65
Biografi Sahabët Vlerat e Sa‟d bin Muadhit (radija Allahu anhu) Imam Shemsudin edh-Dhehebij (Allahu e mëshiroftë!) Burimi: es-Sijer 1/297 Përgatiti: www.perlat-muslimane.com Vdekja e Sa’d bin Muadhi Aishja ka thënë se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), Ebu Bekri dhe Umeri ishin tek Sad bin Muadhi kur ai ishte në shtratin e vdekjes. Unë mund të dëgjoja se si Ebu Bekri dhe Umeri qanin. Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) asnjëherë nuk i rrjedhën lot në sytë për diçka. Kur atë e kaplonte mërzia, ai e kapte mjekrën e tij. Ahmed 6/141 Hasen sipas Shejkh Abdul-Kadr Arnautit Aishja: Nuk kishte asnjë person pas Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), Ebu Bekrit dhe Umerit që i bëri myslimanët të mërziten për të ashtu si Sad bin Muadhi. Burimi: es-Sijer 1/296 Shtrëngimi i varrit Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

Biografi (libri)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Biografi (libri)

Biografi

Sahabët

Vlerat e Sa‟d bin Muadhit (radija Allahu

anhu)

Imam Shemsudin edh-Dhehebij (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: es-Sijer 1/297

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Vdekja e Sa’d bin Muadhi

Aishja ka thënë se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), Ebu Bekri dhe Umeri ishin tek Sad bin Muadhi kur ai ishte në shtratin e vdekjes. Unë mund të dëgjoja se si Ebu Bekri dhe Umeri qanin. Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) asnjëherë nuk i rrjedhën lot në sytë për diçka. Kur atë e kaplonte mërzia, ai e kapte mjekrën e tij. Ahmed 6/141 – Hasen sipas Shejkh Abdul-Kadr Arnautit

Aishja: Nuk kishte asnjë person pas Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), Ebu Bekrit dhe Umerit që i bëri myslimanët të mërziten për të ashtu si Sad bin Muadhi. Burimi: es-Sijer 1/296

Shtrëngimi i varrit

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

Page 2: Biografi (libri)

“Varri ka një shtrëngim. Në qoftë se dikush do të kishte shpëtuar nga kjo, do të ishte Sa’d bin Muadhi.” Ahmed 6/55 – Hadithi është i fortë (një prej kategorive të

hadithit autentik) sipas Dhehebiut.

Imam Dhehebi: Ky shtrëngim nuk është dënim për njeriun. Kjo është ndjenja kur njeriu humbë birin e tij, mikun e tij të dashur e të ngjashme. Ne e dimë se Sa‟d bin Muadhi është në Xhennet dhe është një nga shehidat më të mirë. Luteni Allahun për gjendje të mirë dhe që Ai të na ringjall së bashku me Sad‟ bin Muadhin. Burimi: es-Sijer 1/291

Froni i Allahut (subhanehu ue te ala) u dridh nga gëzimi për vdekjen e Sa’d bin Muadhit

Dhehebiu: Është transmetuar nga sahabë të shumtë se Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Arshi (Froni i Allahut) u dridh nga gëzimi kur Sa’d bin Muadhi vdiq.” Burimi: es-Sijer 1/29

Imam Dhehebiu: En-Nadr bin Shumejl i cili ishte edhe prej njohësve më të shquar të gjuhës arabe, ka thënë:

“„Është dridhur…‟ do të thotë: „Është gëzuar‟.” Burimi: es-Sijer 1/293

Arishi është krijimtari e Allahut (subhanehu ue te ala)

Froni është krijimtari e Allahut (subhanehu ue te ala) të cilin e posedon vetë Allahu. Nëse dëshiron Allahu që ai të dridhet, ai dridhet dhe krijon ndjenja në të nga dashuria për Sa‟d bin Muadhin.

Personalitete të shquara

Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa‟di (Allahu

e mëshiroftë!)

Burimi: “Përmbledhje nga libri el-Hadaik el-Bahijjeh (19-45)” nga Dr. Tarik el-Huvejtir.

Biografia është shkruar nga Shejkh Abdullah el-Bassam (me disa shtesa)

Page 3: Biografi (libri)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Lindja dhe emri i tij

Ai u lind në qytetin Unejzeh, me 12 Muharrem në vitin 1307 hixhri. Emri i tij ishte Abdurr-

Rrahman bin Nasir bin Abdil-lah bin Nasir Al S‟adi nga fisi Benu Temim Nëna e tij vdiq kur ai

ishte vetëm katër vjeç, kurse babai i tij vdiq kur ai ishte shtatë vjeç. Gruaja e babait të tij u kujdes

për të shumë mirë dhe me përkushtim të veçantë, ngase atë e donte më shumë sesa fëmijët e saj.

Fillimi i studimeve

Në moshën e adoleshencës ai jetonte në shtëpinë e vëllait të tij të madh. Filloi kërkimin e diturisë

me zell të posaçëm. Kuranin e mësoi përmendësh në moshën dymbëdhjetë vjeçare në shkollën

Sulejman bin Damigj. Pastaj ai filloi të studiojë tek dijetarët që ishin në zonën ku ai jetonte.

Shpejt u bë e qartë se ai ishte një nxënës më i zellshëm sesa kolegët e tij të studimit, kështu që

ata filluan të studiojnë tek ai.

Prej librave që ai i mësoi përmendësh përpos Kuranit ishin: „Umdetul-Ahkam, Delilut-Talib, disa

nga koleksionet e poezisë së Ibn Abdil-Kavijjs dhe Nunijen e Ibnul-Kajimit.

Mësuesit e tij:

Ai kishte mësuar afërsish tek dhjetëra dijetarë të asaj kohe, prej më të njohurve janë:

1) Shejkh Salih Kadi Uthman bin Al Kadi, tek i cili ka studiuar më së gjati.

2) Shejkh Muhamed Abdul-Aziz el-Mani.

3) Shejkh Ibrahim bin Salih bin Isa.

Studentët e tij:

Ai kishte shumë studentë të cilët më vonë do të bëheshin prej dijetarëve të mëdhenj, në mesin e

tyre ishin:

1) Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin- Dijetar i madh, i cili numërohet ndër dijetarët më të

mëdhenj të kohës sonë, sidomos në çështje të fikhut.

2) Shejkh Abdullah bin Abdul-Aziz el-Akil- Ai ishte kryetar i Gjykatës në Arabisë Saudite në të

kaluarën, numërohet në mesin e dijetarëve më të mëdhenj tani për tani në Arabinë Saudite.

3) Shejkh Abdullah el-Bessam- Një nga dijetarët e mëdhenj, është autor i disa librave shumë të

rëndësishme.

Librat e tij:

Page 4: Biografi (libri)

Shejkhu ishte një shkrimtar i madh dhe është bërë i njohur për librat e tij të mirë. Ai shkroi mbi

dyzetë libra, shumë prej tyre përdoren në mësimdhënie nga dijetarët më të mëdhenj. Në mesin e

këtyre librave janë:

1) Minhaxhus-Salikin- Një libër konciz i fikhut, i cili zakonisht mësohet nëpër xhami.

2) Tejsirul-Kerimirr-Rrahman fii tefsir Kelamil-Mennan- Ky është tefsiri i njohur i Shejkhut, i

cili konsiderohet një nga librat më të mirë në kohën tonë të shkruar në tefsir.

3) El-Kaua‟idul-Hisan li-Tefsir el-Kuran- Një libër i rëndësishëm për rregullat themelore se si

duhet të kuptohet tefsiri.

4) El-Kaulus-Sadid fii Makasidit-Teuhid- Ky është shpjegimi i

Shejkhut për librin “Kitabut-Teuhid” të Shejkh Muhamed bin Abdul-Vehabit.

Lavdatat e dijetarëve për të:

Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin ka thënë në lidhje me tefsirin e tij: “Me të vërtetë, tefsiri i

Shejkhut tonë Abdurr-Rrahman bin Nasir es-S’adit i cili quhet Tejsirul-Kerimirr-Rrahman fi

tefsir Kelamil-Mennan, konsiderohet të jetë prej tefsirëve më të mirë. Prandaj, unë e këshilloj

çdo kënd i cili dëshiron të studiojë tefsirin, që biblioteka e tij të mos jetë pa këtë

libër.” (Parathënie për librin “Tejsirul-Kerimirr-Rrahman fii tefsir Kelamil-Mennan” (fq. 7)

Dr. Tarik el-Khuvajtir i cili ka shkruar rreth biografisë së Shejkhut, ka thënë: “Dijetarët e kanë

lavdëruar atë dhe kanë thënë se ai ishte alameh (dijetar i madh), tefsirolog, fikholog, dijetar i

shkencës së Usulit (Bazave të fikut, është shkencë në vete dhe shumë e rëndësishme), po ashtu

ishte edhe gjuhëtar.

Vdekja e tij:

Shejhu vdiq në natën e enjte me njëzetetre Xhumadel-Ahir të vitit 1376 hixhri. E varrosën pas

namazit të drekës. Të gjithë njerëzit të vjetër dhe të rinj, morën pjesë në varrimin e tij në qytetin

Unejzeh. Njerëzit në atë kohë ishin shumë të pikëlluar.

Muhamed Nasir ud-Din el-Albani

Page 5: Biografi (libri)

Një përmbledhje e librit “El-Imam el-Albani durus ue mavakif ue „ibar” shkroi Shejkh Abdul-

Aziz es-Sadhan, me disa shtesa.

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij:

Ebu Abdir-Rrahman Muhamed Nasir ud-Din Nuh Nexhati el-Albani

Thënia e tij e preferuar, ishte:

„Dëshira për t‟u parë ia thyen shpinën njeriut‟.

Vendi i lindjes së tij dhe edukimi i tij:

Ai u lind në vitin 1914 në Shkodër të Shqipërisë, në një familje të varfër. Babai i tij kishte

studiuar në një qendër të mësimit islam në kryeqytetin Osman Stamboll. Kur mbreti Ahmed

Zogu mori pushtetin në Shqipëri dhe filloi t‟i detyrojë njerëzit të pasojnë rrugën laike –

antifetare, familja e Shejkhut ikën në Siri.

Fillimi i studimeve të tij:

Shejkhu filloi të studioi në shkollën fillore në një shkollë në Damask, por i ati i tij ishte i

mendimit se shkolla nuk ishte e mirë nga aspekti fetar, kështu që ai filloi t‟ia mësojë vetë fenë

djalit të tij.

Babai i tij, ia mësoi Kur‟anin, Texhvidin, Sarfin (sintaksën) dhe Fik‟hun hanefi. Ai e lexonte tërë

Kur‟anin në prani të të atit, e njëkohësisht e mësonte edhe texhvidin.

Ai gjithashtu studioi Balagan (Retorikën) tek Shejkh Seid el-Burhani dhe mori një certifikatë në

lëmin e hadithit nga Shejkh Raghib et-Tabakh, e cili ishte prej dijetarëve më të mëdhenj të

Halebit (Qytet i njohur i dijes) në atë kohë.

Dhënia pas dijes dhe leximit:

Shejkh Albani, qëndronte me orë të tëra në bibliotekën Dhahirije në Damask. Sa që një ditë prej

ditësh, studentët u ankuan tek drejtori i bibliotekës se nuk kanë vend të mjaftueshëm për mësime,

ngase Shejkh Albani po e bllokonte një tavolinë me katër ulëse, për shkak të librave të shumtë që

merrte pranë vetes. Pas kësaj atij iu lejua nga drejtori i bibliotekës së Damaskut që të ketë në

shërbim një dhomë të posaçme që të punojë në lëmin e hadithit dhe shkencave të tjera.

Udhëzimi i tij në Sunnet

Thotë Imam Albani në lidhje me udhëzimin e tij:

Page 6: Biografi (libri)

“Ajo që hapi rrugën time drejt udhëzimit të Selefëve, ishte revista e Muhammed Rashid Ridasë

„el-Manar‟. Pastaj kam vënë re se Muhammed Rashid Rida devijojë në disa çështje të Sunnetit.”

(Silsilet-ul-Huda uen-Nur 198)

Lufta e Imam Albanit për Sunnet

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Ende pa filluar t‟ua mësosh shqiptarëve pasimin e

Sunnetin, ata vetëm se kanë filluar që ta luftojnë atë. Nëse arabët po e luftojnë Sunnetin, çfarë të

themi për shqiptarët?!” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (178))

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Myftiu i Sirisë kërkoi që unë të dëbohem në shkretëtirë,

në verilindje të Sirisë. Ndërsa ministri i brendshëm i Sirisë në atë kohë më tha se ai e di se daveti

im është e vërteta dhe se puna e tij e vetëm është për të ruajtur sigurinë e vendit.” (Silsilet-ul-

Huda uen-Nur (173))

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Me 3 Sefer të vitit 1399 Unë për pakë sa nuk isha

viktimë i snajperëve në Bejrut – Liban. Makina ime u godit me tre plumba, por unë dhe familja

ime shpëtuam pa u lënduar.” (Gajet-ul-Meram, faqe 13.)

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Unë kam qenë rreth njëzet vjeç kur babai im më largoi

nga shtëpia, sepse unë nuk pasoja medh´hebin Hanefi. Unë u martova, bëra dasmën dhe Allahu

më dhurojë një fëmijë, ndërsa babai im nuk ishte i pranishëm në këto raste.” (Silsilet-ul-Huda

uen-Nur (168))

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Kur babai im kuptoi se thirrja ime përbëhej nga më

shumë të mira se sa të këqija, ai filloi të ndryshojë dhe afrohej tek dyqani im, pa pasur guximin

që të hynte brenda.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (168))

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Babai im ishte i kënaqur me mua kur ai vdiq. Kah fundi i

jetës së tij ai më tha: „Unë kam përfituar nga ti‟.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (167))

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Më në fund kontaktuam sërish unë dhe babai im.

Dëshmova sëmundjen dhe vdekjen e tij. Pastaj unë u kujdesa për procesin e varrimit, dhe e

varrosa atë sipas Sunnetit.” (Silsilet-ul-Huda uen-Nur (168))

Imam Albani (rahimehullah) ka thënë: “Detyrimi për të treguar diturin dhe pengesat për ta

fshehur atë, kjo është ajo që më lejon mua që të injorojë njerëzit nëse ata janë të lumtur apo të

zemëruar për atë që unë them.” („Ulema ue Mufekkirun (299))

Librat e Shejkhut:

Ai filloi të shkruaj në të njëzetat e hershme të tija. Kështu që shkrimi i parë i tij qe ngritur mbi

Fikh (jurisprudencë), njohjen e dëshmisë dhe fikhun krahasues, ishte libri, Tehdhirus-Saxhid min

Itikhadhil-Kubur Mesaxhid.

Shejkhu ka shkruar libra dhe vlerësuar hadithet e dobëta dhe të sakta që gjenden në librat e

dijetarëve të mëhershëm. Shejkhu ka botuar mbi 200 tituj.

Page 7: Biografi (libri)

Midis tyre janë libra të famshëm, si:

1) Silsila el-Ahadith es-Sahih (Ka të bëj me vlerësimin e haditheve autentike)

2) Silsila el-Ahadith ed-Daifah (vlerësimin e haditheve të dobëta)

3) Irua ul-Ghalil

Ai ka vlerësuar gjithashtu nëse hadithet janë të dobëta apo autentike në librat e haditheve më

poshtme:

1) Sunnen en-Nesai

2) Sunnen Ebu Davud

3) Sunnen et-Tirmidhi

4) Sunnen Ibn Maxheh

5) Sahih Ibn Huzejmeh

Studentët e Shejkhut:Shejkhu kishte shumë studentë të cilët më vonë u bën ulema të mëdhenj.

Prej tyre janë:

1) Shejkh Rabi el-Medkhali

2) Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i

Lavdatat e dijetarëve për Imam Albanin:

Shejkhu – rahimehullah – kishte shumë karakteristika të lavdërueshme, nga më të qartat dhe më

evidentet ishin: saktësia e tij, serioziteti, zelli, këmbëngulësia dhe qëndrueshmëria në arritjen e të

së vërtetës dhe të kthyerit në pozitën e duhur. Ai ishte durimtar ndaj vështirësive që erdhën

krahas diturisë dhe thirrjes në islam, dhe ai i përballojë vuajtjes në atë rrugë, duke qenë i

durueshëm dhe gjithherë duke shpresuar shpërblimin. Prej gjërave që më së shumti e dallonin

Shejkhun nga vëllezërit e tij nga mesi i dijetarëve ishte shërbimi i tij ndaj Sunnetit dhe njerëzve

të tij, dhe përgënjeshtrimi që ua bënte të devijuarve me sqarime të qarta me nivelet e tyre të

ndryshme.

Imam Albani konsiderohet të jetë një prej Imamëve të Ehli-Sunnetit dhe që me të vërtetë ka

ringjallur Sunnetin në kohën tonë. Dijetarët në drejtim të tij kanë thurur lavdërime të shumta,

këto janë vetëm disa thënie nga disa prej tyre:

1) Shejkh Ibn Baz ka thënë: “Unë nuk di dikë që jeton nën qiellin e kësaj kohe dikë që është më

i ditur në hadith sesa Shejkh Albani.”

2) Shejkh Ibn Baz u pyet në lidhje me hadithin që thotë se do të ketë një person në çdo shekull

që do të jetë një Muxhedid (ai i cili përhap fenë dhe e ringjallë atë, pasi që njerëzit të jenë

dobësuar), kështu që kush është Muxhedid në kohën tonë? Shejkh Ibn Baz u përgjigj: “Unë

mendoj se Muxhedid i kohës sonë është Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani, dhe Allahu e

di më së miri.”

Page 8: Biografi (libri)

3) Shejkh Uthejmin një herë prej herësh, pa në një audio-kasetë në të cilën shkruante:

“Muhadithi i Shamit Muhammed Nasirud-Din el-Albani”. Në këtë rast, ai tha: “Përkundrazi, ai

është muhadithi i kohës tonë”.

4) Shejkh Abdullah bin Abdul-Aziz el-Akil ka thënë për Imam Albanin: “Ai është nga Imamët

e Sunnetit, prej Muhadithëtve më të mëdhenj, i cili me librat e tij i shërbeu shumë Sunnetit të

Profetiti (sal Allahu alejhi ue selem).”

5) Shejkh Mukbil ka thënë: “Në këtë kohë, askush nuk i përafrohet Imam Albanit në lidhje me

lëmin e Hadithit.”

Vdekja e tij:

Dituria e tij ishte vegla më e mirë e tij, ndërsa durimi ishte parimi udhëzues. Ai u bë i dalluar për

shkak të meritave të tija, durimit, këmbëngulësisë në të drejtë, punës së vyer, madhështisë dhe

inteligjencës. Shejkhu, asnjëherë nuk u ndal nga të kërkuarit e diturisë, durimin në të shkruar,

duke e arritur atë me zell derisa i bëri tetëdhjetë e gjashtë vite në moshë. Ai nuk pushoi së

shkruari dhe kontrolluari deri në dy muajt e fundit të jetës së tij, për shkak të humbjes së forcës –

përkundër zemrës së tij që ende ishte e etur pas dijes – derisa vdiq të shtunën 22 Xhumada el-

Akhirah në vitin 1420, që përkon me 10.02.1999.

Allahu pastë mëshirë ndaj tij.

Abdul-Aziz Ibn Baz

Burimi: “Një përmbledhje e librit El-Inxhaz fi terxhmetil-Imam Abdul-Aziz bin Baz nga Abdurr-

Rrahman er-Rahmeh (me disa shtesa)”

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij:

Abdul-Aziz bin Abdullah bin Abdurr-Rrahman bin Muhamed bin Al Baz.

Lindja e tij: Ai ka lindur në Riad, më 12 Dhul-Hixhe, në vitin 1330.

Mësuesit e tij

Page 9: Biografi (libri)

1) Shejkh el-Alameh Muhamed bin Abdil-Latif Al esh-Shejkh (vdiq 1376).

2) Shejkh el-Muhadith Sa‟d bin Hamed bin Ali bin „Atik (vdiq 1349).

3) Shejkh el-Alameh Salih bin Abdil-Aziz Al esh-Shejkh (vdiq 1372).

4) Shejkh el-Imam Muhamed bin Ibrahim Al esh-Shejkh (vdiq 1389). Ai ishte Myftiu i Arabisë

Saudite. Shejkh Ibn Bazi studioi tek ai gjatë një periudhe dhjetë vjeçare, ku vazhdimisht ishte me

të. Shejkh Ibn Baz konsiderohet studenti i tij më i afërt dhe më i famshëm ndër të tjerët.

Nxënësit e tij

Shejkh Ibn Baz kishte një numër të madh të studentëve dhe është e vështirë për t‟i numëruar të

gjithë ata. Shumë prej tyre numërohen në mesin e dijetarëve të mëdhenj të kohës sonë. Ndër më

të famshëm të cilët kanë studiuar tek ai ishin:

1) Shejkh el-Alameh Abdullah el-Ghudejjan- i cili ndër të tjera ishte anëtar i “Komisionit të

Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” në Arabin Saudite.

