View
1
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Republika e Kosovës
Republika Kosovo - Republic of Kosovo
Kuvendi - Skupština - Assembly
T R A N S K R I P T
I MBLEDHJES PLENARE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
E MBAJTUR MË 17 NËNTOR 2020
SA PLENARNE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA,
ODRŽANE 17. NOVEMBRA 2020. GODINE
NËNTOR - NOVEMBAR
2020
2
Rendi i ditës
1. Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe menaxhimin e situatës me
pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga Qeveria.
Dnevni red
1. Parlamentarna rasprava o stanju pandemije u zemlji i upravljanu situacijom COVID-19 od
strane Vlade Republike Kosovo.
3
Mbledhjen e drejtoi kryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.
KRYESUESJA: Të nderuar kolegë,
Jemi rreth 50 deputetë në sallë, lus regjinë që t’i mëshojnë ziles dhe të tjerët që janë këtu dhe
dëshirojnë të marrin pjesë në seancë të na bashkëngjiten, në mënyrë që të sigurojmë kuorumin
për të filluar seancën.
Të nderuar të pranishëm,
Prezentë jemi 67 deputetë.
Andaj, më lejoni t’i hap punimet e seancës plenare sipas rendit të ditës të përgatitur nga Kryesia
e Kuvendit, në marrëveshje me grupet parlamentare, në mbledhjen e mbajtur më 9 nëntor 2020.
Para se të vazhdoj me pikat e rendit të ditës, më lejoni t’ju përkujtoj rëndësinë e respektimit të
masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19.
Duke u bazuar në manualin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institut Kombëtar
të Shëndetit Publik, përgjatë seancës jemi të obliguar që në mënyrë strikte të respektoni
distancën fizike prej dy metrash dhe përdorimin e maskave nga secili. Rekomandohet mbajtja e
higjienës personale duke pastruar duart vazhdimisht. Diskutimi i deputetit mundësisht të
realizohet nga ulësja. Të dezinfektohet dhe të ajroset hapësira, duke pamundësuar përhapjen
eventuale të infeksionit. Të gjithë ata që kanë shfaqje të simptomave të qëndrojnë në shtëpi dhe
nëse keni qenë rast kontakti, duhet të vetizoloheni për 14 ditë dhe nuk duhet të keni asnjë kontakt
gjatë kësaj kohe.
Përveç kësaj, ju lutem më lejoni edhe t’ju ftoj që të respektoni kërkesën e përsëritur për
respektimin e ligjit në raport me mospirjen e duhanit në bufe apo në çfarëdo ambienti tjetër të
mbyllur, edhe sot ka ankesa nga deputetët që në pjesën e pasme të seancës po konsumohet
duhani.
Procedojmë me pikën e vetme të rendit të ditës:
1. Debat parlamentar në lidhje me gjendjen pandemike në vend dhe me menaxhimin e
situatës me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës nga ana e Qeverisë
Ju njoftoj që nënkryetarja e Kuvendit, pra unë, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë
kemi parashtruar kërkesë për debat parlamentar lidhur me çështjen e lartpërmendur.
Më lejoni të marr fjalën në lidhje me këtë çështje dhe lus nënkryetarin, zotin Kujtim Shala, që të
më zëvendësojë.
Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetari, z. Kujtim Shala
4
ARBËRIE NAGAVCI: I nderuar nënkryetar Shala,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Kabinet qeveritar,
Situata me pandeminë në vend është përkeqësuar jashtëzakonisht shumë. Shifrat e larta, me
qindra infektime brenda ditës dhe një numër i lartë i vdekjeve nga COVID-19 janë alarmante dhe
po përkeqësohen çdo ditë e më shumë. Vetëm në pesë ditët e fundit kemi pasur rreth 4000 të
infektuar dhe rreth 50 qytetarë tanë kanë humbur betejën me COVID-19. Njëjtë është e rëndë
situata edhe në të gjitha grupet shoqërore që mbajnë mbi supe pasojat e pandemisë.
Situata në bizneset e vogla dhe kryesisht në bizneset familjare, ku qytetarët tanë me mundin e
tyre vetëpunësohen është plotësisht jashtë vëmendjes qeveritare. Situata me mësimin në shkollat
tona po ashtu është në kufijtë e çorganizimit, përkundër përpjekjes së punës së madhe që po
bëhet në shkolla e kopshte. Ndërsa masat e marra prej korrikut e deri më sot në çdo nivel
qeveritar kanë një problem themelor: nuk garantojnë siguri dhe mbështetje për qytetarët.
Logjika nga e cila udhëhiqen qeveritarët tregon se barrën më të madhe e kanë hedhur te vetë
qytetarët. Prej tyre kërkohet t’ia dalin si të munden dhe në ta llogariten që të barten edhe pasojat
financiare. Këtë e dëshmojnë të gjitha masat prej idesë së tërheqjes së parave nga Trusti, e deri te
mbulimi i të gjitha shpenzimeve për kurimin e të infektuarve.
Ne tashmë jemi në një krizë të shumanshme nga COVIDI-19. Situata është krejtësisht jashtë
kontrollit. Është e qartë se kjo Qeveri, Ministria e Shëndetësisë, Financave, Ekonomisë, Arsimit,
Tregtisë nuk po ia dalin të menaxhojnë me këtë krizë. Madje është edhe një nga faktorët se kriza
është kështu siç është.
Mbi të gjitha, askush nuk e di se si do t’i kalojmë muajt e ardhshëm të dimrit që i kemi para
vetes. Cili është plani? Çfarë do të jetë të presin ndihmë për qytetarët e bizneset në këto muaj të
dimrit që po i presim? A do të vijohet me kufizimin e orareve dhe të karantinës? Nëse po, si do të
organizohet jeta dhe puna në vendin tonë, ku dhe cilat janë udhëzimet dhe planifikimet për çdo
sektor të punëve, qoftë në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik. A pritet që të ketë një paketë
e re për ndihmë qytetarëve? A do të ketë ndonjë zgjidhje për shërbimet publike që deri tani janë
marrë e dhënë në mënyrë krejtësisht fizike? A ka shërbimi këshillimi për bizneset e vogla që
tanimë kanë humbur gjithçka, a po bëhet ndonjë plan për t’i orientuar e ndihmuar ato?
Si do të paguhen këstet e kredive që shumica e qytetarëve i kanë shtyrë gjatë muajve të verës për
muajt në vijim. Si do të vijohet me pagesat e qirave për bizneset dhe për bizneset e grave,
sidomos? Si do të shlyhet faturat e energjisë e të ujit nga këto familje e biznese të vogla në këto
kushte të përballjes me pandemi? Çfarë do të ndodhë me mbulimin e kostove për të sëmurët dhe
familjarët e tyre që trajtohen në shtëpi? Kush do të kujdeset për fëmijët kur mbyllen shkollat apo
5
kopshtet si pasojë e infektimeve? A do t’i sigurohet leje së paku njërit nga prindërit? Çfarë do të
ndodhë në familjet që janë skemën e ndihmës sociale? A do të ketë një paketë të re për këta tre
muajt e dimrit?
Shifrat po tregojnë që masat që po ndërmerren nga Qeveria nuk po japin rezultate në
parandalimin e përhapjes së virusit dhe po bëhen pa ndonjë strategji të mirëmenduar, përkundrazi
sa më shumë që po zgjerohen vendimet, kinse me masa, veç se po shtohen rastet e reja me
COVID-19.
Është vërtet për t’u ardhur keq, por sjellja e ministrisë deri tani është joserioze, pa një strategji
dhe pa plan të menaxhimit të situatës. Po e shihni madje që askush nuk po e mbështet këtë qasje.
Me reproduktimin e masave, të cilat nuk bazohen në vlerësimin real të efekteve, po ngjallni një
pasiguri të përgjithshme për sa i përket përballjes me COVID-19. Gjendja është e rëndë dhe po
rëndohet çdo ditë e më shumë, kurse Qeveria ka humbur krejtësisht ndjeshmërinë dhe qartësinë e
veprimeve dhe të masave.
Qeveria ka krijuar madje paqartësi me masa të shumta në përshkrim të përkohshme, të marra ad
hoc e parciale dhe pa efekte që do të duhej të prisnim.
Po në këtë kohë kemi qenë dëshmitarë edhe të plot parregullsive, e me gjasë, edhe të
keqpërdorimeve. Për një kohë relativisht të gjatë një laborator i vetëm kishte licencë për të kryer
testet PCR për COVID-19, por edhe në këtë monopol i mundësohej të vendosni çmime shumë të
larta për testim. Më vonë u licencuan edhe të tjerë laboratorë, por puna e tyre po bëhej shpesh me
pasaktësi, si pasojë e mungesës së mbikëqyrjes. Radhët e pritjes shpesh bëhen pa ndonjë
konsideratë për rregullat e distancës, ndërsa çmimet veç se e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e
vështirë të qytetarëve.
Të nderuar,
Që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19 më 13 mars e deri më datën 3 qershor Kosova ka
pasur gjithsej 1123 raste me COVID-19, apo mesatarisht 12.4 raste në ditë. Ndërsa në
menaxhimin e Qeverisë Hoti, nga 4 qershori e deri më 16 nëntor, janë shtuar edhe 29 mijë e 805
raste të reja, apo mesatarisht 160 raste në ditë. Pra, më shumë se është 10-fishuar numri i rasteve
në ditë dhe kjo na bënë thuajse vendin më të prekur në rajon.
Më lejoni thjesht për një analizë të paraqes disa statistika me vendet e rajonit, të marra vetëm në
statistikat në pesë ditët e fundit, 11-15 nëntor.
Në Shqipëri, numri i testimeve ka qenë 11 mijë e 846,
Në Maqedoninë e Veriut, 13 mijë e 600,
6
Në Mal të Zi, 6 mijë e 695,
Ndërsa në Kosovë, 8 905 testime në ditë.
Rastet e prekura në Shqipëri kanë qenë 2 536,
Në Maqedoni të Veriut, 4 670,
Në Mal të Zi, 2 380 dhe
Në Kosovë 3 729 raste.
Nëse i përkthejmë në përqindje, në Shqipëri janë 21,40%, në Maqedoninë e Veriut 34,30%, në
Mal të Zi 35,50%, ndërsa në Kosovë 41,80%.
Pra, këto analiza janë për datën 11-15 nëntor.
Qeveria ka treguar një jokonsistencë në raport me masat që i ka marrë. Duket që as pas masave
të mëhershme nuk është bërë ndonjë vlerësim i efekteve të tyre, duke pamundësuar kështu
nxjerrjen e vendimeve në mënyrë strategjike e të kalkuluar e duke mbetur në pamundësi të
mësuarit nga gabimet e mëhershme.
Duket qartazi se shumë prej masave më shumë po bëhen për t’ia mundësuar Qeverisë të shtiret si
serioze, se sa për të synuar efektin e vërtetë të tyre. Ende nuk është bërë publike ndonjë listë e
qartë për hetimin e katër vdekjeve të 5 korrikut si pasojë e dështimit të respiratorëve.
Në raportin e tremujorit të Qeverisë së Republikës së Kosovës thuhet: “Nëpërmjet riorganizimit
dhe menaxhimit më të mirë të hapësirave aktuale të institucioneve shëndetësore është rritur
kapaciteti spitalor për trajtimin e të prekurve nga virusi si dhe janë forcuar kapacitetet regjionale
të mbikëqyrje epidemiologjike përmes qendrave të monitorimit periferik me shpërndarje në
gjithë territorin”.
Pra, ky ishte një citim, ndërkaq rezultati i këtij riorganizimi nuk duket gjëkundi. E për këtë flasin
edhe shifrat e rasteve të reja të infektuarve dhe jetëve të humbura.
Përderisa më 3 qershor kishim 30 vdekje gjithsej, nga 3 qershori deri më 15 nëntor kanë vdekur
edhe 792 persona të Republikës së Kosovës që humbën betejën me COVID-19.
Sa për krahasim, Shqipëria me një milion banorë më shumë ka rreth 200 raste më pak të
vdekjeve, gjithsej 623 raste të raportuara.
Në lidhje me kapacitetin spitalor tek më datën 11 nëntor është hapur procedura për hartimin e
projektit për gazra medicinale nëpër spitalet rajonale në Kosovë. Kjo vonesë është tërësisht e
paarsyeshme, e edhe kështu mbetet ende në fazën ideatore. Kolegët e mi nga grupi ynë
7
parlamentar do ta adresojnë çështje të shumta specifike që vijnë kryesisht nga profesionistët e
fushave përkatëse dhe mbi të gjitha shqetësimet që vijnë nga vetë qytetarët. Por është e
papranueshme që pa ju thirrur ne në Kuvend, nuk po merrni mundimin të sqaroni se si e çfarë
keni në plan për këtë situatë të rënduar e për muajt në vijim. Po fshiheni pas vendimeve që në
shumicën e rasteve nuk kanë mbështetje të arsyeshme dhe po shkaktojnë një pasiguri e panik te
qytetarët.
Faleminderit!
KRYESUESI: Faleminderit! Për procedurë e ka kërkuar fjalën shefi i Grupit Parlamentar të
LDK-së, zoti Arben Gashi.
ARBEN GASHI: Faleminderit, i nderuar kryesues!
Vetëm sa të jetë e informuar seanca dhe të jetë e protokolluar në procedura të Kuvendit që kjo
seancë është thirrur duke vendosur në lajthitje mbledhjen e Kryesisë dhe anëtarët e tjerë që
marrin pjesë në mbledhje të Kryesisë. Nuk është hera e parë, është rast që përsëritet. Në
mbledhje të Kryesisë ne kemi diskutuar gjatë për këtë seancë dhe ka qenë një kërkesë individuale
e anëtares së Kryesisë që të ketë një seancë në Kuvendin e Kosovës, ku do të debatohet për
çështjen e menaxhimit të pandemisë. Aty është konstatuar se për të pasur një seancë të Kuvendit,
patjetër duhet të ketë një ftues, pra kush është ftuesi, a është seancë e rregullt, a është seancë e
jashtëzakonshme, e tjerë e tjerë.
Dhe, në fund kemi mbërritur në një konkluzion, pra ka mbërritur kryetarja e Kuvendit në një
konkluzion që kemi vullnet të mbahet një seancë, pra kemi deklaruar të gjithë vullnetin që të
mbahet seancë a debat parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë, po paraprakisht për këtë
çështje të konsultohet ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria. Dhe, më rezulton që duke marrë
mirëbesimin e Kryesisë, kjo nuk ka ndodhur, e sot i falënderoj ministrin dhe Qeverinë dhe
kryeministrin që janë prezentë dhe kanë gatishmërinë të debatojnë për këtë punë, por mirëbesimi
i dhënë në Kryesi nuk është respektuar. Kjo ka ndodhur edhe një rast tjetër, në rastin e thirrjes në
interpelancë, në pesë interpelanca për kryeministrin e Kosovës. Meqenëse të gjitha pesë
interpelancat kishin plotësuar kushtet formale juridike, edhe pse ishin për të njëjtën çështje,
kryeministri kishte dhënë përgjigje se është i gatshëm të vijë dhe të raportojë në interpelancë në
Kuvend për këto çështje, në Kryesinë e Kuvendit është kërkuar që të mos bëhen pesë
interpelanca, po të bëhen tri.
Dhe, në qëndrimin tim ka qenë që, meqenëse janë pesë interpelanca, meqenëse janë formale
juridike për të pestat dhe meqenëse është e njëjta çështje, po unë mendoj që nuk duhet mbajtur
pesë, por meqenëse Kryeministri ishte i gatshëm t’i mbajë pesë interpelanca, atëherë le të
mbahen dhe më është thënë në mbledhje të Kryesisë që kanë dakordim me kryeministrin që të
mbahen vetëm tri interpelanca, ndërsa dy të tjera të mbahen më vonë. Më rezulton që kjo nuk ka
8
qenë e vërtetë. Pra, është më shumë se një rast kur mirëbesimi që jepet, keqpërdoret dhe kjo
shkakton probleme në mirëbesimin dhe komunikimin tonë.
Prandaj, është e rëndësishme që kjo të evidentohet në këtë seancë, duke marrë parasysh se
Qeveria ka vullnet të debatojë për këtë çështje, atëherë ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë
seancë, por të paktën të jetë e evidentuar, se për disa herë është keqpërdorur mirëbesimi që është
dhënë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës. Faleminderit!
(Drejtimin e mbledhjes e merr nënkryetarja e Kuvendit, znj. Arbërie Nagavci.)
KRYESUESJA: Faleminderit! Mua më duhet ta marr fjalën për këtë çështje, kështu që e lus edhe
një herë nënkryetarin.. Prej këtu. Me lejen tuaj, atëherë për shkak se është çështje për procedurë
dhe meqenëse u ngrit një çështje, për të cilën edhe unë kam qenë në mbledhjen e Kryesisë dhe
meqenëse kryetarja nuk është këtu, më lejoni që të saktësoj, edhe për procesverbal dhe për gjithë
ata që kanë interesim, që kjo kërkesë, ashtu siç përshkruhet edhe në transkript, të cilën e ka edhe
zoti Gashi dhe e siguruam me kërkesën e tij. Po citoj fjalët e kryetares, veç po të informoj se unë
kam kërkuar prej administratës.
Po filloj prej fjalëve tuaja, zoti Gashi.
“Sa i përket ftesës për debat parlamentar lidhur me gjendjen me pandemi, atëherë duhet të ndiqet
një procedurë, domethënë duhet të paktën 6 deputetë të bëjnë kërkesën, nuk jam kundër debatit,
veçse ta formalizojmë, ta fusim brenda Rregullores sonë, brenda strukturës. Meqenëse
Vetëvendosja ka deputetë të mjaftueshëm për të pasur të strukturuar kërkesën, atëherë le ta bëjnë
sipas Rregullores ose interpelancë ose debat parlamentar, 6 deputetë të paktën edhe hynë ose 40
deputetë nëse është urgjente. Nuk ka kurrgjë të keq, nuk jam kundër, por vetëm le ta
formalizojnë, le ta fusim në strukturë brenda Rregullore së Kuvendit dhe pastaj vazhdojmë”.
Pas jush e kam marrë fjalën unë, ashtu siç e keni edhe ju në transkript dhe kam thënë.
“Faleminderit, sigurisht se ne jemi të gatshëm edhe t’i ndjekim procedurat, nëse është nevoja.
Për nisur prej asaj siç e përmendi edhe kryetarja, tashmë ka një praktikë që e kemi ndërtuar disa
herë deri më tani dhe kemi bërë thirrje të tilla dhe është një praktikë që ekziston tashmë në
Kryesi. Meqenëse është nevoja goxha e rëndësishme dhe e përgjithshme të diskutohet për këtë
temë, e pamë të rrugës ta sjellim si një ftesë të Kryesisë si në rastet që i kemi pasur të ngjashme
në të kaluarën në këtë Kryesi, në mënyrë që të diskutohet edhe për shkak të rëndësisë të temës, e
të mos jetë vetëm si një debat politik”.
