45
ETIKA E BIZNESIT Dr. Ymer Havolli Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

Citation preview

Page 1: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

ETIKA E BIZNESIT Dr. Ymer Havolli

Fakulteti Ekonomik

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

Page 2: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

2 ETIKA E BIZNESIT

UNIVERSITETI AAB-RIINVEST FAKULTETI EKONOMIK

ETIKA E BIZNESIT (Pjesë të ligjeratave)

Dr. Ymer Havolli

Prishtinë, 2009

Page 3: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

3 ETIKA E BIZNESIT

RESPEKTI, PËRGJEGJËSIA DHE REZULTATET Kush është përgjegjës për të vepruar në mënyrë etike? Ju jeni përgjegjës. Nuk është përgjegjëse ndërmarrja, nuk është vetëm pronari i biznesit. Nuk është vetëm menaxheri i juaj. Përgjegjës është çdo person. Përfundimisht, secili nga ne është përgjegjës për aksionet që përfshijnë dhe kanë të bëjnë me etikën në biznes, me veprimet e mira dhe të këqija në biznes. Fjala e parë në etikën e biznesit është RESPEKTI (R). Është një qëndrim, një vlerë e cila duhet të aplikohet me njerëz, me resurse që i disponon dhe me rrethinën e biznesit tuaj. Respekti përfshin sjelljen sikur:

Respektin e gjithësecilit (konsumatorëve, bashkëpunëtorëve, kokurrentëve) me dinjitet,

Shfrytëzimin e mjeteve të ndërmarrjes, pajisjeve, kapitalit, kohës, në mënyrë efiçiente dhe vetëm për biznes,

Mbrojtjen dhe përparimin e rrethinës suaj ku punoni, nëpërmjet ligjit, rregullave dhe rregullore të ndryshme të cilat ekzistojnë, për të mbrojtur botën që na rrethon dhe jetën tonë.

Problem tjetër ose fjalë tjetër të cilën më së shumti e dëgjojmë është përgjegjësia (RESPONSIBILITY - R). Ju si ndërmarrës keni përgjegjësi për suksesin tuaj të cilin e dëshironi. Mirëpo, duhet të keni përgjegjësi për konsumatorë, bashkëpunëtorë, për ndërmarrjen tuaj dhe, në fund, edhe për vetveten me aktivitete sikur që janë:

Duke prodhuar prodhime dhe shërbime me cilësi, kualitet dhe në kohë të caktuar,

Duke bashkëpunuar dhe duke ngritur pjesëmarrjen tuaj në aktivitetet e ndërmarrjes,

Duke i plotësuar kërkesat e mundshme (të njerëzve të zënë në punë) dhe duke i vlerësuar ato.

“R” e tretë në fushën e etikës së biznesit është për REZULTATET. Është mjaft e rëndësishme që plotësimi i rezultateve të bëhet në rrugë të drejtë, të kuptueshme dhe të pranueshme për njerëzit në marrëdhënie pune. Ne vazhdimisht duhet të bëjmë përpjekje që të largohemi nga sintagma “rezultatet e arsyetojnë mënyrën e realizimit të tyre”. Zakonisht angazhimi i ndërmarrësve është realizimi i rezultateve të cilat janë paraparë, përkatësisht përmbushja e kërkesave të konsumatorëve tuaj, të jeni më i miri ose në mënyrë optimale prezent në tregun tuaj. Gjithashtu, nga ndërmarrësit pritet që këto rezultate të realizohen në mënyrë të ligjshme dhe morale, duke qenë në mënyrë të qartë etike. Nëse keni humbur këto cilësi ju keni marrë rrezikun mbi vete që të humbni biznesin dhe karrierën tuaj. Duke marrë parasysh RESPEKTIN, PËRGJEGJËSINË dhe REZULTATET, para se të ndërmirren aksione, duhet të shmangen arsyetimet për moskryerjen e punëve në mënyrë të rregullt:

Çdokush e bën të njëjtën gjë

Ata kurrë nuk harrojnë (largojnë nga mendja)

Askush nuk ka dert për këtë punë

Shefi do ta bëjë këtë

Page 4: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

4 ETIKA E BIZNESIT

Askush nuk do ta dijë

Nuk pata kohë ta bëj në mënyrë të rregullt - si duhet

Është më e përafërta (ngjashëm me atë siç është dashur të kryhet)

Disa rregulla janë të krijuara ashtu që duhet të thehen

Kjo nuk është punë e imja

“Gjërat e vogla kanë kuptim të madh” Etika e biznesit përmban diçka më tepër sesa politika e ndërmarrjes, sesa ligji dhe rregulloret e ndryshme. Ato janë obligime - përgjegjësi më të mëdha me të cilat ndërmarrjet ndeshen gjatë afarizmit të tyre në një ambient të gjerë ku ato operojnë, ku ndeshen me probleme të cilat e vështirësojnë dhe shpeshherë e vënë në pyetje funksionimin e saj, ndeshen me probleme të cilat në raste të caktuara e ngadalësojnë procesin e paraparë të zhvillimit, prandaj joshja për të arritur atje ku synohet me çdo kusht, pa marrë parasysh rreziqet dhe shmangiet nga ligjshmëria, nuk është tjetër vetëm shkelje e etikës në biznes. Dhe sigurisht se telashet lindin kur këto shkelje ndodhin. Tani më duhet të ballafaqohen me akterë të ndryshëm, të cilët, në një mënyrë, janë të prekur nga veprimet joetike të biznesit të asaj ndërmarrjeje. Për këtë shkak, ndërmarrjet të cilat dëshirojnë të kenë qëndrim afatgjatë në treg, të cilat dëshirojnë t’i ruajnë konsumatorët, të jenë korrekt ndaj konkurrentëve dhe të jenë përgjegjës para elementit shoqëror - sigurisht se duhet të fillojnë t’u kushtojnë kujdes gjërave të vogla, për shkak se nga ato fillojnë problemet, përkatësisht neglizhimi i tyre shkakton probleme që rezultojnë me shkeje të rregullave të lojës në biznes. Për shumë njerëz nga fusha e biznesit - gjërat e vogla në jetën e përditshme dhe neglizhimi i tyre, në shikim të parë paraqet problem të vogël. Mirëpo, në gjërat e vogla të punësuarit në ndërmarrje, konsumatorët dhe më gjerë vërejnë sjelljet që në shikim të parë nuk kanë peshë të madhe. Mirëpo, në pikëpamje etike dhe të shndërrimit të kësaj përvoje në shprehi, vlerat etike në biznes janë në pikëpyetje. Gjërat e vogla të cilat ne i kryejmë për çdo ditë zakonisht harrohen nga ne. Mirëpo, ato bëjnë një ndikim në njerëz, të cilët kanë sjellje të caktuar. Mbani mend, sjellja e juaj paraqet një shembull. Përveç nëse ju nuk jeni shefi, gjithherë ekziston dikush tjetër që vështron me kujdes për t’ju sugjeruar se si të veproni në situata të ndryshme – mirë apo keq. Ata observues mund të jenë punëtorët që ju përcjellin, fqinjët, bashkëshorti, fëmijët tuaj... Çfarë mesazhi jeni duke ju dhënë ju atyre me veprimet tuaja, me aksionet tuaja, me sjelljet tuaja. Për t’ju ndihmuar që të vlerësoni etikën personale dhe të shihni dhe të konstatoni se ku jeni dhe çka duhet të përmirësoni, duhet të keni parasysh disa gjëra:

Mos gënjeni;

Kujdesë me shakatë që i bëni me të tjerët;

Kujdesë si i trajtoni dhe çka flisni për bashkëpunëtorët;

Kujdesë për gjërat që I thoni me rastin e shitjes së produkteve;

Kujdesë me e-mailat, letrat që i shkruani dhe i ridërgoni te të tjerët;

Page 5: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

5 ETIKA E BIZNESIT

Mos i bëni konsumatorët që të ankohen (duke numëruar edhe njerëzit që i pasojnë ata);

Kujdesë se çka vëni në faturat e juaja që t’iu paguhen, për kohën e punës dhe raportin e shpenzimeve;

Kujdesë për pajisjet e zyrës ose të laboratorit ku ju studioni dhe punoni;

Kujdes që ta mbani fjalën;

Biznesin personal mos e bëni në vendin e punës.

Të gjitha këto, nëse analizohen me kujdes, reflektojnë veten tuaj dhe ku ju gjendeni. Pra, praktikisht, çdo gjë është e rëndësishme, pra edhe gjërat e vogla janë të rëndësishme. Duhet të dimë se në çka nuk duhet të bëjmë kompromis Çdo pronar i biznesit e di se disa çështje në biznes janë obligueshme dhe se për këto ka një procedurë të veçantë. Prandaj, nga aspekti i etikës a e dijnë njerëzit që ju i punësoni - që punojnë në kompaninë tuaj, se çka është e obligueshme apo jo, cilat janë ato fusha. Fushat e obligueshme të biznesit janë ato situata në të cilat ju dhe punëtorët tuaj keni një dhomë për manovrim, për kompromis, për marrëveshje për ta bërë punën dhe për ta vendosur kufirin. Fushat e obligueshme janë situata ose çështje-aspekte ose rregulla specifike, të cilat kërkojnë një - dhe vetëm një mënyrë të interpretimit. Kompromisi nuk është i pranueshëm në këtë fushë. Siguria është njëra nga fushat e obligueshme, e cila menjëherë është e kuptueshme. Janë disa procedura të sigurisë të cilat DUHET të respektohen. Mirëpo, ka disa fusha të tjera në të cilat punëtorët e juaj mund të ndodhë që të kenë paqartësi dhe të kuptojnë se prej nga në mënyrë etike mund të korrektohet. Që të veprohet në mënyrë etike është me rëndësi vitale për ju dhe për biznesin, qoftë si pronar, punëtor ose konsumator, të kuptoni se çka është e obligueshme dhe jo e obligueshme. Normat universale Ka disa fusha universale në të cilat ka zero tolerancë për shmangie dhe përvetësime të ndryshme në ndërmarrje. Ato aspekte dhe norma universale përfshijnë:

Ligjet dhe rregulloret,

Sigurinë publike dhe sigurinë e punëtorëve,

Vërtetësinë e regjistrimeve dhe deklaratave - saktësinë e qëndrimeve. Ndaluni dhe mendoni njëherë se çka do të ndodhte sikur të mos kishte ligje dhe rregullore. Në ligjëratën - njësitë e mëhershme - kemi thënë se do të mbretëronin ligjet e natyrës, përkatësisht ligji i të fortit. Rregullat, ligjet dhe normat e tjera, të cilat shoqëria i ka ndërtuar, janë bërë me qëllim që mos të lëndohen rregullat, etika, dhe të gjitha normat që e rregullojnë sjelljen tonë në rrethinën e biznesit dhe gjetiu.

Page 6: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

6 ETIKA E BIZNESIT

Si të thuhet “Jo” me mirësjellje Ballafaqimi me situatën në të cilën partnerët, bashkëpronarët ndërmarrin aktivitetet e ndryshme afariste për të cilat janë të vetëdijshëm se nuk janë etike, do t’ju sjellin në situatë të palakmueshme. Ju do të ballafaqoheni edhe me punëtorët, të cilët janë të vetëjdishëm për shmangien nga rregullat dhe mënyrat e sjelljes etike, prandaj kërkesa e menaxhmentit dhe e pronarëve që në mënyrë të detyrueshme ose duke të kushtëzuar të ndërmarin aksione joetike. Punëtorët do të vijnë dhe do të pyesin se çka do të thotë kjo, si do të veproni ju? Sigurisht se kjo situatë i provokon punëtorët, sepse kërkohet nga ata që të realizojnë aktivitete që nuk janë të rregullta. A do të kërkonit ju që dikush në ndërmarjen tuaj - ku ju jeni duke punuar, t’ju detyrojë që të kryeni punë të dyshimta nga aspekti etik me aksion të thjeshtë - “shko më tej, për të aritur më larg”? Nëse po, ju me vetëdije po kryeni punë që është joetike. Luftoni joshjen. Mbani qëndrim. Thuani “ JO “ me mirësjellje. Mos akuzoni njerëzit e tjerë për të qenurit tuaj joetik, por merrni qëndrim të prerë në vend të fjalës “UNË” për të përshkruar ndjenjat tuaja rreth një aktiviteti joetik, por përsëri duke ditur që t’u thuhet JO gjërave të cilat kanë elemente joetike. Gjendja e vërejtjeve dhe shqetësimeve pa ndonjë akuzim

Unë kam shqetësim serioz për këtë, dhe për këtë unë kam nevojë për mirëkuptimin tuaj.

Haptas besoj se kjo është gabim, për shkak...

Unë nuk do të bëjë diçka që e di se është gabim...

Qëllimi i një aksioni alternativ për të cilin ju e dini se është etik

Unë mendoj se çka ju dëshironi të realizoni, por unë di një rrugë më të mirë për ta bërë këtë...

Kërko ndihmën dhe pëlqimin e njerëzve

Realisht unë kam nevojë për ndihmën tuaj.

Unë duhet të jem i sigurt se ajo çka jemi duke bërë ne të dy është e rregullt.

A do të më bashkagjiteni edhe ju në këtë punë? Siç dihet, për çdo ditë ka tregime të reja lidhur me akuzat që u bëhen bizneseve të ndryshme, të cilat akuzohet dhe hetohen për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme etike. Hulumtimet që janë bërë në shumë kompani të mëdha, të cilat janë të akuzuara për veprime joetike, pasqyrojnë se shumë politika joetike janë të elaboruara sipas porosive. Pika kyçe, e cila duhet të mbahet mend sa i përket etikës në biznes, pavarësisht nga kodi i etikës, programet etike dhe departamentet e veçanta, është se ndërmarrjet nuk sjellin vendime nga fusha etike. Individët bëjnë zgjedhje të ndryshme etike. Ndërmarrjet duhet të krijojnë një rrethinë dhe një ambient në të cilin veprojnë dhe krijohet një atmosferë e këndshme etike. Por, duhet të themi se njerëzit e biznesit janë ata të cilët etikën e zbatojnë në praktikë.

Page 7: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

7 ETIKA E BIZNESIT

Për të ndihmuar që të veprohet në mënyrë etike ose për të eliminuar veprimet joetike ka disa porosi/rregulla për veprimin etik të biznesit: LIGJI Ligjet janë të krijuara që të ndihmojnë funksionimin e shoqërisë. Veprimet të cilat mbështeten në to, aksionet dhe aktivitetet afariste janë të ligjshme dhe etike. Shpeshherë njerëzit duhet ta pyesin veten: A është i ligjshëm aktiviteti im? A i dini ligjet sa i përket ndonjë qeverisjeje të aktivitetit. Në tërësi, injorimi i ligjeve nuk është arsyetim për thyerjen e tyre. RREGULLAT & PROCEDURAT Ndërmarrjet hartojnë politika dhe procedura specifike që ta ndihmojnë funksionimin e biznesit të tyre në mënyrë të përshtatshme. Në mënyrë tipike, këto rregulla janë krijuar dhe respektohen për të zhvilluar mënyrat dhe rrugët për realizimin e suksesshëm të synimeve të ndërmarjes. Rregullat dhe procedurat janë krijuar me qëllim që ta bëjnë ndërmarrjen më të suksesshme dhe ta largojnë nga problemet të cilat reflektojnë probleme të cilat rezultojnë me shkelje dhe lëndim të etikës në biznes. VLERAT Nëpërmjet përvojave të ndryshme, shoqëria përpiqet që jetën e përgjithshme dhe atë ekonomike ta rregullojë në mënyrë institucionale nëpërmjet ligjeve, qofshin ato që u dedikohen veprimeve shoqërore, qofshin ato të cilat janë të lidhura dhe prekin sferat e politikave ekonomike dhe të zhvillimit ekonomik në tërësi. Këto ligje i forcojnë vlerat, forcojnë funksionimin dhe krijojnë barabarësinë në aktivitete. Nëse ka shmangie, atëherë drejtpërsëdrejti i godet në mënyrë joetike pjesëmarrësit e kësaj shoqërie në aspektin më të gjerë, si krijues të këtyre rregullave dhe, në veçanti, njerëzit të cilët kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me afarizmin e ndërmarrjes. NDËRGJEGJA Sensi i brendshëm shpirtëror se a është diçka në rregull apo është gabim/ jomorale është i zhvilluar tek njerëzit. Ata vetëm duhet ta pyesin veten se a dëshirojnë t’i dëgjojnë sinjalet nga brendia – shpirtërore - se diçka s’është etike, a dëshirojnë që në mënyrë të kulturuar ta bindin veten dhe të tjerët përreth se njohuritë e tij sugjerojnë se diçka nuk është në rregull, se ka shkelje të etikës, se diçka është gabim, jomorale dhe se për këtë duhet të thuhet JO. A do të dëshironit që ndonjë aktivitet i juaji të përfundonte me diçka që ju do t’ju bënte në fund fajtor, ose a do të vinit shenjën e barazimit në mes të veprimit tuaj (në ndonjë rast që të rezultonte me diçka joetike) dhe personalitetit tuaj. Sigurisht se do të thoni: NUK do ta bëja këtë, ndërgjegjja ime është e formësuar ndryshe. Prandaj, vazhdimisht pason pyetja: Si të themi në mënyrë të kulturuar JO dhe ta kemi ndërgjegjjen e pastër ashtu siç pretendojmë.

