Transcript
Page 1: Madhështia dhe vlera e ezanit

Madhështia dhe vlera e ezanit

Hyrje

Namazi është një obligim i rëndësishëm i urdhëruar nga Allahu Azze Ue Xhel-le. Është forma më

e lartë e arritjes së afërsisë me Krijuesin. Të gjitha veprat që lidhen me namazin si ezani, ikameti,

etj, janë tipare dalluese të Islamit. Respektimi dhe nderimi ndaj tyre është i njëjtë me respektin

ndaj islamit. Megjithatë, për shkak diturisë jo të mjaftueshme ndaj statusit të tyre, madhështisë dhe vlerave, ato nuk respektohen siç duhet.

Kjo broshurë është përgatitur për të përmbushur këtë nevojë në mënyrë që të paktën të kuptohet

madhështia dhe shenjtëria e ezanit dhe ikametit.

Ezani përgjithësisht konsiderohet thjeshtë një thirrje vetëm për namaz, por në të vërtetë, sekreti

i lartësimit dhe ngritjes së muslimanëve është fshehur në të. Ezani nuk është thjesht një lajmërim

për namaz por është në fakt një ftesë e hapur në islam pesë herë në ditë në çdo vend.

Për këtë arsye shejtanët ikin nga tingulli i ezanit. Efektet satanike largohen dhe mëshira e pakufishme e Allahut , detajet e të cilave do t'i gjeni në këtë artikull.

Fjala jonë përfundimtare është se të gjitha lavdërimet janë për Allahun xh.sh, Zotit të botërave,

dhe përshëndetjet më të përzemërta qofshin mbi të gjithë profetët (alejhimu selam).

Muhamed Ihtis'hamul Hasen Sahib Kendehlevi (rahimehullah)

17 prill 1965

Page 2: Madhështia dhe vlera e ezanit

Ata faktorë që janë më të rëndësishmit për ngritjen dhe përhapjen e islamit quhen sha'air -

(veçoritë dalluese të islamit). Nga këto veçori dalluese, një nga më të rëndësishmet është ezani.

Nëse sot muslimanët bëhen të vetëdijshëm për rëndësinë, madhështinë dhe realitetin aktual të

ezanit dhe i japin atij perspektivën e duhur, nuk ka asnjë arsye pse muslimanët nuk duhet të lartësohen në tokë.

Fatkeqësisht sot, madhështia dhe vlera e ezanit është zbehur nga sytë tanë. Çfarëdo që bëhet,

po bëhet thjesht si zakon. Rrjedhimisht, ne nuk arrijmë përfitimet dhe frytet që janë të denjë për

këtë vepër. Kur realiteti i diçkaje nuk është para syve, efektet natyrisht nuk shfaqen. Vetëm

format e jashtme mbesin. Kur madhështia aktuale dhe rëndësia e adhurimit të lënë zemrën,

vetëm format e jashtme të adhurimit mbeten dhe këto konsiderohen si zakone. Kjo është një

shenjë e afërsisë së kijametit. Pejgamberi a.s ka thënë: "Shumë shpejt do të vijë koha kur Islami

do të mbetet vetëm në emër, dhe vetëm shkrimi i Kur'anit do të mbetet"….. (Bejhaki)

Kur vetëm emri i Islamit dhe burimi origjinal i të gjitha udhëzimeve Kur’ani mbetet vetëm në

shkrim, atëherë natyrisht të gjithë faktorët dhe veçoritë dalluese të Islamit do të jenë vetëm

zakonore. Virtyti dhe rëndësia e tyre që ata duhet të kenë nuk do të mbeten në zemra.

Rrjedhimisht, frytet dhe efektet e tyre origjinalë nuk do të shfaqen.Eshtë e domosdoshme të

respektojmë dhe të nderojmë të gjitha shenjat dalluese të Islamit. Kjo është ajo që e sjell Islamin

dhe imanin në përsosmëri, dhe kjo është e barabartë me respektimin e Allahut. Prandaj,

mosrespektimi i shenjës më të vogël dalluese të Islamit nuk tolerohet. Shah Ueliullah

(Rahimehullah) shpjegon tiparet dalluese të Islamit si vijon: Nga sha'air (simbole), unë i

referohem atyre çështjeve që janë të jashtme dhe të prekshme nëpërmjet të cilave adhurohet

Allahu Te'ala. Ata janë specifikisht (të lidhura me) me Allahun xh.sh, në atë masë që nderimi i tyre

është si nderimi i Allahut. Të jesh i mangët në to është sikur të jesh i mangët në lidhje me Allahun.

Kjo duhet të ngulitet në zemër aq thellë sa nuk mund të largohet pa e shqyer zemrën (Huxhetullahi

Baligah, vëll.1 f. 66).

Burimi i Sheriatit është që të rrespektohen shenjat dalluese të fesë së Allahut dhe t'ë afrohemi

tek Ai me anë të tyre. Prandaj ne jemi urdhëruar t'i respektojmë ato. Allahu Te'ala thotë: "Po,

kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës

së tij". (Sure Haxh; 32) Ezani është gjithashtu nga këto veçori dalluese.

Kuptimi i ezanit

Kuptimi i gjuhësor i ezanit është të lajmërojë. Thirrja për namaz është quajtur ezan sepse është

një lajmërim për namazin.

Page 3: Madhështia dhe vlera e ezanit

Fillimi i ezanit

Një rëndësi e madhe i ishte kushtuar kryerjes së namazit me xhemat. Për ta bërë këtë, ishte e

nevojshme për të mbledhur të gjithë muslimanët së bashku në një vend në të njëjtën kohë. Kjo

nuk ishte e mundur pa një njoftim. Sahabët r.a e diskutuan këtë mes tyre se çfarë metode duhet

të ndjekin. Disa prej tyre përmendën se duhet të ndizet një zjarr në mënyrë që njerëzit ta shohin

dhe të mblidhen. Pejgamberi a.s e nuk e pëlqeu këtë ide sepse kjo ishte një ngjashmëri me

adhuruesit e zjarrit.

Sahabët sugjeruan fryrjen e një briri. Përsëri Pejgamberi a.s nuk e pëlqeu këtë ide, sepse kjo ishte

një ngjashmëri me hebrenjtë. Sahabët sugjeruan rënien e këmbanës. Për shkak të ngjashmërisë

me të krishterët, pejgamberi a.s nuk e pranoi këtë sugjerim. Sahabët u larguan dhe nuk u arrit

asnjë vendim. Gjatë natës, Abdullah Ibën Zeid r.a iu tregua metoda e ezanit në ëndërr. Ai ia

përmendi atë në mëngjes Pejgamberit a.s, kur e dëgjoi këtë ëndërr, Pejgamberi a.s tha se ishte

një ëndërr e vërtetë.

Pas kësaj, shpallja për namaz u bë në mënyrën e treguar në ëndërr. Kjo ndodhi është transmetuar në hadith autentik. dhe qartësisht na tregon si në vijim:

(1) Ligjet hyjnore filluan sipas dobisë së njeriut në të cilën kishte lehtësi për të.

(2) Kundërshtimi i popujve të cilët janë të përfshirë në devijimin dhe injorancën në tiparet

dalluese të Islamit, është një akt i lavdërueshëm dhe i merituar. Dikush nuk duhet të miratojë asnjë akt në fe që është mbizotërues në mesin e tyre.

(3) Ezani është filluar për hir të namazit. Qëllimi fillestar ishte që njerëzit të dëgjonin ezanin dhe

të mblidheshin për xhemat. Prandaj, nuk duhet të ketë një vonesë kaq të gjatë pas ezanit ku njerëzit janë në gjëndje frike. Qëllimi i vërtetë i ezanit është humbur në këtë mënyrë.

(4) Përveç namazit të akshamit, është e preferueshme që të ketë pak pritje në xhemat pas ezanit,

në mënyrë që të gjithë mund të përgatiten me lehtësi për namaz dhe të mblidhen për xhemat.