Mandej, meqenëse ministri tha që veç se ekziston një raport kishin mirë të na ndani përpara, po
nëse nuk jeni të gatshëm si Kryesi, vendoseni sot. Ne mund të procedojmë sigurisht edhe me
nënshkrime dhe mund të marrë pak më shumë kohë. Kryetarja siç e dini vazhdon tutje.
9
Ju e dini, ne kemi pasur disa praktika, zakonisht kanë funksionuar me kryeministrin. Tani nuk di
çka ju them për ministrat individualë, nuk di a do të përgjigjen apo jo. Kur ka debat parlamentar,
ai domosdoshmërisht vjen.
Sido që të jetë, vetëm përfundimi në fund.
Kryetarja thotë: Unë po pres t’i protokolloni nënshkrimet zonja Arbërie, po ju tregojmë edhe ne
gatishmërinë të nënshkruajmë, le ta dinë edhe ministri edhe Qeveria që kjo është ftesë e të gjitha
partive, jo vetëm e njërës. Kështu që ta kemi parasysh, mua vetëm m’i protokolloni dhe
administrata përgatit ftesën për seancë për të martën. Ne i kemi sjellë nënshkrimet, bashkë me
kërkesën, i kemi protokolluar dhe pastaj është dërguar ftesa nga ana e kryetares.
Dhe, për rastin tjetër që ju folët, meqenëse kryetarja nuk është këtu dhe tashmë jemi në seancë,
unë nuk do të kisha dashur të marrë më shumë kohë për këtë debat. Ju besoj që e dini
Rregulloren, neni 50 ju udhëzon që ta adresoni nëse konsideroni që ka shkelje. Edhe ju kisha
lutur në respektim të Rregullores nëse mendoni ose pretendoni se ka çfarëdo shkelje, procedoni
më tutje ashtu siç parashihet.
Faleminderit! Më falni që mora pak kohë, po ishte e nevojshme.
Arben Gashi, edhe një herë e ka fjalën.
ARBEN GASHI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!
Pikërisht në respektim të konkluzionit ku thuhet, pra, unë pres që t’i protokollojnë nënshkrimet
zonja Arbërie, po ju tregojmë edhe ne gatishmërinë që ta nënshkruajmë. Pra, edhe unë ju kam
thënë, veç ta bëjmë formale, kjo është konstatimi i kryetares, vetëm deri ta nënshkruajmë, sepse
duhet formalizohet dhe le ta dijë edhe Qeveria, edhe ministri. Pra, nuk është njoftuar as Qeveria
as ministri për këtë seancë dhe as për qëllimin e seancës, asgjë hiç, këta kanë ardhur sot veç nga
vullneti i mirë, këtë po dua ta konstatoj unë. Nuk është respektuar mirëbesimi, nuk është
respektuar mirëbesimi për komunikim me Qeverinë dhe komunikim për çka i kemi thirrur sot.
Ata kanë ardhur prej vullnetit të mirë. Ajo që është shkruar si letër në ftesën e seancës, me atë
çka e lexuat ju në arsyetimin për thirrjen e seancës, është komplet ndryshe. Letrën që e keni
dërguar në atë çka e lexuat në Kuvend është komplet e ndryshme, ky është problemi.
Pra, nuk është respektuar një mirëbesim që e keni treguar dhe një vullnet i mirë, le të mbetet për
procesverbal dhe vazhdojmë tutje me seancën. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Gashi!
Ashtu sikurse ju, secili prej deputetëve e ka kërkesën për debat parlamentar të protokolluar më
datën 9.11.2020, me nënshkrimet sipas kërkesë, me shtatë nënshkrime. Është e vërtetë që nuk
10
është nënshkrimi juaj këtu, po janë nënshkrimet e shtatë deputetëve që kanë respektuar edhe
kërkesën tuaj.
Kështu që, shumë mirë që përfaqësuesit e Qeverisë janë këtu, jo për shkak të vullnetit të tyre të
mirë, po për shkak të obligimit që kanë për t’iu përgjigjur Kuvendit. Në rregull, s’kanë obligim,
thoni ju, ne besojmë që kanë obligim dhe shpresoj që edhe këta e dinë që kanë obligim t’i
përgjigjen Kuvendit. Kisha vazhduar, a keni përsëri në emër të grupit parlamentar të flisni për
këtë temë ose a do të flasë dikush nga grupi parlamentar? Paraprakisht nga Lëvizja
Vetëvendosje, zonja Fatmire Kollçaku.
Pra vazhdojmë me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe pastaj kryeministri, për të vazhduar
tutje me deputetët sipas radhës.
FATMIRE KOLLÇAKU: Ju falënderoj, nënkryetare!
Besoj që në fjalën tuaj e keni përmbledhur mjaft mirë situatën në të cilën ndodhemi. Po unë
mendoj që sot këtu duhet t’u flasim shumë qartë atyre qytetarëve që i kanë sytë këtu sot në këtë
seancë.
Të gjithë ata familjarë të 11 mijë e 431 rasteve të prekurve nga SARS-COV 2-shi që janë raste
aktive, përfshirë të gjitha familjet e tyre që këtë numër lirisht mund ta shumëzojmë së paku me
dhjetë, nëse llogarisim që sot nuk testohen të gjithë familjarët, po duke pasur parasysh që jetojnë
në ambiente ku nuk e kanë luksin për vetizolim të familjarëve në mënyrë strikte dhe ata i kanë
sytë nga ky shtet.
Çfarë po bën ky shtet, që është bërë policor, po jo parandalues. Po e shoh edhe kryeministri po
ndihet mirë në rolin e tij se e ka një armë, një Ligj anti-COVID që këtu u votua mezi, me shumë
përpjekje për t’u ndaluar.
Mirëpo sot po e pyes, sa po konsultohet me inspektorët sanitarë, kryeinspektorët sanitarë,
inspektorët shëndetësorë që kemi parë në mjetet e informimit që u janë ndaluar disa prej tyre
hyrjet në objektin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe qysh është sjellë me inspektorë shëndetësorë,
të cilët më kanë thirrur dhe më kanë thënë, nuk i kam pyetur unë ata vetë.
Sot duhet interesuar për të gjithë ata qytetarë të brengosur, përfshirë punonjësit e linjës së parë që
janë policë, sa po kanë ata masa mbrojtëse, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme me pajisje
mbrojtëse, ata që qëndrojnë në shërbim të ekspozuar me orë të tëra.
Çka po bëhet me masa mbrojtëse për mësuesit në klasa, për nxënësit, ku janë mjetet mbrojtëse në
shkolla, kush paguan për to?
11
Çfarë po bëhet me gratë e vetëpunësuara, për shembull, rrobaqepësinë, kujdestaret ditore,
parukeri dhe shërbime të tjera, si ato të vetë punësuara. Ku është mbështetja për këto konkrete.
Çfarë po ndodh me masat mbrojtëse për të gjithë shërbyesit civilë, plot 80 mijë qytetarë? A kanë
ata mjete mbrojtëse, kush paguan për to, a po respektohen protokollet e parandalimit në
ambientet ku ata punojnë, çfarë po bëhet me mjetet mbrojtëse të faturistëve të të gjitha
shërbimeve, kush paguan për maskat e dezinfektantët e tyre? Prej KEDS-it e deri te faturistët e
ujit, mbeturinave e tjera që janë të detyruara të ekspozohen rrezikut, kush po kujdeset për
punëtorët e ndërmarrjeve publike për mjetet mbrojtëse dhe protokollet e parandalimit?
Për punëtorët e KEK-ut, Telekomit, Postës e të Trepçës dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve, të
stacionit të autobusëve, të ndërmarrjeve lokale të mbledhjes së mbeturinave.
Në çfarë gjendje janë punëtorët sanitarë në të gjithë sektorët publikë, kush paguan për mbrojtjet e
tyre, çfarë po ndodh në rimbursimin, me kompensimin e terapisë të të gjithë këtyre të prekurve
që sot trajtohen nëpër shtëpia? Kush do ta mbulojë? Ju e dini që Qendrat e Mjekësisë Familjare,
pasi që u mbyllën të gjitha barnatoret nëpër qytete që ishin në atë kohë, publike apo shtetërore, u
tha që në barnatoret e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare do të merren me recetën, e cila
asnjëherë nuk u realizua terapia. Pse nuk u sigurua? Nuk është terapia esenciale vetëm ajo që
duhet të sigurohet në spitale dhe në QKUK.
Sikur të kishte ndodhur që posa të identifikohen personat potencialë të dyshimtë për COVID, për
infektim me Sars Cov 2 dhe sikur t’u jepej terapia në QKMF-të, menjëherë atyre që kanë
mundësi të trajtohen nëpër shtëpia, pasi që t’iu është bërë një rëntgen dhe terapia elementare,
analizat e gjakut, ku shumë qartë tregohet pak a shumë prognoza se si do të shkojë për një
pacient, a duhet të hospitalizohet apo jo, dhe sikur ta merrnin aty për aty terapinë, nuk do të
bridhnin nëpër barnatore në kërkim të terapisë, pastaj në kërkim të nevojës kur kanë nevojë për
terapi parenterale, domethënë intravenoze. Për shembull, në Prishtinë është caktuar vetëm një në
Emshir. Si është e mundur që të mbulohet krejt komuna e Prishtinës me një Qendër të mjekësisë
familjare, përderisa në qytetet e tjera shumë më të vogla, po ashtu e kemi vetëm nga një Qendër
të mjekësisë familjare, ku ordinohet terapia parenterale.
Pra, ne fillimisht nuk e kemi mundësuar që pacientët të ndihen të sigurt, të mbështetur nga shteti
me një terapi bazike dhe që do ta mbulonte, që t’ia krijonte mundësinë që të mos ketë nevojë ta
sigurojë, sepse nuk ka ku. Ju po e dini sa është dëmtuar ekonomia, ju po e dini që sot punohet me
kapacitete të limituara dhe sidomos kërkohet që me 40% të punohet edhe në institucionet ku ka
mundësi dhe nuk është menduar në atë a kanë mundësi të mbulohen 4-5 anëtarë të një familjeje
me terapi. Pastaj, çka është bërë në QKUK që tashmë është shndërruar në vatër të infeksionit. Ne
po merremi me vektorë, po nuk po merremi me burimin e infeksionit. Ne kemi vërejtje të mëdha,
për shembull, nga Klinika e Pulmologjisë, ku ky ministër ka ndarë specializime dhe shumë prej
tyre janë edhe me vetëfinancim. Çfarë do të ndodhë me ata mjekë, kur duhet larguar nga lista e
12
pagave dhe të shkojnë në vetëfinancim, vite të tëra. Kush do t’i mbulojë shpenzimet e tyre që do
t’u ndërpritet në një anë pagat dhe do të mbeten vendet vakante të tyre, pasi që të shkojnë në
janar në specializim, po kush do të mendojë, si do të vazhdojnë ata të funksionojnë? Çështja, a
është menduar që me këta mjekë të rinj duke e ditur qysh e kemi ne Fakultetin e Mjekësisë që
nuk i përgatit kuadrot të startojnë menjëherë të gatshëm për punë praktike, sepse tash po
mendohet të shtohet numri i atyre që studiojnë në Fakultet të Mjekësisë, po sa po bëhet cilësi në
studime aty që t’u mundësohet mësimi praktik që kur të fillojnë në punë, të jenë të gatshëm të
ballafaqohen. Paramendoni tash me Sars Cov 2 a janë infektologët, kudo ku ka, ne kemi nevojë
kudo që kemi hospitalizime të pacientëve, të kemi infektologë që e mbikëqyrin ordinimin e
terapisë dhe të protokolleve, sepse ka një laramani edhe në ordinimin e terapisë dhe të
protokolleve që sot përdoren për trajtimin e pacientëve.
Të gjithë të prekurit janë në konfuzion, a t’i drejtohen pulmologut, a infektologut që nuk i kemi
të ndara strikt Qendrat e mjekësisë familjare, ku të gjithë, sepse sot edhe fëmija i vogël e di cilat
janë pak a shumë simptomat e COVID-it, mirëpo nuk di ku të drejtohen. Të gjithë drejtohen në
të gjitha Qendrat e mjekësisë familjare, shpërndahet infeksioni, nuk i kemi ndarë 2-3 kudo në
qytet si Prishtina, në qytete më të vogla ku do të shkojnë të gjithë ata që kanë dyshime që janë të
prekur nga COVID-i. Ndërsa pacientët me sëmundje të tjera të kenë mundësi të vazhdojnë edhe
ata të drejtohen në këto institucione. Tash është mbyllur këtu trajtimi specialistik, prapë po
kthehemi vetëm te COVID-i, çfarë po ndodh me të gjithë ata pacientë që do të vdesin nga
kanceri, nga sëmundjet kardiovaskulare, do të vdesin nga të gjitha sëmundjet e tjera që sot ata
udhëzohen të qëndrojnë në shtëpi, të mos dalin me sëmundje kronike, të moshuarit, ndërsa ata
janë tepër nevojtarë për shërbime shëndetësore. Çfarë po ndodh?
Sot është beteja më e madhe të gjendet një infermier që të vijë në shtëpi dhe të na e japë terapinë.
Sot beteja është qysh të gjejmë ne rrugë alternative të trajtimit, sepse po presin një pacient i
prekur nga COVID-i të shkojë në Emshir, të presë me orë edhe të këqyrë a ka mundësi të marrë
një terapi, e cila i nevojitet. Çka po bëjmë ne t’i mbështesim sot punëtorët shëndetësorë, kjo
ministri po luan, 250 euro për mjek, 150 euro për infermier, përderisa kjo është për rrezikshmëri,
të gjithë janë të rrezikuar. Ajo shumë duhet të jetë e barabartë për të gjithë, deri te ai punëtori
sanitar. E tjetër është paguajuni orët shtesë, me qindra orë shtesë nuk po paguhen për punëtorët
shëndetësorë, me qindra orë shtesë nuk po paguhet për policë, nuk po paguhen për të gjithë ata
që sot janë në vijën e parë të frontit.
Një kolege epidemiologe më tha dje, jeta ime përfundimisht ka ndryshuar, unë nuk do të mund
më kurrë të funksionoj, sepse që prej marsit punoj çdo ditë deri në orët e vona, të shtunën e të
dielën, pafundësisht, e sidomos me papirologji, sepse qindra raporte duhen dërguar në qindra
adresa. E pyes ministrin sa specializime i ke ndarë, zotëri, për epidemiologji? Pse sot nuk
kërkohet, pse u degradua, ju jeni me vite në pushtet, nuk është krejt për ty, ministër, se ty më së
paku po t’i adresoj, nuk je njohës, po shikon kush çka po të thotë. Po, po të them se keni qenë me
13
vite në qeveri, njerëz nga qeveria jote e kanë degraduar këtë sistem sot që e kemi, që nuk kemi
ekspertë të mjaftueshëm klinicistë infektologë, nuk keni mjaftueshëm epidemiologë, a e keni
vizituar Institutin e Pejës, a pse unë po flas për Institutin e Pejës nuk do të shkosh ta vizitosh, ta
shohësh qysh po punohet atje, me staf të limituar dhe me pamundësi, nuk kanë tonerë për ngjyrë,
një veturë, mezi është nxjerrë këtu nga unë dhe tani nuk është, veturë e terrenit, një Pezho 308,
nuk e kam kërkuar atë, kam kërkuar veturë terreni që keni qindra nëpër qeveri dhe sot furnizoi, të
lutem, edhe institutet e tjera se ju kam mbetur borxh. Sa blini qindra xhipa për qeveri, të lutem,
interesohu për nevojat e Institutit, të mos më fajësojnë, Fatmire Kollçakun, pse ka arritur vetëm
një veturë për Institutin e Pejës. Të lutem, kujdesu edhe për institutet e tjera se kanë nevojë për...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, deputeti Ekrem Hyseni
e ka fjalën.
EKREM HYSENI: E nderuar nënkryetare!
Të nderuar kolegë deputetë,
Kabinet qeveritar,
Pandemia u bë si pjesë e pandashme e diskutimeve sot gjithkund. Një, si kërcënim dhe e dyta, në
raport me të gjithë shoqërinë dhe dëmet që i ka bërë. Unë sot nuk do ta zgjedh një fjalim që
ngjason me “Poemën e mjerimit”, sot do ta zgjedh një fjalim tjetër, i cili lidhet me atë se ne çka
duhet të bëjmë dhe cilat janë përgjegjësitë tona nga niveli më i lartë institucional deri te qytetari
më i thjeshtë.
Pandemia COVID19 nuk mund të fajësohet askush pse nuk e ka parashikuar, ndoshta
Nostradamus mund ta ketë parashikuar, po pjesa njerëzore jo. S’ka sistem shëndetësor sot në
botë që ka qenë i përgatitur të merret me këtë pandemi dhe të jetë në gjendje t’u bëjë ballë edhe
problemeve që i shkakton pandemia, dëmeve ekonomike, resurseve njerëzore dhe spitalore, të
gjitha këto kanë qenë sfidë për të gjitha sistemet sot në botë. Nëse mendojmë se kjo pandemi ka
një adresë, një autor, një fajtor, ky është gabimi më i madh, këtu është thelbi, këtu qëndron edhe
fillimi i humbjes së betejës sonë. Kjo pandemi sot e ka gjunjëzuar botën në mënyrën më të
papritur, jo vetëm për vendet në zhvillim, por edhe vendet më të zhvilluara. Sisteme
shëndetësore, të cilat sot operojnë në limitet e tyre funksionale, të cilat sot funksionojnë në
limitet e tyre me staf, me rezerva të shtretërve, me rezerva në aparatura, oksigjen dhe barna, a
mendoni për vendet tjera, të cilat sistemin edhe ashtu shëndetësor e kanë pasur të brishtë.
Sot shoqëria, populli, institucionet shëndetësore, institucionet e tjera, policia, inspektoratet, të
gjitha duhet t’i marrin përgjegjësitë e veta dhe sa më mirë të operojmë edhe ndaj kësaj beteje të
dalim fitues. Përderisa sot shkenca neve nuk na jep siguri se kjo pandemi do të përfundojë shpejt,
atëherë ne duhet të jemi sot vigjilentë, duke respektuar masat, rregullat, të cilat janë të vendosura
14
për ta vënë këtë pandemi në kontroll. Masat e përgjithshme dhe masat e kufizimeve janë ato, të
cilat ne i përkrahim plotësisht edhe si profesionistë, edhe si deputetë. Pra, pro masave, të cilat e
vënë në kontroll pandeminë. Po ashtu, duhet të thuhet se përkundër nevojës për masat, duhet të
ruhet edhe ekonomia dhe ekonominë e ruajmë kur e bëjmë një balancë mes masave kufizuese,
masave të përgjithshme dhe operimit të të gjitha aktiviteteve ekonomike në vend, duke e pasur si
prioritet shëndetin e popullatës. Ajo që sot pothuajse çdo ditë e dëgjojmë edhe në biseda, por
edhe në media dhe gjithkund, është shëndeti i ekonomisë. Fjalë interesante me shumë vend.
