61
BILANCI I PAGESAVE DHE POLITIKA MAKROEKONOMIKE NË EKONOMI TË HAPUR

Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

BILANCI I PAGESAVE DHE POLITIKA MAKROEKONOMIKE NË EKONOMI TË HAPUR

Page 2: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

HyrjeFinancat ndërkombëtare, thënë shkurt, objekt studimi i kanë relacionet monetare dhe makroekonomike ndërmjet shteteve. Financat ndërkombëtare evoluojnë në mënyrë konstante, ndërsa merren shumë me çështjet e botës reale, siç janë: politikat dhe problemet e bilancit të pagesave, rastet e lëvizjes së kurseve të këmbimit, implementimin e ndërlidhjeve makroekonomike midis ekonomive të vendeve të ndryshme. Gjithashtu, leksionet nga financat ndërkombëtare ju ndihmojnë menaxherëve që të marrin vendime se si ngjarjet ndërkombëtare ndikojnë në ndërmarrje dhe cilat masa – vendime duhet të merren që të shfrytëzohen zhvillimet pozitive, ndërsa firma të mbrohet (izolohet) nga zhvillimet e dëmshme. Shembull: ulja e kurseve të këmbimit ka prirje të shoqërohet me norma relativisht të larta të interesit dhe të inflacionit. Disa çmime të aseteve janë pozitivisht të ndikuara nga valutat e zhvlerësuara, siç janë çmimet e aksioneve të kompanive me orientim eksporti, të cilat janë më profitabile pas devalvimit. Në anën tjetër, çmimet e aseteve të tjera ndikohen negativisht, siç janë çmimet e aksioneve të kompanive të cilat kanë borxhe të denominuara në valuta të jashtme, sepse ato humbin kur valuta vendore devalvohet: borxhi i jashtëm rritet në raport me valutën vendore. D.m.th. ekziston ndërlidhje midis kursit të këmbimit, vlerës së aktivit (aseteve) dhe të detyrimeve dhe inflacionit. E thënë shkurt:

a) Çdo produkt apo shërbim që na vjen nga jashtë involvon financat ndërkombëtare;

b) Përfitimi kryesor nga tregtia ndërkombëtare është shtimi i standardit jetësor që edhe është i lejuar, sepse vjen nga eksploatimi relativ i diferencave në efiçiencë në prodhim në vende të ndryshme dhe shfrytëzimi i avantazheve konkurruese;

c) Kostot e tregtisë ndërkombëtare janë humbjet/përfitimet nga kurset e këmbimit dhe rreziku vendor (country risk);

2

Page 3: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

d) Financat ndërkombëtare janë bërë subjekt edhe më i rëndësishëm për shkak të rritjes së trendit të globalizimit të tregjeve financiare.

e) Sistemi financiar ndërkombëtar definohet si strukturë e marrëveshjeve, rregullave, procedurave dhe institucioneve që e qeverisin drejtimin e relacioneve financiare midis shteteve.

Globalizimi financiar ka qenë një ndër trendet më të rëndësishme të ekonomisë botërore gjatë këtyre shekujve. Ky proces ka përfshirë rritjen e konsiderueshme të aseteve të huaja dhe pozicioneve të detyrimeve të ndarë sipas BP apo variablave tjerë financiarë. Në përgjithësi globalizimi financiar është një nga trendet që ka riformuar ekonominë globale, ndryshe nga ajo ekonomi e dizajnuar nga sistemi i Bretton Woods i vitit 1944 dhe i ka bërë botës me dije që faktorët ekonomikë kanë ndikim krucial në formimin e qëndrimit për drejtimin adekuat të së ardhmes së sistemit monetar ndërkombëtar. Njëra ndër shkaqet e globalizimit financiar është se refleksionet (efektet) ndërkombëtare nga ndryshimi në çmimet e aseteve dhe në lëvizjen e kursit të valutave janë rritur. Dinamika e ndryshimit të çmimeve të pasurive ndikon në ndryshimin e vlerësimit të pozicioneve ekzistuese të investimeve. Për shembull, vlera e pozicionit të detyrimeve të SHBA është mjaft sensitive në faktin se këto detyrime (borxhe) a janë në tregjet e kapitalit të SHBA-së, apo janë Offshore-s, ndërsa kjo ndikon në vlerën e dollarit amerikan. Në fakt, efektet e këtij vlerësimi mund të jenë aq të rëndësishme sa ç’ekuilibri i llogarive rrjedhëse të shtetit. Ne jetojmë në kohën e globalizimit, kohë në të cilën qeveritë, kompanitë dhe individët bëjnë marrëveshje midis tyre, jashtë kufijve të tyre shtetërorë. Kjo i bënë të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut të kurseve devizore që rezulton nga fluktuimi (lëvizja) e kurseve të këmbimit devizor. Edhe nëse një kompani nuk bën marrëveshje me pjesën tjetër të botës, megjithatë, ajo është e ekspozuar ndaj rrezikut të kurseve devizore pasi që ndryshimet në kurse të këmbimit e afektojnë pjesëmarrjen e asaj kompanie në tregun vendor. Për shembull, (mbi)vlerësimi i valutës nacionale i tërheq kompanitë

3

Page 4: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

e huaja që të hyjnë në tregun vendor, ndërsa kjo e rrezikon pjesëmarrjen e kompanive vendore në tregun vendor. Ky është nje shembull i efektit mikroekonomik nga lëvizja e kurseve devizore. Nga aspekti makroekonomik, lëvizja e kurseve devizore afekton prodhimin, punësimin, inflacionin, bilancin e jashtëm, normat e interesit dhe politikat fiskale (politikat makroekonomike në përgjithësi). Disa analistë thonë që kalimi nga sistemi i normave fikse të këmbimit në normat fleksibile të këmbimit, e përcjellur nga falimentimi i sistemit të Bretton Woods në vitet e hershme të 1970, ka rezultuar në promovimin e operatorëve të telefonave (fiks) në dilerë të transaksioneve me valuta të huaja. Pas humorit të kësaj thënjeje, ky kalim nga sistemi fiks ne sistemin fleksibil të kursit të kurseve devizore ka qenë me ndikim të thellë në rritjen e pasigurisë që na rrethon në lidhje me përfundimin e transaksioneve të jashtme tregtare dhe financiare. Poashtu, ky kalim ka ndihmuar në krijimin e menjëhershëm të dy lëmive të reja, atraktive dhe të ndërlidhura: parashikimin e kursit të këmbimit dhe në menaxhimin e rrezikut nga kurset e këmbimit. Një aspekt i rëndësishëm i globalizimit që shpiu në ballë të studimeve kurset devizore (në kuptimin e rëndësisë si variabël makroekonomike) është ndërkombëtarizimi (apo globalizimi) i tregjeve financave. Ky process ka qenë i ndjekur nga avancimet e teknologjisë informative dhe kompjuteristike, globalizimi i ekonomive nacionale, liberalizim dhe derregullimi i tregjeve financiare nacionale dhe konkurrenca në mes të ofruesve të shërbimeve të ndërmjetësve financiarë.Faktorët që ndikojnë në rritjen e shkallës së ndërkombëtarizmit të financave ndërkombëtare janë faktorët e mëposhtëm të cilët domosdoshmërisht varen edhe nga kurset e këmbimit të valutave dhe lëvizjet e tyre në tregjet devizore ndërkombëtare: Rritja e vëllimit të huadhënies nga bankat ndërkombëtare (duke

përfshirë huadhënien jashtë kufijve dhe huadhënien në vend, por të denominuar në valuta të huaja);

4

Page 5: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Vlera e transaksioneve të investimeve të huaja; Rrjedha e portfolios së investimeve dhe investimet e huaja direkte; Vlera e qarkullimit ditor në tregjet globale devizore; Përqindja e lartë e tregtimit (transaksioneve) në valuta të huaja me

shtete të tjera.

1. Tregu devizor (The Foreign Exchange Market)

Kurset e këmbimit afektojnë prodhimin dhe punësimin përmes normave reale të këmbimit. Kurset e këmbimit afektojnë inflacionin përmes shpenzimeve të importit dhe çmimeve të mallrave. Kurset e këmbimit afektojnë rrjedhat nderkombetare të kapitalit përmes riskut dhe kthimit të aseteve të ndryshme. Prandaj, me shumë arsye, Kurset devizore jane në fokus të politikëbërësve, të publikut dhe, patjetër, edhe të mediave. Por, a është ky tregues makroekonomik në fokus apo në studime të politikëbërësve të Kosovës, të qytetarëve dhe të mediave? Mirëpo, nuk do të ishte ekzagjerim nëse do të theksonim se kurset devizore janë variabël shumë e rëndësishme makroekonomike në ekonomitë e hapura, vecmas ne ekonomite me derregullim financiar dhe globalizim te tregjeve financiare.

1.1. Roli dhe rëndësia e tregut devizor

Kurset devizore me shumë arsye jane në fokus të politikëbërësve, të publikut dhe patjetër që edhe të mediave. Kurset e këmbimit afektojnë prodhimin dhe punësimin përmes normave reale të këmbimit. Kurset e këmbimit afektojnë inflacionin përmes shpenzimeve të importit dhe çmimeve të mallrave. Kurset e këmbimit afektojnë rrjedhat ndërkombëtare të kapitalit përmes riskut dhe kthimit të aseteve të ndryshme. Por, a është

5

Page 6: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

ky tregues makroekonomik në fokus apo në studime të politikëbërësve të Kosovës, të qytetarëve dhe të mediave? Mirëpo, nuk do të ishte ekzagjerim nëse do të theksonim se kurset devizore janë variabël shumë e rëndësishme makroekonomike në ekonomitë e hapura, vecmas në ekonomitë me derregullim financiar dhe globalizim të tregjeve financiare.Kur i studiojmë ekonomitë e hapura, të cilat tregtojnë me njëra tjetën, ekziston një dallim i madh në transaksione midis tregtarëve vendorë dhe të jashtëm, krahasuar me transaksionet midis vendorëve në të njëjtin vend; domethënë, këtë dallim e bënë ndryshimi në kurset e këmbimit të valutave nacionale. Një importues amerikan, zakonisht, një eksportues japonez do ta paguajë në jen, ndërsa një eksportues gjerman në euro dhe një eksportues britanez në sterlina britanike. Për këtë shkak, importuesi amerikan do t’i blejë këto valuta me dollarë në treg, të njohur si treg devizor. Tregu devizor nuk është një vend fizikisht i izoluar, por ai definohet si një treg ku valuta të ndryshme nacionale janë blerë dhe shitur. Thënë më shtruar, cilët faktorë e përcaktojnë se sa njësi të valutës vendore duhet të ipen në këmbim për një njësi të valutës së jashtme në një ekonomi, është një nga fushat më të rëndësishme të studimit të ekonomiksit ndërkombëtar dhe është objekt studimi në vijim të këtyre leksioneve.Një nga gjërat fascinante lidhur me tregun devizor janë shumat e mëdha të parave të cilat këmbehen (qarkullojnë), në baza ditore (për një ditë), që sipas BIS sillet rreth 4 mijë miliardë dollarë në ditë1. Sipas burimit të analizës statistikore të bërë nga po kjo bankë (BIS), qendra kryesore për tregtim devizor është Londra, me një shumë prej 753 miliardë dollarë qarkullim ditor, shumë kjo e jashtëzakonshme, kur dihet se Bruto Prodhimi Vendor i Britanisë së Madhe (GDP) është pak më tepër se dyfishi i kësaj shume.

1 Anthony Harrington, February 18, 2011 (Bank for International Settlements).

6

Page 7: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Qendër tjetër e rëndësishme është Nju Jorku, me 461 miliardë dollarë, qarkullim ditor, Tokyo me 199 miliardë dollarë, Singapori 125 miliarë dollarë, Frankfurti 118 miliardë dollarë dhe Parisi 64 miliardë dollarë.

