REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I MJEKËSISE TIRANË
FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE
PUNIM I DOKTORATËS
Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni
ndërmjet të dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe
citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre
UDHËHEQËS SHKENCOR KANDIDATI
Prof.Dr. Aqif GJOKUTAJ Dr. Shuaip BEQIRI
TIRANË
Shuaip Beqiri
2
FALENDERIME
Në përfundim të një proçesi të tillë, të gjatë dhe interesant, do të doja të falenderoja në mënyrë të
veçantë ekipin e mjekëve dhe infermierëve të qendrës diagnostike IKEDA-Euromedica, për
mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt gjatë periudhës së kryerjes së studimit.
Veçanërisht i rëndësishëm në këtë drejtim ka qenë ndjekja dhe monitorimi i pacientëve së bashku
me mjeken Endokrinologe, Dr. Yllka Themeli, proces ky që rriti saktësinë dhe sigurinë e vlerësimit
klinik dhe endokrinologjik të pacientëve, të diagnozës klinike si dhe të respektimit të protokollit
të ndjekjes së tyre në vazhdimësi.
Gjithashtu, i rëndësishëm ka qenë për mua bashkëpunimi me udhëheqësin tim shkencor, Prof.
Dr.Aqif Gjokutaj, i cili më orientoi, më këshilloi dhe më mbështeti me dashamirësi dhe
profesionalizëm gjatë të gjitha etapave të këtij procesi studimor.
Duke kërkuar ndjesë për kohën e pakët që u kam dedikuar këtë periudhë, falenderoj me dashuri dy
djemtë e mi të shtrenjtë dhe bashkëshorten time të duruar, që më mbështetën për realizimin e këtij
studimi.
Faleminderit të gjithëve!
Me respekt
Shuaip BEQIRI
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
3
“Janë gjërat e vogla që bëjnë ndryshimin…”
Shuaip Beqiri
4
PERMBAJTJA
Faqe
I. HYRJA……………………………………………………………………………... 6
1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR GJENDRËN TIROIDE…………………… 6
2. EMBRIOLOGJIA E GJENDRËS TIROIDE.............................................................. 8
3. ANATOMIA…………………………………………………………………………... 9
3.1. Zhvillimi anatomik………………………………………………………………... 9
3.2. Anatomia normale..……………………………………………………………….. 10
3.3. Anatomia topografike, anomalitë e vendosjes....................................................... 12
3.3.1. Tiroidia ektopike.............................................................................................. 14
3.3.2. Tiroidia linguale............................................................................................... 14
3.3.3. Lobusi piramidal.............................................................................................. 15
3.3.4. Gjëndrat tiroide mediale aberante.................................................................... 15
3.3.5. Ductus thyreoglossus....................................................................................... 15
3.3.6. Indi tiroidien lateral aberant............................................................................ 16
3.3.7. Mungesa e ngjitjes së bazës embrionale mediale dhe laterale........................ 16
3.3.8. Struma mediastinale kongjenitale.................................................................... 17
3.3.9. Agenezia e tiroides.......................................................................................... 17
3.3.10. Hemiagenezia................................................................................................ 17
4. HISTOLOGJIA E GJENDRËS TIROIDE.................................................................... 18
5. FIZIOLOGJIA E GJENDRËS TIROIDE..................................................................... 19
6. EKZAMINIMET E GLANDULES THYROIDE......................................................... 24
6.1. Ekzaminimi objektiv............................................................................................... 24
6.1.1. Inspektimi.......................................................................................................... 24
6.1.2. Palpimi.............................................................................................................. 25
6.2. Ekzaminimi imazherik............................................................................................ 25
6.2.1. Ultrasonografia e glandulës thyroide (echo)................................................... 25
6.2.1. a) Echo Color Doppler................................................................................... 28
6.2.1. b) Anatomia echorafike.................................................................................. 29
6.2.2. CT.................................................................................................................... 30
6.2.3. MRI................................................................................................................... 30
6.2.4. Shintigrafia e glandules thyroide..................................................................... 30
6.3. Fine needle aspiration biopsy (FNAB) e glandulës thyroide, pse duhet bërë......... 32
a)Biopsia me age të hollë nën drejtim ekografik preferohet………………………….. 33
b)Komplikacionet e FNA………………………………………………………………….. 33
c) Si realizohet FNA biopsia?.................................................................................... 34
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
5
d) Kur evitohet kryerja e biopsisë…………………………………………………………. 35
6.4. Testet biokimike të funksionit të tiroides………………………………………… 35
6.4.1. Parimi i testit ELISA (EIA-2385) për matjen e hormoneve tiroidiene............. 36
7 . DISA PATOLOGJI TE GLANDULES THYROIDE................................................. 38
7.1. Thyroiditi Riedels................................................................................................. 38
7.2. Hypotiroidizmi subklinik...................................................................................... 38
7.3. Miksedema ........................................................................................................... 38
7.4. Hipertiroidizmi difuz ose nodular......................................................................... 38
7.5. Hipertiroidizmi subklinik...................................................................................... 39
7.6. Struma euthyroidiene............................................................................................ 39
7.7. Egzaminimi echografik në thyrotoxicosis............................................................. 40
7.8. Sëmundja Graves................................................................................................... 41
7.9. Të dhënat echografike në thyroiditis..................................................................... 42
7.10. Kanceri i tiroides................................................................................................. 44
7.11. Debati në zhdukje për jodin radioaktiv…………………………………………. 46
7.12. Të dhëna që sugjerojnë natyrën tumorale të nodulit të gjendrës tiroide……….. 47
8. NODUSET E GJENDRRËS TIROIDE........................................................................ 50
8.1. Pjesa teorike......................................................................................................... 50
8.2. Noduset e tiroides.................................................................................................. 51
8.3. Noduset e tiroides në ekzaminim echografik........................................................ 52
8.4. Klasifikimi i noduseve në bazë të echogenicitetit.................................................. 53
8.5. Konturet e nodusit................................................................................................. 58
8.6. Echogeniciteti i nodusit......................................................................................... 58
8.7. Prezenca e kalcifikimeve………………………………………………………………... 59
8.8. Zona kufizuese e nodusit………………………………………………………………… 59
8.9. Noduset e thyroides në ekzaminimin shintigrafik................................................... 60
8.10. Noduset e tiroides në ekzaminimin CT dhe në rezonancën magnetike RM.......... 61
8.11. Struma Retrosternale............................................................................................ 62
II. PJESA STUDIMORE.................................................................................................. 63
2.1. Qëllimi i studimit ...................................................................................................... 63
2.2. Materiali dhe metoda................................................................................................. 64
2.3. Rezultatet e studimit................................................................................................. 66
2.4. Konkluzionet e studimit dhe diskutimi i tyre............................................................ 76
III. REKOMANDIMET.................................................................................................. 78
IV. REFERENCAT.........................................................................................................
ANEKS.....................................................................................................................
80
86
Shuaip Beqiri
6
I. HYRJA
1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME PËR GJENDRËN TIROIDE
Gjëndra tiroide bën pjesë në sistemin endokrin të organizmit. Ajo është gjendra e parë e njohur
nga njeriu, që në kohët e lashta. Vendosja anatomike e saj është e tillë, që çrregullimet e madhësisë
dhe funksionit të saj ndikojnë në strukturat që gjenden në afërsi me të, siç është trakea, ezofagu,
nervi laryngeal, vazat carotide. Kështu, struma e tiroides shoqërohet me ndryshimin e formës së
qafës (qafa e bukur) si dhe me probleme të lidhura me frymëmarrjen, gëlltitjen e ushqimit dhe
zërin.
Fig.1. Vendosja e glandulës thyroide
Gjendra tiroide gjendet në qafë, e vendosur poshtë kartilagos tiroidiene. Ajo përbëhet nga dy lobe,
që lidhen nga istmusi, i cili është i vendosur inferioriorisht kërcit krikoid.2,3 Funksioni i saj në
organizëm është i lidhur me metabolizmin e lëndëve, termogjenezën dhe në varësi të këtyre
dukurive, ajo ndikon në mënyrën e funksionimit të aparatit kardio-vaskular, atij respirator, gastro-
intestinal, etj. Gjëndra tiroide kontrollon se sa shpejt trupi përdor energjinë, sintetizon proteinat,
dhe shkallën e ndjeshmërisë së tij ndaj hormoneve të tjera. Ajo merr pjesë në këto proçese duke
prodhuar hormonet e saj, trijodotironinën (T3) dhe tiroksinën, e cila ndonjëherë mund të përmendet
si tetrajodtironina (T4). Këto hormone rregullojnë shkallën e metabolizmit dhe ndikojnë në rritjen
dhe në shkallën e funksionit të shumë sistemeve në trup. T3 dhe T4 sintetizohen nga jodi dhe
tyrozina. Gjendra tiroide prodhon gjithashtu kalcitoninën, e cila luan një rol të rëndësishëm në
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
7
homeostazën e kalciumit. Sinteza e hormoneve nga gjëndra tiroide rregullohet nëpërmjet hormonit
stimulues të saj (TSH), që prodhohet nga adenohipofiza, i cili në vetvete rregullohet nëpërmjet
veprimit të faktorit hipotalamik përgjegjës për të, TRH.4,5 Gjendra tiroide e ka marrë emrin e vet
nga fjala greke "në formë mburoje", për shkak të formës së kërcit tiroidien.
Patologjitë e tiroides janë mjaft të përhapura në botë. Në to përfshihen hipertireoza, hipotireoza,
patologjitë autoimune si Morbus Graves, patologjitë inflamatore si tiroiditi subakut dhe ai kronik.
Fenomeni më i shpeshtë, i dukshëm klinikisht, konsiderohet struma e tiroides, e cila haset
përgjithësisht në vendet me defiçiencë jodike. Ajo mund të jetë thjesht reflektim i funksionimit të
sforcuar të gjendrës nga marrja e pamjaftueshme e jodit nëpërmjet ushqimit, ujit dhe ajrit. Por ajo
mund të jetë edhe shprehje klinike e një funksioni të çrregulluar të gjendrës, e një problemi
autoimun, ose inflamator të saj. Struma mund të jetë e thjeshtë, difuze, por mund të jetë edhe
nodulare ose multinodulare.6
Nodusi i tiroides përfaqëson një formacion të vetëm ose në terren të një strume multinodulare, që
mund të jetë i dukshëm nga jashtë, mund të palpohet, por mund edhe të evidentohet vetëm gjatë
ekzaminimit imazherik të rastësishëm ose për efekt studimi të gjendrës tiroide. Ekzaminimet
imazherike që shërbejnë për këtë qëllim janë ekografia, CT, MRI, PET-Scan dhe shintigrafia e
tiroides.
Rëndësia e këtyre proçedurave imazherike, veçanërisht e ekografisë qëndron pikërisht në rolin e
madh parandalues që luajnë ato në diagnostikimin e hershëm të kancerit të tiroides, por edhe për
diagnostikimin e hershëm të patologjive të tjera të saj. Në këtë mënyrë, fillimi i trajtimit në stade
sa më të hershme, bën që efekti i tyre të jetë më i fortë dhe më i shpejtë, duke përmirësuar në
këtë mënyrë cilësinë e jetës së pacientit. Pikërisht, duke u nisur nga ky këndvështrim, ndërmorëm
këtë studim, me objektivin e vlerësimit të marrëdhënies së ndërsjellë ndërmjet aspektit
ultrasonografik të incidentalomave dhe atij laboratorik, shintigrafik dhe citologjik.7,8
2. EMBRIOLOGJIA E GJENDRËS TIROIDE
Shuaip Beqiri
8
Gjëndra tiroide fillon të zhvillohet në fund të javës së tretë të zhvillimit embrional, me proliferimin
e qelizave endodermale nga fundusi i faringut primitiv. Këto janë qeliza epiteliale me origjinë të
ndryshme embrionale, të specializuara për sintezën e dy llojeve të hormoneve, trijodtironina dhe
tiroksina (T3 dheT4), si dhe kalcitonina. Gjendra tiroide është organ i dyfishtë endokrin. Për herë
të parë tiroidja shihet në javën e katërt të embriogjenezës, në formën e trashjes së epitelit në anën
ventrale të faringut dhe gradualisht fiton pamjen e divertikulumit, i cili gjatë zhvillimit të
mëtejshëm shëndërrohet në një formacion bilobular, i cili arrin deri te pjesa fillestare e trakesë. Në
anën e përparme të qafës mbetet kanali tiroglosal, i cili deri në fund të javës së dhjetë të zhvillimit
fetal atrofizohet. Prej skajit të tij proksimal mbetet një invaginim në bazë të gjuhës (foramen
coecum), ndërsa prej skajit distal formohet lobusi piramidal.
Fig.2. Lokalizimi i shpeshtë i kistave te glandulës thyroide
Nëqoftëse ductus thyreoglossus nuk atrofizohet plotësisht, ai më vonë kthehet në kistave mediale
qe quhen kista te lindur dhe fistulave në qafë. Kur primordiumi medial tiroid në fund të javës së
pestë pozicionohet ne vendin e vet, në qafë formohet një organ me dy lobe laterale të cilët lidhen
me njëri-tjetrin me istmusin. Indi funksional i primordiumit medial përbëhet nga qelizat folikulare
të cilat janë të specializuara për sintezë, depozitim dhe sekretimin e hormoneve tiroidiene. Sinteza
e T3 shihet për herë të parë në fund të javës së dymbëdhjetë të embriogjenezës, ndërsa boshti
hipofizë-tiroide vendoset në javën e tetëmbëdhjetë të embriogjenezës. Primordiumi tiroid lateral
e merr origjinën nga pjesa ventrale e recessusit të katërt kartilagjinoz, të cilin e përbëjnë qelizat
neuroektodermale. Pa marrë parasysh origjinën e tyre neuroektodermale, këto qeliza sintetizojnë
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
9
hormonin polipeptid- kalcitoninë. Këto njihen si qelizat parafolikulare ose qelizat C, dhe përbëjnë
vetëm 1-2% të masës së përgjithshme funksionale të gjendrës tiroide.12
a) b)
Fig.3. Folikuli i glandules thyroide a) pamja në mikroskop e folikulit të glandules si dhe
koloidi b)qelizat parafolikulare te glandules thyroide
3. ANATOMIA
a. Zhvillimi anatomik
b. Anatomia normale
c. Anatomia topografike
3.1. Zhvillimi anatomik
Gjëndra tiroide fillon të zhvillohet në fund të javës së tretë të jetës embrionale, me proliferimin e
qelizave endodermale nga fundusi i faringut primitiv. Shihet në ditën e 17-të të jetës fetale, ne
formë të rrumbullakët prej nga ndodh proliferimi i endodermës në pjesën e faringut fetal, shumë
afër zonës prej së cilës zhvillohet zemra. Rritet në drejtim poshtë përpara trakesë dhe kartilagos
tiroide, duke formuar ductus thyreoglossus, për të arritur deri në vendin ku do të zhvillohet
gjendra tiroide. Në kushte normale ductus thyreoglossus atrofizohet, obliterohet dhe zhduket.
Nëse ai persiston, prej tij gjatë jetës zhvillohet kista dhe ductus thyreoglossus. Prezantimi
ultrasonografik i kistit varion nga anekogjen deri në hiperekogjen, me madhësi më te shpesh
deri në 10 mm. Diagnoza diferenciale bëhet me tumorët beninjë të indeve të buta si: fibromat,
lipomat dhe ndryshimet nodoze të piramidis.16,17,18,19,20
Shuaip Beqiri
10
3.2. Anatomia normale
Glandula tiroide është një organ në formën e fluturës i formuar nga dy lobe perkatesishte lobi
dexter et sinister te cilat lidhen me anë të istmusit. Glandula tiroide pozicionohet në anën e
përparme të qafës, me shtrirje poshtë dhe rreth laringut dhe trakesë, ne raport ne pjesen posteriore
me ezofagun dhe vazat karotide. Ajo fillon në vijën oblike mbi kërcin tiroid (ne prominentia
laryngeal) dhe shtrihet në pjesën proksimale të unazës së VI-të të trakesë (është e vështirë të
përcaktohen kufijtë e sipërm dhe të poshtëm të glandulës thyroide me nivelin vertebral, pasi
glandula lëviz gjatë gëlltitjes).
Fig.4.Topografia anatomike e glandulës thyroide
Gjëndra tiroide është e mbuluar nga kapsula që përbëhet nga dy shtresa interne dhe eksterne.
Shtresa eksterne është e vendosur nga fasha pretrakeale dhe vazhdon deri në nivelin e vazave
karotide. Ndërsa shtresa interne vesh glandulën. Gjendra është e mbuluar me muskujt anteriorë
infrahyoidë dhe anash me muskulin sternocleidomastoid. Posteriorisht gjëndra është e fiksuar në
kërcin krikoid, kërcin trakeal dhe muskujt cricopharyngealë në nivelin e Ligamenti posterior të
Berryt (ngjitja e glandulës thyroide me pjesën e poshtme të trakesë është arsyeja se pse glandula
thyroide lëviz gjatë gëlltitjes) në pjesën anterior të glandulës pozicionohet lobi piramidal ku
lokalizohet nervi laryngeal dhe arteria inferiore tiroidine që kalojnë pranë ligamentit ose
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
11
tuberkulave. Glandulat parathyroide janë të vendosura në pjesën mediale dhe posteriore të dy
lobeve të gjëndës thyroide. Janë gjëndra me dimensione të vogla të clat në egzaminimin rutinë
echografik nuk vizualizohen.
