View
20
Download
2
Category
Preview:
Citation preview
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU”
FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE
MASTER PROFESIONAL –ADMINISTRIM FINANCIAR
VITI 2013
FUNKSIONIMI I SKEMËS SË
SIGURIMEVE SHOQËRORE NË SHQIPËRI
Punoi: Pedagog Udheheqës:
Soalda Zhupa Marsida Ismaili
2
Permbajtje
-Hyrje Faqe 6
- Qellimi I temes
- Objektivat e temes
- Hipotezat e ngritura
- Metodologjia e perdorur
- Fjalet kyce
-Kapitulli I Faqe10
- I.1 Kuptimi I Sigurimeve Shoqerore
- I.2 Historiku I Sigurimeve Shoqerore ne Shqiperi
- I.3 Rendesia e te drejtes se Sigurimeve Shoqerore
I.3.1 Rendesia politike
I.3.2 Rendesia ekonomike
I.3.3 Rendesia sociale
- I.4 Funksionet e sistemit te Sigurimeve Shoqerore
I.4.1 Funksioni mbrojtes
I.4.2 Funksioni parandalues
-Kapitulli II Faqe 15
- II.1 Parimet e Pergjithshme te Sigurimeve Shoqerore
- II.2 Tiparet e Sigurimeve Shoqerore
- II.3 Faktoret qe ndikojne ne Sigurimet Shoqerore
II.3.1 Faktoret demografik
II.3.2 Faktoret ekonomike
II.3.3 Faktoret politik
-Kapitulli III Faqe 31
- III.1 Buxhetimi I skemes se Sigurimeve Shoqerore
- III.2 Funksionimi I Buxhetit te skemes se Sigurimeve Shoqerore
III.2.1 Menyra e funksionimit te kolones se te ardhurave
3
III.2.2 Menyra e funksionimit te kolones se shpenzimeve
III.2.3 Fondi I sigurimit te detyrueshem shoqeror
III.2.4 Fondi Rezerve
- III.3 Rritja e te ardhurave dhe ulja e shpenzimeve ne skeme
-Kapitulli IV Faqe 39
- IV.1 Praktika ne Shqiperi – Llojet e Sigurimeve Shoqerore
IV.1.1 Sigurimi Shoqeror I Detyrueshem
IV.1.2 Sigurimi Shoqeror Vullnetar
IV.1.3 Sigurimi Shoqero Suplementar
IV.1.4 Pensionet e Posacme Shteterore
- IV.2 Ecuria ne vite
IV.2.1 Perpunimi dhe komentet
- IV.3 Reformimi
-Kapitulli V Faqe 55
- V. 1 Konkluzione
- V. 2 Rekomandime
-Kapitulli VI Faqe 64
- V. 1 Anekse
V.1.1 Sekuence nga Buxheti 2013
-Referenca Faqe 66
4
Përmbajtja e figurave:
Figura 1. Tiparet e Sigurimeve Shoqerore......................................................................................20
Figura 2. Lojet e Sigurimeve Shoqerore.........................................................................................39
Figura 3. Subvencionimi nga Buxheti i Shtetit...............................................................................50
Figura 4. Te ardhurat dhe shpenzimet per Sigurime Shoqerore.....................................................50
Përmbajtja e tabelave:
Tabela 1. Perqindja e kontributeve te detyrueshme per secilen dege sigurimi...............................41
Tabela 2. Kontributet e te vetepunesuarve......................................................................................42
Tabela 3. Shuma vjetore e pageses se sigurimit shoqeror per fermeret vitet 1993-2010...............42
Tabela 4. Te ardhurat, shpenzimet dhe subvencionimi per sigurimet shoqerore............................49
Tabela 5. Buxheti per vitin 2013.....................................................................................................64
5
Abstrakt
Mbrojtja shoqërore është një veprimtari e vazhdueshme dhe e rëndësishme e jetës së organizuar shoqërore,
e cila synon të përmbush nevojat bazë dhe t’i jap siguri anëtarëve të saj ndaj humbjes apo reduktimit të
burimeve të jetesës.
Kontributi i sigurimeve shoqërore është një detyrim mbi pagën, në një pëqindje të caktuar te saj, i cili paguhet nga personat
ekonomikisht aktiv, nga shteti apo nga personat e siguruar në skemen e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si institucion publik,
shtetëror i pavarur. Ky sistem, i ndërtuar në vitin 1993,i është përgjigjur nevojave më të ngutshme të
mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që mbulon.
Në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojat që ka diktuar koha. ky sistem i është nënshtruar
reformave dhe përmirësimeve.Kjo është realizuar nëpërmjet një procesi studimesh të përgjithshme dhe për
çështje të veçanta, të kryera në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare,
Shpesh skema e sigurimeve ka qenë subjekt i debateve të forta pasi ajo thith një pjesë të konsiderueshme te
fondeve buxhetore. Kështu, në bazë të të dhënave të Ligjit për Buxhetin, për sigurimet shoqërore do te
transferohen nga buxheti I shtetit rreth 42 515 milionë lekë, gjë e cila verteton rolin e kësaj skeme jo vetëm
në jetën e individeve por edhe në ekonominë e vendit ne tërësi.
Abstract
Social protection is an ongoing and important activity of organized social life, ëhich intends to meet the
basic needs of its members and to give them security against loss or reduction of living resources.
Social insurance contributions is an obligation on salary, in a certain percentage , ëhich is paid by
economically active persons, by the State or by persons insured in the compulsory social insurance scheme.
The management of this is futfilled by the Social Insurance Institute (SII), ëhich is a public institution,
independent of the state. This system ëas built in 1993 and has responded to the most urgent needs of
social protection for those categories of the population that it coveres.
In compliance ëith economic developments and needs dictated by time, this system has alëays been subject
to continuous improvements and reforms .
Often insurance scheme has been subject of intense discussions as it absorbs a significant portion of the
budget funds. So, according to the data of the Budget, for social security ëill be transferred from the state
budget about 42 515 million All, ëhich confirms the role of this scheme not only in the lives of individuals
but also in the country's economy as a ëhole.
6
Hyrje
Sigurimet Shoqërore jane pjese e sistemit te mbrojtjes sociale te cilat synojne
shperndarjen e te ardhurave tek individet ne rast të pakesimit te te ardhurave te tyre.
Sistemet e mbrojtjes shoqërore i lejojne personat ekonomikisht aktivë, ose ata qe kane
qene te tille, si dhe personat qe banojne ne nje vend, te kene te drejten e nje
standarti jetese te caktuar si dhe ta permiresojne ne menyre te vazhdueshme ate, duke i
siguruar te gjithe anetareve te shoqerise minimumin e nje niveli te ardhurash, sherbimesh
sociale dhe shendetesore.
Aktualisht, administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH),
si institucion publik, shtetëror i pavarur. Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu
është përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie
që mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha.
Buxheti i skemes se sigurimit Shoqërore është nje-vjecar dhe shtrihet brenda vitit
ushtrimor buxhetor.
Sigurimet shoqërore në Shqipëri janë një nga komponentët e shtetit të mirëqënies sociale,
krahas kujdesit e sigurimit shëndetësor, asistencës dhe përfitimeve familjare. Në
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në objektivat sociale deklarohet se Shteti, brenda
kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të
përgjegjësisë private, synon standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të
mundshëm, përkujdesjen dhe ndihmën për të moshuarit, jetimët dhe invalidët; riaftësimin
shëndetësor, edukimin e specializuar dhe integrimin në shoqëri të të paaftëve. Neni 52 i
Kushtetutës parashikon se kushdo ka të drejtën e sigurimeve shoqërore në pleqëri ose kur
është i paaftë për punë sipas një sistemi të caktuar me ligj. Kushdo, kur mbetet pa punë
për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e
ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj.
Ashtu siç u përmend më lart, Kushtetuta ka njohur të drejtën për sigurime shoqërore, por
në plotësim të kushteve dhe sipas një sistemi të caktuar me ligj. Aktualisht sigurimi i
detyrueshëm shoqëror rregullohet me ligjin nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet
shoqërore në Republikën e Shqipërise” (i ndryshuar). Parimi bazë i funksionimit të
7
skemës së sigurimit të detyrueshëm shoqëror është parimi i solidaritetit, sipas të cilit ai që
punon si i punësuar, i vetëpunësuar apo punëdhënës, paguan kontribute dhe me
kontributet e grumbulluara paguhen përfitimet e atyre që janë të paaftë për pune për
shkak moshe, sëmundje etj.
Ndërsa nga njëra anë e drejta për sigurime shoqërore, si e drejtë e individit për mbrojtje
në rast pleqërie, sëmundje etj., është një e drejtë kushtetuese dhe bën pjesë në grupin e të
drejtave ekonomike dhe sociale të Kushtetutës, nga ana tjetër e drejta për sigurime
shoqërore është pjesë e rëndësishme e korpusit të të drejtave që burojnë nga marrëdhënia
e punës. Kështu, duke punuar e paguar kontribute, individi merr vetëpërgjegjësi për risqet
e së ardhmes, pasi një pjesë të të ardhurave nga puna i heq mënjanë për t`u siguruar.
Per mbulimin e shpenzimeve te mbrojtjes sociale ky sistem mbështetet ne nje financim te
dyfishte. Pjesa me e madhe e burimeve sigurohen nga te ardhurat qe vetë sistemi
grumbullon nga kontribuesit ndersa pjesa tjeter sigurohet nga transferimet e parashikuara
ne buxhetin vjetor te shtetit.
Shpesh skema e sigurimeve ka qenë subjekt i debateve të forta pasi ajo jo vetem thith një
pjesë jo të vogël të fondeve buxhetore por gjithashtu ne rrjedhen e viteve ka qene subjekt
i reformimeve te vazhdueshme per rishikimin e perqindjeve te kontributeve.
Gjithsesi, pavarësisht masave të marra, të ardhurat nga kontributet vazhdojnë të jenë të
ulëta krahasuar me shpenzimet për sigurime shoqërore, gjë që sjell varësi shumë të lartë
të skemës nga Buxheti.
Ndër vite, ritmet e rritjes së shpenzimeve kanë qenë ndjeshmërisht më të larta se sa ritmi i
rritjes së të ardhurave. Për më shumë, politika e rritjes së pensioneve ka qenë një faturë e
përballuar totalisht nga buxheti pasi të ardhurat e siguruara nga kontributet nuk kane
mundur te sigurojne nje financim te saj. Si rrjedhoje, hendeku midis shpenzimeve dhe të
ardhurave ka ardhur duke u thelluar dhe varësia nga buxheti i shtetit është kthyer në
domosdoshmëri.
8
Me këtë ecuri, nëse nuk merren masa urgjente për rritjen e numrit të kontribuesve dhe
uljen e evazionit, Shqipëria në të ardhmen do të harxhojë për sigurime shoqërore
pothuajse sa shpenzon për investime në rrugë, shkolla e spitale të marra së bashku.
Por, përderisa sigurimet shoqërore veprojnë si një mekanizëm për ruajtjen e një niveli të
ardhurash, si mjet për të mos rënë në varfëri, këtu edhe më poshtë do të studiohen tiparet,
funksionet, karakteristikat, menyra e funksionimit te skemes se sigurimeve shoqerore dhe
elementet perberes te saj per te kuptuar me mire rolin e saj në mireqenien e individit ne
shoqeri.
Qëllimi
Qëllimi i kësaj teme është të studiohet funksionimi skemës së sigurimeve shoqërore me të
gjithë komponentët përbërës të saj, në mënyrë që të përcaktohet mënyra e strukturimit te
saj, elementët përbërës si dhe të hidhet dritë mbi rëndësinë e kësaj skeme në jetën e
individëve të një shoqërie si dhe ndikimi I saj si në mirëqënien e tyre ashtu edhe ne
ekonominë e vendit në tëresi si dhe te vlerësohet zhvillimi dhe reformimi I kësaj skeme
në rrjedhën e viteve.
Objektivat
Të studiohet mënyra e organizimit të skemës së sigurimeve shoqërore
Të studiohet baza ligjore mbi të cilën mbështetet skema e sigurimeve shoqërore
Të përcaktohet ndikimi I kësaj skeme si në mireqënien individuale ashtu edhe të
shoqërise në tërësi.
Të vleresohen ndikimet reciproke ndërmjet sigurimeve shoqërore dhe zhvillimeve
ekonomike.
Te përcaktohen ndryshimet që ky sistem ka pësuar ndër vite.
Metodologjia
Kjo është një temë deskriptive e zhvilluar në baze te nje kerkim cilesor, I cili është
bazuar në hulumtimin e literaturave, legjislacionit dhe materialeve në dispozicion.
9
Fusha dhe fjalët kyce
Fjalët kyce që do te na vijnë në ndihmë për zhvillimin dhe kuptimin e kësaj teme janë:
Mbrojtje Shoqërore
Solidaritet social
Nevojë për siguri
Sistem instrumentash
Detyrim Ligjor i Kontributit
Mënyrë e financimit te skemes
Buxhetim i Skemes se sigurimeve
Reformim i Skems se Sigurimeve
10
KAPITULLI I
I.1 Kuptimi i Sigurimeve Shoqërore
Termi “sigurime shoqërore” e ka origjinën e tij në vitin 1934 kur presidenti Rusvelt
paraqiti platformën e “Neë Deal”, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte edhe ligji për
mbrojtjen sociale.
Përkufizimi më i pershtatshëm për këtë term është ai i dhënë nga ILO1:
“Mbrojtja shoqërore është përgjigja ndaj nevojës për siguri në kuptimin më të gjërë të
kësaj fjale,përmes një procesi të solidaritetit social dhe jo thjesht një sistemi
instrumentësh që garantojnë ketë siguri” 1.
Nëpërmjet këtij përkufizimi vërejmë së mbrojtja shoqërore:
është pjesë e rëndësishme e jetës së organizuar shoqërore, e cila synon
përmbushjen e nevojave bazë, pa të cilat nuk mund të ketë siguri;
është nje veprimtari e vazhdueshme e shoqerisë për t’i dhënë siguri anëtareve të
saj ndaj humbjes apo reduktimit të burimeve të jetesës (p.sh të ardhurave për
shkak të papunësisë, pleqërisë, paafësisë etj)
ka një rol të ëne për mbështetjen në rast të nevojës për kujdes mjeksor apo
për sherbime sociale në përgjithësi.