Page 8: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

8 ETIKA E BIZNESIT

PREMTIMET Biznesi mbështetet në besim. Është një bindje ndaj asaj që keni thënë dhe përmbushjes së premtimeve ndaj të tjerëve (konsumatorëve, klientëve, furnitorëve, punëtorëve) nëpërmjet aktivitetit ekonomik. Dhe, sigurisht, duhet të ndaleni dhe të pyeteni a do të krijojë besim më të madh ajo çka kemi premtuar dhe ajo çka bëjmë, çka kemi realizuar? IDOLET Secili person në jetë, në mënyrë të vet, ka një idol (hero). Ai mund të jetë prindi, profesori, trajneri, ndonjë luftëtar, shkrimtar, shok etj. Dhe për këtë zakonisht kur ndërmirren aktivitete të ndryshme nga fusha e biznesit, duhet të pyetemi: a do të vepronte IDOLI im në këtë mënyrë siç jam duke vepruar. Përdorimi i gjashtë udhëzimeve të cilat do t’ju ndihmojnë që aktivitetet tuaja të jenë etike. Vepro (Puno) çka është drejt: kontrollo para se të veprosh Si njeri i biznesit, përfundimisht, përgjegjësia për aktivitetet në biznes është e juaja. Ju jeni person i cili vendos se si do të veproni; a do të veproni në mënyrë etike apo jo. Nëse jeni mbikëqyrës ose menaxher, ju duhet të kujdeseni rreth asaj që njerëzit të veprojnë në mënyrë etike, sepse në të kundërtën përgjegjësia është e juaja. Është e rëndësishme që ta dini dhe ta kani ndërmend atë se çka është etike, për shkak se në punët e përditshme është esenciale. Mirëpo, më tepër se të qenurit në njohuri se çka është etike dhe çka është e drejtë, morale, është veprimi ose puna e drejtë. Për të punuar drejt nuk është gjithherë e lehtë, mirëpo duhet të themi se gjithherë është në rregull dhe për këtë është një kërkesë për sukses afatgjatë në biznes. Para se të bëni hapat e parë në aktivitete të ndryshme ekonomike (edhe në aktivitete të tjera), duhet të dini se çka është e rregullt, e tek pastaj të zbatoni vendimet tuaja. Shërbehuni me disa opsione që po ju ofrojmë më poshtë për të konstatuar rregullësinë e hapave tuaj që do të ndërmarrni. Nëse në ndonjërën nga pyetjet e shtruara keni përgjigje OK, ju duhet të zhvilloni një strategji alternative ose të kërkoni këshillë prej burimeve të përshtatshme. Veproni si është drejt (me rregull): Aktivitetet etike, testoji idetë dhe aktivitetet

A është e ligjshme (ligjore)?

A përputhet me rregullat dhe rregulloren e ndërmarrjes?

A është e sinkronizuar me vlerat e ndërmarrjes?

A do ta ndjeni veten mirë dhe të liruar nga faji nëse e bëni një veprim të tillë?

A do t’i plotësoj premtimet dhe garancat e dhëna?

A do t’ia bëja këtë familjes sime dhe shokëve të mi?

A do të ishte në rregull sikur dikush të ma bënte mua kështu?

A do ta bënte këtë njeriu më i mirë që e njihni ju? Ky është një test i vlershëm dhe mjaft i përdorshëm për shumë ide tuajat dhe të tjerëve, para se të ndërmarrin aktivitete nga fusha e biznesit. Të mbajmë mend se të vepruarit në mënyrë etike nuk kufizohet vetëm në biznesin tuaj, nuk është diçka që bën

Page 9: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

9 ETIKA E BIZNESIT

aktivizimin ose shkyçjen tuaj nga aktivitetet etike, të vepruarit në mënyrë etike është pjesë e asaj që JU e bëni për çdo ditë. Kur dyshoni për çështje etike – Pyetni! Është një frazë shumë e shpeshtë në biznes, e cila i inkurajon njerëzit të ekspozojnë iniciativat e tyre. Kjo sugjeron se duhet të gjenden rrugë për tejkalimin e pengesave dhe burokracisë për t’i çuar idetë dhe për të realizuar projektet tona. Ka një frazë e cila thotë: Më lehtë është të kërkoni falje sesa të kërkoni leje (për të bërë). Në kontekstin e etikës, mos e ndiqni këtë koncept. Në të vërtet, kur veproni në bazë të parimeve etike, ky koncept do të ishte: Më mirë është të kërkoni leje, sesa të kërkoni falje. Pse? Arsyeja është në përfitimet shumë të larta nga sjelljet tona etike. Ne shohim në mediat javore dhe ato ditore, si këtu te ne ashtu edhe në vendet tjera, raportimet e gazetarëve lidhur me sjelljet joetike të personave të ndryshëm në ndërmarrjet e tyre. Një vendim i ndonjë ndërmarrjeje mund të prekë me qindra ose me mijëra njerëz. Sa më e madhe që të jetë përgjegjësia e të vepruarit etik, aq më mirë është që paraprakisht të mirret leja para se të hyni në ndonjë aktivitet. Nga ju pritet që të punoni dhe të veproni në punën tuaj në mënyrë etike. Ka burime të mjaftueshme në ndërmarrje që ta bëni këtë në punën që jeni i angazhuar, prandaj për këtë shfrytëzoni këto burime si dhe përdorni inpute të tjera të rregullta nga të tjerët. Megjithatë, ju jeni i pasigurt se a është një aktivitet i përshtatshëm apo jo. Pyeteni njeriun përgjegjës, shefin tuaj, menaxherin kryesor, mbikëqyrësin, pronarin (nëse punoni në ndonjë ndërmarrje të vogël), dikë nga departamenti i burimeve njerëzore, ose nga departamenti juridik. Pyetni derisa ta merrni përgjigjen. Nëse nuk jeni i sigurt se kë duhet ta pyesni, në radhë të parë pyetni të tjerët se kë duhet pyetur për këtë çështje. Kontrollonie vetvetën Vlerësimi i vetvetes është njëra nga komponentat kritike për etikën e biznesit. Kohë pas kohe kthehuni prapa dhe vlerësonie veten dhe sjelljet tuaja për të qenë i sigurt se jeni duke qëndruar në rrugë të drejtë dhe etike. Përdorni këto vlerësime etike si udhërrëfyes për ta identifikuar fuqinë e integritetit tuaj në punën që e bëni: Vlerësimi i etikës për vetveten Brenda disa muajve...

A kam kryer ndonjë biznes personal në kohën e punës?

A kam shfrytëzuar burimet e ndërmarrjes për qëllime personale?

A kam thënë se jam i sëmurë, edhe pse nuk kam qenë?

A kam përdorur term nënçmues për një person të një etniciteti tjetër?

A kam bërë shaka të cilën e kam orientuar ndaj një personi të etnicitetit ose gjinisë tjetër?

A kam marrë pjesë në thashetheme negative për dikë?

A e kam përgojuar ndërmarrjen dhe menaxhmentin e saj te bashkëpunëtorët?

Page 10: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

10 ETIKA E BIZNESIT

A i kam "futur hundët" në bisedat e ndryshme të bashkëpunëtorëve ose në punët private të tyre?

A kam transmetuar informata të tjerëve, edhe pse ato më janë dhënë në besim?

Në mënyrë të vetëdijshme e injoroni një rregull ose procedurë të ndërmarrjes suaj;

Dështimi në atë që keni premtuar se do ta bëni;

Ruajtja e informatave nga të tjerët;

Mashtrimet për orarin e punës, për faturat dhe për raportet;

Shpërndarja e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë së dobët - ose me defekte, në mënyrë të vetëdijshme;

Duke gënjyer ose manipuluar për të realizuar shitjet;

Pranimi i dhuratave dhe shpërblimeve në para;

Dështimi për të korrigjuar gabimet që i kemi bërë;

Lejimi i dikujt që të hyjë në telashe në mënyrë të vetëdijshme.

Page 11: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

11 ETIKA E BIZNESIT

Disa shqyrtime Probleme etike në Biznesin Kosovar Zhvillimi i biznesit në Kosovë ka kaluar nëpër disa faza;

- Ekonomia familjare e tipit feudal e cila raportet afariste I ka rregulluar nëpërmjet normave kanunore të Kanunit të Lekë Dukagjinit.

- faza e pasluftës së dytë botrorore karakterizohet me intervenim të shtetit duke e shkatrruar pronën private me synim që të gjithë të jenë të barabartë. Njihet si faze e kolektivizimit.

- Faza e dytë që njihet si liberalizim I ekonomisë socialiste është faza e vetqeverisjes socialiste – fazë në të cilën në mënyrë dekleartive pushteti dhe qeverisaja e pronës shoqrore dhe të shtetzuar pas lufte iu dha punëtorëve,

- Faza e trete shkatrimi i kapaciteteve ekzisteuese pas viteve të 90 – vite në të cilat praktikisht shqiptarët u shpronsuan nga kjo pasuri dhe iu mor me dhunë drejta që të qeverisin me pronën që e kishin krijuar vetë, përkatësisht faza e parë e paraqitjes së pronës private dhe ndërmarësisë. Pozita e vështirë e shoqrisë kosovare bëri që njerëzit të kërkojnë rrugëzgjidhje dhe praktikisht fillohet të zhvillohet sektori privat në Kosovë I cili përafërsisht në fillim të vieteve 1990-ta numronte 5.000 ndërmarrje për të arritur në vitet 2004 në 60.000 biznese.

- Dhe faza e instituciaonalizimi dhe përkrahjes legjislative të ekonomisë së tregut dhe të ndërmarësisë në Kosovë.

Problemet e biznesit dhe kodifikimi me norma të ndryshme ka qenë I sankcionuar edhe më herët në shoqrinë Kosovare kur të tjerët në regjion ende nuk kanë pasur të rregulluar asgje lidhur me këtë. Kanuni I Lekë Dukagjinit ka trajtuar problemet e zhvillimit të biznesit duke e trajtua : punën , mënyrën e kryerjes së punës , përgjegjësitë e pronarit, përkatësisht punëdhënsit dhe punëkryersit e shumë raporte të tjera të cilat e kanë rregulluar zhvillimine jetës së biznesit në kushtet e kesaj shoqrie. Për ta ilustruar këtë po përmendim disa nene lidhur me punën në KLD: “Puna e largon udhën e madhe, porse s’mun ta qesë nd,ujë, ku mbytet bagëtia, në shkallë ( shkambë), ku then qafen bagëtia”. Trajtimi I problemit nga aspekti I dobishmërisë së individit, fisit, bajrakut si është quajtur në këtë kohë ka rregulluar mënyrën e punës, dhe ndalesën e cila shkakton dëme për rrethinën ose fisin tjetër. Dmth. Nëpërmjet kësaj nga aspekti I kryerjes së punës së dobishme për shoqrinë – bajrakun, mbron pjesën tjetër të shqorisë ose bajrakut nga veprimi jo etik I lëvizjes së udhës së madhe- ose ndrrimit të kahjes së rrugë. Mirëpo nëse ndodhë që për shkaqe të ndryshme është dashur me të vërtët të ndërmiret diçka për ta përmirësuar dhe pa ndonjë qëllim, atëherë ajo shoqri ështëë dashur që të hap shteg të ri udhë të re:” Kanua s’don që kuj t’I bahet dom toka … porse udha dhe shtegu do të përligjen në ndonjë shteg tjetër.” Gjithashtu raportet e zhvillimit të biznesit në kohë janë rregulluar me kanun. Niveli i zhvillimit ekonomik ka qenë i tillë që kanuni trajton problematikën e punës së bujkut dhe raportet e tij me punëdhënësin – zotninë. Është mjaft interesant se nga aspekti i etikës së biznesit të cilën e trajton literatura bashkëkohore të krahasohen disa kodifikime të raporteve të punëdhënsit dhe të punëmarrësit. “ bulg thirret njaj, I cili hinë me punue token e njaj zotnije”.

Page 12: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

12 ETIKA E BIZNESIT

Nëpërmjet kësaj fjalie kemi identifikimin e përgjegjësive: Bujku ka për detyrë të punojë token e zotnisë. Ndërkaq në nenin tjetër të po këtijë kapitulli ipet përgjegjësia e zotnisë të cilin e ka punësuar bujkun për t’ia punuar token: “ “Zotnia do të kujdeset me ndërtue një kasollë, mdheskë a kullë për bulg e për shpiarët e tij.” Pra rregullohen dhe sanksionohen me kanun raportet në mes të punëdhënësit dhe të punëmarrësit duke filluar nga mjetet e punës me të cilat do ta punojë token qetë, almiset, hekurishtet dhe mprehjen e tyre të cilat bien në shpinën e bujkut. Po ashtu ky kanun rregullon mënyrën e zhvillimit të biznesit; lavrimin e tokës, të mjallurat dhe mënyrën e ndarjes së të mjellurave me zotninë sipas mënyrës që janë marrë vesh. Është mjaft interesant displina e vendosur për disa zeje psh. Farkatari dhe Mullisi askush te farkatari dhe as te mullisi nuk mund të farkojë dhe të bluaj pa rend. Në mënyrë taksative mbrohet etika duke e përligjur “ Farkatari nuk do të shikojë dashamirsin, as nuk do të veçojë të pasurin prej të papasmit, të largtin nga i ngati. Detyrë e tijë është me i vnue mend rendit.” Praktikisht me këtë KLD vendos rregull dhe rend, rrespekt dhe përgjegjësi që në kuptim të biznesit është mbrojtje e etike e të gjithë pjesmarrësve. Nuk lejohet shkelje e këtyre normave të vendosura. Ose: Mullisi “Mullisi do të rijë gati natë e ditë sa për roje të barrëve, sa për të bluem, sa mos t’u hupë gjë barrtorëve.” Dhe se “po hupi gja, dami është i mullisit e jo i barrtorit aq sa i hupë, barrtori do ta lajë”. 1 Ky pasus rregullon përgjegjësinë e kryersit të punëve ( përgjegjësinë individuale) – mullisit dhe sigurisht se ju do të pyetni se cilat janë përgjegjësitë e punëdhënsit – zotnisë së mullirit: Në fillim të krijimit të raporteve të punëdhënies dhe të punëmarrjes rregullohen mënyra e pagesës vendosjes, të drejtave dhe detyrimeve të sejcilës palë e deri te gjobat e ndryshme për thyerje të të rregullit të punës ( lexo: etikës në biznes). Ky ishte biznes. Këtu edhe janë paraparë edhe mënyrat e pagimit të mullisit ta zëmë ose të farkatarit. Mullisi ka pasë hisen e vetë në ujem2 e cila është konsideruar si rrogë- merr ujemin e vetë. “ Rroga lahet mbas vendimit, qi të bëhet ndërmjet zotnis e rrogtarit”.3 Është interesant se me KLD normohen edhe disa veprime të cilat edhe sotë vlejnë në biznesin bashkëkohor. Nëse rastësisht në mënyrë të paqëllimt gjatë aktiviteteve në punën e tijë punëtori “ rrogtari ( njeri i paguar me rrogë) nuk guxon të gjobitet nga punëdhënësi- zotnia. Do të thotë KLD i përcakton përgjegjësitë dhe detyrimet e palëve. Po ashtu : “Me iu mbush mendja zotnis me e da rrogtarin, veç pse nuk i pëlqen pa e gjetë në faj, rrogën e vjetit do t’ai lajë”4

1 KLD, fq, 45

2 Ujem - % e drithit që mirret si çmim për bluerjen e atijë drithi

3 KLD: Nyje katerdhjetë e tretë: rrogtari, fq 29.

4 Po aty fq 29

Page 13: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

13 ETIKA E BIZNESIT

Ky kanun përveq normave të tjera të cilat e e kanë rregulluar funksioninimin e jetës fisnore në Shqipni, në një mënyrë të kjartë provon vlerat etike të zhvillimit të biznesit në këtë kohë, duke i rregulluar me norma të cilat kanë qenë me një përpikri të zbatueshme nga të gjithë pa përjashtim. Është mbrojtur prona private që zakonisht sipas kanunit është identifikuar me shtëpinë. Dhe për këtë KLD e sanksionon dhe e mbron teritorin ku ajo është e vendosur. E saksionon hapsirën oborrin. Dhe nëse komentohet mund të themi: se nuk është e lejuar dhe nuk është etike prekja e pasurisë së patundshme të individit. Ky kanun thot: “ si hyhet kujt në shtëpi pa i ba za”5 Edhe sot konsiderohet se është jo etike t’i hyhet dikujt në shtëpi, pronën personale pa leje ose pa e informuar ose pa marrë leje nga pronari. Kanuni i Lekë dukagjinit ka paraparë edhe mënyrën e tregtimit: ´Kanuni i tregtisë a blenë a shetë pa qyshkue dmth. Me të kputun....., faqe deshmitarëve. Shtiblerja ka qenë e rregulluar dhe janë paraparë mënyrat e kryerjes së tregtimit të produkteve, bagëtisë , tokës dhe të lashtave. Shitblerja është konsideruar si akt në të cilin blerësi jep avansin ( kaparin) për gjësendet e blera. Dhe se do të konsiderohej shkelje dhe jo morale nëse dikush e prish pazarin. Nuk do të konsiderohej veprim etik. Për këtë nëse blerësi është penduar ( i bie pishman) për këtë ai e hup avansin ( kaparin e dhënë) pa të drejtë me e kërkuar fare. Kjo ishte nje masë mbrojtëse e ruejtjes së raporetve të zhvillimi të biznesit pa mashtrime dhe pa i rënë pishman. KLD ka paraparë edhe rastet kur shitësi nuk pranon të ketë marrë kapar:” Me ba me i ra moh shitësi, se nuk ka marrë kapar, e dhënësi nuk ka dëshmitar, Kanuni e çon në be: po bani be kapari hupë”.6 Eshtë mjaft interesant edhe çështja e ndershmërisë dhe blerëjes së produkteve në forma dhe rrugë të ndryshme të cilat i cenojnë vlerat morale, të cilat bien në pikëpyetje etikën e biznesit. Shumë herë kemi hasur që produktet e ndryshme të blehen me çmime më të lira: Për këtë kemi biseduar në një orë më heret në rastin e dyqanit të veshjeve LUMI , për të cilin shumë prej nesh kemi dyshuar se e ka vjedhur, ka shmangur pagesat e ndryshme tatimore dhe shumë e shumë veprime të cilat ne biznes konsiderohen joetike. Rasti i ARBENIT: Duke hecur pak ma tej rrugës e takove një shok tjetër që e njihte Arditin dhe ty. Ti I the se veç sa u ndave me Arditin dhe I shpjegove se do t’ia bësh nje reklam- spot mjeft efektiv: e kam idenë une veq kishte me qenë mire nëse keni edhe ju ndonë Ide. Ai stepi dhe u ndal duke të shikuar me habi: O Arben unë nuk di se si Arditi është duke e realizuar biznesin e tij dhe si është duke fituar kaq shumë. Brenda vitit ai ka realizuar fitime të mëdha, dhe se me këto çmime që ai I shet në treg, unë nuk besojë se çdo gjë është në rregull. Unë po mendoj se ai është duke kontrabanduar mallin në Doganë, ose ndoshta është edhe duke e vjedhur dikund. Shpejt do të bindesh edhe ti në këtë.

