23
HOMERI Tea 1-2 ILIADA

iliada analize , Analize e Iliades

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: iliada analize , Analize e Iliades

HOMERI Tea 1-2

ILIADA

Page 2: iliada analize , Analize e Iliades

Iliada Vepra e Homerit daton ndërmjet shek VII – VIII(Ngjarja ka ndodhur 1-2

shekuj me parë )Vepra në brëndesi ka edhe shtresëzime kohore(Ka përshtatje dhe ndërfutje te elementeve të heronjve të epokave te ndryshme.)Titullohet si një pasqyrë e epokës përsa I përket :-Mënyres se jetesës (Jeta mes bujqësise ,blegtorise,zejtari )-Marredheniet midis njerëzve (Nderi ,Fisnikeria,regjimi skllavopronar)-Tablosë se rendit fisnor ne periudhën e shperbërjes se tij.-Luftrat e vazhdueshme për pasuri dhe zgjerim te mberterve- Shihet rruga drejt së ciles shoqeria .-Shpaloset ideali I epokës (Ideali më I lartë për njeriun ështe lavdia dhe trimëria në fushën e luftës për të mbrojtur atdheun,familjen,nderin.)-Në mënyrë indirekte nxjerr fuqinë shprehëse dhe artistike te kohes(Përshkrimi I fuqishem, duke u kthyer keshtu në tregues te nje kulture te gjare te kohes.)

Page 3: iliada analize , Analize e Iliades

Permbajtja

Mitologjia Greke (periudha e antikitetit) Poezia ne antikitet Jeta dhe vepra e Homerit Subjekti Analize e personazheve Skedari i librit Skedari I Filmit ‘Troja’ Komenti fragmentar Kritikat per vepren Mendimi ose kritika per librin

Page 4: iliada analize , Analize e Iliades

Mitologjia Greke (periudha e antikitetit)

Mitologjia Greke është trupi i miteve dhe legjendave që i përkasin grekëve të lashtë në lidhje me perënditë e tyre dhe heronjëve, natyrën e botës, origjinën dhe rëndësinë e kultit të tyre apo praktikat rituale. Ata ishin një pjesë e fesë në Greqinë e lashtë. Studiuesit moderne i referohen miteve dhe studimit të tyre në një përpjekje për të hedhur dritë mbi institucionet fetare dhe politike të Greqisë së lashtë, qytetërimit të saj dhe për të fituar kuptimin e natyrën të vetë mitit.

Mitologjia Greke është mishëruar në mënyrë eksplicite në një koleksion të madh rrëfimesh dhe pa dyshim në artet e përfaqësimit, të tilla si vazo-piktura dhe dhuratat e zgjedhura. Mitologjia Greke përpiqet të shpjegojë origjinën e botës dhe detaje për jetën dhe aventurat e një shumëllojshmëri të gjerë të perëndive, perëndeshave, heronjëve, heroinave dhe krijesa të tjera mitologjike. Këto histori fillimisht ishin shpërndarë në një traditë orale-poetike, sot mitet greke janë të njohur kryesisht nga literatura greke.

Page 5: iliada analize , Analize e Iliades

Në fund të shekullit të XIII p.e.s fiset Akejtë të bashkuar filluan luftën kundër Trojës, e cila zgjati për dhjetë vjet dhe në fund Troja u pushtua. Episodet heroike dhe tragjike të kësaj lufte janë përshkruar nga Homeri në poemat “ Iliada “ dhe “ Odisea “. Pushtimi i fundit i fiseve greko-verior ishin në kërkim të tokës larg rajoneve malore në jug të Ballkanit. Ata ishin më të fortë se akejtë, përderisa zotëronin armë prej hekuri. Një pjesë e akejve u largua në brigjet e Azisë së Vogël dhe ishujt e deti Egje, një pjesë u vendos në mesin e Greqisë – Atikë, ku jetonin Jonët. Të gjitha këto ngjarje të gjata dhe të vështira cuan në përfundimin e civilizimit të Egjeut. Në mijëvjeçarin e pare p.e.s u harrua shkrimi. U ruajt vetëm një pjesë e vogël e kulturës shpirtërore të epokës kreto mikenase. Mite të shkëputura, disa nga mënyrat e përgatitjes së qeramikës dhe plastikës. Kaluan shekuj përpara se helenët të krijonin kulturën e tyre madhështore.