Pra, mund të themi që:
Kontributi i sigurimeve shoqërore është2:
detyrimi mbi pagën, në
një përqindje të caktuar të saj, i cili
paguhet nga personat ekonomikisht aktiv, nga shteti apo nga personat e siguruar në skemën e
sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Detyrimi për të paguar kontributin e sigurimeve të detyrueshme shoqërore shprehet në të
ardhmen, në të drejtën e individit për të përfituar nga këto skema.
1 ILO – International Labour Organization
2 http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore
11
I.2 Historiku i Sigurimeve Shoqërore ne Shqipëri
Akti i parë ligjor në fushën e sigurimeve shoqërore, në Shqipëri, është Ligji "Pensionet
Civile", Nr. 129, datë 28.10.1927. Sistemi, nga i cili përfitonin vetëm nëpunësit e
administratës civile, u ngrit sipas modelit, që krijoi në vitin 1889 në Perandorinë
Gjermane Bismarck -u, burri i shquar gjerman i shtetit, i shek.19-të 3.
Motori i atij sistemi ishte parimi i solidaritetit mes brezave. Brezat e rinj, të aftë për punë,
punonin për të siguruar jo vetëm veten e tyre, por edhe brezat e moshës së tretë, të paaftë
për punë.
Vetë përmbajtja e këtij akti ligjor presupozon se kanë ekzistuar, edhe më parë, dispozita
rregulluese për pensionet. Disa shoqëri të huaja, që vepronin në Shqipëri, në mënyrë
vullnetare kishin zhvilluar rrjetin e mbrojtjes në punë, ku një vend të veçantë zinin
sigurimet shoqërore nga aksidentet në punë. Po kështu, me akte të veçanta, shteti kishte
përcaktuar pensionet për punonjësit shtetërorë dhe ushtarakët.
Vendosja e një sistemi më të plotë të sigurimeve shoqërore përkon me Gushtin e vitit
1947. Ky sistem u plotësua dhe konsolidua më tej në vitin 1966, me miratimin dhe
fillimin e zbatimit të Ligjit nr. 4171, datë 13.09.1966 “Për sigurimet shoqërore shtetërore
në RPSSH”.4
I modeluar në përshtatje me sistemin politik socialist dhe i bazuar në zhvillimet e një
ekonomie të programuar në mënyrë të detajuar nga një qendër, sistemi i sigurimeve
shoqërore, ishte nga njëra anë shumë gjeneroz dhe nga ana tjetër nuk siguronte mbrojtje
të plotë sociale.
Ai parashikonte mosha të ulta të daljes në pension dhe trajtim të diferencuar për kategori
të caktuara personash.
Përgjatë periudhës 1947-1992, me synimin e kufizimit të kostove ekonomike, sistemi i
sigurimeve shoqërore u zhvillua i ndarë në dy skema: një për të punësuarit e sektorit
shtetëror dhe tjetra për anëtarët e kooperativave bujqësore. Keto dy skema dalloheshin
3 ëëë.issh.gov.al 4 http://ëëë.gazetametropol.com/issh-20-vjet-sfida-dhe-risi/
12
esencialisht nga njëra - tjetra në disa drejtime, por kryesisht nga madhësia e përfitimeve
për pjesëmarrësit e tyre. Skema e sigurimeve për anëtarët e kooperativave bujqësore
ofronte përfitime mjaft të ulta, që nuk i kalonin 60% të të ardhurave mujore minimale që
ofronte skema e sigurimeve shtetërore.
Transformimet e thella politike e social-ekonomike të vendit në vitet 90të, bënë të
domosdoshme ndërmarrjen e një reforme rrënjësore të sistemit të sigurimeve shoqërore, e
cila synonte nga njëra anë ndalimin e degradimit të mëtejshëm të skemës së pensioneve
dhe nga ana tjetër zgjedhjen e një sistemi eficient, që do të përballonte jo vetëm
problemet emergjente të periudhës dhe kostot e mbartura, por dhe do t’i rezistonte kohës
e t'u shërbente brezave të ardhshëm.
Për këtë arsye, me 11 Maj 1993, Parlamenti aprovoi Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet
Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i cili hyri në fuqi në Tetor të atij viti, duke
vendosur një sistem të ri, në themel të të cilit janë parimet e drejtësisë sociale.
Aktualisht, administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH),
si institucion publik, shtetëror i pavarur. Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu
është përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie
që mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha.
Skema e mbrojtjes sociale në Republikën e Shqipërisë siguron mbrojtje për të gjitha
kategoritë e popullsisë, nëpërmjet skemave dhe ligjeve të veçanta si për sigurimet
shoqërore, për sigurimet shëndetësore, për ndihmën ekonomike dhe shërbimet shoqërore,
etj.
I.3 Rendesia e te drejtes se Sigurimeve Shoqërore
Sigurimet shoqërore luajnë një rol tepër të rëndësishem jo vetëm në jetën e individëve,
por edhe në aspektin ekonomik e politik të një vendi.
13
Pra, të flasësh per rëndësinë e sigurimve shoqërore është e rëndësishme të ndalesh në tre
aspekte të rëndesishme dhe më konkretisht në atë politik, ekonomik e social5.
Rëndësia politike e të drejtës së sigurimeve shoqërore buron nga fakti se
problemet sociale në shtet jane tepër te rëndësishme, dhe përbëjnë çështje
shqetësuese të shtruara për zgjidhje në politikat sociale.
Rëndësia sociale e të drejtës së sigurimeve shoqërore vërehet në objektin e saj
dhe subjektet që ajo mbulon. Skema e sigurimeve shoqërore në Shqipëri ka rol të
rëndësishëm në kuadër të mbrojtjes sociale. Mbrojtja sociale ka per qellim
mbulimin sa me kompleks te individeve ne shoqëri, ndaj cdo pasoje negative
sociale apo edhe financiare. Rëndësia sociale shprehet në ndihmën që jepet për
individët në rast sëmundje,invaliditet,vdekje, apo rritje të një moshe të caktuar.
Gjithashtu, individët në nevojë përfitojenë ndihma ekonomike nga shtetit nëse të
ardhurat e familjes janë më të ulëta se niveli minimal i jetesës, duke u mundësuar
kështu një jetesë normale.
Rëndesia ekonomike e të drejtës së sigurimeve shoqërore rezulton nga lidhja e
ngushtë që kanë normat e kësaj të drejte me marrëdheniet e punës dhe me
zhvillimin ekonomik të vendit.
Rëndësia ekonomike është e rendësishme të shihet në dy aspekte thelbësore:
1- Nga këndveshtrimi I Individeve (kontribuesve) - si përfitues të drejtëpërdrejtë i
fondeve të kësaj skeme duke siguruar në këtë mënyrë një standart minimal jetese
dhe uljen e vështirësive të tyre ekonomike.
2- Nga kënveshtrimi I politikave publike – si një zë I rëndësishëm I buxhetit të
shtetit, I cili thith një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave te shtetit. Të
ardhura të cilat I privohen sektorëve të tjerë ekonomik.
5 http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore
14
I.4 Funksionet e Sistemit te Sigurimeve Shoqërore
Sistemet e mbrojtjes shoqërore përmbushin disa funksione sociale të rëndësishme
për mbështetjen e ndërsjelltë ndërmjet palëve në një marrëdhënie juridike sociale, si dhe
integrimin e individëve në jetën sociale6.
Funksionet bazë të sistemit të mbrojtjes shoqërore janë:
funksioni parandalues,
Ky funksion i lejon personat ekonomikisht aktiv, ose ata që kanë qenë të tillë, si dhe
personat që banojnë në një vend, të kenë të drejtën e një standarti jetese të caktuar si dhe
të permriësimit të vazhdueshëm të tij;
Funksionin mbrojtës7
Ky funksion i siguron të gjithë anëtareve të shoqerisë minimumin e një niveli të
ardhurash, shërbimesh sociale dhe shëndetësore.
Sigurimet shoqërore janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale të cilat synojnë
shpërndarjen e të ardhurave tek individët në rast pakësimit të të ardhurave të tyre.
6 E drejta e punes dhe sigurise sociale – Dr. Arlinda Ymeraj 2011
7 http://ëëë.coe.int/t/dg3/sscssr%5CSource%5CGlossALB.pdf
15
KAPITULLI II
II.1 Parimet e pergjithshme te Sigurimeve Shoqërore
Parimet e përgjithshme në të cilat mbështetet sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe sigurimet
shoqërore në vecanti janë8:
A. universaliteti;
B. uniformiteti;
C. plotësimi;
D. mjaftueshmëria,
E. garancia;
F. pjesmarrja.
A. Parimi i universalitetit shprehet në:
shtrirjen e fushës së veprimit të një ligji në gjithë territorin e RSh,
(fusha territoriale e zbatimit te ligjit)
në të gjithë personat të cilët janë ekonomikisht aktiv në një gjendje të caktuar
ekonomike/shoqërore (personat e mbuluar nga zbatimi i ligjit).
Nëpërmjet parimit të universalitetit:
sigurohen dhe garantohen përfshirja në skemë për cdo subjekt,sipas kritereve të
përcaktuara me ligj.(kritere moshe, periudhe sigurimi, detyrim për pagesën e
kontributeve, niveli të ardhurash etj)
u krijohet mundësia të gjithë subjekteve të sistemit të njihen me përmbajtjen e
skemës, të zbatojnë kriteret dhe rregullat e përcaktuara në të, dhe në përfundim të
përfitojnë prej saj; (njohja me kriteret e përfshirjes,detyrimet dhe kriteret e përfitimit)
realizohet ndërgjegjesimi i personave të cilët janë ekonomikisht aktiv, për tu
përfshirë në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror, duke mos iu fshehur
detyrimeve që burojnë prej tij (për skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror);
8 Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”
16
subjektet e përfshira në të kanë mundësinë të kontrollojnë organizimin dhe
administrimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror.
B. Parimi I Uniformalitetit9
Parimi i uniformitetit synon zbatimin e rregullave të njëjta për të gjthë subjektet që janë
ose do të përfshihen në sistem,në përputhje me statusin që individi ka si person
ekonomikisht aktiv (punëmarrës, i vetëpunësuar,punëdhënës) apo gjendjen ekonomike të
tij.
Parimi i uniformitetit vendos rregulla të njëjta pavarësisht përkatësisë profesionale e
shoqërore të individit, si në drejtim:
a)të përfshirjes në skemë, ashtu edhe në lidhje me
b)të drejtën për të përfituar
Parimi i uniformitetit gjen shprehjen e tij në rastet kur:
përcaktohet rritja e pagës kufi minimale dhe maksimale për efekt të pagesës së
kontributit të sigurimeve shoqërore (cdo vit me vendim të Keshillit te Ministrave);
përcaktohet kontributi i detyrueshëm që duhet të paguajnë të vetëpunësuarit dhe
punëdhënësit;
rriten përfitimet, në masë të njëjtë për përfitimet brenda të njëjtit lloj (pensionet e
pleqërisë, familjare dhe invaliditetit);
përcaktohen rregullat e njëjta lidhur me parashkrimin e të drejtave, kthimin e
shumave të marra tepër etj.
C. Parimi I plotësimit
Sipas parimit të plotësimit, duhet që përfitimet që u ofrohen individëve brenda sistemit të
mbrojtjes shoqërore, të jenë të kombinuara, pra në plotesim të njera-tjetrës.
9 Cikel Leksionesh – A.Shtylla
17
Parimi i plotësimit ka për qëllim mbulimin sa më kompleks të individëve në shoqëri, ndaj
cdo pasoje negative sociale apo edhe financiare..
Për të realizuar këtë qëllim, synohet që të ketë një shpërndarje të përfitimeve, në skema të
ndryshme të sistemit të mbrojtjes shoqërore, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën.
Shpërndarja e përfitimeve relizohet në tre mënyra:
1.Sigurimi për të ardhmen në lidhje me ngjarje sociale të caktuara si:
-sëmundje,
-invaliditet,
-vdekje,
-arritja e një moshe të caktuar.
Sigurimi në këto raste bëhet mbështetur në kontributet që paguan vetë individi.
2.Mbështetja me ndihma ekonomike nga shtetit nëse të ardhurat e familjes janë më të
ulëta se niveli minimal i jetesës. Këto ndihma ekonomike janë të financuara nga buxheti i
shtetit.
3.Ndihma nga organizata të ndryshme jofitimprurëse/persona juridik privat, te cilat mund
të jenë në natyrë ose në të holla. Këto ndihma jepen per njerez në nevojë dhe pa mjete
mbështetëse.
D. Parimi I mjaftueshmërisë
Sipas këtij parimi, synohet të ketë një shpërndarje të përfitimeve, në drejtim të individëve në
nevojë duke patur parasysh se10
:
sa i takon individit në përputhje me atë që ai ka kontribuar (sigurimi i detyrueshëm
shoqëror), apo gjendjen e të ardhurave që ai ka (skema e ndihmës ekonomike);dhe
sa është nevoja për të patur një nivel përfitimi sa më të mirë të mundshëm në
përputhje me kapacitetet që janë (të ardhurat e grumbulluara për skemën e
sigurimeve shoqërore/buxhetin e shtetit për ndihmën ekonomike).
10
ëëë.oecd-ilibrary.org/search
18
Për realizimin e shpërndarjes së pëfitimeve sipas këtij parimi përcaktohen kritere
përfitimi në:
-skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror,
-skemën e ndihmës ekonomike;
-shërbimet sociale, nga institucionet rezidenciale të përkujdesit shoqëror.
E. Parimi I Garancisë11
Sipas këtij parimi, kërkohet që në sistemin e mbrojtjes shoqërore të vendosen:
garanci ligjore;
garanci ekonomike.
Garancia ligjore shprehet në përcaktimet ligjore dhe nën ligjore të:
të drejtave të individëve,
kritereve që ata duhet të përmbushin për të përfituar
sanksioneve që do të ndërmeren ndaj subjekteve që cënojnë zbatimin e këtyre
të drejtave.
si dhe në përcaktimin ligjor të procedurave të ankimimit të subjekteve
(ankimimin administrativ, ankimimin gjyqësor)
Garancia ligjore siguron individët për vazhdimësinë e gëzimit të të drejtave të tyre
pavarësisht reformave ekonomike/sociale që mund të ndodhin në të ardhmen (parimi I
moscënimit të të drejtave të njohura më parë me ligj)
Garancia ekonomike synon garancinë:
për përfitime materiale të vazhdueshme;
e përfitimeve të detyrueshme nga shteti.
Shteti subvencionon pagimin e përfitimeve të caktuara, nësë nuk ka mundësi që ato të
përballohen nga të ardhurat e mbledhura në skemë (sigurimi detyrueshëm shoqëror).
