32
CENSUS 2016 BANESAT DHE POPULLATA EGJIPTIANE NË ELBASAN “De facto” egjiptianët perceptohen si një minoritet i veçantë në shoqërinë shqiptare, nga ana e publikut, medias, si dhe disa zyrtarëve shqiptarë, të cilët i perceptojnë egjiptianët si të dallueshëm dhe shpesh i referohen atyre me përcaktim të veçantë të grupit. “De Juro” Komunitetit Egjiptian, në përcaktimin si pakicë kombëtare, përveç kriterit subjektiv për të pranuar përkatësinë e këtij komuniteti, ekziston edhe kriteri objektiv si kulturor, fetar, gjuhësor përmendur nga një numër i madh shkrimtarësh të njohur shqiptarë si: Faik Konica, Sami Frashëri, Zija Shkodra etj, si dhe nga Akademia Shqiptare e Shkencave. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome 2016

Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

CENSUS 2016

BANESAT DHE POPULLATA EGJIPTIANE NË ELBASAN

“De facto” egjiptianët perceptohen si një minoritet i veçantë në shoqërinë shqiptare, nga ana e publikut, medias, si dhe disa zyrtarëve shqiptarë, të cilët i perceptojnë egjiptianët si të dallueshëm dhe shpesh i referohen atyre me përcaktim të veçantë të grupit.“De Juro” Komunitetit Egjiptian, në përcaktimin si pakicë kombëtare, përveç kriterit subjektiv për të pranuar përkatësinë e këtij komuniteti, ekziston edhe kriteri objektiv si kulturor, fetar, gjuhësor të përmendur nga një numër i madh shkrimtarësh të njohur shqiptarë si: Faik Konica, Sami Frashëri, Zija Shkodra etj, si dhe nga Akademia Shqiptare e Shkencave.

Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome 2016

Page 2: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

© Lëvija Rinore Egjiptiane Rome, Shqipëri, Tirana, 2016

Ky botim u mundësua me mbështetjen e qeverisë suedeze përmes programit “Rritja e aksesit në liri

dhe drejtësi në Shqipëri”, i zbatuar nga Civil Rights Defenders

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Lëvizjes Rinore Egjiptiane Rome dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht mendimet e qeverisë suedeze dhe

Civil Rights Defenders.

Page 3: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

Personat pjesëmarrës në zbatimin e censusit

Gentian Serjani (kordinatori)

Ervin Kaciu (hartim pyetësori, metodologji, përshkrimi dhe analizimi i rezultateve) Besnik Bala (menaxhim i metodologjisë, teknologjisë dhe

logjistikës)

Intervistuesit:

1. Gentian Sejrani

2. Nertila Liçaj

3. Ervis Çota

4. Besnik Bodurri

5. Dorina Fejzullahu

6. Kozeta Karaj

7. Sidorela Lulja

8. Hermest Rrapushi

9. Ina Hyseni

10. Raxhi Rakipi

11. Migrena Berati

Page 4: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

PARATHËNIE

“Teza më e irrituar për mua si antropolog është qëndrimi zyrtar se egjiptianët në Shqipëri, nuk e kanë gjuhën e tyre dhe flasin vetëm gjuhën shqipe”. (Rubin Zemon)

“De facto” egjiptianët perceptohen si një minoritet i veçantë në shoqërinë shqiptare, nga ana e publikut, medias, si dhe disa zyrtarëve shqiptarë, të cilët i perceptojnë egjiptianët si të dallueshëm dhe shpesh i referohen atyre me përcaktim të veçantë të grupit. Kushtet e veçanta me të cilat egjiptianët janë përcaktuar në shoqërinë shqiptare shpesh përmbajnë konotacion përçmues, dhe mund t’i referohet thjeshtë ngjyrës së tyre të errët të lëkurës.

Lidhur me çështjen e njohjes “De Juro” të komunitetit egjiptian, në përcaktimin si pakicë kombëtare, përveç kriterit subjektiv për të pranuar përkatësin e këtij komuniteti, ekziston edhe kriteri objektiv. Ekzistenca e kritereve objektive si kulturore, fetare, gjuhësore e Egjiptanëve në Shqipëri, janë përmendur në një numër të madh nga shkrimtarë të njohur shqiptarë, si: Faik Konica, Sami Frashëri, Zija Shkodra etj, si dhe nga Akademia Shqiptare e Shkencave.

Për më tepër, hulumtimi i parametrave objektive të një grup etnik është punë e instituteve shkencore për etnologji apo antropologji. Për fat të keq studime të tilla shkencore nuk ekzistojnë ende në Shqipëri.

Megjithatë, vlen për t’u përmendur se autoritetet shqiptare në mënyrë drastike kanë ndryshuar qëndrimin e tyre lidhur me njohjen e egjiptianëve.

Kam kënaqësinë që përmes këtij botimi të ndaj me ju rezultatet e censusit të popullatës egjiptiane në Bashkinë Elbasan. Gjetjet do të ndihmojnë institucionet publike qëndrore dhe vendore për të planifikuar programet dhe mjetet financiare për të përmbushur politikat e përfshirjes së komunitetit egjiptian në Elbasan e më gjërë, organizatat e shoqërisë civile për të monitoruar punën e institucioneve publike si dhe për të ndikuar në ndërtimin e legjislacionit, programeve dhe buxheteve në mbeshtetje të komunitetit egjiptian si dhe donatorët për të planifikuar llojin e ndërhyrjeve në nivel kombëtar. Gjithashtu uroj që të dhënat e censusit të ndihmojnë në një reflektim dhe debat konstruktiv me qëllim përmirësimin e punës së çdo aktori të angazhuar në këtë fushë.

