View
23
Download
1
Category
Preview:
Citation preview
7/2/2018
1
BILANCI I PAGESAVE
Çështjet që do të diskutohen:
Çka është bilanci i pagesave?
Cilat janë komponentet e bilancit të
pagesave?
Një vështrim mbi bilancin e pagesave
në Kosovë dhe strukturën e tij.
Bilanci i pagesave
Historia e hartimit të bilancit të pagesave të një
vendi nuk është shumë e hershme, ajo daton
periudhën 1920-1930. Megjithatë, ideja e
llogaritjes së tregtisë (eksporte dhe importe) i ka
fillesat në merkantilizmin e mesjetës.
Hartimi i bilancit të pagesave është konsideruar
seriozisht për herë të parë nisur nga kaosi që
përfshiu sistemin monetar, shkak për të cilin u bë
rënia e madhe ekonomike e viteve ’30.
13-2
7/2/2018
2
Bilanci i pagesave
Rëndësia e përpilimit të bilancit të pagesave
u mbështet fuqishëm edhe në Konferencën
e Bretton Woods, SHBA në vitin 1944, që
synonte në përcaktimin e parimeve të
rëndësishme të sistemit monetar.
Bilanci i pagesave u bë një nga
dokumentet bazë të politikave të sektorit
të jashtëm të një vendi.
13-3
Bilanci i pagesave
Konfederata e Kombeve (The League of the
Nations) filloi harmonizimin e bilancit të
pagesave që para Luftës së Dytë Botërore.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, i themeluar
në vitin 1946, ka vazhduar deri në ditët e
sotme të koordinojë përpilimin e statistikave
të bilancit të pagesave.
13-4
7/2/2018
3
Bilanci i pagesave
Bilanci i pagesave është regjistrimi i
transaksioneve ekonomike mes banorëve
të një vendi dhe vendeve të tjera të botës.
Vendet i mbajnë regjistrat e bilanceve të
tyre të pagesave për një periudhë
njëvjeçare.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të
tjera i mbajnë këto regjistra edhe në baza
tremujore.
Transaksionet ndërkombëtare
Me transaksion ndërkombëtar nënkuptojmë këmbimin e mallrave, shërbimeve apo aseteve mes banorëve të një vendi dhe atyre të ndonjë vendi tjetër.
Por, çfarë nënkuptojmë me fjalën banor?
Banorët përfshijnë bizneset, individët dhe agjencitë qeveritare, të cilat e bëjnë vendin në fjalë vendbanimin e tyre ligjor.
Edhe pse ndonjë korporatë konsiderohet të jetë banore e një vendi në të cilin është e inkorporuar, dega e saj në një vend tjetër nuk konsiderohet si banore e atij vendi.
7/2/2018
4
Transaksionet ndërkombëtare
Këto transaksione, që në shumicën e rasteve
ndodhin ndërmjet rezidentëve e jorezidentëve,
nënkuptojnë veprime ekonomike, që mund të
klasifikohen në tre kategori të mëdha.
13-7
Bilanci i pagesave
Kategoria e parë përfshin transaksionet në mallra,
shërbime dhe të ardhura ndërmjet rezidentëve dhe
jorezidentëve.
Kategoria e dytë përfshin transaksionet financiare, që
përfaqësojnë pretendimet dhe detyrimet e rezidentëve ndaj
jorezidentëve.
Kategoria e tretë i referohet zërave balancues për hir të
sistemit të regjistrimit të dyfishtë. Ky sistem kërkon, që në
raste transaksionesh të tilla si ndihmat, që nga natyra janë
transaksione të njëanshme ose pa shpërblim, të krijohet
një zë “fiktiv” balancues, për të ruajtur ekuilibrin midis
shumës së debive e kredive.