Gjatë namazit të akshamit, për shkak se vonesa nuk është e përshtatshme, është e nevojshme që

menjëherë të fillojë namazi pas ezanit. Nëse për ndonjë arsye ka vonesë në ezan, është

thelbësore që të ketë pritje njëfarë kohe për namazfalësit. Nuk është e nevojshme të pritet për

kohën e caktuar. Ajo që është thelbësore është lehtësia e namazfalësve, pritja për një numër më

të madh adhuruesish është i merituar.

Edhe pse ezani ishte iniciuar për namaz, Allahu Te'ala nga mëshira e Tij, e caktoi atë si një akt adhurimi të rëndësishëm. Ai e përfshiu atë në mesin e veçorive dalluese të Islamit.

Page 4: Madhështia dhe vlera e ezanit

Shejh Velijullah (rahimehullah) shkruan: Dituria hyjnore kërkoi që ezani nuk duhet të jetë thjesht

një njoftim, por së bashku me atë duhet të jetë një veçori dalluese. Në këtë mënyrë është bërë

thirrja e të painformuarve dhe e të informuarve një thirrje në fe. Pranimi i saj u bë një shenjë e

paraqitjes tek Allahu. Prandaj, ishte e domosdoshme që ezani të përmbajë përmendjen e Allahut,

një dëshmi për njëshmërinë e Allahut dhe profetësinë e pejgamberit a.s,, dhe një ftesë për namaz, në mënyrë që të jetë një ekspozim i qartë i qëllimit të tij. "(Huxhetullhi Baligah vol.1 f.189)

Kjo tregon se ezani nuk është thjesht një lajmërim për namaz por një ftesë për tek feja e vërtetë

dhe një tregues i së vërtetës së Islamit para krijesave. Prandaj Shejh Velijullah (rahimehullah) ka thënë lidhur me ezanin, Kjo është një pjesë nga pjesët e profetësisë.' [Ibid]

Aisheja r.a ka thënë se ajeti kur'anor; E kush flet më bukur se ai që i fton njerëzit drejt Allahut,

bën vepra të mira dhe thotë: “Unë, me të vërtetë jam musliman.”(Fussilet 33), i referohet

muezinëve prandaj, jemi urdhëruar që t'i përgjigjemi ezanit duke përsëritur fjalët e muezinit dhe

duke iu përgjigjur praktikisht thirrjes së tij.

Fjalët e Ezanit

Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi.

Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi.

Esh’hedu en la ilahe il-lallah (2 herë) - Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut

Esh’hedu en-ne Muhameden resulullah (2 herë) - Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i

Allahut

Hajje alas-salah (2 herë) - Ejani në namaz.

Hajje alal-felah (2 herë) - Ejani në shpëtim.

Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi.

La ilahe il-lallah (1 herë) - Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.

Në ezanin e sabahut shtohen fjalët: (es -salatu ĥajrun min en-neum) namazi është më i mirë se gjumi.

Fjalët e ikametit:

Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi.

Esh’hedu en la ilahe il-lallah (2 herë) - Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut

Esh’hedu en-ne Muhameden resulullah (2 herë) - Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i

Allahut.

Hajje ala-salah (2 herë) - Ejani në namaz.

Hajje alel-felah (2 herë) - Ejani në shpëtim.

Kad kametis-Salah (2 herë) - Namazi është duke filluar.

Allahu Ekber (2 herë) - Allahu është më i Madhi.

La ilahe il-lallah (1 herë) - Nuk ka zot përveç Allahut.

Page 5: Madhështia dhe vlera e ezanit

Përsëritja e ezanit pas muezinit

Është mustahab (e preferuar) të jepet një përgjigje me fjalë dhe vepër ndaj faktorëve që muezini

është duke ftuar. Mënyra për ta bërë këtë është të themi nga thellësitë e zemrës çfarëdo që

muezini thotë dhe të përsërisim me fjalë fjalët që ai nxjerr. Pejgamberi a.s ka thënë: "Kur të

dëgjoni ezanin, thuani ashtu siç thotë muezini"......(Muslimi ). Përgjigja ndaj ezanit nga thellësia e zemrës është garanci për xhenet.

Abdullah ibën Amr ibën As r.a thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur ta

dëgjoni ezanin, thoni ashtu siç thotë muezini, e pastaj bini salavat për mua, sepse kush bie

salavat për mua një herë, Allahu i Madhëruar vetëm për atë salavat për mua, do të bijë dhjetë

salavate për të. Pas salavateve luteni Allahun për mua për “vesile”, e ai është vend i posaçëm

në Xhenet, i cili i takon një robi prej robërve të Allahut e shpresoj se ai rob do të jem unë. Ai i

cili bën lutje (dua) për “vesile”, unë do t’i bëhem atij ndërmjetës. (Muslimi)

Umer ibën Hatab transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Kur muezini thotë: Allahu

është më i madhi, Allahu është më i madhi, dhe thotë ndonjëri prej jush: Allahu është më i

madhi, Allahu është më i madhi; (dhe kur muezini) thotë: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç

Allahut, duhet të përgjigjet: Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut. dhe kur(muezini)

thotë: Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, gjithashtu duhet të thotë: Dëshmoj se

Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Kur ai (muezini) thotë: Ejani në namaz, duhet të thoni:

Nuk ka forcë dhe asnjë fuqi përveç me Allahun. Kur ai (muezini) thotë: Ejani në shpëtim, duhet

të përgjigjeni: Nuk ka forcë dhe fuqi përveç me Allahun, dhe kur ai (muezini) thotë: Allahu është

më i madhi, Allahu është më i madhi, pastaj thoni të njëjtën përgjigje: Allahu është më i madhi,

Allahu është më i madhi. Kur ai (muezini) thotë: Nuk ka zot tjetër pos Allahut ,dhe ai që bën i

përgjigjet (thirrjes së ezanit) nga zemra: Nuk ka zot tjetër pos Allahut, do të hyjë në xhennet.

(Muslimi)

Xhabiri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: "Kushdo që thotë pasi të dëgjojë

ezanin: Allahumme rabbe hadhihi-da'ueti-támeh, ues-salatil káimeh, áti Muhameden-el-

uesilete uel -fadileh, ueb'ath’hu mekamen mahmuden el-ledhij ua'adteh – (O Allah, Zoti i kësaj

thirrjeje të përkryer (të plotë) dhe i këtij namazi të përcaktuar i cili do të falet shpejt, dhuroji

Muhamedit të drejtën e ndërmjetësimit dhe të mirësisë së lartë, si dhe dërgoje atë (Ditën e

Kiametit) në vendin më të mirë e më të lartë, të cilin Ti ia ke premtuar), atëherë Ditën e

Ringjalljes mua do të më lejohet ndërmjetësimi për të." (Buhari)

Ky është një plotësim me fjalë i përgjigjes ndaj ezanit. Megjithatë, çdokush duhet t'i përgjigjet

dhe me vepra kësaj thirrje. Imam Nevevi thotë se është mustehab (e preferuar) përsëritja me

fjalë e ezanit për çdo person që e dëgjon atë, qofshin meshkuj apo femra, nëse janë me abdes

ose jo, nëse janë në gjendje të pastër (táhir) ose jo, nëse gruaja është në gjëndjen e saj

menstruale. Megjithatë, një person i cili është në tualet ose është në gjëndjen e marrëdhënieve

seksuale apo një në çdo pozitë të ngjashme, nuk duhet të përgjigjet.

Page 6: Madhështia dhe vlera e ezanit

Kadi Ijad (rahimehullah) thotë se ezani është një thirrje perfekte për besimin. Ai përfshin të dy

kategoritë e imanit: aspektet logjike si dhe ato që janë dëgjuar nga profeti a.s, sepse fillimi i imanit

është të vërtetojë ekzistencën e Allahut dhe të tregojë atributet e Tij të përsosura dhe

madhështinë. Kjo bëhet nga përsëritja e fjalëve ‘’Allahu Ekber’’. Fjalët ‘’Allahu Ekber’’, përkundër

faktit se janë kaq të shkurtëra, shprehin çdo formë përsosmërie dhe shkëlqimi. (Njëshmëria e

Allahut është shprehur me fjalët ‘’la ilahe il-la Allah’’, ndërsa shirku (politeizmi), i cili është e

kundërta e plotë e njëshmërisë, mohohet katekorikisht. Ky është teuhidi (besimi) real dhe

themeli i imanit, teuhidi i paraprin gjithçkje tjetër.