Gentian Sejrani

Drejtor ekzekutiv

Page 5: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan
Page 6: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

5

HYRJA DHE METODOLOGJIA

Ky hulumtim është konceptuar si një census i komunitetit egjyptian në bashkinë Elbasan dhe banesave të këtij komuniteti. Popullata e këtij studimiështë njësia ekonomike familjare e komunitetit Egjyptian që banon në territorin e bashkisë Elbasan. Me qëllimin që ky studim të përmbushë kriteret e një censusi duke përfshirëtë gjitha njësitë ekonomike familjare që i përkasin komunitetit Egjyptian,është aplikuar rigorozisht në mbledhjen e të dhënave në terren metoda e instervistimit në cdo shtëpi apo apartament në cdo lagje apo njësi administrative të bashkisë Elbasan. Për të përpunuar hartëzimin e zonave nëtë cilat do të shtrihej censusi jemi mbështetur në ndarjen e re administrative-territoriale të bashkisë Elbasan1.Referuar kësaj strukture janë përfshirë në census 6 njësi administrative të qytetit të Elbasanit të përbëra nga disa lagje. Ndërsa nga 10 ish-komunat (aktualisht të njohura si njësi administrative të bashkisë Elbasan) janë përfshirë në census vetëm pesë prej tyre, të cilat nga eksplorimi i mëparshëm në terren rezultojnë të jenë të banuara edhe nga anëtarë të komunitetit Egjyptian,shih grafikun x. Më konkretisht, të gjitha këto komuna janë vizituar më herët për shkak të aktiviteteve të organizatës “Lëvizja Rinore Egjyptiane Rome” dhe ka rezultuar që vetëm në pesë prej tyre gjenden individë që i përkasin këtij komuniteti.

Për identifikimin e një familjeje me përkatësi Egjyptiane jemi mbështetur në vetëdeklarimin e tyre.

Në anketim janë përfshirë vetëm ato njësi ekonomike familjare që kanë në përbërjen e tyre të paktën një anëtar të komunitetit Egjyptian. Intervistat janë zhvilluar me kryefamiljarin ose në mungesë të tij me anëtarin në moshë madhore të pranishëm në shtëpi.Intervistat në terren janë realizuar gjatë muajve nëntor – janar 2015 me një kohëzgjatje prej 60 ditësh punë. U evidentuan për intervistë 1846 raste dhe u realizuan plotesisht intervistat me 1503 prej tyre. Në 343 raste nuk u arrit të realizohej intervista sepse nuk gjendej asnjë person në shtëpi megjithëse shtëpia përkatëse është rivizituar edhe dy herë të tjera, sepse familja kishte emigruar ose sepse refuzonte kategorikisht të përgjigjej (për informacion të detajuar shih seksionin përkatës).

Për të realizuar mbledhjen e tëdhënave u angazhuan në terren 12 intervistues, aktivistë të organizatës “Lëvizja Rinore Egjyptiane Rome” të cilët u trajnuan paraprakisht. Trajnimi u strukturua në dy seanca, seanca e parë u fokusua te metodologjia dhe përvetësimi i pyetësorit ndërsa seanca e dyte trajnim teknik mbi përdorimin e grafletave.

1 elbasani.gov.al

Page 7: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

6

Për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur gabimet njerëzore që mund të prodhohen përgjatë procesit të mbledhjes të të dhënave u ndërtua një pyetësor në formë elektronike i integruar në tableta me ekran me prekje të cilat ruajnë të dhënat e mbledhura të çdo interviste dhe dërgohen në kohë reale në një databazë të dedikuar.Pajisja (tableta) jo vetëm që dokumeton dhe transmeton të dhënat në kohë reale por është e pajisur me sistemin GPS nga i cili marrim edhe vendodhjen e kryerjes së cdo interviste apo vizite. Gjithashtu kemi kohen e përgjigjeve të cdo pyetje me datë dhe orë i cili shërben për të kontrolluar edhe cilësinë e punës së cdo intervistuesi.

Përsa i përket përmbajtjes së pyetësorit që materializon edhe synimin e këtij hulumtimi duhet theksuar që jemi mbështetur në:

1) Në studime të të njëjtit profil, kryesisht në censusin Rom të realizuar në vitin 2014 nga “fondacioni shoqëria e hapur për Shqipërinë Soros”2

2) Nisur nga nevoja për tu informuar më shumë në lidhje me këtë komunitet në rajonin e Elbasanit. Përpara realizimit të këtij hulumtimi, informacion të natyrës së censusit mbi komunitetin egjyptian mund të sigurohej vetëm nga censusi në nivel kombëtar i realizuar nga instat. Domosdoshmërinë e zbatimit të një hulumtimi të kësaj tipologjie e konfirmon mospërputhja e konsiderueshmë midis të dhënave të gjeneruara nga censusi në nivel kombëtar i realizuar nga instat3 dhe censusi ynë. Ndërkohëqë në të gjithë shqipërinë referuar censusit në nivel kombëtar rezulton të jenë 3368 persona që i përkasin komunitetit egjyptian, sipas censusit tonë rezulton që vetëm në bashkinë Elbasan jetojnë rreth 5661 persona. Konkluzioni i numërimit të kësaj popullate në bashkinë Elbasan ështërezultat i përllogaritjes së rasteve të intervistuara, 1503 raste, nga të cilat përjashtohen 4 raste që janë vetëdeklaruar si shqiptarë, shumëzuar me 3.7, që rezulton të jetë edhe numri mesatar i anëtarëve për një familje (për më shumëshih seksionin përkatës).

3) Reflektim mbi përvojën e organizatës si rezultat i punës së zhvilluar në terren me synimin për të mbledhur të dhëna për disa komponentë të rëndësishëm me rëndësi jetike për komunitetin dhe që mund të ndihmojnë në përmirësimin e punës së organizatës dhe aktorëve të tjerë me këtë komunitet. Më konkretisht, pyetjet e pyetësorit që janë derivat i këtij reflektimi fokusohen te ndihma ekonomike, arsyet e mos vetëdeklarimit si egjyptian (pas së cilës është supozuar që fshihen forma të ndryshme të diskriminimit), informacioni mbi prejardhjen dhe arsimimi.

Përgjithësisht interpretimi i të dhënave ka një karakter përshkrues, duke ruajtur në këtë mënyrë logjikën e censusit por duke shpresuar njëkohësisht që mund të shërbejnë si kordinata oër ndërmarrjen e studimeve të tjera të thelluara për variabla të caktuar që mund të lëvrohen më shumë. Megjithatëpër disa variabla kategorik që i kemi gjykuar të rëndësishëm përgjatë interpretimit të të dhënave kemi operuar edhe përmes kryqëzimit (crosstabs) në mënyrë që të qartësonim më shumë tipologjinë dhe shkallën e problemit që ato pasqyronin.

