16
Muri I Berlinit, Simboli I Luftes se Ftohte

Muri i berlinit,

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Muri i berlinit,

Muri I Berlinit,Simboli I Luftes se Ftohte

Page 2: Muri i berlinit,

Legjenda dhe Historia

• Ndodhi më 9 nëntor 1989, më shumë se 28 vjet pasi hodhi themelet, më13 gusht 1961. Në historiografinë botërore e shkencat politike, tashmë kahyrë si një nocion specifik e shumë i famshëm: Muri i Berlinit. Ata që e rrëzuan hynë në histori, por duket se protagonistët ishin më të shumtë se ç’mendohet. Pikësëpari, vetë populli gjerman. Paradoksalisht ndërtimi i tij, që deri në atë kohë, përbënte padyshim njërën nga ngjarjet më të mëdha(gjithsesi, në terma negativë) historike të shekullit të kaluar për mbarënjerëzimin, u fokusua nga rrëzimi i tij, ngjarje që ia zuri menjëherë vendin e u kthye në mit. Ish-kancelari Helmut Kohl në librin e tij më të ri me kujtime, thotë se ishte kolapsi ekonomik që e detyroi Gorbaçovin t’i bënte mirëhesapet e t’u hapte rrugë reformave që çuan në fund edhe në rrëzimin e murit.

Page 3: Muri i berlinit,

Dikush tjetër thotë se ishin milionat e markave gjermano-perëndimore të derdhura në kontot e Kremlinit. Shumëkush

thotë se ishin padyshim konstelacionet e reja politike botërore, pikësëpari këmbëngulja e SHBA-së, e dikush tjetër mendon se ishte dëshira mbarëpopullore, disidenca e deri te roli i kishaveqë kishin arritur të kryenin një lloj “pjekjeje”, një ndërgjegjësim

kolektiv drejt lirisë, që do ta çonte regjimin e vjetërpashmangshmërisht në atë hulli. Shumëkush, me apo pa dashje, harron kontributet e atyre që dhanë edhe jetën për të kaluar në

botën e lirë, duke lënë pas një mesazh të fortë për ish-gjermanolindorët. Por ndoshta, mund të jenë edhe të gjitha

arsyet së bashku. Ndërkohë, gjermanët prej shumë vitesh flasinedhe për “gabime” në procesin e ribashkimit gjerman.

Sidoqoftë, në brendësi të shpirtit të tyre, ata duket se jo vetëmqë s’janë penduar, por vijojnë ta shohin “rrëzimin” si aktin më

madhor e më të lumtur në historinë e tyre

Page 4: Muri i berlinit,

Muri I Berlinit

• Muri i Berlinit (gjermanisht Berliner Mauer) ishte njebarriere e ndertuar nga republika demokratike e Gjermanise.U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërruamë 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanëmbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveriakomuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëvenga blloku lindor në Perëndim. Ishte një barrierë prejbetoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlininduke e ndarë më dysh për 28 vjet. Në të bënin pjesëdhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe tëfamshmen "Pikëkalimi Çarli". Konsiderohej si linja e hekurtmidis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftëssë ftohtë.

Page 5: Muri i berlinit,

Ku nis historia?

• Në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në maj të vitit 1945, Gjermania, duke u bazuar në vendimet e marra në Konferencën e Jaltës, u nda në katër “zonapushtimi”, që duhet të kontrolloheshin nga katër fuqitë aleate: SHBA-ja, BashkimiSovjetik, Britania e Madhe dhe Franca. Në mënyrë analoge, u vendos që Berlini, siish-kryeqyteti i Rajhut të mundur gjerman, të ndahej gjithashtu në katër zona. Nëvitin 1948, nuk do të vononte të vinte sinjali i parë i madh i rrezikut komunist kurBerlini Perëndimor iu nënshtrua bllokadës staliniste, e cila, gjithsesi, u përballua me sukses falë ndihmës amerikane pas lënies së lirë të korridorit ajror. Në vitin 1949, u themelua (fillimisht e ndarë në tri zona) Republika Federale Gjermane, dhe në Lindje, si reagim ndaj këtij hapi, u themelua në zonën sovjetike të pushtimit, një shtet i ri me emrin: Republika Demokratike Gjermane. Mes RDGJ-së e RFGJ-së, fillimisht në kufi u vendosën vetëm ushtarë apo policë të kontrollit kufitar, dhe më pas nga ana e RDGJ-së u ndërtuan me mijëra kilometra klone me tela me gjemba. Formalisht, Berlinigëzonte statusin e veçantë të një zone të demilitarizuar deri në atë kohë, të ndarë nëkatër sektorë, dhe ishte i pavarur nga të dyja shtetet gjermane, gjë e cila në praktikë, sigurisht, nuk duket se zuri vend kurrë. Thellimi i krizës që po sillte me vete Lufta e Ftohtë, frika për kryengritje popullore masive si ajo e 17 qershorit 1953 në RDGJ, embargoja ndaj bllokut lindor, lufta permanente diplomatike e ndërsjellë dhekërcënimet e shumta e të shpeshta për të nisur një luftë të re, sollën edhe forcimin e madje hermetizmin e kufijve të RDGJ-së.

