PËRMBAJTJA
LOGOJA 3
MARKA 4
OBJEKTIVAT 4
PËRFITUESIT DHE SEKTORËT 4
PROCEDURA PËR MARRJEN E MARKËS 5
KRITERET 6
VLERAT E SHTUARA DHE KONTROLLI MBI ABUZIMET 11
LOGOJA
3
MARKA
Made with Italy është një markë etike në pronësi të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS),
Zyra e Tiranës. Mund t’i jepet produkteve dhe shërbimeve të lindura ose të përsosura në kuadër të projekteve
të financuara ose të bashkëfinancuara në Shqipëri nga Qeveria Italiane.
OBJEKTIVAT
• Të mbështesë rritjen socio-ekonomike të zonave rurale shqiptare. • Të rrisë vlerën e burimeve dhe
karakteristikave tipike të territoreve shqiptare. • T’i japë një stabilitet më të madh proceseve të zhvillimit në
Shqipëri, përmes krijimit të një rrjeti vendor të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm.
PËRFITUESIT DHE SEKTORËT
Mund të bëjnë kërkesë dhe ta marrin markën Made with Italy institucionet, ndërmarrjet individuale, kompanitë
private dhe shoqatat shqiptare që kanë qenë pjesë e projekteve të financuara ose të bashkëfinancuara nga
Qeveria Italiane dhe që u ofrojnë konsumatorëve dhe qytetarëve produkte dhe shërbime me karakteristika të
vërtetuara të të qenit tipik, autentik dhe etik, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga rregullorja e markës.
Sektorët janë: Agro-ushqimor, Hoteleri, Restorante & të ngjashme dhe Shërbime kulturore, mjedisore dhe
turistike.4
PROCEDURA PËR MARRJEN E MARKËS
Subjektet që dëshirojnë të përfitojnë nga përdorimi i markës duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim dhe të përdorin vetëm formularët e aplikimit, të cilët mund të shkarkohen në adresën aicstirana.org/madewithitaly. Kërkesa përbëhet nga një vetëdeklarim, në të cilin aplikuesi deklaron se i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara nga rregullorja e markës. Dorëzimi i kërkesës përfshin automatikisht pranimin e verifikimeve teknike në vend, nga ana e Komisionit të Vlerësimit për dhënien e markës. Komisioni i Vlerësimit përbëhet nga tre anëtarë, të emëruar nga Titullari i Zyrës së Tiranës së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim: një përfaqësues i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, një përfaqësues nga një Organizatë e Shoqërisë Civile (OSHC) ose të një Organi të Sistemit Italian që vepron në territorin nga ku vjen kërkesa për dhënien e markës, një ekspert në këtë fushë.Komisioni i Vlerësimit shqyrton kërkesën, dokumentacionin e prodhuar dhe përmbushjen e kritereve. Vlerësimi i kërkesës për marrjen e markës mund të çojë në pranimin, refuzimin ose shtyrjen e saj për një shqyrtim shtesë të mëtejshëm për të patur elementët e vlerësimit që mungojnë ose elementë të tjerë të nevojshëm. Çdo mospranim i kërkesës për marrjen e markës duhet t’i komunikohet me shkrim aplikuesit dhe të përmbajë arsyet që e kanë përcaktuar atë.Marka është subjekt rivovimi çdo tre vjet, duke filluar nga data e marrjes së saj. Për të marrë rinovimin, duhet ridërguar kërkesa për marrjen e markës dhe të kesh qenë pjesë e nismave që AICS – Zyra e Tiranës dhe OSHC-të në rrjet mes tyre promovojnë me objektivin për të rritur në mënyrë progresive nivelin e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve. Marka Made with Italy nuk është e transferueshme tek palët e treta dhe duhet të zbatohet ekskluzivisht për mallrat dhe/ose shërbimet e përzgjedhura nga Komisioni i Vlerësimit. Përfituesit e saj duhet të respektojnë udhëzimet për përdorimin e materialeve të komunikimit dhe të logotipit Made with Italy.
5
6
KRITERET PËR PRODUKTET TIPIKE
1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më
shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.
2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin
në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.
3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.
4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe
Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës
së fëmijëve.
5. Të përdorë, për përpunimet, produkte me origjinë vendore
6. Të jetë në përputhje me dispozitat e Autoritetit Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në
çështjet e sigurisë ushqimore.