Duhet edhe shëndetin e ekonomisë ta ruajmë dhe të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që ky
shëndet të funksionojë dhe të na mbajë neve.
Nëse mendojmë se si ta ruajmë shëndetin e ekonomisë, një prej kontributit më të madh në këtë
sallë do të duhej ta jepnin të gjithë deputetët, që ta votonin Ligjin e rimëkëmbjes ekonomike, në
vend se të kërkonin fajtor dhe adresa se si dhe kush na solli këtu. Unë meqenëse vaksinë sot nuk
kemi, por shpresa për vaksinë është e madhe, aty shihet edhe dritarja në të cilën hyn në fazën e
fundit të menaxhimit të kësaj pandemie dhe përderisa kjo nuk është aktuale sot dhe nuk është e
sigurt, respektimi i masave, vendosja e masave, shtimi i kapaciteteve humane, u përmend shumë,
gjatë gjithë kohës që nga fillimi i pandemisë, resurset humane.
Nuk krijohet specialisti brenda natës, ky është një keqmenaxhim afatgjatë, fajtorë janë të gjithë
ata që s’e kanë parashikuar pandeminë, pra nëse kemi mundësi këtë e nxjerrim edhe fajtorin kush
është fajtor për pandemi që nuk e ka bërë një parashikim të tillë para 5 vjetësh, por një planifikim
i resurseve humane, një hap i madh në këtë drejtim është bërë kohën e fundit me ndarjen e
specializimeve për të cilën vërtet do ta mbyllë një plagë të madhe në shëndetësinë kosovare, nuk
është e mjaftueshme kjo vetëm për pandeminë, për arsye se këta kuadro nuk mund të fillojnë
punën si specialistë brenda natës.
Të gjithë ata, të cilët mund të japin kontribut që ne edhe si popull, por edhe në pjesën e
përgjithshme të dalim fitues, atëherë duhet ta japim dhe jo të kërkojmë vetëm faje, autorë,
përgjegjës, sepse përgjegjës jemi të gjithë ne. Po kthehem edhe në sloganin e fundit që sot nuk
është i njohur po është i stë njohur dhe ai është “Ruani distancën, përdorini maskën, respektoni
masat e higjienës” që të jemi fitues në raport me këtë betejë.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Hyseni! Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, fjalën e ka
deputeti Bekim Haxhiu.
BEKIM HAXHIU: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!
I nderuar Kabinet qeveritar,
Të nderuar kolegë deputetë,
15
Pas më shumë se 8 muaj të pandemisë më nuk mund të flasim për menaxhimin e saj, pra të
COVID-19, por mund të flasim për zbutjen e pasojave që janë shkaktuar për shkak të
keqmenaxhimit të pandemisë, paaftësisë të dy qeverive, Kurti e Hoti, të përballen me këtë situatë
të re të menaxhimit shëndetësor, human, ekonomik, shoqëror dhe social.
Pra, sot në këtë debat për pandeminë situatën ne duhet ta shikojmë si tërësi që nga fillimi i saj e
deri më sot. Pandemia COVID-19 lëre që nuk u menaxhua si duhet, por ajo u shfrytëzua që
pushtetarët e rinj të bëjnë biznes, ta zhvatin buxhetin e shtetit për veti, derisa bizneset e tjera u
mbyllën të gjitha për pothuajse tre muaj nga pushtetarët e rinj të LDK-së e LV-së që u pasuruan
gjatë pandemisë. Nga muaji mars e deri në qershor, tre muajt e mbylljes totale ishin goditja fatale
për ekonominë dhe për shumicën e familjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Deri sot
bota po përballet me valën e dytë të pandemisë COVID-19, Kosova është vendi i vetëm në botë
që po përballet me valën e tretë. Ne kemi një valë më shumë për shkak të qeverive të
papërgjegjshme Hoti e Kurti.
Ju rikujtoj se në Kosovë vala e parë ishte nga muaji mars deri në qershor, e vala e dytë nga
korriku deri në shtator dhe tani kjo e treta që ka filluar në muajin tetor në rritje të numrit të
rasteve pozitive dhe aktive, kjo valë mund të zgjasë edhe për një kohë. Pse ne i kemi tri valë të
pandemisë, ndërsa bota dy? Sepse, ne kemi pasur dhe kemi paaftësi dhe keqpërdorime gjatë
menaxhimit me pandeminë. Prej fillimit të pandemisë situatën e kam përcjellë me vëmendje dhe
me statistika dhe të dhënat e publikuara zyrtare në vendin tonë, në rajon, por edhe në botë.
Prandaj, në këtë debat diskutimin do ta bëj duke iu referuar të dhënave statistikore, sa i përket
situatës me pandeminë dhe dështimin në menaxhim të situatës së krijuar.
Sot nuk mund të flasim për menaxhimin e pandemisë COVID-19, por për keqmenaxhimin e saj,
paaftësinë në menaxhim, mosshfrytëzim të të gjitha kapaciteteve shëndetësore dhe shtetërore në
këtë përballje me koronavirusin. Dhe për më keq, në këtë kohë krize, patëm hajni në pandemi, u
vodh dhe u keqpërdor buxheti i shtetit, që nga blerja e dorëzave, dezinfektuesve, maskave e deri
në thasë të kufomave u vodh.
Të nderuar kolegë deputetë,
Sot situata me pandeminë është buzë kolapsit, janë 29 mijë e 805 raste pozitive, 836 raste të
vdekjes, sepse në evidencën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ende nuk janë tri raste,
të cilat e kanë kontestuar vdekjen nga familjarët e tyre, është kontestuar vdekja nga familjarët e
tyre dhe nuk janë evidentuar në tërësi rastet e Veriut, janë nga 11 mijë e 431 raste aktive, pa ato
të Veriut dhe situata është alarmante. Pas më shumë se 8 muaj nuk janë bërë përgatitjet e duhura
që Kosova të shtojë kapacitetet e trajtimit të rasteve që janë në rritje, të rasteve pozitive dhe kjo
është paaftësi në menaxhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Vendet e rajonit dhe në botë
kanë përgatitur edhe salla sportive për të pranuar pacientët, ndërsa te ne nuk kanë arritur që të
përgatiten as spitalet, për më keq, personeli shëndetësor dhe mbështetës, pra në sektorin e
16
shëndetësisë, por edhe të policisë dhe inspektoratet që po përballen drejtpërdrejt me pandeminë,
nuk po mbështetet për punën që po e bëjnë. Në emër të Partisë Demokratike dy herë përmes
amendamenteve kam kërkuar rritje për pagat për këto kategori, e kam ditur se stimulimin nuk
duhet lihet në dorën e këtyre qeverie të papërgjegjshme, por ajo duhet të jetë e rregulluar me
normë ligjore, ashtu siç e kam propozuar, por atëherë LV dhe LDK nuk e votuan. Me ekspertët e
PDK-së dhe Komisionin Parlamentar për Shëndetësi kemi punuar që të kemi një ligj të mirë anti-
COVID, që qeveria të mos shkelë më Kushtetutën, por që ligji të jetë në shërbim të menaxhimit
të pandemisë.
Mundësitë që i jep ligji, as sot nuk janë duke u shfrytëzuar nga qeveria aktuale dhe nuk kemi
raportime sipas ligjit as ndëshkime për ata që nuk raportojnë, jorastësisht e kemi futur në Ligjin
anti-COVID që ata që nuk i raportojnë rastet duhet të ndëshkohen dhe përbëjnë vepër penale dhe
nuk kemi asnjë ndëshkim të komunave veriore, të cilat nuk i raportojnë rastet sipas Ligjit anti-
COVID. Është premtuar spitali anti-COVID, ndërtimi i të cilit është thënë që mund të zgjasë së
paku gjashtë muaj, por nuk besoj as që mund të bëhet për një vit, derisa për 8 muaj nuk kanë
qenë të aftë të vendosin një lift në Mjekësinë Sportive që të shfrytëzohet edhe kati i dytë për
pranim të pacientëve. Furnizimi me oksigjen duhet të jetë në llupën e prokurorisë për shkak të
ofrimit të tij nga kompanitë e palicencuara dhe të pakontraktuara nga SHSKUK-ja.
Qeveritë Kurti e Hoti janë marrë më shumë me shkarkime e emërime politike gjatë pandemisë se
sa të ofrojnë ekspertë të të gjitha partive politike dhe jashtë partive politike në menaxhimin e
pandemisë. Ministria e Shëndetësisë është lënë e vetme në betejën kundër pandemisë. Pandemia
nuk ishte e as nuk është preokupim kryesor i qeverisë, ne e shohim ministrin Zemaj te vrapon
herë në QKUK e herë me inspektoratin nëpër kafene e sheshe të Kosovës, por nuk kemi parë
angazhim të ministrive a të ministrave të tjerë, e as të qeverisë, e as të kryeministrit Hoti në
menaxhim të situatës. Avdullah Hoti më shumë e më shpesh ka shkuar në Bruksel se në QKUK,
kjo tregon për përkushtimin dhe prioritetet e kësaj qeverie.
Të nderuar kolegë deputetë,
Prej 13 marsit e deri më 1 qershor kanë qenë 1 110 raste pozitive dhe 30 raste të vdekjes, ndërsa
tani vetëm për 2 ditë i kemi 1 mijë e 366 raste pozitive dhe 24 raste të vdekjes. Vdekshmëria e
rasteve pozitive apo letaliteti deri më 1 qershor ka qenë 2.70, i përafërt edhe me sot, me 2.83, kjo
vdekshmëri është e lartë nëse e krahasojmë me vendet e rajonit. Në vendet e tjera të botës
mesatarja në nivel global është 2.4, pra është më e lartë se mesatarja botërore kjo jona. Kur e
krahasojmë me vendet e rajonit që kanë një popullatë të moshuar, e duke e krahasuar që ne kemi
një popullatë të re, atëherë kjo vdekshmëri është e lartë dhe është si pasojë e keqmenaxhimit dhe
paaftësimit me situatën nga dy qeveritë Kurti e Hoti. Pra, për tre muaj kishim një rritje rreth 1
mijë raste, por kishim një mbyllje totale që e rëndoi ekonominë, as fëmijët në shkollë nuk i kemi
dërguar dhe jeta në tërësi është paralizuar. Ndërsa, sot për dy ditë kemi numrin e njëjtë të rasteve
me tre muajt e kaluar, por që ekonomia po përpiqet të mbijetojë, ndërsa qeveria masat duhet t’i
17
korrigjojë, orën policore ta largojë dhe të vendosë inspektoratet në monitorim të situatës dhe
ndëshkim të atyre bizneseve që janë të papërgjegjshme, edhe jo me orë policore të tentohet të
mbahet pandemia në kontroll.
Kosova ka humbur dy herë rastin të vendosë pandeminë në kontroll: një në fund të muajit maj në
fillim të muajit qershor, dhe dy në mes të shtatorit dhe tetorit, ku numri i rasteve aktive kishte
rënë dhe mund të identifikoheshin dhe të izoloheshin vatrat e infeksionit. Sot kjo është e
pamundur, pandemia me 11 mijë e më shumë raste aktive e ka përfshirë tërë vendin. Kjo situatë
nuk u shfrytëzua dhe nuk u veprua profesionalisht për ta vendosur pandeminë në kontroll, por më
keq, u bë politikë me pandeminë, prandaj kemi pas edhe rritje të numrit të rasteve pozitive në
pandemi.
Sot nuk do të flas për karantinimin e njerëzve të shëndoshë, as për abuzimet që kanë ndodhur në
atë proces, sepse ato po i heton Komisioni Hetimor, as për ata mjekë dhe testet nga Serbia, por
qytetarët po kërkojnë një përgjigje nga qeveritë Hoti e Kurti, pse e kemi numrin më të vogël të
testimeve në Evropë, përjashto Shqipërinë që ka një testim më të ulët. Përse nga data 8 shkurt
2020 u deshën pesë muaj që deri më 18 korrik për herë të parë Kosova t’i bëjë më shumë se 500
teste? Pse u deshën 8 muaj të kalojnë t’i bëjë Kosova mbi 1 mijë teste? Dhe, pse u desh të
kalojnë mbi 9 muaj që Kosova t’i bëjë mbi 2 mijë teste? Prej fillimit kemi thënë se Kosova ka
kapacitete të bëjë prej 700 deri në 1 mijë teste në 24 orë dhe këto kapacitete nuk janë shfrytëzuar
dhe për këtë pandemia nuk ka mundur të menaxhohet dhe të kontrollohet dhe për këtë
përgjegjëse janë të dy qeveritë që kanë menaxhuar me qeveritë deri më tani. Përtej kësaj, për 8
muaj dy qeveritë nuk kanë arritur të sigurojnë rritje të kapaciteteve për të trajtuar më shumë
pacientë, në rast se kemi një numër më të madh të të infektuarve.
Para fillimit të pandemisë Kosova i kishte 142 aparate respiratorë, ndërsa për 8 muaj janë shtuar
350, pra 2.5 dhe atë disa të blera e disa donacion dhe kjo nuk mjafton, nuk mjafton se prioritet i
LDK-së dhe VV-së që jemi sot këtu, nuk ka qenë pandemia, ka qenë politika dhe pushteti.
Prandaj, kemi do sfilata me flija e nuk kemi asnjë vizitë, as të Arben Vitisë e as të Albin Kurtit, e
as të Avdullah Hotit në QKUK t’i shohë dhe t’i mbështesë mjekët atje, t’ua çojnë nga pak fli
edhe atyre atje që po bëjnë kujdestari dhe t’u jepen rrogat që i meritojnë. Prandaj, të nderuar
kolegë...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Edhe një minutë, regjia, ju lutem!
BEKIM HAXHIU: Prandaj, të nderuar kolegë, për të mos qenë vetëm kritik, dua të jem i
dobishëm në këtë debat dhe t’i jap edhe alternativat se si duhet të menaxhohet. Pra, duhet të
rriten kapacitetet për trajtimin e pacientëve me COVID, të sigurohet aparatura e mjaftueshme
18
dhe diagnostikuese, edhe aparatet respiratorë dhe të rriten kapacitetet e sistemit të oksigjenimit,
modeli i testimit duhet të ndryshohet dhe të shndërrohet në model të testimeve në grup, testimeve
familjare dhe testimeve në bazë, kjo tani është forma e vetme të vendoset pandemia në kontroll
pas numrit kaq të madh të rasteve aktive. Të rriten pagat për sektorin e shëndetësisë, policisë dhe
inspektoratin, të mbështeten punëtorët e sektorit privat dhe ata që janë të papunë dhe të kemi një
situatë, pra të shfrytëzohet sistemi ynë shëndetësor me të gjitha kapacitetet e tij, sepse
shëndetësia nuk është vetëm COVID, por një sistem i tërë dhe duhet të shfrytëzohet si i tillë.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Nga Grupi Parlamentar të AAK-së, fjalën e ka deputetja Albena Reshitaj.
ALBENA RESHITAJ: Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
E nderuar nënkryetare e Kuvendit,
Kabinet qeveritar,
Të nderuar qytetarë të Republikës,
Fillimisht konsideroj se nuk është aspak e rëndësishme se kush e fton këtë debat parlamentar apo
pse duhet të shkelen rregullat për thirrjen e një debati të tillë, s’është aspak me rëndësi a e thërret
Grupi Parlamentar i LDK-së, VV-së, AAK-së apo Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie
Sociale.
E rëndësishme është situata epidemiologjike e ditëve të fundit në vend, por edhe më gjerë, për fat
të keq ka dhënë sinjale për shqetësimin e përkeqësimin e saj dhe kjo, të dashur deputetë, do të
duhet të na shërbejë rritur angazhimin e përbashkët institucional e profesional. Përshkallëzimi
edhe më tej me numrin në rritje të të infektuarve, shtuar këtu edhe ngjarjet e fundit me ish-
luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare, si dhe kërcënimet luftënxitëse të politikës serbe, duhet të na
shërbejnë që sot nga ky debat parlamentar të dalim me rekomandime të qarta për të mbështetur
institucionet e vendit për tejkalimin e kësaj situate që është duke rënduar secilin qytetar. Të
ndodhur në këtë situatë ne sot duhet të lëmë anash politikën dhe duhet të flasim e të veprojmë me
një gjuhë dhe të bashkuar në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë, në mbrojtje të identitetit e
dinjitetit.
Të nderuar deputetë,
E kam thënë edhe herë të tjera e dua ta them edhe sot këtu, tani më shumë se kurrë është
momenti për zgjim të kujtesës sonë kolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërgjegjësim të të
gjithëve, e veçmas politikëbërësve në vend. Në këtë kohë kur e tërë bota ka kthyer fuqinë
njerëzore e profesionale në luftë me virusin e në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, populli ynë
po rrezikon të pësojë jo vetëm nga simptomat virusale COVID-19, por edhe nga sulmet e
armiqve tanë në plagët e pashëruara të luftës sonë çlirimtare. Sot nuk mund dhe nuk duhet të
heshtim ndaj guximit të politikës serbe për të kërcënuar kaq shumë dhe kaq hapur. Tani nuk
19
është momenti të ngremë shqetësime, të japim mendime të ndara nga foltoret, prej zyrave të
partive, populli ka nevojë më shumë se kurrë të na shohë bashkë, duke punuar për të dalë
faqebardhë nga kjo situatë përtej përçarjeve e divergjencave të brendshme politike.
Ne të gjithë e dimë si e kemi gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, sot dikush edhe mund të
hedhë akuza tek ai apo ajo, tek kjo qeveri apo qeveritë e kaluara, por e vërteta nuk mund të
ndryshohet as me këtë seancë, e as me këtë debat. Po, ne një ditë duhet të flasim, mandej duhet të
flasim shumë e të kërkojmë llogari për dështimet në shëndetësi, e që për pasojë kanë lënë vendin
në këtë gjendje çfarë jemi sot, por jo në këtë moment, sepse sot në fokus kemi mbrojtjen e jetës
së qytetarëve dhe mirëqenies së tyre të lënduar kaq shumë. Ne sot mund të kërkojmë përgjegjësi
e llogari nga institucionet përgjegjëse, edhe nga ministri Zemaj, por konsideroj se e para, se para
se të bëjmë këtë, duhet të sqarojmë një fakt: tani e sa kohë e kemi në pritje Ligjin për
rimëkëmbje ekonomike COVID-19, të cilin nuk po arrijmë ta miratojmë në mungesë të
deputetëve në sallë. E si mund të flasim për masa mbrojtëse, kur ne vetë nuk po krijojmë
mundësi e lehtësi ligjore për qytetarët, por edhe bizneset që ta përballojnë më lehtë këtë gjendje.