Pastaj është dëshmia e profetësisë së Muhamedit a.s. Pas njëshmërisë, kjo dëshmi është faktori

më i madh. I gjithë Sheriati i sjellur nga Pejgamberi a.s dëshmohet si i vërtetë. Ai ndërmerr hapin

tjetër pas teuhidit. Të gjithë këta faktorë janë detyrimet origjinale që plotësojnë besimet logjike.

Pas dëshmisë së profetësisë, ka një ftesë për namazin. Është përmendur pas profetësisë, sepse

obligimi i tij u bë i njohur nëpërmjet Pejgamberit a.s. Llogjika nuk luan asnjë rol në këtë. Pastaj ka

një ftesë për sukses. Të gjitha çështjet e botës së përtejme janë të përfshira në këtë.

Kur xhemati është gati të fillojë, këto fjalë përsëriten në formën e ikametit. përfshin njoftimin që

namazi ka filluar. Para fillimit të namazit, dikush i dëshmon këto çështje që janë vërtetësi të

imanit, me fjalë dhe me zemër, në mënyrë që dikush të mund të preokupohet në namaz me një

dëshmi të fortë dhe njohuri të thellë. Madhështisë dhe rëndësisë së namazit duhet t'i kushtohet

vëmendje, siç i kushtohet rëndësi madhështisë së Allahut për të cilin po kryhet namazi. (Nez'hetu

Nadhirijn)

Frytet dhe efektet e ezanit.

Frytet dhe efektet e ezanit janë dy lloje: E para është se përfitimet janë të përgjithshme për të

gjithë ata njerëz që jetojnë në zonën ezani. E dyta i referohet përfitimeve specifike të muezinit.

Përfitimet dhe efektet e përgjithshme janë disa.

(1) Shejtani ikën nga vendi ku thirret ezani dhe e braktis zonën kudo që zëri i muezinit arrin. Ebu

Hurejra r.a transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, atëherë

shejtani lëshon një zë dhe ikën që të mos e dëgjojë ezanin. Dhe kur të përfundojë ezani, ai

kthehet...... ( Buhari )

Kur shejtani ikën, është e qartë se e keqja e tij minimizohet në kohën kur thirret ezani. Drita e të

Plotfuqishmit dhe të Mëshirshmit dhe begatitë e tij përhapen gjithandej derisa ku zëri i muezinit

arrin. Prandaj ezani duhet të thuhet me zë të lartë në mënyrë që efektet satanike të zvogëlohen

shumë dhe të largohen. Errësira të zhduket dhe fjala e së vërtetës të lartësohet. Në këtë mënyrë

drita e së vërtetës mund të përhapet. Rrjedhimisht, është e dobishme dhe një metodë e provuar

dhe e testuar që të këndohet ezani kudo që ka ndonjë shqetësim apo kur dikush ndodhet nën

efektet e shejtanit. Askush nuk mbetet i privuar nga ky përfitim. Pesë herë në ditë, gënjeshtra

duhet të ikë nga e vërteta kudo që këndohet ezani.

Page 7: Madhështia dhe vlera e ezanit

(2) Qyteti, fshati apo fshati ku thirret ezani, është i mbrojtur nga dënimi i përgjithshëm dhe

zemërimi i Allahut xh.sh në atë ditë. Imam Taberani transmeton nga Enesi r.a se Pejgamberi a.s

ka thënë: "Kur thirret ezani në ndonjë fshat, Allahu e shpëton atë fshat nga dënimi i Tij atë

ditë." [Xhem'ul Fauaid]

Është shumë e qartë se kur emri i Allahut të thuhet në një vend dhe mëshira e Tij të zbresë atje, si mund t'i kapërcejë dënimi i Tij atë ditë? Si mund të bashkohen mëshira dhe zemërimi?

(3) Çdo gjë, qoftë e gjallë apo jo, njeri apo krijesa të tjera, musliman ose jomusliman, ndikohen

nga ezani dhe e shijojnë atë kudo që thirret. Prandaj tek çdo send që zëri i muezinit arrin lutet

për të, dhe në ditën e kijametit do të dëshmojë për imanin dhe islamin e tij. Këto janë përfitimet

e ezanit që secili person përfiton por gjithashtu dhe vetë muezini do të marrë.

Shpërblimet që përfiton muezini janë disa.

(1) Çdo qënie e gjallë ose jo, çdo krijesë e thatë apo e njomë në të cilin zëri i muezinit arrin kërkon

falje për të. Në ditën e gjykimit do të dëshmojnë për të, transmetohet nga Abdullah Ibën Abdu

Rrahman ibën ebi Sa'sa'a r.a se Ebu Se'id el Khudri r.a i tha atij, Shoh që preferon të jetosh në

xhungël dhe të kullosësh dhitë. Kur je në kullota me dhitë ose në fermën tënde, atëherë thirre

ezanin me zë të lartë sepse cilido njeri, xhind apo çdo krijesë tjetër që e dëgjon zërin e muezinit,

do të dëshmojë për të në ditën e gjykimit, këtë e kam dëgjuar nga Resulullahu (sallallahu alejhi ue selam). (Buhari)

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: 'Muezini është i falur deri në atë masë sa

arrin zëri i tij dhe çdo gjë e thatë dhe e njomë dëshmon për të. (Ebu Davud / Nesai)

Berra r.a transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: "Çdo gjë kërkon falje për muezinin deri ku zëri

i tij të arrijë dhe çdo gjë e njomë dhe e thatë dëshmon për këtë. Ai do të marrë shpërblimin e

njëjtë me të gjithë ata që falin namaz. (Xhem'ul Feuaid)

(2) Muezinët do të jetë të qetë në ditën e kijametit pa asnjë frikë. Ata do të ulen në karrige të

miskut dhe nuk do të merren në pyetje. Nuk do të ketë ashpërsi në llogaritjen e tyre.

Abdullah Ibën Umeri r.a transmeton se Resulullahu (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Tre

persona nuk do t'a përjetojnë tmerrin e ditës së gjykimit dhe as nuk do të llogariten ashpër.

Ata do të ulen në kodrina të miskut, ndërsa të tjerët merren në llogari. Ata janë: personi që ka

recituar Kur'anin vetëm për hir Allahut, personi që ka prirë si imam për popullin e tij dhe ata

ishin të kënaqur me të, dhe muezini që ka thërritur ezanin pesë herë në ditë. (Ibid)

(3) Statusi i thirrjes së muezinit është i barabartë me atë të martirëve në rrugën e Allahut. Allahu do t'ia pranojë çdo lutje që ata bëjnë ndërmjet ezanit dhe ikametit.

Abdullah Ibën Umeri r.a transmeton se Rasulullahu (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Personi

që thërret ezanin duke shpresuar shpërblim (prej Allahut) është njëlloj si shehidi që po

vërshon në gjakun e tij. Ai mund të kërkojë nga Allahu atë që dëshiron ndërmjet ezanit dhe

ikametit”. (çdo lutje e tij pranohet) (Xhem'ul Feua'id)

Page 8: Madhështia dhe vlera e ezanit

(4) Muezinët do të kenë qafa të gjata dhe grada të larta në ditën e gjykimit, sepse e lartësuan

emrin e Allahut në këtë botë, dhe do të lartësonen në ahiret. Transmetohet nga Muavija r.a se

Pejgamberi a.s ka thënë: ka thënë: 'Muezinët do të kenë qafat më të gjata në ditën e gjykimit.

(Muslimi)

Enesi r.a transmeton se Rasulullahu (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Nëse betohem, unë do

të jem plotësisht i sinqertë duke thënë se nga të gjithë njerëzit, Allahu Te'ala i do ata që mbajnë

njërin sy te dielli dhe tek hëna (dmth bëjnë llogaritjen e kohës së namazeve), ata janë muezinët.

