17
UNIVERSITETI I PRISHTINëS FAKULTETI FILOZOFIK DEGA: HISTORI PUNIM SEMINARIK Lënda: HISTORI ANTIKE GREQI DHE ROMA Tema: JUL CEZARI Student: Genc Rashiti Mentori : As/ Arben Hajdari

Jul cezari

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Jul cezari

UNIVERSITETI I PRISHTINëSFAKULTETI FILOZOFIK

DEGA: HISTORI

PUNIM SEMINARIK Lënda: HISTORI ANTIKE GREQI DHE ROMA

Tema: JUL CEZARIStudent: Genc Rashiti Mentori :  As/ Arben Hajdari

Prishtinë, 2014.

Page 2: Jul cezari

PËRMBAJTIA

HYRJA

1.0 ROLI I CEZARIT NЁ TRIJUMVIRATI E PARЁ

1.1 PUSHTIMI I GALISЁ NGA CEZARI

1.2 PRISHJA E TRIUMVIRATIT DHE KRYENGRITJA GALE

2.0 PUSHTIMET E CEZARIT GJATЁ LUFTЁS CIVILE TЁ

VITEVE 49 – 45 P.K.

2.1 BETEJA E DYRRAHUT

2.2 ZHVILLIMI I BETEJAVE TJERA TЁ CEZARIT

3.0 DIKTATURA E CEZARIT

4.0 VEPRIMTARIA LETRARE DHE HISTORIKE

PЁRFUNDIMI

LITERATURA

Page 3: Jul cezari

JUL CEZARI

FIG. 01.

(U gjetë në lumin Rhone në Francë një bust i

Jul Cezarit që daton në vitin 46 p.K. 2 vjet para

vrasjes së Cezarit. Mendohet se busti në fjal

është hedhur në lume pas vdekjes, për arsye

politike dhe se është shumë afër me paraqitjen

e jashtme të vërtetë të Cezarit.)

Page 4: Jul cezari

HYRJA

Gaius Iulius Caesar, i njohur shqip si Jul Cezari lindi në vitin 100 p.K. në Romë dhe

ka vdekur në vitin 44 p.K. i cili u vra nga kundërshtarët e tij politikë.

Gai Jul Cezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake,

në Perandorinë Romake. Marshimi romak në Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul

Cezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej

gjenive ushtarak, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve më të fortë. Ne vitin 42

p.K. dy vjet pas vdekjes së tij, Senati romak e quajti Jul Cezarin, “Zoti Romak”.

Jul Cezari ka lindur në një prej familjeve më të vjetra aristokrate, në Romë. Ai ka qenë

një pjesëtar i partisë demokratike dhe popullore. Edhe pse ishte nip i Caius Marius-it,

Cezari, martohet me Kornelian, vajzën e re të Lucius Cornelius-in , mbështetësit

më të madh të Mariusit dhe armikut të Sullasit. Në vitin 82 p.K. kur Cezari refuzoi të

ndahej me Kornelian, ai u detyrua të largohej nga Roma. Pas vdekjes së Sullasit, Cezari

kthehet në Romë dhe nisë karrierën e tij politike. Në vitin 74 p.K. ai shkon në Azi, për të

rikthyer ushtrinë Kapadokios.

Page 5: Jul cezari

Pasi u kthye, ai nxiti reformimin e qeverisë dhe ndihmoi në përparimin e pozicionit politik

të Pompeit. Cezari u bë oficer, në vitin 70 p.K.dhe ishte përgjegjës për administrimin e

qeverisë dhe ushtrisë në Spanjën e largët, në 69 p.K. ai ndihmoi Pompein të merrte

drejtimin e luftës në Lindje. Jul Cezari u kthye në Romë në vitin 68 p.K. dhe në mungesë të

Pompeit, ai u bë koka e partisë popullore. Në vitin 63 p.K. Jul Cezari u emërua “pontifex

maximus” [kryeprift]. Reforma e tij e mëtejshme me Sosigenin, për kalendarin, ishte një nga

kontributet e tij më të mëdha për historinë.

Jul Cezari duke qenë edil ai, jo vetëm që shpenzoi nga pasuria e ti për të organizuar

shfaqje për popullin por edhe hyri në borxhe.