Page 6: Muri i berlinit,

“Arsyet” e vendimit për të ngriturmurin

• Qysh nga themelimi i RDGJ-së e deri në momentin që akoma nuk ishtendërtuar muri, numri i qytetarëve të saj që arratiseshin drejt RFGJ-së po njihtevetëm rritje. Duke ia nisur nga viti 1952, kufiri i brendshëm mes RDGJ-së dheRFGJ-së, ishte siguruar vazhdimisht me gardhe e tela me gjemba: ishte ngriturndërkohë një zonë e gjerë ndalimi (sigurie) prej pesë kilometrash, që nukmund të kalohej pa leje të posaçme. Deri në kufi, kishte gjithashtu një rripsigurie 500 metra të gjatë, pas të cilit (tani vinte kufiri) ishte ngritur një rriptjetër më i fortë kontrolli prej dhjetë metrash. Ndërkohë, si një paradoks i vërtetë, qëndronte akoma hapur zona e sektorëve mes Lindjes e Perëndimitnë Berlin, që sipas marrëveshjes nuk i nënshtrohej kontrollit, pasi ishte e lirëpër të katër fuqitë dhe banorët e Berlinit. Mes viteve 1949–1961, kjo e çarëshkaktoi largimin e një mase shumë të madhe njerëzish, që vlerësohet të ketëkapur shifrën e rreth 2,6 milionë personave, të cilët po linin kështu RDGJ-nëpër një jetë më të mirë në RFGJ

Page 7: Muri i berlinit,

• . Kështu, vetëm në dy javët e para të gushtit 1961, u larguan prej BerlinitLindor 47 433 vetë. Përveç tyre, për shumë polakë e çekë, kufiri mesBerlinit Lindor e atij Perëndimor ishte bërë ndërkohë vërtet “Porta për nëParajsë”. Rreth 50 000 qytetarë të Berlinit Lindor punonin asokohe nëpjesën perëndimore të qytetit dhe duhej të kalonin përditë në rrugët e linjat e qarkullimit publik që lidhnin akoma dy pjesët e tij. Por paradoksiështë se atyre u leverdiste të punonin në Perëndim e të jetonin në Lindje, (ia vlen të kujtojmë këtu se niveli i këmbimit mes markës gjermano-perëndimore e asaj lindore, shpesh arrinte raportin 4/1). Kështu ndodhteqë ky kontingjent të favorizuarish, ta bënte përditë këtë itinerar e të mosmendonte për arrati të përhershme në Perëndim, siç vepronin shumë tëtjerë. Më 4 gusht 1961, grupimit të njerëzve që përmendëm më sipër iundalua me anë të një urdhri të posaçëm nga autoritet e RDGJ-së, të kaloninpa u regjistruar dhe gjithashtu u detyruan të paguanin në të ardhmenqiratë e kostot e jetesës së tyre në marka perëndimore (DM). Por qysh parafillimit të ndërtimit të murit, Policia Popullore kontrollonte në pjesënlindore të Berlinit, në mënyrë intensive, rrugët e mjetet e qarkullimit që tëçonin në perëndim, për të dyshuar për arrati dhe gjithashtu edhe përkontrabandistë.

