Transcript
Page 1:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

KAPITULLI PARË

KONFLIKTI ITALO-GREK DHE ÇËSHTJA ÇAME

1.1. “Shqipëria e Madhe” në fokus të politikës fashiste, prill 1939-maj 1940.

Për Italinë, çështja shqiptare ka qënë një problem i hershëm dhe ai lidhet pikërisht me interesat italiane në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Në prag të Luftës së Dytë Botërore, çështja e shqiptarëve që banonin në trojet e lëna jashtë shtetit shqiptar, si dhe ajo çame në veçanti, morën përmasa të tjera, e kjo falë interesave të diplomacisë italiane për rajonin. Tashmë në planet e diplomacisë italiane, çështja e shqiptarëve që ndodheshin në Jugosllavi dhe Greqi u vu në rend të ditës. Faktorët fashistë italianë në Tiranë, me në krye mëkëmbësin e mbretit Francesko Jakomonin, që në fillim të vitit 1939 adoptuan ide të reja mbi nacionalizmin shqiptar. Idetë e importuara prej Italisë fashiste mbi irredentizmin patriotik shqiptar, u përdorën prej italianëve si maja e heshtës së presioneve ndaj shteteve fqinjë të Shqipërisë. Pikërisht për këtë qëllim, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë u ngrit një zyrë e posaçme, e cila do të merrej me çështjen e irredentizmit të shqiptarëve.1

Duke shfrytëzuar dëshirën e shqiptarëve për të qenë nën një shtet të vetëm, Jakomoni njoftonte ministrin e jashtëm italian Çiano se, “pala shqiptare kishte kohë që i kërkonte ndihmë Italisë fashiste për të realizuar këtë qëllim”.2 Në njoftimin e tij të datës 21 mars 1939, një ditë pas bisedës me mbretin Zog, Jakomoni njoftonte se; “Zogu, duke parë me admirim atë ç’ka bëri Gjermania me Çekosllovakinë, u shpreh se erdhi koha të realizojmë dhe ne shqiptarët ëndrrën tonë, të pushtojmë Kosovën”.3 Madje sipas Jakomonit, Zogu ishte treguar i gatshëm që me ushtrinë e tij të ndihmonte trupat italiane në rast të një sulmi kundër Jugosllavisë.4

Nëse në bisedën e tij me Jakomonin, mbreti Zog i kishte përmendur atij çështjen e popullsisë shqiptare në Jugosllavi, ai për asnjë moment nuk kishte menduar për një ndërhyrje ushtarake qoftë dhe përkrah një fuqie të madhe Evropiane për të sulmuar Greqinë. Zogu për asnjë moment nuk kishte menduar seriozisht për të mbështetur Italinë në një sulm ndaj Greqisë, me qëllim bashkimin e tokave të banuara nga shqiptarët. Lidhur me këtë qëndrim të Zogut, autori B.J. Fischer argumenton se, Zogu për një mori arsyesh nuk kishte ndjekur kurrë një politikë irredentiste ndaj vendeve fqinje.5

1 Galeazzo Ciano, Ditari 1937-1943; Shqipëria, (Tiranë, Albinform, 1994), 50. Shënimi është bërë në datën, 17 qershor 1939.2 DDI, Serie 8 Vol.XI, dok.364. Njoftim i Jakomonit për Ministrin e Jashtëm Çiano rreth bisedës së tij me mbretin Zog.3 Po aty. 4 Po aty. 5 Bernd J. Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945, (Tiranë, Çabej, 1999), 107.

1

Page 2:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Nga hulumtimet tona të kryera kryesisht në arkivat shqiptarë, në asnjë korespodencë zyrtare të kohës dhe në ndonjë dokument arkivor nuk gjendet asnjë informacion lidhur me rivendikimet shqiptare për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë gjatë gjithë mbretërimit të mbretit Zog. Një gjë e tillë pohohet nga vetë përfaqësuesi grek në Londër Simopulos, i cili në atë periudhë kishte refuzuar Çianon dhe shpjegimet e tij lidhur gjoja me planin e Ahmet Zogut për të sulmuar Jugosllavinë dhe se Shqipëria në këtë sipërmarrje do të kërkonte mbështetjen e trupave italiane.6

Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste në 7 prill 1939, mori fund dhe ekzistenca e shtetit të pavarur shqiptar. Në kuadër të bashkimit të dy kurorave, qeveria italiane suprimoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe tashmë funksionin e saj dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë jashtë trojeve do ta kryente Ministria e Jashtme italiane. Për Italinë fashiste dhe nacionalistët shqiptarë, situata në rajon ndryshoi që në kohën kur Italia, me “bujari” pranoi kërkesën e Shqipërisë për bashkimin e kurorave me Perandorinë e lavdishme romake. Pas këtij gjesti, Italia siguroi të gjithë të drejtat juridike e politike për të marrë në dorë zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Me bashkimin e dy kurorave, Italia siguroi të drejtën jo vetëm të ruante integritetin territorial të Shqipërisë, por edhe të siguronte respektimin e të drejtave të minoritetit shqiptar në Jugosllavi e Greqi. Në këtë mënyrë, Italia mori në dorë fatin e popullsisë shqiptare të Çamërisë, që ndodhej brenda territorit të shtetit grek.7

Sipas pikëpamjes fashiste, kjo politikë e jashtme e Italisë në favor të shqiptarëve duhej t’u bëhej e ditur vendeve të tilla si Jugosllavia e Greqia, vende ku gjendeshin pjesë të konsiderueshme të minoritetit shqiptar. “Pas një viti e gjysmë eksperience të bashkimit italo-shqiptar,- shkruante në artikullin e saj gazeta fashiste “Tomori”,- shumë figura të politikës ballkanase ende nuk e kanë marrë seriozisht këtë bashkim dhe se, tashmë mori fund njëherë e përgjithmonë shtypja e minoritetit shqiptar deri në mënyrë ekstreme”.8 Më shumë se sa një thirrje drejtuar shteteve fqinjë të Shqipërisë, kjo deklaratë kuptohet qartë se ishte një thirrje drejtuar Metaksait, me të cilin qeveria e Romës dhe vet Duçe tashmë kishin një llogari të hapur.

Shumë shpejt që pas pushtimit të Shqipërisë, vetë italianët filluan t’i hedhin benzinë zjarrit irredentist shqiptar, tashmë të ndezur. Pasi e panë se dështuan në përpjekjet e tyre për të bërë për vete shqiptarët, duke vënë në zbatim projekte të zhvillimit ekonomik e social në Shqipëri, italianët menduan se, duke i përkrahur shqiptarët në rrugën irredentiste, do të kishin mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre. Në këtë mënyrë, fatet italiane për pushtimin e mëtejshëm të Ballkanit përputheshin me dëshirën e shqiptarëve për të bashkuar trojet e lëna jashtë shtetit shqiptar nga Konferenca e Londrës.

Fashistët italianë në Romë dhe Tiranë nisën një fushatë propaganduese të shfrenuar, qëllimi i së cilës ishte mbajtja lartë e shpirtit irredentist të shqiptarëve. Duke trumbetuar me të madhe idenë për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, gjatë fjalës së mbajtur në 13 prill 1939, drejtuar shtabit të Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, Çiano ndër të tjera kishte përmendur faktin se, “Italia dëshiron zmadhimin e kufijve të Shqipërisë dhe se Italia fashiste do ta ndihmonte atë për realizimin e kësaj aspirate

6 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja e tij për stabilitet në Shqipëri, (Tiranë, Çabej, 2004), 302.7 Gazeta “Tomori”, Tiranë, datë, 13 gusht 1940.8 Po aty.

2

Page 3:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

kombëtare”.9 Po këtë muaj, në datën 16 prill Pierro Badolio vizitoi Shqipërinë për të verifikuar nga afër situatën politike e sociale pas pushtimit italian. Në raportin e përgatitur për Ministrinë Jashtme italiane, përveçse vuri në dukje rëndësinë strategjike që kishte patur pushtimi i Shqipërisë për ekspansionin italian në Ballkan dhe Mesdhe, zyrtari i lartë italian evidentonte qartë problemin e irredentizmit të shqiptarëve që jetonin jashtë kufijve shtetërorë.10

Rreth kësaj propagande dhe shqetësimit të ngritur në vendet fqinje, ministri i jashtëm shqiptar Xhemil Dino në një takim që pati nga mesi i muajit prill me ambasadorin amerikan në Tiranë Grant, i shpjegoi këtij të fundit se, me këto veprime Italia synonte të kënaqte shqiptarët e shqetësuar për fatin e vëllezërve jashtë kufijve të Shqipërisë.11 Sipas fashistëve italianë, “Shqipëria e Madhe” duhej të bëhej apogjeu i irredentizmit të shqiptarëve e njëkohësisht një instrument në dorën e tyre për të krijuar “rendin e ri”, i cili do të fillonte pikërisht nga Shqipëria. Ky rend i ri mendohej të ndërtohej mbi principet nacionaliste në Ballkan dhe synonte të përfshinte përveç shqiptarëve dhe kroatët në Jugosllavi e vllehët në Greqinë veriore.12 Sipas italianëve “Shqipëria e Madhe” do të përfshinte të gjitha ato territore që kufizoheshin me Shqipërinë dhe ku popullsia e këtyre territoreve në shumicë ishte me origjinë shqiptare. Përveçse një dominim italian, “Shqipëria e Madhe” do të shërbente dhe si një barrierë kundër një ekspansioni të mundshëm gjerman në Ballkan dhe Mesdhe.13

Italia kishte studjuar gjithë mundësitë e bashkimit të trojeve të Kosovës dhe Çamërisë me shtetit shqiptar. Këto përpjekje diplomatike të Italisë kishin shqetësuar mjaft shtetet fqinje të Shqipërisë, Greqinë dhe Jugosllavinë, të cilat nxituan t’i kërkonin garanci Italisë. Për nxitjen e shqiptarëve të Kosovës, Çiano kishte afruar të bashkëpunonte ish ministrin shqiptar në Beograd Tahir Shtylla, të cilin kërkonte ta shfrytëzonte për aftësitë dhe njohuritë e tij mbi këtë çështje.14 Çiano bisedoi me Shtyllën një ditë më parë se ministri i jashtëm italian të takonte diplomatin serb, Markoviç. Gjatë takimit, të cilin Çiano e kishte kërkuar për t’u informuar rreth gjendjes së shqiptarëve në Kosovë, Shtylla i kishte treguar ministrit italian se, në Jugosllavi gjendeshin mbi 850.000 shqiptarë të gatshëm për të mbështetur çdo inisiativë të italianëve për të bashkuar Kosovën me Shqipërinë. Një informacion i tillë e kishte bërë Çianon entuziast për forcën fizike që përfaqësonin shqiptarët e Kosovës.15 Dhe si për të ndarë të njëjtin opinion me bashkëbiseduesin e tij shqiptar, Çiano po atë ditë kishte shënuar në ditarin e tij se, “Shqiptarët janë të terrorizuar nga serbët. Sot nuk duhet krijuar përshtypja se ky problem

9 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 108.10 Donato Martuçi, Le terre albanesi irredente; La Çiamuria tra irredentismo Albanese e propaganda fascista. Universiteti Salentos, Revista Plaver, Vol.3. (2014), 147.11 Ilir Ikonomi, Faik Konica, Jeta në Uashington, (Tiranë, Onufri, 2011), 216. Raport i ministrit amerikan në Shqipëri për Sekretarin e Shtetit, Tiranë, 20 prill 1939.12 Luca Micheleta, Il sostegno alla Grande Albania: il caso del Kosovo, in “L’Occupazione italiano della Jugoslavia 1941-1943”. (Firenze, Le Lettere, 2009), 260.13 Martuçi, Le terre albanesi irredente; La Çiamuria tra irredentismo.., 148.14 Ciano, Ditari.., 50. Shënimi është bërë në datën, 17 qershor 1939.15 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 107.

3

Page 4:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

ka tërhequr vëmendjen tonë. Përkundrazi, duhen kloroformizuar jugosllavët dhe në vazhdim duhet adoptuar një politikë e gjallë interesash për Kosovën”.16

Në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, gjatë bisedës së Çianos me ministrin e jashtëm jugosllav Gjincar Markoviç, të zhvilluar në Venecia në 22 dhe 23 prill 1939, ministri i jashtëm italian e siguronte homologun serb se, Italia nuk kishte kurrfarë interesi për popullsinë shqiptare që ndodhet jashtë trojeve të Shqipërisë.17 Dhe po atë ditë Çiano, duke iu referuar “Shqipërisë së Madhe”, do të shënonte në ditarin e tij se; “Ja vlen të mbahet gjallë një problem irredentist në Ballkan, i cili do të polarizojë vëmendjen e shqiptarëve e të përfaqësojë një thikë pas shpine për Jugosllavinë”.18

Paralelisht me sigurinë që iu jepej Greqisë dhe Jugosllavisë, Musolini ishte i përpirë nga ideja për të nxitur ndjenjat irredentiste të shqiptarëve në këto vende, si dhe të kroatëve në Jugosllavi. Lidhur me nxitjen e shqiptarëve të Kosovës për të kërkuar shkëputjen e tyre dhe bashkimin me Shqipërinë, Çiano do të shënonte në datën 26 maj të vitit 1939 se, “Mendoj të organizoj më mirë shqiptarët e Kosovës, që mund të përfaqësojnë një thikë në shpinën e Beogradit”.19

Për të patur një panoramë sa më të qartë të situatës në të cilën gjendeshin shqiptarët në Kosovë dhe Çamëri, Çiano thirri në Romë në fillim të qershorit 1939, Jakomonin dhe Zenone Beninin. Përveç zyrtarëve italianë në takimin e datës 2 qershor të pranishëm ishin dhe dy nacionalistë shqiptarë, Nebil Dino dhe Tahir Shtylla.20 Nebil Dino ishte thirrur në Romë për të raportuar mbi gjendjen e minoritetit çam në Greqi, ndërsa Shtylla do të informonte rreth situatës së shqiptarëve në Kosovë.

Këto lëvizje të diplomacisë italiane shkaktuan reagime te shtetet ballkanike dhe më gjerë. Për të qetësuar situatën, e cila rrezikonte të dilte jashtë kontrollit, më 10 qershor 1939, gjatë një fjalimi të mbajtur në Pallatin “Venecia”, Musolini premtoi se Italia dhe ai nuk dëshironin të tërhiqnin në luftë popuj të tjerë kufitarë me Italinë, si nga deti ashtu dhe nga toka. “Zvicra, Jugosllavia, Turqia dhe Greqia,- deklaronte Musolini,- le të kenë besim në këto fjalët e mia, nëse do t’i vertetojë koha, plotësisht”.21 Të njëjtën garanci shefi i diplomacisë italiane Çiano, i kishte dhënë homologut të tij britanik, teksa i deklaronte një ditë pas pushtimit të Shqipërisë se; “Dy vendet fqinjë me Shqipërinë, si Jugosllavia ashtu dhe Greqia mund të rrinë fare të qeta pasi Italia nuk ka ndërmend as tani e as në të ardhmen t’i kërcënojë”.22

Përsa u përket marrëdhënieve me Greqinë, gjatë epokës fashiste të Metaksait, fryma e “mirëkuptimit” dhe e “bashkëpunimit” midis Greqisë dhe Italisë u rrit në nivelet më të larta. Me servilizëm, Metaksai në emër të popullit grek do t’a çmonte lartë figurën e Musolinit, duke e cilësuar Duçen si “mbrojtës të paqes në botë”, e ndërsa premtonte se edhe ai vet, ashtu si Duçja, “do të kontribuonte në përmirësimin e paqes dhe për forcimin 16 DDI, Serie 8, Vol.XI, dok.593. Shënimi në ditarin e Çianos është bërë në datë 22 prill 1939.17 Po aty. 18 Po aty. 19 Ciano, Ditari.., 48. Shënimi është bërë në datën 26 maj 1939.20 Luca Micheletta, La resa dei conti; Il Kosovo, l’Italia e la dissoluzione della Jugoslavia 1939-1941, (Romë, Edizioni Nuova Cultura, 2008), 56.21 Francesko Jakomoni, Politika e Italisë në Shqipëri, (Tiranë, 55, 2005).., 234.22 DDI, Serie 8, Vol.XI, dok.598. Njoftim i ambasadorit italian në Londër Crola për Çianon, lidhur me bisedën që kishte patur me ministrin e jashtëm britanik Halifax. Londër 8 prill 1939.

4

Page 5:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

e marrëdhënieve midis dy vendeve”.23 Madje, nëpërmjet ambasadorit italian në Athinë, Metaksai i kishte kërkuar Musolinit, që në emër të kësaj paqeje, të dy vendet të merrnin vendimin për çmobilizimin e trupave greke e italiane që ndodheshin në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë.24

Më i dukshëm, afrimiteti midis dy shteteve me orientim të qartë fashist, u vu re kur Greqia pranoi kushtet e Italisë për ndalimin e aktiviteteve politike të Ahmet Zogut, të larguar nga Shqipëria pas pushtimit italian të 7 prillit të vitit 1939. Këtë fakt e pranon vetë i dërguari italian me punë në Athinë, Emanuele Grazzi (Graci), i cili i kënaqur nga reagimi i qeverisë greke ndaj mbretit të shqiptarëve, pranon se, “qëndrimi i Athinës është jo vetëm korrekt, por edhe miqësor”.25

Por miqësia midis dy vendeve fashiste shumë shpejt do të prishej. Metaksai filloi të nuhaste synimet ekspansioniste të Italisë kundër interesave greke, dhe për këtë ai protestoi pranë ambasadorit italian në Athinë Grazzit në maj të vitit 1939, lidhur me shtimin dhe forcimin e trupave ushtarake italiane në kufirin shqiptaro-grek.26 Shqetësimi tij mori një përgjigje miqësore nga Italia, e cila u justifikua me arsyetimin se, këto trupa ishin vendosur në kufirin jugor të Shqipërisë vetëm për arsye operacionale dhe s’kishin të bënin aspak me kërcënimet ndaj një vendi mik e fashist siç ishte Greqia.27

Pa kurrëfarë takti dhe e shprehur në mënyrë të shfrenuar, shpesh herë propaganda italiane mbi çështjet kombëtare shqiptare rrezikonte të dilte jashtë kornizave të parshikuara nga diplomacia e saj. Nën vijën politike fashiste, mareshalli italian Badolio gjatë një takimi në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit qershor 1939, kishte folur para njerëzve dhe u kishte premtuar për zgjerimin e kufijve të Shqipërisë.28 Po atë muaj, gjatë një fjalimi të mbajtur në qytetin e Korçës, Ministri Arsimit në qeverinë italiane Xhuzepe Botai, duke bërë një paralelizëm midis Shqipërisë me Piemontin, theksonte se, “nën mbrojtjen e Italisë fashiste, Shqipëria brenda një harku kohor prej dy apo tre vjetëve duhet të zgjerojë kufijtë e saj etnik”.29

Pavarësisht shqetësimit të vendeve ballkanike në drejtim të politikës dhe synimeve të Italisë fashiste në rajon, zyrtarët e lartë fashistë në Romë vazhdonin të nxisnin shqiptarët në rrugën e çështjes kombëtare. Duke iu referuar problemit të shqiptarëve jashtë trojeve të shtetit shqiptar, në qershor të vitit 1939, Çiano do të shënonte në ditarin e tij se; “Duçja e konsideron çështjen e irredentizmit si kandil në fund të korridorit, i cili në të ardhmen duhet të shkëlqejë për të mbajtur lart shpirtin kombëtar të shqiptarëve”.30 Po atë ditë, duke vazhduar më tej lidhur me ekspozimin e synimeve

23 DDI, Seria 8, vol. XI, 1935-1939, dok. nr. 521, fq.610. 24 Po aty., Seria 9, vol. II, 1939-1943, dok. nr.534. Raport i Grazzit për Çianon, Athinë, 22 dhjetor 1939. 25 Emanuele Grazzi, Il Principio della fine, L’impresa di Grecia, (Romë, 1945), 45.26 DDI, Seria 8, Vol.XI, dok.652, fq.756. Telegram i ministrit italian në Athinë Emanuele Grazzi për Çianon, datë 6 maj 1939.27 Po aty., dok.669, fq.778, Telegram i Ministrit të Jashtëm italian Çiano për Emanuele Grazzi, datë 8 maj 1939.28 PRO/FO, 371/23715 R5416/1335/90, Njoftim i A. Ryan për Foreign Ofiçe, Durrës, 24 qershor 1939.29 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 108.30 Ciano, Ditari.., 50. Shënimi është bërë në datën 3 qershor 1939.

5

Page 6:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

fashiste në Shqipëri dhe rajon, ministri i jashtëm italian shënonte se, “Duçja dhe unë kemi ngritur problemin e irredentizmit të Kosovës dhe Çamërisë”.31

Ashtu siç deklaronte ministri i jashtëm italian, planet për nxitjen e shqiptarëve drejt rrugës së irredentizmit po ecnin përpara. Që në muajin korrik të vitit 1939, Çiano i kërkoi Ernest Koliqit, ministër i Arsimit në qeverinë shqiptare që të përgatiste një program të mirëfilltë, me qëllim orientimin e irridentizmit dhe futjen e tij në rrugën e duhur. Për realizimin e këtij projekti, Çiano urdhëroi ngritjen e një zyre të posaçme nën varësinë e drejtëpërdrejtë të ministrit Koliqi. E cila do të merrej në veçanti me çështjet e shqiptarëve jashtë trojeve.32 Sipas planit të hartuar nga Çiano, pikat kryesore në të cilat do të mbështetej strategjia e përpunimit të propagandës irredentiste kishin të bënin me zhvillimin e saj në tri faza. Në fazën e parë vëmendje e veçantë do t’i kushtohej përhapjes së propagandës nacionaliste në vendet ku gjendeshin minoritete shqiptare, kryesisht në Greqi, Jugosllavi, Rumani, Bullgari, Turqi, Egjypt, SHBA, etj.

Faza e dytë kishte të bënte me grumbullimin, botimin dhe shpërndarjen e librave dhe materialeve me përmbajtje etnike kryesisht te shqiptarët e fesë muslimane që ndodheshin në Kosovë dhe Çamëri. Faza e tretë, sipas orientimeve të Çianos, kishte të bënte me krijimin e çetave të armatosura me shqiptarë, të cilët në rast trazirash do të mbëteteshin dhe nga milicia italiane. Për realizimin me sukses të këtij projekti Çiano këmbëngulte në një propagandë intensive, ku theksi do të vihej mbi kulturën dhe fenë, propagandë në të cilën të theksohej rritja e mirëqënies së popullit shqiptar nën mbretërimin italian, si dhe krijimin i një organizate të fshehtë ushtarake, e cila do të ishte e gatshme në momentin kur do të shpërthente kriza jugosllave.33

Gjithashtu projekti synonte ngritjen dhe organizimin e qendrave propagandistike në ato shtete evropiane, ku emigracioni shqiptar ishte i fuqishëm, e nga ku nëpërmjet tyre do të mund të depërtohej në Kosovë dhe Çamëri. Sipas këtij projekti, synohej që nëpërmjet qendrave propagandistike që do të ngriheshin në këto shtete, të mund të depërtonte me anë të propagandës irredentiste në Kosovë dhe Çamëri. Sipas hartuesve të këtij projekti, për zhvillimin e propagandës kërkohej një mbështetje e madhe financiare, e cila kapte shifrën rreth 1 milion franga shqiptare në vit, para këto që do të suvensionoheshin nga buxheti i qeverisë italiane për zyrën e posaçme në Tiranë.34

Sipas llogaritjeve të bëra nga zyrtarët fashistë, rreth 500 000 franga shqiptare nga shuma e caktuar, duhet të konvertoheshin në valutë për t’u përdorur më pas nën përgjegjësinë direkte të Ernest Koliqit, duke u shpërndarë ndër propagandistë shqiptarë dhe italianë në Greqi dhe Jugosllavi.35

Jakomoni e kishte bindur Çianon se, dëshira më e madhe e shqiptarëve ishte që, një ditë ata të shihnin të bashkuar pikërisht Kosovën me Shqipërinë dhe se sipas tij, për momentin Çamëria qëndronte në plan të dytë.36 Edhe për qeverinë kuislinge shqiptare, çështja e Çamërisë dhe e shqiptarëve në Greqi kishte më pak përparësi se ajo e

31 Po aty. 32 Micheletta, La resa dei conti: Il Kosovo, L’ Italia e la dissoluzione…,34.33 Fischer ,Shqipëria gjatë luftës.., 108.34 Micheletta, La resa dei conti: Il Kosovo…,34-35.35 Po aty. 36 Jakomoni, Politika e Italisë…, 233.

6

Page 7:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shqiptarëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, energjitë diplomatike duheshin harxhuar për zgjidhjen afatgjate të kësaj çështjeje. Si rrjedhojë e kësaj politike, Jakomoni u kishte sugjeruar eprorëve të tij në Romë se, kërkesat e shqiptarëve ishin veçanërisht ato që kishin për objekt çështjen e Kosovës dhe jo Çamërinë.37

Por për Italinë problemi i shqiptarëve të Kosovës mbetej gjithnjë një problem paksa i vështirë, për shkak të marrëdhënieve të saj më Jugosllavinë si dhe të interesave të drejtëpërdrejta gjermane në këtë rajon. Kështu që për Italinë fashiste, e vetmja mundësi fitimprurëse në aspektin politik ishte çështja e shqiptarëve të Çamërisë që gjendeshin në shtetin grek. Në këtë mënyrë të gjitha energjitë dhe burimet e diplomacisë së jashtme italiane u investuan në zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve çamë në Greqi. Edhe Çiano këmbëngulte se, marrëdhëniet tepër miqësore që kishte për momentin Italia me Jugosllavinë, nuk lejonin realizimin e një projekti të tillë dhe në këtë mënyrë “shqiptarët duhej që hë për hë, t’i kufizonin kërkesat e tyre në drejtim të Çamërisë”.38

Propaganda u bë mjeti kryesor për shpërndarjen e ideve irredentiste të shqiptarëve për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Nëpërmjet propagandës në formë të fshehtë apo të hapur, Italia i referohej së vërtetës historike të hidhur të shqiptarëve, të cilët prej gabimeve të diplomacisë evropiane kishin humbur gati gjysmën e territorit. Jakomoni e trajtonte çështjen e Çamërisë, si një ndreqje gabimesh nga ana e Italisë në favor të shqiptarëve, gabime këto të bëra që nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.39 Fashistët italianë i bënin analogji të gjatë mëkateve të grekëve ndaj shqiptarëve, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, Konferenca e Ambasadorëve në Londër, Traktati i Lozanës.

Duke analizuar përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin me Shqipërinë, Çiano shprehet se, “Përpjekjet greke për të shkombëtarizuar këtë popullsi (çame) janë ndeshur gjithnjë me vullnetin e saj për t’u bashkuar me mëmëdheun”.40 Me anë të kësaj propagande, italianët synonin të zgjonin tek shqiptarët ndjenjën kombëtare për të vepruar tani që po u jepej rasti me ndihmën e një fuqie të madhe siç ishte Italia. Duke realizuar këtë aspiratë kombëtare të shqiptarëve, fashistët italianë kishin si qëllim të nxisnin shqiptarët që të bënin sakrifica të mëdha në emër të irredentizmit, duke iu bashkuar ushtrisë pushtuese italiane.

Drejtuesit italianë të partisë fashiste në Tiranë i përshkallëzuan që në mundësinë e parë problemet që lidheshin me çështjen e minoriteteve shqiptare në Jugosllavi dhe Greqi. Ambicioze në arritjen e synimeve të reja strategjike, problemin e çështjes çame, Italia e inkuadroi thellë në diplomacinë e saj. Gradualisht një problem që deri tani kishte qënë vetëm çështje ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në saj të “kontributit” të diplomacisë italiane po merrte përmasa ndërkombëtare. Gjatë bisedave të shpeshta me personalitete të ndryshëm të politikës shqiptare, Çiano u kishte bërë premtime të mëdha atyre, duke i bindur se, Italia do të realizonte dëshirën e shqiptarëve për bashkimin e Kosovës dhe Çamërisë me Shqipërinë.

37 Po aty. 38 Po aty. 39 Puto, Lufta italo-greke…,42.40 DDI, Seria 9, Vol. V. dok.nr.429, fq.411.

7

Page 8:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Qëllimi i Çianos ishte angazhimi i drejtëpërdrejtë i shqiptarëve në çështjen irredentiste, e po ashtu të krijonte idenë në arenën ndërkombëtare se, çështja e bashkimit të Shqipërisë me trojet jashtë atdheut ishte një kërkesë e natyrshme e vetë shqiptarëve drejtuar Italisë. Për një periudhë kohe, manovrat e diplomacisë italiane rezultuan të suksesshme dhe ato arritën të siguronin një farë mbështetje te shqiptarët, e kryesisht te eksponentë të lartë fashistë në Tiranë. Në fjalën e mirëseardhjes së ministrit të jashtëm italian në gusht 1939, Prefekti i Tiranës u shpreh se, “dëshira e tij dhe e gjithë shqiptarëve ishte krijimi i një Shqipërie më të madhe përmes ndihmës së perandorisë fashiste”.41

Në 11 gusht 1939, pa humbur kohë Musolini urdhëroi që të informohej rregullisht mbi situatën në Çamëri dhe gjendjen e popullsisë shqiptare atje. Në lidhje me këtë Çiano shënonte në ditarin e tij se, “Musolini flet përsëri për çështjen greke e kërkon të dijë hollësi mbi Çamërinë. Ka përgatitur një farë Stefani (Armando Stefani, student, shënimi ynë) për të nxitur problemin”.42 Studenti i ri, me nxitjen e agjentëve italianë botoi në muajin tetor 1939, një artikull mjaft të ashpër në gazetën Fashizmi. Në këtë artikull dënohej ashpër politika e ndjekur deri tani e Greqisë dhe Jugosllavisë ndaj shqiptarëve. Nëpërmjet këtij shkrimi, autori ngrinte lartë rolin e Italisë fashiste në mbështetjen e kërkesave irredentiste të shqiptarëve të cilët kërkonin bashkimin e krahinave të Kosovës dhe Çamërisë.43

Shtete fqinjë të Shqipërisë u ndien të kërcënuara nga lajmet në gazetë dhe protestuan ashpër te drejtori i përgjithshëm italian i propagandës dhe turizmit, i cili mohoi të kishte përgjegjësi, duke premtuar në të njëjtën kohë se, autori i këtij artikulli tani e tutje do të ishte në mbikqyrje të plotë.44 Pothuajse të gjitha vizitat e ministrit të jashtëm italian Çiano në Shqipëri pas pushtimit, shoqëroheshin me manifestime “spontane” të popullsisë shqiptare të organizuara prej propagandistëve italianë. Pjesëmarrësit në mitingje, mes tyre dhe agjentë italianë të fashizmit, mbanin në duar parrulla dhe harta të cilat tregonin “Shqipërinë e Madhe”, të projektuar nga italianët, si dhe thërrisnin të entuziazmuar “Rroftë Kosova” e “Rroftë Çamëria”.45

Në pranverën e vitit 1940, propaganda italiane për mbështetjen e çështjes së shqiptarëve çamë në Greqi u bë dhe më e dendur. Sipas autorit B. Fischer, këto referenca të herëpashershme ndaj shqiptarëve jashtë kufinjve, u intesifikuan sidomos kur Musolini nisi të piqte mendimin rreth ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme ushtarake në Ballkan.46 Megjithatë politika italiane që nga mesi i marsit 1940, e deri në ditën e sulmit kundër Greqisë ishte e dyzuar midis kërkesave të nacionalistëve shqiptarë për aneksimi e Çamërisë dhe ndjekjen e një kursi të moderuar poltitik për të trajtuar kërkesat e pakicës shqiptare në Greqi në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe me shtetin grek. Në një promemorje të Jakomonit dërguar Çianos, në 16 mars 1940, Mëkëmbësi i mbretit në

41 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës, 108-109.42 Ciano, Ditari.., 61-62. Shënimi është bërë në datën, 11 gusht 1939.43 PRO/FO, 371/23715 R6625/1335/90, Durrës, Gamble, 20 gusht 1939, Cituar sipas Fischer, Shqipëria gjatë luftës, 109.44 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 109.45 Ciano, Ditari.., 60.46 Fischer, Shqipëria gjatë luftës..,109.

8

Page 9:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Tiranë i tërhiqte vëmendjen eprorit të tij se, Italia duhet të tregonte më tepër përkujdesje ndaj pakicës muslimane shqiptare në Epir.47

Përpjekjet e Çianos për nxitjen e irredentizmit shqiptar, krahas synimeve strategjike në rajon, kishin për qëllim justifikimin e pushtimit të Shqipërisë, si dhe shmangien e një reagimi të mundshëm të brendshëm nga ana e shqiptarëve kundër trupave italiane. Në mesin e muajit maj, Çiano kreu një tjetër vizitë në Shqipëri, qëllimi i së cilës ishte tërësisht propagandistike dhe në shërbim të çështjes së irredentizmit të shqiptarëve. Vizita e tij e përgatitur ditë më parë u përqëndrua në shpalosjen e banderolave dhe fotove të shumta që tregonin kërkesat e shqiptarëve drejtuar Italisë fashiste për bashkimin e trojeve shqiptare.

Vetë Çiano nuk kishte asnjë kundërshtim rreth politikës për përkrahjen e kërkesave të nacionalistëve shqiptarë për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Madje ai ishte një nga nxitësit kryesorë të irredentizmit shqiptar. Po këtë muaj, Çiano do të shënonte në ditarin e tij se, “shqiptarët janë hedhur në rrugën e ndërhyrjes; duan Kosovën dhe Çamërinë. Për ne është e lehtë të rritim popullaritetin tonë, duke u bërë eksponentë të nacionalizmit shqiptar”.48

Pavarësisht propagandës së madhe të fashistëve italianë për bashkimin e të gjithë shqiptarëve nën një shtet të vetëm, gjatë kësaj periudhe nuk u hartua ndonjë projekt konkret, si nga qeveria kuislinge shqiptare ashtu dhe nga fashistët italianë lidhur me kufijtë e “Shqipërisë së Madhe”. Të gjitha këto përpjekje deri para fillimit të konfliktit të armatosur italo-grek mbetën në kuadër të propagandës dhe që kishin si synim tërheqjen e shqiptarëve në luftë kundër shteteve fqinjë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Vetëm pas pushtimit të Greqisë nga forcat ushtarake të Boshtit, Italia fashiste në kuadër të premtimeve që iu kishte bërë shqiptarëve si dhe për të zgjeruar territoret e pushtuara prej saj, hartoi plane konkrete për zgjerimin e kufijve të Shqipërisë, kufij të cilët përfshinin të gjithë ato territore të lëna jashtë shtetit shqiptar nga vendimet e marra në Konferencën e Ambasadorëve në Londër dhe Paris.

47 ASMAE. Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 80b.80. Promemorie e Jakomonit për Çianon, 16 mars 1940.48 Ciano, Ditari.., 60.

9

Page 10:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

1.2. Propaganda italiane për nxitjen e irredentizmit në Çamëri, Shqipëri, ediasporë.

Në vitet 1939-1940, Akademia e Romës dhe institucionet shqiptare u përqëndruan në grumbullimin dhe publikimin e të dhënave historike, të cilat hidhnin dritë mbi ngjarjet rreth shqiptarëve në Çamëri dhe Kosovë.49 Për të argumentuar qëndrimin fashist, autorë të ndryshëm italianë të vënë në shërbim të synimeve ekspansioniste në Ballkan, filluan mbledhjet e fakteve historike për Çamërinë dhe shqiptarët e lënë jashtë trojeve nga Konferenca e Ambasadorëve. Faktet të cilat përfshinin periudhat historike që nga lashtësia, përpiqeshin të argumentonin se, Çamëria dhe Epiri kishin qënë krahina të banuara prej shekujsh nga shqiptarët. Studiues italianë të epokës fashiste përgatitën një material të gjerë historik, ku në fokus të tyre ishin çështjet e shqiptarëve jashtë trojeve, në Kosovë dhe Çamëri.50 Materialet e shumta historike që u mblodhën do të bëheshin menjëherë publike pas rënies së Greqisë dhe Jugosllavisë dhe me arritjen e triumfit italo-gjerman në gjithë Evropën. Vëllimi i parë i botimit, i cili i kushtohej çështjes së Kosovës u botua në vitin 1942, ndërsa ai për Çamërinë nuk u arrit të botohej asnjëherë për shkak të disfatës që në ditët e para të sulmit italian ndaj Greqisë.51

Pas konsolidimit të pushtimit italian në Shqipëri, fushata antigreke u bë dhe më e fuqishme. Gjatë pranverës së vitit 1940, propaganda italiane për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve çamë në Greqi filloi të intesifikohej së tepërmi. Mëkëmbësi italian në Tiranë Jakomoni, në mars 1940 njoftonte ministrin e tij të jashtëm se, shqiptarët e fesë ortodokse në Greqi ishin asimiluar dhe se elementi musliman ishte dobësuar aq shumë sa që në qendrat e Janinës dhe Prevezës, çdo gjurmë e shqiptarëve po zhdukej.52 Në promemorjen e tij, Jakomoni këshillonte, që për zgjidhjen e kësaj situate në favor të pakicës shqiptare në Greqi, politika italiane duhet të ndërmerte një sërë nismash me qëllim rritjen e

49 AQSH, F.200,(Instituti i Studimeve Shqiptare) V.1940, D.34, fl.50-51.50 Revista “Thyamis”, Botim i Institutit të Studimeve për Çamërinë, Nr.5. (Tiranë, tetor, 2013).51 Po aty. 52 ASMAE, Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 80. Promemorie Jakomonit për Çianon, 16 mars 1940.

10

Page 11:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

propagandës dhe të presionit ndaj qeverisë greke për eleminimin e pasojave në kurriz të muslimanëve shqiptarë në Epir.

Sipas Jakomonit, me efikasitet do të ishte ngritja e një konsullate në Janinë, e cila duhej të drejtohej nga një konsull italian dhe një shqiptar. Përfaqësuesi shqiptar në këtë konsullatë do të bënte të mundur mbajtjen e kontakteve në mënyrë të veçantë me muftinjtë çamë, si një mjet i mundshëm ndërmjetësimi për propagandë të efektshme në masën e çamëve irredentë.53 Krahas kësaj, Jakomoni sugjeronte se, qeveria italiane duhej të shtonte negociatat e saj me Greqinë për t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të arsimoheshin në shkollat shqipe. Jakomoni e përfundonte këtë raportim, duke theksuar domosdoshmërinë e kësaj politike, pasi sipas tij,- “vetëm në këtë mënyrë, ne mund të mbajmë ndonjë shenjë jete tonën qoftë dhe modeste në masën e çamëve, nëse nuk dëshirojmë të braktisim çdo mundësi për të ardhmen e veprimeve irredentiste”.54 Pra, sipas Jakomonit, programi irredentist në Çamëri duhej të mbështetej në këto dy pika kryesore; hapja e një konsullate në Janinë dhe mbështetja e qeverisë italiane ndaj kërkesave të shqiptarëve në Çamëri për çeljen e shkollave shqipe ku do të mësohej gjuha shqipe.

Në kuadër të programit për nxitjen e irredentizmit në Çamëri në radhët e shqiptarëve atje, qeveria fashiste në Romë nisi menjëherë nga puna për krijimin e një konsullate në Janinë, e cila do të merrej me zgjidhjen e çështjeve të pakicës shqiptare në krahinën e Çamërisë. Për arritjen e negociatave me Greqinë lidhur me çështjen e shkollave shqipe për shqiptarët në Çamëri, qeveria italiane ia besoi këtë detyrë të ngarkuarit me punë në Athinë, Emanuele Grazzit. Ambasadori italian, i cili pasi kishte analizuar çështjen e shkollave shqipe në Çamëri dhe fshtarat e saj, e konsideronte të mjaftueshme ekzistencën e shkollave shqiptare në 6 fshatra të Çamërisë.55 Sipas Grazzit, intensifikimi i veprës fashiste nuk do të mungonte të ngjallte shqetësime të mëdha dhe se për të realizuar qëllimet e tyre, italianët duhej të ecnin shkallë - shkallë dhe me shumë kujdes, pasi qeveria greke ishte tepër e ndjeshme ndaj pakicës shqiptare në Çamëri.56

Nga fundi i majit të vitit 1940, porositë e Çianos për intesifikimin e propagandës irredentiste në radhët e shqiptarëve në Çamëri u shtuan. Të nxitur nga agjentët italianë, një grup çamësh hartuan një peticion drejtuar komandantit të trupave ushtarake italiane në Sarandë, nga i cili kërkonin që të ndërhynte për mbrojtjen e jetëve, pronave dhe të drejtave të mohuara nga autoritetet vendore greke.57 Një tjetër peticion iu dërgua Çianos, me kërkesën për aneksimin nga ana e Shqipërisë të krahinës së banuar prej shqiptarëve. Porosi e veçantë për ngritjen shpirtërore të shqiptarëve dhe nxitjen e tyre kundër

53 Luca Micheletta, La questione di Ciamuria e l’attacco italiano alla Grecia del 28 ottobre 1940. Në ‘Clio”, viti XL, nr.3, korrik-shtator, (2004), 476-477.54 Micheletta, La questione di Ciamuri.., 476-477.55 ASMAE, Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 13, Raport i Grazzit drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, 19 qershor 1940.56 Po aty. 57 AYE, 1940, A/4/9, 11, nr..pr. 12930, Nënministria e Sigurisë Publike për Ministrinë e Jashtme. Cituar sipas Eleftheria Manda, Çamët muslimanë të Epirit 1923-2000, Botimi shqip, (Tiranë, Toena, 2015), 122-123.

11

Page 12:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

autoriteteve greke iu dha konsujve italianë në Janinë dhe Korfuz, të cilët ndër të tjera u porositën të qëndronin në gadishmëri deri në mbërritjen e çastit të duhur.58

Paralelisht me përhapjen e propagandës fashiste, bazuar mbi çështjen kombëtare shqiptare për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, italianët u përpoqën që të nxisnin disa elementë nacionalistë çamë, me qëllim që të siguronin mbështetjen e shqiptarëve në Çamëri. Në qershor të vitit 1940, fashistët italianë udhëzuan Azis Çamin dhe Masar Dinon që të rregjistronin vullnetarë çamë të cilët “dëshironin” të merrnin pjesë në ushtrinë italiane.59 Kjo nismë e italianëve dhe e një pjese të çamëve nacionalistë për afrimin e shqiptarëve të Çamërisë nuk rezultoi fare pa sukses. Të gjendur nën trysninë e përhershme të administratës dhe xhandarmërisë greke, si dhe të nxitur nga propaganda fashiste që bëhej në emër të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, një pjesë e çamëve nacionalistë iu bashkuan kësaj inisiative.

Nisur nga zhvillimet në Shqipëri edhe në Çamëri, kontaktet e shumë nacionalistëve çamë me idetë fashiste kishin filluar të shtoheshin. Duke përfituar nga gjendja diskriminuese që ndiqte politika greke ndaj popullsisë shqiptare çame në Greqi, italianët i llogarisnin çamët si një element mbështetës në veprimet e tyre ushtarake. Për këtë qëllim italianët kishin hartuar dhe listat me shqiptarët çamë, banues në të dyja anët e kufirit, tek të cilët ata mendonin se do të gjenin përkrahjen e tyre. Në këtë listë shumë emërore, sipas italianëve, bënin pjesë kryesisht anëtarë të familjeve të mëdha çame, të cilat ishin goditur rëndë nga reformat ekonomike dhe ligji agrar në Greqi, familje me tradita të vjetra të krahinës, si dhe kryetarë të 20 qendrave kryesore të Çamërisë.60

Krahas veprimtarisë diversive në radhët e shqiptarëve të Çamërisë, qeveria italiane në Romë ndërmori një inisiativë për të mbledhur të dhëna historike dhe argumente në dobi të çështjes came, si dhe materiale të tjera të cilat do të përligjnin interesin italian në rajon. Pikërisht për këtë qëllim, në fund të qershorit, nënsekretari italian i shtetit Zenone Benini, i kërkonte legatës italiane në Athinë që të përgatiste një studim të mirëfilltë me të dhëna historike, etnike, gjeografike dhe etnografike rreth minoritetit shqiptar në Greqi.61 Relacioni përfundimtar i ngarkua Oreste Grazzianit (Gracianit), i cili ishte sekretar i dytë i legatës italiane në Athinë. Studimi u titullua “Minoriteti shqiptar në Greqi”, pikërisht ashtu siç ishte kërkuar nga Ministria e Jashtme italiane. Pavarësisht qëllimit për të cilin ishte hartuar ky studim, të dhënat e tij ishin të pakontestueshme dhe pasqyronin qartë politikën e ndjekur deri tani nga qeveria greke kundrejt minoritetit çam në Greqi.

Në studim thuhej se, “deri në rënien e Çamërisë nën sundimin grek popullsia shqiptare në Çamëri përbënte shumicën, ndërsa pas vitit 1912 e deri në kohën që ishte hartuar ky studim numri i shqiptarëve në këtë krahinë kishte rënë në mënyrë drastike”.62 Në raportin përfundimtar të hartuar nga Grazziani thuhej se, “këto 27 vjet të dominimit grek në Çamëri, për shkak të përfshirjes së popullsisë muslimane në procesin e 58 AYE, 1940, A/4/9, 11, nr..pr. 27319, Administrata e Përgjithshme e Epirit për Ministrinë e Jashtme, Janinë 10.9.1940. Cituar sipas E. Manda, Çamët muslimanë të Epirit., 122-123.59 AQSH, F.152, V.1940, D.99, fl.1-4.60 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.59.61 ASMAE, SSAA, b.13. Scammacca për Grazzin, 28 qershor 1940, letra 71/17105/1782.62 Po aty, b.80, Grazzi për Beninin, 6 gusht 1940, letra 7205, bashkëngjitur dhe relacioni përfundimtar i Oreste Grazzianit.

12

Page 13:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shkëmbimit (Traktati i Lozanës), numri i shqiptarëve në Çamëri ishte pakësuar ndjeshëm. Duke iu referuar politikës shtypëse greke ndaj shkombëtarizimit të Çamërisë, Grazziani theksonte se, “Çamëria për Greqinë përbënte një rëndësi të veçantë, si nga aspekti gjeografik e strategjik i saj, ashtu dhe për helenizmin e nacionalizmin grek”.63

Në vazhdim të porosive të dhëna, agjentët italianë dhe informatorët e tyre në Greqi e Çamëri, filluan mbledhjen e të dhënave për njerëz të artit, politikës, biznesit dhe këdo që kishte shfaqur sadopak ndjenja italofile apo që kishte lëshuar sinjale bashkëpunimi me Italinë fashiste. Të dhënat në shërbim të sektorit të luftës përfshinin informacione për të gjithë sektorët kyç të ekonomisë dhe politikës greke dhe të dhëna që kishin të bënin kryesisht me krahinën e Çamërisë. Nëpërmjet agjentëve të tyre në Çamëri dhe në brendësi të kufirit me Shqipërinë, italianët kishin arritur të siguronin informacione lidhur me strukturat organizative të qeverisjes lokale në Çamëri dhe më gjerë. Informacionet përmblidhnin të dhëna rreth numrit të shkollave dhe nxënësve që i frekuentonin ato, të dhëna mbi numrin e bankave që vepronin në këtë krahinë si dhe të kapitalit që ato zotëronin.64 Informacionet e grumbulluara jepnin detaje mbi numrin e banorëve muslimanë dhe ortodoksë të qyteteve kryesore të Çamërisë, mbi numrin e institucioneve fetare dhe drejtuesit e tyre.65

Zhvillimi i vrullshëm i politikës evropiane si dhe aksionet e njëpasnjëshme të Hitlerit në Evropë e detyruan Musolinin që të linte mënjanë politikën e butë dhe të ndërpriste negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjeve që shqetësonin të dy vendet. Mbi bazën e këtyre zhvillimeve në arenën ndërkombëtare, si dhe të raporteve përfundimtar që kishin ardhur në adresë të Minsitrisë së Jashtme italiane mbi gjendjen e shqiptarëve në Çamëri, Çiano në fund të korrikut 1940, udhëzonte vartësit e tij në Shqipëri se, për shkak të gjendjes aktuale, tashmë nevojitet një zgjidhje më radikale përsa i përket problemit të shqiptarëve në Çamëri.66

Në kuadër të mbledhjes së informatave, të cilat do të viheshin në shërbim të Italisë për “zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Greqi”, Kryekonsulli shqiptar në Korfuz njoftonte ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë Xhemil Dinon se, “sipas të dhënave të grumbulluara, kuptojmë se në Çamëri vazhdon lëvizja patriotike nga ana e vëllezërve tanë çamër për një bashkim me Atdhenë”.67

Në informacionet e tij drejtuar Çianos, ambasadori italian në Athinë, Emanuele Grazzi konfirmonte se: “Çështja e Çamërisë nuk ka qënë e trilluar prej Italisë. Ajo ekziston që prej vitit 1912”. “Disa herë kam patur rastin,- shpjegon Grazzi,- t’i kujtoj ministrit grek Mavrudis për situatën e shqiptarëve në atë provincë, për vështirësitë e ngritura për kalimin e kufirit dhe ushtrimin e lirë të të drejtës së pronës, për pengesat në kontaktet midis shqiptarëve për kalimin e kufirit”.68

Eksportimi i ideve fashiste në Çamëri u bë prej anëtarëve të familjeve të mëdha dhe të pasura të zonës. Familja Dino ishte një ndër to që përkrahu pa ndonjë hezitim idetë 63 Po aty. 64 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.57.65 Po aty. 66 ASMAE, Nënsekretariati i Shtetit për Çështjen Shqiptare (SSAA) b, 13. Kujtesë e Çianos për pakicat shqiptare në Çamëri, 29 korrik 1940.67 AQSH, F.149, V.1939, D.I-95, fl.1.68 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.409, f.392.

13

Page 14:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

irredentiste dhe nacionaliste të shqiptarëve të Çamërisë, duke parë njëkohësisht te Italia shpëtimtaren e madhe të shqiptarëve. Veprimtaria irredentiste e vëllezërve Dino në dobi të çështjes çame i ka fillimet e veta që në vitet “30.

Në dokumentet diplomatike italiane dhe në korespodencën e gjerë midis Jakomonit me ministrin e jashtëm italian Çiano, pasqyrohet gjithë veprimtaria e familjes Dino në kuadër të zgjidhjes së çështjes çame. Nebil dhe Nuri Dino të dy nacionalistë dhe njëkohësisht dy prej figurave qëndrore të partisë fashiste në Shqipëri, prej kohësh ishin vënë në shqrbim të italianëve. Nebil Dino, përfaqësues në Këshillin e Epërm të partisë fashiste, disa herë me radhë kishte kaluar kufirin grek me qëllim vendosjen e kontakteve me njerëz të bësueshëm dhe rekrutimin e njerëzve, të cilët besonin në zgjidhjen e çështjes shqiptare me ndihmën e Italisë.69 Nebili njihej si një nga personat më me influencë në të gjithë krahinën e Çamërisë e madje deri në Athinë. Për aktivizimin maksimal të Nebil Dinos në çështjen e Çamërisë dhe në rekrutimin e njerëzve të besuar, Jakomoni i kishte propozuar Çianos që, Dino të merrte një post në ambasadën italiane në Athinë, duke u vënë nën varësinë direkte të Gracit. Madje, Jakomoni kishte menduar që përveç detyrave shtetërore, Nebil Dino do të merrej me çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi, si dhe me ekzekutimin e porosive private të tij dhe Çianos në kuadër të përgatitjes së terrenit për ndërhyrjen ushtarake në Çamëri.

Propozimi i Jakomonit për t’a bërë Nebil Dinon pjesë të stafit të ambasadës italiane në Athinë u hodh poshtë nga Çiano me arsyetimin se, kjo çështje nuk duhej kurrsesi të ngatërronte ambasadën italiane në Greqi dhe se çdo veprimtari duhej të bëhej në mënyrë sa më të fshehtë.70 Refuzimit të Çianos për aktivitetin e Nebil Dinos pranë ambasadës italiane në Athinë, duket se i shtohet dhe kundërshtimi kategorik i vet ambasadorit Grazzi, i cili refuzonte që veprimtaria e N. Dinos të kishte lidhje të drejtëpërdrejta me të.

Duke e konsideruar N.Dinon si një njeri me cilësi të larta politike, Jakomoni besonte se ky do të ishte në gjendje të siguronte një përkrahje të madhe si të shqiptarëve ashtu dhe të disa prej politikanëve grekë me influencë në Athinë. Sipas Jakomonit, veprimtaria vetjake e Dinos, të cilin ai e quante mik dhe njeri tepër të sinqertë, mund ta lehtësonte aktivitetin politik italian në zonën e Çamërisë, duke i siguruar shqiptarët çamë për kthimin në gjirin e atdheut. Gjithashtu Jakomoni shpresonte se, aftësitë “gjeniale” të Nebil Dinos do të bindnin dhe një pjesë të madhe të opinionit vendas grek që të kërkonte nga Athina zyrtare mundësinë e marrjes në konsideratë për bisedime midis Italisë dhe Greqisë dhe zgjidhjen e çështjeve në rrugë miqësore.71

Planet e Jakomonit rreth përdorimit të figurës së N.Dinos ishin më tepër një inisiativë personale e tij, të cilat synonin marrjen e Çamërisë në mënyrë diplomatike. Sipas Jakomonit, veprimtaria e Dinos në gjirin e shqiptarëve të Greqisë do të lehtësonte së tepërmi punën e italianëve, duke i siguruar shqiptarët e Çamërisë për kthimin e e tyre në gjirin e atdheut. Hierarku i lartë fashist kishte bindjen se N. Dino preferonte më tepër përdorimin e diplomacisë se sa atë të forcës ushtarake ndaj Greqisë.72

69 Po aty, dok.nr.509, 493.70 Jakomoni, Politika e Italisë.., 254-255.71 Po aty. 255.72 Po aty. 243.

14

Page 15:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Veprimtaria e Dinos paraqiste një pritshmëri të lartë për italianët, aq sa, ata me fanatizëm të madh prisnin prej tij jo vetëm sigurimin e përkrahjes nga ana shqiptarëve, por dhe bindjen e një pjese të klasës politike greke dhe të qytetarëve të saj për t’i kërkuar Athinës zyrtare krijimin e një mjedisi bashkëpunimi me Italinë. Nebil Dino e kishte bërë të besonte Jakomonin dhe si rrjedhojë dhe eprorët e tij në Romë se, grekët nuk kishin marrë asnjë masë për t’i bërë ballë ndonjë sulmi të mundshëm ushtarak nga ana e Italisë. Duke ditur se Jakomoni pëlqente t’i merrte informacionet pa u verifikuar nëse ishin të vërteta apo jo, Nebil Dino raportonte nga Athina se: “populli grek i pret zhvillimet e ardhshme me indiferentizëm dhe se nuk duket i gatshëm të luftojë”.73 Madje Nebil Dino i kishte treguar Jakomonit se: “grekët kishin filluar të ndiheshin xhelozë për fatin e mirë të shqiptarëve, të cilët që në 7 prill i ishin bashkuar Perandorisë së Romës”.74

Një tjetër figurë e nacionalizmit shqiptar në Çamëri ishte Nuri Dino. Ashtu si dhe Nebili, Nuri Dino gëzonte simpatinë e italianëve, të cilët i kishin besuar atij zhvillimin e propagandës irredentiste dhe përhapjen e ideve fashiste në radhët e popullsisë çame në Greqi. Në vazhdimësi të lajmeve të përditshme që vinin nga Çamëria, N. Dino e informonte Jakomonin se, edhe një pjesë e mirë e popullsisë ortodokse në fshatrat e Çamërisë e duan “pjesërisht” e shumica “krejtësisht” Shqipërinë dhe se janë gati për një bashkim të tyre me shtetin shqiptar.75

Fashistët italianë shpresonin që me anë të propagandës irredentiste të mund të siguronin më së shumti mbështetjen e klerit fetar musliman të Çamërisë. Për t’i paraprirë një situate të tillë, Jakomoni kishte ngritur një një rrjet të tërë agjentësh, të cilët ishin udhëzuar të siguronin informacione të nevojshme lidhur me gjendjen e klerit musliman në Çamëri, mbi gjendjen e tyre ekonomike, arsimore e sociale.76

Nga informacionet periodike që përcilleshin nga informatorët italianë e shqiptarë nga Çamëria, jepej numri i xhamive, teqeve dhe numri i banorëve muslimanë te të cilët italianët shpresonin të gjenin mbështetje pas pushtimit të Greqisë. Nga informacionet që siguroheshin rezultonte se, “në Gumenicë, nga 150 shtëpi, 14 prej tyre ishin ortodokse”. Myftiu Halit Efendiu, gjykohej nga raportet si një njeri “pa kulturë dhe ndonjë formim të veçantë”, por që kishte bindje të “thella patriotike” se, “ishte pro bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë” dhe “pro ndërhyrjes italiane në Greqi”.77 Sipas të njëjtit informacion, “Myftiu Mehmet Kasimi vlerësohej si një njeri me kulturë mesatare, i ndershëm dhe me ndjenja patriotike, tek i cili mund të gjeje mbështetje”.78

Një pjesë e konsiderueshme e informacioneve që vinin nga Çamëria jepnin një panoramë të ekzagjeruar mbi mbështetjen dhe simpatinë që popullsia çame kishte për Italinë fashiste. Jakomoni edhe pse kishte dyshimet e veta rreth shifrave që vinin nga informatorët, ai përsëri i dërgonte të papërpunuar të dhënat drejt eprorëve të tij në Romë. Në jo pak informacione të shqyrtuara nga Jakomoni gjenden shënime “poço sicuro”, “pak 73 Cervi, Storia della Guerra, di Grecia.., 74.74 Jakomoni, Politika e Italisë.., 255.75 AQSH, F.161. V.1940, D.1202, fl.35. Në këtë material informues jepen shifra mbi numrin e banorëve të qyteteve kryesore të Çamërisë, ndjenjat e tyre kombëtare si dhe të dhëna për elementë të veçantë te të cilët fashistët italianë mund të mbështeteshin gjatë sulmit kundër Greqisë. 76 Po aty. 77 Po aty. 78 Po aty.

15

Page 16:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të sigurta”, të cilat as ai vet nuk i besonte, por që situata e kërkonte të ishin të mirëqena. Në një raport dërguar Mëkëmbësisë në Tiranë mbi gjendjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë nën sundimin grek, thuhet se, “Muslimanët e Çamërisë, duke parë këtë lëvizje, janë ndezur në një gradë të tillë që të përballojnë çdo mundim deri ditën e lirimit”.79

Në zbatim të porosive të dhëna, në Shqipëri nisi intesifikimi i një propagande të shfrenuar. Me anë të parave që paguheshin prej agjentëve italianë, kudo në Shqipëri shpërtheu një propagandë e shfrenuar në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare dhe të aspiratave të shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri për bashkimin me shtetin shqiptar. Në disa qytete shqiptare, me nxitjen e agjentëve italianë filluan të zhvilloheshin mitingje, ku folësit propagandistë italianë dhe shqiptarët kuisling, i referoheshin faktit se tashmë me ndihmën e Italisë, bashkimi i trojeve shqiptare me trungun mëmë ishte i pashmangshëm.

Prefektët dhe kryetarët e bashkive kryesore të qyteteve të Shqipërisë, ku në pjesën më të madhe të tyre ishin anëtarë të Partisë Fashiste, të entuziazmuar njoftonin se, në qytetet që ata drejtonin, shpesh përballeshin me protestues të cilët grumbulloheshin në mbrojtje të çështjes çame dhe në ndjekje të propagandës italiane antigreke.80

Një lajmërim i Prefekturës së Elbasanit dërguar Kryeministrisë në Tiranë, në muajin korrik 1940, njoftonte se; “Në Peqin mëse 500 vetë të impresionuar prej vuajtjeve të bashkëpatriotëve çamë si dhe nga mizoritë e barbarizmat greke ndaj kësaj popullsie, janë grumbulluar në qendër të qytetit, duke kërkuar armë për të qënë pjesë e ushtrisë së lavdishme italiane”.81

Në letrën e parisë së qytetit të Peqinit, drejtuar qeverisë shqiptare dhe Mëkëmbësit të Perandorit italian në Tiranë, thuhej se; “Tue qenë të impresionuar për vuajtjet e parreshtuna që po pësojnë dita ditës vëllezërit tanë në Çamëri nga barbarizmat greke, ndajmë shpirtërisht dhimbjen ma të madhe dhe si rezultat i kësaj gjendjeje të pa tolerueshme krijuar prej fqinjës tonë të Jugut, çfaqim dëshirën e vullnetin tonë të plotë tue kërkue nga Qeveria mbretënore, armë për t’u rreshtuar si pararojë së bashku me ushtrinë e Italisë fashiste në shpëtim të vëllezërve tanë fatkeq dhe në çlirimin e asaj pjese shqiptare që për hir të Konferencës së Londrës rënkon nën thundrën greke që prej 27 vjetësh”.82

Pothuajse i njëjti tekst ishte shkruar dhe nga protestuesit e Gramshit, të cilët në peticionin e datës 29 korrik 1940, drejtuar Qeverisë shqiptare shpreheshin se: “Tuj pa lajmet e shtypit kombëtar dhe atij të huaj mbi sjelljet barbare greke ndaj vëllezërve çamë, ndajmë shpirtërisht dhimbjen ma të madhe dhe si rezultat i kësaj gjendjeje të pa tolerueshme krijuar prej fqinjës tonë të Jugut, çfaqim dëshirën e vullnetin tonë të plotë tue kërkue nga Qeveria mbretënore, armë për t’u rreshtuar si pararojë së bashku me ushtrinë e Italisë fashiste{ ….}. Tash për ne shqiptarët erdhi çasti i volitshëm për të n’a u plotësuar aspiratat kombëtare”.83

Drejtoria e Policisë së Korçës njoftonte Ministrinë e Brendshme në Tiranë dhe Lugotenencën se, ajo ndihej mjaft e “shqetësuar” nga protestat e përditshme të studentëve

79 Po aty. 80 Po aty, D.1-172, fl.12. 81 Po aty. 82 Po aty. 83 Po aty.

16

Page 17:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dhe punëtorëve, të cilët mbushnin rrugët e qytetit për të protestuar në emër të çështjes kombëtare dhe të bashkimit të Çamërisë dhe Kosovës me Shqipërinë.84 Në njoftimin e kësaj drejtorie për Ministrinë e Brendshme në Tiranë thuhej se: “Protestuesit mbanin në dorë flamuj shqiptarë dhe italianë, e duke marshuar në rrugët e qytetit i bënin thirrje Perandorit italian dhe Duçes që të mbështesnin me çdo kusht kërkesat irredentiste të shqiptarëve për bashkimin e krahinave të lëna jashtë trungut mëmë”.85 Madje, kjo drejtori për të vendosur rendin dhe qetësinë publike kishte marrë “masa ekstreme” deri në arrestimin e disa personave. Nga ana e saj, qeveria e Tiranës iu përgjigj menjëherë “shqetësimit” të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Korçës dhe e qyteteve të tjera, duke njoftuar se, “këto protesta do të lejoheshin deri në atë pikë sa ato të mos përbënin ndonjë shqetësim për prishjen e rendit dhe qetësisë publike”.86

Manifestime të ngjashme në emër të çështjes kombëtare dhe mbështetjes së vëllezërve çamë në Greqi u mbajtën pothuajse në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, në Shkodër, Tiranë, Durrës. Në manifestimin e mbajtur përpara Bashkisë së qytetit të Durrësit, nëpunësit Hysen Myshketa dhe Vasil Ziu, i bënin thirrje qeverisë së Italisë dhe asaj shqiptare që të mbështesnin rivendikimet shqiptare për bashkimin e trojeve nën një shtet të vetëm.87

Për të kuptuar sa më qartë rolin që kishin agjentët fashistë italianë në përgatitjen e këtyre protestave, të cilat bëheshin gjoja në mbrojtje të së drejtës të shqiptarëve çamë në Greqi, mjafton të krahasojmë tekstet e dokumenteve dhe korespodencën zyrtare të kryer në atë periudhë midis autoriteteve vendore shqiptare dhe atyre fashiste italiane, ku vihet re i njëjti tekst dhe e njëjta përmbajtje. Pothuajse në të gjitha shkresat zyrtare drejtuar autoriteteve italiane në Shqipëri ngrihej lartë ushtria e lavdishme italiane dhe përkrahja që duhej t’i jepnin shqiptarët Italisë fashiste në luftën kundër Greqisë për çlirimin nga zgjedha greke të popullsisë muslimane çame.

Pavarësisht roli kyç në përgatitjen e fushatës antigreke, Jakomoni në kujtimet e tij mohon të ketë pasur dijeni për ngjarjet në kufirin greko-shqiptar dhe për synimet e vërteta fashiste ndaj Greqisë. Por, nga faktet historike dhe ngjarjet e ndodhura, rezulton se ai është një nga përgjegjësit kryesorë të krijimit të situatave dhe provokacioneve në kufirin greko-shqiptar në prag të luftës. Në të vërtetë gjithë këtë farsë për fillimin e konfliktit të armatosur dhe gjetjen e pretekseve për luftë, as vetë Musolini nuk e besonte, ndërsa shprehet se; “Asnjë nuk do ta besoj këtë fatalitet, por për një justifikim metafizik, mund të themi se ishte i nevojshëm për të arritur në një konkluzion”.88 Kjo rezulton mëse e vërtetë, pasi u pa se menjëherë pas pushtimit të Greqisë nga trupat e Boshtit, Çamëria jo vetëm që nuk iu bashkua Shqipërisë, por ajo mbeti nën administrimin ushtarak të pushtimit.

Jashtë planit propagandistik italian s’kishte se si të qëndronte dhe shtypi profashist shqiptar. Gazeta “Tomori” u bë zëri i “ndërgjegjes” së shqiptarëve, nëpërmjet së cilës, si italianët dhe elementi profashist shqiptar i bënin thirrje rritjes së ndjenjës dhe

84 Po aty, F.152. V.1940. D.45, fl.2.85 Po aty. fl.6.86 Po aty. fl.6.87Po aty. fl.9.88 Gazeta “L’Unita”, Romë, datë, 18 tetor 1953.

17

Page 18:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

ndërgjegjjes kombëtare të shqiptarëve. Duke iu kujtuar shqiptarëve se, tashmë Shqipëria nën tutelën e Italisë nuk ishte më e dobët dhe se shtetet fqinjë duhet t’i bënin mirë llogaritë me të, ky organ i qeverisë fashiste nxiste shqiptarët për të rishikuar të drejtat e tyre të mohuara nga historia.89 Shpesh herë, gazeta “Tomori” në Tiranë fliste me gjuhën e ministrit të jashtëm italian dhe të gjithë hierarkisë fashiste në Romë. Gazeta “Tomori” u bë tribuna e nacionalistëve shqiptarë nga ku kërkoheshin të drejtat e shqiptarëve dhe shpaloseshin çështje që i takonin Shqipërisë me fqinjin e saj jugor, Greqinë.

Në rreshtat e kësaj gazete të datës 13 gusht 1940, në një artikull të Xhovani Ansaldo, thuhej se; “Kombi shqiptar gjatë shekullit të XIX, ka qënë më i sakrifikuari në krahasim me kombet e tjera të Ballkanit, duke e fituar më vonë Pavarësinë. Tokat shqiptare gjithnjë janë konsideruar si plaçkë për të kënaqur orekset e shteteve të mëdha të Europës dhe të Jugosllavisë e Greqisë”.90 Sulmin dhe propagandën në favor të rivendikimeve të trojeve shqiptare, kjo gazetë i vazhdoi pothuajse deri në prag të fillimit të sulmit italian ndaj Greqisë. Në faqet e para të kësaj gazete, çdo ditë botoheshin artikuj dhe thirrje të zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe italianë, të cilët në mënyrë solemne u bënin thirrje shqiptarëve, si jashtë dhe brenda vendit të bashkoheshin me Italinë, në dobi të çështjes shqiptare.91

I frymëzuar nga lajmet që merrte prej të dërguarit të tij në Greqi, Jakomoni në datën datën 28 gusht 1940, i nisi ministrit të tij të jashtëm një promemorie të gjatë, në të cilën ndër të tjera thuhej se; “Kam shqyrtuar me këshilltarin e lartë fashist Nebil Dinon, i sapokthyer nga Athina, mundësinë që miq të tij me ndikim në Greqi, të marrin në konsideratë gjatë bisedash të ngushta, të ardhmen e Italisë në pellgun mesdhetar si dhe marrëdhëniet e ardhshme të Greqisë me Italinë”.92

Jakomoni mendonte se Dinot dhe nacionalistët shqiptarë në tërësi, ishin padyshim të prirur që ta shihnin me optimizëm mundësinë e lëvizjes së popullsisë muslimane çame në Greqi, e gjitha kjo në dobi të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë. Sipas tij, nacionalistët shqiptarë mendonin se, gjetja e një zgjedhje paqësore për problemin e Çamërisë, do të bënte të mundur një bashkëpunim të ngushtë diplomatik midis Greqisë dhe Italisë.93 Por për kushtet në të cilat ndodhej Evropa, e cila ziente para fillimit të konfliktit të madh botëror, shpresa se bashkimi i Çamërisë me Shqipërinë mund të vinte edhe nëpërmjet përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike midis Greqisë dhe Italisë ishte i gabuar. Po aq i gabuar ishte dhe mendimi se, qëllimi i Italisë për të sulmuar Greqinë ishte për shkak të vuajtjeve të shqiptarëve çamë nën regjimin e Metaksait. Studiuesit shqiptarë të cilët më së shumti kanë trajtuar çështjen e irredentizmit shqiptar gjatë pushtimit italian janë të ndarë përsa i përket rolit që kishte familja Dino në çështjen shqiptare gjatë këtyre viteve. Disa nga studiuesit tanë, e etiketojnë verpimtarinë e familjes Dino si një veprimtari patriotike dhe nacionaliste në dobi të çështjes shqiptare.

89 Gazeta “Tomori”, Tiranë, datë, 20 gusht 1940.90 “Tomori”, datë, 13 gusht 1940.91 Po aty, datë, 23 mars 1940. Në kryeartikullin e saj me titull, Italia perandorake feston përvjetorin e rilindjes së saj, autori M.Kruja i bënë jehonë shpresës që sjell për shqiptarët bashkimi me Italinë fashiste.92 Jakomoni, Gjysma ime shqiptare.., 232.93 Po aty, 235.

18

Page 19:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Studiuesi Lisen Bashkurti është i mendimit se, përpjekjet e familjes Dino gjatë epokës fashiste kishin si kryefjalë Çamërinë dhe se, sipas pikëpamjes së tyre, epoka e re fashiste, si dhe marrëdhëniet e mira të Metaksait me Musolinin do të mundësonin një kalim të butë të krahinës së Çamërisë nën autoritetin e shtetit shqiptar.94 Faktet historike vertetojnë se, veprimtaria e vëllezërve Dino dhe e nacionalistëve të tjerë çamë gjatë pushtimit italian ishte një veprimtari e gjerë me tendenca nacionaliste. Dinot, ashtu si dhe një pjesë e mirë e shqiptarëve kishin besuar se, në të vërtetë synimi i Italisë fashiste ishte vetëm marrja e Çamërisë dhe bashkimi i saj me Shqipërinë. Ndoshta për këtë qëllim ata menduan ta përkrahin pa kushte politikën italiane që bëhej në emër të bashkimit të trojeve shqiptare.

Pavarësisht propagandës fashiste që bëhej nga individë të caktuar çamë në emër të bashkimit kombëtar, në Çamëri gjatë kësaj periudhe pati dhe shumë elementë të cilët jo vetëm që nuk e përkrahnin këtë inisiativë të vëllezërve Dino, por që e kundërshtuan hapur një veprim të tillë. Persona me influencë në Çamëri si, Musa Demi në Filat, Mahmut Male dhe Hizër Ademi në Grikohor, Isuf Izeti, Bido Taho në Varfanj, Abedin Xhemali në Gumenicë e shumë të tjerë iu kundërvunë hapur propagandës fashiste që bëhej në radhët e popullsisë çame.95 Kundërshtitë e popullsisë muslimane çame ndaj veprimeve të familjes Dino e në veçanti të eksponentit fashist Xhemil Dino i konfirmon dhe diplomati italian Carlo Umilta, i cili në kujtimet e tij shkruan se; “Disa shqiptarë në Prevezë, vendlindja e familjes Dino, feudal të vjetër të zonës në kohën e Turqisë, më kanë thënë se ata, gjithashtu shqiptarë e muslimanë, nuk kishin asnjë mëri vetjake me Xhemil Dinon{….} të cilin as që e njihnin fare. Po nëse ai do të guxonte të shfaqej në Prevezë, ku ishte shtëpia e Dinove, apo dhe në rrethina të tjera, po ata shqiptarë nuk do ta prisnin me qejf.”96

Politika italiane për përhapjen e ideve irredentiste në Epir, synonte që krahas shqiptarëve të bënte për vete edhe popullsinë ortodokse vllahe që jetonte kryesisht në zonat e Pindit. Duke siguruar dhe përkrahjen e Rumanisë, Italia fashiste synonte të nxiste revoltat e kësaj popullsie kundër regjimit të Metaksait. Duke iu referuar fjalëve të Çianos, gazeta fashiste “Tomori”, shkruante në faqet e saj të datës 29 shtator 1940, se; “Vllehët e Epirit kanë dëshmuar gjithnjë që vullnetarisht të lidhen me Shqipërinë, e të rrojnë me vëllezërit e tyre shqiptarë brenda kufirit politik”.97 Duke pretenduar se vullneti i popullsisë vllehe për shkëputjen nga Greqia dhe bashkimin e saj me shtetin shqiptar mbështetej dhe nga qeveria rumune, propaganda fashiste deklaronte se, “vet qeveria e Rumanisë e sheh me simpati krijimin e shtetit shqiptar, duke përfshirë në të krahinat që ndodhen midis Janinës, Mecovës, Grebenesë dhe Malit Gramoz, me një popullsi që kap shifrën e 80 000 banorëve, e të përbërë nga 36 fshatra gjithsej”.98

Funksionarët e lartë fashistë në Tiranë si dhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë kuislinge shqiptare, nën dirigjimin e agjentëve italianë theksonin “nevojën e madhe” që kishte Shqipëria për përkrahjen e Italisë fashiste në realizimin e çështjes së bashkimit

94 Lisen Bashkurti, Çamëria në rrugën e zgjidhjes, (Tiranë, Geer, 2012), 404.95 Hajredin Isufi, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, (Tiranë, Dudaj, 2002), 221.96 Carlo Umilta, Jugosllavia dhe Shqipëria, Kujtime të një diplomati, (Milano, Garzanti, 1947), 131-132.97 Gazeta “Tomori”, nr. 198, Tiranë, 29 shtator 1940.98 Po aty.

19

Page 20:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

kombëtar. Në njoftimet e shpeshta drejtuar eprorëve të tij në Romë, Jakomoni theksonte se: “Anëtarët e qeverisë dhe funksionarë të lartë të partisë fashiste, po japin një ndihmesë të madhe në këtë drejtim”.99 Të dhënat e Jakomonit bazoheshin më tepër në informacionet e paverifikuara të cilat vinin nga disa eksponentë çamë, që më herët kishin shprehur hapur pikëpamjet e tyre në mbështetje të një aksioni ushtarak italian kundër Greqisë. Një ndër këta persona ishte dhe këshilltari i Jakomonit, Xhemil Dino, i cili në informacionet drejtuar Mëkëmbësisë në Tiranë i raportonte se; “Në rast veprimi kundër Greqisë, ne çamët që banojmë në Shqipëri jemi të gatshëm të marrim urdhra për t’u bashkuar me vëllezërit tanë të shqetësuar të Çamërisë dhe kërkojmë armë për t’i shërbyer kauzës së perandorisë sonë”.100

Krahas propagandës për përhapjen e ideve irredentiste në Çamëri e Shqipëri, diplomacia italiane një rëndësi të veçantë i kushtoi idesë për përhapjen e flakëve nacionaliste në radhët e emigracionit shqiptar në shtetet evropiane dhe kryesisht në Amerikë. Duke marrë në konsideratë se, një pjesë e mirë e elitës shqiptare të cilët gëzonin një përkrahje të madhe ndodheshin jashtë vendit, kryesisht që pas pushtimit italian, diplomacia italiane shtoi përpjekjet në gjetjen e elementëve të duhur për përhapjen e ideve irredentiste në radhët e emigracionit shqiptar. Për një periudhë kohe, çështja e përhapjes së ideve irredentiste në diasporën shqiptare dhe në veçanti në komunitetin shqiptar që jetonte në Amerikë u bë detyrë parësore e politikës së jashtme italiane. Përdorimi dhe përhapja e ideve irredentiste në ambjentet e diasporës shqiptare, sipas Italisë fashiste do të ndihmonte në mbështetjen e bindjeve fashiste nga shqiptarët.

Në fillim, përpjekjet e diplomacisë italiane për të bërë për vete figura të shquara të diasporës shqiptare u fokusuan te njerëzit më me influencë dhe kryesisht te ata persona që kishin qënë kundërshtarë të regjimit të mëparshëm zogist. Për të arritur te këto figura të shquara të diasporës shqiptare, italianët përdorën metodat e shtrëngimit, bindjes dhe të pagesës. Për shkak të mbështetjes së madhe që gëzonte Zogu tek shqiptarët e Britanisë së Madhe, propaganda italiane e pati shumë të vështirë të depërtonte midis tyre. Kështu që i vetmi objektiv i italianëve mbetej hedhja e ideve irredentiste tek shqiptarët e Amerikës, të cilët përbënin dhe numrin më të madh të shqiptarëve në diasporë.

Faik Konica ishte një prej figurave kryesore të disasporës shqiptare jo vetëm në Amerikë, por edhe më gjerë. Konica së bashku me Mehdi Frashërin konsideroheshin nga italianët si persona me kulturë të thellë e të vendosur, e që njiheshin për shpirtin e tyre rivendikues në dobi të çështjes shqiptare.101 Lidhur me angazhimin e figurave të shquara të publike shqiptare në çështjen kundër Greqisë, Jakomoni njoftonte plot entuziazëm ministrin e jashtëm Çiano se: “Edhe ata personalitete publike që deri tani kanë ndenjur të veçuar dhe në qetësi janë deklaruar të gatshëm të bashkëpunojnë për një Shqipëri të Madhe fashiste.102 Madje Jakomoni propozonte eprorëve të tij në Romë që të gjendej një mënyrë që Faik Konica të vizitonte Romën dhe këtu të kishte mundësi të njihej më nga

99 DDI, Seria 9, vol.5, dok.642, fq.621. Njoftim i Jakomonit për Z. Beninin, Tiranë, 25 shtator 1940.100 ASMAE, SSAA, b.78, Informacion i Xhemil Dinos dërguar Jakomonit, 2 qershor 1940.101 DDI, seria 9, vol.5, dok.483, 468, Promemorie e Jakomonit për ministrin e jashtëm Çiano, datë 24 gusht 1940.102 Po aty.

20

Page 21:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

afër me projektet e Italisë për çështjen shqiptare dhe veçanërisht për Çamërinë.103 Jakomoni, e kishte mbështetur që në fillim idenë e afrimit të Konicës, duke e cilësuar atë si një figurë e shquar të lëvizjes shqiptare dhe me ndikim të madh në koloninë e shqiptarëve të Amerikës. Për Jakomonin, gadishmëria e Konicës për të përkrahur regjimin e ri që ishte vendosur në Shqipëri, ishte prova e gjallë e “vullnetit italian” për të bashkuar nën një shtet të vetëm të gjithë shqiptarët.104

Në cilësinë e ambasadorit shqiptar në SHBA, Konica e kishte kundërshtuar dhe denoncuar tek autoritetet më të larta amerikane vendosjen e pushtimit italian në Shqipëri. Si çdo njeri edhe Konica kishte pikat e dobëta, të cilat italianët me anë të agjentëve të tyre nuk vonuan t’i gjenin. Për shkak të aktivitetit të tij të dendur në dobi të çështjes shqiptare si dhe të lënies në harresë nga qeveria shqiptare e Ahmet Zogut, Konica kishte grumbulluar borxhe të mëdha financiare. Duke qënë në dijeni të kësaj gjendjeje të Konicës, italianët u treguan të gatshëm që në këmbim të mbështetjes së tij, të paguanin gjithë detyrimet e prapambetura të Legatës shqiptare në SHBA. Për t’i paraprirë faktit se Konica mund të gjente mbështetje në grupe të tjera kundërshtare të Italisë (italianët besonin se Zogu mund të pagonte detyrimet e Konicës, shënimi ynë), Jakomoni dhe nënsekretari i shtetit për Shqipërinë në Romë Zenone Benini, u treguan të gatshëm për t’i paguar atij gjithë detyrimet, që kapnin vlerën e rreth 7000 dollarëve amerikan.105 Si shpërblim për shërbimet e tij, italianët kishin menduar që Konica të hynte në kontakte me zyrën e Nënsekretarit të Shtetit në Romë për çështjet shqiptare

Prej vitesh, si një prej diplomatëve më të shquar shqiptarë, Faik Konica e kishte patur në vëmendjen dhe në axhendën e tij politike çështjen çame. Konica kishte lindur në një zonë kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, e më shumë se ai kusht tjetër mund t’a kuptonte dramën e thellë që po kalonte popullsia shqiptare nën regjimin grek. Konflikti historik i Shqipërisë me fqinjët sllavë dhe grekë dhe ideja se tashmë kishte ardhur koha për zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare filloi t’a joshë Konicën. Duke argumentuar rezultatin pozitiv që mund të arrihej nën tutelën italiane lidhur me çështjen e shqiptarëve në Greqi, Konica do të shprehej se: “Fakti i thjeshtë është se Italia ka këtu një argument të mirë dhe të fortë, sepse interesi i saj qëlloi të përputhet më një akt drejtësie ndaj Shqipërisë, që duhej të ishte bërë me kohë”.106 Më shumë se sa mbështetja financiare, ideja e përhapjes dhe përkrahjes së çështjes çame e kishte nxitur dhe Konicën të mbante një qëndrim aprovues ndaj kësja çështje. Shpresat e Faik Konicës për bashkimin e trojeve shqiptare nën Italinë fashiste ishin të mëdha, por një veprim i tillë nuk e bënte atë kurrsesi fashist. Sipas Prof. Fatmira Rama, Konica do ta trajtonte çështjen kombëtare të shqiptarëve në Kosovë dhe Çamëri si një e të pandarë.107

Ashtu siç kishin shpresuar që në fillim italianët, Konica filloi një fushatë propagandistike në mbrojtje të çështjes së shqiptarëve çamë në Greqi. Në kuadër të fushatës antigreke, Konica, i mbështetur financiarisht prej italianëve, përshpejtoi punën

103 AQSH, F.161, V.1940, D.75, fl.3,4.104 Jakomoni, Politika e Italisë.., 251.105 AQSH, F.161, V.1940, D.75, fl.16.106 Ilir Ikonomi, Faik Konica, Jeta në Uashington, (Tiranë, Onufri, 269.107 Fatmira Rama, Konica në kulturën shqiptare në vitet 1925-1939, në Studime Albanologjike, Universitetit Tiranës, (Tiranë, 1996), 10.

21

Page 22:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

për përmbylljen e një eseje historike, e cila në qendër të saj kishte konfliktin italo-grek. Që në hyrje të kësaj eseje, Konica argumentonte tezën e tij se, Epiri për shekuj me radhë ka qënë banuar nga shqiptarët.108 Ligjërimi nacionalist i Faik Konicës i kishte bazat në zgjidhjen e çështjes shqiptare si dhe në padrejtësitë e bëra nga qeveritë greke ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi. Sipas Prof. A. Putos, ky ligjerim nën okupacionin italian ka si përmbajtje të dorës së parë irredentizmin, “kthimin e trojeve të shkëputura nën shtetin amë”.109

Tezat e tij antigreke lidhur me keqtrajtimet shekullore të shqiptarëve në Greqi dhe ato në mbrojtje të çështjes shqiptare, Konica ua përcolli dhe disa prej agjencive kryesore të lajmeve amerikane.110 Duke dalë nga kuadri i propagandës italiane, Konica argumentonte për publikun amerikan dhe më gjerë se, faktet e tij historike janë të bazuara në kronikat e historianëve të njohur dhe jo të ndërtuara rishtazi mbi bazën e propagandës italiane.111 Madje Konica u përpoq që esenë e tij mbi shqiptarët e Greqisë dhe vuajtjet e tyre shekullore nën shtetin grek t’ua bënte me dije dhe Senatit amerikan, shtypit dhe disa prej universiteteve më të njohura në vend.112 Konica e ndoqi me vëmendje të madhe çështjen çame dhe politikën që ndiqte diplomacia italiane për të përfaqësuar kërkesat e shqiptarëve për bashkimin kombëtar.

Duke pasur gjithnjë në fokus të shkrimeve dhe të deklaratave të tij çështjen kombëtare shqiptare, Konica nuk hezitonte për asnjë çast të dëshmonte karakterin shqiptar të krahinës së Çamërisë.113 Duke iu referuar Çamërisë, Konica argumentonte se, rezistenca e popullsisë shqiptare në Çamëri, u mbijetoi vrasjeve të organizuara, mashtrimeve dhe plaçkitjeve. “Emri i saj (Çamërisë),- shprehej Konica, -këto kohët e fundit është përmendur shpesh në shtypin amerikan. Ajo është Çamëria, të cilën grekët e kanë shtrembëruar në Tzamuria, pasi kjo vjen prej paaftësisë së alfabetit të tyre për të riprodhuar tingujt e gjuhës shqipe dhe të disa gjuhëve të tjera”.114 Po sipas tij, deri në vititn 1913, popullsia e Çamërisë ishte 96 përqind shqiptar, por tashmë për shkak të dhunës së autoriteteve greke, ky përpjestim është zvogëluar.115

Megjithë thirrjet e Konicës për të përkrahur Italinë në zgjidhjen e padrejtësive të bëra ndaj shqiptarëve të Çamërisë, jo të gjithë shqiptarët e diasporës përqafuan idetë e Konicën për t’iu bashkuar çështjes shqiptare të përkrahur nga italianët. Shqiptarët nacionalistë, kryesisht ata jashtë atdheut kishin të njëjtat qëllime me italianët për ribashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, por ata nuk ishin të një mendje me rrugët që mund të ndiqeshin për arritjen e saj. Kundërshtitë e para lidhur me mbështetjen që Konica u jepte ideve për mbështetjen e Italisë ndaj sulmit kundër Greqisë erdhën nga shumë shqiptarë të diasporës në disa shtete të Evropës. Në një letër drejtuar nacionalistit Dervish Duma në Londër, i cili ishte kundër kësaj vije politike, Konica i shkruante se: “Më lejoni 108 Ikonomi, Faik Konica…,265.109 Puto, Lufta italo-greke, 194.110 AQSH, F.161, V.1940, D.75. fl.18.111 Ikonomi, Faik Konica.., 265.112 AQSH, F.161, V.1940, D.75. fl.18.113 Rama, Konica në kulturën shqiptare, 10.114 Faik Konica, Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore, (Tiranë, Shtëpia Botuese 55, 2010), 171.115 Konica. Shqipëria: Kopshti shkëmbor..,171.

22

Page 23:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

t’ju kujtoj se çfarë do që i ka bërë Italia Shqipërisë, ka qënë e një natyre politike, ajo që Greqia i ka bërë Shqipërisë ka qënë më tepër se diçka politike, një agresion kundër shtëpive dhe nderit të familjeve”.116

Shqiptarët e Britanisë së Madhe, ishin për një zgjidhje të çështjes shqiptare pa përkrahjen e italianëve, pasi italianët shiheshin vetëm si pushtues dhe kishin shkelur sovranitetin e vendit. Shqiptarët në emigracion në Britani prej kohësh kishin qënë të shqetësuar lidhur me propagandën fashiste të italianëve, të cilët duke i bërë jehonë problemit çam, kërkonin përkrahjen e shqiptarëve në luftë kundër Greqisë. Ky reagim i shqiptarëve të diasporës në Britaninë e Madhe vinte dhe si pasojë e ndikimit që kishte atje mbreti Zog, i cili pas largimit nga Shqipëria si pasojë e pushtimit italian ishte vendosur në Londër.

Vetë mbreti Zog, i cili me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste kishte zbritur nga froni mbretëror, në një intervistë të dhënë për gazetarin britanik S.E. Man po në muajin gusht të vitit 1940, nuk e konsideronte çështjen çame një arsye aq të rëndësishme, sa ta rendiste Shqipërinë në krah të Italisë në luftë kundër Greqisë. “Tani për tani,- nënvizonte mbreti Zog në intervistën e tij,- më shumë rëndësi se sa zgjerimi i territorit të Shqipërisë ka rikthimi dhe ruajtja e pavarësisë së shtetit shqiptar të nëpërkëmbur nga italianët”.117 Pra siç shihet, qëndrimet e Mbretit Zog ishin në një vijë me shoqatat patriotike të emigrantëve shqiptarë, të cilët ishin në kundërshtim me politikën e ndjekur deri tani nga Italia fashiste për të përkrahur interesat kombëtare të shqiptarëve si brenda dhe jashtë vendit. Duke arsyetuar se, kjo politikë e Italisë kishte si qëllim parësor vetëm sigurimin e përkrahjes së shqiptarëve në luftën kundër Greqisë dhe vendeve të tjera fqinje, shqiptarët e diasporës së pari kërkonin njohjen e shtetit të pavarur shqiptar në kufijtë e 1913 dhe më pas rishikimin e çështjes së bashkimit kombëtar.

Shoqëria shqiptare “Çamëria” qendër në SHBA, në gusht të vitit 1940, botoi në gazetën londineze Times një artikull në formë rezolute, në të cilin kundërshtohej hapur dhe qartë politika italiane e ndjekur deri tani në Shqipëri dhe synimet e saj ndaj Çamërisë. Gjithashtu po në faqet e këtij shtypi, Shoqata Shqiptare “Çamëria” shprehte hapur ndjenjat e saj antiitaliane, duke kundërshtuar përfshirjen e çështjes çame në axhendën e politikës së jashtme italiane dhe përdorimin e saj si pretekst për luftë. Duke u mbështetur në parimin e vetvendosjes së kombeve, kjo rezolutë dënonte ashpër propagandën italiane si të paskrupullt dhe me qëllime të fshehta ndaj Shqipërisë dhe rajonit në tërësi.118 Shqetësimi i italianëve për trajtimin që grekët u bënin shqiptarëve, shihej prej kësaj shoqate si një veprim aspak i sinqertë. Sipas Shoqatës “Çamëria”, zgjidhja e drejtë e problemit shqiptar nuk mund të zgjidhet as me kontrollin e Italisë e as nga grekët, por vetëm duke zbatuar parimet e vetëvendosjes së kombeve të vegjël.119

Një tjetër figurë e shquar e shqiptarëve të diasporës ishte kreu i Kishës Autoqefale Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Imzot Fan Noli. Duke shfrytëzuar miqësinë e Konicës me Nolin, italianët synonin afrimin e Imzot Nolit për përkrahjen e

116 Ikonomi, Faik Konica…, 276-277. Korespodencë e F.Konicës me Dervish Dumën dhe Anton Logoreci.117 Intervistë e Mbretit Zog dhënë gazetarit S.E.Mann në datë 23 gusht 1940. F.O 371/24866. 118 PRO/FO. 371/24868/R 7875/7875/90, Rezolutë e Shoqërisë “Çamëria” botuar në Gazetën britanike Times në datë 31 gusht 1940.119 Po aty.

23

Page 24:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

politikës së tyre irredentiste. Për italianët, sigurimi i përkrahjes së Nolit do të thoshte shumë, pasi një veprim i tillë do të afronte shumë shqiptarë që gjendeshin në Amerikë. Për t’ia arritur qëllimit, Jakomoni i kërkonte ambasadës italiane në Uashington, që përmes Faikut apo dhe me mënyra të tjera (me anë të shpërblimit financiar, shënim i ynë), të përpiqej të afronte Imzot Fan Nolin. Jakomoni kërkonte prej autoriteteve italiane në Uashington që, të punonin sa më shumë me F. Konicën me qëllim që ai të bindë të bashkëpunojë Fan Nolin “për përhapjen drejt mjediseve amerikane dhe shqiptaro-amerikane të propagandës italiane në fushatën e saj antigreke”.120

Për të depërtuar sa më mirë në rrethin e shqiptarëve të Amerikës, propaganda italiane synonte që të përhapte idetë e saj me anë të shtypit dhe të shoqërive shqiptare atje. Për një kohë fare të shkurtër, me anë të rryshfetit, por edhe me kontributin e Konicës, italianët siguruan drejtimin e shoqërisë “Vatra” si dhe të gazetës Dielli, e cila publikonte artikuj që ngrinin lartë propagandën italiane lidhur me çështjen e shqiptarëve jashtë atdheut.121 Me kryeredaktor Peter Tykon, gazeta Dielli, nga shtatori i vitit 1940, filloi të publikonte shkrimet e Faikut, të cilat në sfond kishin konfliktin italo-grek dhe çështjen e shqiptarëve në Greqi. Duke argumentuar karakterin shqiptar të Epirit, Konica do të shprehej se, “Greqia s’ka aspak të drejtë kur thotë se ish vilajeti i Janinës s’ka qenë shqiptar; edhe atje ku ngjyra kombëtare e vendit është ndërruar, ndërrimi u bë me kleçka dhe me vrasje”.122

Një tjetër figurë e shquar e nacionalizmit shqiptar ishte dhe Mit’hat Frashëri. Si një prej figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar dhe një njohës mjaft i mirë i çështjes çame, ai e kundërshtoi në mënyrë krejt të hapur propagandën e gjerë fashiste, e cila bëhej gjoja në dobi të shqiptarëve në Greqi. Si një njeri me vizion të gjerë dhe realist ndaj afrimit të tragjedisë për popujt e Evropës, M. Frashëri kundërshtonte politikat fashiste italiane të cilat synonin përdorimin e shqiptarëve kundër Greqisë. Si gjithë njerëzit e shquar të letrave shqipe dhe të çështjes kombëtare shqiptare, M. Frashëri e konsideronte një gabim të madh kolonizimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, pasi një vend i vogël dhe i varfër si Shqipëria nuk kishte se çfarë t’i ofronte një fuqie si Italia.123 Duke kuptuar qartë synimet e vërteta të Italisë, nacionalistët e vërtetë shqiptarë e kishin parashikuar më parë se, Shqipëria nuk ishte gjë tjetër veçse një urë kalimi për fuqinë e Boshtit për në Ballkan dhe më pas në Afrikën e Veriut.

Pra, duket qartë se italianët shpresonin shumë se, këto metoda do të nxisnin shqiptarët të përkrahnin Italinë në përmbushjen e projekteve të saj në Ballkan. Qëllimi i vetëm i Italisë dhe i propagandës së saj gjoja në mbështetje të irredentizmit të shqiptarëve ishte pjesëmarrja e gjerë e shqiptarëve në ushtrinë italiane dhe përdorimi i tyre në konfliktin kundër Greqisë. Edhe pse italianët u përpoqën me të gjitha mënyrat që ta realizonin këtë, ata nuk ia arritën qëllimit, për faktin se italianët shiheshin prej shqiptarëve vetëm si pushtues dhe jo si shpëtimtar të çështjes shqiptare. Megjithë

120 AQSH, F.161, V.1940, D.79, fl.20. Telegram i Jakomonit për Nënsekretarin e shtetit për Shqipërinë në qeverinë italiane në Romë, Tiranë, datë 9 shtator 1940.121 AQSH. F.161. V.1941, D.79, fl.6.122 Ikonomi, Faik Konica…, f.269. Artikull i F. Konicës shkruar në gazetën Dielli, datë 20 shtator 1940.123 AQSH. F.35 (Mid’hat Frashëri), V.1941, D.37, fl.29. Promemorie e Mid’hat Frashërit dërguar Francesko Jakomonit me titull “Mbi disa çështje që preokupojnë marrëdhëniet italo-shqiptare”.

24

Page 25:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

përpjekjet e vazhdueshme, monologu i diplomacisë italiane rreth çështjeve nacionale të shqiptarëve jashtë kufijve politik të shtetit shqiptar gjithnjë binte në vesh të shurdhër.

Dështimet e njëpasnjëshme të diplomacisë italiane për të bërë për vete figura të shquara patriotike shqiptare, kryesisht elementë nacionalistë të diasporës shqiptare, tregojnë fare qartë se shqiptarët jo vetëm që nuk e kapërdinë lehtë pushtimin e Shqipërisë, por njëkohësisht ata kundërshtonin në mënyrë të hapur qëllimet e fshehta italiane për të përdorur shqiptarët kundër shteteve fqinje. Përpjekja e italianëve për zotërimin e elementit shqiptar dhe përhapjen e ideve irredentiste në radhët e shqiptarëve të diasporës qe e kotë. Tashmë shqiptarët i kishin kuptuar qëllimet e vërteta të italianëve. Një fakt të tillë e pohon dhe ministri italian në Athinë Emanuele Graci i cili në një raport dërguar Ministrisë së Jashtme italiane në Romë theksonte faktin se: “Çamët nuk dëshironin të luftonin kundër Greqisë”.124 Shqiptarët dhe veçanërisht çamët në Greqi, të cilët tashmë edhe pse jetonin në kushte jo të barabarta me grekët, ishin për një bashkëjetesë paqësore dhe fqinjësi të mirë me popullin grek.

1.3. Çështja çame si pretekst dhe vrasja e Daut Hoxhës.

Pothuajse gjatë gjithë intervalit të luftës së brendshme që kumtoi me ardhjen në pushtet të fashistëve në Itali, vështirë se gjejmë ndonjë fragment konflikti me vendet e tjera të rajonit. Në ndryshim nga nazistët gjermanë, të cilët kishin një program të qartë si në politikën e brendshme ashtu dhe në atë të jashtme, fashistët italianë e ndërtuan programin e tyre mbi zhvillimet spontane të politikës së jashtme dhe interesave të çastit. Qëndrimi i italianëve në Greqi gjatë vitit 1923, në tentativën për të mbajtur Korfuzin nuk kishte qënë i gjatë. Pas pushtimit të pasukseshëm të Korfuzit në vitin 1923 dhe deri në vitin 1939, Italia ishte krejtësisht e dhënë pas pushtimit të Greqisë. Përgjatë këtij intervali kohor, Italia në të njëjtën kohë mendonte dhe coptimin e Jugosllavisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ajo u mundua të anashkalonte acarimet e mëdha me Greqinë. Për Musolinin, tashmë kishte ardhur koha që nderi i Italisë të vihej në vend. Një fakt të tillë e pohon dhe Çiano në ditarin e tij, në të cilin shënon se: “Duçja mediton një gjest force kundër Greqisë, sepse që nga viti 1923 ka një llogari të pa shlyer, e grekët gënjejnë veten nëse mendojnë se ai e ka fshirë nga karta”.125

Sukseset e njëpasnjëshme të aleatit të madh të Boshtit Hitlerit, i cili po nënshtronte me radhë shtetet e Evropës qëndrore e errësuan tërësisht llogjikën e Musolinit. Për të qenë i denjë si aleat përkrah Hitlerit, Musolini hodhi vështrimin drejt vendeve të Ballkanit. Nuhatja e Çianos dhe intuita e tij nuk gabuan teksa kishte kuptuar qartë se Musolini, ashtu si dhe ai vetë, kishte një etje të madhe për lavdi. Këtë fakt ai e

124 Sami Repishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, (Tiranë, UET, 2014). 60.125 Ciano, Ditari..,61. shënim i datës 10 gusht 1939.