13-8
7/2/2018
5
Bilanci pagesave (komponentet)
Llogaria rrjedhëse: Rrjedha neto e
tregtisë ndërkombëtare
Llogaria kapitale: Rrjedha neto e
kapitalit financiar
Zërat balancues
Bilanci i pagesave
Llogaria rrjedhëse:
Exporti (+)
Importi (-)
Të ardhurat nga investimet (+)
Shërbimi i pagimit të borxhit (-)
Remitancat dhe transferet neto (+)
7/2/2018
6
Bilanci i pagesave
Llogaria kapitale:
Investimet direkte private(+)
Kreditë e jashtme(+)
Asetet e jashtme të bankave
vendore (-)
Dalja e kapitalit rezident (-)
Tabela 1. Skema e Llogarisë së Bilancit të pagesave
Zërat
Eksporti i mallrave dhe shërbimeve A
Importi i mallrave dhe shërbimeve B
Të ardhurat nga investimet C
Shërbimi i pagimit të borxhit D
Transferet e neto remitancave E
BILANCI TOTAL I LLOGARISË RRJEDHËSE (A-B+C-D+E) F
Investimet direkte private G
Kreditë e jashtme dhe ndihma (private dhe publike minus amortizimi) H
Rritja në astetet e jashtme të sistemit të brendshëm bankar I
Dalja e kapitalit rezident J
BILANCI TOTAL I LLOGARISË KAPITALE (FINANCIARE) (G+H-I-J) K
Rritja ose zvogëlimi në llogarinë e rezervave të keshit L
Gabimet dhe harresat (L-F-K) M
7/2/2018
7
Tab. 2 Kreditë dhe debitë në Llogarinë e Bilancit të pagesave
Efektet pozitive (Kredi) Efektet negative (Debi)
1. Çdo shitje e mallrave dhe
shërbimeve jashtë vendit.
1.Çdo blerje e mallrave apo shërbimeve
nga jashtë (importi).
2. Çdo kursim në investime në vendin e
huaj.
2.Çdo investim në vendet e huaja.
3. Çdo faturë e parave të huaja. 3.Çdo pagesë në vendin e huaj.
4. Çdo dhuratë apo ndihmë nga vendet
e huaja.
4.Çdo dhuratë apo ndihmë e dhënë
jashtë vendit.
5. Çdo shitje e bondeve dhe aksioneve
jashtë.
5.Çdo blerje e aksioneve apo bondeve
nga jashtë.
ZËRAT Shuma (në miloon dollarë)
A. LLOGARIA RRJEDHËSE
Eksporti i mallrave +35
Produktet primare +25
Produktet e prodhuara +10
Importi i mallrave -45
Produktet primare -10
Produktet e prodhuara -35
Shërbimet ( p.sh.shpenzimet e dërgesave) -5
Të ardhurat nga investimet +1
Shërbimet e pagimit të borxhit -15
Transferet dhe remitancat neto +2
Bilanci në Llogarinë rrjedhëse -27
B. LLOGARIA KAPITALE
Investimet e huaja direkte +3
Kreditë e huaja dhe investimet portfolio +4
Rrjedha qeveritare dhe multilaterale +3
Kreditë +9
Amortizimi i kredisë -6
Dalja jashtë e kapitalit rezident -8
Bilanci në llogarinë kapitale +2
Bilanci në llogarinë rrjedhëse dhe llogarinë kapitale -25
C. LLOAGARIA E KESHIT
Zvogëlimi neto i rezervave monetare zyrtare 25
Bilanci në llogarinë e keshit 25
Shembull hipotetik i Bilancit te pagesave të vendeve në zhvillim)
7/2/2018
8
Bilanci i pagesave
Pozicionet në bilancin e pagesave:
– Tepricë: hyrjet > daljet
– Deficiti: daljet > hyrjet
Pasojat:
– Tepricë: Rritje në llogarinë e rezervave të
keshit.
– Deficiti: Zvogëlim në llogarinë e rezervave të
keshit.
Pasojat e deficitit në bilancin e pagesave
Zvogëlon llogarinë e rezervave të keshit
Imponon politika monetare dhe fiskale restriktive
– Zvogëlon inflacionin për eksporte për të konkurruar në
tregun ndërkombëtar
Tërheq investime të huaja direkte
Merr pjesëmarrje më të madhe të “arit në letër” të
njohur si Të drejta speciale të tërheqjes (Special
Drawing Rights- SDRs).
Rrit borxhin e jashtëm.
7/2/2018
9
Bilanci i pagesave të Kosovës
Pozicioni i jashtëm i Kosovës karakterizohet me deficit të llogarisë
rrjedhëse dhe të bilancit të pagesave.
