33
1 PLANIFIKIMI FAMILJAR Planifikimi familjar përfshin të drejtën e partnerëve për të vendosur për numrin e caktuar të fëmijëve që ato dëshirojnë si dhe për kohën (periudhën) kur gruaja dëshiron të mbetet shtatëzënë, për ritmin që ajo do ta planifikojë për lindje, duke e ruajtur shëndetin dhe aftësinë për nënë duke krijuar dëshirën e vet për trashëgimtarë. Këtu si nga aspekti biologjik ashtu edhe sociologjik, gruaja e ka rolin dominant. Termi planifikim familjar gjithashtu nënkupton edhe stimulimin, induktimin e saj per shtatezani, fekondimin artificial, etj. Metodat: Coitus interruptus, metoda ritmike (ditët e sigurta), barierike dhe kimike.

Akusheria me perkujdesje

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Akusheria me perkujdesje

1

PLANIFIKIMI FAMILJAR

Planifikimi familjar përfshin të drejtën e partnerëve për të vendosur për numrin e

caktuar të fëmijëve që ato dëshirojnë si dhe për kohën (periudhën) kur gruaja

dëshiron të mbetet shtatëzënë, për ritmin që ajo do ta planifikojë për lindje, duke e

ruajtur shëndetin dhe aftësinë për nënë duke krijuar dëshirën e vet për

trashëgimtarë. Këtu si nga aspekti biologjik ashtu edhe sociologjik, gruaja e ka

rolin dominant. Termi planifikim familjar gjithashtu nënkupton edhe stimulimin,

induktimin e saj per shtatezani, fekondimin artificial, etj.

Metodat: Coitus interruptus, metoda ritmike (ditët e sigurta), barierike dhe

kimike.

Page 2: Akusheria me perkujdesje

2

KONTRACEPCIONI SI MEDOTË E PLANIFIKIMIT FAMILJAR

Me emrin kontracepcion nënkuptojmë metodat, menyrat dhe rregullat me të cilët

arrihet pengesë e shtatëzanisë. Çdo metodë e kontracepcionit duhet ti plotësojë disa

kushte: të jetë e lire dhe efikase, mos ta çrregullojë ritmin e marëdhënieve të

rregullta seksuale. Kontracepcioni nuk duhet të llogaritet si “problem” i gruas por i

çiftit martesor që nënkupton se duhet bashkëpunim me partenerin .

Metodat dhe mjetet kontraceptive sipas mënyrës se si ndikojnë , ndahen në :

1. Mekanike: prezervativët (kondomat), dijafragma vaginale, “kurorë”

cervikale, IUD (peceta intrauterine).

2. Metodat kimiko-mekanike : aspirim vaginal, tableta vaginale dhe globule,

ngjitësa dhe dyllë spermatocidike.

3. Kontracepcioni hormonal (oral) :

a. Josteroid ( agonist dhe antagonist të GnRH)

b. Steroid – antiestrogjene dhe antiprogestagjene

4. Kontracepcioni biologjik

Page 3: Akusheria me perkujdesje

3

FEKONDIMI (FERTILIZIMI – PLLENIMI) DHE FORMIMI I

KONCEPTIT

FEKONDIMI (PLLENIMI )

Pasi që të plasë qeliza vezë nga De Graf- folikul , nëpërmjet fimbreve depërton në

lumenin e vezëpërcuesit.

Nëse në ato ditë të ovulacionit , gruaja ka patur marëdhënie të rregullta dhe në

vaginën e saj kanë depërtuar spermatozoid,në momentin qe gruaja përjeton

orgazëm, spermatozoidët nëpërmjet cervix uteri depërtojnë në mitër dhe më pas

tërhiqen nga vezëpërpërçuesit dhe kalon në to.

Në vezëpërçues spermatozoidi takohet me ovocitin dhe depërton në të. Kjo ndodh

në pjesën ampularë të vezëçpërçuesit. Nga të gjithë spermatozoidët vetëm një

(ndonjëher edhe dy) arrin të depërtojë qeëizën vezë. Qeliza e formuar ose koncepti

quhet zigot, i cili nga ky moment fillon ndahet dhe të progresojë ne morula (me 12

qeliza)( gjatë 24 orëve të para). Më pas udhëtimi i morulës fillon të ngadalësohet

dhe diku për 3 ditë arrinë në hapësirën e mitrës që të implantohet.