25

Page 26:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shfrytëzoi më së miri duke e bindur Duçen se, tashmë kishte ardhur koha që tradita e pakët italiane në fushën ushtarake si dhe dështimet e njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare mund të errësoheshin duke pushtuar një vend të vogël si Shqipëria.126 Ministri i Jashtëm italian theksonte se: “Në Shqipëri, e cila aq shpesh në histori n’a ka përkitur, ne kërkojmë të gjejmë rrugën tonë të natyrshme drejt shtrirjes për në Ballkan”.127 Madje këtë fakt Çiano ia kishte bërë të ditur si ambasadorit gjerman në Romë ashtu dhe kryeministrit hungarez të cilët e kishin vizituar atë në zyrën e tij.128

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste ishte hapi i parë i shpërthimit të konfliktit në Ballkan si dhe trampolina për të vazhduar ekspansionin drejt vendeve të tjera të gadishullit e për të zotëruar krejt Mesdheun. Në kuadër të ekspansionit në Ballkan, ministri i propagandës së qeverisë fashiste Dino Alfieri, pohonte qartë synimet italiane, duke u shprehur se; “Ne synojmë të rindërtojmë Perandorinë Romake dhe për këtë Shqipëria, përbën një urë të vërtetë për të arritur synimet tona”.129 Për Italinë pushtimi i Greqisë dhe zotërimi i Mesdheut përveçse kishte një rëndësi të madhe strategjike për fatet e luftës, do të mënjanonte dhe prezencën britanike në rajon.

Në fillim të vitit 1940, Musolini ende nuk e kishte vendosur se kur do t’a sulmonte Greqinë. Më 3 janar, Xhuzepe Botai, duke iu referuar vizitës së tij të pak kohëve më parë në Athinë, theksonte gjatë bisedës me Duçen se, ai ishte kthyer tepër i kënaqur nga kryeqyteti helen dhe se aty ai kishte gjetur një ambjent miqësor. “Unë,- shënon Botai në ditarin e tij,- do të jem mjaft cinik në qoftë se u them atyre (grekëve) të rrinë mjaft të qetë, sepse rruga ime nuk do të kalojë kurrë përmes tokës së tyre”.130 Por duke mos qenë i sigurtë për vendimet e eprorit të tij fashist, në disa rreshta më poshtë, Botai do të shënonte në ditar se, “të paktën unë mendoj kështu”.131

Hipokrizia fashiste ndaj vendeve të tjera duket mjaft qartë në rreshtat e shënuara prej hierarkut fashist Bottai, i cili pak muaj më pas ndryshon kurs në mendimet e tij politike kundrejt Greqisë dhe popullit grek. Në ditarin e tij në datën 25 maj 1940, Botai shënonte bisedën që kishte patur me ministrin e jashtëm Çiano rreth kursit të ri të politikës fashiste italiane në Ballkan dhe Mesdhe. Sipas tij, për Italinë, për momentin parësore ishte një protektorat mbi Kroacinë, pushtimi me forcë i Dalmacisë, një protektorat mbi Greqinë, zgjerimi i mbretërisë shqiptare në kufijtë e saj etnikë, -shkurt, i gjithë Adriatiku.132 Lidhur me synimet italiane për zotërimin e Mesdheut, Bottai shënonte se, “në Mesdheun jugor: Kretën, Afrikën e Veriut, protektorat mbi Egjiptin, Tunizinë, Algjerinë, Marokun dhe më në fund Korsika”.133 Ideja për rikthimin e ishujve grek në autenticitetin roman u bë një fobi në mendjen e italianëve, sa që dhe rënojat antike e toponimet greke, tashmë konsideroheshin romake.134

126 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 36.127 Maria Fishel Lavine, Count Ciano: Foreign Affairs and Policy Determination in Fashist Italy, Janar 1939-Korrik 1940, (Dizertacion Doktorature në Universitetin e Vanderbilit 1977), 17.128 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 61.129 Archivio Centrale di Stato, (ACS), (Romë) Agenzia Stefani, fasc.12.130 Giuseppe Bottai, Diario 1935-1944, (Itali, Rizoli, 2001).172.131 Po aty. 132 Po aty. 133 Po aty.

26

Page 27:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Por aksioni kundër Greqisë nuk mund të mendohej kaq lehtë. Pavarësisht faktit se Greqia gjatë viteve ’40 konsiderohej nga të gjithë si “vendi në krizë”, ky vend prej katër vite qeverisej nga Metaksa, një diktator ballkanik me tipare fashiste. I frymëzuar nga faqet e librit të Hitlerit, Metaksa që me ardhjen në pushtet kishte hedhur hapat e para të vendosjes së një diktature fashiste në Greqi. Duke ndjekur rrugën e Rajhut të Tretë gjerman, Metaksai synonte të predikonte “Qytetërimin e Tretë Helenik”, me pretendimin për ngritur nga rrënojat e saj të historisë vlerat pagane të Greqisë së Lashtë dhe ato të Perandorisë Bizantine.135 Lidhur me tiparet fashiste të Metaksasë, ambasadori italian në Athinë, Graci do të deklaronte se, nëse ka një burrë në të tërë Greqinë, i cili ka ndjenja të forta për Italinë, ai është vetëm një, Johanis Metaksa.136

Metaksai kishte instaluar në Greqi një shtet policor, ku liria e shtypit, liritë politike ishin kufizuar së tepërmi. Shumë vepra letrare, përveç Platonit, arti, muzika, teatrot ishin censuruar. Në gjendje akoma dhe më të vështirë ishte vendosur popullsia shqiptare çame në Greqi, e cila prej vitesh kishte humbur të drejtën e pronës, të gjuhës dhe lirisë. Metaksai kishte një kulturë gjermane, pasi ai kishte kryer studimet ushtarake në Gjermani, por në politikën e jashtme ai kishte prirje anglofile. Nga ana tjetër, mbreti Jorgo II, i kishte lënë dorë të lirë Metaksait për të qeverisur Greqinë, ndërsa në politikën e jashtme, ai e kishte orientuar vendin drejt Anglisë, pasi në Londër ai kishte kaluar periudhën e ekzilit.

Italia edhe mund të ishte përpjekur ta bënte për vete Metaksain, i cili po ashtu kishte prirje të theksuara fashiste, por Musolini nuk kërkonte aleat tjetër për Boshtin, ai kërkonte kundërshtarë të lehtë dhe jo të denjë për të. Për më shumë, vetë Musolini kishte një etje për t’u bërë i njohur si predikues i përpjekjeve, i agresionit dhe i pushtetit, më tepër se për të qëndruar si princ i paqes në botë. Duçja kishte ndjekur me vëmendje grushtin e shtetit në Greqi dhe ardhjen e Metaksait në krye të qeverisë. Diktatori grek që në fillim, kishte dhënë shenjat e para të orientimit fashist të politikave të brendshme të tij në Greqi. Por, kur për Musolinin po bëhej gjithnjë e më e qartë se diktatori grek nuk kishte ndërmend të ndryshonte kursin e politikës së jashtme greke, duke besuar gjithnjë te Britania e Madhe, atëherë ai e shënoi Greqinë si interes italian.137 “Shumë prej ishujve grekë si, Kreta, Korfuzi, Mudros, etj,- raportonte përfaqësuesi diplomatik italian në Athinë,- janë tashmë në dispozicion të anijeve britanike, duke qenë kështu një siguri më shumë për ruajtjen e ujrave detarë të Greqisë”.138 Një veprim i tillë i Athinës nuk kishte se si të mos i bënte përshtypje Italisë, e cila e shihte këtë akt si një pengesë serioze për të realizuar synimet e saj për zotërimin e Mesdheut dhe kalimin për në kontinentin afrikan.

134 Gazeta L’Unita, 18 tetor 1953. Në artikullin e kësaj gazete me titull “Provoktarorët e luftës”, autori Roberto Bataglia rendit De Vechin (guvernator i ishujve Dodekanez), Jakomonin (Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri), Çianon (Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë) dhe Musolinin si katër nxitësit kryesor të konfliktit me Greqinë.135 Clogg, Histori e Përmbledhur e Greqisë..,119.136 Emanuelle Grazzi, Il principio della fine, (Romë, 1945), 27.137 Jerezy W. Borejsza, Greece and the Balkan Policy of Fascist Italy, 1936-1940, 55. in Journal of Hellenic Diaspora.138 DDI, Serie 8, Vol.XI, dok.596. Njoftim i Grazzit për Çianon, Athinë 24 prill 1939.

27

Page 28:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Disa herë diktatori fashist i kishte bërë thirrje kryeministrit grek që të hiqte dorë nga mburoja angleze, por veprimet e tij kishin rënë në vesh të shurdhët.139

Ndërkohë që për Çianon çështja greke kishte karakter personal. Nuk është krejt e rastësishme shprehja e Çianos, drejtuar Grazzit të cilit i thotë se; “T’i thuash Metaksait se, në rast se nuk më jep kënaqësinë në rastin e Minierës së Lokrias, do t’i marr Korfuzin”.140 Historiani B.J. Fischer arrin në konkluzionin se, çështja e pushtimit të Greqisë ishte bërë një çështje personale për Çianon aq sa “planin makbethjan për vrasjen e Mbretit Zog, ai e kishte menduar dhe për kryeministrin grek”.141

Edhe pse italianët ishin krejtësisht të bindur se me pak presion diplomatik do të mund t’ua shkëpusnin fare lehtë grekëve Çamërinë, përgatitjet ushtarake në kufirin shqiptaro-grek që pas pushtimit të Shqipërisë filluan të intesifikoheshin. Lidhur me një sulm të mundshëm të Italisë ndaj vendit të tij, Metaksai nuk i kishte besuar as paralajmërimit të ministrit britanik në Athinë, kur diplomati anglez e kishte paralajmëruar kryeministrin grek për përgatitjet e Italisë për një sulm eventual ndaj Greqisë.

Ambasadori italian në Athinë do të konfirmonte një lajm të tillë teksa i raportonte Çianos se; “Nga informacionet e sigurta që kam, ministri britanik në Athinë këtë mëngjes herët u takua me Metaksain, të cilit i ka rekomanduar të përgatitet për një sulm të mundshëm nga ana e Italisë. Metaksai iu përgjigj se nuk i besonte këto dhe se ai vet as që kishte ndërmend të përballonte ushtarakisht një sulm të tillë”.142 Në të njëjtën linjë me kryeministrin e tij ishte dhe ministri i jashtëm i qeverisë greke Mavrudis, i cili u mundua të sigurojë ambasadorin italian në Athinë Graci, duke i shprehur atij gadishmërinë se Greqia do të mund të ruante sa më shumë neutralitetin e saj në raport me shtetet e tjera. 143 Dhe si për të provuar besnikërinë ndaj shteteve të Boshtit, Greqia mbeti jashtë Paktit Turko-Britanik, për aq kohë sa vendi nuk rrezikohej nga ndonjë sulm i mundshëm nga fuqitë e Boshtit.144

Pas një momenti hezitimi dhe bindjeje se, Italia si një vend mik dhe fashist nuk do t’a sulmonte kurrë Greqinë, Metaksa vendosi të marrë masat e duhura për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm ushtarak. Shtimi forcave italiane përrreth kufirit greko-shqiptar çoi në marrjen e masave ushtarake të qeverisë greke ndaj rrezikut që i kanosej. Lidhur me masat e ndërmara nga Greqia për përforcimin e kufirit verior me Shqipërinë, Prefektura e Gjirokastrës njoftonte në muajin qershor 1940, se; “Në Prevezë ka zbarkuar një divizion me ushtarë grekë, në Janinë 4 batalione, një në Gumenicë, një në Kakavijë dhe një në Filat”.145 Në një tjetër telegram të datës 10 qershor 1940, kjo prefekturë njoftonte Ministrinë e Brendshme në Tiranë se; “Qeveria e Athinës ka formuar çeta me qëllim që në rast lufte, të ndërmarrë inkursione në brendësi të territorit shqiptar”.146

139 Ciano, Ditari..,61.140 “L’Unita”, datë 18 tetor 1953. 141 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 111.142 DDI, Serie 9, Vol.VIII, dok.484, Grazzi për Çianon.143 DDI, dok.718. Raport i Grazzit për ministrin e jashtëm Çiano. Athinë 17 maj 1939.144 Po aty. 145 AQSH, F.161, V.1940, D.691, fl.23.146 Po aty. fl.11.

28

Page 29:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Paralelisht me masat e marra, qeveria greke rriti presionin ndaj popullsisë civile shqiptare, e cila që në pikënisje të problemit paragjykohej si bashkëpunëtore dhe tradhëtare. Qeveria greke ndërmori mobilizimin e detyrueshëm ushtarak të burrave çamë, proçes ky që u ndërthur me masat e marra për largimin nga shtëpitë e tyre të burrave të aftë për luftë. Masat e marra nga qeveria greke, sollën si rezultat reagime të forta te popullsia shqiptare, e cila e shprehu pakënaqësinë e saj në formë dezertimi, mosbindje dhe herë herë me kalimin e saj në radhët e ushtrisë italiane.147

Në Shqipëri, plani për nxitjen e irredentizmit të shqiptarëve po shkonte ashtu siç ishte parashikuar nga diplomacia italiane në Romë. Në varësi të ecurisë së këtyre planeve, Musolini dhe vartësit e tij, shumë shpejt do të hartonin dhe strategjinë e sulmit ushtarak ndaj Greqisë. Për Italinë, Greqia paraqitej si rasti më i mirë i mundshëm për të zbatuar strategjitë ushtarake në kuadër të zhvillimit të Luftës së Dytë Botërore. Me urdhër të eprorëve të tij në Romë, Jakomoni kishte marrë të gjitha masat për të krijuar kushtet e nevojshme për fillimin e një lufte të mundshme kundër Greqisë. Jakomoni, vazhdimisht duhet të sajonte çështje për të zgjidhur midis Greqisë dhe Italisë. Dhe ajo ekzistonte: ishte çështja çame dhe gjendja e popullsisë shqiptare në kufijtë e shtetit grek.

Përveç të tjerash, Çiano kishte ngarkuar Jakomonin dhe gjeneral Praskën që të projektonin me urgjencë një projektplan për kufijtë e rinj midis Shqipërisë dhe Greqisë, e të hartonin shpejt strategjinë e luftës. Nga padurimi për të vepruar kundër Greqisë Çiano e kishte vendosur vet kufirin, i cili shkonte deri në malet e Epirit dhe Jakomoni e Praska vetëm sa e kishin konfirmuar atë.148 Ndërkohë që në korrik të vitit 1940, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë italiane i qe kërkuar të studionte një raport për pushtimin e Çamërisë. Tashmë nën trysninë italiane, çamët dhe Çamëria u vunë në fokusin e të dy shteteve, Greqisë dhe Italisë, duke sjellë argumente dhe kundërargumente si një pretekst për fillimin e një konflikti të armatosur.

Megjithë fuqizimin e reparteve ushtarake me trupa të reja përreth kufirit shqiptaro-grek, eksponentë të veçantë të regjimit fashist në Romë, ishin të bindur se Çamëria do të merrej fare lehtë. Një fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje mjaft e përhapur, se autoritetet greke mendojnë ta lënë Çamërinë”.149

Kohët e fundit, me hapjen e arkivave kryesisht ata britanikë, rezulton se edhe në disa qarqe të larta të qeverisë greke, kishte opinione të cilat mbështesnin idenë për dhënien e Çamërisë Italisë me qëllim shmangien e luftës. Sipas autorit italian Gianluca Andre (Xhanluka Andre), shefi i ushtrisë greke Aleksandër Papagos, ishte gati t’ua jepte italianëve Epirin, para tetorit të vitit 1940.150 Madje sipas dokumenteve britanike të kohës, të njëjtin qëndrim deri para fillimit të luftës mbajtën si ministri i jashtëm grek Mavrudis ashtu dhe ai i financave Apostolidis.151

147 Maragritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 124-125.148 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.442, datë 17 gusht 1940. Njoftim i Jakomonit për Çianon mbi ecurinë e propagandës italiane si dhe të punimeve ushtarake në kufirin greko-shqiptar.149 Mario Cervi, Storia della Guerra di Grecia, (Milano, 1965), 75.150 Gianluca Andre, La politica estera fascista durante la seconda Guerra mondiale, në L’Italia fra tedesschi e alleati, (Edicione Renzo de Felice, Bolonga, 1973), 122-123.151 Po aty. 123.

29

Page 30:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Për t’i bërë sa më të besueshme deklaratat e tij, Jakomoni raportonte nga Tirana se: “Në disa ambjente të Athinës mendojnë se, në rast të ndonjë sulmi italian do të bëhet një farë rezistence fillestare sa për t’i treguar botës se Greqia u përpoq t’i rezistonte agresionit”.152 Jakomoni e dinte fare mirë se, si Çianos dhe Musolinit, iu pëlqente të besonin se sulmi programuar ndaj Greqisë, do të ishte diçka e lehtë dhe se Greqia ishte e izoluar nga pikëpamja ndërkombëtare e kryesisht nga Anglia. Në këtë mënyrë ai servirte vetëm lajme pozitive nga Shqipëria, ashtu siç do të preferonin shefat e tij të dëgjonin.

Të bindur se shqiptarët e Çamërisë do të ishin në anën e Italisë gjatë sulmit kundër Greqisë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë italiane kishte planifikuar që sulmi të kryhej në dy etapa. Si fillim sulmi do të synonte marrjen e Çamërisë dhe ishujve Jonianë, të cilët shërbenin si bazë për strehimin e anijeve dhe të flotës britanike. Së dyti, menjëherë pas këtij suksesi, sulmi do të drejtohej drejt marrjes së kryeqyetit grek Athinës dhe më pas me synim të gjithë Greqië.153 Një projekt të tillë e konfirmon dhe Çiano, i cili shënon në ditarin e tij se; “Në qoftë se Çamëria dhe Korfuzi do të jepen pa goditje force, nuk do të kërkojmë më tepër. Nëse përkundrazi, do të bëhet rezistencë, do ta shtyjmë aksionin deri në fund”.154

Në të vërtetë politika italiane nuk synonte një zgjidhje paqësore të çështjes së popullsisë shqiptare në krahinën e Çamërisë. Roma kishte lënë të kuptohej se, në të vërtetë fashistët nuk synonin arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë, e cila do të kënaqte dëshirat e shqiptarëve në Çamëri. Nga qëndrimi dhe veprimet diplomatike e ushtarake të Italisë del qartë se, Roma e quante të nevojshme që të eleminonte rrezikun e krijimit të Greqisë si bazë ajrore e detare britanike ashtu dhe rrezikun tjetër që mbarte emrin e Hitlerit. Një veprim i tillë nuk kishte të bënte aspak me përfshirjen e Shqipërisë në luftë kundër Greqisë e aq më tepër me përkrahjen e lëvizjes irredentiste të shqiptarëve të Çamërisë.

Në kuadër të synimeve në rajon, krahas politikës dhe propagandës së tyre, italianët zhvilluan dhe infrastrukturën rrugore të Shqipërisë. Të gjitha investimet në përmirësimin e infrastrukturës në Shqipëri u vu në dobi të çështjes greke dhe synimeve italiane në luftën kundër Greqisë. Projektet italiane për të sulmuar Greqinë nga territori shqiptar konsistonin në ndërtimin e porteve për zbarkimin e anijeve ushtarake dhe të rrugëve që të çonin drejt kufirit jugor të Shqipërisë. Për realizimin e planeve të agresionit kundër Greqisë, rëndësi të veçantë mori ndërtimi i rrjetit rrugor në Shqipërinë e Jugut, rrjet ky i cili të çonte drejt Greqisë.

Në shërbim të synimeve pushtuese italiane u filluan nga puna për thellimin dhe zgjerimin i portit të Durrësit, për të bërë të mundur ankorimin dhe përpunimin e anijeve të tonazheve më të mëdha, meqëllimi furnizimin e ushtrisë italiane me armatim dhe pajisje të tjera ndihmëse. Çiano, në kujtimet e tij lidhur me ecurinë e planeve ushtarake me synim Greqinë, shënonte se; “Punët publike po fillojnë të shkojnë mirë. Gjithë

152 Cervi, Storia della Guerra.., 75.153 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.728, f.699-705. Takimi në Pallatin Venecia datë 15 tetor 1940 mbi hartimin e planit për sulmin ndaj Greqisë. Në takim merrnin pjesë Musolini, Çiano, Badolio, Jakomoni, Praska etj.154 Ditari Contit Çiano.., 62

30

Page 31:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

programi i rrugëve po orientohet drejt kufirit grek. Kjo është urdhëruar nga vet Duçja që mediton gjithmonë t’i vërsulet mbi kurriz Greqisë me rastin më të pare”.155

Grekët kishin kërkuar garanci nga gjermanët, të cilëve u premtuan me anë të ministrit të tyre të jashtëm Mavrudis, se Greqia nuk shihte ndonjë shkak për të hyrë në luftë, përveç rrezikut rus.156 Kjo politikë e jashtme e Greqisë nuk i pëlqente aspak Britanisë së Madhe, e cila po shihte t’i largohej nga orbita aleati i vetëm i saj në Ballkan. Për të ndaluar Greqinë të hidhej në krahët e Bllokut, Britania e Madhe u mundua ta ndalonte Greqinë të hynte në marrëveshje të drejtëpërdrejtë me Gjermaninë dhe për këtë ndërhyrje vetë ministri i jashtëm italian Çiano protestoi ashpër.157

Grekët u munduan të shfrytëzonin të gjitha mundësitë që krijoheshin në politikën e jashtme për të ruajtur raporte të mira me Italinë. Për t’ia arritur qëllimit, politika greke u mundua të krijonte një bllok shtetesh neutrale, madje ata u munduan të tërheqin dhe vëmendjen e Ankarasë për ta përdorur atë si një ndërmjetëse të vendosjes së kontakteve me Italinë fashiste.158 Qeveria greke ishte e gatshme të sakrifikonte marrëdhëniet me aleaten e vjetër të saj, Britaninë e Madhe, vetëm e vetëm që t’i qëndronte koherent qëndrimit neutral të saj ndaj Gjermanisë hitleriane dhe Duçes.

Në momentin kur sinjalet për shpërthimin e konfliktit italo-grek ishin më të qarta se kurrë, në muajin qershor 1940, persona të armatosur vranë patriotin me origjinë çame Daut Hoxha. Daut Hoxha së bashku me vllahun Taqi Dhimandi që prej 20 vjetësh kishte qënë në kërkim nga policia dhe qeveria greke, e cila për eleminimin e tyre kishte vënë në dispozicion një shumë të majme dhrahmish. Daut Hoxha u vra në muajin qershor në Konispol pranë shtëpisë së tij. Koka e ndarë nga trupi, u shëtit nga vrasësit Ilia Foto dhe Pilo Koçi në Paramithi dhe nëpër fshatrat e banuara prej shqiptarëve në formë presioni për t’u treguar atyre se i njëjti fat i priste të gjithë ata që ngrinin krye.159

Daut Hoxha njihej për aktivitetin e tij patriotik në dobi të çështjes çame dhe prej shumë vitesh, për shkak të rrethanave politike ai e ushtronte këtë aktivitet në brendësi të territorit të shtetit shqiptar. Në kuadër të përgatitjes së çetave me vullnetarë shqiptarë, të cilat mendoheshin të hynin në Greqi bashkë me ushtrinë italiane, D. Hoxha sipas njoftimeve të Drejtorisë së Policisë Tiranë kishte përgatitur një trupë prej 100-150 vetësh, të cilët ishin të pajisur me armë dhe do t’i bashkoheshin ushtrisë italiane pas nisjes së konfliktit të armatosur.160

Çështja e vrasjes së Daut Hoxhës mori karakter zyrtar dhe diplomatik për Italinë. Qeveria italiane, e cila tashmë kishte marrë kopetencat e zgjidhjes dhe mbrojtjes së çështjes shqiptare, kërkonte prej palës greke kapjen dhe ekstradimin e autorëve. Duke mos e pranuar fajin e krimit të kryer, Greqia akuzoi shqiptarët për vrasjen e D. Hoxhës, duke e cilësuar këtë akt si një vrasje për motive hakmarrje.161

155 Ciano, Ditari.., 46. Shënimi është bërë në datën 12 maj 1939.156 DDI, Seria 9, Vol.V, dok.585. Raport i Grazzit për ministrin e jashtëm Çiano.157 Po aty, dok.307. Njoftim i Çianos për Grazzin, datë 29 nëntor 1939.158 Po aty, dok.287, Grazzi për Çianon.159 AQSH, F.152. V.1940. D.45, fl.24.160 Po aty. fl. 18.161 Manda, Çamët myslimanë të Epirit.., 124.

31

Page 32:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Agjencia zyrtare italiane Stefani, e trajtoi me shumë vëmendje këtë rast, duke i bërë një akuzë zyrtare autoriteteve greke për këtë vrasje.162 Në 14 gusht kjo agjenci publikoi një deklaratë të mbërritur disa ditë më parë nga Tirana mbi vrasjen e Daut Hoxhës. Sipas kësaj deklarate, Daut Hoxha ishte një luftëtar i vjetër i irredentizmit shqiptar në Çamëri dhe se prej vitesh ai luftonte së bashku me bashkëpatriotët e tij për të bashkuar Çamërinë me trungun mëmë. Artikulli i plotë i agjencisë Stefani ishte ky;

Daut Hoxha, shqiptar irredentist i Shqipërisë, është gjendur i vrarë barbarisht nëterritorin shqiptar. Trupi i tij që u gjend pa kokë u morr në Greqi nga vrasësit grekë,duke e dorëzuar atë tek autoritetet vendase, të cilët kishin vendosur dhe një çmimpër vrasjen e tij. Lajmet tregojnë se qëllimisht koka e Daut Hoxhës u çua në fshatrat shqiptarë, duke u ekspozuar në publik me të vetmin qëllim që të frikësohej dhe kërcënohej popullsia irredente çame.Daut Hoxha ishte një luftëtar i vjetër i irredentizmit shqiptar të Çamërisë. Për shumë vite ai kishte kryer një aktivitet të dendur patriotik në radhët e bashkëkombasve të vet, për të arritur bashkimin e Çamërisë me mëmëdheun. I përndjekur nga autoritetet greke ai kishte gjetur strehim në Shqipëri, ku shpesh i vininkërcënime me vdekje. Sot autorët grekë e kanë mbuluar me gjak jetën e tij patriotike, por sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm, pasi krimi i kryer ka prekur shumë thellë shqiptarët e Çamërisë. Ky nuk është një rast i izoluar i Greqisë dhe i politikës së saj. Disa muaj më parëu gjend një shqiptar tjetër i vrarë, në trupin e të cilit u gjend një shënim, kushkruhej se vdekja do të prekë të gjithë ata shqiptarë që do të përpiqen tëshkëpusin Çamërinë nga dominimi grek, e ta bashkojnë atë me Shqipërinë.Kundër kësaj popullsie sot rëndon më shumë se kurrë pesha e despotizmit grek, ku shumë çamë janë të detyruar të largohen për në Shqipëri, për t’u shpëtuar persekutimeve të shumta.Autoritetet greke, sipas dëshmive të shumta të mbledhura nga dëshmitarë okularë,përhapin lajme se së shpejti italianët do të përzëhen nga Shqipëria. Por çamët më shumë se kurrë din t’u kthejnë reston thashethemeve greke. Nëse dashuria për atdheun e tyre shqiptar mjafton të ngrejë lart besimin në këtë periudhë të errët, ata do të shohin te Shqipëria atdheun e tyre të arsyes dhe shpresës.163

Më shumë se një artikull gazete, e gjithë kjo deklaratë duket si një thirrje drejtuar minoritetit shqiptar çam në Greqi për të përkrahur aksionin italian që po përgatitej në dyert e diplomacisë së saj. E njëjta thirrje me të njëjtat tone u përdor dhe një javë më vonë në rubrikën kushtuar zhvillimeve në Shqipëri gjatë muajit gusht të vitit 1940, në të cilën si argument kyesor ishte sërish çështja e shqiptarëve të Çamërisë.164

Sipas diplomacisë italiane, fakti që Greqia dëmshpërbleu vrasësit e Daut Hoxhës përbënte një akt fajësie nga ana e qeverisë greke dhe kjo çështje duhej diskutuar në nivelet më të larta.165 Duke shfrytëzuar këtë rast, Italia u mundua të përfitonte sa më

162 Puto, Lufta italo-greke.., 46.163 Artikull i publikuar në Agjencinë Stefani me titull, “Irredentista Albanese della Çiamuria assassinato da emissari greci”, in Relazioni Intrenacionali, 24 agosto 1940, anno VI, nr.34. 1292-1293.164 Relazioni Intrenacionali, 31 agosto 1940, anno VI, nr.35165 Puto, Lufta italo greke.., 49.

32

Page 33:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shumë të ishte e mundur, për të vazhduar idenë e saj irredentiste ndaj shqiptarëve dhe për të lënë të kuptohet se ajo ishte thellësisht e prekur dhe e interesuar për zgjidhjen e kësaj çështje. Qeveria italiane, vrasjen e Hoxhës e cilësonte si një krim të pastër me motive politike dhe etnike dhe se për të ky nuk ishte një rast i shkëputur.

Menjëherë pas incidentit në fjalë, ambasadori italian në Athinë Grazzi, me porosi të Çianos mori një takim me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme greke. Gjatë takimit të tij me Mavrudis, Grazzi i transmetoi ministrit grek shqetësimin e qeverisë italiane lidhur me incidentin në fjalë si dhe me faktin se Greqia me këtë veprim kishte cënuar rëndë marrëdhëniet miqësore që kishte patur deri tani me Italinë. Në lidhje me çështjen e shqiptarëve në Çamëri, Grazzi i theksoi gjatë takimit ministrit grek se, “Çështjen çame nuk e kemi shpikur ne, por ajo ekziston që prej vitit 1912. Tani të drejtat e popullit shqiptar i ndjek Italia”.166

Nga ana e tij Mavrudis nuk e kishte prituar aspak mirë tonin e lartë të Agjencisë italiane Stefani lidhur me vrasjen e irredentistit shqiptar Daut Hoxha. Sipas Mavrudis, para se kjo çështje të bëhej publike për mbarë opinionin ndërkombëtar, Italia duhet t’a kishte diskutuar në rrugë diplomatike me qeverinë e tij greke. Gjithashtu gjatë takimit me ambasadorin italian, Mavrudis e kërcënoi atë se, Greqia ishte e gatshme t’i bënte ballë çdo agresioni të jashtëm dhe se ajo ishte në gjendje të siguronte integritetin territorial të saj.167 Në lidhje me vrasjen e Daut Hoxhës, Mavrudis i kishte shprehur qëndrimin e tij personal dhe atë të qeverisë së tij, se Daut Hoxha ishte një bandit, i cili kërkohej prej kohësh për krimet e tij dhe jo një luftëtar nacionalist.168

Edhe ministri i jashtëm fashist Çiano, në letrën e gjatë dërguar përfaqësuesit të qeverisë greke në Romë Politis, i rendit një sërë krimesh të kësaj qeverie kundër popullsisë muslimane shqiptare në Çamëri. Në letrën e tij të dërguar në muajin gusht 1940, menjëherë pas vrasjes së Daut Hoxhës, Çiano akuzon Greqinë se, prej kohësh ajo ka diskriminuar shqiptarët dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e jetës. Çiano jo pa të drejtë akuzonte qeverinë fashiste greke se, diskriminimi i shqiptarëve në favor tëgrekëve kishte prekur lirinë themelore, të jetës, të pronës dhe të mësimit të gjuhës shqipe. Sipas tij, qeveria greke qëllimisht ka sponsorizuar në nivel lokal dhe më gjerë, metoda të egra, duke larguar shqiptarët nga qendrat kryesore të banimit me qëllim lënien e tyre në errësirë, varfëri dhe larg qytetërimit. Duke marrë në dorë fatet e shqiptarëve, Çiano i kujton ambasadorit grek në Romë Politis se, rajonet shqiptare të Greqisë kanë qënë gjithmonë të pretenduara nga ana e Shqipërisë si një pjesë integrale dhe e nevojshme për unitetin e saj kombëtar.169

Nota verbale e ministrit të jashtëm italian drejtuar qeverisë greke, mbante ngjyrime të forta nacionaliste të lidhura këto me çështjen kombëtare të shqiptarëve në Greqi. Sipas qeverisë italiane, vrasja e irredentistit shqiptar nuk është një episod i shkëputur, ky akt pason një seri faktesh të dhimbshme, të vëna në dukje shumë herë, por të pa njohura publikisht, që janë kryer në dëm të popullsisë shqiptare.170 Duke vazhduar

166 DDI, Seria 9, Vol.5, dok. nr.409, fq.394. Njofrtim i Grazzit për Çianon, Athinë, 13 gusht 1940.167 Po aty. 168 Po aty. 169 DDI, dok.429, fq.411-413, Gusht 1940. Çiano për ministrin grek në Romë Politis.170 Jakomoni, La politica estera fascista.., 244-245.

33

Page 34:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

më tej me kartën e irredentizmit shqiptar, në komunikimin e tij për homologun grek, Çiano theksonte se, “gjendja e tanishme e shqiptarëve në Çamëri, është një shfaqje e hapur dhe e dhunshme, sa e lashtë aq dhe kronike”.171

Greqia nuk ishte në gjendje t’a përballonte presionin në rritje nga ana e Italisë, e cila gradualisht po shtonte përpjekjet e saj për t’a vënë Greqinë përpara përgjegjësisë ndërkombëtare për aktin e kryer. Diplomacia italiane duke përfituar dhe nga situata e rënduar, kërkonte prej Greqisë largimin e anijeve britanike nga bazat e saj detare. Për këtë akt, Çiano, i cili ishte mjeshtër i prapaskenave dhe intrigave, stisi disa të dhëna “sekrete” të cilat ia serviri diplomatit grek në Romë. Sipas të dhënave që kishte siguruar Çiano nga dokumentet franceze, Greqia kishte vendosur që të gjithë portet e saj do të viheshin në dispozicion të Britanisë së Madhe. Për këtë veprim Çiano e kërcënonte ambasadorin grek se, tashmë kishte ardhur koha që Greqia të heqë dorë nga idetë utopike të saj.172

Pothuajse në të njëjtën valë për përhapjen e ideve irredentiste shqiptare, ishin si diplomacia italiane dhe propaganda e saj e shfrenuar në radio dhe gazetat e vendit fashist. Radioja dhe shtypi italian i bënin një jehonë të madhe vrasjes së Daut Hoxhës prej bandave greke. Duke i dhënë ngjyrime të forta nacionaliste vrasjes së D. Hoxhës, folësi italian i radios EIAR, shprehej se; “Sakrificat e tij nuk do të shkojnë dëm, vrasja e tij ka prekur thellë gjithë popullin shqiptar të Çamërisë”.173

Në të vërtetë reprezaljet dhe vrasjet ndaj shqiptarëve nga ana e grekëve ishin të zakonshme në Çamëri. Një fakt të tillë e pohonte dhe amabasadori italian në shtetin helen Grazzi, i cili e konsideronte si një vazhdim të vrasjeve të mëparshme që ka bërë Greqia kundër pjesëmarrjes shumë aktive të çamëve në luftën për çlirimin kombëtar të asaj krahine.174 Vetëm dy muaj përpara fillimit të konfliktit italo-grek, qeveria fashiste greke burgosi në ishujt e Egjeut pothuajse të gjithë meshkujt çamë të moshës 16 deri në 70 vjeç. Mbi 350 vetë u masakruan nga thikat dhe bajonetat e andartëve grekë dhe po kaq vdiqën nga uria dhe torturat çnjerëzore.175

Terrori dhe genocidi grek i ushtruar ndaj popullsisë shqiptare në Greqi, e kishte bazën në filozofinë fashiste të diktaturës së Metaksait. Në kulmin e fuqisë së tij, kryeministrit grek Metaksa, do të deklaronte se; “Ne duhet t’ua nënshtrojmë orekset tona, pasionet tona dhe kultin e tepruar të unit tonë, tërësisë së interesit kombëtar”.176 Në vazhdën e spastrimit etnik të Çamërisë forcat qeveritare greke kishin parashikuar se, në rast të një konflikti të mundshmë ushtarak me fuqitë e Boshtit, të largonin të gjitha gratë dhe fëmijët çamë të mbetur në Çamëri.177

171 Po aty., 244.172 DDI, Seria 9, Vol.5, dok. nr.87, fq.29.173 Montaneli, Çervi, L’Italia.., 333.174 DDI, Serie 9, Vol.V, dok.409, f.392. Njoftimi i ambasadorit italian në Athinë Grazzi për Çianon, datë 13 gusht 1940.175 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë (më tej AMPJ), V.1944, D.42, (B VII-3). Një kronikë e politikës greke në Çamëri.176 Clogg, Historia e Përmbledhur e Greqisë, 120.177 Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi IV, (Tiranë, Toena, 2008), 151.

34

Page 35:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Lidhur me incidentin e vrasjes së D. Hoxhës, me keqtrajtimin e shqiptarëve në Greqi dhe me rivendikimet shqiptare për bashkimin e trojeve të lëna jashtë kufirit politik të Shqipërisë, autori italian Xhovani Ansaldo në artikullin e tij të datës 13 gusht 1940, në faqet e gazetës “Tomori”, shkruante se; “Incidenti në fjalë si ai që ndodhi në Çamëri, janë rasti për t’u kujtuar të gjithëve se një ndryshim i shpejtë i kufijve në Ballkan vetëm sa do të rregullonte gabimet e bëra në të shkuarën në dëm të kombit shqiptar”.178 Përveç faktit se Italia fashiste kërkonte arsye qoftë dhe të vogla për të sulmuar Greqinë, çështja e minoritetit çam e aq më tepër ajo e vrasjes së bariut shqiptar D. Hoxha, nuk ishin çështje që preokuponin realisht Italinë. Ambasadori amerikan në Greqi, Mac Veagh, vetëm pak ditë pas vrasjes së D. Hoxhës në një raport dërguar qeverisë amerikane do të shprehej se; “Akuzat që lidhen me vrasjen e bariut shqiptar janë të pathemelta. Me shumë gjasa, Italia nuk e shikon me simpati rishikimin e kufijve të Shqipërisë. Çamëria është vetëm një pretekst”.179

Si një hierark tipik i regjimit fashist, Jakomoni pati meritën e madhe, duke e transformuar çështjen e vrasjes së Daut Hoxhës në një çështje ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë. Letra ngushëllimi drjetuar Jakomonit për vrasjen e irredenistit çam erdhën nga vende të ndryshme satelite fashiste. Letra ngushëllimi erdhën nga shqiptarët e Rumanisë, të cilët ishin “thellësisht” të prekur nga kjo ngjarje.180 Vrasja në fjalë dhe situata e krijuar prej saj u bë objekt bisede midis ambasadorit grek në Berlin dhe ministrit të jashtëm gjerman von Ribentrop. Qëndrimi i Gjermanisë në këtë rast megjithë versionin dhe justifikimet greke, nuk mund të ishte jashtë kornizës së politikës së Boshtit, pasi Gjermania i njihte të gjithë të drejtat Italisë për zotërimin e Mesdheut.181

Për të transformuar një mik potencial në një armik të mundshëm, u ndërtuan lloj-lloj akuzash të rreme dhe të pa argumentuara politikisht. Provokimet nga ana e italianëve për të stimuluar një konflikt të mundshëm ushtarak me Greqinë u shpeshtuan. Pa kaluar pak javë nga vrasja e D. Hoxhës, në 15 gusht të vitit 1940, gjatë një ceremonie festive në portin e Tinos një silur goditi kryqëzorin grek Helli, i cili u fundos në ujrat e detit Jon.182 Aksioni i parashikuar rezultoi plot sukses për italianët. Tashmë lufta po afrohej. Pretekstet për fillimin e konfliktit të armatosur midis Italisë dhe Greqisë sa vinin e shtoheshin. Vrasja e Daut Hoxhës dhe incidenti i kryqëzorit Helli, gjetën pasqyrim të gjatë në shtypin fashist. Propaganda fashiste i lidhte këto dy incidente si, “vepër të anglezëve”, të cilët donin të nxisnin luftën ndërmjet Italisë dhe Greqisë.183

Ndërkohë që në Tiranë, gazeta “Tomorri” organ i partisë fashiste, me porosi të Jakomonit vazhdonte fushatën antigreke lidhur me vrasjen e Daut Hoxhës. Kjo gazetë me porosi dhe të ideatorëve italianë në ministrinë e Propagandës në Romë, botonte reagimet apo “përshtypjet negative” që kishte krijuar në Itali vrasja e irredentistit shqiptar të Çamërisë. Në artikullin e kësaj gazete shkruhej se; “Gazetat konfirmojnë (fjala është për 178 “Tomori”, 13 gusht, 1940.179 John Iatrides, Ambassador Mac Veagh Reports, Greçe, 1933-1947, (New Yersey, 1980), 213, cituar sipas Mentor Nazarkos, Pesha e kohës në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Çamëri në procesin europianizues të Greqisë dhe Shqipërisë, (Tiranë, UET Press, 2014), 314.180 AQSH, F.161, V.1940, D.26, fl.1.181 DDI, Seria 9, Vol.5, dok.439, Njoftim i Grazzit për Çianon, datë, 17 gusht 1940.182 Njoftim i Agjensisë së lajmeve greke “Athena” në datën 16 gusht 1940 mbi mbytjen e kryqëzorit grek.183 AQSH, F.161, V.1940, D.1201. fl.11.

35

Page 36:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

titujt e gazetave të publikuara në Itali dhe në vendet satelitare fashiste të nxitura prej agjenturës italiane,- shënimi ynë) se vrasja në territorin shqiptar e irredentistit Daut Hoxha, pavarësisht egërsisë së saj, u prit me maturi prej qeverisë italiane”.184 Më tej në këtë artikull nënvizohej fakti se, ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm i keqtrajtimit të minoritetit shqiptar në Greqi, pasi incidente të tilla me shqiptarët kishin ndodhur që më 1923, kur Italia kishte tentuar të pushtonte ishullin e Korfuzit.185 Në fund të artikullit të tij, autori duke dashur të nxiste shqiptarët dhe t’i afronte ata sa më afër me qëllimet e Italisë, kërcënonte se, “kush prek Shqipërinë ka prekur Italinë dhe për këtë duhet t’i bëjnë mirë llogaritë”.186

Fushata intensive dhe e shfrenuar e gazetës “Tomori”, shqetësoi dhe politikën italiane në Romë, e cila i dha porosi Tiranës zyrtare që gazeta të pakësonte momentalisht fushatën e mëparshme dhe që brenda një kohe të pacaktuar të mos flitej më për çështjen e shqiptarëve në Greqi.187 Çiano duke parë entuziazmin dhe zellin e tepruar që po tregonte Jakomoni për të qenë në krye të propagandës antigreke, u shqetësua së tepërmi se ndoshta situata mund t’i dilte jashtë parashikimeve dhe planeve të hartuara në mendjen e tij. Çiano njoftonte Jakomonin në Gusht të vitit 1940 se: “Shtypi shqiptar po ndjek në mënyrë të gjallë polemikën kundër Greqisë. Tashmë kjo do të kryhet në mënyrë më oportune nga shtypi italian”.188 Jakomoni kishte premtuar se do të ulte tonin propagandistik të gazetës shqiptare, por njëkohësisht ai duhet të mbante të ndezur çështjen e Çamërisë, sigurisht duke shmangur krizat me Greqinë, deri në një urdhër të dytë nga eprorët e tij.189

Vrasja e irredentistit çam D. Hoxha u bë nga grekë ndoshta dhe të nxitur nga agjentët italianë, të cilët ishin të interesuar për nxitjen e trazirave mes shqiptarëve dhe grekëve. Italianët duke shfrytëzuar faktin se për vrasjen e D. Hoxhës qeveria greke prej vitesh kishte vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme të hollash, e shfrytëzuan këtë rast për t’a përdorur si pretekst për fillimin e sulmit ndaj Greqisë. Një argument të tillë e mbështet dhe autori italian Pierro Crociani, i cili shprehet se, vetëm italianët ishin të interesuar për vrasjen e tij.190

Në protestën e mbajtur në qytetin e Peruxhias në Itali, në datën 27 gusht 1940, studentët shqiptarë të Universitetit të këtij qyteti, akuzonin agjentët italianë për kurdisjen e vrasjes së Daut Hoxhës.191 Përveç kësaj, studentët shqiptarë, duke dënuar politikën e deritanishme që kishte ndjekur Italia fashiste në Shqipëri për nxitjen e çështjes kombëtare e në veçanti asaj çame, deklaronin se, shqiptarët nuk kanë pse të masakrohen në një luftë, e cila nuk u përket aspak atyre.192

184 “Tomori”, 13 gusht 1940.185 Po aty. 186 Po aty. 187 DDI, Seria 9, Vol.5, dok.469, f.454.188 Po aty. 189 Po aty. 190 Pierro Crociani, Gli albanesi nelle force armate italiane, (Romë, 2001), 97.191 AQSH, F.153, V.1940, D.45, fl.67. Njoftim i Kuesturës Korçë, për zyrën e SIM-it në Tiranë lidhur me protestën e studentëve shqiptarë të Universitetit të Peruxhias në Itali, datë 27 gusht 1940.192 Po aty.

36

Page 37:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Ndërkohë që shtypi ra në heshtje, provokacionet italiane në kufirin greko-shqiptar sa vinin dhe shtoheshin. Me porosi të Musolinit dhe Çianos, Jakomoni ishte urdhëruar të nxiste trazira në krahinën e Çamërisë dhe të mbante ende ndezur pishtarin e propagandës irredentiste. Nga Shqipëria, Jakomoni njoftonte Ministrinë e Jashtme italiane se; “propaganda për çështjen e shqiptarëve në Greqi po merr përmasa të mëdha”.193 Në shërbim të kësaj propagande, Jakomoni kishte përgatitur instalimin e një stacioni radiofonik në qytetin e Gjirokastrës, e cila do të transmentonte programe në dy gjuhë, shqip dhe greqisht. Në një rreze shpërndarje valësh prej 250 kilometrash, qëllimi i vetëm i kësaj radioje ishte përhapja e propagandës italiane dhe të ideve irredentiste ndër shqiptarë dhe mbase dhe përkrahjen e këtij qëllimi prej vetë grekëve, të paktën kështu shpresonin italianët.194

Sipas Jakomonit, kjo radio nuk duhej të sulmonte drejtëpërdrejtë politikën e qeverisë greke, por veçse të qortonte Greqinë për nënshtrimin e saj ndaj Britanisë së Madhe. Bashkërisht me transmetimet në valë radiofonike, Jakomoni kishte menduar që, po në këtë zonë të Shqipërisë së Jugut, të botohej një gazetë javore edhe kjo në dy gjuhësh, shqip dhe greqisht, e cila do të përdorej si mjet propagandues tek shqiptarët e jugut dhe te popullsia grekofone.195 Me porosi të shefit të tij Çiano, Jakomoni informonte nga Shqipëria se: “shqiptarët po tregohen të papërmbajtur dhe se qeveritarët italianë në Shqipëri po hasin vështirësi të mëdha në ndalimin e tyre për të mos kaluar kufirin dhe ta fillojnë vetë konfliktin”.196 Krahas propagandës, komandantët ushtarakë italianë u porositën që të organizonin ndonjë sulm të befasishëm ndaj postblloqeve ushtarake italiane dhe për këtë fajtorë do të konsideroheshin padyshim grekët. Madje ishin porositur pushkë dhe bomba të prodhimit francez, me qëllim fshehjen e autorëve të vërtetë para opinionit ndërkombëtar.197

Edhe në qytetin e Gjirokastrës, aty ku ndihej më pranë se kurrë era e një konflikti të mundshëm midis Italisë dhe Greqisë, e ku propaganda italiane ishte më e fortë, qytetarë të ndryshëm, kryesisht njerëz të paguar nga agjentët italianë manifestuan vetëm disa orë para se Italia t’i shpallte zyrtarisht luftë Greqisë.198 Të gjitha këto veprime e detyruan Jakomonin të raportonte në Romë se, “rinia shqiptare, e cila gjithnjë ka qenë e durueshme, këtë herë është e papërmbajtur dhe po shfaq shenja të hapura miratimi”.199 Nën efektin e entuziazmit që kishte përfshirë pothuajse të gjithë hierarkët italianë, të cilët ishin përfshirë në çështjen e Greqisë, Jakomoni raportonte se, “jo vetëm rinia shqiptare, por dhe gjithë patriotët e ushtria shqiptare po digjen nga dëshira e madhe për të çliruar Epirin e Veriut njëherë e përgjithmonë”.200 Në një tjetër manifestim të mbajtur në qytetin e Elbasanit mbajtur në datën 29 shtator 1940, protestuesit mbanin në duar flamujë

193 DDI, Seria 9, Vol.5. dok.442. Njoftim i Jakomonit për Çianon, datë, 17 gusht 1940. 194 Po aty. 195 Po aty. 196 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 113.197 “L’Unita”, datë, 18 tetor 1953.198 AQSH, F.153, V.1940, D.45, fl.11.199 DDI, Seria 9, Vol.5, Dok.Nr.442, f.424-426. Jakomoni për Çianon.200 Po aty.

37

Page 38:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shqiptar dhe italianë si dhe parrulla, të cilat bënin thirrje për bashkimin e krahinave të Çamërisë dhe Kosovës me Shqipërinë.201

Musolini priste rastin e volitshëm për t’i treguar Hitlerit, se ishte i denjë si aleat i Boshtit, se edhe ai mund të arrinte fitore të bujshme dhe për këtë zgjodhi Greqinë si një objektiv të lehtë. Gjatë takimit që pati më Hitlerin pak ditë para sulmit ndaj Greqisë në 11 tetor 1940, Musolini i kishte shprehur Fyhrerit gjerman vendosmërinë e tij për të sulmuar Greqinë. “Për Greqinë,- ishte shprehur Musolini,- do të lë mënjanë çdo ngurrim dhe do të veproj shumë shpejt”.202

Për Italinë ngjarjet në arenën ndërkombëtare po rridhnin shumë shpejtë. Për të nxitur situatën në Greqi, Musolini gjatë një takimi në Pallatin Venecia në 15 tetor 1940, porosiste Jakomonin që të përgatiste sa më parë provokacione në kufi midis shqiptarëve dhe grekëve. Jakomoni i gatshëm për të kryer detyrën e tij me zell të tepruar, i premtonte Duçes se do të mund të bënte diçka në kufi, ndonjë incident midis çamëve dhe grekëve”.203 Në këtë takim rezulton që të jenë hartuar gjithë detajet e sulmit italian kundër Greqisë. I pyetur nga Duçe se si është gjendja shpirtërore e popullsisë greke, Jakomoni i përgjigjej se; “ajo është thellësisht depresive”.204 Ndërsa për gjendjen në Shqipëri dhe të shqiptarëve, Jakomoni i përgjigjej Musolinit se; “aksioni pritet gjithë ankth, vendi është plot entuziazëm dhe njerëzit presin me padurim nisjen e aksionit tonë”.205 Në të vërtetë Jakomoni merrte shkas nga disa reagime spontane të shqiptarëve dhe të nxitura nga paratë e italianëve, të cilët shtynin një grusht personash të falenderonin Italinë lidhur me përkrahjen që kjo po i bënte çështjes së bashkëpatriotëve në Greqi.

Në të vërtetë çështja çame i shërbeu vetëm si pretekst Italisë për t’i shpallur luftë Greqisë, pasi një luftë të tillë Musolini e kishte planifikuar që më herët. Një fakt të tillë Musolini do ta pohonte me gojën e vet gjatë një fjalimi në datën 15 tetor 1940, ku pat deklaruar se: “Ky është një veprim i pjekur tek unë për muaj e muaj të tërë, që para përfshirjes tonë në luftë, madje para fillimit të saj”.206

Vetëm katër ditë më vonë, gjatë një takimi në Këshillin e Ministrave, Duçja do të ritheksonte edhe njëherë rëndësinë e madhe që kishte sulmi italian ndaj Greqisë, duke e deklaruar këtë aksion si një nevojë për të vënë nën kontrollin italian të paktën 50 milion subjekte të reja dhe për të siguruar balancën brenda Boshtit.207

Në letrën e hartuar për Hitlerin në datën 19 tetor 1940, lidhur me planin për pushtimin e Greqisë, Musolini shkruan se: “Greqia për Italinë në detin Mesdhe, përfaqëson atë çka përfaqësonte dhe Norvegjia në detin e Veriut”. “Greqia, -vazhdon Musolini, duke justifikuar qëllimet e veta, -është një pikë strategjike e Anglisë në Mesdhe, ku zyrtarët e lartë dhe ushtarakët britanikë kanë zënë detyra dhe poste të larta në administratën greke”.208 Përgjigjja e Gjermanisë për synimet e Italisë ishin të qarta. Sipas 201 AQSH, F.152, V.1940, D.45, fl.7.202 DDI, Seria 9, Vol.5, dok.nr.753, fq.720-722.203 L’Unita, datë 18 tetor 1953.204 DDI, Seria 9, vol.5, dok.728, fq.699-705. Procesverbal i mbledhjes së datës 15 tetor 1940 mbi përcaktimin e modaliteteve të sulmit kundër Greqisë.205 Po aty. 206 Po aty. 207 Bottai, Diario 1935-1944., 227.208 Montaneli, Cervi, L’Italia …,341.

38

Page 39:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Fyhrerit, tani për tani nuk duhej të hapej një front tjetër, i cili do të rrezikonte planet e Gjermanisë kundër Britanisë së Madhe. Për këtë Ribentropi i kujtonte Musolinit se çështja ndaj Anglisë tashmë ishtë një çështje për jetë a vdekje dhe se, të gjitha përpjekjet duhej të drejtoheshin vetëm kundër saj, prandaj nuk duhej të hapej një front i ri luftimi.209 Madje për të ruajtur raportet midis Metaksait dhe Duçes, gjermanët ishin përpjekur që të siguronin një vazhdimësi dhe bashkëpunim të mëtejshëm politik dhe ekonomik midis Greqisë dhe Italisë.

E ndërsa lufta po afrohej çdo ditë e më shumë, në 26 tetor agjencia shtetërore italiane Stefani njoftonte se, një bandë greke kishte sulmuar një postkomandë italo-shqiptare dhe se nga ky sulm kishte patur viktima dhe të plagosur.210 Po këtë ditë, kjo agjenci njoftonte për tre bomba të hedhura nga terroristët grekë në zyrën e Mëkëmbësisë në qytetin e Sarandës.211 Për të nxitur sa më shumë afrimin e konfliktit të armatosur, kjo agjenci nuk hezitonte të përfshinte në këto sulme dhe si nxitës të tyre Britaninë e Madhe, e cila sipas kësaj agjencie, me anë të agjentëve të saj po mundohej të fuste në luftë Greqinë dhe Italinë.212

Si për ironi të fatit, ndërkohë që organizoheshin prapaskena në aspektin ushtarak, në Teatrin e Athinës një vepër e Puçinit po vihej në skenë. Madje me ftesë të qeverisë greke në këtë aktivitet ishte ftuar dhe djali i mjeshtrit të madh italian. Pas aktivitetit dhe mbylljes së shfaqjes, Grazzi organizoi një pritje madhështore në Ambasadën italiane në Athinë, ku të ftuar nderi padyshim ishin familja mbretërore greke dhe kryeministri Metaksa. Duke shfrytëzuar këtë ceremoni, ambasadori italian i dorëzoi kryeministrit grek ultimatumin e përgatitur nga qeveria e tij. Kërkesa e qeverisë italiane drejtuar asaj greke, konsistonte në faktin se Greqia duhet të dorëzonte me dëshirë dhe paqësisht të gjitha ato pika strategjike, të cilat rrezikonin të binin në duart e anglezëve. Në ultimatum thuhej se, qeveria italiane kishte vënë re se qeveria greke në konfliktin aktual ka mbajtur një qëndrim të përsëritur në kontrast me marrëdhëniet normale në kohë paqe që dy vendet tona janë munduar të krijojnë deri tani.213

Krahas kësaj, qeveria italiane nuk harronte t’i kujtonte qeverisë greke se aksionet provokative kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë të shoqëruara nga një politikë terroriste, kishin për qëllim dhe shkaktimin e trazirave në anën tjetër të kufirit me Shqipërinë.214 Ultimatumi nuk i linte shumë kohë Metaksait për t’u menduar, pasi ai iu dorëzua në orën 03 të mëngjesit dhe se kishte afat vetëm 3 orë për përgjigje. Ai duhet të zgjidhte shpejt, të dorëzohej ose të mbrohej.

209 Po aty., 333.210 Po aty., 341.211 Po aty. 212 Aggressione greca contro un posto di vigilance Albanese, Artikull i Agjencisë Stefani, në Relazioni Internazionali, 2 novembre 1940, anno VI, nr.44, fq.1578.213 Montaneli, Cervi, L’Italia …,342.214 Po aty.

39

Page 40:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

1.4. Agresioni italian ndaj Greqisë dhe pasojat për popullsinë çame.

Shpesh herë pushtimet e bëra në Europë nga Hitleri, kishin shërbyer si element nxitës për shpërthimet emocionale të Musolinit. Sjellja e Fyhrerit gjerman në politikën e jashtme kishte lënë përshtypjen tek Duçja se, rendi i ri që po krijohej prej dorës së diktatorit gjerman, do të kishte vetëm një qëllim, të shprehte imazhin e tij dhe se Hitleri do të ishte i vetmi udhëheqës i Europës së Re. Ashtu si në rastin e sulmit ndaj Shqipërisë, Musolini, edhe për rastin e aksionit kundër Greqisë u nxit nga aleati i tij i Boshtit. Edhe pse diktatori gjerman e kishte këshilluar disa herë Musolinin se, në Ballkan duhej të ruhej

40

Page 41:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

staut quo-ja dhe se armiku i vetëm për tu mundur për jetë a vdekje ishte Britania, ai vet e prishi atë duke pushtuar sa hap e mbyll sytë Rumaninë. Si gjithnjë Hitleri po bëhej katalizator për sulmet e Musolinit. Midis boshtit Romë - Berlin ekzistonte një hendek i thellë mosbesimi. Sulmi i Hitlerit ndaj Çekosllovakisë solli sulmin e Musolinit ndaj Shqipërisë, sulmi kundër Francës dhe inkursionet e shpejta gjermane në Rumani sollën agresionin italian ndaj Greqisë.

Musolini kishte hartuar brenda një muaji 3-4 aksione ushtarake të mundshme kundër shteteve të vogla me qëllim pushtimin e tyre. Në 11 gusht të vitit 1940, Musolini kishte paraqitur planin e pushtimit të Jugosllavisë, por meqënëse ky territor njihej si ndikim gjerman, obsioni i sulmit ndaj Jugosllavisë u la për më vonë. Në datën 30 gusht, ai kishte parë mundësinë për të organizuar aksione ushtarake kundër Afrikës ekuadoriale, e si të mos mjaftonin këto, në 17 shtator, urdhëroi shtabin e tij ushtarak të shikonin mundësinë për pushtimin e ishullit të vogël të Korsikës.215 Kjo gjendje kaotike e liderit fashist italian shpjegon më së miri dhe dështimin e trupave ushtarake italiane kundër ushtrisë greke gjatë ofensivës së tetorit të vitit 1940.

Në fillim të tetorit të vitit 1940, disa avionë të Luftwaffe-s dhe ushtarë gjermanë, me pretendimin për të mbrojtur puset e naftës prej nga furnizohej ushtria e motorrizuar gjermane, zbarkuan në Bukuresht. Në të vërtetë, që prej datës 8 tetor, reparte të ushtrisë gjermane kishin filluar të instaloheshin në Rumani. Pikërisht kjo inisiativë e shpejtë e Hitlerit, pa u konsultuar me aleatët e Boshtit, ashtu siç ishte rënë dakort në Paktin e Akullt, e inatosi Musolinin, i cili pasi e mori vesh deklaroi në 12 tetor 1940 se, “Hitleri më vë gjithnjë para faktit të kryer. Këtë radhë kam vendosur ta paguaj me të njëjtën monedhë. Ka për ta marrë vesh prej gazetave që unë kam pushtuar Greqinë”.216 Pas këtij incindenti, fushata kundër Greqisë që pas ndërprerjes së saj në muajin gusht, u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes së diplomacisë italiane.

Musolini kishte menduar që sulmin ndaj Greqisë ta fillonte me trupat dhe divizionet italiane që ndodheshin në Shqipëri. Në këtë periudhë trupat ushtarake italiane në Shqipëri komandoheshin nga gjenerali Visconti Praska, i cili nuk kishte pak kohë që kishte zëvendësuar komandantin Carlo Geloso (Karlo Xhelozo). Gjeneral Xhelozo ishte larguar nga drejtimi i ushtrisë pas konflikteve të shumta me popullsinë shqiptare dhe Jakomonin. Si këshilltar ushtarak, gjenerali Praska e kishte bindur Musolinin se do të mjaftonin vetëm trupat italiane në Shqipëri për të mposhtur Greqinë.217

Të mësuar tashmë me ultimatume të orës së fundit, italianët përgatitën për Metaksain mesazhin, ku i bënin me dije se ai, duhet të pranonte nënshtrimin përpara italianëve. Në ultimatumin dërguar Metaksait, Greqia akuzohej se si shtet neutral, nuk po e kryente si duhet detyrën e vet, ndërsa vet kryeministri grek jo pa baza akuzohej se kishte kërkuar mbështetjen e Britanisë së Madhe në rast të një sulmi italian dhe sigurisht që kjo sjellje nuk i pëlqente aspak Musolinit. Por kryeministri grek, vendosi t’u thotë jo kërkesave italiane dhe dita e njohur tashmë si “Day Oqi” “Jo”, ishte i vetmi obsion që grekët i ofruan Italisë fashiste.

215 Po aty., 329.216 Ciano, Ditari.., 300.217 Montanelli, Cervi, L’Italia.., 338.

41

Page 42:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Pasi mori garancinë e duhur prej gjeneralëve të tij, Musolini dha urdhër për nisjen e sulmit ndaj Greqisë. Sulmi filloi në datën 28 tetor 1940, në agim të ditës së re. Nën një shi të rrëmbyeshëm, trupat italiane prej 140.000 vetësh, të ndarë në 8 divizione ushtarake kaluan kufirin shqiptaro-grek. Aksioni i pa llogaritur mirë, ishte i destinuar që të dështonte pa nisur. Që në përballjen e parë me trupat greke, forcat ushtarake italiane hasën vështirësi për shkak të përgatitjes së keqe dhe të motit që nuk i favorizonte aspak. Këtë e dëshmoi qartë dhe përparimi i trupave italiane, të cilat edhe pas 11 ditëve luftime, kishin përparuar vetëm 15 km në brendësi të territorit grek dhe kjo më shumë falë mbashtetjes se marinës detare.218

Informatat e gabuara që i vinin Musolinit nga fronti i luftës i kishin krijuar atij bindjen se tashmë misioni i ushtarëve të tij kishte përfunduar dhe se për italianët kishte ardhur momenti që të bënin pak humanizëm duke shpërndarë ndihma në ilaçe dhe ushqime për popullsinë në të dyja anët e kufirit.219 I mbytur nga euforia dhe nga lajmet që vinin nga fronti i luftës, se ushtria italiane po avanconte drejt tokës greke, Musolini mbajti një fjalim para krerëve të lartë fashistë në Romë, ku deklaronte tërë entuziazëm se, “pasi duruam për një kohë të gjatë, ne ia hoqëm maskën një vendi të garantuar nga Britania e Madhe, një armiku të mbyllur: Greqisë”.220

Italia nuk kishte dashur të angazhonte më tepër trupa të ushtrisë së saj kundër Greqisë, pasi gjithnjë hierarkët fashistë kishin menduar se ndihma e shqiptarëve do të ishte e pakursyer. Duke përdorur shqiptarët në luftë kundër Greqisë, italianët mendonin se, nuk do të ishte i nevojshëm angazhimi i 10 apo 20 divizioneve ushtarake të ushtrisë së lavdishme italiane.221 Musolini ishte krejtësisht i bindur për mbështetjen e madhe që do t’i jepnin trupat shqiptare ushtrisë italiane në aksionin kundër Greqisë. Sipas autorit B. J. Fischer, shqetësimi kryesor i Musolinit ishte fakti, se në rast fitoreje ndaj ushtrisë greke, meritat për këtë sukses do t’i merrnin trupat shqiptare.222

Megjithë humbjet e mëdha, që në ditët e para të konfliktit me Greqinë, euforia dhe gënjeshtrat nga fronti i luftës për sukseset e ushtrisë italiane vazhdonin. Oficerët italianë njoftonin për “heroizmat” e trupave italiane në front, të cilët edhe në momentet para vdekjes nuk harronin të thërrisnin “Rroftë Duçja’’ dhe “Rrofta Çamëria” dhe se ata po vdisnin për çlirimin e vëllezërve shqiptarë çamë nga barbaritë greke.223 Krahas oficerëve italianë, entuziazmi kishte përfshirë dhe disa nëpunës shqiptarë, të cilët të nxitur agjentë fashistë si dhe nga dëshira për parë të bashkuar Çamërinë më trungun shqiptar, shprehnin “simpatinë e tyre” për këtë inisiativë të Duçes. Nënprefekti i Matit në telegramin e urimit, dërguar qeverisë shqiptare dhe Jakomonit, shprehej se: “Falenderojmë Duçen për kalimin e kufirit të padrejtë të vendosur midis Greqisë dhe Shqipërisë si dhe mundësia që u krijuar për realizimin e aspiratave kombëtare të popullit shqiptar”.224

218 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 115.219 Po aty. 220 Artikulli me titull “T’i heqim maskën Greqisë”, gjendet në Bibliotekën e AQSH Tiranë. 221 Montaneli, Çervi, L’ Italia…, 333.222 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës..,113.223 AQSH, F.153. V.1940. D.45, fl.76.224 Po aty. F.161, V.1940, D.1208, fl.12.

42

Page 43:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Deklarata mbështetëse në emër të çështjes çame erdhën dhe nga shqiptarët e Kosovës. Prefekti i Kosovës Hysni Peja, vetëm një ditë pas nisjes së sulmit ndaj Greqisë, duke përshëndetur këtë luftë, shprehej në letrën e tij dërguar Jakomonit dhe qeverisë shqiptare, se me këtë veprim u vu në vend drejtësia mbi vendosjen e kufijve mesjetarë të Shqipërisë.225 Duke vazhduar më tej në përshëndetjen e tij, Prefekti i Kosovës falenderonte trupat italiane që sipas tij, “iu bashkuan ushtrisë shqiptare për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve çamë, të cilët deri tani ishin përndjekur dhe masakruar barbarisht prej grekëve”.226

Po ato ditë, nënprefektura e Gramshit njoftonte Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Tiranë mbi një “kërkesë” të ardhur nga përfaqësues të popullsisë së katundeve të kësaj qendre, për armatosjen e tyre me qëllim për t’u ardhur në ndihmë ushtrisë italiane në luftën kundër Greqisë. Në emër të kësaj popullsise, kryepleqtë e katundeve Kodovjat dhe Shëmërdhej shkruanin se; “Ne të nënshkruemit dhe mbarë popullsia e Gramshit, tue pa lajmet e shtypi kombëtar dhe ato të huaja mbi sjelljet barbare të grekëve kundrejt vëllezërve tanë çamër, të prekun thellësisht nga kjo gjendje{…} kërkojmë nga qeverija jonë të na japë armë e municione për me shkue në kufirin e jugut e me luftue me armikun barbar për shpëtimin e vëllezërve çamë. Për ne shqiptarët tash erdhi çasti më i volitshëm për me na u plotësue aspiratat t’ona kombëtare, tue qenë të sigurtë se kemi edhe përkrahjen vllazërore të armatës ushtarake glorioze (të lavdishme) t’Italisë Fashiste {…} prandaj parashtrojmë ndjenjat tona për shpëtimin e vëllezërve të naltëpërmendun, si dhe besimin e patundun kundrejt Perandorisë, Mbretit Perandor dhe Duçes së Fashizmit…”227 Nga teksti i haruar i letrave, rezulton se emëruesi i përbashkët i tyre ishte propaganda fashiste, e cila synonte që duke prekur ndjenjat patriotike të shqiptarëve, të siguronte përkrahjen e tyre në luftë kundër Greqisë.

Krejt ndryshe ishte situata për shqiptarët çamë në frontin grek. Abuzimet e ushtarëve italianë pas hyrjes së tyre në tokat e Çamërisë bëri që shumë shqiptarë të zhgënjeheshin që në fillim ndaj Italisë fashiste. Lidhur me sjelljen e trupave italiane në Çamëri, Nuri Dino njoftonte gjeneralin italian Parini se, ushtarët italianë në Çamëri kanë hyrë në shtëpitë e shqiptarëve duke bastisur dhe plaçkitur çdo gjë që iu dilte përpara.228 Sipas N. Dinos, trupat e këmbësorisë italiane në 2 nëntor të vitit 1940, pasi kishin hyrë në Filat dhe Gumenicë, duke përfituar nga largimi i familjeve çame nga shtëpitë e tyre si pasojë e luftimeve, bastisën shtëpitë e tyre duke mos kursyer asgjë, si familjet e krishtera ashtu dhe ato të muslimanëve shqiptarë.229 “Është e pakëndëshme dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë,- shprehej Nuri Dino në letrën e tij dërguar Mëkëmbësisë së Tiranës,- që popullsia çame të na kërkonte ndihmë për veprimet e kryera nga trupat e rregullta ushtarake italiane”.230

Përveç bastisjeve të shtëpive dhe pasurive të shumë shqiptarëve, ushtarë të divizionit italian Siena arrestuan me dhjetra meshkuj çamë, të cilët sipas italianëve, u 225 Po aty. fl.1. Letër falenderimi e Prefektit të Kosovës Hysni Peja dërguar Mëkëmbësit të mbretit në Tiranë Jakomonit, datë 29.10.1940.226 Po aty., D.1205, fl.1.227 Po aty., F. 153, V.1940, D.I/172, fl.15.228 Po aty., D.47, fl.1.229 Po aty., fl.2.230 Po aty.

43

Page 44:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

treguan indiferentë gjatë hyrjes së tyre në Çamëri. Arrestimi i meshkujve çamë i la familjet e tyre krejt në varfëri si dhe fëmijët nën mëshirën e bandave të shpërndara greke.231 Përveç arrestimeve nga ana e ushtrisë italiane, të shumta ishin rastet e debimeve, arrestimeve dhe vrasjet nga ana e ushtrisë dhe bandave greke. Vetëm në Filat dhe në zonat përreth mbi 6000 vetë, kryesisht çamë muslimanë u dëbuan dhe u interrnuan në ishujt e largët të Greqisë.232

Në Romë, Musolini po ndjehej tepër i shqetësuar rreth lajmeve që vinin nga fronti greko-shqiptar. Grekët përditë e më tepër po forconin rradhët e tyre, duke bërë të pamundur depërtimin në thellësi të Çamërisë të trupave italiane. Kthimi i trupave italiane në drejtim të kufirit shqiptar po kryhej me një shpejtësi të madhe. Po kështu dhe ata pak shqiptarë çamë, të cilët përbënin trupat vullnetare të ushtisë italiane po tërhiqeshin së bashku me ushtrinë italiane. Duke përfituar nga kjo tërheqje e shpejtë e ushtrisë italiane ushtria greke rimori disa zona të cilat për pak ditë kishin qenë nën zotërimin italian.

Në javët e para të nëntori trupat greke kishin filluar të avanconin në brendësi të kufirit me Shqipërinë. Të futura deri në thellësi të kufirit shtetëror shqiptar, bandat greke kryen masakra, përdhunime dhe grabitje të pasurive të familjeve shqiptare. Veprimet e ushtarëve grekë ndaj popullsisë civile shqiptare ishin në përputhje të plotë me urdhërat e marra nga eprorët e tyre në Athinë. Në disa qytete grekët filluan zëvendësimin e administratës shqiptare.

Kreu i Këshillit Nacional të Rumunëve të Pindit A. Diamondi, në një relacion dërguar Zyrës së Mëkëmbësisë në Tiranë, në datë 12 nëntor 1940, shpjegon se; “Në rast të një pushtimi të qytetit të Korçës, grekët kanë menduar të krijojnë një qeveri paralele me atë të Tiranës, ku pjesë e kabinetit qeveritar të jenë shumë elementë zogistë”.233 Për të parandaluar një situatë të tillë, Diamondi propozonte riformatimin e qeverisë së Tiranës duke i dhënë asaj një karakter më të theksuar nacionalist dhe me besim të fortë te Italia fashiste.234 Më shumë se sa vepër e grekëve, krijimi i një qeverie tjetër shqiptare, ku në të do të bënin pjesë shumë elementë zogistë, kishte të bënte me planet e britanikëve për aktivizimin e mbretit Zog në çështjen e Shqipërisë, si dhe planet e Foreign Office për nxitjen e një kryengritjeje në Shqipërinë e Veriut.

Pas sukseseve në ditët e para të ushtrisë italiane, në 14 nëntor 1940, gjenerali Aleksandër Papagos, shef i shtatmadhorisë së ushtrisë greke, në krye të një ushtrie më të vogël se ajo italiane, nisi kundërofensivën ndaj trupave italiane. Trupat greke e detyruan ushtrinë italiane të tërhiqej nga pozicionet që kishte zënë brenda territorit grek. Për pasojë, veprimtaria luftarake e trupave greke u rrit ndjeshëm e po kështu disfata e trupave italiane po afrohej së tepërmi. Përforcimet e grekëve me trupa të reja si dhe përqëndrimi më i madh i tyre ishte në zonën e Çamërisë veriore, ku ishin dislokuar mbi 1500 ushtarë grekë dhe 15 oficerë të ardhur nga Korfuzi.235

Të ndikuar nga synimet e tyre për shuarjen e çdo ndjenje patriotike shqiptare, politika greke e Athinës urdhëroi administratën civile dhe atë ushtarake në territoret e

231 Po aty.232 Po aty., F. 149, V.1941, D.I-241, fl.2-3.233 Po aty., D.29, fl.9.234 Po aty. 235 Po aty., F.152, V.1940, D.203, fl.6.

44

Page 45:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

pushtuara shqiptare, që të mbante nën kontroll çdo veprimtari patriotike të shqiptarëve. Kështu me rastin e festimeve për kremtimin e ditës së Pavarësisë së shtetit shqiptar në 28 nëntor 1940, administrata ushtarake greke në Korçë dhe Gjirokastër u urdhërua që të ndalonte çdo veprimtari për festime nga ana e shqiptarëve.236 Megjithë urdhërat e dhëna, popullsia e Korçës u tregua tepër indiferente si ndaj ushtrisë greke ashtu dhe ndaj autoriteteve civile e organeve të ngritura prej tyre.

Dita e 28 Nëntorit 1940, u festua në të gjithë qytetin e zotëruar prej grekëve. Kudo në çdo vend ku ishin vendosur flamujtë grek u hoqën dhe u zëvendësuan me ata shqiptarë. Në fjalën e tyre të mbajtur me rastin e festimeve të Ditës së Pavarësisë, folësit përveçse përmendën faktin e çlirimit të Korçës prej grekëve, nuk harruan të deklaronin se; “tani më shumë se kurrë është detyra jonë të mblidhemi nën hijen e flamurit shqiptar. Kushdo që do të guxojë të cënojë pavarësinë tonë do të kundërshtohet nga i gjithë populli shqiptar”.237

Për popullsinë shqiptare çame, rikthimi i ushtarëve grekë në krahinën e Çamërisë në mesin e muajit nëntor 1940 ishte i egër. Pas tërheqjes së trupave italiane, ushtarët dhe xhandarët grekë e trajtuan krahinën e Çamërisë si tokë armike dhe jo si një pjesë e shtetit të tyre që prej vitit 1913. Mëkëmbësi italian në Tiranë pranonte faktin se me tërheqjen e trupave italiane, pjesa më e madhe e çamëve muslimanë që kishin shfaqur më parë ndjenja italofile, pësuan shtypjen greke.238 Gjatë kësaj periudhe, në harkun kohor të disa ditëve në Filat u vranë 56 shqiptarë çamë, mbi 300 të tjerë në Paramithi dhe Gumenicë me pretekstin se kishin përkrahur forcat italiane gjatë hyrjes së tyre në Çamëri.239

Për të dënuar shqiptarët çamë për mbështetjen e tyre të dhënë ndaj trupave italiane, si dhe të frikësuar nga ndonjë rikthim i ushtrisë italiane, një valë e re internimesh nisi në fshatrat kryesorë të Çamërisë. Vetëm në harkun kohorë të 2-3 ditëve, nga datë 12 deri në 15 nëntor 1940, u interrnuan mbi 1500 djemë dhe burra çamë për në ishullin Lefkada.240 Sipas dëshmive, rreth 330 u ekzekutuan gjatë rrugës dhe 33 çamë të tjerë vdiqën në burgje si pasojë e torturave, sëmundjeve dhe kushteve të këqija.241Lidhur me masakrën e ushtrisë greke në zonën e Paramithisë dhe të Gumenicës, historiani Ibrahim Hoxha mbështetur mbi dëshmitë e atyre personave të cilët i kanë përjetuar e që kanë mundur t’u shpëtojnë masakrave greke, jep një shifër mbi 500 shqiptarë çamë të vrarë.242

Përfaqësuesit civilë dhe ata ushtarakë të qeverisë greke, të cilët hynë në Çamëri pas largimit të trupave ushtarake italiane, me preteksin se kishin bashkëpunuar me ushtrinë italiane dhe se kishin kryer krime ndaj popullsisë vendase greke, nxorrën para gjyqeve dhe ekzekutuan një numër të konsiderueshëm banorësh dhe zyrtarësh me origjinë muslimane. Prej ekzekutimit nuk mundi të shpëtonte as myftiu i Paramithisë, i cili sipas grekëve u kishte uruar mirëseardhjen trupave italiane dhe trupave shqiptare.243

236 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 120.237 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 73. 238 Jakomoni, Politika italiane…, 290.239 Meta, Tragjedia çame.., 59.240 Gazeta “Çamëria”, Tiranë, datë 16 tetor 1991.241 Po aty. 242 Ibrahim Hoxha, Viset kombëtare shqiptare nën shtetin grek. (Tiranë, Hoxha Tahsin, 2000), 269.243 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,127.

45

Page 46:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Me pretekstin e marrjes në pyetje të grave dhe vajzave të reja muslimane për fatin e burrave të tyre të larguar nga shtëpitë, autoritetet policore e ushtarake greke i dhunonin ato dhe i mbanin të mbyllura për ditë të tëra. Masakrat greke ndaj popullsisë shqiptare ishin selektive, duke dënuar për bashkëpunim me trupat italiane vetëm ata shqiptarë të fesë muslimane dhe jo shqiptarët ortodoksë. Gjatë ditëve të para të hyrjes së trupave greke në fshatrat çamë në mesin e nëntorit 1940, trupat greke dhe bandat e armatosura vranë në Viglisa 8 shqiptarë muslimanë.244 Këto veprime të ushtarëve dhe bandave greke shoqëroheshin nga plaçkitjet e banorëve të krishterë në pronat dhe shtëpitë e braktisura të shqiptarëve çamë. Në 16 nëntor të vitit 1940, trupat greke pasi grumbulluan në fshatin Nistë e Salicë burrat dhe të rinjtë shqiptarë vranë mbi 40 banorë, të cilët pasi i lidhën i masakruan nën breshërinë e armëve.245

Të detyruar prej masakrës së trupave ushtarake greke shumë banorë të Çamërisë u detyruan të lënë shtëpitë e tyre dhe t’i drejtohen kufirit të shtetit shqiptar. Për shkak të afërsisë me kufirin shqiptar, shumë banorë nga frika e luftimeve dhe e masakrave nga bandat greke braktisën tërësisht banesat e tyre. Dyndjet e mëdha të banorëve çamë e detyruan qeverinë shqiptare të merrte masa për strehimin e këtyre banorëve, duke i vendosur ata larg rrezikut të ushtrisë greke. Për shpëtimin e jetës së këtyre banorëve, vetë Prefekti i Gjirokastrës Daut Çarçani, në një letër dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme shqiptare, propozonte se strehimi i çamëve të ardhur fshehtas nga Greqia mund të bëhej në zonën e Beratit.246

Paralelisht me ofensivën ndaj trupave italiane në brendësi të territorit shqiptar, ushtria greke në Çamëri vazhdonte internimet dhe masakrat ndaj popullsisë shqiptare çame. Me pretekstin se, gjoja kishin përkrahur ushtrinë italiane gjatë hyrjes së saj në Çamëri, bandat greke dhe ushtria arrestonin, burgosnin, interrnonin dhe masakronin njerëz të pafajshëm. Si rezultat i replezaljeve të ushtrisë greke qindra banorë çamë, kryesisht të rinj dhe burra të aftë për luftë u interrnuan në ishujt më të largët të Greqisë. Vetëm në fillim të muajit dhjetor 1940, në burgun e Filatit mbaheshin të burgosur afërsisht 100 çamë dhe 6 prej tyre u ekzekutuan në vendin e quajtur Prapal.247 E sikur të mos mjaftonin rrahjet dhe torturimet nëpër burgjet greke, shumë çamë të aftë për punë, përdoreshin në punë të rënda në portet dhe rrugët e Çamërisë. Gjtaë këtyre muajve dhuna dhe plaçkitjet ndaj familjeve çame ishin të zakonshme në Çamëri.

Krahas krimeve të kryera ndaj banorëve shqiptarë të Çamërisë, trupat greke në ndjekje të ushtrisë së coptuar italiane, kaluan kufirin shqiptar duke hyrë thellë në territorin e Shqipërisë së jugut. Trupat greke filluan të pushtojnë me radhë qytetet shqiptare si Gjirokastrën, Përmetin, Korçën, duke mos kursyer as jetën e banorëve muslimanë të këtyre zonave. Në qytetet shqiptare të pushtuara prej grekëve, u vendosën këshilla të përbashkëta greko-shqiptare, por në të gjitha rastet numrin e anëtarëve të këtyrë organeve e dominonin grekët.

Në praktikë metodat greke të qeverisjes në zonat shqiptare të pushtuara prej tyre, ndoqën procedura, të cilat zakonisht ndiqen në raste pushtimi të një territori. Aty ku

244 Jani Sharra, Istoria tis periohis Igumenicas (1500-1950), (Athinë, 1985), 631.245 Hoxha, Viset kombëtare …, 268.246 AQSH, F.152, V.1940, D.208, fl.1.247 “Zëri i Çamërisë”, nr.5, Tiranë, datë 1.2.1946.

46

Page 47:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

grekët shihnin se ligjet shqiptare dhe zbatimi i tyre binte ndesh me interesat e ushtrisë greke, ndërhynin menjëherë duke vënë në zbatim ligjet e luftës, e në këtë mënyrë shqiptarët në trojet e pushtuara trajtoheshin në të njëtën mënyrë si dhe italianët.248 Komandantët e ushtrisë greke, krahas autoritetit ushtarak u përpoqën të ngrinin dhe organet vendore civile për të lënë të kuptohej se qëllimi i tyre nuk ishte pushtimi por çlirimi i Shqipërisë së Jugut.

Në fillim të dhjetorit të vitit 1940, trupat greke të komanduara nga gjeneral Kaçimitro, komandant i Divizionit VIII, pasi ngritën administratën civile në Delvinë, arrestuan dhe vranë disa shqiptarë muslimanë, një pjesë e tyre ishin banorë çamë të larguar nga Çamëria.249 Të gjitha këto veprime të grekëve krijuan përshtypjen, si te shqiptarët ashtu dhe te fuqitë perëndimore, se Greqia synonte marrjen e këtyre territoreve, duke realizuar kështu ëndrrën e saj për Epirin e Veriut. Një fakt të tillë e mbështet dhe ambasadori britanik në Athinë, i cili në një njoftim për eprorët e tij në Londër deklaronte se; “Qeveria greke nuk ka deklaruar kurrë me saktësi se çfarë ka ndërmend të bëjë, por unë jam krejtësisht i bindur se ata i kanë drejtuar sytë nga Epiri i Veriut”.250

Grekët e mbanin të çliruar prej italianëve Shqipërinë e jugut dhe këtë nuk e bënin për t’iu bërë favore shqiptarëve, por për ta patur nën Greqinë, me pretendimin se kishin arritur çlirimin e Epirit të Veriut. Një konfirmim të tillë e bënë Philip Nikolsi, shefi i Departamentit Jugor në Foreing Offise, i cili nisur nga fjalët e kryeministrit grek Metaksa, theksonte se; “Është e qartë se ajo që donte të thoshte gjenerali, është se Greqia lufton për çlirimin e Shqipërisë nga sundimi italian, por në asnjë mënyrë nuk ka ndërmend ta angazhojë veten për rivendosjen e një Shqipërie të Pavarur”.251

Për të arritur synimet e veta shoviniste në kurriz të mbajtjes së trojeve të Shqipërisë jugore, Greqia premtonte se ajo ishte e gatshme dhe merrte kurajon që t’i kërkonte aleates së saj Britanisë së Madhe të largohej nga ishujt grek. Në shkëmbim të kësaj marrëveshje me Boshtin, Greqia do të mbante tokat shqiptare të fituara me luftë kundër ushtrisë italiane. Për të realizuar këtë synim, kryeministri grek Metaksa, në dhjetor të vitit 1940, u mundua të fuste në lojë dhe Gjermaninë, duke dërguar për bisedime sekrete me gjermanët një nga njerëzit e tij më të besuar, Georgios Pesmatzoglou.252

Ëndrra e Greqisë për zotërimin e territorreve të Shqipërisë së Jugut ishte e hershme. Aq shumë i dëshironte Greqia këto territore shqiptare, sa që ishte gati t’i jepte fund konfliktit me Italinë vetëm në shkëmbim të territoreve shqiptare që tashmë gjendeshin nën pushtimin e ushtrisë greke. Lidhur me qëllimet e vërteta të grekëve ndaj Shqipërisë së Jugut, Mid’hat Frashëri do të shprehej se, “Duke parë vendosmërinë e Duçes për t’i shkuar deri në fund aksionit kundër Greqisë, atëherë grekët preferuan të vdisnin nga bajonetat dhe armët italiane, se sa të lëshonin tokat shqiptare të fituara, përfshi këtu dhe krahinën e Çamërisë”.253

248 PRO/FO. 371/29712 R442/149/90, Raport i Palairet datë 21 dhjetor 1940.249 Hoxha, Viset kombëtare …, 275.250 PRO/FO. 371/29712 R442/149/90, Raport i Palairet datë 21 dhjetor 1940. 251 Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze.., 51.252 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 51253 AQSH, F. 35 (Mid’hat Frashëri), fq.30.

47

Page 48:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Gjendja e rëndë ekonomike e krijuar si rezultat i zhvillimit të luftimeve në Çamëri dhe në gjithë rajonet e Shqipërisë së Jugut, e detyroi popullsinë shqiptare çame të emigronte në territoret më në brendësi të vendit. Të detyruar nga ashpërsimi i luftimeve, të masave ekstreme të qeverisë greke dhe autoriteteve vendore të Çamërisë, shumë familje çame vendosën të emigronin drejt Shqipërisë dhe më pak drejt Turqisë. Në qytetet e Vlorës dhe Beratit u vendosën mbi 1500 refugjatë çamë. Po ashtu në Lushnje u vendosën mbi 700 emigrantë came ndërsa në qytetin e Fierit rreth 1400.254 Shumica e këtyre familjeve u strehuan në barraka të ngritura enkas për refugjatët çamë të shpërngulur nga Greqia. Duke parë gjendjen e rënduar ekonomike në të cilat ndodheshin këto familje të ardhura, qeveria shqiptare vendosi t’i ndihmonte me ushqime, veshmbathje dhe ilaçe. Gjithashtu qeveria shqiptare mori masa për dhënien e një ndihme modeste financiare, duke iu dhënë nga një lek për çdo anëtar familjeve të strehuara në qytetet kryesore të vendit.255

Gjatë fundit të vitit 1940 dhe fillimit të vitit 1941, rreth 550 refugjatë çamë të ndihmuar dhe nga autortetet italiane, me kërkesën e zyrtarëve shqiptarë u zhvendosën për në Kozenca të Italisë për t’u strehuar në familjet e komunitetit të emigrantëve shqiptarë. Në njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Mëkëmbësit italian në Tiranë, drejtuar Komandës Superiore të Forcave ushtarake italiane lidhur me problemin e refugjatëve çamë, thuhet se, “përsa i përket refugjatëve shqiptarë nga Çamëria, autoritetet italiane kanë menduar që të dërgohen në Itali 550 prej tyre, të cilët do të sistemohen në komunat e banuara prej italo-shqiptarëve të provincës së Kozencës”.256 Në kuadër të sistemimit të refugjatëve çamë të shpërngulur nga lufta, vetëm në fund të muajit janar të vitit 1941, nga porti i Durrësit u nisën rreth 320 çamë, kontigjenti i parë ky i refugjatëve shqiptarë për në drejtim të Italisë.257

Krahas sistemimit të refugjatëve çamë në Itali, qeveria shqiptare mori masat dhe organizoi të gjitha strukturat e saj për të pritur refugjatët e shpërngulur nga trojet e tyre si pasojë e gjendjes së rëndë të krijuar prej luftimeve. Shumë shkolla, magazina, institucione shtetërore dhe ambjente të ndryshme publike u vunë në dispozicion të familjeve çame të shpërngulura nga Çamëria dhe rrethinat përreth saj. Në kuadër të këtyre masave, Prefekti i Shkodrës Riza Drini njoftonte Tiranën zyrtare, se në Shkodër ishin marrë të gjitha masat për sistemimin e familjeve çame të ardhura nga Greqia.258

Pasojat e luftës italo-greke për refugjatët çamë u ndien edhe pas rënies së Greqisë nën pushtimin italo-gjerman. Për gjendjen e refugjatëve çamë të shpërngulur si pasojë e luftimeve në luftën italo-greke, Nënprefektura e Bilishtit në mesin e muajit maj të vitit 1941, i përcillte Prefekturës së Korçës njoftimin se; “Parashtrohet se afro 820 persona Çamër q’ishin internuar nga Qeveria Greke n’Ishullin e Mitilenës, mrrijtën prej Follorine në Kapshticë në këmbë, mbasi deri në Follorinë kishin ardhur me tren. Janë gati të zbathur dhe të zhveshur, s’kanë as rroba fjetje. Mbrëmë që shkoj ja u shpërndam

254 AQSH, F.161, V.1940, D.48, fl.19, 32.255 Po aty., fl.19.256 Po aty., V.1941, D.7, fl.42-43.257 Po aty., fl.51258 Po aty., fl.76.

48

Page 49:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

për ushqim e fjetje familjeve të Kapshticës. Lutemi na urdhëroni mënyrën e veprimit për ushqimin dhe transportin e tyre”.259

Lufta ndaj Greqisë solli dhe shkatërrimin përfundimtar të atyre pak të mirave që pushtimi italian ishte munduar t’i sillte Shqipërisë. Në të gjithë qytetet kryesore shqiptare e kryesisht në rajonet e Shqipërisë së Jugut, me dekret të mbretit të Italisë u vendos ligji i luftës. Përveç ekonomisë, lufta italo-greke shkatërroi dhe atë pak ndjenjë irredentiste tek shqiptarët, të cilën italianët e ngritën me pará dhe propagandë të fuqishme. Ky shkatërrim i shpejtë i ushtrisë italiane në sytë e shqiptarëve, dalëngadalë bëri që një pjesë e nacionalistëve shqiptarë t’i kthenin sytë nga politika gjermane mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

1.5. Qëndrimi i shqiptarëve në luftën italo-greke.

259 Po aty., F. 217, V.1941. D.64, fl.67. Njoftim i Nënprefektit të Bilishtit Tare Shyti dërguar Prefekturës së Korçës në datë 14 maj 1941.

49

Page 50:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Megjithë propagandën e madhe të bërë në emër të bashkimit kombëtar të Çamërisë dhe viseve të tjera me Shqipërinë, mbështetja që siguruan italianët nga shqiptarët gjatë sulmit kundër Greqisë ishte i papërfillshëm. Pavarësisht thirrjeve dhe propagandës italiane për të tërhequr popullsinë shqiptare në konfliktin me Greqinë, shqiptarët qëndruan indiferent, duke mos u bërë pjesë e këtij konflikti të armatosur. Sipas Prof. B. Meta, propaganda e madhe italiane në Çamëri, e bërë në emër të çlirimit kombëtar nuk mundi të sigurojë më tepër se një simpati të përkohshme fillestare te shqiptarët, simpati kjo që pas pushtimit, do të shuhej shumë shpejt.260 Në sytë e shqiptarëve, lufta kundër Greqisë dhe arroganca e ushtrisë italiane pas hyrjes në Çamëri, shkatërroi dhe atë pak reputacion që italianët kishin mundur të blenin deri në këto çaste me paratë e tyre.

Autorë të ndryshëm shqiptarë janë të mendimit se, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të italianëve, propaganda e tyre për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk i siguroi Italisë asnjë repart ushtarak me shqiptarë nga Çamëria, e po ashtu ushtria italiane nuk pati në radhët e saj një numër të konsiderueshëm çamë.261 Numri i çamëve pjesëmarrës në ushtrinë italiane ishte i pakonsiderueshëm e për më tepër që, shumica e tyre ose ishin në rolin e udhërrëfuesit ose qëndronin në prapavijën e ushtrisë italiane. Pjesa më e madhe e popullsisë muslimane çame në Çamëri mbajti një qëndrim neutral ndaj sulmit italian kundër Greqisë. Çamët muslimanë u munduan që gjatë ditëve të para të sulmit të ushtrisë italiane të ruanin qetësinë dhe raportet e mira me popullsinë e krishterë të Çamërisë.262

Popullsia muslimane çame gjatë luftës italo-greke nuk ra viktimë e propagandës fashiste për t’u bashkuar trupave italiane në sulmin ndaj Greqisë. Ajo mbajti përgjithësisht një qëndrim asnjanës, pavarësisht rrethanave të krijuara nga administrate civile dhe ushtarake greke para dhe gjatë fillimit të këtij sulmi.

Thyerja dhe disfata që pësoi ushtria italiane që në ditët e para të sulmit, krijoi bindjen te shqiptarët se, ushtria italiane s’ishte gjë tjetër veçse një ushtri pushtuese dhe e pamotivuar. Një fakt i tillë ndikoi në rritjen e rezistencës antiitaliane në tërë Shqipërinë. Si rezultat i rritjes së rezistencës shqiptare, trupave italiane iu duhej t’i kushtonin vëmendje të madhe dhe rritjes së rezistencës së lëvizjes shqiptare në Shqipëri. Kudo në qytetet kryesore shqiptare, kuesturat italiane njoftonin Jakomonin dhe hierarkët e lartë fashistë në Tiranë mbi traktet e hedhura dhe lajmet që shpërndaheshin kudo mbi braktisjen e frontit të luftës dhe bashkimin e armëve me trupat greke.263 Krahasuar me shumat e mëdha dhe premtimet e bëra nga italianët për të fituar besimin dhe përkrahjen e shqiptarëve, rezultati ishte tepër i vogël, madje i papërfillshëm. Agjentët shqiptarë i

260 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 148.261 Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi IV, (Tiranë, Toena, 2008), 151.262 AQSH, F. 151, V. 1944, D.101, fl.8-9. Promemorje e një përfaqësie të çamëve me banim në Tiranë, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, lidhur me gjendjen e shqiptarëve çamë në Çamëri, datë, 23.3.1944.263 AQSH, F.149, V.1940, D.1/95, fl.1-3. Njoftime të Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar Këshillit të Ministrave Tiranë mbi trakte të shpërndara në shumë zona, kryesisht në viset jugore të Shqipërisë, ku i bëhej thirrje popullit shqiptar të bashkonte armët me ushtrinë greke, kundra asaj italiane.

50

Page 51:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

kishin bindur funksionarët italianë se shqiptarët madje dhe grekët përtej kufirit do të ishin të gatshëm të ndihmonin trupat ushtarake italiane të depërtonin me lehtësi.

Lidhur me mbështetjen që popullsia çame i dha ushtrisë italiane, autori grek Jani Sharras shprehet se; “Pavarësisht propagandës së fuqishme që italianët kishin bërë para fillimit të konfliktit të armatosur, me hyrjen e ushtrisë së saj në territotin grek, asnjë shqiptar çam nuk iu bashkua ushtrisë fashiste të Musolinit”.264 Në të vërtetë, pas propagandës së fuqishme të italianëve në favor të rivendikimeve shqiptare dhe të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, pati disa elementë nacionalistë të cilët iu bashkuan ushtrisë italianë. Në emër të bashkimit të Çamërisë me trungun shqiptar, nacionalistët çamë, zgjidhjen e çështjes kombëtare e shihnin në mbështetjen e madhe të Italisë fashiste.

Pas zhgënjimit të pësuar që në ditët e para nga komanda italiane lidhur me administrimin e krahinës së Çamërisë, trupat shqiptare filluan të braktisin ushtrinë italiane. Batalioni me vullnetarë shqiptarë pjesë e ushtrisë italiane, i përbërë kryesisht nga emigrantë çamë të përzënë me forcë nga Greqia, e braktisën ushtrinë italiane sapo mësuan qëllimet e vërteta të Italisë fashiste. Çamët për asnjë moment nuk e fshehën dëshirën dhe vullnetin e tyre për të luftuar në krah të grekëve kundër ushtrisë italiane. Por grekët nuk dëshironin që shqiptarët të merrnin pjesë në këtë luftë me qëllimin për ta përdorur këtë si pretekst për spastrimin etnik pas përfundimit të luftës. Mbi 1800 ushtarë djem të rinj çam pjesë e ushtrisë së rregullt greke, u çarmatosën dhe u lanë të kryenin detyra të rëndomta xheniere. Ata kryesisht u ngarkuan në thyerjen e gurëve dhe në rregullimin e rrugëve malore për nga ku do të kalonte ushtria greke. Këto veprime qeveria greke i ndërmerrte pasi ajo e paragjykonte popullsinë çame, si bashkëpunëtore të armikut për shkak të dëshirës së saj për bashkimin me trungun e shtetit shqiptar.265

Një pjesë e konsiderueshme e autorëve grekë e pranojnë politikën shoviniste dhe përjashtuese që përdori shteti grek ndaj popullsisë çame në prag të sulmit italian ndaj Greqisë. Përjashtimi që iu bë djemve shqiptarë nga ushtria greke,- thotë historiani Jani Sharra, bëri që mbi 2000 djemë të mos ishin mbështetje për prapavijën e ushtrisë greke. “Në këtë mënyrë,- thotë ai- nëse këta djemë çamë do të ishin pjesë përbërëse e ushtrisë greke, atëherë dhe familjet e tyre nuk do të jepnin kurrfarë ndihme për ushtrinë italiane, përkundrazi ata do të sulmonin bashkë me ta”.266 Megjithë kërcënimet e ndjenjat antishqiptare të shfaqura nga qeveria greke dhe segmente të saj, djemtë çamë të rekrutuar në ushtrinë greke i zbatuan me përpikmëri çdo detyrë të ngarkuar, duke dashur të kontribuonin në çështjen e lirisë së shtetit grek.

Autori grek Jorgos Margaritis, me shumë të drejtë evidenton faktin se, ishin vetë grekët ata që kontribuan në qëndrimin e popullsisë çame, duke krijuar klimën e mosbesimit ndaj shqiptarëve muslimanë çamë dhe duke i shtyrë ata drejt rrugës së bashkëpunimit me pushtuesit ose indiferencës ndaj ngjarjeve që po ndodhnin.267 Më tej J. Margaritis argumenton se, rritja e presionit të autoriteteve civile dhe ushtarake greke në prag të pushtimit italian, për rekrutimin e të rinjve dhe burrave çamë në ushtrinë greke,

264 Sharra, Istoria tis periohis Igumenicas.., 615.265 Po aty., 615.266 Po aty., 604.267 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,125.

