1
#NeNukJemiDakord Nisma Thurje Web: www.thurje.org Nisma #Thurje Rr. Sulejman Delvina , Pallatet Moskat, Shk.8 Ap. 58 [email protected] Z. Minister Nisma Thurje gjatë këtyre dy ditëve, marrë shkas nga ngjarja tragjike që I mori jetën Artistit të mirënjohur Florian Kondi, ka zhvilluar një komunikim të gjallë me qindra qytetarë të cilët ndien të tronditur nga ky rast. Ajo që kemi konstatuar në masë, është mungesa totale e besimit që qytetarët shqiptarë kanë tek shërbimi I urgjencës. Nga eksperiencat e hidhura të qytetarëve konstatohet se ky shërbim ka mangësi të mëdha në: Përgjegjshmëri, Cilësi, korrektësi, profesionalizëm dhe për rrjedhojë efektshmëri. Janë të shumta rastet që këto vite janë konstatuar dhe me qindra te tjera të padenoncuara, me humbje tragjike jete të njerëzve të të gjitha moshave, si rrjedhoje e sa më sipër. Për të gjithë ne kjo situatë është e papranueshme. Mund të tolerojmë gjithcka por jo humbjen e panevojshme të jetës së njeriut. E kemi lexuar me kujdes ligjin per urgjencat si edhe projekt buxhetin për vitin 2015 dhe e dimë që janë parashikuar një sërë masash që synojnë përmirësimin, por këto nuk I japin zgjidhje thelbit të problemit. Prandaj sipas konsultimeve me qytetarët kërkojmë sa më poshtë: 1. Të marrë fund kultura e pandëshkueshmërisë. Shkelja e protokolleve dhe etikës profesionale të trajtohen me ashpërsinë më të madhe. 2. Të marrë fund punësimi I militantëve joprofesionistë në shërbimin mjeksor. Kjo praktikë përvecse u rrjep paratë qytetarëve po u merr atyre edhe jetën. 3. Të shtohet numri I specializantëve për urgjencat. Të marrë fund loja me specializimet, ku nuk fiton më I afti por me I pasuri. 4. Të hartohen sa më parë të gjitha protokollet sipas kërkesave të ligjit për shërbimin e urgjencës. 5. Të unifikohet numri I urgjencës dhe të mundësohet rregjistrimi I të gjitha telefonatave. 6. Deri në përmirësimin e këtyre kushteve, të shikohet edhe mundësia e outsourcing të shërbimeve të urgjencës që të mos kemi raste të tjera tragjedish. Nisma Thurje do të monitorojë me profesionistët e vetë ecurinë e kësaj problematike jetike dhe do të na keni përballë si një zë të fuqishëm që konstaton problemet dhe propozon zgjidhjet bazuar në komunukimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

Leter ministrit te shendetesise

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Leter ministrit te shendetesise

#NeNukJemiDakord Nisma Thurje Web: www.thurje.org

Nisma #Thurje Rr. Sulejman Delvina , Pallatet Moskat, Shk.8 Ap. 58 [email protected]

Z. Minister

Nisma Thurje gjatë këtyre dy ditëve, marrë shkas nga ngjarja tragjike që I mori

jetën Artistit të mirënjohur Florian Kondi, ka zhvilluar një komunikim të gjallë

me qindra qytetarë të cilët ndien të tronditur nga ky rast.

Ajo që kemi konstatuar në masë, është mungesa totale e besimit që qytetarët

shqiptarë kanë tek shërbimi I urgjencës. Nga eksperiencat e hidhura të

qytetarëve konstatohet se ky shërbim ka mangësi të mëdha në:

Përgjegjshmëri, Cilësi, korrektësi, profesionalizëm dhe për rrjedhojë

efektshmëri.

Janë të shumta rastet që këto vite janë konstatuar dhe me qindra te tjera të

padenoncuara, me humbje tragjike jete të njerëzve të të gjitha moshave, si

rrjedhoje e sa më sipër. Për të gjithë ne kjo situatë është e papranueshme. Mund

të tolerojmë gjithcka por jo humbjen e panevojshme të jetës së njeriut.

E kemi lexuar me kujdes ligjin per urgjencat si edhe projekt buxhetin për vitin

2015 dhe e dimë që janë parashikuar një sërë masash që synojnë përmirësimin,

por këto nuk I japin zgjidhje thelbit të problemit. Prandaj sipas konsultimeve

me qytetarët kërkojmë sa më poshtë:

1. Të marrë fund kultura e pandëshkueshmërisë. Shkelja e protokolleve

dhe etikës profesionale të trajtohen me ashpërsinë më të madhe.

2. Të marrë fund punësimi I militantëve joprofesionistë në shërbimin mjeksor. Kjo praktikë përvecse u rrjep paratë qytetarëve po u merr atyre

edhe jetën.

3. Të shtohet numri I specializantëve për urgjencat. Të marrë fund loja me

specializimet, ku nuk fiton më I afti por me I pasuri.

4. Të hartohen sa më parë të gjitha protokollet sipas kërkesave të ligjit për

shërbimin e urgjencës.

5. Të unifikohet numri I urgjencës dhe të mundësohet rregjistrimi I të

gjitha telefonatave.

6. Deri në përmirësimin e këtyre kushteve, të shikohet edhe mundësia e

outsourcing të shërbimeve të urgjencës që të mos kemi raste të tjera

tragjedish.

Nisma Thurje do të monitorojë me profesionistët e vetë ecurinë e kësaj

problematike jetike dhe do të na keni përballë si një zë të fuqishëm që

konstaton problemet dhe propozon zgjidhjet bazuar në komunukimin e

drejtpërdrejtë me qytetarët.