Deficiti në tregtinë e mallrave paraqitet të jetë kontribuuesi
kryesor në thellimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse.
Në anën tjetër, tregtia e shërbimeve karakterizohet me bilanc
pozitiv.
Të ardhurat dhe transferet karkaterizohen me bilanc pozitiv dhe
kontribuojnë në zvogëlimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse.
Llogaria kapitale dhe financiare karkakterizohen me bilanc pozitiv
ku nxitës kryesor në këtë bilanc janë investimet e huaja direkte si
dhe investimet e tjera.
Llogaria rrjedhëse
Llogaria rrjedhëse karakterizohet me deficit që në vitin
2016 kap shumën 548.4 milionë euro.
Raporti ndërmjet deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe
PBB-së arriti në gati 10 përqind (2016).
Zgjerimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse gjatë kësaj
periudhe ishte kryesisht rezultat i rritjes së deficitit
tregtar që rezultoi nga rritja e vlerës së importeve dhe
rënia e vlerës së eksporteve, përderisa të gjitha
kategoritë tjera në kuadër të bilancit të llogarisë
rrjedhëse vazhduan të karakterizohen me bilance
pozitive.
7/2/2018
10
Llogaria rrjedhëse
13-19 Burimi: BQK Seritë kohore
Bilanci i Pagesave të Kosovës
Deficiti tregtar i cili ka shënuar rritje
vjetore prej 17.5 përqind, vazhdon të jetë
shkaktari kryesor për nivelin e lartë të
deficitit të llogarisë rrjedhëse.
Në anën tjetër, bilancet pozitive të
llogarive si tregtia e shërbimeve, të
ardhurave, e në veçanti transfereve
rrjedhëse deri diku kanë mënjanuar
efektet negative të deficitit tregtar.
7/2/2018
11
Bilanci i llogarisë rrjedhëse
Fig. Bilanci i llogarisë rrjedhëse, në milionë euro
Burimi: BQK, 2016
Bilanci tregtar
Bilanci tregtar paraqet një prej zërave më dominues në llogarinë
rrjedhëse dhe rëndësia e tij qëndron në atë se na jep informacione në
lidhje me shkëmbimin tregtar me botën e jashtme dhe si e tillë na
mundëson që të identifikojmë
Fuqinë prodhuese të një vendi,
Fuqinë konsumuese të atij vendi,
Kërkesën vendore,
Kërkesën e huaj,
Prirjet për konsum apo për kursim
si dhe na jep informacione detale se me cilat vende jemi të lidhur
ngushtë ekonomikisht, cilët janë sektorët më frytdhënës dhe më të
brishtë të ekonomisë kombëtare.
13-22
7/2/2018
12
Mallrat dhe shërbimet
Ekonomia e Kosovës po vazhdon me zgjerim të aktivitetit tregtar, që reflektohet në
shkallën e hapjes tregtare e cila në vitin 2016 arriti në 54% përqind të PBB-së.
Tab. Importet, eksportet dhe bilanci tregtar në milionë euro
ASK, 2017
Pjesëmarrja e deficitit tregtar në volumin e gjithëmbarshëm
të tregtisë (Deficiti tregtar/importi+eksporti) është
jashtëzakonisht e madhe rreth 80%.
Nëse pjesëmarrja e deficitit tregtar në vëllimin e tërësishëm
të tregtisë është e vogël (p.sh. në SHBA rreth 12 %)
atëherë deficiti tregtar nuk paraqet shumë problem për
ekonominë e vendit.(David M. Gould, et al. 1996).
Në rrethanat e Kosovës duket se është mjaft problem një
nivel kaq i lartë i deficitit tregtar.
13-24
7/2/2018
13
Importi, Eksporti dhe deficiti
tregtar
Importet e Kosovës (2016) – 2.8 miliardë
euro.
Eksportet e Kosovës (2016) rreth 310
milionë euro.
Deficiti tregtar (2016), rreth 2.3 milliardë
euro.
