92
ISMET JONUZI – KROSI GOLGOTA SHQIPTARE - PJESA E PARË - DËSHMITË DHE AKTAKUZAT PËR ORGANIZATËN ILEGALE-POLITIKE KOMBËTARE “LIRIA” Prof. SADUDIN GJURA (1926-1960) 2 Redaktor: Doc. dr. prof. Nebi Dërvishi - Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës Recensentë: Doc. dr. prof. Vebi Xhemaili - Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës Doc. dr. prof. Nuri Bexheti - Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës Lektor: Prof. Aliriza Akiu Botoi: ARS-ZZ Tetovë

Golgota Shqiptare

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Golgota Shqiptare

ISMET JONUZI – KROSI

GOLGOTA SHQIPTARE - PJESA E PARË -

DËSHMITË DHE AKTAKUZAT PËR ORGANIZATËN ILEGALE-POLITIKE KOMBËTARE “LIRIA”

Prof. SADUDIN GJURA (1926-1960)

2

Redaktor: Doc. dr. prof. Nebi Dërvishi - Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës Recensentë: Doc. dr. prof. Vebi Xhemaili - Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës Doc. dr. prof. Nuri Bexheti - Profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës Lektor: Prof. Aliriza Akiu Botoi: ARS-ZZ Tetovë

Page 2: Golgota Shqiptare

3

4

ME PËRKUSHTIM: SHERIFES (gruas sime),

KALTRINËS DHE SHKËLQIMIT (fëmijëve të mi).

ISMET J. KROSI

Page 3: Golgota Shqiptare

5

Recension

Punimit të Ismet Jonuzi-Krosi – “GOLGOTA SHQIPTARE” (pjesa e I /parë) Unë, pata fatin që të njihem që në fillim me përmbajtjen e librit të Ismet Jonuzi-Krosit, “GOLGOTA SHQIPTARE”, pasi që kam qenë redaktor i tij. Sigurisht,funksioni i recensës sime atë kohë ishte, që krahas vlerave të librit të evidencoja edhe dobësitë e tij, me synimin e vetëm për të ngritur nivelin e botimit. Sot, në momentin që monografia është në fazën e botimit, konstatoj me kënaqësi të veçantë se shumë prej sugjerimeve janë marrë në konsiderim dhe ne, të gjithë së bashku kemi në duar një libër që deri më tani, u mungonte bilbliotekave tona. Për “Golgotën e madhe”, që përjetuan shqiptarët në trevat etnike lindore gjatë sistemit komunist, duke filluar nga viti 1944 e në vazhdimësi, është folur mjaft ndër gazeta, revista, radio e televizion, sikurse janë dhënë reportazhe televizive, janë shfaqur filma dokumentarë e tjerë. Kjo, dramë e gjysmës së kombit shqiptar është pasyruar pjesërisht ose në mënyrë të fragmentuar edhe në veprat e shkrimtarëve dhe të ndonjë dramaturgu, por në ndonjë monografi gjithëpërfshirëse, e plotë dhe e rrumbullakësuar deri më sot, me sa dijmë ne nuk është shkruar. Nisma vjen nga Ismet Jonuzi-Krosi, ndërsa shtegun e hap dorëshkrimi i tij rënçethës, “GOLGOTA SHQIPTARE” (pjesa e I /parë/). Nëqoftëse, çdo monografi në kumtimin e mirëfilltë të fjalës, duhet të mbështetet në materialin faktografik, në korpusin e burimeve relevante, këtë parakusht të domosdoshëm e plotëson edhe dorëshkrimi që e kemi në dorë. Autori, me pasionin e gjurmuesit, vullnetin dhe durimin për lakmi, i është përveshur vjeljes së dokumentacionit bazë, kujtimeve të bashkëkohanikëve, evokimi i disa prej tyre që e përjetuan këtë golgotë, dëshmitarëve të gjallë të familjarëve dhe të afërmëve të tyre, procesverbaleve, vendimeve të gjykatave të kohës e të dhënave të tjera, që mandej këto materiale të bollshme, t’i sitemoj dalëngadalë me pasion dhe me kujdes të veçantë, sipas personazheve (figurave) emblematike të rezistëncës në rajonin e Pollogut e më gjerë. Por, merita kryesore e autorit qëndron, në trajtimin me një vërtetësi dhe në mënyrë objektive të figurave dhe ngjarjeve që po shtjellon. Analizat, sintezat dhe konkluzionet në të cilat arrin, ai gjatë shtjellimit të çështjeve të ndryshme janë të sakta, të argumentuara dhe të mbështetura në një bazë të gjerë burimore. Në tërë monografinë, që është ndjekur hap pas hapi dhe është pasqyruar e zbërthyer veprimtaria e figurave të veprimtarëve për çështjen kombëtare, si dhe janë çjerrur maskat e politikës degjeneriuese sllavo-komuniste për t’i ndjekur e penguar përpjekjet e tyre për të drejtat e ligjshme të shqiptarëve. Qëllimi esencial i këtij recensioni parësor, është që ta tërheqë vëmendjen e lexuesit të nderuar, lidhur me momentet që kanë të bëjnë me përjetimet golgotiane e ç’njerëzore të shqiptarëve të trevave të Pollogut, e më gjerë në harkun kohor 1944-1953. Andaj, për çështje të tjera nuk do të hyjmë më thellë, përveç që se në qoftëse kanë të bëjnë me sqarimin e çështjes, e cila më ka nxitur të bëj recensionin e këtij libri me plotë vlera faktike. Punimi “GOLGOTA SHQIPTARE”, fillon me një parathënie (faqe 8-10), e titulluar “Veprimtaria e organizatave politike ilegale në Kosovë e në vise të tjera etnike shqiptare (1945-

6

1999)”, ku evidenton një numër të konsiderueshëm të të dënuarve shqiptarë, të cilët vitet e rinisë dhe vitet më të ndritura të rinisë i kanë mbajtur në kazamatet jugosllave, si në Idrizovë të Shkupit, Veles, Nish, Podgoricë, Lepogllavë, Stara Gradishkë, Bileqe, Beograd e në Goli Otok. Evokimet e personazheve, që kaluan e që njëhësh e përjetuan “Ferrin e Goli Otokut”, dëshmojnë për një trajtim të egër, barbar e mizor, të pa përsëritshëm në historinë e njerëzimit në kohën bashkëkohore. Autori, skëterën e ka shtrirë në 181 faqe, me fotografi e faksimile vendimesh, me një parathënie, me personazhe të ndara në tre grupe (faqe 14-144) dhe pjesa e fundit me dëshmitë që flasin (faqe 146-175). Në fillim të punimit, bën përpjekje që ta ndriçojë Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, e udhëhequr nga profesor Sadudin Kadriu-Gjura me shokë, që ishte vazhdimësia e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA”, e themeluar që në vitin 1935 në Beograd. Në përfundim të këtij recensioni do të shtojmë, se libri kushtuar Golgotës shqiptare (1944-1953) që i vihet para lexuesit, pak ditë para se Kosova të fitojë pavarësinë dhe “De jure” nga studiuesi dhe publicisti Ismet Jonuzi-Krosi, është me vlera jo vetëm për studiuesit që merren dhe do të merren në të ardhmen, me këtë përpjekje të fuqishme të një populli liridashës, por do të shërbejë si një porosi brezit të sotshëm dhe atyre që do të vijnë, për të çuar deri në fund amanetin e atyre brezave që për afro një shekull luftuan për t’i parë trevat etnike të bashkuara në një trung të vetëm. Do t’i sugjeroja autorit që ka mundësuar botimin e këtij studimi, se do të ishte me vlerë që punimi të përkthehet edhe në gjuhën angleze, në mënyrë që edhe bota e qytetëruar perëndimore të njoh gjenocidin që sistemi komunist serbo-sllav, ka ushtruar mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Libri “GOLGOTA SHQIPTARE” (pjesa e I /parë/) dhe shpresojmë edhe tri që autori i ka projektuar do të jenë një dëshmi e gjallë për historiografinë shqiptare si edhe për gjykatësit e Hagës, të cilët po vënë në një bankë për të gjykuar si kriminelin ashtu edhe viktimën. Duke përgëzuar autorin për botimin e kësaj monografie interesante dhe të dobishme, i urojmë suksese e botime të tjera të vlefshme që na i premton në parathënien e kësaj monografie.

Strugë, më 18.06.2007 Dr. Nebi Dervishi

Page 4: Golgota Shqiptare

7

DIÇKA PËR LIBRIN GOLGOTA SHQIPTARE

Të vetëdijshëm se ka mbetur shumëçka të thuhet dhe të shkruhet për këtë libër. Që po del në dritë nga autori Ismet Krosi. Ky libër po përkujtohet në çastin kur populli shqiptar duhet t’ua lajë borxhin burrave më të përvuajtur dhe të ndrydhur nga pushteti komunist, duke e shpallur pas vdekjes HERO kombëtar siç ështe veprimtari Sadudin Gjura. Në kohën e okupimit komunist të cilin, veprimtari i kombit shumë rëndë e përjetoi, por kurrë nuk u gjunjëzua, bashkë me popullin shqiptar të shpërndar nga trungu i vet.

Monografia që kemi në dorë ka për qëllim që, sa më realisht të paraqitet një segment i luftës heroike dhe burrërore që bëri intelegjenca shqiptare. Ky veprimtar i palodhshëm i Pollogut dhe çështjes shqiptare, do t’i bëjë ballë me durim të madh e gjakftohtësi, stoikisht ideologjisë tradhtare të riokupimit sllavo-komunist të trojeve shqiptare.

Kur flasim dhe kujtojmë figurën e Sadudin Gjurës dhe bashkveprimtarëve të tij, por edhe kur marrim guxim të shkruajmë për një figurë të ndritur siç na përshkruan publicisti Ismet Krosi, ai nuk del tjetër veçëse një luftëtar i denjë dhe i paepur për qëllime të pastra të bashkimit kombëtar. Të shkruash sot për këtë figurë të rrallë e të pastër kombëtare, është edhe nder edhe përgjegjësi. Nder është sepse ai, me luftën e vet që bëri, sakrifikoi veten familjen dhe nderoi kombin shqiptar. Përgjegjësi është pse druajmë që të mos lëndojmë atë thelbësoren për çka luftoi Sadudin Gjura tërë jetën për çlirimin dhe bashkimin e kombit.

Dëshmitarët e gjallë flasin gjithnjë duke pasur në gojë vetëm të vërtetën për Sadudinin, me kompetencë të plotë për thelbin e strategjisë ushtarake, politike, ideore dhe luftararke të Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Kjo strategji u përkrah plotësisht nga i tërë populli tetovar dhe më gjerë në mbrojtje të trojeve Arbërore.

Ne, pasardhësit e tij, i jemi mirënjohës këtij veprimtari, i cili i vuri në binarë të shëndoshë me çka në radhë të parë pikëpamjet kombëtare që diti t’ua zgjerojë horizontin se, luftën që bëri për komb, ishte e shejntë dhe prioritare.

Kuptohet se me të vetmin qëllim politika komuniste vuri në dispoinim pushtetin policor për të shfarosë këtë popull, të mbajë nën okupim tokat e tij. Bolshevizmi gjatë pesë dekadave sa do të qëndrojë në skenën politike do të përpiqet, pjesërisht t’ia arrijë qëllimit duke i dërgua edhe nëpër kazamatet më të egra jugosllave deri në Goli Otok. Të gjitha këtë do ti përdorë për të shuar vetëdijen, dinjitetin kombëtar dhe synimet liridashëse. Mirëpo, pushteti komunist kurrë nuk do të arrijë ta shuajë vullnetin e çeliktë, atdhedashurinë dhe bindjen në fitoren përfundimtare të shqiptarëve, që ishte e trasuar nga plejada e shkëqyer e veprimtarëve të kohës së Sadudinit me bashkëveprimtarë, të cilët e trasuan rrugën drejt çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Prandaj emri i Sadudinit, do të jetë gjithmonë i shënuar në historinë më të re kombëtare si patriot i palodhshëm për çlirimin dhe bashkimin e kombit, pra jemi të bindur se ky libër historik do të shtoj te brezat e rinj kurajon drejt platformës për një ardhmëri që ky popull e meriton.

Tetovë, 19.06.2007 Dr. Vebi Xhemaili

8

Recension

Jo më kot, ekziston mendimi, se librat më të mirë historikë janë shkruar nga jo historianët, por nga autoritetet e tjera akademike, qofshin atotë sferave letrare, apo atyre publicistike. E tillë, është edhe iniciativa e guximshme e publicistit dhe regjisorit të përmbledhjeve dokumentare Ismet Jonuzi – Krosi, për të zbardhur ngjarje, momente dhe biografi të personaliteteve shqiptare, për të cilët historia deri më tani ka heshtur.

Ismet Krosi, sjellë në vellimin e parë të serisë së tij, materiale tepër ekskluzive, burime të panjohura, të cilat në të ardhmen do të jenë dhe do të shërbejnë si literaturë primare për të gjithë të interesuarit që do të merren me periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore e deri në fillim të mijëvjeçarit të tretë.

Vlerësoj, se botimi i vëllimit të serisë “GOLGOTA SHQIPTARE-I”, do të nxisë kureshtjen dhe debatin jo vetëm të opinionit shkencor në Maqedoni, por edhe të opinionit publik më të gjerë të rajonit.

Tetovë, më 20.05.2007 Dr. Nuri Bexheti

Page 5: Golgota Shqiptare

9

PARATHËNIE VEPRIMTARIA E ORGANIZATAVE POLITIKE ILEGALE NË KOSOVË E

VISET TJERA ETNIKE SHQIPTARE 1945-1999

Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova dhe viset e tjera shqiptare,jo vetëm që u penguan për t´u bashkuar me Shqipërinë,ashtu siç ishte vendosur në konferencën e Bujanit (31 dhjetor 1943-1 e 2 janar 1944), por ngjau ajo më e keqja,që këto troje etnike shqiptare u ripushtuan dhe u ndanë në katër copëza brenda Federatës Jugosllave të AVNOJ-it: Kosova bashkë me pjesët etnike shqiptare në Maqedoni, në Serbi dhe në Mal të Zi.

Populli shqiptar, ndonëse s´u pajtua asnjëherë me këtë gjendje, u organizua në forma të ndryshme legale e ilegale për të sendërtuar aspiratën e vet historike, çlirimin e trojeve shqiptare që mbetën nën sundimin jugosllav (lexo-serbosllav) dhe bashkimin e tyre me shtetin amë,Shqipërinë. Veprimtaritë politike-kombëtare ilegale të shqiptarëve në Kosovë…gjatë viteve 1945-1999 janë përshkuar nëpër gjashtë faza organizative:

1. Faza e parë, e organizimeve politike-kombëtare ilegale përfshin periudhën nga fundviti 1944 e deri më vitin 1950, dhe përkufizohet kryesisht me veprimtarinë e Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare(LNDSH). Drejtues të LNDSH-së ishin intelektualët patriotë: Halim Spahija, prof.Ymer Berisha, Tahir Deda, Marije Shllaku, Gjon Serreçi, At Bernard Llupi, Adem Gllavica, Ukë Sadiku, kapiten Hysni Rudi, Ajet Gërguri, Luan Gashi, Ibrahim Fehmiu, Qemal Skënderi, Halim Orana, Hamdi Berisha, Prof.Ibrahim Kelmendi, Hysen Tërpeza, Ejup Binaku, Sadudin Gjura me shokë,Organizta Ilegale Politike Kombëtare “Liria”, etj.

2. Faza e dytë, përfshinë kohën në mes viteve 1950-1958, dhe në popull, kjo periudhë deri në vitin 1966 quhej „Koha e Rankoviqit“. Brenda këtyre viteve organizimet ilegale, kanë qenë të shumllojshme si:vazhdimësia e veprimeve të LNDSH-së nga grupe me emërtime të tjera,Informbyroistët“, organizimi i grupimeve të ndryshme nga Sigurimi shqiptar, kundërshtimi i rekvizitave “Otkupit“. Kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrëveshjes xhentëlmene Tito-Qypurli 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi…, luftimi në forma shantazhuese të kolektivizimit, aksioni i armëve etj. Përfaqësues të këtyre grupimeve ishin: Xhavit Gafuri, Hasan Jashari, Shaban Dërguti, Hafëz Jakupi, Bitër Dehalla, Sefer Elezkurtaj, Hajdar Bytyqi, Bie Vokshi, Fetah Bogiqi, Sami Peja, Sali Kelmendi, Konstandin Vasilaca (oficer i armatës shqiptare), Hajrullah Gorani, Ramiz Osmani, Xhemil Fluku, Ramadan Rexha, Ali Aliu, Omer Qerkezi, Sabit Kapiti, Mehmet Gega dhe grupi i tij,, Naxhi Purde me grupin “Shkëndija”, Rexhep Abdullahu, Nysret Nivokazi, Emin Fazliu,Nejazi Maloku (Procesi i Prizrenit) Enver Dukagjini, Adem Demaçi, Muhamed Brovina, Hidë Dobruna…

3. Faza e tretë, përfshinte kohën në mes të viteve 1958-1968, dhe kjo periudhë karaketrizohet me formimin e organizatave ilegale, të cilat do të artikulojnë koncepte të reja politike e kombëtare.

• Në vitin 1958, atdhetari Metush Krasniqi, formoi organizatën: “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë“ (PRBTSHSHA);

10

• Në vitin 1960-61, atdhetarët: Kadri Halimi dhe Ali Aliu formuan organizatën:“Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi, me Shqipërinë“ (KRBTSHJSH);

• Në vitin 1963-64, simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi, formoi “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të të cilit kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, Pejës, Gjakovës…

• Në vitet 1964-68, veproi grupi i studentëve (sipas platformës së LRBSH-së), të drejtuar nga studenti Osman Dumoshi. Ky grup, ishte organizator i demonstratave të 27 Nëntorit 1968.

4. Faza e katërtë, përfshin periudhën 1969-1981, dhe mund të thuhet se është faza e lulëzimit të veprimtarive ilegale në Kosovë…Grupet ilergale më të njohura që e karakterizojnë këtë periudhë janë:

• Grupi Revolucionar i formuar në vitin 1972, nga Kadri Osmani, Xhafer Shatri…(K.Osmani, fillimisht në nëntor 1969 kishte organizuar shpërndajen e një pamfleti, me anë të të cilit ka manifestuar suksesin e demonstratave të vitit 1968, dhe për këtë veprim dënohet me 10 muaj burg);

• Grupi MLK (1976-78),OMLK(1978...) vazhdues të „Grupit revolucionar“, të drejtuar nga Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Kadri Zeka, Rexhep Mala…(Në vitin 1978 Kadri Zeka emigron në Zvicërr) „Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“ (1975), e kryesuar nga Adem Demaçi dhe grupi i Adem Rukiqit;

• -Partia Komuniste Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve në Jugosllavi-PKMLSHJ(1977...) i drejtuar nga Avdullah Prapashtica;

• Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare (1977…) e drejtuar nga Emin Fazlia, alias Emil Kastrioti, me seli në Gjermani;

• Fronti i Kuq Popullor-FKP(1978...), i drejtuar nga Ibrahim Kelmendi i emigruar në vitin 1976 në Gjermani;

• Grupi Partia Kombëtare e Punës (1979-1980), i drejtuar nga Zaim Beqiri...; • Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe të Viseve të tjetra Shqiptare në

Jugosllavi (LNÇKVSHJ(1978-shkurt 1982,) të drejtuar nga Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella. (Në dhjetor 1979 Jusuf Gërvalla emigron në Gjermani, ndërsa Sabri Novosella në Turqi). Gjatë viteve 1980-81 në Kosovë me programin e LNÇKVSHJ-së sipas udhëzimeve të Jusuf Gërvallës ka vepruar Komiteti i Deçanit, i drejtuar nga Ismail Haradinaj, Hasan Ukëhaxhaj, Jashar Salihu, Xhavit Hoxha...dhe Komiteti i Drenasit, i drejtuar nga Bajram Gashi, e shumë të tjerë.

5. Faza e pestë e Lëvizjes Ilegale në Kosovë, dhe në viset tjera shqiptare, fillon me demonstratat e Pranverës së vitit 1981, dhe përfundon në vitin 1990, atë kohë kur nis fundi i shpërbërjes së Perandorisë Jugosllave të AVNOJ-it.

• Bartëse e organizimeve ilegale ishte Lëvizja për Republikën e Shqiptarëve në Jugosllavi-LRSHJ, e cila u themelua me 17 shkurt 1982, pas shkrirjes së tri organizatave ilegale: LNÇKVSHJ, OMLK, PKMLSHJ në këtë organizëm.

Page 6: Golgota Shqiptare

11

• Grupi Kushtrimi i Lirisë, i drejtuar nga Rafi Halili dhe Bejtulla Ademi, që veproi në Tetovë e më gjerë në vitet 1981 dhe 1982;

• Grupi Marksistë Leninistë, i drejtuar nga Milaim Ziberi dhe Safet Shabani nga Kërçova në vitin 1983;

• Grupi Dorë për dore, i drejtuar nga Alit Naxhaku nga Ohri në vitet 1983 dhe 1984;

• Nënkomiteti i komitetit organizativ i marksistëve-leninistëve të Kosovës dhe për viset e banuara me shqiptarë në Maqedoni, është themeluar në vitin 1985...

• Në vitin 1986 LRSHJ merr emrin: Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës dhe në kuadër të saj kanë vepruar një sërë grupimesh të vogla me emërtime të ndryshme, të cilat synonin me çdo çmim jetësimin e Republikës së Kosovës.

Dejtuesit e ilegales në periudhën 1981-1990, në Kosovë dhe në perëndim ishin: Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni, Gani Koci, Mehmet Hajrizi, Bajram Kosumi, Ali Lajçi, Gani Krasniqi, Nezir Myrtaj, Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Hysen Gega, Bajram Bahtiri, Emin Fazliu alias Emil Kastrioti, Kastriot Haxhirexha, Fehmi Lladrovci, Ismet Begolli, Emrush Xhemajli, Shaban Shala, Halil Alidemaj, Mr.Ukshin Hoti, Mentor Kaçi, Kadri Osmani, Nuhi Berisha, Rexhep Mala, Xhavit Haliti, Xhafer Shatri, Elmi Zeka, Gafurr Adili, Hasan Mala, Agim Sylejmani, Xhavit Haziri, Saime Isufi, Abdullah Prapashtica, Meriman Braha, Martin Çuni, Bislim Elshani, Afrim Morina, Sejdi Gega, Bardhyl Mahmuti, Zaim Beqiri, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata, Zija Shemsiu, Ibrahim Kelmendi, Bajrush Xhemajli, Hajdin Abazi, Fatmir Brajshori, Emin Krasniqi, Sejdi Veseli, Adem Grabovci, Enver Topalli, Halit Naxhaku, Gafurr Elshani, Muhamet Kelmendi, Tahir Hani, Pajazit Jashari, Fadil Lepaja, Januz Musliu, Ramë Buja, Ahmet Haxhiu, Ibish Neziri, Xhabir Morina, Rafi Halili, Ibrahim Shala, Berat Luzha, Ramadan Avdiu, Xhemajl Fetahu, Sherif Konjufca, Bajram Ajeti, Raif Çela, Shemsi Veseli, Petrit Duraku, Ahmet Isufi, Beqir Beqa, Bashkim Mazreku, Behadin Hallaqi, Nysret Pllana, Sadri Ramabaja, Azem Syla, Akile Dedinca, Nesim Elshani, Ali Ajeti, Gursel Sylejmani e shumë të tjerë.

6. Faza e gjashtë (1991-1999,) është faza më kulminante e organizimeve politiko-ushtarake në Kosovë...dhe në historinë më të re të sa,j me të drejtë cilësohet si periudha e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Bazamenti i UÇK-së u bë Lëvizja Popullore për Repubilkën e Kosovës (LPRK), e cila në vitin 1993, u emërtua si; Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK).

12

GRUPI I PARË 1. Sadudin Gjura, i dënuar me 14 burg dhe tre vjet humbjen e të drejtave qytetare, 2. Sabri Ramizi, i dënuar me 10 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të dretës qytetare, 3. Izmit Bajrami, i dënuar me 11 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 4. Murat Isaku, i dënuar me 9 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 5. Vehbi Lushi, i dënuar me 7 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 6. Abdylselam Skenderi, i dënuar me 7.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare,

Page 7: Golgota Shqiptare

13

PLATFORMA POLITIKE E ORGANIZATËS ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE ”LIRIA” “NE DO TË PUNOJMË QË TË PËRGATISIM POPULLIN PËR NJË KRYENGRITJE

MASIVE KUNDËR SISTEMIT FEDERATIV TË JUGOSLLAVISË, ME ÇKA DO TA SHKËPUSIM KOSOVËN DHE TROJET TJERA SHQIPTARE DHE DO T’IA BASHKANGJESIM SHQIPËRISË.” SADUDIN GJURA

SADUDIN ABDULLA GJURA- 1926-1960

…Në bazë të nenit 117 paragrafi 1 dhe 2, nenit 105 paragrafi 1 dhe 2, neni 110 paragrafi 1 dhe 2, nenet 16, 46, 33, 90 paragrafi 2 i Ligjit Penal, nenit 4 të Ligjit për vepra Penale kundër popullit dhe shtetit, nenit 67 dhe 69 të ligjit për vepra kundërvajtëse i :

D Ë N O N Të akuzuarin Sadudin Abdulla Kadri-Gjura, burgim të rëndë me 14 vjet heqje lirie në të cilën i llogaritet nga 24.04.1952, dhe marrja e së drejtës së lirisë qytetare në afat prej 3 vitesh….1

NË EMËR TË POPULLIT Gjykata Themelore në Gostivar, si shkallë e parë e gjyqit në përbërje; kryetar Jovan Dukovski dhe porotët gjykatës Xheladin Memuri dhe Koço Kitanovski me proçesverbaliste Ljubica Marinovska, sipas lëndës penale kundër të akuzuarve; Sadudin Gjura, Sabri Ramizi, Veap Veapi, Murat Isaku,

Izmit Bajrami dhe Abdylselam Bejtulla, për vepër penale nga neni 117, 105 paragrafi 1,120 dhe neninit 110 nga Ligji Penal i mbajtur më 31.V.1952 në shqyrtimin final, në prani të të 6 të akuzuarve, të cilët mbrohen nga burgu, mbrojtësi i parë Boris Arsov-avokat nga Shkupi, Gjykatësit publik për rrethin e Gostivarit Koço Tulevski, solli këtë:

GJYKIM TË AKUZUARIT:

1.Sadudin Abdulla Gjura, i biri i Abdullahut dhe nënës Sadee Xhemaili, i martuar me Sabije Azizi-Neziri, prind i një fëmije mësues i lindur në vitin 1926 në fshatin Shipkovicë, me Shkollë të Lartë Pedagogjike, me pasuri mesatare, shqiptar, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ushtrinë e kryere dhe deri më tash i pa dënuar në Burgun Hetues prej 24.I.1951... 1 /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 /

14

FAJTORË JANË: I akuzuari i parë Sadudin Abdulla Kadriu-Gjura: 1. Në muajin qershor të vitit 1946, në qytetin e Shkupi së bashku me Gani Sheap Luma, Sheref Kazazi dhe të tjerë formoi grupin që për qëllim kishte që me forcë ta rënojë rregullimin ekzistues të Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, që ta shkëpus një pjesë të Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë dhe t’ia bashkangjesë me territor një shtetit tjetër, ka punuar në zgjerimin dhe formimin në Tetovë dhe në vende tjera më vitin 1948, me përhapjen e rezolutës së Byrosë Informative, i njëjti grup shfrytëzon rastin për t’i formuar grupet në Tetovë, Shipkovicë dhe Dobrosht që ndërlidhen me grupin e bandave të Republikës Popullore të Shqipërisë e të tjerë, me udhëheqjen e Shqipërisë, mban mbledhje dy herë me banditët e future, pranon material propagandues për shpërndarjen dhe e përpunon me anëtarët e grupi; 2. Në mbledhjet me bandat Xheladin Gjura, Hashim Toplica e të tjerë të mbajtura në afërsi të fshatit Shipkovicë në verë të vitit 1949, pajtohet t’i ndihmojë Shërbimin Informativ të Shqipërisë me atë që grumbullon shënime të karakterit secret të cilat janë për disponimin e të burgosurve tanë e të tjera dhe të njëjtat ua dorëzon banditëve; Gjatë vitit 1949 në pranverë të vitit dhe në gjysmën e parë të stinës së verës orvatet të ikë në Shqipëri për kryerjen e punëve kundër shtetit me qëllim shkon në Dibër ku nuk arrinë sukses, pasiqë e kthejnë organet e pushtetit popullore dhe më vonë së bashku me të akuzuarit Sabriun dhe Muratin në fshatin Lisec qëndron shtatë ditë, por përshkak të lidhjes së dobët me Shqipërinë nuk arrin që të ikën për në Shqipëri. i akuakuzuari i dytë Sabri Ramizi për shkak se; 1. Në mbarim të vitit 1948 i udhëhequr nga i akuzuari i parë Sadudini, anëtar i grupit për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë punon në zgjerimin i tij, formon grupe në shkollën e mësuesisë në Shkup dhe i përfshijnë Ibrahim Abdullain, Besim Rusin dhe Isa Saliunmerr pjesë në mbledhjet e grupit në fshatin Gajre. 2. Në ditë dhe muaj të pacaktuar, në stinën e verës së vitit 1949 së bashku me të pandehurit; Sadudinin, Muratin, Vebiun dhe personin Faik Nuredinin, bën përpjekje për arratisje për në Shqipëri për të kryer vepra armiqësore kundër Republikës Federale Popullore Jugosllave, dhe përshkak të ndërprerjes së lidhjes edhe pse shtatë ditë qëndruan në ilegalitet në fshatin Lisec, por nuk ia arritën qëllimit... 2

Sadudin Gjura3, u lind më 15 mars të vitit 1926, në fshatin Shipkovicë-Tetovë. Mësimet e para i bëri në fshatin e lindjes, katër klasë të mesme në gjimnazin e Tetovës, kurse në vitin shkollor 1941/42, regjistrohet në klasë të pestë, në gjimnazin real të Prishtinës, ku mbaroi edhe klasën e gjashtë. Më 1944/45, Sadudin Gjura shkon në Armatën Popullore Jugosllave. Në fund të vitit 1945, e kryen ushtrinë. Në vitin 1946, Sadudin Gjura ndoqi kursin pedagogjik një vjeçar, dhe po atë vit e, përfundon maturën për shkollën e mesme. Për herë të parë, punoi si mësues në Shipkovicë, Çellopek, Pirok dhe në tetëvjeçaren e Vrapçishtit, ku ka ligjëruar lëndën e gjuhës shqipe. Në vitin shkollor 1948/49, regjistron studimet e gjuhës ruse në

2 /fragment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 3 /Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 73/

Page 8: Golgota Shqiptare

15

Shkup në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve nuk arriti ta mbarojë, përkatësisht të mbrojë temën e diplomës, ngase u burgos në fillim të vitit 1951. Ishte njëri ndër profesorët e parë të Pollogut dhe të Malësisë së Sharrit.

Është themeluesi i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Punoi si mësues nëpër shumë fshatra, ndërsa në vitin 1951, punoi si profesor i Normales në Tetovë. Në janar të vitit 1951, gjatë pushimeve dimërore, Sadudin Gjurën e nxjerrin nga banesa e tij gjatë natës dhe e mbajnë në hetuesi deri më 26.06.1951. Bëhet dënimi partiak me 2 vjet heqje lirie (dënim administrativ pa gjyq në Shtëpinë e Pionerëve në Tetovë), me çka Sadudin Gjurën, e dërgojnë ta vuajë burgun në Goli Otok. Prej Goli Otoku, e sjellin në Burgun Hetues (te Kalaja e Shkupi) të Shkupit, ku e mbajnë në paraburgim prej 24.04.1952 deri në ditën e gjykimit bashkë me grupin. Dënohet me 14 vjet burg, por vujati vetëm 8 vjet, nëpër burgjet më famëkeqe antishqiptare, e nëpër kazamatet Jugosllave të asaj kohe si në Idrizovë, ku ka vuajtur burg mbi dy vjet, (ku ka qëndruar tri javë në izolim pa ajër, ku brenda 24 orëve njëherë e hapnin derën për t’u ajrosur “karceli”), dhe mbi pesë vjet në Goli Otok.

4 5 Nga burgu doli i sëmurë psiqikisht dhe i paaftë për jetë. Vdekja e tij mbeti enigmatike

me dekada. Pas lëshimit nga burgu, gjatë dimrit të madh, humbet në malet e Sharrit, (sipas dokumentit zyrtar, ka vdekur më 25.02.1960). Barinjtë e Sharrit e gjejnë kurmin e tij, të dekompozuar më saktë në qershor të vitit 1960.

Rivarrimi i Sadudin Gjurës në f. Shipkovicë më 28.11.1999

Sadudin Gjura, ishte poet dhe dramaturg i martirizuar. Shkroi një mor poezish, por

thuajse shumica prej tyre u humbën ose u sekuestruan nga pushteti atëhershëm jugosllav. Ka shkruar poezinë e gjatë me 50 vargje "Jeta e re e njerëzimit po agon", që e botoi për herë të parë “Jeta e Re” e Prishtinës, në fillim të viteve 50-të, këtë poezi e ribotoi revista “Brezi 9”-Tetovë, para disa vitesh. Nga të afërmit e tij, janë ruajtur edhe poezia "Vaj si qenka ba Tetova", "Marshi i normalistit", "Kanga e punëtorit" e tjerë.

4 /Shkolla Nermale-Prishtinë vjeti shkolluer 1941/42, nr. i amëz 268, klasa e katërt k.n., origjinali gjendet te Abdylxhemil Sadudin Gjura/ 5 /Dokumenti origjinal “Drzhavna Narodna Shkolla-Kralevine Jogosllavije 1938, Sadudin Kadrieviç nxënës në klasën e IV, origjinali gjendet te Abdylxhemil Sadudin Gjura/

16

6 Sadudin Abdulla Gjura mbetet emër letrar, veçmas me dramën "Lalë Bajrami", si dhe

"Fejesa në djep", "Shqipja e malit" dhe "Dervish Cara" e tjerë. Mjerisht që veprimtaria e këtij atdhetari dhe letrari ende nuk njihet plotësisht.

7 8 9 10 Veprat: "Vaj si qenka ba Tetova" – poezi, "Marshi i normalistit" – poezi, "Kanga

e punëtorit" – poezi, "Lalë Bajrami" – dramë, "Fejesa në djep", "Shqipja e malit", "Dervish Cara" ...

JAM I LINDUR MË 02.09.1960 SHTATË MUAJ PAS VDEKJES SË BABAIT TIM Unë, Abdylxhemil Sadudin Gjura11, i biri i Sadudin Gjurës, me prejardhje nga fshati

Shipkovicë e Malësisë së Sharrit, djali më i vogël, jam i lindur më 02.09.1960, shtatë muaj pas vdekjes së babait tim, i cili sipas të dhënave të policisë ka ndërruar jetë më 25.02.1960.

Abdylxhemil Gjuara te varri i prindit

Fëmijërinë e kam kaluar me shumë peripeci e mundime të hidhura. Së pari, më ka munguar dashuria dhe përkëdhelja e tij. Si fëmijë, i shikoja moshanikët e mi, si prindërit e tyre u blenin gjithçka e, mua nuk kishte kush të më blente gjë.

6 /FEDERATIVNA NARODNA REPUBLIKA JUGOSLAVIJA, KABINET PRETSEDNIKA REPUBLIKE - BR. 7353, BEOGRAD 31.V.1956. Izvestavamo Vas da smo primili Vasu pretstavu od 25.V. t.g. Istu smo danas ustupili na postupak Saveznom izvrznom vecu-Biro za preststavke i pritizbe, preko koga se moze interesovati o rezultatu. SMRT FASIZMU – SLOBODA NARODU!/ 7 /DRZAVA SRBA, HRVATA I SLOVENACA, IMAMSKI URED DZEMATA 8 /MBRETNIJA SHQIPTARE-MINISTRIA E ARSIMIT, SHKOLLA NORMALE – PRISHTINË, vjeti shkolluer 1942/43, nr. i amëz 268, klasa e parë K.N., të kursit të naltë në mbështetje të kalimit. Prishtinë, me 15 Qershor 1944, origjinali gjendet te Abdylxhemil Sadudin Gjura/ 9 / Varri i Sadudin Gjjurës 28.11.1999 Shipkovicë/ 10 /Drama “LALË BAJRAMI”, është botuar në vitin 1997, AZA-Sesoft-Tetovë, ndriçoi dhe përgatiti për shtyp: Prof.dr. Ejup Ajdini, ligjërues në UEJL në Tetovë./ 11 /deklaratë e marrë më 17.05.2007 nga djali i Sadudin Gjurës z. Abdylxhemili/

Page 9: Golgota Shqiptare

17

Nëna ime Sebija, një grua e ndershme, e cila më ka rritur me shumë mundime dhe varfëri, mundoheshte sa herë të më ngushëllonte, vëllai im më i madh Abdylfetahu, të cilin e kaploi sëmundja e rëndë e shizofrenisë, sëmundje e rëndë psiqike, që është pasojë e mungesës së prindit tonë. Gjyshit tim Abdullahut, ia ndërprenë pensionin, që e kishim si të vetmin burim financiar, me çka u detyruam ta punojmë tokën, e të ruajmë lopë.

Rivarrimi i Sadudin Gjurës 28.11.1999 Jemi rritur dhe ushqyer vetëm nga të ardhurat që merrnim nga qumështi, nga

ndihmat e të afërmëve të familjes e njerëzve të ndershëm. Vëllai im Abdylfetahu, vdiq në moshën 42 vjeçare, më 31. 10.1993, përkatësisht u helmua me tableta. Gjithashtu, tragjedia jonë në familje vazhdoi, me çka, më vdiq gruaja ime në moshën 42 vjeçare, më 02.12.2005 nga gjakderdhja në tru. Nëna ime Sebija, ka bashkëjetuar vetëm dy vjetë, pastaj babain tim Sadudinin, e burgosin në vitin 1952, ndërsa e ëma jonë, ka ndenjur që të na rrisë neve fëmijëve. Tash është 76 vjeçare shumë e lodhur nga jeta. Partitë tona shqiptare “demokratike”, e materialiste që luftojnë vetëm për interesin e tyre personal, andaj duhet të marrin shembuj nga këta personalitete, të ndritura e të pakompromituara, e të pastërta si drita e diellit, të cilët u flijuan për kauzën tonë kombëtare shqiptare.

KEMI QENË MË TË BASHKUAR SE SA SOT ME KËTA PARTITË TONA POLITIKE12

Për sa u përketë Sadudin Gjurës dhe Xhelaludin Gjurës, këta të dy ishin shumë të

dhënë pas mësimit, e në veçanti Sadudini, ka shkonte e merrte librin. Unë Sadudin Gjurën, e kam djalë mixhe edhe djalë teze, ndërsa më vonë u bëmë edhe baxhanak (gratë motra).

Sadudini ka qenë intelektual karakteristik. Unë, e kam pasur edhe vëllain tim Xhelaludinin, i cili mësonte shumë, por Sadudini ishte i veçantë. Më kujtohet me një rast, kur më çonte të lexoj e më thoshte:” merre këtë dhe lexoje”, unë pasi që e lexosha, ai atëherë më thoshte tash fillo e shpegoma këtë që e lexove”, unë ia përgjigjesha se nuk e di, ndërsa ia në mënyrë kategorike më thoshte:”nëse nuk e ke kuptuar, atëherë mos vazhdo me tej të lexosh,

12 /Bisedë më 06.06.2007, me Mahir Gjurën ( i lindur më 13.05.1929), vëllai i Xhelaludin Gjurës/

18

përderisa ta mësosh (kuptosh) atë që e lexon…”. Ishte mjaft i përpiktë sa që për dy vjet e ka kryer fakultetin e gjuhës rusishte.

Kur Sadudin Gjura është burgosur, unë kam qenë në internim në Sveti Nikollë. Unë, në internim kam kuptuar se Sadudin Gjura është burgosur. Në fillim, u dënua me dy vjet, me dënim administrativ. Të imternuar kemi qenë; unë (Mahir Gjura), Nexhmedini (vëllai im), nëna ime (Qatibja), dhe motra. Në internim kemi qëndruar një vit të plotë.

Neve na çuan si krejt shqiptarët tjerë, të cilët kishin qenë të ikur, para nesh kishin qenë do prej Pallçishti, të cilët ishin dorëzuar, kishin treguar se Xheladin Gjura del këndej, me çka UDB-ja, merrë vesh për vëllain tim dhe ky ishte shkaku që UDB-ja na internoi neve. Ata të Pallçishtit i liruan e neve na morën atje.( vazhdoj në shtëpi)

Në shtëpinë tonë ka qenë e instaluar milicia. Për atë se përse janë instaluar në shtëpinë tonë, vetëm ata e dinë përse? Ne kishim tri dhoma në shtëpi, milici na i mori të dyjat e neve na e la vetëm një dhomë. Milicët në shtëpinë tonë qëndruan mbi pesë vjetë e më shumë. Pastaj kanë qëndruar në shtëpinë e Hamzës të të ndjerit Muhamet Xhelilit (dajës tim).

Muhamet Xhelili (1902-1978)

Gjithashtu kanë qëndruar edhe nëpër disa shtëpi të tjera të Shipkovicës që kishin më

shumë dhoma. Ishte e tmerrshme se futeshin në mënyrën më të vrazhdët duke na thënë :” qe osllobodish soba…”.

Sadudin Gjura, u dënua me 14 vjet burg, si organizator i organizatës “LIRIA”, Murat Isaku, u dënua me 9 vjet burg, Sabdri Ruzhdiu, u dënua më 10 vjet burg, kështu me radhë.

Mburret se është krenar që Sadudin Gjurën e ka patur djalë të mixhës, tezëz dhe baxhanak, por për atë se a ka shkuar në vend amaneti i tij, Axha Mahir thotë me pezme e dëshprim të thellë se:” Sadudin Gjura edhe sot e kësaj ditë ende është i dënuar. Sadudini ka lënë gruan, e cila është gjallë dhe familjen, por kush i ndihmon ata. Askush nuk i ndihmon. Ende askush nuk e pa të udhës që gruas së tij t’ia sigurojnë një pension apo diçka të ngjashme.

Page 10: Golgota Shqiptare

19

13

Thjesht asgjë nuk ka bërë për të. Andaj, për sa i përket amanetit të Sadudinit, ende nuk ka shkuar sa duhet në vend, por sikur janë duke shkuar rrjedhat më duket se do të realizohet amaneti i tij, atëherë kur do ta marrin në dorë çështjen kombëtare intelektualët e mirëfilltë, e jo kuazi intelektualët. Edhe më lidhje me Sadudinin kam patur rast të flsë me një rast edhe atë të karakterit formal, andaj edhe tash kam mjaft revolt ngase Sadudini ka qenë një intelektual, të cilin asnjëherë pa libër në dorë nuk e kam parë. Ishte edhe Xhelaludin Gjura, por ai nuk ishte si Sadudini. Porosia ime është që ata njerëz, ata veprimtarë që janë marrë me çështjen kombëtare kanë vdekur, por kanë lënë pas vetes pasardhës. I lus të gjithë që të mos na marrin nëpërkëmbë dinjitetin dhe krenarinë kombëtare në shoqërinë shqiptare.” Gjatë periudhës së ish-sistemit sllavo-komunist, Mahir Gjura ka hequr të zitë e ullirit siç thotë:” gjatë atyre viteve kur milicia ishte instaluar në shtëpinë tonë nuk kam mundur të flaës e as të lëvizi lirshëm, gjimonë më kanë përcjellur si në shtëpi, në punët e arave e gjithkund. Për fat të mirë nuk jam burgosur, por mbi 20 herë më kanë marrë në hetuesi, edhe pse aspak nuk jam frikuar ngase asnjëherë nuk kam bërë asnjë gabim. Pasi dolëm nga Shipkovica në Tetovë, atëherë filluan të mos më lënë të qetë. Më kujtohet kur nëna ime e ndjerë kërkonte të shkojë në Shqipëri ta vizitoje vëllaun Xhelalin, e cila me një rast më ta se gjoja unë ia prishi punët për të marrë vizë për të shkuar në Shqipëri. U detyrova që të shkoj deri në Abmbasadën e Shqipërisë në Beograd, ku nuk kisha qenë më parë. Me të shkuar në Beograd, atje kishte shumë shipkovicas, të cilët më orientuan tek amabasada e Shqipërisë. Shtrova kërkesë për të marrë nëna vizë, e pas nja gjashtë muajve i erdhi viza, por në adresë të fshatit Shipkovicë, atje ku jetonte vëllai tjetër. Pasi që e kishin marrë vesh bashkëpunëtorët e UDB-së, të cilët ishin nja katrapesë vetë, me çka kanë treguar në UDB se, nënës së Xheladin Gjurës i ka ardhur dokumenti për të shkuar në Shqipëri. Ata të UDB-së i çojnë dy milicë, të cvilët ia marrin nënës pasaportën, mirëpo pasaportën e nënës e kasha unë këtu në qytet, por pasi që e kisha dorëzuar kërkesën në ambasadë, pasaportës i kishte kaluar afati i përdorimit. E mora

13/ Mahir Gjura duke vënduar kurorë në bustin e Sadudin Gjurës, nëntor 1999/

20

pasaportën e nënës dhe e dërgova në “Gjeneral turist”, ku kishte një që i bënte shërbimet administrative ku punonte një Jusuf. Pas këtër ditësh më erdhën milicët në duqanin që e kam pas këtu në qytet e, më thanë se ku e kam pasaportën e nënës, e unë u thashë o në “Xheneral turist” o tek ju (në milici).

Por, pasaporta e nënës ishte dorëzuar nga nëpunësi Jusuf në milici. Pas gjysëm ore erdhi vëllai im, të cilit i kishin dhënë një copë letër ku thuhej se:”mu se odzema pasoshot poradi…”, mirëpo unë edhe pas dy muajsh nuk u interesova fare përse dhe si e kanë marrë më saktë nuk e kërkova fare pasaportën e nënës. Ishta duke shitoren time, kur befas erdhën dy persona civilë, e më thanë se janë nga Sektori i Ministrisë së Punëve të Brndeshme të Tetovës, e më thanë se, duhet të shkoj tek ata se kemi punë. Unë para se të shkoj në milici, çova fjalë në shtëpi se më do të jem në milici, duke menduar se unë edhe atëhere kam folur sikur tash. U brengosa se përse më marrin. Kur shkova atje, më thanë se përse nuk e kam kërkuar pasaportën e nëns deri më sot. Unë, i thashë, është pyetje e habistshme, kështu askund nuk kam parë. Përderisa paska qenë ashtu, atëherë përse e keni marr, kurqë unë pasaportën e nënës nuk e kam marr në Shqipëri. Të them të vërtetën u inkrajova kur kuptova se çështja është për pasaportën e nënës. Atëherë iu drejtova aty farë inspektorit me fjalët se, ju bëni mëkate të mëdha, nëna ime është grua tetëdhjetëvjeçare, ajo është me një këmbë në varr e një mbi varr. Nëna dëshiron ta shohe djalin e vet.E pyeta se a ke ti fëmijë, e ai më tha po kam. Atëherë është e logjikshme se edhe nëna ime dëshiron ta shohe djalin e saj, ajo nuk mendon siç mendoni ju se djali i saj është armik e çka jo. Thjesht dëshiron ta shoh djalin. Por, ja që ju e keni stopuar, ia keni marrë pasaportën që ajo nuk mund të shkoje. Por, u them se tek ju është diçka më e keqe se, ju bashkëpunoni me njerëzit më të ligë, me rrugaçë. Ju nuk keni njeri me plotëkuptimin e fjalës. E ai ma ktheu; mos de, çka je duke folur. Unë sërish iu drejtova me fjalët se, me njerëz të tillë nuk mund të jetë ky shtet shtet. Shteti i përzgjedhë njerëzit më të mirë, më bujarë, më fisnikë, ndërsa ju jeni duke e bërë të kundërtën. Dhe u thashë se nuk dëshiroj ta marr pasaportën e nënës, por do të jeni të mallkuar nga ana e nënës sime. Edhe pse ai, më tha që edhe mua do të më japin pasaportë për të shkuar në Shqipëri, kurse unë i thash jo, nuk më duhet të shkoj, por do të pres që kur të vjen koha për të shkuar ashtu siç duhet e jo të më maltretoni më pas se çfarë thashë e çfarë me thanë. Dhe në fund ma dhanë pasaportën e nënës pas një viti me çka edhe nëna shkoi në vizitë dy mujshe tek Xhalaludini.

Nëna ka vdekur në vitin 1981 në moshën 78 vjeçare, por ishte shumë fetare e devotshme, e cila sa herë na thoshte mos përziheni me punët e politikës që mos të na gjejë ndonjë e keqe, ndërsa babai ka vdekur shumë herët në vitin 1946 kur unë isha 17 vjeçar, ndërsa Xhelali 19 vjeçar kur ishte në shkollën normale në Shkup ku edhe diplomoi atje.

Porosia e fundit e Mahir Gjurës, është e prerë që partitë politike të mos nëpërmëkëmbin dinjitetin e shqiptarëve, ngase ne nuk u jemi përkulur as sultanëve, mbterërve, as Titos,por përkundrazi kemi qenë më të bashkuar se sa sot me këta partitë politike.

Page 11: Golgota Shqiptare

21

FAMILJA IME KA PËSUAR PËR 50 VJET RRESHT14

Në pyetjen se sa herë kanë qenë bashkë me Abdylxhemilin djali i Sadudin Gjurës në vizitë tek varri, Miraç Gjura me plotë mburrje e krenari thotë se, shpeh në stinën e verës veçanërisht në muajin korrik ose gusht unë dhe djali i xhaxhait Abdylxhemili kemi vizituar varrin e xhaxhait tim Sadudin Gjurës.

Lartë në bjeshkët e Sharrit kreshnik, për një periudhë 35 vjeçare xhaxhai im është prehur i qetë rreth një kroni me ujë të ftohtë Sharri, tek një qafë bjeshke e mbushur me lule të shumta me ngjyra nga më të ndryshmet.

Aty është prehur Sadudini, tribuni i familjes sonë dhe frymëzimi i brezave për të gjithë fisin, Shipkovicën dhe gjithë shqiptarinë. Aty shkonim për të bërë homazhe dhe njëherit kalonim një ditë vere nga më të bukurat e jetës sonë tek varri i tij dhe mbusheshim me frymëzim nga vepra e tij, kurse me mllef për ata nga të cilët e pësoi Sadudin Gjura.

Ky vend do të mbetet përgjithmonë vendi më i bukur në botë për mua, sepse aty gjeja njerëz të shumtë që i bënin këtij varri vizita dhe hozhe të shumta në kohën e sistemit të njëmendësisë.

Por, Miraç Gjura, nuk ngorron fare që të shpreh revoltën e tij që e kanë pësuar nga ish-sistemi për shkak të personalitetit të profesorit Sadudin Gjura, i cili thotë se, nga sistemi i kaluar familja ime ka pësuar për 50 vjet rresht, njëherë dënohet Sadudin Gjura me burg të rëndë në Idrizovë dhe më vonë në Goli Otok të Kroacisë, atje ku i dërgonin njerëzit e dënuar politikisht.

Më pastaj interrnohet familja ime e ngushtë për dy vjet, duke i dërguar në Sirkovë, si gjyshen time Qatibe Haziri, xhaxhain tim Mahir Hazirin, hallën time Qamile Hazirin dhe babain tim Nexhmedin Hazirin.

Më vonë për shumë vjet me radhë në shtëpinë e familjes sime në Shipkovicë janë vendosur forca policore duke e shndërruar këtë shtëpi në stacion policor. Kjo familje është përcjellur vazhdimisht, duke e ndjekur çdo lëvizje të anëtarëve të saj.

Në vitin 1987 burgosem edhe unë, si student unë dhe shokët e mi në Universitetin e Sarajevës jemi ndjekur nga agjentë të UDB-së, kurse kur vinim për pushime në shtëpi vazhdimisht thirreshim për biseda informative në polici dhe nëse nuk u përgjigjeshim këtyre thirrjeve ata vijnin e na merrnin në shtëpi duke e shqetësuar tërë familjen bile edhe fshatin.

Edhe pse Miraç Gjura, nuk mundi në kohën e ish-sitemit të vazhdonte studimet ngase ishte anëtar shumë i afërt i Sadudin Gjurës, por ai nuk hoqi dorë që të shkollohet bile me sukses e kryen fakultetin pedagogjik në Shkup, ndërsa për amanetin e profesorit Sadudin Gjura thotë se, porosia jonë për veprën e tij është një porosi modeste dhe e vetme: që të ndiqet rruga e tij që çon deri në lirinë e plotë, bashkimin kombëtar, që ishte edhe motoja dhe ëndërra e Sadudin dhe Xheladin Gjurës, dhe të gjithë martirëve të lirisë anembanë tokave shqiptare.

14 / Bisedë më 25.03.2007 me Miraç Haziri-Gjura, i lindur më 16.01.1961 në fshatin Shipkovicë, i dënuar politik, pedagog i diplomuar/

22

SABRI RUZHDI RAMIZI15

…Të akuzuarin Sabri Ruzhdi Ramizi, burgim të rëndë me 10 vjet heqje lirie në të cilën llogaritet burgimi prej datës 15.04.1952, dhe marrja e së drejtës së lirë qytetare në afat prej 3 vitesh… 16 Sabri Ramizi lindi në vitin 1931 në fshatin Shipkovicë të Tetovës. Semimaturën e kreu në gjimnazin e Tetovës dhe shkollën e mesme Normale më 1950 në shkollën e mesme “Nikolla Karev” në Shkup. Për herë të parë si mësues u emërua në Gjenovicë të Poshtme të Gostivarit në vitin shkollor 1950/51, pastaj në Veshallë të Malësisë së Sharrit, Xhepçisht, dhe prej vitit 1958/59 deri në

vitin 1987 punoi si mësues në shkollën fillore “Liria” në Tetovë nga ku edhe u pensionua para kohe, i akuzuar si “nacinalist”, “irredentist” dhe “separatist”.

Më 1 tetor 1951 shkoi ushtar nga ku edhe u burgos. Më 31 maj 1952 nga ana e Gjyqit të Qarkut të Gostivarit u dënua me 10 vjet dhe 3 vjet heqje lirie e të drejtave qytetare, ngase ishte bashkëveprimtar i Sadudin Gjurën në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Dënimin e vuajti 5 vjet në burgun e Idrizovës dhe në Goli Otok.

Deklarata e Sabri

15 /Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 71/ 16 /fragmente nga aktakuza/

Page 12: Golgota Shqiptare

23

Ramizit: “Deklaratë nga unë Sabri Ruzhdi Ramizi17, i indur më 05.01.1931 në katundi Shipkovicë-Tetoë me banim në Tetovë. E lëshoj këtë deklartëme përgjegjësi morale dhe njerëzore. Të gjitha këto shënime në lidhje me qëdrmin para gjyqit për çdonjërin që ka parë e ka dëgjaur opinoni shqiptar. Në ditën e procesit gjyqësor të mbajtur më datë 30 dhe 31 maj 1952, ku jemi përballuar me diktaturën sllavo-komuniste të pushtuesit jugosllav dhe, para disa dhjetëra mijëra shqiptarëve që e dëgjuan dhe e panë fjalët dhe qëndrimin para seancës gjyqësore dhe përjashtohet mundësia për të manipuluar për interesa miskine, e sidomos që mendojnë të bëjnë histori të lavdishme para atij populli të vuajtur e që vuajti sot e kësaj dite. Të gjithë këta shqiptarë të rrethit të Tetovës që u dënuan, asnjëri nga këta nuk ka mbajtur burg më shumë se 6 deri në 7 vjet. Sadudin Gjura me shokët e tij të idealit sa dijti e sa mundi të jap në fondin e gjakut të derdhur për liri dhe për pavarësi të popullit të vuajtur shqiptar.”

.“Në Goli Otok, të burgosurit janë ndarë në katër kategori: aktivistët ishin të riedukuarit, të cilët luftonin për idenë e Titos, kolektivistët ishin të gjithë ata që nuk ishin të riedukuar dhe të cilët duheshte të dëshmohen. Të prolonguarit, nuk ishin as të riedukuar as të papërmirësueshëm, kurse të fundit ishin të bojkotuarit, gjegjësisht të pa përmirësueshmit.”...

Organizatën Themelore e themeluam bashkë me Sadudin Gjurën, përkatësisht e përtëriu me një fjalë të cilën e kishte formuar Sadudini në fillim apo ka mbarimi i muajit tetor të vitit 1948. Unë ndodhesha atë ditë në fshatin e lindjes në Shipkovicë, kisha ardhur prej Shkupi që isha në shkollë, kurse Sadudini ishte student dhe se edhe ai kishte ardhur po të njëjtën ditë e kishim për “grishje” në gosti se ia ishte nip i familjes sime. Asaj nate u zhvillua një bisedë në odën e burrave ku ishin të pranishëm gjyshi im Ramizi, baba i Sadudinit Abdulla

17 /Tetovë, më 12.02.2006, e nënshkruar nga vetë Sabri Ruzhdi Ramizi/

24

Hazir Kadriu-Gjura nga llagapin e mbajnë Gjura, Xhelaludin Gjura18 të cilin e kishte djal axhe Sadudini, Jahja Bahtjar Sadiku i njohur si Mulla Jaha, dhe mixha im Vejsel Ramiz Sadiku, i cili kishte ardhur nga ushtria.

Xhelaludin Gjura 1927-1996 Xhelaludin Gjura me nënë Tiranë 04.05.1978

Aktuale ishte situata e marrëdhënieve Jugosllave-Ruse. Gjatë bisedës që ne

zhvilluam atë natë, Sadudin Gjura mbante anën e Jugosllavisë dhe se e mbështeste Josip Broz Titon, kurse ne të tjerët mendoshim se Titoja ka tradhtuar dhe se Titoja mund ta kishte një farë paravani ndërmjet Bashkim Sovjetik dhe Jugosllavisë përkatësisht e motos Stalin-Tito, për të zbutur ekonominë dhe t’ia tërheqin vëmendjen opinionit jugosllav edhe rus në anën sekundare që të largohet nga ato primaret. Kjo ishte biseda jonë. Kështu edhe atë natë u ndamë me shumë divergjenca të mëdha që ishim burrat me një anë dhe në anën tjetër vetë Sadudini. Të nesërmen Sadudini e dërgon një kushëriun e vet i cili ishte i moshës dhjetë vjeçe që të më thirre mua për të shkuar tek ai. Mirëpo në atë kohë unë isha nisur rrugës për të shkuar tek Mulliri ynë ku e takoj vogëlushin që e kishte dërguar Sadudini dhe ai më tha se të thirrën Sadudini. Unë pak u vonova ngase përgatitesha për të shkuar në Shkup, më pas u nisa për te Sadudini dhe u takuam te vendi i quajtur “Mulla e Hasës”. Sadudini më tha, kujtova se nuk të ka thirrur ai vogëlushi që unë e përcolla tek ti, kurse unë iu përgjigja se ai më thirri por unë po përgatitesha për në Shkup ngase edhe ti e di se është vështirë për të udhëtuar për në Shkup ngase nuk e di se a do të gjejë ndonjë mjet komunikacioni. Sadudini pa një pa dy më tha shumë mirë se edhe unë bashkë do të vij me ty në Shkup dhe se të dy do të udhëtojmë me tren e ndoshta edhe do të gjejmë vend në ato vagonat e treni. Unë i thash mirë, atëherë unë do të shkoj në shtëpi që ta marrë çantën, ndërsa ti shko në shtëpi e tregoju se do të nisemi. E pyeta se ku do të takohemi e ai më tha se do të takohemi tek Ura e fshatit. Unë pasiqë shkova në shtëpi dhe dola tek Ura e fshatit që pak më pas mbërrini edhe Sadudini dhe se të dy bashkë u nisëm për në Shkup ngase atëherë udhëtoheshte në këmbë. Gjatë rrugës prej Shipkovice e

18 /Xhelaludin Gjura, u lind në Shipkovicë në vitin 1927, ishte activist i paepur për çështjen e arsimit shqip. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Shkup kreu Medresenë e Madhe tre vjeçare gjatë viteve 1939-1941. Gjatë viteve 1942-1945 e kreu me sukses Normalen në Prishtinë. Pas këtyre viteve si student me korrespondecë arrijnë të kryejë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Për shkak të aktiviteteve politike detyrohet që të arratiset për në Shqipëri në vitin 1951, ku gjatë viteve 1951-1954 arrijnë të kryejë fakultetin Juridik. Një kohë të gjatë ushtron aktivitete diplomatike, vlenë të theksohet se gjatë viteve 1960-1966 ishte Atashe i ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës. Më vonë Xhelaludin Gjura punoi si profesor në Universitetin e Tiranës deri në pension. Në vitin 1996 vdiq në Tiranë.- /Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 85/

Page 13: Golgota Shqiptare

25

deri në Tetovë Sadudini filloi bisedën dhe ndër të tjera më tha; Sabri ne u ndajtëm me kundërthënie të mëdha, por ajo bisedë ishte një provokim nga ana ime që të shoh se ju çka mendoni, por në fakt edhe unë mendoj sikur ju. Bile pak më ndryshe i shoh gjërat dhe në thelb. Ju keni plotësisht të drejt dhe më tha shiko Sabri; të drejtat tona që janë premtuar gjatë luftës që është bërë, politika jugosllave në krye me Titon do t’i redukton. Edhe aq më tepër-tha Sadudini dhe vazhdoi më tej se ; këtë e vërteton kundërthënia që u paraqit ndërmjet Rusisë edhe Titos, por mos harrojmë se të dy palët janë sllav edhe rusët edhe jugosllavët. Prandaj m’u këtu duhet të kemi mjaft kujdes ngase nuk mund t’u besohet se mund të jetë ndonjë taktikë e tyre, por sidoqoftë kjo është situata reale. Mandaj Sadudini duke ecur për në Tetovë më tha se ju keni plotësisht të drejtë. Kur them për reduktimin e të drejtave tona shqiptare, kjo e vërteton se unë sivjet jam regjistruar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në grupin e gjuhës ruse. Prej krejt shqiptarëve të Maqedonisë jemi vetëm katër dhe atë; Rahman Besimi nga fshati Pirok, Jusuf Skoro19 prej rrethit të Ohrit dhe Strugës në grupin e matematikës, në grupin histori-gjeografi 19/ Nebi Dervishi, Strugë 2006, kumtesë me rastin e 35 vjetorit të vdekjes së profesorit JUSUF ASLLAN SKORO (16.10.1925-01.09.1971) Profesor Jusuf Skoro, lindi më 16 tetor 1925 në Strugë (ka disa të dhëna se, ai ka lindur në vitin 1923, por ne gjatë të gjitha gjurmimeve tona e konstatojmë si datë të saktë vitin 1925). Rrjedh nga një familje përprimtare, intelektuale e arsimdhashëse. I ati i tij Efendi Asllan Skoro, ka patur katër fëmijë, dy djemë e dy vajza, kurse Jusufi ka qenë fëmija i parë në familje.

Asllan Skoro, i ati i Jusufit ka qenë kryeshefi apo më mirë thënë përgjegjësi i parë i arsimit për Strugën me rrethinë.

Jusufi mësimet e para i mori në gjuhën serbe në vendlindje. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Ohër poashtu në gjuhën serbe ( për ta freskuar këtë informatë pse i ndjeri shkollimin fillor e krue në gjuhën serbe, po ju rikujtojë se, trojet lindore shqiptare jashtë kufirit administrative me Shqipërinë, kanë qenë të okupuara dhe të vendosura nën administratën serbe, e cila nuk e ka lejuar hapjen e shkollave në gjuhën shqipe).

Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Jusufi qëndroi në Kosovë. Me kthimin në vendlindje, ai regjistrohet dhe me sukses e mbaroi gjimnazin e Ohrit. Me kryerjen e shkollës së mesme, ai bëhet krahu i djethtë i babasë në procesin e arsimit. Në muajin janar të vitit 1945 së bashku me të jatin dhe pishtarin e arsimit Mehmetali Hoxhën, bëjnë përpjekje për rihapjen e shkollës shqipe në Strugë. Në muajin shtator të vitit 1945 bëhet luftë me faktorin maqedonë për hapjen e klasës së V në shkollën e njohur me emrin “Struga”. Pas shumë peripecive dhe këmbënguljeve në tetor të të njëjtit vit hapet klasa e pestë, në të cilën do të gravitojnë të gjithë nxënësit e rrethinës së Strugës. Përgjegjës i shkollës emërohet themeluesi i saj i ndjeri Jusuf Skoro (në periudhën e vitit shkollor 1945/1946), por prej vitit shkollor 1946/47 do të punojë si mësues në paralelet prej klasës së V deri në atë të VII, mbasi edhe shkolla ishte shtatëvjeçare e mëruar me emrin “Liria”, emër të cilin e mbajti deri në vitin 1959.

Në vitin 1951 do t’i fillojë studimet në Fakultetin Filozofik në Shkup në degën e historisë. Derisa ndiqte studimet në këtë fakultet, takohet dhe miqësohet me profesorin slloven Jozhe Uollçaj, i cili mbasi e zbuloi talentin e tij në fushën e matematikës, e bindi që studimet t’i vazhdojë në këtë fushë. Jusufi braktisi studimet në degën e historisë dhe kaloi të sudiojë matematikën, studime të cilat i kreu me sukses dhe në kohë edhe pse ka qenë i angazhuar edhe aktivitete tjera.

Gjatë studimeve, ai do të punojë edhe si këshilltar pedagogjik dhe kohë pas kohe si mësues (ashtu folin burimet) në rrethinën e Preshevës. Pas kryerjes së studimeve, ai do të punësohet si profesor i matematikës në gjimnazin e Tetovës, ku do të punojë me sukses disa vite, duke ligjëruar në gjuhën shqipe, maqedonishte dhe turqishte.

Jusuf Skoro më vonë kthehet në Strugën e tij dhe vazhdon me profesionin profesor i matematikës dhe atë fillimisht në shkollën tetëvjeçare të qytetit dhe më vonë në gjimnazin e posaformuar në Strugë. Profesor Jusuf Skoro, është ndër pedagogët e parë në gjimnazin e Strugës. Në këtë shkollë do të punojë deri më një shtator të vitit 1971, kur papritur do ta rëmbejë vdekja e parakohshme. Ditën kur ai duheshte ta fillojë vitin e ri shkollor, kur nxënësit e pritnin në bankat e shkollore, ata u detyruan ta përcjellin në rrugën pa kthim. Nxënësit të cilët kaluan nëpër duart e profesorit Jusuf edhe sot e kujtojnë palodhshmërinë e tij në punë, principet, përkushtimin në ngritjen dhe formimin e gjeneratave të reja intelektuale në Strugë e më gjerë.

26

është Rexhep Bajrami, pra nga e gjithë Maqedonia jemi pranuar vetëm katër shqiptarë. Nga ana tjetër në kuadër të Universitetit të Shkupit për çdo vit zgjerohen e formohen fakultetet e reja, janë hapur shkolla pedagogjike në gjuhën maqedone, kurse nuk është formuar asnjë katedër në gjuhën shqipe që të zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, janë themeluar shumë shkolla të mesme, dhe se m’u drejtua se ja ti e din se ju jeni paralele pranë shkollës Nikolla Karev, ku janë 600 nxënës, kurse ju sivjet jeni klasa e dytë edhe pse është formuar edhe klasa e parë, por të gjitha këto janë nën ombrellën e shkollës Nikolla Karev, ku ju jeni në këtë shkollë si shkollë e veçanta në gjuhën shqipe. Në Shkup është themeluar shkolla tregtare që atëherë i thoshin ekonomika, është shkolla e muzikës, është shkolla e baleti.

I numëroi të gjithat me radhë që janë themeluar, kurse neve shqiptarëve na kanë lënë vetëm me një gjimnaz në qytetin e Tetovës dhe progjimnazin në qytetin e Gostivarit. Të gjitha këto tregojnë se në fakt do të bëhet reduktimi i të drejtave tona si shqiptar, me çka më tej do të na vështirësohet gjendja edhe më shumë. Prandaj, unë kam besim të plot në ty dhe dua të bisedojë me ty edhe për diçka edhe më serioze. Me shpresë se jemi të një fisi, jemi rrit bashkë edhe nëqoftëse nuk do të pajtohesh, mjafton që ti të mos më denoncosh. Për këtë që të them tash është shumë serioze dhe se kjo mund të na kushtojë edhe me jetën, por mos harro se pa sakrifica nuk ka edhe liri.” Sipas Sabri Ramizit e gjithë kjo bisedë që është zhvilluar Sadudin Gjura ka patur për qëllim që të bëjë anëtar të Organizatës “LIRIA”. Dhe se gjatë udhëtimit Sadudin Gjura ka vazhduar me bisedën përkatësisht duke i treguar për detaje të reja që sipas Sabri Ramizit i cili shprehet me plot optimizëm sikur ngjarja të ketë ndodhur javë më parë dhe thotë:” Sadudini atëherë më tha; Sabri unë në Shkup kam themeluar një organizatë ilegale me emrin “LIRIA”.

Kjo organizatë është pasivizuar mjaft.” Në pyetjen se kur është themeluar kjo organizatë në Shkup ai shprehet i prerë dhe thotë:” Këtë organizatë në Shkup e ka themeluar Sadudin Gjura ka fundi i vitit 1946 përkatësisht në fillimin e vitit 1947, kurse në vitin 1948 fillon që ë shumë të aktivizohet kur i organizon siç duhet Qerim Arifin, Qani Minën dhe Faik Nuredinin, por këto të dhëna në bisedën e parë nuk m’i tregoi, por dikur më vonë m’ika thënë të gjithat. E tani Sadudini më tha që ti Sabri duhet të mendosh mirë, nuk kërkoj që tash të ma japish fjalën dhe të përcaktohesh, por do të mendosh mirë e mirë dhe unë do të vij tek ti në konvikt e aty do të bisedojmë e do të shohim për vendimin tënd. Këtë bisedë e zhvillonim në parkun e stacionit të trenit ku kishte shumë pishnaja dhe se e pritshim trenin. Në moment u dëgjua fishkëllima e trenit dhe ne si zakonisht morën pozicion para makinave të trenit për t’u ngjitur nëpër vagona ngase treni ishte i vogël dhe se u ngjitëm disi dhe tërë natën që udhëtuam mbetëm në kombë derisa arritëm në Shkup në mëngjesin e vjeshtës së vonshme. Në mëngjes u ndajtëm. Sadudini prej stacionit të trenit deri në qendër të Shkupit erdhi me mua dhe më pas u ndajtëm. Sadudini shkoi në konvikt ku sot është Qendra Tregtare që më vonë u bë edhe Shkolla Pedagogjike dhe konvikti i normales, pra Sadudini banonte në atë konvikt, kurse unë u nisa bulevardit “Ilinden” për në drejtim të Shkollës Normale. Pas tri ditësh Sadudin Gjura kishte

Gjithmonë do ta përkujtojmë profesorin tonë të nderuar, profesionalizmin e të cilit për fat të keq nuk e

kuptonte një numër i madh i kolegëve, por edhe nxënësit e tij. Dhe në fund, të nderuar bashkëvendas, shumë kemi të folim e të shkruajmë për personin, të cilit ia

kushtojmë këtë takim, por u japim hapësirë edhe ju që të evokoni diçka nga kujtimet tuaja.

Page 14: Golgota Shqiptare

27

ardhur te porta dhe mua më lajmëruan se ka ardhur një fisi ytë prej Tetove dhe se dëshiron që të të takojë. Pasiqë dola e pashë Sadudinin, por ai më tha se a mund të dal nga konvikti dhe se unë kërkova leje nga edukatori për të dalur ngase kishim kartona special ku shkruhej ora e daljes dhe se kur duhet që të kthejsh në konvikt. Pasiqë mora leje për të dalur unë dhe Sadudini u drejtuam për në parkun e qytetit i cili ishte afër 150 metra. Si dolëm në park ia më tha se unë erdha të shohim se a ke menduar, çfarë ke vendosur. Kurse unë ia ktheva prerë: Sadudin unë kam vendosur që të bëhem anëtar bashkë me ty për çështjen kombëtare.

Pasiqë Sadudini mori pëlqimin tim u nisëm me autobus për në qendër të qytetit përkatësisht në stacionin e fundit aty tek parku. Duke ecur në drejtim të rrugës “Mareshali Tito” Sadudini më propozoi që të uleshim në restorantin e Hotel “MOSKËS”. Pasiqë u ulëm me një skaj të restorantit ngase Sadudini mbante shikimin ka rruga “Mreshali Tito”. Pra, Sadudin Gjura mbeti mjaft i kënaqur nga vendimi im që u anëtarësova në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Por, Sadudini tash më tha duhet të të njoftoj për platformën politike dhe më tha se platforma e “LIRISË” është kjo; “neve do të punojmë që të përgatitim popullin për një kryengritje masive kundër sistemit Federativ të Jugosllavisë, me çka do ta shkëpusim Kosovën dhe trojet tjera shqiptare dhe do t’ia bashkangjesim Shqipërisë.” Por, kjo gjë do të theksohet ndër njerëz se nuk do ta kemi përkrahjen e shteteve që janë fqinj e që janë të caktuar për inforbyronë, sepse neve na duhet përkrahja ushtarake e shteteve fqinj. Në këtë rast me siguri do të kemi mbështetje nga Shqipëria, prandaj kjo çështje duhet të mbetet edhe para botës se nuk do të pranohemi nëqoftëse do të kërkojmë ndërrimin e kufinjve.

Ndërsa, platforma politike është kjo; punohet në sistemin e treshit, me çka unë dhe Sadudin Gjura do të jemi në krye të treshit, tani unë formoj një tresh, unë dhe dy persona të tjerë dhe se dy personat tjerë nuk dijnë më për Sadudin Gjurën, por ata më dijnë mua për organizator kryesor, në rastëse unë burgosem këta dy shokët e treshit, unë nuk tregoj për ata, por ata megjithatë duhet që të largohen-arratisen për ndonjë shtet të jashtëm, të shkëputet lidhja jonë që organet shtetërore të mos munden ta zbulojnë organizatën tonë. Ky ka qenë sistemi i organizimit të treshit. Në sistemin e treshit secili anëtarë ka pasur obligimet e vata organizative që të organizojë e të formojë grupe dhe të bëjë aftësimin dhe përgatitjen ushtarak të tyre. Me përgatitjen ushtarake është nënkuptuar që armët të cilat populli i posedon ilegalisht t’i pastrojnë e t’i ruajnë deri në momentin kur do të vije për t’i përdorur. Plus këtij aktiviteti themelor kishim edhe platformën e informimit me çka secili anëtarë i grupit të punojë që të zbulojë sa më shumë bashkëpunëtorë të policisë së atëhershme që ne i thoshim në fillim OZN e më pas UDB-a. Anëtarët e grupit nuk do të caktojnë prej përpara takime, por takimet gjithmonë duhet të bëhen të rastit. E gjithë kjo ka të bëjë për çështje të sigurisë, që në qoftëse dikush nga ne denoncon me çka organet e sigurimit s’munden të na zënë në vepër. Gjithashtu obliguese e kishim që të mos lëmë asnjë dokument të shkruar që përkon me aktivitetet tona ilegale e askushi të mos lajmërohet nga ne në formë të shkruar, të mos shkruhen parulla, pra njohja është dashur të realizohet në mënyrë direkte me vetë personin. Të gjitha këta janë për çështje sigurie ngase këto gjëra janë shfrytëzuar në praktikë nga ana e armikut që nënkuptojmë se armiku ynë janë organet e UDB-së që janë pjesë përbërëse e organeve ekzekutive të Partisë Kumuniste të Jugosllavisë, se në krye ka qenë Partia Komuniste e Jugosllavisë.”

28

20 Të drejtë anëtarësie në këtë organizatë ilegale politike kombëtare sipas Sabri

Ramizit:” Në platformën tonë është e qartë se duhet të bisedohet me personin, të shihen mendimet e atij politike, qëndrimi i tij politik, më pas të shihet biografia e tij, të shikohet prejardhja e familjes, lidhjet familjare të personit dhe atëherë i propozohet personit që të bëhet anëtar i organizatës sonë, por jo më në emrin e organizatës “LIRIA”, për arsye që vetëm e vetëm për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe se ne gjoja jemi përcaktuar për inforbyronë. Aktiviteti ynë shtrihej si nëpër ndejat ku të bisedohet dhe të mbrohet politika jugosllave, të mos u largohemi e të mos u ikim bisedave me njerëzit janë në pushtet e në polici, por gjithmonë të bisedohet me ta sipas përmbajtjes së politikës së shtypit ditor. Për përcjelljen e shtypi ditor është dashur ta përcjell secili anëtarë i secilit grup të organizuar. Përveç këtyre që u përmendën me rëndësi ka qenë që secili anëtarë i organizatës sonë nëpër grupe të organizojnë njerëz të cilët janë në pushtet, mbajnë funksione nëpr komitetet e rinisë, në komitetet e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, në shërbimet policore, të mos u largohen bisedave dhe mundësisht të inkuadrohen njerës nga këto që i përmenda më lartë në organizatën tonë ngase inkuadrimi apo anëtarësimi i tyre në organizatë do të jenë mjaft të dobishëm.

Në fillim të vitit 1949, unë Sabri Ranmizi, mora detyrë prej Sadudin Gjurës që në shkollën tonë ku unë isha viti i dytë në vitin shkollor 1948/49 më saktë në paralelen e gjuhës shqipe që ekzistonte në kuadër të Shkollës Normale “Nikolla Karev”-Shkup që në klasë të formojë grupe të tresheve. Në klasën ku unë isha, ne ishim 18 persona. Unë në fillim zgjodha dhe bisedova me Abdyl Ibrahimin të cilin ne e thirrshim Xhito, të cilin e kam pasur shok edhe në gjimnaz nga ishte nga Tetova dhe se kishim pasur biseda që më parë që përkonin me ushtarët e Ballit Kombëtar, të cilët ishin nëpër male fjalën e kam për vitin 1945/46, ata të cilët nuk e pranuan pushtetin e komunistëve dhe ne angazhoheshim që t’u çojmë ushqime, veshmbathje, opinga, çorapë e të tjera. Pra, pasiqë Abdyli u pajtua, atëherë fillova bisedat me Besim Rusin, të cilin e kishim shok të mirë, ai kishte ardhur nga Shqipëria dhe se me prishjen e marrëdhënive të Shqipërisë me Jugosllavinë, Besim Rusi më nuk mund të kthehej në Shqipëri për ta vazhduar shkollimin ngase semimaturën e kishte të mbaruar në Durrës, por ai mbeti këtu dhe se rrjedhte nga një familje, e cila kishte marrë pjesë në lëvizjen partizane më skt e kishte 20 /Autori në bisedë me Sabri Ramizin më 24.04.2007/

Page 15: Golgota Shqiptare

29

djal të axhës Lutfi Rusin, i cili ishte oficer i sigurimit në Sektorin e Punëve të Brendshme për Maqedoni pra oficer i UDB-së, që për ne (organizatën) ishte një plus i madhe e një arritur e madhe.

Abdylmexhit Ibrahimi Xhita

Abdylmexhit Ibrahimi21-Xhita, formoi grupin, kurse unë i njoftova për platformën dhe për metodologjinë e organizimit të organizatës. Pra, Abdyli formoi grup në Shkollën Normale bashkë me Nehat Sali Belçishtën, i cili ishte nga Dibra edhe Avni Muhamet Zllatku po ashtu nga Dibra, pra u formua një grup i fuqishëm.

Besim Rusi, Nehat Belçishta dhe Avni Zllatku në shkollën Normale Shkup

Kurse, unë fomoj një tresh në Shkollën Normale me Moisi Lutfiun, mirëpo unë Moisi Lutfiun e kursej edhe para këtyre që mos ta dije askush, ngase këtë e bëja për çështje sigurie.

Treshi poashtu i furmuar nga Murat Isaku në Shkollën Normale, edhe pse ky nuk ishte nxënës në kët shkollë, por ishte student në Beograd. Pra, Murat Isaku në grupin e tij i angazhon si anëtarë Nexhat Idrizin dhe Izmit Kamberin që të tre nga fshati Gajre i Tetovës. Mandej, unë kam një grup po ashtu në Shkollën Normale me Ali Hajdar Karpuzin nga Gostivari, i cili ishte shok i ynë që mund të them se vërtet ishte i veçantë. Por, më duhet të qartësoj se tash nuk jemi duke vepruar si tresh, por si dyshe.