Ata do të njihen me qafat e tyre të gjata në ditën e gjykimit ’’. (Ibid)

Këto ishin disa nga përfitimet e veçanta të cilat muezinët do t'i marrin në botën tjetër.

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: "Sikur ta dinin njerëzit se çfarë

(shpërblimi) ka për thirrjen e ezanit dhe faljen në rreshtin e parë, dhe nëse nuk do të gjenin

rrugëzgjidhje tjetër, por veçse duke hedhur short, atëherë vërtet që do të hidhnin

short''.(Buhari)

Duke parë këto virtyte dhe vlera të ezanit, Umeri r.a ka thënë se: Nëse nuk do kisha përgjegjësitë

e hilafetit, do të merrja detyrën e thirrjes së ezanit. (Fet'hul Bari)

Aliu r.a thoshte se ai nuk kishte refuzuar që Resulullahu (sallallahu alejhi ue selem) të emëronte

Hasanin dhe Husejnin si muezinë. Shkurtimisht, ezani i cili nganjëherë konsiderohet si një detyrë

e rëndomtë dhe një thirrje e zakonshme, është në të vërtetë një shpallje revolucionare e së vërtetës e cila thirret nga thirrësi

i Allahut pesë herë në ditë. E vërteta e Islamit thuhet hapur duke shfaqur fuqinë dhe forcën e

muslimanëve. Nuk ka asnjë arsye pse një komb që lartëson emrin e Allahut xh.sh të mos ecë

përpara në tokë.

Qëllimi aktual i Ezanit

U informuam për shumë fakte të rëndësishme rreth ezanit, gjithashtunmësuam se ezani është

një simbol i rëndësishëm dallues i islamit që nxjerr në pah madhështinë dhe lartësinë e Islamit.

Përse ezanit i është kushtuar kaq shumë rëndësi? Arsyeja është se qëllimi aktual i ezanit është

shumë i lartë dhe fisnik, duke qenë rrënja e fesë islame. Është qëllimi i vërtetë i misionit të të

gjithë profetëve dhe lajmëtarëve. Ezani është një shpallje e hapur dhe tregues i fesë së Allahut

dhe një përgjigje ndaj thirrjes së shejtaint të mallkuar. Është për këtë arsye që shejtani i mallkuar

përpiqet të luftuar çdo fuqi të madhe, por ai nuk mund të durojë as të dëgjojë fjalët e thirrjes

drejt islamit. Ai ikën aq larg sa që ai nuk mund t'a dëgjojë ezanin. Kur ezani përfundon, ai kthehet

plot hakmarrje për shkak të efektit që ezani ka mbi të. Ai fillon të prishë namazin e njerëzve dhe

përpiqet t'i shqetësojë të gjithë. Mundohet të gjitha llojet e mendimeve dhe pëshpëritjeve deri

në atë masë saqë muslimani madje nganjëherë harron se është në namaz.

Page 9: Madhështia dhe vlera e ezanit

Pejgamberi a.s ka thënë se: Kur thirret ezani, shejtani ikën duke lëshuar një erë. Ai shkon aq

larg sa nuk mund ta dëgjojë ezanin. Kur ezani mbaron, ai kthehet. Kur ngrihen njerëzit për

namaz dhe ikameti thirret, ai ikën përsëri. Kur përfundon, ai kthehet dhe përpiqet t'i

shqetësojë namazfalësit me anë të pëshpëritjeve dhe mendimeve në mendjen e tyre dhe duke

i kujtuar ato për ngjarje të tjera. Ata fillojnë të mendojnë për gjëra të cilat kurrë nuk kanë menduar, deri në masën që ata madje harrojnë dhe sa rekate kanë kryer. ( Mishkat )

Kjo pëshpëritje e shejtanit për të prishur namazin është një përgjigje dhe një përpjekje për të

ndalur thirrjen e Allahut. Shejtani e ka këtë qëndrim nga hakmarrja ekstreme. Është kjo arsyeja

që kjo lloj metodë përçarjeje nga shejtani shfaqet ndaj namazfalësit, kështu që nuk ka dallim në

përqëndrimin dhe përulësinë e namazit të tij.

Ngrihet pyetja se si mund të largohet shejtani nga ezani por nuk largohet nga namazi, që është

një formë adhurimi më e lartë?. Në fakt, shejtani i afrohet adhuruesit në namaz dhe bëhet

pengesë mes shpirtit të tij dhe namazit. Megjithëse namazi është forma më e virtytshme e adhurimit dhe qëllimi i vërtetë.

Shkaku i vërtetë i këtij konfuzioni është se statusi i ezanit nuk ka ndonjë pozicion në mendje por

thjesht konsiderohet si një shpallje për namazin. Sidoqoftë, ezani ka një status shumë më të lartë

dhe është një thirrje e plotë e Islamit. Ezani, përveç të qënurit një mjet i namazit, është gjithashtu një thirrje me synime të larta.

Prandaj ezani ka dy virtyte. Ai është në vetvete një qëllim i rëndësishëm, dhe është mjeti për një

qëllim tjetër të rëndësishëm. Meqenëse këto dy realitete janë të ndara, veçoritë dhe virtytet e

secilit do të jenë gjithashtu të ndara. Për shembull, një veçori e ezanit është se tingujt e ezanit

nuk mbesin të mbyllur në atmosferën e tokës por ngrihen në qiej. Alameh Anuar Shejh Kashmiri

ka cituar nga libri el Xhamiu Sagir i Alameh Sujuti se përveç tingullit të ezanit dhe kur'anit, tingujt

e njerëzve në tokë nuk arrijnë në qiej. Vetëm këto dy tinguj e arrijnë drejtpërdrejt qiellin.

Ebu Seid el Hudrij r.a. transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) të thotë (në lidhje

me ngritjen e zërit për thirrjen e ezanit): "Me të vërtetë, kushdo që dëgjon, deri ku mbërrin zëri

i thirrësit të ezanit qoftë njeri, ose xhind, ose çdo krijesë tjetër, nuk ka dyshim se do të

dëshmojë për të ditën e Kijametit." ( Buhariu )

Kur muezini e ka ngritur thirrjen e së vërtetës, atëherë të gjitha krijesat që e kanë dëgjuar thirrjen

e tij do të dëshmojnë për imanin e tij në ditën e gjykimit. Si mundet që ai që fton të tjerët në

islam dhe iman të jetë i veçuar nga ata? Si mund të jetë përtej bindjes së Allahut dhe të Dërguarit

të Tij? Muezini i xhamisë nuk është dijetar por është në të vërtetë thirrësi i Allahut, i cili e thërret

popullin kah feja e Allahut. Ai po kryen detyrën e thyerjes së ftesës së rreme të shejtanit. Pa

dyshim, shejtani do të largohet nga një thirrje e tillë dhe të gjitha ftesat e rreme satanike do të

shpërbëhen përpara kësaj thirrjeje (ezanit). Dhe se çdo gjë e thatë apo e njomë jep dëshmi për

besimin e muezinit, si mundet që shejtani të jetë prezent dhe të pretendojë faktin se ai po e

largon atë (muezinin) nga Islami, ndërsa pjesa tjetër e krijesave që e dëgjojnë ezanin dëshmon

për besimin e tij?

Page 10: Madhështia dhe vlera e ezanit

Zëri i thirrësit të Allahut shkon edhe mbi qiej. Krijesat në qiell gjithashtu dëshmojnë për besimin

e tij. Ky nuk është një status i ulët për thirrësit e fesë të Allahut xh.sh. Është pikërisht për këtë

arsye se përse muezini do të jetë më i dalluari në ditën e gjykimit siç u përmend më parë.