1.2. Definimi i kursit të këmbimit

Që të kemi një mprehtësi të të analizuarit të të dhënave nga transaksionet ndërkombëtare, duhet që të vlerësohen kurset e këmbimit të valutave.

Si shembull ilustrativ do ta marrim dollarin amerikan, si valutën më të fortë dhe më stabile, tanimë të afirmuar kudo në botë dhe euron, si valutë zyrtare që përdoret jo vetëm në eurozonë, por edhe në Kosovë dhe në disa vende të tjera.

Në anën tjetër, qëkur tregu devizor është bërë komponentë, segment shumë aktiv i tregjeve financiare dhe qyshkur tregjet tjera financiare (tregjet e aksioneve) janë gjithnjë e më tepër të influencuara nga kursi i këmbimit valutor, një shkoqitje jo e komplikuar për këtë çështje, mund të na ndihmojë për kuptimin e esencës dhe rolit të tregut devizor.

Indekset e vlerës së kursit të këmbimit të dollarit Amerikan

Vlera ndërkombëtare e dollarit amerikan përcaktohet nga dy masa vlerash. Këto masa vlerash rezultojnë nga numrat indeks, sepse kemi disa kurse bilaterale të këmbimit të dollarit amerikan. Masa e parë e vlerës së këmbimit, që quhet “nominale“, pranon vlerat e këmbimit ashtu siç janë të kuotizuara në tregjet e parasë, ndërsa masa tjetër, që quhet “reale“, inkorporon përshtatjet që i bëhen shkallës së inflacionit në Shtetet e Bashkuara dhe në secilin vend tjetër respektiv. Këto indekse reflektojnë vlerën e dollarit amerikan në raport me valutat e dhjetë vendeve industrialisht më të zhvilluara; vlera e dollarit bazohet në

7

Page 8: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

tregtimin e Shteteve të Bashkuara me secilën nga këto vende (deri në fund të vitit 1998).

Në fund të vitit 1998, Stafi i Bordit të Rezervës Federale ka prezantuar një seri të re të indekseve të vlerës së kursit të këmbimit të dollarit amerikan. Stafi e bëri këtë kalim, nga indekset që kishin qenë përdorur që nga fundi i viteve 1970-të, për dy arsye:Së pari, pesë nga dhjetë valutat në indeksin e mëparshme kryesor të stafit të vlerës së dollarit në këmbim ne valuta të jashtme ishin gati për t'u zëvendësuar me një monedhë të re të vetme, euron.Së dyti, zhvillimet në tregtinë ndërkombëtare që nga fundi i viteve 1970-të bënë thirrje për zgjerimin e fushëveprimit të indekseve të stafit të dollarit dhe për një lidhje më të ngushtë të peshimit (ponderimit) të monedhës me modelet (mostrat) e tregtisë së SHBA-së. Indekset e kursit të këmbimit grumbullojnë (agregojnë) dhe përmbledhin informacionin e përfshirë në një koleksion të normave dypalëshe të kurseve të këmbimit valutor. Objektivi kryesor i indekseve aktuale të Stafit është të përmbledhë efektet e vlerësimit dhe zhvlerësimit të dollarit kundrejt valutave të huaja në konkurrencën e produkteve të SHBA, të ngjajshme me mallrat e prodhuara nga partnerë të rëndësishëm tregtarë të Shteteve të Bashkuara.Për të kapur natyrën ndryshuese të modeleve të tregtisë ndërkombëtare, indekset e tanishme të Stafit të kursit të këmbimit të dollarit lejojnë ndryshime në komponentet përbërëse dhe peshimin (ponderimin) e tyre në përcaktimin e kursit të këmbimit.Ponderimet valutore në indekset e dollarit janë të bazuara në të dhënat vjetore të tregtisë, që ndryshojnë nga viti në vit, ndërsa janë përditësuar çdo vit, që nga viti 1998.Për të krijuar një indeks operacional të kursit të këmbimit, nuk duhet vetëm të zgjedhim një formulë për të përmbledhur kurset dypalëshe të këmbimit në një numër të vetëm por edhe krijon metodat për llogaritjen e ponderimeve të këtyre monedhave dhe për përzgjedhjen e monedhave që do

8

Page 9: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

të përfshihen në indeks. Për shkak se indekset e kursit të këmbimit të stafit janë të destinuara kryesisht për të matur konkurrencën e mallrave të SHBA-së në tregtinë ndërkombëtare, kurset e këmbimit në indekse janë ato të ekonomive të tjera të cilat tregojnë rëndësisinë e tyre në tregtinë ndërkombëtare me Shtetet e Bashkuara.Këto ekonomi mund të jenë të rëndësishme, ose për shkak se Shtetet e Bashkuara importojnë sasi të konsiderueshme të mallrave prej këtyre vendeve, ose për shkak se Shtetet e Bashkuara eksportojnë produkte që konkurrojnë me mallrat e prodhuara në këto ekonomi.Kurset e këmbimit e ndikojnë konkurrencën, sepse ato ndikojnë në çmimet relative të mallrave, siç perceptohen nga shitësit dhe blerësit. Ponderimet që ndërlidhen me secilën nga valutat janë të dizajnuara për të reflektuar rëndësinë e ekonomive përkatëse në konkurrencën tregtare.Përzgjedhja e Stafit të Bordit të Rezervave Federale të valutave bëhet për përfshirje në tri indekse:

Indeksi i plotë (the broad index), Indeksi kryesor i valutave (the major currencies index), dhe Indeksi për partnerë të tjerë të rëndësishëm tregtarë (the other

important trading partners index).

Indeksi i plotë (i gjerë)

Valutat e zgjedhura për përfshirje në indeksin e plotë (indeksin e gjerë) të dollarit në 1998 ishin të përcaktuara në mënyrë pragmatike si ato të ekonomive, pjeësmarrja bilaterale e importeve, ose eksporteve të SHBA të të cilave kanë tejkaluar 1/2 për qind në 1997, viti i fundit për të cilin të dhënat e plota vjetore të tregtisë ishin atëherë në dispozicion.Në bazë të këtij kriteri, stafi ka zgjedhur njëzet e gjashtë monedha. Duke pritur adoptimin e valutës euro, në fund të 1998, nga njëmbëdhjetë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE), stafi ka projektuar indeksin ashtu që një ponderim i vetëm për euron mund të kapë ndikimin e kursit të këmbimit

9

Page 10: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

euro-dollar në konkurrencën tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Euro zonën.Tregtia me njëzet e gjashtë ekonomitë e përfaqësuara në indeksin e plotë (të gjerë) përbënte ende mbi 90 për qind të totalit të importeve dhe të eksporteve të SHBA, në vitin 1997. Edhe pse ponderimi i importit dhe eksportit të SHBA me disa prej këtyre ekonomive ka ndryshuar në vitet në vijim, mandje në disa raste në mënyrë të konsiderueshme , këto njëzet e gjashtë ekonomi ende përbëojnë gati më shumë se 90 për qind të tregtisë së SHBA, në vitin 2003.

Indeksi i valutave kryesore

Shtatë nga njëzet e gjashtë valutat në indeksin e gjerë - euro, dollari kanadez, jeni japonez, funta britanike, franga zvicerane, dollari australian, dhe Krona suedeze – tregtojnë gjerësisht në tregjet devizore jashtë zonave të tyre përkatëse vendore, ndërsa këto valuta (kundrejt dollarit amerikan) nga stafi i Bordit (të Rezervave Federale) janë të referuara si valuta “kryesore”.Nëntëmbëdhjetë valutat e mbetura në indeksin e plotë (të gjerë) janë ato qëë stafi ju referohet si ''partnerë të tjerë të rëndësishëm tregtar'' (other important trading partners) të Shteteve të Bashkuara.Pjesëmarrja e shtatë valutave kryesore në indeksin e plotë (gjerë) të dollarit ka rënë në mënyrë të moderuar në mes tëviteve 1997 dhe 2003, nga 58,4 për qind në 54,8 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së rëndësisë relative të Kinës dhe Meksikës në tregtinë ndërkombëtare të SHBA-ve dhe zvogëlimit të rëndësisë relative të Japonisë në këtë tregti.Për shkak se valutat kryesore përgjithësisht janë të tregtuara në tregjet likuide financiare, indeksi i valuatve kryesore (the major currencies index) mund të përdoret për të vlerësuar presionet e tregut financiar mbi dollarin. Në këtë rol, indeksi i valutave kryesore është pasues i indeksit kryesor të

10

Page 11: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

mëparshëm të dollarit, i ashtuquajturi indeksi G-10 (G-10 index), të cilin stafi më nuk e mban.Dy indekset e dollarit, indeksi i valutave kryesore dhe pararendës i tij, indeksi G-10, mbulojnë valutat e ekonomive që kanë përjetuan norma afërsisht të ngjashme të inflacionit me atë në Shtetet e Bashkuara gjatë tre dekadave të fundit. Kështu, edhe pa ndonjë rregullim të çmimeve, evolucioni i këtyre indekseve mund të jetë informativ në lidhje me tendencat afatgjata në aftësinë konkurruese të mallrave amerikane në raport me ato të ekonomive të tjera industriale.Indeksi G-10 i dollarit, i krijuar në fund të viteve 1970, u bazua në dhjetë valutat kryesore, duke përfshirë pesë valutat evropiane, që më vonë u shkrinë në euro. Me miratimin e euros nga Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, në fillim të 1999, ky indeks në mënyrë efektive u bë një indeks i gjashtë valutave.Indeksi i valutave kryesore përfshinë gjashtë valutat e njëjta të indeksit G-10 - euro, dollari kanadez, jeni japonez, paundi britanik, franga zvicerane dhe Krona suedeze – dhe gjithashtu dollari australian.Dallimi kryesor në mes të dy indekseve është se indeksi i valutave kryesore i jep, në mënyrë të konsiderueshme, më pak peshë euros, ndërsa më shumë e ponderon (peshon) dollarin kanadez siç e bënte indeksi G-10.Duhet shtuar se indekset e tilla (indeksi G-10) nuk ishin plotësisht të plota, sepse bazohen vetëm në dhjetë vendet më të zhvilluara, ndërsa nuk merret në konsideratë, fjala vjen, Meksika dhe Kina, që janë partnerë shumë të rëndësishëm të tregtisë amerikane. Sidoqoftë, në tregjet financiare të parasë, vëmendje zgjojnë, veçmas në gazetat financiare dhe kanalet televizive, kurset e këmbimit: dollari amerikan – jeni dhe dollari amerikan – euro (deri në janar 2002 ishte marka gjermane).

Lëvizja ndërkombëtare e kapitalit është shumë sensitive në normat e këmbimit valutor, që mbizotërojnë në vende të ndryshme. Pse? Sepse, kur letrat me vlerë në Gjermani sjellin të ardhura më të mëdha se sa, për

11

Page 12: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

shembull, në Britani të Madhe, ekziston prirja logjike që trendi i lëvizjes së kapitaleve do të ketë një kahje nga Britania e Madhe drejt Gjermanisë dhe se, huamarrësit do të pretendojnë që të kenë qasje më shumë në fondet e kursimit në Britani të Madhe se sa në Gjermani.

Pra, meqenëse kurset e këmbimit valutor mund të ndryshojnë, çdo lëvizje e kapitalit është, në një masë, e “determinuar“ nga shkalla e rrezikut e fluktuacionit të kurseve të këmbimit. Por, ky rrezik mund të kufizohet edhe përmes intervenimit të bankave qendrore, përmes politikave monetare.