2) Shejkh Ibrahim bin Muhamed Al esh-Shejkh- ish-ministër i drejtësisë në Arabinë Saudite.

3) Shejkh el-Alameh el-Fakih Muhamed bin Salih el-Uthejmin- ai konsiderohet si një nga

dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë.

4) Shejkh Abdullah bin Muhamed ez-Zahim- ai ishte gjykatësi i lartë dhe Imam i Xhamisë së

Profetit salallahu alejhi ue selem.

5) Shejkh el-Alameh Salih bin Muhamed el-Luhejdan- ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë në Arabinë

Saudite dhe anëtar i “Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj”.

6) Shejkh el-Muhadith Abdul-Muhsin el-Abbad- dikur rektor në Universitetin Islamik të

Medinës dhe dijetari më i madh në Medine tani për tani.

7) Shejkh Muhamed Eman el-Xhamij- një nga dijetarët e mëdhenj të Medines.

8) Shejkh el-Alameh Salih el-Feuzan- anëtar “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore

dhe Fetva” dhe një ndër anëtarët e “Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj”.

9) Shejkh Ali bin Nasir el-Fekihi- një nga dijetarët e mëdhenj të Medines.

10) Shejkh el-Alameh Rabi el-Medkhali- një nga dijetarët më të mëdhenj dhe njohës i mirë i

shkencave të Hadithit.

11) Shejkh Salih bin Sad es-Suhejmi- njëri prej dijetarëve të mëdhenj Medines.

12) Shejkh Ubejd el-Xhabiri- një nga dijetarët e mëdhenj të Medines.

Page 10: Biografi (libri)

Dhe akoma më shumë nga dijetarët e mëdhenj të kohës sonë.

Veprimtaria e tij

1) Gjyqtarë në qytetin Damam.

2) Mësimdhënës në Ma‟had el-Ilmi në Riad dhe më pas në Fakultetin e Sheriatit.

3) Zëvendës Rektor dhe pastaj Rektor i Universitetit Islamik të Medines.

4) Kryetari i “Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj”.

5) Kryetar i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva”.

6) Myfti i Arabisë Saudite.

Lëvdatat e dijetarëve për të

1) Shejkh el-Alameh Abdurr-Rrahman bin Kasim ka thënë: “Shejkh Abdul-Aziz bin Abdullah bin

Baz është dijetar i nderuar, dijetar në hadith dhe fikh, i cili i mëson nxënësit …” (Për më shumë

shih “Durarus-Senijeh” (16/484-485)

2) Shejkh Rabi el-Medkhali ka thënë: “Unë e kam njohur këtë Imam dhe dijetar të madh

nëpërmjet diturisë së tij, veprimeve të tij, sjelljeve. Ai jepte rëndësi aq shumë gjendjes së

myslimanëve dhe i jepte rëndësi të madhe të thirrurit në Selefizëm, Selefive dhe thirrësve Selefi

në Lindje dhe Perëndim…” ( Për më shumë shih Tedhkirun-Nabihin 386)

3) Shejkh el-Muhadith Abdulmuhsin el-Abbad ka thënë: “Ai ishte dijetari i nderuar, imam,

dijetar i fikhut dhe hadithit, Shejkhul-Islam, Myftiu i njerëzve, Ripërtërirës i shekullit të 15-

Shejkh Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz …” (Për më shumë shih Shejkh Ibn Baz namudhexh

min Er-Ra‟il el-Euuel, e cila është pjesë e mledhjes së librave të Shejkh Abdul-Muhsinit (6/449)

Vdekja e tij:

Shejkhu vdiq në vitin 1420 pasi ka qenë i sëmurë dhe ai u varros në Meke, ku në varrimin e tij

morën pjesë një numër shumë i madh i njerëzve, dhe vetëm Allahu e di se sa mund të ishin ata të

cilët ia falën namazin e xhenazes.

Ibn Uthejmin

Page 11: Biografi (libri)

Burimi: Përmbledhje e librit “El-Xhami li Hajat el-Alameh Muhamed bin Salih el-Uthejmin” nga

Ualid el-Husejn, me disa shtesa

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij:

Emri i tij është Ebu Abdullah Muhamed bin Salih bin Sulejman bin Abdurr-Rrahman bin

Uthman el-Vuhejbi et-Temimi. Babai i stërgjyshit të tij Uthmani, thirrej me nofkën Uthejmin dhe

pastaj shejkhu u bë i njohur me këtë emër.

Lindja e tij:

Ai ka lindur në qytetin Unejzeh në rrethinën e Kasimit në Arabinë Saudite, më 27 në muajin

Ramazan, më 1347 Hixhri.

Mësuesit e tij:

1) Shejkh el-Alameh el-Mufessir Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa‟di- Mësoi tek ai përgjatë një

periudhe gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

2) Shejkh el-Alameh Abdul-Aziz bin Baz- Ai ishte myfti i Arabisë Saudite, tek ai mësoi Sahihun

e Buhariut dhe disa libra të fikhut.

3) Shejkh el-Mufessir Muhamed el-Emin esh-Shenkiti- Tek ai mësoi kur ishte në “Ma‟had el-

Ilmi” në Riad.

4) Shejkh Muhamed bin Abdul-Aziz el-Mutauua- Ai ishte gjyqtar i fundit në Unejzeh. Tek ai

mësoi në lëmin e akides, fikhut dhe gjuhën arabe.

Nxënësit e tij:

Shejkhu dha mësime për dyzetepesë vite derisa vdiq. Ai kishte aq shumë nxënës sa që është

vështirë për t‟i numëruar të gjithë, por në mesin e tyre ishin:

1) Shejkh Hamad el-Uthman- Ai është një nga dijetarët në Kuvajt dhe profesor në Universitetin e

Kuvajtit.

2) Shejkh Sulejman Ebul-Khajl- Ai është rektori aktual i Universitetit Imam Muhamed bin

Se‟ud.

3) Shejkh Abdus-Selam bin Burxhis- Ai ishte një nga dijetarët e Riadit, i cili është i njohur për

librat shumë të mirë që i ka shkruar.

4) Shejkh „Issam es-Sinani- Një nga dijetarët në Kasim.

Page 12: Biografi (libri)

5) Shejkh Abdullah el-Musalem- Një nga dijetarët në Kasim.

Librat e tij:

Shejkhu deri në vitin 1422 hixhri kishte 115 libra të shtypur, të cilat i ka shkruar vetë, por edhe

nxënësit e tij kanë transkriptuar nga kasetat e tij. Ndër librat më të njohur janë:

1) Sherhul-Mumti‟ e cila është një shpjegim i Zadul-Mustakni‟, është shtypur në

gjashtëmbëdhjetë volume.

2) Komentimi i Rijadus-Salihin në shtatë vëllime.

3) Një koleksion të librave të shkurta dhe fetvave të Shejkhut, e cila është rreth tridhjetë vëllime.

Lëvdatat dijetarëve për të:

Shejkhul-Muhadith Abdul-Muhsin el-Abbad ka thënë: “…Vëllezër të mi, këtë mbrëmje do t’u

them disa fjalë rreth një shejkhu të nderuar në Arabinë Saudite, i cili është një nga dijetarët e

mëdhenj të botës islame. Ai i ka kushtuar vëmendje shumë të madhe dhe të veçantë dijes, duke e

përhapur atë anekënd botës që t’u bëjë dobi studentëve. Ai është shejkh el-Alame Muhamed bin

Salih el-Uthejmin …” (Shejkh Muhamed bin Uthejmin minel-„Ulema err-Rrabbanijiin, e cila

është pjesë e koleksionit të librave të Shejkh Abdul-Muhsinit (6/473)

2) Shejkh Rabi‟ el-Medkhali ka thënë: “A mund të gjeni mbi faqen e dheut të tillë sikurse Shejkh

Ibn Baz dhe Shejkh Ibn Uthejmin …” (Ehlul-Hadith hum etTaifah el-Mensurah uel-firkatun-

Naxhijah 90-91)

Vdekja e tij:

Shejkhu vdiq më 15 Sheval të vitit 1421, që korrespondon me 10 janar 2001.

Autoritetet qeveritare të Arabisë Saudite ishin të detyruar të mbledhin 1500 ushtarë për të

mbajtur rendin e mbi 500 000 njerëzve që falën namazin e xhenazes të shejkhut. Në safin e parë

ishte ministri i brendshëm i Arabisë Saudite, princi Naxhif bin Abdul-Aziz dhe minsitri i fesë

shejkh Salih Al esh-Shejkh, së bashku me dijetarët e mëdhenj të Arabisë Saudite.

Mukbil el-Uadi‟i

Burimi: Përmbledhje nga libri ”El-Ibhaxh” nga Hamid bin Ka‟id el-Atmi me disa shtesa.

Page 13: Biografi (libri)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij:

Ebu Abdurr-Rrahman Mukbil bin Hadi bin Mukbil bin Ka‟ideh el-Hamdani el-Uadi‟i el-Khilali.

Vjen nga fisi err-Rrashid.

Lindja e tij:

Ai ka lindur në fshatin Demmaxh në veri të Jemenit në vitin 1352 H.

Fillimi i studimeve të tij:

Shejkhu filloi të mësojë shkrim dhe lexim qysh kur ishte i vogël, mësoi leximin e Kuranit dhe

studioi pak nga historia. Shejkhu erdhi nga një familje Shiite, megjithatë e urrente të pasuarit

verbërisht. Pasi që nuk kishte kush që mund ta ndihmonte atë në studimet e tij, ai nuk filloi

studimet deri në moshën 20 vjeçare.

Ai shkoi nga Jemeni për në Arabinë Saudite dhe ka punuar si pastrues i shtëpive në Mekë. Një

person i cili bënte davet nëpër xhami në Mekë, ia dhuroi Shejkhut librat, si: “Sahihul-Buhari”,

“Rijadus-Salihin”, “Bulugul-Meram” dhe “Fet‟hul-Mexhid”. Ai filloi t‟i lexojë.

Mësuesi i tij i parë prej Ehli-Sunnetit ishte Shejkh Jahja bin Uthman nga Pakistani. Tek ai studioi

Sahihul-Bukharin, Sahih Muslim dhe Tefsirin e Ibn Kethirit. Pastaj Shejkhu filloi studimet në

Ma‟hadul-Haram në Mekë dhe ka studiuar për gjashtë vjet. Pastaj ai u pranua në Universitetin

Islamik të Medinës, studioi shtatë vjet dhe mori diplomën në Master.

Mësuesit e tij:

1) Imam Albani- ndoqi mësime private tek ai përderisa shejhu ishte në Medine.

2) Shejkh Ibn Baz- ndoqi mësimet e Sahih Muslimin në Xhaminë e Profetit.

3) Shejkh Muhamed bin Abdil-lah es-Sumali.- ndoqi mësimet e Sahihul-Buharit në Mekë.

4) Shejkh Hammed el-Ensari- mësoi kur ishte duke ndjekur mësimet për master në Medine.

5) Shejkh Bediud-Din err-Rrashidi.

Nxënësit e tij:

Vetëm Allahu e di numrin e nxënësve që kanë mësuar tek ky dijetar i madh, e që mund të arrijnë

me mijëra. Ishte zakon të merrnin pjesë deri në 3000 nxënës në ligjëratat e tij gjatë pushimeve

verore dhe rreth 2000 gjatë pjesës tjetër të vitit. Ndër nxënësit e tij më të famshëm, janë:

1) Shejkh Muhamed bin Abdul-Vehab el-Uasabi- Dijetari i Jemenit i cili ka një qendër ku jep

mësime në Hudejdeh.

2) Shejkh Muhamed el-Imam- Shejkhu i njohur i cili ka një qendër të madhe arsimore në qytetin

Ma‟bar me mijëra nxënës.

Page 14: Biografi (libri)

3) Shejkh Abdullah edh-Dhamari- Një ndër ligjëruesit më të njohur në Jemen.

4) Shejkh Jahja el-Hajxhuri- Shejkhu i cili mori përsipër qendrën e Shejkhut në Damaxh pas

vdekjes së tij.

5) Shejkh Abdurr-Rrahman el-Adani- Quhet gjithashtu fekihu u Jemenit i cili është një nga

dijetarët e Jemenit dhe ka një qendër arsimore në Fejush pranë qytetit Aden.

Mësimdhënia e Shejkhut:

Shejku e kishte zakon të japë mësime çdo ditë pas namazit të Drekës, Ikindisë dhe Akshamit.

Ndonjëherë ai mbante derse edhe para namazit të Drekës dhe pas namazit të Jacisë. Kjo vazhdoi

për një periudhë 25 vjeçare, duke e bërë gjatë tërë vitit.

Librat e Shejkhut:

Shejhu ka 48 libra të shtypura në tematika të ndryshme. Shejkhu shkroi libra në tefsir, akide,

hadith, fikh dhe në lëmi të tjera. Ndër librat më të njohur të tij, janë:

“El-Xhami‟us-Sahih mima lejse fis-sahihajn”- Në të ai mblodhi hadithet autentike të cilat nuk

janë në Sahihun e Buhariut dhe Sahihun e Muslimit. Libri ka gjashtë vëllime të mëdha.

“Es-Sahihul-Musned fi Esbabin-Nuzul”- Në të ai mblodhi hadithet autentike që përshkruajnë

shkaqet e zbritjes së ajeteve të Kur‟anit.

“Ash-Shafa‟ah”.

“El-Makhraxh minel-fitneh”.

Çfarë thanë Dijetarët për Shejkhun:

1) Mësuesi i tij Shejkh Hammad el-Ensari ka thënë për të: “Unë nuk kam parë askënd të jetë aq i

zellshëm dhe student aq i mirë sa Mukbil.” (el-Mexhmu‟ 2/607) (Duhet përmendur se Shejkh

Hammad ishte mësues i disa nga dijetarët tonë më të mëdhenj, si: Shejkh Feuzanit, Shejkh

Luhejdanit, Shejkh Abbadit, Shejkh Rabisë etj, gjë e cila tregon për peshën e fjalëve të tij.)

2) Shejkh Rabi el-Medkhali ka thënë për të: “Ai është el-Alameh (dijetarë i madh), el-Muhadith,

el-Muxhahid, i cili ringjalli davetin selefi në Jemen.” (Tadkhiratun-Nabihin fq. 390)

Vdekja e Shejkhut:

Shejhu ka vdekur pasi ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, me datën e 30 të Rebi‟ul-Euuel të

vitit 1422 H ose 22 korrik të vitit 2001. Ai u varros pranë Imam Ibn Bazit dhe Imam Ibn

Uthejminit në Mekë, pas faljes së namazin e xhenazes me një numër shumë të madh të njerëzve.

Abdullah el-Gudejan

Page 15: Biografi (libri)

Shejkh Abdullah el-Gudejan (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Një përmbledhje e biografisë së Shejkhut nga Wikipedia në gjuhën arabe me disa shtesa

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij dhe lindja

Ai ishte dijetari i madh në lëmin e fikhut dhe në bazat e tij (usulul-fikh). Emri i tij është Abdullah

bin Abdurr-Rrahman bin Abdurr-Rrazaka bin Kasim el-Gudejan, nga fisi „Amr bin Temim prej

anës së babait të tij dhe nga fisi Utejbi prej anës së nënës së tij. Ai u lind në qytetin Zulfi të

Arabisë Saudite, në vitin 1345 hixhri.

Studimet e tij

Ai filloi studimet duke mësuar shkrim leximin si i vogël tek Abdullah es-Suhejmi, Abdullah el-

Gajth dhe Falih ere-Reumi. Pastaj filloi t‟i mësojë bazat e fikhut, besimin, gramatikën e gjuhës

arabe dhe trashëgiminë islame tek Hamdan bin Ahmed el-Batil. Më pas udhëtoi për në Riad, në

vitin 1363 hixhri, duke përfunduar shkollën e mesme në vitin 1368 hixhri. Më tej filloi të

studiojë në “El-Ma‟had el-„Ilmi”, në vitin 1371 hixhri. Në të njëjtën kohë mësonte tek Shejkh

Muhamed bin Ibrahim dhe dijetarë të tjerë. Ai më vonë u diplomua në fakultetin Sheriatit në

vitin 1376 hixhri.

Mësuesit e tij

Shejkhu mësoi tek shumë dijetarë të mëdhenj, disa prej tyre janë:

1) Shejkh Abdul-Aziz bin Baz- ish-myftiu i Arabisë Saudite dhe një prej dijetarëve më të

mëdhenj të kësaj kohe. Shejkh Gudejani tek ai studioi fikhun.

2) Shejkh Abdul-Aziz er-Rashid- ish-kreu i gjykatës në Riad. Tek ai studioi fikhun dhe

trashëgiminë islame.

3) Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti- dijetari i madh në lëmin e tefsirit në kohën tonë. Tek

ai studioi Bazat e Fikut (usulul-fikh), e lëndë të ndryshme që kanë të bëjnë me Kuranin dhe

tefsirin.

4) Shejkh Abdurr-Rrahman al-Afriki- një ndër dijetarët më të mëdhenj të hadithit. Tek ai studioi

mustalahun (shkencën bazë zë hadithit) dhe fikun e hadithit.

Veprimtaritë e tij:

1) Kryetari i gjykatës në qytetin e Khuber.

Page 16: Biografi (libri)

2) Anëtar i Komisionit për kërkime shkencore dhe Fetva në Arabinë Saudite, nga viti 1391 hixhri

deri në vdekjen e tij.

3) Anëtar i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj në Arabinë Saudite, nga viti 1386 hixhri deri në

vdekjen e tij.

4) Ligjërues në “Universitetit Imam Muhamed bin Su‟ud” në Riad.

5) Një nga pjesëtarët që jepte fetva në programin Nurun „aled-Derb, në radio-stacionin

“idha‟atul-Kuran” dhe televizionin shtetëror në Arabin Saudite.

Mësimdhënia e tij

Shejkhu jepte mësim nga viti 1389 hixhri deri në vdekje, rreth 40 vjet. Ai jepte mësim në lëndët

e Fikhut, Usulul-Fikh, Rregullat e Fikhut, Hadith, Mustalah, Tefsir dhe Akide. Derset më të

shpeshta përgjatë javës, ai i realizonte pas namazit të Akshamit dhe Jacisë, e nganjëherë edhe pas

Sabahut.

Vdekja e tij

Shejkhu vdiq në vitin 1431, ose me 1 qershor 2010. Kur vdiq, ai konsiderohej nga dijetarët më të

mëdhenj të Arabisë Saudite.

Abdullah bin Humejd

Shejkh Abdullah bin Humejd (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Biografia është një përmbledhje e shkurtër e shkruar nga biri i Shejkhut Dr. Salih bin

Abdil-lah bin Humejd, në librin “El-Hadaik el-Behijjeh fi Sijer ba‟dil-„Ulemah el-Mu‟asirin” (fq.

77-102)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij:

Ai ishte dijetari i madh sidomos në Fikh, Ebu Muhamed Abdullah bin Muhamed bin Abdirr-

Rrahman bin Abdil-Aziz bin Abdirr-Rrahman bin Husejn bin Humejd. Ai është nga fisi i njohur i

Beni Khalid.

Lindja e tij dhe fillimi i studimeve të tij

Page 17: Biografi (libri)

Ai u lind në qytetin e Riadit, me 29 Dhul-Hixhe, në vitin 1329 H. Babai i tij vdiq kur ai ishte dy

vjeç ndërsa nëna e tij vdiq kur ai ishte gjashtë vjeç.

Ai u verbua nga një sëmundje e zakonshme qysh në moshën e hershme të fëmijërisë. Megjithatë,

e filloi mësimin e Kuranit përmendësh tek mësuesi i njohur i Kuranit Ali bin Muhamed. Pasi ai

mësoi Kuranin përmendësh, filloi të mësojë tek dijetarët e mëdhenj në Arabinë Saudite.

Mësuesit e tij:

1) Shejkh Salih bin Abdil-Aziz bin Al esh-Shejkh- ishte gjykatës në Riad. Tek ai mësoi në lëmin

e Akides dhe Fikhut.

2) Shejkh Muahamed bin Abdil-Latif- tek ai mësoi gjithashtu Akiden dhe Fikhun.

3) Shejkh Muhamed bin Ibrahim- myftiu i asaj kohe në Arabinë Saudite. Ai konsiderohet të jetë

mësuesi më i madh i tij. Tek ai mësoi në lëmin e Akides, Fikhut, Hadithit, Mustalahut (një nga

shkencat kryesore të shkencës së Hadithit), Gramatikës arabe dhe Trashëgiminë islame. Ai më

vonë, tregohet duke qenë një nga nxënësit më të zellshëm të Shejkh Muhamed bin Ibrahimit. Kjo

bëhet shkak që Shejkh Muhamed bin Ibrahim ta bëjë atë zëvendës të tij, kur nuk kishte mundësi

të mbante derse në xhaminë e tij.

