Transcript

1 MBUROJA.net

Gjendje të banorëve të Xhehenemit El-Xhenneh uen-Nar e Umer Sulejman el-Eshkar Përmasat e mëdha të banorëve të Xhehenemit Kur banorët e Xhehenemit të hyjnë në të, ata do të jenë me përmasa gjigande, në një formë që kurrkush s’mund ta kapë, përveç Atij që i krijoi. Sipas një hadithi të transmetuar nga Ebu Hurejre, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

“Largësia mes krahëve të qafirit në Xhehenem do të jetë sa udhëtimi treditësh i një kalëruesi të shpejtë”.

Ebu Hurejre transmetoi se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

“Dhëmballa apo dhëmbi i syrit i qafirit do të jetë sa (kodra) Uhudi, ndërsa trashësia e lëkurës së tij do të jetë sa një udhëtim treditësh”1

Kjo është transmetuar nga Ahmed, i cili ia atribuon pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), por Zejdi nuk pohoi ta ketë dëgjuar këtë nga pejgamberi (salallahu alejhi ue selam). Shejh Albani tha që isnadi i tij është sahi, sipas Ibn Maxhes dhe Ahmedit; Silsileh el-Hadith es-Sahiha 4/131. Ebu Hurejre transmetoi se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

. Zejd ibn Erkam tha:

“Njeriu që është përcaktuar për Xhehenem, do të bëhet i stërmadh si përgatitje për të; një dhëmballë e tij do të jetë sa kodra e Uhudit”.

“Dhëmballa e qafirit në Ditën e Ringjalljes do të jetë sa Uhudi, ndërsa trashësia e lëkurës së tij do të jetë shtatëdhjetë parakrahë2

1 Muslim 4/2189, et-Tirmidhi, el-Hakim, Ibn Maxheh dhe Ahmed.

.

2 MBUROJA.net

Krahu i tij do të jetë sa el-Bejda, kofsha e tij do të jetë si Werkani dhe vendi që ai do të zërë do të jetë sa largësia mes meje dhe er-Rebdhe”3

“Krejt kjo është me qëllim të shtimit të vuajtjes, dhe kjo është e mundur për Allahun fuqimadh. Ne duhet të besojmë në këtë, sepse i vërteti (pejgamberi) na ka treguar për këtë”

. Ky shtim i përmasave të trupit të qafirit do ta shtojë vuajtjen e tij. Duke e komentuar hadithin e transmetuar nga Muslim lidhur me këtë temë, en-Newewi tha:

4

‘... që ata të shijojnë ndëshkimin’. (4:56)”

. Ibn Kethiri në komentimin e këtij hadithi tha:

“(Kjo bëhet) Në mënyrë që ndëshkimi dhe vuajtja të jenë më të mëdha, meqë Allahu i madhëruar i cili është i ashpër në ndëshkim, thotë:

5

2 (Sh.p) Gjatësia e një parakrahu është rreth 45 centimetra. 3 El-Hakim dhe Ahmed. Silsileh el-Hadith es-Sahiha 4/94. el-Bejda mund të jetë emër i ndonjë kodre. 4 Sherh en-Newewi ala Muslim 17/186). 5 Ibn Kethir, en-Nihaje 2/139.

Ushqimi, pija dhe veshja e banorëve të Zjarrit Ushqimi i banorëve të Xhehenemit është ed-Derij dhe ez-Zekkum, ndërsa pija e tyre do të jetë el-Hemijm, el-Gheslijn dhe el-Ghessaak. Allahu i madhëruar thotë:

“Ata s’do të kenë ushqim tjetër përveç bimës helmuese e gjembaçe (Derij), e cila as nuk të mban gjallë, as nuk ta largon urinë”. (88:6-7)

ed-Derij është një bimë gjembaçe, e njohur si esh-Shubruk, e cila rritet në Hixhaz. Ibn Abas tha:

“Kjo është bimë gjembaçe e ulët. Kur rritet, quhet Derij”.

3 MBUROJA.net

Katade tha:

“Ky është lloji më i keq i ushqimit”6

Ajo çka mund të kuptohet nga këto ajete është se kjo pemë është një pemë e pështirë, rrënjët e së cilës lëshohen thellë në fundin e Xhehenemit dhe degët e së cilës shtrihen kudo. Frytet e saj janë aq të shëmtuara, saqë janë krahasuar me kokat e dreqërve, në mënyrë që secili të kuptojë lehtë sesa të shëmtuara janë, ndonëse nuk i kanë parë asnjëherë (kokat e dreqërve). Ndonëse kjo pemë është aq e ndyrë dhe e padurueshme, banorët e Xhehenemit do t'i kapë uria aq shumë, saqë s’do të kenë zgjidhje tjetër veçse të hanë prej saj, derisa të ngopen. Kur t’i kenë mbushur barqet, ky ushqim do të

. Ky ushqim s’do t’u bëjë kurrfarë dobie banorëve të Xhehenemit dhe ata aspak s’do të ndjejnë kënaqësi në ngrënien e saj. Kjo është njëra nga format e ndëshkimit që ata do të përjetojnë. Allahu i lartësuar thotë:

“Vërtet, ushqimi i gjynahqarëve do të jetë pema Zekkum, që është si tunxh i shkrirë e që do të vlojë në brendësinë e tyre sikurse uji i valë”. (44:43-46)

Pema e Zekumit përshkruhet edhe në një ajet tjetër:

“A është më mirë Xheneti, apo pema Zekkum? Vërtet që Ne e bëmë atë një sprovë për zullumqarët. Ajo është një pemë që mbinë në fund të Xhehenemit. Frutat e saj janë si koka dreqërish. Vërtet, ata do të hanë pre saj dhe do t’i mbushin barqet me të, pastaj atyre do t’u jepet të pinë një përzierje nga uji i valë, pastaj ata do të kthehen në Zjarrin flakërues”. (37:62-68)

Në një vend tjetër në Kuran, Allahut i patëmeta thotë:

“Atëherë, o ju mohues të lajthitur, vërtet do të shijoni pemën Zekkum. Ju do t’i mbushni barqet me të dhe pas kësaj do të pini ujin e valë; vërtet, ju do të pini sikurse devetë e etshme. Kështu do të priten ata në Ditën e Shpagimit”. (56:51-66)

6 Ibn Rexheb, et-Tekhwif min en-Nar, f.115.

4 MBUROJA.net

fillojë të trazohet si uji i zier, çka do të shkaktojë një vuajtje të pamasë për ta. Në këtë pikë, ata do ta mësyjnë el-Hemijm, që është uji tepër i nxehtë, dhe ata do ta pinë sikurse devetë që pinë vazhdimisht, por etja e tyre kurrë nuk shuhet, për shkak të ndonjë sëmundjeje. Pastaj, ky ujë do t’i shqyejë të përbrendshmet e tyre:

“... atyre do t’u jepet ujë i valë që ua shqyen zorrët”. (47:15) Kjo është “mirëpritja” që do t’u bëhet atyre në atë Ditë të tmerrshme. Allahu na mbrojt nga kjo me mëshirën e Tij! Kur banorët e Xhehenemit të hanë ushqimin e ndyrë ed-Derij dhe ez-Zekkum, ai do t’ua zërë frymën, sepse është i qelbësuar:

“Vërtet, te Ne ka pranga dhe Zjarr të furishëm, një ushqim që ta zë frymën dhe një ndëshkim të dhimbshëm”. (73:12-13)

Ushqimi i cili ua zë njerëzve frymën është ai, që mbetet në fyt. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) na e përshkroi natyrën e tmerrshme dhe të shëmtuar të ez-Zekkum:

“Sikur një pikë nga ez-Zekkum të binte në këtë botë, banorët e tokës dhe krejt mjetet se jetesës së tyre do të shkatërroheshin. E, si do të jetë puna e atij që do t’i duhet ta hajë atë?”7

7 Transmetuar nga et-Tirmidhi, i cili tha se është hadith sahih-hasen. Mishkat el-Mesabih 3/105, transmetuar nga Ibn Abas.

Një tjetër lloj që do të hahet nga banorët e Zjarrit është el-Gheslijn. Allahu fuqiplotë thotë:

“Në këtë Ditë, ai s’do të ketë mik e as ushqim tjetër përveç qelbësirës nga shpëlarja e plagëve (el-Gheslijn), të cilin s’e ha kush pos gjynahqarëve”. (69:35-37)

“Kështu do të jetë! Pastaj ata do të shijojnë një lëng përvëlues dhe qelbësirën nga shpëlarja e plagëve (Ghessak), si dhe ndëshkime tjera të ngjashme”. (38:57-58)

5 MBUROJA.net

el-Gheslijn dhe el-Ghessaak është e njëjta gjë: qelbi që rrjedh nga lëkurat e banorëve të Xhehenemit. Është sugjeruar se kjo i referohet derdhjes nga pjesët intime të gruas që kurvëron si dhe lëkurës dhe mishit të kalbur të qafirëve. El-Kurtubi tha:

“Ky është lëngu i banorëve të Zjarrit”8

1) el-Hemijm – Uji tepër i nxehtë

. Allahu na tregon se el-Gheslijn është vetëm një nga ndëshkimet e ngjashme të padurueshme. Pija e banorëve të Xhehenemit do të jetë el-Hemijm. Allahu i madhëruar thotë:

“... kur ata të lusin për lehtësim, atyre do t’u jepet ujë si tunxh i shkrirë, i cili do t’ua djegë fytyrat. Sa pije e tmerrshme dhe sa vendqëndrim i mundimshëm!” (18:29)

“... dhe atij do t’i jepet për të pirë ujë përvëlues, të cilin ai do ta pijë pa dëshirë dhe do ta ketë tepër vështirë ta përpijë...” (14:16-17)

Këto ajete përmendin katër lloje të pijes që banorëve të Xhehenemit do t’u duhet ta durojnë:

Allahu thotë:

“Dhe midis ujit të valë do të sillen vërdallë!” (55:44) Kjo është shpjeguar si uji skajshmërisht i nxehtë.

2) el-Ghessaak – Njëjtë si më lart. 3) el-Sedijd (Qelbi) – lëngu që rrjedh nga mishi dhe lëkura e

qafirit.

8 Jekhedhet uli el-I’tibar, f.86.

6 MBUROJA.net

Muslimi transmeton nga Xhabiri se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

“Kushdo që pi alkool, do të detyrohet të pijë baltën e Khebal”. Pyetën:”O i Dërguar i Allahut, çka është balta e Khebal”. Ai tha:”Djersa e banorëve të Xhehenemit” apo “Lëngu i banorëve të Xhehenemit”.

4) el-Muhl

Sipas hadithit të Ebu Se’id el-Khudrit, të transmetuar nga Ahmed dhe nga et-Tirmidhi, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

“Ky është si vaji i valë. Kur sillet afër fytyrës së personit, lëkura e fytyrës bie në të”.

Ibn Abas tha:

”Ky është si vaji shumë i trashë”. Disa gjynahqarëve do t’u jepet për të ngrënë gaca të Xhehenemit si një ndëshkim i përshtatshëm:

“Ata që padrejtësisht hanë pasurinë e jetimëve, në barkun e tyre fusin zjarr, dhe ata do të hyjnë në Zjarrin flakërues!” (4:10)

“Ata që fshehin atë që Allahu zbriti në Libër për një fitim të vogël, nuk përpijnë tjetër veçse Zjarr...” (2:174)

Sa u përket teshave të banorëve të Zjarrit, Allahu i madhëruar na thotë se atyre do t’u qepen tesha nga zjarri, siç thuhet në Kuran:

“... Sa u përket atyre që mohojnë (Zotin), atyre do t’u qepen tesha nga zjarri dhe mbi kokat e tyre do të derdhet uji i valë”. (22:19)

Kur Ibrahim et-Tejmi recitonte këtë ajet, thoshte:

7 MBUROJA.net

”Lavdi Allahut, i cili krijoi tesha nga zjarri”.9

9 et-Tekhwif min en-Nar, f.126.

Allahu fuqimadh thotë:

”Në atë Ditë, do t'i shoshësh gjynahqarët në pranga të bërë bashkë. Teshat e tyre do të jenë nga katrani dhe fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri”. (14:49-50)

Ky katran apo zift është bakër i shkrirë. Sipas një hadithi që Muslim e shënon nga Ebu Malik el-Esh’ari, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

“Gruaja që vajton të vdekurin, nëse nuk pendohet para vdekjes, do të ringjallet në ditën e Ringjalljes duke mbartur këmishë katrani dhe mbulesë zgjebeje”.

Ndëshkimi i banorëve të Xhehenemit dhe shkalla e vuajtjes së tyre Zjarri është një ndëshkim shumë i fortë në të cilin ka lloje të ndryshme të torturave. Për t’i shpëtuar kësaj, njerëzit do të jepnin pasurinë më të dashur që kanë.

“Sa u përket atyre që refuzojnë të besojnë dhe vdesin të tillë, sikur ata ta ofrojnë ari sa tërë toka për t’u liruar, prej tyre s’do të pranohet. Për të tillët ka ndëshkim të dhimbshëm dhe ata s’do të gjejnë ndihmues”. (3:91)

“Sa u përket atyre që refuzojnë besimin, sikur të kishin gjithçka në tokë dhe po aq më shumë për t’u liruar nga ndëshkimi i Ditës së Gjykimit, kurrë s’do t’u pranohej. Për ta do të ketë ndëshkim të madh”. (5:36)

Muslim transmeton nga Enes ibn Malik se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

8 MBUROJA.net

“Një nga banorët e Xhehenemit që ishte kënaqur më së shumti në dynja, do të sillet në Ditën e Ringjalljes dhe do të zhytet në Zjarrin e Xhehenemit e do të pyetet:’O biri i Ademit, a ke parë ndonjëherë ndonjë gjë të mirë? A ke përjetuar ndonjë kënaqësi?’ Ai do të thotë:’Jo, pasha Allahun’”10

“Në Ditën e Ringjalljes, Allahu do t’i thotë atij i cili e ka ndëshkimin më të lehtë në Xhehenem:’Sikur të kishe çfarë të doje në dynja, a do ta jepje për të shpëtuar veten?’ Ai do të thotë:’Po’. Allahu do të thotë:’Unë desha nga ti më pak se kjo. Kur ishe në shpinën e Ademit, Unë të kërkova të mos më shoqërosh ndonjë gjë në adhurimin ndaj Meje, por ti këmbëngule në shoqërimin e të tjerëve në adhurimin ndaj Meje’”.