51

Page 52:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

bëri që shumë prej tyre të dezertonin dhe të kalonin në anën tjetër të kufirit.268 Si pasojë e këtyre veprimeve arbitrare, një pjesë e djemve dhe burrave çamë ose u bashkuan me ushtrinë italiane ose qëndruan në kufijtë e shteti shqiptar, duke pritur me shpresë se një ditë do të riktheheshin në shtëpitë dhe familjet e tyre.

Autori tjetër grek Lambros Baltsiotis, duke pranuar faktin se në prag të pushtimit italian të Çamërisë mbi popullsinë shqiptare çame është ushtruar presion dhe kërcënime nga administrata ushtarake greke, argumenton se, këto veprime të qeverisë greke i dhanë komunitetit çam prova për një perceptim negativ nga ana e autoriteteve greke të krahinës për minoritetin çam.269 Arrestimet dhe internimet e kryera nga autoritetet lokale greke të Çamërisë ndaj krerëve çamë, sipas L. Baltsiotis, e lanë popullsinë çame pa udhëheqës, një faktor ky mjaft i rëndësishëm që sipas autorit, ndikoi në sjelljen e tyre të mëpasme ndaj grekëve.270

Studiuesja greke, Georgia Kretsi, (Xhorxhia Kretsi), lidhur me mbështetjen që siguroi Italia fashiste nga shqiptarët në Çamëri thekson faktin se, autoritetet italiane u mbështetën vetëm prej shqiptarëve çamë të pasur, të cilët më parë kishin qenë viktimë e politikave ekonomike dhe abuzimeve të ndjekura nga shteti grek.271 Edhe autori H. Isufi mbështet faktin se, qeveria greke ndërmori disa veprime që zbuluan qartë dyshimet dhe mosbesimin ndaj minoritetit çam në Greqi. Sipas këtij autori, Athina zyrtare, si në mobilizimin e parë në vitin 1939, ashtu dhe në të dytin në gusht të vitit 1940, në prag të konfliktit italo-grek, i përjashtoi çamët muslimanë nga mobilizimi ushtrak.272 Përjashtimin e të rinjvë dhe burrave çamë nga e drejta për të qenë pjesëmarrës në ushtrinë greke e pranon dhe autori grek Jani Sharras, i cili thekson faktin se, me përjashtimin që shteti grek iu bëri çamo-shqiptarëve nga e drejta për t’u mobilizuar në ushtri, tregoi hapur mungesën e besimit të autoriteteve greke ndaj popullsisë shqiptare çame.273 Në këtë mënyrë, fryma antishqiptare që ekzistonte në Çamëri, si dhe mohimi i të drejtave dhe lirive themelore qytetare të popullsisë çame prej shtetit grek, iu dha mundësi italianëve që të përhapnin me shpejtësi propagandën e tyre fashiste në radhët e një pjese të kësaj popullsie.

Ndjenja e mosbesimit ndaj shqiptarëve muslimanë ishte e përhapur në të gjitha nivelet e shoqërisë, politikës dhe të ushtrisë greke. Vetë kapiteni i xhandarmërisë së Filatit, Stavridhis, duke kërcënuar haptazi shqiptarët muslimanë çamë deklaronte se: “Ju muslimanët e Çamërisë, prisni që të vijë këtu Italia dhe Shqipëria. Ju lajmëroj se ajo ditë nuk do të vijë kurrë, por edhe sikur të vijë ne grekërit jemi 7 milionë e gjysmë dhe nuk do të lemë asnjë çam të gjallë. Ne do t’ju therim të gjithëve”.274 Të tilla kërcënime bëheshin me qëllim që të trembnin popullsinë çame dhe të detyronin banorët shqiptarë të largoheshin nga shtëpitë e tyre nën presionin e armëve të xhandarmërisë greke.268Po aty., 125-126.269 Lambros Baltsiotis, The Muslim Chams of Northwestern Greece, European Journal of Turkish Studies, Dhjetor 2011, fq.11.270Po aty. 271 Georgia Kretsi, The secret Past of the Greek-Albanian Bordelands. Cham muslims Albanians: Perspectives on a Conflict over Current Rights. Ethnologia Balkanica, (Sofje, Vol.6, 2002). 176.272 Isufi, Musa Demi,221-222.273 Sharra, Istoria tis…604-605.274 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.16.

52

Page 53:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Krahas kësaj dhe politika zyrtare e Athinës me veprimet dhe mosveprimet e saj ndikoi në rritjen e mosbesimit ndaj shqiptarëve dhe në thellimin e mosmarrëveshjeve. Këtë e verteton më së miri dhe deklarata e kryeministrit grek Metaksa, i cili gjatë ofensivës greke kundër trupave italiane në qytetin e Korçës, deklaroi në një radio greke se; “Greqia po lufton edhe për çlirimin e Shqipërisë”.275 Ajo që të bie në sy në qëndrimin grek është fakti se, në deklaratën e kryeministrit grek nuk gjejmë asnjë fjalë për pavarësinë e Shqipërisë edhe pse ky vend ashtu si dhe Greqia ishin të pushtuara nga i njëjti armik i përbashkët. Greqia dhe kryeministri i saj ishin të interesuar të mbanin të pushtuar gjithë Shqipërinë e Jugut, të paktën deri në përfundim të luftës. Me këtë veprim grekët do të pretendonin nga konferenca e paqes, një ndarje të padrejtë dhe mbajtjen nën zotërimin e tyre të tokave që për ta konsideroheshin të çliruara nga vet grekët. Fjalëve të Metaksait nuk i besonin as miqtë e tyre britanikë, të cilët do të shpreheshin se, “Metaksa i shpalli botës se Greqia lufton edhe për çlirimin e Shqipërisë, porse në të vërtetë çdo njeri e di se asnjë grek nuk i jep as më të voglën rëndësi çështjes sa që të derdhë gjakun e vet për lirinë e shqiptarëve”.276

Vetëm një ditë para sulmit italian kundër Greqisë, Ministria e Brendshme shqiptare njoftonte Mëkëmbësin e Përgjithshëm se në krahinat jugore të Shqipërisë, avionët britanikë kishin hedhur nga ajri broshura, me anë të të cilave i bënin thirrje popullit shqiptar që të bashkonte armët me ushtrinë greke kundër asaj italiane. Në tekstin e kësaj thirrjeje thuhej se; “Shqipëria kurdoherë ka qenë krenare e lirisë së sajë dhe Greqia gjithnjë e ka respektuar dhe sot rreziku është i përbashkët, pasi Musolini dhe Hitleri duan të bëjnë popujt e Ballkanit shërbëtorë të interesave të tyre”.277

Pas sulmit italian të Greqisë ndryshoi dhe qëndrimi i diplomacisë britanike ndaj Shqipërisë dhe synimeve greke për aneksimin e tokave të jugut. Britanikët menduan se kishte ardhur momenti i duhur për të aktivizuar Ahmet Zogun në përgatitjen e rezistencës shqiptare kundër ushtrisë italaine. Sipas, britanikëve një kryengritje e mundshme shqiptare do të ishte një thikë pas shpine në prapavijën e ushtrisë italiane. Në këtë mënyrë ushtria greke do t’a kishte më të lehtë të thyente forcat italiane që ndodheshin brenda territorit të Greqisë. Ahmet Zogu e pa këtë propozim të britanikëve si një mundësi për të vënë në vend drejtësinë për largimin e tij nga Shqipëria si dhe për të provuar kredibilitetin e tij të humbur në sytë e shqiptarëve.

Në një takim që Zogu pati me Andrey Rajan, ish përfaqësuesit britanik në Tiranë para pushtimit italian, i kujtoi bashkëbiseduesit britanik se, ai ishte në gjendje të thërriste nën armë mbi 30 000 besnikë të tij dhe t’i pajiste ata me 10 000 pushkë, të cilat deri tani qëndronin të fshehur në Veriun e Shqipërisë.278 Nuk vonoi shumë dhe Zogu këtë plan konkret më 8 nëntor 1940 e paraqiti përpara zyrtarëve të Foreign Office. Gjatë parashtrimit të detajeve lidhur me planin e tij, Zogu propozonte që ai vet të shkonte në Stamboll dhe të organizonte atje rreth 14 000 shqiptarë, duke krijuar një forcë të mirëfilltë ushtarake.279

275 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 119.276 AIH, PRO/FO. 371 File Nr.24868. Përkujtesë e P. Dikson datë 11 dhjetor 1940.277 AQSH, F.149, V.1940, D.I/95, fl.3.278 Fischer, Shqipëria gjatë luftës..,152.279 Po aty.

53

Page 54:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Disfata në ditët e para të pushtimit, të ushtrisë italiane, u konsiderua nga Ahmet Zogu si mundësia më e mirë për të bindur qeverinë e Metaksait se, ishte në dobi të interesave të përbashkëta të të dy vendeve, që të lidhej një aleancë kundër Italisë fashiste. Në shërbim të kësaj aleance, Zogu do të ndihmonte edhe me forca ushtarake, duke premtuar se do të mobilizonte 400 ushtarë, të cilët do të ishin të gatshëm të marshonin drejt Selanikut, ku së bashku me shqiptarët që ndodheshin në Greqi, të cilët ishin mobilizuar nga agjentët anglezë do të hidhshin më pas në Shqipëri.280 Sipas planit të detajuar me këtë forcë ushtarake do të bashkoheshin edhe vullnetarët shqiptarë emigrantë në Jugosllavi. Sipas këtij projekti, trupat shqiptare të inkuadruara në ushtrinë italiane në Shqipëri, të dislokuara në kufirin shqiptaro-grek, ishin të gatshëm të sabotonin operacionet e ushtrisë italiane në rastin e një sulmi ndaj Greqisë dhe ishin gati gjithashtu, të bashkërendonin veprimet ushtarake me ushtrinë greke.281 Pothuajse në një zë të vetëm, personalitete shqiptare dhe shoqata të ndryshme të emigrantëve shqiptarë e dënuan agresionin e Italisë kundër Greqisë. Personalitete dhe përfaqësues kryesorë të shqiptarëve të diasporës si, Tajar Zavalani me qëndrim në Londër dhe Mirash Ivanaj në Stamboll, vetëm dy ditë pas sulmit italian ndaj shtetit helen, i drejtohen ambasadave greke në vendet respektive duke shprehur solidaritetin e tyre me fqinjët grekë dhe duke nënvizuar se, “të njëjtin fat kishte pësuar dhe Shqipëria e tyre”.282

Edhe banorët shqiptarë të krahinave jugore iu bënë thirrje forcave greke që bashkërisht të luftonin kundër italianëve. Shqiptarët ishin të gatshëm të formonin 4 batalione, të cilët nën flamurin shqiptar do të luftonin përkrah forcave greke, por kjo përpjekje e tyre u kundërshtua nga qeveria greke.283 Thirrjes së shqiptarëve për të luftuar përkrahë grekëve kundër të njëjtit armik, iu bashkuan dhe figura qëndrore të politikës londineze. Në një mesazh drejtuar popullit shqiptar me rastin e 28 Nëntorit 1940, Lordi Cecil (Sesil) ndër të tjera do të theksonte se; “Do të ishte mirë që miqtë tanë grekë të bashkojnë përpjekjet e tyre me shqiptarët për ta goditur agresorin”.284 Oferta për bashkëpunim midis shqiptarëve dhe grekëve në luftë kundër italianëve erdhën dhe nga legata shqiptare në Turqi si dhe nga shqiptarët në diasporë. Legata shqiptare në Turqi i kërkoi qeverisë helene të lejonte formimin e një regjimenti shqiptar, i cili do të luftonte bashkë me grekët kundër trupave italiane, por kjo të bëhej nën flamurin shqiptar. Sipas këtij propozimi, trupat shqiptare nën komandën e oficerëve shqiptarë do të ishin pjesë përbërëse e ushtrisë greke, duke luftuar kundër të njëtit armik.285

Në vazhdimësi të politikës shoviniste dhe aneksioniste, qeveria greke me mbështetjen dhe të Londrës hodhi poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me shqiptarët dhe mbretin Zog. Pasojë e kësaj prapavije në politikën greke ishin dhe refuzimet e njëpasnjëshme që Metaksa i bënte vullnetit të shqiptarëve dhe të Ahmet Zogut për të bashkëpunuar në luftë kundër italianëve. Në funksion të propagandës helene, kryeministri grek nuk pranoi as idenë e Zogut për t’u bërë shqiptarëve thirrje nëpërmjet radio Athinës, 280 AQSH, F. 153, V.1940, D.39, fl.69.281 Po aty. 282 Puto, Lufta italo-greke, 378-379. Shtojcë e dokumenteve mbi pjesmarrjen e Shqipërisë në luftën italo-greke.283 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, 43-45284 O. Pearson, Albania in oçupation and Ëar, vol. 2, (Neë York, 2005), 76285 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 54.

54

Page 55:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1940 dhe të bashkonin armët me popullin fqinj grek kundër ushtrisë italiane.286

Nga fundi i shkurtit të vitit 1941, qeveria greke hodhi poshtë një tjetër përpjekje të Ahmet Zogut për të transmetuar një thirrje nga Radio BBC me qendër në Londër, pasi sipas Metaksait, shprehja që do të përdorej nga Zogu gjatë kësaj interviste se, ai (Zogu):- shpresonte që një ditë t’i shihte shqiptarët të lumtur dhe të bashkuar brenda kufijve të ligjshëm, përbënte një ekuivok për të ardhmen e Shqipërisë dhe në veçanti për Çamërinë.287

Refuzimi i ofertave dhe të kërkesave të shqiptarëve për bashkëpunim me trupat greke, bëhej qëllimisht nga qeveria greke. Ky refuzim fshihte në vetvete një prapaskenë të menduar hollësisht nga politika greke. Qeveria e Athinës me anë të refuzimit që iu bënte thirrjeve të shqiptarëve për bashkëpunim, donte të krijonte përshtypjen në arenën ndërkombëtare se asnjë shqiptar, qoftë dhe minoritar, nuk dha ndihmë në largimin e pushtuesve italianë. Duke menduar se kjo luftë do të ishte e shkurtër dhe se aspiratat e saj do të ishin afatshkurtra, grekët kishin një tjetër qëllim më shpresëdhënës, atë të politikës së tyre antishqiptare pas përfundimit të luftës. Duke parë refuzimet e njëpasnjëshme të politikës greke ndaj ofertave bujare të shqiptarëve për bashkimin e armëve, na duket mëse i drejtë konstatimi që bën Prof. B. Meta, i cili shprehet se, nëse grekët do të kishin pranuar bashkëpunimin me shqiptarët kundër ushtrisë italianë, atëherë pushtimi i Italisë në të dy vendet do të kishte qenë mjaft i shkurtër.288

Megjithë përpjekjet e shumta të ardhura nga shqiptarët, për fat të keq asnjë marrëveshje nuk u arrit, sepse disfata e ushtrisë italiane dhe kundërsulmi i ushtrisë greke, e cila u fut në Korçë, Gjirokastër, Himarë, Leskovik, Delvinë, në vend që të shërbente si faktor për të inkurajuar popullin shqiptar për bashkëpunim dhe luftë kundër armikut të përbashkët, zgjoi ëndrrat e vjetra shoviniste greke. Në kushte të tilla, kur ushtria greke ndodhej në brendësi të territorit shqiptar duke mbajtur të pushtuara krahinat e jugut të synuara prej kohësh, nuk kishte se si të merrej në konsideratë kërkesa e shqiptarëve për bashkëpunim. Në fazën e euforizë që kishte përfshirë politikën greke për këtë sukses ndaj trupave italianë, kërkesa e shqiptarëve për të bashkuar armët me ushtrinë greke ishte e parakohshme. Dëshirën e shovinistëve grekë e mbështeti dhe politika londineze, e cila mendonte se për sa kohë që Greqi ishte e aftë të mbante të pushtuara territoret e Shqipërisë së Jugut, përse të mos i zotëronte ato deri në përfundim të luftës.289

Një nga arsyet e mosrealizimit të bashkëpunimit me Athinën ishin edhe kundërshtimet e forta të qeverisë greke në ekzil në Londër. Qeveria greke dhe mbreti i saj në Londër ishin kundër angazhimit personal të Ahmet Zogut, në organizimin e një kryengritjeje antiitaliane në Shqipëri. Shqetësimi më i madh i Athinës zyrtare dhe qeverisë së saj në mërgim ishte përfshirja e britanikëve për të organizuar një kryengritje në Shqipëri, e cila më pas do të sillte rritjen e lëvizjes antifashiste në vend. Sipas qeverisë greke, kjo do të thoshte se pozita e Shqipërisë pas luftës do të ishte e forcuar dhe e pacënuar nga akuzat greke, të cilat e identifikonin Shqipërinë jo vetëm si bashkëpunëtore

286 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës..,153.287 PRO/FO, 371/29714 R1804/187/90, Raport i Palairet nga Athina më 25 Shkurt 1941.288 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 54.289 Puto, Nëpër analet e diplomacisë.., 35.

55

Page 56:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të fashizmit, por edhe si inisiatore të sulmit ndaj Greqisë. Është fakt, se një pjesë e diplomacisë britanike ndikohej nga politika greke.

Italianët për të justifikuar dështimin e tyre dhe organizimin e dobët të ushtrisë akuzonin shqiptarët si shkaktarë të kësaj disfate. Periudha e fillimit të luftës italo-greke korespondonte me punët në bujqësi për shqiptarët. Gjendja e tyre ekonomike dhe e familjeve të tyre nuk jua lejonte pjesmarrjen në forcat ushtarake italiane. Gjatë kohës së mobilizimit ushtarak në muajin korrik 1940, shqiptarët kujdeseshin për të korrat e tyre dhe për punët në bujqësi.290 Pjesëmarrja e dy batalioneve me trupa shqiptarë në radhët e ushtrisë italiane u bë në kuadër të dekreteve mbretërore italiane për shkrirjen e xhandarmërisë shqiptare dhe inkuadrimin e saj me ushtrinë italiane. Megjithë pjesmarrjen e këtyre trupave në radhët e ushtrisë italiane, zyrtarët italianë vinin re mungesën e vullnetarëve nga radhët e intelektualëve, madje edhe të atyre që deri tani kishin qenë pro italian.291

Mareshalli i ushtrisë italiane, Badolio, në kujtimet e tij shkruan se; “Forcat shqiptare që bënin pjesë në divizionet tona tradhëtuan duke kryer sabotime apo në shumë raste dhe duke kaluar në anën e grekëve”.292 Në përgjithësi dhe gjeneralët italianë në drejtim të trupave në terren, e pranonin se “tradhëtia” e shqiptarëve dhe kalimi i tyre në anën greke bëri që disfata e ushtrisë italiane të ishte më e afërt.293 Vetëm pas arritjes së fitores me ndihmën e gjermanëve, Musolini nuk do të harronte që t’iu bënte qejfin shqiptarëve duke deklaruar se: “Kontributi dhe disiplina e admirueshme e popullit shqiptar është për t’u admiruar”.294

Lajmin se xhandarmëria dhe populli shqiptar nuk po i përgjigjej mobilizimit në radhët e ushtrisë italiane për të shkuar në frontin grek e konfirmonte dhe agjencia prestigjoze e lajmeve në Londër, Rojter. Në një njoftim të kësaj agjencie që mban datën 31 tetor 1940, thuhet se; “Mobilizimi i Shqipërisë dështoi krejtësisht dhe se xhandarët shqiptarë që ishin ngarkuar të mblidhnin të thirrurit ikën të gjithë duke u rekrutuar në çetat greke, që kanë invaduar një pjesë të tokës shqiptare”.295 Po kjo agjenci në lajmet e saj të datës 22 dhjetor 1940, njoftonte se ushtarët shqiptarë të mobilizuar me forcë kanë ngritur krye dje në një sektor të prapavijave italiane duke u shkaktuar humbje trupave italiane.296 Si për të treguar se lufta e nisur nga italianët nuk ishte çështje që u përkiste shqiptarëve, majori Fuat Dibra së bashku me të gjithë trupat e batalionit shqiptar që ai drejtonte refuzoi të luftonte përkrah ushtrisë italiane.297

Pothuajse në të gjitha qytetet kryesore shqiptare shpërthyen protestat antiitaliane, ku të pranishmit u bënin thirrje ushtarëve shqiptarë të lëshonin armët dhe të mos luftonin kundra popullit grek, madje dhe të bashkonin armët e tyre me ushtrinë greke kundër asaj italiane.298 Kësaj thirrje iu përgjigj dhe batalioni “Tomori”, ku mbi 500 ushtarë shqiptarë 290 Puto, Lufta italo-greke.., 79.291 DDI, Serie 9, Vol.VI, dok.152, fq.162.292 Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi IV, 44.293 Puto, Lufta italo-greke…, 379.294 Gazeta “Tomori”, Tiranë, datë 17 prill 1941.295 AQSH, F.161, V.1940, D.1202, fl.4. Njoftim i Agjencisë Rojter, datë 1 Nëntor 1940.296 Agjencia Rojter, datë, 22 dhjetor 1940. Cituar sipas Puto, Lufta italo-greke…,379.297 AQSH, F.153, V.1940, D.54, fl.19.298 Po aty., D.39, fl.143-144.

56

Page 57:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dezertuan nga radhët e ushtrisë italiane e iu drejtuan shtëpive dhe familjeve të tyre.299 Dezertimi në masë i batalioni “Tomori”, sipas autoriteteve italiane kishte lënë një përshtypje të keqe tek ushtria italiane dhe ata shpresonin që ky lajm të mos përhapej te të gjithë ushtarët, pasi pasojat do të ishin mjaft të rënda.300

Po ashtu dhe vet qeveria greke në mërgim në Londër, gjithë entuziazëm do të pranonte faktin se trupat shqiptare po dezertonin nga radhët e ushtrisë italiane, duke u përqëndruar në një kamp në Shqipërinë e Mesme. Batalioni Çamëria i përbërë nga trupa shqiptare të xhandarmërisë dhe nga vullnetarë çamë që në muajin dhjetor 1940, pothuajse ishte shpërbërë i tërë. Të vetmet trupa ushtarake shqiptare të cilat besonin ende te fitorja e ushtrisë italiane dhe te bashkimi kombëtarë i Çamërisë me Shqipërinë ishin trupat e pakta të udhëhequra nga nacionalistët çamë si, Nuri Dino, Azis Çami etj..301 Njoftimet e shumta bënin fjalë për dezertim të oficerëve të rekrutuar, të cilët braktisnin pozicionet e tyre luftarake madje shpesh duke bërë dhe qëndresë ndaj oficerëve italianë.302 Në shumë raste nga terreni jepeshin lajme për kryerje akti sabotazhi nga shqiptarët, duke prerë tela telefoni, atentate kundër ushtrisë italiane, dhënie informacioni sekrete ushtrakëve grekë etj,.303

Megjithë masat shtrënguese të organeve të qeverisë fashiste në Tiranë kundrejt familjeve të ushtarëve që dezertonin nga radhët e ushtrisë italiane, përsëri lista e shqiptarëve që refuzonin të merrnin pjesë në frontin grek shtohej nga dita në ditë.304 Përveç dezertimeve në masë, të shpeshta ishin dhe rastet e thyerjes së urdhërave në front nga ana e ushtarëve shqiptarë, të cilët refuzonin t’u bindeshin eprorëve të lartë të ushtrisë italiane. Në shumë raste kundërshtitë e ushtarëve shqiptarë për t’iu kundërvënë komandantëve italianë shkonin deri në konfrontime të armatosura midis tyre. Ushtarët shqiptarë ishin krejtësisht të pamotivuar për të qënë pjesë e ushtrisë italiane, megjithë propagandën e madhe që bëhej, si dhe pagesat e larta që ofroheshin prej autoriteteve italiane për të qëndruar në frontin e luftës.305 Pas tre muajsh luftime, trupat vullnetare shqiptare dhe ato të rregullta të inkuadruara në ushtrinë italiane nuk ksihin asnjë motiv për të vazhduar luftën.

Një prej figurave të shquara të lëvizjes nacionaliste shqiptare Mid’hat Frashëri, pavarësisht dëshirës për ta parë një ditë Çamërinë të bashkuar më Shqipërinë, ishte krejt në kundërshtim me vijën e ndjekur nga disa elementë të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Në një promemorje dërguar Jakomonit në shkurt të vitit 1941, M. Frashëri shprehej se: “Është detyra jonë patriotike, e të gjithë shqiptarëve si dhe e qeverisë në detyrë të bëjë të ditur në këtë moment tragjik të historisë tonë, pikpamjen tonë qeverisë së Romës lidhur me zhvillimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë”.306 Duke e konsideruar një gabim trashanik të qeverisë italiane përfshirjen e Shqipërisë në luftën 299 Po aty., D.54, fl.37.300 Po aty., F.161 , V.1940, D.516, fl.1.301 Hoxha, Viste kombëtare shqiptare…, 280.302Puto, Lufta italo-greke.., 262.303 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 118.304 AQSH, F.152/2, V.1941, D.345, fl.1-41.305 Po aty., V.1942, D.610, fl.1-4.306 Po aty., F.35, V.1941, D.37, fl.28. Promemorje e Mid’hat Frashërit dërguar Mëkëmbësit italian në Shqipëri Francesko Jakomoni, shkurt 1941. Origjinali është në frëngjisht.

57

Page 58:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

kundër Greqisë, M. Frashëri ngrinte zërin dhe u bënte thirrje shqiptarëve të mos luftonin për një çështje që nuk u përkiste aspak atyre. “Cilatdo qofshin marrëdhëniet midis Italisë dhe Greqisë, shprehej Mid’hat Frashëri,- qeveria italiane kurrsesi nuk mund të n’a përdorë ne shqiptarëve në luftën e saj kundër Greqisë”.307

Për shqiptarët edhe pse Italia fashiste dhe kryesisht shtypi i saj kishte propaganduar me të madhe se një nga qëllimet kryesore të kësaj lufte ishte emancipimi i Çamërisë dhe bashkimi i saj me atdheun mëmë, pjesëmarrja në luftën kundër Greqisë ishte në dëmin e tyre. Shqiptarët e konsideronin një gabim të madh luftën ndaj Greqisë, pasi i tillë kishte qënë dhe për ta pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste.

Sulmi kundër Greqisë ishte një shembull i dështimit të politikës së fashistëve, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin llogaritë me realitetin e ri gjeo-politik në Europë. Historiani Bernd Fischer jep një statistikë të frikshme, kur përmend faktin se vetëm pak muaj përpara sulmit ndaj Greqisë, Musolini me një urdhër të tij, çmobilizoi mbi 600.000 ushtarë italianë të mirëstërvitur duke i dërguar ata në shtëpi. Sipas këtij autori, urdhri i Musolinit erdhi në një kohë fare të papërshtatshmë dhe u mor pa u konsultuar me komandantët e gjeneralët e ushtrisë italiane.308 Si rezultat pjesa e mbetur e ushtrisë, e cila u dërgua në frontin italo-grek ishin ushtarë të pastërvitur dhe jo të përgatitur për të ndërmarrë luftime të këtij niveli.

Jakomoni e justifikonte dështimin e trupave italiane përballë atyre greke, me faktin se Italia nuk ishte e përgatitur seriozisht për sulmin, pasi sipas tij, Italia vetëm sa donte ta frikësonte Greqinë për të dorëzuar vullnetarisht krahinën e Çamërisë. Zyrtarët e lartë fashistë në Romë dhe Tiranë do të pranonin me dhimbje se, humbja e prestigjit ushtarak italian në Greqi erdhi si pasojë e pamjaftueshmërisë së përgatitjes ushtarake, përkundrejt entuziazmit dhe euforisë së madhe që i parapriu këtij sulmi.309

Hitleri, që në fillim të nisjes së fushatës italiane kundër Greqisë e kishte parë atë si fillimin e disfatës së trupave të Boshtit ndaj Aleatëve perëndimorë. Krejtësisht i zhgënjyer nga veprimi i nxituar i Duçes, Hitleri do të shprehej se, “hyrja e befasishme e Italisë në luftës kundër Greqisë u dha fitoret e para armiqve tanë”.310

Sipas historianit italian I. Montaneli, një nga shkaqet kryesore të dështimit të ushtrisë italiane, si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi ishte se, gjeneralët e saj më shumë përpiqeshin që të ruanin postin e tyre zyrtar se sa pozicionet në betejë. Përveç kësaj, Montaneli, e shikonte disfatën e ushtrisë fashiste në faktin se, ky qytetërim nuk kishte se çfarë t’i ofronte më njerëzimit. “Më shumë se sa disfata,- thotë ai,- ajo që më ka prekur më shumë është mënyra se si erdhi kjo disfatë”.311

Kur Italia zyrtarisht zbriti në fushën e betejës në vitin 1940, ajo ishte krejtësisht e papërgatitur ushtarakisht dhe psikologjikisht e rrënuar. Ajo thjesht ishte e lodhur nga retorika e përsëritur e luftës që ofronte Musolini dhe gjeneralët e tij. Nevojat e brendshme të fuqive fashiste diktonin një qëndrim agresiv ndaj botës së jashtme. Për të ekzistuar si pushtet real dhe për të kryer funksionet e tij, fashistët duhet të bënin përpjekjet e

307 Po aty., fl.23.308 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës.., 121.309 Jakomoni, Politika e Italisë.., 284.310 Cervi, Storia della Guerra di Greçia, 12.311 Montaneli, Cervi, L’Italia ….,311.

58

Page 59:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

nevojshme në mënyrë që të dominonin ato shtete me të cilat ata mendonin se kishin një strukturë të ngjashme autoritare. Prandaj dhe Greqia u zgjodh si një aleat-armik shumë i favorshëm për t’u pushtuar.

Arsyeja se pse italianët nuk u përkrahën masivisht në luftën e tyre kundër Greqisë prej shqiptarëve çamë ishte mjaft e kuptueshme. Minoriteti shqiptar në Greqi, por edhe shqiptarët në Shqipëri e kishin kuptuar se, Italia s’ishte gjë tjetër veçse një shtet pushtues, i cili kishte shkelur pavarësinë e Shqipërisë dhe si e tillë ajo kurrë nuk mund të siguronte zgjerimin e kufijve të shtetit shqiptar. Për shqiptarët dhe pse italianët kishin trumbetuar me të madhe se ndjenja irredentiste tek shqiptarët ishte e fortë, ajo shërbeu vetëm si pretekst për të filluar luftën dhe jo për ta vazhduar atë.

Historiani B. Fischer, duke argumentuar rezultatet e dobta dhe mbështetjen e pakët që italianët siguruan prej shqiptarëve shprehet se, nëse italianët do t’i kishin përdorur trupat shqiptare në sulmin ndaj Çamërisë dhe jo në zonat ortodokse të Korçës, milicia shqiptare do të kishte treguar ndoshta më shumë entuziazëm.312 Mbështetja e popullsisë çame për trupat italiane nuk ishte ajo që Duçja kishte besuar disa ditë para nisjes së sulmit ndaj Greqisë. Në përfundim të luftës Italia nuk arriti të çonte në tavolinën e paqes atë çka pretendonte të fitonte me anë të sulmit ushtarak. Pozita e Çamërisë mbeti po e njëjtë me atë të paraluftës. Premtimet e italianëve për zgjerimin e kufijve të Shqipërisë dhe përfshirja në shtetin shqiptar të krahinës së Çamërisë mbeti një dëshirë që nuk u realizua kurrë.

312 Fischer, Shqipëria gjatë luftës…, 118.

59

Page 60:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

KAPITULLI II

POZITA E ÇAMËRISË GJATË PUSHTIMIT ITALO-GJERMAN

2.1. Pushtimi i Greqisë dhe statusi i krahinës së Çamërisë.

Vdekja e papritur e Metaksait në janar të vitit 1941, solli dhe fundin e paqes së

përkohshme në politikën greke. Deri në këto momente suksesi i trupave ushtarake greke kundër ushtrisë italiane kishte qënë i padiskutueshëm. Aleksandër Koritzis, i cili pasoi Metaksain në detyrën e Kryeministrit të Greqisë, nuk ngurroi të kërkonte mbështetjen e britanikëve për vazhdimin e betejës kundër trupave italiane dhe sigurimin e kufijve të Greqisë. Dëshira e grekëve u mbështet menjëherë nga Britania e cila dërgoi në ndihmë të Greqisë rreth 100.000 trupa të ushtrisë mbretërore. Kjo kërkesë e grekëve, ashtu siç dhe pritej, irritoi së tepërmi Hitlerin, i cili për çështje strategjike ushtarake synonte me çdo kusht të pengonte një penetrim të Britanisë në ishujt grekë. Për të prishur një aleancë të mundshme të fuqive perëndimore si dhe për t’i shpëtuar nderin aleatit të tij Musolinit, Hitleri vendosi të pushtojë Greqinë.

Disfata që po pësonte ushtria italiane në Ballkan dhe Afrikë nuk mund të kalohej lehtë nga Hitleri, i cili mendonte se një gjë e tillë do t’u jepte kurajo fuqive aleate perëndimore për të sulmuar me radhë këto rajone. Në 6 prill të vitit 1941, Hitleri dha urdhër për të sulmuar Jugosllavinë dhe Greqinë. Pas një sulmi të rrufeshëm bombardimi mbi Jugosllavi, ku mbetën të vrarë mbi 17 000 njerëz, Beogradi u dorëzua. Pa bisedime diplomatike dhe pa ultimatum të orëve të fundit, siç ishte bërë zakon nga Fuqitë e Boshtit në prag të Luftës së Dytë Botërore, Greqia u sulmua nga trupat gjermane. Tashmë fati për Greqinë pas rënies së Jugosllavisë ishte vendosur.

Në datën 9 prill, trupat gjermane zotëronin pjesën veriore të Selanikut dhe portin e këtij qyteti të rëndësishëm. Të ndodhura përpara euforisë ushtarake të trupave gjermane, ushtria greke refuzonte të zbatonte urdhërat e dhëna nga oficerët grekë dhe britanikë. Në këtë fazë të zhvillimeve ushtarake në Ballkan dhe në Greqi, epërsia e trupave gjermane ishte në kulmin e tyre. E kundërta ndodhte me moralin e trupave greke, të cilat kishin humbur krejtësisht efikasitetin e tyre. Të frikësuar dhe nga revanshi që kishte marrë Hitleri në Ballkan, komanda greke mendoi më tepër për tërheqjen e ushtrisë dhe minimizimin e humbjeve se sa për t’i bërë ballë kësaj furie. Një fakt të tillë e konfirmon dhe veprimi i gjenerali grek Jorgos Tsolakoglu (Çollakogllu), i cili në cilësinë e Komandantit të Armatës Greke të Maqedonisë Perëndimore la të hapur rrugë kalimin e ushtrisë gjermane drejt Greqisë qëndrore, duke mos bërë asnjë rezistencë ndaj tyre.313

Duke vepruar në këtë mënyrë, forcat greke lanë të vetëm përballë ushtrisë gjermane dhe ato trupa të ushtrisë britanike, të cilat u kishin ardhur më parë në ndihmë. Pas këtij veprimi të komandës së ushtrisë greke u duk qartë se ajo shumë shpejtë do të 313 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 77.

60

Page 61:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

binte në pozita kolaboracioniste me ushtrinë gjermane. Pas një sulmi të befasishëm, më 23 prill të vitit 1941, trupat greke tashmë të dërrmuara plotësisht iu dorëzuan komandës gjermane pa kushte.

Vetëm tri javë, do t’i nevojiteshin Hitlerit për të përfunduar atë që aleati i tij italian kishte vite që e kishte nisur. Tashmë, gjithë Greqia kontinentale ishte e pushtuar me përjashtim të Kretës, e cila do të rezistonte deri në fund të muajit maj. Marrëveshja e kapitullimit dhe e dorëzimit të ushtrisë greke, para asaj gjermane u nënshkrua në qytetin e Janinës. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, Komanda e Lartë gjermane në Athinë, kërkoi dorëzimin pa kushte edhe të asaj pjese të ushtrisë greke, e cila nën komandën e dhespotit Spiridon, mbante të pushtuar Shqipërinë e Jugut.314

Nisur nga zhvillimi i ngjarjeve në Greqi në prag të pushtimit të saj prej ushtrisë gjermane, të krijohet përshtypja se, shumica e politikanëve grekë e kishin mirëpritur këtë hyrje të ushtrisë së Hitlerit në territorin e tyre. Të lodhur tashmë prej rezistencës së gjatë ndaj ushtrisë italiane, gjeneralët dhe politikanët grek, si Metaksa dhe pasardhësit e tij, mezi e prisnin një pushtim prej Gjermanisë naziste. Madje që para nisjes së sulmit të ushtrisë gjermane drejt Athinës, disa politikanë grekë kishin filluar të bindnin eksponentë të lartë gjermanë se, një ndërhyrje ushtarake gjermane në Greqi do të neutralizonte situatën në dobi të Boshtit.315

Pothuajse në të gjithë Greqinë, faza e parë e pushtimit të saj nga trupat e Boshtit kaloi pa ndonjë qëndresë, pasi shumica e liderëve politikë dhe ushtarakë të vendit më tepër u morën me betejën midis republikës dhe monarkisë.316 Mbretit Jorgos II pas hyrjes së trupave të Boshtit në Greqi u gjend përpara dy mundësive, ose të qëndronte në vend dhe në këtë mënyrë ai do të binte nën pozitat kolaboracioniste me gjermanët, ose do të largohej së bashku me qeverinë e tij, por edhe në këtë rast ai do të konsiderohej nga populli dhe besnikët e tij si tradhëtar. Pas një hezitimi të shkurtër, mbreti vendosi të largohej për në Londër së bashku me kryeministrin e qeverisë së tij. Mbreti Jorgos II gjeti strehim te aleatët britanikë, duke krijuar në Londër dhe qeverinë greke në ekzil të kryesuar nga kryeministri saj Emanolis Tsouderos.

Pas pushtimit nga ushtritë e Boshtit në prill të vitit 1941, Greqia u nda në tri zona influence midis komandave ushtarake të Italisë, Bullgarisë dhe Gjermanisë. Italia mori nën administrimin e saj ushtarak pjesën kontinentale dhe atë ishullore të shtetit helen. Bullgaria mori në administrim Trakën dhe pjesën e Maqedonisë Lindore, ndërsa Gjermania përfshinte në administrimin e saj Selanikun, brigjet e Vardarit, Athinën dhe një pjesë të madhe të Kretës. Kjo ndarje administrative e Greqisë ishte e menduar më së miri nga komanda e lartë ushtarake e Boshtit që drejtonte operacionin kundër Greqisë, pasi një ndarje e tillë e influencave ishte e mbështetur në baza etnike, duke siguruar në këtë mënyrë një qeverisje më të mirë dhe një copëtim të shtetit helen. Bullgarët morën në administrim sllavët e Greqisë veriore dhe të Maqedonisë duke u siguruar që në vazhdimësi këto grupe etnike do të krijonin pavarësinë nga shteti grek. Po kështu dhe Italia mori në zotërim territore të banuara nga vllehët arumunë, me qëllimin e vetëm për t’i inkurajuar këta për një shkëputje në të ardhmen nga shteti grek.

314 Cervi, Storia della Guerra di Grecia, 252.315 Mazower, Inside Hitler’s Greece…, 15.316 Hondoros, Occupation and Resistance.., 123-124.

61

Page 62:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Për shqiptarët e Greqisë ishte rezervuar një tjetër ide e administrimit territorial të tyre. Krahina e Çamërisë dhe Epirit e banuar prej shqiptarëve u vu nën administrimin e përbashkët italo-gjerman, të cilët duke ditur aspiratat kombëtare dhe përpjekjet e vazhdueshme të shqiptarëve, së bashku përpiqeshin që t’ia aneksonin këtë krahinë shtetit shqiptar.317 Ndërsa vllehët ishin helenizuar dhe maqedonasit ishin të izoluar nga malet e larta që i rrethonin, shqiptarët përbënin një forcë të vërtetë lëvizëse brenda shtetit grek. Si një grup kompakt, popullsia shqiptare e Çamërisë kishte në zotërim pjesët më pjellore të krahinës.

Situata në Çamëri gjatë muajve të parë të pushtimi, u provokua nga vetë italianët, të cilët për interesa politike e ushtarake të momentit nuk bënë asnjë përpjekje për rregullimin e gjendjes dhe administrimin e krahinës. Pas pushtimit të Çamërisë, italianët vepruan ndryshe nga çfarë kishin propaganduar para luftës. Ata ndoqën një politikë të dyanshme, e cila mbështetej në interesat e çastit. Italianët herë vinin në drejtim të pushtetit lokal shqiptarët, herë grekët, e herë ngrinin flamurin shqiptar e herë atë grek. Natyrisht që kjo rrugë e ndjekur do të provokonte rritjen e tensionit politik, por ajo njëkohësisht bëri që popullsia shqiptare çame tahumbiste besimin te Italia dhe ta shikonte ushtrinë italiane si pushtuese.

Disa herë me radhë pretendimet italiane për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë u kundërshtuan nga komanda gjermane, duke lënë në fuqi marrëveshjen e 8 prillit të vitit 1941, midis komandës ushtarake greke dhe asaj gjermane për ruajtjen e kufijve ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare tashmë të njohura si, Konferenca e Londrës, Firences dhe ajo e Parisit. Gjatë takimit midis ministrit të jashtëm italian Çiano dhe atij gjerman Ribentrop në Vjenë në 22 prill 1941, u ra dakort që Gjermania të mbështeste pretendimet italiane lidhur me zgjerimin e vijës kufitare të Shqipërisë, duke e çuar këtë kufi në jug deri në vijën Follorinë - Pind - Artë – Prevezë.318

Hitleri ishte tërësisht dakort rreth propozimeve italiane për të zgjeruar kufirin e Shqipërisë në jug në drejtim të Greqisë dhe që ishujt Joninanë t’i aneksoheshin Italisë.319 Pavarësisht marrëveshjes paraprake të arritur, ministri i jashtëm italian nuk ndihej aspak entuziast lidhur me atë çka do të ofronte në realitet Komanda e Lartë gjermane. Në ditarin e tij, vetëm një javë më vonë, Çiano do të shkruante se, “më duket se e pakta që duhet të bëhet është t’u kërkohet gjermanëve të na lihet edhe qeveria civile e territoreve që ne reklamojmë. Nëse jo, druhem se në fund të llogarisë, përfitimi që na rezervohet ne do të jetë shumë modest”.320 Duket qartë se gjermanët u treguan tepër dorështrënguar ndaj kërkesave të italianëve për të marrë në dorë, si administrimin ushtarak dhe atë civil të krahinave të kërkuara prej tyre, e kryesisht të Çamërisë. Një kërkesë e tillë padyshim që kishte në konsideratë dhe kërkesat e shqiptarëve, të cilët deri tani kishin shpresuar së më në fund bashkimi i Çamërisë me Shqipërinë do të bëhej realitet.

Në kuadër të bisedimeve italo-gjermane për ndarjen e influencave në Ballkan, si dhe për vendosjen e kufijve të Shqipërisë, një delegacion shqiptar i përbërë nga eksponentë të lartë të qeverisë shqiptare vizitoi Romën në fund të muajit maj 1941.

317 Mazoëer, After the War..., fq.24.318 AIH, AV. 38, fl.23.319 DDI, Seria IX, vol.VI, dok.967, Bisedimet e Çianos me Johachim Von Ribentrop, 21 prill 1941.320 Ciano., Ditari, 88. Shënimi është bërë në datën 28 prill 1941.

62

Page 63:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Mustafa Kruja dhe në përbërje të tij ishin, Dhimitër Berati, Tahir Shtylla, Xhemil Dino përfaqësues i krahinës së Çamërisë dhe Fejzi Alizoti si përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës.321 Gjatë qëndrimit të tij në Romë delegacioni shqiptar zhvilloi disa takime intensive me zyrtarë të lartë fashistë të ministrisë së punëve të jashtme italiane si dhe me zyrtarë të nënsekretariatit për çështjen shqiptare. Gjatë bisedimeve midis palëve, delegacioni shqiptar i kërkoi qeverisë italiane që të merrte në konsideratë premtimet e bëra para lufte si dhe kërkesat e shumta të shqiptarëve për rivendosjen e kufijëve të Shqipërisë, duke hedhur poshtë vendimet e Konferencës së Londrës dhe asaj të Parisit.322

Pothuajse gjatë gjithë muajit qershor 1941, delegacioni shqiptar punoi në mënyrë intensive dhe mbajti kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të lartë fashistë të ministrisë së jashtme italiane, si dhe me Zenone Beninin e Skamakën (Scammaca), të dy zyrtarë të lartë të nënsekretariatit për çështjen shqiptare në Romë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte qartësimi sa më mirë i rivendikimeve shqiptare dhe përfundimi njëherë e mirë i çështjeve të minoriteteve shqiptare që gjendeshin në Jugosllavi dhe Greqi.323 Në përfundim të konsultimeve, palët hartuan dy projekte lidhur me të ardhmen e shqiptarëve në rajon. Në projektin e parë parashikohej krijimi i një “Shqipërie të Madhe”, me një popullsi që shkonte nga 2.5 deri në 3 milionë banorë.324 Ndërsa në projektin e dytë, i cili ishte më pak ambicioz, italianët nuk kishin përfshirë brenda shtetit shqiptar krahinën e Çamërisë, aq të premtuar për shqiptarët para fillimit të konfliktit me Greqinë.325

Bisedimet e zhvilluara në Romë, si dhe marrëveshja paraprake italo-gjermane për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë sipas projektit italian, patën jehonë të madhe te shtypi shqiptar, si dhe te qeveria shqiptare e Tiranës. Gazeta “Tomori” në faqet e saj të datës 11 qershor 1941, në artikullin me titull “Kosova dhe Çamëria i kthehen Shqipërisë” do të shkruante se, “Shqipëria do të zgjerohet e do të zmadhohet me tokat e Kosovës në veri dhe të Çamërisë në jug…..Sipas marrëveshjes së arritur me komandën gjermane, e gjithë Greqia bashkë me Athinën, do të pushtohet nga trupat italiane”.326

Por, konfliktet e shpeshta midis gjermanëve dhe italianëve të cilat kishin nisur që para aksionit të Duçes kundër Greqisë, përfshinë dhe vendimet e tyre për bashkimin e Çamërisë me shtetin shqiptar. Italianët kishin vendosur një farë kontrolli mbi Çamërinë, duke përfshirë nën juridiksionin e tyre Janinën, Prevezën dhe Thesprotinë me afro 300 mijë banorë, me bindjen se këtë territor do t’ia bashkangjisnin Shqipërisë. Komanda gjermane në Athinë këtë ide të projektuar nga italianët, të arritur mbase dhe me presionin e ardhur nga nacionalistët shqiptarë e kundërshtoi. Pavarësisht kësaj ndarjeje, përsëri pjesa më e madhe e Çamërisë mbeti nën kontrollin e Athinës, me përjashtim të një territori midis Follorinës dhe Bilishtit, e cila mbeti nën autoritetin doganor të Shqipërisë.327 321 ASMAE, SSAA, b.78, F. Komisioni shqiptar për përcaktimin e kufijve. Njoftim i Skamakës për Jakomonin datë 24 maj 1941, tel. 71/05275/12448.322 Po aty. 323 Po aty., Tel.71/06605/1799. Shënime të Skamakës për GAB-AP, datë, 22 qershor 1941.324 Manda, Çamët muslimanë…,141.325 Po aty. 326 Gazeta “Tomori”, Nr.147, Tiranë, datë 11 qershor 1941.327 Bashkurti, Çamëria në rrugën e zgjidhjes, 419.

63

Page 64:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Nisur nga këto zhvillime politike që po ndodhnin në Shqipëri dhe rajon, ku presioni i nacionalistëve shqiptarë për bashkimin real të tokave të çliruaara sa vinte e rritej, diplomacia italiane vendosi që për të kënaqur disi kërkesat e shqiptarëve të emëronte si ministër shteti për trojet shqiptare në Jugosllavi, Fejzi Alizotin dhe Xhemil Dinon si Komisioner i Lartë i trojeve shqiptare në Çamëri.328 Sipas dekretit mbretëror, Xhemil Dino do të kishte të gjithë mbështetjen e qeverisë kuislinge shqiptare të Tiranës për të ushtruar autoritetin e tij në veprimtarinë e shqiptarizmit dhe do e shtrinte autoritetin e vet nga kufiri shtetëror i Shqipërisë Jugore e deri në Janinë.329

Edhe pse me këmbënguljen e nacionalistëve shqiptarë dhe aprovimin e italianëve Xhemil Dino u zgjodh në korrik të vitit 1941, si Komisioner i Lartë për Çamërinë, përsëri kjo krahinë mbeti nën kontrollin dhe administrimin e komandës ushtarake gjermane në Athinë. Qeveria kuislinge greke nuk mund të pranonte kurrsesi që Çamëria të vetqeverisej nga shqiptarët dhe aq më tepër ajo t’i bashkohej Shqipërisë. Emërimi i Xhemil Dinos në funksionin e Komisionerit të Lartë u kundërshtua menjëherë nga zyrtarët grekë kuislingë dhe kështu posti i tij mbeti vetëm në cilësinë e një detyre honorifike dhe pa funksione vendimmarrëse apo zbatuese.330 Emërimi i Xhemil Dinos në funksionin e Komisarit të Lartë për Çamërinë, nuk u prit mirë as nga popullsia greke e qytetit të Janinës dhe zonave përreth. Për grekët ishte e papranueshme që ky qytet të administrohej nga shqiptarët. Duke iu trembur një aneksimi të afërt nga ana e shqiptarëve, popullsia vendase u rebelua duke bërë që autoritetet ushtarake italianë të trembeshin dhe të vendosnin përkohësisht ngrirjen e aktivitetit të Xhemil Dinos në këto zona.331 Një fakt të tillë Xhemil Dino e konfirmon vetë, teksa në një takim me Duçen i ankohet se, “pavarësisht se jam caktuar në funksione të larta, unë nuk bëj gjë tjetër veçse shëtis”.332

Të vënë përpara presionit në rritje si nga qeveria kuislinge greke e Athinës, ashtu dhe nga kundërshtitë e shumta të popullsisë greke, politika italiane dhe komanda ushtarake e saj në Çamëri gjykuan se do të ishte në interesin e tyre që të ruanin raportet e mira me popullsinë greke. Ndjekja e një rruge të tillë do të ndikonte ndjeshëm në uljen e rezistencës greke kundër trupave italiane në Greqi, si dhe do të bënte të mundur afrimin e klasës politike greke në rugën e bashkëpunimit me ta. Për të argumentuar këtë qëndrim, Komandanti i Korparmatës së XXVI, Guido Della Bona, i referonte komandës ushtarake se, grekët e krahinës së Çamërisë dhe veçanërisht qytetet e tilla si, Janina e ato të tjera me shumicë popullsie greke, preferonin më mirë të qëndronin nën pushtimin italian se të aneksoheshin e të qeveriseshin nga shqiptarët.333

Për të vertetuar të dhënat e mësipërme si dhe për të justifikuar qëndrimin e tyre, Ministria e Punëve të Jashtme italiane ngarkoi Carlo Umilta (Karlo Umilta) me detyrën e

328 Martuçi, Tokat e çliruara shqiptare; Çamëria.., 28.329 Relazioni Internazionali, Sviluppi dell’ Albania, datë 9 gusht 1941, nr.32, viti VII, 1028.330 Hoxha, Viset shqiptare…, 323.331 AUSSME, Fondi L 15, b.22. Njoftim i Komandës XXV të Korparmatës drejtuar Komandës Eprore të Forcave të Armatës në Greqi, datë, 20 korrik 1941.332 AQSH, F.161, V.1941, D.104, fl.2.333 AUSSME, Fondi L 15, b.27, Njoftim i Përfaqësisë së Italisë në Greqi për Komandës Eprore të Forcave të Armatës në Greqi, datë, 3 nëntor 1941.

64

Page 65:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

inspektimit të situatës në krahinën e Çamërisë e cila do t’i bashkëngjitej Shqipërisë.334 Gjatë këtij inspektimi, diplomati italian arriti në konkluzion se, në zonat e Kosturit e disa fshatra përreth, nuk ekzistonte as “hija e shqiptarit”. Sipas tij, banorët e këtyre zonave ishin maqedonas dhe dëshira e tyre ishte që të bënin pjesë në shtetin maqedonas, por nëse kjo nuk ishte e mundur ata do preferonin të qëndronin ende nën administrimin grek. “Edhe nëse dështonte kjo politikë, -theksonte C. Umilta në raportin e tij,- këta banorë me kënaqësi do të preferonin një administrim italian, por në asnjë rast nuk do të përshtateshin me aneksimin nga Shqipëria dhe kundër një aneksimi të tilla ata ishin gati për një kryengritje të përgjithshme”.335 Duke vazhduar më tej inspektimin e tij, Umilta, në rrëfimin për Grebenenë, Mecovën, Janinën kishte arritur në të njëjtin konkluzion.

Duke iu referuar asaj çka ai kishte parë e biseduar në Janinë, Umilta kishte vënë re se, “qyteti ishte krejtësisht grek, me ndonjë pakicë shumë të dobët muslimanësh shqiptarë”.336 “Mjafton të shihje njerëzit në rrugë,- theksonte diplomati italian,- për t’u bindur se asnjëri nuk do t’i përshtatej aneksimit me Shqipërinë….mendimi për t’i bashkuar këto vise me Shqipërinë ishte absurd dhe gjithë populli do të ngrinte krye”.337 Kurajoja e diplomatit italian shkonte deri atje, sa ai të kritikonte në mënyrë të hapur këtë “çmenduri” të Romës, për të bashkuar Çamërinë me Shqipërinë. Sipas pikpamjes së tij, politika e Romës ishte kapur në befasi, kur kishte menduar për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë dhe se ata nuk e kishin idenë e saktë për rrezikun që u kanosej.338 Të gjitha këto justifikime vinin për faktin se, tashmë Italia kishte menduar që të mos vazhdonte më me politikën e saj për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Një politikë e tillë bëhej enkas për t’i mbyllur gojën kërkesave të qeverisë shqiptare drejtuar asaj italiane, për të mbajtur premtimet e saj të para luftës për bashkimin e trojeve shqiptare nën një shtet të vetëm.

Por, për Italinë fashiste tashmë rëndësi e dorës së parë ishte ruajtja e marrëdhënieve të mira me grekët dhe komandën gjermane të Athinës. Për të zbatuar politikën e tyre, autoritetet italiane në verën e vitit 1941, emëruan guvernator të Epirit, Mihalis Tsimbir, i cili në bashkëpunim me gjermanët e rikonfirmoi këtë post edhe në vjeshtën e vitit 1944.339 Gjithashtu, Prefektët e krahinave si dhe shefat e xhandarmërisë vendase ishin grekë, të cilët në shumicën e rasteve bashkëpunuan me autoritetet ushtarake të Boshtit për administrimin e krahinës së Çamërisë si dhe shtypjen e rezistencës antifashiste.

Pavarësisht ngjarjeve në terren të cilat nuk ishin aspak në favor të shqiptarëve, politika fashiste në Romë vazhdonte të theksonte me të madhe se, tashmë bashkimi i tokave shqiptare të lëna jashtë trungut mëmë ishin bashkuar me Shqipërinë. Në 12 korrik të vitit 1941, revista italiane me titull “Relazioni Internazionali” shkruante në faqet e saj se; “Si pasojë e ofensivës së Boshtit në Ballkan muajin e kaluar të prillit, armët italiane, përveç zonave jugore të pushtuara së fundi nga grekët, çliruan edhe krahinat shqiptare të 334 Carlo Umilta, Jugosllavia dhe Shqipëria. Kujtime të një diplomati, (Milano, 1947). 128-129.335 Po aty. 336 Po aty. 337 Po aty. 338 Po aty., 132.339 Hermann Frank Meyer, Blutiges Edelweiss. Die I. Gebirgs-Division im Zweiten Weltkrieg. (Berlin, 2008). 463.

65

Page 66:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

mbetura deri tani nën zgjedhën jugosllave dhe greke”.340 Duke iu referuar çështjes së bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, kjo gazetë shkruante se, “në këtë mënyrë u bashkuan me atdheun tokat dhe popullsitë e Çamërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë Jugosllave, të cilat ndërkohë kishin treguar në mënyrë të padyshimtë vullnetin e tyre”.341

Për të qenë në kohezion me kërkesat e nacionalistëve shqiptarë, të cilët që më herët kishin kërkuar bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, politika fashiste italiane kishte premtuar se me ndërhyrjen e Fuqive të Boshtit në Ballkan do të bëhej e mundur vendosja e rendit të ri, ku si rrjedhojë, si Kosova dhe Çamëria do t’i bashkëngjiteshin Mbretërisë së Shqipërisë.342 Por raporti përfundimtar i hartuar nga C. Umilta, i cili iu dërgua Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë, i vuri një herë e përgjithmonë kapakun çështjes së aneksimit të Çamërisë nga shteti shqiptar. Pavarësisht ankesave të njëpasnjëshme të Xhemil Dinos dhe nacionalistëve të tjerë shqiptarë, qeveria italiane miratoi në mënyrë unanime përfundimet e arrituara nga inspektori italian. Raporti i diplomatit italian Umilta, duket se ka patur jo pak ndikim në vendimarrjen e politikës italiane, e cila për momentin e konsideronte të mbyllur çështjen çame dhe bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Përfundimi i gjithë kësaj, ishte ndërprerja e propagandës për të bashkuar Çamërinë me Shqipërinë, gjë për të cilën u arrit të bindej dhe qeveria shqiptare e Tiranës, si dhe vet Xhemil Dino, i cili përfundimisht u kthye në Romë.

Megjithë premtimet e mëdha të pushtuesve italianë dhe gjermanë për krijimin e Shqipërisë së Madhe, çështja e shqiptarëve jashtë trojeve gjatë Luftës së Dytë Botërore mbeti e pazgjidhur. Për të justifikuar dështimin e politikave të qeverisë së tij, Jakomoni do të pranonte se, fati i territoreve të pushtuara nga trupat italiane në fund të operacioneve ushtarake, u rregullua pa ia bashkëngjitur Çamërinë trojeve të Shqipërisë, pasi ajo ngeli nën administrimin ushtarak të forcave pushtuese në Greqi.343

Lidhur me statusin juridik të shtetasve me origjinë shqiptare të cilët gjendeshin jashtë terrtioreve të shtetit shqiptar, duhet theksuar se ata mbetën në të njëjtat pozita që kishin qenë dhe para pushtimit italian. Zyra e Çështjeve Civile pranë Mëkëmbësisë së Përgjithshme italiane në Tiranë, në një komunikim me Ambasadën italiane në Sofje, në fund të muajit gusht të vitit 1941, bënte me dije se, pas aneksimit të Kosovës të gjithë individët me prejardhje nga territoret të cilat u janë bashkëngjitur “Mbretërisë shqiptare”, në bazë të dekretit mbretëror të 12 gushtit të vitit 1941, u njihej e drejta për t’u pajisur me pasaportë shqiptare nga të gjitha ambasadat italiane dhe shteti shqiptar.344

Përsa u përkiste shqiptarëve të Çamërisë, ky njoftim bënte me dije se, shqiptarët e Çamërisë dhe ata të pjesës së Kosovës e cila nuk ishte pjesë e “mbretërisë së re shqiptare” nuk mund t’u lëshohej pasaportë shqiptare, pasi çamët konsideroheshin shtetas grekë, ndërsa të dytët konsideroheshin shtetas bullgarë. 345 Për popullsinë me prejardhje shqiptare që jetonte në Trakën Perëndimore, ishte parashikuar që individët e lindur në

340 Relazioni Internazionali, Sviluppi dell’ Albania, datë 12 korrik 1941, nr.28, viti VII, 880.341 Po aty. 342 Po aty., Fjalim i Duçes në Dhomën e Fashios dhe të Korporatave në 10 qershor 1941. 343 Jakomoni, Gjysma ime shqiptare.., 214.344 AQSH, F.161, V.1941, D.724, fl.7.345 Po aty.

66

Page 67:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Shqipëri me banim në këtë krahinë që nga gushti i vitit 1927, të rikonsideroheshin shtetas shqiptar.346

Nga analiza e ngjarje dhe fakteve historike, rezulton se gjatë gjithë periudhës së dominimit ushtarak italian në Çamëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, çështja çame si dhe ndikimi i qeverisë shqiptare e Mëkëmbësisë së Tiranës erdhi duke u zvogëluar. Edhe njëherë tjetër shpresat e popullsisë së Çamërisë për t’u bashkëngjitur trungut mëmë u venitën.

346 Po aty.

67

Page 68:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

2.2. Gjendja sociale-ekonomike e minoritetit shqiptar në Çamëri, 1941-1942.

Pas shpartallimit të ushtrisë greke në prill të vitit 1941, dhe vënies nën kontrollin e forcave të Boshtit të Greqisë, popullsia shqiptare në Çamëri kishte të gjitha të drejtat të festonte, pasi ata shpresonin se tashmë erdhi dita që ëndrra e tyre për t’u bashkuar me trungun mëmë më së fundi do të bëhej realitet. Sipas autorit grek V. Krapsitis, pas hyrjes së trupave të Boshtit në krahinën e Çamërisë, sheshet dhe shtëpitë e banorëve shqiptarë u mbushën me flamuj shqiptarë dhe italianë.347 Bashkë me trupat italiane u rikthyen dhe ata shqiptarë të larguar për shkak të reprezaljeve të administratës civile e ushtarake greke.

Pas rënies së Greqisë në duart e ushtrive të Boshtit, Faik Konica do të vazhdonte shkrimet e tij në mbështetje të idesë se, sulmi italian ndaj këtij vendi s’ishte gjë tjetër veçse vënia e drejtësisë në vend për shqiptarët. Në artikullin e tij me titull “Pas dehjes”, të botuar në gazetën “Dielli”, të datës 17 maj 1941, Konica do të shprehej me nota të thella sarkazme ndaj thyerjes së turpshme të ushtrisë greke përpara ushtrive të Boshtit. “Grekët kanë një zakon të keq,- shprehej Konica,- ata dehen shumë…dehen nga fjalët dhe ëndrrat”.348 Duke përshkruar krimet e kryera nga grekët ndaj popullsisë shqiptare muslimane çame në Greqi, Konica shprehej se, “krimet e kryera nga grekët kundër bashkëpatriotëve tanë shqiptarë kanë qenë të tmerrshme, veçanërisht në Çamëri, ku njerëzit vriteshin si kafshët, e në kampet e përqëndrimit ata liheshin të vdisnin nga uria dhe etja”.349 Duke iu referuar torturave të bëra në burgjet greke ndaj shqiptarëve çamë e veçanërisht ndaj patriotit Musa Demi, Konica premtonte se, këto ngjarje rrënqethëse do të përmblidheshin në një shkrim tjetër po në faqet e kësaj gazete.350 Madje Konica bënte me faj grekët, të cilët me qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëve i detyruan këta që të konsideronin si shpëtimtarë dhe miq italianët.

Sulmi italian kundër Greqisë pati pasoja katastrofike sidomos për popullsinë muslimane shqiptare çame në Greqi, e cila u ndodh para një situate të rëndë sociale dhe ekonomike. Në Çamëri, pothuajse të gjithë burrat e moshës 13 deri në 60 vjeç ishin internuar në ishujt e largët të Egjeut. Vetëm në ishullin e Mitilenës qeveria greke kishte internuar mbi 820 çamë, të cilët në kushte të vështira dhe në pamundësi për t’u rikthyer në shtëpitë e tyre, kishin arritur të strehoheshin nga autoritetet lokale të Nënprefekturës së Bilishtit.351 Në njoftimin e nënprefektit të Bilishtit, Tare Shyti, dërguar Prefekturës së Korçës në mesin e muajit maj të vitit 1941, lidhur me gjendjen e shqiptarëve çamë të kthyer nga burgjet greke, thuhej se, “afro 820 çamë që ishin internuar nga qeveria greke në ishullin e Mitilenës, mbërritën prej Follorine në Kapshticë në këmbë{…} janë gati të zbathur dhe të zhveshur, s’kanë rroba fjetje. Mbrëmë që shkoi u shpërndamë ushqim e fjetje familjeve të Kapshticës”.352

347 Vasilis Krapsitis, Istoria tu Margaritiu, (Athinë, 1992), 102.348 AQSH, F.161, V.1941, D.79, fl.3. Artikull i Gazetës Dielli, 17 maj 1941.349 Po aty. 350 Po aty. 351 Po aty., F. 317, V.1941, D.64, fl.67.352Po aty. .

68

Page 69:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Po ato ditë, Komisari i Jashtëzakonshëm Zef Kadare, i dërgonte një njoftim Kryesisë së Këshillit të Ministrave në Tiranë, lidhur me problemin e strehimit dhe shpenzimeve të emigrantëve çamë. Në këtë njoftim thuhej se, “refugjatët erdhën në Bilisht në sasi të madhe, përmbi 800, dhe duheshin nisë në Filat nji orë e më parë, mbasi Bilishti nuk mund të kishte as ushqim e as strehim për nji shumicë kaq të madhe”.353

Po atë muaj, Azis Çami, së bashku me disa shqiptarë të tjerë, në emër të refugjatëve çamë të cilët gjendeshin në Shqipëri, i dërguan një promemorje kryeministrit të qeverisë shqiptare në Tiranë Shefqet Vërlacit.354 Në këtë promemorje, përfaqësuesit e refugjatëve çamë njoftonin kryeministrin shqiptar, lidhur me gjendjen e rëndë të popullsisë çame në Çamëri pas hyrjes së trupave italo-gjermane në këtë krahinë. Në promemorje thuhej se, “nga informatat e fundit që kemi marrë prej Çamërie, njoftohemi se grekërit kanë vrarë mbi 500 vetë. Popullsia që ka mbetur në Çamëri përbëhet vetëm nga gra, fëmijë e disa pleq, të cilët vuajnë nga mungesa e ushqimeve dhe barnave” .355 Duke vazhduar më tej me njoftimin rreth situatës në Çamëri, Azis Çami dhe shqiptarët e tjerë kërkonin prej qeverisë shqiptare që, të dërgohej në Çamëri një komision i kryesuar nga oficerë të lartë të ushtrisë mbretërore dhe përfaqësues të popullsisë çame, me qëllim mbledhjen e të dhënave rreth shqiptarëve çamë të zhdukur dhe të interrnuar në ishujt grekë. Gjithashtu, në këtë promemorje kërkohej, që një tjetër komision të dërgohej në zonat që mbaheshin të pushtuara nga ushtarët gjermanë, për mbledhjen e informatave rreth fatit të çamëve të interrnuar. Hartuesit e kësaj letre, kërkonin nga qeveria shqiptare, që të bisedohej me komandën gjermane në Çamëri për kthimin në shtëpitë e tyre të çamëve që gjendeshin në burgjet dhe ishujt grekë, si dhe të liroheshin ushtarët çamë të cilët gabimisht mbaheshin të internuar nga autoritetet ushtarake italiane në Kolonjë të Lushnjes.356 Në një tjetër njoftim në të njëjtën periudhë, dërguar kryeministrit të qeverisë shqiptare të Tiranës theksohej se, “për shkak të mungesës së meshkujve çamë në krahinën e Çamërisë, autoritetet ushtarake italiane kanë lejuar rikthimin në detyrë të të gjithë funksionarëve të vjetër grekë, të cilët vazhdojnë të tmerrojnë familjet çame, duke u thënë se së shpejti në zonë do të vij ‘karofiloqija’ greke.”357

Ndër masat e menjëhershme që ndërmori komanda e Lartë gjermane në Janinë ishte lirimi i të gjithë të burgosurve dhe të internuarëve shqiptarë çamë prej regjimit të mëparshëm grek. Tashmë qindra familje çame të detyruar të largoheshin prej mizorive greke, u rikthyen në trojet e veta. Me ndihmën e komandës gjermane, u bë i mundur lirimi nga burgjet dhe internimet i qindra e mijëra burrave çamë, që kishin qenë në ishujt e largët të Greqisë. Kthimi i shqiptarëve në shtëpitë e tyre, edhe pse pritej të kthehej në një hakmarrje si përgjigje ndaj veprimeve barbare të administratës dhe banorëve me origjinë greke, i zhgënjeu grekët të cilët besonin se, zemërimi i shqiptarëve do të bindte mbi ta. Duke analizuar pikërisht këtë sjellje të shqiptarëve çamë, autori M. Dezhgiu

353 Po aty., F. 149, V.1941, D.64, fl.86.354 Po aty., D. I-241, fl.1. Njoftim i përfaqësuesve të popullsisë çame në Shqipëri dërguar Kryeministrit të qeverisë shqiptare mbi gjendjen e popullsisë çame në Çamëri pas hyrjes së trupave italiane në këtë krahinë, datë 1.5.1941.355 Po aty. 356 Po aty., fl.1-2.357 Po aty, fl.2.

69

Page 70:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

thekson se, shqiptarëtu ngritën mbi pasionet shoviniste, duke iu ofruar grekëve rrugën e bashkëpunimit kundër armikut të përbashkët.358

Si pasojë e luftimeve, tregëtia e zonave të Çamërisë me pjesë të tjera të Greqisë kontinentale u ndërpre. Qeveria greke nëpërmjet Bankës Bujqësore ndërhynte për vendosjen e çmimeve për produktet bujqësore dhe blektorale të prodhuara nga shqiptarët muslimanë. Duke diktuar çmimet, kjo bankë, qëllimisht grumbullonte sasira të konsiderueshme prodhimesh me çmime të ulëta dhe më pas i shiste ato në tregjet greke me çmime shumë herë më të larta.359 Abuzimet më të mëdha të politikave ekonomike të ndjekura nga Banka Bujqësore greke kishin të bënin kryesisht me prodhimin e vajit të ullirit, produkt i cili në masën 90% ndodhej në duart e popullsisë muslimane shqiptare.

Duke marrë në konsideratë faktin se, shqiptarët muslimanë zotëronin në masë të konsiderueshme prodhimin e vajit të ullirit, paria çame u propozonte autoriteteve italiane që ky produkt të shkëmbehej me produkte të tjera të domosdoshme si grurë, miell etj. të cilat ishin të nevojshme për mbajtjen gjallë të familjeve muslimane çame.360 Fushat e Paramithisë, Pargës, Prevezës të cilat prodhonin sasira të konsiderueshme drithi dhe prodhime të tjera bujqësore, që eksportoheshin në tregun e brendshëm të Greqisë, tashmë kishin mbetur djerrë. Musa Demi në kërkesë drejtuar autoriteteve të larta të ushtrisë italiane, u kërkonte që të siguronin një sasi të konsiderueshme gruri, për mbjelljen e fushave të gjera të Çamërisë, të cilat për shkak të luftimeve kishin mbetur pa mbjellë.361

Ndër masat e tjera të cilat ndikonin drejtëpërdrejtë në gjendjen ekonomike të çamëve muslimanë ishte bllokimi nga ana e qeverisë kolaboracioniste greke të shitjes së pronave të shqiptarëve, si dhe dhënia me qera e kullotave që zotëroheshin prej tyre. Kjo politikë, kishte për qëllim rrënimin gradual të ekonomisë së familjeve shqiptare çame. Për shkak të ndjekjes së këtyre politikave diskriminuese nga ana e qeverisë greke, çmimet e produkteve bujqësore dhe blektorale në krahinën e Çamërisë gjatë viteve të para të luftës pësuan një rritje drastike. Mjafton të përmendim faktin se, 1 litër qumësht në vitin 1940 kushtonte 6 dhrahmi, ndërsa vetëm një vit më vonë çmimi i këtij produkti u dhjetëfishua.362

Shumë shqiptarëve muslimanë u sekuestrohej malli në treg prej autoriteteve greke, ndërsa kishin dalë për t’a shitur atë. Shqiptarit Iljaz Arifi nga Arpica, iu sekuestrua malli me një vlerë prej 110 dhrahmi, e pas kundërshtive të tij ndaj vendimit të autoriteteve vendore greke, ai u dërgua në gjyq e më pas u dënua me burg.363 Ndërkohë që për shqiptarët merreshin masa ekstreme, grekët fare hapur dhe me dijeninë e autoriteteve italiane kryenin kontrabandë dhe abuzonin me çmimet e mallrave në tregun e zi.

Mungesa e theksuar e ushqimeve dhe emigrimi në masë i familjeve çame e çoi këtë popullsi në prag të një katastrofe të vërtetë njerëzore. Duke parë krizën e thellë ekonomike në të cilët ishte zhytur popullsia çame, paria e Çamërisë i kërkonte 358 Muharrem Dezhgiu, Dinajt dhe nacionalistët çamë para sfidave të Luftës së Dytë Botërore, Materiali gjendet në versionin online në www.cameriainstitute.org.359 AQSH, F.149, V.1941, D. I-241, fl.2.360 Po aty., D.394, fl.1.361 Po aty., F.161, V.1941, D.691, fl.64.362 Po aty., D.699, fl.16.363 Po aty., fl.2.

70

Page 71:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

autoriteteve italiane në Greqi dhe atyre në Shqipëri, që të mundësonin importimin e një sasie të konsiderueshme drithi për popullsinë në nevojë, me qëllim kalimin e krizës ekonomike. Për zgjidhjen e këtij problemi, Komanda e Lartë ushtarake italiane e Çamërisë, njoftonte Mëkëmbësin e Përgjithshëm në Tiranë Jakomonin, mbi nisjen nga portet italiane të një sasie të konsiderueshme gruri e ushqimesh të tjera të nevojshme dhe mbërritjen e tyre në portin e Sarandës e më pas shpërndarjen për popullsinë shqiptare çame.364

Në korrik të vitit 1941, Tirana zyrtare njoftonte Komisionin e Lartë të Çamërisë për mbërritjen në Portin e Sarandës të 8 000 kuintalëve miell, sasi kjo e cila do t’i shpërndahej popullsisë civile të kësaj krahine.365 Lidhur me masat e marra nga qeveria shqiptare dhe autoritetet ushtarake italiane për ndihmat ekonomike në dobi të popullsisë çame, gazeta “Tomori” në artikullin e saj me titull, “Gjesti bujar i Duçes”, ngrinte lartë masat e marra dhe “kujdesin” e madh që Duçe dhe qeveria shqiptare kishin treguar për pritjen e refugjatëve çamë të cilët kishin lënë shtëpitë e tyre, për shkak të luftimeve midis trupave greko-italiane. Në artikullin e saj, kjo gazetë shkruante se, “Dora atnore e qeverisë u shtri me dhembshuri e bujari në karvanet të tëra refugjatësh që dita-ditës u larguan nga vatrat e tyre”.366

Si pasojë e masave ekstreme ekonomike dhe ligjit të reformës agrare të zbatuar nga qeveritë e ndryshme greke, që pas rënies së Çamërisë në pushtimin grek, gjendja e popullsisë shqiptare në këtë krahinë ishte tepër e rënduar. Kjo situatë e rëndë reflektohej më tepër tek familjet shqiptare muslimane, të cilat ishin prekur drejtëpërdrejtë nga reformat agrare që kishin ndërrmarë qeveritë greke dhe autoritetet vendase të krahinës së Çamërisë. Kriza e rëndë ekonomike që kishte përfshirë Çamërinë në vitet e para të konfliktit botëror, e detyroi popullsinë e kësaj krahine të kërkonte prej autoriteteve italiane, që të bënin të mundur krijimin e Qendrave të Asistencës, të organizuara këto në formën e Kryqit të Kuq. Një tjetër formë organizimi për t’u ardhur në ndihmë banorëve shqiptarë të Çamërisë, mendohej të ishin filantropitë, ku njerëzit apo dhe qeveria greke e autoritetet italiane të kontribuonin në forma të ndryshme për gjetjen e furnizimeve me ushqim të popullatës.367

Duke mos qenë në gjendje të punonin tokat e tyre dhe të mblidhinin produktet bujqësore, familjet çame humbën çdo mundësi për të mbajtur gjallë frymën. Në një relacion të administratës vendore italiane të Çamërisë në vitin 1941, theksohej se, “kjo popullsi prej 52 000 banorë ka nevojë për një sërë produktesh të nevojshme ushqimore me qëllim që të kalonte të paktën dy muajt në vazhdim”.368 Sasia e parashikuar për këtë popullsi përbëhej nga mjell 6240 kg, oriz 1560 kg, sheqer 1040 kg, kafe 52 kg, fasule 3120 kg.369

Gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale e familjeve çamë në Greqi i detyroi shumë prej tyre që të marrin rrugën e emigrimit drejt Shqipërisë. Për zgjidhjen e kësaj

364 Po aty., V.1940, D.690, fl.10.365 Po aty., V.1941, D.691, fl.46.366 Gazeta “Tomori”, nr. 84, Tiranë, 28 mars 1941.367 AQSH. F. 161, V.1941, D.699, fl.17.368 Po aty., D.76, fl.18.369 Po aty.

71

Page 72:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

situate, paria e Çamërisë i kërkonte komandës ushtarake italiane të merrte masa për dërgimin dhe shpërndarjen e një sasie prej 3 tonë miell, sasi kjo e nevojshme për familjet e 5000 çamëve të liruar nga burgjet greke.370

Ndërkohë, bandat dhe ushtria greke duke përfituar nga amullia e krijuar si rezultat i mungesës së administratës shtetërore palçkisnin çdo pasuri që ndodhej në duart e familjeve shqiptare çame. Kjo situatë e rëndë ekonomike e familjeve çame u shfrytëzuar nga autoritetet vendase greke për përhapjen e propagandës antiitaliane, duke e konsideruar atë si shkaktaren e vërtetë të rrënimit ekonomik të shqiptarëve të Çamërisë.

Në njoftimin që vinte nga Çamëria për zyrtarët fashistë në Tiranë thuhej se; “Na komunikojnë se, pronarët grekë të cilët gjenden në provincën e Çamërisë, duke përfituar nga varfëria që ka përfshirë popullsinë e kësaj zone, po bëjnë propagandë antiitaliane, duke theksuar se, ju shqiptarëve mirë t’ju bëhet, ju që deshët Italinë, e meritoni të vdisni urie tani”.371 Gjithashtu në këtë raport të gjendjes në Çamëri, bëhej e ditur kriza e rëndë ekonomike që kishte përfshirë popullsinë shqiptarë të Çamërisë, e cila furnizohej me vetëm 60 gram bukë në ditë për person. Sipas përfaqësuesve të popullsisë së Çamërisë, autoritetet italiane duhej të mbanin premtimet e tyre për dërgesat deri në 1000 kuintal grurë për furnizimin kësaj popullsie me bukë.372

Lidhur me rritjen dhe forcimin e propagandës antiitaliane, qeveria greke kishte dhënë rreth 70 milionë dhrahmi, të cilat ishin dhënë gjoja në formën e investimeve dhe ndihmave për popullsinë e varfër të Prevezës.373 Gjithë kjo shumë i ishte besuar dhespotit grek Spridhoni, i cili njihej si një antishqiptar i betuar dhe që bashkëpunonte ngushtë me qarqet shoviniste greke. Qëllimi i dhënies së kësaj ndihme ishte lufta kundër aneksimit të qytetit të Prevezës dhe bashkimit të saj së bashku me tërë krahinën e Çamërisë me shtetin shqiptar.

Qendrat kryesore të Çamërisë si Filati, Margëlliçi, Gumenica, Parga, Spatari etj, kishin një popullsi dërrmuese shqiptare muslimane, e cila deri para fillimit të luftës italo-greke kishte humbur pothuajse gjithçka nga pasuria e tyre. Shqiptarët çamë, të prekur nga kjo politike e qeverisë greke, disa herë me radhë u kishin kërkuar autoriteteve italiane të ndërhynin dhe të merrnin masat e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve që shqetësonin ata.374

Me rastin e vizitës së Nuri Dinos, gjatë vjeshtës së vitit 1941 në Çamëri, për t’u njohur me gjendjen e popullsisë shqiptare muslimane pas pushtimit italo-gjerman të Greqisë, paria e Paramithisë, i shkruante Mëkëmbësit të Përgjithshëm në Tiranë se; “Ne paria e Paramithisë, me rastin e vizitës së doktor Nuri Dinos, i dërguar këtu prej Shkëlqesisë Suaj, ju informojmë se të gjithë shqiptarët muslimanë po vdesin nga uria për shkak të konfiskimeve të pasurisë nga ana e autoriteteve greke”.375 “Sikur të mos mjaftonin këto masa,- shkruanin ata,- qeveria greke, e shtyrë nga bashkëpatriotët tanë

370 Po aty., D.1208, fl.41.371 Po aty., D. 691, fl.36.372 Po aty. 373 Po aty., D. 699, fl. 12.374 Po aty., fl.3. Origjinali në italisht. Kërkesa dërguar autoriteteve italiane është e firmosur nga Xhemil Mustafa, Refik Pronjo, Sali Muhedini, Isuf Musa, Isuf Pronjo, Abedin Dino etj. datë 9 nëntor 1941. 375Po aty., fl.1.

72

Page 73:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

ortodoks, ka konfiskuar të gjitha pronat që gjenden në duart e shqiptarëve”.376 Duke përfunduar letrën e tyre drejtuar F. Jakomonit, paria çame e Paramithisë i kërkonte Mëkëmbësit italian që t’u mundësonte atyre kthimin e të gjitha pasurive që tashmë gjendeshin në duart e grekëve.377

Pothuajse i njëjti tekst gjendet edhe në letrën e dërguar nga paria e Margëlliçit, drejtuar qeverisë shqiptare në Tiranë dhe Mëkëmbësit të Përgjithshëm italian. Në letrën e tyre, paria e Margëlliçit, shkruante se, “që kur erdhën ushtarët italianë, popullsia e provincës sonë po vdes urie, duke na shpërndarë vetëm 5 kg miell për frymë”.378 Duke vazhduar më tej me kërkesat e tyre drejtuar Jakomonit dhe qeverisë shqiptare, popullsia muslimane e Margëlliçit, kërcënonte se, “deri tani ne kemi ndjekur rregullat dhe kemi zbatuar urdhërat tuaja, por tashmë e tutje do të jetë e pamundur të durojmë vuajtjet që na shkaktojnë nëpunësit grekë, armiqtë tanë të djeshëm dhe të sotëm, të cilët gjatë luftës kanë vrarë vëllezërit tanë”.379

Paria çame njoftonte autoritetet italiane se, sikur të mos mjaftonte gjithë këto masa, qeveria greke përpara fillimit të konfliktit të armatosur me Italinë kishte konfiskuar pasuritë e të gjithë shqiptarëve çamë që ndodheshin jashtë Greqisë, në Shqipëri, Itali dhe Turqi. Sipas tyre, ligji i konfiskimit të pasurive ishte më i rëndë ndaj atyre shqiptarëve që njiheshin si italofil dhe si mbështetës të ideve irredentiste kombëtare dhe se përpara sulmit të trupave italiane, qeveria greke ndërmori dhe një sërë arrestimesh dhe internimesh të të gjithë meshkujve çamë, duke filluar që nga mosha 11 vjeç e lartë. 380 Në ankesën e tyre çamët muslimanë ankoheshin lidhur me abuzimet e administratës vendore greke e cila kishte urdhëruar që të mos u shiteshin asgjë banorëve muslimanëve, duke u thënë atyre se, “ju deshët Italinë, tani shkoni dhe ankohuni te ata”.381

Keqtrajtimet e xhandarmërisë greke ndaj shqiptarëve muslimanë vazhdonin edhe pas vendosjes së pushtimit italian në Çamëri. Ekzistenca e xhandarmërisë dhe e autoriteteve vendore greke në Çamëri e kishte kthyer situatën tërësisht në favor të grekëve ortodoksë. Pavarësisht premtimeve të paraluftës të dhënë nga italianët, popullsia shqiptare muslimane e ndiente veten tërësisht të pambrojtur nga autoritetet ushtarake italiane. Shqiptarëve, e sidomos atyre që vinin nga Shqipëria nuk u lejohej të hynin në ambjentet private në Çamëri.

Qytetarët shqiptarë, me urdhër të autoriteteve vendore greke iu lejohej të qëndronin vetëm në ambjentet publike, të cilat gjatë gjithë kohës ishin nën survejimin e xhandarmërisë dhe të spiunëve grekë. Në një njoftim të ardhur nga Çamëria për Mëkëmbësinë e Tiranës, lidhur me kufizimet e lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Greqi thuhej se; “Shoferëve shqiptarë, të cilët kryejnë intenerarin Shqipëri-Follorinë nuk u lejohej të ndalonin në asnjë vend tjetër përveçse në destinacionin e tyre final”.382 Gjithashtu, shqiptarët çamë ankoheshin se, xhandarmëria greke kishte ngritur

376Po aty. 377Po aty. 378 Po aty., fl.21.379 Po aty. 380 Po aty., fl.3.381 Po aty. . 382 Po aty., D.1071, fl.1-3.

73

Page 74:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

një rrjet të tërë spiunësh dhe agjentësh të cilët kishin marrë udhëzime për të denoncuar çdo shqiptar që shfaqte ndjenja antigreke dhe proitaliane.383

Të gjitha këto veprime kryeheshin në hundën e autoriteteve ushtarake italiane, të cilët shumë shpejt i kishin harruar premtimet e dhëna para luftës për vendosjen e drejtësisë midis shqiptarëve dhe grekëve. Politika zyrtare e Romës, tashmë po fillonte të ndryshonte raportet e saj lidhur me trajtimin e popullsisë së minoritetit shqiptar në Çamëri dhe kërkesave të tyre për bashkimin e trojeve shqiptare. Minoriteti çam në Greqi tashmë po e kuptonte se ushtria italiane nuk ishte gjë tjetër veçse një zëvendësuese e përkohshme e regjimit shtypës shovinist grek, i cili duhej larguar sa më parë nga këto troje. Në kushte të tilla, popullsia çame dhe përfaqësues të saj shtuan përpjekjet për rritjen e lëvizjes antifashiste si dhe krijimin e njësive administrative për vendosjen e pushtetit të shqiptarëve në Çamëri.

383 Po aty., D.699, fl.16.

74

Page 75:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

2.3. Organizimi i nacionalistëve çamë dhe ngritja e organeve të vetadministrimit shqiptar.

Si rezultat i presionit në rritje i krijuar nga bandat greke të mbetura nga shpërbërja e ushtrisë pas kapitullimit të Greqisë në prill 1941, popullsia vendase shqiptare e krahinës së Çamërisë u detyrua të vetorganizohej për mbrojtjen e jetës, pronës dhe familjeve të tyre. Situata e krijuar u stimulua dhe nga qëndrimi i dyfishtë i pushtuesve, të cilët për interesa gjeo-strategjike të zhvillimit të luftës, lejuan ekzistencën e administratës së vjetër greke nën mbikqyrjen e autoriteteve uashtarake të pushtimit. Me kalimin e kohës, presioni dhe mbikqyrja e autoriteteve ushtarake të pushtimit ndaj qeverisë kuislinge greke erdhi duke u shtuar. Lidhur me situatën në Greqi dhe veçanërisht në Çamëri, autori S. Rrepishti, është i mendimit se, “si rrjedhojë e kësaj politike, grupe të ndryshme shoqërore, me synimin e ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, filluan të dalin në skenë”.384 Në këtë mënyrë në krahinën e Çamërisë, si rezultat i mungesës totale të strukturave shtetërore greke, shqiptarët filluan të vetorganizohen për krijimin e strukturave dhe organeve administrative të krahinës.

Për t’i bërë ballë presionit në rritje si dhe për të garantuar rendin dhe qetësinë në vend, nga ana e popullsisë shqiptare u krijuan reparte të xhandarmërisë më trupa të rregullt çamë. Të gjendur përballë pafuqisë së forcave ushtarake italiane, të cilët ishin të zhytur si kudo në korrupsion dhe inkompetencë të plotë, si dhe të gjendur përpara terrorit në rritje nga administarata ushtarake greke, popullsisë vendase shqiptare në krahinën e Çamërisë nuk i mbetej gjë tjetër veçse të organizohej në struktura të veçanta për të mbrojtur jetën, pronën dhe familjet e tyre.

Gjatë fillimit të verës së vitit 1941, propaganda irredentiste e eksponentit të Partisë Fashiste shqiptare Nuri Dinos në Çamëri filloi të rritej. Si rezultat, u bë e mundur që në këtë krahinë gjatë kësaj periudhe të hidheshin hapat e para për organizimin e strukturave të Partisë Fashiste. Me mbështetjen e një grupi nacionalistësh çamë të udhëhequr nga Nuri dhe Masar Dino, të cilët i kishin varur shpresat te Italia fashiste për bashkimin kombëtar të Çamërisë me Shqipërinë, në mesin e muajit qershor 1941 në Çamëri u krijua Partia Fashiste.385 Duke kërkuar nga çamët që të përkrahnin krijimin e degëve të kësaj partie, vëllezërit Dino kërkonin që në shenjë mirënjohje të Musolinit, çamët të rreshtoheshin në radhët e Partisë Fashiste Çame.386 Por megjithë propagandën e madhe të bërë në emër të bashkimit kombëtar, pjesa dërrmuese e banorëve të krahinave të Çamërisë nuk i përkrahën vëllezërit Dino në nismën e tyre.

Historiani Pëllumb Xhufi, në diskutimet e tij lidhur me çështjen e bashkëpunimit të nacionalistëve çamë gjatë kësaj periudhe me pushtuesin fashist, pranon faktin se, kishte

384 Rrepishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, 76.385 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 234.386 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa…, 226.

75

Page 76:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

pjesë të elitës çame muslimane të cilët me ndërgjegjje e udhëhoqën komunitetin çam në bashkëpunim të vazhdueshëm me italianët.387 Më tej, Prof. P. Xhufi, argumenton se, pavarësisht nga pjesëmarrja e popullsisë muslimane çame në partinë fashiste që u themelua në rajon, kushtet favorizonin një lidhje të ngushtë të muslimanëve me forcat e Boshtit dhe se bashkëpunimi nuk është një veçori vetëm e çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.388

Përkrahja që shqiptarët muslimanë të Çamërisë i bënë nismës së vëllezërve Dino për themelimin e Partisë Fashiste në këtë zonë ishte e pakët. Lidhur me dështimin e nismës së vëllezërve Dino, autori H. Isufi argumenton se, “të gjendur përballë mosbindjes së popullsisë shqiptare, vëllezërit Dino të mbështetur nga një grup nacionalistësh çamë, në fund të vitit 1941, formuan Këshillin Administrativ të Pavarur të Çamërisë”.389 Këshillin Administrativ të Pavarur të Çamërisë, i krijuar prej Nuri dhe Masar Dinos, kishte në përbërjen e tij 16 vetë. Ky këshill mori përsipër detyrat për administrimin e krahinës së Çamërisë. Kryesisht, anëtarët e këtij këshilli vinin nga familje të pasura çame, të cilat më parë ishin goditur rëndë nga reformat agrare të ndërmarra nga shteti grek. Krijimi i një administrate tërësisht shqiptare nuk kishte se si të mos pritej mirë nga shqiptarët e Çamërisë, të cilët shpresonin se administrimi i vendit tashmë do t’u përkiste atyre, duke bërë të mundur kështu shkëputjen një herë e mirë nga administrate e vjetër greke dhe përafrimin e një bashkimi të mundshëm të Çamërisë me Shqipërinë.

Autori F. Liço, është i mendimit se, pas krijimit të Partisë Fashiste në Çamëri, nacionalistët çamë morën masa për suprimimin pothuajse plotësisht të administratës greke.390 Në fakt, që pas hyrjes së trupave ushtarake të Boshtit në Çamëri, në prill 1941, e tërë administrata greke e mëparshme ishte larguar. Në kushtet e mungesës së nëpunësve grekë, shqiptarët ishin të detyruar të zëvendësonin administratën e vjetër me elementë shqiptarë. Vetëm pas vendosjes së qetësisë në krahinë, nën besën e dhënë nga shqiptarët çamë si dhe nën mbrojtjen e trupave italiane, një pjesë e konsiderueshme e administratës lokale greke u rikthye në detyrë.

Pas pushtimit të Greqisë nga forcat ushtarake të Boshtit, u duk se një erë e re ndryshimi do të frynte në fushën e zhvillimit të gjuhës dhe arsimit shqip. Në kushtet e një zbraztësie totale dhe mungesës së elementeve të shtetit, shqiptarët çamë ishin të detyruar nga rrethanat për të marrë vetë situatën në dorë. Nacionalistët çamë me mbështetjen dhe të italianëve suprimuan këshillat e komunave me anëtarë grekë, duke i zëvendësuar këto organe me këshilla të reja me përbërje të plotë shqiptare.391

Ndër masat e para që ndërmorën këshillat çamë ishte krijimi i kushteve të nevojshme për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë çamë. Për arritjen e rezultateve sa më të kënaqshme në fushën e arsimit dhe të administrimit të krahinës së Çamërisë, nacionalistët çamë vendosën lidhje të ngushta bashkëpunimi me qeverinë e Tiranës. Në fillim të muajit shtator të vitit 1941, Komiteti Konsultativ Çam dërgoi në

387 Pëllumb Xhufi, Dialog historik mbi çështjen çame. 9. Debat shkencor i mbajtur nga Instituti për Studimet për të Drejtat e Njeriut. (Columbia University, New York. USA). www.harimancolumbia.edu.388 Xhufi, Dialog historik mbi çështjen çame. 9.389 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa.., 227.390 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 236.391 Po aty., 234.

76

Page 77:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Tiranë Haxhi Sejkon nga Filati, si përfaqësues të popullsisë vendase, i cili i dorëzoi personalisht një kërkesë ministrit shqiptar të Arsimit Ernest Koliqi. Në kërkesën për çeljen e shkollave shqipe në Çamëri, thuhej gjithashtu se grekët kishin filluar sërish të hapnin shkollat e tyre, me pretekstin e përfundimit të vitit shkollor. Ministri shqiptar i arsimit njoftohej gjithashtu, se në shenjë bojktoi të këtij veprimi nga ana e autoriteteve greke, popullsia çame kishte vendosur që të mos dërgonin në shkollat greke fëmijët e tyre. Ndër të tjerë, përfaqësuesi i popullsisë çame në kërkesën drejtuar E. Koliqit i shprehte atij indinjatën dhe për qëndrimin e autoriteteve italiane të krahinës së Çamërisë, të cilët nuk kishin ndërmarë asnjë masë lidhur me gjobat e vëna nga autoritetet greke të krahinës familjeve çame për mos dërgimin e fëmijëve të tyre në shkollat greke.392 Në kushte të tilla, paria e Çamërisë kërkonte prej komandës italiane dhe qeverisë shqiptare të Tiranës, që të mundësonin çeljen e shkollave dhe kurseve për mësimin e gjuhës shqipe. Gjithashtu paria çame kërkonte nga qeveria shqiptare e Tiranës mbajtjen e këtyre shkollave me bazë materiale mësimore dhe didaktike si dhe emërimin në këto shkolla të mësuesve shqiptarë.393

Për zgjidhjen e këtyre problemeve një grup çamësh arsimdashës, i dërguan një peticion ministrit shqiptar të Arsimit, ku i theksonin faktin se, “nevojat për çeljen e kurseve në gjuhën shqipe në Çamëri, diktonin dërgimin në këtë krahinë të mbi 20 mësuesve të tjerë”.394 Të vendosur para presionit të administartës civile dhe ushtarake greke për të dërguar fëmijët e tyre në shkollat greke, shqiptarët e krahinës së Çamërisë në promemorjen dërguar Ministrisë shqiptare të Arsimit i kërkonin asaj mbështetjen për çeljen e kurseve për mësimin e gjuhës shqipe. Në vazhdën e kërkesave të shumta të parisë çame, drejtuar Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ishte dhe kërkesa e dërguar në 17 shtator të vitit 1941, nga Myftiu i Filatit Fuat Rakipi, i cili i lutej kësaj ministrie që të ndërhynte tek italianët, me qëllim dhënien e lejes për çeljen e shkollave në gjuhën shqipe.395

Në vazhdën e përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e qeverisë shqiptare të Tiranës dhe të autoriteteve italiane në Çamëri e Shqipëri, një komision çam i cili në përbërje të tij kishte emra të tillë si; Hysni Abazi, Neshat Demi, Jahja Hasani etj., i kërkonte Zyrës së Fashios në Tiranë të jepte leje për çeljen e shkollave shqipe në fshatrat dhe qytetet e Çamërisë. Komisioni theksonte gjithashtu, se të njëjtën kërkesë ia kishte drejtuar dhe komandës ushtarake italiane në Filat, e cila iu kishte rekomanduar që këtë kërkesë, përfaqësuesit çamë t’ia përcillnin Komandës së Përgjithshme të Armatosur italiane në Tiranë. Paralelisht me këto veprime, përfaqësuesit e popullsisë çame, kërkesën e tyre ia kishin dërguar edhe ministrit shqiptar të Arsimit, të cilit i kërkonin që të bënte demarshet e duhura pranë autoriteteve italianë për lejimin e çeljes së shkollave shqipe në Çamëri.396

Nga ana e saj qeveria shqiptare që në fillim përkrahu çdo inisiativë të patriotëve çamë për përhapjen e shkollave shqipe në krahinën e Çamërisë dhe më gjerë. Qeveria shqiptare me anë të pagesave stimuloi shumë të rinjë çamë, të cilit kishin studiuar në

392 AQSH, F.195. V.1941. D.112/1, fl.145-150.393 Po aty., fl.146.394Po aty. 395Po aty., fl.151.396 Po aty.

77

Page 78:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Shqipëri që të shkonin si mësues në Çamëri. Në kushtet e vështira ekonomike të popullsisë shqiptare, shumë të rinj çamë u vetëofruan për të dhënë mësim falas në shkollat shqipe që do të hapeshin në krahinën e Çamërisë. Në këtë nismë të tyre patriotike, shteti shqiptar merrte përsipër që t’i pajiste këta arsimtarë me pasaporta, me qëllim për t’u krijuar atyre lëvizshmërinë në të dyja anët e kufirit.397 Studentët e parë çamë të cilët u shprehën të gatshëm t’i përgjigjeshin thirrjes së qeverisë shqiptare ishin; Shefqet Sejko, Qani Sejko, dhe Muharrem Demi nga Filati.398

Në korrik të vitit 1942, në Çamëri u krijua Këshilli Përgjithshëm i Mbrojtjes, një organizëm ky politiko-ushtarak me qendër në Gumenicë dhe me shtrirje të gjerë pothuajse në të gjithë fshatrat si Filat, Margëlliç, Paramithi, Pargë, Mazrek, Arpicë, Varfanj etj.399 Për Filatin, pjesëtarë të këtij këshilli ishin kryetar, Ramadan Uzeiri, nënkryetar Qamil Dojaka, anëtar për mbrojtjen ishte Tefik Sulo, për kulturën Haxhi Sejko, për rendin Xhelal Hajdëri dhe sekretar Fejzo Sejko. Për zonën e Gumenicës, kryetar ishte Mahmut Banushi, për mbrojtjen Xhomakë Xhemaliu, për drejtësinë Damin Beqiri dhe për rendin Hamzo Himo. Për Margëlliçin, kryetar u zgjodh Ibrahim Bajrami dhe nënkryetar për rendin u zgjodh Abdulla Jatroi. Këshilli çam i Pargës përbëhej nga Abaz Shuaipi kryetar, Omer Buqi nënkryetar, Mehmet Kanali anëtar i rendit dhe sekretar, Spiro Vëllazëroi. Ndërsa këshilli çam i Paramithisë përbëhej nga Haxhi Shehu kryetar, nënkryetar për drejtësinë dhe arsimin ishte av. Spiro Xhalluka, anëtar për rendin Feti Kapoli dhe sekretar Adem Bako e Gani Mulla.400

Këto këshilla, si detyrë parësore kishin përmirësimin e kushteve të jetesës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë, përhapjen e arsimit e të gjuhës shqipe në Çamëri. Nismëtar për ngritjen e këtij Këshilli ishin anëtarë të familjes Dino, të cilët dalloheshin për veprimtarinë e tyre nacionaliste në dobi të çështjes çame. Në detyrën e kryetarit të këtij Këshilli, u zgjodh Masar Dino, ndërsa vëllai i tij Nuri Dino, u zgjodh në cilësinë e nënkryetarit.401 Si organ me kopetenca të plota, ky organizëm shfuqizoi të gjitha aktet zyrtare të pushtetit të mëparshëm grek, si dhe suprimoi aktivitetin e strukturave shtetërore greke.