21/Abdylmexhit Ibrahimi Xhita ështe me prejardhje nga fshati Urviç i Malësisë së Sharrit, është i lindur më 1931 në fshatin Pallçisht i Poshtëm. Ka kryer normalen si dhe akademinë pedagogjike grupi histori-gjeografi. Për së pari herë është emëruar arsimtar në fshatin Tearcë, ku ka shërbyer dy vite shkollore, pastaj në shkollën tetëvjeçare të fshatit Bogovinë. Si mësimdhënës punoi edhe në gjimnazin e Tetovës, profesor i lëndës së historisë, kurse më vonë shërbeu si arsimtar në shkollën fillore “Liria” të Tetovës deri në vitin 1981, kur edhe emertohet drejtor i kësaj vatre edukativo-arsimore prej ku edhe pensionohet/ Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 21 /

30

22 Më vonë unë nuk e njoftoj Sadudin Gjurën për aktivitetin e ndërmarrë të formimit të

grupeve në treshe dhe për emrat edhe pse ai as që kërkonte të di, por pasiqë ai vinte shumëshpesh në Shkollën Normale, me çka i bie në sy shoqërimi im me këta. Mandej, edhe vetë Sadudin Gjura lëshohet në biseda me ta e më së shumti bisedonte me Besim Rusin. Pra, bëhet fjalë për vitin 1949, prej këtu unë formoj grup në fshatin Shemshovë të Tetovës, atje treshi është i formuar prej meje, prej Nazif Halim Ibishi dhe të kushëriut të tij që ia kam harruar emrin ngase ata shpeshherë takoheshin në vathën e dhënve në fushat e Shemshovës që edhe unë shpesh shkosha ngase atje ata kishin bostanin e tyre, më besoni se pos emrit as fizionominë nuk ia mbaj mend, kurse Nazif Ibishi23 është i ndjer.

Në fshatin Bozovcë formoj një tresh, me djalin e xhaxhait të nënës sime Havzi Ismail Rustemi, edhe në këtë tresh është një dajë i nënës sime që e thirrsha daja Nurë, kurse fshatarët e Bozovcës e thirrshin Nurë Topojani. Nurë Topojani ishte bari në sipërmarrjen e “1 Maji”, i cili ishte përgjegjës që i thoshin “brigadir” për mbi dhentë e shqerat. Nurë Topojani ishte shumë njohës i mirë i terrenit të maleve të Sharrit saqë nuk kishte burim apo vend që ai nuk e 22/ Autori dhe Atli Bellçishta Sazan Papraniku në vizitë te Nehat Sali Bellçishta, Dibër 9 shator 2006/ 23/Nazif Ibishi, është i lindur më 13.02.1933 në fshatin Shemshovë. Shokllën fillore e ka kryer ne fshatin Shemshovë, kurse më vitin 1948, e ka filluar shkollën e mesme në fshatin Tearcë. Pas mbarimit të shkollës së mesme si duket ka pasur ofertë për të punuar si arsimtar, por në ndërkohë ka pasur profesionin elektriçist dhe ka punura ne xeheroren e Radushës pesë vite me radhë. Të njëjtin profesion e ka ushtruar gjatë gjithë jetës deri në pensionim. Shollimin e mesëm e ka kryer me mundime duke udhëtuar ndonjëherë edhe natën.

Qysh si i ri ka pasur interesim për çështjen kombëtare. Duke pasur besim të madh në këtë njeri besnik i është mundësuar të marrë pjesë në mbledhjet që janë mbajtur në shkollën “LIRIA” dhe duke dhënë kontributin e tij si korrier i besushëm i asaj kohe dhe anëtar i “Ballit Kombëtar” me qëllim të vetmin zgjidhjen e çështjes kombëtare. Ka qenë njeri i besueshëm i po kësaj organizate në saje të qendrimit të tij stabil dhe të padyshimt që ka mbajtur. Duke ushtruar veprimtarinë e vet ka hasur në vështirësi edhe gjatë punës në fabrikën “Jugohrom” ku ka qenë i rrezikuar për jetë nga ana e palës së kundërt. Mirëpo i ka përballuar këto vështirësi duke pasur edhe shokët besnikë, që kanë qenë rrjet i organizuar dhe i zgjeruar me anëtarë gati në secilin fshat, me qendër të Lidhjes në fshatin Shipkovicë me Organizatën “LIRIA”.

Si bashkpunëtorë të Nazif Ibishit përmendet edhe bashkëfshatari Abdylselam Iseni. Gjatë një mbledhje që kanë qenë duke e mbajtur në shkollën fillore “Liria”, Nazif Ibsihi rastësisht duke qenë jashtë objektit të shkollës verën që shërbimi sekret maqedon sllav (UDB) po tentonin të futeshin në shkollë dhe të zbulonin anëtarët pjesëmarrës. Në këtë rast do pësojnë me vite burgim dy idhtarët e të së njëjtës Lidhje Isni Murati dhe Nazim Sulejmani me nga 5 vite burg dhe maltretime. Kontributi i Nazif Ibishit nuk është ndaluar, kontribut për të cilën nuk është ditur, mirëpo historia dhe koha po nxjerrin në pah qëllimet dhe veprat e këtij veprimtari që gjithmonë ka menduar për çështjen kombëtare. Nazif Ibishi ndërroi jetë më 2002/

Page 16: Golgota Shqiptare

31

dinte dhe atë duke filluar nga Luboteni e deri në Bistra. Tashmë këto grupe veprojnë në terren. Unë gjatë vitit 1949 isha mjaft aktiv në operativën e platformës, kurse Sadudin Gjura më informoi se në treshen e tij ka Faik Nuredinin dhe Vehbi Lushin. Me Faik Nuredinin më njofoi në rrugën “Mareshali Tito” prej qendrës për në stacionin e trenave në Shkup. Një ditë jemi së bashku me Sadudin Gjurën duke udhëtuar për në Shkup, me çka Sadudini u takua me Qani Minën dhe u ulën në një bangë dhe biseduan veç meje, kurse unë rrija më larg diku nëpër park që mos dëgjoj se për çka ata po bisedojnë. Më vonë pasi filluam udhëtimin në tren Sadudin Gjura më tregoi se Qani Mina me aftësitë e tij dhe se ai, bashkë me Qerim Arifin formojnë një tresh. Filluan të thehen këto norma. Unë shkoj për në aksion më 22 qershor 1949 me Brigadën e Shkollës sonë Normale në aksionin rinor që ishte i paraparë të zgjasë një muaj. U nisëm më 22 qershor 1949 prej Shkupi dhe se jemi kthyer diku më 19 ose 20 korrik. Erdha në fshat, të nesërmen Sadudin Gjura me të kuptuar se kam ardhur, ai erdhi tek unë në shtëpi. Pasiqë biseddova me të për punët që i kishim kryer në aksionin rinor, më pas ai më tha se ka informata të reja me të cilat do të habitesha unë. Sadudini me tha; shiko Sabri, punët janë duke na vajtur shumë mirë. Unë më tha Sadudini jam takuar me Xhelaludin Gjurën ( është djali i tezes dhe i tezez së Sadudin Gjurës, i cili i ka mbajtur lidhjet prej Shqipëri edhe pse këtu kishte grupe ilegale që hudheshin), isha në stan në vendin e quajtur Stanabara që është në brezin të malit dhe të pyllit dhe se përgatitesha për provimet. Një natë lehën qentë e stanit dhe përnjëherë u ndalën, dhe kur dikush thirri “oj teze çelma derën” të të them të drejtën unë e njoha zërin e Xhelalit, ia çela derën dhe më pas u ngrit edhe nëna. Qentë tanë i rrishin rreth e rrotull Xhelaludinit, që vërtet ishin guzuar për ardhjen e tij. Kurse Xhelaludini na tha se ju më keni harruar kurse qentë më mbajnë mend. Xhelaludini nuk e lëshonte automatikun nga dora dhe se nuk u përqafua me ne veçse na tha rrini ku jeni dhe në atë distancë e pyeti nënën duke i thënë se si je Teze, unë jam mirë e shëndosh, nëna si është dhe mandej u qetësua e më tha se nuk kam shumë kohë se shokët janë duke bërë rojë rreth stanit, pra të shpejtojmë mos na zëne drita e mëngjesit se mud të kemi probleme, por unë të kam sjellur materiale propagandistic prej Shqipërie. Këtë material do ta lë ty që ta përdorish sipas mundësisë dhe nevojës. Atëherë Sadudini më tha se këta material propagandues e kam sjellur nga Stani në shtëpi dhe se do të angazhoj ty që ti të kujdesesh për këtë material, pra duhet të vish në mbrëmje që ta marrish, kurse unë iu përgjigja se në mbrëmje jo, por do ta marr çantën dhe se kasha unë një libër “Historia e Partisë Komuniste” që e lexosha dhe thash se në çantë do ta fus këtë libër dhe ca libra të tjerë dhe nëse dikush më pyet se çfarë ke do t’i them libra dhe ja merri dhe lexo. Dhe m’u ashtu siç u morëm vesh edhe vepruam, unë shkova tek Sadudin Gjura dhe e mora materialin propagondues me vete dhe se e solla me çantën time në shtëpi. Mirëpo, kjo punë nuk më gëzoi shumë se në këto materiale propoganduese me së shumti kishte materiale në gjuhën serbo-kroate dhe se shumë pak në gjuhën shqipe dhe atë përveç librit “Procesi” i Koço Xixit, të tjerat krejt ishin në gjuhën serbo-kroate. Materiali propagandues ishte i cilësisë shumë të lartë saqë edhe sikut të binte në ujë më beso se nuk prishi aspak letra. Mirëpo, unë i thash Sadudinit që këtë material që e kemi në gjuhën serbo-kroate nuk guxojmë t’ua japim shokëve ngase ata do të krijojnë huti ngase ne e kemi këtu robërinë e sistemit sllav, atëherë përçka do të punojmë që të kemi gjuhën shqipe apo…, por ai ma kthe e më tha se këtë material që e kemi në gjuhën serbo-kroate do ta zhdukim, por njëherë mos se mund të kuptojnë edhe ata prej Shqipërie dhe se mandej do të kemi probleme se nuk do të na

32

përkrahin. Kur them përkrahin kam parasysh faktin që nëse ndonjëri prej shokëve do të kompromitohet, zbulohet nga organet e sigurimit atëherë duheshte që të hudhet në Shqipëri për t’u shkëputur lidhja që të mos bien në burg dhe se prej Shqipërie të veprohet kundër Jugosllavisë. Mirëpo, pas disaditësh unë e mora këtë material dhe ia dërgova vajzës së Axhës tim që jetoshim në një bashkësi familjare, pra bëhet fjalë për Xhemile Sadiku, dhe i them shiko këndej Xhemile ti je motra ime, këtë material do të ma ruaj, që të dy e morëm dhe e futëm në një shek, ndërsa mbi materialin propagandues që e morëm nga Shqipëria vëndosëm fasule dhe se i thash që këtu nuk guxon askush ta ndërroje këtë fasule nga kjo shek dhe nëse fare rastësisht e gjejnë këtë material ti asesi të mos e pranosh se e di për këtë material, por mund të thuash se kush mundet tjetër pos Sabriut ta ketë vënë. Edhe pse unë kohë pas kohe merrsha prej këtij materiale dhe ua lexosha shokëve në Shkollën Normale në Shkup, mirëpo kishim një princip që nëqoftëse lexohet një material propagandistic siç ishin ato nëpër broshura, ai duheshte të digjej në praninë e atij shoku dhe se shkrumba e materialit të djegur të grimxohet që të mos mbetet fare e paprekur apo ashtu siç është djegur ngase edhe mund të lexohet. Këto materiale i kam lexuar unë, Besim Rusi, Abdyl Ibrahimi, Moisi Lutfiu e disa të tjerë, por të gjithë kanë lexuar në praninë time. Në gjysmën e dytë të muajit korrik 1949, Sadudini më tregon se ka ardhur Murat Isaku nga Beogradi ku edhe ishte student edhe ky dy herë është takuar me Murat Isakun dhe ka biseduar. Nga bisedat që i ka zhvilluar më të ai ka ardhur në përfundim se Murat Isaku i ka të njëjtat ide sikurse Sadudin Gjura dhe më tha se ka vendosur që sot së bashku me ty të shkojmë e të takohemi në shtëpinë e Murat Isakut në Gajre, që siç më tha Sadudini; se ju e keni mik, ngase Murati i ka ndihmuar mixhës tim Rexhep Ramiz Sadikut, kur ishte i sëmurë nëspitalin e Prizrenit në vitin 1946 i ka gjetur çdo ditë nga një kilogram bukë dhe ia ka çuar babës tim dhe xhaxhait tim nga një litër kos.

Ndërsa, unë i thashë Sadudin Gjurës; mirë pra, ti kur u takove me Xhelaludin Gjurën i ka treguar se e pret rrezik dhe se mudet të burgoset, kurse Xhelaludini i ka thënë unë nuk po të marr ty, por përgatiti një ikje për në Greqi. Kjo do të varet se unë shokët që t’i zgjedh kur dalim ilegal në Jugosllavi, t’i zgjedhi ata që të pajtohen me mua që të dalim bashkë me mua e të dalim e të marr ty e sëbashku shkojmë në Greqi. Në Shqipëri nuk du të të marrë se jeta është shumë e vështirë. E unë i thashë; e pse të shkojmë ta organizojmë edhe Murat Isakun e ta marrim në qafë, kurqë nesër të burgosin ty, më burgosin mua, me çka do të burgoset edhe Murati. Atëherë Sadudini ma ktheu kjo çështje mos të të mërzisë ty. Edhe nëqoftëse burgosimi ne edhe të tjerë nuk humbim shumë. Dënimet që do të na shiptojë neve Jugosllavia, ajo në fakt do të dënojë vetveten ngase do të dal në shesh e një e vërtetë se shqiptarët nuk janë aspërsëafrëmi të barabartë me popujt tjerë sllavë të Jugosllavisë.

Prandaj, më tha mos u brengos, kurse unë nuk u pajtova, por shkova në Gajre së bashku me Sadudinin edhe pse unë shkova tek shtëpia e hallës sime e Sadudini shkoi te shtëpia e Murat Isakut, e gjenë Muratin duke i nduhmuar babës së vet duke bërë gati misrin për ta future në kosh. Murati menjëherë e lë punën dhe përgatitet dhe se e kishte çuar një fëmijë te halla ime e më tha që të dalë Sabriu te trekëndëshi në fund të katundit ku edhe do të takohemi ngase Gajrja kishte dy rrugë që çonin njëra për te Dançollët e tjetra te Velet dhe se të dy rrugët takoheshin në fund të katundit e të çonin për në qytetin e Tetovës. U nisa dhe u takuam në vendin e caktuar dhe nisëm rrugën për në Tetovë. Unë gjatë rrugëtimit rrinja në distancë përkatësisht ecsha përpara tyre aq sa që të mos dëgjoj se ata çka flasin në mes veti.

Page 17: Golgota Shqiptare

33

Mbërritëm në qytet. Prej aty u ndamë, unë nisa vetëm kurse Sadudin Gjura me Murat Isakun shkuan në kahje të kundër dhe se e lamë që të takohemi te rrobaqepësi Hysein Xhaferi ku ne e kishim si pikë takim apo qendër e takimeve tona edhe pse Hysein Xhaferit nuk i interesonte fare puna jonë, por gjithmonë tek ai leshim fjalë si për kohën, për takimet e të ngjashme që kjo vlente për të gjithë shokët tanë. Ne në këtë rrobaqepësi të Hysein Xhaferit kishim alibi të fortë ngase në të shumtën e rasteve lishim ndonjë stof apo ndonjë palë pantollona dhe se ato i bartnim andej-këndej se gjoja do t’i qepim edhe pse Hysein Xhefiri nuk interesohej aspak për aktivitetet tona, por ishte burrë i fjalës dhe se nuk kishim kurrfarë dyshimit tek ai. Më vonë e takova Sadudinin, i cili më tha se Murati është pajtuar dhe se do të angazhohet që të aktivizojë anëtarë për organizatën tonë.

Murat Isaku formon treshet siç janë; me Izmit Sheib Bajramin nga Liseci, i cili atëherë ishte i besueshmi i entit për punësim “trudit”, edhe Abdylselam Skender Bejtullahi nga fshati Çellopek, ishte i punësuar në Entin për Inkuadrim.

24 Po ashtu Murat Isaku formon treshin në Reçicë të Madhe dhe atë me Xhemail

Beqirin nga Reçica e Madhe, i cili ishte përgjegjës i Inspeksionit Tregtar që atëherë kishte njëfarë policie finaciare, por edhe ishte mjaft njeri intelegjent dhe Hafëz Asllanin, i cili ishte ortar nga Reçica e Madhe, në fshatin Gajre formon treshin me Nexhat Idrizin dhe Izmit Kamberin që të dy nxënës të Shkollës Normale në Shkup, në Lisec formon treshin me Imet Ramadan Muharemin dhe anëtarin e tret nuk e di, kurse Murat Isaku sistemin e treshit e ka zhvilluar mjaft në fshatin e lindjes në Gajre. Pra, duhet thënë se sistemi tresheve ka qenë mjaft i zgjeruar e aktiv.

Të gjitha këto treshet siç thash ishin active në veprimtarinë e tyre. Edhe pse ne kishim për detyrë shumë serize që të kuptojmë për njerëzit të cilët janë aktiv nga radhët e UDB-së në Shqipëri që punojnë kundër grupeve ilegale nga Shqipëria që dilshin këndej. Kjo për ne si organiztaë ka qenë parësore. Mua Sadudin Gjuar më angazhon që të shkoj në Prizren te dajët e gjyshit tim që të kuptoj atje se ku dalin udbashët për në Shqipëri, ku i kanë jatakët e vet. Unë shkova në Prizren dhe u njoftova me emigrantët e ata ishin mbi 100 e ca familje, dhe se dajët e gjyshit si zakonisht më çuan, kurse kur u nisa për në Tetovë mua më burgosi policia në Prizren edhe pse unë nuk kisha as letërnjoftimi me vete. Unë i kundërshtova milicisë, që të kuptojnë dajët e mi e të intervenojnë që të më lirojnë. U morëm vesh me policët që ata të ecin në anën e kundër prej meje të trotoareve dhe të shkojmë në milici. Atje më premtuan milicët se autobuzi do të ndalet dhe se nuk do të niseshte Shoqëria Kulturore 24 /Autori në bisedë me Sabri dhe Haxhere Ramizin më 24.04.2007/

34

Artistike “AGIMI” nga Prizreni për të mbajtur koncert në Shkup dhe në Tetovë. Ashtu siç më premtoi milicia, me ç’rast u krijua një tollovi dhe unë bashkë me ta u futëm në milici. Duke i ra derës, iu paraqita atij farë zotnisë i cili ishte kapiten apo major Shaban Kajtazi, njeri shumë i besueshëm i UDB-së për Prizrenin, ngase gjatë luftës kishte qenë partizan i përbetuar. Ai filloi të pë pyese se prej nga jam dhe si quhem, kurse në moment mbërriti daja Dalip dhe i tha; shoku Shaban ne Luma për nipin marrim gjak, ai ia ktheu; nipi juaj udhëton sikur me qenë në kohën e Sulltan Hamitit. S’ka asnjë lloj dokumenti. Dhe se mua para se të vije daja Dalip më pyeti përse kam shkuar në Prizren e unë i thash se kam shkuar të vizitoj dajën se është i plagosur, edhe pse ai ishte metëvërtet i plagosur. E ateherë prêt autobuzi, të cilin e kemi ndaluar që të niset sa më parë dhe se ai farë Shaban udbashi ma shkroi një letër në gjuhën serbe ku shkruante:”pushtite druga da putuje do Tetovo” edhe nuk më kishte shënuar asemër e asmbiemër, e unë u futa në autobusin ku ishin anëtarët e shoqërisë “AGIMI” dhe se në Shkup qëndrova një natë që edhe e përcolla koncertin të cilin e dhanë edhe në Tetovë.

Një ditë kjo kushërira ime Xhemilja ka biseduar me një vajzë në Shipkovicë, e cila i ka treguar se një natë në Stanin e tyre ka qenë një inspektor me emrin Pando i shoqëruar me dy persona prej Pallçishti dhe se ata kanë dashtë që ta marrin babën e asaj që të shkojnë në Shqipëri për t’i ndjek ilegalët prej Shqipërie, ngase në Tetovë vinte grupi i Xhelaludin Gjurës edhe grupi tjetër ishte i Idriz Limanit nga Çellopeku. Unë këtë informatë ia transmetoj Izmiti Bajramit, kurse ai ia transmeton Abdylselam Seknderit, kurse ai ia transmeton kur vjen Idriz Limanit të cilët te vneshtat takohen ngase Abdylselam Skenderi treshin e formon në Çellopek me Esat Limanin, i cili ka qenë mësues si dhe kushëriu i Idriz Limanit, me të kthyer në Shqipëri Idriz Limani, në Shqipëri burgosen të dytë nga dy personat prej fshatit Pallçishti…., pra me të kthyer Idrizi në Tiranë, i cili kishte ardhur këndej ilegalisht menjeherë bien në kontakt me organet e sigurimit shqiptar dhe që të dy burgosen. Në cilin burg i dërgojnë në Shqipëri, unë nuk e di. Pas disa muajve të njëjtët ia arrijnë qëllimit që të ikin nga burgu i Shqipërisë dhe kthehen përsëri në Jugosllavi më saktë në fshatin Pallçisht, ndërsa për emrat e tyre nuk dua që të flasë.

Pas kësaj ngjarjeje organet jugosllave i angazhojnë më shumë organet policore që të bëhen më aktive për ndjekjen dhe gjetjen e personave të këtushëm për të cilët dyshohet se janë bashkëpunëtorë, mbështetës e përkrahës të shtetit shqiptar. Kështu që ne e ndieshim ngushtimin e rrethit tonë në mënyrë instinktive dhe se dishim dicka, ndërsa Sadudin Gjura dinte edhe më shumë, por Izmit Sheip Bajrami, i cili sot jeton në Shqipëri, ky ishte personi, i cili mbante edhe funksione në pushtetin e Tetovës si në Byronë e Komitetit të partisë ashtu edhe të sigurimit shtetëror të UDB-së, ky na informoi se organet kanë mjaft të dhëna për organizatën tonë edhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm se sa që kemi qenë dhe duhet t’ikontrollojmë mirë njerëzit të cilët mundohen të na shoqërojnë neve.

Kështë vazhdoi puna deri në qershor apo korrik ka qenë kur u bë vrasja e pesë anëtarëve të komitetit duke dalë nga fshati Pirok, të cilët kanë qenë anëtarë të komitetit të partisë që kanë punuar në Gostivar. Në çfarë rrethanash janë vrarë dhe se si janë vrarë, unë atë ditë kam qenë te Nazifi në Shemshovë ku kisha ndenjur nja dy javë. Dhe menjëherë me të kuptuar se ka ndoshur vrasja u ktheva në Tetovë e u takova me Sadudin Gjurën edhe neve ky rast na brengosi shumë ngase tash do të shtohet edhe më shumë terrori ndaj shqiptarëve e e sidomos fshatrave ku qarkulloshin ilegalët shqiptarë që vijnin nga Shqipëria. Duhet të them se

Page 18: Golgota Shqiptare

35

komenti ynë për vrasjen e pesë arëtarëve të komitetit nga Gostivari, nuk është dashur që të vriten mbasi ne ishim mirë të informuar se ilegalët që vishin prej Shqipërie, është dash t’i largohen deri në maksimum përdorimit të armëve, por është dashur që gjithmonë t’u largohen takimit, konfliktit me milicinë, ushtrinë e gjitha elementët tjerë jugosllave, të cilët kanë qenë të armatosur e i kanë ndjekur ata nëpër prita, do të thotë se kanë patur porosi të rreptë që me çdo kusht t’i largohen konfliktit të armatosur ngase kjo shton dhunën ndaj shqiptarëve, që ndoshta kjo ka qenë e mirëseardhur nga ana e pushtetit të atëhershëm. Pra, kjo ngjarje na brengosi shumë. Nga ata pesë të vrarit, nuk i di se kush kanë qenë, ne largoheshim që të bisedojmë në lidhje me këto vrasje, ngase pak duheshte në lidhje me të dhe do të ngarkoheshim edhe më shumë, ngase kjo përmendet edhe në akuzën tonë nga Koço Tulevski-prokuror shtetëror, i cili thotë se këta janë njerëzit që janë anëtarë të organizatës terroriste dhe bashkëpunëtorë të ilegalëve dhe se terrori u tregua me vrasjen e pesë anëtarëve të komitetit. Por, ne nuk kemi asgjë të përbashkët me këto vrasje, se në çfarë rrethanash janë vrarë, këtë e di prerë, pa asnjë dyshim se ata që kanë ardhur kanë qenë të porositur që në asnjëmënyrë të mos bëjnë vrasje në përjashtim nëse vijnë ballë për ballë e u vijnë në pyetje jeta e tyre për t’i shpëtuar kokat e veta me çka duhet t’i kishin përdorur armët. Këtyre pesë të vrarëve, pushteti i atëhershëm u ngriti përmendore në qytetin e Gostivarit, e më vonë pas disa vitesh au prishën përmendoren, me çka për këtë ngjarje nuk kam koment tjetër.

Pas kësaj vrasjes, unë takohem edhe para vrasjes, mbaj lidhje me mësuesin tim Murteza Kazadeu nga Elbasani, të cilin e kam patur mësues prej vitit të dytë e deri në klasën e katër. Edhe ky më ka marrë prej fshati kur transferohet vetë që të më regjistroj në Tetovë në klasën e pestë. Murteza Kazadeu, kishte pozitë të lartë në Komitetin Qendror të Rinisë së Maqedonisë në Shkup, ishte anëtar kandidat i Komitetit Qendror të Partisë, dhe se unë kontaktosh shpeh me të, dhe se, shkoja e vizitoja në zyrën e atij. Edhe në kosultim me mësuesin Murteza, nuk ka ditur askush pos meje, bile edhe Sadudin Gjura nuk kishte njohuri se unë kam mbajtur lidhje me Murteza Kazadeun. Murtezai me thotë mua se do të shkojë të bisedojë në Beograd, i jepet rasti të shkojë e të bisedojë në Beograd me përfaqësuesin e Ambasadës Shqiptare dhe ai shkon në Beograd. Me të kthyer nga Beogradi u takuam në park edhe pse shkoja në zyrë të atij, por atë ditë u takuam në park dhe më tregoi se përfaqësuesi i legatës shqiptare i ka thënë; shiko Murteza, ata shokët e tu, nxënësi ytë me të tjerët e ndërprsein punën e veprimtarinë e tyre, pasiqë janë të zbuluar. i kanë zbuluar organet jugosllave, me çka kanë njohuri të plotë për veprimin e tyre dhe, ta ndërpresin që të mos shkojnë edhe më tutje viktima përkatësisht njerëz të tjerë viktima. Murteza Kazadeu, kërkoi prej meje që të bisedoj me Sadudin Gjurën dhe Murat Isakun, por ashtu si ai më porositi që ata të mos kuptojnë fare se Murteza Kazadeu mbanë lidhje me mua, kinse unë vetë mendoj prej mendjes sime që këta ta ndërpresin punën. Por, Sadudin Gjura nuk u pajtua me këtë. Murat Isaku kishte ardhur prej Beogradi me nje shok të vetin Ramiz Hoxhën nga Kosova, edhe ne biseduam vetë me Murat Isakun, ku nuk ishte pjesëmarrës Ramiz Hoxha. Në këtë takim i thashë Muratit që ne ta ndërpresim punën, mbasi që e shohish se si janë duke vepruar, Murati u pajtua, por më tha nëqoftëse edhe Sadudin Gjura pajtohet me këtë. Sadudini nuk u pajtua me këtë qëndrim. Më vonë, në fund të muajit gusht, duheshte që ne patjetër të arratisemi për në Shqipëri. Sadudin Gjura kërkoi prej meje që ta çoj te Besim Rusi, edhe prej atje të arratiset për në Shqipëri, të cilën gjë edhe e bëme. Mirëpo, gjatë kohës që ky qëndroi te Besim Rusi,

36

Sadudin Gjura e humbën shansin që të hudhet në Shqipëri, edhe organet në krye me Lutfi Rusin që ka qenë i angazhuar që ta burgose, i cili pret që Sadudini të largohet për në Shqipëri, mirëpo ai e sheh se nuk po largohet, ata shkojnë ta burgosin. Në shtëpinë e Besim Rusit e burgosin Sadudin Gjurën. Sipas Sadudinit që më ka thënë mua se, Lutfi Rusi i thotë se ti Sadudin ke ardhur te Besim Rusi që të sigurosh vendbanim pse i ke prindërit e sëmurë që ata të vijnë në banjat e Dibrës që të shërohen, prandaj edhe ke ardhur këtu në Dibër te Besim Rusi. Por, për këtë duhet t’i tregoni edhe Sabri Ramizit. E marrin Sadudin Gjurën prej shtëpisë së Besim Rusit, e në një thesë mielli e ngarkojnë në një komion me miell dhe, e sjellin në Tetovë. Ndërsa, mua më erdhi një telegram ku shkruante “EJA SE TË PRESIM” ne nuk kishim lënë kurrënjëherë fjalë që të merreshim veshë me telegrame, me shkresa e të ngjashme pos me kontakte direkte. Unë sërish erdha në Tetovë. Kur erdha në Tetovë, rastësisht u takuam me Sadudinin, edhe ai më tregoi se “pret që mua mersonalisht të burgoset nga organet e UDB-së”, e unë u dëshprova mjaft, i thashë Sadudinit se unë Sabri Ramizi nuk do të dorëzohem i gjallë, ti e di se jam i armatosur, unë kisha ca bomba, mirëpo u shqetësova shumë. Kërkova që të shkojmë te Murat Isaku dhe se unë deri atëherë nuk kisha biseduar me Muratin për çështje politike, sepse ishte sistemi i treshit. E ndava Murat Isakun veç e i tregova fije per penj se çfarë më ka thënë Sadudini se më pret rreziku që të burgosem dhe se unë nuk dorëzohem i gjallë. Por, Murat Isaku filloi të më qetësoj, që të mos brengosem se do t’i gjendet zgjidhje problemit, do të shihim, pritej që të vije dikush nga Shqipëria dhe mundemi të organizojmë arratisje.

Prej vreshtave bashkë me Muratin shkuamë te shtëpia e tij, ku na priti nëna e Muratit na priti mirë na bëri darkë, e qëndruam deri në ora 11 të natës. Unë i shqetësuar vendosa që të shkoj për në fshat (Shipkovicë). Sadudini nuk deshi të më lërë që të shkoj vetë, por edhe ai erdhi me mua. Gjatë rrugës më tregoi se si ka ndodhur situata në Dibër, krejt çfarë ka ngjarë dhe se patjetër duhet të arratisemi. Të nesërmen në mëngjes u kthyem te Murati në Gajre, aty vendosëm që unë, Murati dhe Sadudini të arratisemi për në Shqipëri, e në qoftëse ne largoheshim për në Shqipëri, i largoheshim rrezikut mos të denoncojmë, sepse mendoshim se organet jugosllave kanë mjete të përsosura kimike, të cilat të detyrojnë që të flasish edhe ato gjëra të cilat nuk duhet që t’i flasish. Nga frika që mos bëjmë denoncimin e shokëve, vendosëm që të arratisemi. U angazhuam që Izmiti të vije në kontakt me Abdylselam Skenderin, se priteshi që të vije Idrizi prej Shqipërie si ilegal mbasi për Xhelalin e dishim se ka shkuar në specializim në Moskë. Edhe Izmiti bie në kontakt me Abdylselamin. Në mbrëmje erdhi, dhe unë Sadudi dhe Murati shkuam natën në shtëpi te Izmiti në pritje për të shkuar në Shqipëri me anë të Idrizit. Një natë ndenjëm aty, mandej rrinim në malin e Rasadishtës kishte aty një shpellë të mirë ndërmjet fshatit Lisec dhe Rasadisht. Mbasi qëndruam ne aty disa netë, erdhi lidhja nga Himet Ramadani që ne i thoshim Hemi, i cili ishte nga Liseci në treshin e Izmitit që kujeseshi për sigurinë tonë. Na tërhoqën prej shpellës së malit sërish në fshat, me çka për pak do ta vrisshim Himet Ramadanin duke menduar se mos kanë ardhur organet jugosllave, mirëpo ai dha shenjë që bëshim si një lloj shpenze speciale, ai kishte një aftësi të jashtëzakonshme që ta emitojë shpenzën që ne i themi SOJKË. u Tërhoqëm prapë në fshat dhe, Izmiti tha se, ilegalët kanë ardhur prej Shqipërie, kanë mbërritur në fshatin Kalisht. Pollogu me atarin e Gostivarit edhe të Tetovës është mbushur përplot me ushtri, fusha e githëkundi, nuk mundet të depërtojnë ata që të vijnë poshtë e as që të kthejnë prapë. Ne e dishim se ata kanë një bazë në Kalisht, por njeriun nuk e kemi ditur, edhe sot e kësaj dite nuk e dijmë se kush ka qenë ajo

Page 19: Golgota Shqiptare

37

baza në fshatin Kalisht. Neve nuk na mbeti asgjë tjetër pos që të ktheheshim prapë. Izmiti na tha se sipas informatave që kishte, Izmiti ka qenë njeri shumë i besueshëm, shumë i sinqert, ngase askush nuk di gjë për ne të tre se ku gjendemi. Në shtëpinë e tij kujdeseshi motra e Izmitit, Kumrija e ndjerë, e cila ka qenë e martuar për Mesut Sulejmanin. Kështu ne të tre bashkë me Izmitin u kthyem. Murati shkoi për në Beograd në studime, Sadudini për në Shkup edhe unë në Normalen në Shkup, por vendosëm që ta ndërpresim aktivitetin tonë organizativ dhe atë në mënyrë të prerë. Ne bëmë ndërprerjen e aktivitetit tonë politik. Gjatë vitit 1949, u sërish takohëm me mësuesin tim Murteza Kazadeu, të cilin e burgosën dhe e mbajtën disa muaj në hetime, e kanë burgosur kah 20 qershori dhe e kanë mbajtur deri në fund të muajit shtator. Murteza Kazadeu u burgos bashkë me Qani Esat Pagriu dhe Zejdi Kajnaku, që të tre ishin nga Shqipëria. Murteza Kazadeu ishte nga Elbasani, Qani Pagriu ishte djali i Esat Pagriut, i cili ka qenë komandant i xhandarmerisë këtu tek ne në kohën e Shqipërisë, pasi i mbajtën në hetime edhe i liruan, ndërsa mësiesit tim Murteza Kazadeut ia kishin plaçkitur të gjitha teshat me çka kishte mbetur pa asgjë, shumë i dobët. i kishin maltretuar shumë bile më tha se duan që t’u akuzojnë si agjentë të intelegjent servisit me prektekstin për të na kompromituar. Ju më tha çka keni bërë, por ai nuk kërkonte asnjëherë që të di për emrat se kush më kë ka kontaktuar. Më tha se ty me shokët a e keni ndërprerë punën, e unë i thashë po e kemi ndërprerë. Unë i thashë mësues do të shkoj në fshat. Mora këmisha, mora ushqim për mësuesin si bukë e djathë që ai pak të përmirësohet që të bëjë kurim me shëndetin e tij të dobësuar. Më vonë mësuesin tim Murteza Kazadeu, u emërua si mësues në Shkup e, unë vazhdimisht mbaja kontakt me të, bile ai më mësonte e më ushtronte se si duhet të sillem gjatë hetimeve. Më tha që gjatë hetimeve është më mirë që të mos kundërshtosh se, nuk di. Atë që je marr vash me shokët se do t’i pranoni, se ne unë, Murati dhe Sadudini u morëm vesh se nëqoftëse burgosemi çka duhet të pranojmë, çfarë dijnë organet dhe ato që i dijnë organet duhet ta pranojmë se kemi punuar për organizimin e përgatitjes së popullit, por nuk kemi inkuadruar njerëz, por ka qenë vetëm si ide fiktive ajo. Gjëra tjera mos pranojmë. Kurse, Murtezani mua më tha se taktika më e mirë është, veprimi më i mirë është që të rreshë. T’u japish njerëz, të cilët mendon se, janë bashkëpunëtorë të organeve, sepse në këtë rast organet do të vijnë në huti edhe, nuk do të mund të përdorin represale ndaj teje, pse e shohin se ti do t’i rrish. Kështu vazhduam deri në mbarimin e maturës 1950. Në vitin 1950, unë u emërova mësues në fshatin Gjonovicë të Gostivarit, Sadudini u emërua profesor në Normalen, të cilës ia vurën emrin “LIRIA”, normalja u shkëput prej paraleles që ishin në “Nikolla Karev”, u formua normalja në gjuhën shqipe, e cila u transferua në Tetovë dhe, punonte në shkollën fillore ku është sot “LIRIA”.

Në fund të vitit 1950, në Gjonovicë erdhi Sadudin Gjura bashkë me Nehat Belçishtën, kjo ishte kah fundi i dhjetorit, bile kisha filluar të bëjë përgatitjet e dekorimit të shkollës bashkë me nxënësit për festën e Vitit të Ri. Sadudin Gjura erdhi me Nehat Belçishtën. Nehat Belçishti, ishte arsimtar i lëndës së gjuhës shqipe në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, ndërsa unë dhe Sadudini u shkëputëm veç, Sadudini më tha se ti Sabri ke vendosur që të mos arratisesh për në Shqipëri, ndërsa unë i thashë po definitivisht kam vendosur të mos arratisem ngase nuk do të arrijmë kurgjë. Më mirë ta vuajmë dënimin këtu e le të dëgjojë tash populli, edhe ti i thashë Sadudinit se ke qenë që neve edhe me dënimin tonë do ta edukojmë popullin që të jetë kryelart, të jetë kryengrytës edhe krenar. Ndërsa, Sadudini më tha kësht; Unë kërkoj prej teje

38

një gjë. Mua do të më burgosin brenda javës! Sa do të shkojë unë nuk e di, por brenda javës ose brenda javësh dy do të më burgosin. Kërkoj prej teje se, ti nuk do të ikësh në azil diku jashtë nëse unë burgosem? Unë i premtova me kushtin e jetës sime se nëqoftëse ai burgoset se, unë nuk do të largohem, por do të pres i qetë që të burgosem edhe unë. Përfundoi gjysma e vitit shkollor, edhe unë u ktheva në Tetovë drejt e në banesën e Sadudin Gjurës, tash në rrugën për në spital, mu në skajin ku tash kanë ndërtuar një ndërtesë, e më parë ishte një shtëpi një katëshe e, kishte një zonjë mjaft e sjellshme. Erdha aty e u futa drejtë në dhomën ku banonte Sadudini. Mirëpo, pashë librat e Sadudinit, fletoret e hartimeve të nxënësve. Për një çast zbriti zonja e shtëpisë poshtë tek dhoma ku banonte Sadudin Gjura, e m’u drejtua në gjuhën maqedone, shihni zotëri Sabri, ju sonte mund të rrini, mund të fleni këtu. Unë jam mirënjohëse për sjelljet korrekte, për sjelljet qytetëruese të Sadudin Gjurës që ju e keni edhe kushëri. Pra, ju rrini sonte e flini këtu, por Sadudini më nuk banon këtu, Sadudinin e kanë burgosur para trekatër ditësh. Unë atë natë fleta aty e, të nesërmen shkova në fshat.

Babai i Sadudinit kishte marrë vesh se kam ardhur unë, erdhi te unë e më tregoi se Sadudinin e kanë burgosur, ia kanë marrë librat, bile ia kanë marrë edhe të gjitha dorëshkrimet që ka patur atje më tha se ia kanë ngritë. Ky me anë të disa miqve, kishte patur sukses që t’i çonte ushqim edhe mbuloje si jorgan, dyshek ngase ishte shumë ftohte kohë dimri. Unë u ktheva për në Gjonovicë, mbaroi viti shkollor 1950/1951. E përgatita administratë, erdha në shtëpi, por që të kthehem sërish në Gjonovicë që t’i marr librat se, kisha shumë libra në shkollën e Gjonovicës dhe kisha bërë përgatitjet pasiqë më kishte premtruar të më regjistron Murat Isaku me ndihmën e shokëve në Beograd, të cilin edhe do ta realizoshin që unë të regjistrohesha në Universitein e Beogradit në grupin e historisë, bursën e caktoshin Lidhja e Studentëve. Gjëndrova nja dy netë në shtëpi dhe erdhi koriri i milicisë sepse Shipkovica kishte milicinë, e më tha se të thirrin të shkosh në Tetovë. Unë e mora vesh se duhet të më burgosin, e kisha orën dhe kisha disa gjëra dhe ktheva e i thashë nënës sime duke më përcjelluar mbaji këto sepse unë do të kthehem prapë. Migjithëse unë e dinjë se përse më thirrin në milici, ndoshta nuhatja e bëri të veten, u nisa për në qytet, afër fshatit i takova dy milicë, meqenëse unë atyre u kisha dhënë mësim dy vite dhe atë gjatë pushimeve të verës së 1949 dhe 1950 që edhe është shumë e logjikshme se shumica prej tyre edhe më njihshin.

U përshëndetëm me ta, po ashtu tek gështenjat e katundit që u themi ne në Shipkovicë, pra edhe aty takova tre milicë, ato ndoshta nuk kanë ardhur bas meje. Kur u futa në atarin e Gajres sërish takova milicë, edhe unë drejt erdha e u paraqita në Zyrën e Arsimit pse kisha kërkuar të transferohem për në Tetovë. Përgjegjëse e Arsimit ishte Nada Moneska, por unë gjatë periudhës kur këtu ishte pushteti shqiptar, unë në vitet 1942/43 dhe 1944 kisha banuar tek ajo si nxënës edhe pse ata kishin interes që unë të banosha tek ata, por të jem i sinqert se edhe mua më pëlqente ngase ishin shumë të sjellshëm, bile më kujtohet se në të shumtën e rasteve kur trokiste dikush në derë ata më vëndonin një kësulë të bardhë e unë dilja aty. Ajo ishte shefe e arsimit, e unë hyrë në zyrën e inspektorëve, ishte inspektor i ndjeri Bajram Selimi, shumë njeri i mirë, kishte punuar edhe në Lëvizjen Nacional Çlirimtare, por e kishin degraduar ngase ai nuk kishte pranuar dhe ishte distansuar në formën më të prerë kundër aksionit për përhapjen e shkollave turke, po ashtu ishte edhe Vehbi Kadriu. Vehbi Kadriu, edhe ai ishte inspektor, përndryshe njeri shumë i sjellshëm, i edukuar, i cili ishte ndër të parët që kishte marrë pjesë në LNÇ. Unë hyra tek ata. Ishte ramazan edhe pse të tre nuk

Page 20: Golgota Shqiptare

39

agjëronim. Pishin cigare, ndërsa unë pritsha në çdo moment që të vijnë e të më burgosin, kurse unë kisha për qëllim që të më shohin Bajrami dhe Vehbii se më burgosin, ngase kisha dëshirë që të më shoh dikush se më burgosin organet e shtetit jugosllav. Por, të jem i sinqert unë aspak nuk dëshiroja që t’u tregoj se do më burgosin që të mos i vë në pozitë të keq që nesër të thonë se ju keni ditur e nuk keni treguar me çka do t’u thoshin se kjo është vepër e madhe penale. Erdhi Nada e më tha se do të trensfrojmë në Tetovë, me çka e falënderova e vazhdova që të qëndroj me ta në zyrë. Unë pres që organet e milicicë të më marrin, ngase shumë mirë e dija se ata kanë ardhur e janë në komunë, por pres që të vijnë e të më burgosin para atyre. Por, ata ende nuk erdhën të më burgosin. Sërish erdhi Nada e më tha se ende nuk ke shkuar Sabri! Por, më pas sikur durimin e kishin humbur organet shtetëror e erdhi kuriri i kryetarit të komunës që atëherë ishte njëfarë Milaim prej Bogovine, i cili kishte qenë milicë që ne i thoshim milicia fashiste në kohën e italianëve. Kuriri i kryetarit të komunës më tha se më kërkon kryetari komunës, atëherë unë i thashë mirë ja do të vi, ndërsa Bajramit i thashë se nuk e di se a do të kthehem, kurse ai e more me mend se diçka po ndodh. Kur hyra te kreytari komunës, u përshëndeta, mbasi më tha ulu, aty në zyrë ishtë një pjesëtar i UDB-së Stojan Panov, njeri i cili nuk kishte njdonjë funkson hirarkie në UDB, por ishte me shumë ndikim të madh për tërë Maqedoninën perëndimore. Udbashi Stojan Panov, më tha se duhet të vish deri në institucionin tonë se duhet të të burgosim, ndërsa unë ia ktheva se këtë e kam pritur, bile ju pritsha në zyrën e inspektorëve të arsimit, por ju nuk erdhët. U nisëm për në Tetovë, kur mbërritëm tek vetëshërbimi që është te Ura që atëherë ishte Medreseja ku, mësonin për fenë. Aty u takuam me Bajram Golën, ky pjesëtari i UDB-së biseduan me Bajram Golën, unë kuptova se i tregoi Bajram Golës se më burgosin ngase atëherë edhe për burgosjet vendoste dhe dinte komiteti i partisë. Mirëpo, në atë moment një kushiriri im i largët Shefket Xhabiri, mirëpo unë nuk i fola Shefketit që të mos u jap shkas që të dyshojnë për të e ta burgosin. Unë me dorë u rashë flokëve dhe i bëra me shenjë të gishtave se po më burgosin, por ai më kishte kuptuar mirë dhe drejt dhe në Shipkovicë i kishta treguar prindit tim se më kanë burgosur. U futëm në ndërtesën e ish-pionërëve karshi shkollës fillore të Istigballit, ku ishte e instaluar UDB-ja. Më të hyrë në shkallët lartë në zyrën e parë më thanë se duhet t’i heqish lidhëset e këpucëve, rrypin e pantolloneve dhe gjithçka që kisha nëpër xhepa ngase ashtu e parashikonte ligji. Më pas më dhanë një letër që të nënshkruaj ngase prokuroiria e Tetovës kishte dhënë urdhër për arrestin tim, e nënshkrova.

MË 22 QERSHOR 1951 UNË SABRI RAMIZI NËNSHKROVA FLETARRESTIN E PROKURORISË SË TETOVËS PËR ARRESTIMIN TIM

Filluan hetimet. Më mori një hetues, i cili ishte nga Manastiri, por nuk më kujtohet

emri i tij. Kishte qenë mësues, filloi të më kërcënohet. Ishin në katin e dytë të ndërtesës, dritarja ishte e hapur ngase ishte stinë vere. Unë me qëllim i kërkova ujë për të pirë që ta nervozoj, por ai më tha se nuk të jap ujë të pishë përderisa nuk tregoj, ndërsa unë ia ktheva se ty mund të më detyrosh që të tregoj po ama do të shofim? Kishte një shkop prej shelgu, dhe mendova poqëse ky fillon të ushtroj dhunë ndaj meje, unë mendohesha që të hudhesha bashkë me të nga kati dytë nëpër dritaren që ishte e hapur. Në moment, i thashë ; ore e ke

40

ndermend të më jap ujë apo jo, e ai ma ktheu do të jap ujë, por të më tregosh. Unë i thashë se do të tregoj, pasiqë kuptova se është naiv. Më dha një gotë, e më pas i kërkova edhe një gotë e së fundi e solli një bukall me ujë. Ndërsa unë për të gjithë aktivistët që mendosha t’ia tregoj duke filluar nga Sellca, Vica, Brodesi, Veshalla, Bozovca, Shipkovica, Gajre, Lisec e i bëra nja 300 veta. Ai filloi të buzëqeshë ngase arriti sukses që të kuptojë për veprimtarinë dhe të mburret se ka sukses në hetuesin e tij. Mirëpo, në moment erdhi Marçja. Marçja ka qenë prej Mavrove e ishte përgjegjës i UDB-së. Kurse ky mësuesi hetues nga Manastiri, u ngrit në këmbë duke i treguar e treguar për emrat, ndërsa Marçja ia ktheu me përbuzje duke i thënë; ulu, ulu. Ai, më dukej se nuk kishte patur asnjëfarë njohurie për veprimtarinë tonë, ndërsa Marçja mu kthye mua në gjuhën shqipe e më tha; mor Sabri, e ke çuar në lumë të mbushë ujë me shoshë. Unë i thashë se ai m’u kërcënua, ja shihe thuprën në tavolinë, më tha se do të m’itheje eshtrat. Kuptohem se mua nuk më mbeti gjë tjetër pos që të rrej. Kurse Marçja në moment e hapy derën, ndërsa unë përpiqem që t’i përcjelli që të dy se, çfarë shenjash do të japin njëri me tjetrin për mua, me shikim i përcolla. Marçja kur bëri të dalë nga dera u kthy me fytyrë nga hetuesi, e unë e zura në profil duke ia bërë me dorë që unë e kuptova se duhet ta ndërpresë punën. Nuk kaluan as dy minuta ky farë hetuesi i ra ziles,erdhi një gardian e më çoi në atë farë qeli. Mbas dy ditësh kuptova se, Sadudin akoma është në hetuesi në ndërtesën e njëjtë të UDB-së së Tetovës. Për këtë u binda ngase ia dëgjova zërin duke biseduar me gardianët. Në moment unë bërtita; Sadudin e, ai ma kthe se a të kanë burgosur, unë i thashë po. Si duket ai u përpoq që të vije te dera ime, por aty u bë pak gjorullti, por e menjanuan dhe u heshtë puna.

Më 26.06.1951 më mori Marçja, e më tha; Sabri ja ku e ke procesverbalin e Sadudinit, ku me të kuqe janë të shënuar për ty, me të kaltër janë të shënuar për Murat Isakun, me ngjyrën e kaftë janë të shënuar për Izmit, me ngjyrë të verdhë për Abdylselamin dhe për të gjithë të tjerët. Ndërsa, mua më tha që t’i lexoj vetëm ato që janë me ngjyrë të kuqe e të tregoj vetëm për atë që jam marr vesh me Sadudinin, ngase ne dijmë në hollësi për organizatën. Andaj, është puna jote se a do të pranosh a jo më tha Marçja duke shtuar se ne nuk do të përdorim dhunë ndaj teje, e para se t’i binte ziles shtoi se unë kaq kam të të them. Erdhi gardiani e më çuan në qeli. Edhe nuk më marrin më në hetime. Kaluan pesë ditë e më mori Pandja, i cili kishte terrenin prej Sellce e deri në Gorjan të Gostivarit. Ai, ishte njeri jo intelektual, gjatë kohës mbushte pistoletën me kariskaror që herë pas herë i nxirrte plumat. E përnjëherë më tha se çka mendon ti Sabri sikur të kishe shkuar në Shqipëri e, tash kur do të vishe i armatosur me automat, me boma e krejt të tjerat, ndëra ti këtu nuk dëshiron që të pranosh. Unë ia ktheva se nuk kam se çfarë të pranoj, por nëse dëshironi që t’u mashtroj atëherë është në rregull. Unë jam përcaktuar ta përkrahi politikën e Inforbiros, të Shqipërisë, të Bullgarisë e të të gjitha këtyre shteteve. Kam marr materiale propaganduese, të cilat materialet i kishte ruajtur kushërirja ime Xhemilja nga Shipkovica, por unë pasi vendosëm që ta ndërpresim aktivitetin tonë i mora dhe i dogjë të gjitha materialet në përjashtin të “Procesit” të Koçi Xoxit, ku fliste kundër Shqipërisë dhe ndonjëherë i përdorsha si material propagandistik për t’ia lexuar dikujt, sidomos ia lexosha mixhës tim Vejselit që tash është gallë e i ka dike mbi 74 vjet, që me të mbaja kontakte të shpeshta e intime edhe pse nuk e përmendsha para askujt.

Pandja udbashi, më thotë se ne mund të të detyrojmë të tregosh se sa qumësht ke pirë pres nënës sate, por nuk duam ashtu. Mos e bën që nëna jote të të mbajë zi. Kurse unë u

Page 21: Golgota Shqiptare

41

dëshprova mjaft dhe iu drejtova udbashit se, nëna ime nuk mban zi, unë nuk e di se si i di ti shqiptarët, por tek ne në Tetovë e në Malësi, nënat vëndojnë shamia të zeza, kur u vdes dikush si përshembull kur u vdes djali vëndojnë shamia të bardha, prandaj nëna ime nuk mban zi ngase kam edhe tre vëllëzër të tjerë. Gjyshi im ka patur pesë djemë, që secili prej tyre kanë nga katër djemë, kushurirët e kështu me radhë, prandaj nëna ime nuk ka nevojë përse të mbajë zi, kurqë familja janë ka plotë djemë, ndërsa Pandja ma ktheu duke më thënë se unë do të vuaj me këtë kokë. Ndërsa unë ia ktheva se, nuk kam se çfarë të bëj, kjo është koka ime dhe se nuk mund ta ndërroj, ai ai më çoi poshtë ndërtesës së UDB-së me përcjellje të gardianit dhe më tha se ne më nuk do të marrim në hetime.

Gjatë hetimeve shpeshherë na jepshin speca të zierë. Një gardian ishte mjaft i pa edukuar, i binte me shqelm pjatës së ushqimit, ndërsa një ditë prej ditës nga dëshprimi dhe vuajtjet në qelinë e cila kishte shumë myshk, saqë thosha më mirë të vdesë sesa në këso kushte e tortuara, dhe nnjë ditë siç pohova çita me pjatë ndaj gardianit të pa edukuar, por ai e uli kokën saqë u bë rrëmujë. Për këtë erdhi e më mori përgjegjësi i UDB-së për Tetovë isnpektori Marçe që ishte shqiptar ortodoks nga Mavrova, por ky ishte nën ndikimin e dajës sil njëfarë Sali prej Novosellës drejtor i koperativës së “1 Maji” ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë jesirë në Gjermani e më pas u është bashkuar njësive ushtarake ruse, kurse në çlirimin e Beogradit është plagosur e lëshohet për t’u shëruar, nejse, daja Sali me atuoritetin e tij ka ndikuar që Marçja të sillet më butë ndaj meje, e më tha mos reago kështu Sabri se mund të reagojnë e të bëjnë të paaftë, për atë duhet të përmbahesh e të jesh i qetë me gardianët dhe hetuesit. Por, për fat atë farë gardianin e paq edukatë e ndërruan, nuk e di se ku e çuan, por më nuk u dukurua fare. Gjithashtu, më kujtohet se një ditë duke më çuar në nevojtore, unë në oborr mora një kokëdardhë dhe e gjuajta m’u në kokë rojen, i cili ma drejtoi automatikun që të më vrasë, me çka ndërhyri gardiane e u qortua, por nuk e di se kush ishte një gardian, por me siguri se nuk ishte nga Tetova mori me të dy duart dhe e shkundi dardhën duje i thënë se nuk vritet njeriu për një kokërrdardhe e, më në fund sërish më thirri Marçja duke më këshilluar e duke ma tërhequr vërejtjen. Edhe këtë rojen e larguan dhe më nuk pati rroje tek dardha e oborrit, që ne e vizitonim shpesh se ishte nevojtorja aty pranë.

Nuk jam i sigurt se a ishte më 05. 07. 1951 apo ndonjë datë tjetër, në korridorin e bodrumit ku ishin qelitë dëgjova të ecurit e Murat Isakut. Murat Isaku ashtu siç ecte shpejtë, energjik. Thashë më vetë e paskan sjelluar edhe Muratin. Më pas pasi na nxorën në nevojore, mora guximin the thirra; o Murat a je këtu. E ai ma ktheu; po, po këtu jam. Me këtë rast unë i thashë se, unë nuk kam pranuar asgjë, ty nuk të kam përmendur, vetëm kam thënë se kur kam ardhur në Prizren Murat Isaku më ka thënë që të mos ikim në Shqipëri, që më mirë të rrijmë këtu e ta mbajmë dënimin e, një ditë sërsih do të jemi shtetas i vendit tonë se ne po të shkojmë në Shqipëri do të jemi emigrantë. Dhe se më duket se, shtetet byro informative janë gabim dhe se Titoja ka të drejtë. Por, ta them të drejtën se, këtë e shtova vetë ngase kështu nuk kishim biseduar me Murat Isakun. Unë shkova te Murat Isaku ngase unë dhe Izmit Bajrami kishim vendosur të bëjmë disa likuidime, ndërsa Murati më tha; shiko Sabri, nëse ty dhe Izmiti do të merrni masa likuiduese, atëherë do të na dënojnë si terroristë. Prandaj, kësaj duhet t’i largohemi se, Shqipëria nuk pajtohet me këtë, andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Unë isha thellë i bindur se këtë që planifikishim ne për likuidimin e disa njerëzve se, Murati do të

42

jetë në mënyrë kategorike kundër, por unë e shfrytëzova rastin që të shkoja në Prizren ngase atje më ishte plagosur në Shqipëri daja im Dalip Zyberaj.

Andaj i thashë se, unë nuk kam pranuar, por nesër kur unë do të dal ngase unë dal para teje në nevojtore e do të shkruaj në një korubë karpuzi se çka dinë dhe atë ata vërtetë i kishin ditur gjërat në imëtësira, që mjerisht edhe sot e kësaj dite unë ende nuk mund ta di se prej nga i kishin të gjitha të dhënat. Më kujtohet se njëherë kur kam shkuar tek Hisen Xhaferri-Spahiu, ai ka qenë shumë burrë i mirë. Unë duheshte t’u vë perçe këpucëve që përballë Hisenit e kishte duqanin një këpuctar, edhe unë i mora një palë papuçe dhe i çova me vrapë te këpuctari e u ktheva te Hiseni. Këtë e them se ma kanë përmendur edhe kur i kam vënduar perçe këpucës, bile edhe rastin që nuk kam besuar se mund të dijnë aq hollësira kur ma kanë thënë se kam patur një gjysëm buke xherepi që e kisha lënë larg tek tezja ime, që do të thotë se na kanë përcjelluar në mënyrën shumë prefide dhe në detaje.

Sadudin Gjurën e çuan në Goli Otok, pasi që ia shqiptuan dënimin, me Muratin bisedova dhe i tregova për Sadudinin dhe se duhet të përgatitemi edhe ne për në Goli Otok.

Tri javë para se të më lirojnë një farë gardiani me emrin Kosta që e kishin sjelluar nga Gostivari, i cili dinte dhe fleste shqip e kam lutur të më ndihojë që kur të më vi prindëri në vizitë të më sjellin edhe bukë, cigare e donjë postaqi, por ky farë gardiani u tregua mjaft human edhe pse për kërkesën time më tha se vendosin ata lartë të UDB-së, me një rast më ka dhënë gjysmën e bukës së vet dhe që më kishin sjellur një postaqi dhe një gëzof me çka më ka lënë mbresa të mira apo siç thoshte gardiani që fliste shqipe se, ne jemi të gjithë njerëz.

Duhet të theksoj se në qelinë, e cila ishte në bodrumin e ndërtesës së UDB-së kushtet ishin të mjerueshme, saqë myshku i kishte dhënë erë tërë trupit tim, lagështia ishte e përhershme me çka muret kulloshin nga uji me çka unë nuk ulesha e as që shtrihesha, por qëndrosh mbi një këpucën time e me duar kapesha për gunjët e mi.

TORTURA NDAJ MURAT ISAKUT Kur një ditë e morën Muratin, ngase kisha mundësi të vëreja këtë se, bëhej hapja e

dyerëve. E morën Murat Isakun dhe nuk u kthye më. Më besoni se tërë natën e kam pritur, por atë nuk e kthyen. Të nesërmen në mëngjes, pasiqë unë tërë natën nuk bëra gjumë duke pritur se mos po e kthejnë Muratin, i cili qelinë e kishte ndër shkallët e bodrumit të errët më sakt ndër shkallët, që korridori ishte në formën e shkronjës L. Nuk e di se sa herë e kam thirrur në emër: O Murat, o Murat....o Murat... . Pas tri ditësh unë kisha një dritare të vogël në qelinë, e cila ishte 2 metra lartë dhe 30 me 30 cm. e ngushtë e me grila. I shkepa dy dërras prej dyshemesë dhe njërën e vëndova horizontalisht e tjetrën vertikalisht për të hipur mbi to, e të shikoja në dritaren e vogël mos po e shoh Muratin. Dhe së fundi e pashë.

Vërtet ishte i dërmuar fizikisht. M’u dhimbs pa masë. Dy gardianë e krehshin për krahësh për ta xjerrë përjashtë në oborr. Ngadalë Murati filloi të përmirësohet, ta marr veten, filloi të hajë ushqimin që ia sillshin prej shtëpie, të flasë. Unë e pyeta se si kalove e, ai ma ktheu se kam kaluar shumë keq e më kanë pasur në elektroshok, e di se më morën me një makinë dhe se jam i sigurt se në Tetovë nuk kam qenë. Më futën diçka në formë të qypit në kokë dhe, nuk e di se çfarë është bërë më me mua.

U përmirësua Murati, kishte ardhur fundi i kursit pedagogjik në Tetovë, dy tri ditëpara se të mbahet kursi, ai më tha se mua do të më lirojnë nga burgu ngase duhet të mbajë në kursin pedagogjik në Tetovë para kursitëve një ligjëratë. Unë i thashë përgatitu mirë dhe mbaje

Page 22: Golgota Shqiptare

43

ligjëratën, që mos t’i cenojmë interesat tona, ngase ne edhe kështu edhe ashtu me ne nuk mbaron kjo punë me kaq. Murati ligjeratën e kishte përgatit në burgun hetues në Tetovë. Një javë para se ta mbante këtë ligjëratë, atë e nxjerrshin në oborrin e ndërtesës së burgut hetues. Murat Isakun e kanë çuar ditën e Arifes së Kurban Bajramit për ta mbajtur ligjëratën.

MURAT ISAKU NË MUNGESË TË FAKTEVE, LIROHET NGA PARABURGIMI Unë isha mësues në Gostivar, dhe Murati më kishte bërë lajm prej Beogradi, ngase

ishin aktuale hapjet e shkollave turke ndër ne shqiptarët, kura Murati më porosiste që unë të rri indiferent se, kjo do të vi edhe në Tetovë. Neve në Beograd na kanë mbledhur të gjithë studentëve në një sallë të madhe dhe na kanë mbajtur ligjërata e një ndër to ka qenë Dushan Mugosha, Aleksandar Rankoviqi ka qenë prezent edhe një antishqiptar i përbetuar që edhe kishin pozita të larta në pushtetin jugosllav, por ia kam harruar emrin. Pra, mua Murati më tha që të ri indiferent ngase do ta ngarkojmë aktakuzën tonë. Erdha prej Gjonovice. Shokët e Gostivarit bashkë me Nehat Belçishtën më kishin çuar fjalë që të vi. Mirëpo, atë ditë Komiteti i partisë së Gostivarit mbante mbledhje m’u për këtë çështje. Murtezan Bajraktari, Xhemail Pozharani, Nehat Belçishta, Adnan Agai e shumë të tjerë më pritshin mua. U takuam para dëres së komitetit, ndërsa më eksploziv ishte Xhemail Pozharani e më tha Sabri pushteti jugosllav ka vendos t’i hape shkollat turke, ndërsa ne jemi shumë të indinjuar, të brengosur, edhe pse unë këtë njeri e çmosha shumë, mirëpo ai kishte dajë Nazifin, Aliun, Abdullahun të gjitha të njohur nga Gorjani përkatësisht nëna e Xhemail Pozharanit këta të tre i kishte djemë të axhës, ndërsa unë gjimonë kisha rezervë edhe përkundër asaj se me ata njihesha personalisht. Mbaj një dozë rezerve e nuk desha që të eksponohem, bile edhe Nehat Belçishtës i thosha mos fol, duhet të kesh kujdes, ne të dy duhet të jemi pasivë. Unë i thashë në mënyrë kategorike inspektorit Marçe; për mua ka të drejtë çdokush të shkollohet dhe atë të drejtë nuk duhet t’ia mohojmë ngase ashtu siç nuk na vjen mirë neve që dikush të na merr të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare po e njëjta vlen edhe për të tjerët. Atë padrejtësi që nuk e durojmë vetë, të mos ia bëjmë tjetrit. Ju përkatësisht pushteti i thirrën shqiptarët, e u bën presion të jashtëzakonshëm që fëmijët t’i regjistrojnë nëpër shkollat turke, që nuk është fare e drejtë ndaj neve shqiptarëve, me çka shkelen të drejtat themelore të ligjeve për shkollimin në gjuhën amëtare. Të gjitha këto biseda i kisha diskutuar gjatë hetuesisë me inspektorin përgjegjës të UDB-së Marçen, por kuptohet pa mos përmend emrat e shokëve të mi.

SHKURJA NË USHTRI DHE BURGASJA E SABRI RAMIZIT Unë shkova ushtar në vipavë të Sllovenisë në shkollën e oficerëve rezervë, atje

pasiqë i bëmë ushtrimet që duheshte t’i bëjmë, filluan përgatitjen për paradën e një majit që do të mbahej në Beograd, neve na thoshin “pitomci” të shkollës së oficerëve rezervë. Bëshin seleksionimin e më të mirëve. Edhe kështu unë mbërrita që të klasifikohesha ndër më të mirët që duheshte të shkojnë në paradën e Beogradit. Ishte muaji prill, ndërsa ne duheshte që të nisem diku ka 25 prill për në Beograd që të akordoheshim. Më 15 prill erdhi një rreshter i sigurimit ushtarak që u thoshin KOS-i ushtark, i cili më tha se duhet të vish deri në bazën e tyre ushtarake. Kur shkuam atje shefi i sigurimit ishte një major Mandiq, të cilin e njihsha që më përpara ngase na kishte mbajtur disa herë ligjërata neve ushtarëve. Të pranishëm ishin një kolonel edhe një toger. Më thanë Sabri kemi marrë një telegramë para një jave që të të burgosim, mirëpo ne këtë nuk e kemi zbatuar se ne këtu nuk kemi asnjë element që flet për ty, se ty je i ngarkuar me armiqësi. Më thanë se do të burgosim e ma dhanë një ushtar, të cilët më

44

thanë se ky ushtar do të çojë në Lubjanë, ndërsa unë i thashë atij majorit përgjegjës të ushtrisë ushtarake se ky ushtari që duhet të më përcjelle është më mirë të mos më përcjelle. Se unë tash nuk kam siguri në veten time, kufiri italian ishte shumë afër. Unë thashë se nuk dua që të bëjë ndonjë veprim që s’e dua ta bëj. Mirëpo, krejt varet se si do të reagoj momenteti tek unë. Prandaj, duhet të merrni masa më të ashpra. Ata vendosën që një major dhe një toger i policisë me veturë “xhip” të vijnë me mua.

Në Shipkovicë, Sadudin Gjura si themelues i Organizatës Ilegale “Liria”. Unë (Sabri Ramizi), Jahja Bafjatjar Sadiku, Mulla Jaha, Resul Xhemail Arifi, Ibrahim Zeqir Kamberi, Isuf Adil Bislimi, Beadin Nebi Beadini, Aliosman Idriz Sadiku, Emërllah Karemani, këta të tjerët kanë qenë të dënuar e kanë vuajt dënimin në Idrizovë dhe Goli Otok, të tjerë persona që kane ndihmuar që ne jemi bazuar në ata janë; vjehrri i Sadudin Gjurës, Aziz Nazifi, baba i nuses së Sadudinit është Mulla Hoda komshi i Mulla Jahës, më shkurt këta që janë dënuar për të tjerë që e kanë pasur vazhdimisht në këshillim dhe ka qenë vazhdimisht edhe mixha im Vesel Ramiz Sadiku, tash e ka mbienin Veseli se ashtu i kane ndarë, mendoj i kanë ndarë familjet kur i marrin regjistrat amëz që i ka udhëhequr imami i katundit, ndërsa kur i marrin këto ofiqarët edhe ua kanë ndërruar mbiemrat. Atëherë familjet në Shipkovicë i ndajnë edhe i copëtojnë në mbiemra krejtësisht tjetër fare.

25 Në Bozovocë që kam patur unë grupin tim ka qenë daja Nurë i thirrur Nurë Topojani

dhe Havzi Ismail Rustemi (1926-1954), që të dy janë të ndjerë. Në Shemshovë Nazif Ibishi, me një kushriun e vet, ato e kanë Ademi mbiemrin,

ndërsa atëherë i kishin Ibishi. Në qytet është Abdyl Ibrahimi, Abdyli formon me një grup që ishte Sami Luma që ishte komëshiu i Avdylit, djalë shumë i mirë ka shkuar në Turqi. Mandej, në grupin tim është Isa Saliu edhe ai në Turqi dhe ai është i vdekur.

Mexhit Ibrahimi, ne e kemi thirrë Xhito. Ato ishin transferuar në Tetovë, kthehen në Pallçisht dhe prej Pallçishti sërish në Tetovë. Në grup Xhitoja e ka patur Samiun edhe një tjetër. Mandej, unë kam patur në grup përkatësisht mandej filluam t’u hikim sistemeve treshe, por të bisedojmë tek në katër sy konkret me Burhan Nebiun, të cilin e kam pas shok klase dhe shumë kemi qenë të afërt më mirë thënë kemi pas besim të ndërsjell. Është mirë të theksoj, se Burhani, në demostratat e 1968, ka qenë kryeshef i policisë së Tetovës. Në këtë post ai, ka luajtur rol të madh, për sa u përket këtyre demostratave ngase Burhani me veprimet e tij të matura e shpëton popullatën shqiptare që ishte parapërgatitur nga pushteti komunist. Më saktë, ai kishte dhënë urdhër të prerë që të mbyllen rrugët që fshatarët të mos lejohen të futen

25/Sabri Ramizi dhe Murteza Radoni dhe shokët e tjerë në kohë pushimi në Goli Otok, parnverë 1955/

Page 23: Golgota Shqiptare

45

në qytet. Burhan Nebiu, e ka ditur shumë mirë se pjesa dërmuese e fshatarëve janë të armatosur dhe, ata do të mund t’i përdorin ato. Ky viprim i matur i Burhan Nebiut, është për ta analizuar pak më shumë se, sikur të përdoreshin armët nga demostruesit, atëherë do të realizohej qëllimi ogurzi i poshtetit të atëhershëm federativ për t’iu hakmarrë popullatës shqiptare dy vjet pas shkarkimit të antishqiptarit Aleksandar Rankoviqit në Plenumin e Brioneve në vitin 1966. Ky urdhër i Burhanit, ishte i drejtë dhe i qëlluar se ai ishte në dijeni se, kazerma ushtarake e Tetovës ishte përplot me ushtarë të specializuar e të armatosur me të gjitha llojet e armëve, policë të njësiteve speciale si dhe njësite paramilitarësh të armatosur e që i kanë mbajtur nën kapotetet e tyre. U jep urdhër që gratë, burrat me fëmijë që gjenden nëpër rrugët e qytetit që të mos prek fare se ata janë njerëz kalimtarë të rastit. Përderisa flas për personalitetin e Burhan Nebiut, duhet të shpalosi kujtimet që vërtet duhet t’ua lëmë brezave të ri se si duhet mbrojtur popullata jonë. Më 29 nëntor 1968, eprorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në krye me ministrin e atëhershëm Koço Bituljanu, ia marrin kompetencat Burhanit, por urdhërat dhe aktet i ka nënshkruar me detyrim. Pas tri ditësh, erdhi tek unë në shtëpi, pijtëm nga një kafe. Teni i fytyrës së tij kishte marrë ngjyrë blu, në fytyrën e tij vërehej lodhja psikike dhe fizike e dukej i thyer shpirtërisht dhe më tha: “Sabri, i mbytën shqiptarët duke i rrahur në forma më barbare e mizore. Besomë se, nuk mund ta duroj një gjë të tillë. Masakër është duke u bërë ndaj shqiptarëve tanë.” Në mbledhjen e Komitetit të Partisë që mbahet për t’i gjykuar demostratat e flamurit, vjen anëtari i Komitetit Qëndror Feruz Nazim, i cili pasi që i dëgjon të gjitha diskutimet, të cilat bëhën në adresë të Burhamedin Nebiut, në adresën time, të Sali Emërllahut dhe të Murat Isakut, në fjalën e tij Feruz Nazimi shprehet:”Për vendimet që ka marrë Burhanedin Nebiu, ju nuk duhet ta dënoni, por duhet të vendosni që t’i ngritni një përmendore për së gjalli ngase e shpëton Tetovën nga një luftë civile. Me Sabri Ramizin, ata që kanë rivalitete në jetën private, të mos mundohen të hakmerren duke shfrytëzuar pozititat e tyre shoqërore.” . Ky qëndrim solli ndryshime për rehabilitimin e Burhan Nebiut me shokë. Pasi jemi te Burhani, të them se, në vitin 1971, në zgjedhjet e atëherëshme për kuvendin republikan, e zgjodhën deputet nga Tetova, arsyeja ishte e qartë që ta largojnë nga policia e Tetovës se, përndryshe duheshte të marrë pozitë të re në ministri në Shkup.

Por, pasi u zgjodh deputet, mbas një kohe ka ora 12 e natës erdhi tek unë në shtëpi e më tha se, vi direkt nga Shkupi, nuk jam mirë me shëndet, që vërehej në pamje se ishte mjaft i plogësht. Pas kësaj, gjithmonë Burhani kërkonte që unë ta shoqëroja, bile ndonjëherë kur shkonte edhe në polici, saqë unë qëndroja jashtë përreth lumit të qytetit. Kishte raste edhe nëpër takime të tjera që ishin mjaft me relevancë që unë e shoqrosha, ngase me mua ndiheshte shumë i sigurt.

Vdekja e Burhanit, më kujtohet sikur tani, më thirri në telefon data ishte 16 shtator 1973 më sakt dita e premte e më tha:” Sabri, unë sot do të shkoj me Saliun në Gostivar. Ti kur të dalish nga puna, të vish tek unë në shtëpi. Ne të dy do të shkojmë për iftar në Arabatin Baba Teqe në Tetovë.”. Burhani, Sali Emërrlahu dhe Rifat Palloshi kanë biseduar si rëndomë, pasi që afrohej iftari, Burhani u thotë shokëve se e presin për iftar në shtëpi. Burhani futet në shtëpi, brenda pesë minuta unë mbërrita te shtepia e tij e i cingërova ziles. Në kry të shkallëve më prite nusja e djalit ( Farukut tani i ndjerë), unë isha mësuar si gjithmonë që ai të dilte e të më priste, por kësaj here nusja e djalit të tij më priti në krye të shkallëve të shtëpisë. Unë duke u ngjitur shkallëve, i thashë se, nuse ku e kam shokun. Ajo, më tha me shqetësim se është

46

brenda në dhomë e është disi pa qejf. Me shpejtësi u futa në dhomë, e pashë se ishte ulur në gjunjë, i kishin kapluar djersë të ftohta. Përpiqej që të vjellte, ndërsa unë menjëherë kërkova që ta dërgojmë në spital. Kurse, Burhani ma ktheu në mënyrë kategosike se nuk dëshiron të jetojë. Unë insistosha, edhe përkundër asaj se nuk i thosha, pa dëshirën e tij me anë të fëmijëve i lajmërova mjekun Rifat Palloshin dhe Sali Emurrllahun, brenda pesë minutash ka pësuar disa sulme në zemër. Pas intervenimit të mjekut Rifat, ai disi u kthjellua, por edhe pas tre apo katër minutash ai, sërish pati sulm të ri, me çka sërish mjeku intervenoi me dy ineksione, por tashmë e kaploi koma. Më kujtohet se, sytë i përqendroi në një pikë në murin e dhomës afër dritares. Me kaq, ndërroi jetë shoku im. Andaj, duhet shtuar se, asnjë nga funksionarët e atëhershën nuk erdhën në varrimin e tij, e që është më simptomatike se asnjëri nuk i kanë përcjellur familjes telegrame ngushëllimi.

Unë Burhan Nebiu dhe Xhitoja, pas çlirimit si fëmijë, apo si të rinj shumë dëshironim të tregojmë aktivitete, t’u ndihmojnë atyre që ishin në mal, mblidhshim openga çorape dorëza...! Po në mal kanë qenë këta të fshatit Vicë, Esati Baftiari me vëllezërit e vet, atë tjetrin nuk më kujtohet emri.

Murat Baftajrin, Esati i ka pas vëllezër, Rufatin, Feratin he Osmanin. Osmani është gjallë në Shqipëri. Vetëm Osmani nuk ishte në mal. Esati ishte me Rufatin dhe me shokët. Ka pas edhe shumë të tjerë. Rrishin në stanet e Shipkovicës në Brezovicë, ka qenë edhe mixha im Ramiz Sadiku, i cili kishte dezortuar prej ushtrie. Edhe ai ishte në mal, bile kur është bë një luftë kundër KNOJ-it përkatësisht atyre që i thoshin “Narodna Odbrana” edhe “Njësive të Ballit” që ishin vullnetarë, pra ne kështu i kemi quajurt atëherë. Në Brodec u zhvillua lufta ku kanë qenë dy Brigada, ata krejt e lanë frontin e, lëshun dhe u torhoqën.

Burhani erdhi bashkë me mua në Normale. Unë Xhitoja dhe Burhani ishim me një klasë dhe vendosëm të shkojmë në Normalen e Shkupit që atëherë ishte paralele e “Nikolla Karevit”, mirëpo Burhani ndërkohë e lëshoi normalen e u kthye prapë edhe punësohet në Monopol. Mbasi punësohet në Monopol, mbas një kohe vazhdon kursin pedagogjik. Edhe si kursist menjëherë emërohet mësues, me çka unë shkova atje dhe i tregova për organizatën. E përtërijë atë para mirëpo tash me një platformë tjetër.

Platforma ishte e organizatës “Liria”. Për organizatën “Liria” ne vendosëm mos ta përmendim si organizat se, Sadudini mendonte nëqoftë se e përmendim do të kemi konsekuenca më të rënda nga pushteti edhe morën platformën e Infor Byrës, e cila kishte premtuar se trojet shqiptare do t’i bashkëngjiten Shqipërisë. Edhe kjo zgjati deri nga fundi i Gushtit. Kah mesi i Gushtit bash mirë nuk më kujtohet, por këtë mund të jetë çashtu ose pak para më shkurt deri në dhënien kur dha Sretan Zhuviçi deklaraten në Beograd se Tito-ja ka të drejtë dhe se;”Inform Byroja në krye me Stalinin janë gabim.” Edhe këtu u ndërpre aktiviteti ynë. Edhe më shumë Murteza Kazadeu që ishte anëtar i Komiteti Qendror të Rinisë, mësuesi im me kontaktin që vë me përfaqësuesin e ambasadës shqiptare. Kur u kthye më thotë mua që të ndërpritet me çdo kusht aktiviteti që keni. Për Murtezanin nuk ka ditë Sadudini. Mirëpo, Murtezanin e burgosin më 22 qershor, kur shkoj une në autoput nuk e gjej dhe kur kthehm më tregon një nënpunës atje se mësuesin e ke në burg dhe, më vonë e liruan. Këta i kishin burgosur si; Zudi Kajnakun, Qani Bakriun dhe Murteza Kazadeun dhe që të tre i liruan prej burgut. Mbasi më kanë burgos mua edhe jemi dënuar, përsëri është burgos Murteza Kazadeu edhe një herë. E kanë mbajtur pa dënim dhe, e kanë mbajtë kështu në izolim, siç kam kuptuar

Page 24: Golgota Shqiptare

47

unë prej të burgosurve të tjerë. Atë e çojnë deri në kufi dhe e çojnë në Shqipëri, mirëpo si duket kanë bërë ndërrime këta kanë marrë ndonjë njeri të vetin për të cilin kanë qenë të interesuar dhe kanë bërë kushtëzime e kanë dhanë Murtezanin e kanë marrë të vetin. Ka qenë te unë këtu në shtëpi pas viteve të tranzicioneve kam edhe korrespodencë letrash me atë. Ka dy vajza në Shqipëri.

