14
NDOTJA E MJEDISIT NË SHQIPËRI Punoi : Viola Xhafa 12-c

Ndotjaemjedisit ne shqipri

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ndotjaemjedisit ne shqipri

NDOTJA E MJEDISIT NË SHQIPËRI

Punoi : Viola Xhafa12-c

Page 2: Ndotjaemjedisit ne shqipri

Qëndrimi dhe sjellja e njerëzve,ligjet rregullat proceduriale ,edukimi mjedisor këto janë ato që duhet të ndryshojnë gjatë 10 viteve të ardhshëm nëse duam që vëtetë të shohim përmirësime reale të mjedisit tonë .Procesi i përgatitjes për hyrjen në BE do të krijojë më shumë presion mbi shqipëtarët që ligjet dhe procedurat mjedisore ti sjellin ne standartet europiane .Nuk bëhet fjalë vetëm për zevëndesimin e ligjeve Shqiptare me ligjet Europiane të krijuara për vendet e Europës Perëndimore .Bëhet fjalë për përshtatjen e këtyre ligjeve në kontekstin shqipëtar që ato mund te implementohen praktikisht nga shqipëtarët .Ky proces quhet pëeafrim i ligjeve shqipëtare me Aquis Comunitaire dhe është me rëndësi themelorë që ndërsa ky proces vazhdon të gjitha grupet e interesuara të konsultohen nga organet qeveritare përgjegjëse për këtë përafrim në mënyrë të tillë që këto ligje të jenë praktike dhe te zbatueshme nga autoritetet shqiptare dhe nga grupet e interesuara si :

Koha e ndryshimeve mjedisore nga 2006 ne

2016

Page 3: Ndotjaemjedisit ne shqipri

-Organizatat dhqiptare të biznesit -Autoritetet arsimore-Autoritetet shëndetësore-Përfaqsuesit ligjorë -Ekonomistë-Kryetarët e bashkive dhe komunave-Përfaqsues te bashkive dhe komunave -Përfaqsues të ministrive përkatëse

Page 4: Ndotjaemjedisit ne shqipri

KOMUNIKIM MË I MIRË MJEDISOR-KUSH MUND TË NDIHMOJË ? C’FARË DUHET BËRË ?

Informacioni mjedisor nga njësitë përgjegjëse qeveritare institutet dhe agjensitë si dhe nga OJQ mjedisore dhe organizatat duhet të jenë ne dispozicion të publikut .Duhet të kërkohen mendimet e njerëzve mbi cështjet mjedisore si dhe të realizohet konsultimi me publikun mbi zhvillimetnë komunitetet e tyre sic kërkohet në ligj .-Ka shumë pak inf. Mjedisor ne dispozicion në nivel vendor dhe akoma më pak në një format të përshtatshëm për përdoruesit.-Media nuk mbulon shumë cështje mjedisore , dhe ebën vetëm nëse ka një krizë .-Njerëzit Janë të interesuar të dinë më shumë mbi cilësinë e ajrit që thithin , ujit që pinë , ushqimit që hanë dhe të ujit me të cilin lahen .-Nevojat për tregun e punës nuk janë marrë parasysh .Nuk ka shumë kurse që lidhen me mjedisin në nivele të larta arsimore.-Ka një mungesë njerëzish të kualifikuar që të menaxhojnë planifikimin mjedisor , dhenien e lejeve , monitorimin ,etj.

Page 5: Ndotjaemjedisit ne shqipri

C’DUHET TË BËJME PËR TË PËRMIRËSUAR MJEDISIN KU JETOJMË!

1.Mos hidh mbetëurina në rrugë ,nga dritaret e makinave ,apo në lumenj .Mos hidhni kudo qeset me mbeturina .

2.Ankohuni tek përfaqsuesit tuaj lokalë nëse grumbullimi I mbeturinave në zonën tuaj nuk është I përshtatshëm .

3.Prindërit mund te edukojnë femijët e tyre mbi rëndësinë e mjedisit ,por edhe fëmijët mund të edukojnë prindërit e tyre nëse ata marrin njohuri të reja.

4.Ndani mbeturinat tuaja ,sidomos kanacet e aluminit ,qeset dhe shishet plastike.

5.Bëni vend për një investim fillestar në biznesin tuajqë të garantojë një standart më të laërtë shëebimesh ne rrugën e standarteve europiane .

Page 6: Ndotjaemjedisit ne shqipri

6.Kontrollojeni shpesh makinën .Motori I makinës suaj do të punojë me më efektivitet dhe më ekonomisht dhe do të ndotë më pak ajrin .

7.Kur mbushni makinën me nafte blini tipin Euro ose D2 , dhe jo atë më të lirën që ndot më shumë .

