën sintagmën se ndihmat bëhen në të mirë të zhvillimit të të pazhvilluarëve, alokimi i pa drejtë i investimeve. Qysh më herët, nobelisti marikan Theodore Shulc ka konstatuar se5 Rrita e ekonomisë botërore ka efekte pozitive në shtirjen e proceseve të globalizimit sa më gjerë, thyerjen e tendencave monopoliste, si çështje e dobishme për konsumatorët e shumtë, hapjen e tregjeve të lira dhe funksionimin e kapitalit privat, ndërmarrësinë bashkëkohore dhe manaxhimin në të gjitha fushat parësore e veçanërisht në lëmin e marketingut ndërkombëtar.

2. Organizimet dhe integrimet ekonomike ndërkombëtare.- Proceset integruese dhe krijimi i tërësive të mëdha ekonomike, nënshkrimi dhe implementimi i Marrëveshjeve të llojeve të ndryshme të bashkëpunimit në relacione të gjera, kanë ndikuar në zhvillimin më të hovshëm të tregtisë botërore. Organizatat ndërkombëtare ekonomike të integruara janë: WTO (Vorld Trade Organisation - Organizata Borëtore e Tregtisë), EU (Europen Union – Bashkimi Evropioan), ASEAN, NAFTA, MERCOSUR e tjerë Në këto tërësi integruese, më të njohurat janë ato që e përbëjnë një trekëndësh të fuqive, të quajtur Trijada, ku bëjnë pjesë: 1. SHBA ne Kanadanë, 2. Bashkimi Evropian dhe , 3. Japonia me shtetet aleate satelite.

Këto madhësi të fuqishme integruese kanë ndikim të posaçëm në rrjedhat dhe në zhvillimin e tërësishëm të tregtisë ndërkombëtare. Këtë e ilustron forca e Bashkimit Evropian, i cili në eksportin e tërësishëm botëror participon me 40%, ndërsa participimi në importet e tërësishme shenon normën 36,90%. Këto janë tregjet kryesore, të cilat paraqesin potencialin botëror të ekonomive të zhvilluara. Tab. Këmbime tregtare botërore në vitin 1995 Vendet dhe tërësitë integruese

Eksporti, në mlrd. $

% Importi, në mlrd. $

%

SHBA 625,07 822,03 Kanada 201,63 175,16 Meksika 95,99 98,41 Gjithsej NAFTA 922,99 17,57 1.095,594 20,39 3 Ibid, marrë nga The Economist, Svijet u brojkama, 1998, Privredni Vjesnik- Data Press, Zagreb, 1997, f. 30. 4 ….. 5 TH. Shullc….

Page 41: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

41

Gjermania 521,11 455,68 Franca 288,47 277,67 Britania e madhe 260,71 285,80 Italia 250,84 206,90 Holanda 197,24 180,64 Belgjika/Luksemburgu 169,43 157,53 Sëpanja 101,99 121,78 Susedia 84,51 66,61 Austria 57,53 66,26 Danimarka 48,88 43,50 Irlanda 48,18 35,77 Finlanda 38,44 29,26 Portugalia 23,80 34,09 Greqia 9,40 21,50 Gjithsej BE

2.100,53 40,01 1.983,01 36,90

Japonia 410,90 7,81 349,15 6,50 Totali i vendeve të TRIADES

3.433,32 65,39 3.427,76 63,79

Vendet tjera 1.816,98 34,61 1945,84 36,21 TOTALI BOTËROR 5.250,30 100,00 5.373,60 100,00 Burimi:J. Previshic, Dj.O.Doshen. Medjunarodni marketing, Zagreb, 2000, f. 60. Shtetet lidere të eksporteve dhe të importeve në vitin 2004 të mbartet tabela ..... Tab. Këmbime tregtare botërore në vitin 2000...

3. Stabiliteti ekonomik dhe politik.- Stabiliteti ekonomik dhe politik është rezultantë e zgjatjes së kohës pa luftë botërore, dominimi i paqes dhe i përpjekjeve për mirëqenie të popujve. Luftërat lokale nuk e kanë shkatërruar stabilitetin. Përkundrazi, pikërisht stabiliteti politik ka qenë katalizator i zgjidhjes së krizave të tilla në botë. Që nga Lufta e Dytë Botërore fillon stabiliteti politik dhe ekonomik në botë.

Bazat vehen në Bretton Woods (1944), kur themelohet Fondi Monetar Ndërkombëtar, madje, IBRD, WTO, GATT, si dhe Agjencione dhe Aleanca tjera.

4. Siguria juridike.- Krijimi i tërësive integruese ka imponuar nevojën e ndërtimit të infrastrukturave të përbashkëta juridike, me të cilat tregtia ndërkombëtare mbrohet dhe kryesisht ballafaqohet me rreziqe më të vogla. Rol të veçantë në këtë rrafsh kanë marrëveshjet e shumta bilaterale dhe ato multilaterale, me të cilat rregullohen marrëdhëniet tregtare, tregtia e lirë, në mes vendeve të ndryshme, të përfshirat në sferat integruese.

Page 42: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

42

5. Përparësitë e aktiviteteve ndërkombëtare të ndërmarrjeve.- Ndërmarrjet me orientim ndërkombëtar nuk kanë leverdi vetëm në gjetjen e tregjeve, por duke u shtrirë në relacione të gjera, në mjedise të ndryshme përfiton nga përvojat, transferet teknologjike, të njohurive, të qasjeve globale dhe të koncepteve të marketingut global. Sa më tepër penetron nëpër tregje, kompania ka shansë të hyjë nëpër ecuritë e të zhvilluarve, të përvetësojë biznese të suksesshme, qoftë nëpërmjet kooperimeve, apo mundësive tjera, që janë të dobishme për kompaninë. Zgjerimet e tilla krijojnë përparësi edhe për shfrytëzimin e resurseve globale, si dhe për mësuarjen e enigmave të konkurrentëve më të shquar, të cilët shënojnë rezultate impozante në biznesin e tyre.

6. Kostoja e zhvillimit të produkteve.- Kostoja e zhvillimit të produkteve të reja shtohet për shkak të shpenzimeve shtesë që ndodhin në fushën e kërkimeve. Në zhvillimin e teknologjive të sofistikuara, si dhe të konkurrencës reale, bëhen hulumtime të reja për lindjen dhe lancimin e produkteve të reja, për t’i identifikuar kërkesat dhe sjelljet e konsumatorëve. Në veçanti zhvillohen industritë e automobilave, informatika, elektronika, farmaceutika e tjerë. Sipas të dhënave (Pharmaceutical Manifacturers Association), për kërkime në fushën e farmaceutikës, shpenzimet kanë shënuar shtim marramendës. Derisa në vitin 1976 janë harxhuar 54 milionë $, në vitin 1997 kjo shumë shtohet në 359 milionë $ (5, fq. 63). Për të arritur nivel të konkurrencës nevojiten hulumtime kontinuele, të cilat e shtojnë koston e produkteve.

7. Cilësia.- Ndërmarrjet janë të obliguara të arrijnë nivel të duhur të cilësisë së produkteve dhe të shërbimeve. Ato që janë të orientuara ndërkombëtarisht kanë mundësi më të mëdha që t’i përvetësojnë të arriturat globale në cilësi dhe kështu të pentrojnë më lehtë nëpër tregjet e huaja. Po ashtu, edhe pse shpenzimet për ngritjen e cilësisë shtohen, çmimet e shitjes mund të ulën, për shkak të uniformimit të tyre. 8. Përparimi i strukturës së telekomunikacionet dhe të transportit.- Me kalimin e kohës përparimi i potencialeve dhe i strukturave të mjeteve të transporit, të telekomunikacionit, kanë krijuar shansa impresionuese në lëmin e zhvillimit të tregtisë. Në shekullin e XX falë këtyre zhvillimeve distancat fizike dhe kohore janë zvogëluar dukshëm. Distribucioni i produkteve dhe i shërbimeve realizohet për kohë relativisht të shkurtër, me shpenzime optimale, duke i ruajtur në nivel të duhur cilësitë e produkteve dhe të shërbimeve. 9. Teknologjia.- Teknologjia është fuqi madhore, e cila i ndryshon situatat në biznes dhe në konsum. Është kjo një fenomen universal, sepse i tejkalon kufijtë, si një forcë e imponueshme dhe e kërkuar nga të gjithë. Teknologjia me zhvillime marramendëse ndikon në globalizimin e informacioneve, të bizneseve, të mediave, me të cilat struktura marketingu ndërkombëtar dhe tregtia ndërkombëtare janë të lidhura fuqimisht. 10. Homogjenizimi i shijeve të konsumatorëve.- Në kushtet e globalizimit shijet dhe prirjet e konsumatorëve, njëjtësohen, homogjenizohen dukshëm. Ndryshimet e tilla mund të kenë refleksione negative rreth humbjes së identitetit kulturor. Megjithëkëte, globalizimi dhe paraqitja e kërkesave për produkte me marka të shquara, gjithnjë e më pak njohin kufij. Në një treg mund të gjesh produkte me origjina nga vende të ndryshme dhe konsumatorëve iu zvogëlohen përshtypjet se a janë vendore apo të importuara, Me rëndësi është të gjejnë kënaqësinë në cilësi, në çmime dhe në shërbimet edhe të pas shitjes.

Page 43: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

43

4. Faktorët limitues të tregtisë ndërkombëtare Bota synon të ketë biznes globalizues, me lehtësi doganore ose fare pa to. Organizata Botërore e Tregtisë (WTO) ka kontribuar në liberalizimin e tregtive dhe të tregjeve. Mirëpo, secili shtet në mënyra të caktuara ka për obligim që t’i mbrojë ekonomitë kombëtare. Është e natyrshme që shteti me prerogativat e veta, në një anë i rregullon marrëdhëniet në mes vendeve, porse edhe e mbron ekonominë e vet, nga ana tjetër. Pengesat në tregtinë ndërkombëtare paraqiten për shkak të faktorëve politikë, ose të barierave jotarifore. Njëkohësisht, pengesat nga manaxhmenti i ndërmarrjes mund të pengojë tregtinë me jashtë. Nëse mbisundon bindja se është i mjaftueshëm orientimi etnocentrik, atëherë nga manaxmenti i firmës nuk shfaqet interesim për eksportin e mallrave që prodhohen në atë ndërmarrje. IMS, f 43 5. Institucionet (organizatat) ekonomike dhe integrimet ndërkombëtare 5.1. Tendencat e formimit të organizatave botërore Zhvillimet ekonomike botërore, internacionalizimi i bizneseve, paraprijnë në formimin e organizatave ekonomike botërore, si dhe integrime ekonomike botërore. Në pamundësi për të vepruar dhe zhvilluar në mënyrë autarkike, krijohen vartësi të shteteve dhe të ekonomive në mes veti. Për të ndërtuar ambient paksa më të volitshëm, me qëllim të eliminimit të mundshëm të diskriminimeve, themelimi i organizatave ekonomike botërore, siç është GATT, WTO, UNCTAD, bënë rregull në rrafshin e bashkëpunimeve ekonomike. Këto e të tjera, jo të këtij niveli, themelohen që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej. Me integrimet ndërkombëtare nënkuptohet krijimi i unioneve të disa vendeve, për të shfrytëzuar më racionalisht resurset, për të mos ndodhur ekploatime të ndryshme nga anëtarët që kanë arritur të veprojnë në aleancë. Për të thjeshtësuar ndërlikueshmëritë në sferën e bashkëpunimit, krijohen bashkësi në mes të shteteve, të cilat kanë interesa të përbashkëta dhe me shumëçka i afrohen atributit të një shteti të përbashkët. Shtetet që lidhen në organizata me përmasa botërore, si dhe integrimet kanë anët e veta pozitive, por edhe ato negative. Lidhshmeria nëpër organizata të nivelit botëror shpie deri të zgjidhja e problemeve paricale, ose të përbashkëta të shteteve anëtare. Mirëpo, kur është fjala të integrimet ndodh ngjashmeri me mbyllje dhe njëfarë monopoli për shumë parametra. Tregu global zbërthehet në disa tërësi rajonale të mbyllura (5, f. 153). Organizatat ekonomike dhe integrimet botërore zanafillen e kanë qysh nga shek.XIX. Për interesa të shteteve më të zhvilluara nënshkruheshin marrëveshje për dogana dhe bashkëpunim në mes vete. Në vitin 1857 themelohet Lidhja Doganore për territoret e Kanadasë, madje Lidhja doganore në mes Suedisë dhe Norvegjisë në vitin 1874 (rifirmoset edhe në vitin 1905), Konventa e Istambollit e vitit 1888 për kalim të lirë

Page 44: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

44

nëpër Kanalin e Suezit e të tjera. Në mes dy Luftërave Botërore, po ashtu, arrihen marrëveshje të rëndësishme për formimin e organizatave dhe integrimeve në përmasa të gjera. Ndërkaq, pas Luftës së Dytë Botërore, krijohet një qëndrueshmëri dhe funksionalitet i avancuar të organizatave ekonomike dhe të integrimeve botërore. 5.2. Organizatat ekonomike botërore Në suazat e organizatave ekonomike dhe financiare botërore, përveç GATT, WTO dhe UNCTAD, radhitet Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore (WB), dhe të tjera në nivel të kontinenteve ose në mes të kontinenteve. Fondi Monetar Ndërkombëtar është themeluar në Bretton Woods (SHBA) në vitin 1944. Themelimi i tij mbështetej në tendencën e sigurimit të stabilitetit monetar ndërkombëtar, më saktësisht për të evituar ekstremet e kurseve fikse si dhe të atyreve të lira midis vendeve të ndryshme. Nga 55 shtetet anëtare, sa i kishte në fillim, tash në kuadrin e tij janë më shumë se 150 shtete. FMN në cilësinë e institucionit për bashkëpunim ndërqeveritar, monetar dhe financiar, pretendon t’i përmbushë një spektër detyrash, që kanë të bëjnë me rriten dhe zhvillimin e tregtisë të vendeve anëtare, me qëndrueshmërinë përballë spekulimeve dhe lëkundjeve të cikleve të biznesit, shkallën e fleksibilitetit në adoptimet në ndryshimet e tregtisë ndërkombëtare, me përshtatjet dhe ndryshimet e reformave në përgjithësi. Banka Botërore, organizatë e transformuar nga Banka Botërore për Zhvillim dhe Rindërtim është themeluar në vitin 1944 në Washington D.C. Qëllimi i kësaj organizate botërore ishte dhe është ndihma financiare për zhvillimin botëror. Nga kjo bankë janë financuar projekte të rëndësishme në shumë vende të botës për infrastrukturë, sidomos në vendet në zhvillim. Investimet për destinime të këtilla shpeshherë ndeshen me keqpërdorime dhe korrupsion dhe nuk dhanë efekte të mjaftueshme investimet e bëra. Aktualisht Banka Botërore financon më tepër sektorin arsimor dhe ate shëndetësor, për ta stimuluar dhe ngritur resursin human në nivel të veprimit efektiv. Marrëveshja e Tregtisë dhe e Doganavae (GATT) është themeluar në vitin 1947, me një program të zgjedhur dhe të sanksionuar me rregullore e marrëveshje përkatëse për mosdiskriminim, zgjidhje të mosmarrëveshjeve në mes akterëve dhe procedurave të tregtisë ndërkombëtare, si dhe të krijimit të kushteve për veprime transparente. GATT ka një rol të rëndësishëm në fushëveprimtarinë e vet. Nënshkrimi i Kartës së vendit të favorizuar mundësoi dhënie të favoreve të vendeve që eksportojnë dhe importojnë. Arriti liberalizimin e tregtisë të 50.000 produkteve, që përfshijnë 2/3 të tregtisë në mes të pjesëmarrsve të saj. Me kalimin e kohës bëhet institucion që sponzoron raunde të bisedimeve tregtare ndërkombëtare (1, fq. 36). GATT, e themeluar me 24 shtete, të shtuar në 110 sosh, tash me shumëçka vepron në suazat e OBT.

Organizata Botërore e Tregtisë është themeluar në fillim të vitit 1995. Faktikisht kjo e ka zananfillen në GATT. Mundëson zgjerimin e veprimtarisë së tregtisë ndërkombëtare dhe zgjerimin e shumë marrëveshjeve për këtë qëllim. Vendimet nuk mirren sipas koncensusit, siç ishte rasti në GATT, por dominon vendimi i miratuar nga shumica e anëtarëve të organizatës. Rezultatet e Raundit të Uruguajit paraqesin vazhdimësi të rritës së vëllimit të këmbimit ndërkombëtare të tregtisë botërore. OBT është një organizëm i qëndrueshëm ndërkombëtar që merret me normat që e drejtojnë

Page 45: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

45

tregtinë botërore. Në OBT marrin pjesë më se 130 vende, të cilat participojnë më shumë se 90% në tregtinë ndërkombëtare. Në këtë organizatë do shtohet numri me vende tjera. Organizata Botërore e Tregtisë ka rol të posaçëm në administrimin e marrëveshjeve tregtare, në zgjidhjen e problemeve të diferencave tregtare, në kontrollin e politikave tregtare, në ndihmen e vendeve në zhvillim për politikat tregtare e tjerë, në asistencën teknike, në trajnime të vendeve anëtare.

Raundi i Uruguajit lejoi realizimin e marrëveshjeve të reja të tregtisë së shërbimeve, të pronësisë intelektuale e tjerë. Në vitin 1994 në Marakesh shënohet “GAT 1994” dhe themelohet Organizata Botëroree Tregtisë (14, fq. 6-18), ndërsa më 1996 në Singapor që komiteteve apo grupeve të punës që veprojnë në suazat e OBT, t’iu shtohen edhe tri grupe pune të specializuara: për lidhjen midis tregtisë dhe investimeve, për lidhjen midis tregtisë dhe politikave të konkurrencës, si dhe për transperencën e punësimit në administratën publike. Në vitin 1998 në Gjenevë vendoset për shqyrtimin e tregtisë elektronike, ku do të përfshiheshin komitete dhe grupe pune. UNCTAD (United Nations Conference of Trade and Development) është themeluar në

vitin 1964 në Gjenevë, nën ombrellën e Organizatës së kombeve të Bashkuara. Themelimi i kësaj organizate më tepër ishte pasojë e pakënaqësisë së disa vendeve të pazhvilluara, të cilat konsideronin se nuk kishin tretman të volitshëm në kuadrin e GATT. Reflektohej një disproporcion në fushën e këmbimeve, në mes lëndëve të para të cilat eksportoheshin nga vendet e pazhvilluara, me çmime të ulëta, ndërsa po në ato shtete importet kishin strukturë të produkteve finale, që bleheshin me çmime relativisht të larta.

Në UNCTAD janë të anëtarësuara më shumë se 160 shtete. Qëllimi i kësaj organizate është krijimi i mundësive për përshpejtimin e zhvillimit të vendeve të pazhvilluara, nëpërmjet tregtisë, ose formave tjera përkatëse që janë nxitëse për zhvillim. Orientimet janë në krijimin e kushteve për preferenciale, me çka do të përmirësohet bilanci tregtar, ngase mundësohet eksporti jo vetëm i lëndëve të para, por edhe i produkteve finale industriale.

UNCTAD e ka sensibilizuar botën për tregtinë e vendeve të pazhvilluara dhe ato në zhvillim. Në këtë mënyrë vendet në zhvillim kanë arritur tretman të tarifave preferenciale në Bashkimin Evropian, në SHBA dhe në Japoni. Me këte nënkuptohet se përfshhien 16 lëshime, beneficione preferenciale, me të cilat vendet e industrializuara zbatojnë dogana me tarfifa të reduktuara, ose fare pa doganë për produktet që importohen nga vendet e pazhvilluara (në zhvillim).

OECD (Organization for Economic Cooperation and Development) , në vitin 1960 është tnemeluar nga transformimi i OEEC (Organizata për bashkëpunim Ekonomik Evropian), e cila me propozimin e SHBA-ve ishte themeluar në vitin 1948, e cila nëpërmjet Planit Marshal kishte për qëllim të zhvillojë ekonominë e Evropës Perëndimore.

Në Organizatën për Kooperim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), janë të anëtarësuara 29 vende, me seli në Paris. Organizata ka këto objektiva: realizimin e kontributeve për zhvillim ekonomik, punësim dhe përmirësim të standardit jetësor, për stabilizim financiar dhe ekspansion ekonomik, për nxitjen e zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare, pa diskriminime, si dhe sigurimin e marrëshënieve stabile monetare. Në kuadrin e OECD-së veprojnë edhe organizata tjera të tipit multilateral, siç është Agjencioni Ndërkombëtar për Energjetikë (IEA – International Energy Agency) e tjerë.

Page 46: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

46

5.3. Integrimet ekonomike në nivele botërore Integrimet ekonomike botërore sot e kësaj dite paraqesin një proces. Kanë filluar të formësohen sidomos në shekullin XX. Integrimeve ekonomike iu paraprijnë interesat e vendeve, të cilat synojnë të kenë treg më të madh, të shfrytëzojnë resurset vendore në mënyrë më të organizuar. Njëkohësisht, të bashkuar iu zvogëlojnë hapësirën e veprimit ndërmarrjeve monopole, shfrytëzojnë forma të rëndësishme të bashkëpunimit në mes vete, ndërtojnë politika të favorshme për zhvillimin më të hovshëm të ekonomive kombëtare, i eliminojnë barierat e këmbimit tregtar. Krijohen format e lidhshmërive të interesave dhe të integrimeve ekonomike, krahas shtimit të këmbimit nëpër vende të ndryshme. Integrimet ndërkombëtare mund të grupohen në tri forma kryesore:

1. sipas përmbajtjes së kooperimeve ekonomike, 2. sipas numrit të pjesëmarrësve, 3. sipas bazës prodhuese komparative. Sipas përmbajtjes së kooperimit ekonomik lidhjet e interesit sendërtohen në pesë nivele. Këto nivele janë: 1. Zona e tregtisë së lirë, 2. Unioni doganor, 3. Tregu i përbashkët, 4. Unioni ekonomik, 5. Unioni politik.

1. Zona e tregtisë së lirë përmban një tërësi integrative, ku hiqen barierat tarifore të

doganave dhe në to realizohet këmbim i lirë tregtar. Zonë e tregtisë së lirë është EFTA (European Free Trade Association - Zona Evropiane e Tregtisë së Lirë), CEFTA (Central European Free Trade Agreement - Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë)LAFTA, zonë e tregtisë së lirë në Amerikën Latine, e formuar në vitin 1960, por që është treguar e pasuksesshme. Në vitin 1980 është formuar LAIA (Latin American Interation Association). Nga viti 1989 është filluar një proces për krijimin e Zonës së tregtisë së Lirë në mes SHBA dhe Kanadasë.

1. Unioni doganor është niveli i dytë i integrimeve ekonomike ndërkombëtare. Kjo formë ka karakteristikat e Zonës së lirë tregtare. Në të harmonizohen politikat e tarifave dhe të tregtisë së jashtme kundrejt shteteve që nuk janë anëtare, d.m.th. të partnerëve ekstern. Qysh në vitin 1921 shtetet e Beneluksit kanë formuar Unionin doganor, i cili më vonë shkrihet në kuadrin e unioneve tjera që themelohen. Është i njohur Unioni Doganor Jugoafrikan, SACU (Southern African Customs Union) e tjerë.

2. Tregu i përbashkët paraqet formë më të lartë të integrimit ekonomik. Në kuadrin e tij eliminohen doganat, formohen politika të përbashkëta për shtetet joanëtare; eliminohen pengesat e qarkullimit të faktorëve të prodhimit (lënda e parë, materiali riprodhues, teknologjia, fuqia punëtore, kapitali).

3. Unioni ekonomik përmban forcimin e lidhjeve integruese nëpërmjet harmonizimit të politikave ekonomike kombëtare, sidomos në sferën monetare

Page 47: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

47

dhe fiskale. Përdoret moneta e përbashkët, siç është euro (€). Mobilizohen faktorët e prodhimit dhe efektet në përgjithësi bëhen më produktive. Në të mirë të Unionit ekonomik, vendet anëtare në një masë të caktuar e zvogëlojnë sovranitetin e vendit të vet, ngase vendimet mirren në nivel edhe të Unionit ekonomik (p.sh. Parlamenti Evropian i BE).

4. Unioni politik përfshin lidhjet ekonomike dhe politike, në një krijesë të re të shtetit (bie fjala SHBA, Gjermania).

Proceset integruese globale sipas numrit të pjesëmarrësve mbështetjen e kanë në aranzhmanet bilaterale dhe multilaterale. Në bazë të këtij procesi janë themeluar GATT, UNCTAD e tjerë. Integrimi sipas bazës prodhuese komparative bëhet me bashkimin e disa shteteve, të cilat i lidhin interesat, ose i kontrollojnë ofertat e produkteve strategjike në përmasa botërore (çmimi, eksporti, territoret e shitjes, kuotat e shitjes e tjerë). Në këtë spektër janë të njohura kartelat dhe kombinatet, në të cilat arrihen marrëveshje të ndryshme në mes prodhuesve. Është e njohur Marrëveshja në mes prodhuesve të diamantit në Afrikën Jugore, me të cilën është kontrolluar 95% të tregtisë botërore të diamantit. Marrëveshjet e tilla më tepër janë të karakterit monopolist, sepse e kontrollojnë çmimin e ofertave të kafes, çajit, sheqerit, të petrolejit e tjerë. Sipas këtij tipi të marrëveshjeve, në vitin 1960 është themeluar OPEC. Në të ardhmën, pritet që marrëveshjet të jenë më të forta. Proceset integruese ndërkombëtare kanë efekte të ndryshme në marketingun ndërkombëtar. Ndër efektet më të shquara janë këto:

5. shtojnë aftësitë absorbuese të tregut, 6. shtohen të ardhurat brenda integrimeve, 7. përmbushja më e mirë e nevojave jetësore thelbore, 8. interesi më i madh për format e jo eksportit të biznesit, 9. ndryshimi dhe përforcimi i karakterit të konkurrencës, ndryshimi i ligjshmërive

kundër trusteve (10, fq. 129-131). Proceset integruese të kësaj natyre, tash për tash, më të njohurat janë:

1. Marrëveshje në mes BE dhe EFTA, 2. Orientimi më i madh i vendeve evropiane (BE dhe EFTA) me vendet Mediterane, 3. Intensifikimi i bisedimeve në mes SHBA, Kanades dhe Meksikës, 4. Përparimi i kooperimit në mes Australisë dhe Zelandës së Re, 5. Krijimi i bllokut pacifiktë OECD –së, 6. Forcimi i asociacioneve në mes shteteve të Azisë Juglindore, 7. Kooperimi rajonal në Amerikën Latine.

5.3.1. Integrimet ekonomike nga aspekti territorial Proceset e integrimeve nuk janë çdokund të njëllojta. Ato dallohen sipas specifikave që i kanë, interesave të shteteve që bëjnë pjesë në ato integrime. Territoria;isht shtrihen në të gjitha kontinentet, prandaj, secila syresh përmbanë diçka në vete në saje të faktorëve që e rrethojnë. Proceset e integrimeve ekonomike janë të pranishme në Evropë, në Amerikën Veriore, në Amerikën Latine, në Azi dhe në Afrikë.

Page 48: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

48

5.3.1.1 Integrimet ekonomike në Evropë Në Evropë integrimet më të njohura ekonomike janë Bashkimi Evropian - BE, EFTA, dhe CEFTA.

Bashkimi Evropian (Unioni Evropian).- Pjesa e dytë e shek. XX është epoka kur zënë rrënjë Unioni Evropian. Fillimisht integrohen veprimtari sektoriale, e më pastaj edhe territoriale. Tendencë e këtij integrimi ekonomik është krijimi i kushteve për qarkullim të lirë të mjeteve, të mallit tregtar, të kapitaleve dhe të njerëzve. Në këtë Bashkim integrues arrihet shtimi i suksesshëm i vëllimit të këmbimit tregtar, unisimi i politikave monetare e tjerë. Në vitin 1951 në Paris nënshkruhet marrëveshja për integrimin e kapaciteteve të thengjillit dhe të çelikut, në vitin 1957 bëhet e njohur Marrëveshja e Romës (11, fq.41) për Bashkësinë ekonomike evropiane dhe për Bashkësinë evropiane për energji atomike, ndërkaq në vitet që pasojnë ndodhin marrëveshje tjera, si dhe zgjërim me shtete anëtare të reja, për të formësuar në vitin 1999 Unionin Ekonomik dhe Monetar. Aktualisht në Bashkësinë ekonomike evropiane bëjnë pjesë 25 shtete, me pretendime që numri i tyre të bëhet edhe më i madh.

Vendet anëtare të BE-së janë: Austria, Belgjika, Britania e Madhe, Danimarka, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Protugalia, Spanja, Suedia, Polonia, Hungaria, Estonia, Lituania, Letvia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Malta Qipro.