Ne me Burhan Nebiun nuk jemi takuar shpesh, mbasi unë isha në normale këshu që ai shkon në ushtri kur unë emërohem mësues në Gjenovicë. Atje ka qenë i plagosur në çfarë rrethanash nuk e di. Pasi burgosem unë për së dyti, Burhani ka qenë mësues këtu, unë e kam gjetë kur kam ardh këtu prej Goli Otokit, ai (Burhani) ka qenë mësues në Sedllarcë. Vumë kontakt me Burhanin, por nuk përmendshim asgjë për atë që kishte kaluar, sikur s’kishte ndodhur kurrgjë. Ai u emërua drejtor, pse ishte drejtor në shkollën Migjeni tash Qemal Hajrullahu. Mbasi Qemalin e ndërruan e vunë Osman (nuk më kujtohet mbiemri) e vunë atë drejtor. Ky Osmani shkruan akte si drejtor në gjuhën shqipe e kështu që komiteti revoltohet dhe krejt pushteti në Tetovë. Revoltohet pushteti shumë, por këtë nuk e publikuan. Në heshjte e ndërruan atë dhe e vënduan Burhan Nebiun drejtor. Mbasi e vunë Burhanin drejtor, kjo zgjati deri në 61 e emëruan dhe e hudhën në sigurim të punojë. Një ditë unë dhe Burhani u takuam te Ixhet Ramadani, i cili e kishte mbaruar fakultetin e drejtësisë. Shkuamë t’ia urojmë Ixhetit detyrën. Unë aty i thash Burhanit që ke gabu që ke pranu të punosh në polici, pse deri tash asnjë polic nuk ka përfunduar me lavdërime. D.m.th. nuk ka përfunduar mirë ose thënë shkurt janë anashkaluar, por të gjithë në fundë kanë pas persekutime, kanë pas konsekuenca se ata janë njerëz që i dinë gabimet e krejtve edhe kështu kur vinë në fund tjerët nuk mund ta durojnë që dikush t’ia dijë gabimin. I thash mua të më dëgjosh; shiko të kualifikohesh e të marrësh një shkollë të lartë e ta shfrytëzosh rastin. Burhani u revoltua, por nuk u shpreh mbasi dolëm prej Ixhetit më tha se, nuk duheshe të ma thuash ashtu. Thash, unë ta kam thënë aty që është e vërtetë, ti thash si të duash raporto për këte se, mund të raportoje edhe Ixheti Ramadani, andaj raporto edhe ti.

Paj, ata kënë qenë të gjithë që kanë qenë nëpër funksione, kanë qenë të detyruar që të raportojnë. Edhe ato kanë qenë njerëz të sigurt që janë vëndosur nëpër funksione. Kanë qenë njerëz të sigurt një dhe e dyta Ixheti njëherë ka qenë në malë me Ballin Kombëtar, rrinte fshefhtë me faljen që bëri Titoja me kapitulimin e Gjermanisë më 15 Maj, kush nuk kishte bërë krime u durëzua dhe, ata u “falën”. Mirëpo, ata nuk i kanë lënë të qetë për gjynahet, për maketet e dikurshme, nuk i kanë lanë të qetë. Pas këtyre bisedave që ishim në vizitë te Ixhet Ramadani ne shoqëroheshim me Burhanin. Mirëpo, mbasi u gjetë kurma e Sadudinit naltë në bjeshkë, këte e ka gjetë një daja im, kushëri i nënës sime quhet Ibish Ibishi është edhe sot gjallë 90-vjeçar, ai e ka gjetë i pari. Ishte bërë një ekspozitë nga shërbimi kriminalistik i Tetovës në Universitetin Popullor që ishte në ndërtesën mbasë postës në qendër aty ishte Universiteti Popullor, Në këtë vitrinë e kishin ekspozuar shërbimi kriminalistik i Tetovës se çka kanë zbuluar brenda një periudhe. Isha unë, Xhitoja, Nexhati dhe Burhan Nebiu. Kishte një temë naltë, por kam harruar për çka punoheshte. Nexhati në tallje tha; “nuk është keq tash ne të formojmë një grup të Emin Durakut”, dhe kjo nuk më erdh mirë se u tha para Burhanit. Unë nuk munda ta mbajë veten kur e pashë kafkën e Sadudinit. Vetëm kafkën, një këpucë e këputme e rame poshtë. Thash kjo është kafka e Sadudinit se, unë e njoh prej dhëmbve. Këto janë dhëmbët e Sadudinit. Edhe thash këte me kokë me çka të doni thash edhe 100 vjet të

48

vdes e të ngjallem, unë e njohë këte kokë. Hipëm lartë në sallë, ku u mbajtë ajo farë teme-ligjeratë. Të nesërmen e ngritën këte ekspozitë. E çfarë ka ngjarë aty nuk e di. Baba i Sadudinit Abdullah Hazir Gjura, ato e kanë pas mbienin Kadriu. Ka qenë burrë i mençur, i mirë i matur, por në sjellje narcist. Se ç’është narcist, unë nuk flas më shumë, por unë flas për intelektualët. Unë i thash do të më tregosh Abdullah se si u bë varrimi i Sadudinit. Kurmën e Sadudinit e kanë gjetë edhe bari të tjerë më parë, kjo ëqshtë dëshmi simbas dajës Nurë. Daja Nurë është kushëri i nënës sime. Nurë Topojani prej Bozovce, e ka gjetë mirëpo, këto barinjtë e tjerë kanë qenë ma prefriganë, janë largu t’i çojën dhentë, kopetë e dhenve të “1 Maji”-t (Prvi maj) sipërmarrja blegtorale. Ku drjetor ka qenë Farizi i Novo Sellës dhe Sali Emurllahu, këto të dytë edhe Farizi edhe Saliu janë dajët e gjyshit tim edhe të Abdullahut. Barinjtë e kanë pas për detyrë që menjëherë ta informojnë Saliun ose Farizin e mandej policinë. Lajmërimi i policisë ka shkuar nëpërmjet Farizit dhe Saliut. Por, barinjtë e shumtë të ndërmarrjes blegtorale i kanë ikur që të shojnë në atë vend ku ka qenë trupi i pa jetë i Sadudinit, ndërsa ky Ibishi shkon në mbrëmje dhe para krejtëve te stani u thotë kam pa një njeri të vdekur, bile njëra këpucë ishte këput prej këmbëve i kishte dalë atje. Ata thanë krejt të largohen prej stanit. Menjëherë çojnë prej barinjve ta ruajnë. Lajmërojnë Farizin dhe Saliun, vijnë policia e bënë shënimin e vendit. E rujnë vendin dhe shënojnë se, Sadudini ishte i zhdukur, lajmërojnë axhën Abdullah. Në vendngjarjue kanë ardhur Shërbimi Profesional i Gjyqësisë Kriminalistike. Kjo është si më ka tregu vetë Axha Abdullah. Edhe mbasi ato i kanë bë kontrollin në tërësi i kanë thënë Axhës Abdullah, sa jemi ne këtu, sa i kemi dorëzat ta mbështjellim dhe ju ta merrni djalin e ta varrosni në Shipkovicë. Ndërsa Axha Abdullah u thotë jo. Po pse i thash bre Axha Abdullah. E ai ma tha se, ka dashtë të vdese atje edhe le të mbetet atje. Unë kam pas edhe tjera biseda me Axhën Abdulla. Ishte njeri i sinqert dhe nuk rrente. Tregonte krejt. Pse ata kur e kanë pas gjatë kohës kur ka qenë Sadudini në burg, ai është mundu t’i ndihmojë mirëpo i thosha se e ke kot. As atë që s’do ta lëshojnë, por edhe neve do të na burgosin. Prandaj, i thosha distancohu prej kësaj. Edhe kështu përfundon jeta e Sadudinit. Në varrim ka qenë Axha Abdullah, ka qenë Haxhi Muhameti daja i Sadudinit, ka qenë Mahiri kushri djalë i tezes dhe djalë i axhës dhe dy të tjerë që nuk më kujtohen.

Vdekja e Sadudin Gjurës nuk ka asnjë enigmë. Sadudin Gjura nuk ka qenë më rebus për pushtetin Jugosllav. Sadudin Gjura nuk ka paraqit rrezik për pushtetin Jugosllav. Jo ai si person, por situata politike ishte ndërruar rrënjësisht saqë më nuk kishte rrezik. Sadudin Gjura çdo ditë ishte me mua bashkë.

Pas daljes prej burgu vinte në klasë, i jam mirënjohës edhe Nexhatit (Nexhat Idrizit), i cili ishte drejtor dhe, nuk më bënte vërejtje pse vinte Sadudini. Vinte në shtëpi ke unë ndonjëherë hante ushqim, ndonjëherë nuk hante. Një herë më kujtohet shumë mirë, kishte bërë Haxherja gruja ime drekë. Supë kishte bërë dhe oriz. Ishim unë edhe Sadudini ballëpërball në mes nesh ishte Haxherja. “Shko bjere atë thikën tekha a e kemi këtu.” Ne kishim një thikë të gjatë dhe, Sadudini i tha shiko Haxhere, është shumë interesant, unë Sabriut dhe, ma vu në ballë thikën e tha ;”Unë ia nguli ç’këtu thikën në lule të ballit, ia çes këtu mbas shpine edhe nuk i del gjakë e, kurrgjë nuk i ndodhën!” Normal e disha se çfarë është puna, pastaj i thash se, folish para të tjerëve edhe të tjerët thonë se Sadudini nuk është normal. I thash mos kështu. Kam të drejtë. Mirëpo, ai mua nuk më damtonte. Nuk më damtonte qindpërqind. Isha i bindur se, nuk më damton. Haxherja u friku shumë, u zverdhë

Page 25: Golgota Shqiptare

49

thash kështu do të pësojë traum. Mandaj, unë i thash, Sadudini mua nuk më dëmton kurrë. Ishte vjeshtë. Ka qenë nga fundi i nëntorit apo dhjetor e, Sadudini takohet me mua. Tha deshta të shkoj në Shqipëri, mirëpo kur mbërrita te Lera e Veshallës (Lerat e Veshallës është kufij ndërmjet bjeshkëve të Shipkovicës edhe Celipashinës se megjithë një pjesë e Celipashinës ka qenë pronë e Shipkovicës. Edhe mandej lëshohesh tatëpjet) atje ishte shumë ftohët dhe ktheva. Bile atë natë ndeza zjarrë e fleta ke stani juaj. Livadhet e Bjeshkëve ne nuk dilshim më në stan, po kishte mbetë stani e shfrytëzoheshte nga të tjerët. Prej atje vjen në fshatin Lisec te tezja e vet, te nëna e Izmitit, atje rrinë një natë. Erdhi te unë e i thash; “shiko Sadudin, unë të premtoj, prit mos u ngutë, le të dale pranvera se në vjeshtë nuk mund ta kalojmë Sharrin me borë. Unë thash të premtoj, ti do të çojë në qoftë se don të shkosh në Shqipëri. Por, i thash të më premtosh se tash nuk do të nisesh. Sadudini më tha; “nuk do të nisem.”

Ishte dita e shtunë. Ponoja në rrugën “Bitollska” te një kushrine e quajtur Nizeqetja e Jakupit, Nizeqete Jakup Rexha e martur për Arif Rexhep Zulbeharin, ne i thoshim Rexhepi Çubëz, ndërsa tash e kanë mbiemrin e vjetër Kadriu. Edhe Sadudini njëkohëshisht e kishte fis njësoj si unë. Ai vinte shpesh aty. Mirëpo dita e shtunë ka qenë. Ne të shtunën kemi shkuar, kemi punuar te nusja e dajës së grues sime. Kemi ndenjur një natë atje. Kur u kthyem Nezeqetja më thotë mua: ”Sabri për këtë është dëshmitare edhe shoqja ime (Haxherja), Sabri dije se tri herë ka ardhur Sadudini e të ka kërkuar. Një herë ka ardh ka dreka më pas erdh mbas dreke dhe së fundi erdhi ka mbrëmja. Unë nuk e kuptova pse nuk më besonte mua se i thash se nuk je këtu në shtëpi. Mirëpo, ai (Sadudini) i shikonte këpucët tua. Atëherë e kuptova se, ai mendonte se, unë e rrej.” I thotë:”Sadudin mos mendo se të rrej. Hip naltë, Sabriu nuk e mbyllen derën kurrnjhërë me çelës, nuk ka dry për ne. Ka dy palë këpucë këto i ka lanë.” Sadudini ka hip lartë ka pa se nuk jemi. Unë i thash nuk e pyete diçka. Nuk tregonte kurrgjë. Shihej se, ishte shumë i shqetësuar, nervoz... Prej asaj dite më Sadudini humbi. Sadudini simbas vendit ku është gjetë, është nisur të kalojë nëpër atë dimër e të shkojë në Shqipëri. Unë mendoj se, aty ai është lodhë. Është lodhur, Sadudini sipas të gjithave ka pasur një kapot ngjyrë kafe të errët me shallë, me këpucë ushtarake të larta “kama”. Sipas asaj që më tha Axha Abdullah se, njërën dorë e kishte nën kokë të vume kështu (nga njëra anë e faqes i mbështetur) dhe aty ka ngri nga të ftohti. Nuk mund të dyshohet ndryshe për vdekjen e Sadudin Gjurës. Unë e kam thënë se përderisa flasin mirë dhe shkruajnë për Sadudinin mirë, unë nuk do të reagoj. E mandaj, edhe këtu ekspozitën që e pash më ishte fare e qartë. Atë që më ka thënë Axha Abdullah nuk ka se pse të mos jetë ashtu, nuk ka qenë enigmatike, mandej situata politike kishte ndryshuar njëqindpërqind. Sadudini kishte përvojë të madhe, nuk mund të formonte shokë të rinjë që të dëmtojë shtetin, bile edhe nuk shkonte në atë.

Ka qenë një situatë e çuditshme prej fshtarëve të Malësisë; Sellcë, Vicë, Brodec, Lisec, Gajre, Shipkovicë, Pallcisht e deri në Gorjan dhe nëpër fshatrat e fushës nuk kishte njeri që mund të denonconte. Unë simbas këshillave të mësuesit tim Murteza Kazadeu, dueheshte që të mos shkojmë në organizim të njerëzve. Për atë të përgatitemi që me ardh momenti i një lufte atëherë krejt do të kapeshin për armët. Edhe për këtë i kemi kursyer njerëzit, ne kemi shkuar që të mos ua tregojmë gjërat.

Xhitoja është gjenerata ime kemi qënë në klasën e parë në gjimnaz të dytë tretë edhe të katërt, kemi shkuar në Shkup bashkë. Bashkë e kemi mbaruar Normalen, unë shkova në Gjonovicë, u emërova mësus, e ai në Tearcë. Unë me 22 qershor u burgosa ka qenë dita e

50

Bajramit të Vogël e viti 1951. Një ditë para meje e liruan Muratin. Kemi pas shtëpi te “ara” i thoshim “fusha e madhe” aty është Teqja, mirëpo, ne kemi pas shumë hektar tokë aty vetëm u ktheve të bëj Bajram me tezen, ishim bashkë me babën. Mbasi dolëm prej aty kaluam i themi ne shtëpija e Abidinit ka një vend i quajmë ato “arat Okushtrila” mbërriti dikush o Sabri, atje në qytet ka qenë Nehati dhëndri vetë te motra e Sami Lamës për Bajram ka ardh prej Dibre dhe, kur ka kutpuar me Abdylin se, jam liruar unë, ato ishin bë krejt djersë. Mbrritën më në rrugë. Mbasi që u përshëndetëm u përqafuam. Megjithë se isha i dobët se, ato qeliat kanë qenë me lagështi të madhe, ishe zverdhur si ai kërmilli që ecën e që len atë shkëlqimin-ndriçimin ngjyrë kafeje. Unë ashtu isha i verdhë. Këpucët ishin kalbë, një postaqi që ma prunë ishte kalbë nga lagështia. Mirë thash po do të shifemi. Nuk ka gjë thash, ju rrini rehat. Megjithëse, punimet që m’i bëri hetuesi këtu në Tetovë, ato ekzistoshin, unë nuk pranova se, ato kanë qenë thosha këtu dikush i ka dhënë se kemi qenë shokë. Nuk dua t’i përmendi pse nuk dua edhe t’i komprometoj. Ata janë arsimtarë, janë njerëz që kanë mbaruar normalen, normalistët e parë. Kjo nuk u shkon juve për dobi që t’i kompromentoni. Dhe mbeti me kaq.

26 Pse Sali Emurllahi daja ynë intervenoi te Marçja që, ai të jetë më i kujdesshëm edhe

ndaj meje edhe ndaj Sadudinit sepse ky kishte merita ushtarake, ka pas shumë dekorata. Ikën prej kampit, kam harruar prej cilit llogar të Aushficit në Gjermani se ky ka pas shtetësi rumune. Edhe si rob i armatës së mbretërisë Jugosllave. Edhe në Beograd kur e çliroi armate ruse këtë qytet, këtë Saliu ma ka treguar, ky ka qenë pjesëmarrës. Mirëpo, pas Beogradit diku pas nuk e di në Sremë, Saliu plagoset. Mbasi plagoset mbetet në spital dhe kështu shkëputet prej armatës ruse e vjen në shtëpi (Novosellë). Si vjen në shtëpi formojnë atë Brigadën Nacionalizimi i dhenve me çka Farizi e merr si ndihmës të vetin dhe si sekretar, për ndryshe Farizi ka qenë mik shumë ia fërt i Llazar Kolishevskit.

E tani Farizi sipas tyre (Farizit edhe Saliut), Farizi një njësitit partizan i ndihmon në Vrac se, ai ka qenë bari dhe njohës i mirë i terrenit me çka i ka ndihmuar shumë njësisë partizane edhe prej këtu Llazoja e thirrën enkas atë që ky të bëjë nacionalizimin e dhenve të Mavrovës krejt se ka pasë të Mavrovës. Edhe ky i ka zgjedhur njerëzit që i ka marrë për vete, mirëpo Farizi shumë gjëra që i kanë treguar barinjtë, ai i ka pranuar me një kritikë të pa shfaqur në heshtje se, nuk duhet bërë denoncimet. Barinjtë tregojshin se, Farizi nuk e kishte qejf që të denoncosh dikend. Kur njëri, të cilit nuk e permendi emrin, i thotë dajës Nurë se, i

26/Kartolinë e Kazadeut dërguar Sabri Ramizit pas vitit të 1990/

Page 26: Golgota Shqiptare

51

ushqesh banditët që vijnë prej Shqipërisë e u ke therë qingja. Daja Nurë i bjen një shkop në kokë. Vjen Farizi dhe ai në këte moment dhe e mbyllën e thotë qoftëse dikush e conë më tutje dhe e përmend, ta dije se do ketë punë me mua. Megjithëse barinjtë e “1 Majit” kanë qenë të armatosur me krejt arsenalin e armëve të lehta duke filluar prej mitralezit e deri tek revolet, përndryshe edhe Farizi është kushëri ynë, ka qenë pak kryelartë në kohën e ish-Jugosllavisë i ka rehë xhandarët në mes ploshtaditë aty në qendër. Farizi ka qenë kushëriu i Sherif Minës. Për mu kur i ka reh xhandarët më tha më shpëtoj nipi Ramizit. Gjyshi im Ramiz Vejsel Sadiku-kryetar i komunës së Shipkovicës dhe i tha e ai më shpëtoj thotë ikë shko në Rumani nuk ta harrojnë do të hakmerren. Kur do të dinë vetë do të hakmeren. Ka pasë në Novosellë edhe të tjerë ishte daja Milaim. Daja Milaim ka marrë pjesë në revulucion e Teteorit, direk ka qenë në komandën e Leninit, simbas atij që tregonte. Ishte i pamartuar, si erdhi prej Rusie më nuk u martua. Një herë në javë ose dy herë vinte tek ne në shtëpi. Sipas asaj që më ka treguar daja Sali, kur ka vdek e kanë gjetë në shtëpi të vdekur në agant ato me tullum rusën e kishte pas ndër kokë. Dhe kështu Saliun e kanë përcjell organet në fsheftësi se, vazhdimisht e ka rujt stanin e tij dhe te ne. Familjes së Axhës Abdullah i kanë bërë shumë presione. Ata që t’u largohen presioneve, konflikteve e ta lirojnë katundin se kishte edhe polici në Shipkovicë nëpër shtëpia i kishin caktuar ata, ndërsa ky transferohet në qytet.

Emurllah Karemani dënohet në vitin 1951 apo në fillim të 52. Ky është me radhë 1951 Xhelali bashkë me një grup të vetin hudhet nga Shqipëria dhe vjen në atarin e Shipkovicës në vendin e qujtur livadhet e Gajrës, por atari i Shipkovic aty ka pasë një mashën-kolibe ne i thoshim te ara e takohet me një kandutarin tonë Sherifi i Merxhanit, këtë e kanë ndalë gjithë ditën, deri sa është bërë mbrëmje. Koha ka qenë acar i ftohtë me lagështi e mjegull tërë ditën e ndalin aty në mbrëmje sipas të thënanave të Axhi Osman Idriz Sadikut, i cili ishte një kohë gjellëbërës në stacionin e policisë në Shipkovicës. Në mbrëmje e lirojnë e i thotë Xhelali Sherefit, ti tash do të shkosh drejt në polici dhe trego se je taku me ne dhe se ne të kemi ndal me detyrim. Shkonë e u tregon m’u kështu si më kanë treguar mua. Atëherë lajmërohet policia e Tetovës, asaj ushtria që i thonin KNOJ për mbrojtjen Popullore ka qenë “Narodna Odbrana” kanë qenë ushtri i sigurimit të themi UDB-ës se, ka pasë edhe ushtri të veçantë. Këto çohen në potere ashtu thotë ndaj këtyre të ardhurve këtu i thirrnin “diverzantë” edhe nuk i gjejnë. Të nesërmen qeni i policisë kapën një kalli të misërit në gojë edhe me kallin e misërit shkonë drejt te mashna e Emurllahut edhe aty e marrin Emurllahun edhe gjatë pyetjeve ky thotë unë s’kam pa kërkned, nuk pranon se e ka parë Xhelalin. Mirëpo dikush prej Shipkovice ka flet te mashna e atij natë, mirëpo jo “diversant”, por ndonjë katundar i pakujdesshëm i pashtëpi. Edhe këtë e burgosin e, sjellin në qytet, Emurllahu më tregonte mua në Idrizovë se unë e gjeta në Idrizovë mbasi u dënova. I them La Emurllah të më tregosh se ka qenë Xhelali ke ti apo nuk ka qenë. Shiko Lala, unë do të tregoj drejt; Xhelali nuk ka qenë në shtëpinë time te kasolleja (mashna) ime dhe une nuk kam kontaktu me Xhelalin. Por, mbasi u përhap fjala se, Xhelali me shokë është në terrenin e Shipkovicës, ushtria dhe policia ishin shumë të egërsuar. Andaj, vërejta se do të bëjnë terror të madhë dhe do të bëjnë malteretimin e të rinjve. Edhe gjatë hetimeve unë pranoj se ka qenë Xhelali tek unë me shokët e u kam dhënë bukë, mirëpo ai nuk e ka ditur sa sa shokë ka Xhelali, ky është mendimi im. Ai nuk ka ditur se sa shokë ka Xhelali, vetë Isafi ka qenë kurse policia paraprakisht organet e ministrisë së punëve të brendshme ndoshta edhe të Federatës kanë pas informata prej

52

Shqipërie se ka dal Xhelali edhe vetë Isafi është se ka pasë informime prej dy anëve. Edhe ky tha unë pranova që të shpëtoj rininë e Shipkovicës dhe të ndërpritet terrori. Se me praninimin që ka qenë Xhelali e ka ikë, me çka do të marrë çdo gjë fund. Atëherë hetusi m’u kërcënua e tha që ta lënë vetë në zyrë. Erdhi një tjetër filloi të më kërcënohet dhe të më thotë pse rrejsh, ai tha nuk ishte i policisë së Tetovës. Pse rrejsh se tek ty ka qenë Xhelali, ti nuk dinë sa vetë ka pasë, sa bukë u ke dhënë, ti këto nuk i dinë. Jo nuk rrej është e vërtetë dhe atëherë më ka ra me shpulla, më ka ra katër shpulla. Mos rrej edhe mos thuaj po, se s’ka qenë tek ty. Unë thosha se ka qenë, dhe nuk mund ta marrë fjalën prapë dhe kështu jam dënuar- kështu tha Lala më prunë këtu në burgë. Edhe me kaq mbaroi puna. E tani gjatë burgut, gjatë kohës që ishim bashkë me atë, ai kujdesej si shumë ndaj meje çdo ditë kur shkonim të marrim ushqim, gjellë një llojë elbi i çarumë kështu i pastruam, por ishte krejt me krimba ose grosha. Ky la Emurllah, ma jepte bukën e vet “tajna” ashtu i thoshin, pra na jepshin gjysëm kilogram buke edhe pse s’kishte gjysëm kilogram, ma jepte mua. Më dha buk një ditë edhe një ditë ma dha ditën e tretë të shohë se çfarë është puna se, ai nuk hante bashkë me mua, por mshefeshte dikund. Edhe mbasi e mora bukën unë e përcolla, ai u mshef atje mbas shpinës së disa njerëzve të burgosun, dhe hante gjellën pa bukë, unë i thash, La Emurllah, unë kështu ta zë për të keqe, ti vetë rrish pa bukë e ma japish mua. Tha shife Lala ti tash je i ri ke nevojë se ti të formohet ashti, formohesh si konstrukt njeriu, unë kam qenë edhe robë në Gjermani më zunë si ushtar i Kralevinës jugosllave kam kalu nëpër gurë të mullinit dhe mua nuk më ndihmon kurgjë. Edhe unë prej kësaj ditë fillova që atij mos ia marrë atë bukën. Mandej, ndonjëherë tallesha e i thosha se, do të ndreqi një pallat në Shipkovicë do të ketë për të gjithë, do të ndreqim fabrikë, kurse ai më thoshte se nuk dua Lala të dëgjoj. Mirëpo, mbas një kohe thonshte: “aj ene ni herë përsëritma çka do të bëjmë se i thosha se ti do të dalish dhe do të bësh agjitacion...” Neve na çuan për në Goli Otok, ai u lirua prej burgut, kurse unë nuk e kam mbrritë gjallë, nuk e kam takuar ma ose më ka dalë prej mendjes.

Rexhep Ramiz Sadiku është xhaxha i im, djali i gjashtë i Ramiz Vesel Sadikut. Djali më i vogël, ky ka qenë nxënës me një klas në fillore gjimnaz me Sadudin Gjurën në jimnazin e

Tetovës dhe e kishin kryert së bashku klasën e katërt të Gjimnazit në Tetovë.

27 Rexhep Ramiz Sadiku 20.02.1926-20.02.1946

Bashkë kanë qenë në klasën e pestë normale në Prishtinë. Edhe këto mbasi u shkatërrua pësoi disfatë ushtria gjermane, këta i mobilizuan si; Sadudinin, mixhën tim e të gjithë në qyetet, këta intelektualët që ishin me shkollë të mesme si; Seit Jashari, Seit Musain, Ali Sulejmanin e shumë e shumë të tjerë e i cuan në Kumanovë. Gjatë kohës që kanë qenë në Kumanovë, Sadudini ka qenë përgjegjës i Agripropit për kulturë në brigadë. Atë brigadë që

27/Viktima e parë e inteekeltualve nga Shipkovica Rexhep Ramiz Sadiku 20.02.1926-20.02.1946, i likuiduar nga organet e sigurimit/

Page 27: Golgota Shqiptare

53

kanë qenë si njësi punuese. Minxha im ka qenë identant i brigadës logjistike. Mirëpo kanë ikur shumë vetë prej ushtrie, mirëpo sipas një Amet Gajur Sadiku ky ka qenë më i vjetër, por ndodhën aty e thotë o Rexhep unë dua të iki prej këtu të dezertoj, ndërsa Rexhepi ia tërheq vërejtje e i thotë se, kanë ikur shumë, por kontrolli rrugëve është shtuar, me gjithë këtë unë do të jap një vërtetim e do të jap bukë që të kesh për rruge, por në besim që të mos tregosh në qoftë se të kapin. Edhe këtë diku e kapin Amet Gajur Sadikun, mirëpo kur e kapin këte njësitë ushtarake, mendoj se e kapin Arif Brodecin28 (Arif Brodeci ka qenë udhëheqës i njësive të Ballsitëve vullnetarëve, kacak ka qenë ne u thoshim kaçakë.Rr ishin në Sharrë në rajonin e fshatrave Brodec, Shipkovicë deri në Pallçisht të Epërm). E kthejnë prapë në brigadë. Kur e kthejn prapë mixha im thotë se, ky është prej Shipkovice, është njeri i ngrat nuk është shumë inteligjent, ku e di si ka humbë dhe e shpëtova. Tash këto të gjithë në këtë brigadë me; Sadudin Gjurën, Ismail Saitin, Sait Musain, Rexhep Sadikun, Ali Sulejmanin e tjerë që unë nuk më kujtohen emrat krejt, në brigadë i marrin armët për në Kumanovë, i futin në ato vagonat e trenit ku e di si ka qenë. I bien deri në Shkup e më tutje nuk e di deri ku i kanë çuar me tren. Nisin për në këmbë deri në Prizren. Atje kur mbërrinë mixha im, tregon se, au kishin marrë armët e u kishin vurë roje anash dhe se në qoftëse ishte mbledh një grup me ujë prej shiut nuk na lishin të pijmë ujë. Kështu mbërrinë në Prizren. Mixha dezerton, mirëpo atëherë kur derzeton kah qenë kah fundi i marsit, 1945 apo në fillim mes të marsit u bë një luftë ndërmjet njësive ushtarake të Jugsllavis dhe njësieve që ishin në malë që nuk ishin dorëzue. Në terrenin e Sharrit kjo luftë udhëhiqej nga Arif Brodeci. Ka qenë Esat Aliu djali i vllaut i Murat Baftjari, Esat Baftjari se ky rrinte me Rufatin dhe me atë vllahun tjetër ishin në malë pse i ndjekshin këta megjithëse këta i kishin ndihmuar partizanët, por ndiqeshin nga njësitë policore Jugsllave. Mirëpo, tash mixha im duke mos e ditur se çka ka ndodhë e, ka njoft mirë terrenin e kalon këtu nga Luboteni te Brodeci shelixhe një vendi prej Lubinje andej matan edhe, erdh ke dritaret e i ra xhamit. Unë u ngrita. Gjyshja më tha çka bën, i thash kam harru ta ushqej qenin. Mora bukë e u ushqeva, unë i thash se katundi është i rrethuar dhe ti duhet të shkosh në fushë të madhe se ne atje kishim shtëpi. Do shkoj tha atje, ti tha do të vish atje nesër. Unë të nesërmen shkova, nuk i tregova gjyshes, kurse babai im (Ruzhdi Ramiz Sadiku) në atë kohë ishte kryetar i Komunë s së Shipkovicës e kishin zgjedh krejt këto katundet e kishin vu kryetar. Ky Ruzhdi Ramiz Sadiku dhe një mixhë tjetër kishte ardh prej ushtrie kishte dezertue, pra Vejsel Ramiz Sadiku, mirëpo ky mixha Vesel me një kushri të vet shkuan në Lumë te daja me shpresë se do t’i gjejë dhe bashkë të hudhën ose Shqipëri ose Greqi. Të nesërmen unë i tregova babës tim se, kështu kështu ka ardhë mixha, atëherë i jepshin vërtet prej Leshke, më dha një top baba e më tha çoja mixhës tënd atje. Çoja atje le të shkruje dhe ne të punojë msheftas te vreshtat, mos ta shohin me ardh njësia. Masi ndejt aty, u hap kursi pedagogjik në Prizren. Mirëpo, ky kurs që u hap për ata të cilët kishin mbaru klasën e gjashtë normale në Prishtin. Me të drejtë në qoftëse u nënshtorheshin provimeve të maturës u njiheshte shkolla e 28 /Arif Selim Ajdini (Kapedani), ka lindur në vitin 1907 në fshatin Brodec të Malësisë së Tetovës. Ka kryer Akademinë ushtarake në mbretërinë jugosllave, si oficer ka shërbyer në Vukovar dhe Maribor deri në vjeshtën e 1940. …në fund të shtatorit të 1944 kur edhe kthehet në vendlindje me gradë kapiten i klasit të parë. …Pikëpamjet e Arif Kapedanit fund e krye ishin atdhetare, ai përherë kishte për bazë përvojën e Hilmi Shehut, Gajur Derrallës, dr. Xhafer Sulejmanit, Kadri Saliut, Bedri Pejanit dhe shumë luftëtarëve të lirisë. Në muajin korrik 1949 arrestohet nga OZN-a dhe se nuk i dihet as sot se ku i prehen eshtart-Shefqet Osmani ”Hija e frikës për UDB-në Arif Kapedani”-Tetovë, 2006, f. 11/

54

mesme. Edhe mixha shkoi në Prizren regjistrohet në kursin pedagogjik dhe këtë e kryen me sukses të shkëlqyshëm. Si nxënës më i mirë, ministria për Arsim që atëherë ishte me qendër në Prizren e caktojnë mësuses me qendër në Skenderaj. Atëher i thoshin Drenicë. Ky atje rrinë një muaj, mirëpo vazhdimisht ishte i ndjekur këtu prej organeve të sigurimit edhe në Skenderaj. Para se të bëhet lufta me këta ndërmjet Shaban Polluzhës dhe njësive ushtarake të jugosllavisë, një profesor i cili ka qenë me Shaban Polluzhën, Adem Gllavica, Rufat Gashi dhe shumë të tjerë, mixha tim i thonë se, është mirë që ti të largohesh prej Drenice me mbeturinat e ushtrisë së Shaban Polluzhës. Pra të kalojnë për në Greqi. Mixha im merrë leje-vërtetim e vjen në për Bajram me qëllim se do ti mbërrije këtu në malet e Sharrit dhe do t’iu bashkëngjitet këtyre njësive, mirëpo dy ditë përpara kishin kaluar për në Greqi. Kur kishin shkuar për në Greqi kishin marrë një bari prej Bozovce ne i thoshim Daja Rustem, dhe ky se ishte formu kjo koperativa “1 MAJI”, i ka çuar deri në kufi të Greqisë se e ka njoh mirë terrenin. Mixha më tha më vinë keq do të mbetem. Kur shkoi prapë e çuan në një fshat të Prizrenit, Brodosan. Meqë atje na njifshin si familje, gjyshi im ka pas një hoxhë mulla Rexhepin e Brodosanës, ai ka qenë bashkë nxanës me Rexhep Vokën. Mixha kërkon ndihmë prej atij, që në fshatin Brodosan djemtë dhe vjazat të shkojnë në shkollë me çka brenda mujit vajzat dhe djem shkojnë e ndjekin shkollën fillore. Në krye të mujit mbasi ky e organizon këtë, drejtoria për në Kosovë e emrojnë përgjegjës të arsimit në Dragash. Për në Dragash ka pas si detyrë të bëj planet vjetor të cilat me plan program janë shtuar e u janë shpërdarë mësuesve shqiptarë dhe serbë se, e ka njoh serbishten edhe shqipen. Në fund të janarit neve na vjen një telegram, unë isha nxënës në kalsën e dytë të gjimnazit, ndërsa duhet të shkojnë në Prizren baba im Ruzhdiu me axhën Hasim, ky më ishte shtruar në spital, gishtat e këmbëve i ishin tha e kishte kap gangrena, mirëpo nga mos kujdesi i mjekëve, këtij i rrjedh gjaku që duket se kjo ka qenë pasojë e vdekjes simbas të dhënave të Murat Iskaut, i cili ka qenë nxënës në Normalen e Prizrenit. Pra, ka qenë krizë e madhe për ushim. Njësitë ushtarake, ua kishin marrë familjeve të Kosovës krejt miellin, që dirithin tua mos ua japin këtyre të maleve, mirëpo Murati çdo ditë i ka çu nga një litër kos dhe nga një kg bukë mixhës dhe babës tim. Murati thotë se, ka qenë një mjek serb, që unë mendoj se qëllimisht kanë vepruar që ai të vdes e për ta zhduk. Në Goli Otok unë takohem me sekretin porilitk të Dragashit e ai e njihte mixhën tim, ai tregonte një version tjetër se mixha im ka organizuar me shokët e pushtetit të dalin në skijim të rrëshqasin, mirëpo atë natë mixha nuk kthehet e humbet prej shokëve duket se simbas atij sekretarit ishte njeri shumë i mirë me fe muslimane mbahetshte shqiptar nuk e dinte mirë shqipen. Rexhepin tha ndoshta ka shkuar dhe është takuar me ata në malë, edhe tërë natën e ka kërku ushtria dhe fshatarët dhe nuk e kanë gjetë deri në mëngjes. Rexhepi vjen pas dy ditëve, por është sëmurë edhe pse e shëron një mjek. Ai thoshten se është interesuar te mjeku që ta transfermojn në Prizren, por ai është bërë më keq. Ka qenë dita e enjte me 20 të viti 1946 është bë varimi i axhës tim Rexhep Ramiz Sadikut. Edhe kështu përfundoi. Unë kam marrë një aksion me nxënës që kanë mbetë gjallë të këtij vendi të mbledhin informata dhe përafërsisht të formoj një biografi më të tërësishme me të plotë për mixhën tim. Mixhën tjetër që thash se iku në Shqipëri, ndjet dy vjet, kur erdh këtu e morën ushtria në ushtri. Ka qenë në marinën ushtarake në Split si ushtar ka qenë shembullor. Ai ka qenë bashkë me Abdylselam Skenderin (nga Çellopeku) në njësitë e xhandamerisë në Shqipëri. Deri sa u bashkuan me parizanët

Page 28: Golgota Shqiptare

55

mixha im bashkë me kushëriun e vet Musa Jahja Sadikut djali i Mulla Jahjës, pra këta erdhën këtu, kurse Abdyslemai mbetet atje. U lëshu prej ushtri në vitin 1948, gjatë kojhës 1948/49, unë me mixhën e bisedoshim për materialin propagandistik nga Shqipëria ia jepsha atij ta lexoje, përndryshe në ushtri e merrë vendin e parë në shenjë se, ka gjuajtë më mirë se një snajperit brigada, por duke ia parë biografinë jo të përshtatshme e anulojnë dhe ia japin dikujt tjetër. Mirëpo për mixhën tim nuk e kam zënë në gojë, mirëpo Rexhep Sadiku ma kishte lënë pushkën e vet dhe 2000 copë fishekë e 20 bomba. Ne sipas porsisë së gjyshit i thoshim pushkë amerikane me këtë hojin e bletëve bëra si musham, më tregoi gjyshi si ta mbështejlli dhe me një lirë ne i thona te fushat e mëdhaja kishte 2000 copë fishekë në sandëk me dalta edhe 20 bomaba . Këto ishin pronë e mixhës tim Rexhep Sadikut, mirëpo unë i tregova një shokut tim prej Shipkovice, nuk dua t’ia përmendi emrin, për këtë në heutesi hetuesie më thotë se ty ke mauzer të markë bullgare me 2000 copa fishekë dhe 20 bomba, në filan vend të fshehura. Unë e mohova se, nuk është e vërtetë se mandje të krijojmë mosbesim-organizimi që njerëzit nuk i tregonim njëri tjetrin, intiutia na çonte të mos i tregojmë askujt, fillon të hupin besimin njëri tjetrit. Edhe hetuesi kështu më tha ju u bëtë mangupë se fillut të mos i besonit njëri tjetrit. Mixha është gjallë është shumë i mëshuar ka mbi 86 vjet, mirëpo kujtesën e ka të fr eskët. I tregova se e kam gjetë fotografinë e Rexhepi, tha të ma sjellish që ta shoh se e ka pas vëlla. Kështu kjo përfundoi, ndërsa këta e Sadudini shkojnë për në Brigad.

ORGANIZATA “LIRIA” ËSHTË VAZHDIMËSI E ORGANIZATËS “BESA” DHE ONDSH-së Unë si fëmijë nuk kam qenë i përjashtuar prej odës së burrave. Mulla Jaha na

mësonte të shkruajmë dhe të lexojmë shqip. Abetaren prej Shqipërie e solli Mulla Rexhepi edhe ky ka qenë normalist bashkënxënës me Mulla Jahën e Mulla Saliun e Gajrës si dhe me disa të tjerë që kanë kryer shkollën normale. Lëndën fetare e kanë pas si lëndë, ata kanë qenë me të vërtetë mësues. Mulla Rexhepi ka qenë ëmësues në Shkodër, ky është babai i Mustafa Laçit. Ne e kemi thirrë si Mulla Rexhepi ky vinte ilegalisht prej atje. Mirëpo në një bisedë e mbaj mend si fëmijë gjyshi im i tha axhës tim Rexhepit a shkosh edhe ti nëpër mbledhje me Jahën (për Mulla Jahën e kishte fjalën se ai merët me politik edhe krejt do t’ju vuse në burg). Mixha im ka qenë i ri, nuk më ka thënë se ne e thirrshim Agë. Aga nuk më ka thënë mua. Edhe Sadudini më tregon Daja Jahë, Shaip Kamberi29, Idriz Cerceri edhe disa të tjerë ka pas një 29 / Fillimi i Luftës së Dytë Botërore i zgjoi shpresat dhe aspiratat e popullit shqiptar për liri dhe bashkim kombëtar. Në historiografinë shqiptare ende pritet të rrumbullakohen emrat e të gjithë atyre që kontribuuan në fuqizimin e vetëdijes progresive kombëtare. Temat e këtilla për gjashtë dekada me radhë ishin tabu. Përpjekjet e bëra kishin synim një Shqipëri etnike, themelet e së cilës zënë të rrënohen që nga Mukja e Bujani. Në ballë të këtyre ngulmimeve për një hapësirë etnike shqiptare nga trevat e Zajazit, me fushën e Pollogut, deri në Shkup, u gjendën edhe figurat më të merituara dhe në aspektin kombëtar më të vetëdijesuar, të udhëhequr nga juristët e diplomuar si: Shaip Kamberi, Kadri Saliu, Jusuf Kuliku e Besim Piroku. Po ashtu, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe atdhetari nga Tetova, Sherif Mina, i cili para luftës vepronte në Sofje, si arkëtar i shoqatës “Drita”, pastaj u emërua deputet nga rajoni i Tetovës në Parlamentin shqiptar në Tiranë. Kësaj plejade iu bashkëngjitë nga ditët e para edhe Selim Shehapi. Me kapitullimin e Italisë, Shaip Kamberi ka rekrutuar në radhët e veta edhe Xhemë Gostivarin, Mefailat e Zajasit nga Kërçova, Arif Kapedanin e zonës së Kaçanikut, ndërkohë që këtij i siguron edhe shtëpi në Tetovë. Shaip Kamberi, me bashkëveprimtarët, si Kadri Saliu, Jusuf Kuliku, Tafil Boletini, Gajur Derralla, Sherif Mina, Baba Qazimi dhe Selim Shehapi, do të krijojë një udhëheqësi të shëndoshë kombëtare me mijëra luftëtarë të lirisë, që më vonë themeluan ushtrinë vullnetare kombëtare e cila ka vepruar deri në Shkup. Shaip Kamberi është lindur në Gajre të Tetovës, shkollën fillore e kreu në Tetovë, ndërsa Medresenë në Shkup. Ky ka qenë edhe bursist i Bashkësisë së vakëfeve në Shkup. Po ashtu, edhe si student ka qenë i ndihmuar me këtë bursë, por këtij të riu i ka ndihmuar edhe doktor Xhafer

56

organizatë, ka qenë edhe Xhevat Vela baba i Emine Velës edhe ky ka qenë në atë organizatë kanë mbajt mbledhje në shtëpinë e Xhemil Aliut i kanë mbajt edhe te medrejsa në Çarshinë e Eprëme ka qenë Bidajet efendiu vëllai i Xhemil Efandiut. Xhemil Efendiu ka qenë këtu te ne mideriz, ishte me fakultet, ai ka qenë anëtar i kësaj organizate (BESA) që ka qenë një elitë e parisë së Tetovës. Unë duhet të gjej fotografinë. Ka qenë kundërshtar që të mos shkohet në Turqi. Disa qytetarë kanë punuar në mënyrë organizative që njerëzit të mbeten këtu. Këte e ka pas edhe gjyshi im, kunati i Burhan Nebiut Xhabiri shkon në Turqi kur erdhi prej Turqie për në vizitë te motra e vet, mua më tha për gjyshin tim Ramizin e ka pas të ndalume se agjitonte të mos shkohet në Turqi. Sadudini thoshte se, kjo ka qenë organizata “BESA”30 më vonë kjo organizatë pushon së vepruari. Mbasi nuk ka pas nevojë më në vitin 1941 pushon së vepruari organizta “BESA”, se atëherë kemi qenë të lirë, kemi patur gjuhën shqipe, kishim shkollat, admisnistratën shqiptare, italjanët nuk u përziheshin në adiminstratë, ato kishin atë anën ushtarake. Ata (italianët) mos i nugcish për punët tjera se nuk u interesonte. Organizata “BESA” fillon të pushojë. Në vitin1946 formohet organizata Nacional Demokrate Shqiptare, unë atëherë nuk kam ditur për këte, vetëm se babanë tim e hoqën prej sekretari të komunës gjoja ky ka bashkëpunuar me ballistët. Dy vëllezërit kanë dezertuar prej ushtrie dhe një mixhë ka dezertuar prej ushtrie. Mirëpo ka qenë puna kështu se babai im gjatë kohës që ka qenë sekretar i komunës të gjitha këshillat e katundeve i ka pasur njerëz të vet dhe sa herë kanë ardhur brigadat e kanë bë bllokimin e fshatrave, baba ka lajmëruar se njerëzit të cilët janë të mshefur të largohen prej katundeve. Më vonë kur është tërheq ushtria kanë ardhur prapë nëpër shtëpia. Pra kanë qenë shumë njerëz solidarë.Organizta Nacional Demokratike Shqiptare është vazhdimësi e organiztaës ilegale politike kombëtare “BESA”,(e cila është formuar në vitin 1936 si degë e kësaj organizate31) edhe Sadudini ka qenë anëtar i organiztës Nacional Demokrate.

Sulejmani, i cili një kohë të gjatë ka qenë Senator në Beograd dhe me fillimin e Luftës së Dytë Botërore u bë kryetar komune në Tetovë, ku ngeli si në këtë post deri në kapitullimin e Italisë fashiste. Shaip Kamberi si student i Beogradit, i cili studionte drejtësinë, ka qenë një nga nismëtarët dhe themeluesit e parë të organizatës “Besa” në Beograd. Kjo ishte një organizatë ilegale për tubimin e studentëve shqiptarë. Shaip Kamberi ka mbajtur lidhje me Legatën shqiptare edhe para formimit të organizatës “Besa”. Ka qenë shtyllë përbrenda të djathtëve, që përbënin krahun e “Besës”, në krye me Ibrahim Lutfiun. Shaipi ka qenë i përkrahur fuqishëm nga studentët e rinj shqiptarë, pasi që ky me autoritetin e vet ka luftuar që studentët e tjerë mos të bien nën ndikimin e atyre me ide komuniste, ose thënë më mirë të forcave progresive në Universitetin e Beogradit dhe më gjerë…- Vebi Xhemaili “VEPRIMTARIA KOMBËTARE E SHAIP KAMBERIT”-dorëshkrim 2007/ 30 /Organizata “Besa” u themelua në shkurt të vitit 1935 në Beograd. Organizata përbehej nga studentë shqiptarë të Shqipërisë Verilindore, nga Kosova, nga krahina e Maqedonisë me Preshevë e Bujanocë. Në fillim kjo organiztaë ka vepruar ilegalisht dhe në plan të parë ka pasur objektivin e përhapjes së idesë për bashkimin e trojeve shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë në një shtet të përbashkët. Me këtë veprim d.m.th. të idesë për bashkim kombëtar, u dalluan:Ibrahim Lutfiu, Sokol Dobroshi, Qazim Bllaca, Shaip Kamberi nga Tetova dhe Esat Doko nga Struga.-Vebi Xhemaili “Forcat kombëtare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”-Tetovë, 2006, f. 45/ 31 / Në verën e vitit 1936, një ditë në punëtori vjen Selim Sheapi, Idriz Cërcëri dhe diskutohet se populli duhet të organizohet kundër rregjimit. Ata propozuan që të formohet një organizatë kombëtare ilegale dhe politike në Tetovë me emrin “ BESA”. Kështu organizata “BESA” u formua në verë të vitit 1936 në Tetovë, rruga Radovan Coniq në komunën e atëhershme Beogradska nr.99 ( foto nr. 2 ) . Sot në atë vend të asaj shtëpie është ndërtuar godina e re, pronarët e të cilit janë Sefa Osmani dhe Zeqirija Osmani. Kjo shtëpi ka qenë pronë e Xheladin efendiut - mësues për fenë islame në Tetovë… Në këtë organizatë, si kryetar u zgjodh Selim Sheapi,

Page 29: Golgota Shqiptare

57

Mbasi organizta Nacional Demokrata zhbulohet edhe bëhen dënimet, dënohen me vdekje Azem Morana Memet Bushi e tjerë, atëherë Sadudin Gjura vazhdon me organizatë të re me emrin “Liria”.

ORGANIZTA “LIRIA” ËSHTË FORMUAR PËRAFËRSISHT NGA FUNDI I VITIT 1946 Shife simbas Sadudinit, organizta “LIRIA” është formuar përafërsisht nga fundi i vitit 1946. Kjo organizatë në fillim ka qenë aktivite. Në këtë antarët që ishin u dënuan Ismail Saiti, Gani Luma-Sheapi, Vebi Lushi, Sheref Kazazi..., mirëpo këta tash simbas Sadudinit këto janë pasivizuar dhe vetëm rrinë si anëtarë me mua dhe nuk veprojnë. Se kanë qenë në treshe e di, kështu një tresh ka pas Sadudini, me Vebi Amet Vehbii-Lushi dhe Faik Nuredini, një tresh ka pas me Qani Minën, se Qaniu ishte në Shqipëri e erdhi më vonë dhe formojnë me Qani Minën me Abdylqerim Arifin një tresh. Një tresh formon me Hysni Abdullahun e Sllatinës dhe m’u pas 1948 në vjesht ka deklaruar se atje keni të shënuara kur e kishim për darkë se ishte martuar shpejt. Atëherë unë Sadudini, mixha im Vesel Ramiz Sadiku, Abdullahu babai i Sadudinit kanë qenë edhe të tjerë musafirë që diskutofshim ishte aktuale informbyroja, Sadudini, Xhelal Gjura ishte prezent që kishte ardhur prej ushtrie. Sadudini gjoja se mbante anën e “Titos”, mandej në vazhdim si iu kamë deklaruar më përpara më propozon mua që të jem anëtar i organizatës “LIRIA”.

SADUDIN GJURA SHAIP KAMBERI MULLA JAHA

Të dhënë kam prej hallës sime, hallës Mine se, shtëpinë e asaj të Xhevat Velës dhe Xhemal Aliut janë mbajtë shpesh takime. Edhe gjyshi im ia tërhoqi mixhës Rexhep vërejtjen e i tha; “mos shko shpesh në atë organizatë ku ju çonë Jaha se, krejtve do t’ju futin në burgë.” Ai tha:”Jo, jo. Nuk shkoj...”, por faktikisht këta kanë mbajtur mbledhje. Mua Sadudini më thoshte se organizata “Besa” e cila pushoi 1941, se s’kishte nevojë të vepronte me krijimin e shtetit shqiptar, andaj edhe formohet Nacional Demokrata. Sadudini bëhet anëtar, por disa i kanë burgos si; Ismailin, Xhevair Shaqirin e tjerë. Idriz Cërcëri ka qenë patriot i denjë, por shkoi në Turqi.

ndërsa Idriz Ibrahimi si nënkryetar dhe arkëtar…- Ismet J. Krosi “Evërta për organizatën “BESA” “FAKTI” fejton korrik 2004/

58

BABAI I GANI LUMËS ËSHTË ATDHETARI SELMAN SHEAPI-LUMA Gani Luma ka qenë anëtar në organizatën Besa. Unë e kam njoftar atë për herë të

parë kur Veshalla dhe Bozovca iknin prej katundi se do t’i okupojnë njësitet partizane, kjo ka qenë në vjeshtën e 1944-të, unë shkoja te daja në Bozovcë. Babai i Gani Lumës është atdhetari Selman Sheapi, i cili me një grup vullnetrashës se, nuk u thonim Ballistë, shkonin naltë dhe ballafaqoheshin me partizanët. Katundarët qëndruan te vendi i quajtur “Lamat e Veshallës” pra aty llogoruan banorët e Bozovcës dhe Veshallës, por pasi u pa se nuk ka rrezik u kthyen prapë.

MULLA JAHA KA QENË DEPUTET NË KOHËN E MBRETËRISË JUGOSLLAVE Mullla Jaha dhe Haxhi Muhamet Xhelili kanë qenë baxhanakë(gratë motra), por nuk

ishin edhe me pikëpamje poltike përkatëshit ne i thoshim Haxhi Muhameti nuk ka bërë aktivitete poltike. Ka qenë jashtë këtyre aktiviteteve politike, ai ka qenë imam i katundit në kohën e mbretërisë jugosllave, pra në fshatin Shipkovicë edhe atëherë ka patur nepotziëm. Gjyshin kryetar, mulla Jaha deputet, Haxhi Muhameti e kanë bërë imam, Abdullahun babën e Sadudinit e kanë bërë arkëtar në Shipkovicë, ndërsa në kohën e Shqipërisë Etnike bëhet kryetar në Pallçisht.

BURGOSJA E SABRI RAMIZIT Si më dërguan në Lubjan në Komandën e garnizonit të kësaj zonës së Lubjanës,

andje ndejta një natë. Mbasi më lutën përgjegjësit më të lartë ushtarak ishte një gjeneral dhe një tjetër që unë të tregoj për krejt veprimtarinë, më premtoshin se nuk do të më burgoshin dhe se do të më çojnë në shkollën për oficera aktiv. Unë ju falëmederova për bamirsin që duan të më bajnë, por unë dua të përgjigjem para ligjit edhe të vuj dënimin tim ashtu siç parashikojnë normat ligjore të Jugosllavis dhe nuk duam të jem i mënjanuar prej bashkëshokëve të mi, më mirë të shkoj në burgë e ta mbajë dënimin tim. Mirëpo, një major Sedek, prej Vollkovie njifeshte që më para, ai kishte ardh të më burgosin se, ato nuk më burgosnin. Nuk më lanë të vi me atë, por me starivodniuk e policisë ushtarake. Ai më solli deri në Shkup. Në Shkup nuk më dorëzoi, po prite ndonjë përgjegjës, nuk e disha çfarë përgjegjës se ende ai rrinte me mua. Kur erdhi një farë njeriu e ky e çiti zarfën me ( vulë (shtembill) të kuq e ia dorëzoi si dhe i u lutë që ti jape përgjigje se mua më ka dorëzuar. Edhe kështu ndodhi, atëhere hetuesi thirri një gardian. Gardianët ishin me grada mbaj mend ishte më i shkrut si trashalluk me grada kapiteni, kishte qebe aty e më tha merre. Pas dite ka ora 13 ashtu ka qenë, hetuesi edhe ky gardiani më çoi te hetuesi, kur atëherë hetuesi u prezentua për një njeri që nuk e njifsha e më tha unë jam Ilja Mojsov. Unë do të jem hetuesi yt, me ty tash duhet të bisedojmë, unë thash jam i lodhët i kam harxhuar cigaret dhe nuk jam në ndjenje të bisedoj. Ia provoja pulsin. E thirri atë hetuesin e më tha se këto cigare qysh do t’i paguash, e unë i thash kur do të më dënoni babai im do t’i bjere paret. Më dha 100 copa cigare “Morava” një shkrepsë edhe i tha gardianit çoje poshtë.

Mirëpo, nuk e di pse kalun dy-tri ditë dhe më mori në hetime. Shiko Sabri, ne dimë çdo gjë për ju dhe mua më nuk më intereson njerëzit që kanë qenë të involvumuar, të organizuar prej teje dhe Sadudinit dhe prej të tjerëve, ngase edhe ato i dimë. Do të bisedojmë për motivet që juve ju kanë shty të veproni kështu. Unë do të bëjë pyetje ti do të përgjigjesh. Mirëpo, ndonjëherë insistonte që unë të tregoj se kush prej neve ka mbajt lidhje me legatën e Shqipëris, pse këtu prej neve i kishte hesapet ngatru gjatë hetimeve dhe kështu dëshironin t’ia

Page 30: Golgota Shqiptare

59

hidhnin fajin Muratit. Ai ishte në Boegrad. E vertëta ishte kjo se, mësusesi Murteza Kazadeu takohet me Riza Hoxhën, që atëherë ishte përfaqësues mbasi i kishin tërheq ambasadat në Boegrad, pra përfaqësues i legatës shqiptare. Ky ishte Murteza Kazadeu. Ky kishte qenë në burg dhe nuk kishte pranuar asgjë, më tregojë me bisedën me legatën me mua Murtezaji. Edhe unë zakonisht them, Murati nuk ka biseduar me legatën as që kam unë njohuri, mirëpo aty binte gjithmonë akcenti se, kush ka biseduar me legatën shqiptare. Kjo ishte një e, dyta insistonte për këtë Isa Saliun se si është organizuar. Kishte një shok Isa Saliu e quanin Gligor, ai ishte maqedonas e kishte tresh Gligori unë dhe Isa Saliu. Unë për Isa Saliun nuk pranova, po ashtu edhe për Gligorin nuk e përmendsha në asnjë llogari. Glogori ishte maqedon. Me të e ndanim territorin e Maqedonisë. Ato për Bullgarinë, ne për trojet Shqiptare, e kishim këtë një alibi se ne nuk jemi nacionalistë, iredentistë, por ne jemi përcaktuar për të drejtat tona të barabarta brenda në Jugosllavi dhe se Titoja i ka tradhtuar qëndrimet për barabarsinë e kombeve që simpas vendimeve të ASNOMIT shqiptarët do të jenë në të gjitha fushat e jetës të barabartë, pra kjo ishte një alibi, një zbutje të situatës që do ta kemi. Hetuesi ka qenë zëvendës apo këshilltar i punëve të brendshme në ministër për punë të brendshme atëherë ka qenë Dragi Toziev.

E tani hetuesi thotë kështu; shiko, ne Sabri e kishim vendos këtu që t’i japim fund me burgosjen e Sadudinit, e dërguam në Goli Otok me dënim partiak. E kishim vendos që procesin tuj ta mbyllim krejt, mos të bëjmë “pluhur” se ju keni qenë të ri, kështu që do të kontribuoni në arsiminin e popullit tuj se, gabimi juaj ka qenë ma i madh se keni kryer shkollën e mesme, të kryni fakultet e të hapni shkollat shqipe nëqoftëse ju jeni të shkolluar atëherë ju mund të bëheni të barabartë. Disposporcizoni është më imadh edhe maqedontë nuk jan të shkolluar, por në krahasim me ju, ne jemi ma të shkolluar. Se në një familje janë dy tre vëllazër dhe ata të shkollarin e priveligjojnë. E dyta; ju keni qenë repromatrial i organave tona, atë ditë që e keni formuar organizatën, atë ditë ne e kemi ditë pse ne e kemi formuar dhe është dashtë t’ju gjejmë njerzëve tanë punë. Mandaj, thotë shiko çka do të ndodhte në qoftse do të fitonte Drazho Mihajlloviqi, thash unë kot nuk e di, tha do të tregoj unë, të ngrihet edhe Maqedonia edhe Serbia kundër Jugosllivs së Titos nuk mund ta shkatërrojnë këtë Jugosllavi.

Ky Vllado Niskoviqi ky ka qenë kryetar i Serbisë, thashë në burg a është i gjall a është i lirë nuk e di. Jugosllavinë do ta shkatërrojnë ata që e kanë formuar, prandaj tha e shohish motivet cilat janë, unë paraqitsha shkollimin, pse janë këto shkolla janë hap krejt nuk formohen katedra të albanologjisë të gjeografisë në gjuhën shqipe, nuk mundohen të formojnë kuadra edhe neve na shkeli koha. Do të bëhet reduktimi, mendojnë i mëtutjeshëm mandej ekonominë e përmendsha, kishim kështu informim të sakt për ekonominë se investimet që baheshin për vendet e pazhvilluara, të cilët duhetshte të vijnë në Maqedoninë Perëndimore në Tetovë, Gostivar, Kërcovë, Dibër, Strugë këto shkonin krejt në Maqedonin Jugore dhe Lindore. Edhe gjatë kohës biseda të tjera punësimi në organet e pushtetit, përdorimi i gjuhës, punësimi nëpër fabrika, ju shkoni të vini njerëz analfabet, e i anashkaloni njerëzit të cilët janë të arsimuar, ka katër klas gjimnaz, ka mbaruar normalen, ndërsa ju keni vënë nëpër komuna njerëz kryetar analfabet që është vetëm te shqiptarët e nuk e kemi te maqedontë.

Hetuesia ka zgjatur prej 15 deri me 30 maj, ma dhanë aktpadinë, në aktpadi ishim 17 vetë. Në një aktpadi ishim në një grup me emrin e organiztatës “Liria”. Pesonalisht këtë nuk e pranova. U thash këto që e keni në aktpadi, nuk e pranoj. Ishte përfaqësues i prokurori

60

shtetëror se, prokuroria shtetërore në Gostivar as nuk e nënshkrujta as nuk e pranova. Pas trekatërt ditëve, nuk e di sa shkoi pas një jave na thirrën prapë dhe, na kishin ndarë në tre grupe. Atë mora dhe e nënshkrova. Më thiri hetuesi e më tha; a ke gjë në kundërshtim, dhe më tha se për advokot do ta caktojë gjyqi edhe pse babai ytë e ka paguar.

Ju të të pestët keni një avokat. Abdylselam Skenderi kishte thënë nuk kam para, atij i caktuan avokat të shtetit që ta mbrojë. Ne prokuroria kemi pranu një avokat se, ju nuk akuzoni njëri tjetrin, por secili e merrë barrën për vete, ti do të dënohesh dhjet vjet, Sadudin Gjura do të dënohet 14 vjet, tha po nuk duhet të mërzitesh. Më 29 maj unë isha me uniformë ushtarake dhe na kanë njerrë përjashta. Abdylselami vjen mbas meje më ka harruar. Ai kujton se jam punëtor i organeve të sigurimit se, më sheh me uniformë, unë ka shkoj ai vjen mbas meje. Ndërsa unë mendosha se çfarë bën ky njeri. Mandej, mu kujtua e i them hetuesit tim; shiko thash, unë nuk du të dalë më me uniformë ushtarake, pse unë më jam demobolizuar, prandaj a nuk keni një palë tesha civile si krejt tjerët. Le të më dënojë gjyqi ushtarak. Unë mbrohesha para hetuesisë se, deliktin e kam kryer në moshën 17 vjeç, pa i mbushur 18 vjet edhe normat ligjore jugosllave nuk duhet të më dënojnë si të rritur, por si të mitur. Do të bisedojmë thoshte më tutje. Mu më dhanë një paël tesha civile, kam pas një bluzë të zezë dhe pallto të mirë. Mua dhe Sadudinit na futën me një xhip special. Ishim të lidhur për hekuri. Ishin tamam për të burgosur, na sollën në Tetovë.

Mua më 19 maj më thirri prokurori Koço Tulevski. Unë kërkoja se i thash edhe hetuesit se do të kërkoj para gjygjit, që të vërtetohet me komision ndërkombëtar gjendja shëndetësore e Sadudinit sepse sipas deponimeve që ka bë Sadudini më duket se ai ngatërron hesapet e nuk është psiqikisht normal dhe m’u për të më vjen keq. Të shohish tha atje në Tetovë kur do shkosh se i kishte disa vërejtje për ndërtimin edhe më thirri Koço Tulevski. Tha ju jeni për të bë një “Shqipëri të Madhe”, kurse unë ia ktheva; atë ty e thua. Jeni nacionalistë. “Rani kuçe da te jade.” Hë, tha si ju do të bëheni komunsitë. Por, thash urdhëroni ju demantoni Marksin, demantoni Engelsin edhe tregoni natyrën tuj se cilat kombe ta pranojnë komunizmin se kanë afinitete edhe t’i kategorizojë shqiptarët edhe ne më nuk do të mundohemi që të bëhemi komunistë. Pse instistosh të mos jemi nga inform- byroja, por të jemi nacionalistë, separatistë. Kur i thash kështu u nevrikos tepër dhe sërish më thotë mua “Rani Kuçe da te jade”. Asistoshin një major edhe një kapiten. Këta nuk i kisha parë, ishin me uniformë ushtarake. Edhe unë i thash kështu; mua nuk më ke ushqyer ty, mua më ka ushqyer toka të cilën shqiptarët e kanë lëvruar me plumba dhe e kanë ujitë me gjakë. Edhe ky atëherë u tërbua shumë keq, u ngritë e i ra tavlonisës me të dy grushtat e urdhëroi të më çojnë poshtë. Unë i thash shiko, unë nuk mërzitem pse do ta thesh tavolinën se është pronë shoqëror sa për duartë shko te hekrat. Ai dul prej vetes atëherë, unë u ktheva ke këta dy që ishin me uniformë ju e keni për obligim që bisedën që bëmë ndërmjet meje edhe Koço Tulevskit ta dëpnonin në organet ku ju bëni pjesë. Nesër mbahet seanca gjyqësore dhe nuk mund të marrin represalje kundër meje. Edhe për atë u bëra pak më i guximshëm. Nuk më dhanë qebe, nuk më dhanë kurgjë. Ishte verë ama ishte ftohët, të nesërmen ka qenë më 30 maj dita e shtunë, rruga që është Bulevari i “Ilinden”-it ka qenë më e ngushtë këta i thoshin “Shtëpia e Rinisë” aty ku është gjyqi, ajo rruga ishte përplot, na mbanin me një xhip nga dy nga dy. Nuk mundeshe i largonte njerëzit policia, bënë korrdon që neve të kalojmë e të hyjmë brenda. Kishte edhe autopralanta nëpër rrugë. I pari foli Sadudini, po me qenësë kishte një

Page 31: Golgota Shqiptare

61

altoparlant kur hyje menjëher nga krahu i djathë në atë dhomë ishte një altoparlant, por na çuan me një dhomë tjetër që të mos ndëgjojmë se çka flet Sadudini. Dëshmitar i dytë simbas akuzës isha unë Sabri Ramizi. Sabri Ruzhdi Ramizi, prej nanës Rabije i lindur në fshatin Shipkovicë me gjendje ekonomike të dobët, kombësia shqiptare. Në pyetjen e parë unë kërkova të flas shqip. Unë kërkova të flas shqip se, nuk e zotëroj mirë gjuhëh maqedone dhe nuk mund ta bëjë mbrojtjen time ashtu siç duhet. Për ta thënë të vërtetën për mua ne këtë përfaqësuesi i gyjaktës kryetari i seancës gjygjësore kundërshtaroi, ti e flet më mirë se unë, insistoshim qe ne patjetër të pranojmë se kemi dashtë të krijojmë Shqipëri e jo përçështje ideologjike konfiltin ruso-jogosllav. Kur ishte puna se pse kemi dashtë të ikim në Shqipëri, aty akuza na thoshte se kemi dashtë që të shkojmë dhe prej atje të vijmë dhe të veprojmë kunër Jogosllavisë me armë në dorë. Unë këtë nuk e pranova, thash se kam dashtë të shkoj në Shqipëri dhe se Shqipërai me Cekosllovakinë kanë mardhënie të mira e kam dashtë të shkoj te babai im se, baba im ende ishte në Cekosllovaki si gurbetxhi megjithëse ai, kishte ardh, mirëpo arratisja kishte të bëjë për vitin 49-të, këte nuk e pranoi kryetari i seancës gjyqësore. Daktilografes i diktonte ai edh unë pak në mënyrë naive dhe më ndoshta më kishte mbet shprehi, thash unë nuk do të nënshkruj këtë verbal. Ti tha më nuk ke çka të nënshkruash, prej teje s’kërkojmë kurgjë. Pyetjet e kryetarit të seancës gjyqësore ishin shumë melankolike. Të preme dhe pa lejim që të bësh ndonjë deponim. Pas meje doli Vebi Lushi se është m’u ashtu si në aktvendimin e gjyqit, pas tij doli Murati, plotësisht e foli atë që është në aktvendimin as më shumë as më pak më pas Izmit Barjami, pas Izmitit erdhi Abdylselami. Abdyselam Emini.

Organet gjatë hetuesisë shifeshte se kanë të dhënë burimore prej organeve të shtetit shqiptar dhe atë në detaje e kështu përfundoi seanca gjyqësore ditën e shtunë. Na cuanë prapë në burgë, ku ishte UDB-a te shtëpia e pionerëve përball shkollës fillore “Istigballit”.

Jo shërbimi shqiptar nuk ka qenë kundër nesh, por agjentët e Jugosllavisë që kanë punuar kundër shteti Shqiptar. Ti dalloj se Shteti Shqiptar ashtu si ka qenë ka qenë shtet Shqiptar, por atje ka pas njerëz të cilët kanë bashkpunuar me organet jugosllave dhe këtu ka pas njerëz të besueshëm të shërbimit jugosllav që kanë punuar për shtetin shqiptar se edhe ato kanë pas informim të saktë. Të nesërmën ditën e dielë na komunikuan dënimin, pra ka qenë më 31 maj. Kërkuan nga ne se a pendoheni.

Unë drejt të them pasi krejt tjerët thanë pendohemi edhe unë thash pendohem. Atëherë Murati pasi përfundoi u ngritë edhe i tha; zotëri “Javen Obvinitel Koço Tulevski, ne jemi të rritur, kurse Sabri Ramizi në vitin 1948 ka qenë 17 vjeçar, në vitin 1949 pa i mbush 18 vjet, dhe ju e dënoni për veprën që ka bërë, nuk ka bë në mosh të re që normat ligjore, ligji penal i Jugosllavisë nuk e dënon. Koço Tulevski tha në maqedonisht; ”Vidi Murate, nije vo godinite na Sabri Ramizi, sme imale komandanti na divizii”32 s’kishte më shumë se çka të folet. Edhe prej këtu na kthyen. Na lejuan takim me prindërët, por ishte një polic që nuk më lejonte të foli me nënë time në gjuhën shqipe. Ndërsa, unë i thash: nënë hajt shko në shtëpi, atëherë Marçaja tha çfarë është Sabri, e unë i thash se nuk më lejojnë të flas me nanën në gjuhën shqipe, Marçja i tha atij policit lere le të flet. S’ka çka ti thotë nënë së vet. Nana u gëzua. Atëherë i thash nanës time sot më pa, edhe një herë nëqoftse vish në Idrizovë, unë më

32 “Ne, Murat në vietet që ka pas Sabri Ramizi kur ka qenë 17 dhe 18 vjeç, kemi pas në luftën tonë komandantë të divizoneve”

62

nuk do të vijë as në Tetovë as nuk do të më shohish më me sy. Dhe nuk e pranova të vije nana. Kur ka ardh baba në Idrizovë ia kanë ndërprerë bisedën se, polici më tha fol maqedonisht. Thash babës; hajt shko shtëpi. Mbas një muj erdhi vllau filloi të flase shqip, ndërsa polici i tha fol maqedonisht. Edhe vëllait i thash shko në shtëpi e mos vini më. Më thirrën në drejtorinë e burgut. Unë me nanën timë, me babën tim dhe me vllahun nuk flas në gjuhë tjetër përveç në gjuhën time. Edhe atëhere na na lejuan të folim shqip krejtëve, E tash kur na kanë çuar prej këtu mua dhe Sadudinit në një maricë si xhip. Na lidhën, ishte hetuesi im, unë i them hetuesit, se mua më kishin sjellë një bokall me kos, i thash se kam shumë etje dhe se me njërën dorë e ti me tjetër ngrema të pi kos. edhe unë e ngrejta Sadudini piu kus. Ai shoferi ishte me grada dhe kishte në kabinë automatin, ishte shumë i ashpër. Duke e futë Sadudinin në Maricë i dha të shtyme e Sadudini i ra. U ndjeva shumë keq se, mua para më kishin lidhë. Edhe Sadudini i ra aty. U ba një rafje në mes Sadudinit dhe shoferit, por shoferi ishte person ushtarak me grada. Tash Sadudini më thotë mua, thuj këtij hetuesi se, ai pisi është i keq. Ama ai ka ditë shqip. A ki hetuesi im nuk ka ditë shqip, çka thotë, u ithash se neve na është marrë fryma, s’kemi ajër, nxhehët shumë ajo vetura me ceradë e mbuluar me një mushamë, i tash se thotë të na çelish pak dirtarën, ai na çeli pak dritaren e na cuan në Idrizovë. Atë natë na bashkuan krejtve me një dhomë. Të nesërmen ka ora 10, kjo ka qenë me 10 qershor, më thirri hetuesi, shkova naltë e më tha; Sabri a u dënuat, thash po. Dhjetë vjet. Mos u mërzitë burgu bahet, ti je ri. Gjërat me kohë harrohen, ndërrohn organet e mund të keni falje. Gjithëçka mund të ndodhe. Nuk duhet të mërzitesh për këtë. Unë do të porosisë diçka. Një herë do të them si komunist se e ndjejë veten se jam komunist, por si komunist duhet të jesësh njeri i drejtë e human. Këto janë vetitë, i tregoi me radhë, e dyta tha si shok si njeri më i pjekur më i rritur, ju do të shkoni tash në Idrizovë. Në idrizovë ka plot politiksh të burgosur shqiptarë dhe të tjerë ti tha do të afrohen shqiptarë unë do të porositi që politikisht të mos bisedosh me askend sepse një pjesë e madhe krejt janë njerëz të cilët bëjnë informimin përvec që bëjnë informin ata edhe i shtojnë gjërat, nëse dëshiron të bisedosh të zbrazesh, do t’i drejtohesh drejtorisë e do të vij une e ashtu si do të bisedojmë do ti shënojë ashtu si do ti thush ti, pa komente edhe pa shtesa sepse edhe nanës tënde nuk i duhesh invalid. Ta ruash veten që mos dalësh invalid, kjo një, kur do të zbresësh poshtë do të hysh te shokët, atyre krejtve do t’ju interesoje pse të kam thirr. Do t’u thuash deri tash unë të porositi është liria jote, deri tash kemi pas ç’kemi pas biseda politike tash e tutje çdonjeri të shohe vetveten e punet e veta. T’i ndërpresim bisedat politike sepse tha hetuesi më tha kështu në mes juve keni njerëz të cilët bëjnë deponime të bisedave tuaja. Unë tha këtë nuk ta them që për ndodnjë qëllim që ti të krijosh dyshime e të të kompleksoj. Por, ta them ta ruash veten e ti do ta kuptosh më tutje.

Ndejtënë në Idrizov një vjet. Në Goli Otok, kemi shkuar në vitin 1953 në fund apo 1954. Në Goli Otok kemi qëndruar deri më 22 nëntor 1956, atëhere kur kuvendi federativ shpalli falje për të burgosurit e dënuar politik që e vuajnë dënimin në Goli Otok. Thuheshte kështu; lirohen nga vuajtja e dënimit të mëtutjeshëm përseonat ashtu si vijon: ato persona edhe nga të gjitha pasojat juridike, lirohen që të mos kenë pasoja juridike. Nën dy ketyre u kthehen të gjitha dekoratat, lëvdatat dhe dekoratat e 1941, përveç gdadave në armatën jugosllave nuk u kthehen. Ashtu siç u tha prej binës na liruan një javë më vonë se, era frynte ndërsa kërksuh nuk mundte të vinte e të afroeheshte në Goli Otok, pra as të vije as të dale. Të

Page 32: Golgota Shqiptare

63

gjithë ju që liroheni të mos shkoni të kërkoni punë në organet policore të mos folni që të mos ta sjellni punën të vini prapë në burg, pse raportet në shoqëri kanë ndryshuar shumë. Ata përsona që nuk do t’i punësojnë le të gjenden si do të gjenden, le të vijnë në Goli Otok, ne do t’ju gjejmë punë që deri sa të formoni baza materiale edhe mandej kur do të formoni baza materiale, atëherë do të shkoni ku të doni. Por, kështu kuvendi Federativ ka lëshuar atëherë një letër qarkulluese nëpër të gjitha republikat, nëkomitet qendrore, që krejt këtë që u liruan me këtë vendim të punësohen.

Disa shokë të mi insistofshin që unë të kërkoj punë në tregti. Unë u revoltova e u thash që edhe ju duhet të vini me mu në burg, pse punoni ju në arsim edhe unë thash do futem në arsim duke menduar se nuk më pranojnë. Në mbledhjen e parë që bëri këshilli për arsim, një prej shqiptarëve që ka qenë anëtar i këshillit, kryeshef i arisimit ka qenë një farë Dime Sofrevski, thotë për Sabri Ramizin do të pyesim organet e UDB-së, edhe këto çojnë një letër në organet e UDB-së. mua më tregoi Rifat Vela, kështu ëshë puna për ty. Unë shkova te Dime Sofrevski, dua të më japish përgjigje për mbledhjen që është mbajt mbrëmë. Nuk është mbajt mbledhja. Mbledhja është mbajt, një person ka pyet e ka thënë se ju ti drejtoheni UDB-së, unë nuk kam punu në UDB-a, nuk jam i kualifikumën për polic, unë jam i kualifikuar për mësues, unë do t’ua di për nder në qoftëse më jepni përgjigje negative nëqoftse nuk më pranoni. Pse unë e disha këtë letrën që ka ardh e atëherë do më dilte më mirë. Shkova te Çedo Gruevski, ai ka qenë inspektor në Gostivar ishte përjgejgs i rethit të Tetovës për Arsim. Çedo Gruevski më thotë; Sabri do të shkoj të bisedoj me Filip Brajkovskin. Unë më parë njihesha me Filipin, kur kam qenë mësues në Gostivar. Filipi kishte thënë pranoje diku në punë. Unë i thash Çedos ku do t’më pranoni, vetëm në fshatin tim nuk shkoj. Më çoni në Gurguricë, në Koritë ku do që të më coni vetëm në fshatin Shipkovicë jo. Vendosën që të më cojnë në Veshallë. Kur shkova në Veshallë ishte njëprej Gajre mësuesi Bedri Kadriu, ai pas dy jave shkoi ushtar, ndërsa unë mbeta vet, kisha 120 nxënës. Ishte gjendja mjaft e mjerë se nxanësit nuk dishin të shkruajnë. Kisthe qenë para meje Abdylazizi e kishin përzënë, aty disa njerëz laik arsimtarin më të mirë Abdylaiz Islamin. Në pranverë erdhi një prej Piroku, me merin Ibrahim ia kam harruar mbiemrin, mandaj jepte mësim në Bratstvo.

Prej këtu kur kemi shkuar kemi qenë krejt grupi ynë, nuk ka qenë Hysni Abdulahu, Zija Roshi, Mulla Jaha, Emrulla Karemani këta ishin leshuar. Më pak të dënumuar ishte Beadini një vjet e ca muj, edhe Hysni Abdullahun e kishin lëshuar, ndërsa neve na përgatitën për në Idrizovë.

Sheref Kazazi, tha pse mua më çoni në Goli Otok, kur asnjëherë s’kam qenë komunistë ngase atje janë komunistët. Drejtori i Burgut të Goli Otokut tha a dëgjosh ti më të vërtet nuk ke qenë komunist, por ke punuar për komunistët, u ke ndihmuar komunistëve, prandej shkon në Goli Otok. Mirëpo, këtë dikush e kishte deponu në Goli Otok. Për këtë Sherefi hoq qametin nuk e pranoshin aty njerëzit edhe në biseda.

Shife ka qenë Vllado Dapçieviqi, Sali nënkolonel i gjeneral shtabit, të cilët i kishin burgos bashkë me Vlaldo Dapçeviqin, e kam harruar një gjeneral Stanko, komandant i garnizonit të Pejës, Radovan Zagoviqi ka qenë Velko Markovski ,shoku im që ka qenë komandant i kufirit, kolonel Boro Marinkoviqi, Lubo Zariq komandant i armatës së motorizuar për tenka e krejt gjeneralshtabit. Ka qenë Lubo Popoviq, kolonel ka qenë përgjegjës në

64

shërbimin informativ, kur Titoja s’ka pas kohë ti pranojë bashkëpunotrët e vetë që kanë bë informim, edhe ky atje punonte në analitik si i burgosur, ai më ka ndihmuar shumë.

Ti Sabri do të presish që këto që kanë ardh me ty grupi ytë, ti kryejnë para hetimet që të shohim se çfarë do të tregojnë këta që të mos vish përgjigjesh. Mirëpo 1955 mua më futën në bojkot në Goli Otok, pse unë erdha në disa të dhana, erdhën dy vetë ishte një major slloven, Titoja vet i kishte vu si agjanet në Hungari edhe një tjetër e kishte emnin Kuçi, këta prunë shumë të dhana me rëndësi, nuk i mbanin me tjetër në burg me këtë Lubo Popoviqin, shkrusnin. Këta atëherë prunë të dhëna prej Hungarie se, do të ndodhe ajo që do të ndodhe në Hungari, pra kontrarevolucion në vitin 1956. Edhe si do të vijnë ndërrimet se këta kishin marrë pjesë si gazetarë në mbledhjet e mbyllura në komitetin qendror hungarez. Plus kësaj ky slloveni solli një të dhënë se anglezët dhe francezët përgatitin sulmë ndaj Egjiptit për ta rrëzuar Naserin dhe shumë informata tjera të besueshme.

Sali Lisin e kam pas shok ma të mirë dhe bashkë kemi shkuar, njkohëshisht edhe ka qenë këshilltar i imi më i mirë. Kur na dërguan në Goli Otok më ka treguar prej cilëve persona, që njerëzit i dishin se janë të dalluar se, janë si shqiptarë e si intelektualë, më tha të kesh kudjes me këta mos bisedosh. Atje ishte Qamil Brovina, Sami Peja ose Sami Juniku. Me Sali Lisin shkuam bashkë ka pas mbas neve një grup që i dënuan në Prizren; Enver Dukagjini, Rifat Kabashi, Refik Nushi, Ukë Kabashi dhëndëri i Shaban Brahës.