Isthmusi i glandulës tiroide gjendet në forma dhe në madhësi të ndryshme ku mund të shfaqet
edhe si një zgjatim cranial i piramidës (lobi pyramidal ose processus pyramidalis, mbetje e gypit
thyroglossal). Glandula tiroide është gjendërr e madhe endokrine, që peshon 2-3 gramë në të
posalindurit dhe 18-60 gramë në të rriturit, ndërsa në gratë shtatëzanë pasha e saj rritet. Tiroidja
furnizohet me gjak nga arteria tiroide superior e cila e merr origjinën e saj nga arteria carotis
eksterna, dhe arteria tiroidie inferiore, një degë e trungut thyrocervical dhe ndonjëherë nga arteria
tiroide IMA, degë direkte nga arteria subclavia. Gjaku venoz drenohet nëpërmjet venave tiroide
superiore, që derdhen në venën jugulare interne dhe nëpërmjet venave inferiore thyroidea, derdhen
në pleksin thyroid inferior dhe venës brachiocephalice sinister. Drenimi limfatik kalon ne
limfonodulat laterale cervikale te thella dhe limfonodulat pre dhe para thyroidiene. Gjendrra
furnizohet nga mbaresa nervore parasympatike nga nervi laringeal superior dhe nervi laryngeal.
Raporti i gjendes thyoide me trakene dhe vazat e carotide të gjakut na lejon vizualizimin e qartë të
saj.
Fig.5. Raporti topografik i glandulës thyroide me strukturat e tjera rreth saj
3.3. Anatomia topografike, anomalitë e vendosjes
Shuaip Beqiri
12
Edhe pse variantet anatomike dhe anomalitë e zhvillimit të gjendrës tiroide janë të shumta, shumica
prej tyre gjatë jetës mbeten të panjohura, për shkak të mungesës së çfarëdo simptomatologjie, e
cila do të çonte në diagnostikimin e tyre.13,14,15 Rëndësia klinike e varianteve të pozicionit dhe të
formës bëhet aktuale nëse paraqiten ndryshime të caktuara morfologjike dhe funksionale, të cilat
kërkojnë hulumtime dhe terapi. Njohja e variacioneve të mundshme të pozicionit dhe të formës
së gjendrës tiroide, si dhe e zhvillimit të saj është shumë i rëndësishme, para se gjithash për të bërë
interpretimin e drejtë të vendosjes, funksionit, të cilat zgjidhen me anët e ekzaminimeve objektive
dhe imazherike.
Gjendra tiroide fillon të zhvillohet në fund të javës së tretë të jetës embrionale, me proliferimin e
qelizave endodermale nga fundusi i faringut primitiv. Shihet në ditën e 17-të të jetës fetale, si
paraardhëse, në formë të zonës së rrumbullakët të proliferimit të endodermës në pjesën e faringut
fetal, shumë afër zonës prej së cilës zhvillohet zemra. Rritet në drejtim poshtë përpara trakesë dhe
kartilagos tiroide, duke formuar ductus thyreoglossus, për të arritur deri te vendi ku do të
zhvillohet gjendra tiroide. Në kushte normale ductus thyreoglossus atrofizohet, obliterohet dhe
zhduket. Nëse ai persiston, prej tij gjatë jetës zhvillohet kista e ductus thyreoglossus. Prezantimi
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
13
ultrasonografik i kistës varion nga anekogjen deri në hiperekogjen, me madhësi më shpesh deri
në 10mm. Diagnoza diferenciale bëhet me tumorët beninjë të indeve të buta, fibromat, lipomat dhe
ndryshimet nodoze në piramidis. 16,17,18,19,20
Fig.6.Thyroidia linguale
3.3.1. Tiroidja ektopike
Gjendra tiroide konsiderohet ektopike kur ajo gjendet në çfarëdo vendi tjetër në raport me
vendndodhjen normale, ose kur përveç lokalizimit normal të gjendrës tiroide gjenden edhe tiroide
të tjera, kudo ne organizmin e njeriut të cilat mund të japin deri në pengesa respiratore.21 Indi i
gjëndrës tiroide mund të gjendet me vendosje atipike, si:
a) vendosje retrosternale
b) në regjionin paraaortal
c) në perikard
d) në zemër
e) në regjione te tjera.
Në raste të rralla, vatrat e indit normal të gjendrës tiroide janë gjetur dhe në porta hepatis, vesica
fellae, dhe indi thyroidien mund të gjendet edhe në tumorët embrionalë si teratomat. Në këto
raste, indi gjëndror mund të tregojë diferencim të lartë dhe aktivitet sekretor te shprehur, si ne
rastin e strumes ovariane . Gjendrat e vërteta ektopike janë mediale dhe ndahen në dy grupe, ne
grupin e sipërm dhe të poshtëm. Në gjendrat mediale aberante të grupit të sipërm bën pjesë tiroidia
linguale. 22,23
3.3.2. Tiroidia linguale
Shuaip Beqiri
14
Paraqet pozitën ektopike të gjendrës tiroide në bazën e gjuhës, vjen si pasojë e mungesës së
migracionit të primordiumit tiroidal gjatë embriogjenezës, kështu që indi tiroidal mbetet në vendin
e mëparshëm të fillimit. Kjo anomali është e rrallë dhe regjistrohet përafërsisht një në 100 000
raste. Takohet më shpesh te gratë se te burrat. Tiroidia linguale mund t’i plotësojë nevojat në
hormonet tiroidiene në shumicën e pacientëve, por jo rrallë ekziston edhe hipotireoza, e cila
zakonisht shfaqet gjatë pubertetit, për shkak të rritjes së nevojave të organizmit për hormone
tiroidiene.
Fig.7. Thyroidia linguale
3.3.3. Lobusi piramidal
Tek disa persona, indi i tiroides formon lobin piramidal, i cili paraqitet si një e dale (të ngriture)
në formën e unazës, niset nga tehu i sipërm i pjesës laterale të istmusit (zakonisht majtas). Ai
përfaqëson mbetje të indit gjëndror, i cili është zhvilluar nga pjesa e poshtme e kanalit tireoglosal
dhe mund të pësojë variacione. Shpesh ai konstatohet qe ne femijeri me rritje difuze të gjendrës
tiroide, ku ky lob bëhet hiperplazik ose nodoz. 24,25
3.3.4. Gjëndrat tiroide mediale aberante
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
15
Ishujt e indit tiroidal mund të gjenden dhe jashtë drejtimit të migracionit, edhe në disa organe me
të cilat tiroidia nuk është në kontakt gjatë embriogjenezës, si: në regjionin pretrakeal,
mediastinum, madje deri në perikard.
3.3.5. Ductus thyreoglossus
Nëse pas migrimit të primordiumit tiroidal në anën e përparme të qafës mungon atrofizimi i ductus
thyreoglossus, i cili gjatë javëve të para të embriogjenezës e lidh primordiumin tiroidal medial me
vendin e tij fillestar, nga mbetjet e tij më vonë mund të formohen kistat mediale ose fistulat dhe
sinuset.
Fig.8.Tiroide ektopike intrakardiake
3.3.6. Indi tiroidien lateral aberant
Paraqet ishuj të indit thyroidien me pamje folikulare ,vendosje laterale ne vena profunda
jugularis.Ai formohet me ndarjen e fragmenteve të bazës primare tiroidale. Prezenca e indit aberant
në trekëndshin lateral të qafës rrit dyshimin për metastaza të karcinomës papilare të tiroides, kështu
që herët këto ndryshime janë interpretuar si shenjë e malinjitetit. Kjo është gjithashtu pasojë e
proçesit të ndarjes gjatë embriogjenezës.
Shuaip Beqiri
16
3.3.7. Mungesa e ngjitjes së bazës embrionale mediale dhe laterale
Ndodh kryesisht kur gjëndra tiroide nuk gjendet në pozicionin e vet normal në qafë. Në këto raste
mungojnë qelizat parafolikulare në tiroide. Prej bazës tiroidiene laterale (aparatit parafolikular)
formohen formacionet të izoluara kistike në hapësirën paratrakeale. 26,27 Ndonjëherë nga këto
mbetje embrionale zhvillohen karcinomat medulare të gjëndrës tiroide.
3.3.8. Struma mediastinale kongjenitale
Nëse gjatë embriogjenezës gjëndra tiroide vendoset nën nivelin e unazës së gjashtë trakeale, kjo
njihet si vendosje e ulët cervikale, respektivisht pozicionim mediastinal. 28,29,30 Kjo anomali është
e rrallë (< 5% të strumave mediastinale) ndërsa pasoja është tërheqja e primordiumit tiroidal në
kafazin e kraharorit, me elementet embrionale të zemrës dhe enëve të mëdha të gjakut.
3.3.9. Agenezia e tiroides
Agenezia e thyroides është anomalia kongjenitale më e rëndë dhe shpesh shkak i kretinizmit
kongjenital. Për fat, paraqitet shumë rrallë. Forma e butë e saj është hipogenezia e gjëndrës tiroide.
31,32 Shenjat klinike të hipotiroidizmit ndonjëherë mund të shfaqen dhe më vonë, ne moshën e
pubertetit.
3.3.10. Hemiagenezia
Hemiagenezia përkufizohet si mungesë e zhvillimit të njërit lobus të gjendrës tiroide, ndërsa tjetri
eshte me vendosje normale i lokalizuar në qafë. 33 Rëndësia klinike e hemiagenezisë qëndron në
atë që njëri lobus tiroidal mund të hipertrofizohet dhe ne ezaminimin objektiv paraqitete si nodus
tiroidal. Për diagnozën diferenciale ndihmojnë të dhënat imazherike si ultrasonorafia dhe
shintigrafike.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
17
Fig.9. Agenezia e thyroides Fig.10. Hemiagnezia e thyroides
4. HISTOLOGJIA E GJENDRËS TIROIDE
Tiroidja është një gjendër endokrine, që rrethohet nga jashtë prej një kapsule fijore që realizon
lidhjen e gjëndrës me laringun dhe trakenë. Kjo mbështillet gjithashtu nga një kapsul tjetër e
brëndshme e përbërë nga ind lidhor. Prej saj dalin septe të holla për në brëndësi të gjëndrës, që e
ndajnë atë në lobule, në përbërje të të cilave vendosen folikulat e tiroides. Nëpër këto septe kalojnë
enët e gjakut, të limfës dhe nervat. Tiroidia është një gjëndër e përbërë nga njësi strukturore dhe
funksionale me madhësi të ndryshme, të quajtura folikula. 34,35 Forma e këtyre është e çrregullt,
por zakonisht sferike. Folikuli vishet nga një shtresë qelizash epiteliale kubike (qelizat folikulare).
Nga jashtë folikulat rrethohen nga ind lidhor i pasur me enë gjaku. Ndërsa nga brënda hapësira e
folikulave mbushet me një material homogjen të quajtur koloid.
Shuaip Beqiri
18
a) b)
Fig.11. Folikuli i glandules thyroide a) pamja në mikroskop e folikulit të glandulës si dhe
koloidi b)qelizat parafolikulare të glandulës thyroide
Në varësi të gjendjes funksionale të folikulit, qelizat që ndërtojnë murin e tyre mund të jenë të
sheshta ne rastin e hipofunksionit, kubike në normofunksion ose prizmatike kur folikuli është i
nxitur nga TSH. Në të tilla raste, në qelizat folikulare mund të vërehen mitoza, ndërsa sasia e
koloidit të grumbulluar pakësohet dhe enzima e stromës shtohet. Këto janë qelizat parafolikulare,
të cilat kanë citoplazmë të bollshme e të pangjyrosur,ne ezaminimin mikroskopik ndaj dhe janë
emërtuar qeliza “C”. 36 Qelizat parafolikulare ”C” të tiroides sekretojnë hormonin kalcitoninë dhe
peptidazën, që lidhet me genin e kalcitoninës.
5. FIZIOLOGJIA E GJENDRËS TIROIDE
Gjendra tiroide është gjendra më e madhe endokrine e trupit. Furnizimi i saj i bollshëm me gjak e
bën të vështirë ndërhyrjen kirurgjikale në këtë rajon. Në brendësi, gjëndra tiroide përbëhet nga disa
njësi strukturore që quhen folikuj. Muret e secilit folikul formohen nga qeliza epiteliale kubike
ose të sheshta, që quhen qeliza folikulare. Këto qeliza prodhojnë glikoproteinën tiroglobulinë.
Lumeni i folikujve depoziton koloidin, i cili është një material xhelatinoze që përbëhet nga
molekulat e tireoglobulinës dhe atomet e bashkanjitura të jodit. Hormonet e tiroides formohen nga
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
19
tiroglobulina e joduar. Qelizat parafolikulare janë një tip tjeter qelizash te gjëndrës tiroide. Këto
qeliza prodhojnë kalcitoninë. 37,38 Kalcitonina është një hormon krejt i ndryshëm nga hormoni i
tiroides. Hormonet e tiroides, që shpesh referohen si hormonet kryesore metabolike të trupit,
përfaqësohen nga dy hormone aktive të jodizuara, që janë tiroksina (T4) dhe trijodtironina(T3).
Hormoni kryesor që sekretohet prej folikujve të tiroides është tiroxina. Hormonet e tiroides thuajse
ndikojnë në çdo qelizë të trupit, por nuk ndikojnë në trurin e të rriturit, në shpretkë, në testikuj, në
uterus dhe në vetë gjëndrën tiroide. Hormonet e tiroides e rritin shpejtësinë e metabolizmit bazal
dhe prodhimin e nxehtësisë nga trupi. Ato stimulojnë gjithashtu rritjen e numrit të receptorëve
adrenergjikë në enët e gjakut, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në ruajtjen e tensionit të
gjakut. Hormonet e tiroides janë rregullatorë të rëndësishëm të rritjes dhe të zhvillimit të indeve,
veçanërisht për zhvillimin dhe maturimin e sistemit muskulor, sistemit nervor dhe sistemit
riprodhues.
Tiroidia dhe sistemi TSH - hipofizar tek fetusi i njeriut fillon të funksionojë nga java e
njëmbëdhjetë. Para kësaj kohe, tiroidia fetale nuk fikson jod radioaktiv. Para javës së
njëmbëdhjetë, fetusi i siguron hormonet T3 dhe T4 nga nëna nëpërmjet qarkullimit placentar të
gjakut. Nëpërmjet këtij qarkullimi plotësohen të gjitha kërkesat e fetusit, e në radhë të parë, kërkesa
për zhvillimin e hershëm të sistemit nervor, që ka varësi parësorë nga hormonet e tiroidës. 39,40
Nga java e njëmbëdhjetë e jetës intrauterine, fillon dhe zhvillohet sistemi portal hipofizar. Në këtë
kohë, tiroidia fetale fillon të kap jodin që vjen nëpërmjet qarkullimit placentar të nënës. Prodhimi
i hormoneve të tiroides nga vetë tiroidia e fetusit fillon nga java e tetëmbëdhjetë deri në atë të
njëzetën. TSH që prodhohet nga hipofiza e fetusit rritet shpejt nga java e njëzetekatërt në të
njëzetetetën, ndërsa hormoni T4 i prodhuar nga tiroidia e fetusit, arrin maksimumin në javën e
dyzet deri në javën e dyzetë e pesë, ndërsa nivelet e hormonit T3 mbeten të ulura gjatë gjithë
periudhës së barrës. Në lindje ndodhë një rritje e theksuar e hormonit TSH,T4 dhe T3, dhe rënie e
nivelit të hormonit reverse T3. Këta tregues kthehen në normë pas një viti.
Shuaip Beqiri
20
Hormonet e tiroides shkaktojnë rritjen e debitit kardiak dhe të rrahjeve të zemrës që vihen re në
hipertiroidizëm, si dhe në veprimet e kundërta respektive në hipotiroidizëm. T3 dhe T4 nxisin
receptorët beta-adrenergjikë të muskulit të zemrës, të muskujve të skeletit, indit dhjamor dhe të
limfociteteve. Hormonet e tiroides mbajnë në normë rrjedhën hipoksike dhe hiperkapnike në
qendrën respiratore. Për këtë arsye, në hipotiroidizmin e formës së rëndë shfaqet hipoventilimi
që, në disa raste, kërkon respiracionin artificial të asistuar. 41 Hipertiroidizmi shfaqet me diarre,
ndërsa në hipotiroidizëm, si pasojë e pakësimit të hormoneve të tiroidës, lëvizshmëria e zorrës
është e ngadalësuar dhe shprehet me konstipacion. Këto çrregullime intestinale mund të çojnë në
rënien në peshë të të sëmurëve me hipertiroidizëm, dhe në shtimin në peshë dhe osteoporozën
kockore të atyre me hipotiroidizëm.
Fig.12. Aksi Hypotalamo-Pituitar-Tiroid
Kështu, hipertiroidizmi, me kalimin e kohës mund të çojë në osteoporozë të theksuar, dhe në rastet
e rënda , në hiperkalcemi të moderuar, hiperkalciuri, dhe jashtëqitje të shtuar urinare të
hidroksiprolinës, që është e rëndësishme për zhvillimin normal të sistemit nervor qendror.42,43,44
Mangësia e këtyre hormoneve çon në prapambetjen mendore, që vihet re në hipotiroidizmin e
moshave fëminore. Tek të sëmurët me hipertiroidizëm në moshën e rritur bie në sy hiperaktiviteti
i tyre, ndërsa tek ata me hipotiroidizëm, plogështi. Hormonet e tiroides shkaktojnë hiperglicemi,
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
21
kanë veprime kontrainsulinare. Tek hipertiroidizmi, në rreth 50% të të sëmurëve mund të
konstatohet hiperglicemi, dhe në rreth 20% të tyre mund të shfaqet diabeti i sheqerit.
Folikuli është njësia e saj morfologjike dhe strukturore,me një strukturë unazore te përbërë nga
tirocitet që prodhojnë hormonin e inaktivizuar (thyroglobulinën).Glandula thyroide është
përgjegjëse për prodhimin gjithashtu edhe të hormoneve si T4 (thyoksina),T3 (trijod thyroninë të
cilat janë hormone aktive që futen menjëherë në qarkullimin e gjakut falë strukturës së
vaskulaizuar të glandulës thyroide.