KONCEPTIMI : përfshin pjekjen përfundimtare të spermatozoidëve dhe

ovociteve, transportin e gameteve në traktin gjenital femëror, bashkimin e

gameteve femërore dhe mashkullore me në numër diploid kromozomesh të njohur

si singamia.

Edhe ovociti edhe spermatozoidi kanë nga 23 kromozome, prej të cilëve një nga

ato 23 është kromozom seksual. Veza përmban vetëm kromozom X ndërsa

spermatozoidi mund të mbajë ose X ose Y. Embrioni që rezulton me bashkimin e

gameteve përmban gjithsej 46 kromozome, prej të cilëve dy janë kromozomet

seksuale ( normal XX për femër dhe XY për mashkull).

Page 4: Akusheria me perkujdesje

4

NIDACIONI I FRYTIT DHE DECIDUA

NIDACIONI (IMPLANTIMI)

Paraqet një tipare aktive funksionale e qelizës së fekonduar. Në atë fazë

vazhdon ndarja e morulës dhe kalon në blastocistë - formacion me hapsirën

primare në të dhe qëndron ashtu ende e paimplantuar në hapsirën e mitrës dhe për

ta shpëtuar zona pellucida dhe mbështjellsit të jashtëm fillon të groposet në

decidua. Më pas endometriumi fillon proceeve komplekse ciklike të tij dhe ndodh

një proliferim i endometriumit nën ndikim të estrogjenit të liruar nga vezërët. Pas

disa proceseve enzimatike, blastocista mbështetet për endometriumin. Pas kësaj

corpus luteum rritet në niveë të ovariumit dhe liron hormonin progesteron, i cili e

bjen endometriumin edhe në një ndryshim morfologjik, që është faktor kryesor për

mbështetjen dhe mirmbajtjen shtatëzanisë.

Vendi ku qeliza e fekonduar depërton në endometrium dhe pas nidacionit mbyllet

me çep i cili përbëhet nga qeliza nekrotike të deciduas, fibrina dhe gjak të

koaugulluar i cili çep më vonë zëvendësohet me decidua capsularis. Implantacioni

më shpesh bëhet në deciduan e murit të përparëm ose pjesës ë mbrapme të mitrës,

ku më vonë nga decidua basalis dhe vilet horiale formohet placenta. Këtu luan rol

edhe vaskularizimi i madh i asaj pjese të mitrës.

Page 5: Akusheria me perkujdesje

5

Page 6: Akusheria me perkujdesje

6

DECIDUA

Nënkuptojmë ndikimin e progesteronit në ndryshimin e endometriumit ku është

“mbjellur” qeliza e fekonduar. Në fakt paraqet endometrium të trashur me ind

lidhor, edematoz, ku hasen edhe qeliza të ndritshme,poliendrike me citoplazmë të

madhe e cila e rrethon bërthamën. Është sipërfaqe e rrudhur, me trashësi 10-14mm.

Me rëndësi për endometriumin dhe deciduan në këtë fazë është që ai është gati të

pranon qelizën e fekonduar vetëm nga dita e 5- 7 të fekondimit .

Dallojmë 3 pjesë të decidua:

1. Decidua basalis- nga mbështetet qeliza e fekonduar prej së cilës nga muaji i

3 formohet placenta

2. Decidua capsularis – pjesa nga zbrastira e mitrës (cavum uteri)

3. Decidua parietalis – e mbështetur nga pjesa e mbrendshme e mitrës (decidua

vera)

Page 7: Akusheria me perkujdesje

7

Implantacioni përfundon në ditën e 12 të shtatzanisë dhe formohet embrioni.

Trofoblast – shtresa e ovulumit e cila

ësht e ngjitur dhe në kontakt direkt me

deciduan.

Embrioblast- shtresa e mbrendshme

e qelizave në ovulum

Hapësira e blastocistës- ndërmjet

trofoblastit dhe embrioblastit , e ndarë

në amniocela dhe blastocela.

