Transcript
Page 1: Zanafilla e Greqisë moderne është Shqiptare, Mehmeti, Salih

Giulio22 Channel

Substanca jo-greke e grekëve dhe Greqisë

Zanafilla e Greqisë moderne është Shqiptare Salih Mehmeti

Obsesioni i sëmurë i Greqisë për të përvetësuar jo vetëm të tashmen por edhe të kaluarën e

moçme është qesëndisur nga gazeta si New York Times (1994) e cila i referohej pozicionit të

Greqisë si ‘histeri mbi historinë’. Kurse një diplomat i panjohur perëndimor i cituar në New

York Times (1995) e përshkruante pozicionin e Greqisë si “tërësisht iracional”. Klithjet

histerike të togës së marincave grek që përçarteshin se “grek lindesh, grek nuk bëhesh” jo që janë

qesharake por edhe janë tregues se ideologjia e sotme greke s’e ka haberin e domethënësisë së

termit “grek” në lashtësi dhe sot, që për hir të së vërtetës nuk duhen ngatërruar në asnjë mënyrë.

Mantra e ligjërimit etnonacional në Greqi ka të bëjë me sajimin e mitit modern të së

ashtuquajturës “vazhdimësi e pakëputur” historike e kulturore nga ku grekët e sotëm s’janë gjë

tjetër pos pasardhës vijëdrejtë të Perikliut, Platonit e Solonit. Derisa sot në Greqinë bizantine

kanibalizohet e heretizohet verbalisht me të qenurin shqiptar, para një shekulli nuk ishte kështu.

‘The Atlantic Monthly’ shkruante: “Tani nuk ka emra më të fismë e më të nderuar në Athinë,

nuk ka familje më me ndikim në qarqet politike, sesa ato të prijësve shqiptarë në luftën e 1821,

Tombazisi, Miauli dhe Kundurioti” (1882:31). Në të vërtetë zanafilla e Greqisë moderne është

kryekëput shqiptare. Çdo shkrimtar, kronikan apo historian i shekullit të nëntëmbëdhjetë

rregullisht ravijëzon fytyrën shqiptare të asaj që sot quhet Greqi. C. M. Woodhouse shprehet:

‘Të habit fakti që prijësit e mbrojtjes së lirisë greke në atë kohë ishin shumica jo-grek’. Sipas

antropologut Roger Just, shumica e ‘grekëve’ të shekullit të nëntëmbëdhjetë, jo vetëm që nuk e

quanin vetën helenë (këtë etiketim e mësuan më vonë prej intelektualëve nacionalist); madje ata

s’flisnin me qejf as greqishten, por më shumë dialektet shqiptare, sllave apo vllahe. Misha

Glenny, një studiues i mbrehtë amerikan për Ballkanin vë në pah se filohelenët e Amerikës,

Britanisë dhe Europës perëndimore thirreshin për një shtet të lirë grek, përpjekje kjo pasionante

romantike për të sjellë në jetë kulturën helene të së kaluarës. Pak prej tyre ishin në dijeni të

ndryshimeve të skajshme që kishin zënë vend në tokën e qytet-shteteve të dikurshme greke.

Shumica e tyre qenë zhgënjyer keqazi nga mungesa e ngjashmërisë fizike me helenët e

parafytyrimit të tyre klasik. David Holden, autor i librit ‘Greece without Columns: the making

of the modern Greeks’ pohon: ‘Për mua, filohelenizmi është një çështje dashurie me një ëndërr

që e parafytyron ‘Greqinë’ dhe ‘Grekët’ jo si një vend aktual ose popull i vërtetë por si simbole

të një përkryerje të imagjinuar’ (1972:12). Më tej Holden vazhdon: ‘Shteti-komb grek ishte

sajesë e ndërhyrjes politike perëndimore - ‘ideja fatale’ siç e quante dikur Arnold Toynbee,

ekskluzivisht një nacionalizëm perëndimor që godiste mbi traditat multi-nacionale të botës

lindore. Duke u rritur, prandaj, në njëfarë shkalle teorike, ishte një fëmijë i Rilindjes dhe

racionalizmit perëndimor’. - Por cila është kjo shumicë jo-greke që vazhdimisht pikaset nga po

këta perëndimor që e bënë Greqinë shtet? George Finlay, një nga historianët më të flaktë

filohelenik që morri pjesë me armë në dorë në luftën kryengritëse të vitit 1821-31 jep një

pasqyrë të shqiptarësisë së asaj që më vonë u quajt Greqi: ‘Maratona, Platsea, Leuktra, Salamisi,

