35
DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI SEKSIONI: 01 TEMA : ARTI NE SHQIPERI PUNOI : #MesueseAurela PRANOI: .......... DURRES 2014

Arti në shqipëri

Embed Size (px)

DESCRIPTION

DETYRE KURSI ... DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJI SEKSIONI: 01 TEMA : ARTI NE SHQIPERI Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të hershme, dhe vazhdon të zhvillohet. #MesueseAurela

Citation preview

Page 1: Arti në shqipëri

DEGA: PSIKOLOGJI-SOCIOLOGJISEKSIONI: 01

TEMA : ARTI NE SHQIPERI

PUNOI : #MesueseAurela PRANOI: ..........

DURRES 2014

Page 2: Arti në shqipëri

Arti në Shqipëri

"Shqiptarët", mozaiku i Muzeut historik kombëtar

Page 3: Arti në shqipëri

Arti në Shqipëri është influencuar nga ngjarjet e ndryshe gjatë periudhës historike, ka gjurmë të

hershme, dhe vazhdon të zhvillohet.

Gjurmët më të hershme

Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të hershme. Gjurmët e para i përkasin

periudhës së neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të

vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin

fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.

Prodhimet më të hershme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera

artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të

tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.s në qeramika vizatohen linja dhe figura

gjeometrike ; forma ndërtohet me siluetë më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë

enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike

dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë

si Helenët, Maqedonët apo Romakët.

Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në

truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkudhëtare me artin e popujve më të hershëm të

Evropës. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve

ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet

helene : Dyrrahu, Apollonia, Orikumi.

Arti Ilir

Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me

ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit

helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.

Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditën helene, arti ilir fiton veçori te reja, të

dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të

rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në

një stil me tipare të veçanta kundrejt veprave të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e

sotëm të Durrësit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato

dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të

punishteve të hershme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe

vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të

ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura

të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri

Page 4: Arti në shqipëri

në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në

këtë periudhë realizohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terakota, ku paraqiten

edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.

Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në

Apoloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim

të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash ; që nga afresket e deri

te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I-rë u ngadalësua gjithë ai hov

zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme

edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet

ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku

përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet

në traditën qindravjeçare. Qendrat kryesore të veprimtarisë artistike mbeten përsëri Apolonia,

Durrahu, Botroti etj.

Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen

motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga

veprat e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, veprimtaria e këtyre viteve

mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.

Zhvillimi i Mozaikut

Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të

madh edhe arti i mozaikut. Më i hershmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe

është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë

veprimtarinë e kësaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e

gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe

mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I-rë, siç përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti

dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur.

Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.

Page 5: Arti në shqipëri

Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas

shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, siç është

amazonamania në Apoloni, duke u zëvendësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura

në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të

artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa vepra të tilla, sic janë Pagëzimorja në

Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një

mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të.

Galeria e mozaikëve të gjetur në Durrës

Rilindja dhe Pavarësia

Page 6: Arti në shqipëri

Kolë Idromeno, artist i shquar rilindas (autoportret)

Lëvizjet e mëdha çlirimtare që sollën pavarësinë e vendit (më 1912), ofruan kushte për një

drejtim të ri artistik, që do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive

patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883 është i shënuar për pikturimin e

dy pikturave më me vlerë : “Portreti i Skënderbeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone”

nga Kolë Idromeno. Me këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi por

pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet kryesore që mbizotërojnë në

tematikën e artit shqiptar të Rilindjes dhe të periudhës së Pavarësisë ; pra tema patriotike që

evokohej me trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga jeta e

përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës të kulturës kombëtare.

Te piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma romantike. Në shumë tablo vihen re edhe

tipare të realizmit klasik si dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art,

gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më i shquar i kësaj periudhe

është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë tablove, portreteve dhe peizazheve. Veprat e tij

u bënë si shkollë për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf

i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati një përfaqësues tjetër të shquar, të njohur brenda dhe

jashtë Shqipërisë; familjen Marubi. Po në Shkodër, ku jetuan dhe vepruan mjeshtrit Idromeno

dhe Marubi, dolën edhe piktorë të tjerë të shquar si Ndoc Martini (1880-1916),Simon

Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas

Shkodrës, Korça u bë vatra dytë ku mori zhvillim arti i pikturës në Shqipëri.