2www.soros.al 3www.instat.gov.al/al/census/census-2011.aspx

Page 8: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

7

RASTET E TRAJTUARA NGA CENSUSI

Censusi ka mbledhur të dhëna për 1846 raste të identifikuara si NJEF me përbërje anëtarë të komuniteti Egjyptian. Për 343 raste (të konfirmuara si banesa ku jetonin familje egjyptiane) nuk është zhvilluar intervistë për arsyet e renditura më poshtë:

· Në 160 raste nuk gjendet në banesë asnjë person megjithëse sic theksohet edhe në përshkrimin e metodologjisë banesa përkatëse është vizituar edhe dy herë të tjera pas vizitës së parë. Këto 160 raste janë inkuadruar në këtë kategori sepse janë pyetur fqinjët nëse gjenden në shqipëri apo në emigracion.

· Në 96 raste refuzon të japë intervistë në mënyrë kategorike. Duhet theksuar fakti që këto 96 raste (ashtu si edhe të gjitha rastet që po trajtohen në këtë seksion të censusit) janë identifikuar si familje Egjyptiane përmes intervistuesve që i përkasin këtij komuniteti ashtu si edhe përmes fqinjëve.

· Në 79 raste nuk gjenden në banesë si pasojë e emigrimit.

· Në 8 raste që gjenden në fshat dhe është evidentuar që janë të minoritetit egjyptianku përfshihen zonat labinot mal dhe fushbull ka qene e pamundur që të kryhen intervistat në pamundësi për ti aksesuar fizikisht si pasojë e kushteve klimatike shoqëruar me infrastrukturën e keqe rrugore.

U zhvillua interviste?

Raste Perqindja Perqindja evlefshme

Perqindjaprogresive

Vlefshme Po 1503 81.4 81.4 81.4

Jo 343 18.6 18.6 100.0

Total 1846 100.0 100.0

Page 9: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

8

Graf 1

Arsyeja e mos zhvillimit:

Raste Perqindja Perqindja evlefshme

Perqindjaprogresive

VlefshmeNuk gjendej ne

shtepi personi qe do intervistohej

160 8.7 46.6 46.6

Refuzon te japi interviste ne menyre

kategorike96 5.2 28.0 74.6

Emigrim 79 4.3 23.0 97.7

Tjeter 8 .4 2.3 100.0

Total 343 18.6 100.0

Mungojne 0 1503 81.4

Total 1846 100.0

Shtrirja gjeografike e zonave të hulumtimit, numri i rasteve të identifikuara dhe numri i intervistave të zhvilluara për secilën zonë.Sic sqarohet edhe më lart për krijimin e hartës së zonave të zhvillimit të censusit i jemi referuar ndarjes administrative territoriale të bashkisë Elbasan duke përcaktuar një itinerar të arsyeshëm që lehtësonte punën në terren të intervistuesve.Brenda qytetit të Elbasanit megjithëse sipas organizimit territorial të bashkisë ekzistojnë 6 zona ne i kemi grupuar në pesë zona apo rajone në mënyrë që të siguronim maksimumin e eficenses së punës në terren si: Rajoni 1 (Lagjet: Luigj Gurakuqi, Kongresi Elbasanit, Emin Matraxhiu, Beqir Dardha.);Rajoni 2 (Lagjet: Shenkolli, Brigada 17 Sulmuese, Qemal Stafa, Clirimi, Sul Papri.);Rajoni 3 (Lagjet: Syrja Dylgjeri, Skenderbeu, 28 Nentori, Dyli Haxhire.);Rajoni 4 (Lagjet: 11 Nentori, Haxhias, 5 Maji.);Rajoni 5 (Lagjet: Vullneti, Partizani, Aqif Pasha, Visarion Xhuvani, Kala.). Në tërësi shpërndarja e rasteve të trajtuara në këtë hulumtim përfshirë edhe njësitë administrative fshat është sic reflektohet nëgrafikn 3 ndërsa numri I ntervistave të realizuara për secilën zonë gjendet nëgrafikn 2.

Graf 2Count

U zhvillua interviste?Po Jo Total

Zona e Intervistes Bashkia Elbasan 1207 308 1515Komuna Bradashesh 126 21 147

Komuna Gjinar 3 0 3Komuna Labinot Mal 0 2 2

Komuna Paper 39 2 41Komuna Shushice 128 10 138

Total 1503 343 1846

Page 10: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

9

Graf 3.

Zona e Intervistes

Raste Percent Vlefshme Percent

CumulativePercent

Vlefshme Bashkia Elbasan 1515 82.1 82.1 82.1Komuna

Bradashesh 147 8.0 8.0 90.0Komuna Gjinar 3 .2 .2 90.2

Komuna Labinot Mal 2 .1 .1 90.3Komuna Paper 41 2.2 2.2 92.5

Komuna Shushice 138 7.5 7.5 100.0Total 1846 100.0 100.0

PËRKATËSIA ETNIKE4 DHE MARRËDHËNIA ME IDENTITETIN.

Në këtë seksion reflektohet së pari numëri i personave qëi përkasin minoritetit egjyptian, përmes vetë-deklarimit. Përpos numërimit të thjeshtë në këtë seksion të censusit jemi përpjekur që të eksplorojmë në terma sasior edhe vështirësinë në artikulimin në publik të përkatësisë si edhe arsyet se përse manifestohet një qëndrim i tillë në ato raste kur ndodh. Gjithsesi kjo nuk nuk mund të konsiderohet kurrsesi një ekzaminim i thelluar i këtij fenomeni por thjeshtë një vlerësim sipërfaqësor i tij. Kemi vepruar në këtë mënyrë sepse nga njëra anë kemi respektuar kornizat e këtij hulumtimi dhe nga ana tjetër nuk mund të neglizhonim tërësisht matjen e shkallës dhe arsyeve që e prodhojnë këtë dukuri. Natyrshëm,në një hulumtim që synon të“fotografojë” gjendjen e një minoriteti nuk mund të anashkalohet marrëdhënia me përkatësinë qëështë thelbësore edhe për ekzistencën në vetvete të këtij minoriteti. Gjithashtu është po aq e rëndësishme që të eksplorohet edhe identifikimi nga të tjerët përpos vetëidentifikimit për të kuptuar nëse vërehen nuanca përcmimi që reflektojnë qëndrime me prirje diskriminuese. Një tjetër variabël i rëndësishëm që matet këtu dhe që njëkohësisht shpreh marrëdhënien me përkatësinë etnike është edhe niveli i informacionit që zotërojnë respondentët mbi prejardhjen e tyre.