Page 6: iliada analize , Analize e Iliades

Poezia ne antikitet Letersia klasike greke karakterizohet nga optimizmi, nga dashuria per

jeten, nga besimi ne forcat njohese dhe krijuese te njeriut. Ndjenja patriotike ngrihet lart dhe himnizohet ne veprat e poeteve dhe shkrimtareve.

Letersia klasike greke ka karakter te theksuar demokratik. Ne veprat e shkrimtareve dhe poeteve duket qarte simpatia dhe dashuria per njerezit e thjeshte, qe e nxjerrin jetesen me mundim dhe me djersen e tyre.

Bazë themelore e tërë sistemit metrik grek, ka qenë gjatësia dhe shkurtësia e shqiptimit në kohën të rrokjeve, të gjata dhe të shkurta. Rrokja e gjatë kishte vlerën e dy rrokjeve të shkurta dhe quhej arsi, e shënohej me një vizë (-) kurse rrokjet e shkurtra quheshin mora dhe shënoheshin me një hark. Në poezinë antike greke ishte këmba, e cila përbëhej prej tri rrokjeve. Gjatësia e vargut numërohej me këmbë. P.sh vargu 2-këmbësh, 3-këmbësh etj, kurse sot kemi 4-rrokësh, 5-rrokësh, 6-rrokësh etj. Veprat Iliada dhe Odisea të Homerit janë shkruar me vargun 6-këmbësh, kurse sipas sistemit të metrikes së sotme ky del si 18- rrokësh. (Një këmbë kishte 3 rrokje, 6 këmbë kanë 18 rrokje)

 

Page 7: iliada analize , Analize e Iliades

Jeta dhe veprat e Homerit

Letërsia klasike greke fillon me dy poemat e mëdha epike, me "Iliadën" dhe "Odisenë" që bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse për të nuk dinte pothuaj asgjë. Për shumë qytete greke është thënë se janë vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veçoritë gjuhësore të poemave, shkenca ka pranuar si më të mundshëm Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël (Izmiri i sotëm në Turqi). Për Homerin mendohet të ketë jetuar aty nga shekuli IX para erës së re. Në këngën VI të "Iliadës" poeti flet për rrëmbimin e Helenës nga Paridi. Në këngën V ku tregohen bëmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku një shkëmb të madh hata, dy burra që jetojnë sot prej vendit s'mund ta luajnë". Kjo dhe të tjera tregojnë se Homeri flet për kohë dhe ngjarje të hershme, të kënduara para tij, nga aedë dhe rapsodë, emrat historike të të cilëve kanë humbur në mjegullat e kohëve dhe shpesh janë veshur me petkun e fantazisë dhe të legjendës me këngët e tij magjepse kafshët e egra, ujërat i bënte të ndalonin rrjedhën e tyre dhe popullin ti shkonte pas.

Page 8: iliada analize , Analize e Iliades

… Në gurrën e pasur të këngëve të lashta të krijuara në shekuj, njomi buzët e

saj muza e poetit, që me "Iliadën" dhe "Odisenë" i ngriti përmendore jo vetëm heroizmit, por edhe bukurisë së artit popullor, që humbi në errësirën e shekujve dhe u ringjall në këto dy poema. Për Homerin ka mendime të ndryshme si:

-          I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea"; -          Një nga autorët e mundshëm midis shumë të tjerëve që kanë vënë

dorë mbi to; -          Njeri që nuk ka ekzistuar, por që ky emër ka mbetur simbol i

poezisë epike etj. etj. Të gjitha këto kanë krijuar atë që quhet çështje homerike që nis me shek.

III p.e.r. e vazhdon deri në ditët tona. Homeri i ngjan një mali të lartë, maja e të cilit vazhdon të jetë e mbushur me mjerull. Vendi ku janë krijuar poemat homerike është Joma; gjuha e tyre është dialekti jonian i përzier me elemente të dialektit eolian dhe më pak të dialekteve të tjerë. Ka shumë të ngjarë që këngët që kanë pasur në themel të tyre ciklin Trojan të gojëdhënave popullore të përpunuara nga shumë breza rapsodësh, të kenë shërbyer si bazë për hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.   