7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit
Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.
7
KRITERET PËR STRUKTURAT PRITËSE
1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më
shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.
2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin
në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.
3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.
4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe
Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës
së fëmijëve.
5. Të përdorë, për shërbimin e mëngjesit, produkte me origjinë vendore dhe në përputhje me
dispozitat e Autoritetit Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në çështjet e sigurisë ushqimore.
6. Të ketë një faqe interneti dhe/ose profile publike në Mediat Sociale kryesore, ku të paraqiten
në mënyrë të qartë, të vërtetë dhe të plotë karakteristikat e strukturës pritëse në lidhje me kapacitetin
akomodues, organizimin e dhomave dhe shërbimeve të ofruara, duke përfshirë shërbimin e
restorantit & të ngjashme.
7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit
Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.
8
KRITERET PËR STRUKTURAT E RESTORANTEVE & TË NGJASHME
1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më
shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.
2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin
në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.
3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.
4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe
Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës
së fëmijëve.
5. Të përdorë, për shërbimin e restorantit & të ngjashme, produkte me origjinë vendore dhe në
përputhje me dispozitat e Autoritetit Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në çështjet e sigurisë
ushqimore.
6. Të ketë një faqe interneti dhe/ose profile publike në Mediat Sociale kryesore, ku të paraqiten
në mënyrë të qartë, të vërtetë dhe të plotë karakteristikat e shërbimit të restorantit & të ngjashme
dhe të produkteve të përdorura.
7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit
Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.
9
KRITERET PËR SHËBIMET TURISTIKE, MJEDISORE DHE KULTURORE
1. Të ketë përfituar nga kontributet ekonomike ose ekspertiza italiane, në kuadër të një ose më
shumë projekteve të financuara ose të bashkë-financuara nga Kooperacioni Italian.
2. Të jetë në përputhje, për sa i përket ushtrimit të veprimtarisë sipërmarrëse, me legjislacionin
në fuqi shqiptar, në fushën e taksave, sigurimeve shoqërore dhe higjienike-shëndetësore.
3. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së, në çështjet e kundër-korrupsionit.
4. Të respektojë kodin e sjelljes së OSBE-së dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe
Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në çështjet që lidhen me shfrytëzimin e punës
së fëmijëve.
5. Të përdorë produkte me origjinë vendore dhe në përputhje me dispozitat e Autoritetit
Kombëtar shqiptar të Ushqimit (AKU), në çështjet e sigurisë ushqimore.
6. Të ketë një faqe interneti dhe/ose profile publike në Mediat Sociale kryesore, ku të paraqiten
në mënyrë të qartë, të vërtetë dhe të plotë karakteristikat e shërbimeve të mundshme të brendshme
dhe të produkteve të përdorura.
7. Të përdorë, për furnizimet e sipërmarrjes/kompanisë së tij/saj, furnitorë që i përkasin rrjetit
Made with Italy, në të njëjtat kushte ekonomike dhe cilësi të produktit/shërbimit të ofruar.
10
1111
ÇFARË PËRFITON AI/AJO QË MERR MARKËN?
• Imazhin e bashkërenduar (koordinuar) të
markës, që do të vendoset në të gjitha materialet
e komunikimit të produkteve dhe shërbimeve të
pranuara.
• Asistencën teknike për qasjen (përfshirjen)
në rrjetet e reja të shpërndarjes për konsum të
produkteve përfituese.
• Asistencën teknike për marrjen e
certifikimit HACCP, siç kërkohet nga ligji shqiptar
për sigurinë ushqimore nr. 9863 datë 28.01.2008,
Kreu V, Neni 26.
• Pjesëmarrjen në fushatat e komunikimit të
prodhuara nga zyra e AICS në Tiranë. Vetëm për
të pasur një shembull: faqe interneti të dedikuar,
banera në revistat online të sektorit, njoftime për
shtyp dhe postera, spote audiovizuale.
KONTROLLI MBI ABUZIME TË MUNDSHME
• Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë
Intelektuale (DPPI) është autoriteti kompetent
për çdo abuzim apo parregullsi në përdorimin
e markës.
• Pas kontrolleve dhe verifikimeve të
produkteve dhe shërbimeve, Agjencia Italiane
e Bashkëpunimit për Zhvillim, Zyra e Tiranës,
mund të revokojë dhënien e markës në çdo
kohë.