EMBRIOBLAST : përbëhet nga trofoblasti, hapsira blastocistës , epiblast dhe

hypoblast, nga i cili më vonë diferencohen endodermi primitiv , ektodermi dhe

mezodermi .

Page 8: Akusheria me perkujdesje

8

Nga pjesa e sipërme e ektodermit formohet cipa e mbrendshme e frutit, nga pjesa e

poshtme formohet mbështjellsi i frytit, lëkura,flokët, thonjtë, gjëndrat e djersës dhe

sistemi nervor (nga korda neurale) .

Nga mezodermi formohen eshtrat, indet mbrojtëse, zemra dhe enët e gjakut,

elementet e gjakut.

Nga endodermi formohet aparati digjestiv.

Embriogjeneza, saktësisht organogjeneza përfundon në muajin e 3të të

shtatëzanisë, ku më pas fryti emërohet në fetus , dhe fillojmë të dallojmë frytin,

ujin amnional, kërthizën, mbështjellsin apo placentën me shtresat e saja.

Page 9: Akusheria me perkujdesje

9

PLACENTA , EMBRIOLOGJIA DHE FIZIOLOGJIA E SAJ

Paraqet një shtojcë të mbrendshme ose bashkimin e organeve fetale me indet e

nënës me qëllim shkëmbimi fiziologjik. Parenkima bazale placentës është

trofoblasti, kur kjo shëndrohet në membranë të përshkruar nga mezodermi, quhet

chorion frondosum . Pra placenta është organ i cili formohet në muajin e tretë të

shtatëzanisë nga decidua basalis dhe chorion frondosum.

EMBRIOLOGJIA E PLACENTËS

Dita e 7 pas fertilizimit- implantim në gjëndrat endometriale në fazën e

blastocistës, embrioblast dhe trofoblast.

Dita e 12 pas fertilizimit – vilet primare në formë të kolumneve trofoblastike

Dita e 15 pas fertilizimit – vilet sekundare pas invazionit në mezenhim fetal në to

Dita e 17 pas fertilizimit – vilet terciare , angiogeneza e organeve enëve të gjakut

fetale.

Citotrofoblast- Shtresa e mbrendshme e papjekur funksionale

Sinciciotrofoblast- shtresa e pjekur funksionale

Pjesa subhoriale me gjak të maternal

Formimi komplet i cirkulacionit feto-maternal

Mbrojtje nga rreziqet e efekteve teratogene të barnave gjatë shtatëzanisë .

NDËRTIMI I PLACENTËS (formimi i kotiledoneve) nga ana e nënës , shtresa

subhoriale me gjak të nënës dhe pjesa fetale.

Page 10: Akusheria me perkujdesje

10

Funiculus umbilicalis (kordoni umbilikal ) – bartjen e materieve ushqyese,

lidh pjesën fetale të placentës me atë maternale. Përbëhet nga dy arterie dhe

një venë, me gjatësi prej 50-80 cm.

Page 11: Akusheria me perkujdesje

11

MBËSHTJELLSIT PËRFUNDIMTAR TË FETUSIT:

Shtresa horiale – nga chorion leave me zhdukjen e citotrofoblastit

Hapësira interamnionale – 10-20cm3 lëng

Shtresa amnionale – nga qesja amnionale me ekstenzion të ektodermit fetal

Lëngu amnional – me 1000 ml

FUNKSIONI I PLACENTËS

1. TRANSPORTIN FETO-MATERNAL TË O2, glikozës, aminoacideve,

lipideve, glikogenit, proteinave, imunoglobulineve, medikamentve, etj.

2. SINTEZA E HORMONEVE – gjatë shtatëzanisë e merr dhe detyrën për

sintezë të hormoneve progesteron (për inhibimin e kontrakcioneve të

uterusit) , estrogjen, HCG , HPL (human placentar laktogen), placentar α

dhe β glikoprotein, glikogen , HHS (human horion somatotropin),

3. SINTEZA E ENZIMEVE – phosphatase alkaline , leucin aminopeptidaza,

oksitokinaza, ceruloplazmin (lidhjen e Fe dhe Hb).