. Vetëm disa çaste të shkurtra do të bëjnë që qafirët të harrojnë krejt kohët e mira dhe kënaqësitë që i përjetuan. Buhariu dhe Muslim transmetojnë nga Enes ibn Malik se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

11

1) Ndëshkimi i banorëve të Xhehenemit do të ketë shkallë të ndryshme

Tmerri dhe shkalla e ashpërsisë së Zjarrit do të bëjnë që njeriu ta humbasë mendjen, dhe ai do të jepte gjithçka që çmon shumë vetëm e vetëm për të shpëtuar, por ai s’do të mund ta bëjë këtë:

“... gjynahqari në atë Ditë do të donte ta lironte veten nga ndëshkimi me fëmijët e vet, me gruan dhe me vëllain e vet, me farefisin që e strehonin dhe me krejt atë që gjendet në tokë vetëm që të shpëtojë. Kurrsesi! Për të do të jetë Zjarri i Xhehenemit, që ia heq lëkurën e kokës”. (70:11-16)

Pamje të ndëshkimit të tyre

10 Muslim, Mishkat el-Mesabih 3/102. 11 El-Buhari, Kitab er-Rekak, Bab Sifat el-Xhenneh uen-Nar, Fet’h el-Bari 11/416. Shih po ashtu Mishkat el-Mesabih 3/102.

9 MBUROJA.net

Meqë xhehenemi ka nivele të ndryshme, në disa prej tyre ka tmerr dhe torturë më të madhe sesa në të tjerat, në mënyrë që banorët e tij të kenë shkallë të ndryshme të ndëshkimit. Sipas një hadithi të shënuar nga Muslim dhe Ahmed nga Semurah, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha lidhur me banorët e Xhehenemit:

“Ka disa të cilët Zjarri do t’i përfshijë vetëm deri në nyej të këmbëve, disa deri në gjunjë, disa deri në bel, dhe disa deri në fyt (klavikulë)”; sipas një transmetimi tjetër:”... deri në qafët e tyre”.12

“Personi që do të ketë ndëshkimin më të lehtë ndër banorët e Xhehenemit, do të jetë njeriu nën këmbën e të cilit do të vendosen dy gaca nga të cilat truri do të vlojë si uji në mirxhel (enë bakri) apo në kumkum (enë në grykë të ngushtë)”.

I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) na ka treguar për ata që do të kenë ndëshkimin më të lehtë në Xhehenem. Buhariu transmeton nga en-Nu’man bin Beshir i cili tha:”Dëgjova të Dërguarin e Allahut të thotë:

“Personi që do të ketë ndëshkimin më të lehtë ndër banorët e Xhehenemit në Ditën e Ringjalljes, do të jetë njeriu nën këmbën e të cilit do të vendoset një gacë nga e cila truri do t'i vlojë”.

Në një tjetër transmetim të shënuar nga Buhariu nga en-Nu’man bin Beshir, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

13

12 Muslim në Kitab el-Xhenneh ue Sifat Na’imihaa, Baab Shiddet Harr en-Nar 4/2185. 13 El-Buhari në Sahih, Kitab er-Rekak, Bab Sifat el-Xheneh uen-Nar, Fet’h el-Bari 11/417, dhe Muslim në Sahih e tij, Kitab el-Iman 1/196, nr.363.

Sipas një transmetimi nga en-Nu’man bin Beshir nga Muslim, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

10 MBUROJA.net

“Personi që më së paku do të ndëshkohet ndër banorët e Xhehenemit në Ditën e Ringjalljes, është njeriu të cilit do t’i jepen mbathje nga zjarri nga e cila truri do t’i vlojë si uji në mirxhel (enë bakri). Atij s’do t’i shkojë mendja se dikush mund të ndëshkohet më rëndë se ai, ndonëse ai do të ketë ndëshkimin më të lehtë”.14

“Ndoshta, ndërmjetësimi im do t’i ndihmojë atij në Ditën e Ringjalljes që ai të vendoset në pjesën e cekët të Xhehenemit, ku Zjarri do ta arrijë deri në nyejt e këmbëve, çka do të bëjë që atij t’i vlojë truri”

Buhariu dhe Muslim transmetojnë nga Ebu Se’di el-Khudri se ai kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selam) të thoshte, kur u përmend xhaxhai i tij Ebi Talib:

15

“Kjo temë tregon se kufri (mosbesimi) i personit i cili vetëm mohon (bën kufr) nuk është sikurse kufri i një person që bën zullum, mohon, rebelohet dhe kundërshton. S’ka dyshim që qafirët do të vuajnë shkallë të ndryshme të

. Shumë ajete konfirmojnë shkallët e ndryshme të ndëshkimit që do t’u jepen banorëve të Zjarrit:

“Hipokritët do të jenë në thellësitë më të mëdha të Zjarrit ...” (4:145)

“... dhe në Ditën e gjykimit do të vendoset (do t’u thuhet melekëve):’Hidhni popullin e Faraonit në ndëshkimin më të rëndë!” (40:46)

“Atyre që e mohojnë Allahun dhe i pengojnë (të tjerët) nga rruga e Allahut, Ne do t’u shtojmë ndëshkim mbi ndëshkim për atë se bënin çrregullime”. (16:88)

el-Kurtubi tha:

14 Sahih Muslim, Kitab el-Iman 1/196, nr.364; Muslim po ashtu transmeton nga Ebu Se’id el-Khudri në kaptinën e njëjtë, nr.361. 15 Buhariu në Kitab er-Rikak, Bab Sifat el-Xhenneh uen-Nar, Feth el-Bari 11/417 dhe Muslim në Kitab el-Imam, Bab Shifa’at en-Nebi; Ali ibn ebi Talib 1/195, hadithi nr.360.

