Zoti im!Më mjafton si mburrje fakti që ti je Zoti im.
Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Çdo gjë fillon e vogël pastaj rritet, përveç fatkeqësisë, e
cila fillon e madhe pastaj zvogëlohet.
Nasir ibn Jesari, Allahu e mëshiroftë!
Çuditem nga ata që me të hollat e tyre blejnë rroba, por nuk i blejnë të lirët me sjelljet e tyre .
Ibn Semaku, Allahu e mëshiroftë!
Të mbartësh të vërtetën është si të mbartësh kodrat e palëkundshme. Këtë mund ta bëjnë vetëm burrat e
vendosur.
Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
Të përfitoj nga kjo botë duke i rënë fyellit është më e dashur për mua sesa ta përfitoj atë me fe.
Bishr Elhafi, Allahu e mëshiroftë!
Frikësoju Allahut për aq sa ka mundësi Ai të bëjë kundër teje dhe turpërohu prej Tij për aq sa është Ai afër teje.
Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!
Nuk posedon njeriu shtëpi tjetër pas vdekjes së tijpërveç asaj që ka ndërtuar para se të vdesë.
Nëse e ka ndërtuar me të mira, do të jetë i kënaqur në të. E, nëse e ka ndërtuar me të këqija, ajo që ka
ndërtuar do të shkatërrohet.
Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Nëse ke mundësi që askush mos të ta kalojë me vepra të mira të afrimit tek Allahu, atëherë bëje atë.
Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Frikësoju Allahut dhe të mos jetë Allahu më i dobëti në sytë e tu.
Vehb ibn Elverdi, Allahu e mëshiroftë!
Nëse mëson për shokun tënd diçka që e urren,atëherë arsyetoje atë.
E, nëse nuk mund t’i gjesh arsye, atëherë thuaj në veten tënde “ndoshta vëllai im ka ndonjë arsye që unë
nuk e di”.
Abdullah ibn Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Nëse dikush kafshon ndonjë gacë prushi derisa të fiket, do të ishte më mirë për të sesa të thoshte për një
çështje që e ka caktuar Allahu “sikur të mos ishte kjo.”
Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!
Nervozizmi është si egërsira .Nëse pronari e lë të lirë, ajo fillon të hajë atë të parin.
Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
Kush pajtohet me përcaktimin e Allahut, ai përcaktim do të ndodhë dhe ai person do të ketë shpërblim .
Kush nuk pajtohet me të, ai përcaktim do të ndodhë, por atij do t’i përmbysen veprat.
Ibn Kajim el-Xhevzije, Allahu e mëshiroftë!
Shpërndaje këtëShpërndaje këtë
Treguesi i së mirës është sikurse vepruesi i sajTreguesi i së mirës është sikurse vepruesi i saj