Goli Otoku ka qenë kështu. Kur shkoshe në fillim ishte dhoma që qushte kalimtare aty bëheshte një farë difenrecimi. Edhe se duheshte të paraqitesh e të shkosh te “sobni” për të dhënë deponime. Mirëpo, unë rrija indiferent. Mbasi na caktuan nëpër dhoma, mua më ra fati të jem me Sali Lisin e aty e gjej atë shokun tim Murteza Radonin, mirëpo unë prej habie nuk e dija se është Murteza Radoni. Një mënjgjes Murteza Radoni më kapi për këmbë e më tërhoqi e më bërtiti. I thotë “sobnit” duhet të bisedoj me këtë, mbasi u larguam, thotë shiko Sabri, unë jam Murteza Radoni, ti duhet të veprosh kështu e kështu të mos bësh incidente se, këtu të shkon edhe koka bëhesh invalid.

E tani prej këtu, ai ka biseduar me “Sobnin” mirëpo kaloi gati një muj, unë nuk shkoja te “sobni” të kërkoj të bisedoj me të për diçka. Qemal Agolli i thotë Saliut se, Sabriun mund ta bojkotojnë, Saliu më thotë mua, mandej duhet të shkosh te “sobni”, patjetër më thotë, çfarë të them unë, nuk më lejon ndërgjegja kur do shkoj çfarë do t’i them. Më tha se shkojnë krejt, e do të shkosh edhe ti. Unë shkova te “sobni” ishte njëfarë Jurçiç Nino, ai ishte jurist kishte qenë prokuror i qytetit të Rijekës, gruja e tij kishte qenë Shefe e UDB-ës të Rjekës, ajo ishte në burg se kishte tregu për burrin e vet para se ai të ishte me mua. Krejt i kanë çuar gratë në Burg ti Nino të ka çuar gruja. Edhe unë shkova te ky Ninoja. Ky më paraqiti në hetuesi. Hetuesi ishte njëfarë Goshnjak, ky më kishte mua edhe Sadudinin. Drejtori i burgut ka qenë nuk më kutjohet. Kur shkova atje te Lubo Popoviqi edhe Qemal Agolli, hetuesit ju prezantova, i thash nuk kam çka të them, të gjitha deponimet që kam pas msheftësitë i kam deponu para organave të hetuesisë dhe nuk kam se çka të them. Tha do të mendohesh pak më shumë që Qemal Agolli e ky e din serbishten ti do ti kryesh hetimet me Qemal Agollin. Mirëpo ma kishte tërheq vërejtjen Sali Lisi prej përpara se, prej kujt të ruhem, i them hetuesit shqip unë thash serbishten e zotëroj më mirë se Qemali dhe nuk kam nevojë për përkthyes. Epo atëher kurdo që do t’i shkruash do t’ia japësh Luba Popoviqit. kur shkuamë prapë ke

Page 33: Golgota Shqiptare

65

“soba” më thirri Ninoja. Veprim ma të mençur se këte nuk ke bë, dhe për këte unë të respektoj e tash Luba Popoviqi më thotë mua kështu krejt keni ardh ju prej atje do t’i kryejmë hetimet se duheshte të fillojnë me hetime prej në fillim. Mirëpo, krejt ato të marrme “sobni” do ti sjelle tek unë në analitik. E ne do të shohim t’i çfarë do të tregojnë ata për ty, që ti pranosh ato gjëra. Pse në qoftëse janë të vërtetë mundesh të mos i pranosh, mirepo tash ky Luba Popoviqi ka qenë shumë i afërtë me Murtezanin, ata janë ndihmuar kur kanë qenë mbilit njëri me tjetrin e këtu ka patë një marrëveshje ndërmjet Murtezanit e atij, që të më ndihmojnë mua. Unë kalova mirë këtu, mirëpo për ato që të tregova ato ngjarjet e vitit 1955, disa shokë të mi e shajnë Enver Hoxhën. Unë në zemërim e sipër u thash, njeriu në politik nuk shahet, ai është udhëheqës i një partie komuniste, të cilën e ka caktua biroja politike kjo internacionalja e tretë, atëher edhe ai nuk është i rastit aty. Edhe këto kishin shkuar kishin thën kështu Sabriu thotë se mbas një komb që të fitojë një njeriu të mençur udhëheqës duhet të kaloj periudhë prej 500 vjetësh, prej Skenderbeut e deri më tash kanë kaluar një periudhë 500 vjeçare. Unë nuk i kisha thënë kështu. Enver Hoxha sherbehet me demagogji e marksizmit-leninizmit, në Shqipëri klasa punëtore nuk është e zhvilluar se, nuk kemi klasë punëtore qoftëse nuk kemi fabrika, prandaj është shumë lehtë që të manipulohet me masën edhe shumë e shumë kam shkruar për këtë bisedë dhe atë diku te 30 faqe. Mirëpo, pranimi im ishte shumë më i rëndë se ato që më akuzoshin. Edhe këtu unë desha të tregoj se do të sulmohet Egjipti. Në Hungori do të bëhet kontrarevolucion më futën në bojkot edhe morën të më ndjekin me kasellen e mbushin me gurëz 10 vetë mbas teje ty duhet të shkosh tërma-teposhtë, unë në një moment u zemërova edhe e hudha kasollen. I mora gurët në dorë në anën tjetër në një pavijon ishin Sali Lisi, Qemal Agolli edhe Xhemail Beqiri, krejt e ktheyen shpinën bile edhe Xhema e kthej shpinën vetëm tha mirë ja bëne edhe i mora gurët e thash kujt i ka mbet për këtu t’i mbese koka mos, më afrohet afër edhe shkova te “sobni”. “Sobnin” e kishin ndërrua, formon një brigad Llopovska Brigada, kishin vu një tjetër, unë dua hetuesi të më tregoj se, unë çka kam pranuar krejt çka kam fol, po nuk i pranoj ato që thonë ata se, donin t’i japin bisedës sime ngjyrë nacionaliste. Ajo ishte shumë e rrezikshme për mua. Thash mua, do të më likuidonin. Hetuesi yt tha nuk është këtu është në Beograd, e ky e thirri atë brigadierin e i tha a punon a unë punosha shumë e sa dy vetë. Kur erdh hetuesi në pikë të natës ti ke shkruar shumë une dua t’i thuash dispozicion një faqe i shkruajti, ky Luboja në Maqedoni e ia çova të nesërmen i kam çue për çka do që ke treguar për Ejgiptin dhe Hungarinë të ishe në Liri do dënoheshe me 20 vjet burg për këtë s’ka kërkush autorizimi t’i shpalle përveç Titos, e mandej më vonë Titoja foli në Split për këto situata e kështu mua më hoqën bojkotoin. Kishin sjellë të burgosur kriminelë, për vjedhje për rrahje, punoja me një grup me ata, prej adej na futën në telash e nuk shpresosha se do të lirohem.

Unë nuk pendohem sinqerisht më vjen keq se kam qenë shumë i ri dhe aq kam mud, ne krejt kemi qenë të ri për këtë veprim kaq serioz, pse po të kishim qenë më të pjekur do të veproshim ndryshe e do të veproshim në mënyrë pozitive. Porosia e fundit e imja ka qenë; unë kërkoj që shqiptarët të jenë unik për çështjen kombëtare, të gjitha partitë se s’do ti përmendi. Tash jam i detyruar, të gjitha partititë, të kombit janë pesë edhe aty nuk mund të kenë ndryshime partititë, për çështjet mund të ketë ndryshim.

Të ndjehesh se je shqiptar, se ke histori, ke gjuhën shqipe që është një gjuhë, ka një histori një folklorë, një traditë, këto nuk ndryshohen, kemi një flamur, gjuha dhe flamuri nuk

66

ndryshohen. Në ekonomi nuk ka tolerancë, të bëhen njerëz të mirë e të sinqert. Ashtu siç e do vllau-vllanë ku do që janë.

Takimeve u jam larguar edhe me njerëz kështu intelektual pse ka pas raste mbasi kam biseduar janë thirrë në organet e shtetit, kanë pësuar, por ndonjë e kanë torturuar, ka qenë një Ismail prej Liseci barri, ai ka ardh prej respektit ishte prej Shipkovice, unë kur kam ardh teposhtë, atë e kanë thirrë policia në Shapk dhe e kan rahë, çka ke biseduar me Sabriun, ai ma ka treguar pas tranzicionit, që është i vdekur tani, Shaqiri prej Lisecit, është mosha ime ma i vjetër pak vetëm ky ka kërku të flet shqip.

Unë, Sadudini edhe Murati vendosëm, që këtë organizat ta heshtim, ta heshtim deri sa të bashkohen trojet shqiptare. Kur do të bashkohen deponimet kanë qenë, edhe atëherë do të flasë se për ne ka qenë me rëndësi bashkimi i trojeve shqiptare jo se, si do të jetë pushteti. Ajo s’ka qenë interesante, bashkimi i trojeve shqiptare mandej politika ndërron me periudhë-etapë ndërron kjo nuk ishte me rëndësi.

Më besoni se jetoj me atë ideal. Më vjen keq të rinjtë i shoh pa perspektivë, idealin e shohin vetëm me fjalë me rahjen e gjoksit e jo me punë të arsimohen, shoh se mendojnë të marrin shkollim me merita pa devalvim te njerëzit. Juve ju dëshiroj sukses të paparapar. Ju porositi të mos përcaktoheni në asnjë parti poltike, por të mbaheni në kauzën kombëtare ajo do t’ju nxjerrë në dritë.

BABË E BIRË NË SHËRBIM TË KOMBIT AHMET VEHBI LUSHI (1888-1944),

PJESËMARRËS NË LIDHJEN E DYTË TË PRIZRENIT AHMET VEHBI LUSHI (1888-1944)33

Në punimet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që është mbajtur në vitin 1943, ka marrë pjesë në cilësinë e delegatit nga Tetova edhe patrioti i shquar 55 vjeçari Ahmet Vehbi Lushi. Në këtë konferencë, ai do t’i prezantojë interesat kombëtare të popullatës shqiptare nga rajoni prej nga ishte deleguar, ndërkohë do të jetë edhe njëri nga themeluesit e organizatës nacionaliste Balli Kombëtar për Tetovë. Organizata nacionaliste e Lidhjes së Dytë të Prizrenit kishte rëndësi të veçantë për këto troje shqiptare. Bartësit e kësaj organizate kanë qenë figurat shqiptare më me ndikim të kohës si; Xhafer Deva, i cili ishte kryetar i Komitetit Qendror të saj dhe ministër i punëve të

jashtme të Shqipërisë etnike, pastaj Mulla Iljaz Hyseini, (është vrarë në vitin 1946), Ferhat Bej Draga, (i vrarë në vitin 1945), Qazim Bllaca, Sheh Hasani e patriotë të tjerë nga Kosova. Në Lidhjen e Dytë të Prizrenit ka pasur delegatë edhe nga trevat e tjera shqiptare si; Kadri Saliu nga Gostivari, Shahin Cami nga Dibra, mentor Çoku nga Struga e të tjerë. 33 /Sipas dëshmive të Fadil Lushit, mars 2007/

Page 34: Golgota Shqiptare

67

Me kthimin e tij nga konferenca e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kujton sot me mburrje e krenari fjalët e paraardhësit të tij, nipi Fadil Lushi, (i dënuar në demostratat e 1968 në Tetovë si dhe në vitin 1981 i larguar nga puna, prej aktualisht drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në Tetovë), gjysi i tij Ahmet Vehbi Lushi u ishte drejtuar djemve të tij:”Duhet ta nderoni kombin dhe duhet të punoni deri në bashkimin kombëtar”, kishte qenë porosia e tij, dy vjet para se të vdiste.

Vitet 1943-1945 karakterizohen me formimin e disa organizatave nacionaliste në trevat etnike shqiptare. Një ndër ato ishte edhe ajo e Ballit Kombëtar, në radhë e së cilës do të jetë edhe imami nga Tetova, Ahmet Vehbi Lushi. “Karakteristikë e veçantë e kësaj organizate ka qenë veprimi i patriotëve shqiptarë, që kanë pasur profesione të ndryshme shoqërore si; mësues, juristë, rrobaqepës e të tjerë nga kategori të ndryshme shoqërore, të cilët mbështetnin veprimtarinë e tyre në aspektin ushtarak-politik dhe arsimor”, rrëfen Fadil Lushi.

Në kudër të organizatës së Ballit Kombëtar në Tetovë, formohet batalioni “Luboten”, që kishte për komandant kolonelin Neshat Kolonjën nga Elbasani. Në organizatën e Ballit Kombëtar factor ushtarak ka qenë Gajur Bej Derralla, pasardhës i Mehmet Pashë Derrallës, i cili ishte ministër i parë i mbrojtjes në Qeverinë e Ismail Qemalit. Bashkë me ushtarakun Gajur Bej Derrala, kanë qenë edhe Xhemë Gostivari dhe Arif Kapedani nga Tetova. Faktorin intelektual e ka përfaqësuar Shaip Kamberi, prefekt i Tetovës, të cilin partizanët e kanë vrarë në vitin 1945, ndërsa në aspektin fetar ka ndikuar Ahmet Vehbi Lushi. “Ai ishte angazhuar që fenë dhekombin t’i vendosëme një rrafsh politik. E përshkruajnë si njeri shtatlartë, por fizikisht jo mjaft të zhvilluar. Ka qenë i nderuar nga rrethi familjar dhe ka gëzuar autoritet të pakontestueshëm në profesionin e tij”, thotë nipi Fadil Lushi nga Tetova.

Ahmet Vehbi Lushi kishte lindur në Lushnjë, në vitin 1888, nga një familje atdhedashëse dhe kombëtare, thotë Fadil Lushi, duke dhënë hollësi për identitetin e gjyshit të tij. Ahmet Vehbi Lushi shumë zakone fisnore i kultivonte në këto treva etnike shqiptare. Personalitetin e Ahmet Vehbi Lushit e karakterizoi modestia. Historia më e re gjatë kohë e heshti dhe shtrembëroi faktet, që flasin për veprimtarinë e tij patriotike, të cilën me përkushtim do ta vazhdojë i biri i tij, Vehbi Ahmet Lushi, mësues dhe nacionalist, i cili nga regjimi komunist u fut në burg në maj të vitit 1952, ku nga 12 vjet vuajtje dënimi për veprimtari ilegale politike, 8 vjet i kaloi në burgun famëkeq të Koli Otokut.

“Kam dëgjuar nga më të vjetrit në familje se gjyshi i kishte marrë mësimet e para në gjuhën serbe, por edhe në osmanishte dhe shqipe. Në fillim i përkushtohet profesionit të imamit në fshatin Radushë të anës së Shkupit, ndërsa më vonë edhe në Tetovë. Pas orarit të punës, në vitin 1939 bashkë me Mexhit S., një patriot i dëshmuar nga Radusha, fëmijëve shqiptarë ua mësonte alfabetin e Manastirit, krhas “daskallit” të Kralit, Evrem Masllaroviq. Disa herë ka udhëtuar në Tiranë, ku ka shfrytëzuar miqësinë e tij me mbretin Ahmet Zogu, për punë patriotike dhe arsimore”, përfundon rrëfimin e tij bashkëbiseduesi im, Fadil Lushi.

Duke iu refaruar bisedave që i ka dëgjuar shumë vite më parë, ai të thotë se gjyshi i tij Ahmet Vehbi Lushi konsiderohet si mësuesi i parë autodidakt i viteve1939-1940. vdes katër ditë para se Tetovën ta pushtojnë komunistët.

68

AMANETI I PRINDIT ”DUHET TA NDERONI KOMBIN DHE DUHET TË PUNONI DERI NË BASHKIMIN

KOMBËTAR” AHMET VEHBI LUSHI (1888-1944)

VEHBI AHMET VEHBII-LUSHI (02.09.1925-18.02.1999)34

...Vehbi Veapi, biri i Ahmetit dhe nënës Sadibe Sulejmani, i lindur më 1925 në Tetovë, mësues me tre vjet kursi pedagogjik, i martuar me Nafije Ademi, prind i dy fëmijëve, shqiptar me pasuri të dobët, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ushtrinë e ka kryer në Burgun Hetues prej 12.IV.1952... 35 …Unë gjatë vitit 1949 isha mjaft aktiv në operativën e platformës, kurse Sadudin Gjura më informoi se në treshen e tij ka Faik Nuredinin dhe Vehbi Lushin… 36

I AKUZUARI I TRETË VEHBI AMET LUSHI, PËR SHKAK SE; 1. Në ditë dhe muaj të pacaktuar të itit 1948, i tërhequr nga i akuzuari i parë Sadudini anëtarësohet në grupin për kryerjen e vaprave penale kundër popullit shtetit, dhe si i tillë merr pjesë në mbledhjet dhe punon për zgjerimin e të njëjtit grup duke e përfshirë Hafiz Jahjën nga fshati Debresht. 2. Në stinën e verës së vitit 1949, në ditë dhe muaj të pa caktuar me të akuzuarin e parë Sadudinin dhe personin Faik Nuredini përpiqet që të ikën në Shqipëri për të kryer aktivitete armiqësore kundër RFPJ-së, për atë qëllim qëndrojnë mbi “baniçet” banjën e Tetovës për t’u takuar me bandat e Xheladin Gjurës dhe të tjerëve, por pasiqë lidhja ishte ndërprerë nuk ia arrinë qëllimit… …Të akuzuarin Vehbi Ahmet Lushi, burgim të rëndë me 7 vjet heqje lirie në të cilën llogaritet prej burgimit prej 20.04.1952 dhe marrja e së drejtës së lirë qytetare në afat prej 2 vitesh… 37 Vehbi Lushi, lindi në Tetovë më 02.09.1925. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjatë viteve 1941/1944, 3 vjet ndoqi mësimin në gjimnazin “Hoxhë Tasini” në Tetovë. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore Vehbi Lushi e kreu Normalen në Tetovë. Karierën e mësuesisë e filloi në vitin 1947 në fshatin Debresh rrethi i Gostivarit ( Imamin e Debreshit Jahja Jasharin e ka patur në treshin e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” që e ka organizuar pasiqë vetë ishte në treshin me Sadudin Gjurën dhe Faik Nuredinin), ku ka shërbeu deri në vitin 1948 dhe prej këtij viti deri më 1952 shërbeu në fshatin Bogovinë të Tetovës. Këtu e borgasin si anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” degë e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare.

34 /sipas dëshmive të Mr. Prof. Shpend Vehbi Lushit, shkurt 2006/ 35 / fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 36 / dëshmi nga Sabdri Ramizi-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005/ 37 / fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 /

Page 35: Golgota Shqiptare

69

Goli Otoku

Më 31.05 1952, u dënua me 7 vjet burg të rëndë me aktvendimin K.NR.27/52, ku 5

vjet i vuajti në ishullin famëkeq të Goli Otokut në Kroaci dhe se me amnistinë e përgjithshme lirohet nga burgu. Kur kthehet nga burgu në stacionin e trenit në Tetovë e presin vallai i tij i madh Kasami dhe djali i Mixhës Jonuz Lushi, pasiqë gati gjysma e familjes Lushi nga Tetova përkatësisht mbi 30 anëtarë të familjes janë shpërngulur në Anadoll (Turqi).

Pas vuajtjes së dënimit puna në arsim për të ishte e ndaluar, kurse më 15.05.1957 pranohet në punë si arkëtar në ndërmarrjen hotelerike të qytetit “Sharrpllanina”, ku punoi deri më 18.10.1968, e më pas inkuadrohet sërish në profesionin e tij në arsim në shkollën fillore Bratstvo-Edinstvo” ( sot BRATSTVO-MIGJENI), e punoi deri në pension. Vdiq më 18.02.1999.

70

MURAT ISAKU-1928-2005

…Të akuzuarin Murat Raif Isaku, burgim i rëndë me 9 vjet heqje lirie, me të cilën llogaritet burgimi prej 14.02.1952 dhe marrja e së drejtës së lirisë qytetare në afat prej 3 vitesh… 38 ...Murat Isaku, biri i Raifit dhe nënës Sadibe Alimi, i lindur më 1926 në fshatin Gajre të Tetovës, student, i pa martuar, shqiptar me basuri të mesme, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ushtrinë nuk e ka kryer në Burgun Hetues prej 14.XI.1952...39 I AKUZUARI I KATËRT MURAT ISAKU, PËR SHKAK SE; 1. Në gjysmën e dytë të vitit 1949, i nxitur nga i akuzuari Sadudin, bëhet anëtar i grupit për të kryer vepra penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë merr pjesë në tre

mbledhje të mbajtura në fshatin Gajre, në të cilën kanë hartuar programin e grupit për të formuar grupe për Tetovën, në të cilat do të përfshiheshin Izmit Bajrami-nga fshati Lisec dhe Abdulselqam Skenderi- nga fshati Cellopek, që të cilëve u jepej për detyrë ta zgjerojnë grupin me angazhime të cilën edhe e miratuan, të cilëve ju dha për detyrë ta zgjerojnë grupin dhe të gjejnë mundësi për t’u arratisur për në Shqipëri, i përfshinë në grupin edhe Xhemo Zeqiri, osman Ferati dhe Aqif Imeri; 2. Në ditë dhe muaj të pa caktuar të stinës së verës së vitit 1948, bashkë me të akuzuarit Sadudin Gjura dhe Sabri Ramizi, përpiqet për t’u arratisur për në Shqipëri për kryerjen e veprave armiqësore kundër RFPJ, për të cilin qëllim shkojnë në fshatin Lisec tek akuzuari i pestë Izmit Bajrami, i cili duhej t’i hudh me ndihmën e banditit Idriz, por për shkak të ndërprerjes së lidhjes nuk arrinë qëllimit… 40 Murat Isaku i akuzuar për veprimtarinë e parë armiqësore i shoqëruar kundër popullit dhe shtetit sipas nenit 117, paragrafi 1, për veprimtarinë e dytë armiqësore arratisje për kryrje të veprave armiqësore të parashikuara sipas nenit 110, paragrafi 1 në përpjekje…41 …E pse të shkojmë ta organizojmë edhe Murat Isakun e ta marrim në qafë, kurqë nesër të burgosin ty, më burgosin mua me çka do të burgoset edhe Murati. Atëherë Sadudini ma ktheu kjo çështje mos të të mërzisë ty. Edhe nëqoftëse burgosimi ne edhe të tjerë nuk humbim shumë. Dënimet që do të na shiptojë neve Jugosllavia, ajo në fakt do të dënojë vetveten ngase do të dal në shesh një e vërtetë, se shqiptarët nuk janë as përsëafrëmi të barabartë me popujt tjerë sllavë të Jugosllavisë. Prandaj, më tha mos u brengos, kurse unë nuk u pajtova… 42 38 /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52/ 39 /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 40 /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 41 /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 42 /dëshmi nga Sabdri Ramizi-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005/

Page 36: Golgota Shqiptare

71

MURAT ISAKU SHKOI NË VENDIN E PËRJETSHËM SHKRIMTARI DOLI NGA KTHETRAT E BURGUT DHE KRIJOI MADHËSHTINË43

Në Tetovë po ikin krijuesit drejt vendit ku qetësia është e përjetshme. mbrëmja e së

mërkurës ishte dita e fundit për shkrimtarin simbol Murat Isaku, derisa muzgu po i shkëpuste nga jeta reale frymëmarrjet e fundit atij.

Gjithë ato vite të tmerrshme të një krijuesi i ndali ora e vdekjes e cila i ndali gjithashtu akrepat e lodhur pasi dielli kishte perënduar atë muzg të gushtit që për pak ditë mori dy krijues që i kishin dhënë letërsisë shqipe vulën.

Dhe funerali u nis një ditë më vonë nga vendi ku ai kishte jetuar këto vite të rënda drejt një vendbanimi ku qetësia është e përjetshme dhe që konstaton vdekjen fizike të krijuesit. Sot ndoshta është më lehtë të shkruash shumë gjëra por t’i thuash ato në një moment sistemesh dhe diktaturash të ashpra ku gjithçka ishte ndaluar duhej të pajtohej edhe me likuidimin. Në fakt një persekutim i heshtur ishte te të gjithë ata që në ato sisteme vrasjesh ndalohej fjala e lirë dhe duhej shkruar, por që duhej kishte edhe guximin e madh, sepse diktatura kurrë nuk i ka trazuar shpirtrat labilë por i ka ndjekur ata që kanë shkruar kundër saj.

Të shkruash do të thotë të çlirohesh nga dhimbja dhe një krijues nuk e ndalin as diktaturat, rrëfimi i tij është brenda dhe nga mulliri i përbindshëm fillojnë të dalin ato gjëra që ai do t’i regjistrojë në letrën e bardhë. Ndonjëherë ai nuk heq dorë kurrë nga shkrimi sepse është ai ankthi që e krijoi vetë që në momentin kur nisi të shkruajë dhe më nuk çlirohet dot asnjëherë deri në çastin e tij të fundit.

Murat Isaku ishte i tillë prandaj mbeti një simbol deri në udhëtimin e fundit të tij në betejen midis jetës dhe vdekjes. Sepse krejt në fund të fundit të gjithë njerëzit janë të përkohshëm.

Shkrimtarët e letërsisë shqipe vdesin me trup por me shpirt ata ngelin gjithmonë në zemrat e mijëra njerëzve të cilët përmes veprave të tyre ata takohen me autorin. kështu është rasti i vdekjes së njërit ndër shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe në Maqedoni.

Në Qendrën kulturore të Tetovës në shenjë nderimi dhe përkushtimi për veprimtarinë letrare, publicistike studiuese të letërsisë shqipe, persona eminent të politikës, intelektualë dhe shoqatat e ndryshme letrare mbajtën një mbledhje komemorative duke i dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit për në banesën e fundit “Letërsia shqiptare ka humbur edhe një penë të ndritur dhe të devotshme e cila me mjeshtëri ka shkëputur një pjesë nga realiteti i kohës” thanë kritikë letrar dhe studiues të ndryshëm të letërsisë shqipe. “Piramidë e kohës” ishte ky epitet për shkrimtarin Murat Isaku i vënë nga profesor Xhevat Gega i cili foli për jetën dhe veprimtarinë letrare të krijuesit letrar.

“Monizmi në vitet 70-ta u mundua që të ndalë hovin krijues të penës së Murat Isakut, duke e burgosur dhe duke e mbajtur për tre vjet me radhë, mirëpo ai ka gjetur mënyra të ndryshme për të tejkaluar të gjitha sfidat dhe është ngritur në një piramidë të ndritur” tha Xhevat Gega.

43 /24.08.2005 “FAKTI”/

72

Homazhet dhe kortezhi mortal i varrimit të shkrimtarit të dalluar tetovar, Murat Isaku filloi nga Pallati i Kulturës ku mijëra njerëz erdhën për ta përcjellë dhe për t’i bërë nderimet e fundit trupit të pajetë.

MURAT ISAKU – JETA DHE VEPRA

(15.04.1928 - 24.08.2005)

Lindi në Gajre të Tetovës më 15 prill 1927. Mësoi në Tetovë, Elbasan, Prishtinë, Prizren, maturën e mbaroi në Normalen e Gjakovës, studimet e larta për gjuhen dhe letërsinë i mbaroi në Beograd më 1953. Vdiq më 24 gusht 2005. T itujt e veprave: Buzëqeshjet e mesditës, Kurora e trollit, Unaza e djerrinës, Zani i malit, Drithma, Blana, Ngushëllimi i bukur, Dikush gërmon në ballin tim, Ngutem të marr frymë, Dielli e din rrugën e vet, Flaka e vonuar, Plagët, Rreckajt, Damkat, Shtjella, Rrengu, Etje, Fatprerët, Banesa në katin e tretë etj.

MURAT ISAKU44, lindi në vitin 1928 në fshatin Gajre në një familje të varfër. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në gjuhën serbo-kroate, ndërsa të mesmen në Tetovë, Elbasan, Prizren dhe Gjakovë ku maturon në vitin 1948 ( në gjeneratën e parë të maturantëve të kësaj shkolle). Në të njëjtin vit regjistrohet në Universitetin e Beogradit në gjuhën dhe letërsinë ruse e pas dy viteve, pas hapjes së katedrës së gjuhës shqipe pranë këtij fakulteti, ai hidhet në këtë katëdër dhe në vitin 1953 diplomohet.

Prej vitit 1953 ushtron profesionin e profesorit të shkollës së mesme në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq”, gjer në vitin 1966 prej nga transferohet për në Shkup, e hap redaksinë e TV emisionevenë gjihën shqipe. Në këtë detyrë punon gjer në pensionimin e tij në vitin 1987. Murat Isaku është njëri nga punëtorët më të dalluar në fushën e kulturës, arsimit dhe artit në RM, përveç shumë aktiviteteve në këto sfera, sukses të veçantë shënon në letërsi, ku ka shkruar, tregime, romane dhe herë-herë është marrë edhe me dramaturgji dhe kritikë letrare. Murat Isaku45 ka lindur në fshatin malorë Gajre të Tetovës në vitin 1928. Shkollën fillore e ka kryetarë në Tetovës, kurse atë të mesmen e ka filluar në Elbasan, kurse e ka përfunduar në Gjakovë. Fakultetin Filozofik e ka kryer në Beograd. Murat Isaku është autor i 30 veprave letrare në prozë dhe poezi, kurse disa vepra i kanë ngelur në dorëshkrim që me siguri do të botohen brenda një harku të shkurtër kohorë. Ndërroi jetë në vitin 2005.

44 /Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 54/ 45 /tetova.gov.mk/

Page 37: Golgota Shqiptare

73

IMZIMT BAJRAMI IZMIT BAJRAMI APO KRENARIA KOMBËTARE E LISECIT46

“Mbaj mend Daut Memishin e Sllatinës, një patriot shqiptar me prejardhje nga Ollovjani, që kish shpirtin sa qielli, demokrat i mirëfilltë. Vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi barbar i sllavokomunistëve të ish-Jugosllavisë. Më 1945 u pushkatua vëllau i tij Ramadani, me djemtë, Fetahun dhe Jakupin. Qenë ekzekutuar brenda një nate. Unë i kam përjetuar këto gjëra. Këto gjëra më çuan në hapsane. Hetimet na i bënë te Kalaja e Shkupit: Rrahje shtazarake në do qeli, ku ngrije nga të ftohtit. Kryetar i gjyqit ishte Jovan Dukoski, një shovinist i tërbuar. Në kohën e mandatit të tij, Sadudinit hetuesit ia nxorrën mendt. Më vjen keq se disa nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm në

punët ilegale. Sigurimi shfrytëzonte presion që të tregojmë shokët. Kështu pat vepruar edhe me Sadudinin. E torturruan deri në atë shkallë, duke e shtrënguar madje edhe me mengene në kokë, saqë ia prrishën shëndetin e shpirtit. E përdorën kundër tij, edhe shokun elektrik”.

Gjatë kësaj vere (2002), patëm fatin ta njohim në Tetovë, zotin Izmit Bajrami, banor i dyfishtë: i Lisecit ku u lind më1925, dhe i Vlorës ku jeton, që nga vitet ‘50-të. Është krenaria kombëtare e Lisecit, dhe “ambasador” i këtij katundi në Labëri, përkatësisht në Vlorën kreshnike të Ismail Qemalit. Ndonëse e ka kapluar mosha e artë e pleqërisë, ai sot e kësaj dite ka një memorje të freskët, të cilës çdokush ia ka lakminë. E gjetëm duke pirë “Diamant”, në verandën e një hoteli, mu në qendër të qytetit. “Nuk ka gjë më të shenjtë, na thot zotëria e tij, se sa të mbash gjallë, shpirtin shqiptar të diasporës, sidomos kur vjen fjala për shqiptarët e mërguar në Rumani, sepse shoqëritë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit kanë dhënë një kontribut të çmuar për çështjen a Atdheut: për kulturën, arsimin dhe atdhedashurinë shqiptare”. Babai i tij, Shaipi, punonte në Rumani, që nga koha e Rilindjes. Edhe Izmiti pat vajtur atje, qysh si fëmijë. E mban mend si sot: “Për herë të parë kemi vajtur në Shoseaua Qitila. Kisha 12 vjet. Sa e kisha kryer filloren (1936/37). Rumanishten e përvetsova menjëherë, ngase ishte shumë e ngjashme me shqipen.

Fjalët bukuri, buzë, gushë, çafë, ngusht, shkurt, kodër, vatër, katund, etj. tingëllojnë njësoj, në të dy gjuhët, gjë që dëshmon se para ardhjes së serbëve, Rumania është kufizuar me Shqipërinë, përmes lumit Morava. Aty punova deri më 1939, kur u sulmua Dancigu polak nga gjermanët. Atje kishte shqiptarë të shumtë nga rrethi i Tetovës, Gostivarit, Kërçovës. Krejt ishin burra të zgjedhur, patriotë që digjeshin për Shqipërinë.

Këta të këtushimit ishin hallexhinj, fukarenj, por atje gjetën një strehë, jo vetëm ekonomike, por edhe njerëzore. Atje nuk kemi njohur grindje. Nuk kemi pyetur në janë të krishterë apo myslimanë. Rumunët na përkrahnin me të madhe. Mbaj mend Daut Memishin e Sllatinës, një patriot shqiptar që kish shpirtin sa qielli, demokrat i mirëfilltë. Vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi barbar i sllavokomunistëve të ish-Jugosllavisë. Më 1945 u pushkatua vëllau i tij, Ramadan Memishi. Djem e vëllaut të tij, Fetahu dhe Jakupi, si dhe vëllau i tij, 46 /Ky material është marr nga vep faqja e Shipkovicës/

74

Ramadani me djalin, qenë ekzekutuar brenda një nate. Unë i kam përjetuar këto gjëra. Këto gjëra më çuan në hapsane. Kur vajta në Vlorë, e shkrova një letër dhe ia dërgova Dautit, burrit të Gjulies, kjo e fundit me prejardhje nga Liseci: “Kam shpëtuar nga hapsanet jugosllave. Jam arratisur në Shqipëri, u thashë. Ua dërgova edhe një fotografi. Ata e marrin letrën dhe i shkruajnë Kryetarit të Komitetit të Qarkut të Vlorës, që kish mbaruar shkollën në Sllatinë. Më fton ai dhe më pyet: “Çfarë do prej nesh: ushqim, tesha, punë, banesë?”. Po i rikthehemi periudhës, para se të arrijë në Vlorë: “31 Maj 1952. Pas dy vjet arrestimi e hetimesh nga ana e UDB-ës, u mbajt procesi publik gjyqësor me korrepondentë të gazetave Borba dhe Nova Makedonija. Ishte procesi më maratonik i asaj kohe barbare”. Para se ta prekë këtë temë përvëlimtare, zoti Izmit flet për meritat e zotit Shaban Xheladini, atdhetar i dëshmuar, që vepron në fushë të patriotizmit shqiptar, që nga mosha 14 vjeçare. “Shabanin e kam si shpirtin tim, thot. Unë dua të vdes me atë shpirt”. Po për hebrenjtë, mund të na thoni gjë?-e pyesim. “Pse jo! Vetëm Shqipëria nuk u ka dorëzuar asnjë hebre gjermanëve, përgjatë luftës së dytë botërore, në kohën kur Jugossllavia i tradhtoi ato, duke ua dorëzuar fashistëve, dhe atë jo një apo pesë, por pesëmijë. Përnga mençuria dhe trimëria, shqiptarët dhe hebrenjtë korrespondojnë njëri me tjetrin, dhe kjo korrepondencë mbështetet në faktin se derisa të parët kanë qenë të injoruar nga sllavët dhe grekët, të dytët kanë qenë të përbuzur nga arabët. Shqiptarët e këtyre trojeve, që dikurë ishin të besimit të krishterë, e që bashkëvepronin fuqimisht me hebrenjtë, kanë sakrifikuar shumë për çështjen kombëtare”.

E keni njohur Sadudin Gjurën? - e pyesim. “Sadudin Gjurën udbashët e çmendën, duke e torturuar për të deshifruar organizatën që kish synim elementar: bashkimin e trojeve shqiptare. Mua ma gjetën fotografinë e Enver Hoxhës. Hetimet filluan që kur u dekonspirua organizata jonë. Se kush e dekonspiroi atë, nuk dua ta bëj publike, ngase na njollosen atdhetarët që e shkrinë jetën për shqiptarizëm.UDB-es i pengonte fakti pse kritikonim gjendjen dhe sistemin jugosllav. Dëshironin të më dënojnë si nacionalist, për shovinizëm. Gjyqi ishte te Sokollana, godina e sotme e Partizanit, përbri Gjyqit Komunal të Tetovës. Ishte plot e përplot me altoparlantë. Borba dhe Nova Makedonija botonin artikujt “Osudeni teroristi vo Tetovo”. Prokuror ishte Koço Tuleski. Hetimet na i bënë te Kalaja e Shkupit: Rrahje shtazarake në do qeli ku ngrije nga të ftohtit. Kryetar i gjyqit ishte Jovan Dukoski, një shovinist i tërbuar. Derisa ishte kryetar i gjyqit, Sadudinit hetuesit ia nxorrën mendt. Më vjen keq se disa nuk kanë qenë shumë të kujdesshëm në punët ilegale. Sigurimi shfrytëzonte presion për të treguar shokët. Sadudinin e torturonte dhe shtrëngonte në krye me mengene. E përdorte kundër tij, edhe shokun elektrik”. Po të tjerët, pos jush e Sadudinit, kush ishin pjesbërës të këtij procesi të montuar politik? “Po e përsëris: Ishte Sadudin Gjura, Murat Isaku, Sabri Ramizi, Vehbi Lushi, Abduselam Skënderi i Çellopekut dhe unë”. Thonë se ju kanë zënë në vreshtat e Gajres, në do kolibe, përmbi brigjet e Sharricës. Thonë se kanë patur lidhje me ju, Mesut Sulejmani dhe Samija i Hamitit, që të dy nga Shipkovica. Kemi dëgjuar se Vehbi Lushin e paska maltretuar në Goli Otok, njëri nga pjestarët e kësaj organizate, duke e sulmuar edhe me këpucë ushtarake. “Po! Mund të jetë e vërtetë, dhe më vjen keq që po e them. Mesutin e kishim dhëndërr. Gruaja e tij ishte motra ime. Vdiq e gjora para ca muajsh. Ka do djem të mrekullueshëm, tregtarë dhe shqiptarë të mirë, që kanë kujdes ndaj nesh, sidomos Mumini, “senator” i vlerave të arta në Tetovë. Kur kemi punuar ilegalisht, e pashë se nuk ishim të pjekur sa duhet. Edhe për Abdyselamin e gjetën një variantë, por këto më mirë i shikoni vetë në vendimin e gjyqit, që

Page 38: Golgota Shqiptare

75

mund ta gjeni nëpër arkiva. Ne kishim lidhje edhe me Kosovën. Ishte një Ramiz Hoxha në Universitetin e Prishtinës, me motrën e Fadil Hoxhës etj. Këto lidhje i mbante Murati, por ata nuk dolën në këtë proces. Unë që i dija, isha hekur. Nuk e di në të besohet, por nuk e përmenda askend, dhe për këtë ekziston vendimi i gjyqit”. Sipas Mumin Sulejmanit, nip i zotit Izmit,“Tetova me rrethinë ka patur asokohe shqiptarë të hatashëm, edhepse disa prej tyre arritën deri në kierarkinë më të lartë qeveritare. Daja im Izmiti, ka dy motra, Banen dhe Kumrien. Kjo e fundit u shua përgjatë këtij viti. Ka edhe dy vëllezër: Fetahun, që vdiq më 1961, si dhe Hamdiun, ëmbëltor në Kroaci. Sa i përket besimit që përmendni, të ju them të drejtën, unë s’kam besim te unë”. Nuk ka nevojë të përmendim emra: Disa mënjanë ishin të hymnizuar për atdhetarizëm, ndërsa në anën tjetër ishin të mbështjellë në lëmshin e sigurimit: ndonjëri të atij shqiptar, ndojtjetri të atij jugosllav. Izmiti me Noçen kanë dy fëmijë: Arbenin (elektriçist) dhe Sokolin, një djalë i bukur, i shëndetshëm, e i lartë si lis, që ia likuidoi sigurimi shqiptar në moshën 23 vjeçare. Pse? Sepse e kish babanë në burg”. Pas arratisjes në Shqipëri, Izmiti kryen shkollën e lartë ekonomike dhe punon gjatëkohë si revizor ndërmarrjesh shtetërore. Në ndërkohë, autoritetet e nëntokës policore, mundohen ta depersonalizojnë detyrimisht, për ta kompromituar Kryetarin e Komitetit të Vlorës. Në bazë të një procesi të montuar me shpifje, e dënojnë me vdekje, për t’ia zbritur pastaj dënimin në 25 vjet, dhe për t’i mbajtur 11 vjet burg (1978-1990), dhe atë, pas burgosjes jugosllave të viteve ‘50-të, për motive politike. E lirojnë nga burgu si i pafajshëm, duke ia paguar madje, edhe dëmshpërblimin. i këtillë është fati i një veterani shqiptar: i persekutuar këtu, i persekutuar atje. Me një kujtesë të kristaltë dhe vitalitet që i ka hije, edhepse e ka kapluar pleqëria, zoti Izmit, përfaqson sot, organizatën e të persekutuarve politikë në Shqipëri. Ata që e njohin për së afërmi, konstatojnë me akte e fakte, se ky është një shqiptar i përsosur, krenaria kombëtare e Vlorës së Ismail Qemalit, veteran i shqiptarizmit, i Lisecit, dhe i mbarë e malësisë shqiptare të Sharrit. Ka edhe shumë për të shkruar për zotërinë e tij, për inteligjencën, trimërinë dhe veprimtarinë e këtij tribuni të atdhedashurisë shqiptare. Këtë do ta bëjmë, kur do të na ndihmojë Zoti ta vizitojmë Vlorën dhe moshatarët e tij, si dhe ata të Tiranës, ngase kemi nevojë për akte e fakte, për dëshmi të shkruara e gojore, lidhur me jetën dhe veprën e do veteranëve, që i patën përjetuar provokimet e dyfishta bolshevike, të një pushteti barbar.

76

ABDYLSELAM SKENDERI 1925-196747

...Abdylselam Bejtuli, i biri i Skenderit dhe nënës Safije Esati, i lindur më 1925 në fshatin Çellopek të Tetovës, i martuar me Axhere Bajrami nuk ka fëmijë, me 4 klasë të shkollës fillore, ka kryer shërbimin ushtar, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë i pa dënuar në Burgun Hetues prej 24.II.1952... …Në grupin e parë ishin gjashtë vetë: Sadudin Gjura, Murat Isaku, Izmit Bajrami, Sabri Ramizi, Abdylselam Skenderi dhe Vehbi Lushi… …I DËNUARI i GJASHTË ABDYLSELAM SKENDER SKENDERI 1. Abdylselam Skender Skenderi, përshkak se në gjysmën e dytë të vitit 1946 është ndërlidhur nga i akuzuari Murat Isaku me çka bëhet anëtar i grupit për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë merre pjesë në mbledhe të grupit në zyrën e të akuzuarit Izmit Bajramit dhe në vende të tjera, e bën ndërlidhjen e grupit me bandat nga Shqipëria nëprmjet Idrizit nga fshati Cellopek e të tjerë që i përfshijnë edhe Xhemaledin Beqiri-nga Recica e Madhe…48 …Të akuzuarin Abdylselam Skender Skenderi, burgim të rëndë me 8,5 vjet heqje lirie në të cilën llogaritet burgimi prej 26.02.1952…49

ABDYLSELAM SKENDER SKENDERI I lindur më 15.06.1925 në fshatin Ballisht (Çellopek) të Tetovës. Në vitin 1932 fillon shkollën fillore katërvjeçare, të cilën e mbaron, ndërsa në Tetovë i kryen edhe katër vjet shkollë fillore. Duke mësuar në shkollën e fillore ka ndjekur edhe mësimet fetare. i ati i tij, Skender Bejtulla Skenderi, pati shumë dëshirë ate ta bëj hoxhë, por Abdylselami nuk pranoi një gjë të këtillë, përçka lindën mosmarrëveshjet në mes tyre. Pas gjithë kësaj Abdylselami shkon në Suboticë të Vojvodinës (ish Jugosllavi) tek bashkëvendasi i tij Esat Liman Idrizi, për të punuar si shitës endacak i akullores me trocikël, për dy vite me radhë. Mirëpo, zanatin që krynte ka qenë shumë e rëndë, ai, shokut të vet Nebiut i thotë se a ka punë tjetër përveç kësaj, të cilën pas

një kohe e lë, dhe kthehet në vendlindje. Prej fshatit të lindjes, shkon në Shqipëri, përkatësisht në Elbasan për të punuar. Pas një viti pune në këtë qytet, shkon në Tiranë, ku e regjistron shkollën e Mesme Ushtarake, të cilën e mbaron në kohë dhe punon si kolonel në karaullën e Gjirokastrës, deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën merr pjesë dhe palgoset në krahun e djathtë. Pas mbarimit të luftës në fjalë, Abdylselami kthehet në fshatin e lindjes.

Pas tradhtisë që ndodhi për mosrealizimin e marrëveshjes Tito-Enver Hoxha për bashkimin e tokave shqiptare deri ku flitet shqip, fillon të merret me aktivitete politike ilegale që kishin të bëjnë me bashkimin e trojeve shqiptare. Në këtë kohë njihet me bashkëmendimtarët e tij si: Sadudin Gjura, Xhelaludin Gjura (Shipkovicë), Murat Isaku (Gajre), Xhemali Beqiri

47 /të dhënat dhe fotografitë m’i kanë dhënë prof.dr. Fauzi Skenderi dhe Namik Adylselam Skenderi, shkurt 2006/ 48 / fragment nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 49 /po aty/

Page 39: Golgota Shqiptare

77

(Reçicë), Izmit Bajrami (Lisjan i emigruar në Shqipëri), Haki Etemi, Esat Idrizi, Idriz Idrizi(të gjithë nga Ballishti) ky i fundit ka emigruar në Shqipëri. Të gjithë këto kanë vepruar në Organizatën Ilegale të quajtur “LIRIA” me seli në Tetovë, dhe me celua veprimi në Kosovë, Luginë të Preshevës, Vrajë e më gjerë. Pas një tradhëtie që u bëhet nga një shok i tyre, në vitin 1949, pa asnjë paralajmërim Abdylselam Skenderi arrestohet nga forcat e sigurimit sllavo-maqedon, në fushë (Lipjan) buzë lumit Vardar, duke bërë dru. Gjashtë muaj familja e Abdiselamit nuk ka ditur fare se ku gjendet biri i tyre, i cili gjatë kësaj kohe në burg, nga policia ka qenë shumë rëndë i torturuar, pasi dihet se të burgosurit politik shqiptar kanë mbajtur në karcel (dhomë burgu e ngushtë dhe e errët) ku mbi kokë pa ndërpre i ka pikuar uji i ftohtë, me një qëllim të vetmin, që ai ti tregojë emrat e shokëve të tij dhe aktivitetin që bën Organizata Politike Ilegale në fjalë “ILIRIA”.

Mirëpo, pas gjashtë muaj paraburgimi, duke mos parnuar të thotë asnjë fjalë rreth shokëve të vet dhe organizatës ku kanë aderuar të gjithë ato, Abdylselami nxirret para gjyqit dhe dënohet me 11 vjet heqje lirie. Sëpari e vendosin në burgun e Idrizovës, pastaj e transferojnë në burgun famkeq të Goli Otokut (Kroaci) ku i bën 3 vjet burg. Pas lirimit nga burgu në fjalë, punësohet në Entin për Punësim në Tetovë. Në këtë ent duke u ndihmuar shqiptarëve të varfër për tu punësuar e

pushojnë nga puna. Pastaj privatisht vazhdon të punojë në ndërtimtari dhe punë tjera. Emigron në Austri për të punuar. Pas një kohe kthehet nga Austria në vendlindje ku nga një smundje e rëndë kanceri, në një moshë të re(42 vjeç) ndron jetë, më saktë më 20 prill të vitit 1967.

78

GRUPI I DYTË NË GRUPIN E DYTË; 1. Mulla Jaha, i dënuar me 3.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 2. Resul Arifi, 4.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 3. Ibrahim Zeqiri, i dënuar me 4.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 4. Beadin Nebiu, i dënuar me 2 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 5. Jusuf Bislimi, i dënuar me 4 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 6. Zija Roshi, i dënuar me 3 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare.

Page 40: Golgota Shqiptare

79

MULLA JAHA I SHIPKOVICËS 1883-195550

“…Mulla Jaha ishte një hoxhë i vendit, i cili ka qenë hoxhë dhe atë jo vetëm tek një hoxhë, njëherit e është bërë Hafëz, pastaj ka shkuar në shkollën normale që atëherë i kanë thënë “Dearmualimi” shkollë për mësues dhe atë me të gjitha lëndët. Mulla Jaha është i lindur diku në vitet 1883, por ka mundësi që të jetë i lindur edhe më parë se, pasi që e ka kryer shkollën ka punuar me Rexhep Vokën. Mulla Jahën e ka marrë Rexhep Voka administrator dhe atë dy vjet e gjysëm. Të dhënat që i fliste për Rexhep Vokën ishin shumë të vërteta ngase ishte hoxhë shumë i mençur, nuk ishte prej atyre hoxhollarëve që fliste shumë dhe atë o të kishte fjala efekt o nuk folte fare.

Mulla Jaha, ishte shqipatrofil i vërtetë, ishte burrë që e dinte shumë mirë se çfarë është kombi e çfarë është feja. Ai sa herë na thoshte që kur të na pyese dikush duhet t’i përgjigjemi se:” jam musliman shqiptar”, edhe pse atëherë asnjë hoxhë këtë pos që nuk e thoshte, por edhe nuk e kanë ditur. Ai, gjithmonë na thoshte se duhet të përmendim se jemi musliman shqiptar, pra ta përmendim përherë përkatësinë kombëtare. Se me kombin siç ka thënë në adiset e tij a.s. Muhamedi që :” me kombet, me fiset tuaja të lavdërohej…”51.

Mulla Jaha ka qenë anëtar në organizatën “BESA”, i cili rregullisht e ka marrë Sadudin Gjurën nëpër burrësobat e malësisë për shkak se babain e Sadudinit Mulla Jaha e ka djalë të hallës. Sadudin Gjura, ishte i pari si gjimnazist pas shkollës fillore që ishte pesë vjeçare në kohën e mbretërisë serbe. Sadudin Gjura, Xhelaludin Gjura, Rexhep Sadiku dhe avokati Hamzë Xhelili e disa të tjerë shkuan në medresenë e Shkupit, ndërsa Sadudin Gjura dhe Rexhep Sadiku mbetën në gjimnazin e Tetovës kuptohet se mësimin e kanë ndjekur në gjuhën serbe. Mulla Jaha ishte iniciator për t’u shkolluar të gjithë këta e të tjerë. Këta janë pishtarët e parë të arsimuar nga ana e Mulla Jahës…”.

Është njëri ndër pleqtë më të mençur e më të moshuar të këtij katundi. U lind para vitesh, në këtë fshat malësorësh të vyeshëm. Motivi që na shtyri të shkruajmë për te ka të bëjë me rrëfimet e çunit të tij më të vogël, Ismailit: “Nuk mund të përshkruhet me fjalë entuziazmi i babit tim, kur, pas një gjysmë shekulli, i dëgjoi për herë të parë krisjet e ushtarëve tanë, që zdirgjeshin e ngjiteshin kodrave të Kalasë, porsi korenti elektrik, pa ia patur frikën as shovinizmit të tërbuar sllavomaqedonas, as armëve të tyre të mallkuara, të prodhimit pansllavist”.

Duke e pyetur për lashtësinë e Shipkovicës, zoti Resul rrëfen se si i ati i tij, xhaxhi Xhemë, pat jetuar 9O vjet, deri në virtin l979. “Ai ishte një shqiptar i përsosur që rrëfente gjëra interesante për historinë e fshatit, për burrat e mëdhenj të kombit, për Rexhep Vokën, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Isa Boletinin. Baba im ka qenë ushtar i trefishtë: në kohën e pushtimit

50 / Nga Ëikipedia, Enciklopedia e Lirë/ 51 /Bisedë më 06.06.2007, me Mahir Gjurën ( i lindur më 13.05.1929), vëllai i Xhelaludin Gjurës/

80

osman, si dhe në atë të okupatorit serb dhe bullgar. Ai shihej shpesh me Sabitin dhe Hebibin e Uzahirit, të cilët kishin njohuri të shumta për Rexhep Vokën.

Mbaj mend edhe Ajvaz Vokën që ishte më i ri se babai im, por i cili ishte njeri i drejtë dhe atdhetar i dëshmuar. Ai më pat dhënë mua librat e Rexhep Vokës, të cilat m’i morën do hoxhallarë e s’ mi kthyen më. Mulla Jaha ishte dijetar i ngritur. Ai ka qenë në burg për politikë, sëbashku me mua. I mbajti dy vjet e gjysmë, edhepse ishte i dënuar më shumë, por e lëshuan para kohe, ngase ishte i sëmurë. Unë kam qenë katër vjet në burg (1951-55), ngase na zunë duke veopruar për bashkimin dhe përparimin e shqiptarëve, ngado që janë”. Në pyetjen për kushërinjtë Gjura, zoti Resul Arifi na thot: “Sadudini ishte më i mençur se Xhelali, ndërsa Xhelali ishte më trim se Sadudini. Trimëria e tij kaplonte përmasa legjendare. Ai vjente nga Tirana, futej si gjilpërë në shtëpinë e tij të mbushur me xhandarë, përshëndetej me nënën, i jepte libra shqipe për t’i shpërndarë dhe delte pa e vërejtur askush. Por, mos harroni të shtoni edhe atqë se para Xhelal Gjurës, Shipkovicës ia rriti autoriotetin Rexhep Voka. Por, ai ishte aq i ditur, saqë populli i thhjeshtë nuk e kuptonte. Ai edhe vetë thoshte: “At xhi di unë, s’kam kuj t’ja kallzoj”.

Shipkovica e ka patur edhe një atdhetar tjetër të shquar:Rexhep Ramizin, të cilin e dënuan shkijet pas vdekjes së tij, dhe atë me tetë vjet. Ajvaz Vokën e kam dashur shumë ngase ai e pat prurë lidhjen e parë radiofonike, nga Bukureshti në Shipkovicë, por e spiunuan do shqiptarë të shitur dhe erdhën dymbëdhjetë xhandarë në kohën e pushtimit italian dhe ia morën”. Po ndonjë plak tjetër të mençur, kishte Shipkovica asokohe?- e pyesim xhaxhin Resul, i cili vazhdon: “Si jo!

Po për Ademin e Avllahit, a ke ndeje? Ai ishte edhe trim edhe i mençur. Ai i pat ndërruar emrat e rrugëve, nga shkinishtja në gjuhën shqipe.

Sa mbaj mend unë, në Shipkovicë, rrugës që nga faltorja e deri te shtëpia e Baftjarit, ia vu emrin Rruga Rexhep Voka. Me të njëjtin emër, ai propozoi asokohe qqë edhe rruga e e sotme “Shtipska” në Tetovë, të thirret Rexhep Voka, ngase atje jetonin Xheladin Voka e do kushërinj të tjerë të këtij dijetari të njohur, për veprën e të cilit ka botuar vite më parë një libër shkencor edhe dr. Vebi Bexheti.

Resul Arifi përndryshe, ka dhënë një kontribut të denjë për Kosovën martire, dhe atë përgjatë viteve 1990-1999, duke dërguar ndihma të shumta, së bashku me Nazmiun e Sellcës, dhe atë, në një mënyrë të atillë konspirative, saqë as udbashët e as dreqi nuk u binte në gjurmë, një veprimtarie të këtillë, sa humane, po aq edhe të shenjtë.

Me një sinqeritet që i ka hije, ai rrëfen se si ka dërguar edhe në Malishevë ndihma të panumërta, ushqime e veshmbathje, për fëmijë e për të rritur. Është karakteristik fakti se këtë gjest të madhërishëm të altruizmit, të grumbullimit, ekspeditimit dhe shpërndarjes së ndihmave, nuk e ka bërë publike. “Ka shumë gjëra që shqiptarët ende nuk i dinë”,- na thot xha Resuli dhe shton: Shumëkush prej nesh, ende nuk e din se rrënjët e lashta të shqiptarizmit gjenden në katolicizëm. Ne mnjakët, për shembull, pikërisht familja ime, që nga Xhema-Arifi-Veseli-Aliu-Isaki arrijmë, brez-pas-brezi, te Kola, i cili ka qenë njëri nga stërgjyshërit tanë me përkatësi konfesionale katolike. Dhe kjo nuk prish punë ngase ata e shpëtuan Kosovën nga kthetrat e tërbuara të shovinizmit serbomadh.

Page 41: Golgota Shqiptare

81

Pastaj varri më i motshëm i Shipkovicës, është i Hodë Macit, që edhe ai ka qenë katolik dhe ky varr me gurë të hatashëm, gjendet pranë varrit të shenjtë, të tribunit të atdhedashurisë shqiptare të të shenjtë të kësaj ane Sadudin Gjurës. Një vit pas vdekjes së simbolit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare Naum Veqilharxhit (1767-1846). Në Shipkovicë të Tetovës u lind shkrimiari, dijetari dhe teologu i shquar, Rexhep Voka (1847-1917).

Për jetën dhe veprën e këtij atëdhetari të shtrenjte, që përmes librave te tij dha kontribut për hapjen e shkollave shqipe dhe përgatitjen e terrenit për konsolidimin e shtetit shqiptar, kanë shkruar nje varg autorësh shqiptarë, ndër të cilët Hasan Kaleshi, Petro Janura, Ali Vishko, Vehbi Shita, Havzi Mustafa, Vebi Bexheti etj. Në bazë te studimeve të tyre shkencore dimë se R.Voka ka kryer studimet në gjuhën turke, për t'iu kthyer bashkëkombasve të vetë shqiptarë, të cilët i këshillonte që të arsimohen, të njohin dhe respektojnë kombin e vet dhe vetevet.

Më 1868 regjistrohet në Fakultetin Islam të Stambollit, ku punoi edhe si profesor pas kryerjes së studimeve. Me 1895 kthehet në Tetovë, për t'iu përkushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Me 1903 emërohet Myfti i Vilajetit të Manastirit dhe ndërlidhet aktivisht "me Lëvizjen Kulturore dhe Politike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare". Pas dy vjetësh, mori pjesë në Kongresin Panshqiptar të Bukureshtit. Që nga viti 1906 e deri më 1911, boton në Stamboll Elifbanë (Abetaren) Shqipe, veprën "Mendime" e libra të tjera.

Meqë ekziston një boshllëk informativ sa i përket jetës dhe veprës së Rexhep Vokës pas shpërnguljes së tij në Turqi, në shtypin shqiptar të Bukureshtit po prezantojmë disa nga memorjet e bashkëfshatarëve të tij, duke shpresuar se kjo do të ndikojë që korrespondentët e revistës "Besa" të Stambollit, dhe shkencëtarët e shquar me prejardhje shqiptare nga Turqia etj, të na ofrojnë materiale të reja mbi identifikimin e varrit dhe ndriçimin e plotë të biografisë së Rexhep Vokës në Stamboll. "Njeriu gjashtë profesione duhet të ketë për të jetuar jo vetëm një". Janë këto fjalët e Shukri Myrtezanit nga vendlindja e autorit të Abetares Shqipe, për të cilin thotë: "Kur ka hyrë Serbia në trevat shqiptare, më 1913, Rexhep Voka, meqë pat vepruar aktivisht për arsimimin e shqiptarëve ne gjuhën amtare, iku në Bukuresht, ai qe strehuar një muaj te Myrtë Hadra.” Nga ana e disa bashkëfshatarëve të tjerë të Shipkovicës, kuptojmë se Myrtë Hadra ka qenë njeri i mençur, ka kryer dyzet vjet gurbet në Rumnani dhe se e ka përkahur. Rexhep Vokën, gjatë qëndimit të tij në Bukuresht, edhe materalisht, meqë ka jetuar mirë dhe ka fituar nga nje lirë në ditë. La Shukri ndërkaq, për Rexhep Vokën shton se ka qenë i ndjekur edhe këtu, edhe atje, pra meqë "ka kërkuar katër kalamet" respektivisht Shqiperinë etnike me katër vilajetet e saj. Në Stamboll, R. Voka ka çuar jetë të vështirë, ka banuar në bodrum dhe ka sigumar ekzistencën, duke shitur libra e lule në treg të atjeshëm.

Nga ana e ish-drejtorit të Shkkollës Fillore "Rexhep Voka" të Shipkovicës, Mehaz Abdylit, kuptojmë se Mulla-Jaha ka qenë së pari nxëhës, pastaj administrator i R. Vokës në Manastir, si dhe themelues i seminarit teologjik shqiptär në Shkup.

82

52 Kur është shpërngulur R. Voka përfundimisht nga vilajeti i Shkupit, flitet se i paska

thënë asokohe nxënesit të tij, Mulla Jahës, edhe këtë: "Or Mulla Jaha, unë do iki nga që Turqia po prishiet në njërën anë,kurse Serbia dotë vërsulet trojeve shqiptare në tjetrë anë." Sipas rëfimeve të Mehmet Ismailit nga Shipkovica, të cilat u përkasin vitit 1987, R. Voka ka qenë i financuar.nga kasa e shoqërive shqiptare të Bukureshtit, kurse Shaip Xhemajliu shton se R. Voka e ka braktisur shipkovicën duke qarë, si pasje e depërtimit të Sërbisë në këto anë. "R. Voka, vazhdon La Shuip, tërë jetën ka punuar për shqiptarët". Edhe ky shton se edhe Serbia edhe Turqia e kanë ndjekur, dhe se shiste libra e lule në treg të Stambollit.

Sipas rrëfimieve te minxhës Numan, babai të Zyhdiut, nga i njëjti fshat, e që i përkasin vitit 1985, R. Voka meriton të depërtojë në historinë shqiptare ngase nuk ështe bërë instrument i qeverive që kanë Vepruar kundër realizimit të aspiratave etnike e kombëtare të popullit shqipätar, R. Voka,shtonte asokohe i ndjeri xha Numan, ka vdekur në Stamboll, dhe e kanë gjetur “mbaj torr të patlixhanave". Ku e ka varrin Rexhep Voka?

Po i pyesim në këtë rast, bashkatdhetarët tanë nga qyteti i rilindasve tanë të shquar, Sami, Naim dhe Abdyl Frashëri. Pergijigjen e kësaj pyetjeje e presim nga ana e atyre që kanë respekt ndaj përkatsisë etnike shqiptare dhe figurave të shquara te Rilindjes sonë Kombëtare. 52/një klasë laike e iluministit Rexhep Voka/

Page 42: Golgota Shqiptare

83

GRUPI I TRETË 1. Xhemali Beqiri, i dënuar me 5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 2. Ismail Saidi, i dënuar me 5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 3. Sheref Kazazi, i dënuar me 6 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 4. Gani Luma, i dënuar me 6 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 5. Hysni Abdullahu, i dënuar me 3.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare.

84

XHEMALI ABEDIN BEQIRI-1929-198753

....Në gjysmën e dytë të muajit qershor të vitit 1949 si bashkëveprimtarë me të akuzuarit Sadudin Gjurën dhe Sabri Ramizin janë takuar dhe ka kuptuar me çka është pajtuar të jetë anëtar i organizatës LIRIA. Si i tillë më të akuzuarit Izmit Bajrami dhe Abdylselam Skenderi në Tetovë formojnë grupin ku edhe shumë herë kanë mbajtur takime me çka kanë shperndarë materiale me përmbajtje armiqësor. Janë lidhur me personin Nexhat Idrizin nga fshati Gajre dhe me Xhemaludin Beqirin nga fshati Recicë e Madhe dhe i inkuadrojnë në grupin e tyre dhe se janë përpjekur që të themelojnë grupe në dy fshatrat e përmendur dhe se u ka dhënë detyra operative personave në fjalë... 54….Po ashtu Murat Isaku formon treshin në Reçicë të Madhe dhe atë me Xhemail Beqirin nga Reçica e Madhe, i cili ishte përgjegjës i Inspeksionit Tregtar që atëherë kishte njëfarë policie finaciare, por edhe ishte mjaft njeri intelegjent dhe Hafëz

Asllanin, i cili ishte ortar nga Reçica e Madhe…55…Pas tradhtisë që ndodhi për mosrealizimin e marrëveshjes Tito-Enver Hoxha për bashkimin e tokave shqiptare deri ku flitet shqip, fillon të merret me aktivitete politike ilegale që kishin të bëjnë me bashkimin e trojeve shqiptare. Në këtë kohë njihet me bashkëmendimtarët e tij si: Sadudin Gjura, Xhelaludin Gjura (Shipkovicë), Murat Isaku (Gajre), Xhemali Beqiri (Reçicë), Izmit Bajrami (Lisjan i emigruar në Shqipëri), Haki Etemi, Esat Idrizi, Idriz Idrizi(të gjithë nga Ballishti) ky i fundit ka emigruar në Shqipëri. Të gjithë këto kanë vepruar në Organizatën Ilegale të quajtur “ILIRIA” me seli në Tetovë, dhe me celua veprimi në Kosovë, Luginë të Preshevës, Vrajë e …56

Xhemali Beqiri lindi më 1929 në fshatin Reçicë e Madhe, ku edhe kreu shkollën fillore. Pas viti 1945 punoi në Komititin e Rinisë në Komunën e Tetovës. Përshka të veprimtarisë kombëtare në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, u dënua me burg të rëndë në vitin 1951/52 qëndroi në burgjet e Idrizovës dhe në Goli Otok.Në vitin 1957, punësohet si mësues në fshatin Kapaçindoll të komunës së Tetovës, ndërsa më vonë në fshatrat e Korabit të Rekës së Epërme, nëpër fshatrat e Malësisë së Sharrit e kështu me radhë. Në vitin 1967 regjistrohet në shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup, e kreu me sukses dhe përsëri iu kthye detyrës së mësuesisë. Punoi deri para se të vdes në arsim. Vdiq në vitin 1987.

53 /Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 86/ 54 /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 55 /fregment i shkëputur nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52 / 56 / fragment nga biografia e Abdylselam Skenderi/

Page 43: Golgota Shqiptare

85

ISMAIL SHAIP SAIDI-1925-198957

Në grupin e parë ishin gjashtë vetë: Sadudin Gjura, Murat Isaku, Izmit Bajrami, Sabri Ramizi, Abdylselam Skenderi dhe Vehbi Lushi.

Në grupin e dytë isha unë (Sheref Kazazi), Gani Luma, Ismail Sahidi, Hysni Abdullahu dhe një prej Shqipërie, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Vrapçishtit, e pastaj u bë mësues.

Në grupin e tretë ishin Xhemail Beqiri, një mësues tjetër nga Reçica dhe një tjetër nga Shipkovica, Mulla Jaha dhe dy pleq, gjithsej 17 vetë… ...Të akuzuarit Ismail Saidi, për veprën e parë i shqiptoi dënim prej 3 vjet burg të rëndë dhe për veprën e dytë 2 vjet burg të rëndë. Dhe për të dy veprat në pajtim me nenin 46 të Ligjit Penal, i caktoi dënim të përgjithshëm si në diapozitiv... 58 ...I akuzuari ISMAIL SAIDI dënohet me 4 vjet burg të rëndë, ku i llogaritet edhe qëndrimi në burgun hetues nga 6.05.1952 dhe burgu prej 25.07.1946 deri më 23.01.1947 për veprën e parë... 59 …I akuzuari i tretë Ismail Saidi në Tetovë, i cili ishte njoftuar nga i dënuari Xhevahir Vejseli për ekzistimin, detyrat dhe qëllimet e organizatës “Nacional demokratike shqiptare” pajtohet dhe bëhet anëtar i organizatës. Si i tillë u involvua në grupin e të dënuarve Nexhbedin Besimi dhe Jonuz Balla me të cilët ka mbajtur disa mbledhje të fshehta ku merr përsipër që të zgjerojë organizatën ashtuqë i bashkëngjiti personat Said Musai dhe Mesut Musa me të cilët ishte në kontakt të përhershëm. Në të njëjtën kohë verën e vitit 1946 i përfshirë nga i dënuari për terrorizëm Sadudin Gjura i bashkëngjitet atij dhe të akuzuarve Gani Luma dhe Sherif Kazazi dhe bëhet anëtar i shoqatës armiqësore “LIRIA”. Si anëtar i kësaj shoqate shumë herë ka marrë pjesë në mbledhjet ilegale të mbajtura në Shkup dhe Tetovë… 60

Ismail Saidi, lindi në vitin 1925 në Tetovë. Në familje kanë qenë katër vëllezër dhe një motër. Ismaili ka qenë vëllai më i madh. Por, dy vëllëzërit e tij Shabani dhe Rexhepi nga shkaqe të panjohura vdesin si dhe motra Naxhija e cilë pa ashtu vdes në vitin 1932 nga pneumonia-ndezje e mushkërive, dhe më 1933 i lind vëllai më i vogël Mit’hatit. Prej vitir 1934 në familje mbesin vetëm nëna Ilmija, Ismaili dhe Mit’hatit. Nëna Ilmije për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike vazhdon me traditën e vjehrrës që të sigurojë kafshatën e bukës duke vejtur si qylyma e të ngjashme. Ismail Saidi shkollën fillore katërvjeçare e përfundon në vitin 1937 në

57 /Shënimet për biografinë i kam marrë në familjen e Ismail Seidit/ 58 /fragmente nga aktakuza faqe 1. Nr.=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/ / 59 /fragmente nga aktakuza Nr.=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/ 60 /fragmente nga aktakuza faqe 1. Nr.=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/

86

Tetovë, dhe më pas vazhdon në Medresenë e Isa Beut në Shkup ngase në këtë institucion arsimor fetar ku veshmbathja dhe ushqimi kanë qenë falas për katër vjet prej 1937-1941. Pas mbarimit të suksesshëm të Medresesë vazhdon mësimet në Normalen e Prishtinës prej vitit 1941-1944. Në ndërkohë ka qenë mësues në fshatin Dobrosht të Tetovës. Në vitin 1945 mobilizohet prej ushtrisë Jugosllave në Kumanovë dhe se në muajin mars të këtij viti bëjnë marshutën në këmbë për në Tivar. Prej Tivari me Armatën Dallmatine kalon në Istër ku hyn në frontin e Triestës. Në muajin maj pasiqë qetësohet lufta në Lovran (Opati të Kroacisë), kalon në Sllavonska Pozhegë, Golubnicë dhe Stara Pazovë. Pas kryerjes së marshutës lirohet nga ushtria dhe fillon të ndik kurset pedagogjike në Shkup ku njihe me personalitete të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare si me Azem Moranën e aktivistët të tjerë. Në ndërkohë anëtarësohet në Organizatën Fronti Nacional Demokratik Shqiptar dhe atë ngarkohet me detyrën për arsimin e popullatës së Pollogut dhe për pengimin e shpërnguljes së popullatës shqiptare për në Turqi dhe kundërshtimin e hapjes së shkollave turke ndër shqiptarë. Për këtë aktivitet kombëtar burgoset në vitin 1946, ku tre muaj i kalon në arrestim nga UDB-ja e Shkupit e cila atë kohë ishte afër stacionit të vjetër të autobusëve përkatësisht ndër Kalanë e Shkupit. Pasi del nga burgimi maturën e kryen në IDADIJE në vitin 1948/49. Ismail Saidin nuk e pranojnë në arsim. Punoi në Monopolin e duhanit në Tetovës, kurse në vitin 1950/51 fillon punën si mësues në fshatin Miletinë (Bardhë) të Tetovës. Pasiqë Ismaili vëren se në këtë shkollë shumë pak gravitojnë nxënës shqiptarë, ai me ndihmën e Adem Kruçit ( i shpërngulur në Turqi ku edhe ka vdek), i cili ka qenë kryepërgjegjës për arsim për komunën e Tetovës dhe të Gostivarit, në vitin 1952 shkollën e Miletinës e transferon në kudër të shkolës së fshatit Bogovinë kurse Ismail Saidi emërohet drejtori i parë i kësaj shkolle. Më dy maj 1952 në kodrinën e fshatit Bogovinë duke u argëtuar në piknik bashkë me nxënësit dhe me mësuesit Vehbi Vehbiin dhe Nexhat Idrizin, UDB-a jugosllave në krye me inspektorin Marçe i burgos të tre mësuesit dhe atë i prangosin para nxënësve të tyre e i përcjellin në burgun e Tetovës, i cili ka qenë në fushën e sportit të shkollës fillore Istigball. Pas dy muajve paraburgim i shqiptohet 4,5 vite dënim i rëndë me burg nga gjykatësi famëkeq Koço Tulevski si prokuror dhe atë për dy vepra penale. Më vonë Ismail Said it i shlyhen 6 muaj me çka i mbeten 4 vjet. Dy muaj i vuan në burgun e atëhershëm që ishte i instaluar nga OZN-a në bodrumin e Shtëpisë së Pionerëve, dhe më pas e transferojnë në burgun famëkeq të Idrizovës ku vuan burgun deri më 1954. Gjatë qëndrimit në burgun e Idrizovës Ismaili operohet nga hernia-bruhu. Prej Idrizove bashkë me 14 apo 16 shqiptarë që ndër ta ishin si Sali Lisi nga Dobrodolli i Gostivarit, Sadudin Gjura, Vehbi Vahapi-Lushi e të tjerë deportohen në burgun e Goli Otokut ku e vuan burgun deri në fund. Në muajin nëntor me vendim të Kuvendit të Jugosllavisë amnistohen 1300 të burgosur politik ku edhe ky atdhetar amnistohet. Në burgun e Goli Otokut ka qenë një kohë të gjatë në qeli e cila ka qenë për një person dhe atë 4 metra ndër toke, me çka ky atdhetar për shka të kushteve të mjerushme e të torturave të papërshkrueshme ka rënë në peshë prej 35 kilogramës. Sipas dëshmive që i ka rrëfyer Ismail Saidi, problemi më i madh ka qenë furnizimi me ujë, bile kanë qenë të detyruar që ta përdorin edhe urinën në mungesë të ujit, dhe se kur janë takuar pas disa muajsh me Vehbi Lushin njeri tjetrit ia kanë numëruar brinjët e trupit ngase kanë rënë shumë nga pesha. Pas lirimit si ish i dënuar politik nga sistemi atëhershëm sllavo-komunist ka qenë i penguar që të punësohet në sektorin shtetëror e me theks të veçantë në arsim. Pas ardhjes

Page 44: Golgota Shqiptare

87

nga burgu qëndron 1,5 vjet pa punë. Më pas punësohet si pastrues në shitoren e Ali Neshatit-BAKALLIT, por për shka të një mosmarrëveshjes me Aliun largohet nga vendi i punës. Pas një kohe të shkurtër punësohet si shitës në shitoren e atëhershme të Delikatesit, e cila ka qenë në qendër të Tetovës ku sot është agjencia turistike e Sharr turistit. Më pas edhe nga kjo punë del dhe inkuadrohet në arsim në shkollën e atëhershme të posa hapur “Bratstvo Edinstvo” sot “BRATSTVO-MIGJENI”, dhe se ndërkohë ka studiuar në Shkup në Akademinë Pedagogjike dega e gjuhës shqipe të cilën e kryen me sukses më 04.07.1964. Shumë herë është mbajtur në burg shtëpiak dhe atë varësisht nga situata e atëhershme politike dhe se ka kulminuar në vitin 1974 kur Tetovën e viziton gjakatari Josip Broz Tito, po ashtu dy herë nga ana e Komitetit Qendror i partisë komuniste ka qenë në proçesin e diferencimit politik. Në vitin 1982 Ismail Saidi sëmuret nga infarkti i zemrës për të cilën gjendje u hospitalizua në Qendrën Klinike në Zagreb, ku i ka nduhmuar shumë Abdyrahim Begu. Në vitin 1988 hospitalizohet në Qendrën kardiovaskulare në Kamenicën e Sremit, ku edhe përjeton vdekje klinike. Në pritje të intervenimit kirurgjik në Spitalin e Tetovës përkatësiht më 31.07.1989 ndërroi jetë ky atdhetar i devotshëm i kombit shqiptar.

88

SHEREF KAZAZIT -1922-2000

…I akuzuari Gani LUMA dhe Sherif KAZAZI gjatë qershorit të 1946 në Shkup në prezencë dhe me iniciativë të të akuzuarit Sadudin GJURA e të tjerë formojnë grupin armiqësorë i cili kishte për qëllim që me forcë të përmbysë rregullimin ekzistues të RPFJ-së dhe të punojnë për bashkimin e pjesës Perëndimore të Maqedonisë me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Për t’a arritur këtë qëllim, ata gjatë muajve qershor-shtator të 1946 disa herë kanë mbajtur mbledhje ilegale në Shkup dhe Tetovë ku kanë hartuar plan për zgjerimin e grupit armiqësor për përfshirje dhe japin betimin për besueshmëri për kryerjen e detyrave të caktuara dhe formojnë udhëheqësinë nëpër sektorë ashtu që Ganiu udhëheq sektorin e propagandës, ndërsa i

akuzuari Sherif me sektorin e financave. i akuzuari Sherif e ka inkuadruar në grup edhe personin Jusuf Muharremi...61 …SHEREF ISMET KAZAZI nga babai Ismeti dhe nëna Fetie Saliu i lindur më 1921 në Tetovë, shqiptar shtetas i RPFJ-së, mësues, i pamartuar me dy klasë gjimnaz dhe kurs të mësuesisë, me shërbim të kryer ushtarak deri tani i pagjykuar në burgun hetues ndodhet nga 7.05.1952…62 ...Prokurori publik i Qarkut dhe Rrethit të Gostivarit me aktakuzën numër 23/52 të 10.06.1952 i fajëson para gjygjit të akuzuarit: GANI LUMA, SHERIF KAZAZI, ISMAIL SAIDI, HYSNI ABDULLAHI dhe ZIJA ROSHI për shkak se i akuzuari i parë dhe i dytë me bindje armiqësore ndaj rregullimit shtetëror, shoqëror dhe ekonomik të RPFJ-së gjatë muajit qershor 1946 në Shkup në bashkëveprim me të gjykuarit Sadudin Gjura dhe të tjerë kanë punuar që me forcë të rrëzojnë sistemin ekzistues shtetëror të RPFJ-së dhe ribashkimin e pjesës perëndimore të Maqedonisë me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe sipas shembullit të demokracive borgjeze-kapitaliste të shteteve të Evropës Perëndimore. Për realizimin e lartpërmendur gjatë muajve qershor-shtator kanë mbajtur mbledhje ilegale ku kanë bërë plan për veprimtarinë e shoqatës dhe personat të cilët duhet të përfshihen në të. Kanë dhënë betimin për besueshmëri, ku është përfshirë edhe sektori propagandues dhe ai ushtarak, ndërsa si formë e veprimtarisë kanë zgjedhur sistemin e treshes dhe përfshirjen në radhë të parë persona me influencë dhe intelegjensinë shqiptare....63

61 / fragmente nga aktakuza N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar / 62 /po aty/ 63 / fragmente nga aktakuza në faqen 1… N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar /

Page 45: Golgota Shqiptare

89

BIOGRAFIA64 E SHEREF KAZAZIT 1922-2000

Më 21 janar 2000 vdiq Sheref Kazazi, i cili i takon gjeneratës së hershme të rinisë përparimtare shqiptare që për ne është pjestar i plejadës së Rilindjes kombëtare. Sheref Kazazi ishte gjithmonë ndër të parët për organizimet e jetës politike e kulturore në Tetovë. Në vitet e para Luftës së Dytë Botërore, më sakt prej 28.11.1936 ishte themeluaes dhe anëtar i denjë i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA” deri në shuarjen e “BESËS” më 14.11.1944 dhe më pas në Organizatën Politike Ilegale Kombëtare “LIRIA” që edhe vuan burg të rëndë në Goli Otok për kauzën kombëtare, dhe se pas burgut e deri në pleqëri është marrë me aktivitete kombëtare.

