UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI: INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
Tema: KUJDESI INFERMIEROR TEK TË SËMURËT ME
STENOZË DHE INSUFICIENCË TË VALVULES AORTALE
Kandidatet: Mentori:
Fatlinda Kuçi Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha
Hira Berisha
GJAKOVË, 2019
2
INFORMATA RRETH PUNIMIT
Punimi i temës së diplomës “Kujdesi infermieror tek të sëmuret me stenoz dhe insuficiencë
të valvules aortale“ i kandidateve Fatlinda Kuçi dhe Hira Berisha u punua në Fakultetin e
Mjekësisë - Universitetin “Fehmi Agani“ Gjakovë . Ky punim është realizuar me qëllim të
zgjerimit të njohurive në kujdesin infermieror tek të sëmuret me stenozë dhe isuficiencë të
valvules aortale.
Mentori i punimit është Prof.Asoc.Dr Idriz Berisha
Në mbështetje të Rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni 46 dhe të
vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr.ref.005/ 368 deklarojmë se:
Pjesën e parë të temës me titull stenoza dhe insuficienca e valvules aortale është punuar nga unë
Fatlinda Kuçi.
Pjesën e dytë të temës nga kujdesi infermieror tek të sëmuret me stenozë dhe insuficienc të
valvules aortale dhe statistikat e marrura nga reparti “Njësia Koronare” në Spitalin Rajonal “Isa
Grezda’’ është punuar nga unë Hira Berisha.
3
Shkurtesat e fjalëve
AVI- Insuficienca e Valvules Aortale
EKG- Ekektrokardiogrami
ECHO-Egzaminimi Ekografik
OBSH- Organizata Botërore e Shëndetësisë
Fjalët kyqe
Zemra
Aorta
Stenoza
Insuficienca
Valvula aortale
Semundje
Kujdesi
Enet e gjakut
Ngushtim i valvulave
Frymarrja
Sistola
Diastola
Dhimbja
Trajtimi
4
PËRMBAJTJA
1.ABSTRAKT …………………………………………………………………………………...5
2.ABSTRACT……………………………………………………………………………………6
3.HYRJE……………………………………………………………………………………….....7
3.1 Zemra …………………………………………………………………………………………8
3.2 Stenoza e valzvules aortale ……………………………………………………………….....11
3.3 Insuficienca e valvules aortale……………………………………………………………….13
3.4 Diagnoza …………………………………………………………………………………….15
3.5 Trajtimi ……………………………………………………………………………………...16
3.6 Kujdesi infermieror ………………………………………………………………………….20
3.7 Edukimi Shëndetësor …………..…………………………………………………………....23
4.QËLLIMI I PUNIMIT ………………………………………………………………………26
5.METODOLOGJIA…………………………………………………………………………...26
6.REZULTATET ……………………………………………………………………………....26
7.PËRFUNDIMI ……………………………………………………………………………….27
8.REKOMANDIME…………………………………………………………………………....28
9a.REZYME …………………………………………………………..……………………......28
9b.SUMARY ................................................................................................................................30
10.REFERENCAT………………………………………………………………………..…….32
11. CV………………………………………………………………………………………..…..33
5
ABSTRAKT
Qëllimi i këtij punimi të diplomes është në zgjerimin e njohurive të infermierve me sëmundje tek
të sëmuret me stenozë dhe insuficienc të valvules aortale.
Punimi është bërë në universitetin e Gjakovës, Fakulteti i mjekësisë, programi infermieri në
bashkpunim me spitalin rajonal Isa Grezda.
Stenoza si proces përben në vete ngushtimin e valvules aortale duke penguar kalimin e lirë të
gjakut duke shkaktuar pamjaftueshmeri apo insuficiencë të valvules aortale.
Përmes këtij punimi duam të tregojmë se sa kritike mund të jetë kjo sëmundje dhe kemi arritur të
hulumtojmë shpeshtësin e kësaj sëmundjeje në Gjakovë përgjat vitit 2019.
6
ABSTRACT
The purpose of this diploma thesis is to extend the knowledge of nurses with diseases to the
sternous and insufficient aortic valve patients.
The work was done at the University of Gjakova, the Faculty of Medicine, the nursing program
in cooperation with the regional hospital Isa Grezda.
The sternosis as a process constitutes itself narrowing of the aortic valve by impeding the free
passage of blood causing insufficiency or insufficiency of the aortic valve.
Through this paper we want to show how critical this disease can be and we have managed to
investigate the incidence of this disease in Gjakova during 2019.
7
3.HYRJE
Sëmundja e valvules së zemres është qdo proces i sëmundjes kardiovaskulare që përfshinë një
ose më shumë nga katër valvulat e zemrës (valvulat aortale dhe bicuspide në anën e majtë të
zemrës dhe valvulat pulmonare dhe tricuspide në anën e djathtë të zemrës ).
Automatikisht valvulat janë pjesë e indit lidhës të dendur të zemres të njohur si skelet kardiak
dhe janë përgjegjes për rregullimin e rrjedhjes së gjakut përmes zemrës dhe eneve të mëdha .
Valvula e aortes shtrihet midis ventrikulit të majtë dhe aortes . Aorta (greqisht: αορτή)
apo ena kryesore e gjakut, është një arterie e madhe, e cila del direkt nga ana e majtë e zemrës.
Ajo e transporton gjakun nga barkushja e majtë e zemrës (Ventriculus cordis sinister) për në enët
e qarkullimit të gjakut në periferi.
Transporti i gjakut të oksigjenuar për në
periferi.Pasi që aorta ka një mur shumë
elastik, ajo bënë barazimin e shtypjes së
gjakut që vjen nga zemra dhe kështu
mundëson një transport të rrjedhshëm dhe
pa pushim të tij. Shtypja e gjakut matet
gjithë kohës nga “sensor“ shtypjeje (të ashtu
quajtur receptor të tensionit, baro-
receptor).Stenoza dhe pamjaftueshmëria e
zemrës paraqesin pasojat dominuese
funksionale dhe anatomike të lidhura me
sëmundjen e valvulave të zemres.
Pavarsishte nga procesi i sëmundjes shfaqen
ndryshime në valvulë që prodhojnë një ose
një kombinim të këtyre kushteve.
Pamjaftueshmëria dhe stenoza përshkruajnë
pamundësinë e valvules për të parandaluar
rrjedhjen e gjakut , pasi fletët e valvules
dështojnë të bashkohen në menyrë korrekte.
8
3.1 ZEMRA
Zemra është një organ muskulor jo te të gjitha organizmat e gjalla, që pompon gjak nëpër enët e
gjakut të sistemit të qarkullimit të gjakut. Gjaku furnizon trupin me oksigjen dhe materie
ushqyese, dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e mbeturinave metabolike. Zemra ndodhet në pjesën
e mesme të zgavrës së kraharorit.
Zemra është njëra prej organeve të para që formohet në trupin e njeriut gjatë zhvillimit
embrional. Zemra ndahet në katër zbrazëtira: dy veshëza dhe dy barkushe.Veshëzat ndahen
në:veshëza e majtë dhe veshëza e djathtë.Barkushet ndahen në:barkushja e majtë dhe barkushja e
djathtë.
Zemra ndodhet në pjesën e mesme të zgavrës së kraharorit, në nivelin e vertebrave T5-T8. Pjesa
më e madhe e zemrës është zakonisht e zhvendosur paksa në anën e majtë të kraharorit (edhe pse
ka raste që mund të jetë e zhvendosur në të djathtë) dhe ndihet të jetë në të majtë sepse gjysma e
majtë e zemrës është më e fortë, pasi ajo pompon në të gjitha pjesët e trupit. Meqënëse zemra
ndodhet midis mushkërive, mushkëria e majtë është më e vogël se mushkëria e djathtë dhe ka një
zgavër kardiake në kufirin e saj me zemrën për të lejuar vendosjen e zemrës.
