11
PROJEKT LENDA: LETERSI TEMA: “MRIZI I ZANAVE”

Mrizi i Zanave

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mrizi i Zanave

PROJEKTLENDA: LETERSI

TEMA: “MRIZI I ZANAVE”

Page 2: Mrizi i Zanave

“Mrizi i Zanavet”

konsiderohet si kryevepra e

lirikes se Fishtes.

Vellimi i pare u botua ne 1913 ne Shkoder dhe permbante 8 lirika. Botimi i

dyte u be ne vitin 1924 dhe Fishta perfshiu melodramen “Shqiptari i

qytetnuem” si dhe tragjedine “Juda Makabe”. Me 1930 doli botimi i trete.

1871-1940

Page 3: Mrizi i Zanave

PERMBAJTJA E VELLIMIT SIPAS POEZIVEVellimi hapet me poezine “Shqypnia”, nje nga me te njohurat ne letersine

shqipe. TEMATIKA

Tema e atdheut, tema e pasqyrimit te bukurive te tij, e forcimit te

ndjenjes se krenarise dhe atdhedashurise eshte teper e

njohur dhe e trajtuar, por Fishta, pa perseritur ato qe kane thene paraardhesit e tij, gjen elemente

te tjera te fuqishme nga ana poetike, detaje qe krijojne

emocione, dhe me to krijon nje poezi madhore, pasqyre e

atdhedashurise, frymezuese e popullit ne luften per liri.

POEZIA TJETER “SHQYPNIA”Mbi kete motiv, poeti

shkruan edhe nje poezi tjeter me te njejtin titull

“Shqypnia”. Por dy poezite, ndonese me te njejten teme, nuk jane perseritje e njera-

tjetres, dhe as vazhdim i tyre.

Ndersa poezia e pare ka ritem marcial, ne te dyten, qe eshte nje tingellime e shkruar ne monokolone, poeti, me nje intonacion te dukshem krenarie e

malli, paraqet atdhedashurine si ndjenjen me te qenesishme e me te bukur te shpirtit te shqiptarit.

Page 4: Mrizi i Zanave

Edhè hâna do t' a dijë, Edhè dielli do t' két pá, 

Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 

Fusha t' gjâna e kodra t' blera, 

Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, 

Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, 

Si t' Parrizit t' larmet shtroja. 

Nën nji qiellë përherë t' kullueme, 

N' rreze e n' dritë përshkue unjí, 

Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. Ke ato bjeshkë e ke ato

male Kroje t' kjarta e t' cemta

gurra, Tue rrëmbye npër mriza

hale, Gurgullojn npër râjë e

curra. 

Mbi ato male e bjeshkë kreshnike 

Léjn mande' ata djelm si Zâna, 

Armët e t' cillvet, përherë besnike, 

Janë përmendë ndër fise t' tana. 

Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji

dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue

djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej

qielli. Oh! Po, e din i prûjtë

anmiku, Se âsht rrfé zogu i

Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku 

N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit. 

Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka

rá. 

Page 5: Mrizi i Zanave

“Gjuha jone”Motivi patriotik eshte ne qender

te poezise “Gjuha jone”, e cila eshte nje pergjigje e ashper

kunder propagandes antishqiptare qe zhvillonin

fqinjet tane ne dem te kombit e te gjuhes sone.

Tema eshte e njohur, sepse per gjuhen shqipe, pervec naimit,

Mjedes dhe Fishtes, kane kenduar edhe shume poete te

tjere, por poeti synon qe permes poezise se tij jo vetem te paraqese bukurine e kesaj gjuhe, forcen e saj shprehese, por edhe te mbjelle dashurine

te te gjithe zemrat e shqiptareve per te.

Duhet theksuar se Fishta me poezine e tij i tejkalon te gjithe paraardhesit.

Ai harron qe eshte prift dhe poet, nuk i lejohet mallkimi e rrembimi, por zemerimi e ben te vershoje:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis;

Braktisjen dhe harrimin e gjuhes amtare Fishta e quan si nje nga mekatet me te medha morale, fetare dhe patriotike dhe i nisur nga kjo bindje

ai mallkon ne menyre te pameshirshme.

Me kete motiv, pa rene ne perseritje, por duke sjelle gjithmone figura dhe elemente te reja poetike, ai shkruan edhe poezite “Atdheu”

(1902) dhe “Shqypnia e lire” (28 nentor 1921).

Page 6: Mrizi i Zanave

Himni i flamurit

kombetarNje fakt interesant patriotik dhe historik pasqyron poezia e tij “Himni i flamuri kombetar”. Pas shtate muajsh rrethimi te eger, forcat malazeze hyne ne Shkoder me 1913. Me ardhjen e ushtrise se fuqive te medha

nderkombetare, qe kerkonin te qeverisnin qytetin, forcat

pushtuese u larguan.

Megjithate, Fuqite e Medha nuk pranuan te

ngrihej flamuri yne kombetar dhe Shkodra te

shpallej qytet i lire. Por populli e kishte organizuar

ne heshtje kete clirim te qytetit te tij.

Naten e Shnandout, 12 qershor 1913, Fishta bashke me patriote te tjere ngriten flamurin tone kombetar ne njeren prej kambanareve te franceskaneve ne lagjen “Gjuhadol”. Menjehere nga te gjitha dyert e shtepive dolen femijet, te

cilet u shperndane neper qytet, duke kenduar himnin kombetar.

Porsi fleta e Ejllit t’Zotit,

Po rreh flamuri i Shqypnise.