Indekset e vlerës së kursit të këmbimit të euros

Euro është valuta e vetme e përdorur nga 19 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat, së bashku, përbëjnë eurozonën2. Vendet anëtare janë: Belgjika, Gjermania, irlanda, Spanja, franca, Italia, Luksemburgu, Holanda, Austria, Portugalia, Finlanda (1999); Greqia (2001); Sllovenia (2007); Qipro, Malta (2008); Sllovakia (2009); Estonia (2011); Letonia (2014); Lituania (2015).Prezantimi i euros në vitin 1999 ishte një hap i madh në integrimin evropian. Ajo ka qenë edhe një nga sukseset e saj të mëdha: më shumë se 337.5 milionë qytetarët të BE-së tani e përdorin euron si monedhë të tyre dhe gëzojnë përfitimet e saj të cilat do të përhapen edhe mëshumë sikur vendet e tjera të BE-së të miratojnë euron.Kur euroja u lëshua në përdorim më 1 Janar 1999, ajo u bë valuta e re zyrtare e 11 shteteve anëtare, duke zëvendësuar valutat e vjetra kombëtare - të tilla si markën gjermane dhe frangën franceze – ajo u bë në dy faza.Së pari, euro u prezantua si një valutë e përllogaritjes për pagesat e mjeteve monetare jo në kesh dhe për qëllime të përllogaritjes (kontabilitetit), ndërsa monedhat e vjetra vazhduan të përdoren për pagesat në para të gatshme (kesh).

2 http://ec.europa.eu/economy_finance/euro/index_en.htm

12

Page 13: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Që nga 1 Janari 2002, euro ka qenë në qarkullim në formë fizike, si kartëmonedha dhe monedha.Euro nuk është valutë e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Dy vende (Danimarka dhe Mbretëria e Bashkuar) kanë klauzola "opt-out" në Traktat që ato i përjashtojnë nga pjesëmarrja, ndërsa pjesa tjetër (disa prej tyre të aderuara kohët e fundit si vende anëtare të BE, plus Suedia) kanë ende për të përmbushur kushtet për adoptimi e monedhën e përbashkët.

Kurset efektive të këmbimit të euros

Kursi efektiv i këmbimit është indeksi që përshkruan fuqinë relative të një valute në raport me shportën e valutave të tjera). Mund te jene nominale dhe reale.Kurset Nominale Efektive të Këmbimit: mesatarja gjeometrike e ponderuar e kurseve bilaterale (dypalëshe) të këmbimit të euros kundrejt valutave të partnerëve tregtarë të përzgjedhur.Kurset Reale Efektive të Këmbimit: marrin parasysh zhvillimet në çmimet relative në mes të zonës së euros dhe partnerëve të saj tregtarë. Ato llogariten në bazë të indekseve të çmimeve të konsumit, indekseve te çmimit të prodhuesit, deflatorëve të BPB-së dhe indekset e kostos së njësisë së punës - kjo e fundit për ekonominë e përgjithshëm, si dhe për sektorin e prodhimit. Këto kurse sigurojnë matjen e kostos ndërkombëtare dhe konkurrencën e çmimeve të zonës së euros.

Llogaritja e kurseve nominale dhe reale efektive të këmbimit

Indekset nominale dhe reale efektive të këmbimit aktualisht llogariten kundrejt: një grupi të ngushtë prej 12 vendeve partnere (EER-12),

13

Page 14: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

një grupi prej 20 vendeve partnere (EER-20), i përbërë nga EER-12 plus Kina dhe shtatë shtetet anëtare të BE-së jashtë eurozonës që nuk përfshihen në EER-12,

një grupi të gjerë prej 39 vendeve partnere (EER-39), që përfshinë EER-20, plus 19 partnerët shtesë të tregtimit përkatës (shih tabelën më poshtë për listën e plotë).

Kurset Efektive të Këmbimit ndërtohen duke përdorur shifrat qe lëvizin ne tregti, që llogariten në bazë të pjesëmarrjes së tregtisë së jashtme në eurozonë në mallrat industriale. Skema kombinon informacionet mbi importet dhe eksportet dhe llogaritë për të ashtuquajturat efekte të treta të tregut, dmth konkurrenca me të cilën përballen eksportuesit e eurozonës në një vend partner nga eksportuesit e një vendi të tretë.

Koeficientet për KEK llogariten mbi bazën e të dhënave të tregtisë së jashtme nga periudhat e mëposhtme: 1995-1997 për seritë deri në 1997; 1998-2000, 2001-2003, 2004-2006; dhe 2007-2009 për seritë nga 2007 e tutje (shih Box 1 në Buletinin Mujor BQE, Mars 2012). Zhvillimet në EER-20 në bazë të treguesve të janë komentuar rregullisht në Buletinin Mujor të BQE.

14

Page 15: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

15

Page 16: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Gjëja e parë që duhet kuptuar për kurset e kembimit (devizore) është që ato janë vetëm çmime. Apo në anën tjetër, mund të themi që çmimet, ashtu siç ne e kuptojmë termin, normalisht janë vetë kurset devizore: çmimi i një libri

16

Page 17: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

në SHBA është norma e këmbimit në mes të të mirës/produktit të dhënë (librit) dhe vlerës së valutës së SHBA. Po supozojmë që libri kushton 30 USD, që do të thotë që libri shitet për 30 USD apo mund të blehet me atë çmim. Libri këmbehet në vlerën një libër është e njëjtë me 30 USD.

Kursi devizor i këmbimit definohet si shumë e një njësie të valutës e cila mund të këmbehet për një njësi të valutës tjetër, respektivisht si çmim i një njësie të valutës i shprehur në valutë tjetër. Pra, kursi devizor i këmbimit është thjesht çmimi i një valute në valutë tjetër, dhe ekzistojnë këto mënyra të shprehjes së kursit devizor të këmbimit:

Njësitë e valutës vendore për një njësi të valutës së jashtme – për shembull, nëse e marrim euron si njësi valutore vendore, atëherë, me 8 Mars 20113, për të blerë një dollarë nevojiteshin 0,7195 euro, respektivisht €0.7195/$1.

Njësitë e valutës së jashtme për një njësi të valutës vendore – prapë nëse e marrim euron si njësi vendore, me 8 Mars 2011, për të blerë një euro, nevojiteshin përafërsisht 1. 3898 dollarë, respektivisht $1. 3898/1€.

Lexuesi i vëmendshëm do të hetojë se metoda e dytë është thjeshtë një metodë inverse (reciproke) e të parës. Derisa nuk është e rëndësishme se me cilën metodë e shprehim kursin e këmbimit të valutave, është shumë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm kur flasim për rritje ose rënje të kursit të këmbimit, sepse domethënja do të jetë e ndryshme, varësisht se cilin definicion e përdorim.

Rritja e kursit të këmbimit të euros karshi dollarit nga, le të themi, €0.7073/$1 në €0.7373 /$1, atëherë kjo do të thotë se duhet të ipen më shumë euro për të blerë një dollar, që do të thotë se euroja është

3 http://www.ecb.int/stats/exchange/eurofxref/html/eurofxref-graph-usd.en.html

17

Page 18: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

zhvlerësuar4 në vlerë, ose, në mënyrë ekuivalente, themi se dollarit i është rritur vlera5. Nëse merret definicioni i dytë i kursit të këmbimit, rritja e kursit të këmbimit nga $1.4138/1€ në, le të themi, $1.61/1€, atëherë kjo do të reflektohet në dhënje të më shumë dollarëve për të blerë një euro, prandaj, themi se euros i është shtuar vlera, ndërsa njëjtë themi se dollari është zhvlerësuar në vlerë.Për t’i thjeshtësuar gjërat dhe, që kjo materie të jetë më afër studentit, kursin e këmbimit, thejesht, për probleme praktike, do ta definojmë si shumë të njësive të valutës së jashtme për një njësi të valutës vendore, ndërsa ky definicion përdoret më së shumti në Britani të Madhe, ku edhe është qendra kryesore për tregtim devizor; definicioni i parë, është shumë i përdorshëm në shqyrtimet dhe literaturën teorike ekonomike.Në anën tjetër, tregu i kurseve devizore është një mekanizëm përmes së cilit të gjithë pjesëmarrësit e këtij tregu realizojnë transferimin e fuqisë blerëse në mes të shteteve të ndryshme, sigurojnë kredi/fonde për transaksionet e tregtisë ndërkombëtare dhe zvogëlojnë rrezikun e ekspozimit ndaj ndryshimit të kurseve devizore. Njëra ndër funksionet kryesore të këtij tregu është transferimi i fuqisë blerëse, pasiqë tregtia ndërkombëtare dhe transaksionet e kapitalit sigurisht që mundësojnë pjesëmarrjen e kompanive të shteteve të ndryshme dhe me valuta të ndryshme nacionale. Kompanitë e ndryshme botërore zakonisht preferojnë të bëjnë marrëveshje në valutën e tyre nacionale, gjithashtu edhe palët e tyre kontraktuese. Mirëpo, tregtia ndërkombëtare dhe transaksionet e kapitalit mund të bëhen vetëm në një valutë. Kështu që njëra palë gjithmonë duhet të përdorë valutën e huaj. Funksion tjetër është financimi. Në tregun devizor mundësohet kredimarrja dhe lëshimi i instrumenteve të ndryshme bankare dhe financiare në valuta

4 depreciated5 appreciated

18

Page 19: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

të huaja, instrumente këto që janë të nevojshme gjatë lëvizjes së të mirave në mes të shteteve të ndryshme, marrëveshje këto që kërkojnë kohë. Tregu i kurseve devizore gjithashtu siguron mundësi hexhingu për transferimin e rrezikut të kurseve devizore te një palë tjetër që më me dëshirë e përballon këtë risk.

1. 3. Karakteristikat dhe pjesëmarrësit në tregun devizor

Tregu devizor është treg botëror dhe është krijuar në rend të parë nga bankat komerciale, brokerët devizorë dhe agjentët tjerë, të autorizuar për tregti me valutat më kryesore të jashtme në botë. Këto grupe janë në lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre dhe me të tjerët, përmes telefonëve, terminale kompjutorësh , tekeksit dhe faksit.Valuta që tregtohet më së lehti dhe më së shumti është dollari amerikan, i cili është i njohur si “valutë transporti”6 – sepse kjo valutë ka përdorim të gjerë në denominimin (vlerësimin) e transaksioneve ndërkombëtare. Nafta dhe shumë produkte të tjera të një rëndësie të veçantë, siç është kallaji, kafja, ari, etj., që të gjitha kanë prirje që çmimet e tyre t’ju caktohen në dollarë. Me të vërtetë, për shkak se dollari është aq i tregtueshëm, për dilerin francez të devizave, nëse dëshiron të blejë pezos meksikan, zakonisht është më lirë që, së pari, të blejë dollarë amerikanë me euro dhe pastaj, t’i shesë dollarët që të blejë pezos, se sa të blejë drejtpërdrejt pezos me euro.Pjesëmarrësit kryesorë në tregun devizor mund të kategorizohen siç vijon: Klientët me pakicë – janë bizneset, investitorët ndërkombëtarë,

korporatat multinacionale dhe, thënë me një fjali, të gjithë ata që kanë nevojë për të blerë deviza për të kryer biznesin e tyre. Normalisht, ata nuk do të blejnë ose të shesin drejtpërdrejt valuta të jashtme

6 vehicle currency

19

Page 20: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

përsonalisht, por sigurisht se ata do t’i drejtohen për shërbime të tilla bankave komerciale, përmes dhënjes së urdhërave për shitblerje të tyre.

Bankat komerciale – bankat komerciale i kryejnë urdhërat e shitblerjes të klientëve të tyre me pakicë, nga kontot e tyre, për të kryer këmbimin (ndryshimin) e strukturës së aseteve dhe të borxheve në valuta të ndryshme. Për më tepër, bankat punojnë drejtpërdrejt me bankat tjera, apo përmes brokerëve devizorë.