Muri i zemrës përbëhet nga tri
shtresa: e brendshme, endocardi, e
mesme, miokardi dhe e jashtme
epicardi. Këto janë të rrethuar nga
një qeskë me membranë të dyfishtë
të quajtur perikardi.Shtresa e
brendshme e zemrës quhet
endokardi. Ajo është e përbërë nga
një shtresë e epitelit të thjeshtë
njështresësh, dhe mbulon dhomat e
zemrës dhe valvulat. Ajo vazhdon
me shtresën e brendshme (endoteli)
të venave dhe arterieve të zemrës,
dhe bashkohet me miokardin me një
shtresë e hollë të indit lidhor.
Endokardi, duke sekretuar
endothelinë, gjithashtu mund të luajë
një rol në rregullimin e tkurrjes së
miokardit.
9
Ndërtimi : Zemra përbëhet prej dy pjesëve:
Pjesa e djathtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të mushkërive (qarkullimi i vogël).
Pjesa e majtë, e cila e lëviz gjakun në drejtim të pjesëve tjera të trupit (qarkullimi i madh)
Kjo realizohet nëpërmjet katër valvulave. Një mur i trashë muskujsh, atrioventricular septum,
ndan veshëzen dhe barkushen e majtë nga veshëza dhe barkushja e djathtë, duke shmangur
kalimin e gjakut mes dy gjysmave të zemrës. Valvulat midis veshëve dhe barkusheve lejojnë
kalimin e koordinuar në një drejtim të gjakut nga veshëzat në barkushë. Gjaku i paoksigjenuar
nga ekstremitetet e siperme dhe të poshtme hyn në atriumin e djathtë. Prej këtej gjaku kalon në
ventrikulin (barkushën) e djathtë. Kjo e fundit pompon gjakun në mushkëri nëpërmjet arteries
pulmonare. Pas humbjes së dioksidit të karbonit në mushkëri dhe pajisjes me oksigjen, gjaku
përmes venave pulmonare hyn në atriumin (veshëzen) e majtë. Nga atje gjakut i pasur me
oksigjen hyn në barkushën e majtë. Kjo është dhoma kryesore e pompimit, që dërgon gjakun
përmes aortës në të gjitha pjesët e trupit përveç mushkërive. Barkushja e majtë është më e madhe
se sa e djathta, sepse ajo duhet të dërgojë gjakun në gjithë pjesët e trupit përveç mushkrisë,
ndërsa barkushja e djathtë dërgon gjak vetëm në mushkëri. Tek të posalindurit pesha e zemrës
është rreth 20g, tek të rriturit 250-350g. Në moshën e pleqërisë pesha e zemres bie,Në trupin e
njeriut, zemra ndodhet në mediastinum, 2/3 majtas dhe 1/3 djathtas nga qendra. Mediastinum
është pjesa qendrore e zgavrës së kraharorit që kufizohet nga dy mushkëritë, kafazi i
kraharorit dhe shpinë. Zemra është e mbështjellë nga një qeskë të me mur të dyfishtë të quajtur
cipë e zemrës. Pjesë sipërfaqësore e kësaj qeske quhet perikard fibroz. Kjo qeskë e mbron
zemrën, mban strukturat përreth saj, dhe parandalon tejmbushjen e zemrës me gjak.
Zemra është e ndarë në 4 dhoma: 2 në anën e
djathtë dhe 2 në të majtën. Çdo dhomë lartë
është e njohur si atrium ( veshëz), dhe çdo
dhomë poshtë si ventrikul (barkushë). 4
ndarjet janë të njohura si: atriumi i djathtë dhe
ventrikuli i djathtë ; atriumi i majtë dhe
ventrikuli i majtë. Barkushet janë të lidhura
me veshëzat nëpërmjet valvulave
atrioventrikulare. Qarkullimi i gjakut nëpër
zemër përbëhen nga një qark pulmonar
(qarkullimi i vogel) dhe një qark sistemik
(qarkullimi i madh).
10
Funksioni
Zemra është pompa.Në mënyrë që pompa (zemra) të kryejë funksionin e saj duhet që muskuli i
zemrës të jetë shëndoshë e mirë. Duhet që sistemi elektrik i zemrës të koordinojë tkurrjen e
valvulave dhe të barkusheve si dhe duhet që muskuli të furnizohet rregullisht me gjak. Gjatë
tkurrjes (sistolës) të barkushes së majtë, presioni brenda barkushes natyrisht është më i lartë sesa
presioni në aortë. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut në shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e
arterieve koronare gjatë sistolës mbyllet nga kuspet e valvulës të hapur të aortës. Si rrjedhojë,
enët koronare nuk mund ta furnizojnë me gjak barkushen e majtë gjatë sistolës. Barkushja e
majtë furnizohet me gjak vetëm gjatë diastolës . Nëse diastola shkurtohet, barkushja e majtë ka
më pak kohë për t'u furnizuar me gjak. Valvulat e zemrës duhet të jenë të afta të hapen
plotësisht dhe të mbyllen plotësisht. Stenoza është ngushtim i vrimës të valvulës. Mbyllja jo e
plotë përbën pamjaftueshmëri të valvulës. Pasojë e pamjaftueshmërisë është regurgitimi (rikthimi
i gjakut).Venat rikthejnë gjakun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me
valvula që nuk lejojnë kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydhë
venat dhe e shtynë gjakun drejt qendrës ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatë
frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjakut për në zemër.
Vlen të theksohet se të qeshurit është ilaqi kryesore për një zemer të shëndoshë , ekspertet kan
vërtetuar se të qeshurit i bën mir zemrës , një qeshje e fort mund të rrit 20 % sasin e gjakut që
shkon në organizem.
“Një fytyrë e buzëqeshur është një fytyrë e bukur. Një zemër e buzeqëshur është një zemër e lumtur.
11
3.2 STENOZA E VALVULES AORTALE
Cfarë është stenoza (ngushtimi) e valvules së aortes.
Stenoza e aortes është një ngushtim i valvules së aortes në zemër.Kjo gjë kufizon kalimin e
gjakut permes saj. Zemra duhet të tkurret me fort për të pompuar gjakun në aortë.Ngushtimi i
lehtë nuk shkakton ankesa.Ngushtimi i rënde shkakton ankesa dhe mund të çoj deri ne
pamjaftueshmeri të zemres.
Valvula e aortës shtrihet midis ventrikulit të majtë dhe aortes .Aorta është ena kryesore e gjakut
qe lejon kalimin e gjakut nga zemra ne te gjithe trupin.Valvula e aortes ka tre flete.Gjaku kalon
permes valvules ne fazen e hershme te rrahjes se zemres.Kur ventrikuli i majte relaksohet
valvula e aortes mbyllet .Me pas valvula mitrale hapet per te lejuar kalimin e gjakut nga atrium i
majte ne ventrikulin e majte ne menyre qe ai te jete i mbushur per tkurjen e rradhes.
Stenoza e aortes do të thotë që kur valvula e aortes hapet ajo nuk hapet plotësisht.Pra ajo është e
ngushtuar (stenotike) kur hapet.Pra ka një ngushtim të pjesshëm të kalimit të gjakut nga
ventrikuli i majtë në aortë.Normalisht sa më e ngushtuar të jetë valvula aq më pak gjak mund të
kaloj permes saj dhe aq më të shprehura janë ankesat.