Page 12: Akusheria me perkujdesje

12

CIRKULACIONI FETAL DHE KOMLIKACIONET

CIRKULACIONI FETAL

Bëhet nëpërmjet perfuzionit uteroplacentar , me anë të dy arterieve dhe një venë në

funiculus umbilicalis (kordonin umbilikal) . Vena bart gjak të oksigjenuar kah

fetusi, ajo ndahet në sinusin e vena portae dhe ductus venosus i cili shkon direkt në

vena cava inf.-barabarkushen e djathtë- foramen ovale dhe në fund në zemrën e

djathtë.

Page 13: Akusheria me perkujdesje

13

FOETAL DISTRESS

Është termin që nënkupton vuajtjen e fetusit përshkak të deplecionit të furnizimit të

fetusit me O2 dhe akumulim të CO2 gjatë jetës intrauterine e cila bjen deri te

hipoksija dhe acidoza e fetusit. Shumë faktorë ndikojnë në ardhjen e kësaj situate

duke u ndarë ato në faktorë nga ana e nënës apo nga ana e fetusit. Si faktorë më të

shpeshtë janë: çrregullime në perfuzionin placentar, hipovolemia, hipotensioni,

hipertornus i miometriumit, kompresion i kordonit umbilikal, hipoksi kronike me

ngecje kronike në rritje të fetusit (IUGR), infekcione, anomali të zemrës.

Dijagnostifikimi bëhet më sakt me anë të manifestacioneve klinike që bazohen në

bazë të të dhënave kardiotokografike (CTG) , ku kemi paraqitje të deceleracioneve

të vonshme dhe variabile , bradikardi ose tahikardi fetale,mekonium në ujin

amnional,IUGR, acidozë (ph<7,2). Zakonisht përfundon me sectio caesarea.

Page 14: Akusheria me perkujdesje

14

UJI AMNIONAL

Nga përbërja paraqet pllazmë të holluar. Formohet nga taijtja aktive e epitelit

amnional, transudacioni i enëve të gjakut nga placenta dhe kordoni umbilikal, nga

urina e fetusit (pas 11 GW) dhe trungu bronhial. Deri ne 20 GW resorbohet

nëpërmjet lëkurës fetale, mirpo mëpas ajo keratinizohet. Nga përbërja , përmban

albumine, prostaglandine dhe hormone. Funksioni i ujit amnional është izolimi dhe

mbrojtja e fetusit, transport të materieve mes nënës dhe fetusit nëpërmjet urinës së

fetusit.

PATOLOGJITË E PLACENTËS DHE UJIT AMNIONAL

ABNORMALITETE TË PLACENTËS (PATOLOGJITË E PLACENTËS)

1. Placenta succenturiata : placentë shtuese satelitore

2. Insertio velamentosa : insercion i kordonit jo në qendër të placentës por në

nivel të mbështjellsave

3. Placenta praevia : placenta e mbulon OUI (ostium uteri interna) prej 4 cm

4. Abruptio placentae : shkëputje të placentës para lindjes së fetusit-

hematom retroplacentar formohet në stratum spongiosum të deciduas dhe

nëna ka gjakderdhje.

5. Sëmundja e trofoblastit – molla hylladitosa dhe choriocarcinom

6. Insuficienca e placentës : duke u zvogëluar kalimi i gjakut nëpër placentë,

perfuzion i zvogëluar i gjakut dhe materieve ushqyese prej nga si pasojë

mund të vjen deri te ngecje fetale dhe vdekje fetale, nga faktorë të ndryshëm

si nga ana e nënës, nga ana e fetusit, nga ana e mitrës apo vet placentës.

Page 15: Akusheria me perkujdesje

15

Page 16: Akusheria me perkujdesje

16

ABNORMALITETE TË UJIT AMNIONAL (PATOLOGJI TË

HYDROAMNIONIT)

1. Polihidramnios – tek anencefalus, meningoencefalocela, atrezion të

ezofagusit ose duodenumit, stenoza të pyllorusit, Tarner Sy, achondroplasia,

trisomia 18, infekcione nga ana e nënës, probleme me retencionin e ujit nga

ana e nënës, hipertension, etj.

