15
Adam Smith & Karl Marx

Adam Smith & Karl Marx

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Adam Smith & Karl Marx

Adam Smith &

Karl Marx

Page 2: Adam Smith & Karl Marx

Adam Smith

Filozofi skocez, Adam Smith, njihet si ekonomisti i parë dhe babai i kapitalizmit.

Ai publikoi punën e tij më të mirë, “The Wealth of Nations” (Pasuria e Kombeve), në vitin 1776.

Pasi vëzhgoi nga afër industritë relativisht të vogla në Angli dhe Skoci, ai arriti në disa konkluzione.

Page 3: Adam Smith & Karl Marx

Teoria e Kapitalizmit

Smith besonte se të mirat dhe shërbimet do të ishin më efektive, nëse qeveria do t’i lejonte njerëzit të ndiqnin interesat vetjake individuale në konkurrencë me të tjerët.

Ai e përshkruajti këtë proces si një “Dorë e Padukshme”, e cila shtyn tokën, punën dhe kapitalin në një prodhim që do arrinte të plotësonte nevojat e shoqërisë.

Page 4: Adam Smith & Karl Marx

Kapitalizmi

Siç e shpjegon Smith, nuk është bujaria e kasapit dhe bukëpjekësit, nga ne presim mishin dhe bukën.

Individet, të cilët prodhojnë produkte cilësore, duhet të shpërblehen në anë financiare.

Në këtë mënyrë, nevojat tona plotësohen nga dëshira e tyre për pasuri.

Page 5: Adam Smith & Karl Marx

Kapitalizmi

Smith gjithashtu u shpreh se, me anë të interesit vetjak, për të arritur nevojat e shoqërisë, duhej të egzistonte një konkurrencë midis prodhuesve ose firmave të biznesit.

Në të kundërt, lakmia e tyre do rezultonte në çmime më të larta për shërbime të dobëta.

Page 6: Adam Smith & Karl Marx

Kapitalizmi Industrial

Me Revolucionin Industrial në Angli, kushtet filluan të ndryshonin me shpejtësi.

Fabrika sa më të mëdha filluan të hapeshin dhe njerëzit u dyndën drejt qyteteve për të punuar.

Pa ndonjë ligj për të kontrolluar lakminë e bizneseve, shtytja për sa më shumë pasuri rezultoi në përkeqësim të kushteve të punës.

Page 7: Adam Smith & Karl Marx

Kapitalizmi Industrial

Disa nga këto abuzime u publikuan nga Charles Dickens, kryesisht, por dhe shumë të tjerë.

Pronarët e bizneseve gjetën një rrugë justifikimi, për mënyrën e trajtimit të puntorëve të tyre, në idetë e “Darvinizmit Social”.

Charles Darwin kishte publikuar më 1859, idetë e tij në lidhje me Selektimin Natyral.

Page 8: Adam Smith & Karl Marx

Kapitalizmi Industrial

Idetë e Darwin u aplikuan në shoqëri kryesisht nga Herbert Spencer.

Spencer u shpreh se njerëzit dhe rracat që ishin më të përshtatshme për të mbijetuar, do të shpëtonin, ndërsa të tjerët do të vuanin.

Prandaj, sipas tij, klasa puntore nuk duhej ndihmuar nga qeveria ose organizatat bamirëse.

Page 9: Adam Smith & Karl Marx

Kapitalizmi Industrial

Nëse njerëzit ishin të varfër, nuk ishte për shkak se Kapitalizmi Industrial ishte i padrejtë, por sepse ata nuk kishin talentin dhe karakteristikat për t’u gjallëruar, ose kundërvënë.

Këto ide, të pasurit i përdorën për të shpjeguar suksesin e tyre.

Ata thjesht po shpërbleheshin për talented e tyre.

Page 10: Adam Smith & Karl Marx

Karl Marx

Por jo të gjithë patën të njëjtin këndvështrim të Kapitalizmit Industrial me Spencer-in.

Karl Marx ekzaminoi të njëjtat kushte por arriti në konkluzione tepër të ndryshme.

Marx besonte se Kapitalizmi Industrial ishte i fundit nga një linjë e gjatë sistemesh socio-ekonomike, që rezultuan në shfrytëzimin e puntorëve nga shtresat e larta.

Page 11: Adam Smith & Karl Marx

Marksizmi

Marx u shpreh se Kapitalizmi përmbante në të, farën e vetëshkatërrimit.

Ai besonte se konkurrenca ndërmjet industrive do të rezultonte në mbijetimin e shumë pak bizneseve dhe një numri të madh puntorësh, të cilët i quajti “Proletariat”.

Page 12: Adam Smith & Karl Marx

Marksizmi

Me kalimin e kohës, varfëria do të rritej aq shumë, sa njerëzit nuk do kishin më mjaftueshëm para për të blerë produktet, të cilat industritë po prodhonin.

Në atë pikë do të kishte një revolucion nga proletariati dhe kapitalizmi do të “vdiste”.

Page 13: Adam Smith & Karl Marx

Markizmi

Marx hodhi idenë e tij për një ekonomi të planifikuar, nga e cila do përfitonte, kryesisht, klasa puntore.

Me anë të kësaj ekonomie do të vendosej balancimi i pasurisë, duke zhdukur varfërinë.

Page 14: Adam Smith & Karl Marx

Konkluzionet

Edhe pse predikimet e Marx nuk arritën të përmbusheshin, pikëpamjet e tij kritike në abuzimin e kushteve të punës dhe jetesës ishin të justifikueshme.

Bota ka ndryshuar shumë që nga koha kur këta njerëz shkruanin, por idetë e tyre vazhdojnë akoma të influencojnë njerëz dhe evente.

Ajo çfarë këta njerëz kanë të përbashkët, ishte dëshira për të analizuar kushtet në të cilat ata jetonin, dhe për t’i ndryshuar ato.

Page 15: Adam Smith & Karl Marx

P u n o i : Klajdi Murati III-8