Cilat janë shkaqet e stenozës së aortes ?
Kalcifikimi i valvules i shkaktuar nga mosha.
Ky është një shkak i shpeshtë.Depozitat e kalciumit depozitohen në valvul duke shkaktuar
ngurtësimin e saj dhe pamundësi për të levizur lirshem.Rreth një në 20 njerëz mbi moshen 65
vjec kanë stenozë të lehtë të valvules së aortes.
Cilat janë ankesat e stenozës së aortes?
• Në qoftë se ngushtmi është i lehtë zakonisht i semuri nuk ka ankesa.
• Në qoftë se ngushtimi është më serioz atëher fillon të shfaqen
• Lodhje zakonisht gjatë sforcimit.
• Dhimbje gjoksi.
• Rahje të çrregullta të zemres (palpitacione).
• Në qofte se ngushtimi bëhet serioz mund të shfaqen shenjat e pamjaftueshmërise së zemres .
12
Simptomat
Ecuria e stenozës së valvulës është shumë e ngadaltë dhe mund kalojnë shumë vite deri sa
situata të bëhet serioze. I sëmuri për shumë kohë nuk ndjen shqetësime, pasi zemra mundohet të
kompensojë problemin duke punuar më tepër se sa normalisht. Kështu dalngadalë ajo bëhet
hipertrofike dhe kur është ”e lodhur” nuk arrin më të përmbushë kërkesat e organizmit me gjak.
Atëherë nevojitet operacioni
Simptomat e stenozës aortale janë:
*Dhimbja e gjoksit
*Sinkopi ose humbja e ndjenjave
*Zhurmë zemre
*Insufiçenca kardiake me dispne (vështirësia në frymëmarrje)
*Aritmitë e ndryshme (madje deri edhe ndalimi i zemrës)
Simptomat mund të paraqiten në fazën e kompensimit ose edhe në atë të moskompensimit. Që
nga çasti kur simptomat paraqiten, atehere ka ardhur koha për ndërhyrje kirurgjikale, pasi rreziku
i vdekjes është i lartë për ata të cilët nuk operohen.
Statistikisht vetëm 50% e atyre që u është shfaqur dhimbja në gjoks jetojnë 5 vjet pa u operuar.
Vetëm 50% e atyre që bëjnë sinkop jetojnë 3 vjet pa u operuar.
Vetem 50% e atyre që paraqesin dispne jetojnë 2 vjet pa u operuar. Diagnoza e stenozës aortale
përcaktohet me ekokardiografi. Por mjeku sipas nevojës mund të bëjë edhe analiza të tjera, për të
patur një gjykim të plotë mbi gjëndjen e zemrës.
Cilat jane ankesat e stenozes se aortes?
• Në qoftë se ngushtimi është i lehtë zakonisht i sëmuri nuk ka ankesa.
• Në qoftë se ngushtimi është më serioz atëher fillon të shfaqen
• Lodhje zakonisht gjatë sforcimit.
• Dhimbje gjoksi.
• Rahje të çrregullta të zemres (palpitacione).
• Në qofte se ngushtimi bëhet serioz mund të shfaqen shenjat e pamjaftueshmërisë së zemres .
Marrje fryme , lodhje dhe enjtje në këmbe.
Cilat janë komplikimet e stenozës së valvules së aortes?
• Pamjaftuëshmeria e zemres mund të bëhet serioze dhe të rrezikoj jeten .
• Infeksion në valvul (endocarditis) .Valvulat e sëmura janë më të rrezikuara nga infeksioni se sa
vavulat normale.
13
3.3 INSUFICIENCA E VALVULES AORTALE
Insuficienca (pamjaftueshmëria) e valvules së aortes
Insuficienca e valvules së aortes (AVI) është gjithashtu e njohur si regurgitimi aortal. Kjo
gjendje zhvillohet kur valvula e aortes dëmtohet dhe nuk mbyllet sic duhet. Ky dëmtim ndodh
më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.
Valvula e aortes është valvula e fundit nëpër të cilen kalon gjaku kur del nga zemra. Kur valvula
nuk mbyllet plotësisht, një pjesë e gjakut kthehet prapa në drejtim të zemrës dhe jo në drejtim të
trupit. Kjo do të thotë që gjaku nuk zbrazet plotësisht nga ventrikuli i majte përpara se të vijë
ngarkesa e radhes me gjak nga atrium i majtë.
Si rrjedhojë, ventrikuli i majtë duhet të zgjerohet në mënyrë që të ketë vend si për gjakun e
mbetur ashtu edhe për atë që vjen . Muskuli i zemrës po ashtu duhet të sforcohet në mënyrë që të
pompoj gjakun jashtë zemre. Puna shtesë e shtyp muskulin e zemrës dhe ngre presionin e gjakut
në zemër.
Pavarësisht gjithë përpjekjes, zemra nuk mundet të pompojë sasinë e mjaftueshme të gjakut që
duhet për ta pajisur trupin me oksigjenin e nevojshëm. Kjo gjendje shkakton lodhje tek pacienti.
Me kalimin e kohes, kjo gjendje shkakton zmadhim të zemrës dhe probleme serioze me
shëndetin tuaj.
Shkaqet e insufiçencës aortale
Përgjithësisht duhet thënë, se çdo lloj sëmundje e cila dëmton valvulën aortale, mund të sjellë
dhe insufiçencë të saj.
Shkaqet mund të jenë:
Difektet e lindura (kongjenetale) të valvulës si psh: valvula bikuspidale ose unikuspidale
Degjeneracioni i valvulës për arsye të moshës.
Endocarditi i cili është infeksion në zemër Ethja reumatike që është një komplikacion i
infeksionit të streptokokut në gjëndrat e bajameve.Sëmundje të ndryshme që prekin aortën ne
zonën pranë valvulës aortale si: aneurismat e aortës, sindromi Marfan, sifilizi (sëmundje ngjitëse
seksuale), spondiliti deformues etj .
14
Simptomat e IVA
Në rastet kur insufiçenca aortale zhvillohet gradualisht, zemra arrin ta kompesojë këtë problem
për një kohë të gjatë. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe nuk ndihen shenjat e saj. Vetëm kur
insufiçenca fillon të rëndohet, nisin të shfaqen gradualisht simptomat e sëmundjes të cilat janë:
•lodhje e përgjithshme dhe debolesë sidomos gjatë veprimtarisë fizike
•vështirësi në frymëmarrje kryesisht gjatë lëvizjes trupore ose edhe kur i sëmuri shtrihet në
krevat
•dhimbje gjoksi gjatë veprimeve fizike
•zhurmë zemre
•marrje mëndsh
•aritmi të ndryshme
•ndjenjë e rrahjes së fortë të zemrës
•edema e gjymtyrëve të poshtëme
•enjtje të këmbeve.
Cfarë e shkakton këtë sëmundje?
Në të shkuaren ethja reumatizmale ishte shkaku kryesor i demtimit të valvulave të zemres. Sot
njihen shume shkaqe të kësaj semundje:
• defektet e lindura të zemres
• infeksioni i indeve të zemres
• Sindroma Marfan e cila ndikon ne cilesine e indit lidhor i cili ndërton organet
• sifilizi
• lupusi
• zgjerimi i aortes ngjitese
• spondiliti ankilozant e cila eshte nje semundje inflamatore e ngjashme me artritin
Ecuria e insufiçencës se valvulës aortale nuk mund të parashikohet dot. Në rastet kur është në një
formë të lehtë, ajo mund të mbetet e pandryshuar pa krijuar ndonjë problem. Por në rastet kur
përparon ajo mund të bëhet serioze.