Struktura e importeve
Fig. Kategoritë kryesore të strukturës së importeve, në përqindje
7/2/2018
14
Struktura e importeve
Produktet minerale paraqesin kategorinë me pjesëmarrjen më të
madhe në gjithsej importet, ndërsa vlera e tyre në vitin 2015 arriti në
538.1 milionë euro. (Pjesëmarrja në import rreth 16%)
Importet e produkteve ushqimore, pijeve, dhe duhanit edhe pse
shënuan rritje vjetore prej 16.2 përqind, duke arritur kështu vlerën prej
303.9 milion euro, kishin një pjesëmarrje në strukturën e importeve
pothuajse të njëjtë me vitin 2015 (13 përqind).
Një pjesëmarrje të konsiderueshme në importe kanë edhe edhe
kategoritë e tjera si makineritë, metalet bazë, mjetet e transportit,
plastika, goma, perime, kafshë të gjalla etj.
Struktura e importeve
Për shumë vite, produktet dhe artikujt ushqimorë kanë
mbizotëruar strukturën e importit (tani për tani, kjo kategori
e mallrave është në vendin e dytë, me 12% të totalit),
ndërsa në vitet e fundit produktet minerale janë malli më i
importuar, me 15.6% të totalit. Kategoria e tretë e
importuar janë makineria, pajisjet dhe veglat elektrike, me
rreth 11% të totalit.
Rritja në importimin e mineraleve, në njërën anë, dhe e
makinerisë, pajisjeve e veglave elektrike, në anën
tjetër, tregon që Kosova në mënyrë të qëndrueshme po
e ndërton bazën e saj prodhuese.
13-28
7/2/2018
15
Struktura e eksporteve
Struktura e eksporteve vazhdon të dominohet nga
metalet bazë, të cilat kishin një pjesëmarrje prej 60.8
përqind në gjithsej eksportet.
Rritja e eksporteve në kategorinë e makinerive dhe
pajisjeve (që kryesisht paraqet eksport të energjisë
elektrike) prej 40.6 përqind përfaqëson një kontribuues të
rëndësishëm në gjithsej eksportet e Kosovës. Vlera e
eksportit të kësaj kategorie në vitin 2011 ishte 15.1
milionë euro (4.8 përqind e gjithsej eksporteve).
Kategori tjetër me pjesëmarrje prej 4.0 përqind në
gjithsej eksportet janë edhe produktet e plastikës dhe
gomës që shënuan rritje prej 54.1%.
Struktura e eksporteve
Kategoritë kryesore të strukturës së eksporteve, në përqindje
7/2/2018
16
Struktura e importeve dhe
eksporteve sipas partnerëve tregtar
Tab. Struktura e importeve dhe eksporteve sipas partnerëve tregtarë, në përqindje
Burimi: BQK, 2016
Kosova vazhdon të importojë nga:
Italia dhe Greqia, - produktet minerale
Gjermania - makineri, pajisje mekanike dhe elektrike,
mjete të transportit, produkte të plastikës, duhan etj.
Serbia dhe Maqedonia, - kryesisht produkte minerale,
pajisje mekanike dhe elektrike, produkte të qeramikës,
pije dhe produkte ushqimore, etj.
Vendet tjera evropiane dhe Azia, konkretisht nga
Turqia dhe Kina, importi përbëhet kryesisht nga
produktet e hekurit dhe çelikut, pajisjet mekanike dhe
elektrike, produktet e qeramikës,tekstilit, etj.
13-32
7/2/2018
17
Llogaria e tregtisë së shërbimeve
• Bilanci i shërbimeve (2015) ishte pozitiv me rreth 565.0
milionë euro,
• Komponenta kryesore në kuadër të tregtisë në shërbime
vazhdon të jetë kategoria e udhëtimit që përbëhet nga
shitja e shërbimeve për jo-rezidentët.
Llogaria e tregtisë së shërbimeve
Fig. Llogaria e shërbimeve – kategoritë kryesore, në milionë euro
7/2/2018
18
Bilanci i llogarisë së shërbimeve
13-35
Llogaria e shërbimeve
13-36
Fig.Shërbimet kompjuterike, informative dhe të telekomunikacionit, në milionë euro
Burimi: BQK, 2016
7/2/2018
19
Të ardhurat Primare dhe transferet
rrjedhëse
Llogaria e të ardhurave primare regjistroi bilanc
pozitiv në vlerë prej 80.9 milionë euro.(2016)
Rritja e të hyrave në këtë llogari rezultoi kryesisht
nga nënkategoria e kompenzimit të punëtorëve
kosovarë jashtë vendit.