11 MBUROJA.net

ndëshkimit në Xhehenem, siç dihet nga Kurani dhe Suneti. Ne, me siguri, e dimë që ndëshkimi i atyre që u bënë zullum dhe i vranë pejgamberët dhe muslimanët, si dhe përhapën çrregullim dhe mosbesim në tokë, nuk do të jetë i njëjtë si i atyre që vetëm mohuan ndërsa i trajtuan mirë pejgamberët dhe muslimanët. A nuk sheh sesi pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) do të ngrejë Ebu Talibin deri në një nivel të cekët të Xhehenemit ngaqë e ndihmoi atë, e mbrojti dhe e trajtoi mirë? Hadithi i transmetuar nga Muslim nga Semureh mund të interpretohet se i referohet qafirëve meqë ka një hadith rreth Ebu Talibit, apo mund të interpretohet si referencë ndaj monoteistëve që do të dënohen”.16

“Ngjashëm, ndëshkimet e monoteistëve në Xhehenem do të jenë të shkallëve të ndryshme, sipas veprave të tyre. Ndëshkimi i atyre që ishin fajtorë për gjynahe të mëdha nuk do të jetë si i atyre që kanë bërë gjynahe të vogla. Ndëshkimi mund të zvogëlohet për disa, për shkak të veprave të tyre apo për çfarëdo shkaku që Allahu do. Kështu, disa prej tyre mund të vdesin në Zjarr”.

Ibn Rexheb tha:

“Dije se nivelet e ndryshme të ndëshkimit të vuajtur nga banorët e Xhehenemit do të jenë në përputhje me shkallët e veprimeve të tyre për të cilat ata hyjnë në Xhehenem”.

Pastaj ai citon dëshmi për këtë, siç janë fjalët e Ibn Abasit:

“Ndëshkimi i atyre që ishin ekstremistë në kufrin (mosbesimin) e tyre dhe që përhapën çrregullime në tokë duke i thirrur të tjerët në kufr, s’do të jetë si ndëshkimi i atyre që nuk bënë këso gjërash”.

Pastaj Ibn Rexheb thotë:

17

16 et-Tedhkireh, f.409. 17 et-Tekhwif min en-Nar, f.142-143

12 MBUROJA.net

2) Pjekja e lëkurës

Zjarri i të Plotfuqishmit do t’i djegë lëkurat e qafirëve. Lëkura është vendi i ndjesisë, ku ndjehet dhembja e djegies dhe, për këtë arsye, Allahu fuqimadh do ta zëvendësojë lëkurën e djegur me një të re, në mënyrë që të digjet rishtas, dhe kjo do të përsëritet në pambarim:

“Ata që refuzojnë Shenjat tona, Ne do t’i hedhim në Zjarr. Sa herë që lëkurat e tyre të digjen krejtësisht, ne do t’i ndërrojmë ato me lëkura të reja, në mënyrë që ata të shijojnë ndëshkimin. Allahu është i plotfuqishëm, i Urtë”. (4:56)

3) Shkrirja

Një nga llojet e torturave do të jetë derdhja e el-Hemijm mbi kokat e tyre. el-Hemijm është uji skajshmërisht i nxehtë. Për shkak të nxehtësisë ekstreme të tij, ai do t’ua shkrijë të përbrendshmet:

“... Sa u përket atyre që mohojnë, atyre do t’u qepen tesha nga zjarri dhe mbi kokat e tyre do të derdhet ujë i valë, që do t’ua shkrijë atë çfarë gjendet në barqet e tyre si dhe lëkurat”. (22:19-20)

Et-Tirmidhi transmetoi nga Ebu Hurejre se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

“el-Hemijm do të derdhet mbi kokat e tyre dhe do të tretë gjithçka, derisa të mbërrijë anët e tyre dhe krejt të përbrendshmet e tyre të dalin jashtë nga këmbët e tij dhe gjithçka të shkrihet. Pastaj, ai do të përtërihet siç ishte”18

4) Përzhitja e fytyrës

.

18 Et-Tirmidhi tha:”Ky është hadith sahih-gharib-hasan”. (et-Tekhwif min en-Nar, f.145, Xhami el-Usul 10/540)

13 MBUROJA.net

Pjesa më fisnike e njeriut është fytyra. Nga ky shkak, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) na ndaloi që të godasim në fytyrë. Një nga mënyrat me të cilat Allahu i madhëruar do të poshtërojë banorët e Xhehenemit është të tubuarit e tyre në fytyrat e tyre, të verbër, të shurdhër dhe memecë, në Ditën e Ringjalljes:

“... Ne do t’i tubojmë ata përmbys, të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendbanimi i tyre do të jetë Zjarri. Sa herë që ai (zjarri) bie nga intensiteti, Ne do t’ia shtojmë atë”. (17:97)

Pastaj ata do të hidhen me fytyrë në Zjarr:

“Dhe, nëse dikush bën keq, ata do të hidhen me kokë në zjarr. A mos po merrni ndëshkim tjetër pos atij që e merituat me veprat tuaja?” (27:90)

Zjarri do t’i djegë dhe do t’i mbulojë fytyrat e tyre përgjithmonë, pa ndonjë pengesë mes tyre dhe tij (zjarrit):

“Vetëm sikur ta dinin mosbesimtarët (për kohën) kur s’do të jenë në gjendje ta largojnë Zjarrin nga fytyrat e tyre e as nga shpinat e tyre, dhe kur aty s’do t’u ofrohet kurrfarë ndihme”. (21:39)

“Zjarri do t’i djegë fytyrat e tyre dhe ata do të (duket sikur po) zgërdhihen me buzët e tyre të shfytyruara”. (23:104)

“Teshat e tyre do të jenë nga katrani i lëngët, ndërsa fytyrat e tyre do të mbulohen nga Zjarri”. (14:50)

“Atëherë, a është njëjtë ai që do t'i kundërvihet me fytyrë ndëshkimit në Ditën e Gjykimit (si ai që është i ruajtur nga kjo)?” (39:24)

Shih skenën e lemerishme që të bën të rrëqethesh.

“Në ditën kur të kthehen me fytyra në Zjarr, ata do të thonë:”Mjerë ne! Sikur t’i bindeshim Allahut dhe të Dërguarit të Tij”. (33:66)

14 MBUROJA.net

A nuk sheh se ashtu siç mishi dhe peshku rrotullohen kur të piqen, ashtu fytyrat e tyre do të rrotullohen në Zjarrin e Xhehenemit. Kërkojmë shpëtim te Allahu nga ndëshkimi i banorëve të Zjarrit.

5) Tërheqja zvarrë

Një tjetër torturë e dhimbshme që qafirët do të përjetojnë është tërheqja zvarrë në fytyrat e tyre:

“Vërtet, gjynahqarët janë të gabuar. Në ditën kur ata do të tërhiqen zvarrë me fytyra në Zjarr (do t’u thuhet):’Shijoni prekjen e Xhehenemit’” (54:47-48)

Dhimbja e tyre gjatë tërheqjes zvarrë do të shtohet me faktin se ata do të jenë të lidhur me zinxhirë dhe pranga:

“...kur zgjedhat t'u vihen në qafët e tyre dhe zinxhirët, ata do të tërhiqen zvarrë në lëngun e valuar e të qelbur, pastaj do të digjen”. (40:70-72)

Katadeh tha:

“Ata herë do të tërhiqen zvarrë ne Zjarr, herë në el-Hemijm”.19

6) Nxirja e fytyrave

Allahu i patëmeta do t’ua nxijë fytyrat banorëve të Xhehenemit:

“Në ditën kur disa fytyra do të jenë të bardha (vezulluese) dhe disa fytyra do të jenë të zeza (të ngrysura). Atyre me fytyra të zeza do t’u thuhet:’A mohuat pasi që besuat? Shijoni ndëshkimin ngaqë refuzuat besimin”. (3:106)

Kjo është nxirje e madhe, sikur errësira e natës të kishte mbuluar fytyrat e tyre.