Nga ana tjetër insufiçenca e valvulës krijon kushte për zhvillimin e endokarditit, i cili është
infeksion i zemrës. Për të parandaluar këtë, i sëmuri duhet të marrë antibiotikë gjithmonë para
çdo ndërhyrje kirurgjikale apo dental. Diagnoza vërtetohet me ekokardiogramë, por analiza të
tjera si elektrokardiograma, grafia e mushkrive, testi i biçikletës ose kateterizimi i zemrës na
japin informacion më të plotë për zemren.
15
3.4 DIAGNOZA
Edhe pse këto dy sëmundje jan gërzhetim i njëra tjetres, Stenoza e aortes është një ngushtim i
valvules së aortes në zemër.Kjo gjë kufizon kalimin e gjakut përmes saj zemra duhet të tkurret
më fort për të pompuar gjakun në aortë.Ngushtimi i lehtë nuk shkakton ankesa.Ngushtimi i rëndë
shkakton ankesa dhe mund të çoj deri në pamjaftueshmëri(insuficienc) të zemres sigurisht që
mënyra e vendosjes së diagnosës ndryshon .
Si vendoset diagnoza tek të semuret me stenoz ?
◄Gjatë ekzaminimit fizik vihen re zhurma me dëgjim me stetoskop .
◄Në ekzaminimin me rentgen të gjoksit vihen re kalcifikime të valvules.
◄Në EKG vihen re trashje të ventrikulit te majte.
◄Ekzaminimi me ECHO i zemres vendos diagnozen .
◄Kateterizimi i zemres nganjeherë kryhet për të objektivizuar më shumë stenozen e aortës,
gjithashtu ai perdoret për të kryer koronarografine në pacientet mbi moshen 40 vjec në menyrë
që të përjashtohet apo të konfirmohet sëmundja e arterieve të zemres (koronare).
Si përcaktohet diagnoza e insuficiencës së aortës?
Testet diagnostike përfshijnë kontrollin tek mjeku specialist, i cili shikon historinë e sëmundjes,
prezencën e kësaj sëmundjeje tek të afërmit e familjes, prezencën e zhurmës diastolike me
stetoskop, pulsimin e arterieve të qafës, pulsime të fuqishme të zemrës. Gjithashtu pacienti duhet
të kryejë edhe grafinë e mushkërive, pasi kështu verifikohet nëse është zmadhuar zemra apo jo.
Diagnostikime të tjera përfshijnë: elektrokardiograma (EKG) (vihet re zmadhimi i zemrës dhe
çrregullimet e ritmit, eko e zemrës nëpërmjet së cilës vihet re trashje e mureve dhe zmadhim i
zemrës, shihet nëse aorta ngjitëse është e zmadhuar apo jo e vlerësohet në mënyrë sasiore dhe
cilësore funksioni i valvulës së aortës. Ndërsa kateterizimi i zemrës nënkupton vlerësimin e
presionit në dhomat e zemrës dhe koronarografia për të parë nëse i sëmuri ka apo jo sëmundje
shoqëruese të arterieve koronare.
16
3.5 TRAJTIMI TEK STENOZA DHE INSUFICIENCA E VALVULES AORTALE
Nëse stenoza aortale është e lehtë ose mesatare, atëherë i sëmuri ndiqet nga mjeku duke kryer
ekokardiografi çdo 6 muaj ose 1 vit sipas nevojës. Në qoftë se stenoza është bërë serioze,
pavarësisht nëse ka apo s’ka simptoma, i sëmuri duhet operuar. Sapo fillojnë simptomat i sëmuri
duhet të planifikojë operacionin.
Kur stenoza e valvulës së aortës është në gjëndje serioze, i vetmi trajtim është ndërhyrja
kirurgjikale. Medikamentet nuk luajnë asnjë rol në këto raste, por sidoqoftë mund të lehtësojnë
disa simptoma derisa i sëmuri të operohet. Ka disa mënyra operimi, të cilat duhen përshtatur në
varësi të veçorive të secilit rast.
Zëvëndësimi kirurgjikal i valvulës aortale. Ky është trajtimi kryesor kirurgjikal për stenozën e
valvulës aortale. Ndërhyrja kryhet gjithmonë me zemër të ndaluar, prandaj për të vazhduar
qarkullimin e gjakut është i nevojshëm përdorimi i aparatit ekstrakorporal. Operacioni synon
heqjen e valvulës së dëmtuar dhe vënien e valvulës artificiale në vend të saj .Valvulat artificiale
që përdoren jane dy llojesh, mekanike ose biologjike.
Operacioni synon heqjen e valvulës së dëmtuar dhe vënien e valvulës artificiale në vend të saj
Valvulat artificiale që përdoren jane dy llojesh, mekanike ose biologjike.
Valvulat mekanike
Përbëhen nga material metalik titaniumi. Ato janë shumë të qëndrueshme dhe rezistente ndaj
kohës, por mbartin rezikun e trombozës së gjakut rreth valvulës. Për këtë arsye i sëmuri duhet të
marrë më pas gjithë jetën mjekim që pengojnë mpiksjen e gjakut por duke qënë njëkohësisht i
kujdesshëm,pasi ato mund të shkaktojnë hemoragji.
17
Valvulat biologjike
Përbëhen nga inde biologjike. Këto të fundit kanë jetgjatësi më të vogël sesa ato metaliket, por i
operuari nuk ka nevojë të trajtohet më pas me antikoagulant pasi nuk ekziston rreziku i
trombozës së gjakut. Për çdo rast mjeku diskuton me të sëmurin dhe i shpjegon atij eprësitë apo
rreziqet e secilës valvul.
Riparimi kirurgjikal i valvulës.
Ky do të mund të ishte trajtimi ideal për një valvul, duke patur parasysh se i sëmuri nuk do të
ketë nevojë të marrë medikamente antikoagulante pas operacionit. Teknikat e riparimit
përshtaten në varësi të llojit të difektit të valvulës Mjeku synon parësisht riparimin e valvulës dhe
dytësisht zëvëndësimin e saj, por fatkeqësisht vetëm një pakicë e të sëmurëve janë kandidatë
idealë për këtë metodë.
18
Implantimi i valvulës artificiale është një metodë e kohëve të fundit, e cila përdoret vetëm në
rastet kur i semuri nuk mundet të përballojë operacionin për shkak të gjëndjes së tij të rëndë. Ky
implantim bëhet kryesisht nëpërmjet arteries së këmbës me anestezi lokale dhe proçedura është
me pak invazive, pranadaj i sëmuri rimëkëmbet shumë shpejt mbas 2-3 ditesh. Përsa i përket
rezultateve afatgjata të kësaj metode ende nuk ekziston një opinion i sigurt.
Valvuloplastika kirurgjikale ose me tullumbace. Këto janë dy metoda që për arsye të ndryshme
zbatohen rallë. Përdoren kryesisht tek fëmijët e vegjël të cilët nuk kanë arritur në moshë për
operim. Përgjithësisht këto metoda nuk përbëjnë zgjidhjen përfundimtare të problemit.
Komplikacionet e operacionit.
Ashtu si çdo operacion edhe zëvëndësimi i valvulës aortale ka një përqindje të caktuar
komplikacionesh serioze siç janë: aritmitë, hemorragjia, episodi cerebral, infeksionet e
ndryshme, insufiçenca renale ose dhe vdekja. Përqindja e tyre është e ulët dhe nuk kalon 5% të
rasteve.