11 http://ëëë.scribd.com/doc/26066486/Parimet-e-Pergjithshme-Te-Sigurimeve-Shoqerore
19
Niveli i garancisë ekonomike është i ndryshëm në shtete të ndryshme dhe është i lidhur
ngushtësisht me zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit
F. Parimi I Pjesëmarrjes
Parimi i pjesmarrjes synon që subjektet përfituese nga sistemi i mbrojtjes shoqërore të
kenë:
pjesmarrje ligjore;
pjesmarrje ekonomike.
Pjesmarrja ligjore, është e drejta që kanë individët/grupet e individëve/shoqatat për:
tu bërë pjesë e procesit të ndërmarrjes së nismës ligjore/nënligjore,
të kontrolluar administrimin dhe veprimtarinë e organeve shtetërore të ngarkuara
për administrimin e skemave të sistemit të mbrojtjes shoqërore
Pjesmarrja ligjore e individëve/grupeve të individëve/shoqatatve në asnjë rast nuk duhet
të jetë në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim, si dhe
politikat ekonomiko-sociale të shtetit.
Pjesmarrja ekonomike shprehet me:
detyrimin konkret që subjektet kanë për skemën e sigurimit të detyrueshëm
shoqëror,pra kryerjen e pagesës se kontributit;
Individet nepërmjet kryerjes se pagesës së kontributit ndikojnë në rritjen e të ardhurave
në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror,pra në rritjen e përfitimeve të tyre.
të drejtën e individëve për të marrë pagesa (këste përfitimi) nga skema e sigurimit
të detyrueshëm shoqëror, ndihma ekonomike etj.
Individët duke marrë pagesa nga fondet e programuara nga buxheti i shtetit për ndihmën
ekonomike ndaj tyre, bëhen pjesmarrës në financimin e shpenzimeve që jep shteti për ta.
20
II.2 Tiparet e Sigurimeve Shoqërore12
Sigurimet Shoqërore kanë disa tipare13
:
A. Karakteri Kushtetues
B. Detyrimi ligjor
C. Buron nga marrëdheniet e punës
D. Karakteri fitimpurës
E. Karakteri jo-fitimprurës
F. Pagesë personale
G. Përshtatshmëria për të përfituar
H. Mënyrë e vecantë përfitimi
Figura 1 : Tiparet e Sigurimeve Shoqerore
12
Public Finance and Public policy – Arey L. Hilman 13 Kushtetuta e Shqiperise – Neni 53
Tiparet
Karakteri kushteturs
Detyrim ligjir
Buron nga marredheniet
e punes
Karakteri fitimprures
Karakteri Jo-fitmprures
Pagese personale
Pershtatshmeria per te perfituar
Menyre e vecante perfitimi
21
A. Karakteri Kushtetues
Sigurimi Shoqërore është nje detyrim me karakter kushtetues14
.
Neni 53 I Kushtetutës citon:
“Kushdo gëzon të drejtën e sigurimeve Shoqëroree në pleqëri ose kur bëhet I paaftë për
punë sipas një sistemi të percaktuar me ligj.”
B.Detyrim ligjor
Sigurimi i detyrueshem Shoqërore është një detyrim ligjor për personat ekonomikisht
aktiv.
Në këtë skemë sigurimi, vëtë statusi që personi ka, si person ekonomikisht aktiv,
(punëdhënës, punëmarrës, të vetëpunësuar), e detyron atë që në bazë të ligjit të përfshihet
në skemën e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.
Personat ekonomiksht aktiv, të përfshirë në skemën e sigurimit te detyrueshëm Shoqëror
janë të detyruar ligjërisht të paguajnë kontributet në këtë skemë.
Pagesa e kontributit në këtë skemë realizohet në bazë të një kontrate të lidhur ndërmjet:
- punëdhënësit dhe organeve të sigurimeve Shoqërore, për vetë punëdhënësin dhespunëmarrësit e tij,
-të vetëpunësuarit dhe organeve të sigurimeve- Shoqërore, për vëtë të vetëpunësuarin dhe punëmarrësit
Ndërkohë personat e përfshirë në skemën e sigurimit vullnetar Shoqëror, pjesmarrjen në skemë
e zgjedhin vullnetarisht, për rrjedhojë edhe pagesa e kontributit të sigurimit vullnetar prej
tyre është një zgjedhje e vullnetshme individuale e tyre.
Në sigurimin vullnetar individi e merr përsiper këtë detyrim nëpërmjet një kontrate
individuale që ai lidh me Institutin e Sigurimeve Shoqërore..
14
Kushtetuta e Shqiperise – Neni 53
22
C.Buron nga marrëdhëniet e punës 15
Cdo person I cili kryen një punë të ligjshme, është i detyruar që të sigurohet në skemën e
sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.
Një punë konsiderohet e ligjshme kur ajo është e formalizuar në përputhje me
përcaktimet e legjislacionit të punës në fuqi.l
Marrëdhënia e punës formalizohet, kur ajo shoqërohet me një kontratë pune ndërmjet
punëdhënësit dhe punëmarrësit, e cila mund të jetë me afat të përcaktuar ose të pacaktuar.
Gjatë kohëzgjatjes së marëdhënies së punës, subjektet e saj janë të detyruara që të
paguajnë kontributet e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.
Pse?
Sepse gjatë gjithë kësaj periudhe këta persona do të konsiderohen si ekonomikisht aktiv. Për
realizimin e të ciles ka lidhur një marrëdhenierjuridike pune.
Po personave ekonomikisht aktiv, punëdhënës apo të vetëpunësuar, të cilet nuk kanë një
marrëdhënie pune të varur, kur iu lind detyrimi për të paguar kontributin e sigurimeve të
detyrueshme Shoqërore?
Kjo kategori personash, në momentin që rregjistrohen pranë Qëndres Kombëtare
tërRregjistrimit, konsiderohen si subjekte ekonomikisht aktive dhe prej këtij momenti ata
kanë detyrimin e pagimit të kontributeve të sigurimeve Shoqërore.
Shmangia e personave ekonomikisht aktiv nga detyrimi për të paguar kontributin e
sigurimeve të detyrueshme Shoqërore, do t konsideronte:
marrëdhënien juridike të punës (për punëmarrësin)
aktivitetin ekonomik (për punëdhënësit dhe të vetëpunsarit) në kundërshtim me
rregullimet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Pra nj veprim I tillë do të shndërronte
marrëdhënien juridike të punës në një marrëdhënie joformale, pra puna do të
konsiderohej e “zezë” , dhe
aktivitetin ekonomik në një aktivitet informal.
15
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/05/reforma-sociale-dhe-skema-e-kontributeve/
23
D.Karakteri Fitimprurës
Skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror konsiderohet nga pikpamja sociale me
karakter fitimprurës16
. Sepse:
1-Qëllimi i skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror është mbulimi I personave
ekonomikisht aktiv,me përfitime në rast të pakësimit apo humbjes së të ardhurave të tyre.
2- Përfitimet që ofrohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror janë pjesë e
skemës së mbrojtjes sociale të individëve.
3-Përfitimet synojnë të zbusin efektet negative, financiare apo edhe psikologjike.
(shembuj paaftësia e përkohshme në punë,(pensioni i pleqerisë, invaliditetit, familjar)
5-Karakteri Jofitimprurës
Karakteri jofitimprurës I skemës së sigurime eShoqërore është i lidhur me menyrën e
funksionimit ekonomik, menaxhimit te Fondit te Sigurimit të Detyrueshem Shoqëror.S
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror formohet nga të ardhurat që grumbullohen
nga kontributet e personave të siguruar në skemë.
Të ardhurat e grumbulluara në Fondin eeSigurimit të Detyrueshëm Shoqëror, përdoren
për të përballuar shpenzimet për përfitimet që jepen në atë periudhë kohore nga skema e
sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.sM
Mund të ndodh që si rrjedhojë e:
rritjës së numrit të personave të siguruar në skemë;-rritjes personaiguruar ne
deklarimit real të pagës së punëmarrësve, për efekt pagese kontributi të
sigurimeve Shoqërore;kontributi te sigurimeve Shoqërore;
rritjes së pagës kufi (minimale dhe maksimale), për efekttpagese kontributi
sigurimesh Shoqërore;sigurimesh Shoqëroree;
të kemi një tejkalim të të ardhurave të planifikuara për tu mbledhur, për atë periudhë
kalendarike në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror.
16 http://ëëë.scribd.com/doc/26066558/Tiparet-Dhe-Burimet-e-Sigurimeve-Shoqerore
24
Teprica e të Ardhurave e siguruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror, nuk
mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër përvecse për pagimin e përfitimeve nga skema e
sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.sigurimit te detyrueshem Shoqërore
Teprica e fondeve nuk mund të investohet apo të hyjë në qarkullim në bursë, për arsye se
njëtinvestim me një shkallë të caktuar risku, mund që në një moment të shkaktojë
një humbje për fondin, gjë e cila mund të trondiste dhe tëfrrezikonte funksionimin e vetë
skemës.rT
Teprica e të Ardhurave të krijuara kalon fondin rezervë të vetë skemës së sigurimeve
Shoqërore dhe përdoret për:
të siguruar përballimin e shpenzimeve, për pagimin e përfitimeve për një periudhë
të caktuar kohore, në rast nevoje (shembulli i vitit 1997)1997
rritjen e masës së përfitimeve, por gjithmonë-duke garantuar një fond i cili do të
mbulojë pagesën e përfitimeve në rast nevoje.p-
uljen e përqindjes së kontributit të sigurimit të detyrueshëm Shoqëror;sigurimit
realizimin e politikave sociale të cilat kanë-të bëjnë me përmirësimin e kushteve
për lindjen e së drejtës për të përfituar (vendosja e kushteve më të favorshme
për individin e siguruar, per marrjen e njëipensioni, të ardhure paaftesie etj)
Aktualisht legjislacioni shqiptar ka parashikuar investimin e fondit rezervë,me qellim
rritjen e të ardhurave të gjendura në të, vetem në bono thesari,,investim ky pa risk për
këto të ardhura.Pra tepricat e fondeve të grumbulluara nuk mund të përdoren për asnjë
lloj aktiviteti fitimprurës, por vetëm për shpenzimet për përfitime.perfitimensioni, te
ardhure paaftesigesen e perfitimeve
F.Pagesë Personale
Përqindja e kontributit të sigurimeve Shoqërore ekonsiderohet si një pagesë personale
sepse është një pagesë që buron17
gese qe buron:
17 Ligji nr.7703, datë 1.05.1993 “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë
25
nga një marrëdhënie juridike individuale pune, në të cilën kërkohet kryerja e
punës personalisht (për punëmarrësin);(p7er punemarresin);
nga aktiviteti ekonomik individual (për të vetëpunësuarit),vetepunesuarit),7
paga e punës së punëmarrësit, fitimi/dividenti-që siguron i vetëpunësuari apo
punëdhënësi.q10
1daS
Si rrjedhim I pagesës personale të kontributit, të siguruarit kanë të drejtën edhe të
përfitimeve personale. Pra përfitimet që burojnë nga kjo skemë I takojnë personalisht
vetë të siguruarit.10
Përjashtim nga rregulli i mësiperm bëjnë pensionet familjare, ku pagesa e kontributit
bëhet nga vetë i siguruari, ndërkohë që përfitimin e marrin të mbijetuarit, persona në
ngarkim të tij.
G.Përshtatshmëria për të përfituar
Për të përfituar nga skema e sigurimeve Shoqërore, të siguruarit duhet të plotësojnë
kushtet e percaktuara në legjislacionin e sigurimeve Shoqërore.
Nëse subjektet plotësojnë kushtet e mëposhtme:meposhteme:
kanë paguar kontributet e sigurimeve Shoqërore-për degën nga e cila do të
përfitoj, (shembuj)per
moshën (për pensionet);-m
kanë një shkallë të caktuar paaftësie për punë, e deklaruar kjo me vendim të Komisionit
Mjeksor të Caktimit të Aftësisë për Punë (për pensionet e invaliditetit);pensionet
periudhën e sigurimit për përfitimin që do të marrëmarre8
atëherë individi konsiderohet i përshtatshëm për të përfituar.p
26
H,Mënyrë e vecantë Financimi
Ky tipar I skemës është I lidhur ngushtësisht me tiparin jofitimpruës të skemës.tSkema e
sigurimit të detyrueshëm Shoqëror ka një skemë financimi të vecantë e cila është e
mbështëtur në të ardhurat e grumbulluara nga personat ekonomikisht aktiv në të. aktiv ne
Por a mundet skema të financohet tërësisht nga kontributet e mbledhura, apo shteti
financon një pjesë të saj?pjese te saj?
Skema me raportet e varësisë që ekzistojnë (raporti kontribues/përfitues), përpiqet të
vetëfinancohet.veMtefinancohet.
Megjithatë në skeme ka edhe subvencionime që bëhen nga buxheti i shtetit për11
: bu
kategori të vecanta të siguruarish në skemë (të vetëpunësuarit në bujqësi, të
papunët, persona të cilët janë përfitues nga trajtime të vecanta apo skema
pensionesh shtetërore supelementare)skema pensionesh shteterore supelementare)
rritje të përfitimeve që ofrohen në skemën e-sigurimit të detyrueshëm
Shoqëror;sig
zgjidhjen e situatave të vështira si rrjedhojë e mospërballimit të shpenzimeve në
skemë.ne Garantimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror nga shteti
është një parim që është i përcaktuar me ligj. (Ligji nr.7703, datë 1.05.1993 “Për
sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë)
Mund të thuhet gjithashtu se skema e Sigurimeve Shoqërore paraqitet në dy forma, si me
karakter fitimprurës ashtu dhe me karakter jo-fitimprurës.
II.3 Faktorët që ndikojnë në Sigurimet Shoqërore
Sistemi i mbrojtjes Shoqërore në përgjithësi, ndikohet nga një sërë faktorësh ekonomik,
social dhe politik.
Këta faktorë ndikojnë në vendosjen e ekuilibrave financiar dhe social të vendosur në
skemën e sigurimeve Shoqërore, por edhe në hartimin e politikave të reja në sistem.
27
Faktorët mund të jenë18
:
1. demografik,
2. ekonomik,
3. politik.
II.3.1 Faktorët Demografik
Faktorët demografik ndikojnë në gjëndjen aktuale të skemës së sigurimeve Shoqërore,
por edhe në perspektivën e saj.
Paqëndrueshmeria demografike sjell ndryshime në:
në të ardhurat e skemes së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror,
në shpenzimet e skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.