Bashkimi Evropian është integrimi ekonomik më i madh në botë, si për nga transakcionet tregtare, ashtu edhe për nga shkalla më e lartë e ndërlidhshmërisë. Në të bëjnë pjesë 400 milionë banorë, me një qarkullim tregtar vjetor në vlerë prej ...... Në Union krijohen mundësi më të shquara potenciale për zhvillimin e teknologjive, ndërtohen kritere dhe rregulla për sjellje të anëtarësisë. Për shembull, në vitin 1993 nënshkruhet Marrëveshja e Mastrihtit, në të cilën definohen parimet që duhet t’i arrijnë shtetet për të qenë anëtare të Bashkimit Evropian. Në Marrëveshje bëhen disa përkufizime rigoroze, që kanë të bëjnë me shkallën e inflacionit, të normave të interesit, të deficitit, të borxheve dhe të fluktuimit të valutave. Sipas kësaj Marrëveshje shkalla e inflacionit nuk lejohet të tejkalojë 1,5% nga mesatarja e tri vendeve anëtare të BE (5, fq.165), të cilat kanë shkallën më të ulët të inflacionit në kuadrin e shteteve anëtare të Unionit. Normat e interesit për periudhat afatmesme dhe afatgjata nuk mund të jenë më të mëdha se 2% nga mesatarja e tri shteteve që kanë normat më të ulëta në BE. Deficiti nuk mund të tejkalojë nivelin prej 3% të bruto produktit vendor.Vëllimi i borxheve nuk lejohet të tejkalojë neivein prej 60% të Bruto Produktit Vendor BPV – GDP). Fluktuimi i valutave duhet të sillen sipas përcaktimeve që e bënë Sistemi Evropian Monetar (EMS – European Monetary System).

Përveç tjerash, poltikës industriale në BE i jepet rëndësi e veçantë. Në këtë sektor mund të indetifikohen (15, fq. 156)

EFTA (European Free Trade Association Asociacion Evropian i Tretisë së Lirë)) është themeluar në vitin 1960 në Gjenevë. Eshtë asociacion evropian për tregti të lirë. Themelues kanë qenë Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Suedia, Zvicra dhe Britania e Madhe. Më vonë iu bashkangjiten edhe këto shtete: Islanda, Finlanda dhe Lihtenshtain.

Page 49: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

49

Qëllimi i këtij asociacioni është intensifikimi i këmbimit tregtar, punësimi dhe ngritja e standardit jetësor në vendet anëtare. Që të mos kriohen kundërthënie me BE, në vitin 1993 formohet Hapësira ekonomike evropiane (Europesn Economic Area). CEFTA (Central European Free Trade Agreement – Marrëveshja e Evropës Qëndrore për Tregti të Lirë) është një integrim më i vogël ekonomik, që është formuar në vitin 1992 në Krakov, ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Sllovakia, Hungaria. Më vonë pranohen edhe Sllovenia dhe Rumunia. Nëpërmjet këtij integrimi tentohet eliminimi i barierave doganore në transakcionet në mes këtyre shteteve, si dhe zhvillim më të hoveshem ekonomik.

5.3.1.2. Integrimet ekonomike në Amerikën Veriore Koncepti i integrimeve ekonomike në Amerikën Veriore ndryshon nga koncepti evropian. Në Amerikën Veriore integrimet formale bëhen kryesisht në mes ndërmarrjeve e përfaqësive, e jo në mes shteteve. Edhe integrimet që bëhen midis SHBA dhe Kanadasë janë të karakterit të tillë. Ndër integrimet më të shquara është NAFTA.

NAFTA (North American Free Trade Agrement – Marrëveshja e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë) është themeluar në vititn 1987, ndërsa ka filluar të implementohet dy vite më vonë. Marrëveshja përfshinë tregtinë e lirë në mes SHBA dhe Kanadasë. Në vitin 1992 Marrëveshja zgjerohet me Meksikën. Këtij asociacioni i bashkangjitet edhe Kili, si dhe shtete tjera jugoamerikane. NAFTA është tërësi integrale shumë e ëndësishme në botë. Ka një bruto produkt vendor në vlerë prej më tepër se 6 bilionë dollarë amerikanë ($). Po ashtu në suazat e integrimit ekonomik janë më shumë se 360 milionë konsumatorë, numri i të cilëve veçsa vjen e shtohet. Për nga madhësia ende nuk e ka tejkaluar Bashkimin Evropian. NAFTA zhvillohet nëpërmjet raundeve të bisedimeve dhe në programin e vet bënë përpjekje për eliminimin e tarifave dhe të barierave tregtare, për heqjen e tarifave doganore për një numër të produkteve brenda përmbylljes së periudhës dhjetëvjeçare, ose për heqjen e tarifave për disa produkte bujqësore gjatë periudhëa së ardhshme pesëmbëdhjetë vjeçare. Në strukturën e vet organizative i ka gjashtë komitete, ose grupe punuese, të cilat i mbulojnë lëmenjtë e veçantë, siç janë: qasjet e tregut (kontigjentet, doganat); 2. rregullativat tregtare (mbrojtja, subvencionet); 3. shërbimet (financiare, të sigurimeve, , telekomunikacionit, të transportit); 4. investimet, 5. pronësia intelektuale dhe, 6. zgjidhjet e problemeve të paraqitura. Në Marrëveshjen e NAFTA-s, përveç tjerash, përfshihen edhe këto çështje:

- përforcimi i lidhjeve miqësore në mes kombeve që janë anëtare të këtij asociacioni;

- nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në përmasa ndërkombëtare; krijimin e sigurimit më të madh të tregut për produkte dhe shërbime të prodhuara në shtetet e tyre;

- zvogëlimin e pengesave në relacionet e këmbimit; forcimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të tyre në tregun global;

- krijimin e kushteve më të favorshme për punësim, për ngritjen e kushteve të punës, të standardit jetësor të punëtorëve;

Page 50: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

50

- ndërtimin e infrastrukturës juridike që do të shpie në zhvillim më intensiv dhe në zgjërimin e të drejtave të punëtorëve.

5.3.1.3. Integrimet ekonomike në Amerikën Latine

Për këtë kontinent integrimet ekonomike ballafaqohen me probleme të shumta, si pasojë e moszhvillimit të mjaftueshëm ekonomik, e dallimeve të mëdha në zhvillim në mes të shteteve, nivelet e ulëta të konkurrencës, jostabiliteti politik e tjerë. Megjithëkëte, integrimet ekonomike për nga numri janë të dukshme. Këto janë: ANCOM, ALADI (LAIA), MERCOSUR, CACM, LAES dhe SELA ANCOM (El Pacto Andino – Andean Common Market – Tregu i Përbashkët i Andeve) është themeluar në vitin 1969, ku fillimisht janë përfshirë në nënshkrimin e marrëveshjes pesë shtete: Bolivia, Ekuadori, Kolumbia, Peru dhe Venezuela. Në këtë tërësi integruese ekonomike nuk janë arritur kthesa në zhvillim, as në këmbimin tregtar. Vetëm 5% nga këmbimet e tërësishme të këtyre shteteve realizohen brenda për brenda kësaj madhësie integruese. Për shtetet anëtare janë eliminuar barierat nëpërmjet heqjes së tarifave doganore. ALADI (La Asociacion Latinoamericana de Integracion), ose LAIA (Latin American Intergation Assosiation – Asociacioni Integrues Latinoamerikan) është themeluar në vitin 1980 në Montevideo, si vazhdimësi e asociacionit paraprak, të quajtur ALALC, ose LAFTA (Latin American Free Trade Association – Asociacioni Latino amerikan për Tregti të Lirë). Në të përfshihen njëmbëdhjetë shtete: Argjentina, Bolivia, Brazili, Ekuadori, Kili,Kolumbia, Meksika, Paraguaj, Peru, Uruguaji dhe Venezuela. Ky asociacion është formuar me qëllim të krijimit të një zone, ku do të mbisundonte tretmani ekonomik i preferencialeve dhe më pastaj të formohet tregu i përbashkët. Për shkak të situatave jo stabile ekonomike dhe politike, parashikimet deri tash nuk kanë dhënë rezultate të volitshme. Kjo shihet nga vlera e eksporteve dhe importeve të ndërsjella, të cilat kur është fjala për importe nuk tejkalohet më shumë se 14%, ndërsa eksportet nuk e tejkalojnë 10 përqindëshin. Madje këto vlera të këmbimeve në mes shteteve anëtare realizohen kur janë prezente kriza të ndryshme, ndërkaq në kushtet normale, shtetet tentojnë të bashkëpunojnë me shtete dhe kontinete tjera.

MERCOSUR (El Mercado Comun del Cano Sur, ose ang. Southen Cone Common Market - Tregu i Përbashkët Jugoamerikan është i themeluar në vitin 1991 me nënshkrimine Marrëveshjes në Asuncion të katër shteteve të zhvilluara: Argjentina, Brazili, Paraguaj dhe Uruguaji. Më vonë i bashkangjiten edhe Bolivia dhe Kili. Në këto shtete bëjnë pjesë më shumë se 230 milionë banorë, ose 72% nga popullsia e tërësishme e kontinentit. Po ashtu, edhe për nga sipërfaqja në suazat e integracionit në fjalë ekonomik bëjnë pjesë 77% nga tërë kontinenti, të kjo sipërfaqe është më e madhe për 4 herë se sa Bashkimi Evropian.

Ky integrim ekonomik radhitet në vendin e katërt për nga madhësia, menjëherë pas BE NAFTA dhe ASEAN-it.

CACM (La Integration en Centroamerica – Central American Common Market – Tregu i Përbashkët i Amerikës Qendrore) është një integrim rajonal i Amerikës së Mesme, i themeluar në vitin 1960 në Managvi. Anëtarë të këtij asociacioni janë këto shtete: Guatemala, Hondurasi, Kostarika, Nikaragva dhe Salvadori. Ka tarifë të përbashkët doganore dhe karakterizohet zonë e lirë tregtare. Parashikimet e efekteve nuk

Page 51: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

51

kanë dhënë rezultate, prandaj në vitin 1990 është transformuar në integrimin ekonomik PAECA (Plan de Akcion Economika para Centroamerika – Plani Aksional Ekonomik për Amerikën Qendrore).

CARICOM (The Caribbean Community and Common Market – Tregu i Përbashkët i Karibeve) është themeluar në vitin 1973, në vazhdimësi dhe zëvendësim i CARIFTA (Caribbean Free Trade Assosiation – Asociacioni i Tregtisë së Lirë në Karibe) që ishte i themeluar në vitin 1968. Kjo tërësi integruese bashkëpunon ngushtë me NAFTA, me qëllim të zhvillimit të marrëdhënive tregtare, si dhe për fitimin e tretmanit të preferencialeve për produktet e tekstilit dhe të konfeksionit, të këpucëve, të naftës dhe të disa produkteve tjera. Në kuadrin e CRICOM përfshihern më shumë se 6 milionë banorë, që jetojnë në 14 shtete, anëtare të integrimit ekonomik. Këto janë: Antigva dhe Barbuda, Bahami, Barbadosi, Belize, Dominika, Grenada, Guajama, Montserrati, Surinami, Jamajka, Shën Kittsi dhe Nevisi, Shën Lucija, Shën Vincenti dhe Grenadini, Trinidadi dhe Tobago. LAES (Latin American Ecconomic System – Sistemi Ekonomik Latinoamerikan) është themeluar në vitin 1975, porse asnjëherë nuk ia ka arritur qëllimit lidhur me tejkalimin e integrimeve tjera ekonomike. Në kuadrin e tij bëjnë pjesë 27 shtete, si dhe disa ujëdhesa që kanë tretman të pavarësisë (prej Meksike deri në Argjentinë). FTA (Free Trade Agreement – Marrëveshje e Tregtisë së Lirë) është e lidhur në mes tri shteteve (Meksika, Kolumbia dhe Venezuela) në vitin 1990. 5.3.1.4. Integrimet ekonomike në Azi Në kuadrin e procesit të integrimeve bëjnë pjesë: ASEAN, APEC, AMU, GCC, ECOWAS, SADC. Këto asociacione nuk janë të ndonjë rëndësie të veçantë. Integrimet ekonomike bëhen me qëllim të intensifikimit të marrëdhënive tregtare, të zvogëlimit të tarifave, si dhe të privilegjeve tjera, sikurse në integrimet tjera në botë. Në këtë kontinent gjenden edhe “katër tigrat” (Koreja e Jugut, Tajvani, Singapuri dhe Hong Kongu), shtetet këto që kanë shënuar zhvillim të shquar, por jo nga refleksionet e pjesëmarrjes së tyre në integrimet ekonomike të rajonit. Integrimeve iu bashkohen shtete të ndryshme muslimane, me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike. Kina, një shtet i madh, ka treg individual, por që është duke shënuar trende pozitive të zhvillimit ekonomik. ASEAN (Association of South East Asian Nations – Bashkimi i shteteve të Azisë Juglindore) është themeluar në vitin 1967 me Deklaratën e Bankokut, paraqet një tërësi integrale të rëndësishme ekonomike. Në të bëjnë pjesë këto shtete: Brunei, Filipinet, Indonezia, Laosi, Malwzia, Myanmar (Burma), Singapur, Tajlanda, Vietnami dhe Kamboxha. Tendencat e asociacionit kanë të bëjnë me intensifikimin e zhvillimit ekonomik, si dhe nëpërmjet zvogëlimit të tarifave doganore dhe të ndërrmarrësive tjera deri në vitin 2008 të krijojnë Zonën për tregti të lirë të vendeve të Azisë Juglindore dhe të Pacifikut. Këto vende kanë mundësi relative të bashkëpunimit. Për shembull, alternativë e mundëshme janë projektet e përbashkëta industriale, ku përfshihen edhe projektet

Page 52: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

52

komplementare për zhvillimin e industrisë, që do të thotë se produkte të ndryshme mund të prodhohen nëpër vende të ndryshme, që janë anëtare të integrimit ekonomik.

APEC (Asia Pacific Economic Cooperation – Kooperimi Ekonomiko Kooperues Aziatiko Pacifik) përfshinë 18 vende dhe është themeluar në vitin 1989. Vendet anëtare të këtij asocoacioni janë: Australia, Brunei, Kili, Filipinet, Hong Kongu, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut, Kanada, Kina, Malezia, Meksika, Zelanda e Re, Papua Guineja e Re, SHBA, Singapuri, Tajvani, dhe Tajlanda. Lidhja në mes të shteteve nuk kanë karakter të fortë formal. Qëllim i integracionit ekonomik është krijimi i Zonës së lirë tregtare deri në vitin 2010, si dhe i zonës për investime të anëtarëve të integrimit. Më 1990 formohet nëngrupi i asocoacionit i emërtuar EAEG, përkatësisht EAEC (East Asia Economic Cooperative – Kooperacioni Ekonomik i Azisë lindore), ku nuk bëjnë pjesë SHBA, Kanada, Australia dhe Zelanda e Re).

D 8 ose Delevoping - Eight (Tetë në zhvillim) është një integrim i vendeve muslimane për bashkëpunim ekonomik, që është themeluar në vitin 1997 në Stamboll. Në këtë tërësi organizative bëjnë pjesë: Turqia, Pakistani, Malezia, Indonezia, Bangladeshi dhe Nigeria. Kanë më shumë se 770 milionë banorë, si dhe më se 400 miliardë $ qarkullim tregtar ndërkombëtar brenda një viti.

ACM (Arab Common Market – Tregu i Përbashkët Arab), si grup i shteteve në cilësinë e integrimeve ekonomike, është themeluar në vitin 1964, me vendet pjesëmarrëse: Egjipti, Iraku, Jordania dhe Siria. AL (Arab League – Liga Arabe) ose “Group of 22”, e themeluar në vitin 1990 në gjiun e vet bashkon 21 shtete dhe Palestinën. Në të përfshien politikat zhvillimore, zgjidhja e kontesteve në mes vendeve dhe intensifikimi i bashkëpunimit.

AMU (Arab Maghreb Union – Unioni Arab i Magrebit) është themeluar në vitin 1989, ku bëjnë pjesë pesë shtete: Algjeria, Libia, Maroku, Mauritania dhe Tunisi. Parashikimet e këtyre shteteve përqëndrohen në eleminimin e tërësishëm të të gjitha pengesave në qarkullimin e mallrave, të shërbimeve, të kapitalit dhe të njerëzve.

GCC (Gulf Cooperation Counsil – Këshilli Kooperues i Golfit) është themeluar në vitin 1981 dhe përfshinë këto shtete: Bahrainin, Kuvajtin, Katarin, Omanin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Integrimi është bërë pët qëllime ekonomike dhe politike.

SAARC (South Asian Assosiation for Regional Cooperation – Asociacioni për Kooperime Rajonale të Azisë Jugore) është themeluar në vitin 1985. Qëllimi i integrimit ka të bëjë me promovimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore në mes vendeve anëtare. Në këtë asociacion bëjnë pjesë shtatë shtete: Bangladeshi, Butani, India, Maldivi, Nepali, Pakistani dhe Sri Lanka.

SPARTECA (South Pacific Regional Trade and Economic Cooperation Agreement – Marrëveshja për Tregti dhe Kooperime Rajonale të Azisë Jugore) ka 15 shtete anëtare. Këto janë: Australia, Ishujt Coocoto, Fiji, Kiribati, Ishujt Marshal, Mikronezia, Nauru, Niue, Zelanda e Re, Guinnea e Re Papua, Samoa, Ishujt Salomon, Tonga,Tuvalu dhe Vanuatu. Integrimi ekonomik përfshin tendencat e ngjalljes dhe të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare të Australisë, Zelandes së Re, me një numër të shteteve të vogla nëpër ishujt e Pacifikut.

CIS (Commonwealth of Indipendent States - Komonvelti i Shteteve të Pavarura) është themeluar në vitin 1991, me qëllim të promovimit të marrëdhënieve ekonomike të

Page 53: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

53

vendeve që ishin pjesë përbërëse të BRSS e që e fitojnë pavarësinë. Në këtë integrim bëjnë pjesë 12 shtete anëtare: Armenia, Azerbejxhani, Bjelorusia, Gruzia, Kazahistani, Kirgistani, Moldavia, Rusia, Taxhakistani, Turkmenistani, Ukrajina dhe Uzbekistani. Ekzistojnë edhe integracione tjera dhe grupe ekonomike në Azi, të cilat përkundër strategjive dhe parashikimeve, nuk janë duke dhënë efekte të pritshme.////// 5.3.1.5. Integrimet ekonomike në Afrikë Në kontinentin e Afrikës, gjithashtu janë bërë përpjekje të shumta për krijimin e tërësive integruese ekonomike, ndonëse në përgjithësi nuk kanë pasur rezultate të kënaqshme. Proceset më të njohura integruese ekonomike janë: ECOWAS, AEC, si dhe shumë tjera me madhësi jo aq të rëndësishme. ECOWAS (Economic Community of West African States – Komuniteti Ekonomik i shteteve të Afrikës Perëndimore) është themeluar në vitin 1975 në Lagos dhe në të bëjnë pjesë 16 shtete: Benin, Bjelokosna Obala, Burkina Faso, Gambia, Gana, Guinea, Guinea Bisao, Liberia, Mali, Mauritania, Nigeri, Nigeria, Senegali Siera Leone, Togo, Republika Zelenoterska. Pretendimet e kësaj tërësie integrale kanë qenë formimi i Unionit Doganor dhe më pastaj i tregut të përbashkët. Në mungesë të infrastrukturës ekonomike, kanë ndodhur shtyrje të parashikimeve. Në kuadrin e këtij entiteti (është më i madhi në jug të Sahares në Afrikë, janë 160 milionë konsumatorë.

AEC (African Economic Community – Komuniteti Ekonomik Afrikan) është themeluar në vitin 1991 në Nigeri, ku është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me 51 shtete anëtare afrikane. Sipas kësaj marrëveshje për 30 vjetët e ardhshme shtetet e Komunitetit do të këmbejnë mallra me tarifë të unisuar tarifë doganore, pa përkufizime të posaçme doganore dhe të kontigjenteve të mallrave.

Në Afrikë janë të njohura edhe unione tjera, por që nuk kanë ndonjë rol të posaçëm në fuqinë integruese. Ndër to më të dalluara janë BU (Benin Union – Unioni i Beninit), MRU, PTA e tjerë. 6. Roli i marketingut ndërkombëtar në internacionalizimin e biznesit Internacionalizimi i biznesit paraqet drejtim të mundshëm të rrites dhe të zhvillimit të ndërmarrjes jashtë kufijve të vendit. Për ta bërë internacionalizimin e biznesit, zakonisht duhet të respektohen dhe të përvehtësohen standardet, të merren parasysh nivelet e zhvillimit të teknologjisë, tendencat e zhvillimit të tregtisë ndërkombëtare dhe të zhvillimit të konkurrencës. Duhet kuptuar se për ta internacionalizuar biznesin, patjetër merren parasysh kërkesat komparative të konsumatorëve. Në këtë mënyrë ekziston ndërvarshmëri në mes marketingut ndërkombëtar dhe biznesit ndërkombëtar. Për të shënuar rol të rëndësishëm marketingu ndërkombëtar në internacionalizimin e biznesit, kanë paraprirë disa teori me përparësitë e veta. Internacionalizimi i biznesit mështetet në disa teori dhe praktika.

Teoria e përparësive komparative shfaqet në shek. XX, me një intensitet më të madh në gjysmën e dytë të këtij qindvjetëshi. Meqenëse kjo teori nuk dha përgjigje të

Page 54: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

54

mjaftueshme për proceset bashkëkohore të internacionalizimit të biznesit, zëvendësohet me dia modele që paraqesin teori të reja dhe më të avancuara. Këto modele janë:

- Modeli i Harvard Business School, - Modeli i investimeve direkte, - Modeli i P. Drucker dhe, - Modeli i Stefan H. Robock.

Në vitet e gjashtëdhjeta fillohet të kërkohet shpjegim i ri për definimin e produktit, për konceptin e produktit dhe ciklin jetësor të produktit në treg. Këtë model, që nga vitet e ’60 e ndërtojnë dhe hulumtojnë ekspertët e Shkollës së Biznesit të Harvardit (Harvard Bussiens School). Ekonomitë e zhvilluara rëndom tentojnë që cikli jetësor i produktit në treg të jetë sa më i shkurtër, ndërkaq, e kundërta mbizotëron tek ekonomitë e pazhvilluara, ku ndërmarrjet janë të prirura për afate më të gjata të ciklit jetësor të produktit në treg. Për të dy grupacionet kjo është pasojë e kushteve të volitshme materiale, të teknologjive të sofistikuara, e resurseve të begata të ndërmarrjeve, si dhe mangësia e këtyre faktorëve, për çka përcaktimet kanë të bëjnë për qëndrueshmëri më të shquar të produkteve në treg, përkatësisht në pëlqimin e tyre nga konsumatorët. Është i rëndësishëm modeli i investimeve në botën e jashtme. Investimet në botën e jashtme, të llojit të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, parqesin impuls të zhvillimit të biznesve në mjedisin ku realizohen investimet, por edhe në investuesin, i cili para se ta ndërmerrë këtë aksion, i bënë parallogaritë, me të gjithë aparmetrat e duhur. Rol të veçantë merr teoria e investimeve direkte në botën e jashtme. Peter Drucker zhvillon një model, i cili ndyshe mund të emërtohet modeli i “ndarjes transnacionale e prodhimit” (production sharing koncept). .....

Ky model përfshin internacionalizimin e biznesit, ku rëndësi të veçantë kanë fazat e zhvillimit. Internacionalizimi i biznesit nuk mund të bëhet përnjëherë, në mënyrën ad-hoc, por, është një proces i tërë i planifikimit afatgjatë Në kët kontekst bënë pjesë internacionalizimi i ndërmarrjes, që e ka kuptimin e një procesi evolutiv. Në këtë proces shfaqet aftësia planifikuese e ndërmarrjes, me qëllim që të arrijë nivel optimal të rritës dhe të zhvillimit në përmasa ndërkombëtare. Nëpërmjet këtij modeli shpjegohen rëndësitë e kombinimit të faktorëve të prodhimit që janë në rritje në relacione ndërkombëtare.

Stefan H.Robock kontrukton “modelin e gjeobiznesit”, i cili përfshinë parimet themelore të biznesit ndërkombëtar, që kanë ndërvartësi gjeografike, të mënyrave të organizimit të bizneseve, të eleminimit të dobësive e tjerë (16, f. 28).

Në të gjitha këto modele marketingu ndërkombëtar ka rol të shquar, ngase mundëson trasimin e rrugëve të ndërmarrjeve të orientuara në tregjet e huaja, duke iu siguruar informacione relevante për mjediset e synuara, për konkurrencën, për standardet që duhet t’i përmbajnë ofertat dhe për ndryshimet e sjelljeve të konsumatorëve.

Internacionacionalizimi i ndërmarrjes, përkatësisht i biznesit të saj kalon nëpër pesë faza. Këto rangohen në këtë mënyrë:

1. Faza para eksportuese, 2. Angazhimi i kohë pas kohshëm, 3. Angazhimi i limituar, 4. Angazhimi aktiv dhe, 5. Angazhimi i plotë.

Page 55: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

55

Faza para eksportuese karakterizohet me punët parapërgatitore, kur ndërmarrja nuk ka filluar të eksportoi, por bënë përgatitjet për eksportim, hulumton tregun me forca të veta, ose nëpërmjet ndonjë ndërmjetësuesi.

Angazhimi i kohë pas kohshëm paraqet fazën e dytë të internacionalizimit të ndërmarrjes dhe të biznesit. Herë pas herë ndërmarrja eksoprton sasi të caktuar të produkteve dhe të shërbimeve, me tendencë që në vijim të eksportojë edhe kontigjente tjera.

Angazhimi i limituar ka të bëjë me aktivitete të pjesësshme, ngase nuk janë ndërtuar ende konceptet e plota, ose ekzitojnë probleme të natyrave të ndryshme, sfida të karakterit limitues.

Angazhimi aktiv, kur ndërmarrja në mënyrë aktive merr pjesë në eksport. Mund të tejkalohet orientimi policentrik, nga synimet për të plasuar produktet dhe shërbimet nënumër më të madh të tregjeve.

Angazhimi i plotë është faza e pestë dhe më e avancuara. Ndërmarrja kryesisht është e orientuar në tregjet e huaja. Në këtë fazë marketingu ndërkombëtar, teknologjia kanë rol të posaçëm. Vjen në shprehje alokacioni i resurseve, i kapitalit e tjerë. Marketingu ndërkombëtar është i lidhur në afirmimin e qasjeve dhe të veprimeve. Në fokusin e rolit të tij ka dy çështje:

1. realizimin e suksesshëm të biznesit konkret nëpër tregjet e huaja, 2. analizën e tendencave dhe të instrumenteve ndërkombëtare. Nxitjen e biznesit ndërkombëtar e bënë marketingu ndërkombëtar dhe financat.

Financat janë kategori e domosdoshme në implementimin e marketingut. Në marketingun ndërkombëtar krijohen shpenzime, ngase përfshihen së paku pesë fusha kërkimore. Këto fusha mund të klasifikohen në këtë mënyrë:

- duhet të mendohet a duhet të ndryshohet biznesi jashtë vendit; - nëse vendos kompania të depëtojë jashtë, duhet të bëjë selekcionimin e tregjeve të

huaja; - mënyra e prezantimit të biznesit në tregjet e huaja; - me cilin program të veprojë, me diferencimin e portfoliove me aktivitetin e

aspektit struktural; - organizimi i marketingut. Shqyrtimi i aktiviteteve nëpër këto fusha venë në pah se lidhur me

internacionalizimin e biznesit bëhen ndërlidhjeve të aktiviteteve që ushtrohen nëpër faza, duke filluar nga ideja dhe formimi i konceptit, hulumtimet për piketimin e tregut, seleksionimin dhe përzgjedhjen e tregjeve të synuara. Në vazhdimësi, duke i shfrytëzuar infoamcionet relevante definohet biznesi i ndërmarrjes (nëse është në themelim), modifikohet, duke i marrë për bazë kornizimet e portfoliove të prodhimit. Për të gjitha këto aktivitete të zhvilluara nëpër faza nevojitet organizim adekuat i aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar, për të qenë në gjendje t’i kryejë detyrat sipas specifikave që ekzistojnë në tregje dhe në ndërmarrje.

Page 56: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

56

7. Manaxhimi i marketingut ndërkombëtar Philip Kotler manaxhimin e marketingut e definon në këtë mënyrë (18, fq. 9): “Manaxhmenti i marketingut është art dhe shkencë e zgjedhjes së tregjeve të piketuara, si dhe gjetjes, mbajtjes dhe rritës së konsumatorëve përmes krijimit, shëprndarjes dhe komunikimit të vlerave superiore tëkonsumatorëbe.” Manaxhimi imarketingut ndërkombëtar, njëkohësisht, e ka cilësinë edhe të manaxhimit të biznesit ndërkombëtar. Në veçanti manaxherët kanë rol të posaçëm. Manaxherët bashkëkohorë krijojnë, mbajnë dhe orientojnë iniciativa, si dhe marrin vendime konkrete. Vendimet mund të jenë të dobishme, funksionale, unike. Manaxherët duhet të jenë me orientime në përmasa ndërkombëtare. Sa më shumë penetrohet në tregje të jashtme, mund të ndodhin pengesa dhe surpriza të padëshirueshme. Për t’i tejkaluar këto, manaxheri duhet të jetë i përgatitur dhe fleksibile për shumë çështje. Me këtë kuptohet si më poshtë:

- ekspertët vendimet i mbështesin në parime dhe në metodologji përkatëse, - statusi profesional arrihet në bazë të rezultateve; - manaxheri bashkëkohor duhet t’i respektojë parimet e etikës dhe të mbrojë

klientët e vet. Manaxheri duhet t’i plotësojë këto kritere:

• imixhi i punës së tij, • shfrytëzimi i qasjeve strategjike, • trajtimi sistematik i mjedisit, • shpejtësia e reagimit në mjedis, • fleksibiliteti i strukturës organizative, • komunikimi i biznesit dhe kontrollit. • Orientimi ndërmarrës, • Joshja e njerëzve kreativ, • Ndjekja e ndryshimeve teknologjike, • Raporti naj informacionit, • Ballfaqimi ofansiv me konkurrencën e tjerë.