Autori F. Liço, pohon se, ngritja dhe veprimtaria e këshillave të formuar prej vëllezërve Dino ishin kryesisht për qëllime personale të tyre.402 Pavarësisht qëllimit të ngritjes së këtij këshilli prej vëllezërve Dino, në fillim të aktivitetit të tij ky organizëm tregoi se ishte jashtë influencës së tyre dhe të propagandës italo-gjermane. Një argument të tillë e mbështet dhe autori H. Isufi, i cili thekson se, këshilli i ngritur, ndoqi një politikë të bashkëjetesës harmonike midis dy komuniteteve dhe jashtë çdo ndikimi nga Nuri dhe Masar Dino.403 Në të vërtetë misioni i tyre ishte ruajtja e qetësisë dhe rendit në krahinë, shuarja e mosmarrëveshjeve midis banorëve dhe përhapja e arsimit shqip në Çamëri. Për

397 Po aty., V. 1942, D.268, fl.56-79.398 Po aty., fl.89.399 Hoxha, Viset shqiptare…, 327.400 Po aty., 328-331.401 Po aty. 402 Liço, Probleme të marrëdhënieve..,233.403 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa…, 227-228.

78

Page 79:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

sa kohë që situata në Çamëri ishte e turbullt dhe ndihej mungesa e administratës vendore greke, këto këshilla luajtën rolin e institucioneve vetqeverisëse shqiptare.

Gradualisht ky këshill filloi shtrirjen e aktivitetit të tij në zonat kryesore të Çamërisë, duke ngritur në këtë mënyrë rrjetin e pushteti lokal të drejtuar nga çamët. Si rezultat i shtrirjes së veprimtarisë, u formuan komitete të caktuara në fshatrat muslimane të prefekturës së Çamërisë.404 Këto komitete gradualisht filluan të shtrijnë aktivitetin e tyre pothuajse në të gjitha fushat e jetës në krahinë. Me nismën e komiteteve filloi ngritja e strukturave shqiptare në Çamëri, duke u krijuar reparti i xhandarmërisë muslimane çame, doganat, gjykatat dhe autoritetit financiar lokal.405

Si një organ fuqiplotë, Këshilli shfuqizoi tërë zinxhirin e pushtetit të deri atëhershëm grek në krahinë, të cilat për shqiptarët kishin qenë vetëm organe dhune dhe terrori. Këshilli me atributin që i jepte ligji, vendosi për mbylljen e shkollave greke dhe çeljen e shkollave shqipe në Çamëri. Gjithashtu u morën vendime për zëvendësimin e simboleve greke me ato shqiptare si dhe zëvendësimin e administratës shtetërore dhe të nënpunësve grekë me ata shqiptarë.406 Veprimtaria e këtij Këshilli mbështetej në ruajtjen e qetësisë, të rendit, ndalimin e vëllavrasjes midis shqiptarëve të krishterë dhe atyre të fesë muslimane. Këshilli ngriti dhe organizata e struktura të vetat në çdo qendër apo njësi administrative të krahinës së Çamërisë të përbëra prej 5 personash.407 Kjo lëvizje e shqiptarëve, argumenton historiani grek J. Margaritis, dha për herë të parë të dhëna të një organizimit shtetëror për muslimanët e Thesprotisë, domethënë të drejta…jashtë të cilave i mbante me devotshmëri këmbëngulëse shteti grek.408

Në këtë situatë anomalie të krijuar prej gjendjes së luftës dhe të mungesës së elementeve shtetërore greke, të krishterët krijuan paralelisht organizatat e tyre. Si kundërpërgjigje e organizimit të detyruar të shqiptarëve, grekët krijuan çeta me xhandarë të krishterë, të cilët kontrollonin zonat periferike të krahinës. Këto struktura greke të krijuara si rezultat i mungesës totale të shtetit, më pas u bënë pjesë e bandave të EDES-it, qëllimi i së cilës ishte padyshim mohimi me çdo kusht i bashkëpunimit me shqiptarët muslimanë.

Krahas përpjekjeve për çlirimin nga zgjedha e huaj nazi-fashiste si dhe ndaj klikës vendase greke, popullsia shqiptare e krahinës së Çamërisë nuk i ndali për asnjë moment përpjekjet për zhvillimin e arsimit dhe të gjuhës shqipe në këtë rajon. Duke e konsideruar arsimin në gjuhën shqipe, si një akt të rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe duke ecur në gjurmët e rilindasve shqiptarë, patriotët dhe nacionalistët çamë i shtuan akoma dhe më shumë përpjekjet e tyre për hapjen e shkollave shqipe.

Kërkesa për çeljen e shkollave shqipe në Çamëri dhe Kosovë, në adresë të qeverisë shqiptare të Tiranës erdhën dhe nga mësues italianë. Në një letër drejtuar Këshillit të Përhershëm shqiptar, një mësues italian kërkonte që të mundësohej hapja e një shkollë bujqësore në Kosovë dhe Çamëri, ku të mësonin nxënës shqiptarë.409 Kërkesa

404 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,137.405 Manda, Çamët mslimanë.., 147-148.406 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare…, 331.407 AMPJ, V.1945, D.59/10.408 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,137.409 AQSH, F.195. V. 1942. D.926, fl.1.

79

Page 80:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të tilla nga përfaqësues italianë bëheshin dhe në vazhdën e përpjekjeve për përhapjen e propagandës irredentiste te shqiptarët e Çamërisë, të cilët gradualisht kishin filluar t’i humbisnin shpresat për një përkrahje të italianëve kundër shtypjes greke.

Krahas kësaj, qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit merrte përsipër të mbulonte të gjitha shpenzimet për mbarëvajtjen e procesit mësimor si dhe për rrogat e mësuesve të shkollave shqipe në Çamëri. Për të stimuluar ekzistencën e shkollave shqipe në zonën e Çamërisë dhe kryesisht në fshatrat e thella, shpesh herë ministria shqiptare e arsimit shpërblente me të holla mësuesit e dalluar dhe ata të cilët punonin në kushte të vështira duke marrë parasysh trazirat që ekzistonin në atë periudhë në Çamëri.410 Një përpjekje e tillë, duke patur parasysh kushtet e vështira që kalonte popullsia shqiptare në Greqi tregon qartë dëshirën e tyre për ruajtjen e identitetit kombëtar si dhe për rritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.

Me qëllim përhapjen e gjuhës shqipe dhe të propagandës kombëtare, qeveria shqiptare dërgoi në Çamëri mësues dhe patriotë të shquar çamë. Në shkresën e saj, Ministria e Kulturës dhe Propagandës shqiptare dërguar Ministrisë së Jashtme, teksa i përcillte shqetësimin lidhur me mungesën e shkollave dhe mësuesve të gjuhës shqipe në krahinën e Çamërisë, i propozonte listën me 15 emra mësuesish, ndër ta Abdyll Sejko, Dervish Dojaka, Haxhi Sejko, Tahir Demi, Thanas Karaçolli, Rexhep Seiti, Spiro Vllazëroi, Sami Demi, Sami Muharremi, Jahja Hasani etj, të cilët do të dërgoheshin në këtë krahinë për të ndihmuar në çeljen e kurseve dhe shkollave shqipe.411 Megjithë fillimin e mbarë të punës për hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, gjendja e trazuar dhe konflikti që kishte shpërthyer midis dy komuniteteve gjatë vitit 1941-42, e la disi në harresë çështjen e gjuhës dhe arsimit shqip. Edhe në ato shkolla që ende qëndronin të hapura fëmijët shqiptarë të trembur prej hakmarrjes së bandave greke qëndronin të mbyllur në shtëpitë e tyre. Në kushtet e terrorit të ushtruara nga shteti dhe bandat greke, popullsia shqiptare çame e gjeti veten të pambrojtur.

Me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohej nga institucionet ndërkombëtare, një grup çamësh të shpërngulur në qytetin e Sarandës, i dërguan një peticion Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku bënin me dije lidhur me abuzimet dhe shtypjen që pësonte minoriteti shqiptar në Greqi.412 Peticioni dërguar Lidhjes së Kombeve përmblidhte të gjitha abuzimet e bëra nga shteti grek ndaj popullsisë shqiptare çame, të drejta këto që lidheshin me mohimin e gjuhës shqipe, mohimin e të drejtave kulturore, sociale dhe ekonomike. Përfaqësuesit e emigrantëve çamë, kërkonin nga Lidhja e Kombeve, që ky institucion të përdorte të gjitha mjetet e duhura për të ndaluar shtypjen dhe terrorin që pësonte çdo ditë popullsia çame prej autoriteteve të shtetit grek.

Pavarësisht ankesave të herëpashershme të popullsisë shqiptare, shteti grek dhe administrata vendore në krahinën e Çamërisë nuk i morën asnjëherë në konsideratë kërkesat e shqiptarëve. Administrata vendore greke lidhur me kërkesën e minoritetit shqiptar për çeljen e shkollave shqipe, shprehej në mënyrë cinike se, ata mësojnë gjuhën

410 Po aty., V.1943, D.88, fl.163.411 Po aty., F.151, V.1944, D.147, fl.1.412 Po aty., V.1943, D.36, fl.1. Dokumenti origjinal i shkruar në frëngjisht është nënshkruar në emër të emigrantëve çamë të shpërngulur nga Qazim Domi, Dalip Sejko, Dule Hysen Musa, Meço Maliqi, Mezan Dino etj.

80

Page 81:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

e tyre lokale nëpërmjet mësimit fetar që u jepet në shqip dhe kjo është mëse e mjaftueshme për nevojat e tyre kulturore.413

Në këtë kuadër dhe administrata ushtarake italiane qëndroi indiferente ndaj këkresave të shqiptarëve çamë. Përveç mbështetjes në ditët e para të pushtimit, Komanda ushtarake italiane nuk kishte ndërmend të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve që shtetësonin shqiptarët në Çamëri. Në disa raste vetë Komanda e Lartë ushtarake italiane në Çamëri ishte bërë pengesë për ecurinë dhe mbarëvajtjen e arsimit në shkollat shqipe, pasi një pjesë e godinave të shkollave ishin kthyer në garnizone dhe depo armatimesh për ushtrinë italiane. Në mars të vitit 1943, Komanda e Lartë e forcave të armatosura të ushtrisë italiane në Tiranë refuzonte kërkesën e Ministrisë së Arsimit në Tiranë për të liruar ndërtesat e shkollave në Çamëri të zëna nga ushtria italiane.414

Si përfundim mund të themi se, mungesa e dëshirës së autoriteteve civile greke dhe atyre ushtarake italiane në Çamëri bëri që për shumë kohë situata në këtë krahinë të ishte e pasigurtë. Në një situatë të tillë, detyrë parësore e shqiptarëve çamë ishte organizimi dhe mobilizimi për mbrojtjen e jetëve, pronave dhe familjeve të tyre, si dhe largimi i pushtuesve të vjetër dhe të rinj.

413 Baltiotis, The muslim Chams..,10.414 Iljaz Gogaj, Arsmi shqip në diasporë dhe në Çamëri 1912-1944, (Tiranë, N. Frashëri, 2007), 183.

81

Page 82:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

2.4. Nxitja e mosmarrëveshjeve midis komunitetit çam dhe atij grek.

Pas vendosjes së regjimit italian në krahinën e Çamërisë, situata në këtë zonë të banuar nga shqiptarët po bëhej gjithnjë dhe më shqetësuese. Edhe pse në fillim shpresohej ndryshe, gjendja e popullsisë shqiptare sa vinte e rëndohej së tepërmi. Situata e turbullt e krijuar për shkak të paqartësisë së krijuar midis autoriteteve greke dhe atyre italiane kishte pasoja të drejtëpërdrejta në jetën sociale dhe ekonomike të popullatës çame. Autoriteti i ushtrisë dhe i administratës civile italiane, në sytë e banorëve të Çamërisë kishte filluar të binte që para nisjes të aksionit ushtarak ndaj Greqisë. Në kaosin e krijuar, administrata ushtarake italiane në Çamëri e kishte të pamundur të ushtronte autoritetin e saj. Në këtë mënyrë dhuna e autoriteteve civile dhe e xhandarmërisë greke ndaj popullsisë civile shqiptare erdhi duke u shtuar, kjo pasi një pjesë e mirë e xhandarmërisë greke vazhdoi të qëndronte në të njëjtat pozita komanduese edhe gjatë pushtimit italian.415

Duke nisur nga vera e vitit 1941 dhe deri në fund të vitit 1942, situata në Çamëri u karakterizua nga konflikte të ndezura midis banorëve grekë dhe atyre shqiptarë muslimanë çamë. Sipas autorit Filip Liço, konflikti midis grekëve dhe shqiptarëve në Çamëri kishte lindur që me mbarimin e kryengritjes greke për pavarësi në vitin 1821.416 Sipas këtij autori, duke qënë se një pjesë e konsiderueshme e muslimanëve shqiptarë çamë zotëronin prona të mëdha, një pjesë e banorëve të krishterë qofshin këta me kombësi greke apo shqiptare ishin kthyer në bujq, të cilët punonin tokat e bejlerëve dhe të agallarëve shqiptarë muslimanë, kryesisht të fshatrave të Margëlliçit e të Paramithisë.417

Me kalimin e viteve, natyrshëm lindi një xhelozi e theksuar dhe lakmi tek popullsia ortodokse greke për pasurinë dhe aftësinë udhëheqëse të klasës së bejlerëve muslimanë shqiptarë, të cilët përveç pronës zotëronin dhe një pjesë të konsiderueshme të pushtetit administrativ të Portës së Lartë. Përveç pasurisë si një tregues i qartë i rendit klasor, feja luajti një rol të rëndësishëm në ndarjen e thellë dhe në antagonizmat që ekzistonin midis dy popullsive, asaj të krishtere ortodokse dhe asaj muslimane.

415 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3. Relacion i Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura italiane në Greqi, dërguar Komandës Supreme, mbi veprimtarinë e zhvilluar në fushën ekonomike dhe politike gjatë një viti të pushtimit italian në Greqi, 3 gusht 1942.416 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 215.417 Po aty.

82

Page 83:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Pushtimi italian i Greqisë i dha një zhvillim të ri konfliktit të nisur më herët midis dy komuniteteve. Hyrja në Çamëri të një grupi çamësh së bashku me ushtrinë italiane, krijoi te grekët një ndjenjë hakmarrje, e cila e ndihmuar dhe nga autoritetet vendase dhe xhandarmëria greke, gradualisht u shndërrua në një konflikt të armatosur midis muslimanëve shqiptarë dhe ortodoksve grekë. Disfata që pësoi ushtria italiane që në ditët e para të pushtimit, e shtoi akoma dhe më shumë ndjenjën e hakmarrjes së grekëve ndaj komunitetit shqiptar, të cilët u konsideruan fajtor dhe bashkëpunëtor të pushtuesit.

Zhvillimet historike të kësaj periudhe janë pikërisht ato që përcaktuan më pas dhe fatin e minoritetit shqiptar deri në përfundim të luftës së Dytë Botërore në Çamëri. Lidhur me ngjarjet që pasuan vendosjen e regjimit italian në Çamëri, historiani grek L. Baltsiotis, argumenton se, “ishte pikërisht ky veprim, shkaktar i eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-45”.418 Shumë grekë të larguar nga krahina të trembur nga hakmarrja e popullsisë shqiptare për krimet e tyre makabre, u rikthyen nën besën e dhënë nga paria çame dhe nën mbrojtjen e administratës civile e ushtarake. Në zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara deri në këtë periudhë, në Çamëri u rikthyen në postet e tyre dhe ata zyrtarë grekë, të cilët me vendimet e tyre kishin kryer masakra në dëm të popullsisë civile shqiptare para ardhjes së trupave ushtarake italiane në krahinë.

Autorja greke G. Kretsi, thekson se deri në momentet e para luftës, marrëdhëniet midis banorëve grekë dhe atyre shqiptarë të Çamërisë kishin qenë tepër miqësore dhe në harmoni të plotë. Sipas saj, reminishencat e para të një konflikti social u shfaqën atëherë kur një pjesë e popullsisë çame filluan të krijonin marrëdhënie me italianët dhe politikën e tyre fashiste, e cila propagandonte bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.419 Megjithatë, autori tjetër grek, J. Margaritis, thekson se, krijimi i një situate të tillë gjatë viteve të para të pushtimit, nuk mund t’i atribuohet kurrsesi “komploteve” të çamëve ose italianëve. Sipas tij, kjo situatë ishte pasojë e vazhdimësisë së politikave të turbullta dhe presioneve të shtetit grek në kurriz të minoritetit çam musliman.420 Konflikti i nisur gjatë kësaj periudhe midsi dy komuniteteve, atij çam musliman dhe ortodoksve grekë, e kishte zanafillën e vet te çështja e pazgjidhur e pronave, pasi pronarët e vjetër çamë, në mënyrë abuzive kishin humbur të drejtën mbi tokën e tyre, e drejtë kjo që iu dha pronarëve të rinj grekë.

Mungesa e administratës shtetërore, e rendit dhe e qetësisë publike bëri që në Çamëri të shfaqeshin hakmarrjet e vjetra. Po ashtu, vendimi i italianëve për mbajtur në postet e larta zyrtare administratën e vjetër greke, shkaktoi një pakënaqësi të madhe te shqiptarët, kryesisht te ajo pjesë nacionaliste, e cila kishte shpresuar se, me hyrjen e ushtrisë italiane në Çamëri, kjo krahinë do t’u kthehej shqiptarëve. Ekzistenca dhe mbajtja në detyrë e xhandarmërisë së mëparshme greke, e cila para hyrjes së trupave italiane në Greqi kishte kryer krime dhe kishte abuzuar me popullsinë shqiptare muslimane shkaktoi trazira në Çamëri.421 Ende nuk ishin harruar prej familjeve shqiptare, arrestimet, interrnimet dhe vrasjet e kryra nga xhandarmëria greke ndaj banorëve shqiptarë para se ushtria italiane të hynte në Çamëri.

418 Baltsiotis, The Muslim Chams..,11.419 Kretsi, The secret Past of the Greek-Albanian Bordelands. Cham muslims Albanians, 175.420 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 130.421 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3.

83

Page 84:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Në një zë të vetëm, të gjithë shqiptarët e Çamërisë u kërkonin autoriteteve italiane në Greqi dhe në Shqipëri, që të merrnin masa për largimin e autoriteteve greke dhe të xhandarmërisë greke nga territori i Çamërisë, pasi sipas tyre, të gjithë këta i kishin duart ende të lara me gjakun e familjarëve të tyre.422 Për popullsinë shqiptare çame, prania e administratës greke në krahinën e Çamërisë, përveç të tjerash binte në kundërshtim me organizimin e krahinës së Çamërisë e vendosur kjo nga autoritetet e larta ushtarake të pushtimit.

Pavarësisht gjithë këtyre, autori grek J. Margaritis është i mendimit se, muajt e parë të pushtimit italian të Çamërisë ishin relativisht muaj të qetë, veçanërisht nëse i krahasojmë me ato që kishin ndodhur në periudhat e mëparshme.423 Kjo shpjegon se, shqiptarët u treguan mjaft të duruar ndaj politikave shtypëse të qeverisë greke edhe pse në dukje çamët kishin mbështetjen e italianëve. Shumica e shqiptarëve të Çamërisë ishin për zgjidhje paqësore të problemit të pronësisë, si dhe të çështjeve të tjera.

Por pati dhe nga ata çamë, të cilët të ndikuar dhe nga prania e ushtarëve italianë, vendosën t’i zgjidhnin vetë problemet e vjetra me grekërit. Të mbushur me ndjenjën e urrjtjes për vuajtjet e shkaktuara nga shteti dhe administrata e vjetër greke, disa çamë të mbështetur dhe nga Komanda ushtarake italiane, vendosën të hakmerreshin ndaj grekëve. Për të vënë në vend drejtësinë e munguar, në disa raste të shkëputura, karabinieria italiane shoqëronte bujqërit shqiptarë që të mblidhnin të korrat dhe prodhimet bujqësore në ish tokat e tyre, të cilat me ndihmën e qeverisë ishin rrëmbyer prej refugjatëve grekë. Nën mbështetjen e trupave italiane, në disa raste sporadike pronarët shqiptarë u përpoqën të rimerrnin tokat e tyre të rrëmbyera prej grekëve. Në raste të kundërshtimit nga ana e pronarëve të rinj grekë, shqiptarët reagonin duke djegur pronat e tyre si dhe duke shkatërruar prodhimet bujqësore.424

Argumenti se, ishte pikërish dhuna e ushtruar nga agallarët shqiptarë ndaj pronarëve grekë, faktori nxitës i vrasjeve në Çamëri425, nuk qëndron pasi, pikërisht grekët kishin rrëmbyer me anë të reformave agrare dhe shpronësimeve të padrejta, pasuritë e shqiptarëve muslimanë. Historiani. B. Meta, duke argumentuar këtë sjellje të një grushti çamësh, shpjegon se, “politika represive sistematike e shtetit grek kishte krijuar tension të mbishtresëzuar, i cili te shumë shqiptarë tani manifestohej në mënyra të ndryshme”.426 Sipas B. Metës, faktori kryesor që ndikonte në veprimin e shqiptarëve çamë, ishte pikërisht grabitja e pronave të popullsisë shqiptare dhe dhënia e tyre refugjatëve grekë.427

Si pasojë e mbështetjes nga ushtria italiane, një pjesë e nacionalistëve çamë të udhëhequr nga Nuri Dino shtuan përpjekjet e tyre për vënien në kontroll të administratës lokale të Çamërisë. Në emër të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, në datat 17-18 qershor 1941, në fshatin Palohor, rreth 300 ushtarë italianë të shoqëruar nga një grup nacionalistësh çamë, arrestuan dy vëllezër ortodoksë, të cilët pa përdorur dhunë, i

422 AQSH, F.161, V.1941, D.699, fl.17. Promemorje e Nuri Dinos dhe e popullsisë çame të Paramithisë, Margëlliçit, Gumenicës dërguar Jakomonit ku e njoftojnë mbi gjendjen e popullsisë shqiptare në Greqi.423 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 130.424 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3.425 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 239.426 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 150.427 Po aty.

84

Page 85:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dorëzuan në komandën ushtarake të Filatit.428 Njerëz me peshë dhe ndikim në jetën sociale dhe politike të Çamërisë, shqiptarë si Musa Demi, Haxhi Sejko punuan me devotshmëri për të mos lejuar dënimin e këtyre personave, e po ashtu ndërhynë energjikisht për lirimin e tyre pa pasoja.

Ishin pikërisht këto figura të shquara të lëvizjes patriotike çame si, Musa Demi, Jasin Sadiku, Haxhi Sejko, e shumë shqiptarë të tjerë, nismëtar për uljen e gjakrave dhe shuarjen e konfliktit të armatosur midis shqiptarëve dhe grekëve. Përveç këtyre, pothuajse në çdo fshat të Çamërisë kishte grupe shqiptarësh, të cilët u ngritën kundër nxitjes së urrejtjes midis dy komuniteteve. Kështu, idetë përparimtare dhe paqedashëse në Pargë shpërndaheshin nga Mexhit Sami Leskoviku, Omer Buka, Husho Kasavet, në fshatin Mazaraq këto ide përparimtare përqafoheshin nga çamët Tahir Meta, Mehmet Husi, Rexhep Çami e shumë të tjerë. Madje shqiptarët organizuan dhe grupe rojtarësh të armatosur të cilët kishin si detyrë kryesore ruajtjen e fshatrave grekë, ruajtjen e të mbjellave, pronave dhe familjet e të krishterëve nga ndonjë sulm prej muslimanëve të inatosur.429

Shqiptarët muslimanë të Çamërisë jo vetëm që nuk u hakmorrën ndaj krimeve të kryera nga banorët grekë para pushtimit italian, por ata kontribuan në vendosjen e paqes midis dy komuniteteve. Jasin Sadiku, në një takim të parisë së fshatit të Margëlliçit në qershor të vitit 1941, lidhur me rikthimin e gjendjes së qetësisë në vend, kishte deklaruar në emër të të gjithë banorëve muslimanë shqiptare se: “Le të japim ne, muslimanët, shembullin e parë që duam afrim dhe bashkëjetesë me dashuri dhe mirëkuptim me të krishterët”.430 Duke i konsideruar të krishterët si ata me origjinë shqiptare dhe ata grekë, miq dhe fqinj të mirë, popullsia muslimane shqiptare për një kohë të gjatë iu përmbajt premtimeve të dhëna, për të mos sulmuar banorët e fesë ortodokse. Në kuadër të vendosjes së paqes midis muslimanëve dhe të krishterëve, nga mbledhja e Margëlliçit, u vendos që vendimet e marra t’u bëheshin me dije dhe kryepleqësive të fshatrave të tjera dhe ato të ishin të zbatueshme dhe të detyrueshme për të gjithë.431

Historiani grek Niko Zhangu, në cilësinë e bashkëkohësit dhe përjetuesit të ngjarjeve, pohon se; “Nëse shqiptarët çamë do të kishin qënë kriminelë, të gjithë fshatrat e banuara prej të krishterëve do të zhdukeshin”432. Një fakt të tillë e mbështet dhe autorja greke E. Manda, e cila lidhur me mosmarrëveshjet e lindura në Çamëri midis dy etnive, shkruan se, “mjaft prej anëtarëve të popullsisë shqiptare nuk merrnin pjesë në këto veprime arbitrare”.433 Duke argumentuar më tej, historiania greke pranon faktin se, shumica e shqiptarëve çamë ishin elementë të moderuar dhe përparimtarë, të cilët nuk ishin aspak dakord me veprimet e disa nga bashkëpatriotët e tyre.434 Pra, vetëm një pjesë e

428 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 236.429 Nikos Zhango, Imperializmi anglez dhe rezistenca kombëtare 1940-1945, (Athinë, 1978), Vëllimi.I, 146-148.430 Isufi, Jasin Sadiku.., 190.431 Po aty. .432 Zhango, Imperializmi anglez dhe rezistenca…,146.433 Manda, Çamët myslimanë.., 155. Të njëjtën ide autorja e shtjellon dhe në artikullin e saj me titull, The Chams of Albania and the Greek State 1923-1945, botuar në Revistën Journal of Muslim Minority Affairs, Londwr, 2009.434 Po aty.

85

Page 86:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

çamëve shqiptarë, kryesisht ajo pjesë që ishte prekur më shumë nga reforma agrare e shtetit grek, u bënë palë me pushtuesin italian për rimarjen e pasurive të rrëmbyera më parë nga grekët.

Autori F. Liço fajëson muslimanët çamë të Greqisë, si nxitës të konfliktit të armatosur midis dy etnive. Për të argumentuar këtë ai jep dhe fakte historike e data duke mos respektuar ndoshta qëllimisht kriterin kronologjik të ngjarjeve. Autori F. Liço, duke shpjeguar ngjarjet që ndodhën në Çamëri në vjeshtën e vitit 1941, thekson se në datë 29 shtator 1941, bandat shqiptare nën udhëheqjen e Servet Adem Plakut vranë 3 banorë të fshatit Paloklis të Filatit dhe, “si kundërveprim,-thotë autori,- greku Vasil Ballumi më datë 6 shtator 1941 vrau në shenjë hakmarrje një djalosh 16 vjeçar çam musliman. Në këtë mënyrë,- thotë Liço,- filluan vrasjet reciproke që nuk u ndalën kurrë.435

Nga të dhënat e disponueshme, të cilat vertetojnë më së miri ngjarjet e ndodhura në Çamëri gjatë pushtimit italian, arrijmë në konkluzionin se, përgjegjës për nxitjen e konfliktit në Çamëri nuk ishin shqiptarët dhe përkrahësit e Nuri Dinos, por vetë qeveria dhe administrata vendore greke, e cila për dekada me radhë kishte ndërmarë masa ekstreme ndaj popullsisë muslimane shqiptare. Lidhur me argumentin e mësipër, të njëjtin mendim ka dhe historiani grek Lambros Baltsiotis, i cili shprehet se, “toleranca fetare që ekzistonte midis dy komuniteteve atij ortodoks dhe musliman nuk u kapërdi lehtë nga shteti grek, i cili e përdori këtë situatë për të rritur hatërmbetjet midis dy komuniteteve për të arritur qëllimet e veta”.436 Sipas këtij autori, qëllimi i vetëm i qeverisë greke ishte pakësimi i pranisë së çamëve në krahinën e Çamërisë.437

Në jo pak raste autori F. Liço është kontradiktor në analizën që iu bën fakteve historike lidhur me shkaktarët e vërtetë të trazirave të vitëve 1940-42, midis komunitetit grek ortodoks dhe atij çam muslimanë. Autori teksa bën më faj shqiptarët çamë si nxitës të konfliktit, që sipas tij,- me ndihmën e karabinierisë italiane kishin korrur arat e mbjella nga grekët, në disa rreshta më poshtë shprehet se, “megjithatë popullsia çame nuk i miratonte këto mjete dhune duke kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin midis dy komuniteteve”.438 Ndërsa autori J. Margaritis, në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve gjatë viteve të para të pushtimit italian të Çamërisë, si dhe me konfliktin midis muslimanëve çamë dhe grekëve ortodoks, thekson se, në këtë kohë në Çamëri vepruan dhe mekanizmat irredentiste dhe fashiste të importuara nga Tirana, por të cilat sipas tij, mbetën vetëm në stadin e planeve dhe të qëllimeve.439

Pas një periudhe të shkurtër qetësie në dukje midis dy komuniteteve, atij çam dhe grek të krishterë, në fillim të vitit vitin 1942, tensioni midis banorëve muslimanë dhe atyre ortodoksë u rishfaq sërish. Shkak për prishjen e qetësisë provizore, u bë vrasja nga ana e grekëve në 12 janar 1942, të dy shqiptarëve çamë me influencë si, Tefik Qemali dhe Jahja Kasemi. Vrasja e këtyre veprimtarëve të shquar të levizjes çame nga ana e xhandarmërisë greke, bëri që ngjarjet të percipitonin me shpejtësi. Tashmë konflikti u bë më i hapur dhe më gjakësor midis dy popullsive. Si kundërpërgjigje, çamët muslimanë në

435 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 238.436 Baltsiotis, The Muslim Chams.., 1.437 Po aty. 438 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 240.439 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 130.

86

Page 87:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

11 shkurt të atij viti në Gumenicë, vranë Prefektin e Gumenicës, Jorgos Vasiliakos, i cili konsiderohej si një nga përgjegjësit kryesorë të vuajtjeve të shqiptarëve.440 Tensionin e lartë të krijuar midis dy komuniteteve në Çamëri e konfirmon dhe një raport i Komandës së Xhandarmërisë greke të Thësprotisë dërguar Komandës së Lartë të Xhandarmërisë së Epirit në 27 shkurt, në të cilin thuhej se; “Situata në Thesproti që nga data 14 janar, kur një xhandar kreu vrasjen e dy muslimanëve të njohur, është jashtëzakonisht e acaruar”.441

Ndërhyrja e popullsisë muslimane shqiptare të fshatit Karbunar, bëri të mundur shpëtimin nga djegia dhe shkatërrimi prej zemërimit të një grupi çamësh të indinjuar nga vrasja e bashkëpatriotëve të tyre.442 Takimi i organizaur nga paria çame në xhaminë e fshatit Karbunar pati si qëllim uljen e gjakrave dhe dhënien e besës së muslimanëve kundrej fqinjëve të tyre ortodoksë. Për vendosjen e rendit në Çamëri, Komanda e Xhandarmërisë greke së Thesprotisë, i kërkonte Komandës së Lartë të Epirit shtimin e numrit të xhandarëve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të bëhej i mundur imponimi i forcës së ligjit në këtë prefekturë. Komandanti i xhandarmërisë greke Joanis Kristinidhis, propozonte që krahas përforcimit me xhandarë, oficerë dhe vullnetarë, të punohej për pajtimin e dy elementëve, atij të krishterë ortodoksë dhe komunitetit musliman çam.443 Për të qetësuar situatën e krijuar në Çamëri, qeveria kuislinge greke mendoi të shtonte numrin e xhandarëve dhe oficerëve grekë, veprim ky që kërkonte dhe aprovimin e autoriteteve ushtarake italiane të Çamërisë për shtimin e 10 oficerëve dhe 60 xhandarëve. Pas aprovimit të kërkesës së qeverisë greke nga ana e autoriteteve ushtarake italiane për shtimin e numrit të oficerëve dhe xhandarëve grekë, në Çamëri u shtuan dhe 90 xhandarë të dhe 10 oficerë të rinj, si dhe u urdhërua inkuadrimi i 100 xhandarëve të tjerë grekë, me shërbim jot ë detyrueshëm ushtarak në këtë komandë.444

Në njoftimin dërguar Komandës së Lartë të Epirit në Janinë, Kristinidhis bënte me dije se; “Meqënëse shumica e fshatarëve muslimanë dhe në veçanti ata të papajtueshmit, besojnë se akti kriminal i xhandarit Ilia Niku, autor i vrasjes së dy bashkëbesimtarëve të tyre, erdhi si udhëzim i prefektit dhe i shefave të tjerë të tij {…} kemi parasysh që për të njëjtat arsye do të shfaqen të njëjtat veprimtari vrasëse edhe për funksionarë të tjerë të administratës si dhe të oficerëve të xhandarmërisë”.445 Për të qetësuar situatën e krijuar pas vrasjes së dy shqiptarëve dhe të Prefektit të Gumenicës, si dhe për të shmangur vrasjen e ndonjë funksionari të lartë grek, autoritetet vendase, kërkonin zëvendësimin e xhandarëve të cilët konsideroheshin përgjegjës nga ana e shqiptarëve për vrasjen e ndodhur. Si kusht për rivendosjen e qetësisë dhe rendit publik në Çamëri, autoritetet vendore greke kërkonin largimin e mënjëhershëm të nënprefektit të krahinës, i cili konsiderohej si person i paaftë për të kryer detyrën e tij.446

440 AUSSME, L.15, Raccoglia 23. Fasc.3.441 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 148. Shtojcë dokumenti. Raport i Komandantit të Xhandarmërisë së Thesprotisë Joanis Kristinidhis, dërguar Komandës së Lartë të Xhandarmërisë së Epirit në Janinë, lidhur me situatën e krijuar në Çamëri pas vrasjes së dy çamëve muslimanë dhe të prefektit të Gumenicës Vasiliakos. Gumenicë, më 27 Shkurt 1942.442 Zhango, Imperializmi anglez…, 255.443 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 150. 444 Po aty., 154-155.445 Po aty., 151.446 Po aty., 150-151.

87

Page 88:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Mungesa e xhandarëve për një periudhë kohe në krahinën e Çamërisë si dhe situata e rëndë e krijuar për shkak të konfliktit midis dy komuniteteve, solli dobësimin dhe boshatisjen e buxhetit të administratës vendore. Kjo situatë e krijuar si rezultat i dhunës dhe reprezaljeve të administratës greke ndaj popullsisë muslimane shqiptare, ndikoi dhe në dobësimin e rrënimin e administratës publike dhe ndërprerjen e funksioneve jetike të saj. Administrata greke nuk ishte në gjendje të mblidhte të ardhurat dhe taksat për shkak dhe të trazirave në rajon. Nga kaosi i krijuar, situata ekonomike e banorëve shqiptarë ishte rënduar së tepërmi, pasi në kushtet e një izolimi të thellë prej konfliktit, shqiptarët çamë nuk përfitonin asnjë ndihmë ekonomike prej shtetit dhe administratës vendore greke. Nga ana tjetër, shtimi i masave dhe i presionit tatimor mbi prodhimet bujqësore, në vend që të qetësonte situatën e rëndoi më tepër atë. Vendimet e qeverisë greke mbi tatimet për të ardhurat nga prodhimet bujqësore, gjatë pranverës së vitit 1942, i acaroi më tepër marrëdhëniet midis autoriteteve vendore greke dhe popullsisë agrare.447

Administrata vendase greke, për dekada me radhë abuzonte me pronat e shqiptarëve duke i tjetërsuar ato pa ndonjë shpërblim në favor të grekëve të krishterë të ardhur qëllimisht në Çamëri për të spastruar etnikisht këtë zonë nga shqiptarët. Ankesat e banorëve shqiptarë drejtuar administratës italiane lidhur me çështjen e pronave të tyre dhe të abuzimit nga ana e grekëve me to, si dhe me kompesimin e vlerës së pronave të konfiskuara nga ana e qeverisë greke, kjo e fundit si gjithnjë premtonte se, do t’i rregullonte ato në bazë të ligjeve të shtetit grek. Në një raport të dërguar në verën e vitit 1942 Komandës Supreme, Karlo Xhelozo (Carlo Geloso) shpjegonte se: “Mosmarrëveshjet ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve, të cilat këto kohët e fundit janë bërë më të shpeshta, lidhen kryesisht me problemet e shkaktuara prej legjislacionit grek në dëm të pronarëve muslimanë shqiptarë”.448

Çështjen e pronave të shqiptarëve të rrëmbyera prej grekëve e pranonte dhe administrata greke e Epirit, duke e cilësuar këtë si një burim të pashtershëm të konfliktit midis shqiptarëve muslimanë dhe grekërve. Edhe qeveria greke e pranonte se, konfiskimi i pronave të shqiptarëve çamë ishte bërë në emër të rehabilitimit të të krishterëve grekë, të cilët nuk kishin tokë.449 Si e vetmja rrugëzgjidhje për të shuar konfliktin që kishte lindur midis grekëve dhe pronarëve shqiptarë, tashmë të mbetur pa tokë, administrata greke propozonte marrjen e masave të nevojshme për rregullimin në kohën e duhur si dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave të tjetërsuara të muslimanëve shqiptarë të Çamërisë.450

Duke parë se situata në Çamëri midis dy komuniteteve ishte acaruar tej mase, në fillim të muajit korrik 1942, për të ulur tensionin e krijuar midis grekëve dhe shqiptarëve muslimanë, Jasin Sadiku dhe një pjesë e parisë çame vendosën të organizojnë kuvendin e 447 Jorgos Margaritis, Nga humbja në revoltë. Greqia, pranverë 1941-vjeshtë 1942, (Athinë, Politis 1993), 164.448 AUSSME, L-15, Raccoglia 23, fasc.3. Relacion i Komandës së Lartë të Forcave të Armatosura italiane në Greqi, dërguar Komandës Supreme, mbi veprimtarinë e zhvilluar në fushën ekonomike dhe politike gjatë një viti të pushtimit italian në Greqi, 3 gusht 1942.449 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar..,159.450 Po aty.,160. Shtojcë dokumenti. Raport i inspektorit të ekonomisë Evangjelos Palaska për Komandën e Përgjithshme të Epirit, qershor 1942.

88

Page 89:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Margëlliçit.451 Qëllimi kryesor i këtij kuvendi ishte gjetja e rrugëve të paqtimit midis dy komuniteteve. Për të qenë sa më rezultativ në zgjidhjen e çështjeve që shqetësonin banorët e dy komuniteteve, në këtë takim u vendos që të merrnin pjesë anëtarë të komunitetit ortodoks dhe atij muslimanë të Çamërisë.

Pavarësisht acarimit të situatës, qarqet greke as që kishin ndërmend të nxisnin paqe midis banorëve dhe aq më tepër të uleshin në bisedime për zgjidhjen reciproke të çështjeve që shqetësonin bashkësitë fetare. Duket qartë se kjo situatë e krijuar artificialisht nga autoritetet greke iu vinte për shtat interesave të ngushta të tyre, duke krijuar një situatë krejtësisht të paqartë në dëm të shqiptarëve, të cilët ishin të pambrojtur nga administrata civile dhe ushtarake vendore. Të vendosur për t’u bërë ballë presioneve të xhandarmërisë greke, shqiptarët e Çamërisë vendosën që në zonat e banuara prej tyre të mos shkelte më asnjë këmbë qeveritari apo xhandari grek. Në kërkesën e tyre drejtuar konsullit italian në Filat, Pelisonit, muslimanët shqiptarë ndër të tjera kërkonin që, fajtorët e vrasjes së shqiptarëve tashmë të identifikuar, të arrestoheshin dhe të merrnin dënimin e duhur, në të kundërt zemërimi i shqiptarëve do të binte ndaj grekëve.452

Krimet dhe vrasjet ndaj shqiptarëve muslimanë prej të krishterëve grekë konsideroheshin nga grekët si rezistencë kombëtare dhe luftë kundër armiqve të Greqisë. Shpeshherë aktet e pabesa të grekëve, të cilët në prita dhe natën vrisnin krerët muslimanë shqiptarë ktheheshin në muza popullore, aq sa këndoheshin në dasma dhe panairet që organizoheshin nga të krishterët.453 Abuzimet e xhandarmërisë vendase greke si dhe vrasjet e bandave greke ndaj krerëve çamë nuk kishin marrë fund. Akti që shkuli nga themelet paqen e brishtë që ishte vendosur në Çamëri midis grekëve ortodoksë dhe muslimanëve shqiptarë, ishte vrasja e veprimtarit të shquar të lëvizjes çame Jasin Sadiku në 6 dhjetor 1942. Vetë Prefekti i Gumenicës, Kondojanis, vrasjen e Jasim Sadikut do ta cilësonte si një moment të keq për prishjen e qetësisë relative që ishte vendosur deri tani në krahinën e Çamërisë. Në raportin e tij dërguar Komandës së Përgjithshme në Janinë, prefektura e Thesprotisë (Çamërisë) njoftonte më datë 14 dhjetor 1942, se: “Fatkeqësisht u vra në rrethinat e Pargës njëri nga faktorët më të rëndësishëm të muhamedanëve, Jasin Sadiku, veprim i kryer nga kriminelë të panjohur dhe që minoi të gjithë ndërtesën e pajtimit që synohej të arrihej midis muhamedanëve dhe të krishterëve”.454

Vrasja e Jasin Sadikut ishte një provokacion i hapur ndaj shqiptarëve të Çamërisë, të cilët kuptuan se, tashmë grekët në dëshpërim e sipër mund të kryenin krime akoma dhe më të rënda. Autori J. Margaritis thekson se, “në kohën kur përpjekjet e faktorit vendas për të arritur një periudhë paqe midis dy komuniteteve ishin intesifikuar, vrasja e Jasin Sadikut prej Ilia Nikos, plotësoi proçesin e përçmimit të mekanizmave shtetërorë në Thesproti”.455 Vrasja e Jasin Sadikut shkaktoi një zemërim të fuqishëm në radhët e muslimanëve shqiptarë. Vala e hakmarrjes ndaj të krishterëve grekë dhe kryesisht ndaj vllehëve po fillonte dhe të rritej, për shkak se ata njiheshin si ekzekutorët e udhëheqësit

451 Isufi, Jasin Sadiku..,175.452Po aty. 453 Sharra, Istoria tis…, 218-219.454 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 171. Shtojcë dokumenti. Njoftim i Prefektit të Igumenicës, K. Kondojanis, dërguar Komandës së Përgjithshme të Epirit në Janinë, datë 14. Dhjetor 1942.455 Po aty., 137.

89

Page 90:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dhe nacionalistiti çam Jasin Sadiku. Hakmarrja e shqiptarëve ndaj të krishterëve grekë nisi menjëherë që pas kryerjes së ritit për varrosjen e trupit të Jasin Sadikut. Në gjaknxehtësi e sipër, dhjetra shqiptarë të zemëruar nga vrasja e Jasin Sadikut sulmuan fshatrat e krishtera. Objekt i këtij sulmi u bënë kryesisht pronat e banorëve grekë, të cilat më parë kishin qenë në zotërim të shqiptarëve.

Denigrimit i figurave patriotike çame, prej historianëve grekë, duke i konsideruar ata dhe gjithë popullsinë çame si bashkëpunëtorë të fshistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, bëhet vetëm për të njollosur tërë veprimtarinë patriotike të minoritetit çam në luftë kundër pushtuesve të huaj. Autori grek V. Krapstitis, patriotin e shquar çam Jasin Sadikun, herë e paraqet si grabitës të fshatrave të krishtera, herë si komandant çete dhe herë si bashkëpunëtor të fashistëve italianë.456

Frika nga ndonjë hakmarrje e mundshme e shqiptarëve çamë, e detyroi gjithë popullsinë e krishterë të fshatit Spatharë, që gjatë dimrit të vitit 1942 të merrnin malet dhe të strehoheshin familjarisht në kushte të vështira.457 Në shenjë hakmarrje, shqiptarët çamë vranë kryetarin e Komunës së Spatharit, Vasil Cupi si dhe priftin Spiridon Nuci, i njohur për nxitjen e dhunës kundër shqiptarëve çamë dhe familjeve të tyre.458 Tashmë ushtrimi i forcës ishte bërë e vetmja mënyrë për të vendosur rend dhe qetësi. Në kushtet e një anomalie të thellë dhe të zbrazdësisë së ekzistencës të një pushteti qëndror dhe vendor, situata në Çamëri u rëndua së tepërmi. Siç thekson dhe autori Ibrahim Hoxha, gjatë vitit 1942, për shkak të situatës së krijuar në Çamëri prej ekzistencës së dy pushteteve, atij grek dhe shqiptar, pati shumë përplasje midis dy komuniteteve etnike.459

Për të qetësuar gjakrat e ndezura si dhe me synimin e afrimit të distancave të krijuara midis dy komuniteteve, u ra dakord të krijoheshin komisione të përbashkëta, ku në përbërje të tyre do të kishte përfaqësues të minoritetit çam dhe atij grek të krishterë. komisione të tilla u ngritën në fshatin Kastrizë të Gumenicës, ku në përbërje të tij ishin njerëz me influencë në jetën sociale të zonës si: Ali Hajro, Refat Rusho, Miço Papai, Mitro Barba, Mehmet Malko etj. Detyrë kryesore e komisioneve, ndër të tjera do të ishte diskutimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve të krijuara deri tani midis dy komuniteteve dhe kryesisht zgjidhja e çështjes së pronave dhe i kthimit të gjësë së grabitur nga të krishterët familjeve muslimane.460 Veprimtaria e këtyre Komisioneve synonte të paktën që të arrihej një zgjidhje qoftë dhe e përkohshme e me kompromisin e të dyja palëve. Këto komisione përveç të tjerave do të evidentonin dhe do të nxirrnin para drejtësisë personat përgjegjës e shkaktarë të trazirave të krijuara deri në momentin e shqyrtimit të problemit.461 Krahas kësaj, synohej që vendosja e një administrate të drejtë dhe të vetëdijshme për detyrat e saj, do të ndihmonte në qetësimin e situatës.

Ideja për krijimin e komisioneve të përbashkëta, sigurisht që kërkonte dhe aprovimin e administratës ushtarake italiane të Çamërisë. Mirëpo, Komanda e Lartë ushtarake italiane për intersat e saj e kundërshtoi që në fillim këtë nismë të faktorit

456 Basilis Krapsites, Oi muusoulmanoi Tsamides tis Thesprotia, (Athinë, 1986), 66- 67.457 Isufi, Jasin Sadiku.., 221.458 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 171.459 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare…, 332.460 Po aty. 461 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 169.

90

Page 91:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

përparimtar vendas. Përpjekjet e shiptarëve përparimtarë dhe e grekëve, të cilët kërkonin zhvillimin e një jete normale, administrata ushtarake italiane nuk i aprovonte, pasi interesi i italianëve ishte vazhdimi i gjendjes së nderë dhe shtimi i konflikteve midis komunitetit ortodoks grek dhe atij shqiptar musliman në Çamëri.

Autori grek J. Margaritis, duke mos fshehur vullnetin e mirë dhe dëshirën e një pjese të përfaqësuesve të administratës greke për gjetjen e rrugëve të paqtimit midis dy komuniteteve, shpjegon se, “ato thjesht u bënë në kohën e shpërthimit përfundimtar”.462 Autoritetet greke, në fillim ishin të interesuara që për hir të vazhdimësisë të pushtetit grek dhe të ekzistencës së administratës greke në krahinën e Çamërisë, të mos denjonin të merrnin masa për qetësimin e situatës. Vetëm në momentin kur tashmë ekzistenca e tyre po vihej në diskutim, përfaqësues të administratës vendore greke shtuan përpjekjet për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së problemeve midis dy komuniteteve. Të ndërgjegjshëm për krimet e shkaktuara në të kaluarën ndaj minoritetit çam, si dhe frika nga ndonjë eleminim fizik si pasojë e hakmarrjes së shqiptarëve, e detyroi administratën lokale greke të Çamërisë të kërkonte rrugët e shpëtimit.

Në shumë raste çamët muslimanë dhanë kontributin e tyre dhe në shpëtimin e jetëve të banorëve ortodoksë qofshin këta shqiptarë dhe grekë. Gjatë rrethimit nga ana e gjermanëve të fshatit Palohor, në fillim të vitit 1943, me qëllim arrestimin e disa çamëve ortodoksë, të cilët më parë kishin refuzuar bashkëpunimin me gjermanët, ishte Dino Laçku, pinjoll i një familjeje muslimane ai që sakrifikoi dhe lajmëroi banorët të shpërnguleshin para se të mbërrinin gjermanët.463

Në maj të vitit 1943, disa individë muslimanë çamë në shenjë hakmarrje ndaj grabitjeve të kryer në pronat dhe shtëpitë e tyre, sulmuan fshatin Kastrizë i cili banohej nga të krishterë shqiptarë.464 Të gjendur përballë kësaj situate, krerët e këtij fshati kërkuan ndihmën e parisë muslimane të fshatrave Grikohor, Varfanj, Salicë, Gravë etj, ndihmë kjo që nuk vonoi të vinte. Si rezultat i ndërhyrjes së krerëve muslimanë të këtyrë fshtarave situata në Kastrizë u qetësua dhe u arrit që të ndaleshin veprimet që nxisnin dhunën midis dy komuniteteve.

Nga analiza e rasteve të përmenduar, arrijmë në përfundimin se shumica e popullsisë muslimane çame ishte për një bashkëjetesë në paqe dhe në harmoni me komunitetin ortodoks. Veprime individuale të cilët nxisnin dhunën në Çamëri gjatë kësaj periudhe ishin të shumta dhe ato vinin nga të dy minoritetet. Përsa i përket veprimeve të cilat vinin nga radhët e popullsisë muslimane çame, mund të themi se masa e gjerë e popullsisë shqiptare i dënonte ato. Një vlerësim të tillë e ka theksuar dhe historiani grek N. Zhango, i cili në veprën e tij është shprehur se, popullsia muslimane në Çamëri nuk ishte dakord me krimet. Ata kërkonin të zhduknin armiqësitë dhe frymën e përçarjes në popull.465

462 Po aty., 133.463 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 241.464 Isufi, Musa Demi.., 232.465 Zhango, Imperializmi anglez.., 137.

91

Page 92:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

KAPITULLI TRETË

PJESËMARRJA E POPULLSISË ÇAME NË LËVIZJEN ANTIFASHISTE GREKE

3.1. Lëvizja antifashiste e popullsisë çame dhe formacionet e para partizane.

Për patur një panoramë sa më të qartë të zhvillimit të rezistencës antifashiste në

Greqi gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe për të kuptuar rolin që pati popullsia shqiptare çame në këtë lëvizje, jemi të detyruar të japim një tablo të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe ushtarake në Greqi gjatë kësaj periudhe. Krahas trajtimit të ngjarjeve lidhur me zhvillimin e rezistencës greke ndaj ushtrive pushtuese, me rëndësi të veçantë është analiza e fakteve dhe ngjarjeve, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën se si forcat politike greke e panë pjesëmarrjen e popullsisë shqiptare në luftë ndaj pushtuesve gjermanë. Roli i misioneve britanike në Greqi si dhe qëndrimi i tyre ndaj forcave politike greke dhe popullsisë shqiptare në veçanti, është një tjetër diskutim, i cili lidhet ngushtë me trajektoren që mori vetë lëvizja antifashiste në Greqi.

Me futjen e trupave gjermane në Ballkan, rezistenca antifashiste kundër ushtrive të Boshtit kishte hyrë në një fazë të re zhvillimi. Ballkani tani ishte bërë një pikë referimi i ushtrive aleate për të krijuar një front të gjerë antifashist dhe me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike e ushtarake të rajonit. Aktet e para të rezistencës greke kundër ushtrive të boshtit ishin akte sabotazhi apo kundërshtimi ndaj regjimit të ri kuisling të instaluar në Greqi. Një hov të rëndësishëm, lëvizja antifashiste e popullit grek, ashtu si dhe e popujve të tjerë të shtypur të Evropës lindore, mori pas mësymjes së trupave gjermane në Bashkimin Sovjetik. Ishte pikërisht rezistenca e popullit rus dhe lëvizja komuniste ruse, ajo që zgjoi qëndresën antigjermane të grupeve komuniste në të gjithë Evropën dhe Ballkanin. Si pasojë e rezistencës ruse ndaj trupave hitleriane, grupimet e majta në Evropë u aktivizuan fuqishëm.

92

Page 93:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Në shtator të vitit 1941, me inisiativën e një grupi oficerësh dhe ushtarakësh republikanë, në Greqi u krijua Lidhja Demokratike Kombëtare Greke (EDES). Në krye të kësaj force politike, si udhëheqës politik qëndronte Nikolas Plastiria, ndërsa si komandat ushtarak, u vendos Napoleon Zerva.466 EDES-i, më shumë se sa një forcë politike e ushtarake, u formua si një bandë e armatosur (andartë), e cila gjatë periudhës së luftës në Greqi u përdor nga Zerva për qëllimet e tij personale. Ai e transformoi EDES-in në një organizatë autoritare për të arritur aspiratat e tij politike.

Në kuadrin e organizimit të grupimeve të majta edhe në Greqi, në shkurt të viti 1942 u themelua Fronti Çlirimtar Kombëtar Grek (EAM), me udhëheqës politik Aris Velokiotis. Qëllimi kryesor dhe veprimtaria fillestare e EAM-it, ishte organizimi i rezistencës ndaj trupave hitleriane si dhe zgjedhje të lira dhe forma e qeverisjes pas çlirimit të vendit. EAM-i mori drejtimin politik të rezistencës ndaj ushtrive të Boshtit, ndërsa krahu ushtarak i armatosur i saj ELAS, e njohur si Ushtria Çlirimtare Kombëtare e popullit grek, mori drejtimin e operacioneve ushtarake. Fillimisht, megjithë thirrjen e drejtuar nga krerët komunistë të EAM-it për bashkimin e forcave greke pa dallime kundër pushtuesve, mbështetja për këtë forcë politike ishte e pakët. Vetëm një grup i vogël i socialistëve grekë dhe disa grupe agrare iu bashkuan thirrjes së EAM-it për bashkimin e rezistencës greke.467

Megjithë fillimin e vështirë për shtimin e rradhëve të EAM/ELAS-it, gjendja e rënduar ekonomike dhe kriza e shkaktuar nga lufta, e detyroi popullsinë greke, kryesisht atë rurale, të mos kishte rrugë tjetër veçse të përqafonte idetë e grupimeve të majta greke. Kështu, deri në mesin e vitit 1944, EAM-i numëronte mbi 500.000 mbështetës politikë, ndërsa krahu i saj i armatosur ELAS, numëronte rreth 60.000 luftëtarë.468 Po t’i referohemi statistikave, numri i forcave ushtarake të EAM/ELAS-it që nga krijimi i saj e deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore erdhi duke u rritur në mënyrë drastike megjithë përpjekjet e oficerëve britanikë për të dobësuar këtë forcë politike. Mjafton të kujtojmë se, në fillim të vitit 1943, EAM/ELAS-i numëronte në radhët e saj rreth 12.000 trupa, përkundrejt 4000 vetëve të rreshtuar në radhët e EDES-it.469

Si një aleate e vjetër e Greqisë, Britania e Madhe mori në dorë organizimin e rezistencës antifashiste në Greqi. Misionet e para britanike u hodhën në Greqi në vjeshtë të vitit 1942. Nga frika se mos rezistenca antifashiste greke do të binte në duart e EAM-it, britanikët nxituan të dërgonin në Greqi misionet ushtarake me qëllim organizmin e së djathtës greke. Synimi fillestar i hedhjes së këtyre misioneve, ishte ndërmarrja e aksioneve të sabotazhit në prapavijën greke, me qëllim ndërprejen e rrugëve të furnizimit dhe komunikimit të trupave gjermane në Afrikën Veriore. Në krye të misionit britanik u vendos oficeri Edmund Myers (Edmund Majers) dhe si zëvendës i tij Christopfer Montague Woodhouse (Kristofer M. Uathaus), i njohur nga grekët si Kris dhe nga britanikët e tjerë me nofkën Monti. Një nga përbërësit kryesor të misionit britanik në Greqi, ishte dhe Nicholas Hammond (Nikola Hamond), i njohur dhe ky si një

466 Mark Mazouer, Inside Hitler’s Greece. The Experience of Occupation 1941-1944, Yale University Press, (New Haven and London, 1993), 106.467 Clogg, Histori e Përmbledhur.., 125.468 Po aty., 128.469 Hondoros, Occupations and Resistance.., 117.

93

Page 94:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

antikomunist dhe djathtist i vendosur. Pas largimit të Majersit nga skena greke, ishte Uathaus ai që do të merrte më pas drejtimin e misionit britanik në Greqi, i cili do të njihet dhe si mbështetësi kryesor i politikës nacionaliste dhe antishqiptare të Zervës.

Që në fillim të veprimtarisë së tyre, oficerët britanik të atashuar pranë nacionalistëve grekë shfaqën hapur tendencat e tyre filohelene dhe antikomuniste. Krahas pikpamjeve antikomuniste, krerët e misioneve britanike të atashuar pranë nacionalistëve grekë, të ndikuar dhe nga pikpamjet ekstremiste antishqiptare të zervistëve, nuk vonuan të binin nën ndikimin e tyre. Politika që ndoqën misionet aleate në Greqi, duke përkrahur EDES-in nga njëra anë dhe, duke sabotuar punën e EAM-it nga ana tjetër, shkaktoi dëme të pallogaritshme në rezultatet e luftës antifashiste në Greqi. Gjithashtu, me ndërhyrjen e forcave nacionaliste greke, një pjesë e oficerëve britanikë në Greqi sabotuan qëllimisht përpjekjet për të tërhequr në luftë minoritetin shqiptar çam. Ka nga ata autorë që mendojnë se, njerëz të shitur te pushtuesit dhe tek britanikët, ndoqën një politikë të paramenduar, e cila synonte të komplikonte situatën në zonën ku vepronte EDES-i dhe minoriteti çam.470

Në kohën kur ishin krijuar dy kampet kryesore politike e ushtarake greke, të cilat diktuan deri në fund në ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore në Greqi, edhe në rradhët e shqiptarëve të Çamërisë u shfaqën dy rryma kryesore. Njëra rrymë, e cila përfaqësohej nga vëllezërit Masar dhe Nuri Dino, i kishte shfaqur më herët pikëpamjet e saj rreth qëndrimit ndaj forcave të huaja pushtuese. Që në fazën e parë të pushtimit italo-gjerman të Greqisë, përfaqësuesit kryesorë të këtij formacioni politik, kishin shprehur hapur idenë se ishin për një bashkëpunim me ushtrinë italiane. Në këto rrethana të ndërlikuara të situatës politike në Greqi, grupimi nacionalist çam i udhëhequr nga vëllezërit Dino, luajti një rol të rëndësishëm në trajtimin e çështjes çame.

Propaganda e bërë nga pushtuesit, si dhe nga nacionalistët çamë të udhëhequr nga Nuri Dino për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë vetëm nën mbrojtjen e ushtrisë italo-gjermane, bëri që në nisje puna për inkuadrimin e çamëve në radhët e lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare të ishte e vështirë. Popullsia çame në Greqi e kishte të qartë, se pjesëmarrja e saj përkrahë rezistencës antifashiste greke, ishte e lidhur qëllimisht dhe me trysninë që ushtrohej ndaj kësaj popullsie prej forcave zerviste e nacionaliste të EDES-it. Në të njëjtën kohë, përshtjellimi i situatave midis dy kampeve politike e ushtarake greke, diktonte natyrshëm dhe qëndrimin e popullsisë çame gjatë Luftës së Dytë Botërore, qëndrim ky i pasqyruar me pjesëmarrjen gjerësisht të popullsisë shqiptare përkrah EAM-it. Duke analizuar sjelljen e popullsisë çame gjatë kësaj faze të zhvillimit historik në Çamëri, Prof. Fatmira Rama thekson se, minoriteti çam u përpoq të qëndronte si përballë presioneve të administratës kolaboracioniste greke, ashtu dhe ndaj forcave pushtuese, të cilat synonin ta mbanin këtë popullsi larg rezistencës antifashiste.471

Rryma tjetër, e cila për nga numri ishte më i lartë, përfqaësohej nga Musa Demi, Prokop Shqevi etj, shprehu hapur vullnetin e saj për bashkëpunim midis dy komuniteteve të Çamërisë dhe bashkimin e forcave kundër pushtuesve të huaj. Aktiviteti i patriotëve të shquar çamë kundër pushtuesit italianë dhe gjermanë, është më i hershëm nga sa është shkruar në historiografinë greke. Aktivistë çamë si, Musa Demi, Njazi Demi, Abdyl

470 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 245.471 Fatmira Rama, Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, Argeta-LMG, 2005.

94

Page 95:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Demi, Kasem Demi, Hilmi Seiti, Alush Sejko e shumë të tjerë, janë të skeduar për veprimtarinë e tyre antiitaliane që në ditët e para të pushtimit italian të Greqisë.472

Të përndjekur nga qeveria greke e Metaksait si veprimtarë të çështjes kombëtare shqiptare, një pjesë e mirë e patriotëve çamë u rreshtuan në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare në Tiranë, që në ditët e para të krijimit të saj. Të dhënat arkivore të nxjerrë nga dokumentet e administratës fashiste në Shqipëri, vërtetojnë më së miri aktivitetin antiitalian të këtyre elementëve çamë. Në të njëjtën kohë, këto dokumente hedhin poshtë tezën greke, që i klasifikon të gjithë çamët shqiptarë të Greqisë si bashkëpunëtorë me fashizmin. Aktiviteti i tyre kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë është një dëshmi e gjallë e rezistencës së popullit shqiptar, e veçanërisht atij çam në luftën antifashiste nacionalçlirimtare. Ishin pikërisht këta elementë përparimtarë të lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare çame, që u bënë bërthama për krijimin e çetave të para luftarake, të cilat luftuan përkrah forcave greke të EAM-it.

Një ndihmesë të madhe në organizimin e elementëve të ndershëm çamë dhe largimin e atyre shqiptarëve të gënjyer, të cilët ishin rekrutuar në radhët e xhandarmërisë italiane dha anëtari i Partisë Komuniste Shqiptare me origjinë çame, Ali Demi.473 Ali Demi, gjatë kohës kur Italia fashiste filloi sulmin ndaj Greqisë ndodhej në Tiranë dhe merrej me veprimtarinë komuniste antiitaliane në radhët e PKSH. Në mënyrë ilegale ai u hodh në Çamëri për organizimin e të gjithë elementëve përparimtarë çamë, si dhe për përhapjen e propagandës komuniste në favor të luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Përveç thirrjeve drejtuar çamëve për bashkim pa dallim feje dhe ideje, Ali Demi i këshillonte bashkëpatriotët e tij, që të linin mënjanë hasmëritë dhe hakmarrjet e vjetra ndaj grekëve dhe të bashkoheshin me ta në luftë kundër pushtuesit të përbashkët.474 Kjo inisiativë patriotike e tij dha rezultate mjaft të kënaqshme, pasi ajo jo vetëm ngjalli frymën antifashiste te populli shqiptar çam, por njëkohësisht solli solidaritetin midis çamëve patriotë për një veprim të përbashkët dhe të organizuar. Falë veprimtarisë së tij dhe të Musa Demit, patriotët çamë filluan të organizojnë njësitet e guerrile dhe çetat e para të armatosura në Çamëri, të cilat më vonë u radhitën pa hezitim përkrahë EAM-it, në luftën kundër pushtuesve nazifashistë.

Nismëtarë për organizimin dhe ngritjen e çetave të para luftarake antifashiste në krahinën e Çamërisë u bënë patriotët çamë si, Musa Demi dhe mësuesi Prokop Shqevi, i cili prej kohësh qëndronte në shtëpinë e Musa Demit.475 M. Demi, që në fillim të vitit 1942, filloi të punonte për organizimin e lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare në Çamëri. Ai dhe e gjithë familja e tij u vunë në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare dhe në shërbim të luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Në shtëpinë e Musa Demit organizoheshin takime të fshehta midis anëtarëve të lëvizjes komuniste shqiptare, pjesë e së cilës ishin shumë studentë, bijë dhe bija të Çamërisë si; Taho Sejko, Teme Sejko, Vehip Hyso, Vehip Demi etj, Këta të rinj, ish nxënës dhe student në shkollat shqiptare në Shqipëri, mbanin kontakte të ngushta më udhëheqës të Partisë Komunistë Shqiptare të

472 AQSH, F.153, V.1942, D.294, fl.224.473 Po aty, F. 14/AP, D.M/23, fl.20. Kujtime të Musa Demit.474 Po aty. 475 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa.., 237.

95

Page 96:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Tiranës.476 Veprimtaria kryesore e këtij grupimi në fillim të aktivitetit të tij, ishte vendosja e kontakteve me krerët kryesorë të lëvizjes antifashiste çame, si dhe koordinimi i veprimeve midis çetës mikste të Filatit me komandën partizane të Konispolit, e cila në atë kohë drejtohej nga Rexhep Plaku dhe Haki Rushiti.

Në sajë të bashkëpunimit midis shqiptarëve muslimanë dhe komunitetit ortodoks, në fund të vitit 1942 në Çamëri u formua çeta e parë e armatosur si pjesë e ushtrisë së ELAS-it. Udhëheqësit kryesorë të kësaj çete ishin, Musa Demi, Prokop Shqevi, Njazi Demi, Kasem Demi, Mustafa Sulo, Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso, Nikolla Kukani, Jani Konti, Vangjel Dhupi e shumë të tjerë.477 Krijimin e çetës së armatosur të Filatit, studiuesi shqiptar H. Isufi e vendos diku aty nga fillimi i muajit janar i vitit 1943.478 Ndërsa historiani B. Meta, krijimin e kësaj çete e përcakton në dimrin e vitit 1942-1943.479 Në fillim të aktivitetit të saj kjo çetë ngriti grupet e para politike-ushtarake, si në Çamëri, ashtu dhe në zonën e Konispolit, brenda kufirit shqiptar. Si rezultat i kësaj pune, u bë e mundur rrëzimi i organeve të vjetra drejtuese të kryepleqësive dhe në vend të tyre u formuan këshillat antifashistë nacionalçlirimtar.480

Vetë situata e krijuar në gjithë Europën dhe më gjerë, nxirrte në plan të parë fashitjen e problemeve që kishin patur grupe të ndryshme dhe bashkimin e forcave të përbashkëta kundër pushtuesve nazi-fashistë. EAM-i, që herët kishte përkrahur idenë e bashkëpunimit me të gjithë minoritetet që ndodheshin në Greqi. Në dhjetor të vitit 1942, EAM-i organizoi Konferencën Panhelene, në të cilën vendosi që, minoritet dhe pakicat kombëtare, të cilat ekzistonin në shtetin grek mund të ishin pjesë përbërëse e forcave politike dhe ushtarake të saj.481 Në deklaratën përfundimtare të kësaj konference thuhej se; “Në aleancën mbarë popullore të EAM-it kanë vend të gjithë forcat e popullit grek dhe të minoriteteve kombëtare pavarësisht nga partitë, klasat shoqërore, pikëpamjet politike dhe ato fetare”.482 Kjo thirrje u prit mirë si nga popullsia çame, ashtu dhe nga PKSH, e cila shpresonte në rritjen e përkrahjes së minoritetit shqiptar çam dhe rreshtimin e tij në radhët e ushtrisë nacionalçlirimtare greke e shqiptare.

Në fillim të vitit 1943, njësiti luftarak i Filatit i përbërë nga luftëtarë çamë, u bashkua me njësitin grek në fshatin Koqinishtë. Të dyja këto çeta krijuan në këtë mënyrë një formacion ushtarak të përbashkët, që për nga veprimtaria dhe numri ishte i dyti në gjithë krahinën e Epirit.483 Kjo çetë me shtimin e rradhëve të saj, iu bashkua më pas Regjimentit të XV të forcave të ELLAS-sit, deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.484

Gupi i parë i luftëtarëve shqiptarë çamë i krijuar në Çamëri në janar të vitit 1943, përbëhej nga një grup njerëzish prej 25-30 personash. Në të merrnin pjesë shqiptarë të 476 Po aty. 477 Liço, Probleme të marrëdhënieve…,242. Isufi, Musa Demi dhe qëndresa.., 237.478 Isufi, Musa Demi..., 237. 479 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 152.480 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare.., 338.481 Zhango, Imperializmi anglez…,143-144.482 Po aty. 483 Meta, Tragjedia çame.., 64.484 Mazouer, Inside Hitler’s Greece..,15.

96

Page 97:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

fshatrave përreth, si nga Filati, Finiqi, Galbaqi etj. Shumë shpejtë ata vendosën lidhjet me përfaqësuesit e rezistencës antifashiste greke. Në kuadër të zgjerimit të luftës antifashiste të FNÇl shqiptar dhe ELAS-it, një tjetër çetë e përzier, e përbërë nga çamë muslimanë dhe pjestarë të pakicave greke në Shqipëri, u krijua në fillim të shkurtit 1943 në Konispol, e cila më vonë do të bëhej bërthama e batalionit “Çamëria”.485 Numri fillestar i anëtarëve të kësaj çete ishte rreth 40-50 persona, por shumë shpejt ky numër u rrit në mbi 250 luftëtarë. Komandanti i parë i kësaj çete ishte Haki Rushiti, i cili më pas do të kalonte në anën e çetave të Ballit Kombëtar Çam të udhëhequr nga Nuri Dino.

Në kuadër të bashkëpunimit të Frontit Nacional çlirimtar shqiptar me EAM-in grek, në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars të vitit 1943, një komision i përbashkët i përbërë nga Rexhep Plaku, Taho Sejko, Vehip Demi, i cili ishte dhe si i dërguar i EAM-it grek për Çamërinë, u dërguan në fshatrat e çame për mobilizimin e forcave të reja partizane çame dhe ngritjen e Këshillave Antifashistë Nacionalçrilimtarë.486

Në datën 7 mars ky, komision i shoqëruar dhe nga 2 partizanë shqiptarë dhe një grek, si përfaqësues i EAM-it, pasi përshkoi fshatrat Shalës, Vërvë, Dishat, së bashku me një pjesë të çetës çame prej 20 personash, shkuan në fshatin Koskë, në Çamërinë tej kufirit. Në këtë fshat, ata u pritën nga një përfaqësi e çetës partizane greke që vepronte në atë zonë. Në takimin e zhvilluar midis përfaqësuesve të të dy çetave dhe popullsisë vendase, u ra dakord, që të mbështeteshin aksionet kundër italianëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, qofshin këta grekë apo shqiptarë.487

Një ditë më pas, ky komision shkoi në fshatin Spatar, ku ishin mbledhur dhe përfaqësues të çetave partizane çame të katundeve të Filatit. Në këtë takim, pas një pritje të ngrohtë që iu bë përfaqësuesve greko-shqiptarë nga popullsia vendase, u bisedua rreth mundësisë së bashkimit greko-shqiptar. Në përfundim të takimit u arrit marrëveshja, që krerët çamë të Filatit të mundësonin kalimin e çetave partizane greke nëpër zonat e kontrolluara nga çetat partizane çame të Filatit.488 E njëjta pritje, komisionit të përbashkët iu bë dhe në fshatin Pleshavicë, ku edhe këtu në takimin e zhvilluar me krerët e çetave vendase u ra dakord që të lejohej veprimtaria ushtarake e çetave partizane mikste të përbërë nga çamë muslimanë dhe grekë ortodoksë. Në sajë të këtij aktiviteti të ngjeshur propogandistik, deri në datën 12 mars çeta e përzier kishte 120 luftëtarë të armatosur, ku 60 prej të cilëve, me urdhër të FNCl shqiptar dhe EAM-it grek, mbetën efektiv i armatosur i çetës dhe 60 të tjerë u shpërndanë nëpër fshatrat Shalës, Dishat, Vërvë, Ninat, Janjar, etj. për të qenë pjesë e njësiteve guerrile të këtyre fshatrave.489

Në shumë fshatra të Çamërisë, në bashkëpunim me forcat partizane shqiptare dhe greke u krijuan Këshilla Nacional çlirimtar, të cilët morën funksione administrative në ato zona ku vepronin. Në mars të vitit 1943, në fshatin Koskë u krijua Këshilli Nacionalçlirimtar Çam. Ky këshill u krijua falë punës së përbashkët të krerëve lokalë çamë si, Taho Sejko dhe Vehip Demi etj, në bashkëpunim me krerët e EAM-it dhe të

485 Manda, Çamët myslimanë…, 157.486 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14.487 Po aty., fl.26.488 Po aty. 489 Po aty.

97

Page 98:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

FNÇSH.490 Edhe në fshatrat e Filatit u vendos pushteti i këshillave nacional çlirimtar, të cilët morën masa kundër spiunëve të fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në ato zona ku ishin ngritur këto këshilla, filloi të mbizotëronte qetësia dhe puna për nxitjen e banorëve për përkrahjen e rezistencës antifashiste ishte inkurajuese.

Gjithashtu, këshillat nacionalçlirimtar çamë, në bashkëpunim dhe me kuadrot partizanë të EAM-it grek, filluan një propagandë intensive kundër EDES-it dhe bashkëpunëtorëve të nazistëve.491 Propaganda synonte t’i bënte të ditur popullsisë çame, që rruga e vetme për të siguruar lirinë nga pushtuesi i huaj, ishte bashkimi i forcave me çetat partizane të EAM-it grek dhe ato të Frontit Nacional Çlrimtar shqiptar. Gjithashtu kjo propagandë kishte për qëllim largimin e asaj pjesë të popullsisë së gënjyer çame, e cila për arsye të ndryshme ishte rreshtuar përkrah çetave të Ballit Kombëtar Çam të udhëhequra nga Nuri dhe Masar Dino.

Me inisiativë të Këshillit Nacionalçlirimtar shqiptar, në krahinën e Çamërisë dhe në zonat kufitare gjatë pranverës së vitit 1943, u dërgua zv. komandanti Lefter Talo, i cili mori përsipër organizimin e çetave të para luftarake, në përbërje të të cilave kishte shqiptarë çamë muslimanë dhe pjestarë të pakicave greke në Shqipëri.492

Pas ngritjes së çetës së Filatit, në këtë zonë u formua dhe një tjetër çetë, e përbërë nga çamë muslimanë dhe grekë, por fatkeqësisht veprimtaria e kësaj çete zgjati shumë pak. Kjo çetë u shpërnda për shkak të tradhëtisë së Theodhori Vitos, i cili së bashku me luftëtarët grekë u largua dhe u bë pjesë e ushtrisë edeiste të Napoleon Zervës.493 Ndërsa luftëtarët çamë të larguar nga shpërbërja e kësaj çete, u bashkuan me çetën e Filatit dhe më pas u bënë pjesë e batalionit “Çamëria”.

Karakteristikë e veçantë e formimit të çetave të para partizane çame, ishte se në to merrnin pjesë njerëz pa dallim feje, kombësie apo ideje. Shumë shqiptarë të krishterë iu bashkuan formacioneve të para ushtarake çame, duke dhënë kontributin e tyre përkrahë vëllezërve muslimanë në luftë kundër pushtuesve gjermanë. Tjetër karakteristikë e çetave të armatosura çame, ishte bashkëpunimi në zonat kufitare me Frontin Nacionalçrimtar shqiptar, i cili e kishte çuar luftën kundër pushtuesve në një fazë tepër të zhvilluar. Me nxitjen e FNC shqiptar në fshatrat e Çamërisë veriore organizoheshin takime të gjera me popullsinë vendase, në të cilat kërkohej hedhja e popullsisë çame në krah të ushtrisë antifashiste greke të EAM-it. Mbledhje të tilla u bënë gjatë muajve mars dhe prill të vitit 1943 në fshatrat Lops dhe Spatar. Në këto takime, krahas përfaqësuesve të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar shqiptar ishin dhe përfaqësues të EAM-it dhe të ELAS-it grek.494 Emëruesi i përbashkët i këtyre takimeve ishte bashkëpunimi ushtarak midis dy komuniteteve, inisiativë kjo e dy forcave politike majtiste greko-shqiptare.

Si një zonë tepër e rëndësishme, si për italianët, ashtu dhe për nacionalistët grekë të udhëhequr nga N. Zerva, Çamëria u bë një nga vatrat kryesore të lëvizjes nacional-çlirimtare. Në kuadër të organizimit të luftës antifashiste dhe të mobilizimit të popullsisë shqiptare të Çamërisë, Konferenca Panepirote e Partisë Komuniste greke, që zhvilloi

490 Po aty., fl.14.491 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 242.492 Hoxha, Viset kombëtare shqiptare…, 338.493 Po aty. 494 Po aty.

98

Page 99:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

punimet e saj në maj të vitit 1943 në fshatin Zagori, ndër të tjera miratoi dërgimin e një ekipi për riorganizimin e qarkorit të Çamërisë dhe për ngritjen në luftë të minoritetit shqiptar musliman çam.495 Ekipi grek i caktuar për këtë mision, kryesohej nga Kostas Barkas, anëtar i sekretariatit të Epirit dhe anëtarë të tjerë të komisionit ishin Filip Liço, si i dërguar për çështejt politike me minoritetin çam dhe Taqi Petko nga fshati Dholan, si i dërguar i EAM-it për çështjet ushtarake. Këtij ekipi iu bashkuan përfaqësues çamë të dërguar të Frontit Nacionalçlirimtar shqiptar si, Teme Sejko, Tahir Demi, dhe personi tretë, nga të dhënat e nxjerrë në mënyrë indirekte nga dokumentet arkivore të kohës, ka të ngjarë të ketë qenë Lefter Talo, i njohur me pseudonimin “Muzhiku”.496

Në ditët e para të muajit qershor, ekipi i përbashkët greko-çam u nis në krahinën e Filatit për riorganizmin e këshillave dhe mibilizimin e popullsisë në radhët e çetave partizane mikste. Ndërsa në ditët në vazhdim, përfaqësuesit e të dy fronteve, shkuan në zonën e Paramithisë, ku organizuan një mbledhje të madhe me përfaqësuesit e këshillave antifashistë të EAM-it, për zonën e Llaka Sulit. Pas përfundimit me sukses të fushatës për riorganizimin e këshillave antifashistë dhe mobilizimin e popullsisë në radhët e rezistencës antifashiste, grupi i përbashkët shkoi në vendin e quajtur Shkallë të Paramithisë për t’u takuar me krerët nacionalistë çamë. Por sabotimi që i bëri kreu i grupit të punës Kostas Barkas vijës së ndjekur deri tani nga PKG dhe PKSH për tërheqjen e minioriteteve në gjirin e rezistencës antifashiste nacionalçlirimtare, bëri që kjo përpjekje të dështonte.497

Për të shmangur keqkuptimet, apo dhe për të nxitur popullsitë greko-shqiptare që t’i bashkoheshin luftës antifashiste, çeta “Çame” e cila vepronte në këto zona, në muajin qershor të vitit 1943 i drejtohej me një thirrje të hapur kësaj popullsie në të dy anët e kufirit. Në thirrjen drejtuar popullsisë çame dhe asaj greke të Konispolit, lidhur me luftën që i duhej bërë propagandës përçarëse të pushtuesve italianë thuhej; “Mos dëgjoni fjalët që përhapin italianët fashistë dhe agjentët e tyre, të cilët ju thonë se ne jemi të shitur. Kjo është propaganda e fashistëve të cilët kanë për qëllim të na përçajnë dhe të na nxisin në një luftë vëllavrasëse”.498 Në thirrjen e saj, çeta partizane “Çame”, ndërsa i bënte jehonë luftës heroike të partizanëve shqiptarë, ftonte popullsinë minoritare çame në të dyja anët e kufirit që të përkrahnin pa hezitim lëvizjen antifashiste të popullit shqiptar, si dhe bashkimin dhe vëllazërimin me popujt fqinjë dhe me të gjithë popujt e botës, të cilët luftonin për të siguruar lirinë.499

Pavarësisht pengesave, përpjekjet e PKSH dhe e EAM-it, për nxitjen e pakicës greke dhe çamëve shqiptarë për përkrahjen e lëvizjes antifashiste nuk munguan. Me bashkimin e çetave të krijuara deri tani, si dhe me mbështetjen e Frontin Nacionalçrimtar shqiptar, në qershor të vitit 1943 u krijua batalioni “Çamëria”, pjesë e të cilit ishin partizanë çamë dhe pjestarë të pakicave greke në Shqipëri. Batalioni “Çamëria” u formua pas bashkimit të tre çetave partizane, përkatësisht të çetës “At Stath Melani”, çetës

495 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 244.496 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.12.497 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 245.498 AQSH, F.126/APL, V.1943, D.1, fl.1. Thirrje e çetës partizane “Çame” drejtuar popullit minoritar të Konispolit.499 Po aty.

99

Page 100:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

“Alush Taka” dhe të çetës “Hoxha Tasim”. Në përbërje të tyre ishin patriotët e shquar si; Tefik Dine, komandant i çetës “At Stath Melani”, Diamondi komisar i kësaj çete dhe përfaqësues i minoritetit vllah në Greqi dhe Shqipëri, Rexhep Huso, Loli Cerro, Sami Alushi, Izet Malo, komandant i çetës “Hoxha Tasim”, Sami Murat me detyrën komisar, Muharrem Demi zëvendës komisar, Petro Zhupa, ekonom dhe përfaqësues i popullsisë minoritare greke.500

Veprimtaria e batalionit “Çamëria” dhe e çetave të tjera, ku në përbërje të tyre shumica ishin shqiptarë, kryhej pranë kufirit me Shqipërinë, si dhe në zonat e afërta brenda kufirit të Çamërisë greke. Një nga arsyet kryesore të kësaj veprimtarie në kufijtë e shtetit shqiptar ishte se, bashkëpunimi i çetave shqiptare çame me FNçl shqiptar ishte më efikas në këto rajone. Po ashtu, një arsye themelore e ushtrimit të aktivitetit luftarak të çetave shqiptare në kufirin me Shqipërinë dhe jo në brendësi të territorit të shtetit grek, ishte propaganda e theksuar nacionaliste antishqiptare e ushtruar prej Zervës dhe forcave të tij, të cilat nuk lejonin verpimtarinë e çetave shqiptare në territorin grek. Megjithë pengesat që haste në pjesën e Çamërisë matanë kufirit, batalioni “Çamëria” në shumë raste shkonte dhe në fshatrat ku pjesa më e madhe e popullsisë ishte greke. Partizani Vehip Hyso, pjesë e këtij formacioni ushtarak kujton se, “kur batalioni ynë vizitoi fshatin Çamanda, ai u prit nga banorët e krishterë të këtij fshati, të cilët u hapën dyert partizanëve çamë, duke mbajtur më pas dhe një manifestim në shenjë solidaritetit në qendër të fshatit.501

Pikërisht për të shuar çdo keqkuptim që kishte lindur nga propaganda fashiste dhe nga ajo nacionaliste greke, e cila ishte kundër çdo mundësie për bashkim të forcave progresiste shqiptare dhe greke, çetat partizane çame e ndienin të nevojshme shpjegimin e situatës para opinionit grek dhe shqiptar të krahinës së Çamërisë. E njëjta situatë mbizotëronte dhe në ato fshatra me popullsi greke të Shqipërisë, ku reaksioni zervist kishte arritur të depërtonte mjaft thellë. Edhe në radhët e formacioneve ushtarake të ELAS-it dhe të krerëve komunistë grekë të EAM-it, që prej vitit 1943, kishte filluar të dominonte fryma nacionaliste dhe antishqiptare.502

500 Po aty, F.17/AP, V.1943, D.7, fl.1.501 Kujtime të Vehip Hysos, cituar sipas Isufi, Musa Demi..,240.502 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, 154.

100

Page 101:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

3.2. Raportet e PKSH dhe FNÇ Shqiptar me EAM-in grek dhe nxitja e rezistencës në Çamëri.

Çamëria shihej nga EAM dhe FNC si një territor ku duhej të zgjerohej aktiviteti i

lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare. Ky mendim përforcohej më shumë, si nga përkrahja e popullsisë çame për të luftuar kundër pushtuesit, por edhe nga burimet ekonomike që kjo krahinë mundësonte për mbajtjen e çetave partizane me furnizime dhe veshmbathje. Si EAM dhe LANçl iu bënin thirrje popullsive në të dy anët e kufirit me anë të propagandës në terren dhe të deklaratave të përbashkëta, të cilat përpiloheshin në gjuhën greke dhe shqipe, që të përkrahnin pa hezitim rezistencën antifashiste kundër ushtrive të Boshtit.503 Popullsisë minoritare çame në Greqi dhe popullsisë grekfolëse në Shqipëri, u kërkohej mbi të gjitha që të linin mënjanë hasmëritë e vjetra dhe të rreshtoheshin pa dallim në rradhët e ushtrive nacionalçlirimtare. Si rezultat i thirrjeve drejtuar minoriteteve, në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare pati një përkrahje të konsiderueshme nga të dy minoritetet. Si pasojë e vendosjes së bashkëpunimit midis grupimeve ushtarake të majta greke dhe shqiptare, u realizua disi dhe heqja e pengesave të mosbesimit që kishte ekzistuar deri tani midis dy popujve fqinjë.

Në frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve fqinjë, si dhe të krijimit të formacioneve luftarake, midis të majtës greke dhe asaj shqiptare u bënë përpjekje për të vendosur pika të përbashkëta orientimi. Në këtë kuadër, midis Frontit Nacionalçlirimtar të Greqisë dhe Frontit Nacionalçlirmtar Shqiptar, gjatë mesit të vitit 1943 u shtuan përpjekjet për të rritur bashkëpunimin midis tyre. Për nxitjen e rezistencës antifashiste në të dy anët e kufirit greko-shqiptar, ndërmjet përfaqësuesve të EAM-it dhe atyre të Komitetit Qarkor të Gjirokastrës, në 10 gusht të vitit 1943, në Konispol u zhvillua një takim i përbashkët.504

503 AQSH, F.14/APL, V.1943, D.7, fl.6.504 Po aty., F.222/APL, V.1943, D.4, fl.1/1.

101

Page 102:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Autorja greke E. Manda e cila flet për këtë marrëveshje, shprehet se për palën greke përfaqësues ishte Miltos Kirjanis (me pseudonimin Aleksis Janaris), për Qarkorin e Gjirokastrës përfaqësues ishte Qemal Karagjozi (me pseudonimin Çelnika), e ndërsa përfaqësues i Frontit Nacional Çlirimtar shqiptar ishte Rexhep Plaku, në shtëpinë e të cilit u zhvilluan bisedimet.505 Nga hulumtimet e bëra nga ana jonë në dokumentet arkivore shqiptare, rezulton se si përfaqësues i FNÇl shqipar ka qenë i pranishëm një person me emrin ose pseudonimin Haki, (Haki Rushiti, Haki Shehu, ose pseudonimi i Rexhep Plakut).506 Krahas përfaqësuesve të EAM-it grek dhe FNÇ shqiptar, të pranishëm në këtë takim ishin dhe përfaqësues të minoritetit çam në Greqi.

Një nga temat kryesore në këtë takim ishte lënia pas krahëve e mërive të vjetra që kishin shoqëruar prej vitesh dy popujt fqinjë, si dhe zgjidhja e problemeve e çështjeve që shqetësonin minoritetet e të dy vendeve. Në qendër të bisedimeve midis palëve, ishte lufta pa kompromis kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të armikut. Gjithashtu, një rëndësi e veçantë iu kushtua çështjes së nxitjes minoritetit çam në Greqi dhe pakicave greke në Shqipëri nën frymën internacionaliste, si dhe lënien pas të keqkuptimeve apo ndasive etnike e fetare që pengonin zhvillimin e luftës dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Midis pikave kryesore të marrëveshjes ishte formimi nga ana e popullsisë çame në Greqi dhe e asaj greke në Shqipëri i një organizate antifashiste, e cila do të drejtohej prej një komiteti të përbërë nga përfaqësues të EAM-it dhe FNÇ shqiptar, si dhe nga një përfaqësues të popullsive respektive. Marrëveshja parashikonte gjithashtu se, anëtar i komitetit drejtues të organizatave antifashiste mund të ishte dhe një përfaqësues i misioneve ushtarake britanike, por kjo do të lihej në dorë të minoriteteve, nëse ata e dëshironin një gjë të tillë. Në përfundim të takimit të dyja palët dolën me një vendim të përbashkët, ku i bënin thirrje popullsisë çame dhe asaj greke që të përkrahnin pa hezitim lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare kundra pushtuesve gjermanë dhe veglave të tyre bashkëpunëtorë me ta.507

Vëmëndje e veçantë gjatë bisedimeve iu kushtua çështjes së amnistisë për të gjithë ata persona që deri në këtë periudhë kishin qenë të lëkundur apo dhe që kishin ndihmuar armikun, por që nuk kishin luftuar me armë në dorë kundër rezistencës antifashiste greke e shqiptare. Gjatë bisedimeve u theksua, se rëndësia e kësaj marrëveshje “do t’u mbyllte gojën shovinistëve në të dyja anët për tradhëti kombëtare”, gjë e cila rëndonte më tepër EAM-in grek, pasi propaganda e Zervës kundër bashkëpunimit me shqiptarët kishte hedhur rrenjë, si në Greqi, ashtu dhe në pakicat greke në Shqipëri. Në përfundim të bisedimeve, midis përfaqësuesve grekë dhe shqiptarë u arrit dhe një marrëveshje e cila u pasqyrua në një deklaratë të përbashkët të përbërë nga 10 pika, e që u firmos nga palët pjesëmarrëse. Objekt i kësaj marrëveshjeje të përbashkët ndërmjet të majtës greke dhe asaj shqiptare ishin këto pika:

505 Manda, Çamët muslimanë…,158-159.506 AQSH, F.222/APL, V.1943, D.4, fl.1/2.507 Po aty., fl.1/1.

102

Page 103:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

1. “Me paragjykimet shekullore, me gabimet e bëra nga të dy anët, me krimet e disa keqbërësve dhe me propagandën shoviniste të disa njerëzve që dinë të manovrojnë, propagandë kjo që nxitet dhe nga ana e fashizmit dhe e agjentëve të tij, u krijua për minoritetin grek dhe shqiptar një gjëndje e tillë që mban mjaft forca në neutralitet dhe të kundërta njëra me tjetrën, pra të vdekura për luftën antifashiste që bëjnë popujt, grekërit dhe shqiptarët. Popujt e minoriteteve, pa dashur i kanë shërbyer armikut kundër interesave të tyre. Të gjitha shenjat e ditëve të fundit na tregojnë se katastrofa nuk vonon të vijë, në qoftë se përgjegjësit do të mbyllin sytë dhe nuk do të ndërrmarin inisiativë, ata të cilët janë afër ngjarjeve.

2. Formimi i një organizatë antifashiste në çdo minoritet është tani një nevojë urgjente. Një dëshirë e tillë është treguar qartë nga ana e minoritetit grek dhe duket e gjallë midis elementëve të shëndoshë të Çamërisë. Formimi reciprok i organizatave antifashiste u mbyll gojën shovinistëve në të dyja anët për tradhëti kombëtare.

3. Kjo zgjedhje brenda vijave të luftës së sotme për liri dhe vetvendosjen e popujve do të ndihmojë bashkimin në luftë, duke vllazëruar të dy popujt fqinjë. Kjo është e vetmja rrugë e përshtatshme për një punë të drejtëpërdrejtë dhe frytëdhënëse.

4. Organizatat antifashiste do të drejtohen nga një këshill që do të përbëhet nga përfaqësues grek, shqiptar dhe nga një përfaqësues të çdo minoriteti. Pranë këtyre këshillave do të jetë një përfaqësues i misionit anglez, i cili do të marrë pjesë nëse do të kërkohet nga vetë minoriteti.

5. E njëjta punë do të bëhet dhe për organizimin ushtarak.6. U jepet amnisti e përgjithshme të gjithë atyre që deri më sot kanë punuar keq, si

në çështjet politike po dhe në jetën private si rezultat i korrupsionit të fashizmit dhe shovinizmit të pavend.

7. Të dy organizatat greko-shqiptare të bashkëpunojnë për garantimin e të tashmes dhe të ardhmes, për jetën, nderin dhe pasurinë e popujve minoritarë.

8. Ky vendim do t’u njoftohet popujve të dy minoriteteve si dhe organizatave më të larta.

9. Statusi i organizatave antifashiste të minoriteteve do të përfshijë pika lidhjeje me pjesmarrjen aktive të popujve minoritarë në luftën antifashiste, duke ndaluar çdo lloj propagande, përveç asaj të luftës.

10. Shtypi i të dy organizatave do të ndihmojë në sqarimin e popujve të të dy minoriteteve duke i ngritur politikisht.”508

Për të arritur rezultate të frytshme në punën e tyre, si EAM-i dhe FNÇ ranë dakord që në vazhdim të organizonin takime të përbashkëta në të dy anët e kufirit, me qëllim nxitjen dhe hedhjen e popullsisë çame dhe asaj greke në Shqipëri në radhët e ushtrive partizane. Qëllimi i përbashkët i grupeve komuniste greke dhe shqiptare, ishte afrimi i pjestarëve të pakicës greke në Shqipëri dhe popullsisë çame në Greqi me rezistencën antifashiste, si dhe një goditje e hapur drejtuar gjithë bashkëpunëtorëve të fashizmit në të dy vendet. Rezultatet e këtij takimi ishin të suksesshme, pasi ato u pasuan nga një përkrahje e 508 Po aty., fl.1/1.

103

Page 104:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

konsiderueshme e minoritetit shqiptar në Greqi ndaj EAM-it grek. Në këtë mënyrë minoriteti çam e kuptoi rëndësinë e pjesëmarrjes në rezistencën antifashiste, duke dënuar njëkohësisht propagandën e nacionalistëve grekë, që bëhej në emër të tradhëtisë së synimeve shoviniste e cila dënonte bashkëpunimin e komunistëve greke me ata shqiptarë.

Autorja greke E. Manda, duke dënuar dhe justifikuar njëkohësisht këtë marrëveshje nga ana e EAM-it grek, thekson se, kjo marrëveshje me shumë mundësi ishte një inisiativë personale e të dërguarit të EAM-it, i cili kishte tejkaluar kompetencat e dhëna.509 Pjesëmarrja e përfaqësuesve çamë në takimin midis të majtës greke dhe asaj shqiptare, është një tregues i qartë i përkrahjes që popullsia çame në Greqi i dha rezistencës antifashiste greke. Kjo ishte një njohje de fakto e sakrificës së popullsisë shqiptare në Greqi dhe luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë.

Me forcimin e rolit të udhëheqjes komuniste, si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, që nga muaji tetor i vitit 1943, për të harmonizuar këtë inisiativë ishin ndërmarrë hapa konkrete me qëllim finalizimin e këtij bashkëpunimi. Nga ana e Partisë Komuniste Shqiptare u mor vendimi, që një grup pune i Partisë Komuniste Greke të lejohej të hynte në territorin shqiptar dhe të punonte me minoritetin grek në Shqipëri, me qëllim nxitjen dhe hedhjen e tij në luftë kundër gjermanëve.510 Në bazë të strukturës së organizimit, grupe pune të partive komuniste greke dhe shqiptare u hodhën në të dyja anët e kufirit duke punuar me popullsitë përkatëse për nxitjen dhe përkrahejn prej tyre të rezistencës antifashiste. Në kuadër të bashkëpunimit, si EAM-i dhe PKSH, ranë dakord që në të dy anët e kufirit të krijonin këshillat nacionalë çlirimtarë, të cilat do të drejtonin punën pranë popullsisë çame dhe greke, për nxitjen në pjesëmarrjen e tyre përkrahë rezistencës antifashiste.