19 Ibn Rexheb, et-Tekhwif min en-Nar, f.147)

15 MBUROJA.net

“Por ata që bënë keq, si shpërblim do të kenë të keqen të barabartë (me atë që punuan), dhe fytyrat e tyre do t’i mbulojë poshtërimi. Ata s’do të kenë ndihmës nga Allahu. Fytyrat e tyre do të mbulohen sikur të ishte me copa errësire nate. Ata janë banorët e Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”. (10:27)

7) Zjarri do t’i rrethojë qafirët

Banorët e Xhehenemit janë qafirët gjynahet dhe mosbindja e të cilëve i rrethon ata, duke mos lënë gjë të mirë për ta. Allahu i lartësuar tha në përgjigje ndaj çifutëve të cilët pohuan se Zjarri do t’i prekë vetëm për një kohë të caktuar:

“... Kush bën keq dhe rrethohet nga gjynahet e veta, ata janë banorë të Zjarrit; aty do të banojnë (përgjithmonë)”. (2:81)

Kurrkush s’do të jetë në këso gjendje, përveç një qafiri apo idhujtari. Sidik Hasan Khan thotë:

“Ajo së cilës i referohet këtu si vepra të këqija është një lloj i caktuar i veprimit, arsyet e së cilës duhen të jenë mbizotëruese, pa pasur rrugëdalje apo mënyra për arritjen e mirësisë. Përjetësia në Xhehenem është për qafirët dhe për idhujtarët, kështu që e keqja dhe gjynahu në këtë ajet duhen të interpretohen si kufr dhe shirk. Kështu, argumentet e Mu’tezilive dhe të Havarixhëve dalin të jenë të gabuara nëpërmjet transmetimeve mutewatir, të cilat thonë se gjynahqarët monoteistë përfundimisht do të nxirren nga Xhehenemi”.

Gjynahet dhe veprat e këqija i rrethojnë qafirët sikurse një byzylyk rreth kyçit të dorës, që ndëshkimi t’u përshtatet krimeve të tyre. Prej këtu, Zjarri do t’i rrethojë qafirët nga të gjitha anët, siç edhe thotë Allahu, më i larti:

“Për ta do të ketë shtrat (nga Zjarri) dhe përmbi do të kenë mbulesë (nga Zjarri)”. (7:41)

16 MBUROJA.net

“Shtrati” është ai që vjen ndër ta, kurse “mbulesa” është ajo që vjen mbi ta. Ajo që mendohet me këtë është se Zjarri do t’i rrethojë nga ana e sipërme dhe e poshtme, siç thotë Allahu i madhëruar:

“Në ditën kur ndëshkimi do t’i përfshijë nga ana e sipërme dhe nga poshtë këmbëve të tyre”. (29:55)

“Ata do të kenë mbulesë të Zjarrit përmbi ta dhe mbulesë nën ta”. (39:16)

Disa nga Selefët e interpretuan “shtratin” (el-Mihad) si një dyshek dhe “mbulesën” (el-Ghewaash) si një batanije.20

8) Zjarri do të mbërrijë zemrat e tyre

“Rrethimi” mund të interpretohet në një mënyrë tjetër, e cila është se Xhehenemi do të ketë një mur që do t’i rrethojë qafirët, në mënyrë që ata të mos mund të dalin apo të ikin nga aty, siç thotë Allahu i madhëruar:

“... Vërtet, Ne kemi përgatitur për punëkëqijtë një Zjarr muret e të cilit do t’i rrethojnë ata (si tendë). Nëse lusin për lehtësim, atyre do t’u jepet ujë si tunxh i shkrirë, i cili do t’ua djegë fytyrat. Sa pije e tmerrshme që është! Dhe sa vendqëndrim i mundimshëm që është!” (18:29)

Tashmë shpjeguam se trupat fizikë të banorëve të Xhehenemit do të jenë me përmasa gjigande. Pavarësisht kësaj, Zjarri do të depërtojë trupat e tyre, derisa të mbërrijë thellësitë e fundme:

“Unë do ta hedh atë në Zjarr! E ku e di ti se çka është Zjarri? Ai nuk kursen (asnjë gjynahqar) dhe nuk lë gjë pa djegur, duke ua nxirë dhe djegur lëkurat”. (74:26-29)

20 Tefsir ibn Kethir 3/168.

17 MBUROJA.net

Disa nga Selefët frazën “nuk lë gjë pa djegur” e interpretuan se:”Ai i han eshtrat, mishin dhe trutë, dhe nuk lë gjë pa prekur”21

“Zjarri e han atë, derisa t’ia mbërrijë dhe zemrën. Pastaj trupi i tij do krijohet rishtas. Është transmetuar se, kur Thabit el-Benenij e lexoi këtë ajet, ai tha:’Zjarri do t’i djegë ata, derisa t’i mbërrije zemrat e tyre ndërsa ata janë të gjallë. Kaq e madhe do të jetë vuajtja e tyre!’ Pastaj qau”.

. Allahu fuqimadh thotë:

“Kurrsesi! Ai sigurisht që do të hidhet në atë që të bën copash. E ku e di ti se çka është ai që të bën copash? (Ai është) Zjarri i ndezur i Allahut, që mbërrin deri në zemra”. (104:4-6)

Muhamed ibn Ka’b el-Kurtubi tha:

22

9) Të përbrendshmet e tyre do të derdhen në Zjarr

Buhariu dhe Muslim transmetojnë nga Usame ibn Zejd se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

“Një person do të sillet në Ditën e Ringjalljes dhe do të hidhet në Zjarr. Pastaj të përbrendshmet e tij do të derdhen në Zjarr dhe ai do të detyrohet të ecën përreth tyre si gomari në mulli. Banorët e Xhehenemit do të mblidhen rreth tij dhe do të thonë:’O filan, çka është puna jote? A nuk na urdhëroje për mirë dhe na ndaloje nga e keqja?’ Ai do të thotë:’Unë ju urdhëroja për mirë, por nuk e bëja vetë; dhe ju ndaloja nga e keqja, por e bëja vetë’. Pastaj ai do të vërtitet si gomari në mulli”.23

Një nga njerëzit të përbrendshmet e të cilit do të derdhen në Xhehenem, është Amr ibn Lehej, i cili ishte i pari që ndryshoi

21 Ibn Rexheb, et-Tekhwif min en-Nar, f.146. 22 et-Tekhwif min en-Nar, f.146). 23 el-Buhari dhe Muslim, Mishkat el-Mesabih 2/642, hadithi nr.5139.