T4 (tetrajodtironina) pëcakton sasin e tiroksinës në gjak. Ai podhohet vetëm nga gjëndra thyroide
(përbën 80% të hormoneve të glandulës thyroide ) dhe qarkullon i lidhur me thyroid binding
globulin, albuminën, prealbuminën dhe tyroksinë binding. Shumë medikamente, si
antikonvulsantët, preparatet kardiake, kontraceptivët dhe aspirina ndikojnë shumë në nivelin e T4
në gjak. Matja e nivelit të T4 qarkulluese në gjak është një test laboratorik që ndikon në
diagnostikimin dhe vlerësimin e funksionit të glandulës thyroide.
T3 (tijodtironina) ndryshe nga T4 prodhohet në dy forma, në një masë të vogël që sekretohet
drejtpërdrejtënga glandula thyroide dhe nga monodejodimi periferik i T4. T3 paraqitet si forma
aktive hormonale metabolike. Ka disa situata ku niveli i T3 në organizëm alterohet, si në situatat
e stresit, gjatë marrjes së medikamenteve të ndryshme (si propranololi dhe glukokortikoidet) si
dhe nën ndikimin e sëmundjeve të tjera ku funksioni i glandulës ulet për tiu përshtatur ndryshimeve
të shkaktuar nga shkaku primar.
rT3 është një thetër hormon jo aktiv që prodhohet vetëm nga monodejodimi i T4 në periferi. rT3
gjendet në raport të zhdrejtë me T4, ku cdo situatë që sjell rritje të T4 con të zvogëlim të rT3.
Shuaip Beqiri
22
Fig. 13. Struktura molekulare e T4, T3 dhe rT3
TBG
TBG është një proteinë e cila gjendet në gjak e lidhur me hormonet T3 dhe T4 .Nëse kemi
ndryshime të nivelit të TBG atëherë kemi dhe ndryshime në nivelin e T3 dhe T4 por kjo jo në
ndikimin e tyre funksional (pasi shpesh bëhet edhe burim për një diagnostikim të gabuar me hypo
apo hipertiroidizëm). Alteracionet e TBG vijnë shesh si sëmundje të trashëguara.
Nivele të rritura të TBG kanë disa shkaqe ndër të cilët përmendim: sëmundjet jothyroidiene,
shtatzania, mola hidiatoforme, medikamentet si estrogjenët, heroina, tumoret që ndikojnë mbi
estrogenin, limfosarkoma, etj. Nivelet e ulura të TBG mund të kënë disa shkaktarë, ndër të cilët
përmendim: morbus Cushing, Akromegalia, nefrozat, cirroza, medikamentet si androgjenët,
steroidet anabolike, androgjenët kortizonikë.
TSH
Eshtë një glukoproteinë (hormoni stimulus i tiroides) që prodhohet në gjendrën pituitare anteriore
.TRH është nje tripeptid i cili prodhohet ne hipotalamus dhe qe nxit prodhimin e TSH duke ndikuar
drejtpërdrejt në gjendrën pituitare. Në varësi edhe të klinikës që paraqet pacienti, i dozimi
përkatësisht i hormoneve T3,T4 është vendimtar në vendosjen e një diagnose klinike. Vlerat e
ulura të T3 tregojnë për një hypotireozë, ashtu si vlerat e larta të T4 flasin për një dozim jo korrekt
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
23
të medikamentit (L-thyroksinë ). Por gjithmonë duhet dhënë një vlerësim në bazë edhe të vlerës së
TSH .
Hormonet T3 dhe T4 kanë disa funksione: rrisin metabolizmin qelizor, rrisin sensitivitetin për
receptorët beta adarenergjikë, stimulojnë rritjen qelizore në periudhat e rritjes natyrore, rrisin
produksionin termik.
Fig.14. Struktura molekulare e TSH
6. EKZAMINIMET E GLANDULËS THYROIDE
Në ekzaminimet e glandulës thyroide përfshihen:
6.1. Ekzaminimi objektiv
6.2. Ekzaminimi imazherik
6.3. Ekzaminimi laboratorik
6.1. Ekzaminimi objektiv
6.1.1.Inspektimi
Të dy lobet e gjendrës duhet të krahasohen për madhësinë dhe konsistencën duke përdorur
inspektimin vizual. Në pacientet që ndryshojnë dimensionet e glandulës thyroide, qafa bëhet më e
rrumbullakosur dhe në termin e perditshem njihet si “qafa e bukur“. Për të vlerësuar lëvizshmërine
e glandulës thyroide i kërkojmë pacientit të gëlltitet për të kontrolluar në disa raste mjeku i kërkon
pacientit të pijë ujë për të vlerësuar mobilitetin e glandulës. Në një gjendje të shëndetshme gjëndra
është e lëvizshme. Kur gëlltitet pacienti glandula lëviz superiorishte si dhe i gjithë laringu.
Shuaip Beqiri
24
6.1.2.Palpimi
Në një pacient të shëndetshëm, gjëndra nuk është e dukshme dhe mund të palpohet si një masë e
butë. Palpimi i gjendrës thyroide behet me pacientin në dy pozicione:
a) Ndenjur,
b) Shtrirë në decubitus dorsalis me qafën në hiperekstendim.
Ekzaminimi i gjëndrës tiroide fillon sapo lokalizohet kërci tiroid dhe duke kaluar gishtat nga lart-
poshtë. Pastaj, vendosim një dorë në secilën anë të trakesë dhe butësisht palpojmë indin tiroidien
në anën contralateral të qafës për të dyja lobet, ndërsa në anën tjetër dora palpon shtrirjen e
glandulës; pozicionimi i pacientit me qafë të hiperekstenduar në të kundërt të lobit që po palpojme.
Me anë të palpimit përcaktohen kufijtë (dimensionet), konsistenca dhe homogjeniteti.
6.2. Ekzaminimet imazherike
6.2.1. Ultrasonografia e glandulesa thyroide (echo)
Falë lokalizimit të saj sipërfaqësor, glandula thyroide paraqet lehtësi si në ekzaminimin vizual po
ashtu edhe në palpim, por nëpërmjet echografisë ne përftojmë një pamje më të mirëfilltë të asaj që
anatomikisht ne palpojmë. Echografia e tiroides është një egzaminim shumë i vlefshëm në
përfitimin e një imazhi vizual të tiroides. Për këtë arsye, ajo merr përparësi në diagnostikimin e
sëmundjeve të tiroides në krahasim me ekzaminimet e tjera imazherike. Ekzaminimi echografik i
glandulës thyroide kryhet me pacientin shtrirë në decubitus dorsalis me kokën në hiperekstesion.
Avantazhet e ekzaminimit echografik me ekzaminimet e tjera imazherike janë:
▪ është një ekzaminim i shpejtë
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
25
▪ është një ekzaminim me kosto të ulët
▪ nuk është ekzaminim invaziv
▪ nuk është i dëmshëm për pacientit, mund të kryhet gjithmonë
▪ nuk është i dëmshëm për të gjitha grupmoshat dhe në vecanti tek fëmijët dhe gratë
shtatëzanë
▪ bën vizualzimin e saktë të indit thyroidine dhe të strukturave përreth për vetë
karakteristikat që ka ky ind
▪ dimensione e vogla të glandulës na lejojnë të marrim një imazh të plotë echografik
të saj dhe të gjykojme për madhësi
▪ lokalizimi i saj sipërfaqësor na lejon të marrim një imazh të plotë me sondën lineare
dhe për të gjykuar për strukturën
▪ nëpërmjet saj bëjmë lokalizim dhe marrim material bioptik për ekzaminim duke
kontrolluar qe punksioni të jetë sa më i saktë dhe sa më pak traumatike për pacientin.
Glandula thyroide vizualizohet nëpërmjetë sondës lineare 7.5 dhe 10 MHz. Pacienti pozicionohet
me supin dhe qafën të hiperekstenduar. Në prerjen transversale vlerësohet simetria e lobeve dhe
raporti me strukturat e tjera anatomike. Ekografikisht parenkima e thyroides ka një strukturë më
hiperechogene se strukturat e tjera të cilat e rrethojnë, ajo është e pajisur po ashtu me një kapsul të
hollë e cila është hiperechogene. Në trake ajri që kalon lejon vizualizimin vetëm të pjesës anteriore
të kartilagos. Strukturat e tjera vaskulare janë anekogene (duke përjashtuar vetëm rastet kur kemi
një trombozë të tyre. Gjatë ekzaminimit me ultrasound të glandulës thyroide evidentohen disa zona
anechogene, që shpesh janë vazat që vaskularizojnë atë, për t‘i diferencuar ato nga kistet e
glandulës përdorim Echo color Doppler. Dimensionet dhe morfologjia e glandulës thyroide
ndryshojnë në varësi të moshës, konstruktit të trupit, si dhe gjendja fiziolojike (tek femrat) e
pacientit. Në individët shtatëlartë kemi përmasa të rritura të dimensionit longitudinal. Tek individët
shtatshkurtër kemi rritje të dimensionit antero-posterior. Glandula thyroide ka një dimension
longitudinal variabël nga 4 deri në 6 cm në individët normalë dhe dimension transversal nga 1.3
deri në 2 cm. Kur diametri transversal është më i madh se 2 cm glandula thyroide konsiderohet e
zmadhuar. Gjatë matjeve ndodh shpesh të hasim me një asimetri të lëhtë midis lobeve, ku lobi
dexter ka dimensione më të mëdha se lobi sinister .Ne vleresimin echorafik dimensione transversal
Shuaip Beqiri
26
ka perparesi ndaj dimensionit longitudinal dhe kur ky ndryshon ne pjesen me te madhe te rasteve
kemi te bejme me patologji te glandules thyroide.
Për vlerësimin e volumit të glandulës thyroide përdoret formula elipsoide me korrektim Brunn ku
:
V= gjatësi x trashësi x gjërësi x 0.479
0.479 –eshte koeficenti i korrektimit
Shuma e dy volumeve si dhe istmusit që zë 5% të volumit të thyroides, jep volumin e përgjithshëm.
Nga studimet echografike është vënë re se volumi i glandulës thyroide rritet pas moshës 8 vjeç në
varësi të seksit dhe gjatësisë. Pas moshës 8 vjec volumi rritet në varësi dhe të zhvillimit të
pubertetit, ku një volum konsiderohet normal në vlerat 10.7 deri në 11.5 cm3 pesha e saj varion
nga 2-3 gr te të porsalindurit, në 18-60 gr në të rriturit, por kjo peshë mund të jetë më e madhe te
gratë shtatzëna.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
27
Fig.15/16.Rast i një femije 5 vjeçar që në ekzaminimin echografik rezulton me noduse
izoechogen heterogjene përkatësisht në të dy lobet e thyroides
6.2.1. a) Echo Color Doppler
Echo color dopler është një teknikë echografike ku përdoren sonda me frekuencë 4.5 deri në 7
MHz. Me anë të këtij ekzaminimi bëjmë vlerësimin e vaskularizimit të glandules thyroide, si dhe
masim shpejtësinë dhe frekuencen e qarkullimit (përdoren sondat me frekuencë 3.5 deri në 6
MHz). Në ekzaminim echografik arteriet e thyroides nuk vizualziohen në të gjitha rastet. Arteria
thyroide superior dhe inferior kanë një diametër 1 deri në 2 mm. Zmadhimi i diametrit të tyre në
një lob apo në të dy lobet e thyroides takohet në rastet me hiperfunksion nga hiperplazia e thyroides
si dhe ne rastet e adenomes toksike. Procesi teknologjik me futjen e Color dhe Poëer –Doppler si
dhe sentitiviteti më i lartë i aparaturave të kohës për matjen e qarkullimit të ngadaltë në vaza të
vogla, jep mundësinë e shtrirjes së kësaj metode për studimin e parenkimes së gjendres thyroide.
Për Color-Doppler përdoren sondat me frekuencën 4.5-7 MHz dhe për shpejtësinë e qarkullimit
përdoren sondat 3.5 – MHz. Në rastet me hiperfunksion të thyroides në ekzaminim me Doppler të
arteries thyroidea inferior shpejtesia sistolike rezulton më e ulur se 50 m/sek.
Shuaip Beqiri
28
6.2.1.b) Anatomia echografike
Të dy lobet e thyroides bashkohen nga istmusi. Parenkima e thyroides është hiperechogene dhe ka
echogenicitet më të rritur se struktuart muskulare dhe vazale të cilat e rrethojnë. Kufijtë e sipërm
dhe të poshtëm të thyroides rrethohen nga një kapsul e hollë hiperechogene. Ajri në trake nuk lejon
transmetimin e ultratingujve dhe është kjo arsyeja pse në imazhin echografik dallohet vetem
porcioni anterior i unazave kartilagjinoze. Arteriet carotide (ACC) si dhe vazat e tjera kanë
strukturë anechogene me përjashtim të rasteve kur janë të trombozuara ose të kalcifikuara që duken
si imazhe hiperechogene lineare. Vena jugulare zakonisht është e kolabuar dhe distendohet me
manovren e Valsalves. Ezofagu lokalizohet posteriorisht pjesës mediale të lobit të majtë të
thyroides dhe evidentohet qartë në ekzaminim echografik sidomos në rastet kur ky është i
distenduar. Limfonodulat evidentohen vetëm në ato raste kur kanë dimensione të rritura. Po ashtu
edhe gjendrat parathyroide të cilat janë gjendra me dimensione të vogla që zakonisht në numër
janë katër, por nuk përjashtohen rastet që të takohen tre deri në gjashtë. Çdo gjendër parathyroide
peshon normalisht 30-40 mg, por mund të jenë më të mëdha kur është prezent edhe indi dhjamor.
Zakonisht ato vendosen në sipërfaqen laterale ose posteriore të pjesës ss poshtme të gjendrës
thyroide disa cm më në brendësi të polit të poshtem thyroid. Në rastet kur në ekzaminimin
echografik gjejmë nefrokalcinoz bilaterale apo prezencen e kalkula multiple në rënie
rekomandohet të kryhet ekzaminimi i gjendrave parathyroide. Për shkak të dimensione të tyre të
vogla, të qarkullimit fin të gjakut si dhe të raporteve me gjendren thyroide, keto gjendra rrezikojnë
të hiqen aksidentalisht, të trasumatizohen dhe të devaskularizohen gjatë thyroidektomise.
6.2.2 CT
Të dhënat që sigurohen nga shintigrafia si dhe echografia si dhe nga përdorimi në shumicen e
rasteve i FNA çojnë drejt një diagnoze të sigurt në patologjite e glandulës thyroide. CT është një
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
29
ekzaminim me shumë vlera per sëmundjet e organeve të tjera por në sëmundjet e thyroides
përdorimi i tij është i kufizuar. CT përdoret në ekzaminim e patologjive të thyroides në rastet e
kërkimit dhe vizualizimit të thyroides me vendosje ektopike si dhe në patologjitë e thyroides me
shtrirje retrosternale ku ekzaminimi echografik nuk na jep të dhëna për vetë faktin e raporteve të
ngushta me sternumin CT në patologjitë retrosternale të thyroides na jep të dhena për formën,
madhësinë dhe shtrirjen e glandulës thyroide në mediastin. Gjithashtu CT ka një rol dhe në
zbulimin dhe evidentimin e metastazave të kancerit të thyroides. Avancimi i teknologjisë ka bërë
që në drejtimin e CT të merret biopsy edhe në patologjitë retrosternale të glandules thyroide.
Kostoja e lartë si dhe rreziku i rrezatimit nuk e bën CT një ekzaminim te perzgjedhur përballë
egzaminimit echografik, por ka një përdorim të kufizuar vetëm në rastet e përmendura më lart.
6.2.3. MRI
Përdorimi i MRI në patologjië e glandulës thyroide është i kufizuar si rezultat i kostos së lartë të
ekzaminimit si dhe te kundraindikacioneve që mund të ketë në pacientë të ndryshëm. MRI përdoret
në rastet e patologjive të thyroides me shtrirje retrosternale si dhe në vendosjet ektopike te saj kur
ne ezaminim me ekografik dhe CT nuk kemi marre informacionin e duhur. MRI ka një akses të
madh ne rastet e kancerit të thyroides si dhe te strumes retrosternale pasi na jep te dhena per
shtrirjen, topografinë, infiltrimin e organeve përreth si dhe metastazave në distancë. MRI në
avantazh nga CT na jep raportet me të sakta të shtrirjes së patologjive reterosternale dhe
karcinomatozes të glandules thyroide.
6.2.4. Shintigrafia e glandulës thyroide
Shintigrafia është një ekzaminim i mjeksisë nukleare i cili konsiston në administrimin e një lënde
radioaktive dhe që lejon evidentimin nëpërmjet instrumenteve specifike si kamerat gama që
shërbejnë në evidentimin dhe akumulimin e lëndës në indin që do studiohet.76 Shintigrafia bazohet
në strukturen fizike të disa kristaleve, të cilat kanë aftësi që të lëshojnë fotone, dritë të dukshme
(schintile = xixëllimë, nga ka marrë edhe emrin shintigrafia), që duke u goditur nga rrezatimi (X
ose gamma) krijojne efektin e fotomultiplikacionit. Impulset e dritës kapen nga kamera gama dhe
shndërrohen në impulse elektrike, të cilat në mënyrë analoge rikonstruktohen në formën e imazhit
Shuaip Beqiri
30
duke na dhënë kështu një shpërndarje të medikamentit në organin qe po studiojnë. Ekzaminimi i
glandules thyroide me shintigrafi realizohet nëpërmjet izotopeve të I 123 dhe I 131). 77,78 Për të
përfituar një imazh më të qartë përdoren radionukleidi (99 TeO4) radiotekniciumi, megjithatë janë
situatat të ndryshme ku duhen përdorur isotope të ndryshëm. Shintigrafia realizohet nga fiksimi i
radiotekniciumit dhe radiojodines ne parenkimen e thyroids.