Page 7: Arti në shqipëri

Në Korçë u realizuan tablotë e bukura të piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe

veprat e “poetit të peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Të dy këta artistë

janë në krye të përfaqësuesve më të shuar të Rilindjes dhe Pavarësisë shqiptare në pikturë. Edhe

skulptura e rrumbullakët, pas një ndërprerje të gjatë prej disa shekujsh, filloi të lëvrohet sërisht

në periudhën e Rilindjes. Si autor i parë njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa

vepra me temë patriotike, ku shquhen dy bustet e Skënderbeut (më 1899 dhe më 1917). Por

nivelin e këtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij

monumentale, që janë të parat vepra të këtij lloji në Shqipëri (“Luftëtari kombëtar” - Korçë 1932,

“Flamurtari” - Vlorë 1932, “Skënderbeu” - Kukës 1939), nis rruga e artit monumental në

Shqipëri. Veprimtaria e Paskalit vazhdon edhe në periudhën e pasçlirimit me vepra të shumta. Ai

mbetet edhe sot si personaliteti më i shquar i skulpturës shqiptare.

Në vitet e pavarësisë artet në Shqipëri zhvillohen në mënyrë më të organizuar. U bënë përpjekjet

e para për përgatitjen e artistëve të rinj, për themelimin e shoqatave artistike dhe për organizimin

e ekspozitave. Në vitin 1920, në Korçë u hap ekspozita e parë personale nga piktori Vangjush

Mio. Me kontributin e poetit të njohur kombëtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesë

edhe vetë me disa punime në akuarel, më 1923, në Shkodër u hap ekspozita e parë lokale, me

pjesëmarrjen e mbi 15 artistëve shkodranë. Ekspozita më e rëndësishme e gjithë kësaj periudhe

është “E para ekspozitë arti” që u organizua Tiranë në maj të vitit 1931. Kjo është e para

ekspozitë kombëtare në historinë shqiptare. Ekspozita e mësipërme u përgatit nga Shoqata

“Miqtë e Artit” që është gjithashtu e para shoqatë artistike e themeluar po atë vit në Tiranë. Më

1931 u bënë edhe dy përpjekje të rëndësishme : për realizimin e një Pinakoteke dhe për ngritjen e

Shkollës së Artit. E para nuk u realizua, ndërsa shkolla u hap. Me nisiativën e piktorit A.Kushi,

më 1931 u çel kursi i vizatimit dhe, pas një viti, më 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para

shkollë arti në Shqipëri. Shkolla e Tiranës mori nxënës nga e gjithë Shqipëria. Aty jepnin mësim

artistët O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i

njohur i Rilindjes, i specializuar në Bukuresht për arte të bukura.

Nga Shkolla e Vizatimit morën mësimet e para për pikturë brezi më i njohur i artistëve shqiptarë

midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll.

Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.

Page 8: Arti në shqipëri

Gjatë viteve 1932-1935 në shkollën e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Në veprat më të

bukura ndihej vazhdimësia nga tradita e pikturës së Rilindjes si dhe tipare të reja realiste, me

qëndrim kritik ndaj vështirësive të jetës dhe padrejtësive shoqërore të kohës. Po në këtë periudhë,

në artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temë shoqërore e përfaqësuar nga A. Dino, M.

Frashëri si dhe Q. Mesarea, që ishte njëkohësisht akuarelisti më i njohur shqiptar në vitet e

Pavarësisë.

Pas njohurive të para që morën në Shkollën e Vizatimit, nxënësit e saj, vazhduan studimet në

akademitë e arteve të Evropës si në Romë, Paris, Athinë, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur

u kthyen në atdhe u bënë mësuesit e brezit më të ri të piktorëve shqiptarë. Veprimtari tjetër e

rëndësishme gjatë periudhës së pavarësisë ka qenë konkursi ndërkombëtar për ngritjen e

monumentit të Heroit Kombëtar, Skënderbeut, që u organizua në Tiranë më 1937. Veç

skulptorëve shqiptarë morën pjesë mjaft autorë të njohur evropianë. Çmimin e parë e fitoi

skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndërsa e drejta e ekzekutimit i u dha

skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skënderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos në

sheshin “Albania” në Romë, dy vjet pas konkursit, më 1939.

Në artin e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë përfshihet edhe veprimtaria e artistëve që

jetonin në kolonitë jashtë atdheut si dhe veprimtaria e arbëreshëve të Italisë. Ashtu si letërsia e

kësaj periudhe, edhe veprat figurative te arbëreshët dhe diaspora kishte të njëjtat motive e të

njëjtin stil me artin që zhvillohej në Shqipëri. Nga kolonitë shqiptare veçohet piktori Theohar

Gjini që veproi në Paris dhe Bukuresht, ndërsa në fshatrat arbëreshe (Itali) u shqua

skulptori Mikel Trota, që kritikët e kohës e quanin “Canova i ri” (A. Canova 1757-1822). Gjatë

luftës së dytë botërore (1939-1944), kushtet për veprim në fushën e artit u kufizuan. Megjithatë u

organizuan disa ekspozita. Më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesëmarrjen e artistëve

më të mirë të vendit. Veprimtaritë e tjera kanë qenë kryesisht ekspozita personale.