Si rrjedhim duke ju referuar të dhënave (shih grafikn 4 dhe 5) rezulton qëedhe ndaj pyetjes së drejtpërdrejtë mbi etninë 4 të intervistuar nga 1503 deklarojnë që janë shqiptarë ndërsa 1499 janë egjiptian. Edhe këto katër familje të cilat nuk po i përfshijmë në analizën tonë rezulton nga hulumtimi i mëparshëm i realizuar nga aktivistët e LRER që i përkasin komunitetit egjyptian. Gjithsesi referuar 1503 personave të intervistuar, të pyetur se si vetëdeklarohen atëherë kur është e nevojshme tëdeklarojnë përkatësinë e tyre etnike, e shprehur në përqindje rezulton që 89.6% vetëdeklarohen si egjyptianë gjtihmonë, 10.1% ndonjëherë dhe 0.3% asnjëherë. Në qoftë se vlerësojmë rastet kur të intervistuarit përgjigjen ndonjëherë dhe ato që përgjigjen asnjëherë kuptojmë që rreth 10.4% prej tyre e kanë problem të vetëdeklarohen në publik si egjyptian (shih grafikun 5). Në qoftë se shohim disa prej arsyeve se përse 10.4% prejt tyre nuk vetëdeklarohen në publik se janë

Page 11: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

10

egjyptian kuptojmë edhe më mirë se cili është burimi i kësaj tendence (shih grafikn 6). Gjithsesi duhet theksuar, sic e shpjegojmë edhe në parashtrim të këtij seksioni, të dhënat e siguruara nga ky studim na mundësojnë thjesht eksplorimin e tendencës apo konstatimin e pranisë së dukurisë në fjalë dhe jo analizën e mirëfilltë të saj. 40% e tyre shprehen se kanë frikë se do të paragjykohen duke konfirmuar në këtë mënyrë praninë e diskriminimit nga mazhoranca. Ndërsa 40% shprehen se nuk kanë asnjë dijeni për origjinën e tyre duke rrezikuar në këtë mënyrë që ndjenja e përkatësisë të jetëmjaft e ulët. Në të vërtetë, ky komponent vlen të ekzaminohet thellësisht në studime të tjera sepse duhet kuptuar nëse kjo është pasojë e mungesës së informacionit apo mungesë vullneti për tu informuar si pasojë e humbjes së interesit për përkatësinë etnike. Kjo përforcohet edhe më shumë nga fakti që 20% prej tyre e identifikojnë veten si shqipëtar. Të gjithë janë nënshtetas shqipëtar dhe nga vëzhgimet historike rezulton që jetojnë prej shumë shekujsh në këtë territor por vetëidentifikimi si shqiptar dhe jo si minoriteti egjyptian i shqipërisë reflekton humbjen e këtij identiteti gjer në asgjesim. Natyrisht identiteti i një individi është shumë kompleks apo shumë shtresor dhe secili ka të drejtën të zgjedhë si të vetëidentifikohet por humbja totale e vetëdijes për përkatësinë etnike mbetet gjithsesi një dukuri me interes për tu studiuar thellësisht.____________________________________________

Graf.4.

Ciles Etni i perket familja juaj?

Raste Perqindja Perqindja evlefshme

Perqindjaprogresive

Vlefshme Egjiptian 1499 81.2 99.7 99.7Shqiptar 4 .2 .3 100.0

Total 1503 81.4 100.0Mungojne 0 343 18.6

Total 1846 100.0

Graf.5.

4 Sqarim: Përdorimi i termit etni në disa raste dhe si komunitet në raste të tjera nuk është një paqartësi konceptuale por pasojë e faktit që ky grupim nuk gëzon ndonjë status të qartë ligjor. Ndaj si rrjedhim jemi të detyruar të përdorim terminologjine konvencionale ambigue që përdoret rëndom nga aktorë të ndryshëm. Megjithëse në këtë tekst do të vazhdojmë ti referohemi si komunitet e herë si minoritet në këtë seksion e kemi emërtuar qëllimisht si etni për të vëzhguar mënyrën se si i raportohen vetvetes anëtarët e këtij grupimi shoqëror, duke e sqaruar termin në cdo intervistë.

Page 12: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

11

Graf.6.

Po në këtë seksion të censusit me qëllimin për të kuptuar sa më shumë nga marrëdhënia e të intervistuarit me identitetin prej egjyptiani pyeten sëirsh mbi informacionin mbi prejardhjen (shih grafikun7). Nga përgjigjet rezulton që76.3% prej tyre nuk kanë njohuri për prejardhjen.

Graf.7.

Page 13: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

12

Ndërsa nga 23.7 % që pohojnë se kanë njohuri për prejardhjen rezulton që informacioni i tyre është relativisht i ndryshëm (shih grafikn 8).Sërish këto të dhëna përforcojnë nevojën e një eksplorimi më kompleks të këtyre variablave për të kuptuar se nga buron mungesa e informacionit dhe cfarë sjell ajo.

Graf.8.

Gjithashtu mënyra se si njihen nga shumica e popullisëështë mjaft domethënëse.99.2% e të intervistuarve shprehen që të tjerët i njohin si jevgj. Në përgjithësi ky emërtim nuk është thjeshtë një përcaktim gjuhësor por një etiketë sociale sepse mbart tiparet e stereotipit dominues mbi egjyptianët. Referuar studimeve të ndryshme zakonisht ky emërtim shoqërohet me një perceptim negativ dhe me nota diskriminuese mbi egjyptianët.

Page 14: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

13

Graf.9.