5 KLD.fq;29.

6 KLD, fq 30

Page 14: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

14 ETIKA E BIZNESIT

Do të thotë ka disa dilemma të cilat e prekun etikën e biznesit dhe se nuk përputhën me veprimet morale. Edhe këto veprime KLD I ka rregulluar në mënyrën më të mire për kohën e vetë: “Gjaja që blehet me frigë mos është e vjedhun, po I duel I zoti, blesi e çon te ai qe I a shiti, qi I pat dhan at gja… dhe normalisht se parat do t’I kthejë shitësi për gjësendin e shitur, mbrohet biznesi, mbrohet etika, sanksionohen shkelësit e veprimeve joetike janë ruajtur vlerat morale të tregtimit me gjësende. Huaja Në afarizmin bashkëkohor kapitali ka çmimin e vetë I cili shprehet nëpërmjet norms së interesit të cilin duhet ta paguaj huamarrësi. Asnjë kredi sa do e volitshme që të jetë nuk mund të realizohet nëse për të nuk paguhet një çmim. KLD : “Kanuja e malevet nuk njef uha me shtojcë fitimesh ( fajde). Ndërkaq për ta siguruar se huaja do të kthehet KLD ka paraparë pengun. “ Për me shnoshë punen e uhas e për me largue çdo dyshim pabesie për uha të dhanun, mun të mirret pengu “7 Në këto marrëdhënie ka qenë joetike të merret çmim për kapitalin e dhënë- është konsideruar si diçka e keqe, dhe si e tillë fajdja edhe sot e kësaj dite konsiderohet një veprim shumë I keq dhe joetik financiar sepse nuk pasqyron çmimin e kapitalit por të shumtën e rasteve pasqyron çmimin e nevojës së huamarrësit- gatshmërinë e tijë për ta paguar çmimin tepër të lartë në raste të nevojave dhe krizave financiare të biznesit. Pengu merr hov me zgjerimin e shkëmbimit. Janë dy lloje themelore të pengut: pengu I dorës ( për sende të luejtshme), dhe pengu I tokës ( për sende të palujtshme. Hipoteka si instrument në zhvillimin e biznesit u zhvillua në bazë të drejtës së Sheriatit. Raportet në biznes në pikëpamje etike mbrohen me instrumentin e kanunit. Kur është fjala për pengun e dorës, nëse debitori nuk paguan borgjin në kohën sipas marrëveshjes, pengmarrësi ka të drejtë që pengun ta tjetërsojë, shesë. Ndërkaq te pengu I tokës I cili ka vlerë më të lartë, kanuni parashehë që ky peng të , object do ti dorzohet kreditorit para dëshmitarëve. Dorzania Edhe kushtet e dorzanisë janë të parapara me KLD. Kanuni e definon dorzaninë, konceptin dhe çka kuptojmë me dorzani. Forma garantimit të kthimit të uhuas ka qenë dashtë të garantohet. Ky grancion është rregulluar me norma të KLD , me dorzani : ”dorzan thirret aj, I cili I lidhet kuj pët t’I përgjegjun të një detyre, të cilen, po se lau në vade të caktueme detyruesi, ky bahet dorëdhënës.”8 Dorzani përgjigjet si debitor. Rëndom dorzanin e zgjedh Kreditori. Disa problem të etikës së biznesit në Kosovë Nuk ka më shumë se 6-7 vite që Kosova ishte në një sistem të pushtimit politik, social dhe ekonomik. Prona të cilën e qeveriste sipas Kushtetutës së vitit 1974 Qeveria e Kosovës , u tjetërsua në mënyrë arbitrate prej vitit 1990 deri në vitin 1999 kur në Kosovë intervenojë bashkësia ndërkombëtare. Pas hyrjes së Forcave të NATO-s Kosova fillojë të 7 KLD: Te dhanunat, fq 56

8 KLD, po aty fq 70

Page 15: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

15 ETIKA E BIZNESIT

bëjë përpjekje për ndrrime të shpejta të cilat nuk mund të kalonin pa tensione dhe çrregullime të ngjashme sikur në shtetet e tjera të cilat e kaluan këtë faze ose janë në faze të tranzicionit nga socializmi në kapitalizm. Fillojë ndërtimi i ekonomisë së hapur të tregut, krijimi I sektorit privat I cili deri në ditët e sotme nga 5000-7000 ndërmarrje private u zhvillua në 60.000 biznese private ne fund të vitit 2004; Filloj privatizimi I ndërmarrjeve shtetrore përkundër vështirësive, pengesave që I shtroheshin me alternativeën e komercialzimit. Pastaj faza më rendësishme për zhvillimin e biznesit sipas rregullave, fillojë një faze mjaft e rendësishme e ndërtimit të infrastructures legjislative, sistemit banker dhe shumë institucione të rendësishme për funksionimin e sistemit ekonomik, politk dhe shoqror të Kosovës. Përkundër vështirësive janë arritur rezultate inkurajuese duke i falenderuar sektorit privat dhe zhvillimit të ekonomisë së hapur të tregut në Kosovë. Mirëpo megjithate krahas rezultateve ka edhe vështirësi të natyrës sistemore dhe vështirësi të tjera të cilat e ngadalësojnë funksionimin e shtetit, dhe ndërtimin e politikave të mira ekonomike. Sigurisht do të jetë e kuptueshme për një shoqri e cila është në fazën e ndërtimit të shtetit të vetë, në të cilin ka disa nivele të vendosjes ate të UNMIKU-t dha ate të Qeverisë së Kosovës etj. Nëse marrim parasysh edhe varfërinë e madhe të popullësisë së Kosovës 11-12% varfëri ekstreme, papunësinë e madhe në një situate politike të padefinuar, ku ka mungesë të legjislacionit dhe funksionim joefikas të shtetit ligjor paraqitet një terren I përshtatshëm për spekulime dhe mashtrime të llojeve të ndryshme. Nga kjo mund të Kuptojmë se problemet e etikës në biznes janë të mëdha dhe të panumërta. Ekonomia është në një presion të madh të korrupsionit. Në situateën kur ende shteti nuk është I konsoliduar gjënden njerëz, biznese, dhe titularë të ndryshëm të pozitave të rendësishme të cilët abuzojnë normat dhe ligjet e bërjes së biznesit duke kërkuar rrugë anësore për përfitime individuale. Thyerja e etikës nga biznesi – nga vetë biznesi Biznesi privat në Kosovë ende është një biznes pa një mbështetje institucionale. Fatkeqësisht njerëzit që e udhëheqin biznesin duhet të ballafaqohen me probleme të mëdha në tregun e brendshëm ( konkurrencë jolojale) dhe me pamundësinë e dëpërtimit në tregun e jashtëm/. Për të realizuar fitime dhe akulim më të madh këto biznese nuk deklarojnë në mënyrë reale të fitimit në mënyrë që ajo takes në fitim t’i mbetej biznesit. Operimi I bizneseve të paregjistruara të cilat I shmangen obligimeve ndaj shtetit. Problemet etike rreth marketingut janë të njohura për shoqirtë në fazën e tranzicionit. Zakonisht reklamat dhe spotet e ndryshme në mediat elektronike dhe ato të shkruara në dukje të pare serioze dhe tërheqse për konsumatorin, nuk janë të sakta dhe nuk përmbajnë cilësinë e deklaruar në mjetete promovuese. Tregtimi I mallrave ushqimore pa kontroll lidhur me cilësinë dhe afatet e përdorimit ende në Kosovë është një veprim joetik I drejtuar kunder kosumatorit , vetëm me qëllim që të vilen fitime më të mëdha pa marrë parasyshë shkallën e rrezikshmërisë.

Page 16: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

16 ETIKA E BIZNESIT

Tregtimi I barrnave jasht çdo parametri institucional ka bërë që të rrezikohet në mënyrë serioze shëndeti i nherëzve në nevojë nga këto barna duke u tregtuar sikur mallrat e konsumit të pa asnjë kontrollë cilësore, profesionale. Problem tjetër I cili ka dimension etik është edhe problemi I menaxhmnetit të ndërmarjeve në Kosovë. Në kushtet e papunësisë së madhe mund të keqpërdoren dhe të bëhen presione të ndryshme joetike ndaj njerëzve të punësuar në ndërmarje. Nëpërmjet vendimeve të ndryshme ndërmarrësi mund të ndikojë fare thjesht në jetën e të punësuarëve e veçmas rreth kritereve: të drejtësisë, panashmërisë, trajtimit të punëtorëve, pagave, mënyrës së pushimit nga puna, mënyrës së përcaktimit të punës- përcaktimit të detyrave të punës janë disa nga fushat ku më së shpeshti pronari, menaxheri marrin vendime joetike. Sjellje tjetër joetike është veprimi I biznesit joformal. Ky biznes rrezikon vlerat e vërteta në mënyrë joetike duke u future në konkurrencë me ndërmarjet të cilat bëjnë biznes sipas parimeve dhe rregullave të aprovuara në mënyrë institucionale. Në këto rrethana ka falsikimi, shfrytëzime të drejtave të autorit, dhe forma të tjera të cilat me lehtësi futen në treg por me vështirësi luftohen nga tregu dhe nga jeta ekonomike. Forma më e rendë e zhvillimit dhe e thyrjes së parimeve etike të zhvillimit të biznesit është kontrabandimi I produkteve të ndryshme ( naftë, duhan, produkte të ndryshme etj), dhe në fund një dukuri e cila është mjaft e rrezikshme dhe kanceroze për shoqritë më të zhvilluara se ajo e Kosovës, është Korrupsioni. Dukuria e korrupsionit për vendet në tranzicion është shndërruar në një nga pengesat krysore për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme demokratike. Faza në të cilën gjendet Kosova e bën të domosdoshme ndërmarrjen e masave serioze në fushën e antikorrupsionit, në mënyrë që të mos vihen në rrezik të arriturat në rindërtimin e vendit. Shembull më drastik ku korrupsioni është shndërruar në pengesën kryesore për zhvilimin e gjithëmbarshëm shoqëror paraqesin vendet fqinje me Kosovën, në të cilat, ku më tepër e ku më pak, korrupsioni ka marrë formën e tij më të shëmtuar, respektivisht është bërë pjesë e sistemit shoqëror. Po ashtu, edhe e vendet e rajonit janë të prekura nga kjo dukuri. Kjo dëshmohet nga renditja e tyre në listën e Transparency International (TI).9 MARRJA E VENDIMEVE ETIKE NË BIZNES Ndërmarrja është diçka më tepër se një strukturë në të cilën ne punojmë. Mjetet dhe objektet me të cilat punohet nuk kanë shpirt, ate ua japin ne, u japim atyr disa karakteristika të cilat janë të përshtatshme për njeriun. Kur koha është e “mirë” ne themi se ndërmarjes është duke i hecur mirë , ndërkaq kur kohrat janë më të turbullta ne përpiqemi që ta “ruajmë” ndërmarrjen. Eshtë kuptueshme se njerëzit e kanë

9 TI është organizatë ndërkombëtare me seli në Berlin, e formuar në pranverën e vitit 1993. Ajo bashkon përpjekjet e

vendeve për luftimin e korrupsionit. Në kuadër të TI janë të formuara mbi 90 filiala nacionale të cilat ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Me kërkesën e qeverive TI harton strategjinë antikorrupsion. Kjo organizatë ka indikatorin e korrupsionit në të cilën radhiten vendet e caktuara. Në këtë kontekst, Shqipëria radhitet në vendin 81, Rumania 77, Kroacia 52, Bullgaria 45, ndërsa supozohet se nuk qëndrojnë më mirë as Serbia e Mali i Zi dhe Maqedonia.

Page 17: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

17 ETIKA E BIZNESIT

ndjenjën se vendi ku punojnë i shpjen drejt të ardhurave për të cilat ata punojnë dhe për beneficionet e tjera për punëtorët e zënë në punë, ndryshime dhe plotësim të nevojave . Në tërësi nëse përjashtojmë kohën e blerjeve për nevojat e familjes mund të themi se njerëzit e zënë në punë gjysmën e jetës e kalojnë në familje, dhe gjysmën tjetër të jetës e kalojnë me “familjën” tjetër. Kjo është e rëndësishme për të vërtetuar se sa struktura organizative dhe kultura e ndërmarjes ndikojnë në procesin e marrjes së vendimeve brenda në ndërmarje. Hapi i parë në procesin e marjes së vendimeve etike është vlerësimet e indivduale ose grupore lidhur me procesin e marrjes së vendimeve të drejta dhe të padrejta. Procesi i marrjes së vendimeve është i varur nga kultura e ndërmarrjes. Kultura e ndërmarrjes është një tërësi e besimesh, shpresash dhe vlerave të cilat janë të lidhura me anëtarët e ndërmarjes të cilët ajo i punëson dhe e cila kulturë transmetohet brez pas brezi duke e ruajtur emrin e ndërmarjes dhe reputacionin e sajë. Kjo kulturë ruhet me sjellje etike dhe me normat të cilat i ka krijuar për funksionim normal dhe të rregullt vetë ndërmarja. Kultura e ndërmarrjes pasqyron misionin e ndërmarjes, orientimin e sajë. Për këtë arsye , kulturën e ndërmarjes do ta analizojmë nga këto elemente:

1. Vlerat të cilat mund me qenë lehtë të identifikueshme në ndërmarrje. Të shumtën e rasteve këto munden me qenë në formë të deklaratave në formë të shkruar, ku përfshihen siç thamë më lartë,; misionin, bjektivat, strategjinë e ndërmarjes. Megjithatë ka edhe vlera të cilat janë të pasqaruara dhe të cilat qëndrojnë nën hije dhe për të cilat mund të themi se sjellin probleme në procesin e marjes së vendimeve dhe të shumtën e arsteve ato sjellin deri te vendimet joetike.

2. Besimet janë më specifike, ato kryesisht janë përcaktime të njerëzve apo të grupeve të njerëzve lidhur me besimin ndaj aktiviteteve që zhvillohen në ndërmarrje dhe besimit të njerëzve ndaj këtyre aktiviteteve si dhe besimi i ndërmarjes ndaj njerëzve që i punëson ajo. Zakonisht para se të mirren vendime të cilat ishte dashur dhe dëshirohet që të jenë etike për ndërmarrjen duhet të dallohen dhe të bisedohet për to para se të mirren vendimet. Zakonisht këto besime munden me qenë se ndërmarja nuk prodhon proidukte të ndaluara, nuk shet produkte ta zëme të toksikuara, nuk mashtrojmë ete, etj të cilat janë thjesht me bazë etike.

3. Shpresat janë orientimet kryesore për kulturën e ndërmarjes në procesin e marrjes së vendimeve afariste etik. Shpresat janë orientime të jetës dhe të veprimit të ndërmarrjes të cilat ajo i ka krijuar me punën e vetë, dhe të cilat ajo i bartë në brezat tjera. Shpresohet se vendimet edhe në të ardhmen do të jenë etike edhe për brezin tjetër që punon dhe vepron. Ruajtja dhe krijimi i atmosferës së shëndosh në procesin e marjes së vendimeve etike kryesisht në krijimnin e atmosferës familjare në të cilën ka besim dhe sejcili punëtor mund të mbështetet në tjetrin.