Page 10: Arti në shqipëri

Arti pas vitit 1945

Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas çlirimit të vendit, është Ekspozita

Kombëtare, e hapur në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e

parë kombëtare”, duke mohuar kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë

tendenca për të filluar “gjithçka nga e para” edhe në art ! Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të

tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të

lejueshme për shtetet komuniste ; metodën e realizmit socialist.

Ngritja e institucioneve artistike

Galeria e arteve

Pas 1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e institucioneve.

Më 1946 u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në

vitin 1954 u ngrit për herë të parë Galeria Kombëtare e Arteve, ëndërr disa vjeçare e artistëve

dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve

bashkëkohës. Njëzet vjet më pas u ndërtua godina e re e Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u

pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të

autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.

Ne vitin 1972 u krijua "Ndermarja e Riprodhimit të Veprave të Artit" Drejtuar nga z.Skënder

Glina, ajo u bë një qëndër komplekse në ndihmë të artistëve të të gjitha fushave të artit, kryesisht

të ati monumental.

Page 11: Arti në shqipëri

Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit themeluan organizatën e tyre

të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim “që të bashkonin përpjekjet për formimin e artit të ri të

realizmit socialist”.

Nxënësit që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në akademitë e

arteve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda

nga kampi socialist, studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tirane u ngrit Instituti i Lartë

i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite më vonë u hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në

qytetet kryesore u ngritën Galeri Arti. U hapën disa muze kombëtarë si Muzeu i Artit Mesjetar

në Korçë, Muzeu Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si Muzeu Skënderbeu në

Krujë, Muzeu Historik Kombëtar ku veç afreskeve që janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë

vepra arti origjinale me shumë vlerë. Për studimin e veprimtarisë së arteve figurative, si dhe

arteve të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së

Shkencave.

Zhvillimi i skulpturës

Që nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të

rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Çlirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombëtare.

Janë organizuar gjithashtu edhe shumë konkurse kombëtare. Konkursi i parë u shpall

më 1948 për realizimin e monumentit të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq

Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin

e Krujës (28 nëntor 1959). Mbas çlirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda

pak viteve u ngritën disa vepra. Nga veprat më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i

Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco ; “Monumenti i

Pavarësisë” në Vlorë (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja

shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.

Në pikturë u realizuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të

gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia,

tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social

kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të realizuara nën një censurë të rrepte, u

realizuan edhe vepra me vlera të veçanta artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e

shquar sa Ismail Kadare në letërsi, por gjithsesi ashtu si dhe Kadare shkroi kryevepra gjatë

periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të talentuar, kanë realizuar tablo të

bukura, që s’kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë të realizmit socialist.

Page 12: Arti në shqipëri

Vepra skulpturore

Skematizimi i veprimtarisë artistike

Pas viteve ’60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga vendet e zhvilluara

perëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur

kontakti me veprat origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine sic mund të

bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur çdo shteg për të mësuar nga

përvoja e artit bashkëkohorë botërorë. Kështu, nga viti në vit, veprimtaria në këtë fushë

skematizohej gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë. Atëherë

filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të veçantë preferuan të trajtonin më shumë

temën historike, një pjesë e madhe i u përkushtua kryesisht peizazhit ; pra u futën ne ato tema

dhe gjini ku bëheshin më lehte përpjekje për t’iu shmangur kanoneve të metodës së realizmit

socialist që ngurtësonte fantazinë. Nga “devijime’ të tilla qëndroi më pak e prekur veprat e

piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli, (l.

1920), Sadik Kaceli (1913-2000) etj.