Njihet si simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare ngase është ndër themeluesit e parë të Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA”, të cilën e përtëriu edhe ps Luftës së Dytë Botërore, ku si nacionalist i etiketuar nga pushteti sllavo-komunist, dënohet me shtatë vjet burg, për shkak të themelimit të Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” së bashku me Sadudin Gjurën dhe së bashkë me anëtarë të tjerë vuajtën burg të rëndë në burgun famëkeq në Goli Otok. është anëtar i grupit të dramës në vitet 1930 deri më 1940 që ka luajtur rolet në dramat e para shqipe në Tetovë dhe rrethinë siç janë “I DËNUARI” nga autori Hamit Shiaku, po ashtu merrë pjesë në dramën “LULJA E KUJTIMIT” e Foqion Postolit më 1943 në regji të Qemal Haxhihasanit. Në vitin 1949, është një nga themeluesit e Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” dhe proçesverbalist i mbledhjes së forumit të shoqërisë së parë shqiptare në Tetovë, që doli pas një aktiviteti të bujshëm kulturore-artistike. Si person që la gjurmë të thella e të pashlyera në kulturë, politikë po edhe në sport, Sheref Kazazi do të ngel në kujtesë të gjeneratave më të reja, të cilat me shembëlltyrën e tij për herë do t’i mbajnë në mend virtytet e larta njerëzore që e kanë karakterizuar gjatë tërë jetës, e që e kanë bërë të dashur në mjediset ku ka vepruar e jetuar. Gjë që dëshmoi edhe në varrimin e tij më 21.01.2000 ku përshëndetjen e fundit të tij për në shtëpinë e amshueshme, ishte dëshmi respekti, pikëllimi dhe mburrjeje, për atë që ky qytet e pati si banor të tij e tetovarët si bashkëqytetarë të devotshëm.

“PROPAGANDA PËR BARAZI DHE THIKA PAS SHPINE” Sheref Kazazi në vitin 1940 unë u punësova në Bashkinë e Tetovës, si referent për

ndihmë sociale. Okupimi nga Gjarmani mua më gjeti në këtë vend pune. Në këtë kohë më hodhën me punë si ofiqar i gjendjes civile. Pas çlirimit të Tetovës unë edhe tre muaj ngela në atë vend si nëpunës. Në muajin tetor 1944 në zyrën time erdhi një toger malazez, i cili ishte që ishte kryetar i SKOJ-it në divizionin e 44, komandant i të cilit ishte Petar Brajoviq-Gjuro, kurse komesar ishte Sufer Musiqi. Ai mua më luti që të formojë sekretariatin e SKOJ-it prej 7 vetësh. Unë atij i thashë se do ta formojmë këtë organizatë, por së pari ta vizitojmë Monopolin e duhanit, ku partizanët kishin burgosur popullatën e pafajshme. Ai insistonte që së pari të formojmë organizatën e pastaj të vizitojmë Monopolin.

Ne e mbajtëm një mbledhje, në të cilën për secretariat të SKOJ-it për Tetovën

propozuam shtatë anëtarë, kryesisht shqiptarë. Proçesverbalin në gjuhën serbe e mbajta unë. Unë, Foto Cami dhe pesë të tjerë që janë shpërngulur në Turqi u bëmë anëtarë të sekretariatit 64 /rrëfime të shkëputura nga shënimet e Sheref Kazazit/

90

të SKOJ-it. Sa përfunduam mbledhjen e parë, ne të shtatë dhe togeri malazez shkuam te komandanti i Shtabit të Divizionit të 44 që ishte në lokalet ku sot gjendet hoteli “Makedonija (LIRAK-u sot 2007)”. Pasi hymë Brenda togeri i raportoi gjeneralit se kemi formuar SKOJ-in për Tetovën. Shoku Sheref e njeh mirë gjuhën serbokroate, tha ai, dhe na ndihmoi që të mbajmë proçesverbalin. Prandaj, vazhdoi ai, unë propozoj që shoku Sheref të jetë sekretar i parë i SKOJ-it për Tetovën. Gjenerali u çua në këmbë dhe tha:”Plotësisht pajtohem”. Pastaj ma uroi postin. Prej aty me propozimin tim shkova në Monopol për të liruar të burgosurit. Duke shkuar për në Monopol, ne rrugës takuam shumë vetë që i çonin në Monopol. Kur arritëm atje, togeri që ishte me mua e thirri Dragan Spirovskin, u ndalëm me të dhe morëm premtimin se do të lëshohen të gjithë që nuk janë fajtorë. i thashë togerit se kurgjë s’do të bëhet, pasi isha i bindur se asnjë s’do të lirohet, sepse kërkush nuk kishte kurrëfarë faji. Ata i burgosnin vetëm se ishin shqiptarë. Aty gjetën vdekjen një numër i madh shqiptarësh dhe numrin e saktë askush nuk e di. Për fatin e shqiptarëve të burgosur në Monopol i informuam edhe eprorët e Brigadës së IV shqiptare, por për masakrimin e bërë nuk u përgjigj askush.

Vizita ime në Monopol e nxiti Dragan Spirovskin që të hakmerret. Pas disa ditëve ai më dërgoi thirrje për në ushtri. Si na mblodhën na çuan në Kumanovë ku qëndruam tre muaj. Një ditë na mblodhën në shtëpinë e fiskulturës, gjoja se do të vijë të mbajë fjalimnjë epror ushtarak nga Shqipëria. Por, në mbrëmbje na rrethuan dhe në mëngjes maqedonasit e armatosur na dërguan në stacionin e trenit. Me tren erdhëm deri në Shkup. Në Shkup na futën në brigadën e mbrojtjes popullore. Na vendosën në kazermën 51, ku filluan të na torturojnë. Të nesërmen në këmbë na nisën për në Kaçanik. Në Ferizaj na dorëzuan në Brigadën e 12 maqedonase, e cila na dërgoi në Shkodër. Udhëtimi ishte mjaft i vështirë. Në Shkodër një kolonel shqiptar na mbajti fjalim, i cili na tha se Jugosllavia ende nuk është çliruar, prandaj ju shokë do të shkoni në luftë. Në ato momente erdhën edhe pesë oficerë të tjerë, në mesin e të cilëve ishte Selim Daci, i cili kishte qenë në Tetovë toger i milicisë fashiste. Kur na pa neve, i tha kolonelit shqiptar se këto janë fashistët e Tetovës. Unë i thashë, se nuk dihet kush është,

ne ose ti, që ke qenë toger i milicisë fashtiste në Tetovë. Ai kapi revolen, por këtë incident e ndërpreu një oficer dalmatin.

Prej Shkodre deri në Tivar ne udhëtuam në këmbë, ndërsa disa të plagosur i kishim hypur në kamionë. Në Tivar pata rastin ta shoh edhe të dëgjoj për masakrën e Tivarit. Këtë na e rrëfente edhe një malazez. Prej Tivari ne udhëtuam në këmbë për në Dubrovnik dhe në Split. Nga Spliti na çuan në Trogir ku mbetëm një javë. Aty na dhanë tesha ushtarake angleze dhe na armatosën. Prej këtu me anije na dërguan në Zarë. Në Zarë fletëm në fshatin Arbneshë (Arbanasi). Duke ecur rrugës së këtij fshati ne këndonim këngën për Skënderbeun. Pasi na armatosën disi na kaloi frika se do të na eliminojnë ose do të na torturojnë. Rrugës për në Istri me vapor na ndalën në Lovran, afër Rijekës, ku dukeshin se si nëpër rrugë zhvilloheshin

Page 46: Golgota Shqiptare

91

luftimet. Prej vaporit tonë morën 150 vetë dhe i dërguan në front. Të tjerët që mbetën nisën në këmbë për në Trieshtë. Në trieshtë ne shqiptarët neve shqiptarëve na inkuadruan në Brigadën dalmatine. Komandant kishim një Viomir Klakoviq, i cili pas çlirimit ishte professor në Universitetin e Zagrebit.

Kur mbërritëm në Trieshtë Brigada dalmatine, ku ishim ne u inkuadrua në çlirimin e Trieshtës. Ne shqiptarët në luftimet e Trieshtës treguam se jemi luftëtarë me traditë. Më NJË MAJ U ÇLIRUA Trieshta. Për çlirimin e Trieshtës ranë afër 10.000 viktima nga të dy palët. Unë isha në divizionin tankist. Lufta më e ashpër u bë afër stacionit hekurudhor, rruga e të cilit u mbush plot me kufoma. Në Trieshtë ne qëndruam 45

ditë. Si erdhën ushtarët anglezë ne na përzunë nga Trieshta. Prej aty shkuam në Kopër. Me urdhër tjetër ne nga Istria na trensferuan në Novi Sad. Unë atëherë isha sekretar i baterisë. Nga Armata e IV kaluam në Armatën e III, komandant i së cilës ishte Kosta Nagj. Në fund të dhjetorit u lëshova nga ushtria dhe erdha në shtëpi.

Në rrugën time ushtarake karakteristike është kjo; nga Birgada jonë na ndanë si kandidatë, mua (Sheref Kazazi) dhe një çifut prej Spliti, Skenaze Albert. Ishim si kandidatë për akademinë ajrore në Moskë. Zgjedhja u bë nga ushtrimet që i bëmë në poligonin e Zemunit. Unë pata rezultate më të larta se të tjerët, prandaj edhe më caktuan për kandidat. Unë këtë ofertë e refuzova. Pas refuzimit më çuan në raport te Kosta Nagji. Pasi paraqita shkaqet familjare, i thashë se për një pilot nuk do të shkatërrohet aviacioni i Jugosllavisë. Kështu në fund të dhjetorit të vitit 1945 u ktheva në vendlindje. Me iniciativën e veteranit të arsimit Jonuz Balla më tetë tetor të vitit 1946, me vendimin e Nikolla Minçevit u bëra mësues në fshatin Shemshovë. Në vitin 1949 klasa ime u shpallë klasa më e mirë. Me këtë rast sindikata më shpërbleu me një muaj pushim në Cërkvenicë. Kur u ktheva në shtëpi gjeta aktin që më kishin pushuar nga puna, me të cilin më kishin ndaluar edhe triskat e bukës. Ky ishte diferencim i parë i kuadrit arsimor në Maqedoni. Në këtë fushatë antishqiptare në Maqedoninë perëndimore u diferencuan 60 mësuesit më të mirë. Në Tetovë u diferencuan këta mësues: Unë (Sheref Kazazi), Gani Jaja nga Elbasani, Biran Nebiu, Zija Sadiku nga Kërçova, Raif Maleziu si dhe një tjetër, emri i të cilit nuk më kujtohet. Ky diferencim ishte faza e parë e diferencimit politik, pastaj pasonte faza e dytë, burgosja dhe në fund likuidimi fizik. Kjo ishte mënyra që u aplikua ndaj arsimit shqip në Maqedoni dhe Kosovë.

Pas diferencimit ideopolitik, përkatësisht pas tri muaj si më larguan nga puna, më dërguan në shtypshkronjë si kontabilist. Në muajin qershor unë isha duke bërë bilancin e

kontabilitetit, kur vjenë një djalosh dhe më thirri të shkoj në shtëpi. Kishin ardhur disa shokë nga Shkupi, Rexhep Bajrami drejtor i Normales, Sadudin Gjura dhe Rahman Besimi.

92

RAHMAN BESIMI65 NGA PIROKU

Rexhepi më tha se më ka propozuar sekretar të Normales. Unë në atë kohë isha edhe redactor i gazetës “SHARRI”, por kur më larguan nga arsimi më larguan edhe nga gazeta. Unë pranova të bëhem sekretar i normales. Kështu drejtori i parë i normales është Rexhep Bajrami, ndërsa sekretar unë (Sheref Kazazi).

Edhepse u bëra sekretar i normales, unë gjithnjë ëndërroja të jem më afër regjistrit. U regjistrova në kursin pedagogjik special. Pas kryerjes së kursit special u punësova në shkollën “LIRIA”. Më shtatë maj të vitit 1952, normalja u transferua në Shkup, me çrast u lirua kati i sipërm i shkollës sonë. Mësimi mbahej paradite dhe pasdite. Një ditë para se të fillojë mësimi erdhën inspektorët e UDB-ës dhe e thirrën drejtorin e Qemal Hajrullain. Unë dola nga klasa dhe shkova në sallën e arsimtarëve. Njëri nga inspektorët kur më pa, më tha të lë regjistrin dhe të shkoj me ta. Në këtë mënyrë ata më arrestuan. Pas një muaj e gjysëm më nxorën në gjyq. Gjyqi ishte në shtëpinë e fiskulturës, kurse neve na gjykonin në lokalet e Radio Tetovës. Ne ishim grupi i tretë që ngarkoheshim me akuzën e organizimit armiqësor sipas nenit 117. Pas gjykimit më dërguan në Idrizovë.

Në grupin e parë ishin gjashtë vetë: Sadudin Gjura, Murat Isaku, Izmit Bajrami, Sabri Ramizi, Abdylselam Skenderi dhe Vehbi Lushi. Në grupin e dytë isha unë (Sheref Kazazi), Gani Luma, Ismail Sahidi, Hysni Abdullahu dhe një prej Shqipërie, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Vrapçishtit, e pastaj u bë mësues. Në grupin e tretë ishin Xhemail Beqiri, një mësues tjetër nga Reçica dhe një tjetër nga Shipkovica, Mulla Jahja dhe dy pleq, gjithsej 17 vetë.

Deri më 15 janar të vitit 1954 ishim në burgun e Idrizovës. Shumica prej nesh punonin në ndërmarrjen “PREPOROD” që prodhonte mobile. Një ditë më thirri drejtori i burgut dhe më tha:” Si duket ju të dënuarit për politikë do të shkoni së shpejti në shtëpi.” i thashë se

65 /Rahman Fejzulla Besimi f. Pirok – 28. XI. 1928 – 24 .IX. 1998. Në vendlindje e ka kryer shkollën fillore, në Prishtinë i ka kryer tre klasë të Normales, kursin e fundit të atëhershëm pedagoshik në Shkup dhe Akademinë Pedagogjike në Shkup. Për herë të parë si mësues punësohet në f. Bogovinë, në sh.f. “Liria”-Tetovë, ka dhënë mësim edhe në gjimnazin e Tetovës. Përveç punës arsimore educative ka dhënë kontribut edhe në zhdukjen e analfabetizmit. Ka qenë drejtor i sh.f. në Bogovinë, në sh.f. “Vëllazërimi”-Tetovë dhe në sh.f. të fshatit Pirok Pirok dhe, prej vitit 1974 e deri në vitin 1986 ku edhe pensionohet ka qenë Sekretar i Kryqit të Kuq në Tetovë. Vdiq në vitin 1998. Të dhënat dhe fotografinë m’i kanë ofruar Besniku dhe Luljeta fëmijët e Rahman Besimit në muajin mars 2007/

Page 47: Golgota Shqiptare

93

kam parë ëndërr të keqe, një gjarpër më kishte lidhur për fyti. Në mbrëmje erdhën dy kamionë, u mbushën me të burgosur dhe na transferuan në stacionin hekurudhor të Shkupit.

1. SADUDIN GJURA 2. SABRI RAMIZI 3. VEHBI LUSHI

4. MURAT ISAKU 5. IZMIT BAJRAMI 6. ABDYLSELAM SKENDERI Në grupin e parë ishin gjashtë vetë: Sadudin Gjura, Sabri Ramizi, Vehbi Lushi, Murat Isaku, Izmit Bajrami dhe Abdylselam Skenderi.

1.SHEREF KAZAZIT 2. GANI LUMA 3. ISMAIL SEIDI 4. HYSNI ABDULLAHU

Në grupin e dytë isha unë (Sheref Kazazi), Gani Luma, Ismail Sahidi, Hysni Abdullahu dhe një prej Shqipërie, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Vrapçishtit, e pastaj u bë mësues.

66 XHEMALI BEQIRI MULLA JAHA I SHIPKOVICËS

Në grupin e tretë ishin Xhemail Beqiri, një mësues tjetër nga Reçica dhe një tjetër nga Shipkovica, Mulla Jahja dhe dy pleq, gjithësej 17 vetë.

66 /mësuesi Xhemë në oborrin e shkollës, foton e kam marr nga djali i tij në muajin mars 2007/

94

GOLIOTOKU-VDEKJE PËR SË GJALLI

Në vagonat e trenit që janë janë për kafshë kishim bërë “karcella” të vogla për gjashtë vetë. Pas një udhëtimi të gjatë arritëm në bregdet në një portë të Bokës, afër Kralevicës. Aty treni u ndal se nuk shkonte më tutje. Sa zbritëm aty pamë një vapor, ku dukeshin disa njerëz me uniforma burgu që shkarkojnë dru. Ishte hera e parë që zbritëm nga vagonat për të marrë pak ajër të pastër. Përjashta pritnim të shkarkohet vapori dhe pastaj të na hyping në të.

Në mbrëmje na hypën në vapor dhe pas katër orë udhëtimi arritëm në Goliotok. Pas arritjes sonë, pak më vonë me një barkë të vogël erdhi nga Rabi drejtori i burgut Nikolla Burgaçiq, i cili më vonë u bë kryeshef i policisë në Beograd. Sa u afrua te ne, të gjithë u ngritëm në këmbë. Ai pastaj na tregoi se do të udhëtojmë nja tre kilometra deri te pavijonet, ndërsa për ata që janë pleq, tha se do të sjellin një kamion.

Nja 20 ditët e para na mbajtën në karantinë, të izoluar nëpër biruca, e pastaj na ndanë nëpër pavijone. Aty e takuam Qemal Agollin, Xhafer Kodrën, Shaban Hrvatin, Sali Lisin, Qamil Brovinën nga Gjakova e shumë të tjerë. Pas grupit tonë nga Nishi sollën në Goliotok edhe një grop kosovarësh, në mesin e të cilëve ishin Enver Dukagjini-doktor profesor i matematikës, Refik Nushi, Rifat Kabashi, Masar Shpata dhe Bardhyl Kosova. Ishte edhe një qebapxhi nga Prizreni, i cili si duket e kishte tradhtuar këtë grup. Edhepse ai i kishte shërbyer UDB-ës prapaseprap atë e kishin dënuar me gjashtë vjet burg.

NË BURGUN FAMËKEQ TË GOLIOTOKUT KA PATUR 44 LLOJE TORTURASH. U BINDA SE SA QËNDRON ZEMRA E NJERIU-NUK QËNDRON AS ZEMRA E LUANIT

Rënditeshin tërë brigada. Mbanim gurë si kafshë deri në rraskapitje. Na i ndërronin njerëzit, ndërsa ne punonim pa pushim.

Metoda e parë e torturës ishte diferencimi politik. Pastaj vinte spastrimi, hetimet pa gjy, sepse gjyqi nuk vinte kurrë parasysh. Hetimet nuk bëheshin në dhoma, por përjashta në diell. Pas kësaj të detyronin të dalësh para kolektivit dhe të thuash qëndrimin tënd, për atë që ke bërë dhe për atë që do të bësh më tutje. Pas kësa skene vjen edhe qëndrimi i kolektivit, i cili kishte tre mënyra reagimi, ose të pranonte, ose të refuzonte (bojkotonte), ose të mbante pezull. Nëse ka në këtë botë ferr më të trishtueshëm se Goliotoku, unë paraqitem vullnetarisht të shkoj.

Sipas përqindjes së përkatësisë kombëtare në Burgun e Goliotokut 70 përqind ishin; malazezë, serbë, shqiptarë, musliman, maqedonasë dhe më pak kishte kroatë dhe sllovenë. Me mua ishte vëllai Peko Dabçeviqit, Vlladimir Dabçeviqi, vëllai i Velko Vllahoviqit, Boshko Vllahoviq. Unë punoja në repartin e gëdhëndjes së mermerit bashkë me një serb. Një ditë ky serbi, që quhej Milivoje Jovanoviq, më ndaloi dhe më tha:”Kazazi, rri pak ta ndezim nga një duhan të Tetovës”. E pimë nga një duhan dhe unë vazhdova për në punë. Më vonë mora vesh se kishte bërë vetëvrasje. Gjithashtu më vonë edhe një Sotir nga Prilepi, u hodh në det. Raste të këtilla kishte shpesh, sepse ishte e pamundur t’i durosh torturat që zbatoheshin në këtë burg famëkeq.

Më 29 nëntor u organizua një koncert. Pas koncertit na çuan në darkë. Në çdo lokal kishte altoparlant. Aty dëgjuam lajmin që e dha Radio Zagrebi se me vendim të Kuvendit të Jugosllavisë amnistohen 1300 të burgosurë politik. Të burgosurit u prezentuan shumë se kur

Page 48: Golgota Shqiptare

95

bënë llogarinë se sa të burgosur politik ka në Jugosllavi dilte se nga Burgu i Goliotokut duhej të liroheshin vetëm 100 vetë. Pas këtij lajmi patëm dy ditë pushim. Asnjëri nuk e dinte se kush do të shkojë në shtëpi. Unë isha brigader i një brigade që ishin burgosur për punë kriminale. Zëvendësi im ishte një boshnjak, Hasan. Atij ia kishin dhënë letrat që të shkojë në shtëpi. Unë kontrolloja letrat ku ishin kartonët dhe me padurim prisja radhën me germën K. Në mëngjes askush nuk e dinte se cili do të shkojë në shtëpi. Unë flinja në një dhomë me disa të burgosur që kishin qenë artistë. Rrinja në ankth dhe nga meraku e grisa numrin e krevetit, ashtu si bënë edhe të tjerët duke u shtirur se gjoja sonte flemë në Rijekë. Të nesërmen u lexuan emrat e 1300 të burgosurve.

Ndër ta isha edhe unë. Pastaj na çuan në Rijekë…” -rrëfime të shkëputura nga shënimet e Sheref Kazazit, sot i ndjerë.

96

GANI SELMAN LUMA 1915-1989

…Prokurori publik i Qarkut dhe Rrethit të Gostivarit me aktakuzën numër 23/52 të 10.06.1952 i fajëson para gjygjit të akuzuarit: GANI LUMA, SHERIF KAZAZI, ISMAIL SAIDI, HYSNI ABDULLAHI dhe ZIJA ROSHI për shkak se... … Gani Selim Sheapi i ashtuquajturi “LUMA”, mësues në qytetin e Tetovës, lindur në Tetovë më 22.06.1916 nga babai Selmani dhe nëna Hava Ismaili, i martuar me Hurie Shahini. Baba i një fëmije, i nacionalitetit shqiptar, shtetas i RPFJ, i arsimuar, i padënuar në Gjygjin Hetues nga 07.05.1952… 67 … në janar të 1946 i akuzuari GANI LUMA, SHERIF KAZAZI së bashku me të gjykuarin SADUDIN GJURA, me iniciativë të tij janë takuar sipër elektranës në Tetovë. Me paragjykime shoviniste dhe shqiptaro-mëdha të të akuzuarit Sadudin Gjura, atje kanë filluar

për herë të parë të bisedojnë për formimin e grupit armiqësor, i cili do të punojë në rrënimin e sistemit ekzistues të RPFJ-së. Në qershor të 1946, në kursin e mësuesisë në Shkup në mes të mësuesve tjerë ishte edhe Gani Luma dhe Sherif Kazazi i cili që më herët i njohur si armik me bindje kundër pushtetit popullor, në Tetovë filluan të kërkojnë bashkëmendimtar në kurs, ashtu që i gjykuari Gjura atje u lidh me të cilin edhe më parë kanë pasur biseda të të njëjtës natyrë dhe ashtu kanë ardhur në ide që të formojnë grupin armiqësor. Ashtu që në mbledhjen e parë, në qershor me iniciativë të Sadudin Gjurës, pasi që kishin rënë dakord që të punojnë kundër RPFJ-së kanë formuar grupin armiqësor “LIRIA” e cila kishte për detyrë që me forcë të rrënojë rregullimin shtetëror ekzistues të RPFJ-së dhe të punojë për shkëputjen e një pjese të territorit të RPM-së dhe bashkëngjitjen e të njëjtit me Shqipërinë… 68 …Në muajt qershor-shtator 1946, ata kanë mbajtur shumë mbledhje ilegale dhe kanë formuar udhëheqësin prej 5 anëtarëve në krye me Sadudin Gjura, ku përveç tij kanë hyrë edhe Gani Luma, Sherif Kazazi, Ismail Saidi. Më vonë ata i kanë caktuar sektorët; sektorin e propagandistikes e ka udhëhequr Gani Luma, atë të financave Sherif Kazazi. Të akuzuarit Gani Luma, Sherif Kazazi së bashku me anëtarët tjerë të udhëheqësisë së grupit kanë mbajtur shumë mbledhje ilegale, kur ishin në kursin e mësuesisë në Shkup e më vonë edhe në Tetovë. Në këto mbledhje kanë hartuar plane për zgjerimin e grupit në Shkup, në radhë të parë në rradhët e mësuesve shqiptar të cilët gjendeshin në kurs, e

67 /fragmente nga aktakuza N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/ 68 /fragmente nga aktakuza N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/

Page 49: Golgota Shqiptare

97

më vonë edhe në terren edhe atë formimin e treshes dhe përfshirjen e personave të cilët kishin influencë në masat shqiptare të cilat ishin të pakënaqura… 69

Gani Selman Luma70, lindi në vitin 1915 në Tetovë. Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe në vitin 1930, kurse shkollën e mesme tregtare të tregtarëve të rinj e kreu në vitin 1934 në gjuhën serbe ngase Tetova dhe trojet tjera jashtë Shqipërisë londineze ishin të pushtuara nga Mbretëria serbe e njohur si Jugosllavia e Mbretit.

71

Në vitin 1942 nga Ministria e Arsimt të Mbretërisë Shqiptare e merr DËSHMINË për kryerjen e kursit për të rritur pranë shkollës fillore “SKËNDERBEJ” të nënshkruara nga mësuesi Qemal Haxhihasani, nga drejtori Beqir Kllojka dhe nga Mehxhit Bekteshi inspektor i arsimit pranë Inspektorisë së Arsimit-Prefektuar e Tetovës.

Prej vitit 1942 deri në fund të vitit 1944 Gani Luma punon si referent në Gjyqin e Prefekturës së Tetovës. Gjatë viteve 1945/46 dhe 1947, në Shkup vijon kursin pedagogjik shqip, për mësues të shkollave fillore.

Edhe pse nën presionin e vazhdueshëm të UDB-ës famëkeqe, përshkak të burgosjes së babës Selman Shehap Lumës, si ish-komandant i Ushtrisë së Ballit Kombëtar për rajonin e Tetovës, i cili me aktvendimin Nr.4/46 të datës 15.02.1946 të Gjyqit të Qarkut të Shkupit dënohet me vdekje-pushkatim, arrijnë që me sukses ta mbarojë kursin për Mësuesi dhe si njëri ndër organizatorët e Shoqatës Atdhetare Politike Ilegale “BESA”, që mëtej inkuadrohet në Lëvizjen Patriotike Shqiptare “FRONTI DEMOKRATIK SHQIPTAR”, organizatë e cila angazhohej për bashkimin e trojeve shqiptare. 69 /fragmente nga aktakuza faqe 1. Nr.=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/ 70 /Të dhënat për biografinë janë të përpiluara nga dr. Ilir Gani Luma, në bazë të dokumentacionit profesional të Gani Lumës dhe në bazë të shënimeve personale që ruhen në arkivin familjar./ 71/Origjinalin e ka dr. Ilir Gani Luma/

98

Që nga viti 1945 punon si mësues në shkollën fillore “LIRIA” në Tetovë, por përshkak të aktiviteteve patriotike më 7 maj 1952 burgoset dhe dënohet me 10 vjet burg të rëndë. Pasiqë i vuan dy vjet burg në Idrizovë, Gani Luma transferohet në burgun famëkeq të Koli Otokut në bregdetin dalmat të Kroacisë. Me aktvendimin e veçantë të të presidencës së Republikës Jugosllave më 29.11.1956 amnistohen përkatësisht lirohen të burgosurit politikë.

72 Në muajin shkurt të vitit 1957 lirohet nga burgu i Goli Otokut. Përshkak të vuajtjes së

burgut në Goli Otok si i dënuar politik, Gani Lumës nuk i lejohet që të kthehet në profesionin e arsimtarit, profesion të cilin e admironte ngase ishte i vetëdijshëm se shqiptarët kanë nevojë themelore për t’u arsimuar. Por, ky atdhetar i devotshëm, para se të lirohej nga burgu i Goli Otokut, atje ka kryer kursin për tapetari, dhe se një kohë punon si jeshtër i këtij zanati.

Prej vitit 1959 e deri më 1961 punon si referent në Komunën e Tetovës. Prej vitit 1961 e deri më 1981 punon si arsimtar në shkollën fillore “BRATSTVO-MIGJENI” në Tetovë, prej ku edhe pensionohet.

Gani Selman Luma ndërroi jetë në muajin qershor të vitit 1989.

72/FNRJ,NARODNA REPUBLIKA HRVATSKE, SVJEDOZBA O POLOZENOM ISPITU ZA TAPETAR, od K.P.D-a RAB, 98/56, 28 VIII 1956-Rijeci… Origjinalin e ka dr. Ilir Gani Luma/

Page 50: Golgota Shqiptare

99

HYSNI OSMAN ABDULLAHUT73

…HYSNI OSMAN ABDULLAHI nga babai Osmani dhe nëna Razie, i lindur më 1927 në Sllatinë-Tetovë, shqiptar, shtetas i RPFJ-së, mësues, ka të kryer pesë klasë të gjimnazit dhe kursit të mësuesisë, me shërbim të kryer ushtarak, i varfër, i pa gjykuar. Në burgun hetues gjendet nga 12.04.1952…74...Ditën e pa caktuar të muajit qershor 1946 në Shkup i akuzuari Hysni ABDULLAHI I tërhequr nga i gjykuari Sadudin Gjura bëhet anëtar i grupit armiqësor e formuar na Gjura dhe bashkëmendimtarët e tij për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe ka punuar për zgjerimin e grupit dhe në të njëjtën i afron personat Idriz Esati dhe Sali Kasami nga Tearca dhe Sllatina dhe me të njëjtit ka mbajtur disa mbledhje ilegale...75...Të akuzuarit Hysni Abdullahi, gjyqi i shqiptoi dënim më të ulët nga të akuzuarit tjerë, duke pasur parasysh se ai është i sëmurë rëndë nga sëmundjet e kraharorit...76

HYSNI OSMAN ABDULLAHUT

U lind në vitin 1927 në fshatin Sllatinë. është bir i Mulla Osmanit. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur për edukim dhe arsimim. Pas kryerjes së shkollës fillore në gjuhën serbe në fshatin Leshkë, regjistrohet dhe mbaron gjimnazin real të Tetovës, bashkë me intelektualët më me namë të kësaj ane, si; Murat Isaku, Sadudin Gjura, dr. Rufat Palloshi, prof.dr. Jusuf Rexhepi e tjerë. Ky personalitet i shquar dhe i edukuar nga prindi i tij Mulla Osmani dhe vepritarë të tjerë të kauzës kombëtare, ai që në vitin 1936 anëtarësohet në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “BESA” dhe se ka qenë mjaft aktiv në aktivitetet e kësaj organizatë kombëtare. Ai ka qenë bashkëveprimtar dhe bashkëkohanik i personaliteteve më me ndikim dhe karizmatik në trevën e Pollogut e më gjerë, shih më tepër

në fesjtonin e botur në gazetën “FAKTI” më 28.korrik 2004 nga Ismet Jonuzi-KROSI; …e vërteta për veprimtarinë e Organizatës “BESA”1936-1944 Formimi dhe puna e organizatës ilegale-politike- shqiptare në Tetovë 1936 - 1944

BETIMË “Betohem përpara Zotit, përpara popullit tim shqiptar, me nderin tim, me nderin e familjes sime, se do të punoj për çlirimin e vendit tonë kundr okupatorit Jugosllav, do t’u bindem urdhënave të Organizatës sime”BESA”. Në rast nevoje do ta dhuroj shpirtin. Tradhtia në Organizatën “BESA” dënimi është me vdekje dhe deklaroj se e pranoj. Më 28 nëntor 1936 Tetovë Kryetar: Selim Shehapi-LUMA

73 /të dhëna m’i ka dhënë Luan Hysni Abdullahut/ 74 / fragmente nga aktakuza N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar / 75 /fragment nga aktakuza po aty/ 76 /fragment nga aktakuza po aty/

100

Premiera e dramës “Të burgosurit” është dhënë më 7 tetor 1939 në shtëpinë e Mehmet bej Palloshit (foto nr. 16 shtëpia ku u mbajt shfaqja e parë ), ku ka pasur publikë prej 15 deri 20 shikues. Skena ka qenë e varfër, por mjaftë modeste, aktrimi i varfër apo thënë amatorë klasikë, por kenaqësia e publikut ishte e madhe, mahnitëse ngase për herë të parë shfaqej dramë në gjuhën shqipe. Pas disa ditëve Qendra e Organizatës Kombëtare “BESA” vendosi që drama “Të burgosurit” të rishfaqet në shtëpinë e Hysein Xhaferit. Atë ditë prezent ishin edhe anëtarët e organizatës “BESA” - hafëz Muhamed efendi Xhelili, Mulla Jahja, aktori dhe regjisori i dramës Hamit Shijaku e të tjerë. Gjithashtu, duhet përmendur se aktorë të kësaj drame ishin: Abdyraman Tresi, Vehab Kadriu, Kadir Sulejmani (si vajzë Margarita), Xheladin Palloshi, Sheref Kazazi ( në rolin e drejtorit të burgut Savo), Naxhi Sulejmani (si roje burgu) dhe Hysni Abdullai (në rolin e nipit të Hodo Pashës)…

Për një kohë të shkurtë me organizimin e fuqishëm, në këtë organizatë anëtarësohen-aktivizohen në qendër: Kadër Sulejmani prej Tetove (foto nr. 8 )-rrobaqepës, i cili duhet të punon në qendër të qytetit, Hilmi Rashiti prej Tetove (foto nr. 9 Hilmi Rashiti dhe Veli Rexhep Veliu)-punëtor në “Monopoll”, Harun Dehari (foto nr. 10 ) nga fshati Gjermë- duhej të formon seli ne fshatin Gjermë, Veli Rexhep Veliu prej Tetove-duhej të aktivizhet të punon me bujq, Gani Luma prej Tetove-rrobaqepës, duhej të punojë me rininë e Sahat Mahallës (foto nr. 22 RINIA E SAHAT MAHALLËS në mes Gani LUMA), Mulla Ferik Hoxha nga Sllatina dhe ndihmësi i tij Hysni Abdullai (foto nr.11) prej Sllatine duhej të aktivizojnë rininë në fashtrat; Sllatinë, Tearcë, Neproshten etj…77

Ai vazhdoi shkollën Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë ku si profesorë ka patur figura eminente si akademikun Idriz Ajetin, mandej nga Shqipëria Rauf Zajmi, Dodë Biba, Ymer Berishe e tjerë.

77/ “FAKTI” 28 korrik 2004 Ismet Jonuzi-KROSI; e vërteta për veprimtarinë e Organizatës “BESA”1936-1944/

Page 51: Golgota Shqiptare

101

IDRIZ ESATI ME DJEMTË 1937

Idriz Esati, lindi më 1892, ndërsa vdiq në vitin 1983...Gjithashtu Idriz Esati, njeri të besueshëm e bashkëveprimtar, e ka patur krah të djethtë Hysni Osman Abdullahun nga fshati Sllatinë sekretar në mandatin e tij si kryetar Komune në Tearcë,si dhe një kohë ka patur të punësuar sllavë në komunë të cilët pasiqë I mësonin shqiptarët që të punojnë edhe I largonin nga puna që më vonë sërish aktivizohen në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”…

Në këtë kohë, në këtë shkollë zhvillohej një aktivitet i pasur kulturor si nga ana e profesorëve, ashtu edhe nga ana e studentëve ku Hysniu merrte pjesë aktive në organizimin e këtyre manifestimeve. Lexonte periodikun e kohës, si gazetën: “TOMORRI” nga Tirana, “BASHKIMI i KOMBIT” nga Prishtina e tjerë, kurse prej shkrimtarëve më se shumti e lexonte At Gjergj Fishtën dhe opusin e tij letrar.

Në vitin 1947 merr maturën, kurse shkollimin e më tutjeshëm e vazhdon në Shkup në Akademinë Pedagogjike.

Pas hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe në fshatin e tij të lindjes, këtu Hysniu jep mësim (shkrim-lexim fillestar në gjuhën amëtare).

Më 1947 shkon ushtar, kurse në punën e mësuesisë e zëvendëson Sejdi Idrizi, po ashtu nga Sllatina, më të cilin kanë bashkëpunuar ngushtë në përhapjen e arsimit dhe dritës në trevën tonë.

Në vitin shkollor 1949/50 punësohet në Tearcë në tetëvjeçaren e këtij fshati, kurse më 1952 tre vite burgoset me aktakuzë se përzihet në punët e “pushtetit popullor”-si anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”.

Pas daljes nga burgu, gjithmonë i ndjekur nga ndërkëmbëzat e pushtetit, ai punon në arsim në fshatin Tearcë dhe vazhdon punën e mësimdhënies në shkollën e fshatit Sllatinë deri në vitin 1985 kur edhe pensionohet. Vdes në vitin 1997.

102

ANËTARËT E ONDSH-SË DHE TË ORGANIZATËS “LIRIA” XHEVAHIR SHAQIRI-1923-200778

Profesor Xhevahir Vejsel Shaqiri, ka lindur në fshatin Nerasht të Tetovës, më 23.04.1923, shkollën fillore katërvjeçare e kreu në vendlindje në gjuhën serbe, ndërsa shkollën fillore dhe të mesme e filloi në medresenë e Shkupit, por meqenëse kjo merese mbyllet, profeser Xhevahir Shaqiri shkollimin e ka vazhduar në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në vitin 1944. Ishte intelektuali i parë në rajonin prej Tetove deri në Kaçanik. Punoi mësues në Tetovë dhe shquhet për veprimtarinë e tij për arsimin shqip në këto anë, duke kontribouar për mposhtjen e analfabetizim dhe errësirës së arsimit që mbretëronte në trojet tona etnike. Ishte njëri ndër iniciatorët e parë për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në gjimnazin e Tetovës. Punoi 10 vjet në shkollën fillore

“Liria” në Shkup. Gjatë kësaj periudhe studioi dhe diplomoi në Universitetin e Shkupit në fakultetin e gjuhës dhe letërsisë frënge. Pas diplomimit, punësohet si profesor i gjuhës frënge dhe latine në gjimnazin e Tetovës. Në vitin 1972, pranohet profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës, ku edhe punoi deri në pensionim. Gjatë kësaj kohe është marrë edhe me përkthime të literaturës frënge për nevojat e studentëve. Ka përpiluar dhe botuar librin “FJALOR EMRASH TË PËRKTHYER DHE TË KOMENTUAR NË GJUHËN SHQIPE”. Ndërsa, viteve të fundit ka botuar fjalorin “SHQIP-FRËNGJISHT”. Përveç kontributit të tij në sferën e arsimit shqip, profesor Xhevahir Shaqiri ka dhënë kontribut të madh edhe në lëvizjen e çështjes kombëtare. Në atë kohë mjaft të vështirë politike, për të vepruar, pasiqë çdo intelektualë ndiqej nga OZN-ja famëkeqe. Në Tetovë u themelua Komiteti i NDSH-së. Në aktin e themelimit kanë marrë pjesë: Memet Bushi, Imer Balla, Hafës Hetem Tahiri, Esat Sulejmani e disa patriotë të tjerë. Anëtar i Komitetit Qëndror nga Tetova u emërua Jonuz Balla, i cili e ka anëtarësuar profesor Xhevahirin në këtë Organizatë. Profesor Xhevahiri në atë kohë ka qenë mësues i ri, por entuziazmi dhe dëshira e madhe për të kontribouar drejt çështjes kombëtare, e ka shtyrë profesorin që të ketë kontakte të pa ndërprerë me Jonuz Ballën dhe veprimtarë të tjerë. Profesor Xhevahir Shaqiri, aktivitetin e tij në NDSH e ka zhvilluar nëpër fshatrat e Tetovës për themelimin e nënkomiteteve të NDSH-së. Prandaj, duke pasur parasysh vizionin e tij në aspektin e arsimit dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare në përgjithësi, ai deklaronte: ”Mbrojtja më e mirë i një kombi, është arsimimi i një populli”. Profesor Xhevahir Shaqiri për veprimtarinë atdhetare në Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, u dënua me tre vjet burg dhe pesë vjet heqje liri qytetare. Por, ky dënim nuk e mposhti profesorin. Ai vazhdoi me veprimtarinë e tij kombëtare.

Profesor Xhevahiri edhe pse i përndjekur politikisht nuk e harroi familjen e tij. Ai arriti t’i shkollojë katër fëmijët e tij, të cilët mbaruan mjekësinë, drejtësinë dhe pedagogjinë. Prandaj, kontributi i tij vlerësohet me të madhe nga të gjithë veprimtarët e kombit, do të vlerësohet edhe në botën e amshueshme për veprat që ai ka lënë pas vetes. I qoftë i lehtë dheu i trojeve tona

78 /Lidhja e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni-Dega-Tetovë, referat i lexuar nga prof. Dr. Vebi Xhemaili më 10. 03. 2007 në ditën e varrimit në varrezat e qytetit të Tetovës/

Page 52: Golgota Shqiptare

103

QERIM ARIFI, 1926-200679

” Unë nuk kam pasur asnjëfarë lidhjeje me mësuesin Xhemë, bile edhe nuk e kam ditur se edhe ai është anëtar i “LIRISË”. Unë kam bashkëvepruar me Shani Minën, Qerim Arifin e shumë veprimtarë të tjerë.”

Para se ta burgosnin Faik Nuredinin në burg kanë rënë anëtarët dhe aktivistët e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” siç thot ai: ” Bajram Pashollin nga Dibra, Qerim Arifin, Mihail Bardufin nga Elbasani, i cili atëherë ishte arsimtar në fshatin Xhepçisht, Mustafa Vollën-Elbasan edhe ai ishte i Shqipërisë, por nuk më kujtohet se nga cili vend saktësisht ishte, të gjithë këta e burgosën pak para meje. Kurse mësuesin nga Elbasani Mahmut Dumanin e burgosën bashkë me Nexhbedin Besimin e Pirokut, ky i fundit ishte jurist i diplomuar që mua më udhëzoi që të ndjek kursin pedagogjik e që u bëra mësues në jetë…” dhe përnjëherë hesht mësuesi Faik Nuredini ngase nuk dëshironte që të flas mëtej ngase edhe ashtu e ka natyrën dhe se marrëveshja ime ishte e tillë... 80 …Dhe se gjatë udhëtimit Sadudin Gjura ka vazhduar me bisedën përkatësisht duke i treguar për detaje të reja që sipas Sabri Ramizit i cili shprehet me plot optimizëm sikur ngjarja të ketë ndodhur javë më parë dhe thotë:” Sadudini atëherë më tha; Sabri unë në Shkup kam themeluar një organizatë ilegale me emrin “LIRIA”. Kjo organizatë është pasivizuar mjaft.” Në pyetjen se kur është themeluar kjo organizatë në Shkup ai shprehet i prerë dhe thotë:” Këtë organizatë në Shkup e ka themeluar Sadudin Gjura ka fundi i vitit 1946 përkatësisht në fillimin e vitit 1947, kurse në vitin 1948 fillon që ë shumë të aktivizohet kur i organizon siç duhet Qerim Arifin, Shani Minën dhe Faik Nuredinin, por këto të dhëna në bisedën e parë nuk m’itregoi por dikur më vonë m’ika thënë të gjithat…81

Qerim Arifi, lindi në vitin 1926 në Tetovë, shkollën fillore e mbaroi në gjuhën serbe në Tetovë, dy vite të Medresesë në gjuhën serbe në Shkup. Si bursist i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë kreu normalen në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë. Në vitin 1944 kreu Akademinë Pedagogjike në Shkup, letërsinë dhe gjuhën frënge si dhe fakultetin filozofik në drejtimin Letërsi dhe gjuhë frënge në Shkup. Për herë të parë si mësues emërohet në vitin 1954 në Tetovë dhe punon deri në vitin 1949 ku arrestohet si anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”. Si i dënuar politik kalon 3 vjet në Idrizovë. Pas kryerjes së dënimit në vitin 1952 emërohet si

mësimdhënës i gjuhës frënge në tetëvjeçaren e fshatit Tearcë, kurse në vitin 1953 transferohet 79 /Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 65/ 80 /sipas dëshmive të Faik Nuredinit- Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më dhjetor 2005/ 81 /Dëshmitë e Sabri Ramizit- Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005/

104

në gjimnazin e Tetovës si professor i gjuhës dhe letërsisë frënge deri në vitin 1987 ku edhe pensionohet. Ndërroi jetë në muajin shkurt 2006.

PROFESORI QERIM ARIFI KURRË NUK U PAJTUA ME KOMUNIZMIN82 Pas 15 nëtor 1944, më sakt kur partizanët morën Tetovën, unë atëherë kam qenë

sekretar rinie, në mbledhjen ku kanë qenë të pranishëm Abdurahman Treshi, Palloshi e të tjerë, edhe pse ne kishim dallime se ne ishim me orientim tjetër. Ardhjen apo pushtimin e Tetovës nga partizanët e pronuam si gënjim serioz të propagandës sllave, kinse me të vërtetët do të çlirohet populli shqiptar. Pas ardhjes së partizanëve me sakt pushtetin e morën sllavokomunistët. Unë kam qenë në Monopol, atje kam qëndruar nëntë ditë. Më morën prej shtëpi, më kujtohet kur i thanë të ndjerit prindit tim:”Imame eden sostanok so omlladinata, i qe go pushtish sin mi...!” Më morën atje, nëntë ditë kam qenë pa bukë, prej nesh kërkoshin dhe na llogatitshin si bashkëfashistë e si ultranacionalistë. Ne mbroheshim se, ne nuk kemi lidhje me fashizmin dhe me ultanacionalizmin. pas nëntë ditësh që na lëshuan, më kujtohet se mbajti fjalim një Llazo samarxhi maqedon, i cili tha:” Od seka po natamu ima slloboda za site...”, ndrësa për fat të keq në atë rast për herë të parë kam dëgjuar nga një shqiptar plak i Tetovës që dëshironte ta shpëtojë lëkurën e vet, të cilit nuk dua t’ia përmendi emrin, që bërtiti me zë të lartë; “Da zhivi Makedonio!”. Dua të theksoj një ngjarje, e cila më ka mbetur në kujtesë ngase ishte në pyetje jeta ime në Monopol, kur një maqedon m’i kërkoi këpucët të m’i marr e më tha:” Izvadigi kondurite da gi probam”, ndërsa unë ia ktheva;”Zoshto da gi probash, ne mise za prodavanje...!”, e ai me kthe me revolte e më tha:”Dobro qe se vidime noqe!”, që ishte bërë rutinë ngase kishte ndërmend të vij natën të më marr e të më zhdukte, por të them të vërtetën vërtet këpucët që i kisha nga babai im ishin mjaft të nukura. Edhe pse me shumë trishtim e prita natën që duheshte të më vras, por ne bemë çfraë bëmë në atë dhomën e madhe ku kishte shumë shqiptarë, ata më mbuluan me do dërrasa e tallpa që ishin aty, falë shokëve që më strehuan, kur erdhën të më kërkojnë natën që të më marrin shokët i thanë se më kanë marrë, ndërsa ata u thanë:”Dojdoa go zedoa.”, ndërsa ata u thanë:”A arno mu go napraile” do të thotë se më kanë zhdukur.

Gjatë qëndrimit nëntëditore në kasaphanën e Monopolit, Qerim Arifi si dëshmitar i gjallë thotë se, ka parë të vrarë e të masakruar diku 20 drei 30 shqiptarë të shtrirë nëpër oborrin e Monopolit, edh pse nuk ka mund që t’i identifikojë se kush kanë qenë.

Pas daljes nga Monopoli sërish Qerim Arifi me shokë është angazhuar për çështjen kombëtare.

Gjithashtu, Qerim Arifi, tregoi se, pas daljes nga Monopoli famëkeq për shqiptarët, një ditë prej ditësh ka shkuar në qendër të qytetit në një kioskë (që sot nuk ekzistojnë) që të blejë një pako cigare, ndërsa shitësi ia jep një shkresë të shkruar me shkronja arabe ku ka shkruajtur Abdylqerim Arifi, dhe i ka thënë se a e njeh këtë person, ndërsa ai i ka thënë po. Këtë që ju e kërkoni jam unë. Për këto emra sipas profesorit, shitësi e ka marr nga Ibrahim Piroku, i cili ka qenë i angazhuar që t’i ndjekë aktivistët e rinj shqiptarë si Qerim Arifi. Më pas i ka thënë që ju (Qerim Arifi) duhet të jeni të dënuar, por shteti është shpirtgjerë, e nuk ju burgosën menjëherë. Kjo është dëshmi e qartë se burgosjet nga ana e OZN-së kanë qenë të sistematizuar kudër atdhetarëve dhe intelegjencisë shqiptare. 82 /Bisedë e inçizuar me diktafon me Qerim Arifi më 22 janar 2006/

Page 53: Golgota Shqiptare

105

Për amanetet dhe tradhtitë e mëdha profesor Qerim Arifi, më tha se do t’i kujtoje e do t’i shkruaje e do t’i lë amanet. Se ai i ka lënë apo jo ende nuk kam njohuri.

I ndreruari profesor, a mund të na thoni për kthimin e gjyshit tuaj përkatësisht i rikthimit?

Qerim Arifi: Rikthimi i gjyshit ka qenë më tepër për çështjen e kapelë. Kur gjyshi im në Turqi e ka parë veten në rrojtor me kapelë, edhe atëherë ka shkuar në pasqyrë dhe e ka pështyrë veten. E ka pështyrë veten dhe i ka thënë se je bërë si Vasili i mahallës sime (Cetnikska) që e kam lënë në Tetovë. Kjo ka ndudhur në vitin 1924 në kohën e reformave të Qemal Ataturkut. Por, dua të theksoj se gjyshi im në Turqi ka shkuar në vitet 1922 apo 1923 nuk jam i sigurt. Kthimi i gjyshit tim në Tetovë ka të vetmen arsye ngase nuk ka mund ta durojë atë lloj fanatizmi përkatësisht atë lloj reforme edhe pse më unë me shokë e kemi luftuar fanatizmin oriental dhe sundimin e të huajve në këtë troje. Ju kundërvumë fanatizmit për shkak se, fanatizmi këtu te ne ishte mjaft i theksuar.

Përse profesori Qerim Arifi u kyç në rrjedhat politike shoqërore për çështjen kombëtare pas vitit 1945?

Qerim Arifi: Arsyet janë të logjikshme. Për shkak të shtypjes permanente sllave që dëshironte të bëjë ç’mos që neve të na dëbojë për në Turqi, edhe pse ne kemi jetuar pesë vjet në Turqi, kemi jetuar gati pesë vjet dhe sërish u kthyem në atdhe. Neve atje na ka mbetur një mixhë atje. Mixha Rexhep, i cili mbeti atje bashkë me familjen e tij për arsye ngase nuk ka pasur të drejtë që të vije. Arsyet janë të njohura për shkaqe ushtarake. Ai, mbetet atje me tërë familjen e vet, ndërsa ne nuk pranuam që të turqizohemi dhe vijmë këtu pas pesë vjetëve në Tetovën e dashur të të parave tanë ku edhe shkollohemi. Babi na shkolloi. Shkollohen të gjithë djemtë, ndërsa ai që mbeti në Turqi më besoni se fëmijët i mbetën analfabet. Mixha Rexhep ndoshta nuk ka pasur mundësi ose dëshirë që t’i shkollojë fëmijët.

Përse Ju pas 1944 u kyçët në rrjedhat e athershme që t’i kundërvihej sistemit të ri sllavokomunist në këto troje?

Qerim Arifi: Atëherë unë isha kundër përgatitjes së sllavëve për turqizimin e shqiptarëve dhe për shpërnguljen tonë për në Turqi. Qëllimi kryesor i sllavëve të këtushëm ka qenë turqizimi i shqiptarëve dhe infektimi me dëshirë që të na shporrin prej këtu.

Atëherë si u infektuat ju që të merreni me rezistimin antisllav, cilët ishin veprimtarët përkatësisht bashkëmendimtarët e kësaj ideje kombëtare?

Qerim Arifi: Në atë kohë ne mundoheshim që të jemi të anës së zhvillimit të intelegjencisë së vendit tonë. Neve në atë kohë më së shumti na kanë “infektuar” intelektualët e mëdhenj të Elbasanit si; Jonuz Balla, Mahmut Dumani, Mihail Bardufi e të tjerë. Të gjithë këta kanë qena ata që kanë ndikuar për të ardhur në vendlindjen tonë.

A mund të na tregosh se si u njohtët me Sadudin Gjurën, Faik Nuredinin, Sferif Minën dhe shokë të tjerë në kurset e atëhershme pedakogjike në Shkup. Dhe si pranuat që të jenë anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”?

Qerim Arifi: Sadudin Gjurën e kam pasur shok shkolle qysh në kohën e Shqipërisë në Prishtinë në shkollën gjimnazi e plotë real “Sami Frashëri”. Ku profesorë i kemi pasur si profesor Vasil Andonin, dr. Rexhep Krasniqin e tjerë e tjerë. të gjithë këta profesorë janë munduar që na përgatisin e veçmas profesori Vasil Andoni të ndikojë në pikëpamje për ngritjen e e vetëdijes kombëtare. Pasiqë erdhëm këtu unë Sadundini dhe Xhelaludin Gjura. Në Shkup

106

kur vazhduam me kurset, të them të drejtën se Sadudin Gjura ishte shumë njeri i ngritur dhe se na nxiste të gjithë neve që të kapemi me zhvillimin e çshtjes sonë kombëtare. Ai, gjithmonë na nxiste për realitetin e ri shoqëror, për pozitën e shqiptarëve në të gjitha segmentet, ndërsa unë kisha diçka tjetër, siç thash se kam qenë në klasë ku dominoshin numri i nxënësve gjakovarë në gjimnazin e Prishtinës, ku mund të them se ata ishin të frymëzuar me idetë socialiste dhe se çështja jonë kombëtare do të zgjdhet në kuadër të socializmit. Por, unë atëherë fillova që ta lë atë ide se socializmi është robëria e re e modifikuar nga shqiptarët gjoja se me komunizëm do të rregullohet çështja e shqiptarëve. Ne nuk besuam edhe i lamë ato ide sllavo-komuniste, gjë që ndikoi që edhe ramë nëpër burgje si në Idrizovë e gjetiu. Idenë e themelimit të organizatës “LIRIA” e kemi filluar së bashku unë, Sadudin Gjura, Faik Nuredini dhe Shani Mina. Veprimtarinë e ushtruam në Tetovë dhe rrethinë. Unë kam vepruar në qytet me moton që të mos shpërngulen shqiptarët për në turqi dhe atë i shfrytëzosha ndjejat dhe takimet e ndryshme me njerëz. Sadudin Gjura ka bashkëvepruar me ne, është interesuar mjaft për zhvillimin tonë kombëtar me theks të veçantë për ne në Tetovë. Dhe m’u kjo ishte arsyeja themelore që në ishim kundër shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stershyshore për në Turqi. Në hetuesi na thoshin: “zoshto vie se protivite da se iseli ovaj narod vo Turska. Kaj sakaat neka si odat.” Zhvillimi dhe aktiviteti ynë besoj se kishte efektin e vet, për të cilën edhe shumë na kanë munduar nëpër burgje. Më kujtohet sikur tash kur më thoshin:”Zoshto sakaate da ja svorite Golemata Allbanija, zato go zadrzhuvate allbansko naselenie ovdeka..., kaj saka narodot neke ide...”. Ndërsa ne mbroheshim me argumentet tona duke ju thënë:” Nishto neqeme, ne sakame so zort da ki terate llogjeto da si odat, narodot ne saka da odi tamo kade shte nese rodeni. Kaj shto se niknati-tamu neka rastat...”.

Edhe pse në organizatën “LIRIA” ju keni paraparë që të kyçni funksionarë të ndyshëm të shoqërisë me qëllim që të bashkëveproni e të jenë më të suksesshëm deri në realizimin e qëllimeve tuaja në përmbysjen e sistemit të atëhershëm e t’ia bashkangjitni trojet shqiptare të mbetura në Jugosllavinë e Titos Shqipërisë?

Qerim Arifi: Po. E vërtetë është. Përmendi Hashim Toplicën me shokë që kanë bashkëvepruar me ne.

Kur u ra në fije UDB-ja dhe OZN-ja dhe u burgosi? Qerim Arifi: 1947 aty pari dhe jemi grupi i parë që ramë në burg me akuzën se jemi

“armiqtë e shtetit dhe popullit të RFPJ-së”. Në grupin tim jemi dënuar; unë, Shani Mina e Faik Nuredini. Neve na ka maltretuar shumë një inspektor me emrin Marçe, i cili ishte antishqiptari i përbetuar. U dënuava tre vjet. Burgun e vuajta në Idrizovë së bashku me shokët në fjalë. Pos grupit tonë të burgosur tjerë kishte edhe Dibra, Struga, Shkupi dhe nuk më kujtohen të tjerë. Më shumë më kujtohen ata të Dibrës, e në veçanti aktivisti ynë i dalluar Mulla Jahja nga Debreshi. Torturat në burg ishin çnjerëzore të cilat kanë ndoshur në mesjetë. Paramendojeni se unë rash në 35 kilogram peshë trupore. Pa bukë, pa ushqim e shumë të kiqija na kanë bërë këta. Më kujtohet dita e parë më futën në burgun e Idrizovës në Shkup. Më futën në një dhomë që i thoshin “pollazna soba”, ku na bënin shtypje të madhaja që të heqim dorë nga qëllimet dhe idetë tona kombëtare. E gjithë ajo bëhej që të trembeshim ne, por ne kurrë nuk lëshuam pe për idealet tona. Nuk e di se sa e sa herë na kanë ofruar e lutur që të bëhëmi bashkëpunëtorët e tyre. Gjithnjë na ofroshin që të na shtynë në shërbimet e tyre që ne të fitojmë “lirinë”, por kjo ishte e pamundshme për ta bërë. Ditën kur u lëshova unë nga burgu më kujtohet sikur tash kur

Page 54: Golgota Shqiptare

107

më thanë: “Nie znaeme da pushtime, no ni znaeme pak da zatvorime.”83Mund të them se mjaft kohë mbetëm pa punë, por kur ata mbetën pa kuadro, ne ishim kuadro të zgjedhura e na morën në punë, e veçmas për mua. Fillova në punë në shkollë fillore e më pas në gjimnazin e Tetovës si profesor që punova tërë kohën. Po. Edhe pse droshim, por ne takoheshim e kurrë nuk e ndalëm veprimtarinë tonë.

Jam ndier shumë keq. Por, kishim shpresë dhe se tërë dijen dhe qëllimet tona i kemi investuar në nxënësit tanë, për të cilën sot mburremi. Unë tërë punën time e kam përqëndruar që si e si të zhvillohet populli dhe rinia shqiptare. Nga e gjithë ajo që bëra në jetën time, mund të them se jam shumë i kënaqur me nxënësit si pasardhës të mi.

Se si profesori Qerim Arifi, e ka ndërruar emrin me pretekst që të hetohet nga organet e sigurimit përkatësisht të marrë dokument nga gjyqi se nuk është nën hetime që të mos mbetet pa punë, djali i tij spec.dr. Bradhyl Qerim Arifi, thotë:” Babi shkon te një avokat bullgar që jeton në Shkup për t’u konsultuar, kjo ka qenë sipas të gjithave diku në vitet 1950 ose 1951, pasiqë ia tregon hallin se ka qenë i dënuar me burg dhe se vërtetimi që ia lëshon gjyqi është dokument shumë me rëndësi. Avokati bullgar i thotë se ka një farë mënyre që mund ta bëjmë. Por, duhet ta ndërrosh mbiemrin me çka do të dal se nuk je në hetime. Atëherë babi im zgjedh mbiemrin Krasniqi ( edhe pse me këtë mbiemër asgjë nuk ka të bëjë kjo familje, por siç thotë profesori Qerim se, ndoshta mund të ketë diçka të tillë ngase jemi nga fshati Glloboçicë, por mbi të gjitha ka patur qëllim të caktuar për këtë mbiemër që më vonë e kanë ndërruar sërish në Arifi) me çka e ndërron letrën e njoftim me mbiemër të ri. Pasi që e merr vërtetimin se nuk është nën hetime, nën akuza dhe nuk ka qenë i dënuar, prindi im i drejtohet dajës tim Reshat Mehmetit, i cili ka qenë drejtor shkolle në fshatin Xhepçisht, i cili ka patur të drejtë ta marrë si kuadër në punë me çka ka punoi profesori Qerim katër apo pesë muaj në këtë fshat e më pas kthehet në qytet në shkollën fillore “Liria” në qytet e më pas në gjimnaz deri në pension.

Në fund të bisedës tha se, OZN-a dhe UDB-ja kanë patur njohuri dhe njerëzit e vet të infiltruar në radhët e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, dhe se tradhtinë e tyre kurrë nuk e fal se, kanë hequr shumë dhe i kanë bërë dëm të madh popullit shqiptar.

83 /Ne dijmë të lirojmë, por ne dijmë që sërish të burgosim/

108

FAIK NUREDINIT DËSHMITË E FAIK NUREDINIT NGA FSHATI PIROK-ANËTAR I ORGANIZATËS ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE “LIRIA”84

...Mua më burgosën tek, pra vetëm mua dhe atë më 11.11.1949, kurse pas Vitit të Ri të 1950 jam dënuar me dy vjet e gjysëm heqje lirie dhe se burgun e vuajta aq edhe sa ma shqiptuan. Burgun e vuajta dyvjet e gjysmë me sa vijon; në Idrizovë, në burgun e atëhershëm ndër kalanë e Shkupit që i thoshin “zagrebaçka”, më pas në burgun e Sarajit ku sot ajo ndërtesë është bërë kafene që atëherë ishte shtabi i OZN-së, me çka ne të burgosurit ua ndërtuam bazentin, fushën e sportit edhe pse më pas ndryshoi situata në atë burgun famëkeq të Sarajit, po ashtu kam qenë në Otoshevë afër zonës së dokanës së kufirit greko-shqiptar ku më kujtohet se kanë mundur edhe të më vrasin... Këtë organizatë në Shkup e ka themeluar Sadudin Gjura ka fundi i vitit 1946 përkatësisht në fillimin e vitit 1947, kurse

në vitin 1948 fillon që ë shumë të aktivizohet kur i organizon siç duhet Qerim Arifin, Shani Minën dhe Faik Nuredinin, por këto të dhëna në bisedën e parë nuk m’itregoi por dikur më vonë m’ika thënë të gjithat… 85 …Unë gjatë vitit 1949 isha mjaft aktiv në operativën e platformës, kurse Sadudin Gjura më informoi se në treshen e tij ka Faik Nuredinin dhe Vehbi Lushin…86/ dëshmi nga Sabdri Ramizi-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”/ ...Në të njëjtën kohë në verën e vitit 1949, pasiqë me të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën dhe Faik Nuredinin janë marrë vesh për t’u arratisur në Shqipëri me ndihmën e bandës së Xheladin Gjurën dhe Hashim Toplicës. Nuk dihet dita e mujit qershor së bashku me të lartëpërmendurit, mbi fshatin Shipkovicë kanë tentuar të arratisen matanë kufirit...87

Edhe pse deri më sot ky anëtar i “LIRISË” nuk ka pranuar që të flas e as të jap të dhëna për veprimtarinë e tij, por pasiqë pranoi që për herë të parë të flas dhe atë me të vetmin kusht që deklaratat e tij të mos ndryshohen fare ngase e vërteta duhet thënë e t’ia lëmë dëshmi kohës.

Më 31 dhjetor 1945 pas ardhjes nga Çeska, me rastin e organizimit të festimit të natës së Vitit të Ri në fshatin Pirok, sipas Faik Nuredinit i cili tha :”unë kasha dëgjuar në Suboticë prej një plakut pirokas, se nëse kemi të holla që t’i harxhojmë se Jugosllavia do t’i ndërrojë çdo vit të hollat-monedhat përshkak të kollakëve të cilët paskan deponuar material.

Sipas kësaj, kështu ata nuk mund të përparojnë. Emini i Pirokut ka shkuar ka lajmëruar apo rrejshëm më ka paraqitur atje se gjoja unë kam thënë se Jugosllavia do të 84 / Të dhëna nga Faik Nuredini nga fshati Pirok-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”/ 85 /Dëshmitë e Sabri Ramizit-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005/ 86/ Dëshmitë e Sabri Ramizit-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” biseda e dytë e inçizuar me diktafon më 26.02.2006/ 87 /citat nga D 7592, K.BR. 27/52 /

Page 55: Golgota Shqiptare

109

shkatërrohet, harxhoni paratë që i keni se do t’ju mbesin. Pas dy ditëve, mua Emin Piroku më gjeti në rrugë dhe më tha se ka urdhër të më çojë duart lidhur në Tetovë, mirëpo si katundar të mos e bëjmë këtë dhe më tha që mos tregoja në shtëpi, por të shkoja vetë, me ç’rast Emini u kthye prapë. Unë shkova në shtëpi i tregova babës dhe u nisa për në Tetovë për në vendin e caktuar në Mbrojtjen Popullore që atëherë ishte m’u ku është sot Qenra për Kulturë ishte vendosur Mbrojtja Popullore siç i thoshim atëherë Narodna Odbrana ngase atëherë nuk kishte polici përkatësisht vepronte OZN famëkeqe për ne shqiptarët. Kur u paraqita atje, ata menjëherë më futën me një dhomë edhe caktuan rojen një partisan me uniformë, i lici duhet të më ruaje me armë në dorë, pra në dorë mbante shmajnxerin. Më pas më morën e më përcollën për në rrugë për në Gostivar tek Shtëpia e Pionerëve përballë shkollës fillore “ISTIGBALL” që atëherë shërbente si burg i OZN-së, ndërsa në mbrëmje më deportuan për në burgun e “Shutkës” në Shkup. Atje natyrisht, ç’të tregoj.

Torturat që i bënin atje janë të papërshkrueshme, por fati im ishte se ata nuk kishin material për akuzën. Unë u thosha se unë e kam thënë kështu, kurse Emin Piroku ka deklaruar ndryshe, prandaj deri në fund nuk pranova akuzën e tyre me çka pas tre-katër muajve më liruan. Erdha në shtëpi. Tash vendosa që të kërkoj leje që të dal prapë dhe atë në Beograd e gjetiu nëpër Jugosllavi, por të mos e zgjasë shumë. Por, qëllimi im ishtë që të iki-arratisem për në Çeki tek mixha im vëllai i babës, Veli Dauti i lindur më 1907 në Pirok, të cilin e pushkatuan 1950 në burgun e Idrizovës për shkak se ishte dhëndri i Azir Gollçec nga Tenova, e kishte për grua motrën e Azir Azirit-Gollçes veprimtar dhe ushtar i dalluar i Ballit Kombëtar.”-Duhet të theksoj se Veli Dauti është pushkatuar,”…Pa asnjë arsye nga organet e UDB-së uzhdujën në mënyrë misteroze për të future tmerr e pani në popull edhe këta shqiptarë: Muhamet Rufati nga Toplica e Gostivarit, Rahim Rufati nga Kalishti i Gostivarit si dhe Veli Piroku nga fshati Pirok i Gostivarit”88.

“Mburrja e tenovasve në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me namë përmenden; Azir Tenova ( Azir Aziri-Agolli-Tenova), luftëtar i denjë i Ballit Kombëtar, që me mburrje e krenari e përkujtojnë për trimërinë, burrërinë, qëndrimet dhe qasjet e drejta kombëtare i cili në vjeshtën e 1949 likvidohet nga pushteti dhe shërbimet secrete të atëhershme sllavo-komuniste, por kjo katrahurë ogurzezë e përcolli në shfarosje dhe vrasje të porositura e të sistematizuar që vranë si Sami Aziri-prindi i Azir Tenovës, Ismail Aziri-vëllai i sami Azirit, Bilall Aziri-djali i Ismail Azirit, Gazi Aziri-djali i vëllait të Sami Azirit, po ashtu i kanë vrarë Veliun nga Piroku që pas gjahtë muaj i vdes bashkëshortja e Veli Dautit Hamide, i cila iahte e bija e Sami Aziri, ndërsa nëna, vëllezërit dhe motrat e vogla të Azir Azirit kanë vuajtur burg të rëndë në Idrizovën famëkeqe për shqiptarët. Gjithashtu janë vrarë Izahir Fetai dhe Shukri Amiti, ndërkaq të përndjekur nga ish sistemi janë Sadik Sadiku, Sallman Idrizi, Veli Elmazi, Rexhep Sallai si dhe shumë veprimtarë që kanë qenë anëtarë të familjeve dhe farefisi. Kanë dy dëshmorë të rënë në Luftën e Dytë Botërore…”89

88 /“VEPRIMTARIA KRIMINALE E “DORËS SË ZEZË” SERBE NË TROJET SHQIPTARE” autor Faton Mehmetaj, ANTENA-Prishtinë 2004, ku në faqen 354/ 89 /Ismet Jonuzi-KROSI “JETA DJE DHE SOT NË LUGINËN E POLLOGUT”-ArbëriaDesing-Tetovë 2006, faqe 99/

110

VELI PIROKU, SIPAS DËSHMIVE TË SABRI RAMIZIT90

Për personalitetin e Veli Nuredinit nga Piroku, në bazë të të dhënave që më ka treguar babai im, i cili edhe ky ka punuar si gurbeçinj në Çekosllovaki, e ka njohur shumë mirë Veliun. Kur babai im ka marrë vesh për likudimin e Veliut, kjo ka të bëjë pas ardhjes së babës pas viti 1950, i ka ardhur shumë keq. Babai më thoshte se Veli Piroku ka qenë me vlera të larta njerëzore, morale e politike nuk ka patur asnjë sikur ai në Çekosllovaki. Babai im atëbotë kur ka shkuar në Çekosllovaki i ka treguar se nuk ka asnjë të ardhur, ndërsa prindit tim i ka thënë mos u mërzit se nuk ka asnjë problem. Veli Piroku e merr dhe e çetë në oborr ku kanë pasur një shporet e ia jep të hollat në flori si dhe e udhëzon ku të shkojë e t’i lëne si garancion, ia gjenë duqani dhe i thotë se këto të holla janë tonat e, nëse të jep zoti të fitosh të hollat sërish do t’i lëmë këtu tek shporeti, që kur të vie dikush nga atdheu t’i ketë. Më në fund kur e shetë duqanin thotë se do t’ia shesë duqanin atij që do ta mbajë në punë Veliun se e kam vëlla. Veli Nuredini ka qenë dhëndri i Hazir Tenovës. Sipas rrëfimeve të babait tim, kur është martuar Veliu me motrën e Hazir Tenovës, Haziri ia ka falur një orë xhepi dhëndrit të tij dhe në kapakun e orës ka shkruar :” IA FALI PENG KUJTIMI DHËNDËRIT VELI NUREDINIT ”.

Hazir Tenova dhe Qahil Çegrani të vrarë në vitin 1949

Por, këtë orë e kanë shfrytëzuar organet e shtetit si pretekst për likuidimin e Veliut,

gjoja se ky ka qenë jatak, përmbajtës, përkrahës i Hazir Tenovës. Ndërsa, Hazir Tenova ka qenë njeri shumë i aftë, patriot me vlera të larta kombëtare, i pa thyeshëm, i pakontestueshëm edhe i pa frikueshëm. Hazir Tenovën e likuidojnë organet e sigurimit policor jugosllav në vitin 1949 në bashkëpunim me informim nga Shqipëria.

Për vrasjen e mixhës së tij Veli Dautin, i cili ka qenë mjaft aktiv për sa u përketë përpjekjeve dhe ndihmave ndaj veprimtarëve të koauzës kombëtare për Shqipërinë Etnike, Ballit Kombëtar dhe Organizatës Nacional Demorkatike Shqiptare, por duhet theksuar se po nga ky fshat ka qenë edhe veprimtari përkatësisht Sekretari i ONDSH Nexhbedin Besimi,

90 /sipas dëshmive të Sabri Ramizit, bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005/

Page 56: Golgota Shqiptare

111

NEXHBEDIN BESIMI91

NEXHBEDIN BESIMI-PIROKU92 që nënkuptohet se edhe kanë qenë bashkëveprimtar të kauzës sonë kombëtare. Faik Nuredini, me mall e konsideratë të veçantë e përkujton Veli Dautin dhe në vend që të thotë diçka për të edhe pse ka shumë për të folur për një personalitet si Veliu, ai shërbehet me vargjet e të Madhit At Gjergj Fishtës: ”Kambë zbathur, byth çerrur, punon vetëm për të tjerët…” me çka kjo është porosi e qartë se ne shqiptarët vërtet punojmë për të tjerët dhe se të gjitha të këqijat që i kemi bërë këtu, i kemi bërë vetë ne shqiptarët ndaj shqiptarëve. Këtë e them ngase ku e dishin ata se kush është mixha im Veli Dauti, tash pas sa vitesh e kam kuptuar se kush e ka tradhtuar Veliun” dhe përnjeherë ndërroi në pamje e filloi të kollitet duke bërë me shenjë që të mos e vazhdojmë mëtej, ngase nga natyra është mjaft i

rreptë edhe pse mixhën e vrarë e ka dashur mjaft ngase, ai është përkujdesur shumë për Faik Nuredinin. Përpjekja ime për të kuptuar më shumë për vrasjen e Veli Dautit, sikur hasin në mirëkuptim tek Faik Nuredini dhe me mburrje e krenari lëvizi nga kolltuku ku ishte ulur dhe mori qëndrim me kokën lartë e më tha:” Unë dhe mixha im Veliu në të njëjtën kohë ishim në burg kuptohet unë në burgun e Sarajit e ai në atë të Idrizovës. Por, prindi im sa ishte dajtë prej tij, kuptohet siç i kemi ne zakonet tona të ndarjes së vëllezërve pak edhe ndyshojnë raportet, më saktë mixha Veli atëbotë prindit tim i ka ofruar një shumë të hollash për çështjen e ndërrimit të pasurisë, por prindi im nuk kishte kurse Veliu i kërkoi më pak para, por ndodhi ashtu siç ndodhi. T’i kthehem burgosjes sime dhe të Veli Dautit. Kur erdhi prindi im të më vizitoj në burgun e Sarajit, se për mua familje as që e dinte se ku e vuaj burgun ngase nuk lejonin organet e pushtetit, kurse unë kam shkruajtur një letër prej Otosheve ku me një kapot e kalova dimrin e ashpër. Kur erdhi babai im, unë i thash që ato zënkat që i keni pasur ndërmjet me mixhën tim t’i tejkalojnë. Babai më kishte sjellur një paket, kurse unë i thash këtë paket që ma

91/Nexhbedin Besimi, u lind më 18 maj 1914 në fshatin Pirok të Tetovës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Shkup, ndërsa në vitin 1936 regjistrohet në Fakultetin Juridik në Beograd dhe studimet i mbaron në vitin 1940. Nga viti 1942 ka qenë anëtar i Shoqatës Bamirëse “MERHAMET” të Mitrovicës së Kosovës. Duke mos u pajtuar me politikën kolonizuese ndaj trojeve shqiptare, ai iu bashkua ONDSH-së. Kjo na jep të kuptojmë se Nexhbedin Besimi iu përkushtua luftës për çlirim dhe bashkim kombëtar, për Shqipërinë etnike. Më 1945 zgjidhet anëtar i Komitetit Nacional Demokratik të Tetovës, i cili ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë veprimit të ONDSH-së. Më 25 qershor të vitit 1946 zbulohet, arrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg nga Gjykata Ushtarake në Tetovë. Në burg ka qëndruar deri më 10 tetor 1955, kur u lirua. Lirimi nga burgu ka qenë i kushtëzuar nga mungesa e kuadrove. Menjeherë e angazhojnë si sekretar në Komunën e Zherovjanit-Tetovë, por pa të drejtë nënshkrimi në dokumentet. Në vend të tij nënshkruante nëpunësi i kombësisë maqedonase i pashkolluar.../Zeqirja Idrizi “Pozita e shqiptarëve në Maqedoni pas Luftës së Dytë Botërore”-Tetovë, 2003, fq. 41,42/ 92/fotografinë ma ka dhënë në muajin prill 2007, veprimtari i kauzës sonë kombëtar që vepron në Kroaci, Izet Hasan Iljazi-Piroku/

112

ke sjellur ndaje përgjysëm e çoja mixhës Veli në burg. Si tash më kujtohen sytë e përlotur të babës e ma ktheu ti të jesh shëndosh biri im se Mixhën Veli e pushkatuan në burg, për të cilën më tha se nga burgu i kanë dërguar shkresë që të shkon t’i marr teshat e Veliut, por ai kishte refuzuar që të shkojë t’i marr. Unë e di se është i pushkatur në burg dhe atë ka qenë në dhomën e burgut hetues të Idrizovës, në atë dhomë rrinin derisa ua caktonin burgun sipas aktakuzës e dënimit. Mixha im Veli Dauti është akuzuar si bashkëpunëtor i ballistëve dhe se ka qenë dhëndri i Azir Azirit nga Tenova. Pra, Mixha im kishte mbrritur deri në atë dhomën atje. Prokurori nuk ka qenë i kënaqur me dënimin e shqiptuar burgim të përjetshëm, me çka prokuroi ankohet dhe se përgjigja apo urdhëri vijnë që Veli Dauti të pushkatohet, me çka jeta e Veli Dautit mori fund.”

Edhe pse Faik Nuredini ka bërë përpjekeje që së bashku me tre shokë të tjerë që ta braktisë Jugosllavinë e atëhershme, por siç thotë :”Nuk pata sukses, ishim katër vetë. Në vendin e quajtur Kollutë në Vojvodinë i cili gjendet në kufi të Hungarisë, ku gjetëm një hungarez që të na xjerrë përjashta. Ai, hungarezi na tha se nuk mundet të na xjerrë të katërve për një natë, por do të na xjerrë dy një natë dhe dy një natë tjetër. Për fat dy të parit i noxori në Hungari, kurse unë dhe njëfarë Ramadan të cilin e kam kushëri, pra ne të dy mbetëm që të na xjerrë për nesërmbrëma.

Kur nesër pasiqë ne po përgatiteshim, kur i shohim ata dy shokët tanë që dolën mbrëmë në Hungari i sjellin duart lidhur ngase ushtarët hungarezë i kishin zënë dhe ua kishin dorëzuar këtyre të Jugosllavisë. Pas këtij dështimi ne hoqëm dorë nga kjo përpjekje në këtë vend për të dalur në Hungari, prej aty unë thash do të kërkoj në Zagreb ku ndoshta më japin ndonjë document, por edhe në Zagreb nuk bëra gjë. U drejtova e shkova në Lubjanë ku edhe atje nuk më dhanë vizë. Pasiqë i kisha bëra afër një vit që përpiqesha të arratisem e duke u endur lartë-poshtë për të gjetur mundësi, me çka edhe isha i detyruar që të punoja një kohë të shkurtër në Lubjanë dhe më pas u ktheva sërish në në vendlindjen time në fshatin Pirok. Pasiqë u ktheva në Pirok, si sot më kujtohet kur më tha Nexhbedin Besimi, i cili ka qenë Sekretar i ONDSH-së, që të shkoj të ndjeki kursin pedagogjik, se ka shumë nevojë për arsimtarë. Natyrisht që unë shkova në Shkup për të ndjekur kursin pedagogjik, por mesiguri atje dikush kishte treguar se unë kam qenë në burg, ndërsa zëvendësministri i Arsimit ishte Talat Çela nga Korça e Shqipërisë, të them të vërtetën ai m’u bë “gremëz”. Pasi që kaloi e gjithë ajo ai më tha se ke kaluar nëpër byrë të gjilpërës, pasiqë unë folë e ai më të njëjtët fjalë ngase Talat Çela jepte një lëndë të pedagogjisë më saktë lëndën e edukatës. Pasiqë mbarova me sukes kursin pedagogjik më emëruan në fshatin Strajan, i cili gjendet diku mbi qytetin e Gostivarit. Për në fshatin Strajan duhetshte të ecish në këmbë disa orë të tëra për të mbërritur. Shkolla ku më kishin emëruar ishte një dhomë e Xhamisë së fshatit. Në dhomën e Xhamisë e cila më shërbente edhe për kuzhinë, për fjetje edhe mësonjëtore, pra këtë dhomë e kasha për të gjitha aktivitetet e mia si mësues. Në fund të shkallëve të klasës apo të banesës sime i kishim sanduqet siç u thonë popullorçe “tabutet” e varrezave. Atëherë natyrisht i porosita të gjithë nxënësit e mi që të sjellin nga një shkëmb ngase nuk kishte asgjë, as dërrasë të zezë e asgjë fare. Edhe pse unë nuk kasha përvojë, më ishte hera e parë të punoja në arsim. Kur vija në Gostivar ishte njëfarë Ahmet Pera që atëherë ishte përgjegjës i arsimit dhe se saherë më thoshte :”A mor Faik si të kanë gjetur që ty, e të kanë sjellur prej Pragës së Çekisë e të të çojnë në Strajan”, por ai ma bëri zëvendësministri i arsimit Talat Çela më dërgoi në Strajan.