Page 8: Muri i berlinit,

Ndërtimi i murit

• Plani për ndërtimin e murit në Berlin ishte një sekret shtetëror përregjimin e RDGJ-së. Muri nisi të ndërtohej pas urdhrit të kryesisë politiketë SED-it (Partisë së Socialistëve të Bashkuar të RDGJ-së) nën vëzhgimin e rreptë e mbikëqyrjen e forcave të Policisë e Ushtrisë (NationaleVolksarmee) nga punëtorë të ndërtimit, pavarësisht deklaratës së bërëafro dy muaj më parë nga sekretari i parë i partisë-shtet, Walter Ulbricht, në një konferencë ndërkombëtare për shtyp në Berlinin Lindor më 15 qershor 1961, i cili pas pyetjes së bërë nga një gazetare e huaj (në faktgjermanoperëndimorja Annamarie Doherr), për ndarjen e qytetit, iupërgjigj tekstualisht kështu: “Unë e kuptoj kështu pyetjen Tuaj: se ka njerëznë RFGJ që dëshirojnë që ne të mobilizojmë punëtorët e ndërtimit tëkryeqytetit të RDGJ-së, për të ngritur një mur. Mesa di unë, nuk ekzistonndonjë ide e tillë, e punëtorët e ndërtimit në kryeqytetin e RDGJ-së, kryesisht merren me ndërtimin e ndërtesave për banim, e po përpiqen tëpërmbushin më së miri synimin që i kanë caktuar vetes. Askush nukkandërmend të ngrejë një mur!”.

Page 9: Muri i berlinit,
Page 10: Muri i berlinit,

Reagimet e aleatëve e të gjermano-perëndimorëve

• Konrad Adenauer bëri thirrje në të njëjtën ditë me anë të radios, qëpopullsia të ruante qetësinë dhe iu bashkua një qëndrimi relativishttë butë, konform qëndrimeve zyrtare të fuqive aleate, të cilat duketse ishin plotësisht të papërgatitura për një hap të tillë ngasovjetikët. Vetëm kryebashkiaku i Berlinit asokohe, Willy Brandt, i cili më pas do të bëhej një ndër politikanët më të famshëm në vend, mundi të protestonte në mënyrë energjike ndaj këtij akti, porgjithsesi, pa sukses, sepse tashmë fati ishte vulosur. Reagimet e aleatëve nga ana tjetër, në fakt ishin shumë të vonuara: u deshën20 orë pas fillimit të ndërtimit të murit, që forcat ushtarake të tyretë shfaqnin një prezencë serioze në vendkomandat e postblloqetpërballë trupave sovjetike. Dhe do të duheshin gjithashtu, 72 orë qëprotesta diplomatike zyrtare e aleatëve të mbërrinte në Moskë.

Page 11: Muri i berlinit,

Renia e Murit

• Muri i Berlinit ra në natën e 9 nëntorit duke u gdhirë e premte 10 nëntor 1989, pas më shumë se 28 vjetësh ekzistencë. Për rënien e murit, asokohe kontribuan – përveç situatës së nderë ekonomike e politike dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë (si Perestrojka, afrimii qëndrimeve mes SHBA-së e BS-së, si dhe prag-rrënimi i vetë BS) –më parë edhe demonstratat masive të popullsisë së RDGJ-së, e cilakërkonte më shumë liri e të drejta, në kuadër të reformavedemokratizuese që kishin nisur ndërkohë në Bashkimin Sovjetik, e që ishin parë me skepticizëm nga udhëheqja kryeneçegjermanolindore. Kështu, mijëra nënshtetas të RDGJ-së nisënrrugëtimin e tyre drejt perëndimit, duke shkelur më parë nëterritoret e ambasadave të RFGJ-së në Pragë e Varshavë, e më pas edhe nëpërmjet territorit të Hungarisë e Çekosllovakisë, të cilatasokohe në këtë aspekt kishin qenë më liberale e kishin lënë të lirëkufijtë ndarës me shtetet perendimore.