2. Oligohidramnios – agenezion të veshkëve, displazion i ureterit,hipoplazion

pulmonal, amnion nodosum, Down Sy, etj.

Page 17: Akusheria me perkujdesje

17

DIJAGNOZA PRENATALE

Qëllimi i dijagnozës prenatale është që të zbulojmë me kohë çdo lloj rreziku të

mundshëm nga shtatëzania, njohjen dhe largimin apo pengimin e rreziqeve për

jetën e fëmiut dhe të nënës. Me dijagnozë prenatale mundet të përjashtohen të

gjitha sëmundjet apo çrregullimet. Kriteriumet e domosdoshme për d.p. janë :

laboratorija, sonografi, program kompjuterik, teste dhe licencim dhe edukim mbi

metodat. Pacientja ka të drejtë per mohim të p.d.

Dijagnoza prenatale duhet të bëhet atëherë kur nëna tregon se ka patur lindje të

fëmijëve me anomali të lindura, retardacion mental, me çrregullime

hromozomopatike apo me çfarë do lloj sëmundje gjenetike, nëse në anamnezën e

nënës qëndron se ka patur abortuse spontane ose vdekje neonatale, si dhe vet

mosha e nënës (mbi 35 vjet ).

Metodat dijagnostike prenatale mund të jenë invazive apo jo invazive.

Metodat invazive: biopsio chorion frondosum (8 javë), hordocentesis (22-23 javë),

amniocentesis (16-18javë), placentocentesis.

Metoda joinvazive : Er fetal nga nëna dhe markerë ultrazë(20javë) dhe biokimik.

Page 18: Akusheria me perkujdesje

18

SHTATËZANIA (GRAVIDITAS)

Gjatë shtatëzanisë ndodhin ndryshime të shumta në trupin e gruas, edhe fizike por

edhe ndryshime psikologjike/psiqike-emocionale. Gjithë këto ndryshime ndodhin

nga ndikimi i hormoneve që tajohen (rriten apo zvogëlohen) gjatë kësaj periudhe ,

duke përfshirë këtu ato më kryesorët nga placenta (si organ endokrin). Fillon

hiperpigmentimi i lëkurës sëpari në fytyrë si fleka të shtatëzanisë – chloasma

uterinum dhe më pas dhe përreth papillave të gjëndrave të gjirit ,me areole të

fortësuara, linea alba prej simfizës deri tek kërthiza dhe kalon në linea fusca.Më

pas ndryshime akromegalike në fytyrë , rritja e dijametrit të barkut paralel me

rritjen e fëmiut, ku dhe në lëkurën e barkut paraqien striae gravidarum. Në

ekstremitet e poshtme fillojnë dhe shpesh të paraqiten venë të zgjeruara me

trombozë, edeme të këmbëve,etj. Simptome apo shenja tjera që zakonisht paraqiten

në fillim të shtatëzanisë janë : humbja e apetitit, vomitus, nauzea në mëngjes,

mosrehati, ndryshime në disponim, pagjumsi, dispepsi, perceptim të disa shijeve

dhe erërave specifike, urinim i shpeshtë, etj.

PËRCJELLJA E SHTATËZANISË DHE EKZAMINIMET GJATË

SHTATËZANISË

Përcjellje dhe mbikqyrje të të gjithë shtatëzanisë nga mjeku specialist gjinekolog-

akusher me përvojë . Fillimisht duhet të ndjeket mosha e gruas, pesha, nurmi i

lindjeve, madhësia e pelvikut, gjendja fizike dhe shëndetsore e nënës, vendi i punës

(faktorë sociologjik), sëmundje të mudnshme, Rh imunizim i mëparshëm.

Kontrolla të rregullta me UZ deri në 28 javë 1 herë në muaj, nga e 28-36 javë 2

herë në muaj, pas 37 javë 1 herë në javë. Matet temperatura trupore me rregull dhe

sipas nevojës, tensioni i gjakut, analiza laboratorike të domosdoshme të cilët janë :

grupa e gjakut dhe Rh faktor, pasqyra e gjakut në kontrollin e parë dhe pas 26 javë

për çdo muaj, teste serologjike, mikrobiologjike, PAP (në javën e 20) dhe strisho.