Është e natyrshme që në fokus të jetë manaxheri, person që i manë përgjegjësitë për realizimin e proceseve të marketingut ndërkombëtar. Për t’iu përgjigj detyrës dhe misionit, duhet të ketë afinitet për punë, mbi të gjitha përvojë dhe vullnet për përballimin e sfidave. Për të gjitha këto e dëshmon puna e deritashme dhe të arriturat me rezultate konkrete. Këto veçori i shfaq imixhi i identifikuar me punën e tij. Efektet në manaxhim mbështetjen duhet ta kenë në strategjitë, në qasje dhe taktika të zgjedhura, më të avancuara, të cilat me shkallën e lartë të fleksibilitetit mundësojnë hapje të rrugëve për të arritur deri të objektyivat e shestuara. Mjedisi është epiqendër e aktiviteteve të të gjitha llojeve, e në veçanti të marketingut (kërkimet, informacionet), ngase në të gjenden konsumatorët. Varibalet e pakontrolluara ndryshojnë, siç ndryshojnë edhe sjelljet e konsumatorëve, prandej është e domosdoshme që sistematikisht të nanalizohen mjediset, ngjerjet që ndodhin në të, për të qenë në gjendje që manaxherët të ndjekin konkurrencën, nivelin dhe ndryshimet e saj. Pa trajtime sistematike, manaxhimi i marketingut ndërkombëtar e merr diemnsionin e inercionit dhe të vjetërsisë së akcioneve.

Page 57: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

57

Nuk është e mjaftueshme vetëm shqyrtimi sistematik i mjedisit, por me rëndësi të veçantë është dinamika e theksuar, që në vehte përmban shpejetësin e reagimeve, si një prej formave të efikasitetit në procesin e manaxhimit. Manaxherët janë persona të begatuar me shumë virtyte. Përveç tjerash duhet të posedojnë aftësi për ndryshimin e qasjeve organizative, ngase sipas situatave shtrohet nevoja që organizimi të ketë kahe adekuate, për t’u ballfaquar me realitete të reja. Shkalla e lartë e fleksibilitetit është pararojë e ldierizmit dhe e avantazheve. Natyrisht, fleksibiliteti duhet të implemntohet në situatat e duhura, duke mos e devalvuar për momentet e panevojshme. Manaxheri dhe proceset e manaxhimit të marketingut ndërkombëtar duhet të përmbajnë potencial dhe strukturë të komunikimeve të nevojshme. Komunikimi i biznesit është një prej veçorive, të cilën e trajton manaxheri. Në kushtet e ballafaqimit me palë të profileve të ndryshme në aktivitetet e marketingut ndërkombëtar, haset në shumëçka, që shpeshherë mund të jenë të befasishme. Manaxhimi është person që i mbizotëron filozofitë e komunikimit, racionalitetin, elokuencën dhe efektet e pritura. Një prej vetiove është dimensioni i kontrollit, në cilësinë e veprimit të pandërprerë për kontrollin, ekzaminimin e të gjitha aktiviteteve nëpër faza që e përbëjnë procesin e tërësishëm. Manaxheri mund të konsiderohet person operativ, që mbizotëron me situatat dhe me proceset që i organizon vet dhe përfundimisht i kontrollon. Manaxheri dhe ndërmarrësi nuk janë identik nga aspekti i kryerjes së punëve dhe i përgjegjësive. Megjithatë, manaxheri duhet të ketë orientim ,kurajo, guxim dhe afinitete të ndërmarrësit. Në praktikë është e mundur që ndërmarrësi të jetë njëkohësisht edhe manaxher. Manaxheri paraprihet nga filozofitë e biznesit, me qëllim të shënimit të rezultatve sa më të mira. Është e pamundur që në cilësin e të vetmuarit tyë arrijë hapa të konsiderueshëm në biznes. Për këtë arsye duhet të ketë strategji dhe taktika përkatëse, me të cilat i joshë bashkëpunëtorët, palët, për të qenë në esencën e problemit. Në këtë mënyrë thellohet vetbesimi të akterët që gjenden ose do të hyjnë në proceset e biznesit, si dhe besimit i ndërsjellë bëhet më i qëndrueshëm. Iritimi i njerëzve prodhon rezultate negative në punë, ndërkaq joshja është mjet që i përshpejton ëproceset në kahe pozitive. Manaxheri nuk mund të bazohet vetëm në kapacitetet teorike, të aftësisë së veprimeve, por që nevojitet kombinim dhe përdorim i faktorëve tjerë. Faktori teknologjik e fisnikëron prodhimin, por edhe aktivitetet tjera. Teknologjia është e arritur e pakrahauseshme në botën bashkëkohore. Me dinamikë të shpejtuar pëson ndryshime, falë zbulimeve dhe të arriturave teknike e shkencore. Këto ndryshime duhet t’i ndjek manaxheri, jo për të qenë në dijeni për to, por të vepruar sipas shkallëzime të arritura teknologjike. Teknologjitë e sofistikuara mundësojnë prodhim të produkteve të reja, me cilësi të lartë, të cilët konsumatorët në relacionet ndërkombëtare gjithnjë dëshirojnë të jenë në kontakt dhe t’i blejnë ato. Rëndësia e informacioneve tash është bërë e padiskutueshme. Vlerat e tyre krahasohen me materien dhe me energjetikën. Si të tilla për manaxherin e marketingut ndërkombëtar, janë burime të pazëvendësueshme me asgjë tjetër. Manaxheri mbanë raporte korrekte me burimet e informacioneve, për t’i shfrytëzuar me rastin e marrjes së vedimeve në marketingun ndërkombëtar. Informacionet zbardhin problemet dhe hapin horizonte, ku krijohet arenë e hapur në të cilën mund të veprohet me vetdije dhe me siguri më të plotë.

Page 58: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

58

Tregjet janë të përmbushura me oferta nga më të ndryshmet. Këto nuk janë gjë tjetër, përveç konkurrencë e sublimuar dhe dalur në shesh. Është imperativ për manaxherin që të ketë ballfaqim aktiv me konkurrencën, me çka nënkuptohet se duhet të ndërmerrë çdo gjë që është e mundur e të ecën krah për krah me konkurrencën ose eventualisht ta tejkalojë atë. Raporti pasiv me konkurrencën është një lloj lodhje sa për të mos pësuar përfundimisht nga ky fenomen. Ky ballfaqim nuk mund të krahasohet me ballafaqimin aktiv me konkurrencën në tregjet e ndryshme të huaja. Veçoritë e manaxherit në marketingun ndërkombëtar e përbëjnë strukturën e manaxhimit të marketingut ndërkombëtar. Në të përfshihet të gjitha fazat e manaxhimit, siç janë analiza, planifikimi, implementimi, kontrolli, veprime këto që të gjitha i nënshtrohen organizimit të veçantë, sipas specifikave që i ka secili aktivitet dhe aksion. 8. Strategjitë e manaxhimit të marketingut ndërkombëtar Zhvillimi dhe implementimi i marketingut ndërkombëtar mbështetjen e ka në strategji përkatëse, faktikisht në planifikimin strategjik. Duke pretenduar në parashikime aftagjata, domosdoja bëhet më e madhe për veprime strategjike. Strategjitë e manaxhimit të marketingut ndërkombëtar mbajnë një reputacion qendror, me qëllim të realizimit të objektivave të parashtruara. Ndryshimet nëpër mjedise janë të përhershme. Asnoff, qysh në vitin 1950 determinon parashikimet e tendencave, të shitjeve, të kostove, për t’i dhënë hapësirë marketingut strategjik një dekadë më vonë, ku marketingut merr pozicion parësor, ndonëse sistemi i marketingut nga planifikuesit ende shikohej me skepticizëm (17, fq. 223).. “Marketingu strategjik studjon mënyrën se si ndërmarrja sillet ndaj konkurrencës; në cilin treg apo segment tregu, me cilin produkt (imitim apo rinovim), sipas cilës sekuencë (të jetë i pari apo të presë njëherë që kërkesa të realizohet prej të tjerëve”(17, fq. 225). Në suazat e marketingut strategjik përfshihet rëndësia që iu kushtohet konsekuencave afatgjata, nevoja e përdorimit të elementeve të informacionit të ndërmarrjes që kanë të bëjnë me resurset e saj, personelin, përvojën e tjerë, njohjen e pozicionimeve të ndryshme që kanë rol parësor, siç mund të jenë produktet, tregjet, imixhi i markave e të ngjashme, përdorimi i njëkohshëm i marketingut strategjik në nivele të ndryshme të ndërmarrjes apo në fusha të tjera strategjike. Meqë strategjitë e marketingut mundësojnë përballimin e ndryshimeve të mjedsit, këto luajnë një rol të rëndësishëm në manaxhimin strategjik. Po të vehen në spikamë ndryshimet e marketingut strategjik dhe drejtimit (manaxhimit) strategjik, mund të kuptohen dallimet dhe përbashkësitë e tyre. Tab. Ndryshimet midis marketingut strategjik dhe drejtimit të marketingut Ndryshimet Marketingu strategjik Manaxhimi i marketingut Kuadri kohor Vendimet kanë pasoja

afatgjata Veprimet kanë interes vjetor

Orientimi Deduktiv Induktiv Procesi i vendimit Kryesisht nga poshtë lartë Kryesisht nga lartë poshtë Relacioni me mjedisin Mjedisi konsiderohet

dinamik, në ndryshim të Mjedisi konsiderohet stabel dhe me lëkundje të rastit

Page 59: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

59

vazhdueshëm Sensibiliteti i shanseve Kërkimi i vazhdueshëm i

shanseve të reja Kërkimi me raste i shanseve të reja

Sjellja e organizatës Kërkimi i energjisë midis elementeve përbërës të organizatës, si horizantalisht ashtu edhe vertikalisht

Kërkimi me objekt njësinë e decentralizuar

Natyra e punës Nevoja e një shkalle lartëkrijueshmërie dhe origjinaliteti

Nevoja për pjekuri, eksperiencë dhe orientim drejt kontrollit

Stili i lidershipit Nevoja e një perpsektive proaktive

Nevoja e një perspektive reaktive

Misioni Kërkimi i fushave të aktivitetit që duhet të privilegjohen

Ka për objekt drejtimin e një fushe të dhënë të aktivitetit

Burimi: S.C.Jain (1983), The Evolution, of Strategic Marketing, Journal of Business Research,11, 4, 409-425, e përfshirë në librin Marketing, (sipas fusnotës 17). Autorët Wilson&Gilligan6, rreth manaxhimit të marketingut strategjik konsiderojnë Njëkohësisht7 Nëpërmjet strategjive të marketingut ndërkombëtar8 Sipas Perlmutter-it (1995), ekzaminimi i arsyeve pse firmat nuk kanë manaxhuar tregjet ndërkombëtrare në mënyrë efektive, janë identifikuar nëntë paaftësi në manaxhmentin ndërkulutror të cilat kanë quar në dështim përgjatë një shtritje të gjerë tregjesh vendore. Ai definoi këto paaftësi bërthamë si ‘pako e aktiviteteve dhe aftësive manaxheriale që janë të shpërputhura në një shumëllojshmëri vendesh ku firmat bëjnë biznes.

Tri të parat janë në raport (ndërraport) dhe kanë të bëjnë me dështimin të drejtuar në treg.

1.; paftësia për të gjetur Po ashtu,9 6 Richard M.S. Wilson, Colin Gilligan, Strategic Marketing Management, Elsevier, 2003, f… 7 Ibidem, f. 8 Isobel Doole and Robin Lowe,International Marketing Strategy, fourth edition, Thomson, 2004, f.28. 9 Ibid, f…

Page 60: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

60

Në këtë kontekst10gjghkhkjh 9. Shkallëzimi i zhvillimit të marketingut ndërkombëtar Ndërmarrjet janë qeliza të ekonomisë. Secila syresh, pa marrë parasysh çfarë veprimtarie ushtrojnë, me rastin e themelimit të tyre, e definojnë programin e prodhimit apo të ndonjë sektori tjetër dhe programi të përkojë me kapacitetet e instaluara. Natyrisht, ndërmarrjet në statutin e tyre i përcaktojnë orientimet e biznesit, pra, a të punojnë vetëm për tregun vendor, apo në mënyrë të kombinuar, ose eventualisht tërë potencialin ta angazhojnë për tregun e huaj. Në këtë mënyrë, sipas përcaktimeve të gjera, zgjedhen metodat, strategjitë dhe taktikat, të cilat përkojnë me specifikat nëpër tregjet përkatëse. Sikurse në vend, po ashtu, edhe në inkorporimet në relacionet dhe rrjedhat e bashkëpunimit me botën, ndërmarrja ka tërësinë e vet organizative, të cilën e vënë në veprim të pandërprerë. Ndërmarrjet zhvillohen dhe rriten hap pas hapi, që do të thotë se zeniti i suksesit nuk mund të arrihet përnjëherë. Në zhvillimin e saj ndërmarrja rrugëton nëpër faza, rëndom duke u afirmuar fillimisht në tregun vendor. Për etapat e mëtejme, sidomos me orientim të biznesit në tregjet e huaja, ndërmarrja kalon nëpër etapa të ndryshme, si shkallëzime, të rradhitura si më poshtë (2. fq. 46-51):

1. Shitja në tregun nacional, 2. Eksporti i kohpaskohshëm, 3. Eksporti i përhershëm, 4. Eksporti kryesisht i orientuar, 5. Prodhimi i liçencave në botën e jashtme, 6. Prodhimi kontraktues në botën e jashtme, 7. Prodhimi montues në botën e jashtme, 8. Prodhimi kooperues ndërkombëtar, 9. Investimete përbashkëta në botën e jashtme, 10. Repartet vetjake prodhuese në botën e jashtme. Shitja në tregun vendor.- bëhet nga ndërmarrjet e themeluara, të cilat tërë

potencialin, resurset i manaxhojnë me qëllim të plasimit të produkteve dhe të shërbimeve në tregun vendor. Ndërmarrjet në fjalë biznesin e orientojnë në tregun e vendit për shkak të leverdive që i gjejnë në te, ose në fazën fillestare iu mungon përvoja e duhur për penetrim në tregjet e huaja. Megjithatë, nuk është fjala për aftësinë apo mos aftësinë e tyre për hyrje në tregje të huaja, por ekskluzivisht mungon interesimi për ato tregje, pasi që kanë kërkesa të mjaftueshme në suazat e tregut vendor, ku me sukses i realizojnë objektivat e parashtruara. Meqë në këto orientime mbizotëron parimi ekonomik i përqëndrimit të biznesit në ekonominë kombëtare, marketingu ndërkombëtar në aspektin formal nuk i shënon as fillet e aktiviteteve të veta. Në aspektin tjetër, nuk mund të thuhet 10 Ibid. f…

Page 61: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

61

se marketingu ndërkombëtar nuk është i kyçur, ndonëse jo në mënyrë aktive. Sepse asnjë ndërmarrje në kushtet bashkëkohore dhe të globalizimit nuk mund të programojë veprimtarinë e vet vetëm për treg vendor. Së këndejmi, edhe orientimi vendor ballafaqohet me konceptet e marketingut, koncepte këto që mund të involvohen edhe në rrjedhat ndërkombëtare.

Eksporti i kohëpaskohshëm.- realizohet nga ndërmarrjet me biznesin e afirmuar tentojnë të zgjerohen edhe në tregjet e huaja. Në këtë koncept aktivitetet biznesore janë të kombinuara për tregun vendor dhe për atë të huaj. D.m.th. ofertat plasohen në tregun nacional, por herë pas here edhe nëpër tregje të huaja. Depërtimi në tregjet e huaja i ka arsyet e veta. Ndodh për shkaqe të stimulimit të eksporteve, madje kur ndërmarrjet kanë të drejtën të fitojnë të drejtën e importeve për lëndë të para, pajisje e tjerë. Eksporti i herë pas hershëm motivohet edhe për shkaqe tjera, si për shembull perfeksionimi i ofertave, si një imponim që del nga konkurrenca e ashpër ose për ndonjë shkak tjetër. Në këtë nivel fillon shkallëzimi i parë i implementimit të marketingut ndërkombëtar dhe kjo fazë është e karakterit të marketingut eksportues, që ka lidhshmëri me parimin policentrik. Në këtë fazë punët e eksportit kryhen me ndërmjetësues, siç ndodh edhe me aktivitete tjera kërkimore, të distribuimit, të promocionit e tjerë. Eksporti i përhershëm.- përmban shkallën e tretë të zhvillimit të formave të marketingut ndërkombëtar. Është fjala për përcaktimin ekskluziv të ushtrimit të biznesit me orientim për në tregjet e huaja. Për këtë orientim ndërmarrjet kanë arsyet e veta të natyrës politike, strategjike, të biznesit, që synojnë penetrimin e plotë në tregun ndërkombëtar. Në programin e tyre të prodhimit definojnë produktet dhe shërbimet, të cilat paraqesin marka të shquara dhe që mund t’i bëjnë ballë konkurrencës së pranishme në tregun e huaj. Ndërmarrjet të cilat biznesin e mbështesin në marketingun ndërkombëtar, një pjesë të investimeve e avancojnë nëpër tregjet e huaja, ngase e përforcojnë pozicionin, duke bërë eksportim të theksuar, kontinuel dhe të gjithanshëm. Prodhimi i liçencave.- është shkallë më e lartë në krahasim me tri nivelet paraprake. Në kushte bashkëkohore, këmbimi ndërkombëtar i mallit, madje këmbimi i diturive (know how), me çka nënkuptohet se prodhimi i liçencave në botën e jashtme ka mbështetje dhe përfshinë diturinë, teknologjinë, marketingun, manaxhimin e tjerë. Vend parësor zënë dituria tekniko-teknologjike. Me shitjen e liçencës ndërkombëtare, prodhuesi, megjithatë, nuk heq dorë nga tregu i huaj. Prodhimi montues në tregun e huaj.- është shkallëzim vijues i zhvillimit të marketingut ndërkombëtar. Derisa në prodhimin e liçencës është fjala për eksportin e diturisë tekniko-teknologjike, të prodhimi montues kemi të bëjmë me një pjesë të bartjes së prodhimit në tregun e huaj, pra, vetëm me aktivitetet e montimit. Kjo formë e veprimtarisë, organizohet sipas parimit dhe me qëllim të specializimit të punëve montuese, për të arritur efekte më të dukshme financiare në tregun e huaj. Me këtë formë të biznesit merren ndërmarrje të tëra, të cilat me specializime të përsosura, me stafe të aftësuara e të përgatitura mirë, janë efikase në ushtrimin e punëve prodhuese-montuese. Prodhimi kontraktues në tregun e huaj.- Sikurse edhe me rastin e montimit, prodhimi kontraktues bazohet në kooperim ndërkombëtar prodhues. Prodhuesi i produkteve e shton programin e vet të prodhimit, porse nuk i shton investimet. Këtë e bënë sepse e shfrytëzon fuqinë e lirë punëtore, kushtet tjera që janë të favorshme dhe në mënyrë të terthortë i shet produktet e veta në tregun e huaj. Interesat e bashkëpunimit prodhues janë të drejtuara në arritjen teknike, të diturisë (know how), të diturisë së huaj. Ato janë të lidhura me sigurimin e importeve të materialit riprodhues, të lëndëve të para,

Page 62: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

62

me qëllim që kapacitetet të shfrytëzohen më mirë, ndërsa problemet rreth plasimit të mallit brenda vendit bëhen më të vogla. Prodhimi kooperues ndërkombëtar.- Është i lidhur me specializimin e ndërsjellë të procesit të prodhimit, si dhe me dërgimin e pjesërishëm të produkteve finale nëpër tregjet përkatëse. Me këtë formë realizohet këmbimi i njohur teknik, niveli i lartë i specializimit të prodhimit, seritë më të mëdha të prodhimit, shpenzimet më të vogla që mundësojnë shkallë të lartë të shfrytëzimit të kapaciteteve, ndikojnë në shtimin e produktivitetit, në sigurimin e importit të pjesëve të ndërrimit, madje mundësohet eksportimi i pjesëve të prodhuara në vend e tjerë. Investimet e përbashkëta në tregun e huaj (joint venture).- Pas Luftës së Dytë Botërore kanë ardhur në shprehje forma cilësore të bashkëpunimit në mes shteteve të ndryshme, si p.sh. prodhimi i përbashkët, investimet e përbashkëta, rrisku dhe fitimi i përbashkët, politikat e përbashkëta të zhvillimit të ekonomive nëpër fusha të gjera e tjerë. Njëra ndër format kryesore është edhe investimi i përbashkët në botën e jashtme. Me këtë shkallëzim reflekton bashkëpunimi financiar i biznesit, ku përfshihen partneriteti prodhues, joint venture, ose jonit-business-venture është formë e veçantë e bashkëpunimit prodhues, që bazohet në investimet e përbashkëta, në realizimin e efekteve dhe të riskut të përbashkët. Partneriteti shfaqet nëpërmjet investimeve të para, në pajisje, në dituri (teknika ose organizimi know how), ndërsa ndërmarrjet që përcaktohen për investimet e përbashkëta në botën e jashtme, heqin dorë nga orientimi i biznesit eksportues, përkatësisht nga marketingu eksportues, pasi që funksioni i prodhimit bartet në botën e jashtme. Kjo strategji orientohet në një nivel më të lartë dhe emërtohet strategjia e marketingut shumëkombësh. Të gjitha këto forma mbështetjen e kanë në konceptet e veta. Bie fjala, nëpërmjet joint venture ndërmarrja është e motivuar ta zgjërojë veprimtarinë për tregje të reja, duke e shtuar prodhimin e njëjtë, ose duke e kompletuar prodhimin, madje duke e përmirësuar furnizimin me lëndë të para, me gjysmëprodukte të nevojshme, për shtimin e prodhimit në ndërmarrjen amë, ku me shfrytëzimin e njohur të teknologjive të avancuara, me shfrytëzimin e fuqisë punëtore më të lirë, shfrytëzimin e mungesës eventuale të kapitalit jashtë vendit arrihen mundësi për rezultate më të mira. Partnerët kanë motive të ndryshme, si për shembull: zgjerimi i prodhimit ekzistues, implementimi i prodhimit të ri, vazhdimi i prodhimit të filluar, qasja në përfitime, në teknika dhe në kapital për shfrytëzimin e resurseve të vendit. Reparti vetjak i prodhimit në botë.- është rezultat i strategjisë të përvetësuar të marketingut shumëkombësh. D.m.th. ndërmarrja merr vendim për themelimin e repartit apo të reparteve prodhuese nëpër vende të ndryshme. Marketingu ndërkombëtar është koncept që përfshinë edhe lokacionin e prodhimit dhe importimin e kapitalit në vendet e pazhvilluara. Nëpërmjet importit tentohet të realizohet industrializimi i shpejtuar. Mirëpo, nëse prodhimi alokohet jashtë vendit, atëherë nuk eksportohet mall si të marketingu eksportues, por eksportohet dituria teknike dhe kapitali prodhues. Shkalla më e lartë dhe e fundit përmbahet nga mbështetja në marketingun transnacional. Kjo arrihet nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta, kooperimit, zgjërimit dhe të funksionimit, me qëllim të ndarjes globale të punës dhe të këmbimit global të mallit dhe të diturisë.

Page 63: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

63

10. Politika dhe funksionet e marketingut ndërkombëtar Marketingu ndërkombëtar i ka politikat e veta. Me politikën e marketingut ndërkombëtar nënkuptohet përcaktimi i orientimeve për të depërtuar dhe për t’u kyçur në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Politikat janë fleksibile dhe të adaptuara me gjendjen nëpër tregje të huaja dhe të mundësive që i posedon ndërmarrja. Ndërmarrjet me orientime ndërkombëtare i kanë synimet e veta, të eksportojnë, ose të implementojnë ndonjë formë tjetër të rëndomtë apo të lartë të bashkëpunimit. Për çfarëdo forme të bashkëpunimit, definohet politikë e veçantë, në harmoni me specifikat ekzistuese nëpër mjediset e caktuara ndërkombëtare. Politika e marketingut ndërkombëtar është bazament i biznesit në relacione të gjera ndërkombëtare, e cila shërben si udhërrëfyes në suaza të bashkëpunimit në mes të shteteve dhe tregjeve të ndryshme, ku marketingu ndërkombëtar i reflekton funksionet përkatëse. Funksione kryesore të marketingut ndërkombëtarë janë:

- kërkimet e marketingut ndërkombëtar, - planifikimi dhe zhvillimi, si dhe lancimi i ofertës në tregje të huaja, - bashkëpunimi në forma të tjera të veprimit.

Kërkimet e marketingut ndërkombëtar.- Janë çështje kyçe, me përfshirje të

shumta të specifikave që dallohen nga marketingu bazik. Në kuadrin e kërkimeve vjen në shprehje Marketingu komparativ, me qëllim të hulumtimit të mjediseve të ndryshme, të segmenteve të tregjeve në ato mjedise, të dallimeve në mes tyre dhe karakteristikave që përbëjnë ndonjë tërësi integrale. Aktivitetet kërkimore përshkohen me metoda, me qasje dhe me taktika për të grumbulluar të dhëna, informacione relevante e të argumentuara, me të cilat ilustrohet, identifikohet gjendja nëpër mjedise dhe tregje. Për të arritur deri të blerësit, përkatësisht deri të dhënat dhe informacionet fundamentale lidhur me ta, është rrugë e vështirë dhe e ndërlikuar.

Mjediset karakterizohen me veçori të ndryshme, me tipare deri diku të ngjashme ose plotësisht të diferencuara nga mjediset tjera. Së këndejmi, aktivitetet kërkimore marrin përmasa të ndërlikuara dhe të ndjekura me rreziqe dhe me befasi të papara. Funksionin e kërkimeve të marketingut ndërkombëtar mund ta realizojnë ekspertët që kanë njohuri nga ky lëm, që kanë përvojë dhe janë në gjendje të zbatojnë metodat e mirëfillta kërkimore. Planifikimi i zhvillimit dhe i lancimit të ofertës.- është funksion tjetër i rëndësishëm i marketingut ndërkombëtar. Natyrisht, në këtë rast është fjala për produktin, çmimin, distribucionin dhe promocionin, pra, për instrumentet e marketingut miks ndërkombëtar. Produktet duhet gjithsesi të jenë të planifikuara dhe zhvilluara me rigorozitet të plotë, duke poseduar atribute cilësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mundësohet lancimi i suksesshëm, si dhe cikli jetësor i produktit në tregje të huaja, me qëndrueshmëri meqë të theksuar në kushtet e konkurrencës. Cilësia më e lartë e produkteve të destinuara për tregje ndërkombëtare, është rezultat i konkurrencës së zhvilluar, si dhe i sjelljeve të konsumatorëve, sidomos në mjediset ku ekziston fuqi blerëse më e shquar. Njëkohësisht, elementet tjera që përbëjnë ofertën (çmimi, distribucioni dhe promocioni), sa do që në parim janë si refleksione e marketingut miks vendor, megjithate, për shkak të cilësive, veçorive, tipareve të ndryshme që ekzistojnë në mjedise dhe në tregje të huaja, këto

Page 64: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

64

instrumente duhet të jenë në interaksion me specifikat respektive, me tendencë aq sa konsumatorët në ato tregje t’i pranojnë ofertat e plasuara. Bashkëpunimi në forma të tjera të veprimit.- Është e qartë se marketingu mund të jetë i implementueshëm edhe kur nuk realizohet këmbimi i ofertave, pra, i eksporteve dhe importeve. Aktivitetet tjera, siç janë kooperimet, investimet e përbashkëta, integrimet, themelimet e ndërmarrjeve të përbashkëta, veprimtaritë kërkimore, strategjike, paraqesin mundësi dhe forma tjera të bashkëpunimit. Shikuar nga ky prizëm, funksion tejet i rëndësishëm i marketingut ndërkombëtar është ushtrimi dhe materializimi i formave tjera të bashkëpunimit, ku nuk ndodhin transakcione të eksportit dhe të importit, por nëpërmjet këtyre aktiviteteve vjen në shpreehje këmbimi i koncepteve, i ideve, i diturisë, i të arriturave shkencore e tjerë. Ky funksion dita ditës shënon rritë më të shquar, ngase bashkëpunimi, qasjet integruese, krijimi i konjunkturave të reja nëpër tregjet e ndryshme, imponojnë nevoja për teknika, funksione si boshte të bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve të alokuara nëpër vende të ndryshme, nëpër mjedise dhe ekonomi kombëtare, të cilat nuk kanë nivel dhe strukturë të njëjtë të zhvillimit, madje as politika dhe sisteme plotësisht identike.{shtë parësore që në këtë rrafsh, përfshirja e funksioneve, herë të veçuara e herë herë edhe në mënyrë të përbashkët, duhet të kurorëzohen me efekte sinergjike. Case Study Përmbledhje Referencat:

1. Ylëdedaj, GJ. Verçuni A., Marketingu ndërkombëtar, Tiranë, 2003, 2. Vezjak, Danilo, Medjunarodni marketing, Beograd, 1989, 3. Apleyard D.R. & Field A.J., International EconomicsIrwin/McGraw Hill, 1998, 4. Mançellari, Ahmet, tretia ndërkombëtare, Tiranë, 1999, 5. Previshic J., Dosen D.O., Medjunarodni marketing, Zagreb, 2000, 6. Svijet u brojkama, 1998, Vjesnik, Data Press, Zagreb, 1997, 7. Schullce, Theodore, Ulaganje u ljude, 8. Malnight T.W., Globalization of en Ethnocentric Firm. En Evolutionery

Perspective, Strategic Managemnet, Journal 2/1995, 9. Kotler, Philir, Marketing Managemnet, 2003.... 10. Subhash C. Jasin, International Marketing Management, Kent Publishing

Company, 1966, 11. Goldstein, Joshuar, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Tiranë, 2001, 12. Milo, Paskal, Bashkimi Evropian, Tiranë, 2002, 13. Dokumente: Rezultatet e Raundit të Uruguajit, Tiranë, 1999, 14. Katunaric, Ante, Vanjska trgovina, Principi i praksa, Zagreb, 1983, 15. Franh McDonald & Stefan Dearden, European Economic Integration, , Prentice

Ha, 1999,

Page 65: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

65

16. Rakita, Branko, Medjunarodni marketing, Beograd, 1998, 17. P. L. Dubos, ... Marketingu, Tiranë, 1996, 18. Doole, I. And Lowe R. International Marketing Strategy, Thomson, 2004.