Page 6: Jul cezari

1.0 ROLI I CEZARIT NË TRIJUMVIRATI E PARË

Meqenëse Jul Cezari ka shërbyer në Spanje si administrator, ai kthehet në Romë me ambicie

konsullate. Për të realizuar qëllimin e tij, në vitin 60 p.K. Cezari krijon “Triumviratin” e

Parë, e cila ishte aleanca e tre burrave, Julius Cezarit, Pompeit, dhe Krasit. Pompei ishte

komandant i ushtrisë, kurse Krasi ishte njeriu më i pasur në Romë e përkrahnin

kalorsët dhe Cezari konsiderohej si mbrojtës i interesave të plebës. Kjo nuk ishte një

triumvirate e mirëfilltë, sepse kjo aleance nuk u konfirmua zyrtarisht nga senati. Tre burrat

ishin në gjendje të kontrollonin Romën dhe kjo aleance bëri të mundur që Cezari të ndiqte

Luftën në Gali. Në vitin 59 p.K. Cezari u zgjodh konsul dhe si i tillë ai mori një varg

masash që ishin në interesin e të treve. Cezari aprovoi masat e Pompeut në Lindje dhe

ligjin sipas të cilit veteranët e Pompeut dhe të varfërit të pajiseshin me tokë. Në dobi të

kalorësve nxorri ligjin mbi uljen e pagesave në një të treten për blerjen e taksave në

provincat. Në favor te tij zgjodhi tribun i popullit Klodin që kishte një popullaritet në

radhët e plebës.

Page 7: Jul cezari

1.1 PUSHTIMI I GALISË NGA CEZARI

Pasi mbaroi afati i Cezarit si konsull, ai u ngarkua të qeveriste provincën e Galisë.

Pas arriti në provincë ai filloi pushtimin e siq njihej Galisë së lirë ( Franca e sotme).

Galia e lirë ishte ndarë në shumë vise të pavarura që kishin armiqësi njëra me tjetrën.

Bëheshin luftra të vazhdueshme midis prijësve të shumtë të fiseve Gale. Këto grindje

i shfrytzuan fqinjët lindor të Galisë helvetët dhe gjermanët. Cezari i shkatërroi helvetët

më pas ai korri fitore edhe mbi Ariovistin e gjermanisë dhe pas një lufte me fiset e

balgëve. Galia u nënshtrua dhe në vitin 57 p.K. u shpall provincë romake. Sukseset e

Cezarit në Gali nuk shikoheshin me sy të mirë nga Pompeu dhe Krasi të cilët donin të

qeverisnin provincën dhe të kishin ushtri. Në vitin 56 p.K. në Luka u mblodhen Cezari,

Pompeu dhe Krasi të cilët arritën një marrveshje që vitin e ardhshëm Pompeu dhe Krasi

të ishin konsuj. Pas kësaj Pompeu do të qeveriste provincën e Spanjës, Krasi do të

drejtonte Sirin dhe Cezari ju dhe një mandat për sundim në Gali dhe për 5 vjet të tjera.

 

Page 8: Jul cezari

Fig 02 ( Shigjetat tregojnë se si veproj Cezari gjatë Fig 03 ( Tregonë se ku gjendet sod territori i Galisë )

pushimeve në Gali )

Page 9: Jul cezari

1.2 PRISHJE E TRIUMVIRATIT DHE KRYENGRITJA GALE

Marrveshja që u arrit në Luka nuk ishte e qendrueshme. Në vitin 54 p.K. vdes e bija e

Jul Cezarit, e shoqja e Pompeit . Ajo kishte qenë lidhja kryesore ndërmjet dy burrave.

Gjatë viteve kur Cezari ishte në Gali, Pompei kishte filluar të mësonte gjithnjë e më

shumë mbi partinë senatoriale. Arritjet ushtarake të Cezarit, fillojnë e rrisin xhelozin e

Pompeit. Vdekja e Krasit, në vitin 53 p.K. nga parthët dhe aleanca e Pompeut me senatin

sjell fundin e Triumviratit të Parë dhe vendosjen e Cezarit kundër të tjerëve. Gjendja e

Cezarit po lëkundej, fiset Gale duke e parë ngjarjet në Romë vendosën të luftonin për

liri, udhëheqës i kryengritjes ishte Verkingetoriski.

Verkingentoriski korri një fitore kunder ushtrisë së Cezarit në qytetin Gergovi. Në vitin

52 p.K. në qytetin Alesia, Cezari e mundi Verkingentorisin dhe e detyroi të dorëzohej.

Fig 04 (Bashkpuntori dhe kundërshtari

i Cezarit, Pompeu 106-48 p.K)

Page 10: Jul cezari

2.0 PUSHTIMET E CEZARIT GJATË LUFTËS CIVILE TË VITEVE 49-45 P.K.

Pasi shtypi kryengritjen gale, Cezari kishte mundësi të kthehej kundër Pompeut dhe

kundërshtarve të tij. Senati kishte frikë nga Cezari dhe donte që ai të hiqte dorë prej

ushtrisë së tij. Ata e dinin që Cezari shpresonte të bëhej konsull, pasi periudha e tij në Gali,

të përfundonte. Në dhjetor të 50 p.K. Cezari i shkruan një letër senatit, në të cilën thoshte

që ai do të hiqte dore nga ushtria e tij, në rast se Pompei hiqte dore nga posti që kishte.