Page 9: iliada analize , Analize e Iliades

Foto te Homerit

Page 10: iliada analize , Analize e Iliades

Subjekti Iliada qe eshte nje nder veprat me te njohura Homerike ngerthen ne

vete kenget. mbi luften legjendare te Trojes. Sipas Legjendes shkaktar kryesor i kesaj lufte ishte nje gosti perendish ku nuk ftohet perendesha e grindjes, nga zemerimi ajo mer nje moll gdhend mbi te fjalet “ Me Te Bukures “ dhe e hedh ate ne mesin e perendeshave tjera ,Aferdites, Heres , Athenes te paafta per ta zgjidhur kete mosmarveshje ato i drejtohen princit te Trojes ,Paridit . Ai imagjepsur nga premtimi i Aferdites per ti dhene atij gruan me te bukur mbi Toke , Helenen, i jep dhe shpall Aferditen Perendeshen me te bukur . Pas kesaj Paridi rremben Helenen , dhe shenon fillimin e Luftes me gjakatare te Antikes , qe fillon me rrethimin e Trojes nga greket . Te Udhehequr nga Agamenoni Mbreti i Mikenes dhe vella i Menelaut ( burrit te Helenes) mbret i spartes e me prezencen e komandanteve me te shquar grek Akilit , Odiseut , Diomedi , Ajaks Telamoni bejne perpjekje te vazhdeshme te rrezuar Trojen , Mirepo te gjitha sulmet sprapsen nga Hektori , priresi i Trojaneve . Ndonese Kjo veper pershkruan vetem 51 ditet e fundit shihet qarte dhe shume leht mund te paramendohen viktimat e shumta te kesaj lufte

Page 11: iliada analize , Analize e Iliades

Analiza e personazheve 1) Akili – Ngrihet ne majën e piramidës dhe dallohet nga te

tjerët.Gjysmëperendi dhe gjysmënjeri ai perfaqëson idealin e epokes homerike (Qenie e cila deshmon aftesi te trimerise ,I sherben atdheut dhe I patrembshëm).Ai nuk trembet nga asgjë.Përkundrazi ne momentet kur vdekja I qëndron ne krye ai sulet mbi te armikun.I rreptë ,gjakatar por me një zemër te butë dhe te ndjeshme.Ai derdh lotë kur Priami I lutet për trupin e Hektorit.

2) Hektori-Ai qe I përngjan më shumë Akilit për nga guximi dhe trimëria.Ai udhëhiqet nga dashuria e tij per atdheun.Hektori eshte me I plote se Akili ne raport me respektin qe ai gezon per njerëzit dhe per familjen e tij.I martuar ,I matur ,I dhembshur I baba, bashkëshort besnik ,I ndjeshëm ndaj problemeve qe kanë te tjerët.Por perseri Akili eshte ideali I epokes homerike ….

3) Agamemnoni ,Menelau,Diomedi,Ajaksi– Sundimtare kryeneç dhe despot, po edhe trima.

Page 12: iliada analize , Analize e Iliades

4) Helena-Simbol I bukurise se persosur hyjnore .Ndryshon gjendje nga fillimi ne fund.Pasioni I dashurisë për Paridin shndërrohet ne neveritje për të pas largimit te turpshëm nga fusha e betejës te Paridit.Pendohet per veprimin e bere (Largimin nga Menelau.)

Përshkruhet nga pleqtë trojanë si :Panë Helenën që po vinte për s’larguSa shpejt nën zë mes tyre zun’ te thoshin:Nuk duhen sharë për besë Trojanë e Akej –Që për këte grua hoqën aq mundimeVite me rradhë;me te vërtetë perqasetPër bukuri me zonjat përendesha.

5.) Andromaka – është mishërim I besnikërise bashkëshortore .Shpalos virtytet morale te larta si :Nëne,grua,bijë .Skenat qe e tregojnë këtë jane skenat e ndarjes nga I shoqi ,Hektori dhe vajtimi I saj mbi trupin e Hektorit te vdekur

Page 13: iliada analize , Analize e Iliades

Skedari I librit 51 Dite shenojne fundin e pergjakshem te tre Heronjve te kesaj vepre. I lodhur nga

