1 kapitulli ii pasqyrat financiare

Preview:

DESCRIPTION

 

Citation preview

BAZAT E KONTABILITETIPasqyrat Financiare

Mësimdhënëse, Mr. sc. Arta Selmanmusa

Pasqyrat Financiare

Parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare

Biznesi ka dy objektiva primare:

• Realizimin e profitit, dhe

• Të mbeturit solvent (me aftësi pagimi të faturave për mallra dhe shërbime)

Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlerësojnë profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit

Pasqyrat financiare zakonisht na paraqiten në disa forma:

• Bilanci – paraqet një listë të aseteve, të detyrimeve dhe të ekuitetit të pronarëve për periudhen specifike kohore,

• Pasqyra e të ardhurave – paraqet përmbledhjen e të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhë specifike kohore,

• Raporti i fitimeve të mbajtura – paraqet përmbledhjen e fitimeve të mbajtura të korporatës për periudhen specifike kohore,

• Raporti i rrjedhjes së parasë – paraqet përmbledhjen e të pranuarave të gatshme (cash) dhe pagesave për periudhen specifike kohore

Ekuacioni i kontabilitetit të dyfishtë

• Te ky sistem, dy hyrje krijohen për secilin transaksion, një hyrje në debi në një llogari dhe hyrja tjetër si kredi në llogarinë tjetër.

Asetet = Detyrimet Ekuiteti i pronarëve

Mjetet Burimet e financimit

Mjetet përPërdorim në

gjenerim të të

ardhurave

Kërkesat eKreditorëve

Ndajburimeve

Kërkesat ePronarëve

Ndajburimeve

BILANCIBilanci përfaqëson tërësinë e aseteve(aktiva) dhe të

detyrimeve (pasiva), si dhe diferencën e tyre që përfaqëson vlerën neto, të cilën një biznes e ka në një moment të caktuar.

ASETET – janë burimet ekonomike, të cilat janë të kontrolluara apo në pronësi nga kompania. Ato mund të jenë:

• Asete RRJEDHËSE, grup në të cilin hyjnë asetet që munden lehtë të shndërrohen në para të tilla si: paraja, llogaritë e arkëtueshme, dëftesat e arkëtueshme, inventari i mallit(stoqet) apo edhe asetet e parapaguara sic janë sigurimi i parapaguar.

• Asetet FIKSE përfshijnë tokën, ndërtesat dhe pajisjet. Në këtë grup hyjnë edhe asetet e paprekshme, si:patentat, licencat, të drejtat e autorit, emri I mirë. në bilanc, asetet duhet të jepën vë vlerë monetare (euro,dollar)

DETYRIMET– janë obligime për të paguar para. Mund të ndahen:

• Detyrimet afatshkurtra, të cilat përfshijnë llogaritë epagueshme, dëftesat e pagueshme (shuma borgj ndaj bankës apo të tjerëve), pagat e pagueshme dhe taksat e pagueshme

• Detyrimet afatgjata, të cilat përfshijnë borgjet afatgjata sic janë kreditë afatgjata

EKUITETI i PRONARËVE– kërkesat e mbetura ndaj aseteve të biznesit pas mbulimit të detyrimeve,paraqesin ekutetin e pronarëve(të biznesit individual dhe të ortakëritë apo ekuitetin e aksionarëve ( të shoqëritë aksionare)

Ekuiteti i pronarëve shpreh asetet neto: Totali i aseteve – Totali i detyrimeve = Asetet neto

Arsyja pse quhet bilanc i gjendjes është sepse të dy anët janë të balancuara, përkatësisht:

Asetet = Detyrimet Ekuiteti

Bilanci i gjendjesAna e majtë

Asetet

Ana e djathtë

Detyrimet dheEkuiteti

Asetet rrjedhëse Detyrimet rrjedhëse

Asetet Fikse Detyrimet afatgjata

Asetet e paprekshme Ekuiteti

Asetet Detyrimet Paraja 40€ Llogari të pagueshme 50 €Llogari të pranueshme 100€ Dëftesa të pagueshme 150 €Toka 200 €

Totali i aseteve 340 € Ekuiteti i pronarëve Rezervat e kapitalit 100 € Fitimi i mbetur 40 € 140 € Totali i detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëve 340 €

Duhet të barazohen

Kompania “Standard Benz” në fillim të vitit ka pasur këtë gjendje:

• Paraja 10.000, llogarëi të arkëtueshme 30.000, malli 35.000, toka 125.000, ndërtesat 220.000, pajisjet 100.000, llogari të pagueshme 22.000, pagat e pagueshme 5000, Huaja bankare 38.000, rezervat e kapitalit 410.000, fitimet e mbajtura 45.000.

• Në bazë të këtyre zerave perpiloni bilancin e gjendjes së kësaj kompanie?

Bilanci i gjendjes

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 10,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2 Lllogari të arkëtueshme 30,000 2 Pagat e pagueshme 5000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 38,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 45,000

6 Pajisjet 100,000      

           

  Totali i Aseteve 520000   Totali i detyrimeve dhe ekuitetit 520,000

1. Grumbullimi i një llogarie të arkëtueshme. Nëse “Standard Benzi” mbledh 20.000 nga konsumatorët në formë të llogarive të arkëtueshme (d.m.th. jo një shitje e re, por vetëm grumbullim nga një transaksion i mëparshëm). Gjeni ndryshimin e bilancit?