Për ta njohur kulturën e ndërmarrjes duhet të njihemi me një rrejtë të gjërë tyë informatave për elemenetet të cilët e përbëjnë kulturën e sajë. Për këtë qëllim para se të mirren vendime të rëndësishme është e preferueshme që të diskutohen

Page 18: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

18 ETIKA E BIZNESIT

aspekte dhe varianta të ndryshme të procesit të marrjes së vendimeve dhe pasojat që mund të reflektojë marrja e ndonjë vendimi. Kriteret për marrjen e vendimeve të knaqshme mund të konsiderohen edh vendime etike. Vendimet etke promovojnë mirëqenjën dhe nuk shkaktojnë lëndimin e anëtarëve të kolektivit të ndërmarrjes ose të njerëzve të tjerë nga i cili vendim janë të ndikuar.Eshtë lehtë të përshkruhet se çfarë është një marrje e vendimit etik, por shpesh herë është shumë vështirë të definohet kufiri në mes të vendimarrjes etike dhe joetike në ndërmarje. A është etike ta zëmë oër një kompani farmaceutike që të ndrrojë çmimet- t’i rritë ato për barrnat të cilat janë të domosdoshme për ruajtjen e jetës së njerëzve të cilët janë të nevojshëm për të. Në njërën anë kompania do të rasyetohet se marrja e vendimit është e shkaktuar si pasojë e shpenzimeve të prodhimit dhe se për këtë kompania ka nevojë që të ketë të hyra të mjaftueshme të cilat i garantojnë funksionimin normal të sajë në treg dhe se nuk do të rrezikohet ekzistenca e sajë në këtë treg nga konkurenca, përkatësisht asaj i nevoiten mjete për ta rritur produktivitetin, dhe për ta rritur afaktivitetin e sajë. Në anën tjetër, duhet të kemi parasuysh në përgjegjësinë sociale dhe obligimin etik të sajë që ta prodhojë kët ilaç të rëndësishëm për jetën e njerëzve dhe të prodhojë sa më shumë që është e mundur. Disa njerëz me qëllim ( në mënyrë të vetëdishme) marrin vendime joetike për përfitime vetiake ose për përfitime të ndërmarrrjes së tyre. Shpesh vendimarrsit ballafaqohen me vështirësi për marrjen e vendimeve etike sikur që ishte kompania farmaceutike. Nën këto kushte, marrja e vendimeve etike të pranueshme do të jetë mjaft vështirë. Rëndësia e marrjes së vendimeve etike, shpeshherë i detyron shumë ndërmarje që të marrin hapa për tu vërtetuar se vendimet e tyre janë etike dhe këtë mund ta vërtetojë vetëm nga indikacionet të cilat mund të vinë nga jashtë ndërmarjes. Ndërmarrjet vazhdimisht janë të detyruara që të marrin vendime. Psh menaxherët, to menaxhmenti, përcaktojnë qëllimet e ndërmarjes , prodhimet ose shërbimet, mjetet si dhe mënyrat më të mira për arritjen e objektivave pa u konfrontuar në rend të parë me njerëzit dhe individët brenda ndërmarrjes dhe jashtë sajë. Nuk marrin vendime vetëm njerëzit që janë në menaxhmentin e ndërmarrjeve. Vendime marrin edhe punëtorët e niveleve më të ulëta të cilët punojnë për plotësimin e nevojave të ndërmarrjes. Shpesh herë vendimet mirren në mënyrë të pamatur dhe të pavetëdishme të cilat mirren në mënzrë të pamenduar mnirë dhe vendimet e tilla kanë pasoja etike. Menaxheri nga ju kërkon që deri në fund të ditës të mblidhni disa informata të rëndësishme të cilat i nevoiten për marrje të vendimit. Ju menjëherë do të mendoni për rëndësinë e vendimit dhe interesimi i juaj në mbledhjen e informatave sigurisht do të jetë më i madh. Do të mblidhni informata të cilat mundësojnë zhvillimin e një numri të alternativave. Do të matën faktorët etik dhe jo etik. Hapi i parë: nevoja për vendim Hapi i parë nga ju kërkon që të identifikoni realitetin lidhur me nevojën e marrjes së vendimit. Kush ju sjellë deri te kjo njohuri? Problemet e ndryshme të cilat paraqiten në ndërmarje gjatë aktiviteteve të saj,

Page 19: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

19 ETIKA E BIZNESIT

mospajtueshmëria në mes të asaj që kemi planifikuar dhe të asaj që e kemi arritur dhe të asaj që dëshirojmë të arijmë do të përcaktojë se a është vendimi etik apo jo etik Nëse llogaritni shpenzimet e juja dhe konstatoni se shpenzoni 50 € më tepër se sa që ju i keni marrë nga familja, ju do të konstatoni se duhet të merrni vendim për shkak se ekziston mospajtueshmëri në mes të asaj që nivelit të deshiruar të shpëenzimeve dhe nivelit të dëshiruar dhe nivelit real të shpenzimeve të bëra. Do të jeni para vendimit se a do të huazoni pa nevojë mjete shtesë për të patur një luks më të madh se shokët tjerë pa e ditur për këtë familja e cila i mbështet shpenzimet për studimet e juja. Hapi i dytë: Identifikimi i kritereve për marrjen e vendimeeve etike Procesi i marrjes së vendimeve kërkon identifikimin e kritereve të cilët janë të rëndësishëm për procesin e marjes së vendimeve. Cilat janë ato standarde mbi të cilat do të mbështetet vendimi. A do të jenë gjykimet, veprimet dhe informat e drejta apo të gabuara. Cilat janë ato karakteristika të nevojshme të cilat e nxisin apo i detyrojnë njerëzit të marion vendime etike: ndershmëria, mshira, drejtësia. Ose cilat janë ato karakteristika të cilat i detyrojnë njerëzit të marrin vendime joetike. Pra në një mënyrë duhet të përcaktohen disa kritere të cilat masin ate se çkae tejklon kufirin e etikës dhe kalon vijën e kuqe duke dalur në procesin e marjes së vendimeve joetike.Zakonisht ka pyetje të ndryshme për të cilat duhet të gjejmë përgjigjje sikur:

1. Vendimi i cili mirret a na dërgon në drejtim të gabuar, pavarës\isht se a është i karakterit personal apo ndërpersonal në ndërmarrje ose i karkterit të përgjithshëm shoqror. A mundet që një vendim i tillë të shkaktojë probleme për njerëzit të cilët punojnë në ndërmarje, për njerëzit të cilët shfrytëzojnë produktet apo shërbimet e ndërmarjes, për rrethin e gjërë, parqet problem për konkurruesit etj. Vendimet e tila në rrethana ku nuk i kemi të sqaruyara situatat sjellin deri te vendimete joetike të cilat detuyrimisht do të pasojnë me konflikte, të dëmshme për njerëzit dhe për shoqrinë.

2. Vendimet e martuara e ndeshen me rregullat të cilat i ka aprovuar vetë ndërmarrja ose struktura e njjet e branshes së ndërmarjeve, a ndeshet me ligjet pozitive të cilat i ka aprovuar shteti, cilat janë pasojat për individë, për ndërmarjen, për shoqrinë .

Hapi i tretë: modeli i optimizimit Modeli i optimizimit supozon që marrësi i vendimeve mund të identifikojë të gjitha kriteret e pranueshme dhe të gjith alternativat e mundshme dhe të pranueshme. Për njerëzit të cilët janë të kyqur në procesin e vendimarrjes nuk është e mundshme që të të parashikohen të gjitha situatat dhe mundësitë. Vemdimet shpesh nuk mirren në kushte të sigurisë ku për marësit e vendimeve janë të parapara të gjitha alternativat. Njerëzit shpesh nuk janë në gjendje që të vlerësojnë dhe të gjykojnë në mënyrë objektive dhe mbështetur në këtë nuk kanë edhe kritere të përcaktuara për marrjen e vendimeve. Për këtë zakonisht njerëzit përpiqen që në mënyrë optimale të sigurojnë informata të mjaftueshem të cilat sogurojnë marrjen e vendimeve të drejta dhe etike.

Page 20: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

20 ETIKA E BIZNESIT

Hapi i katërt: Racionaliteti i kufizuar Marrësit e vendimeve reagojnë në ndërlikueshmërinë e marrjes së vendimeve të tyre etike, kështu që problemin përpiqen ta sjellin në nivelin e një racionaliteti të kuptueshëm. Duka marrë parasysh se apetitet e njerëzve për përfitime materjale janë të mëdha të cilat shpeshherë tejkalojnë rregullat dhe ligjet atëherë mund të themi se kemi një racionalitet të kufizuar ndërmarrës apo menaxherial i cili rezulton me vendime joetik. Si të sigurohet racionaliteti? Kur problemi për të cilin angazhohemi për të marrë vendim të jetë i identifikuar, fillohet hulumtimi i kritereve dhe alternativave të mundshme për marrjen e vendimit i cili buron nga veprimi racional i njerëzve të cilët e marrin atë vendim. Vlershmëria e marrjes së vendimit Nëse ajo që deri tani ka funksionuar normalisht qysh moti nga e kaluara, ose është treguar si e pamjaftuar, marrësi i vendimeve do të angazhohet për metodëne për vërtetimin e vlerëshmërisë së marrjes së vendimeve. Kjo do të thotë do të kërkohen alternativat të cilat janë më të afërta për problemin. Shpeshherë vendimet të cilat munden me qenë të dyshimta për rrethinën dhe jo etike, marrësiut e vendimeve të këtyre vendimeve e bindin në rend të parë vetëveten se ato janë etike dhe pastajj veprojnë ose e dinë dhe në mënyrë të vetëdishme veprojnë ashtu. Prandaj kriteret e vlershmërisë për ndërmarjen, punëtorët, stafin, konsumatorët, konkurrentët nuk është i lehtë.

Page 21: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

21 ETIKA E BIZNESIT

FUQIA – përdorimi i sajë

Etika në biznes?! Një tematikë mjaft e ndjeshme. Zakonisht kur flitet për këtë mendojmë në ate se ku fillon mashtrimi- pyetje në të cilën njerëzit e biznesit kanë shumë përgjigjje. Për këtë shkak të gjitha shqyrtime lidhur me këtë temë duhet të profilohen nga aspekti I shqyrtimit të tyre. Ka ndryshime shumë të mëdha në mes të aplikimit të normave morale në afarizëm për shkak të konkurrencës, dhe përcaktimi I qartë I rregullave të afarizmit. Në fillim duhet të rikujtojmë ligjshmërinë e cila gjatë zhvillimit të vetë historic vazhdimisht- nëse dikush është I sigurt në fuqinë e vet ( fuqia fizike), sigurisht se I forti gjithëherë do të kryej punët sipas nevojave dhe interesave të vet pavarësisht nga normat e vendosura ligjore dhe principet etike në biznes. Vendi ynë është një vend I varfur postkomunist të cilën e karakterizon varfëria dhe papunësia ekstreme. Do t’ishte utopi nëse mendojmë se me kalimin nga kushtet e afrizmit shteror në ate privat të ketë një rrespektueshmëri të plotë të etikës në biznes. Në bazë të këtij parimi kemi edhe tensionet e ndryshme në nivele të ndryshme edhe tek institucionet. Psh ata të cilët më herët ka qenë kritikues të Qeverisë për amoralitet, sikur ata të vinin në pushtet për një kohë shumë të shkurtër do jenë të njejtë me ata që janë në pushtet mos më keq se sa paraardhsit e tyre. Këtu veprojnë ligjet të,fuqisë së pakontrolluar që për njerëzit është I pakuptueshëm dhe I papranueshëm. Vlerat etike në biznes kanë shanse vetem ne vendet e zhvilluara demokratike të cilat I kanë tejkaluar disa probleme me të cilat është duke u ndeshur ekonomia e Kosovës. Në shtetet zhvilluara normat e moralit në biznes përafërsisht janë të njejta me normat e proklamuara. Principet etike në afarizëm veçmas në vendet në tranzicion janë në pikëpyetje , mirëpo ssitemi juridik I ka përshtatur disa rregulla ndaj këtyre qështjeve të përmendura. Fuqia ka të bëjë me cilësitë e individit A që mund të ndikojë në personin B, ashtu që personi B të kryej ndonjë punë që në të vërtetë nuk do ta bënte. Për procein e marrjes së vendoimeve dhe për etikën në biznes kjo do të thotë:

1. Potenciali i cili nuk ka nevojë të aktulaizohet për të qenë i efektshëm- ai në këtë rast nënkuptohet ngfa pozicioni,

2. raporti i varshmërisë, 3. Personi B duhet të ketë të drejtën mbi vetëveten.

Fuqia mund të ekzistojë dhe nëse shfrytëzohet ai shpesh shfrytëzohet në mënyrë jokorrekte dhe joetike. Për këtë duhet të kemi parasysh gjatë procesit të marrjes së vendimeve ose delegimit të funksioneve që mos t’i detyrojmnë të tjerët në veprime të cilat reflektojnë me padrejtësi dhe jo etikë. Fuqia varet edhe nga varshmëria. Nëse personi B është në varshnëri të plotë nga personi A, fuqia e personit A do të jetë më e madhe dhe personi B leht do të jetë i futur në proceste joetike për shkak veprimet e personit B janë të programuara ashtu që nuk i është lënë kurrfarë hapsire që të zgjedh mendojçë dhe të veprojë, pra është i varur. Prej nga vjen fuqia? Çka është ajo që i detyron individët apo grupet që të nënshtrohen dhe kryejnë punë që rrezikojnë të jenë joetike. Zakonisht numrohen disa prej tyre:

Page 22: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

22 ETIKA E BIZNESIT

- Detyrimi, - Shpërblimi, - Varshmëria,

Zakonisht detyrimi mbështetet në frgë e cila mundet me qenë e llojeve të ndryshme. Detyrimi i shkeljes së rregullave dhe ligjit dhe pastaj mbajtja pezull me detyrim se për ate është ai fajtor. Shpërblimi si instrument i fuqisë për kryerjen e punëve të cilat në rrethana normale dhe sipas ligjit dhe rregulloreve të ndërmmrajes individët nuk do t’i kryenin. Menaxhmenti në këto raste përdor shpërblimin për punën e bërë ( joetike) . Varshmëria është njëri nga instrumentet e mundshme të përdorimit të punëtorëve të ndërmarrjes për veprime joetike. Fuqia e detyrimit mbështetet në frigë. Njerëzit reagojnë në atë fuqi nga friga nga pasojat negative të cilat mund të pasojnë nëse nuk dëgjohet menaxheri ose pronari i kompanisë. Kjo fuqi mbështet në detyrim. Përdorimi i kësaj fuqie duke rrezikur sigurinë ekzistencial të punëtorëve për t’i shfrytëzuar në veprime dhe aktivitetet joetike . Në të kundërtën e fuqisë është shpërblimi . Njerëzit i nënshtrohen dëshirave të njerëzve të tjerë ( menaxherëve) për të real;izuar benificione pozitive për ndërmarrjen. Prandaj ata që disponojnë me shpërblime i përdorin ato si burim të fuqisë për t’i realizuar synimet e tyre në biznes. Mashtrimi. Shpesh si element për kryerjen e ppunëve joetike në ndërmarrje përdoret edhe mashhtrimi. Menaxherët janë fare të vetëdishëm se nëse punëtorët kanë njohuri për punën ose për cilësinë, rrezikëshmërinë e produkteve, punëtorët nuk do të angazhohen ose do rrjedhin informatat në rrethinë dhe fitimet do të ndërpriten. Prandaj menaxherët shpesh përdorin metodën e mashtrimit të punëtorëve për kryerjen e disa punëve të cilat atyre dhe ndërmarrjes i sjellin benificione. Burimet e fuqisë Në ndërmarje, grupe formale burimi fuqisë kryesisht është pozicioni. Pozita e menaxherit, pronarit , etj të gjitha këto pozita dhe pozitat tjera të cilat mund të numrohen , fuqinë e tyre e kanë fituar nga pozita formale brenda ndërmarjes. Fuqia personale Në se në mënyrë të kjartë deklaroheni, shpreheni, dominoni, ose keni talent për këtë me një fuqi mistike që shpesh e hasim në literaturë me fjalën Karizëm, keni karakteristika që t’i detyroni të tjerët të kryejnë punë ate që deshironi ju. Fuqia profesionale është një mjet i fuqisë që i detyron njerëzit për rreth të nënshtrohen për shkak të ekspertizës suaj e cila buron nga profesionaliteti juaj dhe mundësia e qasjes në informatat të cilat ua sigurojnë këtë ekspertizë. Ata të cilët janë ekspert duke shfrytëzuar informatat e ndryshme mund të manipulojnë me njerëz . Ekspertiza është njerë nga mjetet më të fuqishme për arritjen e qëllimeve. Shfrytëzimi i rastit të jesh në vendin e duhur, në momentin e duhur njeriut i jep mundësi që ta shfrytëzojë fuqinë në mënyrë të drejtë. Mirëpo shpesh njerëzit kur

Page 23: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

23 ETIKA E BIZNESIT

gjenden në këto pozita dhe u ipet rasti në biznes për përfitime jasht normave etike – njerëzit këtë e përdorin duke e shmangur ligjin dhe të gjithë interesat e rrethinës.

Standarde për praktikë të shkëlqyeshme etike të një lideri

Edhepse shumica e liderëve të cilët udhëheqin ndërmarrjet aplikojnë principe të mira etike, përfundimisht është koha të shqyrtohet ajo se çka nënkupton të udhëhiqet me etikë. Bota sot është mbushur plotë me lider të forte, mirëpo, lidershipi ( udhëheqje ) është një term natyral. Ai- lideri mund të jetëIt I mire apo I keq . Stalin, Hitler, Musolini, ose Mao Ce Tung. Historia ka dëshmuar se sejcili prej tyre në fazën fillestare është pare si politikan I mire në kohë të caktuar. Mirëpo, rrjedhat e mëtutjeshme historike poashtu dëshmojnë se të njejtin janë fajtor për shfrytzimin të tmerrshëm jomoral të fuqisë së liderit. Çka na thotë historia rreth liderëve të tashëm në ndërmarrje. A I udhëheqin ata ndërmarrjet e tyre në mënyrë dhe rrugë etike. Me gjasë barometri më I mire I të arritura nga kjo pikëpamje janë të arriturat dhe suksesi i qëndrueshëm I zhvillimit të ndërmarrjes. Nga ku e gdhendni tregun për të shkaqet e bazës etike të biznesit. A është mission dhe imperative etik që qështjet e hapura të absorbojë shpenzimet e bërjes së biznesit, të prodhojë produkte cilësore për konsumatorë të vet, të sigurojë mjete jetese për anëtarët e vet ( punëtorët), dhe ta rikthejë profitin në riinvestim në mënyrë që ndërmarrjen ta bëjë më të qëndrueshme në kohën kur ajo është në ngritje. Një ndërmarrje këtë e ka bërë për më shumë se 120 vjet. Rënia e vlerës stoqeve të General Electric’s me gjasë do të shkaktojë probleme për investitorët, por ajo akoma konsiderohet ndërmarrje më e njohur për vitin 2002 e cila ka marrrë nota më të mira për menaxhim cilësor. Krahasuar me ndërmarrjen shumë më të MCI WorldCom e cila vazhdimisht është duke u përpjekur të në ndërtimin e aspekteve etike në biznes. Komunikimi etik Lideri etik vendos standardet e së vërtetës për çdo punëtor që e udhëheq. Në momentin kur njerëzit marrin positën e udhëheqsit , ata kanë mundësi q]ë të vejnë disa standarde të për ate se çka është drejt. Shembujt ekzistues të krimin fiscal në Enron, WorldCom dhe Arthur Andersen pasqyron nevojën për një llojlloshmëri të komunikimit të kujdesshëm e cila edhe mund të jet reaprezentues e sajë. Jim Collins, një hulumtues I njohur në fushën e Lidershipit , ka kshilluar liderët “ bëni hulumtimet pa marrë për gojë njerëzit” dhe thekson kompanitë sikur është Philip Morris ekzekutivi I të cilës në mënyrë të hapur flet për katastrofat e mundshme. Këto janë disa mësime etike të cilat mund të mësohen nga rastet e kompaniive të njohura të cilat kanë komunikim të hapur . Cilësia etike Një lider etik e dine se konkurrencën globale të një ndërmarrje e përbëjnë tre factor: cilësia e produktit, cilësia e shërbimeve, dhe cilësia e shpërndarjes. Liderët duhet të

Page 24: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

24 ETIKA E BIZNESIT

prijnë proceseve nëpërmjet organizimit, organizimin e suksesshëm sipas etapave, inkorporimin e inovacioneve dhe të cilësisë, dhe vendosja e standardeve mates për sejcilin department. Liderët kanë disa mjete për ta arritur cilësinë. Bashkëpunimi etik Liderët etik kanë nevojë për kshilltar. Ata zakonisht këta I zgjedhin brenda ndërmarjes Zëvendsit e liderëve bashkëpunojnë me qëllimqë t’I inkorporojn praktikat më të mira, t’I zgjedhin problemet, dhe t’I adresojnë problemet dhe zgjedhjen e tyre me të cilat ballafaqohet ndërmarja.