Janë disa faktorë të cilët rrisin mundësinë e komplikacioneve mbas një operacioni të tillë si psh:
mosha e të sëmurit, seksi femër, sëmundjet kronike pulmonare, stenozat e arterieve periferike,
statusi i rënduar neurologjik preoperativ, operacionet e mëparshme të zemrës, funksionimi
preoperativ i veshkave, insufica kardiake
Pasi i sëmuri hyn në salle vihet në narkozë të
përgjithshme dhe kur gjithçka është gati, atëherë
fillon operacioni me incision në sternum. Me
hapjen e strernumit zbulohet zemra, e cila vihet në
komunikim me aparatin e qarkullimit
ekstrakorporal të gjakut me ndihmën e të cilit ajo
bashkë me mushkritë ndalojnë aktivitetin.
19
Në vazhdim hapet aorta , hiqet valvula e dëmtuar dhe në vendin e saj vendoset valvula artificiale.
Më pas qepet aorta dhe atëherë zemra me mushkeritë vihen gradualisht në punë , deri sa të bëhet
e mundur shkëputja e të semurit nga aparati i qarkullimit pacienti transferohet në reaminacion,
ku do të zgjohet gradualisht dhe do të ekstubohet . Do të qëndrojë atje një ditë ose më shumë
nëse nevoitet dhe në fund transferohet në pavion ku do të jetë nën përkujdesje rreth 5 ditë . Në
fund të procedures sternum mbyllet përsëri dhe qepet lëkura.
Rimëkëmbja në shtëpi pas operacionit.
Periudha e rimëkëmbjes së plotë të të sëmurit zgjat pothuajse 2 muaj për arsye të ndryshme. I
operuari, pas daljes nga spitali mund të ketë dhimbje për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale, por me
kalimin e ditëve ato gradualisht do të rrallohen derisa të ndalojnë. Për të lehtësuar gjëndjen ai
mund të përdorë qetësues dhimbjesh sipas nevojës.
Pas operacionit sternumi do rreth 1-2 muaj që të ngjitet plotësisht. Gjatë kësaj periudhe i operuari
duhet të shmangë ngritjen e peshave, sforcimin, ngarjen e makinës. Ai mund të fillojë aktivitetin
profesional pas 6 javësh, ose dhe më herët nëse ndihet mire, apo nëse nuk do t’i duhet ushtrim i
rëndë fizik. Është e rëndësishme të përmendet fakti, se i operuari duhet të ndiqet nga kardiologu
dhe të ndjekë në mënyrë të përpiktë udhëzimet e tij. Pas operacionit është i nevojshëm kontrolli
periodik i zemrës.
20
3.6 KUJDESI INFERMIEROR
Kujdesi Preoperator
Vlerësimi Preoperator Fillestar
Zhvillohet një histori infermierore për pacientet e jashtem , kjo mund të incizohet në zyren e
kujdesit shëndetësor . Historia duhet të perfshijë statusin fizik dhe psikologjike të pacientit .
Pacientët duhet të hetohen në lidhje me alergjitë , duhanin , përdorimin e alkoolit dhe drogës ,
paaftësi ose kufizime , medikamente aktuale , shëndetin aktual dhe operacionet e fundit dhe ose
problem me anestezinë . Sigurimi I disponueshmërisë dhe pelqimit te nënshkruar apo dëshmitarë
të informuar që përfshihen në procedurën e saktë kirurgjike.
Udhëzime për pacientin :
Të njoftohet ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe njësia kirurgjikale menjëher nëse pacienti merr
një të ftohtë , ka ethe , apo ka ndonjë sëmundje para datës së operacionit . Mbërritja duhet të jetë
në kohë e specifikuar . Nuk duhet të konsumojë ushqim apo lëng para operacionit në bazë të
protokollit të objektit . Nuk duhet bërë grim apo lyerje thonjësh . Veshjet duhet të jenë të
rehatshme të lirshme dhe këpucë me take të ulët . Gjërat e vlefshme apo bizhuteritë duhet lënë në
shtëpi. Bërja e dushit një natë më pare nga dita e operacionit . Ndjekja e udhëzimeve të ofruesit
të kujdesit shëndetësorë për të marrë medikamentet . Duhet marrë një i rritur që të shoqërojë
pacientin dhe të përcjellë në shtëpi si dhe të jetë dikush të me të per 24 orë pas operacionit .
Agjerimi i zgjatur para operacionit mund të rezultojë në etje të tepruar , uri , nervozizëm ,
dhimbje koke dhe ndoshta dehidratim , dhe hypoglikemi . Sigurohuni që pacientët të kuptojnë
udhëzimet preoperative .
Kujdes duhet :
Kryerja e një vlerësimi infermieror , duke u fokusuar në gjendjen kardiovaskulare dhe të
frymëmarrjes . Vëzhgimi i shenjave vitale bazë, duke përfshirë një nivel të ngopjes me oksigjen
dhe rezultatin aktual dhimbje . Rishikimi i të dhënave të pacientit për informim të vazhdueshëm .
Verifikoni pacientin saktë , vendin e duhur , si dhe proçedurën e saktë . Sigurohuni që pacienti ka
ndjekur kufizimet për ushqim dhe lëngjet , ka hequr të gjitha bizhuterit dhe protezat dhe është
veshur me rroba të përshtatshme për kirurgji . Ndihmoni për ilaçe paraoperative nëse është e
aplikueshme .
Miratimi i informacionit (leja për operaciom); është precesi i informimit të pacientit në lidhje
me proçeduren kirurgjike : që perfshinë rreziqe dhe komplikime të mundshme të operacionit dhe
anestezise . Pelqimi është marrë na kirurgu dhe infermierja . Kjo është një kërkesë ligjore .
Spitalet zakonisgt kanë një formë të standardit për leje operative e aprovuar nga departamenti
ligjor i spitalit , ato janë;
*Të sigurohet se pacienti kupton natyren e trajtimit duke përfshirë komplikimet e mundshme.
*Të tregojnë se vendimi i pacientit është bërë pa presion .
*Për të mbrojtur pacientin kundër proçedurave të paautorizuara, si dhe për të siguruar se
preçedura është kryer në pjesën e trupit të saktë.
21
*Për të mbrojtur kirurgun dhe strukturën kundër veprimit juridik nga një pacient i cili pretendon
se një procedure është kryer e paautorizuar .
*Para se të firmoset leja pacienti duhet ;
-Thuhet në terma të qartë dhe të thjeshtë rreth kirurgjisë e gjërat që duhet bërë , risku dhe
përfitimet , si dhe çdo alternative për kirurgji ose procedure.
-Keni një ide të përgjithshme të asaj që të presin në periudhat e hershme dhe të vonë
postoperative .
Keni një ide të përgjithshme të kohës së përfshirë nga kirurgjia për shërim.
-Të ketë një mundësi për të bërë ndonjë pyetje.
Kujdesi postoperator
Vlerësimi infermieror
Tek këta pacientë vlersimi është komplet dhe sistematik për të marrë informacionet më kryesore.