Shpërblimi për çdo veprim është sipas pozitës së tij. Përderisa muezinët i kanë zgjatur pak qafat

e tyre në këtë botë për të shpallur të vërtetën, padyshim se manifestimi i mëshirës së Allahut

është se qafat e tyre do të jetë më të gjatat në ditën e gjykimit. Zërat e tyre të lartë do të jenë një

mjet për shpëtimin dhe suksesin e tyre. Pejgamberi a.s ka thënë: "Kush e thërret ezanin për

shtatë vite me shpresën e shpërblimit, do t'i garantohet liria nga zjarri." (Huxhetullahi Balighah,

vëll.1, fq. 189).

Pse të mos e arrijë lirinë nga zjarri i xhehenemit kur ai ka thirrur ezanin për një periudhë kaq të

gjatë pa ndonjë shpërblim? Kjo në vetvete dëshmon për besimin e zemrës së tij dhe se ai është

një njeri besnik dhe i bindur i Allahut. Marrëdhënia e tij me Allahun është forcuar edhe përmes

përpjekjes së tij të mundimshme, ka mbledhur kaq shumë mëshirë hyjnore që është një kapital i

jashtëzakonshëm. Për këtë arsye ezani është një pjesë e pandarë e profetësisë.

Shah Ueliullah shkruan: Virtytet e larta të ezanit tregojnë se është veçori dalluese e Islamit. Për

shkak të ezanit një lokalitet mund të quhet darul-islam (vendbanim islam). Ezani është një pjesë

e profetësisë, sepse ai është mjet inkurajimi për adhurimin më të madh në Islam të emërtuar

namaz. Namazi është baza e gjithë të mirave. Kënaqësia e Allahut dhe zemërimi i shejtanit nuk

mund të fitohen nga vepra të tjera pasi ato janë kalimtare, përveçse me ngritjen e fjalës së vërtetë.

'[Ibid]

Ezani është në vetvete një veçori dalluese e Islamit dhe një mjet për një veçori tjetër dalluese.

Është një pjesë e profetësisë dhe një mjet për një pjesë tjetër që është më e rëndësishme. Ezani

është themeluar gjithashtu për të ekspozuar gjendjen e brendshme të njerëzve, pavarësisht nëse

ata i kanë pranuar udhëzimet hyjnore dhe fenë e Allahut apo jo. Prandaj është e domosdoshme

që ai që dëgjon ezanin t'a pranojë thirrjen dhe t'i përgjigjet asaj në mënyrë që të ekzistojë një

përfundim i qartë i qëllimit të ezanit.

Përgjigja ndaj ezanit (përsëritja e fjalëve të ezanit) është e domosdoshme për çdo musliman që

ka arritur moshën madhore (i rregullt mendërisht), në atë masë që është e nevojshme që edhe

gratë t'i përsërisin ato edhe pse nuk janë të detyruara të marrin pjesë në namazin me xhemat.

Përgjigja nuk duhet të jetë e shkurtër por në detaje. Dikush duhet të përsërisë çfarëdo që muezini

thotë, fjalë për fjalë. Ezani është gjithashtu një ftesë për namaz dhe sukses që nuk mund të arrihet

pa ndihmën e Lartësuarit. Prandaj, duhet kërkuar ndihmë nga Allahu meqë njeriu nuk mund të arrijë asgjë thjesht me qëllimin dhe vendosmërinë e tij.

Hafiz Ibën Haxheri, dhe Alameh Ajni deklarojnë se kuptimi i vërtetë i ezanit është shpallja dhe

dhënia e lejes së përgjithshme.Të mirëpritur në oborrin e Mbretit të mbretërve, Sundimtari i të

gjithë sunduesve do të jetë sipas thirrjes së Tij. Pejgamberi a.s ka thënë se muezinit i është besuar

të shpallë se është koha për të marrë pjesë në gjykatën e të Plotfuqishmit.

Page 11: Madhështia dhe vlera e ezanit

Prandaj është thelbësore që muezinët të jenë njerëzit më të mirë që kanë aftësinë për të ftuar

në oborrin e Allahut. Ata duhet të jenë të pajisur me mirësjellje dhe kushtet për të marrë pjesë në këtë gjykatë, sepse ky është një status i tillë për të cilin mbretëria e botës mund të sakrifikohet.

Pas vetëdijësimit për qëllimin e ezanit dhe vlerat e tij, duhet kuptutar plotësisht domethënia dhe

mesazhi i fjalëve të tij, në mënyrë që një person të dijë se në ç'farë çështje të madhe dhe drejtimi

i fton dhe i thërret njerëzit. Nëse ai vetë nuk është i vetëdijshëm për kuptimin, si mund t'i

informojë të tjerët?

Kuptimi i fjalëve të ezanit

Së pari, fjalët (Allahu Ekber) - Allahu është më i madhi, thuhen katër herë me zë të lartë.

Madhështia dhe madhëria janë vetëm për Allahun. Ai është më madhështori dhe më i madhi. Ai

është më i lartë se çdo gjë. Çdo gjë është inekzistente përpara Tij dhe është nën komandën e Tij.

Nuk ka asnjë arsye pse njeriu duhet t'i nënshtrohet çdo lloj “force” sado e fortë të jetë. Duke bërë

këtë, ai do të shkatërrojë fisnikërinë e natyrshmërisë së tij. Ky pranim (kjo thirrje) katër herë, do

të largojë frikën dhe rrezikun nga çdo lloj fuqie dhe force nga zemra dhe mendja. Pasi që zemra dhe mendja janë pastruar nga të gjitha forcat pos Allahut,

Thënia dy herë (Esh-hedu en-la-ilahe-il-Allah). Është një dëshmi se nuk ka zot tjetër përveç

Allahut. Allahu është i vetmi që është madhështor. Vetëm Atë duhet adhuruar dhe t'i bindesh.

Lidhja duhet të bëhet vetëm me Të. Ai është hyjni i vërtetë për t'u adhuruar dhe është Krijuesi i

universit. Vetëm ligjeve të Tij duhet bindur i cili është pronari i çdo vendi dhe kohe. Mbretërimi i

tij është mbi të gjitha botët dhe qiejt. Pasi e dëshmon këtë dy herë, njeriu arrin fisnikërinë e tij

origjinale e të qënurit njeri. Ai është i liruar nga robëria e gjithçkaje, pos Allahut. Ai është lidhur

me Zotin, Poseduesin, Krijuesin dhe të Përhershmin. Pas përfshirjes së këtij realiteti në mendje,

një revolucion i jashtëzakonshëm ndodh në jetën e një personi. Të gjitha emocionet, ideologjitë,

mendimet dhe besimet e tij ndryshojnë. Ai i braktis gjithë krijesat dhe i bëhet i devotshëm vetëm

Allahun, i cili kontrollon gjithë krijimin, dhe i largohet frika prej çdo lloj force tjetër.

Pas pranimit të këtij realiteti, drejtimi i jetës së njeriut ndryshon. Tani, në vend që të ndjek

vetveten e tij apo shejtanin, ai i bindet Allahut dhe profetëve të Tij, ai e përshkruan atë rrugë të

jetës e cila është e hapur për të që nga dita e parë, prandaj ai menjëherë shpall një realitet tjetër

(Esh'hedu en'ne Muhammeden Resulullah) Dëshmoj se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem)

është i dërguari i Allahut.

Meqë Muhamedi a.s është i Dërguari i Allahut, çdo mesazh që ai ka sjellë është gjithashtu i

vërtetë. Çfarëdo ligji të Allahut që ai ka përcjellë, janë të gjithë të saktë. Rruga që ai i tregoi

njerëzimit është rruga aktuale për sukses, sepse ajo është rruga e të gjithë profetëve të Allahut.

Sheriati i tij është mishërimi i përmbledhur i të gjitha feve të mëparshme. Përmban mësimet më

të mira të çdo feje. Pranimi i profetësisë është gjithashtu një pranim i teuhidit sepse të gjitha

kombet e mëparshëm gabuan për shkak të dhënies së udhëheqësve të tyre statusin hyjnor. Ata

filluan adhurimin e qenieve njerëzore dhe hodhën poshtë Krijuesin e universit. Si pasojë devijuan

vetveten humbën dhe të tjerët.