Famijet egjyptiane me anëtarë jo-egjyptianë

Në 97.5% të rasteve të intervistuara familjet janë të përbëra vetëm nga anëtarë të komunitetit egjyptian (shih grafikn 10). Një e dhënë që vec të tjerash ekspozon një kontradiktë sepse nga njëra anë rezulton që të mos ekzistojë ndonjë marrëdhënie e fortë me etninë apo identitetin prej egjyptiani dhe nga ana tjetër niveli i lartë i martesave brenda minoritetit dëshmon të kundërtën. Duke konsideruar rolin që mbart familja si institucion i kodifikimit të ndërveprimit njerëzor dhe trashëgimisë, kjo gjetje e studimit shpreh njëkohësisht një prirje përjashtuese të vetë egjyptianëve ndaj pjesës tjetër të popullatës ashtu sic edhe mund të jetë një formë e vetëizolimit brenda këtij grupi shoqëror si pasojë e diskriminimit nga të tjerët (ky komponent gjithashtu mund të elaborohet në studime të tjera). Ndërsa në ato pak raste qëkemi të bëjmë me familje mikse, në 2.5% prej tyre, 76.3% e anëtarëve jo egjyptian janë shqiptarë, 15.8% janë rom dhe 7.9% vijnë gjithashtu nga familje mikse (shih grafikn 11).

Page 15: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

14

Graf.10.

Graf.11.

Page 16: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

15

MADHËSIA E FAMILJES

Numri i anëtarëve të një familjeje është një e dhënë e rëndësishme për adresimin e politikave të ndryshme me karakter socio-ekonomik nga institucionet shtetërore apo ndërmarrjen e inisiativave të ndryshme me synim përmirësimin e jetesës së një grupimi të caktuar shoqëror nga aktorë të tjerë.Mesatarisht një familje e minoritetit egjyptian banuese në territorin e bashkisë Elbasan përbëhet nga 3.7 anëtarë.Krahasuar me numrin mesatar të anëtarëve të familjes në nivel kombëtar qëështërreth 3.9 anëtarë5 rezulton që të jetë edhe më i vogël. Kjo dukuri është e pamundur të shpjegohet në mungesë të të dhënave të tjera brenda këtij studimi.

Edhe duke ju referuar tipologjise së famijes mbështetur në breznit që jetojnëbrenda saj rezulton qëpjesa dërmuese janë familje bërthamë të përbëra vetëm nga prindërit dhe fëmijët. Më konkretisht sic mund të vërehet edhe nëgrafikn 13, 60.7% prej tyre përbëhen vetëm nga prindërit e fëmijët dhe 19.4% vetëm nga një cift apo një individ.

Graf.12.

5www.instat.gov.al/al/census/census-2011.aspx

Page 17: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

16

Graf.13.

Page 18: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

17

MOSHA E POPULLATËS DHE NDARJA GJINORE

Nga të dhënat rezulton që mosha mesatare e minoritetit egjyptian në Elbasan është 30.8 thuajse 5 vjet më e re krahasuar me moshën mesatare të popullsisë së përgjithshme qëështë 35.5 vjec, referuar censusit të 2011. Ndërsa përsa i përket gjinisë janë më shumë meshkuj në masën 50.9% karahasuar me femrat që janë 49.1%.

Graf.14.

Graf.15.

Page 19: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

18

TË ARDHURAT, NDIHMA EKONOMIKE, PUNËSIMI DHE ARSIMI

Të ardhurat

Duke ju referuar vetëdeklarimit niveli mesatar i të ardhurave është nën 20.000 lek në muaj duke dëshmuar në këtë mënyrë për një nivel të konsiderueshëm varfërie të këtij komuniteti, konsideruar faktin që paga minimale mujore është 22 000 lekë që prej janarit të vitit 2015 (vendim nr 77, dt 28.01.2015). Kjo e dhënë përforcohet edhe më shumë duke lexuar të dhënat mbi punësimin dhe ndihmën ekonomike.

Graf.16.

Punësimi

Punësimi në moshë të mitur shpeshherë vlerësohet si një rrugëzgjidhje për familjet e varfra. Në rastin e komunitetit egjyptian të Elbasanit pavarësisht varfërisë që konfirmohet nga niveli i ulët i të ardhurave dhe niveli i lartë i papunësisë, ky fenomen nuk është i përhapur. Më konkretisht vetëm 0.8% e fëmijëve nga mosha 6 gjer më 17 vjec punojnë.Kësisoj, në qoftë se vetë deklarimet i vlerësojmë si plotësisht të qenësishme fakti që fëmijët

Page 20: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

19

nuk punojnë tregon që ekziston mundësia e mirërritjes dhe një rrugëtim normal edhe në raport me mazhorancën.

Graf.17.

Niveli i lartë i papunësisë për moshën madhore vërteton nivelin e lartë të varfërisë me të cilin përballet ky komunitet. Nga të gjithë individët brenda një familjeje të caktuar në moshë madhore rezulton që87.3% nuk punojnë.

Graf. 18

Punesimi 18 vjeç e siper

Pergjigjet

Numer PerqindjePunesimi 18 vjec e sipera Punon 493 12.7%

Nuk Punon 3389 87.3%Total 3882 100.0%

a. Group

Page 21: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

20

1161 persona nga 3389 janë regjistruar si punëkërkues në zyrat e punës vetëm 71 prej tyre i është ofruar një vend pune, grafiku nr.19. Domethënë, pavarësisht skepticizmit që karakterizon shumicën e të papunëve se mund ti sigurohet një vend pune nga shteti një numër i konsiderueshëm kanë aplikuar por duke marrë si përgjigje mungesës e ofertës.

Duke vlerësuar gjithashtu,(sic edhe do të shohim në vazhdim) edhepamundësinë për të përfituar ndihmën ekonomike do të krijojmë njëgraflo më të qartë të varfërisë së ketij komuniteti në zonën e Elbasanit dhe pamundësisë për të dalë nga kjo gjendje.

Graf.19.

Megjithëse ky komunitet përballet me një nivel të lartë varfërie, gjetje e cila konfirmohet nga vetëdeklarimi mbi nivelin e ulët të të ardhurave dhe nivelin e lartë të papunësisë, ajo cka e përkeqëson edhe më shumë gjendjen e tyre është pamundësia për të përfituar nga ndihma ekonomike.