Mantinea, Ira dhe Olimpia, tani popullohen nga shqiptarët dhe jo grekët. Bile edhe në rrugët e

Athinës, që ndonëse për më shumë se çerek shekulli kryqytet i Mbretërisë greke, gjuha shqipe

dëgjohet ende midis fëmijëve që luajnë në rrugët në afërsi të tempullit të Tezeut’ (Historia e

Page 2: Zanafilla e Greqisë moderne është Shqiptare, Mehmeti, Salih

Giulio22 Channel

Revolucionit Grek: 1861). Autorë të tjerë vënë në spikamë ngjyrën shqiptare të shumicës së

popullatës nëpër qytetet më të mëdha të Greqisë së asaj kohe. Edmond About me 1855

shkruan: ‘Athina, njëzet e pesë vjet më parë, ishte veçse një fshat shqiptar. Shqiptarët përbënin,

dhe ende përbëjnë, thuajse tërë popullsinë e Atikës; dhe brenda tri kategorive të kryqytetit,

gjenden fshatra ku greqishtja mezi kuptohet’. Edhe francezi Pukëvill pajtohet me ngjyrat

shqiptare të shumicës së popullsisë së Atikës. Edhe ‘Elefisi, gati në mes të rrugës midis Megarës

dhe Athinës…është një fshat i mjeruar i banuar nga shqiptarët’ - shkruan Henry A. Dearborn

me 1819. Me një fjalë, duke u mbështetur në përshkrimet e G. Finlay dhe F. Martin shqiptarët

popullonin tërë Atikën dhe Meseninë, pjesën më të madhe të Beotisë, krejt Salamisin,

Korinthin, Argolisin dhe treva të tjera të brendshme të Moresë (Peleponezit). John Hobhouse

(1809), bashkohanik i Bajronit, duke folur për përmasat e shtrirjes tokësore të zotërimeve të

Pashallëkut të Ali Pashë Janinës thotë se në jug përfshinin një pjesë të Tebës, tërë Negroponten

(Eubenë), trevën e Livadisë, Atikën, viset rreth Gjirit të Lepantos (Korinthit) dhe së fundmi

edhe Morenë (Peleponezin), e cila i takonte njërit prej djemve të tij. Sami Frashëri në

enciklopedinë e tij shumëvëllimëshe ‘Kamus Al-alam’ ku sipërfaq elemente biografikë të

shqiptarëve me nam, përmend në zërat përkatës se djemtë e Ali Pashë Tepelenës, përkatësisht

Muhtar Pasha dhe Veli Pasha ishin në detyrat e mytesarrifëve të Athinës (Muhtari) dhe të

Moresë (Veliu). Kjo do të thotë se dhjetë vite para se të formohej Mbretëria rioshe e Greqisë,

ajo quhej Shqipëri jo vetëm nga aspekti politik por veçanarisht nga ai etno-linguistik. Në

mbështetje të këtij përfundimi vijnë një shumësi e panumërt dokumentimesh etnografike të

kohës, të cilat vënë në dukje karakterin shqiptar të hapësirave në fjalë. Jakob Philipp

Fallmerayer i cili udhëtoi mespërmes Greqisë hasi në Atikë, Beoti, dhe në pjesën më të madhe

të Peleponezit një numër të madh shqiptarësh të vendosur, të cilat nganjëherë nuk kuptonin

madje as greqisht. Nëse dikush e quan këtë vend Shqipëri e Re, shkruan i njejti autor, jep emrin

e saj të vërtetë. Për të, këto provinca të Mbretërisë Greke janë të lidhura me helenizmin aq sa

janë malësitë skoceze me trevat afgane të Kandaharit dhe Kabulit. ‘Megjithëse teoria e

