7
Projekt Lenda: Histori e thelluar Tema: Kanunet shqipetare dhe roli i tyre ne organizimin e jeteses Punoi:Anton Perpepaj Klasa: 12-6

Histori

Embed Size (px)

DESCRIPTION

histori

Citation preview

Page 1: Histori

Projekt Lenda: Histori e thelluar

Tema: Kanunet shqipetare dhe roli i tyre ne organizimin e jeteses

 Punoi:Anton Perpepaj

Klasa: 12-6

Page 2: Histori

Kanuni është ligj apo përmbledhje e ligjesh dhe normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore, si dhe tërësia e normave të së drejtës zakonore . Prejardhja e termit “Kanun” siç dihet, ka ngjallur diskutime ndërmjet autorëve të ndryshëm shqiptarë. At Gjergj Fishta në parathënien dinjitoze të Kanunit të Lekë Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetër “Anon” që u përhap edhe në gjuhë të tjera”.Historiani Kristo Frashëri mendon se termi “kanun” është me origjinë bizantine dhe se rrjedh nga termi “Kanon”.Autorë të tjerë thonë se në Shqipëri ky term hyri nëpërmjet turqishtes “kanun” dhe “Kanuname”.Pavarësisht se nga se rrjedh ky term e si u përhap në Shqipëri është fakt i pamohueshëm se termi u pranua në të gjitha variantet e kanuneve shqiptare deri në Kosovë.

Page 3: Histori

KANUNET SHQIPTARE Ne territoret shqiptare, gjate shkujve ka

vepruar e drejta tradizionale, e perhapur dhe e aplikaur ne forme autonome.

Kanuni i Leke Dukagjinit. ( Mledhur dhe kodifikuar nga GJecovi)Kanuni i Leke Dukagjinit variant i pukes. (Pjeserisht i mbledhur nga Meci)Kanuni i Skenderbeut. ( Mbledhur dhe kodifikuar nga Ilia)Kanuni i Laberise. (Mbledhur ne dorshkrime nga Zojzi)

Page 4: Histori

KANUNI I LEKE DUKAGJINIT Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është

përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.

Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dheKosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Page 5: Histori

KANUNI I SKENDERBEUT Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin

XIX, për shembull në Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte ende në fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi, që i atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin “Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.

Page 6: Histori

KANUNI I LABERISE Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me termin

kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të Labërisë”.Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori, edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:

Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine dhe turke kanë qenë më të ndjeshme.

Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.

Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh përmbajtjen e tij.Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës, zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.

Page 7: Histori

Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të Labërisë”.Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori, edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:

Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine dhe turke kanë qenë më të ndjeshme.

Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.

Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh përmbajtjen e tij.Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës, zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.