Mësimdhënia e tij:

Shejkh Ibn Humejd e kishte zakon të mbante shumë derse, të cilat zakonisht i mbante pas

namazit të sabahut, drekës, ikindisë dhe akshamit, nga ku dolën shumë nxënës të zellshëm. Ai

shkroi libra të shkurtra, po ashtu dhe të gjatë. Derset i kishte në lëmin e Akides, Fikhut,

Gramatikës arabe, Historisë islame, Mustalah, Moralit islam, Trashëgimisë islame dhe të tjera.

Nxënësit e tij:

Shejhu kishte shumë nxënës, të cilët më vonë do të numëroheshin në mesin e dijetarëve të

mëdhenj. Ndër ta ishin:

1) Shejkh Salih el-Feuzan- llogaritet në mesin e dijetarëve më të mëdhenj të kohës së sotme dhe

është anëtar në “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva në Arabinë

Saudite”.

2) Shejkh Salih el-Luhejdan- është një prej dijetarëve më të mëdhenj. Ai ishte ish-kreu i Këshillit

të Lartë Gjyqësor në Arabinë Saudite.

3) Shejkh Abdul-Aziz bin Salih- ai ishte imami në Xhaminë e Profetit salallahu alejhi ue selem

në Medine dhe gjykatës i Gjykatës së Lartë në Medine.

4) Shejkh Abdulaziz Al esh-Shejkh- Myftiu aktual i Arabisë Saudite dhe kryetari i “Komisionit

të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva në Arabinë Saudite”.

Page 18: Biografi (libri)

Veprimtaritë e tij:

1) Gjykatës në qytetet: Riad, Sudejr, Kasim dhe Hixhaz.

2) Këshilltar personal i Mbretit Abdul-Aziz rreth çështjeve të fesë.

3) Përgjegjës rreth çështjeve fetare në Qabenë e shenjtë.

4) Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor në Arabinë Saudite.

Vdekja e tij:

Shejkhu u diagnostifikua me kancer në vitin 1401 H. Megjithatë, ai kurrë nuk ankohej, duronte

për së tepërmi. Në vitin 1402 H sëmundja iu përkeqësua edhe më shumë, derisa humbi ndjenjat.

Vdiq më 20 të Dhul-Ki‟adeh të vitit 1402H.

Muhamed bin Ibrahim Al esh-Shejkh

Shejkh Rabi el-Medkhali dhe Shejkh Muhamed bin Kasim

Burimi: Përmbledhje e librit Tadkhirun-Nabihin (327-331), nga Shejkh Rabi el-Medkhali dhe

parathënie e librit Fetaua ue Rasail Shejkh Muhamed bin Ibrahim, nga Shejkh Muhamed bin

Kasim (1 / 9-22)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij dhe lindja:

Ai është një nga dijetarët më të ndershëm dhe respektuar. Shejkh Muhamed bin Ibrahim bin

Abdil-Latif bin Abdirr-Rrahman bin Hassan, pasardhës i Shejkh Abdullah bin Abdil-Latif. Ai u

lind në vitin 1311 hixhri, në Riad në një shtëpi e mbushur me dije.

Fillimi i studimeve të tij:

Babai i tij i dha edukim të pastër dhe periudha e rritjes së tij ishte e ndritur. E mësoi Kuranin

përmendësh në moshën 10 vjeçare dhe filloi të mësojë përmendësh bazat e diturive të ndryshme.

U verbua në moshën 16 vjeçare, por megjithatë vazhdoi të mësojë përmendësh dhe të studiojë

Kuranin me babanë e tij, i cili ishte gjykatës në Riad.

Page 19: Biografi (libri)

Mësuesit e tij:

1) Shejkh Sa‟d bin Hamad bin Atik,

2) Shejkh Hamad bin Faris,

3) Shejkh Abdullah bin Rashid,

4) Babai i tij Shejkh Ibrahim bin Abdul-Latif Al esh-Shejkh,

5) Xhaxhai i tij Abdullah bin Abul-Latif Al esh-Shejkh.

Dijetarët e asaj kohe ishin të mahnitur nga intelekti i tij i zhvilluar dhe dija që kishte përfituar.

Nxënësit e tij:

Shejkhu kishte shumë nxënës të cilët më vonë do të bëheshin nga dijetarët më të mëdhenj të

kohës sonë. Në mesin e tyre ishin:

1) Shejkh Abdul-Azizi bin Abdullah bin Baz- ish-myftiu i Arabisë Saudite.

2) Shejkh Abdullah bin Humejd- kreu i gjykatës në Arabinë Saudite.

3) Shejkh Salih bin Abdul-Aziz Al esh-Shejkh- ministri i Vakëfeve dhe Çështjeve të Fesë në

Arabinë Saudite.

4) Shejkh Salih bin Muhamed el-Luhejdan- ish-kryegjykatës dhe anëtarë i Komisionit të

Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva i Arabisë Saudite.

5) Shejkh Abdurrahman bin Muhamed bin Kasim- ishte ai që mblodhi “Mexhmu Fetaua” të Ibnu

Tejmijes dhe shumë libra të tjerë.

6) Shejkh Abdullah bin Abdul-Aziz el-Akil- ish-kryegjykatësi i Arabisë Saudite.

Librat dhe puna e tij:

Librat e tij të vogla dhe fetvatë e tij u mblodhën në një libër që është 13 vëllimesh, i cili është një

përmbledhje shumë e mirë, saqë nxënësi i dijes nuk bën të mbetet pa të.

Veprat e tij:

1) Ai e kishte zakon t‟u jepte mësime nxënësve në xhami tri herë në ditë, gjatë një periudhe 40

vjeçare,

2) Ishte Myftiu i Arabisë Saudite,

3) Ishte kryegjykatësi Arabisë Saudite, pjesës lindore, qendrore dhe perëndimore,

4) Ishte rektor i Universitetit Islamik të Medinës, kur ai u hap për herë të parë,

5) Mbikëqyri për arsimimin e femrave në Arabin Saudite,

6) Ishte kryetar i Qendrave të Arsimit dhe të Fakulteteve të vendit,

7) Ishte kryetar i Rabitatul-Alem el-Islami.

Page 20: Biografi (libri)

Ai ishte përgjegjës për shumë gjëra që kishin të bëjë me fenë në Arabinë Saudite. Ai

konsiderohet të jetë një nga imamët më të mëdhenj. Dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë janë

nxënësit e tij, ose nxënësit e nxënësve të tij.

Vdekja e tij:

Shejkhu vdiq më 24 të Ramazanit, në vitin 1386 hixhri.

Salih el-Feuzan

Burimi: Përmbledhje nga parathënia e librit “El-Exhvibetul-Mufideh „an Es‟iletil-Menahixhil-

Xhedideh” (faqe 14-18) nga Xhamal bin Fur.

Përgatiti:www.perlat-muslimane.com

Emri dhe lindja e tij:

Emri i tij është Salih bin Feuzan bin Abdil-lah bin el-Feuzan. Ka lindur në vitin 1354 hixhri ose

1935.

Rritja dhe studimet e tij:

Babai i vdiq kur ai ishte i ri, andaj u rrit në familjen e babait të tij, mësoi Kuranin përmendësh

dhe mësoi shkrim-leximin nga imami në lagjen e tij. Pastaj, filloi të studiojë në një shkollë

shtetërore në vitin 1369 hixhri, në qytetin e tij. Vazhdoi studimet në një shkollë në qytetin e

Burajdes, në vitin 1371 hixhri. Më tej studioi në një qendër të mësimit në Burajdeh, ku aty u

gjend gjatë viteve 1373 deri në 1377 hixhri. Pastaj, vazhdoi studimet në Fakultetin e Sheriatit në

Riad dhe u diplomua në vitin 1381 hixhri. Vazhdoi studimin për Master dhe studimet e

Doktoratës në lëmin e Fikhut.

Mësuesit e tij:

1) Shejkh Abdul-Aziz bin Baz, ish myftiu i Arabisë Saudite. Shejkh Ibn Baz kishte besim shumë

në Shejkh Feuzanin dhe e kishte zakon t‟i japë libra të ndryshëm që t‟i lexonte, duke kërkuar

edhe mendimin e tij rreth atyre librave.

Page 21: Biografi (libri)

2) Shejkh Abdullah bin Humejd, kreu i “Këshillit të Lartë Gjyqësor” në Arabinë Saudite më

parë. Ai e kishte zakon të merrte pjesë në shumë prej mësimeve të tij, përderisa ishte duke

studiuar në qytetin e Burajdes.

3) Shejkh Muhamed Emin esh-Shenkiti, shpjeguesi dhe komentuesi i madh i Kuranit në kohën

tonë.

4) Shejkh Abdurr-Rrezak el-Afifi.

Veprat e tij:

1) Ai ka qenë një mësues në disa shkolla në qytetin e Burajdeh dhe në Riad, pastaj ai u punësua

si mësues në Fakultetitn e Sheriatit.

2) Rektor i Kolegjit të Gjyqtarëve në Riad, në vitin 1396 hixhri.

3) Anëtar i “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj” në Arabinë Saudite, në vitin 1407 hixhri.

4) Anëtar i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” në Arabinë Saudite,

në vitin 1411 hixhri.

5) Anëtar në “Komisionin e Fetvave në Mekë”, që i përkasin “Rabitatul-„Alemil-Islamij”.

6) Imam, mësues dhe hatib i Xhumasë në xhamin e Princ Mut‟ib bin Abdil-Aziz në Riad.

7) U përgjigjet pyetjeve në programin “Nurun „aled-Derb”, në radio dhe televizionin Saudit.

8) Ai ka qenë mentor dhe oponent i shumë punimeve shkencor akademike në nivelin Master dhe

të Doktoratës.

Librat e tij:

Shejkhu ka shkruar shumë libra dhe nxënësit e tij kanë tendencë për të shkruar leksionet e tij të

regjistruara dhe t‟i shtypin ato në libra. Shejkhu gjithashtu lexon dhe shpjegon shumë prej

punimeve të Imamëve të mëparshëm. Në mesin e këtyre librave janë:

1) Shpjegimi i Kitabut-Teuhid, i cili është dy vëllime të mëdha dhe quhet “I‟anetul-Mustefiid

sherh Kitabit-Teuhid”.

2) Një libër të shkurtër dhe i njohur, i cili mësohet në mbarë botën i quajtur “El-Mulakhasul-

Fikhij”.

3) Një nga librat më të famshëm në lëmin e “Trashëgimisë Islame”, në kohën tonë, i cili mësohet

në Universitetet Islamike: “Et-Tahkikaatul-Merdijjeh fil-Mebahithil-Ferdijjeh fil-Meuariith”.

4) Një shpjegim të punës së famshme të Imam el-Berbaharit në librin “Sherhus-Sunneh”.

Page 22: Biografi (libri)

5) Shpjegimi i librit Lum‟atul-I‟tikad shkruar nga Imam Ibn Kudame. Dhe të tjera.

Rabi‟ bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Faqja e Shejkhut http://www.rabee.net/profile.aspx me disa shtesa. Dhe lëvdatat e

dijetarëve gjenden në librin “Lavdërimet e Dijetarëve të Mëdhenj për Shejkh Rabin”, nga Shejkh

Halid edh-Dhufejri ku ai përmend thëniet e 16 dijetarëve për të.

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij:

Ai është dijetari i madhë Rabi‟ bin Hadi bin Muhamed Umejr el-Medkhali,nga fisi i el-

Medakhileh, një fis i njohur në zonën e Xheazanit në jug të Arabisë Saudite. Ky fis e ka

prejardhjen nga fisi i el-Kahtan.

Lindja dhe fillimi i studimeve të tij:

Ai u lind në fshatin el-Xheradijjeh i cili është një fshat i vogël dhe ndodhet 3 km në perëndim të

qytetit Samiteh në vitin 1351 hixhri. Babai i tij vdiq kur ai ishte vetëm një vjeç e gjysmë, kështu

që ai u rrit me nënën, e cila i dha rëndësi të madhe edukimit të tij. Në moshën tetë vjeçare ai

filloi të mësojë shkrim leximin dhe filloi me mësimin e Kuranit përmendësh tek dijetarët të cilët

banonin në atë zonë. Pastaj ai filloi të studiojë në shkollën e cili gjendej në Samiteh ku jepnin

mësim dijetarët e mëdhenj si Shejkh Nasir Mubarak, Shejkh Hafidh el-Hakami, Shejkh Ahmed

en-Nexhmi dhe Shejkh Muhamed Eman el-Xhamij.

Pastaj ai emigroi në Riad dhe ka studiuar atje për një kohë të shkurtër në “Faklutetin e Sheriatit”

për të shkuar vitin e ardhshëm në “Universitetin Islamik” të porsahapur në qytetin e Medines.

Mësuesit e tij në “Universitetin Islamik të Medinës”:

1) Imam Abdul-Aziz bin Baz, ish-myftiu i Arabisë Saudite dhe një nga dijetarët më të mëdhenj

të kohës. Tek ai mësoi “Akidetut-Tahauijjeh.

2) Imam Muhamed Nasirudin el-Albani, një nga dijetarët më të mëdhenj të kësaj kohe

posaçërisht në shkencën e hadithit. Tek ai studioi shkencat e hadithit, posaçërisht mësime rreth

zinxhirëve të hadithit.

Page 23: Biografi (libri)

3) Shejkh Muhamed Emin esh-Shenkiti, një nga dijetarët më të mëdhenj të kësaj kohe,

posaçërisht në shkencën e Tefsirit. Tek ai mësoi lëndën e tefsirit për katër vjetë radhazi.

4) Shejkh Abdul-Gaffar el-Hindi, njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të Indisë në shkencat e

hadithit. Tek ai mësoi disa nga shkencat e hadithit posaçërisht atë të “mustalahut”.

Për ca kohë, Shejkhu punoi si mësimdhënës dhe pastaj vazhdoi studimet e tij të larta dhe mori

titullin Master, pastaj Doktoraturën nga Univerziteti “Mbreti Abdul-Aziz” departamenti i Mekës

në “Njohuritë e Hadithit”. Më vonë Shejkhu u emërua profesor i hadithit dhe kreu i Universitetit

Islamik në Medine në departamentin e Sunnetin.

Nxënësit e tij:

Shejkhu ka shumë nxënës dhe disa prej tyre konsiderohen në mesin e dijetarëve të kësaj kohe.

Prej tyre janë:

1) Shejkh Salih es-Suhejmi, i cili është një ka ligjëruesit në xhaminë e Profetit salallahu alejhi ue

selem në Medine.

2) Shejkh Felah Isma‟il, dijetari më i madh në Kuvajt.

3) Shejkh Muhamed bin Hadi el-Medkhali, një prej dijetarëve të njohur të Medines.

Librat e tij:

Shejkhu ka shkruar shumë libra në Njohuritë e Hadithit dhe refuzimin e sekteve të devijuara,

grupeve dhe individëve. Numri i librave që ka shkruar është më shumë se 30 sosh. Edhe pse

Shejkhu është mbi 80 vjeç, ai ende vazhdon edhe në ditët e sotme që të shkruaj libra në

mbrojtjen e Sunnetit (Allahu e ruajttë!).

Lëvdatat e Dijetarëve për të:

Për shkak të arsyes që Shejkhu refuzon shumë sekte të devijuara, grupe dhe individë, ai ka

shumë armiq! Megjithatë, dijetarët e mëdhenj të Ehli-Sunnetit e kanë admiruar dhe e kanë

lavdëruar atë dhe librat e tij. Midis dijetarëve që e kanë vlerësuar atë janë dijetarët e kësaj

kohe, siç është:

1 ) Shejkh Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Shejkh Rabi‟ është ndër njerëzit më

kryesorë të Ehli-Sunnetit dhe Xhematit të kësaj kohe. Ai është person i njohur në mesin e Ehli-

Sunnetit. Gjithashtu, librat dhe shkrimet e tij janë të njohura.”

2 ) Imam el-Albani ka thënë: “Që të flasësh keq për këta dy shejkhat, Shejkh Rabin dhe Shejkh

Mukbilin, -të cilët thërrasin në Kuran dhe Sunnet sipas botëkuptimit të të parëve tanë të mirë dhe

lufton kundër atyre që e kundërshtojnë këtë metodologji të saktë, qartë kjo mund të bëhet nga dy

lloje të njerëzve: Ose injoranti, ose ai që pason epshet e tij! Injoranti mund të udhëzohet, sepse

ai nuk mendon se ai di diçka. Ai udhëzohet kur t‟i qartësohet atij dija e saktë. Ndërsa ai që pason

epshet e tij, duhet kërkuar ndihmë nga Allahu ndaj për të! Ne lusim Allahun që ta udhëzojë atë

ose t‟ia thyejë kurrizin.”

Page 24: Biografi (libri)

3) Shejkh Ibn Uthejmin ka thënë: “Shejkh Rabi‟ është një nga dijetarët e Sunnetit. Ai është një

nga njerëzit e mirësisë. Akideja e tij është e saktë dhe metodologjia e tij është e mirë. Por kur ai

filloi të flas në lidhje me disa individë të cilët disa njerëz i konsiderojnë të jenë shembull për ta,

ata filluan ta njollosin atë (gjë e cila është e padrejtë).”

Një herë prej herësh, Shejkh Ibn Bazi (Allahu e mëshiroftë!), i shkruante Shejkh Rabisë (shkresa

1/22-3, data 14.07.1415):

“Shkresë drejtuar në lidhje me një hadith që është përmendur nga Hamadi në emisionin e tij në

programin e Radios së Kuranit:

Nga, Abdul-Aziz bin Andallah bin Baz, drejtuar të nderuarit Shejkh dr. Rabi‟ bin Hadi el-

Medkhalij Allahu e ruajttë.

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu:

Më ka treguar Dr. i nderuar, Muhamed bin Sa‟d esh-Shuvej‟ir që ju e keni dëgjuar një hadith, që

e ka lexuar gazetari Hamad në emisionin e tij të leximit të haditheve në Radion e lartpërmendur

ditën e mërkurë më 13.06.1415 ndërmjet orës 7-8 në mëngjes. Në komentimin e tij të hadithit, ai

ka komentuar dhe interpretuar cilësitë e Allahut “Turpin” dhe “Hidhërimin”. Prandaj, kërkoj nga

që të shpresoni shpërblimin e Allahut duke e refuzuar këtë gjë, ta sqaroni të vërtetën për

myslimanët, ngase unë nuk e kam dëgjuar një gjë të tillë.”

Shkresa vazhdon…

Ndërsa, një herë prej herësh, Shejkh Albani i drejtohet Shejkh Rabisë me një shkresë, ndër

tjerash i thotë: “Allahu të shpërbleftë me të mira vëlla Rabi‟ për shkak se keni kryer obligimin

tuaj duke sqaruar, shfaqur injorancën e tij (Sejjid Kutbit) dhe lajthitjen e tij nga islami autentik.”

Zejd bin Hadi el-Medkhali

Shejkh Zejd bin Muhamed bin Hadii el-Medkhali (Allahu e ëshiroftë!)

Biografi e përgatitur nga nxënësi i shejkhut Feuaz bin „Alij el-Medkjhalij

Burimi: http://sabq.org/IWTfde

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Page 25: Biografi (libri)

Shejkh Zejd bin Muhamed bin Hadii el-Medkhali – Ebu Muhamed, ka lindur në fshatin e quajtur Err-Rrukubeh në vitin 1357H (1938M) që është në teritor të qytetit të Samitas -ku tani në ditët e sotme ky fshat është një nga lagjet e qytetit- dhe aty ka jetuar për një kohë së bashku me dy prindërit e tij. Nëna i vdiq kur ai ishte vetëm shtatë vjeç, ndërsa babai i vdiç kur i mbushi tridhjetë vjeç, nga i cili kishte përkrahjen më të madhe për të vazhduar rrugën e kërkimit të dijes fetare. Dhe ndër më të njohurit që i ndihmoi atij të vazhdoj këtë rrugë ishte edhe një nga të afërmit Shejkh Ahmed bin Ahmed „Aluush el-Medkhalij (Allahu e mëshiroftë!).

Ai është prej dijetarëve më të njohur të fisit el-Medkhalij nga krahina e Xhizanit, e cila shtrihet në Jug të Mbretërisë së Arabisë Saudite. El-Medakhileh janë fis i njohur që kanë prejardhje nga beni Shubejl që rrjedhin nga fisi Kahtan.