Page 19: Akusheria me perkujdesje

19

Nga java e 11-13,6 patjetër të bëhet skrining i hershëm për Down Sy me anë të dy

testeve : PRISKA 1 dhe 2 , ndërsja në periudhën nga java e 24-28 skrining për

diabet gestatik me testin e OGTT.

PËRCAKTIMI I MOSHËS SË SHTATËZANISË (JAVËT GESTATIKE)

DHE TERMINIT TË LINDJES

1. Menstruacionet e fundit (±3 javë)

MF + 7 ditë -3 muaj

MF + 280 ditë =

MF + 9 muaj + 7 ditë

2. Kontrolla e parë gjinekologjike

3. Tonet e zemrës – 6-7 javë

4. Lëvizjet fetale – 18-20 javë

Page 20: Akusheria me perkujdesje

20

POZITA, VENDOSJA, MBAJTJA DHE QENDRIMI I FRYTIT

Për përcjellje të rregullt dhe për mbikqyrje më të sakt të shtatëzanisë, për rëndësinë

e mënyrës së lindjes dhe rrezikut apo përparësit gjatë aktit të lindjes, parametër

kryesor dhe shumë i rëndësishëm janë 4 karakteristikat e fetusit :

1. Situs ( pozita ) : përfaqson pozitën e fëmiut në raport me pozitën vertikale të

nënës. Nëse pozitat jan paralele , përputhen atëherë kemi situs longitudinalis,

pjerrtas - situs obliquus dhe tërthorazi- situs transversus.

2. Positio (vendosja) : poziitën e kurrizit (shpindës) së fëmiut në raport me

murin e barkut të nënës. Kemi positio sinistra dhe positio dextra.

3. Habitus (mbajtja) – paraqet raportin veç e veç të pjesëve të fetusit. Kemi

flexiono dhe deflexiono mbajtje.

4. Presentatio (stav-qëndrimi) – pozitën e fetusit në raport me hyrjen e legenit

të nënës. Kemi presentatio occipitalis, presentatio frontalis, presentatio

parietalis dhe presentatio pelvica.

KOMORBIDITETE GJATË SHTATËZANISË

Sëmundjet të cilët munden të paraqiten si komplikime ose si procese

patofiziologjike gjatë shtatëzanisë , sistemohen në :

Sëmundje kardiovaskulare – hipertension, anomali të lindura, hipotension

(preeklampsia), prolapse valvulare, trombozë, aterosklerozë, etj.

Sëmundje pulmonale – astma bronhiale (hipoksi të fetusit), tromboemboli

pulmonale (nga lëngu amnional),infekcione pulmonale, etj.

Sëmundje endokrine – hipo/hipertiroidizam, Cushing, Addison, Diabetes

insipidus, dhe më i shpeshti diabetes mellitus gestativ.

3-10% të grave gravide kanë tolerancë të dobët ndaj glukozës në shtatëzani, i

cili është i asocuar me rrizik edhe për fetusin edhe për nënën.

Page 21: Akusheria me perkujdesje

21

Kriteriumet dijagnostike për diabetin gestativ janë : poliurija, polidipsia,

humbje të peshës trupore dhe glikemia 11,1 mmol/L pamarrë parash

ushqimin, Glikemia 7,0 mmol/L në mëngjes dhe glikemia 11,1 mmol/L 2

orë pas GTT.

DMG quajmë çdo intolerancë të karbohidrateve me nivel të ndryshëm të

manifestuarit e cila paraqitet dhe zbulohet për herë të parë gjatë shtatëzanisë.

Dijagnostifikimi bëhet nëpërmjet GPT, OGTT.

Sëmundje neurologjike – epilepsia, sclerosi multiplez, myastenia gravis.

Sëmundje reumatike

Appendicitis në shtatëzani

Sëmundje malinje

Page 22: Akusheria me perkujdesje

22

LINDJA NORMALE – SPONTANE

Lindja normale (partus spontaneus) është proces fiziologjik ku fetusi i gatshëm

dhe i pjekur për jetë të pamvarur në ambientin e jasht barkut të nënës, ekyplozohet

fiziologjikisht nga barku nga 37-42 javë gestatike. Përfaqson periudhën nga fillimi

i kontrakcioneve rregulare deri te ekspilzimi i placentës.