Motivit patriotik i takojne edhe poezite kushtuar patriotit te madh Luigj

Gurakuqi: “Per paqe te Evropes”. Ketu gershetohet ashpersia e nje njeriu te

zemeruar nga sjellja e eger e Fuqive te Medha me embelsine e nje poeti qe i dhimbset vendi i tij, pre e lakmive te

huaja.

Page 7: Mrizi i Zanave

Ne “Mrizin e Zanavet” autori i kendon atdheut ne disa variante:

DASHURI DERI NE ADHURIMANKTH E KLITHMETRASHEGIMI MORALE

Variantit himnizues i perkasin poezite:

“GJUHA SHQIPE”

“SHQYPNIA”

“SHQYPNIS”

Himnizimi realizohet me figura te perjetesise duke e konsideruar

vendin si “Eden i Ballkanit”.

Lirikat dramatike te Fishtes ne kete vellim jane:

“28 NANDUER 1913”

“NJI GJAME DESPRIMIT”

“SURFITE, MORTUI!”

Ne to thuren njeheresh idealet e prishura, ankthi, kushtrimet, thirjet, deshperimi ndaj te hujave qe shprehet ne forme te nje mallkimi.

Page 8: Mrizi i Zanave

POEZITE E TJERASURGITE, MORTUI!

Poezia "Surgite mortui" që fajëson Evropën për të gjithë tragjeditë që po i

ndodhnin Shqipërisë, e cila s'ka marrë ende frymë nga

varfëria pesëshekullore turke, ishte shembull i

ashpërsisë së skajshme të stilit të Fishtës ku nuk kursehen përbuzjet, sharjet neveritëse,

sarkazma, grotesku, ku u bëhet apel luftarak të

gjallëve dhe të vdekurve, varreve dhe djepave.

LIRIKA FILOZOFIKENë lirika filozofike ai trajton çështje të përgjithshme të jetës e të botës.

Ndër më të realizuarat janë:

"Burrnia“

"Kataklizmi i rruzullimit“

"Një lule vjeshtet“

"Gurrave të Jordanit"

Page 9: Mrizi i Zanave

Burrnia

Në poezinë "Burrnia" me një

plastikë të përsosur, me një ndërtim të saktë klasik, ndeshen jeta dhe vdekja. Epërsia apsolute është në anën e vdekjes, e cila

zotëron çdo mjet për ta asgjësuar

bukurinë fizike të natyrës dhe të

njeriut.

Katalikizmi i

rruzullimitNë të kundërtën lirika

"Katalikizmi i rruzullimit", ndonëse

ka thelb filozofik, fillesën dhe misionin e

ka të natyrës etike, morale. Në emër të së mirës së përdhosur, të së bukurës së shkelur,

ai nxit gjithë forcat kaotike, me qëllim që

të rivendosë harmoninë mes

përbërësve të rruzullit dhe, njëkohësisht në

harmoni gjithë rruzullin në Gjithësi.

Nji lule vjeshtet

Në poezinë "Nji lule vjeshtet", me njëmbëdhjetërrokësha të

bardhë, poeti ankohet për vdekjen, ngrihet në mbrojtje të idealit të së bukurës, së mirës,

së dobishmes.

Gurrave të Jordanit

Në odën "Gurrave të Jordanit" në strofa safike ai e përjeton me

dhembje të kaluarën që vete e nuk kthehet më, por mbresën, ia ka lënë

të pashlyeshme njerëzimit, si vetë rrjedha e ujit që, ndonëse është e

përjetshme, sipas dukjes, në të vërtetë rinohet, ndërron paprerë.

Page 10: Mrizi i Zanave

LIRIKAT E BUTANdër lirikat e buta shquhen:

"Mbi vorr t'Anton Xanonit" që i afrohet lirikës së llojit intim të

shoqërisë e miqësisë për nga fryma e qortimit, e

lavdërimit, e mirëkuptimit mes heroit lirik dhe bashkëbiseduesit.

Lirikë e mallit universal, për atdheun, nënën,

mjediset intime, vatrën familjare, fëmijërinë e

rininë është "I dëbuemi".

Permbledhja “Mrizi i Zanave” permbyllet me poezine “Lulja e vyshkur”, nje krijim poetik me shume vlera, por qe ka vene ne dileme kritiken letrare nese:

kjo poezi eshte filozofike, meditative apo poezi dashurie.

Por me se shumti diskutohet si poezi filozofike.

Nepermjet kesaj poezie pasqyrohen raportet mes qiellit dhe tokes, jetes dhe vdekjes. Ketu kemi tri

shkalle te kohes: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.

Motivi eshte harrimi, si te denohet harrimi dhe medikamenti me

sherues eshte puna. Njeriu lind, jeton dhe vdes, mirepo puna ose vepra vazhdon edhe pas vdekjes.

Kjo eshte porosia e poezise.

Page 11: Mrizi i Zanave

LIRIKA E DASHURISE?Tek Fishta, ashtu si te gjithe poetet e tjere te veshur me petkun e klerikut eshte e

dallueshme mungesa e lirikes se dashurise. Me gjithe ndalesat qe nenkupton feja, atyre nuk u mohohet e drejta per te pasqyruar te bukuren ne jete, qe shfaqet se pari ne

hijeshine vajzerore.

Edhe te Fishta, si ne te gjithe poetet e tjere te ketij grupi, elementi lirik shfaqet ne portretizimin qe ai, si nje mjeshter i

madh, u ben zanave dhe shtojzovalleve, te pikturuara si vajzat me te bukura. Te Tringa, bukuria fizike gershetohet dhe

shkrihet me ate morale, te gjitha peizazhet e gjalla dhe te mrekullueshme

te pikturuara si mjedise hyjnore, jane krijuar enkas per dashurine dhe triumfin

e saj.