Komponentët e mësiperm janë tepër të rëndësishëm në përcaktimin e ecurisë dhe
perspektivës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror
Faktorët demografik që ndikojne në skemë janë:
plakja e popullsisë,
lëvizjet imigratore brenda vendit,
lëvizjet emigratore.
II.3.1.1. Si ndikojnë këta faktorë?19
1.Plakja e popullsisë
Për të vlerësuar moshën e popullsisë merren në konsideratë:
18
Social Inclusion and Social protection in Albania – European Commision (2008) 19 http://mpcs.gov.al/migracioni/463-konferenca-e-trete-rajonale-per-sigurimet-shoqerore
28
a)lindjet,
b)vdekjet si dhe
c)shkalla e emigrimit e popullatës në një territor të caktuar.
Mbështëtur ne këto të dhëna vleresohet që brenda një kohështrirje të caktuar:
-sa është mosha mesatare e popullsisë,
-sa është ndikimi i saj në rritjen/uljen e të ardhurave të sigurimeve Shoqërore,
-sa është ndikimi i saj në rritjen/uljen e shpenzimeve të sigurimeve Shoqërore.
Mbështëtur në këto të dhëna mund të përpunohen politika financiare dhe sociale
për skemen e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror,me qëllim sigurimin e ekuilibrave në të.
2.Lëvizjet imigratore20
Lëvizjet imigratore brenda vendit, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë:
në strukturën moshore të popullsisë për atë territor, për rrjedhojë dhe
në gjendjen e tregut të punës në atë rajon,parë në këndveshtrimin e fuqisë
punëtore.
Këto fenomene të ndikuara nga ky proces imigrimi, ndikojnë në vështirësi të tilla si:
mungesa e vendeve të punës për të gjithë fuqinë punëtore në atë territor
gjeografik;
në pakësimin e të ardhurave në skemën e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror,
rritjen e numrit të familjeve të cilat janë në nivel të pamjaftueshëm jetese, pra
të cilat duhet të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike.
20 http://ëëë.gazetametropol.com/issh-20-vjet-sfida-dhe-risi/
29
3.Lëvizjet emigratore
Lëvizjet emigratore ndikojnë gjithashtu drejtpërdrejt në skemën e sigurimeve Shoqërore
në drejtim të:
uljes së të ardhurave në skemë;
uljes së shpenzimeve në skemë.
•Ulja e të ardhurave vjen si rrjedhojë e uljes së fuqisë punëtore në vend, pra ul numrin e
personave ekonomikisht aktiv në skemë (kontribuesve në skemë)
•Ulja e shpenzimeve ndikohet nga ulja e numrit të personave të cilët plotësojnë kushtet
për të përfituar sipas:
a)skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror;
b)skemës së ndihmës ekonomike.
Meqënëse emigrantet nuk janë ekonomikisht aktiv në vend ata nuk kontribuojnë në
skemë,për rrjedhojë këto periudha nuk u njihen si periudha sigurimi.
Mosplotësimi i periudhës së sigurimit të kërkuar për të përfituar, nuk i vendos emigrantet
në kushte për të përfituar nga skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror. Gjithashtu
qënia e një anëtari të familjes emigrant,mbështëtur në ligjin e ndihmës ekonomike e
përjashton familjen nga e drejta për të përfituar nga skema e ndihmës ekonomike.
II.3.2 Faktorët Ekonomikë
Ekonomia dhe ritmet e rritjes së saj, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në skemën e
sigurimeve Shoqërore. Një ekonomi me ritme të qëndrueshme rritje ndikon në rritjen e të
ardhurave të bizneseve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të përkthehen si në
hapje të vendeve të reja të punës ashtu edhe në rritjen e të ardhurave për punëmarrësit.
Të dy këto elementë ndikojnë në rritjen e:
30
numrit të kontribuesve në skemë, dhe
të ardhurave të cilat mblidhen në skemë.
Një Fond me të ardhura të mjaftueshme, është në gjëndje të përballojë si pagesa
shpenzimesh për përfitime për një numër më të madh përfituesish, ashtu edhe një nivel
më të lartë përfitimi.
II.3.3 Faktorët Politikë
Drejtimet politike majtas apo djathtas të një vendi ndikojnë orientimin që do të
kenë politikat sociale në drejtim të individëve dhe grupimeve Shoqërore që përfitojnë prej
tyre.
Mbështëtur në drejtimin politik të një qeverie, hartohen dokumente politike të cilat kanë
për qëllim mbështëtjen e një grupimi Shoqëror apo një tjeteri (shembull mbështëtje me
politika për punëdhënësit/punëmarrësit).
Në varësi të këndvështrimit që politika ka për subjektet të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes së saj,
ndërmerren edhe nisma ligjore dhe nënligjore me fokus këtë grupim Shoqëror
Kështu nëse për politikën në qendër të vëmendjes është punëmarrësi, atëherë një politikë që mund të
ndërmerret është:
krijimi i vendeve të reja të punës,
ulja e ngarkesës së kontributit që paguhet nga punëmarrësi,
përmirësimi i kritereve për të përfituar një pension,
rritja e masës së përfitimeve etj.
Megjithatë realizimi i këtyre nismave nuk mund të realizohet pa u shoqëruar edhe me
politika të cilat:
nxisin biznesin për krijimin e vendeve të reja të punës,
uljen e ngarkesës fiskale për punëdhënësit,
detyrojnë punëdhënësit të sigurojnë punëmarrësit duke rritur numrin e
kontribuesve, por edhe nivelin e të ardhurave në skemë etj
31
KAPITULLI III
III.1 Buxhetimi i skemës së sigurimeve Shoqërore
Buxheti i skemës së sigurimit Shoqërore është një-vjecar dhe shtrihet brënda vitit
ushtrimor buxhetor21
.
Buxheti i skemës së sigurimeve Shoqërore është një-vjetor sepse:
planifikimi i të ardhurave që do të grumbullohen në Fond nga kontributet është i
një-vjetor;
në vitin buxhetor në vazhdim mund të ketë politika përfitimesh të cilat e shtrijnë
fuqinë juridike në atë vit, për rrjedhojë ato ndikojnë në përcaktimin e nivelit të të
ardhurave që duhet të ketë Fondi në atë vit;
shpenzimet për përfitime ndryshojnë nga viti në vit (si rrjedhojë e strukturës
moshore të popullsisë për atë vit), për rrjedhojë nuk mund të ketë planifikim të
tyre për disa vite.
Ky buxhet është i ndare në:
a. Buxhet lokal dhe rajonal;
b. Buxhet administrativ.
Buxheti lokal dhe rajonal është planifikimi që bëhet për një rreth apo rajon të caktuar lidhur me
komponentët si:
a. Të ardhurat që duhet të realizojë për vitin buxhetor;
b. Numrin e përfituesve për cdo lloj përfitimi si dhe madhësia mesatare e tij;
c. Shpenzimet që do të paguhen për përfituesit në bazë të një planifikimi lidhur
me numrin e përafert të tyre.
Buxhetimi i të ardhurave dhe shpenzimeve është i ndarë ne tre-mujore (dhe më tej këto
periudha janë të ndara në muajore),dhe në bazë të këtyre periudhave vlerësohet si janë
realizuar komponentët e tij.
21 http://ëëë.scribd.com/doc/26066465/Buxhetimi-i-Skemes-Se-Sigurimve-Shoqerore
32
Buxheti i zyrave rajonale të sigurimeve Shoqërore miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme
e ISSH në përputhje me nevojat dhe buxhetin e përgjithshëm22
.
Në buxhetin rajonal përmbahet buxheti i agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore,
struktura e të cilave është e njëjtë me strukturën e buxhetit rajonal.
Buxheti i aprovuar për agjencitë dhe drejtoritë rajonale të sigurimeve Shoqërore mund të
rregullohet nga Këshilli Administrativ brenda vitit ushtrimor buxhetor, por me kusht që
rregullimet në total të mos kalojnë shumat e programuara në Fondin Bazë.
Pjesë e buxhetit, përfshirë këtu edhe atij lokal dhe rajonal është, edhe buxheti administrativ, në të
cilin planifikohen shpenzimet administrative që kryhen për menaxhimin e skemës së
sigurimeve Shoqërore.
Shpenzimet administrative nuk duhet të tejkalojnë 5% të shpenzimeve totale të skemës së
sigurimeve Shoqërore për vitin buxhetor (përcaktim ligjor nr.67/3).
Shpenzimet administrative gjithashtu ndahen në tre-mujore (dhe më tej në muajore) dhe
shpërndahen sipas:
a. Agjensive rajonale të sigurimeve Shoqërore;
b. Drejtorive rajonale të sigurimeve Shoqërore;
c. Drejtorisë së Përgjithshme (qëndrore) të Sigurimeve Shoqërore.
Përcaktimi i shpenzimeve administrative bëhet duke patur parasysh shpenzimet faktike të
realizuara në vitin pararendës, si dhe parashikimet për shpenzimet që do të bëhen në vitin
ushtrimor buxhetor.
Shpenzimet administrative ndahen në:
a. Shpenzime operative;
b. Shpenzime për investime.
Në shpenzimet operative përfshihen shpenzimet për:
a. Paga dhe sigurime Shoqërore të personelit;
b. Materiale dhe furniture;
c. Shpenzime për dieta dhe shërbime;
22 http://ëëë.scribd.com/doc/26066475/Kontributet-e-Sigurimeve-Shoqerore-Dhe-Shendetesore
33
d. Shpenzime për koston e transaksioneve financiare (komisione përkundrejt
agjentëve, bankave dhe postës,ku paguhen kontributet e sigurimeve Shoqërore, por edhe
perfitimet nga kjo skemë).
Shpenzimet për investime përfshijne investime për:
a. Rinovimin e mjeteve dhe pajisjeve me të cilat veprohet për kryerjen e
shërbimeve në skemë;
b. Ndërtimin dhe rikontruksionet e agjensive dhe drejtorive rajonale të sigurimeve
Shoqërore.
III.2 Funksionimi i buxhetit të skemës së Sigurimeve Shoqërore
Buxheti i skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror është i ndarë në kolonën e të
ardhurave dhe të shpenzimeve të cilat funksionojnë në një mënyrë specifike sipas
përcaktimeve ligjore dhe nënligjore lidhur me to23
.
Dy element specifik të hasura në këtë buxhet janë: Fondi I Sigurimit të Detyrueshëm
Shoqëror si dhe Fondi Rezervë.
III.2.1-Mënyra e funksionimit e kolonës së të ardhurave24
Në kolonën e të ardhurave kemi ndarjen në këto degë kryesore:
a. Të ardhurat të rregullta;
b. Të ardhurat jo të rregullta dhe shtesat.
Në degën e të ardhurave të rregullta përfshihen (neni 66 i ligjit 7703):
a. Kontributet nga personat e siguruar;
b. Kontributet e punëdhënësve të të siguruarve dhe të të vetëpunësuarve;
c. Kontributet që paguhet nga buxheti i shtetit për personat e siguruar prej tij
23 Public Expenditure and Financial Accountibility (PEFA)
24 Ligji nr 7703 – Neni 66
34
(përfituesit e: të ardhurës nga papunësia, të ardhurës nga barrëlindja, pagesave kalimtare
në skemat shtetërore suplementare,personat që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak,
etj).
d. Komisione dhe interesat, për veprimtari shtesë jashtë funksionit të përcaktuar me
ligj për ISSH;
Në degën e të ardhurave jo të rregullta përfshihen:
a. Subvencioni i shtetit, nëse ka një të tillë në vitin ushtrimor buxhetor për
përballimin e përfitimeve të ndryshme që ofrohen nga skema, si dhe skema të
tjera që administrohen nga ISSH, apo rritja e tyre.
Këto subvencionime bëhen nga buxheti i shtetit për :
kategori të vecanta të siguruarish në skemë (të vetepunesuarit në bujqësi, të
papunët, personat të cilët janë përfitues nga trajtime të vecanta apo skema
pensionesh shtetërore suplementare)
rritje të përfitimeve që ofrohen në skemën e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror.
zgjidhjen e situatave të vështira si rrjedhojë e mospërballimit të shpenzimeve në
skemë.
b. Kamatvonesat dhe gjobat, për kontributet e paguara me vonesë apo jo në shumën e
duhur;
c. Kursimet që rezultojnë si rrjedhim i mosrealizimit të shpenzimeve
administrative të skemës;
d. Të ardhura nga donacione dhe grante që mund të jepen nga organizata ndërkombëtare
apo institucione të shteteve të ndryshme me të cilat ISSH mund të ketë
protokolle bashkëpunimi.
e. Të ardhurat për veprimtari shtesë;
f. Të ardhura për investime të Fondit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat janë të
rrjedhura nga investimi që mund të jetë bërë për një pjesë të të ardhurave të tejkaluara në
fond (investim në bono thesari)
35
III.2.2. Mënyra e funksionimit të kolonës së shpenzimeve
Shpenzimet e buxhetit të skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror ndahen në:
a. Shpenzime për përfitime;
b.Shpenzime për administrimin e skemës.
Në shpenzimet për përfitime përfshihen shpenzimet për degën e:
Sigurimit të të ardhurës nga sëmundjet;
Sigurimit të të ardhurës se barrëlindjes;
Sigurimit të të ardhurave nga aksidentet në punë dhe sëmundjet
profesionale;
Sigurimit të pensioneve (pleqërie, familjare dhe invaliditeti);
Sigurimit të të ardhurës nga papunësia.
Në shpenzimet administrative përfshihen:
Shpenzimet për administrimin dhe zhvillimin e strukturave të ISSH;
Shpenzimet operative; dhe
Shpenzimet që bëhen për planifikimin e fondit rezervë dhe investimin e tij.
III.2.3. Fondi i sigurimit të detyrueshëm Shoqëror25
Buxheti i skemës së sigurimeve Shoqërore administrohet dhe menaxhohet në Fondin e
Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror është i ndarë nga buxheti i shtetit dhe
administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Komponentët përbërës të të ardhurave dhe shpenzimeve të Fondit, janë sipas
përcaktimeve të njëjta të dhëna në buxhetimin e skemës.
Me qëllim administrimin më të mirë të kontributeve të derdhura në skemë, në ligj
është përcaktuar ndarja e tyre sipas 5 degëve te sigurimit:
dega e sigurimit të sëmundjes
25
Ligji Nr. 10 383 dy 24.2.2011”Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetsor ”
36
dega e sigurimit të barrëlindjes
dega e sigurimit të pensionit
dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale
dega e sigurimit të papunësisë.