Lidhur me përpjekjet e bëra nga FNÇ shqiptar për organizimin e minoritetit çam në Greqi, na informon një raport informativ i Taho Sejkos, dërguar KQ të PKSH Qarkorit Gjirokastër në mesin e muajit tetor të vitit 1943, në të cilin thuhej se; “…Dje jam kthyer nga Çamëria tej kufirit {...}.Paraqiten vështirësi për të punuar atje. Komanda gjermane e Filatit kërkon të rekrutojë masat çame për luftë kundër E.A.M-it e neve. Në katundin Koskë gjendja paraqitet e mirë, atje në bashkëpunim me Vehip Demin formova një Këshill N.Çl. provizor. Iu drejtova Ballit të Filatit dhe i vura në dukje katastrofën drejt së cilës po ecën populli çam i drejtuar prej tyre{…} Shpresoj të kem së afërmi një përpjekje me disa nga eksponentët e asaj krahine {… }Koska duhet të jetë baza për punën në Çamëri”.511

Në kuadër të bashkëpunimit me EAM-in grek si dhe për tërheqjen e popullsisë çame në rezistencën antifashiste, PKSH dhe FNÇ u treguan të kujdesshëm që të mos dërgonin në Çamëri njerëz të cilët mund të dëmtonin vijën politike të këtyre forcave. Në lidhje me këto direktiva, Taho Sejko kërkonte në raportin e tij, “që në në Çamëri të hidhen sa më shpejtë shokë të zotë për punë organizative”.512

Në këtë kuadër, udhëheqës komunistë shqiptarë kaluan kufirin grek për të punuar në radhët e popullsisë shqiptare çame për nxitjen dhe shtimin e radhëve të ushtrisë

509 Manda, Çamët myslimanë…, 160.510 Po aty., F.14/APL. V.1943, D.13, fl.34.511 Po aty., D.7, fl.14-15.512 Po aty. .

104

Page 105:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

nacionalçlirimtare greke dhe anasjelltas. Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare, dërgoi në Greqi në pranverë të vitit 1944, Xhelal Kason për të organizuar minoritetin çam në luftë dhe bashkimin e këtij minoriteti me forcat partizane greke të EAM-it. Qëllimi kryesor i vizitës së tij, ishte t’u rekomandonte krerëve çamë të linin pas krahëve hasmëritë e ndryshme, si me shqiptarët e fesë ortodokse ashtu dhe me popullsinë greke dhe të bashkoheshin me luftën antifashiste.513 Sipas autorit F. Liço, veprimtaria e Xhelal Kasos për të tërhequr minoritetin çam në luftë kundër pushtuesve rezultoi pa sukses për shkak të veprimtarisë së nacionalistëve çamë të udhëhequr nga Nuri Dino.514

I njëjti raport i përmendur më sipër, lidhur me veprimtarinë e Nuri Dinos dhe bashkëpunimit të tij me pushtuesit gjermanë, për organizimin e Ballit Kombëtar Çam dhe krijimin e çetave prej tij na informon se, “...Sikundër dihet, Balli Kombëtar u shkatërrua, mirëpo këto ditët e fundit ka filluar një lëvizje për riorganizimin e tij me ndihmën e Komandës gjermane në Konispol dhe sidomos me reaksionarët çamër (pjesëtarë të Ballit Kombëtar Çam, shënimi ynë) tej kufirit. Kalova në të gjitha katundet muhamedane të krahinës për të luftuar mundësinë e rimëkëmbjes së Ballit {...} Veprimtaria e re e hapët e armikut për të hedhur çamërit në luftë kundër nesh dhe E.A.M-it, në bashkëpunim me EDES-in e Ballin Kombëtar, natyrisht do të ndihmohet shumë nga tradhëtari Nuri Dino e këlyshët e tij….të hidhen sa më shpejtë në Çamëri, shokë të zotë për punë organizative. Ka kërkuar një takim me mua tradhëtari Rexhep Dino. Ende nuk jam takuar me të. Pandehet se kërkon të shpëtojë kokën duke u hedhur në luftën t’onë”.515

Megjithë vështirësitë që hasën në fillimin e punës, PKSH dhe FNÇ shqiptar nuk u tërhoqën nga ideja për të dërguar përfaqësuesit e tyre pranë minoriteti çam dhe nxitjen e tyre në luftë kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Për PKSH, Çamëria e jashtme, siç e konsideronin komunistët shqiptarë atë pjesë të Çamërisë që kishte ngelur nën administrimin grek, në të ardhmen mund të ishte një thikë pas shpine për Lëvizjen Nacionalçlirimtare shqiptare. Sipas një urdhëri dite të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare, dërguar Shtabit të zonës operative Vlorë-Gjirokastër në 12 mars 1944, thuhej se, “Çamëria është me rëndësi të posaçme për luftën tonë. Çamëria e jashtme mund të bëhet një thikë në kurrizin tonë. Ajo mund të bëhet një urë bashkëpunimi në mes të dy popujve”.516

Në të njëjtin urdhër, Komanda e Përgjithshme e UNÇ shqiptare, dërguar Shtabit të zonës operative Vlorë-Gjirokastër, lidhur me propagandën dhe masat që duhet të merreshin për punën politike në Çamëri thuhej se; “Ju në bashkëpunim me Regjimentin e 15-të grek (regjiment që në përbërje të tij kishte trupa shqiptare çame dhe greke, shënim i L.A), mund të futeni ushtarakisht për propagandë dhe agjitacion”.517 Në këtë urdhër, Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ shqiptare porosiste që, popullsia shqiptare, veçanërisht ajo në Çamëri, duhej të ngrihej në luftë dhe të organizonte çetat çame kundër gjermanëve,

513 Zhango, Imperializmi anglez…, 156.514 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 250-251.515 AQSH, F.17/APL. V.1943. D.7, fl.14-15.516 Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, Vëll.I, Instituti i Studimeve M-L, (Tiranë, 1976), 260-261, dok.nr.111, datë 12 mars 1944. 517 Po aty.

105

Page 106:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

duke u vënë në të njëjtën kohë nën komandën e Ushtrisë Nacionalçlirimtare greke të EAM-it.518

Gjithashtu në këtë urdhër, Shtabi Përgjithshëm i UNÇ shqiptare për të bërë të mundur afrimin e minoritetit çam me Ushtrinë Nacionalçlirimtare Greke, si dhe për të thyer çdo paragjykim që ekzistonte ndërmjet dy popujve fqinjë, theksonte që, “t’u shpjegohet popullatave në Çamëri se, lirinë ato do ta fitojnë vetëm duke luftuar kundër gjermanëve, në bashkëpunim të plotë me Ushtrinë Nacionalçlirimtare greke dhe me ndihmën që do t’ju japë Lufta Nacionalçlirimtare Shqiptare.519 Krahas kësaj, PKSH u mundua që çështjen çame, ta shihte në kuadër të zhvillimeve politike me forcat aleate të majta në Greqi, si dhe në kuadër të zhvillimeve politike pas luftës. PKSH, duke iu përmbajtur Kartës së Atlantikut mbi zgjidhjen e çështjeve kombëtare dhe të vetvendosjes së popujve, pretendonte se qeveria demokratike greke që do të formohej pas luftës, do të ishte në gjendje të zgjidhte çështjen e popullsisë shqiptare çame brenda kornizave ndërkombëtare dhe frymës internacionaliste që i bashkonte këto dy forca.

PKSH u kujdes që të dërgonte në Çamëri për të punuar në radhët e minoritetit çam njerëz me influencë dhe të përgatitur. Udhëheqja e PKSH e pa të udhës se duhej punuar së bashku me forcat e EAM-it grek, që kjo popullsi të bëhej një faktor lidhës midis dy forcave nacionalçlirimtare dhe dy popujve fqinjë. Duke parë rëndësinë e madhe që kishte lufta e popullit çam në luftë kundër pushtuesve gjermanë, si dhe duke peshuar mirë rëndësinë që kishte çështja e minoriteteve gjatë bashkëpunimit me forcat e EAM-it grek, PKSH dhe FNÇL shqiptar u kujdesën që pranë popullsisë çame të dërgonin njerëz të përgatitur dhe që e njihnin mirë situatën në Çamëri. Lidhur me çështjet politike, udhëheqja komuniste shqiptare udhëzonte të dërguarit e saj pranë minoritetit çam në Greqi që të mos merreshin me çështje politike, por vetëm me organizimin e luftës.

Në udhëzimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH dërguar në mars 1944, Shtabit të Zonës Vlorë-Gjirokastër thuhej; “Të ndihmoni nga ana tjetër Çamërinë e jashtme me shokë që të punojnë në terren, por të ruheni e të mos dërgoni atje njeri që të mos dijë vijën politike dhe na ngatërron çështjen e minoritetit që është shumë e koklavitur”.520 Lidhur me kujdesin që duhet të tregohej nga kuadrot komunistë gjatë punës së tyre me minoritetin shqiptar në Greqi, Komiteti Qarkor i PKSH për Gjirokastrën njoftonte KQ të PKSH se, “Elementët që shkuan (në Çamëri) s’ janë të ngritur politikisht, 6 të hequr nga ushtria dhe 2 nga terreni, prandaj të ndihmohen prej partisë sonë për të mos rënë në pozita shoviniste dhe autonomiste”.521

Edhe pse ishin të pakta në numër, rastet e bashkëpunimit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare me atë greke nuk munguan. Format e bashkëpunimit midis EAM grek dhe LANÇ shqiptare ishin të ndryshme. Shpesh të dyja organizatat ushtarake shkëmbenin informacione lidhur me veprimtarinë e organizatave të tjera armike, të cilat vepronin në rajonet respektive. Po ashtu shkëmbimi i informatave bëhej dhe për marrjen

518 Po aty. 519 Po aty. 520 Po aty., 261-262, datë 12 mars 1944.521 Po aty., F.14/APL, V.1944, D.115, fl.11. Raport informativ i Peço Kogjinit për KQ të PKSH.

106

Page 107:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

e masave paraprake për t’i paraprirë sulmit të ushtrisë gjermane në rajonet që kontrollonin këto dy forca.522

Në një urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, të datës 2 prill 1944, lidhur me sulmet e përbashkëta ndaj ushtrisë gjermane dhe bashkëpunëtorëve me pushtuesit, theksohej që të shihej mundësia e bashkëpunimit me forcat çlirimtare greke të EAM-it, për të prishur rrugëkalimin Grapsh-Kakavijë-Arinistë.523

Thirrjes për pjesëmarrjen në Kongresin Panhelen të mbajtur në muajin maj të vitit 1944, Partia Komuniste Shqiptare iu përgjigj pozitivisht, duke e konsideruar këtë si një provë të gjallë të soliaritetit dhe të bashkëjetesës midis dy popjve fqinjë. Për të treguar solidaritet dhe mbështetjen e saj për luftën kundër pushtuesve gjermanë, PKSH dërgoi në konferencë si përfaqësues të saj Koçi Xoxen. Qëllimi kryesor i PKSH dhe i EAM-it grek, ishte forcimi i mëtejshëm i lidhjes dhe bashkëpunimit midis dy organizatave, si dhe bashkëpunimi i minoriteteve të të dy shteteve fqinjë.

Duke shpresuar në bashkëjetesën midis popujve të Ballkanit, udhëheqja komuniste shqiptare shpresonte në krijimin e një klime vëllazërore, si dhe të një konfederate ballkanike pas lufte, ku të gjithë popujt fqinjë do të krijonin kushte të njëjta për jetesë dhe harmoni. Në korrik të vitit 1944, Tahir Demi do të njoftonte qarkorin e Gjirokastrës mbi punën organizative në Çamëri, si dhe përpjekjet e tij për nxitjen e rezistencës antifashiste çame në këtë krahinë.

Në njoftimin e tij lidhur me bashkëpunimin me komunistët grekë për organizimin e çetave të armatosura çame thuhej se; “Në bazë të kërkesës së Regjimentit të 15 grek, Grupit të IV të U.P.V (Ushtria e Pavarur Vullnetare greke) dhe me pëlqimin Shtabit të Zonës së Parë, unë bashkë me shokët e tjerë të Grupit IV, u caktuam për të shkuar në Greqi dhe të bënim pjesë në Regjimentin e 15, për të formuar kështu batalione Minoritare në Krahinën e Çamërisë. Mbasi muarmë direktivat e duhura të punës t’onë atje, u përcollëm po prej grupit për të shkuar edhe një herë pranë zonës së Parë për të biseduar atje mbi punën t’onë në Çamëri. Mbetmë dakord që ne të shkonim atje për të bërë një punë më tepër politike se sa ushtarake, të lëviznim brenda në Çamëri dhe me elementat që kishim të formonim atje Batalionin “Ali Demi”{…}. Gjendja në Çamëri ishte po thua ndryshuar krejtësisht në favor të Lëvizjes s’onë, sidomos me masakrimin e Zervistëve në zonën e Paramithisë”.524

Pavarësisht thirrjes drejtuar popullit çam, për të përkrahur pa kufizim luftën nacionalçlirimtare kundër pushtuesve të huaj si e vetmja rrugëzgjidhje për të siguruar lirinë, PKSH ishte e bindur në vetvete, se e ardhmja e popullit shqiptar në Çamëri dhe Kosovë do të varej nga konjukturat politike, që do të krijoheshin pas luftës. PKSH pretendonte se, çështja e pazgjidhur kombëtare e Kosovës dhe Çamërisë do të zgjidhej në bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimit të vetvendosjes së popujve dhe kurrsesi

522 Po aty., V.1943, D.7, fl.6.523 Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme…, 276-277, dok.nr.118, datë 2 prill 1944.524 AQSH, F.17/APL. V.1944. D.35/1, fl.1-4.

107

Page 108:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

nuk mund të diskutohej tani në fazën e zhvillimit të luftës kundër Boshtit dhe bashkëpunëtorëve të tij.525

Lidhur me qëndrimin e PKSH dhe të Enver Hoxhës për çështjen kombëtare shqiptare, autorja M. Vikers ka një tjetër opinion rreth përpjekjeve të E. Hoxhës dhe udhëheqjes komuniste shqiptare për bashkimin e krahinave të Çamërisë dhe Kosovës me Shqipërinë. Sipas Vikers, E. Hoxha dhe pjesa tjetër e udhëheqjes komuniste shqiptare, besonte se çamët ashtu, si dhe kosovarët ishin bashkëpunëtorë me gjermanët.526 Për autoren, kjo pikëpamje do t’i jepte Enver Hoxhës një mundësi reale për të hequr dorë nga kërkesat e tij për bashkimin e Çamërisë dhe Kosovës me Shqipërinë. Autorja është e mendimit se, i shtyrë nga ndikimi komunist jugosllav dhe ai grek, Hoxha e kishte më të lehtë të zgjidhte rrugën e diskriminimit si bashkëpunëtorë të popullsisë shqiptare çame dhe asaj kosovare, se sa të prishte miqësinë që kishte lindur midis partive komuniste shqiptare, greke dhe jugosllave.527

Në të vërtetë, analiza që i bën Vikers qëndrimit të E. Hoxhës dhe komunistëve të tjerë shqiptarë kundrejt minoritetit çam në Greqi dhe popullsisë kosovare në Jugosllavi nuk qëndron. PKSH dhe udhëheqësit e saj, zgjidhjen e çështjes së minoriteteve me vendet fqinje e shihte në kuadrin e Kartës së Atlantikut dhe të frymës internacionaliste. Për komunistët shqiptarë çdo ndryshim i kufijve në kushtet e Luftës së Dytë Botërore ishte e pa pranueshme dhe se çdo çështje që ekzistonte midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj do të zgjidheshin në frymën e mirëkuptimit pas përfundimit të luftës. PKSH, e kishte bërë të ditur qëndrimin e saj gjatë luftës për zgjidhjen e çështjes çame, duke theksuar se kjo zgjidhje do të vinte nëpërmjet luftës së kësaj popullsie kundër pushtuesve nazi-fashistë.

525 Historia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar, 1939-1944, (Tiranë, 8 Nëntori, 1988), 335.526 Miranda Vickers, The Cham Issue; Albanian National and Property Claims in Greece, (London, 2002), 7.527 Po aty.

108

Page 109:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

3.3. Qëndrimi i forcave politike greke ndaj rezistencës çame dhe veçoritë e tyre.

Si italianët edhe pushtuesit gjermanë, u munduan që me anë të propagandës së tyre të hidhnin popullsinë shqiptare çame kundër forcave të EAM-it dhe Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare. Por, pavarësisht thirrjeve të tilla, apo dhe masave shtrënguese që përdorën gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre, përsëri popullsia çame nuk hezitoi të përkrahte rezistencën antifashiste, duke u rreshtuar në radhët e Frontit Nacionalçlirimtar Grek.

Kundër bashkëpunimit të forcave të majta shqiptare dhe greke, e për më tepër kundër luftës antifashiste të popullit shqiptar, ishte edhe qeveria greke në ekzil në Londër. Me mbështetjen dhe të zyrtarëve britanikë, kreu i qeverisë monarkiste greke në Londër u përpoq me të gjitha mjetet që të pengonte bashkimin e forcave ushtarake komuniste greke dhe shqiptare. Duke i akuzuar shqiptarët dhe çetat e tyre si terroriste e shoviniste, qeveria greke dhe mbreti i saj, denoncuan pranë Foreing Offise, si vrasës të minoritetit grek partizanët shqiptarë.528

528 PRO-FO, File 37147.

109

Page 110:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Në letrën e ministrit të jashtëm të qeverisë greke, drejtuar qeverisë britanike në maj të vitit 1943, shqiptarët akuzoheshin për krime të kryera ndaj popullsisë greke të Epirit të Veriut.529 Të njëjtat akuza për diskriminim dhe vrasje nga partizanët shqiptarë, vinin dhe nga oficerët britanikë të atashuar pranë shtabit të Zervës. Për të hetuar mbi akuzat e bërë nga qeveria greke në Londër, oficerët britanikë në terren në Shqipëri dhe Greqi, ndërmorën në mënyrë të pavarur disa hetime. Nga hetimet e kryera në zonat që banoheshin prej pakicave greke në Shqipëri, oficerët britanikë arritën në përfundimin, se nuk kishte patur asnjë rast për keqtrajtimin e kësaj popullsie.530

Në vazhdën e politikës së tyre shoviniste, pothuajse i njëti tekst dhe të njëjtat fakte, iu bënë të njohura dhe Departamentit Amerikan të Shtetit prej ambasadës greke në Uashington. Në tekstin e akuzave të stisura nga grekët, thuhej se, “të ashtuquajturit patriotë shqiptarë po ndërmarrin inkursione ndaj popullsisë minoritare greke në Epirin e Veriut, duke detyruar këtë popullsi të ndryshoi ndjenjat e saj kombëtare”.531 Por edhe në këtë rast, tentativat e qeverisë greke në mërgim për të mohuar përpjekjet e shqiptarëve dhe kontributin e tyre në Luftën e Dytë Botërore dështuan. Si qeveria londineze dhe ajo amerikane nuk i morën të mirëqena faktet e stisura për qëllime shoviniste prej Greqisë.

Situata e krijuar në Çamëri vuri në alarm Komitetin Qendror të PKG, i cili organizoi një takim të zgjeruar në qershor të vitit 1943, në fshatin Vivar të Murganës. Në këtë mbledhje merte pjesë dhe një delegacion i PKSH, i kryesuar nga Shemsi Totozani, i cili në emër dhe të forcës politike e ushtarake që përfaqësonte, shprehu hapur kundërshtitë lidhur me mendimet që mbizotëruan diskutimet në mbledhje, rreth një bashkëpunimi të ngushtë midis EAM-it, Zervës dhe britanikëve.532 Në rrethana të tilla të zhvillimit të ngjarjeve, Sh. Totozani, shprehu pikëpamjet e tij dhe të PKSH, se qëndrimet e shfaqura nga krerët komunistë të EAM-it, nuk pajtoheshin me qëndrimet që mbante PKSH për organizimin e luftës antifashiste.533

Gjatë vjeshtës së vitit 1943, radhët e Zervës dhe BK shqiptar çam u shtuan së tepërmi për shkak dhe të ofensivës gjermane, si dhe të përkrahjes që oficerët britanikë iu dhanë forcave ushtarake të EDES-it. Gjithashtu dhe puna e dobët e propaganda shoviniste e bërë nga komunistët grekë në fshatrat e Shqipërisë së jugut, bëri që pakënaqësia e komunistëve shqiptarë ndaj atyre grekë të shtohej. Një njoftim i Qarkorit të Gjirokastrës shkruante se; “Në minoritete kishin ardhur dy shokë nga Greqia, të cilët kanë bërë disa konferenca, kanë formuar këshilla antifashiste në fshatra, u munduan të krijojnë çeta, por asgjë efektive”.534

Propaganda zerviste nga njëra anë dhe puna e dobët e bërë nga krerët komunistë grekë në radhët e popullsisë greke në Shqipëri, kishte bërë që në gjirin e kësaj popullsie të shfaqeshin pakënaqësi ndaj çetave partizane shqiptare. Fjalët e përhapura, veçanërisht nga forcat zerviste greke, kishin karakter fetar dhe kombëtar, duke bërë që ndasitë midis shqiptarëve dhe grekëve të ishin të mëdha. Në thirrjet e përhapura nga propaganda 529 Po aty. 530 Po aty. Raporti mban datën 18. VII.1943. Cituar sipas Puto, Nëpër analet…, 103.531 Basil Kondis, Eleftheria Manda, The greek minority in Albania- A documentary record (1921-1993), (Athinë, 1994), 112.532 Hondoros, Occupations and Resistance.., 30-31.533 Po aty. 534 AQSH, F.14/AP, V.1943, D.13, fl.34.

110

Page 111:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

zerviste shprehej urrejtja ndaj popullsisë shqiptare çame në Greqi dhe theksohej fakti se, çdo grek duhej t’a derdhte gjakun e tij në Greqi dhe duke luftuar shqiptarët e komunistët.535

Oficerët grekë të EAM-it propagandonin se, “minoriteti grek duhet t’i kishte sytë në çdo moment nga Greqia dhe se e ardhmja e tyre nuk mund të shihej ndryshe, vetëm në suazën e shtetit grek”.536 Përfaqësuesit e EAM-it të dërguar për të punuar në fshatrat e Shqipërisë së jugut në takimet me banorët e pakicave greke, me qëllim rekrutimin e tyre në rradhët e Ushtrisë Nacional-çlirimtare shqiptare deklaronin se; “Ne duhet të punojmë që të jemi nën një Greqi, qoftë kjo e majtë apo e djallit, vetëm të jemi nën Greqi”.537 Gjithashtu, PK Greke për të ruajtur pakicat greke në Shqipëri nga masakrat dhe reprezaljet e gjermanëve, këshillonte FNÇ shqiptar që të mos ndërmerrte inkursione ndaj trupave gjermane në afërsi të fshatrave të banuar me grekë.538

Drejtuesit komunistë grekë të EAM-it, për t’ia arritur qëllimit që të shkëpusnin popullsinë greke nga FNÇ shqiptar, kërkonin zyra të posaçme për minoritetin, si dhe krijimin e formacioneve luftarake të veçanta për partizanët minoritarë. Këtë arsyetim komunistët grekë e mbështesnin në faktin se, minoriteti grek kishte aq forca të mjaftueshme sa të krijonte në mënyrë të pavarur brigata dhe batalione, pa qenë në varësi të ushtrisë nacional çlirimtare shqiptare.539 Veprime të tilla nxiteshin vetëm me qëllimin e përhapjes së propagandës shoviniste për shkëputjen e minoritetit, si dhe të Epirit të Veriut e bashkimit me Greqinë. PKSH nuk mund të ishte dakord me qëndrimin e komunistëve grekë, pasi për komunistët shqiptarë krijimi i formacioneve ushtarake nga ana e pakicave greke në Shqipëri, do të nxiste shkëputjen e tyre nga influenca e Frontit Nacional çlirimtar shqiptar. Për lëvizjen komuniste shqiptare një veprim i tillë jo vetëm që do të dëmtonte rëndë rezistencën antifashiste, por do të ishte në kundërshtim të hapur me marrëveshjet e arritura deri tani midis dy partive komuniste, greke dhe shqiptare.

Kjo politikë nuk mbeti pa u vënë re nga udhëheqja komuniste shqiptare, e cila ishte mosbesuese ndaj veprimtarisë së komunistëve grekë në radhët e kësaj popullsie në territorin shqiptar. Për pasivitetin e treguar nga komunistët grekë, si dhe për të larguar elementët të cilët përhapnin propagandën shoviniste në radhët e pakicave greke në Shqipëri, udhëheqja komuniste shqiptare në pranverë të vitit 1944 mori vendimin që komunistët grekë të ndërprisnin aktivitetin e tyre në Shqipërinë e jugut dhe të largoheshin nga vendi.

Në urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionaçlirimtare Shqiptare, dërguar Shtabit të zonës operative Vlorë-Gjirokastër në datën 2 prill 1944 lajmërohej, “që të gjithë oficerët grekë që ishin në batalionin minoritar të largoheshin nga territori shqiptar”.540 Sipas këtij urdhëri, oficerëve grekë të EAM-it iu bëhej me dije se, “ata e kishin plotësuar misionin e tyre, në përkrahjen që kishin dhënë për mobilizimin e popullsisë minoritare në luftën kundër okupatorit, e se tashmë kishte ardhur koha të

535 Po aty., F.17/AP L. V.1944. D.17, fl.27.536 Po aty., D.115, fl.10.537 Po aty.538 Po aty., F.14/APL, V.1943, D.13. fl.28.539 Po aty. 540 Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës…,281, dok.nr.120, datë 2 prill 1944.

111

Page 112:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

largoheshin në mënyrë shoqërore”.541 Udhëheqja e PK shqiptare e shihte “kryesisht të përmbushur” misionin e ushtarakëve të EAM-it për hedhjen e popullsisë greke në radhët e UNÇSH dhe tashmë sipas drejtuesve komunistë, kishte ardhur koha për largimin e tyre. Për PKSH, një qëndrim më i gjatë i komunistëve grekë në radhët e popullsisë greke në Shqipëri mund të ishte i dëmshëm, pasi sipas krerëve komunistë shqiptarë, “batalionet e minoritetit tashmë kishin hyrë në luftë dhe kishin arritur maturinë e nevojshme ushtarake”.542

Manovrat propagandistike për distancimin e të krishterëve nga partizanët muslimanë shqiptarë, bënë që një pjesë e mirë e drejtuesve çamë të izoloheshin dhe të kufizoheshin në veprimtarinë e tyre ushtarake. Në këtë mënyrë kontributi i tyre minimizohej krahasuar me kuadrot ushtarakë të krishterë të radhitur në radhët e çetave partizane të EAM-it grek. Puna sabotuese e elementëve grekë në radhët e ushtrisë së ELAS-it, ndaj partizanëve çamë, kishte një prapavijë të thellë politike dhe nacionaliste.

Një raport i komandantit të Shtabit të Zonës së Gjirokastrës Islam Radovicës, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare në prill të vitit 1944, theksonte se; “Shokët grekë e kanë pohuar me gojën e tyre se, puna e bërë nga EAM-i me minoritetin shqiptar në Greqi ka qënë shumë e pakët në krahasim me punën që ka bërë Fronti NÇ me minoritetin grek në Shqipëri”.543

Ndërsa një raport informativ i Vehip Demit dërguar Enver Hoxhës mbi punën e bërë në Çamëri për organizimin politik e ushtarak të minoritetit çam theksonte se; “Për çështjen minoritare çame të tej kufirit, më datën 22/VIII/944, u bë një përpjekje (takim) midis Komandantit dhe Komisarit të Regjimentit XV, Komandantit dhe Komisarit të Brigadës së VIII dhe meje {…} Gjendja politike e minoritetit shqiptar në Greqi, për të cilën të sipërmit na thanë se organizata e EAM-it s’ka patur mundësi që të futej dhe të punonte në minoritet, për shkak se Nuri Dinua me klikën e tij kishte mundur që t’i tërhiqte çamërit me anën e kryetarëve të krahinave të ndryshme tue i futurë në luftë kundra popullatave greke dhe nga ana tjetër, tue qenë se Regjimenti nuk ka patur forca të mjaftueshme që të hynte me ushtri në ato krahina{…}”.544 Shpesh herë udhëheqësit komunistë grekë punën e tyre të dobët politike dhe ushtarake për organizimin e minoritetit shqiptar çam në Greqi mundoheshin t’ia faturonin ekzistencës së Ballit Kombëtar Çam dhe çetave të Nuri Dinos.

Në shumë raste çetat partizane çame të inkuadruara në forcat e ELAS-it, shmangeshin qëllimisht nga luftimet dhe aksionet direkte ndaj trupave gjermane e zerviste. Në njoftimin e dërguar nga Tahir Demi për Komitetin e Partisë të Qarkorit të Gjirokastrës në korrik të vitit 1944, theksohej se, çetat çame qëndronin për ditë të tëra pa u futur në aksion dhe nuk lejoheshin që të depërtonin në drejtim të fshatrave të Çamërisë.545

Urdhërat e dhëna nga Shtabi i Përgjithshëm i EAM-it, për komandantët shqiptarë çamë të çetave partizane shpesh herë ishin kontradiktore dhe të qëllimshme. Në bazë të

541 Po aty. 542 AQSH, F.17/APL, V.1944, D.24, fl.5.543 Po aty., F.41 STR, V.1944, D.79, fl.8.544 Po aty., fl.42.545 Po aty., F.17/APL, V.1944, D.35/1, fl.1.

112

Page 113:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

këtyre urdhërave, forcat çame qëndronin me ditë të tëra në pritje të aksioneve luftarake kundër zervës dhe aksionet nuk realizoheshin asnjëherë për shkak të direktivave të dhëna gabim. Çetat partizane çame ndaloheshin qëllimisht të kryenin aksione kundër trupave gjermane dhe zerviste në territorin e Çamërisë dhe kryesisht në ato zona ku banorët e fshatrave ishin shqiptarë me qëllim që të mos binin në kontakt me ta.

Po ashtu, krerëve çamë të çetave partizane u ndalohej propaganda dhe aktiviteti i tyre në fshatrat shqiptare. Propozimet e komandantëve shqiptarë çamë dërguar krerëve të Regjimentit të XV grek të EAM-it, për të rënë në kontakte me çamë të tjerë në krahinën e Çamërisë, në shumicën e rasteve merrnin përgjigje negative. Edhe në ato vende ku ishin krijuar këshilla nacionalçlirimtarë, numri i shqiptarëve ishte i papërfillshëm dhe në shumicën e rasteve shqiptarët çamë liheshin qëllimisht jashtë organeve drejtuese.546 Të gjitha këto veprime, ishin padyshim vijë e qartë e propagandës nacionaliste që bëhej në radhët e EAM-it, për të penguar aktivitetin e çetave çame dhe të popullsisë çame në rezistencën antifashiste greke.

Mosmarrëveshjet e thella midis komandantëve grekë dhe shqiptarë të çetave mikse, shpesh rrezikonin të acaroheshin deri në konflikte fizike. Për partizanët çamë, bërja e politikës apo trajtimi i bisedave me karakter nacionalist ishte e ndaluar.547 Partizanëve shqiptarë të çetave të përbashkëta luftarake u thuhej prej udhëheqësve grekë të EAM/ELAS-it se; “Ju jeni ushtarë të ELAS-it dhe nuk ju përket aspak politika, mjafton që ju të dini të hapni dhe të mbyllni pushkët”.548

Rastet e shpeshta të konflikteve të hapura midis krerëve të çetave partizane mikse në Çamëri shqetësuan dhe udhëheqësit më të lartë të dy forcave politike të majta; greke të EAM-it dhe asaj të PKSH. Për të sheshuar problemet që kishin lindur në gjirin e ushtrisë, përfaqësues të qarkorit të Gjirokastrës dhe të PKSH të kësaj zone, pas presionit të EAM-it, morën vendimin që komandantët çamë Tahir Demi dhe Muharrem Demit të largohen nga drejtimi i batalionit Mikst, i përbërë nga grekë dhe çamë, për të vazhduar aktivitetin e tyre luftarak në zonat brenda kufirit shtetëror të Shqipërisë.549 Duke dënuar politikën refraktare në gjirin e së majtës greke, Tahir Demi shpjegonte se, “duke parë se fjalët tona nuk kishin asnjë vlerë dhe se puna jonë për Çamërinë ishte zero, atëherë kërkova që të shkoja pranë regjimentit për të dhënë kontributin tim”.550

Largimi i drejtuesve çamë nga kompanitë partizane mikse të EAM-it gjatë verës së vitit 1944, pati pasoja të rënda për këto çeta, pasi një pjesë e mirë e partizanëve të pakicës greke dhe çamë, të indinjuar nga vendimet e krerëve grekë u tërhoqën përkohësisht në shtëpitë e tyre.551 Ky veprim çoi në krijimin e situatave në favor të bandave zerviste dhe gjermanëve, të cilët mobilizuan me anë të forcës një pjesë të mirë të popullsisë minoritare. PKG e kufizoi së tepërmi mundësinë e bashkëpunimit të popullsisë çame dhe futjen e saj në radhët e ELLAS-it. Autori Filip Liço, njëkohësisht dhe pjesëmarrës në luftë në radhët e forcave partizane, tregon se, “kuadrot e PKG nuk i dhanë

546 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. IV, 154.547 AQSH, F.17/AP, V.1944, D.35/1, fl.2.548 Po aty. 549 Po aty., fl.4.550 Po aty., fl.3/1.551 Po aty., fl.1

113

Page 114:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

rëndësinë e duhur problemit çam, problem ky që ishte po aq i vështirë, sa dhe problemi që EAM-i kishte me nacionalistët e Zervës”.552

Në të njëjtën kohë, me anë të makinacioneve, komunistët grekë nuk lejuan komunistët shqiptarë të ushtronin lirisht aktivitetin e tyre propagandistik në rradhët e popullsisë shqiptare në territorin grek. Pengesat e bëra nga forcat majtiste dhe djathtiste greke, duke kundërshtuar veprimtarinë e grupeve shqiptare brenda gjirit të popullsisë çame, ishin tashmë të njohura dhe kurrsesi nuk ishin vepër e grupimit çam të udhëhequr nga Nuri Dino.553 Ndërkohë që edhe veprimtaria e grupit të Nuri Dinos dhe përkrahësve të tij që në fillim të vitit 1944 ishte gjithnjë e në rënie për shkak të demaskimit që i ishte bërë aktivitetit të tij nga forcat antifashiste çame.

Propaganda antishqiptare filloi të përhapej dhe në fshatrat dhe qytetet shqiptare ky banonin pakica kombëtare greke. Në zonat kufitare dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë së Jugut, si në Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe fshatrat përreth, elementë të ndryshëm grekofilë përhapnin fjalë që kishin si qëllim shkëputjen e komunitetit fetar ortodoks nga ai musliman. Kjo propagandë antishqiptare e vinte theksin në përkatësinë fetare, duke përhapur idenë se, të gjithë ortodoksit ishin grekë, e si të tillë, ata duhej të kërkonin mbështetje vetëm te forcat greke.554

Elementët reaksionarë në radhët e pakicës greke në Shqipëri si, Jani Pullo dhe Jorgji Zoto, propagandonin se, “anglezët dhe zervistët do të hynin në radhët e minoritetit dhe do t’i jepnin fund lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare shqiptare”.555 Në të njëjtën kohë elementë të tjerë nga rradhët e pakicës greke në Shqipëri viheshin tërësisht në shërbim të politikës shoviniste zerviste, madje duke mbështetur me ndihma në ushqime dhe veshmbathje forcat zerviste.556 Mjeku Jorgji Zoto, u vu tërësisht në shërbim të Zervës dhe forcave ushtarake të tij, duke u bërë një pengesë në përpjekjet për bashkëpunim midis me FNÇ shqiptar dhe pakicave greke në Shqipëri. Sipas udhëzimeve të marra nga shtabi i EDES-it, Zoto u përpoq që të pengonte bashkëpunimin e pakicës greke me çetat partizane shqiptare dhe të merrej me formimin e bandave zerviste në zonat e banuara prej tyre.557 Duke përdorur stërlinat dhe armatimet e dhëna nga anglezët, Jorgji Zoto u përpoq të tërhiqte rreth vetes njerëz nga minoriteti grek dhe t’i rreshtonte në radhët e EDES-it. Një veprim i tillë u denoncua nga EAM-i dhe FNCL shqiptar te misioni britanik që ndodhej i atashuar pranë Shtabit të Zonës së Gjirokastrës.558

Krahas propagandës antishqiptare zerviste në radhët e popullsisë grekfolëse në Shqipëri edhe oficerët anglezë u munduan të minonin punën e bërë deri tani nga udhëheqja komuniste shqiptare dhe greke për të bashkuar këtë popullsi me luftën antifashiste nacionalçlirimtare. Për të penguar radhitjen e kësaj popullsie në radhët e ushtrisë nacionalçlirimtare shqiptare, oficerët britanikë propagandonin në fshatrat e jugut

552 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 245.553 Po aty., 251.554 AQSH, F.14/AP L. V.1944. D.115, fl.6.555 Po aty., F.17/AP, V.1944, D.31, fl.31.556 Po aty. 557 Po aty., V.1943, D.7, fl. 6. Shif dhe N. Zhangos, Imperializmi anglez…,32.558 Po aty.

114

Page 115:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dhe në Sarandë, mbi mundësitë që kishte vendosja e regjimit të Zogut pas përfundimit të luftës.559

Me propagandën e tyre, britanikët synonin shkëputjen e pakicave greke nga radhët e FNÇ shqiptar si dhe përgatitjen e terrenit për të parë mundësinë e rikthimit të mbretit Zog në Shqipërinë e pasluftës. Oficerët britanikë propagandonin se, “ashtu si në Greqi ku opinion publik po kthehet në favor të mbretit, edhe në Shqipëri duket se po shtohen ndjenjat në favor të rikthimit të mbretit Zog. Nuk ka ndonjë dëm nëse i marrim në konsideratë këto ndjenja”.560 Britanikët edhe pse ishin krejtësisht të bindur se shumica e shqiptarëve nuk do ta dëshironin një rikthim të mbretit Zog, përsëri ata vazhdonin propagandën e tyre në dëm të forcimit të lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare shqiptare.

Paratë e britanikëve dhe propaganda zerviste, e cila dënonte bashkëpunimin e grekëve me çamët shqiptarë, tronditi thellë dhe vetë krerët drejtues të EAM-it. Nacionalistët grekë dhe Zerva, ndërmorën një fushatë të shfrenuar propagandistike kundër bashkëpunimit të EAM-it dhe çetave çame. Forcat zerviste dhe oficerët britanikë përhapnin lajme të rreme pranë minoritetit, duke theksuar të ardhmen komuniste të Shqipërisë dhe se, atentatet e krimet ndaj individëve të veçantë kryheshin nga forcat partizane dhe jo nga ato zerviste.561

Propaganda shoviniste greke e Zervës, për të larguar pakicat greke në Shqipëri nga çetat partizane shqiptare, misioni i të cilave ishte lufta ndaj pushtuesit dhe bashkëpunëtorëve të tij, theksonte se, anglezët nuk do të përkrahnin kurrë muslimanët shqiptarë se, “Zerva ishte pritur mjaft mirë në Janinë dhe se po kështu duhej të pritej dhe këtu…. se, ne duhet të ngremë këtu vetëm flamurin tonë grek”.562 Kjo propagandë e vinte theksin në antagonizmat fetarë që ekzistonin midis të krishterëve dhe muslimanëve. Si rezultat i propagandës anti çame, e anti shqiptare të bërë nga Zerva dhe oficerët britanikë, hemoragjia në radhët e çetave partizane të EAM-it vazhdoi për një kohë të gjatë dhe ajo u shtri në të gjithë Greqinë. Nacionalistët grekë e konsideronin organizatën e EAM-it si tradhëtare, e cila sipas tyre, kishte shitur interesat e Greqisë dhe kishte vendosur të bashkëpunonte më çamët shqiptarë, të cilët konsideroheshin bashkëpunëtorë të pushtuesve italianë.563

Puna e komunistëve të EAM-it në territorin shqiptar bëhej e veçuar dhe pa bashkëpunimin me përfaqësuesit e PKSH. Kur përfaqësues të PK greke hynin në Shqipëri për të punuar me pakicat greke, gjatë bisedimeve shpesh herë komunistët shqiptarë nuk ishin të pranishëm. Një fakt të tillë e mbështet dhe një raport i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare i qarkorit të Gjirokastrës, dërguar KQ PKSh në Tiranë, ku theksohej se, “ata (komunistët grekë) mbi të gjitha na kanë dëmtuar punën tonë politike, pse punën me minoritetin e kanë parë të ndarë dhe autonome, duke mos patur lidhje të rregullta me ne”.564 Akuzat e komunistëve shqiptarë për homologët grekë gjatë periudhës 559 Po aty., V.1944. D.37, fl.21.560 Puto, Nëpër analet e diplomacisë…,120.561 AQSH, F.17/AP L. V.1944. D.17, fl.27.562 Po aty. 563 Mazouer, Inside Hitler’s.., 141.564 AQSH, F.14/AP L, V.1943, D.13, fl.34. Raport i dërguar Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Shqiptare në Tiranë, mbi aktivitetin politik dhe ushtarak të KQ PKSH për qarkorin e Gjirokastrës.

115

Page 116:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

së fundvitit 1943 dhe fillimit të vitit 1944, u bënë më të shpeshta për shkak dhe të përkrahjes që popullsia minoritare greke në Shqipëri po i jepte lëvizjes së MAVI-it.565

Në jo pak raste, Partia Komuniste Shqiptare u ankua për format e punës të komunistëve grekë, metoda këto që binin ndesh me marrëveshjet e arritura midis dy forcave politike të majta. Për të mos lejuar që puna e komunistëve grekë me minoritetin të ishte një punë e veçuar dhe me prapaskena shoviniste, PKSH i bëri të ditur PKG që komunistët e ardhur në Shqipëri për çështjen e minoritetit duhej të aderonin në PKSH dhe aktivitetin e tyre politik e ushtarak t’a zhvillonin së bashku me përfaqësues shqiptarë.566 E njëjta rrugë u mendua të ndiqej dhe në Çamëri, për nxitjen e komunitetit shqiptar çam dhe bashkimin e tyre me forcat e EAM/ELAS-it. Komanda e Qarkut të Gjirokastrës, në jo pak raste kundërshtoi në mënyrë të hapur kërkesat arbitrare dhe të njëanshme të komunistëve grekë për arrestimin dhe dënimin e çamëve, të cilët konsideroheshin kriminelë lufte dhe që ndodheshin në territorin e shtetit shqiptar.

Puna e dobët dhe përçarëse e disa prej kuadrove komunistë në gjirin e udhëheqjes së PKG, sabotoi në mënyrë të qëllimshme vijën e bashkëpunimit të popullsisë çame me EAM-ELAS-in. Shumë udhëheqës komunistë grekë të ndikuar nga fryma nacionaliste, ishin kundër përfshirjes së shqiptarëve muslimanë në batalionet e armatosura të ushtrisë nacionalçlirimtare greke. Brenda gjirit të udhëheqjes së PKG dhe të EAM-it kishte nga ata drejtues, siç ishte Kostas Inois (Barkas), i cili kishte shprehur mendimin se, “partizanët e ELAS-it duhet të paguheshin ashtu siç kishin bërë anglezët me ushtrinë zerviste".567 Një veprim i tillë çoi në sabotimin e vijës politike, ideologjike dhe ushtarake të Partisë Komuniste greke dhe dëmtimin e rezistencës antifashiste.568

Në të njëjtën kohë, propaganda komuniste greke e fshehu qëllimin e saj të vërtetë duke mos ushtruar aktivitet në territorin shqiptar në dobi të çështjes së përbashkët. Komunistët grekë duke e shfrytëzuar këtë hapësirë që i la pala shqiptare, në vend që të nxisnin pakicat greke të bashkoheshin me ushtrinë nacionalçlirimtare shqiptare kundër pushtuesve, ushtruan një veprimtari shoviniste në kurriz të territorit shqiptar.

Puna e dobët e komunistëve grekë në radhët e popullsisë grekfolëse në Shqipëri u pasqyrua në shtimin e radhëve të forcave zerviste dhe nacionaliste greke e shqiptare. Gradualisht në fshatrat ku banonin pakica greke në Shqipëri, filloi të hedhë rrënjë propaganda shoviniste zerviste, e cila pengonte popullsinë të përkrahte EAM dhe LANÇ shqiptare. Në lidhje me këtë, një raport të Ihsan Budos dërguar Qarkorit të Gjirokastrës mbi gjendjen në rrethin e Sarandës në vjeshtën e vitit 1944, thuhej se, “të frikësuar nga terrori i gjermanëve dhe i bandave zerviste, fshatrat me popullsi ortodokse në Shqipërinë e Jugut nuk ofronin strehim dhe kishin ndërprerë çdo ndihmë për forcat partizane të EAM-it dhe të FNÇ”.569 Në raport thuhej se, “edhe pas disa konferencave dhe me punën propagandistike të bërë nga PKSH dhe EAM në fshatrat minoritare Pal, Aliko, Vrion,

565 Manda, Çamët myslimanë…, 162.566 AQSH, F.14/AP, V.1943, D.13, fl.34/1567 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 245.568 Po aty. 569 AQSH, F.17/AP L. V.1944. D.37, fl.21. Raport i Ihsan Budos dërguar Qarkorit të Gjirokastrës mbi gjendjen në rrethin e Sarandës.

116

Page 117:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Çukë, Metoq e Vermera përsëri kishte vështirësi në mbledhjen e ndihmave dhe të kuotacioneve për çetat partizane”.570

Falë propagandës shoviniste, popullsia greke në Shqipëri aktivitetin e saj në dobi të luftës antifashiste nacionalçlirimtare kërkonte ta kryente e shkëputur nga ndikimi i partisë komuniste shqiptare. Në shumë raste puna e komunistëve shqiptarë në radhët e kësaj popullsie ishte tepër e vështirë, pasi propaganda shoviniste e Zervës dhe ajo e PKG kishin hedhur thellë rrënjë. Propagandën antishqiptare të Zervës në Greqi, si dhe luftën e tyre kundër çdo bashkëpunimi midis forcave të majta ushtarake greke dhe shqiptare e konfirmon më së miri një tjetër raport i Ihsan Budos, i datës 2 nëntor 1944 dërguar Shtabit të Zonës Operative në të cilin thuhet se; “Në Korfuz është krijuar një Komision ku marrin pjesë zervistë, inglezë dhe amerikanë”571. Sipas këtij raporti, “ky Komision ka ndaluar rreptësisht që njerëz të EAM-it të shkojnë në tokën shqiptare, duke ju vënë në dukje se me shqiptarët ju jeni armiq”.572

Prapaskenat e përgatitura nga grekët, qofshin këta të majtë apo të djathtë, për pengimin e veprimtarisë partizane shqiptare në territorin grek, fshihnin në vetvete një tjetër qëllim. Me veprimet e tyre ata donin të eliminonin çdo provë bashkëpunimi me shqiptarët, duke treguar pas lufte, se shqiptarët jo vetëm që nuk dhanë kontributin e tyre në luftë kundër fashizmit, por se ata ishin dhe bashkëpunëtorë të tij.

3.4. Zgjerimi i lëvizjes së armatosur antifashiste çame, 1943-1944.

Gjatë muajit gusht 1943, ku veprimtaria e ushtrisë italiane pothuajse ishte shuar fare, veprimtaria e çetave partizane shqiptare në Çamëri dhe në Shqipërinë e jugut ishte rritur ndjeshëm. Por, pas kapitullimit të Italisë fashiste, vendin e trupave italiane në Çamëri e zunë ato gjermane, të cilat deri tani e kishin njohur këtë krahinë si dominim të aleatëve të tyre fashistë. Më 5 gusht, një pjesë e divizionit 104 të këmbësorisë gjermane me qendër në Janinë, division ky i cili ishte në përbërje të truparmatës së 22, u ndesh me

570 Po aty. 571 Po aty., fl.22. Raporti mban datën 2 nëntor 1944.572 Po aty.

117

Page 118:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

batalionin “Çamëria”. Beteja midis batalionit partizan shqiptar “Çamëria” dhe trupave gjermane u zhvillua në Qafën e Kandalit, ndërmjet fshatrave Konispol dhe Skalomë.573

Në fillim të vjeshtës së vitit 1943, sulmet gjermane për të marrë në kontroll Konispolin dhe Çamërinë u bënë më të shpeshta. Kjo zonë përbënte një nga pengesat kryesore për aktivitetin luftarak të komandës së Korpusit 22 malor gjerman, i cili synonte të pushtonte këtë territor dhe të kontrollonte gjithë bregdetin e detit Jon, që nga Preveza e deri në gjirin e Vlorës.574 Pikërisht, për shkak të kësaj situate, Prefektura e Gjirokastrës, në qershor të vitit 1943 njoftonte Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, se situata në këto zona paraqitej shumë delikate.575

Në muajin shtator, trupat gjermane të ndihmuara dhe nga forcat nacionaliste greke të N. Zervës të komanduara nga gjenerali Vitos, hynë në Konispol dhe kryen masakra kundër popullsisë shqiptare dhe asaj greke që kishte mbajtur një qëndrim mbështetës ndaj FNÇl shqiptar. Gjatë këtyre masakrave, u vranë dhjetra banorë dhe u dogjën mbi 50 shtëpi.576 Për t’u bërë ballë sulmeve të forcave gjermano-zerviste, në ndihmë të batalionit “Çamëria” erdhën dhe forca vullnetare partizane, të përbërë nga çamë dhe minoritarë grekë. Forcat partizane shqiptare për ditë të tëra mbajtën të bllokuar ushtrinë gjermane në segmentin rrugor Konispol-Sajadhë, Vërvë-Koskë. Beteja e Konispolit zgjati 55 ditë dhe në përfundim të saj, forcat gjermane u shpartalluan keq nga goditja e trupave partizane të këtij batalioni.

Në 9 shtator të vitit 1943, ndërsa çeta partizane shqiptare e udhëhequr nga luftëtari çam Haki Rushiti po merrej me çarmatimin e ushtarëve italianë që tashmë kishin dezertuar në Delvinë e Sarandë, çeta tjetër partizane “Hoxha Tahsin”, së bashku me disa njësi të tjera të fshatit Konispol, mbetën ende në vijat e luftimit kundër trupave gjermane. 577 Në shenjë hakmarrje të disfatës së pësuar në betejat me çetat çame, gjatë operacionit të dimrit të vitit 1943, bandat zerviste së bashku me trupat gjermane, shkatërruan dhe dogjën krahinat e Zagorisë dhe Pogonit.578

Në kuadër të krijimit të çetave luftarake partizane, si EAM-i dhe FNÇ shqiptar, afruan në gjirin e tyre pjesëtarë të popullsive greke dhe shqiptare në të dyja anët e kufirit greko-shqiptar. Për llogari të Ushtrisë Nacionalçlirimtare shqiptare minoriteti grek formoi çetat e tij ushtarake, të cilat qëndruan deri në fund të luftës në krah të forcave partizane shqiptare. Në muajin nëntor të vitit 1943 me pjesëmarrjen e minoritetit grek në Shqipëri, u formua batalioni i parë “Thanas Ziko”, i cili ishte pjesë e ushtrisë nacionale çlirimtare shqiptare dhe vepronte nën komandën e saj. Ndërsa batalioni “Çamëria”, i cili më vonë mori emrin e dëshmorit “Thoma Lulo”, u përfshi në Brigadën e XIX Sulmuese të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, duke u bërë njëkohësisht simbol i vëllazërimit të popullit shqiptar me minoritetin grek.579

573 Dokumente të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtabit të Ushtrisë Vullnetare Shqiptare, Vëll. I, 261.574 A.I.H, Dokumente gjermane, T.113/482, Nr.17/43.575 AQSH, F.149, V.1943, D.1/481, fl.9.576 Enver Hoxha, Dy popuj miq, (Tiranë, 8 Nëntori, 1985), 37.577 Hoxha, Viset kombëtare.., 341.578 Hoxha, Dy popuj miq..,37.579 Historiku i Brigadës XIX Sulmuese, (Tiranë, 2000), 4.

118

Page 119:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Në kuadër të riorganizimit të formacioneve partizane shqiptare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Vullnetare Nacionalçlirimtare shqiptare, udhëzonte Shtabin e zonës operative Vlorë-Gjirokastër në muajin prill të vitit 1944, mbi masat që duhet të merreshin për organizimin e brigadës së VIII sulmuese. Në këtë udhëzim thuhej se; “Jemi të mendimit për brigadën e VIII që të formohet prej këtyre reparteve. Një pjesë e mirë të merret nga batalioni “Çamëria”, një pjesë të merret nga Vlora {…} dhe dy kompani të merren nga batalioni minoritar “Thanas Ziko”.580

Çetat partizane mikse të përbëra nga grekë dhe shqiptarë, kryen disa operacione të rëndësishme ushtarake kundër forcave të përbashkëta gjermane e zerviste në zonat e Mallumit, Pleshavicë në Revani etj. Gjatë këtyre betejave nga rradhët e partizanëve çamë ranë dëshmorë heroikisht në fushën e betejës, Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Musa Vejseli etj.581 Në kuadër të rritjes dhe forcimit të radhëve të ushtrisë antifashiste, në fshatin Kastanjë të Greqisë në maj të vitit 1944, u krijua batalioni i minoritetit çam, i cili mori emrin e heroit të luftës antifashiste nacionalçlirimtare “Ali Demi”.582 Pjesë e këtij batalioni u bënë shumë të rinj çamë të ardhur nga familjet me traditë të Çamërisë si ajo e Fadil Brahos nga Paramithia, e Mete Duros nga Njihori si dhe nga Galbaqi, Lopësi, Spatari, Karbunari, Kurtesi, Vola etj,.583 E veçanta e këtij mobilizimi të madh të fshatrave çame ishte se deri në këtë periudhë shumica e tyre kishin mbajtur një qëndrim asnjëanës, duke mos dashur të angazhoheshin në luftë as përkrah Nuri Dinos e as në krahë të forcave partizane të EAM-it grek. Si rezultat i këtij mobilizimi, batalioni “Ali Demi” për pak kohë u forcua me mbi 500 luftëtarë të rinj, ku pjesa më e madhe ishin pikërisht nga fshatrat e Çamërisë.584

Në korrik të vitit 1944, përpjekjet e krerëve shqiptarë çamë të Çamërisë për bashkëpunim me EAM/ELAS-in grek, u finalizuan me nënshkrimin në Finiq të Filatit të një marrëveshjeje të përbashkët, e cila në thelb të saj kishte angazhimin e forcave çame në krahë të ushtrisë nacionalçlirimtare greke.585 Sipas kësaj marrëveshje, përfaqësuesit e çamëve muslimanë ranë dakord që të lejonin ushtrinë e ELAS-it të merrte në kontrollin e saj ushtarak Filatin dhe zonat e tij përreth. Gjithashtu, përfaqësuesit e popullsisë muslimane çame pranuan që të furnizonin me ushqime e veshmbathje ushtrinë partizane greke, sipas nevojave të rastit. Po ashtu, palët u zotuan që të siguronin një amnisti të përgjithshme, për ata persona që kishin bashkëpunuar me armikun, por që nuk kishin kryer krime ndaj njerëzve të ELAS-i.586

Publikimi i marrëveshjes nga ana e EAM-it, shkaktoi një pakënaqësi të madhe në radhët e popullsisë ortodokse greke, e cila e nxitur dhe nga propaganda antishqiptare e Zervës, e kundërshtoi hapur atë. Kjo ngjarje bëri që shumë kuadro komunistë grekë të EAM-it të udhëtonin në fshatrat me popullsi greke të Çamërisë, për të bindur popullsinë 580 Dokumente të Shtabit të Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë, I, (Tiranë, 8 Nnëtori, 1976), 279.581 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 153.582 AMPJ, V. 1946, D.137, fl. 29-31.583 Krapsites, Oi mousolmanoi..,175.584 AMPJ, V. 1945, D.59/2.585 Njoftim i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, 907/ ╓/B, EOEA, Drejtoria Informative për Misionin Aleat, datë 20.8.1944. Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë…, 189.586 Manda, Çamët myslimanë…, 189.

119

Page 120:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

mbi rëndësinë e madhe që kishte arritja e kësaj marrëveshjeje me çamët shqiptarë.587 Në kushtet në të cilat ndodhej vendi, arritja e një bashkëpunimi të tillë ishte mjaft e domosdoshme, pasi jo vetëm që bëhej bashkimi i të gjitha forcave të gatshme për luftë kundër pushtuesve të huaj nazi-fashistë, por hidhej një hap mjaft i rëndësishëm për pajtimin dhe bashkëjetesën midis dy komuniteteve që jetonin në Çamëri.

Masakrat e Zervës ndaj minoritetit shqiptar në Greqi në qershor të vitit 1944, çuan në shtimin e radhëve të çetave partizane greke e shqiptare me luftëtarë çamë. Si rezultat i spastrimit etnik të kryer nga zervistët, rreth 500 çamë gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1944, iu bashkuan njësive luftarake të ELAS-it grek, për të luftuar kundër gjermanëve. Autori F. Liço mbështet të dhënat e mësipërme, duke shtuar se, si pasojë e masakrave të EDES-it ndaj popullsisë çame, në dhjetëditëshin e fundit të muajit nëntor 1944, disa qindra çamë u bashkuan me ELAS-in në Pogon të Epirit dhe, kryesisht, me batalionin miks greko-çam në regjimentin e XV.588

Edhe autorja greke E. Manda, thekson se, “pas ngjarjeve të shtatorit dhe pas largimit të popullsisë çame nga Filati, vihet re një pjesëmarrje më masive e çamëve muslimanë në radhët e ELAS-it”.589 Sipas saj, 300 deri në 500 luftëtarë çamë u inkuadruan në radhët e formacioneve të ELAS-it, ku shumica e tyre u bënë pjesë e batalionit mikst të regjimentit të XV-të të divizionit të 8, nën drejtimin e Jani Sarafit dhe që vepronte në zonat kufitare greko-shqiptare.590

Shtimin e rradhëve të FNÇ shqiptar me partizanë çamë, pas masakrave të para të kryera nga Zerva ndaj popullsisë shqiptare, e mbështet dhe një raport informativ i nënkolonelit Islam Radovicka dërguar Enver Hoxhës në datën 17 nëntor të vitit 1944, ku thuhej se, “nga masakrimet e bëra kundra popullatave çame në Paramithi dhe nga përkrahja që gjetën tek ne familjet e shpërngulura nga zonat përtej kufirit, nga dy tre konferenca të mbajtura prej nesh dhe prej përfaqësuesve grekë të Regjimentit të XV, në të cilat u vu në dukje tradhëtia e N. Dinos dhe e H. Rushitit, u arrit që çamërit vet ta kuptojnë {...} e të mobilizohen në radhët e UNÇL”.591

Megjithë përpjekjet e minoritetit çam në Greqi për të përkrahur Ushtrinë Nacionalçlirimtare Greke, ka autorë që e quajnë të gabuar vijën e ndjekur nga elementët antifashistë çamë. Autori F.Liço e konsideron të gabuar taktikën e ndjekur nga pjesa antifashiste çame, e cila vendosi të radhitej përkrah forcave të EAM/ELAS-it grek. Sipas tij, elementët antifashistë çamë, kryesisht studentë, në vend që të punonin për të organizuar popullsinë çame kundër forcave të Nuri Dinos, si dhe kundër pushtuesve nazifashistë, preferuan rrugën e lehtë të inkuadrimit në forcat partizane të ELAS-it dhe në batalionin “Çamëria”.592 Mos vallë radhitja e popullsisë çame përkrah forcave të ELLAS-it, nuk kishte për qëllim luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë dhe klikës së Nuri Dinos? Për autorin Liço, do të ishte më mirë që popullsia çame të vritej në një luftë civile midis njëri-tjetrit, se sa të rradhitej përkrahë forcave çlirimtare greke. Nëse mund të quhej rrugë

587 Po aty., 190.588 Liço, Probleme të marrëdhënieve..,275.589 Manda, Çamët muslimanë.., 200.590 Po aty., 200-201.591 AQSH, F.41, V. 1944, D.79, fl.42.592 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 307.

120

Page 121:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

e lehtë pjesëmarrja e elementit përparimtar çam përkrah forcave çlirimtare greke, a nuk ishte dhe kjo rrugë një kontribut që dhe popullsia çame për çlirimin e Greqisë nga forcat nazi-fashiste. Sigurisht që ajo pjesë e konsiderueshme e popullsisë çame, e cila ishte radhitur përkrahë forcave çlirimtare greke, luftonte si kundër Nuri Dinos dhe kundër bashkëpunëtorëve të tjerë grekë me fashizmin.

Ndër të tjera, autori F. Liço mundohet të japë disa shkaqe që sipas tij, ndikuan në mospjesëmarrjen masive të popullsisë çame në lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare. Sipas këtij autori, arsyeja kryesore ishte krijimi i Partisë Fashiste dhe i degëve të saj në krahinën e Çamërisë prej përkrahësve të Nuri Dinos, gjë e cila frenoi popullsinë çame t’i bashkohej rezistencës antifashiste.593 Por, ky autor vetëm pak rreshta më poshtë pranon se, vëllezërit Nuri dhe Masar Dino, pavarësisht nga numri i kufizuar i përkrahësve të tyre, arritën të neutralizojnë elementin përparimtar çam.594 Pra, vetë autori pranon se numri i përkrahësve të vëllezërve Masar dhe Nuri Dino ishte i kufizuar. Liço jep dhe argumente të tjera që, sipas tij minuan punën e EAM-it për të tërhequr minoritetin musliman çam në luftë kundër pushtuesve gjermanë dhe Zervës. Autori si një pjesëmarrës në luftën antifashiste në radhët e ushtrisë së ELAS-it, pranon faktin se, si pasojë e politikës së gabuar të disa kuadrove të veçantë të EAM-it, si dhe të agjenturës greke e cila vepronte kundër luftës antifashiste, ai vet u izolua nga puna për të tërhequr minoritetin çam në luftë kundër pushtuesëve, detyrë të cilën ia kishte ngarkuar Komiteti Panepiriot.595

Në fakt numri i çamëve shqiptarë, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, përkrah rezistencës antifashiste greke, është shumë herë më i lartë nga sa pretendon historiografia greke dhe misionet britanike në Shqipëri e Greqi. Në këto shifra, asnjëra palë nuk ka marrë qëllimisht në konsideratë, numrin e shqiptarëve çamë të cilët i përkisnin besimit ortodoks dhe që kanë luftuar në çetat partizane greke kundër pushtuesve italo-gjermanë. Misioni britanik në Shqipëri e pranon, ndonëse me tone të ulëta se, çamët shqiptarë kishin 400 deri në 700 luftëtarë të armatosur pranë ELAS-it, por sipas tyre kjo forcë ishte krijuar më tepër për të luftuar kundër Zervës se sa kundër gjermanëve.596 Po në këtë raport, oficeri britanik duke mbështetur linjën e bashkëpunimit të çamëve me pushtuesit italo-gjerman, argumentonte se, gati 2000 vetë “kishin bashkëpunuar me gjithë zemër me gjermanët”.597 Akuzat e Zervës dhe të britanikëve se, çamët së bashku me ushtrinë e ELAS-it në dhjetor të viti 1944, kanë sulmuar trupat e Zervës598 edhe nëse është i vërtetë, është një akt për t’u përshëndetur e jo për t’u dënuar, pasi deri në atë kohë Zerva ishte akuzuar hapur si bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë në Greqi.

Pjesëmarrja e popullsisë çame në gjirin e rezistencës antifashiste greke gjatë Luftës së Dytë Botërore është e pamohueshme. Kjo pjesëmarrje vërtetohet nga dokumentet e kohës, ashtu dhe nga numri i lartë i pjesëmarrësve çamë në rezistencën antifashiste. Sipas të dhënave numri i luftëtarëve çamë në formacionet partizane greke e

593 Po aty., 306.594 Po aty., 307.595 Po aty., 245.596 Përmbledhje e Raportit të Palmerit mbi vizitën e tij në Greqinë e veriut, cituar sipas K. Dervishit, Masakrat…, 99.597 PRO/FO. 371/48094, Raport i Palmerit mbi vizitën e tij në Greqinë e Verit në datët 13-14 prill 1945.598 Meta, Tensioni greko-shqiptar, 173.

121

Page 122:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shqiptare ishte rreth 1 000 persona, ndërsa numri i dëshmorëve të rënë në luftë kundër pushtuesit të huaj është 68 partizanë çamë.599

3.5. Veprimtaria e nacionalistëve çamë dhe raportet me grupet politike greke e shqiptare.

Në pranverë të vitit 1943, prej vëllezërve Dino dhe disa elementëve të tjerë nacionalistë çamë, në krahinën e Çamërisë u formua organizata e Ballit Kombëtar Çam. 599 Arkivi i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, dosja 6. Cituar sipas Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 163.

122

Page 123:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Veprimtaria politike dhe ushtarake e Ballit Kombëtar Çam u shtri dhe në zonat e fshatrave të jugut të Shqipërisë dhe në fshatrat ku banoni pakicat greke. Në Konispol, Balli Kombëtar Çam udhëhiqej nga Hasan Pilavi dhe Neshat Rushiti komandat çete i zonës.600 Ndër eksponentë të tjerë të çetave të Ballit në zonat e jugut të Shqipërisë dhe në fshatrat çame në afërsi të kufirit ishin Hasan Lame, Omer Mehmeti nga Shalësi, Shyqyri Xhaferri, Shefqet Haxhi e Brahim Isuf nga Konispoli etj.601

Nacionalistët shqiptarë i kishin shfaqur më herët pikëpamjet e tyre politike mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe të trojeve të saj të lëna jashtë shtetit shqiptar nga vendimet e Konferencës së Londrës. Një pjesë e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Çamëri shfaqën hapur synimet e tyre për bashkëpunim me gjermanët me qëllim bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare të lëna jashtë shtetit shqiptar. Ata iu bashkuan idesë për bashkëpunim me pushtuesit, pasi në këtë mënyrë shpresat e tyre për bashkimin kombëtar mund të bëheshin realitet. Nacionalistët çamë shpresonin që, ashtu si Kosova dhe Çamëria, me vullnetin e gjermanëve mund t’i bashkoheshin një ditë Shqipërisë. Me hyrjen e trupave gjermane në Çamëri pas kapitullimit të Italisë fashiste, kontaktet e nacionalistëve çamë të kryesuar nga Nuri Dino me komandën gjermane u bënë më të shpeshta. Nuri Dino, pasi kishte shuar çdo shpresë te italianët për realizimin e bashkimit kombëtar të Çamërisë me Shqipërinë, u hodh në bashkëpunim të hapur me pushtuesit gjermanë.602

Krahas përpjekjeve të grupeve të majta greke dhe shqiptare për bashkëpunimin edhe e djathta shqiptare nuk nguroi të mbesë mbrapa në këtë inisiativë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, oficeri britanik Majers, i cili në pranverë të vitit 1943 ishte ende në krye të misionit aleat britanik në Greqi, u përpoq të organizonte një takim midis krerëve nacionalistë shqiptarë dhe nacionalistëve grekë në Manastirin e Paganionit, pranë fshatit Selan të Paramithisë.603 Në takimin e mbajtur në muajin maj të vitit 1943, nacionalistët çamë përfaqësoheshin nga Masar Dino dhe nga Myftiu i Paramithisë. Përfaqësues të tjerë të Ballit Kombëtar Çam, ishin dhe Ferhat Kaso e Sali Meto. Ndërsa për palën britanike përfaqësues ishte oficeri Majers, kapiten Zhupa përfaqësues i EDES dhe tre oficerë të tjerë të shtabit të forcave zerviste.604 Kërkesa e ofruar nga britanikët për nacionalistët shqiptarë në këmbim të mbrojtjes së jetëve të familjeve çame, ishte bashkimi forcave nacionaliste shqiptare me ato të EDES-it kundra EAM-ELAS-it. Ngurimi i shfaqur nga Masar Dino dhe krerët e tjerë të nacionalistëve shqiptarë, për ta vënë Ballin Kombëtar Çam nën drejtimin e komandës ushtarake të EDES-it, bëri që kjo përpjekje e britanikëve të dështonte.

Të njëtin fat pati dhe përpjekja tjetër e bërë nga forcat zerviste greke dhe BKÇ, të kryesuar po nga Masar Dino, në 10 gusht të vitit 1943, për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkimin e forcave kundër EAM-ELAS-it dhe PKSH.605 Edhe në këtë takim, i cili u zhvillua në qytetin e Pargës, pala greke erdhi me synime të qarta për të 600 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14. Raport informativ i Taho Sejkos, Zv. Komandant i Komandës së Qarkut për Çamërinë, datë 25 nëntor 1943. 601 Po aty. 602 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.IV, 152.603 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa….,247-248.604 Po aty., 248.605 AMPJ, V. 1944, D.38.

123

Page 124:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

vënë nën kontrollin e vet gjithë forcat e armatosura të Ballit Kombëtar Çam. Në këtë takim, nacionalistët grekë iu propozuan krerëve nacionalistë çamë, që të kryhej menjëherë çarmatimi i plotë i popullsisë çame dhe të gjitha forcat e tjera të afta për luftë të vendoseshin nën komandën e EDES-it. Gjithashtu, pala greke kërkoi që, për administrimin e Çamërisë të krijohej një administratë e re me një këshill në krye, i cili do të quhej Ethnikos Agonas. Nisur nga synimet e tyre të qarta shoviniste, përfaqësuesit zervistë i kërkuan palës shqiptare që, në zonat që kontrolloheshin nga forcat zerviste të mos shkelte asnjë këmbë shqiptari i armatosur dhe se të gjitha ndihmat ekonomike që do të mblidheshin nga popullsia vendase, do të shkonin të gjitha në favor të ushtrisë dhe komandës zerviste.606 Të vendosur përpara një dileme të madhe, nacionalistët çamë i refuzuan propozimet greke, duke bërë që edhe këtë radhë, përpjekjet për një marrëveshje midis nacionalistëve grekë dhe atyre çamë të dështonin.

Në vjeshtën e vitit 1943, me ndihmën e gjermanëve, kontaktet e krerëve nacionalistë grekë me ata shqiptarë erdhën duke u shtuar. Shumë personalitete të rëndësishme të nacionalistëve në qeverinë kuislinge shqiptare si Koço Kota, Kryeministër, Thoma Orolloga, ministër i Drejtësisë, Selim Mborja etj, vendosën kontaktet e para me përfaqësues nacionalistë grekë në qeverinë kislinge greke si, Thanas Hrisohoun me detyrë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë për Greqinë Veriore dhe me Levandi Dingën.607 Objekt i këtyre bisedimeve ishte bashkëpunimi i forcave nacionaliste greke dhe shqiptare si dhe mundësia për krijimin e një shteti dualist greko-shqiptar në përfundim të luftës. Nga ana e nacionalistëve shqiptarë, u bënë përpjekje për të vendosur kontakte dhe me nacionalistët jugosllavë të udhëhequr nga Mihajlloviçi, përpjekje këto që rezultuan pa sukses.

Nuri Dino dhe nacionalistët e tjerë shqiptarë që e mbështesnin atë, nuk kishin besim as tek politika e Britanisë së Madhe dhe as te oficerët e saj të pranishëm pranë forcave djathtiste greke, të cilët më herët i kishin shfaqur ndjenjat e tyre antishqiptare. Një argumentim të tillë e mbështet dhe historiani Beqir Meta, i cili thekson se; “nacionalistët shqiptarë çamë nuk i përkrahën përpjekjet e oficerit britanik të ndërlidhjes për një marrëveshje bashkëpunimi të nacionalistëve çamë me grupin nacionalist të Zervës, duke parë tek ky i fundit një armik të vendosur të shqiptarëve”.608 Nga ana tjetër edhe nacionalistët grekë nuk e dëshironin seriozisht një bashkëpunim të popullsisë shqiptare muslimane me trupat e tyre, pasi një gjë e tillë pengonte arritjen e synimeve shoviniste të tyre për spastrimin etnik të Çamërisë.

Në Shqipëri, Balli Kombëtar shqiptar pas largimit të italianëve mendoi të dalë nga pozitat e tij pritëse. Në një udhëzim të shpërndarë nga KQ i BK shqiptar në verë të vitit 1943, thuhej se... “të gjithë shqiptarët duhet të rrëmbejnë armët dhe t’i bashkohen luftës për atdhe dhe për kufijtë etnikë”.609 Gjermanët për t’a bërë më të lehtë qëndrimin e tyre në Shqipëri, krijuan një Asamble Kombëtare shqiptare, veprimtaria e së cilës do të ushtrohej vetëm brenda territorit të shteti shqiptar pa përfshirë Çamërinë. Qeveria shqiptare e dalë

606 Isufi, Musa Demi dhe qëndresa…, 249.607 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 258.608 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 156.609 AQSH, F.153, V.1943, D.343, f.45

124

Page 125:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

nga Asambleja Kombëtare e 14 gushtit të vitit 1943, u njoh me pompozitet të madh dhe nga vetë Hitleri, i cili e “përgëzoi” këtë vepër të shqiptarëve.610

Prishja e Marrëveshjes së Mukjes nga udhëheqja komuniste shqiptare në gusht të vitit 1943, kishte hedhur poshtë një mundësi të mirë për nacionalistët shqiptarë për të shpalosur qëllimin e tyre lidhur me të ardhmen e kombit shqiptar. Për nacionalistët shqiptarë mundësia e një bashkëpunimi politik me Frontin Nacionalçlirimtar shqiptar ishte shuar që në shtator të vitit 1943, kur FNÇ rrëzoi të gjitha pikat e Marrëveshjes së Mukjes. Marrëveshja e cila pavarësisht se vinte në dukje çështjen e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, nuk theksonte në mënyrë specifike bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Çështja kombëtare dhe ajo e Shqipërisë etnike, e cila u diskutua në Konferencën e Mukjes, trajtonte çështjen e shqiptarëve të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë. Ndikimi i komunistëve jugosllavë në PKSH, bëri që edhe kjo çështje të mos trajtohej me seriozitetin e duhur.

Pavarësisht kushteve të reja politike që ishin krijuar brenda vendit si pasojë e prishjes së marrëveshjeves me komunistët, forcat e djathta shqiptare nuk i rreshtën përpjekjet e tyre për bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë. Në vazhdën e përpjekjeve të nacionalistëve shqiptarë për bashkimin e trojeve shqiptare të lëna jashtë kufirit shtetëror, majori Abaz Kupi në një thirrje të tijën në nëntor të vitit 1943, theksonte faktin se; “Çdo shqiptar dëshiron marrëdhëniet më të mira me popujt fqinj....dhe se është detyrë e çdo shqiptari që Kosovën dhe Çamërinë jo vetëm t’i pretendojë, por të luftojnë e të shkrihen deri në pikën e fundit të gjakut përderisa këto të bashkohen me Nanën Shqipëri”.611

Gjermanët, duke shfrytëzuar mbështetjen e nacionalistëve shqiptarë çamë, u përpoqën që të hidhnin minoritetin shqiptar në Greqi kundër forcave të EAM-it grek dhe të FN çlirimtar shqiptar. Përpjekjet e gjermanëve për të siguruar përkrahjen e popullsisë shqiptare çame kundër rezistencës antifashiste, shpesh herë u shoqëruan me masa terrori ndaj pjesës së pabindur të minoritetit çam. Në të shumtën e rasteve, propaganda nacionaliste në emër të bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë shoqëronte mobilizimin e minoritetit çam në radhët e ushtrisë gjermane dhe forcave nacionaliste të udhëhequra nga vëllezërit Dino e Haki Rushiti.

Rekrutimi i luftëtarëve të çetave të Ballit në zonën e Çamërisë dhe të fshatrave në jug të Shqipërisë bëhej nëpërmjet mbështetjes dhe kërcënimeve të gjermanëve e zervistëve, të cilët kërcënonin fshatra të tërë me djegie, interrnime të familjeve dhe vrasje. Si rezultat i masave të egra të ndërmara nga komanda gjermane, Zerva dhe Balli Kombëtar Çam, shumë prej burrave çamë detyroheshin të largoheshin nga shtëpitë e tyrë për ditë të tëra duke qenë të detyruar të qëndronin të fshehur në male.612

Lidhur me masat shtrënguese të komandës gjermane dhe çetave të Nuri Dinos ndaj banorëve të fshatrave çamë, për mobilizimin me forcë në radhët e trupave gjermano-balliste, në raportin informativ të Taho Sejkos, dërguar Shtabit të Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër, të datës 25 nëntor 1943, thuhet se; “Qëndrimi i disa krerëve konispolarë dhe shalsiotë në këtë milici naziste, vjen si rezultat se janë të trembur nga

610 Po aty., F.151, V.1943, D.33, fl.1.611 Kotini, Çamëria denoncon, 202.612 Isufi, Musa Demi.., 243.

125

Page 126:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

kërcënimi i disa agjentëve të komandantit të batalionit Haki Shehu, kërcënim ky i vertetuar dhe nga komandantë në prezencë, nga luftëtarë të tjerë dhe nga populli”.613

Një pjesë e mirë e burrave çamë, duke mos pranuar të luftonin në krah të gjermanëve u hodhën në radhët e ushtrisë partizane shqiptare. Në kundër përgjigje të këtyre veprimeve, me ndihmën e Nuri Dinos, komanda gjermane ndërmori një valë arrestimesh ndaj krerëve kryesorë të fshatrave të Çamërisë, të cilët kishin refuzuar mobilizimin “vullnetarë” nga Ballit Kombëtar çam. Si pasojë e mos bindjes, u arrestuan Isuf Izeti nga Varfanji, Sako Braho nga Spatari, Qazim Rexhepi dhe Galip Xhaferi.614 Bastisjet e shtëpive dhe reprezaljet e ushtrisë gjermane i konfirmon dhe raporti informativ i Taho Sejkos i datës 25 nëntor 1943, në të cilin thuhet se, “shumë persona, krejt të pafajshëm, janë shpërngulur nga krahina që para shkatërrimit të Ballit dhe largimit provizor të trupave gjermane nga Konispoli nën parrullën, jemi larguar se na ka dënuar Hakiu me vdekje”.615

Në kuadër të përpjekejeve për të krijuar ura bashkëpunimi midis nacionalistëve grekë dhe atyrë shqiptarë, prej të dërguarit gjerman në Ballkan Hermann Neubacher (Herman Noibaher), në fund të vitit 1943 u hodh ideja për zgjidhjen e problemit midis grekëve dhe shqiptarëve, për sa i përket çështjes së popullsisë dhe të kufijve greko-shqiptar. Noibaher mendonte se një zgjidhje përfundimtare e këtij problemi do të ishte shkëmbimi i popullsisë greke që jetonte në jug të Shqipërisë me atë shqiptare të Greqisë.616 Ajo që të bie në sy është fakti se, në këto përpjekje për bashkëpunim midis përfaqësuesve të qeverisë kolaboracioniste greke dhe asaj shqiptare mungonte përfaqësimi i nacionalistëve çamë.

Paralelisht me veprimet e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri, nacionalistët çamë i shtuan përpjekjet e tyre për krijimin e administratës lokale në Çamëri të udhëhequr nga shqiptarët. Për këtë qëllim, në fund të vitit 1943, Masar dhe Rexhep Dino, organizuan në Paramithi një takim me krerët muslimanë shqiptarë të Çamërisë.617 Gjatë këtij takimi u nënvizua fakti se, për muslimanët shqiptarë tashmë kishte ardhur koha që pushteti lokal të kalonte në duart e tyre. Gjithashtu në takim u ra dakord që të mos njihej administrata e mëparshme greke dhe nga ana e shqiptarëve të formohej një këshill administrativ për Çamërinë, qëndra e të cilit do të ishte Paramithia.618

Nuri Dino, krahas bashkëpunimit që kishte vendosur me pushtuesit gjermanë në Çamëri, mbante kontakte të ngushta me krerët kryesorë të Ballit Kombëtar shqiptar dhe me krerët e Regjencës shqiptare në Tiranë. Si një nga eksponentët kryesorë të BKÇ, ai kishte vendosur lidhje të ngushta me Mehdi Frashërin dhe me kryetarin e qeverisë kuislinge Rexhep Mitrovicën.619 Lidhjet e ngushta të Ballit Kombëtar Çam me eksponentë të qeverisë kuislinge në Tiranë i konfirmon dhe raporti i Taho Sejkos, i

613 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14.614 Isufi, Musa Demi.., 244.615 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14.616 Fischer, Shqipëria gjatë luftës.., 226.617 Zhango, Imperializmi anglez.., 163-164.618 Po aty. 619 AMPJ. D.59/10, V.1945.

126

Page 127:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

nëntorit të vitit 1943, në të cilin thuhet se; “Balli në Konispol u formua nga tradhëtari Nuri Dino e një farë Hasan Pilavi, tashti që të dy me qëndrim në Tiranë”.620

Krahas lidhjeve me BK shqiptar dhe me qeverinë kuislinge në Tiranë, krerët e BK Çam, me ndihmën e gjermanëve u përpoqën të vendosnin sërish kontakte me nacionalistët grekë. Në kuadër të bisedimeve për bashkëpunimin midis forcave nacionaliste greke dhe atyre shqiptare, në datën 26 dhjetor 1943, kreu i nacionalistëve çamë Nuri Dino dhe vëllai i tij Masar Dino, u takuan me N. Zervën dhe nacionalistë të tjerë grekë në shtëpinë e Qenan bej Mesaresë, shtëpi kjo e cila për shumë kohë kishte qënë bazë e lëvizjes nacionaliste çame. Megjithëse nga ky takim palët nuk dolën me ndonjë marrëveshje konkrete, kontaktet e nacionalistëve grekë dhe shqiptarë vazhduan më vonë gjatë dimrit dhe pranverës së vitit 1944.621

Për ta patur më të lehtë luftën kundër forcave të majta greke dhe shqiptare, komanda gjermane u mundua të siguronte një bashkëpunim midis EDES- it dhe forcave nacionaliste shqiptare. Për këtë qëllim, në muajin shkurt të vitit 1944, Nuri Dino dhe nacionalistë të tjerë shqiptarë morën udhëzime nga gjermanët që të tregoheshin më të butë në qëndrimin e tyre ndaj Zervës.622 Në fund të këtij muaji, Nuri Dino u takua me kolonel Th. Sarandis, një nga krerët lokalë të forcave edesiste. Sipas, Sarandis, qëllimi kryesor i Nuri Dinos ishte të përpiqej të siguronte mosdënimin dhe shpëtimin e jetëve dhe të pasurive të bashkëatdhetarëve të tij pas çlirimit, duke kërkuar nga N. Zerva, që të disiplinonte andartët e tij, e t’i bindte ata të tregoheshin shpirtgjerë e të mos derdhej gjak.623 Përfaqësuesi i Zervas nuk dha asnjë garanci për jetët e shqiptarëve çamë, veprim ky i cili tregon se msakrat që ndodhën më pas ndaj popullsisë çame në Greqi, ishin të parapërgatitura. Në kujtimet e tij, Sarandis shkruan se, përgjigjja ime për Nuri Dinon ishte, se shpëtimi jetëve të minoritetit çam varej nga ata vetë..se Zerva e ka të vështirë të bindë ushtarët e tij, pasi ata nuk janë ushtarë por mercenarë.624

Gjatë muajve të parë të vitit 1944, Haki Rushiti i cili kishte lënë Frontin Nacionalçlirimtar shqiptar për të kaluar në radhët e BKÇ, kishte arritur që, nën siglën e FNÇ të grumbullonte rreth 600 luftëtarë çamë.625 Një pjesë e partizanëve çamë të udhëhequr nga Haki Rushiti, të shkëputur nga batalioni “Çamëria”, kaluan në përkrahje të nacionalistëve shqiptarë të udhëhequr nga Nuri Dino. Por menjëherë, pasi u kuptua se H. Rushiti këtë mobilizim e kishte bërë për llogari të Ballit Kombëtar Çam, pothuajse të gjithë këta luftëtarë refuzuan të luftonin kundër vëllezërve shqiptarë dhe atyre grekë. Si rezultat, luftëtarët çamë braktisën në masë çetat e Ballit, të cilat u katandisën në rreth 40 vetë. Kështu në betejën e Konsipolit dhe Zminecit, të zhvilluar në datat 14-15 shkurt 1944, që në ditën e parë dhe të dytë, kur e panë se përballë për të luftuar kishin çetat partizane, ata refuzuan të luftonin, duke u hedhur të gjithë në anën e FNÇ shqiptar.626 Historiani I. Hoxha, për kalimin e komandantit Haki Rushiti kundër Lëvizjes

620 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14.621 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 258-259.622 AQSH, F.151, V. 1944, D.38, fl.3.623 Sarandis, To Vorioipiritiko zitima.., 18. Cituar sipas Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 259.624 Po aty. 625AQSH, F.41, V.1944, D.79, fl.3. 626 Po aty.

127

Page 128:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Nacionalçlirimtare, bën me faj pikërisht udhëheqësit komunistë të Qarkut Gjirokastër, të cilët sipas tij, me kokëfortësi gjykuan tërësisht gabim vijën e ndjekur deri tani nga çeta e tij.627

Dështimi i njëpasnjëshëm i përpjekjeve për të gjetur aleatë strategjikë, si dhe goditja e fortë që morën forcat e ballit në betejën e 18-22 shkurtit 1944 nga forcat partizane, e detyroi Nuri Dinon të kërkonte paqe me komunistët shqiptarë. Në shkurt të vitit 1944, kreu i nacionalistëve çamë i shkruante një letër Shefqet Peçit, ku e njoftonte mbi mundësinë e bashkëpunimit të forcave greke të EAM/ELAS-it dhe EDES-it dhe rrezikun që paraqiste për Shqipërinë ky bashkim. Për të qenë sa më objektiv në pasqyrimin real të fakteve historike, letrën e Nuri Dinos drejtuar Shefqet Peçit më poshtë po e japim të plotë:

“Nga informatat të sigurta rezulton se në Greqi, Partia Komuniste u bashkua më Partinë Nacionaliste dhe me gjithë këtë në Sotirë, Pepel, Leshnicë, grekërit po sulmojnë çetat t’ona. Si shqiptar kam detyrë t’ju njoftoj se populli grek simbas zakonit të tij milenar (shekullor, të vjetër, shënimi ynë,) edhe sot po vazhdon të gënjejë që të shkatërrojë Shqipërinë qoftë edhe nën maskën komuniste, siç po veprojnë sot me juve. Thotë një fjalë turke “Siz shehit biz gazi” d.m.th. “Juve dëshmorë neve heronjë, thonë grekërit”. Mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit t’onë për liri, edhe kjo mjafton për të nesërmen, por duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë, se fqinjët t’onë do të na hanë. Janë kamaleontë (kameleonë), ndrishojnë jo vetëm karakter, por edhe fytyrë. Unë i njoh pak më mirë. Për hir të gjakut që na bashkon edhe të zakonit që nuk mund të na ndajë, po ju drejtohem tue ju kerkuar të më njoftoni si mejtoni juve këtë çështje edhe unë jam në një mejtim, i njëj bashkimi bazat e të cilit mund juve të na i njoftoni me konditë që të mos preken principet t’ona edhe karakteri kombëtar. Me letër prorësin të më jepni përgjigje konkrete mbi çka ju parashtrova ma sipër. Çdo marrëveshje që mund të fillojë do të zhvillohet eksluzivisht midis meje edhe juve me zotnime reciproke, sepse këto gjëra mund të vendosen vetëm ndërmjet burrash të vendosur për çdo sakrificë. Siç do të kini njoftim Haki Rushiti hoqi dorë nga vëllavrasja kur kuptoi mejtimet e errëta të grekërve. Di që edhe juve keni çfaqur një mejtim të tillë në Zhulat kundra vëllavrasjes. Prandaj kam shpresë se neve të dy do të bëhemi shkaktar të një rruge të mbarë…”628

Letra e Nuri Dinos drejtuar komunistëve shqiptarë mbeti pa përgjigje dhe nuk u mor asnjëherë në konsideratë nga ana e udhëheqjes komuniste të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Vija politike e kësaj force tashmë ishte e përcaktuar qartë. Ajo nuk parashikonte asnjë lloj bashkëpunimi me forcat e tjera, e aq më tepër me nacionalistët e Nuri Dinos, të cilët ishin shpallur tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë me pushtuesit italo-gjermanë. Për PKSH pozitat e vështira në të cilën ndodheshin nacionalistët, nuk mund t’u diktonin atyre bashkëpunim. Sipas udhëheqjes komuniste, ky veprim i nacionalistëve ishte i detyruar për shkak të disfatës që çetat nacionaliste të Nuri Dinos kishin pësuar së fundi përballë ushtrisë partizane. Thirrja për bashkëpunim e Nuri Dinos, drejtuar Lëvizjes Antifashiste Nacionaçlirimtare shqiptare nuk u morr në konsideratë, pasi nga LANÇ-i kjo

627 Hoxha, Viset shqiptare…, 349.628 AQSH, F.14/AP, V.1944, D.79, fl.6.

128

Page 129:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

kërkesë vlerësohej si një thirrje e diktuar nga kushtet e kapitullimit, në të cilën ndodhej tashmë Balli Kombëtar Çam dhe Nuri Dino.

Më shumë se sa një vendim politik i forcave nacionaliste shqiptare, thirrja e N. Dinos drejtuar PKSH të Qarkorit të Gjirokastrës, dukej se ishte një inisiativë personale tij për të shpëtuar atë ç’ka kishte mbetur nga kredibiliteti politik dhe ushtarak i nacionalistëve shqiptarë çamë pas betejës së shkurtit të vitit 1944. Në betejën e zhvilluar në datat 18 deri në 22 shkurt midis forcave partizane dhe atyre nacionaliste, të udhëhequra nga Haki Rushiti, për marjen e korridorit midis Çamërisë dhe Konispolit, forcat e Ballit Kombëtar Çam dolën të dërrmuara. Në letër del qartë dhe karakteri personal që Nuri Dino i kishte dhënë çështjes së arritjes së një marrëveshjeje me komunistët shqiptarë. Pra duket qartë se, për arritjen e kësaj marrëveshjeje Dino nuk kishte marrë aprovimin e Komitetit drejtues të BK dhe nacionalistëve të tjerë, ashtu siç dhe ai ishte i bindur se, kompetencat e Sh. Peçit nuk mund të tejkalonin një vendimarrje të tillë, e cila i takonte vetëm Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe udhëheqësve të lartë komunistë.

Pretendimet e Nuri Dinos të shprehura në letrën drejtuar Shefqet Peçit se, forcat e tij janë goditur nga ato greke, hidhen poshtë nga një njoftim i bërë nga Qazim Isufi, komisari politik i Komandës së Gjirokastrës, drejtuar Shtabit të Përgjithshëm të UNÇL. Në këtë njoftim, i cili mban datën 8 mars 1944, thuhej se, “për goditjen që pretendon (Nuri Dino), se u është bërë nga çetat greke nuk është e vërtetë, pasi luftimet në Pepel-Sotirë e Leshnicë janë zhvilluar ndërmjet forcave partizane minoritare të përziera me forcat partizane shqiptare, kundër nazi-ballistëve në datat 18 deri në 22”.629

Gjithashtu, në sqarimin që i bënte letrës së Nuri Dinos, komanda partizane e qarkut të Gjirokastrës shpjegonte se, letra e Nuri Dinos ishte shkruar në datën 21 shkurt dhe se ajo ishte nisur në datën 2 mars, me shpresën se situata e luftimeve do të kthehej në favor të forcave të Ballit Kombëtar.630 Sipas kësaj komande, Nuri Dino priste që situata të ndryshonte në favor të forcave të Ballit, pas ardhjes në ndihmë të komandantit Haki Rushitit, së bashku me një numër të konsiderueshëm çamë të rekrutuar nën siglën e FNÇl.631 E vërteta është se, forcat çame sapo morrën vesh që ishin rekrutuar për llogari të Ballit Kombëtar Çam, nuk pranuan të luftonin kundër partizanëve shqiptarë, duke dezertuar në masë e duke u hedhur në radhët e batalionit mikst, të përbërë nga minoritarë dhe partizanë shqiptarë.632

Edhe pas refuzimit të ftesës për bashkëpunim me Partinë Komuniste Shqiptare, forcat nacionaliste çame të udhëhequra nga Nuri Dino nuk mbetën duarkryq. Ata u vunë menjëherë në lëvizje për të vendosur kontakte bashkëpunimi me Shtabin Aleat të Mesdheut. Një përpjekje të tillë e konfirmon dhe Noibaher, i dërguari special i Hitlerit, i cili thekson se, ky grup nacionalist shqiptar ishte i gatshëm të bashkëpunonte me cilindo, mjafton që të arrinte bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë.633 Por edhe përpjekjet e

629 Po aty., fl.5. Njoftim i Komandës së Qarkut të Gjirokastrës për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare mbi kopjen e letrës së Nuri Dinos dërguar Shefqet Peçit.630 Po aty. 631 Po aty. 632 Po aty. 633 A.I.H. Dokumente gjermane, J.47, T.314, Bob.1458.

129

Page 130:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

nacionalistëve çamë për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Shtabin Aleat të Mesdheut rezultuan të pasuksesshme, pasi britanikët u treguan mjaftë skeptikë për vendosjen e urave të bashkëpunimit me grupet nacionaliste shqiptare, e veçanërisht me nacionalistët çamë.634 Ky refuzim i bashkëpunimit nga misioni britanik, lidhet ngushtë dhe me këmbënguljen e forcave nacionaliste greke të udhëhequra nga N. Zerva, i cili njihej për pikëpamjet antishqiptare, si dhe kundër çdo bashkëpunimi të mundshëm me forcat politike shqiptare, qofshin këto dhe të djathta.

Duke e konsideruar rrezikun komunist, si të keqen më të madhe me të cilin mund të përballeshin, si Shqipëria dhe Greqia pas luftës, nacionalistët shqiptarë dhe edeistët grekë u përpoqën sërish të vendosnin ura bashkëpunimi midis tyre. Në emër të rrezikut që i kanosej Ballkanit prej përhapjes së komunizmit, nacionalistët shqiptarë dhe ata grekë ndërmorën dhe aksione politike. Forcat nacionaliste shqiptare edhe pse po pësonin dështime njëri pas tjetrit, përsëri nuk mendonin të hiqnin dorë nga qëllimet e tyre për të shpëtuar atë pak reputacion që iu kishte mbetur.

Duke parë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe kudo në Evropë, nacionalistët shqiptarë kërkonin të mos mbeteshin jashtë sferës së ndikimit të tyre në zhvillimin e rezistencës antifashiste kundër ushtrive të Boshtit. Krahas zhvillimit dhe rritjes së veprimtarive ushtarake në Shqipëri, krerët e Ballit Kombëtar shqiptar dhe të Partisë së Legalitetit kërkuan të gjenin rrugë të mundshme bashkëpunimit me rezistencën greke dhe kryesisht me grupimet e djathta helene.

Bahri Omari, në cilësinë e ministrit të jashtëm të qeverisë shqiptare, autorizonte në prill të vitit 1944, Ministrin Fuqiplotë shqiptar në Athinë, Xhavit Leskovikun, që të hynte në bisedime me personalitete të ndryshme greke dhe parti politike të të gjitha tendencave me qëllim, sipas tij,- “diskutimin dhe shuarjen e të gjitha mosmarrëveshjeve që ekzistonin midis Shqipërisë dhe Greqisë”.635 Në të njëtën kohë, ministri shqiptar në Athinë kishte të gjithë autoritetin e dhënë nga qeveria kolaboracioniste shqiptare që të propozonte dhe të nënshkruante marrëveshje me çdo forcë politike greke, me synim ndjekjen e një politike të përbashkët rajonale midis dy vendeve si dhe sigurimin e raporteve miqësore midis popujve.636

Përpjekjet e përbashkëta të grupeve nacionaliste greke dhe shqiptare u finalizuan me takimin e radhës i cili u mbajt në datat 1 dhe 2 maj të vitit 1944, në fshatin Voskop të Korçës.637 Pala shqiptare në këtë takim përfaqësohej nga një nivel i lartë, ku i pranishëm ishte vetë kreu i BK shqiptar Mid’hat Frashëri, Ali Këlcyra, Ali Nivica, Tare Malishova, Qazim Prodani, Thoma Orgolloga, Fuad Asllani etj. Më shumë se sa bashkimi i forcave në luftë kundër trupave gjermane në Ballkan, qëllimi i këtij takimi i kërkuar me ngulm ndoshta nga pala shqiptare, ishte gjetja e rrugëve të shpëtimit pas fitores së mundshme të F.N.Ç shqiptar. Sarandis, major i ushtrisë së N. Zervës e mbështet një argument të tillë teksa riprodhon diskutimin e Fuad Asllanit në këtë takim i cili është shprehur se; “Mendoj se e vetmja rrugë që na mbetet dhe e vetmja rrugëdalje është Greqia, ku duhet të shkojmë sa më shpejtë. Po të mundemi, të bëhemi një me grekët. Kështu, nesër Greqia do

634 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. IV, 53.635 AQSH, F.151, V.1944, D.81, fl.3.636 Po aty. 637 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 259.

130

Page 131:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të shpërblehet nga anglo-amerikanët, e me këtë rast shpëtojmë edhe ne”.638 Por, sigurisht që nacionalistët grekë nuk kishin ardhur në këtë takim, me qëllimin e mirë për të shpëtuar nacionalistët shqiptarë nga rreziku komunist që u kanosej.

Zervistët grekë kishin ardhur në këtë takim me synime të qarta dhe të paramenduara. Ata kërkonin të përfitonin sa më shumë nga hutimi dhe kaosi që kishte përfshirë partitë e djathta shqiptare. Vetë Sarandis e pohon një gjë të tillë ndërsa deklaron se; “Ne nuk shkuam atje për të shpëtuar bejlerët shqiptarë. Ne interesoheshim të forcohej sa më shumë atdheu ynë dhe të bashkohej me çfarëdo mënyre me Shqipërinë, mbasi populli i saj është më i afërt me ne në të gjithë Ballkanin”.639 Nga analiza e fakteve dhe e argumenteve të nxjerra nga goja e Sarandis, kuptohet qartë se, qëllimi i zervistëve grekë ishte arritja e synimeve nacionaliste greke për marrjen e krahinës së Shqipërisë së Jugut dhe bashkimi i saj pas luftës me Greqinë. Po për të njëjtin qëllim, në garë për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi midis forcave nacionaliste shqiptare dhe atyre greke, kishin hyrë dhe oficerët britanikë në Greqi. Oficerët britanikë të vendosur pranë shtabit të EDES-it kishin marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar një takim të mundshëm midis krerëve nacionalistë çamë dhe atyre grekë.

Për të patur mbështejen greke dhe të qeverisë së saj që do të dilte pas luftës, nacionalistët shqiptarë, i paraqitën palës greke një marrëveshje konkrete, e cila iu dërgua Dhimitër Fallos në Selanik.640 Në njoftimin e organizatës shqiptare të BK, i cili mban datën 11 maj 1944, thuhej se; “Zoti Dhimtër Fallo është i ngarkuar nga Komiteti Qëndror i Organizatës Nacionaliste “Balli Kombëtar” të lidhë dhe të nënshkruajë me Partitë Nacionaliste Greke, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të një Komisioni të caktuar për këtë qëllim”.641 Për të arritur në përfundim të marrëveshjes si dhe për të ndjekur zbatimin e saj, u ngrit dhe një komision i përbërë nga përfaqësues të të gjitha forcave nacionaliste shqiptare. Pjesë e këtij Komisioni ishin, Xhavit Leskoviku, si përfaqësues i qeverisë kuislinge në Tiranë, Selman Riza përfaqësues i shqiptarëve të Kosovës dhe Koço Kota përfaqësues i Partisë së Legalitetit. Sipas dokumentit që gjendet në arkivat shqiptare, pikat kryesore të marrëveshjes së propozuar do të ishin:

1. “Duke marrë në konsideratë se objekt i marrëveshjes është forma federative e të dy shteteve, atij shqiptar dhe grek, të dyja palët zotohen se janë të gatshme për zbatimin e kësaj platforme.

2. Baza e lidhjes do të jetë pavarësia dhe sovraniteti i të dy palëve.3. Kufijtë shqiptaro-grek do të deklarohen dhe njihen të mirëqënë kufijtë e vitit

1939, kohë në të cilën Shqipëria humbi sovranitetin e saj nga Italia fashiste.4. Të dy palët premtonjnë se do të bëjnë aleancë mossulmimi, si dhe do të krijojnë

lidhje të forta miqësie dhe ushtarake.5. Palët premtojnë se do bëjnë traktate ekonomike në interes të të dyja palëve.

638 Sarandis, To Vorioipiritiko Zitima.., 20. Cituar sipas Liço, Probleme të marrëdhënieve…,259.639 Po aty. 640 AQSH. F.270 AP, V.1944. D.8, fl.3. Dokumenti që autorizonte Dhimitër Fallon si përfaqësues më kopetenca të plota për të lidhur marrëveshjen midis BK shqiptar dhe Partive Nacionaliste Greke është i nënshkruar nga Kryetari i BK Mid’hat Frashëri.641 Po aty.

131

Page 132:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

6. Palët do të përpiqen që kjo lidhje të bëhet sa më parë një lidhje greko-turko-shqiptare.

7. Në rast lufte, komanda e përgjithshme ushtarake do të vihet në dorë të Greqisë.8. Si rezultat i kësaj marrëveshje të dyja palët do të paraqiten para Konferencës së

Paqes si dy palë me interes të përbashkët, duke përkrahur interesat e njëra-tjetrës. Greqia nga ana e saj do të zotohet se do të mbështesë rivendikimet e palës shqiptare për çështjen e Kosovës dhe pjesën e Dibrës, që kështu në kohët e ardhshme të mund t’i bëhet ballë rrezikut sllav.

9. Në qoftë se zihet me gojë çështja e minoriteteve, kjo mund të jetë më fortë një mjet afrimi se sa një mjet largimi midis të dyja palëve. Ta kini ndërmend se minoritetet duhet t’i kqyrim me sy të mirë të dyja palët dhe të kenë të drejtat e tyre”.642

Nga gjuha e përdorur dhe stili i natyrshëm i marrëveshjeve ndërkombëtare, kuptojmë qartë se kjo marrëveshje e propozuar nga forcat nacionaliste të djathta shqiptare është bërë në nxitim e sipër. Në asnjë pikë të marrëveshjes së projektuar nga nacionalistët shqiptarë nuk flitet për çështjen çame. Ndërsa kërkonte mbashtetjen e nacionalistëve grekë për rivendikimet shqiptare për Kosovën e Dibrën, për BK dhe udhëheqësit nacionalistë shqiptarë, është e pafalshme që të mos përmendin në asnjë pikë të marrëveshjes zgjidhjen e problemit çam. Balli Kombëtar mjaftohej me deklaratat se, çështja e minoriteteve midis dy vendeve fqinje duhet të shërbente si një urë lidhëse643, por pa përmëndur se si do të zgjidhej çështja e shqiptarëve në Greqi, të mbetur jashtë shtetit shqiptar.