Page 12: Muri i berlinit,

• .Pas disa zhvillimesh të tjera dhe një projektligji të hartuar ngaqeveria e RDGJ-së për moskufizimin e lirisë së lëvizjes, më datë 9 nëntor, një konferencë për shtyp me anëtarin e Byrosë Politike, Gunter Shabovski në Berlinin Lindor, e cila transmetohej edhe ngatelevizioni shtetëror i RDGJ-së, dhe ku merrnin pjesë edhe gazetarëtë huaj, u bë në një farë mënyre edhe shkak për rrëzimin (ndoshta tëparakohshëm) të murit. Kjo, pasi Shabovski nuk ishte i mirinformuarpër përpunimet që po i bëheshin këtij projektligji dhe kur u pyet nganjë gazetar i huaj ( konkretisht: Ricardo Ehrmann nga agjencia italianee lajmeve ANSA) se kur hyn në fuqi ky ligj, ai iu përgjigj, ndërsashikonte si i hutuar në fletët që i ishin dhënë për të lexuar: “Mesa mërezulton mua, ky ligj hyn në fuqi qysh tani, menjëherë”.Pas lajmeve tëagjencive të ndryshme e stacioneve televizive gjermanoperëndimoreqë kishin dalë me tituj bombastikë si: “Muri është i hapur!” etj., tëpërafërta me të, me mijëra qytetarë të Berlinit Lindor vërshuankësisoj në vendkalimet kufitare pranë murit dhe kërkuan hapjen e tij. Në këtë kohë, “në mbrojtje” të murit nuk ishin më as trupat e kufirite as nëpunësit e kontrollit të pasaportave, të shoqëruar nga anëtarëte njësive të veçanta të STASI-t.

Page 13: Muri i berlinit,

• Të gjendur kështu pa urdhra konkrete e udhëzime nga lart, ata nëpunës tëpaktë që ishin në postet e duhura, sigurisht, të hutuar e të frikësuar edhenga presioni i masës së njerëzve që sa vinte e shtohej, ndërsa ora poshënonte pak minuta para 23:00, një vendkalim çahet në rrugën“Bornholm” në Berlin, e më pas, po në atë mënyrë u hapën dhe shtigjet e tjera të lira, jo vetëm në pjesën e murit, por edhe në pika të ndryshme nëkufirin gjermano-gjerman. Gjatë kësaj mbrëmje, ndërsa kishte kaluartashmë mesnata, shumëkush e kishte parë “live” në televizor hapjen e murit e kështu që dolën nga shtëpitë e vërshuan rrugëve të Berlinit nga tëdyja anët e tij. Turma e madhe e njerëzve, ndërsa ishte duke gdhirë tashmëdata 10 nëntor 1989, në orën dhjetë të mëngjesit u grumbullua më nëqendër, pasi nata gjithsesi sikur “e kishte vënë në gjumë” hapjen e murit. Shtetasit e RDGJ-së u pritën në këtë mënyrë me lot në sy e krahëhapur ngavëllezërit e tyre në Berlinin Perëndimor. Nga euforia e përftuar tashmë, edhe gjermanët e pjesës perëndimore të Berlinit, filluan të godisnin e shkatërronin me mjete të forta murin. Kur lajmi për hapjen e murit u bë i njohur tashmë zyrtarisht, dhe Bundestagu në Bon ndërpreu mbledhjen e tijtë planifikuar për buxhetin. Deputetët e tij u ngritën në këmbë dhe ashtuspontanisht nisën të këndojnë himnin kombëtar.

Page 14: Muri i berlinit,

Struktura e murit

• Raporti i STASIt 1989 Ashtu sikurse edhe pjesë të tjera të kufirit gjermano-gjerman, edhe muri ishte i mirëkontrolluar e mbrojtur në mënyrën më tësigurt, për ta bërë kështu sa më të vështirë depërtimin e atyre që donin tëarratiseshin. Ai ishte i pajisur me një sistem të tërë sigurie me klone me tela me gjemba, gropa, pengesa me tanke, pika kontrolli dhe kullavëzhgimi. Në dispozicion të murit ishin vënë, sipas një raporti në vitin1989, rreth 1000 qen të stërvitur. Ky sistem sigurie u përmirësua(ashpërsua) edhe më shumë me kalimin e viteve. Objektet e shtëpitë qëndodheshin rastësisht në territorin pranë murit u hodhën në erë për tëpasur kështu një fushëpamje sa më të qartë, e banorët e tyre u shpërngulën. Sipas një raporti të Ministrisë së Sigurimit të Shtetit (STASI), në pranverë të vitit 1989, të dhënat për murin rezultonin si më poshtë.

Page 15: Muri i berlinit,

• Gjatësia e murit:

• 41,91 km mur-kufi, 75 prej të cilave me një lartësi prej 3,60 m

• Gjatësia e klonit metalik:

• 68,42 km me lartësi 2,90 m si një paramur mbrojtës

• Gjatësia e rrugës së ndriçuar përreth murit:

• 161 km

• Gjatësia e klonit sinjalizues:

• 113,85 km

• Kulla vëzhgimi (rojash):

• 186

Page 16: Muri i berlinit,