Dhënia e përfitimëve në një degë të caktuar sigurimi financohet nga llogaria e degës e
cila i akordon ato (shembull për pensionet nga dega e kontributeve të paguara për
pensionet etj).
Shpenzimet për përfitimin e të ardhurës nga papunësia,buxhetohen vecmas dhe përdoren për
përballimin e këtyre pagesave nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit nëpërmjet zyrave
përkatëse të punësimit.
Transferimi i fondeve midis degëve të sigurimit Shoqëror nuk është i lejueshëm, me
përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë miratohet në buxhetin vjetor të sigurimeve Shoqërore. Në
këto raste transferimi do te bëhet në përputhje me dispozitat e ligjit dhe rregullave të
caktuara në Statutin e ISSH.26
Nësë do të ketë hua të dhëna nga një degë sigurimi në një tjetër, atëherë këto do të
konsiderohen si kredi me një interes prej 3% në vit në favor të degës së sigurimit
kredituese.
Të ardhurat për llogarinë e drejtim–administrimit (shpenzimeve administrative),
mbahen nga kontributet përpara se ato të transferohen në llogaritë e degëve të sigurimit.
Të ardhurat dhe shpenzimet e sigurimeve Shoqërore pasqyrohen rregullisht dhe do të
revizionohen cdo vit nga komsioni i revizionimit, i ngritur në përputhje me statutin e ISSH. Ky
komision është i përbërë nga përfaqesues të Këshillit Administrativ të ISSH për
veprimtarinë e Drejtorisë së Përgjithshme të ISSH.
Të ardhurat, shpenzimet dhe gjendja financiare e fondit të sigurimeve Shoqërore
auditohen një herë në pesë vjet nga subjekte të specializuara në këtë fushë. Zgjedhja e
këtyre subjekteve bëhet sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për
prokurimet publike.
Shteti garantin fondin e sigurimeve të detyrueshme Shoqërore ne rast falimentimi, pra
duke garantuar në këtë mënyrë pagesën e përfitimeve të personave të përfshirë në skemë.
26
26
http://ëëë.infocip.org/al/?p=6615
37
Në këto raste shteti ndërhyn duke subvencionuar me fonde të buxhetit të shtetit llogarinë
e shpenzimeve për përfitime.
Për të shmangur situatat negative në gjendjen financiare të skemës së sigurimit të
detyrueshëm Shoqëror, me ligj është përcaktuar krijimi i një Fondi Rezervë.
III.2.4. Fondi Rezervë27
Fondi Rezervë i krijuar nga ISSH duhet të mbulojë të paktë 3 muaj shpenzime për pensione.
Nëse fondi është nën nivelin e përcaktuar në ligj për të garantuar përfitimet (pra për
të garantuar 3 muaj përfitime), ISSH është i detyruar të marrë të gjitha masat e nevojshme
për ta vendosur atë në kuotën e caktuar. Ndërsa fondet e krijuara mbi nivelin përcaktues
si rezervë janë pjesë e kapitalit rezervë, dhe përdoren në përputhje me rregullat e
përgjithshme financiare të percktuara në rregulloren e ISSH, me një rrezik minimal që
mund të pësohet.
Fondi rezervë administrohet në një llogari të vecantë nga Fondi i Sigurimit
të Detyrueshëm Shoqëror . Ky fond është i strukturuar sipas Fondi të Sigurimit
të Detyrueshëm Shoqëror, pra ai ka nënllogari speciale për rezervat e secilës degë të
sigurimit.
Tejkalimet në të ardhurat në secilën degë, transferohen në llogarinë e duhur të Fondit Rezervë
dhe janë në dispozicion të kësaj dege, ndërsa të ardhurat që mblidhen nga kamatvonesat,
gjobat, interesat për investim kapital dhe kredi, konsiderohen si të ardhura për Fondin
Rezervë dhe mblidhen në llogarinë e përgjithshme për tu përdorur në përfitim të ndonjë
dege të sigurimit në përputhje me buxhetin dhe vendimin e Këshillit Adminitrativ.
Fondi Rezervë investohet në:
a. Përputhje me planin financiar të ISSH;
b. Mënyrë të sigurtë dhe me rrezikshmeri minimale;
c. Në përputhje me dispozitat e përgjithshme financiare,sic përcaktohet nga
legjislacioni dhe statuti i ISSH.
Për cdo projekt të vetëm duhet investuar jo më tepër se 3% të Fondit Rezervë.
27 Ligji Nr 7703 dt 15.5.1993 “Per Sgurimet Shoqerore ne Republiken e Shqiperise”
38
Fondi Rezervë investohet në përqindjet e interesit të tregut dhe të perqindjes së interesit
të kredisë afatmesme dhe afatgjatë. Ai mund të investohet gjithashtu së paku 30% në
kontrata qeveritare ose në pasuri të patundshme.
III.3 Rritja e të ardhurave dhe ulja e shpenzimeve në skemë
Rritja e të ardhurave të Fondit është një problem tepër i rendësishem i skemës së
sigurimit të detyrueshëm Shoqëror28
.
Nëse të ardhurat e gumbulluara në Fond janë te larta atëherë subjektet e skemës:
a.garantojnë vazhdimin pagesës së përfitimeve të tyre,
b.mund të marrin pagesa përfitimesh në një nivel të kënaqshëm për përballimin e jetesës
së tyre.
Rritja e të ardhurave në Fond realizohet nëpërmjet:
a.rritjes së numrit të kontribuesve
b.uljes ëe shpenzimeve të skemes (duke shmangur rastet abuzive të përfitimit nëpërmjet
respektimt të kushteve të përcaktuara në ligj);
c.uljen e përqindjes së kontributit.
28 http://ëëë.geo.edu.al/spaë2/uploads/files/Ligjet/ligj%20per%20sigurimet%20shoqerore.pdf
39
KAPITULLI IV
IV.1 Praktika ne Shqiperi – Llojet e sigurimeve Shoqërore
Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga29
:
A. Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm
B. Sigurimi Shoqëror Vullnetar,
C. Sigurimi Shoqëror Suplementar,
D. Pensionet e Posaçme Shtetërore
Figura 2 : Llojet e Sigurimeve Shoqerore
29 ëëë.issh.gov.al
Llojet e sigurimeve shoqerore
Sigurimi Shoqeror i
Detyrueshem
Sigurimi Shoqeror
Suplementar
Pensionet e Posacme
Shteterore
Sigurimi Shoqeror Vullnetar
40
IV.1.1 Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm
Detyrimi per te paguar kontributin e sigurimeve te detyrueshme Shoqëroree shprehet ne
te ardhmen, ne te drejten e individit per te perfituar nga keto skema30
Kjo skemë nuk është fitimprurëse dhe mbron me të ardhura:
* Personat e punësuar
* Personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit) , ne lidhje
me:
barrëlindjen,
paaftësinë e përkohëshme në punë për shkak të sëmundjes,
sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë,
pleqërinë,
invaliditetin,
humbjen e mbajtësit të familjes,
papunësinë, etj.
Gjithashtu, nëpërmjet skemave vullnetare dhe suplementare, sistemi ofron pensione në
një masë më të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm
shoqëror.
Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm mbështetet në parimet e meposhtme:
1. Parimi kontributiv,
2. parimi i vetëpërgjegjësisë së individit për rrisqet e së ardhmes në fushën sociale,
3. parimi i marrëveshjes së brezave paguaj sot që të përfitosh nesër (pay as you
go)", sipas te cilit brezi aktiv kontribuon per brezin pasiv.
Kjo skemë financohet nga kontributet e punëdhënësve, punëmarrësve, të vetëpunësuarve
dhe të shtetit.
Me të ardhurat kontributive garantohen përfitimet në para, në një masë që mbulon, të
paktën, një standart minimal jetese i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Në çdo
rast, përfitimet garantohen nga buxheti i shtetit.
30
Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
41
Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm, perbehet nga:
Sistemi per punedhenesit dhe punemarresit
Paga bazë minimale mujore për punonjësit për efekt të llogaritjes së kontributeve të
detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në shkallë vendi është 21 000
lekë 31
(VKM nr. 445, datë 11.07.2012); ndërsa paga maksimale është 91 475 lekë32
(VKM nr. 414, datë 27.06.2012).
Tabela 1 : Perqindja e kontributeve te detyrueshme shoqerore per secilen dege sigurimi
Nr Deget e sigurimit Gjithesej % Punedhenes Punemarres
1 Dega e sigurimit te semundjes 0.30 0.18 0.12
2 Dega e sigurimit te barrelindjes 1.40 0.83 0.57
3 Dega e sigurimit te pensioneve 21.60 12.79 8.81
4 Dega e sigurimit te aksidenteve e
semundjeve profesionale 0.30 0.30 0.00
5 Dega e sigurimit te papunesise 0.90 0.90 0.00
Shuma e sigurimit shoqeror 24.50 % 15.00 % 9.50 %
Sistemi per te vetepunesuarit33
Të vetëpunësuarit dhe personat e papaguar të familjes që ushtrojnë veprimtari ekonomike,
sigurohen në mënyrë të detyrueshme për barrëlindje, pensione dhe sigurim shëndetësor;
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për te vetepunesuarit dhe për punonjësit e
papaguar të familjes, mbi 16 vjec, që punojnë e jetojnë ligjërisht, llogariten mbi bazën e pagës
mujore minimale, e cila duke filluar nga data 01.07.2012 e në vazhdim është 18 295 lekë në muaj;
Për kontributet e sigurimeve shoqërore kontributi është 23% të pagës minimale mujore prej 18
295 lekësh, e barabartë kjo me 4 208 lekë në muaj;
Për kontributet e sigurimeve shëndetësore kontributi është 7% të pagës minimale mujore prej 18
295 lekësh, pra 1 281 lekë në muaj.
31
VKM nr. 445, datë 11.07.2012); 32
VKM nr. 414, datë 27.06.2012 33
Udhëzim i Ministrit të Financave, nr. 26, datë 16.04.2009, i ndryshuar
42
Tabela 2 : Kontributet e te vetepunesuarve
Nr Deget e Sigurimit Perqindjet (%) Leke
1 Dega e sigurimit te barrrelindjes 1.40 235
2 Dega e sigurimit te pensioneve 21.60 3633
Shuma e sigurimit shoqeror 23 % 3869 Leke
Sistemi i fermereve34
.
Tabela 3 : Shuma vjetore e pageses se sigurit shoqeror per fermeret ne vitet 1993-20
IV.1.2 Sigurimi Shoqërore Vullnetar
Sigurimi Shoqëror Vullnetar mbron personat kur, për një kohë dhe për shkaqe të
arsyeshme, nuk mund të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm, por që në mënyrë
vullnetare dëshirojnë ta vazhdojne atë.
34 Ligji nr.4976, datë 26.3.1972 – “Për pensionet e kooperativave bujqësore”
43
Te drejten për të zgjeruar diapazonin e mbrojtjes shoqërore e kane:
studentët për periudhën e studimeve universitare,
personat e punësuar jashtë shtetit,
punëdhënësit dhe
të vetëpunësuarit për të zgjeruar diapazonin e mbrojtjes shoqërorej.
Sigurimi Shoqëror Vullnetar mbështetet në Nenin 3 të Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993,
“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,dhe mundësohet sipas kushteve të
në Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Nr.35, datë 19.06.2002.
Kush përfiton nga skema e sigurimit vullnetar?35
Të gjithë shtetasit shqiptarë që:
1. Kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim
nga skema e sigurimit të detyruar;
2. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të
detyrueshëm;
3. Janë të siguruar në skemën e sigurimit të detyrueshëm dhe kërkojnë që nëpërmjet
sigurimit vullnetar të rrisin të ardhurat e tyre;
4. Nuk janë pjesëmarrës në skemën e të vetëpunësuarve në bujqësi.
Çfarë përfitohet nga skema e sigurimit vullnetar?
1. Personi që ka paguar kontribut për sigurim vullnetar, pasi plotëson kushtet e
përcaktuara në Ligj perfiton:
- Pensionit bazë të pleqërisë;
- Pensionit të pjesshëm të pleqërisë;
- Pensionit të reduktuar të pleqërisë;
- Pensionit të invaliditetit;
35
Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Nr.35, datë 19.06.2002
44
- Pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
2. Personi i siguruar për vitin korent dhe që ka paguar kontribute deri në nivelin
maksimal, pasi plotëson kushtet e Ligjit prtfiton:
- Pensionit të pleqërisë mbi kufirin e pensionit bazë;
- Dyfishit të pensionit bazë të pleqërisë.
3. Në sigurimin vullnetar, pasi janë plotësuar kushtet e Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993
“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bën pjesë edhe
pensioni familjar.
Cilat fusha mbulohen me sigurim vullnetar?36
Me sigurim vullnetar mbulohen katër fusha të kësaj skeme:
Sigurim vullnetar për vitin korent.
Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit.
Sigurim vullnetar për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që:
- Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension;
- Nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm;
- Nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi;
- Nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar,
është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt
kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa.
Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 3 952 lekë, që i korrespondon pagës
minimale mujore: 18 295 lekë x 21.6%.
36 http://ëëë.issh.gov.al/publikime/Broshura.pdf
45
Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu
zbritjet e perfituara jane:
- 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit
Janar);
- 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara
fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);
- 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara
fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).
Pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 3
952 lekë, deri në pesëfishin e saj.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korrent jane:
- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;
- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave te
paguara.
Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
Sigurimin vullnetar per periudha te kaluara mund ta paguajne:
1. Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe që nuk iu ka lindur e drejta
për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar.
2. Shtetasit shqiptarë meshkuj për periudhën e studimeve pasuniversitare.
3. Shtetasit shqiptarë që kanë periudha të pambuluara nga sistemi i sigurimit të
detyrueshëm dhe dëshirojnë t’i plotësojne ato nëpërmjet sigurimit vullnetar.
4. Personat që kanë lënë shtetësinë shqiptare mund të bëjnë sigurim vullnetar për
mbulimin e periudhave të kaluara nga data 01.01.1994 deri në datën që kanë lënë
shtetësinë
Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurim vullnetar nga personi i interesuar për
mbulimin e periudhave të kaluara përcaktohet nga koha kur bëhet pagesa (aplikohet masa
46
që është në fuqi në momentin e kryerjes së pagesës, masë e cila miratohet me VKM, për
degën e pensioneve)
Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe
është 3 952 lekë për një muaj sigurim vullnetar. Kjo kuotë i korrespondon pagës
minimale mujore: 18 295 lekë x 21.6%.