Pas viteve ’70 në Shqipëri u edukuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i

parë vinte nga akademitë e perëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të Lindjes, dhe të tretët ishin

përgatitur në Akademinë e Tiranës. Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit,

riformonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha,

por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre. Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga

skematizmi gjendeshin në çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët e

realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke realizuar dy lloj veprash ; tablo për

ekspozita, që plotësonin kërkesat e zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të

cilat bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte. Herë pas here, vepra të tilla

dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk

ekspozoheshin por bëheshin objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe “Betimi i Vrana

Kontit” të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira. Ndër artistët më të shquar, të

asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe

vepra me vlera artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Veprimtaria e tij shtrihet në disa

gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulptur

Page 13: Arti në shqipëri

Përpjekje për liri vepruese

Fantazia vepruese e artistëve më të talentuar gjithnjë ka qenë në luftë me skematizmin e

imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga veprimtaria bashkëkohore botërore,

artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri vepruese. Shembulli më i

dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullinsinjifikativ: “Pranvera”-1972

që u hap në Tiranë. Pas disa përpjekjeve latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë

(1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjerë. Por goditja kundër saj u bë e

menjëhershme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm. Në ato

vite u shfaqën edhe disidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M.

Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri vepruese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e

diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë. Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë

me guxim deri nga fundi i viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij

paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.

Arti bashkëkohor

Ishte pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të ndjehej më tutela e një

drejtimi të vetëm artistik, siç provoi gjatë 50 vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë

vihet re një hapësirë më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita personale

ku paraqiten vepra që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror. Në këtë fazë, në Shqipëri

gjen edhe autorë që ende pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e japin

piktorët që përpiqen për një gjuhë të veçantë artistike si dhe autorët e rinj me “kapriçot” artistike

që tentojnë drejt një stili sa më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit

të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marre vlerësimin më të saktë të veprave artistike.

Deri tani janë arritur suksese në shtete të ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari

është ai i piktorit A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon edhe sot

në disa galeri të Amerikës.

Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse

edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë

tjetër, që i përshtatet artit të sotëm. Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri

private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progresive. Janë hapur edhe galeri të tjera

private. Galeria Kombëtare është përshtatur veprimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të

organizojë ekspozita me pjesëmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës. Gjithsesi këto janë

hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera evropiane, ndaj të

cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë.

Page 14: Arti në shqipëri

Artistët e Diasporës Pas pushtimit osman, gjatë shekullit XV-të dhe më vonë, morën rrugën e

emigrimit shumë shqiptarë. Midis tyre emigruan edhe të talentuar në art të cilët i zhvilluan prirjet

në vendet ku u vendosën. Megjithëse ende nuk është bërë ndonjë studim i plotë njihen disa

artistë të shquar. Në Itali albanezëve të Vincencës, Gjon dhe Jeronim u është gdhendur epitafi :

“Ille alter Phidias, his Poliklet erat”, që i krahason me dy nga mjeshtrit më të mëdhenj të

skulpturës helene. Ndërsa në katedralen Duomo të Milanos, altari është gdhendur nga skulptori

me origjinë shqiptare Aleks Tarketa. Shumë artistë shqiptarë u shquan në Venedik. Atje ngritën

edhe shkollën e tyre dhe e quajtën “Scuola degli Albanesi”.

Si tekste shkollore u përdorën veprat e humanistëve shqiptarë Marin Bicikemi (1468-1528)

dhe Marin Barleti (1460-1512) më të njohurit nga artistët janë piktorët Mark Basaiti (1496-1530)

dhe Victor Karpaci (1465-1525). Për origjinën e tyre shqiptare kanë shkruar edhe disa studiues të

huaj.

Një nga figurat më të shquara të kësaj periudhe është Aleksandër Albani (1692-1779). Edhe sot

ai vlerësohet si një nga të parët koleksionistë të veprave të artit. Vila e tij në Romë që edhe sot

quhet “Vila Albani” është nga të parat muze të artit në Evropë. Aty ka studiuar edhe arkeologu i

njohur J. Winckelman (1717-1768).

Me origjinë shqiptare kanë qenë edhe disa arkitektë të njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku

etj që zbukuruan Stambollin dhe qendra të tjera të perandorisë osmane si dhe A. Aleksi, M.

Tivarasi, Gj. Durrësaku etj që punuan në vise të tjera të Evropës. Mugesa!

Artistët e diasporës se re shqiptare janë më të shumtë se ata të kohëve të hershme. Ata u përkasin

rrymave të ndryshme të artit botëror. Në këtë vështrim të shkurtër po veçojmë vetëm katër prej

tyre që janë të njohur edhe në artin botëror. Këta janë : fotografi i shquar Gjon Milli (1902-

1980), që jetoi dhe veproi në USA ; piktori Abedin Dino (1913-1993) mik me Picasso dhe

personalitete te tjera të shquar në Paris ; Çatin Saraçi (1902-1974) mik dhe bashkëpunëtor i afërt

i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatë viteve që qëndroi në Londër si dhe Ibrahim Kodra (l.

1916) një nga përfaqësuesit e shquar të kubizmit në Itali.

Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare përfshin shumë vende të botës dhe me artin e

tyre mund të bëhet një album me vepra të bukura arti. Në këtë veprimtari futen edhe tablote e

artistëve arvanitas, që banojnë në Greqi. Në vitin 1985 është botuar në Athinë një album me

veprat e disa autorëve më të njohur arvanitas, por veprat e tyre është më e pasur, ashtu siç është

më e pasur gjithë veprat e diasporës së re shqiptare e cila po shtohet me autorë të rinj që u

larguan nga atdheu pas vitit 1990.

Page 15: Arti në shqipëri

Artistët e Huaj për Shqipërinë

Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste,

në Salonet e Parisit, në disa ekspozita në Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe

tablo me temë shqiptare. Vepra të veçanta ishin realizuar edhe më parë nga autorë të shquar si P.

Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrës”, A. Durer (1471-1528) “Skënderbeu” vizatim etj.,

por gjatë shekujve XVIII-XIX-të erdhën më shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U

realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-

1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshëm “Gratë suliote”

nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828),

V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur

francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P.

Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa

anglezi i famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo

në ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj

që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën

shqiptare. Pjesa më e madhe e gjithë këtyre veprave që u përmendën është përmbledhur në librin

e ilustruar “Albania and albanians in world art” që është botuar në shqip (1990) dhe në anglisht

(1991)

Artisti ështe qënie kryeneçe. Anarkiste. 

I lirë, brenda burgut të krijuar posaçërisht për të.  Nuk mund të jetë vegël e askujt. Nuk mund të

jetë çirak i asnjë mekanizmi politik, social, a ekonomik.

Artisti ështe vetshkatërrues. Në kërkim të dritës, si ajo fluturza e natës që i përqarket furishëm

llampës elektrike, derisa ti digjen krahët e më pas të shuhet. Eshtë romantik, deri në shpërfillje.

Eshtë naiv deri në dhimbje. Eshtë i fortë si çeliku i cilësisë më të lartë. E njëkohësisht i thyeshëm

si qelqet më delikate. Është kështu, jo sepse e do por sepse nuk mund të jetë diçka tjetër.

Të gjitha modelet e tjera që serviren sot si shprehje e potencialeve artistike, s'janë gjë tjetër

veçse nevojat e kamufluara të tregjeve të artit dhe të mafjes social-politike në pushtet për

dominimin e hapësirave pamore.

Page 16: Arti në shqipëri

Artisti s'mund të jetë puthadorës i shtetarëve, as punonjës i zellshëm i mekanizmit propagandistik

të klasës politike. Nuk mund të merret me numërimin e fasadave të ndërtesave shumëngjyrëshe,

brenda të cilave politikanë tejet të dyshimtë fshehën korrupsionin ekonomik e politik apo

mizerjen sociale të shoqërisë të cilën udhëheqin.

Artisti është skifter i egër, nuk është pulë oborri prej të cilës presim të bëj vezën e përditshme.

Eshtë opozitar, jo sahanlëpirës i klikave të ndryshme. Nuk mund të jetë konservator, frikacak, i

manipulueshëm, e komercial. Nuk mund të jetë lodër e askujt. Ky është nocioni im për artin dhe

artistin. Ky është edhe qëndrimi im në lidhje me subjektet e trajtuara këtu në blogun "Arti në

kohërat e Kolerës", të cilat kanë në qendër të tematikës së tyreartet vizuale.

Ndjej se proçesi i trajtimit të problematikave në fjalë, në mediumin e blogut, e plotësoi ciklin e

tij jetësor. Ju falenderoj të gjithëve që bashkëbiseduat me mua, që më lexuat dhe më lexoni

përditë. Shpresoj që ky komunikim të ketë ngacmuar, të ketë hapur dritare të reja në

këndvështrimin e arteve vizuale dhe të ketë qënë i frytshëm për ata që rruga  i solli  në këtë blog.

Mbi Realizmin Socialist Shqiptar

"Propaganda Poster, Albania

Page 17: Arti në shqipëri

Nuk eshte i thjeshte studimi, njohja dhe aq me teper perkufizmi apo percaktimi etik i doktrinave

te ndryshme social-filozofiko-estetike ne boten e artit. Nuk eshte e thjeshte me dy fjale te

permbledhesh nje krijimtari "artistike", qe lulezoi per afer nje gjysem shekulli jo vetem ne

vendet e ish kampit socialist, por edhe ne shume vende te tjera te botes. Thjesht nje perqasje e

ketij fenomeni social - i cili shfrytezoi artin, por s'ishte art- do te ishte me e dobishme.

