Transcript
Page 1: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

NOCIONI & NOCIONI & KARAKTERISTIKAT KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË THEMELORE TË SË

DREJTËS PENALEDREJTËS PENALE

E E DREJTA PENALEDREJTA PENALE

Page 2: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

1

Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë se caktuar në të drejtën penale quhen VEPRA PENALE. E drejta penale është një ndër mënyrat dhe mjetet me te cilat mbrohet shoqëria dhe luftohet kriminialtiteti. Me termin e drejte penale nënkuptojm një degë te legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë te shkencave juridike. Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale ështe sistem i normave ligjore me te cilat percaktohet se cilat vepra te njerëzve konsiderohen vepra penale dhe cfare lloje te denimeve apo te sanksioneve penale do tu shqiptohen kryesve të tyre. Ndersa ne kuptimin Materiale e drejta penale përkufizohet si degë e drejtësisë me te cilen mbrohen nga veprat penale mardheniet e caktuara te shoqërisë, te mirat juridike që I përkasin shoqërisë dhe individit. Si karakteristikë themelore e së drejtës penale është se kjo është e drejte ligjore. E drejta ligjore është ngase kjo degë e drejtësisë I rregullon çështjet nga lëmi I saj vetem me ligj e jo edhe me ndonjë akt tjetër nënligjor. Parimi I ligjmërisë së veprës penale dhe dënimit gjithashtu është një ndër karakteristikat themelore të së drejtës penale. LËNDA E SË DREJTËS PENALE Lënda e së drejtës penale është Vepra Penale, Kryesi I Vepres Penale dhe Sanksionet Penale. Mjetet me të cilat e drejta penale ushtron mbrojtjen juridike nga vepra penale janë sanksionet penale. Sanksionet penale shqiptohen dhe aplikohen kundër vullnetit të kryesit dhe konsistojnë në marrjen apo kufizimin e disa të drejtave të cilat përndryshe I kanë gëzuar gjerë në momentin e kryerjes së vepres penale. Sanksionet penale që I shqiptohen kryesve të veprave penale më pak kanë karakter hakmarrës e më tëpër shqiptohen më qëllim të përmirësimit MARDHËNJET E SË DREJTËS PENALE NDAJ DEGËVE TË TJERA TË DREJTËSISË E drejta penale është degë e sisitemit juridike të nje vendi të caktuar dhe së bashku më dëgët tjera juridike, ka për qëllim mbrojtjen e shoqërisë dhe të individëve. E drejta penale ka mardhënie të caktuara me degët e tjera të drejtës e ato janë: 1. Me te drejten kushtetuese 2. Me të drejtën e procedurës penale

Page 3: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

2

3. Me të drejten civile 4. Me te drejten administrative 5. Me degët e tjera të drejtësis (siç jane: E drejta ekonomike, E drejta e punes, E drejta familjare) Funksioni mbrojtës I së drejtës penale Funskioni mbrojtës I së drejtës penale është mbrojtja e shoqërisë nga kriminaliteti E drejta penale ka për qëllim të mbrojë mardhënjet e caktuara në prodhim dhe mardhëniet e tjera shoqërore. Gjithashtu e drejta penale ka për detyrë t’I mbrojë edhe të mirat juridike të posaçmen që I përkasin njeriut, qytetarit siç jane : jeta e njriut, liritë, integriteti trupor, nderin, autoritetin. Funksioni mbrojtës I së drejtës penale është fragmental ngase në këtë degë të së drejtës mbrohen ato vlera apo të mira juridike të cilat janë të domosdoshme për egzistencën e shoqërisë dhe të individëve. Ndarja e së drejtës penale E drejta penale mund të ndahet në disa pjesë të saj të brendshme që formojnë sisteme të ngushta të normave penale jurdike siç jane: 1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale 2. E drejta e ekzistimit të saknsioneve penale 3. E drejta penale e pergjithshme dhe e posaçme 4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtzakonshme 5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare. 1. E drejta penale materiale dhe e drejta penale procedurale E drejta penale ne kuptimin e gjerë përmban në vete norma penale juridike te natyrës materiale dhe të natyrës procedurale. Me normat e natyrës materiale –përcaktohen se cilat vepra të njerëzve koniderohen vepra penale dhe çfarë lloje të sanksioneve penale mund tu shqiptohen kryesve të tyre. Ndërsa me normat e procedurës penale rregullohet procedura e gjykatës dhe të organeve të tjera shtetërore për tu konstatuar se a ka kryer ndonjë person veper penale dhe se a janë plotësuar kushtet për shqiptimin e sanksionit penal.

Page 4: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

3

2. E drejta e ekzekutimit të sanksioneve penale Çështjet e ekzekutimit të sanksioneve penale janë të rregulluara me ligj të posaçëm. 3. E drejta penale e përgjithshme dhe e posaçme E drejta penale e përgjithshme –është ajo e cila vlen për të gjithë qytetarët. Ndërsa e drejta penale e posaçme –është ajo e cila vlen për grup qytetarësh që gjenden në mardhënie të caktuara. Si e drejtë penale e posaçme knsiderohet p.sh E drejta penale ushtarake e cila aplikohet vetëm ndaj personave ushtarakë. 4. E drejta penale e rregullt dhe e jashtëzakonshme Me termin e drejtë penale e rregulltë nënkuptojmë rastet e aplikimit të kësaj dege të drejtësisë në kushtet normale, të rregullta të jetës shoqërore (gjate kohës së paqës). 5. E drejta penale kombëtare dhe e drejta penale ndërkombëtare Si e drejtë penale kombëtare –konsiderohet ajo e drejtë penale që vepron apo zbatohet brenda teritorit të tij. E drejta penale ndërkombëtare-është sisitemi I normave penale-juridike që u dedikohet mardhënieve ndërkombëtare. Shkenca e së drejtës penale dhe shkencat e tjera penale 1.E drejta penale dhe shkenca e së drejtës penale Me termin e drejtë penale nënkuptojmë një degë të legjislacionit pozitiv të shtetit të caktuar dhe një degë të shkencave juridike. Si degë e legjislacionit pozitiv e drejta penale është sistem I normave me të cilat përcaktohet se cilat vepra konsiderohen vepra penale kur personi konsiderohet penalisht I përgjithshëm dhe çfarë lloj saknsioni mund ti shqiptohet. 2.Detyra e shkencës së të drejtës penale Detyrë kryesore e shkencës së të drejtës penale është studimi dhe avancimi I së drejtës penale apo legjislacionit penal që gjendet në fuqi në vendin e caktuar.

Page 5: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

4

Shkenca e së drejtës penale merret me studimin e kuptimit juridik të veprës penale, të llojeve dhe formave të veprave penale, gjithashtu studion kryesin dhe përgjegjësin penale të tij si dhe sanksionet penale. Ne kuptimin e gjerë shkenca e së drejtës penale ka për detyrë të studiojë kriminalitetin dhe masat që duhet ndërmirrën për parandalimin e krimeve. Shkenca e së drejtës penale e studion të drejtën penale 1.DeLege Lata- Ashtu çfarë është dhe 2.De Lege Ferenda –Çfarë duhet të jetë. Sisitemi I shkencës së të drejtës penale Shkenca e së drejtës penale ndahet ne dy pjesë: 1.Pjesa e përgjithshme 2.Pjesa e posaçme 1.Pjesa e përgjithshme Studion parimet dhe institucionet themelore të së drejtës penale Çështjet që shqyrtohen në pjesën e përgjithshme të shkencës së të drejtës penale janë dy sisteme: 1.Sistemi Bipartit 2.Sistemi Tripartit 1.Sisitemi Bipartit Këtë sistem I pari e ka inauguruar Fojer Bahu. Sipas këtij sisitemi në pjesën e përgjithshme të shkencës së të drejtës penale ekzistojnë dhe shqyrtohen vetëm dy nocione themelore vepra penale dhe saknsioni penal. Sisitemi bipartite mbështete në kuptimin objektivë - subjektiv të veprës penale. 2.Sistemi Tripartit Sistemi tripartit është sistemi I ri që është shfaqur në fillim të këtij shekulli. Sipas sistemit tripartit në pjesën e përgjithshme të së drejtës penale ekzistojnë tri nocione themelore: 1. Vepra penale, 2. Fajtori dhe 3. Sanksioni penal. Sistemi tripartit mbështetet në kuptimin objektivë të veprës penale. 3.Pjesa e posaçme 4.Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale merret me studimin e veprave penale veç e veç,

Page 6: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

5

elementet e tyre, formën e fajit me të cilën ato kryhen dhe sanksionet penale që mund tu shqiptohen kryesve të tyre. Pjesa e posaçme e shkencës së të drejtës penale I studion nocionet e veprave penale siç janë: vrasja, plagosja, vjedhja etj. Shkencat tjera penale Si shkenca penale konsiderohen: 1.Shkenca e procedurës penale 2.Kriminologjia 3.Politika Kriminale 4.Penalogjia 5.Kriminialistika 6.Mjekësia gjyqësore 7.Psikiatria gjyqësore 1. SHKENCA E PROCEDURAVE PENALE Shkenca e procedurës penale merret me studimin e së drejtës së procedurës penale të shtetit të caktuar. Kjo studion sistemin e normave juridike të përcaktuara me ligjin e procedurës penale. 2. KRIMINOLOGJIA Kriminologjia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e fenomenologjisë dhe shkaqeve të kriminalitetit si dukuri shoqërore dhe individuale. Kriminologjia ndahet ne dy pjesë: 1.Fenomenologjia Kriminale 2.Etiologjine Kriminale 1.Fenomenologjia-studion format nëpërmjet të cilave manifestohet kriminaliteti. 2.Etiologjia-studion shkaqet dhe faktorët e kriminalitetit. 3. POLITIKA KRIMINALE Politika kriminale studion çështjet teorike dhe praktike dedikuar luftës kundër kriminalitetit. Politika kriminale përkufizohet si shkencë e cila studion kriminalitetin dhe masat që ndërmeren me qëllim

Page 7: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

6

te luftimit më efikas të tij. Këto masa ndahen në: masa të karakterit Preventiv dhe Represiv. Masat e karakterit Preventiv- janë aksionet e ndryshme ekonomike, sociale, edukative, shendetësore me te cilat evitohen faktorët e drejtëpërdrejt të kriminalitetit. Masat e karakterit Represiv- janë sistem I dënimeve dhe saknsioneve të tjera penale të së drejtës penale të shtete të caktuar. 4. PENOLOGJIA Penologjia përkufizohet si shkencë e cila merret me studimin e çështjeve teorike dhe praktike të ekzistimit dhe efikasitetit te saknsioneve penale. Termi penologji rrjedh prej fjalës së përbër nga fjala latine Poena (dënim) dhe fjala greke Logos (shkencë) d.m.th Shkenca mbi dënimet 5. KRIMINALISTIKA Kriminalistika është shkencë e cila merret me zbulimin e veprave penale dhe kryesve te tyre duke aplikuar metoda të ndryshme shkencore dhe mjete teknike. Kriminalistika ndahet në tri pjesë kryesore: a.Në teknikën e kriminalistikës b.Në taktikën e kriminalistikës c.Në metodën e kriminalistikës a. TEKNIKA E KRIMINALISTIKËS Përcakton mënyrën më adekuate për zbulimin sigurimin e gjurmëve të veprave penale dhe të provave materiale në përgjithësi. Në kuadrin e teknikës së kriminalistikës bëjnë pjesë studimi I gjurmëve të gishtërinjëve, studimi I dorshkrimit dhe identiteti I dokumenteve, fotografia gjyqësore, regjistrat penale. b. TAKTIKA E KRIMINALISTIKËS Merret me studimin e formave të veprave penale mënyrës së kryerjes së tyre, motivet dhe qëllimet e kryesit dhe psikologjin e kryesve. c. METODA E KRIMINALISTIKËS Merret me studimin dhe përcaktimin e mënyrave dhe metodave që janë më të përshtatshme për zbulimin e grupeve apo llojeve të posaçme të V.P dhe kryesve të tyre.

Page 8: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

7

6. MJEKËSIA GJYQSORE Me ndihëm e njohurive të mjekësisë gjyqësore konstatohen shkaqet e vdekjes në rastet kur dyshohet se vdekja është shkaktuar me dhunë pastaj hulumtohen gjurmët që janë shkaktuar në rastin e kryerjes së veprës penale siç janë: gjurmët e gjakut, të pështymës, qimeve etj. Mjekësia gjyqësore është shkencë interdiciplinare në kuadrin e së cilës bëjnë pjesë TANATOLOGJIA, TRAUMATOLOGJIA, TOKSIKOLOGJIA dhe SEKSOLOGJIA. a. TANATOLOGJIA-merret me studimin e shkaqeve te vdekjës me ndihmen e saj kosntatohet se a është fjala për vdekje natyrore apo për vdekjen që është shkaktuar me dhunë. b. TRAUMATOLOGJIA- është shkencë që merret me studimin e llojeve të lëndimeve trupore intensitetin e tyre dhe mjetet me të cilat janë shkaktuar ato. c. TOKSIKOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e hetimeve dhe efikasitetin e tyre në organin e njeriut. d. SEKSIOLOGJIA-është shkencë e cila merret me studimin e madhënieve seksuale, e ne veçanti të delikteve seksuale. SHKOLLA ANTROPOLOGJIKE Themelues I shkollës antropologjike është italiani Cezaro Lombrozo (1935-1909) I cili ishte mjek psikiatër e me vonë edhe profesor I mjekësis gjyqësore. Veprat e tija më të rëndësishme janë: “Njeriu Kriminel” dhe “Antropologjia Kriminale”. Koncepcionet themelore të shkollës antropologjike Cezaro Lombrozo I shkroi në veprën e tij me titull “Njeriu Kriminel” që u botua në vitin 1876. SHKOLLA POZITIVE Shkolla positive paraqitet në fund të shek XIV në Itali. Themelues të kësaj shkolle janë: Enriko Feri profesor I së drejtës penale I cili koncepcionet e veta I prezentoi ne veprën “Sociologji Kriminale” dhe Rafael Gakofalo I cili shkroi veprën me titull “Kriminologjia”. Sipas shkollës pozitive detyrë kryesore e së drejtës penale duhet të jetë ndërmarrja e masvae që do te kontribuojnë në zvoglimin e kriminalitetit. Shkolla positive bënë ndarjen e kriminalitetit në dy grupe: a.Ne grupin e V.P natyrore b. Në grupin e V.P ligjor a. Në grupin e veprave penale natyrore I rradhit ato vepra penale me te cilat cenohen të mirat juridike siç janë: morali, ndjenjat religjioze dhe patriotike.

Page 9: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

8

b. Në grupin e veprave penale ligjore- bëjnë pjesë veprat penale të cilat ndryshojnë varësisht prej kohes dhe rregullimit shoqërore-politike të nje vendi. Si vepra të këtilla konsiderohen:V.P Politike dhe ato kundër ekonomisë. SHKOLLA NEOKLASIKE Shkolla neoklasike në mësimet e saj I kushtoi rëndësi të madhe parimit të legalitetit të veprave penale dhe denimeve. SHKOLLA E MBROJTJËS SË RE SHOQËRORE Mbrojtja e re shoqërore paraqitet pas luftës së dytë botërore në Itali. Iniciatori I themelimit të mbrojtjes së re shoqërore është avokati Italian Filipo Gramatika, ku në vitin 1945 në Gjenovë formoi qendrën për studimin e mbrojtjes shoqërore. Tani si përfaqësues më autoritativë I mbrojtjes së re shoqërore është Mark Ansel. Mbrojtja e re shoqërore është kundër dënimit me vdekje dhe çdo lloje tjetër të dënimit që ka karakter retributiv. Mbrojtja e re shoqërore mbeshtet në mësimet dhe njohurit e shkollës pozotive. BURIMET E SË DREJTËS PENALE 1. Burimet materiale dhe formale të së drejtës penale. Burimet e së drejtës penale ndahen ne dy lloje në ato:Materiale dhe Formale. -Burimet materiale-konsiderohen të gjitha mardhënjet shoqërore eonomike dhe mardhënjet e tjera shoqërore që e karakterizojnë një shoqëri. -Burimet formale- të së drejtës penale janë normat juridike veç e veç dhe tërësia e tyre. Si burim formal I së drejtës penale është legjislacioni penal që gjendet në fuqi. 2. Kushtetuta si burim I së drejtës penale Kushtetuta është ligji më I lart dhe me fuqi juridike më të madhe në çdo shtet të civilizuar. Me kushtetut përcaktohen rregullimi shoqëror ekonomik dhe politik I shtetit, të drejtat dhe liritë e qytetarve barazia e tyre. 3. Kontratat ndërkombëtare si burim I së drejtës penale 4.Ligji penal si burim kryesor I së drejtës penale E drejta penale është e drejtë ligjore. Konsiderohet e drejtë ligjore ngase burim kryesor dhe primar I saj është ligji. Si burim I të drejtave penale të shteteve bashkëkohore është kodi penal apo ligji penal.