Parametrat më kryesore dhe më të rëndësishëm të nevojshëm janë statusi i ekuilibrit
acidobazik/elektrolitik (çrregullimet e mundshme elektrolitike si psh hipokalemia ,
hiperkalçemia , të cilat kanë të bëjnë me humbjet e lëngjëve dge elektroliteve , evaakuimi i
lëngjeve nga të gjithë tubat drenues). Shikohet edhe statusi hemodinamik ( debiti kardiak ,
presioni i gjakut , frekuenca kardiake , presioni venoz central etj).Vlerësohet gjendja
neurologjike , si psh niveli i koshiences , përgjigjeve ndaj komandave verbale ose dhimbjes ,
madhësi e pupiës dhe reflekset ndaj drites ) . Në raste të veqanta kur në bypass përdoret arteria
radiale , disa pacientë mund të kenë paralizë te nervit ulnarë e cila mund të jetë tranzitore ose e
qëndrueshme . Vlersohet gjendja respiratore në lidhje me frekuencën respiratore , lëvizjet e
krahërorit , sekrecionet prezente ose jo , niveli i gazrave në gjak . Vlerësohet për gjendjen
vaskulare periferike në lidhje me pulset periferike , ngjyrën e lekurës , e thonjëve , buzëve , e
lobit të veshëve , temperaturës së lekurës dhe edemat . Shikohet për gjendjen e rrugëve invasive
si kateteret venoz dhe urinar. Vlersohet sistemi renal për diurezën sasiore dhe cilësore .
Vlerësohet për dhimbje sipas lokalizimit dhe rëndesës së saj. Procesi i vlerësimit përfshin
gjithashtu edhe observimet e të gjitha makinavedhe tubave , për të përcaktuar nëse ata
funksionojnë rregullishtë. Gjatë ndjekjes , ndërsa pacienti rifiton koshiencen dhe përparon
përmes periudhes postoperatore , infermieri ka si kujdesë të veqantë parametrat të cilët tregojnë
gjendjen emocionale dhe psikologjike të tij . Ai mund të paraqesi sjellje të cilat reflektojnë
zhgënjim , depression ose psikoza postkardiotomi të cilat janë elemente shumë të rëndësishme në
ecurinë e hershme dhe të vonë dhe të cilat të kaluara pa vënë re ose të pa trajtuara mund të
komplikojnë rëndë ecurinë e mire postoperatore.
Vlerësohet për komplikacione
Pacienti është gjithmonë në një vlerësim të vazhdueshëm për treguesit e një komplikacioni .
Infermieri dhe mjeku ndjekin me kujdes që të njohin shenjat e hershme të komplikacioneve dhe
të marrin masa për të shmangur përparimin e tyre . Disa nga komplikacionet e mundshme janë:
-Ulja e debitit kardiak ; Është një kërcënim për pacientë të tillë mund të shkaktohet nga një sërë
faktoresh si psh hypovolemia , hemoragjia e vazhduar , tamponada kardiake etj
-Hipovolemia ; Vjen nga humbja e gjakut gjatë operacionit .
22
-Hemorragjia ; Mund të vijë nga dobësia e indeve dhe traumat e tyre por edhe nga disa efekte te
panjohura në koagulimin e gjakut.
-Tamponada kardiake ; Rezulton nga hemorragia në hapësiren perikardiale ose nga akumulimi I
lëngjeve në këtë hapësirë e cila e shtyp zemrën dhe ndalon mbushjen e mjftueshme të
ventrikulit . Shenja dhe simtoma te tamponadës kardiake janë; HTA , tahikardia , ulja e
diurezës.Menaxhimi I tamponades kardiake është perikardiocenteza .
-Hipotensioni arterial ; Mund të shkaktohet nga një kontraktim kardiak I pamjaftueshëm volum
gjaku gjithashtu i pamjaftueshëm dhe nga një ventilim mekanik , ose kur përdoret PEEP
(presioni pozitiv I fundit I ekspirimit ).
Ndërhyrjet infermierore
Rregullimi I debitit kardiak ; Kujdesi infermieror për pacientet përfshinë e vazhdueshëm të
gjendjes kardiake të tij dhe lajmërimin e kirurgut për ndonjë ndryshim që tregon për ulje te
debitit kardiak. Në vlerësimin e gjendjes kardiake të pacientit infermieri përcakton efektivitetin e
debitit kardiak përmes observimeve klinike siç janë; presioni arterial , rrahjet e zemres , PVc etj.
Përmisim i dhimbje; Pacientët që kanë kryer operacione kardiake mund të kenë dhmbje e cila
është e lidhur me plagen operatore nga lezioni I nervave interkostale si dhe dhimbje nga drenat të
cilat shkaktojnë irritim te pleures . Është e rëndesishme të observosh dhe të dëgjosh pacientin për
shprehjet verbale dhe joverbale rreth dhimbjes. Infermierët duhet që me saktësi të përcaktojë
natyrën , tipin , kohëzgjatjen e dhimbjes . Pcientit I jpen analgjezikë për qetësimin e dhimbjes
sipas përshkrimit të mjekut . Morfina lehtëson ankthin dhe dhimbjen , jep gjumë , ul ritmin
metabolic dhe kërkesat për oksigjen. Pas dhënies se narkotikeve acienti vlersohet për
frymëmarrjen pasi që përdorimi I tyre jep ulje të frekuences dhe intensitetit respirator .
Informimi i pacientit për vetkujdesje; Dalja nga spitali i pacientit dhe familjarëve të tij I
shkaktojnë një gjendje anksioziteti dhe mosbesimi. Shpesh familjarët e tyre kanë frikën se
ndoshta nuk dine të përkujdesen në mënyren më të përshtatshme për ta dhe janë të shqetësuar për
komplikacionet që ai mund të ketë. Infermieri së bashku me mjekun në momentin e daljes nga
spitali e informon pacientin dhe familjarët e tij duke i tërhequr vëmendjen mbi marrjen në rregull
dhe vazhdimisht të mjekimit mbajtës , dietën, aktivitetin fizik , mjekimet e rregullta të plagës
operatore dhe vizitat e kontrollit me mjekun kardiolog.
23
3.7 EDUKIMI SHENDETËSORË
Shëndeti është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës njerëzore. Madje, në mënyrë disi
filozofike, shpeshherë njerëzit i referohen konceptit të shëndetit si “një qëllim më vete i
ekzistencës .
Sidoqoftë, gjatë jetës së përditshme njerëzit i referohen herë pas here një apo disa komponentëve
të shëndetit të tyre në situata dhe në kontekste të ndryshme, duke e konsideruar atë (shëndetin) si
kapitalin më të çmuar në jetë. Shëndeti dhe sjellja janë gjëja më e rëndësishme për çdo individ.
Nga ky këndvështrim, probleme të tilla si, varfëria apo pa drejtësia sociale duhen marrë patjetër
në konsideratë sa herë që i referohemi të “kundërtës së shëndetit”.
Përkufizimi i shëndetit nga OBSH
Siç u përmend më lart, sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shëndeti është:
“Gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesa e
sëmundjeve apo e pa fuqisë fizike të organizmit”
Sektori i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor ka si mision grumbullimin, unifikimin dhe
analizën e të gjitha të dhënave dhe informacionit shëndetësor, përdorimin e strategjive efektive
dhe bashkëkohore të komunikimit dhe informimit shëndetësor me qëllimin final përmirësimin e
cilësisë së kujdesit shëndetësor, e reflektuar kjo në rritje dhe përmirësim të qëndrueshëm të
rezultateve dhe tregueseve shëndetësorë të popullatës së vendit.
Rruga më e mirë dhe më efikase drejtë mbrojtjes dhe përparimit të shëndetit të popullatës së një
vendi është përmes edukimit shëndetësor. Me një edukim të mirë shëndetësor mund të ndikohet
jo vetëm në drejtim të ruajtjes së shëndetit të mirë, të ndryshimit të stilit dhe kualitetit të jetës,
por edhe në jetëgjatësinë e popullatës dhe zvogëlimin e shpenzimeve për mbrojtjen shëndetësore
të shoqërisë në tërësi.