Ne keto lloj pagesash nuk aplikohen zbrtitje.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për periudhat e kaluara:
- Vjetërsi pune, e cila influencon në plotësimin e kushteve për të përfituar një pension;
- Pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar, në nivel minimal.
Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura37
?
1. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit,
të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve
shoqërore dhe shëndetësore.
2. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent. Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për
më shumë të ardhura:
a) Personat e vetëpunësuar - sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose
shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me
21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;
b) Të punësuarit - sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose shumëfishi i asaj
mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim
me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;
c) Punëdhënësit - sigurohen me pagë minimale mujore 18 295 lekë ose shumëfishi i asaj
mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, dmth sigurim
37 Pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore – Udhezues per punedhenesit dhe te
vetepunesuarit (Botimi I vitit 2004)
47
me kuotë fikse 3 952 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.
Përfitimet nga sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura:
- Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar;
- Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të
paguara
Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent dhe është sigurim me kuotë fikse 3 952 lekë ose
shumëfishi i kësaj kuote.
IV.1.3 Sigurimi Shoqërore Suplementar38
Sigurimi Shoqëror Suplementar ka si parim bazë përfitimin e pensioneve në një masë më
të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Skemat suplementare jane skema qe I japin mbrojtje te vecante nje kategorie te caktuar
punonjesish dhe me dispozita te vecanta Instituti I Sigurimeve Soqerore është caktuar per
ti administruar ato.
Ne kete kategori perfshihen personat që ushtrojnë funksione ose detyra të veçanta
kushtetuese, punonjësit e shtetit, ushtarakët që shërbejnë në strukturat e Forcave të
Armatosura të Republikës së Shqipërisë, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ata të
Shërbimit Informativ të Shtetit si dhe te gjithe ata persona qe mbajne tituj shkencore.
Aktualisht nga ky fond perfitojne 26 000 persona me nje fond per vitin aktual prej 4 732
miliard lekesh
38
Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që
kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
48
IV.1.4 Pensionet e Posacme Shteterore39
Pensionet e Posaçme Shtetërore jepen për individë dhe kategori të caktuara sociale, në
raste të veçanta dhe për arsye të veçanta që parashikohen në Nenin 5 të Ligjit Nr.7703,
datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si p.sh. për ata
që
kanë marrë pjesë në levizjen e Rilindjes Kombëtare,
kane marre pjese në lëvizjet popullore,
kane marre pjese në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë brënda dhe jashtë
Shqipërisë,
kane marre pjese në lëvizjen demokratike,
kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist,
kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, artit,
ekonomisë, politikës dhe që kanë merita të veçanta.
Skema financohet nga buxheti i shtetit. Kushtet e përfitimit, shuma dhe proçedura për
dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave dhe
administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqëroree.
Pensionin e posaçëm shtetëror e përfitojnë personat e sipërpërmendur si shtesë mbi
pensionin që iu takon nga sigurimet shoqërore, ose si pension nëse nuk përfitojnë pension
nga sigurimet shoqërore;
Niveli I ketij pensioni shtetëror nuk mund të jetë më i ulët se pensioni bazë dhe as më i
lartë se dyfishi i pensionit bazë, të miratuar në momentin e lindjes të së drejtës;
IV.2 Ecuria ne vite40
Shpesh skema e sigurimeve ka qenë subjekt i debateve të forta pasi ajo thith një pjesë jo
të vogël të fondeve buxhetore.
39
Nenin 5 të Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” 40 Open Data Albania - http://open.data.al
49
Në vizualizimin grafik te realizuar nga Open Data Albania, jepen të ardhurat nga
kontributet dhe shpenzimet për sigurime shoqërore për periudhën 1993-201241
.
Tabela 4 : Te ardhurat, shpenzimet dhe subvncionimi per sigurimet shoqerore
Emertimi Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt Fakt
Ne milion
leke
1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002
Te ardhurat
nga
kontributi i
Sig. Shoq.
3,853 6,407 8,638 11,646 11,282 14,566 16,814 18,523 20,710 23,548
Shpenzime
per Sig.
Shoq.
7,300 10,690 13,713 17,871 18,533 21,934 25,017 28,948 33,104 36,564
Subvencioni
mi
3,447 4,283 5,075 6,225 7,251 7,369 8,203 10,426 12,394 13,016
Fakt Fakt Fakt Fakt Fakti Fakti Fakt Fakt Fakt R PB PBA
2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014
26,14 30,409 33,056 35,743 37,562 42,775 44,344 45,232 50,010 51,577
40,149 44,490 49,006 53,783 60,824 65,823 73,744 79,316 85,100 89,765 96,014 102,098
14,285 14,081 15,950 18,040 23,262 23,048 29,400 34,084 35,090 38,188
Te dhenat 1993-2010 i perkasin Buxhetit Faktit; Te dhenat per vitin 2011 i perkasin Buxhetit te
Rishikuar; Te dhenat per vitin 2012 i perkasin Projektbuxhetit42
Të dhënat për vitet 1993-2011 i përkasin Buxhetit Faktik
Të dhënat për vitin 2012 i përkasin Buxhetit të Rishikuar
Të dhënat për vitin 2013 i përkasin Projektbuxhetit
41
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/448/Transferta-nga-Buxheti-i-Shtetit-per-Sigurimet-Shoqerore-ne-
vitet-1993-2012 42 Ministria e Financave - ëëë.minfin.gov.al
1S
50
Figura 3 : Subvencionimi nga buxheti I shtetit
Figura 4 : Te ardhurat dhe shpenzimet per sigurime shoqerore43
IV.2.1 Perpunimi dhe komentet:
Vihet re nga grafiku një rritje e vazhdueshme e të ardhurave nga kontributet, sidomos në
vitet 1993-1996, mesatarisht me 45% në vit. Kjo erdhi si reflektim i një lloj stabiliteti të
ekonomisë pas zhvillimeve të periudhës 1990-1993, gjatë së cilës një pjesë shumë e
madhe e fabrikave u mbyllën, papunësia u rrit me shifra alarmante dhe PBB-ja ra në
mënyrë drastike. Megjithatë, shifrat e kontributeve në vetvete ishin të ulta dhe shkalla e
43
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/420/titull/Sigurime-Shoqerore---Te-ardhurat-dhe-Shpenzimet
0
10,000
20,000
30,000
40,000
50,000
19
93
19
94
19
95
19
96
19
97
19
98
19
99
20
00
20
01
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
Subvencionimi
Subvencionimi
0
20,000
40,000
60,000
80,000
100,000
19
93
19
94
19
95
19
96
19
97
19
98
19
99
20
00
20
01
20
02
20
03
20
04
20
05
20
06
20
07
20
08
20
09
20
10
20
11
20
12
Te ardhurat dhe shpenzimet per sigurime shoqerore
Te ardhurat nga kontributi i Sig. Shoq. Shpenzime per Sig. Shoq.
51
lartë e informalitetit për vitet që pasuan nuk lejuan që të ardhurat e skemës të ruanin ritme
të larta rritjeje. Goditjen më të madhe, të ardhurat e pësuan në 1997-n, viti i vetëm që
shënoi rënie në kontributet e mbledhura.
Ecuria jo e kënaqshme në fillimin e viteve 2000 bëri që të rishikohej norma e
kontributeve, e cila që prej vitit 1993 ishte në nivelin 42.5%. E cilësuar si shumë e lartë,
ajo solli një deformim të tregut, evazion përherë e më të lartë dhe fshehje të pagës reale.
Në vitin 2002, norma u ul në 38.5%. Efekti negativ i rënies së përqindjes u neutralizua
nga rritja e numrit të personave që u përfshinë në skemë. Kështu në vitin 2003, të
ardhurat u rritën me 11% krahasuar me vitin 2002, ndërsa në vitin 2004, efektet negative
u fashitën totalisht, pasi të ardhurat u rritën me 16%. Megjithatë, ende norma e
kontributeve vazhdoi të konsiderohej si shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera të
Europës. Për këtë arsye, në vitin 2006 ajo u ul në 29.5%. Ulja e normës u shoqërua me
një rritje akoma më të madhe të personave të përfshirë në skemë. Gjithsesi, pavarësisht
masave të marra, të ardhurat nga kontributet vazhdojnë të jenë të ulta krahasuar me
shpenzimet për sigurime shoqërore, gjë që sjell varësi shumë të lartë të skemës nga
Buxheti. Ndër vite bie në sy që ritmet e rritjes së shpenzimeve kanë qenë ndjeshmërisht
më të larta se sa ritmi i rritjes së të ardhurave. Për më shumë, politika e rritjes së
pensioneve ka qenë një faturë e përballuar totalisht nga Buxheti pasi të ardhurat e
siguruara nga kontributet nuk kane mundur te sigurojne nje financim te saj. Me kalimin e
viteve, hendeku midis shpenzimeve dhe të ardhurave ka ardhur duke u thelluar dhe
varësia nga Buxheti i Shtetit është kthyer në domosdoshmëri. Situata bëhet edhe më
kritike nëse për vitet në vijim të ardhurat do të vazhdojnë të rriten në nivelin 3-4%,
ndërkohë që shpenzimet për sigurime në PBA 2014 parashikohet të arrijnë në 102
milione lekë.44
Me këtë ecuri, nëse nuk merren masa urgjente për rritjen e numrit të
kontribuesve dhe uljen e evazionit, Shqipëria në të ardhmen do të harxhojë për sigurime
shoqërore pothuajse sa shpenzon për investime në rrugë, shkolla e spitale të marra së
bashku.
44
44
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/420/titull/Sigurime-Shoqerore---Te-ardhurat-dhe-Shpenzimet
52
IV.3 Reformimi
Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si
institucion publik, shtetëror i pavarur.Sistemi i ndërtuar në vitin 1993, në tërësi, iu është
përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që
mbulon, por në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha, ai i
është nënshtruar reformave dhe përmirësimeve.
Kjo është realizuar nëpërmjet një procesi studimesh të përgjithshme dhe për çështje të
veçanta, të kryera në bashkëpunim dhe të udhëhequra nga institucionet ndërkombëtare,
nga të cilat si më të rëndësishme konsiderohen45
:
1- Përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të sistemit, duke reduktuar shpenzimet
dhe përmirësimi i pjesëmarrjes të të punësuarve në skemën kontributive,
nëpërmjet rritjes graduale të moshës së daljes në pension, me 5 vjet në harkun
kohor të dhjetë viteve: burrat nga 60 në 65 vjet, gratë nga 55 në 60 vjet .Grave i
njihen si vite pune vitet e arsimit të lartë
2- Integrimi në sistemin e ri të pensioneve i personave që kishin punuar në ish-
kooperativat bujqësore dhe që pas vitit 1993 jetonin në fshat dhe kryenin aktivitet
bujqësor e blegtoral, nëpërmjet vendosjes së një formule të re të llogaritjes së
pensioneve;
3- Pjesa më e ndjeshme e reformimit te tij shfaqet në reduktimin e normës së
kontributeteve. Nëse në vitin 1993 totali i kësaj norme ishte 42,5 % të pagës, në
vitin 2009 ky kontribut është ulur në 24% të pagës46
4- Pensioni minimal është 10,960 lekë, që me ndihmat rregullatore që jep shteti, arrin në
12.020. Kurse pensioni më i lartë, është dyfishi, pra 24.040 lekë
5- Vendosja e një skeme të pensioneve të reduktuara me pensionim deri në 3 vjet
para arritjes së moshës për pension të plotë,për ata persona që nuk mund ta
45 http://ëëë.issh.gov.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=302:pershendetje&catid=108:
fjale-pershendetese&Itemid=111 46 http://lajme.shqiperia.com
53
vazhdojnë më aktivitetin ekonomik, por që kanë plotësuar një periudhë sigurimi
prej 35 vitesh;
6- Rritja e të ardhurave individuale të pensionistëve me të ardhura minimale,
nëpërmjet vendosjes e zhvillimit të skemave të kompensimit të të ardhurave, si
dhe shmangia e abuzimeve nëpërmjet reformimit rrënjësor e zhvillimit të skemave
të kompensimit të të ardhurave të pensionistëve, si rezultat i rritjes së çmimeve të
artikujve dhe shërbimeve jetësore, duke përcaktuar qartë rrethin e personave në
vartësi ekonomike të pensionistit;
7- Përmirësimi i mbledhjes së kontributeve dhe lehtësimi i procedurave të biznesit
nëpërmjet kalimit të shërbimit të mbledhjes së kontributeve nga strukturat e
sigurimeve shoqërore në ato të tatim-taksave;
8- Unifikimi i Legjislacionit Shqiptar në fushën e sigurimeve me normat dhe
standardet ndërkombëtare, nëpërmjet shkurtimit të periudhës minimale të
sigurimit për përfitimin e pensionit të pjesshëm të pleqërisë, nga 20 në 15 vjet,
zgjerimin e rrethit të personave të mbrojtur, duke përfshirë këtu edhe personat pa
shtetësi, rregullime e përmirësime të legjislacionit lidhur me llogaritjen dhe
indeksimin e bazës së vlerësuar për efekte të kalkulimit fillestar te pensioneve;47
9- Përmirësimi i mëtejshëm i klimës së bisnesit dhe ulja e kostos së punës nëpërmjet
vazhdimit të procesit të reduktimit gradual e të mëtejshëm të normës së
kontributit, e cila në fund të vitit 2009 arriti në 24.5% nga 38.5%, që ishte në vitin
200648
;
10- Krahas pensioneve shteterore është zhvilluar edhe tregu i pensioneve private. Ai
u shfaq vetëm para 5 vitesh dhe zë ende një vend të vogël, rreth 5-7%. Avantazhi i
skemës private është mbështetja jo tek solidaritetië por tek parimi i
vetëkapitalizimit, i cili i garanton individit marrjen e kontributeve të derdhura dhe
fitimin e ardhur nga investimi i tyre. Në këtë skemë nuk ka mbushje moshe dhe as
47
http://ëëë.dë.de/reformimi-i-sistemit-t%C3%AB-sigurimeve-shoq%C3%ABrore-n%C3%AB-
shqip%C3%ABri/a-5820150 48 http://ëëë.vetemlajme.com
54
vitesh pune, por çdo individ mund ta marrë kontributin e vet në çdo kohë, apo ta
transferojë në një fond tjetër pensionesh49
11- Qeveria shqiptare ka trajtuar me vëmendje të veçantë politikat për mbrojtjen
sociale, jo vetëm për faktin se shpenzohen burime financiare të konsiderueshme
që zenë rreth 25% e buxhetit të shtetit dhe rreth 7% të GDP, por sidomos për
shtritjen e gjerë dhe numrin e madh të njerëzve që trajtohen nga këto skema50
12- Thellimi i reformës administrative, duke realizuar thjeshtimin e procedurave të
ankimit kundër vendimeve të dhëna në fushën e përfitimeve, sanksionimi me ligj i
të drejtës për informim, sanksionimi me ligj i detyrimit të ISSH-së për caktimin e
pensionit jo më vonë se muaji pasardhës nga data e dorëzimit dhe pranimit të
kërkesës dhe dokumenteve të nevojshme për pension, njohja e të drejtës për të
rizgjedhur në çdo kohë njërin nga pensionet, kur plotësohen kushtet për përfitimin
e më shumë se një pensioni, psh. për të kaluar nga pensioni i pleqërisë në atë të
invaliditetit dhe anasjelltas, përcaktimi i masës maksimale të ndalesës që do t’i
mbahet pensionistit nga pensioni mujor, për rastet e pensionit të tërhequr më tepër
me dhe pa qëllim, përkatësisht 50% dhe 20%, forcimi i masave ndëshkuese ndaj
korrupsionit dhe informalitetit në fushën e pensioneve etj.