Page 66: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

66

KREU III SPECIFIKAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR 1. Aspektet e marketingut ndërkombëtar Marketingu ndërkombëtar ndonëse ka koncept të përbashkët me marketingun vendor, përmbajtjen e tij e karakterizojnë specifika të ndryshme, të cilat janë të ballafaquara nëpër mjedise të ndryshme. Aty ku janë të pranishme variablet e pakontrolluara, duhet kuptuar se fjala është për sfidat e ndërmarrjes, të cilave duhet t’iu bëjë ballë marketingu ndërkombëtar. Marketingu ndërkombëtar, tërësi e aktiviteteve dhe e situatave, paraqet një madhësi komplekse dhe të ndërlikuar, prandaj, duke i marrë parasysh kriteret e qasjeve të kërkimeve, të organizimit të aktiviteteve dhe të tregut, duhet të vështrohet nga prizma e aspekteve apo fushave të tij.

Secili aspekt përmban elemente që e dallojnë, e shtjellojnë me specifikat që i ka dhe si i këtillë marketingu ndërkombëtar ka domethënie të veçantë, ose së paku me disa vështrime dhe qasje që e specifikojnë nga njëri tjetri. Disa aspekte të marketingut ndërkombëtar mund të përkufizohen si në tabelën vijuese:

Kriteret Aspektet e marketingut Ndërkombëtar 1.Qasja e kërkimeve Marketingu kompa Rativ 2. Kriteri i tregut Marketingu i

jashtëm Marketingu rajonal Marketingu Global

3. Kriteri organizativ

Marketingu eksportues

Marketingu Kooperativ

Marketingu Multinacional

Fig. Përkufizimi i disa aspekteve të MN, sipas B. Rakita, M. Marketing, Bgd, 1998, f. 26. Nga pasqyra e mësipërme mund të kuptohet se thelbore të marketingu ndërkombëtar është vështrimi nga aspekti komparativ. Shtetet e ndryshme brenda përbrenda sovranitetit të vet kanë veçori që dallojnë nga vendet tjera. Së këndejmi, marketingu ndërkombëtar, nëpërmjet kërkimeve të tregut dhe të variablave të pranishme nëpër mjediset e synuara dhe të zgjedhura, bën krahasimet e kushteve, të avancimit, të mundësive për penetrime nëpër tregjet përkatëse. Marketingu komparativ mundëson identifikimin e dallimeve dhe variableve të ngjashme nëpër mjedise të ndryshme, për të cilat ekziston interesimi i kompanisë. Duke i vënë në spikamë pasqyrimet reale që mbizotërojnë nëpër mjediset e synuara, bëhet krahasimi në mes mundësive që i posedon ndërmarrja dhe situatave të pranishme nëpër tregjet e synuara. Pra, bëhet harmonizimi mundësisht i qëndrueshëm i potencialeve të ndërmarrjes me përmbushjen e kërkesave në treg të caktuar. Marketingu i jashtëm në kuptimin e përgjithshëm paraqet ndryshimet që ekzistojnë në mes sistemeve dhe specifikave të marketingut që ekzistojnë në mes marketingut vendor dhe atij ndërkombëtar. Ky nocion ka kuptim përgjithësues, me domethënie të konceptit të marketingut brenda dhe jashtë vendit. Marketingu ndërkombëtar rajonal përfshinë rajonizimin e zonave të lira, apo të bashkësive ekonomiko-politike, të cilat të integruara funksionojnë me infrastruktura të

Page 67: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

67

përbashkëta, të funksionalizuara, me interesa të ndërsjella në mes të shteteve. Kjo do të thotë se marketingu që koncentrohet nëpër këto rajone ka tendenca të fuqizimit të ndërmarrjeve, me qasje të penetrimit të suksesshëm me oferta konkurruese nga brenda dhe jashtë këtyre bashkësive (unioneve). Marketingu global e ka domethënien e konceptit globalizues, me një treg të përbashkët në mbarë rruzullin tokësor. Synimet janë që të implementohet praktikë e njëjtë në secilin cep dhe treg të botës. Natyrisht, aktualisht ndërmarrjet globale, multinacionale dhe transnacionale kanë arritur të dominojnë në tregun global. Ecuritë frekuentojnë nga orientimet që nëpërmjet markeitngut global të kenë rëndësinë e vet edhe ndërmarrjet e mesme dhe ato të vogla. Marketingu eksportues e tejkalon eksportin klasik, ngase në vete përmban koncepte strategjike. Ky aspekt është më i përhapuri në mbarë botën, madje edhe në kontinentet e zhvilluara, siç është Evropa. Firmat e vendit i plasojnë ofertat e veta edhe jashtë vendit dhe kështu marrin përmasa ndërkombëtare të bashkëpunimit. Marketingu eksportues paraqet fazën më të ulët, por më të përhapur të bashkëpunimit në mes vendeve të ndryshme, ku këmbimi tregtar është pozicion kyç dhe i vetëm në kuadrin e marrëdhënieve. Marketingu kooperues ndërkombëtar nuk ka shtrirje të gjerë sikurse marketingu eksportues, mirëpo në aspektin e ndëlikueshmërisë parqet koncept më të avancuar. Në saje të këtij aspekti vendet e ndryshme gjejnë interesa për bashkëpunim në stilin e kooperimit, ku marketingu përfillet njësoj të të gjithë partnerët që bashkëpunojnë e bashkëveprojnë. Është e kuptueshme se marketingu kooperues ndërkombëtar e ka rolin dhe vendin e vet në ato mjedise ku teknologjitë janë të nivelit të ngjashëm ose me nuanca të diferencave, por që kompenzohen me njëra tjetrën. Marketingu multinacional (shumëkombësh) është tërësi e sinkronizimeve dhe e kombinimeve të programeve të marketingut në një program të përbashkët multiplikativ. Ky aspekt është i pranishëm të korporatat multinacionale dhe transnacionale, të cilat përfshijnë prodhimin, marketingun, investimet dhe konceptet unike të biznesit nëpër mjedise të shumta të botës. Aspektet e marketingut ndërkombëtar mundësojnë operacionalizimin e llojeve të marketingut, me qëllim të përshtatjes së kushteve dhe të elementeve të tregut, për të fituar ndërmarrja pozicion afirmues, me tretman konkurrues dhe të qëndrueshëm. Aspektet e marketingut ndërkombëtar vështrohen nga përmasat më të ngushta deri tek ato më gjithëpërfshirëset. Me fjalë tjera, po të analizohen mirë aspektet e marketingut ndërkombëtar, bëhet e kuptueshme se secila firmë, pa marrë pasasysh madhësinë e vet, ka nevojë dhe duhet të jetë e përfshirë në ndonjë aspekt të marketingut ndërkombëtar. Ndërmarrjet që themelohen me koncept orientues vetëm për tregun vendor, pa dyshim, herët a vonë, janë të gjykuara me falimentim. 2. Faktorët stimulues të marketingut ndërkombëtar Zhvillimi i marketingut ndërkombëtar nuk është bërë vetvetiu, por në të kanë ndikuar shumë faktorë. Disa syresh e kanë pas forcën reflektuese stimuluese në të, prandaj, pas Luftës së Dytë Botërore është krijuar mundësia për dinamikë dhe shtrirje të gjerë në numër të madh të ndërmarrjeve. Pa kushte të volitshme, përkundër nevojës së madhe,

Page 68: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

68

marketingu ndërkombëtar nuk do të kishte shans të shënojë suksese në pjesë të shumta të botës. Klima politike dhe strategjitë në botë pëson ndryshime të mëdha. Institucionalisht, por edhe funksionalisht depërtojnë te popujt koncepte që imponojnë nevojën për integrime, anëtarsime, për mirëqenie paqësore dhe stabilitete politike dhe ekonomike në përmasa rajonale dhe botërore. Kushtet e krijuara shndërrohen në faktorë stimulues, që kanë ndikim edhe në zhvillimin dhe ekspansionin e koncepteve të marketingut ndërkombëtar. Faktorët më të shquar stimulues në marketingun ndërkombëtar, autorë të ndryshëm i klasifikojnë në gjashtë grupe (1, fq. 37-39), të radhitura në këtë mënyrë:

1. Institucionet monetare financiare, 2. Sistemi i tregtisë botërore, 3. Paqja globale, 4. Rrita ekonomike e disa vendeve, 5. Teknologjia telekomunikative dhe e transporteve, 6. Ndërmarrjet multinacionale dhe globale. 1. Institucionet monetare dhe financiare, bazamentin e kanë në Fondin Monetar

Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore. Pranë FMN janë të anëtarësuara më se 150 vende, me çka dëshmohet nevoja dhe përcaktimi për një institucion të tillë. Po ashtu, Banka Botërore vepron në të gjitha kontinentet, duke manaxhuar politika zhvillimore, alokacione të investimeve dhe politika makroekonomike në të mirë të popujve të zhvilluar dhe të pazhvilluar ekonomikisht. Pikërisht këto institucione kanë krijuar rend dhe rregull në përmasa ndërkombëtare, me qasje globale, ku marketingu ndërkombëtar e ka gjetur vendin e vet, por edhe në mënyrë të ndërsjellë ka ndikuar në zhvillimin e kompanive, si dhe të ekonomive në përgjithësi.

2. Sistemi i tregtisë botërore bazohet në tendencat e liberalizimit të tregut, duke i hequr apo zvogëluar barierat e ndryshme, që e pengonin ecurinë e tregtisë në përmasa tregtare. Rol të veçantë për ndërtimin e një sistemi të ri tregtar ka Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila me qëllim të optimalizimit të doganave dhe të heqjes së tarifave diskriminuese, të cilat mbizotëronin posaçërisht në dekadën e tretë dhe të katërt të shek.XX, themelon institucionin GATT (Marrëveshja e Përgjithshme për Dogana dhe Tregti), madje UNCTAD (Konferenca e OKB për Tregti dhe Zhvillim).

3. Paqja globale në botë është një faktor ndikues në zhvillimin dhe rritën ekonomike në botë, si dhe në zgjerimin e marketingut ndërkombëtar. Falë paqjes globale shumë shtete kanë shënuar kthesa të njëmendëta zhvillimore, me ç’gjë ndryshuan strukturat ekonomike kombëtare, bashkë me përmasat dhe qasjet e bashkëpunimit ekonomik në relacione ndërkombëtare. Zhvillimi ekonomik imponon nevojën për gjetje dhe penetrime në tregje të reja, ndërkaq marketingu në mënyrë të ndërsjellë e luan rolin e vet në këtë rrafsh të veprimit. Luftërat me karakter global në masë të vogël e kanë cenuar stabilitetin e paqjes globale në botë.

4. Rrita ekonomike e disa vendeve pas Luftës së Dytë Botërore ka shënuar kthesa të posaçme në të mirë të ndryshimit të fuqizimit të potencialeve. Parametrat ekonomik janë bërë faktorë cilësorë edhe për zhvillimin e tregut. Nga ky aspekt duhet kuptuar se zhvillimi dhe rrita e hovshme janë faktorë nxitës edhe në zhvillimin e marketingut ndërkombëtar, ngase ky koncept dhe filozofi është tejet i

Page 69: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

69

rëndësishëm për gjetjen e formave të bashkëpunimit dhe të përmbushjes së kërkesave të konsumatorëve.

5. Teknologjia telekomunikative dhe e transporteve është një faktor i pazëvendësueshëm në jetën e përditshme. Telekomunikacioni ka bërë të mundur qarkullimin e shpejtë dhe të saktë të informacioneve, qoftë nëpërmjet shkrimeve, fjalëve, elektronikës e tjerë. Në këtë mënyrë mundësohet kontakti dhe bashkëveprimi i shpejtë në marrjen e vendimeve dhe të implementimit të tyre në suazat e aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar. Llojet e transportimeve, po ashtu krijojnë shansa të reja për efikasitet dhe efektivitet në bashkëpunime të ndryshme dhe në arritjen e qëllimeve të individëve e të organizatave.

6. Ndërmarrjet multinacionale dhe globale me zhvillimin e vet formojnë ambient të gjerë veprues edhe të marketingut ndërkombëtar. Faktikisht zhvillimi dhe rrita e tyre janë të varura shumë edhe nga përparësitë e konceptit implementues të marketingut ndërkombëtar.Vlerat e marketingut ndërkombëtar shfaqen pikërisht nëpër sistemet e tilla, të karakterit shumëkombësh dhe globalizues.

3. Efektet e marketingut ndërkombëtar Marketingu ndërkombëtar është sistem mjaft i shtrenjtë, ngase në realizimin e programit të tij nevojiten angazhime në kërkime, në strategji, në implementime praktike të vendimeve, të cilat duke vepruar në kushtet e konkurrencës, bëhet bartës i një kostoje të lartë. E tërë kjo mund të arsyetohet nëpërmjet shënimit të kontributeve dhe të efekteve që arrihen me impleemntimin e tij. Pra, roli i marketingut ndërkombëtar shfaqet me anën e vlerave efektive, në të gjitha sistemet e veprimit, qoftë të karakterit lokal, kombëtar, apo suprakombëtar. Efektet e marketingut ndërkombëtar janë të shumëllojshme. Nga larushia dhe hapësira vepruese mund të klasifikohen në grupe të ndryshme. Një numër i autorëve dakordohen që efektet e marketingut ndërkombëtar të përmblidhen në katër tërësi (2, fq. 3-5) Këto janë:

1. Efektet politike, 2. Efektet ekonomike, 3. Efektet sociale dhe, 4. Efektet biznesore. Përveç këtyre efekteve mund të radhiten edhe të tjera, që kanë të bëjnë me: - Strategjitë, - Afirmimin dhe, - Globalizimin. Efektet politike shfaqen nëpërmjet funksionimit dhe depërtimit të marketingut

ndërkombëtar nëpër mjedise dhe shtete të ndryshme. Marketingu ndërkombëtar shpesh herë hap rrugë për përmirësimin e marrëdhënieve politike në mes të shteteve, duke i vënë në pah interesat e ndërsjella dhe mundësitë për realizimin e tyre. Mund të ndikojë në efektuimin pozitiv drejt stabilizimit dhe mbajtjes më gjatë të këtij niveli në planin politik.

Efektet ekonomike kanë peshë të rëndësishme, për shfrytëzimin e resurseve natyrore, madje të resurseve njerëzore, për alokimin e investimeve, të punëve dhe të bashkëveprimeve, ku rezultatet e arsyetojnë qasjen dhe përcaktimet në mes të kompanive të vendeve të ndryshme. Bashkëpunimet në mes të vendeve mundësojnë hapje dhe

Page 70: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

70

liberalizim të tregjeve, shfrytëzim më racional të teknologjive, ndikon në shtimin e produktivitetit shoqëror, në zhvillimin e tregut të punës e tjerë

Efektet sociale janë të mundshme pikërisht nga fakti se zgjerimi i bashkëpunimit në mes të vendeve, që është pasojë e marketingut ndërkombëtar, hap rrugë për transfere të teknologjive, të diturive, të përvojave, të manaxhimit e kështu me radhë. Së këndejmi, të arriturat në botën e zhvilluar transferohen edhe në vendet e pazhvilluara ekonomikisht, si një mundësi për ndryshimin e strukturave sociale, për aftësim në sferën e prodhimit, por edhe në rolin e konsumatorit, me që dituria mundëson manaxhim më të mirë, zhvillim të tregut, dhe standard më të volitshëm jetësor.

Efektet biznesore arrihen në kompani, të cilat janë të orientuara për tregje të huaja. Marketingu ndërkombëtar iu paraprinë, duke pasqyruar gjendjet nëpër mjedise që janë të synuara, me konkurrencë dhe strukturë ekonomike e sociale të zhvilluar. Natyrisht, aftësimi për penetrim nëpër mjedise të tilla, i përfeksionon ndërmarrjet, ngase shfrytëzohen përvojat, të arriturat tekniko teknologjike, manaxhuese, të know how e të ngjashme. Pa zgjerime të bashkëpunimit në relacione të gjera, bizneset do të ngelnin të natyrës atuarkike, prandaj edhe efektet në planin strategjik nuk do të mund të realizoheshin.

Efektet strategjike kanë të bëjnë me përfitimet e marra nga të zhvilluarit, ose nga shfrytëzimi i disa resurseve në mjediset e pazhvilluara, të cilat japin rezultate të kënaqshme në intervale kohore të caktuara. Në kuadrin e strategjive të diferencuara, krijohen edhe strategji unike, të cilat përshpejtojnë arritjen deri të objektivat e kompanive nëpër tregje në kuptim të gjerë. Marketingu ndërkombëtar në planifikimin e tërësishëm ide bazike i ka strategjitë përkatëse, të cilat bëhen më të begata dhe depërtuese, falë përparësive të ndërmarrjeve dhe të ekonomive të zhvilluara.

Përmasat afirmative sendërtohen nëpërmjet funksioneve dhe të aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar. Pa provuar potencialet dhe qasjet penetruese nëpër tregje të ndryshme, është e pamundur të arrihen rezultate afirmative, imixh i markës së produkteve dhe i kompanive. Ndërmarrjet që kanë arritur reputacion në vend, më lehtë e kanë të plasohen me programet e veta edhe jashtë vendit. Efektet afirmuese i mundëson marketingu ndërkombëtar.

Globalizimi si një proces shumëdimensional efektuohet më tepër nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e marketingut ndërkombëtar. Bashkëpunimi ekonomik në mes të vendeve të ndryshme, të kompanive, është pjesë e procesit të globalizimit. Marketingu ndërkombëtar ndikon pozitivisht në proceset integruese dhe në ato globalizuese. Me këtë nënkuptohet se sipas konceptit dhe politikave të marketingut ndërkombëtar edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë mundësi të krijojnë kushte për kyçje në rrjedhat e procesit të globalizimit. 4. Arsyet e implementimit të marketingut ndërkombëtar Implementimi i marketingut ndërkombëtar është bërë realitet dhe dita me ditë do të bëhet domosdoshmëri. Nuk është në pyetje orientimi dhe motivet tjera, por për këtë filozofi të punës dhe të manaxhimit vet rrethanat e krijuara imponojnë nevoja imediate. Marketingu ndërkombëtar nuk i zgjidh problemet e ndërmarrjes, ndonëse i zbut në masë të madhe, i redukton dhe prej tyre rezultojnë efekte të caktuara.

Page 71: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

71

Për implementimin e marketingut ndërkombëtar arsyet janë të shumta. sipas strukturave përcaktuese. Ato mund të jenë të ndërlidhura me:

- tregun, - nxitjen e prodhimit, - shtimin e vëllimit të tregtisë, - konkurrencën, - transferin teknologjik, - leverixhin financiar, - manaxhimin. Synim kryesor për çdo ndërmarrje është tregu, penetrimi në te, madje edhe në

përmasa ndërkombëtare. Përgatitja për hyrje në treg bëhet në mënyrë të planifikuar, duke i shfrytëzuar informacionet e marketingut ndërkombëtar. Hyrja në tregje të huaja mundësohet duke u mbështetur në konceptin e marketingut ndërkombëtar, në aktivitetet e tij konkrete hulumtuese, për t’i vënë në spikamë përparësitë ose pamundësitë për depërtim në tregun e synuar. Tregu në kuptim të gjerë kompanisë i mundëson shtrirje të fuqishme, zgjerim të veprimtarisë, ndërtim të imixheve të shquara e tjerë. Pikërisht tregu i huaj është barometri më i mirë, me të cilin maten rrita dhe zhvillimi e ndërmarrjeve, aftësitë e tyre për të vepruar në mjediset e zhvilluara dhe në të tjerat. Në këto tregje hyhet dhe mbetet gjatë, me qëllim të evitimit të varshmërisë vetëm nga tregu nacional, vendor. Trasimin për penetrime në tregje të zgjedhura e të levërdishme, madje të domosdoshme, e bënë marketingu ndërkombëtar me aktivitetet dhe strategjitë e veta. Hyrja në tregje të ndryshme dhe ushtrimi i bizneseve në ato mjedise, nuk bëhet rastësisht, por për shkak të nevojave të ndërmarrjes. Bizneset e themeluara në të shumtën e rasteve dalin nga suazat fillestare, ngase pronarët dhe ndërmarrësit pretendojnë të rriten e të zhvillohen. Në kët mënyrë, zgjerohen kapacitetet, begatohen portfoliot e prodhimit. Shfrytëzimi i kapaciteteve mund të realizohet vetëm nëse janë gjetur tregje ku konsumatorët i absorbojnë produktet dhe shërbimet e ofruara. Marketingu ndërkombëtar grumbullon dhe plason të dhëna se ku mund të penetrohet dhe çfarë ofertash, prandaj vjen në shprehje nxitja e prodhimit. Teknika, shkenca, teknologjitë bashkëkohore të sofistikuara, janë parakushte themelore dhe vendimtare për prodhimin e produkteve të avancuara dhe cilësore. Mirëpo, këto vlera përdoruese do të jenë të rëndësishme, nëse plasohen me sukses, pra, mirëpriten nga konsumatorët. Në shfrytëzimin e kapaciteteve, të prodhimit të produkteve të reja, në shtimin e vëllimit të prodhimit, në manaxhimin racional të prodhimit, ndikim të madh ka marketingu ndërkombëtar, i cili identifikon gjendjet reale nëpër tregje të huaja dhe i hap horizonte kompanive që të zgjerohen e të aftësoehn sikurse edhe të zhvilluarit. Shtimi i vëllimit të këmbimit tregtar është një prej arsyeve për inkorporimin dhe imlementimin e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje. Natyrisht, këmbimi tregtar në mes të vendeve të ndryshme është bërë shumë më herët, ndonëse intensifikimi i transakcioneve, si dhe shtimi i vëllimti bëhet më i mundshëm nga aktivitetet kërkimore e të tjera të marketingut ndërkombëtar. Vet fakti se marketingu ndërkombëtar nxitë prodhimin, nëpërmjet gjetjes së tregjeve dhe identifikimit të kërkesave, reflekton krijimin e mundësive për shtimin e vëllimit të këmbimit tregtar në mes të vendeve të ndryshme. Marketingu ndërkombëtar e identifikon, e zbulon dhe e vënë në spikamë konkurrencën nëpër mjedise dhe tregje të ndryshme. Konkurrenca e cila në kushte të caktuara gjithnjë e më tepër mund të bëhet më e ashpër, duhet të ndiqet dhe të kuptohet potenciali dhe strukturimi i saj, me çka nënkuptohet se duke e kuptuar mirë konkurrentin,

Page 72: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

72

apo partnerin, firma mund të aftësohet, t’i mësojë dhe përvetësojë përparësitë e konkurrencës, me të cilën vijimisht vepron si në garë. Konkurrenca që njihet është një forcim për secilin ndërmarrje nga aspekti se e nxitë të merrë masa adekuate për të qenë konkurrente dhe e përparuar. Në tregjet ndërkombëtare konkurrenca është e pranishme me fuqizime të theksuara dhe si e tillë imponon nevojën për ta kopjuar e bërë siç vepron ajo. Këtu mund të jetë apo të gjendet çelësi i suksesit. Transferi teknologjik është dukuri e çdoditshme. Kahet e transfereve janë të drejtuara nga vendet e zhvilluara drejt atyreve të pazhvilluara, ndonëse edhe në relacionet në mes vendeve të zhvilluara. Marketingu ndërkombëtar afirmohet nga avancimet dhe transferet teknologjike, por edhe teknologjinë, në veçanti trensferin e saj e bënë të realizueshëm, duke iu preferuar organizatave se si mund të bëhen partner konkurrues, subjekte që mund të penetrojnë dhe të ushtrojnë biznese me sukses nëpër mjedise të ndryshme në botë. Transferi teknologjik është i domosdoshëm në të gjitha relacionet dhe format. Fuqizohen bizneset, nxitet prodhimi dhe tregtimi dhe konsumatorët ndryshojnë sjelljet nëpërmjet shfrytëzimit të produkteve të reja. Transferi teknologjik është faktor i zhvillimit. Marketingu ndërkombëtar iu pararprinë rrugëve dhe mënyrave të transfereve. Leverixhi financiar konsiderohet si një arsye e fortë për implementimin e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje. Përveç sigurimit të komponentës devizore, të manaxhimit të suksesshëm të financave të ndërmarrjeve, të përvojave, në praktikë nevojten lidhshmëri të ndryshme financiare, zhvillime të bizneseve, të cilat sjellin të ardhura më të dukshme dhe kontinuele. Bashkëpunimi me subjekte të ndryshme ndërkombëtare e venë në spikamë leverixhin financiar, me të cilin mundësohen forma të ndryshme të lidhjeve financiare dhe të gjetjes së levërdive të kënaqshme të ndërmarrjeve që bashkëveprojnë. Implementimi i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje është i nevojshëm edhe për arsyera të përfitimi nga përvojat e manaxhimit. Falë të arriturave tekniko teknologjike dhe të sistemeve bashkëkohore të manaxhimit, nëpër shtete të ndryshme numër i madh i firmave kanë arritur reputacion të shquar në përmasa të gjera. Nëpërmjet bashkëpunimit me firma dhe tregje të ndryshme reflektohen anë pozitive në të mësuar dhe përvetësuar manaxhimin. Manaxhimi, kësisoj, përmban rëndësi të dyfishtë: sjell informacione nga transakcionet nga prodhimi, nga konkurrenca, në një anë, dhe në vet marketingun ndërkombëtar depërton me risi dhe elemente të avanacuara, të dobishme si në aspektin strategjik, por edhe në ate operativ. 5. Etika e marketingut ndërkombëtar Bizneset që ushtrohen në suazat e një vendi, pa marrë para sysh sa janë të orientuara në tregun nacional apo në tregje të huaja duhet të kenë mbështetje të qëndrueshme në moral dhe në etikë. Etika bazohet në qasje filozofike të moralit, për të dalluar të mirën nga jo e mira. Kjo është të menduarit për moralin dhe nuk mund të përkufizohet në ndonjë definicion të thjeshtë, pa i përfshirë katër përkufizime themelore, siç janë (6, fq. 30-31): utilitarizmi, egoizmi, deontologjizmi dhe relativizmi. Utilitarizmi është mësim etik, i cili për bazë e ka “fitimin” apo “dobinë”. Këto konsiderohen bazamanete të moralit. Këto drejtime filozofike janë produkti i filozofit anglez Jeremy Bentham (shek XVIII, XIX), si dhe i John Stuart Mill (shek.XIX). Sipas tyre utilitarizmi është motivim i njerëzve, për t’i hyrë ndonjë pune, veprimi dhe qasje. Me

Page 73: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

73

këtë nënkuptohet se të vepruarit bazohet në pasoja, ku mund të gjenden dobitë më të mëdha nga të arriturat e tërësishme. Tendencat për të vepruar vetëm për interes, dobi, mund të jenë në shpërputhje me filozofinë e etikës, ngase, për individin dhe shoqërinë gjërat janë të kombinuara, me të mira e të këqija. Egoizmi është rrymë filozofike, në të cilin interesi vetjak dominon në suazat e interesave të përgjithshme. Me këte reflektohen gjëra negative, nëse forca bëhet mbizotëruse, në mënyrë që interesat e të tjerëve të dëmtohen me çdo kusht. Secili njeri e ka egon e vet, porse në aspektin e etikës, ato duhet të jenë të përkufizuara në korniza të veta, sa për të mos i dëmtuar dhe degraduar interesat dhe dobitë e të tjerëve, në saje të përpjekejeve për arritje të çdo gjëje, me meritë e pa meritë, në adresën e vet. Deontologjizmi (gr. obligim, detyrë) është ndërtuar si shkencë nga Jeremy Bentham, si dhe Immanuel Kant, të cilët doktrinën e etikës nuk e shqyrtojnë sipas pasojave, por në bazë të të harmonizimit me ndonjë rregull obligues. Në këtë veprojnë parimet universale që kanë të bëjnë me të mirat dhe të këqijat. Sipas deontogëve, në etikën dhe moralin, me rastin e vlerësimeve duhet të gjenden përgjigje në pyetjet: a janë rregullat e ndershme njësoj për të gjithë; ose a janë rregullat universale për secilën kohë e tjerë. Relativizmi është një rrymë filozofike etike, me të cilën nënkuptohet se mendimet, qasjet janë relative dhe ndryshojnë sipas kushteve dhe mjediseve të caktuara. Në këtë mënyrë kur ndonjë vepër ka etikë në një mjedis me kulturë përkatëse, nuk do të jetë e njëjtë edhe në mjediset tjera. Me fjalë tjera veprimet ndryshojnë varësisht nga nga kulturat dhe mjediset. Relativizmi imponon nevojën për përshtatje të kushteve dhe të faktorëve ndikues. Në përgjithësi, në mbështetje me relativizmin, ekziston mundësia se duke bërë përpjekje për t’iu përshtatur situatave nëpër tregje, përkatësisht mjediseve përkatëse, të ndodhin shkelje të etikës dhe të moralit të bizneseve. Në përgjithësi problemet etike përmbajnë kompleks të tërë të marrëdhënieve dhe të veprimeve. Problemet mund të klasifikohen në katër grupe kryesore. Këto janë:

1. Problemet e brendshme në ndërmarrje, 2. Problemet e ndërmarrjes, por që janë të lidhura me tregun, 3. Problemet që kanë të bëjnë me shoqërinë dhe, 4. Problemet e kombinuara. Në problemet e brendshme të ndërmarrjes bëjnë pjesë: kushtet e punës dhe

veçoritë e produkteve dhe të shërbimeve. Kushtet e punës, që e përbëjnë bazën e ambientit teknik, higjienik, sanitar, të

temperaturave të volitshme, (as shumë të ngrohta, as të ftohta), zhurmën, dridhjen, elementet toksike, sasi të madhe të karbon dioksidit, dritë të pamjaftueshme, paraqesin elemente që nuk përkojnë me rregullat e etikës në biznes. Shteti ka për detyrë të ndërtojë infrastrukturën ligjore për mbrojtjen në punë. Mirëpo, përkundër niveleve të ndryshme të infrastrukturës (diku në nivel të lartë, e diku pjesërisht), pjesa praktike është e varur nga ndjenja dhe përgjegjësia e ndërmarrësve, e pronarëve të kapitalit, se çfarë rëndësie i kushtojnë kushteve të punës. Në vendet e pazhvilluara, tolerohen më tepër kushtet e pavolitshme në kuadrin e ndërmarrjeve, ndërsa në vendet e pazhvilluara situata në tërësi është më e volitshme, ndonëse me shkelje të etikës së biznesit në shumë rrafshme. Veçoritë e produkteve dhe të shërbimeve paraqesin thelbin e cilësisë, duke i kombinuar atributet e brendshme, ato ekonomike dhe estetike. Në praktikë ndodhin edhe gjëra të papërfillshme, ngase për të ulur koston mund të përdorën materiale të dorës së dytë, jo aq cilësore, por që për këto ndryshime strukturale nuk informohen konsumatorët.