Lëndët që përdoren mund të zëvendësohen nga solucione salient të radioizotopeve ose nga
medikamente radio që kanë një strukturë farmakologjikisht aktive me te cilat lidhet radioskopi.
Në subjektete normale shëmbëllimi shintirafik i thyroides karakterizohet nga homogjeniciteti i
fiksimit të radiojodines apo radiotekniciumi në parenkimen e gjendres thyroide. Ishtmusi në të
shumtën e rasteve mund të mos vizualziohet në 10% të rasteve kemi vizualizim të lobit pyramidal.
Me anë të shintigrafise arrihet të përcaktohet aktivitetin biologjik të parenkimës së thyroides si dhe
evidentimin i vatrave të çrregullta në strumën multinodulare. Në rastet me strumë, ekzaminimi
shintgirafik përcakton prezencën e zonave me funksion jo normal duke nxjerrë në pah funksionin
autonom të noduseve apo prezencën e hiperplazisë regjionale me dominim e noduse të ftohtë.
Shintigrafia na jep një vlerësim për qarkullimin në një organ specifik, si dhe na ndihmon në
evidentimin e metastazave.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
31
Fig.17. Pozicionimi i pacientit te egzaminimin Shintigrafik
6.3. Fine needle aspiration biopsy (FNAB) e glandulës thyroide, pse duhet bërë
Bazuar në studimin tonë dhe në literaturën bashkëkohore, për një diagnozë të saktë ne plotësojmë
ekzaminimin klinik, laboratorik, echorafik me ekzaminim citologjik duke marrë material citologjik
në FNA (aspirim me age të hollë) nën drejtimin echografik. Në rastet kur ekzaminimet imazherike
na japin imazh echografik jospecifik për diagnozë diferenciale të patologjive të ndryshme, aspirimi
citologjik me age të hollë është një metodë diagnostike për vizualizimin e morfologjise celulare të
patologjive të glandules thyroide. FNA nën drejtimin echografik është një procedurë e thjeshte
invazive që mund të aplikohet si te pacientët e shtruar ashtu dhe në pacientë ambulatore. FNA
është ekzaminim që ka prioritet ndaj ekzaminimeve të tjera duke dhënë një ndihmesë të madhe në
përcaktimin definitiv të natyrës së lezionit. Indikohet te noduset që kanë dimensione më të vogla
se 1 cm dhe lokalizohen në sektorin posterior të thyroides, në ekzaminimin e limfonodulave me
përmasa tepër të vogla si dhe në të gjitha patologjite ku kërkohet nje diagnoze e sakte. FNA ka një
rol jo vetëm diagnostik, por edhe terapeutik, rol qe ka gjetur një përdorim te gjere qe nga viti 1861
kur Brayant propozoi trajtimin e kistave thyroidien me inokulim te tincturae jodii. Sot sklerotizimi
Shuaip Beqiri
32
i kisteve me tetracikline dhe se fundi me alkool kanë gjetur një perdorim të gjerë per qellime
terapeutike.
Ekzaminimi me FNA paraqet vlera të padiskutueshme per marrjen e qelizave te thyroides dhe për
realizimin e një analize të sofistikuar gjenetike molekulare. Qëllimi i këtij studmi është analiza
preoperatore e mostres onko-enike si dhe modelimi direkt gjenetik ne nivelin e thyrociteve . Me
ndihmen e kesaj metode mund të sigurohet informacion për evidentimin brenda nodusit të qelizave
të klonuara që kanë tendencë për rritje neoplazike. Sa më e hershme të jetë kjo diagnozë, aq më i
suksesshëm do të jetë trajtimi me ndihmen e rrezeve lazer nën drejtimin e mikroskopit elektronik
duke operuar direkt ne nivelin e strukturave thyrocitare që kane tendencë malinjizimi.
a) Biopsia me age të hollë nën drejtim ekografik preferohet:
• Noduset e vegjël te personat obezë
• Noduse me dimensione më të vogla se 1 cm
• Noduset që nuk mund të palpohen
• Noduset që lokalizohen në zonën posteriore të gjendrës thyroide
• Rastet kur kemi prezencen e limfonodulave me përmasa të mëdha
• Për trajtimin terapeutik të kistave
Si kufizim i këtij ekzaminimi mund të përmendim marrjen e materialit të pamjaftueshem me
mungese të elementeve specifikë celularë për diferencimin e lezioneve malinje nga ato beninje.
b) Komplikacionet e FNA
Biopsia me ndihmën e FNA nuk paraqet komplikacione serioze, mund te shfaqet ndonje hematoma
e vogël në vendin e marrjes se biopsisë ose mbas thithjes së kistit mund te kemi hemorragji brenda
në kist mbas disa oresh. Ne raste te rralla mbas ekzaminimit me FNA mund të vërehet hemorragji
masive që kërkon ndërhyrje kirurgjikale.
c) Si realizohet FNA biopsia?
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
33
Në shumicën e rasteve, nëse nodusi është vizualisht i dukshëm dhe mund të ndihet gjatë palpimit,
FNA biopsia mund të realizohet në kabinetin e ekzaminimeve. në disa raste nevojitet echografia
për të drejtuar biopsinë. 81 Për shembull, në situatat kur gjatë palpimit nodusi preket me vështirësi
ose në rastet kur nodusi ka disa zona brenda tij nga ku duhet marrë materal për biopsi atëhere
preferohte të bëhet FNA nën drejtimin echografik.
Fig. 18. FNAB nen echo
Kërkohet një pregatitje e vogël përpara procedurës, kërkohet që pacienti mos të marrë
anticoagulantë disa ditë para FNAB. Pas egzaminimit, për të piketuar noduset ku do merret biopsia,
pacientit i kërkohet që të shtrihet dhe të ekspozojë qafën. Estendohet koka e pacientit dhe
disinfektohet zona ku do punktohet për biopsi ,në varësi të situatës mund të administrohet anestetik
lokal, por zakonisht shkakton një discomfort pasi agia e FNAB është shumë e hollë dhe shpimi
nën efektin e anestezisë është me bezdisës.82,83
d) Kur evitohet kryerja e biopsisë
Shuaip Beqiri
34
Shintigrafia e tiroides është një ekzaminim tjetër mjaft i dobishëm për diagnostikimin e natyrës
së nodujve të tiroides. Ajo na jep informacion që është vështirë të merret me mënyra të tjera mbi
gjendjen funksionale të nodulit të tiroides. Nodujt që rezultojnë “të ngrohtë” pra që e mbajnë
lëndën radioaktive pothuajse gjithmonë janë beninjë. Në këto raste mund të evitohet kryerja e
biopsisë së nodulit. Ekografia është një nga ekzaminimet më të shpeshta. Kjo falë dhe lehtësisë se
ekzaminimit, pasi nuk konsiderohet ekzaminim invaziv dhe falë çmimit të lirë.96 Jep informacion
mjaft të detajuar për strukturën jo vetëm të nodujve, por dhe të vetë gjendrës tiroide. Gjithashtu,
mund të shohim dhe limfonodujt e të vlerësojmë karakteristikat e tyre me anë të këtij ekzaminimi.
Së bashku me të dhënat e tjera, ekografia na ndihmon në përcaktimin e natyrës së nodulit dhe na
orienton se cilët noduse janë me rrezik të lartë dhe se kur duhet bërë biopsia e tyre.
6.4. Testet biokimike të funksionit të tiroides
Testet laboratorike që përdoren për gjendrën tiroide grupohen në:
1. Teste që tregojnë funksioninin e saj.
2. Teste që përcaktojnë shkakun e disfunksionit tiroidien, kur ai është i pranishëm.
Në testet që vlerësojnë funksionin tiroidien përfshihen: testimi laboratorik i TSH, T4 totale,T3
total, Free T3 dhe Free T4. Në testet që përcaktojnë shkakun e disfunksionit përfshihen: testimi i
antitrupave antiTPO, antiTg, antireceptorë të TSH, Tiroglobulina, Tireokacitonina, Tiroksina dhe
trijodtironina shkaktojnë këto efekte fiziologjike në organizëm:
▪ Nxitje të metabolizmit trupor
▪ Nxitje të termogjenezës
▪ Nxitje të glikoneogjenezës dhe glukoneosintezës
▪ Nxitje të sintezës së proteinave
▪ Nxitje të katabolizmit të proteinave
▪ Rritje të debitit kardiak
▪ Rritje të vëllimit të gjakut qarkullues
▪ Ulje të rezistencës vaskulare
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
35
▪ Kontroll mbi aktivitetin e qelizave të indit kockor
▪ Zhvillim të korteksit viziv dhe atij auditiv
Gjatë proçedurës së matjes së nivelit të hormoneve tiroidiene tek pacientët që rezultuan me noduse
të tiroides në ekografi, në këtë studim u respektuan kriteret e mëposhtme:
• Gjaku mund të merret në pozicionin shtrirë ose ulur.
• Monstra e gjakut nuk duhet domosdoshmërisht të merret në gjendjen esëll.
• Ajo mund të ruhet në formë të centrifuguar për 24-48 orë (me përjashtim të rasteve të
urgjencave, si kriza tireotoksike apo koma miksedematoze).
• Gjaku duhet detyrimisht të jetë i heparinizuar përpara futjes në proçedurën specifike
përkatëse.
Dozimi hormonal në këtë studim konsistoi në matjen në gjak të nivelit të fraksioneve të lira të
hormoneve tiroidiene, pra të FT3 dhe FT4. Nuk u matën fraksionet totale të tyre, për shkak të
pamundësisë së monitorimit paralel të nivelit të proteinave në gjak. Pra, u matën fraksionet e lira,
niveli i të cilave nuk ndikohej nga ai i proteinave transportuese të hormoneve tiroidiene në gjak.
82,83,84. Në studimin tonë, matja e nivelit të hormoneve të tiroides u krye me testin ELISA (EIA-
2385)
6.4.1. Parimi i testit ELISA (EIA-2385) për matjen e hormoneve tiroidiene
Testi ELISA përfaqëson një metodë enzimatike të besueshme dhe me saktësi të lartë. Kampioni i
serumit të gjakut dhe reagenti lidhës enzimatik bashkohen në epruvetë me antitrupat monoklonale,
përkatësisht për FT3 dhe FT4. Pasi inkubohen për 60 minuta në temperaturën e dhomës, nëpërmjet
shpëlarjes me ujë realizohet largimi i FT3 të konjuguar. Më pas shtohet sol.H2O2/TMB, inkubohet
për 20 minuta, deri në ngjyrosjen blu të përzierjes. Shtimi i 3NHCl ndërpret ngjyrosjen e
mëtejshme dhe shkalla e përthithjes së tretësirës matet me spektrofotometër në 450 nm. Intensiteti
i ngjyrës së formuar është proporcional me sasinë e enzimës së pranishme dhe i lidhur në menyrë
inverse me sasinë e FT3 në monstrën e serumit të egzaminuar. Sensitiviteti i kësaj metode është
0,05 pg/ml. Vlerat normale variojne nga 1,4-4,2 pg/ml. Deviacioni standart është 0,7 pg/ml. Duke
Shuaip Beqiri
36
patur parasysh kufizimet e kësaj proçedure, gjatë egzaminimit të serumit të pacientëve të përfshirë
në studim, ne u kujdesëm që:
1. Laborantët që e kryenin në praktikë këtë proçedurë, të ishin paraprakisht të informuar në
mënyrë të detajuar me etapat e proçedurës dhe të kishin përvojë në këtë drejtim.
2. Shpëlarja e përzierjes me ujë të kryhej me korrektesë, pasi një shpëlarje e pamjaftueshme
mund të nxjerrë një rezultat fals pozitiv (nivel më të lartë të hormonit në gjak).
3. Kampionet e serumit që rezultonin me nivel të lartë të glicemisë, lipideve apo me hemolizë,
të mos përdoreshin për testimin e nivelit të hormoneve tiroidiene me këtë metodë.
7. DISA PATOLOGJI TE GLANDULES THYROIDE
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
37
7.1. Thyroiditi Riedels
Nëpërmjet echografise dhe CT mund të arrijmë të marrim një vlerësim për shtrirjen e lezionit, por
duhet marrë biopsi për vendosjen e diagnozës.74,75 Tiroiditi acut supurativ në ekografi
karakterizohet nga një masë e çrregullt, me dimensione të mëdha, heterogjene, me zona refleksioni.
7.2. Hypotiroidizmi subklinik
Zakonisht 1% e popullatës është simptomatike, ka një kuadër laboratorik ku TSH është gjithmonë
i rritur në gjakun qarkullues, kurse fraksionet e lira FT4 paraqiten të ulura dhe FT3 me një ulje të
moderuar.84 Prek zakonisht individët meshkuj mbi moshën 60 vjec dhe shfaqet me shenjat e
hypofunksionit të thyroides. Njihet me disa emra ndër të cilët: hypothyroidizmi preklinik,
hypotyroidizmi asimptomatik ose hypotyroidizmi kompesator.
7.3. Miksedema
Miksedema karakteriozet nga ulje e shprehur e nivelit të hormoneve të thyroides dhe që prek më
tepër femrat pas moshës 40 vjeç. Të sëmurët ankojnë për lodhje, dobësi dhe kanë shumë ftohtë
ndaj preferojnë klimat e ngrohta, pesha e tyre trupore shtohet dhe pse pacientët referojnë se nuk
kanë oreks. Kanë dispne, edemë të kyçeve, pulsi është i ngadalësuar dhe presioni i gjakut i ulur.85
Shfaqen shpesh në këta pacientë edhe aftësia për të menduar dhe për të artikuluar me vonesë si
dhe konstipacion shumë i shprehur. Echografikisht glandula thyroide shfaqet e zmadhuar, por jo
gjithmonë. Karakteristikë echografike e miksedemës është struktura e saj hypoechogene si dhe
qarkullimi i glandulë thyroide. Në echo Color Doppler mixedema paraqitet me një vaskularizim
shumë të dobët ose me mungesë të plotë të vaskularizimit.
7.4. Hipertiroidizmi difuz ose nodular
Hipertiroidizmi difuz ose nodular manifestohet me rritje totale në serum të nivelit të hormoneve
të tiroides. Hypertiroidizmi subklinik, është asimptomatik dhe karakterizohet nga një nivel normal
i hormoneve të tiroides, por me një frenim të TSH nga mungesa ose frenimi i TRH. Hasim shpesh
vështirësi për të kuptuar nëse ky ndryshim hormonal në hipertiroidizëm varet drejtëpërdrejt nga
Shuaip Beqiri
38
sinteza e hormoneve nga tiroiditis apo si pasojë e një mjekimi të tepruar me hormone të thyroides
që çon në thyrotoksikozë. Në këto raste kërkohet vlerësimi i nivelit të thyroglobulinës në serum.86
7.5. Hipertiroidizmi subklinik
Është një formë e hipertiroidizmit asimptomaik që karakterizohet nga një nivel normal në serum i
hormoneve të thyroides, me ulje të TSH nga frenimi ose mungesa e plotë e TRH. Ndër shkaqet e
hipertiroidizmit subklinik përmendim: mbidozimi me L-thyroxinë, thyroiditis, thyroiditi i
patrajtuar kompesator, adenoma autoimmune, struma multinodulare, Sëmundja Graves. 87 Në
pacientë të moshuar hipertiroidizmi shkakton edhe fibrilacione atriale. Një ndër shkaqet më të
shpeshtë të hipertiroidizmit është adenoma autonome, ku TSH është i suprimuar dhe FT3 rritet.
Hipertiroidizëm mund të hasim edhe në thyroiditin unilobular.
7.6. Struma euthyroidiene
Struma euthyroidiene nënkupton një zmadhim difuz të noduseve të thyroides pa shenja klinike dhe
pa crregullime metabolike. Ndër format më të shpeshta hasim: strumën endemike, strumën
fiziologjike, strumën sporadike, strumën e trashëguar me crregullime në biosintezën hormonale,
struma nga marrja e preparateve medikamentozë ose nga faktorë ushqimorë, struma nga ekspozimi
ndaj rrezatimit.88,89 Struma endemike haset kur në një zonë të caktuar gjeografike , mbi 10% e
populatës së marrë në studim vuajnë nga kjo semundje , qoftë kjo edhe si shkak i zakoneve të tyre
ushqimore (një dietë me permbajtje të ulur Jodi). Studer dhe Dereahl kanë përcaktuar se struma
rritet me dy mekanizma patogjenike: nga sekretimi i shtuar që stimulon rritjen qelizore, si dhe nga
rritja tumorale. Echografikisht në rastet me strumë evidentojmë rritje të dimensioneve të glandulës
thyroide si dhe ndryshim në strukturë dhe në parenkimë. Kështu:
1- Evidentojmë rritje të diametrit transversal, gjatësor dhe antero-posterior, në të dy lobet e
glandulës në mënyrë uniforme, struktura dhe parenkima janë të ruajtura si dhe me
vaskularizim të ruajtur.
2- Në strumën multnodulare, në varësi nga numri i dimensioneve dhe struktura e noduseve
varet dhe imazhi echografik. Zakonisht në struma multinodulare noduset kanë structurë
izoechogene, me unazë hypoechogene.90 Noduset hiperechogen shihen në 25% të rasteve
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
39
të studiuara dhe noduset me structurë hypoechogene takohen më rrallë dhe janë
karakteristikë e adenomave.
7.7. Ekzaminimi echografik në thyrotoxicosis
Imazhi echografik ndryshon në varësi edhe të stadit të sëmundjes. Në sëmundjen Graves
echografikisht haset:
1. Zmadhimi difuz i gjëndrës thyroide: parenkima paraqitet me echogenicitet të ulur pasi kemi
rritje intraparenkimale të fluksit të gjakut, ndryshimi i funksionit të folikulit thyroidien nga
hiperplazia qelizore dhe përmbajtja e koloidit në folikul ,infiltrimi limfocitar në
parenkimë.62,63
2. Në sëmundjen Graves noduset paraqiten me strukturë izoechogene ose me strukturë të
njëjtë me parenkimën, por kjo varet edhe nga struktura e nodusit.64,65
Fig. 19. Nodus izoechogen me unaze hypoechogene
7.8. Sëmundja Graves
Shuaip Beqiri
40
Sëmundja Graves karakterizohet nga: hipertiroidizmi, struma, oftalmopatia dhe dermatopatia.