Deputetë të nderuar,
Do të doja të sjell në kujtesën e secilit prej jush këtu, pozitë dhe opozitë, rëndësinë e miratimit të
Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Miratimi i këtij ligji do të krijojë mundësi shtesë për
mbajtjen gjallë të bizneseve, e rrjedhimisht sigurimin e të ardhurave për shumë punëtorë e
familjet e tyre, që edhe në rast se do të detyrohemi si vend të shkojmë drejt masave shtesë, ky
segment të mos ngufatet skajshmërish. Nga 13 marsi, kur edhe zyrtarisht është shënuar rasti i
parë me COVID-19 në vendin tonë, si profesioniste mjekësore në radhë të parë, por edhe si
deputete e kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bashkërisht me të gjithë
kolegët e mi në komision, jo vetëm që kemi monitoruar menaxhimin e situatës, por në
vazhdimësi kemi shprehur gatishmërinë dhe brenda mandatit kushtetues kemi dhënë kontributin
në mbështetje të institucioneve përgjegjëse për tejkalimin sa më të lehtë të kësaj sfide.
Personalisht që nga fillimi kam bërë ftesë për rritje të numrit të testimeve, furnizim me pajisje
mjekësore, respiratorë, medikamente, e shtim të kapaciteteve profesionale, mobilizim të
profesionistëve, mobilizim të qendrave rajonale, rritje të masave të sigurisë për profesionistët
mjekësorë, mbështetje shtesë financiare e deri në kontributin në miratimin e Ligjit për
pandeminë.
Ministër Zemaj, e kuptoj angazhimin, por edhe vështirësitë në menaxhimin e kësaj situate dhe
dua të them hapur që edhe përkundër faktit që pas lirimit të masave nga qershori e deri në javën e
fundit situata ka qenë e qëndrueshme, por duke e ditur gjendjen e sistemit shëndetësor konsideroj
se nuk është dashur të lejohet komoditet institucional e të krijohet nevojë për veprime ad hoc.
E them këtë, sepse janë dy argumente të cilat flasin për nevojën e kujdesit në veprim nga ana juaj
si ministër i Shëndetësisë.
20
E para, fakti që sezoni dimëror nga ekspertët e fushës, përfshirë këtu edhe Organizatën Botërore
të Shëndetit Publik, është konsideruar dhe paralajmëruar si mundësi për valën e dytë të
Pandemisë dhe e dyta, është paqëndrueshmëria e sistemit tonë shëndetësor e me kapacitete
shumë të kufizuara. Këtu nuk duhet harruar faktin se jemi vendi i vetëm në rajon, që nuk kemi të
instaluar sistemin informativ shëndetësor dhe nuk kemi sigurime shëndetësore, të cilat
konsiderohen themele të menaxhimit të mirëfilltë shëndetësor në vend.
Prandaj, bazuar në gjithë këto është dashur që situata të trajtohet me plan konkret të veprimit nga
ana juaj si ministër. Do doja shumë të mësojmë nga ju. Çfarë keni bërë si Qeveri e si Ministri në
shtimin e kapaciteteve spitalore në rast të përshkallëzimit të kërkesave për hospitalizim? Ju patët
deklaruar për krijimin e spitalit për COVID dhe realisht ne patëm shprehur gatishmërinë për të
përkrahur brenda mundësive apo ndoshta edhe ky deklarim sikur ka vazhduar në plotësimin e
mozaikut të deklarimeve për avancim të shërbimeve mjekësore në sistemin shëndetësor, siç jemi
mësuar ta dëgjojmë tash e njëzet vjet.
Ndonëse ka nevojë dhe kërkesë që nga fillimi i pandemisë shtimi i numrit të testimeve, ne këtë e
kemi parë vetëm së fundmi, për çka dua të shpreh mirënjohje. Dua të besoj që sigurimin e
kapaciteteve të mjaftueshme për testime e pajisje tjera për trajtimin e të infektuarve nuk është më
brengë sikur dikur, as për ne e as për qytetarët. Si kryetare e komisionit përgjatë tërë kohës, që
kur po përballemi me Pandeminë, nga shumë qytetarë të prekur nga COVID-19, përveç tjerash
kam pranuar shqetësime e kërkesa për vështirësi nëpër të cilat ata po kalojnë në sigurimin e
medikamenteve për trajtimin e infeksionit.
Dua të kërkoj nga ju që të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme, që të gjithë të prekurit me
COVID-19 t’u sigurohet terapia bazë për trajtimin e infeksionit, ekzaminimet preventive shtesë,
si dhe në kuadër të masave preventive të sigurohen vizitat, përkatësisht shërbimet shëndetësore
për të sëmurët kronikë.
Në rast se nuk ka mundësi tjera të sigurimit të buxhetit, propozoj që buxheti i cili akumulohet
nga gjobat ndëshkuese, si rezultat i moszbatimit të masave të rekomanduara, të shfrytëzohet për
sigurimin e terapisë për ata që nuk kanë mundësi.
Në fund, dua të kërkoj nga ju, ministër Zemaj, por edhe nga të gjithë drejtuesit e institucioneve
përgjegjëse, t’i ndërmerrni me kohë të gjitha veprimet që duhet marrë për mbrojtje të jetës,
shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë, sepse këtë e keni obligim moral e ligjor.
Dua gjithashtu të kërkoj nga kryetarja e Kuvendit, por edhe nga të gjithë ju, deputetë, kolegë, që
sot, jo më vonë, menjëherë pas mbarimit të kësaj seance, të iniciojmë një seancë të
jashtëzakonshme dhe qysh sot të miratojmë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19, i cili
do të krijojë mundësi shtesë për institucionet veprimet dhe masat që duhet të ndërmerren.
21
Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve të vendit në zbatimin e rekomandimeve nga
profesionistët mjekësor, me qëllim mbrojtjen e shëndeti publik dhe krijimin e mundësive që edhe
fëmijët tanë të ndjekin mësimet në shkolla.
Dhe, krejt në fund, të nderuar kolegë deputetë, tani është momenti që vetëm të bashkuar mund të
jemi më të fuqishëm kundër secilit që është kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër të
drejtës dhe të vërtetës sonë. Ju ftoj, që të dëshmojmë besimin që na e ka dhënë populli, duke lënë
anash dallimet partiake e politike, përçarjet e shpërfaqjen e fajeve nga brenda. Nuk është
momenti të tregojmë ligësi e dobësi, por forcë e unitet. Kosova ka nevojë për atdhedashurinë e
secilit nga ne, që jemi zëri i fuqishëm i saj. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Reshitaj!
Meqenëse nuk ka të lajmëruar për fjalë nga Grupi Parlamentar Lista serbe dhe nuk janë të
pranishëm e as nga NISMA-AKR, në emër të Grupit Parlamentar 6+, fjalën e ka deputeti Rasim
Demiri.
RASIM DEMIRI: Poštovana predsedavajuća Skupštine,
Poštovani poslanici,
Poštovani ministri,
Dragi bošnjaci, turci, romi i goranci,
Pandemija virus COVID-19 je imala veliki negativni uticaj na svetsku ekonomiju a da ne
govorimo o njenom uticaju na Kosovsku ekonomiju.
U skladu sa Pandemijom i naše institucije su bile primorane uvjesti mjere, koje su u mnogome
oštetili biznise na Kosovu, dok je pomoć sa druge strane stizala kasno, nedovoljno i jako često na
pogrešnim adresama. U ovakvim okolnostima Pandemije koordinacija sa građanima i
informisanost građana o mjerama i finansijskoj podršci su osnovni principi uspješne strategije za
borbu protiv pandemije.
Pripadnici nevećinskih zajednica su jako često ostajali bez informacija na svom jeziku, počevši
od osnovni mjera zaštite. Ovaj problem je bio jako izražen na lokalnom nivou, gde je bosanski i
turski jezik zvaničan. Moram sa vama ovdje da podjelim nezadovoljstvo građana bošnjačke,
turske, romske i goranske zajednice kao i aškalijske i egipčanske zajednice, na način raspodjele
pomoći od 130 eura za građane Republike Kosovo. Veoma veliki broj građana iz svih navedenih
zajednica se žali na proces raspodjele i isplate pomoći.
Velikih poteškoća imaju i naši biznisi, jer dobra većina njih nije dobila isplate minimalnih plata
za zaposlene. Izdvojena su određena finansijska sredstva preko kancelarije za zajednice. Tražim
od Vlade da izdvoji određena sredstva pomoći i za biznise koje su među najpogođenijima u
ovom procesu, gastronomija i ugostiteljski objekti.
22
Tražim od Ministarstva Zdravlja, lokalnih i ostalih nadležnih institucija da poštuju Zakon o
upotrebi jezika i da sve informacije budu na raspolaganju i na ostalim zvaničnim jezicima. Mi u
našim osnovnim školama imamo obavještenja koja su samo na albanskom jeziku, vezano o
mjerama zaštite od Pandemije COVID-19 i očekujemo da naša djeca poštuju mjere zaštite protiv
virusa uprkos zakonskim odredbama.
Tražim od Vlade da mnogo efikasnije i brže pristupa problemu finansijske pomoći biznisima i
porodicama, koje su pogođene. Virus ne bira niti vjeru, niti naciju, niti pol, ali sve ovakve
situacije mnogo jače održavaju se na pripadnike nevećinskih zajednica. Zahvaljujem se!
KRYESUESJA: Ju faleminderit! Në emër të Qeverisë e ka fjalën ministri Armend Zemaj.
MINISTRI ARMEND ZEMAJ: E nderuar kryesuese e Kuvendit,
Të nderuar deputetë,
Zonja dhe zotërinj,
Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,
Më lejoni të theksoj dhe të falënderoj për mundësinë për të diskutuar sot për situatën
epidemiologjike në vend, por edhe më mirë do të ishte për të gjithë së bashku, pozitë e opozitë,
të jemi në një front të përbashkët dhe ta mundim virusin COVID-19, që e ka kapluar botën.
Politizimi i situatës gjatë betejës kundër virusit është gjëja që më së paku i duhet qytetarëve tanë.
Ajo që duhet të dëgjojnë dhe të dinë qytetarët është përkushtimi i të gjithëve për mandatin dhe
besimin që kemi marrë, për të bërë më të mirën tash menjëherë për të gjithë, pa dallim, në tërë
vendin tonë. Qytetarët tanë nuk e duan përçarjen tonë e as demagogjinë. Nuk ka vend për fjalë të
bukura apo opozitarizëm, ndërsa kontributi dhe punët askund. Të gjithë ne do të jemi faqebardhë
kur do ta largojmë virusin vdekjeprurës nga vendi ynë.
Andaj, përpjekja ime, pres që të jetë edhe e juaja, të nderuar deputetë, kolegë ministra, si kurrë
më parë. Prioriteti ynë është, që virusit t’ia bëjmë të pamundur ekzistencën në vendin tonë.
Deputetë të nderuar,
Në këtë kohë na duhet në këtë moment të kemi mobilizim, besim, durim, kurajë dhe solidaritet,
që të punohet në një front të përbashkët, pozitë e opozitë, dhe assesi të politizohet kjo situatë.
Secili ka mundësi të japë kontribut në kufizimin e përhapjes së COVID-19.
Për të shpëtuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë përballë virusit nuk do të jetë shumë që të ju
bëj sërish thirrje të gjithëve. Të gjithë së bashku të zbatojmë masat, vendimet, manualin e mbi të
gjitha, Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Në harmoni me Ligjin e kemi
miratuar edhe planin për parandalim dhe kontroll të COVID-19, nëntor 2020 - prill 2021. Të
23
gjithë bashkë të përkrahim punëtorët tanë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, personelin
shëndetësor të tri niveleve, sepse ata si asnjëherë më parë në pajtim me betimin e Hipokratit janë
në ballë të betejës për jetën dhe shëndetin tonë.
Me mjekët dhe infermierët ne u japim përkrahje edhe për shtabet emergjente, Policinë,
personelin arsimor, mediat, kryetarët e komunave, nivelin qendror e lokal, stafin e huaj
diplomatik, bashkësitë fetare dhe shtetet mike, si dhe donatorët vendorë e ndërkombëtarë. Pra, ne
jemi bashkë. Por, kur jemi bashkë secili të bartë një peshë të përgjegjësisë, të mos të mbyllim
sytë nga shkeljet ligjore apo cilëndo formë që i jep jetë virusit.
Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme dhe intensive të profesionistëve shëndetësorë dhe
shkencëtarëve të profileve të ndryshme për të luftuar, kufizuar, parandaluar dhe eliminuar
Pandeminë globale COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-COV2, ajo edhe në ditët e sotme
është duke u përhapur në nivel global.
Në këtë luftë globale kundër virusit Kosova është rreshtuar përkrah Botës për ta fituar atë. Ne e
kemi po ashtu, përkrahjen ndërkombëtare për të bërë më të mirën e mundshme kundër virusit.
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Bartja e maskave është obligative kudo në ambiente të hapura dhe të mbyllura, respektimi i
distancës dhe higjiena personale po ashtu. Ne me shembullin tonë nga ky Kuvend përcjellim te
qytetarët vlerën e fjalëve tona, shembullit se ne vet jemi të parët që i respektojmë masat anti-
virus. Çdo vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës bazohet në rekomandimet e Institutit
Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, vlerësimit të Bordit tim këshillëdhënës, mendimit
të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e
sëmundjeve ngjitëse.
Qeveria Hoti nuk qeveris me logjikën e përjashtimit, ekskluzivitetit apo regresit dhe asnjëherë
nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë. Nuk guxojmë të ndalim jetën me mbyllje. Jo
shtet i mbyllur! Jo biznese të mbyllura, por të hapur me zbatim rigoroz të masave. Menaxhimi i
Pandemisë me qytetarë të mbyllur është shumë i lehtë, të dashur deputetë, me pak raste dhe me
shumë efektivitet formal, por ne nuk mund të kthehemi në pikën zero. Do të jemi të hapur, por
me zbatim të masave. Pra, hapje të kontrolluar. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat në pajtim me
situatën në kohën e duhur. Tash është koha e duhur për zbatimin e rekomandimeve dhe masave
anti-COVID. Ashpërsimi i tyre do të ndërmerret sa herë kërkon situata.
Shtimi i testeve shton edhe numrin e rasteve pozitive. Ne do t’i shtojmë testimet dhe ju lus që ta
dini, se sikurse në gjithë Botën, shumë teste prodhojnë shumë raste pozitive. Pa përjashtim duke
zbatuar vendimet e Qeverisë, me kontroll nga Inspektorati dhe Policia, duke bërë mbikëqyrjen
strikte të zbatimit të masave parandaluese në çdo institucion të vendit, publike, private,
24
shkollore, fetare, degë të ekonomisë, gastronomi, transport publik, taksi, me mbikëqyrje të
brendshme nga task-forcat dhe të ketë përkufizime rigoroze në të gjitha degët ku ka grumbullim
të pakontrolluar të njerëzve.
Të frenojmë hapjen e virusit, të respektojmë rregullat, mos ta ngarkojmë sistemin shëndetësor
dhe qytetarët të marrin trajtimin e duhur në çdo spital, për të gjitha sëmundjet. Nuk guxojmë të
lejojmë mbingarkesë të spitaleve. Që nga marrja e mandatit, synimi im ka qenë shtimi i
personelit me profesionistë të fushave të ndryshme, për t’i dalë në ndihmë personelit
shëndetësor, ashtu edhe ndodhi. Kemi rekrutuar 575 punonjës, staf shtesë nga ta mjekë dhe
nëpërmjet projektit të Bankës Botërore edhe 375 anëtarë të profileve të ndryshme. Ndërsa, në
specializime janë kyçur edhe rreth 1 500 mjekë të tjerë. Pas pesë vjetësh përjashtim nga kjo e
drejtë elementare që ndodh në një shtet të ri, me moshë të re dhe me demokraci të brishtë.
Ndërsa, kam autorizuar dje Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të punësojë të gjithë
specialistët e papunë. Të gjithë specialistët e papunë të cilët bredhin rrugëve qe tre a katër vite
nën mëshirën e fatit dhe nën mëshirën e atyre, të cilët i mbajnë së ngrehuri për hunde, do të
punësohen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Paramendoni sa i kushton një familjeje në Kosovë, jo vetëm në Kosovë, por në çdo vend të
Botës, shkollimi i një fëmije, vetëm shkollimi bazik, pjesa tjetër e specializimit apo edhe ajo që
ka ndodhur në të kaluarën me vetëfinancim. Mesatarja llogaritet 100 000 euro. 1500 specializime
nga 100 000 euro janë 150 milionë që nuk kemi lejuar të shkojnë në vendet perëndimore, t’u
thyhen zemrat prindërve të tyre, shëndetësisë kosovare dhe ekonomisë sonë, të cilën bashkërisht
pretendojmë ta avancojmë përpara.
Krahas Pandemisë, qytetarët kanë edhe sëmundje të tjera, kolegë deputetë, të cilët duhet trajtuar.
Përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë për asnjë pacient për shkak vetëm të virusit. Po
bëjmë krejt çfarë është e mundur për sigurimin e normalitetit në spitale të përgjithshme dhe në
sistemin shëndetësor të vendit tonë. Është e qartë, kërkohet kujdes dhe mobilizim që të
respektojmë masat dhe vendimet në mënyrë që kapacitetet spitalore mos të ngarkohen dhe të
vijmë deri në një situatë të papërballueshme, sikurse po ngjanë në mbarë Botën me sistemet më
të avancuara shëndetësore në vendet perëndimore, që kanë qenë shembull për mjekësi, në
çfarëdo fushe të tyre.
Projeksioni është bërë me metoda të statistikës, deri më 25 nëntor, pa variantin e ndikimit të
masave, duke marrë për bazë numrin e rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjeve nga COVID-19,
prej datës 29 tetor deri më datën 9 nëntor 2020. Të mos i mbushim spitalet. Të mos e bëjmë të
pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje.
25
E dini të gjithë, sa shumë zyrtarë publikë, njerëz të institucioneve qendrore dhe lokale kanë
rezultuar pozitivë COVID nga SARS-COV2-19. Nuk e di, nga pakujdesia, nga mos kujdesi, nga
respektimi i masave, por përgjigja është dhe është shumë e thjeshtë - nga mosdisiplina.
