Transcript
Page 1: Njësia mësimore Kohëzgjatja e përafërt Hand Hygiene/AL... · 2019. 4. 30. · 4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i

1

8

Pjesa e përhapjes së infeksionit ka për qëllim që të mësojë nxënësit se si higjiena e mangët e duarve, higjiena respiratore dhe kujdesi jo i mirë ndaj ushqimit mund të shkaktojë përhapje të mikrobeve dhe sëmundjeve. Në pjesën 2.1, Higjiena e duarve, nxënësit kryejnë një eksperiment për të vështruar se si mikrobet mund të përhapen nga një person në tjetrin, thjeshtë duke shtrënguar duart. Gjithashtu do të duhet të vendosin se cila është metoda më e mirë për larjen e duarve.

Stadi kyç 2 Sc1: 1a, 1b, 2a, 2b, 2c, 2d, 2e, 2f,

2g, 2h, 2i, 2j, 2k, 2l Sc2: 2g, 5f

Njësia mësimore Njësia 6 – Mikroorganizmat

Kohëzgjatja e përafërt 50 minuta

Rezultatet e mësimit

Të gjithë nxënësit:

Do të kuptojnë se infeksioni mund të përhapet me duar të papastra

Do të dijnë që larja e duarve mund ta parandalojë përhapjen e infeksionit

Page 2: Njësia mësimore Kohëzgjatja e përafërt Hand Hygiene/AL... · 2019. 4. 30. · 4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i

2

Nëse Glo Gel dhe UV llampa nuk janë në dispozicion, kërkoni nga nxënësit që të mbulojnë duart me vaj për zierje ose një vaj tjetër të padëmshëm dhe t’i spërkasin duart me kanellë ose xixa.

Fjalët kyçe Sapuni antibakterial Ngjitës Higjiena Infeksion Infektiv Transfer

Materialet e nevojshme Për nxënës Kopje ef SW 1 Kopje e SW 2 Për grup Kopje e SH 1 Banjo ujore Sapun duarsh Peshqirë letre Ujë i ftohtë ose

ngrohtë Glo Gel me bazë

vajore dhe UV llampë ose vaj për zierje dhe kanellë

1. Nga një kopje e SW 1 dhe SW 2 për çdo nxënës.

2. Nga një kopje e SH 1 për çdo grup.

3. Vendosni 4 tavolina në rradhë dhe secila tavolinë duhet të ketë njërën nga këto komponenta të mëposhtme:

a. Shenjën ‘Mos i lani duart’

b. Banjo ujore me ujë të ftohtë, peshqirë letre dhe shenjën ‘Lani në ujë të ftohtë’

c. Banjo ujore me ujë të ngrohtë, peshqirë letre dhe shenjën ‘Lani në ujë të ngrohtë’

d. Banjo ujore me ujë të ngrohtë, sapun, peshqirë letre dhe shenjën ‘Lani në ujë të ngrohtë me sapun’

Shëndeti dhe siguria Nëse përdoret kanella

si alternativë e Glo Gel, përkujdesuni për fëmijët me lëkurë të ndjeshme

Sigurohuni që nxënësit kryesor nuk kanë alergji në sapun ose gjendje me lëkurë të ndjeshme

Materialet e internetit në dispozicion

Demonstrimi i këtij aktiviteti

Posteri i cili tregon metodën e rekomanduar të larjes së duarve

Shkollat janë strehë për mikrobe të dëmshme, të cilat përhapen shpejtë nga një fëmijë në tjetrin përmes prekjes. Larja e duarve është një nga mënyrat më të mira për ta NDALUR përhapjen e mikrobeve të dëmshme dhe për të parandaluar sëmundjet.

Duart tona normalisht sekretojnë yndyrë, e cila i mban duart të njoma dhe parandalon tharjen e tepërt të tyre. Kjo yndyrë, megjithatë është vend i përkryer për rritjen dhe shumimin e mikrobeve dhe ndihmon që mikrobet të ‘ngjiten’ në lëkurën tonë. Duart tona janë të mbuluara me baktere të dobishme – zakonisht me Staphylococcus të dobishëm. Larja e rregullt e duarve ndihmon në largimin e mikrobeve tjera që i marrim nga ambienti rrethues (p.sh. shtëpia, shkolla, kopshti, kafshët, ushqimi). Disa nga këto mikrobe mund të na shkaktojnë sëmundje kur i hajmë ose inhalojmë.

Larja e duarve vetëm me ujë, madje edhe në të ftohtë, do ta largojë papastërtinë e dukshme; megjithatë, sapuni nevojitet për të shpërbërë yndyrën në sipërfaqen e duarve, ku edhe mblidhen mikrobet.

Duart duhet të lahen:

- Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit - Pas përdorimit të toaletit - Pas kontaktit me kafshë ose mbetjeve të tyre - Pas kollitjes, teshtitjes ose fryerjes së hundëve - Nëse jeni të sëmurë ose qëndroni rreth njerëzve të

sëmurë

2.1 Përhapja e infeksionit Higjiena e duarve

Informata themelore

Përgatitja e avansuar

Sugjerime alternative

Page 3: Njësia mësimore Kohëzgjatja e përafërt Hand Hygiene/AL... · 2019. 4. 30. · 4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i

3

1. Diskutoni rezultatet me nxënësit. Cilat rezultate kanë qenë më befasuese për ta? Shpjegoni që sapuni e largon yndyrën nga lëkura, aty ku mikrobet ngjiten dhe fshihen.

2. Diskutoni prej nga mund të vijnë mikrobet në duart e tyre. Tregoni se jo të gjitha mikrobet në duart e tyre janë të dëmshme; mund të jenë të pranishme edhe mikrobet e dobishme!