Infermieri/ja permes edukimit shëndëtsor
* synon ngritjen e mirëqenies dhe zvogëlimin e sëmundjeve, duke ndikuar në njohuritë, besimet
qëndrimet, sjelljet e individëve dhe grupeve
* ngrit vetëdijesimin mbi çështjet shëndetësore dhe faktorëve që ndikojnë në shëndet
* motivon njerëzit për ndryshime në mënyrën e jetës së tyre drejt shëndeti
Kujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj, ndaj sigurohuni që
të njihni gjendjen tuaj shëndetësore si dhe të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë. Vizitoni mjekun
tuaj dhe konsultohuni për të bërë disa kontrolle rutinore.
Porosia e Ditës botërore është me qëllim pozitive që të theksohet rëndësia e stilit të jetës me një
zemër të shëndoshë që udhëheq drejt jetës më kualitative dhe jetëgjatësisë në përgjithësi.
24
“Në këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën
dhe shëndetin e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është lehtë të kujdesemi për të
vetëm nëse zotohemi”,
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju
nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të
ndryshoni disa faktorë rrezikues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë
të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe
hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh startin:
1. Mos pini duhan!
Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet.
Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si
për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë
duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve,
mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë.
Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.
2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime
Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë:
Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e
një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e
presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60
minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe
kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj.
Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.
3. Ushqime të shëndetshme për zemrën
Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni
konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerrëzat në
vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës
por edhe të kancerit, shprehet kardiologët.
4. Ruani peshën normale
Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më
shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja
e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë
mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në
zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind
rrezikun nga atakut.
25
5. Bëni rregullisht ekzaminime
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë
dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni:
Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal
është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak. Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të
rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil
jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur
26
4. Qëllimi i punimit
Qëllimi i temes : Kujdesi infermieror tek të sëmuret me stenozë dhe insuficienc të valvules
aortale është që të kemi njohuri rreth kësaj sëmundje , faktoret predispozues , shkaktaret, mënyra
e trajtimit. Si dhe të njoftohemi rreth punes dhe ndertimit të zemres si organ thuajse kryesor në
organizmin e njeriut .
Ne si infermier jemi të thirrur për të qenë afër dhe ndihmuar qdo pacient duke i njoftuar rreth
sëmundjes mënyrat se si mund ta mbajmë zemren larg rrezikut te dëmtimit . Andaj qëllimi i
punimit është të identifikohet roli i infermierit tek kjo sëmundje dhe të informohen pacientet me
mënyrat e parandalimit .
Objektivat e punimit
1. Identifikimi i faktorëve të rrezikut
2. Përcaktimi i llojeve të sëmundjeve të zemrës
3. Rëndësia e rolit të infermieres së patronazhit
4. Analizimin e statistikave dhe diskutimet për vlerat e tyre
5. METODOLOGJIA
Metodologjia rreth këtij punimi mbi Kujdesin infermieror tek të sëmurët me stenozë dhe
insuficienc të valvules aortale është kryer me ndihmën e punonjësve shëndetësorë në S.R “Isa
Grezda” në Gjakovë, është kryer me sukses në bazë të hulumtimit në protokollet e repartit të
Njesis Koronare ku janë marrë informata per vitin 2019 nga 01.01.2019 deri me 22,10,2019.
Metoda e grumbullimit të të dhënave është retrospektive. Për marrjen e këtyre informatave kemi
marrë pëlqimin e mentorit dhe infermierit kryesor të repartit të Njësis Koronare. Metoda dhe dhe
materiali I temes gjithashtu është mbështetur në literature.
6. Rezultatet
Sëmundja e stenozes dhe insuficiencës aortale nuk është një sëmundje që atakon shpesh janë
raste te ralla qe na janë paraqitur në repartin e Njesis Koronare . Në komunën e Gjakovës,
përgjatë vitit 2019 nga 01\01\2019-22\10\2019 janë trajtuar gjithsej 11 pacientë me sëmundjen e
stenozes dhe insuficienc të valvules aortale, ku 7 prej tyre ishin femra dhe 4 ishin meshkuj dhe
vlen të theksohet se të gjith ishin pensioner mbi 60 vjeq.
27
7. Përfundimi
Tema e diplomës që sot po e mbroj para jush,profesor të nderuar, është rezultat i një
angazhimi, sakrifice dhe serioziteti maksimal nga ana jonë.
Kjo temë e diplomës është rezultat i punë sone të pavarur dhe gjithnjë duke i respektuar
standardet akademike që kërkohen nga një student në hartimine një punimi çfarë është ky.
Të trajtohet një temë siç është kjo, nuk mjaftojnë këto faqe sa ka punimi, sigurisht do të duheshin
edhe shumë të tjera në mënyrë që secili që e shfleton apo e merr si udhërrëfyes përpunë të tij(pra,
si doracak), të mos ketë nevojë për burim tjetër të kësaj natyre. Po kufizimet kanë ardhur duke
synuar që të mos kaloj kufirin maksimal të vëllimit që kërkohet për një punim diplome.
Thellësisht jam i bindur që ky punim ka vlera të larta, por njëherë shka edhe mangësie vend
përt’u plotësuar.
Them vend për t’u plotësuar duke marrë parasysh shkallëne ngritjes sime akademike, pasi që një
temë e tillë patjetërse kërkon të ketë për autor njerëz akademik dhe të thirru nga kjo fushe.Edhe
në të ardhmen, cilido student qëdëshiron ta trajtojë këtë temë, duhet ta dijë dhe se ka gjithnjë
vend përtështuare dhe per te ndryshuar dhe si i tillë t’i dale një temë me rezultate mjaft te
sukseshme.
28
8. Rekomandime
Rekomandimet infermierore mund të themi se janë përmbledhje e disa këshillave rreth
sëmundjes përkatëse dhe të cilave duhet të ju përmbahet pacienti.
Disa nga rekomandimet infermierore për pacientët me sternozë dhe insfucicenc të valvules
aortale janë:
*Vizitat e rregullta tek mjeku;
* Ushqyerja është një komponent shumë e rëndësishëm. Ushqimet që duhen evituar mishi i
konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat,
çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i
thartë. Peshku duhet të hahet së paku dy herë në javë, sepse është i pasur me thartirën omega-3, e
cila ul tensionin dhe ruan arteriet dhe zemrën. Mishi është i pasur me yndyra, të cilat mund të
shtresohen në arterie, duke vështirësuar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut dhe shkaktuar
ngritjen e tensionit.
* Konsumimi sa më pak i kripës (natrium). Natriumi bën që organizmi të mbledhë ujin dhe ta
ngarkojë sistemin kardiovaskular;
* Ushtrimet Fizike, sipas rekomandimeve të mjekut dhe aftësisë fizike;
* Mënjanimi i stresit;
* Menaxhimi i drejtë i terapisë farmakologjike;
* Këshillimi i pacientit për menaxhimin e situatave stresuse;
* Eleminimi i alkoholit dhe duhanit;
* Kontrollimi i faktoreve të rrezikut;
* Ekzaminimet e rregullta mjeksore;
* Lajmërimi tek mjeku në rast të përkeqësimit të gjëndjes shëndetsore.
*Presioni i gjakut, matja e shtypjes së gjakut dhe analiza e nivelit të kolesterolit në gjak janë
faktorë të cilët mund t’u ndihmojnë të parandaloni sëmundjet e zemrës, pasi që këto janë dy
faktorë paraprirës të çrregullimeve kardiovaskulare.
*E qeshura është një factor i rendesishem për një zemer të shendoshë.
