8
Vizitoni: WebHostBlog.al 1

Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 1

Page 2: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 2

Situata!

• Ka një numër në rritje personash të cilët kanë regjistruar një adresë me .al apo .com dhe më pas e kanë lënë atë në pritje. Por nëse ju nuk vendosni të bëni diçka me domain-in tuaj, atëherë ajo adresë është praktikisht ‘pa vlerë’ deri në momentin që ju vendosni të ndërtoni edhe një faqe interneti.

• Ndërtimi i faqes në internet ju lejon ta shfrytëzoni në maksimum potencialin informues dhe ekonomik të adresës që keni zgjedhur për biznesin, organizatën apo qoftë edhe për hobin tuaj.

Page 3: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 3

Situata (pjesa e dytë)

Në gjykimin tonë, pengesat apo sfidat kryesore janë dy:

• Zgjedhja e paketës së hostimit• Ndërtimi i faqes tuaj në internet

Fillimisht, duhet të pranojmë se ‘sfida e parë’ (hostimi) është më e lehtë se sa ajo e dyta (ndërtimi i faqes në internet). Prandaj, do përpiqemi t’ju japim disa këshilla praktike se si mund ta vini në jetë potencialin e domain-it që ju keni regjistruar.

Shembuj domain-esh që po skadojnë: Expired.al

Page 4: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 4

Zgjedhja e paketës së hostimit

Hapi i parë, mbas regjistrimit të domain name-it, sigurisht, është gjetja e një pakete hostimi. Për t’ju ndihmuar konkretisht me këtë situatë, ju sugjerojmë të lexoni fillimisht shkrimin mbi ‘llojet kryesore të shërbimeve të hostimit’.

Për shumicën prej jush, paketat e ‘hostimit të përbashkët’ janë ideale dhe mjaft praktike për nevojat dhe nivelin teknik, sidomos nëse jeni duke e bërë këtë gjë për herë të parë.

Page 5: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 5

Zgjedhja e paketës së hostimit (vazhd.)

Nëse ju e keni regjistruar domain-in tuaj pranë WebHost.al, atëherë shtimi i shërbimit të hostimit është mjaft i lehtë dhe po ashtu edhe konfigurimi (lidhja) e domain-it tuaj dhe hostimit.

Ju duhen vetëm dy elementë: a) aksesi në panelin e domain-it tuaj dhe b) adresat NS (Name Server) të hostit tuaj.

Nëse ju e keni blerë domain-in dhe hostin pranë webhost.al atëherë nuk do keni nevojë ta modifikoni informacionin e adresave NS.

Page 6: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 6

Zgjedhja e paketës së hostimit (vazhd.)

Por, nëse domain-in dhe hostin i keni blerë në vende të ndryshme, atëherë do t’ju duhet që të merrni informacionin NS (Name Server) nga hosti juaj, që të mund ta regjistroni më pas këtë informacion nëpërmjet panelit të domain-it tuaj. Zakonisht, adresat NS janë të formatuara kështu:

• NS1.hostijuaj.com• NS2.hostijuaj.com

Page 7: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 7

Ndërtimi i faqes

Ndërtimi i një faqeje profesionale interneti është shpesh sfida kryesore. Këto janë disa nga alternativat e përgjithshme që duhet të konsideroni:• Zgjidhni aplikacionin që ju ofron vetë hosti juaj për të ndërtuar

faqen (p.sh. Side builder)• Përdorni softuerin dhe ‘template’-t që vijnë falas (WordPress,

Drupal, Joomla, etj.• Kontraktoni dikë apo një agjenci që t’ju ndihmojë të bëni diçka sa

më profesionale

Page 8: Çfarë ndodh tani që bleva domain-in .AL ?

Vizitoni: WebHostBlog.al 8

Në përfundim

Këto janë të gjitha vendime që kërkojnë kohën dhe përkushtimin e tyre, por e rëndësishme është që të filloni me diçka mbi të cilën, më pas, mund të përmirësoni apo krijoni diçka tjetër plotësisht të re.

Linku origjinal: http://webhostblog.al/cfare-ndodh-tani-qe-bleva-domain/

Autor: Elvis Plaku / SfidaBiznesi.com / WebHostBlog.alPërfitoni hostim me 30% ulje te WebHost.al

duke përdorur kodin: webhostblog