Rrenjet e kesaj rryme sigurisht i zbulojme fill pas Revolucionit te Tetorit (1917) ne Rusi. Ishin

ato ndryshime sociale, e kozmo-historike ne kohe moderne qe paten nje ndikim te madh ne cdo

fushe te jetes, dhe sigurisht edhe ne ato te filozofise, te arteve vizive, te letersise, te muzikes, te

kinematografise (ndonese kjo e fundit ish nje forme e re e te shprehurit).

Fillimet nisen me romantiken dhe endrrat per nje bote me te drejte, e me te barabarte. Shume

personalitete artistike te kohes perkrahen parimet dhe utopine komuniste. Rasti i Mayakovsky-

tapo i Brecht-it, i Ricos apo Prokofiev-it, i Sartre-t apo i Picasso-s, jane tregues se sa kishin

tronditur realitetin global te kohes idete komuniste. Porse ato ç'ka predikonte ideologjia

komuniste, nevoja, deshira dhe krijimi i nje bote te bazuar mbi verdiktin e shumices ndaj

pakices, mbi dominimin e padiskutueshem te diktatures se proletariatit, do te ishte edhe grushti

perfundimtar qe kjo ideologji do t'u jepte vlerave te verteta artistike, ne ate ç'ka me vone u

quajt Arti i Realizmit Socialist.

Pikerisht nevoja per ilustrim politik te atyre qe partite komuniste te kohes deshironin te percillnin

tek masat e gjera te njerezve, trysnia propagandistike por edhe sociale e klases pushtetare

komuniste, lufta deri ne skaj ndaj çdo personaliteti artistik/njerezor qe devijonte nga vija e kuqe

marksiste-leniniste, si dhe diktatura e shabllonizmit ideologjik mbi kerkesat dhe vlerat e

mirefillta filozofike, estetike, e artistike, bene qe divorci i artit me utopine komuniste te behej qe

heret i dukshem dhe i qarte.

Nuk mund te pjelle art nje shoqeri tek e cila mungon liria e ndijimeve apo mendimeve. Nuk

mund te behet art kur deshira per eksplorim (ne trajte, apo edhe ide) shfaroset. Nuk behet art ne

momentin kur internon risite dhe nevojen per to. Si pasoje konservimi ne mendim dhe forme, i

atyre qe artisti duhej te trajtonte, u kthye ne filozofi udheheqese te doktrines te Realizmit

Socialist.

Page 18: Arti në shqipëri

Abdurrahim Buza "Azem Galica and combatants" (oil on canvas, 50x40 cm, 1976)

Realizmi Socialist ne fushen e arteve figurative shqiptare ka specifikat e veta. Perfaqesuesit

kryesore te shkolles shqiptare studiuan apo edhe u specializuan ne vende te ish kampit socialist,

duke sjelle ne atdhe parimet si edhe frymen e "doktrines se kuqe". Ky brez i ri artistesh iu

bashkangjit brezit te meparshem qe kishte kryer shkolla akademike artistike (kryesisht ne Itali e

Greqi) dhe qe kishte pershtatur skrupulozitetin akademik ne kuader te shabllonizmit meditativ

dhe emocional te Realizmit Socialist.

Nga ana konceptuale hapesirat vizuale u mbushen me shpata e pushke, kazma e lopata, ushtare e

militare, fshatare e punetore. Kendveshtrimi filozofik i veprave nuk mund te pranonte asgje qe

s'permbante "fillin e kuq komunist", dhe parimet marksiste-leniniste qofte ne pikture, qofte ne

skulpture, por sigurisht edhe ne muzike, letersi apo kinematografi. Kryesisht tema militare,

punetore dhe fshatare, ne te cilat dominonte gjithnje "Njeriu i Ri" i Partise.

Nje nevoje e qenesishme e sistemit komunist ishte edhe ajo e zgjimit te ndergjegjes kombetare.

Ne kushtet e izolimit te eger qe klasa politike ne fuqi denoi popullin shqiptar, ishte i

domosdoshem krijimi i nje mitologjie etnike.

Page 19: Arti në shqipëri

Karakteristika keto qe do te vishnin izolimin e gjate dhe te pameshirshem, si edhe internimin nga

bota, me petkun e krenarise per racen dhe per kombin. Nje mori veprash me bazament te

diskutueshem historik u shfaqen ne artet figurative shqiptare, duke bere te lulezoje retorika e nje

patriotizmi mbytes. Trysnia social-politike komuniste (e veshtruar kjo permes soc-

realizmit) ushqeu realitetin shqiptar duke rritur keshtu breza te tere njerezish mes shabllonizmin

ideor, mediokritetin artistik dhe erresires se interpretimit historik te realitetit shqiptar apo atij

nderkombetar .