Autori M. Dëzhgiu, mbron idenë se, kjo marrëveshje ishte fryt i qëndrimit konstant dhe të palëkundur të forcave nacionaliste shqiptare ndaj çështjes kombëtare.644 Por, më shumë se sa çështjet e tjera, nacionalistët shqiptarë duket se i shqetësonte së tepërmi rreziku komunist dhe gjetja e rrugëve për shpëtim në rast të fitores së komunistëve. Po të analizojmë pikat e marrëveshjes të ofruar nga nacionalistët shqiptarë, të marra në tërësi ato janë një nënshtrim i qartë i palës shqiptare ndaj asaj greke. Konkretisht pika e shtatë e kësaj marrëveshje, e cila bën fjalë për vënien e komandës së përgjithshme ushtarake shqiptare nën atë greke, tregon qartë padurimin e nacionalistëve shqiptarë për të shpëtuar nga rreziku komunist, pa kuptuar se mund të binin nën një kundërshtar edhe më të rrezikshëm, ai shovinist grek.

Gjithashtu, nëse do të ishte një përpjekje serioze e nacionalistëve shqiptarë në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Çamërisë me shtetin shqiptar, nuk mund të pranohej prej tyre, që kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë do të ishte ai i vendosur para pushtimit italian të vitit 1939. Nacionalistët shqiptarë, nga nxitimi i tepërt për t’i shpëtuar rrezikut komunist që u kanosej, nuk i peshuan fare pikëpamjet shoviniste dhe qëndrimet e deritanishme të forcave nacionaliste greke ndaj popullsisë shqiptare në Greqi. Ashtu sikundër nacionalistët shqiptarë nuk kishin

642 Po aty., fl.2.643Po aty. 644 Muharrem Dezhgiu, Mit’hat Frashëri, personalitet i denjë i nacionalizmit shqiptar, Studime historike, (Tiranë, 1995), nr.1-4.

132

Page 133:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

parashikuar se, një aleancë e mundshme turko-greko-shqiptare do të ishte krejtësisht e parealizueshme, për vetë natyrën e përbërjes së saj. Grekët nuk mund të dënonin veten e tyre duke u vënë në mes të një koalicioni shtetesh me përbërje fetare në shumicë muslimane, e për më tepër që historikisht kishin patur përplasje rreth kufijve shtetërorë. Inisiativa e nacionalistëve shqiptarë për të krijuar një urë lidhëse midis tyre dhe forcave nacionalistë greke mund të shihet më shumë si një përpjekje e dëshpëruar, për të dalë nga pozitat i izolimit në të cilën kishin qëndruar deri tani gjatë rezistencës antifashiste në Shqipëri. Në të njëjtën kohë, mundësia e nacionalistëve shqiptarë për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me nacionalistët grekë, shihej si e vetmja shpresë për të qënë sa më afër me misionet britanike në Greqi. Kjo inisiativë e tyre, vinte pas braktisjes që britanikët po i bënin Ballit Kombëtar dhe Legalitetit në Shqipëri, për shkak të pozitave kolaboracioniste me pushtuesin gjermanë, që kishin mbajtur këto forca politike deri tani në rezistencën shqiptare.

Vetëm pak kohë më parë misioni i gjeneralit britanik Dejvisit në Shqipëri, e kishte denoncuar BK dhe Legalitetin si bashkëpunëtorë të pushtuesve gjermanë, pasi sipas tij, të dyja këto forca deri tani kishin ndjekur një politikë të izoluar.645 Edhe muajt në vazhdim të vitit 1944, do të tregonin se, raportet që vinin nga Shqipëria përforconin bindjen e britanikëve se, Balli Kombëtar tashmë ishte kthyer një forcë e thjeshtë milicie në shërbim të pushtuesve, duke humbur efikasitetin e saj.

Në Shqipëri ngjarjet e diktuara nga zhvillimet në kampin e Frontit Nacionalçlirimtar po ecnin shumë shpejt dhe ato ishin në disfavor të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Revanshi që kishte marrë FNçl shqiptar i kishte vënë nacionalistët me shpatulla pas muri. Në kushte të tilla dhe marrëveshja e propozuar për palën greke nga nacionalistët shqiptarë mbeti krejtësisht formale dhe nuk mundi të finalizohej me sukses. Përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për bashkëpunim me ata grekë, u mbyllën pas arrestimit dhe ekzekutimit të Dhimitër Fallos nga ana e lëvizjes komuniste shqiptare, të cilit iu kapën dhe dokumentet përkatëse.646

Balli Kombëtar po kuptonte se pasiviteti i tij relativ i treguar deri tani, mund të ishte i mbushur në një gjëndje të tillë me disavantazhe të shumta për të. Ky disavantazh thellohej më tepër po të kemi parasysh faktin se, Lëvizja Nacional çlirimtare shqiptare kishte dalë pothuajse e paprekur nga përplasjet me ushtrinë italiane dhe atë gjermane. Jo vetëm kaq, por LNÇSH tashmë po bëhej përditë e më tepër një forcë dominuese dhe reputacioni i saj vazhdonte të rritej.

Shpesh nga historianët grekë vihet shenja e barazisë, si bashkëpunëtorë të pushtuesve midis popullsisë shqiptare në Greqi dhe familjes Dino, e cila për shkak të bindjeve të saj nacionaliste, nevoja e lypte që të bashkëpunonte më italianët e më pas me gjermanët. Nga dokumentet e hulumtuara deri tani nga ana jonë, rezulton se në tërësinë e saj, gjithë veprimtaria e vëllezërve Dino, kryesisht e Masar dhe Nuri Dinos ka qënë vetëm në fushën e administrimit të organeve qeveritare, të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në Çamëri. Autori F. Liço në analizën që i bën veprimtarisë së Nuri Dinos

645 Puto, Nëpër analet e diplomacisë…, 110.646 Fischer, Shqipëria gjatë Luftës…,187.

133

Page 134:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

pranon, se edhe pse rreth N.Dinos ishin grumbulluar 300 deri 600 çamë, “kjo nuk do të thotë që të vendosësh shenjën e barazimit të kësaj pjese me gjithë popullsinë çame”.647

Para së gjithash forcat e rreshtuara përkrah Nuri Dinos, asnjëherë nuk u bënë pjesë e ushtrisë gjermane në Greqi dhe Shqipëri, duke ruajtur në këtë mënyrë neutralitetin e tyre. Në një dokument të Komandës së Lartë gjermane të Athinës, lidhur me krijimin e një reparti të ri të milicisë në zonën e Konispolit, në mesin e muajit maj 1944, thuhet se; “Doktor Dino ka urdhëruar që, asnjë shqiptar nuk do t’i bashkohet regjimentit 724 gjerman pa lejen e tij”.648 Një veprim i tillë, sipas Nuri Dinos do të ishte një shërbim që i jepej gati propagandës komuniste.649 Në të vërtetë, N. Dino mendonte se krijimi i një trupe milicie të veçantë shqiptare do të bënte të mundur marrjen në dorë të situates në krahinën e Çamërisë pas largimit të gjermanëve.

Bashkëpunimi i një pjese të nacionalistëve çamë me pushtuesit, u bë në kushtet e një izolimi të thellë administrativ dhe brenda një zone të kufizuar prej grekëve, gjermanëve dhe italianëve, të cilët nuk i lejuan asnjëherë shqiptarët të vepronin jashtë juridiksionit të dhënë prej tyre. Nga ana tjetër bashkëpunimi i forcave nacionaliste greke me pushtuesit italianë dhe më pas gjermanë, u bë në nivel qendror qeverisës, administrativ dhe ushtarak. Ky bashkëpunim i forcave ekstremiste nacionaliste greke u shtri në të gjithë territorin e Greqisë kontinentale dhe asaj ishullore.

Lidhur me këtë çështje, autori grek J. Margaritis argumenton se, përballë kërcënimit të fuqishëm të EDES-it, për çamët shqiptarë, të moderuar ose jo, nuk ekzistonin aspak hapësira për manovra të ndryshme. Në këtë mënyrë thekson Margaritis, inkuadrimi i çamëve në trupat e sigurisë gjermane, ishte konjukturë e kohës, pothuajse ishte e vetmja rrugë.650

Përveç kësaj, bashkëpunimi i një grushti shqiptarësh çamë me pushtuesit nazifashistë ishte i lidhur drejtëpërdrejtë me zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe me finalizimin e ëndrrës për realizimin e bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë. Ky bashkëpunim, nuk kishte të bënte aspak me motivet që shtynë disa segmente të nacionalizmit grek të rreshtoheshin në radhët e qeverisë kuislinge, si dhe të hidheshin në krahë të Zervës, i cili njihet si një bashkëpunëtor i pushtuesve gjermanë.

647 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 288.648 Kotini, Çamëria denoncon, 180.649 Po aty. 650 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,139.

134

Page 135:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

KAPITULLI KATËRT

GENOCIDI NDAJ POPULLSISË ÇAME 1944-1945

4.1. Situata në Çamëri pas kapitullimit të Italisë dhe vendosjes së pushtimit gjerman.

Lufta civile në Greqi midis EAM-it dhe EDES-it është një pjesë e dhimbshme e historisë së politikës së dështuar të Britanisë së Madhe në Greqi. Ajo ishte një kompleks i gjatë, që kaloi në disa faza zhvillimi që nga nisja e saj e deri në fund. Si EDES-i dhe EAM/ELAS-si, po luftonin për të siguruar sa më shumë kredibilitet në situatën pas luftës, me qëllim marrjen e drejtimit politik të shtetit grek. Armët e dhuruara nga britanikët për ushtritë çlirimtare greke, nuk po përdoreshin për të luftuar gjermanët, por kundra njëra-tjetrës.

Me të drejtë, lufta civile në Greqi është konsideruar si konflikti më i përgjakur në Evropë që nga viti 1945 e deri në nisjen e konflikteve etnike në Jugosllavi në fillim të viteve “90.651 Si EAM-i dhe EDES-i, duke ditur se fundi i luftës ishte i afërt, përpiqeshin të shtrinin influencën e tyre në çdo rajon të Greqisë. Krahas kësaj, forcat ushtarake greke të EAM/ELAS-it dhe ato ekstremiste të djathta të EDES-it, mundoheshin të siguronin mbështetjen dhe përkrahjen politike e ushtarake të britanikëve dhe të Aleatëve të tyre perëndimorë, mbështetje kjo që do t’u siguronte të ardhmen në arenën politike të pasluftës. Mbështetja e oficerëve britanikë për EDES-in përveç armatimeve dhe ndihmave ushqimore përfshinte dhe orientime politike e deri në eliminimin fizik të krerëve të EAM-it.652

Statusi i veçantë, që EAM-ELAS-i kishte fituar gjatë këtyre viteve të rezistencës antifashiste, i kishte detyruar britanikët që ta konsideronin këtë realitet të ri në Greqi, si një përgjigje negative ndaj përpjekjeve të tyre për rikthimin në Greqi të mbretit Jorgo II. Gjatë luftës civile midis forcave të EAM/ELAS-it dhe EDES-it, Misioni Britanik në Greqi u mundua që të mbante anën e EDES-it, duke bërë të mundur që të ndërpriteshin furnizimet ushtarake për forcat ushtarake të EAM-it. Megjithë përpjekjet e britanikëve për të dobësuar forcën e veprimeve ushtarake të EAM-it kundër EDES-it, EAM-i nuk i braktisi synimet e veta politike për të ardhmen. Edhe pse pa përkrahjen e britanikëve, lufta kundër EDES-it vazhdoi akoma dhe më. Kjo situatë e rënduar për shkak të luftës civile që kishte shpërthyer në Greqi midis forcave të majta dhe të djathta, dukej se u vinte përshtat gjermanëve.

651 Mazouer, After the War ..., 10.652 AQSH, F.17/APL, V.1944, D.37, fl.22. Raport i Ihsan Budos mbi gjendjen politike e ushtarake në rrethin e Sarandës.

135

Page 136:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Krisja e grupeve të rezistencës dhe dobësimi i veprimtarisë së saj, iu mundësoi gjermanëve të rekrutonin njerëz të frikësuar prej rrezikut komunist dhe të krijonin grupe të armatosura të sigurisë, të cilët u vunë nën drejtimin e qeverisë kuislinge greke.653 Në këtë amulli, gjermanët arritën të siguronin mbështetjen e mijërave trupave greke, të cilët u rreshtuan përkrah qeverisë kuislinge greke, duke kryer në këtë mënyrë një akt të hapur tradhëtie në dëm të kauzës së aleatëve perëndimorë.

Pas largimit të turpshëm të italianëve nga skena e luftës, kryeministri kuisling grek Ralisi së bashku me autoritetet e larta ushtarake gjermane, gjatë vjeshtës së vitit 1943 dhe dimrit të vitit 1944, forcuan bashkëpunimin e tyre duke krijuar batalionet greke të sigurimit. Veprimtaria e këtyre trupave gjatë luftës në Greqi, ishte në konflikt të hapur ndaj kauzës së aleatëve perëndimorë. Këto batalione greke, në shërbim të forcave gjermane, formuan gjithsej nëntë formacione ushtarake me trupa të parregullta greke me pjesëmarrjen e mbi 6000 personave. Në Greqinë qendrore, Athinë, Atikë dhe Peloponez, gjermanët organizuan forcat e rregullta me pjesëmarrjen e 5 724 grekëve dhe 3370 trupa të tjerë, pjesë e xhandarmërisë greke në shërbim të Batalioneve të Sigurimit.654

Formimi dhe veprimtaria e këtyre formacioneve ushtarake nacionaliste greke, në shërbim të trupave gjermane në Greqi, vuri në dilemë të madhe dhe politikën britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kohën kur batalionet e sigurimit u bënë përsëri aktive, pas shpërbërjes që kishin pësuar prej forcave partizane greke të EAM/ELAS-it, në fund të vitit 1943 dhe fillim të vitit 1944, shumë pyetje dhe hamendësime lindën në qarqet e politikës britanike, lidhur me pozicionin që duhet të mbanin ndaj këtyre trupave. Lideri i Partisë Komuniste Greke dhe i EAM/ELAS-it, Jorgos Siantos, kërkoi prej kreut të Partisë Liberale greke Themistokli Sofulis, kryeministrit të qeverisë greke në Londër, Tsuderosit dhe Foreign Offisit denoncimin zyrtar të batalioneve të sigurimit grek, si bashkëpunëtorë të gjermanëve.655 Pavarësisht argumenteve dhe fakteve të sjella nga krerët e PKG dhe të EAM/ELAS-it, mbi aktivitetin kuisling dhe krimet e kryera nga trupat greke të batalioneve të sigurimit, politika londineze nën ndikimin e kolonel Ëoodhaus, hezitoi të denonconte zyrtarisht këto trupa.656

Për shkak të veprimtarisë së shtuar të gjermanëve dhe bandave zerviste, që mundoheshin me të gjitha mjetet të nxisnin popullsinë vendase të hidhej kundër EAM-it dhe LANÇ shqiptare, gjendja politike në Çamëri nga fundi i vitit 1943, paraqitej e vështirë. Propaganda gjermane dhe e elementëve zervistë bashkëpunëtorë me ta, duket se e kishte bërë punën e vet në Çamëri për përçarjen e popullsisë së saj. Në saj të terrorit dhe punës së dobët propagandistike të bërë nga EAM-i dhe PKSH, për të bindur popullsinë shqiptare çame të përkrahë lëvizjen partizane, gjendja në krahinë dukej e destabilizuar. Një situatë të tillë e pohonte një njoftim i Taho Sejkos, dërguar qarkorit të Gjirokastrës në nëntor të vitit 1943, në të cilin thuhej; “Dje jam kthyer nga Çamëria e përtejme. Paraqiten

653 Clogg, Histori e Përmbledhur..,132.654 National Archives, Washington, DC, (NA), Microcopy T-311, Record of German Army Field Commands, Doc.650303/3, Roll. 179, Sipas John Louis Hondoros, Journal of Hellenic Diaspora, Vol.XV, No.1-2, 1988.655 PRO, FO 371/43706, Jean Hamilton për Reginald Leeper, ambasador i qeverisë greke në mërgim, 7 janar 1944. 656 Po aty., Minister of State Resident in Cairo Lord Moyne to Foreign Offce, 11 march 1944.

136

Page 137:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

vështirësi për të punuar atje. Komanda gjermane në Filat kërkon të rekrutojë masat çame për luftë kundër nesh dhe EAM-it”.657

Megjithë terrorin e trupave gjermane, të mbështetura dhe nga forcat zerviste greke, propaganda gjermane nuk gjeti mbështetjen e duhur të popullsisë shqiptare, si asaj çame dhe të asaj në Shqipërinë e Jugut. Pa sukses rezultoi dhe përpjekja e nacionalistëve shqiptarë çamë të udhëhequr nga Nuri Dino, për të formuar degë të Këshillit Administartiv edhe në krahinat e Shqipërisë së Jugut.

Pavarësisht përgjigjes negative të popullsisë çame për t’u radhitur në radhët e Ballit Kombëtar, veprimtaria e Nuri Dinos dhe e elementëve të tjerë nacionalistë në Çamëri, ishte kthyer në një shqetësim real për EAM-in grek dhe LNÇ shqiptare. Si EAM-i dhe LANÇ shqiptare, ia dedikonin pikërisht veprimtarisë së shtuar të çetave zerviste dhe ato të Ballit Kombëtar, të mbështetura nga gjermanët, punën e dobët në Çamëri dhe në zonat minoritare greke në Shqipëri. Lidhur me këtë, krerët lokalë të çetave partizane kërkonin eleminimin fizik të udhëheqësve të Ballit Kombëtar Çam, si të Nuri Dinos, Masar Dinos e Rexhep Dinos nga Paramithia, të Hasan Pilavit, Ahmet Çapunit nga Lopësi, Saliko Dalos nga Galbaqi etj.658

Popullsia shqiptare në Çamëri e gjendur përballë përplasjeve të grupeve ushtarake greke, kishte vendosur të ruante qetësinë dhe asnjëanësinë e saj. Administrata civile greke dhe ajo ushtarake, pothuajse ishin inegzistente dhe si pasojë situata në Çamëri sa vinte e përkeqësohej. Një raport i komandës ushtarake gjermane të zonës, dërguar Administratës ushtarake në Athinë e konfirmonte më së miri situatën në të cilën ndodhej krahina e Çamërisë në fund të vitit 1943 dhe në fillim të vitit 1944. Në raportin e datës 10 janar të vitit 1944, mbi situatën në Çamëri thuhej se; “Gjendja në krahinën e Çamërisë është përkeqësuar akoma më tepër gjatë javëve të fundit. Deri afër fundit të vitit 1943, shqiptarët mjaftoheshin vetëm me ushtrimin dhe zotërimin në sferën e influencës së tyre, pa marrë përsipër administrimin e vendit”.659 Nga ky raport jemi në gjendje të kuptojmë se, pretendimet e popullsisë shqiptare çame ishin krejtësisht të qarta. Ata kërkonin vetadministrim të krahinës së Çamërisë dhe ushtrimin e të gjitha funksioneve qeverisëse vetëm prej administratës të përbërë nga shqiptarë.

Vullneti i shqiptarëve shtohej dhe më tepër, duke parë inekzistencën e administratës shtetërore greke në krahinën e Çamërisë. Raporti, shpjegonte se, shqiptarët e Çamërisë kishin marrë të gjitha masat, duke përforcuar pozitën e tyre në drejtim të vetadministimit të krahinës. Marrja e këtyre masave sipas raportit të komandës gjermane, vinte si rezultat i falimentimit të administratës civile greke në Çamëri, ndërsa vetë komanda ushtarake gjermane nuk kishte marrë asnjë masë për të parandaluar formimin dhe vendosjen e organeve të administratës shqiptare në Çamëri. I njëjti njoftim bënte me dije se, “deri tani Feldkomanda nuk ka ndërhyrë të ndalojë shqiptarët të heqin dorë nga marrja e masave administrative”.660

Kjo politikë e ndjekur nga gjermanët, bëri që te një pjesë e nacionalistëve çamë të shtohej besimi dhe shpresa për një bashkim të mundshëm të Çamërisë me Shqipërinë, ose

657 AQSH, F.17/APL, V.1943, D.7, fl.14/1.658 Po aty., fl.14/1-15.659 Kotini, Çamëria denoncon, 173.660 Po aty.

137

Page 138:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të paktën për një vetadministrim të krahinës nga ana e shqiptarëve. Gjatë muajve të parë të vitit 1944, Komanda e Lartë ushtarake gjermane në Janinë, lejoi zvendësimin e xhandarmërisë greke me atë shqiptare, si dhe funksionimin me kompetenca të plota të Këshillit Nacional Shqiptar në territorin e Çamërisë.661

Në janar të këtij viti, Komanda e Lartë gjermane e Grup Armatës E në Greqi njoftonte Komandën e Lartë të Evropës Juglindore me qendër në Beograd, se tensioni midis shqiptarëve dhe grekëve në Prefekturën e Thesprotisë karakterizohet nga një tension i lartë, gjë e cila bënte urgjente nevojën e zgjidhjes së problemit. Për këtë Administrata e Qarkut të Gumenicës propozonte që liderit të nacionalistëve shqiptarë Nuri Dinos, t’i jepej drejtimi i prefekturës, kjo për shkak dhe të paaftësisë së prefektit me origjinë greke.662 Në këto kushte, autoritetet ushtarake gjermane duke parë aftësitë drejtuese të shqiptarëve në krijimin e strukturave të veçanta civile dhe ushtarake, lejuan gradualisht një zëvendësim të administratës greke me atë shqiptare. Në një komunikim të komandës gjermane në muajin shkurt 1944, lidhur me situatën në prefekturën e Thesprotisë, theksohej se; “Çështja shqiptare në nënprefekturën e Thesprotisë është diskutuar me të dërguarin e jashtëzakonshëm të ministrisë së punëve të jashtme, me ministrin gjerman Noibaher gjatë qëndrimit të tij në Athinë”.663

Rreziku i vendosjes së pushtetit administrativ të shqiptarëve në Çamëri, e detyroi kryeministrin kuisling grek Ralisin të kërkonte ndërhyrjen e gjermanëve për pushtimin e saj dhe rivendosjen e administratës greke. Në një njoftim të zyrës së kryeministrit grek të datës 27 shkurt 1944, lidhur me ripushtimin e Çamërisë thuhej se, “Kryeministri grek Ralisi, i ka premtuar zyrës së të dërguarit të posaçëm në ministrinë e punëve të jashtme në Athinë, një ripushtim të shpejtë të prefekturës së Thesprotisë”.664 Nga dokumenti del qartë se ky aksion i ishte besuar një oficeri grek me përvojë ushtarake dhe që kishte besimin, si të qeverisë kuislinge greke, ashtu dhe të trupave gjermane në Greqi.

Nisur nga raportet e mira të bashkëpunimit që gëzonin gjermanët dhe Zerva, del se ky aksion i ishte besuar forcave nacionaliste të Napoleon Zervës, i cili deri nga mesi i vitit 1944 kishte qenë një shërbëtor i bindur i gjermanëve. Një fakt të tillë e pohon dhe historiani grek J. Margaritis, i cili argumenton se periudha e qetësisë së përkohshme në Greqi, e kryesisht në krahinën e Çamërisë gjatë pranverës së vitit 1944, i dedikohej më së shumti marrëveshjes së bërë nga Zerva me gjermanët për mos sulmim të trupave ushtarake gjermane në Greqi.665 Sigurisht që kjo bindje buronte nga fakti se, gjermanët kishin arritur të përdornin trupat e Zervës në luftë kundër ELAS-it, duke ruajtur trupat e tyre nga një përballje e përgjakshme me rezistencën e vërtetë antibosht në Greqi. Në përfundim të kësaj analize mund të themi se, pushtimi i Çamërisë nga forcat e Zervës dhe shpërngulja e popullsisë së saj ishte një plan i paramenduar i qeverisë kuislinge greke dhe forcave të tjera shoviniste në shërbim të saj.661 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.2. Njoftim i Nuri Dinos për Ministrinë e Jashtme Shqiptare në Tiranë, lidhur me krijimin e Këshillit Nacional shqiptar në krahinat e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit, Paramithisë, Pargës etj.662 Njoftim i Komandës së Lartë të Grup Armatës E Athinë, për Komandën e Lartë gjermane të Evropës Juglindore, Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë…, 300.663 Kotini, Çamëria denoncon, 174.664 Po aty., 175.665 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,140.

138

Page 139:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Lidhur me administrimin e përkohshëm të disa zonave të Çamërisë nga nacionalistët shqiptarë, në një njoftim për Tiranën zyrtare në muajin maj të vitit 1944, Nuri Dino theksonte se; “Qysh prej tre muaj kjo komandë (Komanda e Lartë gjermane e Janinës, shënim ynë), ka ndaluar autoritetet e xhandarmërisë greke të funksiononjë në Çamëri, duke lejuar funksionimin e Këshillit Nacional shqiptar të Çamërisë”.666 Një veprim i tillë sipas Nuri Dinos, kishte shkaktuar një ndjenjë kënaqësie në radhët e shqiptarëve, të cilët tani mund të ndiheshin zotër të vendit të tyre.667 Lidhur me veprimin e gjermanëve, për lejimin e ngritjes dhe funksionimin e organeve vetqeverisëse shqiptare në Çamëri, N. Dino nuk harronte t’i kujtonte Ministrisë së Jashtme shqiptare në Tiranë, që të falenderonte komandën gjermane në Janinë “për këtë mirësjellje kundrejt çamëve, të cilëve ju njihej ai vend, si vend shqiptar”.668

Tolerimi i bërë nga komanda gjermane në Greqi, për lejimin dhe formimin e administratës lokale shqiptare, nuk u mirëprit as nga qeveria greke në Londër. Aktiviteti në rritje i Këshillit Nacional Shqiptar në dobi të çështjes shqiptare, kishte krijuar përshtjellime dhe shqetësime në rradhët e qeverisë kuislinge greke, e cila i kërkoi Komandës gjermane të ndalonte menjëherë veprimtarinë e mëtejshme të këtij këshilli. E trembur nga forcimi i shpejtë i radhëve të çetave nacionaliste çame, qeveria kuislinge e Athinës i kërkoi komandës gjermane të Epirit, që të mos lejonte ushtrimin e aktiviteteve luftarake të trupave nacionaliste çame brenda territorit grek. Kryeministri kuisling grek Ralisi, i shqetësuar për veprimtarinë në rritje të nacionalistëve shqiptarë dhe të organizimit administrativ të tyre, kërkoi prej Noibaherit që këshillat shqiptarë të ngritura në krahinën e Çamërisë të pushonin aktivitetin e tyre.669 Por si në çdo rast, besnikë të politikës së tyre “përça e sundo”, gjermanët nuk nxituan t’i kthenin një përgjigje pozitive qeverisë kuislinge greke, pasi ekzistenca e dy pushteteve në Çamëri ishte në favor të tyre.

Një qëndrim i tillë i gjermanëve ishte i justifikuar me faktin se, kjo status quo i shërbente ruajtjes së qetësisë dhe rendit publik në Çamëri, si dhe uljes së rezistencës antigjermane. Koloneli gjerman Fon Botme, saktësonte qëndrimin neutral të komandës gjermane, duke u shprehur se, “Feldkomanda ka mundësi vetëm t’i lërë ngjarjet që të ndjekin rrjedhën e tyre, duke mbajtur një qëndrim pritës dhe vrojtues, mbasi çdo ndërhyrje në kuptimin e njërës apo tjetrës palë, do të kishte si pasojë vetëm dëmtimin e padëshiruar të çështjes”.670

Por, si Nuri Dino dhe të gjithë shqiptarët e Çamërisë e kuptonin se një situatë e tillë do të ishte e përkohshme, për aq kohë sa gjermanët do të qëndronin në Greqi. Nacionalistët çamë, duke parë këtë lëvizje të gjermanëve, u munduan të përfitojnë nga kjo situatë e krijuar, duke u përpjekur të shtrijnë në të gjithë Çamërinë veprimtarinë e këtij këshilli. Duke analizuar zhvillimet e fundit, si dhe të tatëpjetën që po merrte ushtria gjermane, nacionalistët shqiptarë të Çamërisë po kuptonin gjithnjë e më shumë se, tashmë duhej të angazhoheshin më tepër për të pasur nën zotërimin e tyre krejt administratën vendore të kësaj krahine. Po ashtu, marrja e masave për vetqeverisje nga ana e

666 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.2.667 Po aty. 668 Po aty. 669 A.I.H, Dokumente gjermane, Dosja J.47, T.314, bob.1458, dok. nr.59644.670 Kotini, Çamëria denoncon., 173.

139

Page 140:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shqiptarëve diktohej nga mosfunksionimi i administratës së mëparshme greke, e cila ishte inekzistente në këtë krahinë të banuar nga shqiptarët.

Situatën e rënduar që ekzistonte në Çamëri gjatë pranverës së vitit 1944, e konfirmon dhe një tjetër raport i dërguar nga qarkori i Gjirokastrës për KQ të PKSH, në maj të vitit 1944, në të cilin thuhej se, “edhe për minoritetin shqiptar në Greqi (Çamërinë e përtejme) gjendja s’është e mirë, sepse populli sheh afër forcat gjermane, të Zervës dhe ato balliste dhe partizanë nuk sheh”.671 Në këtë kuadër, PKSH e gjykoi si mjaft të favorshme situatën e krijuar në krahinën e Çamërisë, ku popullsia çame kishte refuzuar të bënte lojën politike të Nuri Dinos. Për përmirësimin e propagandës në favor të mbështetjes së LANÇ, u propozua që në fillim të pranverës së vitit 1944, të dërgoheshin në Çamëri njerëz me influencë si, Njazi Demi, Hilmi Hasani, Gazali Sejko, Bido Sejko, Xhelal Kasemi, të cilët krahas thirrjes për luftë kundër pushtuesve të huaj, do të orientonin minoritetin çam në vijën e PKSH.672

Në kërkesën e komandës së Shtabit të Zonës së Parë Operative drejtuar Komandës së Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl theksohej se; “Mbasi në Çamërinë e përtejme deri tani nuk është bërë aspak puna që duhet dhe kjo ka rrjedhur si rezultat i reaksionit të Zervës që ka qenë gjithnjë i pranishëm, ashtu edhe prej veprimit të reaksionit të Nuri Dinos, Haki Rushitit e të tjerë çamë me mentalitet të vjetëruar. Prandaj, personat e mësipërm janë shumë të nevojshëm që të merren prej atje ku janë, e të dërgohen sa më parë, mbasi kjo çështje ka një rëndësi të dorës së parë”.673 Nga kjo kuptojmë se PKSH ishte tepër e kujdesshme në veprimtarinë e saj në Çamëri, duke mos ngatërruar çështjet e luftës me ato të minoriteteve, pasi një gjë e tillë sipas saj do të dëmtonte së tepërmi lëvizjen antifashiste nacionalçlirimtare.

Një situatë e tillë e krijuar në krahinën e Çamërisë, duket se iu vinte për shtat gjermanëve, të cilët kishin vendosur të qëndronin krejtësisht neutral dhe pasivë. Komandës gjermane as që i interesonte ndryshimi i gjendjes dhe i status-quosë, që ishte vendosur në raportet midis administratës greke dhe asaj shqiptare në Çamëri. Gjermanët mendonin se, për sa kohë administrata greke ishte e paaftë të vendoste autoritetin e saj, përse kjo të mos u lihej në dorë shqiptarëve. Madje gjermanët mendonin se, në kushtet në të cilat ndodhej situata në vend, shqiptarët ishin më të aftë në rivendosjen e rendit dhe të qetësisë, gjë të cilën ata më parë e kishin provuar.

Ashtu si italianët edhe gjermanët kërkuan ngritjen e një komisioni, i cili do të merrte në shqyrtim kërkesat e shqiptarëve dhe grekëve për administrimin e mëtejshëm të Çamërisë. Për marrjen e një vendimi Noibaher i kërkoi kolonelit Von Kohoutek që gjatë gjatë dhjetëditëshit të parë të muajit korrik 1944, së bashku me një komision prej 4-5 vetash të vizitonte rajonin e Çamërisë. Qëllimi i kësaj vizite, sipas dokumenteve gjermane do të ishte mbledhja e të dhënave në teren dhe hartimi më pas i një raporti përfundimtar në lidhje me kushtet reale dhe mundësinë e kalimit të administrimit të pushtetit në Çamëri nga nacionalistët shqiptarë.674 Në njoftimin për të dërguarin e

671 AQSH, F.14/AP (str), V.1944, D.115, fl.11.672 Po aty., F.41, V.1944, D.79, fl.14.673 Po aty. 674 Njoftim i Komandës së Lartë të Grupit Armatës E, për Komandën e Lartë gjermane të Evropës Juglindore, Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë…, 302.

140

Page 141:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

posaçëm të Hitlerit në Evropën Juglindore Noibaher, lidhur me mundësinë e administrimit të Çamërisë nga shqiptarët thuhet se; “shqiptarët kanë faktikisht administratën dhe pushtetin në territorin grek, por grekët nuk mund të imponohen….të dy palëve u është premtuar se do të ngrihet një komision gjerman për verifikimin e kushteve reale, por deri më sot ngritja e këtij komisioni është shtyrë”.675 Një nga arsyet kryesore të shtyrjes së formimit të këtij komisioni ishte se për gjermanët gjërat në Çamëri deri tani po funksiononin më së miri nën administrimin e shqiptarëve. Nga ana tjetër gjermanët nuk mund të binin dakord me kërkesat e nacionalistëve shqiptarë për aneksimin e kësaj krahinë qeverisë shqiptare të Tiranës, pasi një gjë e tillë do të nxiste revoltën e bashkëpunëtorëve të tyre grekë.

Në kushtet e pritjes së verifikimit të situatës në krahinën e Çamërisë, komanda gjermane kishte marrë përsipër që të ushtronte ndikimin e saj lidhur me ruajtjen e qetësisë dhe të marrëdhënieve midis grekëve dhe shqiptarëve në këtë zonë. Në një njoftim të komandës vendore gjermane thesksohej fakti se;

“I dërguari i jashtëzakonshëm ka projektuar që për sqarimin e kësaj çështjeje tëdërgohet një komision i posaçëm në Thesproti për të studiuar në vend situatën.Në këto rrethana Felkomandatura tani për tani duhet të ushtrojë ndikimin e sajpër të arritur që marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe grekëve të mos pësojnë ndonjë ashpërsim të mëtejshëm të organeve vetiake shqiptare të administratës, drejtësisë dhe financave, gjë që synon qartazi një shkëputje praktike të këtijterritori nga shteti grek, e të mos krijohen kushte të atilla që të mund tëvështirësojnë zgjidhjen e çështjes në kuadrin e shtetit grek apo të bënin tëpamundur një gjë të tillë”.676

Nga ky dokument i kohës kuptohet qartë dyanshmëria e lojës politike të komandës gjermane në Greqi, e cila nga njëra anë lejonte vendosjen gradualisht të një vetadministrimi të krahinës së Çamërisë prej shqiptarëve dhe nga ana tjetër përpiqej që kjo inisiativë të mos nxiste reagimin e ashpër të grekëve, të cilët deri tani ishin aletatët e tyre më besnikë.

675 Po aty. 676 Po aty.

141

Page 142:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

4.2. Masakrat zerviste ndaj minoritetit çam, qershor-dhjetor 1944.

Që nga viti 1913, kohë në të cilën krahina e gjerë e Çamërisë ra nën zotërimin grek, qeveritë e ndryshme greke kishin provuar të gjitha mënyrat për të arritur asimilimin e popullsisë shqiptare që banonte në këto troje. Lufta e Dytë Botërore kishte krijuar kushte të reja për forcat shoviniste greke për shpërnguljen përfundimtare të popullsisë çame nga trojet e veta. Dhuna dhe terrori ishte i vetmi mjet që andartët dhe shovinistët grekë kishin përgatitur për të asgjesuar në masë popullsinë shqiptare çame. Një mentalitet i tillë nuk hasej vetëm në planet e nacionalistëve grekë. Në formë pak a shumë të njëjtë ai haset dhe në studimet akademike të kohëve të fundit, kryesisht në ato të pas luftës së Dytë Botërore. Si në rastin e shkëmbimit të popullsive midis Greqisë dhe Turqisë dhe në atë të dëbimit masiv të shqiptarëve në vitet 1944-45, mos kryerja e shpërnguljes përfundimtare të popullsisë çame, do të konsiderohej një gabim i madh prej këtyre studiuesve. Një akt i tillë barbar nga nacionalistët grekë, nuk mund të shpjegohej ndryshe, vetëm me synimin e mbylljes njëherë e përgjithmonë të çështjes për eliminimin e minoritetit shqiptar në Greqi. Në këtë kontekst, krahas luftës politike kundër EAM-it, për marrjen e pushtetit, forcat zerviste kishin dhe një mision final, atë të shfarosjes në masë të shqiptarëve dhe spastrimin etnik të krahinës së Çamërisë prej tyre.

Në pranverë të vitit 1944, forcat zerviste numëronin rreth 2000 vullnetarë, ku pjesa më e madhe e tyre mbaheshin nën armë me paratë e dhëna nga misionet angleze në Greqi. Në krah të këtyre forcave u bashkëngjitën për ndihmë dhe forcat e Divizionit të X-të grek të EDES-it, të komanduara prej Vasil Kamarës. Me pretekstin se, shqiptarët kishin bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë dhe se gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore kishin kryer krime ndaj popullsisë civile greke, andartët zervistë përgatitën terrenin për spastrimin etnik të Çamërisë.677

Në fillim të verës së vitit 1944, forcat e EDES-it të komanduara prej Napoleon Zervës gjendeshin në rrethinat e Paramithisë dhe të fshatrave të tjerë çamë, duke përbërë kështu një rrezik serioz për jetën e popullsisë së pambrojtur civile shqiptare. Gjatë periudhës maj-qershor të vitit 1944, në kohën kur gjermanët ishin të përfshirë në operacione ushtarake, Zerva dhe trupat e tij e përdorën këtë moment për të kryer masakrat në Çamëri. Për shkak të operacionit ushtarak me emrin Rosselspring, të ndërmarë nga Komanda e Lartë ushtarake gjermane gjatë muajve maj-qershor 1944, numri i ushtarëve gjermanë në zonën e Çamërisë u pakësua së tepërmi. Kjo mungesë e trupave gjermane në zonën e Epirit u shfrytëzua më së miri nga Napoleon Zerva për fillimin e masakrave kundër popullsisë muslimane shqiptare të Çamërisë.678

Gjatë kësaj periudhe, Rexhep Dino, duke parë tendencat antishqiptare në rritje të trupave zerviste, i kërkoi komandantit gjerman Remold, furnizimin me armatime të reja

677 Kokosalakis Nikos and Psimmenos Iordanis, Modern Greece: A profile of Identity and Nationalism, (Panteion University, Athinë, 2002), 18.

678 Kotini, Çamëria denoncon, 176.

142

Page 143:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dhe mos dorëzimin e armëve që kishin në dorë burrat çamë. Krerët e lartë të Komandës gjermane të Regjimentit 99 të vendosur në Çamëri, e pritën ftohtë këtë propozim të Rexhep Dinos dhe të një grupi të rezistencës nacionaliste çame. Komandanti gjerman, jo vetëm që nuk pranoi pajisjen e burrave çamë me armë, por ai dha urdhër për çarmatosjen e të gjihë burrave çamë të armatosur, duke i konsideruar ata grekë.679

Në datën 22 qershor 1944, pas tërheqjes së trupave të fundit gjermane, ushtria zerviste hyri në qytetin e Pargës pa asnjë pengesë. Sulmet e para të andartëve grekë u drejtuan ndaj fshatrave shqiptarë, që i kishin rezistuar me armë në dorë pushtetit grek. Paramithia u bë viktima e parë e sulmeve greke. Natën e 26 qershorit, qyteti i Paramithisë u rrethua nga të gjitha anët prej ushtarëve zervistë, të cilët bllokuan çdo rrugë kalimi për banorët e këtij qyteti. Në mëngjesin e datës 26, një grup ushtarësh zervistë zhvilluan një takim me myftiun e Paramithisë, Sali Hafizin, të cilit i premtuan se në rast të dorëzimit të armëve, asgjë e keqe nuk do të ndodhte për çamët muslimanë. Myftiu, duke iu besuar ushtarëve grekë, mblodhi një përfaqësi të burrave çamë, të cilët dhanë fjalën se nuk do të sulmonin forcat zerviste. Madje sipas historianit H. Isufi, prej popullatës shqiptare çame u organizuan dhe momente festive për të pritur ushtarët edeistë si çlirimtarë.680 Po atë ditë, disa ushtarë grekë të shpërndarë nëpër rrugët e Paramithisë bënin thirje për qetësi e vëllazëri midis grekëve dhe shqiptarëve. Pas takimit me dhespotin grek, zervistët iu drejtuan me një tjetër thirrje shqiptarëve që të dorëzonin armët, pasi rendin dhe qetësinë do të mbante ushtria e tyre.681

Pas dorëzimit të armëve nga burrat çamë në datën 27 qershor, prej andartëve grekë u krijua provizorisht një gjykatë speciale ushtarake, ku në përbërje të saj merrnin pjesë ekstremistët grekë zervistë si, Aristidh Kranja, komandant i Regjimentit XVI të EDES-it, Muskunaqis Kostandinis dhe Kristo Stravropullos. Misioni final i nacionalistëve edeistë ishte dënimi i shpejtë i veprimtarëve të shquar çamë me akuzën e bashkëpunimit me pushtuesit. Me akuzën se, këta shtetas grekë kishin ngritur armët kundër atdheut të trye, u arrestuan 35 persona, veprimtarë muslimanë çamë nga paria e Paramithisë dhe u dënuan me ekzekutim 34 prej tyre.682

Lidhur me ekzekutimin e 34 shqiptarëve muslimanë çamë, autorja greke E. Manda shpjegon se, ata u ekzekutuan nga një kompani e formuar me andartë vendas, të cilët me këto veprime, kishin shprehur urrejtjen e tyre ndaj muslimanëve shqiptarë për bashkëpunimin e tyre me trupat italo-gjermane. “Në këto kushte shprehet autorja, -ishte e pamundur që të kontrolloheshin devijimet në gjendje krize dhe të një ngarkese psikologjike ekstreme”.683 Në fakt, siç del dhe nga të dhënat historike dhe dëshmitë e qindra çamëve që i panë me sytë e tyre këto masakra, vrasja e çamëve muslimanë në Paramithi u krye prej ushtarëve zervistë të udhëhequr nga Aristidh Kranja. Vet Kranja, lidhur me ngjarjet në Paramithi dhe krimet kundër popullsië muslimane çame do të shkruante në kujtimet e tij se, “ajo që ndodhi më pas, nuk përshkruhet”.684

679 “Çamëria”, datë 13 shtator 1992. Dëshmi e Rexhep Dinos.680 Isufi, Çamëria, Studime historike-sociologjike.., 201.681 “Bashkimi”, Tiranë, 7 Mars 1947.682 Krapsites, Oi mussulmanoi…,133.683 Manda, Çamët myslimanë.., 182.684 Po aty., 178.

143

Page 144:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Pasojat e masakrave ndaj popullsisë muslimane në Paramithi në fund të qershorit të vitit 1944 ishin të rënda. Në datën 28 qershor, nëpër rrugët e qytetit gjendeshin vetëm viktima, njerëz të shpërfytyruar, gra të përdhunuara, pleq dhe fëmijë të ekzekutuar me thika dhe bajoneta armësh.685

Ndër viktimat e para të shqiptarëve ishte vetë Myftiu i Paramithisë Sali Hafizi, së bashku me të dy djemtë e tij, ndërsa gruas së myftiut i prenë kokën me hanxhar. 686 Kuadrin e vrasjeve e mbyllte në mënyrën më makabre, keqtrajtimi masiv i grave dhe rrëmbimi i çdo pasurie të minoritetit çam. Mbi 160 vajza çame u mbyllën në burgjet e Paramithisë dhe për ditë me radhë u bënë pre e mizorive dhe e përdhunimeve sistematike nga ushtarët zervistë.687 Ushtarët edeistë të mbushur me urrejtje për shqiptarët muslimanë nuk i kursyen barbarizmat edhe ndaj fshatit Karbunar, banorët e të cilit kohë më parë kishin shpëtuar të krishterët grekë të fshatit Rahuli prej vrasjes së sigurtë nga trupat gjermano-balliste të Nuri Dinos.688

E gjendur mes valës së tërbimit të andartëve zervistë, një pjesë e popullsisë shqiptare çame mundi t’i shpëtoi shtetërrethimit, për t’u larguar më pas drejtë kufirit shqiptar. Mbi 5000 familje çamë iu drejtuan të tmerruar kufirit me Shqipërinë për të shpëtuar ato jetë që kishin mundur të çanin rrethimin e ushtarëve grekë. Në këtë masakër të pashoqe u vranë mbi 600 gra, fëmijë, burra dhe pleqë të Paramithisë.689 Banorët të tmerruar nga ngjarjet që kishin përjetuar iu drejtuan me një letër kryeministrit të qeverisë shqiptare në Tiranë, ku thuhej se, “nuk kanë të mësuar as vuajtjet, as grabitjet dhe as përdhunimet e kriminelëve të Zervës. Ajo pjesë e popullsisë që akoma nuk ka rënë ndër thikat e zervistëve, po ikën e tmerruar drejt Shqipërisë duke humbur gjithçka”.690

Autori grek J. Margaritis hedh dyshime të forta lidhur me pretendimin e banorëve grekë të Paramithisë, të cilët akuzonin muslimanët shqiptarë çamë, se kishin ndihmuar komandën gjermane në përzgjedhjen e 49 viktimave të ekzekutuar nga forcat gjermane në të njëtin qytet një vit më parë. Sipas këtij autori, ekzekutimi i banorëve të Paramithisë u bë në kuadrin e hakmarrjes të gjermanëve për vrasjen e 10 ushtarëve gjermanë dhe se akuzat që çamët ndihmuan në përzgjedhjen e grekëve që do të ekzekutoheshin, më tepër i atribuohet trillimeve të vazhdueshme dhe të qëllimshme të mitropolit grek Doroteos.691 Përveç argumenteve që servir historiani grek Margaritis, një fakt të tillë e konfirmojnë dhe dokumentet ushtarake gjermane të kohës, të cilat theksojnë se; “Krerët shqiptarë, Masar dhe Nuri Dino janë udhëzuar menjëherë që t’i përmbahen çdo lloj veprimi arbitrar dhe që në asnjë mënyrë të mos përdorin dhunë kundër popullsisë greke që ndodhet në Çamëri”.692

Komuniteti Musliman Shqiptar në Tiranë protestoi ashpër për vrasjen e Myftiut të Paramithisë dhe të krimeve të tjera të kryera nga trupat zerviste ndaj popullsisë me 685 “Bashkimi”, Tiranë, 4 Prill 1947.686 Krapsites, Oi mussulmanoi.., 13.687 AQSH, F.151, V. 1944, D.101, fl.8.688 Zhango, Imperializmi anglez…, 255.689 “Bashkimi”, Tiranë, 30 dhjetor 1945.690 AQSH, F.151, V.1944, D.179, fl.2.691 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,140.692 Kotini, Çamëria denoncon, 179. Dokument nr.000466. Urdhër i Komandës ushtarake të Greqisë, Athinë, datë 10 janar 1944.

144

Page 145:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

origjinë muslimane. Në një letër të kreut të këtij komiteti, Hafiz Sherif Langu, dërguar Kryqit të Kuq Ndërkombëtar me seli në Bernë të Zvicrës, thuhej se, “shumë katunde e xhamija janë grabitur dhe djegur, e popullsia civile e tmerruar nga rreziku i çetave të armatosura të Zervës, kanë lënë krejt vendin. Mbi 20.000 refugjatë kanë kaluar lumin Kalamas dhe kanë ardhur përkëndej (në kufirin brenda territorit shqiptar, shënimi ynë) për të kërkuar mbrojtje, duke vuajtur nga mungesa e ushqimeve dhe e sendeve të tjera të nevojshme”.693 Duke vazhduar me krimet ndaj shqiptarëve, Hafiz Sherif Langu, bënte me dije kreun e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar se, “bandat zerviste kanë grirë popullsinë shqiptare të Paramithisë dhe të krahinave përreth”.694 Përveç të tjerave, në letrën e tij kreu i Komunitetit Musliman shqiptar falenderonte organizatën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar mbi ndihmën e dhënë në këtë situatë të vështirë për popullsinë çame të larguar me dhunë nga trojet e veta.695

Te autorët grekë ndihet ndjenja e fajit pasi në masakrën ndaj popullsisë së pafajshme civile çame në Pararmithi, krahas trupave zerviste morën, pjesë dhe qindra grekë paramithiotë, të cilët të mbushur me ndjenjën e urrejtjes dhe xhelozisë ndaj shqiptarëve vranë dhe masakruan njerëz të pafajshëm. Masakra e Paramithisë ishte një ngjarje e rëndë në fund të Luftës së Dytë Botërore për çamët e Greqisë. Autori grek N. Zhango, teksa përshkruan ngjarjet rrënqethëse të krimeve kundër shqiptarëve shkruan se; “Duhet të ndihemi të turpëruar për veprimet që nuk i shkojnë popullit tonë krenar dhe të mburremi për veprime burrërore. Therja e grave dhe fëmijëve nuk përputhet aspak me zemrën e madhe të popullit epirot që dëshiron të mbetet i pastër dhe trim në historinë e tij”.696

Autorja greke E. Manda mbron mendimin se, urrejtja e grumbulluar te grekët për çdo veprim të dhunshëm, që kishin kryer shqiptarët në krah të pushtuesve italianë dhe gjermanë, tani ra mbi kokat e muslimanëve shqiptarë.697 Më tej autorja pranon faktin se, që në fillim ishte i njohur rreziku se, ndaj popullsisë muslimane të Thesprotisë (Çamërisë) do të kryheshin vandalizma dhe si pjesëmarrëse në këto masakra (rasti i masakrave të Paramithisë) ishte dhe një kompani e pavarur edeiste, e përbërë nga grekë paramithiotë, të cilët kaq shumë i urrenin shqiptarët.698

Ndërsa historiani grek Jani Sharras, duke trajtuar me hollësi çështjen e masakrës dhe të dëbimit të popullsisë shqiptare çame nga Greqia, shprehet se, marrja e Paramithisë nga EDES-i ishte një ngjarje fatale dhe tragjike njëkohësisht për minoritetin shqiptar çam.699 Sipas këtij autori, likujdimi dhe çrrënjosja e kësaj popullsie nga trojet e të parëve të tyre, ishte pjesë e politikës antishqiptare greke dhe si i tillë, ky veprim i nacionalistëve grekë ishte i pashmangshëm.700

Edhe pas masakrës së Paramithisë, forcat zerviste të EDES-it vazhduan përpjekjet për eleminimin e plotë të rezistencës çame. Në 29 qershor, komandanti edeist Kamara iu 693 AQSH, F.151, V. 1944, D.100, fl.1-2. 694 Po aty. 695 Po aty. 696 Zhango, Imperializmi anglez dhe rezistenca…, 258.697 Manda, Çamët muslimanë..,178.698 Po aty., 180-181.699 Sharra, Istoria …., 661-662.700 Po aty., 662

145

Page 146:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

drejtua çamëve me një tjetër thirrje, ku kërkohej dorëzimi pa kushte i armëve, duke i premtuar sërish popullatës shqiptarë se do t’u garantohej qetësia, jeta, nderi dhe prona e tyre. Ende pa u tharë gjaku i qindra çamëve të derdhur vetëm dy ditë më pare, forcat edeiste të N. Zervës shpresonin se thirrja e tyre do të merrte përgjigje pozitive.

Për të arritur qëllimin e tyre, në javën e parë të muajit korrik 1944, forcat edeiste kërkuan ndërhyrjen e oficerëve britanikë, me qëllim organizimin e një takimi me krerët nacionalistë çamë. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin Mininë në datët 3 deri në 6 korrik, forcat edeiste i parashtruan përfaqësuesve nacionalistë çamë disa kërkesa, të cilat synonin vënien e popullsisë çame nën komandën e forcave zerviste. Kërkesat e parashtruara nga përfaqësuesit e Zervës kishin të bënin me çarmatimin e plotë të popullsisë çame, mobilizimin e saj në radhët e EDES-it, si dhe pranimin e pushtetit administrativ edeist në krahinën e Çamërisë.701 Në kushte të tilla, nacionalistët çamë refuzuan të bisedojnë dhe të bien dakord me kërkesat e parashtruara nga përfaqësuesit e Zervës.

Duke parë mundësinë që t’u ikte nga duart, N. Zerva kërkoi ndërmjetësimin e oficerëve britanikë për të arritur një marrëveshje me përfaqësuesit e popullsisë çame. Me këmbënguljen e oficerëve britanikë, u organizua një takim tjetër në 11 korrik në Paramithi, midis nacionalistëve grekë dhe atyre çamë. Në ndryshim nga përpjekjet e para të dështuara, ky takim u përmbyll me një marrëveshje, ku që të dyja palët premtonin se nuk do të luftonin kundër njra-tjetrës. Gjithashtu, një tjetër pikë e marrëveshjes ishte fakti se, palët duhej të ruanin pozicionet e fituara deri në këtë moment dhe se çamët, nuk do të merrnin pjesë në aksionet e spastrimit që mund të ndërmerreshin nga forcat gjermane.

Një nga pikat kryesore të bisedimeve të zhvilluara midis edeistëve dhe nacionalistëve të Ballit Kombëtar Çam, të kryesuar nga Masar dhe Nuri Dino, ishte dhënia e territorit të Çamërisë forcave të Zervës.702 Një tjetër pikë diskutimi e marrëveshjes midis forcave të N. Zervës dhe krerëve çamë të udhëhequr nga vëllezërit Dino, ishte dorëzimi i armëve prej nacionalistëve çamë, pikë kjo e cila për një javë e la pezull zbatimin e kësaj marrëveshjeje.703

I ndodhur para kërcënimit të vazhdueshëm të forcave edeiste, delegacioni çam kishte të gjitha të drejtat për të hedhur poshtë kushtin e vënë nga edeistët mbi dorëzimin e armëve. Çamët ende nuk e kishin harruar erën e gjakut të trupave të familjarëve të tyre të masakruar nga e njëjta dorë që do nënshkruante marrëveshjen. Refuzimi i kësaj marrëveshje prej krerëve çamë, iu dha të drejtë grekëve t’a cilësonin këtë veprim si një shkelje të hapur të marrëveshjes së arritur. Si rezultat, komandanti edeist Kranja u dërgoi një tjetër thirrje çamëve, por këtë herë në formë ultimatumi, i cili skadonte brenda 24 orëve të ardhshme.704 Përpjekjet e vazhdueshme midis krerëve nacionalistë grekë dhe atyre shqiptarë çamë gjatë muajit korrik 1944, për të rënë në ujdi nuk patën sukses.

Pas masakrave, një grup nacionalistësh çamë iu drejtuan në mesin e muajit korrik 1944, me një promemorje kryeministrit të qeverisë shqiptare në Tiranë, Rexhep Mitrovica. Në këtë promemorje bëhej me dije se, pas masakrave të Zervës në Paramithi të

701 Meta, Tragjedia.., 73.702 Manda, Çamët myslimanë..,185.703 Po aty. 704 Po aty., 188.

146

Page 147:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

gjithë fshatrat përgjatë vijës bregdetare ishin boshatisur krejt nga shqiptarët. Sipas këtij burimi, bëhej me dije se katundet, Arpicë, Vole, Gropë, Kuç, Luara, Mazrek, Smokovina, Grikohor, Varfanjë etj, ishin boshatisur krejtësisht të boshatisur. “Në personin tuaj,- shpreheshin banorët shqiptarë të Çamërisë, populli shqiptar sheh mishërimin e patriotizmit dhe sintezës së virtyteve shqiptare. Çamërit te ju shohin burrin e vendimeve dhe veprimit. Presim që qeveria shqiptare të tregojë mirënjohje ndaj popullsisë çame për sakrificën e tyre sublime”.705

Gjithashtu, në këtë letër theksohej se, “mbi 5000 familje kanë marrë rrugën drejt kufirit shqiptar, për t’i shpëtuar masakrave nga bandat zerviste dhe se, në Paramithi mbi 160 vajza vazhdonin të qëndronin të burgosura duke u përdhunuar sistematikisht nga ushtarët zervistë”.706 Duke i bërë një retrospektivë ngjarjeve që kishin ndodhur në Çamëri, që nga koha e rënies së saj nën regjimin grek, banorët çamë shpreheshin në letrën e tyre se, “popullsia çame u dënua me të padrejtë nga të mëdhenjtë që të vuaj larg gjirit të shtetit shqiptar. Që prej 30 vjetësh, me sjelljen e saj të urtë e të matur, ajo ka ditur të tërheqë jetën e saj nën mizerjen më të madhe ekonomike, politike e shoqërore, pa i dhënë sundonjësit asnjë shkak dhe arsye, aq sa duket popullsia më e bindur”.707 “Kohët e fundit,- vazhdonte letra, Çamëria e jugut dhe e qendrës u sulmua nga fuqitë shoviniste të gjeneralit Zerva. Edhe pse Çamëria martire u tregua asnjëanëse dhe spektatore, ata (popullsia çame) u bënë përsëri preh e barbarizmave greke”.708

Në përfundim të kësaj promemorje, përfaqësuesit e popullsisë çame, kërkonin nga qeveria shqiptare dhe nga kryetari i saj, që të ngrinte zërin për të mbrojtur të drejtat e çamëve ndaj barabarizmave greke, si dhe të merrte masa për pritjen e refugjatëve çamë, sistemimin e tyre dhe furnizimin me ushqime e veshmbathje.709 Paria çame i sugjeronte qeverisë shqiptare, që për strehimin e familjeve të shpërngulura, shteti shqiptar të vinte në dispozicion tokat e lira në Lushnje, ku familjet të ngrinin strehën e tyre. Gjithashtu kërkohej prej qeverisë shqiptare, që të bënte të gjitha përpjekjet e duhura, duke ndërhyrë pranë organizatës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, me qëllim sigurimin e ndihmave të nevojshme për familjet çame në nevojë.710

Ndërkohë që përpjekjet e oficerëve britanikë për të arritur një marrëveshje midis edesitëve dhe Ballit Kombëtar Çam vazhdonin, forcat zerviste përgatiteshin për masakrën e radhës ndaj popullsisë civile shqiptare të Çamërisë. Të vënë në dijeni për planet shfarosëse që po përgatiteshin nga andartët grekë, forcat nacionalistë çame të udhëhequra nga Nuri Dino, morën masa për largimin e menjëhershëm të fëmijëve shqiptarë dhe pleqve mbi 60 vjeç nga fshatrat e Mazaraqit dhe Margëlliçit për në drejtim të Filatit, duke lënë vetëm ata persona të cilët ishin të aftë për rezistencë.711 Krahas këtyre masave, popullsia e aftë për luftë e Çamërisë u organizua për tu bërë ballë sulmeve të tjera të forcave nacionaliste greke. Brenda një harku të shkurtër kohor, rreth 2000 forca 705 AQSH, F.151, V. 1944, D.101, fl.11. Letër e disa nacionalistëve çamë dërguar Rexhep Mitrovicës, Kryeministër i qeverisë shqiptare, korrik 1944.706 Po aty., fl.9.707 Po aty., fl.8.708 Po aty., fl.9.709 Po aty., fl.10.710 Po aty. 711 Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 270.

147

Page 148:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

vullnetare çame u mblodhën, duke formuar një front të gjerë, që shtrihej që nga Margëlliçi e deri në Mininë.

Midis forcave nacionaliste greke dhe atyre shqiptare çame, u zhvilluan disa luftime të ashpra, të cilat për momentin ua prenë hovin sulmeve të andartëve grekë ndaj popullsisë civile çame. Këto luftime u zhvilluan gjatë muajve korrik-gusht dhe në to morrën pjesë dhe djemtë çamë, të cilët ishin mobilizuar nga nacionalistët çamë dhe gjermanët.712 Në kuadrin e masave të mara për mbrojtjen e jetëve të familjeve çame, të cilat i ishin drejtuar kufirit shqiptar, ishte dhe mbajtja në gjysmën e dytë të muajit korrik, e Kuvendit të dytë çam, në Grikohor.713 Një nga vendimet kryesore të këtij kuvendi ishte, mbajtja me forcë e frontit, si dhe të pengohej me çdo kusht mësymja e forcave zerviste në Çamëri për t’i dhënë mundësi familjeve çame të tërhiqeshin pa pasoja drejt kufirit me Shqipërinë.714

Megjithë masat e marra nga komanda nacionaliste çame, për t’u bërë rezistencë trupave zerviste, përparimi i tyre drejt fshatrave shqiptare ishte i shpejtë. Operacionet zerviste kundër popullsisë shqiptare u shoqëruan me vrasje dhe shkatërrimin e të gjithë fshatrave që ishin në vijën e sulmit Gumenicë-Mininë. Një nga betejat për mbajtjen e frontit dhe ndalimin e avancimit të trupave zerviste u zhvillua në fund të korrikut, në vendin e quajtur Qafa e Shurzës.715 Në këtë beteje, rreth 55-60 luftëtarë vullnetarë çamë u ndeshën me batalionin zervist, të cilët lanë 10 ushtarë të vrarë dhe nga pala shqiptare dhanë jetën Vehip Hodo e Hasim Memo.716

Në ditët e para të muajit gusht, divizioni i X-të i EDES-it rifilloi operacionet kundër popullsisë çame të fshatrave të Margaritit, Mazrekut dhe Gumenicës. Megjithë rezistencën që bënë formacionet e pakta të forcave të armatosura çame, forcat zerviste arritën të vinin nën kontrollin e tyre të gjithë vijën ndarëse Gumenicë-Mininë. Hyrja e formacioneve ushtarake zerviste në fshatrat e kësaj zone u shoqërua me djegien e fshtarave çamë në luginën e Maragritit dhe plaçkitjen e shtëpive të tyre prej banorëve të krishterë grekë. Komandanti grek i divizionit zervist Kamara, në vend që të qetësonte ushtarët e tij për të ndalur veprimet vrastare ndaj popullsisë civile çame, u bënte thirrje banorëve grekë se, më në fund ata kishin mundur të hiqnin qafe elementin muslimanë, që sipas tij kishte bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë.717

Përpjekjet për të sulmuar forcat zerviste, si dhe për të parandaluar masakrat ndaj popullsisë çame, u bënë dhe nga Fronti Nacionalçlirimtar shqiptar. Rexhep Plaku, një nga udhëheqësit e çetave partizane që vepronte në ato zona, gjatë muajit arriti një marrëveshje me çetat partizane greke për të sulmuar forcat zerviste, por mosparaqitja e forcave partizane greke në vendin e përcaktuar ku do të bëheshin luftime, bëri që kjo tentativë të dështonte.718 712 Meta, Tragjedia..,72.713 Rexhep Dino, Çamëri, kjo dhimbje e madhe. Kujtime, (Munih, 1993), 88, cituar sipas Metës, Tragjedia çame, 73.714 Dino, Çamëri kjo dhimbje…,88.715 Hoxha, Viset shqiptare…,373.716 Po aty. 717 AYE, 1944, 42/6, pa nr. pr. Divizioni X-të EOEA, Thirrje e Kamarës për popullsinë e Çamërisë, datë, 9.8.1944. Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë.., 190.718 Meta, Tragjedia.., 74.

148

Page 149:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Të dëshpëruar dhe të gjendur pa asnjë rrugëdalje, një grup nacionalistësh çamë të Janinës, në verën vitit 1944, nëpërmjet ushtarëve gjermanë, iu drejtuan me një thirrje qeverisë shqiptare nën pushtimin gjerman të Tiranës, të cilën e njoftonin mbi masakrat e kryera nga bandat zerviste ndaj popullsisë shqiptare çame. Në njoftimin drejtuar kësaj qeverie, nacionalistët çamë shpreheshin se; “Ngjarjet e fundit në Paramithi e përreth, të cilat u shoqëruan me vrasjen e 250 burrave, grave e fëmijëve, përdhunimin e grabitjen nga Zerva, shënojnë një gjendje dëshpërimi në Çamëri. Zerva ka ndërmend të zaptojë krejt Çamërinë. Popullsia e terrorizuar po kërkon të ikë në Shqipëri dhe po rend drejt kufirit. Kjo popullsi është në rrrezik të humbë gjithçka dhe se kalimi për në Shqipëri po vështirësohet nga gjendja në Jug. Paniku po shtrihet edhe ndër popullsinë e Gjirokastrës, e kudo ka mungesë organizimi, dizinteresimi e kujdes i pakët”.719 Në fund të njoftimit për gjendjen e krijuar, nënshkruesit e këtij dokumenti; Xhelo Aliçko, Haziz Vrioni, Jaho Kalasa, Qemal Frashëri e Nazima Jupi, i kërkonin qeverisë shqiptare që të merrte masat e duhura për dërgimin e një delegati fuqiplotë dhe rregullimin e çështjeve në Çamëri e Gjirokastër.720

Në gusht të vitit 1944, një përfaqësi e popullsisë së fshatrave të Komunës së Filatit, si Xhelal Skëndo, Abdullah Kasemi, Muni Rustemi, Ramadan Siriu, Hamit Muharremi etj, i kërkuan A. Lambert, përfaqësues britanik i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Epirin, që të ndërmerrte hapat e duhura për ndalimin e masakrave dhe të shpërnguljes së popullsisë shqiptare çame. Në kërkesën e tyre dërguar Lambert, përfaqësia e banorëve të Filatit, kërkonte që ai të ndërhynte pranë forcave nacionaliste greke për të ndaluar masakrat dhe vuajtjet e popullsisë shqiptare.721 Banorët shqiptarë i kërkonin atij se, nëse ndalimi i vrasjeve dhe dhuna e ushtruar nga zervistët nuk do të ndërpritej, të paktën të bëhej e mundur transportimi i banorëve para se të ishte vonë dhe marrja e tyre nën mbrojtjen e ndërkombëtarëve.722 Zyrtari anglez menjëherë u vu në lëvizje për të marrë kontakte me forcat zerviste greke. Në përgjigjen e tij, të datës 17 gusht, Lambert siguronte letërshkruesit se, popullsia shqiptare nuk duhej të largohej nga shtëpitë e tyre, pa u marrë më parë përgjigjja nga Zerva.723

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), njoftonte në datën 26 gusht 1944, se ngjarjet tragjike në Çamëri, vrasja e qindra shqiptarëve të pafajshëm dhe të qetë, si dhe shpërngulja me pahir e mijëra të tjerëve nga toka e të parëve të tyre e tronditën opinionin publik shqiptar.724 Në deklaratën e ATSH, flitej për vrasjen e Myftiut të Paramithisë, i cili së bashku me shqiptarët e tjerë u pre në besë nga dhespoti i Paramithisë, duke u masakruar nga bajoneta dhe thika e andartëve zervistë. Duke vazhduar më tej me përshkrimin e krimeve të kryera nga grekët, kjo agjenci bënte me dije se, shkaku i këtyre ngjarjeve duhej kërkuar vetëm në politikën shoviniste greke të Megalidesë dhe se krimet e kryera nga Zerva ishin veprime të qëllimshme dhe të paramenduara. Në vazhdim të 719 AQSH, F.151, V.1944, D.179, fl.2.720 Po aty. 721 AMPJ, V.1944, D.42. Letër e përfaqësuesve të popullsisë çame, drejtuar A. Lambert, përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Epirin.722 Po aty. 723 Po aty. Shif dhe AYE 1943-1944/2. Përgjigje e A. Lambert, dërguar përfaqësisë së popullsisë çame, Janinë 17 gusht 1944.724 “Bashkimi Kombit”, nr.206, datë 1 shtator 1944.

149

Page 150:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

deklaratës së kësaj agjencie thuhej se; “Lajme të zeza nga Çamëria na detyrojnë të heqim dorë nga optimizmi….e kemi parë Greqinë kurdoherë si djepin e qytetërimit dhe kemi pritur prej saj dritë e dituri. Terrorizmi grek ditët e fundit na ka habitur të gjithë dhe besojmë se çdo grek i mirë do të përbuzë këto veprime çnjerëzore që përbëjnë një njollë të zezë në marrëdhëniet midis dy vendeve tona dhe që na kthejnë shumë kohë mbrapa”.725

Ndërsa, lidhur me masat paraprake që kishte ndërmarë Lambert dhe organizata që ai drejtonte, për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve çamë, kjo agjenci në datën 27 gusht njoftonte se, “pjesa më e madhe, apo 20.000 vetë, tani janë grumbulluar si mos më keq në Filat, ku me vështirësi të mëdha Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka mundur t’u japë një ndihmë të parë”.726

Për ndalimin e masakrave ndaj çamëve muslimanë, si dhe gjetjen e një zgjedhjeje për familjet e shpërngulura, zotit Lambert iu dërgua një letër dhe nga Myftiu i Janinës. Në letrën e tij, ai kërkonte që Lambert të ndërmjetësonte personalisht pranë Zervës, që çamët e larguar të kishin mundësi të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Nisur nga qëllimet humanitare, kreu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar vendosi kontakte me krerët e EDES-it, ku paraqiti kërkesat e bëra nga shqiptarët, lidhur me rikthimin e tyre në Çamëri. Si përgjigje Zerva vendosi disa kushte, të cilat Lambert pas takimit ia komunikoi parisë çame të përmbledhura në tetë pika:

1. Popullsia muslimane çame do të mund të kthehej në vatrat e saj, duke patur garancinë për sigurimin e jetës, nderit dhe pasurisë.

2. Ata që dispononin armë, duhet t’i dorëzonin ato te autoritetet locale e ushtarake.3. Jeta e tyre shoqërore si shtetas grekë, që nga ai moment do të rregullohej në bazë

të ligjeve greke dhe urdhërave e kushteve të vendosura nga EDES-i.4. Ajo pjesë e popullsisë që kishte kryer krime kundër popullsisë greke, nuk duhej të

kthehej, ndërsa pjesa që do të kthehej do të rregjistrohej në bazë të fshatrave nga ana e një komision i cili do të ngrihej posaçërisht për këtë process. Listat me emrat e banorëve të rregjistruar do t’u dorëzohej Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Janinë. Ky rregjistrim do të ishte i detyrueshëm për të gjithë. Kundër atyre personave që ishin përgjegjës për vepra penale ndaj qytetarëve grekë apo dhe ndaj shtetit, do të jepeshin dënime që parashikoheshin nga ligji.

5. Banorët e kthyer në shtëpitë e tyre nuk duhet të bashkëpunonin, apo të përkrahnin organizata të tjera ushtarake të cilat ishin në luftë me EDES-in.

6. Deri në kthimin e një përgjigje nga paria shqiptare trupat edeiste do të ndërpritnin çdo lloj aksioni kundër tyre.

7. Çamët muslimanë të cilët nuk dëshiroheshin të ktheheshin mund të shkonin në çdo vend tjetër, mjafton që të mos u binin në qafë të krishterëve grekë, si dhe të mos mbanin qëndrim armiqësor ndaj EDES-it..

8. Përgjigja për propozimet e bëra nga EDES, duhej të kthehej brenda datës 24 gusht 1944.727

725 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.12-13.726 “Bashkimi i Kombit”, nr.202, Tiranë, datë.27 gusht 1944, fq.1.727 Manda, Camët myslimanë..,191-192.

150

Page 151:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Përgjigja e nacionalistëve grekë më tepër dukej si një kurth i ngritur për të mbyllur një herë e përgjithmonë llogaritë me shfarosjen e shqiptarëve. E gjitha kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një justifikim për masakrat e kryera deri tani ndaj popullsisë çame, si dhe një mënyrë për të rikthyer ato familje që kishin braktisur shtëpitë e tyre, e për të mbyllur njëherë e përgjithmonë çashtjen çame nëpërmjet spastrimit etnik.

Një tjetër qëllim i Zervës ishte përfshirja e popullsisë çame në luftën civile greke dhe përdorimi i saj si forcë ushtarake kundër EAM-it. Të mësuar tashmë me premtime, kushtet e vëna nga Zerva mbetën në letër. Ato nuk u morën në konsideratë nga paria çame dhe krerët e saj. Sipas autorëve grekë, të cilët për fat të keq nuk janë të pakët në numër, Zerva iu ofroi çamëve muslimanë besën dhe garanci për jetët dhe pronat e tyre, por ata (çamët) të vetëdijshëm për fatin e tyre për bashkëpunimin me gjermanët vendosën të largoheshin për në Shqipëri.728

Ndërkohë që kryheshin bisedimet ndërmjet palëve, Zerva kishte filluar operacionin e spastrimit të popullsisë shqiptare në lindje të lumit Kalamas. Si rezultat i këtyre masave të egra, një pjesë e mirë e popullsisë çame kishte kaluar lumin dhe ishte grumbulluar në rrethinat e Filatit dhe në afërsi të kufirit greko-shqiptar, zona këto që kontrolloheshin nga forcat partizane greke të ELAS-it.729 Duke parë mundësinë që t’i kte nga duart për shfarosjen e popullsisë çame, Zerva i deklaroi Lambertit se ai ishte i gatshëm që t’u ofronte një tjetër mundësi çamëve për kthimin e tyre, por pa lëvizur nga kushtet që kishte paraqitur.730

Lambert iu drejtua edhe një herë përfaqësuesve çamë, duke i kritikuar ata për vendimin që kishin marrë për zhvendosjen e popullsisë së pa mbrojtur civile, me arsyetimin se tashmë Zerva do ta kishte të lirë rrugën për pushtimin e fashatrave të braktisur dhe se ai nuk mund të bënte asngjë për ndalimin e bombardimeve nga ana e aleatëve, gjë e cila mund të rrezikonte jetët e tyre.731 Në përfundim të letrës së tij drejtuar përfaqësuesve çamë, ai shkruante se, “mbetem gjithnjë në dispozicionin tuaj, duke përsëritur edhe njëherë atë që u theksova të gjithëve, se ndërmjetësimi im është krejtësisht jozyrtar. Nuk mund të japë asnjë ndihmë për popullsinë e cila dëshiron të emigrojë në Shqipëri, veçse në rast se të gjitha palët e interesuara bien dakord”.732

Pas Paramithisë radhën e kishin fshatrat e tjerë të banuara me shqiptarë, të cilët të gjendur përpara planeve shfarosëse të andartëve zervistë, e kishin të pamundur të vetëmbroheshin në kushtet e një izolimi të thellë. Nga fundi i gushtit të vitit 1944, forcat zerviste mësynë sërish në fshatrat shqiptare të Pargës dhe zonave përreth. Në harkun e disa ditëve, forcat edeiste sulmuan Filatin, Sajadhën dhe Gumenicën. Në datën 28 gusht, prej këtyre forcave u ekzekutuan 49 burra dhe 8 gra.733 Egërsia e reparteve ushtarake

728 Kentritis Kyriakos, Myths an Realities About Minorities in Greece. The Case of the Moslem Cams of Epirus, International Center for Minority, Studies and Intercultural Relations, (Sofje, 1995).729 Manda, Çamët muslimanë…,192.730 Po aty. 731 AYE, 1944, 42/6, pa nr.prot., Lambert për Komisionin Përfaqësues të Muslimanëve të Çamërisë, Janinë 16.8.1944. Cituar sipas Manda, Çamët muslimanë…,194.732 Po aty. 733 “Bashkimi”, datë, 30 dhjetor 1945.

151

Page 152:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

zerviste përballë popullsisë çame ishte e madhe dhe të gjithë ata çamë të armatosur që ziheshin ekzekutoheshin në vend.734

Komandanti i batalionit “Çamëria” Rexhep Plaku, duke denoncuar krimet e brëa nga nacionalistët grekë gjatë verës së vitit 1944, paralajmëronte krerët komunistë në Shqipëri, se tragjedia e popullsisë çame nuk kishte përfunduar ende. Në letrën e tij të datës 13 shtator, dërguar Qeverisë së Përkohshme, ai bënte thirrje për marrjen e masave urgjente që krime të tilla të mos përsëriteshin më. Ai kërkonte nga udhëheqja komuniste shqiptare që të informoheshin aleatët anglo-amerikanë dhe ata sovjetikë, se popullsia shqiptare e Çamërisë nuk ishte bashkëpunëtore e fashizmit, por ajo ishte e radhitur përkrahë rezistencës antifashiste.735 Kërkesa e tij konsistonte në faktin që, aleatët perëndimorë të këmbëngulnin pranë qeverisë greke për ndalimin e masakrave ndaj popullsisë çame, si dhe të merreshin masat e nevojshme për kthimin e kësaj popullsie në territoret e shpërnguluara. Njëkohësisht komandanti i batalionit “Çamëria”, kërkonte nga krerët komunistë të EAM-it, që së bashku të sulmonin forcat zerviste dhe ato gjermane në Filat. “Ne politikisht humbasim shumë,- shkruante Rexhep Plaku në letrën e tij,- pasi në të kundërt do të vertetoheshin akuzat e reaksionit, se ne ia kemi shitur Çamërinë Greqisë”.736

Filati u bë qendra e radhës e masakrave zerviste ndaj kësaj popullsie. Në 14 shtator 1944, forcat edeiste grumbulluan në qendër të Filatit të gjithë burrat, kryesisht djem të rinj dhe pleq, të cilët pas një gjyqi të improvizuar u ekzekutuan me akuzën e bashkëpunimit me pushtuesit.737 Urdhëri i ekzekutimit për banorët shqiptarë të Filatit ishte dhënë një ditë më parë nga komandanti zervist Kamara, i cili i shkruante Aristidh Kranjës, se, duhej t’i pushkatonin të gjithë pa vonesë, pa pritur urdhëra nga komanda më të larta, “se pastaj do të jetë shumë vonë”.738

Në bazë të këtyre urdhërave, në intervalin midis dy-tre ditëve në Filat u vranë 47 burra pranë vendit të quajtur Ura e Filatit dhe pa kaluar ende tre ditë u ekzekutuan dhe 51 çamë të tjerë pranë Spitalit të Filatit dhe vendit të quajtur Përroi i Shejlës.739 Për pesë ditë me radhë në qytet mbizotëronte kaosi, vrasjet, djegiet dhe përdhunimet. Vetëm në qytetin e Filatit, në harkun e një jave, numëroheshin mbi 259 persona të vrarë dhe të zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Lidhur me krimet e Zervës në Filat, autorja greke E. Manda shprehet se, “popullsia shqiptare e mbetur në Filat, e cila nuk kishte mundur të kalonte në Shqipëri, u përndoq pa mëshirë, pati me dhjetëra viktima, shumë shtëpi të çamëve u plaçkitën dhe u dogjën, u shkatërruan dhe xhami”.740

Pas vrasjeve të para në Filat, forcat zerviste deklaruan se në qytet ishte vendosur qetësia, se të gjithë banorët tashmë mund të qëndronin të pashqetësuar në shtëpitë e tyre 734 Manda, Çamët muslimanë…, 195.735 P. Kalaja, “Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve të Çamërisë…Artikull i botuar në Gazetën “Rilindja” (Zvicër, 1995). Cituar sipas autorit Repishti, “Epiri jugut, Çamëria”, 85.736 Kalaja, “Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve të Çamërisë.., Cituar sipas autorit Repishti, “Epiri jugut, Çamëria”, 85.737 “Bashkimi”, datë, 30 dhjetor 1945.738 Po aty. 739 Po aty. 740 Manda, Çamët muslimanë…, 195.

152

Page 153:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dhe mund të lëviznin lirisht nëpër rrugët e qytetit. Kjo ishte një tjetër manovër dinakërie nga ana e monarkofashistëve grekë, të cilët shpresonin në grumbullimin dhe më pas masakrimin e popullsisë çame. Gjatë mbrëmjes së 23 shtatorit 1944, duke u gdhirë data 24, vetëm në Filat u vranë 47 vetë, ndërsa në Spatar nga forcat zerviste u masakruan 157 burra, gra e fëmijë të grumbulluar nga fshatrat muslimane përreth. Bilanci i viktimave deri në fund të muajit shtator 1944, ishte 46 njerëz të therur me thika dhe 45 banorë të tjerë të masakruar dhe djegur të gjallë në Filat.741 Edhe ajo pjesë e banorëve që për momentin i shpëtoi ndëshkimit u nxorrën përpara një gjykate të improvizuar dhe u dënuan me vdekje. Gjatë seancës gjyqësore njerëz të nxitur nga urrejtja e madhe që kishin për shqiptarët çamë, thërrisnin në sallë se, “këta duan plumb kokës”, “se këta janë turq e jo grek” e shumë akuza të tjera të paqëna.742

Një raport i Mihalis Tsianis, sekretar i zyrës së PKG për Epirin, dërguar PKG greke në Athinë në fund të tetorit të vitit 1944, theksonte faktin se për shkak të veprimtarisë së shtuar të trupave edeiste, në zonën e Çamërisë mbizotëronte një regjim akoma më i keq. Sipas njoftimit, nga forcat edeiste të udhëhequar nga komandanti Vito dhe Nanos, vazhdonin goditjet dhe arrestimet ndaj luftëtarëve të ELAS-it dhe familjeve të tyre.743 Raporti theksonte gjithashtu dhe përgatitjet e forcave nacionaliste greke për një goditje të radhës në Çamëri kundër popullsisë civile shqiptare. Në këtë raport, thuhej se, “ashtu siç e shikoni dhe nga kopjet e shtypit të tyre që po ju dërgojmë (fjala është për shtypin luftarak të organizatës së EDES-it), vazhdojnë kryeartikujt zjarrëvënës, veçanërisht rreth Çamërisë dhe Vorio Epirit. Kanë botuar lista të tëra me emrat e çamëve muslimanë, të cilët akuzohen se kanë therur përpara kohësh të krishterët”.744

Spastrimet në fshatrat me popullsi muslimane shqiptare në jug të Kalamas, bënë që shumica e banorëve të largoheshin prej shtëpive të tyre. Mbasi nuk kishin asnjë mundësi për të bërë rezistencë ndaj trupave të armatosura zerviste, çamët morën rrugën e shtegëtimit drejt kufirit me Shqipërinë. Sulmi i trupave zerviste ndaj banorëve të fshatrave të Filatit dhe Sajadhës u ndërmor për shkak se, kjo zonë njihej për mbështetjen që i kishte dhënë Frontit Çlirimtar Kombëtar grek dhe se këtu forcat e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke gëzonin mbështetje të madhe. Lista e përgatitur nga zervistët me emrat e çamëve, të cilët kishin qenë pjesë e formacioneve të Regjimentit XV të ushtrisë së ELAS-it, e vërtetojnë më së miri këtë fakt. Vetëm gjatë kalimit në fshatin Grikohor, zervistët vranë disa ish luftëtarë çamë të ELAS-it, si Habib Omeri, Islam Ademi, Selman Osmani, Zeqir Ademi nga Arvenica, Kasem Jakupi nga Kuçi, Aqif Ahmeti e Isak Damo nga Vrohori.745

Lidhur me gjendjen e mjeruar që po kalonte popullsia çame pas masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke, si dhe mbështetjen që ata i dhanë lëvizjes antifashiste nacionalçlirimtare shqiptare gjatë këtyre muajve, na njeh dhe një raport

741 Memorandum i Komunitetit Antfashist të Emigrantëve Çamë në Shqipëri, drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Komisionit Hetimor për Trajtimin e Minoritetit Çam Shqiptar në Greqi dhe Masakrat ndaj tyre, Shif Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,185.742 “Zëri i Çamërisë”, Tiranë, datë 8 tetor 1946.743 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,178-179.744 Po aty., 179-180.745 “Çamëria”, Nr. 14, datë 2 tetor 1991.

153

Page 154:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

informativ dërguar KQ të Partisë Komunistë, për Qarkorin e Gjirokastrës në të cilin thuhej se, “Me avitjen e fuqive Zerviste në kufi, populli çam i Shqipërisë ka pësuar një farë tronditje morale. Janë grumbulluar më tepër rreth frontit dhe kanë deklaruar se janë gati për çdo rast që të paraqitet, të marrin pjesë në luftë në qoftë së do të kërkohet ndihmë nga forcat ushtarake partizane”.746 Si pasojë e reprezaljeve të shovinistëve grekë, deri në muajin dhjetor të vitit 1944, vazhdoi largimi i popullsisë shqiptare nga trojet e veta në drejtim të Shqipërisë. Vetëm në zonën e Konispolit u zhvendosën mbi 20.000 çamë, të cilët u përballën me mungesën e ushqimeve, të barnave dhe të strehimit.747

746 AQSH. F.17/APL. V.1944. D.79, fl.66.747 Bashkimi, Nr.240, datë 7 tetor 1945.

154

Page 155:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

4.3. Genocidi në mars 1945, shpërngulja dhe bilanci i krimeve ndaj minoritetit çam.

Pas masakrave të para të kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj minoritetit çam në Greqi, si dhe me largimin e forcave gjermane, situata në Çamëri u përkeqësua. Ashtu si dhe në të gjithë Greqinë edhe Çamëria ishte e përfshirë nga ethet e luftës civile që kishte shpërthyer midis EAM-it dhe EDES-it. Pikërisht, për të frenuar një gjë të tillë, si dhe për të bashkuar forcat e rezistencës greke kundër ushtrisë gjermane, oficerët e misionit britanik në Greqi bënë përpjekje për të arritur një marrëveshje midis EAM-it dhe EDES-it. Pas shumë bisedimesh midis përfaqësuesve të këtyre dy forcave me ndërmjetësimin e oficerëve britanikë, në fund të muajit gusht 1944, në Kazerta të Italisë u firmos marrëveshja e armëpushimit midis EAM-it dhe EDES-it të udhëhequr nga Napoleon Zerva.

Në bazë të kësaj marrëveshje, si EAM-i dhe EDES-i ranë dakort për përcaktimin e zonave të influencës, duke bërë që kufiri në veri të lumit Kalamas dhe që vazhdonte në vijën perëndimore të Manastirit të Shën Mërisë – Dhovlas – Gjithë Shenjtorët – Libovë – Qeramicës – Malunit, t’u përkiste partizanëve muslimanë shqiptarë, të cilët ishin pjesë e batalionit mikst të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke. Ndërsa, zonat e Gumenicës dhe Janinës e deri në zgjatimin në veri, deri në kufirin me Shqipërinë, njiheshin si zona influence të EDES-it.748 Forcat e Regjimentit të XV të ELAS-it, të udhëhequra nga komandanti grek Paraskas, në kundërshtim me urdhërat e dhëna nga krerët ushtarakë të ELAS-it, vendosën që të merrnin nën kontrollin e tyre një pjesë të mirë të territoreve të Filatit dhe Sajadhës. Një veprim i tillë nuk u prit aspak mirë nga krerët ushtarakë e politikë të EAM/ELAS-it, të cilët urdhëruan tërheqjen e menjëhershme të trupave të këtij regjimenti dhe kalimin e kësaj zone nën influencën e batalionit mikst, të përbërë nga çamët shqiptarë.749

Forcat edeiste, duke mos respektuar pikat e marrëveshjes u futën në zonat e banuara nga shqiptarët, të cilat i ishin lënë në kontroll pikërisht batalionit mikst të Regjimentit të XV të ELAS-it. Një raport informativ i PKG, i degës së Epirit, dërguar Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Greke në Athinë, lidhur me futjen e trupave të Regjimentit të X të EDES-it në Çamëri gjatë muajit nëntor 1944, njoftonte se, “ky keqkuptim serioz (fjala ishte për shkeljen e territorit të Çamërisë, e cila në bazë të kësaj marrëveshje i ishte njohur Rregjimentit të 15 të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Greke, i përbërë nga grekë dhe shqiptarë çamë, shënimi ynë) i dha të drejtën EDES-sit, të shijë në Filat dhe në Çamëri dhe të mbulojë të gjitha krimet e saj të tmerrshme”.750 Vetë EAM-i me ushtrinë e saj, për shkak të divergjencave që ekzistonin në gjirin e kësaj lëvizjeje, nuk

748 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 174-175. Raport i PKG, Zona e Epirit për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇP greke, datë 14 tetor 1944.749 Po aty. 750 Po aty., 177. Raport i Partisë Komuniste Greke, Zyra e Epirit, për Partinë Komuniste Greke, mbi pasojat e moszbatimit të marrëveshjes së Kazertës lidhur me territorin që duhet të kontrollonin partizanët shqiptarë muslimanë.

155

Page 156:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

ishte në gjendje që t’i bënte ballë presionit në rritje nga ana e Zervës dhe grupimeve të tjera ekstremiste nacionaliste, të cilat kishin dhe mbështetjen e misioneve britanike në Greqi.

Duke përfituar nga situata e krijuar, forcat nacionaliste greke të udhëhequra nga N. Zerva shprehën hapur inisiativën për të vazhduar aksionin e tyre ushtarak dhe në krahinat e Shqipërisë së jugut. Një veprim i tillë i ekspozuar me forcë nga Zerva dhe përkrahësit e tij, për të kaluar kufirin shqiptar u kundërshtua nga politika amerikane. Në nëntor të vitit 1944, nënsekretari amerikan i shtetit Stetinius, i informuar rreth asaj çka po ndodhte në Çamëri do të theksonte se; “Ne mendojmë se nuk duhet të lejojmë forcat e armatosura greke dhe ato shqiptare të kalojnë kufirin dhe se përpjekjet e tyre për të përzënë ose asgjesuar pakicën që i përket një gjuhe ose një grupi kombëtar të ndryshëm nuk duhet të tolerohen”.751 Strategjinë e Zervës për të sulmuar popullsinë çame në brendësi të territorit shqiptar, e denoncoi hapur pranë aleatëve dhe Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL shqiptare, i cili iu përgjigj në të njëjtën mënyrë kërcënimit edeist.

Të gjendur përballë një përplasje midis EDES-it dhe FNCl shqiptar, si dhe duke njohur forcën e vërtetë ushtarake të ushtrisë çlirimtare shqiptare, Shtabi Aleat i Lindjes së Mesme i komunikoi Zervës se, “në rast se tentonte të kalonte qoftë dhe një pëllëmbë kufirin shqiptar, do të ishte përgjegjës për atë që do të pasonte më pas”.752 Sipas aleatëve, plani i Zervës në rast të një tentative të mundshme për kalimin e kufirit shqiptar, do të rezultonte i paarritshëm, për shkak se forcat nacionaliste greke do të viheshin midis dy zjarreve, ku nga njëra anë ato do të sulmoheshin nga trupat e EAM/ELAS-it dhe nga ana tjetër do të sulmoheshin nga forcat ushtarake të LANÇ shqiptare.

Pas përpjekjeve të shumta, në dhjetor të vitit 1944, një pjesë e konsiderueshme e krahinës së Çamërisë u vu nën kontrollin e Frontit Nacional Çlirimtar të EAM-it dhe ELLAS-it. Si pasojë e kësaj situate të krijuar, forcat edeiste në dhjetëditëshin e parë të janarit të vitit 1945, u larguan në drejtim të Korfuzit. Pas vënies nën kontrollin e përkohshëm të këtyre territoreve nga ana e forcave të EAM-it, u duk se ishin krijuar kushtet për rikthimin e popullsisë së shpërngulur çame në shtëpitë e tyre. Në vazhdën e përpjekjeve të patriotëve çamë për të denoncuar masakrat që ishin kryer ndaj popullisë shqiptare, si dhe për të mundësuar rikthimin e familjeve çame të shpërngulura, një përfaqësi e kësaj popullsie e kryesuar nga patrioti Musa Demi në ditët e para të janarit 1945, mori kontakte me krerët e EAM-it dhe Komitetit Panepiriot në Janinë.753 Kërkesa e M. Demit drejtuar udhëheqësve eamistë për të krijuar kushtet e duhura për rikthimin e çamëve në Çamëri, u prit mirë nga komunistët grekë. Pas takimit me udhëheqësit grekë të EAM-it, Musa Demi i shoqëruar dhe nga Jani Kondi nga fshati Finiq i Filatit, u paraqitën në Athinë për të takuar kryeminsitrin grek Papandreu, i cili refuzoi në mënyrë të prerë të takohej me përfaqësinë e shqiptarëve muslimanë çamë.754

Megjithë dështimin për të siguruar një takim me përfaqësues të qeverisë greke, komisioni i përfaqësuesve të popullsisë çame nuk u tërhoq nga përpjekjet për të

751 Stetinius, Acting Secretary to A.C.Kirk, në Foreign Relations of the US, 1944 (FRUS) Vëll.III, Albania, pp.285, cituar sipas Nazarko, Pesha e kohës në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Çamëri…, 323.752 PRO/FO, 371/43564, NO.177, Philip Broad për Mac Millan, Bari 28 tetor 1944.753 F. Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 276.754 “Zëri i Çamërisë”, 24 prill 1946.

156

Page 157:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

përfunduar misionin që kishin ndërmarrë. Musa Demi dhe përfaqësuesit e tjerë të minoritetit çam takuan një përfaqësi të misionit aleat në Athinë, të cilëve u bënë të njohur faktet rrënqethëse dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhej popullsia shqiptare në Çamëri.755 Premtimi i vetëm që morën përfaqësuesit çamë, ishte se problemi që ata shtronin do të ishte në vëmendjen e aleatëve, por se ata nuk merrnin përsipër zgjidhjen përfundimtare të çështjes dhe kthimit të familjeve çame në Çamëri.756

Përpjekjet për të mundësuar rikthimin e familjeve çame të shpërngulura në trojet e tyre u shtuan nga forcat e majta greke dhe shqiptare. Për këtë qëllim si EAM-i grek dhe FNÇL shqiptar, ranë dakort që popullsia e shpërngulur çame, të mund të rikthehej në Çamëri gjatë ditëve në vazhdim. Në bazë të marrëveshjes në 6 janar 1945, Komanda e Lartë e Regjimentit të XV të ELAS-it, iu drejtua me një thirrje Komitetit Antifashist Çam, si dhe të gjithë emigrantëve çamë të shpërngulur nga Çamëria.757 Në këtë thirrje theksohej fakti se, kthimi i familjeve çame në shtëpitë e tyre do të ishte i shpejtë, por ky kthim do të fillonte vetëm në ato momente kur të merrej një vendim i përbashkët midis qeverisë shqiptare dhe asaj të ELAS-it. Të ndërgjegjshëm për krimet e kryera nga zervistët në kurriz të popullsisë çame, drejtuesit grekë të EAM-ELAS-it, theksonin se; “Drama dhe katastrofa që kishte përfshirë kohët e fundit elementin musliman çam e kishte shkatërruar plotësisht atë”.758

Paralelisht me thirrjen drejtuar minoritetit çam, Komiteti Nacionalçlirimtar i EAM-it dhe Komiteti Panepiriot Grek, në datën 28 janar 1945, lëshuan dhe një thirrje drejtuar banorëve të krishterë të Çamërisë, me anë të së cilës bëhej i njohur vendimi i marrë nga Prefektura e Gjirokastrës për kthimin e refugjatëve çamë në shtëpitë e tyre.759 Në këtë thirrje porositej popullsia vendase, që të mos pengonte riatdhesimin e popullsisë çame në shtëpitë e tyre, si dhe të merreshin masa për eleminimin e qejfmbetjeve dhe krijimin e marrëdhënieve miqësore midis dy komuniteteve. Gjithashtu, udhëzohej administrata provizore lokale e Çamërisë, që të merrte masa për pritjen e komunitetit çam, që ky kthim duhej të shoqërohej me një propagandë, në të cilën të theksohej miqësia dhe harmonia midis komuniteteve dhe dy popujve fqinjë.760 Për të kontrolluar zbatimin e porosive të dhëna, si dhe për të ndjekur nga afër proçesin e riatdhesimit të çamëve, Komiteti Nacionalçlirimtar i EAM-it dërgoi në terren njerëz të posaçëm. Masat e marra nga EAM-i dhe Komiteti Panepiriot helen ishin të konsiderueshme dhe puna për riatdhesimin e popullsisë së shpërngulur çame eci normalisht. Të inkurajuar dhe nga bisedimet midis EAM-it dhe qeverisë shqiptare, rreth 3 000 deri në 5000 çamë vendosën të riatdhesohen në Çamëri.

Por, pavarësisht masave të marra nga pala greke dhe garancive të dhëna nga misioni britanik në Tiranë, një pjesë e mirë e banorëve çamë, të cilët mundën t’u shpëtojnë masakrave të Zervës dhe që kishin parë me sytë e tyre krimet e bëra, as që kishin ndërmend të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Koha u dha të drejtë. Shumë shpejt ky 755 “Zëri i Çamërisë”, 24 prill 1946. Shif dhe F.Liço, Probleme të marrëdhënieve.., 276-277, shif. Meta, Tensioni greko-shqiptar…, 176, shif. Isufi, Musa Demi…, 266.756 Isufi, Musa Demi…,266.757 AMPB, D.17-18, V.1945.758 Po aty. 759 Krapsitis, Oi musulmani…, 179.760 Po aty.

157

Page 158:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

rikthim do të rezultonte fatal për këtë pjesë të popullsisë. Vetëm disa javë më vonë, forcat e Zervës do të rimernin sërish kontrollin e krahinës së Çamërisë dhe për shqiptarët fati kishte përgatitur një tjetër akt mizor.

Rreziku i formimit të një qeverie komuniste në Greqi alarmoi misionet britanike në Greqi dhe qeverinë e Londrës. Si rezultat i ndërhyrjes britanike për krijimin e një qeverie kombëtare greke, në 12 shkurt të vitit 1945, midis EAM-it dhe EDES-it u nënshkrua marrëveshja e Varkizës. Sipas kësaj marrëveshjeje, forcat e ELAS-it duheshin të çarmatoseshin menjëherë dhe kontrollin ushtarak të Greqisë e mori në dorë qeveria kuislinge e Ralisit.761 Marrëveshja e Varkizës përveçse ishte një kapitullim pa kushte i EAM-ELAS-it, ajo përcaktoi përfundimisht dhe fatin e popullsisë shqiptare çame në Greqi. EDES-i, si një forcë e cila udhëhiqej nga parime të theksuara nacionaliste dhe antikomuniste, prej kohësh kishte një vijë konstante antiçame dhe antishqiptare në përgjithësi. Në mars të vitit 1945, forcat zerviste të mbështetura dhe prej britanikëve krijuan një trupë ushtarake të veçantë, e cila mori emrin “Rojat Kombëtare”.762 Detyrë parësore e këtij formacioni ushtarak paramilitar ishte eleminimi i kundërshtarëve të tyre politik, si dhe shfarosja e dëbimi në masë i popullsisë civile shqiptare nga Çamëria.