Page 74: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

74

Makinacionet bëhen të një numër i konsiderueshëm firmave, por që shkelja e etikës më pak vërehet të ndërmarrjet e mëdha dhe të afirmuara, të cilat me imixhin e firmës dhe të markave të produkteve, më lehtë mund të pentrojnë në treg dhe të konsumatori. Firmat e pa afirmuara, jo që e mbështesin më tepër etikën, por nuk kanë guxim të dalin me produkte që nuk kanë veçori të standardizuara. Pa e vënë në spikamë këtë qasje, mund të ballafaqohen me rreziqe të pashmangshme. Problemet në relacion me tregun shfaqen nëpërmjet çmimeve, të aktiviteteve të promocionit, siç janë mesazhet propaganduese, si dhe nxitja e shitjes. Çmimet në të shumtën e rasteve mund të jenë diskriminuese për konsumatorin, pikërisht nga shkelja e proceseve dhe rregullave etike, që konsistojnë me mbrojtjen e klientit. Edhe kur çmimet plotësisht mbështetjen e kanë në shpenzime, ose në raportet në mes kërkesës dhe ofertës në treg, si dhe të refleksioneve të konkurrencës, në vehte mund të kenë strukturë ireale. Bie fjala, marrëdhëniet me lohn punët, madje dhe forma tjera, përfundimisht e prezantojnë firmën me imixh të lartë që ka bashkëpunuar me ndonjë firmë, e cila e ka kryer tërë punën, me çmime mjaft të ulëta. Po kështu, në sistemin bankar vërehen çmime në shërbime, në norma të interesit, në akordimin e kredive, varësisht nga madhësia dhe struktura e klientëve, e atyreve që kursejnë, depozitojnë, ose marrin kredi. Mesazhet propaganduese mund të ofrojnë mesazhe reale, në harmoni me ofertën që plasohet dhe kjo qasje është e ndërtuar mbi vlerat e etikës. Mirëpo, nëse mbizotërojnë tentativat për prezantime bombastike për produktet dhe shërbimet, që nuk janë në harmoni me vlerat që i kanë, atëherë këto aktivitete paraqesin shkelje të etikës dhe konsumatorin e shpurin në lajthitje. Në ndërmarrjet me orientim ndërkombëtar shënohen raste të patolerueshme kur është fjala për mesazhet propaganduese që janë në shpërpjestim me realitetin, me ate që ofrohet. Këto veprime janë shkelje të etikave dhe të moralit në biznes, ngase nëpërmjet aktiviteteve të promocionit manipulphet konsumatori potencial dhe dëmtohet njëkohësisht. Nxitja e shitjes është një formë e aktiviteteit të promocionit për të mundësuar shtimin e vëllimit të shitjes së produkteve apo të shërbimeve. Pa dyshim, në këtë formë të aktivitetit ka elemente shumë pozitive që janë të dobishme për firmën, por edhe për konsumatorin. Mirëpo, ekzistojnë edhe dyshime dhe shkelje të etikave të biznesit. Këto shkelje mund të bëhen nëpër forma të ndryshme. Bie fjala, kur praktikohet programi “frequent flyers” (udhëtarët e shpeshtë) në komunikacionin ajëror, mund të përvidhen keqpërdorime, për të orientuar pasagjerin për të zgjedhë firmën në të cilën gjenë levërdi. Etika në këtë rast shkelet për biznesin, i cili i nështrohet çmimit më të lartë të biletës, por edhe kundrejt firmave tjera transportuese ajrore, të cilat nuk e aplikojnë këtë program. Njëkohësisht, edhe dhënia e produkteve gratis, ose proklamimi për shpërblime të larta në lojërat e fatit janë në kundërshtim me rregullat e etikës me rastin e nxitjes së shitjes. Problemet që kanë të bëjnë me shoqërinë janë të diapazonit më të gjerë dhe në vehte inkriminojnë pjesëmarrës të strukturave të ndryshme. Këtu përfshihen të gjitha subjektet ekonomike, por edhe shërbyese, të cilat ushtrojnë veprimtari, porse kujdesin ndaj ambientit, ekologjisë, sikur nuk e kanë për obligim fare. Ndotja e ambientet është degradim me përmasa shoqërore. Mosrespektimi i rregullave për mbrotje të disiplinuar të mjedisit, krijon fatkeqësi me shtrirje të gjëra. Në këtë mënyrë, duke tentuar që bizneset të jenë të suksesshme, lihet pasdore ambienti, pasojat e të cilit reflektohen negativisht në të gjitha shtresat e popullsisë. Është kjo neglizhencë e atyreve që kanë qasje miopie, sepse po të ruhet ambienti, interesi është edhe i vet firmave në perspektivë, duke e marrë

Page 75: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

75

parasysh se njeriu i shëndoshë është më produktiv dhe, po ashtu, konsumatori i shëndoshë, është klient i mirëfilltë në procesin e blerjës, Problemet e kombinuara kanë shtrirje të gjera brenda për brenda ndërmarrjes, institucioneve dhe jashtë tyre, në shoqëri në përgjithësi. Në këtë kompleks janë të pranishme diskriminimet në kuptim të gjerë, korrupsioni, mitoja, si dhe falsifikimet, pirateria, plagjiatet. Diskriminimet janë dukuri e përhapur në botë. Ato mund të bëhen në baza kombëtare, religjioze, racore, të shtresave të popullsisë e tjerë. Diskriminimet janë të përhapura në politikat e punësimit, sidomos kur është fjala për gjinitë, madje për jorezidentët, për racat e ndryshme e tjerë. Në botë, sa do që janë të proklamuara demokracitë, në forma të ndryshme janë prezente diskriminimet në punësim për shkak të ngjyrave, azilantë, , për shkak të religjioneve. Në disa vende janë të diskriminuar fëmijtë e moshës jomadhore, të cilët janë të punësuar në industrinë e tekstileve, në industrinë e këpucëve, në moshën 12 -15 vjeçare (në Pakistan, Indi, Vietnam, Kamboxhë e gjetiu). Fëmijtë i punësojnë për shkak çmimeve të ulëta që iu japin për punën e tyre në kushte tejet të pavolitshme (6, fq. 24). Edhe po të punësohen grupet e përmendura të punëkërkuesve, nuk i gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse grupet tjera që janë të privilegjuara. Për këtë arsye, shpeshherë ndodhin padi nga punëtorët që dëbohen nga puna, ose kur janë duke punuar, me shkallëzime të caktuara të diskriminimit. Korrupcioni dhe mitoja janë elemente që e shkelin kodin e etikës. Nëpunësit civilë, manaxherët, liderët, nëse kryejnë punët me shpërblime, mito dhe dhënie të paligjshme, krijojnë raste dhe dukuri që nuk janë në harmoni me elementet dhe strukturën dhe etikën në biznes. Faktikisht, kudo që ndodhin, këto veprime paraqesin pengesë në mbarëvajtjen e punëve dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, të institucioneve dhe të ekonomive të një vendi. Pirateria shfaqet në forma të ndryshme. Me zhvillimin e shoqërisë, nëpër botë shfaqen ecuri të pakëndshme, që janë të lidhura me kontrabandën, grupet mafioze, trafiqet njerëzore, tregtimin me drogë, me armë e tjerë. Ndonëse organet meritore dhe kompetente të vendeve bëjnë përpjekje të parreshtura, madje në bashkpunim me Interpolin, Europolin e tjerë, vështirë se ia dalin në krye pengimit të këtyre proceseve. Nga ky fenomen në shumë shtete është e pranishme ekonomia informale, e cila, në një anë e dëmton ekonominë formale të një vendi dhe, në anën tjetër hap ventila për veprime edhe të punëve piraterike.

Falsifikimet dhe plagjiatet janë veprime në kundërshtim me etikën. Në botë ndodhin falsifikime të markave të produkteve, plagjiate të veprave të artit e tjerë. Këto janë pasojë e mungesës së ligjeve të mjaftueshme për sankcionime dhe ndëshkime të veprimeve të tilla, si dhe të mungesës për mbrojtjen e të drejtës së autorit, të punës intelektuale. Sjellja etike në botë është çështje thelbore për ndërmarrjet e orientuara për tregje të huaja. Për t’i penguar dhe evituar veprimet jashtë etikës dhe kodeksit etik është e nevojshme formësimi i politikës unike dhe i standardeve, me të cilat duhet të sillen dhe të kenë përgjegjësi ndërmarrjet e përfshira në bashkëpunim nëpër vende të ndryshme.

Page 76: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

76

6. Mundësitë e implementimit dhe sfidat e marketingut ndërkombëtar Bota bashkëkohore mbetet statike vetëm në aspektin territorial. Ndryshimet në zhvillim, në ndryshimin e prodhimit, në teknologji, në standardin jetësor, në sjellje, ndodhin vijimisht, herë me intensitete të theksuara, e herë për një kohë të caktuar në mënyrë të padukshme. Mjediset pësojnë metamorfozë për shkak të ecurive dhe transformimeve të determinanteve të pranishme. Kompanitë janë subjekte, sisteme të hapura dhe të varura. Prandaj, programet e prodhimit, të shërbimeve duhet t’ia adaptojnë kushteteve të mjediseve. Meqenëse tregjet vendore pothuajse janë bërë të gjitha të varura, ngase procesi i globalizimit troket në derë, apo veçsa ka hyrë brendë në çdo mjedis, politika e adaptimit të prodhimit fiton orientime gjithnjë më të përafërta me konsumatorin, pa marrë parasysh se ku ai gjendet. Në çdo aspekt situata ka ndryshuar dhe ndryshon dita ditës. Ndërmarrjet që dikur në mënyrë rigoroze ishin të lidhur me faktorin fizik, me lokacionin në një vend, tash mund të zhvendosen dhe të veprojnë nëpër ambiente të gjera anekënd botës. Së këndejmi, bëhet i mundur elasticiteti i distribucionit, duke përfshirë me vete të gjitha kriterët e natyrës ekonomike, të adaptimit dhe të kontrollit. Edhe logjistika e marketingut ndërkombëtar, në kët këntekst, merr ngjyrë më efikase, më dinamike dhe cilësore. Çmimet, po ashtu, e humbasin forcën e konstantës, ngase shpenzimet variabile nuk janë të njëjta nëpër shtrirje të ndryshme. Edhe struktura dhe intensiteti i promocionit, varësisht nga ndikimet e faktorëve të mjedisit merr përmasa adaptuese, që i përgjigjen tregjeve dhe segmenteve të tregjeve të synuara. Në këto ndryshime përmabjtësore gjasat për mundësinë e marketingut ndërkombëtar gjithnjë e më tepër shtohen. Paraqitja e koncepteve të reja në biznes, dalja nga suazat autarkike, ndeshen me nevojën e disiplinës së marketingut ndërkombëtar, për t’i orientuar ndërmarrjet nëpër tregjet e synuara ndërkombëtare dhe për të fokusuar konsumatorin në distanca të largëta fiziko-gjeografike. Këmbimi ndërkombëtar, i cili ka shënuar histori të gjatë, më nuk mund të mendohet në mënyrë të mbyllur. Dashtë e padashtë vendet e ndryshme inkorporohen në relacionet e këmbimeve që kanë të bëjnë me importe apo me eksporte. Fenomeni i tashëm, krahas globalizimit, shfaqet edhe me realitetin e patjetërsueshëm se nuk ka shtet në botë që së paku nuk zhvillon tregti me ndonjë shtet, pa përfshirë në këtë rast edhe format tjera të bashkëpunimit. Derisa një gjë e tillë është domosdoshmëri, mundësia për implementimin e marketingut ndërkombëtar bëhet e pashmangshme. Ndërkaq, zgjerimi i formave tjera të bashkëpunimit ekonomik, këtë disiplinë e bënë edhe më funksionale dhe me efektive. Kur bëhet fjalë për tregtinë botërore, e cila është një prej faktorëve paraprijës të integrimeve dhe të globalizimit, e që pandërprerje shënon ekspansion rapid, duhet pasur parasysh interaksionin me prodhimin. Natyrisht, në prodhim krijohen vlerat e reja dhe ato përdoruese. Produkti dhe shërbimi janë objekte të këmbimit. Pa vlerën e tyre nuk do kishte tregtim vendor e as ndërkombëtar. Në këtë mënyrë duhet kuptuar realitetin se pa prodhim nuk ka tregti, as brendapërbrenda vendit, as në relacione ndërkombëtare. Marketingu ndërkombëtar e ka rolin e vet për krijimin e një lloj baraspeshe në mes ofertës dhe kërkesës. Mund të prezantohet një pasqyrim i mangët sa i përket dinamikes së tregtisë kundrejt prodhimit. Duhet kuptuar se tregtia ka asortiment më të gjerë se sa prodhimi në kuptimin operativ, ndërkaq rrafshin e saj e zgjërojnë importet, rieksoprtet, stërshitjet, pra,

Page 77: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

77

e njëjta vlerë që mund të kalojë prej dore në dorë. Kjo mund të shpjegohet edhe me faktin se bilancet tregtare mund të jenë të sterpërseritura, pa e venë në pah origjinën e produkteve. Me rëndësi është të kuptuarit se pa prodhim nuk ka tregtim. Marketingu ndërkombëtar gjen konsumatorët, iu preferon nëpërmjet aktiviteteve të promocionit se çfarë malli dhe me çfarë leverie mund të blejnë. Duke u mbështetur në të dhënat, informacionet që grumbullullohen në treg në saje të kërkimeve të vazhdueshme, prodhimi përkufizohet në portfolio të qëndrueshme, me lloje të politikave përkatëse. Për të mos dështuar, politika e qëndrimit mbështetet në sistemim e informacioneve të marketingut, për të marrë vendime të drejta: çka, të prodhohet, për kë të prodhohet, me cilat sasi, çmime dhe instrumente tjerë, me të cilët joshet konsumatori nëpër tregjet e huaja të synuara. Mundësitë e aplikimit të marketingut ndërkombëtar janë prezente, ndonëse në ekonomitë e pazhvilluara, me një intensitet të pamjaftueshëm. Bindjet se marketingu ndërkombëtar mund të këtë zbatim vetëm në ndërmarrjet e mëdha, ku ekziston potencial material dhe i stafit të ekspertëve, tash konsiderohen të tejkaluara dhe të demoduara. Marketingu ndërkombëtar duhet të jetë veprues edhe në bizneset e vogla dhe të mesme. Vetëm nëpërmjet aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar mundësohet kyçja e ndërmarrjeve të tilla në rrjedhat e tregut ndërkombëtar. Ka shembuj të shumtë në botë, ku ndërmarrje të vogla apo të mesme paraqesin forcën e pamohueshme në bashkëpunim ndërkombëtar. Marketingu ndërkombëtar jo vetëm që ka mundësi të implementohet në ndërmarrje, por çdo vonesë në këtë drejtim paraqet rrezik të madh për ardhmerinë e siuksesshme të bizneseve. Rreziqet, situtatat turbulente janë të pranishme në çdo kohë. Konsumatorët në mënyrë të vetdijshme ose edhe të pavetdijshme i ndryshojnë sjelljet e tyre. Konkurrenca botërore është në ekspansion e siper. Të gjitha këto imponojnë nevojën e ndryshimeve të koncepteve të prodhimit, të këmbimit tregtar, të formave tjera të bashkëpunimit. Paraprijës në rrugën e sukseseve, të eliminimit ose së paku të zvogëlimit të surprizave befasuese të papara, është marketingu ndërkombëtar. Njëkohësisht, ai e ka rolin e adaptimit në situata, në tregje, me qëllim që edhe në kushtet më të ndërlikuara të krijohet afërsi dhe mirëbesim në mes shitësve dhe blerësve. Përkundër mundësive strategjike për kahe të transformimeve në të mirë të prodhimit, të tregtimit dhe të konsumit, marketingu ndërkombëtar ndeshet me sfida të shumta, të cilat nga manaxhimi i mirë, sukcesiv, nuk duhet të lejohen që ato të jenë të pakalueshme. Sfidat mund të jenë të një spektri të gjerë, ndonëse mund të përkufizohen në disa syresh. Këto mund të përmblidhen si më poshtë:

- Sa e kanë familarizuar kompanitë marketingutn ndërkombëtar në sistemin global të biznesit të tyre;

- Sa është i përvetësuar dhe i mbështetur marketingu bazik për t’u kuptuar roli dhe rëndësia e marketingut ndërkombëtar;

- Përzierjet e paarsyeshme në mes të disa problemeve të shkencave shoqërore, në rastin konkret biznesi ndërkombëtar, manaxhimi dhe marketingu;

- Niveli i vlerësimit të efekteve nga marketingu ndërkombëtar në ndërmarrje, në shoqëri dhe në ndryshimin e situatave;

- Mangësia e infrastrukturës ligjore ndërkombëtare që ka të bëjë me ekonominë globale;

- Inercioni në të kuptuarit dhe të sistemimit të ndryshimeve; - Mosdallimi i pamjaftueshëm në mes të kuptuarit informal dhe atij formal

Page 78: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

78

- Standardizimi i disa qasjeve në përmasa ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çmimet, promocionin dhe distribucionin, për të krijuar kushte për ndëshkime të nevojshme të kompanive, por edhe stimulanse në të mirë të bashkëpunimit dhe të konsumatorëve.

Ky spektër i sfidave mund të jetë edhe më i gjerë. Duhet pasur parasysh se mbase disa syresh nuk do të eliminohen në tërësi asnjëherë. Mund të ndodh që të paraqiten edhe gjera të reja, që do sfidojnë jo vetëm marketingun ndërkombëtar, por edhe shumëçka tjetër. Fenomeni i diferencave në mes ekonomive të zhvilluara dhe të atyreve të pa zhvilluara shpeshëherë sjelldëme edhe në koncepte të biznesve. Kur nuk mund të arrihet ajo që është pozitive, për të dalur nga varfëria dhe trazirat sociale, bizneset mund të rreken me veprime jo etike dhe të palejueshme.

Integrimet ekonomike kanë krijuar tërësi parciale, ligje dhe rregulla, të cilat më tepër krijojnë monopolizëm se sa konkurrencë të mirëfilltë. Më tepër mbizotëron egoizmi dhe mbyllja nën ombrellën e një politike të hapur dhe globale se sa konkurrenca dhe mirëkuptimi për ndihmë në zhvillim edhe të atyre viseve në botë të cilat posedojnë resurse të begata natyrore, por që ato më tepër do të ngelin nga magnatet që dominojnë dhe e intensifikojnë procesin e globalizimit. Kjo mund të quhet emruesi i përbashkët i të gjitha sfisave të marketingut ndërkombëtar. 7. Perspektivat e marketingut ndërkombëtar Procesi i globalizimit deperton çdokund, si në ekonmitë e zhvilluara, ashtu edhe në ato të pazhvilluara. Sa më e “vogël” bëhet bota nëpërmjet informacioneve, komunikimeve dhe transporteve, aq më të varura bëhen ekonomitë dhe ndërmarrjet në mes vete. Ndryshimet janë të pashmangshme. Mirëpo, problemi ekziston në mundësitë e përvetësimit të transformimit dhe të operativave vijuese, si dhe të strategjive afatgjata. Globalizimi prek, vepron, gëlltit dhe ndihmon në arritjen e sukseseve. Për t’u kyçur në këtë proces të pashmangshmëm, manaxhmenti i ndërmarrjeve, i sektorëve të prodhimit, të marketingut dhe të tjerët duhet të mendojnë ndryshe. Situata bashkëkohore në ekonominë botërore është me plotë larushi, në aspektin e të zhvilluarëve dhe të pazhvilluarave, në të pasur e në të varfër, me fuqi blerëse tepër të diferencuara, sa që aktualisht, mbase edhe në të ardhmën nuk do të jetë me rëndësi potenciali i konsumatorëve, sa do të ketë peshë struktura e tyre për nga të ardhurat, pra, fuqia blerëse. Në procesin e globalizimit, të gjithë ndeshen, por edhe presin ndryshime, në të menduar, në koncepte dhe në të vepruar. Ndërmarrjet e vendeve të zhvilluara, natyrisht, përfitojnë, për shkak të programeve të tyre konkurruese, të ofertave që i vërshojnë tregjet dhe sikur bëhen të imponueshme për konsumatorin. Vendet e pazhvilluara edhe kur kanë vizione shperesëdhenëse, në aspektin vëllimor dhe cilësor mund të shihen sa do të përfitojnë dhe çfarë dë humbin. Vendet në transicion ballfaqohen me shumë probleme. Ato kanë tendenca të përfshirjes në treg të lirë, me të gjithë parametrat që e karakterizojnë ekonominë konkurrente. Në saje të hapjeve të tilla, orientimet për tregje të huaja janë gjithsesi të hapura. Në këtë grup të vendeve vështirë mund të eliminohen përnjëherë, për një kohë të shkurtër inercionet, ideologjizmat, përtacia, ngecja në konkurrencë e tjerë. Në të gjitha grupet e vendeve, megjithate, ekziston një stazë e përbashkët orientuese, që ka të bëjë orientimin në tregjet e hapura, në ekonomitë e lira, ku është

Page 79: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

79

prezente dhe vepron konkurrenca. Për shkallëzimet e aftësimit të konkurrencës, marketingu ndërkombëtar duhet të jetë një udhërrefyes për konceptet e biznesit global. Në ndërvartësi, në nevoja për bashkëpunim, në lidhshmëri e bashkëveprime, veprojnë faktorë të shumtë. Përkufizimi i disa faktorëve vijues, mundëson ndërlidhshmërinë në mes kompanive, degëve industriale, sektorëve tjerë dhe në përgjithësi të internacionalizimit të biznesit. Sipas autorëve të ndryshëm këta faktorë mund të radhiten në këtë mënyrë (1, fq. 87-89): 1. Një numër i shteteve synojnë hapjen e ekonomive dhe krijimin e trgetisë së lirë. Në këtë drejtim prijetare janë shtetet e Trijades (SHBA, Japonia me shtetet satelite dhe BE). Heqja e barierave tregtare dhe krijimi i relacioneve të mirëkuptimit ka mundësua që për dy dekada të tëra të shtohet vëllimi i qarkullimit tregtar në botë për dhjetë herë (1970 – 1990), ndërsa për periudhën e viteve 1990-2004 vëllimi i këmbimit tregtar ndërkombëtar, ku përfshihen eksportet dhe importet është shtuar për..........( ). 2. Në masë të madhe eliminohet raporti negativ ndaj investimeve të huaja nëpër vednet e pazhvilluara. Miratohet strukturë ligjore që iu krijon ambient stabil investitorëve të huaj. Që nga viti 1970 e këndej eksproprijimet, , konfiskimet dhe nacionalizimet në vendet e pazhvilluara të firmave të huaja zvogëlohen në masë të madhe. 3. Shumica e vendeve në zhvillim kanë miratuar strategji orientuese eksportuese dhe pjesën dërrmuese të eksporteve e realizojnë nëpërmjet korporatave multinacionale. Në vitet e tetëdhjeta të shek.XX, bie fjala, 30% të impotit britanik, 30,30% japonez dhe 40% të importeve amerikane janë kryer nëpërmjet kompanibve multinacionale. 4. Gjithnjë e më tepër vjen në shprehje ideja për anëtarësim nëpër integrimet ekonomike, për t’i ikur izolimit dhe autarkisë. Me këtë mundësohet eliminimi i barierave dhe i restrikcioneve në tregti dhe në forma tjera të bashkëpunimit. 5. Në skenë paraqiten segmentime të shumta të tregut, me çka krijohen homogjenizime të kërkesvae për blerjen e shumë produkteve me renome ndërkombëtare, siç janë Nike, Sony e tjerë. 6. Bëhen transferime të kapacitetve prodhuese për të shfytëzuar resurset më të lira, të fuqisë punëtore dhe të lëndëve të para. Në këtë mënyrë arrihet mobilizimi i faktorëve të prodhimit në përmasa të gjera ndërkombëtare. 7. Teknologjitë e reja, kompjuterizimi dhe robotizimi depertojnë në përmasa ndërkombëtare dhe kështu zvogëlohen shpenzimet për një njësi të produktit. 8. Në botë realizohen investime marramendëse për kërkime dhe inovacione. Shi për këte për t’i bërë ballë konkurrencës, firmat më të afirmuara hyjnë nëpër aleanca, në integrime me firma tjera, me qëllim të krijimit të kushteve materiale dhe kadrovike për kërkime të mirëfillta. Tendencat e tilla, e kanë detyruar firmën IBM që të bëjë marrëveshje me Toshiba Corporation të Japonisë dhe Simens AG të Gjermanisë. Në këtë mënyrë veprojnë edhe firmat tjera gjigande. 9. Sistemi i transporteve dhe i logjistikave që ka arritur ndryshime të shumta mundëson efikasitet në transportin dhe qarkullimin e mallërave, në kohë dhe në ruajtjen e cilësisë së duhur. 10. Sistemet e komunikimit, sistemet e informacioneve nëpërmjet elektronikës krijojnë kushte të reja për bashkëpunim në të gjitha viset e botës. Nëpërmjet qarkullimit të shpejtë të informacioneve merren vendime më të shpejta e relevante, shfrytëzohet koha dhe mund të bëhen transakcione e forma të bashkëpunimit më të begatë. 11. Infrastruktura globale zmbraps barierat e mundshme nëpërmjet akterëve të llojeve të ndryshme. Në këtë aspekt, përveç rrjetave të komunikimit, themelohen agjencione

Page 80: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

80

kërkimore në përmasa të gjëra, firma konsultante, agjencione të konsaltingut, të auditimit e tjerë. 12. Internacionalizimi i shpejtë i bankave dhe i institucioneve të ndryshme financiare, krijon kushte për ndihmesë të operacioneve të biznesit dhe të marketingut ndërkombëtar. Kom,ponenta financiare ka rëndësi të posaçme për nxitjen dhe zhvillimin e bizneseve. Zgjerohet rrjeti i agjencioneve këshilldhënëse për t’i mbrojtur klinetët e vet kudo që janë. 13. Manaxherët multikulturor dhe ekipet shumënacionale manaxhojnë në shumë firma të shquara. Firma të ndryshme amerikane, evropiane dhe japoneze promovojnë manaxher të vendeve të ndryshme për të manaxhuar dhe promovuar bizneset e firmave që i drejtojnë. 14. Korporatat prioritare aktualisht synojnë në integrime dhe në shfrytëzimin e potencialeve të përbashkëta, nga të cilat sigurohen kushte për prosperitet dhe zhvillim më të hovshëm. Investimet e huaja në botë tash janë realitet i rëndomtë. Produktet e plasuara nëpër tregje të ndryshme nuk kanë pengesa sa i përket origjinës së tyre. Ato mund të jetë me strukturë të kombinuar nga shumë firma të vendeve të ndryshme. Investimet në botë orientohen për shkaqe profitabile. SHBA, për shembull, që nga viti 1965 deri në vitn 1990 investimet direkte në botë i ka shtuar për 10 herë, ndërsa në vet truallin amerikan për 40 herë, ndërsa viteve të fundit investimet në botë dhe në vend pothuaj se janë baraspeshuar. Nga tendecat e tilla dhe kushtet e krijuara, marketingu ndërkombëtar ka perspektivë të qëndrueshme. Perpektivat e marketingut ndërkombëtar janë të lidhura me ndërmarrjen e disa masave dhe përkufizimit të detyrave, duke i dhënë vend dhe rol meritor në rrjedhat e biznesit. Ardhmeria e marketingut ndërkombëtar duhet të vështrohet nga gjendja e tashme, reputacioni i arritur i tij dhe hapësirat për ta kuptuar dhe implementuar. Në këtë drejtim në trendet e perspektives involvohen këto çështje dhe parametra:

1. Orientimet e njëmendëta për tregje të huaja dhe inkorporim të marketingut ndërkombombëtar në ndërmarrje;

2. Përvetësimi i parimeve që krijojnë kulturë dhe hapësirë të volitshme të veprimit; 3. Domosdoshmëria për të kuptuar, konceptuar dhe implementuar rregullat dhe

aktivitetet e marketingut ndërkombëtar; 4. Shtimi i shkallës së interkasionit në mes transformimit të ndërmarrjeve dhe të

zbatimit të marketingut ndërkombëtar.