Mungesa e lirise se shprehjes dhe kufizimi i kerkimeve ideore, beri qe era e mykut te

zevendesoje delirin romantik apo entuziazmin fillestar te artisteve te viteve 1950 ne Shqiperi.

Çdo lloj prirjeje per te folur me nje gjuhe disi te ndryshme, per te zbuluar mjete te reja shprehese

ne art u asgjesua dhe u shkaterrua qysh ne embrion(si psh: ne rastet e artisteve Edison

Gjergo, Edi Hila , Maks Velo...).

Shaban Hysa "Further" {1966)

Page 20: Arti në shqipëri

***

Per nga gjuha shprehese arti i Realizmit Socialist ishte ndertuar mbi koncepte e parime

akademike. Kendveshtrimi konservator -i realitetit - ne ide, ilustrohej edhe me nje qendrim

konservator ne forme, duke lene shume pak vend apo hapesira per shprehje dhe karakteristika

personale. Une vete jam deshmitar i ambienteve mbytese artistike te cilat merrnin jete qysh ne

ateliete e Liceut Artistik "Jordan Misja", per te vazhduar me vone dhe ne Institutin e Arteve.

Krimi me i madh ne keto shkolla arti ishte se shperbehej cdo grimce personaliteti/individualiteti

artistik e njerezor. Qellimi ishte te krijuarit e Njeriut te Ri, e si rrjedhoje edhe e Artistit te Ri, i

cili ishte i mbrujtur kembe e koke nga mediokriteti soc-akademik i te shprehurit ne art. Varferia e

hapesirave per eksplorim dhe diktatura e skematizmit artistik, benin qe shpeshhere talente me te

vertet te medha te vdisnin qe ne djep, mes pamundesise per te eksploruar brendine e tyre, per t'u

shprehur, dhe paaftesise per t'iu kundervene atij sistemi aq autoritar, arrogant, e shkaterrues

vlerash.

Ekzistenca e tabuve ne subjekt, ne perceptim, ne trajtim, e ne ndjenje ishte edhe arsyeja e

deshtimit te plote te kesaj doktrine filozofiko-estetike. Persiatja tematike, stilistike, estetike,

filozofike, konceptuale, e kompozicionale, bente te dukshme edhe ne syte me te pastervitur

shfytyrimin e ketij fenomeni social ne fushat e arteve figurative. Mungesa e lirise krijuese, e

eksperimentimit artistik, kufizimet ideore dhe ideologjike, si edhe dominimi i demagogjise apo i

propagandes politike ne cdo qelize te krijimtarise artistike, çuan -fatkeqesisht- kete orvatje

romantike te fillim shekullit te 20 ne degradimin total.

Renia e sistemeve komuniste solli si pasoje edhe vdekjen e kesaj forme te shprehuri -diku aty ne

fillimin e viteve 1990- duke çliruar keshtu artistet nga burgu kolektiv por edhe individual i kesaj

rryme famekeqe.

Sigurisht qe kur flasim per periudhen e soc- realizmit ne Shqiperi, ekzistojne edhe shembuj

artistesh, apo vepra qe munden te distancohen deri ne nje fare mase (ne saje te faktoreve te

ndryshem historik e social) nga realiteti dogmatik artistik shqiptar. Disa nga keto raste do te jene

objekte analize dhe studimi ne shkrime te ardhshme.

Page 21: Arti në shqipëri

Nexhmedin Zajmi "Tregim nga lufta nacional-çlirimtare" (oil on canvas, 132.5 x 207 cm, 1954)

Sali Shijaku "Punetoret ne studion e piktorit" (oil on canvas, 250x206 cm, 1974) 

Page 22: Arti në shqipëri

Danish Jukniu "Barinjte ne bjeshke" (oil on canvas

Hasan Nallbani "Aksionistja" (oil on canvas, 1966,G.K.A. Tiranë)

Ku shkuan vallë femrat me përngjasi burri të artit figurativ shqiptar? Femrat me muskuj

peshëngritësi? Me gjoks djaloshar, me këmbë leshtore, e fytyra me mjekërr? Ku humbën duart e

tyre të çelikta e grushtat komunist, pushkët e automatikët, lopatat e kazmat, mistritë e drepërit,

kovat e kazanët, tullat e llaçi?

Page 23: Arti në shqipëri

Ku shkuan vallë krijuesit e atyre krijesave hermafrodike, përse kanë kaq shumë turp për to?