Është një sëmundje me karakter familjar dhe me natyrë gjenetike. Në këtë rast struma difuze
shoqërohet me praninë e antigjenit leukocitar human (HLA). 59,60,61 Diagnoza e sëmundjes graves
vendoset nga prezenca e shenjave okulare, strumës dhe tiroxicitetit. Të dhënat laboratorike
tregojnë një rritje të hormoneve T4, T3 dhe në një rast të tillë në formë kompesatore TSH duhet të
ishte i ulur, por mekanizmi feed-back nuk ka efekt mbi TSI ndaj kemi nivele të larta edhe të TSH.
Në serum kemi prezencën e antitrupave te stimulimit receptor (TR Ab), që tregojnë qartë për
sëmundjen Graves.
Fig.20. Sëmundja Graves
Ekzaminimi në color Doppler
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
41
Për herë të parë nga Rall u vlerësua imazhi echografik i sëmundja Graves në echo Doppler dhe u
përshkrua si “Thyroid inferno”. Nëpërmjet color doplerit mund të vlerëojmë hipervaskularizimin
e gjendrës thyroide ku evidentohen zona multiple të vazave pulsante me një ngjyrim kolorik në
varësi të ciklit kardiak, ku në fazën sistolike kemi një shpejtësi të madhe dhe në fazën diastolike
me një shpejtësi pak më të ulur. Sinjalet e rrymës evidentohen edhe në periferi të lobeve të
thyroides ku shfaqen si njolla me një intensitet nga i mesem në të lartë.66,67,68 Shumë autore kanë
gjetur parametra të ndryshëm për të vlerësuar qarkullimin e glandulës thyroide si numërimi i
vazave për cm2 apo shpejtësia e rrjedhjes së gjakut në arterien thyroide inferior (70cm/s sëmundja
Graves forma aktive), si dhe kohët e fundit është vlerësuar se kemi në sëmundjen Graves prezencën
e dy formave të ndryshme histologjike. Forma e parë ku kemi një strukturë me prezencë septumesh
fine, ose strukturë si “hoje blete”, ku parenkima është me strukturë hiperechogene me një
vaskularizim të shprehur (thyroid inferno). Takohet në 29% të rasteve me zmadhim evident të
glandulës thyroide , vaskularizim të shprehur parenkimal, dhe FT3 të rritur në serum. 69,70 Forma
e dytë, ku kei një strukturë me septume të trasha intralobulare që kufizohen nga zona
pseudonodulare (me infiltrate cellular), echogeniciteti paraqitet i ulur, me prezencë vaskularizimi
intraseptal me zona të alteruara vaskulare dhe zona avaskulare, me grumbullime koloidi. Në stadet
e hershme të thyrotoxicosis në egzaminimin me color Doppler evidentohen disa shënja
echografike specifike si : lobet e thyroides kanë konturë jo të qarta, kanë një vaskularizim
parenkimal të shtuar si dhe parenkima paraqitet hypoechogene.71 Në hypothireozis vlerësimi me
echo color Doppler tregon se echogeniciteti i parenkimës është i ulur dhe karakterizohet nga
reduktimi i vaskularizimit deri në mungesë të tij.
7.9. Të dhënat echografike në thyroiditis
Në thyroiditin Hashimoto vërehet ulje difuze e echogenicitetit të parenkimës thyroidiene nga
shkatërrimi i folikulit te thyroides si dhe infiltrimi limfocitar. Ky imazh takohet edhe në sëmundjen
Graves dhe diagnoza diferenciale bëhet nëpërmjet Color Doplerit: në sëmundjen Graves kemi rritje
të fluksit në arterien thyroide. Në thyroiditin post partum kemi ulje multifokale të echogenicitetit
të parenkimës.
Shuaip Beqiri
42
Fig. 21. Strukturë heterogjene e lobit thyroidien
Në ekzaminim echografik të thyroiditis subakut kemi zona multiple hypoechogene me kufij të
qartë me shtrirje si fillim në njërin lob dhe me pas përhapet si pasojë e inflamacionit në të dy lobet.
72,73 Në periudhen e remisionit struktura normalizohe. Në ekzaminimin dopler në zonat
hypoechogene mungon fluksi vaskular.
Fig.21. Qarkullim i rritur intralobar
7.10. Kanceri i tiroides
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
43
Kanceri i tiroides përbën rreth 1% të të gjithë tumoreve tek njeriu, por vlen të theksohet se
vdekshmeria nga ky tumor është e vogël. Kjo si pasoje e trajtimit, por edhe për shkak se vetëm një
pjesë shumë e vogël e tumoreve të tiroides është me agresivitet të lartë. Në një vit, mesatarisht
diagnostikohen rreth 3 raste për 100 000 banorë me kancer të tiroides. Ky tumor është më i
shpeshtë tek femrat në krahasim me meshkujt.91Ekziston një relacion mes rezatimeve në qafë dhe
në kokë dhe kancerit të tiroides. Për herë të parë ky fakt u evidentua rreth viteve 50 kur përdoreshin
rezatime me reze X për patologji të ndryshme të këtyre zonave. Kanceri i tiroides është tumori
njerëzor më i shpeshtë në popullsitë që i mbijetuan bombardimeve bërthamore në Hiroshima e
Nagasaki. Kohët e fundit është vënë re rritje dramatike e rasteve me kancer të tiroides në popullsitë
e Bjellorusisë dhe Ukrainës të ekspozuara ndaj ndotjeve bërthamore pas aksidentit në Centralin e
Cernobilit në 1986. Në këtë rast janë izotopet radioaktive të jodit përgjegjëse për shkaktimin e
kancerit njerëzor.
Fig.22. Dimensionet të rritura të isthmusit
Përsa i përket ecurisë në kohë, këto tumore të shkaktuara nga rrezatimet janë të ngjashme me
tumoret që shfaqen në formë spontane dhe nëse trajtohen mirë, prognoza në kohë është shumë e
Shuaip Beqiri
44
favorshme. Klinikisht, një nodul tiroidien mund të jetë i izoluar, pra i vetëm, pa shenja që zbulohen
rastësisht gjatë ekzaminimit të pacientit por mund të jetë dhe një nodul me dimensione më të mëdha
që mund të zbresë deri në brendësi të toraksit duke shkaktuar shtypje në organet përreth. Nodujt
mund të jenë kiste të thjeshta (kavitete të mbushura me lëng), noduj në tiroiditet autoimune kronike
(sëmundje inflamatore të gjendrës tiroide), tumore beninje dhe shumë më rrallë, malinje. Më në
risk janë nodujt e mëdhenj.
Eshtë e rëndësishme të përcaktohet natyra e nodulit. Edhe pse ekziston rreziku i pranisë së kancerit
në nodujt e vegjël, ai është më i lartë në nodujt me dimensione më të mëdha. Gjithashtu, në nodujt
e vegjël edhe nëse ekzistojnë karcinoma (tumore malinje) ata zakonisht kanë rritje shumë të
ngadaltë. Në këtë rast është e rëndësishme kontrolli i vazhdueshëm nga specialisti me ekografi.
Nëse kemi të pranishëm dhe 2 nga faktorët e rrezikut për malinjitet, atëherë duhet të bëhet biopsia
e nodusit pasi probabiliteti i pranisë së kancerit është i lartë. Biopsia kryhet me anë të një ageje të
hollë, me anë të së cilës merret material i mjaftueshëm për ekzaminime. Eshtë një ndërhyrje e
thjeshtë, pa dhimbje (ngjan me një injeksion intramuskular), pa anestezi dhe pa ndërlikime.
Preferohet të kryhet nën ekzaminimin ekografik.
Zakonisht në praninë e një noduli para bërjes së biopsisë kryhen disa ekzaminime të hormoneve
tiroidiene në gjak, që mund të jenë të ndryshme nga një pacient në tjetrin sipas këshillës së
specialistit. Biopsia mund të përgjysmojë numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale për heqjen e nodujve
të tiroides. Në këtë mënyrë reduktohet dhimbja dhe shqetësimi tek pacientët si dhe shpenzimet e
sistemit sanitar.93,94 Biopsia e tiroides me age të hollë na jep informacion të dobishëm në rreth 80%
të rasteve.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
45
Fig.23.Nodus hypoechogen
7.11. Debati në zhdukje për jodin radioaktiv
Pas diagnostikimit të një noduli malinj rekomandohet heqja kirurgjikale e tij. Kjo shoqërohet më
pas me trajtim me anë të jodit radioaktiv, i cili shkatërron qelizat e mbetura të tiroides që nuk ishte
e mundur të hiqeshin me anë të kirurgjisë. Përdorimi i jodit radioaktiv ka ngjallur debate për efektet
e tij në organizëm. Ai përdoret jo vetëm në kancerin e tiroides, por dhe në sëmundje të tjera të
tiroides. Tashmë ka më shume se 70 vite që jodi radioaktiv përdoret në trajtimin e sëmundjeve të
tiroides dhe në bazë të të dhënave që kemi, mund të përjashtojmë efekte të dëmshme të tij në
organizëm. 96,97 Rekomandohet më pas ndjekja nga specialisti me kontrolle periodike të
hormoneve në gjak dhe me anë të ekografise së qafës. Së fundi, kemi një të dhënë mjaft
inkurajuese: Mbijetesa e pacientëve 5 vite pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe trajtimit me jod
radioaktiv është rreth 90%.
Shuaip Beqiri
46
7.12. Të dhëna që sugjerojnë natyrën tumorale të nodulit të gjendrës tiroide
Dyshim i lartë
• Anamnezë familjare për tumore të gjendrës tiroide
• Rritje e shpejtë
• Nodul i fortë
• Nodul i ngjitur me indet rrethuese, i palëvizshëm
• Paralize e kordave vokale
• Rritje e linfonodulave përreth
• Metastaza në distancë
Dyshim i moderuar
• Mosha nën 20 vjeç ose mbi 70 vjeç
• Meshkujt
• Histori rrezatimesh në kokë ose në qafë
• Dimensione mbi 4 cm të nodulit
• Simptoma komprimimi
Ushqimet që përmbajnë Jod:
• Buka
• Djathi
• Qumështi
• Kosi
• Vezët
• Peshku i detit
• Midhjet
• Multivitaminat (jo të gjitha)
• Kripa e jodizuar
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
47
Bulmeti dhe peshku konsiderohen ushqime të pasura me jod. Në vendet ku mungesa e jodit është
më e shprehur vihet re rritje e nodujve të tiroides. Në vendet e zhvilluara kemi praninë e nodujve
në rreth 1 person në 20 në të gjithë popullsinë dhe ky numër rritet shumë mbi moshën 60
vjeç.98,99,100 Me anë të ekografisë mund të evidentojmë noduj në nivelin e gjendrës tiroide në
gjysmën e popullsisë në moshën e tretë. Janë noduj pjesa më e madhe e të cilëve nuk mund të
evidentohen nga mjeku me anë të ekzaminimit klinik manual të tiroides. Pra, një person në 2 mbi
moshën 60 vjeç ka një nodul në nivel të gjendrës tiroide por që nuk identifikohet klinikisht.
Në vendin tonë nuk kemi statistika për praninë e nodujve në nivel të gjendrës tiroide, por mendohet
që shifra të jetë mjaft e lartë. Me aplikimin e programeve të jodizimit të kripës kemi zhdukjen e
pamjaftueshmërisë së jodit. Mendohet se rreth 40% e popullsisë në gjithë botën nuk merr sasi të
mjaftueshme jodi me anë të ushqimit. Jodi është një element i rëndësishëm për prodhimin e
hormoneve të tiroides. Jodi në organizëm nuk mund të formohet, kështu që ai merret vetëm nga
jashtë me anë të ushqimit. Nëse në organizëm nuk gjendet sasi e mjaftueshme, nuk mund të
prodhohen hormonet e tiroides.67,84 Si pasojë, tiroidja zmadhohet, mund të formohen noduj. Në të
rriturit shfaqet hipotiroidizmi, pra tiroidja e redukton funksionin e saj. Në fëmijët, nënat e të cilëve
nuk marrin sasinë e duhur të jodit gjatë shtatëzanisë shfaqet vonesë e zhvillimit mendor, probleme
me rritjen, dëgjimin dhe të folurën. Gjithashtu, mungesa e jodit gjatë shtatzanisë shpeshherë
shoqërohet me aborte, lindje të parakohshme dhe me keqformime në të sapolindurit.
Hipotiroidizmi kongjenital për shkak të mungesës së jodit është shkaktari më i shpeshtë i
prapambetjes së zhvillimit mendor në gjithë botën.
Eshtë e rëndësishme të theksohet, se kjo gjendje është lehtësisht e parandalueshme me anë të
korrigjimit të mungeseë së jodit. Në vendin tonë nuk kemi akoma një program për shtimin e sasisë
së jodit në kripën ushqimore, gjë e cila bëhet në të gjitha vendet e tjera europiane. Megjithatë,
pjesa më e madhe e kripës së konsumuar në Shqipëri, importohet dhe në treg gjendet lehtësisht
kripa e jodizuar. Mungesa e jodit është më e shprehur në zonat malore dhe kodrinore.
Për të përcaktuar në popullsinë e përgjithshme, gjendjen e jodit, bëhet përcaktimi i sasisë së jodit
që eliminohet me anë të urinës. Nëse në urine përmbahet më pak se 50 μgr/Liter jod, atëherë mund
të themi se kjo popullsi merr sasi të pamjaftueshme jodi me anë të dietës. Rekomandohet që me
Shuaip Beqiri
48
anë të dietës të merren 150 μgram jod në ditë në të rritur. Në gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë
fëmijën me qumësht, sasia e jodit në dietë të shtohet deri në 250 μgram në ditë.
Siç e thashë, dhe më sipër me mungesën e jodit kemi dhe rritje të numrit të nodujve në gjendrën
tiroide. Kjo rritje është e rëndësishme, pasi prania e një noduli shoqërohet me dyshimin, nëse ky
është i mirë apo është një nodul tumoral. Duhet të theksojmë se pavarësisht numrit të madh të
nodujve, vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre është me natyrë tumorale malinje. Llogaritet që
vetëm 1 në 20 noduj klinikisht të evidentuar (të prekshëm nga mjeku) përmban qeliza tumorale
malinje.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
49
8. NODUSET E GJENDRËS TIROIDE
8.1. Pjesa teorike
Noduset e tiroides janë formacione me madhësi, formë dhe konsistencë të ndryshme, që gjenden
në brendësi të parenkimës tiroidiene.45,46
Fig.23. Palpimi i glandules thyroide
Nëse mjeku evidenton prezencën e noduseve në thyroide synimi kryesor eshte të fokusohet në
zbuimin e shkakut te origjinës së noduseve duke bërë një diagnozë diferenciale te sigurt.
Shpeshtesia e noduseve është shumë e ulet tek fëmijët dhe takohet deri në 2% te rasteve, por
me rritjen e moshës shpeshtesia rritet dhe mbas moshës 60 vjeç mbi 50% e popullatës rezulton
të ketë një ose më shumë noduse në ekzaminimin echorafik. Noduset ndahen në noduse beninj
dhe noduse malinj. Noduset malinj takohen në karcinomat primare ose në metastaza të
ndryshme. Noduset benjinje takohen në raste me hiperplazi nga inflamacioni si dhe ne adenoma
të ndryshme me ose pa funksion.
Shuaip Beqiri
50
Fig.24. Pozicionimi i sondës në ekzaminimin echografik të glandulës thyroide
Në të kaluarën rëndësi të madhe diagnostike kishte evidentimi i një nodusi solitar apo të shumfishtë
pasi mendohej se një nodus solitar ishte malinj dhe prezenca e shumë noduseve ishte beninje. Por
gjatë palpimit ndodh që të prekim një nodus të vetëm dhe në egzaminimin echografik evidentohen
disa noduse. Sot është vënë re se lezionet beninje mund të shoqërohen nga lezione malinje, dhe se
lezionet solitare janë të rralla. Më poshtë po bëjmë një ndarje të noduseve beninje dhe noduset
malinj:
8.2. Noduset e tiroides
Noduset e tiroides ndahen në:
A) Beninj
• Struma multinodulare, adenoma koloide
• Cistet
• Tiroiditis (hashimoto)
• Adnoma folikulare
• Adenoma makrofolikulare
• Adenoma mikrofolikulare
• Ademona embrionale
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
51
B) Malinje
• Carcinoma papilare
• Carcinoma folikulare
• Carcinoma medulare
• Carcinoma anaplazike
• Limfomaprimare e tiroides
• Metastaza nga gjëndra mbiveshkore dhe gjiri
Prezenca e një ose më shumë noduseve ne glandulen thyroide gjate ekzaminimit echorafik nuk
përbën ndonjë të dhënë se keta ose ky nodus janë me natyre malinje ose beninje. Sot është
vertetuar:
• Lezionet beninje dhe malinje mund të shoqerojnë njëra-tjetrën.
• Të dhënat e ekzaminimt echografik kanë provuar se lezionet solitare janë të rralla, 30-65%
të rasteve që në prekje konsiderohen solitare, në ekzaminim echografik rezultojnë multipël.