Brokerët devizorë – bankat shpeshherë nuk tregtojnë drejtpërdrejt me ndonjë bankë tjetër, por ato ofrohen të blejnë dhe të shesin valuta të jashtme përmes brokerëve devizorë. Operimi përmes këtyre brokerëve është avantazh, sepse meqenëse ata (brokerët) i mbledhin quotizimet e blerjes dhe të shitjes së shumë valuta nga shumë banka, atëherë kuotizimi më i favorshëm sigurohet shpejt dhe me kosto shumë të lirë. Një disavantazh i punës së bankave me këta dilerë është se pagesa e vogël për brokerim7 është e pagueshme, ndërsa nuk është e shkaktuar nga marrëveshja midis bankave. Çdo qendër financiare, normalisht, e ka një grusht të brokerëve të autorizuar përmes të cilëve bankat komerciale i kryejnë punët në tregun devizor.

Bankat qendrore – normalisht, autoritetet monetare në një vend nuk janë indiferente në ndryshimet në kursin e këmbimit të valutave të tyre dhe, aq më tepër, kurset e këmbimit të valutave të vendeve më të industrializuara kanë qenë në regjimin e kurseve fluktuive, që nga viti 1973, kur bankat qendrore shumë më shpesh intervenonin që të blenin dhe të shisnin valutat e tyre në mënyrë që të ndikojnë në kursin me të cilin tregtohej valuta e tyre. Nën sistemin e kurseve fikse të këmbimit, autoritetet (financiare) janë të obliguara që të blejnë valutat e tyre kur ekziston ofertë e tepërt dhe të shesin valuta, kur ka kërkesë të shtuar.

1.4. Arbitrazhi8 në tregun devizor

7 brokerage fee8 shitja e njëkohshme në disa qendra financiare - tregje devizore

20

Page 21: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Në përgjithësi, arbitrazhi definohet si përfitim nga ndryshimet në çmime ose në të ardhura në tregje të ndryshme. 'Arbitrazherët' blejnë një mall, valutë, letra me vlerë, apo ndonjë instrument tjetër financiar, në një vend dhe menjëherë e shesin atë me një çmim më të lartë tek një blerës i gatshëm, në ndonjë vend tjetër, duke përmbyllur të dy skajet e transaksionit, zakonisht brenda disa sekondave. Arbitrazhi është një formë e sofistikuar e bastit jospekulativ, pa rrezik, sepse ajo përfshinë marrëdhëniet me ç”rast të ardhurat (fitimi) dhe çmimet janë të përcaktuara, fikse dhe të njohura.9 Një nga komplikimet më të rëndësishme që rrjedhë nga komunikimi i afërt i dhe direkt i blerësve dhe shitësve dhe rritja e transparencës përmes përdorimit të internetit në tregun devizor është ajo se ekziston gati një shitje e njëkohshme e çastit10 e valutave në qendra të ndryshme financiare (në Forex-në tregun devizor).Arbitrazhi i valutave është strategji11 e tregut devizor në të cilën një tregtar valutash, gjatë tregtimit, përfiton nga shpalosjet e ndryshme (different spreads) të brokerëve, të ofertave për një ‘dyshe’ të caktuar të valutave. Shpalosjet e ndryshme për një dyshe të valutave do të thonë pabarazi (disparitet) në mes të çmimeve të ofertës dhe të kërkesës (bid and ask prices). Arbitrazhi i valutave përfshinë blerjet dhe shitjet e dysheve të valutave nga brokerë të ndryshëm për të përfituar nga ky disparitet (pabarazi).Dikush mund të realizojë fitime të arbitrazhit nëse çmimi (norma) e kërkesës e një banke (a bank’s ask rate) është më e ulët se çmimi (norma) ofertuese e një banke (bank’s bid rate) në një treg me qasje të lirë. Kjo do të thotë se dikush mund të ketë fitim nga blerja e dollarëve nga një ofertë më e mirë, pra çmimi më i ulët i kërkuar nga një bankë dhe shitja me ofertën më

9 http://www.businessdictionary.com/definition/arbitrage.html10 instantaneous arbitrage11 http://www.investopedia.com/terms/c/currency-arbitrage/

21

Page 22: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

të mirë, pra, me çmimin më të lartë të ofruar nga një bankë tjetër.12 Për shembull, dy banka të ndryshme (Banka A dhe Banka B) ofrojnë kurse (kuota) për dyshen valutore USD/EUR. Banka A përcakton kursin në 3/2 e dollarit për një euro, ndërsa Banka B vendos kursin e saj në 4/3 dollarë për një euro. Në arbitrazh të valutës, tregtari do të marrë 1 €, ta konvertojë atë në dollarë me Bankën A dhe pastaj do t’i konvertojë prapë në euro me Bankën B. Rezultati përfundimtar është se tregtari i cili ka filluar me 1 €, tani ka 9/8 euro. Tregtari ka realizuar një fitim 1/8 e euros, nëse nuk janë marrë parasysh tarifat tregtare [ 17 cent/USD (1.50 min 1.33=17 cent), ose 12 cent/EUR (9/8=1.12)]Arbitrazhi paraqet të përfituarit nga divergjencat në kursin e këmbimit në tregje të ndryshme të parasë, duke blerë një valutë në një treg dhe shitur atë në një tjetër treg. Me fjalë të tjera, arbitrazhi i valutave mund të definohet si shitblerje simultane e valutave të jashtme, për të përfituar nga diskrepanca midis kursit ekzistues të këmbimit, në të njëjtën kohë (moment), në qendra të ndryshme financiare13. Që ta ilustrojmë këtë që e thamë më lartë, do të supozojmë se shpenzimet e transaksionit janë të papërfillshme dhe se ekziston vetëm një quotizim i vetëm i kursit të këmbimit, duke lënë mënjanë efektin ofertë-kërkesë në treg.Ekzistojnë dy forma të arbitrazhit: arbitrazhi i qendrës financiare dhe arbitrazhi i tërthort i valutave.a). Arbitrazhi i qendrës financiare (Financial centre arbitrage)14: kursi i këmbimit të dy valutave është i njëjtë në të gjitha tregjet devizore. Siguron atë që kuotizimi i kursit të këmbimit dollar-funtë në New York do të jetë i njëjtë sikuse quotizimi në Londër dhe në qendrat tjera financiare. Kjo është kështu, sepse, nëse norma e këmbimit e dollarit është $1.89/£1 në New York, por vetëm $1.87/£1 në Lonëdr, për bankat do të ishte profitabile që të

12 Do Arbitrage Opportunities Exist in the Foreign Exchange Market? Heajin Heidi Ryoo La Trobe University /2006/13 Giancarlo Gandolfo, “International finance and open-economy macroeconomics,” Published by Birkhäuser, 2001.14 arbitrazha e qendrës financiare

22

Page 23: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

blejnë funta në Londër dhe njëkohësisht t’i shesin ato në New York dhe, kështu, 2 cent të jenë të garantuar për çdo funtë të blerë dhe të shitur. Akti i blerjes së funtave në Londër do të ndikojë në zhverësimin e dollarit në Londër, ndërsa shitja e e funtave në New York do të ndikojë në ngritjen e vlerës së dollarit në New York. Ky proces do të zgjasë derisa kursi i këmbimit, në të dy qendrat, do të koincidojë në, le të themi, $1.88/£115 (4 janar 2005: $1.883/£1).b). Arbitrazhi i tërthort i valutave (Cross currency arbitrage)16: kursi i këmbimit i dy valutave kundrejt një valute të tretë është i lidhur me kursin e tyre të këmbimit. Që ta ilustrojmë se çka nënkuptojmë me arbitrazhë valutash, le të supozojmë se kursi i këmbimit të dollarit është $1.88/£1 dhe kursi i këmbimit të dollarit kundrejt euros është $1.30/€1. Arbitrazhi valutor implikon atë që kursi i këmbimit të euros kundrejt funtës do të jetë €1.4462/£1 (1.88/1.30=1.4462). Nëse ky nuk do të ishte kështu, le të themi, do të ishte 1.50 euro për një funtë, atëherë për dilerët e Britanisë së Madhe, për dollarët që i duan t’i kenë, do të ishte më mirë që së pari ata t’i sigurojnë me 1.50 euro, e pastaj t’i blejnë me $1.95, duke bërë, kështu, nonsense të quotizimit prej $1.88/£1. Kërkesa e shtuar për euro do të ndikojë me të shpejtë në shtimin e vlerës së saj kundrejt funtës, në nivelin e €1.4462/£1.Arbitrazhi i tërthort i valutave është akt i shfrytëzimit të një mundësie të arbitrazhit që rezulton nga një mospërputhje e çmimeve midis tri valutave të ndryshme në tregun valutor.Një strategji tipike e arbitrazhit të tërthortë përfshinë tri transaksione tregtare: 1) Shkëmbimin e valutës fillestare për një të dytë; 2) Tregtimin e valutës së dytë për një të tretë; dhe3) Tregtimin e valutës së tretë për valutën fillestare.

15 burimi: Financial Times, 5 Janar 2005.16 Arbitrazha tërthore e valutave

23

Page 24: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Gjatë tregtisë së dytë, arbitrazhisti shikon për një fitim me rrezik zero nga mospërputhjet që ekzistojnë kur kursi i tërthortë i këmbimit në treg nuk është në një linjë me kursin e këmbimit implicit (të nënkuptuar).

1.5. Kurset spot dhe forvard të këmbimit

Dilerët e devizave nuk punojnë vetëm me një numër të madh të valutave, por ata, gjithashtu, kanë një mori kursesh këmbimi për secilën valutë, të njohura si kurset spot dhe forvard të këmbimit.

1.5.1. Kursi spot i këmbimitKursi spot i këmbimit17 është kursi midis dy valutave për shitblerje imediate (të menjëhershme). Me fjalë të tjera, kursi spot i këmbimit është kursi i tanishëm (aktual) i këmbimit i dy valutave vis-a-vis (përballë) njëra tjetrës. Në tregun devizor, një transaksion spot involvon blerjen e valutës së huaj, debitimin/kreditimin e fondeve ne llogari normalisht në atë sekond të ditës së kryerjes së marrëveshjes. Data e kryerjes së transfereve (settlement date) quhet data e valutimit të transaksionit.Në praktikë, normalisht ekziston një interval kohor, dy ditësh, midis blerjes ose shitjes spot (të menjëhershme) dhe këmbimit aktual të valutave, që të mundësojë verifikimin, rregullimin e letrave dhe kliringun (përmbylljen) e pagesave (transaksioneve).

1.5.2. Kursi forvard i këmbimitPërveç kursit spot të këmbimit, për agjentët ekonomikë është e mundur që të pajtohen sot që të këmbejnë valuta në një kohë të përcaktuar në të

17 The spot exchange rate

24

Page 25: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

ardhmen, në të shumtën e rasteve, për një muaj (30 ditë), 3 muaj (90 ditë), 6 muaj (180 ditë), 9 muaj (270 ditë) dhe një vit (360 ditë). Kursi i këmbimit me të cilin do të kryhen shitblerjet e valutave në të ardhmen, ndërsa çmimi dhe sasia e valutave përcaktohen sot, është i njohur si kursi Forvard i këmbimit. Pagesa dhe shlyerja e transaksionit të tillë bëhet në datën e paracaktuar (forward), pra në maturim të transaksionit, ndërsa fiksimi i kursit bëhet në atë moment. Këto transaksione përbëjnë pothuajse 10% të të gjitha transaksioneve të kurseve devizore. Kursi Forvard i këmbimit, në thelb, është një mjet mbrojtës që nuk ka të bëjë me asnjë parapagesë.Swap i valutës është një shkëmbim që përfshin shkëmbimin e principalit dhe të interesit në një valutë për të njëjtën shumë në një valutë tjetër. Ajo është konsideruar të jetë një transaksion i këmbimit valutor dhe nuk kërkohet me ligj që të shfaqet në pasqyrën e bilancit të kompanisë.