Page 25: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

25 ETIKA E BIZNESIT

3. KONFLIKTET NË BIZNES Në afarizmin e vet ndërmarrësit janë të detyruar të marrin vendime të ndryshme nga fusha e aktivitetit me të cilin mirren. Vendimet e marra prekin interesat e ndryshme të akterëve. Prandaj, nuk është lehtë në këtë rrethinë të mirren vendime të cilat, në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, nuk prekin interesat e të tjerëve. Zakonisht kur preken interesat e akterëve, njerëzit janë më të ndieshëm, prandaj është normale që në këto rrethana të paraqiten konfliktet të cilat kanë bazën në:

ndonjë problem

situatë ose

mundësi Konflikti kërkon nga individi ose ndërmarrja që të bëjë përpjekje që atë ta zgjidhë me aksione të ndryshme dhe të mundshme, me të cilat duhet të vlerësohet a është veprim i drejtë apo i gabuar. Çështjet etike zakonisht rrjedhin nga konfliktet ndërmjet vlerave dhe filozofisë individuale dhe nga qëndrimet e ndërmarrjeve ndaj njerëzve në punë dhe shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Rrethina e biznesit shkakton një mori konfliktesh etike. Përpjekjet e organizatave/ndërmarrjeve për të realizuar interesat-objektivat e veta mund të jenë në konflikt me ato të individëve, përkatësisht me të punëtorëve që i punëson dhe, shpeshherë, edhe me rrethinën e saj afariste. Rrethina e e saj (p.sh. konsumatorët) kërkojnë produkte cilësore. Për këtë tash mund të vijë edhe deri te konflikti, për shkak se prodhuesit dëshirojnë të fitojnë sa më shumë duke investuar më pak në produkte, duke mos i futur të gjitha komponentet e nevojshme, të cilat e ngrisin cilësinë e produkteve e jo duke ulur shpenzimet e prodhimit. Tani këtu kemi një situatë në të cilën ndërmarrja dëmton cilësinë për fitim. Shpeshherë themi se konkurrenca i rregullon gjërat në treg. Llojllojshmëria e produkteve dhe substitutet e tyre bëjnë që të vijnë në pyetje vlerat etike të ndërmarrjes. Prandaj, karakteristikë e punës dhe e menaxherëve të ndërmarrjeve duhet të jetë kultura e ndërmarrjes dhe ajo e shoqërisë që e rrethon, për shkak se në këtë ambient lindin konfliktet dhe shumë çështje të tjera, të cilat mund të lëkundin vlerat e etikës në biznes. 3.1. Lindja e konflikteve Çështjet etike zakonisht lindin dhe mund të maten nga konfliktet nga të cilat rrjedhin, për këtë edhe është mirë të shqyrtojmë problemin e lindjes së konflikteve. Shumë punëtorë përdorin (ose kanë) vlera dhe standarde të ndryshme etike, varësisht se ku janë: tjetërqysh veprojnë në punë dhe tjetërqysh sillen në shtëpi. Ky konflikt krijohet për shkak të presionit që bëjnë ndërmarrjet/përkatësisht menaxherët, duke i inkurajuar punëtorët e vet në veprime joetike për realizimin e objektivave të biznesit. Konflikti i Roleve Ne keto raste kemi te bejme me konflikte midis roleve te ndryshme qe ne kryejme ne jeten tone te perditshme. Atributi kryesor me kete lloj konflikti pergjegjesie eshte

Page 26: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

26 ETIKA E BIZNESIT

koncepti i “rolit” psh: Prind dhe mesues, Gjykatesi dhe femija i tij ne banken e te akuzuarve etj. Cfare qendrim do te mbajme ne keto raste?. Gjithmone ne keto lloj konflikti pergjegjesie, tëresi vlerash te ndryshme shfaqen per te ndihmuar kerkesat e ketyre roleve.

Konflikti i Interesave ”Nje moment tjeter kur ne ndjejme konflikte ne pergjegjesite tona ka te beje me situate ku interesat tona personale ndeshen me detyrimet tona si zyrtare publik. Ne shumicen e rasteve keto jane raste qe na ofrojne ne nje mundesi per te perdorur pozicionin tone per perftime personale. Me termin “interes” nenkuptojme te gjitha ato influenca, angazhime, emocione qe e bejne gjykimin tone me pak te besueshem dhe te njeanshem se c’do te ishte ndryshe. Konflikti i Interesave shfaqet ne forma te ndryshme, nder me kryesoret e te cilave jane: Ryshfeti – Ky eshte pranimi i paligjshem i parave ose sendeve te tjera me vlere, perfitimi i favoreve te ndryshme nga nepunesit civil te cilet shfrytezojne pozitat e tyre zyrtare. Ne pergjithesi ryshfeti ka te beje me parate, por mund te inkludoje dhe perftime te tjera si favore seksuale, premtime per publicitet te favorshem, ose oferta per tu bere pjesetar i qarqeve sociale ekskluzive.

Trafikimi e Influences – ndodh kur nje nepunes civil perpiqet te influencoje nje vendim qeverie ne favor te nje pale te trete ne te cilin nepunesi ka nje interes te vecante. P.sh kur nje nepunes i larte me te drejte vendimmarrje jep nje urdher per te kryer nje punim ku nderrmarja e tij private jep nje kontribut te konsiderueshem.

Trafikimi i Informacionit - Kemi te bejme ne ato raste kur zyrtaret shfrytezojne informacionin zyrtar qe nuk eshte i hapur per publikun e gjere, dhe e perdorin per qellimet e tyre personale. Transaksionet financiare – kemi te bejme ne ato raste kur nepunesi civil ka interesa financiare te drejtperdrejta ose te terthorta qe konfliktojne ne menyre te drejtperdrejte me performancen e punes se kryer. Shembull: Drejtori i planifikimit nderton nje aeroport ne nje vend ku ai ka prona private dhe jo diku tjeter ku mund te ishte me e volitshme. Zgjedhja e venditt behet me qellime per te permbushur interesat e tij private. Dhuratat dhe Defrimi – pranimi i dhuratave ose “ i mikpritjes” krijojne konflikt nese ato influencojne kryerjen e paanshme te detyrave te nepunesit. Ketu perfshihen blerje me cmime te ulura, bileta teatri, pushime, favore seksuale, perdorimi padrejte i automjeteve, pajisje etj. Punesim i Jashtem – Punesimi i pjesshem ose part-time, konsulenca, mund te shkaktojne nje konflikt interesah me detyrat zyrtare. Kemi konflikt nese behet fjale per pune qe jane te lidhura ose me interesa te ndersjellta. Per punerat qe nuk kane lidhje atehere nuk kemi konflikt interesash. Punesim ne te ardhmen – Nese nje punonjes i Administrates Publike kryen nje veprim sot ne favor te nje pale te trete me qellim qe, mbas perfundimit te kohes ne detyre, te filloje te punoje ne entin qe i ka bere favor, atehere kemi te bejme me nje konflikt interesi.

Page 27: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

27 ETIKA E BIZNESIT

Marredheniet me te afermit - Situatat kur nje nepunes civil mund te beje favore per nje te aferm, perbejne ne vetvete nje konflikt. Ky lloj konflikti mund ti kete rrenjet ne interesa joekonomike.”10 3.2.2. Konflikti i interesave Konflikti i interesave lind kur individët duhet të zgjedhin në mes të asaj se a dëshirojnë t’i përparojnë interesat e ndërmarrjes apo interesat e veta individuale, ose t’i përkrahin interesat e grupeve të veçanta qofshin ato:

formale apo

joformale Për t’i shmangur konfliktet e interesave, punëtorët duhet të jenë në gjendje të ndajnë interesat e tyre private nga interesat e ndërmarrjes në të cilën janë të punësuar. Ndërkaq, ndërmarrja duhet të shmang konfliktet potenciale, duke ofruar prodhime dhe shërbime sipas kërkesave. Shembull: Një auditor ka shkuar në auditim të ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave të qytetit. Mirëpo, ka lindur dyshimi se raportet të cilat është duke i ofruar personi NN në fjalë janë gjithnjë të mira. Prandaj, komisioni për çështje të sigurisë vendosi ta përcjell, për të hulumtuar në mos pagesa për dhënien e konsaltingut dhe raporteve përfundimtare, të cilat janë të dedikuara për auditorin NN, janë një lloj kompromisi ndërmjet ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave dhe auditorit. Të themi se në shumë shtete të zhvilluara, në përqindje të sigurt, mund të thuhet se punëtorët nuk marrin mito (ryshfet), pagesa personale ose ndonjë dhuratë, ose beneficione të veçanta nga persona të cilët e dëshirojnë mbështetjen e tyre në raste kur mirren vendime. Mirëpo, megjithatë, ryshfeti është njëra ndër mënyrat më të shpeshta të rrënimit të vlerave të etikës në biznes në shumë shtete. Ne do të shohim edhe më vonë se, në shumë ekonomi të ndryshme, mitoja (ryshfeti) është një nga shkaqet e rënies së menaxherëve, njerëzve nga legjislacioni ose zyrtarëve të qeverive komunale ose të niveleve më të larta. Besohet se afër 80 miliardë $ në vit paguhen si mito. Kur zyrtarët marrin ryshfet nga biznesi, ju e dini se ata duhet të bëjnë lëshime të cilat i sjellin në pozitë të palakmueshme dhe jo të barabartë konkurrentë e tjerë. Lëshime të cilat i japin ndonjë favor biznesit të tyre, në fushën e legjislacionit, ose favore të tjera, të cilat janë të lidhura me forma të ndryshme manipulative. A thua, a është etike nëse u jipen ryshfete të ndryshme zyrtarëve të ndryshëm publikë të nivelit lokal apo të atij qendror për këto favore?

10 Gazmend Haxhia; Etika dhe antikorrupsioni; Instituti I trajnimit të administrates publike , Tiranë

Page 28: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

28 ETIKA E BIZNESIT

3.2. Fusha e konflikteve etike në ndërmarrje Sipas Rupert Rej: „çdo veprim moral zhvillohet në bazë të vlerësimeve në mes të asaj se çka është më me e vlerëshme: realizimi i interesit personal dhe zvoglimit të dënimit."11 Për ndërmarrjen denim është kur numri i kundërvajtjeve të punëtorëve të saj shkon në drejtim të konfliktit me ligjin dhe kjo sigurisht e luhat pozicionin e saj ekzistencial. Nëse morali është ligj atëherë shansat janë në anën e ndërmarrjes. Mirëpo nëse kjo nuk është atëherë kjo do të jetë shumë keq dhe situatë e palakmueshme për ndërmarrjen. Ndërmarjet kanë filluar të marrin në konsideratë për etikën ta zëmë kur veprimet e tyre mund të sjellin deri te katastrofa ekologjike, dhe kjo automatikisht i krijon dëmë të pariparueshëm imixhit të saj. Ndërmarjet fillojnë të mirren me këto çështje dhe t’i trajtojnë me seriozitet nës ka një kontroll rrigoroz nga ana e institucioneve profesionale, dhe kur për akte të tilla të cilat e rrezikojnë rrethinën në të cilën ajo punon dhe vepron fillon t’i humb konsumatorët. Kjo është përgjigjje e fuqishme që ndërmarrjet nuk e dëshirojnë. Rrespektimi i etikës gjithnjë e më tepër është duke u bërë qështje e rëndësishme dhe me prioritet për ndërmarrjet për shkak se ato konsiderohen përgjegjës për sjelljen e atyre të cilët punojnë në ato ndërmarje. Nëse punëtorët janë konfliktuoz, të pandërgjegjshëm , nuk udhëheqin kurrfar llogari lidhur me sjelljet etike ndërmarrjet janë përgjegjëse dhe dënimet për to gjithnjë do të shtohen. Ndërkaq nëse punëtorët janë përgjegjës ndaj punës së tyre ndaj vlerave të ndërmarrjes, vlerat etike do të jenë më të mëdha shkeljet e vlerave morale dhe etike do të jenë shumë të vogla dhe përt to opinioni i konsumatorëve do të jet i lartë. Fushta më të shpeshta në të cilat mund të paraqiten konfliktete e interesave e të cilat kanë repërkusione etike janë:

- masat e dyfishta në ndërmarrje ( për diken nën e për dikend njerkë) - tregtimi i produkteve të patestuara, - tregtimi i produkteve të cilave u ka kaluar afati , - korrupcioni, - pastrimi i parave, - shfrytëzimi i pozitës së zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e

pazhvilluara . Një fushë shumë e ndjeshme në të cilën reflektohen konfliktetet etike është edhe marketingu, bindja e njerëzve që të blejnë produkte të cilat janë të pavlera dhe të panevojshme. Veprimet joetike të shumtën e rasteve lajmërohen kur të punësuarit janë më tepër se sa duhet të dëgjueshëm, kanë frigë nga përjashtimet nga puna, i neglizhojnë nevojat e të tjerëve, duke i vënë në planë të parë fuqinë e qeverisjes me arrogancë.

11 Rupert Rej,

Page 29: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

29 ETIKA E BIZNESIT

3.2.1. Në të shumtën e rasteve cenimi i etikes ne biznes eshte kur përgjigja është UNË. Gjermani nga Nyrnbergu Franc Ksaver Kaufman në vitin 1986. ka zhvilluar një hulumtim me 530 udheqës/ menaxher të ndërmarrjeve. Fushën të cilën e ka hulumtuar ka qenë procesi dhe mënyra se si ata i zgjedhin konfliktet. Ai ka ardhë në përfundim se shumica e tyre u nënshtrohen bindjeve të tyre personale ose shumica e tyre mbështetet në rregulla normative për zgjedhjen e këtyre situatave. Shumë pak prej tyre janë të mbështetur në bindjet religjioze ose mbështeten sipas udhëzimeve religjioze. Ata janë deklaruar se në rend të parë ndihen përgjegjës sippas ndërgjegjjës së tyre, janë përgjegjës ndaj familjës së tyre, janë përgjegjës ndaj vetëvetës dhe në fund kanë thënë se janë përgjegjës ndaj zotit. Në mënyrë të veçantë sipas këtijë hulumtimi ka rezultuar se për ata është e rëndësishme individualiteti i tyre, ruajtjen e qetësisë së familjës së tyre , dhe liria e tyre personale Ky hulumtim të shumtën e përgjigjjeve I ka patur me përgjigjjen UNË. Mirëpo edhe hulumtimet e tjera të cilat janë bërë nga kjo fushë kanë treguar rezulate të ngjashme. Psh kemi rastin e një polici amerikon I cili kishte gjetur 35000$ të cilët nuk I morri dhe I dorzojë në polici. Kur e pyetën se përse nuk i morri paratë. Ai u përgjegjë se kallogoritur me kujdesë dhe ka përfunduar se nuk ka llogari ta bëjë një gjë të tillë që për 35000$ ta humb pensionin. Shtypi fillojë ta lartësojë veprimin e tij.