Page 57: Golgota Shqiptare

113

Prandaj këta kërkuar kursin njëvjeçar që me këtë kryhej apo mbrohej diplomimi me çka Talat Çela në shenjë ndëshkimi apo hakmarrjeje më dërgoi mua në Strajan. Me të shkuar në Shkup, kur u takova me Talat Çelën, ai më pyeti përse ke ardhur, ndërsa unë iu përgjigja se më kanë derguar ata të të arsimit të Gostivarit. Por, Talat Çela, atëherë e zbuloi fytyrën e vërtetë dhe më tha se nuk duhesh ngase je me leqe-damkë, nejse unë mbeta dhe se mbaroi viti ashtu siç mbaroi.

Por, Faik Nuredini i ushqyer e i frymëzuar me ide përparimtare për kauzën kombëtare nuk mundte të që të mos vepronte ndaj të gjitha padrejtësive që shkonin në korriz të popullit shqiptar, ai vendos që të kyçet në rrjedhat e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” që siç shprehet: “ Erdhi njëri tek unë në shtëpi dhe formuam treshin, por nuk e tregoj se kush ishte.

Më vonë pasi që dola në pension në vitin 1987 e këndej se ai i cili kishte ardhur që ta formojmë treshin e organizatës “LIRIA”, e ai kishte qenë i lidhur ngisht me UDB-ën, por ai person sot nuk është i gjallë dhe se nuk dëshiroj të përmendi emrin e tij.” Në pyetjen se ai tash është i vdekur dhe sipas shënimeve emri i tij do të dal vetvetiu në shesh, mësuesi Faik Nuredini disi mori guximin dhe tha:”Po, ata ishin dy. Njëri ishte i malësisë dhe tjetri tetovar…”-edhe përkundërpërpjekjeve të mia që t’i kuptoj emrat nga goja e tij, ai vetëm që tundi kokën në formën e dëshprimit dhe lëshoi rënkime të thella nga vuajtjet apo nga tradhtia që ia kanë bërë që vetëm ai dhe Zoti e di.

Edhe pse përpjekja ime për të kuptuar për tradhtinë e ngushtoi mjaft Faik Nuredinin, i cili së fundi tha se kush kanë qenë dy shokët e tij edhe pse pa emër e mbiemër. Disi filloi ta merr veten dhe i dha kahje tjetër bisedës e më tha: ”Pra, e formuam tre vetë dhe nuk shkoi disa muaj, se unë pasiqë kreva ushtrinë më emëruan arsimtar në Tetovë dhe se më në fund më përjashtuan si armik i shtetit dhe popullit. Unë kam patur bashkëveprimtarë nga qyteti dhe se nuk njihesha me të tjerë të cilët ndoshta kanë vepruar nëpr fshatrat e rrethit të Tetovës.”

Në pyetjen se e ka bashkëpunar me mësuesin Xhemë nga Reçica e Madhe, i cili ka qenë anëtar i organizatës “LIRIA” dhe po ashtu i dënuar në burg të rënd, Faik Nuredini në mënyrë kategorike pohon se:” Unë nuk kam pasur asnjëfarë lidhjeje me mësuesin Xhemë, bile edhe nuk e kam ditur se edhe ai është anëtar i “LIRISË”. Unë kam bashkëvepruar me Shani Minën, Qerim Arifin e shumë veprimtarë të tjerë.”

Para se ta burgosnin Faik Nuredinin në burg kanë rënë anëtarët dhe aktivistët e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” siç thotë ai: ” Bajram Pashollin nga Dibra, Qerim Arifin, Mihail Bardufin nga Elbasani, i cili atëherë ishte arsimtar në fshatin Xhepçisht, Mustafa Vollën - Elbasan edhe ai ishte i Shqipërisë, por nuk më kujtohet se nga cili vend saktësisht ishte, të gjithë këta e burgosën pak para meje. Kurse mësuesin nga Elbasani Mahmut Dumanin e burgosën bashkë me Nexhbedin Besimin e Pirokut, ky i fundit ishte jurist i diplomuar që mua më udhëzoi që të ndjek kursin pedagogjik e që u bëra mësues në jetë…” dhe përnjëherë heshti mësuesi Faik Nuredini ngase nuk dëshironte që të flas mëtej ngase edhe ashtu e ka natyrën dhe se marrëveshja ime ishte e tillë.

Për burgosjen e Faik Nuredinit, me akuzën si “armik kundër shtetit dhe popullit” ai thotë: ” Mua më burgosën tek, pra vetëm mua dhe atë më 11.11.1949, kurse pas Vitit të Ri të 1950 jam dënuar me dy vjet e gjysëm heqje lirie dhe se burgun e vuajta aq edhe sa ma shqiptuan. Burgun e vuajta dyvjet e gjysmë me sa vijon; në Idrizovë, në burgun e atëhershëm

114

ndër kalanë e Shkupit që i thoshin “zagrebaçka”, më pas në burgun e Sarajit ku sot ajo ndërtesë është bërë kafene që atëherë ishte shtabi i OZN-së, me çka ne të burgosurit ua ndërtuam bazentin, fushën e sportit edhe pse më pas ndryshoi situata në atë burgun famëkeq të Sarajit, po ashtu kam qenë në Otoshevë afër zonës së dokanës së kufirit greko-shqiptar ku më kujtohet se kanë mundur edhe të më vrasin.”

Pas dy vjet e gjysëm burgu, Faik Nuredini kthehet sërish në Tetovë, ku ishin shpërngulur nga Piroku vete më parë. Edhe pse arsimtar i diplomuar në Shkup, ai përpiqet një kohë që të gjejë vend punë në arsim që siç thotë:” Kur u ktheva dhash lutje për t’u punësuar në arsim, por organet e arsimit jo që nuk më morën në konsideratë bile-bile nuk dëshironin as të dijnë për Faik Nuredinin. Më kujtohet Bajram Selimi, qytetar i vjetër i Tetovës, i cili ishte nëpunës në njësinë e atëhershme të arsimit, i cili i pranonte lutjet, por siç kuptova më vonë se edhe ai e kishte pasur “mizën ndër kapuç”, pra ai më dha në gjyq mua dhe më tha merre lutjen e ik e the qafën prej këtej. Pasiqë nuk munda të gjejë punë në arsim kuptohet se nevojat për ekzistencë më detyruan që të rrekem me ndonjë punë edhe pse për fat të mirë gjyshin dhe babain e nënës i kasha mullinxhinj të cilët punonin m’u aty tek ura e lumit afër spitalit të sotëm të qytetit. Aty fillova të punoj, i ndihmosha ata si mullinxhinj dhe shpeshherë lihesha me miell e dilsha në qendër përkatësisht në sheshin e Tetovës, por pushtetmbajtësve komunistë dalja ime në atë formë nuk ju shkonte për shtati ngase isha arsimtar e në anën tjetër arsmitar nuk kishte e unë me qëllim endesha nëpër sheshin e Tetovës. Pas një kohe erdhi Ibrahimi i Pirokut dhe më tha se më kërkon Çika Marçe, i cili ishte shqiptar orthodhoks dhe se gjuhën shqipe kuptohet se e kishte gjuhë nëne bile e zotëronte shumë më mirë e më bukur se ne, ishte ispektor në seksionin e punëve të brendshme. Unë mora guximin dhe shkova tek Marçja, i cili më tha pse ti punon në mulli, ndërsa unë ia ktheva se kam dhënë lutje për në arsim dhe se nuk më pranuan. Pasiqë profesion tjetër nuk kam, jam i detyruar që të punoj diçka dhe ja punoj në mulli. Duhet të them se bisedën me të i zhvillosha në gjuhën maqedone, dhe se më tha se tash nuk pranohen arsimtarët ngase është kohë dimri, duhet të presim deri në pranverë dhe se nuk kemi llogari të të marrim në punë për një apo dy muaj dhe në kohën e pushimeve verore duhet të të japim rrogë. Mirëpo, Marçja, gjatë bisedës sonë më tha se a e njoh gjuhën turke, kurse unë ia ktheva se e njoh pakë, dhe se më tha të të bëjmë mësues të gjuhës turke. Por, unë ia preva shkurt se nuk mund ta pranoj një vend të tillë punë ngase nuk e njoh turqishten dhe se nuk mund t’i marr në qafë nxënësit. Atëherë Marçja më tha se për këtë do të shohim në vjeshtë. Por, sërish më pyeti e më tha se mos ke ndonjë profesion tjetër, e unë iu përgjigja se kam kryer shkollën automobilistike për shofer në ushtri dhe atë të kategorive “B” apo “C” thënë shkurtë nuk më kujtohen kategoritë, por e di se më duhej të jepja edhe një provim dhe të bëhesha vozitës autobuzi. Atëherë inspektori Marçe më tha që të më çojnë e të më bëjnë shofer dhe në moment e kapi një farë Çedo në Stacionin e autobusëve dhe i tha në telefon se kam një shofer meqenëse nuk e ka kryer ende shkollimin, por unë personalisht përgjigjem për atë dhe se a ke vend, kurse ai farë Çedo ia ktheu se ka vend pune dhe se u duhet një vozitës, i cili do ta angazhojmë si vozitës prej Shkupi për në Dibër. Pasi e mbaroi bisedën mua më tha që të shkoj të paraqitem tek ai farë Çedo, dhe se kur do të vije vjeshta atëherë do të shkosh në arsim. Por, unë nuk ktheva as te Çeda e as kërkundi për shkak se ata më çonin shofer në Dibër. Thjeshtë e lashë pezull ofertën e inspektorit të policisë. Edhe pse atyre nuk u vinte aspak mirë që të më shohin të përlyer me miell duke u endur nëpër sheshin e qytetit, kurqë nuk

Page 58: Golgota Shqiptare

115

kishte arsimtarë aq sa kishte nevojë. Një ditë prej ditësh erdhi Shehbale Mina që punonte diku në ndërmarrjen e atëhershme të “Poketit”, pra motra e Shani Minës, e cila fliste turqisht, dhe më tha që të shtroj një lutje për në arsim, kurse unë ia ktheva se unë njëherë kam bërë një lutje për t’u punësuar në arsim dhe se tjetër nuk shtroj. Por, Shehbale Mina e kishte bërë gati lutjen dhe se mua më tha urdhëro e nënshkruaje këtë lutje. Unë në formë shakaje e nënshkorova, por më pas kuptova se diskutohej se ku të më dërgojnë si arsimtar. Oferta ishte për në fshatrat Zhelinë apo në Reçicë të Madhe dhe se unë u përcaktova për në Reçicë të Madhe ngase më dukej më afër qytetit.”

Faik Nuredini, edhe pas pesë dekadash është dyshimtë se pas daljes së tij nga burgu siç thotë:” Nga treshi ynë njëri patjetër të ketë qenë bashkëpunëtorë i OZN-së, që unë mendoj se UDB-a dhe OZN-ja cili ka dashur e ka çuar që ta organizojë filanin, e ti shko tek filani që sa më shumë të na fusin nëpër burgje, me çka atëherë edhe na fshijtë të gjithë neve itelektualve të kohës siç ishin; Qerim Arifi, Shani Minën që arsimtar më të mirë se ai nuk kishim ngase të gjithë mjekët e parë që i kemi janë nxënësit e tij, Mihail Brdufi i Elbasanit, i cili nuk pranoi kurrë nënshtetësinë e Jugosllavisë dhe se shkoi në San Fransisko në Amerikë edhe pse bashkëshortja e tij ishte maqedonase, dhe se më kujtohet kur erdhi njëherë nga San Fransisko, unë shkova ta vizitoj ngase ishim shokë shumë të afërt. Ai kishte marrë vesh se njërin djal e kishte professor në shkollën e mesme të bujqësisë në Tetovë, fjala është për profesorin Vallter Bardufin, të cilët tash e ka ndërruar mbiemrin e janë sllavizuar bile janë mjaft të eksponuar në parti të djathtë maqedonase këtu në Tetovë. Pra Mihal Bardufi i ka dy djemë. Në takimin e fundit që kam patur me të më kujtohet kur më tha se u ka thënë djemve të vet se nëse ju vrasin shqiptarët gjakun do t’ua bëj hallall se edhe ata janë shqiptarë siç është mësuesi Mihail Bardufi nga Elabasani. Më thoshte saherë se unë si Mihail Bardufi në fshatin Xhepçisht kam mbjellur shumë mihaila, që donte të thoshte sa shqiptarë.”

Mësuesi Faik Nuredini tërë jetën e tij ia kushtoi arsimit dhe arsimimit të gjeneratave të tëra, prej të cilëve sot janë edhe doktora shkencash e të të gjitha lëmive shkencore. Në pyetjen se a takohet me shokët e tij të idealit të burgut ai thotë se disa i kam takuar, kurse disave u kam ikur që të takohem ngase kam dyshuar ashtu siç thash se ata sigurisht kanë qenë të dërguar nga UDB-a dhe OZN-a dhe se shumica prej burgu që kanë dalë ndoshta edhe gaboj por edhe kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimt…”.

Faik Nuredini jeton në qytetin e Tetovës, kurse në gjirin familjar ka nipa e mbesa dhe se jeton me idealin e tij e të shumë shokëve të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e jeta për arsimimin dhe përparimin e kombit shqiptar.

116

SEID MUSAI-01.02.1924-06.02.200693

…I akuzuari i tretë Ismail Saidi në Tetovë, i cili ishte njoftuar nga i dënuari Xhevahir Vejseli për ekzistimin, detyrat dhe qëllimet e organizatës “Nacional demokratike shqiptare” pajtohet dhe bëhet anëtar i organizatës. Si i tillë u involvua në grupin e të dënuarve Nexhbedin Besimi dhe Jonuz Balla me të cilët ka mbajtur disa mbledhje të fshehta ku merr përsipër që të zgjerojë organizatën ashtuqë i bashkëngjiti personat Said Musai dhe Mesut Musa me të cilët ishte në kontakt të përhershëm…94 Biografia e SAID MUSAI, është lindur më 1.01.1924 në Tetovë. Shkollën fillore katërvjeçare e ka kryer në Tetovë, në gjuhën serbe, te mësuesi (daskalli) i quajtur Bilbil. Ka qenë një arsimtar shumë i mirë për kohën kur ka punuar. Pas kryerjes së shkollës fillore,

regjistrohet në Medresenë e Madhe të Mbretit Aleksadër në Shkup. Është pranuar në atë shkollë me provim pranues. Pjesa më e madhe e popullit, në atë kohë nuk i lejonin fëmijët e tyre që të shkojnë në shkollë, për shkak se shkollat e atëhershme kanë pasur uniforma, ndërsa në kompletin e uniformave ka qenë edhe kapela e quajtur “shajkaçë”, që nuk ka qenë e pranueshme të mbahet nga popullata myslimane.

Pa babë ka mbetur jetim në moshën dhjetëmuajshe, por kur u bëra që të vazhdoja shkollimin, më shumë hoxhallarë dhe farefis nuk më lejonin që të vazhdojë shkollimin, me arsye se do të prishem si njeri. Në Tetovë, në atë kohë ishte një hoxhë, i përmendur si dijetar i shquar, i cili kishte kryer mësimet e larta fetare në Stamboll, atë e ka takuar para se të shkonte për shkollim në Shkup dhe e kishte pyetur lidhur me përdorimin e “shajkaçës”, ose shapkës, siç quanin në popull, nëse do të më pengonte që të vazhdojë shkollimin në Medresenë Mbretërore të Shkupit. Hoxha ishte përgjigjur në mënyrë lakonike: “Nëse je me zemër i mirë dhe njeri i drejtë, mund të përdorësh edhe “shajkaçë” dhe nuk të gjen asgjë, por nëse je njeri i keq për nga karakteri, nuk do të ndihmojnë as njëqind shalle të hoxhës”. Andaj, kishte thënë hoxha, mos pyet askënd dhe shko regjistrohu në këtë shkollë (medrese). Sipas rekomandimit të këtij hoxhe, u regjistrova në këtë shkollë me sukses të plotë. Në këtë shkollë, që e kishte karakterin e medresesë, ishin angazhuar profesorë të shquar të asaj kohe, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, në mesin e të cilëve kishte edhe nga Shqipëria. Gjatë shkollimit në këtë medrese mbretërore, unë isha në mesin e tre nxënësve më të mirë të shkollës, të cilët kaluam me sukses të shkëlqyeshëm, duke pasur parasysh se kriteret e mësimit në këtë shkollë ishin mjaft të ashpra. Duhet të përmendi se në klasën e tretë të shkollimit në këtë medrese, isha i vetmi nxënës që kalova me sukses të shkëlqyeshëm. Duhet të theksohet se pikërisht për shkak të “shajkaçes” një numër i nxënësve që ishin regjistruar në këtë shkollë, pas një kohe e braktisën atë, që për shkak kishte fanatizmin e prindërve dhe ata mbetën jashtë shkollimit.

93 /të dhënat dhe fotogarafinë m’i ka dhënë Abdulla Said Musai/ 94 /fragment nga aktakuza D 7592, K.BR. 27/52/

Page 59: Golgota Shqiptare

117

Në atë kohë, në Tetovë nuk kishte shumë njerëz të shkolluar, mund të përmendet vetëm Shaip Kamberi. Pos në qytet, kishte edhe tre të tjerë nga fshatrat e kësaj ane, të cilët kishin kryer maturën, në mesin e të cilëve ishte edhe Nexhbedin Besimi, Zyrap Haxhihasani dhe Ahmet Hasani nga fshati Pirok. Ndërsa në Tetovë, maturën e kishte kryer vetëm Abdullah Sulejmani.

Në vitin 1941, pas okupimit të shtetit të atëhershëm monarkist nga fashizmi, në Prishtinë u hap një shkollë e mesme në gjuhën shqipe, që ishte e vetme në atë kohë në mbarë atë rajon. Në këtë shkollë, me 350 nxënës, kishin ardhur të mësojnë edhe nga viset e tjera, si nga Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia. Që të shkonim ne nxënësit nga Maqedoni deri në Prishtinë, duhej të kalonim territoret që ishin okupuar nga Bullgaria, nëpër malet e Sharrit, për të kaluar në Shqipëri. Këtë rrugë e kalonim në këmbë, sepse nuk kishte mjete transportuese. Ndërsa rrugën prej Tirane deri në Prishtinë e kalonim me kamion. Kjo shkollë ishte e organizuar me tipin e konviktit, ku nxënësit mësonin dhe aty ushqeheshin dhe flinin. Ishte kjo kohë kur disa persona, si në shkollë, ashtu edhe nga jashtë, për shkak të veprimtarisë së tyre, filluan të burgosen. Pos kësaj shkollë të mesme, këtu filluan të hapen edhe disa kurse pedagogjike, për nxënësit që kishin kryer shkollën fillore dhe atë të mesme.

Në vitin 1945, pasi që e kisha kryer shkollën e mesme, regjimi që sapo kishte dalur nga lufta, do të më burgosë në objektin e quajtur “Sokollana” (sot i njohur si objekti sportiv “Partizan”) në Tetovë, ku kishte edhe të burgosur të tjerë, të cilët, për shkak të vendit të ngushtë, flinin të thuash të ulur dhe të mbështetur në njëri-tjetrin. Një ditë më vonë, na morën prej këtij objekti dhe herë në këmbë dhe herë me kamionë na dërguan për në Prizren, nën mbikëqyrjen e brigadave maqedonase. Në Prizren ishte formuar një komision për vlerësimin e gjendjes fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, nëse ishin të aftë për një marshim të gjatë drejt Shkodrës dhe Tivarit. Në mesin e atyre që nuk e kaluan testin e aftësisë fizike u kualifikova edhe unë, vetëm në saje të simulimit se jam i sëmurë dhe nuk jam në gjendje që të marshojë.

Në mesin e shokëve që i kisha pasur gjatë shkollimit në Normalen e Prishtinës, gjeta disa shokë të klasës, të cilët kishin marrë poste në pushtet dhe ata më angazhuan në Ministrinë e Arsimit në Prizren. Aty kam punuar bashkë me Mehmet Gjevorin, i cili e kishte hartuar abetaren e parë shqipe, me të cilin punova një kohë. Aty kreva edhe disa kurse pedagogjike. Pas një kohe më emëruan kryeshef i arsimit në Skenderaj.

Për shkak të gjendjes së rëndë familjare, si djalë i vetëm i familjes, ku e kisha lënë nënën të vetëm, kërkova që të kthehem në vendlindje, edhe pse kisha presion që të mbetem aty, për shkak të obligimeve që i kisha marrë në fushën e arsimit. Pas letrës që e mora nga nëna ime, në të cilën ajo më luste që të kthehem, eprorët e mi më lejuan që të kthehem në Tetovë. Pas kthimit, u lajmërova te organet kompetente të arsimit, të cilat më caktuan të punoj në një shkollë, që kishte objektin e vjetër. Aty u angazhova që të mbajë edhe kurse shkollore për të rritur, ku në mesin e shumë kursistëve të tjerë, ishte edhe një grup prej 60 hoxhallarësh, të cilët duhej të shkolloheshin. Gjatë procesit të mësimit dhe punës me hoxhallarë, isha i detyruar që personalisht të ngrihem në aspektin fetar, edhe pse rrjedh prej një familjeje fetare. Babai im Abdullah ef. Musai, ka qenë po ashtu hoxhë dhe i shkolluar në Turqi, ka qenë njohës i mirë i gjuhës persishte por edhe i Sheriatit islam, ndaj dhe ishte i angazhuar në zgjidhjen e kontesteve pronësore-juridike të qytetarëve. Në këtë drejtim, detyra ime ishte që nëpërmjet

118

shkollimit të hoxhallarëve, duhej t’i emancipojë dhe t’i bindi që mos të jenë pengesë për shkollimin e gjeneratave shqiptare, sepse në atë kohë kishte tentime që feja t’i ndalonte fëmijët që të shkojnë në shkollë. Në këtë aspekt kisha arritur sukses, duke i bindur hoxhallarët me ajetet kuran’ore se mësimi dhe dituria janë njëra nga obligimet e fesë islame.

Duke qenë në kursin pedagogjik, me akuzë se jam anëtar i një organizate ilegale armiqësore shqiptare, regjimi i atëhershëm do të më burgosë për gjashtë muaj, kurse pas vuajtjes së dënimit, kur kalova ditë të vështira të sprovave dhe sfidave, nuk u dorëzova dhe ruajta konspiracionin për të cilën kisha punuar, u lirova nga vuajta e dënimit. Bashkë me mua, nga burgu u lirua edhe Ismail Saiti, të cilin e kisha shok dhe i cili po ashtu ishte mësues. Prej vitit 1946 dhe më vonë, gjatë punës në arsim, iu përkushtova punës me nxënës, në përgatitjen e pjesëve dramatike për nxënës, prindër dhe qytetarë. Një nga dramat “Nesër do të jetë vonë”, tekstin dhe regjinë e së cilës e kisha bërë vetë, pati një sukses të madh në prezantim. Dramat e tjera që i kam shkruar dhe i kam vënë në skenë janë: “Prindërit e mashtruar”, “Aliu mëson frëngjisht” etj.

Në një kohë të rëndë politike, si njeri që angazhohej në mënyrë kombëtare për ngritjen e ndjenjës kombëtare shqiptare, si dhe person që kundërshtonte përhapjen e gjuhës turke dhe shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, gjithnjë nën mbikëqyrjen e regjimit, si dhe për shkak të dënimit që kisha pasur me burg, inspektorati i arsimit do të më dënojë duke më transferuar nga Tetova për të punuar si mësues në Tearcë, ku po ashtu vazhdova me aktivitetet e mia jashtë procesit mësimor, si në përgatitjen dhe shfaqjen e dramave, me motivacion të ngritjes dhe emancipimit arsimor. Pas punës katërvjeçare në Tearcë, me urdhër të inspektoratit, sërsih u ktheva në qytet dhe u angazhova në shkollën fillore “Liria”.

Gjatë karrierës sime 40 vjeçare si mjësues dhe arsimtar i frëngjishtes, përafërsisht nga duart e mia kanë kaluar mbi 18 mijë nxënës. Jam babi i tre fëmijëve. Vajza e madhe e ka kryer fakultetin ekonomik, e cila është e martuar dhe punon në Prishtinë, djali Abdullahu ka të kryer fakultetin ekonomik, i cili punon në Komunën e Tetovës, ndërsa më i vogli, Aliu, i cili është elektroinxhinier, ka biznes privat.

Edhe pse në takimin e fundit më 04.02.2006 që pata me djalin e tij Abdullahun më tha se para dy orësh prindi i tij është sëmurë rëndë edhe pse kishte shprehur dëshirë që të flasë e të jap ende të dhëna. Por, më 06.02.2006 në ora 19.30 në spitalin e Tetovës ndërroi jetë atdhetari dhe veterani i arsimit shqip.

MËSUESI I DEVOTSHËM I ORGANIZATËS ILEGALE NDSH Seid Musai95, mësues i popullit, është njëri ndër të parët shqiptarë në trevën e Tetovës, i cili rroku ditarin që nga viti 1945, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, për të arsimuar masa të gjera popullore. Brenda 40 vjetësh, sa punoi deri në pensionim, nxori qindra gjenerata, me mbi 20 mijë nxënës të niveleve të ndryshme të shkollimit. Pos angazhimit të tij në veprimtari arsimore, ishte edhe patriot i shquar për çështje kombëtare, sidomos në ngritjen arsimore të popullatës analfabete, për çka kishte rënë në sytë e pushtetarëve komunistë për veprimtarinë e tij të devotshme, ndaj dhe ishte dënuar nga regjimi i atëhershëm, që sapo kishte dalë nga lufta. Në bazë të dokumenteve të aktakuzës së ngritur nga regjimi i sapo formuar komunist maqedonas ndaj anëtarëve të organizatave ilegale që vepronin në atë kohë, shihet se Seid Musai menjëherë

95 /Vebi Xhemaili/

Page 60: Golgota Shqiptare

119

ishte bërë anëtar i organizatës ilegale politike e kombëtare “Liria”, duke u angazhuar në këtë organizatë me sistemin e “treshit” nga shoku i tij, Ismail Saidi, i cili gjatë qershorit të vitit 1946 ishte anëtarësuar në këtë organizatë nën ndikimin e Sadudin Gjurës dhe Sheref Kazazit. Si anëtarë aktivë, ata kishin mbajtur disa mbledhje të fshehta në shtëpinë e Kazazit, por edhe në atë të Saidit. Ky i dyti, më vonë nën ndikimin e Xhevahir Vejselit ishte kyçur në organizatën Nacionale Demokratike Shqiptare (NDSH), i cili atij i kishte treguar për ekzistimin, detyrat dhe qëllimet e kësaj organizate.

Ismail Saidi, duke qenë në grupin e Nexhbedin Besimit dhe Jonuz Ballës, me të cilët kishte mbajtur disa mbledhje të fshehta dhe ku kishte marrë për sipër që ta zgjeronte organizatën, do t’i bashkëngjitë në veprimtari ilegale edhe personat Seid Musai dhe Mesut Musai nga Tetova, me të cilët kishte qenë në kontakt të përhershëm. Ata të dy ishin bërë anëtarë të organizatës ilegale NDSH, nëpërmjet grupit të Nexhbedin Besimit dhe Jonuz Ballës, të cilët e kishin angazhuar Ismail Saidin. Udhëheqësi i “treshit”, Ismail Saidi, ka folur për luftën që i pret dhe për të cilën duhet të jenë të përgatitur në momentin e rrëzimit të pushtetit që ishte instaluar nga komunistët, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që ta marrin pushtetin dhe të

krijojnë “Shqipërinë e madhe”. Më vonë, të gjithë këta ishin zbuluar për veprimtarinë e tyre ilegale nga shërbimet sekrete të UDB-së dhe kishin dalë para gjykatave maqedonase, të cilat do të shqiptojnë dënime me burg në kohëzgjatje të ndryshme.

Mësuesi i popullit, Seid Musai, ishte burgosur nga komunistët dhe kishte vuajtur dënimin me gjashtë muaj burg. Edhe pas vuajtjes së dënimit, për nevojat e politikës ditore, ai vazhdimisht ka qenë në sy të regjimit të atëhershëm, i cili kishte bërë trysni të paparë mbi personalitetin e tij, i cili gëzonte autoritet te populli, duke penguar me metoda të ndryshme punën e tij pedagogjike, shpesh duke e dënuar dhe duke e transferuar prej shkollave të qytetit, në ato të fshatit.

Seid Musai e kishte ushtruar profesionin e tij me një përkushtim të madh, sepse ishte një dashamirës i vërtetë i arsimit në gjuhën shqipe. Shkollimin fillor në gjuhën serbe e kishte kryer te “daskalli” i quajtur Bilbil, sikundër edhe Medresenë e “Mbretit Aleksandër” në Shkup, ku pos në gjuhën serbe, kishin mësuar edhe arabisht. Pjesa më e madhe e popullit, në atë kohë nuk i lejonte fëmijët që të shkojnë në shkollë, për shkak se shkollat e atëhershme kanë pasur uniforma, ndërsa në kompletin e uniformave ka qenë edhe kapela e quajtur “shajkaçe”, që ka qenë refuzuese për popullatën myslimane. Meqë kishte mbetur pa babë si foshnje një vjeçe, për të vazhduar mësimet në medrese, ku duhej ta mbante shajkaçen, do të konsultohet me hoxhallarë dhe farefis. Vetëm në saje të Hoxhës Ali Efendi në Tetovë, i cili kishte marrë mësimet e larta fetare në Stamboll, kishte dhënën leje që të shkonte për shkollim në medrese, edhe pse mbahej kapela që nuk ishte në traditën e myslimanëve. Hoxha ishte përgjigjur në mënyrë lakonike: “Nëse je i mirë me zemër nuk të prish një “shajkaçe”, por nëse je shpirtkeq nuk do të ndihmojnë as njëqind shalle të hoxhës”. Hoxha i kishte thënë që të shkonte të regjistrohet në medrese pa ndonjë hamendje se do të gabonte.

120

Në medrese ishin angazhuar profesorë të shquar të asaj kohe, si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, në mesin e të cilëve kishte edhe nga Shqipëria. Gjatë shkollimit në këtë medrese mbretërore, Seidi ishte në mesin e nxënësve më të mirë.

Në Tetovë ishin ato vite kur nuk kishte shumë njerëz të shkolluar, mund të përmendej vetëm Shaip Kamberi, i cili kishte kryer drejtësinë në Beograd. Në atë kohë, gjimnazin e kishin kryer edhe tre të tjerë nga fshatrat e kësaj ane, në mesin e të cilëve ishte edhe Nexhbedin Besimi, Zyrap Haxhihasani dhe Ahmet Hasani nga fshati Pirok, ndërsa në Tetovë maturën e kishte kryer vetëm Abdullah Sulejmani.

Në vitin 1941, pas okupimit nga fashizmi, në Prishtinë ishte hapur një shkollë e mesme në gjuhën shqipe, që ishte e vetmja në atë kohë në mbarë rajon. Në këtë shkollë, me 350 nxënës, kishin ardhur të mësojnë edhe nga viset e tjera, si nga Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia. Nxënësit nga Maqedoni që të shkonin deri në Prishtinë, duhej të kalonim territoret që ishin okupuar nga Bullgaria, andaj ata merrnin rrugën nëpër malet e Sharrit, për të kaluar nëpër Shqipëri dhe për të dalë në Kosovë. Këtë rrugë e kalonin në këmbë, sepse nuk kishte mjete transportuese. Një udhëtim të tillë gjatë dimrit, Seid Musai e kishte kaluar në këmbë në mes të dimrit, por për fat pjesën e rrugës prej Tirane deri në Prishtinë e kishte kaluar me kamion. Kjo shkollë ishte e organizuar me tipin e konviktit, ku nxënësit mësonin dhe aty qëndronin. Ishte kjo kohë kur disa nxënës të kësaj shkolle, për shkak të veprimtarisë së tyre ilegale, filluan të burgosen.

Në vitin 1945, pasi që e kishte kryer shkollën e mesme në Prishtinë, regjimi që sapo kishte dalë nga lufta do ta burgosë në objektin e quajtur “Sokollana” në Tetovë. Për këtë burgosje ai kishte kujtime të pashlyeshme, për shkak të vuajtjeve të rënda. Aty kanë qenë aq shumë të burgosur, saqë nuk kanë mund të shtrihen gjatë natës.

Të gjithë të burgosurit në atë objekt ishin mobilizuar me dhunë nga një brigadë maqedonase dhe ishte dërguar në drejtim të Prizrenit, prej nga do të marshonin për në Tivar. Shumica e shqiptarëve të mobilizuar me dhunë nuk kishin armë dhe nuk kishin veshje dhe mbathje, ndërsa ata komandoheshin nga eprorët maqedonas. Gjatë marshimit pa pushim, shumë prej tyre rrugës ishin sëmurë. Edhe Seid Musai, i cili nuk kishte veshmbathje të duhur, nga marshimi i gjatë dhe i pandërprerë i kishte përgjakur këmbët, ndaj dhe kur kishin arritur në Prizren, kishte kërkuar nga komisioni për shëndetësi, që të lirohet nga marshimi i mëtejmë. Kjo kërkesë atij i ishte pranuar dhe kështu ai do të mbetet në Prizren.

Atëherë i kujtohen shokët nga shkollimi që i kishte nga ky qytet, të cilët kishin marrë disa poste me rëndësi në administratën e re. Ai ishte angazhuar në ministrinë e arsimit të Prizrenit, ku kishte punuar bashkë me Mehmet Gjevorin, i cili e kishte hartuar abetaren e parë shqipe. Aty kishte kryer edhe disa kurse pedagogjike dhe pastaj ishte emëruar kryeshef i arsimit në Skenderaj.

Këtu nuk kishte mbetur gjatë kohë, sepse ishte djalë i vetëm i familjes dhe duhej të kujdesej për nënën që e kishte lënë në Tetovë. Pas kthimit në vendlindje, Seid Musai do të lajmërohet te organet kompetente të arsimit në Tetovë, të cilat e kishin caktuar të punojë në një shkollë të vjetër të qytetit. Aty kishte mbajtur kurse shkollore për të rritur, ku në mesin e shumë kursistëve të tjerë ishte edhe një grup prej 60 hoxhallarësh.

Me qëllim që t’i arsimonte hoxhallarët atij i duhej një përgatitje e posaçme, edhe pse vetë kishte prejardhje prej një familjeje fetarësh, sepse babai i tij, Abdullah ef. Musai, ka qenë

Page 61: Golgota Shqiptare

121

hoxhë, i cili ishte shkolluar në Turqi dhe ka qenë njohës i mirë i gjuhës persishte dhe të sheriatit islam. Në mungesë të juristëve, ai kishte punuar në zgjidhjen e kontesteve pronësore-juridike të qytetarëve. Seid Musai i kishte dhënë shumë rëndësi punës me hoxhallarë, sepse disa prej tyre kishin bindjen se shkolla laike i nxjerr nga feja dhe ndalnin fëmijët që të mos shkojnë në shkollë.

Prej vitit 1946 dhe më vonë, gjatë punës në arsim, ai ishte përkushtuar punës me nxënës, si dhe me angazhimin e tyre në aktivitete të lira, nëpërmjet përgatitjes së pjesëve dramatike, me tematikë të analfabetizmit dhe të luftimit të kësaj dukurie nga forcat progresive, për një emancipim të plotë të gjeneratave të reja. Për këtë qëllim, Seid Musai vetë i shkruante pjesët e dramave dhe vetë e bënte regjinë. Një nga dramat e tij që kanë pasur sukses të shkëlqyer, duke u përsëritur në skenë shumë herë dhe shumë vite me radhë, ishte edhe drama “Nesër do të jetë vonë”, që ishte shfaqur para prindërve dhe nxënësve në Tetovë. Më vonë kishte vërë në skenë edhe dramën e tij “Prindërit e mashtruar” dhe komedinë “Aliu mëson frëngjisht” etj. Në një kohë të rëndë politike, kujtohet Seid Musai (2005), në vitet e 50-ta, si njeri që angazhohej për çështje kombëtare dhe për ngritjen e ndjenjës kombëtare te popullata, duke kundërshtuar përhapjen e shkollave turke dhe shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, gjithnjë nën mbikëqyrjen e regjimit, do të dënohet nga Inspektorati i arsimit me një transferim nga Tetova për në fshatin Tearcë, ku po ashtu do të vazhdojë me aktivitetet jashtë procesit mësimor. Pas vuajtjes së dënimit në Tearcë, inspektorati do ta kthejë në shkollën fillore “Liria” të Tetovës.

122

FEHMI SHAQIRI –IDRIZI 1922-1999

Fehmi Shaqiri96 shkollën fillore e kreu në vitin 1934, kurse shkollën e mesme e vazhdoi në Prishtinë dhe e mbaroi në Shkodër. Aktiviteti i i tij vazhdon më herët, ku ai nuk pajtohej me regjimin e intaluar sllavo-komunistë në trojet tona, kështu që më 28 prill 1945 akuzohet si antikomunist i përbetuar përkatësisht ballist me çka dënohët me vdekje-pushkatim. Por, falë rrethanave dhe aftësive të tij arrijnë që të ik nga burgu. Në vitin 1950, punon arsimtar në fshatin Zhelinëdhe një vit më vonë kthehet në fshatin e lindjes në Xhepçisht. Si rezultat i aktiviteteve të çështjes kombëtare sërish dënohet me vdekje, kështu që brenda 24 orëve ky dënim u rishqyrtua dhe dënohet me 20 vjet burg. Pasi e kreu burgun, nuk iu lejua të punojë si arsimtar. Më vonë punësohet në

shtypshkronjën “Rilindja” në Prishtinë. Vdiq në vitin 1999.

96/Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 35/

Page 62: Golgota Shqiptare

123

DËSHMITË QË FLASIN

NEXHAT H. IDRIZI-1931

…Murat Isaku në grupin e tij i angazhon si anëtarë Nexhat Idrizin dhe Izmit Kamberin që të tre nga fshati Gajre i Tetovës… 97

NEXHAT IDRIZI, ANËTARË I ORGANIZATËS ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE “LIRIA”, I CILI KA VEPRUAR NË

TRESHIN E MURAT ISAKUT98 …Murat Isaku në grupin e tij i angazhon si anëtarë Nexhat Idrizin dhe Izmit Kamberin, që të tre nga fshati Gajre i Tetovës…”99 Jam i lindur më 15. 03. 1931 në fshatin Gajre,rrethi i Tetovës. Shkollën fillore katërvjeçare e kam kryer në vendlindje në kohën e Jugosllavisë Mbretërore në gjuhën sërbo-kroate më 1937-1940.

Në vitin shkollor 1941/42 kam ndjek mësimet në shkollen e parë në gjuhën shqipe në Tetovë,në klasën e pestë fillore,klasë që na pregatiti për të parën e gjimnazit si vijuese në vitin e ardhshëm shkollor 1942/ 43. Është karakteristike për t’u theksuar se në këtë klasë u tubuam një numër i madhë nxënësish me përbërje heterogjene në pikëpamje të moshës, arsimimit paraprak,aftësive dhe njohurive të ndryshme ,njohjes së gjuhës shqipe etj.

Në vitin shkollor 1942/ 43 u hap shkolla e mesme, Liceu i Shtetit “Hoxhë Tasimi” në Tetovë me një paralele. Në këtë shkollë arrita që ta kryej edhe vitin e dytë -1943/ 44, kurse ai i treti nuk u krye për shkak të Luftës së Bytë Botërore, gjegjësisht “çlirimit” nga “okupatori”. Që të tre vitet i kam kryer me sukses shumë të mirë dhe të shkëlqyeshëm. Ky sukses nuk ka qenë vetëm i imi, por më tepër i arsimtarëve të mi, të cilët me një entuziazëm të dalluar dhe palodhje punojshin me nxënësit ,jo vetëm në orët e mësimit, por edhe jashtë tyre.Vitin e tretë dhe të katërt të gjimnazit e vazhduam poashtu në gjimnazin e Tetovës që vazhdoi edhe mëtutje në gjuhën shqipe. Këto dy vite i kam kryer në vitet shkollorë 1945/ 46 dhe 1946/ 47 bashkë me provimet e gjysmëpjekurisë – semimaturës. Në vitin shkollor 1947/ 48, për herë të parë u hap një paralele e shkollës normale në gjuhën shqipe pranë asaj maqedonase “Nikolla Karev” në Shkup. Unë u regjistrova në këtë paralele. Motivi i regjistrimit tim në shkollën Normale në radhë të parë ishte që t’i arsimoj gjeneratat e reja të kombit tim.

Shkollën e lartpërmendur e kam kryer me sukses të shkëlqyeshëm. Për shkak të nevojës së madhe për arsim shkolla zgjati tre vjet (1947/ 48 - 1949 /50).

97 /dëshmi nga Sabdri Ramizi-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005/ 98 /Bisedë me Nexhat Idrizin,anëtarë i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, i cili ka vepruar në treshin e Murat Isakut, biseda është zhvilluar më 31.01.2007 në shtëpinë e Nexhat Idrizit/ 99 / dëshmi nga Sabri Ramizi-anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bisedë e inçizuar me diktafon më 06.11.2005/

124

100

Në shtator të vitit 1950, me vendim të Ministrisë së arsimit jam emëruar për arsimtar në shtatëvjeçaren e fshatit Bogovinë, rrethi i Tetovës. Për shkaqe të mungesës së madhe të arsimtarëve, veçanërisht në ciklin e lartë, me sygjerimin e Ministrisë së Arsimit, të Këshillit të Arsimit të rrethit të Tetovës dhe drejtorisë së shkollës në fjalë më emëruan si mësimdhënës në klasët e larta, me detyrë që të ligjeroj këto lëndë : Gjuhë shqipe në klasën e gjashtë dhe të shtatë, Gjuhë rusishte në të gjitha klasat, Matematikë vetëm në klasën e shtatë, Fizikë në të shtatën, Kimi në të shtatën, Gjeografi poashtu vetëm në të shtatën

Vetë angazhimi me këto lëndë ishte mjaftë i vështirë, por rrugëdalje tjetër s’kishte pse vetë kushtet diktoshin një gjë të tillë. Arsimtarët tjerë ishin mësues të kvalifikuar dhe të pakvalifikuar me kurse pedagogjike tremujorshe.

Kjo detyrë për mua si mësues 19 vjeçar ishte shumë inkurajuese,me dëshirë të flaktë dhe me entuziazëm të lartë memzi që pritsha ta filloj orën e parë të mësimit. Duke i falenderuar vullnetit dhe dëshirës për profesionin arsimtar, me sukses shumë të mirë (konstatim nga drejtoria dhe inspektorët e arsimit), në këtë shkollë shërbeva dy vite të suksesshme shkollore 1950/ 51 dhe 1951/ 52. Me korespondenc gjatë kohës së punës në arsim arrita që ta kryej me sukses shkollën e lartë pedagogjike në Shkup-Gjuhën shqipe me literaturë. Nga shtatori i vitit 1952 deri në shtator të vitit 1953 kam kryer obligimin ushtarak.Në shtator të vitit 1953, pas kthimit nga ushtria, me vendim të këshillit të arsimit të Tetovës deri më 1 prill të vitit 1954 kam ushtruar detyrën e drejtorit të tetëvjeçares në fshatin Grupçin të Tetovës, e cila u hap për herë të parë. Prej 01. 04. 1954 e deri më 01. 09. 1957 kam ushtruar detyrën Inspektor i Arsimit Fillor në rrethin e Tetovës. Prej kësaj date e deri më 16.10.1987 kur politikisht më diferencoi pushteti monist kam kryer këto punë: drejtor në shkollën fillore “Liria” –Tetovë, sekretar në BVI - Komuna e Tetovës, punëtor shoqëror në Organizatën e Rinisë Socialiste dhe të sindikatave, nënkryetar i Kuvendit të Komunës etj.

Diferencimi politik me pushim nga puna dhe me përcjellje në pension u bë shtatë vjet para kohës së pensionimit. U bë në kohën e kulminacionit të diferencimit të kuadrit shqiptar.Si

100 Kolektivi i shkolës fillore i Bogovinës dhe Kamjanit, 21.04.1951

Page 63: Golgota Shqiptare

125

motivacion për përjashtimin tim nga puna ,në vendimin e përjashtimit ishin të theksuara : nuk e kam luftuar nacionalizmin dhe separatizmin shqiptar, por përkundrazi e kam ndihmuar indirekt, bile në disa raste edhe direkt në vitet shkollore 1965/66 dhe 1966/67 si drejtori i shkollës “Liria” në Tetovë, diplomat dhe lëvdratat për nxënësit e dalluar shqiptarë i kam lejuar dhe nënshkruar me tekstin më parë në gjuhën shqipe e pastaj në gjuhën maqedonishte, derisa për nxënësit maqedonas, më parë në gjuhën maqedonishte e pastaj në gjuhën shqipe. Në vitin 1968 i pari si drejtor kam lejuar që të vehet flamuri shqiptar në Tetovë dhe rrethin në shkollën fillore “Liria”, kam qenë kurir i organizatës së NDSH në vitin 1946, pas Inforbyros, nga fillimi i vitit 1949 kam qenë i inkuadruar në organizatën ilegale “LIRIA” dega në Tetovë dhe duke qenë në ushtri në shkollën rezervë të oficireve më kanë përjashtuar prej shkollës së rezervistëve në njësi të thjeshtë ushtarake, me preteks se nuk kam kualitete politike që të bëhem oficer në ushtrinë Popullore Jugosllave.

Që të gjitha shënimet e lartpërmendura kanë qenë të vërteta, me përjashtim të asaj se kam qenë kurir i organizatës ilegale NDSH, pasi atëherë metëvërtetë kam qenë tepër i ri (15 vjeçar) dhe nuk më ka pas ofruar dikush një detyrë të tillë.

Pas diferencimit ,gjegjësishtë përjashtimit nga puna nuk tentova më të inkuadrohem, por e vetmja rrugëdalje ishte që të pensionohem, gjë që edhe e bëra pa asnjëfarë dileme me gjithë që pensioni ishte shumë, shumë i vogël.

Pensionimi i parakohshëm nuk më brengosi ,përkundrazi me një gjë të tillë mburresha. Ajo që më tepër filloi të më brengos ishte fati i katër fëmijëve të mi, që fillë pas përjashtimit tim nga puna, filluan tentimet për diferencimin e fëmijëve të mi, kështu p.sh.: Fatmirin, djali im, ekonomist i diplomuar, punëtor në kontabilitetin shoqëror, Lumturien, vajza ime ,mësimdhënëse e matematikës dhe fizikës në sh. f. ”Istikball”-Tetovë, Meritën, vajza ime, pedagoge, arsimtare në klasët e ulta në sh. f. ”Kirill dhe Metodij”-Tetovë .Agronin, djali im, mësimdhënës i edukatës muzike në sh.f. “Përparimi” f. Reçicë e Madhe, Me urdhër të komitetit partiak komunal dhe organet e institucioneve të lartëpërmendur filluan të ngren procedur për diferencimin e fëmijëve të mi (me përjashtim të Agronit), me motivacion se i ati i tyre është diferencuar si njeri jolojal dhe i papërshtatshëm për shoqërinë.

Për fat të mirë kjo procedurë kundër fëmijëve të mi nuk u realizua përshkak se brenda kohës filluan të frynë erëra tjera e kështu ky diferencim nuk u jetësua.

Për të gjitha këto që kam theksuar më lartë, veçanërisht për përjashtimin tim kanë shkruar shumë mediume Jugosllave, në veçanti shtypi dhe televizioni maqedonas. Më shumë kanë shkruar “Nova Makedonija”, “Veçernje novosti”, “Flaka e vëllazërimit”, “Duga”, “Nin”, “Nedelne novine” etj.

SHARRI KA UJË TË FTOHTË Më vinë mirë se do t’i përgjigjem një pyetjes historike, jo vetëm për mua, por për

familjen time, trashigimtarëve të mi, për të afërmit dhe lirisht mund të them edhe për kombin tim shqiptar. Ka qenë një privilegj që unë pata shok Murat Isakun, i cili më ka njoft shumë mirë, por edhe unë atë e njifsha edhe më mirë. Murat Isaku tërthorazi mundoheshte të më thotë diçka. E kuptova qëllimin e tij dhe i thashë: Murat, thuaje troç atë që dëshiron se unë jam aty! Filloi të më tregoi për zanafillën dhe historin e Organizatës Ilegale “LIRIA”, qëllimi i të cilës ishte të shpëton popullin, gjegjësisht kombin shqiptar që jetojnë jashtë shtetit amë. Në këtë mënyrë ai u befasua dhe u gëzua për së tepërmi nga përgjigjja e ime e thanë pa hamendje. Pa një pa

126

dy ai më tha: “ NE DUHET TË VEPROJMË NË NJË ORGANIZATË ILEGALE, PAROLLA E SË CILËS ËSHTË: ”SHARRI KA UJË TË FTOHTË”.”

Ne kemi anëtar të tjerë, vazhdon Murati, nuk ka nevojë që ti njoh unë. Kryesore ti prej sot do të jesh dhe do të organizohesh në të. Qëllimi kryesor është që ta heqim më këtë zgjedhë që e kemi patur me shekuj. Tash kur kemi pak a shumë disa xixa të kombit, në radhën e të cilëve jemi edhe ne.Duhet të bëjmë çmos që populli ynë të mos vuaj më. Me gjithë dëshirë të gjitha ata që më tha Murati i pranova. Pas ca takimesh, bisedimesh e disa leximeve të shtypit illegal që na ofroheshte më tepër nga Çekosllovakia më angazhoi me disa detyra, duke më thënë se ne intelektualët, që ishim shumë pak, (intelektual i konsideronim edhe semimaturantët), një numër i të cilëve ishte i përfshirë në këtë veprimtari kombëtare.Përveç këtyre në këtë organizatë duhet përfshirë aktivist edhe nga radhët e shtresave të tjera si: bujq, punëtor të profileve të ndryshme, nënpunës etj. Biseda përfundoi me një angazhim.Unë, Nexhat Idrizi të organizoj një TRESHE nga fshati Gajre. Këtë vendim e pranova dhe fillova të mendoj.brenda një jave pruna vendim për dy të rinj, sipas meje të aftë dhe të sigurtë. Ata ishin: Garip Dehari, nënpunës në komunën e Tetovës dhe Nuriman Jashari, bujk, që të dy nga fshati Gajre. Tash që të dy janë të ndjerë. Ishin të aftë, atdhe dashës, me autoritet të merituar, shumë të sigurtë për punë ilegale kur është fjala për veprimtari ilegale kombëtare.

I vetëdishëm për sigurinë e tyre, para se me i filluar bisedat me ta e pieta Muratin që edhe ai të jep një mendim. Murati më inkuaroi, duke më thënë se me të vërtet kam gjetë kanditatë shumë të sigurtë, që të dy burojnë nga familje të sigurta dhe bujare.

Me ta e fillova bisedën veç e veç. Pasi pranuan që të dy pa hamendje, pas ca ditësh u takova me të dy në vendin e ashtuquajtur ARA E UKËS, vend me emër autentik që tregon dhe ruan autoktoninë e vendasve shqiptarë. Përndryshe më së 80% të vendeve të kësaj ane, sllavët me ardhjen e tyre i kanë pagzuar me emra sllave.

Në këtë verë të vitit 1949 filloi edhe angazhimi i dytë më serioz i imi. Më angazhoi Murati që të shkoj në fshatin Lisec për me i ja dërgua një letër Izmit Bajramit, anëtar më i vjetër në këtë organizatë. Letrën menjëherë e çova në fshatin Lisec. Shtëpinë e Izmitit e gjeta duke pyetur.Izmiti ishte aty. Duke i ja dorëzuar letrën i thashë që të shkoi te Kolibja në vreshtët e Muratit. U ktheva menjëherë. Izmiti nuk dinte se unë jam i përfshirë në organizatën ilegale. Nuk i dhashë asnjë shenjë se unë di diçka për të. Më vonë kuptova se Izmiti është takuar me Muratin në vendin e caktuar, poashtu kuptova prej Muratit se Izmitit i ka thënë Nexhati nuk din asgjë. E kam angazhuar si shokë të afërt.Kjo verë kaloi me veprimtarinë e përmendur. Para se me u nis për në shkollë-në normalen e Shkupit treshi i ynë (Murati, Nexhati dhe Izmit Kamberi që të tre nga fshati Gajre) morrëm vendim që aktivitetin tonë ta zhvillojmë, gjegjësisht organizatën ”LIRIA” ta zhvillojmë, duke përfshirë anëtarë të rinjë. Në shkollë që nga fillimi i vitit 49/50 filluam me punë të ardhshme. Në këtë drejtim më tepër u angazhua Sabri Ramizi.Organizata ilegale në fjalë u zmadhua edhe me dy treshe. U përfshinë nxënësit: Abdyl Ibrahimi nga Tetova, Besim Rusi, Mojsi Lutfiu, Nehat Bellçishta dhe Avni Zllatku që të gjithë nga Dibra.

Page 64: Golgota Shqiptare

127

101

Viti shkollorë në fjalë lirishtë mund të quhet edhe vit historic kombëtar pse të lartëpërmendurit do të inkuadrojshin së paku nga një TRESHE në vendlindjet e tyre apo dikund tjetër.Klasa e ynë, e cila numronte 18 nxënës, 8 prej tyre ishin më të organizuar në këtë organizatë.Së bashku net ë organizuarit kohën e lirë e shfrytëzonim duke lexuar materiale ilegale që i merrshim në formë të gazetave apo të broshurave.Këto materiale vishin në të shumtën e rasteve nga Shqipëria dhe Çekosllovakia. Është për tu theksuar se nuk na kanë interesuar ideologjitë e ndryshme por vetëm ajo kombëtarja Shqipëri, çka është shqipëtare pavarësishtë se cilës ideologji i takon. Këto biseda dhe lexime i bënim në parkun e Shkupit pse shkolla jonë ishte vizavi parkut. Në vitin 1950 e kryem normalen.U shpërndamë nëpër fshatra si arsimtarë, më tepër nëpër klasët e larta pse atëherë u hapën shtatëvjeçaret, më vonë tetëvjeçare. Unë punojsha në tetëvjeçaren e Bogovinës, Nehat Bellçishta në ate të Vrapçishtit–Gostivar, Sabri Ramizi punonte në Gjenovic të Gostivarit, Izmit Kamberi në Livadhi të Strugës ,Abdyl Ibrahimi në fshatin Tearcë, Besim Rusi në rrethinën e Shkupit kurse Avni Zllatku vazhdoi me studimet në shkollën e lartë pedagogjike.Të shpërndarë në shumë vise, mendonim se rrjeti i organizatës sonë do të zgjerohet si në atë sasiorë poashtu edhe në atë cilësorë. Më shpesh jam takuar me Nehatin. Takoheshim aty dikund në mes Bogovinës dhe Vrapçishtit. Ideali i lartë për bashkimin e trojeve shqipëtare nuk u realizua ashtu siç mendonim.Më vonë kuptuam se UDB-ja, gjegjësishtë OZN-a siç quheshin kishte kuptuar për inkuadrimin tonë në organizatën ilegale “LIRIA”. Më vonë kuptuam se ata na kanë lënë që të vazhdojmë me punë ilegale, me qëllim që masovikisht ti inkuadrojmë shqipëtarët e merituar që një ditë ti asgjësojnë duke i future nëpër burgje dhe duke i përjashtuar nga puna ato xixa të pakta që punonin dhe 101 /Shkolla e lartë “NIKOLLA KAREV”, Shkup 16.06.1950/

128

arsimonin popullin e tyre të lodhur e të munduar nën zgjedhjen hegjemoniste të asaj kohe.Kështu u vazhdua deri më vitin 1951. Këtë veprim që e bëmë ma tha Murat Isaku në koliben e tij se qëllimi i UDB-es është që të na asgjësoi. Ky asgjësim nga organet e sigurimit të atëherëshëm ka qenë permanent, por shqiptarët vazhduan që të rezistojnë tërë kohën pavarësishtë nga represionet që merrte sigurimi Jugosllavë ndaj neve shqipëtarve. Murati e kishte të kryer shkollën normale, e filloi në Elbasan dhe e kreu në Gjakovë. U regjistrua në Univerzitetin e Beogradit–grupin e albanologjisë. Do të theksoja se nga sigurimi Jugosllavë u zbuluan që të gjithë me përjashtim të Garip Deharit102 dhe Nuriman Jasharit. Kjo ishte dëshmi i vendimit të marrë i propozuar nga Murat Isaku që në radhët e organizatës të përfshim anëtarë edhe nga shtresat punëtore.

Garip Dehari 1921-1988

Prej UDB-se kuptuam pastaj prej njëri tjetrit kishin qenë të thirur që të gjithë në të

ashtuquajturat biseda.Mua bashkë me Vebi Lushin dhe Ismail Seitin, që të tre arsimtarë në Bogovinjë, më 6. maj 1952 njeri i sigurimit me emrin Pande i shoqëruar me dy policë na morrën nga shkolla dhe na burgosën. Nuk di çka ndodhi me ato dy. Mua mi nxorrën lidhëzat e këpucëve dhe më dërguan në një qeli në podrum të ndërtesës së pionerëve në Tetovë. Qelia, sipas meje ishte 1,5 m me 1 m, plot me mijë. Këtu e ke vendin e banimit më tha gardiani.Mendo mirë. Në ora 19.30 të njëjtës ditë më çuan në një dhomë në katin e lartë.Një oficirë i uniformuar (nuk e pashë më asnjëherë) më dha katër fletë letrash dhe një laps, duke më thënë shkruaj çka din. Nuk disha prej ka të ja nisi, vendosa të mos shkruaj asgjë dhe ashtu veprova. Oficiri që rrinte aty lexonte, më vonë si i përgjumshëm e vuri kokën në mur.Në mes të

102 Garip Dehari 1921-1988, u lind në vitin 1921 në fshatin Gajre në një familje patriotike. Shkollën fillore e ndoqi në fshatin e lindje në gjuhën serbe. Gajtë Luftës së Dytë Botërore ndodhej në Prishtinë, ndërsa pas luftës kthehet në Gajre due vijoi kurset për të rritur përkatësisht shkollën e natës (të mesmen). Duhet theksuar se Garip Dehari ka qenë në treshin e Nexhat Idrizit.

Page 65: Golgota Shqiptare

129

natës u çua dhe mi kërkoi fletët, kur i pa të zbrazta u zemrua shumë me ton të lartë më tha si mundesh ti most ë shkruajsh asgjë deri tash.

U përgjigja: Nuk di se për çfarë teme të shkruaj. Atëherë u zemrua edhe më shumë duke më thënë: Si nuk dish çka të shkruash kur ti ke qenë kurir i organizatës tuaj ilegale. Ai, më ma caktoi edhe temën për çka të shkruaj, duke më thënë: Shkruaje rastin e dërgimit të letrës që ta dha Murati te vreshtët e tij e dërgove dhe ia dorëzove Izmit Bajramit në fshatin Lisec. E kuptova sa është ora! Pa një pa dy fillova të shkruaj për rastin duke cituar: Se unë nuk di asgjë për brendinë e letrës, se unë nuk e njoh Izmit Bajramin e Lisecit dhe se unë nuk e çova vetë në Lisec por i ja dhashë vëllaut tim të vogël, Efraimit, që bashkë me babain tim Hamdi Idrizin që mbajshin dru në zabelin te vendi i ashtuquajtur “Hurdha e Çollakut”. Ky vend gjendet më afër fshatit Lisec se sa fshatit Gajre. Pra në mënyrë të prerë shkruajta në deklarat se vëllau i vogël ia ka dorëzue Izmitit letrën në fshatin Lisec, kurse unë ngela me babain me qëllim që ta ndihmoj.

Mua në burg në qeli më mbajtën më se 24 orë. Kryeshefi i sigurimit në orët e vona të natës tjetër më thirri dhe më tha ke shumë gabime, kësaj here do të lirojmë ,por do të dëshmojsh për rastin në fjalë në ditët e gjykimit të Murat Isakut dhe të tjerëve. Një gjë të tillë e pranova pse ishte gjë e njohur, gjë që ka dëshmuar edhe vetë Izmit Bajrami (Për këte jam vërtetuar kur e kam marrë dosjen time nga sigurimi në vitn 2004).

Në ditën e gjykimit të Murat Isakut, Sadudin Gjurës e tjerëve, unë dëshmova ate që e kam shkruajt në deklaratë natën e 7 majit 1952. Prokurori i gjygjit më tha se ti ia ke dorëzuar letrën e jo vëllau yt, thuaj të vërtetën se përndryshe do të gjykohesh edhe ti.Në këtë pyetje unë u përgjigja troç:Thirrni vëllaun, Efraimin, pyetni dhe vërtetohuni. Me kaq mbaroi dëshmia ime. (Edhe kjo dëshmi para gjygjit gjendet në dosjen time të vitit 2004)

ARGUMENTET DHE E VËRTETA E BURGOSJEVE TË TRESHIT SADUDIN GJURËS,

MURAT ISAKUT DHE SABRI RAMIZIT SIPAS NEXHAT IDRIZIT!

Me vetëdije dhe me ndërgjegje të pastër do ta them atë që është reale.Në vitin 1950 Murati më lajmëroi me anë të nënës së tij që unë të shkoj te kolibja .Aty të prêt Murati.Shkova menjëherë.Ishte Murati bashkë me Sadudinin. Murati më tha: Nexhat të kam thirrë që të tregoj se unë bashkë me Sadudinin do të largohemi. Jo për gjithmonë.Do të shihemi përsëri,por për sa kohë nuk e di. E pyeta: A mund ta di ku do të shkoni? Murati me Sadudinin u shikuan ndërmjet tyre. Murati u përgjigjë do të shkojmë tash për tash në Shqipëri, ashtu e lyp nevoja. Ai kërkoi fale ndaj meje për çdo gjë që ka ndodhë dhe mund të ndodhe.U përgjigja falë të qoftë për çdo gjë. U përqafuam me të dy. Amaneti i Muratit ndaj meje ishte që unë me shokët të tjerë të vazhdojmë me punën tonë dhe se herë pas here do të marrëm urdhëra se çka do të bëjmë mëtutje. Pas pesë ditëve duke shkuar prej fshatit në qytet, në qarshin e epërme e takova babain e Muratit, me të cilin biseduam. E pyeta prej nga vinë, ai më tha se vjen prej vreshtave dhe se aty i ka lënë duke pushuar Muratin me Sadudin Gjurën. Një rrëfim i tillë më habiti. U ndamë, në rrugën e parë të tërthortë në anë të djathtë të qarshisë ktheva prapë dhe shkova te kolibja në vreshtë. Aty pashë Muratin me Sadudinin, të lodhur e të raskapitur.I pyeta ç’ndodhi, si qëndrojnë punët. Murati u përgjigjë asgjë,nuk mundëm ta kalojm kufirin për shkak të kohës së keqe.

130

Pas ca kohësh Muratin e burgosën. Në burg ndejti dy muaj pastaj e liruan.Pas lirimit të tij për të cilën gjë unë nuk disha, e ëma e Muratit erdhi në shtëpinë time që të më thothë se Murati të prêt në shtëpi. Shkova, ishte i shtrirë dhe dukeshte i lodhur. Biseduam rreth kohës që e kishte kaluar në burg. Më tregoi se në burg ka vuajt shumë. Përveç tjerash më tregoi se në ballë në mes vetullave nën flokët e tij kishte pikë gjaku të kuagulluar. E pyeta ç’është kjo? Më tha se do të tregoj, por të lutem këtë gjë mos të tregojsh askujt dhe vazhdoi:Më ulën në karrige të korrentit, mi lidhën duart prapa karriges dhe më vënduan çengelin e stërholluar në ballë. Ai që e udhëhiqte këtë tortur ndaj meje ishte i veshur me tesha ushtarake–oficerësh, por pa gradë. Nuk e njohja fare, as që e pashë më ndonjëherë. Më tha nëse ke diçka thuaj! Unë nuk thash asgjë, vetëm që e këndova këngën “ Mbas flamurit kuq e zi”. Nuk më lejoi ta mbaroj deri në fund. Ndjeva një dridhmë e pastaj e humba vehten. Nuk e di sa kohë kaloi. Kur erdha në vehte pashë se jam në qelinë time. Aty rrinte gardiani, i cili më tregoi pak a shumë për ngjarjen. Murati vazhdoi që të më tregoi se ata të UDB-së, e kanë angazhuar që të flas para arsimtarëve të Tetovës dhe rrethinë, para të cilëve të tregoj se pse e kanë fut në burg dhe se gabimi kë qenë i tij.

Kjo gjë ndodhi pas një jave. Ishte ditë e enjte.në sallën e shkollës “Liria”, në orën 8.00 u tubuan arsimtarët. Aty kam qenë present edhe unë. Salla ishte e mbushur plot e përplot me arsimtar. Aty kishte edhe dy punëtor të sigurimit. Dy punëtor të sigurimit kishte edhe jashtë sallës. Para se me filluar të flas Murati ata dy u larguan nga salla. Murati në fjalimin e tij në një farë mënyre pranoi gabimin, duke thënë se u nisëm për në Shqipëri, por për shkak të kohës së keqe u detyruam të kthehemi. Në mendimet e tij që i thoshte para arsimtarëve ishte konfuz, dëshironte në mënyrë të tërthortë që të mos e thotë ate që e kishin detyruar ata të UDB-së. Në bisedë e sipër para arsimtarëve përmendi fjalët drejtësi, liri, punë të ndërgjegjëshme si arsimtar etj. E gjithë biseda e tij–fjalimi mund të shpjegoheshte edhe me konotacion se ai indirekt nuk është larguar nga qëllimet që ka të bëjë me lirinë e kombit të tij.

Ata, të UDB-së i kishin thënë se nuk kanë qenë të kënaqur me ate që e ka thënë par arsimtarëve dhe se edhe mëtutje do të jetë i vrejtur dhe i mbikqyrur.

Pastaj ndodhi ajo që e kam theksuar më lartë në lidhje me gjykimin e vitit 1952. Në shtator të këtij viti shkova ushtar, (i regrutuar në shkollën e oficirave rezervë) në

qytetin Vipav të Sllovenisë. Aty ndejta tre muaj. Një ditë oficiri kujdestar më lajmëroi të paraqitem te komesari i batalonit i quajtur Savo. Ai më tha se të kemi thirrë për këto gjëra : i morrëm karakteristikat e tua nga Tetova, ata nuk flasin mirë për ty, përkundrazi dëshmojnë se ti nuk ke kualitete politike që të jesh në rradhët e oficirave të ushtrisë popullore Jugosllave, ke bashkpunuar me shokë-armiq të popullit. E pyeta a mund ta di kush janë ata?, u përgjigjë po. Ata janë: Murat Isaku, Sabri Ramizi, Sadudin Gjura, Izmit Bajrami dhe në shkollën ku punon ti ke patur edhe Vebi Lushin dhe Ismail Seitin, edhe ata arsimtar. Vendimi i ynë është që tit ë transferohesh në njësi të thjeshtë edhe ate në qytetin Ajdovçin 5 km. afër Vipavës. Të nesërmen më dërguan në qytetin e përmendur. Natën e parë kah ora 01.00, oficiri kujdestar erdhi më zgjoi duke më thënë që ti paraqitem Majorit të KOS-it. Ashtu veprova, me shumë frikë. Majori në fjalë ma tha ate që më patë thënë Komesari në Vipav. Nuk më mbajti aspak, veç tre, katër minuta, duke më thënë se të nesërmen po në këtë zyrë ti paraqitem në ora 12.00. Ashtu veprova. Majori me kombësi sllovene me fjalë shumë të mira dhe këshilluese më tha: ke kujdes, ti je i ri mos u fut në punë të kota dhe krye detyrën ashtu si ushtar i mirë. Gjithë

Page 66: Golgota Shqiptare

131

atë frikë që pata kaloi me kaq. Më askush nuk më pyeti, nuk kam patur asnjë vërejtje, më shumë kam qenë i shoqëruar me ushtarin i quajtur Emil, slloven. Ishte shokë shumë i sinqert. Me kryerjen e ushtrisë përfundoi çdo gjë.

SADUDIN GJURA IDEATOR I ORGANIZATËS “LIRIA”

Për marëdhëniet e Sadudin Gjurës dhe Murat Isakut ,për mendimin tim kanë qenë

shumë të mira për atëhërë. Murati gjithmonë është shprehur në superlativë për Sadudin Gjurën. Unë me Sadudinin nuk kam patur punë, por herë pas here jemi takuar. Murat Isaku si profesorë i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnaz (ashtu thonë kolegët e tij) ka qenë korekt dhe deridiku i rreptë në notimin e nxënësve .

Për sa i përket lirimit të Muratit nga burgu i Idrizovës atë që më tha vetë Murati besoj se është e vërtetë. Ai ka qenë i dënuar 9 vjet e është liruar për 9 muaj. Muratit i kanë thënë, duke qenë në burg që të bëj ankesë. Murati nuk ka vepruar kështu. Ai ka dashtë që në vend të ankesës të takohet me njerëz që mund ta kuptojnë, por jo me ata të Idrizovës. Një kërkesë e këtillë e Muratit është plotësuar. Ka biseduar me njeriun më kompetent të Republikës, Tome Bukleski-Maçuli. E ka prit Muratin me shumë kujdes dhe me kujdes të madh e ka dëgjuar. Biseda ka zgjat 13 orë me disa ndërprerje për pushim. Tome Bukleski ka fituar një bindje se, Murati është i aftë dhe se, është mëkat që këtë njeri të ri dhe me perspektivë ta mbajnë nëpër burgje. Pas asaj bisede, është liruar dhe i ka vazhduar studimet në Beograd, të cilat me sukses edhe i ka kryer.

Me Muratin deri në ditën e fundit të jetës së tij kam qenë vazhdimisht në kontakt. Shpeshë herë kemi biseduar për Sadudin Gjurën. Asnjëherë nuk më ka thënë fjalë të liga për te, gjithmonë më thoshte se Sadudini ka qenë shumë i ndëshkuar, i maltretuar dhe se ka hequr të zitë e ullirit. Më kujtohet se njëherë në mënyrë indirekte më ka thënë se edhe sikur ndonjëherë Sadudini të ketë thënë diçka për dikend kanë qenë raste që duhet marrë parasyshë kohën dhe vendin që ka ndodhur.

Po, mburrem, ato momente kanë qenë privilegje më të larta në jetë. Edhe në fund kur më përjashtuan nga puna 1987, shtatë vjet para kohës së pensionimit unë jam mburrurë kam qenë krenar. Nuk iu nënshtrova askujt që të rikthehem në punë. Më ka ardhur shumë rëndë kur filluan që të marrin masa ndaj fëmijëve të mi dhe të interesohen për domethënien e emrave të nipërve dhe mbesave të mi, gjë që rrodhi nga diferencimi i im nga ana e pushtetit (në lidhje me këte kam shkruajtur në biografinë time që është pjesë e këtij materiali). Influenca e parë dhe që deridiku më ka indoktrinuar në rininë e hershme time janë veprat e atë Gjergj Fishtës, të Naim Frashërit, të Lasgush Poradecit etj. Por, ato që thellë kanë lënë mbresa në egon time janë veprate e mësuesve të mi nga Shqipëria . Në rradhë të parë do ti veçoja mësuesit dhe profesorët: Qemal Haxhihasani, Beqir Kllojka, Rustem Ismailati, Çel Gashi, Sali Çaushi (dy të fundit kanë ushtruar detyrën e drejtorit të gjimnazit), Sotir Çiriaku, Vasil Naqi etj. Veprat e këtyre kolosëve të kombit kanë vazhduar edhe më tej e deri tash në formimin e karakterit tonë duke filluar që nga ajo moshë e deri më sot. Edhe ashtu po vazhdon për ne që akoma jemi të gjallë. Në zhdukjen e asaj të tmershmes “JAM TAURK ELHAMDULILAH”, kryekëput kanë ndikuar të lartëpërmendurit. Në lidhje me këtë thellë futën rrënjë veprat e Gjergj

132

Fishtës në veçanti vargjet në vjershën “Gjuha shqipe”, ku në mes tjerash në krahasimet e bukura thotë :

“Por si kënga e zogut të verës që vallëzon në blerim të prillit ëmbli flladi por si i i verës që lëmon gjitë e trandofilit por si gjëma e rrëfesë gjëtare por si ushtima e nji tërmeti edhe atij ju thaftë po goja që në gjuhë të huaj kur s’është nevoja flet e të veten e len pas dore…”

Këto kanë qenë momentet e para kur çeshtjet kombëtare filluan të kaliten në zemër dhe të bëhen pjesë e personalitetit tim. Pas mbarimit të shkollës normale pashë se pushteti vazhdon me të njëjtat gjëra. Më thirri një Dime Dimitrievski kryeshef i arsimit për qytetin Tetovë dhe më tha: Nexhat ti je djal hoxhe ndonjë fjalë turqishte sigurisht di mendoj që të rrishë në qytet si mësues, por mësimin do ta ushtrojsh në shkollen turke edhe ate në gjuhën turke, i ju përgjigja: më falni shoku naçallnik nuk mundem pse gjuhën turke nuk e zotëroj aspak, por edhe sikur ta zotërojsha nuk do te mundesha pse kur jam përcaktuar për profesionin arsimtar, qëllimi im kryesor ka qenë që në rradhë të parë ta ndihmojë popullin tim. Kështu i kshte thirrur edhe normalistët tjerë, duke ua thënë të njëjtat fjalë. Në mënyrë shumë të rreptë këtij shefi ishte përgjigjë shoku im i klasës Enver Palloshi, i cili edhe e njihte gjuhën turqishte. Ia kishte vu në dije se me ne shqiptarët të mos luajnë më ashtu si kanë luajt shekuj të tërë. Këto momente më bënë mua edhe më kurreshtarë bashkë me shokët e mi normalist që sfidës kombëtare t’i rrekemi me tërë qenien tonë dhe tëpasardhësve që fjalët e të madhit Atë Gjergj Fishta t’i jetësojmë.

Kam një porosi ndaj të gjithë shqipëtarëve të mos përçahemi pse si thotë populli “ku është bashkimi është forca, ku është dasia është shkatrimi”

Do të përfundosha se për agjendë kryesore Organizata Ilegale Kombëtare “LIRIA” ka patur:-bashkimin e trojeve shqiptare; zhdukjen e analfabetizmit; arsimimin e popullit shqiptarë nga ai i ciklit të ulët deri te ai superiorë, duke i përfshirë masovikisht edhe femrat shqipëtare; mos shkuarjen e nxënësve shqipëtar në shkollat turke,që ishte agjendë kryesore e pushtetit të atëhershëm antishqipëtar; luftë me metodat e ndryshme kundër shpërnguljes së shqipëtarve; ruajtja e autoktonisë shqiptare; luftë sistematike kundra përçarjes vëllazërore shqipëtare, për të cilën gjë pushteti i atëhërshëm bëntë ç’mos që t’ia arrijë këtij qëllimi etj.

Page 67: Golgota Shqiptare

133

BABË E BIRË NË SHËRBIM TË KOMBIT E TË FESË JAHJA DEBRESH JASHARI- 1905-1979

ANËTAR I ORGANIZATËS ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE “LIRIA” …Në të njëjtën kohë i pandehuri Sadudin Gjura, e tërheq në grup të pandehurin Vebi Amet Lushi, i cili në atë kohë ishte mësues në Debresht, dhe të njëjtit i dha edhe detyrë ta zgjerojë grupin, të cilën gjë e bën duke tërhequr në të Afëz Jahjën. Deri në gjysmën e dytë të vitit 1949, i pandehuri Sadudin me të përmendurit më parë mbante lidhje të vazhdueshme dhe bisedonin për zgjerimin e grupit…103

JAHJA JASHARI- 1905-1979104 , ka lindur në vitin 1905 në f. Debresh, Gostivar. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse pas mbarimit të saj ka vazhduar në Medresenë e atëhershme në Tetovë. Pas përfundimit të medresesë së Tetovës ka vazhduar studimet e teologjisë. Pas përfundimit të këtyre studimeve është kthyer në vendlindje ku ka punuar si Imam në f.Debresh. Gjatë punës së tij si imam i fshatit, për shkak të ligjëratave të tij me frymë patriotike dhe kombëtare, shumëherë ka qenë i kërcënuar dhe i burgosur, kurse në shumë raste edhe i malltretuar edhe para anëtarëve të familjes së tij.

IZAIR JASHARI-DEBRESHI105Vlen të theksohet një rast nga viti 1947 kur Jahja Debresh Jashari përpara bashkëshortes dhe fëmive të tij të vegjël është rahur së bashku me baban e tij Izair Jasharin në mënyrën më mizore, duke ua lidhur këmbët dhe varur dhe duke i lënë kështu me ditë të tërë. Nga plagët e marura vdes babai i tij Izairi, kurse vetë Jahja Jashari arrijnë që t’i përballojë vrasjeve dhe plagëve fal moshës dhe shëndetit të tij. Vlen të theksohet se Babai i Jahja Jasharit ka qenë shok i Xhemë Simnicës. Edhe për kundër maltretimeve dhe vuajtjeve, si dhe presioneve që bënin organet e atëhershme, Jahja Debresh Jashari vazhdoi me

ligjëratat e tij dhe punët e tij kombëtare deri në vdekjen e tij në vitin 1979. Përndryshe ka qenë pjesëmarrës dhe anëtar aktiv në shumë lëvizje patriotike dhe kombëtare.

103 / fragmente nga aktakuza N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar / 104 /Të dhënat dhe fotografitë m’i ka ofruar në mars 2007 prof.dr. Adnan Jashari/ 105 /Të dhënat dhe fotogarafitë m’i ka ofruar në muajin mars 2007 prof.dr. Adnan Jashari/

134

BURAMEDIN NEBIUT 10.03.1931-16.09.1973106

... Është mirë të theksoj, se Burhani, në demostratat e 1968, ka qenë kryeshef i policisë së Tetovës. Në këtë post ai, ka luajtur rol të madh, për sa u përket këtyre demostratave ngase Burhani me veprimet e tij të matura e shpëton popullatën shqiptare që ishte parapërgatitur nga pushteti komunist. Më saktë, ai kishte dhënë urdhër të prerë që të mbyllen rrugët që fshatarët të mos lejohen të futen në qytet. Burhan Nebiu, e ka ditur shumë mirë se pjesa dërmuese e fshatarëve janë të armatosur dhe, ata do të mund t’i përdorin ato. Ky viprim i matur i Burhan Nebiut, është për ta analizuar pak më shumë se, sikur të përdoreshin armët nga demostruesit, atëherë do të realizohej qëllimi ogurzi i poshtetit të atëhershëm federativ për t’iu hakmarrë popullatës shqiptare dy vjet pas shkarkimit të antishqiptarit Aleksandar Rankoviqit në Plenumin e Brioneve në vitin 1966. Ky urdhër i

Burhanit, ishte i drejtë dhe i qëlluar se ai ishte në dijeni se, kazerma ushtarake e Tetovës ishte përplot me ushtarë të specializuar e të armatosur me të gjitha llojet e armëve, policë të njësiteve speciale si dhe njësite paramilitarësh të armatosur e që i kanë mbajtur nën kapotetet e tyre. U jep urdhër që gratë, burrat me fëmijë që gjenden nëpër rrugët e qytetit që të mos prek fare se ata janë njerëz kalimtarë të rastit. Përderisa flas për personalitetin e Burhan Nebiut, duhet të shpalosi kujtimet që vërtet duhet t’ua lëmë brezave të ri se si duhet mbrojtur popullata jonë. Më 29 nëntor 1968, eprorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në krye me ministrin e atëhershëm Koço Bituljanu, ia marrin kompetencat Burhanit, por urdhërat dhe aktet i ka nënshkruar me detyrim.

Pas tri ditësh, erdhi tek unë në shtëpi, pijtëm nga një kafe. Teni i fytyrës së tij kishte marrë ngjyrë blu, në fytyrën e tij vërehej lodhja psikike dhe fizike e dukej i thyer shpirtërisht dhe më tha: “Sabri, i mbytën shqiptarët duke i rrahur në forma më barbare e mizore. Besomë se, nuk mund ta duroj një gjë të tillë. Masakër është duke u bërë ndaj shqiptarëve tanë.”...107 Buramedin (Burhan) Nebiut lindi më 10.03.1931 në f. Negotinë - Gostivar, në një familje fshatare, e cila merrej me bujqësi dhe blegtori nga nëna Salie dhe babai Ibraimi ( Ramadani ),në familje ishte i vetmi djal, në vitin 1942 i vdes nena kurse prindi me femijët shperngulen në qytetin e Tetovës. Buramedini shkollën fillore e përfundon në Tetovë dhe semimaturën, ndërsa Normalen në Shkup dhe Akademin Pedagogjike për gjuhën Shqipe. Si arsimdashës punësohet në arsim dhe atë fillimisht në vitin 1953-1954 në fshatin Cellopek, pastaj në f.Xhepcisht, f. Sellarcë në shkollën fillore “Bratsvo Migjeni”-Tetovë ku edhe zgjedhet për drejtor i kësaj shkolle.