Fallmerayerit si tërësi është përjashtuar, edhe në ditët tona është e vërtetë se një numër i madh,

shumë nga ishujt e Arçipelagut dhe thuajse e tërë Atika gjer në Athinë janë shqiptare’ shkruan

A. Vasiliev, autor i volumeve të tëra për Perandorinë Bizantine. Pikërisht, kjo popullsi luftarake

shqiptare (për të cilën flasin me admirim të gjithë europianët e kohës) do të jetë avangardja e

kryengritjes së ardhshme e cila do të kurorizojë një Greqi të mëvetësishme. ‘Kunduriotët -

shkruan Misha Glenny - familja më e fuqishme lundërtare e ishullit të Hidrës, që i priu një

grupi domethënës gjatë luftës për pavarësi, ishin me prejardhje shqiptare’. Woodhouse veçon

edhe prijësin e qëndresës në veri të Gjirit të Korinthit i cili ishte ‘sulioti Marko Boçari, pasuesit

e të cilit ishin shumica shqiptarë’. Edhe Lord Bajroni kur kërkonte ca fakte bashkohore për të

dëftuar se shpirti i madh helenik nuk ishte zhdukur, u drejtua pikërisht tek shqiptarët suliotë.

Bile në përceptimin e asokohshëm europian, heleniku i vjetër që iluminoi me qytetërim

Europën, shikohej tek shqiptari i asokohe. David Roessel thotë: ‘Kur Disraeli (kryeministri

britanik - S.M) e bëri grek heroin shqiptar Skënderbeun në novelën e tij Ngritja e Iskanderit

(1831), ai nuk përpiqej të rishkruante historinë ose të shlyente identitetin shqiptar. Ai thjesht

nuk i shikonte grekun dhe shqiptarin si terma ekskluziv njëri me tjetrin’. Së këndejmi, është për

t’u shënuar pohimi i sinqertë dhe i përligjur i profesorit grek Niko Dimous në një intervistë për

New York Times: ‘Ne flisnin shqip dhe e quanim vetën rumë, por pastaj Winkelmani, Gëtja,

Viktor Hugoja, Delakroiksi, na thanë neve, ‘Jo, ju jeni Helenë, pasardhës të drejtë të Platonit

Page 3: Zanafilla e Greqisë moderne është Shqiptare, Mehmeti, Salih

Giulio22 Channel

dhe Soktratit,’ dhe këtë e bënë’ (23 qershor, 2009). Përveç të lartëpërmendurve, në kronikat e

luftës për pavarësi të Greqisë, heronjtë, kapetanët dhe ushtarët ishin shqiptar. Në të mirë të këtij

përfundimi flet fakti që menjëherë pas pavarësimit, në kohën e mbretit bavarez Otoni I, veshja

emblematike shqiptare - Fustanella - u adaptua si veshje zyrtare e Greqisë, e cila përdoret edhe

nga Garda e ushtrisë së sotme greke. Prandaj, flamujt e mburrjes së grekëve të sotëm me

‘Ellinikotita’ (grek i vërtetë) janë veçse një tregues i falsitetit të pretendimit të tyre.

- Thelbi jo'grek i emrit ‘Grek’. Vetë zanafilla e termit ‘Greqi’ dhe ‘Grek’ është ilire. Shumica e

historianëve bashkohor pohojnë se termi ‘grek’ lidhet padyshim me emrin ‘Graikhos’ (Γραικός)

për të cilin i pari kumton Aristoteli (‘Meteorologica’ I. xiv), ndërkaq interepretimi modern

kumton se ky emër është përdorur nga ilirët për t’i shënjuar dorët në Epir (për të cilët pranohet

në mjedisin historigrafik botëror të kenë pasur pjesërisht karakter ilirik) nga Graii, emër

autokton për një popull të Epirit. Irad Malkin (1998), historian në Universitetin e Tel-Avivit

thotë se termi ‘Graikoi’ u shpërnda në Italinë jugore nga ilirët dhe mesapët. Henry Welsford