Ndër të tjera qyteti i Elbasanit është edhe një prej zonave në të cilën u aplikua nga qeveria projekti pilot i ndihmës ekonomike. Nga “Lëvizja Rinore Egjyptiane dhe Rome” e cila e ka trajtuar gjerësisht,për një kohë të gjatë cështjen e ndihmës ekonomike, që prej fillimit të zbatimit të skemës së re, janë konstatuar mjaft probleme. E shprehur si sintezë, shumë prej familjeve në varfëri ekstreme edhe nga komuniteti Egjyptian që përpara aplikimit të skemës së re ishin përfitues të ndihmës ekonomike nuk vijuan ta përfitonin. Kjo ndodhi si pasojë e problemeve tëdy kahshme si përsa i përket përmbajtjes së kritereve të reja ashtu edhe në zbatimin e saj.

Ndërkohë që nevoja është shumë e madhe në qoftë se bëjmë një kryqëzim midis numrit të papunëve, numrit të të regjistruarve si punëkërkues dhe përfituesve të ndihmës ekonomike kuptojmë që sistemi është tërësisht i cekuilibruar.Megjithëse njësitë apo katëgoritë janë numerikisht të ndryshme sepse ndihma ekonomike kërkohet në nivel NJEF-je të papunët

Page 22: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

21

dhe të regjistruarit si punë kërkues janë të përllogaritur si individ mund të konstatojmë lehtësisht mospërputhjen midis nevojës ekonomike të komunitetit egjyptian në Elbasan dhe asaj cka ofrohet nga shteti, (shih grafikn 20).

Graf.20.

Arsimi, niveli i analfabetizmit, aftësitë profesionale dhe puna.

Duke nisur me trajtimin e shkallës së analfabetizmit si një faktor që ndikon vec tëtjerash në perspektivën e një grupi të caktuar shoqëror rezulton që shifrat janë shqetësuese ndaj dhe jemi përballë një problemi që duhet adresuar. Megjtihatë nuk janë alarmante krahasuar me nivelin e analfabetizmit në nivel kombëtar qëështë në masën 13% referuar studimit të ACEE, USAID të vitit 2013. Sic mund të shohim edhe nga grafiku 21, 480 persona ose 9.7% e të intervistuarve nuk dinë as të shkruajnë dhe as të lexojnë.

Graf.21.

Njohuri ne Shkrim Lexim

Pergjigjet

Numer Perqindje

Njohuri ne Shkrim dhe Lexima Po 4458 90.3%

Jo 480 9.7%

Total 4938 100.0%

a. Group

Page 23: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

22

Të pyetur mbi nivelin arsimor për cdo anëtar të familjes, referuar grafikut 23 rezulton që 994 individë ose 23.3% kanë përfunduar vetëm arsimin fillor (4 vite), 2643 persona apo 62% arsimin 8/9 vjecar, 487 persona arsimin ose 11.4% arsimin arsimin e mesëm dhe 137 persona apo 3.2% kanë përfunduar arsimin universitar në nivelin bachelor apo master.

Graf.22.Niveli Arsimor

PergjigjetNumer Perqindje

Niveli Arsimora Arsimi fillor (4 vjet) 994 23.3%Arsimi 8-9 vjecar 2643 62.0%Shkolle e Mesme 487 11.4%

Universitet / Master 137 3.2%

Total 4261 100.0%a. Group

Nga grafiku 23 mund të konstatojmëqë megjithëse numri i personave të cilët nuk kanë frekuentuar asnjëherë shkollën në masën 8.9% dhe 4.8% që e kanë braktisur shkollënështë i konsiderueshëm, përputhet me parametrat e nivelit të arsimit të popullatës shqiptare në përgjithësi, që gjithsesi është një problem shqetësues.

Graf.23.Shkollimi i Familjarit

Pergjigjet

Numer PerqindjeShkollimi Familjaria Vazhdoj shkollen 972 19.7%

Kam perfunduar shkollen 3290 66.6%

Nuk kam bere shkolle 441 8.9%

Kam braktisur arsimin edetyruar 8-9 vjecar ne

klasen e 235 4.8%(specifiko)

Total 4938 100.0%

a. Group

Megjithëse duke ju referuar sërish grafikut 22 mund të evidentohet që 96.7% e anëtërëve të njef-ve të komunitetit Egjyptian në bashkinë e Elbasanit kanë arritur gjer në përfundimin e arsimit të mesëm, ku pjesa më e madhe në masën 62% kanë përfunduar vetëm arsimin e detyrueshëm, niveli i kualifikimit profesional është në parametra pozitiv (shih grafikun 25). 34.3 % prej tyre zotërojnë një profesion të certifikuar nga qendra e formimit profesional, 6.8% janë artizan dhe 58.9% njohin zanate të tjera megjithëse jo të certifikuara nga qfp

Page 24: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

23

ose zotërojnë aftësitë e fermerit. Kësisoj nga kjo gjetje mund të dalim në përfundimin që niveli i lartë i papunësisë apo niveli i lartë i varfërisë së këtij komuniteti nuk është pasojë e mungesës së kualifikimit profesional dhe arsimit.

Graf.24.

Aftesi profesionalePergjigjet

Numer Perqindje

Aftesi profesionalea Artizan 265 6.8%

Profesion QFP 1331 34.3%

Tjeter (specifiko) 2286 58.9%Total 3882 100.0%

a. Group

Duke inkuadruar në një raport midis tyre variablin e arsimit dhe atëtë punësimit, mund të konstatohet lehtësisht që niveli i arsimit nuk ndikon aspak nëshkallën e punësimit të këtij komuniteti. Referuar të dhënave të grafikut 25 mund të dallojmë që edhe grupi i personave me arsim fillor krahasuar me ata me arsim të mesëm apo të lartë pak a shumë norma e punësimit është e njëjta.

Graf.25.