106 /të dhënat dhe fotografinë m’i ka dhënë në muajin janar 2006 Naser Buramedin Nebiu/ 107 /dëshmi nga Sabdri Ramizi-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” 17.06.2007/

Page 68: Golgota Shqiptare

135

108 109

Në vitin 1961 punësohet në Seksionin për Punë të Brendshme si Kryeshef, prej cilit post shkarkohet në rrethana të panjohura për ne, pas demostratave të vitit 1968, kurse prej vitit 1969 zgjidhet për deputet në Kuvendin Republikan të Maqedonisë.

Vdes më 16.09.1973 në shtëpi . Varrimi organizohet nga ana e familjes ( e cila nuk pranoi të organizojnë organet e

pushtetit ), në varrim morën pjesë shumë qytetarë si dhe nxënës, arsimtarë etj. Pas vete la më 1973: Bashkëshorten Arife - amvise ( vdiq në vitin 2002 ),

Ymerfarukun ( djali i madh ) 1952 (vdiq nëvitin 1998), Namikun ( 1954 ) punëtor në Konfeksionin “Teteks” dhe Naserin ( 1956 ) nxenës pranë gjimnazit të Tetovës.

108 /Burhan Nebiu/ 109 /Burhan Nebiu me shokë/

136

Prof. RIFAT VELA110 (1927-2007) 111

Rifat Vela, lindi në fshatin Gajre, në vitin 1926, në një familje bujare malësore, fisniukëria e kësaj familje është e theksuar në rrafshin e arsmimit tonë kombëtare e në veçanti për kauzën tonë kombëtare ngase Shaip Kamberin e kanë kushiri që në malësi e më gjerë njihen si VELE. Shkollën fillore e ka kryer në fshatin e lindjes. Babai i Rifat Velës shpërngulet në Tetovë, ku edhe sot jetojnë. Shkollën e mesme tre klasë gjimnaz i mbaroi në gjimnazin e Tetovës në gjuhën serbe. Me kapitullimin e mbretërisë jugosllave dhe instalimin e shtetit shqiptar, Rifat Vela gjatë verës së vitit 1941, e ndjekën kursin e gjuhës shqipe për t’u përgatitur për në shkollën e mesme në Tetovë.

Në vitin shkollor 1941/42 regjistron klasën e katërt në gjimnazin real në Prishtinë, të cilat i mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin shkollor 1945/46 emërohet mësues në rrethinën e Tetovës. Në vitin

1946, në kursin një vjeçar në Shkup, Rifat Vela e mbaroi shkollën e mesme dhe maturoi me sukses. Vazhdon si mësues nëpër fshatrat e rrethinëns së Tetovës. Në vitin 1949, Rifati emërohet kryetar i Partisë Komuniste të Tetovës, regjistron me korrespondencë fakultetin e gjeografisë në Shkup. Gjatë kësaj periudhë, një ditë të pa caktuar, Sadudin Gjura shkon në zyrën e Rifat Velës dhe, ia shpalos në detaje platformën e Organizatës “LIRIA”, me çka ky edhe pajtohet të jetë anëtar. Sipas Sabri Ramizit, pasi që Rifat Vela, pranon të jetë anëtar i “LIRISË”, i ka thënë Sadudin Gjurës se: “Unë sipas pozitës që kam në pushtet, nuk kam mundësi që të bëj organizimin e njerëzve në organizatë, por organizatën tuaj do ta përkrahi maksimalisht dhe për çdo të dhënë që është në interes të organiztatës do të informoj në kohë.”. Për këtë që Rifat Vela ka qenë anëtar i angazhuar nga Sadudin Gjura e kam ditur vetëm unë dhe Sadudin Gjura, si dhe Rifat Vela e ka ditur që unë (Sabri Ramizi) e di këtë.

110 /dëshmi nga Sabdri Ramizi-Anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” 17.06.2007/ 111 Rifat Vela u lind më 22.05.1926 në f. Gajre të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në Tetovë, kurse shkollën Normale në Prishtinë. Arsimin e lartë e përfundoi në Universitetin e Shkupit, Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega e Gjeografisë. Ishte njëri prej themeluesve të gjimnazit të Tetovës, ku punoi prej themelimit e deri në vitetet e 60 të shekullit të kaluar. Pas çlirimit më 1945, ishte kryetar i Tetovës, kryetar i komunës së Tetovës dhe nënkryetar i rrethit të Tetovës. Prej vitit 1962-1966, ishte anëtar i Gjyqit Kushtetues të R. së Maqedonisë, emërohet në vitin 1970, zëvendëssekreta i Fondit për Arsim të Maqedonisë, në të cilin post qëndroi deri në vitin 1974. Prej vitit 1974, deri në penisonimin e tij në vitin 1985, ka qenë në funksione të ndryshme në komunën e Tetovës. Prof. Rifat Vela, ishte deajen i arsimit të shqiptarëve në Maqedoni, duke dhënë kontributin e çmueshëm në themelimin e shumë shkollave në Tetovë dhe rrethinë. Gjatë veprimtarisë së tij edukativo-arsmimore, është shquar për zellin e treguar në formimin dhe edukimin e brezave të rinj të arsimit shqiptar. Përmes veprimtarisë së tij politike-shoqërore, ka kontribuar në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Gjatë tërë jetës dhe veprimtarisë së tij u tregua i devotshëm, konsekuent dhe parimor në realizimin eidealeve të veta, gjithmonë duke pasur parasysh interesat e popullit të tij. ... të dhënat m’i ka ofruar së bashku me fotografinë Ibrahaim Rifat Vela, më 20.06.2007/

Page 69: Golgota Shqiptare

137

Me sukes e kryen fakultetin e gjeografisë në Shkup. Punoi profesor në gjimnazin e Tetovës, ndërkohë me korrespondencë regjistron fakultetin e drejtësisë në Shkup, të cilin e mbaroi në afat rekord. Rifat Vela, ka kryer shumë funksione shoqërore-politike, ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë. Në fund të karrierës ka qenë në detyrën përgjegjës i arsimit për rrethin e Tetovës.

Këto të dhëna që Rifat Vela ka qenë anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”, në vitin 1999 vetë i ka dhënë leje Sabri Ramizit që dëshmitë për vëprimtarinë e tij në këtë organizatë t’i bëjë publike për opinion, ngase në arkivet e shtetit shqiptar ekzistojnë dëshmitë se Rifat Vela ka qenë anëtar në këtë organizatë. Rifat Vela nderroi jetë në vitin 2007.

138

RESHAT ALIU, I VETMI QË E KA VIZITUAR SADUDIN GJURËN NË BURGUN E GOLI OTOKUT NË KROACI112

RESHAT ALIU-DHËNDRI I SADUDIN GJURËS

Reshat Aliu i lindur më 11.02.1928, jam dhëndri i Sadudin Gjurës. Është i vetmi që ka pasur mundësi që t’i vizitojë të burgosurit e Goli Otokut. Për vizitën e parë dhe të tjerat në Goli Otok ai para se të fillojmë bisedën për dhe rreth personalitetit të Sadudin Gjurës më tha se jam i vetmi njeri që interesohem përkatësisht që e vizitoj në cilësinë e një hulumtuesi dhëndrin e Sadudin Gjurës. Para se ta fillojmë bisedën plaku i urtë u tregua mjaft i matur dhe shumë mikpritës e fisnik e më tha se, do të bisedojmë ngase këtë e kam obligim dhe krenari që të flasë për kunatin tim, që më ka bërë të jem krenar e të mburrem si dhëndri i tij para shumë e shumë personaliteteve me peshë si në rrafshin shkencorë, kulturorë e me theks të veçantë para patriotëve të kombit si tek ne dhe në mbarë hapësirat shqiptare e gjetiu.

Sadudin kur studionte në Shkup, ai vijnte rregullisht te unë në Reçicë të Madhe e, qëndronte një natë e të nesërmit shkonte në shtëpië e vet. Edhe pse unë jam martuar me motrën e tij në vitin 1948, por dua të them se edhe përkundër asaj që gruaja ime Hasija ishte më e vogël se ai, por e ka nderuar tejmase. Sadudini me mua asnjeherë nuk bisedonte për politik, por rëndomë si kunati me dhëndrrin.

Në pyetjen se a mban mend ndonjë takim që është mbajtuur në shtëpinë e tij, edhe pse djalë mixhe e ke Hafiz Hetem Tahirin*, Sadudin Gjurën, Xhelaludin Gjurën, Azem Moranën, Murta Isakun e ndonjë tjetër?

Reshat Aliu, shprehet me plot krenari se, po në shtëpinë tonë janë takuar shumë herë me Hafiz Hetem Tahirin që unë e kam djalë të mixhës dhe atë Sadudin Gjura, Xhelaludin Gjura, Murat Isaku dhe njëherë ka qenë edhe Azem Morana e shumë personalitete të tjera, të cilët i kam harruar. Gjëndroni këtu, por se çfarë bënin, unë nuk e di.

Pas burgosjes së Sadudin Gjurës në Idrizovë e, më pas në Goli Otok. Ju si dhënrri i tij e keni vizituar në burgun e Idrizovës.

Reshat Ali: Po. E kam vizituar. Me rastin e mbajtjes së gjykimit të tij, kam shkuar e kam marr një avokat maqedon prej Shkupi me emrin Arsov. Avokati Arsov, më tha se unë nuk mundem t’u ndihmojë ngase atë kanë vendosur ta gjykojnë. Ndërsa, prindi i Sadudin Gjurës, i tha ani se do ta gjykojnë, por vetëm disa fjalë t’i thuash për mbrojtjen e tij, ndërsa avokati pranoi dhe erdhi me ne në gjykim. Kur gjykatësi i tha Sadudinit se çfarë kërkon ty, e ai iu përgjigj se, Maqedoni nuk ekziston, ndërsa maqedonasit e pranishëm filluan të bërtasin në formë të ndryshme ofenduese dhe kërkoni zëshëm të gjykohet me vdekje. Ky ishte gjykim ushtarak. U çua avokati mbrojtës Arsovi dhe, kërkoi me lutje që të gjykohet me sa më pak ngase është student. Por, ata kishin vendosur dhe nëse nuk gaboj e dënuan me 18 vjet burg. Pasi ia shqiptuan dënimin e dërguan ta vuajë burgun në Idrizovë. Në Idrizovë kam shkuar e 112 / bisedë e incizuar me diktafon, 12.02.2007 vizitë në shtëpinë e Reshat Aliut,dhëndri i Sadudin Gjurës/

Page 70: Golgota Shqiptare

139

kam vizituar. Në Idrizovë e shkatërruan Sadudinin ngase ishte rrahur me milicët e burgut, me çka ata më pas e kanë rrahur shumë, e kishin ulur në karriken elektrike (elektroshok). Prej burgut të Idrizovës e transferuan në Goli Otok. Në Goli Otok unë kam qenë disa herë në viztë. Gjatë verës unë punoja në qytetin e Rijekës ku shisja speca. Edhe pse unë kisha shumë dëshirë që ta vizitojë në burgë, edhe pse nuk kisha të drejtë, mirëpo unë e njihja një mjek me emrin Markovina, i cili në burgun e Goli Otokut ishte i burgosur, por ishte si shtëpiak që i vizitonte të burgosurit në cilësinë e mjekut. Me një rast ai më tha se çfarë kam e, unë i tregova se kunatin e kam në Goli Otok. Doktori më tha se përse nuk i kam thënë që më herët pasiqë ai i njihte të gjithë të burgosurit e anës sonë. Të nesërmen shkova te mjeku, i cili më dha një vërtetim të shprazët pa emër e mbiemër që ta shoh Sadudin Gjurën me çka nuk më tha se kush është e asgjë më tepër. Pasiqë e mora letrën prej mjekut të nesërmen unë shkova te vapori me emrin “Gradac” dhe udhëtuam prej Rieke nëpër detë gjashtë orët të plota për në Goli Otok. Pasi që mbërrita atje na radhiti policia e më pyeti se për cilin ke ardhur e unë i thash se kam ardhur për ta vizituar Sadudin Gjurën. E ai ma kthe se Sadudini nuk është këtu. Pasiqë unë ia tregova letrën, ai më tha hyrë brenda në burg. Aty i pash mësuesin Xhemë (Xhemali Beqirin nga Reçica e Madhe), Ismail Seidin e shumë të tjerë. Sadudini kur u takuam më tha se nuk është e mundur të vish ti këtu ngase këtu nuk mund të vi asnjë civil apo të kanë çuar për diçka. Unë ia kthva; jo, jo dhe derisa u morëm vesh, erdhi vapori që të shkonte prapë në Riekë, ndërsa polici më tha se, a do të ktheheni apo do të rrini këtu. Ndërsa unë i thash jo, jo do të shkoj në Riekë. Me letrën që ma dhuroi mjeku Markovina, unë kam shkuar gjashtë herë në vizitë në burgun e Goli Otokut.

Në pyetjen se çfarë i thoshte Sadudin Gjura? Reshat Aliu thotë se, Sadudini nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe shpeshherë e humbte mendjen nga pak si pasojë e torturave dhe maltretimeve të rënda. Më thoshte falemnderit shumë për vizitat dhe se nuk ka menduar se do t;i bie kaq shumë pas tij. Sa herë më përqafonte e më thoshte se paske qenë burrë. Të vish këtu në këtë burg famëkeq, vërtet është habi se si ke mundur të depërosh. Rregullisht më pyeste për motrën (Hasije bashkëshorten time), nënën, prindin e për shumë të tjerë.

Në pyetjen se kur e ke parë për herë të fundit në Goli Otok Sadudin Gjurën, Rashat Aliu thotë se e kam vizituar ndoshta ishte viti 1959 ngase nuk e mbaj mend mirë vitin. Pasi e lëshuan nga burgu erdhi në shtëpi. U rregulluan punët. Më kushtohet sikur tash ishte kohë vjeshte me borë e, ai erdhi në vizitë tek ne te motra e vet. Kishte blerë bileta për në kinema e mua më tha se, a do të vish në kinema, kurse unë i thash se nuk mund të vi se pres një mik prej Shqipërie. Sadudini shkoi dhe që nga ajo natë humbi dhe kurrë më nuk e pash në jetë. E kërkuam nëpër burgje e gjetiu, por nuk e gjetëm dot. Në pranverë gjoja se e kanë gjetur barinjtë në bjeshkët e Sharrit. Është paraqitur UDB-ja se Sadudinin e kanë gjetur në bjeshkë ku e ka mbuluar bora. Kur ne shkuam atje gjetëm vetëm eshtrat me çka atje e varrosëm, bile babëgjyshi (prindi i Sadudinit) tha se “shyqyr që paska vdek” ndërsa unë kujtova mos vallë e kanë lënë mendtë, ndërsa ai ma ktheu, jo jo, dhëndërr. Sadudini ka qenë besimtar dhe ka dhënë jetën për popull. Sadudini nuk ka vdek për kot. Babëgjyshi im ishte atdhetar i madh. Nejse. Erdhëm të poshtë. Me rastin e rivarrimit që ia bëmë, i erdhën shokët nga trojet tona si nga Shqipëria e Kosova e gjetiu e ia bëmë rivarrimin në fshatin e lindjes. Më pas vdiqën babëgjyshi dhe gjyshja, ndërsa Abdylfetahit (18.04.1951-31.10.1993) djalit të Sadudinit si

140

student në Prishtinë, i cili kishte lidhje me profesorët e Shqipërisë, ia nxorrën mendtë. Pasiqë e prishën mendësh, ai shkoi në Itali (ku është takuar më një shok të babait të vet, i cili me konsideratë të veçantë ia ka mundësuar që të shkojë atje ku ka dëshirë, i cili zgjodhi Australinë), ku qëndroi gjashtë muaj në llogor, prej atje shkoi në Australi. Mirëpo, shokë nga Shqipëria në shenjë nderimi se ishte djali i Sadudin Gjurës, ia siguruan një pension dhe atë për pak kohë. E lëshuan, erdhi këtu dhe vdiq. Merrte nga pak pension. Vdekja e tij ishte mjaft e dhimbshme për krejt familjen ngase ka ngrënë 380 kokërra apaurina barna për nerva duke i pirë për njëhrë me kokakolë. Ka vdekur në arën që e kishim atje në fshatin Falish, ku e kanë gjetur sllavët e Falishit. E gjetëm dhe e varrosëm me nderime fetare siç e kërkon dhe e do rendi i vdekjeve tona.

113 Abdylfeta Sadudin Gjura

Dhëndrri i Sadudin Gjurës, edhe pas gati pesëdhjetë vetësh, ai thotë se ma ka djegur

shpirtin e zemrën. ishte djalë i urtë, i sjellshëm e shumë punëtor. Edhe pse Reshat Aliu nuk e ka patur lehtë gjatë sistemi komunistë, por ai shprehet me mburrje se është krenar që e ka patur kunat Sadudin Gjurën dhe kurrë nuk është nënshtruar e as është përkulur para organeve të atëhershme të pushtetit komunist. Edhe pse shumë herë e kanë marrë në pyetje në lidhje për Xhelaludin Gjurën, siç thotë se sa herë që ka shkuar ta marrë gruan në Shipkovicë e, njëfarë UDB-ashi Pande e ka përgjuar te centrali se, kush i tregonte, ai thotë me dëshprim të thellë se ka qenë “shpiunazha e madhe me çka më kanë përcjellur hap pas hapi, por kurrë nuk më është bërë vonë e as syri nuk ma bënte pët”.

Se Sadudin Gjura është njohur shumë mirë me Hafëz Hetem Tahirin, dëshmojnë edhe lidhjet familjare që siç thotë Reshat Aliu se, sa herë që vinin miqtë nga Shipkovica qoftë babëgjyshi e të tjerë e veçmas me Sadudinin takoheshte edhe me Hafëz Hetemi që unë e kam pasur djalë të mixhës, por se për lidhje të tjera politike e punë të tjera nuk e di se kurrë nuk bisedonte me ne për rrjedhat e politikës. Ma merr mendja se kur vinte me shokët e vet si me Muratin e të tjerë kanë biseduar e kanë punuar me Hafëz Hetemin.

113 /Abdylfeta Sadudin Gjura (18.04.1951-31.10.1993)/

Page 71: Golgota Shqiptare

141

Reshat Aliu, më është mirënjohës që po punoj për jetën dhe veprimtarinë e Sadudin Gjurës, por më tha se, deri më sot nuk ka qenë akush që ta pyes e të interesohet për kontaktet dhe miqësinë me të ngase kanë pasur dronë e ish-pushtetit. Gjithashtu, më tregoi se gjatë vizitave që ia ka bërë në burgun e Idrizovës, shpeherë ka marrë dorëshkrime prej Sadudinit që për fat të keq nuk i kujtohen se çfarë ka shkruar, të cilat ia përcillsha Shazije Hoxhës me urdhër të tij ngase ato e paguanin nga pak atë, por unë mbaja lidhje me Eimin Pustinën dhe Nehat Bellçishtën nga Dibra, të cilët më pas e kishin zbuluar se shkrimet e Sadudinit i paska botuar ajo. Rëndom më jepte do libra të vogla në dorëshkrim, që vërtet nuk më kujtohen fare se për çfarë shkruante. Pas daljes nga burgun i Goli Otokut, Reshat Aliu ka pasur rastin të bisedojë shumë herë me mësuesin Xhemali Beqirin, të cilin e ka kushëri nëna e tij. Sipas Reshat Aliut, me mësuesin Xhemë kanë biseduar në lidhje për torturat e rënda të Goli Otokut. Mësuesi Xhemë i ka treguar se Sadudin Gjurën e kanë munduar më shumë prej të tjerëve.

Se amaneti i Sadudin Gjurës ka shkuar apo jo në vend Reshat Aliu shprehet thellë i bindur se një ditë ideali i tij do të bëhet realitet ngase koha e ka bërë të veten dhe tash gjeneratat e reja janë të shkolluar dhe në rrugë të mbarë për përparimin e githmbarshëm të kombit shqiptar. Edhe sot e kësaj dite shokët e idealit të Sadudin Gjurës si; Nehat Bellçishta, Emin Pustinën, Mahmut Hysa, me një Namik, me Skender dhe Faton Dacin që janë të ndjerë, të gjithë nga Dibra i mbajnë lidhjet dhe kontaktet në shenjë nderimi si dhëndrri i Sadudinit, ndrësa me mall i kujton takimet me Mulla Jahën nga Shipkovica, Beadin Shehabin114 e shumë të tjerë. Gjithashtu thotë se, lidhjet me pasardhësit e Sadudin i mbanë edhe sot e kësaj dite dhe se ka një konsideratë të veçanta nga ana e malësoreve të Shipkovicës.

Dhe fare në fund Reshat Aliu thotë se mburret që është dhëndrri i Sadudin Gjurës, se e ka pasur mik shtëpie Xhelaludin Gjurën ngase vetë i takon familjes së atdhetarit Hafëz Hetem Tahirit.

114 Beadin Beadini, u lind në Shipkovicë në vitin 1919. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. I kreu tre kurse pedagogjike për mësues në vitin 1948/49 dhe 1950. Ishte bir i familjes Shehabi, familje e njohur në këto anë me mikpritje dhe bujari shqiptare. Shtëpia e mësuesit ishte bujtinë për të gjithë e në veçanti për mësuesit, të cilët bisedonin si të ngritet niveli arsimor, si të luftohet analfabetizmi dhe biseda te tjera të natyrës përparimtare. Mësuesi Beadin, profesionin e mësuesit e ushtroi në fshatin Kamjan dhe Brodec, organizoi edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit. Ishte activist edhe në shumë fusha e jetës. - Shënime nga: SHOQATA E PEDAGOGËVE SHQIPTARË-TETOVË, MONOGRAFI “VETERANËT E ARSIMIT SHQIP TË PERIUDHËS 1940-1960 NË TETOVË DHE RRETHINË”-Tetovë,gusht,2000, f. 29/

142

HAFËZ HETEM TAHIRI (1909-1985)115

...Organizata Nacionale Demokratike Shqiptare në Kosovën Lindore, “Betohem në Kur’an, në Flamurin kombëtar dhe në Armë se, do të punoj me besnikëri e vetësakrificë me çmim të jetës për kombin shqiptar dhe për çlirimin e bashkimin e tokave shqiptare në Shipërinë Etnike...! Kemail Skënderi

Gjatë pasqyrimit të Lëvizjes së Rezistëncës Shqiptare në vitet 1944-1947, kemi sjellë edhe të dhëna fragmentare për Organizatën Nacional Demokratike Shqiptare-NDSH-në në Kosovën Lindore dhe lidhjen e saj me Komitetin Qendror të saj në Shkup, në të cilën rol të rëndësishëm patën veprimtarët nga viset e Kosovës Lindore. Të dhënat burimore të proviencës së OZN-së dhe ato gjyqësore nga proceset për veprimtarët e NDSH-së gjatë vitit 1946 dhe në fillim të vitit 1947, vërtetojnë se Organizata e NDSH-së e vitit 1945, është vazhdim i tërthortë i Komitetit Nacional Demokratik të Ejup Binakut ( i formuar nga fundi i vitit 1943, në shtëpinë e Gani Radoniqit në Gjakovë, edhe pse ky komitet nga fundi i vitit 1944

sikur u bashkëshkri në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, kurse kryetari i saj, Ejup Binaku, për një kohë do të ushtrojë detyrën e oficerit jugosllav për mobilizim në Qarkun e Gjakovës) Në frymën e propagimit të Komitetit Nacional Demokratik të vitit 1943, të bashkëshkrirë në Programin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit (shtator 1943-nëntor 1944), aty nga fillimi i shtatorit të vitit 1944 në vise të Tetovës u mblodhën disa personalitete patriotike antikomuniste dhe shqyrtuan mundësinë për ngritjen e një organizimi drejtues të rezistëncës shqiptare kundër rrezikut komunist serbo-maqedonas. Në krye të këtij grupi qëndronte Afet Mazllumi nga Çajlana e Dervenit të Shkupit, ish-kryetar komune në periudhën e robërisë jugosllave, mandej Kapiten Memishi i Bukoviqit, Mehmet Alia dhe Kemail Skënderi të Çajlanës. Realisht, shpirti i tërë lëvizjes ishte Melunet Alia, personalitet me autorit, tri herë ishte i dënuar me vdekje; prej bullgarëve dhe prej italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe prej Titos më 1955. Ky dënim do t’i shndërrohet në 15 vjet burg të rëbdë efektiv.

Grupi luftarak i Çajlanës do ta shtrijë rezistëncën shqiptare në të gjitha viset e Dervenit dhe të Shkupit, dhe do ta lidhë me rezistencën në Pollog dhe në Kosovë. Pas formimit të Komitetit Suprem të Kosovës të Adem Gllavicës më 1 dhjetor 1944, lindi ideja që edhe në viset e Shkupit të formohej një organizatë politike-ushtarake, e cila do të udhëhiqte Lëvizjen e Rezistëncës Shqiptare të viseve të Shkupit në bashkëveprim me organizatën e Ballit dhe me komitetet e ndryshme të Lidhjes së II të Prizrenit, të cilat vepronin në disa mese në Kosovë dhe në Maqedoni.

115/dr. Muhamt Pirraku në librin “MULLA IDRIZ GJILANI DHE MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS LINDORE 1945-1951 ”- “Dituria Islame”-Redaksia e botimeve historike- Prishtinë 1995 në faqen 317, 318,319 dhe 320/

Page 72: Golgota Shqiptare

143

Pas shpërthimit të Revoltës Shqiptare të Drenicës, nën udhëheqjen e Shaban Pllozhës, më 23 janar 1945, filloi përsëritja e Komitetit Nacional Demokratik-KND të Ejup Binakut, por tashti në krye të tij do të vihet kapiteni i xhandarmerisë shqiptare Hajdar Maloku-Planeja nga Malësia e Gjakovës, të cilin më 2 nëntor 1946 e likuidoi OZN-a në fshatin Gjonaj të Prizrenit. Rreth këtij Komiteti do të qëndrojnë themeluesit nga viti 1943: Halim Spahiu (1897-1946), kryetar i Këshillit të Rrethit të Prizrenit nga dhjetori i vitit 1944; Sokol Dobroshi (1914-1987); prof. Selman Riza (1909-1988); Qazim Bllaca (1915) e të tjerë. Në periudhën e Luftës, nga formimi deri me ripushtimin jugosllav të Kosovës, ky komitet në program kishte Luftën Antifashiste mbi çështjen në anglezët – për Shqipërinë në shtrirjen e trojeve etnike, kurse pas fitores kuministe, Çlirimin dhe Bashkimin e Tokave Shqiptare me mbështetje anglo-amerikane.

Për formimin dhe fillet e aktivitetit të KND-së do të informohen qarqet patriotike në Tetovë dhe Shkup, të cilat do t’i hynë organizimit të një organizate të fshahtë me detyrë parësore; të të depërtonte në Brigadën e VII Shqiptare të Maqedonisë dhe të nxiste rebelimin e asaj për t’iu bashkuar Revoltës së Shaban Polluzhës (Hysen s. Cakiqi-Tërpeza, do të konstatojë:”Shaban Polluzha ishte komunist deri më 15 janar (mendon për 23 janarin M.P.) 1945, kur u revoltua në Podujevë”. Informatë dhënë Ali Llunjit dhe Dr. Iljaz Metës, në videokasetë, Stamboll, 15 mars 1993). Pas takimeve në grupe prej dy e tre vetash të patriotëve: Hasan Bilallin, mësues me prejardhje nga Vushtrria-Prishtina, Hafëz Hetem Tahiri nga Reçica e Madhe e Tetovës, mik i ngushtë i Mulla Idrisit qysh nga vitet ’30, Mahmut Dumani nga Elbasani, përfaqësues për arsimin në Shkup, Azem Morana, mësues nga Shkupi, Jonuz Balla, mësues në Shkup, me prejardhje nga Shqipëria, prof. Ibrahim Hakiu-Kelmendi nga Presheva, Melunet Bushi, oficer matjan në pension, Halim Orana, student i agronomisë nga Gjilani, ish-konsull i Shqipërisë në Shtetin Kroat të Pavarur, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mandej Demir Shabani i Tanishecit, Xhemajl Bllaca i Shkupit, Hafëz Beqiri i Shkupit, Mulla Hajdari i Orizarës, mik i ngushtë i Mulla Idrisit dhe jataku më besnik i Sylë Hotlës, Kemail Skënderi, berber i Shkupit me prejardhje nga Çajlana e Dervenit e të ndonjë tjetri, u mor vendim për formimin e organizatës ilegale politike-ushtarake me një shartim të emrit të KND-së-“që ishte ngritur në Kosovë”, dhe pikërisht me emrin Organizata Demokratike Shqiptare me shkurtesën NDSH.

Inaugurimi i organizatës do të behet sipas sistemit të treshit, ku zakonisht i pari punonte me të dytin dhe i dyti me të tretin. Së paku treshi parë: Hasan Hamit Bilalli, Azem Morana dhe Kemail Skënderi e dhanë betimën më 28 janar 1945. Sipas kujtimit të Kemil Skënderit, ceromonia e betimit u bë para Flamurit kombëtar-Kur’anit-pushkës dhe thikës. Betimi u krye në këmbë, dhe tekstin e betimit e lexoi Hasan H. Bilalli, kurse dy të tjerët pas tij i thanë fjalët: “ Betohem në Kur’an, në Flamurin kombëtar dhe në Armë, se do të punoj, me besnikëri e vetësakrificë me çmim të jetës, për kombin shqiptar dhe për çlirimi e bashkimin e tokave shqiptare në Shqipërinë Etnike...!”

Betimi mbi Kur’an, Flamur dhe Armë, që është i pranishëm qysh nga Mulla Idrisi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, është pasojë e faktit se, themeluesit e organizatës së NDSH-së së Shkupit ishin kryesisht intelektualë me medrese, të riorientuar më vonë në fusha të tjera të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Ceremonia dhe teksti i betimit ishte i ngjashëm edhe gjatë betimit të veprimtarëve e të anëtarëve të NDSH-së në terren. Kështu, gjatë gjykimit të “Komitetit Qendror të NDSH-së”- janar 1947, do të konstatohet se “betimi kryhej para Kur’anit

144

në emër të gjakut të heronjëve se nuk do ta tradhtojë organizatën!”, kurse nga burimet e shkruara të NDSH-së në qarkun e Prizrenit mund të lexohet:”Betohemi në Zotin dhe në librin e shenjtë Kur’anin, në Pejgamberin e Zotit, Flamirin dhe armë, se do të luftojnë kundër regjimit aktual-kundër Jugosllavisë krejt deri në shaktërrimin e saj, dhe se nuk do të kursejmë të japim çdo gjë prej vetes në këtë luftë, madje as jetën dhe nuk do t’i tradhtojmë anëtarët e Komitetit. Nëse dikush do të tradhtojë, le ta dijë se e pret vdeksa prej nesh-shqiptarëve të përkorë.Rroftë Kosova dhe Dugagjini në kufijtë e Shqipërisë!”

Të dhënat burimore flasin se këtë tekst e kishte hartuar Hafëz Jakup Muçozi, sekretar i Vakëfit në Prizren dhe veprimtar i shquar i NDSH-së në vitet 1945-1947. Sipas të dhënave nga hetuesia e Gjon Sereçit, më 10 prill 1947, vepritari i NDSH-së Gjoni, i bëri një ndryshim tekstit dhe ceremonisë së betimit. Anëtarët e Komitetit Qarkor të NDSH-së së Ferizajit në betimin para Gjonit të Pashkët e vitit 1946, i përsëritën këto fjalë pas tij:”Betohem në Flamurin, në fisin dhe revolverin se do t’i qëndroj besnik Organizatës “Nacionale Demokratike Shqiptare”. Betimi në fisin e ngushtonte kuptimin e betimit, ndonëse këtu fjala “fis” është sinonim për fjalën “popull”. Këtu, para se të shkonim më tutje, duhet të konstatohet se mu në kohën kur filloi ngritja dhe konsolidimi i organizatës së NDSH-së, në Shkup, u lind organizata Nacionale Demokratike Turke me emrin “Yucel”-Ngritja, Zgjimi, e cila do të tubojë elementin qytetare me kulturë turko-orientale. Kryetar i kësaj organizate ishte Myderizi Shaip Aziz Isak Efendia, mik i ngushtë i Mulla Idrizit, qysh para Luftës. Shumë anëtarë të Jyxhelit ishin edhe anëtarë të NDSH-së dhe anasjelltas. Kjo bëri që midis këtyre dy organizatave të zhvillohet një bashkëpunim i plotë, përkatësisht, që Jyxheli të veprojë si filialë e NDSH-së dhe për lidhje më të sigurta të KQ të NDSH-së dhe konsullatën turke e angleze të Shkupit. Të dhënat e vërtetojnë se, madje, edhe lidhjen e parë të KQ të NDSH-së me Mulla Idrisin në ilegalitet, në Gjyrishec të Gallapit, e aranzhoi Jyxheli.

Page 73: Golgota Shqiptare

145

S H P A L I M E (A K T A K U Z A T)

116 117 118

119 120 121

122 (E shkruar me dorëshkrim) D 7592 (Ky dokument është nënshkruar) K.BR. 27/52

116 /D 7592 K.BR. 27/52/ 117 /N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/ 118 /K. 29/52, Gjyqi i Qarkut Gostivar, 17.VI.1952-Tetovë/ 119 /D 7592 K.BR. 27/52/ 120 /N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar/ 121 /K. 29/52, Gjyqi i Qarkut Gostivar, 17.VI.1952-Tetovë/ 122 /D 7592 K.BR. 27/52, këtë aktakuzë në origjinal ma ka dhënë Namik Abdylselam Skenderi/

146

NË EMËR TË POPULLIT Gjykata Themelore në Gostivar, si shkallë e parë e gjyqit në përbërje; kryetar Jovan

Dukovski dhe porotët gjykatës Xheladin Memuri dhe Koço Kitanovski me proçesverbaliste Ljubica Marinovska, sipas lëndës penale kundër të akuzuarve; Sadudin Gjura, Sabri Ramizi, Veap Veapi, Murat Isaku, Izmit Bajrami dhe Abdylselam Bejtullai, për vepër penale nga neni 117, 105 paragrafi 1,120 dhe neninit 110 nga Ligji Penal i mbajtur më 31.V.1952 në shqyrtimin final, në prani të të 6 të akuzuarve, të cilët mbrohen nga burgu, mbrojtësi i parë Boris Arsov-avokat nga Shkupi, Gjykatësit publik për rrethin e Gostivarit Koço Tulevski, solli këtë:

GJYKIM TË AKUZUARIT;

1. Sadudin Abdulla Gjura, i biri i Abdullahut dhe nënës Sadee Xhemili, i martuar me Sabije Azizi-Neziri, prind i një fëmije mësues i lindur në vitin 1926 në fshatin Shipkovicë, me Shkollë të Lartë Pedagogjike, me pasuri mesatare, shqiptar, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ushtrinë e kryere dhe deri më tash i pa dënuar në Burgun Hetues prej 24.I.1951. 2. Sabri Ramizi, i biri i Ruzhdiut dhe nënës Rabije Rustemi, mësues i lindur më 1931 në fshatin Shipkovicë të Tetovës, me shkollim mësuesie, i pa martuar. Me pasuri të dobët, shqiptar, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ka filluar shërbimin ushtarak, i pa dënuar në Burgun Hetues prej 15.IV.1952. 3. Vehbi Veapi, biri i Ahmetit dhe nënës Sadibe Sulejmani, i lindur më 1925 në Tetovë, mësues me tre vjet kursi pedagogjik, i martuar me Nafije Ademi, prind i dy fëmijëve, shqiptar me pasuri të dobët, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ushtrinë e ka kryer në Burgun Hetues prej 12.IV.1952. 4. Murat Isaku, biri i Raifit dhe nënës Sadibe Alimi, i lindur më 1926 në fshatin Gajre të Tetovës, student, i pa martuar, shqiptar me basuri të mesme, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, ushtrinë nuk e ka kryer në Burgun Hetues prej 14.XI.1952. 5. Izmit Bajrami i biri i Shaibit dhe nënës Sabrije Rushani, i lindur më 1924 në fshatin Lisec të Tetovës, i martuar me Ziliha Murati, prind i një fëmije, shqiptar me pasur të dobët, “sluzhbenik” me 4 klasë të shkollës fillore, ka kryer shërbimin ushtarak, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, i pa dënuar në Burgun Hetues prej 9.IX.1952. 6. Abdul Selam Bejtuli, i biri i Skenderit dhe nënës Safije Esati, i lindur më 1925 në fshatin Çellopek të Tetovës, i martuar me Axhere Bajrami nuk ka fëmijë, me 4 klasë të shkollës fillore, ka kryer shërbimin ushtar, shtetas i Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë i pa dënuar në Burgun Hetues prej 24.II.1952.

FAJTORË JANË: I AKUZUARI I PARË SADUDIN ABDULLA KADRIU-GJURA:

1. Në muajin qershor të vitit 1946, në qytetin e Shkupi së bashku me Gani Sheap Luma, Sheref Kazazi dhe të tjerë formoi grupin që për qëllim kishte që me forcë ta rënojë rregullimin ekzistues të Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë, që ta shkëpus një pjesë të Republikës Federale Popollore të Jugosllavisë dhe t’ia bashkangjesë me territory një shtetit tjetër, ka punuar në zgjerimin dhe formimin në Tetovë dhe në vende tjera më vitin 1948, me përhapjen e rezolutës së Byrosë Informative, i njëjti grup shfrëtzon rastin për t’i formuar grupet në Tetovë, Shipkovicë dhe Dobrosht që ndërlidhen me grupin e bandave të

Page 74: Golgota Shqiptare

147

Republikës Popullore të Shqipërisë e të tjerë, me udhëheqjen e Shqipërisë, mban mbledhje dy herë me banditët e future, pranon material propagandues për shpërndarjen dhe e përpunon me anëtarët e grupi; 2. Në mbledhjet me bandat Xheladin Gjura, Hashim Toplica e të tjerë të mbajtura në afërsi të fshatit Shipkovicë në verë të vitit 1949, pajtohet t’i ndihmojë Shërbimin Informativ të Shqipërisë me atë që grumbullon shënime të karakterit secret të cilat janë për disponimin e të burgosurve tanë e të tjera dhe të njëjtat ua dorëzon banditëve;

3. Gjatë vitit 1949 në pranverë të vitit dhe në gjysmën e parë të stinës së verës orvatet të ikë në Shqipëri për kryerjen e punëve kundër shtetit me qëllim shkon në Dibër ku nuk arrinë sukses, pasiqë e kthejnë organet e pushtetit popullore dhe më vonë së bashku me të akuzuarit Sabriun dhe Muratin në fshatin Lisec qëndron shtatë ditë, por përshkak të lidhjes së dobët me Shqipërinë nuk arrin që të ikën për në Shqipëri.

I AKUAKUZUARI I DYTË SABRI RAMIZI PËR SHKAK SE; 1. Në mbarim të vitit 1948 i udhëhequr nga i akuzuari i parë Sadudini, anëtar i grupit për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë punon në zgjerimin i tij, formon grupe në shkollën e mësuesisë në Shkup dhe i përfshijnë Ibrahim Abdullain, Besim Rusin dhe Sali Isën merr pjesë në mbledhjet e grupit në fshatin Gajre. 2. Në ditë dhe muaj të pacaktuar, në stinën e verës së vitit 1949 së bashku me të pandehurit; Sadudinin, Muratin, Vebiun dhe personin Faik Nuredinin, bën përpjekje për arratisje për në Shqipëri për të kryer vepra armiqësore kundër Republikës Federale Popullore Jugosllave, dhe përshkak të ndërprerjes së lidhjes edhe pse shtatë ditë qëndruan në ilegalitet në fshatin Lisec, por nuk ia arritën qëllimit.

I AKUZUARI I TRETË VEHBI AMET LUSHI, PËR SHKAK SE; 1. Në ditë dhe muaj të pacaktuar të itit 1948, i tërhequr nga i akuzuari i parë Sadudini anëtarësohet në grupin për kryerjen e vaprave penale kundër popullit shtetit, dhe si i tillë merr pjesë në mbledhjet dhe punon për zgjerimin e të njëjtit grup duke e përfshirë Hafiz Jahjën nga fshati Debresht. 2. Në stinën e verës së vitit 1949, në ditë dhe muaj të pa caktuar me të akuzuarin e parë Sadudinin dhe personin Faik Nuredini përpiqet që të ikën në Shqipëri për të kryer aktivitete armiqësore kundër RFPJ-së, për atë qëllim qëndrojnë mbi “baniçet” banjën e Tetovës për t’u takuar me bandat e Xheladin Gjurës dhe të tjerëve, por pasiqë lidhja ishte ndërprerë nuk ia arrinë qëllimit.

I AKUZUARI I KATËRT MURAT ISAKU, PËR SHKAK SE; 1. Në gjysmën e dytë të vitit 1949, i nxitur nga i akuzuari Sadudin, bëhet anëtar i grupit për të kryer vepra penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë merr pjesë në tre mbledhje të mbajtura në fshatin Gajre, në të cilën kanë hartuar programin e grupit për të formuar grupe për Tetovën, në të cilat do të përfshiheshin Izmit Bajrami-nga fshati Lisec dhe Abdulselqam Skenderi- nga fshati Cellopek, që të cilëve u jepej për detyrë ta zgjerojnë grupin me angazhime të cilën edhe e miratuan, të cilëve ju dha për detyrë ta zgjerojnë grupin dhe të gjejnë mundësi për t’u arratisur për në Shqipëri, i përfshinë në grupin edhe Xhemo Zeqiri, Osman Ferati dhe Aqif Imeri; 2. Në ditë dhe muaj të pa caktuar të stinës së verës së vitit 1948, bashkë me të akuzuarit Sadudin Gjura dhe Sabri Ramizi, përpiqet për t’u arratisur për në

148

Shqipëri për kryerjen e veprave armiqësore kundër RFPJ, për të cilin qëllim shkojnë në fshatin Lisec tek akuzuari i pestë Izmit Bajrami, i cili duhej t’i hudh me ndihmën e banditit Idriz, por për shkak të ndërprerjes së lidhjes nuk arrinë qëllimit.

I AKUZUARI I PESTË IZMIT BAJRAMI PËR SHKAK SE; 1. Në gjysmën e dytë të vitit 1949, nëpërmjet të të akuzuarit Murat Isaku, anëtarësohet në grupin për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe në këtë cilësi merr pjesë në mbledhjet e mbajtura të grupit në zyrën e tij Këshilli Popullor i Tetovës dhe po ashtu nëpër vende të tjera nëpërmjet të të akuzuarit Abdylselam Skenderit ia ka vënë në lidhje me grupin e banditit Idriz, i cili në atë kohë është future nga Shqipëria për spiunim dhe veprimtari diversante. 2. Në gjysmën e dytë të vitit 1949, formon grupin për hudhjen e anëtarëve të parë, dytë dhe katër për në Shqipëri me qëllim që nëpërmjet të të akuzuarit Abdilselqam Skenderit, orvatet të hudhet me banditin Idriz për t’i hudhur për të cilën kohë i ruan të lartëshënuarit një javë në shtëpinë e tij. 3. Në të njëjtën periudhë kohore nëpërmjet të të akuzuarit Abdilselem Skenderit, vihet në shërbim të Shërbimit Ibformativ Shqiptar, dhe pajtohet që të mbledh të dhëna secrete, ashtuqë jep informata se cilët persona kanë shkuar në përndjekje kundër bandave.

I DËNUARI I GJASHTË ABDYLSELAM SKENDER SKENDERI PËR SHKAK SE; 1. Abdylselam Skender Skenderi, përshkak se në gjysmën e dytë të vitit 1946 është ndërlidhur nga i akuzuari Murat Isaku me çka bëhet anëtar i grupit për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë merre pjesë në mbledhe të grupit në zyrën e të akuzuarit Izmit Bajramit dhe në vende të tjera, e bën ndërlidhjen e grupit me bandat nga Shqipëria nëprmjet Idrizit nga fshati Cellopek e të tjerë që i përfshijnë edhe Xhemaledin Beqiri-nga Recica e Madhe. 2. Në të njëjtën periudhë kohore në mbledhje me banditin Idriz u pajtua që të punojë për Shërbimin Informativ të Shqipërisë, të tubojë informata të karakterit secret, dhe të dhënat e tilla nga i akuzuari Izmit Bajrami /e persona të tjerë të cilat nuk lexohen në aktvendim/ të tjerë i ka dorëzuar materialet të cilat kanë qenë mjaft secrete, kurse të pranuara të tilla nga i akuzuari mIzmit Bajrami dhe persona të tjerë që nuk mund të celohet nga origjinali i aktvendimit, shkuan në ndjekje kundër bandave dhe ia bëri të ditur. 3. Në të njëjtën periudhë kohore u bë anëtar për t’i hudhur të parin, tretin dhe të katërtin për në Shqipëri dhe pas detyrës së marrë nga organizator i grupit, i akuzuari Izmit Bajrami përpiqet që të ndërlidhet përsëri me banditin Idriz nëpërmjet të të cilit duhej që t’i hudhte të lartëpërmendurit. Me ngjarjet e lartëshënuara të akuzuarit kryejnë vepra penale vijuese: SADUDIN GJURA I AKUZUAR me ngjarjet nga vepra penale nën 1. bashkëveprim kundër popullit dhe shtetit, parashikuar sipas nenit 117, paragrafi 1, me veprimtarinë nga vepra e dytë penale spiunim të parashikuar sipas nenit 105, paragrafi dhe veprimtarinë e tretë penale për arratisje për vepër armiqësore parashikuar sipas nenit 110, paragrafi 2 në përpjekje. SABRI RAMIZI I AKUZUAR, për veprimtarinë e parë vepër penale shoqërim kundër popullit dhe shtetit të paraparë sipas nenit 117 paragrafi 2, kurse për veprimtarinë e dytë penale

Page 75: Golgota Shqiptare

149

arratisje për kryerjen e veprës armiqësore të parashikuar sipas nenit 110. paragrafi 2 në përpjekje. VEBI AHMET LUSHI I AKUZUAR, me vprimtarinë e parë armiqësore i shoqëruar kundër popullit dhe shtetit të parashikuar sipas nenit 117, paragrafi 2, kurse me veprimtarinë e dytë armiqësore arratisje përshkak të veprimtarisë armiqësore sipas nenit 110, paragrafi 1 në përpjekje. MURAT ISAKU I AKUZUAR për veprimtarinë e parë armiqësore i shoqëruar kundër popullit dhe shtetit sipas nenit 117, paragrafi 1, për veprimtarinë e dytë armiqësore arratisje për kryrje të veprave armiqësore të parashikuara sipas nenit 110, paragrafi 1 në përpjekje. IZMIT BAJRAMI I AKUZUAR për veprimtarinë e parë armiqësore, i shoqëruar kundër popullit dhe shtetit, të parashikuar sipas nenit 117, paragrafi 2, për veprimtarinë e dytë armiqësore arratisje, kryerje të veprave armiqësore, të parashikuara nga neni 110, paragrafi 2, dhe për veprimtarinë e tretë penale armiqësore si spiunim të parashikuar sipas nenit 105, paragrafi 2 dhe ABDYLSELAM SKENDERI I AKUZUAR për veprimtarinë e parë armiqësore i shoqëruar kundër popullit dhe shtetit të parashikuar sipas nenit 117, paragrafi 2, për veprimtarinë e dytë armiqësore spiunim të parashikuar sipas nenit 105 paragrafi 2 dhe për veprimtarinë e tretë armiqësore arratisje për kryerje të veprimtarisë armiqësore sipas nenit 110, paragrafi 2 të Ligjit Penal. Në bazë të nenit 117 paragrafi 1 dhe 2, nenit 105 paragrafi 1 dhe 2, neni 110 paragrafi 1 dhe 2, nenet 16, 46, 33, 90 paragrafi 2 i Ligjit Penal, nenit 4 të Ligjit për vepra Penale kundër popullit dhe shtetit, nenit 67 dhe 69 të ligjit për vepra kundërvajtëse i :

D Ë N O N Të akuzuarin Sadudin Abdulla Kadri-Gjura, burgim të rëndë me 14 vjet heqje

lirie në të cilën i llogaritet nga 24.04.1952, dhe marrja e së drejtës së lirisë qytetare në afat prej 3 vitesh.

Të akuzuarin Sabri Ruzhdi Ramizi, birgim të rëndë me 10 vjet heqje lirie në të cilën llogaritet burgimi prej datës 15.04.1952, dhe marrja e së drejtës së lirë qytetare në afat prej 3 vitesh.

Të akuzuarin Vehbi Ahmet Lushi, burgim të rëndë me 7 vjet heqje lirie në të cilën llogaritet prej burgimit prej 20.04.1952 dhe marrja e së drejtës së lirë qytetare në afat prej 2 vitesh.

Të akuzuarin Murat Gafur Isaku, burgim i rëndë me 9 vjet heqje lirie, me të cilën llogaritet burgimi prej 14.02.1952 dhe marrja e së drejtës së lirisë qytetare në afat prej 3 vitesh.

Të akuzuarin Izmit Shaip Bajrami, burgim i rëndë me 14 vjet heqje lirie, në të cilën llogaritet burgimi prej 10.02.1952 dhe marrja e së drejtës së lirisë qytetare në afat prej 3 vitesh.

Të akuzuarin Abdylselam Skender Skenderi, burgim të rëndë me 8,5 vjet heqje lirie në të cilën llogaritet burgimi prej 26.02.1952.

Dhe se të akuzuarit Sadudini, Sabriu, Murati dhe Izmiti të paguajnë nga tre paushalle nga 2000 dinarë, i akuzuari Abdylselami 1000 dinarë, dhe i akuzuari Vehbiu lirohet nga paushalli në përputhje të nenit 89 te Ligjit për kundërvajtje penale.

150

A R S E Y S H M Ë R I A I AKUZUARI I PARË SADUDIN GJURA

Prokurori Publik i qarkut dhe rrethinën e Gostivarit me aktakuzën nr. 13\52 më 26.07.1952 i dënoi; Sadudin Abdulla-Gjurën, Sabri Ramizin, Vehbi Ahmet Lushin, Murat Isakun, Izmit Bajramin dhe Abdylselam Skenderin të rreshtuar kundër renditt të sotëm shoqëror të Republikës së Maqedonisë dhe ndërtimit socialist të vendit tonë nga viti 1940-1946 dhe se është punuar nga viti 1948 që mes veti nuk janë njohur, por janë anëtarësuar në grupin e vërtetë të të akuzuarit të parë Sadudin Gjura dhe të spiunëve të tjerë të organizatës terroriste LIRIA, e cila ka patur për qëllim që të bëjnë përpjekje për arratisje mbi fshatin Shipkovicë të Tetovës, kurse më vonë së bashku me të akuzuarin e dytë dhe të katërtin që nëpër mjet të të akuzuarit të pestë Izmit Bajramit, kanë bërë përpjekje të re për arratisje në Shqipëri duke u fshuhur në shtëpinë e të të akuzuarit Izmit Bajramit, tërë javën duke pritur lidhjen me të akuzuarin Abdylselam Skenderin dhe më vonë gjatë muajit gusht 1949 kanë shkuar në qytetin e Dibrës ku nëpërmjet personi Besim Rusit, janë interesuar për t’u arratisur për në Shqipëri, por janë zënë nga organet e pushtetit popullor. I AKUZUARI I DYTË SABRI RAMIZI

I akuzuari i dytë Sabri Ramizi, 1. Në vjeshtën e vitit 1948 është ndërlidhur me të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën që anëtarësohet në organizatën LIRIA dhe si i tillë së bashku me të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën në Shkup në fillim të vitit 1949 themelojnë grup armiqësor nga personat Abdullai Ibrahim, Besim Rusi, Isa Sali e nxënës të tjerë në të njëjtën grup përgjegjës është dhe mban shumë mbledhje ilegale dhe të njëjtin grup e zgjeron me persona të tjerë. Në pjesën e dytë të muajit qershor të vitit 1949, sërish me të akuzuarin e Sadudinin e ka përfshirë në organizatë të akuzuarin Murat dhe se me të kanë mbajtur disa mbledhje. 2. Pasiqë me të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën vendosin të arratisen jashtë vendit në verën e vitit 1949 dhe për atë qëllim kanë mbajtur disa mbledhje me të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën dhe me të akuzuarin e tretë Vehbi Lushin si dhe me personin Faik Nuredini, së bashku me të gjithë ndër fshatin Shipkovicë, kanë tentuar për arratisje, ndërsa pak më vonë së bashku me të akuzuarit Sadudin Gjura dhe Murat Isakun ilegalisht janë mshehur në shtëpinë e të akuzuarit të pestë Izmit Bajrami në fshatin Lisec duke pritur lidhje dhe në muajin korrik të vitit 1950 në marrëveshje i akuzuari i parë Sadudin Gjura vetë shkon në Prizren prej nga bën përpjekje për t’u arratisur, por aty është zënë. I AKUZUAR i TRË VEHBI AHMET LUSHI, 1. Në pranverën e vitit 1948, në fshatin Debresh të Gostivarit, lidhet më të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën, dhe pasi që kupton për ekzistimin dhe qëllimet e organizatës LIRIA, pajtohet dhe bëhet anëtar aktiv i të njëjtës, dhe si i tillë në fshatin Debresh krijoi me Hafiz Jahjën e të tjerë formoi grupë të bashkëmendimtarëve dhe në verën e vitit 1949 në Shkup dhe Tetovë disa herë ka mbajtur mbledhje me të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën dhe se është angazhuar për zgjerimin e organizatës, prej të cilit merrte materiale propaganduese. 2. Në të njëjtën kohë në verën e vitit 1949, pasiqë me të akuzuarin e parë Sadudin Gjurën dhe Faik Nuredinin janë marrë vesh për t’u arratisur në Shqipëri me ndihmën e bandës së Xheladin

Page 76: Golgota Shqiptare

151

Gjurën dhe Hashim Toplicës. Nuk dihet dita e mujit qershor së bashku me të lartëpërmendurit, mbi fshatin Shipkovicë kanë tentuar të arratisen matanë kufirit. I AKUZUARI I KATËRT MURAT ISAKU 1. Në gjysmën e dytë të muajit qershor të vitit 1949 si bashkëveprimtarë me të akuzuarit Sadudin Gjurën dhe Sabri Ramizin janë takuar dhe ka kuptuar me çka është pajtuar të jetë anëtar i organizatës LIRIA. Si i tillë më të akuzuarit Izmit Bajrami dhe Abdylselam Skenderi në Tetovë formojnë grupin ku edhe shumë herë kanë mbajtur takime me çka kanë shperndarë materiale me përmbajtje armiqësor. Janë lidhur me personin Nexhat Idrizin nga fshati Gajre dhe me Xhemaludin Beqirin nga fshati Recicë e Madhe dhe i inkuadrojnë në grupin e tyre dhe se janë përpjekur që të themelojnë grupe në dy fshatrat e përmendur dhe se u ka dhënë detyra operative personave në fjalë. 2. Pasiqë nga nëra prej mbledhjeve me të akuzuarin e parë Sadudin Gjura janë marrë vesh për t’u arratisur në Shqipëri paraprakisht kanë kontaktuar me të akuzuarit Izmit Bajramin dhe Abdylselam Skenderin kanë qëndruar një javë në shtëpinë e të akuzuarit Izmit Bajramit në fshatin Lisec duke pritur lidhjen për t’u arratisur. I AKUZUARI PESTË IZMIT BAJRAMI 1. i përfshirë na i akuzuari Murat Isaku, pasiqë është njoftuar më qëllimet e organizatës LIRIA, dhe për atë e ka përvetësuar edhe të akuzuarin e gjashtë që të bashkëpunojë në organizimin e masave shqiptare të Tetovës dhe Gostivarit rreth luftës së armatosur kundër rendit politico-shoqëror, vëllazërimbashkimit të popujve të RFPJ-së për bashkimin e pjesëve perëndimore të Maqedonisë me Shqipërinë dhe formimin e Shqipërisë së Madhe sipas shembullit të shteteve perëndimore demokratike borgjeze-kapitaliste. Pasi që në vjeshtën e 1948 del rezoluta famëkeqe e Inforbyrosë deri në ditën e privimit nga liria, si mjet për realizimin e qëllimeve dhe të detyrave të kësaj organizate, të akuzuarit e shfrytëzojnë rezolutën dhe kampanjën e InforByrosë kundër RFPJ-së dhe popujve të saj, duke zhvilluar agjitacion armiqësor dhe propagandë në mes të popullatës nga fshatrat ku vepronin ose punonin, organizojnë grupe dhe treshe nga nxënës dhe persona të tjerë armiqësisht të disponuar nga qyteti i Tetovës dhe fshatrave si Shipkovicë, Tearcë, Gajre, Debresh, Cellopek, të rrethinës së Gostivarit dhe në mes të këtyre personave shpërndajnë material propagandues me përmbajtje armiqësore, me të vetmin qëllim që me dhunë të ndryshojnë rregullimin federativ të shtetit tonë dhe përmbysjen e pushtetit të popullit punonjës. Personalisht të akuzuarit e lërtëpërmendur i akuzoj si më poshtë;

TË LARTËSHËNUARIT NË MËNYRË INDIVIDUALE i GJYKOJ PËR KËTË 1/ Gjatë muajit korrik të vitit 1946 në qytetin e Shkupit së bashku me Gani Lumën, Sheref Kazazin dhe me mësues të tjerë të Tetovës, organizojnë bashkimin e organizatës e cila realizonte veprimtari terroriste-spionuese, nëpërmjet të forcës dhe dhunës të përmbysin rendin ekzistues shtetëror të RFPJ-së. për qëllimet e lartë përmendura disa herë në Shkup dhe Tetovë gjatë viteve 1946-1947 mbanin mbledhje ilegale me të lartëpërmendurit dhe se ka përpiluar planin për zgjerimine veprimtarisë së organizatës, mori përsipër sektorin e organizimit të punës dhe u betua për besueshmërinë. Në pajtim me vendimet e marra në mbledhje e përfshijnë personin Hisni Abdullahun dhe me të bën plan për zgjerimin e veprimtarisë së organizatës nëpër fshatrat e rrethinës së Tetovës me përputhje me përcaktimet e organizatës

152

gjatë muajve të parë të vitit 1947, me çka organizon grupin në fshatin Shipkovicë me personin me mbiemër Sadiku e të tjerë, me të cilët rregullisht punoi. 2/ Pas daljes në vitin 1949 së rezolutës famëkeqe të Inforbyrosë, në qytetin e Shkupi së bashku me të akuzuarin e dytë Sabri Ramizin formon grupin e nxënësve nga shkolla shqiptare e mësuesisë, dhe si pjesë e organizatës në të cilën i ka përfshirë personat Abdulla Ibrahimin, Isa Saliun e të tjerë të cilës grup i ka dhënë material propagandues për përpunimin e materialit. Kësi lloj grupesh si pjesë e organizatës LIRIA gjatë vitit 1946 krijoi edhe në fshatrat Debresh-Gostivar, Shipkovicë dhe Gajre të Tetovës dhe me të njëjtat grupe mbantë mbledhje të rregullta dhe u jepte materiale propaganduese që i merrte nga banditi Xheladin Gjura. 3/ Përshkak të lidhjes së organizatës me të hudhurit në territorin e RFPJ-së nga bandat e armatosura të Inforbyrosë nga Shqipëria gjatë muajit qershor të vitit 1949. Vuri lidhje me bandat e Seladin Gjura dhe Hashim Toplica dhe me të njëjtit mbi Shipkovicë në vendin e quajtur te Stanet, mbajti disa takime në të cilat përpos të tjerash i kaq njoftuar për veprimtarinë e organizatës. Jep të dhëna për disponimin e popullit për personat e burgosur shqiptarë dhe përgatit arratisje së bashku me bandat e grupi të vet, kurse nga banditët merr materiale të rëndësishme propaganduese nga vendet Inforbyroriste me përmbajtje armiqësore dhe i njëtjti më vonë ua shpërndanë anëtarëve të organizatës. 4. Përshkak se në mbledhjen e fundit me bandën e Xheladin Gjurës dhe Hashim Toplicës ka vendosur që të arratiset për në Shqipëri për ta vazhduar veprimtarinë armiqësore, në muajin korrik 1949 së bashku me të akuzuarit Sabri Ramizi dhe Vehbi Lushin si dhe me personat Faik Nuredini dhe Abdylselam Skenderin është pajtuar që të jetë anëtar aktiv i grupit. Si i tillë disa herë ka mbajtur mbledhje me grupet, e veçmas me personin Xhemali Beqiri nga Reçica e Madhe gjatë vitit 1949 kur edhe anëtarësohet. 2/ Përshkak se ka pranuar detyrë nga të akuzuarit të parit dhe të katërtit, organizon arratisjen e të lartëpërmendurve andej kufirit në Shqipëri, me ç’rast i ka dhënë detyrë të akuzuarit të dytë Abdylselam Skenderit nga Çellopeku të vë lidhje me banditin Idriz Limanin banditin po ashtu nga Çellopeku që edhe e ka kryer. Në ndërkohë në fshatin Çellopek në shtëpinë e tij ilegalisht e ka mbajtur Sadudin Gjurën në vitin 1949 dhe atë shtatë ditë duke pritur lidhje duke u përkujdesur me ushqim dhe fjetje. Duke u dhënë gjatë saj ushqim dhe veshmbathje. 6.Me qëllim që të mundësojë veprim të papenguar të grupit të infiltruar në territorin e R.F.P.J. banditët nga Shqipëria informiroriste nëpërmes të pandehurit të 6. 3/ Abdulselam Skënderit i dha të dhëna banditit, Idriz Limanit që në ndjekje të tij dhe bandës,u dërguan njerëz të caktuar për t’i likuiduar bandat duke i lajmëruar dhe bërë me dije që të kenë kujdes nga ta.

I PANDEHURI I GJASHTË ABDULSELAM BEJTULLAI 1. Informuar nga i pandehuri i pestë Idriz Bajrami,për ekzistimin e organizatës ,,Liria” dhe veprimtarinë e së njëjtës,u pajtua me te dhe u lidh me të pandehurin Murat Isaku duke formuar grupacion të vecantë. Dhe kështu e bashkangjiti me organizatën Xhemail Shaqiri me të cilin mbante lidhje të përhershme,kurse në fshatin Cellopek nëpërmjet Esat Limanit,Aki Etemit etj.krijoi grupacion tjetër. 2/ Para muajit shtator 1949,nëpërmes të dënuarit Esat Idrizi në vreshtat mbi fshatin Cellopek u takua me të ardhurrin nga Shqipëria, banditin Idriz Limani të cilit i dha të dhëna për disponimin e popullit,e informoi se i pandehuri Izmit Bajrami;e ndihmonte dhe i;a bënte me dije që në

Page 77: Golgota Shqiptare

153

ndjekje të tij dhe anëtarëve tjerë të bandës janë dërguar njerëz të caktuar duke i udhëzuar për likuidimin e bandës,që të kenë kujdes nga ta.Gjithashtu në mbledhje u morën vesh për vendin dhe kohën e arratisjes përtej kufirit të pandehurit Sadudin Gjura,Sabri Ramizi dhe Murat Isaku bashkë me te,kurse nga banditi Idriz Limani e pranoi letrën tëdërguar nga Dhimitër Muli nga qendra e aparatit informbyrorist në Tiranë që i jepte direktiva për operim.

Në këtë mënyrë të gjithë të pandehurit na numri 1-6 të organizatës ,,Liria” dhe nga dispozitivi në aktin e tyre padehës kryen vepër penale të paraparë me nenin 117, paragrafi 1 të ligjit penal dhe dënuar sipas nenit 4 në lidhje me alinenë 3 ,alineja 8 të ligjit penal kundër popullit dhe shtetit.,në pajtim me nenin 9, paragrafi 2 të ligjit penal.

Për shkak të saj të pandehurit njëherësh i kanë kryer edhe veprat vijuese penale: Ipandehuri i parë Sadudin Gjura me veprat nga alineja 3 të dispozitivit të aktit penal

të tyre,të parashikuar nga neni 105, paragrafi 2 të ligjit penal kurse në pajtim me alinenë 4 të dispozitivit të veprës penale të nenit 110, fq .1 të ligjit penal.

I pandehuri i dytë, Sabri Ramizi në thirrjen nën alinenë 2 të dispozitivit të veprës penale të nenit 110. fq.1 të ligjit penal.

I pandehuri i tretë Vebi Lushi në pajtim me alinemë të dispozitivit të veprës penale të nenit 110,fq,1 të ligjit penal.

I pandehuri i katërt, Murat Isaku me veprimet nga alineja 2 të dispozitivit të veprës penale të nenit 110. paragrafi1 të ligjit penal.

I pandehuri i pestë Izmit Bajrami me veprimet nga alineja 2 të dispozitivit të veprës penale,sipasnenit 110, paragrafi 1 të ligjit penal,dhe

I pandehuri i gjashtë Abduselam Bejtullai,me veprimet nga alineja 2 të dispozitivit të veprës penale në afat real sipas nenit 110,paragrafi1 të ligjit penal.

Sipas dëshmive të dhëna në seancën kryesore të mbajtur në qytetin e Tetovës më 31-V-1952, gjyqi erdhi në përfundimme këto:

Në verën e vitit 1946 i pandehuri Sadudin Gjura në Shkup ku ndiqte kursi mësuesisë.I helmuar Me ide nacionaliste shqiptaromadhe,posaqërisht në kohën e okupimit armiqësor,propaganduar në organizatën fashiste,,Balli kombëtar”,në rradhët e kursistëve.takohet me bshkëmendimtarët edhe ate Gani Shani-Luma,Sherif Kazazi etj.,krijon grupin armiqësor ,,Liria”,e cila për detyrë që me rrugë të dhunës të shkatërojë sistemin ekzistues shoqëroro-shtetëror të R.F.P.J. dhe pjesë të saj t’ia bashkangjesin Shqipërisë. Më vonë krijojnë udhëheqësinë e grupit të përbërë nga 5 anëtarë,ku secili kishte nga nji sektor.Sektorët ishin të organizuar ashtu që i udhëhiqte i pandehuri në mënyrë politike, ekonomike, propaganduese dhe ushtarake.Të gjithë anëtarët dhanë betimin për besueshmëri të grupës dhe punës së dhënë ndaj saj. Për mbërritjen e qëllimeve të gjithë insistonin për mëvetësimin e saj.I pandehuri i parë Sadudin Gjura me Sheref Kazazin ,Gani Lumën, Xhavid Ismailin, Shani Minën etj., shumë herë mbanin mbledhje si në Shkup gjithashtu edhe në Tetovë, në të cilat kërkohej që në grup të bashkangjiteshin persona nga rradhët e shëiptarëve të cilat i ofroheshin dhe në atë mënyrë masat i’u bashkoheshin grupit.Me daljen e rezolutës së Inform byros grupi e shfrytëzon të njëjtën si mjet për arritjen e qëllimit dhe që atëherë e forcon punën e saj. Në të njëjtën periudhë Sadudini e tërheq në grup të pandehurin Sabri të cilit i jepet detyrë ta zgjeroj grupin, të cilën e bën në shkollën e mësuesisë në Shkup, formon grupin në të cilin i përfshinë Abdulla Ibraimin, Besim Rusin dhe Esad Sali që u jepet detyrë ë edhe më tej ta

154

zgjerojnë grupin. Në të njëjtën kohë i pandehuri Sadudin e tërheq në grup të pandehurin Vebi Amet Lushi, i cili në atë kohë ishte mësues në Debresht, dhe të njëjtit i dha edhe detyrë ta zgjeroj grupin, të cilën gjë e bën duke tërhequr në te Afuz Jahjën.Deri më gjysmën e dytë të vitit 1949, i pandehuri Sadudin me të përmendurit më parë mbante lidhje të vazhdueshme dhe bisedonin për zgjerimin e grupit. Në rrjedhë ishte edhe plani për arratisjen e Hashim Toplicës dhe Xheladin Gjurës në Shqipëri për të kryer vepra armiqësore kundër R.F,P.J. Në gjysmën e dytë të vitit 1949 i pandehuri Sadudin shkon në fshatin Gajre bashkë me të pandehurin Sabri,gjatë bisedës së gjatë me te ia bën me dije ekzistencën e grupit.Pas ca ditësh shkojnë përsëri në fshatin Gajre ku mbajnë mbledhje në të cilën përgatisin program të njëjtë në të cilën përfshijnë: 1.Lidhje me Shqipërinë dhe organizimin e punës të grupit nën udhëheqësinë e atjeshme. 2.Barabarësi në grup, 3.Luftë kundër udhëheqësisë së Jugosllavisë,dhe 4.Zgjerimin e grupit. Si formë e organizimit të tresheve,rretheve dhe punkteve,si formë e volitshme për të vepruar dhe të penguar nga shteti.Në të njëjtën periudhë kohore që të arrijnë qëllimin e programit,lidhjen dhe konsolidimin e grupit nën udhëheqësinë e Shqipërisë,i pandehuri Sadudin dy herë u takua në afërsi të fshatit Shipkovicë-Tetovë,me të ndërhudhurit nga Shqipëria të shërbimit shtetëror,banditët Xheladin Gjura etj.,dhe prej tyre mori 30 kg.material propagandues të cilin e përpunonte me anëtarët e grupit,kërkon direktiva për punën e grupit,si dhe jepte të dhëna për disponimin e masësdhe të burgosurve që pat efekt pasiqë në takimin e parë u pajtua të punoj për mbledhjen e të dhënave të tilla për sigurimin shtetëror të Shqipërisë.I pandehuri Murat që të arrij qëllimin të vendosur në program për zgjerimin e organizatës,i përfshiu dhe formoi grupenga të pandehurit Izmit Sheinovi dhe Abdulselam Bejtulla Skënderi,që u dha për detyrë ta zgjerojnë grupin të cilën ata e bënë duke përfshirë në te,Xhemail Beqirin si dhe ndërlidhjen me bandat që një pjesë e grupit të ndërhudhen në Shqipëri prej nga do ta vazhdonin veprimtarinë e tyre armiqësore.I pandehuri Abdulselam u lidh me banditin e ndërhudhur nga fshati Cellopek ,të cilit i jepte të dhëna se cilët njerëz shkonin në ndjekje të tyre dhe të cilit i tha tu thotë dicka i pandehuri Izet.Dhe të dy u pajtuan të mbledhin informata dhe t’ua japin banditëve për nevojat e sigurimit shtetëror shqiptar.

Në momentin kur të pandehurit Sadudin dhe Abdulselam u takuan me banditët e ndërhudhur të cilët ishin të ndërhudhurnga e njëjta bazë si dhe banditët Xheladin Gjura,Hashim Toplica, Idrizi nga fshati Çellopek etj. kryen në afërsi të fshatit Pirok vrasjen e 5 përfaqësuesve të qeverisë popullore të Gostivarit.

Duke hetuar se mund të zuloheshin nga ana tjetër dhe ta vazhdojnë veprimtarinë e tyre armiqësore,të pandehurit Sadudini,Sabriu,Vehbiu dhe Murati vendosin që të arratisen në Shqipëri.Që arratisja të kishte sukses, i pandehuri Izmit angazhohet që t’i ndërhudh në mënyrë të tillë që do të formonte grupin që do t’i ndërlidhte me banditët dhe në këtë mënyrë do të arratiseshin në Shqipëri.Në atë grup ishte edhe i pandehuri Abdulselam që kishte për detyrë që të vendos lidhje me banditin Idriz nëpërmjet të cilit duhej të arratiseshin.Herën e parë i pandehuri Sadudin u orvat të arratisej nëpërmjet Dibrës ku ndejti disa ditë,por nuk mundi pasiqë u privua nga liria nën dyshimin se dëshironte të arratisej. Përsëri me të pandehurin Vebi bëjnë orvatje të arratisen i cili për këtë qëllim e lëshoi kursin e mësuesisë në Shkup,erdhi në Tetovë dhe bashkë me të pandehurin Sadudin shkojnë përsëri dhe kështu e pritën banditin

Page 78: Golgota Shqiptare

155

Xheladin Gjura që t’i kalonte në anën tjetër,por arratisja dështoi sepse ishte ndërprerë lidhja.Nëpërmjet grupit të arratisjes të pandehurit Izmit bëjnë orvatje të arratisen në Shqipëri të pandehurit Sadudini,Sabriu dhe Muratime qëllim që të bëjnë planin,shkojnë në fshatin Lisec në shtëpi të të pandehurit Izmit ku ndenjën;i pandehuri Murati 3 ditë kurse të tjerët 6 ditë,por pasiqë ishte ndërprerë lidhja nuk mundën të arratiseshin.Të njëjtën orvatje për arratisje e bëjnë edhe të pandehurit Sadudini dhe Sabriu por pa sukses.

Pra, deri te vendimi i gjyqit duke u bazuar në deklaratat e të pandehurve para gjyqit në seancën kryesore dhe deklaratat e dëshmitarëve Sherf Kazazi, Faik Nuredini dhe Nexhati Idrizi.

I pandehuri Sadudin i pranoi veprat e bëra kurse në mbrojtjen e tij thekson se këtë e ka bërë pasiqë mendonte në bashkangjitjen e këtyre trojeve, nënkuptohet rrethinën e Tetovës, Gostivarit dhe një pjesë të rrethinës së Shkupit me Shqipërinë e Madhe, kjo do të ishte e drejtë duke u bazuar në popullsinë që jetonte në këto anë. Botëkuptimet e tilla e detyruan t’i kryejë këto vepra. Gjyqi nuk e pranoi mbrojtjen e të pandehurit pasiqë e njëjta është e pabazë nga shkaku që popujt e Jugosllavisë janë të bashkuar kundër okupatorëve dhe ndihmësve të tyre, me gjakun e bijve të rënë të të gjithë popujve tanë krijuan bashkësi të lirë vëllazërore dhe popujve të barabartë dhe pakicave kombëtare.Sipas kësaj cdo orvatje e shkatërrimit të kësaj bashkësie nuk ka dhe nuk mund të ketëasnjëfarë arsyetimi.

I pandehuri Sabri i pranoi veprat e bëra,npor u mbrojt se u orvat të arratisej në Shqipëri nga frika se mos të burgosej sepse kështu i thoshte i pandehuri Sadudin.Këtë mbrotje të të pandehurit gjyqi nuk e mori parasysh nga shkaku se i pandehuri Sadudin Gjura dhe të tjerët para gjyqit në mënyrë të qartë dhe pa u hamendur sqaruan se dëshironin të arratiseshin për shkak të aktivitetit të tyre armiqësor kundër R.S.P.J.Përpos asaj të cituar më parë përforcohet edhe me faktin që i pandehuri që punën e tij e vazhdon edhe më vitin 1950,dhe në të njëjtin vit u orvat të arratisej vetë ,veprimtaria e tij armiqësore që udhëhiqej nga sigurimi shtetëror i atij shteti ku dëshironte të arratisej,aq më tepër i sqaron qëllimet e arratisjes ishin për shkak të kryerjes të aktiviteteve armiqësore kundër R.S.P.J.

I pandehuri Vebi i pranoi krejtësisht veprat e bëra dhe në mbrotjen e tij nuk thekson asgjë,vetëm se gaboi dhe pendohet dhe këtë e ka thënë edhe atëherë.

I pandeuri Murat në tërësi i pranoi veprat e bëra, dhe në mbrojtjen e tij thekson se të njëjtat i kreu në momentin kur si të thuash nuk kishte kuptim për cështjen nacionale, socializmin dhe lirinë dhe kur pastroi me ta nga fundi i vitit 1949 ndërpreu me aktivitetin e tij dhe i ktheu edhe të pandehurit e tjerë nga puna e mëtejme. Gjyqi e vlerësoi mbrojtjen e të njëjtit, por nuk e pranoi për shkak se cdo qytetari të vendit tonë i jepet mundësi që ta shijojë realitetin tonë dhe krejtësisht, ai në atë kohë ishte student në Universitetin e Beogradit, nga shkaqet e mësipërme gjyqi mendon se mbrojtja e tij është e pabazë. Gjyqi e vlerësoi ndërprerjen e mëtejme të aktivitetit jo si parashikim të keq të aktivitetit armiqësor, aq më shumë si ndalesë e veprimtarisë pasiqë disa nga grupi ishin zbuluar. Nëse është e besueshme citati nëse mund të besohet në tregimin e tij të asaj periudhe, bëhet pyetja pse nuk e mësheu veprimtarinë armiqësore të pandehurve të tjerë, por i njëjti në këtë pyetje para gjyqit u përgjigj se nuk dëshiron të rrijë ulur në dy karrike.

156

I pandehuri Izmit i pranoi veprat e bëra, u pajtua nëpërmes të të pandehurit Abdulselam se do të punoj në mblehjen e të dhënave dhe ato ua dha personave që shkonin në ndjekje nëpërmes të përmendurit më parë por banditi Idriz nuk pranon.

I pandehuri Abdulselam para gjyqit nq mënyrë të qartë dhe të pahamendur theksoi se i pandehuri Izmit, i tha se banditi Idriz i tha personit Vebi dhe një tjetri që nuk i kujtoet emri nga fshati Belcishtë,vijonte ndjekja kundër tyre dhe këtë e ka thëë Izmiti.Pasiqë rrëfimi i të pandehurit Abdulselam s’kishte asnjëfarë lidhjeje me akuzën, si dhe i pandehuri Izmit më vonë atij i dha detyrë që të ndërlidhet me banditin Idriz për ndërhudhjen e të pandehurve Sadudin, Sabri dhe Murat. Këtu u përzihen dyshimet që të mos besohet në rrëfimin e të njëjtit.

I pandehuri Abdulselam në seancën kryesore bën përshkrimin në pjesën nga orvatjet e arratisjes së tij. Kurse para organeve të gjyqit përshkruan letrën të marë nëpërmjet banditit Idriz dhe Dhimitër Mulit dhe bisedoi me emigrantët për punën e grupit si dhe u orvat të formoj grupacion në Cellopek,coj që të mos përgjigjet në tëvërtetën e të njëjtave, kjo tregon se i pandehuri kishte të pranojë dicka prej dikujt. Nëse kësaj i shtohet edhe fakti se i pandehuri me Dhimitër Mulin,para shkuarjes së tij në Shqipëri ishte shok i mirë aq më shumë e ngarkon këtë në vendimin e gjyqit. Edhepse të gjitha aktivitetet e theksuara nuk vendosin për veprat e të pandehurit, jepet sqarim i mëparshëm që të merret pasqyrim i plotë i aktivitetit të grupit dhe cdo personi të së njëjtës.

Para gjendjes faktike të theksuar më parë, gjyqi solli ktë vendim që cdonjeri në vecanti i ka kryer veprat penale në vijim:

I pandehuri Sadudin, për ate se formoi grupacion që kishte për qëllim me rrugë të armatosur të rrëzoj sistemin e R.F.P.J. dhe një pjesë të saj ta shkëpusë. Kreu vepër penale nga neni 117, paragrafi1 të Ligjit penal. Ai gjatë takimit me banditët Xheladin Gjura, Hashim Toplica etj., u pajtua të mbledhë të dhëna dhe të njëjtat i dorëzoi, duke e ditur se ata punojnë për sigurimin shtetëror të Shqipërisë. Kreu vepër penale në bazë të nent 105, paragrafi 2 të Ligjit penal. Për ate që disa herë u orvat të arratiset në Shqipëri për të kryer armiqësore kundër rendit të R.F.P.J.,kreu vepër penale në bazë të nenit 110, alineja 1. Në të njëjtën kohë me këto vepra, shihet nga ajo se gjatë shkuarjes në Dibër, kurse më vonë mbi Banicë, pranë Tetovës në fshatin Lisec, me Demirin u orvat të arratiset në Shqipëri, por kjo nuk pati sukses, jo se ai nuk deshti por që lidhjet me banditët ishin ndërprerë.

I pandehuri Sabri, për ate që formoi grup armiqësor në shkollën e mësuesisë në Shkup si dhe për ate që mori pjesë në mledhjet në fshatin Gajre,ku përgatitej Planprogrami i organizatëa, kreu vepër penale në bazë të nenit 117,alineja 1 të Ligjit penal. U përpoq që tq arratiset në Shqipëri për të kryer vepra armiqësore kundër rendit të R.F.P.J., kreu vepër penale në bazë të nenit 117, alineja 1 të Ligjit penal.

I pandehuri Vebi, për ate që u bë anëtar i grupit për të kryer vepra penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë merrte pjesë në takime dhe punoi për zgjrrimin e saj; kreu vepër penale në bazë të nenit 117, alineja 2 të Ligjit penal, për shkak se u përpoq të arratiset në Shqipëri për të kryer vepra armiqësore kundër rendit të R.F.P.J. kreu vepër penale në bazë të nenit 117, alineja 1, të Ligjit penal.