49 http://ëëë.slideshare.net/opendataal/sigurimet-shoqrore-skema-publike-vs-fondeve-private-open-
datathon-albania-2011 50
http://ëëë.mete.gov.al/doc/20061012145653_prezantimi_issh.pdf
55
KAPITULLI V
V.1 Konkluzione
Nga analizat dhe studimet e realizuara me lart, per sa I perket ceshtjeve me te
rendesishme te Skemes se Sigurimeve Shoqerore arrijme ne konkluzionet e meposhtme:
Mbrojtja shoqërore është një veprimtari e vazhdueshme dhe e rëndësishme e jetës së
organizuar shoqërore, e cila synon të përmbush nevojat bazë dhe t’i jap siguri
anëtarëve të saj ndaj humbjes apo reduktimit të burimeve të jetesës.
Kontributi i sigurimeve shoqërore është një detyrim mbi pagën, në një pëqindje të caktuar te saj, i cili
paguhet nga personat ekonomikisht aktiv, nga shteti apo nga personat e siguruar në skemen e
sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Skema e mbrojtjes sociale në Republikën e Shqipërisë siguron mbrojtje për të gjitha
kategoritë e popullsisë, nëpërmjet skemave dhe ligjeve të veçanta si për sigurimet
shoqërore, për sigurimet shëndetësore, për ndihmën ekonomike dhe shërbimet
shoqërore, etj
Administrimi i sistemit realizohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si
institucion publik, shtetëror i pavarur. Ky sistemi u ndërtua në vitin 1993, dhe i është
përgjigjur nevojave më të ngutshme të mbrojtjes sociale për ato kategori popullsie që
mbulon, në përshtatje me zhvillimet ekonomike dhe nevojave që ka diktuar koha
Sigurimi Shoqëror është nje detyrim ligjor me karakter kushtetues për
personat ekonomikisht aktiv. Në këtë skemë sigurimi, vëtë statusi që personi ka, si
person ekonomikisht aktiv, (punëdhënës, punëmarrës, të vetëpunësuar), e detyron atë
që në bazë të ligjit të përfshihet në skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror.
Detyrim ky qe buron nga marredheniet e punesimit.
Skema e mbojtjes sociale konsiderohet nga pikpamja sociale me karakter fitimprurës
sepse:
Qëllimi i skemës së sigurimit të detyrueshëm Shoqëror është mbulimi I personave
ekonomikisht aktiv,me përfitime në rast të pakësimit apo humbjes së të ardhurave
të tyre.
56
Përfitimet që ofrohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror janë pjesë e
skemës së mbrojtjes sociale të individëve.
Përfitimet synojnë të zbusin efektet negative, financiare apo edhe psikologjike.
(shembuj paaftësia e përkohshme në punë,(pensioni i pleqerisë, invaliditetit,
familjar)
Karakteri jofitimprurës I skemës së sigurime eShoqërore është i lidhur me menyrën e
funksionimit ekonomik, menaxhimit te Fondit te Sigurimit të Detyrueshem
Shoqëror.SKy fond formohet nga të ardhurat që grumbullohen nga kontributet e
personave të siguruar në skemë. Teprica e të Ardhurave e siguruar në Fondin e
Sigurimit të Detyrueshëm Shoqëror, nuk mund të përdoren për asnjë qëllim tjetër
përvecse për pagimin e përfitimeve nga skema e sigurimit të detyrueshëm
Shoqëror.sigurimit ete detyrueshem Shoqërore
Përqindja e kontributit të sigurimeve Shoqërore eshte një pagesë personale është që
buron nga marredheniet individuale te punesimit.Si rrjedhim I pagesës personale të
kontributit, të siguruarit kanë të drejtën edhe të përfitimeve personale. Pra përfitimet
që burojnë nga kjo skemë I takojnë personalisht vetë të siguruarit.
tSkema e sigurimit të detyrueshëm Shoqëror ka një skemë financimi të vecantë e
cila është e mbështëtur në të ardhurat e grumbulluara nga personat ekonomikisht aktiv
në të. Për të përfituar nga skema e sigurimeve Shoqërore, të siguruarit duhet të
plotësojnë kushtet e percaktuara në legjislacionin e sigurimeve Shoqërore.
Sigurimet shoqërore luajnë një rol tepër të rëndësishem jo vetëm në jetën e
individëve, por edhe në aspektin ekonomik e politik të një vendi. Rendesia e ketij
sistemi shfaqet ne tre aspekte kryesore:
Rendesia Ekonimika
Rendesia Politike
Rendesia Sociale
Sistemet e mbrojtjes shoqërore përmbushin disa funksione sociale të rëndësishme.
Funksionet bazë të sistemit janë:
funksioni parandalues – Skema e mbrojtjes sociale I mundeson individeve te
kene te drejten e nje standarti jetese te caktuar si dhe ta permiresojne ne
menyre te vazhdueshme ate.
57
Funksionin mbrojtes – Skema e mbrojtjes sociale I siguron te gjithe
anetareve te shoqerise minimumin e nje niveli te ardhurash, sherbimesh
sociale dhe sherbimesh shendetsore
Parimet e përgjithshme në të cilat mbështetet sistemi i mbrojtjes shoqërore dhe
sigurimet shoqërore në vecanti janë:
universaliteti - siguron dhe garanton përfshirjen në skemë për cdo subjekt
nepermjet veprimit të një ligji në gjithë territorin e RSh
uniformiteti - synon zbatimin e rregullave të njëjta për të gjthë subjektet që janë
ose do të përfshihen në sistem,në përputhje me statusin që individi ka si person
ekonomikisht aktiv (punëmarrës, i vetëpunësuar,punëdhënës) apo gjendjen
ekonomike të tij.
plotësimi - ka për qëllim mbulimin sa më kompleks të individëve në shoqëri, ndaj
cdo pasoje negative sociale apo edhe financiare.Sipas parimit të plotësimit, duhet
që përfitimet që u ofrohen individëve brenda sistemit të mbrojtjes shoqërore, të
jenë të kombinuara, pra në plotesim të njera-tjetrës.
mjaftueshmëria – synohen qe të ketë një shpërndarje të përfitimeve, në drejtim të
individëve në nevojë duke patur parasysh se sa i takon individit në përputhje me atë që ai ka
kontribuar (sigurimi i detyrueshëm shoqëror), apo gjendjen e të ardhurave që ai ka
(skema e ndihmës ekonomike) dhe sa është nevoja për të patur një nivel përfitimi sa
më të mirë të mundshëm.
garancia -sipas këtij parimi, kërkohet që në sistemin e mbrojtjes shoqërore të
vendosen garanci ligjore dhe garanci ekonomike
pjesmarrja – ky parim synon që subjektet përfituese nga sistemi i mbrojtjes
shoqërore të kenë: pjesmarrje ligjore (e drejta që kanë individët/grupet e
individëve/shoqatat për tu bërë pjesë e procesit të ndërmarrjes së nismës
ligjore/nënligjore) si dhe pjesmarrje ekonomike (detyrimin konkret që subjektet
kanë për skemën e sigurimit të detyrueshëm shoqëror,pra kryerjen e pagesës se
kontributit).
Sistemi i mbrojtjes Shoqërore ndikohet nga një sërë faktorësh te cilet ndikojnë në
vendosjen e ekuilibrave financiar dhe social si dhe në hartimin e politikave të reja në
skemën e sigurimeve Shoqërore. Keta faktore jane:
58
faktoret demografik – te tille si : plakja e popullsise, levizjet imigratore brenda
vendit dhe levizjet emigratore; faktore te cilet ndikojne ne re ardhurat dhe
shpenzimet e skemes se sigurimit te detyrueshem shoqeror.
faktoret ekonomik - Një ekonomi me ritme të qëndrueshme rritje ndikon në
rritjen e të ardhurave të bizneseve, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë mund të
përkthehen si në hapje të vendeve të reja të punës ashtu edhe në rritjen e të
ardhurave për punëmarrësit.Të dy këto elementë ndikojnë në rritjen e numrit të
kontribuesve në skemë dhe ne rritjen e të ardhurave të cilat mblidhen në skemë.
faktoret politik - Drejtimet politike majtas apo djathtas të një vendi ndikojnë
orientimin që do të kenë politikat sociale në drejtim të individëve dhe grupimeve
Shoqërore që përfitojnë prej tyre.Mbështëtur në drejtimin politik të një qeverie,
hartohen dokumente politike të cilat kanë për qëllim mbështëtjen e një grupimi
Shoqëror apo një tjetri.
Buxheti i skemes se sigurimit Shoqërore është nje-vjecar dhe shtrihet brenda vitit
ushtrimor buxhetor sepse:
planifikimi i te ardhurave qe do te grumbullohen ne Fond nga kontributet është i
nje-vjetor;
ne vitin buxhetor ne vazhdim mund te kete politika perfitimesh te cilat e shtr ijne
fuqine juridike ne ate vit, per rrjedhoje ato ndikojne ne percaktimin e niv elit te te
ardhurave qe duhet te kete Fondi ne ate vit;
shpenzimet per perfitime ndryshojne nga viti ne vit (si rrjedhoje e struktures
moshore te popullsise per ate vit), per rrjedhoje nuk mund te kete planifikim t e
tyre per disa vite.
Ky buxheti është i ndare ne:
Buxhet lokal dhe rajonal – eshte planifikimi qe behet per nje rreth apo rajon te
caktuar lidhur me : te ardhurat. shpenzimet dhe numrin e perfituesve.
Buxhet administrativ – eshte planifikimi i shpenzimeve administrative qe
kryhen per menaxhimin e skemes se sigurimeve Shoqërore. Keto shpenzime
ndahen ne shpenzime operative (paga dhe sigurime shoqerore te personelit, dieta
she shperblime, materiale, shpenzime per koston e transaksioneve financiare); dhe
59
shpenzime per investime (rinovimi I mjeteve dhe pajisjeve, ndertimi dhe
rikontruksionet e agjencive dhe drejtorive rajonale te sigurimeve Shoqëroree )
Buxheti i skemes se sigurimit te detyrueshem Shoqëror është i ndare ne kolonen e te
ardhurave dhe te shpenzimeve te cilat funksionojne ne nje menyre specifike sipas
percaktimeve ligjore dhe nenligjore lidhur me to.
Te ardhurat ndahen ne:
Te ardhurat te rregullta – Ku perfsihen:
a. Kontributet nga personat e siguruar;
b. Kontributet e punedhenesve te te siguruarve dhe te te vetepunesuarve;
c. Kontributet qe paguhet nga buxheti i shtetit per personat e siguruar prej tij
d. Komisione dhe interesat
Te ardhurat jo te rregullta dhe shtesat – Ku perfshihen:
a.Subvencioni i shtetit
b.Kamatvonesat dhe gjobat
c.Kursimet qe rezultojne si rrjedhim i mosrealizimit te shpenzimeve
d.Te ardhura nga donacione
e.Te ardhurat per veprimtari shtese;
Shpenzimet e buxhetit te skemes se sigurimit te detyrueshem Shoqërore ndahen ne:
Shpenzime per perfitime- Perfitimet qe jepen nga skema per personat e siguruar.
Shpenzime per administrimin e skemes – shpenzimet per administrimin dhe
zhvillimin e strukturave te ISSH,shpenzimet operative si dhe shpenzimet per
planifikimin dhe investimin e fondit rezerve.
Buxheti i skemes se sigurimeve Shoqëror administrohet dhe menaxhohet ne Fondin e
Sigurimit te Detyrueshem Shoqëror I cili është i ndare nga buxheti i shtetit dhe
administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Me qellim administrimin me te mire te kontributeve te derdhura ne skeme, ne ligj
është percaktuar ndarja etyre sipas 5 degeve te sigurimit:
dega e sigurimit te semundjes
dega e sigurimit te barrelindjes
dega e sigurimit te pensionit
dega e sigurimit te aksidenteve ne pune dhe semundjeve profesionale
60
dega e sigurimit te papunesise
Transferimi i fondeve midis degeve te sigurimit Shoqëror nuk është i lejueshem, me
perjashtim te rasteve kur nje gje e tille miratohet ne buxhetin vjetor te sigurimeve Shoqërore.
Ne keto raste transferimi do te behet ne perputhje me dispozitat e ligjit dhe rregullave
te caktuara ne Statutin e ISSH. Nese do te kete hua te dhena nga nje dege sigurimi ne nje
tjeter, atehere keto do te konsiderohen si kredi me nje interes prej 3% ne vit ne favor
te deges se sigurimit kredituese.
Shteti garanton fondin e sigurimeve te detyrueshme Shoqërore ne rast falimentimi,
pra duke garantuar ne kete menyre pagesen e perfitimeve te personave te perfshire
ne skeme. Ne keto raste shteti nderhyn duke subvencionuar me fonde te buxhetit te
shtetit llogarine e shpenzimeve per perfitime. Per te shmangur situatat negative
ne gjendjen financiare te skemes se sigurimit te detyrueshem Shoqërore, me ligj është
percaktuar krijimi i nje Fondi Rezerve.
Fondi Rezerve i krijuar nga ISSH duhet te mbuloje te pakten 3 muaj shpenzime per pensione. Nese
fondi është nen nivelin e percaktuar ne ligj per te garantuar perfitimet, ISSH është i
detyruar te marre te gjitha masat e nevojshme per ta vendosur ate ne kuoten e caktuar.