Aty filloi mësimet e para në shkollën fillore. Jashtë mësimeve të shkollës, aty mësoi Teuhid, mësoi Suren Bekarah dhe Al-„Imran dhe disa pjesë të Kuranit qysh në moshën e re. Pastaj kaloi për të jetuar në fshatin Ed-Dagariir qysh në moshën shtatë vjeçare, pastaj në qytetin e Samitas, ku vazhdoi mësimet në shkollën fillore “Selefite Ez-Zahirah” të cilën e kishte krijuar Imam Abdullah bin Muhamed el-Kar‟auij. Ndërsa në të njëjtën kohë, ai mësonte tek Shejkhu Nasir bin Khaluufeh Tajjash Mubarakij “Kitabu Teuhid”, “Bulugul-Meraam”, diç nga shkenca e “El-Feraid” (Trashëgimisë), Texhuidit, gramatikës e sintaksës. Kurse në vitin 1368H e shoqëroi Shejkhun Hafidh el-Hakemij (Allahu e mëshiroftë!) në qytetin Biish së bashku me disa nxënës të tjerë që kishin udhëtuar për tek ai, ku mësuan për një kohë të gjatë. Në moshën 15 vjeçare në vitin 1372, u emërua mësimdhënës në shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes dhe më pastaj edhe drejtor po në atë shkollë.

Pastaj, kur u hap Instituti i Dijes në Samitah iu bashkua këtij Instituti 1374H (i cili ishte në nivel të shkollës së mesme, dhe i cili i jepte nxënësve të saj diplomë me po atë vlerë (v.p.)) nga i cili përfundoi mësimet më 1379/1380H.

Më pastaj, filloi studimet në Fakultetin e Sheriatit në Riad, gjegjësisht në “Universitetin Imam Muhamed bin Se‟ud el-Islamijjeh” nga i cili diplomoi më 1383/1384H. Në vitin e dytë të studimeve, e mësoi edhe Kuranin përmendësh, e pastaj u emërua mësimdhënës në Institutin e lartpërmendur në Samitah kur drejtor i tij ishte Shejkh Hafidh el-Hakemij dhe ku dha mësim deri në pension më 1/7/1417H.

Ata që e njihnin Shejkhun dëshmojnë për thjeshtësinë e tij të tepërt në çështje të dynjasë, devotshmërinë dhe përkushtimin e tij në mësim të fesë dhe përhapjen e saj.

Veprimtaritë e Shejkhut:

- Mësimdhënës në Institutin e Samitas për 35 vjet rresht deri në pensionim.

- Imam dhe hatib. Para se të ndërtoj xhaminë e tij, ishte hatib nëpër xhamitë e qytetit, pastaj vetëm në xhaminë ku ishte imam gjatë gjithë kohës.

Page 26: Biografi (libri)

- Shejkhu ishte i pari që hapi Bibliotekë Selefite bamirësie në qytetin e Samitas dhe atë në vitin 1416H, në të cilin numëroheshin jo më pak se 7000 tituj librash, të cilat Shejkhu i kishte vënë falas në shërbim të nxënësve të dijes, të cilët vinin nga çdo cep i botës.

- Krijoi sesionin shkencorë-fetar të quajtur “Imam Abdullah bin Muhamed el-Kar‟auij”së bashku me Shejkhun Ahmed Jahja en-Nexhmij (Allahu e mëshiroftë!) në, në katër prej të cilave ishte edhe mbikëqyrës i saj. Ky sesion mbahej çdo vit që nga viti 1416H gjatë pushimeve verore, prezantues të së cilës ishin shumë nxënës dije nga Saudia dhe jashtë saj.

- Drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim dhe Da‟vet në regjionin e 5 të shtetit, dhe atë që nga viti 1423H kur edhe u krijua kjo drejtori.

- Merrte pjesë në organizimet e haxhit ku ishte si fetva-dhënës që nga viti 1398H deri në 1424H, pra përgjatë 27 vitesh.

Shumë prej nxënësve të dijes, e shfrytëzuan pensionimin e Shejkhut nga mësimdhënia që të lexonin libra të shumta tek ai duke i mësuar dhe përvetësuar ato, sidomos në çështje të fikut, akidesë, libra të Sunnetit e të shkencave të tjera që kanë të bëjnë me lëmin e Sheriatit islam dhe atyre shkencave ndihmëse deri tek ajo. Kjo bëri që ai të ishte i zënë me mësimdhënie gjatë tërë javës, duke mos lënë aspak anash edhe sesionet e shumta shkencore, ndër të cilat ishte edhe sesioni i njohur ai i Shejkh Abdullah el-Kar‟auij (Allahu e mëshiroftë!) që filloi të mbahej rregullisht nga viti 1415H.

Mësuesit e tij ishin të shumtë, ndër ta po përmendim më të njohurit:

1. Abdullah bin Muhamed el-Kar‟auij.

2. Hafidh bin Ahmed el-Hakemij.

3. Ahmed bin Jahja en-Nexhmij.

4. Muhamed bin Alij el-Xhamij.

5. Abdul-Aziz bin Abdallah bin Baz.

6. Abdullah bin Abdurr-Rrahman el-Gudejjan.

7. Muhamed „Atijjeh Salim.

Nxënësit e tij ishin të shumët në numër, ngase në mësimdhënie ishte përgjatë 50 vitesh. Ata vinin nga brenda por edhe nga jashtë Arabisë Saudite. Është e vështirë të numërohen, por mjafton që shumë prej tyre tani më janë prej thirrësve më të njohur

Page 27: Biografi (libri)

anekënd botës. Shumë prej tyre kanë edhe pozita të larta në shtet, sidomos në çështje të fesë.

Shkrimet e Shejkhut

Shejkhu me shkrime filloi para se t‟i mbush dyzet vjeç. Që nga mosha e hershme e deri në vdekje, ai shkroi mbi gjashtëdhjetë libra.

Shkrimet e tij të botuara janë mbi gjashtëdhjetë, ndër to veçojmë:

- Sqarimi i Akides Selefije…

- Fikhu Islam – Ibadat, Mu‟ammelat, Kadaja…

– Jeta nën hijen e Akides Islame.

Lëvdatat e dijetarëve për të janë të shumta, ne veçojmë:

Lëvdatën e mësuesit të tij el-„Alameh Muhamed bin Ahmed el-Hakemij, Shejkh Ahmed Jahja en-Nexhmij, Shejkh Rabi‟ bin Hadi el-Medkhalij, Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan, Shejkh Muhamed bin Abdallah es-Subejjil, Shejkh Abdul-Muhsin el-„Abbad, Shejkh Alij bin Muhamed bin Nasir el-Fekihij, Shejkh Salih bin Sa‟d es-Suhejmi, e shumë e shumë të tjerë.

Allahu e mëshiroftë Shejkhun dhe i dhëntë Xhenetin Firdeus për atë që ka bërë për këtë ummet.

Sot ka vdekur Shejkh Zejd Muhamed el-Medkhalij 12/05/1435 (14.03.2014) pasi që mbrëmë u sëmur dhe u shtrua në spitalin “Mbreti Fehd” në Xhizan. Ndërsa namazi i xhenazes dhe varrimi i tij do të bëhet nesër, ditën e premte pas namazit të ikindisë.

Muhamed bin el-Hasan esh-Shejbani

Shejkh Muhamed bin Abdil-Aziz bin Mani

Burimi: Hashijah ala el-Akidah et-Tahauijeh, fq. 17

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Page 28: Biografi (libri)

Muhamed bin el-Hasan bin Farqad esh-Shejbani. Harun er-Rashidi e zgjodhi atë si gjykatës. Kur

ai udhëtoi me Rashidin për në Horasan, ai vdiq në Rajj, ku edhe u varros.

Babai i tij ishte ushtar në Sham. Kur ai erdhi në Uasit, lindi Muhamedi. Viti ishte 132 Hixhri.

Ai u rrit në Kufe dhe mësoi tek Ebu Hanife, Maliku, Ebu Jusufi dhe të tjerët. Ai jepte mësime në

xhaminë e Kufes, kur ai ishte njëzet vjeç.

Ibrahim el-Harbi ka thënë:

E kam pyetur Imam Ahmedin, se ku ai i kishte mësuar çështjet aq me saktësi. Ai tha: “Nga librat

e Muhamed bin Hasanit.

Ai vdiq në vitin 189 hixhri në Rajj.

Es-Sam‟ani ka thënë:

“Muhamed bin el-Hasan dhe el-Kisa‟i vdiqën në të njëjtën ditë në Rajj.

Thuhet se Rashidi e kishte zakon të thoshte:

“Fikhu dhe gjuha arabe janë varrosur në Rajj.”

Muhamed bin Hasan ishte kushëri i Farrait i cili ishte një imam i njohur në lidhje me gramatikën

dhe gjuhën arabe.

Berbehari

Burimi: Sherh es Sunneh Teksti (metni) i librit është marrë nga botimi i Darul Minhaxh Riad,

Arabi Saudite, botimi i parë, viti 1426h.

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij

Ai është imami, muxhahidi, shejhu i hanbelive dhe më i dituri i tyre në kohën e tij: Ebu

Muhammed el Hasen ibën Ali ibn Halef el Berbehari (Allahu e mëshiroftë!). “Berbeha” është një

ilaç që importohej prej Indisë.

Page 29: Biografi (libri)

Lindja e tij

Imam el Berbahari (Allahu e mëshiroftë) ka lindur në vitin 253 h., në kohën e sundimit të El

Mu‟tezzi Bilah Muhamed ibën el Halifeh el Mutevekkil Alallah Xhafer ibn el Mu‟tesim bilah el

Abasiji.

Shoqërimi me dijetarët

Imam el Berbehari (Allahu e mëshiroftë) ka qenë bashkëkohës me disa prej imamëve, si: imam

Ibn Maxheh el Kazuinijji, Ebi Davud es Sixhistani, autori i “Sunnetit”, Hanbel ibën Is‟hak, imam

Ebi Bekr el Merrudhijji, Is‟hak ibn Ibrahim ibn Hani, Ebi Bekr el Halali, Ibn Kutejbeh ed

Dejneuvrijji etj. Po ashtu, imam el Berbehari është shoqëruar me një grup prej shokëve të imamit

të Ehlus Suneh vel Xhemah, Ahmed ibën Hanbel (Allahu e mëshiroftë), si dhe ka marrë dije prej

tyre. Kjo ka ndikuar shumë në formimin e personalitetit të tij.

Mësuesit e tij

Imam el Berbehari (Allahu e mëshiroftë) ka mësuar dhe përfituar nga disa prej shokëve të imam

Ahmed ibn Hanbelit (Allahu e mëshiroftë). Prej tyre po përmendim:

1. Imami, fekihu, muhadithi Ahmed ibn Muhamed ibn el Haxhaxh

Ebu Bekr el Merrudhijji, i cili ka vdekur në vitin 275 h.

2. Imami, zahidi (asketi) Sehl ibn Abdullah ibn Junus et Testerijju

Ebu Muhamed, i cili ka vdekur në vitin 283 h.

3. El Fet‟h ibën Shuhruf, njëri prej adhuruesve dhe asketëve më të mëdhenj.

Transmetohet se imam Ahmed ibn Hanbeli (Allahu e mëshiroftë)

ka thënë: “Nuk ka nxjerrë Horosani si El Fet‟h ibn Shuhrufi.”

Ai ka vdekur në vitin 273 h.

Nxënësit e tij

Kanë përfituar nga dija e këtij imami një numër i madh nxënësish, prej të cilëve po përmendim:

1. Imami dhe fekihu Ebu Abdullah Ubejdilah ibn Muhamed el Ukberijju, i njohur si “Ibn

Battate”.

2. Imami dhe predikuesi Muhamed ibën Ahmed ibën Ismail el Bagdati Ebu el Husejn ibn

Semune.

Page 30: Biografi (libri)

3. Ahmed ibn Kamil ibn Halef ibn Shexherah Ebu Bekrin el Kadij.

4. Imami dhe fekihu El Husejn ibn Abdilah el Bagdati el Hanbelijju

Ebu Alij en Nexhadu es Sagir, i cili ka vdekur në vitin 360 h.

5. Muhamed ibn Ahmed ibn Salih ibn imam Ahmed ibn Hanbel, i cili ka vdekur në vitin 330 h.

Thëniet e dijetarëve në lidhje me imam El Berbeharin dhe asketizmin e tij

Ibn Kethiri thotë: “Dijetari, asketi, fekihu hanbeli dhe predikuesi… Ishte i ashpër ndaj

bidatçinjve dhe mëkatarëve dhe i respektuar prej njerëzve.”

Ebu Abdilah el Fekihi ka thënë: “Kur të takosh ndonjë banor të Bagdadit që e do Ibn Beshsharin

dhe El Berbeharin, dije se ai është prej Ehli Sunnetit.”

Ibnul Xheuzi ka thënë: “…Ai mblodhi dije, ishte asket dhe u tregua i ashpër kundër bidatçinjve.”

Imam el Berbehari ishte i njohur për modestinë dhe asketizmin e tij. Argument i kësaj është ajo

që ka përmendur Ebu el Husejn ibën Beshari, “se ai nuk e ka pranuar pjesën e tij nga trashëgimia

e të atit, e cila ishte 70 000 dërhemë.”

Disa fjalë të këtij imami të madh

“Shembulli i bidatçinjve është si shembulli i akrepit, i cili e fsheh kokën dhe trupin në dhe, por lë

jashtë vetëm bishtin e tij. E, kur i jepet mundësia, të kafshon. Po kështu është puna edhe me

bidatçinjtë, ata qëndrojnë të fshehur mes njerëzve dhe sapo u jepet mundësia, e shfaqin atë që

duan.”

“Ulja në kuvendet në të cilat ka këshillim i hap derën dobisë, kurse ulja për të debatuar ia mbyll

derën dobisë.”

Librat e tij

Në biografinë e këtij imami kanë përmendur se El Berbahari (Allahu e mëshiroftë)

ka shumë libra, porse prej tyre gjendet vetëm libri Sherhu Suneh.

Vdekja e tij

Imam el Berbehari (Allahu e mëshiroftë) ka vdekur në vitin 329 h. Në biografinë e tij kanë

përmendur se ai ka jetuar 76 ose 77 vjet.

Page 31: Biografi (libri)

Historia e xhihadit të Shejkh Rabiut në

Avganistan

Shejkh Khalid Edh-Dhufejrij (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139569

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

“Shejkh Rabi Ibn Hadi El-Medkhalij (Allahu e ruajttë!) dha fetua për xhihad në Muluku1 para

Shejkh Mukbilit. Shejkh Rabi ka marrë pjesë në xhihad në Avganistan, ai ka udhëtuar atje tri

herë.

Gjithashtu Shejkh Khalid Edh-Dhufejrij (Allahu e ruajttë!) është përgjigjur në një pyetje që e ka

bërë një vëlla në forumin Sahab në datën 22.08.2011 dhe ka thënë:

“Ue Alejkum Selam Ue Rahmetullahi Ue Berakatuhu

Vëlla i nderuar! Po! Është e vërtetë që Shejkh Rabia ka shkuar (në xhihad) dy herë në

Avganistan tek Shejkh Xhemijlur-Rrahman (Allahu e mëshiroftë!), ka hypur maleve dhe ka shtir

me armë, këtë ma ka treguar vetë Shejkhu (Allahu e ruajttë!), të njëjtën ma kanë treguar edhe ata

të cilët kanë qenë atje bashkë me Shejkhun.

Kjo (ndodhi etj) na dëshmon neve për trimërinë/guximin e Hoxhallarëve tanë Selefinj, në

kundërshtim me ata të cilët ulërasin ditë e natë për xhihad, ata e veprojnë këtë vetëm për të

mbledhur pare dhe që njerëzit të kthehen drejt tyre dhe të mendojnë/besojnë se këta janë

Muxhahidat e vërtetë.

Nga çudirat e këtyre (njerëzve) hizbijve është se ata nuk e mohonin xhihadin në Avganistan dhe

nuk e shikonin (si xhihad apo me shkuar atje), porse kur panë se çështja (fitorja) po afrohej dhe

se mund ta shfrytëzonin atë për interesat e tyre, thanë; “Allahu është më i Madhi. U çlirua

Kabuli…” etj prej fjalëve të poshtra.”

_____________________________________

1 http://en.wikipedia.org/wiki/Maluku_Islands

Page 32: Biografi (libri)

Salih El-Luhejdan

Burimi: Ed-Durarus Es-Senij-jeh 16/489.

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Ai është dijetari i nderuar dhe thirrësi shumë i respektuar Salih Ibn Muhamed El-Luhejdan. I cili

ka lindur në qytetin El-Bukajrij-jeh në zonën e Kasimit në Arabinë Saudite në vitin 1350 hixhri.

Ai i përfundoi studimet e në Fakultetin e Sheriatit në vitin 1379 hixhri dhe ka punuar si sekretar i

Shejkh Muhamed Ibn Ibrahim Ali Shejkhu, i cili (në atë kohë) ishte myftiu i Arabisë Saudite,

deri në vitin 1383 hixhri dhe më pas ai (Shejkh Salih El-Luhejdan) u bë ndihmës i kryegjykatësit

të gjykatës më të madhe në Rijad. Ndërsa në vitin 1384 hixhri ai u bë vetë kryegjykatës i

gjykatës.

Ai mori gradën Master nga Kolegji i Gjyqtarëve në vitin 1389 hixhri dhe ai vazhdoi të jetë

kryegjykatësi i gjykatës më të madhe deri në vitin 1390 hixhri, ku më pas ai u bë gjyqtari i

institucionit të shqyrtimeve dhe anëtar i këshillit gjyqësor suprem.

Në vitin 1402 hixhri ai u bë kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor të përhershëm, dhe

Zëvendës/President i gjykimeve të Kuvendit. Në vitin 1413 hixhri ai u bë kryetari I bashkësisë së

Kuvendit.

Ai është anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj që nga viti 1391 hixhri, sikruse është anëtar

në Rabitatul Alimil Islami (lidhja e dijetarëve Islam). Ai gjithashtu ka qenë aktiv në fillimet e

revistës Rajatul Islam, dhe u bë redaktor dhe manaxher i saj.

Ai gjithashtu jep mësime në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe jep Fetva në radio programin Saudit

Nur ala Ed-Derb.

Ai zakonisht jep edhe leksione dhe merr pjesë në simpoziume të ndryshme. Ai gjithashtu është

oponent i punimeve shkencore akademike në nivelin Master dhe të Doktoraturës, dhe gjëra të

tjera të dobishme.

Abdurr-Rrezak El-Afifi

Page 33: Biografi (libri)

Burimi: Biografia është një përmbledhje e asaj që Dr Falih Es-Sagir shkroi në librin e tij El-

Heda‟ikul Behij-jeh fi Sijeri ba´dil Ulemail Mu‟as-sirijn (f. 105-128), me disa shtesa.

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij dhe lindja:

Ai është Shejkhu dhe dijetari i madh Abdurr-Rrezak Ibn Afifi Ibn Atij-jeh En-Nubi lindi në një

fshat që ndodhet në zonën El-Munifij-jeh në Egjipt në vitin 1325 hixhri.

Fillimi i studimeve të tij:

Shejkhu filloi të studiojë në Universitetin El-Ez´her dhe u diplomua në vitin 1351 hixhri. Pastaj u

specializua në Fikh dhe bazat e tij dhe i vazhdoi studimet e tij, derisa ai u bë një nga dijetarët më

të mëdhenj të Egjiptit.

Mësimet e tij dhe puna e tij:

Ai filloi të japë mësime në shkolla që i përkisnin Universitetit të Ez´herit në Egjipt dhe pastaj ai

emigroi në Arabinë Saudite në vitin 1367 hixhri. Dha mësim në qendrat e mësimit islam në Taif,

Rijad dhe Unejzeh. Pasiqë u hap Fakulteti i Sheriatit në Rijad, ai filloi mësimdhënien atje. Në

vitin 1385 hixhri në Rijad u hap fakulteti i gjykatësve, ai u bë presidenti i saj dhe ishte në mesin

e atyre që ishin përgjegjës për të shkruar plan-programin.

Ai u bë anëtar i Komisionit të Përhershëm për Fetva në vitin 1391 hixhri në Arabinë Saudite dhe

nënkryetar i saj derisa ai vdiq. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj në

Arabinë Saudite.

Studentët e tij:

Shumë prej dijetarëve të mëdhenj të kësaj kohe ishin studentë të Shejhut.

Ndër ta ishin:

1) Shejkh Salih El-Luhejdan, i cili është një prej dijetarëve të mëdhenj të kohës sonë. Ai ishte

ish-kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor në Arabinë Saudite.

Page 34: Biografi (libri)

2) Shejkh Salih El-Feuzan, i cili llogaritet prej dijetarëve më të mëdhenj sot dhe është anëtar i

Komisionit të Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite.

3) Shejkh Salih El-Etram, i cili ishte njëri prej dijetarëve të mëdhenj që kanë jetuar në Arabinë

Saudite.

4) Shejkh Abdullah Ibn Kuud, i cili ishte anëtar i Komisionit të Përhershëm për Fetva në Arabinë

Saudite.