Page 10: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

9

Me nocionin Ligj Penal-nenkuptojm çdo dispozitë ligjore me të cilën rregullohen çështjet nga fusha e së drejtës penale. Ndërsa me nocionin Kod Penal-nënkuptojmë ligj të rëndësishëm në të cilin në mënyrë të sistematizuar përmblidhen dispozitat penalo juridike. Nocioni ‘Ligj Penal” ka domethënie më të gjërë se nocioni “Kod Penal”. LIGJI PENAL Të gjitha kodet penale që u nxorrën pas Kodit Penal të Francës të vitit 1791 ndahen në dy pjesë: e përgjithshme dhe të posaçme Pjesa e përgjithshme-e legjislacionit penal paraqet një sisitem të normave penale-juridike me të cilat përcaktohen parimet e së drejtës penale si dhe nocionet dhe institucionet themelore të së drejtës penale siç janë: V. Penal, përgjegjësia penale, dënimet etj. Pjesa e posaçme- e legjislacionit penal paraqet sisitem të normave penale-juridike me të cilat përcaktohen veprat penale veç e veç si dhe dënimet dhe sanksionet e tjera penale që mund tu shqiptohen kryesve të veprave të këtilla. Normat penale-jurdike të pjesës së posaçme nuk mund te aplikohen pa aplikimin edhe të normave të pjesës së përgjithshme të legjislacionit penal. Normat e pjesës së përgjithshme I plotësojnë normat penale-juridike të pjesës së posaçme. Karakteristikë e normave penale-juridike të pjesës së posaçme është se çdonjëra prej tyre I ka dy pjesë: 1. Dispozitiv dhe 2. Sanksionin Në dispozitiv përcaktohen elementet e veprës penale kush mund të jetë kryes dhe çka konsiston veprimi I kryerjës. Varësisht prej mënyrës së komponimit njihet dispozitiv-rendomtë, përshkrues dhe udhëzues -Me dispozitivë të rëndomtë –nënkuptojm ato norma me të cilat nuk përcaktohen tiparet e V.P por vetëm emërtimi I tyre -Dispozitiv përshkrues-koniderohen ato norma me të cilat caktohen tiparet e veprës penale. -Dispozitiv udhëzues-konsiderohet ajo e cila është lidhur me disa tipare të veprës penale të caktuar udhëzon në ndonjë normë tjetër të ligjit penal. PARIMI I LEGALITETIT Për futjen e parimit të legalitetit ntë drejtën penale jane angazhuar juristë dhe filozofë të njohur të shek XVIII siç janë: Montesku, Bekard dhe avokati Servan. Formulimin konciz të këtij parimi në gjuhën latine “Nullum Crimen, Nulla Poena sine lege” për herë të parë e dha penalisti I njohur gjerman Anselm Fojer Bahu. Parimi I legalitetit”Nullum crimen nulla poena sine lege”-ne gjuhën shqipe d.m.th “ Një vepër nuk mund të

Page 11: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

10

konsiderohet vepër penale dhe kryesi I saj nuk mund të dënohet nëse më parë nuk është paraparë me ligj”. Për shkak të rëndësisë së shumëfishtë për të drejtat , liritë dhe sigurinë juridike të qytetarëve, në sisitemin tonë judike parimi I legalitetit është ngritur edhe në rang të normës kushtetuese dhe është përvetësuar në kushtetutë. Për tu konsideruar një vepër vëpër penale ajo duhet që para se të jetë kryer të përcaktohet me ligj si vepër penale. INTERPRETIMI I LIGJEVE PENALE Me interpretim në të drejtën penale kuptojmë përcaktimin e kuptimit të drejtë të normës së caktuar penale-juridike. Është veprimtari logjike e të menduarit që ka për qëllim të gjejë kuptimin e drejtë të ligjit dhe kuptimin e normave penale-juridike në momentin e aplikimit të ligjit. Me ane të interpretimit bëhet e mundshme që norma penale-juridike që është e përgjithshme dhe abstrakte të aplikohet ndaj kryesit të veprës penale. LLOJET E INTERPRETIMEVE TË LIGJEVE PENALE Janë:1.Sipas subjekteve qe mund ta bëjnë interpretimin 2. Sipas metodave 3. Sipas vëllimit 1.Subjektet që mund të bëjnë interpretimin janë interpretimi: a. Autentik b. Gjyqësor c. Doktrinar a. Interpretimi Autentik apo të Obligueshëm-e bënë organi I cili ka nxjerrë ligjin që interpretohet. Interpretimin autentik mund ta bëjn vetëm parlamenti I shtetit. Interpretimi autentik bëhet sipas procedurës që vlen për nxjerrjen e ligjeve. b.Interpretimi Gjyqësor-është interpretim të cilin e bënë gjykata gjatë aplikimit të ligjit në rastin konkret. c. Interpretimi Doktrinar- I ligjeve penale është interpretim që e bënë shkenca e së drejtës penale. Ky lloj interpretimi nuk është I obligueshëm për organet që merren me aplikimin e ligjeve penale. METODA E INTERPRETIMIT Janë: a.Interpretimi Gramatik b. Interpretimi Logjik c. Interpretimi Historik d. Interpretimi Sistematik

Page 12: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

11

a. Interpretimi Gramatik-behët me ndihmën e rregullave të gramatikës dhe sintaksës. Intepretimi gramtik sëndërtohet duke analizuar shprehjet dhe nocionet e pjesëve të tekstit. b. Interpretimi Logjik-me ndihmën e këtij interpretimi, përcaktimi I përmbajtjes dhe kuptimit të ligjit bëhet me anë të të menduarir dhe nxjerrjes së konkluzave. c. Interpretimi Historik-konsiston në përcaktimin e kuptimit të normës penale-juridike duke u mbështetur në historikun e lindjen së saj dhe duke I përcaktuar shkaqet që e kanë kushtëzuar nxjerrjen e normës. Lidhur me interpretimin historik në teorinë e së drejtës penale njihen dy lloje të interpretimit: -Interpretimi Objektiv - Interpretimi Subjektiv Sipas interpretimit subjektiv-kuptimi I ligjit penal përcaktohet sipas kohës qe është nxjerrë Ndërsa sipas interpretimit objektiv-kuptimi I ligjit apo normës së caktuar penale-juridike përcaktohet sipas kohës kur bëhet aplikimi I tij. INTERPRETIMI SISTEMATIK Përcakton përmbajtjen dhe kuptimin e ndonjë norme penale-juridike në bazë të vendit që është radhitur në sisitemin e ngushtë dhe të gjërë të legjislacionit penal. INTERPRETIMI SIPAS VËLLIMIT Interpretimi sipas vëllimit është atëher kur fjalëve, termave apo nocioneve që janë përdorur në tekstin e normave penale mund tu jepet kuptimi I ngushtë apo I gjerë. Në të drejtën penale sipas vëllimit njihen dy lloje të interpretimeve 1.Interpretimi I ngushtë apo Restriktiv 2.Interpretimi I gjerë apo Ekstensiv 1. Interpretimi I ngushtë-ekzsiton atëher kur fjalve, termave apo nocioneve që janë përdorur ne ligjin penal u jepet kuptimi I ngushtë 2. Interpretimi I gjerë-ekziston atëher kur fjalve, termave apo nocioneve të ligjit penal u jepet kuptimi I gjerë. ANALOGJIA Në drejtësi analogjia në kuptimin e gjerë paraqet zgjedhjen e mardhënjeve shoqërore në bazë të normave të cilat I rregullojnë mardhënjet e ngjajshme. Kurse në të drejtën penale analogjia paraqet rastin kur një vepër që nuk është paraparë me ligj si vepër penale, të konsiderohet si e këtill në bazë të ngjajshmërisë me vepren penale.

Page 13: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

12

Analogjia si mënyrë e krijimit të veprave të reja penale është e ndaluar ne të drejtën penale ngase është në kundërshtim me funksionin themelor të parimit “Nullum crimen nulla poena sine lege”. Po të lejohej analogjia në të drejtën penale kjo do të shkaktonte pasiguri juridike, do ta dobësonte besimin e qytetarëve në sisitemin juridik. Prej kësaj që thamë më lartë nuk duhet nxjerrim përfundim se çdo lloj analogjie është e ndaluar përkudrazi analogjia është e lejuar në rastet kur ekzistojnë rrethanat për zbutjen e dënimit. 1. Analogjia e lejuar- në të drejtën penale konsiderohet se është e lejuar analogjia po që se ajo është në favor të të fajsuarit dhe nëse interpretimi I tillë nuk është në kundërshtim me normat dhe parimet tjera penale-juridike. Analogjia poashtu është e lejuar në rastet kur ekzistojnë rrethanat për zbutjen e dënimit. 2. Analogjia e ndaluar-është në rastet kur tejkalohet kufiri I kuptimit të normës që është përcaktuar edhe me anë të interpretimit. VEPRIMI I LEGJISLACIONIT PENAL Njihen tri lloje të veprimit të ligjeve penale: 1.Veprimi I ligjit penale në kohë 2.Veprimi I ligjit penal në hapsirë 3.Veprimi I ligjit penal ndaj personave 1. Veprimi I ligjit penal në kohë- Ligji penal fillon të veprojë prej momentit të hyrjës së tij në fuqi dhe aplikohet gjersa të pushoj së vepruari. Ligji penal hynë ne fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare. Koha prej shpalljes së ligjit në gazetën zyrtare e gjerësa të hyjë ne fuqi quhet Vocatio Legis. Kjo kohë që siç pamë është 8 ditë bëhet me qëllim që me normat e ligjit penal të njihen ata të cilëve u referohet dhe ata që duhet ta aplikojnë. Ligji penal vepron derisa të abrogohet me ligjin e ri. Ligji penal abrogohet në rastet kur ligji I ri parasheh dispozitë të posaçme me të cilën e abrogojn atë të mëparshmën. Poashtu ligji penal pushon së vepruari edhe ne rastet kur skadon afati për të cilën është nxjerrë. Kjo ndodh kur ligji penal është nxjerrë me qëllim që të veproj vetëm për një kohë të caktuar. Në rastet kur vepra penale është kryer në kohën kur ka qenë në fuqi një ligj penal, kurse kryesi gjykohet në kohën kur ligji I mëparshëm ka pushuar së vepruari. Kryesi I veprës penale do të dënohet sipas ligjit penale që ka qenë në fuqi në kohen e kryerjes së veprës. 2. Veprimi I legjislacionit penal në hapsirë-Ligji penal të një shteti sikurse edhe ligjet në përgjithësi veprojnë në territorin e shtetit në të cilën edhe janë nxjerrë. Këtu kryesishtë është fjala për veprimin e ligjeve penale në territorin tonë ndaj shtetasve të huaj që kryjn vepra penale ne territorin tonë apo jashtë kufive të vendit tonë, por të cilët në ndonjë menyrë gjendet në vendin tonë. Veprimi I ligjeve penale në hapsirë është shumë aktuale në kushtet e tanishme shoqërore ngase tani një

Page 14: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

13

numër I madh I qytetarëve të një shteti përkohësisht apo përgjithmon jetojnë apo punojnë në shtetin tjetër, kështu që marrë në përgjithësi kontaktet midis qytetarve të vendeve të ndryshme janë gjithnjë më të shpeshta. Kështu edhe mundësia e kryerjes së veprave penale të shtetasve të huaj në vendin është më e madhe. Me qëllim që të evitohen konfliktet e mundshme se cili shtetas është kompetent të gjykojë kryesin e caktuar të veprës penale me dispozitat penale – juridike të ligjit penal është rregulluar veprimi I legjislacionit penale në hapsirë. Me këto dispozita penale-juridike janë aprovuar pesë parime e këto janë: a.Parimi territorial b.Parimi real c.Parimi I personalitetit aktiv d.Parimi I personalitetit pasiv e.Parimi universal a.Veprimi I legjislacionit penal sipas parimit territorial Parimi I territorial I veprimit të legjislacionit penal të vendit tonë në hapsirë sikurse edhe në drejtat penale të shteteve tjera është parim themelor, kurse parimet e tjera janë të natyrës plotësuese. Ky parim është themeluar për shkak se më së shpeshti aplikohet në praktikë. Sipas këtij parimi legjislacioni penal I një vendi aplikohet ndaj të gjithë personave që kryejnë vepra penale në teritorrin e tij, pa marrë parasysh se a janë shtetas të tij, shtetas të huaj apo persona pa shtetësi. Gjithmon shtrohet pyetja se çka konsiderohet si teritor I nje shteti. Sipas dispozitave të legjislacionit penal që janë të natyrës interpretuese në territor të një vendi nënkuptojmë: - Sipërfaqen toksore - Bregdetin - Sipërfaqen ujore brenda kufijve - Sipërfaqen ajrore mbi to Sipas ligjit mbi bregdetin është paraparë se zona territoriale e detit shtrihet dhjetë mila nautike nga toka. Legjislacioni penal I një shteti aplikohet edhe ndaj secilit që kryen vepër penale në anijen e tij, pa marrë parasysh se ku ndodhet në kohën e kryerjes së veprës penale. Ne rastet kur vepra penale është kryer në anijen tonë do të aplikohen ligjet tona penale pa marrë parasysh se a është gjendur anija në detin e hapur, në ujrat e huaj territorial. Veprimi I legjislacionit tonë penal për veprat penale që kryehn jashtë vendit. Për të mundur të aplikohet legjislacionit ynë penal dhe në rastet kur veprat penale kryhen jashtë vendit e drejta jonë penale I ka përvetësuar disa parime, këto janë: 1.Parimi real 2.Parimi I personalitetit aktiv

Page 15: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

14

3.Parimi I personalitetit pasiv 4.Parimi universal 1. PARIMI REAL APO MBROJTËS Veprimi I legjislacionit tonë penal sipas parimit real shprehet në rastet kur veprat penale kryhen jashtë territorit të vendit tonë, por me të cilat dëmtohen apo rrezikohen të mirat juridike të shtetit tonë. Sipas dispozitave të ligjit penal legjislacioni ynë penal aplikohet ndaj shtetasit tonë, shtetasit të huaj dhe personave pa shtetësi që jashtë shtetit kryen vepër penale kundër rregullimit shoqëror dhe sigurisë së vendit. Gjithashtu sipas parimit real, legjislacioni ynë penal aplikohet edhe në rastet kur ndonjë person jashtë shtetit tonë kryen vepër penale të falsifikimit të parave. 2. PARIMI I PERSONALITETIT AKTIV Sipas parimit të personalitetit aktiv apo parimit nacional legjislacioni ynë penal aplikohet në rastet kur shtetasit tonë kryejnë vepra penale jashtë vendit. Me legjislacion tonë penal parimi I personalitetit aktiv është parapar kësisoji: legjislacioni ynë penal I vendit tonë aplikohet ndaj shtetasit tonë edhe kur kryen ndonjë vepër penale jasht vendit po që se ka në territorin tonë apo ekstradohet. Sipas legjislacionit tonë penal ndaj shtetasve tonë që I kanë kryer vepra penale jashtë vendit ndjekja penale nuk do të ndërrmeret në këto raste: - Nëse kryesi në tërësi e ka vuajtur dënimin që I është shqiptuar jashtë vendit. - Nëse kryesi jashtë vendit me aktgjykim të formës së plotfuqishme është liruar osë dënimi I është falur. - Nëse për veprën penale sipas ligjit të huaj ndiqet në bazë të kërkesës së të dëmtuarit, ndërsa kërkesa e tillë nuk është ushtruar. 3. PARIMI I PERSONALITETIT PASIV Sipas parimit të personalitetit pasiv legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajve të cilët jashtë territorit të vendit kryejnë vepra penale kundër shtetasit tonë ose kundër vendit tonë. Për aplikimin e këtij parimi duhet që shtetasi I huaj të haste në territorin tonë ose të ekstradohet. Quhet pasim pasiv ngase në aspektin kriminal shtetasi apo vendi ynë janë pasivë, janë viktima të veprave penale.