1.6. Kursi nominal, real dhe efektiv i këmbimitPolitikë-bërësit dhe ekonomistët janë shumë të preokupuar me analizën e implikimeve të ndryshimeve të kursit të këmbimit në ekonomi dhe bilanncin e pagesave. Vetë kursi i këmbimit nuk ofron (përçon) informacione të mjaftueshme, prandaj që të analizojmë efektet dhe implikimet e ndryshimeve në kursin e këmbimit, ekonomistët i studiojnë (dhe i mbledhin) treguesit e kurseve nominale, reale dhe efektive.

1.6.1. Kursi nominal i këmbimitKursi i këmbimit i cili ekziston në një datë të caktuar, quhet kurs nominal i këmbimit, ndërsa paraqet shumën e dollarëve (amerikanë) që mund të sigurohen me një funtë në treg devizor. Në mënyrë të ngjajshme, nëse kursi i këmbimit të euros është €1.40/£1, ky prapë është kuotizim nominal i kursit të këmbimit18. Kursi nominal i këmbimit thjesht është çmimi i një valute në 18 Nominal exchange rate quotation

25

Page 26: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

krahasim me një tjetër, pa e marrë parasysh fuqinë blerëse të produkteve dhe shërbimeve. Kursi nominal i këmbimit zakonisht shprehet me formë të indeksit; nëse në periudhën bazë, kursi i këmbimit është $2/£1 dhe në një periudhë më të vonshme është $1.80/£1, indeksi nominal i funtës do të ndryshojë nga perudhës bazë në vlerë nga 100 në 90.

1.6.2. Kursi real i këmbimitKursi real i këmbimit është kursi nominal, i përshtatur me çmimet relative midis vendeve që trajtohen valutat e tyre. Kursi real i këmbimit normalisht në formë të indeksit, algjebrikisht, shprehet me këtë formulë:

PSt = S ----

PMe ç’rast:St

është indeks i kursit real të këmbimit;S është kursi nominal i këmbimit (njësitë e valutës së jashtme për një njësi të valutës vendore) në formë indeksi;P është indeksi i nivelit vendor të çmimit;P është indeksi i nivelit të jashtëm të çmimit.

1.6.3. Kursi efektiv i këmbimitQëkur shumë vende në botë nuk e përcjellin tërë tregtinë e tyre me një vend të veçantë të jashtëm, politikë-bërësit nuk janë aq shumë të preokupuar me atë se çka po ndodhë me kursin e tye të këmbimit kundrejt një valute të vetme, por më shumë merren me atë se çka po ndodh me kursin e tyre të këmbimit kundrejt një shporte valutash të jashtme, me të cilat vendi bënë tregti. Kursi efektiv i këmbimit është kurs i ponderuar (nominal ose real) i këmbimit i një valute kundrejt shportës së valutave relevante (përkatëse), ndërsa përfaqëson rëndësinë (vlerën) e tregtisë me vendet respektive.Koncepti i kursit efektiv të këmbimit nuk duhet të ngatërrohet me kursin real të këmbimit, sepse kursi efektiv i këmbimit mund të jetë nominal ose

26

Page 27: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

real. Derisa kursi i këmbimit (nominal ose real) involvon vetëm dy valuta, është e dëshirueshme që të kemi idenë e vlerës së përgjithshme të një valute tjetër të jashtme, nga pjesa tjetër e mbetur e botës. Në fakt, në regjimin e kurseve fluktuive të këmbimit, valuta ka mundësi që në mënyrë simultane të zhvlerësohet, karshi njërës (ose më shumë) valutave të jashtme, ndërsa mundët tejçmohet kundrejt tjetrës valutë të jashtme (ose më shumë sosh). Ky indeks quhet kursi efektiv i këmbimit. Kursi efektiv i këmbimit është tregues matës që tregon nëse një valuta është apo nuk është e zhvlerësuar, respektivisht e mbivlerësuar, kundrejt shportës së matur të valutave të jashtme. Me qëllim që ta ilustojmë se si përpilohet kursi efektiv i këmbiit, do të marrin një shembull hipotetik, ku Britania e Madhe tregtinë e saj të jashtme do ta bëjë 30% me SHBA, ndërsa 70% me Evropën. Kjo do të thotë ngarkesa prej 0.3 do t’i bashkangjitet indeksit bilateral të kursit të këmbimit me dollar, ndërsa 0.7 me euro.

2. Bilanci i pagesave

2.1. Çka është bilanci i pagesave?Bilanci i pagesave është përmbledhje e të dhënave statistikore për të gjitha transaksionet ekonomike midis rezidentëve (banorëve) të vendit raportues dhe rezidentëve (banorëve) të pjesës tjetër të botës, gjatë një periudhe të caktuar kohore. Periudha e zakonshme e raportimit, për të gjitha të dhënat statistikore, është një vit. Megjithatë, disa shënime statistikore, që reflektojnë në bilancet e pagesave, janë të publikuara në periudha të rregullta kohore, në çdo muaj dhe në çdo tre muaj.

27

Page 28: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Pa diskutim, bilanci i pagesave është një nga pasqyrat më të rëndësishme statistikore për çdo vend. Kjo pasqyrë nxjerr në shesh se sa një vend ka eksportuar dhe importuar produkte dhe shërbime dhe, nëse vendi ka marrë hua, prej nga i ka marrë dhe ku ka dhënë hua, për pjesën e mbetur të botës. Veç kësaj, kjo pasqyrë financiare raporton, me të dhëna statistikore, nëse autoritetet qendrore monetare (zakonisht bankat qendrore) kanë shtuar ose jo rezervat e tyre në valutë të jashtme. Definicioni kryesor që duhet të zbërthehet, që në fillim, është koncepti për rezident vendor dhe të jashtëm. Është me rëndësi që të ceket se, shikuar nga pikëvështrimi i të dhënave nga bilanci i pagesave, qytatari (shtetasi) dhe rezidenti (me seli në një vend) nuk janë domosdo gjëra të njëjta (sinonime). Me termin rezidentë nënkuptojmë individët, ekonomitë familjare, firmat dhe autoritetet publike. Ekzistojnë shumë probleme që lindin për sa i përket definimit të rezidentëve, sepse fjala vjen, korporatat multinacionale, sipas definicionit, janë rezidente në më shumë se në një vend. Për qëllime të raportimit të bilancit të pagesave, kompanitë subsidiare (bijë) të korporatave multinacionale trajtohen si rezidente në vendin ku ato janë të dislokuara, ngjajshëm me ato nëse aksionet e tyre janë në pronësi të rezidentëve vendorë. Problem tjetër paraqet trajtimi i organizatave ndërkombëtare, siç është Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Kombet e Bashkuara, Komisioni Evropian, e të tjera. Këto institucione trajtohen si rezidentë të jashtëm, edhe nëse ato aktualisht mund të jenë të vendosura në vendin raportues. Për shembull, derisa Fondi Monetar Ndërkombëtar është i vendosur në Washington, kontributet e qeverisë amerikane për Fondin janë të përfshira në statistikat e Bilancit të pagesave të SHBA-ve, sepse ato (kontributet) janë të konsideruara si transaksione me rezident të jashtëm. Turistët konsiderohen si rezidentë të jashtëm nëse ata qëndrojnë në vendin raportues më pak se një vit.

28

Page 29: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Kriteri për transaksione që të jenë të përfshira në Bilanc të pagesave është se duhet të përfshijë transaksionet midis rezidentit të vendit raportues dhe rezidentit nga pjesa tjetër e botës. Blerjet dhe shitjet midis rezidentëve nga i njëjti vend, nuk hyjnë në bilanc të pagesave.Të dhënat statistikore në Bilancin e pagesave tregojnë për të gjitha transaksionet mids rezidentëve vendorë dhe të jashtëm, qoftë blerje apo shitje të mallrave ose shërbimeve, ose të aseteve (aktiveve) financiare, siç janë obligacionet, aksionet dhe transaksionet bankare. Të dhënat raportuese normalisht janë të shprehura në valutë vendore të vendit raportues. Sidoqoftë, mbledhja e të dhënave për çdo transaksion midis rezidentëve vendorë dhe të jashtëm është detyrë (ngarkesë) e pamundshme. Autoritetet i mbledhin informacionet e tyre nga shërbimet doganore, hulumtimet e numrit dhe të shpenzimeve të turistëve, ndërsa të dhënat e hyrjes dhe të daljes së kapitalit sigurohen nga bankat, fondet pensionale, korporatat multinacionale dhe shtëpitë investive. Informacionet për të hyrat buxhetore dhe shpenzimet qeveritare me rezidentë të jashtëm mirren nga autoritetet lokale dhe agjencitë e qeverisë qendrore. Në SHBA, të dhënat statistikore mbledhen nga Departamenti Amerikan i Tregtisë19, ndërsa në Britani të Madhe nga Departamenti i Tregtisë dhe Industrisë20.

2.2. Llogaritaria dhe struktura e Bilancit të pagesave

Shiquar nga aspekti i kontabilitetit, bilanci i pagesave i një vendi, gjithmonë është i balancuar. Kjo është kështu, sepse bazohet në parimet e mbajtjes së kontabilitetit të dyfishtë. Çdo transaksion midis rezidentit vendor dhe të jashtëm, i ka dy anë të medaljes, hyrje dhe dalje (marrje dhe pagesë)21 dhe, që të dyja, janë të regjistruara në statistikat e bilancit të pagesave. Çdo marrje (e hyrë) e valutave nga rezidentët e pjesës tjetër të botës është e 19 The US Department of Commerce20 The Department of Trade and Industry21 A receipt and a payment

29

Page 30: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

shënuar si kredi (plus në llogari), ndërsa çdo pagesë e rezidentëve të pjesës tjetër të botës është e shënuar si debi (minus në llogari).Edicioni i gjashtë i Manualit të Bilancit të Pagesave dhe Pozicionit Ndërkombëtar të Investimeve (BPM6, 2008) i Fondit Monetar Ndërkombëtar shërben si kornizë standarde për statistikat rreth transaksioneve dhe pozitës së një ekonomie kundrejt pjesës tjetër të botës. Ky Manual (doracak) është harmonizuar me Sistemin i Llogarive Kombëtare (System of National Accounts - 2008), i cili është përmirësuar (azhurnuar) njëkohësisht. Tri çështjet (temat) kryesore që kanë sjellë rishikimin e Manualit dhe të Sistemit të Llogarive Kombëtare janë: globalizimi, elaborimi i shtuar i çështjeve të Bilancit të Pagesave dhe inovacionet financiare. Llogaritë ndërkombëtare për një ekonomi përmbledhin marrëdhëniet ekonomike midis rezidentëve dhe jorezidentëve të asaj ekonomie. Ato përbëhen nga këto komponente: (a) Pozicioni Ndërkombëtar i Investimeve (the international investment position - IIP); - pasqyrë që tregon se, në një moment në kohë, sa është vlera e aseteve financiare të rezidentëve të një ekonomie që janë kërkesa (pretendime) ndaj jorezidentëve, ose vlera e shufrave në ari që mbahen si asete rezervë dhe sa është vlera e detyrimeve të rezidentëve të një ekonomie ndaj jorezidentëve. (b) Bilanci i Pagesave (the balance of payments - BoP); - Pasqyrë që përmbledhë transaksionet ekonomike midis rezidentëve dhe jorezidentëve, gjatë një periudhe të caktuar kohore. (c) Ndryshime të tjera në llogari të aseteve dhe detyrimeve financiare (the other changes in financial assets and liabilities accounts ); - Pasqyrë që tregon flukset e tjera, të tilla si ndryshimet në vlerësim, që pajtojne Bilancin e Pagesave dhe Pozicionin Ndërkombëtar të Investimeve për një periudhë të caktuar kohore, duke treguar ndryshimet për shkak të ngjarjeve ekonomike se sa si rezultat i transaksioneve ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve.