Përse baballarët e djeshëm të arteve figurative shqiptare, kur prezantojnë krijimtarinë e tyre ndër

vite, në libra e albume, në gazeta e revista, në televizione e lidhje interneti, harrojnë të na flasin

për shplarjen 45 vjeçare të trurit nëpërmjet artit?  Përse s'na flasin për rolin që ata luajtën

përgjatë dekadash të tëra në formimin e moralit të turmës?

Përse i vranë me kaq lehtësi imazhet e ashtëquajtura femërore me të cilat na bombardonin nga

mëngjesi në darkë për dekada e dekada të tëra?

Sotir Capo "Prodhuesja e telave elektrik" (oil on canvas, 1969, G.K.A. Tiranë)

Page 25: Arti në shqipëri

Isuf Sulovari "Mjelsja" (oil on canvas, 1971,G.K.A. Tiranë)

LABELS ARTI SHQIPTAR ,  GALERIA KOMBETARE E ARTEVE ,  REALIZMI

SOCIALIST

Odiseja e një Pikture

"Sendet s'janë gjë tjetër, veçse hije të ideve" (Platoni). 

Në këtë sens edhe veprat e artit, s'janë gjë tjetër veçse gjurmët e atyre sa mendojmë dhe të atyre

sa ndjejmë në momente të ndryshme kohore, nën trysninë e një sërë faktorësh të rastësishëm

vendor, historik, social, politik, kulturor, ekonomik, filozofik, moral, spiritual, metafizik, e

estetik.

Rrugëtimi i ngjizjes dhe më pas i mbrujtjes së idesë fillestare, në punën time "Sweet

Dreams" është pikërisht një argument më shumë në relacion me "luftën" time personale për të

krijuar dhe për ti dhënë jetë një ideje të caktuar...

"National Gallery of Arts", Tirana, Albania" (photo by Toni Milaqi, 2010)

Page 26: Arti në shqipëri

Pushimet verore të këtij viti i kalova në Dhërmiun piktoresk. Do të ishte absurde për mua të

udhëtoja në Shqipëri pa mundur të endem qoftë edhe për pak në Tiranë. Loja mes dashurisë dhe

urrejtjes për ato që ofron qyteti im i lindjes, gjithnjë më shoqëron sa herë gjendem aty. Dy ditë të

tëra në Tiranën e zhurmshme. Dy ditë mes nostalgjisë, dhe pluhurit. Mes kujtimeve, dhe kaosit

urban. Mes ndërtesave që të lidhin me fëmijërinë, dhe të tjerave, të reja, tërësisht të huaja për ty.

Mes nevojës që ke për vendin tënd të lindjes, dhe brutalitetit që ofron sot çdo frymëmarrje e tij.

Mes brishtësisë së emocionit dhe pragmatizmit së realitetit.

Eshtë e pamundur të jem në Tiranë, dhe të mos vizitoj Galerinë Kombëtare të Arteve.

Linja muzeale e Galerisë, e cila ndodhet kryesisht në katet e sipërme, funksiononte rregullisht.

E ideuar personalisht dhe e trumpetuar me të madhe ndër media nga drejtori Rubens Shima si një

projekt ambicioz i prezantimit të 120-vjet zhvillimeve në artin pamor shqiptar. Në fakt tek

shëtisja pavionet e ndryshme, dy ishin konkluzionet më të qarta për

mua. Varfëria dhe Korrupsioni.

Varfëria e prurjeve artistike. Sepse janë të pakta referencat e vyera në panoramën e artit

shqiptar. Dhe fatkeqësisht këtoreferenca asnjëherë nuk luajtën rolin e lokomotivës në trenin e

brejtur prej shabllonizmit ideologjik dhe strukturor. Gjithnjë periferike dhe të diskriminuara nga

konjukturat politiko-ekonomike të kohës ë tyre. Shumë mediokritek krijues. Shumë amatorizëm.

Shumë telajo të ngallosura. Të pakta vlerat

Korrupsioni i menaxhuesve të artit shqiptar. Përmban brenda tij paaftësinë profesionale.

Mosnjohjen. Të qënit epidermik. Mungesën e nevojës për studim. Eleminimin e së resë dhe të

ndryshmes. Të vrarët e kreativitetit. Krijimin e një oborri, e një rrethi vicioz antivlerash dhe

njerëzish, nga ku do të bëhet më e lehtë lufta për dominim politik dhe ekonomik në fushën e

arteve vizuale. Por mbi të gjitha është fryt i kalbëzimit identitar të klasës politike që udhëheq.