Page 16: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

15

5. PARIMI UNIVERSAL Sipas parimit universal legjislacioni ynë penal aplikohet edhe ndaj të huajit I cili kryen vepër penale jashtë vendit ndaj shtetasit të huaj apo personit të huaj. Për të mundur të aplikohet ky pasim duhet që shtetasi I huaj të ketë kryer vepër penale të cilën në legjislacionin tonë penal është parapar dënimi me 5 vjet burg. Arsyeshmeria e këtij parimi është obligimi ndërkombëtar I çdo shteti që ta luftojnë kriminalitetin pa marrë parasysh se kur kryhet dhe e mira e kujt dëmtohet. EKSTRADIMI Që të mund të aplikohet parimi real, parimi I personalitetit aktiv dhe ai pasiv, parimi universal, e sidomos parimi I territorial I veprimit të legjislacionit penal është e nevojshme që të respektohet bashkëpunimi midis shteteve. Një formë e bashkëpunimit të shteteve në këtë drejtim që mundëson ekzistimin e dënimit kryesit të veprës penale është edhe Ekstradimi I fajtorit. Me ekstradim nënkuptojm dorzimin e kryesit të veprës penale prej një shtetin tjetër me qëllim që kryesi të dënohet për veprën penale të kryer me aktgjykim të plotfuqishëm. Ekstradimi më së shpeshti bëhet në rastet kur ndonjë përson kryen ndonjë vepër penale në nje shtet dhe para se të zbulohet gjatë procedurës penale apo pasi që I është shqiptuar dënimi arratiset në shtetin tjetër me qëllim që ti shmanget dënimit. Ne rastet e këtilla shteti në të cilin gjendet ky person ia dorëzon shtetit në të cilin e ka kryer veprën penale. Ekstradimi është formë kryesore e ndihmës juridike midis shteteve në fushën e së drejtës penale dhe ne masë të konsiderueshme mundëson luftimin e kriminalitetit në permasat ndërkombëtare. Ne bazë të dispozitave kushtetuese-ekstradimi është rregulluar me normat e ligjit të procedurës penale dhe në kontratat ndërkombëtare. PARIMET E EKSTRADIMIT Me legjislacion penal të shteteve bashkekohore si dhe në kontratat ndërkombëtare janë sajuar disa parime të përgjithshme të cilat respektohen me rastin e akstradimit. Këto parime në fakt parashohin kushtet e caktuara që duhet të përmbushen për të mundur të behet dorzimi I fajtorit prej një shteti në shtetin ku e ka kryer veprën penale. Sipas legjislacionit tonë penal ekstradimi mbështetet në këto parime themelore:

Page 17: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

16

1.Parimi që shtetasi ynë nuk mund të ekstradohet 2.Parimi I identittetit të normave 3.Parimi që kryhesit e veprave penale politike dhe ushtarake të mos ekstradohen 4.Parimi I specialitetit 5.Parimi I mosparashkrimit të veprës penale 2. Parimi I identitetit të normave-sipas këtij parimi vepra për të cilën kërkohet ekstradimi duhet të konsiderohet si vepër penale sipas ligjit të vendit tonë dhe ligjit qe kërkohet të bëhet ekstradimi. 4. Parimi I specialitetit- sipas këtij parimi personi mund të dënohet vetëm për atë vepër penale për të cilën është ekstraduar e jo edhe për ndonjë vepër tjetër penale (p.sh një person që është ekstraduar p.sh për vepër penale të vjedhjes të dënohet edhe për vepër penale politike). 5. Parimi I mosparashkrimit të veprës penale-sipas këtij parimi që të bëhet ekstradimi I kryesit të veprës penale duhet që të mos jetë bërë parashkrimi I ndjekjes penale apo parashkrimi I ekzekutimit të dënimit. E DREJTA E AZILIT Termi azil rrjedh prej fjalës latine Asylum që do te thot Strehim. Në të drejtën penale me azil nënkuptojmë strehimin e shtetasve të huaj apo personave pa shtetësi në shtetin e caktuar që ndiqen për shkak të aktiviteteve të tyre të cilat për interesin e gjithëmbarshëm të njerzimit nuk konsiderohen vepra të dëmshme por të dobishme. Vështruar historikisht e drejta e azilit është më e vjetër se ekstradimi. E drejta e azilit është paraqitur në mesin e shekullit XIX me qëllim që të mbroheshin kryesit e veprave penale politike. Në deklaratën univerzale mbi të drejtat e njeriut parashihet se çdo person ka të drejtë të kërkojë azil në shtetin tjetër nësë është I ndjekur nga shteti. Mirëpo të drejtën e azilit nuk mund ta gëzoj personi që ka kryer krime kundër të drejtës ndërkombëtare ose nësë ka kryer vepër që janë në kundërshtim me parimet dhe qëllimet e veperimeve së Kombeve të Bashkuara. VEPRA PENALE Nocioni dhe elementet e veprës penale Lidhur me përcaktimin e nocionit të veprës penale në teorinë e së drejtës penale janë shqyrtuar mendime të ndryshme. Para së gjithash vepra penale trajtohet si fenomen juridik, krahas këtij mendimi vepra penale në të drejtë

Page 18: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

17

konsiderohet edhe si fenomen social dhe si veprim apo sjellje e njeriut të caktuar më të cilën dëmtohen vlerat e caktuara shoqërore. Në aspektin social vepra penale është sjellje e njeriut e cila është në kundërshtim më interesat e shoqëris. Me veprën penale sulmuhen veprat të cilat sipas klasës që gjendet në pushtet kanë rëndësi të posaçme dhe si të tilla janë të mbrojtura edhe me legjislacionin penal. Vepra penale është manifestim I mospajtimit të personit të caktuar me normat që gjenden në fuqi. NOCIONI MATERIALO-FORMAL I VEPREËS PENALE Nocioni formal I veprës penale njihet që nga shkolla klsike. Sipas këtij nocioni vepra penale konsiderohet si fenomoen juridik apo fakt juridik e cila shkaktonë pasoja juridike në botën e jashtme. Nocioni formal veprën penale e shpjegon vetëm në aspektin juridik, kurse nocioni material jep përgjegjje në atë se për cfarë shkaqesh një vepër kosniderohet vepër penale. Që të mund të konsiderohet një vepër si vepër penale duhet të përmbahen tri kushte themelore: 1. Kushti I parë është që vepra të jetë e rrezikshme për shoqërinë 2. Kushti I dytë I referohet anës formale të nocionit të veprës penale. Që të mund të konsiderohet një vepër e rrezikshme si vepër penale duhet që ajo vepër të parashihet me ligj si vepër penale. 3. Kushti I tretë I përket anës formale, mirëpo këtu kërkohet që vepra jo vetëm të përcaktohet me ligj si vepër penale por njëherit gjithashtu me ligj duhet të përcaktohen edhe tiparet apo elementet e tjera të veprës penale. FIGURAT E VEPRËS PENALE Sipas mendimit të disa autorve me figurë të veprës penale duhet nënkuptuar tërësin e elementeve themelore të veprës penale. Mirëpo sipas disa autorëve tjerë me termin figurë e veprës penale duhet nënkuptuar tërësin e elemeneteve të posaçme të çdo vepër penale. ELEMENTET THEMELORE TË VEPRËS PENALE Vepra penale përbëhet prej 5 elementeve themelore: 1.Veprimi I njeriut 2.Rrezikshmëria shoqërore 3.Kundërligjshmëria

Page 19: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

18

4.Përcaktueshmëria e veprës penale në ligj 5.Përgjegjësia penale e kryesit Çdo vepër për tu konsideruar vepër penale duhet ti posedojë të gjitha këto 5 elemente. Nëse mungon njëri prej këtyre elementeve vepra penale nuk mund të ekzistojë. Elementet themelore varësisht se prej çfarë këndi vështrohen mund të ndahen në :Elemente objektive dhe Subjektive Elementet objektive mund të ndahen në elemente: Formale dhe Materiale. Në grupin e elemeneteve objektive bëjnë pjesë: veprimi I njeriut rrezikueshmëria shoqërore kundërligjshmëria. Kurse në grupin e elementeve subjektive bënë pjesë vetëm nje: Përgjegjësia penale e kryesit. Në kuadrin e elemenetve objektive të karakterit formal janë: veprimi I njeriut me pasojën e shkaktuar, kundërligjshmëria dhe përcaktueshmëria e veprës penale ne ligj. Kurse rrezikueshmëria shoqërore është element I karakterit material. NDARJA E VEPRËS PENALE Veprat penale mund të ndahen në disa lloje. Duke marr parasysh natyrën e veprës penale këto mund të ndahen në : 1.Vepra penale të përgjithshme 2.Vepra penale politike Ndërsa nësë merret parasysh numri I veprimeve të cilat e përbëjnë figurën e veprës penale dallhohen 1.Vepra penale të thjeshta 2.Vepra penale të përbëra Mandej varësisht prej faktit se a është dëmtuar apo vetëm është rezikuar e mira juridike, veprat penale ndahen në : 1.Vepra reale që dëmtojnë 2.Vepra penale që rrezikojnë 1.Vepra penale të përgjithshme dhe politike Ndarja e veprës penale në të përgjithshme dhe politike rrjedh nga teoria natyrore-juridike e Graciusit. Sipas Ferit të gjithë veprat penale mund të ndahen në vepra penale Natyrore dhe vepra penale Ligjore. 1. Vepra penale natyrore- janë ato të cilat I njohin të drejtat penale të të gjitha shteteve apo mbarë njerëzimit pa marrë parasysh rregullimin e tyre shoqëror. Kurse veprat penale Ligjore apo (vepra penale politike) zhvillohen prej një shteti në shtetin tjetër. Në grupin e veprave penale të përgjithshme bëjnë pjesë p.sh vepra penale kundër nderit dhe autoritetit. Sa I përket vepres pënale politike janë të drejtuara kundër të mirave politike dhe kryen nga motivet

Page 20: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

19

politike. Si te mira politike konsiderohen themelet e rregullimit shoqëror të një vendi, pasuria dhe siguria e shtetit. NOCIONI I OBJEKTIT TË VEPRËS PENALE Veprat penale janë të drejtuara kundër të mirave apo vlerave të cilat janë të mbrojtura me sisitemin juridik. Të mirat juridike që janë të mbrojtura në të drejtën penale janë edhe objekt I veprës penale. Objekt I veprës penale është e mira juridike kundër së cilës është e drejtuar vepra penale. Shtrohet pyetja se çka konsiderohen në të drejtën penale objekt të veprës penale-objekt të veprës penalë janë të mirat apo vlerat vitale të njeriut, liria. Siguria, barazia, prona, rregullimi shoqëror politik, martesa, familja, nderi, autoriteti. Objekt I veprës penale është material I çdo vepre penale, ngase me vepër penale rrezikohet ndonjë e mirë e cila për shkak të rëndësisë së saj shoqërore mbrohet nga e drejta penale. Në të drejtën penale njihen dy lloje të objektit të veprës penale dhe atë: 1. Objekti I përgjithshëm 2. Objekt grupor 1. Objeki I Përgjithshëm- është njeriu dhe bashkësia shoqërore. Objekt I përgjithshëm është tërësia e të gjitha të mirave materiale që janë të mbrojtura me të drejtën penale. 2. Objekti Grupor- është jeta dhe trupi I njeriut- rregullimi shoqëror-juridik, siguria e vendit. OBJEKTI I VEPRIMIT Me objekt të veprimit nënkuptojm personin apo vlerën tjetër juridike ndaj të cilit është ndërmarrë veprimi I kryerjes me ç’rast dëmtohet objekti që mbrohet nga e drejta penale. Vlera juridike ndaj së cilës është e drejtuar vepra penale paraqet objektin e veprimit p.sh te vrasja- objekti I veprimit është jeta e njeriut. Në shkencën e së drejtës penale objekti I veprimit ndahet në objektin Sulmues dhe Gramatik. 1. Objekti Sulmues-është lënda ndaj së cilës është I drejtuar veprimi I veprës penale p.sh te vepr penale e vjedhjes objekti sulmues është prona në sendin e tundshëm, te vrasja është njeriu etj. 2. Objekti Gramatik- është lenda në të cilën kryhet veprimi I veprës penale p.sh te vepra penale e falsifikimit të monedhave-objekt gramatik është monedha e falsifikuar.

Page 21: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

20

SUBJEKTI I VEPRËS PENALE Njeriu si subjekt I veprës penale Personi që kryen veprër penale quhet subjekt I veprës penale. Në të drejtën penale bashkëkohre është përvetësuar mendimi se subjekti I veprës penale mund të jetë vetëm njeriu personi fizik- ndërsa në të drejtën e lashtë subjekti I veprës penale ishin edhe sendet, shtazet etj. Subjekte të veprës penale konsiderohen edhe ndihmësi dhe organizatorët e shoqatës kriminale. Lidhur me moshën subjekte të veprës penale konsiderohen vetëm personat që kanë mbushur moshën 14 vjeçare, ndërsa personat nën moshën 14 vjeçare në të drejten penale konsiderohen fëmijë-këto janë të papërgjegjshëm dhe gjenden jashtë sferës së të drejtës penale. Subjektet e veprës penale mund të ndahen në disa kategori: Sipas kriterit të moshës në legjislacioin penal njihen: Delikuentët e mitur, Personat madhor të rinjë dhe Delikuentët madhor. Në të drejtën penale njihen dy lloje subjektesh të veprave penale: Subjekti Aktiv dhe Subjekti Pasiv. 1. Subjekti Aktiv- konsiderohet personi I cili me veprimin e tij shkakton pasojën e veprës penale. Subjekti aktiv është kryes I veprës penale. Në të shumtën e rasteve veprat penale mund të kryejë çdo person. Veprat penale që mund t’I kryej çdo subjekt quhet Delikta Komunia. 2. Subjekti Pasiv- është personi që është I dëmtuar apo I rrezikuar me veprën penale. Subjekti pasiv ndryshe quhet edhe viktimë e veprës penale. Personi juridik si subjekt I veprës penale Në shkencën e së drejtës penale si dhe në legjislacionin penal shtrohet pyetja se a munden personat juridik të konsiderohen subjekte të veprës penale. Në të drejtën romake njihej rregulla e vjetër “Societas Delinquere Non Potest” (Personat juridik nuk mund te jenë subjekte të veprës penale). Mirëpo më vonë në të drejtën penale të mesjetës njihej mundësia që edhe personat juridikë të konsiderohen subjekte të veprës penale. VEPRA PENALE E PËRBËRË Një vepër konsiderohet vepër penale e përbërë në rastet kur me ligj është përcaktuar se ajo kryhet në ndërmarrjen e dy apo më shumë veprimeve. Veprat e përbëra veprimet e të cilave paraqesin se cila veç e veç vepra penale të posaçme quhen vepra penale të përbëra- vepra të tilla janë p.sh grabitja-figura e së cilës është e përbërë prej dy veprave penale-përdorimit të dhunës dhe të vjedhjes. Forma tjetër e veprës penale të përbërë është vepra penale e përbërë jo e drejtë. Vepra e këtill shprehet në rastet kur figura e veprës penale është e përbër prej dy apo më shumë veprimeve mirëpo vetëm