8.3. Noduset e tiroides në ekzaminim echografik
Egzaminimi echografik na ndihmon në evidentimin e disa parametrave dianostik që ndihmojnë
në diagnosën diferenciale për diferencimin e natyres së noduseve, sic janë:
• Echogeniciteti i nodusit
• Struktura e nodusit
• Konturet e nodusit
• Zona periferike e nodusit
• Kalcifikimet e nodusit
• Qarkullimi i nodusit në brendësi si dhe në periferi
Shuaip Beqiri
52
8.4. Klasifikimi i noduseve në bazë të echogenicitetit
Gjatë ekzaminimit echografik ,bëjmë vleresimin e echostrukturës së parenkimës së glandules
thyroide si dhe të noduseve që gjenden në brendesi të saj .Në bazë të këtij ekzaminimi si dhe të
echogenicitetit të noduseve, noduset klasifikohen si më poshtë :
• Nodus izoechogen
• Nodus hiperechogen
• Nodus hypoechogen
• Noduse mikse
Nodus izoechogen: Nëse nodusi ka echogenicitet të njëjtë me parenkimën përreth flasim për nodus
izoechogen i cili gjatë ekzaminimit echografik do një kujdes të veçantë për të bërë diferencimin
pasi ndryshimet janë shumë të vogla.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
53
Fig.25 a),b),c),d). Noduse izoechogen
Nodus hiperechogen:
Kur echoeniciteti i nodusit është më i lartë se parenkima përreth, atëherë flasim për noduse
hiperechogen. Propabiliteti për të qenë malinj rritet në 1-4 % ne rastet e studiuara.
Shuaip Beqiri
54
Fig.26 a),b),c),d). Noduse hiperechogen
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
55
Nodus hypoechogen
Kur echogeniciteti i nodusit është më i ulur se parenkima përreth nodusit, ky nodus emërtohet
hipoechogen. Në këtë rast duhet bërë kujdes i veçantë për diferendimin e noduseve nga kistat e
glandules thyroide.
Shuaip Beqiri
56
Fig.27 a),b),c),d) Noduse hypoechogen
Noduset mikse
Noduse mikse janë noduse kur në ekzaminin echografik nuk kemi një strukture homogjene, por
vërehet strukturë heterogjene dhe në të përfshihen zona hiper, hipo dhe anechoene (mikse).
Fig.28. Noduse heterogjene
8.5. Konturet e nodusit
Zona periferike
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
57
Gjatë ekzaminimit echorafik në pjesën dërrmuese të rasteve në periferine e nodusit vërehet një
zone hypoanechogene e konturuar qartë, e cila me perdorimin e dopplerit evidenton si zonë
unazore i korrespondon rrjetit vaskular ne periferi të nodusit (zona Hallo). Shpesh në brendësi të
nodusit takohen zona fluide me dimensione të vogla të cilat mund të jenë degjenerime nekrotike.
Kistet e vertetë janë të rrallë në tiroide dhe takohen ne 3 % te rasteve, ndërsa zonat fluide
(anekogene), takohen me shpesh brenda tiroides, janë të shpeshta dhe kanë si shkak fenomene
degjenerative si në rastet me grumbullim koloidi, në hemorragjinë intranodale. Hemorragjitë
diferencohen në ekzaminim echorafik, sepse në brendësi të tyre vërehen zona hiperechogene septa
si dhe përmbajtja e tyre nuk është e pastër, por me debride në brendësi.
Analiza e parametrave echografike ndihmon dhe na orienton drejt një diagnoze të saktë për natyren
e nodusit, por theksojme se asgje nuk është e sigurt pa komfirmime citologjike në FNA. Perdorimi
i Dopplerit e bën më të lehtë evidentimin e noduseve në tiroide, sidomos ne rastet kur noduset jane
izoechogen duke evidentuar rrjetin vascular përreth noduseve. Të dhenat qe marrim në ekzaminim
e noduseve me Color Doppler bazohen në prezencen e sinjaleve dhe standartizohen në tre tipe:
• Tipi 1 Në mungesen e sinjaleve me ngjyrë
• Tipi 2 Prezencë e sinjaleve me ngjyrë në periferi
• Tipi 3 Prezenca e sinjaleve me ngjyrë në brendësi
Shuaip Beqiri
58
Fig.29.Qarkullimi i noduseve a) tipi 2 Prezencë e sinjaleve me ngjyrë në periferi; b) tipi 3
Prezencë e sinjaleve me ngjyrë në brendësi
Shumica e noduseve me natyrë beninje rezultojne me një vaskularizim të dukshëm në periferi, me
mungesë ose vaskularizim të dobët në brendësi.
Parametrat echografik për diagnozën diferenciale të noduseve beninje nga noduset malinje
8.6. Echogeniciteti i nodusit
Noduset hipoechogen takohen me shpesh ne proceset malinje, por kjo kurrsesi nuk perjashton
faktin se edhe noduset beninje mund të jenë hipoechogen, ashtu si edhe noduse hiperechogen nuk
janë gjithmonë me origjinë malinje.
8.7. Prezenca e kalcifikimeve
Prezenca e kalcifikimeve është një e dhënë që ndihmon në diagnozen diferenciale të natyrës së
noduseve. Prezenca e mikrokalcifikimeve flet në favor të sëmundjeve malinje në 98% të rasteve.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
59
Prezenca e kalcifikimeve të mëdha dhe lineare brenda nodusit, si dhe kalcifikimet rreth nodusit
takohen me shpesh ne lezione degjenerative hemorragjike. Duhet theksuar se kalcifikimet me
dimensione të mëdha janë të shpeshta në kancerin nodular të tiroides.
8.8. Zona kufizuese e nodusit
Një zonë Hallo rreth nodusit mund të shihet si në nodus beninj, ashtu edhe në noduset malinje.
Theksojmë se prezenca e kesaj zone reflekton për praninë dy zonave histologjike të ndryshme në
këtë regjion. Konturet e holla e të rregullta, si dhe kalcifikime si levozhga veze (egg shell) janë
shenja që flasin për noduse beninje. Nekroza kistike intrannodulare me mure të rregullta
konsiderohen si shenja tipike për noduset hiperplazike qe 92-5% te rasteve. Noduset beninje kanë
konture të qarta dhe rrethohen nga një zonë unazore hipoekogene, shenja këto që takohen në 60-
80-të noduseve beninje.
8.9. Noduset e thyroides në ekzaminimin shintigrafik
Ekzaminimi shintigrafik i tiroides na mundëson vlerësimin e evolucionit së nodusit thyroidien
duke siguruar me ndihmën e këtij ekzaminimi, një informacion të rëndësishëm mbi gjendjen
funksionale të nodusit tiroidien.
Evidentohen 3 modelime shintigrafike per vleresimin e nodusit solitar te tiroidies:
1. Nodus i ftohtë hipoaktiv, krahasuar me parenkimën ekstranodulare.
2. Nodus i dyshimtë (i papërcaktuar ), izoaktiv krahasuar me parenkimën ekstranodulare.
3. Nodus i nxehtë (hiperaktiv), krahasuar me parenkimën ekstranodulare.
Shuaip Beqiri
60
80-85% të noduseve të tiroides janë noduse te “ftohte”, 10 % të papërcaktuar të (dyshimtë) dhe 5-
10% janë të nxehtë. Prezenca e noduseve të ftohtë lidhet me shkaqe te ndryshme si degjenerime
kistike, inflamatore dhe malinje. Nga një analizë citologjike rezulton se 10% e noduseve te ftohte
të hequr në rrugë kirurgjikale kanë rezultuar me natyre malinje, ndërsa noduset e nxehtë praktikisht
konsiderohen beninje. Autorë të ndryshem e lidhin rrezikun e malinjizimit të nodusit të ftohtë me
moshen, seksin si dhe me përmbajtjen e jodit ne diete. Shpeshtesia e karcinomes tiroidiene ne
rastet me noduse te ftohte eshte me e ulur ne dekaden e katert te jetes , më e lartë në grupmoshat
nen 30 vjeç dhe mbi 60-vjeç .
Noduset e nxehtë zënë 5-10% të noduseve të tiroides dhe kane si shkak rritjen e sintezës hormonale
të tiroides. Prezenca e nodusit të nxehte jep shenja klinike te hipertiroiditit në 20 % të rasteve
(noduse toksike). Rreziku i malinjizimit të noduseve të nxehtë autonomë është i papërfillshëm.
8.10. Noduset e tiroides në ekzaminimin CT dhe në rezonancën magnetike RM
Krahasuar me ekzaminimin ekografik, CT dhe RM kanë një sensitivitet shumë të ulët në
evidentimin e noduseve te tiroides. Ekzaminimet me CT dhe RM lozin një rol të veçantë kur kemi
nje infiltrim ekstrakapsulare, prekje të nervave, të indeve të buta si dhe muskulaturës nga lezione
si dhe nga prezenca e limfonodulave me dimensione te rritura. Ekzaminimet CT dhe RM nuk na
japin informacion mbi natyrën e nodusit. CT dhe RM mbeten metoda diagnoztike jo invazive më
të sakta ne evidentimin e metastazave dhe limfonodulave të prekura. Studimet e fundit flasin me
superlativa për përdorimin e RM me teknika tridimensionale në zbulimin ne 90% te rasteve të
ekzistencës së metastazave. Me ndihmën e këtij ekzaminimi mund të zbulohen limfonodula me
dimensione deri në 2 mm. Për shkak te kostos se lartë, CT dhe RM gjejnë një përdorim të kufizuar
dhe duket se nuk do të zëvendësojnë teknikat sonografike, shintigrafike tepër të sakta të tiroides.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
61
8.11. Struma Retrosternale
Struma retrosternale takohet ne 3-8 % të rasteve me tiroidektomi dhe në 90% të rasteve struma
retrosternale ka rezultate beninje dhe nje prevalencë multinodulare 50-60 % të rasteve. Në strumën
intratorakale ekzaminimi ekografik dështon per shkak te strukturave brinjore dhe prezencës së ajrit
në mushkëri, vështiresi këto që kapërcehen me ndihmen e CTdhe RM. Në ekzaminimin e CT
struma retrosternale evidentohet johomogjene, me densitet të ulët me prezencë të zonave
degjenerative si dhe kalcifikimeve fokale. Shintigrafia e tiroides në strumën retro-sternale ka
saktësi diagnostike deri në 90% të rasteve. Struma retro-sternale në përqindjen më të madhe të
rasteve ka vazhdimësinë anatomike dhe funskionale me tiroiden.
Shuaip Beqiri
62
II. PJESA STUDIMORE
2.1. Qëllimi i studimit
Ky studim u krye në qendrën diagnostikuese “IKEDA-Euromedica”, duke përfshirë 968 pacientë
që u paraqitën në këtë qendër gjatë periudhës kohore janar 2011 - korrik 2013.
Ky studim kishte për qëllim:
1- Të evidentonte noduset e pranishme në gjendrën tiroide, nëpërmjet egzaminimit
ekografik.
2- Të krahasonte shpërndarjen e tyre ndërmjet dy gjinive.
3- Të evidentonte korrelacionin ndërmjet të dhënave ekografike, laboratorike, shintigrafike
dhe citologjike.
4- Të praktikonte ekografinë si një egzaminim orientues gjatë kryerjes së citopunksionit të
noduseve tiroidiene.
5- Të vlerësonte rolin e ekografisë në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjendrës
tiroide.
2.2. Materiali dhe metoda
Në këtë studim transversal të tipit prospektiv u përfshinë 968 pacientë, 445 nga të cilët rezultuan
me noduse të gjendrës tiroide gjatë egzaminimit ultrasonografik të tiroides në Shërbimin e
Radiologjisë të qendrës diagnostike “IKEDA-Euromedica”, gjatë periudhës kohore janar 2011 -
korrik 2013. Ekografia e tiroides u realizua me aparaturën ALOKA, me sondë linearë 7.5 mHz.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
63
Kriteri përfshirës i pacientëve në këtë studim ishte prania e një ose disa noduseve të gjendrës
tiroide gjatë egzaminimit ekografik të saj. Studimi u krye në formën e një depistimi, ku
egzaminimit ekografik të tiroides iu nënshtruan të gjithë pacientët që paraqiteshin në kabinetin e
ekografisë, pavarësisht natyrës së simptomave, sëmundjeve apo rekomandimeve të mjekëve
dërgues.
Kriter përjashtues u konsiderua mosha nën 15 vjeç dhe mbi 75 vjeç.
Mosha e pacientëve me noduse të tiroides të marrë në studim varioi nga 15-75 vjeç, me një moshë
mesatare ±DS = 41.4 ±10.5 vjet. Pacientët që rezultuan me noduse të tiroides gjatë ekografisë,
pacientët iu nënshtruan:
• Dozimit hormonal të tiroides, me matjen e FT3, FT4 dhe TSH.
• Dozimit të antitrupave specifike për tiroiden, antiTPO dhe antiTG, në të gjitha rastet që
rezultuan me heterogjenitet të parenkimës tiroidiene ekstranodulare.
• Kryerjes së shintigrafisë së tiroides.
• Kryerjes së FNA-biopsisë pre-operatore të drejtuar nën ekografi, në të paktën tre pika. Këtij
egzaminimi iu nënshtruan të gjitha rastet me nodus tiroidien me diametër maksimal > 8mm
dhe që plotësonin të paktin njërin nga kriteret ekografike të rriskut për malinjitet të një
nodusi tiroidien.
Kriteret e riskut për malinjitet të një nodusi tiroidien:
• Kufiri i çrregullt
• Vaskularizimi intranodal kaotik
• Aspekti ekografik hypoekogen
• Forma ovale, me diametër antero-posterior > diametri transversal
• Prania e mikrokalcifikimeve në brendësi të nodusit
Çdo pacienti që në egzaminimin citologjik të materialit rezultoi i dyshimtë ose i konfirmuar me
diagnozën karcinomë tiroidiene iu rekomandua tiroidectomia totale dhe biopsia post-operatore.
Shuaip Beqiri
64
Të dhënat e mbledhura nga pacientët e marrë në studim u hodhën në një fishë të përpiluar
posaçërisht për këtë studim (e paraqitur më poshtë). Prej saj u hodhën në një tabelë përmbledhëse
në Microsoft Excel, nga ku më pas iu nënshtruan përpunimit statistikor, me ndihmën e testit të
Fisherit dhe testit X². Vlerat e rezultateve janë konsideruar sinjifikante kur vlera e P-së ka rezultuar
< 0.05 ose < 0.01.
Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të dhënave
ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
Fisha nr._____
Nr.kontakti ______________________
Personi i kontaktit _________________
Inicialet e pacientit ________
Gjinia __________________
Mosha __________________
Vendlindja _____________________________
Vendbanimi ____________________________
Të dhënat ekografike _______________________
FT3 _____________________________________
FT4 _____________________________________
TSH _____________________________________
AntiTPO _________________________________
AntiTG ___________________________________
Shintigrafia ________________________________
FNA-biopsia pre-op. _________________________________________________________
Biopsia post-op. _____________________________________________________________
Diagnoza klinike_____________________________________________________________
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
65
Trajtimi ____________________________________________________________________
2.3. Rezultatet e studimit
Në studim u përfshinë 445 pacientë, që rezultuan me noduj të tiroides gjatë egzaminimit ekografik
të 968 rasteve, në periudhen kohore janar 2011- korrik 2013. Në tabelën 1 paraqitet numri i rasteve
të marra në studim, të ndara sipas gjinisë.
Tabela 1. Paraqitja e rasteve të përfshira në studim sipas gjinisë
Gjinia Nr. % Testi X²
Vlera e P
Femra 338 76 X² 31,4
P < 0,001
Meshkuj 107 24
Totali 300 100
Siç shihet në tabelën e mësipërme, dallimi midis dy gjinive rezulton sinjifikant, me dominancë të
gjinisë femërore me 76% kundrejt gjinisë mashkullore me 24% (P< 0.001). Ky rezultat përputhet
plotësisht me të dhënat e literaturës.76,77 Këto të dhëna i pasqyron grafiku 2.
Grafiku 2. Paraqitja e rasteve sipas gjinisë
Shuaip Beqiri
66
Tabela 2. Paraqitja e rasteve sipas grupmoshës
Grupmosha (vite) Numri i rasteve Përqindja
15-25 37 8.4
26-35 68 15.3
36-45 99 22.2
46-55 178 40
56-65 38 8.5
66-75 25 5.6
Gjithsej 445 100
Mesatarja ± DS 41.4 ± 10.5 vjet
Në tabelën e mësipërme, grupmosha dominante me noduj në tiroide rezulton ajo nga 46-55 vjeç, e
pasuar nga ajo 36-45 vjeç. Të dhënat e mësipërme përputhen me literaturën 51,52 dhe janë pasqyruar
në grafikun 2.
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve sipas grupmoshave
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
67
Tabela 3. Paraqitja e raportit të noduseve solitare kundrejt atyre multiple
Nr. i noduseve Nr. i rasteve %
Nodus solitar 135 30.3
Noduse multiple 310 69.6
Totali 445 100
Në tabelën 3 janë paraqitur noduset e konstatuar në tiroide, sipas numrit të tyre. Siç shihet, rastet
me noduse multiple, pra me strumë multinodulare (me më shumë se një nodus), kanë dominuar
(69.6%) kundrejt noduseve solitare (30.3) ose strumave nodulare (me një nodus të vetëm në
tiroide). Ky dominim i strumës multinodulare mund të justifikohet me faktin se vendi ynë
konsiderohet një ndër vendet strumogjene. Në këtë këndvështrim, ky rezultat përputhet plotësisht
me rezultatet e referuara në studime të ngjashme bashkëkohore.84,72 Të dhënat e mësipërme
pasqyrohen në grafikun 3.