Sjellja e tij:

Shejkhu kishte atribute të cilat duhet t`i ketë dijetari i vërtetë. Zakonisht buzëqeshja shihej në

fytyrën e tij dhe ishte i njohur për dashurinë e tij ndaj mirësive dhe dëshira për t`i ndihmuar

njerëzit e tjerë. Ai ishte asket në lidhje me jetën e kësaj bote dhe nuk interesohej për bukurinë e

saj, edhe pse ai lehtë mund të kishte mundësin që ta arrijë atë.

Ai e urrente që të lartësohej dhe të bëhej i famshëm pavarësisht dijes së tij të pabesueshme. Ai

kurrë nuk fliste keq për të tjerët dhe ishte i njohur për mikpritjen e tij ndaj mysafirëve të tij. Ai

kujdesej për kohën e tij duke lexuar Kur‟anin dhe leximin e diturisë së dobishme. Ai gjithashtu i

jepte rëndësi të madhe ndodhive të muslimanëve në mbarë botën.

Sëmundja dhe vdekja e tij:

Shejkhu ishte i sëmuar tek veshkat, në zemër dhe në mëlçinë e tij përgjatë një kohe të gjatë dhe

ai vdiq më 25 Rabi-ul-Auuel të vitit 1415 hixhri.

Ahmed bin Jahja en Nexhmij

Shejkh Ahmed bin Jahja en Nexhmij (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Një përmbledhje e biografisë nga studenti i tij Shejkh Muhammed Ibn Hadij El-Medkhalij të cilën e shkruajti si parathënie për librin El-Meuridul Ez-Zulel (faqe 5-

12) me disa shtesa.

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij:

Page 35: Biografi (libri)

Ai ishte dijetar i madh, i ditur në hadith dhe fikh, Myftiu i zonës Xhez-zan në jugun e Arabisë Saudite. Shejkh Ahmed Ibn Jahja Ibn Muhammed Ibn Shabir En-Nexhmi nga fisi i Benu Hummad i cili është një nga fiset më të njohura në rajonin Xhez-zan.

Lindja dhe fillimi i studimeve të tij:

Shejkhu lindi në fshatin e En-Nexhmij-jeh me datën 22 të muajit Sheval të vitit 1346 hixhri në një familje me dy prindër të devotshëm të cilët dëshironin që ai të mos punojë si fëmijë, në mënyrë që ai të ketë kohë për të mësuar. Ai kur ishte i voglël filloi të mësojë shkrimin dhe leximin dhe mësimin përmendësh të Kuranit.

Më pas erdhi Shejkhu Abdullah El-Kar‟auij dhe debatoi me një dijetar Esh‟ari në zonën e tyre, debatoi derisa e vërteta doli në sheh dhe njerëzit e kuptuan se Sunneti ishte rruga e saktë. Pas kësaj, Shejkh Ahmedi ishte një student i afërt i Shejkh El-Kar‟auij i cili kishte hapur një shkollë Selefije në qytetin Samitah. Shejkh Ahmedi mësoi Akide, Fikh, Hadith, Trashëgiminë Islame, Mustelah dhe lëndë të tjera islame.

Mësuesit e tij:

1) Shejkh Abdullah El-Kar‟auij i cili ishte ringjallësi i Sunnetit në pjesës jugore të Arabisë Saudite, i cili hapi me mijëra shkolla fetare në Arabinë Saudite dhe në Jemen.

2) Shejkh Hafidh El-Hakemi, dijetari i pabesueshëm i cili vdiq në moshën 35 vjeçare dhe arriti të shkruaj libra të mahnitshëm në tema të ndryshme islame.

3) Shejkh Muhammed Ibn Ibrahim, ish-myftiu i Arabisë Saudite. Ai studioi prej tij pjesë të librit Tefsir Et-Taberi.

Studentët e tij:

Shejkhu afërsisht për 50 vjet ka dhënë mësim dhe kishte një numër të madh të studentëve që studionin me të, në mesin e tyre janë disa nga dijetarët më të mëdhenj.

Ndër ta ishin:

1) Shejkh Rabi Ibn Hadij El-Medkhalij, i cili mban flamurin e dijes të Xherhit dhe Ta´dilit.

2) Shejkh Zejd Ibn Muhammed El-Medkhalij, dijetari i madh në jug të Saudis, i cili ka shkruar libra të shumtë në Akideh, Fikh dhe Usulul Fikh.

Page 36: Biografi (libri)

3) Shejkh Ali Ibn Nasir El-Fekihi, i cili është mësues në xhaminë e Profetit salAllahu alejhi ue selem dhe llogaritet prej dijetarëve më të mëdhenj të Medines.

Librat e tij:

Shejhu ka shkruar disa libra të mirë-njohura, në mesin e tyre janë:

1) Te`sisul Ehkam Sherhu Umdetil Ehkam i cili është pesë vëllime. Vëllimit të parë i ka shkruajtur shënimet Imam El-Albani gjë e cila tregon rëndësinë e këtij libri sa i përket dijes.

2) El-Meuridul Ez-Zulel. Një libër shumë i rëndësishëm në të cilin Shejkhu shpjegon Davetin Selefi në të cilin ai refuzon dy grupet e humbura Xhematut Teblig dhe Ikhuanul Muslimun.

3) Audetur Isharah fir red-di ala Memnu`i minez Zijarah. Një libër i rëndësishëm në lidhje me vizitën e varreve.

Vdekja e tij:

Shejkhu vdiq në 23 korrik 2008, pasi që ishte i sëmurë për një kohë të gjatë dhe ai ishte një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës sonë.

Shejkh Felah Ibn Ismail

Shejkh Felah bin Ismail (Allahu e ruajttë!)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i tij: Emri i tij është Ebu Muhammed, Felah Ibn Ismail Ibn Ahmed El-Mundekar.

I lindur: Në vitin 1950

Studimet e tij: Qysh në moshën 26 vjeçare Shejkhu udhëtoi tek dijetarët për tia kushtuar dijes tërë kohën e tij. Para kësaj, ai ishte diplomuar nga Universiteti i Kuvajtit, dhe ka punuar si mësues i gjuhës angleze. Por dëshira e tij për të kërkuar dituri nga dijetarët ishte ajo që e shtyri që të braktis punën e tij dhe vendin e tij dhe të shkojë në Universitetin

Page 37: Biografi (libri)

Islamik të Medinës në vitin 1976. Gjatë pesëmbëdhjetë viteve që pasuan, ai ka studiuar prej disa dijetarëve më të mëdhenj të kohës sonë, ai morri mësim prej tyre në njohuri të ndryshme islame si në Akide, Fikh dhe parimet dhe rregullat e tij, Hadith dhe parimet e tij, gjuhën arabe, gramatikë dhe Texhuid dhe ai mori diplomën Master dhe diplomën e Doktoraturës nga Universiteti Islamik i Medines.

Shejku e përfundoi universitein me notat më të mira dhe pastaj vazhdoi për të marrë diplomën Master. Ai gjithashtu edhe në Master morri notën më të lartë për punimin e tij në librin Shu‟ubul Iman i shkruar nga Imam El-Hafidh El-Bejhaki. Ai vazhdoi të marrë diplomën e Doktoraturës dhe morri notën më të lartë për punën e titulluar “Lidhja midis Sufizmit dhe Shi‟izmit”

Mësuesit e tij:

Mësuesit e tij janë të shumtë dhe ne po përmendim disa prej më të njohurve:

• Imam El-Alame Abdul Aziz Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë!), tek i cili ai lexoi “Thelathetul Usul (tri parimet)” dhe “Kitabut Teuhid.”

• Muhadithi i kohës sonë, Imam Muhammed Nasirud-in El-Albani (Allahu e mëshiroftë!) me të cilin ai kaloi shumë kohë.

• Shejkhul Alame, Imam Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!).

• Shejkh Dr. Salih Ibn Feuzan El-Feuzan (Allahu e ruajttë!).

• Shejkhul Muhadith, Abdul Kadir Es-Sindi (Allahu e mëshiroftë!).

• Shejkhu dhe Muhadithi më i madh i Hixhazit; Dr. Hemmad El-Ensari (Allahu e mëshiroftë!). Shejkh Felah mori shumë dije prej tij dhe kaloi shumë kohë me të. Ai lexoi dhe shqyrtoi Sahihun e Buhariut me të, si dhe shumë libra të tjera si:

El-Ibaneh të Ibn Battah,

En-Nubuuat të Shejkhul Islam Ibn Tejmijes,

Kitabut teuhid të Ibn Khuzejmes,

Kitab-ut-Teuhid të Muhamed ibn Abdul Vehabit,

Bulugul Meram të Ibn Haxher El-Eskelanit,

dhe libra në tefsir (shpjegimin e Kur‟anit).

• Shejkh Dr Muhammed Eman El-Xhamij (Allahu e mëshiroftë!). Shejkh Falah mori shumë dije prej tij. Ai lexoi dhe shqyrtoi shumë libra me të, disa prej tyre janë:

Page 38: Biografi (libri)

- El-Kauaidul Muthla të Ibn Uthejminit (Allahu e mëshiroftë!)

- Kitabut Teuhid të Muhammed Ibn Abdul Uehabit (Allahu e mëshiroftë!)

- Akijdetul Uasitij-jeh të Shejkhul Islam Ibn Tejmijes (Allahu e mëshiroftë!)

- Sherhul Akijdetut Tahauijjeh të ibn Ebil-Iz El-Hanefij (Allahu e mëshiroftë!).

Për më tepër, Shejkh Muhammed Eman El-Xhamij ishte mbikqyrës për të në punimin e tij për dilpomën Master.

• Shejkhul Alameh, Muhadithi i Medines, Abdul Muhsin Ibn Ham-mad El-Abbad, i cili ishte Kryetar në Universitetin Islamik të Medinës, dhe ende jep mësime në Xhaminë e Profetit salAllahu alejhi ue selem në Medine. Shejkh Felah lexoi Kitabush Sheriah të El-Axhurit dhe Shifa‟ul Alil të Ibnul Kajimit. Gjithashtu Shejkh Abbadi ishte ai i cili i bëri oponencë gjatë leximit të tij për diplomën Master.

• Shejkhul Alameh Rebi Ibn Hadij El-Medkhalij, i cili është një nga dijetarët më të mëdhenj të sotëm në Arabinë Saudite dhe një nga specialistët më të shquar në njohuritë e hadithit, i cili tani jeton në Mekë. Shejkh Felah lexoi shpjegimin e Sahihul Muslimit të Imam Neveviut dhe Kitabul Ubudijjeh të Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes.

• Shejkhul Alameh Ali Ibn Nasir El-Fakihi. Lexoi tek ai mes tjerash edhe librat Kitabut Teuhid dhe Kitabul Iman, te dyja të Ibn Mendeh.

• Shejkhul Alameh Abdus Samed Ibn Muhamed (Allahu e mëshiroftë), i cili ishte një nga dijetarët më të mëdhenjë në lidhje me trashëgiminë Islame.

• Shejkhul Alameh Ubejd Ibn Abdil-lah El-Xhabirij, një nga dijetarët e sotëm të mëdhenj të Medines.

• Shejkh Dr Ali Ibn Abdur Rahman El-Hudhejfij, një nga dijetarët e Medines dhe Imam i Xhamisë së Profetit.

• Shejkhul Alameh Ahmed Ibn Tauit Et-Taxhi (Allahu e mëshiroftë!), njëri prej dijetarëve më të mëdhenj nga Maroku, i cili ishte kryetari i gjykatës në Taxhit në Marok gjatë pushtimit francez. Shejkhu mësoi tek ai mes tjerash Tefsir dhe gjuhën arabe.

• Shejkhul Alameh Alij Ibn Sinan (Allahu e mëshiroftë!), ai ishte një nga dijetarët e Medines, Shejkhu lexoi tek ai librin Katrun nida.

• Shejkhul Alameh i dituri në gjuhën arabe Ahmed Ibn Ma‟lum Esh-Shenkitij (Allahu e mëshiroftë!) i cili ishte një nga dijetarët e gjuhës arabe në Medine.

Page 39: Biografi (libri)

Karakteri i mirë i Shejkhut: Shejkhu është i njohur në mesin e dijetarëve dhe të studentëve për karakterin e tij të mirë dhe sjelljet e tij të mira. Ai është i njohur edhe për dëshirën e tij të fortë për të përfituar dhe për tu dhënë dobi të tjerëve, për përulësinë e tij me të rinjtë dhe për respektin e tij ndaj të moshuarëve. Për këtë arsye, ai ka fituar një pozitë të lartë dhe vlerësim në mesin e dijetarëve dhe të studentëve, dhe e gjithë lavdia i takon Allahut.

Ndër gjërat e qarta që sugjerojnë karakterin e tij të mirë është se ai gjithmonë u buzëqesh nxënësve kur ai u flet në mësimet e tyre edhe kur ai së bashku me ta hulumtojnë në çështje të ndryshme dhe madje edhe atëherë ai u flet atyre dhe u përgjigjet në pyetjet e tyre.

Dija e Shejkhut dhe rezultati i tij në davet: Shejkhu ka marrë pjesë në disa seminare dhe aktivitete të ndryshme të gjitha në lidhje me përhapjen e Islamit në Kuvajt. Shumë studentë kanë përfituar prej tyre për shkak të dëshirës së tij të fortë për tua shpërndarë diturinë studentëve.

Ai ka marrë pjesë edhe në davet dhe në konferenca shkencore në Kuvajt dhe në vende të tjera në botë, në të cilat kishte një ndikim të madh në përhapjen e Islamit.

Shejkhu i ka kushtuar rëndësi të madhe përhapjes së dijes duke ua mësuar librat e Akides të Ehl us-Sunnetit dhe Xhematit.

Ndër librat që Shejkhu i ka dhënë mësim dhe akoma i jep mësim, janë:

Usuluth Thelatheh,

Keshfush Shubuhat,

Usulus Sit-teh,

Fet‟hul Mexhid, Sherhul Akideh El-Uasitijjeh të Shejkh Salih El-Feuzanit (Allahu e ruajttë!) El-Fetava el-Hamauijeh,

Sherhul Akijdeh Et-Tahauijjeh të Ibn Abil-Iz,

Sherhus Sunneh të El-Berbeharit,

Esh-Sheriah të el-Axhurit,

El-Uddeh shpjegimi i librit El-Umdeh,

El-Arbe‟in En-Nevevije.

Mënyra e Shejkhut në mësimdhënien e tij: Shejkhu (Allahu e ruajttë!) ka një mënyrë shumë të veçantë të mësimdhënies dhe

Page 40: Biografi (libri)

ndër të tjerash kjo e ka bërë atë të njohur për shkak të metodës së tij në mësimdhënie, disa prej tyre janë:

Ai i studion thellësisht çështjet e ndryshme që lidhen me Akiden duke përmendur thëniet e Selefëve dhe të Ehlus Sunnetit mbi këto çështje, ai gjithashtu e ka zakon të përmend edhe atë që Shejkhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë në këto çështje.

Ai kthehet tek baza në çështje të ndryshme në Akide duke përmendur parimet e përgjithshme të metodologjisë Selefije në lidhje me Akiden që ka të bëj me Emrat dhe Cilësitë e Allahut.

Ai i përmend deklaratat e besimeve të sekteve devijuese si të filozofëve, Xhehmive, Mutezilive, Esharive si dhe të Sufive dhe pastaj ai i refuzon këto pikëpamje me dëshmi nga Kur‟ani, Sunneti, gjuha arabe dhe deklaratat e Selefëve dhe të Ehli-Sunnetit.

Shejkhu e ka zakon të përmend mendimet që mësuesit e tij i kanë përmendur në lidhje me Akiden.

Shejkhu është bërë përgjegjës për gjëra të ndryshme të rëndësishme që kan të bëjnë me dijen dhe davetin.

Ai ndër tjerash është mësues në Fakultetin e Sheriatit në Kuvajt dhe ai vazhdon të japë mësime në lidhje me temat që kanë të bëjnë me Akiden Islame dhe studentët përfitojnë shumë nga mësimet e tij.

Ai është në komisionin që është përgjegjës për vendosjen e programit mësimor në kuadër të Ministrisë së Arsimit.

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në komitetin i cili ka vendosur programin mësimor dhe programin mësimor në disa lëndë Islame në ministrinë e arsimit në Kuvajt.

Shejkhu vazhdon të mësojë studentët dhe thirrësit në Islam në Kuvajt dhe jashtë Kuvajtit dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut.

Fitorja vie pas durimit

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Silsilah Huda uen-Nur (167-168, 173, 199)

Page 41: Biografi (libri)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

“Jashtëzakonisht shumë shqiptarë u larguan nga Jugosllavia shtypëse për në Siri.”

“Hala pa filluar ti urdhërosh shqiptarët që të ndjekin Sunnetin ata vetëm se kanë filluar luftën kundër teje. Nëse arabët e kundërshtojnë Sunnetin, çfarë të themi për shqiptarët.”

“Babai im i përkiste fukahave Hanefi. Ai ishte i fortë në fikh dhe i ashpër në fanatizmin e tij.”

“Dallimi i parë që ndodhi midis meje dhe familjes time dhe të gjithë shqiptarëve të tjerë, ishte se unë fillova ti ngris duart e mia në namaz. Ky ishte hapi i parë.”

“Babai im më mësoi profesionin si orëndreqës. Kështu unë furnizohesha dhe pastaj u martova dhe ndërtova shtëpinë time.”

“Dyqani im ishte gjysmë dyqan dhe gjysmë bibliotekë. Unë nuk mendoj se egziston një dyqan i tillë kudo në botë.”

“Unë isha rreth 20 vjeç kur babai im më dëboi nga shtëpia sepse unë nuk e pasoja methhebin Hanefi. Unë u martova, e bëra dasmen dhe më lindën fëmijë, por pa pranin e babait tim.”

“Kur babai im e kuptoi se daveti im përbëhej nga më shumë mirësi sesa të këqija, ai filloi të ndryshojë mendjen e tij dhe ti afrohej dyqanit tim pa guxuar të hyjë në të.”

“Babai im ishte i kënaqur me mua kur ai vdiq. Kah fundi i jetës së tij ai më tha: “Unë kam përfituar nga ti.”

“Së fundi kemi kontaktuar përsëri. Unë isha i pranishëm gjatë sëmundjes dhe vdekjes së tij. Pastaj unë u kujdesa për procesin e xhenazes së tij dhe e varrosa atë sipas Sunnetit.”

“Myftiu i Sirisë kërkoi që unë të dëbohem në shkretëtirë në veri-lindje të Siris. Ministri i mbrendshëm më tha se ai e di atë që ajo në të cilën po thërras unë është e vërtetë dhe se detyra e tij e vetme është për të ruajtur sigurinë e vendit.”

Me 3 Safar 1399 unë gati rashë viktimë e snajperistëve në Bejrut. Makina ime u godit nga tre plumba ndërsa unë dhe familja ime shpëtuam pa u dëmtuar.” (Ghajatul-Maram 13).

Nënat e besimtarëve

Page 42: Biografi (libri)

Hadixhe bint Huvejlid

Imam Shemsud-Din edh-Dhehebi (Allahu e meshiroftë!) (vdiq. 748)

Marrë nga libri: Sijer A‟lamin-Nubelaë (2/109-117)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Hadixheja (radija Allahu anha) ishte zonja e grave të kohës së saj. Ajo ishte nëna e Kasimit, e

bija e Abdul-Huvejlid bin Esed bin Abdul-„Uzza bin Kusejj bin Kul-leb el-Kurejshijeh el-

Esedijjeh.

Ajo ishte nëna e fëmijëve të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem), dhe ishte njeriu i

pari që i besoj thirrjes së tij.

Kur erdhi Profeti (sal Allahu alejhi ue selem), ajo e qetësoi dhe e dërgoi tek kushëriri i saj

Veraka bin Neufel.

Ishte grua e mençur, fisnike, fetare, e ndershme dhe bujare dhe ajo është prej banoreve të

Xhennetit. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e lavdëroi dhe e vuri atë para të gjitha nënave të

besimtarëve të tjera.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) aq shumë e çmonte atë edhe pas vdekjes, sa që „Aisha

thoshte:

“Unë kurrë nuk kam ndjerë xhelozi të tillë për një grua, ashtu siç kam ndjerë ndaj

Hadixhes, pasi që Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e përmendte shpesh atë.” el-Buhari (7

/ 102) dhe Muslimi (2435).

Hadixheja, ishte gruaja e parë e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe kishin disa fëmijë

bashkë. I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) nuk u martua me ndonjë grua tjetër,

përderisa ai ishte i martuar me Hadixhen e as nuk kishte ndonjë robëreshë derisa ajo vdiq. Ishte

shoku më i mirë i tij (sal Allahu alejhi ue selem). Ajo e furnizonte atë dhe ai menaxhonte

biznesin e saj.

Allahu e urdhëroi Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) që t‟i tregoj asaj se Ai ka përgatitur një

shtëpi e të veçantë për të në Xhennet, në të cilën nuk depërton as zhurmë e as nuk ka ndonjë prej

vështirësive.