Page 12: Madhështia dhe vlera e ezanit

Kur shpallet dhe pranohet profetësia e Muhamedit a.s, ai bëhet pranim për të vërtetën e të gjithë

profetëve të mëparshëm dhe librave hyjnorë, sepse Muhamedi a.s dëshmoi për të vërtetën e të

gjithë profetëve të mëparshëm dhe shkrimeve të shenjta. Dhe kur është përcaktuar rruga e

suksesit, shpëtimit, adhurimit dhe bindjes, fto drejt saj dhe thirri njerëzit nga të gj itha anët duke

thënë, (Hajja ala-salah) - Ejani në namaz dhe (Hajja alel-felah) - Ejani në sukses. Kjo është ajo që përmban suksesin e jetës në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër.

Imam Kurtubi (rahimehullah) thotë: Ezani ka fjalë konçize, përmban të g jithë bazat e besimit,

sepse së pari përmban madhështinë e Allahut, i Cili përfshin të gjitha atributet e përsosmërisë.

Pastaj shpall teuhidin (njëshmërinë) e pastër, kjo mohon mosbesimin dhe politeizmin në tërësi.

Pastaj ai përmban pranimin e risales (profetësisë). Kjo përmban një pranim të të gjithë faktorëve

që u dërguan nëpërmjet profetëve. Pastaj ka një ftesë drejt suksesit, shpëtimit, adhurimit dhe

bindjes. Suksesi i ahiretit varet nga kjo. Synimet e Profetëve të mëparshëm dhe të gjitha fetë

hyjnore janë përfshirë gjithashtu në ezan.

Vlera e Ikametit

Vlera dhe madhështia e ikametit është e njëjtë me atë të ezanit. I vetmi ndryshim është se ezani

është një ftesë për të gjithë njerëzit drejt fesë dhe një njoftim i hapur dhe i përgjithshëm për t'u

paraqitur përpara madhështisë së Allahut.

Ikameti nga ana tjetër është vetëm për njerëzit e veçantë që janë paraqitur në shtëpinë e Allahut.

Ata janë të ulur dhe mezi presin në xhami që të dalin përpara madhështisë së Allahut, të

bisedojnë dhe t'i luten Atij dhe të paraqesin nevojat e tyre përpara Tij. Prandaj Pejgamberi a.s ka

thënë se personi që thërret ezanin duhet të thërrasë dhe ikametin. Ai që i njoftoi njerëzit se duhet

të vijnë për adhurim tani ka të drejtë t'i lajmërojë ata të ngrihen për falur namaz.

Rregullat e ezanit

Ezani është thirrja për namaz. Është sunet të këndohet ezani për pesë namazet e përditshme dhe

për namazin e xhumasë.

1- Nëse ezani thirret për ndonjë namaz, është e domosdoshme që ai të thirret gjatë kohës së atij

namazi. Nëse thirret para fillimit të kohës, nuk është i vlefshëm. Kur të hyjë koha e rregult, ezani

duhet të përsëritet pavarësisht nëse ishte për namaz të sabahut apo ndonjë namaz tjetër.

2- Ezani dhe ikameti duhet të jenë në arabisht dhe në të njëjtat fjalë që janë përcjellë nga

Pejgamberi a.s. Nëse ezani thuhet në ndonjë gjuhë tjetër, ose në arabisht, por me fjalë të

ndryshme, atëherë nuk do të jetë i vlefshëm edhe nëse pas dëgjimit njerëzit e kuptojnë atë si

ezan dhe qëllimi i ezanit është përmbushur (dmth. edhe nëse njerëzit i përgjigjen ezanit duke ardhur për të falur namazin e tyre)

Page 13: Madhështia dhe vlera e ezanit

3- Është e detyrueshme që muezini të jetë mashkull. Ezan nga një femër nuk është i përshtashëm.

Nëse ezani thirret nga një grua, duhet të përsëritet. Nëse namazi falet pa u përsëritur (ezani), konsiderohet si namaz i falur pa ezan.

4- Është e detyrë që muezini të jetë i shëndoshë mendërisht. Nëse një fëmijë që nuk ka arritur

moshën e pjekurisë, personi i sëmurë mendor, ose personi i dehur jep ezanin nuk llogaritet si ezan.

5- Metoda sunet e thirrjes së ezanit është që personi që e thërret ezanin duhet të jetë i pastër

nga papastërtitë e mëdha dhe të vogla (hadethi i madh dhe hadethi i vogël). Është e pëlqyeshme

të thirrret ezani në një vend të ngritur kthimi nga kibla, futen pak gishtat në të dy veshët dhe të

thuhen fjalët e ezanit dhe nxirret zë sa të jetë e mundur pa e mbingarkuar veten.

Kur muezini thotë ‘’haje-ala-salah’’, ai duhet t'a kthejë fytyrën djathtas në mënyrë të tillë që

gjoksi dhe këmbët e tij të mos largohen nga kibla. Kur të thotë haja-alel-felah, duhet të kthejë

fytyrën e tij majtas në mënyrë të tillë që gjoksi dhe këmbët e tij të mos largohen nga kibla.

Në ezanin e sabahut, pas thënies haja-alel-felah, duhen shtuar fjalët: ‘’Es-Salahu-ĥajrun-min-en-

neum’’ (namazi është më i mirë se gjumi) dy herë. Numri i përgjithshëm i fjalive të ezanit është pesëmbëdhjetë, ndërsa behet shtatëmbëdhjetë shtatëmbëdhjetë fjali në ezanin e sabahut.

Fjalët e ezanit nuk duhet të thuhen në formën e të kënduarit, as nuk duhet të thuhen në mënyrë

të tillë që disa fjalë të thuhen me zë të lartë, ndërsa të tjerat thuhen me zë të ulët.

Pasi thënies Allahu Ekber dy herë, muezini duhet të presë pak në atë masë që personi që po dëgjon ezanin mund t'i përsërisë fjalët e ezanit.

Përveç thënies Allahu Ekber, edhe për fjalitë e tjera, ai duhet të presë për një periudhë të

ngjashme përpara se të vazhdojë me fjalitë e mëposhtme.

6- Metoda e ikametit është gjithashtu e njëjtë. Dallimi është se është e preferueshme thirrja e

ezanit jashtë xhamisë, ndërsa ikameti të thirret brenda.

Ezani këndohet me një ton të lartë, ndërsa ikameti thuhet me një ton relativisht të ulët. Në ikamet

nuk thuhet ‘’es-salahu-hairun-min-en-neum’’ (namazi është më i mirë se gjumi). Në vend të kësaj

në të pesë namazet, duhet të thuhet "kad-kametis-salah" (namazi po fillon) dy herë.

Kur thuhet ikameti, nuk është e nevojshme futja e gishtat në veshë. Arsyeja e futjes së gishtave

në vesh është ngritja e zërit, dhe kjo nuk është e nevojshme kur thuhet ikameti.

Gjatë ikametit nuk është i nevojshëm kthimi në të djathtë dhe të majtë kur thuhet ''hajja -ala-salah'' dhe ''hajja-alel-felah''. Megjithëse disa juristë e pranojnë këtë.

Page 14: Madhështia dhe vlera e ezanit

Disa rregulla shtesë në lidhje me ezanin dhe ikametin

1 - Për çdo namaz farz, është sunet muekkedeh për meshkujt të thërrasin ezanin një herë. Kjo

është pavarësisht nëse një person është udhëtar apo jo, nëse ai kryen namazin me xhemat apo vetëm, apo nëse fal namaz kaza. Për namazin e xhumasë, adhan duhet të thirret dy herë.

2 - Nëse namazi kalon për një arsye dhe kjo i ndodh të gjithë xhematit, atëherë ezani për atë

namaz duhet të thuhet me zë të lartë. Në qoftë se namazit i kalon koha për ndonjë arsye të

veçantë, në këtë rast ezani thuhet me zë të ulët, në mënyrë që njerëzit të mos mësojnë se një

namaz ka kaluar kaza, duke dëgjuar me zë të lartë ezanin. Arsyeja për këtë është se falja e namazit

kaza është shenjë e neglizhencës dhe përtacisë dhe të qenurit neglizhent dhe dembelë në

çështjet që urdhëron feja islame është mëkat. Prandaj nuk është e përshtatshme të tregohen ose

të zbulohen mëkatet e dikujt.