29
9.a REZYME
HYRJE- Sëmundja e valvules së zemres është qdo proces i sëmundjes kardiovaskulare që
përfshinë një ose më shumë nga katër valvulat e zemrës (valvulat aortale dhe bicuspide në anën e
majtë të zemrës dhe valvulat pulmonare dhe tricuspide në anën e djathtë të zemrës ).
Pamjaftueshmëria dhe stenoza janë terma që përshkruajnë pamundësinë e valvules për të
parandaluar rrjedhjen e gjakut , pasi fletët e valvules dështojnë të bashkohen në menyrë korrekte.
QELLIMI I PUNIMIT - Qëllimi i temes : Kujdesi infermieror tek të sëmuret me stenozë dhe
insuficienc të valvules aortale është që të kemi njohuri rreth kësaj sëmundje , faktoret
predispozues , shkaktaret mënyra e trajtimit. Si dhe te njoftohemi rreth punes dhe ndertimit të
zemres si organ thuajse kryesor në organizmin e njeriut .
Ne si infermier jemi të thirrur për të qenë afër dhe ndihmuar qdo pacient duke i njoftuar rreth
sëmundjes mënyrat se si mund ta mbajmë zemren larg rrezikut te dëmtimit . Andaj qëllimi i
punimit është të identifikohet roli i infermierit tek kjo sëmundje dhe të informohen pacientet me
mënyrat e parandalimit .
METODOLOGJIA - Metodologjia rreth këtij punimi mbi Kujdesin infermieror tek të sëmurët
me stenozë dhe insuficienc të valvules aortale është kryer me ndihmën e punonjësve
shëndetësorë në S.R “Isa Grezda” në Gjakovë, është kryer me sukses në bazë të hulumtimit në
protokollet e repartit të Njesis Koronare ku janë marrë informata per vitin 2019.
REZULTATET- Sëmundja e stenozes dhe insuficiencës aortale nuk është një sëmundje që
atakon shpesh janë raste te ralla qe na janë paraqitur në repartin e Njesis Koronare . Në komunën
e Gjakovës, përgjatë vitit 2019 nga 01\01\2019-22\06\2019 janë trajtuar gjithsej 11 pacientë me
sëmundjen e sternozes dhe insuficienc të valvules aortale, ku 7 prej tyre ishin femra dhe 4 ishin
meshkuj dhe vlen të theksohet se të gjith ishin pensioner mbi 60 vjeq .
Fjalet kyqe- zemra, stenoza , insuficienca e valvules aortale , kujdesi infermieror.
30
9.b Sumary
INTRODUCTION-Heart valve disease is any cardiovascular disease process involving one or
more of the four heart valves (aortic and bicuspid valves on the left side of the heart and
pulmonary and tricuspid valves on the right side of the heart). Insufficiency and sternosis are
synonymous terms that describe the inability of the valve to prevent blood flow, as the valve
sheets fail to fuse correctly.
PURPOSE OF THE WORK - The purpose of the topic: Nursing care for patients with
sternosis and aortic valve insufficiency is to have knowledge about the disease, predisposing
factors, the causes of treatment. As well as being informed about work and the building of the
heart as almost the primary organ in the human body.
We as a nurse are called upon to be close and help each patient by informing them about ways to
keep our heart away from the risk of injury. Therefore, the purpose of this study is to identify the
role of the nurse in this disease and to inform patients about the ways of prevention.
METHODOLOGY - The methodology of this work on Nursing Care for Patients with Stenosis
and Aortic Valve Insufficiency was carried out with the assistance of the health workers at
Hospital "Isa Grezda" in Gjakova, successfully performed based on research in the coronary unit
protocols. where information for 2019 was obtained
RESULTS- Disease of aortic stenosis and insufficiency is not a disease that are often rare cases
presented to the coronary unit. In the municipality of Gjakova, during 2019 from 01 \ 01 \ 2019-
22 \ 06 \ 2019 treated a total of 11 patients with aortic valve stenosis and insufficiency, of which
7 were female and 4 were male and it is worth noting that all were pensioners over 60 years old.
Keywords - heart, stenosis, aortic valve insufficiency, nursing care.
31
Referencat
1.Shkoza, Artan Ms, "Fiziologjia e njeriut" Shtëpia Botuese UFO press, 2008
2. Kumar, Abbas, Fausto, Mitchell, Frederik J. Shoen, MD, PHD – Richard N. Mitchell, MD
PHD- Bazat e patologjisë së Robbins-it. Kapitulli 11. Zemra.
3. Richard S.Irwin dhe James M. Rippe G. William Dec. Mjekësia e Kujdesit intensiv. Kapitulli
33 Faqe 337.
4. Fauci, Braunwald, Kasper, Hauser, Longo, Jameson dhe Loscalzo - Parimet e Mjekësisë
Interne – HARRISON. 2013. Kapituli 227
5. Tonja A, Pula A, Basha E, “Bazat e infermieristikës së Përgjithshme “ Tirane 2004
6. Nettina, Sandra M: Mills, Elizabeth Jacqueline,- Lippinocott Manual of Nursing Practica, viti
2006.
7.Manual of perioperative care in adult cardiac surgery
8.Tsra Review of cardiothoratic surgery LaPar Mery Turek
9.Kujdesi infermieror – E.K
10. Surgery of the chest Sabiston & Spencer
11.Bashkpunim me SR “Isa Grezda”
12.Aortic valve insufficiency – marrë nga biblotek e qytetit.
Burime nga internet :
1. Read more at: http://www.deveja.eu/semundjet-kardiokirurgjikale/insuficenca-e-valvules-
aortal?start=2Copyright 2019 Rezar Deveja
2.http://www.gsh.al/2019/05/27/memishaj-demtimet-ne-valvulen-e-aortes-menyrat-e-trajtimit/
3.https://sq.wikipedia.org/wiki/S%C3%ABmundja_e_valvul%C3%ABs_s%C3%AB_zemr%C3
%ABs
4.http://www.panorama.com.al/semundjet-valvulare-te-zemres-te-te-rriturit-pse-nuk-duhen-
neglizhuar/
5.https://sq.tierient.com/stenoze-aortale/
32
CV e shkurtë e kandidateve
Emri Fatlinda
Mbiemri Kuçi
Ditelindja 27.08.1997
Vendbanimi Lutogllav, Pejë
Kombesia Shqipëtare
Nënshtetësia Kosovare
Shkollimi i mesëm Mjekësi e përgjithshme , “SHMML” Hysni Zajmi”
Gjakovë
Shkollimi universitarë Bachelor – Infermieri e përgjithshme në Fakultetin
e Mjekësisë, Universiteti i Gjakovës ”Fehmi Agani“
2016 deri në mbrojtjen e kësaj teme .
Programi Infermieri
Statusi E rregullt
Nr. ID 160306058
Njohja e gjuhëve Gjuhë Gjermane dhe gjuhë Angleze
E-maili [email protected]
33
Emri Hira
Mbiemri Berisha
Ditelindja 03.03.1998
Vendbanimi Lipovec, Gjakovë
Kombesia Shqipëtare
Nënshtetësia Kosovare
Shkollimi i mesëm Mjekësi e pergjithshme , “SHMML” Hysni Zajmi”
Gjakovë
Shkollimi universitare Bachelor – infermieri e përgjithshme në Fakultetin
e Mjekësisë, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“
2016 deri në mbrojtjen e kësaj teme.
Programi Infermieri
Statusi E rregullt
Nr. ID 160306059
Njohja e gjuhëve Gjuhë Angleze
E-maili [email protected]