11
Fatos Kongoli …NJË PËRZIERJE MES BECKETT DHE DOSTOJEVSKIT

Fatos kongoli

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fatos kongoli

Fatos Kongoli…NJË PËRZIERJE MES BECKETT DHE DOSTOJEVSKIT

Page 2: Fatos kongoli

Jeta e shkrimtarit Fatos Kongoli

• Fatos Kongolli ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri". Është autor i një vargu librash.Add your second bullet point here

• Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit dërkombëtar "Balkanika"-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri "Penda e Artë" (2004).

Page 3: Fatos kongoli

Veprat e tij deri më sot

0 0 0 00 0 0 00 0 0 0

Vitet 78-90 Vitet 92-04 Vitet 05-07 Vitet 08-11

Veprat Proza Tregime

Page 4: Fatos kongoli

Koment i veprave letrare më të rëndësishme

Lëkura e qenit

Ne të tre

Bolero në vilën e pleqve

• Një karakter i veçantë nga mënyra e të jetuarit. I martuar e Margën, gruaja që vdes natën e ndërrimit të mijëvjeçarëve. Libër për, Dashurinë, Tradhtinë, ndjenjën Humanitetin, Anturat, përgjimet e komshiut deri tek vdekjen e babait dhe të motrës. Pjesa tjetër tregon për pëlqimin e një zonje kur priste në radhën e qumështit në dy të natës. Tregon mendimet që i vinin kur shihte Lorin, shoqen e vajzës së tij dhe e quante veten "Lëkurë Qeni".

• Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë. Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm; djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi, me gruan e tij të re e të bukur; vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë.

• Tirana e vitit 1980. Një grup shokësh, sipas fjalës së dhënë, takohen me rastin e dhjetëvjetorit të mbarimit të maturës. Pjesa më e madhe e tyre, të shpërndarë andej - këndej, nuk e kanë parë njëri - tjetrin. Po ç'ka ndodhur ndërkaq me secilin?

Page 5: Fatos kongoli

Intervistë me Fatos Kongolin

EKSKLUZIVE!

Page 6: Fatos kongoli

Me Fatos KongolinKur keni qenë i lumtur?Kam pasur edhe momente lumturie, ç‟është e vërteta, po të pakta. Sot për shembull jam ndjerë shumë i lumtur.

Kush është frika juaj më e madhe?Unë, në përgjithësi, nuk më vjen zor ta pohoj, jam një çikë supersticioz dhe kur njeriu lind supersticioz vetvetiu ka shumë frikëra. Frika ime më e madhe? Nuk e di. Por kam një frikë që nuk di si ta shpjegoj nga se më vjen, po mendoj se vjen nga fakti që njeriu është krijesë e vdekshme. Prandaj është edhe qenie e ankthshme. Tani nuk është se kam frikë nga ndonjë gjë konkrete, por kam frikë nga diçka që nuk e di se ç‟mund të ndodhë nesër. Jeta ime ka qenë shumë e ndërlikuar, ato frikëra që kam pasur nuk i kam më, edhe mendoj që frikëra të asaj natyre nuk më prekin më. Nuk e di ç‟gatuan e ardhmja.

Page 7: Fatos kongoli

Me Fatos KongolinCili është kujtimi juaj më i hershëm?Unë kam një kujtim që mendoj se duhet të lidhet me moshën 3-vjeçare. Mbaj mend gjyshen time nga babai e cila me sa duket ka vdekur në vitin „46. Unë e mbaj mend atë në shtratin e dhomës ku ishte dhe lëngonte. Mund të duket e pabesueshme, por unë e mbaj mend.

Çfarë nuk pëlqeni tek vetja?Nuk pëlqej një mirësjellje të lindur, në kuptimin jo të qëllimshme por të natyrshme, për të cilën ka momente që më neveritet vetja. Gjithë jetës sime unë kam vuajtur nga ky fakt që nga të tjerët është marrë si dobësi, si kompleks inferioriteti e ndoshta këtu ka një pjesë të së vërtetës e kjo është gjëja që e urrej më tepër veten time, por që e kam të pamundur të çlirohem prej saj.

Page 8: Fatos kongoli

Me Fatos KongolinCila është forca juaj më e madhe?Vullneti, këmbëngulja.

Çfarë ju bën të zymtë?Shumë gjëra, por mbi të gjitha më trishton mungesa e karakterit kur e vë re tek miqtë e mi.

Për çfarë iu detyroheni prindërve?Në radhë të parë që më kanë bërë kokën. Pastaj tim eti i detyrohem që më imponoi të studioj matematikë; nënës i jam mirënjohës për rreptësinë me të cilën më ka rritur, për kujdesin e rreptë gjatë gjithë jetës së vetë, sepse ajo ka ndenjur gjithë jetën më mua deri sa vdiq.

Libri juaj i preferuar?Ndoshta, ndoshta, “I humburi”.

Page 9: Fatos kongoli

Me Fatos KongolinCilën do të konsideronit arritjen tuaj më të madhe?Gjatë 16 vjetëve të fundit kam arritur të botoj 8 romane dhe që janë përkthyer e bouar në vende të ndryshme të botës. Kam dhe një kënaqësi të fundit që u zgjodha anëtar i Akademisë së Shkencave. E quaj një vlerësim shoqëror.

Çfarë muzike apo këngë do të donit të luhej në funeralin tuaj?Ndoshta “What a wonderful world” i Louis Armstrong.

Si do të donit t‟ju kujtonin njerëzit?Kështu siç jam.

Cili është mësimi më i madh që jeta ju ka dhënë?Jeta më ka dhënë shumë mësime, shpesh herë shumë të hidhura, të rënda, edhe mësimi më i madh është që të mos e marr veten shumë seriozisht, të jem realist edhe ta marr këtë jetë një çikë me shaka.

Page 10: Fatos kongoli

Një botim i ri i Kongolit në FrancëPas botimit muajin e kaluar në Spanjë të romanit “I humburi”, i katërti libër i këtij autori në gjuhën spanjolle, tani sapo është vënë në qarkullim, kësaj here në Francë, një nga romanet më të vlerësuara të Fatos Kongolit nga lexuesit shqiptarë, “Bolero në vilën e pleqve”. Ashtu si romanet e tjerë pararendës të botuar në frëngjisht, edhe ky i fundit është përkthyer nga Edmond Tupja. “Bolero në vilën e pleqve” është romani i tetë radhazi i këtij shkrimtari i botuar nga e njëjta shtëpi botuese në Paris, “Rivages”.

Page 11: Fatos kongoli

Punoi: Klea Vyshka, Erinda Dane, Linda

Bardha, Xhesika Banushi, Daniela Hasani.