9
KIMIKATET DHE SHTRESA E OZONIT PUNOI: Nxenese ….. SHKOLLA: “ ………..” KLASA: PRANOI: …#MesueseAurela ….

Kimikatet dhe shtresa e ozonit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Kimikatet dhe shtresa e ozonit 1....Shkarkimet e automjeteve: grimcat, hiri dhe tymi i fabrikave; tymrat e çliruara nga uzinat kimike dhe bërthamore; dhe pesticidet që shpërndan era - të gjitha e ndotin ajrin. 2...Ozoni është nje shtresë e domosdoshme që mbështjell atmosferën e planetit tonë dhe parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së Diellit të depërtojnë në sipërfaqen e Tokës.Pa këtë shtresë efekti shkatërrues i këtyre rrezeve do shkatërronte jetën në tokë.

Citation preview

Page 1: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

KIMIKATET DHE

SHTRESA E OZONIT

PUNOI: Nxenese …..

SHKOLLA: “ ………..”

KLASA: 𝐼𝑋

PRANOI: …#MesueseAurela ….

Page 2: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

Ozoni është nje shtresë e domosdoshme që mbështjell

atmosferën e planetit tonë dhe parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së

Diellit të depërtojnë në sipërfaqen e Tokës.Pa këtë shtresë efekti shkatërrues i

këtyre rrezeve do shkatërronte jetën në tokë. Dëmtimi i shtresës së Ozonit

ndikon në jetën në Tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale. Atomi

i oksigjenit në natyrë shfaqet në dy forma të ndryshme (ose modifikime

alotropike) njëra është oksigjeni i zakonshëm "O2" dhe molekula tjetër "O3"

prej tre atomeve të oksigjenit e cila quhet Ozon. Ozoni është gaz helmues më

ngjyre të kaltër të çeltë, me erë karakteristikë e cila hetohet edhe në

përqëndrim më të vogël së 0,01 ppm.Në shtresat e ulta të atmosferës gjendet

në sasi të vogla. Në një milion molekula të oksigjenit njëra është molekulë e

ozonit. Pra, ozoni ndodhet në sasi të vogla në të gjitha shtresat e

atmosferës.Shtresa e Ozonit është shumë e rëndësishme per vazhdimësinë e

jetës sonë.

Page 3: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

Shkarkimet e automjeteve: grimcat, hiri dhe tymi i fabrikave; tymrat e çliruara

nga uzinat kimike dhe bërthamore; dhe pesticidet që shpërndan era - të gjitha

e ndotin ajrin. Klorofluorokarbonet dhe dyoksidi i karbonit ndotin atmosferën,

duke çuar në shterimin e ozonit dhe ngrohjen globale.Kimikatet industriale,

pesticidet bujqësore, herbicidet që përdoren në pyje dhe grumbullimet e

plehrave që kullojnë, ndotin ujërat e rrjedhshëm. Pesticidet, plehrat kimike,

konservuesit dhe lëndët e shtuara dëmtojnë ushqimet që marrim. Grumbullimi

i ndotësave te indet dhjamore çojnë në rreziqe më të mëdha për ata të cilët

konsumojnë produkte shtazore. Bojërat me bazë plumbi (tani të

kundraligjshme), që përdoreshin për shtëpitë përpara vitit 1978, mund të

pengojnë zhvillimin e fëmijëve të vegjël që i kapërdijnë. Nënat me të ardhura

të pakta që jetojnë në shtëpi nën normë, mund ta kenë shumë të vështirë që

t'i lyejnë shtëpitë dhe, njëkohësisht, të bëjnë provat, t'i mbrojnë dhe t'i

mjekojnë fëmijët e tyre. Produktet për pastrimin e shtëpive dhe për kujdesin

personal, si dhe kimikatet që përdoren në pastrimin kimik mund të prodhojnë

avuj dhe mbeturina toksike. Formaldehyde (te qilimat, tavolina e hekurosjes,

materiali izolues) dhe gazi i radonit rrezikojnë shtëpitë, shkollat dhe godina të

tjera publike. Avujt kimikë, monoksidi i karbonit dhe ndotësa të tjerë të ajrit

mund të prishin gjendjet shpirtërore dhe të dëmtojnë funksionimin mendor.

Substancat ozonholluese jane :

Page 4: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

CFC- klorfluorkarbone qe ndryshe quhen “freone”. Disa

prej tyre perdoren ne teknologjite e ftohjes dhe

frigoriferit , kondicionerit , bomboles , zjarrfikeses etj .