18 MBUROJA.net

fenë e arabëve. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e pa atë tek tërhiqte zvarrë të përbrendshmet e tij në Xhehenem. Muslimi transmeton nga Xhabir ibn Abdullah se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha: “Pashë Amr ibn Amir el-Khuze’in tek tërhiqte zvarrë të përbrendshmet e tij, dhe ai ishte i pari që paraqiti es-Sa’iben (një deve e lënë e lirë për hir të idhujve dhe e cila nuk përdorej për ngarkesë)”24

10) Zinxhirët, prangat dhe çekiçët e banorëve të Zjarrit

.

Allahu i madhëruar ka premtuar se për banorët e Xhehenemit do të ketë pranga dhe çekiçë:

"Për mohuesit Ne kemi përgatitur zinxhirë të hekurt, zgjedha dhe një Zjarr flakërues". (76:4)

"Te Ne ka pranga dhe Zjarr, si dhe ushqim që ta zë frymën e një ndëshkim të dhimbshëm". (73: 12-13)

Zgjedhat do të vendosen rreth qafave të tyre:

"... Ne do të vejmë zgjedha në qafët e qafirëve. A do të ndëshkohen për tjetër pos veprat e tyre të këqija". (34:33)

"Kur zgjedhat të vihen rreth qafave të tyre dhe zinxhirët, ata do të tërhiqen zvarrë". (40:71)

Zinxhirët apo prangat janë diçka me të cilën Allahu fuqimadh do t'i ndëshkojë ata:

"Te Ne ka pranga ..." (73:12) Zinxhirët janë një lloj tjetër i ndëshkimit me të cilin punëkëqijtë do të lidhen mu siç lidhen kriminelët në këtë botë. Shih sesi i përshkruan Allahu ata:

24 Mishkat el-Mesabih 2/642)

19 MBUROJA.net

"(Do të thuhet)Kapeni dhe lidheni, dhe digjeni në Zjarrin flakërues; pastaj lidheni me zinxhirë me gjatësi prej shtatëdhjetë parakrahë". (69:30-32)

Allahu i plotfuqishëm u ka premtuar banorëve të Zjarrit shtanga të hekurta me grremç, që janë sikurse çekiçë, me të cilët do të rrihen punëkëqijtë sa herë që orvaten të dalin nga Zjarri dhe do të hidhen edhe më thellë në Xhehenem:

"Dhe për ta ka shtanga të hekurta me grremç. Sa herë që përpiqen të dalin nga aty nga ankthi, do të zmbrapsen dhe do t'u thuhet:'Shijoni djegien!" (22:21-22)

11) Ata do të shoqërohen në Xhehenem nga objektet e tyre të

adhurimit dhe nga shejtanët e tyre Qafirët dhe idhujtarët madhëronin zota të rrejshëm në vend të Allahut të patëmeta. Ata i mbronin ata (idhujt) dhe e jepnin veten dhe pasurinë e tyre në adhurimin ndaj tyre. Në Ditën e Ringjalljes, Allahu do të bëjë që idhujt të cilët i adhuronin në vend të Tijin të hyjnë në Zjarr si mënyrë e poshtërimit të tyre, që ata të dinë se ishin të devijuar dhe adhuronin diçka që s'ka mundësi as t'u bëjë dobi e as dëm:

"Vërtet, ju (qafira) dhe zotat (e rrejshëm) që ju adhuroni veç Allahut s'janë tjetër veçse lëndë djegëse e Xhehenemit. (Pa dyshim që) Ju do të hyni në të! Sikur këta të ishin zota, nuk do të përfundonin aty, por secili do të qëndrojë aty". (21:98-99)

Ibn Rexheb thotë:

"Ngaqë qafirët adhurojnë zotat e tyre në vend të Allahut dhe besojnë se ata do të ndërmjetësojnë për ta te Allahu dhe do t'i afrojnë ata te Allahu, ata do të ndëshkohen me praninë e këtyre zotave në Xhehenem së bashku me ta si një mënyrë poshtërimi, për t'i bërë ata të ndjejnë pikëllim dhe keqardhje. Kjo sepse, kur një ndëshkim të shoqërohet

20 MBUROJA.net

me një gjë që ishte shkak i ndëshkimit, dhimbja dhe pikëllimi bëhen më të forta".25

"Dielli dhe hëna do të sillen në Xhehenem"

Për këtë shkak, dielli dhe hëna do të hidhen në Xhehenem dhe do të jenë lëndë djegëse e tij, për t'i ndëshkuar punëkëqijtë që i adhuronin ata në vend të Allahut, siç thuhet në hadith:

26

"Ato do të vendosen në Xhehenem, sepse qenë adhuruar në vend të Allahut të lartësuar. Kjo s'është ndëshkim për ta (diellin dhe hënën), sepse ato janë gjëra të pajetë, por kjo do të bëhet me qëllim që qafirëve t'u shtohet pikëllimi dhe turpi. Kjo është çfarë është thënë nga disa dijetarë".

. el-Kurtubi tha:

27

12) Pikëllimi, keqardhja dhe lutja e tyre

Nga ky shkak, qafirët dhe shejtanët e tyre do të mblidhen bashkë, me qëllim që t'u bëhet më i rëndë ndëshkimi:

"Nëse dikush tërhiqet nga të përkujtuarit e më të Mëshirshmit (Allahut), Ne i caktojmë atij një shejtan për shoqërues. Dhe vërtet ata (shejtanët) i shmangin nga rruga, por ata mendojnë se janë të udhëzuar. Kur i tilli të Na vjen, thotë (shoqëruesit të vet):'Sikur të ishim larg unë dhe ti si lindja e perëndimi. Sa shoqërues i keq!’ (Atyre u thuhet) Sot s’do t’ju bëjë dobi (pendimi), meqë vepruat keq dhe ju do të ndani ndëshkimin bashkë (me shejtanin shoqëruesin tënd)”. (43:36-39)

Kur qafirët të shohin Xhehenemin, do t'i kapë një pikëllim i madh, por keqardhja s'do t'u bëjë punë atëherë:

25 et-Tekhwif min en-Nar, f.105. 26 el-Bejheki në Shu'eb el-Iman, dhe el-Bezzar, el-Isma'ilij dhe el-Khatabij; shih Silsilet el-Hadith es-Sahiha 1/32). 27 el-Kurtubi, et-Tedhkirah, f.392.