30

Page 31: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Bilanci i pagesave duhet të organizohet në kuadër të një strukture koherente për të lehtësuar përdorimin e tij dhe përshtatjen për qëllime të shumta: formulimin e politikave, studime analitike, projeksione, krahasime bilaterale të komponentëve të veçanta ose transaksioneve në tërësi, agregime rajonale dhe globale, etj. Tradicionalisht, të dhënat statistikore janë të ndara në dy seksione kryesore – llogaria rrjedhëse (aktuale) dhe llogaria kapitale, të cilat mund të ndahen edhe në nënseksione. Arsyeja e ndarjes së bilancit të pagesave në mënyrë të tillë qëndron në atë se zërat e llogarisë rrjedhëse përfshijnë të hyrat rrjedhëse22, ndërsa llogaria kapitale i regjistron ndryshimet në asete dhe në obligime. Në pajtim me përkufizimin e FMN-së (IMF's Balance of Payments and International Investment Position Manual-BPM6-2008), komponentët standarde të Bilancit të Pagesave përbëhen nga dy grupe kryesore të llogarive: a) Llogaritë rrjedhëse (korrente) të mallrave dhe shërbimeve, të ardhurat dhe transfertat korente. b) Llogarive kapitale dhe financiare, të cilat kanë të bëjnë me: transfertat kapitale dhe përvetësimet (acquisition), ose shitjet (disposal) të aseteve joprodhuese, jofinanciare, dhe asetet dhe detyrimet financiare. Shprehur me përkufizimin e FMN-së, Bilanci i Pagesave mund të shkruhet kështu: llogaria rrjedhëse + llogaria fiannciare + llogaria kapitale + zërat bilancuese = 0FMN përdorë nocionin Llogari rrjedhëse (korrente) me të njëjtin kuptim sikurse ai që përdoret nga organizata të tjera, edhe pse ajo ka emrat e saj për tri nënndarjet e saj kryesore, të cilat janë:

Llogaria për mallra dhe shërbime (bilanci i përgjithshëm tregtar); Llogaria e të ardhurave primare (të ardhurat kryesore, të tilla siç janë

nga kreditë dhe investimet);22 Income flows

31

Page 32: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Llogaria e të ardhurave sekondare (pagesat e transfereve). Komponentët kryesore të BP janë: a) Llogaria rrjedhëse (Current account) paraqet flukset e mallrave dhe të shërbimeve, flukset e të ardhurave primare dhe të ardhurave sekondare në mes të rezidentëve dhe jorezidentëve. b) Llogaria kapitale (Capital account) tregon hyrje/daljet në kredi dhe debi për asete jofinanciare joprodhuese dhe transfertat kapitale midis rezidentëve dhe jorezidentëve. Ajo regjistron blerjet (përvetësimet-acquisitions) dhe shitjet (disposals) e aseteve jofinanciare joprodhuese, të tilla si:

i. burimet natyrore;ii. kontratat, qiratë dhe licencat;iii. Asetet e marketingut (emri i mirë - goodwill).c) Llogaria financiare (financial accounts) tregon përvetësimet (blerjet) dhe shitjet neto të aseteve dhe të detyrimeve financiare. Transaksionet në llogarinë financiare paraqiten në bilancin e pagesave dhe për shkak të efektit të tyre në shumën e aseteve dhe të detyrimeve, e edhe në pasqyrën e përbashkët të Pozicionit Ndërkombëtar të Investimeve (IIP-së). Llogaria e të ardhurave primare (kryesore) tregon rrjedhat e të ardhurave kryesore në mes të njësive institucionale rezidente dhe jorezidente. Të ardhurat primare përfaqësojnë kthimin (fitimet) që u shkojnë njësive institucionale për kontributin e tyre në procesin e prodhimit, ose për provizionet nga mjetet financiare si dhe nga burimet natyrore të dhëna me qira njësive të tjera institucionale. Janë të njohura dy lloje të të ardhurave primare: (a) të ardhurat e lidhura me procesin e prodhimit. Kompensimi i të punësuarve është e ardhur për kontributin e inputeve të punës në procesin e prodhimit. Taksat dhe subvencionet në produkte dhe prodhim janë gjithashtu të ardhura të lidhura me prodhimin; dhe (b) Të ardhurat e lidhura me pronësinë e mjeteve financiare dhe mjeteve të tjera joprodhuese. E ardhura nga prona është fitimi (return) për plasimin e

32

Page 33: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

aseteve financiare dhe dhënien me qira të burimeve natyrore. Të ardhurat nga investimet janë përfitimet nga investimi i aseteve financiare, që përbëhet nga dividendët(dividends) dhe tërheqjet (withdrawals) nga të ardhurat e quasi-korporatat, fitimete investuara dhe nga kamatat. Llogaritë ndërkombëtare dallojnë këto lloje të të ardhurave primare: (a) kompensimet e punëtorëve; (b) dividendët; (c) Fitimet e riinvestuara; (d) kamatat; (e) të ardhurat nga investimet që u atribuohen të disponuarit të polisave të sigurimit, të garancive të standardizuara dhe të Fondeve pensionale; (f) qiratë; dhe (g) taksat dhe subvencionet për produkte dhe prodhim.Llogaria e të ardhurave sekondare tregon transferet rrjedhëse (current transfers) ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve. Në këtë llogari (ne Llogarine e të ardhurave sekondare) janë të regjistruara lloje të ndryshme të transfereve korrente, për të treguar rolin e tyre në procesin e shpërndarjes së të ardhurave në mes të ekonomive. Transferet mund të bëhet në para të gatshme ose në natyrë. Në përshkrimin e përmbajtjes së Llogarisë së të ardhurave sekondarë, duhet bërë dy dallime të rëndësishme: (a) transfertat dallohen nga llojet e tjera të transaksioneve, dhe (b) Transfertat rrjedhëse dallohen nga transfertat kapitale.Çdo transaksion është ose një këmbim, ose një transfer. Këmbimi përfshinë një provizion nga diçka me vlerë ekonomike në këmbim për një diçka tjetër (korrespondues) me vlerë ekonomike. Transferta është një hyrje që korrespondon me një provizion nga një mall, shërbim, aset financiar, ose aset tjetër joprodhues, nga një entitet institucional te një tjetër entitet institucional, kur nuk ka kompenzim korrespondues të një gjësendi me vlerë ekonomike. Transfertat mund të jenë: a) Transfertat kapitale dhe b) Transfertat rrjedhëse. Transfertat kapitale janë transferta në të cilat pronësia e një aseti (përveç parave të gatshme ose inventarët) ndryshon nga një palë të një tjetër; ose që i detyron njërën ose të dyja palët për të blerë ose shitur

33

Page 34: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

një aktiv (tjetër, përveç parave të gatshme ose inventarëve); apo kur një detyrim është falur nga kreditori. Transfertat rrjedhëse përbëhet nga të gjitha transfertat që nuk janë transferta kapitale. Transfertat rrjedhëse drejtpërsëdrejt ndikojnë në nivelin e të ardhurave të disponueshme, ndërsa ndikojnë në konsumin e mallrave ose të shërbimeve.Llogaria kapitale (Capital account) regjistron blerjet (përvetësimet-acquisitions) dhe shitjet (disposals) e aseteve jofinanciare joprodhuese (të drejtat), të tilla që dalin nga: (a) burimet natyrore; (b) kontratat, qiratë dhe licencat; (c) Asetet e marketingut (emri i mirë - goodwill). Burimet natyrore përfshijnë: të drejtat minerare të tokës, të drejtat pyjore, të drejtat e ujit, të drejtat e peshkimit, të drejtat nga hapësira ajrore, dhe të drejtat nga spektri elektromagnetik.Kontratat, qiratë dhe licencat i mbulojnë ato kontrata, ato qira dhe licenca që janë të njohura si asete ekonomike. Këto asete janë krijime të shoqërisë dhe sistemit të saj ligjor, ndërsa nganjëherë quhen edhe asete të paprekshme.Asetet e marketingut përbëhen nga gjëra të tilla si emra të brendeve (brand names), koka gazetash (mastheads), markat tregtare (trademarks), logot (logos) dhe emrat e domeneve (domain names). Kur shitet ndaras nga entiteti që e zotëron, ato janë të regjistruara si blerje (acquisitions) dhe shitjet (disposals) të aseteve jofinanciare, joprodhuese.

2.2.1. Bilanci tregtar

Bilanci tregtar nganjëherë i referohet bilanict të dukshëm, sepse pasqyron ndryshimin midis të hyrave nga eksporti i produkteve (mallrave) dhe shpenzimeve në importe të produkteve që, qartë, mund të duket edhe si vendkalim kufijsh23. Të hyrat nga eksporti janë të regjistruara si kredi në bilancin e pagesave, ndërsa pagesat për importe janë të regjistruara si debi.

23 Crossing frontiers

34

Page 35: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Kur bilanci tregtar është në suficit, kjo do të thotë se vendi ka fituar më shumë nga eksportet e tij se sa ka paguar për importet e tij të produkteve.

2.2.2. Bilanci i llogarisë rrjedhëse

Bilanci i llogarisë rrjedhëse paraqet shumën e bilancit tregtar të dukshëm (vizibël)24 dhe bilancit të padukshëm (invizibël)25. Bilanci tregtar i dukshëm (vizibël) tregon këmbimin e mallrave të prekshme (fizike) midis vendeve, duke përfshirë eksportin, importin dhe ri-eksportin e mallrave, në etapa të ndryshme të prodhimit. Bilanci invisibël tregon diferencën midis të ardhurave vjetore të pranuara nga eksportet e shërbimeve dhe pagesat e bëra për importe të shërbimeve, siç është transporti i mallrave, turizimi, siguracionet, shërbimet bankare. Veç kësaj, të hyrat nga normat e interesit, dividendet dhe profitet janë të regjistruara në bilancin invisibël, sepse ato përfaqësojnë shpërblimet për investimet në kompanitë e jashtme, obligacione dhe aksione, ndërsa pagesat reflektojnë shpërbimet për rezidentët e jashtëm për investimet e tyre në ekonominë vendore. Në bilancin e llogarisë invisibël është një pozicion, që i referohet transfereve unilaterale, të cilat janë pagesa ose të hyra për të cilat nuk ekziston kompenzim korrespondues26. Shembuj të këtyre transaksioneve janë paratë e punëtorëve emigrantë, të dërguara në shtëpi për familjet e tyre, pagesat e pensioneve për rezidentët e jashtëm dhe ndihmat e jashtme. Të hyrat dhe pagesat e tilla përfaqësojnë një rishpërndarje të të ardhurave midis rezidentëve vendorë dhe të jashtëm. Pagesat unilaterale mund të shihen si pakësim në të hyrat (ardhurat) vendore, për shkak të pagesave që ju bëhen të huajëve dhe janë të regjistruara si debi, ndërsa të hyrat unilaterale mund të trajtohen si rritje të të hyrave vendore për shkak të të hyrave nga të huajtë dhe, rrjedhimisht, janë të regjistrura si kredi.24 Visible Trade Balance25 Invisible Balance26 Corresponding quid pro quo

35

Page 36: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

2.2.3. Bilanci i llogarisë kapitale

Bilanci i llogarisë kapitale i fakton (regjistron) transaksionet lidhur me lëvizjen e kapitalit financiar brenda dhe jashtë vendit. Kapitali vjen në vend përmes huamarrjes , shitjes së aseteve të jashtme dhe investimet në vend nga të huajtë. Këto të dhëna kanë të bëjnë me të hyrat e kapitalit dhe janë të regjistruara si pozicione krediti në bilancin e pagesave. Të hyrat kapitale janë, në të vërtetë, ulje (zvogëlim) i zotërimeve të vendit të aseteve të jashtme, ose shtim (rritje) e detyrimeve ndaj të huajëve. Fakti se të hyrat kapitale janë të regjistruara si kredi në bilancin e pagesave për studentët shpeshherë paraqet një vështirësi. Mënyra më e lehtë e të kuptuarit pse ato janë pluse, është që huamarrja e jashtme të trajtohet si eksport i IOU. Ngjajshëm me këtë, investimi i rezidentëve të jashtëm është eksport i aksioneve ose i obligacioneve, ndërsa shitja e investimeve të jashtme është eksport i këtyre investimeve për të huajtë. Anasjelltas, kapitali del nga vendi përmes huadhënjes, blerjes së aseteve të jashtme dhe blerjes së aseteve vendore që janë në pronësi të të huajëve. Këto pozicione paraqesin rrjedhjen (daljen) e kapitalit dhe janë të regjistruara si debi në llogarinë kapitale. Daljet kapitale27, në fakt, janë rritje të zotërimeve të vendit të aseteve të jashtme, apo ulje në detyrimet ndaj rezidentëve të jashtëm. Këto pozicione janë të regjistruara si debi, ndërsa paraqesin blerjet e IOU nga të huajtë, blerjet e obligacioneve dhe aksioneve të jashtme dhe blerjet e investimeve në ekonomitë e jashtme.