Ndersa fondet e krijuara mbi nivelin percaktues si rezerve jane pjese e kapitalit
rezerve, dhe perdoren ne perputhje me rregullat e pergjithshme financiare te
percktuara ne rregulloren e ISSH, me nje rrezik minimal qe mund te pesohet. Fondi
Rezerve investohet ne perqindjet e interesit te tregut dhe te perqindjes se interesit te
kredise afatmesem dhe afatgjate. Ai mund te investohet gjithashtu se paku 30% ne
kontrata qeveritare ose ne pasuri te patundshme.
Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga:
Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm- eshte nje skemë jo fitimprurëse dhe mbron me të
ardhura personat e punësuar dhe personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe
të vetëpunësuarit). Kjo skemë financohet nga kontributet e punëdhënësve, punëmarrësve,
të vetëpunësuarve dhe të shtetit.
Me të ardhurat kontributive garantohen përfitimet në para, në një masë që mbulon, të
paktën, një standart minimal jetese i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Sigurimi
Shoqëror i Detyrueshëm, perbehet nga:
Sistemi per punedhenesit dhe punemarresit
61
Sistemi per te vetepunesuarit
Sistemi i fermereve.
Sigurimi Shoqëror Vullnetar – eshte nje skeme e cila mbron personat kur, për një kohë
dhe për shkaqe të arsyeshme, nuk mund të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm, por që
në mënyrë vullnetare dëshirojnë ta vazhdojne atë. Me sigurim vullnetar mbulohen katër
fusha të kësaj skeme:
Sigurim vullnetar për vitin korent.
Sigurim vullnetar për periudha të kaluara.
Sigurim vullnetar për më shumë të ardhura.
Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit
Sigurimi Shoqëror Suplementar - ka si parim bazë përfitimin e pensioneve në një masë
më të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Keto
skema I japin mbrojtje te vecante nje kategorie te caktuar punonjesish dhe me dispozita te
vecanta Instituti I Sigurimeve Soqerore është caktuar per ti administruar ato.
Pensionet e Posaçme Shtetërore – eshte nje skeme qe financohet nga buxheti i shteti
dhe i jepet personave qe:
kanë marrë pjesë në levizjen e Rilindjes Kombëtare dhe ne levizjet popullore,
kane marre pjese në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë brënda dhe jashtë
Shqipërisë,
kane marre pjese në lëvizjen demokratike,
kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist,
kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, artit,
ekonomisë, politikës dhe që kanë merita të veçanta.
Ndër vite, ritmet e rritjes së shpenzimeve kanë qenë ndjeshmërisht më të larta se sa
ritmi i rritjes së të ardhurave. Për më shumë, politika e rritjes së pensioneve ka qenë
një faturë e përballuar totalisht nga Buxheti pasi të ardhurat e siguruara nga
kontributet nuk kane mundur te sigurojne nje financim te saj. Si rrjedhoje , hendeku
midis shpenzimeve dhe të ardhurave ka ardhur duke u thelluar dhe varësia nga
Buxheti i Shtetit është kthyer në domosdoshmëri. Me këtë ecuri, duhet te merren
masa urgjente për rritjen e numrit të kontribuesve dhe uljen e evazionit.
62
V.2 Rekomandime
Funksionimi i sistemit të sigurimeve shoqërore me bazë të gjere, siç janë skemat “Pay As
You Go”janë të lidhura shumë si me personat që kontribuojnë në skemë, ashtu dhe ato
që përfitojnë nga skema, pra me raportin kontribues-përfitues. Që skema të funksionojë
mirë dhe pjesëmarrësit në sistem, të jenë të kënaqur ky raport duhet të jetë 4:1, pra 4
kontribuojnë dhe 1 përfiton. Por kur ky raport prishet dhe zbret deri në 2;1, siç ka vajtur
mesatarisht në mjaft vende europiane, apo aq më keq për Shqipërinë në 1.2 me 1, sistemi
paraqet vështirësi të financimit të tij.
Probleme te tjera shqetesuese mund te rradhiten edhe : demotivimin e brezit të ri për të
marrë pjesë në skemat e sigurimeve shoqërore, mosfunksionimi i skemave private të
pensioneve dhe problemet e papunësisë e informalitetit të ardhura mesatare të ulta,norma
e lartë e papunësisë,evazioni fiskal,emigrimi.
Në këtë kontekst, rritja e moshave të daljes në pension dhe ulja e peqindjes se
kontributeve me qellim sigurimin e stimujve per te marre pjese ne tregun zyrtar te punes,
shihen si opsion në përmirësimin e balancimit financiar të sistemit, pasi zgjat periudhën e
kontribuuimit dhe shkurton kohën e përfitimit. Por kjo masë nuk duhet parë si zgjidhëse
e vetme e problemit të sistemit të pensioneve. Rritja e moshës së pensionit është e lidhur
ngushtë me shumë faktorë, ekonomikë, social dhe veçanërisht demografikë.
Nga shifrat e INSTAT, mendoj se Shqipëria nuk e ka shumë problem plakjen e
popullsisë, siç e kanë vendet europiane, çka i ka detyruar të bëjnë rritjen e moshës për të
mbajtur ekuilibrin financiar të sistemit. Shqipëria ka një popullsi të re, ku mosha
mesatare e saj është 31 vjeç, kundrejt 48 vjeç që e ka Europa. Pra në kemi kontingjente të
reja pune për t’u shfrytëzuar nga sistemi i sigurimeve shoqërore, i cili nëpërmjet
politikave shtetërore duhet të fokusohet në thithjen e rezervave që ekzistojnë nga
papunësia, puna jo formale dhe emigrantët.
Skema e sigurimeve të pensioneve në fshat duhet të kthehet në sistem vullnetar dhe të
funksionojë si kolonë e tretë. Ne fakt mjaft vende të botës, sistemin e pensioneve në
fshat e kanë vullnetar, por duhet të pranojmë se ato kanë vetëm 5 % të popullsisë në
63
fshat. Mundësia e dytë, të mbetet i detyruar, por të funksionojë e tillë dhe të hartohet një
strategji për rritjen graduale të masës së kontributit dhe të pensionit, deri në kufijtë e
skemës shtetërore
Gjithsesi, skema e Sigurimeve Shoqërore megjithëse e vetme, pa komponentin e saj
privat ka luajtur një rol të rëndësishëm në amortizimin e problemeve sociale të kohës. Por
koha ka diktuar mjaft probleme, në disa raste shqetësuese që bëjnë të domosdoshme
studimin dhe përmirësimin e saj.
Studimi i skemës duhet të fokusohet në dy çështje themelore: së pari, konsolidimi i
skemës publike shtetërore aktuale nëpërmjet reformave parametrike si; ndryshimi e
ngritja e raportit të pensioneve në funksion me raportin e pagave. Diferencat e
theksuara të pensioneve, brenda së njëjtës kategori, si rrjedhojë e mosindeksimit sipas
indeksit të rritjes së çmimeve dhe ndryshimi i mënyrës së llogaritjes së pensioneve, duke
i lidhur më mirë me kontributet që kanë derdhur, duke hequr kufizimet diskriminuese.
Si element i shtuar do të ishte vendosja dhe vënia në funksionim e sistemeve të alternuara
të pensioneve si ai privat. Si rrjedhojë e ndryshimeve demografike që po ndodhin, ku
popullsia e tretë po rritet me ritme shumë të larta, sistemi shtetëror i pensioneve, i
konfiguruar mbi bazën e parimit të solidaritetit e vazhdimësisë së brezave, e ka të
pamundur t’i garantojë një jetë të qetë financiare kësaj moshe. Prandaj paralelisht me
të,fillimisht si kompensuese e me pas edhe dominuese, janë krijuar skemat private të
pensioneve. Kjo do të kërkojë që të inkurajohet skema vullnetare suplementare e
pensioneve dhe të studiohet dhe gradualisht të vendoset sistemi privat i detyruar, çka do
të kërkojë një ndarje të kontributit në dy pjesë; një kontribut shoqëror që do duhet të
përballojë sistemin aktual të pensioneve dhe një pjesë kontribut individual, që do derdhë
në llogaritë e veta të fondit të pensioneve.
Një zgjidhje e ndërmjetme do të ishte që shteti të sigurojë një pension minimal për të
gjithë dhe pastaj të mundësojë (me lehtësira tatimore) investime private në pensione për
ata që kanë dëshirë dhe mundësi. Të paktën në këtë mënyrë do të ruhej njëfarë mbrojtjeje
minimale për të gjithë se edhe tregjet mund të dështojnë, jo vetëm shteti.
64
KAPITULLI VI
V.1 Anekse
V.1.1 Sekuence nga Buxheti 2013 51
Ne baze te te dhenave te Ligjit per Buxheyin e në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e
158, të Kushtetutës, dhe të nenit 30, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e
sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Buxheti për vitin 2013 është:
Tabela 5 : Buxheti per vitin2013
Të ardhurat 360 661 milionë lekë
Shpenzimet 409 594 milionë lekë;
Deficiti 48 933 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet
shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Financimi i Sistemit te Sigurimeve Shoqëroree perbehet nga skemat e meposhtme:
1- Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
2- Skema e sigurimit suplementar
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2013 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror:
51
Ligji per buxhetin e shtetit 2013
65
Të ardhurat, gjithsej 88 876 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 51 399 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 37 477 milionë lekë;
Shpenzimet 88 876 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat
dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë
minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave
të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal
mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të
përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2013, teprica e të ardhurave, sipas degëve të sigurimit
shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
2. Skema e sigurimit suplementar:
Të ardhurat, gjithsej 5 438 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 400 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i shtetit 5 038 milionë lekë;
Shpenzimet 5 438 milionë lekë.
66
Referenca
ILO – International Labour Organization
E drejta e punes dhe sigurise sociale – Dr. Arlinda Ymeraj 2011
Cikel Leksionesh – A.Shtylla
Kushtetuta e Shqiperise – Neni 53
Social Inclusion and Social protection in Albania – European Commision (2008)
Public Expenditure and Financial Accountibility (PEFA)
Pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore – Udhezues per
punedhenesit dhe te vetepunesuarit (Botimi I vitit 2004)
Public Finance and Public policy – Arey L. Hilman
Open Data Albania - http://open.data.al
Ministria e Financave - ëëë.minfin.gov.al
Instituti i Sigurimve Shoqerore - ëëë.issh.gov.al
Ligjin Nr. 7703 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”
Ligji Nr. 10 383 dy 24.2.2011”Per sigurimin e detyrueshem te kujdesit shendetsor ”
Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
Ligji nr. 8097, datë 21.3.1996, i ndryshuar “Për pensionet shtetërore suplementare të
personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”.
Ligji datë 15.2.1923 “Për dorëheqje dhe pension për ushtri e gjindarmëri”
Ligji nr.129, datë 28.10.1927 “Për pensionet civile”
Ligji i “Pensioneve civile dhe ushtarake”, datë 20.6.1934
Ligji nr.327, datë 4.9.1946, Dekreti nr.341, datë 28.10.1946,
67
Ligji nr.528, datë 25.8.1947 “Mbi sigurimet shoqërore të nënpunësve dhe funksionarëve”
Ligji nr.2803, datë 4.12.1958 – “Komisionet e pensioneve pranë këshillit të bashkimeve
profesionale të rretheve”.
Ligji nr.4171, datë 13.9.1966 – “Për pensionet e qytetit”
Ligji nr.4976, datë 26.3.1972 – “Për pensionet e kooperativave bujqësore”
Ligji nr.2813, datë 10.3.1959 – “Pensionet e ushtarakëve të shërbimit aktiv të UP dhe
MPB caktohen nga vetë këto organe.”
VKM nr.249, datë 5.6.1992 - Krijimi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
VKM nr. 445, datë 11.07.2012);
VKM nr. 414, datë 27.06.2012
Udhëzim i Ministrit të Financave, nr. 26, datë 16.04.2009, i ndryshuar
Ligji per buxhetin e shtetit 2013
Dekreti nr.2213, datë 6.2.1956 - Procedurat e pensioneve kryhen nga seksionet e
financave të komiteteve ekzekutive.
http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore
http://ëëë.scribd.com/doc/26066486/Parimet-e-Pergjithshme-Te-Sigurimeve-Shoqerore
http://ëëë.scribd.com/doc/26066558/Tiparet-Dhe-Burimet-e-Sigurimeve-Shoqerore
http://ëëë.infocip.org/al/?p=6615
http://ëëë.geo.edu.al/spaë2/uploads/files/Ligjet/ligj%20per%20sigurimet%20shoqerore.
http://ëëë.scribd.com/doc/26066482/Kuptimi-i-Pergjithshem-i-Sigurimeve-Shoqerore
http://ëëë.scribd.com/doc/26066465/Buxhetimi-i-Skemes-Se-Sigurimve-Shoqerore
http://ëëë.scribd.com/doc/26066475/Kontributet-e-Sigurimeve-Shoqerore-Dhe-
Shendetesore
68
http://ëëë.issh.gov.al/index.php?option=com_content&vieë=article&id=302:pershendetje
&catid=108:fjale-pershendetese&Itemid=111
http://mpcs.gov.al/migracioni/463-konferenca-e-trete-rajonale-per-sigurimet-shoqerore
http://ëëë.vetemlajme.com
http://lajme.shqiperia.com
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/448/Transferta-nga-Buxheti-i-Shtetit-per-Sigurimet-
Shoqerore-ne-vitet-1993-2012
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/420/titull/Sigurime-Shoqerore---Te-ardhurat-dhe-
Shpenzimet
ëëë.oecd-ilibrary.org/search
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/05/reforma-sociale-dhe-skema-e-kontributeve/
http://ëëë.coe.int/t/dg3/sscssr%5CSource%5CGlossALB.pdf
http://ëëë.issh.gov.al/publikime/Broshura.pdf
http://ëëë.slideshare.net/opendataal/sigurimet-shoqrore-skema-publike-vs-fondeve-
private-open-datathon-albania-2011
http://ëëë.mete.gov.al/doc/20061012145653_prezantimi_issh.pdf
http://ëëë.gazetametropol.com/issh-20-vjet-sfida-dhe-risi/
http://ëëë.dë.de/reformimi-i-sistemit-t%C3%AB-sigurimeve-shoq%C3%ABrore-
n%C3%AB-shqip%C3%ABri/a-5820150
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/05/reforma-sociale-dhe-skema-e-kontributeve/
http://ëëë.lajm-shqip.com/2012/06/qeveria-po-pergatit-fshehurazi-skemen-e-pensioneve/
Recommended