Page 22: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

21

njëra prej tyre paraqet vepër penale kurse veprimi tjetër jo. Si vepër penale e këtillë është (vepra penale e mardhënieve seksuale me dhunë) këtu te kjo vepër penale vetëm përdorimi I dhunës konisderohet vepër penale. VEPRAT PENALE FORMALE DHE MATERIALE Veprat penale formale –konsiderohen ato vepra të cilat sipas ligjit konsiderohen se janë kryer vetëm në faktin e ndërmarrjes së veprimit të kryerjes. Si vepër penale të këtilla janë: matja jo e saktë, cenimi I paprekshmërisë së banesës. Veprat penale matriale konsiderohen ato vepra të cilat kanë shkaktuar pasojën e caktuar me ligj. Si vepëra të këtilla janë: vrasja, plagosja etj. VEPRAT PENALE QË DËMTOJNË DHE RREZIKOJNË Veprat penale që dëmtojnë- janë ato vepra të cilat konsiderohen se janë kryer nësë asgjesohet apo dëmtohet e mira juridike që mbrohet në të drejtën penale. Si vepra të këtilla janë: vrasja, plagosja, dëmtimi I sendit të huaj etj. Veprat penale që rrezikojnë-konsoderohen se kryhen kur shkaktohet rreziku ndaj objektit të mbrojtur edhe pse nuk është shkaktuar pasoja. Për tu konsideruar një vepër si vepër penale që rrezikon është e nevojshme që kryesi të ketë qenë I vetëdijshëm dhe të ketë dëshiruar vetëm rrezikimin e objektit të mbrojtur. Varësisht prej faktit së a ka qenë rreziku I drejtëpërdrejt apo apstrakt në shkencën e së drejtës penale dhe në legjislacion penal njihen dy lloje të rrezikimit: 1.Rrezikimi konkret apo I drejtëpërdrejtë 2.Rrezikimi abstrakt 1. Rrezikimi konkret-këtu vepra penale konisderohet se hyn kur shkaktohet rreziku I drejtëpërdrejt për jetën apo pasurinë e njerëzve p.sh rrezikimi I komunikimit me mjete të rrezikshme(dëmton paisjet e komunikimit shenjat apo paisjet e sinjalizimit). 2. Rrezikimi abstrakt- ekziston në rastet kur në veprën penale është përcaktuar se gjendja e cila mund të shkaktojë rrezik konkret. Vepra të këtilla janë: dëmtimi I pendave, heqja e shenjave të cilat sinjalizojnë rrezikun. VEPRAT PENALE MOMENTALE, PERMANENTE DHE TË GJENDJES 1. Veprat penale momentale- janë ato vepra tek të cilat pasoja shkaktohet menjëher pas përfundimit të veprimit të kryerjes. Si vepra të këtilla janë: vrasja, vjedhja, grabitja.

Page 23: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

22

2. Vepra penale permanente- janë ato vepra penale të cilat shkaktojnë pasoja që mund të zgjashin kohë të shkurtë apo të gjatë, me ç’rast kohëzgjatja e pasojave konsiderohet element I figurës së veprës penale. Si vepra penale të këtilla janë: bigamia etj. 3. Vepra penale të gjendjes-krijojnë gjendje të kundërligjshme, mirëpo kohëzgjatja nuk është element I figurës së këtyre veprave penale. Si vepra të këtilla janë: lëndimi trupor, lendimi I sendit etj. NDARJA E VEPRAVE PENALE NË KRIME. DELIKTE DHE KUNDËRVAJTJE Ndarja e veprave penale në krime, delikte dhe kundërvajtje për herë të parë është përvetësuar në kodin penal të Francës të vitit 1971. 1. Krime-konsiderohen ato vepra penale për të cilat janë parapar dënime të rënda (dënime me vdekje apo me burg të rëndë). 2. Delikte-konsiderohen veprat penale për të cilat janë paraparë dënime më të lehta(p.sh dënimi me burg). 3. Kundërvajtje-konsiderohen veprat penale për të cilat janë paraparë dënime edhe më të lehta (p.sh dënimi me burg afat shkurt apo dënimi në të holla). Mirëpo në legjislascionin tonë penal nuk është përvetësuar ndarja e veprave penale në tri llojet e përmendura megjithat njihen tri lloje të veprimeve ato janë: 1.Veprat penale 2.Deliktet ekonomike 3.Kundervajtjet KUNDËRVAJTJTJET DHE VEPRAT PENALE Kundërvajtjet-janë cenime të rendit publik të përcaktuara me ligj dhe dispozita të tjera, për të cilat janë të parapara dënime kundërvajtëse dhe masa mbrojtëse. Kundërvajtjet paraqesin cenime të disciplinës shoqërore. Objekt mbrojtës te kundërvajtjet është rregullimi publik, ndërsa te veprat penale janë vlerat themelore të shoqërisë. Personi që është I denuar për vepër penale të dënohet për të njejtën vepër edhe për kundërvajtje. NOCIONI PENALO-JURIDIK I VEPRIMIT Veprimi apo sjellja e njeriut është një ndër elementet themelore të çdo vepre penale. Me termin veprim në të drejtën penale nënkuptojmë të gjitha sjelljet apo veprimet e njeriut që manifestohen në botën e jashtme dhe të cilat janë të përcaktuara me ligj si veper penale.

Page 24: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

23

Për tu konsideruar një veprim relevant në të drejtën private ai duhet të jetë I vullnetshëm. I vullnetshëm është ai veprim I cili është ndërmarrë dhe dirigjuar nga ana e personit të vetëdijshëm dhe në bazë të vullnetit të lirë. VEPRAT PENALE TË KRYERA ME VEPRIM Me kuptimin penalo-juridik veprimi është lëvizje trupin e vullnetshme e njeriut më të cilin kryhet vepra penale. Me anë të veprave penale të kryera me veprim cenohen normat penalo-juridike të cilat e ndalojnë veprimin e caktuar. Veprat penale të kryera me mosveprim Veprat penale të kryera me mosveprim apo siç quhen Deliktet Omsive kryhen me abstenimin nga veprimi që ka qenë I detyruar ta ndërmarrë. Si vepër penale e kryer me mosveprim është psh mosdhënia e ndihmës mjeksore. Me vepër penale në mosveprim cenohen normat të cilat urdhërojnë apo obligojnë që të ndërmerret veprimi I caktuar. Sipas përkufizimit ligjor del se vepra penale me mosveprim mund ta kryejn vetëm ata persona që sipas ndonjë baze juridike kanë pasur obligim apo detyrë që t’I ndërrmarrin veprimet e caktuara. Veprat penale të kryera me mosveprim mund të ndahen në dy grupe: 1.Veprat penale të drejta, të kryera me mosëveprim 2.Veprat penale, jo të drejta, të kryera me mosëveprim 1. Veprat penale të drejta të kryera me mosëveprim –janë ato lloje të veprave penale të cilat edhe në ligjin penal janë përcaktuar se mund të kryhen vetëm me mosveprim. Vepra penale e këtillë është (mosdhërnia e ndihmës personit jeta e të cilit gjendet në rrezik. 2. Veprat penale jo të drejta të kryera me mosveprim-janë ato vepra të cilat zakonisht kryhen me veprim, mirëpo në disa raste mund të kryhen edhe me mosveprim. Veprat penale jo të drejta me mosveprim-mund të kryejn personat që ndaj sisitemit juridik dhe shoqërisë trajtohen si garancë se nuk do të cenohet apo dëmtohet objekti juridik. KAUZALITETI Ne shkencën e së drejtës penale kuazaliteti përkufizohet si lidhje objektive midis veprimit apo mosveprimit dhe pasojës së shkaktuar. Kuazaliteti në të drejtën penale ka rëndësi të madhe ngase për tu konsideruar një vepër e njeriut si veper penale dhe për te mundur t’I ngarkohet atij, duhet të konstatohet se ajo vepër ka shkaktuar pasojën e

Page 25: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

24

ndaluar e cila ne ligj është e parapar si veper penale. Pa ekzistimin e kuazalitetit nuk mund të konsiderohet se është kryer vepra penale dhe nuk mund të sajohet përgjegjësia penale. Që të mund të përcaktohet kuazaliteti në të drejtën penale duhet konstatohet se midis veprimit dhe pasojës ekziston lidhja e domosdoshme kauzale. Veprimi është kauzal atëher kur konstatohet se po të mos ishte ndërmarrë ai veprim nuk do të shkaktoheh pasoja e ndaluar. VENDI I KRYERJES SË VEPRËS PENALE Si vend I kryerjes së veprës penale konsiderohet vendi ku është ndërmarrë veprimi dhe ku është shkaktuar pasoja. Mirëpo ekzistojnë edhe disa raste ku veprimi I kryerjes ndërrmiret një vend, kurse pasoja shkaktohet në vendin tjetër (p.sh personin”B” ne Pejë). Në këtë rast veprimi I kryerjes së veprës penale të fyerjes është ndërmarrë në Prishtinë kurse pasoja është shkaktuar ne Pejë. Përcaktimi I vendit të kryerjes së veprës penale është me rëndësi për këto shkaqe: 1. Prej vendit ku është kryer vepra penale varet se cili ligj penal do të aplikohet. 2. Sipas vendit të kryerjes së veprave penale përcaktohet kompetenca territoriale e gjykatave. 3. Te disa vepra penale vendi I kryerjes së veprës penale konsiderohet element konstituiv. 4. Kur veprimi I kryerjes është ndërmarrë në një shtet kurse pasoja është shkaktuar në shtetin tjetër. Për përcaktimin e vendit të kryerjes së veprës penale ne shkencën e së drejtës penale njihen tri teori: 1.Teoria e veprimit 2.Teoria e pasojës apo suksesit 3.Teoria e ubikvitetit 1. Sipas teoris së veprimit-si vend I kryerjes së veprës penale konsiderohet vendi ku është ndërrmarë veprimi I kryerjes. 2. Sipas teorisë së pasojës-si vend I kryerjes së veprës penale konsiderohet vendi ku është shkaktuar pasoja. 3. Sipas teorisë së ubikvitetit-si vend I kryerjes së veprës penale konsiderohet vendi ku është ndërmarrë veprimi I kryerjes ashtu edhe vendi ku është shkaktuar pasoja. KOHA E KRYERJES SË VEPRËS PENALE Lidhur me përcaktimin e kohës së kryerjes së veprës penale në shkencën e së drejtës penale dhe ne legjislacionin tonë penal është përvetësuar teoria e veprimit. Vepra penale konsiderohet se është kryer në kohën kur personi ka vepruar apo ka qenë I detyruar të veprojë pa marrë parasysh se kur është shkaktuar pasoja.

Page 26: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

25

Nga kjo shihet qartë se koha e kryerjes së veprës penale konsiderohet momenti kur personi ka vepruar kurse te veprat penale të kryera në mosveprim kur personi nuk e ka ndërrmarë veprimin të cilin ka qenë I detyruar ta ndërmarrë. Në rastet kur vepra penale kryhet në bashkëpunim si kohë e kryerjes konsiderohet koha kur bashkëpunëtori ka vepruar, e jo kur kryesi ka ndërmarrë veprimin e kryerjes. Te veprat penale permanente si kohë e kryerjes konsiderohet e tërë koha sa ka zgjatur gjendja e kundërligjshme. Rrezikshmëria shoqërore e veprave penale Në të drejtën penale si vepra të rrezikshme konsiderohen ato veprime apo sjellje të cilat dëmtojnë apo rrezikojnë vlerat themelore siç janë: të drejtat themelore dhe liritë e njeriut, pasuria, barazia dhe siguria e tyre juridike, rregullimi juridik I përcaktuar me kushtetutë etj. Për tu konsideruar një veprim I rrezikshëm si vepër penale është e domosdoshme që ai veprim të manifestohet një shkallë më të lartë të rrezikshmërisë shoqërore dhe të jetë I përcaktuar me ligj si vepër penale. Një vepër shoqërore e rrezikshme mund të konsiderohet vepër penale nëse është kryer në kohën e caktuar dhe në rrethanat e caktuara ekonomike, politike dhe shoqërore. Shkallëzimi I rrezikshmërisë shoqërore Rrezikshmëria shoqërore e veprës penale mund të jetë e intensitetit të ndryshëm, disa vepra penale janë më të rrezikshme e disa më pak të rrezikshme p.sh vrasja është më e rrezikshme se lëndimi I rëndë trupor. Shkallzimi I rrezikshmërisë shoqërore bëhet duke marrë parasysh intensitetin dhe rëndësinë e të mirës juridike që është rrezikuar. Shkalla e rrezikshmërisë shoqërore përcaktohet edhe duke e marrë parasysh mënyrën e kryerjes së veprës, mjetet me të cilat është rrezikuar e mira juridike, koha e kryerjes, vendi I kryerjes. Në rastet kur rrezikshmëria shoqërore është më e madhe edhe vepra penale konisderohet më e rëndë, dhe kur rrezikshmëria shoqërore është më e vogël edhe vepra penale konsiderohet më e vogël. Rrezikshmëria shoqërore e përgjithshme dhe e posaçme Rrezikshmëria shoqërore e përgjithshme është ajo rrezikshmëri e vepres penale siç është përcaktuar me ligj në mënyrën të përgjithshme. Rrezikshmëria shoqërore e posaçme shprehet me kryerjen e veprës penale konkrete në kuadrin e llojit të njejtë të veprës penale.

Page 27: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

26

Përcaktimin e shkallës së rrezikshmërisë shoqërore të posaçme të veprave penale të caktuara e bënë gjykata në çdo rast konkret duke marrë parasysh veprën penale të kryer. Rrezikshmëria shoqërore e posaçme ka rëndësi edhe për matjen e dëmit. Rrezikshmëria shoqërore e parëndësishme Për ty konsideruar një vepër me rrezikshmëri shoqërore të pa rëndësishme duhet të përmbushen dy kushte: 1.Që vepra të jetë e rëndësisë së vogël 2.Që pasoja të jetë e parëndësishme ose të mungojë. Ekzistimi vetëm I njërit prej këtyre dy kushteve nuk mjafton që një vepër të konsiderohet me rrezikshmëri shoqërore të parëndësishme. Për tu vlersuar e rëndësisë së vogël janë vendimtare të gjitha elementet objektive dhe subjektive që e përbëjnë figurën e posaçme të veprës penale të kryer. Këto elemente janë: mënyra e kryerjes së veprës vendi dhe koha e kryerjes, mjetet që janë përdorur në rastin e kryerjes, forma e fajsisë, qëllimi I kryesit, jeta e tij e mëparshme. Ndërsa sa I përket kushtit të dytë I cili duhet të përmbush për tu konsideruar një vepër penale me rreikshmëri shoqërore të parëndësishme ose të mos jetë fare – lidhur me këtë kusht si vepra të këtilla mund të kosniderohen veprat panel formale të cilat konsiderohen të kryera vetëm me rrezikimin e të mirës juridike. KUNDËRLIGJSHMËRIA Kundërligjshmëria është element I përgjithshëm I çdo vepre penale. Disa shkencëtar të së drejtës penale bëjnë dallimin e nocionit të kundërligjshmërisë në kundërligjshmërin në : 1.Kuptimin formal dhe 2.Në kuptimin material 1. Kundërligjshmëria në kuptimin formal- është veprim që paraqitet si shkelje e ndonjë norme, e ndonjë urdhrese apo ndalese e cila me ligj është përcaktuar si vepër penale. 2. Kundërlishmëria në kuptimin material- nënkupton ato sjellje të njeriut e cila është në kundërshtim me normën e caktuar penalo-juridike, e cila në të njejtën kohë e dëmton apo rrezikon të mirën juridike që është e mbrojtur me atë normë. Kundërligjshmëria sipas brendis së saj është e natyrës objektive. Një vepër mund të konsiderohet e kundërligjshme vetëm me rastin kur përmban të gjitha tiparet e figurës së veprës penale të përcaktuar me ligj.