Konfliktet fillojnë zakonisht kur kompania fillon t’i inkurajojë punëtorët që të punojnë nën presion të stafit menaxherial dhe kundër bindjeve të tyre etike për probleme të caktuara. Nga këto dy diagrame po shihet sa është bërë presion nga menaxhmenti i ndërmarrjes për realizimin e objektivave të ndërmarrjes, në kundërshtim me vlerat etike të punëtorëve. Zakonisht presionet zhvillohen në stilin: ju duhet të punoni se kjo është përgjegjësi e menaxherëve dhe përgjegjësi e ndërmarrjes. Punëtorët po ashtu i vërejnë sjelljet e këqija në punë dhe në rrethinën e ndërmarrjes. Nga një hulumtim që është bërë nga Qendra për Burimet e Etikës në Biznes në vitin 2000 rezulton:

Nr. i përgjigjeve %

Gënjimi i punëtorëve 26 17.7

Fshehja e informatave të nevojshme nga punëtorët, konsumatorët, vendasit dhe nga opinioni 25 17.0

Fshehja dhe mungesa e orëve të punës 24 16.3

Diskriminimi sipas racës, ngjyrës, gjinisë, moshës 21 14.3

Frikësimi 12 8.2

Thyerja e rregullave dhe ligjeve 12 8.2

Falsfikimi i normave dhe raporteve të prodhimit 12 8.2

Përdorimi i drogës dhe alkoolit në punë 10 6.8

Marrja e ryshfetit, dhuratave etj. 5 3.4

147 100.0

Page 30: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

30 ETIKA E BIZNESIT

Ndershmëria dhe paanësia Ndershmëria i referohet:

Sinqeritetit,

Integritetit,

Besueshmërisë. Paanësia është një cilësi e të qenurit i barabartë, jo anues. Ndershmëria dhe paanësia lidhen me atributet e moralit të njerëzve, të cilët marrin vendime. Nga i gjithë korpusi i njerëzve të biznesit pritet që të ndjekin rrugën e ligjit dhe rregulloreve të aplikueshme. Ata nuk duhet që me informata t’i dëmtojnë konsumatorët, ta zëmë duke ua shkurtuar mundësinë atyre që të informohen për produkte dhe shërbime të cilat ata i ofrojnë. Këto informata nuk duhet të jenë të fshehura nga punëtorët dhe klientët e ndryshëm me të cilët ndërmarrja ka bashkëpunim të rregullt. Ose t’i dëmtojë me informata të ndryshme dhe të dëmshme konkurrentët. Një ndërmarrje e madhe gjermane autoritative akuzoi një ndërmarrje tjetër për shfrytëzimin e madhësisë së saj dhe pjesëmarrjes në treg që të shesë produkte elementare ushqimore - qumësht, sheqer, miell - nën çmime, në mënyrë të vazhdueshme, me çka e thyen ligjin gjerman të tregtisë. Në bazë të kësaj kërkese, shihet se praktikisht po dëmtohen ofertuesit e vegjël dhe të mesëm dhe u pamundësohet oferta e produkteve të tyre në treg për shkak të çmimeve të ulëta. Megjithëse njerëzit e biznesit mbështeten nga pozicioni i biznesit të tyre dhe interesit të tyre personal, relacionet etike duhet të mbështeten në:

paanësi,

drejtësi dhe

besim. Blerësit duhet t’u besojnë shitësve, huadhënësit duhet t’u besojnë huamarrësve, e kështu me radhë. Dështimi i këtyre koncepteve sigurisht se do të sillte në pyetje vlerat etike të bizneset dhe sigurisht kjo do të vështirësonte zhvillimin e biznesit. Çështjet që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe paanësinë janë të dukshme, për shkak se biznesi shpeshherë duket sikur “lojë” e qeverisur nga rregullat e veta të lojës, e jo nga ato të shoqërisë. Sipas Eric Bevrsluis-it, josinqeriteti është problem për shkak se:

1. marrëdhëniet e biznesit fundosen për shkak raporteve të njerëzve të cilët qeverisin sipas rregullave të tyre personale, që në të vërtet në jetën shoqërore ndërhyhet në konkurrencë, maksimalizim të fitimit dhe avansim personal në ndërmarrje,

2. biznesi mund të konsiderohet si një lojë e njerëzve, konkurruese, siç është, ta zëmë, basketbolli ose boksi,

3. në mënyrë normale rregullat dhe moraliteti nuk mbahen si në basketboll dhe boks. (Çka nëse njëri boksier tenton që me qëllim ta lëndoj tjetrin, e të ngjashme)

Page 31: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

31 ETIKA E BIZNESIT

4. logjikisht, nëse biznesi është sikur lojë, sikur basketbolli ose boksi, atëherë normat etike nuk do të aplikoheshin, por do të aplikoheshin rregullat e lojës.

Forma të tilla të mendimeve ka shumë dhe janë të shpeshta rastet kur njerëzit e ndryshëm, në aktivitetet e ndryshme në biznes dhe në jetën e përditshme, kur të ndeshen me probleme të cilat kërkojnë angazhim dhe vlera morale, fillojnë shumë gjëra nga jeta e biznesit t’i krahasojnë me luftë, lojë dhe me biznes. Në të gjitha këto ka disa rregulla që në mënyrë direkte janë të lidhura me etikën. Shumë njerëz thonë se biznesi nuk është lojë sikur basketbolli ose boksi, për shkak se njerëzit nuk janë ekonomikisht të qëndrueshëm ose, thënë më mirë, ekonomikisht të vetëmjaftueshëm/pavarur, dhe se ata nuk do të tërhiqen nga loja e biznesit. Prandaj, etika në biznes jo vetëm se duhet t’i zhvillojë rregullat e lojës në biznes dhe të përcaktojë se cilat rregulla duhet të përdoren, por duhet të zhvillojë edhe rregulla të tjera, të cilat nuk janë volontere në këtë lojë. Në bazë të kësaj mund të konkludojmë se mungesa e rregullave dhe detyrimi/obligimi jo i mjaftuar krijon mundësinë e paraqitjes së veprimit joetik në biznes. Komunikimi Komunikimi nënkupton transmetimin e informatave dhe ndarjen e kuptimit të tyre me të tjerë. Çështjet etike të komunikimit janë të lidhura me promovimin e mesazheve dhe informatave lidhur me sigurinë e përdorimit të produkteve, ndotjes, kushtet e punës së punëtorëve, si dhe situata të tjera të lidhura me punën dhe natyrën e produkteve. Nëse komunikimi është i rrejshëm dhe me informacione të pamjaftueshme, dmth. informatat fshihen me qëllim, atëherë konsumatorët dhe klientett e ndryshëm me të cilët ne bashkëpunojmë do të humbin besimin në ndërmarrje dhe në produktet e saj. Gënjeshtra është njëra nga çështjet kryesore etike në relacionet e komunikimit. Ajo shkakton telashe etike në komunikimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, për shkak se e rrënon besimin. Rezultatet e një hulumtimi, të cilin e ka publikuar Jurnal of the American Medical Association, pasqyrojnë se më tepër se një e treta e mjekëve të anketuar pranojnë se kanë gënjyer-mashtruar kompanitë e sigurimeve, duke ekzagjeruar sëmundjen e madhe të pacientëve, duke i radhitur diagnozat joadekuate në faturat e tyre dhe duke raportuar simptome joekzistuese. Lajmërimet (informatat) false dhe mashtruese janë çështje kyçe në komunikim. Abuzimi me çështje të informimit vetëm sa do ta ekzagjerojë pretendim për të vërtetën rreth mashtrimit ose gënjeshtrës. Pretendimet (pohimet) e tepruara janë ato të cilat më nuk janë substanciale (nuk provojnë), sikur që është gjendja e produkteve, qoftë ajo komerciale qoftë ajo përmbajtësore, lidhur me superioritetin etik ndaj produkteve të tjera. Një kompani amerikane gjatë shumë viteve investoi me miliona dollarë në promovimin e produktit të vet: “Përmbajtja e më mirë, pizza më e mirë”, duke u përpjekur të promovojë cilësinë e picës së saj. Juria e Teksasit zbuloi se slogani i saj promovues lidhur me pizzën ishte mashtrues dhe këtë slogan e ndaloi të përdoret për të promovuar këtë produkt në të ardhmen. Sot në shumë shtete perëndimore zhvillohet një lloji i biznesit, i cili ngadal po fillon të zhvillohet edhe te ne në Kosovë. Ky biznes është i njohur si ndërmarrja/biznesi nga

Page 32: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

32 ETIKA E BIZNESIT

shtëpia. Këto forma në këto shtete janë duke e dëmtuar për shumë mjete të painkasuara buxhetin e shtetit. Pastaj, çështja e promovimit të produkteve është edhe çështje e etiketave. Një ndërmarrrje amerkane Mott’s Inc., ishte një kompani udhëheqëse në prodhimin e lëngjeve. Tashmë këto pije kishte fituar një besim të madh te konsumatorët dhe emri i këtyre pijeve ishte sinonim për kompaninë. Ajo prodhonte lëng molle, rrushi dhe qershie. Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve ngriti çështjen e etiketës në bombolat e pijeve, të cilat sipas tyre ishin mashtruese. Në ato etiketa shkruante: “100% lëng”, me fotografinë e mollës, të qershisë ose të rrushit. Komisioni kishte ardhur në përfundim se fotografia nën 100% ishte një lloj asociacioni se ai ishte 100% lëngë i këtyre frutave. Për këtë shkak ajo kompani u dënua me 177.500 dollarë shpenzime për hulumtimin e promovimit nga kjo etiketë dhe shpenzimet të tjera në disenjimin e etiketës së re. Formë tjetër e abuzimit të konsumatorëve nëpërmjet formulimeve dykuptimëshe, fjalët e të cilave janë aq të zbehta sa që ai që i lexon apo i dëgjon mund të konkludojë për mesazhin e promovuesve. Pra, fjalët dinake plotësisht të paqëndrueshme e pamundësojnë të shprehurit sikur “ndihma është preventivë”, “ndihma e lufton...”, ”ndihma ju bën të ndiheni më mirë”. Konsumatorët mund ta konsiderojnë këtë lloj komunikimi si joetik, për shkak të dështimit të komunikimit me të gjitha informatat të cilat janë të nevojshme për të sjellë vendim të drejtë për blerjen ose për shkak se në mënyrë të drejtpërdrejtë e mashtron konsumatorin. Teknologjia Kategoria e fundit e cila e u përket çështjeve etike është teknologjia, veçmas zhvillimet e mëdha të cilat kohëve të fundit janë duke ndodhur në teknologjinë informative dhe në aplikimin e tyre në jetën ekonomike. Sa më tepër që është duke u përdorur kjo teknologji, janë duke u rritur edhe shqetësimet për këtë lëmi. Disa çështje të cilat duhet t’i adresohen biznesit, janë edhe mbikëqyrja e përdorimit të teknologjisë nga ana e të punësuarve, privatizmi i konsumatorëve, zhvillimi i uebsajteve dhe marketingu on-line, mbrojtja juridike e së drejtës intelektuale, sikur që është muzika, libri, filmi etj. Zhvillimet e shpejta dhe ndërrimet të cilat janë duke ndodhur për kompanitë sigurisht se shkaktojnë disa kërkesa lidhur me privatizmin e punëtorëve. Jeta ekonomike është shumë pak e mbrojtur, veçmas për disa fusha të krijimtarisë, të cilat e rrënojnë këtë privatizëm. Mbrojtja e këtyre të drejtave përmes legjislacionit është mjaft e kufizuar, veçmas në vendet në tranzicion siç është: mbrojtja e të drejtës së autorit, librit, muzikës, filmit etj. Pastaj, mundësia që nëpërmjet teknologjisë informative të bëhet kontrollimi i drejtpërdrejtë i punëtorit dhe privatizmit të tij, përkatësisht angazhimit të tij. Monitorimi elektronik lejon kompaninë që të determinojë (të masë) se a është zvogëluar produktiviteti, për shkak se punëtorët kanë shpenzuar kohën e aktivitet të tyre personal duke hulumtuar në internet, në mënyrë që të ndërmirren hapa për korrektimin e kësaj dukurie. Teknologjia informative, siç e dini edhe ju, është mjet i komunikimit dhe tani më kompanitë e mëdha kanë filluar të shqetësohen për rezultatet e tyre për shkak të qasjeve të jashtme, rrjedhjes së informatave nga brenda dhe për shkak të vështirësive

Page 33: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

33 ETIKA E BIZNESIT

për ruajtjen e privatizmit, si dhe për shkak të shfrytëzimit të uebsajtit të kompanisë nga ana e punëtorëve për nevojat e tyre personale. Hulumtimet e ndryshme në vendet e zhvilluara me këtë teknologji kanë provuar se më tepër se gjysma e të punësuarve (58%) e shfrytëzojnë teknologjinë informative në mënyrë joetike, për nevojat e tyre private, gjë që tani konsiderohet si një lloj i dhunës etike ndaj kompanisë. Problemi tjetër lidhur me teknologjinë informative është edhe privatizmi i konsumatorit. Janë dy çështje të rëndësishme në këtë fushë: rritja e nevojës për informata për konsumatorin dhe mungesa e qasjes së konsumatorit në informatat që janë mbledhur nga ai dhe mënyra si përdoren ato informata. Pra, janë thjesht probleme etike të cilat e vënë në pikëpyetje privatizmin e konsumatorit, për shkak të qasjes së kufizuar se si informatat e mbledhura shfrytëzohen nga njerëzit të cilët ato i përdorin. Çështje tjetër etike, e cila ka të bëjë me zhvillimin e web-teknologjisë dhe marketingut on-line ka të bëjë me atë se çfarë informatash u ofron partnerëve afaristë nëpërmjet këtij mediumi. Disa ndërmarrje i ndërrojnë informatat në bazë të kërkesave të konsumatorëve. P.sh. zyrtari i qeverisë mund të kërkojë faqen për t’u informuar lidhur me rregullsinë e afarizmit të ndërmarjes sipas ligjit. Këtu mendohet në kërkesat që kanë të bëjnë me statusin legal dhe pronësinë e ndërmarrjes. Faqja e krijuar mund të ketë kuptim vetëm nëse vizitohet nga vizitorët, mirëpo nga pikëpamja e marketingut afër 46% e marketingut sipas njerëzve që i kanë vizituar këto faqe janë joetike, për shkak të informatave të cilat ata i posedojnë. Çështje tjetër etike sa i përket teknologjisë informative është mbrojtja e pasurisë intelektuale sikur që është:

- muzika, - librat, - filmat etj.

Ligji për të drejtat e autorit është i disenjuar që t’i mbrojë krijuesit e pasurisë intelektuale. Mirëpo, me teknologji të përparuar rriten aftësitë dhe mundësitë që këto të drejta, në mënyrë joetike, të shfrytëzohen pa u pyetur krijuesit e këtyre vlerave, pra duke i kopjuar në mënyrë joetike nëpërmjet internetit dhe formave të tjera.

Page 34: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

34 ETIKA E BIZNESIT

PJESËMARRËSIT NË FUNKSIONIMIN E BIZNESIT DHE TË ÇËSHTJEVE ETIKE Pjesëmarrës në funksionimin e biznesit janë:

- Pronarët - Financat - Punëtorët - Menaxhmenti - Marketingu - Konsumatorët Ja disa nga funksionet për çdo biznes:

PRONARËT Shumë biznese të vogla ose të mëdha fillojnë duke u mbështetur në vizionin e individëve ose të grupeve të njerëzve të cilët i kanë angazhuar burimet e tyre me qëllim të prodhimit të produkteve dhe të shërbimeve. Pronarët e bizneseve (bashkëpronarët-ortakët) theksojnë se për fillimin e biznesit rëndësi parësore ka disponimi me para ose qasja ndaj kredive. Ndërmarrja nuk krijohet për vetveten por për konsumatorë, prandaj pronarët duhet ta kenë parasysh që me prodhimet dhe shërbimet e veta të mos e lëndojnë etikën e konsumatorëve, për shkak se, nëse këtë nuk e respektojnë, do t’u kthehet si bumerang, duke e humbur tregun dhe konsumatorët seriozë. Pronarët nuk duhet ta konsiderojnë veten ndaj të punësuarve si baballarë, ndërkaq të punësuarit t’i konsiderojnë si fëmijë, për shkak se raportet të cilat krijohen në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të bazuara në interes. Nëse interesi i njërës palë rrezikohet dhunshëm, duke e favorizuar interesin personal, atëherë vlerat etike të ndërmarrjes ose të individit vijnë në pikëpyetje për shkak se gjërat vështrohen nga pozicioni personal, qoftë ai i ndërmarrjes apo i individit. FINANCAT Për shkak se pronarët e bizneseve janë përgjegjës për burimet financiare, pronarët dhe financat janë një segment i njëjtë, shpeshherë ndodh që pronarët të huazojnë para nga miqtë dhe farefisi ose institucionet financiare për ta filluar biznesin e tyre ose krijojnë bashkëpronësi për t’i siguruar paratë. Çmimet (e prodhimeve dhe shërbimeve) janë çelësi i funksionimit të ndërmarrjes. Nëse kemi çmime të arsyeshme, të cilat garantojnë akumulim, sipas një logjike të shëndoshë, pronarët dhe menaxherët financiarë nuk do të duhej të shmangeshin nga rregullat dhe ligjet për të ngritur edhe më shumë fitimin e tyre. Kjo do të ishte joetike, për shkak se rrezikon interesat e konsumatorëve. Çështje tjetër financiare është edhe çështja që ka të bëjë me pozitën financiare të ndërmarjes, e cila u raportohet investitorëve të ndryshëm, agjencioneve qeveritare dhe palëve të tjera. Dokumentacioni financiar pasqyron informata të rëndësishme, në të cilat mbështeten investitorët gjatë marrjes së vendimeve për investime, të cilat shpeshherë kanë të bëjnë me miliona dollarë. Nëse ai dokumentacion përmban informata jokorrekte, të cilat në instancën e fundit janë të sanksionuara me ligj dhe

Page 35: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

35 ETIKA E BIZNESIT

konsiderohen si krime, sigurisht se do të pajtohemi të gjithë se nuk është morale, nuk është e drejtë, është joligjore dhe, në fund, themi se është joetike, prandaj është e sanksionuar me ligj. Në shtetet e zhvilluara këto veprime joetike vlerësohen si krime dhe ligjërisht janë të dënueshme. Çështje tjetër sa i përket financave ka të bëjë me përgjegjësinë e bankave për rastet ku, me qëllim, një masë të madhe të mjeteve/parave i huazojnë për të realizuar fitime të mëdha, duke rrezikuar mundësinë e përmbushjes së kërkesave të depozituesve të këtyre mjeteve. Çështje tjetër financiare është çështja e bankave. Ato shpeshherë, në mënyrë të qëllimshme, lejojnë mjete të depozitorëve më shumë sesa që është e lejuar me rregulla bankare. Në këtë rast rrezikohet mundësia e përmbushjes se kërkesave të depozitorëve, për shkak se kapitali i tyre është huazuar. Ky është afarizëm joetik, jomoral, ligjërisht i dënueshëm dhe konsiderohet krim ekonomik. Për këtë arsye, sot shumë shtete kanë ashpërsuar ligjet ndaj afarizmit të bankave dhe ndaj fshehtësisë së tyre afariste, për të mos sjellë në pyetje interesin e konsumatorëve. PUNËTORËT Punëtorët mund të marrin vendim rreth vlerësimit të cilin ata e kanë për çështjet etike dhe joetike. P.sh. një menaxher i fabrikës së duhanit, i cili ishte i specializuar nga fusha e endokrinologjisë dhe biokimisë, i sugjeron ndërmarrjes se mund të prodhohen cigare të padëmshme. Kompania nuk pajtohet me hulumtimin e tij, ia zvogëlon mjetet për vazhdimin e hulumtimit. Ai kishte krijuar bindjen se ndërmarrja e kishte fshehur nga opinioni i gjerë opinionin e tij lidhur me rrezikshmërinë e duhanit. Për këtë ndërmarrja nuk kishte interes, sepse do të ishte një reklamë e keqe për prodhimin e duhanit. Dhe për këtë qëndrim ndërmarrja e nxori nga puna. Mirëpo, hulumtimi i tij bën që të lëvizë mekanizmi kontrollues dhe ndërmarjet e prodhimit të duhanit të detyrohen që të ndërrojnë teknologjinë e prodhimit, në mënyrë që ta zvogëlojnë rrezikun për shëndetin e dunahpirësve.