Orientimet për zhvillim të aktivitetve jashtë vendit duhet të jenë imperativ për secilën ndërmarrje, qoftë e vogël, e mesme apo e madhe, qoftë prodhuese apo shërbyese. Me fjalë tjera, përcaktimi i programeve të punës me tendenca vetëm në tregun kombëtar, janë paragjykim për falimentim të shpejtë e të pa tjetërsueshëm. Me këte nënkuptohet se ndërmarrjet janë të obliguara të korrigjojnë politikën e bizneseve, duke iu dhënë përparësi orientimeve për në tregjet e huaja. Në këtë drejtim tregjet e ndryshme nëpër botë duhet të kenë tretman prioritar, ndërsa tregu vendor si një derivat i tregjeve botërore (çdo treg vendor, njëkohësisht është edhe botëror), stimulimet për politika të tilla nuk janë përzierje në pavarësinë e ndërmarrjeve, në tregun e lirë, por paraqesin ndihmesë për biznes të suksesshëm e konkurrues.

Në suazat e veprimeve që krijojnë hapësirë dhe kulturë të veprimit, merren për bazë disa parime themlore. Këto janë: 1. tretmani i njëjtë për të gjitha tregjet, pa marrë parasysh ku gjenden gjeografikisht dhe çfarë madhësie e specifikash kanë. Ky orientim është i nevojshëm nga shkaku se në secilin treg gjenden konsumatorët, ndërkaq fokus i të

Page 81: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

81

gjitha aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar është konsumatori, identifikimi i tij dhe përmbushja e këkesave të tij. 2. Sa i përket konkurrencës, nivelit dhe specifikave të saj, tregjet nuk mund të kenë tretman të njëjtë. Natyrisht, për tregjet e zhvilluara nevojitet përvetësimi i standardeve tekniko teknologjike të atij niveli që i kërkojnë tregjet e tilla. Kur është fjala për tregjet e pazhvilluara dhe të vendeve në transicion, konkurrenca është më e dobët, mirëpo, marketingu ndërkombëtar nuk lejon diferencime në standarde dhe në përshtatjen e mjediseve me konkurrencë më të fortë apo relative. Faktikisht, ndërmarrjet e orientura për tregjet e huaja duhet të jenë të pajisura me standarde dhe aftësi konkurruese, pa marrë parasysh se në praktikë angazhimet më të mëdha bëhen për tregjet ku është e pranishme konkurrenca e ashpër, ndërsa në mjediset tjera sjelljet e firmës ndryshojnë. 3. për integrime në rrjedhat botërore nevojitet racionaliteti ekonomik, në atë shkallë sa të kihet forcë për konkurrencë, pa i cenuar cilësitë e produkteve dhe të shërbimeve për hir të zvogëlimit të kostove. Është domosdoshmeri imperative, të kuptuarit, të përvetësuarit dhe zbatimi konsekuent i marketingut ndërkombëtar. Në këtë vazhdë nevojitet transformim i denjë i manaxhimit dhe i veprimeve tjera të ndërmarrjes. Në këtë rrafsh duhet spasur parasysh këto çështje: 1. Anashkalimi i marketingut ndërkombëtar në jetën e përditshme të biznesit, si arsye e të pakuptuarit, të mospasjes së njohurive për konceptin e tij, shpie deri të erozioni i biznesit në mënyrë të padukshme, ose me një hov mjaft të shpejtuar. 2. Biznesi i izoluar mbetet anonim, edhe nëse tregjet kombëtare janë të mëdha dhe kanë forcë të dukshme të absorbimit. Në të vërtetë, mjedisi i globalizimit sot a nesër penetron në të gjitha cepet. Së këndejmi, është e nevojshme që ndërmarrjet, edhe kur kanë efekte të mira me orientime etnocentrike, duhet të jenë të përgatitura për kyçje edhe në tregjet e huaja. Dinamika e zhvillimeve të teknologjive, të manaxhimit, sjellin të papritura, prandaj biznesi duhet të jenë të përgatitura për përshtatje të situatave që janë rrjedhojë e ndryshimeve në treg, në sjelljet e konsumatorëve, në konkurrencë. Interaksioni në mes marketingut ndërkombëtar dhe transformimit të ndërmarrjeve fiton forcë gjithnjë më të madhe. Marketingu ndërkombëtar nuk imponon ndryshime të panevojshme, por jep mesazhe dhe njohuri, të cilat duhet të respektohen dhe të kenë tretman të atraktivitetit dhe të perspektivës. Në këtë vazhdë arrihen shumë kthesa që janë detyrë për të shënuar stabilitet në zhvillimin e ndërmarrjes. Këto orientime gjejnë mbështje: 1. në tregjet integruese, 2. në zhvillimin e konceptit për ekonomi liberale dhe të hapur, 3. në krijimin e ndjenjes obligative për implementimin e marketingut ndërkombëtar, 4. në afirmimin e tregtisë ndërkombëtare, por edhe të formave jo tregtare, siç është prodhimi, investimet, shërbimet në relacione ndërkombëtare, 5. në krijimin e kushteve në shtimin e eksporteve dhe të zvogëlimit të vëllimit të importeve, 6. në zgjidhjen e problemeve të teknologjive që realizimit të programeve që janë të varura nga investimet e huaja, 7. në integrimet afatgjata dhe ndërtimin dhe zbatimin e infrastrukturave ligjore që kanë të bëjnë me hapësira sa më të gjera në botë. Ndryshimet në manaxhim, në koncepte, në definime e programeve të prodhimit, të shërbimeve e tjerë të ndërmarrjeve, janë të ndërlidhura me perspektiven e marketingut ndërkombëtar. Sipas ecurive, rregullave integruese dhe globalizuese, shtimit të varësisë të ekonomive dhe të ndërmarrjeve, me pretendime që të gjejnë konsumatorë, kërkesa të tyre nëpër shumë areale nëpër botë, mund të konkludohet se marketingu ndërkombëtar veçsa ka hyrë në një fazë të afirmimit dhe të domosdoshmërisë për implementim në praktikë. Fazat e mëtutjeshme janë pjesë përbërëse e perspektivave, të cilat reflektojnë nga nevoja për gjetjen e metodave dhe të strategjive që bizneset, ndërmarrjet të sigurojnë ekzistencë,

Page 82: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

82

mbijetesë dhe ardhmeri të qëndrueshme zhvillimore. Perpektiva e marketingut ndërkombëtar dominon në vendet e zhvilluara, me tenencë që të zhvillohen edhe më tepër. Ndërkaq, në taborrin e vendeve të pazhvilluara marketingu është një terapi për të ndryshuar gjendjen, nga sanimet e nevojshme deri të krijimi i mundësive për afirmim dhe zhvillim të gjithanshëm. Nga ky vështrim mund të konkludohet se marketingu ndërkombëtar ka perpektivë në të gjitha vendet, në të gjitha ndërmarrjet. Në ekonomitë e zhvilluara rolin e ka për krijimin e mundësive edhe për zhvillime tjera, ose së paku për mbajtjen e stados së arritur në zhvillim. Në ekonomitë e pazhvilluara, ka spektër edhe më të gjerë, për të orientuar zhvillimin si duhet, në të mirë të konsumatorëve, të qeverive e për t’i ikur çfarëdo kataklizme e katastrofe sociale, me rrjedhija të padëshiruara për as një shtet, madje as për globalizimin në përgjithësi. Nga praktika e marketingut Raste nga biznesi Pyetje Përmbledhje Referencat:

Rakita, B., Medjunarodni marketing, SA, Beograd, 1998, 1. D.D.Lee, M.Hans, International Marketing, Addisson Wesley, Publishing Company, 1991, 3. P.L.Dubos, Marketingu, Bazat teorike dhe praktike, Tiranë, 1996, 4.Richard M.S.Wilson, ColinFilligan, Strategy Marketing Management, Elseivier, 2003, 5. I.Doole and R. Lowe< international Marketing Strategy, Thomson, 2004, 6. J. Previshic, D.O.Dosen, Osnove medjunarodnog marketinga, Masmedia, Zagreb,

2000, 7. Douglas P.Susan, Craig K.Samuel, Global Mrekting Strategy, McGrawHall, Inc.,

1995.

Page 83: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

83

KREU IV MARKETINGU NDËRKOMBËTAR NË NDËRMARRJE IV..1. Roli dhe vendi i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e orientuara për në tregjet e huaja Ndërmarrjet me orientim në tregjet e huaja janë sistem më i hapur sesa ato që kanë orientim etnocentrik. Realisht çdo ndërmarrje kudo që ndodhet, pa marrë parsysh veprimtarinë e saj, orientimin dhe veprimtarinë që e ushtron, është sistem i varur dhe i hapur. Mirëpo firmat që janë të orientuara ndërkombëtarisht hasin në faktorë dhe specifika të mjediseve të ndryshme, të tregjeve të synuara, prandaj, shi për këte mund të kenë një horizont më të gjerë dhe të ndërlikuar të ndikimeve. Tregjet vendore janë më të njohura. Edhe ato me madhësi të shquar janë më të përfarta, ngase informacionet në çdo kohë bëhen më depërtuese, më të kapshme dhe më voluminoze. Për tregjet e huaja mund të ndodhin bariera të ndryshme, të cilat i relativizojnë informacionet, i reduktojnë, i bëjnë paksa më të vështira për manipulim. Tregjet e huaja, për nga largësia gjeografike, territoret me elemente ekzotike, me infrastrukturë përkatëse ligjore, me sisteme dhe strukturë ekonomike, me kultura që dallojnë, paraqesin një tërësi më të ndërlikuar në krahasim me tregun nacional. Pa i kuptuar mirë determinantat dominuese në secilin cep të tregjeve, rregullativën juridike, përmasat e konkurrencës, specifikat e resurseve, mënyrën e jetesës, elementet e kulturave, siç është religjioni, tradita, sjelljet e konsumatorëve, faktorët ndikues në ato sjellje e tjerë, është e pamundur, ose tepër e limituar penetrimi nëpër mjediset e tilla. Pa i njohur rrethanat dhe faktorët ndikues, variablet e pakontrolluara, nuk mund të plasohen ofertat për shumë arsye. Së pari, ndërmarrjet që synojnë tregjet e huaja nuk e kanë të qartë për cilin treg të prodhojnë ose të tregtojnë, çka të prodhojnë dhe në tërësi çfarë ofertash të përgatisin për hapësirën dhe kohën efektive. Çfarë duhet të bëjë ndërmarrja për t’i zgjedhur problemet që kanë shumë të panjohura? Si të jetë e përgatitur, funksionale dhe racionale, me tendencë të penetrimit të suksesshëm, të mbetjes gjatë në tregj, kur do të realizojë tregues të mirëfilltë, që kanë të bëjnë me vëllimin e shitjes, të ardhurat, joshjen e konsumatorëve deri të niveli i klientëve lojalë, fitimi dhe krijimi i kushteve për mbetje më të gjatë në kushtet e konkurrencës. Në politikën e biznesit fillimisht shfrytëzohen të dhënat e karakterit të përgjithshëm. Vehen në raport orientimet për tregun vendor dhe për tregjet e huaja. Për të zbardhur realitetin për mjediset e synuara, implementohet marketingu ndërkombëtar, i cili nëpërmjet kërkimeve të tregut dhe më pastaj të marketingut, siguron informacione të bollshme dhe relevante,që shërbejnë për marrjen e vendimeve përkatëse. Vendimet kanë të bëjnë me:

- çka të eksportohet, - në cilin treg të eksportohet, - parallogaritë e efekteve që mund t’i arrinë ndërmarrja në periudhat e përkufizuara

kohore. Është e natyrshme se hulumtimet e faktorëve dhe të klimave jashtë ndërmarrjes, pa i vënë në peshojë resurset dhe mundësitë që i ka ndërmarrj, do të veprohet në mënyrë

Page 84: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

84

fragmentare dhe pa i lidhur kushtet që i ka ndërmarrja për të qenë e aftë të plasohet në tregjet e huaja, gjërat nuk do të jenë të qëndrueshme. Nga kjo qasje mund të kuptohet se kalohet në një shkallë tjetër të kërkimeve, pra, në kërkimet e marketingut, ku vehen në spikamë të gjitha resurset që i posedon ndërmarrja. Marketingu ndërkombëtar nëpërmjet hulumtimeve të jashtme dhe të brendshme krijon interaksione, relacione integrale, me çka synimet marrin formën konkrete të implementimit. Roli i marketingut ndërkombëtar për ndërmarrjet e orientuara në tregjet e huaja është i shumfishtë, ndonëse për shkaqe të racionalitetit mund të përkufizohet në këto çështje:

- ndërmarrjes i siguron të dhëna, informacione relevante, të cilat burimin e kanë në kërkimet shkencore dhe profesionale;

- definohen problemet rreth orientimeve të ndërmarrjes lidhur me përcaktimin dhe përkufizimin e bashkëpunimit me tregjet e huaja;

- paraprinë në marrjen e vendimeve dhe të përgjegjësive për internacionalizimin e biznesit dhe përgatitjen e ofertave që mund të jenë të përballueshme ndaj konkurrencës;

- filtron në organizim dhe në manaxhimin e tërësishëm brendapërbrenda ndërmmarjes, duke krijuar ndryshime të reja, të cilat janë të forta dhe depërtuese në tregje në kuptim të gjerë;

- mundëson segmentimin e tregut ndërkombëtar, nëpërmjet zbatimit të metodave për homogjenizimin e kërkesave, pa marrë parasysh ku gjenden dhe ku jetojnë konsumatorët;

- sugjerimet dhe rregullat e marketingut ndërkombëtar bëjnë të mundur kënaqjen e kërkesave dhe të nevojave të konsumatorëve nëpër mjedise të ndryshme, në distanca fizike, të radiuseve me rreze të afërta dhe shumë të largëta;

- mundësohet lojalizimi i konsumatorëve, krijimi i efekteve në të hyra, në profit, si një prej kategorive themelore pretenduese të ndërmarrjes, si dhe përmbushjen e obligimeve ndaj shtetit, në të cilin ushtrohet prodhimi, ose ku plasohet produkti dhe shërbimet.

Me hapa dhe strategji të tilla asnjë shkencë tjetër, përveç marketingut, nuk do të jetë në gjendje të veprojë për ndërmarrjen. Marketingu ndërkombëtar hap rrugë, identifikon problemet, identifikon tregje, kërkesa dhe elemente tjera që deri në aktivitetet e caktuara të marketingut janë të panjohura për firmën. Marketingu ndërkombëtar firmën e aftëson që të jetë në nivel të duhur me konkurrencën nëpër mjediset e synuara dhe të zgjedhura në botë. Përveç tjerash, e afirmon ndërmarrjen, markat e produkteve dhe të arriturat që i ka shënuar nëpër tregjet përkatëse. Konsumatorin e bënë më të lumtur me mirëqenie më të theksuar, sepse i mundëson të zgjedhë produkte dhe shërbime me cilësi, me çmime të volitshme, me mënyra efikase dhe me kanale efektive të distribucionit. Nëpërmjet aktiviteteve të promocionit shpërndanë informacione, mesazhe dhe shpjegime, me të cilat konsumatori pa humbur kohë, me korrektësi përcaktohet se çfarë të blejë dhe pse të blejë. Vendi i marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje është parësor, jo për nga fakti se prodhon, tregton, ose krijon resurse të financave, të ekspertëve e tjerë, por për shkak se në bazë të informacioneve në terren, të analizave, të krahasimeve sugjeron sektorin e prodhimit, të financave, të kuadrave, të zhvillimit dhe të disenjimit se çfarë duhet bërë, për kë duhet bërë dhe në ç’kohë duhet bërë. Natyrisht, sektori i prodhimit e mbanë ison më të lartë me plotë të drejtë, pikërisht nga fakti se në të krijohen vlerat e reja dhe vlerat përdoruese të produkteve dhe të shërbimeve. Pa produkte dhe shërbime nuk mund të ketë

Page 85: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

85

këmbim të vlerave dhe përfundimisht as përmbushje të nevojave dhe të kërkesave, pa marrë parasysh a është fjala për konsumatorët e konsumait të gjerë apo për konsumatorët e konsumit industrial (prodhues, investiv). Në këtë kontekst, duke i pasur për bazë përparësitë që i ka ky sektor, mund të ndodh realisht që sektorët tjerë, pra, edhe ate të marketingut t’i nënvlerësojë dhe t’i anashkalojë në bashkëpunim dhe në vlerësim. Megjithëkëtë, praktika bashkëkohore një qasje të mundshme të tillë e tjetërson plotësisht. Teknika dhe teknologjia çdo ditë më e sofistikuar është kusht paraprak për mundësi të gjera të prodhimit të suksesshëm, në vëllim dhe asortiment të gjithanshëm. Problem i tanishëm, por edhe i ardhshëm do të jetë tregu, pra shitja e produkteve dhe e shërbimeve që prodhohen. Për këtë arsye sektori i prodhimit dashtë e padashtë detyrohet t’i pranojë, informacionet dhe sugjerimet që dalin nga sektori i marketingut, ngase, me këtë përfillje nuk punohet kutu, pa koncepte dhe orientime të caktuara. E njëjta gjë ndodh edhe me sektorët tjerë. Bashkëpunimi nuk bëhet nga simpatitë apo antipatitë, por si nevojë dhe domosdoshmëri që vendimet e manaxhmentit të jenë kolektive dhe në vehte të përmbajnë shqyrtime dhe njohuri, mendësi të gjera. Roli dhe vendi i marketingut në ndërmarrjet me orientime në tregje të huaja duhet të jetë i pranishëm në të gjitha firmat, në të gjitha bizneset. Sipas disa mendimeve konsiderohet se marketingu ndërkombëtar mund të implementohet dhe ka rol të veçantë në firmat e mëdha dhe të zhvilluara. Praktika tregon se kjo disiplinë është imperativ implementues në të gjitha llojet e firmave si për nga madhësia, por edhe për nga veprimtaritë që i ushtrojnë. Së këndejmi, nevoja për implementimin e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme veçsa shtohet. Në kushtet e integrimeve dhe të globalizimit nuk mund të shenohet prioritet dhe zhvillim vetëm nëpërmjet firmave gjigande. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të jenë të pranishme dhe funksionale në çdo kohë. Çështja ndërlidhet të dhënia e përgjigjes në pyetjen: për cilin treg këto janë të aftësuara, për tregun nacional, apo atë botëror. Nga pikëpamja e imponueshme mund të kuptohet qartë se vetëm marketingu ndërkombëtar mund t’i çel shtigje dhe perspektiva për të qenë të pranishme dhe në tregje të huaja të synuara. Në këtë kontekst është prezent problemi i kategorisë së shpenzimeve. Nuk është ky problem i patejkalueshëm. Ekzistojnë mundësi dhe forma të shumta për t’i ikur këtij rubikoni ekzistues. Ndërmarrjet e vogla sidomos, ndonëse edhe ato të mesmet mund të gjejnë forma të themelimit të konzorciumeve për eksport, të agjencioneve për nxitjen e eksporteve, institucione dhe firma që bëhen të specializuara për ndihmesën e biznesve të vogla dhe të mesme për të penetruar me sukses nëpër tregjet e huaja. Format e tilla sa janë simptomatike, aq janë të vlefshme dhe funksionale në zvogëlimin proporcional të shpenzimeve dhe në krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm të biznesve. Rëndësia e marketingut ndërkombëtar nuk limitohet në rëndësinë që ka të bëjë me këmbimin trgetar, posaçërisht për marketingun eksportues, sa ka diapazon të gjerë për implementimin e formave tjera të bashkëpunimit në mes firmave që gjenden nëpër mjedise të ndryshme nëpët botë. Nga këto mundësi të gjithanshme vehet në pah përparpsia e marketingut ndërkombëtar, në kuptimin e krijimit të mundësive për ndërmarrje në ushtrimin e bizneseve, të aktiviteteve të zgjedhura edhe përtej kufijve nacional.

Page 86: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

86

2. Klasifikimi i ndërmarrjeve ndërkombëtare Ndërmarrjet e mëdha ndërkombëtare janë organizatat e vetme që i kanë tejkaluar të gjtha aspiratat e Perandorive që kanë dominuar nëpër shekuj dhe milienume. Edhe ato që ishin më të shquara historikisht nuk qenë në gjendje të gllabërojnë në të gjitha viset e rruzullit tokësor. Mbeten pjesë, rajone të tëra, për t’i ëndrruar si të vetat, të pushtuara dhe të eksploatuara. Atë që në planin e dominimit dhe të përvetësimit nuk arriten ta bëjnë shtetet e mëdha me politikat e tyre ekspansioniste, e arriten ndërmarrjet gjigande ndërkombëtare. Mendimtarë të ndryshëm me kohë kanë ardhur në përfundime se ekonomia botërore, planifikimi i saj dhe tregjet janë duke u zgjëruar dukshëm. “Zhvillimi i ndërmarrjeve botërore provokojnë revolucion të organizimit dhe kanë implikacione të rëndësisë së njëjtë për njeriun modern siç ka qenë revolucioni industrial dhe shtetet nacionale” (1, fq. 13). Në realitet, aspekti më revolucionar i korporatave globale nuk matet për nga madhësia e tyre, por për nga ndikimet që i reflektojnë nëpër meridianet botërore. Ndërmarrjet në kuptimin organizativ dhe veprues, natyrsisht kanë filluar të funksionojnë më herët. Nga embionet e vogla krijohen gjigande të mëdha. Ndërmarrjet e vogla datojnë para disa shekujve, ndërkaq kompanitë gjigande fizioniminë e tyre e marrin në njëqind vjetshin e fundit. Tash në treg janë të pranishme ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe ato të mëdha. Për të kuptuar strukturën e kompanive gjitgande, është e udhës që për të mësuar gjenezën dhe transformimet e tyre, ttë fillohet nga karakteristikat e tyre të tashme, në mënyrë që të bëhen shkoqitjet lidhur me paraqitjen e këtyre ndërmarrjeve, zhvillimin, rriten, në veçanti transancionalizimi, madhësia, strategjitë e përbashkëta (globale), pozita oligopole, autonomia relative (9, fq. 21). Nga vështrimi historik i zhvillimit mund të vihet re se para shek.XX, aktivitetet efirmave në botën e jashtme kanë qenë të kufizuara. Investimet në botën e jashtme, sipas vlerësimeve të Duning-ut kryesisht kanë qenë të karketeritpotrfolio të avancimeve.Në vitin 1914, 90% të kapitalit të eksportuar është investuar sipas modelit portfolio. Ndërkaq, pas Luftës së Dytë Botërore, në investimet e tërësishme ndërkombëtare, ¾ janë investime direkte. Fillimisht, investimet amerikane gjejnë leverdi në industrinë ekstraktive, në industrinë përpunuese, madje në bujqësi dhe në naftë. Korporatat transnacionale zhvillohen që nga viti 1920 e këndej (9, fq. 24). Në ShBA korporatat e mëdha kanë sheënuar potencialin më të madh. Pas Luftës së Parë Botërore në këtë rrafsh prijnë Gneral Motors, dhe dupondKonsiderohet se ndërmarrja Singer i ka paarprirë korporatave multinacionale dhe transnacionale, ngase qysh në vitin 1867 në Glazgov ka themeluar Fabrikën për montimin e makinave qepëse. Kjo firmë karakterizohet me faktin se në anekënd rruzullit ka prodhuar dhe shitur vetëm një produkt, asotiman me dimensione të ngushta të gjerësisë dhe të thellësisë, por që e ka mbizotëruar tregun botëror. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për nga numri dhe shtrirja e tyre janë të dislokuara në të gjitha mjediset ku mund të ushtrohet ndonjë lloj i biznesit. Me rçëndësi është vlerësimi i tyre sipas orientimeve, imixhit, strategjive dhe aftësive për të penetruar në tregjet e synuara dhe për të pasur cikës më të gjatë të mbijetesës dhe të zhvillimit. Ndërmarrjet sipas orientimeve në treg mund të grupohen në dy tërësi: 1. ndërmarrje vendore dhe, 2. ndërmarrje ndërkombëtare.

Page 87: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

87

Në grupin e parë bëjnë pjesë: a/ ndërmarrjet vendore ose kombëtare dhe b/ ndërmarrjet eksportuese.

Në grupin e dytë klasifikohen këto lloje të ndërmarrjeve: (i) ndërmarrjet e karakterit ndërkombëtar, (ii) ndërmarrjet e karakterit multinacional (transnacional), (iii) ndërmarrjet e karakterit global.

Përveç klasifikimit të tillë, çdo kund janë të pranishme ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha. Diferencat bëhen në bazë të kritereve të numrit të të punësuarëve, në bazë të qarkullimit dhe të hyrave vjetore e tjerë. Ndërkaq, nga aspekti i orientimit për eksport tendencat janë të njëjta si të njdërmarrjet e vogla, ashtu të mesmet, duke i përfshirë edhe ndërmarrjet e mëdha. Në aspektin territorial dhe gjeografik synimet nuk kanë ndonjë dallim. Vetëm nga formësimit dhe qarkullimi i dokumentacionit, ose i ndërmarrësive hulumtuese, paraqiten diferenca, ngase ndërmarrjet e vogla qalojnë në këtë drejtim. Duhet dalluar strategjitë e sjelljeve të marketingut ndërkombëtar ndërmjet firmave të mëdha, siç janë korporatat multinacionale, globale dhe ndërmarrjet tjera të mëdha dhe ndërmarrjeve të madhësive të vogla e të mesme, ku radhiten ndërmarrjet e mesme dhe të vogla eksportuese, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me karakter ndërkombëtar, që do të thotë se janë të kyçura ose synojnë në bashkëpunime të ndryshme me firmat në vende dhe mjedise nëpër botë. Realisht, të gjitha ndërmarrjet që themelohen duhet të kenë premisa të karkterit ndërkombëtar. Një gjë e tillë arsyetohet me faktin se asnjë ndërmarrje në kushtet integruese dhe globalizuese nuk duhet të këtë parallogari, të cilat e përkufizojnë vetëm në suazat vendore, kombëtare, sepse në këtë mënyrë mund të shfaqen elemente të vetizolimit. 3. Karakteristikat e përgjithshme të ndërmarrjeve të mëdha ndërkombëtare Ndërmarrjet e mëdha ndërkombëtare kanë karakter të grupit prijetar strategjik konkurrues, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe të mesme cilësohen si grup strategjik përcjellës i konkurrencës. Këto dy grupe strategjike veçohen me karakteristika që dallojnë nga njëra tjetra (3, fq. 56-57).

A. Grupi strategjik prijetar i konkurrentëve ndërkombëtar në vete përmbanë këto veçori:

1. Organizimi i prodhimit dhe i marketingut bëhet në përmasa ndërkombëtare, 2. Realizimi i ekonomisë së vëllimit në bazë të prodhimit për treg masiv, 3. Aftësia e centralizimit dhe të koordinimit të aktiviteteve të biznesit (prodhimi,

financat, kërkimet, marketingu), 4. Krijimi i sistemeve integruese vertikale për racionalizimin e potencialeve në

përmasa botërore, 5. Vështrimi i mjedisit dhe të tendencave konkurruese në bazë rajonale dhe globale, 6. Kreirimi dhe mbajtja e nivelit të imixhit.

B. Grupi strategjik përcjellës i konkurrentëve ndërkombëtar:

Page 88: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

88

1. Specializimi për lloje të produkteve, të teknologjive, ose të tregjeve, për të cilat nuk janë aq të interesuara ndërmarrjet e mëdha.

2. Ikja nga konfrontimet me ndërmarrjet e mëdha 3. Hyrja në fushat e biznesit komplementar, 4. Ikja nga kontratat e marrëdhënieve të biznesit me sistemet e mëdha dhe të

afirmuara, 5. Përshtatshmëria inovative, e fleksibilitetit në suazat e marketingut, 6. Shfrytëzimi maksimal i potencialeve kombëtare. Përcaktimi grupeve strategjike në kuadrin e ekonomive kombëtare është çështje më e

pamundur, ndërsa në realicionet ndërkombëtare komparacionet janë të mundshme dhe japin elemente relativivisht të sakta. Edhe kur është fjala për kriteret për përcaktimin e madhësive të ndërmarrjeve, shpeshëherë paraqiten dallime të mëdha në mes ekonomive të zhvilluara dhe të atyreve të pazhvilluara. Ekzistojnë dy alternativa të orientimeve të kyçjeve të ndërmarrjeve në rrjedhat e ekonomisë botërore. Këto janë:

- orientimi në lartë, - Orientimi në poshtë. Orientimi në lartë ka të bëjë me proceset integruese të ndërmarrjeve në një firmë të

madhe e të fortë e cila është e drejtuar për grupin e strategjive prijetare të konkurrentëve ndërkombëtar. Orientimi në poshtë ka domethënien e një firme të madhe vendore, që orientohet për tregjet e huaja, si pjesëmarrëse në grupin strategjik përcjellës të konkurrentëve ndërkombëtarë. Sipas Porterit (4, fq. 36) Më së keqi do të kalojnë ato kompani, të cilat nuk përcaktohen për njërin grup strategjik të konkurrentëve ndërkombëtar. Në rast se zbatohen elemente të të dy grupeve, atëherë krijohet një simbiozë strategjike e konkurrentëve ndërkombëtar dhe kjo mënyrë është e përfillshme dhe e dobishme. Pa i mohuar të tjerat, korporatat e mëdha kanë rol të veçantë në tregun ndërkombëtar. Ato kanë shans të dominimit, të zhvillimit dhe të ndikimit edhe në politikat shtetërore. Megjithëkëtë, në tregjet e huaja ka vend edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Është e pamundur të funksionojnë vetëm kompanitë gjigande, pa pasur nevojë për ndërmarrje tjera aleate, të vogla dhe të mesme. Në biznesin global dhe në operacionet e marketingut, rol të veçantë kanë kompanitë e mëdha dhe të forta të shteteve të zhvilluara dhe me industri të reja dhe efikase. Tregu botëror iu mundëson shanse të volitshme edhe ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla. Kështu strategjia globale është vetëm njëra, e zgjedhur dhe e mundshme. Kompanitë e madhësive mesatare hapin fabrika, filiala, laboratore kërkimore, përfaqësi të shitjes në mbarë botën. Në të shumtën e rasteve rangohen në firma të mesme, nëse vëllimi i shitjes sillet prej 200 milionë në 1 miliardë $. Parametrat e vëllimit të shitjes, të numrit të të punësuarëve, të hyrat e tjerë ndryshojnë sipas shteteve, si pasojë e nivelit të zhvillimit ekonomik, pra, të infrastrukturës ligjore që në një masë është e adaptuar me shkallën ekzistuese të zhvillimit. Firmat e mesme dhe të vogla kanë rëndësi të dukshme. Bie fjala, në SHBA firma të këtij lloji janë të orientuara për eksport. Prej tyre cca 87% kanë të punësuar më pak se nga 500 punëtorë. Është karakteristikë pozitive se firmat mesatare janë të madhësisë kontrolluese.