Ez-Zubejr bin Bakkar ka thënë: “Në kohën e injorancës, ajo quhej Hadixhe (e pastër). Emri i

nënës së saj ishte Fatime bint Za‟ideh el-Amirijjeh.”

Page 43: Biografi (libri)

Hadixhja ishte e martuar së pari me Ebu Halah Zurarah et-Temimi. Pastaj ajo u martua me „Atik

bin „Abid. E më pas, ajo u martua me të Dërguarin e Allahut (sal Allahu alejhi ue selem). Kur u

martuan ata të dy, i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ishte njëzet e pesë vjeç,

ndërsa Hadixheja ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër se ai.

Aisha ka thënë: “Hadixhja vdiq para se të bëhej obligim falja e namazit.”

Është thënë se ajo vdiq në Ramazan dhe se ajo u varros në el-Haxhun në Meke. Kur ajo vdiq,

ishte gjashtëdhjetë e pesë vjeç.

Thotë Aisha (radjia Allahu anha):

“Nëse përmendej Hadixhjah në prani të të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue

selem), ai nuk lodhej duke e lavdëruar dhe duke u lutur për të. Një ditë ai përmendi atë

dhe unë nga xhelozia ime për të, thash: “Allahu e ka zëvendësuar gruan e vjetër.”

Pastaj e pashë atë se si u zemërua shumë. Kurse unë, thash në vete: “O Allah! Nëse e heq

zemërimin e të Dërguarit Tënd kundër meje, unë kurrë nuk do të them ndonjë të keqe për

të!” Pas gjithë kësaj, Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) më shikoi mua e më tha: “Çfarë

the?! Betohem në Allahun, se ajo më besoi mua kur njerëzit më akuzonin me gënjeshtër.

Ajo më dha strehë kur njerëzit më refuzuan dhe unë kisha fëmijë me të, ndryshe nga ju.”

el-Hakim ka thënë: “Ajo vdiq tre ditë pas vdekjes së Ebu Talibit.”

Ebu Hurejra (radija Allahu anhu) transmeton se Profeti (sal Allahu alejhi ue selam) ka thënë:

“Xhibrili erdhi tek unë dhe më tha: Kjo është Hadixhja. Ajo të ka ardhur me një enë në të

cilën ka ushqim. E kur të vij tek ti, përshëndete atë nga Zoti i saj dhe nga unë dhe jepja

asaj lajmin e gëzuar të një shtëpie të kallamishte në Xhennet ne të cilën nuk ka as zhurmës

e as vështirësi.”

Aliu (radija Allahu anhu) transmeton se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Gruaja më e mirë (e këtij ummeti) është Hadixhe bint Huvejlid, ndërsa gruaja e mirë

është Mariam bint Imran.” El-Buhari (7 / 101).

Fëmijët e saj me Profetin (sal Allahu alejhi ue selem) ishin el-Kasim, et-Tajjib dhe et-

Tahir. Ata vdiqën qysh në moshë të hershme. Ajo kishte me Profetin (sal Allahu alejhi ue selem)

gjithashtu edhe vajzat Rukajjeh, Zejneb, Ummu-Kulthum dhe Fatime.

Ibnul-Ethir ka thënë: “Ka një konsensus se Hadixhja ishte krijesa e parë e cila u bë myslimane.”

ez-Zuhri, Katadeh, Musa bin „Ukbeh, Ibn Is-hak, el-Uakidij dhe Sa‟id bin Jahja kanë thënë: “I

pari që besojë në Allahun dhe të Dërguarin e Tij ishte Hadixhja, Ebu Bekri dhe Aliu.”

Page 44: Biografi (libri)

Enes bin Malik ka thënë: “Gratë më të mira të kësaj bote janë Merjemja, Asijah, Hadixhe bint

Huvejlid dhe Fatimja.”

Thotë Katade: “Hadixhjah vdiq tre vjet para Hixhreti.”

Rajhaneh bint Shim‟un اع هها ضس

Imam El-Hafidh Ibn Haxher el-Askalani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: El-Isabeh fi Temjizis-Sahabeh, (4/309)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Rajhaneh bint Shim‟un bin Zejd اهنع هللا يضر tregohet se ishte bija e Zejd bin Amr bin Kanafeh

ose Khanefeh nga fisi en-Nadhir. Ibn Is‟hak ka thënë se ajo ishte nga Benu Kurejdhah. Ajo ishte

e martuar me një burrë nga fisi en-Nedhir i cili quhej el-Hakem.

Ibn Is‟hak në „el-Kubra‟ thotë: “I Dërguari i Allahut هط هع هها هص e kishte zënë atë

robëreshë, por ajo nuk pranoi të braktisë fenë çifute. Kur ai هط هع هها هص ishte duke

ecur me shokët e tij, ai dëgjoi të ecurit e dikujt që vinte nga prapa dhe tha: „Ky është

Tha‟lebeh bin Shu‟be i cili ka ardhur për të më dhënë lajmin e gëzueshëm se Rajhaneh

është bërë myslimane”, gjë të cilën Tha‟lebeh vërtetë e tha. Pastaj Profeti هع هها هص

i iraugrëD i O” :aht oja asrëdn ,nësetram jasa iorfa i ehd airëbor agn ëta ioril eي ع

Allahut, më lejo që në vend të kësaj të jem skllave e juaj. është më e lehtë për mua dhe për

ty.” Rrjedhimisht ai هط هع هها هص bëri siç dëshiroi ajo.

Ajo vdiq nëntë vite para vdekjes së të Dërguarit të Allahutملس و هيلع هللا ىلص. dhe është thënë

se vdiq pas Haxhit Lamtumirës.

Ibn Is‟hak transmeton nga el-Uakidij me zinxhirin e tij transmetues nga Amr bin el-Hakem, i cili

ka thënë: “Rajhaneh ishte martuar me një njeri që e donte atë dhe ajo ishte një grua e bukur. Kur

Profeti هط هع هها هص zuri rob fisin Kurejdhah, ata u radhitën në një rresht para

Profetit هط هع هها هص dhe e lejoi Rajhaneh të hiqej mënjanë nga rreshti. Atëherë ai

e dërgoi atë tek shtëpia e Umml-Mundhirit derisa robërit meshkuj të rritur ishin

ekzekutuar, ndërsa fëmijët dhe gratë ishin robëruar. Ai هط هع هها هص hyri tek

Rajhana, ndërsa ajo ishte fshehur për shkak se frikësohej prej tij. Rejhaneh اع هها ضس

tregon: “Ai më thirri dhe më tha që të ulem para tij. Pastaj ai më dha disa zgjedhje dhe

Page 45: Biografi (libri)

unë zgjodha Allahun dhe të Dërguarin e Tij. E më pas ai më liroi nga robëria dhe u martua

me mua.”

Rajhaneh لا يضر etpej i ehd ëta ëjotsall at nokaz ethsik e iA .qidv oja asired ët em iotej نها و ع ل

asaj çdo gjë që ia kërkonte. Ajo vdiq pasi ai ishte kthyer nga Haxhi dhe varros në varrezat el-

Baki.

Ibn Sa‟di transmeton nga Muhamed bin Kab el-Kuradhij i cili ka thënë: “Rajhaneh هللا يضر

ojA .لن س يو و ل لى هللا ع ص jiT ët tiraugrëD ët rauruhd ethsik ai ëq tuhallA e ëtaruhd ethsi نها ع

ishte e bukur dhe kishte sjellje të shkëlqyera. Pasi i vdiq burri i saj, ajo gjeti veten e saj në mesin

e robërve të kapur gra dhe fëmijë. Profeti ملس و هيلع هللا ىلص i dha asaj disa zgjedhje dhe ajo

zgjodhi Islamin. Pastaj ai e liroi atë, u martua me të dhe ia vuri vellon. Ajo ishte tmerrësisht

xheloze në të, gjë e cila rezultoi që ai ta shkurorëzojë njëherë. Shkurorëzimi i saj ishte shumë i

vështirë për të, gjë e cila bëri që ajo të qante shumë dhe si rezultat i kësaj ai e ktheu përsëri atë.

Pastaj jetoi me të derisa ajo vdiq.”

Përveç kësaj, Ibnu Sa‟di ka transmetuar nga Ez-Zuhrij i cili ka thënë: “Pasi ai e kishte

shkurorëzuar atë, ajo ishte duke qëndruar tek familja e saj dhe tha: „Askush nuk do më sheh më

pas tij ملس و هيلع هللا ىلص‟.”

Seudeh bint Zem´ah

Imam Shemsud-Din edh-Dhehebij (Allahu e mëshifortë!) (v.748)

Burimi: Sijar A´lamin-Nubela (2/265-269)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Ajo është nëna e besimtarëve- Seudeh bint Zem´ah bin Kajs el-Kureshijjeh el-Amirijjeh.

Ajo është gruaja e parë me të cilën Profeti ملسو هيلع هللا ىلص u martua pas vdekjes së

Hadixhes1. Ajo ishte gruaja e vetme e Profetit për tre vjet- nëse jo më shumë- para se ai të

martohej me Aishen 2.

Seudeh ishte një zonjë fisnike, e shquar dhe grua e bukur e cila më herët ishte e martuar me Es-

Sekr bin Amr, vëllanë e Suhejl bin Amr el-Amir. Ajo është gruaja që ia dha ditën e saj Aishes,

duke pasur parasysh dashurinë e të Dërguarit të Allahut ملسو هيلع هللا ىلص për Aishen3; në

këtë kohë ajo ishte e vjetër.

Page 46: Biografi (libri)

Seudeh bin Zem´ah ka transmetuar ca hadithe të cilat i gjejmë në Sahihun e Buharit. Ndërsa, ata

të cilët kanë transmetuar hadithe nga ajo janë Ibn Abbasi dhe Jahja bin Abdullah el-Ensari.

Ajo vdiq në fund të kalifatit të Umerit.

Aishah ka thënë: “Nuk ka asnjë grua në lëkurën e së cilës do kisha dëshirë të isha, sikurse është

Seudeh bint Zem´ah, që ishte një grua e ashpër4.” 5

Ibën Sa´d ka thënë: “Seudeh dhe burri i saj u bënë myslimanë, e më pas ata emigruan në

Abisini.”

Seudeh ka thënë: “O i Dërguar i Allahut! Natën e kaluar jam falur pas teje. Kur ne ishim në

ruku, e kam mbajtur hundën time nga frika se gjaku do më rridhte.” Në atë rast ai هص

.ihseq ي ع ي Kështu ajo nganjëherë e bënte të qeshej të Dërguarin e Allahut.6 هللا ػ

Salihu, shërbëtor i Et-Teumes tregon se Ebu Hurejjra ka thënë:

“I Dërguari i Allahut ملسو هيلع هللا ىلص ka thënë haxhit lamtumirës: “Pas këtij haxhi,

qëndroni në shtëpitë tuaja.” Salih ka thënë: “Pas kësaj Seudeh thoshte: “Unë nuk do të bëj më

asnjë haxh.”7

Thotë Ibn Sirini: “Njëherë Umeri ia dërgoi Seudes një thes me monedha argjendi, ndërsa ajo tha:

Çfarë është kjo? Ata thanë: Monedha argjendi. Ajo ua ktheu: Në thes ka diçka që kanë vlerën e

hurmeve. Silleni një pjatë! Pastaj ajo i shpërndau ato sikur të ishin hurma.”

______________________________________________________________________________

1 Imam Neveviu ka thënë: “Ibn Abdil-Berr ka thënë: “Këtë mendim e ka Katade dhe Ebu

Ubejdeh.” Të njëjtin mendim e ka Muhamed bin Is´hak, Muhamed bin Sa´d, Ibën Kutejbeh dhe

të tjerë.” (Sherh Sahih Muslim (10/42).

2 Imam Ibn Haxheri ka thënë: “Ai u martua me Seuden në Mekë kur Aisha ishte gjashtë vjeçe.”

(el-Isabeh fi Temjizis-Sahabeh (4/338).

3 Imam Neveviu ka thënë: “Kjo është dëshmi se është e lejueshme për një grua që t´ia jep ditën e

saj gruas së dytë të bashkëshortit të saj, pasi kjo është e drejta e saj. Megjithatë, është kusht që

bashkëshorti të pajtohet me këtë, sepse ai ka të drejtë të joshë gruan e tij që ia jep ditët e saj gruas

tjetër. Ajo nuk mund të merr kompensim për ditët e dhuruara. Gruaja mund t´ia jep ditën e saj

kujt të dëshirojë ajo. Gruaja që ka dhënë ditën e saj, mund ta kërkon atë prapë përsëri kur të

dëshiron.” (Sherh Sahih Muslim (10/43).

4 el-Kadhi Ijadh el-Maliki ka thënë: “Me këtë shprehje “e ashpër”, Aisha nuk e kishte për qëllim

që ta kritikojë atë, sepse ajo nuk e kishte ndërmend që ta nënvlerësojë atë.” (Ikmalul-Mu´lim

(4/666). Imam Neveviu ka thënë: “Qëllimi ishte për ta përshkruar atë, ngase ajo kishte shprit të

fortë dhe një karakter të mirë.” (Sherh Sahih Muslim (10/43).

5 Muslim (1463).

Page 47: Biografi (libri)

6 Et-Tabakat el-Kubra (8/269).

7 Ahmedi (2/446).

Këto ishin gratë e Profetit salallahu alejhi ue

selem

Shejkh Abdurrazak bin Abdul-Muslin el-Abbad el Bedr (Allahu e ruajttë!) Burimi: Shkëputur nga ligjërata: “Dhe gratë e tij janë nënat tuaja”

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Ja një historik i shkurtër i grave të Profetit salallahu alejhi ue selem:

1 . Hadixheh bint Huvejlid el-Esedijjeh el-Kureshijjeh: Kjo ishte gruaja e parë e tij, e me të

cilën u martua para profecisë ndërsa ajo ishte në të dyzetat ndërsa Profeti salallahu alejhi ue

selem ishte njëzetepesë vjeçar. Kjo ishte gruaja e vetme e tij salallahu alejhi ue selem derisa ajo

vdiq. Kjo ishte nëna e të gjithë fëmijëve të tij përveç Ibrahimit i cili kishte lindur nga robëresha e

tij Maria el-Kibtijjeh. Hadixheja ishte gruaja e tij e cila iu gjend pranë, sidomos në fillet e

shpalljes.

Prej veçorive të saj, janë:

– Ajo ishte gruaja e parë e këtij ummeti e cila besoi në Allahun dhe në të Dërguarin e tij.

– Allahu i dërgoi asaj selam nëpërmjet engjëllit Xhibril. Kjo është e veçantë për të dhe nuk njihet

për këtë veçori ndonjë grua tjetër.

– Ishte gruaja e parë e këtij ummeti që iu kishte premtuar një shtëpi nga margaritarët në Xhenet.

– Profeti salallahu alejhi ue selem nuk ishte martuar me ndonjë grua tjetër përderisa ajo ishte

gjallë. Gjë e cila nuk kishte ndodhur me gratë e tjera pas saj.

2 . Seudeh bin Zem‟ah bint Kajs el-Kureshijjeh: Me të ishte martuar pas vdekjes së Hadixhes,

para se të emigroj në Medine. Kjo ishte gruaja e tij e cila ditën e saj të cilën e kishte Profeti

salallahu alejhi ue selem për detyrë ta kaloj tek ajo, ia kishte dhënë Aishes. Kjo e bëri këtë për

shkak se e donte Profetin salallahu alejhi ue selem, dëshiroi të jetë gruaja e tij në këtë botë dhe në

ahiret. Ajo vdiq pak para se të përfundoj hilafeti i Umerit radijallahu anhuma.

Page 48: Biografi (libri)

3. Es-Siddikah bint es-Siddik. Aishe bin Ebi Bekr: Ndryshe quhej, e dashura e të Dërguarit të

Allahut, e cila ishte e mbrojtur nga mbi shtatë qiej. Ajo ishte gruaja e cila i ishte treguar Profetit

salallahu alejhi ue selem nga ana e Xhibrilit se ajo do të jetë gruaja jote! Me të u fejua përderisa

ishin në Mekë në moshën gjashtë vjeçe, ndërsa u martua me të pasi emigroi në Medinë ndërsa

ajo ishte nëntë vjeçe. Në këtë gjejmë refuzimin më të fortë ndaj atyre që thërrasin në mos-

martesën e femrës në moshë të hershme (nëse ajo është e gatshme për këtë (v.p.)).

Prej veçorive të saj, veçojmë:

Profeti salallahu alejhi ue selem nuk martoi ndonjë grua tjetër virgjëreshë. Pra, ajo ishte e

virgjëra e vetme kur u martua me të salallahu alejhi ue selem. Asnjëherë nuk kishte zbritur

shpallje në mbrojtje të ndonjë gruaje përveç saj. Ishte krijesa më e dashur e tij alejhis-salatu ues-

selam. Ajo ishte gruaja më e mençur dhe më e ditur prej grave të tij dhe të gjithë këtij ummeti,

saqë edhe sahabët më të mëdhenj e pyesnin ndonjëherë atë dhe e merrnin fjalën e saj. Allahu

zbriti ajete kuranore në mbrojtje të nderit të saj, ajete të cilat i gjejmë në suret Nur. Një herë prej

herësh ajo kishte thënë: “Çështja ime në vetvete më dukej më e thjeshtë saqë Allahu të më mbroj

mua me anë të shpalljes, e cila do të lexohet përherë.”

Profeti salallahu alejhi ue selem vdiq në shtëpinë e saj, në ditën kur ai salallahu alejhi ue selem

kishte radhën të fle me të, kishte vdekur përderisa ai kishte vënë kokën në gjoksin e saj dhe ishte

varrosur në shtëpinë e saj.

4 . Havsa bint „Umer bin Hatab. Ai u martua me të në vitin e tretë hixhrij. Ndërsa ajo kishte

vdekur në vitin e njëzetetetë. Allahu qoftë e kënaqur me të.

5. Zejneb bint Hazimeh el-Kajsijjeh. Ajo vdiq dy muaj pasi ishte martuar me Profetin salallahu

alejhi ue selem. Ajo ndryshe quhej Ummul-Mesakin (nëna e të varfërve), për shkak se jepte

shumë lëmoshë për të varfrit.

6 . Ummu Seleme Hind bint Ebi Umejje el-Kureshijjeh el-Mahzumijjeh. Thuhet se ajo ishte

gruaja e fundit prej grave të tij që kishte vdekur. Thuhet se ka vdekur në vitin gjashtëdhjetedy

hixhrij. Ishte varrosur në varrezat el-Beki‟. Profeti salallahu alejhi ue selem ishte martuar me të

në vitin e katërt hixhrij. Prej veçorive të saj është se:

Xhibrili kishte ardhur tek Profeti salallahu alejhi ue selem përderisa ai ishte tek Ummu Seleme,

ndërsa ajo e kishte parë atë (Xhibrilin) të personifikuar në pamjen e sahabiut të ndershëm

Dihjetul-Kelbij.

7 . Zejneb bint Xhahsh prej familjes beni Kharimeh. Ajo ishte vajza e hallës së tij Umejje

bint Abdul-Mutalib. Me të ishte martuar në vitin e katërt hixhrij. Ajo ishte fillimisht e martuar

me Zejd bin Harith, dhe për të kishte zbritur ajeti me të cilin e martoi me Profetin salallahu alejhi

ue selem. Me këtë fakt, ajo mburrej ndaj grave të tjera të tij alejhis-salatu ues-selam dhe u

thoshte: “Juve iu kanë martuar familjet tuaja me të, ndërsa mua më ka martuar Ai që është mbi

shtatë qiej!” Ajo vdiq në vitin e njëzetë hixhrij në qytetin e Medinës dhe u varros në el-Beki‟.

Ajo ishte gruaja e parë prej grave të tij salallahu alejhi ue selem e cila vdiq pas vdekjes së

Profetit alejhis-salatu ues-selam.

Page 49: Biografi (libri)

8 . Xhuuejrijeh binte l-Harith el-Mustalikah. Ajo ishte nga robëreshat që ishte zënë nga fisi

Beni Mustalik e cila erdhi tek Profeti alejhis-salatu ues-selam për t‟i ndihmuar në lirimin nga

robëria. Pasi e liroi atë, ajo u martua me të në vitin e gjashtë hixhrij. Ajo ishte shkaktare që iu

liruan njëqind nga familja e saj. Ngase, njerëzit nuk mundën që të mbajnë në robëri të afërmit e

saj për shkak të respektit që kishin ndaj tij salallahu alejhi ue selem. Ajo vdiq në vitin

pesëdhjetegjashtë hixhrij.