3. Gjithashtu theksoni që është e rëndësishme që të lahen duart me rregull. Nënvizoni që baktereve u pëlqen të fshihen ndërmjet gishtërinjëve dhe nën thonj! Është me rëndësi të dijmë se KUR dhe SI t’i lajmë duart mirë për të parandaluar përhapjen e mikrobeve dhe infeksionin e mundshëm. Nuk është gjithmonë lehtë për t’i larë duart në shkollë; si zgjidhje mund të jetë teshtitja në mëngë.

Plenare

1. Filloni mësimin duke i pyetur nxënësit se sa prej tyre i kanë larë duart sot? Pyetni pse i kanë larë duart (për të larguar mikrobet nga duart e tyre) dhe çka do të ndodhte nëse nuk do t’i largonin mikrobet me larje (mund të sëmuren duke i gëlltitur ose inhaluar mikrobet e dëmshme nga duart e tyre të papastra).

2. Tregoni nxënësve se ne i përdorim duart vazhdimisht dhe se ato mbledhin miliona mikrobe çdo ditë; edhe pse shumë nga këto mikrobe janë të padëmshme, disa sosh mund të jenë të dëmshme. Shpjegoni nxënësve se ne i përhapim mikrobet tona tek shokët dhe të tjerët përmes prekjes dhe kjo është arsyeja pse i lajmë duart.

3. Shpjegoni nxënësve se ata do të bëjnë një veprim, përmes të cilit do t’u tregohet si t’i lajnë duart më së miri për t’i larguar mikrobet e dëmshme, të cilat mund të jenë në duart e tyre.

1. Ndani klasën në 4 grupe të barabarta

2. Kërkoni nga nxënësit që të rradhiten njëri pas tjetrit dhe emërtoni grupet si vijon

a. Pa larje të duarve b. Larje e duarve me ujë të ftohtë c. Larje e duarve me ujë të ngrohtë d. Larje e duarve me ujë të ngrohtë dhe sapun

3. Mbylljani sytë kryesuesit të çdo grupi dhe mbuloni duart e tyre me Glo Gel. Mbyllja e syve siguron që ata të mos i lajnë duart më mirë se zakonisht. Kërkoni nga kryesuesit që t’i lajnë duart në pajtim me grupin të cilit i takojnë.

4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i shtrëngojnë duart me shokët e grupit. Është me rëndësi që t’i shtrëngojnë duart mirë. Personi i dytë pastaj duhet të shtrëngoj duart me të tretin dhe kështu me radhë deri në fund.

5. Kur përfundohet detyra, fikni dritën dhe ndizni llampën UV mbi duart e secilit, duke filluar nga grupi A.

6. Kërkoni nga nxënësit që t’i plotësojnë fletat e punës (SW 1 dhe SW 2).

2.1 Përhapja e infeksionit Higjiena e duarve

Hyrje

Aktiviteti kryesor

Page 4: Njësia mësimore Kohëzgjatja e përafërt Hand Hygiene/AL... · 2019. 4. 30. · 4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i

4

Page 5: Njësia mësimore Kohëzgjatja e përafërt Hand Hygiene/AL... · 2019. 4. 30. · 4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i

5

Pas aktivitetit shënoni rezultatet tuaja në tabelën e dhënë dhe shikoni se sa larg janë përhapur mikrobet!

Pas larjes (ose moslarjes) dhe shtrëngimit të duarve

Nxënësi 1 Nxënësi 2 Nxënësi 3 Nxënësi 4 Nxënësi 5

Pa larje (kontrolli)

Uji i ftohtë

Uji i ngrohtë

Uji i ngrohtë dhe sapun

1. Në faqen tjetër vizatoni ku i keni parë mikrobet pas larjes dhe shtrëngimit të duarve, vetëm për

grupin tuaj.

2. Metoda e larjes së duarve (jo kontrolli) që ka mënjanuar më së shumti mikrobe nga kryesuesi:

Uji i ftohtë Uji i ngrohtë Uji i ngrohtë dhe sapuni

3. Metoda e larjes së duarve (jo kontrolli) që ka larguar më së paku mikrobe nga kryesuesi:

Uji i ftohtë Uji i ngrohtë Uji i ngrohtë dhe sapuni

4. Metoda e larjes së duarve e cila ka përhapur më së shumti mikrobet në grup ka qenë:

Uji i ftohtë Uji i ngrohtë Uji i ngrohtë dhe sapuni

5. Metoda e larjes së duarve e cila ka përhapur më së paku mikrobet në grup ka qenë:

Uji i ftohtë Uji i ngrohtë Uji i ngrohtë dhe sapuni

6. Vizato një grafikon se sa larg janë përhapur mikrobet për 4 grupet (përfshirë kontrollin).

1. Cila është mënyra më e mirë për largimin e mikrobeve nga duart tona?

_______________________________________________________

2. Çfarë dallimi bën përdorimi i sapunit?

_______________________________________________________

3. Kur duhet t’i lajmë duart?

_________________________________________________________

________________________________

Fakt fascinues 90% e

mikrobeve në duart tona

gjinden nën

thonj!

Sh

um

ë t

ë

nd

yra

nd

yra

Pa

k t

ë

nd

yra

pa

str

a

Cila është mënyra më e mirë e larjes së duarve për

largimin e mikrobeve?

Page 6: Njësia mësimore Kohëzgjatja e përafërt Hand Hygiene/AL... · 2019. 4. 30. · 4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i

6

Page 7: Njësia mësimore Kohëzgjatja e përafërt Hand Hygiene/AL... · 2019. 4. 30. · 4. Pas kryerjes së larjes, duhet t’i largojnë pengesat në sy, të kthehen mbrapa dhe t’i

7


Recommended