Në 5 mars 1945, një trup ushtarake prej 200 ushtarësh zervistë, të veshur dhe armatosur me armatime britanike, zbarkuan nga Korfuzi në fshatin Sajadhë. Pasi rrethuan Filatin, Shqeparin dhe Spatarin, forcat edeiste të komanduara nga Kristo Kaca, Ilia Kaca dhe kol. Zotos rifilluan masakrimet e popullsisë civile çame.763 Në 8 mars, u vra Selam Izeti nga fshati Spatar, ndërsa në datë 9 mars, u vra Kadri Konduri nga Sollopia. Vetëm në datat 12 dhe 13 mars, nga trupat e komanduara prej gjeneralit zervist Zotos, në Filat u vranë 217 çamë, nga këta 120 burra, 60 gra dhe 15 fëmijë.764

Të dhënat e masakrave të kryera nga ushtria zerviste gjatë kësaj periudhe janë kontradiktore. Autorja greke E. Manda, e minimizon numrin e viktimave çame, duke e çuar atë në 60-70 vetë.765 Lidhur me numrin e të vrarëve në Filat nga forcat zerviste të udhëhequra prej kolonelit Zotos, në datën 12 dhe 13 mars, autori M. Mazower jep një numër prej rreth 60 të vrarë në radhët e popullsisë shqiptare.766 Ndërsa numrin total të të vrarëve çamë gjatë masakrave të marsit të vitit 1945, ky autor e çon nga 70 deri në 100 burra çamë.767 Sipas tij, pjesa e mbetur e popullsisë së këtyre fshatrave, që u shpëtoi barbarisë së edeistëve, u largua për në Shqipëri nën shoqërimin e UNRRA-s dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare.768 Lidhur me masakrat e marsit në Filat kundër popullsisë çame, autorja greke E. Manda thekson se, “si pasojë e operacioneve të spastrimit të popullsisë çame në Filat, gjatë datave 12 dhe 13 mars u vranë rreth 60-70 çamë, e ndërsa pjesa tjetër u detyrua të largohet në drejtim të kufirit shqiptar”.769

761 AMPB, D.3, V.1945.762 Mazouer, After the War.., 26.763 PRO/FO, 371/48094. Raport i Palmerit mbi vizitën e tij në Greqinë veriore, 9-14 prill 1945.764 AMPB, D.32, V.1945.765 Manda, Çamët myslimanë…, 203-204.766 Mazouer, After the Ëar.., 26.767 Po aty. 768 Po aty. 769 Manda, Çamët myslimanë...,204.

158

Page 159:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Në datën 14 mars, bandat zerviste të udhëhequra nga Ilia Kaca, vranë Haki Banon. Po në këtë datë, një grup familjesh çame teksa u detyruan të emigronin drejt kufirit me Shqipërinë u ekzekutuan gjatë rrugës. Nga dëshmitë e treguara nga të mbijetuarit, rezulton se nga forcat edeiste u vranë rreth 40 burra.770 Në 16 mars, forcat edeiste të udhëhequra nga Kosta Tasho dhe Fete Noti nga Smarta, ekzekutuan Hysen Shabanin së bashku me djalin e tij Jakupin dhe vëllanë Riza Shabanin.771 Pas ekzekutimit të burrave të familjes Shabani, pjesa tjetër e mbetur mori rrugën për në drejtim të kufirit me Shqipërinë, duke braktisur gjithçka. Autori grek J. Sharras, e përshkruan në këtë mënyrë eskodin e madh të refugjatëve çamë drejt kufirit me Shqipërinë; “Mijëra burra, gra e fëmijë, me dhimbje e keqardhje në fytyrat e tyre, niseshin me ç’mundnin të merrnin me vete, në rrugën e shpëtimit”.772

Pasojat e masakrave të andartëve grekë ndaj minoritetit çam në Greqi ishin mjaft të rënda. Shifrat e shpërnguljes së popullsisë muslimane çame nga Çamëria, tashmë janë pranuar nga të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Sipas të dhënave zyrtare, numri i refugjatëve çamë të shpërngulur me dhunë nga Greqia gjatë viteve 1944-45 është rreth 25 000 vetë. Të masakruar dhe të humbur gjithsej rezultojnë 2 300 persona, të vdekur rrugëve gjatë largimit për në Shqipëri e zona të tjera numërohen rreth 2 400 vetë. U dogjën tërësisht dhe u shkatërruan mbi 61 fshatra shqiptare të Çamërisë, ku numri i shtëpive të djegura e të plaçkitura shkon në 5800. U rrëmbyen mbi 17 000 krerë bagëti dhe mbi 110 000 të tjera humbën, apo ngordhën. Përsa u përket prodhimeve bujqësore, rreth 1 730 000 okë drithëra dhe 620 000 okë vaj shkuan dëm, ose u rrëmbyen nga bandat greke. Në total, humbjet në produkte të prodhimeve bujqësore për vitin 1944-45 për bujqit çamë ishin 4 000 000 okë drithëra, 3 700 000 okë misër dhe 2 990 000 okë vaj.773

Pas çlirimit të Greqisë nga forcat nazifashiste, qeveria greke në detyrë miratoi një Kod Penal të Posaçëm, me qëllim ndëshkimin e të gjithë atyre që konsideroheshin bashkëpunëtorë me italianët, bullgarët dhe gjermanët. Nëpërmjet akteve kushtetuese774 dhe ligjeve,775 u rregulluan hollësitë e nevojshme për të përfshirë nën juridiksionin e Gjykatave Speciale, krimet që do të gjykoheshin prej tyre dhe dënimet që do të jepeshin në bazë të fajit të kryer nga individë apo grupe të ndryshme të popullsisë. Nëpërmjet këtyre akteve e ligjeve, parashikohej se në varësi të shkallës së veprimit që kishte kryer i pandehuri, gjykata speciale do të shprehej për sekuestrimin e pjesshëm apo të plotë të pasurisë së personit. Ky ligj special, ndër të tjera ishte përgatitur prej qeverisë greke, me qëllim që të përfundonte njëherë e mirë punën e nisur për konfiskimin e pasurive të minoritetit çam në Greqi që pas vitit 1913.

Në bazë të këtyre urdhëresave, më 23 maj të vitit 1945, Gjykata Speciale e Janinës dënoi me vdekje në mungesë 1930 çamë shqiptarë, të cilët sipas vendimit të kësaj 770 Dervishi, Masakrat në Çamëri, 166-167. Dëshmi e Reshat Resulit dhënë Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara në datë, 26.2.1947.771 Po aty., 124. Rrëfim i Sadrije Hysenit dhënë Komisionit Hetimor të Kombeve të Bashkuara në datë, 26.2.1947.772 Sharras, Istoria tis…., 667.773 Gazeta “Bashkimi”, 30 dhjetor 1945.774 Fletorja Zyrtare e Qeverisë Greke I, nr.12, botuar në datë 21.01.1945775 Ligji detyrueshëm 533/1945 “Për ndryshimin, plotësimin dhe kodifikimin e Aktit Kushtetues nr.6/1945, mbi imponimin e sanksioneve, etj. Fletorja Zyrtare e Qeverisë Greke I, nr.224, datë 3.9.1945.

159

Page 160:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

gjykate, u cilësuan bashkëpunëtorë të pushtuesve. Po nga kjo gjykatë, vetëm katër ditë më vonë, më 27 maj 1945, u dënuan me vdekje edhe 79 çamë të tjerë me të njëjtën akuzë. Si detyrim ndaj gjithë të dënuarve çamë me akuzën për bashkëpunim me armikun, u vendos masa e konfiskimit të pasurisë së tyre, përfshi dhe atë që ndodhej në duart e bashkëshortëve, fëmijve dhe familjarëve të tjerë që kishin lidhje me ta. Në këtë mënyrë shteti grek sanksionoi në mënyrë ligjore, ashtu siç kishte vepruar dhe më parë, vjedhjen dhe konfiskimin e pasurive të minoritetit çam në Greqi.

Zhdukja dhe spastrimi etnik me çdo kusht i shqiptarëve u bë ndër detyrat më të rëndësishme për andartët grekë. Dëbimi masiv dhe masakrat e kryera prej tyre mbi shqiptarët çamë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në përfundim të saj, përveçse solli dëme të pallogaritshme për minoritetin shqiptar, ai la gjurmë në marrëdhëniet midis dy popujve fqinjë. Nacionalistët grekë u munduan të justifikonin masakrën e kryer ndaj popullsisë çame me pretekstin se, popullsia çame u largua me dëshirën e vet, pasi sipas tyre, kjo pjesë e popullsisë e ndjeu se i priste ndëshkimi për shkak të rolit si bashkëpunëtorë të nazistëve.776 Për ta, masakra e kryer ndaj popullsisë muslimane shqiptare kishte ndodhur më parë se ky territor të pushtohej nga trupat ushtarake qeveritare greke dhe para se në Çamëri të vendosej autoriteti shtetëror grek.777

Masakra e bërë nga shovinistët grekë ndaj popullsisë civile muslimane shqiptare, nuk ishte diçka e rastësishme. Kjo masakër ishte një vepër e kurdisur mjaft mirë në kuadër të politikave shoviniste greke të Megaliidesë. Napoleon Zerva e pohonte me gojën e vet një politikë të tillë të shtetit grek, teksa i shkruante një miku të tij disa vite më vonë se, “duhet t’u rikujtojmë bashkëatdhetarëve tanë se kush e çliroi Çamërinë nga shqiptarët, të cilët për pesëqindvjetë shkelnin në qafë helenizmin”.778 Pa kaluar shumë kohë nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, autoritetet greke me kënaqësi të madhe njoftonin se, në qytetin e Pargës kishin mbetur vetëm 113 çamë, nga këta; 79 gra, 34 fëmijë dhe pjesa tjetër pleq në moshë të thyer.779 Si për të konfirmuar bilancin e viktimave të shkaktuara nga shteti grek dhe nga forcat nacionaliste greke ndaj popullsisë shqiptare çame në Greqi, autorja greke E. Manda shprehet se, “Në këtë mënyrë u mbyll një cikël i gjakderdhjes në Epir, cikël që kishte filluar shumë më herët, qysh prej vitit 1940”.780

776 Meta, Tensioni greko-shqiptar…, 193.777 PRO/FO.371/48094. Memorandum i qeverisë greke dërguar qeverisë britanike më 11 dhjetor 1945.778 Hasan Minga, Hilmi Saqe, Genocidi grek kundër Çamërisë vazhdon, (Tiranë, Arbëria, 2004), 54.779 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar…,146. Njoftim i Komandantit të Stacionit të Xhandarmërisë Mbretërore Greke në Pargë për Prefektin e Prevezës, datë 20.1.1947.780 Manda, Çamët myslimanë..,198.

160

Page 161:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

4.4. Qëndrimi i gjermanëve, misioneve britanike dhe forcave politike greke ndaj spastrimit etnik në Çamëri.

Greqia ishte i vetmi vend në Europë nga kampi i fituesve, ku bashkëpunëtorët fashistë me pushtuesin, kuislingët dhe tradhëtarët, dolën përsëri fitues. Britania e Madhe si një fuqi e konsiderueshme politike dhe ushtarake evropiane kundër Boshtit, luajti një rol të rëndësishëm në vendosjen e pozitave ideologjike në gadishullin e Ballkanit. Si gjithnjë e kujdesshme për të mos iu kundërvënë interesave të Greqisë në rajon, Londra bëri çdo përpjekje që interesat e aleates së vjetër të saj, të mos cënoheshin për asnjë çast, pavarësisht rrethanave që krijoheshin. Roli i misioneve britanike në rajonin e Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte përcaktues, përsa i përket vendosjes së regjimeve të pas luftës në shtetet ballkanike. Po kaq vendimtare ishin dhe veprimet apo mosveprimet e qeverisë britanike përsa i përket çështjes shqiptare në rajon.

Akuzat se, Britania e Madhe mbështeste rivendikimet greke ndaj Epirit të Veriut, u pasqyruan dhe në shtypin e shkruar britanik. Gazeta londineze New Cronicle, në një artikull të saj të datës 25 shtator 1944, teksa përshëndeste marrjen në kontroll nga forcat partizane shqiptare të qytetit të Gjirokastrës, hidhte dyshime se a do të ishin të zotë shqiptarët t’a mbanin gjatë këtë qytet.781 Në shkrimin e tij, autori F. W. Walbank, theksonte faktin se, pavarësia e Shqipërisë që nga krijimi i shtetit shqiptar ka qenë e garantuar prej Fuqive të Mëdha. Gjithashtu, në shkrimin e tij ky autor shtonte se, “kjo garanci nuk do të kishte asnjë vlerë, nëse po, këto Fuqi marrin vendimin që Shqipërisë t’i shkëputen territore nga viset jugore të saj”.782 Autori, pasi i bënte jehonë luftës së popullit shqiptar dhe atij grek përkrahë forcave aleate perëndimore, shtonte se, “për asnjë palë nuk duhej të kishte rivendikime të njëanëshme në favor të njërit apo tjetrit shtet, pa marrë më parë në konsideratë plebishitin dhe vullnetin e popullsive”.783

Për Britaninë e Madhe dhe diplomacinë e saj momenti kur Italia pushtoi Shqipërinë nuk përbënte asgjë të veçantë, pasi ky qëndrim justifikonte interesat italiane në rajon dhe veçanërisht ato mbi Shqipërinë.784 E ndodhur tashmë përpara faktit se, Italia kishte cënuar aletaten e saj të vjetër, si dhe kishte prishur planet strategjike britanike, duke pushtuar ishujt grekë, politika e Londrës shpejtoi të hartonte plane, për të nxitur rajonin e Ballkanit në luftë kundër Italisë. Pushtimi i ishujve grekë nga ana e Italisë, të cilët për Britaninë e Madhe përbënin pikat më nevralgjike që do të shërbenin si baza gjatë konfliktit me Boshtin, risolli në vëmendjen britanike edhe njëherë çështjet aq të nxehta të politikës ndërkombëtare në Ballkan.

Menjëherë Ministria britanike e Luftës hartoi plane lidhur me aktivizimin e rezistencës antiitaliane në Greqi dhe në të gjithë ato vende ku ishte instaluar regjimi

781 AQSH, F.151, V.1944, D.72. fl.1. 782 Po aty. 783 Po aty. 784 DDI, Ottava serie, vol.XI, 1935-1939, dok.496, fq.588.

161

Page 162:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

fashist. Në planet e hartuara nga kjo ministri për të nxitur revolta dhe veprime të armatosura në rajon kundër ushtrisë italiane, bënin pjesë dhe shqiptarët. Planet e diplomacisë britanike ndryshonin sa herë që ndryshonin dhe raportet e forcave politike dhe ushtarake në rajonine Ballkanit. Politika britanike në Greqi gjatë Luftës së II Botërore kishte dy synime. Objektivi i parë ishte afatshkurtër, pasi ai lidhej drejtëpërdrejtë me krijimin e rezistencës antigjermane, ndërsa objektivi tjetër lidhej me dominimin britanik në Greqi dhe Mesdhe pas përfundimit të kësaj lufte.

Spastrimi etnik i popullsisë shqiptare çame nga trojet e veta u bë nën syrin e britanikëve dhe të trupave gjermane. Si gjatë luftës dhe pas saj, të dy palët fajësonin njëra tjetrën për neglizhencën e treguar apo për aprovimin e kësaj masakre të kryer nga forcat zerviste greke, ndaj popullsisë civile shqiptare. Dokumentet britanike theksojnë rolin që patën gjermanët në inkurajimin dhe nxitjen e forcave ushtarake zerviste për të kryer masakrën ndaj popullisë shqiptare dhe dëbimin e tyre, pasi gjermanët me urdhërat e dhëna ndikuan drejtëpërdrejtë në çarmatosjen e popullsisë shqiptare çame dhe lënien e tyre në mëshirë të fatit.785

Lidhur me masakrat e kryera ndaj minoritetit shqiptar në Greqi, kreu i misionit aleat britanik pranë shtabit të Napoleon Zervës konfirmonte se; “Dëbimi i shqiptarëve u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe, siç ishte ajo në Filat, e cila nuk mund të falet”.786 Studiuesi grek Jani Sharra, duke folur për mbështetjen që Zerva siguronte prej misionit aleat britanik në Greqi, shkruan se; “Disa familje çame të tmerruara nga krimet e Zervas, iu drejtuan konsullatës britanike për të gjetur shpëtim, por kjo zyrë në vend që t’i strehonte dhe t’i shpëtonte prej Zervës, i dorëzoi të gjithë shqiptarët tek forcat e EDES-it”, të cilët i masakruan në sytë e anglezëve.787

Ndihmën e dhënë nga oficerët britanikë, për të lejuar kalimin e forcave të EDES-it për “arsye operacionale” në zonën e Filatit dhe në fshatrat përreth, e pohon dhe studiuesi tjetër grek J. Margaritis, i cili thekson se, “forcat e EDES-it me ndihmën e oficerëve britanikë që ndodheshin në zonë, si dhe me urdhërin e gjeneralit britanik Skobi, kaluan në veri të lumit Kalamas”.788 Objektivat gjoja ushtarake dhe operacionale, që mendonin të kryenin forcat zerviste me ndihmën e oficerëve britanikë, fshihnin dy misione të posaçme. Këto misione të fshehta kishin të bënin kryesisht me shpartallimin e forcave të Batalionit të XV të ELAS-it, i cili ishte i përbërë nga të ashtuquajturit “turko-shqiptar” dhe përsëritjen e masakrave në Filat dhe fshatrat përreth.789 Euforia e EDES-it për përbushjen e këtij misioni “kombëtar”, shkonte deri në atë masë sa që ata hodhën dhe ide të tilla se, “detyrën e nisur mund ta vazhdonin edhe në brendësi të territorit shqiptar”.790

Studiuesit e njohur të çështjes shqiptare dhe asaj ballkanike James Pettifer dhe Miranda Vickers, fajësojnë veçanërisht britanikët, lidhur me masakrën e kryer gjatë luftës ndaj popullsisë çame. Sipas tyre, problemi çam është një krijesë dhe përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e britanikëve dhe e ekstremistëve të djathtë grekë gjatë Luftës së Dytë

785 A.I.H, PRO/FO. 371/48094, Raport i Palmerit mbi udhëtimin e tij në Greqinë veriore, 9-14 prill 1945.786 A.I.H,787 Sharra, Istoria …., 669.788 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 142.789 Po aty.790 Manda, Çamët myslimanë..,196-197.

162

Page 163:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Botërore.791 Tashmë është e provuar, se britanikët ishin krejtësisht në dijeni të masakrave që ndodhnin në Çamëri gjatë periudhës pranverë – verë 1944 dhe ato të vitit 1945. Në lidhje me përgjegjësitë e misionit ushtarak britanik në Greqi lidhur me masakrat e nacionalistëve grekë ndaj minoritetit çam, historiani Beqir Meta thekson se, ndonëse britanikët ishin në dijeni të plotë të asaj ç’ka ndodhte në Çamëri me popullin çam, ata i kryen tepër vonë hetimet lidhur me këto ngjarje. Sipas tij, edhe në rastin e mbledhjes së provave për hetimin e çështjes, britanikët kishin si informacion të vetëm burimet greke.792 Edhe historiani me origjinë minoritare greke F. Liço, e pranon rolin e madh që kishin forcat britanike në genocidin e ushtruar nga trupat zerviste ndaj popullit çam. Sipas tij, nën besën dhe ndërhyrjen e misionarëve britanikë, çamëve iu garantua paprekshmëria, nëse ata do të dorëzonin paqësisht armët dhe nuk do të bënin asnjë rezistencë ndaj trupave nacionaliste.793

Në raport me përgjegjësinë që duhet të mbajnë palët pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë ose jo në këtë masakër, shumica e autorëve në analizën që i bëjnë ngjarjeve të ndodhura në përfundim të luftës, ngarkojnë me përgjegjësi britanikët. Ishte vetë kreu i misionit britanik pranë Zervës, Christopfer Woodhouse, ai i cili nxiti ekstremistët zervistë që, me pretekstin e realizimit të planeve të ushtrive aleate për pushtimin e Ballkanit dhe largimin e gjermanëve, të kryenin masakrën ndaj popullsisë së pa mbrojtur çame.794

Gjatë masakrave të Zervës ndaj popullsisë shqiptare çame, roli i britanikëve nuk ishte thjesht ai i sehirxhiut. Misioni britanik i atashuar pranë Zervës pretendonte, se ishte i pafuqishëm të ndalte vrullin e zervistëve dhe masakrat e tyre ndaj popullsisë civile shqiptare në Çamëri. Mirëpo shënimet e lëna nga kreu u misionit britanik C. Woodhouse, tregojnë krejt të kundërtën e asaj çka pretendohet. Lidhur me ngjarjet dhe masakrat ndaj popullsisë shqiptare çame, Woodhouse në shënimet e tij shkruan se: “Zerva i nxitur nga Misioni Aleat i drejtuar nga unë, i ndoqi ata (çamët) prej shtëpive të tyre në vitin 1944, me qëllim lehtësimin e operacioneve ndaj armikut”.795 Woodhouse pranon se, në realitet Zerva kreu krime ndaj shqiptarëve çamë, por ai asnjëherë nuk ka folur për krimet reale, për numrin e shqiptarëve të vrarë, apo për dëmet që i janë shkaktuar kësaj popullsie prej aleatëve të britanikëve në Greqi. Edhe pse pranon faktin se ka patur masakra të forcave zerviste ndaj popullsisë shqiptare çame, Woodhouse në asnjë moment të reflektimit të tij pas lufte, nuk jep shpjegime lidhur me qëndrimin indiferent apo dhe mbështetës ndaj aksioneve të Zervës gjatë masakrave në Çamëri. Si një antikomunist dhe antishqiptar deri në fund të jetës së tij, ai kurrë nuk shfaqi ndonjë ndjenjë pendimi, edhe pse në vetvete ishte tërësisht i bindur se ndaj çamëve ishte kryer një genocid i vërtetë. Për kreun e misionit britanik, “çamët, thjesht morën atë që meritonin”.796

Diplomacia britanike, e cila në saj të mosveprimit kishte toleruar masakrat e Zervës ndaj popullsisë shqiptare në Greqi, nuk kishte dëshirë për të ndërhyrë pranë qeverisë greke, për zgjidhjen e problemit çam. Për Londrën zyrtare kjo çështje ishte një 791 James Pettifer, Miranda Vickers, Çështja shqiptare, Riformëzimi Ballkanit, (Tiranë, Bota Shqiptare, 2007), 384-385.792 Meta, Tensioni greko-shqiptar.., 200.793 Liço, Probleme të marrëdhënieve…, 263.794 Pettifer, Vickers, Çështja shqiptare…,385.795 A.I.H, (PRO-FO).371/48094/18138. Shënim i Cris Woodhouse, datë 16 tetor 1945.796 Po aty.

163

Page 164:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

problem i cili mund të zgjidhej në rrugën e bisedimeve midis qeverisë greke dhe asaj shqiptare. Madje edhe pas kryerjes së krimeve prej trupave zerviste, misionet aleate britanike në Greqi dhe Shqipëri nguruan të ndërmernin hetime asnjanëse për të nxjerrë përpara drejtësisë fajtorët përgjegjës. Një fakt të tillë e pohon nënkoloneli Palmer, i cili në raportin e tij të zgjeruar dërguar shefit të misionit britanik në Tiranë në mesin e muajit prill 1945, lidhur me kryerjen e hetimeve rreth kësaj ngjarjeje, thotë se, “deri në atë kohë asnjë hetim nuk qe bërë dhe se trupat britanike nuk kishin mbërritur në zonën e Filatit”.797 Misioni britanik në Tiranë jo vetëm që nuk dënoi krimet e kryera nga zervistët kundër minoritetit çam në Greqi, por krerët e tij u munduan që fajin t’ua hedhin forcave eamiste greke, me pretendimin se gjatë kohës që u kryen këto masakra Çamëria, kjo krahinë ishte nën kontrollin e forcave të EAM/ELAS-it.798

Pas masakrave të forcave zerviste, kërkesa të shumta në drejtim të misionit britanik në Tiranë për hetimin e ngjarjeve dhe masakrave në Çamëri erdhën dhe nga organizatat çame në Shqipëri dhe nga përfaqësues të kësaj popullsie. Në kërkesat e përsëritura, kërkohej prej Misionit Aleat Britanik në Tiranë që të ngrihej një komision hetimor, në përbërje të të cilit të kishte dhe përfaqësues nga popullsia shqiptare çame.799

Ndonëse kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor u mor në konsideratë nga kreu i misionit britanik në Tiranë Hodgson, ajo për pjesëmarrjen në përbërje të komisionit të një përfaqësie të shqiptarëve çamë, u hodh poshtë. Kërkesat e njëpasnjëshme të popullsisë çame, drejtuar kreut të misionit britanik në Tiranë gjeneralit Hodgson, e detyruan këtë të fundit që së bashku me zëvendësin e tij nënkolonelin Palmer, në pranverë të vitit 1945 të udhëtonte në qytetin e Sarandës, ku gjendeshin pjesa më e madhe e familjeve të refugjatëve çamë të shpërngulur. Pas takimit që pati me përfaqësues të popullsisë çame, nisur nga dëshmitë e emigrantëve çamë, si dhe nga të dhënat paraprake të ardhura nga hetimet e Palmerit, Hodgsoni pranonte faktin se, mbi këtë popullsi ishte ushtruar dhunë dhe persekutime nga ana e monarko-fashistëve grekë. Madje, gjenerali Hodgson nuk harroi as të falenderonte punën e mirë të bërë nga Fronti Nacionalçlirimtar shqiptar, në kuadër të dhënies së ndihmës për këtë popullsi në nevojë.800 Pas marrjes në pyetje të shumë çamëve të dëbuar me forcë nga Greqia, Hodgsoni u kthye në Tiranë, ndërsa ndihmësi i tij Palmer, e vazhdoi misionin përtej kufirit shqiptar, me qëllim mbledhjen e dëshmive nga të mbijetuarit dhe nga anëtarët e misionit ushtarak britanik në Greqi.

Objekt kryesor i hetimit nga ana e Palmerit, ishte mbledhja e të dhënave dhe fakteve nëpërmjet burimeve nga autoritetet britanike në Greqi, rreth masakrës së kryer nga zervistët në kurriz të popullsisë shqiptare. Me shpresën se, faktet e mbledhura rreth masakrës dhe tragjedisë së popullit çam, do të ndihmonin britanikët në marrjen e masave për parandalimin e tyre, si dhe për ndëshkimin e autorëve të vërtetë, kreu i Komitetit Çam, Musa Demi, porositi përfaqësues të shumtë të popullsisë shqiptare çame që të

797 AMPJ, V. 1945, D. 11, Raporti i Nënkolonel Palmerit.798 Po aty., Shif dhe Dervishi, Masakra në Çamëri..,51.799 AMPJ, V. 1945, D.59/1, fl.6.800 Dervishi, Masakra në Çamëri, 90.

164

Page 165:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

vazhdoni mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për t’ia dërguar më pas grupit hetimor britanik të ngritur për këtë qëllim.801

Gadishmëria e treguar nga kreu i misionit britanik në Tiranë për një hetim të drejtë të ngjarjeve të ndodhura në Çamëri, nuk e bindi aspak Musa Demin, i cili në kujtimet e tij shkruante se; “I mësuar nga përvoja e hidhur nga e shkuara jo e largët….edhe nga ky mision dhe nga z. Palmer nuk prisnim asgjë, përkundrazi mund të na servirej ndonjë shpifje tjetër e shëmtuar, nga ato që grekët dinë të gatuajnë me mjeshtëri në kuzhinat e tyre dhe në këtë drejtim me të huajt kanë qënë gjithnjë të sukseshsëm”.802

Duke patur të drejtë në gjykimin e tij ndaj qëndrimit që do të mbanin anëtarët britanikë të komisionit hetimor të kryesuar nga nënkolonel Palmer, Musa Demi parashikonte se, grekët do të ishin të aftë të mbulonin si gjithnjë krimet e kryera. Kjo bindje ishte formuar jo vetëm në mendjen e Musa Demit, por edhe të të gjithë çamëve shqiptarë të cilët e ndjenin mungesën e dëshirës dhe paaftësinë e Plamerit për të zbuluar të vertetën e hidhur, një e vërtetë ku ishin të përfshirë dhe oficerët britanikë në Greqi.

Ashtu siç besohej që në fillim, Palmeri iu shmang tërësisht ballafaqimit të fakteve të nxjerra nga shqiptarët, të cilët i përjetuan dhe i panë me sytë e tyre krimet greke. Në vend që të mblidhte informata, Palmeri pyeste oficerët zervistë rreth qëndrimit që kishin mbajtur çamët gjatë pushtimit italo-gjerman të Greqisë.803 Një veprim i tillë, më tepër ngjante si një përpjekje për të justifikuar masakrat zerviste ndaj popullsisë shqiptare, se sa zbardhjes të së vërtetës. Madje për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij, Palmeri kishte marrë në cilësinë e dëshmitarit një nga armiqtë kryesor të shqiptarëve dhe një pjesëmarrës të drejtëpërdrejtë në masakra, majorin zervist Sarandis. Pyetjes së Plamerit lidhur me qëndrimin e popullsisë shqiptare çame gjatë kohës së luftës, majori zervist iu përgjigj se, “çamët kishin bashkëpunuar me pushtuesin, se ata kishin bërë shumë krime ndaj të krishterëve ortodoksë dhe se kjo kishte sjellë një urrejtje të madhe ndaj çamëve, sa që në luftën e forcave të EDES-it kundër tyre do të bashkoheshin dhe element të ELAS-it”.804

Mashtrimet e Sarandis ndaj pyetjeve të adresuara nga Palmeri vazhdonin pafundësisht, kur ai u pyet rreth masakrave të ndodhura ndaj popullsisë shqiptare çame gjatë muajve qershor-shtator të vitit 1944 në Paramithi, si dhe gjatë periudhës së muajit mars të vitit 1945 në Filat. Sarandis argumentonte në përgjigjet e tij, se prej grekëve pranohej se ishin kryer krime nga të dyja palët, pra si nga shqiptarët dhe nga grekët. Gjithashtu, Sarandis e kishte bërë të besonte Palmerin se, gjenerali Zerva dispononte dokumente të besueshme, të cilat sipas tij, “vertetonin krimet e bëra nga çamët shqiptarë”, ashtu dhe nga andartët e tij. Për krimet e kryera nga grekët ndaj shqiptarëve çamë, ai deklaronte se, këto nuk ishin kryer nga forcat zerviste të EDES-it, por nga disa të krishterë, të cilët kishin vepruar pa dijeninë e Napolon Zervës, e në kundërshti të plotë me urdhërat e tij.805 Lidhur me numrin e viktimave dhe të vrarëve çamë shqiptarë, majori

801 AMPJ, V.1945, D.59/1, fl.6.802 Isufi, Musa Demi…, 274.803 AMPJ, V.1945, D.59/1, fl.6.804 AMPB, V.1945, D.18, fl.24.805 Po aty., V.1945, D.11, fl.12.

165

Page 166:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

grek deklaronte se numri i tyre nuk i kalonte të 60 vetëve, duke mohuar tërësisht ngjarjet makabre të ndodhura gjatë verës së vitit 1944 dhe marsit të vitit 1945.806

Megjithë qëllimin final që kishte vizita e Plamerit në Greqinë e Veriut, misioni i tij nuk arriti përfundimisht të sillte argumente të plota për të ndëshkuar fajtorët e vërtetë të masakrave ndaj minoritetit çam në Greqi. Duke u munduar në një farë mënyre të justifikonte krimet e bëra nga zervistët ndaj popullsisë shqiptare, Palmeri argumentonte se dëshira e shqiptarëve të Greqisë për të parë një ditë Çamërinë t’i bashkohej Shqipërisë, i shtyu ata të bashkëpunonin me italianët.807

Lidhur me argumentin se, 400 deri në 700 luftëtarë çamë, ishin rreshtuar me armë në dorë në krah të forcave çlirimtare të EAM-it, Palmeri e justifikonte këtë me dëshirën e shqiptarëve për të luftuar më tepër kundër forcave të EDES-it se sa kundër gjermanëve.808

Për të justifikuar krimet e bandave zerviste ndaj popullsisë civile shqiptare në Greqi, Palmeri deklaronte në raportin e tij se, “këta njerëzit lokalë të EDES-it, kanë vuajtur shumë nga minoriteti, si nga bashkëpunëtorët e gjermanëve dhe nga ata që qenë në bandat e ELAS-it”.809 Ndërsa britanikët gjenin forma të ndryshme për të justifikuar krimet e grekëve kundër shqiptarëve çamë, misioni amerikan në Shqipëri e drejtonte gishtin e akuzës kundër Zervës dhe gjithë klasës politike greke. Për amerikanët, ngjarjet e ndodhura ndaj minoritetit shqiptar në Greqi, e veçanërisht gjatë viteve 1944-45, ishin veprime të qëllimshme të grekëve, të cilët duke gjetur pretekst te aktiviteti kolaboracionist i disa çamëve, gjetën rastin e volitshëm të çlironin Greqinë nga një problem që i kishte krijuar asaj kokëçarje të mëdha gjatë gjithë kësaj periudhe.810

Po në muajin prill të vitit 1945, një tjetër raport i misionit ushtarak britanik në Greqi për çështjen çame iu dërgua ministrisë së jashtme britanike. Ky raport nuk ishte gjë tjetër veçse një përmbledhje e informacioneve të marra në rrugë dytësore nga oficerët britanikë në terren, pas bisedave të tyre me Palmerin gjatë vizitës së tij në Greqi gjatë javës së dytë të muajit prill. Në raport fillimisht pranohej, se ndaj çamëve shqiptarë ishin kryer krime, por sado të qortueshme të ishin ato, ishin të kuptueshme, për sa kohë që i kishin shërbyer kauzës së aleatëve në luftë ndaj pushtuesve.811 Mbështetur mbi të dhënat e siguruara nga Libri i Bardhë grek, ky raport i përfytyronte çamët si një popullsi gjaknxehtë dhe që vazhdimisht prodhonin dhunë, duke i krahasuar ata me fiset malore të rajoneve ballkanike.812

Duke u munduar të justifikonte masakrat e kryera nga nacionalistët grek kundër popullsisë çame, zyrtari britanik në Athinë citonte se, çamët u gjykuan nga karriera e njohur kriminale e disa individëve dhe se kjo popullsi ka qenë e përfshirë në sjelljen e shkatërrimit në zonën ku ata banonin. Për të justifikuar krimet e aleatëve të tyre grekë,

806 Po aty.807 Dervishi, Masakra në Çamëri, 98.808 Po aty., 92. Raport i Ministrisë së Punëve të Brendshme të RPSH, mbi vizitën e anëtarëve të misionit britanik gjatë vitit 1945.809 Po aty., 93.810 NADS, 875.4016/9-2485, Raport i Herry T. Fultz për Departamentin Amerikan të Shtetit, Tiranë 28.9.1945. Cituar sipas Manda, Çamët muslimanë…, 215.811 PRO/FO.371/48094. Raport i R.A. Leeper dërguar Antony Eden, Athinë 23 prill 1945. Cituar sipas Destani, Elsie, The Cham Albanians…, 359-360.812 Po aty.

166

Page 167:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

raporti theksonte se, “të paktën dy herë minoriteti shqiptar çam ka qenë i përfshirë në shkatërrimet e zonës, ku ata jetojnë”.813 Në vazhdimësi raporti vijonte duke theksuar se, “pozicioni gjeografik, shtrirja e bregdetit shqiptar përballë ishullit të Korfuzit, kishte qenë një nxitje e përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë dhe se gjatë lëvizjes së rezistencës, çamët i kishin shqetësuar sërish grekët, duke vepruar me bandat e tyre midis bregdetit dhe forcave të gjeneral Zervës. Ata ia prenë lidhjet Zervës ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva, kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur, gjithashtu edhe nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët, sesa ndonjë forcë nga Shqipëria”.814 Raporti përfundonte me justifikimin e veprimeve të andartëve grekë ndaj popullsisë çame, duke theksuar se, “në këto kushte aktivitetet antiçame në Epir, si pjesë e Greqisë ishin të kuptueshme”.815

Nga ana e saj qeveria e Athinës diti t’u bëj bisht përgjegjësive dhe kritikave të drejtuara në adresë të saj, lidhur me masakrat e kryera ndaj shqiptarëve muslimanë. Politika greke dhe shtypi i saj i cilësonte si gënjeshtra, ato ç’ka deklaronin organizatat çame dhe qeveria shqiptare rreth masakrave të kryera nga Zerva ndaj tyre. Autori grek Athanas Konduras, në një artikull të shkruar në gazetën greke “Ipiritikon” më 17 maj 1945, mundohej të hidhte poshtë të gjitha akuzat e bëra nga çamët shqiptarë rreth masakrave të kryera ndaj tyre, duke deklaruar ndër të tjera në artikullin e tij se, “të gjithë ata që u ekzekutuan shkuan përpara gjyqit ushtarak si tradhëtarë”.816

Në tërësi, si politika greke, ashtu dhe forcat nacionaliste, u munduan t’a justifikojnë emigrimin në masë të popullsisë çame, si një reagim të kësaj popullsie ndaj ndjenjës së fajit, si bashkëpunëtorë të pushtuesve. Sipas diplomacisë greke, çamët me familjet e tyre u larguan së bashku me gjermanët, meqëllim për t’i shpëtuar ndëshkimit të merituar që i priste.817 Në kuadër të përgënjeshtrimeve, qeveria greke ngriti njëherësh disa komisione për mbledhjen e fakteve në Çamëri lidhur me krimet e kryera nga popullsia çame kundër asaj greke të krishterë. E vendosur para presionit të opinionit ndërkombëtar dhe aleatëve perëndimorë, qeveria greke ndërmori disa hetime, të cilat në të vërtetë, më tepër kishin si qëllim mbulimin dhe zhdukjen e provave, se sa nxjerrjen në dritë të së vërtetës dhe të fajtorëve.

Edhe pas mbylljes së hetimeve të kryera nga vet kriminelët, asnjë përgjegjës nuk u ndëshkua për krimet e kryera. Kryetar i Komisionit të hetimeve nga qeveria greke, i cili i përfundoi hetimet e tij në muajin korrik, u caktua po një ish zervist, pjesëtar i batalionit të 164-t të Gardës Kombëtare greke, Vasilis Papajanis.818 Në raportin e tij përfundimtar, i cili iu bë me dije dhe aleatëve perëndimorë, Papajanis mohoi në mënyrë kategorike përgjegjësinë e trupave zerviste në masakrat të kryera ndaj shqiptarëve çamë, duke i paraqitur vrasjet e kryera prej tyre si element të hakmarrjes dhe jo si krime masive. Duke vazhduar me mbulimin e fajeve dhe të fajtorëve, Papajanis në raportin e tij theksonte se,

813 Po aty.814 Po aty.815Po aty.816 Gazeta “Ipiritiko”, datë 15 maj 1945. Cituar sipas Dervishi, Masakrat në Çamëri..,55.817 PRO/FO.371/48094. Cituar sipas Meta, Tensioni shqiptaro-grek, 194.818 Manda, Çamët muslimanë…, 214.

167

Page 168:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

vrasjet e kryera nga forcat zerviste ishin si pasojë e përplasjeve të armatosura të zhvilluara midis EDES-it dhe EAM/ELAS-it, në përbërje të të cilit kishte dhe shqiptarë.819

Duke mohuar tërësisht përgjegjësinë e qeverisë greke dhe të forcave nacionaliste në masakrat e marsit të vitit 1945, Papajanis theksonte se, “ata 60-70 çamë të vdekur në sulmet e marsit, qeveria i konsideron si humbje që kishin pësuar çamët, të cilët ishin inkuadruar në radhët e ELAS-it”.820 Faktet e dhëna nga oficeri zervist Papajanis, se shqiptarët e masakruar ishin pjesë e formacioneve ushtarake të EAM/ELAS-it, kundërshtohen në mënyrë kategorike, pasi viktimat në të shumtën e rasteve ishin gra, fëmijë dhe pleq të pa fajshëm dhe të pa mbrojtur, të cilët fatëkeqësisht u gjendën përballë egërsisë gjakpirëse të forcave ekstremiste greke. Po ashtu, edhe nëse këto viktima kanë qënë pjesë e formacioneve ushtarake të EAM/ELAS-it, tregon qartë se shqiptarët muslimanë çam ishin renditur në krah të forcave progresiste greke dhe se ishin për bashkëpunim të të gjitha forcave pa dallime etnike, gjuhësore apo fetare. Në përfundim të raportit, duke iu kundërvënë qeverisë shqiptare për akuzat e ngritura, oficeri grek theksonte se, propaganda shqiptare synonte ta shfrytëzonte çështjen çame për qëllimet e veta politike dhe se ndaj minoritetit çam në Greqi kishin ndodhur veçse disa veprime hakmarrëse personale të banorëve të krishterë vendas.821

Faktet e mbledhura dhe të pretenduara nga qeveria greke iu dërguan me urgjencë qeverive aleate perëndimore, ku synimi kryesor ishte “përmbysja e tablosë” së paraqitur prej qeverisë shqiptare. Pavarësisht objektivave të vëna nga qeveria greke, në raportet informuese qëllimisht ishin lënë në harresë të plotë ngjarjet e marsit të vitit 1945. Në lidhje me këtë, qeveria britanike me një ton të qartë imponues, kërkonte prej qeverisë greke të jepte shpjegim, se pse 3000 deri në 5000 shqiptarë çamë, të cilët ishin kthyer në Çamëri, u detyruan të largohen përsëri.822

Po në korrik të atij viti, Ministria greke e Arsimit ngriti një komision të posaçëm, i cili kishte si detyrë mbledhjen e fakteve, identifikimin dhe rregjistrimin e shkatërrimeve të bëra pas vitit 1940.823 Edhe në këtë rast, më së shumti, anëtarë të komisionit ishin ish- ushtarakë të gardës greke, të cilët i kishin ende duart e lara me gjakun e shqiptarëve çamë të pafajshëm. Nuk kishte asnjë dyshim, që komisioni i ngritur për këtë çështje, në përfundim të hetimeve të mos nxirrte fajtor për të gjitha krimet shqiptarët çamë. Sipas raportit përfundimtar të paraqitur përpara qeverisë greke nga ky komision, çamët konsideroheshin fajtorë për të gjitha shkatërrimet, djegiet dhe krimet e kryera në Çamëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.824 Një tjetër komision “kompetent”, në muajin qershor të atij viti u ngrit dhe nga Administrata e Përgjithshme e Epirit, i cili edhe ky do

819 PRO/FO.371/48094. Raport i Vasilis Papajanis më datë 14 korrik 1945, i ngarkuar me kryerjen e hetimeve për masakrën e marsit të vitit 1945 të kryer ndaj popullsisë shqiptare çame.820 Manda, Çamët muslimanë…, 214-215.821 Po aty., 215.822 PRO/FO, 371/48351, R. 10028/322/19. Njoftim i ambasadës greke në Londër për D. F. Hoëard, Londër më 6.6.1945.823 Manda, Çamët muslimanë…,215.824 Po aty., 216.

168

Page 169:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të mblidhte fakte dhe të dhëna rreth “aktivitetit shkatërrues” të minoritetit çam gjatë kësaj periudhe.825

Për t’i shpëtuar përgjegjësive që kishte lidhur me masakrat e kryera ndaj minoritetit shqiptar në Greqi, qeveria e Athinës vazhdoi politikën e saj të qejfmbetjes me aleatët perëndimorë. E indinjuar thellësisht nga veprimi i “pamatur”, siç i cilësonte ajo, i përfaqësuesve të qeverisë britanike dhe asaj amerikane, të cilët morën pjesë në Kongresin e Emigrantëve Çamë, mbajtur në Vlorë në 23 shtator të vitit 1945, qeveria greke me anë të ambasadorit të saj në Britaninë e Madhe, protestoi ashpër lidhur me këtë veprim të aleatëve të saj të luftës.826 Për të bindur aleatët strategjikë, Britaninë e Madhe dhe SHBA, si dhe për të mohuar akuzat që drejtoheshin ndaj saj, qeveria helene iu paraqiti qeverive perëndimore të shteteve përkatëse një memorandum, në të cilin justifikohej politika e ndjekur deri tani ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi. Në memorandumin drejtuar qeverive të Londrës dhe Uashingtonit thuhej se, “Pas të dhënave të shumta dhe të detajuara që qeveria greke pati mirësinë t’ua servirte aleatëve të mëdhenj, lidhur me çështjen çame, nuk mund të pritej që përfaqësuesit britanike dhe amerikanë në Shqipëri do të mund të zhvillonin takime me njerëz, shumica e të cilëve janë bërë përgjegjës nga drejtësia për krime kundër ligjit dhe për aktivitetet e tyre kundër aleatëve.827 Madje, qeveria greke reagoi dhe ndaj akuzave e dëshmive të mbledhura në terren nga anëtarë të misionit britanik në Shqipëri, duke i cilësuar ato si, “përpjekje për të poshtëruar Greqinë dhe veprime që nxisnin prishjen e paqes në Ballkan”.828

Krahas çështjes së masakrave dhe gjetjes së fajtorëve të tyre, gjatë vitit 1945, pas presionit të vazhdueshëm të qeverisë shqiptare dhe kërkesave të ardhura nga organizatat çame në Shqipëri, në axhendën e politikës britanike zuri vend dhe çështja e rikthimit të popullsisë çame në territoret dhe shtëpitë e braktisura. Sa i përket kësaj çështje, gjatë kësaj periudhe nga politika e jashtme britanike u hodhën dy variante. Pikëpamja e parë kishte të bënte me rikthimin e të gjithë refugjatëve çamë të shpërngulur me dhunë nga Çamëria, por problemi që frenonte ecurinë e këtij procesi kishte të bënte me garancinë e jetës së këtyre familjeve.

Ngjarjet e marsit të këtij viti kishin treguar se, qeveria dhe forcat nacionaliste greke, jo vetëm që nuk kishin marrë asnjë masë për sistemimin e refugjatëve çamë, por ato ishin përgjegjës direkt për krimet dhe shpërnguljen e kësaj popullsie nga Çamëria. Konstatimi i përgjithshëm, i cili ishte konfirmuar nga të gjithë faktorët, kishte të bënte me kushtet në të cilat do të bëhej ky rikthim.829 Një hamendësim i britanikëve lidhur me kohën se kur mund të kryhej, ishte se diçka e tillë nuk mund të realizohej pa kaluar 4-6 muaj, me pretendimin e vetëm se rendi dhe qetësia në Greqi ende nuk ishin vendosur.830

Frika se mungesa e rendit e qetësisë dhe ndjenjat e shfrenuara nacionaliste greke, të cilat më parë ishin shfaqur ndaj popullsisë muslimane çame, e detyruan ministrinë e jashtme britanike që ta braktiste këtë projekt. Për të bindur eprorët e tij në Londër, kreu i 825 Po aty.826 PRO/FO.371/48094. Notë proteste e ambasadorit grek në Londër, J.Romanos, dërguar Laskey, përfaqësues i qeverisë britanike, 12 dhjetor 1945.827 PRO/FO.371/48094. Memorandum i qeverisë greke, dërguar qeverisë së Londrës, datë 11 dhjetor 1945.828 Puto, Lufta italo-greke.., 311.829 PRO/FO. 371/48094. R. A. Leeper për Foreign Office, Athinë 23 prill 1945.830 Po aty.

169

Page 170:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

misionit britanik në Greqi, Woodhouse, ndërmori në korrik të vitit 1945 një udhëtim në zonat e Çamërisë. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte t’i provonte Ministrisë së Jashtme britanike, se ideja për rikthimin e emigrantëve çamë në Greqi ishte e gabuar, pasi sipas tij, si popullata vendase dhe opinioni në përgjithësi, ishte kundër një rikthimi të mundshëm të çamëve.831

Ideja për një rikthim të mundshëm të refugjatëve çamë e vuri në panik qeverinë greke, i cila nxitoi të informonte aleatët e saj perëndimorë, se ajo nuk kishte asgjë kundër kësaj ideje, por me kushtin që qeveria greke dhe autoritetet vendore të krahinës së Çamërisë të kishin të gjitha të drejtat ligjore për të ushtruar ndjekje penale për të gjithë ata shqiptarë çamë, të cilët ishin shpallur fajtorë për bashkëpunimin me okupatorin dhe për krimet e kryera ndaj popullsisë së krishterë vendase.832 Loja e dyfishtë e qeverisë greke, i vuri në dyshim britanikët, të cilët jo pa të drejtë mendonin, se në rast të një rikthimi të mundshëm të refugjatëve çamë në Çamëri, autoritetet greke do të kishin mundësinë të keqpërdornin këtë të drejtë dhe të përndiqnin edhe një herë çamët, duke e mbyllur një herë e mirë çështjen çame.833 E vënë përpara dilemave të tilla, qeveria britanike vendosi që përkohësisht ta linte mënjanë këtë projekt, duke u fokusuar te ideja për një shkëmbim të mundshëm të popullsisë muslimane çame me atë ortodokse greke që jetonte në disa fshatra të Shqipërisë së Jugut.

Lidhur me përpjekjet e britanikëve për të aritur një shkëmbim të mundshëm të popullsive midis Greqisë dhe Shqipërisë na shërben më së miri kjo korespodencë e kreut të misionit britanik në Tiranë Hodgson me Misionin e OSS dhe Military Liasons (ML) në të cilën shprehimisht thuhet se; “Një sigurim nga qeveria greke që çamët do të pranohen përsëri dhe do të merren masa për të siguruar jetën e tyre dhe mirëqënien, do të ndihmojë shumë për të përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro-greke. Sa më shumë të rregullohet kjo aq më pak raste aksidentesh do të ketë. Një zgjidhje alternative e problemit mund të paraqitet të jetë efektiv i një ndërrimi popullsish”.834 Por edhe në zbatimin e realizimit të këtij projekti, britanikët mendonin se do të hasnin vështirësi në gjetjen e gadishmërisë së pakicës greke në Shqipëri për të pranuar shkëmbimin e saj me popullsinë e shpërngulur çame.

Në korespodencën e zhvilluar midis misionit britanik në Tiranë dhe Zyrës së Shërbimeve Strategjike në Londër lidhur me këtë problem thuhej se, “Tani nuk ka minoritet shqiptar në Greqi. Një numër grekësh nga Shqipëria mund të shkojnë në Greqi të zënë katundet e boshatisura nga shqiptarët, duke gjetur në Shqipëri pasuri dhe shtëpi për çamët. Në kundërshtim me vështirësitë për të gjetur grekët e vërtetë në pjesën veriore të kufirit, ndoshta mund të gjenden mjaft për të balancuar minoritetin shqiptar”.835

Ideja për një këmbim të mundshëm të popullsive respektive, u kundërshtua që në fillim nga Greqia, e cila e shihte këtë variant si një venitje e kërkesave të saj për rivendikimet territoriale ndaj Shqipërisë. Tashmë për qeverinë greke çështja çame ishte e

831 Po aty., 371/48352, C. H. Woodhouse për R. A. Leeper, 24. 7.1945.832 NADS, 868.00/6-845, Ambasada greke për Departamentin Amerikan të Shtetit, Uashington 8.6.1945. Cituar sipas Manda, Çamët muslimanë…, 210.833 Po aty., 210-211.834 AMPJ, V.1945. D.11, fl.23.835 Po aty.

170

Page 171:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

mbyllur dhe ajo nuk do ta dëshironte një zgjidhje të saj në kurriz të pretendimeve territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut. Fakti është se deri në vjeshtën e vitit 1945, çështja e rikthimit të refugjatëve çamë në Greqi mbeti në fokus të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Shqipërisë. Kësaj politike i referoheshin jo vetëm diplomacitë e të dy vendeve, por edhe shoqatat e organizatat e komunitetit çam që gjendeshin në Shqipëri dhe jashtë vendit. Në mbrojtje të idesë për rikthimin e çamëve të shpërngulur me forcë nga Greqia më aktive ishin shoqatat çame të cilat gjendeshin në Amerikë. Aktiviteti i tyre pro çështjes çame synonte të bindte politikën amerikane që të ushtronte presion mbi Greqinë për të pranuar si fillim rikthimin e çamëve të shpërngulur në trojet e tyre, e më pas gradualisht, çamët të rifitonin të gjitha të drejtat e mohuara nga shteti grek, të drejta këto që lidheshin me çështjen e pronave, të lirive dhe vetëadministraimit local të Çamërisë.836 Kërkesa të ngjashme të cilat në fokus të tyre kishin çështjen çame si dhe rikthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre, iu drejtuan dhe kreut të misionit amerikan në Tiranë Jackobs.837

Në tërësi, të gjithë aktorët pjesëmarrës në luftë nuk reaguan ndaj masakrave greke dhe krizës së popullsisë civile çame në Greqi. Përsa i përket qëndrimit të EAM-it lidhur me masakrat ndaj popullsisë çame, mund të themi se edhe pse kjo forcë ishte kundër ndëshkimit në masë të shqiptarëve muslimanë çamë, ajo nuk doli asnjëherë hapur me qëndrimet e saj kundër ndëshkimeve të tyre. Pavarësisht masave paraprake të ndërmara gjatë dimrit të vitit 1945, për rikthimin e familjeve të shpërngulura çame në Greqi, kjo forcë politike për asnjë çast nuk e kundërshtoi me forcën e armëve ushtrinë e EDES-it për të parandaluar një gjakderdhje të tillë.

Edhe pse pasojat e kësaj krize ishin të rënda për popullsinë shqiptare, shkaktarët e vërtetë të krizës asnjëherë nuk morën ndëshkimin e merituar, madje ata u shpërblyen me poste nga qeveria greke.

836 NADS, 875.01/6-2645, H. Checko për presidentin H. Truman, datë 25-6-1945. Cituar sipas Manda, Çamët myslimanë.., 212.837 Manda, Çamët myslimanë.., 212.

171

Page 172:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

KAPITULLI V

KRIZA HUMANITARE E POPULLSISË ÇAME

5.1. Masat e qeverisë shqiptare për pritjen e refugjatëve dhe ndërkombëtarizimin e çështjes çame.

Për shkak të masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke gjatë vitit 1944-1945, mbi 23 000 refugjatë çamë kaluan kufirin shqiptar dhe u vendosën në qytetet kryesore të Shqipërisë. Këto familje çame, u shpërndanë dhe u vendosën në 16 qendra kryesore grumbullimi në të gjithë vendin, ku peshën kryesore e zinin qytetet si, Berati, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja, Kavaja etj,.838 Sipas të dhënave zyrtare, refugjatët çamë ishin shpërndarë pothuajse në të gjitha krahinat e vendit. Në Shkodër, sasia e frymëve ishte 220 refugjatë çamë, në Krujë 990, në Tiranë 1000, në Shijak 915, në Durrës 1425, në Kavajë 1725, në Peqin 830, në zonat e Dumresë 820, në Elbasan 735, në Lushnje 1880, në Berat 1440, në Fier 2180, në Vlorë 4990, në Delvinë 1120, në Sarandë 1050 dhe në Konispol 1770. Pra në total, numri zyrtar i refugjatëve çamë të rregjistruar në dokumentet zyrtare të administratës shqiptare gjatë vitit 1945 shkonte në 23 070 persona.839

Edhe pas ardhjes në Shqipëri, gjendja e refugjatëve çamë vazhdonte të ishte e mjerueshme, mbasi Shqipëria e sapodalë nga lufta gjendej përballë një krize të thellë ekonomike dhe vendi kanosej çdo ditë nga uria. Gjendja shëndetësore e refugjatëve çamë të shpërngulur nga trojet e tyre ishte e mjerueshme. Rruga e gjatë dhe rraskapitëse përmes malesh dhe lumenj të rrëmbyeshëm, në drejtim të kufirit të Shqipërisë, bëri që një pjesë e të sëmurëve dhe të plagosurve të vdisnin rrugëve. Kushtet e vështira të motit, si dhe uria që kishte pllakosur në radhët e popullsisë emigratore çame bënë që qindra vetë, kryesisht fëmijë, pleq dhe të plagosur, të vdisnin rrugës përgjatë kufirit shqiptar.

Një pjesë e refugjatëve çamë, me gjithë kushtet e vështira të motit, për shkak dhe të paragjykimeve fetare apo dhe të qëndrimit të popullsisë ortodokse në fshatrat e jugut të

838 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.31.839 Po aty.

172

Page 173:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Shqipërisë, nuk pranonin të strehoheshin në familjet e krishtera.840 Në njoftimin e Qarkorit të Gjirokastrës për Komitetin Qëndror PKSH, thuhej se, “gjendja në Çamërinë përkëtej kufirit (fjala është për zonat e Konsipolit dhe fshatrat brenda kufirit shqiptar ku ishin vendosur refugjatët çamë, shënimi ynë) është mjaft e rëndë, sidomos ajo ekonomike”.841 Sipas këtij njoftimi, ata refugjatë çamë që nuk kishin pranuar të strehoheshin nëpër familjet e krishtera, mbetën jashtë në kushte të këqia të motit dhe në vende të papërshtatshme. Për pasojë, që në ditët e para të qëndrimit të tyre në Shqipëri, 15 prej tyre vdiqën.842

Gjatë gjithë periudhës së eksodit çam deri në fund të vitit 1944 nga Greqia në Shqipëri, sipas të dhënave të organizatave çame që vepronin në Shqipëri numri i të vdekurve për shkak të urisë, sëmundjeve, kushteve të këqija të motit dhe strehimit, shkonte në mbi 2000 persona.843 Ndërsa që nga koha e nisjes së masakrave në verë të vitit 1944 dhe deri në fund të vitit 1945, numri i të vdekurve nga radhët e refugjatëve çamë shkonte afërsisht në 2755 persona.844

Lidhur me problemin e refugjatëve çamë, udhëheqja komuniste shqiptare në 19 mars 1945, thirri në Tiranë një takim të gjithë përfaqësive aleate perëndimore. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen e mjerueshme të komunitetit të shpërngulur çam, si dhe njohja e tyre me krimet e kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj këtij komuniteti.845 Qeveria shqiptare kërkoi gjithashtu, që konkluzionet e takimit, si dhe faktet e bëra prezente mbi masakrat e kryera nga forcat zerviste greke ndaj minoritetit çam, t’u bëheshin të ditura qeverive aleate, duke kërkuar njëkohësisht dhe ndërhyrjen e tyre për riatdhesimin e refugjatëve.

Kushtet në të cilat u strehuan familjet çame ishin shumë të rënda. Këto kushte diktoheshin dhe nga kriza e thellë ekonomike në të cilën po kalonte vendi pas përfundimit të luftës. Nënprefektura e Kavajës njoftonte Ministrinë e Ekonomisë në mars të vitit 1945, se deri në këtë kohë në Kavajë ishin instaluar 44 familje të shpërngulura çame, të cilat përbënin gjithsej rreth 200 frymë.846 Sipas këtij njoftimi rezulton se, pjesa më e madhe e tyre gjendeshin në një gjendje mjaft të mjerueshme dhe se këto familje dispononin vetëm pak bagëti, të cilat kishin arritur të gjalla pas një udhëtimi të gjatë.847 Lidhur me sistemimin e këtyre familjeve, kjo nënprefekturë sugjeronte Ministrinë e Ekonomisë në Tiranë, që popullsia çame të vendosej së bashku, duke formuar katunde të veçanta, “në mënyrë që mos ngjallin pakënaqësi tek bujqit vendas, ashtu si në rastin e instalimit të kosovarëve”.848

840 Po aty., F.17/AP, V.1944, D.31, fl.15/1,16.841 Po aty.842 Po aty.

843 AMPJ, V.1944, D.38, Raport i Komisionit të Komunitetit Çam.844 Po aty, V.1946, D.133, fl.110-112.845 PRO/FO, 37148094, Telegram i Zyrës së Ministrit Rezident për Mesdheun Qendror në Kazerta, dërguar Foreign Office, 26 mars 1945.846 AQSH, F.494, V.1945, D.431, fl.6.847 Po aty.848 Po aty.

173

Page 174:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Gjendja e mjerueshme popullsisë së shpërngulur çame pasqyrohet dhe në raportet e misioneve aleate në Shqipëri dhe kryesisht nga ai britanik, i cili tashmë kishte filluar të ndjente ftohjen në marrëdhëniet me qeverinë komuniste shqiptare. Në një raport të muajit prill të vitit 1945, misioni britanik në Tiranë njoftonte se, “Administrata shqiptare është plotësisht e vetëdijshme për mjerimin e kësaj popullsie (çame) dhe se ajo nuk ka dëshirën për t’iu dhënë ndihmën e përshtatshme”.849

Një raport i Këshillit Antifashist Çam në maj të vitit 1945, dërguar Ministrisë së Asistencës Sociale mbi gjendjen e refugjatëve çamë, bënte me dije se, gjendja e familjeve çame ishte shumë e keqe dhe se pothuajse 95% e tyre vuante nga urija dhe skamja.850 Raporti gjithashtu njoftonte se, edhe ato bagëti që çamët kishin mundur të sillnin me vete, kishin ngordhur gjatë dimrit, ndërsa një pjesë e krerëve ishin shituar për të siguruar disa ditë ushqime për familjet e tyre. Në raport vihet në dukje se, për shkak të kushteve të këqija, çamët u detyruan të shesin të gjitha sendet me vlerë që kishin sjellë me vete. Raporti njoftonte gjithashtu, se shpërngulja e popullsisë çame nga Shqipëria e jugut në drejtim të zonave qendrore të vendit ishte bërë në mënyrë të paorganizuar dhe kaotike.851

Raporti ndonëse me rezerva, shprehte mirënjohjen e komunitetit çam ndaj ndihmës që qeveria shqiptare kishte dhënë në masat e mara për t’u ardhur në ndihmë familjeve të shpërngulura çame, por kjo ndihmë sipas raportit, nuk kishte mundur të siguronte të gjithë nevojat që kishin familjet çame që gjendeshin në Shqipëri. Duke shprehur besimin se, Ministria e Asistencës Sociale do të udhëzonte në mënyrë të duhur seksionet e asistencës lokale në Prefekturat dhe Nënprefektuart ku gjendeshin çamë të grumbulluar, përfaqësuesit e kësaj popullsie kërkonin gjithashtu, që këto urdhra dhe udhëzime të gjenin zbatim njëlloj kudo dhe të mos kishte dallime. Madje KAÇ, i bënte me dije kësaj ministrie, se ai ishte i gatshëm që të hartonte një listë të familjeve çame të cilat ishin në gjendje të mirë ekonomike dhe që në mensat e ngritura për këtë popullsi, të rregjistroheshin vetëm ata persona që ishin në gjendje të rëndë ekonomike.852

Pasojat e Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë ishin shumë të rënda. Vendi ishte zhytur në një krizë të thellë ekonomike e sociale dhe qeveria shqiptare e dalë pas lufte nuk ishte në gjendje t’i bënte ballë kësaj situate. Ardhja e emigrantëve çamë e gjeti të papërgatitur qeverinë shqiptare, detyrë e së cilës ishte sistemimi i tyre në zona të sigurta, larg kërcënimeve të forcave edeiste, si dhe sigurimi i strehimit e ushqimit për familjet çame. Të traumatizuar nga krimet që kishin parë, në përgjithësi refugjatët çamë preferonin të largoheshin nga rajonet e jugut për në qendër dhe në veri të Shqipërisë, pasi këto rajone ishin më pak të prekura nga lufta.

Lëvizjet e paorganizuara dhe të vazhdueshme nga një krahinë në tjetrën, kishin bërë që edhe burrat e aftë për punë të mos punonin dhe kështu në masën më të konsiderueshme të tyre mbizotëronte papunësia. Lëvizja e pakontrolluar e grupeve apo familjeve çame e vuri në vështirësi qeverinë shqiptare dhe administratën e saj, e cila duhet të krijonte kushtet e duhura për strehimin e tyre. Por, megjithë kushtet e rënda

849 PRO/FO.371/48094. Relacion i Misionit Ushtarak britanik në Tiranë, 13 prill 1945.850 AMPJ, V.1945, D.65/2, fl.17-20. 851 Po aty.852 Po aty.

174

Page 175:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

ekonomike në të cilat ndodhej shteti shqiptar, qeveria shqiptare mori disa masa paraprake për t’i ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë.

Lidhur me marrjen e këtyre masave Ministria e Asistencës Sociale, në tetor të vitit 1945 i dërgonte Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Prefekturës së Beratit një qarkore në të cilën e udhëzonte se; “Të gjithë ata persona që përfitojnë nga mensa e që janë të aftë për punë, duhet të aktivizohen sipas qarkores sonë nr.89/9, datë 22 maj 1945, dërguar të gjithë seksioneve sociale. Në rast të kundërt, të përjashtohen nga mensa të gjithë familjet e tyre. Transferimi i çamëve në Durrës nuk mund të bëhet. Për sistemimin e tyre si dhe të internuarëve do t’ju dërgohen çadra sapo të na mbërrijnë nga jashtë.853

Në vazhdën e marrjes së masave për familjet e varfra shqiptare dhe ato të refugjatëve çamë, Ministria e Financave, po në muajin tetor të vitit 1945 nxorri një qarkore në të cilën udhëzonte të gjithë Komitetet Ekzekutive të Prefekturave lidhur me sigurimin e banesave për strehimin e familjeve çame të pastreha. Në udhëzim thuhej se; “Sikundër dihet, gati në të gjitha Prefekturat e Shqipërisë ndodhen të emigruar një numër i konsiderueshëm çamë, si dhe familje vendase të dëmtuara gjatë luftës”.854 Shkresa udhëzonte që për të bërë të mundur sigurimin e strehimit në prag të dimrit që po afronte, të familjeve të dëmtuara nga lufta, si dhe të familjeve çame të shpërngulura me forcë nga Greqia, të gjithë Prefekturat e vendit të merrnin masat e duhura për sistemimin e tyre në barrakat vakante, ato shtetërore dhe të sekuestruara, me qëllim evitimin e dëmeve që mund të shkaktohen.855 Gjithashtu, sipas qarkores së lëshuar nga kjo ministri, ato familje çame të cilat kishin mundësi financiare do të paguanin qera për banesat, ndërsa pjesa tjetër e cila nuk përballonte dot këto shpenzime, duhej të pajisej me një autorizim nga ana e Seksionit të Asistencës Sociale, të cilat në fund të çdo muaji duhet të mbulonin vetë këto shpenzime.856

Menjëherë pas mbërritjes së ndihmave të para dhe çadrave të ardhura nga ndihmat humanitare ndërkombëtare nëpërmjet misionit të UNRRA-s në Tiranë, Ministria e Asistencës Sociale dhe degët e saj në Prefekturat e vendit filluan të luajnë një rol të rëndësishëm përsa i përket akomodimit dhe furnizimit me ushqime familjeve çame.857 Megjithatë organizatat e komunitetit çam të cilat vepronin në Shqipëri nuk ishin plotësisht të kënaqur me mënyrën e organizimit dhe gadishmërinë që kishin treguar disa Prefektura dhe Nënprefektura të vendit, të cilat nuk i ishin përgjigjur si duhet thirrjes së ministrisë për pritjen dhe strehimin e refugjatëve çamë.858

Lidhur me masat e marra për sistemimin dhe furnizimin e refugjatëve çamë, Seksioni i Asistencës Sociale në Prefekturën e Durrësit, njoftonte në muajin dhjetor 1945, se numri i refugjatëve çamë në Durrës dhe rrethinat e tij kishte shkuar në 1700 frymë. 859 853 AQSH, F.584, V.1945, D.160, fl.104.854 Arkivi Shtetëror Vendor Durrës, (ASHV Durrës), F. 1, (Komiteti Ekz.Prefekturës Durrës), V.1945, D.83, fl.3.855 Po aty.856 Po aty.857 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73.858 AMPJ, V.1945, D.65/2, fl.17-20. Letër e Këshillit Antifashist Çam dërguar Ministrisë së Asistencës Lokale.859 ASHV Durrës, F. 1, V.1945, D.83, fl.10.

175

Page 176:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Gjithashtu, shqetësim i madh, jo vetëm për këtë Prefekturë por edhe për ato ku gjendeshin refugjatë çamë ishte lëvizja e pakontrolluar e tyre dhe pa i rakorduar këto lëvizje me organet e pushtetit lokal.

Të gjendur para këtij shqetësimi, Këshillat Nacional Çlirimtar të Rajoneve raportonin se, “dita-ditës nuk pushojnë së paraqituri emigrantë të rinj çamë të ardhur nga Jugu, sidomos nga Fieri, të cilët kërkojnë të strehohen në zonat ranishte”.860 Të njëjtin shetësim përsa i përket lëvizjes së pakontrolluar të emigrantëve çamë, disa ditë më parë kishte ngritur dhe Komiteti Ekzekutiv i Prefekturës Vlorë, i cili njoftonte Ministrinë e Asistencës Sociale në Tiranë se, shumë familje emigrantësh çamë kanë lënë qytetet e Lushnjës dhe Kavajës dhe janë drejtuar në drejtim të Vlorës me inisiativën e tyre.861

Për të ndaluar një migrim të brendshëm të kësaj popullsie, kjo ministri udhëzonte Komitetet Ekzekutive të Prefekturave Durrës dhe Berat që të mos lejojnë shpërngulje të tilla, pasi një gjë e tillë sipas saj, jo vetëm që është në dëm të vetë familjeve çame, por gjithshtu sjellin çrregullime në gjendjen ekonomike të vendit dhe rregjistrimin e tyre.862

Krahas zgjidhjes së problemit ekonomik e social të emigrantëve çamë, përpara qeverisë shqiptare shtrohej një tjetër problem po aq i rëndësishëm, siç ishte ai i riatdhesimit apo i të drejtave politike të minoritetit çam. Përpara qeverisë shqiptare shtohej dhe detyra për ndërkombëtarizimin e çështjes çame dhe rikthimin e kësaj popullsie në viset e Çamërisë nga ishte shpërngulur me dhunë. Rrjedhja e ngjarjeve në të cilën ishin futur forcat politike e ushtarake në Greqi nuk favorizonin aspak një rikthim të mundshëm të popullsisë shqiptare çame në Çamëri. Qeveria shqiptare shpresonte se gjatë luftës civile në Greqi, midis EAM-it komunist dhe forcave nacionaliste të EDES-it, do të ishte pikërisht EAM-i ai që do të triumfonte. Por, aleatja e luftës së PKSH në Greqi, EAM-i, tashmë ishte një forcë e papërfillshme, e në këtë mënyrë mundësitë për bisedime me forcat politike greke për një rikthim të mundshëm të popullsisë së shpërngulur çame ishin të pakta.

Qeveria e Athinës e krijuar pas luftës me bekimin dhe të britanikëve, pothuajse e kishte mbyllur çështjen çame. Nga ana tjetër dhe qeveria komuniste shqiptare, që gjithnjë e më tepër po shkonte drejt një vetëizolimi në arenën ndërkombëtare, e kishte pothuajse të pamundur ngritjen dhe mbrojtjen e çështjes çame në organizmat ndërkombëtarë. Për këtë ajo u mundua të shfrytëzonte praninë e misioneve ushtarake të huaja që ndodheshin në Shqipëri. Për shkak dhe të fillimit të izolimit në arenën ndërkombëtare, duhet theksuar se vëmendja e qeverisë shqiptare ndaj problemit çam nuk ishte maksimal. Përveçse ndonjë reagimit të dobët në shtyp dhe kryesisht në shtypin që botohej nga organizatat e komunitetit çam të vendosur në Shqipëri, reagimi zyrtar i qeverisë shqiptare ndaj problemit çam ishte i dobët.

Në këtë mënyrë qeveria komuniste shqiptare mendonte se do të vihej në vend drejtësia për krimet të kryera ndaj popullsisë çame. Gjithashtu mendohej se, vlerësimi për kontributin e dhënë nga shqiptarët e Çamërisë në Luftën e Dytë Botërore përkrahë rezistencës antifashiste greke, do të ishte në të njëjtat nivele me respektimin e të drejtave që qeveria shqiptare i njohu pakicës greke në Shqipëri. Këto veprime të treguara nga

860 Po aty.861 Po aty., fl.11.862 Po aty.

176

Page 177:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

qeveria komuniste, shkaktuan pakënaqësi në radhët e komunitetit çam, i cili nuk e shihte me sy të mirë përfshirjen e çështjes së tij në luftën civile midis forcave politike greke. Pikërisht për këto arsye, përplasjet e qeverisë komuniste shqiptare me krerët e Komitetit Antifashist Çam u dukën që në fillim të vitit 1945.

Personi që vuri para akuzës qeverinë shqiptare për moskopetencë në zgjidhjen e çështjes çame dhe për lënien e emigrantëve çamë në mëshirë të fatit, ishte Musa Demi. Akuzat e Musa Demit në adresë të qeverisë shqiptare për vdekjen e dhjetra emigrantëve çamë në Delvinë si pasojë e mungesës së ushqimeve, e detyruan Ministrinë e Brendshme shqiptare të ndërmerrte masa, duke izoluar gradualisht veprimtarinë e tij.863

Përpjekjet e qeverisë shqiptare për ta futur çështjen çame në rrugën e burrokracisë diplomatike e shqetësoi së tepërmi Komitetin Antifashist Çam në Shqipëri. Përfaqësues të këtij komuniteti u detyruan të protestojnë, duke i dërguar një letër Kryeministrit të Shqipërisë Enver Hoxhës, njëkohësisht dhe ministër i jashtëm, lidhur me paraqitjen e çështjes çame në arenën ndërkomëbtare.864 Në letër i bëhej apel qeverisë shqiptare që të mos e vononte ankesën e Komitetit çam drejtuar Kombeve të Bashkuara, kërkesë kjo e cila prej mëse 10 ditësh qëndronte ende në tryezën e punës të ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë.865

Mendimet rreth gadishmërisë së treguar nga qeveria shqiptare gjatë krizës së refugjatëve çamë në Shqipëri janë të ndryshme. Organi i shtypit zyrtar i qeverisë shqiptare në lidhje me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e refugjatëve çamë, në vjeshtën e vitit 1945 do të shkruante se, “Sot çamët janë vendosur në 15 qendra të Shqipërisë. Qysh në fillim qeveria shqiptare i dha kësaj mase fatkeqe të gjithë ndihmën dhe përkrahjen për t’u instaluar sa më shpejt dhe të përmirësonin gjendjen e tyre të keqe. Në qoftë se ata u kanë rezistuar vuajtjeve dhe mbahen gjallë, kjo i dedikohet kujdesjes së shumëanshme të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë”.866

Në kundërshtim me oficerët britanikë, të cilët nuk ndanin të njëjtin opinion me qeveritarët komunistë lidhur me masat e mara për t’iu ardhur në ndihmë refugjatëve të shpërngulur çamë, misioni amerikan në Tiranë njoftonte Departamentin e Shtetit se, qeveria shqiptare u dha çamëve ushqime në fazën e parë të mbërritjes së tyre në Shqipëri dhe më vonë familjet çame morën ndihma nga UNRRA. Në raportin e Hary Fultsit dërguar në 8 tetor të vitit 1945, bëhet me dije se qeveria shqiptare i kishte lëvruar Ministrisë së Asistencës Sociale një fond prej 240 000 franga shqiptare në muaj për t’ua shpërndarë familjeve çame të vendosura në jug të Shqipërisë dhe afro 680 000 franga të tjera iu ishin dhënë Prefekturave kryesore ku ishin vendosur refugjatët çamën për blerjen e drithrave të nevojshëm.867

Rol negativ në ndërkombëtarizimin e çështjes çame nga ana e qeverisë shqiptare, luajti ftohja e marrëdhënieve të qeverisë komuniste shqiptare me vendet perëndimore dhe kryesisht me Fuqitë e Mëdha Aleate të Luftës së Dytë Botërore. Siç thekson dhe

863 AQSH, F.14/ AP STR, V.1945, D.22, fl.5/1.864 AMPJ, V. 1946, D.134, fl.47-49.865 Po aty.866 Gazeta “Bashkimi”, nr.240, datë, 7 tetor 1945.867 Raport i Harry Fults për Sekretarin e Shtetit, datë 8 tetor 1945. Cituar sipas Meta, Tensioni greko-shqiptar…, 184.

177

Page 178:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

historiani B. Meta, udhëheqja komuniste ia besoi dhe ia nënshtroi zgjidhjen e problemit çam, një problem ky me rëndësi madhore kombëtare, politikave të saj internacionaliste, të cilat sipas autorit, kishin për qëllim vetëm ruajtjen e pushtetit të PKSH, nëpërmjet zbatimit të direktivave të marra nga Moska dhe Beogradi.868 Krahas kësaj, qeveria komuniste e Enver Hoxhës problemin çam e shihte si një çështje, që duhej zgjidhur në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe vendimeve të Fuqive të Mëdha të marra në Potsdam dhe Jaltë.

Në kuadër të masave për ndërkombëtarizimin e çështjes çame, në dhjetor të vitit 1945, Ministria e Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore udhëzonte Komitetin Antifashist Çam për mbledhjen e të dhënave dhe fakteve rreth masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke kundër popullsisë civile çame, të dhëna këto që do të përmblidheshin në një broshurë, e cila do të botohej në gjuhën frënge.869 Gjithshtu në shkresën e saj, kjo ministri orientonte KAÇ që organizimi i punës të fokusohej kryesisht në; karakterin etnik të Epirit; shkeljen e të drejtave më themelore të popullsisë shqiptare të Çamërisë, e cila përfundoi me shpërnguljen e tmerrshme të popullsisë çame.

Qëllimi i mbledhjes së këtyre materialeve sipas shkresës, kishte të bënte me ndriçimin e opinionit të jashtëm ndërkombëtar për çështjen çame, si dhe për t’iu kundërvënë propagandës në rritje të qeverisë greke dhe pretendimeve të saj për çështjen e Epirit të Veriut. Materiali që do të përgatitej do t’i përcillej më pas Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, e cila do ta paraqiste atë në Konferencën e ministrave të jashtëm që po zhvillohej në Moskë. Ndër të tjera, materiali synonte gjithashtu që të evidentonte para opinionit ndërkombëtar se, përballë trajtimit të panjerëzishëm dhe të padrejtë kundrejt minoritetit shqiptar në Greqi qëndronte trajtimi shumë i mirë që i ishte bërë pakicave greke në Shqipëri, jo vetëm në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, por gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve greko-shqiptare.870

Për sa i përket trajtimit që i është bërë pakicës greke, është i vërtetë fakti se qeveria komuniste shqiptare nuk e mori asnjëherë në konsideratë idenë për shpërnguljen e tyre me dhunë. Madje qeveria shqiptare e gjendur para një presioni të tillë për sistemimin e banorëve të shpërngulur çamë, nuk e mori asnjëherë seriozisht idenë e hedhur nga britanikët për shkëmbimin e popullsisë çame me banorë të pakicave greke që jetonin në disa fshatra në jug të Shqipërisë. Pretendimet e historiografisë greke të cilat e lidhnin FNÇ shqiptar dhe qeverinë shqiptare me dhunën ndaj popullsisë greke që jetonte në jug të Shqipërisë nuk kanë asnjë bazë të vërtetë.871

Lidhur me përshtjellimet që u krijuan gjatë kësaj periudhe rreth idesë së shkëmbimit të dy minoriteteve, apo të shpërnguljes me dhunë të pakicës greke që jetonte në jug të Shqipërisë, mjafton të përmendim një vërejtje të bërë nga historiani grek J. Margaritis, i cili shpreh mendimin se; “Fronti Nacionalçlirimtar Shqiptar nuk pranoi të kryente reprezalje në kurriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinj (Shqipëri). “Në kundërshtim më praktikat e vazhdueshme ballkanike”, -thotë autori, - gjaku nuk u

868 Meta, Tensioni greko-shqiptar..,183.869 AMPJ, V.1945, D.59/7, fl.1-2.870 Po aty.871 Manda, Çamët myslimanë.., 217.

178

Page 179:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim.872 Në mbyllje të studimit të tij, autori grek Margaritis thotë se; “Në mënyrë hiperbolike njerëz të shumtë deklarojnë se vetëm vendi ynë, (Greqia) mësoi qytetërim, por në këtë rast, mësimi është i jashtëzakonshëm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke.873

5.2. Organizatat e komunitetit çam dhe veprimtaria e tyre.

Për koordinimin e punëve, si dhe për të menaxhuar sa më mirë situatën e krijuar pas dyndjes të refugjatëve çamë në Shqipëri, një kryesi e popullsisë çame me në krye Musa Demin, në shtator të vitit 1944, u mblodhën në fshatin Shalës të Sarandës, duke formuar Komitetin Antifashist Çam. Detyrat emergjente dhe parësore që shtroheshin para këtij komiteti, ishin orientimi i popullsisë çame për të mbështetur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare874, si dhe tërheqja e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar ndaj kësaj tragjedie. I krijuar si një organizatë politike, ky komitet pati dhe organet e tij drejtuese, puna e të cilave ishte organizimi dhe formimi i këshillave antifashistë çamë në qendrat kryesore ku dhe ishin grumbulluar refugjatët çamë të shpërngulur.875 Në krye të këtij komiteti u zgjodh Musa Demi, sekretar Taho Sejko dhe zëvendësekretar Kasem Demi. Në mbledhjen e parë të këtij komiteti u miratua dhe përbërja e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, me kryetar Vehip Demin, sekretar të përgjithshëm Dervish Dojaka, Rexhep Çami anëtar etj.876

Për të qenë sa më afër halleve të familjeve çame të shpërngulura, komiteti vendosi ngritjen e këshillave antifashist çam në ato qendra kryesore ku numri i familjeve çame ishte më i madh. Kështu, në Shijak në krye të këshillit antifashist u vu patrioti Xhevdet Memko, në Elbasan, u vendos Hamit Sejko, në Kavajë Mustafa Veliu, në Berat Gani Demi, në Delvinë Petrit Demi, në Konispol Izet Osmani etj.877

Komiteti Antifashist Çam i përbërë nga figura të shquara patriotike çame si, Musa Demi, Gani Demi, Mano Habibi, Izet Bejazi, Shaban Demi, Adem Shuaipi, Xhafo Bilali,

872 Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 147.873 Po aty.

874 Isufi, Musa Demi…, 281.875 AMPJ, V. 1945, D.59/1.876 Isufi, Musa Demi.., 282.877 AMPJ, V. 1945, D.59/1.

179

Page 180:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Xhafer Karameta, Omer Jakup, Isuf Izeti etj., duke parë mosreagimin e aleatëve perëndimorë dhe përfaqësuesëve të Fuqive të Mëdha në Greqi e Shqipëri, rreth ngjarjeve që po zhvilloheshin në kurriz të popullsisë muslimane çame, i dërgoi një letër proteste qeverive të Anglisë, SHBA, Rusisë, Komitetit Panepiriot të EAM-it, Komitetit Antifashist të EAM-it për Filatin dhe Çamërinë, si dhe qeverisë shqiptare në Tiranë. Notëprotesta e parë e këytij komiteti drejtuar Fuqive të Mëdha u bë në 10 tetor 1944, në të cilën kërkohej largimi i forcave edeiste nga territori i Çamërisë dhe sigurimi i jetës e pronës për familjet çame.878

Gjithashtu, ky komitet kërkonte prej organizmave ndërkombëtarë që, bazuar në Kartën e Atlantikut, popullsisë çame t’i sigurohej njohja e së drejtës për pjesëmarrjen në luftën antifashiste nacionalçlirimtare greke. Përfaqësuesit e popullsisë çame bënin me dije se, nga bandat zerviste greke u masakruan mbi 300 gra e fëmijë, të rejat u çnderuan, e 2 500-3 000 shtëpi u dogjën e u shkatërruan. “Në emër të popullit shqiptar çam, që u gri nga bandat zerviste- thuhej në notë protestë-, dhe që sot ndodhen në tokat shqiptare, ku po vuajnë nga uria dhe sëmundjet, protestojmë për egërsinë e pashembullt të hordhive të EDES-it, që kanë bërë krime kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë".879 Përfaqësuesit e popullsisë çame, shpreheshin se, “shqiptarët e Çamërisë nuk kanë asnjë faj për krimet e kryera ndaj popullsisë greke nga përkrahësit e Nuri Dinos, se populli shqiptar po vuan pasi ai nuk iu bind udhërave të EDES-it për të luftuar kundër popullit grek. Për këtë populli shqiptar çam e sheh veten të pandarë nga populli grek, për të cilin ka dhënë gjakun në çlirimin e Greqisë”.880 Në këtë letër, përveçse bëheshin me dije të gjitha qeveritë e lartëpërmendura për krimet e kryera nga forcat edeiste ndaj popullsisë shqiptare çame, iu kërkohej këtyre organizmave të ndërhynin për marrjen e masave dhe zgjidhjen e menjëhershme të çështjeve:

a) “Kthimi i shpejtë i popullsisë çame në shtëpitë e tyre si dhe sigurimin e jetës dhe qëndrimin të pashqetësuar në Krahinën e Çamërisë.

b) Dërgimin e një përfaqësuesi qeveritar në Çamëri për të hetuar mbi krimet e kryera nga Zerva.

c) Dërgimin në një kohë sa më të shpejtë të ushqimeve, barnave dhe sendeve të nevojshme për të përballuar kushtet e vështira.

d) Largimin sa më parë nga Çamëria të trupave ushtarake të EDES-it.e) Barazi absolute të drejtash në bazë të Kartës së Antlantikut dhe pjesëmarrjes së

popullit çam në luftë përkrahe popullit grek kundër tiranisë.f) Të lirohen sa më parë të 300 gratë dhe fëmijët çamë të cilët mbahen të burgosur

nga forcat zerviste në Paramithi dhe Filat”.881

Protesta u përsërit sërish në 30 tetor të këtij viti. Në notëprotestën e radhës, paraqitej me përmasa reale gjithë tabloja e ngjarjeve tragjike të popullsisë çame nga forcat nacionaliste greke gjatë periudhës qershor-shtator 1944. Në këtë protestë kërkohej edhe njëherë 878 PRO/FO. 371/48094. Protestë e Këshillit Antifashist të Çamërisë, drejtuar Fuqive të Mëdha, 17 tetor 1944. 879 AQSH, F.151, V.1944, D.101, fl.15. Protestë e Komitetit Antifashist Çam dërguar përfaqësuesëve të Fuqive të Mëdha, qeverive të Anglisë, SHBA, Rusisë, Komitetit Panepiriot të EAM-it, Komitetit Antifashist të EAM-it për Filatin dhe Çamërinë si dhe Qeverisë shqiptare në Tiranë datë 10 tetor 1944.880 Po aty.881 Po aty.

180

Page 181:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

kthimi i popullsisë së shpërngulur çame në trojet e veta, si dhe sigurimi i jetës dhe pronës në Greqi. Një nga kërkesat më të goditura në këtë rezolutë drejtuar qeverive perëndimore ishte, ajo mbi ngritjen e një komisioni hetimor për gjetjen e fajtorëve të vërtetë të masakrave dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.882

I gjendur përballë një situate aspak të favorshme, minoriteti çam u përpoq të vetorganizohej për të gjetur rrugëdalje nga kriza. Në muajin shkurt të vitit 1945, Komitet Antifashist Çam organizoi në qytetin e Sarandës mbledhjen e tij të dytë. Në këtë mbledhje një nga vendimet më të rëndësishme ishte grumbullimi i të ardhurave nga personat çamë, të cilët ishin në gjendje të mirë ekonomike e financiare dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave për familjet çame në nevojë. Por siç dëshmon një nga anëtarët e këtij Komiteti Vehip Demi, kjo nismë nuk pati sukses për shkak të divergjencave që ekzistonin midis krerëve çamë.883 Në datën 9 maj 1945, përfaqësuesit e popullsisë çame, nëpërmjet misioneve aleate në Tiranë, i dërguan një ankesë edhe Konferencës së San Franciskos. Duke iu referuar edhe njehërë Kartës së Antlantikut dhe luftës antifashiste nacionalçlirimtare të bërë nga popullsia çame përkrah forcave partizane greke, kërkohej rikthimi i refugjatëve çamë në Çamëri si dhe sigurimi i jetës së tyre nga forcat ushtarake aleate dhe shteti grek.884 Përsa i përket gjetjes dhe ndëshkimit të fajtorëve të luftës dhe shkaktarëve kryesorë të masakrës, memorandum i Këshillit Antifashist Çam, kërkonte që ata të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe greko-shqiptare.885

Brenda gjirit të komunitetit çam filloi një luftë e heshtur dhe herë herë e deklaruar, midis mbështetësve të qeverisë komuniste dhe atyre që kishin rezerva ndaj mënyrës së sjelljes së qeverisë shqiptare ndaj problemit çam. Gjithashtu, sipas disa rrymave brenda komunitetit çam, politika e deritanishme e ndjekur prej qeverisë shqiptare ndaj problemit çam, si dhe masat e ndërmarra nga ajo për t’u ardhur në ndihmë familjeve të emigrantëve, përçau dhe vet organizatat çame që funksiononin në Shqipëri. Përplasjet midis anëtarëve të Komitetit Çam u vunë re sidomos gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit Antifashist Çam në Vlorë në shtator të vitit 1945, ku u dukën qartë divergjencat dhe përplasjet, lidhur me mënyrën dhe zgjedhjen e kryetarit të këtij Komiteti.886

Sipas vendimit të marrë nga kryesia e këtij kongresi, organi që do të mbetej në fuqi do të ishte Komitetit Çam, i cili do të kishte vetëm atribute politike. Në krye të këtij komiteti u vunë disa prej krerëve dhe aktivistëve më të shquar të lëvizjes patriotike çame si, Dervish Dojaka, Vehip Demi, Kasem Demi, Sami Alushi etj. Vehip Demi u zgjodh kryetar i Komitetit Çam, me një shumicë të madhe votsh, i cili në cilësinë e kryetarit i propozoi pleniumit që doli nga kongresi, përbërjen e kryesisë së Komitetit Antifashist Çam. Kjo kryesi përbëhej nga Vehip Demi kryetar, Dervish Dojaka sekretar, nënkryetar Aqif Ademi dhe anëtarë Braho Kasemi, Hizër Ahmeti, Hajredin Merxhani dhe Rexhep Luri.887

882 AMPJ, V.1944, D.42.883 AQSH, F.14/AP STR, V.1945, D.22, fl.2. Rapor i Vehip Demit.884 AMPJ, V.1945, D.42. Memorandum i Këshillit Antifashist Çam, dërguar Misioneve Aleate në Tiranë, datë 2 maj 1945.885Po aty.886 AQSH, F.14 /AP STR, V.1945, D.22, fl.7/1.887 AMPJ, V.1945, D.59/12, fl.168.

181

Page 182:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Megjithë përpjekjet e disa prej elementëve përparimtarë çamë për të mos rënë nën ndikimin komunist, zhvillimi i punimeve të Kongresit Antifashist Çam në Vlorë u karakterizua tërësisht nga dominimi i vijës së PKSH dhe i elementëve të saj. Në ditën e dytë të zhvillimeve të punimeve të kongresit, delegatët komunistë të ardhur posaçërisht nga Tirana ushtruan ndikimin e tyre për të eleminuar nga drejtimi ata elementë çamë, të cilët ishin kundër vënies së organizatave çame nën drejtimin e PKSH. Më 24 shtator, në seancën e radhës të zhvillimit të punimeve, i cili si rend dite do të kishte zgjedhjen e pleniumit, me ndërhyrjen dhe ndikimin e delegatëve të PKSH ndryshoi tërësisht mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të pleniumit dhe krerëve çam të organeve drejtuese. Pas përfundimit të punimeve të Kongresit, ishte pikërisht vija e PKSH ajo që triumfoi dhe elementë çamë me bindje komuniste morën kontrollin e këtij komiteti. PKSH, e shfrytëzoi Kongresin Çam për të përhapur propagandën komuniste te çamët, me qëllim mbështetjen e tyre ndaj PKG dhe EAM-it, e cila tashmë ishte përfshirë në luftën për pushtet ndaj forcave djathtiste greke.

Përpjekjet e krerëve të minoritetit çam, për të mos rënë nën ndikimin komunist të PKSH ishin të mëdha. Te një pjesë e mirë e minoritetit çam, ishte krijuar bindja se çamët duhet të formonin një organizatë qendrore pa komunistë. Një pjesë e drejtuesve çamë, të cilët nuk ishin për përfshirjen në radhët e PKSH, shpreheshin se, “po të udhëhiqemi nga ata (komunistët) do të hyjmë në burg ose do të na dorëzojnë te Zerva”.888 Bindja e krerëve çamë forcohej nga dita në ditë, pas arrestimeve që kryheshin ndaj elementëve çamë me akuza të ndryshme nga qeveria shqiptare.

Duke parë akuzat e pabaza që ngriheshin ndaj elementëve çamë, si Komiteti dhe Këshilli Antifashist Çam, i kërkuan qeverisë shqiptare, që të ndaleshin arrestimet e çamëve dhe për akuzat e ngritura të formohej një komision hetimor pranë Këshillit dhe Komitetit Çam. Të dyja këto organizma propozonin, që pjesë e komisionit hetimor të ishin figura të shquara të lëvizjes antifashiste çame, të cilët dispononin të dhëna të konsiderueshme rreth aktivitetit të disa prej figurave të popullsisë çame gjatë pushtimit italo-gjerman.889

Në përfundim të punimeve, kongresi i refugjatëve çamë doli me një rezolutë të përbashkët e cila u drejtohej Fuqive të Mëdha, qeverisë shqiptare, asaj greke si dhe misioneve aleate që gjendeshin në Tiranë. Rezoluta e vinte theksin në krimet e kryera nga forcat nacionaliste greke të udhëhequra nga Napoleon Zerva kundër popullsisë civile shqiptare në Çamëri. “Në kohën kur minoriteti shqiptar në Greqi po luftonte ashpërsisht kundër pushtuesve gjermanë,- shpreheshin përfaqësuesit e popullsisë çame,- forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës, të komanduara nga vetë gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës, mbas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamë”.890 Kongresi Çam, referuar të drejtave të minoriteteve sipas Kartës së Atlantikut, kërkonte nga Konferenca e Ministrave të Jashtëm, që minoritetit shqiptar në Greqi t’i siguroheshin të gjitha të drejtat e barabarta, ashtu si dhe gjithë

888 AQSH, F.14 /AP STR, V.1945, D.22, fl.2.889 AMPJ, V.1945, D.59/10.890 Po aty., V.1945, D.42. Memorandum i Kongresit të Minoritetit Shqiptar të Greqisë, dërguar Konferencës së Ministrave të Jashtëm.

182

Page 183:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

popullit grek.891 Pavarësisht situatës në të cilën u zhvilluan punime e këtij kongresi, historian B. Meta thekson se, fryma e këtij kongresi, ishte paqësore dhe aty nuk u shpreh asnjë ndjenjë armiqësie ndaj popullit grek dhe minoritetit grek në Shqipëri.892

Në këtë kongres, krahas delegatëve çamë të ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë ku gjendeshin të strehuara familjet çame, merrnin pjesë dhe krerë të lartë të qeverisë shqiptare, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme. Në punimet e kongresit merrnin pjesë dhe anëtarë të misioneve aleate në Shqipëri, të cilët u njohën nga pjesëmarrësit me fakte reale dhe masakrën e kreyer nga forcat nacionaliste greke kundër popullsisë civile çame.

Një nga veprimtaritë kryesore të komitetit, ishte ngritja e grupeve të punës dhe e komisioneve për të evidentuar dhe mbledhur dëshmitë tragjike të popullsisë çame. Krerët e organizatave çame, në vjeshtën e vitit 1945, vendosën ngritjen e komisioneve në qendrat kryesore ku gjendeshin refugjatë. Në Durrës, ky komision përbëhej nga Murat Poni, Skënder Refat, Asllan Refat, Abaz Kondo dhe Idriz Memko. Në Shijak anëtarë të komisionit të grumbullimit të të dhënave ishin; Qemal Xhepa nga Lopsi, Arif Sali nga Nista dhe Ahmet Jakupi nga Arvenica. Në qytetin e Kavajës, komisioni përbëhej nga çamët; Mustafa Ejup nga Koska, Nustret Karahasani nga Minina, Alush Ziguri nga Varfanji, Malo Haxhi nga Kardhiqi dhe Mehmet Sulo nga fshati Kallaq. Ndërsa në Krujë, anëtarë ishin Avdi Baliko nga Margëlliçi, Zenel Bido nga Grikohori dhe Mehmet Musa nga Varfanji.893 Dëshmitë e mbledhura nga anëtarët e këtyre komisioneve, mbi krimet e kryera nga nacionalistët grekë, janë sot një dëshmi e gjallë e asaj çka popullsia çame përjetoi gjatë masakrave të viteve 1944-1945. Përveç të tjerave, një nga detyrat parësore e këtij komiteti do të ishte sensibilizimi i problemit çam në arenën ndërkombëtare.894

Paria çame dhe patriotë të shquar të lëvizjes kombëtare çame protestuan në të gjitha organizmat dhe qeveritë ndërkombëtare për krimet e kryera nga forcat zerviste ndaj tyre si dhe për masat e marra nga qeveria greke e kryeministrit Papandreu. Protesta dhe memorandume iu dërguan Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, qeverisë së Shteteve të Bashkuara, qeverisë së Britanisë Madhe, Misioneve Aleate në Greqi dhe Shqipëri, qeverisë shqiptare dhe asaj greke etj. Emëruesi i përbashkët i të gjitha letrave dërguar organizmave dhe qeverive të ndryshme ishte rrëfimi i masakrave të kryera ndaj shqiptarëve çamë prej monarkofashistëve grekë, si dhe marrja e masave për kthimin e çamëve pranë shtëpive të tyre e sigurimi i jetës. Në memorandumin dërguar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara prej Komitetit Antifashist Çam, pasi bëheshin të ditura fakte rrënqethëse rreth masakrave të kryera ndër vite nga qeveritë e ndryshme greke, kërkohej riatdhesimi i gjithë çamëve të dëbuar, si një e drejtë e natyrshme e mohuar në mënyrë arbritare.895

Në të njëjtën linjë me këtë memorandum ishte dhe rezoluta e dërguar më 16 tetor 1945, Sekretarit amerikan të Shtetit, Z.Cordell Hull, prej Shoqatës “Çamëria” me qendër

891Po aty.892 Meta, Tragjedia çame, 98.893 Dervishi, Maskra në Çamëri, 120-121.894 AQSH, F.14/AP STR, V.1945, D.22, fl.4/1. Rapor i Vehip Demit.895 “Zëri i Çamërisë”, nr.7, 8 tetor 1946.