9 . Ummu Habibeh bint Ebi Sufjan el-Kureshijeh e cila ishte njëzeteshtatë vjeçe.Me të u

martua kur ajo ende ishte në Etiopi. Kur ajo u nis për në Medinë, Nexhashiu i kishte dhënë me

vete 400 dinarë. Ajo vdiq përderisa në udhëheqje të shtetit ishte vëllai i saj Mu‟aviu radijallahu

anhuma. Ajo që përmendet tek ajo, ishte se, një herë prej herësh kur i erdhi asaj babai në vizitë,

ajo nuk e la që të ulej në shtratin e Profetit salallahu alejhi ue selem duke i thënë se ti je mushrik.

10 . Safijjeh bint Hubej bin Akhtab. I cili (Hubeji) ishte prej pasardhësve të Harunit alejhis-

selam. Ajo njihet si gruaja më e bukur ndër gratë e të gjitha kohërave. Me të u martua në vitin e

gjashtë hixhrij. Fillimisht, ajo ishte robëreshë, por pasi e liroi atë nga robëria, ajo iu vetëafrua atij

salallahu alejhi ue selem për shkak të mirësisë që ai salallahu alejhi ue selem e bëri me të.

11 . Mejmuneh binte l-Harith el-Hilalijjeh. Ajo ishte gruaja e fundit me të cilën ishte martuar

Profeti salallahu alejhi ue selem. me të u martua në një fshat afër Mekës në vitin e shtatë hixhrij,

pasi kishte veshur rrobat pas kryerjes së umres. Ajo ishte tezja e Abdullah bin Abasit dhe Halid

bin Velidit. Ajo vdiq në fshatin e saj në Sirf në vitin gjashtëdhjetedy hixhrij.

Aisha ishte nëntë vjeçe kur ajo u martua me

të Dërguarin e Allahut

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141451

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Thotë; Allahu jua zgjastë jetën në bindje ndaj Tij! Disa thirrësa thonë se Profeti salAllahu alejhi ue selem nuk është martuar me Aishën kur ajo ishte nëntë vjeçe. A është e vërtetë kjo?”

Page 50: Biografi (libri)

Përgjigje: “Çfarë din ky thirrës se Ai nuk u martua me të? Kjo është e vërtetuar me argument të saktë se Ai është fejuar me të dhe ajo ka qenë gjashtë vjeçe dhe e ka martuar atë dhe ajo ka qenë nëntë vjeçe, kjo është vërtetuar me argument të saktë.

Nëse ai ka diçka tjetër përveç Sahihut të Muslimit le të na e tregoi neve. Po!”

Gra të tjera

Fatimah bint Muhammed (sal Allahu alejhi

ue selem)

Imam Shams-ud-Din edh-Dhehebi (Allahu e mëshiroftë!) (vdiq.748)

Burimi: Sijar A´lam-in-Nubala‟ (2/118-134)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Ajo ishte zonja e grave në kohën e saj dhe ishte një pjes e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem).

Ajo ishte Umm Abiha1, e bija e zotëriut të krijesave, të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue

selem) Ebul-Kasim Muhamed bin Abdil-lah bin Abdil-Muttalib bin Hashim bin Abdil-Manaf el-

Kurejshijjah el-Hashimijjah.

Ajo ka lindur pak para thirrjes profetike dhe u martua me Imam Ali bin Ebi Talibin në muajin e

Dhul-Ka‟dah, ose pak më parë, vitin 2 pas betejës së Bedrit.

Ibn Abdil-Barr ka thënë: “Ai konsumoi martesën me të pas betejës së Uhudit. Ajo ja lindi atij el-

Hasanin, el-Husejnin, Muhsin, Ummu Kulthum dhe Zejnebin. Ajo ka transmetuar nga babai i saj.

Nga ajo kanë transmetuar, ndër të tjer djali i saj el-Husejn, Aishja, Ummu Seleme dhe Enes bin

Malik. Transmetimet e saj gjinden në gjashtë librat e haditheve.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e donte atë, e nderonte atë dhe gëzohej nga ajo. Ajo kishte

shkëlqyeshmëri të mëdha. Ajo ishte e durueshme, fetare, e mirë, e ndershme, e kënaqur dhe

mirënjohëse ndaj Allahut.

Page 51: Biografi (libri)

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) u zemërua për të, kur ai dëgjoi se Ebul-Hasani do të kërkojë

dorën e vajzës së Ebu Xhehlit, gjë që ai e konsideroi të lejuar. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem)

tha:

“Betohem në Allahun se një vajzë e Profetit të Allahut nuk mund të bashkohet me të bijën

e armikut të Allahut. Vërtet Fatimja është një pjesë e imja. Ajo që e mundon atë më

mundon edhe mua.”

Aliu u largua nga ideja për të kërkuar dorën e saj duke e marrur në konsiderat Fatimen. Ai nuk u

martua me dikë tjetër gjatë jetës së saj, e as nuk morri ndonjë skllave. Pas vdekjes së saj ai u

martua dhe kishte skllave – Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy.

Pas vdekjes së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem), Fatimja i tha Enes bin Malikut:

“Enes! Si lejuat vetet tuaja të derdhni dhe mbi të Dërguarin e Allahut (sal Allahu alejhi ue

selem)?2

Ai (sal Allahu alejhi ue selem) i tha asaj në shtratin e vdekjës:

“Unë do të vdes nga kjo sëmundje.”

Ajo filloi të qajë. Pastaj ai i tha se ajo do të jetë e para nga familja e tij që do të bashkohet me të

dhe se ajo është zonja e grave të këtij umeti.

Kjo e bëri atë të qesh dhe ajo nuk i tregojë askujt për këtë.Kur Profeti (sal Allahu alejhi ue

selem) kishte vdekur, Aisha e pyeti atë në lidhje me këtë dhe ajo i tregojë në lidhje me sekretin

që ja kishte treguar Fatimes.3

Kur babai i saj (sal Allahu alejhi ue selem) kishte vdekur, Fatimja shpresojë se do ta trashëgojë

babain e saj. Ajo shkoi tek Ebu Bekr es-Sidiku dhe kërkojë këtë prej tij. Atëherë ai i tregojë asaj

se ai e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) duke thënë:

“Ne [profetët] trashëgohemi. Ajo që kemi lënë pas nesh është bamirësi.” 4

Ajo mori e me të keqë këtë por zuri veten nga kjo me kalimin e kohës.

Ajo vdiq rreth pesë muaj pas vdekjes së Profetit (sal Allahu alejhi ue selem. Ajo ishte 24 ose 25

vjeç. Më e vjetra që është thënë është se ajo ishte 29 vjet. Ndërsa mendimi i parë është

megjithatë më i sakti.

Ajo ishte më e re se Zejnebi, gruaja e Ebul-As bin er-Rebis, dhe Rukajjah, gruaja e Uthman bin

Affanit. Pasardhësit e Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) pushuan nga të gjitha drejtimet, përveç

nga ana e Fatimes.

ez-Zubejr bin Bakkar ka thënë: “Pasardhësit e Zejnebes vdiqën.”

Page 52: Biografi (libri)

Ebu Hurejra (radija Allahu anhu) ka thënë:

“I Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) shikoi në Aliun, Fatimen, Hasanin dhe

Husejnin dhe tha:” Unë jam një luftë kundër atyre që luftojnë kundër jush dhe jam paqe

për ata që kanë paqe me ju.” 5

Ebu Seid el-Khudri ka raportuar se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Askush nuk na urren neve, Ehl-ul-Bejtin vetëm se Allahu do ta fusë në zjarr.” 6

Hudhejfe tregon se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Një engjëll zbriti dhe më dha lajmin e mirë se Fatimja është zonja e grave të parajsës.” 7

Ibn Abbasi transmeton se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Gratë më të mira të Parajsës janë Khatixhja dhe Fatimja.” 8

Ajo lindi vajzat, Umu Kulthum, gruan e Umer bin el-Hatabit, dhe Zejnebin gruan e Abdullah bin

Xhafer bin Abi Talibit.

Ibn Abbas ka treguar se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Gratë më të mira të Parajsës janë Hadixhjah bint Khuvejlid, Fatime bint Muhammed,

Maryam dhe Asijah.”

Aisha ka thënë: “Fatimja jetojë gjashtë muaj pas Profetit (sal Allahu alejhi ue selem) dhe u

varros gjatë natës.” 9

Ebu Xhafer el-Bakir ka thënë: “Ajo ishte 28 vjeç kur ajo vdiq. Ajo ka lindur kur Kurejshët

rindërtuan Qaben. ”

Ai gjithashtu tha:

“Xhenazen e saj e pastrojë Aliu.”

______________________________________________________________________________

_1 Në „el-Isabah “(13/71) dhe “Usd-ul-Ghabah”(7 / 25) shkruan se llagapi i saj ishte Umm Abiha

(nëna e babait të tij).

2 el-Buhari (8 / 113).

3 El-Buhari (6 / 462).

4 El-Buhari (6 / 139).

Page 53: Biografi (libri)

5 Ahmedi (2 / 442).

6 el-Hakim (3 / 150) i cili e konsideroi të saktë po ashtu edhe Dhehebiu.

7 el-Hakim (3 / 151) i cili e konsideroi të saktë po ashtu edhe Dhehebiu.

8 Ahmedi (1 / 293) dhe el-Hakim (2 / 594) të cilët e konsideruan autentike dhe edh-Dhehebi u

pajtua.

9 Al-Hakim (3 / 162).

Rukajjeh bint Muhamed هع هها هص

ي ع

Imam Shemsud-Din edh-Dhehebij (Allahu e mëshiroftë!), (v. 748)

Burimi: Sijer A‟lamin-Nubela, (2/250-252)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Nëna e saj ishte Hadixheja.

Ibn Sa‟di ka thënë: “Utbeh bin Ebi Leheb u martua me Rukajjën para se t‟i vinte shpallja Profetit

لن.“ س يو و ل لى هللا ع ص

Ndërsa, kur zbriti ajeti:

رت ت رجذ ذا أث ى

“Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!” {111:1},

Ebu Lehebi i tha të birit tij, Utbes: “Nuk kam të bëj asgjë me ty derisa të mos e shkurorëzosh

vajzën e tij (Profetit ملس و هيلع هللا ىلص).” Si rezultat i kësaj ata u shkurorëzuan. Ajo u bë

muslimane së bashku me nënën dhe motrat e saj, e pastaj u martua me Uthmanin.” (Et-

Tabekatul-Kubra 8/36)

Page 54: Biografi (libri)

Ibn Sa‟di ka thënë: “Ajo emigroi në Abisini në dy emigrimet me Uthmanin هنع هللا يضر.

Profeti ملس و هيلع هللا ىلص për ta ka thënë: “Ata janë të parët pas Lutit të cilët kanë

emigruar për hir të Allahut.”

Ajo ia lindi një djalë Uthamnit të cilin e quajtën Abdullah, në emër të të cilit Uthmani e mori

edhe llagapin (Uthmani هنع هللا يضر). Kur ai ishte gjashtë vjeç, një gjel e thumboi atë në

fytyrë. Fytyra e tij u bë e zgavërt dhe vdiq nga kjo plagë. Pastaj, ajo emigroi në Medine pas

Uthmanit. Ajo u sëmur para betejës së Bedrit. Profeti ملس و هيلع هللا ىلص e obligoi Uthmanin

të kujdeset për të duke mos marrë pjesë në luftë. Ajo vdiq, ndërsa muslimanët luftonin në luftën

e Bedrit.

Ummu Kulthum bint Muhamed هها هص

ي ع ي ػ

Imam Shemsud-Din edh-Dhehebij (Allahu e mëshiroftë!), (v. 748) Burimi: Sijer A‟lamin-Nubala, (2/252-253)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Ummu Kulthum bint Muhamed është vajza e katërt e Profetit هللا ىلص ëb U .لن س يو و ل ع

myslimane dhe emigroi pas Profetit ملسو هيلع هللا ىلص. Kur motra e saj Rukajeh vdiq, i

Dërguari i ملسو هيلع هللا ىلص e martoi atë me Uthmanin هنع هللا يضر, ndërsa ajo ishte e

virgjër. Martesa u bë në muajin Rebi‟ul-Euel në vitin e 3-H; ata nuk kishin asnjë fëmijë së

bashku. Ajo vdiq në Shaban në vitin 9-H.

Profeti ملسو هيلع هللا ىلص ka thënë:

“Po t‟i kisha dhjetë vajza, do t‟i kisha martuar të gjitha ato me Uthmanin.”* (Et-Tabekat el-

Kubra 8/38)

Enes bin Malik هنع هللا يضر ka treguar se ai e pa Ummu Kulthum bint Resulil-Lah هللا ىلص

01 uirahuB) .rusidnëq ët ihsfadnëm ktep ëjn em rusonifeq ët لن س يو و ل (252\ع

Gjithashtu, Enes bin Malik هنع هللا يضر thotë: “E pashë të Dërguarin ملسو هيلع هللا ىلص të

ulur tek varri i saj me lot në sy. Ai tha: „Kush prej jush nuk ka pasur marrëdhënie seksuale

me gruan e tij natën e fundit?‟ Ebu Talha tha: „Unë‟. Ai i tha atij: „Zbrit poshtë‟. Ai pastaj

zbriti në varr.” (Buhariu 3\126)

Page 55: Biografi (libri)

*v.p.: pas vdekjes së asaj që ishte e martuar me të, tjetrën do e kishte martuar prapë me të.

Zejneb bint Muhamed هط هع هها هص

Imam Shemsudin edh-Dhehebij (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Sijer A‟lamin-Nubela (2/246-250)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Ajo është më e vjetra prej motrave të saj, e cila kishte emigruar.

I Dërguari i Allahut ملسو هيلع هللا ىلصe martoi atë me kushëririn e saj Ebul-„As gjatë kohës

përderisa ishte gjallë nëna e saj. Me atë, ajo kishte lindur Umamen –me të cilën u martua Ali bin

Ebu Talibi pas vdekjes së Fatimes– dhe Ali bin Ebil-„As. Thuhet se Profeti ملسو هيلع هللا ىلص

e kishte marrë atë në kafshën e tij dhe e kishte ulur mbrapa në të, ditën kur u çlirua Meka. Unë

mendoj se ai vdiq si fëmijë (Ali bin Ebil-„As).

Zejnebja اهنع هللا يضرu bë myslimane, dhe emigroi gjashtë vjet para se të bëhej burri i saj

mysliman.

Ebu Hurejra هنع هللا يضر transmeton se:

“I Dërguari i Allahut ملسو هيلع هللا ىلص dërgoi një batalion në të cilin isha edhe unë në të. Ai

tha:

“Nëse i takoni Habbar bin el-Esued dhe Nafi‟ bin Abd Amr, digjni.” Ata të dytë e kishin

goditur Zejneben, kur ajo kishte dalë (për të emigruar) dhe ajo kishte mbetur invalid (nga

ajo plagë) derisa ajo vdiq. Pastaj ai tha: “Nëse i takoni ata, atëherë vritni, ngase nuk i

lejohet askujt të ndëshkojë me ndëshkimin e Allahut.”

Jezid bin Mervani هنع هللا يضر ka thënë:

“Pasi që i Dërguari i Allahut هط هع هها هص një ditë prej ditësh u ngrit për ta falur

namazin e sabahut me njerëzit, Zejnebja thërriti: “Unë i kam dhënë mbrojtje Ebul-„As bin

err-Rrabi‟.” Pasi ai mbaroi namazin, ai tha: “Këtë unë nuk e dija. Njerëzit më të ulët kanë

të drejtë për të dhënë mbrojtje”.” (kjo do të thotë se ai është i mbrojtur).

Esh-Sha‟bi ka thënë: “Zejnebja u bë myslimane dhe pastaj emigroi. Pas një kohe, ai (Ebul-„Asi)

u bë mysliman dhe Profeti ملسو هيلع هللا ىلص nuk i ndau ata.” Të njëjtën gjë e ka thënë

Page 56: Biografi (libri)

Katade dhe ka shtuar: “Pastaj ka zbritur ajeti, që nënkupton se nëse një grua bëhet myslimane

para burrit të saj, ai nuk ka të drejtë ndaj saj, derisa ta kërkoj për së dyti atë.”

Ibn Abasi هنع هللا يضر ka thënë: “Pas disa viteve i Dërguari i Allahut ملسو هيلع هللا ىلص ia

ktheu Zejneben Ebul-„Asit pas martesës së parë, ndërsa nuk i kërkoi një dhuratë martese të re.”

Ajo vdiq në fillim të vitit 8 H.

Umu „Atijeh اهنع هللا يضر ka thënë:

“Pas vdekjes së Zejnebes vajzës së të Dërguarit ملسو هيلع هللا ىلص, ai tha:

“Pastrojeni atë tek, tre apo pesë herë. Le të jetë pastrimi i fundit i përzier nga kamfuri apo

diçka nga kamfuri. Pasi ta keni mbaruar pastrimin, më lajmëroni mua.” Pasi e kishim

pastruar atë, ai na dhuroi izarin e tij dhe tha: Visheni me këtë.”

Gratë e Imam Ahmedit

Imam Abdur-Rrahman bin el-Xhauzi el-Hanbeli (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Manakib-ul-Imam Ahmad bin Hanbel, faqe 402-404

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Ebu Bekr el-Maruezij ka thënë:

“Kam dëgjuar Ahmed bin Hanbelin duke thënë: ” Unë nuk jam martuar derisa sa kam mbushur

dyzet vjet “.

Gruaja e tij e parë ishte bint Umu Salih Abasah el-Fadl. Zuhejr bin Salih bin Ahmed bin Hanbel

ka thënë: Gjyshi im (rahimehullah) u martua me Abasah bint el-Fadl e cila ishte nga qoshi i

arabeve. Ai kishte vetëm një fëmijë me të, d.m.th babai im. Pastaj ajo vdiq. “[1]

Ebu Bekr el-Maruazij ka thënë: “Kam dëgjuar Ebu Abdil-lah Ahmed bin Hanbelin duke thënë: ”

Kam jetuar me Ummu Salih tridhjetë vjet. Ne kurrë nuk kemi pasur mosmarrëveshje për diçka.”

Gruaja e tij e dytë ishte Umm Abdil-lah Rejhanah.

Page 57: Biografi (libri)

Zuhejr bin Salih bin Ahmed ka thënë: “Pas vdekjes së Umm Salih Abasah, u martua gjyshi im

me një grua tjetër, edhe kjo ishte arabe dhe quhej Rejhanah. Me të ai kishte xhaxhain tim

Abdullahun. Ai nuk kishte fëmijë tjerë me të. “[2]

Al-Khal-lal transmeton nga Muhammed bin el-Abbas e ky nga Muhammed bin Bahr se Xhaxhai

i tij ka thënë: “Kur ne ishim mbledhur për martesën e Ebu Abdilahut (imam Ahmedit) me motrën

e Muhammed bin Rajhanas, babai i saj i tha atij, “O Ebu Abdilah, ajo është, “dhe ai vuri gishtin e

tij mbi një sy‟‟, d.m.th është me një sy. Ai ja ktheu: ” Unë e di këtë. ”

Ahmed bin Abthar ka thënë: “Pas vdekjes së Umm Salih,” Ahmadi i tha njërës prej grave: “Shko

tek kushërira ime dhe pyete nëse ajo dëshiron të martohet me mua?” Pasi ajo u kthye, i tha: “E

bëra këtë. Unë e pyeta dhe ajo pranoi të martohet me ty. Ai (Ahmedi) ma ktheu: ” A dëgjojë

motra e saj atë që the (motra e saj kishte vetëm një sy)?” Unë i thashë: “Po.” Pastaj ai tha: “.

Ktheu prap dhe kërkoje dorën e asaj me një sy.” Ajo shkoi tek ajo dhe ajo gjithashtu pranoi të

martohet me të.

Kjo është është nëna e birit të tij Abdullahut. Pasi kaluan shtatë ditë. Ajo i tha atij: “Çfarë

mendon [për mua], kushëriri im i dashur? A ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen tek unë? “Ai tha:” Jo,

vetëm të kërciturat e këpucëve tuaja.”[3].

Ebu Bekr el-Maruazij ka thënë: “Kam dëgjuar Ebu Abdilahun duke përmendur gruan e tij Allahu

e mëshiroftë, duke thënë:” Ne kemi jetuar së bashku për njëzet vjet pa pasur asnjëherë asnjë

mosmarrëveshje për ndonjë gjë. ”

El-Khal-lal tha: “Këtu bëhet fjalë për Umm Abdilah „.”

______________________________________________________________________________

_[1] Tabakat-ul-Hanabilah (2/49).

[2] ibid.

[3] Tabakat-ul-Hanabilah (1/429).

Esma bint Ebi Bekr اع هها ضس

Imam Shemsud-Din Edh-Dhehebij (Allahu e mëshiroftë!)

Page 58: Biografi (libri)

Burimi: Sijer E‟lamin-Nubela, (2/287-296)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Emri i saj është Esma bint Ebi Bekr Abdullah bin Ebi Kuhafeh, Umu Abdallah el-Kurashijeh et-

Temimijeh el-Mekijeh dhe pastaj el-Medenijeh.

