6
KANCERI, NJE FORME E KRYENGRITJES QELIZORE Punoi: Esi Kocaj Viola Hajderlliu Shkolla jopublike“Arianiti” Klasa X

Esi kancer

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Esi kancer

KANCERI, NJE FORME E KRYENGRITJES QELIZORE

Punoi: Esi KocajViola HajderlliuShkolla jopublike“Arianiti”Klasa X

Page 2: Esi kancer

Kanceri është një term i përgjithshëm që përdoret për një grup me më tepër se 100 sëmundje të cilat mund të prekin çdo pjesë të organizmit. Terma të tjerë sinonime që përdoren janë tumori dhe neoplazma.Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojne 1 tumor ose neoplazme.Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit qe i perkasin dhe nuk i pergjigjen mekanizmave te kontrollit qe normalisht e kufizojne ndaljen e qelizave. Kanceri mund te kaloje nga forma primare e tumorit ne formen sekondare te tij ne nje proces qe ndryshe quhet "METASTAZE".Fjala "tumor" rrjedh nga gjuha latine...TUMORE--enjtje,gjunge,fryerje. Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave permes procesit te ndarjes mitodike te qelizave. Tumoret zakonisht klasifikohen ne keto grupe: 1)BENINJE:kur ato kane rritje te ngadalte dhe kane nje lokalizim te kufizuar specifike. Si shembull mund te merren:Nishanet etj.

Page 3: Esi kancer

2)MALINJE:nga latinishtja Malingnens-me veprim te keq;Kur ato rriten shpejt dhe formoje Metastaza.Keto tumore nderhyjne ne funksionin normal te organeve ne te cilat ato jan lokalizuar duke shkaktuar shpesh edhe Vdekje. Pergjithsisht fjala Kancer rrjedh nga latinishtja CANCER-gafforre.U perdor se pari nga Hipokriti i njohur edhe si babai i medicines ne shek e V p.e.s duke u bazuar ne faktin se tumoret perhapen ne trup ne menyre te ngjashme te levizjes se gaforeve.

Page 4: Esi kancer

Edhe pse format e shfaqjes së tij janë shumë të ndryshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut, ne gjithmonë e kemi emërtuar thjesht me të njëjtin emër.Ne e konsiderojmë kancerin si një sëmundje të vetme, në fakt bëhet fjalë për qindra sëmundje të ndryshme, që prekin thuajse të gjitha pjesët e trupit tonë, të cilat vijnë nga shkaqe të ndryshme e lënë pasoja po të ndryshme.Ajo çka është e rëndësishme të dimë, është që sëmundjet janë të lidhura ngushtë me mënyrën tonë të jetesës, po aq sa edhe me gjenin, por kjo e para është shumë e rëndësishme.Nga mënyra se si pimë, si ushqehemi, çfarë higjiene kemi, apo qoftë edhe faktorët shoqërorë në vetvete, ndikojnë në një masë të madhe e të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë.

Page 5: Esi kancer

Çfarë është qeliza e tumoreveKa qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri pak nga të cilat mund të kurohen në të njëjtën mënyrë. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon  shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që në quajmë tumor.

Page 6: Esi kancer