Page 28: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

27

Mardhënia midis kundërligjshmërisë dhe përcaktueshmërisë së veprës penale në ligj Në të drejtën penale për tu konsideruar një vepër e kundërligjshme si vepër penale ajo duhet të jetë e përcaktuar me ligj si vepër penale. Nëse një vepër penale e kunderligjshme nuk është e përcaktuar me ligj si vepër penale atëher nuk mund të konsiderohet vepër penale. Sa I përket definicionit të këtyre dy elementeve ka edhe rëndësi praktike sepse çdo vepër e kundërligjshme nuk mund të konsiderohet edhe vepër penale (p.sh është e kundërligjshme mospagimi I borxhit mirpo nuk konsiderohet vepër penale nuk është me ligj). Shkaqet të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë Shkaqet më të rëndësishme që mund ta përjashtojnë kundërligjshmërinë ndahen në tri grupe: 1.Shkaqet e kundërshtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së përgjithshme të ligjit penal 2.Shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së posaçme të ligjit penal 3.Shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas degëve të tjera të drejtësisë. 1.Shkaqet e kundërshtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së përgjithshme të ligjit penal - Ligji penal në pjesën e tij të përgjithshme parasheh dy norma permirsive me të cilat përjashtohet kundërligjshmëria në rast së përmbushen kushtet e caktuara e këto janë:a. Mbrojtja e nevojshme; b.Nevoja ekstreme. a. Mbrojtja e nevojshme- është ajo mbrojtje e cila është e domosdoshme që kryesi ta zbraps prej vete ose tjetrit sulmin e kundërligjshëm. Mbrojtja e nevojshme do të ekzistojë p.sh: në rastin kur personi A e sulmon me thikë personin B mirëpo personi B duke mbrojtur jetën e vet e mbyt personin A. Në nenin 9 alinea 1 të ligjit penal thuhet se nuk është vepër penale ajo vepër e cila është kryer në mbrojtjen e nevojshme. Në shkencën e së drejtës penale janë të njohura dy teori të cilat e arsyetojnë institucinin e mbrojtjes së nevojshme janë: 1.Teoria subjektive 2.Teoria objektive 1. Sipas teorisë subjektive-personi që kryen vepër penale në mbrojtjen e nevojshme nuk duhet të ndëshkohet ngase në momentin e zbrapjes së sulmit ai është në gjendje të tronditur shpirtërore e cila përjashtin përgjegjësin dhe fajësisnë. 2. Ndërsa sipas teorisë objektive- mbrojtja e nevojshme konsiderohet një e drejtë që I takon personit të mirat të cilat janë sulmuar.

Page 29: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

28

SULMI Sulmi është çdo veprim I njeriut I cili është i drejtuar në dëmtimin apo rrezikimin e ndonjë të mire juridike. Sulmi mund të kryhet vetëm me veprim. Kushtet të cilat duhet të përmbushën me rastin e sulmit janë: 1. Sulmi mund të jetë njeriu-për të ekzistuar mbrojtja e nevojshme sulmi duhet ndërrmiret nga njeriu. 2. Sulmi mund të jetë I drejtuar kundër çdo të mire- nga kjo rezulton se sulmi mundë te jetë I drejtuar jo vetëm ndaj të mirave juridike që janë të mbrojtura me të drejtën penale por edhe ndaj të mirave juridike që mbrohen edhe me degët e tjera të drejtësisë. 3. Sulmi duhet të jetë I kundërligjshëm- sulmi është I kundërligjshëm kur është në kundërshtim me ndonjë normë juridike. 4. Sulmi duhet të jetë aktual-sulmi konsiderohet aktual në rastet kur në çdo moment pritet se do të fillojë, kur ka filluar dhe gjersa të zgjasë. 5. Sulmi duhet të jetë I vërtetë-për tu konsideruar se ekziston mbrojtja e nevojshme, sulmi duhet të jetë I vërtetë që të ekzistojë realisht. MBROJTJA Mbrojtja është çdo veprimtari e njeriut me të cilën lëndohet apo rrezikohet ndonjë e mirë nga sulmuesi. Kushtet të cilat duhet të përmbushen me rastin e mbrojtjes janë: 1. Mbrojtja duhet të jetë e drejtuar kundër sulmuesit. Për tu konsideruar se ekziston mbrojtja e nevojshme veprimet e mbrojtjes duhet të jenë të drejtuara kundër sulmuesit, kundër asaj të mire juridike të sulmuesit e cila është e nevojshme për zbrapsjen e sulmit. 2. Mbrojtja duhet të jetë domosdo e nevojshme për zbrapsjen e sulmit. Për tu konsideruar një mbrojejt si mbrojtje e nevojshme që personi prej vetës apo tjetrit të zbraps sulmin. Një mbrojtje konsiderohet e nevojshme në rastet kur konstatohet se nuk ka mundur të zbrapset sulmi pa iu shkaktuar ndonjë dëmtim sulmuesit. 3. Mbrojtja duhet të jetë procesverbale me intensitetin e sulmit për të qenë mbrojtja e nevojshme ajo duhet të ekzistojë në proporcionalitet midis intensitetit të sulmit dhe mbrojtjes. NEVOJA EKSTREME Nevoja ekstreme është rrethanë apo shkak I dytë që e përjashton kundërligjshmërinë e veprës edhe pse vepra e kryer permban të gjitha tiparet e veprës penale. Nevoja ekstreme për nga natyra dhe efekti I saj juridiko-penal është shkak I përgjithshëm që përjashtion kundërligjshmërinë – ekzistimin e veprës penale.

Page 30: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

29

Shkenctarët e drejtës penale pajtohen se edhe për veprat e kryera në nevojat ekstreme personi nuk duhet dënuar. Miëpo lidhur me këto dilemma në të drejtën penale janë shfaqur dy teori : ajo subjektive dhe objektive. 1. Sipas teoris subjektive- vepra e kryer në mënyrë ekstreme është e kundërligjshme, miëpo kryesi nuk dënohet për shkaqë subjektive. Sipas disa ithëtarve të kësaj teorie personi që gjendet në nevojën ekstreme është në presion të madh psikik ngase I kanoset rreziku. 2. Sipas teoris objektive – vepra e kryer në nevojën ekstreme nuk është vepër penale, sepse I mungon elementi I kundërligjshëm. Nga përkufizimi I nevojës ekstreme që është përcaktuar me ligj del se për eksistimin e këtij institucioni duhet të shprehet rreziku dhe menjanimi I rrezikut. RREZIKU Rreziku përkufizohet si gjendje e cila aty për aty dhe drejtëpërdrejt nuk mund ta dëmtojë apo ta asgjësojë të mirën juridike. Në mbrojtjen e nevojshme pamë se sulmi mund të vijë prej njeriut ndërsa te nevoja ekstreme rreziku mund të jetë rezultati I shkaqeve të ndryshme p.sh: vështërsit, tërmetet, acaret e mëdha sulmet e shtazve apo egërsirave. Kushtet të cilat duhet të përmbahen me rastin e rrezikut: 1. Rreziku nuk duhet të jetë I provokuar apo I shkaktuar – nuk mund te konsiderohet se personi I cila ka vepruar në nevojën ekstreme nëse me fajin e tij me dashje apo nga pakujdesia e ka shkaktuar rrezikun p.sh nëse personi A me dashje apo nga pakujdesia e shkakton zjarrin dhe duke gjetur edhe vetë ne rrezik për ta shpëtuar vetën e lëndon tjetrin. Nëse rreziku është shkaktuar nga pakujdesia gjykata mund që kryesin e tillë ta ndëshkojë me dënim më të lartë. 2. Rreziku mund ti kanoset çdo të mire juridike- parimisht rreziku mund ti kanoset çdo të mire juridike që është e mbrojtur nga sisitemi –juridik, mirepo në praktikë rreziku më se shpeshti është I drejtuar kundër jetës, trupit, shëndetit, lirisë dhe pasurisë. 3. Rreziku duhet të jetë I vërtetë-konsiderohet se është I vërtetë në rastet kur ai realisht ekziston- është objektiv- rreziku është I vërtetë apo real kur ka filluar të veprojë apo në çdo moment pritet të veprojë. Mënjanimi I rrezikut Mënjanimi I rrezikut konsiderohet veprimi që ndërmerret me qëllim që të shpëtohet e mira juridike së cilës I kanoset rreziku. Në të shumtën e rasteve mënjanimi I rrezikut bëhet me veprim.

Page 31: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

30

Kushtet që duhet përmbushur me rastin e mënjanimit të rrezikut janë: 1. Të mos ketë ekzistuar mundësia që rreziku të mënjanohet në ndonjë mënyrë tjetër. 2. Mënjanimi I rrezikur duhet të jetë aktual me ekzistimin e rrezikut. 3. Në mes të keqës së kanosur dhe të keqës së shkaktuar duhet të ekzistojë proporcionaliteti I caktuar. Dhuna dhe kanosja Dhuna është përdorim I forcës ndaj një personi me qëllim që të detyrohet në ndërrmarrë apo të mos ndërmarrë një veprim me të cilin realizohen tiparet e një vepre penale. Dhuna e cila ndërmarret ndaj një personi mund të jetë forcë fizike apo mekanike. Në të drejtën penale dhuna konsiderohet si rrethanë e cila përjashton ekzistimin e veprës penale në rastet kur e ka detyruar personin në veprimin apo mosvepërimin e caktuar dhe nëse ajo ka qenë e papërballueshme. Dhuna mund të jetë: a. Absolute dhe b. Kompulzive. a. Dhuna absolute- është ajo dhunë me të cilën personi në tërësi në mënyrë absolute, është I privuar që lirisht të vendos për sjelljen e vet. Dhuna absolute ekziston kur një person e detyron personin tjetër që të kryejë vepër penale p.sh kur një person e hipnotizon një person tjetër apo e detyron me dhunë që të kosumojë alkool dhe pasi që e bënë të pavetëdishëm kërkon prej tij që të kryej një vepër penale. b.Dhuna kompulsive ose (dhuna relative)- kjo lloj dhune shprehet në rastet kur personi ndaj të cilit është e drejtuar nuk privohet në tërësi nga mundësia për të vendosur, mirëpo dhuna që aplikohet bën persion dhe është e intensitetit të tillë që e shtërgon të ndërmarrë veprimin e caktuar. Dhuna relative do të ekzistojë p.sh nëse ndonjë person ia drejton revolën nënpunësit në sportelin e bankës dhe kërkon prej tij që t’ia dorzoj të hollat nga arka. Kanosja Kanosja është deklarat apo ndonjë veprim tjetër me të cilin I vehet në dukje, I bëhet me dije dikujt se do ta gjejë një e keqe nëse nuk vepron ashtu si dëshiron personi që kanoset. Për tu konsideruar se ekziston kanojsa është e nevojshme që ai që kanoset dhe ta shkaktoj të keqen e caktuar. Kanosja më së shpeshti kryhet me gojë, me shkrim. Në të drejtën penale për tu kosnideruar se kanosja e përjashton fajësinë dhe veprën penale ajo duhet të jetë serioze, aktuale dhe paeviturshme. 1. Kanosja është serioze – në rastet kur sipas rrethanave objektive dhe subjektive të rastit konkret, realiteti është e mundur të realizohet dhe nëse personi ndaj të cilit është e drejtuar formon bindje se vërtet do ti shkaktohet e keqja e kanosur. 2. Kanosja aktuale – është ajo kanosje e cila pritet të realizohet aty për aty, menjëher për një kohë shumë të shkurtë.

Page 32: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

31

3. Kanosja konsiderohet se është e paevitueshme – nëse sipas rrethanave konkrete ajo nuk ka mundur të evitohet në ndonjë mënyrë tjetër. Shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmëris që nuk janë të parapara me ligjet panel janë: 1.Veprat e kryera gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare 2.Urdhëri ushtarak apo zyrtar 3.Rreziku I lejuar 4.Veprat apo masat që ndërmerren në bazë të së drejtës prindrore dhe të drejtës së edukimit 5.Intervenimet mjeksore 6.Pëlqimi I të dëmtuarit 7.Vetlëndimi 1. Veprat e kryera gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare- veprat të cilat kryhen gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare me kusht që ajo të jetë kryer ne bazë të ligjit përkatës dhe në bazë të autorizieve të caktuar nuk kosniderohen vepra të kundërligjshme edhe pse ato po të ishin kryer nga personat jozyrtar apo në kundërshtim me ligjin do të konsideroheshin vepra penale. 2. Urdhëri ushtarak apo zyrtar- janë lloji I veprave të kryera gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare të cilat siç pamë paraqiten si shkak apo rrethanë që e perjashton kundërligjshmërin e veprës. Urdhëri ushtarak - për tu përjashtuar kundërligjshmëria e veprës penale e cila kryhet në bazë të urdhërit të eprorit ushtarak duhet të përmbushen tri kushte: a. Që urdhri ti përket detyrës zyrtare b. Qe urdhri të mos jetë I drejtuar në kryerjen e krimit të luftës apo të ndonjë vepër tjetër të rëndë penale c. Nëse ka qënë e qartë se ekzekutimi I urdhrit paraqet vepër penale. Kur në bazë të urdhrit te eprorot ushtarak vartësi kryen veprën penale sipas praktikës së gjyqeve ushtarake për vepërn e këtillë konsiderohen penalisht përgjegjës që të dy – eprori për vepër penale të shtytjes, kurse vartësi për veprën e kryer. 3. Rreziku I lejuar – si parakusht për tolerimin e rrezikut duhet të ekzistojë një propocionalitet midis rëndësisë sociale të veprimtarisë së rrezikshme në një anë dhe shkallës së rrezikut që kanoset në anën tjetër. 4. Veprat apo masat që ndërrmiren në bazë të së drejtës penale dhe të drejtës së edukimit – edukimi I fëmijëve është e drejtë dhe obligim I prindërve. Kujdestarit dhe edukatorit. Veprimet e prindërve, kujdestarit, edukatorit, mësuesve dhe profesorëve që ndaj fëmijëve dhe nxënësve nuk do të konsiderohen vepra penale nëse janë plotësuar dy kushte: a. Nëse veprimet apo masat janë ndërrmarrë me qëllim të edukimit dhe arsimimit të të miturve dhe b. Nëse këto masa nuk paraqesin keqpërdorim të së drejtës së edukimit dhe të arsimimit.

Page 33: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

32

Vetëlëndimi Vetëlëndimi ekziston në rastet kur një person e dëmton të mirën e vet juridike të mirën personale. Të mira juridike konsiderohen p.sh jeta, integriteti trupor, autoriteti, liria e qarkullimit dhe pasuria individuale. Vetëlëndimi nuk kosniderohet vepër penale me kusht që me të të mos rrezikohet interesi shoqërore. Nëse një person lëndon vetën me qëllim që t’I shmanget veprës penale ushtarke kosniderohet se ka kryer vepër penale të shkamgur nga shërbimi ushtaral duke e bërë veten të paaftë. Fazat e kryerjes së veprës penale Veprimi I njeriut që është I drejtuar në kryerjen e veprës penale është proces I ndërlikuar dhe si I tillë kalon nëpër disa faza ato janë: 1.Vendimi për të kryer vepër penale 2.Veprimet përgaditore të cilat ndërrmerren me qellim të kryerjes së veprës penale. 3.Fillimi I kryerjes së veprës penale që mund të ngel edhe në tentativë 4.Kryerja e veprës penale. 1.Vendimi për të kryer vepër penale Sipas së drejtës sonë penale në rastet kur personi ka vendosur për të kryer vepër penale nuk mund të dënohet ideja, dëshira, vullneti apo vendimi për te kryer veper penale nuk hynë në sferën e së drejtës penal 2.Veprimet përgaditore Me veprimet përgaditore personi manifeston mendimin e vet në botën e jashtme për të kryer vepër penale. Veprimet me të cilat përgaditet kryerja e veprës penale mund të shprehen në menyra të ndryshme, më se shpeshti veprimet përgaditore konsistojnë në furnizimin e mjeteve për kryerjen e veprës penale në mënjanimin e pagesave që paraqesin vështërsi për kryerjen e veprës penale, në arritjen e marrëveshjes, organizmin me të tjerët me qëllim të kryerjes së veprës penale. Shenkca e së drejtës penale, legjislacionit penale dhe praktikes gjyqësore njeh dy lloje të veprimeve përgaditore: a. Veprimet përgaditore që janë të përcaktuara si vepër penale të posaçme (Delikta sui generis) b. Ndërlikimi I të gjithë fazave të veprimeve përgaditore të disa veprave penale.