Grafiku 5. Paraqitja e strumave sipas tipit: nodulare dhe multinodulare
0.00%
10.00%
20.00%
30.00%
40.00%
50.00%
60.00%
70.00%
Nodusemultiple
Nodus solitar
Shuaip Beqiri
68
Tabela 4. Paraqitja e aspektit ekografik të noduseve tiroidiene
Tipi i nodusit
Izoekogen
Hipoekogen
Hiperekogen
Heterogjen
Anekogen
Totali
Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. %
Nodus solitar 65 48.1 42 31.1 15 11.1 8 5.9 5 3.8 135 30.4
Struma
multinodulare
31 10 93 30 47 15.2 128 41.3 11
3.5
310 69.6
Totali 96 58.1 135 61.1 62 26.3 136 47.2 16 7.3 445 100
Tabela 4 paraqet veçoritë ekografike të noduseve në brendësi të tyre. Siç shihet, nodujt solitarë
janë më tepër izoekogenë(48.1%) brenda grupit të tyre, por edhe krahasuar me strumat
multinodulare (31 %), ndërkohë që strumat multinodulare dominojnë për heterogjenitet (41.3%)
kundrejt nodujve solitarë (5.9%).67,68 Të dhënat e tabelës së mësipërme pasqyrohen në grafikun 4.
Grafiku 6. Paraqitja e aspektit ekografik të noduseve tiroidiene
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
69
Tabela 7. Paraqitja e aspektit funksional të noduseve sipas tipit të tyre
Tipi i nodusit Normofunksion Hipofunksion Hiperfunksion Totali
Nr. % Nr. % Nr. % Nr. %
Solitar 82 60.8 21 15.5 32 23.7 135 30.4
Multipël 224 72.3 56 18 30 9.7 310 69.6
Totali 306 77 62 445 100
Lidhur me aspektin funksional të incidentalomave të tiroides të zbuluara gjatë egzaminimit
ekografik, si në rastin e noduseve solitare, ashtue edhe të strumave multinodulare, pjesa më e
madhe ka rezultuar me funksion të ruajtur të tiroides (përkatësisht 60.8% dhe 72.3%), pra me
bilanc hormonal normal. Kjo dukuri mbështetet edhe nga të dhënat e literaturës së
konsultuar.45,56,57. Ky fenomen pasqyrohet në grafikun 6.
Grafiku 6. Paraqitja e aspektit funksional të noduseve tiroidiene sipas tipit të tyre
Tabela 7. Aspekti shintigrafik i noduseve tiroidiene
Shuaip Beqiri
70
Aspekti shintigrafik
Numri
Përqindja
Noduse izofiksante 230 51.7
Noduse të ftohta 136 30.6
Noduse të ngrohta 42 9.4
Noduse të nxehta 37 8.3
Totali 445 100
Siç vërehet edhe në tabelën e mësipërme, gjatë egzaminimit shintigrafik pjesa më e madhe e
noduseve kanë rezultuar izofiksantë (51.7%), dhe 30.6% kanë rezultuar të ftohtë. Noduset e
ngrohta dhe të nxehta kanë qenë në numër më të pakët. Të dhënat e tabelës pasqyrohen në grafikun
7.
Grafiku 7. Aspekti shintigrafik i noduseve të tiroides
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
71
Tabela 8. Rezultatet e FNA-biopsisë pre-operatore
Aspekti citologjik
Numri i rasteve
Përqindja
Karcinoma 47 34.5
Adenoma Hurthle 2 1.4
Adenoma folikulare 63 46.3
Struma koloidale 10 7.6
Tiroiditi Hashimoto 8 5.8
Grave`s 6 4.4
Totali 136 100
Egzaminimi i FNA-biopsisë (citopunksioni i nodulit ose nodujve) u krye në të gjithë pacientët që
rezultuan me noduse të ftohta në shintigrafi (136 raste). Ai u krye i drejtuar nën ekografi, në më
shumë se tre pika shpimi, sipas rastit.
Nga 136 pacientë të përfshirë në këtë ekzaminim, reperti citologjik dominant rezultoi ai i adenomës
folikulare (46.3%), e ndjekur nga karcinomat. Ky raport përputhet plotësisht me rezultate të
studimeve të ngjashme bashkëkohore.87.88 Të dhënat pasqyrohen në grafikun 8.
Shuaip Beqiri
72
Grafiku 8. Reperti citologjik i noduseve që iu nënshtruan FNA biopsisë pre-operatore
Tabela 9. Shpërndarja e rasteve me karcinoma të tiroides sipas gjinisë
Gjinia Nr. % Testi X²
Vlera e P
Femra 31 65.9 X² 30,2
P < 0,001
Meshkuj 16 34.1
Totali 47 100
Siç shihet në tabelën e mësipërme, nga rastet që rezultuan me noduj të ftohtë në shintigrafi, që iu
nënshtruan FNA-biopsisë pre-operatore dhe rezultuan me karcinomë të tiroides, 65.9 % ishin
femra dhe 34.1 % meshkuj. Nëse i referohemi numrit total të rasteve që rezultuan me noduse të
tiroides në ekografi, i takon 10.6 % me karcinomë tiroidiene. Të dyja këto konstatime rezultojnë
në koherencë me studime të tjera të ngjashme të publikuara në literaturën e konsultuar. 98,99
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
73
Grafiku 9. Shpërndarja e rasteve me karcinoma të tiroides sipas gjinisë
Tabela 10. Shpërndarja e karcinomave sipas tipit të tyre
Tipi i karcinomës
Numri i rasteve
Përqindja
Papilare 29 61.7
Folikulare 5 10.6
Papilo-folikulare 8 17.2
Folikulo-papilare 2 4.2
Anaplastike 2 4.2
Medulare 1 2.1
Totali 47 100
Nga kjo tabelë rezulton dominim i rasteve me karcinomë papilare të tiroides(61%), që është
realisht i bazuar në dominimin e saj si forma më e shpeshtë e kancerit tiroidien në përgjithësi.
Tendenca pë shtim të formave të përziera papilo-folikulare justifikohet probabilisht me deficiencen
jodike të shprehur të vendit tonë dhe zonës së Fierit në vecanti, pasi atipia folikulare haset më
shpesh në zona të tilla. Kjo bazohet edhe në të dhënat e literaturës së konsultuar. 91,92,93
Shuaip Beqiri
74
Grafiku 10. Format e karcinomave tiroidiene në FNA/biopsinë pre-operatore
Nga 47 raste që rezultuan me karcinoma në FNA-biopsinë preoperatore, vetëm 22 raste iu
nënshtruan interventit brenda vendit. Pjesa tjetër e rasteve e vazhduan trajtimin dhe monitorimin
e mëtejshëm jashtë vendit. Nga rastet që iu nënshtruan troidektomisë totale në Shqipëri, rezultuan:
15 karcinoma papilare, 3 karcinoma folikulare dhe 2 karcinoma folikulo/papilare.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
75
2.4. Konkluzionet e studimit dhe diskutimi i tyre
Në studimin tonë u përfshinë 445 raste, që rezultuan me noduj të tiroides gjatë ekzaminimit
ekografik të gjendrës tiroide në 968 pacientë, në qendrën diagnostike “IKEDA-Euromedica“, gjatë
periudhës tre vjeçare janar 2011 – korrik 2013.
Nga numri total i rasteve që rezultuan me noduj të tiroides (445), 76 % ishin femra dhe 24 %
meshkuj. Raporti ndërmjet meshkujve dhe femrave përputhet me rezultatet e studimeve të
ngjashme të literaturës bashkëkohore, që shpjegohet me faktin që femrat zhvillojnë më tepër noduj
tiroidienë krahasuar me meshkujt.55,56,57
Variacioni moshor i rasteve të marra në studim ishte nga 15-75 vjeç. Grupmosha me përqindje më
të madhe të rasteve me noduj të tiroides rezultoi ajo nga 46-55 vjeç, me 40 % të rasteve. Edhe në
botë, nodujt e tiroides rezultojnë më të shpeshta në këtë grupmoshë. 72,73,74
Duke i krahasuar rastet lidhur me numrin e noduseve prezente, struma multinodulare paraqiti
dominancë kundrejt strumës nodulare ( 69.6 % vs 30.3 %). Ky rezultat justifikohet plotësisht me
faktin që vendi ynë është zonë strumogjene, që normalisht shoqërohet me prevalencë të lartë të
noduseve tiroidienë. 75,76,77,78
Duke iu referuar repertit ekografik, pjesa më e madhe e nodujve solitarë kanë rezultuar izoekogenë,
ndërsa strumat multinodulare me dominancë heterogjene. Kjo korrelon edhe me frekuencën e lartë
të tiroiditit Hashimoto në vendin tonë dhe në botë.82
Lidhur me aspektin funksional të noduseve të analizuara të tiroides të zbuluara gjatë egzaminimit
ekografik, në studimin tonë pjesa më e madhe e noduseve solitare dhe atyre multiple ka rezultuar
me funksion të ruajtur të tiroides, pra me bilanc hormonal normal. Kjo dukuri mbështetet edhe nga
të dhënat e literaturës.79,80,81
Shuaip Beqiri
76
Shintigrafia e tiroides, e kryer me Jod 131 tek të gjitha rastet me incidentalomë të tiroides, nxorri
në pah më tepër noduse izofiksante (51.7 %), të pasuara nga noduset izofiksante. Noduset e ngrohta
dhe ato të nxehta ishin më të rrallë. Kjo përputhet me faktin që pacientët ishin përgjithësisht
asimptomatikë. 83,84,85
Nga 445 raste që rezultuan me noduse të tiroides, vetëm 136 prej tyre, pra ato që rezultuan me
noduse të ftohta në shintigrafi, iu nënshtruan FNA biopsisë pre-operatore të drejtuar nën ekografi.
Reperti citologjik rezultoi me dominancë të qelizave tumorale beninje (adenoma folikulare) me
46.3 %, e ndjekur nga karcinoma me 34.5%. Me karcinomë rezultuan gjithsej 47 raste, nga të cilat
31 ishin femra (65.9), ashtu si edhe në studime të ngjashme bashkëkohore. 93,94
Nga karcinomat, forma citologjike më e hasur rezultoi ajo papilare me 61.7 %, e ndjekur nga forma
folikulare me 10.6 %. Duke e krahasuar këtë konstatim me studime të ngjashme, vihet re një
tendencë për rritje e numrit të rasteve me formë folikulare, probabilisht e lidhur kjo me karakterin
strumogjen të vendit tonë. 78,79
Kanceri i tiroides rezultoi i pranishëm në 27.8% të rasteve me incidentalomë të tiroides, që iu
nënshtruan citopunksionit. Kjo përqindje ka qenë e pritshme, pasi kontigjenti i përzgjedhur për
citopunksion plotësonte të paktën dy kritere të forta, që sugjeronin për malinjitet: diametrin mbi
8 mm dhe të paktën njërin nga faktorët ekografikë të rriskut për malinjitet (të përmendur më sipër).
Ky rezultat i studimit përputhet plotësisht me studime të ngjashme të këtij niveli. 45,99
Nga 47 raste që rezultuan me karcinoma në FNA-biopsinë preoperatore, vetëm 22 raste iu
nënshtruan interventit brenda vendit. Pjesa tjetër e rasteve e vazhduan trajtimin dhe monitorimin
e mëtejshëm jashtë vendit. Nga rastet që iu nënshtruan troidektomisë totale në Shqipëri, rezultuan:
15 karcinoma papilare, 3 karcinoma folikulare dhe 2 karcinoma folikulo/papilare.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
77
III. REKOMANDIMET
Fakti që:
• 10.6 % e numrit total të rasteve që rezultuan me noduse tiroidiene gjatë egzaminimit
ekografik të tiroides, pa arsye klinike dhe rekomandime mjekësore të lidhura me të,
rezultuan me karcinomë të tiroides;
• 34,5 % e numrit të rasteve që rezultuan me noduse të ftohta në shintigrafi dhe iu nënshtruan
FNA- biopsisë pre-operatore, rezultuan me karcinomë të tiroides;
na imponon që nga ky studim të japim një sinjal alarmi tepër aktual, si për mjekët imazheristë,
ata Endokrinologë, por edhe për mjekët e familjes që janë pika e parë e kontaktit me të sëmurët.
Mendojmë që në këtë këndvështrim duhet patur parasysh:
1- Vlerësimi i funksionit të çdo nodusi tiroidien, me matjen në serumin e gjakut të FT3 , FT4 dhe
TSH, duhet të konsiderohet si një mënyrë efikase e evidentimit dhe trajtimit në kohë të
disfunksionit tiroidien.
2- Diagnostikimi i nodujve tiroidiene, të shoqëruar ose jo me disfunksion dhe malinjitet është një
problem aktual dhe mjaft i rëndësishëm i Endokrinologjisë dhe Imazherisë, lidhur me
parandalimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjendrës tiroide. Për këtë qëllim, duhet të
rekomandohet egzaminimi ekografik i gjendrës tiroide në të gjithë personat :
o Me predispozitë gjenetike për sëmundje të tiroides
o Që referojnë për rrezatim në zonën e qafës
o Që janë lindur dhe/ose rritur në zona strumogjene, me mangësi të shprehur të jodit
në atmosferë
o Që paraqesin simptoma klinike që sugjerojnë për disfunksion të tiroides
3- Të vlerësohen maksimalisht noduset që paraqesin :
o Formë ovale, me diametër transversal<diametri antero-posterior
o Diametër > 10 mm
o Buzë të çrregullta
o Vaskularizim intranodal të rritur
o Aspekt ekografik intranodal hipoekogen
Shuaip Beqiri
78
o Mikrokalcifikime intranodale
4- Të vlerësohen me seriozitet maksimal nodujt e dukshëm ose të palpueshëm të tiroides,
veçanërisht tek kontigjenti i personave të predispozuar për të zhvilluar kancer të tiroides,
ku përfshihen :
· Individët me histori familjare për kancer të tiroides
· Individët me sindromin e neoplazisë endokrine multiple
· Individët që i janë nënshtruar më parë rrezatimit në zonën e qafës
· Individët < 20 vjeç, me nodul solitar në tiroide
· Individët e moshuar
5- Tiroidektomisë duhet t’i nënshtrohet çdo pacient që gjatë egzaminimit citologjik të nodusit
ose nodujve rezulton pozitiv për malinjitet, ose edhe i dyshimtë për malinjitet.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
79
REFERENCAT
1. Boron WF, Boulpaep E (2003). "Chapter 48: "synthesis of thyroid hormones"". Medical
Physiology: A Cellular And Molecular Approaoch. Elsevier/Saunders. p. 1300. ISBN 1-
4160-2328-3.
2. How Iodide Reaches its Site of Utilisation in the Thyroid Gland – Involvement of Solute
Carrier 26A4 (Pendrin) and Solute Carrier 5A8 (Apical Iodide Transporter) - a report by
Bernard A Rousset. Touch Brieflings 2007
3. Ekholm R, Bjorkman U (1997). "Glutathione peroxidase degrades intracellular hydrogen
peroxide and thereby inhibits intracellular protein iodination in thyroid
epithelium".Endocrinology 138 (7):2871-
2878.doi:10.1210/en.138.7.2871. PMID 9202230.
4. Bianco AC, Salvatore D, Gereben B, Berry MJ, Larsen PR (2002). "Biochemistry, cellular
and molecular biology, and physiological roles of the iodothyronine
selenodeiodinases".Endocr Rev 23 (1): 38–89. doi:10.1210/er.23.1.38.PMID 11844744.
5. Bianco AC, Salvatore D, Gereben B, Berry MJ, Larsen PR (2002). "Biochemistry, cellular
and molecular biology, and physiological roles of the iodothyronine
selenodeiodinases".Endocr Rev 23 (1): 38–89. doi:10.1210/er.23.1.38.PMID 11844744.
6. Kester MH, Martinez de Mena R, Obregon MJ, Marinkovic D, Howatson A, Visser TJ,
Hume R, Morreale de Escobar G (2004). "Iodothyronine levels in the human developing
brain: major regulatory roles of iodothyronine deiodinases in different areas".J Clin
Endocrinol Metab 89 (7): 3117–3128. doi:10.1210/jc.2003-031832. PMID 15240580.
7. Jansen J, Friesema EC, Milici C, Visser TJ (August 2005). "Thyroid hormone transporters
in health and disease". Thyroid15 (8): 757–
68. doi:10.1089/thy.2005.15.757.PMID 16131319.
8. Johannes W. Dietrich (2002). Der Hypophysen-Schilddrüsen-Regelkreis. Berlin,
Germany: Logos-Verlag Berlin. ISBN 978-3-89722-850-4. OCLC 50451543. 3897228505
9. Thyroid Problems eMedicine Health. Retrieved on 2010-02-07
10. Thyroid Disorders Information MedicineNet. Retrieved on 2010-02-07
11. Treatment for Thyroid disease Retrieved on 2010-02-07
12. Thyroid Disorders overview Merck Sharpe & Dohme. Retrieved on 2010-02-07
13. Yamamoto M, Shibuya N, Chen LC, Ogata E (February 1988). "Seasonal recurrence of
transient hypothyroidism in a patient with autoimmune thyroiditis". Endocrinol.
Jpn. 35 (1): 135–42.doi:10.1507/endocrj1954.35.135. PMID 3396511.
Shuaip Beqiri
80
14. Hidaka Y, Amino N, Iwatani Y, Itoh E, Matsunaga M, Tamaki H (December
1993). "Recurrence of thyrotoxicosis after attack of allergic rhinitis in patients with
Graves' disease". J. Clin. Endocrinol. Metab. 77 (6): 1667–
70. doi:10.1210/jc.77.6.1667.PMID 8263157.
15. Melton, Sarah. "How Is Thyroid Dysfunction Associated With Bipolar Disorder?".
medscape.com. Retrieved 22 February 2013. http://www.endocrineweb.com/TFT.html
16. Venturi, Sebastiano (2011). "Evolutionary Significance of Iodine". Current Chemical
Biology- 5 (3): 155–162.doi:10.2174/187231311796765012. ISSN 1872-3136.
17. "Chernobyl children show DNA changes". BBC News. 2001-05-08. Retrieved 2010-05-25.
18. Patrick L (June 2008). "Iodine: deficiency and therapeutic considerations" (PDF). Altern
Med Rev 13 (2): 116–27.PMID 18590348.