I pandehuri Murat, për shkak se formoi grup armiqësor në Tetovë, mori pjesë në mbledhjet në fshatin Gajre, ku u përpilua programi i organizatës, ku vetë mori pjesë kreu vepër penale në bazë të nenit 110, alineja 1 të Ligjit penal. Kreu vepër penale për shkak se me të

Page 79: Golgota Shqiptare

157

pandehurin e parë dhe të dytë u orvat të arratisejnë Shqipëri për të kryer vepra armiqësore kundër R.F.P.J., kreu vepër penale në bazë të nenit 110, alineja 1 të Ligjit penal.

I pandehuri Izmit sepse u anëtarësua në grupin armiqësor për të kryer vepra penale kundër popullit dhe shtetit dhe si i tillë punoi për zgjerimin e saj, mori pjesë në mbledhjet e saj, kreu vepër penale në bazë të nenit 117, alineja 2 për ate se nëpërmjet të të pandehurit Abdulselam i dha të dhëna banditit Izmit, të cilët shkuan në ndjekje të tyre edhepse e dinte që ata punonin për sigurimin shtetëror të Shqipërisë, kreu vepër penale në bazë të nenit 105, alineja 2, të Ligjt penal, për ate që organizoi grupacion për t’i hudhur të pandehurit Sadudini, Sabriu dhe Murati në Shqipëri kreu vepër penale në bazë të nenit 110, alineja 2, të Ligjit penal.

I pandehuri Abdlselam sepse u anëtarësua në grup për të kryer vepra penale kundër popullit dhe shtetit, kreu vepra penale në bazë të nenit 117, alineja 2 të Ligjit penal. Për shkak se në takimin me banditin Idriz u pajtua që t’i jap të dhëna edhepse e dinte që ai punonte për shërbimin shtetëror shqiptar, kreu vepër penale në bazë të nenit 105, alineja 2 të Ligjit penal. Për shkak se aderoi në grupin armiqësor për t’i ndërhudhur të ikurit në Shqipëri, kreu vepër penalenë bazë të nenit 110, alineja 2 të Ligjit penal.

Gjyqi nuk e pranoi kualifikimin e prokurorit publik për të pandehurit Vebi, Izmit dhe Abdulselam që kryen vepër penale sipas nenit 117, alineja 1, të Ligjit penalpër shkak se të njëjtët nuk formuan grupe me siguri që vetë u pajtuan të ndihmojnë në të njëjtën dhe që e njëjta është parashikuar nën alinenë 2 të nenit të përmendur më lartë.

Gjithashtu nuk e pranoi kualifikimet e prokurorit publik në lidhje me të pandehurit Izmit Bajrami dhe Abdulselam Bejtullai për veprat nga neni 110, alineja 1 të Ligjit penal për shkak se me veprimtarinë e tyre kryen vepra nga alineja 2 të nenit të përmendur.Për faktëzimin e veprës nga neni 117, alineja 1 të Ligjit penal e rëndësishme është se kryerësi vetë është arratisur apo e ka përgatitur ate për në tjetër shtet për të kryer veprimtari armiqësore kundër R.F.P.J. Të dy të akuzuarit e kanë kryer këtë. Izmiti i strehonte në shtëpinë e tij në fshatin Lisec, personat që duhej të arratiseshin nga dita e 3-7. Në lidhje me këtë i pandehuri Abdulselam me urdhër të Izmitit punonte për të vënë kontakte me banditët që t’i ndërhudhte të ikurit, në rastin konkret të dytë. Izmiti na paraqitet si organizator kurse Abdulselami si anëtar i së njëjtës për t’i ndërhudhur të ikurit jashtë vendit dhe sipas kësaj kryen vepra penale në bazë të nenit 110,alineja 2.

Në bazë të veprave penale të përmendura më parë,gjyqi ua shqiptoi dënimet si që vijon:

Të pandehuit Sadudin për veprën nën 1. vuajtje e rëndë burgu prej 8 vitesh dhe kufizimi i të drejtave qytetare në afat prej 3 vitesh; për veprën penale nën 2. burg i rëndë prej 3 vitesh, kurse për veprën penale nën 3. poashtu burgim i rëndë në afat prej 3 vitesh. Pasiqë veprat janë kryer në afat të njëjtë kohor, sipas nenit 46 të Ligjit penal, gjyqi i shqiptoi dënim të përgjithshëm në afat prej 14 vitesh, burg i rëndë dhe kufizim i të drejtave qytetare në afat prej 3 vitesh.

Të pandehurit Sabri, për veprën të kryer nën 1. dënim, burg i rëndë prej 7 vitesh dhe kufizim i të drejtave qytetare në afat prej 3 vitesh; dhe për veprën nën 2. burg i rëndë prej 4 vitesh. Pasiqë veprat janë kryer në afat të njëjtë kohor dhe sipas nenit 46 të Ligjit penal, i shqiptohet dënim i përgjithshëm prej 10 vitesh dhe kufizim i të drejtave qytetare gjatë 3 viteve.

158

Të pandehurit Vebi, për veprën nën 1 burg i rëndë prej 5 vitesh dhe kufizim i të drejtave qytetare gjatë 2 viteve, për veprën nën 2 burg në afat prej 3 vitesh. Pasiqë veprat janë kryer në të njëjtën periudhë kohore,i’u shqiptua dënim i përgjithshëm në afat prej 9 vitesh dhe kufizim i të drejtave qytetare në afat prej 2 vitesh.

Të pandehurit Murat, për veprën e kryer nën 1 burg i rëndë në afat prej 6 vitesh dhe kufizim i të drejtave qytetare gjatë 3 viteve; për veprën e kryer nën 2.burg i rëndë prej 4 vitesh. Pasiqë, veprat janë kryer në afat të njëjtë kohor, pra sipas nenit 46 të Ligjit penal i shqiptohet dënim i përgjithshëm në afat prej 8,6 vitesh burg i rëndë dhe kufizim i të drejtave qytetare në afat prej 3 vitesh.

Të pandehurit Izmit për veprën nën 1 burg i rëndë në afat prej 5 vitesh dhe kufizim i të drejtave qytetare në afat prej 3 vitesh, kurse për veëprën nën 2.burg i rëndë në afat prej 2 vitesh; për veprën nën 3 burg i rëndë prej 5 vitesh. Pasiqë, veprat janë kryer në të njëjtën periudhë kohore dhe sipas nenit 46 të Ligjit penal, i shqiptohet dënim i përgjithshëm burg i rëndë prej 9 vitesh dhe kufizim i të drejtave qytetare prej 3 vitesh.

Të pandehurit Abdulselam për veprën nën 1 burg i rëndë prej 5 vitesh; për veprën nën 2. burg i rëndë prej 2 vitesh, kurse për veprën nën 3. burgi rëndë nëafat prej 4 vitesh. Pasiqë, veprat janë kryer në të njëjtën periudhë kohore sipas nenit 46 të Ligjit penal, i shqiptohet dënim burg i rëndë prej 8,6 vitesh.

Të pandehurit Sadudin, Sabri, Murat dhe Izmit të paguajnë paushall dënim në të holla në shumë prej 2000 dinarësh; i pandehuri Abdulselam 1000 dinarë, kurse i pandehuri Vebi lirohet nga pagesa e paushallit sipas nenit 69 të Ligjit penal. Gjatë përcaktimit të dënimit gjyqi i mori parasysh veprat e kryera penale kundër shtetit dhe popullit dhe në dënim janë përfshirë edhe veprat që janë kryer në kohën kur personat kanë qenë nën hetime, në pajtim me nenin 80, alinenë 2 të Ligjit penal.

Gjatë prishjes së rendit përmendet emërtesa gjatë udhëheqjes të rrezikut shoqëror për veprat dhe kryesësit dhe ate nën cfarë rrethanash objektive dhe subjektive janë kryer veprat. Gjyqi mendon se veprat që i kanë kryer të pandehurit janë të rrezikut të lartë për shoqërinë pasiqë të njëjtat janë drejtuar kundër lirisë të popujve tanë,vëllazërim-bashkimit dhe ndërtimit të sistemit socialist. Nga ana tjetër lidhja me sigurimin shtetëror të Shqipërisë,bashkëpunimi me bandat me të cilat në kohën e kryerjes së veprave nga të pandehurit, ata kryen vrasje të përfaqësuesve të pushtetit popullor dhe organizatave vendore aq më shunë e përforcon rrezikun shoqëror të veprve dhe kryesësve. M’u në periudhën kur popujt e Jugosllavisë me të gjitha forcat dhe vetëflijim punojnë në ndërtimin e socializmit për të mirën e popujve tanë, çdo nder por për cdo llogari qoftë kjo duhet të pengohet, sipas mendimit të gjyqit një vepër e tillë ashtu kështuduhet të vuloset. Sipas shkaqeve të përmendura më lartë gjyqi i caktoi dënimet e lartpërmendura dhe në të cilat mendohet se në mënyrë edukuese do të ndikojnë si te të pandehurit njashtu edhe përrrethinën.

Gjatë përcaktimit të dënimeve gjyqi mori parasysh se të pandehurit Sadudin, Sabri dhe Murat janë të rinj dhe përvec saj Murati, të cilët nga fundi i vitit 1949 mbaroi me veprimtarinë e tij. Gjithashtu gjyqi mori parasysh se të pandehurit deri më tani nuk kanë qenë të dënuar. Procesverbalist, Kryetar: Vendi i vulës Luba Marinkosvka s.r. Ivan Dukovski .s.r

Page 80: Golgota Shqiptare

159

123 Udhëzim: palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 8 ditësh pasi të

pranojnë vendimin me shkrim nëpërmjet gjyqit të tyre derite Gjyqi Suprem të RPM-Shkup. Ky akt është i gjithëfuqishëm 6-VIII-1952, Sekretar Vendi i vulës G.Bundaleva c.p. Me origjinalin e -DËSHMON Vendi i vulës S E K R E T A R R. Panovski Bashkëpunëtorët: 1._______________________ 2……____________________

123 /D 7592 K.BR. 27/52/D 7592 K.BR. 27/52, këtë aktakuzë në origjinal ma ka dhënë Namik Abdylselam Skenderi/

160

124 ( shkruan N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952)

Shënim: “Është përkthyer sipas origjinalit, pa përshtatje në gjuhën shqipe” ( në dorëshkrim shkruan N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952) Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar Deri te Gjygji i Qarkut – Gostivar Për lëndën penale kundër Gani Sheapit dhe të tjerëve nga Tetova për vepër penale nga neni 117 pika 1 i Ligjit penal. Prokurori publik i Qarkut dhe rrethit të Gostivarit në bazë të nenit 35 pika 5 dhe Ligji për procedurë penale e procedon deri te gjygji këtë:

AKTAKUZË Kundër: 1. Gani Selim Sheapi i ashtuquajturi “LUMA”, mësues në qytetin e Tetovës, lindur në Tetovë më 22.06.1916 nga babai Selmani dhe nëna Hava Ismaili, i martuar me Hurie

124 /N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar, këtë aktakuzë në origjinal e ka familja e mësuesit Hysni Abdullahu/

Page 81: Golgota Shqiptare

161

Shahini. Baba i një fëmije, i nacionalitetit shqiptar, shtetas i RPFJ, i arsimuar, i padënuar në Gjygjin Hetues nga 07.05.1952. 2. Sherif Ismet Kazazi, mësues nga Tetova i lindur më 17.04.1921 në Tetovë nga babai Ismeti dhe nëna Fetije Saliu, i pamartuar, i përkatësisë nacionale shqiptare, shtetas i RPFJ, i arsimuar dhe i pa dënuar, me dy klasë të mbaruara gjimnaz dhe kursit të mësuesisë. Në burgun hetues gjendet nga 07.05.1952. 3. Ismail Shaip Saidi, mësues nga Tetova i lindur më 17.04.1925 në Tetovë nga babai Shaipi dhe nëna Ilsije Jonuzi i pamartuar, shqiptar shtetas i RPFJ, i arsimuar me gjashtë klasë gjimnaz dhe kursin e mësuesisë,i vobekët i pa dënuar. Në burgun hetues gjendet nga 06.06.1952.

4. Husni Osman Abdullai, mësues nga Sllatina e Tetovës, i lindur më 26.11.1927 në Sllatinë - Tetovë nga babai Osmani dhe nëna Razie Eshtrefi, i martuar i martuar me Hasibe Murati baba i një fëmije, nacionaliteti shqiptar, shtetas i RPFJ. Ka të kryer pesë klasë të gjimnazit dhe kursin e mësuesisë, i varfër dhe i pa dënuar. Në burgun hetues gjendet nga 12.04.1952.

5. Zija Fadil Roshi, mësues nga Llakavica e Gostivarit i lindur më 08.01.1899 në Libohovë - Gjirokastër - Shqipëri nga babai Fadili dhe nëna Shefike Imeri, i martuar me Hasibe Bibaj, baba i gjashtë fëmijëve, shqiptar, shtetas i Shqipërisë, i arsimuar. Ka të kryer gjysmëmaturën dhe kursin e mësuesinë, i varfër, i pa gjykuar, në burgun hetues gjendet nga 15.05.1952. PËR SHKAK SE: I pari dhe i akuzuari i dytë me diskonim armiqësor kundër rendit shoqëroro-ekonomik të RPFJ-së, nga muaj qershor 1946 në Shkup në bashkëpunim me të dënuarin Sadudin Gjura dhe të tjerë kanë organizuar shoqërinë e cila ka zhvilluar veprimtari spiunazhi dhe terroriste dhe të veprojë që me dhunë të përmbysë rregullimin shtetëror të RPFJ-së dhe bashkimin e pjesës perëndimore të Maqedonisë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe sipas modelit të demokracisë kapitaliste të perëndimit. Për qëllimin e më lartë dhe si të tillë gjatë muajve qershor - shtator 1946 dhe më vonë më 1947 shumë herë në Shkup dhe në Tetovë kanë mbajtur mbledhje ilegale, ku kanë bërë plan për veprimtarinë e shoqatës dhe personat të cilët duhet të përfshihen në të. Kanë dhënë betimin për besueshmëri dhe kanë bashkuar sektorin propagandistik dhe ushtarak, për punë zgjodhën sistemin e treshit dhe përfshirjen në radhë të parë të intelegjensisë shqiptare. I akuzuari i tretë Ismail Saidi në Tetovë, i cili ishte njoftuar nga i dënuari Xhevahir Vejseli për ekzistimin, detyrat dhe qëllimet e organizatës “Nacional demokratike shqiptare” pajtohet dhe bëhet anëtar i organizatës. Si i tillë u involvua në grupin e të dënuarve Nexhbedin Besimi dhe Jonuz Balla me të cilët ka mbajtur disa mbledhje të fshehta ku merr përsipër që të zgjerojë organizatën ashtuqë i bashkëngjiti personat Said Musai dhe Mesut Musa me të cilët ishte në kontakt të përhershëm. Në të njëjtën kohë verën e vitit 1946 i përfshirë nga i dënuari për terrorizëm Sadudin Gjura i bashkëngjitet atij dhe të akuzuarve Gani Luma dhe Sherif Kazazi dhe bëhet anëtar i shoqatës armiqësore “LIRIA” . Si anëtar i kësaj shoqate shumë herë ka marrë pjesë në mbledhjet ilegale të mbajtura në Shkup dhe Tetovë.

162

I akuzuari i katërt Husni Abdullahi, gjatë verës së vitit 1946 në Shkup i përfshirë nga i gjykuari Sadudin Gjura bëhet anëtar i organizatës terroriste “LIRIA” dhe si i tillë punon për zgjerimin e shoqatës ashtuqë gjatë gushtit 1946 në Tearcë formon grupin si pjesë e shoqatës nga personat Idriz Esati125 dhe Sali Kasami dhe me të njëjtit ka mbajtur disa mbledhje ilegale. Si anëtar më aktiv i shoqatës dhe përgjegjës për rajonin e Tearcës në rrethin e Tetovës gjatë gjysmës së parë të 1949 përsëri vë kontakt me të gjykuarin Sadudin Gjura dhe me të njëjtin ka mbajtur disa mbledhje ilegale qëlllimi i së cilës ishte veprimtaria më aktive. Në mbledhje njihet me lidhjet e të gjykuarit Sadudin Gjura dhe me bandat e Xhelal Gjurës dhe Ashim Toplicës dhe përgatitjet që bëheshin për arratisje në Shqipëri. I akuzuari i pestë Zija Roshi në vjeshtën e vitit 1947 lidhet me të gjykuarin Sadudin Gjura pasi nga ai kupton për ekzistimin e organizatës “LIRIA” dhe për qëllimet dhe detyrat me të cilat pajtohet dhe bëhet anëtar i të njëjtës. Si i tillë shumë herë ka mbajtur mbledhje me të gjykuarin me të cilin vendosin për zgjerimin e organizatës me persona nga Vrapçishti. Si i tillë gjatë dimrit 1948/1949 shpërndanë material me përmbajtje armiqësore kundër RPFJ, të cilin e merr nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd dhe ua shpërndanë personave Jusuf Ballazhi, Abdullah Çilku, Nafi Hasi etj. E gjithë kjo me qëllim të rrëzimit të pushtetit popullor dhe prishjen e bashkim-vëllazërimit në mes popujve të RPFJ.

NË KËTË MËNYRË TË AKUZUARIT KANË KRYER KËTO VEPRA PENALE: I akuzuari i parë GANI LUMA; i akuzuari i dytë SHERIF KAZAZI dhe i akuzuari i katërt HUSNI ABDULLAHI janë vepra të paraqitura në dispozicionin e aktakuzës dhe kanë kryer vepra penale nga neni 117 pika 1 i Ligit penal dhe i dënueshëm sipas nenit 4 në lidhje edhe me nenin 3 pika 8 e Ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit në pajtim me nenin 90 paragrafi 2 i Ligjit penal. I akuzuari i tretë ISMAIL SAIDI për veprat nga pika 1 dhe 2 nga diapozitivi ka kryer vepër penale e paraparë dhe e sanksionuar në nenin 11 paragrafi 2 i Ligjit penal në pajtim me nenin 90 paragrafi 2 i Ligjit penal. I akuzuari i pestë ZIJA ROSHI me veprat nën pikën 1,2 nga diapozitivi i aktakuzës është kryer vepër penale e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 117 paragrafi 2 i Ligjit penal në pajtim

125 Idriz Esati, lindi më 1892, ndërsa vdiq në vitin 1983...Gjithashtu Idriz Esati, njeri të besueshëm e bashkëveprimtar, e ka patur krah të djethtë Hysni Osman Abdullahun nga fshati Sllatinë sekretar në mandatin e tij si kryetar Komune në Tearcë,si dhe një kohë ka patur të punësuar sllavë në komunë të cilët pasiqë I mësonin shqiptarët që të punojnë edhe I largonin nga puna që më vonë sërish aktivizohen në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA”… Idriz Esati ka kryer shkollë për hoxhë dhe se 15 vjet ka qenë mualim në Përshevcë, më pas shkon 7 vjet në Odër, pasi vendin ai lëshon një nxënësit të tij. Por, padrejtësitë e tilla janë reflektuar nga torturat e ndrshyme ndaj popullatës shqiptare. Por, në zgjedhjet e vitit 1936 në kuadër të Jugosllavisë së Mbretit serb për kryetar Komune në Tearcë, ku gravitonin 12 fshatra, ku Idriz Esati ia ka marrë postin edhe pse ka qenë edhe një kandidatë nga Dobroshti me merin Ramiz Dobroshti. Idrizi në këto zgjedhje fitoi 90 % të votave e bëhet kryetar komune. Kurse komandanti I policisë së Dobrosht Bogoljub Marinkoviq ka qenë kundër Idriz Esatit, e gjithë kjo ka ndodhur më 1936 ku edhe zgjidhet kryetar Komune dhe atë kryetari I parë shqiptar në Jugosllavinë e mbretit. Zgjedhja e tij është festuar nga popullata…Aktiviteti i Idriz Esatit vazhdon sërish në lëvizjet ilegale me çka anëtarësohet në Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” bashkë me ish-sekretarin e tij të Komunës të cilën edhe e ka patur krah të djethtë e mjaft të besueshëm për shumë aktivitete kombëtare e anti-komuniste. Futet në treshin e kësaj oragnizate të udhëhequr nga Hysni Abdullau i Sllatinës... / Të dhënat i kam marrë në muajin janar të vitit 2006 nga Esat Idriz Esat, i lindur më 1927-2007. Material i shkëputur nga libri në dorëshkrim “HOXHOLLARËT DHE KONTRIBUTI I TYRE KOMBËTAR” Ismet J. Krosi/

Page 82: Golgota Shqiptare

163

me nenin 90 paragrafi 2 i ligjit penal dhe me veprat nën pikën 2 nga diapozitivi vepra penale për propagandë armiqësore e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 118 paragrafi 1 i ligjit penal dhe në pajtim me nenin 90 paragrafi 2 i Ligjit penal. NË BAZË TË KËSAJ QË U PREZANTUA NË GJYGJIN E QARKUT SI E VËRTETË DHE ME

PËRGJEGJËSI PROPOZON: 1. Që sipas kësaj aktakuze në afat ligjor në Tetovë të caktoj dhe inicioj procesin kryesor me të cilin do të: · Ftojë prokurorin publik për Qarkun e Gostivarit · Të urdhërojë që nga burgu hetues i Tetovës ti përcjellë të akuzuarit për pjesëmarrje në proces. · Të ftohet dëshmitarët: IDRIZ ESATI nga Tearca - Tetovë. 2. Gjygji i Qarkut gjatë mbajtjes së procesit të sjellë aktvendim me të cilin të akuzuarit ti shpall fajtor për veprat penale.

ARSYETIMI Nga vetëpranimi i akuzës dhe të gjitha deri tani rrethanat e vërtetuara për veprat është konstatuar kjo gjendje faktike: Gjatë verës së vitit 1946 ne Shkup në kursin pedagogjik për mësues të pakicës shqiptare në mes mësuesve të R. së Maqedonisë u gjendën edhe të akuzuarit GANI LUMA dhe SHERIF KAZAZI të dy si persona armiqësor të popujve tanë. Menjëherë në kurs filluan të përfitojnë nga mësuesit bashkëmendimtar, ashtuqë shumë shpejt pas ardhjes së tyre në kurs në Shkup u bashkangjitën tani më të gjykuarve Sadudin Gjura dhe Sami Hina dhe në bisedat e shpeshta për gjendjen publike erdhën në idenë që në rradhët e mësuesve dhe intelegjensisë tjetër shqiptare të ekspozuar armiqësisht, nga të cilët do të formohet organizatë, e cila do të kishte për detyrë të punojë në rrëzimin e rendit shoqëror të vendit tonë. Të gjithë ishin dakord të punonin kundër rregullimit shoqëror të RPFJ, me iniciativë të terroristit të gjykuar SADUDIN GJURA nga Shipkovica. Gjatë muajit qershor 1946 formohet organizata terroriste-spiunuese me të vetmin qëllim që të punojë për organizimin e masave shqiptare nga pjesa Perëndimore e Maqedonisë e në veçanti në rrethin e Tetovës dhe Gostivarit për luftë të armatosur kundër rendit ekzistues e shoqëroro-ekonomik në RPFJ dhe shkëputjen e pjesës Perëndimore të R së Maqedonisë dhe bashkëngjitjen me Shqipërinë dhe funksionimin e Shqipërisë së Madhe sipas modelit demokratik kapitalist perëndimor. Të njëjtit organizuan veprimtarinë armiqësore gjatë verës së 1946 në Shkup deri sa ndiqnin kursin dhe më vonë në Tetovë në përfundim të kursit dhe në vende të ndryshme në të shumtën e rasteve të akuzuarit GANI LUMA dhe SHERIF KAZAZI me udhëheqësinë tjetër të organizatës mbajnë mbledhje ilegale në të cilët hartojnë plane për punën e shoqatës: përcaktojnë punët nëpër sektore në të cilën i akuzuari GANI LUMA përcaktohet në sektorin e propagandës dhe më vonë vendosin që organizata të quhet “LIRIA”. Forma e punës së shoqatës të jetë zgjerimi i shoqatës dhe përfshirja e personave nga inteligjencia shqiptare dhe fshatare me autoritet të cilët kanë ekspozim armiqësor për rënimin shoqëror dhe organizimi në grupe në sistemin e “treshes”. Si detyrë më kryesorë e shoqërisë i vihet veprimtarisë aktive për përfshirjen e antarëve të rinj, të cilët do të punojnë në mënyrë të veçantë dhe do ta marrin obligime për të njëjtën. Në pajtim me vendimet e marra të akuzuarit GANI LUMA dhe SHERIF KAZAZI angazhohen dhe pranojnë detyra të gjejnë persona të besueshëm dhe të njëjtit ti përfshijnë në organizatë. Në këtë mënyrë gjatë verës së 1946 në

164

organizatë nëpërmjet të gjykuarit Sadudin Gjura dhe të akuzuarve Gani Luma dhe Sherif Kazazi në organizatë përfshihen të akuzuarit Ismail Saidi, Husni Abdullai e Zija Roshi të cilët marrin pjesë nëpër mbledhjet dhe njiftohen me ekzistimin e organizatës, qëllimet dhe detyrat e saj, pajtohen dhe bëhen anëtar aktiv të organizatës. Nga materiali hetues shihet qartë se i akuzuari Ismail Saidi gjatë muajit qershor 1946 i ndikuar nga i gjykuari Sadudin Gjura dhe i akuzuari Sherif Kazazi, pajtohet që të punojë në organizatën “LIRIA” dhe në disa mbledhje të mbajtura në shtëpinë e të akuzuarit Sherif Kazazi dhe në shtëpinë e tij merrte pjesë si anëtar aktiv i organizatës. Njëkohësisht i akuzuari Ismail Saidi mbante lidhje edhe me grupin e organizatës terroriste:”PARTISË NACIONAL DEMOKRATIKE SHQIPTARE”, i prezantuar edhe si anëtar i grupit të Nexhbedin Besimit dhe Jonuz Ballës nga Tetova. Si i tillë kishte për detyrë zgjerimin e organizatës ku u përfshinë edhe personat Said Musa dhe Mesut Musa të dy nga Tetova me qëllim që t’i përfshijë në organizatë, duke u folur për luftën e cila është e pashmangshme dhe për këtë duhet të jenë të organizuar dhe të përgatitur që në momentin e rrëzimit të pushtetit t’a marrin pushtetin dhe të krijojnë Shqipërinë e Madhe. Më vonë edhe njëherë më 1949 bie në kontakt me të dënuarin Sadudin Gjura nga i cili u ftua që edhe ai të arratiset por ai nuk kishte qëllim që të arratiset dhe për këtë ai nuk pajtohet më të gjykuarin Sadudin Gjura. I akuzuari Husni Abdullahi siç shihet nga ajo që ai vet e ka pranuar, qysh gjatë verës së 1946 ishte njoftuar nga i akuzuari Sadudin Gjura dhe pasi kupton për ekzistimin e organizatës “LIRIA” jep pëlqimin për punë aktive dhe angazhohet që në rajonin e Tearcës në Rrethin e Tetovës të formojë grupin si pjesë e organizatës. Ashtuqë, në pajtim me angazhimet në Tearcë në verë 1946 i angazhon personat Idriz Esati dhe Sali Kasami në një grup të ri dhe me të njëjtit ka mbajtur mbledhje të rregullta duke i bartur vendimet e organizatës dhe duke u dhënë edhe udhëzime për punë të mëtutjeshme. Pas ardhjes nga ushtria edhe atë gjatë muajit maj përsëri bie në kontakt me të gjykuarin Sadudin Gjura dhe nga ai njoftohet për punën e organizatës dhe lidhjet me me bandën e Xheladin Gjurës dhe Ashim Toplicës, i cili në atë kohë ishte futur në territorin r RPFJ nga Shqipëria, si dhe përgatitjet për arratisjen e grupit në Shqipëri, i cili ftohet por për shkak se ishte i sëmurë nuk pajtohet për arratisje. I akuzuari Zija Roshi armik i përbetuar i popujve tanë që më herët, gjatë vjeshtës së 1947 kur njoftohet me të gjykuarin Sadudin Gjura si kolegë-mësues në Vrapçisht dhe si bashkëmendimtar shumë shpejt njoftohet nga i njëjti për ekzistimin e organizatës “LIRIA” dhe pajtohet dhe bëhet anëtar aktiv i saj. Si i tillë me të gjykuarin Sadudin Gjura mbajnë disa mbledhje ilegale në Vrapçisht, ku diskutojnë për veprimtarinë e organizatës dhe për zgjerimin e saj ku do të përfshihen persona të besueshëm nga Vrapçishti për të cilët i akuzuari Zija jep edhe propozime për personat Beqir Lushi, Murat N dhe të tjerë. Nga gjithë kjo, siç shihet nga aktakuza i akuzuari Zija gjatë vjeshtës 1948 dhe dimrit 1949 nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Beograd me të cilën ishte lidhur merr material propagandues të cilët përmbanin artikuj me përmbajtje armiqësore ku bëhej thirrje popullit shqiptar për rrëzimin e e rregullimit shoqëror të popullit punues të RPFJ-së. Kështu materiali i marrë u shpërndahej bashkëmendimtarëve, i njëjti material i jepet edhe Jusuf Ballazhit, Ahmet Ferës dhe të tjerëve nga Vrapçishti dhe Gostivari dhe më vonë me të njëjtën përmbajtje i njofton edhe shumë persona dhe i njëjti material është në diskonim të shumë njerëzve.

Page 83: Golgota Shqiptare

165

Të gjithë të akuzuarit veprat për të cilat akuzohen dhe janë të paraqitura më lartë i pranojnë në tërësi dhe mbrohen se veprat i kanë kryer për momentin kur nuk kanë menduar se çfarë bëjnë dhe se janë të mashtruar dhe zgjënjyer. Mbrojtja pandehi se akuza është e montuar dhe si e tillë nuk qëndron pasi të njëjtin janë të moshës madhore dhe intelektualë dhe se me vetëdije janë organizuar në një organizatë e cila kryen vepër të rëndë kundër popullit dhe shtetit dhe si të tillë ndërkohë kanë zhvilluar veprimtari aktive për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të organizatës. Në bazë të kësaj që u tha më parë del se premisat e kësaj aktakuze dhe veprave penale për të cilat të gjithë të akuzuarit i akuzon me dëshmi të shumta dhe se kjo aktakuzë është e bazuar në ligj dhe e justifikueshme.

Shënim: “Është përkthyer sipas origjinalit, pa përshtatje në gjuhën shqipe” 126 Vdekje fashizmit - Liri popullit

Mbanë vulën katërore me stemën e Republikës Popullore të Maqedonisë me stemën

përmbi ku shkruan:

REPUBLIKA POPULLORE E MAQEDONISË GJYQI I QARKUT K.nr. 29 10.VI.1952 v.v. PROKURORORI I GJYKATËS SË QARKU

Gostivar /Koço T. Tuleski/

126/N=1295, br. 5885, kapt 3538 17-VI-1952 Prokuroria Publike e Qarkut dhe rrethit të Gostivarit Nr. 23/52 10.06.1952 Gostivar, këtë aktakuzë në origjinal e ka familja e mësuesit Hysni Abdullahu/

166

127 NË EMËR TË POPULLIT

Gjygji i Qarkut në Gostivar në përbërje të këshillit me kryetar Osman Miftari dhe gjygjtar porotë Ilia Cvetanoski dhe Adem Kluçi me procesverbalit M. Billbidova sipas fjalisë së të akuzuarve GANI LUMA, SHERIF KAZAZI dhe të tjerë për vepra penale kundër popullit dhe shtetit të parapara në nenin 117 paragrafi 1 dhe 2 i Ligjit Penal në procesin kryesor mbajtur më 17.06.1953 në Tetovë në prezencë të të akuzuarve të cilët mbahen në paraburgim dhe mbrojtësi i tyre Svetisllav Ahejeviç dhe Prokurori Publik i Qarkut të Gostivarit Koço Talevski e solli dhe e publikon këtë:

AKTGJYKIM Të akuzuarit:

1. GANI SELIM SHEAPI-LUMA nga babai Selimi dhe nëna Hava Ismaili i lindur më 1916 në Tetovë, shqiptar shtetas i RPFJ, mësues, i martuar, baba i një fëmije. Ka të kryer tri klasë të shkollës së natës dhe kursit të mësuesisë, ka të kryer shërbimin ushtarak, i pagjykuar, në burgun hetues nga 7.05.1952.

127 /K. 29/52, Gjyqi i Qarkut Gostivar, 17.VI.1952-Tetovë, këtë aktakuzë në origjinal e ka familja e mësuesit Hysni Abdullahu/

Page 84: Golgota Shqiptare

167

2. SHERIF ISMET KAZAZI nga babai Ismeti dhe nëna Fetie Saliu i lindur më 1921 në Tetovë, shqiptar shtetas i RPFJ-së, mësues, i pamartuar me dy klasë gjimnaz dhe kurs të mësuesisë, me shërbim të kryer ushtarak deri tani i pagjykuar në burgun hetues ndodhet nga 7.05.1952. 3. ISMAIL SHAIP SAIDI nga babai Shaip dhe nëna Ilmie Jonuzi, i lindur në Tetovë, shqiptar, shtetas i RPFJ-së, i pamartuar, ka të kryera gjashtë klasë të gjimnazit dhe kursin e mësuesisë, ka të kryer shërbimin ushtarak deri tani i pa gjykuar, në burgun ndodhet nga 7.05.1952. 4. HYSNI OSMAN ABDULLAHI nga babai Osmani dhe nëna Razie, i lindur më 1927 në Sllatinë-Tetovë, shqiptar, shtetas i RPFJ-së, mësues, ka të kryer pesë klasë të gjimnazit dhe kursit të mësuesisë, me shërbim të kryer ushtarak, i varfër, i pa gjykuar. Në burgun hetues gjendet nga 12.04.1952. 5. ZIJA FADIL ROSHI nga babai Fadili dhe nëna Shefika Ymeri, i lindur më 1899 në Libohovë të Shqipërisë, shqiptar, shtetas i Shqipërisë, mësues i martuar ka gjashtë fëmijë, ka të kryer katër klasë të gjimnazit dhe kursit të mësuesisë në Shkup, ka të kryer shërbimin ushtarak, i varfër, deri tani i pa gjykuar. Në burgun hetues gjendet nga 15.05.1952.

JANË FAJTOR PËR SHKAK SE: 1. i akuzuari Gani LUMA dhe Sherif KAZAZI gjatë qershorit të 1946 në Shkup në prezencë dhe me iniciativë të të akuzuarit Sadudin GJURA e të tjerë formojnë grupin armiqësorë i cili kishte për qëllim që me forcë të përmbysë rregullimin ekzistues të RPFJ-së dhe të punojnë për bashkimin e pjesës Perëndimore të Maqedonisë me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Për t’a arritur këtë qëllim, ata gjatë muajve qershor-shtator të 1946 disa herë kanë mbajtur mbledhje ilegale në Shkup dhe Tetovë ku kanë hartuar plan për zgjerimin e grupit armiqësor për përfshirje dhe japin betimin për besueshmëri për kryerjen e detyrave të caktuara dhe formojnë udhëheqësinë nëpër sektorë ashtu që Ganiu udhëheq sektorin e propagandës, ndërsa i akuzuari Sherif me sektorin e financave. i akuzuari Sherif e ka inkuadruar në grup edhe personin Jusuf Muharremi. 2. i akuzuari Ismail Shaip SAIDI në muajin maj 1946 në Tetovë, pasi njoftohet me të gjykuarin Xhevahir Vejseli për ekzistimin e organizatës NDSH me të cilin pajtohet dhe bëhet anëtar i të njetës dhe si i tillë i bashkëngjitet të gjykuarit Nexhbedin Besimi dhe Jonuz Balla me të cilët ka mbajtur disa mbledhje ilegale dhe në të njëjtat merr betimin për zgjerimin e organizatës dhe i inkuadron personat Musa dhe Murat MUSA. Gjatë verës së vitit 1946 në Tetovë i përfshirë nga i gjykuari Sadudin Gjura lidhet me të njëjtin dhe me të akuzuarit Gani Luma dhe Sherif Kazazi bëhet anëtar i grupit armiqësor të cilën e kishin formuar dhe i njëjti ka prezantuar në mbledhjet në Shkup dhe Tetovë dhe pranon të punojë në zgjerimin e organizatës. 3. Ditën e pa caktuar të muajit qershor 1946 në Shkup i akuzuari Hysni ABDULLAHI i tërhequr nga i gjykuari Sadudin Gjura bëhet anëtar i grupit armiqësor e formuar na Gjura dhe bashkëmendimtarët e tij për kryerjen e veprave penale kundër popullit dhe shtetit dhe ka punuar për zgjerimin e grupit dhe në të njëjtën i afron personat Idriz Esati dhe Sali Kasami nga Tearca dhe Sllatina dhe me të njëjtit ka mbajtur disa mbledhje ilegale. 4. i akuzuari Zija ROSHI në vjeshtën e vitit 1947 i bashkëngjitet të akuzuarit Sadudin Gjura në Vrapçisht-Gostivar, pasi nga i njëjti njihet me ekzistimin e grupit armiqësor kundër popullit dhe shtetit dhe qëllimet e saj pajtohet dhe bëhet anëtar dhe si i tillë mban disa mbledhje me Sadudin gjurin në të cilët ishte vendosur për zgjerimin e grupit dhe inkuadrimin e personave nga Vrapçishti.

168

Si i tillë me ekspozim armiqësor ndaj rregullimit të sotëm shoqëror gjatë viteve 1948/1949, materialin e marrë me përmbajtje armiqësore kundër RPFJ-së nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd, të cilin ua shpërndan personave Jusuf Bexheti, Ahmet Pera, Abdulla Shilku e të tjerë me një qëllim për rrënimin e pushtetit punues, forcën mbrojtëse të vendit dhe bazën ekonomike dhe ndërtimin socialist të RPFJ-së.

Me veprimet e lartpërmendura të akuzuarit Gani LUMA dhe Sherif KAZAZI kanë kryer vepra penale kundër shtetit dhe popullit të parapara në nenin 3 pika 3 të Ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit. i akuzuari Hysni ABDULLAI dhe Ismail SAIDI kanë kryer vepra penale nga neni 117 paragrafi 2 i Ligjit Penal dhe i akuzuari Zija ROSHI me veprat 1 Vepër penale kundër shtetit dhe popullit të parapara me nenin 117 paragrafi 2 i LP, dhe me veprën nën 2 Vepër penale nga neni 118 paragrafi 1 i LP.

Në bazë të nenit 3 pika e 3 dhe neni 4 i Ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit sipas nenit 117 paragrafi 2 dhe nenit 118 paragrafi 1 i LP.

Mbi bazën e nenit 3 pika 3 dhe nenit 4 i Ligjit Penal kundër popullit dhe shtetit, nenit 117 paragrafi 2 dhe nenit 118 paragrafi 1 i LP dhe me aplikimin e nenit 16,33 dhe 90 i LP dhe 87 dhe 89 i Ligjit për procedurë penale:

I DËNON Të akuzuarin GANI LUMA dhe SHERIK KAZAZI me 6 vjet burg të rëndë dhe me të

drejta të kufizuara qytetare për një vit dhe të drejtën për zgjedhje dhe kryerjen e funksioneve në organizatat shoqërore dhe e drejta për paraqitje publike. Në dënim i llogaritet edhe qëndrimi në burgun hetues nga 7.05.1952.

I akuzuari ISMAIL SAIDI dënohet me 4 vjet burg të rëndë, ku i llogaritet edhe qëndrimi në burgun hetues nga 6.05.1952 dhe burgu prej 25.07.1946 deri më 23.01.1947 për veprën e parë.

I akuzuari HYSNI ABULLAHI dënohet me 3 vjet burg të rëndë, ku i llogaritet edhe qëndrimi në burgun hetues nga 12.05.1952.

I akuzuari ZIJA ROSHI dënohet me burg të rëndë në kohë zgjatje prej 6 vjet e 6 muaj, ku i llogaritet qëndrimi në burgun hetues prej 15.05.1952 dhe kufizimi i të drejtave qytetare për një vit.

Të akuzuarit GANI LUMA dhe HYSNI ABDULLAHI të paguajnë paushall nga 2000 dinar, ndërsa SHERIF KAZAZI, ISMAIL SAIDI dhe ZIJA ROSHI në pajtim me nenin 89 paragrafi 4 i LP lirohen nga pagesa e paushallit.

ARSYETIMI Prokurori publik i Qarkut dhe Rrethit të Gostivarit me aktakuzën numër 23/52 të 10.06.1952 i fajëson para gjygjit të akuzuarit: GANI LUMA, SHERIF KAZAZI, ISMAIL SAIDI, HYSNI ABDULLAHI dhe ZIJA ROSHI për shkak se: I AKUZUARI I PARË DHE I DYTË me bindje armiqësore ndaj rregullimit shtetëror, shoqëror dhe ekonomik të RPFJ-së gjatë muajit qershor 1946 në Shkup në bashkëveprim me të gjykuarit Sadudin Gjura dhe të tjerë kanë punuar që me forcë të rrëzojnë sistemin ekzistues shtetëror të RPFJ-së dhe ribashkimin e pjesës perëndimore të Maqedonisë me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe sipas shembullit të demokracive borgjeze-kapitaliste të shteteve të Evropës Perëndimore. Për realizimin e lartpërmendur gjatë muajve qershor-shtator kanë mbajtur mbledhje ilegale ku kanë bërë plan për veprimtarinë e shoqatës dhe personat të cilët

Page 85: Golgota Shqiptare

169

duhet të përfshihen në të. Kanë dhënë betimin për besueshmëri, ku është përfshirë edhe sektori propagandues dhe ai ushtarak, ndërsa si formë e veprimtarisë kanë zgjedhur sistemin e treshes dhe përfshirjen në radhë të parë persona me influencë dhe intelegjensinë shqiptare. I AKUZUARI I TRETË ISMAIL SAIDI në verë të 1946 në Tetovë pasi është njohur me të gjykuarin Xhevahir Vejseli për përvetësimin e qëllimeve dhe detyrave të organizatës NDSH, pajtohet dhe bëhet anëtar i organizatës. Si i tillë gjendet në grupin e të gjykuarve Nexhbedin N dhe Jonuz Balla me të cilët ka mbajtur disa mbledhje ilegale ku merr disa obligime për zgjerimin e organizatës ashtu që janë përfshirë personat Musa dhe Mesut me të cilët ka pasur kontakte të përhershme. 2. Në të njëjtën kohë, verën e 1946 i përfshirë nga terroristi Sadudin Gjura i bashkëngjitet atij edhe të akuzuarit Gani Luma, Sherif Kazazi dhe bëhet pjestar i shoqatës armiqësore “LIRIA”. Si anëtar i kësaj shoqate shumë herë ka marrë pjesë në mbledhjet ilegale të mbajtura në Tetovë dhe Shkup.

I AKUZUARI I KATËRT HYSNI ABDULLAHI Verën e 1946 në Shkup i përfshirë nga i gjykuari Sadudin Gjura bëhet anëtar i

organizatës terroriste-spiunuese armiqësore “LIRIA” dhe si i tillë ka punuar në zgjerimin e organizatës, kështu që në gusht të 1946 në Tearcë krijon grupin si pjesë e organizatës nga personat Idriz Esati dhe Sali Kasami dhe me të njëjtit ka mbajtur disa mbledhje ilegale. Si njëri nga antarët më aktiv i shoqatës dhe përgjegjës për rajonin e Tearcës në Rrethin e Tetovës në gjysmën e parë të vitit 1949 përsëri kontakton me të gjykuarin Sadudin Gjura me të cilin ka mbajtur disa mbledhje ilegale me të vetmin qëllim veprimtari më aktive. Në këto mbledhje kupton për lidhjet e të gjykuarit Sadudin Gjura me bandën e Xheladin Gjurës dhe Ashim Toplicës si dhe përgatitjet që bëheshin për arratisje në Shqipëri. I AKUZUARI I PESTË ZIJA ROSHI: 1. Vjeshtën e 1947 lidhet me të gjykuarin Sadudin Gjura pasi që nga ai njoftohet për ekzistimin e organizatës “LIRIA” për qëllimet dhe detyrat e saj, pajtohet dhe bëhet anëtar i së njëjtës. Si i tillë shuma herë organizon mbledhje ilegale me të gjykuarin Sadudin Gjura ku vendosin për zgjerimin e organizatës me persona nga Vrapçishti. 2. Si i tillë në dimër të 1948/49 materialin propagandues me përmbajtje armiqësore kundër RPFJ-së të marrë nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd t’ua ofroj Jusuf B, Ahmet Perës, Abdullah Shilkut, Nafi Hamitit etj, me qëllim që t’a rrënojë pushtetin e popullit punues dhe të shkatërrojë vëllazërim-bashkimin e popujve të RPFJ-së. Në këtë mënyra të akuzuarit kanë kryer vepra penale: i akuzuari i parë GANI LUMA dhe i akuzuari i dytë SHERIF KAZAZI dhe HYSNI ABDULLAHI nga neni 117 paragrafi 1 i Ligjit Penal i dënueshëm sipas nenit 4 ne lidhje me nenin 3 pika e 8 e Ligjit Penal kundër popullit dhe shtetit dhe në pajtim me nenin 90 paragrafi i 1 i Ligjit Penal. I akuzuari ISMAIL SAIDI me veprimet 1 dhe 2 vepra penale të parapara nga neni 117 paragrafi 2 i Ligjit Penal dhe në pajtim me nenin 90 paragrafi 2 i Ligjit Penal. I akuzuari ZIJA ROSHI me veprimet nën 1 vepra penale nga neni 117 paragrafi 2 i Ligjit Penal dhe nën pikën 2 vepër penale nga neni 118 paragrafi i Ligjit Penal paragrafi 1 i Ligjit Penal dhe në pajtim me nenin 90 paragrafi 2 i Ligjit Penal.

Në seancën publike prokurori i publik propozoi që të veçohen akuzat të kualifikuara sipas nenit 3 pika e 3 nga Ligji për vepra penale kundër popullit dhe shtetit.

170

I akuzuari GANI LUMA në seancën gjyqësore ka deklaruar se i ka kryer veprat me të cilat edhe akuzohet por mbrohet se nuk ka qenë prezent në të gjitha mbledhjet e mbajtura nga udhëheqësia e grupit dhe se nuk ka qenë përgjegjës për sektorin e propagandës. I akuzuari SHERIF KAZAZI plotësisht i pranon veprat të cilat i ngarkohen dhe e lut gjyqin që ti shqiptojë dënimin më të ulët duke pasur parasysh atë që më vonë nuk ka shfaqur asnjë aktivitet dhe plotësisht është pasivizuar. I akuzuari ISMAIL SAIDI gjithashtu i pranon veprat por mbrohet se nuk ka marrë pjesë në të gjitha mbledhjet në Shkup dhe Tetovë të mbajtura në Shtëpinë e të akuzuarit KAZAZI. Lutet që t’i shqiptohet dënimi më i butë dhe të merret parasysh se ka rënë nën ndikim. I akuzuari HYSNI ABDULLAHI e pranon veprën e tij, është penduar dhe lutet t’i shqiptohet dënim më i ulët. I akuzuari ZIJA ROSHI ka deklaruar që pjesërisht është fajtor dhe mbrohet se nuk është angazhuar në zgjerimin e grupit armiqësor me njerëz të cilët do të bëhen pjesëtar të të njëjtit. Për veprën e dytë mbrohet se rastësisht e ka lexuar materialin propagandues me përmbajtje armiqësore nga Jusuf Ballazhi dhe të njëjtin e ka dorëzuar në organet e pushtetit të gjykuarit Ahmet PERA. Lutet për dënim më të butë. Nga dëshmitë e prezantuara në seancën gjyqësore të mbajtur më 17.06.1952 në Tetovë ky gjyq ka konstatuar këtë gjendje faktike: Në datë të pacaktuar në janar të 1946 i akuzuari GANI LUMA, SHERIF KAZAZI së bashku me të gjykuarin SADUDIN GJURA, me iniciativë të tij janë takuar sipër elektranës në Tetovë. Me paragjykime shoviniste dhe shqiptaro-mëdha të të akuzuarit Sadudin Gjura, atje kanë filluar për herë të parë të bisedojnë për formimin e grupit armiqësor, i cili do të punojë në rrënimin e sistemit ekzistues të RPFJ-së. Në qershor të 1946, në kursin e mësuesisë në Shkup në mes të mësuesve tjerë ishte edhe Gani Luma dhe Sherif Kazazi i cili që më herët i njohur si armik me bindje kundër pushtetit popullor, në Tetovë filluan të kërkojnë bashkëmendimtar në kurs, ashtu që i gjykuari Gjura atje u lidh me të cilin edhe më parë kanë pasur biseda të të njëjtës natyrë dhe ashtu kanë ardhur në ide që të formojnë grupin armiqësor. Ashtu që në mbledhjen e parë, në qershor me iniciativë të Sadudin Gjurës, pasi që kishin rënë dakord që të punojnë kundër RPFJ-së kanë formuar grupin armiqësor “LIRIA” e cila kishte për detyrë që me forcë të rrënojë rregullimin shtetëror ekzistues të RPFJ-së dhe të punojë për shkëputjen e një pjese të territorit të RPM-së dhe bashkëngjitjen e të njëjtit me Shqipërinë. Qëllimi i të akuzuarve ishte që në radhët e veta të tubojnë njerëz nga radhët e intelegjensisë shqiptare dhe me bindje armiqësore kundër pushtetit popullor ku kanë llogaritur se do kenë përkrahje dhe t’i organizojnë dhe në këtë drejtim të udhëheqin luftën kundër pushtetit popullor dhe të arriturat e tij dhe shkëputjen e një pjesë të RPM-së dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe. Në muajt qershor-shtator 1946, ata kanë mbajtur shumë mbledhje ilegale dhe kanë formuar udhëheqësin prej 5 anëtarëve në krye me Sadudin Gjura, ku përveç tij kanë hyrë edhe Gani Luma, Sherif Kazazi, Ismail Saidi. Më vonë ata i kanë caktuar sektorët; sektorin e propagandistikes e ka udhëhequr Gani Luma, atë të financave Sherif Kazazi. Të akuzuarit Gani Luma, Sherif Kazazi së bashku me anëtarët tjerë të udhëheqësisë së grupit kanë mbajtur shumë mbledhje ilegale, kur ishin në kursin e mësuesisë në Shkup e më vonë edhe në Tetovë. Në këto mbledhje kanë hartuar plane për zgjerimin e grupit në Shkup, në radhë të parë në rradhët e mësuesve shqiptar të cilët gjendeshin në kurs, e më vonë edhe në terren edhe atë formimin e treshes dhe përfshirjen e personave të cilët kishin influencë në masat shqiptare të cilat ishin të pakënaqura.

Page 86: Golgota Shqiptare

171

Këta dy të akuzuar së bashku me të gjykuarin Sadudin Gjura, Xhevat Xhemaili janë angazhuar më së shumti për realizimin e detyrave të grupit. Forma e punës ishte që të shtyjnë personat e pakënaqur të cilët kanë autoritet në mesin e popullatës shqiptare dhe organizimin e të njëjtëve në formën e treshes. Ashtu që në pajtim me vendimet e marra ,i akuzuari Sherif Kazazi arrin ti ofrojë me grupin Jusuf Muharremin. Për të ruajtur konspiracionin të akuzuarit kanë dhënë betimin. Për qëllimet e organizatës janë siguruar të mira materiale nëpërmjet anëtarësisë. I akuzuari Ismail Saidi në maj të 1946 në Tetovë i propozuar nga Sadudin Gjura u bë anëtar i grupit armiqësor, u mbështet dhe u lidh me të akuzuarin Gani Luma dhe Sherif Kazazi. i gjykuari Sadudin Gjura i kishte vënë detyrë që ta zgjeroj grupin me anëtar të rinj dhe ai u angazhua në realizimin e këtyre detyrave. i njëjti mori pjesë në dy mbledhje të udhëheqësisë së grupit edhe atë njëri në Shkup e tjetri në Tetovë. Njëkohësisht i akuzuari Ismail Saidi mbante lidhje edhe me grupin e NDSH-së, ashtu që në maj, në Tetovë u njoftua me anëtarin e saj, të gjykuarin Xhevahir Vejseli i cili e kishte njohur me qëllimet e organizatës. Si i tillë ai iu bashkëngjit grupit të Nexhbedin Besimit e Jonuz Balla me të cilin kishte mbajtur disa mbledhje, në të cilat ishte diskutuar për zgjerimin e organizatës. Ashtu që ai i kishte ofruar në grupin e Nexhbedin Besimit e Jonuz Ballës personat Mesut Musa dhe Sait Musa, të cilëve u kishte folur se lufta është e pashmangshme dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur ti bashkoheni organizatës, dhe kur të përmbyset pushteti ta marrim atë në duart e veta dhe të krijojmë Shqipërinë e Madhe. I AKUZUARI HYSNI ABDULLAHI në qershor të 1946 i përfshirë në grup nga Sadudin Gjura, nga i cili mëson për ekzistimin e organizatës jep pëlqimin të bëhet anëtar i saj, dhe merr për obligim të punojë në zgjerimin e grupit në Tearcë. Në pajtim me betimin, ai në mënyrë vullnetare i përfshinë në Tearcë personat Idriz Esati dhe Sali Kasami, me të cilët ka mbajtur mbledhje, dhe në prag të kthimit në Shkup e informon të gjykuarin Sadudin Gjura për suksesin e arritur. I AKUZUARI ZIJA ROSHI, si armik i përbetuar i bashkësisë sonë socialiste, qys më herët, në vjeshtë të 1947 iu bashkëngjit të gjykuarit Sadudin Gjura, dhe nga i njëjti kupton për ekzistimin e organizatës. Sipas udhëzimeve të Sadudin Gjurës i ofrohet që ai të bëhet anëtar i të njëjtës. Ai pajtohet dhe fillon të punojë në zgjerimin e grupit duke inkuadruar anëtar nga Vrapçishti. Ashtu që së shpejti bëhet anëtar aktiv dhe jep propozime për pranimin e anëtarëve të rinj, siç janë personat: Vehbi Lushi, Islam Murati dhe Beqir Lushi. Ai dy herë ka mbajtur mbledhje me Sadudin Gjurën. Përveç kësaj, i akuzuari Roshi para daljes së rezolutës së Informbyrosë para dimrit të 1948/1949 nëpërmjet Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, tri herë ka marrë biltenët në shqip dhe serbisht me përmbajtje armiqësore kundër pushtetit tonë popullor. Ky balten propagandistik përmban në vete material me përmbajtje armiqësore kundër RPFJ-së dhe i bën apel popullatës shqiptare për rrëzimin e pushtetit popullor të Jugosllavisë me forcë. Këtë material ua ka shpërndarë bashkëmendimtarëve të vet edhe atë :Ballazhi, Ahmet Perës etj. Materialin e më sipërm këto persona ua kanë shpërndarë edhe të tjerëve ashtu që ky material ra edhe në duar të shumë njerëzve. Deri te faktet paraprake gjyqi erdhi mbi bazën e pranimit nga ana e të akuzuarve dhe dëshmitë e dëshmitarit Idriz Esati dhe procesverbali i lexuar nga hetimet e bëra ndaj të gjykuarit Sadudin Gjura në lidhje me të akuzuarin Zija Roshi.

172

Nga veprimet e lartpërmendura, të akuzuarit kanë kryer këto vepra penale edhe atë: i akuzuari Gani Luma dhe Sherif Kazazi për shkak se kanë formuar grupin që me forcë të përmbysë rendin shtetëror të RPFJ-së dhe shkëputjen e një pjese të territorit të RPM-së. Vepër penale kundër popullit dhe shtetit të parapara në nenin 3 pika 8 e Ligjit Penal. Për vepër penale kundër shtetit dhe popullit, i akuzuari Ismail Saidi me veprat nën 1 dhe 2 si anëtar i organizatës armiqësore NDSH dhe si anëtar i organizatës “LIRIA”. Edhe i akuzuari Hysni Abdullahi ka kryer vepër penale nga neni 117 paragrafi 2 i Ligjit Penal. Edhe i akuzuari Zija Roshi me veprat 1 sepse u bë anëtar i grupit armiqësor ka kryer vepër penale nga neni 117 paragrafi2 i Ligjit Penal dhe me veprën nën 2 vepër penale për propagandë armiqësore nga neni 118 paragrafi 1 i Ligjit Penal. Gjyqi e vlerëson mbrojtjen e të akuzuarit Gani Luma, por të njëjtën nuk e mori parasysh për shkak se gjatë ballafaqimit me të akuzuarin Sherif Kazazi dëshmohet në mënyrë të pamohueshme se ai jo vetëm që kishte marrë pjesë në të gjithë mbledhjet e kryesisë të mbajtura në Shkup dhe Tetovë, ku ai pranon që të udhëheqë sektorin organizativ të grupit armiqësor dhe në kryerjen e detyrave të dhëna nga grupi ku ka treguar rezultate të mëdha. Gjithashtu, gjyqi e refuzoi edhe mbrojtjen e të akuzuarit Ismail Saidit për këto shkaqe. Për atë se ai vetë e ka pranuar se ka marrë pjesë në mbledhjen e mbajtur në Shkup, që është vërtetuar se ai ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së grupit, edhe atë, një herë në Shkup e një herë në Tetovë. Gjyqi nuk kishte arsye që t’u mos u besojë fakteve të dhëna nga i akuzuari Sherif Kazazi, për shkak se të njëjtat nuk e bien nga dyshimi. Për këtë shkak gjyqi nuk e mori këtë si dëshmi autentike. Gjyqi e hodhi edhe mbrojtjen e të akuzuarit Zija Roshi si të pabazë dhe në kundërshtim me faktet e dhëna në procesin gjyqësor. i akuzuari pranoi se është takuar me të akuzuarin Sadudin Gjura, nga i cili ka kuptuar për ekzistimin e grupit armiqësor. Ai mbrohet se nuk është bërë anëtar i së njëjtës, sepse donte të dijë se çfarë organizate është ajo dhe a ka rregullat e veta dhe tek atëherë të anëtarësohej. Nga dëshmitë e të gjykuarit Sadudin Gjura është vërtetuar e kundërta. i akuzuari Zija Roshi është bërë anëtar dhe ka punuar për zgjerimin e grupit armiqësor dhe ka bërë plane paraprake për përfshirjen e anëtarëve të rinj. i akuzuari Roshi me asgjë nuk e vërtetoi të kundërtën dhe nuk e vuri në dyshim dëshminë e të gjykuarit Sadudin Gjura dhe kur i kemi parasysh pohimet e tij se është takuar disa herë qartë shihet se ai me të vërtetë është antarsuar në grupin armiqësor. E pabazë është edhe mbrojtja e të akuzuarit Roshi në lidhje me veprën e dytë. E pabesueshme është që një njeri mund që rastësisht të lexojë material propagandues me përmbajtje armiqësore, për shkak se i vejti ruhet me kujdes, por i njëjti me qëllim ua ka dhënë biltenin personave tjerë, që t’i njoftoi me përmbajtjen dhe në këtë mënyrë të fitojë bashkëmendimtarë. E pabazë është edhe mbrojtja se ai biltenin ia ka dhënë organit të pushtetit. i gjykuari Ahmet Pera nuk ishte organ i pushtetit i autorizuar për pranimin e biltenit me përmbajtje të tillë, por për këtë janë të autorizuara organet e sigurisë dhe organet e ndjekjes penale. Pasi ai ka dashur këtë ta bëj, atë ka mundur ta dorëzoj te organet e sigurisë. Roshi, biltenin ia ka dhënë të gjykuarit Pera për shkak se ai qysh atëherë e ka njohur veprimtarinë e tij armiqësore kundër popujve tanë dhe vëllazërim-bashkimin. Pra, për këtë shkak, asi ia ka dhënë me qëllim që t’a njoftoj me përmbajtjen armiqësore të biltenit.

Page 87: Golgota Shqiptare

173

Gjyqi e çmon edhe mbrojtjen e Ismail Saidit se ai ka rënë nën ndikim, por edhe këtë e hedh poshtë si të pabazë, për arsye se ia është mësues, dhe se ai është i vetëdijshëm dhe mund të kuptojë rëndësinë dhe rolin që e ka luajtur grupi armiqësor, dhe nëse është distancuar, ai ka mundur dhe është dashur t’i lajmërojë në organet e pushtetit popullor. Gjyqi nuk e miratoi në tërësi kualifikimin e prokurorit publik në lidhje me të gjitha akuzat për shkak se në lidhje me të akuzuarit Gani Luma dhe Sherif Kazazi sipas nenit 3 pika 8 e Ligjit për vepra penale kundër popullit dhe shtetit është më i butë se neni 117 paragrafi 1 i Ligjit Penal dhe përsëri në lidhje me të akuzuarit Ismail Saidi, Hysni Abdullahi dhe Zija Roshi të cilët janë vetëm anëtarë akuzohen sipas nenit 117 paragrafi 2 i Ligjit Penal dhe është më i butë nga neni 3 pika 8 i ligjit të cituar.

Gjatë dhënies së dënimit, gjyqi kishte parasysh rrezikun e madh shoqëror nga kryerësit e veprave. Gjyqi i gjeti fajtorë për veprat me rrezik të madh shoqëror nga shkaku se të njëjtat janë drejtuar kundër pavarësisë dhe lirisë së popujve tanë, kundër të mirave të revolucionit popullor, kundër vëllazërim-bashkimit të të gjithë popujve të Jugosllavisë. Të gjithë të akuzuarit janë mësues dhe të vetëdijshëm për veprat kundërligjore dhe në vend që të punojnë për ngritjen e pakicës shqiptare dhe turke dhe forcimin e vëllazërim-bashkimit, ata në të kundërtën zhvillonin urrejtje shoviniste në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe luftonin për rrëzimin e pushtetit ekzistues të RPFJ-së. Çdo tentativë për ta penguar ndërtimin socialist të Jugosllavisë apo shkëpusë pjesë të saj në llogari të ndokujt paraqet vepër të rëndë kundër popullit dhe shtetit. i udhëhequr nga këto shkaqe dhe faktit se të akuzuarit janë më të ngritur dhe për shkakun e kohës, gjyqi u shqiptoi dënime të këtilla për të cilët mendon se do të ndikojë në aspekt edukativ tek të akuzuarit, mjedisi ku kanë jetuar dhe punuar të njëjtit. Të akuzuarit Hysni Abdullahi, gjyqi i shqiptoi dënim më të ulët nga të akuzuarit tjerë, duke pasur parasysh se ai është i sëmurë rëndë nga sëmundjet e kraharorit. Të akuzuarit Ismail Saidi, për veprën e parë i shqiptoi dënim prej 3 vjet burg të rëndë dhe për veprën e dytë 2 vjet burg të rëndë. Dhe për të dy veprat në pajtim me nenin 46 të Ligjit Penal, i caktoi dënim të përgjithshëm si në dispozitiv. Të akuzuarit Zija Roshi për veprën e parë, gjyqi i caktoi dënim prej 3 vjet burg të rëndë dhe për veprën e dytë dënim prej 5 vjet burg të rëndë dhe së bashku në kohë zgjatje prej 6 vjet e gjashtë muaj burg të rëndë.Duke pasur parasysh rrezikun shoqëror për veprat e kryera nga të akuzuarit Gani Luma, Sherif Kazazi dhe Zija Roshi, gjyqi i dënon edhe me humbjen e të drejtave qytetare për një vit. Të akuzuarit Ismail Saidi ky gjyq i llogarit edhe kohën e kaluar në burgun hetues nga 25.07.1946 deri më 25.01.1947 për këtë shkak të njëjtën kohë e ka kaluar në burgun hetues për veprën e parë. Të akuzuarit Hysni Abdullahi dhe Gani Luma gjyqi i dënon që të paguajnë paushall nga 2000 dinarë, ndërsa të akuzuarit e tjerë i liroi nga e njëjta për shkak të gjendjes së tyre të dobëtmateriale.Procesverbalist: M.Bilbilov

174

Shënim:“Është përkthyer sipas origjinalit, pa përshtatje në gjuhën shqipe” 128

128 /K. 29/52, Gjyqi i Qarkut Gostivar, 17.VI.1952-Tetovë, këtë aktakuzë në origjinal e ka familja e mësuesit Luan Hysni Abdullahu/

Page 88: Golgota Shqiptare

175

GOLGOTA129 SHQIPTARE (PJESA E PARË) Shumica e të dënuarve shqiptarë vitet më të rënda të burgut, përveç Idrizovës e

Velesit në Maqedoni, Nishit, Beogradit, Pozharevcit... në Serbi, Titogradit në Mal të Zi, Bileqës, Stara Gradishkës, Lepogllavës... në Kroaci, i kaluan më së shumti në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok", ujdhesë në Adriatikun verilindor (Kroaci). Në këtë ujdhesë të xhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e atyre që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm thyerja por shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri.

Aty është praktikuar shpeshherë rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e

vjetër me ata të rinjtë e porsaardhur). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër koridorin e gjallë e të "të penduarve" dhe të udbashëve të çarkëdisur... Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat me imoral) jo vetëm që "vetëqeverisnin" me krejt kampin,por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë, ndërsa trojet shqiptare të Maqedonisë e pësuan një numër i madh, por unë në pjesën e parë të këtij libri ( që në të ardhmen shpresoj se do ti botoj edhe tri pjesët tjera të “GOLGOTËS SHQIPTARE” që do të përfshinë periudhat nga 1953 deri në vitin 1999), jam përpjekur që ta ndriçojë Organizatën Ilegale Politike Kombëtare “LIRIA” e udhëhequr nga profesori Sadudin Kadriu-GJURA me shokë që është vazhdimësia e Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA” e themeluar 1935 në Beograd, ndërsa në Tetovë në vitin 1936 e që ka vepruar deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, më pas pushon së vepruari deri në riokupimin e trojeve shqiptare nga pushteti i atëhershëm i Republikës Popullore Federative e Jugosllavisë 15.11.1944.

Me vazhdimin e qëndresës së shqiptarëve u themelua ONDSH-ja ku Sadudin

Gjura me shokë ka qenë anëtarë, pasi pushteti okupues vëprimtarët kyç të ONDSH-së disa i pushkaton, disa i dënon me burgim të rëndë prej 20 vjetësh, Sadudin Gjura me shokët e idealit vazhdojnë aktivitetin e tyre për një Shqipëri Etnike, por edhe kjo organizatë kombëtare e pëson fatin e njëjt të ONDSH-së, që për fat të keq deri më sot fare pak ose aspak nuk është shkruar.

129 /Golgotë-a f. (aram. Gulguhtha-kafkë; hebr, Gulgota-vend ku priten kokat). 1. kodër afër Jerusalemit ku, sipas biblës, është gozhduar Krishti; në këtë vend ekzekutoheshin dënimet me vdekje. 2. fig. Vend mundimi; mundime të mëdha./

176

NË GRUPINE PARË JANË: 1. Sadudin Gjura, i dënuar me 14 burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 2. Sabri Ramizi, i dënuar me 10 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të dretave qytetare, 3. Izmit Bajrami, i dënuar me 11 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 4. Murat Isaku, i dënuar me 9 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 5. Vehbi Lushi, i dënuar me 7 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 6. Abdylselam Skenderi, i dënuar me 7.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, NË GRUPIN E DYTË; 1. Mulla Jaha, i dënuar me 2.5 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 2. Resul Arifi130, 3 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 3. Ibrahim Zeqiri131, i dënuar me 3 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 4. Beadin Nebiu, i dënuar me 2 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 5. Jusuf Bislimi132, i dënuar me 4 vjet burg dhe 2 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 6. Zija Roshi133, i dënuar me 3 vjet burg, SI DHE GRUPI I TRETË; 1. Xhemaili Beqiri, i dënuar me 5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 2. Ismail Saidi, i dënuar me 4.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 3. Sheref Kazazi, i dënuar me 6 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare, 4. Gani Luma, i dënuar me 6 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare dhe 5. Hysni Abdullahu, i dënuar me 2.5 vjet burg dhe 3 vjet humbjen e të drejtave qytetare.

Sipas Sabri Ramizit, në organizatën e tyre ka qenë edhe një degë, të cilën e ka formuar Sadudin Gjura, siç janë Raif Maleziu (nga Sadudin Gjura), Abdulla Kalishta(nga Murat Isaku), Osman Ferati prej Tetove ( nga Murat Isaku), ndërsa Rifat Palloshi (por ka qene i burgosur me organizatën “Shkëndija”-Gostivar), prej Gostivari Alinaxhi Purde, Sherefedin Agai, Abdurahman Taravari dhe Adnan Agai.

Këta janë denuar pas grupit të 17 në vitin 1956. Andaj, i falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan në forma të ndryshme për të mbledhur të dhëna e shënime për aktivitet dhe biografitë e disa anëtarëve të Organizatës “LIRIA” gjatë këtyre katër vitesh. Në veçanti

130/ Resul Arifi, lindi në fshatin Shipkovicë më 13.03.1916,-20.04.2004. Ka qenë në treshin e Sadudin Gjurës bashkë me Ibrahim Zeqir Kamberin. 131/Ibrahim Zeqir Kamberi, lindi në fshatin Shipkovicë më 1911, ndërsa ka vdekur 1992/ 132/Jusuf Bislimi, lindi në fshatin Shipkovicë më 1911-1992, ka vepruar në treshin e Sadudin Gjurës bashkë me Aziz Nazifin, vjehrri i Sadudinit. Për fat të mirë nuk është zbuluar nga organet e sigurimit/ 133 /Zija Roshi, i lindur 1909- ?, shtatas i Republikës së Shqipërisë, është deportuar pas vuajtjes së dënimit. Ka qenë në treshin e Sadudin Gjurës bashkë me Ali Ilmi Qaushin 1928-? Ka vdek në Tetovë (është dënuar tek me 2 vjet për shkak të veprimtarisë në organizatën “LIRIA”, punoi mësues në f. Reçicë të Madhe prej ku është pensionuar) nga f. Vrapçisht i Gostivarit/

Page 89: Golgota Shqiptare

177

falënderoj Sabri Ruzhdi Ramizin, i cili ishte njeriu i dytë pas Sadudin Gjurës në këtë organizatë, që të m’i ofroi të dhënat.

Falënderoj në mënyrë të veçantë redaktorin prof. Dr. Nebi Dërvishin, recensentët prof. Dr. Vebi Xhemailin dhe prof. Dr. Nuri Bexhetin për sugjerimet e vlefshme si dhe të gjithë ata që në një mënyrë a në një mënyrë tjetër kanë kontribuar për këtë vepër. Gjithashu, falënderoj edhe Ministrinë e Kulturës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që e ka parë të arsyeshme financimit e kësaj vepre.

Jam i vetëdijshëm se puna ime ka lëshime të rastit, por jam përkujdesur që të jem sa më objektiv, që shpresoj se do t’i nxisë historianët për t’u marrë me këtë materie që enden nuk është ndriçuar fare në historiografinë më të re kombëtare. Kamjan-Tetovë Ismet Jonuzi-KROSI Qershor 2007

178

Imet Jonuzi-Krosi, ka lindur më

01.11.1966, në fshatin Kamjan të rrethinës së Tetovës. Njihet si puplicist, në vitin 2006, botoi monografinë “JETA DJE DHE SOT, NË LUGINËN E POLLOGUT”. Ky është libri i tij i dytë.

Në dorëshkrim i ka edhe tri pjesët e “GOLGOTËS SHQIPTARE” të periudhave: 1953-1970, 1970-1980 dhe

1980-1999, “HOXHOLLARËT DHE KONTRIBUTI I TYRE KOMBËTAR” si dhe studimin e folklorit “TAKIMI ME SHEKUJT”.

Page 90: Golgota Shqiptare

179

PËRMBAJTJA PARATHËNIE ............................................................................................................................. 9 VEPRIMTARIA E ORGANIZATAVE POLITIKE ILEGALE NË KOSOVË E VISET TJERA ETNIKE SHQIPTARE 1945-1999 ............................................................................................... 9 GRUPI I PARË .......................................................................................................................... 12 SADUDIN ABDULLA GJURA- 1926-1960 ............................................................................... 13 KEMI QENË MË TË BASHKUAR SE SA SOT ME KËTA PARTITË TONA POLITIKE............. 17 FAMILJA IME KA PËSUAR PËR 50 VJET RRESHT ................................................................ 21 SABRI RUZHDI RAMIZI ............................................................................................................ 22 MË 22 QERSHOR 1951 UNË SABRI RAMIZI NËNSHKROVA FLETARRESTIN E PROKURORISË SË TETOVËS PËR ARRESTIMIN TIM ......................................................... 39 TORTURA NDAJ MURAT ISAKUT ........................................................................................... 42 SHKURJA NË USHTRI DHE BURGASJA E SABRI RAMIZIT .................................................. 43 ORGANIZATA “LIRIA” ËSHTË VAZHDIMËSI E ORGANIZATËS “BESA” DHE ONDSH-së .. 55 BABË E BIRË NË SHËRBIM TË KOMBIT ................................................................................ 66 AHMET VEHBI LUSHI (1888-1944) .......................................................................................... 66 AHMET VEHBI LUSHI (1888-1944) .......................................................................................... 68 MURAT ISAKU-1928-2005 ....................................................................................................... 70 MURAT ISAKU SHKOI NË VENDIN E PËRJETSHËM ............................................................ 71 SHKRIMTARI DOLI NGA KTHETRAT E BURGUT DHE KRIJOI MADHËSHTINË .................. 71 IMZIMT BAJRAMI ..................................................................................................................... 73 IZMIT BAJRAMI APO KRENARIA KOMBËTARE E LISECIT ................................................... 73 ABDYLSELAM SKENDERI 1925-1967 .................................................................................... 76 MULLA JAHA I SHIPKOVICËS 1883-1955 ............................................................................... 79 XHEMALI ABEDIN BEQIRI-1929-1987 ..................................................................................... 84 ISMAIL SHAIP SAIDI-1925-1989 .............................................................................................. 85 SHEREF KAZAZIT -1922-2000 ................................................................................................. 88 BIOGRAFIA E SHEREF KAZAZIT 1922-2000 .......................................................................... 89 GOLIOTOKU-VDEKJE PËR SË GJALLI ................................................................................... 94 GANI SELMAN LUMA 1915-1989 ............................................................................................. 96 HYSNI OSMAN ABDULLAHUT ................................................................................................ 99 HYSNI OSMAN ABDULLAHUT ................................................................................................ 99 IDRIZ ESATI ME DJEMTË 1937 ............................................................................................. 101 XHEVAHIR SHAQIRI-1923-2007 ............................................................................................ 102 QERIM ARIFI, 1926-2006 ....................................................................................................... 103

180

PROFESORI QERIM ARIFI KURRË NUK U PAJTUA ME KOMUNIZMIN ............................. 104 FAIK NUREDINIT DËSHMITË E FAIK NUREDINIT NGA FSHATI PIROK-ANËTAR I ORGANIZATËS ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE “LIRIA” ................................................. 108 VELI PIROKU, SIPAS DËSHMIVE TË SABRI RAMIZIT ......................................................... 110 NEXHBEDIN BESIMI .............................................................................................................. 111 SEID MUSAI-01.02.1924-06.02.2006 ..................................................................................... 116 FEHMI SHAQIRI –IDRIZI 1922-1999 ...................................................................................... 122 DËSHMITË QË FLASIN .......................................................................................................... 123 NEXHAT H. IDRIZI-1931 ......................................................................................................... 123 BABË E BIRË NË SHËRBIM TË KOMBIT E TË FESË ........................................................... 133 JAHJA DEBRESH JASHARI- 1905-1979 ............................................................................... 133 ANËTAR I ORGANIZATËS ILEGALE POLITIKE KOMBËTARE “LIRIA” ................................ 133 BURAMEDIN NEBIUT 10.03.1931-16.09.1973 ...................................................................... 134 Prof. RIFAT VELA (1927-2007) ............................................................................................... 136 RESHAT ALIU-DHËNDRI I SADUDIN GJURËS..................................................................... 138 HAFËZ HETEM TAHIRI (1909-1985) ...................................................................................... 142 S H P A L I M E (A K T A K U Z A T) ...................................................................................... 145 GOLGOTA SHQIPTARE (PJESA E PARË) ........................................................................... 175

Page 91: Golgota Shqiptare

181

Ismet Jonuzi-Krosi

GOLGOTA SHQIPTARE (pjesa e parë)

Botoi: ARS-ZZ Tetovë

Tirazhi: 1000

Falenderim publik atyre që më ndihmuan në terren për mbledhjen e shënimeve dhe të dhënave e me theks të veçantë; Ing. Dip. Shefki Alitin pronar i gurores “Kifer- MAGALB”, prof. Aliriza Akiun, për përkthimin e aktakuzave dhe punëve në terren, gazetarin Vullnet Dauti, i cili nuk kurse kohë e as mund per të më ndihmuar në përgatitjen e inçizimeve përkatësisht dëshifrimin e materialeve të shumta, prof dr. Fauzi Skenderin dhe pronarëve të “Micronet”-Tetovë për ndihmesën teknike.

Botimin e këtij libri e ndihmuan: Shefki Aliti - “KIFER- MAGALB”-Shkup, Sabedin Rushiti - “MUNEVERE”-Tetovë, Izet Hasan Iljazi, veprimtar i kauzës kombëtare në Kroaci, Naser B. Nebiu – Tetovë, Nuriman Abdiu - “NURO-TRANS”- f. Strimnicë, Selim Mejdiu - “VOLLKAN”-Tetovë, Rexhep B. Hadiu - “PUPUNCA” – Tetovë, Jonuz Jonuzi - “MERINO” - f. Kamjan, Abdulnaser M. Gjurra, Remzi poroji “Studjesa”-Poroj, Naser Qamili “Roting-Tetovë, Nexhat H. Idrizi-Tetovë, Jusufzija Ademi “Pekon” - Çellopek, Selam Terziu, Hekurishte “Arifi”-Tetovë.

Librin e ndihmoi edhe Ministria e Kulturës së Qeverisë së R. M-së

182

______________________________________

CIP – Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 321.281.(497.1):329.61(=18:497.1) ‘’1944/90 JONUZI – Krosi, Ismet Golgota shqiptare : (pjesa e pare) : dëshmitë dhe aktakuzat përo rg aniztëm ilegale – politike kombëtare “Liria” / Ismet Jonuzi-krosi. – Tetovë : ARS-ZZ, 2077. – 182 стр. : илустр.; 20 см ISBN 978-9989-2720-3-5 COBISS.MK - ID 69583114

Page 92: Golgota Shqiptare

183

...Do t’i sugjeroja autorit që ka mundësuar botimin e këtij studimi, se do të ishte me vlerë që punimi të përkthehet edhe në gjuhën angleze, në mënyrë që edhe bota e qytetëruar perëndimore të njoh gjenocidin që sistemi komunist serbo-sllav, ka ushtruar mbi popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Libri “GOLGOTA SHQIPTARE” (pjesa e I /parë/) dhe shpresojmë edhe tri që autori i ka projektuar do të jenë një dëshmi e gjallë për historiografinë shqiptare si edhe për gjykatësit e Hagës, të cilët po vënë në një bankë për të gjykuar si kriminelin ashtu edhe viktimën...

Dr. Nebi Dervishi

... Kuptohet se me të vetmin qëllim politika komuniste vuri në dispoinim pushtetin policor për të shfarosë këtë popull, të mbajë nën okupim tokat e tij. Bolshevizmi gjatë pesë dekadave sa do të qëndrojë në skenën politike do të përpiqet, pjesërisht t’ia arrijë qëllimit duke i dërgua edhe nëpër kazamatet më të egra jugosllave deri në Goli Otok. Të gjitha këtë do ti përdorë për të shuar vetëdijen, dinjitetin kombëtar dhe synimet liridashëse. Mirëpo, pushteti komunist kurrë nuk do të arrijë ta shuajë vullnetin e çeliktë, atdhedashurinë dhe bindjen në fitoren përfundimtare

184

të shqiptarëve, që ishte e trasuar nga plejada e shkëqyer e veprimtarëve të kohës së Sadudinit me bashkëveprimtarë, të cilët e trasuan rrugën drejt çlirimit dhe bashkimit kombëtar…

Dr. Vebi Xhemaili

…Jo më kot, ekziston mendimi se, librat më të mirë historikë janë shkruar nga jo historianët, por nga autoritetet e tjera akademike, qofshin atotë sferave letrare, apo atyre publicistike. E tillë është edhe iniciativa e guximshme e publicistit dhe regjisorit të përmbledhjeve dokumentare Ismet Jonuzi – Krosi, për të zbardhur ngjarje, momente dhe biografi të personaliteteve shqiptare, për të cilët historia deri më tani ka heshtur. Ismet Krosi, sjellë në vellimin e parë të serisë së tij, materiale tepër ekskluzive, burime të panjohura, të cilat në të ardhmen do të jenë dhe do të shërbejnë si literaturë primare për të gjithë të interesuarit që do të merren me periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore e deri në fillim të mijëvjeçarit të tretë…

Dr. Nuri Bexheti