Page 34: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

33

3.Veprimet përgaditore si vepër penale të posaçme Ne ligjin penal veprimet përgaditore janë përcaktuar si vepër penale të posaçme në këto raste: mbarimi, furnizimi I mjeteve për klasifikimin e parasë, shenjave me vlerë, marrveshja për kryerjen e veprës penale, bashkimi për te kryer veprën penale të përcaktuar me ligj. Tentativa e veprës penale Sipas nenit 19 alinea 1 të ligjit penal tentativa ekziston kur dikush me dashje e fillon kryerjen e veprës penale por nuk e përfundon (p.sh personi A shkrep një pushkë në drejtim të personit B me qellim që ta privoj nga jeta mirëpo nuk e qëllon. Në aspektin juridikë penal për tu konsideruar së është kryer tentative e veprës penale duhet të përmbushen tri kushte: a. Që të ndërrmiret veprimi I kryesit si veper penale b. Që veprimi të merret me dashje c. Që vepra të mos përfundohet Në aspektin e së drejtës penale tentative konsiderohet se është kryer vetëm ne rastet kur veprimi I kryerjes është ndërmarrë me dashje. Për tu konsideruar tentativa vepër penale ajo duhet të kryhet me dashje. Kushti I tretë I cili duhet të përmbushet për tu konsideruar se ekziston tentative është që të mos shkaktohet pasoja e veprës penale të cilën personi ka dashur të shkaktojë në vëprimin e ndërrmarrë. Dallimi midis veprimeve përgatitore dhe tentativës Dallimi midis veprimeve përgaditore dhe tentativës së veprës penale konsiston në fakt se me veprimet përgaditore vetëm krijohen kushtet për kryerjen efikase të veprës penale ndërsa me tentativë fillohet kryerja e veprës penale ndërmirret veprimi I kryer. Si tentativë duhet konsiderohet vetëm ai veprim apo ato veprime që në situatën konkrete të paraqesin fillimin e kryerjes së veprës penale të caktuar. Tentative e plotë dhe e metë Në të drejtën penale njihen dy lloje të tentativës 1. Tentativa e plotë dhe 2. Tentativa e metë 1. Tentativa e plotë- konsiderohet se ekziston në rastet kur veprimi I kryerjes ka filluar dhe ka mbaruar, mirëpo pasoja nuk është shkaktuar (psh personi A shkrep me revole në personin B mirëpo nuk godet) 2. Tentativa e metë – konsiderohet se ekziston atëher kur personi e fillon veprimin e kryerjes por nuk e përfundon (psh personi A e merrë në shenjë personin B mirëpo nuk shprep)_.

Page 35: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

34

Veprat penale te të cilat nuk është e mundur tentativa Në teorinë e së drejtës penale dhe në praktikën gjyqësore konsiderohet se të disa vepra penale nuk është e mundur tentativa. Njihen dy grupe të veprave penale te të cilat nuk është e mudur tentativa: 1. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato vepra penale të cilat në të drejtën penale konsiderohen se janë kryer nëse janë të ndërmarrë veprimet përgaditore ose tentative (psh rrezikimi I integritetit territorial. 2. Në grupin e dytë të veprës penale te të cilat nuk është e mundur tentativa bëjnë pjesë ato vepra penale te të cilat për shkak të natyrës së tyre tentativa nuk është e mundur. Tentative e papërshtatshme Ekzsiton atëher kur mjete të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale apo objekti ndaj të cilit është ndërmarr. Veprimi I kryerjes nuk ka mundur të shkaktojë pasojën e veprës penale 9psh tentative e papërshtatshme lidhur me mjetet me të cilat është tentuar të kryhet vepra penale). Ekziston kur pushka nuk shkrep ngase gjilpëra ka qenë e thyer etj. Tentative e papërshtatshme lidhur me objektin ekziston kur objekti I veprës penale fare nuk ekzsiton apo kur objekti nuk I ka ato tipare që janë të domosdoshmepër të mundur të kryhet vepra penale (psh hudhja e bombës në dhomën e ndonjë personi që kryesi dëshiron ta privoj nga jeta duke menduar se gjendet aty, mirëpo rastësisht ka dal jashtë. Si kriter themelore për tu konsideruar një tentativë e papërshtatshme është vlersimi se me mjetet që janë përdorur ndaj objektit përkatës në situatën dhe rrethanat konkrete askush nuk do të mund të krynte vepër penale. Dhe përkundrazi nuk do të konsiderohet se ekziston tentative e papërshtatshme nëse mjetet të cilat janë përdorur kanë mundur të shkaktojnë pasojën e veprës penale mirëpo kryesi nuk ka ditur ti përdor ato ( psh personi nuk ka ditur ta përdor pushkën për të kryer vepër penale të vrasjes). Në shkencën e së drejtës penale njihen dy lloje të tentativës së papërshtatshme: 1. Tentativa absolute 2. Tentativa relative 1. Tentativa absolute – ekziston atëher kur mjetet me të cilat është tentuar kryerja e veprës penale objekti ndaj të cilit është tentuar të kryher vepra penale kursesi në asnjë rast nuk ka mundur të kryhet vepra penale (psh shkrepja nga pushka e shprazët. 2. Tentativa e papërshtatshme relative – ekziston atëher kur mjetet të cilat janë përdorur, apo objekti ndaj të cilit është ndërmarrë veprimi I kryerjes, janë të përshtatshme për kryerjen e veprës penale kanë mundur të shkaktojnë pasojën e ndaluar, miëpo në rastin konkret për shkak të ekzistimit dhe efektit të disa rrethanave ato kanë qenë të papërshtatshme (psh me qëllim të kryerjes së veprës penale të vrasjes

Page 36: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

35

përdoret sasi shumë e vogël e helmit). Tentative e papërshtatshme me ligjin penal ekziston nëse kryerja e veprës penale ëshhtë tentuar me mjet të papërshtatshëm apo ndaj objektit të ta përshtatshëm. Heqja dorë vullnetare nga kryerja e veprës penale Sipas nenit 21 të ligjit penal heqja dorë vullnetare nga kryerja e veprës penale mund të shprehet në dy faza: 1.Në fazën e tentativës 2.Në fazën e përgaditjes 1. Heqja dorë vullnetare nga tentative e veprës penale – ekzistojnë dy llojë të tentativës –tentativa e plotë dhe e metë, heqja dorë vullnetare është e mundur edhe te njërz edhe te tjetra. Heqja dorë vullnetare nga tentative e plotë shprehet në rastet ku personi pasi që të ketë përfunduar veprimin e kryerjes, ndërrmerr një veprim tjetër me të cilin pengon shkaktarjen e pasojës (psh dikush tjetrir në ushqim I qetë dozë vdekjeprurse të helmit, mirëpo menjeher I jep edhe kunderhelm apo e dërgon në spital) Nuk do të konsiderohet se ekziston heqja dorë vullnetare nga kryerja e veprës penalë po që se kryesi ka ndërmarrë të gjitha masat me qëllim që të parandalojë shkaktarjen e pasojës, mirëpo përkundër kësaj pasoja është shkaktuar (psh pasi ia jep helmin dhe e dërgon në spital përsonin që e ka helmuar mirëpo kundër kësaj shkaktohet pasoja e vdekjes ). Heqja dorë vullnetare konsiderohet nëse personi me vullnetin e tij të lirë abstenon nga perfundimi I veprës penale. Bashkveprimi Vepra penale mund të kryher me veprimin e një personi apo të shumë personave. Në ratet kur në kryerjen e veprës penale marrin pjesë dy apo më shumë persona – kjo në të drejtën penale quhet bashkëpunim. Me termin bashkëpunim nënkuptojmë pjesmarrjen e dy apo më shume personave në kryerjen e veprës penale kurse me bashkëpunëtorët nënkuptojmë çdo person I cili me veprimin apo mosveprimin e tij ka marrë pjesë në realizimin e veprës. Kur vepra penale kryhet nga shumë persona është shumë e rrezikshme se në rastet kur kryhet vetëm nga një person Për tu konsideruar në të drejtën penale se ekziston bashkëpunimi nuk mjafton që në kryerjen e veprës penale të marrin pejsë shumë persona, ngase është e mundur. Situate që në kryerjen e veprës penale të marrin pjesë dy apo më shumë persona edhe megjithat te ekzistojë bashkëpunimi. Për tu konsideruar se ekziston bashkëpunimi në të drejtën penale midis pjesmarrsve duhet të shprehet

Page 37: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

36

lidhja e caktuar objektive dhe subjektive. Lidhja objektive- qëndron në atë se secilli bashkëpunëtorë duhet të ndërrmarrë ndonjë veprim me të cilin I kontribuon kryerjes së veprës penale. Lidhja subjektive – qëndron në atë se të gjithë bashkëpunëtorët duhët të jenë të vetëdijshëm se në ktyerjen e veprës penale të caktuar do të marrin pejsë do të veprojnë së bashku në mëntyra të ndryshme. Format e bashkëpunimit Forma e bashkëpunimit si edhe llojet e bashkëpunëtorve janë përcaktuar në nenin 22-26 të ligjit penal. Legjislacioni ynë penal njeh këto katër lloje të bashkëpunimit: 1.Bashkëkryerjen 2.Shtytjen 3.Ndihmën dhe 4.Organizimin e shoqatës kriminele Në shkencën e së drejtës penale format e bashkëpunimit ndahen në bashkëpunim në kuptimin e gjerë dhe në kuptimin e ngushtë. 1. Në bashkëpunimin në kuptimin e gjerë- bejnë pjesë të gjitha llojet e bashkëpunimit që njihen në të drejtën penale. 2. Ndërsa në bashkëpunimin në kuptimin e ngushtë – bëjnë pjesë vetëm shtytja, ndihma dhe organizimi I shoqatës kriminale. Bashkëkryerja Sipas nenit 22 të ligjit penal bashkëkryerja ekziston nëse dy apo më shumë persona duke marrë pjesë në veprimin e kryerjes apo në ndonjë mënyrë tjetër, së bashku kryejnë vepër penale. Bashkëkryerja nuk konsiderohet se ekziston vetëm në rastet edhe tjetri merrë pjesë në veprimin e veprës penale. Bashkëkryerja e domosdoshme Veprat penale të cilat për shkak të natyrës së tyre mund të kryen vetëm nësë në veprimin e kryerjes kanë marrë pjesë shume persona – bashkëkryerja e tillë quhet bashkëkryerja e domosdoshme. Nga bashkëkryerja e domosdoshme duhet dalluar bashkëkryerjen faktive. Bashkëkryerja faktike – ekziston në rastet kur dy apo më shumë persona së bashku rezlizojnë pasojën e veprës penale, por që me atë rastë nuk kanë vepruar me vetëdijen e as që e kanë dëshiruar apo pranuar pasojën që është shkaktuar.

Page 38: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

37

Veprat penale te të cilat është e domosdoshme bashkëkryerja ndahen në dy grupe: 1.Vepra penale konvergjente 2.Vepra penale divergjente 1. Vepra penale konvergjente- janë ato vepra penale të cilat mund të kryhen vetëm me pjesëmarrjen e shumë personave, me ç’rast veprimi I të gjithë bashkëkryesve ka për qëllim realizimin e qëllimit të njejtë (psh vepra penale e pjesmarrësve në kryengritjen e armatosur. 2. Vepra penale devergjente – konsiderohen ato vepra penale për kryerjen e së cilave gjithashtu është e domosdoshme pjesmarrja e shumë personave mirëpo te këto vepra intersat e pjesmarrësve janë të kundërta (psh si vepër penale të këtilla janë pjesmarrja në rrahje, luajtja bixhoz). Kryesi indirekt Me termin kryes indirekt nënkuptojmë rastet kur një person shfrytëzon tjetrin si mjet për ta realizuar qëllimin e vet kriminal, për ta kryer veprën penale. Kryes indirekt konsiderohet personi I cili qeveris procesin e kryerjes së veprës penale nga ana e personit tjetër. Nuk konsiderohet kryes indirekt rasti kur një person përdor tjetrin si mjet mekanik për kryerjen e veprës penale psh nëse personi A e shtyn personin B dhe personi B I shkakton lëndim të lehtë apo të rëndë personi C në këtë rast personi A konsiderohet kryesi I drejtëpërdrejt I kësaj vepre penale. Shtytja Është njëra ndër format e bashkëpunimit në kuptimin e ngushtë. Shtytja- përkufizohet ndërrmarje e veprimeve të atilla me të cilat te personi tjetër me dashje shkaktohet ose formohet vendimi për të kryer vepër penale. Shtytja mund të kryhet në rastet kur ndaj një personi I cili nuk ka ndërmen të kryej vepër penale me veprime të caktuara ndikohet që të formojë vendimin të kryej vepër penale. Ndërsa forma e dytë e shtytjes kryhet në rastet kur personi tjrtër ka ndërmend të kryej vepër penale por ai akoma nuk ka vendosur definitivisht. Shtytja mund të ndërmeret nga një apo më shumë persona. Shtytja mund të kryhet vetem me dashje. Ndihma Ndihma është ndërrmarje e veprimeve me te cilat një person me dashje ndihmon tjetrin të kryej vepër penale (psh shfrytezimi me mjete). Ndihmësi nuk merr pjesë në veprimet e kryerjes së veprës penale por vetëm ndihmon – konsiderohen që ajo të kryhet.

Page 39: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

38

Si ndihmë në kryerjen e veprës penale konsiderohen dhenia e këshillave ose udhëzimeve se sit ë kryhet vepra penale, vënia në disponim kryesit mjetet për kryerjen e veprës penale. Nga dispozita e nenit 24 alinea 2 shihet se ndihma mund të jetë dy llojesh: ndihma fizike dhe psikike. Si ndihme fizike mund të konsiderohet vënia apo dhënia në disponim kryesit mjetet për kryerjen e veprës penale dhe mënjanimi I pengesave për kryerjen e veprës penale. Si ndihmë fizike mund të konsiderohen të gjitha ato veprime të tjera me të cilat objektivisht ndihmohet personi tjetër që të kryej vepër penale (psh bërja roje gjatë kohës së kryerjes së veprës penale). Si ndihmë psikike- mund të konsiderohet dhënia e këshillave apo udhëzimeve si të kryhet vepra penale dhe premtimi se do të fshehet vepra penale (psh perpilimi I planit për të kryer veper penale). Nëse një person ndihmon tjetrin në shumë mënyra për të kryer një vepër penale psh I jep këshilla, pastaj ia jep mjetin dhe e mëson si duhet ta përdor – konsiderohet se ka kryer një vepër penale të ndihmës, kurse në rastet kur një person me një veprim u ndihmon dy a më shumë personave që ta kryejnë veprën penale atëher do të ekzistojë bashkimi ideal e ndihmës. Ndihma më së shpeshti kryhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ndihma e pasuksesshme Ndihma e pasuksesshme do të ekzistojë atëher nëse personit që I është dhënë ndihma nuk e ka kryer veprën penale ose nuk ka tentuar ta kryej psh: personi A veprën penale të vrasjes e kryen me pushkë e jo me helmin që iu ka dhënë ndihmësi. Ndihma e pasuksesshme do të konsiderohet se ekziston edhe atëher kur me rastin e kryerjes së veprës penale kryesi I vepres nuk I ka shfrytezuar veprimet e ndihmësit. Organizimi i shoqatës kriminale Me O.SH.K nënkuptojmë krijimin ose shfrytezimin e orgaznizatës bindës me qëllim të kryerjes së veprës penale. Kushtet për ekzistimin e O.SH.K – për tu konsideruar se ekziston shoqata kriminele si formë e vacant e bashkëpunimit është e nevojshme që të përmbushen disa kushte: 1. Kushti I parë është që një person të formojë një shoqat apo ta shfrytëzoj shoqatën ekzistuese me qëllim të kryerjes së veprës penale. Personi I cili krijon apo shfrytëzon ndonjë shoqatë me qëlim të kryerjes së veprës penal quhet organizator I shoqatës kriminele. 2. Kushti I dytë që duhet të plotësohet për ty konsideruar se ekziston organizimi I shoqatës kriminele është që të ekzistojë plani krininal. 3. Kushti I tretë është që nga ajo shoqatë të jetë kryer së paku një vepër penale apo të jetë tentuar për një vepër penale që ështhë paraparë me planin kriminel.