Të nderuar deputetë,
Këtu në këto ulëse ku jeni ju, duke shprehur shqetësimin e përbashkët për votuesit dhe qytetarët
e vendit, kjo situatë e Pandemisë është plotësisht e re, edhe për ne, edhe për mbarë Botën. Andaj,
edhe sjelljet tona duhet të jenë ndryshe, unikë kundër virusit, duke respektuar dhe zbatuar masat
anti-COVID dhe Ligjin për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.
Me nder dhe përgjegjësi e zbatoj programin e Qeverisë dhe ligjet që më detyrojnë në krye të
Ministrisë së Shëndetësisë. Kështu zbatoj edhe detyrimet e mija ndaj qytetarëve, familjes sime
dhe të gjithë zyrtarëve, që me përkushtim zbatojnë detyrat e punës, mjekët dhe personelit
shëndetësor, si dhe të gjitha instancat tjera të përfshira në luftimin e pandemisë.
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Fitim Uka.
FITIM UKA: Të nderuar deputetë,
Më vjen jashtëzakonisht keq, që janë qytetarët e Republikës së Kosovës që duhet ta përjetojnë në
lëkurën e tyre, me shëndetin e tyre e besa edhe me jetën e familjarëve të tyre, keqmenaxhimin
dhe paaftësinë e kësaj Qeverie.
Zaten, ditën kur filluan të krenohen me menaxhimin e Pandemisë dhe proklamonin sukses e
triumf në këtë foltore, përkundër numrit të madh të vdekjeve nga COVID-19, që kemi në
Kosovë, e kishim të qartë se nuk mund të presim më mirë. Po, ja ku jemi sot dhe po përjetojmë,
edhe një valë tjetër, edhe një dramë tjetër, veçse për këta kjo është thjesht një ditë më shumë në
qeverisjen e tyre.
Na u dha edhe një mundësi tjetër nëpërmjet këtij debati parlamentar, që të tregojmë atë që
tashmë e dimë të gjithë, që dështimi sot është keqmenaxhimi i djeshëm i po kësaj Qeverie, që sot
po paguajmë edhe një faturë tjetër ndëshkimi nga një Qeveri, që as nuk ka plan, as vizion, as
empati për mijëra qytetarë që jetojnë në ankth e dëshpërim nga kjo që po kalojmë dhe kërcënimit
të shëndetit, që po e shohim për çdo ditë. Këtu na thonë që duhet të kemi unitet, na thërrasin për
unitet në keqqevirsje, na thërrasin për unitet përballë mashtrimit, përballë një Qeverie që realisht
mashtrimin e ka armën kryesore.
Kjo foltore ka duruar aq shumë premtime të rrejshme nga kjo Qeveri, saqë druaj se do të fillojë
të flasë. Lista e gënjeshtrave dhe mashtrimeve është aq e gjatë, sa që nuk mjaftojnë minutat që i
kemi në dispozicion si grup parlamentar, për t’i thënë të gjitha. Prandaj, sot do të ju pyes këtu, si
ndiheni kur e shihni këtë numër të të infektuarve që kemi në Kosovë? Mbi të gjitha, si e
26
vlerësoni shkallën e vdekshmërisë? A e ndjeni veten përgjegjës sadopak për këtë që po ndodh,
sepse nëse para disa ditësh na thatë se jeni meritorë për një sukses të imagjinuar, si mund të mos
jeni përgjegjës sot? Pse kjo zmbrapsje? A jeni të sigurt, që ky numër i rasteve me COVID-19 në
Kosovë, që po raportoni, është real? Nëse është real, sa është numri i të infektuarve në komunat e
Republikës së Kosovës, si Mitrovica e Veriut, Shtërpcë, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok?
Tregoni!
Për juve, a janë pjesë të Kosovës këto komuna? A keni marrëveshje me Serbinë, që të mos i
raportoni numrat në ato komuna? A e keni përjetuar këtyre ditëve ndonjë moment krenarie? A
jeni të kënaqur me këtë që po shihni? A ia keni rrahur shpatullat njëri-tjetrit dhe e keni lavdëruar
njëri-tjetrin, sepse nuk ka asnjë raport të vetëm kredibil ndërkombëtar që ju thotë se po bëni
mirë. Meqë asnjë nga sugjerimet e rekomandimet tona për të menaxhuar situatën nuk i morët
parasysh, është koha që t’ua numërojmë dështimet, për t’ua mundësuar që të kuptoni se edhe kur
e gënjeni veten ne prapë mbajmë shënime.
Ju, të parespektuar, prej datës 1 gusht na keni thënë në vazhdimësi se do të ketë një spital anti-
COVID, ndërkaq as sot ne nuk e shohim. Unë kam kërkuar bile si anëtar i Komisionit
Parlamentar për Shëndetësi, që ta vizitojmë këtë spital, sepse kam qenë i bindur që një Qeveri që
është përplot me parime, intelektualë e akademikë të dëshmuar, promovon institucionalizimin,
respektimin e kushtetutshmërisë, i mbanë të gjitha premtimet.
E tash, a di dikush prej juve të na tregojë, ku është spitali? Pse i keni mashtruar qytetarët që do të
funksionalizoni një spital anti-COVID? Kujt ia kemi pasur borxh një mashtrim të tillë apo
ndoshta, e keni menduar ndërtimin e spitalit kur të përfundojë Pandemia, meqë në verën e vitit të
ardhshëm projeksionet janë të tilla që vaksina mund të na japë një zgjidhje. Ju mund ta
inauguroni spitalin diku kah dimri i vitit 2021 a 2022.
Tash edhe COVID-3, klinika ka në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritet edhe klinika
të tjera të mbushen me pacientë e çfarë do të bëni ju me këta pacientë që duan shërbime të tjera
përpos shërbimeve kundër COVID-19? Apo ndoshta, plani është që QKUK të kthehet në atë
spitalin anti-COVID!
Nejse, spitali është goxha ndërmarrje, e pranoj! Ama, tregojuni drejt tash qytetarëve të
Republikës së Kosovës, pse i keni mashtruar për vaksinat kundër gripit sezonal? A na keni
premtuar se do të kujdeseni për qytetarët, duke i siguruar vaksinat kundër gripit sezonal?
Dilni këtu dhe tregojuni qytetarëve të Kosovës, ku janë vaksinat? Pse keni dështuar në sigurimin
e vaksinës që e keni premtuar? Tashmë këtë e di edhe një fillorist, gjyshi i të cilit përherë e ka
marrë vaksinën në muajin tetor apo nëntor, por pse e keni shpikur edhe një trend të ri vaksinimi,
këtë vërtet nuk e kam kuptuar. Sidoqoftë, pas shpikjes së jashtëzakonshme të metodës së testimit
27
për COVID-19 nëpërmjet të pamurit, një metodë inovative padyshim, por aspak e saktë, ministri
i Shëndetësisë ka deklaruar publikisht që vaksinat kundër gripit sezonal nuk janë vonuar.
Sinqerisht, ose duhet të jetë injorant, ose mashtrues i madh, ose ndoshta të dyja bashkë, që të
konkludohet diçka e tillë. Por, kur do ta vaksinoni popullatën kundër gripit sezonal, kaq e
thjeshtë është pyetja? A e dini që deri në dhjetor një pjesë e konsiderueshme e popullatës e
kalojnë gripin sezonal? Prandaj, pyetja ime e radhës mbase mund të ketë përgjigje, është kjo:
Kur fillon gripi sezonal në mëhallën tuaj?
Tash, kur nuk keni arritur të siguroni vaksinën kundër gripit sezonal, si mund të flisni për
vaksinën anti-COVID? Një Qeveri si kjo, që nuk arrin të sigurojë as vaksinat që janë siguruar
përherë me rregull nga qeveri të korruptuara, si mund të flasë për vaksinën anti-COVID? Deri
tani Bashkimi Evropian, pra të gjitha vendet e rajonit, i kanë porositur, rezervuar apo bërë
kontratat për furnizim me vaksinën, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen me Kompaninë
Covax, për të siguruar vaksinën anti-COVID, ka bërë edhe pagesën paraprake, ju po flini. As nuk
e keni bërë rezervimin, as nuk keni punuar në këtë drejtim, por unë e di që me këtë trend ju do të
merrni disa donacione dhe ato do të na i promovoni si sukses absolut.
Kurrë më tepër sesa sot kategori të ndryshme të qytetarëve të Kosovës nuk e kanë ndjerë
mungesën e dorës së ndihmës të këtij shteti. Qytetarëve të Kosovës u kushton trajtimi në shtëpi,
por ju qas që e ndjeni. A e dini që trajtimi i mirëfilltë, nëse bëhet edhe në shtëpi, mund të kapë
shifrën prej 600 – 800 euro? Ja këtu, Shqipëria ka marrë përsipër pagesën e këtyre shpenzimeve,
por ju mjaftoheni me ata që trajtohen në spitale. E keni thelluar edhe më tej krizën financiare të
familjeve, por as që ua mban goja të flisni dy fjalë për ato familje që praktikisht ballafaqohen me
probleme ekonomike, si pasojë e mjekimit.
A e ka çmimin e një sanduiqi apo vlen më shumë terapia anti-COVID? Sa kushton fraksiparina?
A di të na tregojë dikush prej Qeverisë sot këtu? Siç i keni mashtruar qytetarët, ashtu i keni
mashtruar edhe mjekët e infermierët në Kosovë. Ata që përballen për çdo ditë me rrezikun e jetës
së tyre, ka ditë që kanë pasur edhe mungesë të dorëzave dhe mjeteve tjera mbrojtëse. Ju keni
arritur një marrëveshje për stimulim të padinjitetshëm të tyre. U përmend këtu, pagat të cilat
jepen tash ato janë për rrezikshmërinë në vendin e punës. Ju i diskriminoni edhe në këtë nivel.
A e dini sa është numri i të infektuarve nga stafi mjekësor? Sa kanë vdekur prej COVID-19? Si
është gjendja në klinika në stafin esencial? Sa janë të përgatitur pacientët që të trajtohen nga
punonjës shëndetësorë, të cilët nuk janë të kualifikuar për këtë trajtim? A janë të përgatitur
specializantët e rinj që të trajtojnë pacientët me COVID-19, përkundër dëshirës që kanë?
Dhe për fund, këto masat e reja që ju po i quani në fakt të reja, janë veçse masa të vjetra. Janë
thjesht masa të vjetra, të mbështetura me një letër vezulluese. Masat e reja janë një lloj
28
përpjekjeje për shfajësim për atë që po ndodh edhe një lloj përpjekjeje për të dalë nga kjo situatë.
Përjashto reduktimin e orarit të punës, gjithçka tjetër është vetëm kopje e secilës masë që ka qenë
në fuqi më herët, veçse dallimi është i madh, se ata që vuajnë janë qytetarët. Pra, janë qytetarët
që paguajnë shtrenjtë secilin vendim të pamenduar që ju e merrni për çdo ditë. Edhe më e
çuditshmja në këtë mes është sistemi me ngjyra. Sa për sistemin e juaj me ngjyra, a më thoni
drejt nëse qytetari pret dy deri në tre ditë për testim, nëse pret dy deri në tre ditë për të marrë
rezultatet, si po funksionon ky sistemi i semaforit? A po ju ndizen dritat një javë me vonesë? Se,
edhe ky mekanizëm i famshëm i reagimit është praktikisht i ngjashëm me sistemin tuaj të
semaforit. Reagoni me vonesë, por neve na kushton shumë me shëndet!
KRYESUESJA: Fjalën e ka Ismet Beqiri. Zoti Zemaj, nëse dëshironi për replikë, mund ta merrni
fjalën, ndërsa nëse dëshironi të adresoheni në emër të Qeverisë, pasi të përfundojnë një raund i
deputetëve. Nuk e merrni fjalën sa herë të dëshironi. A keni replikë, zoti Zemaj? Jo! Zoti Ismet
Beqiri e ka fjalën.
Atëherë më falni, Besa Gaxherri. Kërkoj falje, sepse z. Beqiri tha që u dakordova me znj.
Gaxherri. Ndoshta është keqkuptim, jeni lajmëruar të dytë. Zonja Besa Gaxherri e ka fjalën.
BESA GAXHERRI: Faleminderit!
Kolegë të nderuar deputetë,
Zoti ministër Zemaj,
Rezymesë suaj, zoti ministër, po ia shtoj edhe këtë. Qeveria Hoti me ministrin e Shëndetësisë,
juristin Armend Zemaj ka vënë rend, rregull dhe drejtësi në sistemin shëndetësor, duke
menaxhuar suksesshëm, në radhë të parë sistemin shëndetësor, e përmes të cilit po menaxhohet
pandemia COVID.
Të gjithë e dimë se pandemia COVID është pandemi globale dhe jemi dëshmitarë që asnjë shtet,
sado i zhvilluar, është gjetur para një akti që është shumë vështir të menaxhohet. Megjithatë,
Kosova me një sistem shëndetësor tejet të rënduar, ne duhet t’ia pranojmë suksesin njëri-tjetrit.
Në këtë radhë zotit ministër Zemaj që ka mund të fusë nën kontroll pandeminë COVID.
Përveç statistikave të cilat na nxjerrin shtetin i cili më së miri në regjion është duke menaxhuar
pandeminë, këtë e konfirmojnë edhe ambasadat e akredituara në Kosovë dhe donatorët
ndërkombëtarë, që e vlerësojnë lart menaxhimin e situatës epidemiologjike nga ministri Zemaj.
Të gjithë jemi dëshmitarë, si dhe në kanalin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, në
SHBA, janë raportuar aktivitetet e suksesshme të Qeverisë Hoti dhe ministrit Zemaj. Në
vazhdimësi ministri Zemaj po angazhohet që Kosova të jetë e gatshme për çdo skenar gjatë
muajve në vijim. Që të menaxhohet situata, të ketë mjaftueshëm shtretër për pacientët në nevojë,
staf shëndetësor dhe furnizim me barna.
29
Para se të kritikojmë dhe të politizojmë me çështjen e pandemisë, është më e udhës që secili,
duke u nisur nga vetja, të japim kontributin tonë si përfaqësues të popullit në këtë luftë, e cila pra
është globale.
Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Për hir të interesit të qytetarëve duhet të votojnë pa vonesë Projektligjin për rimëkëmbje
ekonomike, sepse aty është e paraparë fondi rezervë për pandeminë. Në këtë situatë, ky ligj është
shumë i nevojshëm për vendin dhe shëndetësinë tonë. Prandaj, ju kisha lutur kolegë të nderuar të
opozitës që vërtet mos qani me lot krokodili, por të jepni kontributin tuaj duke e aprovuar ligjin
për rimëkëmbje ekonomike.
Të nderuar kolegë deputetë,
Në mënyra telegrafike do të mundohem t’ju përkujtoj veprimet e ministrit Zemaj. Në teknikë, në
material shëndetësor, në barna, objekte dhe staf shëndetësor. 1500 specializantë, 200 specialistë
shëndetësorë, 375 profesionistë shëndetësorë. Punësimin e të gjithë specialistëve në Republikën
e Kosovës. 240 respiratorë të rinj, 100 shtretër në spitale. Trajtimi i pacientëve me COVID, jo
vetëm në QKUK, por edhe në spitalet regjionale dhe QKMF-të regjionale. Shtimi i kapacitetit të
testimit PCR, tri herë më shumë se deri më tani. Tri aparatura për kryerjen e testeve PCR për
COVID-19 nga OBSH. Angazhimi i 48 profesionistëve në Luginën e Preshevës. Mbështetje
financiare për personelin shëndetësor, pra shtesat. Mjekët 250 euro në muaj, infermierët 150 euro
në muaj, stafi mbështetës 100 euro në muaj. Të gjithë e dimë sa është nevoja, por mundësitë
buxhetore të Republikës së Kosovës janë këto.
Në QKUK në Prishtinë dhe në spitalet rajonale është ngritur në nivelin më të lartë mobilizimi i
stafit shëndetësor, është organizuar orari i stafit shëndetësor në përputhje me numrin e pacientëve
që mund të paraqiten në spitale. Janë bërë planet operacionale në klinika në QKUK për të ofruar
shërbime emergjente sipas prioriteteve. Janë rritur kapacitetet me shtretër, janë rritur kapacitetet
me furnizim me oksigjen të lëngshëm. Është funksionalizuar mjekësia sportive, ku janë fituar
edhe 101 shtretër shtesë për pacientët me COVID-19. Janë rritur kapacitetet me respiratorë, duke
shfrytëzuar hapësirën e Klinikës Endokrine që është në afërsi të mjekimit intensiv qendror. Janë
rritur testimet në mbi dy mijë në ditë dhe pothuajse kushdo që ka nevojë arrin të testohet brenda
ditës. Nga muaji shkurt e deri më tani, janë 122 mijë qytetarë që janë testuar. 116 mijë janë
testuar nga data 4 qershor e deri më sot.
Po bëhet gjurmimi i rasteve dhe është ndërtuar sistemi i hetimit epidemiologjik që na mundëson
parashkrimin e zhvillimit të epidemisë dhe rrjedhimisht marrjen e masave të nevojshme me kohë.
Po mbikëqyren vazhdimisht shkollat, duke testuar nxënësit dhe arsimtarët dhe duke marrë
vendime të nevojshme për secilin rast. Po mbikëqyren kontaktet me ekipet në terren, po
përgatitet analiza ditore e gjendjes në terren, që ndihmon institucionet shëndetësore të marrin
veprimet e nevojshme. Në muajt e fundit, janë bërë deri në dy mijë testime në muaj.
30
Disa nga donacionet për shëndetësi të cilat ka arritur t’i marrë ministri Zemaj. Në mënyrë
telegrafike po mundohem. Pesë milionë euro kontingjenti i katërt i mjeteve mbrojtëse
profesionale dhe pajisjeve mjekësore. Dhjetë autoambulanca, 100 shtretër spitalorë dhe pajisje të
tjera mjekësore, 50 respiratorë të siguruar nga fondi i qeverisë së Norvegjisë, Zvicrës dhe
Luksemburgut. Ambasada amerikane ka ndihmuar me pajisje mbrojtëse profesionale për
personelin shëndetësor nga programi i ndihmës humanitare i Komandës evropiane të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Dymbëdhjetë mijë kite për teste për COVID-19, donatorë nga diaspora,
si kompanitë Ekolog, Eurokoha dhe të tjera. 6 500 teste nga Katari, gjashtë respiratorë nga
Katari. 6 000 komplete teste nga UNDP, 24 tonë pajisje mbrojtëse nga Jordania e shumë
donacione të tjera.