21 MBUROJA.net

"... ata do të shfaqin pendimin, kur të shohin ndëshkimin, por ndaj tyre do të gjykohet me drejtësi dhe kurrfarë e padrejte s'do t'u bëhet". (10:54)

Kur qafirët të shohin shënimet e veprave të tyre dhe të shohin kufrin dhe shirkun e tyre për të cilin do të meritojnë përjetësinë në Xhehenem, do të luten që të harrohen dhe të vdesin:

"Ai që i jepen shënimet prapa shpinës, do të lutet për shkatërrim, dhe do të hyjë në Zjarrin flakërues". (84:10-12)

Ata vazhdimisht do të luten që të harrohen, kur të hidhen në Zjarr dhe ai t’i prekë ata:

"Kur ata të hidhen të lidhur bashkë me zinxhirë në një vend të ngushtë aty, do të luten për shkatërrim! Mos e kërkoni vetëm një herë shkatërrimin, por kërkojeni shumë herë”. (25:13-14)

Klithmat e tyre do të vijnë duke u shtuar dhe do të bëhen më të dëshpëruara, dhe ata do ta lusin Zotin e tyre me shpresë që ai t'i nxjerrë nga Zjarri:

"Aty, ata do të klithin:'Zoti ynë! Na nxirr nga këtu! Ne do të veprojmë punë të mira e jo çfarë bëmë". (35:37)

Atëherë, ata do të kuptojnë gabimin dhe marrëzinë e mosbesimit të tyre:

"Do të thonë:'Sikur të dëgjonim dhe të arsyetonim, nuk do të ishim midis banorëve të Zjarrit flakërues'". (67:10)

"Ata do të thonë:'Zoti ynë! Na bërë dy herë të vdesim dhe dy herë na dhe jetë! Tash po i pranojmë gjynahet tona. A ka rrugëdalje nga kjo?'" (40:11)

Por, lutja e tyre do të refuzohet ashpërsisht dhe ata do të marrin përgjigjen që e meritojnë kafshët:

22 MBUROJA.net

"Ata do të thonë:'Zoti ynë! Na kaploi mjerimi dhe në humbëm rrugën. Zoti ynë! Na nxirr nga këtu! Nëse kthehemi (së keqes), atëherë vërtet do të jemi zullumqarë!' Ai do të thotë:'Shporruni! Dhe mos më flisni!'" (23:106:108)

Premtimi do të realizohet dhe ata do të arrijnë deri aty ku kurrfarë lutje s'do t'u bëjë punë dhe do të mbeten të pashpresë:

"Vetëm sikur t'i shihje punëkëqijtë kur t'i ulin kokat para Zotit të tyre (dhe të thonë):'Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam. Tash na kthe (në dynja) e të bëjmë vepra të mira, se ne përnjëmend po besojmë (tash)'. Po të donim Ne, do ta udhëzonim çdo shpirt, por Fjala ime se do të mbushi Xhehenemin me xhinë e njerëz së bashku do të realizohet. Shijoni, pra (ndëshkimin). Meqë harruat takimin e kësaj Dite, edhe ne do t'ju harrojmë juve. Shijoni ndëshkimin e përjetshëm për punët që bëtë!" (32:12-14)

"Pastaj banorët e Xhehenemit do t’i thërrasin rojtarët e Xhehenemit:'Luteni Zotin tuaj të na e lehtësojë së paku një ditë! Ata do të thonë:'A nuk ju erdhën të Dërguar me Shenja të qarta?' Do të thonë:'Po'. Ata do të përgjigjen:'Atëherë lutuni (sa të doni)! Por, lutja e qafirëve është e kotë". (40:49-50)

Pastaj ata do të kërkojnë ndërmjetësim që Zoti i tyre t'u japë fund atyre:

"Ata do të klithin:'O Malik, (roja e Xhehenemit)!, le të na japë fund Zoti yt!' Ai do të thotë:'Aty do të qëndroni (përgjithmonë)'". (43:77)

Gjithçka që ata kërkojnë do të refuzohet. Nuk do të ketë dalje nga Zjarri, lehtësim të ndëshkimit apo vdekje. E tërë kjo do të jetë ndëshkim i përjetshëm, dhe do t'u thuhet: "... duruat apo nuk duruat, krejt është njëjtë. Ju po ndëshkoheni vetëm për atë çfarë bënit". (52:16)

23 MBUROJA.net

Pas kësaj, ata vajtimi i tyre do të shtohet edhe më shumë dhe ata do të qajnë gjatë:

"Le të qeshin pak, se shumë do të qajnë si shpagim për atë çfarë bënin". (9:82)

Ata do të qajnë, derisa të mos u mbeten lot, pastaj do të qajnë me gjak dhe lotët e tyre do të lënë gjurmë në fytyrat e tyre si kanalet që uji i bën në gur. Në el-Mustedrek të Hakimit, ka një transmetim nga Abdullah ibn Kajs se i Dërguari (salallahu alejhi ue selam) tha:

"Banorët e Xhehenemit do të qajnë aq shumë, saqë, sikur të vendoseshin anijet në lotët e tyre, do të lundronin; dhe ata do të qajnë me gjak në vend të lotëve".

Enes ibn Malik transmetoi se pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) tha:

"Banorët e Xhehenemit do të qajnë dhe do të qajnë derisa të mos u mbetet pikë loti. Pastaj do të qajnë me gjak, derisa t'u bëhen kanalet në fytyrë. Sikur anijet të vendoseshin në të (gjakun), do të lundronin".28

"Në Ditën kur të kthehen përmbys me fytyrë në zjarr, do të thonë:'Mjerë ne!, sikur t'i bindeshim Allahut të Dërguarit!'

Këta punëkëqij humbën shpirtrat dhe familjet e tyre, kur e preferuan kufrin (mosbesimin) ndaj imanit (besimit). Dëgjo vajtimin dhe klithmat, kur ata të ndëshkohen:

28 Shejh Nasirudin el-Albani i transmetoi këto dy hadithe në Silsilet el-Hadithe es-Sahiha (4/245, nr.1679) dhe ia atribuoi hadithin e parë el-Hakimit në el-Mustedrek. El-Hakim tha:

"Ky hadith ka isnadin sahi". Edh-Dhehebi u pajtua me të. Shejh Nasir tha:

"Ai është dashur të shtojë: sipas kritereve të Buharit dhe Muslimit. Të gjithë burrat që transmetuan këtë hadith, janë nga ata prej të cilëve kanë shënuar Buhari dhe Muslim. Ai përmendi se njëri prej tyre, Ebul-Nu'man, llagapi i të cilit ishte ‘Arim, s'ishte i sigurt. Shejh Nasiri citoi hadithin e dytë në mbështetje të të parit dhe ia atribuoi atë Ibn Maxhes dhe Ibn ebi Dunjas. Jezid er-Rekkes, një nga transmetuesit, është da'if, por pjesa tjetër e transmetuesve janë nga ata prej të cilëve transmetuan Buhari dhe Muslim.