Pjesa më e madhe e të hyrave nga kompenzimi i
punëtorëve përbëhet nga të ardhurat e punëtorëve
sezonal jashtë vendit, si dhe nga personeli
vendor i punësuar në KFOR.
Llogaria e të ardhurave primare
Fig. Llogaria e të ardhurave
7/2/2018
20
Në anën tjetër, në vazhdimësi ka shënuar bilanc negativ
kategoria e të ardhurave nga investimet. 92.9milionë euro
(2015)
Të hyrat në kuadër të kësaj llogarie arritën në 20.1 milionë euro
ndërsa pagesat arritën në 114.4 milionë euro.
Të hyrat nga investimet përbëhen kryesisht nga të ardhurat
që janë realizuar nga investimet e institucioneve vendore në
letra me vlerë në tregjet e jashtme, përderisa të pagesat
kryesisht përbëhen nga të ardhurat e realizuara nga investimet e
kompanive të huaja që veprojnë në vend si bankat komerciale
dhe ndërmarrjet e huaja që operojnë në vend.
Llogaria e të ardhurave
primare
Të ardhurat dytësore/Transferet rrjedhëse
Një nga kategoritë më të rëndësishme të bilancit të
pagesave, e cila në vazhdimësi ka kontribuuar në
ngushtimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse, janë edhe
transferet rrjedhëse.
Kjo për arsye se llogaria e transfereve rrjedhëse në
vazhdimësi është karakterizuar me bilanc pozitiv.
Rritja vjetore e transfereve rrjedhëse arriti në 16.8 përqind
(2016)duke rezultuar në bilanc prej 1.1 miliardë euro.
Transferet rrjedhëse përbëhen nga transferet qeveritare
(18 përqind) dhe transferet e sektorit privat (82
përqind).
7/2/2018
21
Transferet rrjedhëse
Tab. Transferet rrjedhëse, në milionë euro
Transferet rrjedhëse
Në kuadër të transfereve rrjedhëse qeveritare kryesisht
hyjnë transferet e donatorëve, EULEX-it dhe UNMIK-ut.
Transferet rrjedhëse të sektorit privat dominohen nga
dërgesat e emigrantëve, që përfaqësojnë rreth 74.9
përqind të gjithsej pranimeve në kuadër të kësaj llogarie.
7/2/2018
22
Dërgesat e emigrantëve
Të hyrat nga dërgesat e emigrantëve në
vitin 2012 arritën në 605.6 milionë euro që
krahasuar me vitin 2011 paraqet rritje prej
3.6 përqind.
Si përqindje e PBB-së, dërgesat e
emigrantëve në 2012 kishin nivel të njëjtë
me vitin paraprak duke pasur një
pjesëmarrje prej 12.0 përqind.
Dërgesat e emigrantëve
Fig. Dërgesat e emigrantëve të pranuara në Kosovë
7/2/2018
23
Remitancat në Kosovë
Copyright © 2009 Pearson Addison-Wesley. All rights reserved. 13-45
Transferet rrjedhëse
Gjatë vitit 2015 dërgesat e emigrantëve arritën vlerën mbi
750 milionë euro.
Pjesa më e madhe e dërgesave të emigrantëve të
pranuara në Kosovë vijnë nga vendet anëtare të BE-së, si:
Gjermania (33.2 përqind),
Zvicra (23.1 përqind),
Italia (7.0 përqind),
Austria (5.5 përqind), dhe
në një përqindje më të vogël nga Sllovenia, SHBA-të,Suedia.
7/2/2018
24
DEFICITI TREGTAR DHE KOMPENSIMI ME TRANSFERE
RRJEDHËSE
Një prej pasojave në afat të gjatë të deficitit në llogarinë
rrjedhëse do të jetë që më shumë asete të brendshme do
të kalojnë në pronësi të huaj.
Çdo shitje e aseteve nënkupton humbje të pronësisë
vendore dhe në afat të gjatë vendi e humb pavarësinë.
Marrë në konsiderim atë që u tha shihet se sa me rëndësi
janë transferet rrjedhëse në rrethanat e Kosovës për
zvogëlimin e deficiti tregtar.