Senati e priti letrën me egërsi dhe i kërkoi Cezarit të hiqte menjëherë dore nga ushtria,

përndryshe do të shpallej “armik i popullit”. Dy oficerët besnikë të Cezarit, Mark

Antoni dhe Quintus Cassius Longinus nuk e aprovuan ligjin dhe u përjashtuan nga

senati. Ata udhëtuan drejt Cezarit, i cili mblodhi ushtrinë e tij dhe kërkoi mbështetjen e tyre

kundër senatit. Ushtria kërkoi të sulmonte dhe më 12 janar të vitit 49 p.K. Cezari me fjalën

“Iacta alea est” [vdekja është larg] kaloi Rubicon-in,kufiri që ndante provincën e tij nga

Italia. Lufta civile kishte filluar. Marshimi i Cezari drejt Romës, ishte një progres triumfues.

Cezari u drejtua më pas për në Brundisium, ku rrethoi Pompein, përpara se ai të arratisej për

në Greqi. Ai ju drejtua Spanjës, të cilën po e drejtonin oficeret e Pompeit dhe vendosi paqe

në të. Pasi u kthye në Romë, Cezari u zgjodh konsull dhe më pas iu drejtua Greqisë, në

kërkim të Pompeit. Cezari takon Pompein në Dyrrah ku zhvillohet Beteja e Dyrrahut.

Page 11: Jul cezari

2.1 BETEJA E DYRRAHUT

Beteja e Dyrrahut u zhvillua me 10 korrik të vitit 48 p.K në Dyrrah, i cili ishte emri

antik i qytetit të Durrësit. Në këtë beteje Pompeu mundi rivalin e tij gjeneralin Jul

Cezari. Cezari më parë e kishte mundur Pomepeun në Spanjë, i cili më pas ishte

transferuar me ushtrinë e tij në Shqipëri duke pushtuar qytetin Apollonia dhe zonën e

Orikumit. Cezari ishte kthyer në Itali dhe më pas u nisë nga Brindisi për në Shqipëri.

Ushtria e Pompeut ishte më se shumti e përberë nga ushtare pa eksperiencë dhe ai nuk

ishte në gjendje të luftonte kundër ushtrisë të Cezarit. Nga ana tjetër Cezari vinte nga

një fushtate ushtarake e gjatë dhe nuk kishte shume ushtare në dispozicion, ushtaret

nën urdhrat e Pompeut ishin rreth 30.000 kurse ushtria e Cezarit ishte e formuar prej

10.000 ushtaresh. Cezari ishte në avantazh nga numri i kalorësve në dispozicion por kjo nuk

ishte në favor të tij sepse bënte të vështire gjetjen e ushqimit. Pompeu ishte pozicionuar

në një pozicion të favorshëm gjatë gjithë bregdetit të Epirit, aty filloi të ndërtonte

fortifikime dhe të mblidhte të gjitha forcat e mbetura në parashikim të dyluftimit.

Duke vështruar vendndodhjen e favorshme e kundërshtarit të tij Cezari nuk vendosi ta

sulmonte por priti përforcime. Përforcimet erdhën bashke me shokun e tij Mark

Antonin i cili kishte ardhur në Epir për të ndihmuar Cezarin.

Page 12: Jul cezari

Të dy filluan të pushtonin qytete të Epirit gjatë rrugës së tyre për në Dyrrah. Cezari filloi

të ndërtonte fortifikime rrotull pozicioneve të marra nga Pompeu në Dyrrah. Pas disa

dyluftimesh Pompeu doli fitimtare, sepse kishte në dispozicion një ushtri më të madhe, në

këtë mënyre mundi të mposhte rrethimet e Cezarit. Kështu Cezari mendoi se e vetmja

mënyre për të mundur Pompeon ishte ta përballonte në një terren të hapur, për të shfytezuar

eksperiencën e ushtareve të tij. Por ushtaret ishin të demoralizuar nga rezultati dhe filluan

të tërhiqeshin. Fitorja e Pompeut nuk ishte përfundimtare sepse nuk e ndoqi ushtrinë e

Cezarit sepse kishte frike nga një gracke të mundshme. Cezari u tërhoq drejt Greqisë, më

pas Pompeo vendosi ta ndjektë. Por u mund përfundimisht nga Cezari në atë që kujtohet me

emrin Beteja e Farsalas.