19. Bifulco M, Cavallo P (2007). "Thyroidology in the medieval medical school of
salerno". Thyroid 17 (1): 39–
40.doi:10.1089/thy.2006.0277. PMID 17274747.Bennedbaek FN, Perrild H, Hegedüs L
(1999). "Diagnosis and treatment of the solitary thyroid nodule. Results of a European
survey". Clin. Endocrinol. (Oxf) 50 (3): 357–63. doi:10.1046/j.1365-
2265.1999.00663.x. PMID 10435062.
20. Ravetto C, Colombo L, Dottorini ME (2000). "Usefulness of fine-needle aspiration in the
diagnosis of thyroid carcinoma: a retrospective study in 37,895 patients". Cancer 90 (6):
357–63. doi:10.1002/1097-0142(20001225)90:6<357::AID-CNCR6>3.0.CO;2-
4. PMID 11156519.
21. Hamberger, B (1982). "Fine-needle aspiration biopsy of thyroid nodules. Impact on
thyroid practice and cost of care". Am J Med 73: 381–384. doi:10.1016/0002-
9343(82)90731-8. PMID 7124765.
22. Mazzaferri (1993). "Management of a Solitary Thyroid Nodule". N Engl J Med 328: 553–
9. doi:10.1056/NEJM199302253280807. PMID 8426623.
23. Wong KT, Ahuja AT (2005). "Ultrasound of thyroid cancer". Cancer Imaging 5: 157–
66. doi:10.1102/1470-7330.2005.0110. PMID 16361145
24. Nuclear Medicine Thyroid Scan - MedlinePlus Medical
Encyclopedia http://www.nlm.nih.gov/medlineplus/ency/article/003829.htm
25. Gates JD, Benavides LC, Shriver CD, et al. Preoperative thyroid ultrasound in all patients
undergoing parathyroidectomy?. J Surg Res. Dec 4 2008;[Medline].
26. Dean DS, Gharib H. Epidemiology of thyroid nodules. Best Pract Res
27. Clin Endocrinol Metab 2008;22(6):901-11.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
81
28. Parham M, Aminorroaya A, Amini M. Prevalence of palpable thyroid nodule in Isfahan,
Iran, 2006: a population based study. Exp Clin Endocrinol Diabetes 2008;16(4):545-61.
29. Tan GH, Gharib H. Thyroid incidentalomas: management approaches to nonpalpable
nodules discovered incidentally on thyroid imaging. Ann Intern Med 1997;126:226-31.
30. Mortensen JD, Woolner LB, Bennet WA. Gross and microscopic findings in clinically
normal thyroid glands. J Clin Endocrinol Metab 1995;15:1270-80.
31. Marzeion AM, Helfrich C, Brendel M, Eckhard M, Günther M, Hardt P et al. Thyroid
sonography screening of a random selection of members of a German university/ university
hospital: High prevalence of goiter and nodules. Experimental and Clinical Endocrinology
& Diabetes 2002. Proceedings of the 46th Annual Meeting of the German Society of
Endocrinology (DGE); Göttingen, February 27th - March 2002. p. 162.
32. Firat M, Guney E, Gokhan A. Comparison of palpation and ultrasonography in the
diagnosis of thyroid nodules. Turkish J Endocrinol Metab 2002;3:117-20.
33. Singer PA, Cooper DS, Daniels GH, Ladenson PW, Greenspan FS, Levy EG et al.
Treatment guidelines for patients with thyroid nodules and well-different.
34. Greenspan FS. The thyroid gland. Basic & Clinical Endocrinology 6. edition (Ed:
Greenspan FS, Gardner DG) McGraw-Hill, 2001, 201-272.
35. Bruneton JN, Balu-Maestro C, Marcy PY, Melia P, Mourou MY. Very high frequency (13
MHz) ultrasonographic examination of the normal neck: Detection of normal lymph nodes
and thyroid nodules. J Ultrasound Med 13:87-90, 1994.
36. Castro MR, Gharib H. Thyroid nodules and cancer. When to wait and watch, when to refer.
Postgrad Med 107: 113-116, 2000.
37. Daniels GH. Physical examination of the thyroid gland.Werner & IngbarÕs The Thyroid
A Fundamental and Clinical Text 8. edition (Ed: Braverman LE, Utiger RD) Lippincott
Williams & Wilkins, 2000, 462-466.
38. Kabalak T. Tiroid nodŸlleri. Endokrinoloji El KitabÝ (Ed:Kabalak T, YÝlmaz C, TŸzŸn
M). Üzmir GŸven ve Nobel TÝp Kitabevleri, 2001, 181-190.
39. Tan GH, Gharib H. Thyroid incidentalomas: management approaches to nonpalpable
nodules discovered incidentally on thyroid imaging.Ann Intern Med126: 226-231, 1997.
40. Larsen PR, Davies TF, Day ID. The thyroid gland.Williams Textbook of Endocrinology 9.
edition (Ed:Wilson JD, Foster DW, Kronenberg HM, Larsen PR). WB Saunders Company,
1998, 389-515.
41. Knudsen N, Bols B, Bulow I, Jorgensen T, Perrild H,Ovesen L, Laurberg P. Validation of
ultrasonography of the thyroid gland for epidemiological purposes.Thyroid9: 1069-1074,
1999.
Shuaip Beqiri
82
42. Eden K, Mahon S, Helfand M. Screening high-risk populations for thyroid cancer. Med
Pediatr Oncol 36:583-591, 2001.
43. Tan GH, Gharib H, Reading CC. Solitary thyroid nodule.Comparison between palpation
and ultrasonography. Arch Intern Med 155: 2418-2423, 1995.
44. James EM, Charboneau JW. High-frequency (10 mHz) thyroid ultrasonography. Semin
Ultrasound CT MR 6:294-309, 1985.
45. ORIGINAL ARTICLE thyroids removed for palpable disease. J Otolaryngol 22:294-300,
1993.
46. Wiest PW, Hartshorne MF, Inskip PD, Crooks LA, Vela BS, Telepak RJ, Williamson MR,
Blumhardt R, Bauman JM, Tekkel M. Thyroid palpation versus high-resolution thyroid
ultrasonography in the detection of nodules.J Ultrasound Med 17: 487-496, 1998.
47. Marqusee E, Benson CB, Frates MC, Doubilet PM, Larsen PR, Cibas ES, Mandel SJ.
Usefulness of ultrasonography in the management of nodular thyroid disease.Ann Intern
Med 133: 696-700, 2000.
48. Burguera B, Gharib H. Thyroid incidentalomas. Prevalence, diagnosis, significance, and
management. Endocrinol Metab Clin North Am29: 187-203, 2000.
49. Schneider AB, Bekerman C, Leland J, Rosengarten J,Hyun H, Collins B, Shore-Freedman
E, Gierlowski TC.Thyroid nodules in the follow-up of irradiated individuals: comparison
of thyroid ultrasound with scanning and palpation. J Clin Endocrinol Metab 82: 4020-
4027, 1997.
50. Reading CC, Gorman CA. Thyroid imaging techniques.Clin Lab Med 13: 711-724, 1993.
51. Mazzaferri EL. Management of a solitary thyroid nodule. N Engl J Med 1993;328:553-9.
52. Kasper DL, Braunwald E, Fauci AS. Harrison’s principles of internal medicine. 16th ed.
New York: McGraw-Hill;2005. p. 2104-27.
53. Hagag P, Strauss S, Weiss M. Role of ultrasound-guided fine-needle aspiration biopsy in
evaluation of nonpalpable thyroid nodules. Thyroid 1998;8:989-95.
54. Sanei Taheri M, Hemadi H, Haghighatkhah HR, Kamyar K, Jalali AH, Shakiba M.
Prevalence of incidental thyroid nodules diagnosed by ultrasound in an Iranian
population. Iran J Radiol 2008;5(1):19-25. Reiners C, Wegscheider K, Schicha H,
Theissen P, Vaupel R, Wrbitzky R et al. Prevalence of thyroid disorders in the working
population of Germany: ultrasonography screening in 96,278 unselected employees.
Thyroid 2004;14:926-32.
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
83
55. Karaszewski B, Wilkkowski M, Tomasiuk T, Szramkowska M, Klaska A, Obolonczyk L et
al. The prevalence of incidentaloma–asymptomatic thyroid nodule in Tricity (Gdansk,
Sopot, Gdynia) population. Endokrynol Pol 2006;57(3):196-200.
56. Kang HW, No JH, Chung JH, Min YK, Lee MS, Lee MK et al. Prevalence, clinical and
ultrasonographic characteristics of thyroid incidentalomas. Thyroid 2004;14(1):29-33.
57. Brander A, Vikinkoski P, Nickels J, Kivisaari L. Thyroid gland: US screening in a random
adult population. Radiology 1991;181:683-7.
58. Ezzet S, Sarti DA, Cain DR, Braunstein GD. Thyroid incidentalomas. Prevalence by
palpation and ultrasonography. Arch Intern Med 1994;154:1838-40.
59. Hsiao YL, Chang TC. Ultrasound evaluation of thyroid abnormalities and volume in
Chinese adults without palpable thyroid glands. J Formos Med Assoc 1994;93:140-4.
60. Azizi F. Final report of prevalence of goiter and concentration of urine iodine in 7-10 year
old students in Iran 1380-1381. Endocrinology and metabolism research center
1381;(1);1-162.
61. Schneider AB, Bekerman C, Leland J, Rosengarten J,Hyun H, Collins B, Shore-Freedman
E, Gierlowski TC.Thyroid nodules in the follow-up of irradiated individuals: comparison
of thyroid ultrasound with scanning and palpation. J Clin Endocrinol Metab 82: 4020-
4027, 1997
62. Ezzat S, Sarti DA, Cain DR, Braunstein GD. Thyroid incidentalomas. Prevalence by
palpation and ultrasonography.Arch Intern Med154: 1838-1840, 1994.
63. Knudsen N, Bulow I, Jorgensen T, Laurberg P, Ovesen L,Perrild H. Goitre prevalence and
thyroid abnormalities at ultrasonography: A comparative epidemiological study in two
regions with slightly different iodine status. Clin Endocrinol 53: 479-485, 2000.
64. Hsiao YL, Chang TC. Ultrasound evaluation of thyroid abnormalities and volume in
Chinese adults without palpable thyroid glands. J Formos Med Assoc93: 140-144, 1994.
65. Brander A, Viikinkoski P, Nickels J, Kivisaari L. Thyroid gland: US screening in middle-
aged women with no previous thyroid disease. Radiology173: 507-510, 1989
66. Black, W. C. & Welch, H. G. Advances in diagnostic imaging and overestimations of
disease prevalence and the benefits of therapy. N. Engl. J. Med. 328, 1237-1243 (1993).
67. Bailey, R. H. & Aron, D. C. The diagnostic dilemma of incidentalomas. Working through
uncertainty. Endocrinol. Metab. Clin. North Am. 29, 91-105 (2000).
68. Chidiac, R. M. & Aron, D. C. Incidentalomas. A disease of modern technology.Endocrinol.
Metab. Clin. North Am. 26, 233-253 (1997).
69. Turner, H. E., Moore, N. R., Byrne, J. V. & Wass, J. A. H. Pituitary, adrenal and thyroid
incidentalomas. Endocr. Relat. Cancer 5, 131-150 (1998).
70. Aron, D. C. & Howlett, T. A. Pituitary incidentalomas. Endocrinol. Metab. Clin. North
Am. 29, 205-221 (2000).
Shuaip Beqiri
84
71. Koenig, K. & Kleerekoper, M. How common are functional incidentalomas of the
parathyroid gland? Nat. Clin. Pract. Endocrinol. Metab. 2, 316-317 (2006).
72. Griffing, G. T. A-I-D-S: the new endocrine epidemic. J. Clin. Endocrinol. Metab. 79,1530-
1531 (1994).
73. Dean, D. S. & Gharib, H. Epidemiology of thyroid nodules. Best Pract. Res. Clin.
Endocrinol. Metab. 22, 901-911 (2008).
74. Ezzat, S. et al. The prevalence of pituitary adenomas: a systematic
review. Cancer101, 613-619 (2004).
75. Jeong, S. Y. et al. Incidental pituitary uptake on whole-body 18F-FDG PET/CT: a
multicentre study. Eur. J. Nucl. Med. Mol. Imaging 37, 2334-2343 (2010).
76. Molitch, M. E. Clinical review 65. Evaluation and treatment of the patient with a pituitary
incidentaloma. J. Clin. Endocrinol. Metab. 80, 3-6 (1995).
77. Feldkamp, J. et al. Incidentally discovered pituitary lesions: high frequency of
macroadenomas and hormone-secreting adenomas—results of a prospective study.Clin.
Endocrinol. (Oxf.) 51, 109-113 (1999).
78. Yalçin B., Ozan H. (February 2006). "Detailed investigation of the relationship between
the inferior laryngeal nerve including laryngeal branches and ligament of Berry". Journal
of the American College of Surgeons 202 (2):
2916.doi:10.1016/j.jamcollsurg.2005.09.025. PMID 16427555.
79. Lemaire, David (2005-05-27). "eMedicine - Thyroid anatomy". Retrieved 2008-01-19.
80. Kamath, M. Aroon. "Are the ligaments of Berry the only reason why the thyroid moves up
with deglutition?". Doctors Lounge Website. Retrieved August 24, 2010.
81. Page 493 (Table 33-3) in: Eugster, Erica A.; Pescovitz, Ora Hirsch (2004). Pediatric
endocrinology: mechanisms, manifestations and management. Hagerstwon, MD:
Lippincott Williams & Wilkins. ISBN 0-7817-4059-2.
82. Zoeller RT (April 2003). "Transplacental thyroxine and fetal brain development". J. Clin.
Invest. 111 (7): 954–7.doi:10.1172/JCI18236. PMC 152596. PMID 12671044.
83. Berbel P, Navarro D, Ausó E, Varea E, Rodríguez AE, Ballesta JJ, Salinas M, Flores E,
Faura CC et al. (2010). "Role of late maternal thyroid hormones in cerebral cortex
development: an experimental model for human prematurity". Cereb Cortex 20(6): 1462–
75. doi:10.1093/cercor/bhp212. PMC 2871377.PMID 19812240.
84. Fawcett, Don; Jensh, Ronald (2002). Bloom & Fawcett's Concise Histology. New York:
Arnold Publishers. pp. 257–258.ISBN 0-340-80677-X.
85. How Your Thyroid Works: A Delicate Feedback Mechanism. Updated 2009-05-21.
86. Ezzat, S., Sarti, D. A., Cain, D. R. & Braunstein, G. D. Thyroid incidentalomas. Prevalence
by palpation and ultrasonography. Arch. Intern. Med. 154, 1838-1840 (1994).
87. Young, W. F. Jr. Management approaches to adrenal incidentalomas. A view from
Rochester, Minnesota. Endocrinol. Metab. Clin. North Am. 29, 159-185 (2000).
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
85
88. Molitch, M. E. Pituitary tumours: pituitary incidentalomas. Best Pract. Res. Clin.
Endocrinol. Metab. 23, 667-675 (2009).
89. Chambers, E. F., Turski, PA., LaMasters, D. & Newton, T. H. Regions of low density in the
contrast-enhanced pituitary gland: normal and pathologic processes. Radiology144, 109-
113 (1982).
90. Krikorian, A. & Aron, D. Evaluation and management of pituitary incidentalomas—
revisiting an acquaintance. Nat. Clin. Pract. Endocrinol. Metab. 2, 138-145 (2006).
91. Connor, S. E. & Penney, C. C. MRI in the differential diagnosis of a sellar mass. Clin.
Radiol. 58, 20-31 (2003).
92. Nammour, G. M., Ybarra, J., Naheedy, M. H., Romeo, J. H. & Aron, D. C. Incidental
pituitary macroadenoma: a population-based study. Am. J. Med. Sci. 314, 287-291 (1997).
93. Yue, N. C. et al. Clinically serious abnormalities found incidentally at MR imaging of the
brain: data from the Cardiovascular Health Study. Radiology 202, 41-46 (1997).
94. Chacko, A. G. & Chandy, M. J. Incidental pituitary macroadenomas. Br. J.
Neurosurg.6, 233-236 (1992).
95. Buurman, H. & Saeger, W. Subclinical adenomas in postmortem pituitaries: classification
and correlations to clinical data. Eur. J. Endocrinol. 154, 753-758 (2006).
96. Kontogeorgos, G., Kovacs, K., Horvath, E. & Scheithauer, B. W. Multiple adenomas of the
human pituitary. A retrospective autopsy study with clinical implications. J.
Neurosurg. 74, 243-247 (1991).
97. Chong, B. W., Kucharczyk, W., Singer, W. & George, S. Pituitary gland MR: a comparative
study of healthy volunteers and patients with microadenomas. AJNR Am. J.
NeuroRadiol. 15, 675-679 (1994).
98. Hall, W. A., Luciano, M. G., Doppman, J. L., Patronas, N. J. & Oldfield, E. H. Pituitary
magnetic resonance imaging in normal human volunteers: occult adenomas in the general
population. Ann. Intern. Med. 120, 817-820 (1994).
99. Zoeller RT (April 2003). "Transplacental thyroxine and fetal brain development". J. Clin.
Invest. 111 (7): 954–7.doi:10.1172/JCI18236. PMC 152596. PMID 12671044.
Shuaip Beqiri
86
NODUSE HYPOECHOGEN
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
87
Shuaip Beqiri
88
NODUSE HIPERECHOGEN
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
89
Noduset Izoechogen
Shuaip Beqiri
90
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
91
Shuaip Beqiri
92
NODUSE THYROIDIEN ME DEGJENRIME NEKROTIKE NE BRENDESI
Tema: Vlerësimi ekografik i noduseve të gjendrës tiroide dhe korrelacioni ndërmjet të
dhënave ekografike, klinike, shintigrafike dhe citologjike në përcaktimin e natyrës së tyre.
93
NODUSE HETEROGJENE
Shuaip Beqiri
94