13-47
DEFICITI TREGTAR DHE KOMPENSIMI ME TRANSFERE
RRJEDHËSE
Se si do të financohet deficiti tregtar varet nga ajo se
si financohet deficiti i llogarisë rrjedhëse.
Nëse deficiti financohet përmes investimeve kapitale në
afat të gjatë kjo do të ishte e dobishme për një ekonomi.
Nëse deficiti tregtar financohet përmes huazimeve
afatshkurta kjo do të ishte më problematike.
Në rrethanat e Kosovës deficit tregtar në pjesën më të
madhe mbulohet nga transferet rrjedhëse, në mesatare
rreth 59.5 e deficitit tregtar mbulohet nga transferet
rrjedhëse.
13-48
7/2/2018
25
Se sa janë me rëndësi transferet rrjedhëse për sektorin e jashtëm të
ekonomisë së Kosovës tregojnë edhe llogaritjet që kemi bërë rreth
deficitit të llogarisë rrjedhëse sikur transeret rrjedhëse të ishin të
barabarta me zero.
Në këto rrethana deficiti i llogarisë rrjedhëse do të ishte shumë i madh,
prej 863.2 milion euro (2004) deri te 1561.8 milion euro (2013).
Llogaria financiare dhe kapitale në këtë rast do të mund të mbulonte
deficitin tregtar mesatarisht me vetëm 12%.
Në rrethanat reale të deficitit të llogarisë rrjedhëse shkalla e mbulimit të
deficitit tregtar nga llogaria financiare dhe kapitale është në mesatare
39.5%.
13-49
DEFICITI TREGTAR DHE KOMPENSIMI ME TRANSFERE
RRJEDHËSE
Llogaria
rrjedhëse
Llogaria
rrjedhëse pa
transferet
rrjedhëse
Llogaria
kapitale
financiare
Investimet e
huaja direkte
neto
Rezervat
zyrtare
2004 -208.3 -863.2 79.4 42.9 112.7
2005 -247.6 -947.9 72.7 107.6 32.4
2006 -226.1 -985.3 -14.9 289.2 -77.9
2007 -214.0 -1056 10.7 431.0 -294.3
2008 -460.9 -1333.2 298.9 341.5 -18.25
2009 -374.2 -1357.6 209.3 276.9 94.8
2010 -515.7 -1498.2 297.2 331.1 -53.4
2011 -658.4 -1679.5 418.9 378.2 612
2012 -380.2 -1572.7 143.3 213.3 -267.2
2013 -339.4 -1561.8 168.1 241.0 210
DEFICITI TREGTAR DHE KOMPENSIMI ME TRANSFERE
RRJEDHËSE
Tab. Llogaritë e Bilancit të Pagesave të Kosovës 2004-2013 (Në milionë euro)
7/2/2018
26
Fig. Masa e kompensimit të deficitit tregtar me transfere rrjedhëse
DEFICITI TREGTAR DHE KOMPENSIMI ME TRANSFERE
RRJEDHËSE
DEFICITI TREGTAR DHE KOMPENSIMI ME TRANSFERE
RRJEDHËSE
7/2/2018
27
Nga më lartë mund të shohim se trasferet
rrjedhëse janë një zë stabilizues në bilancin e
pagesave duke i konsoliduar në këtë mënyrë
rezervat devizore.
Në anën tjetër transferet rrjedhëse kanë efekte
edhe në sektorin real të ekonomisë ku në
mesatare marrin pjesë me rreth 23%, kurse prej
tyre remitancat në mesatare marrin pjesë në GDP
e Kosovës në mesatare me rreth 13%.
DEFICITI TREGTAR DHE KOMPENSIMI ME TRANSFERE
RRJEDHËSE
LLOGARIA KAPITALE DHE
FINANCIARE
Llogaria kapitale dhe financiare vazhdon të
karakterizohet me bilanc pozitiv, por dukshëm më të ulët
krahasuar me vitet paraprake. Në vitin 2012, bilanci i kësaj
llogarie arriti vlerën prej 140.1 milionë euro që paraqet një
rënie prej 66.6 përqind krahasuar me vitin paraprak.
Bilanci i llogarisë kapitale në vitin 2011 arriti në 42.0
milionë euro krahasuar me 21.3 milionë euro në vitin 2010,
e përbërë nga donacionet për qeverinë.