Niveli Arsimor ne raport me Punesimin e individeve 18 vjec e siperPunesimi familjari 18 vjec e sipera

Punon Nuk Punon TotalNiveli Arsimi fillor (4 vjet)

Numri% e

Totalit

50 600 650Arsimora

1.5% 18.2% 19.7%

Arsimi 8-9 vjecar Numri% e

Totalit

285 1815 2100

8.6% 55.0% 63.6%

Shkolle e Mesme Numri% e

Totalit

96 319 415

2.9% 9.7% 12.6%

Universitet / Master Numri% e

Totalit

29 108 137

.9% 3.3% 4.1%

TotalNumri% e

Totalit

460 2842 3302

13.9% 86.1% 100.0%

Page 25: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

24

Strehimi

Strehimi është një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e cilësisë së jetesës së një familjeje. Lloji, statusi dhe cilësia e banesës, pajisjet në zotërim, aksesi në shërbimet e lidhura me banesën si uji i pishëm, kanalizimet e ujërave të zeza e shumë elementë të tjerë trajtohen në këtë seksion të censusit.

Lloji i banesës.

Nga grafiku vërejmë se shumica e familjeve të minoritetit egjyptian në elbasan jetojnë në banesa private në masën 53.5% dhe në apartamente në masën 45.3%. Gjithashtu 9% prej tyre jetojnë në objekte të përbashkëta të përshtatura si banesa në pamundësi për të siguruar nëj banesë më të përshtatshme. Ndërsa vetëm në tre raste jetojnë në kasolle, që megjithëse në vetvete edhe prania e këtyre rasteve përbën një problem shqetësues,e trajtuar më gjerësisht mund ta konsiderojmë një tregues pozitiv, në qoftë se e krahasojmë përshembull me komunitetin rom. Referuar censusit te realizuar nga fondacioni soros rezulton që 15% e familje rome jetojnë në kasolle.

Graf.26.

Cfare lloji eshte banesa?

Perqindja e PerqindjaRaste Perqindja vlefshme progresive

Vlefshme Shtepi private (me tulla, blloqe apo

beton)803 43.5 53.5 53.5

Apartment ne pallat 681 36.9 45.3 98.8Banese e pershtatur

ne nje objekt te perbashket (ish

shkolla, ish cerdhe, ish repart ushtarak, ish magazina etj)

14 .8 .9 99.7

Kasolle (e rrethuar me derrasa, llamarine

apo plasmas)3 .2 .2 99.9

Tjeter (Specifiko) 1 .1 .1 100.0Total 1502 81.4 100.0

Mungojne 0 344 18.6Total 1846 100.0

Page 26: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

25

Statusi juridik i banesës

Të pyetur në lidhje me pronësinë e banesës 60.6% e familjeve përgjigjen që banojnë në banesa me pronësi të certifikuar me dokumenta, 8.3% në banesë me pronësi pa dokumenta, 17.1% në proces legalizimi e kështu me radhë sic reflektohen edhe në grafikun numër 27. Në një analizë të përgjithshme statusi juridik i banesës për këtë komunitet duke ju referuar shifrave pasqyron situatën e kësaj problematik në përgjithësi në Shqipëri. Gjithsesi edhe në këtë situatë duhen trajtuar me kujdes rastet kur kombinohet varfëria me mungesën e një strehimi të sigurt në pronësi sepse mund të degjeneroj nëmungesë totale strehimi.

Graf.27.

Banesa ku jetoni eshte

Perqindja e PerqindjaRaste Perqindja vlefshme progresive

Vlefshme Ne pronesine tuaj medokumenta 910 49.3 60.6 60.6

Ne pronesine tuaj padoumenta 125 6.8 8.3 68.9

Ne pronesine tuaj ne proces legalizimi 257 13.9 17.1 86.0

Ne pronesi tebashkise/komunes shtetit – Pa qera 2 .1 .1 86.2

Ne pronesi tebashkise/komunes/

shtetit –Me qera20 1.1 1.3 87.5

Ne pronesi private - Pa qera 66 3.6 4.4 91.9

Ne pronesi private - Me qera 83 4.5 5.5 97.4Jo ne pronesi/pa

qera 38 2.1 2.5 99.9Tjeter (specifiko) 1 .1 .1 100.0

Total 1502 81.4 100.0Mungojne 0 344 18.6

Total 1846 100.0

Page 27: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

26

Cilësia e banesës

Për të vlerësuar gjendjen fizike të banesës në census u mblodh informacion lidhur me tregues fizik të banesës të tillë si catia, tavani, muret e jashtme, muret e brendshme, dyert dhe dritaret. Për të përcaktuar nivelin e cilësisë të cdo komponenti është kombinuar vlerësimi i intervistuesit kombinuar me vlerësimin e të të intervistuarit. Referuar konkluzioneve të vlerësimit, të pasqyruara në grafikun 28, duhet të theksojnë që në 15% të rasteve (duke kombinuar katëgorinë e rrezikut me kategorinë e ndërhyrjes së menjëhershme) situata me cilësinë e banesave është kritike.

Graf.28

Cila eshte gjendja e baneses ne pergjithesi?

Raste Perqindja Perqindja evlefshme

Perqindjaprogresive

Vlefshme Ne gjendje te mire 535 29.0 35.6 35.6Tregon shenja

amortizimi 374 20.3 24.9 60.5Kerkon riparime te

vogla 408 22.1 27.2 87.7

Kerkon nderhyrje serioze dhe

te menjehershme180 9.8 12.0 99.7

Rrezik 5 .3 .3 100.0Total 1502 81.4 100.0

Mungojne 0 344 18.6

Total 1846 100.0

Sipërfaqja e banesës

Nga grafiku 28 mund të evidentojmë që banesat me sipërfaqe më të madhe banimi me një mesatare prej 80 m2 janë shtëpitë private të cilat përbëjnë edhe 53.5% të llojit të banesës në të cilën strehohen familjet e minoritetit egjyptian në Elbasan. Ndërsa pjesa tjetër e banesave që janë kryesisht apartamente përbëhet nga një hapësirë mesatare prej 50 m2. Gjithsesi duke ju referuar të dhënave që pasqyrohen në grafik kuptojmë që edhe në ato raste kur ekziston hapësirë e bollshme ajo ndahet mes shumë pjesëtarëve. E bëjmë këtë pohim duke konsideruar faktin që në 54.2% të rasteve jetojnë nga 2 gjer në 4 familje brenda së njëjtës banesë.Sipërfaqja e banimit përbën një element të rëndësishëm të standardit të jetesës e formalizuar kjo edhe nga vendimi i këshillit të ministrave nr.814, datë 3.12.2004 “për normat e strehimit”, i cili shprehet se: “sipërfaqja minimale e banimit, që i takon një personi të vetëm, sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij vendimi, është 12.5 m2. çdo personi tjetër shtesë mbi të parin, me moshë mbi 10 vjeç, i takon 7.5 m2 sipërfaqe banimi, ndërsa çdo personi tjetër shtesë me moshë nga 5 vjeç deri në 10 vjeç i takon 3.75 m2 sipërfaqe banimi.” Në qoftë se i referohemi këtij standarti dhe i krahasojmë me të dhënat e këtij censusi është e kuptueshme që gjendja është shumë larg një strehimi dinjitoz për këtë komunitet.