Page 40: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

39

Bashkimi i veprave penale Ekziston atëher kur personi me një apo më shumë veprime kryen dy apo më shumë vepra penale për të cilat në të njejtën kohë zhvillohet procedura penale dhe për të gjithë veprat e kryera shqiptohet një dënim unik. Për tu konsideruar se ekziston bashkimi I veprës penale duhet të përmbushen këto kushte kryesore: a. që të jenë kryer dy apo më shumë vepra penale b. që këto vepra të jenë kryer nga I njejti person c. për këto vepra kryesi të mos ketë qenë I dënuar me pare. Nga dispozita e legjislacionit penal del se njihen dy lloje kryesore të bashkimit : 1.Bashkimi edeal 2.Bashkimi real 1. Bashkimi ideal i veprave penale Ekziston në rastet kur personi me një veprim kryen dy a më shumë vepra penale për të cilat gjykohet në të njejtën kohë (psh në një të shkrepur arme një person e privon nga jeta kurse tjetrir I shkakton plagë të rënda). Lidhur me bashkimin ideal në teorinë e së drejtës janë paraqitur dy koncepcione: 1. sipas koncepcionit të parë me një veprim mund të kryhet vetëm një vepër penale pa marrë parasysh numrin e pasojave që janë shkaktuar- ndërsa 2. sipas koncepcionit të dytë në rastet kur më një veprim janë shkaktuar shumë pasoja atëher duhet konsideruar se janë kryer shumë vepra penale. 2. Bashkimi real I veprave penale Ekziston në rastet kur një persion me shumë veprime kryen shumë vepra penale për të cilat në të njejtën kohë me të njejtën procedur penale gjykohet dhe I shqiptohet një dënim unik për të gjithë veprat penale. Bashkimi real I veprave pernale ekziston për shembull nëse një person me një veprim kryen vepër penale të plagosjes, kurse me veprimin tjetër veprën penale të vjedhjes. Për ekzistoimin e bashkimit real është e domosdoshme që të jenë kryer së paku dy vepra penale me veprime të ndara me veprime te posaçme dhe nëse prej asnjërës prej këtyre veprave kryesi të mos jetë dënuar më parë. Bashkimi real konsiderohet se ekziston edhe atëher kur një vepër penale kryhet kurse tjetra mbetet në tentativë. Bashkimi real ndahet në: 1.Bashkimi real homogjen

Page 41: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

40

2.Bashkimi real heterogjen 1. Bashkimi real homogjen – ekziston në rastet kur personi me shumë veprime kryen shumë vepra penale të nje llojta 2. Bashkimi real heterogjen – ekziston në rastet kur personi me shumë veprime kryen shumë vepra penale të llojeve të ndryshme. Bashkimi faktik I veprave penale Ekziston atëher kur me një apo më shumë veprime janë kryer shumë vepra penale mirëpo në aspektin e së drejtës penale nuk konsiderohen se janë kryer shumë vepra penale por vetem një vepër. Në të drejtën penale njihen dy lloje të bashkimit fiktiv: 1.Bashkimi fiktiv ideal 2.Bashkimi fiktiv real 1. Bashkimi fiktiv ideal Ekziston në rastet kur personi me një veprim realizon tiparet e dy apo më shumë veprave penale mirëpo në të drejtën penale konsiderohet se është kryer vetëm një vepër e jo shumë vepra penale. Bashkimi fiktiv ideal I veprës penale ekziston në rastet kur në mes të figyrave të veprës penale shprehet mardhënia e : 1.Specialitetit 2.Supsidiaritetit 3Konsumcionit 1. Mardhënia e specialitetit – ekziston në raste kur një vepër penale parashihet në dy norma, në dy nene, në atë mënyrë që në një normë është paraparë në formë të përgjithshme ndërsa në normën tjetër është paraparë në formë speciale. 2. Mardhenia e supsidiaritetit- ekziston në rastet kur një vepër penale si fazë paraprake e veprës penale të dytë. 3. Mardhënia ekonsumcionit – ekziston kur vepra penale e mëparshme konsumohet, përfshihet me vëpër tjetër penale. 2. Bashkimi fiktiv real I veprës penale – ekziston atëher kur me shumë veprime realizohen elementet e shumë figurave të veprës penale, mirëpo sipas ligjit penal konsiderohet se është kryer vetëm një vepër penale.

Page 42: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

41

Kushtet që duhet të përmbushën për ekzistimin e veprës së vazhduar penale janë: 1.që të jenë kryer shumë vepra penale 2. që vepra penale të kryera të jenë të njejta 3. që I njejti person ti ketë kryer të gjitha ato vepra penale 4. që të gjitha ato vepra penale të jenë kryer ndaj të njejtit person 5. që të gjitha veprat penale të jenë kryer brenda një periudhe të caktuar kohore. Veprat penale kolektive Me veprat penale kolektive – nenkuptojmë kryerjen e shume veprave penale të njejta apo të llojit të njejtë nga disa persona të cilat në të drejtën penale konsiderohen si një vepër penale. Në pajtim me parimin e legaliteit vepra penale kolektive mund të përcaktohet vetëm me ligj. Në teorinë e së drejtës penale njihen tri forma të veprimeve penale kolektive e ato janë: 1. Vepra penale kolektive në formë të zejës 2. Vepra penale kolektive e profesionit 3. Vepra penale kolektive nga shprehja Nocioni I përgjegjësisë penale Përgjegjësia penale është kusht që medomos duhet të plotësohet për tu konsideruar një vepër si vepër penale dhe për të mundur kryesit të saj ti shqiptohet sanksioni penal. Një person konsiderohet penalisht I përgjegjshëm nëse në kohën e kryerjes së vepres penale ka qenë I përgjegjshëm dhe I fajshëm. Elementet e përgjegjësisë penale Përgjegjësia penale përbëhet nga keto dy elemente: 1.Nga vetit e caktuara psikike të kryesit nga përgjegjësia 2.Nga qëndrimi apo mardhënia e kryesit ndaj veprës që e ka kryer nga fajësia. Përgjegjësia penalë në të drejtën penale përbëhet prej përgjegjësisë dhe fajësisë. Poqëse një person nuk është I përgjegjshëm nuk është I aftë që të kuptojë rëndësin e veprës dhe ti kontrolloj sjelljet e veta, atëher nuk mund të konsiderohet I fajshëm. Në alinen e parë te nenit 11 të ligjit penal është përcaktuar nocioni I përgjegjësisë penale, ku në të thuhet : Është penalisht I përgjegjshëm kryesi që është I përgjegjshëm dhe që e ka kryer veprën penale me dashje apo nga pakujdesia. Për tu kunsideruar një person penalisht I papërgjegjshëm dhe që mund të shqiptohet dënimi ai duhet që në kohën momentin e kryerjes së veprës penale të ketë qenë I përgjegjshëm dhe I fajshëm.

Page 43: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

42

Përgjegjshmëria Për tu konsideruar një person penalisht I përgjegjshëm dhe për të munudur të ndëshkohet për veprën e kryer ai duhet të jetë I përgjegjshëm. Në të drejtën penale një person konsiderohet I përgjegjshëm atëher kur posedon ato aftësi intelektuale që I bëjnë të mundshme të mendojë të gjykojë të vendos dhe ti kontrolloj sjelljet dhe veprimet e veta. Përgjegjësia përbëhet prej dy elementesh: 1.Elemtentit intelektual 2.Elementit të dëshirës – vullnetit 1. Elementi intelektual – ekziston atëher kur kryesi I veprës penale është I aftë që të kuptojë rëndësin e veprës së vet, 2. Elementi I dëshirës – ekziston atëher kur personi ka aftësi psikike që të vendos dhe ti kontrollojë sjelljet e veta. Papërgjegjshmëria Kryesi I veprës penale I cili nuk posedon aftësinë për të kuptuar rëndësin e veprës dhe aftësin për të kontrolluar sjelljet e veta konosderohet I papërgjegjshëm . Sipas ligjit penal neni 19 alinea 1”nuk është I përgjegjshëm kryesi I cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka mundur ti kontrolloj sjelljet e veta për shkak të sëmundjes psikike. Ligji penal parasheh tri lloje të sëmundjeve psikike që mund ta bëjnë një person të papërgjegjshëm e ato janë : 1.Sëmundja psikike kronike (e përhershme) 2.Sëmundja psikike e përkohëshme 3.Zhvillimi mendor I metë apo demanatia Sa I përkët smundjes së tretë Demenatia – është gjendje e ngecjes së zhvillimit mendor e cila është shkaktuar nga grimosja e sisitemit qendror nervor apo nga kushtet e posaçme sociale në të cilat ka jetuar një person. Faji Faji është një ndër determinantët themelore që ë benë të mundshme dhe e arsyeton shqiptimin e dënimit kryesit të veprës penale. Lidhur me parimin “Nullum crimen nulla poena sine culpa” (Nuk ka vepër penale dhe nuk ka dënim për faj). Fajsia është përgjegjësia personale e kryesit për veprën e vet.

Page 44: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

43

Një person konsiderohet se vepren penale e ka kryer me faj në rastet kur ka ditur se me veprimin e tij do të shkaktojë pasojë të ndaluar që në ligj është e paraparë si vepër penale. Mardhënia apo relacioni psikik I kryesit ndaj veprës në të drejtën penale quhet fajësi. Lidhur me veprimin e veprës penale faji ekziston atëher kur personi është I vetëdijshëm dhe dëshiron ndërmarrjen e veprimit apo kur është I vetëdijshëm dhe dëshiron që të mos e ndërrmer veprimin e caktuar. Lidhur me pasojë konsiderohet se një person është I fajshëm në rastet kur është I vetëdijshëm dhe dëshiron që të shkaktohet pasoja e ndaluar në botën e jashtme. Faji bën të mundshme që të dënohet kryesi I veprës penale ndërsa nëse mungon fajësia kryesi I veprës penale nuk mund të dënihet. Teoritë mbi fajin Në shkencën e së drejtës penale njihen tri teori: 1.Teoria psikologjike 2.Teoria Normative 3.Teoria psikologjike normative 1. Sipas teorisë psikologjike – faji është relacion psikik I kryesit ndaj veprës së vet dhe pasojës së asaj vepre e cila shprehet me dashje dhe nga pakujdesia. Sipas teoris psikike një person konsiderohet I fajshëm kur psiqikisht është I aftë të bëjë dallimin midis veprës së mirë në një anë dhe veprës së keqe në anën tjetër. 2. Sipas teorisë normative – një person konsiderohet se e ka kryer veprën me faj në rastet kur janë shprehur elementet e përmenduar të teorisë psikologjike dhe të teorisë normative. Me ligjin penal neni 13 dhe 14 faji ka dy forma Dashjen (Dolus) dhe Pakujdesinë (Culpa) Në rastet kur vepra penale kryhet me dashje kryesi gjithëherë konsiderohet penalisht përgjegjës. Pakujdesia- është forma më e lehtë e fajita dhe për veprën penale të kryera nga pakujdesia kryesi dënohet vetëm në rastet kur me ligj shprehimisht parashihet se do të dënohet edhe për veprën e kryer nga pakujdesia. Dashja Në shkencën e së drejtës penale dhe në praktikën gjyqësore dashja konsiderohet forma më e rëndë, më e shpeshtë e fajit me të cilën kryen veprat penale. Sipas nenit 13 të ligjit penale vepra penale është kryer me dashje kur kryesi ka qenë I vetëdijshëm për veprën e vet dhe ka dashur që ta kryej. Legjislacioni ynë penal njeh dy lloje dashjes: 1.Dashje direkte 2.Dashe eventuale

Page 45: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

44

1.Dashja direkte (Dolus Direktus) Ekziston atëher kkur kryesi është I vetëdijshëm se me veprimin apo mosveprimin e vet do të kryej vepër të dëmshme Për tu konsideruar se personi e ka kryer veprën penale me dashje direkte është e domosdoshme që ai të jetë I vetëdijshëm për veprën e vet dhe ta ketë dëshiruar kryerjen e saj. 2.Dashja eventuale Ekziston atëher kur kryesi ka qenë I vetëdijshëm se për shkak të veprimit apo mosveprimit mund të shkaktohet pasoja e ndaluar mirëpo me vetëdije është pajtuar që ajo të shkaktohet. Dashja eventuale – është e përbërë prej dy elementeve: 1.Elementi intelektual 2.Elementi I dëshirës 1. Elementi intelektual- ekziston atëher kur kryesi është I vetëdijshëm, supozon se nga veprimi I tij mund të shkaktohet pasoja e ndaluar. 2. Elementi I dëshirës - të dashja eventuale shprehet kur kryesi veprën I jep pëlqimin apo lejen që të shkaktohet pasoja e ndaluar. Llojet e posaçme të dashjes Legjislacioi penal njeh dy lloje të dashjes: 1.Dashjen direkte 2.Dashjen eventuale Krahas këtyre dy llojeve të dashjes së shkencës së drejtës penale njihen edhe disa lloje të posaçme të dashjes: 1. Dashja e caktuar – shprehet në rastet kur kryesi I ka paraparë pasojat dhe tiparet e tjera të figurës së caktuar të veprës penale. 2. Dashja e përgjithshme (Dolus Generalis) – shprehet në rastet kur kryesi e kryen veprën me një dashje të pacaktuar. 3. Dashja alternative – shprehet në rastet kur kryesi me veprimin e tij parasheh mundësinë e realizimit të dy a më shumë pasojave, parasheh mundësin se do të kryej dy a më shumë vepra penale. 4. Dashja e paramenduar – shprehet në rastet kur mendimi apo vendimi për të kryer veprën penale lund mjaftë kohë para se të kryhet ajo. 5. Dashje papritmas – shprehet në rastet kur kryesi vendos të kryej veprën penale papritmas në momentin.

