13
Kriteret e Kopenhagës Kushtrim Ahmeti

Kriteret e kopenhages

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kriteret e kopenhages

Kriteret e Kopenhagës

Kushtrim Ahmeti

Page 2: Kriteret e kopenhages

Kriteret e pranimit (apo Kriteret e Kopenhagenit), janë kushtet thelbësore, që duhet t’i plotësojnë të gjitha vendet kandidate për t'u bërë një Shtet Anëtar i Bashkimi Evropian.

Kriteret u vendosën në qershor të 1993-s, në mbledhjen e Këshillit Evropian të Kopenhagenit dhe në Këshillin Evropian të Madridit në vitin 1995.

Page 3: Kriteret e kopenhages

Kriteret e Kopenhagës janë rregullat që përcaktojnë nëse një vend ka të drejtë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ato kërkojnë që një shtet të ketë institucione për të ruajtur qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut, të ketë një ekonomi tregu funksionale dhe të pranoj detyrimet dhe synimin e BE-së.

Page 4: Kriteret e kopenhages

Shumica e këtyre elementeve janë sqaruar gjatë dekadës së fundit nga legjislacioni i Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, si dhe me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Page 5: Kriteret e kopenhages

Kriteret Kopenhagës:

Kriteret politike

Kriteret ekonomike Kriteri i “acquis communautaire“

(përafrimi legjislativ)

Page 6: Kriteret e kopenhages

Domethënia e kritereve

Kriteret politike:

Stabiliteti i institucioneve që garantojnë demokracinë duke mundësuar pjesëmarrjen efektive te qytetarëve në procesin legjislativ, bazuar në zgjedhjet shumëpartiake të lira dhe të ndershme.

Page 7: Kriteret e kopenhages

Parlamenti duke përmbushur kriteret politike, duhet të veprojë në mënyrë të kënaqshme, kompetencat e tij të respektohen dhe opozita të luaj rol të plotë në aktivitetet e saj. Sundimi i ligjit tregon nivelin e procesit gjyqësor, gjyqtarë të pavarur nga ndikimi i ekzekutivit (politikës-pushtetit), kompetencën e gjyqtarëve, mundësin e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve, mosdiskriminim në procesin gjyqësor dhe efikasitetin e policisë.

Page 8: Kriteret e kopenhages

Respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pakicave apo minoriteteve –

Në Kushtetutën e Kosovës-Kapitulli i 3-të, Neni 57-62 flet për të drejtat e komuniteteve që duhet ti gëzojnë në shtetin e Kosovës në të gjitha fushat, arsim, kulturë, sport, ekonomi, përfaqësim institucional etj.

Qasje të barabartë në një shtyp të lirë Organizatat sindikale Lirinë e mendimit personal

Page 9: Kriteret e kopenhages

Kriteret ekonomike Ndërtimin e një ekonomie të lirë tregu, Prodhim të fortë vendor për të përballuar

konkurrencën brenda BE-së Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto,

inflacionit, bilancit buxhetor të përgjithshëm të qeverisë, papunësisë, borxhit të jashtëm dhe investimeve të huaja direkte.

Kalimi në përdorimin e monedhës Euro (Kosova e ka të përmbushur këtë kusht)

Page 10: Kriteret e kopenhages

Kriteret aquis communautaire Platformë e të drejtave dhe detyrimeve që duhet

të respektoj një shtet anëtar në kontekstin e integrimit evropian.

Përfshin traktatet, ligjet rregullat, parimet, vendimet e Gjykatës Evropiane dhe të gjitha aktet evropiane për fusha të ndryshme si politika jashtme dhe e brendshme.

Acquis... i referohet rregullave dhe politikave të Bashkimit Evropian.

Page 11: Kriteret e kopenhages

Në përgatitjen për çdo pranim, acquis është i ndarë në kapituj të veçantë, secili që kanë të bëjnë me fusha të ndryshme të politikës.

Procesi i zgjerimit të pestë: Pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në vitin 2007, kishte 31 kapituj.

Page 12: Kriteret e kopenhages

Kroacinë, Turqinë dhe Islandën acquis është ndarë në 35 kapituj.

Për Kosovën, BE-ja nuk ka shumë vërejtje për kualitetin e ligjeve, por në zbatimin e dobët të tyre.

Page 13: Kriteret e kopenhages

Faleminderit!