Ajo është nëna e kalifit Abdullah bin Zubejr هنع هللا يضر dhe motra e nënës së besimtarëve,

Aishes اهنع هللا يضر. Është gruaja e fundit që vdiq nga Muhaxhirët. Ajo transmetoi disa hadithe

dhe jetoi një jetë të gjatë. Ajo është e njohur si „gruaja me dy rripa‟.

Emri i nënës së saj ishte Kutejlah bint Abdul-Uzze el-Amirijeh.

Prej atyre që kanë transmetuar prej saj janë dy bijtë e saj Abdullahu dhe Urveh, nipi i saj

Abdullah bin Urveh, Ibn Abasi dhe Ebu Uakid el-Lejthi.

Ajo ishte dhjetë vjet më e vjetër se Aisha. Abdurr-Rrahman bin Ebiz-Zinad ka thënë se Esma

ishte dhjetë vjet më e vjetër se Aisha.

Ajo emigroi kur ishte shtatzënë në Abdullahun. Thuhet se nuk i ka rënë asnjë dhëmb. Ajo

dëshmoi betejën e Jermukut së bashku me burrin e saj Zubejrin هنع هللا يضر. Ajo, babai i saj,

gjyshi i saj dhe djali i saj Abdullahu ishin të gjithë Sahabë.

Esma اهنع هللا يضر ka thënë: “Kur Profeti ملسو هيلع هللا ىلص do të emigronte, ia përgatita

atyre ca ushqim në shtëpinë e babait tim që ta marrin me vete gjatë udhëtimit. Mirëpo, nuk gjeja

asgjë për ta lidhur thesin me ushqim dhe enën e ujit. Prandaj i thashë babait tim: “Nuk po mund

të gjej asgjë për ta lidhur thesin, përveç rripit tim.” Ai më tha: “Ndaje atë në dy pjesë dhe lidhi

ato!” Prandaj ajo u quajt:“Gruaja e dy rripave”.

Ibn Ebi Mulejkeh ka thënë: “Esma اهنع هللا يضر zakonisht kishte dhimbje koke. Pastaj ajo

vendoste dorën e saj mbi kokë e thoshte: “Kjo është për shkak të mëkatit tim. Por ajo se Allahu

falë, është më e rëndësishme.”

Urveh transmeton nga Esma اهنع هللا يضر e cila ka thënë: “Zubejri هنع هللا يضر u martua me

mua, ai nuk kishte në pronësi të tij asnjë pjesë toke apo ndonjë rob përveç një deve që barte ujë

dhe kalin e tij. Unë e kisha zakon ta ushqej kalin e t‟i jepja ujë për të pirë, i qepja kovën e madhe

të tij dhe bëja brumë. Unë nuk dija të gatuaj bukë, mirëpo kam pasur vajza nga ensarët që e bënin

atë për mua dhe ato ishin të mira e gra besnike. Unë kisha zakon të barti hurmat mbi kokë nga

toka të cilën Zubejrit ia kishte dhënë i Dërguari i Allahut ملسو هيلع هللا ىلص. Toka ishte larg

nga shtëpia ime dy të tretat fersah (1 fersah = 5 km, që i bie afërisht 3.75 km larg nga shtëpia e

saj). Një ditë gjersa isha duke bartur hurme mbi kokë, befas pashë të Dërguarin e Allahut ىلص

,hI” :aht ehd irriht ëm iA .jit ët evëkohs jerp asid em raurëqohs i ethsi ilic i لن س يو و ل هللا ع

ih!”[1] në mënyrë që unë të ulesha në deve pas tij. Unë kisha turp dhe mu kujtua xhelozia e

Zubejrit. Kur u ktheva në shtëpi i tregova Zubejrit për ngjarjen, ndërsa ai më tha: “Betohem në

Allahun se më e rëndë për mua ka qenë të ecësh ashtu me hurme mbi kokë, sesa të hipësh në

Page 59: Biografi (libri)

deve me të.” Pastaj Ebu Bekri ma dërgoi një shërbëtor i cili kujdesej për kalin dhe kjo ishte

sikurse më liroi mua nga robëria.” Buhariu (5224).

Ibnuz-Zubejri ka thënë: “Ky ajet është shpallur në lidhje me Esman. Emri i nënës së saj ishte

Kutejleh dhe ajo i kishte ardhur asaj me dhurata. Megjithatë, Esma nuk i morri ato derisa ajo e

pyeti Profetin هيلع هللا ىلص :llaphs u jadnarp ,لن س و

رجش أ دبسم خشجم ى ف اىذ قبريم ى اىز ػ الل بم ل قغط حت اى الل ئ رقغطا ئى

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër

jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë, Allahu i do

të drejtët.” 60:8

Muhamed bin el-Munkedir ka thënë: “Esma اهنع هللا يضر ishte shumë bujare.”

Ibnuz-Zubejr ka thënë: “Unë nuk kam parë ndonjë grua që ishte aq bujare siç ishte Aishja dhe

Esma. Bujaria e tyre dallonte nga bujaria e të tjerëve. Aishja e kishte zakon të mbledhë derisa ta

dhuronte atë, ndërsa Esma nuk mbante asgjë për nesër.”

Fatimeh bint el-Mundhir ka thënë: “Esma sëmurej shpesh dhe në këtë rast gjithnjë ajo lironte

robërit që i kishte në pronësi.”

Hisham bin Urveh ka thënë: “Në kohën e Said el-Asit ka pasur shumë hajdutë në Medine. Për

këtë shkak Esma merrte gjithnjë një thikë me vete dhe e vendoste nën kokë kur ajo flinte.”

Ajo mbushi njëqind vjeç.

Nëna e Ebul-Muhajahs ka thënë: “Pasi që Haxhaxhi kishte mbytur Abdullah bin Zubejrin, ai e

vizitoi Esmën, dhe i tha asaj: “Nënë e dashur! Udhëheqësi Besimtarëve më urdhëroi mua që të

kujdesem mirë për ty. A ke nevojë për diçka:” Ajo tha: “Unë nuk jam nëna juaj. Unë jam nëna e

atij të kryqëzuarit. Unë nuk kam nevojë për asgjë. Megjithatë, unë mund t‟ju them se kam

dëgjuar të Dërguarin e Allahut ملسو هيلع هللا ىلص duke thënë:

“Nga Thekifi do të vijë një gënjeshtar dhe një tiran.”

Sa për gënjeshtarin ne e kemi parë atë- do të thotë Muhtarin, ndërsa sa për tiranin, ai je ti.” Ai

tha: “Tirani i hipokritëve.”

Ja‟la Et-Tejmi ka thënë: “Unë kam ardhur në Mekke tre ditë pasi e kishin mbytur Abdullah bin

Zubejrin dhe ai qëndronte i kryqëzuar. Atëherë erdhi nëna e tij e cili ishte e vjetër, e gjatë dhe e

verbër dhe i tha Haxhaxhit: “A nuk është koha që kalorësi të zbritet poshtë?” Ai i tha:

“Hipokriti?” Ajo tha: “Betohem në Allahun se ai nuk ishte hipokrit. Ai e kishte zakon të

agjëronte dhe të falej nafile shumë. Ai ishte i bindur.” Ai i tha: “Largohu, o plakë! Ti je

çmendur.” Ajo tha: “Betohem në Allahun se unë nuk jam çmendur prej që kam dëgjuar të

Dërguarin e Allahut ملسو هيلع هللا ىلص duke thënë:

Page 60: Biografi (libri)

“Në Thekif është një gënjeshtar dhe një tiran.”

Iu tha Ibn Umerit هنع هللا يضر pasi që ishte kryqëzuar Abdullahu هنع هللا يضر: “Esma është

në xhami.” Ai shkoi te ajo dhe i tha: “Këto kufoma nuk janë asgjë. Por dije se shpirtrat janë tek

Allahu. Ke frikë Allahun dhe bëhu e qëndrueshme.” Ajo tha: “Çfarë do më ndalojë mua?! Koka

e Jahja bin Zakarijasë مالسلا هيلع i është dhënë dhuratë një prostitute të benu Israilëve!”

Ibn Ebi Mulejkeh ka thënë: “Pasi ishte mbytur Ibnuz-Zubejri e vizitova Esman, ajo më tha: „Unë

kam dëgjuar se ky person ka kryqëzuar Abdullahin. O Allah! Mos më vdis deri sa ta parfumoj

dhe ta qefinosi!” Trupi i tij u soll pran saj dhe ajo e parfumoi dhe e qefinosi atë me duart e saj,

edhe pse ajo kishte humbur të parit.”

Ibn Ebi Mulejkeh ka thënë: “Ajo ia fali atij namazin e xhenazes dhe vdiq brenda një jave.”

Ibn Sad ka thënë: “Ajo vdiq vetëm disa net pas birit të saj.”

Ajo ka transmetuar pesëdhjetë e tetë hadithe, Buhariu dhe Muslimi së bashku kanë transmetuar

trembëdhjetë prej tyre.

1 Ibn Haxheri ka thënë: “Kjo është një fjalë e cila i thuhet devesë për të zbritur poshtë në gjunjët

e vet.”

Asia dhe lufta e saj ndaj Faraonit

Imam Isma‟il bin Kethir ed-Dimeshki (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Tefsir el-Kur‟an el-Adhim (4/504-505)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Allahu هركذ لج ka thënë:

زاب ف اىجخ ذك ث ى ػ ئر قبىذ سة اث شأد فشػ ا ا آ ثلا ىيز ضشة الل ج ي ػ فشػ ج بى اىظ اىق

Page 61: Biografi (libri)

“Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: “O Zoti im!

Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më

shpëto nga populli keqbërës”!” 66:11

Këtu Allahu jep një shembull për besimtarët duke u thënë atyre se përzierja e tyre me të pafetë

nuk i dëmton ata në qoftë se ata janë në nevojë për veten e tyre. Allahu ىلاعت ka thënë:

ظ ىل في فؼو ر إ اى د ىبء أ اىنبفش إ ل زخز اى حزسم رقبحا رزقا ء ئل أ ف ش الل

صش اى ئى الل فغ الل

“Besimtarët të mos i marrin për miq e mbrojtës mohuesit, në vend të besimtarëve. Ata që

veprojnë kështu, nuk kanë çfarë të shpresojnë tek Allahu, vetëm nëse këtë e bëjnë (me gojë

e jo me zemër) për t‟u ruajtur nga ata. Allahu ju paralajmëron që t‟i ruheni Atij, sepse të

gjithë do të ktheheni tek Allahu.” 2 3:28

Katade ka thënë: “Faraoni ishte njeriu më i padrejtë dhe më kafiri në tokë. Por unë betohem në

Allahun se mosbesimi i tij nuk e kishte dëmtuar gruan e tij (Asian) kur ajo iu bind Allahut. Le ta

dinë ata se Allahu ىلاعت është një Gjyatës i Drejtë që nuk e dënon dikë për mëkatet e dikujt

tjetër.”

Ibën Xherir transmeton se Sulejman et-Tejmi ka thënë: “Gruaja e Faraonit u torturua në diell.

Çdo herë që ai largohej prej saj, engjëjt i bënin hije asaj me krahët e tyre. Përveç kësaj, ajo shihte

shtëpinë e saj në Xhenet.”

Ibën Xherir transmeton se el-Kasim bin Ebi Bezzah ka thënë: “Një herë pyeti gruaja e Faraonit:

“Kush fitoi?” Asaj iu tha: “Musai dhe Haruni.” Ajo tha: “Unë besoj në Zotin e Musait dhe të

Harunit.” Faraoni, nga ana tjetër dërgoi një të dërguar të cilit i tha: “Merreni shkëmbin më të

madh që mund ta gjeni. Nëse ajo vazhdon të thotë atë që ajo thotë, unë do të hedh atë mbi të. E

nëse ajo tërhiqet nga thënia e saj, ajo do të mbetet gruaja ime.” Pasi ajo u soll pran, ajo shikoj lart

qiellit dhe pa shtëpinë e saj në Xhenet. Ajo qëndroi në besimin e saj dhe kur shkëmbi ra mbi të,

shpirti i saj veçse kishte dalë nga trupi i saj.”

Dijetarët thonë se fjalët e saj të cilat përmenden në Kur‟an:

ي ػ فشػ ج زاب ف اىجخ ذك ث ى ػ سة اث

“O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e

tij.” 66:11

Kjo, dëshmon se ajo preferoi fqinjësinë së Zotit, në vend të banimit. Është transmetuar një hadith

nga Profeti ملسو هيلع هللا ىلص në lidhje me këtë ngjarje.

ج ي ػ فشػ ج بى اىظ اىق

“…më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!”66:11

Page 62: Biografi (libri)

Kjo do të thotë që të më shpëtosh mua, sepse unë vërtet kam hequr dorë nga veprimet e tij. Kjo

grua quhej Asija bint Muzahim Allahu qoftë i kënaqur me të.

Ebu Xha‟fer er-Rrazi transmetoi se Ebul-Alijeh ka thënë: “Besimi i gruas së Faraonit ishte si i

gruas së rojës së Faraonit. Një ditë ajo ishte ulur dhe e krihte bijën e Faraonit. Papritmas krehri i

ra në tokë. Ajo tha: “i mjeri ai që nuk beson në Allahun!” Vajza e Faraonit i tha: “A ke ndonjë

Zot tjetër përveç babait tim?” Ajo tha: “Zoti im, Zoti i babait tënd dhe Zoti i universit është

Allahu.” Si rezultat i kësaj, vajza e saj i dha një shuplakë në fytyrë, e rrahu atë dhe i tregojë

Faraonit atë që ajo kishte thënë. Atëherë ai e dërgoi një lajmëtar pas saj dhe e pyeti: “A adhuron

ndonjë Zot tjetër pos meje?” Ajo tha: “Po, Zotin tim, Zoti tuaj dhe Zoti i universit, i Cili është

Allahu. Unë e adhuroj vetëm Atë.” Rrjedhimisht, ai filloi ta torturojë atë. Ai ia lidhi duart dhe

këmbët e saj, dhe e hodhi atë tek një vend i mbushur me gjarpërinj. Ai e le atë të mbetet në këtë

gjendje për një ditë të plotë. Të nesërmen ai erdhi te ajo dhe i tha: “A nuk do të ndalesh?” Ajo

tha: “Zoti im, Zoti juaj dhe Zoti i universit është Allahu.” Ai tha: “Unë do të theri birin tënd, nëse

nuk do të ndalesh.” Ajo tha: “Vepro çfarë të duash.” Pastaj ai theri djalin e saj, ndërsa ai thoshte:

“Gëzohu, nënë e dashur! Allahu do të të shpërblejë me këtë dhe këtë.” Ditën tjetër erdhi përsëri

Faraoni dhe i tha të njëjtën gjë dhe ajo ju përgjigj si më parë. Pastaj ai theri djalin e saj të dytë, i

cili gjithashtu thoshte: “Këmbëngul nënë e dashur! Allahu do të të shpërblejë me këtë dhe këtë.”

Gruaja e Faraonit dëgjojë çfarë shpirtrat e bijve të gruas thanë dhe ajo besoi. Më në fund gruaja e

rojës së Faraonit vdiq. Shpërblimi i saj dhe banimi i saj në parajsë iu shfaq gruas së Faraonit. Kjo

shpiu që besimi dhe bindja e saj iu forcua edhe më shumë. Përfundimisht Allahu lejoi Faronin që

ta di besimin e saj. Ai tha para turmës: “Çfarë dini rreth Asija bint Muzahim?” Ata u përgjigjën

duke e lavdëruar atë. Ai tha: “Ajo adhuron dikë tjetër përveç meje.” Atëherë ata i thanë: “Mbyte

atë!” Me duar dhe këmbë të lidhura ajo u soll pranë ndërsa ajo thoshte: “O Zoti im! Ndërtomë

një banesë tek Ti, në Xhenet…” Kur ajo pa banimin e saj në Xhenet, filloi të qesh. Atëherë

Faraoni tha: “A nuk çuditeni me çmendurin e saj? Ajo qesh ndërsa ne po e torturojmë atë!”

Atëherë Allahu mori shpirtin e saj në Xhenet – Allahu qoftë i kënaqur me të!”

Si u krijua Hava alejhas-selam?

Imam Ismail bin Kethir ed-Dimeshki (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Kisasul-Enbija, faqe: 20-21.

Përgatiti:www.perlat-muslimane.com

Allahu Te‟ala urdhëroi Ademin alejhis-selam që të jetoj në Xhenet me gruan e tij. Ai tha:

Page 63: Biografi (libri)

اىش ـز ل رقشثب ب ث شئز ب سغذاا ح مل جل اىجخ ص أذ اعن قيب ب آد بى اىظ جشح فزنب

“Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të

doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë”.” 2:35

Në suren el-A‟raf Allahu tha:

رجؼل ا ى ذحسا ب ا زؤ ب ث قبه اخشج ح جل اىجخ فنل ص أذ اعن ب آد ؼ أج ن ج أل أل بى اىظ اىشجشح فزنب ـز ل رقشثب ب شئز

“… E do t‟u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e

kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!” Allahu i tha: “Dil prej

andej i përbuzur dhe i përjashtuar! Pa dyshim, Xhehenemin do ta mbush me ty dhe me të

gjithë ata që shkojnë pas teje!” 7:18-19

Gjithashtu Allahu Te‟ala tha:

ه زا ػذ ئ فغجذا ئل ئثيظ أث فقيب ب آد د لئنخ اعجذا ئر قيب ىي اىجخ فزشق ئ ب جل فل خشجن ىض ك

أل ل رؼش ب ل رضح ىل أل رجع ف ب أ ف ل رظ

“Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç

Iblisit, i cili nuk pranoi. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i

gruas sate, prandaj mos e lini t‟ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në

mjerim! Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur, dhe nuk do të kesh as

etje, as vapë.” 20:116-119

Këto ajete pohojnë se Hava u krijua para se të hyjë Ademi në Xhenet bazuar në ajetin:

قو جل اىجخ ص أذ اعن ب ب آد

“Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet…” 2:35

Kjo është ajo që ka shpjeguar Muhamed bin Is‟hak Jesar dhe ajetet sugjerojnë qartë në këtë gjë.

Gjithashtu, transmeton Muhamed bin Is‟hak se Ibn Abasi radijallahu anhu ka thënë se, ajo u

krijua nga një prej brinjëve të majta të Ademit ndërsa ai ishte në gjumë, dhe se vendi ku ishte

briri i tij ju mbush me mish. Dëshmi për këtë është thënia e Tij Te‟ala:

اه ب اىبط ارقا سثن ب أ غبء ب سجبلا مثشاا ثث ب ج ب ص خيق احذح فظ ر خيقن

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi

bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.” 4:1

Gjithashtu, Allahu Te‟ala në suren el-A‟raf ka thënë:

يذ ح ب ح ب ب رغش ب في ئى ب ىغن ج ب ص جؼو احذح فظ اىز خيقن ب أثقو في د ث ش لا خففاب ف ا الل د دػ اىشبمش ن ا ى زب صبىحب آر ب ىئ سث

Page 64: Biografi (libri)

“Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademit), prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten

e tij (Havanë), që të gjente qetësi tek ajo. Kur njeriu bashkohet me gruan e vet, e ngarkon

atë me një barrë të lehtë, që ajo e kalon pa e ndier për ca kohë. Dhe, kur ajo rëndohet, ata

të dy i luten Allahut, Zotit të tyre: “Nëse na dhuron pasardhës të shëndoshë, do të të jemi

vërtet mirënjohës!” 7:189

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:

ق جذ ر ب ر ل, ف يغ أػ ض اى ب ف يغ, ا أػج ض قذ ي شأح خ ب اى شا ف غبء خ بى صا ث ز ع ا

غبء بى صا ث ز ع ب ضه أػج, ف ز ى شم , ا ر غشر م

“Trajtoni mirë gratë, ngase gruaja është krijuar nga briri i lakuar, dhe lakesa më e madhe

tek ai është pjesa më e lartë e tij. Nëse provon ta drejtosh atë, do ta thyesh, kurse nëse e len

ashtu do të mbetet i lakuar (akoma). Andaj, trajtoni mirë gratë!”

Merjemen alejhes-selam

Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (4)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fat_Majid_21_05_1434.mp3

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “Është një student i cili gjithmonë thotë “„alejhes-selam” kur ai përmend Merjemen. A është e lejuar kjo?”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë problem. Ajo e meriton këtë.”

Page 65: Biografi (libri)

Me kë do të martohet Profeti në Ditën e

Gjykimit?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi: Silsilah Huda uen-Nur (205)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Pyetje: “A është autentik hadithi që thotë se Profeti salAllahu alejhi ue selem do të martohet me Asien (e cila ishte gruaja e Faraonit) dhe Merjemen (nënën e Isaut alejhi-selam) në Ditën e Gjykimit?”

Përgjigje: “Po.”