Nëse disa namaze kanë kaluar kaza, dhe të gjithë kryhen në një kohë, mënyra sunet e thirrjes së

ezanit është vetëm një herë në fillim. Nërsa për namazet e tjerë, vetëm ikameti është sunet.

Megjithatë, është mustehab thirrja e ezanit për secilin namaz.

3 - Nëse një person udhëton dhe të gjithë shokët e tij janë të pranishëm me të, është mustehab

dhe jo sunet muekkedeh që ai të thërrasë ezanin.

4 - Nëse një person e fal namazin në shtëpi vetëm apo me xhemat, atëherë ezani dhe ikameti

janë mustahab për të, me kusht që ezani dhe ikameti i xhamisë së asaj zone ose qyteti të jenë

thirrur. Dhe kjo sepse ezani dhe ikameti i zonës është i mjaftueshëm për të gjithë banorët e asaj

lagjeje.

5 - Nëse një person shkon në një xhami në të cilën ezani ikameti dhe namazi kanë përfunduar,

atëherë është mekruh që ai të thërrasë ezanin dhe ikametin kur fal namazin. Megjithatë, nëse

xhamia nuk ka ndonjë imam apo muezin të caktuar stabil, nuk është mekruh por e preferuar.

6 - Nëse një person është në një vend ku plotësohen të gjitha kushtet për namazin e xhumasë

madje dhe nëse xhumaja falet aty, megjithë këtë, ai fal namazin e drekës në vend të namazit të

xhumasë, është mekruh për atë që të thërrasë ezanin dhe ikametin. Kjo është pavarësisht nëse

ai fal namazin e drekës për shkak të ndonjë arsyeje apo jo, ose nëse ai e fal atë para përfundimit

të namazit të xhumasë ose pas përfundimit të saj.

7 - Është mekruh për gratë që t'a thërrasin ezanin dhe ikametin pa marrë parasysh nëse ata e

falin namazin me xhemat ose vetëm.

8 - Përveç namazit farz, nuk nuk thirret ezan për ndonjë namaz tjetër, psh: namazi i xhenazes,

namazi i vitrit,namaz sunet apo nafile.

Page 15: Madhështia dhe vlera e ezanit

9 - Është mustahab (e pëlqyeshme) që personi që e dëgjon ezanin t'i përsërisë fjalët e ezanit, pa

marrë parasysh nëse është mashkull apo femër, në gjendje të pastër ose të papastër (me abdes

apo pa abdes). Disa dijetarë kanë thënë se është vaxhib. Por mendimi i preferuar është se është

mustehab.

Përgjigjja ndaj ezanit do të thotë se fjalët që muezini thotë duhet të përsëriten. Megjithatë, kur

muezini thotë: ''Haje ala salah'' dhe ''Haje alel felah'' personi që e dëgjon duhet të thotë: ''La

haule ue la kuete il-la bil-lah.

Ndërsa në ezanin e sabahut kur muezini thotë ''Es-salatu ĥajrun min en-neum’’ (namazi është më i mirë se gjumi), personi që e dëgjon duhet të thotë ''Sadekte ue berarte’’ (ke folur të vërtetën).

Pasi përfundon ezani, thuhen salavate për Pejgamberin a.s dhe thuhet lutja në vijim:

Allahumme rabbe hadhihi-da'ueti-támeh, ues-salatil káimeh, áti Muhameden-el-uesilete uel -

fadileh, ueb'ath’hu mekamen mahmuden el-ledhij ua'adteh – ‘’O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje të

përkryer (të plotë) dhe i këtij namazi të përcaktuar i cili do të falet shpejt, dhuroji Muhamedit të

drejtën e ndërmjetësimit dhe të mirësisë së lartë, si dhe dërgoje atë në vendin më të mirë e më

të lartë, të cilin Ti ia ke premtuar).

10 - Kur dëgjohet ezani i xhumasë, është vaxhib të lihet çdo punë me të cilën dikush preokupohet

dhe të shkojë në namazin e xhumasë. Është haram zënia me tregti apo ndonjë lloj pune tjetër në

momentin kur thirret ezani dhe mbahet hutbeja e xhumasë.

11 - Përsëritja e ikametit është gjithashtu mustehab dhe jo vaxhib. Në përgjigjen ndaj ''Kad kametis-salah'' në ikamet, thuhet ''Ekamahallahu ue edameha''.

Në tetë raste, nuk përsëriten fjalët e ezanit:

1 - Nërsa fal namaz.

2 - Kur dëgjon hutben pa marrë parasysh nëse është hutbe e xhumasë apo ndonjë fjalim tjetër.

3 - Kur gruaja është në gjëndjen menstruale.

4 - Kur gruaja është në gjëndjen e lehonisë.

5 - Kur dikush është në momentin që merr ose jep dituri islame.

6 - Kur dikush kryen marrëdhënie seksuale.

7 - Në momentin që dikush po liron veten e tij.

8 - Në momentin që dikush është duke ngrënë ushqim.

Pas përfundimit të angazhimeve të lartpërmendura nëse nuk ka kaluar shumë kohë nga dëgjimi

i ezanit, duhet përgjigjur atij, përndryshe nuk duhet të përsëriten fjalët e ezanit. Nuk është e nevojshme për personin i cili po e thërret ezanin që t'i përsërisë fjalët e ezanit më pas.

Page 16: Madhështia dhe vlera e ezanit

13 - Nëse një person harron t'i përsërisë fjalët e ezanit ose qëllimisht nuk i përsërit fjalët e tij, dhe

pas përfundimit të ezanit, ai kujtohet ose vendos t'i përgjigjet ezanit, ai duhet t'i përgjigjet nëse nuk ka kaluar shumë kohë, përndryshe nuk duhet përsëritur fjalët e ezanit.

14 - Nëse ka kaluar shumë kohë pasi është thirrur ikameti dhe xhemati nuk është ngritur ende

(dmth nuk janë bërë rreshtat gati), atëherë ikameti duhet të përsëritet. Por nëse nuk ka kaluar shumë kohë, nuk duhet të përsëritet.

Nëse është thirrur ikameti për namazin farz të sabahut, por imami nuk e ka falur ende namazin

sunet të sabahut, dhe ai nuk e ndërpret namazin sunet por e përfundon atë, atëherë koha që ai

merr nuk do të konsiderohet si kohë e gjatë dhe nuk është e nevojshme të përsëritet ikameti.

Megjithatë, nëse dikush angazhohet me diçka që nuk është pjesë e namazit, siç është ngrënia

dhe pija etj, atëherë në këtë rast ikameti duhet të përsëritet.

15 - Ndërsa muezini po thërret ezanin, dhe ndodh që ai vdes, ose humbet vetëdijen, dhe zëri i tij

prishet plotësisht, ose harron dhe nuk ka njeri që ta korrigjojë atë, ose atij i prishet abdesi dhe

nxiton që të marrë abdes, në të gjitha këto raste, është sunet mu'ekedeh përsëritja e ezanit.

16 - Nëse dikuj i prishet abdesi në kohën kur ai po thërret ezanin ose ikametin preferohet që ai t'a përfundojë ezanin ose ikametin dhe pastaj të marrë abdes.

17- Është mekruh që një muezin të thërrasë ezanin në dy xhami. Ai duhet të thërrasë ezanin në

xhaminë në të cilën ai fal namazin e tij farz.

18 - Është e drejta e personit i cili thërret ezanin, të thërrasë dhe ikametin gjithashtu. Por, nëse

pas thirrjes së ezanit, ai largohet diku ose lejon që dikush tjetër të thërrasë ikametin, lejohet që

ai person të thërrasë ikametin.

19 - Është e lejueshme që disa muezinë t'a thërrasin ezanin në të njëjtën kohë.