Page 46: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

45

Pakujdesia (Culpa) Pakujdesia është formë e dytë e fajsisë dhe për nga intensiteti I përgjegjësis penale është formë më e lehtë e fajsisë. Pakujdesia ekziston atëher kur kryesi nuk dëshiron pasojën e shkaktuar (pasoja shkaktohet kundër vullnetit të tij). Në të drejtën penale konsiderohet se nje përson e ka kryer veprën penale nga pakujdesia në rastet kur nuk I ka respektuar kërkesat e shoqërisë që në veprimitarinë e tij apo sjelljet e tija të jetë I kujdesëshëm. Në të drejtën penale pakujdesia përcaktohet sipas kriterir: objektiv dhe subjektiv 1. Sipas kriterit objektiv – konsiderohet se një person kryen vepër penale nga pakujdesia në rastet kur nuk I respekton kërkesat e shoqërisë që të jetë në msë të duhur I kujdesshëm. 2. Sipas kriterit subjektiv – konsiderohet se një person kryen vepër penale nga pakujdesia në rastet kur nuk I ka respektuar kërkesat e shoqërisë që të jetë I pakujdesshëm edhe pse sipas aftësisë mendore dhe fizike ka mundur të ishte I kujdesshëm dhe kështu të mos shkaktojë pasojën e dëmshme. Pakujdesia me vetëdije -Luxuria Sipas nenit 14 të ligjit penal ekziston atëher kur kryesi ka qenë I vetëdijshëm se për shkak të veprimit mund të shkaktohet pasoja e ndaluar mirëpo lehtë mendon se do të mundet me e paramendu apo ajo nuk do të shkaktohet. Pakujdesia me vetëdije përbëhet prej dy elementeve: 1.Prej vetëdijës mbi mundësin e shkaktuarjes së pasojës 2.Prej shpresës apo bindjes se do të mund ta parandaloj shkakttimin e pasojës. 1. Vetëdija mbi mundësinë e shkaktuarjes së pasojës- konsiderohet se personi ka vepruar me pakujdesi me vetëdije kur ka qenë I vetëdijshëm se me ndërmarrjen e veprimit mund të shkaktohet pasoja e ndaluar mund të kryhet vepra penale. 2. Shpresa apo bindja e kryesit se do të mund ta pengojë shkaktuarjen e pasojës: po ta dinte me siguri se nga veprimi I tij do të shkaktohet pasoja, ai nuk do të ndërmerrte atë veprim. Pakujdesia pa vetëdije Ekziston atëher kur kryesi nuk ka qenë I vetëdijshëm se mund të shkaktohet pasoja e ndaluar. Pakujdesia pa vetëdijë ekziston atëher kur personi e kryen veprën penale të cilën jo vetëm që nuk ka dashur ta kryej, por të cilën fare nuk ka menduar. Në literaturën e së drejtës penale njihet shkallzimi I pakujdesisë me vetëdijë: 1.Pakujdesi të rënda – (Culpa Lata)

Page 47: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

46

2.Pakujdesi të lehtë – (Culpa Levis) 3.Pakujdesi shumë të lehtë – (Culpa Levissima) Përgjegjësia për veprën penale të kryera nga pakujdesia Kur vepra penale kryhet nga pakujdesia kryesi nuk dënohet por dënohet vetëm atëher kur me ligj shprehimisht është parapar se kryesi do të dënohet edhe për rastet kur veprën e kryen nga pakujdesia. Sipas legjislacionit tonë penal për pakujdesi dënohen kryesit e veprës penale kundër shëndetit të njeriut, kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe të pasurisë në komunikacionin publik etj. Lajthimi – Error Lajthimi don të thotë kur një person ka përfitirim të gabuar, jo të drejtë për ndonjë rrethanë. Legjislacioni ynë penal njeh dy lloje të lajthimit: 1.Lajthimi në fakt (rregullohet me nenin 16) 2.Lajthimi juridike (me nenin 17) 1. Lajthimi në fakt (Real) Sipas nenit 19 të ligjit penal konsiderohet se ekziston lajthimi ne fakt në rastet kur kryesi në kohën e kryerjes së veprës penale nuk ka qenë I vetëdijshëm për ndonjë nga tiparet e saja të caktuara me ligj apo kur gabimishti mendon se ekzistojnë rrethanat sipas të cilave, po të ekzistonin ato ajo vetëpr do lejohej. Lajthimi në fakt njeh dy lloje: a.Lajthimi në fakt në kuptimin e ngjushtë b.Lajthimi në fakt në kuptimin e gjerë a.Lajthimi në kuptimin e ngushtë – ekziston atëher kur kryesi ka përfitirim të gabuar apo kur nuk di për ndonjë rrethanë, tipare e cila me ligj është përcaktuar sei elemenet konstituiv I veprës penale. Psh kur mund të konsiderohet se vepra penale është kryer në lajthimin në fakt në kuptimin e ngushtë: personi merr sendin e huaj duke menduar se është e tij. Mjekut I përzihen rrezulatet e dy të sëmurëve. Lajthimi juridik (Error Juris) Përkufizohet si lajthim mbi ndalushmërinë e veprës. Kryesi I veprës konsiderohet se gjendet në lajthim juridik në rastet kur nuk di se vepra e tij është e ndaluar. Lajthimi juridik ndahet në dy forma: 1.Forma e parë shprehet në rastete kur kryesi nuk di se vepra e tij është e kunderligjshme. 2.Forma e dytë ekziston në rastet kur kryesi gabimisht mendon se ekziston ndonjë rrethanë e cila përjashton kundërligjshmërin dhe veprën e bënë të lejueshme.

Page 48: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

47

Sanksionet penale Në të drejtën penale masat të cilat zbatohen ndaj kryesve të veprës penale quhen saknsione penale. Masat të cilat janë paraparë net ë drejtën penale dhe ndërrmerren nga jurispodenca penale ndaj kryesit të veprës penale duhet të kenë te vetmin qëllim : mbrojtjen e çdo individi dhe të shoqërisë në përgjithësi nga kriminaliteti. Sanksionet penale janë masa të dhunshme penalo-juridike të cilat I shqipton gjyqi në procedurën me ligj ndaj kryesit të veprës penale me qëllim të mbrojtjes së shoqërisë dhe individit nga kriminaliteti. Karakteristikat themelore të sanksioneve penale Sanksionet penale kanë këto karakteristika: 1. Me anë të saknsioneve penale shoqërisa mbron nga kriminaliteti vlerat më të rëndësishme të individit dhe të bashkësisë shoqërore. 2. Sanksionet penale mund tu shqiptohen vetëm kryesve të veprës penale. 3. Ndaj kryesve të veprës penale mund të shqiptohet vetëm ai sanksion penal I cili është I paraparë me ligj në momentin e kryesve së veprës penale. 4. Sanksionet penale mund ti shqiptojnë vetëm gjyqet në bazë të procedurës së përcaktuar me ligj. 5. Me anë të sanksioneve penale kryesve të veprave penale u merren apo u kufizohen lirtitë dhe të drejtat e tyre. Llojet e sanksioneve penale në përgjithësi Në të drejtën penale të siteve bashkëkohore njihen këto pesë lloje të sanksioneve penale: 1.Dënimet 2.Masat siguruese 3.Masat edukative 4.Dënimi me kusht 5.Vërejtja gjyqësore Dënimi me kusht dhe vrejtja gjyqsore u shqiptohet personave që kryejn veprën penale të lehta dhe të cilët janë personalisht të përgjegjshëm. 1. Dënimet – shqiptohen ndaj personave madhor dhe të cilët janë penalisht të përgjegjshëm për vepren penale të kryer. 2. Dënimi me kusht dhe vërejtja gjyqsore- me këto dy lloje të saknsioneve penale kryesve të veprave penale u tërhiqet vërejtja. 3. Masat siguruese – janë sanksione plotsuese ngase më së shpeshti shqiptohen krahat dënimit. 4. Masat edukuese – janë të parapara për personat e mitur të cilët në momentin e kryerjes së veprës penale kanë qenë në moshën prej 14-18 vjeçare, por mund të shqiptohen edhe ndaj personave madhor gjerë në moshën 21 vjeçare.

Page 49: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

48

Dënimet Dënimi është lljoi më I vjetër I sanksionit penal. Në shkencën e së drejtës penale nocioni njihen nocioni formal dhe material I dënimit. 1. Nocioni formal- përcaktohet dyke pasur parasysh elementet juridike të dënimit siç janë përcaktueshmëria e tij me ligj, organi I cili është kompetent për shqiptimin e tij procedura gjyqsore. 2. Nocioni material – I dënimit përcaktohet duke pasur parasysh qëllimet e tij. Sipas nocionit formalo-material dënimi përkufizohet si masë e dhunshme e paraparë në ligj të cilën e shqipton gjyqi ndaj kryesit penalisht të përgjegjshëm të veprës penale me qëllim të mbrojtjes së vlerave të caktuara të qytetarëve në tërësi dhe I cili konsiston në marrjen e lirive dhe të drejtave të kryesit të veprës penale. Elementet dhe karakteristikat themelore të dënimit 1. Dënimi duhet të paraqes vlersimin negative moralo-etik 2. Dënimi duhet të ketë qëllimin e caktuar I cili dëshirohet të arrihet me ekzekutimin e tij. 3. Dënimi duhet të jetë I përcaktuar me ligj. 4. Dënimi mund të shqiptohet vetëm ndaj kryesve të veprës penale që janë penalisht të përgjegjshëm. 5. Dënimi mund të shqiptohet vetëm gjyqi sipas procedurës së përcaktuar me ligj. Karakteristikat themelore të dënimit janë: 1. Dënimi duhet të jetë personal. 2. Dënimi duhet të jetë human. 3. Dënimi duhet të jetë legjitim. 4.Dënimi duhet ti godas njësoj kryesit të veprës penale. 5.Dënimi duhet të jetë proporcional me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të kryesit. 6. Dënimi duhet të jetë I ndarë. 7. Dënimi duhet të jetë I revokueshëm. 8. Dënimi duhet të jetë I përmirsueshëm. Qëllimi I dënimit Në shqyrtimin e kësaj çështje janë shfaqur mendime dhe teori të ndryshme fiziologjike dhe juridike. Të gjithë këto mendime dhe teori mund të rradhiten në tri grupe themelore: 1.Teoria absolute 2.Teoria Relative 3.Teoria e përzier apo ekletike.

Page 50: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

49

1. Teoria relative – sipas kësaj teorie qëllimi I dënimit është hakmarrja ndaj personit që kryen vepër penale. 2. Teoria relative – sipas përfaqësuesve këtyre teorive dënimi nuk duhet të jetë qëllim në vete por mjet për mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti. Teoritë relative ndahen në dy nëngrupe: 1.Teorit speciale 2.Teorite gjenerale 1. Sipas teorive speciale – qëllimi I dënimit është që kryesin e veprës penale ta pengojë që në të ardhmen sërish të mos kryej vepër penale. 2. Ndërsa sipas teirove gjenerale – qëllimi I dënimit është që të ushtrojë efekt friksues ndaj kryesve të mundshëm të veprës penale dhe në këtë mënyrë ti zbrapsë nga kriminaliteti. 3. Teoritë e përziera – këto teori janë paraqitur duke I përvetusuar elementet positive të teorisë absolute dhe relative. Sipas teorisë së përzier – kryesi duhet të dënohet për shkak se ka gabuar, ka kryer vepër të dëmshme por ai duhet të dënihet edhe me qëllim që në të ardhmën të mos kryej vepër të tillë. Dënimi me burg Konsiston në marrjen e lirisë së qarkullimit kryesit të veprës penale për një kohë të caktuar. Dënimi me burg për herë të parë është parapar në Kodin penal të Francës të vitit 1971. Te ne gjerë ne mesin e vitit 1977 janë ekzistuar dy lloje të dë nimit me heqje te lirisë: 1.Dënimi me burg dhe 2.Dënimi me burg të rëndë Këto dy lloje të dënimit dalloheshin vetëm në praktikën e ekzekutimit u bë unifikimi I tyre. Tani te ne njihen vetëm një lloj I këtij dënimi me burg. Dënimi me burg në të drejtën penale në fuqi Dënimi me burg në të drejtën tonë penale është I vetmi dënim me të cilin kryesit të veprës penale I merret liria. Në ligjin penale është përcaktuar minimumi dhe maksimumi I përgjithshëm I kohëzgjatjes së dënimit me burg. Minimumi I përgjithshëm I dëimit me burg është 15 ditë, ndërsa maksimumi I përgjithshëm është 15 vjetë.

Page 51: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

50

Sistemi I dënimit në të drejtën penale Me sistemi të dënimeve në të drejtën penale nënkuptojmë llojet e dënimeve, mënyrën e përcaktimit të dënimeve nga ana e gjyqit. Llojet e dënimeve E drejta penale njeh tri lloje të dënimeve: 1.Dënimi me vdekje 2.Dënimi me burg 3.Dënimi me të holla Çdo dënim paraqet marrje apo kufizik të të mirave të kryesit të veprës penale. Me dënimin me vdekje I merret jeta e njeriut, me dënim me burg liria e qarkullimit, me dënim me të holla I merret pasuria. Ndarja kryesore e dënimeve Dënimet ndahen në : 1.Dënimet kryesore 2.Dënimet sekondare 1. Dënimet kryesore – janë ato të cilat ligji I parasheh se mund të shqiptohet si masë kryesore e ndëshkimit.sipas legjislacionit penal dënimet kryesore janë dënime me vdekje dhe dënimi me burg 2. Dënimi sekondare – janë ato lloje të dënimeve të cilat mund të shqiptohen vetëm krahas dënimit kryesor. Dënimet poashtu ndahen në dënime: 1.Permanente, 2. Kohore 1. Dënimet Permanente – janë ato të cilat kryesit e veprës penale I shqiptohen për gjithë jetën të cilat dënime ndryshe quhen edhe dënime të përjetshme. 2. Dënimet kohore – janë ato dënime që shqiptohen për një kohë të kufizuar. Dënimi me vdekje Është lloji më I rëndë I dënimit në të gjitha legjislacionet që e njohin. Dënimi me vdekje është lloji më I vjtetër I dënimit në historinë e së drejtës penale.

Page 52: NOCIONI & KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË SË DREJTËS PENALE · PDF file1 Nocioni dhe karakteristikat themelore te së drejtës penale Veprat juridike te njeriut dhe të bashkësisë

51

Ithtarët të cilët angazhohen edhe më tutje të parashikohet edhe të ekzekutohet dënimi më vdekje I cekin këto argumete: 1. Vetëm me anë të dënimit me vdekje shoqëria mund nga individët që kryejnë vepra penale jashtëzakonisht të rënda. 2. Dënimi me vdekje ushtron efekt të madh friksues. 3. Dënimi me vdekje është sanksion më radiakl ndaj kryesve të papërmirësueshëm të veprave panelae jashtëzakonisht të rrezikshme. 4. Dënimi me vdekje e përkrah shtresa më e gjërë e popullsisë dhe e konsdiderojnë garanci të sigurisë së tyre juridike. 5. Ekzekutimi I fshehtë I dënimit me vdekje mënjanon rrezikun e paraqitjes së motiveve të ulta dhe ndjënjën e dhembshurisë ndaj të ndëshkuartit. Ndërsa kundërshtarët e dënimit me vdekje të cilët emërohen si ablicionistë cekin këto argumente: a. e drejta për jetë është e drejtë natyrore e njeriut, këtë të drejtë nuk ia ka dhënë shteti dhe nuk ka të drejtë t’ia marrë. b. Dënimi me vdekje është I padrejtë jo human c. Dënimi me vdekje është I papërmirsueshëm d. Dënimi me vdekje është I pandarë dhe nuk lejon mundësin e matjes së tij në shkall më të ulët. e. Dënimi me vdekje në masë të madhe ka dozë të hakmarrjes së shoqërisë ndaj kryesve të veprës penale të rënda. f. Dënimi me vdekje është në kundërshtim me qëllimin e dënimit. g. Dënimi me vdekje nuk ndikon në zvoglimin e kriminalitetit. Mënyra dhe kushtet që duhet të përmbushen për të mundur të shqiptohet dënimi me vdekje: 1. Dënimi me vdekje mund të parashihet si I vetmi sanksion. 2. Dënimi me vdekje mund të shqiptohet vetëm për rastet më të rënda për të cilat është parpar me ligj. 3. Dënimi me vdekje nuk mund ti shqiptohet kryesit të veprës penale që nuk ka mbushur 18 vjet. 4. personit madhor I cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk I ka mbushur 21 vjet. 5. Për rastet e veprës penale për të cilat është parapar dënimi më vdekje, gjyqi është I autorizuar të shqiptojë dënim me burg. 6. Dënimi me vdekje nuk mund të ekzekutohet para se të konstatohet se nuk është abroguar apo nuk është zëvendësuar me aktin e amnestisë apo faljes. 7. Dënimi me vdekje ekzekutohet me pushkatim, prania e publikut është e përjashtuar.


Recommended