2.2 ZHVILLIMI I BETEJAVE TJERA TË CEZARITCezari në Egjipt ndërhyri në punët e brendshme duke përkrahur Kleopatrën kundër

vëllait, Ptolemeut XII për ta marr pushtetin. Prej Egjiptit ai shkoi në Siri dhe Pontus,

ku në vitin 47 p.K. ai mundi Farankut II, në një mënyrë aq të lehtë, sa e pasqyroi me fjalët:

“Veni, vidi, vici” [Vajta, Pashë, Fitova]. Po të njëjtin vit, ai u nis drejt Afrikës (Libisë), ku

ndodheshin mbështetësit e Pompeit, në vitin  46 p.K. pranë qytetit Taps pompeanët u

shkatrruan krejtësisht. Në vitin 45 p.K në betejën e Munda, Cezari vrau birin e Pompeut

Gneu ndërsa Seksti jetoi i arratisur.

Page 13: Jul cezari

3.0 DIKTATURA E CEZARITPas betejës në Munda, Cezari erdhi në Romë dhe u bë sundimntari i vetëm. Ai vendosi

një diktatur i cili shkeli më shumë se kushdo tjetër traditat republikane romake, duke

përqendruar të gjithë administraten shtetrore, që e bënte të pa kufizuar pushtetin e tij.

Senati u riorganizua numri i tij arriti në 900 veta i cili futi njerëz të tij. Forca tek e cila

mbështetej pushteti i Cezarit ishte ushtria. Popullsinë përpiqej në qdo mënyr ta mbante

larg nga politika duke organizuar festa madhështore.Cezari e zbriti nga 300 000 deri në

100 000 numrin e qyteteve që merrnin bukë falas. Kështu në vitet 40 u ngushtua baza

sociale në të cilën mbështetej Cezari.

Kundrejt Cezari u realizua një komplot prej vetë miqve dhe mbrojtësve të tij. Këtu mund të

përmendim Kasi dhe Bruti. Më 15 mars të vitit 44 p.K. ai u godit me thikë për vdekje, në

dhomën e senatit. Në testament, Cezari linte gjithçka nipit të tij 18 vjeçar, Oktavianit më

vonë i njohur si August.

Page 14: Jul cezari

4.0 VEPRIMTARIA LETRARE DHE HISTORIKE

Pos veprimtarisë së tij si ushtarak Cezari u shqua edhe për veprimtarin letrare e historike.

Më veprat e tij letrare ai hynë ndër shkrimtarët më të mirë të kohës së vetë. Nga Cezari deri

më tani dihet se janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komente (ditar) dhe

që në fakt nuk janë asgjë më shumë se kujtime apo broshura politike të pregatitura në stilin e

raporteve ushtarake. Si shkrimtar Cezari shquhet për stilin që mund të quhej shembullor për

thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Kështu në veprat e tij si: "De bello civilile" (Mbi luftën

civile) dhe atë kushtuar luftës gale "De bello Gallico“ ai përshkruan ngjarjet ushtarake

kundër Pompeut me plot gjallëri edhe pse nuk mund të thuhet se është i paanshëm.

Cezari në veprat e tij përshkruan tërthorazi pjesë të Ilirisë në të cilën ishin zhvilluar edhe

disa ngjarje. Mirëpo ai nuk hynë më thellë në përshkrimet e tija. Në veprat e tij vërejmë

përshkrime gjeografike të Ilirisë.

Page 15: Jul cezari

PËRFUNDIMI

Pas një pune kërkimore dhe hulumtuese për Jul Cezarin përmes

këtij punimi seminarik besoj se arrita të servoj sa do pak para jush

informacione të reja për jetën dhe veprën e një prej njerzëve më me

rëndesi jo vetëm për historinë e Romës por dhe për historinë

Botërore. Normalisht se ky punim seminarik lë hapësirë për pyetje,

këshilla dhe kritika të cilat janë të mirëseardhura.

Page 16: Jul cezari

LITERATURA

A.

Todi Dhama ‘‘ Historia e Kohës së Vjetër Roma” Vëllimi III, Tiranë …..

Kraitschek Mayer “ Historija e Kohës së Vjetër ” Vëllimi II, 1935

( Përkthyer: Dr. Venemin Dashit, Tiranë )

B.

http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Roma_e_lasht%C3%AB

http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Jul_%C3%87ezari

http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Beteja_e_Dyrrahut

http://ën.ëikipedia.org/ëiki/Julius_Caesar

Page 17: Jul cezari

FALEMNDERIT PËR

VËMENDJE