(1845) thotë se ishin Pellazgët ata që e sollën emrin ‘Graikoi’ (Γραικοὶ) në Itali ndërkaq

Wilhelm Ihne (1871) mendon se këtë e bënë Epirotët. Në këtë rast, njejtësia etnike pellazgo-

iliro-epirote bëhet e pamohueshme pikërisht falë faktit të konfondimit të vazhdueshëm të

Pellazgëve, Ilirëve dhe Epirotëve nga ana e studiuesve. George Grote në Historia e Greqisë,

thotë se ‘Graikoi’ ishin një popull ilir, emri i të cilëve nënkuptonte ‘malësorë’. Osborne William

Tancock (1874) thotë së Graeci ishin një fis i vogël i vendosur në bregdetin ilir. Më vonë

romakët do t’i quajnë tërë helenët e vjetër me emrin e përgjithshëm grek ose ‘Graeci’ më

konkretisht. Leonard Robert Palmer (1988) është i prerë në atë se emri ‘Graeci’ është emër ilir

kurse Eric Partridge (1977) e quan emër me ‘origjinë pellazge’. Malte Brun (1829) gjatë

elaborimeve të tij për të dëshmuar ‘strukturën helenike’ të shqipes thotë se ‘Graia’ (Γραία)

shpjegohet përmes fjalës shqipe ‘Grua’. Edhe profesori i letërsisë greke në Universitetin e

Palermos, Giuseppe Crispi (1831) mbështet zbërthimin e propozuar nga Malte Brun: ‘Dhe

pikërisht Γραία do të thotë grua plakë, madje mund të merret fare mirë për zonjë shtëpie, në

kuptimin e gruas me përvojë. Sido që të jetë, grua është një fjalë shumë e vjetër’. Nicholas C.

Eliopoulos (2002) pohon se në perceptimin romak përmes ‘Graeci’ identifikohej identiteti

matriarkal i tyre. Kjo përforcohet edhe nga dëshmitë e bollëkta të autorëve greko-romak ku në

botën iliro-epirote kishte një nderim të madh për gjininë femërore, veçanarisht për gruan.

William Ridgeway, historian britanik thotë se Aristoteli duhet të ketë pasur në mendje Ilirët kur

thotë se popujt luftarak dhe ushtarak, me përjashtim të keltëve, kanë qenë nën kontrollin e

grave. Ilirët kanë qenë nën gineokraci (sundimi i grave) në shekullin e tretë p.l.k ndaj nuk duhet

parë si befasi fakti që monarku më i rëndësishëm ilir ishte femër. Kjo ishte Teuta, mbretëreshë

ilire e cila me 228 p.e.s. vrau të dërguarit e Romës. Edhe në ‘Encyclopaedia Britannica’ (1911)

pohohet e njejta: ‘Duket që gratë në Iliri kanë pasur një pozitë të lartë në shoqëri dhe madje të

kenë ushtruar fuqi politike’. Dëshmia e Pseudo-Skylaksit në ‘Periplus’ (21) se liburnët i

nënshtrohen pushtetit të grave interpretohet nga një sërë studiuesish bashkohor si një lloj

matriarkati. Kurse, Stipçeviq (1974) beson se kemi të bëjmë me ‘mbeturinat e një institucioni të

stërlashtë, rrënjët e të cilit duhet kërkuar në periudhën paranindoevropiane’. Straboni në

kumtin e tij (7.7.12) bën fjalë për kastën priftërore të Dodonës pellazgjike në të cilën

profetizonin tri gra (ὕστερον δ' ἀπεδείχθησαν τρεῖς γραῖαι, ἐπειδὴ καὶ σύνναος τῷ ∆ιὶ προσαπεδείχθη καὶ ἡ ∆ιώνη.) Edhe brenda kuadrit të legjendave lashtësore pellazgjike, veçmas