Pronarët

Konsum

at

Punëtorët

Kontabiliteti Financat

Marketingu Menaxhmenti

Page 36: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

36 ETIKA E BIZNESIT

Pronarët, të shumtën e rasteve, nuk dëshirojnë që punëtorëve t’ua tregojnë të vërtetën lidhur me rezultatet financiare të ndërmarrjes. Një kontabilist, i cili punonte për një kolegj të vogël, dyshoi kur gjeti 294.000$ si tarnsfer në llogarinë e kolegjit. Shefi i tij i tha se ajo është një pasuri trashëgimore. Mirëpo, kjo shumë ishte e paguar nga persona anonimë, si ndihmë për një kolegj të ngjashëm, i cili i përkiste kishës. Ai të gjitha këto mjeto i shndërroi në investime, mirëpo kontabilisti nuk lejoi që këto investime të bëhen dhe për këtë e njoftoi komisionin e kontrollit, i cili për këtë tentim joetik shefin e dënoi me 4.2 milionë dollarë, të cilat ai u detyrua t’i paguaj në kesh. MENAXHMENTI Menaxherët e biznesit i kanë dy përgjegjësi, atë etike dhe juridike, për menaxhimin e biznesit për interes të pronarit. Disa çështje etike kanë të bëjnë me obligimet e pronarëve, veçanërisht në fushën e ruajtjes së interesit të ndërmarrjes, për shkak se qëllim kryesor i menaxhmentit është realizimi i qëllimeve, duke organizuar, qeverisur, planifikuar dhe kontrolluar aktivitetet e punëtorëve të cilët i punëson. Menaxhmenti dhe të punësuarit janë segment i përbashkët në ndërmarrje, menaxherët janë ata që i motivojnë punëtorët për realizimin e objektivave të ndërmarrjes, derisa udhëheqësi i punëtorëve, menaxherët, influencojnë çështjet etike në organizatë ose ndërmarrje, me qëllim të arritjes së rezultateve të parashtruara. Po ashtu, menaxhmenti i ndërmarrjes duhet të jetë i fokusuar në çështjet e disiplinës së punëtorëve, përjashtimit të tyre nga puna, diskriminimit, kujdesit shëndetësor, privacizmit të tyre, teknologjisë, përfitimit të punëtorëve, abuzimit me substana narkotike dhe alkool në vend të punës, raporti i ndërmarrjes me rrethinën, qeverisja etike, bashkëpunimi me komunitetin lokal etj. Menaxherët me kujdes duhet t’i balansojnë detyrat e veta dhe të pronarëve ose të aksionarëve të tjerë, të cilët e kanë angazhuar atë për realizimin e objektivave të ndërmarrjes dhe të punëtorëve. Menaxherët gjithashtu duhen të plotësojnë dëshirat e shoqërisë, duke i plotësuar dhe rregulluar kushtet e punës për punë të sigurt, produkte të sigurta dhe për ruajtjen e ambientit. KONSUMATORËT Asnjë ndërmarrje nuk mund të ekzistojë pa blerjen e produkteve të saj nga ana e konsumatorëve. Detyra kryesore e ndërmarrjes është të plotësojë nevojat e konsumatorëve. Biznesi duhet të dijë çka kërkojnë dhe çka ju nevojitet konsumatorëve, për të prodhuar produktet të cilat i plotësojnë këto nevoja. Për t’i plotësuar nevojat e konsumatorëve biznesi duhet t’i marrë parasysh nevojat e atypëratyshme të konsumatorëve, por duhet të fokusohet edhe në dëshirat e tyre afagjata. P.sh. njerëzit dëshirojnë çmime të ulëta të energjisë për shtëpitë e tyre, ata nuk dëshirojnë që të prodhohet energji nga e cila do të ndotet ajri, ambienti dhe uji, të cilat shkaktojnë vdekje edhe të të rinjve edhe të moshuarve. Gjithashtu, konsumatorët nuk presin kuantitet të ushqimit, të produkteve të cilat kanë çmime të ulëta, për shkak se nuk dëshirojnë që prodhuesit në mënyrë joetike t’i lëndojnë ose t’i vrasin, por dëshirojnë të kundërtën, produkte të cilat janë në favor të tyre, që çmimet të jenë reale

Page 37: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

37 ETIKA E BIZNESIT

dhe të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale, ndërsa produkti të jetë i pastër për shëndetin e konsumatorëve dhe të mos e ndotë ambientin që e rrethon. Ta zëmë, shpeshherë bojkotohet mishi i peshqve tuna, për shkak se gjatë peshkimit janë mbytur delfinët. Konsumatorët konsiderojnë se mbytja e delfineve gjatë peshkimit është një biznes joetik, të cilin nëse shteti nuk e sanksionon me rregulla dhe ligje juridike, atëherë atë do ta sanksionojë konsumatori duke e bojkotuar atë produkt, ose shpeshherë konsumatorët kanë protestuar ndaj kompanive të mëdha kozmetike, për shkak se këto kompani produktet e tyre kozmetike i kanë testuar në shtazë. Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve vazhdimisht përpiqet të ndërpresë aktivitetet joetike, të cilat e rrënojnë shëndetin e konsumatorëve dhe rrethinën. MARKETINGU Marketingu dhe menaxhmenti janë në të njëjtin segment (fig. 3), për shkak se të gjitha aktivitetet e marketingut janë të orientuara në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve. Hulumtimi i parë që e bëjnë njerëzit që mirren me çështje të marketingut, është hulumtimi i kërkesave të konsumatorëve ose: çka dëshirojnë konsumatorët. Në bazë të kësaj ata u japin rekomandime njerëzve nga prodhimi, se cilat produkte kërkohen dhe cilat janë kërkesat, qofshin ato specifike ose kërkesa të përgjithshme. Relacioni etik sa i përket marketingut ka të bëjë me sigurinë (të qenurit i sigurt) e produkteve, e tek pastaj vie promovimi dhe shitja e këtyre produkteve, përkatësisht zgjedhja e kanaleve për shpërndarjen e tyre. P.sh. Coca Cola filloi bisedimet me zyrtarët e antitrustit meksikan, me qëllim të shmangies së mundësisë të konfliktit juridik lidhur dhe shitjen dhe marketingun në tregun e saj më të madh jashtë SHBA. Autoritetet meksikane kanë hulumtuar dyshimet lidhur me shpërdorimin e pozitës së vet (Coca Cola) në tregun e pijeve të gazuara, me qëllim të reduktimit të prezencës së konkurrentëve në treg. Ose, për shembull, disa kompani të cilat mirren me prodhimin e barnave në SHBA kanë pasur një rritje të barnave. Studimet të cilat janë bërë në familjet amerikane lidhur me këtë, nga Grupi për kujdes shëndetësor, kanë rezultuar se mesatarja e ngritjes së çmimeve për 50 produkte të barnave është ngritur pa arsye për 4%, ndërkaq inflacioni ka qenë vetëm 2,2%. Mirëpo, në mesin e këtyre medikamentave ka disa që janë ngritur edhe për 10%. Për këtë shkak kompanitë farmaceutike filluan të kritikohen për një veprim joetik brenda vendit dhe jashtë tij. KONTABILITETI Fusha e kontabilitetit ka pësuar ndryshime të mëdha në dekadën e fundit. Profesionistët e kontabilitetit, të cilët janë të certifikuar në të kaluarën, nuk janë shumë të shqetësuar lidhur me konkurrencën. Mirëpo tani, me aplikimin e teknologjisë dhe programeve të ndryshme softverike, shkathtësitë e tyre janë afatshkurtëra, për shkak se ka një konkurrencë dhe puna e tyre nga një orar i gjatë është zvogëluar në disa orë. Presion tjetër në kontabilistët janë edhe: koha, paga e e reduktuar, kërkesat e klientëve për të bërë ndryshime në fushën e financave, për shkak të pagesave të taksave më të ulëta dhe, gjithashtu, siç thamë edhe më lart, konkurrenca.

Page 38: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

38 ETIKA E BIZNESIT

Problem tjetër i kontabilistëve është çështja e rregullave dhe ligjeve të cilat aprovohen nga organet qeveritare dhe nga ato lokale, të cilat duhet të përcillen me përpikëri, pastaj afatet dhe tejkalimi i tyre, pagesat etj. Pra, jeta e kontabilistit është e ngarkuar me rregulla dhe ligje, të cilat duhet të respektohen dhe të interpretohen në mënyrë korrekte. Sipas kësaj kontabilisti duhet të qëndrojë dhe të punojë sipas rregullave dhe kodit të etikës, të cilat e definojnë përgjegjësinë e tij ndaj klientëve të tij dhe ndaj interesit publik. Kodi i etikës gjithashtu e parasheh integritetin e kontabilistit, objektivitetin e tij dhe pavarësinë. Përfundimisht, kodi etik kërkon nga kontabilisti punë të ndërgjegjshme. Nëse i zbaton rregullat e aprovuara me ligj dhe rregullat e kontabilitetit, atëherë mund të themi se kontabilisti vepron sipas kodit të etikës. RESPEKTI, PËRGJEGJËSIA DHE REZULTATET Kush është përgjegjës për të vepruar në mënyrë etike? Ju jeni përgjegjës. Nuk është përgjegjëse ndërmarrja, nuk është vetëm pronari i biznesit. Nuk është vetëm menaxheri i juaj. Përgjegjës është çdo person. Përfundimisht, secili nga ne është përgjegjës për aksionet që përfshijnë dhe kanë të bëjnë me etikën në biznes, me veprimet e mira dhe të këqija në biznes. Fjala e parë në etikën e biznesit është RESPEKTI (R). Është një qëndrim, një vlerë e cila duhet të aplikohet me njerëz, me resurse që i disponon dhe me rrethinën e biznesit tuaj. Respekti përfshin sjelljen sikur:

Respektin e gjithësecilit (konsumatorëve, bashkëpunëtorëve, kokurrentëve) me dinjitet,

Shfrytëzimin e mjeteve të ndërmarrjes, pajisjeve, kapitalit, kohës, në mënyrë efiçiente dhe vetëm për biznes,

Mbrojtjen dhe përparimin e rrethinës suaj ku punoni, nëpërmjet ligjit, rregullave dhe rregullore të ndryshme të cilat ekzistojnë, për të mbrojtur botën që na rrethon dhe jetën tonë.

Problem tjetër ose fjalë tjetër të cilën më së shumti e dëgjojmë është përgjegjësia (RESPONSIBILITY- R-). Ju si ndërmarrës keni përgjegjësi për suksesin tuaj të cilin e dëshironi. Mirëpo, duhet të keni përgjegjësi për konsumatorë, bashkëpunëtorë, për ndërmarrjen tuaj dhe, në fund, edhe për vetveten me aktivitete sikur që janë:

Duke prodhuar prodhime dhe shërbime me cilësi, kualitet dhe në kohë të caktuar,

Duke bashkëpunuar dhe duke ngritur pjesëmarrjen tuaj në aktivitetet e ndërmarrjes,

Duke i plotësuar kërkesat e mundshme (të njerëzve të zënë në punë) dhe duke i vlerësuar ato.

“ R “ e tretë në fushën e etikës së biznesit është për REZULTATET. Është mjaft e rëndësishme që plotësimi i rezultateve të bëhet në rrugë të drejtë, të kuptueshme dhe të pranueshme për njerëzit në marrëdhënie pune. Ne vazhdimisht duhet të bëjmë përpjekje që të largohemi nga sintagma “rezultatet e arsyetojnë mënyrën e realizimit të tyre”. Zakonisht angazhimi i ndërmarrësve është realizimi i rezultateve të cilat janë paraparë, përkatësisht përmbushja e kërkesave të konsumatorëve tuaj, të jeni më i miri ose në

Page 39: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

39 ETIKA E BIZNESIT

mënyrë optimale prezent në tregun tuaj. Gjithashtu, nga ndërmarrësit pritet që këto rezultate të realizohen në mënyrë të ligjshme dhe morale, duke qenë në mënyrë të qartë etike. Nëse keni humbur këto cilësi ju keni marrë rrezikun mbi vete që të humbni biznesin dhe karrierën tuaj. Duke marrë parasysh RESPEKTIN, PËRGJEGJËSINË dhe REZULTATET, para se të ndërmirren aksione, duhet të shmangen arsyetimet për moskryerjen e punëve në mënyrë të rregullt:

Çdokush e bën të njëjtën gjë

Ata kurrë nuk harrojnë (largojnë nga mendja)

Askush nuk ka dert për këtë punë

Shefi do ta bëjë këtë

Askush nuk do ta dijë

Nuk pata kohë ta bëj në mënyrë të rregullt - si duhet

Është më e përafërta (ngjashëm me atë siç është dashur të kryhet)

Disa rregulla janë të krijuara ashtu që duhet të thehen

Kjo nuk është punë e imja “Gjërat e vogla kanë kuptim të madh” Etika e biznesit përmban diçka më tepër sesa politika e ndërmarrjes, sesa ligji dhe rregulloret e ndryshme. Ato janë obligime - përgjegjësi më të mëdha me të cilat ndërmarrjet ndeshen gjatë afarizmit të tyre në një ambient të gjerë ku ato operojnë, ku ndeshen me probleme të cilat e vështirësojnë dhe shpeshherë e vënë në pyetje funksionimin e saj, ndeshen me probleme të cilat në raste të caktuara e ngadalësojnë procesin e paraparë të zhvillimit, prandaj joshja për të arritur atje ku synohet me çdo kusht, pa marrë parasysh rreziqet dhe shmangiet nga ligjshmëria, nuk është tjetër vetëm shkelje e etikës në biznes. Dhe sigurisht se telashet lindin kur këto shkelje ndodhin. Tani më duhet të ballafaqohen me akterë të ndryshëm, të cilët, në një mënyrë, janë të prekur nga veprimet joetike të biznesit të asaj ndërmarrjeje. Për këtë shkak, ndërmarrjet të cilat dëshirojnë të kenë qëndrim afatgjatë në treg, të cilat dëshirojnë t’i ruajnë konsumatorët, të jenë korrekt ndaj konkurrentëve dhe të jenë përgjegjës para elementit shoqëror - sigurisht se duhet të fillojnë t’u kushtojnë kujdes gjërave të vogla, për shkak se nga ato fillojnë problemet, përkatësisht neglizhimi i tyre shkakton probleme që rezultojnë me shkeje të rregullave të lojës në biznes. Për shumë njerëz nga fusha e biznesit - gjërat e vogla në jetën e përditshme dhe neglizhimi i tyre, në shikim të parë paraqet problem të vogël. Mirëpo, në gjërat e vogla të punësuarit në ndërmarrje, konsumatorët dhe më gjerë vërejnë sjelljet që në shikim të parë nuk kanë peshë të madhe. Mirëpo, në pikëpamje etike dhe të shndërrimit të kësaj përvoje në shprehi, vlerat etike në biznes janë në pikëpyetje. Gjërat e vogla të cilat ne i kryejmë për çdo ditë zakonisht harrohen nga ne. Mirëpo, ato bëjnë një ndikim në njerëz, të cilët kanë sjellje të caktuar. Mbani mend, sjellja e juaj paraqet një shembull. Përveç nëse ju nuk jeni shefi, gjithherë ekziston dikush tjetër që vështron me kujdes për t’ju sugjeruar se si të veproni në situata të ndryshme – mirë apo keq. Ata observues mund të jenë punëtorët që ju përcjellin, fqinjët, bashkëshorti,

Page 40: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

40 ETIKA E BIZNESIT

fëmijët tuaj... Çfarë mesazhi jeni duke ju dhënë ju atyre me veprimet tuaja, me aksionet tuaja, me sjelljet tuaja. Për t’ju ndihmuar që të vlerësoni etikën personale dhe të shihni dhe të konstatoni se ku jeni dhe çka duhet të përmirësoni, duhet të keni parasysh disa gjëra:

Mos gënjeni;

Kujdesë me shakatë që i bëni me të tjerët;

Kujdesë si i trajtoni dhe çka flisni për bashkëpunëtorët;

Kujdesë për gjërat që I thoni me rastin e shitjes së produkteve;

Kujdesë me e-mailat, letrat që i shkruani dhe i ridërgoni te të tjerët;

Mos i bëni konsumatorët që të ankohen (duke numëruar edhe njerëzit që i pasojnë ata);

Kujdesë se çka vëni në faturat e juaja që t’iu paguhen, për kohën e punës dhe raportin e shpenzimeve;

Kujdesë për pajisjet e zyrës ose të laboratorit ku ju studioni dhe punoni

Kujdes që ta mbani fjalën;

Biznesin personal mos e bëni në vendin e punës; Të gjitha këto, nëse analizohen me kujdes, reflektojnë veten tuaj dhe ku ju gjendeni. Pra, praktikisht, çdo gjë është e rëndësishme, pra edhe gjërat e vogla janë të rëndësishme. Duhet të dimë se në çka nuk duhet të bëjmë kompromis Çdo pronar i biznesit e di se disa çështje në biznes janë obligueshme dhe se për këto ka një procedurë të veçantë. Prandaj, nga aspekti i etikës a e dijnë njerëzit që ju i punësoni - që punojnë në kompaninë tuaj, se çka është e obligueshme apo jo, cilat janë ato fusha. Fushat e obligueshme të biznesit janë ato situata në të cilat ju dhe punëtorët tuaj keni një dhomë për manovrim, për kompromis, për marrëveshje për ta bërë punën dhe për ta vendosur kufirin. Fushat e obligueshme janë situata ose çështje-aspekte ose rregulla specifike, të cilat kërkojnë një - dhe vetëm një mënyrë të interpretimit. Kompromisi nuk është i pranueshëm në këtë fushë. Siguria është njëra nga fushat e obligueshme, e cila menjëherë është e kuptueshme. Janë disa procedura të sigurisë të cilat DUHET të respektohen. Mirëpo, ka disa fusha të tjera në të cilat punëtorët e juaj mund të ndodhë që të kenë paqartësi dhe të kuptojnë se prej nga në mënyrë etike mund të korrektohet. Që të veprohet në mënyrë etike është me rëndësi vitale për ju dhe për biznesin, qoftë si pronar, punëtor ose konsumator, të kuptoni se çka është e obligueshme dhe jo e obligueshme. Normat universale Ka disa fusha universale në të cilat ka zero tolerancë për shmangie dhe përvetësime të ndryshme në ndërmarrje. Ato aspekte dhe norma universale përfshijnë:

Ligjet dhe rregulloret,

Sigurinë publike dhe sigurinë e punëtorëve,

Vërtetësinë e regjistrimeve dhe deklaratave - saktësinë e qëndrimeve.