bejat e shumta ,humbjet e medha e me Akilin qe tashme ishte terhequr ne shenje proteste per marrjen e skllaves Brisedë nga Agamenoni , Menelau i ofron nje pakt dyluftimi Paridit sipas te cilit pakt nese Menelau mposhtej Paridi do mbante Helenen dhe Greket do terhiqeshin nga Troja , Nese Paridi Akilin dhe pasi e lendi rend ne fyt Partoklin qe renkonte per vdekje tashme i heq atij helmeten dhe ve re se nuk ishte Akili. I pikelluar nga ky fakt dhe duke ndjere keqardhje. Hektori urdheron terheqjen . Pas ceremonise tradicionale per djegien e kufomave Akili i zemeruar ne betejen e radhes mbetet ball-per-ball me Hektorin te cilin me shume mund e vret e me pas sikur kjo te mos mjaftonte kjo e lidh ate pas karroces se tij te luftes dhe e terheq zvarre deri ne kampin grek. Nga kjo qe ndodhi Zeusi Inatoset keq me Akilin. Ate nate i veshur ne nje kostum jo te zakonshem, Priami Mbreti i Trojes shkon dhe kerkon trupin e te birit me perulje qe me pas Akili duke ndjere keqardhje ia jep trupin e Hektorit dhe Akili i drejtohet Agamenonit qe te shpall disa dite paqe ne shenje respekti per ti lene kohe Trojaneve qe te kryenin ceremonialet. Nderkohe sipas fakteve te gjetura me vone atyre diteve pritej qe te arrihej nje marveshje mes Trojaneve dhe Trakeve. Pas perfundimit te ceremonialit disaditor Greket marshojn drejt Trojes ne nje Sulm te fundit me Zeusin ne anen e Trojaneve dhe trimeri e zemerim luftetaret Trojan i shkatojne humbje katastrofike Grekeve duke u vrare keshtu me shume se 2/3 e ushtrise. Duke pare Kete rezultat Agamenoni urdheron terheqje te menjehershme se e dinte mire se Perendia e Luftes se Olimpit dhe

Page 14: iliada analize , Analize e Iliades

… Zeusi ishin ne anen e Trojaneve dhe shume shpejte ushtria e tij do ishte teresisht e

mbaruar nese nuk terhiqeshin . Gjate terheqjes humbin jeten edhe ushtare te tjere grek nga h arkataret Trojan . Odiseu duke pare kete futet menjehere ne dilema dhe nis te shetis neper kampin grek ku shumica e tendave ishin zbrazur dhe Agamenoni ishte gati te merrte vendimin per terheqje .Ate dite Odiseu me ndihmen e nje perendeshe te bukur qe e kishte mbeshtetur gjithmone sheh nje ushtar grek qe i gezuar qe do terhiqej ne shtepine e tij po gdhendete nje kale prej druri per te birin e tij .I inspiruar nga kjo Odiseu vrapon ne tenden e Agamenonit dhe i tregon per idene qe i kishte shkrepur ne mendje , per nder te vellait te rene dhe premtimit qe i kishte dhene Agamenoni thot se nje perpjekje e fundit vlen te behet dhe keshtu Greket fillojne ndertimin e Kalit te Drunjet . Ne te cilin pasi futen luftetaret e zgjedhur Grek paraqitet si dhurate e perendive per terheqjen e Grekeve. Te nesermen ne mengjes vrojtuesit Trojan raportojn te Mbreti Priam i cili urdheron futjen e kalit brenda mureve. Me ne fund nje Nate e qete kishte rene mbi Troje pa ankthin e se nesermes . Ne nderkoh ne oret e vona te Nates Luftetaret Grek nder te cilet edhe Akili dhe Odiseu zbresin nga kali dhe japin sinjalin anijeve greke qe kishin mashtruar Trojanet dhe ishin portuar ne ishujt prane . Pasi portat e medha hapen dhe Trojanet Kapen ne befasi ndodhin shume vrasje nder te cilat i poshteruar vdes edhe Akili nga harku I Paridit , vdes edhe Priami ndersa Trojes i Vihet zjarri.

Page 15: iliada analize , Analize e Iliades

Iliada

Autori Homeri

Titulli I vepres Iliada

Shteti Greqi

Gjuha Greke e lashte

Gjinia Mesjetare (antikiteti)

Page 16: iliada analize , Analize e Iliades

Skedari I filmit Troja

Troja (film) është një film epiko – legjendarë Amerikane i prodhuar në 2004 nga Wolfgang Petersen.Ai eshte bazuar ne vepren e Homerit Iliada dhe pershkruan luften e eger te kohes se mesjetes ne qytetin e Trojes,lufte e shkaktuar nga princi Paris i cili rrëmbeu nga grekët Helenën e Bukur dhe Agamemnoni i etur për pushtet dhe Menelau i inatosur për shkak të gruas së tij të rrëmbyer udhëtojn drejt e në Trojë për pushtimin e saj dhe kthimin e Helënes. Akili një luftëtar i pavdekshëm niset me grekët për në Trojë në mënyrë që të jetë i lavdishëm dhe që historia ta përmend atë shekuj me rradhë.