8.Kur ndërroni makinë merrni një nga ato qqë përdorin benzinë , naftë ose plumb.

9.mos prisni pemët dhe nëse është e mundur mbillni pemë në bashkësinë tuaj.

10.Investoni ne panele diellore pë rte ngrohur ujin në shtëpitë tuaja ,pas investimit fillestar ,numri i madh i ditëve me diell në Shqipëri bën të vetën –do të ulë ndjeshëm faturat e dritave dhe shpejt ju do të keni përfitime nga investimi I bërë.

Page 7: Ndotjaemjedisit ne shqipri

MËNYRA QË MUND TË NDIHMOJNË NË PËRMIRSIMIN E EDUKIMIT MJEDISOR NË SHQIPËRI

1.Të arrihet njohja e temave mjedisore në të 6 lendët mësimore në kurrikulën aktuale që po zbatohet në nivelin para-universitar, kështu që studimet mbi mjedisin bëhen më shumë pjesë e kurrikulës sesa vetëm aktivitet ekstra kurrikular .2.Të krijohet mundesi për të trajnuar mësuesit mbi cështjet mjedisore dhe se si ata mund t’ua mësojnë këtë nxënësve.3.Kordinim i aktiviteteve te donatorëve duke dhënë ndihme për nxitjen e edukimit mjedisor ku fëmijët mësojnë nga fëmija për mjedisin ,dhe duke i ndihmuar fëmijët për të përzgjedhur temat për të studiuar dhe për të organizuar projektet e tyre mjedisore4.Prodhimi i një pakete të plotë mjedisore ,module trainimi për mësuesit dhe për projektet lokale për te inkurajuar shkollat që përfshijnë edukim mjedisor.5.MMPAU duhet të punojë me bashkësitë dhe OJF-të për t’ju siguruar atyre inf. Dhe për ti mbështetur në projektet e përbashkëta që do të zhvillojë Komuniteti i Mjedisit me shkollat.6.Universitetet të mbajnë lidhe dhe të punojnë me grupet e interesit ,në mënyrë të tillë që kurset që krijohen të plotësojnë nëvojat e tregut të punës dhe të plotësohet hapësira q ka krijuar mungesa aktuale e të diplomuarve me kualifikime në mjedis.

Page 8: Ndotjaemjedisit ne shqipri

UJËSJELLSAT DHE KANALIZIMET Shqipëria ka mjaft burime ujore dhe

karakterizohet nga një sasi e madhe reshjesh .Një sërë kumenjsh rrjedhin përmes vendit dhe derdhen në detin Adriatik. Kapacitetii ujërave të Shqipërisë vlerësohet rreth 40 miliardë metra kub në vit , e barabartë me rreth 13.000 metra kub për njeri , që është rreth 100 herë më e madhe sec kërkohet aktualisht për përdorim publik.përvec ujërave te bollshme në lumenj shumica e ujërave për përdorim publik vjen nga puset e shpuara në rezervat ujor në toke.rreth 70% e ujërave publikë vjen nga ky burim .Arsyet për këtë janë ekonomike që konsistojnë në atë që puset mund të ndërtohen relativisht me para . Për më tepër cilësia e ujit është në përgjithësi më e mirë nga ujërat sipërfaqsorë si pasojë e efektit të filtrimit natyror nga akuiferet.

Page 9: Ndotjaemjedisit ne shqipri

OBJEKTIVAT E SHQIPËRISË PËR UJËRAT DHE KANALIZIMET

Një sfidë kryesore e vendeve në zhvillime sipër është përparësia që i jepet furnizimit me ujë dhe kanalizimeve . Këto përparësi janë kryesore për shëndetin e mirë , mund të sjellin përfitime ekonomike dhe janë thelbësore për respektimin e vlerave njerëzore bazë .Uji i pishëm dhe kanalizimi bazë janë të një rëndësie të vecantë për ruajtjen e shëndetit të njeriut sidomos të fëmijëve .Sëmndjet që kanë lidhje me ujin janë shkaqet më të zakonshme për sëmundje dhe vdekjë për njerëzit në varfëri.Një analizë e OBSH-së gjeti që arritja e synimit gjithashtu mund të sjellë përfitime ekonomike , përmes uljes së kostos së kujdesit mbi shëndetin dhe ditëve të humbura me raport shëndetësor .

Page 10: Ndotjaemjedisit ne shqipri

PASTRIMI I UJIT

Ujërat e lumenjve kur përdoren për furnizim publik me ujë kërkojnë process trajtimi për të hequr lëndë të ngurta dhe organike Për ti hequr këto kërkohen procese filtrimi për ta bërë ujin të pishëm.Kjo rritje e pranisë së nitrateve dhe anoneve në ujë si dhe nndotje nga mikroorganizma do të kërkonte nje proces trajni sigurta mi për përpunimin dhe largimin e tyre. Gjithë ujrat për përdorim publik duhet të bëhen te sigurta duke i dezinfektuar ato.