Sipas javëve gestatike lindja mundet të jetë :

Lindje në termin nga java e 37-42

Lindje paraterminit < 37 j.g.

Lindje pas terminit 42 j.g.

Parashenjat për lindje : lëshimi i stomakut, lëshimi i fetusit, kontrakcione të

rrejshme, pjekja e cerviksit , gjakderdhje e vogël e parë, jashtqitje, dhimbje të

mesit. Faktorët e lindjes :

Objekti i lindjes : fetusi, placenta, mbështjellsit e fetusit, uji amnional.

Elementet kryesore të fetusit si objekt i lindjes janë: situs, habitus, positio,

presentatio.

Në fazën e parë dhe të dytë të lindjes objekti është fetusi, ndërsa në fazën e tretë

objekt i lindjes është placenta.

Konfigurabiliteti gjithashtu është faktor kryesor dhe shumë i rëndësishëm si objekt

i lindjes. Kjo veti nënkupton aftësinë e eshtrave të kokës të adaptohen me kanalin e

lindjes të afrohen njëra me tjetrën.

Page 23: Akusheria me perkujdesje

23

Dijametrët e kokës së fetusit në termin.

Forcat e lindjes : munden me qenë spontane dhe të artificiale të cilët i

provokon akusheri. Vlerësohen me frekvencën e paraiqtjes, intenzitetin,

kohëzgjatjen.

Rrugët e lindjes

Page 24: Akusheria me perkujdesje

24

FAZAT E LINDJES

1. FAZA E PARË : përmban fillimin e dilatimit të cerviksit deri te dilatimi

komplet i hyrjes së mitrës dhe plasjes së ujit amnional. Zgjat 8-10 orë.

2. FAZA E DYTË : nga momenti i dilatimit komplet të ostiumit të mitrës deri

te ekpulzioni i fetusit. Zgjat deri në 2 orë.

3. FAZA E TRETË : nga momenti i ekpulzimit të fetusit deri te ekspulzimit të

placentës.

4. FAZA E KATËRT : përfaqëson periudhën 2 orëshe pas ekspulzimiz zë

placentës.

Procesi i lindjes ndahet në dy faza kryesore : fazën latente dhe fazën aktive.

Lëvizjet kardinale : angazhman, descensus, flexio, rotacion i mbrendshëm,

ekstenzion, rotacion i jashtëm, ekspulzion.

Page 25: Akusheria me perkujdesje

25

Koka para angazhimit angazhimi,descensus dhe flexio

Rotacion i mbrendshëm fillimi i ekstenzionit

Ekstenzion i përfunduar rotacion i jashtëm

Page 26: Akusheria me perkujdesje

26

Lindja e shpatullës së përparme lindja e shpatullës së mbrapme

Ekspulzioni i placentës

Page 27: Akusheria me perkujdesje

27

LINDJA OPERATIVE (SECTIO CAESAREA )

Paraqet medotë e lindjes nëpërmjet incizonit abdominal dhe uterin. Indikacionet

për s.c. :

Disproporcion

Makrosomi (mbi 4500 gr)

Placenta praevia

Fistula vesico-vaginale

HIV, herpes gjenital aktiv

S.c. të mëparshëm

Anamnezë pozizive për operacione të uterusit (miomektomi)

Graviditas multipara

Situs transversus

Obstrukcione të kanalit të lindjes,

IUGR (intrauterine growth restriction) –kufizim i rritjes intrauterine etj.

PUERPURIUM : periudha e 6 javëve pas ekspulzimit të placentës , kur gjithashtu

një numër i madh i ndryshimeve që ndodhin gjatë shtatëzanisë, tërhiqen. Kjo fazë e

jetës së gruas është shumë e rëndëssishme dhe kërkon kujdes të veçantë përshkak

të komplikimeve të shumta që mund të pasojnë , si : hemoragjia postpartale

përshkak të atonis së muskulaturës uterine, ruptura, placenta arcreta, inverizion,

gjithashtu edhe infekcione si mastitis, tromboflebitis pelvik septik, çrregullime

endokrine, çrregullime psikijatrike (depresion postpartal).