24 MBUROJA.net

Dhe thonë:'Zoti ynë!, vërtet ne i dëgjuam të parët tanë dhe ata na çorientuan nga Rruga. Zoti ynë!, jepu atyre ndëshkim të dyfishtë dhe mallkoji ata me një mallkim të madh!'" (33:66-68)

Dëgjo sesi Allahu i lartësuar i përshkroi gjendjet e tyre:

"Sa u përket të mjerëve, ata do të jenë në Zjarr duke psherëtirë thellë e ulët. Aty do të banojnë për sa të jenë qiejt e toka, përveç asaj çka do Allahu ..." (11:106-107)

Ez-Zexhexh tha:

"Psherëtima e thellë (ez-Zefijr) është për shkak të intensitetit të ofshamës dhe kjo do të jetë e skajshme. Qe sugjeruar se ez-Zefijr do të thotë gulçimi i frymës në gjoks, për shkak të frikës së madhe, saqë dhe brinjët do të fryhen. Psherëtima e ulët (esh-Shehijk) është fryma e nxjerrë ngadalë apo frymëmarrja e ngadaltë, e zgjatur. Sido që të jetë, kjo tregon për shkallën e lartë të ankthit dhe mjerimit. Situata e tyre krahasohet me atë zemra e të cilit kaplohet nga nxehtësia dhe shpirti i të cilit është i rrethuar nga ajo. el-Lejth tha:'ez-Zefijr do të thotë se një njeri do të ketë frymëmarrje të thella, për shkak të ankthit të madh, kurse esh-Shekijk i referohet nxjerrjes se frymës'".29

29 Siddik Hasan Khan, Jekedhet uli el-I'tibar, f.72.

Si të shpëtosh nga Xhehenemi Meqë kufri është ai që do ta dënojë personin me Zjarr të përjetshëm, mënyra e shpëtimit nga Zjarri është nëpërmjet imanit dhe veprave të mira. Kështu, muslimanët i luten Zotit të tyre me besim për t'i shpëtuar nga Zjarri:

"Ata që thonë 'Zoti ynë!, ne përnjëmend besuam. Na i fal gjynahet dhe na shpëto nga ndëshkimi i Xhehenemit". (3:16)

25 MBUROJA.net

"... Zoti ynë, nuk e krijove kot tërë këtë. Lavdi të qoftë Ty. Na shpëto nga ndëshkimi me Zjarr. Zoti ynë, atë që e Ti e fut në Zjarr, e ke poshtëruar, dhe punëkëqijtë s'do të kenë ndihmues. Zoti ynë, ne e dëgjuam thirrjen e thirrësit për në besim:'Besoni në Zotin tuaj', dhe besuam. Zoti ynë, na i fal gjynahet dhe na i fshij padrejtësitë tona, dhe na i merr shpirtrat në shoqërinë e të drejtëve (el-Ebrar). Zoti ynë, na jep atë që na premtove nëpërmjet të Dërguarit tënd dhe na shpëto nga turpi i Ditës së Gjykimit, se Ti kurrë s'e thyen premtimin". (3:191:194)

Shumë hadithe flasin hollësisht lidhur me këtë çështje dhe i përshkruajnë veprat që të ruajnë nga Zjarri; për shembull, dashuria ndaj Allahut të patëmeta. Në el-Mustedrek të el-Hakim dhe në el-Musned të Imam Ahmedit ka një transmetim nga Enes ibn Malik, ku thuhet:"I Dërguari i Allahut tha:

'Pasha Allahun, Allahu kurrë nuk do ta hedhë në Zjarr atë që e do".30

'Agjërimi është mburojë nga ndëshkimi i Allahut'".

Agjërimi, po ashtu, është një shkak i shpëtimit nga Zjarri, siç transmetohet në el-Musned dhe el-Bejheki në Shu'eb el-Iman, me zinxhir hasen nga Xhabir ibn Abdullah:'I Dërguari i Allahut tha:

31

"Kushdo që agjëron një ditë në xhihadin në rrugë të Allahut, Allahu do ta largojë fytyrën e tij shtatëdhjetë vjet largësi nga Zjarri".

Nëse agjërimi shoqërohet me kohë të xhihadit kundër armikut, atëherë kjo është një fitore e madhe, siç qe transmetuar nga Ebu Se'id el-Khudri se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

32

30 Sahih, shih Sahih el-Xhami 6/104. 31 Transmetuar nga Ahmed, en-Nesa'i, Ibn Maxheh dhe Ibn Khuzejmeh dhe isnadi i tij është sahih (Sahih el-Xhami 3/264). 32 Ahmed, Buhari, Muslim, et-Tirmidhi dhe en-Nesa'i (Sahih el-Xhami 5/310).

Të tjera mënyra të shpëtimit nga Zjarri janë frika ndaj Allahut dhe xhihadi për hir të Tijin:

26 MBUROJA.net

"Për atë që i tutet qëndrimit para Allahut, do të ketë dy Kopshte (në Xhenet)". (55:46)

et-Tirmidhi dhe en-Nesa'i transmetuan nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

"Kurrkush që qan nga frika ndaj Allahut s'do të hyjë në Xhehenem për aq sa qumështi të kthehet në gji (dmth kurrë). Një person s'do të ketë edhe pluhurin nga luftimi në rrugë të Allahut, edhe tymin e xhehenemit".33

"Dy këmbë që pluhurosen për hir të Allahut, kurrë s'do të takohen në Zjarrin e Xhehenemit".

Buhariu transmeton nga Ebu Ebs se i Dërguari i Allahut tha:

34

"Një qafir dhe ai që e vret atë kurrë s'do të takohen në Zjarrin e Xhehenemit".

Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut tha:

35

"Kurrkush nuk e lut Allahun për Xhenet tri herë veçse Xheneti thotë:'O Allah, pranoje në Xhenet'. Dhe asnjë musliman nuk i kërkon mbrojtje Allahut nga Xhehenemi tri herë veçse Xhehenemi thotë:'O Allah, shpëtoje atë nga unë'".

Ne, po ashtu, mund të mbrohemi nga Zjarri duke kërkuar mbrojtjen e Allahut nga ai:

"Ata që thonë 'O Zot ynë, na largo nga ndëshkimi i Xhehenemit, se vërtet ndëshkimi i tij është pambarim. Sa vendqëndrim i keq që është ai!" (25:64-65)

Ahmed, Ibn Maxheh, Ibn Hibban dhe el-Hakim transmetojnë me isnad sahi nga Enesi se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha:

36

33 Mishkat el-Mesabih 2/356, nr.3228, isnad sahi. 34 Mishkat el-Mesabih 2/349, mr.3794). 35 Mishkat el-Mesabih 2/349, nr.3795. 36 Sahi el-Xhami 5/145, nr.5506.

27 MBUROJA.net

Buhariu dhe Muslim transmetojnë nga Ebu Hurejre se, kur pejgamberi po fliste lidhur me melekët që kërkojnë tubimet e dhikrit, tha:"Allahu i pyet ata, ndonëse e di më së miri:'Nga çka po kërkojnë mbrojtje?' Ata i thonë:'Nga Zjarri'. Ai pyet:'A e kanë parë atë?' Ata thonë:'Jo, pasha Allahun, o Zot, ata nuk e kanë parë'. Ai thotë:'Si do të ishte sikur të shihnin?' Ata thonë:'Ata do të tuteshin edhe më shumë dhe do të ishin më të shqetësuar për t'i ikur atij'. Ai thotë:'Dëshmoni se i kam falur ata'".37

37 Sahih el-Xhami 2/233, nr.2169.


Recommended