Llogaria financiare e cila përbëhet nga Investimet e
Huaja Direkte (IHD), portfolio investimet, investimet e
tjera si dhe asetet rezervë kishte bilanc prej 377.5 milionë
euro.
7/2/2018
28
LLOGARIA KAPITALE DHE
FINANCIARE Tab. Llogaria kapitale dhe financiare, në milionë euro
Llogaria kapitale dhe financiare
Llogaria Kapitale dhe Financiare neto, në milionë euro
7/2/2018
29
Investimet e huaja direkte
Portfolio investimet
Bilanci i investimeve portfolio në vitin 2012 ishte -184.9 milionë euro (-
57.0 milionë euro në vitin 2011).
Investimet portfolio jashtë vendit në vitin 2012 shënuan rritje të
theksuar në krahasim me vitin paraprak. Kjo rritje është shënuar për
shkak të investimit të depozitave jashtë vendit në letra me vlerë.
Nga kjo shumë, 61.9 përqind u investua në letra me vlerë të kapitalit
ndërsa pjesa tjetër prej 38.1 përqind u investua në letra me vlerë të
borxhit.
Pjesa më e madhe e investimeve portfolio i takon Bankës Qendrore
dhe bankave komerciale, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga
investimet e fondeve pensionale në instrumente të ndryshme
financiare jashtë vendit.
7/2/2018
30
Investimet tjera
Kategoria e investimeve tjera, si njëra ndër kategoritë më me peshë në
kuadër të llogarisë financiare kishte një bilanc prej 363.0 milionë euro
(-5.7 milionë euro në 2011).
Bilanci pozitiv i kësaj kategorie shënoi rritje për shkak të zvogëlimit të
aseteve për 146.4 milionë euro dhe rritjes së detyrimeve për 216.6
milionë euro.
Rritja e detyrimeve të rezidentëve ndaj jo-rezidentëve përfaqëson hyrje
të kapitalit në vend sikurse që zvogëlimi i aseteve rezulton në hyrje të
kapitalit në vend.
Në anën tjetër, investimet në Kosovë janë kryesisht në formë të
kredive tregtare nga kompanitë jorezidente ndaj kompanive në
Kosovë.
Borxhi i jashtëm
Ekonomia e Kosovës e ka nivelin më të ulët në
rajon për sa i përket ngarkesës me borxhe.
Sidoqoftë, borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i
cili përfshinë borxhin privat dhe borxhin publik,
në vitin 2012 arriti në 1.5 miliardë euro që është
për 6.4 përqind më i lartë se sa në vitin 2011.
Si përqindje e PBB-së, borxhi i jashtëm bruto në
fund të vitit 2012 arriti në 31.2 përqind nga 29.9
përqind sa ishte në fund të vitit 2011
7/2/2018
31
Borxhi i jashtëm
Borxhi i jashtëm
Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm i takon
formës së huave midis kompanive në kuadër të
IHD-ve.
Rrjedhimisht, kompanitë e huaja që operojnë
në Kosovë i detyrohen sektorit të jashtëm me
797 milionë euro apo 41.6 përqind të gjithsej
borxhit të jashtëm. (2016)
Investitorët direkt nga Sllovenia dhe Turqia u
kanë dhënë më së shumti kredi ndërmarrjeve të
tyre që zhvillojnë afarizmin në Kosovë, pasuar
nga Zvicra dhe Gjermania.
7/2/2018
32
Borxhi i jashtëm bruto sipas
sektorëve
13-63
Borxhi i jashtëm
Borxhi i jashtëm i qeverisë në vlerë prej 367 milionë euro
është kryesisht borxh i trashëguar që nënkuptohet se është
borxh afatgjatë dhe përbën 16 përqind të borxhit të jashtëm
bruto (2016).
Borxhi i qeverisë i përket kryesisht Bankës Botërore
(66.4 përqind), ndërsa pjesa tjetër FMN-së (33.6
përqind).
Rritja e borxhit të qeverisë prej 32.7 përqind në vitin 2012
krahasuar me vitin 2011, kryesisht i atribuohet kredisë nga
FMN-ja në kuadër të programit Stand-by-Arrangement.
Recommended