183

Page 184:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

në SHBA.896 Në këtë rezolutë pasi revokoheshin të drejtat kombëtare të shqiptarëve, të cilat ishin mohuar që nga formimi i shtetit shqiptar, i bëhej jehonë parimeve demokratike, që SHBA kishte shfaqur në mbrojtje të kombeve të vegjël. Në fund të letrës të shqiptarëve të Amerikës, kërkohej që një kopje e kësaj resolute t’iu dërgohej gjithë shteteve të interesuara, të cilat ishin për mbrojtjen e Kartës së Atlantikut dhe të parimeve të vetvendosjes.897

Me shpresën se zëri i tyre do të dëgjohej nga qeveria britanike, Komitetit Antifashist Çam në 22 nëntor 1945, me rastin e vizitës në Athinë të zëvendësministrit të punëve të jashtme të Britanisë Madhe Z. Mac. Neil, i drejtohej atij me fjalët: “Ne u jemi drejtuar shpesh herë përmes misioneve ushtarake në Shqipëri, Aleatëve të Mëdhenj me protesta e telegrame, duke kërkuar shqyrtimin e çështjes sonë. Por fatkeqësisht s’na është dhënë ndonjë përgjigje dhe nuk është parë ndonjë interesim për marrjen në konsideratë të kërkesave tona”.898 Komiteti Çam i shpjegonte diplomatit britanik se, për shkak të barbarizmave në Çamëri nga ana e mercenarëve të Zervas dhe klikës së tij, mbi 20 000 çamë kanë marrë rrugën e arratisë në drejtim të Shqipërisë dhe mëse 1500 vetë u vranë e u masakruan në krahinat e ndryshme të Çamërisë, gjithë pasuria jonë u grabit dhe fshatrat e qytetet e banuara me shqiptarë u dogjën e u prishën”.899 “Përballë kësaj gjendje të mjerueshme,- bënte me dije Komiteti Antifashist Çam,- autoritetet zyrtare greke, jo vetëm që nuk kanë marrë masat e nevojshme, por ato heshtin dhe as që interesohen për përmirësimin e gjendjes”.900 “Ne,- theksonin në letrën e tyre përfaqësuesit çamë-, dëshirojmë të riatdhesohemi dhe kjo është një e drejtë e natyrshme që na është mohuar arbitrarisht, një e drejtë kjo e të gjithë qytetarëve të lirë e njohur nga Aleatët e Mëdhenj në Konferencën e Teherani, Jaltës dhe Potsdamit”.901 Duke shpresuar se letra e tyre do të bënte efektin e duhur te diplomati britanik, përfaqësuesit çamë shpreheshin se, “është koha që të ndërhyhet pranë autoriteteve greke që të marrë fund ky turp dhe se çështja çame duhet të merret në shqyrtim nga aleatët e mëdhenj, për të përfunduar sa më shpejtë çështjen çame”.902

Në emër të Komitetit Çam, në 20 dhjetor të vitit 1945, iu dërgua një letër Konferencës së Ministrave të Punëve të Jashtme të Fuqive Aleate në Moskë. Që në krye të kësaj promemorjeje, vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë u bëhej e njohur dhuna e ushtruar nga qeveritë greke ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, që nga koha e Konferencës së Londrës dhe në vazhdim deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.903 Duke theksuar platformën shfarosëse të politikës greke ndaj popullsisë muslimane çame, në letër u tërhiqej vëmendja vendeve pjesëmarrëse në këtë konferencë, që të tregonin interesin e duhur për zgjidhjen e çështjes çame.904 Pikërisht kjo përpjekje e Komitetit Çam për të pasqyruar masakrat e kryera nga monarko-fashistët grekë, tërhoqi vëmendjen 896 “Liria” , nr.155, datë 3 nëntor 1944, vol. IV, Boston Mass.897 Po aty.898 “Zëri i Çamërisë”, nr.4 datë 28 nëntor 1945.899Po aty.900 Kotini, Çamëria denoncon, 46.901 Po aty.902 Po aty.903 AMPJ, V.1945, D.52/12.904 Po aty.

184

Page 185:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

e Ministrisë e Punëve të Jashtme shqiptare, e cila i rekomandoi këtij Komiteti, që çdo lutje apo kërkesë e Komitetit çam duhet të kalonte nëpërmjet kanaleve diplomatike të kësaj ministrie.905

Organizatat dhe popullsia shqiptare çame e Greqisë, gjithmonë kanë këmbëngulur për zbardhjen e së vertetës. Madje, çamët si gjatë luftës edhe pas saj, janë distancuar dhe i kanë dënuar veprimet e N. Dinos dhe bashkëpunëtorëve të tij në shërbim të pushtuesve nazi-fashistë. Përveç kësaj, menjëherë pas përfundimit të luftës, një pjesë e parisë çame akuzuan drejtëpërdrejtë misionin britanik se ishte pikërisht ky mision, i cili strehonte në Itali shumë prej bashkëpunëtorëve të gjermanëve, me pretekstin se gjoja i mbronte nga rreziku komunist.906

Pikërisht për këtë mbështetje që britanikët u jepnin bashkëpunëtorëve të fashizmit, qofshin këta dhe shqiptarë, minoriteti çam dhe qeveria shqiptare i sugjeronin kreut të Misionit Britanik në Tiranë Hodgson, se kriminelët dhe bashkëpunëtorët me pushtuesin mund të kapeshin fare lehtë dhe të dënoheshin para gjyqit të popullit grek.907 Por tashmë për britanikët rreziku fashist kishte kaluar dhe lufta ideologjike ishte zhvendosur kundër komunizmit, luftë kjo e cila kishte nevojë dhe për ish bashkëpunëtorët e nazifashizmit të çdo ngjyre apo kombësie.

905 Po aty.906 Dervishi, Maskra në Çamëri, 91.907 Po aty..

185

Page 186:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

5.3. Roli i UNRRA-s në përballimin e krizës humanitare çame.

Pas mbërritjes në Shqipëri gjendja e refugjatëve çamë ishte tepër e mjerueshme. Fundi i luftës e kishte gjetur vendin dhe popullsinë në një mjerim të thellë. Më 11 janar të vitit 1945, Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, i shtyrë nga kushtet e rënda ekonomike që po kalonte vendi, mori vendimin që t’i kërkonte misionit të UNRRA-s (United Nations Relief and Rehabilitation Administration), ndihma për popullsinë shqiptare. Përfshirja e Shqipërisë në programin e ndihmave të organizatës së UNRRA-s, do të ishte një tregues i pjesëmarrjes së popullit shqiptar në koalicionin e madh botëror antifashist, e njëkohësisht do të bënte të mundur daljen nga kriza e rëndë ekonomike që kishte shkaktuar lufta e dytë Botërore. Në fund të shkurtit, kryeministri shqiptar Enver Hoxha i drejtoi zyrtarisht një kërkesë për ndihma UNRRA-s. Në këtë letër krahas të tjerash, Hoxha shkruante se; “Vendi ynë i rrënuar nga lufta, i djegur dhe i plaçkitur {…} kërkon ndihmën e Aleatëve të Mëdhenj, për t’u rimëkëmbur ekonomikisht. Për këtë arsye i drejtohemi UNRRA-s {…} të na ndihmojë me të gjitha mjetet që disponon dhe që i takojnë popullit tonë si aleat i Kombeve të Bashkuara”.908 Kërkesa e qeverisë shqiptare u mor menjëherë në konsideratë nga Drejtoria e Përgjithshme e UNRRA-s, duke vendosur njëkohësisht që në fund të muajit mars një përfaqësi e kësaj organizate të vizitonte Tiranën.909

Vala e dytë e dëbimit të popullsisë çame nga Greqia në mars të vitit 1945, i përkeqësoi akoma dhe më shumë kushtet ekonomike dhe gjendjen e kësaj popullsie.

908 AQSH, F.890, V.1945, D.107, fl.23-24.909 Gazeta “Bashkimi”, datë, 27 mars 1945.

186

Page 187:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Tashmë përpara qeverisë shqiptare shtohej detyra e përkujdesjes ndaj refugjatëve çamë, strehimi i tyre si dhe furnizimi me ushqime e medikamente mjeksore. Misionet ushtarake aleate që gjendeshin në Shqipëri u kujdesën për sjelljen e ndihmave në ushqime, ilaçe e veshmbathje për popullsinë civile. Programi i ndihmës ekonomike dhe financiare, i ofruar nga Fuqitë Aleate Perëndimore, i njohur gjerësisht si Administrata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rimëkëmbje, iu gjend pranë familjeve shqiptare çame. Por, gjatë muajve të pranverës së vitit 1945, kur dhe situata e familjeve çame sa vinte e rëndohej, UNRRA nuk kishte hartuar ndonjë plan të veçantë emergjence për t’i ardhur në ndihmë atyre. Duke parë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhej popullsia çame e dëbuar nga Greqia, Misionet aleate dhe ai i UNRRA-s në Tiranë morën masa për të përshpejtuar proçesin e ardhjes së ndihmave në Shqipëri. Një përpjekje e tillë u bë dhe si rezultat i të dhënave që kishte misioni britanik lidhur me projektet që qarkullonin, se Tirana zyrtare dhe qeveria e saj komuniste do të ndërmerrte të njëjtën masë ndëshkimore ndaj popullsisë minoritare greke në Jug të Shqipërisë.

Në rrethanat kur burimet alternative të jashtme për të furnizuar popullsinë shqiptare me ushqime të nevojshme ishin të pakta, faktori kohë ishte shumë i rëndësishëm. Ardhja sa më parë e ndihmave të UNRRA-s, për popullsinë çame ishte shumë e rëndësishme si për qeverinë shqiptare, ashtu dhe për misionin ushtarak britanik në Tiranë.

Dhënia e shpejtë e ndihmave për refugjatët çamë në Shqipëri prej diplomacisë britanike, ishte një kundërmasë për të frenuar ndonjë veprim të qeverisë shqiptare për dëbimin e minoritetit grek në jug të vendit.910 Megjithëse vet kryetari i Misionit britanik Hodgson pranonte se, prej qeverisë shqiptare nuk kishte sinjale për një shpërngulje të dhunshme në kufijtë e tragjedisë, të minoritetit grek prej Shqipërisë së jugut.911

Frika e Misionit britanik mbështetej në raportin e dërguar në prill të vitit 1945 nga zëvendës shefi i këtij misioni Alan Palmer, i cili ishte dërguar në Greqinë veriperëndimore për të parë nga afër situatën e krijuar atje, lidhur me masakrat dhe dëbimet e shqiptarëve çamë nga trojet e tyre. Në raportin e tij, Palmer sugjeronte se një zgjidhje alternative dhe efektive mund ishte ndërrimi i popullsisë minoritare greke me atë shqiptare.912 Sipas Palmerit, një numër i konsiderueshëm i popullsisë minoritare greke në Shqipëri mund të dërgohej në Greqi për të zënë shtëpitë, tokat dhe pronat e lëna bosh prej shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve dhe anasjelltas.913

Raporti i Palmerit nuk u prit dhe aq mirë nga shefi i Misionit Britanik në Tiranë Hodgson, i cili kishte vërejtjet e tij rreth sugjerimeve të bëra nga zëvendësi i tij. Hodgsoni, mbështetur në të dhënat e Palmerit, kishte si qëllim të paraqiste një raport para qeverisë shqiptare me synimin e vetëm të kënaqte sadopak Enver Hoxhën dhe qeverinë e tij, lidhur me kujdesin që britanikët po tregonin për çështjen shqiptare.914

Në komentin e tij të bërë mbi raportin e Palmerit, gjenerali Hodgson shprehej se, “Derisa t’i jepet pak sadisfaksion Hoxhës në të ardhmen, që masat e nevojshme janë duke

910 Hamit Kaba, UNRRA në Shqipëri 1944-1947, (Tiranë, Shkenca, 2000), 137.911 AMPB, F. UNRRA, V.1945, D.33, fl.57.912 Po aty.913 Po aty..914 AMPJ, V.1945, D.11. fl.23. Shënime të Hodgsonit mbi raportin e Palmerit.

187

Page 188:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

u marrë për kthimin e çamëve, është e mundur që të detyrohet të marrë kundërmasë kundër minoritetit grek në Shqipëri”.915 Gjenerali britanik besonte se një sigurim i mundshëm nga ana e qeverisë greke për kthimin në Greqi dhe sigurimin e jetëve të familjeve çame, do të ndihmonte shumë në qetësimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe fqinjit të saj jugor. Sipas tij, sa më shpejt t’i jepej zgjidhje kësaj çështjeje aq më pak incidente do të kishte midis dy vendeve si dhe do të parandaloheshin masakra të ngjashme ndaj minoriteteve.916 Në lidhje më këtë ai raportonte se, “një sigurim nga qeveria greke që çamët do të pranohen prapë dhe do të merren masa për të siguruar jetën e tyre dhe mirëqënien, do të ndihmojë shumë për të përmirësuar marrëdhëniet shqiptaro-greke”.917

Shqetësimin e tij lidhur me masat që mund të ndërmerte qeveria shqiptare ndaj minoritetit grek, ai i shpreh dhe në raportin e tij dërguar Misionit të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS) dhe Military Laison (ML), në maj të vitit 1945.918 Në lidhje me këtë problem ai shprehet se, “Refugjatët çamë duhet të marin ushqim, ndihmë, veshmbathje, medikamente dhe strehim sa më shpejtë që të jetë e mundur. Kjo masë do të ndihmojë të ndalojë çdo veprim të Hoxhës kundër minoritetit grek”.919 Shqetësimi që paraqiste Hodgsoni, lidhur me mundësinë e dëbimit të minoritetit grek nga Shqipëria e Jugut, kishte të bënte më tepër me ruajtjen e raporteve midis dy vendeve fqinje, si dhe me projektet afatgjatë të Britanisë, lidhur me ruajtjen e fuqisë dhe të ndikimit të saj në politikën ballkanase. Hodgsoni aludonte për një hakmarrje të mundshme të qeverisë shqiptare ndaj minoritetit grek në Shqipëri.

Megjithë fjalët e përhapura, qeveria shqiptare as që e mori në konsideratë një mundësi të tillë. Sipas autorit Hamit Kaba, arsyeja se pse qeveria shqiptare e Enver Hoxhës mbajti këtë qëndrim, ishte për faktin se ajo ishte e pamotivuar dhe e pafuqishme t’i bënte ballë një përplasjeje të drejtëpërdrejtë me Greqinë dhe të acaronte marrëdhëniet me shtetin fqinj.920

Por më shumë se sa mundësia dhe frika ndaj një përballjeje me Greqinë, ne mendojmë se qeverinë shqiptare e shqetësonte më tepër situata e brendshme politike dhe ekonomike në të cilën ndodhej Shqipëria. Para së gjithash, qeverinë shqiptare e shqetësonte forcimi i rendit, lufta kundër kundërshtarëve të brendshëm, si dhe rreziku i rrëzimit të pushtetit komunist. Përveç të tjerash, mjafton të përmendim këtu raportet e mira që qeveria komuniste kishte me aleaten e saj greke EAM-in dhe premtimet që qeveria e E.Hoxhës kishte marrë gjatë luftës prej komunistëve grekë, se problemet kufitare midis dy vendeve fqinjë do të zgjidheshin në bazë të konventave ndërkombëtare dhe Kartës së Atlantikut.

915 Po aty..916 Po aty.917 Po aty.918 Po aty.919 Po aty.920 Kaba, UNRRA në Shqipëri.., 138.

188

Page 189:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Në 1 gusht të vitit 1945, pas shumë diskutimesh lidhur me mënyrën e bashkëpunimit, midis qeverisë shqiptare dhe Misionit të UNRRA-s në Tiranë u arrit marrëveshja e bashkëpunimit.921

Në kërkesën e qeverisë shqiptare drejtuar misionit të UNRRA-s në Tiranë në 24 gusht të vitit 1945, lidhur me furnizimin në ushqime, medikamente dhe materiale strehimi për popullsinë e shpërngulur çame thuhej ndër të tjera se, “Sikundër u shpjeguam edhe gojarisht në mbledhjen që patëm më datë 14.8.1945, në vendin t’onë ndodhen të emigruar afro 25.000 refugjatë çamër t’ardhur këtu, pse të ndjekur e të masakruar nga bandat e Zervës në Greqi. Vendi i jonë megjithëse akoma në luftë e megjithëse i djegur dhe i zhuritur nga nazi-fashistët, ndajti me ta kafshatën e gojës e gjithshka kishte duke i shpëtuar nga vdekja. Kjo popullsi i përket nji nasioni tjetër, megjithëse shqiptare, prandaj Ay Mision duhet të kujdesohet veçnërisht për ta duke i furnizuar me ushqime, veshmbathje, strehim e barna, duke lehtësuar në këtë mënyrë një barrë të rëndë të pushtetit t’onë”.922 Bashkëngjitur me kërkesën drejtuar këtij misioni, komisioni ndërqeveritar shqiptar i caktuar për bisedime me UNRRA-n, i dërgoi dhe një listë me nevojat përkatëse për t’u shqyrtuar dhe për t’u dërguar në Shqipëri.

I gjendur përballë një situate të rëndë në të cilën po kalonte gjithë populli shqiptar, Misioni i UNRRA-s në Tiranë, u mundua të siguronte në kohën e duhur të gjitha kërkesat për ushqime, veshmbathje, medikamente mjekësore të ardhura nga Komiteti Antifashist Çam dhe nga Qeveria Demokratike Shqiptare. Duke pasur parasysh faktin se, si rezultat i ardhjes së refugjatëve çame në Shqipëri, UNRRA u gjend e papërgatitur përballë situatës së krijuar, një pjesë e konsiderueshme e ndihmave të programuara për Shqipërinë, u përdorën për nevojat e refugjatëve çamë. Në bashkëpunim dhe me Komisionin Interministerial të qeverisë shqiptare, u ra dakord që një përqindje e caktuar e ndihmave që do të mbërrinin në Shqipëri do të shkonte për nevoja të këtij komuniteti.923

Në kuadër të programimit të paketës me ndihmat e nevojshme dhe sasinë që duhej të vinte për popullsinë e shpërngulur çame, ishte dhe kërkesa e Komitetit Antifashist Çam drejtuar UNRRA-s, në 3 shtator 1945. Në kërkesën e këtij komiteti, i cili përfaqësohej nga kryetari Musa Demi dhe nënkryetari Kasëm Demi, i kërkohej kreut të misionit të UNRRA-s në Tiranë Okley Hill, që paketa e ndihmave të destinuara për refugjatët e shpërngulur çamë, të ishte veç asaj që vinte për Shqipërinë.924 Mirëpo një gjë e tillë nuk u aprovua nga kreu i UNRRA-s, i cili këmbëngulte se, paketa e ndihmave të destinuara për komunitetin çam do të përllogaritej në shumën e dhënë për Shqipërinë. Hill e argumentonte qëndrimin e tij me faktin se, veçimi i ndihmave të ardhur veçmas për popullsinë e shpërngulur çame, do të ulte ndjeshëm sasinë e ndihmave për Shqipërinë.925 Po ashtu, Hill e mbështeste idenë e tij dhe me argumentin se, veçimi i paketave të ndihmave të Shqipërisë me ato për refugjatët çamë do të shtonin ndjeshëm koston e transportit.926 921 Po aty., 122.922 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.1. Letër e N. Strallit, Kryetar i Komisionit Interministerial për Furnizimet nga UNRRA, drejtuar Misionit të UNRRA-s në Tiranë më 24 gusht 1945. 923 Po aty., fl.9.924 AMPJ, V.1945, D.12, fl.9.925 Po aty.926 Po aty.

189

Page 190:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Në kushtet e fillimit të një izolimi në arenën ndërkombëtare, si dhe duke marë në konsideratë krizën e rëndë ekonomike që kishte përfshirë vendin, qeveria Shqiptare e mirëpriti programin e paketës së ndihmave të UNRRA-s për popullsinë çame të shpërngulur nga Greqia. Në kushtet e vështira që ndodhej vendi dhe në veçanti familjet e shpërngulura çame, qeveria shqiptare e priti me kënaqësi miratimin e kësaj shume për programin çam, duke ofruar bashkëpunimin e saj në shpërndarjen e tyre, e duke shprehur njëkohësisht falenderim e mirënjohje për kontributin e UNRRA-s në zgjidhjen e krizës humanitare të popullit shqiptar. Në një dokument zyrtar të Komisionit Interministerial për Furnizimet nga UNRRA, dërguar Misionit të saj në Tiranë, në datë 12 shtator 1945, thuhej se; “Pritëm me kënaqësi vendimin tuaj për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve çamë, të cilët u shpërngulën nga vatrat e tyre nga shkaku i ndjekjeve dhe masakrave që bënë kundër kësaj popullsie bandat e Zervës. Na kënaq gjithashtu vlera dhe rëndësia që ju i jepni kësaj çështjeje”.927 Në vijim të falenderimeve për gadishmërinë e treguar për t’u ardhur në ndihmë familjeve çame, ky komision i përfaqësuar nga nënkryetari Njazi Demi, bashkëngjitur i dërgonte Misionit të UNRRA-s në Shqipëri, listën me furnizimet e nevojshme të hartuar nga Këshilli Antifashist i Emigrantëve Çamë. Gjithashtu, Njazi Demi i kujtonte edhe njëherë Misionit të UNRRA-s, se tonazhi i sendeve dhe ndihmave që do të destinohen për emigrantët çamë, nuk duhet të pakësojnë atë të destinuar për Shqipërinë.928

Në takimin e programuar për përcaktimin e sasisë dhe mënyrën e shpërndarjes së ndihmave për popullatën çame, të mbajtur në 21 shtator 1945, në sallën e Bibliotekës së Ministrisë së Ekonomisë, përveç anëtarëve Misionit të UNRRA-s në Tiranë, Peter Floud dhe Znj. Simons dhe të qeverisë shqiptare, ishte dhe Kasem Demi si përfaqësues i Këshillit Antifashist Çam. Dy nga pikat kryesore të këtij takimi, kishin të bënin pikërisht me shpejtimin e ardhjes së furnizimeve për popullsinë e shpërngulur çame dhe rregullimin e mënyrës së shpërndarjes së këtyre ndihmave.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e UNRRA-s, në parim ranë dakort me kërkesat e palës shqiptare, që pjesa më e madhe e ndihmave të destinuara për Shqipërinë të shkonin si fillim për të plotësuar nevojat imediate të familjeve çame dhe pjesa e mbetur të shkonte për të sëmurët në spitale dhe për popullsinë shqiptare të dëmtuar nga lufta dhe bombardimet.929 Pjesëmarrësit në takim ranë dakort, që nga paketa e ndihmave që do të mbrrinin së shpejti me vaporë në portin e Durrësit, 50% e tyre të shpërndaheshin për refugjatët çamë dhe se kjo shpërndarje do të bëhej nga përfaqësuesit çamë. Po ashtu, UNRRA duke parë gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhej qeveria shqiptare dhe populli çam, mori përsipër që shpenzimet për transportin dhe shpërndarjen e ndihmave për komunitetin çam të mos përfshiheshin në sasinë e parave të shpenzuara për këtë kategori.930

Mirëpo, nevoja për ndihmat emergjente për të përballuar situatën e vështirë, detyroi një përfaqësi të popullsisë shqiptare çame që t’i drejtoheshin me një letër drejtorit

927 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.4.928 Po aty.929 Po aty., fl.9.930 Po aty., fl.9-10.

190

Page 191:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të përgjithshëm të UNRRA-s në Uashington.931 Letra e nisur nga qyteti i Vlorës më 25 shtator të vitit 1945, i kujtonte shefit ekzekutiv të kësaj organizate, se paketa e ndihmave për familjet çame ishte tepër imediate dhe duhej të vinte në kohën e duhur. Duke i kujtuar rëndësinë që kishte kjo paketë me ndihma për popullsinë çame, telegrami drejtuar kreut të UNRRA-s në Uashington, theksonte faktin se, ndihmat e programuara për popullsinë çame të mos llogariteshin në vlerën e parashikuar për Shqipërinë.932

Pa kaluar tri ditë, në portin e Durrësit mbëriti anija me ndihmat për minoritetin e shpërngulur çam. Kjo paketë me ndihma përmbante një sasi të konsiderueshme ushqimesh, të përbërë nga 250 ton miell, 600 kasa me kuti qumështi, 40 ton bizele, 10 ton sheqer etj.933 Kjo sasi ndihmash u pasua nga dy ngarkesa të tjetëra me veshmbathje e medikamente të mbërritura në datën 2 dhe 8 tetor 1945.934 Për të programuar më mirë sasinë e ndihmave dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre, u krijuan grupe të posaçme pune, ku bënin pjesë përfaqësues të UNRRA-s, të qeverisë shqiptare dhe pjesëtarë të komunitetit çam.

Kryetari i Misionit të UNRRA-s, duke marrë në konsideratë kërkesat e ardhura nga Komiteti Çam, hartoi një listë me furnizimet e nevojshme për popullsinë shqiptare. Kjo paketë me ushqime dhe veshëmbathje që kapte shifrën e 650.000 dollarëve amerikanë, u shpërnda në mënyrë të racionalizuar nga Komiteti Çam.935 Në zbatim të kërkesave të ardhura nga qeveria shqiptare dhe Komiteti Antifashist Çam, në datë 15 tetor 1945, në portin e Durrësit mbërritën për refugjatët çamë rreth 865.125 ton miell, 34.605 ton bizele, 9.228 ton sheqer, 46.140 ton qumësht e shumë ndihma të tjera të nevojshme, të cilat u shpërndanë sipas nevojave të familjeve çame të vendosura në 16 qytetet e Shqipërisë.936

Më 9 nëntor 1945, kreu i UNRRA-s në Shqipëri mori në konsideratë kërkesën e Komitetit Çam lidhur me dërgesën e radhës së paketës me ndihma, sipas listës së hartuar nga ky Komitet. Në këtë listë, zërin kryesor e zinin artikujt e nevojshëm ushqimorë për familjet çame, si dhe materiale për strehimin e fëmijëve të mbetur jetimë.937

Në total, paketa e ndihmave të ardhura dhe e atyre të programuara për muajt në vazhdim për popullsinë e shpërngulur çame kapte shifrën e 1.450.000 dollarëve amerikanë.938 Kjo paketë ndihmash përbëhej nga veshje, ushqime, çadra për strehim, medikamente, enë kuzhine e mjete të tjera të domosdoshme, pa përfshirë këtu koston e transportit të ndihmave. Sipas programit të miratuar nga UNRRA, nevojat mjekësore të refugjatëve çamë do të mbuloheshin nga program mjekësor për Shqipërinë, ndërsa shuma prej 43.000 mijë dollarë amerikan e planifikuar për blerjen e mjeteve të transportit e karburant për refugjatët çamë, do të kalonte për llogari të programit industrial të Shqipërisë.939

931 AMPJ, V.1945, D.59/12, fl.198.932 Po aty.933 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.10.934 AMPJ, V.1945, D.59/1, fl.7.935 Po aty., V.1945, D.52/12.936 AQSH, F.564, V.1945, D.37, fl.31.937 AMPJ, V.1945, D.59/12.938 AQSH, F.564, V.1946, D.43, fl.1. Shif dhe Margaritis, Bashkëpatriotë të padëshiruar.., 191.939 Kaba, UNRRA në Shqipëri.., 140.

191

Page 192:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Për t’u bindur për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhej popullsia e shpërngulur çame, anëtarë të misioneve aleate dhe të UNRRA-s në Tiranë ndërmorën një udhëtim në qendrat kryesore ku gjendeshin të vendosur familjet çame. Anëtarët e misioneve aleate të fuqive të mëdha, si dhe kreu i UNRRA-s në Tiranë Okley Hill, panë me sytë e tyre gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodheshin familjet çame të shpërngulura me dhunë nga Greqia. Me sytë e tyre atë panë mjerimin në të cilin jetonin këto familje. Po ashtu, nga bisedat me banorët çamë, përfaqësuesit e huaj dëgjuan dëshmi rrënqethëse lidhur me masakrat e kryera nga trupat zerviste ndaj kësaj popullsie.940

Deri në nëntor të vitit 1945, ishin Këshillat Antifashistë Çam organet që bënin shpërndarjen sipas nevojave të popullsisë të ndihmave të ardhura. Por, duke qënë se sasia e ndihmave për popullsinë çame sa vinte dhe shtohej, qeveria shqiptare vendosi t’i suprimonte këto organe dhe proçesin e administrimit e të shpërndarjes së ndihmave do të kalonte në duart e organeve të pushtetit vendor.941 Kalimi i kopetencave të Komitetit Çam dhe të Këshillave Çamë në duart e pushtetit vendor, solli reagime nga popullsia emigratore çame. Pikërisht për këtë arsye, një pjesë e kësaj popullsisë protestoi tek përfaqësuesit ndërkombëtarë të UNRRA-s në Tiranë, lidhur me abuzimet e qeverisë shqiptare në shpërndarjen e ndihmave.942

Në dhjetor të vitit 1945, Konferenca e Uashingtonit miratoi kërkesën për rritjen e fondit të ndihmave për Shqipërinë dhe atë për popullsinë çame. Në sajë të mbështetjes që i dhanë çështjes së refugjatëve çamë, kreu i Misionit të UNRRA-s në Tiranë Okley Hill dhe shefi i Misionit amerikan Jacobs, fondi i ndihmave për Shqipërinë u rrit me 14%. 943 Projektprogrami i UNRRA-s parashikonte të sillte në Shqipëri rreth 145.121 tonë furnizime, ku 72.025 tonë duhej të mbërrinin deri në fund të vitit 1945, ndërsa sasia tjetër prej 73.096 tonë duhej të mbërrinte në Shqipëri gjatë vitit 1946.944 Konferenca gjithashtu vendosi që, shuma totale prej 1. 782. 000 dollarëve amerikanë ishte e destinuar pikërisht për nevojat e refugjatëve çamë të vendosur në Shqipëri.945 Madje përfaqësuesit e Misionit të UNRRA-s për Shqipërinë në këtë konferencë, përforcuan edhe njëherë mendimin e tyre përpara drejtuesve më të lartë të kësaj organizate në Uashington, se shpenzimet për programin çam të ndihmave nuk duheshin përfshirë në sasinë e ndihmave të destinuara për Shqipërinë.

Në 4 dhjetor të vitit 1945, Këshilli Ekonomik pranë qeverisë shqiptare e konsideroi të pamjaftueshme shumën e vënë në dispozicion të Shqipërisë. Pas shqyrtimit që i bëri projekt programit të UNRRA-s, për Shqipërinë, ky këshill i paraqiti dhe një vendim qeverisë shqiptare në të cilin thuhej se, ky program nuk e ndihmonte aspak Shqipërinë në normalizimin e jetës tregtare dhe ekonomike.946 Lidhur me projektprogramin e UNRRA-s, pakënaqësi shprehu dhe Komisioni Interministerial, i cili vetëm dy ditë më vonë i dërgoi Misionit të UNRRA-s në Tiranë kërkesat e veta, mes të

940 AMPJ, V.1945, D.12, fl.113.941 Po aty., D.59/14, fl.42.942 Isufi, Musa Demi.., 292.943 Po aty., 290.944 AQSH, F.564, V.1946. D.55, fl.222.945 Po aty., fl.230.946 Po aty., F.890, V.1945, D.75, fl.76.

192

Page 193:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

cilave ishte ajo për veçimin e ndihmave për refugjatët çam nga program shqiptar i ndihmave pë Shqipërinë.947 Në përpjekje për të përfituar sa më shumë nga paketa e ndihmave të dhëna nga UNRRA, qeveria shqiptare i përmblodhi edhe njëherë kërkesat e saj drejtuar misionit të kësaj organizate në Tiranë, duke theksuar faktin se sasia e ndihmave për Shqipërinë ishte tepër e vogël dhe se ndihmat e programuara për Shqipërinë nuk duhet të përfshinin ato të destinuara për refugjatët çamë që gjendeshin në Shqipëri.948

Kërkesat e njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare u morën në konsideratë me shumë dashamirësi nga kreu i UNRRA-s në Tiranë Hill dhe ai i misionit amerikan Jakobs, të cilët premtuan se sugjerimet e qeverisë shqiptare do t’i bëheshin të ditura menjëherë Uashingtonit. Lidhur me këtë, Jakobs në 12 dhjetor 1945 i shkroi sekretarit amerikan të shtetit një letër, duke i theksuar atij kërkesën palës shqiptare për rritjen e sasisë së ndihmave për Shqipërinë, si dhe rëndësinë që kishte në vetvehte programi i ndihmave për refugjatët çamë në Shqipëri.949

Ndërsa në lidhje me sasinë e ndihmave që do të vinin për llogari të popullsisë së shpërngulur çame, kreu i Misionit amerikan në Tiranë Jacobs, sugjeronte që kjo pjesë e paketës së ndihmave duhej të shkëputej nga pjesa e programuar për Greqinë dhe të mos merrej nga ajo e destinuar për Shqipërinë. Jacobs e argumentonte idenë e tij me faktin se, banorët çamë të shpërngulur nga Greqia, edhe pse kishin origjinë shqiptare, ishin shtetas grekë dhe si të tillë, duhej që pjesa e ndihmave t’u jepej nga sasia e programuar për Greqinë.

Së dyti, Jacobs argumentonte se, shkaktar i gjendjes së krijuar në Shqipëri, si rezultat i ardhjes së refugjatëve çamë, ishte pikërisht Greqia, e cila i kishte dëbuar me dhunë nga shtëpitë dhe trojet e tyre këta banorë.950 Duke e vënë theksin në nevojën emergjente që kishte kjo popullsi për ndihma në ushqime, ilaçe e veshmbathje, Jacobs bënte thirrje për përshpejtimin e procedurave dhe arritjen sa më parë në Shqipëri të këtyre ndihmave, në të kundërt kjo popullsi rrezikonte të vdiste urie.951

Ndihma e dhënë nga organizata ndërkombëtare e UNRRA-s në fund të Luftës së Dytë Botërore për refugjatët çamë dhe popullin shqiptar, merr një rëndësi të veçantë për vetë kohën në të cilën erdhën këto ndihma. Gjatë vitit 1945 qeveria shqiptare nuk ishte në gjendje të siguronte ndihma të tjera nga donatorë të huaj dhe në këtë mënyrë rëndësia dhe roli që luajtën ndihmat e dhëna nga UNRRA për Shqipërinë marrin një rëndësi të dorës së parë. Megjithëse historiografia komuniste është munduar të minimizojë rolin që patën ndihmat e dhëna nga UNRRA dhe misionet aleate në Shqipëri në fund të luftës, shuma e dhënë si dhe tonazhi i këtyre ndihmave në të holla, ushqime, medikamente, pajisje për industrinë dhe mjete për strehimin e refugjatëve çamë ka qenë e konsiderueshme. E vërteta është se në përfundim të misionit të saj në Shqipëri, UNRRA mori një sërë falenderimesh si nga qeveria shqiptare, ashtu dhe nga populli shqiptar e refugjatët çamë për ndihmat e dhëna dhe shpëtimin e jetëve nga uria dhe skamja. Pavarësisht dyshimeve

947 Po aty., F.546, V.1946, D.55, fl.262.948 Po aty., fl.279.949 AMPJ, V.1945, D.63/3, fl.4.950 AMPB, F. UNRRA, V.1945, D.32, fl.38.951 Po aty.

193

Page 194:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

të shfaqura nga qeveria shqiptare për anëtarët e misionit të UNRRA-s në Shqipëri, si dhe sasisë së ndihmave të shpërndara, ky mision zbatoi me rigorozitet programin e saj, pa marrë në konsideratë besimin fetar, kombësinë dhe ndjenjat politike të përfituesit.

5.4. Jehona e masakrave dhe çështjes çame në shtypin e kohës.

Si pasojë e masakrave të trupave zerviste ndaj popullsisë civile çame, situata në Çamëri gjatë vjeshtës së vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945, ishte mjaft e rëndë. Masakrat në Çamëri, si dhe gjendja e mjerueshme në të cilën ndodheshin refugjatët çamë, gjetën jehonë në mbarë botën perëndimore nëpërmjet kronikave të shtypit të shkruar. Krimet dhe masakrat e kryera nga forcat zerviste greke kundër popullsisë civile çame, iu bënë të dituara opinionit ndërkombëtar nëpërmjet dhjetra e qindra përkujtesash, dërguar organizmave ndërkombëtare dhe qeverive aleate perëndimore nga shqiptarët e Çamërisë dhe organizata të ndryshme çame.

Krimet e bandave greke ndaj popullsisë shqiptare u rrëfyen nga shumë çamë të mbijetuar. Masar Sopoti, rrëfente në gazetën “Bashkimi Kombit” në korrik të vitit 1944 se, “një pjesë e popullsisë së Çamërisë që mundi të shpëtojë mori malet, ndërsa pjesa tjetër që u mundua të futej brenda kufirit të shtetit shqiptar, gjendet në kushte të mjerueshme, pa strehë, pa shtresë e mbulesë dhe pa bukë”.952 Në faqet e kësaj gazete,

952 “Bashkimi Kombit”, nr.202, datë, 27 korrik 1944.

194

Page 195:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

vazhdonin të shkruheshin shkrime mbi ngjarjet në Çamëri të treguara nga njerëz që kishin qenë dëshmitarë të këtyre ngjarjeve rrënqethëse.

Një rol të veçant në pasqyrimin e masakrave dhe të gjendjes së popullsisë civile çame ka luajtur dhe diaspora shqiptare. Çështja e Çamërisë, iu paraqit opinionit botëror prej shoqatave shqiptare të ngritura kryesisht në shtetet perëndimore. Në çastet kur qeveria shqiptare vuante pasojat e fillimit të një izolimi në arenën ndërkombëtare, ishin pikërisht shoqatat shqiptare në vende të ndryshme evropiane dhe në SHBA, ato që njohën publikun e gjerë me pasojat e shpërnguljes së popullsisë shqiptare nga Greqia.953

Shoqata “Çamëria” në SHBA, në vjeshtën e vitit 1944, i dërgoi një rezolutë Departamentit amerikan të Shtetit, në të cilën kërkohej e drejta për vetvendosjen e popullit shqiptar, si dhe rivendosja e integritetit territorial të Shqipërisë.954 Rezoluta e vinte theksin te fakti se, Shqipëria prej dekadash i ishte nënshtruar vullnetit të Fuqive të Mëdha dhe akteve agressive pa asnjë shkak. Shoqëria “Çamëria” kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të gjenin zbatim me konseguencë dhe në zgjidhjen përfundimtare të çështjes shqiptare. Në këtë rezolutë, krahas ruajtjes së integritetit territorial të Shqipërisë, kërkohej kthimi pa kushte i popullsisë së shpërngulur çame në Greqi, si dhe e drejta e Çamërisë dhe Kosovës për të shprehur vullnetin e tyre të lirë për të ardhmen e tyre.955

Anëtarja e misionit të UNRRA-s në Shqipëri Alice Lovely, pasi pa nga afër gjendjen e mjeruar të refugjatëve çamë në Shqipëri dhe pasi dëgjoi nga të mbijetuarit rreth masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke, i bëri të njohura ato për publikun e gjerë amerikan në gazetën “The Hartford Time”. Në faqet e kësaj gazete ajo përshkruante ngjarjet rrënqethëse, të cilat kishin ndodhur dhe po ndodhnin në kurriz të popullsisë shqiptare çame në Greqi.956 Autorja shprehej se, “Sot ndodhen në Shqipëri 25 000 çamë. Shumë familje, gra dhe fëmijë janë vendosur në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë luftës në Greqi, fshatrat e tyre u sulmuan nga grekët dhe ata, për të shpëtuar kokën u drejtuan për në Shqipëri”.957 Krahas rrëfimit të masakrave, autorja përshkruante në faqet e gazetës dhe situatën e mjerueshme, si dhe kushtet e këqija në të cilat gjendeshin familjet e shpërngulura çame. Sipas saj,këto familje jetonin në mjerim të plotë, të strehuar në dhuma të vogla mbi 10-12 persona, përfshi këtu të sëmurë dhe pleq. Ushqimi kryesor i këtyre banorëve ishte supa, e cila u shërbehej vetëm një herë në ditë dhe kjo në shumë raste në një cilësi mjaft të keqe.958

Në shenjë falenderimi për mbështetjen që kishte dhënë në dobi të çështjes çame, kryetari i Shoqatës “Çamëria” në SHBA, Hajredin Çeço, i dërgoi një letër zonjushës Alisse Loveli, për kontributin e saj në botimin e lajmeve që vinin nga Çamëria, të cilat njihnin opinionin mbarëbotëror me masakrat e grekëve ndaj popullsisë çame.959 Madje, A. Loveli kishte nisur punën për përgatitjen e një botimi, për shtypin e huaj rreth ngjarjeve dhe dëshmive që kishte mbledhur nga popullsia e shpërngulur çame në 953 Meta, Tragjedia çame, 91.954 AMPJ, Viti 1944, D.35. Rezolutë e Shoqërisë “Çamëria” në SHBA, dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Z. Cordel Hull, 18 tetor 1944.955 Po aty.956 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73.957 Isufi, Musa Demi.., 335.958 Po aty.959 AMPJ, V.1945, D.94/14, fl.406.

195

Page 196:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Shqipëri. Ky material përmblidhte mjaft fotografi, reportazhe dhe një cikël të gjerë shkrimesh e portrete rreth tragjedisë çame.960

Jehona që pati çështja çame në SHBA, jo vetëm në radhët e shqiptarëve atje, por edhe të qytetarët amerikanë, i detyroi disa përfaqësues të popullsisë çame që të vazhdonin mbledhjen e fakteve dhe dëshmive, si dhe denoncimin e tyre përpara opinionit publik ndërkombëtar. Kopje të shumta të gazetës “Çamëria” e cila botohej në Shqipëri, iu dërguan Shoqërisë “Çamëria” në SHBA, faqet e së cilës e njihnin opinionin amerikan me masakrat zerviste ndaj popullsisë çame.961

Për masakrat e Zervës dhe pasojat e saj, shkroi dhe gazeta greke “Agonistis”, organ shtypi i EAM-it. Në një artikull të kësaj gazete të shkruar në numrin e saj të datës 19 janar 1945, thuhej se, “krimet e kryera në Paramithi dhe Filat u udhëhoqën nga Napoleon Zerva, Kamara, Kaço, Harallambos etj, dhe se hyrja e trypave të tyre ushtarake nuk linte asnjë shpresë për fatin e minoritetit shqiptar. Masakrat, dhunimet, plaçkitjet, djegiet dhe krimet vunë vulën e tyre në çdo kënd të Thesprotisë”.962 Në vazhdim, artikulli i kësaj gazete informonte opinionin e gjerë vendas se, kjo politikë ishte pasojë e politikës së urrejtjes fetare të nxitur që në kohën e Metaksait, e politikës imperialiste të Italisë fashiste dhe e politikës nacionaliste të EDES-it, të cilat vulosën me gjak, lot e gjëma fatin e dy popullsive, patën si përfundim çrrënjosjen e çamo-shqiptarëve nga tokat e të parëve të tyre, nga shtëpitë dhe pasuritë.963 Vetëm disa muaj më vonë pas masakrave të marsit, kjo gazetë do të përmëndte dhe krimet e kryera në Pargë nga çeta e Vasil Ballumit, si ato në Paramithi të udhëhequra nga vëllezërit Pandaziu.964

Jehona e masakrave greke ndaj minoritetit musliman çamë gjeti pasqyrim dhe në shtypin e shkruar turk. Gazetarja turke Belixhe, e cila së bashku me disa gazetarë amerikanë kishte vizituar Çamërinë menjëherë pas masakrave të vitit 1945, shkruante në gazetën “Tan”, se çfarë ajo kishte parë me sytë e saj në Filat dhe vende të tjera të vizituara prej saj. Ndër të tjera, në faqet e këtij shtypi, gazetarja turke mohonte akuzat e ngritura në shtypin grek ndaj popullsisë çame, se gjoja “grupe shqiptarësh kishin sulmuar popullsinë e krishterë, duke djegur e plaçkitur fshatra dhe se kishin bërë krime ndaj popullsisë ortodokse”965

Në 12 qershor të vitit 1945, një përfaqësi e minoritetit çam të kryesuar nga Musa Demi, Vehip Demi dhe Dervish Dojaka, iu drejtuan Ministrisë së Shtypit dhe Propagandës në qeverinë shqiptare për t’u krijuar atyre mundësinë për botimin e një gazete e cila do t’i shërbente veçanërisht komunitetit çam.966 Sipas kërkesës së bërë nga përfaqësia çame, gazeta do të titullohej “Zëri i Çamërisë” dhe nisur nga titulli i saj, kjo gazetë do të ishte një pasqyrë e çështjes çame, si dhe një organ ku do të dëgjohej zëri i minoriteti çam.967 Gazeta “Zëri i Çamërisë”, shumë shpejt e rriti numrin e tirazhit të vet

960 Isufi, Musa Demi.., 336.961 AMPJ, V.1945, D.94/14, fl.406.962 Sharras, Istoria tis….vep. e përm. fq.668, 672.963 Actes agressifs du Gouvernement Monarcho-fasciste grec contre l’Albanie. (Tiranë, 1947). 88-89.964 Po aty., 90.965 AMPJ, V.1945, D.94/14, fl.406.966 Po aty.967 Isufi, Musa Demi.., 299.

196

Page 197:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

dhe ajo filloi të shpërndahej jo vetëm në qytetet kryesore të Shqipërisë, por edhe në SHBA e vende të tjera ku gjendeshin shqiptarë.

Duke iu rikthyer edhe njëherë shtypit grek mbi artikujt e tyre rreth ngjarjeve të fundit në Çamëri, gazeta tjetër greke “Embros”, në datën 15 gusht të vitit 1945 do të ribotonte një shkrim të gazetës “Zëri i Epirit”, në të cilën jepeshin të dhëna lidhur me krimet e kryera nga forcat zerviste ndaj minoritetit çam në Paramithi e Filat.968

Në tetor të vitit 1945 gazeta zyrtare e qeverisë shqiptare “Bashkimi” do të shkruante në faqet e saj një artikull të gjatë dedikuar krimeve zerviste ndaj popullsisë shqiptare çame, si dhe për gjendjen e mjeruar në të cilën ndodhej kjo popullsi e emigruar në Shqipëri. Në artikullin e kësaj gazete shkruhej se, “Mbasi s’kishin mundësi të rezistonin më përkundra sulmeve të Zervës, çamët filluan rrugën e emigrimit në drejtim të kufirit shqiptar. Nga fundi i shtatorit 1944, gjithë popullata muslimane e Çamërisë duke mos mundur të tërheqë kurrgjë nga pasuria, përveç një velenxhë në krahë, kaluan përkëtej kufirit të Shqipërisë. Mbi 20 000 frymë u vendosën në krahinën e Konispolit, në Vurg dhe Markat. Uji i keq, klima malarike, mungesa e barnave mjeksore dhe e mjekëve, mungesa e ushqimit bënë që një shumicë e madhe prej tyre të vdesin përmes mjerimit të pashëmbullt. Çamët emigruan në një kohë kur në Shqipërinë e jugut, në Konispol, Delvinë, Sarandë e gjetkë zhvilloheshen luftime të rrepta e të përgjakshme kundra nazistëve të cilat i bllokonin ata (çamët) në rrethin e ngushtë të Vurgut dhe të Konispolit. Por me dëbimin e gjermanëve, turma çame drejtohet për në Sarandë e Delvinë dhe më vonë me çlirimin e Shqipërisë shtrihet emigrimi i tyre gjatë gjithë bregdetit shqiptar për gjithë stinën e keqe të dimrit. Një shpërngulje në të tilla kondita përhap ndër ta mjaft sëmundje dhe u shkaktuan mjaft humbje në njerëz….969

Gjatë këtij muaji një tjetër përfaqësues i lartë i politikës britanike vizitoi vendin tonë dhe kryesisht Shqipërinë e Jugut. Z. Lester Hutchinson, anëtar i parlamentit britanik, i cili vizitoi Shqipërinë gjatë fundit të muajit nëntor 1945, e pa nga afër gjendjen në të cilën ndodheshin refugjatët çamë të shpërngulur me dhunë nga Greqia. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, deputeti britanik mori kontakte me banorët e shpërngulur çamë dhe me drejtues të organizatave çame. Në takimet që ai pati me drejtues të Komitetit dhe Këshillit Antifashist Çam, deputeti britanik u njoh me krimet e bëra nga forcat nacionaliste greke në kurriz të popullsisë civile shqiptare.

Masakrat e nacionalistëve grekë ndaj popullsisë çame tërhoqën vëmendjen jo vetëm të opinionit të gjerë angleze, por edhe të gazetave më të mëdha të vendit. Nga fundi i muajit nëntor, gazeta “Daily Telegraph” dërgoi në Shqipëri për të parë më nga afër gjendjen e mjeruar të refugjatëve çamë, korespodentin e saj të posaçëm, Lordin Loveth F. Eduard.970 Gjatë vizitës së tij në qendrat kryesore ku ishin vendosur refugjatë çamë, e në veçanti në zonat më jugore të vendit, korespodenti britanik pa me sytë e tij mjerimin e kësaj popullsie. Pas kthimit në Britani, ai do të shkruante për gazetën se, “Aleatët duhet të bëjnë diçka për t’i dhënë fund mjerimit të kësaj popullsie, t’i ndihmojnë refugjatët të kthehen në vatrat e tyre”.971 Duke hedhur poshtë akuzat greke lidhur me

968 “Bashkimi”, Tiranë, datë.25 dhjetor 1946.969 “Bashkimi”, nr.240, datë, 7 tetor 1945.970 Po aty., datë.25 dhjetor 1946.971 Po aty.

197

Page 198:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

akuzat, se Shqipëria gjatë luftës qëndroi në anën e fuqive të Boshtit, lordi Eduard theksonte se, “fakti që Shqipëria u fut me forcë në krah të Boshtit, i ka verbuar ata që nuk duan të shohin se Shqipëria luftoi për pavarësinë dhe dha kontributin e saj në fitoren e përbashkët”.972

Në 26 nëntor, përfaqësuesit çam, i paraqitën Hutchinson një tablo të historisë së përgjakshme të popullsisë çame nën sundimin grek, të paraqitura këto në formën e një memorandum në gjuhën angleze. Dokumenti me dëshmi të pasqyruara në 2 faqe, u nënshkrua nga disa anëtarë të Komitetit Antifashist Çam si, Musa Demi, Vehip Demi, Kasem Demi, Refik Pronjo, Njazi Demi etj.973

Në numrin e gazetës britanike “Neës Crocnichle” të datës 11 dhjetor 1945, deputeti britanik pasqyronte masakrat e nacionalistëve grekë të kryera ndaj popullsisë civile shqiptare çame, si dhe gjendjen e mjeruar të familjeve që kishin emigruar në shtetin shqiptar.974 Në artikullin e tij, Hutchinson, publikonte fakte rreth numrit të viktimave të shkaktuara në radhët e popullsisë civile çame nga barbaritë greke. Sipas tij, rreth 2509 persona ishin vrarë nga forcat nacionaliste greke dhe mbi 25 000 të tjerë ishin përzënë me dhunë nga shtëpitë e tyre. Në artikull nënvizohej fakti se, ndaj çështjes çame ishte mbajtur një qëndrim pasiv nga forcat aleate dhe në veçanti nga qeveria britanike dhe misionet e saj në Greqi e Shqipëri.975

Duke folur në Dhomën e Komuneve në parlamentin britanik, Hutchinson kishte shprehur bindjen e tij se, “masakra të tilla vështirë se mund të besohen si të bëra në ditët tona”.976 Në fjalën e tij, ndër të tjera deputeti laburist kërkoi gjithashtu ngritjen e një komisioni parlamentar, i cili do të mund t’i bënte presion qeverisë greke për të lejuar familjet e shpërngulura çame të riktheheshin në shtëpitë e tyre.977

Po ashtu, një grup gazetarësh amerikanë, të cilët vizituan Shqipërinë para zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 1945, deklaronin për shtypin e tyre se, çamët, që kudo ata kishin parë e kishin e pyetur, ishin krejtësisht të terrorizuar. Gjithashtu, ata theksonin se dëshira e tyre kishte qenë që ata të ktheheshin në vendlindjen e tyre dhe se për këtë kërkonin ndërhyrjen e qeverive perëndimore.978

Në tërësi, pothuajse i gjithë shtypi i kohës, si vendas dhe ai i huaj, i dënoi ashpër masakrat e kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi. Përveç kësaj, shtypi dhe opinion përparimtar mbarëbotëror dënoi dhe qëndrimin e qeverisë greke të asaj kohe, në lidhje me reagimin e saj ndaj çështjes çame dhe riatdhesimit të tyre.

972 Po aty.973 Isufi, Musa Demi.., 336.974 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73.975 Actes agressifs du gouvernement.., 96-97.976 Po aty.977 Po aty.978 Dervishi, Masakra në Çamëri, 73.

198

Page 199:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

PËRFUNDIME

Që nga koha e rënies së Çamërisë nën administrimin grek në vitin 1913, për minoritetin çam në Greqi filloi një histori e gjatë persekutimesh, vrasjesh dhe shpërnguljesh. Me qëllim asimilimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, shteti grek nuk e njohu si minoritet popullsinë çame, duke shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij. Popullsisë çame iu mohua sistematikisht e drejta e pronës, e drejta e mësimit të gjuhës shqipe, e drejta e pjesëmarrjes në administratën vendore etj,. Një politikë e tillë, padyshim që do të ngjallte te minoriteti shqiptar një pakënaqësi, e cila u shfaq më vonë në disa mënyra.

Pas pushtimit italian të Shqipërisë në prill të vitit 1939, çështja e shqiptarëve që jetonin në Kosovë dhe Çamëri u përdor si një mjet i fuqishëm propagandistik nga Italia fashiste në shërbim të synimeve të vërteta ekspansioniste në rajon dhe më gjerë. Eksportimi i ideve fashiste në Çamëri u bë prej anëtarëve të familjeve të mëdha dhe të pasura të zonës, ku një prej të cilave ishte familja Dino. Në fillim të vitit 1940, aktiviteti

199

Page 200:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

propagandistik italian me referencë kryesore çështjen kosovare dhe atë çame, nuk iu la rastësisë, por ai u zgjerua mbi bazën e një aktiviteti të mirëorganizuar politik e ushtarak. Propaganda italiane në favor të irredentizmit shqiptar u ndihmua së tepërmi dhe nga qëndrimi që mbante qeveria greke ndaj minoritetit shqiptar çam në Greqi. Në shërbim të kësaj politike, fashistët italianë vunë në dispozicion një makineri të tërë propagandistike. Propaganda irredentiste në emër të çështjes së shqiptarëve që gjendeshin jashtë kufijve të shtetit shqiptar u mbështet fuqimisht nga shtypi fashist në Tiranë dhe Romë, nga mjete të fuqishme financiare, si dhe individë të veçantë nacionalistë shqiptarë, të cilët shpresonin në një bashkim të mundshëm të këtyre krahinave me Shqipërinë. Të gjithë këto elemente, bënë që një pjesë e shqiptarëve nacionalistë, si brenda ashtu dhe jashtë vendit, ta përkrahnin këtë propagandë. Faza e parë e propagandës irredentiste italiane arriti të bënte për vete një grup nacionalistësh shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Çamëri, të cilët shpresonin se me ndihmën e Italisë fashiste do të realizohej bashkimi i këtyre krahinave me shtetin shqiptar. Propaganda fashiste në emër të nacionalizmit shqiptar dhe zgjerimit të kufijve etnikë të Shqipërisë kishte tri qëllime kryesore; përdorimin e shqiptarëve në luftë kundër shteteve fqinjë të Shqipërisë, frenimin e rezistencës antifashiste të popullit shqiptar, si dhe zgjerimin e territoreve të pushtuara në drejtim të Greqisë dhe Jugosllavisë.

Diplomatët italianë në Greqi, Shqipëri dhe Romë u munduan që të shfrytëzonin çdo mundësi, e cila do të çonte në një luftë kundër Greqisë, duke krijuar incidente të shpeshta në kufirin shqiptaro-grek. Në Shqipëri ata shfrytëzuan vrasjen e irredentistit çam Daut Hoxha, si një pretekst për fillimin e sulmit ushtarak kundër Greqisë. Daut Hoxha një irredentist çam, u vra në afërsi të Konispolit në mesin e muajit qershor të vitit 1940, por vrasja e tij me porosi të Çianos, u kthye gjatë muajit gusht në një incident diplomatik midis Italisë dhe Greqisë. Qëllimet e vërteta italiane nuk kishin të bënin me çështjen e shqiptarëve në Çamëri, por ato lidheshin me synimet ekspansioniste fashiste drejt Ballkanit dhe më gjerë. Në prag të sulmit ushtarak italian kundër Greqisë, qeveria greke vendosi arrestimin dhe internimin e të gjithë meshkujve çamë, me pretekstin e një bashkëpunimi të mundshëm të tyre me trupat italiane. Veprime të tilla bënë që minoriteti shqiptar çam në Greqi të qëndronte indiferent ndaj sulmit italian kundër Greqisë.

Në 28 tetor 1940, Italia sulmoi ushtarakisht Greqinë. Në përgjithësi popullsia çame mbajti një qëndrim neutral ndaj këtij sulmi, por grupe të caktuara nacionaliste çame si dhe individë, të cilët më parë ishin joshur nga propaganda italiane për përfitime personale apo dhe kombëtare, e mbështetën sulmin italian kundër Greqisë. Në ditët e para të nëntorit të vitit 1940, trupat italiane avancuan në thellësi të territorit grek, por në javën e dytë të këtij muaji ofensiva e trupave greke bëri që forcat italiane të tërhiqeshin drejt kufirit shqiptar. Me tërheqjen e trupave ushtarake italiane, nga Çamëria u larguan mijëra refugjatë çamë të cilët nga frika e hakmarrjes nga trupat greke kaluan në Shqipëri. Tërheqja e trupave italiane nga Çamëria u shoqërua me masakra dhe krime të rënda nga ushtria greke në kurriz të minoritetit musliman çam, e cila u konsiderua fajtore për fillimin e sulmit ushtarak italian kundër Greqisë. Shumë krerë të parisë çame u arrestuan dhe u interrnuan në ishujt e largët të Egjeut, shtëpi të tëra të braktisura u plaçkitën dhe u dogjën, ndërsa qindra gra dhe vajza u përdhunuan barbarisht nga andartët grekë. Ofensiva

200

Page 201:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

e trupave greke kundër ushtrisë italiane vazhdoi dhe në brendësi të territorit shqiptar, duke pasur si qëllim kryesor pushtimin e Shqipërisë së Jugut.

Në javën e parë të prillit 1941, Greqia u sulmua nga forcat gjermane dhe brenda pak ditësh ajo u pushtua. Në Athinë u vendos qeveria kuislinge greke e cila bashkëpunoi ngushtë me pushtuesit gjermanë. Të gënjyer nga propaganda fashiste për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, një pjesë e popullsisë çame e mirëpriti këtë pushtim. Por premtimet e Italisë fashiste ndaj minoritetit çam në Greqi për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë shumë shpejt u harruan, pasi krahina e Çamërisë u la nën administrimin ushtarak italian dhe atë civil grek. Kërkesat e qeverisë shqiptare të Tiranës dhe të popullsisë çame për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë nuk u morrën në konsideratë. Marrëveshja e arritur midis ministrit të jashtëm italian Çiano dhe atij gjerman Ribentrop, e arritur në Vjenë në prill të vitit 1941, e la Çamërinë sërish nën administrimi civil grek. Për të kënaqur kërkesat e shqiptarëve, qeveria italiane pranoi të emëronte Xhemil Dinon, si Komisioner i Lartë i trojeve shqiptare në Çamëri, i cili do të kishte të gjithë mbështetjen e qeverisë kuislinge shqiptare të Tiranës për të ushtruar autoritetin e tij në zonën që përfshinte pjesën nga kufiri shtetëror i Shqipërisë Jugore e deri në Janinë.

Edhe pas vendosjes së regjimit ushtarak italian në Çamëri, për popullsinë shqiptare atje gjendja nuk ndryshoi. Pushtuesit e rinj italianë lanë në fuqi administratën e vjetër greke, e cila e rëndoi akoma dhe më tepër shtypjen ndaj minoritetit shqiptar çam në Çamëri. Paaftësia e administratës greke, si dhe situata e nderë e krijuar gjatë pushtimit të Greqisë nga trupat italo-gjermane, bëri që në Greqi të shfaqen hapur ndjenjat frenetike ndaj minoriteteve, si ndaj hebrenjëve, ashtu dhe ndaj shqiptarëve. Vitet 1941-1942 në Çamëri u dominuan nga trazira të brendshme midis komunitetit çam dhe atij grek, të cilat në dukje kishin çështjen e pronësisë së tokës së pronarëve shqiptarë të rrëmbyer nga shteti dhe banorët grekë. Konflikti midis dy komuniteteve, i nxitur nga administrata kuislinge greke dhe autoritetet ushtarake italiane, u shoqërua me vrasjen e individëve të veçantë nga të dy palët. Ngjarjet që shoqëruan zhvillimet historike gjatë kësaj periudhe, shënojnë njëkohësisht shkëputjen finale të bashkëpunimit midis dy komuniteteve. Këto trazira jo vetëm që thelluan hendekun midis dy komuniteteve, por ato u bënë dhe pengesa themelore për fillimin e hershëm të rezistencës antifashiste në Çamëri. Megjithë konfliktet e thella që shoqëruan situatën në Çamëri gjatë kësaj periudhe, elementë përparimtarë nga të dy komunitetet morën inisiativën për uljen e gjakrave dhe zgjidhjen e problemeve midis popullsisë së krishterë dhe asaj muslimane. Në saj të bashkëpunimit të elementëve përparimtarë çamë si, Musa Demi, Jasin Sadiku, Haxhi Sejko etj, u krijuan komisione të përbashkëta, detyra e të cilëve ishte pajtimi midis dy komuniteteve, zgjidhja e konflikteve të pronësisë si dhe vendosja e rendit dhe qetësisë në krahinë.

Në kushtet e një amullie të vërtetë dhe të paaftësisë së administratës civile greke, u forcua grupi nacionalist çam, i cili shpresonte në bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Në këtë kuadër, nacionalistët çamë u organizuan për krijimin e organeve të vetadministrimit të krahinës, duke marrë në dorë një pjesë të pushtetit administrativ në zona të caktuara të Çamërisë. Në fund të vitit 1941, nacionalistët çamë të udhëhequr nga Masar dhe Nuri Dino formuan Këshillin Administrativ të Pavarur të Çamërisë, detyra e të cilit ishte administrimi i krahinës. Në kuadër të krijimit të strukturave shqiptare, në korrik të vitit 1942, forcat nacionaliste çame krijuan Këshillin e Përgjithshëm të Mbrojtjes, një

201

Page 202:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

organizëm ky politiko-ushtarak me qendër në Gumenicë. Kryetar i këtij këshilli u zgjodh Masar Dino, ndërsa nënkryetar Nuri Dino. Këshilli krijoi degët e tij pothuajse në të gjithë fshatrat çame si, Filati, Margëlliçi, Paramithi, Pargë, Mazrek, Arpicë, Varfanj etj. Detyrat kryesore të këshillave ishin, përmirësimi i kushteve të jetesës së minoritetit çam, ruajtja e rendit dhe qetësisë, përhapja e arsimit e të gjuhës shqipe në Çamëri.

Gjatë pushtimit italian, popullsia shqiptare e Çamërisë u mundua të organizonte rezistencën e armatosur antifashiste. Në kuadër të organizimit politik e ushtarak, që në pranverë të vitit 1942, u vendosën lidhjet e para me të rinj studentë çamë si, Ali Demi, Vehip Demi, Hilmi Seiti, Petrit Demi, Kasem Demi, Abdyl Demi, Alush Sejko, etj, të dërguar nga Tirana për organizimin e rezistencës antifashiste çame në Greqi. Në fund të vitit 1942, në Çamëri u krijuan çetat e para të armatosura, të cilat shumë shpejt vendosën kontakte me çetat partizane greke të EAM-it. Nismëtarë për organizimin dhe ngritjen e këtyre çetave u bënë Musa Demi dhe Prokop Shqevi. Në fillim të vitit 1943, në Filat u krijua njësiti luftarak, i cili në pranverë u bashkua me çetën greke të zonës, duke formuar një formacion mikst të përbashkët. Ky formacion luftarak, më vonë u bë pjesë e Regjimentit të XV-të të ELAS-it. Duhet theksuar gjithashtu se, për shkak të propagandës antishqiptare, si dhe divergjencave midis drejtuesve çamë dhe grekë, disa çeta mikste u shpërbënë që në fillim të aktivitetit të tyre. Grupi i parë i armatosur i popullsisë muslimane çame përbëhej nga, Njazi Demi, Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Vehip Huso, Mustafa Sulo, Kasem Demi, Tahir Demi, si dhe nga të krishterë si, Jani Kondi, Vangjel Dhupi, Nikolla Kukani etj. grupet e para të armatosura të çetave të përziera përbëheshin nga 40-50 lutëtarë, por shumë shpejt numri i tyre u rrit në 250 persona. Veprimtaria luftarake e këtyre çetave kryhej në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, për shkak të bashkëveprimit të tyre me çetat partizane të FN Çlirimtar shqiptar dhe ato të EAM-it. Në kuadër të zgjerimit të luftës antifashiste në Çamëri, me mbështetjen e FNÇ shqiptar dhe të EAM-it, në mars të vitit 1943, në fshatin Koskë u krijuar Këshilli Antifashist Çam. Veprimtaria e KAÇ konsistonte në ruajtjen e qetësisë, propagandë intensive kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, grumbullimin e ndihmave dhe shpërndarjen e tyre për çetat partizane greke e shqiptare si dhe mobilizimin e popullsisë në radhët e frontit nacional çlirimtar. Në vazhdën e formimit të formacioneve partizane çame, në muajin qershor të vitit 1943 u krijua batalioni “Çamëria”, pjesë e të cilit ishin qindra muslimanë çamë.

Në fund të gushtit të vitit 1943, vendin e trupave ushtarake italiane në Çamëri e zunë ato gjermane. Duke e konsideruar Çamërinë si një qendër e rëndësishme për organizimin e luftës antifashiste, si EAM-i grek dhe FN Çlirimtar shqiptar bënë përpjekje për të nxitur popullsinë çame që të rreshtohej përkrahë formacioneve ushtarake partizane greke e shqiptare. Në kuadër të bashkëpunimit të EAM-it dhe FNÇ shqiptar, në 10 gusht të vitit 1943, në Konispol u mbajt një takim i zgjeruar në të cilin merrnin pjesë dhe përfaqësues të minoritetit çam në Greqi, si dhe përfaqësues të pakicave greke në Shqipëri. Në fund të takimit palët dolën me një marrëveshje të përbashkët, ku fokusi kryesor ishte lënia pas krahëve i problemeve etnike dhe nxitja e popullsive respektive në të dy anët e kufirit për t’u mobilizuar në rradhët e çetave partizane greke e shqiptare. Pas këtij takimi, bashkëpunimi midis frontit të majtë shqiptar dhe atij grek erdhi duke u zgjeruar. Çetat partizane çame qenë mjaft aktive në luftën kundër forcave gjermane. Në betejën e

202

Page 203:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Konispolit në vjeshtën e vitit 1943, e cila zgjati 55 ditë, forcat çame luftuan përkrahë forcave partizane shqiptare, duke u bërë simbol i rezistencës kundër pushtuesit. Duke e konsideruar luftën e popullsisë çame si një moment vendimtar për të ardhmen e saj pas përfundimit të luftës, mbështetur dhe në parimet internacionaliste, PKSH që në pranverë të vitit 1944 i shtoi përpjekjet për mobilizimin e kësaj popullsie në radhët e formacioneve partizane. Në mars të këtij viti, përfaqësues të FNÇ shqiptar u dërguan në Çamëri për mobilizimin e popullsisë çame në radhët e EAM-it. Me aprovimin e PKSH u dërguan pranë pakicave greke në Shqipëri përfaqësues të PKG për të punuar për nxitjen e kësaj popullsie dhe rreshtimin e saj në formacionet partizane shqiptare. PKSH iu përgjigj pozitivisht thirrjes së PKG për pjesëmarrjen në Kongresin Panhelen, i cili zhvilloi punimet në muajin maj 1944, duke e konsideruar këtë si një provë e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë midis dy popujve fqinjë. Pas masakrave të qarqeve shoviniste greke të udhëhequra nga Napoleon Zerva ndaj minoritetit çam musliman në qershor të vitit 1944, numri i luftëtarëve çamë në radhët e çetave partizane u shtua me rreth 500 luftëtarë. Në total, numri i luftëtarëve çamë në formacionet partizane greke dhe shqiptare deri në fund të luftës ishte mbi 1000 luftëtarë, nga këta, 68 prej tyre dhanë jetën si dëshmorë.

Për të ruajtur të paprekur strukturat e saj ushtarake, komanda gjermane në Çamëri lejoi ekzistencën e dy pushteteve, atë grek dhe shqiptar. Duke përfituar nga situata e krijuar, nacionalistët çamë të udhëhequr nga Nuri, Masar dhe Rexhep Dino, të cilët aktivitetin e tyre kolaboracionist e mbështetën në kauzën e bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, shtuan përpjekjet për ngritjen e organeve shqiptare të vetadministrimit në Çamëri. Për këtë qëllim, në fund të vitit 1943, vëllezërit Dino organizuan në Paramithi një takim me krerët muslimanë shqiptarë të Çamërisë, ku u ra dakord që të mos njihej administrata e mëparshme greke dhe të formohej një këshill administrativ shqiptar për Çamërinë, qendra e të cilit do të ishte Paramithia. Për realizimin e kësaj inisiative nevojitej dhe mbështetja e qeverisë kuislinge të Tiranës, si dhe aprovimi i heshtur i komandës gjermane, e cila lejoi ekzistencën e sturukturave paralele vetadministruese shqiptare. Veprimtaria e këtyre këshillave ishte mjaft e gjerë. Gjatë kësaj periudhe, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në Tiranë u bënë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe në Çamëri. Gjithashtu veprimtaria e këshillave u shtri dhe në fushën financiare, atë të ruajtjes së rendit dhe qetësisë. Për këtë qëllim u krijua një forcë ushtarake me çamë të armatosur, e cila u vu nën komandën e Nuri Dinos. Në kushtet e një zbraztësie politike në Greqi, forcat nacionaliste çame në pranverë të vitit 1944 ishin të paorientuara politikisht. Me afrimin e përfundimit të luftës, nacionalistët çamë u orvatën të krijonin lidhje dhe mundësi bashkëpunimi me çdo forcë politike, qofshin këto greke, shqiptare dhe misionet aleate perëndimore. Të gjendur pa aleatë, grupet nacionaliste çame bënë përpjekje për të vendosur ura bashkëpunimi dhe me FNÇ shqiptar. PKSH, e cila e kishte shpallur Nuri Dinon dhe forcat e udhëhequra prej tij, si tradhëtarë dhe bashkëpunëtorë me pushtuesin, refuzoi kategorikisht propozimin e ardhur nga Nuri Dino në shkurt 1944 për t’u bashkuar në një front të vetëm. Atëherë kur rreziku komunist ishte shumë pranë, grupet nacionaliste çame gjatë muajit maj 1944, bënë përpjekje për të vendosur kontakte me forcat politike të djathta greke dhe me misionet ushtarake aleate në Greqi dhe Shqipëri, përpjekje këto që dështuan tërësisht.

203

Page 204:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Me largimin e trupave gjermane nga Greqia, forcat nacionaliste greke morën nën kontrollin e tyre Çamërinë. Në këto kushte, EDES-i hartoi strategji të reja ndaj popullsisë çame, duke u përpjekur ta përdorte atë në luftën civile kundër EAM-it. Përgjithësisht këto përpjekje u refuzuan nga faktori çam. Në këto kushte EDES-i, së bashku me komandën gjermane organizuan çarmatosjen e popullsisë dhe forcave nacionaliste çame, duke siguruar njëkohësisht dhe aprovimin në heshtje të kreut të misionit ushtarak britanik Woodhouse. E vendosur përpara një situate të tillë, popullsia çame në Greqi u gjend pa asnjë aleat dhe e vetmuar përballë mizorive të qarqeve nacionaliste greke. Me pretekstin se popullsia çame kishte bashkëpunuar me pushtuesit italianë dhe gjermanë, forcat nacionaliste greke të udhëhequra nga Napoleon Zerva, nga muaji qershor e deri në fund të vitit 1944, kryen masakra të pashembullta në kurriz të popullsisë civile shqiptare të Çamërisë. Rezultati i këtyre masakrave për minoritetin musliman çam ishte i rëndë. Deri në fund të vitit 1944, nga Çamëria u shpërngulën drejt Shqipërisë rreth 20 000 refugjatë çamë. Gjatë muajit janar 1945, EAM-it dhe FNÇl shqiptar bënë përpjekje për rikthimin e popullsisë së shpërngulur çame, por rezultati ishte vetëm 3000 deri në 5000 çamë të riatdhesuar. Pas marrëveshjes së Varkizës në shkurt të vitit 1945 dhe krijimit të qeverisë së koalicionit në Greqi, forcat nacionaliste greke të mbështetura dhe nga ato qeveritare, në mars të vitit 1945, masakruan në masë dhe shpërngulën me dhunë mijëra familje çame drejt Shqipërisë. Bilanci i krimeve të kryera nga forcat nacionaliste greke në fund të L. II. B. mbi minoritetin shqiptar çam ishte mjaft i rëndë. Mbi 4 700 persona rezultojnë të masakruar e të humbur gjatë këtyre masakrave. Rreth 25 000 vetë u shpërngulën me dhunë drejt Shqipërisë. U dogjën gjithsej 61 fshatra dhe 5 800 shtëpi. U grabitën, humën e ngordhën gjithsej rreth 127 000 kokë bagëti të imta, 1 200 lopë, buaj e qe, 625 kuaj. Vala e dytë e masakrave dhe spastrimit etnik të Çamërisë mbylli njëherë e përgjithmonë çështjen çame dhe i dha fund ekzistencës së minoritetit çam në Greqi.

Masakrat e shovinistëve grekë ndaj minoritetit çam u ndihmuan dhe nga qëndrimi pasiv i misioneve britanike në Greqi dhe Shqipëri, të cilët qëndruan në rolin e sehirxhiut dhe mbyllën sytë përpara këtyre krimeve. Madje në shumë raste ishin oficerët britanikë ata që në emër të aksioneve kundër trupave gjermane, inkurajonin forcat zerviste për spastrimin e Çamërisë nga shqiptarët. Nga ana tjetër, edhe komanda gjermane me urdhërat e saj për çarmatosjen e të gjithë popullsisë civile, ndikoi jo pak në këto masakra. Një veprim i tillë bëri që rezistenca e popullsisë dhe grupeve të armatosura çame ndaj forcave nacionaliste greke të ishte i dobët. Reagimi i misioneve ushtarake britanike ishte i dobët edhe pas mbërritjes së refugjatëve çamë në Shqipëri. Përpjekjet e tyre për të bindur qeverinë greke për rikthimin e popullsisë çame në Çamëri ishin të vakta. Madje, shqetësimi më i madh i britanikëve ishte ruajtja e pakicave greke në Shqipëri nga ndonjë hakmarrje e mundshme e qeverisë shqiptare, si një masë për të kompesuar krimet e kryera nga shovinistët grekë ndaj minoritetit çam.

Gjendja e komunitetit çam pas mbërritjes në Shqipëri ishte mjaft e rëndë. Refugjatët çamë, u shpërndanë dhe u vendosën në 16 qendra kryesore grumbullimi në të gjithë vendin, ku peshën kryesore e zinin qytetet si, Berati, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja, Kavaja. Masat e para të marra nga qeveria dhe populli shqiptar për t’u ardhur në ndihmë këtyre familjeve ishin mjaft efikase. Populli shqiptar i priti ngrohtësisht familjet e shpërngulura çame, duke hapur dyert për ta. Kushtet e rënda ekonomike në të cilat

204

Page 205:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

ndodhej vendi, si dhe pasojat që kishte lënë lufta, nuk garantonin përmirësimin e gjendjes ekonomike e shëndetësore të këtyre familjeve. E gjendur në kushte të tilla, qeveria shqiptare kërkoi ndihmë nga misionet aleate që ndodheshin në Shqipëri, si dhe të organizata e UNRRA-s. Gadishmëria e UNRRA-s për t’u ardhur në ndihmë familjeve të shpërngulura çame bëri që të shmangej një katastrofë e vërtetë humanitare. Ndihmat e dhëna në strehim, veshmbathje, ushqim e medikamente mjeksore për komunitetin çam gjatë vitit 1945-1946, kapnin vlerën e 145 000 dollarëve amerikanë.

Një rol të rëndësishëm në përballimin krizës humanitare të refugjatëve çamë patën dhe organizatat e vetë komunitetit çam në Shqipëri, të cilat u morën me organizimin e popullsisë, evidentimin e krimeve të kryera nga shovinistët grekë kundër këtij komuniteti, shpërndarjen e ndihmave, si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes çame. Komitetin Antifashist Çam, i krijuar që në shtator të vitit 1944, kishte si detyrë parësore orientimi i popullsisë çame për të mbështetur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, përballimin e krizës humanitare të refugjatëve çamë, si dhe tërheqjen e vëmendjes së opinionit ndërkombëtar ndaj kësaj tragjedie. I krijuar si një organizatë politike, ky komitet pati dhe organet e tij drejtuese, puna e të cilave ishte formimi i këshillave antifashistë çamë në qendrat kryesore ku gjendeshin të grumbulluar refugjatët çamë. Në krye të këtij komiteti u zgjodh Musa Demi, sekretar Taho Sejko dhe zëvendësekretar Kasem Demi. Në 25 shtator të vitit 1945, komuniteti çam në Shqipëri organizoi në qytetin e Vlorës, Kongresin Çam, në të cilin morën pjesë dhe përfaqësues të misioneve ushtarake aleate që gjendeshin në Shqipëri. Krimet e kryera nga qarqet shoviniste greke ndaj minoritetit çam në Greqi gjetën një jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës dhe në qarqet përparimtare evropiane. Jehona e masakrave ndaj minoritetit shqiptar çam gjeti pasqyrim dhe në raportet e diplomatëve të huaj të cilët gjendeshin në Greqi e Shqipëri.

Lidhur me problemin e refugjatëve çamë, qeveria shqiptare në 19 mars 1945, thirri në Tiranë një takim me përfaqësitë aleate perëndimore. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi gjendjen e mjerueshme të komunitetit të shpërngulur çam, njohja e misioneve të huaja ushtarake që gjendeshin në Shqipëri me krimet e kryera nga forcat nacionaliste greke ndaj këtij komuniteti, si dhe riatdhesimi i refugjatëve çamë në trojet e tyre. Në kuadër të masave për ndërkombëtarizimin e çështjes çame, në dhjetor të vitit 1945, qeveria shqiptare udhëzoi KAÇ për mbledhjen e të dhënave dhe fakteve rreth masakrave të kryera nga forcat nacionaliste greke kundër popullsisë civile çame, të dhëna këto që do të përmblidheshin në një broshurë. Por, izolimi i qeverisë komuniste shqiptare në arenën ndërkombëtare bëri që përpjekjet e saj për ndërkombëtarizimin e çështjes të dështonin. Ftohja e marrëdhënieve diplomatike të qeverisë shqiptare me vendet perëndimore dhe kryesisht me fuqitë aleate të Luftës së Dytë Botërore, luajti rol negativ në ndërkombëtërizimin dhe zgjidhjen e çështjes çame. Krahas kësaj, qeveria shqiptare problemin çam e shihte si një çështje, që duhej zgjidhur në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe parimeve ndërkombëtare të së drejtës për vetvendosjen e kombeve.

205

Page 206:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

BIBLIOGRAFIA

I. BURIME ARKIVORE

1. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (AQSH i RSH).

Fondi 14/AP STR, (Arkivi Partisë). Fondi 17/APL, (Qarkori Gjirokastrës). Fondi 40/STR, Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare.

206

Page 207:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Fondi 41/STR, Fronti Nacional Çlirimtar Shqiptar. Fondi 126/ APL, Çeta Çamëria. Fondi 222/APL, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Shqiptare. Fondi 270/APL, Balli Kombëtar. Fondi 13, Faik Konica. Fondi 14, Fan Noli. Fondi 14/AP, D.M/23, Musa Demi. Fondi 30, Kristo Dako. Fondi 35, Mid’hat Frashëri. Fondi 145, Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Fondi 149, Këshilli Ministrave. Fondi 151, Ministria e Punëve të Jashtme. Fondi 152, Ministria e Punëve të Brendshme. Fondi 153, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Fondi 154, Komanda e Xhandarmërisë. Fondi 161, Mëkëmbësia e Përgjithshme. Fondi 164, Partia Fashiste Shqiptare. Fondi 195, Ministria e Arsimit. Fondi 200, Instituti Studimeve Shqiptare. Fondi 317, Prefektura e Korçës. Fondi 448, Koleksion dokumentesh i Shoqërive Shqiptare në Zvicër. Fondi 494, Ministria e Ekonomisë. Fondi 564, Komisioni Interministerial për Furnizimet nga UNRRA. Fondi 890, Këshilli i Ministrave

2. Arkivi i Institutit të Historisë të Republikës së Shqipërisë, Qendra e Studimeve Albanologjike, (AIH i RSH), Dokumente italiane, britanike dhe gjermane. Viti 1939, 1940, 1941, 1944.

3. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës të Shqipërisë. (AMPJ i RSH), Viti 1944, 1945, 1946.

4. Arkivi Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, (AMPB i RSH), Fondi UNRRA-s, viti 1945, 1946.

5. Arkivi Shtetëror Vendor Durrës, (ASHV Durrës), Fondi i Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës Durrës, viti 1945, 1946.

II. DOKUMENTE TË BOTUARA

207

Page 208:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Actes agressifs du Gouvernement Monarcho-fasciste grec contre l’Albanie. Tiranë, 1947.

Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm dhe të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare Shqiptare, Vëll.I, Instituti i Studimeve M-L, Tiranë, 8 nëntori 1976.

Dokumente për Çamërinë 1912-1939, Përgatitur nga Kaliopi Nasaka, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave Tiranë, Dituria 1999.

Documenti Diplomatici Italiani, Serie 6. Vol. 3, 1918-1922, 24 marzo-22 giugno 1919, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 2009.

Documenti Diplomatici Italiani, Serie 8, Vol. 9, (1935-1939) 24 aprile-11 settembre 1938, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 2001.

Documenti Diplomatici Italiani, Serie 8, Vol. 11, (1935-1939) 1 gennaio-22 maggio 1939, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 2007.

Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol.5, (1939-1943), 11 giugno-22 ottobre 1940, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma 1965.

Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol.6, (1939-1943), 29 ottobre 1940-23 aprile 1941, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma, 1986.

Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol. 7, (1939-1943), 24 aprile 1941-11 dicembre 1941, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma 1987.

Documenti Diplomatici Italiani, Serie 9, Vol.8, (1939-1943), 12 dicembre 1941-20 luglio 1942, Istit.Poligrafico Dello Stato, Roma 1988.

Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, Vëllimi I, Tiranë, 8 nëntori 1975.

The resistance Movement of Nothern Epirotes 1941-1945, Athinë, 1947.

III. SHTYPI

Bashkimi i Kombit, Tiranë, 1944. Bashkimi, Tiranë, 1945, 1946, 1947. Dielli, 1941. Ipiritikon, Janinë, 1945. Liria, Boston, 1944. Relazioni Internazionali, 1941, 1942. Tomori, Tiranë, 1940, 1941, 1942. Zëri i Çamërisë, Tiranë, 1945, 1946, 1947.IV. LITERATURA

Andre, Gianluca, La politica estera fascista durante la seconda Guerra mondiale, në L’Italia fra tedesschi e alleati, edicione Renzo de Felice, Bolonga, 1973.

Baldaçi, Antonio, Shqipëria e Madhe, Tiranë, Eugen 2006. Baltsiotis, Lambros, The Chams of Northëestern Greece, në European Journal of

Turkish Studies, 12/ 2011. Baltsiotis, Lambros, Çamëria: Fakte reale dhe imagjinare, Koha Jonë, Nr. 277, 7

tetor, 2002.

208

Page 209:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Bashkurti, Lisen, Çamëria në rrugën e zgjidhjes, Tiranë, GEER, 2012. Battaglia, Roberto, La verita sull aggressione alla Grecia: I provocatori di

Guerra. Roma, 1953. Berati, Dhimitër, Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve, Tiranë,

H. Borshi 2007. Bottai, Xhuzepe, Diario 1935-1944, Milano, 1983. Borejsza, W. Jerzy, Greece and the Balkan Policy of Fascist Italy 1936-1940, in

Journal of Hellenic Diaspora. Pella Publishing Company, 1-2, 1986. Bruce, Clark, Twice a Stranger: The Mass Expulsion that Forget Modern Greece

and Turkey, Harvard University Press, 2009. Cervi, Mario, Storia della Guerra di Grecia, Milano, 1965. Ciano, Galeazzo, Diario 1937-1943, Milano, Rizzoli 2006. Ciano, Galeazzo, Ditari 1937-1943: Shqipëria, Tiranë, Albinform 1994. Clogg, Richard, Histori e Përmbledhur e Greqisë, Tiranë, Linus 2004. Clogg, Richard, The Struggle for Greece, Chicago, 2002. Crociani, Pierro, Shqiptarët në forcat e armatosura italiane 1939-1943, Romë,

2001. Delvina, Sherif, E vërteta mbi Epirin, Tiranë, Fllad 1999. Demi, M. Petrit, E vërteta në marrëdhëniet greko-shqiptare, Esse e polemika.

Tiranë, Argeta LMG 2002. Demi, Musa Petrit, Çamëria, tokë e përgjakur, Tiranë, ASD 2008. Dervishi, Kastriot, Masakra në Çamëri, Dëshmi të të mbijetuarëve, Tiranë, Sht.

Botuese 55, 2009. Dëzhgiu, Muharrem, Përpjekjet e forcave politike shqiptare për bashkim gjatë

Luftës së Dytë Botërore, Studime Historike Nr.1-2, Tiranë 2000. Dëzhgiu, Muharrem, Shqipëria nën pushtimin italian 1939-1943, Tiranë, Eneas

2015. Dëzhgiu, Muharrem, Mit’hat Frashëri, personalitet i denjë i nacionalizmit

shqiptar, Studime historike nr.1-4, Tiranë, 1995. Dëzhgiu, Muharrem, Meta Beqir, Pozita e Çamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së

Dytë Botërore, Studime historike, nr.1-4, Tiranë, 1998. Dragoj, Nuri, Shqiptarët dhe grekët, Tiranë, Vesso 2009. Duka, Valentina, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, vol I,

Tiranë, Toena 2012. Duka, Valentina, Historia e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, SHBLU 2007. Duka, Ferid, Realiteti Etnik i Dropullit, Studime Historike, Nr.3-4, Tiranë, 1991. Elsie, Robert, Destani Bejtullah, The Cham Albanians of Greece, Londër, B.

Tauris 2012. Ercolani, Antonela, L’Italia in Albania: la conquista italiano nei documenti

albanesi 1939. Romë, Liberta Universita San Pio V, 1999. Fazliu, Kadrije, Arsimi shqip në Çamëri, Tiranë, Mirgeeralb 2014. Fischer, Bernd J, Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945, Tiranë, Çabej 1999. Fischer, Bernd J, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet, Tiranë, Çabej 1996. Fraser, J. Foster, Shqipëria e poshtme. Tiranë, Zenit 2009.

209

Page 210:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Frashëri, Kristo, Historia e Çamërisë, Tiranë, UET 2015. Gerolymatos, Andre, Guerrilla Warfare and Espionage in Greece 1940-1947, N.

York, 1992. Goga, Iljaz, Arsimi shqip në diasporë dhe në Çamëri 1912-1944, Tiranë, Naim

Frashëri 2007. Grazzi, Emanuele, Il Principio della fine, L’impresa di Grecia, Romë, 1945. Grup autorësh, Epiri i Jugut Çamëria, Tiranë, UET PRESS 2014. Hibbert, Rexhinald, Fitorja e hidhur, Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë,

Tiranë, A.Z. Çajupi, 1993. Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi III,

Tiranë, Toena 2007. Historia e Popullit Shqiptar, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Vëllimi IV,

Tiranë, Toena 2008. Hondoros, Louis John, Occupation and Resistance, The Greek Agony 1941–44.

Neë York: Pella Publishing, 1983. Hoti, Izber, Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve,

1930-1941. Prishtinë, Akademia e Shkencave 1997. Hoxha, D. Ibrahim, Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek, Tiranë, H. Tasini

2000. Hoxha, D. Ibrahim, Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922, Tiranë, H. Tahsini

1996. Hoxha, Enver, Dy popuj miq, Tiranë, 8 Nëntori 1985. Ikonomi, Ilir, Faik Konica, Jeta në Uashington, Tiranë, Onufri 2011. Isufi, Hajredin, Çamëria nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Tiranë, Pegi

2007. Isufi, Hajredin, Çamëria, studime historike-sociologjike shek.XIII-XX, Tiranë,

Pegi 2006. Isufi, Hajredin, Musa Demi dhe qëndresa çame 1800-1947, Tiranë, Dudaj 2002. Isufi, Hajredin, Jasin Sadiku kapedani çam, Tiranë, Naimi 2012. Isufi, Hajredin, Aspekte të islamizimit në Çamëri, Studime Historike, nr.3-4,

Tiranë, 2004. Jakomoni, Francesco. Gjysma ime shqiptare, Tiranë, ORA 2005. Jakomoni, Francesco, Politika e Italisë në Shqipëri, Tiranë, 55, 2005. Jelavic, Charles dhe Barbara, Themelimi i shteteve Kombëtare të Ballkanit,

Tiranë, Dituria, 2004. Kaba Hamit, UNRRA në Shqipëri 1944-1947, Tiranë, Akademia e Shkencave

2000. Kentrotis, Kiriakos, Myths and Realities about minorities in Greece. The case of

the moslem chams of Epirus. Balkan Studies, Sofie 1995. Kentrotis, Kiriakos, The Course of Greek-Albanian Relations after the Second

World War and the Question of the Muslim Chams, in: Balkan Studies, Thesalonika, Vol.34.2, 1993.

Kokosalakis, Nikos and Psimmenos Iordanis, Modern Greece: A profile of Identity and Nationalism, Panteion University, Athinë, 2002.

210

Page 211:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Kola, Aristidh, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tiranë, Shtëp. Bot. 55 2002. Konica, Faik, Shqipëria kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, Tiranë, Shtëpia

Botuese 55, 2010. Kotini, Albert, Çamëria denoncon, Tiranë, Fllad 1999. Kotini, Albert, Tre gurët e zezë në Prevezë, Tiranë, Fllad 2000. Kondis, Basilis, Greqia dhe Shqipëria në shek.XX, Selanik, 1997. Kondis, Basilis. Greece and Albania 1908–1914. Thessaloniki: Institute for

Balkan Studies, 1976. Krapsitis, Basilis, E vërteta historike për çamët muslimanë, Athinë, 1992. Krapsitis, Basilis, Istoria tu Margaritiu, Athinë, 1992. Krapsitis, Basilis, Çamët muslimanë të Thesprotisë, Athinë, 1986. Kretsi, Georgia, The secret Past of the Greek-Albanian Bordelands. Cham

muslims Albanians: Perspectives on a Conflict over Current Rights. Ethnologia Balkanica, Mynih Germany, Vol.6, 2002.

Krisafi, Ksenofon, Marrëdhëniet shqiptaro-greke në sfondin e Traktatit të Miqësisë dhe hijeve të Ligjit të Luftës, Tiranë, UET 2014.

Ktistakis, Giorgos, Properties of Albanians and Chams in Greece: Nullification of the State of War and international protection of human rights. Athinë 2006.

Ktistakis, Giorgos, The Agricultural Seftlement of Refugees: A surce of Productive Work and Stability in Greece, 1923-1930. In Agriultural History Arkansas, USA, 2005.

Kuçuku, Bashkim, Çështja çame dhe integrimi evropian: Konferencë shkencore, qershor 2004. Tiranë, Arbëria 2004.

Kuçuku, Jonuz, Koha e provave të mëdha, Lufta antifashiste dhe ngjarje historike në trevën e Çamërisë, Tiranë, Dituria 2007.

Kuçuku, Jonuz, Epiri dhe Thesprotia në shekuj, Tiranë, Dituria 2012. Kuçuku, Veledin, Historiku i Batalionit partizan Çamëria, Tiranë, Geer 2004. Liço Filip, Probleme të marrëdhënieve greko-shqiptare, Tiranë, Neraida 2009. Malltezi, Luan, Delvina, Sherif, Mid’hat Frashëri, Ministri Fuqiplotë në Athinë,

Çështja Çame, Tiranë, Via Egnatia 2013. Malakasses, John T. Zervas Ousting, From the Greek Government, Janinë, 1984. Manda, Eleftheria, Çamët muslimanë të Epirit 1923-2000, Tiranë, Toena 2015. Manda Eleftheria, The Cham of Albania and the Greek State, 1923-1945, in

Journal of Muslim Minority Affairs. Londwr, 2009. Manda, Eleftheria, Muslim Chams of Epirus and Word War II. From irredentism

to collaboration. Study Group & elia, Samothraki, July 2004. Margaritis, Jorgos, Bashkëpatriotë të padëshiruar, Çamët dhe Hebrenjtë, Tiranë,

Bota shqiptare 2009. Martuci, Donato, Tokat e çliruara shqiptare II, Çamëria, Tiranë, ICEBERG 2013. Martuci, Donato, Le terre albanesi rredente: La Ciameria tra irredentismo

Albanese e propaganda fascista, Universiteti Salento, Itali, 2014. Mazouer, Mark, After the War Was Over, Princeton University Press, 2000. Mazouer, Mark, Inside Hitler’s Greece: The Experience of Occupation 1941-

1944. Yale University Press, 2001.

211

Page 212:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Mehmet, Ahmeti, Çështja çame në kërkim të një zgjidhjeje, Tiranë, Arbëria 2006. Merxhushi, Nexhat, Spastrimi etnik në Çamëri: unë 9 vjeçari që “bashkëpunova”

me nazifashistët. Tiranë, Natyra 2015. Meta, Beqir, Tensioni greko-shqiptar, Tiranë, Geer 2002. Meta, Beqir, Tragjedia Çame, Tiranë, Sejko 2002. Meta, Beqir, Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shek.XX. Studime

Historike, nr.3-4, Tiranë 2005. Meyer, Frank Herman, Buldtiges Edelweiss. Die 1. Gebirgs-Division im Zweiten

Weltkrieg, Berlin, Christoph Links Verlag, 2008. Michalopoulos, Demetres, Çamët, Arsenidhis, Athinë 1993. Michalopoulos, Demetres, The Moslems of Chamuria and the Exchange of

Population between Greece and Turkey. in Balkan Studies, Vol.2, 1986. Micheletta, Luca, La questione di Ciamuria e l’ attacco italiano alla Grecia del

28 ottobre 1940, in Clio, rivista trimestrale di Studi Storici, vol.40, No.3, 2004. Micheletta, Luca, Il sostegno alla Grande Albania: il caso del Kosovo, in

“L’occupazione italiano della Jugoslavia 1941-1943, Firenze, Le Lettere, 2009. Micheletta, Luca, L resa dei conti: Il Kosovo, L’Italia e la dissoluzione della

Jugoslavia, 1939-1941, Roma, Edizioni Nuova Cultura 2008. Milo, Paskal, Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, Vëllimi I, Tiranë, Toena

2014. Minga, Hasan, Çamëria,- vështrim historik, Tiranë 2006. Minga, Hasan, Saqe, Hilmi, Genocidi grek kundër Çamërisë vazhdon, Tiranë,

Arbëria 2004. Montanelli, Idro, Cervi, Mario, L’Italia dell Asse (1936-10 giugno 1940), Milano,

Rizoli 1980. Naska, Kaliopi, Dokumente për Çamërinë, 1912-1939, Tiranë, Dituria 1999. Naska, Kaliopi, Mbrojtja e të drejtave në Lidhjen e Kombeve 1920-1936, Botuar

nga Instituti i Studimeve për Çamërinë, Tiranë, Arbëria 2005. Naska, Kaliopi, Çështja çame në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920-1936, Arkivi

Shqiptar, Viti 6, Nr.1-2, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë, 2005. Nazarko, Mentor, Pesha e kohës në zgjidhjen e çështjes së pronësisë në Çamëri

në procesin e europianizimit të Greqisë dhe Shqipërisë, Tiranë, UET 2014. Nazarko, Mentor, Lufta e fundit, Pronat e shqiptarëve në Greqi. Tiranë, UET

2007. Papadakis, B.P, Historia diplomatike e çështjes së Epirit të Veriut 1912-1957,

Athinë, 1957. Papastratis, Procopis, British Policy towards Greece during the Second World

War, 1941-1944. Cambridge: University Press, 1984. Pearson, Ouen, Albania in okupation and War: from fascism to communism 1940-

1945. London, I. B Tauris 2005. Pechoux, Yves Pierre, et Michel, Sivignon, L’eviction des Tchamides d’Epire

Occidentale en 1944, in Revue de la Societe d’ Ethnographie de Paris, 1989, Vol. 85, nr.106.

Pettifer, James, Woodhouse, Zerva dhe çamët. Tiranë, Onufri 2010.

212

Page 213:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Puto, Arben, Lufta italo – greke, diktator dhe kuislingë. Tiranë, Toena 2011. Puto, Arben, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,

Tiranë, 8 nëntori 1978. Puto, Arben, Nëpër analet e diplomacisë angleze, Tiranë, Albin 2001. Rama, Fatmira, Çamëria në vitet 1912-1940, Tiranë, UET 2014. Rama, Fatmira, Problemi çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926), Studime

historike, Nr.1-2, Tiranë, 2007. Rama, Fatmira, Shtypi shqiptar rreth copëtimit të Shqipërisë në Konferencën e

Londrës të vitit 1913, Studime historike, Nr.3-4, Tiranë, 1999. Rama, Fatmira, Konica në kulturën shqiptare në vitet 1925-1939, në Studime

Albanologjike, Universitetit Tiranës, Tiranë, 1996. Rama, Fatmira, Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tiranë, Argeta-

LMG, 2005. Rama, Fatmira, Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi 1923-1926,

Instituti i Studimeve për Çamërinë, Tiranë, Arbëria 2005. Sadiku, Blerina, Lindja e çështjes çame 1820-1943. Tiranë, Naimi 2011. Sami, Rrepishti, Mbi Çamërinë, Shkodër, Feniks 2002. Sami, Repishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, Tiranë, UET 2014. Sharra, Jani, Istoria tis periohis Igumenicas (1500-1950), Athinë, 1985. Sheme, Selman, Çamëria,-vendi, popullsia, jeta ekonomike, Tiranë, Progres 2005. Sheme, Selman, Vështrim gjeografik (Çamëria), Tiranë, UET 2014. Silajxhiç, Haris, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë, Dituria,

1999. Smirnova, Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX, Tiranë, Ideart 2004. Sula, Asllan, Dy netë që ngrinë Romën: mbijetesa e popullit shqiptar gjatë luftës

italo-greke. Tiranë, Eugen 2001. Tomori, P. Kosta, Barbaritë greke në Shqipëri 1913-1914, Tiranë, Naimi 2012. Triandafilopoulos, Triandafilos, Power politics and nationalist discourse in the

struggle for Northern Epirus; 1919-1921. In Journal of Southern and the Balkans, vol.2, nr.2, viti 2000.

Tsuderos, Emmanuele, Greek white book: diplomatic documents relating to Italy’s aggression against the Greece. London, 1942.

Umilta, Carlo, Jugosllavia dhe Shqipëria. Kujtime të një diplomati, Milano, Garzanti 1947.

Vakallopullos, A. Kostandinos, Historia e helenizmit verior, Selanik, 1992. Veremis, Thanos and Gerolymatos, Andre, The Military as a Sociopolitical Force

in Greece, 1940-1949. Pella Publishing Company, 1996. Verli, Marenglen, Raportet e shqiptarëve me fqinjët dhe Evropën në periudhën

midis dy luftërave botërore, Gjurmime albanologjike-seria e shkencave historike, Nr.28-29, Tiranë, 1998-1999.

Vikers, Miranda, Ç’po bëhet me çështjen çame, Tiranë, Bota shqiptare 2008. Vikers, Miranda, The Cham Issue,- Albanian National and Property Claims in

Greece, Qendra e Studimeve Ballkanike, 2002. Vikers, Miranda, The Cham Issue, Were to Now? Prishtinë, Era 2002.

213

Page 214:  · Web viewNjë fakt i tillë del dhe nga korespodenca midis Jakomonit dhe Çianos, ku Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri i raporton shefit të tij se: “Ekziston një përshtypje

Çështja çame gjatë Luftës së Dytë Botërore Lorenc Agalliu

Vikers, Miranda, Shqiptarët një histori moderne, Tiranë, Bota shqiptare 2008. Vikers, M dhe J. Pettifer, Çështja shqiptare. Riformëzimi i Ballkanit. Tiranë, Bota

shqiptare 2007. Xhufi, Pëllumb, Rreth etnisë së Epirit gjatë mesjetës, në Studime historike, Nr.1-

4, Tiranw, 1998. Zhango, Nikos, Imperializmi anglez dhe rezistenca kombëtare, 1940-1945, Vëll. I

dhe II, Athinë, 1978.

214


Recommended