Të nderuar kolegë deputetë,
Kjo qeveri nuk ka pranuar donacione nga Serbia, nuk ka keqpërdorur paranë publike duke
shfrytëzuar pandeminë me tenderë me të cilët ishin lidhur kontrata me çmime dy herë apo tri
herë më të larta se çmimet e tregut. Nuk po bëhen selektime politike partiake në përzgjedhjen e
specializantëve e personelit shëndetësor në përgjithësi.
Të nderuar kolegë deputetë,
Ne vërtet jemi para një sfide të vështirë. Jemi në shtet i cili ka buxhet të vogël, por ne këtu, secili
nga ne kemi përgjegjësi dhe atë duhet ta përmbushim. Ne jemi dëshmitarë se po humbim më të
dashurit tanë, andaj ju lutem kolegë të nderuar, t’i thirrni arsyes, të jemi në nivel të detyrës, të
mos politizojmë edhe me këtë fatkeqësi. Çdo fatkeqësie në vend mund t’ia dalim kur jemi
bashkë. Andaj, zoti ministër bashkë do t’ia dalim.
KRYESUESJA: Fjalën e ka deputetja Besa Ismaili-Ahmeti.
BESA ISMAILI-AHMETI: Faleminderit, zonja kryesuese!
Të nderuar dhe të respektuar të gjithë,
Tash, çka do që të them do të jetë e përsëritur, jo vetëm se e tha shumica këtu, por sepse e kam
thënë edhe unë disa herë. Megjithatë, duket sikur kemi rënë në vesh të shurdhër dhe ka nevojë
për përsëritje. Qytetarët janë më se të vetëdijshëm se menaxhimi i pandemisë nga ana e Qeverisë
Hoti nuk është në nivelin e duhur. Nuk është i duhur dhe më e keqja nuk janë shtuar përgjegjësitë
e bartësve të institucioneve ekzekutive ndaj gabimeve të shumta dhe dështimeve të mëdha.
Kombinimi joadekuat ndërmjet politikave shëndetësore dhe politikave ekonomike, thënë më
saktë rekomandimet e ekspertëve mjekësorë dhe masat e ndërmarra për të shpëtuar ekonominë,
nuk kanë një gjuhë të përbashkët. Për rrjedhojë, përbën një precedent të paparë, ku efekti i tyre
ka një kosto negative në periudhë afatshkurtër, të mesme dhe afatgjatë. Kjo është shumë
shqetësuese.
31
Janë kufizuar, lehtësuar, më pas prapë kufizuar shumë të drejta dhe liri qytetare, nën pretekstin e
karantinimit kohor të virusit, duke e kufizuar zonën infektive dhe shkelje të drejtave bazike. Në
kohën kur kufijtë janë hapur, përfshirë edhe ata ajror dhe tokësor, në kohën kur qytetarët që vijnë
nga zona që tashmë kanë rivendosur masa kontrolli, nuk i nënshtrohen proceseve kufizuese, së
paku nuk ka ndonjë institucion të ngritur për këtë situatë, qytetarëve tanë u kufizohet edhe lëvizja
e lirë, duke instaluar orë policore.
Nga keqqeverisja, jemi dëshmitarë që kjo e ka minimizuar tejmase të drejtat bazike. Kjo Qeveri
po vazhdon të njëjtën, duke avancuar këto shkelje. Një aspekte bukur i rëndësishëm, jetik për
mbarëvajtjen ekonomike në Kosovë, sektori privat, është lënë anash në situatën e pandemisë nga
Qeveria Hoti.
Në fillim të diskutimeve për pakot e rimëkëmbjeve ekonomike, Partia Demokratike e Kosovës ka
propozuar stimuj të caktuar për t’u zgjatur dorën bizneseve private, e me këtë edhe punëtorëve në
këtë sektor, të cilët përbëjnë shumicën e fuqisë punëtore në Kosovë. Madje, për këtë kemi
tejkaluar interesat partiake nga këndi i opozitës. Me një fjalë kishim mbështetur fuqimisht çdo
lëvizje të Qeverisë për të rimëkëmbur ekonominë. Por kjo, përveç Trustit, nuk kishte as ide dhe
as mekanizëm tjetër krahas kësaj, dhe po dështon të ngre në këmbë ligjin për rimëkëmbje
ekonomike. Kjo paaftësi duhet të japë përgjegjësi, pasi që një qeveri që nuk është e aftë të kalojë
ligje, të cilat në radhë të parë i shërbejnë qytetarëve dhe të mirës publike, nënkupton që të
vetmen aftësi e ka që të kalojë kohë në zyrë pa bërë asgjë.
Sektori privat duhet të rimëkëmbet me skema ndihmëse pa i rënduar ato shtesë. Masa selektive
dhe çdo masë e marrë që kufizon të drejtat, të ketë paraprakisht të instancave juridike.
Gjithashtu, Qeveria do të duhej të gjente gjuhë të përbashkët me punëtorët, pronarët dhe të gjitha
grupet e interesit që janë të ndikuar drejtpërdrejt nga masat. Terreni i lënë anash si symbyllje e
Qeverisë shfrytëzohet keq, ashtu siç po shfrytëzohet çmimi i barnave, krejt kjo si pasojë e një
dizentegrimi të politikave shëndetësore me ato ekonomike.
Nëse vazhdon një situatë e këtillë, një jetë jo e mirë, atëherë cili është plani i Qeverisë për të
rritur kapacitetet mjekësore dhe për të paraparë mbarëvajtjen e jetës ekonomike? Deri më tani,
përvoja dhe gjendja është më se e keqe. Pandemia ka rritur të gjitha pabarazitë ekzistuese, sepse
politikanët këmbëngulin se nuk është koha për të folur për diçka tjetër, përveç krizës aktuale.
Por, më duhet ta ngre këtu edhe një segment tjetër dhe atë të çështjes së grave. Si një nga efektet
më goditëse të koronavirusit është që shumë çifte dhe familje sot janë kthyer në vitet ‘50-ta e
‘60-ta dhe duket sikur jemi pas Luftës së Dytë Botërore. Me mbylljet e shkollave, izolimin në
shtëpi, zhvendosjen e punës së kujdesit nga një ekonomi e paguar, siç janë çerdhet e shkollat e
kujdestarët e fëmijëve, në atë të papaguar, gjithë kjo rëndesë ka kaluar mbi gratë.
32
Shumë prej atyre të cilët kanë humbur punën, dhe sipas një studimi të odave ekonomike, 12.9 për
qind të tyre, 50 për qind të punëtorëve i kanë humbur, shumica dërmuese e tyre janë gra. Më vjen
keq që këtu, në fakt gjithë rëndesa i bie Ministrisë së Shëndetësisë, por mendoj se pasqyra më e
mirë për ne, zonja kolege, është që ju mungon ministri i ekonomisë, sepse edhe ju në fjalimet e
juaja që të gjithë patët diskutime për shëndetin e ekonomisë. Ku është ministri i Ekonomisë? Çka
është ligji? A krejt Qeveria është e lidhur me ligjin për rimëkëmbje a? A s’ka projekte, a s’ka
buxhete, a s’keni plane për ndërmarrjet e mesme e të vogla? A keni ndonjë ide tjetër? Apo është
pikërisht ajo çfarë tha edhe kolegu tjetër Hyseni që tha kontribuoni që ne të dalim fitues?
Pazotësi e paparë. Duan ndihmë nga të tjerët, ndërkohë që vetë janë në Qeveri.
E dëgjon deputeten tjetër nga AAK-ja, e ke përshtypjen është ajo në opozitë dhe jo ne. I drejtohet
ministrit të Shëndetësisë. Ku e ka ministrin e Ekonomisë? Ku e ka ministrin e Ekonomisë? Është
turp të hyhet në faqen e Ministrisë së Ekonomisë? Aty, a e di çka keni? Një donacion thotë ia ka
dhënë policisë së Kosovës, 15 kamionë i ka marrë donacion prej dikujt tjetër. Ka takuar njerëz të
odave, bizneseve turko-amerikane. Jemi në pandemi, kemi ministër të ekonomisë, nuk mund t’i
lexosh tri lajme në faqen e Ministrisë së Ekonomisë se çfarë kanë bërë këta për këtë shëndet të
ekonomisë. Çfarë kanë bërë? I akuzon ata të cilët janë në Qeveri për keqmenaxhim të pandemisë,
ata thonë vështir është, vështir është të menaxhohet pandemia se krejt bota ka vështirësi. I
akuzon ata për rrjedhje të parasë, për hajni dhe vjedhje e humbje e milionave, thotë po edhe në
Gjermani humbin milionat. Humbin thotë milionat në Gjermani. Ç’është ky arsyetim? Çka do të
thotë kjo? Pse je aty? Jo, a? Jo, kjo nuk është mënyra. Mendoj, shiko, tash varet njeriu edhe çfarë
pozicioni edhe çfarë bindje ka, po situata është e tillë saqë unë mund të them kur s’ke turp, bëj
çfarë të duash dhe nuk i bën më përshtypje.
Nëse je në Qeveri apo s’je në Qeveri, po kjo nuk është mënyra. Të qëndrosh në qeveri, mos të
jesh në gjendje për asnjë masë. Nuk po flas për ligjin për rimëkëmbje, me të cilin e keni lidhur
krejt jetën dhe punën e juaj dhe s’keni asgjë të thoni për ekonominë e Kosovës, për gjithë ata
njerëz që kanë humbur gjithë ato vende të punës, për gjithë ato familje që varfërohen. Gjithë këtë
goditje që është edhe më e madhe sesa COVID-19 dhe të arsyetoheni këtu dhe ta keni
komoditetin që të qëndroni dhe të na shikoni në fytyrë dhe të arsyetoni, nuk është në rregull.
Kolegë të nderuar,
Mendoj se ne këtu kemi pak nevojë për qartësim edhe të rolit të përgjegjësive që ne kemi. Nuk
jeni zëdhënës të Qeverisë, jeni ligjvënës, duhet ekzekutivin ta mbani në llogari. Nëse je pjesë e
Qeverisë, nuk mund të flasësh si opozitë, duhet të japësh llogaridhënie. Nuk mund të thuash, ose
së paku siç e tha një zotëri tjetër, akoma më interesante mu duk, kur tha kontribuoni që ne të
dalim fitues. Kush t’i kryej këto punë? Opozita kërkoni t’i kryej këto punë? PDK-ja? Janë
mësuar t’i kryej PDK-ja krejt punët e shtetit të Kosovës apo jo? Po pra. Mirëpo, ju lutem, e keni
polarizuar shoqërinë skajshmërisht, e keni damkosur ekonominë deri në atë masë që një dekadë e
tërë nuk do ta sjellë në vete.
33
Ndërkohë që diskutimi që ne po zhvillojmë sot këtu, është jashtë çdo niveli. Nuk po flas për
aspekte të tjera. Në cilindo sektor të prekësh, nuk mund ta përmendësh një intervenim të duhur,
nuk mund ta matësh një sukses të duhur, përveç... Sepse dua t’ia jap meritën aty ku e ka vendin,
përveç punësimit të specializantëve, që ministër, për këtë veprim të përgëzoj. Mendoj se është
gjëja e vetme dhe e mirë që ka ndodhur deri më tani. Ju faleminderit!
KRYESUESJA: Replikë. Zonja Reshitaj, replikë!
ALBENA RESHITAJ: Atëherë, e nderuara deputete,
Fillimisht, ne e kuptuam si është thirrur kjo seancë dhe në këtë seancë nuk janë thirrur zyrtarisht
ministrat e as ministri Kuçi dhe konsideroj që këtu sot, pikërisht sot është duke u diskutuar për
substancë të një problemi.
Sot nuk mund të akuzohemi që nuk po flasim, nuk po debitojmë për një çështje shumë të
rëndësishme në substancë. Sa i përket kritikave, unë konsideroj që kritikat e shëndosha i
nevojiten çdo partie politike, edhe nga vetë anëtarët e partisë politike. Nëse ne fillojmë duke i
fshehur gabimet apo kritikat edhe përbrenda partive politike, këtu është gabimi. Prandaj, unë, jo
vetëm unë, por gjithë Komisioni për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale e kemi kritikuar, por edhe e
kemi përkrahur ministrin e Shëndetësisë gjatë punës dhe veprimtarisë së tij. Gjithmonë, në rast se
ka nevojë, do ta kritikoj, jo vetëm ministrin e Shëndetësisë, që jemi pjesë e Qeverisë, po çdokënd
i cili mund të gaboj apo ka nevojë për përkrahje edhe për kritika.
Unë jam profesioniste shëndetësore. Përtej politikës, në këtë situatë, në këtë kohë, mendoj që
duhet të punojmë, të jemi profesionistë dhe asnjëherë të mos mundohemi ta politizojmë situatën.
E mira kishte qenë që ne si gra deputete këtu të iniciojmë dhe të përkrahim që të votohet ligji për
rimëkëmbje ekonomike, sepse në fund të fundit janë ata fëmijët e nënave tona që më së shumti
janë duke e pësuar. Mos harroni që ne po dështojmë edhe në mësimin online. Edhe aty duhet të
ndihmojmë me kritika të shëndosha, sepse pasojat do t’i bartim të gjithë ne si shoqëri, jo si grupe
parlamentare apo parti politike. Ju faleminderit!
KRYESUESJA: Kundër-replikë, një minutë!
BESA ISMAILI-AHMETI: Faleminderit!
Gjithsesi të jesh kritik, kjo nënkupton ta kesh kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit, i cili është
pronar i një biznesi. Detajet e tjera janë të njohura në Kosovë. Të jesh kritike, do të thotë ta
kërkosh dorëheqjen edhe të ministres tjetër, para hundëve të së cilës humbin dy milionë dhe thotë
ato janë para të sigurta dhe s’janë askënd. Ky është sinqeriteti i një deputeti, pavarësisht i kujt
është ai ministër. Kështu që fjalët e tjera, me keqardhje, nuk ju bien në vend.
KRYESUESJA: Fjalën e ka deputeti Arbër Tolaj.
34
ARBËR TOLAJ: E nderuar kryesuese!
Ministër i Shëndetësisë,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Qytetarët e Kosovës në këtë kohë pandemie, të dërmuar nga kriza ekonomike dhe së bashku me
Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë po mundohen të kontribuojnë në parandalimin dhe
menaxhimin e pandemisë COVID-19, gjithnjë duke i respektuar masat e propozuara nga
IKSHPK dhe OBSH, siç janë mbajtja e distancës, higjiena, përdorimi i maskës, pastaj
mosgrumbullimi në numër të madh si dhe veprime të tjera. Por, sa po arrihet kjo, mbetet për t’u
dëshiruar dhe vlerësuar edhe më tutje. Kohët e fundit, numri i të infektuarve është në rritje.
Ndonjëherë po arrin mbi 900, por edhe në anën tjetër edhe numri i testimeve është në rritje dhe
që arrin në dy mijë brenda 24 orëve. Duhet cekur se kjo sëmundje paraqet një përvojë të re në
shëndetësinë botërore dhe që shumë shteteve të zhvilluara po u sjell vështirësi në parandalimin
dhe menaxhimin e saj, rrjedhimisht ashtu edhe vendit tonë.
Përveç preokupimeve me gjendjen shëndetësore të të sëmurëve, familjarët po ballafaqohen edhe
me mungesën e barnave, dhe po detyrohen t’i blejnë me çmime astronomike për trajtimin e
virusit Corona. Mesatarja e shpenzimeve për trajtimin e formave të lehta të COVID-it dhe që
kërkon trajtim ambulantor apo shtëpiak kap koston prej 200 deri 300 euro për trajtim dyjavor te
të rriturit, duke përfshirë analizat e nevojshme laboratorike, rëntgenin e mushkërive, por pa
përfshirë testet për COVID, pra testit PCR dhe testin serologjik dhe barnat antivirale, posaçërisht
Remdesivirin, e cila është vërtet e shtrenjtë.
Kurse te format më të rënda që kërkojnë trajtim spitalor, kur është i atakuar edhe sistemi
respirator dhe pacientët janë në oksigjenoterapi ose respiratorë, atëherë familjarët janë të
detyruar që ilaçin e Remdisevirit ta blejnë vetë, ngase ky medikament ende mungon në Qendrën
Klinike Universitare si dhe në spitalet regjionale dhe për t’u blerë në barnatore, vërtet e ka një
kosto të lartë.
Edhe pse çmimi varion, shumica e qytetarëve deklarojnë se një ampulë e kanë blerë në vlerë prej
200 euro. Ndërsa në raste të rëna, kur trajtimi zgjat, sipas protokollit duhet blerë deri 10 ampula
Remdesivir, gjë që rezulton se vetëm për trajtim me një ilaç, qytetari ynë detyrohet të shpenzojë
diku rreth dy mijë euro. Por këtu përsëris nuk janë të përfshirë edhe terapia përcjellëse, siç janë
barnat tjera, duke përfshirë antibiotikë, infuzionet, grafitë që përsëriten, analizat e nevojshme
laboratorike, testet për COVID-19 që duhen të përsëriten si dhe nevojat e tjera për trajtim. Kjo
nënkupton se trajtimi në këto raste më të rënda arrin koston deri në tre mijë euro.
Tani shtrohet pyetja: a mund ta përballojë xhepi i qytetarëve këtë kosto? Normalisht që përgjigjja
është jo. Në këtë Kuvend, e kemi aprovuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë
COVID-19. A është miratuar vetëm që të ekzistojë në letër apo Qeveria dhe institucionet
35
përgjegjëse janë të obliguar që të jenë funksionale dhe në ndihmë dhe në përkrahje të qytetarëve
në nevojë për trajtimin e sëmundjes COVID-19.
Gjithsesi që ne e kuptojmë Ministrinë e Shëndetësisë që tashmë veç ka shpallur tenderin për
furnizim dhe vazhdon të jetë në pritje të shqyrtimit të ankesave nga disa operatorë që kanë
aplikuar, mirëpo unë konsideroj se Qeveria duhet gjetur edhe alternativa të tjera në këtë gjendje
të jashtëzakonshme shëndetësore, në mënyrë që Qendra Klinike Universitare dhe spitalet
regjionale të furnizohen me këto ilaçe sa më parë në këtë kohë krize, kur ekonomitë dhe bizneset
e vogla po mbyllen, qytetarët po largohen nga puna çdo ditë, sepse është e papranueshme që
qytetarët të vuajnë pasojat e mungesës së furnizimit me barna esenciale për trajtimin e COVID-
19 dhe të shpenzojnë edhe nga xhepi i tyre.