20 - Muezini duhet t'a përfundojë ikametin në vendin ku e filloi. Ai nuk duhet të lëvizë nga vendi

në vend gjatë thirrjes së ikametit.

21 - Nijeti nuk është kusht për ezanin dhe ikametin. Mirëpo, shpërblehet nuk arrihen pa pasur

nijet (qëllim). Qëllimi është që dikush t'a thërrasë ezanin vetëm për hir të Allahut, dhe për

shpërblimin për të (ezanin) dhe për asnjë arsye tjetër.

Page 17: Madhështia dhe vlera e ezanit

Sunetet dhe Mustehabet e Ezanit dhe Ikametit

Sunetet e ezanit dhe ikametit janë dy llojesh. Disa janë në lidhje me muezinin ndërsa të tjerat

janë të lidhura me ezanin dhe ikametin. Së pari do të përmendim sunetet që lidhen me muezinin, dhe pastaj ato që janë të lidhura me ezanin dhe ikametin.

Sunetet që kanë të bëjnë me muezinin:

1 - Muezini duhet të jetë mashkull. Ezani dhe ikameti i një femre është mekruh -tahrimi. Nëse një

grua e thërret ezanin, ai duhet të përsëritet, por jo ikameti. Kjo sepse përsëritja e ikametit nuk

është e kushtëzuar në krahasim me përsëritjen e ezanit.

2 - Muezini duhet të jetë i shëndoshë mendërisht. Ezani dhe ikamet i një personi të çrregullt

mendor, i dehur, ose i fëmijës që nuk e ka arritur moshën e pjekurisë është mekruh. Ezani i thirrur

prej tyre duhet të përsëritet por jo ikameti.

3 - Muezini duhet të dijë rregullat bazë që kanë të bëjnë me të, dhe gjithashtu duhet të dijë kohën

e namazeve të ndryshëm. Nëse një person injorant thërret ezanin, ai nuk do t'a marrë

shpërblimin e njëjtë si ai i një muezini të kualifikuar.

4 - Muezini duhet të jetë i devotshëm dhe fetar i mirë, duhet të jetë i vetëdijshëm për gjendjen e

njerëzve duke i përkujtuar ata që nuk prezantojnë në namaz me xhemat. Ai duhet ta bëjë këtë nëse nuk frikësohet nga dikush që mund t'i shkaktojë dëm atij.

5 - Muezini duhet të ketë zë të lartë.

Sunetet lidhur me ezanin dhe ikametin

1 - Ezani duhet të thirret në një vend të ngritur jashtë xhamisë. Ikameti duhet të thirret brenda

në xhami. Thirrja e ezanit brenda në xhami është mekruh-tenzihi. Megjithatë, nuk është makruh

të thirrja e ezanit të dytë të xhumasë brenda në xhami përpara mimberit. Në fakt, kjo praktikohet në të gjitha vendet islame.

2 - Ezani duhet të thirret duke qëndruar në këmbë. Nëse dikush e thërret atë ulur, konsiderohet

mekruh dhe duhet të përsëritet. Sidoqoftë, nëse një udhëtar është mbi kalin e tij ose një person

thërret ezanin për namazin e tij, nuk duhet të përsëritet.

Page 18: Madhështia dhe vlera e ezanit

3 - Ezani duhet të thirret me zë të lartë. Megjithatë, nëse një person e thërret ezanin për namazin

e tij, ai ka zgjedhjen ta thërrasë me zë të lartë ose jo. Mirëpo, ka më shumë shpërblim kur e thërret me zë të lartë.

4 - Është mustahab që të futen gishtat në veshë në kohën e thirrjes së ezanit.

5 - Fjalët e ezanit duhet të thuhet me një pushim ndërmjet tyre, ndërsa ikameti duhet të thuhet

shpejt. Me fjalë të tjera, kur thuhen tekbirët e ezanit, muezini duhet të pushojë pak pas çdo dy

tekbireve në mënyrë që ata që dëgjojnë ezanin mund t'i përsërisin fjalët. Përveç tekbireve, ai

duhet të pushojë pas çdo fjalie dhe më pas të vazhdojë me fjalinë tjetër. Nëse, për shkak të

ndonjë arsyeje, ai nuk vepron në këtë mënyrë, preferohet përsëritja e ezanit.Nëse ikameti thirret

me ndalesa, nuk preferohet përsëritja e tij.

6 - Gjatë thirrjes së ezanit, është sunet të kthyerit në të djathtë në momentin e thënies ''Haj ja ala

Salah'' dhe në të majtë kur thuhet ''Hajja alel Felah''. Kjo pavarësisht nëse ezani është për namaz

ose për ndonjë arsye tjetër. Megjithatë, gjoksi dhe këmbët nuk duhet të largohen nga kibla.

7 - Ezani dhe ikameti duhet të thirren duke qenë në drejtim me kiblën përderisa dikush nuk është

hipur mbi kafshë. Është mekruh-tenzihi thirrja e ezanit dhe ikametit nga dikush që nuk kthehet drejt kibles.

8 - Gjatë thirrjes së ezanit duhet që personi të jetë i pastër nga papastërtia e madhe (dmth të

mos jetë xhunub, por ezani mund të thirret dhe pa abdes),dhe është mustahab të jetë i pastër

nga papastërtitë e mëdha dhe të vogla. Ndërsa gjatë thirrjes së ikametit gjatë është e

domosdoshme të jetë i pastër nga të dyja papastërtitë. Nëse një person thërret ezanin duke qenë

në gjëndjen e hadethi-ekber (papastërti e madhe) është mekruh-tahrimi, dhe është mustahab të

përsëritet ezani. Në mënyrë të ngjashme, nëse një person e thërret ikametin duke në gjëndjen

gjendjen e papastërtisë së madhe ose të vogël, konsiderohet mekruh-tahrimi por nuk është mustehab të përsëritet ikameti.

9 - Është sunet thënia e fjalëve të ezanit dhe ikametit sipas rradhës. Nëse bëhet një gabim në

rendintjen e ezanit dhe ikametit, një gabim i tillë duhet të korrigjohet duke përsëritur atë dhe të rregullojë renditjen, për shembull nëse dikush thotë:

‘’Esh'hedu en'ne Muhameden Resulullah’’, para ‘’Esh'hedu en la-ilahe il'la-llah’’. Sipas renditjes

së vendosur në ezan thirret së pari, ‘’Esh'hedu en la-ilahe il-lallah’’, dhe pastaj përsëritet, ‘’Esh'hedu en'ne Muhameden Resulullah’’.

Në rastin e dytë, pas thënies, ‘’Hajja-ala-salah ‘’ duhet përsëritur ‘’Hajja alel-felah’’, nuk është e

nevojshme të përsëritet i gjithë ezani por vetëm aty ku gabohet

Page 19: Madhështia dhe vlera e ezanit

10 - Në momentin e thirrjes së ezanit dhe ikametit, asnjë fjalë tjetër nuk duhet të flitet (Ky rregul

është vetëm për muezinin). Nuk është e përshtatshme që ata të cilët e dëgjojnë ezanin dhe

ikametin të flasin, të recitojnë Kur'an ose të angazhohen me ndonjë punë tjetër. Por duhet të

përqendrohen në dëgjimin dhe përgjigjen ndaj ezanit dhe ikametit. Nëse një person reciton

Kur'an, duhet të ndalojë dhe të përqendrohet në përgjigjen ndaj ezanit dhe ikametit, madje dhe

kur është momentin që i jep sela dikush apo i jep selam dikuj. Nëse një person (që thëret ezanin

dhe ikametin) flet gjatë thirrjes së ezanit ose ikametit dhe flet në mënyrë të konsiderueshme, ai

duhet të përsërisë ezanin por jo ikametin.

Së fundmi falenderimet janë vetëm për Allahun xh.sh, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi

pejgamberin Muhamed a.s. dhe mbi të gjithë ata që e ndoqën dhe do t’a ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Përktheu : Fatmond Marku.

Me pak shkurtime

24 shtator 2017


Recommended