Page 28: Akusheria me perkujdesje

28

DËSHTIMET E SHTATËZANISË (ABORTET)

1. ABORTUS SPONTANEUS (dështimi spontan) – humbja e shtatëzanisë

para se fetusi të bëhet i jetshëm ( në javën e 22 ) dhe nënkupton dalje të plotë

ose jo të plotë të fetusit nën 500 gr.

2. ABORTUS TARDUS – dijagnostifikohet abortusi spontan i cili ndodh nga

java e 12-22 të shtatëzanisë

3. ABORTUS INDUCTUS (i induktuar ) – dijagnostifikohet abortusi të cilin e

provokojmë para se të bëhet fetusi i jetueshëm

4. ABORTI KRIMINAL – është përcaktuar si proces i kryer prej një personi

me mungesë të aftësive të domosdoshme ose në ambiente me mungesa

minimale të standardeve mjekësore (ose të dyja sëbashku).

Page 29: Akusheria me perkujdesje

29

Page 30: Akusheria me perkujdesje

30

Page 31: Akusheria me perkujdesje

31

SËMUNDJA TROFOBLASTIKE E SHTATËZANISË DHE SHTATËZANIA

EKTOPIKE

Përmbledh një spektër tumoresh në një variacion të gjërë tiparesh biologjike dhe

me rrezik metastatik. STSH përmbledh entitetet beninje dhe malinje të spektrit dhe

përfshin : molën hidatiforma (molla hyladytosa), mollën invazive , choriocarcinom

dhe tumorin trofoblastik placentar. Tre të fundit quhen edhe si tumore trofoblastike

të shtatëzanisë të cilët munden edhe të metastazojnë apo të jenë vdekjepruese nëse

nuk trajtohen me kohë.

MOLA HYLADYTOSA – paraqitet me gjakderdhje të rëndë vaginale, të

shoqëruara me rritje të volumenit uterin dhe nivel të lartë të hormonit β- hCG.

Molat ndodhin përshkak ndonjë gabimi në fekondim , ku një ovul normal

fekondohet me më shumë se 2 spermatozoidë , që çojnë në një kariotip (69XXY).

GRAVIDITAS ECTOPICA

(EXTRAUTERINA) –

dijagnostifikohet implantimi i

embrionit jashtë kavitetit uterin.

Zakonisht ky fenomen është i

papajtueshëm me vazhdimin e

shtatëzanisë. Dijagnostifikimi i

hershëm bëhet me β-hCG ,EHO dhe

laparoskopi.

Page 32: Akusheria me perkujdesje

32

Page 33: Akusheria me perkujdesje

33

I POSALINDURI

TRAUMAT (LËNDIMET) E LINDJES

Traumat e lindjes përcaktohen si lëndime të cilët ndodhin tek i posalinduri si

rrjedhojë e forcave që ushtrohen mbi të (shtypja, tërheqja). Këto ushtrime që

ushtrohen nga ana e akusherit dhe nënës gjatë aktit të lindjes munden të pasojnë

hemoragji, dëmtime të indeve, eshtrave, edeme, asfiksion, fraktura, etj.

Dëmtimet e indeve të buta :

Erithema dhe dërmishja e lëkurës

Petekie

Ekimoza

Nekroza e indit dhjamor nënlëkuror

Laceracione

Dëmtimet e kokës :

Caput succedaneum : edemë e shtrirë me kufij të paqartë në pjesën

paraqitëse të fetusit, që tejkalon linea mediana dhe suturat, me gjak dhe

serum , ose të dyja grumbullohen mbi periostum. Tërhiqet spontanisht pa u

nevoitur trajtim specifik.

Cefalhematoma : është grumbullim subperiostal i gjakut. Nuk nevoitet

trajtim i veçantë .

Frakturat e kafkës

Paraliza e n. Facialis

Shtyllës kurrizore

Klavikula dhe paraliza e plexus brachialis :