Page 41: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

41 ETIKA E BIZNESIT

Ndaluni dhe mendoni njëherë se çka do të ndodhte sikur të mos kishte ligje dhe rregullore. Në ligjëratën - njësitë e mëhershme - kemi thënë se do të mbretëronin ligjet e natyrës, përkatësisht ligji i të fortit. Rregullat, ligjet dhe normat e tjera, të cilat shoqëria i ka ndërtuar, janë bërë me qëllim që mos të lëndohen rregullat, etika, dhe të gjitha normat që e rregullojnë sjelljen tonë në rrethinën e biznesit dhe gjetiu. Si të thuhet “Jo” me mirësjellje Ballafaqimi me situatën në të cilën partnerët, bashkëpronarët ndërmarrin aktivitetet e ndryshme afariste për të cilat janë të vetëdijshëm se nuk janë etike, do t’ju sjellin në situatë të palakmueshme. Ju do të ballafaqoheni edhe me punëtorët, të cilët janë të vetëjdishëm për shmangien nga rregullat dhe mënyrat e sjelljes etike, prandaj kërkesa e menaxhmentit dhe e pronarëve që në mënyrë të detyrueshme ose duke të kushtëzuar të ndërmarin aksione joetike. Punëtorët do të vijnë dhe do të pyesin se çka do të thotë kjo, si do të veproni ju? Sigurisht se kjo situatë i provokon punëtorët, sepse kërkohet nga ata që të realizojnë aktivitete që nuk janë të rregullta. A do të kërkonit ju që dikush në ndërmarjen tuaj - ku ju jeni duke punuar, t’ju detyrojë që të kryeni punë të dyshimta nga aspekti etik me aksion të thjeshtë - “shko më tej, për të aritur më larg”? Nëse po, ju me vetëdije po kryeni punë që është joetike. Luftoni joshjen. Mbani qëndrim. Thuani “ JO “ me mirësjellje. Mos akuzoni njerëzit e tjerë për të qenurit tuaj joetik, por merrni qëndrim të prerë në vend të fjalës “UNË” për të përshkruar ndjenjat tuaja rreth një aktiviteti joetik, por përsëri duke ditur që t’u thuhet JO gjërave të cilat kanë elemente joetike. Gjendja e vërejtjeve dhe shqetësimeve pa ndonjë akuzim

Unë kam shqetësim serioz për këtë, dhe për këtë unë kam nevojë për mirëkuptimin tuaj.

Haptas besoj se kjo është gabim, për shkak...

Unë nuk do të bëjë diçka që e di se është gabim... Qëllimi i një aksioni alternativ për të cilin ju e dini se është etik

Unë mendoj se çka ju dëshironi të realizoni, por unë di një rrugë më të mirë për ta bërë këtë....

Kërko ndihmën dhe pëlqimin e njerëzve

Realisht unë kam nevojë për ndihmën tuaj.

Unë duhet të jem i sigurt se ajo çka jemi duke bërë ne të dy është e rregullt.

A do të më bashkagjiteni edhe ju në këtë punë? Siç dihet, për çdo ditë ka tregime të reja lidhur me akuzat që u bëhen bizneseve të ndryshme, të cilat akuzohet dhe hetohen për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme etike. Hulumtimet që janë bërë në shumë kompani të mëdha, të cilat janë të akuzuara për veprime joetike, pasqyrojnë se shumë politika joetike janë të elaboruara sipas porosive.

Page 42: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

42 ETIKA E BIZNESIT

Pika kyçe, e cila duhet të mbahet mend sa i përket etikës në biznes, pavarësisht nga kodi i etikës, programet etike dhe departamentet e veçanta, është se ndërmarrjet nuk sjellin vendime nga fusha etike. Individët bëjnë zgjedhje të ndryshme etike. Ndërmarrjet duhet të krijojnë një rrethinë dhe një ambient në të cilin veprojnë dhe krijohet një atmosferë e këndshme etike. Por, duhet të themi se njerëzit e biznesit janë ata të cilët etikën e zbatojnë në praktikë. Për të ndihmuar që të veprohet në mënyrë etike ose për të eliminuar veprimet joetike ka disa porosi/rregulla për veprimin etik të biznesit: LIGJI Ligjet janë të krijuara që të ndihmojnë funksionimin e shoqërisë. Veprimet të cilat mbështeten në to, aksionet dhe aktivitetet afariste janë të ligjshme dhe etike. Shpeshherë njerëzit duhet ta pyesin veten: A është i ligjshëm aktiviteti im? A i dini ligjet sa i përket ndonjë qeverisjeje të aktivitetit. Në tërësi, injorimi i ligjeve nuk është arsyetim për thyerjen e tyre. RREGULLAT & PROCEDURAT Ndërmarrjet hartojnë politika dhe procedura specifike që ta ndihmojnë funksionimin e biznesit të tyre në mënyrë të përshtatshme. Në mënyrë tipike, këto rregulla janë krijuar dhe respektohen për të zhvilluar mënyrat dhe rrugët për realizimin e suksesshëm të synimeve të ndërmarjes. Rregullat dhe procedurat janë krijuar me qëllim që ta bëjnë ndërmarrjen më të suksesshme dhe ta largojnë nga problemet të cilat reflektojnë probleme të cilat rezultojnë me shkelje dhe lëndim të etikës në biznes. VLERAT Nëpërmjet përvojave të ndryshme, shoqëria përpiqet që jetën e përgjithshme dhe atë ekonomike ta rregullojë në mënyrë institucionale nëpërmjet ligjeve, qofshin ato që u dedikohen veprimeve shoqërore, qofshin ato të cilat janë të lidhura dhe prekin sferat e politikave ekonomike dhe të zhvillimit ekonomik në tërësi. Këto ligje i forcojnë vlerat, forcojnë funksionimin dhe krijojnë barabarësinë në aktivitete. Nëse ka shmangie, atëherë drejtpërsëdrejti i godet në mënyrë joetike pjesëmarrësit e kësaj shoqërie në aspektin më të gjerë, si krijues të këtyre rregullave dhe, në veçanti, njerëzit të cilët kanë të bëjnë dhe janë të lidhur me afarizmin e ndërmarrjes. NDËRGJEGJA Sensi i brendshëm shpirtëror se a është diçka në rregull apo është gabim/ jomorale është i zhvilluar tek njerëzit. Ata vetëm duhet ta pyesin veten se a dëshirojnë t’i dëgjojnë sinjalet nga brendia – shpirtërore - se diçka s’është etike, a dëshirojnë që në mënyrë të kulturuar ta bindin veten dhe të tjerët përreth se njohuritë e tij sugjerojnë se diçka nuk është në rregull, se ka shkelje të etikës, se diçka është gabim, jomorale dhe se për këtë duhet të thuhet JO. A do të dëshironit që ndonjë aktivitet i juaji të përfundonte me diçka që ju do t’ju bënte në fund fajtor, ose a do të vinit shenjën e barazimit në mes të veprimit tuaj (në ndonjë

Page 43: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

43 ETIKA E BIZNESIT

rast që të rezultonte me diçka joetike) dhe personalitetit tuaj. Sigurisht se do të thoni: NUK do ta bëja këtë, ndërgjegjja ime është e formësuar ndryshe. Prandaj, vazhdimisht pason pyetja: Si të themi në mënyrë të kulturuar JO dhe ta kemi ndërgjegjjen e pastër ashtu siç pretendojmë. PREMTIMET Biznesi mbështetet në besim. Është një bindje ndaj asaj që keni thënë dhe përmbushjes së premtimeve ndaj të tjerëve (konsumatorëve, klientëve, furnitorëve, punëtorëve) nëpërmjet aktivitetit ekonomik. Dhe, sigurisht, duhet të ndaleni dhe të pyeteni a do të krijojë besim më të madh ajo çka kemi premtuar dhe ajo çka bëjmë, çka kemi realizuar? IDOLET Secili person në jetë, në mënyrë të vet, ka një idol (hero). Ai mund të jetë prindi, profesori, trajneri, ndonjë luftëtar, shkrimtar, shok etj. Dhe për këtë zakonisht kur ndërmirren aktivitete të ndryshme nga fusha e biznesit, duhet të pyetemi: a do të vepronte IDOLI im në këtë mënyrë siç jam duke vepruar. Përdorimi i gjashtë udhëzimeve të cilat do t’ju ndihmojnë që aktivitetet tuaja të jenë etike. Vepro (Puno) çka është drejt: kontrollo para se të veprosh Si njeri i biznesit, përfundimisht, përgjegjësia për aktivitetet në biznes është e juaja. Ju jeni person i cili vendos se si do të veproni; a do të veproni në mënyrë etike apo jo. Nëse jeni mbikëqyrës ose menaxher, ju duhet të kujdeseni rreth asaj që njerëzit të veprojnë në mënyrë etike, sepse në të kundërtën përgjegjësia është e juaja. Është e rëndësishme që ta dini dhe ta kani ndërmend atë se çka është etike, për shkak se në punët e përditshme është esenciale. Mirëpo, më tepër se të qenurit në njohuri se çka është etike dhe çka është e drejtë, morale, është veprimi ose puna e drejtë. Për të punuar drejt nuk është gjithherë e lehtë, mirëpo duhet të themi se gjithherë është në rregull dhe për këtë është një kërkesë për sukses afatgjatë në biznes. Para se të bëni hapat e parë në aktivitete të ndryshme ekonomike (edhe në aktivitete të tjera), duhet të dini se çka është e rregullt, e tek pastaj të zbatoni vendimet tuaja. Shërbehuni me disa opsione që po ju ofrojmë më poshtë për të konstatuar rregullësinë e hapave tuaj që do të ndërmarrni. Nëse në ndonjërën nga pyetjet e shtruara keni përgjigje OK, ju duhet të zhvilloni një strategji alternative ose të kërkoni këshillë prej burimeve të përshtatshme. Veproni si është drejt (me rregull): Aktivitetet etike, testoji idetë dhe aktivitetet

A është e ligjshme (ligjore)?

A përputhet me rregullat dhe rregulloren e ndërmarrjes?

A është e sinkronizuar me vlerat e ndërmarrjes?

A do ta ndjeni veten mirë dhe të liruar nga faji nëse e bëni një veprim të tillë?

A do t’i plotësoj premtimet dhe garancat e dhëna?

A do t’ia bëja këtë familjes sime dhe shokëve të mi?

Page 44: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

44 ETIKA E BIZNESIT

A do të ishte në rregull sikur dikush të ma bënte mua kështu?

A do ta bënte këtë njeriu më i mirë që e njihni ju? Ky është një test i vlershëm dhe mjaft i përdorshëm për shumë ide tuajat dhe të tjerëve, para se të ndërmarrin aktivitete nga fusha e biznesit. Të mbajmë mend se të vepruarit në mënyrë etike nuk kufizohet vetëm në biznesin tuaj, nuk është diçka që bën aktivizimin ose shkyçjen tuaj nga aktivitetet etike, të vepruarit në mënyrë etike është pjesë e asaj që JU e bëni për çdo ditë. Kur dyshoni për çështje etike – Pyetni! Është një frazë shumë e shpeshtë në biznes, e cila i inkurajon njerëzit të ekspozojnë iniciativat e tyre. Kjo sugjeron se duhet të gjenden rrugë për tejkalimin e pengesave dhe burokracisë për t’i çuar idetë dhe për të realizuar projektet tona. Ka një frazë e cila thotë: Më lehtë është të kërkoni falje sesa të kërkoni leje (për të bërë). Në kontekstin e etikës, mos e ndiqni këtë koncept. Në të vërtet, kur veproni në bazë të parimeve etike, ky koncept do të ishte: Më mirë është të kërkoni leje, sesa të kërkoni falje. Pse? Arsyeja është në përfitimet shumë të larta nga sjelljet tona etike. Ne shohim në mediat javore dhe ato ditore, si këtu te ne ashtu edhe në vendet tjera, raportimet e gazetarëve lidhur me sjelljet joetike të personave të ndryshëm në ndërmarrjet e tyre. Një vendim i ndonjë ndërmarrjeje mund të prekë me qindra ose me mijëra njerëz. Sa më e madhe që të jetë përgjegjësia e të vepruarit etik, aq më mirë është që paraprakisht të mirret leja para se të hyni në ndonjë aktivitet. Nga ju pritet që të punoni dhe të veproni në punën tuaj në mënyrë etike. Ka burime të mjaftueshme në ndërmarrje që ta bëni këtë në punën që jeni i angazhuar, prandaj për këtë shfrytëzoni këto burime si dhe përdorni inpute të tjera të rregullta nga të tjerët. Megjithatë, ju jeni i pasigurt se a është një aktivitet i përshtatshëm apo jo. Pyeteni njeriun përgjegjës, shefin tuaj, menaxherin kryesor, mbikëqyrësin, pronarin (nëse punoni në ndonjë ndërmarrje të vogël), dikë nga departamenti i burimeve njerëzore, ose nga departamenti juridik. Pyetni derisa ta merrni përgjigjen. Nëse nuk jeni i sigurt se kë duhet ta pyesni, në radhë të parë pyetni të tjerët se kë duhet pyetur për këtë çështje. Kontrollonie vetvetën Vlerësimi i vetvetes është njëra nga komponentat kritike për etikën e biznesit. Kohë pas kohe kthehuni prapa dhe vlerësonie veten dhe sjelljet tuaja për të qenë i sigurt se jeni duke qëndruar në rrugë të drejtë dhe etike. Përdorni këto vlerësime etike si udhërrëfyes për ta identifikuar fuqinë e integritetit tuaj në punën që e bëni: Vlerësimi i etikës për vetveten Brenda disa muajve...

A kam kryer ndonjë biznes personal në kohën e punës?

A kam shfrytëzuar burimet e ndërmarrjes për qëllime personale?

A kam thënë se jam i sëmurë, edhe pse nuk kam qenë?

Page 45: Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli

| Dr. Ymer Havolli

45 ETIKA E BIZNESIT

A kam përdorur term nënçmues për një person të një etniciteti tjetër?

A kam bërë shaka të cilën e kam orientuar ndaj një personi të etnicitetit ose gjinisë tjetër?

A kam marrë pjesë në thashetheme negative për dikë?

A e kam përgojuar ndërmarrjen dhe menaxhmentin e saj te bashkëpunëtorët?

A i kam "futur hundët" në bisedat e ndryshme të bashkëpunëtorëve ose në punët private të tyre?

A kam transmetuar informata të tjerëve, edhe pse ato më janë dhënë në besim?

Në mënyrë të vetëdijshme e injoroni një rregull ose procedurë të ndërmarrjes suaj;

Dështimi në atë që keni premtuar se do ta bëni;

Ruajtja e informatave nga të tjerët;

Mashtrimet për orarin e punës, për faturat dhe për raportet;

Shpërndarja e produkteve dhe shërbimeve të cilësisë së dobët - ose me defekte, në mënyrë të vetëdijshme;

Duke gënjyer ose manipuluar për të realizuar shitjet;

Pranimi i dhuratave dhe shpërblimeve në para;

Dështimi për të korrigjuar gabimet që i kemi bërë;

Lejimi i dikujt që të hyjë në telashe në mënyrë të vetëdijshme.