Prandaj, i propozoj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së vendit që përderisa nuk kemi
furnizim të plotë me medikamente të nevojshme nga lista esenciale veç e aprovuar, që secilit
pacient të sëmur me COVID-19, duke iu referuar përshkrimit të raportit mjekësor nga mjekët dhe
duke dëshmuar me kupon fiskal për shpenzimet të cilat i takojnë trajtimit të kësaj sëmundjeje,
këto mjete të gjithëve t’u rimbursohen. Natyrisht, kjo nuk vlen për ata të cilët kanë sigurime
shëndetësore.
Edhe ne si Aleancë kemi qenë edhe kundër mbylljes së plotë të vendit dhe kemi kërkuar edhe
nga Qeveria rishikimin dhe shqyrtimin e këtij propozimi, dhe që ka rezultuar me masat të cilat
janë aktuale.
Po ashtu, presim që Ministria e Shëndetësisë, sa i përket vaksinës COVID-19 do t’i referohet
Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila është zotuar se Kosova pritet të marrë mbi 300 mijë
vaksina falas, po ashtu bazuar në premtimet e Aleancës Botërore të Vaksinave-COVAX,
Kosovës do t’i jepen falas 20 për qind të vaksinave të nevojshme për grupet të cilat duhet të
vaksinohen, përkatësisht 300 mijë vaksina në numër. Prandaj, lus organet kompetente, në këtë
rast Ministrinë e Shëndetësisë që të veproj paralelisht në të gjitha drejtimet.
Është nevojë imediate që të jemi vigjilentë dhe në hap me kohën, në këtë moment kur në të gjithë
botën është krijuar një situatë kaotike nga armiku i panjohur dhe i përbashkët, virusi Corona.
Në fund, në përmbyllje, përshkallëzimi i situatës edhe ashtu të rëndë, është rritur me ngjarjet e
fundit, me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe kërcënimet luftënxitëse të
politikës serbe. Prandaj, në këtë moment duhet të jemi të bashkuar si kurrë më parë dhe të
unifikuar në mbrojtje të vlerave të luftës, si vlerat më sublime të kombit. Faleminderit!
KRYESUESJA: Fjalën e ka deputetja Fidan Jilta.
36
FIDAN JILTA: Sayın Meclis Başkanım, Bakanım, Milletvekilleri ve bizleri ekranlardan izleyen
halkımız, hepinizi saygıyla selamlıyorum.
Bugün Kosova Parlamentosunda Covid 19 döneminde ülkemizde nasıl yönetildiğini tartışıyoruz.
Bilindiği üzere dünyaya yayılan bu virüs dil, din, ırk farketmeksizin, tüm dünyayı olduğu gibi,
bizim ülkemizi de derinden etkilemiştir. Bu pandemi döneminde Kosovada yaşayan Türk
toplumu da etkinlenmiştir. Durum ortadadır. Bu krizle baş edebilmek için başta Hükümet olmak
üzere, her birey üstüne düşen görevi yapmalıdır. Bunun yanlızca konuşulmasını değil, pratikte de
uygulanması için hepimiz seferber olmalıyız.
Pandemi döneminde çalışan sağlık çalışanlarına, polis gücümüze bu kürsüden bir daha
teşekkürlerimi iletmek istiyorum. Onlar kendilerini ve aile bireylerini riske atarak, hiç durmadan
bizim için çalıştılar. Bu zor dönemde çalışmayan ve çalışamayan şirketlerin durumu gözler
öündedir. Bunlara en kısa zamanda çözüm bulunmalı ve bu durumdan çıkış yolları aranmalıdır.
Pandemiden etkilenen işletmelere sunulacak yardımlardan yediden yetmiş yediye kadar herkes
yararlanmalıdır. Bunu devletimiz karşılamalıdır. Bu dönem içerisinde bile ekonomik paketinin
oylanmamasına anlam veremiyoruz. Ekonomik paketini-trustu bekleyen vatandaşlarımız var.
Ekonomik paketin oylanması için ister Kosova Demokratik Türk Partisi olarak, ister 6+
Parlamenter Grubu olarak var gücümüzle mücadele ediyoruz. Umarım tüm seçilmiş temsilciler
yakın zamanda bu ekonomik paketini oylayacaktır. Çünkü bugün bütün halkımızın gözleri bu
Mecliste ve halk tarafından seçilmiş temsilcilerin desteklerini bekliyor. Teşekkür ediyorum.
KRYESUESJA: Ministrit fjalën, ju lutem!
MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, nënkryetare!
Më lejoni që të lutem për shëndetin e kryetares së Kuvendit meqë kishte rezultuar COVID-
pozitiv, i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në punën dhe detyrat që i takojnë.
Më lejoni të theksoj se shpeshherë kur mungojnë argumentet, sigurisht përdoret edhe gjuha e ulët
e cila është fyese, por më së paku do duhej t’ju takonte deputetëve të Kuvendit të Republikës së
Kosovës.
Ajo që mund ta them me përgjegjësi për këta pesë muaj, jo më shumë apo hiq më pak, ka shtim
apo dyfishim të numrit të shtretërve, janë njëzetfishuar testimet, janë trefishuar aparaturat për të
gjitha shërbimet, janë dhjetëfishuar aparaturat për testime dhe çka është më e rëndësishmja, nuk
do të ketë më mjekë të papunë në Republikën e Kosovës.
Më lejoni të theksoj se në funksion të menaxhimit sa më të mirë dhe adekuat të pandemisë,
gjithmonë pa lënë anash shërbimet shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar edhe në
37
vlerësimin dhe skenarët mbi ecurinë e pandemisë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për
një rritje të numrit të personave të infektuar dhe personave të hospitalizuar me COVID-19 gjatë
një vale siç është kjo, dhe mund të jetë edhe në muajt në vazhdim, pastaj duke e parë gjendjen e
shërbimit shëndetësor në vend, vështirësitë që ka Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në
menaxhimin për COVID, duke mos pasur apo trashëguar infrastrukturë të mjaftueshme
përcjellëse, planin dhe kërkesat për zgjerim të kapaciteteve në infrastrukturën ekzistuese, për të
gjetur një zgjidhje sa më adekuate, Ministria e Shëndetësisë, fillimisht ka hulumtuar hapësirat e
nevojshme dhe adekuate për spitalin COVID.
Është themeluar komisioni për adoptimin e hapësirave të veçanta për menaxhim klinik të rasteve
me COVID-19, i cili ka filluar punën për identifikim të hapësirave adekuate të cilat i kanë
identifikuar dhe vizituar; ndërtesën në punim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,
Aeroportin e vjetër të Prishtinës, salla e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, kampin e KFOR-it
gjerman në Prizren, qendrën e panaireve në Mazgit, Banjën e Kllokotit dhe objektet tjera private.
Duke mos pasur dhe mos gjetur hapësira të përshtatshme të gatshme dhe të cilat do të mund të
përdoreshin për këtë qëllim, por edhe mund të ripërdoreshin pas kalimit të pandemisë, me
propozim të komisionit kam kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që është aty edhe
Administrata Publike, që të identifikojë hapësirë adekuate me kapacitet prej 500 shtretërve në
sektorin publik për të shtuar kapacitetet e nevojshme për menaxhime të pandemisë. Dhe, nëse
eventualisht prej këtyre të përmendura mund të përdoret dhe të mbetej si e tillë edhe pas
pandemisë.
Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka identifikuar ndonjë hapësirë ekzistuese me kapacitet të
tillë dhe ka propozuar objektin e emergjencës në ndërtim e sipër me disa konteste të cilat ishin në
procedurë.
Ministria e Shëndetësisë, menjëherë ka kërkuar nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror,
interpretim që a mund që objekti i Klinikës Emergjente të shfrytëzohet për nevoja të trajtimit të
pacientëve të infektuar me COVID-19, pasi që objekti është në kontest gjyqësor.
Kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë është konfirmuar nga Avokati i Përgjithshëm si në vijim:
Duke e pasur parasysh se as gjykata nuk mund t’i detyrojë palët kontraktuese që të vazhdojnë një
raport kontraktual që është shkëputur, lidhur me kërkesën tuaj, konsideroj se mund të vazhdoni
me punimet, gjegjësisht me shfrytëzimin e investimit në objektin e Klinikës Emergjente në
Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e sidomos tani që jemi në një gjendje të
jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë, meqenëse edhe objekti do të shfrytëzohet për nevoja të
trajtimit të pacientëve të infektuar me COVID-19.
38
Pas marrjes së këtij konfirmimi, komisioni përkatës ka ndërmarrë aktivitet të nevojshme dhe më
10.09.2020 më është drejtuar me kërkesë për aprovim të përdorimit të objektit të emergjencës për
këtë destinim. Paraprakisht, para aprovimit kam kërkuar hartimin e detyrave projektuese.
Këto detyra i ka marrë më 15. 9. 2020 dhe 12. 9. 2020 kam lëshuar vendimin për përdorimin e
objektit të emergjencës për spitalin anti-COVID-19.
Me shfrytëzimin e kësaj hapësire për trajtim të pacientëve me COVID-19 do të mundësohet
shërbim cilësor dhe adekuat për COVID dhe mundësimin e koncentrimit të stafit profesional në
një institucion dhe ofrimin e shërbimeve kualitative adekuate, vazhdimin e ofrimit të shërbimeve
të tjera shëndetësore pa e cenuar kualitetin e këtyre shërbimeve.
Pra, kështu do të bëhej shkarkimi i institucioneve të tjera, si dhe investimi në këtë objekt do të
ishte i qëndrueshëm me mundësi të përdorimit për qëllime të tjera, i tillë siç është pas
përfundimit të pandemisë.
Komisioni për adoptimin e hapësirave të veçanta për menaxhimin klinik të rasteve me COVID,
ka punuar në vazhdimësi me njësitë e tjera të Ministrisë së Shëndetësisë, Prokurimit, spitalet
përkatëse, duke u konsultuar në mënyrë të vazhdueshme lidhur me identifikimin e specifikave të
veçanta, si atyre të Infektivës, Pulmologjisë, Anestezisë, Diagnostikës, përfshirë Radiologjinë
dhe Biokiminë Laboratorike dhe shërbimet e tjera për të cilat mund të ketë nevojë gjatë trajtimit
në këtë spital.
Më lejoni të theksoj, rrjedha e procesit të punës së deritanishme dhe parashikimet janë si më
poshtë: Është bërë shpallja e tenderit për projektim dhe mbikëqyrje. Kontrata me projektuesin
është nënshkruar. Nga dita e nënshkrimit të kontratës është punuar me intensitet të lartë 24/7
sipas kontratës. Janë angazhuar rreth 30 persona në staf projektues. Operatorit ekonomik i është
ofruar çdo dokument relevant rreth objektit ekzistues të Klinikës Emergjente.
Më 27. 10. 2020 është prezantimi i projektit ideor para stafit të Qendrës Klinike Universitare të
Kosovës. Janë përfillur rekomandimet nga pjesëmarrësit në prezantim, ku adaptimi është për
objektin e spitalit COVID-19, me parashikim që pas kalimit të pandemisë, objekti t’i rikthehet
destinacionit fillestar Klinika Emergjente.
Janë përfillur rekomandimet profesionale të mjekëve kompetent në Shërbimin Spitalor Klinik
Universitar rreth funksionit specifik të spitalit COVID, Klinika Infektive, Klinika Emergjente,
Klinika e Radiologjisë.
39
Më 2. 10. 2002 është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, projekti ideor. Puna intensive e
stafit projektues ka vazhduar me qëllim që sa më parë t’i kemi në dispozicion specifikat teknike
dhe paramasën me parallogaritë dhe projektin kryesor.
Dhe e fundit që të mos ju lodhi. Objekti parashihet të jetë me sipërfaqe bruto 18 mijë 900 metra
katrorë me eteozhitet 8+8+6. Draft-parallogaritja dhe projekti ideor është bërë. Puna ndërtimore
dhe infrastruktura përfshinë; instalime të makinerisë, klimatizim, ventilim, ngrohje, gaz
medicional e të tjera. Pastaj përfshihen edhe instalimet elektrike, hidroinstalimet, mbrojtja nga
zjarri, menaxhimi elektronik i mirëmbajtjes.
Pas kompletimit të projektit, i cili është tash i kompletuar, jemi në proces të përgatitjes së
tenderit paralelisht për fillimin e punës sipas specifikave të projektit, vlerën e pajisjeve adekuate
për specifika të destinimit që të ndodhë, sigurisht gjatë kësaj jave.
Sa i përket vaksinës për gripin sezonal, Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it, përmes
blerjes nëpërmjet UNICEF-it ka siguruar deri më tani 160 mijë e 500 vaksina të gripit sezonal,
që paraqet një rritje prej 60% krahasuar me sasitë e vaksinave kundër gripit sezonal nga viti i
kaluar.
Vaksinat janë blerë nga Ministra e Shëndetësisë, ndërsa UNICEF si partner strategjik ka kryer
pjesën e prokurimit dhe aspektet logjistike rreth sigurimit të vaksinës. Këto vaksina do të
shpërndahen për grupe të rrezikuara të popullatës sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe vaksinat
janë katërvalente që e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit
sezonal.
Këto vaksina tanimë janë blerë, pjesë shtesë, do të sigurohen diku edhe 55 mijë e 500 vaksina të
të njëjtës cilësi.
Vaksinat, sipas njoftimeve zyrtare nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë janë nisur nga vendi i
prodhimit, dhe do të arrijnë në Kosovë brenda ditësh dhe do të shpërndahen brenda muajit
nëntor. Kosova sivjet do të ketë 60% më shumë vaksina sesa vitin e kaluar vetëm për këtë fazë.
Ministria e Shëndetësisë ka tentuar që krahas 160 500 vaksinave të blera, t’i sigurojë edhe mbi
200 mijë të tjera, por në tenderët e shpallur ishte e pamundur deri më tani që të bëhet kjo.
Çmimet e ofruara nga ofertuesit ishin të papërballueshme dhe jo në harmoni me çmimet e tregut,
për të mos thënë abuzive.
Ministria e Shëndetësisë prapë nuk ka hequr nga sigurimi edhe i numrit tjetër të vaksinave
kundër gripit sezonal, aq më parë kur sezoni i gripit zgjatë deri në muajt e pranverës.
40
Sipas informatave, shumica e shteteve që i kemi në rajon janë në pritje sikurse Kosova, të
vaksinave katërvalente. Ka shtete që kanë filluar të vaksinojnë me vaksina trevalente, por ata që
marrin vesh, për nga fuqia janë më të dobëta dhe Kosova prej vitit të kaluar përdor vaksinën
katërvalente që është më e fuqishme ndaj virusit sezonal në qarkullim.
Më lejoni t’ju informoj që vonesa e porositjes së vaksinave ka ndodhur në fillim të vitit 2020. Për
arsye të kësaj papërgjegjësie ka pasur edhe masa ndëshkimore nga ministri i Shëndetësisë.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Zemaj! Edhe ne secili i urojmë shërim të shpejtë kryetares së
Kuvendit, zonjë Osmani, ashtu sikurse të gjithë qytetarëve që janë të identifikuar si raste
pozitive, gjegjësisht 11 768 qytetarëve që janë raste aktive sipas të dhënave të Institutit dhe atyre
që mund të kenë probleme ditëve në vijim.
Fjalën e ka zoti Shpejtim Bulliqi.
SHPEJTIM BULLIQI: Faleminderit, nënkryetare e Kuvendit!
Përshëndetje të dashur qytetarë,
Të nderuar deputetë,
Ndodhemi në një situatë kur e tërë bota po përballet me armikun e padukshëm COVID-19. E
panjohura është e kuptueshme që të befasojë në fillim, por është edhe më e pritshme që me
kalimin e kohës strukturat shtetërore të marrin masa për ta përmirësuar situatën, ose për ta
kufizuar dëmin.
Duhet ta themi qysh në fillim që qytetarët e Kosovës për dallim nga vendet tjera, bashkë me
pandeminë e kanë goditur edhe dy faktorë të tjerë: sistemi shëndetësor i shkatërruar dhe paaftësia
e Qeverisë për t’i dalë në mbrojtje shëndetit publik.
Qeveritë tona, ashtu siç i befasonte dhe i gjente të papërgatitur bora e janarit, në të njëjtin avaz
po bëhet edhe menaxhimi i pandemisë.
Siç e dini, sistemi shëndetësor në vendin tonë vetëm sa shkon e degradohet përkundër
përkushtimit të punonjësve shëndetësorë, mungesa e sistemit ua pamundëson atyre efikasitetin.
Tash e sa muaj Komuna e Podujevës është me një nënkryetar, i cili në kulmin e pandemisë
shkarkon drejton e Shëndetësisë dhe për ta bërë edhe më të vështirë, gjatë natës rrëzoi njërin prej
objekteve që Qendrës kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, në kohën kur ne nuk kemi as
hapësirë për trajtimin e të infektuarve me këtë virus.
41
Shembulli më i mirë është, sepse komuna jonë i ka aktualisht në dispozicion vetëm tre shtretër
për t’i trajtuar pacientët me COVID në nivel komune. Në këtë pandemie mungon oksigjeni edhe
në autoambulanca edhe në spital në shumicën e kohës. Në raste kur ka oksigjen, mungojnë
format adekuate të aplikimit të tij. Pra, nuk ka maska adekuate për dhënie të oksigjenit në rrugë
të frymëmarrjes, e të mos flasim për barna të tjera të nevojshme për këtë virus.
Pra, mantelbardhët tanë po përballen me vështirësi të mëdha në përballimin e situatës dhe krejt
kjo si rezultat i keqmenaxhimit të situatës si në nivelin lokal ashtu edhe në nivelin qendror.
Ndër vështirësitë e tjera që po hasin punëtorët tanë shëndetësorë është edhe mungesa e shoferëve
për shërbimin e patronazhit, ku në këto raste mjeku detyrohet ta luaj rolin e shoferit dhe shpesh
edhe të mekanikut, si pasojë e prishjeve të shpeshta të mjeteve të amortizuara.
Përveç infrastrukturës së dobët, Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë po përballet
me mungesë të barnave esenciale, dhe mund të themi se për më se gjashtë vite me radhe kjo
Qendër e Mjekësisë Familjare përballet edhe me menaxhmentin e saj, duke e vendosur një
ushtrues detyre të drejtorit dhe asnjëherë një drejtor të përgjegjshëm i cili do të merrej dhe do t’i
trajtonte të gjitha këto probleme dhe nevoja të pacientëve tanë.
Në mungesë të shtretërve për pacientët tanë, pritjet e gjata të pacientëve për ta marrë terapinë e
nevojshme, madje ata që vijnë për ta marrë terapinë duhet të qëndrojnë në këmbë derisa presin
nëpër korridoret e spitalit. Pra, ka mungesë të ulëseve për pacientë të cilët presin në kushte të
rënda shëndetësore.
Këto janë vetëm disa nga elementet kryesore me të cilat po përballen qytetarët e komunës sonë, e
sidomos ata që po mundohen me mish e me shpirt që ta luftojnë këtë virus që po merr jetë
njerëzish gjithandej.