.

AktoretBrad Pitt si AchillesEric Bana siHectorOrlando Bloom si ParisDiane Kruger si HelenBrian Cox as AgamemnonPeter O'Toole si PriamRose Byrne si BriseisSaffron Burrows si AndromacheBrendan Gleeson si MenelausSean Bean si OdysseusJulian Glover si TriopasJames Cosmo si GlaucusJohn Shrapnel si NestorJulie Christie si ThetisGarrett Hedlund si PatroclusVincent Regan si EudorusTrevor Eve si VeliorTyler Mane si AjaxNathan Jones si Boagrius

Page 17: iliada analize , Analize e Iliades

Troy-Troja (filmi)

Page 18: iliada analize , Analize e Iliades

Komenti Fragmentar1) Vepra ka frymë thellesisht epike.(Ka ndërhyrje të përshkrimit ,por ky përshkrim behet nga personazhet duke e shmangur frymën e brendshme.)2) Subjekti merret nga cikli I legjendave heroike mbi luften e Trojës ,ndërmjet grekëve dhe trojanëve.3) Nga kjo legjende merren vetem 51 ditët e fundit.4) Në qendër ngrihet ,zemerimi I Akilit ,që ështe terhequr nga lufta dhe qëndron I vecuar ,sepse Agamemnoni ka rrëmbyer atij skllaven e bukur Brisedë që heroi e donte aq shumë.5) Këndo ,hyjneshë,mërine e Akil Pelidit, që shume hidhërime e kobe akejve u solli.6) Luftën e përgjakshme që bëne grekët për të plackitur Trojën aty nga fundi I shek XII , fantazia e poetit e ka shndërruar në një lufte për te rivëne ne vend nderin e cënuar nga Paridi I cili “grabiti” Helenën e bukur 7) Përdoret “vonesa” .Ngjarjet rrjedhin perpara dhe drejt(Sipas arsyes dhe pa thyerje kohore.)

(Vecori e stilit epik).Disa herë përshpejtohet në të rrëfyer disa herë ngadalësohet (Ngadalësohet në momentet ku ka ngjarje dytësore )

a) Krijohet një shkrirje midis botes njerëzore dhe botëshyjnore.(Perëndite levizin nga lart poshtë ndonjehere edhe duke bere cudira .Aferdita)b) Rrëfimi bëhet I besueshëm (Art I fuqishëm estetik dhe realist ) (Përshkrimi bëhet nga personazhet ,rrëfyesi shmanget )c) Personazhet dhe heronjte duhet te bëhen sa më monumnetale (Epikë) dhe sa më të afërt .(Prandaj perdoren epitet e fuqishme si psh :

1. Akil Hyjnori,kembeshpejti;Atena sykaltra;Odise mendtaku;Menela zëmadhi;Hektor lavdimadhi,I ndritëshmi,Paridi mashtrues grash, Helenë krarëbardhe;Hëere mendjezeza;Prijam gojëmbli ;Ares gjykatari;Eos(Agimi) gishtatrëndafili.

2. Zeusi (Kryeperendia qe ka ne dorë fatin e njerëzve dhe të përendive ka epitete si : mrrufehedhes,mizor etj..(Obskurantizmi –paralajmerohet)

Page 19: iliada analize , Analize e Iliades

Ëndrra mashtruese për ta vazhduar luftën kundër trojanëve deri në fitoren e plotë (Koment I kenges se dyte) Kënga e dytë rrëfen se si Zeusi dërgon ëndrrën mashtruese te Agamamnoni për ta vazhduar luftën kundër