Page 89: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

89

Klasifikimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme ndryshon në Evropë. Në Gjermani në firma të mesme klasifikohen ato që realizojnë më pak se 500 DM ?shitje brenda vitit, por kanë pjesëmarrje të lartë në eksport. Firmat e vogla gjermane janë bosht i qëndrueshëm i eksporteve. 4. Korporatat multinacionale Korporatat multinacionale janë akterët kryesorë të biznesit bashkëkohor ndërkombëtar në botë. Këto janë bartësit kryesorë të intensifikimit, të rrites dhe të zhvillimit të tregtisë në përmasa ndërkombëtare. Mundësojnë zgjerimin e biznesit në përmasa të gjera ndërkombëtare. Faktikisht gjenezën e kanë në ekonomitë e shteteve të zhvilluara. Për të arritur nivel e lartë të forcës dhe të dominimit, i shfrytëzojnë resurset e ndryshme anekënd botës. Korporatat multinacionale kanë strategji globale në prodhim, në investime, në kërkime dhe në distribucion. Në potencialin e tyre gjenden rezerva të diturisë, të shkencës, të inovacioneve. Mbizotërimi i tyre bëhet i pashmangshëm nëpër tregjet e ndryshme të huaja, me një karakter dominues oligopolistik, d.m.th. veprojnë në tregjet me më pak shitës. Fuqia e tyre ekonomike është njëra nga parametrat e fuqisë së globalizimit. Korporatat multinacionale (shumëkombëshe) tërë motivin e biznesit të suksesshëm, zgjërimin nëpër territore dhe tregje të shumta e kanë në profit. Në politikën e tyre nuk mbizotëron patriotizmi, as nacionalizmat që kanë të bëjnë me interesa të theksuara jashtë profitit. Thomas Jefferson ka thënë: “Tregtarët nuk kanë atdhe të vet. Ku do që të jenë, nuk janë të lidhur me truallin. Atyre iu intereson vetëm burimi i profitit.” Po ashtu, presidenti Eisenhhower, në vitin 1960 ka thënë: “se kapitali është një çështje jo e rëndomtë që mbase nuk ka nacionalitet. Ai rrjedh atje ku më së miri shërbehet”(1, fq. 78). Bizneset gjejnë interesat e tyre, saqë kur kanë mundësi nuk iu vejnë veshin politikave. Për shembull, para Luftës së Dytë Botërore kompanitë e mëdha të naftës që ishin në kartelet me firmat gjermane, kundërshtonin luftën kundër Hitlerit. Korporatat multinacionale kanë marrë hov të zhvillimit dhe kanë fituar reputacion gjatë tërë shek.XX, me theks të posaçëm në gjysmën e dytë të shekullit. Në mënyrë të shkurtër dhe praktike korporatat multinacionale (shumëkombëshe) mund ta kenë këtë definicion: “Korporatat multinacionale paraqesin ato lloje të kompanive të cilat edhe prodhojnë edhe shesin në numër më të madh të vendeve” (10, fq. 15) Në vitet e shtatëdhjeta, Kombet e Bashkuara i definojnë kështu: “Korporatat multinacionale janë të gjitha ato ndërmarrje, të cilat i kontrollojnë asetet e veta – fabrikat, minerat, filialat e shitjes e tjerë në dy e në më shumë vende”. Në vitet e tetëdhjeta, në saje të afrimimit të kompanive, OKB i shton definicionet, duke përfshirë edhe kompanitë transionacionale. Në këtë shtojcë përfshihen: a/ të gjitha ndërmarrjet që aktivitetet e veta në dy e në më tepër vende, aty ku kanë entitet e veta, pa marrë parasysh formën juridike dhe fushën e ushtrimit të aktviteteve; b/ ndërmarrjet që zhvillojnë sisteme koherente të vendimeve të zhvillimittë biznesit, që kanë strategji dhe poltika të përbashkëta, që kondinohen nga një ose më tepër qendra; c/ ndërmarrjet në kuadrin e të cilave entitetet janë të lidhura, në bazë të pronësisë apo të raporteve tjera, sa që njëra mund të ketë ndikim të tjetra, sidomos me potencialin e diturisë, të përvojave të përgjegjësive e tjerë (3, fq. 62).

Page 90: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

90

Sipas Aheron definicionet e kompanive shumëkombëshe mund të bëhen nëpërmjet:

- kritereve strukturale dhe - performancave të biznesit. Nga aspekti i kriterit struktural, korporatat multinacionale mund të vështrohen në

kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Kuptimi i gjerë i kompanive multinacionale janë ato forma që i kanë të zhvilluara

aktivitetet në shumë vende, që shfrytëzojnë liçencën dhe franshizingun, si forma të ndryshme të kooperimit, të investimeve të përbashkëta, ose të investimeve të drejtpërdrejta (direkte) në botën e jashtme. Definicioni në kuptim të ngushtë ka këtë përmbajtje: Korporatat multinacionale janë të lidhura vetëm me karakterin shumëkombësh të pronësisë, ose të karakterit multinacional të vendosjeve (vendimmarrjeve). Definicioni i korporatave multinacionale sipas performancave ka të bëjë me vëllimin e shitjes, me pasuri, me kapital, numrin e të punësuarëve, të ardhurën e realizuar. Ka ndërmarrje të shumta të cilat eksportojnë në disa tregje të huaja, mirëpo nuk do të thotë se e kanë tremanin e ndërmarrjeve multinacionale. Të ardhurat dhe pasuria paraqesin kritere me të cilat korporatat mund të radhiten në familjen e korporatave multinacionale. Korporatat multinacionale janë të fuqishme për të hyrë dhe ngelur gjatë nëpër tregjet e vendeve të ndryshme. Hyrja bëhet nëpërmjet eksportimeve, marrëveshjeve kontraktuse, investimeve të përbashkëta (joint ventures) dhe përpunimit. Zhvillimet e korporatave multinacionale në botë veçohen me disa karketeristika, të cilat mund të radhiten kështu (3,fq. 65 dhe11, fq.168-169):

- Struktura e re e faktorëve të rrezikut që i godasin aktivitetet e kompanive multinacionale (eksproprijimi, fluktuacioni i valutave, problemet juridike, destabilizimet socio-poltike e tjerë);

- Rrita kontinuele e korporata multinacionale që nuk janë në pronësinë amerikane. Karkatrei i tyre dhe faktorët nxitës janë të llojllojshëm, varësisht a vijnë nga Japonia, Koreja, Brazili, Meksika, vendet evropiane ose nga vendet e Lindjes së Mesme)

- Pjesëmarrja e shtuar e ndërmarrjeve shtetërore në suazat e korporatave multinacionale. Arsyet e qasjeve aktive (e jovetëm rregullative) inkorporimi i disa shteteve në rrjedhat e ecurive të bizneseve bashkëkohore dhe të marketingut janë kryesisht të karakterit të zhvillimit makroekonomik.{shtë dëshira që të sigurohet pozicion sa më i volitshëm në rrjedhat ndërkombëtare të kapitalit dhe të teknologjive;

- Monitorimi (mbik-qyrja) më i madh i aktiviteteve të korporatave multinacionale private, jo vetëm nga vendet e pazhvilluara, në zhvillim, por edhe nga ato të zhvilluarat. Përgjigje e llojit të vet për rriten e monitorimit dhe të kontrollit të shtetit, është interesimi për bashkëpunim sa më të madh, për lidhjet biznesore dhe formimin e aleancave strategjike në mes korporatave të ndryshme multinacionale.

Tab... për 100 firma

Page 91: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

91

Harta Tab në faqën 65.BR 5. Korporatat transnacionale Në pikëpamje të themelimit dhe të zhvillimit, mund të thuhet se gjeneza e korporatave transnacionale gjendet të kartelet dhe trustet. Kartelet janë formë organizative e ndërmarrjeve të bashkuara, që kanë për qëllim limitimin e konkurrencës dhe krijimit e forcës vetjake të monopoleve në degëne në të cilën i ushtrojnë veprimtaritë dhe i përkasin. Në kudarin e këtyre tërësive ndërmarrjet anëtare e mbajnë një lloj pavarësie. Ndërkaq forma r trusteve përfshinë ndërmarrjet e bashkuara në një ndërmarrje të veçantë , e cila ka pozicion monopoli në treg. Duke i kapërcyer kufijtë kombëtarë, ndërmarrjet e integruara, marrin përmasa dhe epitet të ndërmarrjeve ndërkombëtare. Karteli i parë është themeluar në vitin 1886 në mes firmës amerikane Alcoa dhe firmës zvicerane AIAG, ndërsa kjo formë e bashkëveprimit zgjërohet posaçërisht nga viti 1918 (9, fq. 22). Formësimi i korporatave transancionale bëhet në kushtet e ekonomisë së tregut, duke u mbsështetur në ekonominë kapitaliste nëpër vende nacionale e më pastaj edhe në ato ndërkombëtare. Në këtë kontekst, mund të bëhet rangimi i fazave të zhvillimit si në vijim:

- ndërmarrja familiare (e organizuar në nivel të një fabrike, e kufizuar në një degë dhe funksion, të cilën e manaxhon një person ose një grup syresh, që miratojnë vendime për biznesin e firmës);

- Korporata kombëtare (e krijuar në SHBA, në saje të zhviollimeve të hovshme dhe të bashkimeve të shumta. Këto formohen me një strukturë të re, ku me ingerimin vertikal të prodhimit dhe të marketingut, mundësohet zgjërimi i reparteve në tërë konteintin);

- Korporatat transnacionale (që fillojnë të marrin fizionomin që nga viti 1920, por që hovin e zhvillimi dhe të fuqizimit të biznesit e marrin pas Luftës së Dytë Botërore.

Korporatat transnacionale zgjerohen kur ndërtohen strategji adekuate të tregut, kur inovacionet bëhen elemnt i fuqizimit dhe i përparimit të biznesit dhe krijohen mundësi reale për integrime ekonomike në nivele të rajoneve të mëdha nëpër botë. Karkateristikë tjetër e strukturës së korporatave është decentralizimi i njësive të shumta, që janë pjesë përbërëse e firmës. Njësitë prodhuese (fabrikat sepcializohen për prodhimin e një asortimenti të zgjedhur, në kuptim të ngushtë) kanë tretman autonom. Njëkohësisht, themelohet “truri qendror”, nga i cili bëhet koordinimi i organizimit dhe i mbarëvajtjes së njësive të decentralizuara. Në botën bashkëkohore korporatat transancionale janë formë organizative e kapitalit të gjerë dhe e teknologjisësë lartë. Në përgjithësi kompanitë transnancionale marrin hov të zhvillimit pas vitit 1970, veçanërisht në SHBA. Faktorë kryesorë për

Page 92: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

92

lulëzimin e ndërmarrjeve të tilla janë koncentrimi i kapitalit dhe dhe vanacimi i posaçëm i teknologjive. Është kjo pasojë e transnacionalizimit të ekonomisë në përmasa botërore. Korporatat transnacionale konceptim e zhvillimit e mbështesin në investimet e drejtpërdrejta. Mbartja e prodhimit në botën e jashtme, që realizohet nëpërmjet investimeve direkte, të ndërlidhura me çështjet ekonomike, teknologjike, financiare, kahet dhe orientimet përparësitë komparative nëpër mjediset e caktuara. Merren paraysh përparësitë e stsfeve profesionale, financiare, të marketingut, të informacioneve e tjerë, që mund të efektuohen nëpër vendet e pazhvilluara ekonomikisht. Në vendimmarje për internacionalizimin e kapitalit, përparësitë komparative shfaqen në mundësitë, vëllimin e prodhimit dhe në kategorinë e shpenzimeve. Në rajonet e pazhvilluara motiv për investime të drejtpërdrejta janë lëndët e pra më të lira, shpenzimet më racionale të transportit, fuqia e lirë punëtore, energjetika me çmime të ulëta, tregu më i afërt e kështu me rradhë. Natyrisht, prodhimi i shkallës dhe shpenzimt racionale, kur kanë raporte të volitshme, e fuqizojnë dhe e shtojnë profitin e kompanive. Tregu, mbi të gjitha, paraqet një arenë më të gjerë, ku mund të funksionojë marketingu global, shitja më e madhe, nëpërmjet qendrave të distribucionit dhe të formave tjera, hulumtimet mëefikase dhe fektet që dalin nfa informacionet e përkufizuaranë tërësitë rajonale, si dhe në relacione më të gjera ndërkombëtare. Nëpër ndërmaerrjet e tipit transnacional bëhen kombinime të mirëfillta të instrumenteve të marketingut miks ndërkombëtar, siç është produkti, çmimi, distribucioni dhe promocioni. Në kushte të veprimit të korporatave transnacionale rol të rëndësishëm kanë edhe poltikatn ekonomike, eliminimi i barierave doganore, i taksave të ndryshme, me çka shtohen potencialet e mjeteve financiare. Po ashtu, vjen në shprehje cash-flow, polttika e kamatave, akordimi i kredive, sistemi i transferit të çmimeve, mënyrat e pagesave në mes korporatave transnacionale e tjerë. Prioritetet e korporatave transnacionale janë të një spektri të gjerë. Sistemet kërkimore dhe të informacioneve, ilustrojnë mundësitë për marrje të vendimeve racionale dhe efektive. Mbrojtja e pronësisë industriale, madje know-how (pronësia intelektuale), si dhe të janë elemente që i favorizojnë aktivitetet e biznesve të korporatave transnacionale. 6. Dallimet në mes korporatave multinacionale dhe korporatave transnacionale Për të identifikuar dallimet në mes ndërmarrjeve multinacionale dhe të atyreve transnacionale, është e nevojshme të vështrohen gjërat e përbashkëta të tyre. Politikat e përbashkëta ndërtohen në orientimet e bizneseve për tregje të huaja, madje me një eskalacion mundësisht më të madh. Për nga madhësia janë kryesisht gjigande, me produkte në masën më të madhe të standardizuara. Imixhi dhe forca e konkurrencës gjithnjë e më tepër përfeksionohen me të arritura të reja dhe me strategji afatagjata të zhvillimit. Para se të trajtohen diferencat themelore në mes korporatave ndërkombëtare (multinacionale dhe transnacionale), vehen në shqyrtim llojet e ndërmarrjeve sipas orientimeve dhe intensiteteve të oriontimeve nëpër tregjet e huaja. Vizatimi J. Mile, në fq. 41.

Page 93: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

93

Lidhur nivelin e internacionalizimit dhe të rritës së ndërmarrjes në mjedise të huaja, autorë të ndryshëm bëjnë përpjekje për sqarime të niveleve, të kritereve, me të cilat ndërmarrjet e orientuara për tregje të jashtme e arrijnë shkallën e kualifikimit të ndërmarrjeve prijetare ndërkombëtare. Për shembull, Tookey, qysh në vitin 1969, ishte i mendimit se në procesin e zhvillimit të aktivitetetve të biznesit të ndërmarrjeve “posa vjen deri të levizja nga faza e punëve të eksportit drejt (në kahe) të qëllimeve të aktiviteteve të marketingut ndërkombëtar, politika dhe organizimi adaptohen me mundësitë e reja dhe shfrytëzimin e tyre”. Ndërkaq, një autor tjetër, Bilkey (1978) thotë: “disa ndërmarrje janë involvuar në eksporte nga ana e fuqive të jashtme (p.sh. blerësi i jashtëm)”, disa të tjerë i shfrytëzojnë mundësitë e paraqitura (12. fq. 41). Është fjala për dy çështje: motivet dhe aktivitetet ndërkombëtare. Ndërmarrjet ndërkombëtare i kanë veçoritë e veta, të cilat i klasifikojnë dhe i bëjnë entitet që dallohen nga njëra tjetra. Veçoritë kryesore mund të shkoqiten në tabelën e më poshtme (7, fq. 443). VEÇORITË

NDËRMARRJET VENDORE

NDËRMERR JET NDËRKO MBËTARE

EKSPORTUESE

MULTINACIONALE

GLOBALE

Qëllimet Ekskluzivisht tregu vendor

Tregu i huaj i njëjtë me vendorin

Të ndryshme – të përshtatura për tregjet e huaja

Tregu botëror si tërësi

Koncepti i marketingut

Vendor Eksportues, plurinacional

Multinaciona, multiregjional

Global

Orientimi i biznesit

Kombëtar Etnocentrik Poliocentrik, Regjiocentrik

Gjeocentrik

Qasja e planifikimit të marketingut

Standardizuar Standardizuar Decentralizuar Interaktiv

Strategjia e biznesit

Nacionale Eksportuese Multilokale Globale

Programi i marketingut

I standardizuar, vendor

I standardizuar, vazhdimësi e vendorit

I adaptuar – përshtatur tregut lokal

I globalizuar, i standardizuar, i adaptuar

Politika e produktit

Për nevojat e tregut vendor

Për nevojat e tregut vendor

Për nevojat e tregjeve të huaja të ndara

Produkti global (botëror)

Strategjia e prezantimit në botën e jashtme

Kohë pas kohe, eksport pasiv

Klasike (e thjeshtë)

E komplikuar mesatarisht, e bazuar në bashkëpunim: kooperim,

E nderlikuar: lidhjet strategjikeinvestimet e drejpëtdrejta

Page 94: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

94

montazhë, prodhim kontraktues e të ngjashme

Politika investive

Fondet vendore Fondet vendore

Fondet lokale për çdo shtet të huaj

Fondet në nivel botëror

Burimet e lçëndëve të para

Vendor Vendor Lokal Botëror (më rentabili)

Organizimi

I përshtatur për situatat vendore

Drejtorati i ndarë ndërkombëtar

Modeli global sipas produkteve ose rajonevve

Modeli i matricës

Manaxhimi

I përshtatur nevojave vendore

I centralizuar I decentralizuar I integruar (në mënyrë interaktive)

Kuadri drejtues

Vendor Nga vendi i domicilit

Nga vendi lokal Ndfërkombëtar (më i aftësuari)

Diferencat në mes korporatave multinacionale, në rend të parë, shfaqen në natyrën e investimeve. Kompanitë multinacionale mbështesin konceptin e investimeve të tërthorta jo të drejtpërdrejta), ku dominon portfolio e investimeve, ndërkaq, korporatat transnacionale zhvillimin e mbështesin në konceptin e investimeve të drejtpërdrejta (direkte) nëpër shtete të ndryshme të botës. Dallimet e tyre mund të paraqiten në këtë mënyrë: VEÇORITË KORPORATAT

MULTINACIONALE KORPORATAT TRANSNACIONALE

Madhësia Më të mëdha Më të vogla Investimet Portfolio (indirekte) Të drejtpërdrejta (direkte) Koncepti i zhvillimit Tregu, prodhimi,

teknologjia Lëndët e para më e lirë, fuqia punëtore më e lirë, eksploatimi i resurseeve të huaja

Raportet prijetare Konkurrenca në relacionet multinacionale

Zhvillimi i rrjetës së fabrikave, filialave, të reparteve

Potenciali Fuqia e tregut, marketingu eksportues dhe format tjera të bashkëpunimit

Madhësia e kompanive dhe e kapitalit

Strategjitë e zhvillimit Afatgjatë, forca e tregut dhe e konkurrencës

Investimet për zgjërimin e rrjetit të onjekteve prodhuese dhe të distribucionit në kohë të gjatë

Preznatimet në tabelë, mund të interpretohen në këtë mënyrë:

Page 95: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

95

- korporatat multinacionale janë firma të cilat meditojnë dhe veprojnë me logjikën e zhvillimit të tregut, të prodhimit dhe të teknologjisë, me çka mund të ndikohet në ecuritë e konkurrencës ndërkombëtare.

- Për nga madhësia, rëndom, korporatat multinacioanle janë më të mëdha kundrejt korporatave tarnsanacionale;

- Strategjitë e ekspansionit nëpër mjedise të ndryshme botërore ndryshojnë. Derisa korporatat multinacionale rëndësi më të madhe i japin konceptit të investimeve indirekte, korporatat transnancionale zhvillimin dhe rriten e tyre e bazojnë në investimet e drejtpërdrejta nëpër mjedise të ndryshme në botë

- Korporatat multinacionale e referojnë fuqinë e tregut, si dhe format tjera të bashkëpunimeve në mes firmave dhe vendeve, duke e përfshirë edhe marketingun eksportues, korpor. ndërkaq, korporatat transnacionale e targetojnë, natyrisht tregun, por në veçanti madhësinë e kompanive dhe potencialin e kapitalit. Korporatat ndërkombëtare, përkundër faktit se janë me potenciale të gjëra,

posedojnë shkallë të lartë të fleksibiletit, me çka nënkuptohet se sipas levërdive dhe interesave mund të ndryshojnë politikat, strategjitë, konceptet, deri të transformimi prej një modeli në tjetrin. 7. Organizimi i ndërmarrjeve transnacionale Ndërmarrjet transancionale organizohen kryesisht në këto lloje:

- me strukturën piramidale, - me strukturën sipas sistemit të ombrellës dhe, - me strukturën e interglomeratit.

7.1. Struktura organizative makropiramidale Me strukturën organizative piramidale të ndërmarrjeve transnacionale nënkuptohet organizimi centralist i ndërmarrjeve ndërkombëtare, në të cilën shkalla strategjike e vendosjes (objektivat, resurset, strategjitë), kryhen në qendër, ndërsa niveli udhëheqës i vendosjes (transmisioni i qëllimeve në ndërmarrje, shfrytëzimi i resurseve, orientimi i politikës për të realizuar objektivat) dhe niveli operativ i vendosjes është në suazat e ndërmarrjes. Mund të thuhet se ndërmarrjet në botë sipas kësaj forme veprojnë pa kokë (piramida pa maje). Ndërmarrja në botën e jashtme nuk miraton vendime strategjike. Sipas autorit Majaro (5, fq. ), karakteristikat kryesore të strategjisë së makropiramidës janë këto:

- planifikimi strategjik është i nivelit qëndror; - manaxherët e filialave detyrat e veta i kryejnë në suazat e standardeve joelastike; - ndërmarrjeve në tërësi iu interesojnë vetëm rezultatet përfundimtare të biznesit; - funksionet e marketingut janë të orientuara drejt marketingut miks; - ndërmarrjet nuk bazohen në nevoja sociale dhe humane; - nuk bazohen në ekonominë e resurseve lokale; - funksionet e financave, i zhvillimit të produktit, i kuadrove, të kontrollit, janë të

lidhura me planifikim centralist.

Page 96: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

96

Kjo formë organizative, në një farë dore, është një kocept antimarketing, ngase punët kryesisht kryhen nëpërmjet urdhërave, diktatit.

7.2. Struktura organizative në formë të ombrellës Modeli i strukturës organizative në formë të ombrellës bazohet në njohuritë se tregjet nëpër botë dallohen, prandaj ata duhet të shqyrtohen me të gjitha karketristikat lokale, për të gjetur strategji adekuate për marrjen e vendimeve. Karakteristikat kryesore të kësaj strukture organizative të ndërmarrjet ndërkombëtare janë:

- “sistemi qëndror nervor”, - sistemi tjetër i aktiviteteve, - qasjet tjera organizative.

“Sistemi qendror nervor” paraqet miksin e qëllimeve për të arritur nivelin e definuar të rritës së ndërmarrjes, shkallën e profitit dhe të investimeve. Sistemi tjetër i aktiviteteve e ka domehtënien se secili anëtar i kompanive të tilla ndërkombëtare e ka shkallën vetjake të strategjisë së vendosjes, ndërsa planifikimi qendror, në të vërtetë, është planifikim proporcional. Biznesi racionalizohet dhe ekonomizohet nëpërmjet shërbimeve profesionale qendrore, të cilat së bashku me shërbimet e ndërmarrjes amë, e formojnë ombrellën. Shërbimi profesional ka të bëjë me qasjet tjera organiztaive, ku grumbullon ekspertë të njohur për të kryer punë dhe shërbime me renome. Në këtë mënyrë, këto shërbime janë të centralizuara. Struktura organizative në formë të ombrellës është fleksibile, me mundësi që të reagohet në probleme lokale më tepër sesa kompanitë me strukturë makropiramidale. Liberalizimi i sistemit të funksionit të marketingut dhe adaptimi absolut ndaj tregjeve, shpie deri të diferencimi tepër i madh i produkteve. Zbërthimi i funksioneve të marketingut për shkak të diferencimit të tepërt të prodhimit, krijon probleme të distribucionit. Ekzistojnë edhe dobësi tjera të kësaj formwe organizative, si për shembull.... 7.3. Struktura organizative në formë të interglomeratit Interglomerati është formë e strukturuar që paraqet konglometarin internacional. Me fjalë tjera paraqet kompleksin e internacionalizimit të aktiviteteve ndërkombëtare. Kompanitë në formë të Interglomeratit janë përafërsisht të decentralizuara dhe të ndara, por që objektivi i tyre është vetëm rezultati financiar, për ndryshim nga ndërmarrjet makropiramidale dhe ato ombrellë, qëllimi i të cilave është profiti dhe cash-flow. Programi i prodhimit, përkatësisht çka prodhohet, është çështje sekondare, ndërkaq profiti paraqet pozicion parësor. Çdo ndërmarrje është qendër profiti, subjekt që të gjitha aktivitetet përfundimisht i lidhëme profitin. Nga qendrat planifikohen rrjedhat financiare (cash-flow) dhe profiti. Qendër nuk është, sikurse ishte dikur të kompanitë makropiramidale të të kompanitë e tipit ombrellë. Qendër është gjithmonë ndërmarrja si bazë e sistemit për tri shkallë të vendosjes. Ajo gjithmonë vepron në cilësinë e ndërmarrjes, planifikon në

Page 97: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

97

mënyrë strategjike, si dhe kombinon sistemin. Në integrglomerat qendra është pa trupa, sepse nuk është ndërmarrje, veçse organ i përbashkët i planeve, i marrjes së vendimeve dhe i kontrollit.Në ç’mënyrë janë të organizuara ndërmarrjet, nuk është problem i qendrës, por çështje thelbore është sa do të sjellin mjete financiare arkës së përbashkët. Pra, kjo është çështje kryesore e qendrës. Marketingu është i organizuar nëpër ndërmarrjet me strukturë organizative të interglomeraitit, ndërsa kur është fjala për organizata makropiramidale, planfikimi manaxherial ka të bëjë me organzimin, kuadrot, informatikëe e tjerë, ku të gjitha janë të centralizuara, ndërsa kur është fjala për strukturën organizative të ombrellës, shërbimi i marketingut është në rolin e koordinatorit, të organit të komunikimit, të organit këshilldhënës e tjerë.

8.Struktura organizative e ndërmarrjeve shërbyese Ndërmarrjet shërbyese organizohen me qëllim të ushtrimit të studimeve të konsaltingut, të kërkimeve, të inxhinjeringut e tjerë. Në veçanti dallohen studimet që kanë të bëjnë me realizimin e strategjive të mbarjtjes së prodhimit në botën e jashtme. Aktivitetet sublimohen në dy lloje të studimeve:

- në studimin e mundësive të investimeve dhe, - në studimin e mundësive të realizimit të investimeve.

Në këtë branshë rëndësi të veçantë kanë ndërmarrjet projektuese. Pa ndërmarrje projektuese nuk mund të realizohen strategjitë e mbartjes së prodhimit në botën e jashtme. Kompanitë e mëdha kanë shërbime profesionale, të cilat vet i kryejnë studimet përkatëse. Ndërmarrjet projektuese mund të jenë të mëdha, të mesme dhe të vogla. P.sh., në Zvicër, në kuadrin e industrisë së makinave, organizatat e mëdha projektuese kanë 20.000 bashkëpunëtorë, sistemet e mesme nga 2.300, ndërsa ato të voglat nga 450 punëtorë profesionistë (5. fq. ). Organiztata projektuese (koncerni) ka këto shërbime:

- për zhvillimin e produktit, - know-how prodhues, - montim dhe servisim, - financa, - kontabilitet dhe punë juridike, qendra e eksportit.