2.3. Regjistrimi i transaksioneve në bilancin e pagesave

Që ta kuptojmë me saktësi se pse shuma e debive dhe kredive në bilancin e pagesave do të jetë zero, ne do t’i marrim parasysh disa shembuj të transaksioneve ekonomike midis rezidentëve vendorë dhe të jashtëm. Në 27 Capital outflows

36

Page 37: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

parim, ekzistojnë pesë lloje të transaksioneve ekonomike që mund të ngjajnë midis rezidentëve vendorë dhe të jashtëm:

Këmbim i produkteve/shërbimeve si kompenzim për aset finaciar; Këmbim i produkteve/shërbimeve si kompenzim për

produkte/shërbime të tjera. Kjo tregti është e njohur si trambë ose tregti banakiere;

Këmbim i një poziiconi financiar28 si kompenzim për një pozicion tjetër financiar;

Transferi i produkteve dhe shërbimeve pa kompenzim korrespondues (për shembull, ndihma ushtarake dhe në ushqim);

Transferi i aseteve financiare pa kompenzim korrespondues (për shembull, paratë e dërguara familjes së tyre nga punëtorët e emigruar jashtë, dhuratat në para).

2.4. Çka nënkuptohet me suficit dhe deficit në bilancin e pagesave

Siç është e njohur, bilanci i pagesave gjithmonë është i bilancuar, sepse secila kredi në llogari e ka debinë korresponduese respektive (tjetërkund). Domethënë, derisa në përgjithësi bilanci i pagesave është i bilancuar, kjo nuk do të thotë se secili pozicion i veçantë që regjistrohet në bilancin e pagesave është domosdoshmërisht i bilancuar. Për shembull, llogaria rrjedhëse mund të jetë në suficit, ndërsa llogaria kapitale është në deficit. Kur flasim për deficit ose suficit në bilancin e pagesave, ekonomistët e bëjnë dallimin midis pozicioneve autonome dhe të përshtatura29. Pozicionet autonome janë transaksionet që zëjnë vend të pavarura në bilancin e

pagesave, respektivisht janë ato transaksione te cilat nuk kufizohen nga

madhësia e transaksioneve të tjera ne bilancin e pagesave, ndërsa pozicionet e përshtatura janë ato transaksione të cilat financojnë cilëndo diferencë midis të hyrave ose pagesave të pavarura, respektivisht pozicionet 28 Financial item29 Autonomous and accommodating items

37

Page 38: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

e përshtatura janë të hyra homologe që sigurojnë që totali i kredive është i barabartë me totalin e debive dhe zakonisht do të jenë pjesa homologe financiare, ose janë mjete të pagesës për transaksionet origjinale autonome. Me fjalë të tjera, Pozicionet autonome në BP janë ato transaksione të cilat janë të motivuara nga konsiderata e fitimit. Prandaj, ato pozicione që kanë të bëjnë me transaksione ekonomike ndërkombëtare, të cilat janë të motivuara nga fitimi, janë pozicione autonome, siç është importi dhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve, respektivisht të hyrat dhe të dalat nga transaksionet e rezidentëve vendorë me rezidentë të jashtëm. Ndërsa, Pozicionet e përshtatura janë ato transaksione të cilat e korrektojnë disekuilibrin në bilancin e pagesave. Llogaritë në BP mund të pasqyrojnë deficit apo suficit. Ne e dimë se këto situata korrigjohen nga qeveria duke injektuar ose tërhequr fonde. Këto transaksione kanë të bëjnë me financimin ose tërheqjen nga sistemi i rezervës zyrtare, duke përdorur arin, të drejtat e tërheqjes speciale (special drawing rights - SDR) dhe rezervat e valutave të jashtme - devizat.Suficiti në bilancin e pagesave është i definuar si tejkalim i të hyrave autonome përtej pagesave autonome, ndërsa deficiti është tejkalim i pagesave autonome përtej të hyrave autonome.

Të hyrat autonome > Pagesat autonome = Suficit Të hyrat autonome < Pagesat autonome = Deficit

Qështja që shtrohet në këtë pikë është ajo se cilat pozicione klasifikohen në autonome e cilat në të përshtatura. Ka vështirësi në këtë klasifikim. Fjala vjen, nëse ekziston hyrje e kapitalit në afat të shkurtër, si përgjigje ndaj kamatave të larta vendore, kjo do të klasifikohet si pozicion autonom. Por, nëse pozicioni paraqet hyrjet që janë të dedikuara për të mundësuar financimin e importeve, atëherë kjo do të klasifikohet si pozicion i përshtatur. Këto vështirësi në klasifikimin e pozicioneve bilancore se a janë autonome apo të përshtatura, kanë ndikuar që të paraqiten shumë koncepte të disekuilibrit në bilancin e pagesave.

38

Page 39: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

2.5. Çasjet përshtatëse dhe absorbuese të bilancit të pagesave

Në vijim, ne do t’i shohim marrëdhënjet midis kursit të këmbimit dhe të bilancit të pagesave. Në veçanti, do të analizojmë dy modele të cilat e hulumtojnë impaktin e ndryshimeve në kursin e këmbimit në pozicionin e llogarisë rrjedhëse në nivel kombëtar. Këto dy çasje janë të njohura si çasje përshtatëse dhe çasje absorbuese. Që të dy modelet ishin të dizajnuara që të kapin së analizuari një nga pyetjet më të rëndësishme në ekonomiksin ndërkombëtar – ulja e kursit të këmbimit a do të ndikojë në reduktimin e deficitit në llogarinë rrjedhëse? Përgjigja në këtë pyetje është e një rëndësie të veçantë, sepse nëse ndryshimi i kursit të këmbimit nuk mund të përdoret për të përshtaur llogarinë rrjedhëse, atëherë politikë-bërësit duhet të mbështeten në instrumente të tjera që të përmirësojnë poziiconin respektiv.Çasja përshtatëse e bilancit të pagesave ofron analizë e asaj se çka ndodhë me bilancin në llogarinë rrjedhëse kur një vend e devalvon valutën e saj. Këto analiza janë bërë në fillim nga Alfred Marshall (1923) dhe Abba Lerner (1944), ndërsa më vonë janë zgjeruar nga Joan Robinson (1937) dhe Fritz Machlup (1939).Mesazhi kryesor i këtij modeli është se ekzistojnë dy efekte direkte të devalvimit të valutës në bilancin (llogarinë) rrjedhëse, njëri nga të cilët punon që të reduktojë deficitin, ndërsa tjetri faktikisht kontribuon në bërjen e deficitit edhe më keq se sa më parë. Në anën tjetër, një nga defektet kryesore të çasjes përshtatëse (elastike) të bilancit të llogarisë rrjedhëse është ajo se bazohet në supozimet se të gjitha gjërat tjera janë të njëjta. Megjithatë, ndryshimet në vëllimet e eksportit dhe të importit, sipas definicionit, do të kenë implikime në të hyrat kombëtare dhe, rrjedhimisht, efektet në të hyra duhet të inkorporohen në analiza më gjithëpërfshirëse të efekteve të devalvimit. Alexander (1952) është një nga autorët e rëndësihsëm që e ka bërë vlerësimin e këtij efekti; analiza e tij fokusohet në faktin se çekuilibri në llogarinë rrjedhëse mund të

39

Page 40: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

trajtohet (shihet) si diferencë midis outputit vendor dhe shpenzimit vendor (përvetësimit).Në fillim besohej se çasja absorbuese ishte një alternativë e çasjes përshtatëse; çasja elastike (përshtatëse) koncentrohej në efektet e çmimit, ndërsa çasja absorbuese koncentrohej në efektet e të hyrave. Megjithatë, autorët siç janë Tsiang (1961) dhe Alexander (1959) kanë treguar se dy modelet e cekura nuk janë aq substitute (të zëvendësueshme), sa janë komplementare. Komplementariteti i tyre shihet po të merren në konsideratë efektet e devalvimit të valutës vendore në të hyrat kombëtare. Përshtatjet në kursin e këmbimit janë mjete të rëndësishme që ndikojnë në eliminimin e deficitit në llogarinë rrjedhëse, por duhet të merren parasyh shumë parametra, siç është shkalla e punësimit dhe parametrat strukturorë të ekonomisë në veçanti.

3. Politika makroekonomike në ekonomi të hapur

Në vijim do të trajtojmë çështjen: si ndikojnë ndryshimet në kursin e këmbimit dhe politikat makroekonomike në një ekonomi të hapur. Dallimi kryesor midis ekonomisë së hapur dhe asaj të mbyllur është se gjatë kohës30

vendi duhet të sigurohet që të ketë balancë aproksimative në llogarinë e tij rrjedhëse. Kjo ndodhë sepse s’ka vend që mund të ketë stoqe të detyrimeve neto për pjesën tjetër të botës duke ndjekur deficit të vazhdueshëm në llogarinë rrjedhëse. Anasjelltas, kjo nuk do të kishte kuptim për vendet që kanë suficit që pandërprerë të krijojnë stoqe të kërkesave neto në pjesën tjetër të botës. Eventualisht, kjo do të donte të harxhonte këto kërkesa.Nevoja që politikë-bërësit në ekonomi të kenë vëmendjen në implikimet e ndryshimeve në politikat monetare dhe fiskale në bilancin e pagesave është një dimension shtesë që duhet të merret në konsideratë gjatë formulimit të politikës ekonomike në një ekonomi të hapur. Sigurimi i pozicionit të qëndrueshëm në bilancin e pagesave gjatë kohës është një objektiv i 30 Over time