trojanëve deri në fitoren e plotë. Vërtet, Nestor Neledi ishte ai që e zgjoi nga gjumi Agamemnonin dhe e këshilloi për ta vazhduar luftën. Ushtria akeje që pësonte disfatë pas disfateje ishte dëshpruar ndaj nisi të dezertonte. Po edhe vetë Agamemnoni i dëshpruar propozoi kthimin në atdhe. Tani ushtarët akej të gëzuar nisin të këndonin. Por Odiseu ia mbushi mendjen Agamemnonit dhe i nxiti akejtë për luftë. Pas tij u ngrit shortari Kallkant duke prognozuar se do të pushtohej Troja. Nestor Neledi propozoi se pa e pushtuar Trojën dhe pa rënë në shtrat me gratë trojane akejtë nuk duhet të kthehenshin në atdhe. Agamemnoni i përkrahur nga Ajaks Telamoni, Diomed Tiditi, Odise Laerti, Nestor Neledi, Menela Atridi-leshverdhi etj. i trimëruar u kërcënua se do t’ia çante gjoksin me parëzmore Hektorit. Pastaj, Nestor Neledi e këshilloi Agamemnonin që të jepte urdhërin për t’u rreshtuar ushtria akeje në vëllazëri e fise. Beotëve u printe Lejti, Peneli, Arkesilau, Protoenori dhe Kloni me 50 anije që bartnin nga 100 ushtarë. Ushtarëve të Arkomenit dhe të Aspledonit u prinin Jalmeni dhe Askalafi, bijtë e Aresit e të Astiokës, me 80 anije. Fokezëve u prinin: Skedi dhe Epistrofi, bijtë e Ifid Naubolit, me 40 barka. Lokrezëve u printe Ajaks Ojliadi, me 40 anije. 

Këta vinin nga Eubea. Abantëve u printe Elefenor Halkodontiadi me 40 barka. Atinasve u printe Meneste Petidi, me 50 anije. Nga Salamina ishte nisur me 12 barka Ajaks Telamoni. Diomed Tiditi tok me djalin e Kapaneut, Stenelin dhe me djalin e Mekis Talaionit, Eurialin, u prinin ushtarëve nga Tirinti, Argosi, Ermiona, Asina, Trezeni, Eiona, Epidauri, Akaja, Maseta dhe Egjina, me 80 anije. Ushtarët nga Mikena me rretinë prijs kishin Agamemnon Atridin, me 100 anije. Ushtria e tij me numër ishte më e madhja. Lakedemonëve me kryeqytetin në Spartë u perinte Menela Atridi-leshverdhi, vëllaj i Agamemnonit dhe burri i Helenës së ikur për Paridin, me 60 anije. Nestor Neledi-gerensi-qerrengasi u printe ushtarëve nga Pilosi me rrethinë që ishin nisur me 90 anije. Arkadëve u printe i biri i Ankeos, Agapinori me 60 anije. Epejve u prinin: Amfimaku, Talpi, Diori dhe Polikseni, me 10 gale. Homeri këtu përmend një këngëtar në zë trakas me emrin Tamir prej Ekales, nga shtëpia e mbretit Eurit Ekalenit. Meqë ky këngëtar këndonte më bukur se muzat ato ia kishin mbyllur gojën. Dulikonëve u printe i biri i Fileut, Megeti, me 40 barka. Qefalenëve u printe Odeseu nga Itaka dhe atyre që banonin në Zakinth, Samos dhe Epir, me 12 anije por në dallim prej të tjerave, që kishin fajkat e murme, të tijat ishin me fajkat e lyera me ngjyrë të kuqe. Etolëve u printe Toanti, biri i Andremonit, me 40 barka. Kretezëve u prinin Idomeneu dhe Merioni, me 80 barka. Rodezëve u printe Tlepolem Heraklidi, me 9 flluga.

Page 20: iliada analize , Analize e Iliades

… I biri i Karopit, Nireu ishte nisur prej Simes me 3 barka. Antifi dhe Fidipi, dy bijtë e mbretit Tesal Heraklidit u

prinin atyre që rronin në ishujt e Nisirit, Kropatit, Kasit dhe Kaosit, me 30 gale zgavra. Ata që rronin në Argun pellazgjik me nam dhe për trimëri në zë dhe ata që banonin në Alop, Al e në Ftijë, që quheshin mirmidonë, prijs kishin Akil Peleun, me 50 flluga. Filakasëve u printe Protesilau, me 40 barka, të cilin e vrau një dardan sapo nisi të zbriste nga anija ndër akejt më i pari. Atë e zëvendësoi Podarku, djali i vëllajt të tij. I biri i Admetit, Eumeli u printe atyre që banonin në Ferë, buzë liqenit të Bobidës, me 11 anije. Banorëve të Metonës, Taumakës, Olizonit dhe Melibes u printe Filokreti, me 7 barka. Pas vdekjes së Filokretit vendin e tij e zuri Medonti. Banorëve të Trikës, Itomës dhe Ojkalës u prinin dy bijtë e Asklepit, Podaliri dhe Makaoni, me 30 anije zgavra. Këta të dy ishin mjekë në zë. Ata që vinin nga Ormeu, Asterioni dhe Titoni prijs kishin të birin e Evemonit, Euripilin, me 40 gale. Banorët e Argisë, Ortës, Elonës, Olosonës etj. prijs kishin birin e Peritoos, Polipin, po edhe të birin e Koron Keneidit, Leontin, me 40 anije. Enienëve dhe perebejve nga Dodona u printe Guneu nga Qifi, me 22 gale. Magnetëve u printe i biri i Tendredonit, Proteu, me 40 barka. 