Page 28: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

27

Graf.29.

Graf.30.

Page 29: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

28

Aksesi në kanalizime, ujë të pishëm

Për të patur një jetë cilësore është një nga kushtet bazike sigurimi i higjenës për përmbushjen e së cilës është i domosdoshëm aksesi në kanalizimet e ujërave të zeza.

Sipas informacionit të mbledhur nga anketimi në 10.1%të rasteve nuk ekziston lidhja e banesës me kanalizimin e ujërave të zeza duke mos përmbushur në këtë mënyrë këtë kusht bazik.

Graf.31.

A eshte banjo e lidhur me sistemin e kanalizimeve te ujerave te zeza?

Perqindja e PerqindjaRaste Perqindja vlefshme progresive

Vlefshme Po 1351 73.2 89.9 89.9Jo 151 8.2 10.1 100.0

Total 1502 81.4 100.0Mungojne 0 344 18.6

Total 1846 100.0

Ndërsa 96% e familjeve deklarojnë se banesa e tyre disponon një lidhje me ujin e pishëm brenda ambjenteve të banimit kundrejt 4% të familjeve që nuk kanë akses në ujin e pishëm brenda këtyre ambjenteve (shih graf 32).

Graf.32.

A ka banesa juaj uje te rrjedhshem brenda ambjenteve te banimit?

Perqindja e PerqindjaRaste Perqindja vlefshme progresive

Vlefshme Po 1442 78.1 96.0 96.0Jo 60 3.3 4.0 100.0

Total 1502 81.4 100.0Mungojne 0 344 18.6

Total 1846 100.0

Page 30: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

29

Referuar të dhënave që relfektohen në grafikun 33, për 99.3% të familjeve banesa e tyre është e lidhur me energjinë elektrike. Ndërsa 0.7% e familjeve nuk kanë energji elektrike në banesën e tyre, të cilat megjithëse pak në numër duhen duke konsideruar rëndësinë e kësaj të mire.

Graf.33

A ka banesa juaj energji elektrike?

Perqindja e PerqindjaRaste Perqindja vlefshme progresive

Vlefshme Po 1472 79.7 99.3 99.3Jo 11 .6 .7 100.0

Total 1483 80.3 100.0Mungojne 0 363 19.7

Total 1846 100.0

Në mënyrë që të krijonim një ide sa më ta qartë të nivelit të mirëqënies së familjeve të komunitetit egjyptian në qytetin e Elbasanit u mblodhën të dhëna mbi zotërimin e paisjeve elektroshtëpiake. Rezultatet tregojnë se në një përqindje të konsiderueshme nuk zotërojnëlavatrice, sobë gatimi, frigorifer, dush elektrik, kompjuter ose laptop dhe në një përqindje të vogël nuk zotërojnë as edhe një televizor. Këto tëdhëna konfirmojnë sërish nivelin e konsiderueshëm të varfërisë për pjesën më të madhe të minoritetit egjyptian që jeton në territorin e bashkisë së Elbasanit.

Graf.34.

Orendi Shtepiake

Rajonet e Bashkise ElbasanRajoni 1 (Lagjet:

Luigj Gurakuqi,KongresiElbasanit,

EminMatraxhiu,

BeqirDardha.)

Rajoni 2 (Lagjet:

Shenkolli, Brigada

17 Sulmuese,

Qemal Stafa,

Clirimi, Sul Papri.)

Rajoni 3 (Lagjet:Syrja

Dylgjeri,Skenderbeu,

28Nentori, Dyli

Haxhire.)

Rajoni 4 (Lagjet:

11 Nentori,Haxhias, 5

Maji.)

Rajoni 5 (Lagjet:Vullneti,

Partizani,Aqif Pasha,

Visarion Xhuvani,

Kala.)

Total

Orendi Shte-piakea

Divan Sasia 311 248 300 169 165 1193

% Ne perqindje 100.0% 99.6% 98.7% 100.0% 100.0%

Televizor Sasia 286 240 291 168 161 1146% Ne

perqindje 92.0% 96.4% 95.7% 99.4% 97.6%

Page 31: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

30

Lavatrice Sasia 204 185 203 122 135 849% Ne

perqindje 65.6% 74.3% 66.8% 72.2% 81.8%

Sobe gatimi Sasia 124 75 88 50 106 443

% Ne perqindje 39.9% 30.1% 28.9% 29.6% 64.2%

Kompjuter/laptop Sasia 9 8 16 8 12 53

% Ne perqindje 2.9% 3.2% 5.3% 4.7% 7.3%

Dush elektrik Sasia 93 89 106 58 92 438

% Ne perqindje 29.9% 35.7% 34.9% 34.3% 55.8%

Sobe me dru Sasia 149 111 191 41 35 527

% Ne perqindje 47.9% 44.6% 62.8% 24.3% 21.2%

Frigorifer Sasia 246 216 255 140 150 1007% Ne

perqindje 79.1% 86.7% 83.9% 82.8% 90.9%

Panel diellor Sasia 0 1 7 0 0 8

% Ne perqindje 0.0% .4% 2.3% 0.0% 0.0%

Total Sasia 311 249 304 169 165 1198

Perqindja dhe totali.

a. Dichotomy group tabulated at value 1.

Page 32: Census 2016 ''Banesat dhe Popullata Egjiptiane ne Elbasan

31