HCFC-tetraklorurmetani

Metil bromiti - perdoret ne bujqesi

Tretesit organike

Gazet – qe dalin nga diegia e karburanteve te makinave

Tymrat e fabrikave , uzinave

Vrima më e madhe e Ozonit është regjistruar në

Antartik në vitin 2006. Freonet dhe Halonet janë

subsancat të cilat ndikojnë në zvogëlimin e sasisë

së Oksigjenit në Atmosferë, prandaj njerëzimi duhet

Page 5: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

të bëjë diçka që ta ndalojë këtë fenomen. Me

hollimin e shtreses se ozonit ne siperfaqen e Tokes

mberrijne me shume rreze ultravjollce. Ekspozimi i

gjate ndaj rrezeve ultravjollce eshte i lidhur ngushte

me shume problem shendetesore te njeriut, si katarakta(tek syte), kanceri i

lekures, dhe dobesimi i sistemit imunitar. Lentja e syrit te njeriut permban

protein transparente te cilat zevendesohen me nje ritem shume te

ngadalte. Ekspozimi ndaj radiacionit ultraviollce (UV) i demton keto protein

dhe me kalimin e kohes demi zmadhohet; formohet katarakta dhe lentja behet

e mjegullt.

Londër, 3 tetor 2011 (MIA) - Në lartësi prej 20 km. mbi Arktik

është dëmtuar 80 për qind nga shtresa e Ozonit, lajmëroi BBC

duke cituar konkluzione nga studimi i një ekipi të

shkencëtarëve, të publikuara në revistën Natyra.Arsyeja për

Page 6: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

"vrimën e Ozonit" është mbajtja e pazakontë e gjatë e stuhisë

së ftohtë në stratosferë kur kimikatet e klorit të cilat e

dëmtojnë ozonin janë më aktive. Ekipi i shkencëtarëve tha se

është e pamundur që të parashikohet nëse do të ketë dëme të

reja.Kimikatet të cilat e shkatërrojnë Ozonin rrjedhin nga

substanca si klorofluorkarbonat.Ndikimi i tyre dëmtues së pari

është regjistruar në Antarktik në të cilin çdo dimër në mënyrë

serioze regjistrohet dëmtim i shtresës së Ozonit.Madhësia dhe

gjendja e "vrimës së Ozonit" ndryshohet nga koha në kohë

varësisht nga lëvizja e stuhive të ftohta kundrejt jugut ose

veriut.Klori mbetet në pjesët e sipërme të atmosferës me

dekada dhe me siguri do të nevojitet të paktën gjysmë shekulli

që të kthehet në gjendjen fillestare shtresa e Ozonit mbi

Arktik.

Ne 1987, perfaqesuesuit e shume vendeve u takuan ne Montreal per te

firmosur Protokollin e Montrealit, nje mareveshje qe (fillimisht) u zotua te

reduktonte me 50% prodhimin e CFC-ve brenda 1998-es. Por, pasi

shkencetaret raportuan se shtresa e ozonit ishte holluar edhe ne zonat e

shume populluara te hemisferes veriore, Protokolli i Montrealit u modifikua qe

Page 7: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

te perfshinte masa me te rrepta per kufizimin e prodhimit te CFC-ve.

Kompanite industriale qe merreshin me prodhimin e CFC-ve, gjeten

menjehere zevendesues. Prodhimi i CFC-ve, tetraklorurit te karbonit, dhe metil

kloroformi u ndalua teresisht ne SHBA dhe shtete te tjera te zhvilluara pepara

1996, me perjashtimin e nje sasie te vogel qe eksportohej drejt vendeve ne

zhvillim. Stoqet, gjithsesi, mund te perdoreshin edhe pas afatit te fundit.

Vendet ne zhvillim e ndaluan teresisht perdorimin e CFC-ve ne 2005.

Perdorimi i bromurit te metilit ne vendet e zhvilluara, u mendua se do te

ndalohej teresisht perpara 2005, te cilat jane pergjegjese per perdorimin e

80% te atij kimikati.

Matjet me satelit te bera ne 1997 dhane proven e pare se niveli i

gazeve/kimikateve qe shkaterronin/hollonin shteresen e ozonit ne stratosfere,

po fillonin te reduktoheshin. Ne vitet 2000, erdhen shenjat e para te qarta te

riperteritjes se shtreses se ozonit.

Gjithsesi, nivelet atmosferike te dy kimikateve (CFC-12 dhe halon-1211) ende ne

prodhim nga vendet ne zhvillim, mund te jene rritur. CFC-te jane

jashtezakonisht te qendrueshme, dhe ato(gazet) e prodhuara sot me shume

mundesi do te vazhdojne te ndikojne ne hollimin e ozonit stratosferik ne 50

vitet e ardhshme, te pakten!

Page 8: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

http://sq.wikipedia.org/wiki/Shtresa_e_ozonit

https://rinstinkt.wordpress.com/category/ekologji/shtresa-e-ozonit/

http://www.shoqeriajone.com/t2712-vrimat-e-ozonit-dhe-pasojat-e-tij

Page 9: Kimikatet   dhe  shtresa e ozonit

http://banka-

ideve.com/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=24319

http://www.idividi.com.mk/shqip/bote/714569/index.htm

http://www.vitrina.edu.al/newweb/index.php?fq=brenda&m=shfaqart&g

j=gj1&aid=53226