Këta ishin prijsit e ushtrisë aleate agresore që shkonin për ta pushtuar Trojën. Zeusi dërgon lajmëtaren e shpejtë të tij, Iridën te mbreti i Trojës, Priami, anën e të cilit e mbante, që edhe ai të përgaditej për mbrojtje. Në fakt ai ishte djali i Priamit, Politi i cili e këshilloi të atin për rrezikun që i kanosej Trojës nga ushtria agresore akeje. Edhe djali tjetër i Priamit, Hektori, personazhi kryesor trojan në Iliadë, i propozon të atit që trojanët të bëheshin gati për t’i përballuar sulmeve të armikut. Trojanëve u vinin në ndihmë miqtë nga viset e ndryshme. Çdo fis rreshtonte ushtrinë nën flamurin e vet. Hektori ishte udhëheqësi kryesor ushtarak i trojanëve dhe i aleatëve të tyre. Dardanëve u printe i biri i Ankizit, Eneu tok me Arkelokun dhe Akamantin, bijtë e Antenorit. Banorët e Zelës prijs kishin Pandarin, të birin e Likaonit, sundimtarit të Liqisë... Atyre që ishin nga Adrestja, Apesi, Pitia dhe nga mali Tirjes, u prinin Adresti dhe Akfini, bijtë e Merop Pergosiaut, përndryshe shortar i njohur. Ata që në Prakë e Perkote banonin, në Sest e Abito, si dhe në Arisbë prijs kishin të birin e Irtakut, Asin. Pellazgëve të Larisës pjellore u prinin bijtë e Pellazgut, Leto Teutamidi dhe Ipoto e Pileu. Trakasëve u printe Akamanti, kurse atyre nga Helesponti Pirroja. Kikonëve u printe i biri i Treze Koadit, Eufemi. Peonëve nga Amidoni dhe nga lumi i Aksit u printe Pirraku, të cilin e vrau Patrokli. Paflagonëve u printe Pilemeti nga Enetia. Alizonëve nga Aliba u prinin Odi dhe Epistrofi. Myzëve u prinin Hromi dhe Enomi shortar. Frigëve u prinin Forku dhe Askani. Meonëve u prinin bijtë e Talemenit: Mestili dhe Antifi. Malokëve të Karjes u prinin Nesti dhe Amfimaku. Këta dy vëllezër ishin bijtë e Nomionit. Liqianëve u prinin Sarpedonti dhe Glauku. 

Page 21: iliada analize , Analize e Iliades

Kritikat per vepren Iliada rrëfen për luftën dhjetëvjeçare të Trojës, por në fakt ky epos shtjellon ngjarjet e 40

ditëve të fundit të luftës përkatëse. Ndërsa Odisea tregon për aventurat e Uliksit, mbretit të Itakës, gjatë kthimit të tij pas dhjetë vjetëve nga lufta në atdhe. Të dy poemat kanë nga 24 këngë. Të krijuara dhe më parë të kënduara nga aedët pellazgë, pastaj duke u bartur brez pas brezi me ndryshime e përmirësime kanë arritur deri tek grekët e vjetër, të cilët edhe i kanë përvetësuar. Nëse bazohemi në mitologji, lufta e Trojës fillon kinse për shkak të mbrojtjes së moralit, nderit dhe dinjitetit njerëzor, ngase, siç thuhet, djali i mbretit të Trojës, Priamit dhe vëllaj i heroit trojan Hektorit, princi bukurosh Paridi kishte grabitur gruan e mbretit të Spartës, Meneleut , bukuroshen Helenë. Megjithatë, në shumë vende të lliadës pohohet se Helena vullnetarisht kishte ikur për Pardin, mirëpo për këte fajin ajo ia hedh hyjneshës Afroditë, e cila e kishte mashtruar, siç pohon ajo. 