Page 4: Zanafilla e Greqisë moderne është Shqiptare, Mehmeti, Salih

në legjenden e Perseut përmenden tri hyjneshat e quajtura G

mitologjik paraqiteshin si plaka të vjetra, madje edhe të lindura të plakura.

përligjje shkencore etimologjisë së mësipërme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ në shqip, na

shërben mjaftueshëm kumtimi i Strabonit (VII, 2)

plakat quheshin ‘γραίας πελίας’ (graias pelias).Grek - ‘Graikoi’ lidhet me fjalën iliro

të nënës dhe gruas në botën e lashtë pellazgo

përkatëse për γραίας si p.sh gra (në shumës), graria, granimi, etj.

ose ‘graeci’ ka nënkuptuar substancialisht s

Palermos në Sicili është banuar vijimësisht prej shqiptarëve të ritit ortodoks. Më vonë gjatë

viteve të 30’ta të shekullit të kaluar emërtimi i vendbanimit ndryshon në Piana degli Albanesi

(Hora e Arbëreshëvet).

Ilustrime

Fig.1.1 Fig.

Fig.3 Fig.4

Fig. 1.1 Harta e Shqipërisë ku askund nuk figuron emri Greqi.

Fig. 2. Ilirikumi shtrihet edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha

Fig. 3. Shqiptarët luftuan, ndërsa Greqinë e krijuan Fuqitë e Mëdha

Fig. 4. Mbreti Otto I me fustanellë shqiptare.

Fig. 5. Karikatura që satirizon Fuqitë e Mëdha

në legjenden e Perseut përmenden tri hyjneshat e quajtura Graiai të cilat në përfytyrimin

teshin si plaka të vjetra, madje edhe të lindura të plakura.

përligjje shkencore etimologjisë së mësipërme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ në shqip, na

shërben mjaftueshëm kumtimi i Strabonit (VII, 2) se në gjuhën e molosëve dhe thesprotëve

’ (graias pelias). Me fjalë të tjera, zbërthimi përfundimtar i emrit

‘Graikoi’ lidhet me fjalën iliro-shqipe ‘gra plaka’ si referencë e drejtëpërdrejtë ndaj kultit

të nënës dhe gruas në botën e lashtë pellazgo-ilire. Në llojshmërinë dialektore të shqipes gjejmë

si p.sh gra (në shumës), graria, granimi, etj. Edhe më vonë, etnonimi ‘grek’

ose ‘graeci’ ka nënkuptuar substancialisht shqiptarin. Vendbanimi ‘Piana dei

htë banuar vijimësisht prej shqiptarëve të ritit ortodoks. Më vonë gjatë

viteve të 30’ta të shekullit të kaluar emërtimi i vendbanimit ndryshon në Piana degli Albanesi

.1.2 Fig.2

Fig.4 Fig.5

u askund nuk figuron emri Greqi. (!)

Ilirikumi shtrihet edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha. (!)

Shqiptarët luftuan, ndërsa Greqinë e krijuan Fuqitë e Mëdha!

Karikatura që satirizon Fuqitë e Mëdha dhe shteti i ri grek (fëmiju shqiptar me fustanellë).

Giulio22 Channel

të cilat në përfytyrimin

Për t’i dhënë

përligjje shkencore etimologjisë së mësipërme ku ‘graia’ barazohet me ‘grua’ në shqip, na

se në gjuhën e molosëve dhe thesprotëve

zbërthimi përfundimtar i emrit

shqipe ‘gra plaka’ si referencë e drejtëpërdrejtë ndaj kultit

lojshmërinë dialektore të shqipes gjejmë

Edhe më vonë, etnonimi ‘grek’

hqiptarin. Vendbanimi ‘Piana dei Greci’ në trevën e

htë banuar vijimësisht prej shqiptarëve të ritit ortodoks. Më vonë gjatë

viteve të 30’ta të shekullit të kaluar emërtimi i vendbanimit ndryshon në Piana degli Albanesi

11 Gusht 2010


Recommended