Page 11: Ndotjaemjedisit ne shqipri

MENAXHIMI I UJIT

Në sisteme të zhvilluara uji shpërndahet përmes një rrjeti tubacionesh nga burimi deri në premisat e konsumatorit. Furnizimet shpesh janë të parregullta si pasojë e ndërprerjeve të energjisë elektrike të tubacioneve të papërshtatshme dhe të humbjeve në sistem Infarstruktura që mbështet rrejtin është e vjetër , e keqe dhe ka shumë nëvojë për përmirësime.Humbjet në rrjet janë të mëdha dhe vetëm 50% e ujit arrin tek konsumatorët.Sistemet hidraulike të familjeve gjithashtu nuk janë të mirëmbajtura pasi nuk ka nxitje për konsumatorët që kursejnë ujin.

Page 12: Ndotjaemjedisit ne shqipri

IMPIANTI PËR TRAJTIMIN E UJRAVE TË ZEZA

Kjo sjell përfitime për zonat bregdetare që në vecanti përfashijnë:-Ndikim pozitiv mbi shëndetin publik përmes uljes së shkallës së sëmundjeve që vijnë nga uji.-Mbrojtje të biodiversitetit të ekosistemeve detare dhe bregdetare.-Përmirësim të habitatit për llojet e rrezikuara dhe për kafshët.-Restaurimi i kënetave të përmbytura e të ndotura nga ujërat e zeza të pa trajtuara;-Rritje të vlerës së pasurisë së patundshme-Krijohen habitate të reja për florën dhe faunen -Operime dhe mirëmbajtje e thjeshtë -Tarifa të ulëta operimi -Tolerancë të mirë ndaj ndotjeve dhe substancave toksike

Page 13: Ndotjaemjedisit ne shqipri

ZGJIDHJET *Burimet ujore nuk janë të pafund.Është e nevojshme që

këto burime të menaxhohen në mënyrë që të ketë në dispozicion sasi të mjaftueshme uji me cilësi të lartë për të plotësuar të gjitha nevojat.Masat e përfshira në SKM për të maksimizuar efiçencën e përdorimit të ujit dhe për të menaxhuar burimet ujore nëpërmjet planeve për menaxhimin e lumenjve do të sigurojnë mundësinë që të gjithë të kenë ujë në dispozicion .

*Instalimet industriale gjithashtu janë duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme.Masat e prezantuara në SKM do të cojnë në reduktimin gradul dhe të përballueshëm të ndotjeve të shkaktuara nga burimet industriale.

*Zhvillime te rëndësishme në sektorin e bujqësisë priten të ndodhin në vitet në vazhdim .Dukeparaqitur një kod të praktikave të mira bujqësore dhe duke ju siguruar fermerëve këshilla mbi praktikat më të mira ,do të minimizohen ndikimet e kundërta në mjedisin ujor të clat lindin si rezultat i praktikave bujqësore joefiçiente .

*Ndotjet e shkaktuara nga vendet e ndotura ,të tilla si fabrikat e braktisura dhe uzinat industriale vazhdojnë të ndotin si ujrat nëntokësore dhe ato sipërfaqësore.Implementimi i programeve rehabilituese të tilla që të jenë realiste dhe të përballueshme do të rezultojnë me zhdukjen e ketij problemi.

*Përmirësimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore do të rezultojë me reduktimin e kostove të trajnimit ,si për industrinë dhe për shërbimet publike.

Page 14: Ndotjaemjedisit ne shqipri

*Praktikat e dobta të kontrollit të shpërndarjes së mbetjeve cojnë në atë që mbeturinat dhe ndotjet arrijnë të ndosin rrjedhjen e ujërave dhe ujërat sipërfaqësore .Përmirësimet në menaxhimin e mbetjeve do eleminojnë këto probleme në sajë të një kostoje minimale.*Mbrojtja e ujërave nëntokësore është shumë e rëndësishme për minimizimin e rrezikut të ndotjes së ujit të pijshëm. Krijimi i zonave të mbrojtura të ujërave nëntokësore do të kontrollojë këtë rrezik dhe do mënjanojë shpenzimet e mëdha për rehabilitimin e ujërave nëntokësore .*Monitorimi i cilësisë së ujërave është i nevojshëm për tu siguruar që janë përmbushur standardet dhe janë marrë vendimet e duhura për të mbrojtur ujërat. Rezultatet e monitorimit mbi cilësinë e ujërave në Shqipëri , do të publikohen dhe do bëhen të njohura për publikun , industrinë dhe për sektorin e turizmit.      -