I prekur keq në sedër, Menalau tok me vëllajn e tij Agamemnonin, mbretin e Mikenës, u drejtohen me ftesë për ndihmë të gjithë mbretërve të Heladës me synim që ta kthenin Helenën me çdo kusht, sipas deklarimit të tyre, të rrëmbyer nga Paridi. Përndryshe, Helena shpesh paraqitet në Iliadë si lavire dhe tradhtare ndaj burrit të saj, Menelaut. Miti rreth ikjes së Helenës për Paridin predikon si vijon: Kur e bija e mbretit të detit, Nereut, hyjnesha Tetidë, martohet me Peleun, në dasëm ishin grishur gjithë perënditë dhe perendeshat, me përjashtim të hyjneshës së grindjes, Erida, të cilën e kishin harruar, andaj Erida e zemëruar në shenjë hakmarrjeje gjatë argëtimit të krushqëve që festonin solemnisht, për t’ ua prishur gazmendin hodhi një mollë ari mes tyre me mbishkrimin në të: Më të bukurës. Nisin të zihen: Hera, Atina dhe Afrodita duke insistuar se molla i takonte secilës pretenduese. Pas një shamate ranë në ujdi që më në fund këtë problem ta zgjidhte Paridi. Meqë Afrodita i kishte premtuar femrën më të bukur për grua Helenën, ai mollën ia ndau asaj. Mitologjinë e lëmë anash. Shkaku i luftës faktikisht ka qenë pushtimi i Trojës dhe plaçkitja e pasurisë së këtij qyteti me rrethinë prej sulmuesve. Në Iliadë shpesh përdoret shprehja plaçkitje. Figura qëndrore dhe kryetrimi i Iliadës është Akil Peleu nga Ftia e Larisës në Tesali, përndryshe pellazg i kulluar. Ndërsa komandanti suprem i forcave antitrojane ka qenë Agamemnoni. Kryetrimi dhe figura më markante trojane ishte Hektori, i cili asnjëherë nuk qan si Akili. 

Page 22: iliada analize , Analize e Iliades

Mendimi ose kritika per librin

Libri eshte nje poeme legjendare-historike shume e arritur nga ana stilistikore dhe kuptimore per sa I perket periudhes ne te cilen eshte shkruar. Homeri eshte autori I pare qe edhe pse pas disa kohesh e ka pershkruajtur ekzatesisht nga ana heroike nje lufte te madhe dhe te pameshirshme sic ishte ajo e Trojes.Kjo veper e pershkruan e menyre shume te detajuar varg pas vargu dhe kenge pas kenge ate qe ne te vertete ka ndodhur ne 51 ditet e fundit te nje lufte 4 vjecare. Iliada eshte e mbushur me pershkrime te fuqishme te ndjesive te njerezeve dhe sikonizimi I tyre me perendite me te fuqishme te asaj kohe. Ai perfshine dhe anet e perendive ne kete lufte te pergjakshme duke I permenndur ato shume here ne proze karakteristike kjo e kohes se mesjetes .Duke ngacmuar kuriozitetin e lexuesit ai ka rrezikuar pak ne fillim te librit duke e zgjatur me teper,por duke qene se eshte nje nga veprat e para te mirefillta te Greqise ,kjo I jep atij nje plus te madh. Ngjarjet ne liber kane nje fjalor te pasur morfologjike dhe grek, gje gje e ben me te veshtire leximin dhe kuptimin e kesaj vepre.Kjo gje nuk ka ndikuar ne njohjen e njerezve me kete perl te mitologjise greke dhe po ashtu boterore. Akoma nuk eshte e qarte se kush eshte ne te vertete Homeri ose me sakte akoma nuk eshte vertetuar qe ka ekzistuar nje person I tille keshtu qe njerezit dhe mund te jene gabuar duke I dhene meritat nje personi I cili mund te mos kete ekzistuar kurre ,por kjo nuk ka me rendsi se shenjat qe ka lene ai ne kohen e mesjetes.Ai ka qene nje dizenjues I nje kulture te re letersie qe ndoshta filloi nje revolucion te ri ne histori, nje poezi ne vargje ndryshe nga te tjerat ,nje poezi epike 6 kembesh ose ndryshe 18 rrokeshe.Shenja qe ka lene ne histori apo dhe letersi ky liber do te jete I pa harruerrueshem per njerezimin.

Page 23: iliada analize , Analize e Iliades

Fund