40

Page 41: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

rëndësishëm ekonomik që ët shkohet përpara, me ç’rast do të kishim shtim të lartë ekonomik, papunësi të ulët dhe inflacion të vogël. Ndryshimet në politikat fiskale dhe monetare, të cilat synojnë që të influencojnë në nivelin e kërkesës agregate në ekonomi quhen politika të shpenzimeve të ndryshueshme (expenditure changing policies), kurse politikat, siç është devalvimi/revalvimi i kursit të këmbimet (valutave), e cila tenton që të influencojë në përbërjen e mallrave të shpenzuara, vendore dhe të jashtme, quhen politika të shpenzimeve të lidhura (expenditure switching policies).Politikat e shpenzimeve të lidhura modifikojnë drejtimin e kërkesës, duke i shtyrë atë në mes të prodhimit të brendshëm dhe importit.Politikat e shpenzimeve të lidhura përfshijnë mbivlerësimin e monedhës, zhvlerësimin e monedhës dhe kontrollet e drejtpërdrejta, të tilla si tarifat, kuotat dhe subvencionet.Zhvlerësimi dhe mbivlerësimi i monedhës kryesisht ndikon në bilancin e pagesave të ekonomisë, ndërsa ka efekte dytësore në punësim dhe në nivelin vendor te çmimeve.]Shumica e vendeve industrialisht të zhvilluara, në përgjithësi, bilancin e brendshëm (Internal balance) e konsiderojnë si qëllimin më të rëndësishëm ekonomik.Bilanci i brendshëm në ekonomiks është një gjendje në të cilën një vend mbanë punësim të plotë dhe stabilitetit të nivelit të çmimeve.Bilanci i brendshëm = Konsumi [përcaktohet nga të ardhurat e disponueshme] + Investimet + Shpenzimet qeveritare + Llogaria rrjedhëse (përcaktohet nga kursi real i këmbimit, të ardhurat e disponueshme të vendit rezidentë dhe të ardhurat e disponueshme të vendit të jashtëm).Bilanci i jashtëm (External balance) nënkupton një gjendje në të cilën Llogaria rrjedhëse31 e vendit (eksportet minus importet e saj), nuk është shumë larg as në suficit e as në deficit. Ajo është e shprehur nga niveli i 31Llogaria rrjedhëse (Current account) paraqet flukset e mallrave dhe të shërbimeve, flukset e të ardhurave primare dhe të ardhurave sekondare në mes të rezidentëve dhe jorezidentëve.

41

Page 42: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Llogarisë rrjedhëse e cila është në përputhje me ruajtjen e niveleve ekzistuese (ose në rritje) të konsumit, punësimit dhe prodhimit kombëtar në afat të gjatë.Bilanci i jashtëm = shuma e përshtatshme e suficitit ose deficitit në llogarinë rrjedhëse (External balance = the right amount of surplus or deficit in the current account).Një politikë e shpenzimeve në rritje do të përbëhet (konsistojë) nga një rritje në ofertën e parasë.Një politikë e shpenzimeve në ulje do të përbëhet nga një rënie në shpenzimet e qeverisë.Politika e përshtatshme e shpenzimeve të lidhura për të korrigjuar suficitin në bilancin e pagesave është mbivlerësimi i valutës (monedhës).Politika e përshtatshme e shpenzimeve të lidhura për të korrigjuar deficitin në bilancin e pagesave është zhvlerësimi i valutës (monedhës).Por, është shumë vështirë që të bëhet dallimi midis faktit se politikat fiskale dhe monetare janë politika plotësisht të ndryshme dhe të pavarura nga politikat e ndryshueshme/ose të lidhura të shpenzimeve. Kjo kërkon që të përgjigjemi në pyetjen: “nëse është ose jo e mundur (e arsyeshme) që të arrihen dy objektivat (binjake) të bilancit intern dhe ekstern, përmes kombinimit të politikave fiskale dhe monetare, pa pasur nevojë që të përshtatet kursi i këmbimit? Para se të provojmë të përgjigjemi në këtë pyetje, ne duhet të marrim parasysh se si politika monetare dhe fiskale mund të përdoren si instrumente të politikës për të arritur bilancin intern dhe ekstern dhe të merret parasysh se si këto dy politika ndikojnë në aktivitetin ekonomik.

3.1. Politika monetare

Kur autoritetet (financiare) udhëheqin politikë monetare ekspansioniste, ata blejnë obligacione nga publiku, me ç’rast çmimin e tyre e ndritë lartë, e rritë ofertën për para dhe ndikon në rënien e normës vendore të interesit.

42

Page 43: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Zvogëlimi i normës së interesit do të stimulojë investimet, që, si rrjedhim, do të shkaktojë rritjen e outputeve. Derisa bilanci i pagesave është “i shqetësuar”32, të hyrat e shtuara qojnë deri te keqësimi i llogarisë rrjedhëse, ndërsa normat e ulta të interesit do të shpijnë deri të rritja e rrjedhave në llogarinë kapitale, prandaj, bilanci i pagesave shkon në deficit. Anasjelltas, politika monetare shtrënguese i shtynë autoritetet që të shesin obligacione, me ç’rast bie çmimi i obligacioneve, zvogëlohet oferta për para, ndërsa rritet norma e interesit, në nivel vendi. Shtimi i normës së interesit ndikon në zvogëlimin e investimeve dhe uljen e outputeve. Bilanci i pagesave do të tregojë ulje të importit, ndërsa norma më e lartë e interesit tërheq rrjedhë më të madhe të kapitalit.

3.2. Politika fiskale

Me politikë ekspansioniste fiskale, qeveria i shton shpenzimet e saj dhe me politikë të pastër fiskale financon këtë shtim të shpenzimeve përmes shitjes së obligacioneve. Shitja e obligacioneve do të ulë çmimin e obligacioneve, gjë që, në këtë mënyrë, do të vjen deri te ngritja e normës së kamatës (interesit), e cila pjesërisht do të kompensojë ekspansionin në outpute. Efekti i saktë i politikës fiskale ekspansioniste në bilancin e pagesave është i paqartë, sepse, derisa ekspansioni i outputeve do të keqësojë (pakësojë) llogarinë rrjedhëse, shtimi i normës së interesit do të përmirësojë llogarinë kapitale. Për politikën fiskale shtrënguese shpjegimi është i kundërt. Oferta e parasë nuk është e ndikuar nga politika fiskale ekspansioniste, derisa paraja që krijohet nga shitja e obligacioneve do të përdoret për të financuar shtimin e shpenzimeve qeveritare.Politikat fiskale dhe monetare përgjithësisht përdoren për të luftuar recesionin dhe inflacionin vendor, ndërsa kanë efekte dytësore në bilancin e pagesave.

32 Concerned

43

Page 44: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Me kursin fiks të këmbimit, një politikë fiskale restriktive do të përmirësojë bilancin e pagesave të një vendi nëse suficiti në llogarinë tregtare e tejkalon defiçitin në llogarinë kapitale.Koordinimi i politikave ndërkombëtare është një shqetësim për shkak të objektivave të ndryshme kombëtare ekonomike, institucioneve të ndryshme, klimave të ndryshme politike dhe fazave të ndryshme në ciklin e biznesit.

3.3. Trilema makroekonomike

Trilema makroekonomike, në kohët e fundit, është bërë temë shumë e popullarizuar në debatet e politikë-bërësve në ekonomi rreth sistemit ndërkombëtar monetar. Trilema do të thotë atë që autoritetet duhet që të bëjnë zgjedhe për dy objektiva, nga tri gjithsej (sepse thuhet se është e pamundur që të arrihen që të tri qëllimet-objektivat njëkohësisht). Qëllimet e tilla janë:

pavarësia monetare; norma fikse e këmbimit; dhe lëvizja e lirë e kapitalit ndërkombëtar.

Tri qëllimet e lartshënuara, të trilemës makroekonomike, mund të paraqiten edhe në grafik, siç vijon:

44

Page 45: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

Sipas Trilemën makroekonomike, autoritetet mund të zgjedhin vetëm një anë (krah) të trekëndëshit.Autoritetet mund të zgjedhin qëllimet 1 dhe 2, por që të bëjnë këtë, ato do të duhej që të sakrifikojnë qëllimin 3, sepse është i “dekretuar” nga kontrollet e kapitalit. Shembull prominent i një vendi që e bënë këtë është Kina. Autoritetet kineze aktualisht valutën e tyre Juan (Renminbi-RMB) e mbajnë të lidhur (me paritet) për dollarin amerikan, ndërsa mund t’i rrisin ose zvogëlojnë normat e interesit që t’i plotësojnë kërkesat politike vendore. Megjithatë, ata duhet që të përdorin kontrollin e kapitalit që të ndalojnë rrjedhën – hyrjen dhe daljen e madhe të kapitalit që, në të kundërtën, do të minonte kursin fiks të këmbimit me dollarin amerikan. Disa autoritete i zgjedhin qëllimet 1 dhe 3, ndërsa shembuj të veçuar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe; këto dy vende janë të lira që të rrisin ose të zvogëlojnë normat vendore të interesit që të arrijnë qëllimet e tyre makroekonomike, siç është kontrolli i shkallës së inflacionit dhe shtimi ekonomik, ndërsa lejojnë lëvizjen e lirë të kapitalit brenda dhe jashtë vendit. Por, ato, që ta bëjnë këtë, duhet të heqin dorë nga mundësia e

Norma fikse e këmbimit

3. Lëvizja e lirë e kapitalit ndërkombëtarPavarësia monetare

45

Page 46: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

normave fikse të këmbimit. Për shembull, ulja agresive e normave afatshkurtra të interesit është drejtim i mundshëm i shtimit të rrjedhës së kapitalit, ndërsa zhvlerësimi i valutave të tyre domethënë atë se ato nuk mund të mbajnë kurset fikse të këmbimit të valutave të tyre.Mundësi tjetër është kombinimi i qëllimit 2 dhe 3, që paraqet rastin kur një vend lejon lëvizjen e lirë të kapitalit, ndërsa e mban kursin fiks të këmbimit. Një shembull të tillë të mirë e paraqet Hong Kong-u, i cili e ka të fiksuar (mbërthyer) valutën e vet – Honk Kong dollar, në mënyrë rigide (të ngurtë) me dollarin amerikan, ndërsa lejon lëvizjen e lirë të kapitalit, brenda dhe jashtë vendit. Çmimi për këtë është ajo se Hong Kongu heq dorë nga pavarësia monetare; nëse Sistemi i Rezervave Federale33 (banka qendrore në SHBA) i rrisin normat e interesit (në depozite dhe hua), atëherë Autoritetet Monetare të Hong Kongut34 do t’i shtojnë (ngrisin) normat e interesit, ose dollari i Hong Kongut do të vie në pozitë që do të jetë nën sulmet (presionet) spekulative; anasjelltas, nëse Rezervat Federale të SHBA-së i ulin normat e interesit, autoritetet monetare të Hong Kongut, më shumë a më pak, automatikisht do t’i ulin normat e saja të interesit.Trilema në veçanti është e rëndësishme për vendet në zhvillim, shumë nga të cilat e zgjedhin që të fiksojnë kursin e këmbimit të valutave të tyre, për shembull, për kursin e dollarit amerikan; Mirëpo, nëse ato vendosin që ta bëjnë këtë, atëherë duhet të të heqin dorë, për më tepër, edhe nga kontrolli i politikës së tyre monetare, ose të imponojnë kontrollin e kapitalit nëse ato duan që të kenë një shkallë të autonomisë monetare. Imponimi i kontrollit të lëvizjes së kapitalit mund t’ju jap një shkallë të autonomisë monetare, por qasja në tregjet financiare ndërkombëtare është çështje e rëndësisë së veçantë në procesin afatgjatë të zhvillimit ekonomik.Në anën tjetër, për vendet që zgjedhin liberalizimin e lëvizjes së lirë të kapitalit, do të thotë se ato duhet të sakrifikojnë autonominë e tyre monetare, ndërsa duhet t’i rrisin ose zvogëlojnë normat e interesit në

33 Federal Reserve System34 The Hong Kong Monetary Authority (HKMA)

46

Page 47: Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015

vendet e tyre, nëse Sistemi i Rezervave Federale i ndryshon normat afatshkurtra të interesit, konform me gjendjen e ekonomive të tyre, nëse ato duan që të mbajnë normën fikse të këmbimit të valutave të tyre.

47