1. Kjo tregon që paraja (si aset) rritet nga 10.000 në 30.000, ndërsa llogaria e arkëtueshme zvogëlohet nga 30.000 në 10.000. Si rezultat i kësaj, asetet totale nuk ndryshojnë, ndërsa detyrimet dhe ekuiteti i pronarëve mbeten të paprekura. Edhe me tutje asetet mbesin të barabarta me detyrimet plus ekuiteti I pronarëve.

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 30,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2Lllogari të

arkëtueshme 10,000 2 Pagat e pagueshme 5000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 38,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 45,000

6 Pajisjet 100,000      

           

  Totali i Aseteve 520000  Totali i detyrimeve dhe

ekuitetit 520,000

2. Blerja e pajisjeve me kredi. “Standard Benzi” ka blerë 40.000 pajisje, të cilat do t’i paguajë më vonë (duke marrë hua). Perpiloni bilancin e gjendjes së kësaj kompanie me këtë ndryshim?

2. Ky ilustrim tregon se pajisjet (si aset) rriten nga 100.000 në 140.000, ndërsa huaja bankare po ashtu rritet nga 38.000 në 78.000. si rezultat I kësa, si asetet totale, ashtu edhe detyrimet totale rriten për 40.000, kështu që asetet edhe me tutje mbesin të barabarta me detyrimet plus ekuiteti.

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 30,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2 Lllogari të arkëtueshme 10,000 2 Pagat e pagueshme 5000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 78,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 45,000

6 Pajisjet 140,000      

           

  Totali i Aseteve 520000  Totali i detyrimeve dhe

ekuitetit 560,000

3. Ofrimi i shërbimeve konsumatorëve përmes llogarisë. Cfarë do të ndodhë nëse “Standard Benz” kryen punë për konsumatorët në shumën prej 15.000, kurse aot do t’I arkëtonte më vonë?

3. Pra llogaritë e arkëtueshme dhe fitimet e mbajtura janë rritur për 15,000, kjo nënkupton se janë rritur edhe asetet edhe ekuiteti I pronarëve për 15,000. barazimi ende është ruajtur A= D plus E

Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

Paraja 30,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

Llogari të arkëtueshme 25,000 2 Pagat e pagueshme 5000

Malli 35,000 3 Huaja Bankare 78,000

Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 60,000

Pajisjet 140,000      

         

Totali i Aseteve 575,000   Totali i detyrimeve dhe ekuitetit 575,000

4. Pagesa e shpenzimeve me para të gatshme.

“Standard Benz” ka paguar 4000 shpenzime të pagave për punonjësit?

4. Paraja zvogëlohet për 4,000, po ashtu edhe pagat e punonjësve zvogëlohen për 4,000 si rezultat i pagesës së tyre.

Nr Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

1 Paraja 26,000 1 Llogari të pagueshme 22,000

2 Lllogari të arkëtueshme 25,000 2 Pagat e pagueshme 1,000

3 Malli 35,000 3 Huaja Bankare 78,000

4 Toka 125,000 4 Rezervat e kapitalit 410,000

5 Ndërtesat 220,000 5 Fitimet e mbajtura 60,000

6 Pajisjet 140,000      

           

  Totali i Aseteve 571,000  Totali i detyrimeve dhe

ekuitetit 571,000

Zberthimi i bilancit në kontoNdërmarrja Standard në fillim të vitit 2009 ka pasur këtë gjendje

të mjeteve dhe të burimeve të mjeteve:

• Objekte ndërtimore në vlerë prej 52.000€,• Para 1500€, • Xhirollogaria 22.000€,• Llogaritë të pagueshme 3.400€,• Kredia afatshkurtër 2.600€,• Pagat e pagueshme 1.200€,• Llogaritë e arkëtueshme 5.600€,• Malli 2.800€.Në bazë të këtyre zerave, gjeni shumën e kapitalit dhe perpiloni

bilancin e gjendjes duke e përdorur ekuacionin e bilancit?Zbertheni bilancin e kësaj ndërmarrje në konto “T”(llogari)?

ZgjidhjeAsetet = Detyrimet plus KapitaliKapitali = Totali i Asetet – Totali i DetyrimetKapitali = 73,900 – 7,200 = 66,700

Përshkrimi Shuma Nr Përshkrimi Shuma

Objekte ndërtimore 52,000 1 Llogari të pagueshme 3,400

Paraja 1,500 2 Kredia afatshkurtër 2,600

Xhirollogaria 12,000 3 Pagat e pagueshme 1,200

Llogaritë e arkëtueshme 5,600      

Malli 2,800 4 Kapitali 66,700

         

         

Totali i Aseteve 73,900   Totali i detyrimeve dhe ekuitetit 73,900

1. Është blerë mall në vlerë prej 1400€ me afat pagese;

2. I kemi paguar furnitoret në vlerë prej 730€ nga parat e gatshme;

3. Janë tërhequr nga xhirollogaria në të gatshme 850€;

4. Është paguar borgji ndaj furnitorëve në vlerë prej 2000€ nga kredia e lejuar;

Bartni në konto “T” këto transaksione?

Recommended