Të gjitha këto sketore i kanë programet e punës dhe detyrat e precizuara. Detyrat kryesore të ndërmarrjeve projektuese janë:

- vlerësimi, - blerja dhe financimi i tokës, - planifikimi i raportit prodhues, - realizimi i planeve, - këshilldhëniet me rastin e lëshuarjes, inaugurimi në punët e repartit e tjerë.

Varësisht nga madhësia e ndërmarrjes projektuese dallohen edhe shërbimet e organizuara dhe detyrat e tyre. Projketet që hsestohen, duhet të studiohen, me çka shihen mundësitë për invetsime në botën e jashtme, si dhe në çfarë niveli është arsyeshmëria e realizimit të tyre. Së kondejmi, bëhen dy lloje të studimeve, të cilat specifikohen në:

Page 98: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

98

- studimin e mundësive të investimeve në botën e jashtme dhe, - studimin e arsyeshmërisë së realizimit të investimeve në botën e jashtme.

Studimi i mundësive të investimeve në botën e jashtme përfshin kryesisht elementet përmbajtësore të tregjeve, të cilat mund të radhiten në këtë mënyrë:

- vlerësimi i klimës investive dhe mjedisit investiv, - dilema për ndërtim të objekteve, apo për blerje të tyre, - vlerësimi i parë i ekonomitetit dhe i planit terminor.

Vlerësimi i mjedisit investiv është çështje thelbore, ngase vehen kornizat e eksplicimit të klimës investive, të situatave dhe refleksioneve me potenciale pozitive. Këto vlerësime rezultojnë nga gjendja e përgjithshme ekonomike dhe politike e vendit të synuar. Po ashtu, merren në shqyrtim raportet ndaj vendimeve në relacione me vendet e zgjedhura. Për të gjitha këto, në studimtrajtohen në mënyrë të detajizuar kapitali që është në posedim, madje bartja e kapitalit dhe e profiteve në ambientet përkatëse. Në këtë rast merren për bazë procedurat rreth eksporteve dhe importeve, të cilat duhet të jenë mbështetëse për dhënien e lejeve për eksporte dhe importe. Procedurat kryesisht përmblidhen në: normat kamatore, në të drejtën e tatimeve, kushtet për marrjen e lejes për lokacion, kushtet për ndërtim dhe për prodhimit, të cilat paraqesin një grumbull të çështjeve, që imponojnë studime të thukta, për të kuptuar realitetin e mundësive për investime në mjedisin e zgjedhur konkret në botën e jashtme. Tregjet që janë kategori dinamike, janë të përmbushur me klima dhe konjunktura, të cilat nën ndikimin e shumë faktorëve, pësojnë ndryshime të kohë pas kohshme. Është thelbore të analizohet dhe studiohet mirë klima e volitshme në treg dhe ndryshimet esaj që mund të ndodhin nëpër periudhat që vijnë. Prognozomet janë pjesë përbërese e studimit, ngase nëse janë të qëndrueshme dhe të studiuara mirë, shërbejnë si shtytje e sigurtë në investime në vendet e synuara dhe të zgjedhura. Dilema në mes ndërtimit apo blerjes së objekteve në botën e jashtme, mund të dëshifrohet me ndihmën e studimit përkatës, me çka nënkuptohet zbradhja e leverdisë apo e humbjes që e ka njëra formë e vendosjes. Në këtë rast vjen në shprehje akvizicioni, i cili krijon elemente të përparësive dhe anasjelltas, të mangësive, të cilat i dehidrojnë vendimet për investime në botën e jashtme. Për t’i eliminuar dilemat e çfarëdo intensiteti, studimi projektues jep vlerësime për projektin investiv, prej nga mund të nxiren konkluzionet përfundimtare.

Vlerësimi i parë i ekonomitetit mund të jetë pozitiv, negativ, ose jo i plotë, me çka vehen në peshojë anët pozitive dhe negative, si elemente paraprijëse për marrje të vendimeve. Merren në konsideratë raporti në mes të të ardhurave dhe i shpenzimeve, në veçanti profiti, që janë kategori dominuese për investime në botën e jashtme. Ndërkaq, me planin terminor përcaktohet intervali kohor, përkatësisht fondi kohor, i nevojshëm për realizimin e investimeve, që nga ideja deri të realizimi i projektit. Plani terminor, sikurse edhe aktvitetet tjera ndërtohet nga ekspertët që i njohin mirë procedurat e studimit për mundësitë e investimeve, që kanë njohuri për teknologjinë e ndërtimeve, burimet e furnizimit me material, me fuqi punëtore, si dhe procedurat që kanë të bëjnë me manaxhimin e kryerjës së punëve sipas fazave. Studimi i arsyeshmërisë së realizimit të investimeve në botën e jashtme përfshinë të gjitha elementet që janë në favor të vendimmarrjes për të investuar jashtë vendit. Në kuadrin e të gjitha shqyrtimeve të nevojshme, veçohen zgjedhja e partnerëve, e eteknologjive, e stafit të ekspertëve, pajisjet teknike, lokacioni, infrastruktura dhe,

Page 99: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

99

posaçërisht vlerësimi i detajizuar ekonomiko financiar i investimeve për projektin e zgjedhur. Lidhur me zgjedhjen e partnerëve ekzistojnë mënyra të ndryshme, të mbështetura gjithnjë në informacionet primare apo sekondare, të verifikuara dhe relevante. Një prej çështjeve madhor në biznes, në rastin konkret kur është fjala për atrsyeshmërinë e investimeve, është ruajtja e sekretit. Fshehtësia e biznesit, ose sekreti ka të bëjë me përcaktimin e asortimentit të prodhimit, me transferin teknologjik, parallogarinë financiare, orientimet eksportuese, planin terminor, me fjalë tjera programin prodhues. Në kohët bashkëkohore, duke i marrë për bazë informacionet dhe rrjedhat e tyre, të gjitha këto që dikur konsideroheshin top sekret i biznesit, mund të quhen të tejkaluara. Një çështje tjetër që është e lidhur me ambientin konkret është punësimi. Ky është problem në vete, posaçërisht në mjediset ku ekonomitë janë të pazhvilluara, ndërsa porblem shumë serioz është papunësia. Me rastin e investimeve duhet të merren paraysh reagimet e vendeve ku dispersohen objektet, kapacitetet që duhet të ndërtohen apo të blehen. Përveç punësimit, si një kaetori e detyruar, parqiten edhe sfida tjera, siç është rreziku politik, sistemet juridike e tjerë, fakte këto që gjithsesi duhet venë në spikamë me rastin e studimit të arsyeshmërise së investimit në botën e jashtme. Studimet e tilla e kanë tretmanin zbatues, definitiv, vetëm atëherë kur analizohen dhe shqyrtohen nga udhëheqja e projektit, ndërmarrësit, investuesit, të cilët në saje të argumenteve projektin e miratojnë me intersa implementuese, dhe nëse ka elemente negative, hudhet, që do të thotë se projektet përfundimisht e marrin kahen e zbatimit apo të moszbatimit, pa dilema të reflektuara në ndonjë farë forme. 9. Aktivitetet orientuese të ndërmarrjeve Në fund të viteve të gjashtëdhjeta V.H. Perlmutter e ka bërë identifikimin e orientimeve të aktiviteteve të ndërmarrjeve në marketingun ndërkombëtar (3, f. 32). Secila ndërmarrje i ka synimet dhe strategjitë e veta për të zhvilluar biznes me strategji orientuese, me të cilat sigurohet stabilitet dhe zhvillim i ndërmarrjeve. Sipas autorit të sipërcekur orientimet në treg, përkatësisht në marketingun ndërkombëtar përfshihen në katër alternativa. Këto janë:

1. Orientimi etnocentrik, 2. Orientimi policentrik, 3. Orientimi regjiocentrik dhe, 4. Orientimi gjeocentrik.

Për t’i krahasuar karakteristikat në mes alternativave orientuese të ndërmarrjeve në marketingun ndërkombëtar prezantojmë pasqyrën e mëposhtme: Tab. Karakteristikat alternative krahasuese të orientimeve ndërkombëtare të tregut Karakteristikat Orientimet 1.

etnocentrike 2. policentrike 3. regjiocentrike 4. gjeocentrike

1. Orientimi i tregut:

Tregu vendor Ino-tregu lokal

Tregu rajonal ndërkombëtar

Tregu botëror

2. Supozimet: Obligim Diferenca Ngjashmeri dhe dallime

Ngjshmëria nëpërmjet

Page 100: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

100

diferencave 3. Planifikimi Lartë-poshtë Poshtë-lartë Interaktive Sistematike dhe

interaktive 4. Prodhimi: E njëjtësuar E klasifikuar

sipas tregjeve I internacionalizuar

I internacionalizuar

5. Aspekti financiar:

Kontribut të ardhurës vendore

Të ardhura sips tregjeve të caktuara

Të ardhura të gjithmbarshme nëpërmjet transfereve rajonale

E ardhura globale nëpërmjet transfereve më të volitshme

6. Programi i marketingut:

Nacional (kombëtar)

Lokal Rajonal Global

7. Kërkimet e tregjeve ndërkombëtare

Të dobëta Rëndësia “prej vendi në vend”

Sistematik dhe kontinuel në kërkesë të ngjashmërive rajonale dhe globale

Burimi: (3, f. 33). Në mbështetje të këtyre krahasimeve mund të bëhen interpretime ordinere për të katër orientimet e alternativave orientuese të ndërmarrjeve në marketingun ndërkombëtar. Orientimi etnocentrik ka orientim ekskluziv në tregun vendor (nacional). Supozimet për këtë treg janë të domosdoshme, ndërkaq planifikimi bëhet nga lartë-poshtë. Prodhimi është i njëjtësuar, ndërsa financiarisht kontribuohet për të ardhurat vendore. Pasi që programi i marketingut është me karakter nacional (kombëtar), është e kuptueshme se kërkimet për tregje të huaja është i dobët.

Orientimi policentrik përqendrohet në tregun lokal dhe për tregje të huaja lokale. Supozimet paraqesin ndryshime, planifikimi bëhet në relacionin poshtë-lartë, ndërsa prodhimi realizohet në saje të klasifikimit të tregjeve të synuara. Kontributi financiar ka të bëjë me të ardhurat e realizuara në secilin treg veç e veç. Programi i marketingut ka karakter lokal, të rajonizuar, ndërkaq kërkimet e tregjeve të huaja rangohen veçmas “prej vendi në vend”.

Orientimi regjiocentrik nga aspekti i orientimit në treg përfshin relacione rajonale ndërkombëtare të tregut, ndërsa supozimet janë të përziera me ngjashnëri dhe diferenca. Planifikimi është interaktiv prodhimi i internacionalizuar. Aspektet financiare përshkohen me të ardhura të gjithmbarshme të krijuara nga transferet rajonale. Programi i marketingut ka dimensione rajonale dhe ai bëhet implementues nëpërmjet kërkimeve sistematike dhe kontinuele, duke kërkuar ngjashmeritë në përmasa rajonale.

Orientimi gjeocentrik ka synim të përgjithshëm për orientim në tregun botëror, me supozime të ngjashmerive, me ndonjë diferencë të domosdoshme). Planifikimi ka cilësi sistematike dhe interaktive, siç ka edhe prodhimi karakter ndërkombëtar. Treguesit financiarë sigurohen nëpërmjet transfereve më të volitshme, me të cilat formohen të ardhurat globale. Programi i marketingut karakterizohet me përmasa globale, kurse kërkimet e tregjeve të huaja janë sistematike dhe kontinuele, në funksion të gjetjes së ngjashmerive në relacione globale.

Për t’i vënë në spikamë dhe kuptuar më drejt orientimet në tregjet e huaja, është e nevojshme të shqyrtohen edhe faktorët përcaktues në mes të alternativave të orientimeve ndërkombëtare të tregut.

Page 101: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

101

Tab. Faktorët përcaktues në mes alternativave të orientimeve të tregjeve ndërkombëtare Faktorët Orientimet 1. Etnocentik 2. Policentrik 3. Regjiocentrik Gjeocentrik 1. Karakteri i ndërmarrjes:

Ndërmarrje eksportuese

Ndërmarrje e karakterit ndërkombëtar

Ndërmarrje e karakterit multinacional

Ndërmarrje e karakterit global

2. Përvoja ndërkombëtare:

Pa përvojë ose në fazën iniciale

Angazhimi aktiv ndërkombëtar

Angazhim ndëkombëtar i plotë

Angazhim ndërkombëtar i plotë

3. Madhësia e tregut:

E vogël E dukshme Treg mbinacional i përpjestimeve të mëdha

Treg mbinacional i përpjestimeve të mëdha

. 4. Heterogjeniteti i tregut:

I padukshëm I theksuar Unifikimi i standardeve dhe i homogjenizimit

Unifikimi i standardeve dhe i homogjenizimit

5. Karakteri i produktit:

Homogjen Heterogjen Tipi i produktit i standardizuar me variacione të modeleve

Tip i produktit i standardizuar me variacione të modeleve

Burimi: Si në tebelën e mësipërme Edhe nëpërmjet faktorëve bëhet diferencimi i orientimeve të alternativave ndërkombëtare të tregut. Faktorët përbëhen nga karakteristikat e ndërmarrjes, përvojat ndërkombëtare, madhësitë e tregut, heterogjeniteti i tregut dhe karakteri i produkteve. Tek orientimi etnostrategjik karakteri i ndërmarrjes është eksportues, mirëpo firmat nuk kanë pervojë ndërkombëtare ose gjenden në fazën fillestare të përvetësimit të kçëtyre përvojave. Tregu ka madhësi të vogël, pasi që orientimi është në tregun kombëtar, kështu që heterogjeniteti i tregut është i padukshëm, ndërsa karkteri i produkitit është homogjen. Karakteri i ndërmarrjes të orientimi policentrik është ndërkombëtar, me çka veçohet angazhim (impenjim) aktiv ndërkombëtar. Madhësia e tregut është e dukshme, siç është edhe heterogjeniteti i theksuar. Karaketri i produktit është heterogjen. Orientimi regjiocentrik cilësohet me ndërmarrjet e karakterit multinacional me pervojë të shquar si rrjedhojë e angazhimit të plotë ndërkombëtar. Madhësia e tregut është e theksuar, ngase i tejkalon kufijtë e shumë tregjeve, d.m.th. tregu shquhet me përpjestime të gjera, sepse është mbinacional. Faktori i heterogjenitetit të tregut ka të bëjë me unifikimin e standardeve të tregjeve dhe të hegjemonizimit. Karkteri i produkteve është tip standard me variacione të modeleve. Tek orientimi gjeocentrik karakteri i ndërmarrjeve është global, me përvojë ndërkombëtare të shquar, si pasojë e angazhimit të plotë ndërkombëtar. Madhësia e tregut është i mashësisë mbinacionale, me shtrirje të gjerë botërore. Heterogjeniteti i tregut përfshin unifikimin e standardeve të tregut dhe të standardeve të homogjenizimit. Karakteri i produkteve, njësoj sikurse të orientimi regjiocentrik përmban tip standard të produkteve me variacione të modeleve përkatëse.

Page 102: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

102

Për këto orientime ka mendime dhe vlerësime të ndryshme nga autorët që e shqyrtojnë këtë problematikë. Psh. Keegan në analizat e tij për këtë çështje ka një qasje tjetër. I klasifikon dy tërësi të orientimeve: 1. orientimet ndërkombëtare dhe, 2. orientimet multinacionale. Sipas tij në orientimet ndërkombëtare bëjnë pjesë: konceptet etnocentrike dhe policentrike. Në orientimin multinacional konsdierohen të sintetizuara konceptet etnocentrike (?) dhe ato gjeocentrike. I vënë në lidhje orientimin etnocentrik me orientimin global, të cilat i përkufizon në këtë mënyrë: “Nëse produkti vendor (linja) është i mirë për tregun ndërkombëtar, politika prodhuese etnocentrike do të jetë politikë e susksesshme. Nëse nuk i përgjigjet, kjo politikë do të jetë e gabuar. Firmat amerikane dhe japoneze në orientimin e tyre tentojnë të jenë etnocentrike, ndonëse firmat japoneze rrallëherë janë etnocentrike në politikën e tyre të marketing miksit” (3, f. 35). 10. Aktivitetet e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje Marketingu ndërkombëtare është pjesë përbërse e ndërmarrjes. Është nënsistem i rëndësishëm dhe njëherë për një herë i pazëvendësueshëm. Ndërmarrjet para se të themelohen duhet të janë të kornizuara se çka do të prodhojnë, ose çfarë shërbimesh do të ushtrojnë, për kë do prodhojnë, si dhe për cilat tregje orientalisht të përcaktohen. Sa do që në vija të trasha bëhen këto defininme, ngase etapet e mëtejshme imponojnë detaje edhe më të imtësuara, këto janë brum i programit të marketingut, i cili për shumë gjëra paraqet platformë themelore të ndërmarrjes që themelohet. Përveç fazës së më hershme, kur konceptohen idetë, orientimet, edhe të ndërmarrjet me përvojë programi i marketingut është një bazaament i qëndrueshëm, në të cilin disenjohen çështjet themelore, ndryshimet, sjelljet e organizatës dhe veprimet që duhet të jenë në hap me kohën dhe konkurrëncën. Aktivitetet e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje janë veprime të menduara paraprakisht, të organizuara, sistemuara dhe me përplot me aksione për të kryen veprimet strategjike, me të cilat arrihet deri të objektivat e parashtruara të ndërmarrjes. Këto përmbajnë qasje, teknika dhe modele, të cilat mbështetjen e kanë në identifikimin e problemeve, në zgjidhjen e tyre dhe në sendërtimin e rezultatave që i synon ndërmarrja. Aktivitetet e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje klasifikohen:

- sipas gradacionit periodik dhe nivelit të zbatimit të tyre; - sipas strukturës vepruese, të koordinuar dhe të sistemuar në një tërësi të

përbashkët; - sipas periudhave kohore dhe hapësinore.

Llojet e aktiviteteve sipas shkallëzimit periodik zbërthehen në: aktivitetet parapërgatitore, aktivitetet përgatitore dhe në aktivitetet operative funksionale.

Aktivitetet parapërgatitore gjenezen nuk e kanë vetëm të konceptimi i ideve, i të menduarit dhe i përcaktimit të orientimeve të bizneseve në relacione ndërkombëtare, por edhe në punët konkrete për t’i vënë konturat se çfarë do të ushtrojë ndërmarrja në themelim, ose çfarë do të ndryshojë ndërmarrja nëse ka krjiuar imixh, porse dëshiron të ndërtojë politika të reja në asortimentin e prodhimit, si dhe në penetrim në tregje të reja të jashtme, punët e tilla, ndonëse nuk e kanë ende formën e disenjuar sa duhet, megjithate, ato përmajnë filimin e potencialit për vizionet që do t’i këtë biznesi konkret. Natyrisht, në kushtet bashkëkohore, kur pretendimet, por edhe proceset konkrete levizin në drejtim të integrimit dhe të globalizimit, për secilën ndërmarrje duhet të përcaktohen prioritetet dhe

Page 103: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

103

në veçanti orientimet, me qasje mundësisht të operacionalizuara se në cilat tregje ndërmarrja do ta gjej veten dhe do të ketë sukses. Do të ishte absurde, me elemente të pakuptimësisë, nëse investohen për themelimin e biznesit e më pastaj meditohet, bëhen plane se çfarë do të prodhohet dhe për cilin treg do të ushtrohet veprimtaria (për treg kombëtar apo ndërkombëtar). Edhe më vonë, në vazhdimësi duhet të mendohet për konceptin e programit të prodhimit, të shërbimeve, për aktivitetet e marketingut, por të gjitha këto në funksion të përfeksionimit, të fuqizimit të aksioneve dhe të kryerjes së detyrave me sukses. Nga ky aspekt, punët parapërgatitore sa më solide të jenë aq më fuqishëm do t’iu paraprijnë aktiviteteve pasuese të marketingut. Në punët parapërgatitore në masë të caktuar vehen bazat për miksin e marketingut ndërkombëtar, duke e përfshirë koordinimin dhe sinkronizimin në mënyrë të denjë të produktit, çmimit, të distribucionit dhe të promocionit. Oferta e definuar mirë mund të realizohet gjithanshëm edhe në fazën e konkretizimit dhe të plasimit të saj. Anashkalimi i mundshëm i kësaj faze lënë defekte edhe në fazat e mëtejshme të aktiviteteve përgatitore dhe operative zbatuese. Aktivitetet përgatitore e kanë domethënien e konkretizimit të mëtejmë të punëve të filluara, të karakterit parapërgatitor. Vlerat parapërgatitore shndërrohen në qasje dhe definicione konkrete lidhur me programimin dhe operacionalizimin e punëve kërkimore të marketingut, të marrjes së vendimeve se çfarë do të prodhohet dhe për cilat tregje të synuara, duke definuar asortimentin e prodhimit, çmimet e shitjes, kanalet e distribucionit dhe aktivitetet e promocionit në relacionet ndërkombëtare, përkatësisht për tregjet e zgjedhura dhe të synuara. Tregjet mund të synohen në mënyrë orientuese, në saje të të dhënave globale, por jo aq relevante e të përpunuara, mirëpo zgjedhja e tyre bëhet me vendime konkrete, të cilat merren në kohë dhe në hapësirë të caktuar, të mbështetura në informacionet e grumbulluara, të përpunuara dhe të argumenuara. Për aktivitetet e kërkimit të marketingut ndërkombëtar në këtë fazë bëhen përgatitjet, trajnimet e kuadrave, të ekspertëve, zgjedhja e metodave, e teknikave dhe e materialeve të destinuara për këtë çështje. Aktivitetet përgatitore janë vazhdimësi e aktiviteteve paraprake të marketingut. D.m.th. në këtë shkallëzim gjërat janë më të përafërta për aksione, për të krijuar spekter të skicimeve, të ndërhyrjeve dhe të vazhdimit në punët konkretizuese të ndërmarrjes. Sektorët ose nënsistemet e ndërmarrjes mishërohen, ose së paku fillojnë të familiarizohen me aktivitetet e marketingut. Përafërsia imponohet nga nevoja për shfrytëzimin e informacioneve me rastin e vendimmarrjeve, të cilat paraqesin shansin real për ndërmarrësitë e mëtejme të të gjtiha aktiviteteve të ndërmarrjes (prodhuese, financiare, të marketingut e tjerë). Niveli i ndërtuar mirë i aktiviteteve përgatitore paraqet shkallën e qëndrueshme për kalim në punët operative implementuese. Punët operative përmbajnë kurorëzimin e të gjitha aktiviteteve të përfshirë në fazat paraprake. Në këtë nivel aktivitetet marrin formën konkrete të zbatimit. Hulumtuesit dalin në terren për kërkime të tregut, si dhe përfshijnë edhe kombinimin e mirëfilltë të instrumenteve të marketingut miks ndërkombëtar, me qëllim që oferta të këtë forcë konkurruese, të jetë atraktive dhe e pranueshme për konsumatorin. Kërkimet në terren, ku vehen në pah informacionet primare, por edhe kërkimet kabinetike kanë specifika dhe vështirësi të theksuara. Ato janë shumë më të ndërlikuara dhe ekzotike kundrejt marketingut bazik vendor. Në këto vështirësi ndikojnë shumë faktorë të mjedisit, që e kanë rolin dhe cilësinë e variablave të

Page 104: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

104

pakontrolluara. Në të vërtetë, secili vend i ka veçoritë e veta që dallojnë nga të tjerët. Fjala është për dispozitat ligjore, për kulturën, sistemet ekonomike dhe nivelin e zhvillimit, për pervojat e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, praninë e konkurrencës nëpër tregjet e zgjedhura. Në tregjet e huaja është e natyrshme të komunikohet më gjuhët vendore, ose me një gjuhë globalizuese. Për ndërmarrjet që janë jashtë këtyre gjuhëve dhe kulturave, religjioneve, traditave, nevojitet studim dhe hulumtim rigoroz për të mësuar realitetin e mjedisit të synuar. Mospërputhjet me realitetin shpijnë deri të vështirësitë dhe pamundësitë për eksplitimin e mozaiqeve që mbizotërojnë në ato tregje. Në këto raste ndërmarrje do të ndeshet me situata turbulente, të paqarta sa duhet, të cilat e vështirësojnë ecurinë normale të biznesit. Punët operative përmbajnë operacionalizime konkrete, veprime racionale, për të ardhur deri të rezultati i shënjestruar. Për këtë arsye ekspertët duhet të posedojnë njohuri të mjaftueshme, të kenë përvojë dhe të jenë të shkathtë të begatohen me pervoja të reja, duke hyrë në labirinthin e të panjohurave nëpër mjediset konkrete. Është mjaft vështirë të arrihet deri të nivelet e kënaqshme në këtë drejtim. Vetëm aktivitetet sistematike, me angazhim serioz e të gjithanshëm mundësojnë operim që përfundon me përmbushjen e synimeve. Në spektrin e aktiviteteve tjera të nivelit operativ janë edhe vendimmarjet. Marrja e vendimeve ka një shtrirje më të gjerë, që i tejkalon suazat e aktiviteteve të marketingut. Në procesin dhe në aktet konkrete të vendimmarjeve infiltrohen manaxherët, qofshin të sektorit të prodhimit, të zhvillimit, të disenjit, të financave, së bashku me manaxherët e marketingut. Këta të fundit e kanë rolin e kordinatorit, sepse janë burim i informacioneve, njohës të situatave në treg, të ashpërsisë së konkurrencës dhe të mundësive për baraspeshim të raporteve në mes mundësive që i ka ndërmarrja dhe konkurrenca e së përgjithshme në treg. Gjuha e përbashkët nuk është rezultantë e mirëkuptimit në mes manaxhmenteve të ndërmarrjeve, por qasjet e tilla paraqesin nevojën për dakordime dhe bashkëveprime të denja, si përpjekje e përbashkët për plasim të suksesshëm të ofertave në tregjet e huaja. Aktivitetet marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje janë një kompleks i tërë që, padyshim, e lehtëson punën e firmës, e orienton si duhet dhe e udhëzon për punë të mbarë dhe të mundshme në relacionet ndërkombëtare. E kundërta e kësaj do të ishte izolim dhe vendnnumrim si në një vorbullë të thellë. Aktivitetet e marketingut ndërkombëtar shpijnë deri të hapja e horizonteve për penterime në tregje të ndryshme, e shtojnë motivimin dhe guximin e ndërmarrjes për hapje sa më të gjerë, e bënë kerative me synime që kanë ardhmëri shpresëdhenëse në kushtet e globalizimit. Aktivitetet e marketingut ndërkombëtar në ndërmarrje mundësojnë trasimin e rrugëve të biznesit për afirmim ndërkombëtar, për kuptim dhe përvetësim të standardeve tekniko teknologjike e shkencore, për manaxhim të modernizuar dhe për mundësi të gjera të bashkëpunimit në mes ndërmarrjeve, pa marrë parasysh shtrirjen e tyre gjeografike dhe sovranitetin e shteteve. Aktivitetet në fjalë pasqyrojnë, zbardhin mundësitë, nevojat e ndërmarrjes, si imperativ i të sotmës dhe i të ardhmës se nuk mund të mbijetohet dhe të ndërtohet perspektivë me sisteme të mbyllura. Aktivitetet e marketingut ndërkombëtar sensibilizojnë autoritetet, prijësit e ndërmarrjeve, ekspertët që të lirohen nga skepset, por nga e pamundura të krijojnë të mundshmën, të aftësohen për kyçje në rrjedhat e ngjarjeve dhe të ecurive të ekonomisë ndërkombëtare. Aktivitetet e marketingut ndërkombëtar, në mënyrë sublime janë në funksion të të mësuarit të ndërmarrësve dhe të pronarëve të

Page 105: Karakteristikat e Marketingut Nderkombetar

Prof. Dr. ALI JAKUPI MARKETINGU NDËRKOMBËTAR

105

firmave vendore (të cilit do vend qoftë) se para themelimit, gjatë themelimit, pas fillimit dhe gjatë ushtrimit të veprimtarive të zgjedhura të biznesve, nuk është e mjaftueshme që orientimi të jetë ekskluziv vetëm për tregun kombëtar, por në rend të parë për tregje të huaja. Faktikisht edhe tregu vendor është pjesë e tregut ndërkombëtar, mirëpo për mendojnë bizneset e vendeve tjera, siç imponojnë aktivitetet e marketingut hapje të ndërmarrjeve për në tregje të huaja.

11. Planifikimi i marketingut ndërkombëtar

Nga praktika e marketingut ndërkombëtar

Përmbledhje Referencat:

1. Barnet, J.Richard & Muller E. Ronald, Globalni zahvat, Moc multinacionalnih kompanija, Zagreb, 1979,

2. ... 3. Rakita, Branko, Medjunarodni marketing, SA, Beograd, 1998, 4. Porter Michael, Competitive Strategy, The Free Press,

1980, 5. Vezjak, Danilo, Medjunarodni marketing, SA, Beograd, 1989, 6. Marketing, 22 ligjet e pandryshueshme, 7. Doshen... Previshic, Medjunarodni marketing, Masmedia, Zagreb,

2000, 8. Benchmarking....

9.Svetlicic, Marjan, Zlatne niti transnacionalnih kompanija, Ekonomika, Beograd, 1986,

10Jeannet J.P., Hennessey D.H., International Marketing Management, Houghton Mifflin Company, Boston, 1997, 11. Shanks C. David, Strategic Planing for Global Competetion” The Journal

of Business Strategy, 1985, 12. Joviv, Mile, Medjunarodni Mrekting, Beograd, 1990, 13. Marketing Strategic planing, 14. Plan...

15. Planiranje u marketingu......