Ne, ndërkohë qeverisja lokale nëpër errësirë po i shtron edhe oborret e qytetarëve nga dy
centimetra asfalt, vetëm për fushat parazgjedhore, në vend që të merret seriozisht me ndihmën në
këtë periudhë të kësaj pandemie.
Ky është ofendim shumë i madh që po tentohet t’u bëhet qytetarëve llapjan, ndërkohë që humbin
jetën e po përballen me vështirësitë e mbijetesës për shkak të pandemisë. Ju faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka zoti Ismet Beqiri.
ISMET BEQIRI: Faleminderit, nënkryetare!
I nderuari zoti ministër Zemaj,
Të nderuar kolegë deputetë,
42
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Sigurisht, është hera e parë që kam mundësi që kështu drejtpërdrejt në këtë formë t’ju shpreh
ngushëllime të gjithë familjarëve për të vdekurit, sikundër që u uroj shërim të shpejtë të gjithë
atyre që janë prekur me COVID-19.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata punëtorë shëndetësorë dhe të tjerët, duke përfshirë
policinë dhe të gjithë ata që janë në ballë të luftimit të kësaj pandemi, problem ky global, por
edhe i yni si shtet.
Kolegë të nderuar,
Patjetër që më duhet që në fillim ta them se unë besoj edhe e dini që nuk bëj pjesë në grupin e
njerëzve që bëjnë elozhe ose përkrahë diçka që nuk mendon se duhet përkrahur ose dikë, ai ose
ajo ministre, pavarësisht përkatësisë partiake, sepse nuk marr obligime të tilla, detyra të tilla dhe
nuk lejoj që të m’i shkruajnë fjalimet vetëm për t’i thënë dikujt mire e ke kur nuk e ka.
Në rastin konkret, më duhet ta them me përgjegjësi të plotë që zoti Zemaj, edhe po të kisha
dëshirë që ta them këtë, që gjithnjë mund të jetë më mirë, nuk ka lënë hapësirë për të dhënë
vërejtje në angazhimin e tij personal si ministër dhe ekipit të tij.
Unë mendoj që një ministër i mençur i ka këshilltarët e mençur dhe jo domosdoshmërisht duhet
të jetë i profesionit përkatës. Është total gabim, sepse shpeshherë që duhet të jetë i profesionit që
të jetë menaxher i mirë. Jo, jo, duhet të ketë vullnet, përkushtim, dije dhe t’i ketë njerëzit e
mençur përreth vetes dhe nuk mungon suksesi.
Ne kemi pasur raste kur kemi pasur ministra edhe më herët që s’kanë qenë të profesionit. Kjo në
asnjë mënyrë nuk do të thotë që mjekët nuk janë të zotët që të jenë ministra të shëndetësisë, por
edhe kundërta. Në asnjë rrethanë nuk do të thotë që ai që nuk është mjek nuk mund të jetë një
menaxher, një ministër i mirë, në këtë rast i Ministrisë së Shëndetësisë, siç është për mendimin
tim e besoj edhe të shumëkujt, zoti Zemaj.
Vetëm ato që u numëruan e që unë nuk dua t’i listoj, sepse punë që janë bërë tregojnë dhe thonë
shumëçka.
Unë ia di për nderë që nuk na ka lejuar neve, kushtimisht po e them, i ka punësuar të gjithë
mjekët ose do të punësohen të gjithë mjekët, që të kemi intervenime cilido prej nesh prej
deputetëve, t’i shkojmë nëpër zyre që të na e marrë një person që ka nevojë të hyjë në punë që
është mjek, e nuk mund të hyjë në punë. Kjo është punë e madhe.
43
Po ashtu, është punë e madhe edhe për të respektuar dhe për të përshëndetur edhe atë që u tha
rreth specializantëve dhe atë numrin e mjekëve dhe të tjerëve që i kanë punësuar gjatë kësaj
kohe.
Fundi i fundit kolegë të nderuar, e gjithë puna jonë, i gjithë angazhimi ynë edhe si deputetë edhe
si subjekte politike e ka këtë, të bëjmë sa më shumë që është e mundur të punësojmë njerëz, t’ju
ndihmojnë njerëzve, sepse të tjerat janë llafe të kota dhe nuk i ndihmojmë me fjalor ose fjalime
patetike boshe, cilido prej nesh që këtë mund ta bëjë ose bën.
Të nderuar kolegë deputetë,
Për neve është shumë e qartë, nëse jo, do duhej të mundohemi ta kuptojmë dhe besoj që e
kuptojmë, por më mirë e kuptojnë këtë qytetarët tanë, se sëmundja, në këtë rast kjo pandemi, ky
virus që ndoshta ka një shekull që s’mbahen mend që ka pasur Kosova, po edhe një pjesë e
madhe të mos them Evropës dhe e botës, nuk njeh as nacionalitet as përkatësi politike as nuk
njeh fe.
Prandaj, është e domosdoshme që të gjithë të bëjmë çmos, çdo që është e mundur që me
rekomandimet, me vërejtjet tona me propozimet tona, të ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes
ose lehtësimin sa më shumë që është e mundur të gjendjes së atyre që lëngojnë ose atyre që
potencialisht mund të jenë nesër edhe të infektuar.
Të nderuar kolegë,
Ne dallojmë dhe mendojmë ndryshe edhe për Ligjin e rimëkëmbjes, por është një ndër format
për ta ndihmuar gjithë këtë që po flasim edhe ajo. Mund të bëhen plotësime edhe të atij ligji, por
nuk mund të flasim diçka tjetër të mos përkrahim diçka që është elementare, sepse më mirë pak
të ndihmohet me aq sa ka mundësi se sa fare të mos ndihmohet, në këtë rast edhe përmes Ligjit
për rimëkëmbje ekonomike.
Unë e kam thënë edhe herëve të tjera, edhe sot po e them që çdo anashkalim i përgjegjësive tona
është në dëmin tonë, është në dëmin e qytetarëve është në dëm të Kosovës.
Pavarësisht se ku jemi sot, apo në cilën pozitë, në pushtet apo në opozitë, pak ka rëndësi kjo sot
për qytetarët tanë, sa ka rëndësi që ata të kenë kushte minimale të mundshme që ta tejkalojnë
këtë situatë.
Sëmundja dhe vdekja si të tilla, e thash, për neve dhe për të gjithë të tjerët nuk njohin nacionalitet
dhe as parti politike, andaj nuk na ndihmon kjo asnjërin prej që vetëm të flasim diçka, e që
s’mund të kontribuojmë me propozime konkrete.
44
Unë jam i bindur që këtu ka njerëz, ka deputetë dhe jashtë këtij Kuvendi ka ekspertë, jashtë
institucioneve, që unë besoj që zoti Zemaj si ministër i ka angazhuar një numër të madh të tyre,
zaten për të pasur sukses këtë duhet ta bëjë në vazhdimësi.
Të tjerat janë llafe të kota nëse s’i konsultojmë profesionistët, nëse s’i marrim mendimet e tyre,
qoftë të atyre shëndetësorë, qoftë edhe të tjerëve.
Pa dyshim që dallimet shpeshherë janë të pakrahasueshme, apo më mirë të themi se krahasimet
janë të paqëndrueshme. Është shumë e qartë që në muajin mars ka pasur shumë më pak testime,
shumë më pak raste. As për ta fyer, as për të ofenduar për të nënçmuar e kujtdo qoftë që e ka
bërë, por kjo është e vërteta.
Sa më shumë që ka teste, po dëshmohet që në Kosovë dhe kudo në botë ka të infektuar shumë.
Dhe, kjo është e mira që është shtuar numri i testeve dhe unë si një ndër deputetët dhe qytetarët e
këtij vendi, kërkoj që ky numër të jetë edhe më i madh, të shtohet mundësia që njerëzit të bëjnë
teste dhe ta dinë gjendjen e tyre shëndetësore.
Sigurisht, sikur edhe çdo debat yni këtu, duhet të prodhojë edhe rekomandime dhe konkluzione
të caktuara të cilat do t’i ndihmonin tejkalimit të kësaj situate. Këtë e presin edhe qytetarët tanë,
këtë e presin edhe pacientët tanë edhe mjekët edhe policët.
Përtej kësaj çdo gjë pastaj bëhet dhe mbetët që është vetëm një retorikë dhe që s’na ka hije
asnjërit prej nesh që në situatën në të cilën jemi, të bëjmë luftë qoftë edhe për një grusht votash.
Nuk sjell vota i sëmuri, nuk sjellin vota, aq më tepër kërkoj ndjesë, ata që kanë shkuar dhe u
kanë mbetur familjarët. Këto janë gjëra të rënda që ne duhet të kemi kujdes, sepse mbi të gjitha
kemi obligim që ne ta bëjmë atë që është e mundur që ta tejkalojmë këtë gjendje në të cilën jemi
sot.
Patjetër, edhe unë si çdo deputet, si çdo qytetar, si profesionistët që e thonë, edhe unë i
bashkëngjitëm këtij apeli që t’i ruajmë të tjerët, e këtë punë mund ta bëjmë duke i respektuar ato
masa të cilat nganjëherë duken që janë formale, por nuk janë formale. Pra, kërkohet që edhe të
mbahet distanca edhe të mbahen maskat edhe të mbahet higjiena, sepse nuk i rrezikojmë të tjerët.
Duke e pasur këtë kujdes nuk sillemi me nënçmim, me injorim të një fakti se kjo pandemi
ekziston, se ky është një rrezik për të gjithë ne, për të gjithë qytetarët e Kosovës. Andaj, pozitë e
opozitë, jo në mënyrë të tillë sa për të thënë, por mendoj sinqerisht se do të kemi kohë që t’i
mprehim shpatat politike kur të vijë koha për të gjitha, por sot jemi në një situatë të cilën besoj e
kanë parasysh që të gjithë dhe po mundohen që edhe sot ta japin kontributin e tyre të çmuar.
Faleminderit!
45
KRYESUESJA: Deputetja Evgjeni Thaçi-Dragusha e ka fjalën.
EVGJENI THAÇI-DRAGUSHA: Faleminderit!
Mendoj se pajtohemi që si vend jemi duke u përballur me një situatë që mund ta quajmë lirisht
një katastrofë humanitare.
Kemi humbje të mëdha njerëzore, kemi humbje materiale ekonomike, e të cilat ne si shoqëri, ne
si vend dhe kjo Qeveri me këto resurse dhe me këtë plan që ka në dispozicion nuk mund t’i
përballojë. Prandaj, kjo gjendje kërkon vëmendjen e të gjithë neve.
Virusi është jashtë kontrollit. Dimri po vjen dhe nuk është veç një mem prej serialit Game of
Thrones, po dimri po vjen dhe njerëzit mbyllen brenda shtëpive të tyre, brenda restoranteve dhe
mundësia që të shpërndahet virusi në masë është shumë e madhe.
Spitalet veçse i kemi të mbingarkuara e deri në fillim të vitit të ardhshëm, sipas statistikave dhe
trendit, numri i njerëzve të hospitalizuar që mezi marrin frymë, duket se do të dyfishohet.
Ajo që po bëjmë ne si institucione duket se nuk po ka efekt në rrafshimin ose eventualisht e
trajektores që tregon numrin e të infektuarve dhe humbjeve të jetës nga ky virus, e kjo është
vetëm një pjesë e kësaj katastrofe.
Aspekti ekonomik, do të thotë humbjet ekonomike i kemi të paimagjinueshme, humbja e
vendeve të punës, mbyllja e bizneseve të vogla, familjet që nuk mund të përballojnë shpenzimet
për nevojat elementare për jetesë, njerëz dhe biznese që nuk mund t’i shlyejnë kreditë, ky është
realiteti jonë tani dhe aspekti tjetër i fatkeqësisë në të cilën po kalojmë.
Mbyllja e shkollave, gjenerata të tëra do ta vuajnë humbjen e të nxënit nëpër shkolla. Ata nxënës
që e mbaruan klasën e parë dhe tani janë në klasë të dytë do ta kujtojnë që shkronjat i mësuan
nga disa mësuese që nuk do të takojnë kurrë, por që i panë në televizion. Ata nxënës që kanë
filluar me klasën e parë sivjet do të mbajnë në mend se shkollat u hapën dhe u mbyllën çdo dy
javë, ndërkohë që parqet dhe ambientet me lodra të fëmijëve janë plot.
Nga aspekti psikologjik, kjo fatkeqësi do të thotë çdo ditë raportohen qindra të infektuar e shumë
të vdekur nga virusi, bëhen raportime të tilla absurde, siç janë këto, për shembull, si ata që kanë
vdekur, kishin edhe sëmundje përcjellëse, do të thotë, një farë mënyre mos u mërzitni, ata edhe
ashtu nuk e kanë pasur të largët vdekjen, kjo është jo njerëzore, ky është mosrespekt për të
vdekurit. Ata nuk po vdesin as pse janë pleq, e as se kanë sëmundje të tjera, por për shkak të
virusit.
46
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Unë ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë të dashurit tuaj, të cilët kanë humbur jetën
nga ky virus, ata nuk janë vetëm statistika, nuk janë numra, por janë familjarët tanë, janë të
dashurit tonë, janë fqinjët, shokë e shoqe tona.
E ndërkohë familjarët i varrosin të vdekurit pa praninë e të afërmve të tjerë, të miqve e fqinjëve,
siç e kemi zakon, në mënyrë që të ngushëllohet familja për humbjen e më të dashurve të tyre,
baret e restorantet tonë ngrenë tavolinat shpinë për shpine në trotuar, këmbësorët nuk kanë kah të
ecin prej tavolinave nëpër restorante.
Dasmat dhe ahengjet u ndaluan me ligj, por ato s’u ndalën asnjëherë në praktikë. I kemi parë të
gjithë nëpër rrjete sociale.
Ndërkohë që maskat i mbajmë vetëm sa për të mos marrë dënim nga policia. Pra, fatkeqësia
është se ne kemi mungesë të një fushate të gjerë të vetëdijesimit të qytetarëve se ky virus vret.
Përtej gjithë kësaj, fatkeqësisë, katastrofës ia shtojmë edhe realitetin politik, si dhe zhvillimet të
cilat na ngrenë pyetje ekzistenciale për të gjithë ne.
Të gjithë e njohim ministrin Zemaj, të cilin nuk po e shoh tani që e kemi këtu. E njohim si një
deputet aktiv, një deputet që e ka përfaqësuar goxha mirë qytetarët për disa mandate dhe unë e di
se ai di ta ruajë mbështetjen e kolegëve të vet deputetë. Mirëpo në fjalimin e tij këtu sot ai tha nja
dy fjali që mua nuk më dukën se ishin fer dhe nuk u shpreh mirënjohës për gjithë mbështetjen që
i kemi dhënë.
Ai tha se, po citoj, “Më mirë do të ishte të jemi në një front të përbashkët”. Më i mirë do të ishte
të jepte një kontribut e të mos bënte demagogji. Unë dua ta vendos në vëmendje dhe të ministrit
dhe gjithë qeverisë, edhe kolegëve që nuk e kanë të njohur, se PDK-ja e ka mbështetur dhe ka
qenë mbështetja kryesore në luftën dhe parandalimin kundër këtij virusi.
Vetëm t’i përmend disa. PDK-ja ka mbështetur dhe ka qenë kontribuuesja më e madhe në
hartimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e virusit COVID-19. Ne kemi votuar me një
numër të madh të votave në këtë Kuvend, pozitë e opozitë, e ju e aplikoni ashtu siç e aplikoni.
PDK-ja ka mbështetur rishikimin e buxhetit, pa të cilën votë ju nuk do të kishit mundur t’i
mbështetni qytetarët dhe bizneset, edhe me atë mbështetje aq të vogël që e keni bërë. PDK-ja ka
ofruar masa konkrete me iniciativë ligjore e amendamente për t’u përballur me pandeminë. Ju
nuk e keni mbështetur asnjërin prej tyre.
Ndërkohë që shtete të tjera i kanë votuar pakot e treta, të katërtat, pakot ekonomike, ju keni
ngelur tek një pako, kryefjala e të cilës është tërheqja e parave të veta nga qytetarët.
47
Ne kemi ofruar alternativa me këtë pako, kemi bërë alternativa, kemi ofruar kategorizim që ata
qytetarë që kanë më pak mundësi të tërheqin nga Trusti, ata të marrin një përqindje më të madhe
se sa ata që kanë më shumë. Ju nuk i keni marrë si koalicion qeveritar parasysh asnjë nga këto
rekomandime.
Ju si Qeveri keni drejtuar të gjithë presionin qytetar e medial te PDK-ja për ta votuar këtë ligj.
Ndërkohë që asnjëherë nuk e keni parë të arsyeshme që jo vetëm ta ftoni PDK-në apo opozitën,
por as minimalisht t’i merrni parasysh propozimet, kërkesat dhe rezervat tona lidhur me këtë ligj.
Pra, kur flisni për kontribut të opozitës dua t’ju garantoj se më shumë kemi bërë punë ne në
kornizat ligjore dhe institucionale, se sa ju si koalicion. Tash kur keni dashur të bëheni ministra,
e keni garantuar 61 vota, besoj që mund t’i garantoni edhe për këtë ligj. Mendoj që në vend që të
merreni me kalkulime politike se mos dikush po përfiton, siguroni që të bëni një plan të betejës e
të mos e lëni askënd mbrapa. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Dragusha! Fjalën e ka deputetja Donika Kadaj-Bujupi.
DONIKA KADAJ-BUJUPI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare!
Të nderuar kolegë deputetë,
I nderuar ministër,
Po më vjen keq së sot jeni braktisur prej kolegëve, të cilët nuk e kanë kuptuar se menaxhimi i
pandemisë nuk është vetëm njësektorial. Pra, jo vetëm një ministër i shëndetësisë është
përgjegjës për menaxhimin e gjendjes së pandemisë në të cilën jemi, por janë plot komponentë të
tjerë, të cilat duhet të bashkëveprojnë në mënyrë që të dalim nga gjendja e rëndë, ose thënë më
shkurtë, ta kalojmë më lehtë këtë gjendje të rëndë për shkak të COVID-it.
Pra, janë katër komponentë kryesorë dhe ministrat përkatës po mungojnë, po mungon edhe
kryeministri dhe kjo tregon për shpërfilljen që po ia bëjnë situatës, por edhe qytetarëve dhe
nevojave të tyre.
Na u deshën katër muaj që ta kalojmë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, pra në
një situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën bota kalon realisht një herë në njëqind vjet
Kuvendit tonë iu deshën katër muaj për ta votuar një ligj dhe kaluan gati tetë muaj e ne ende nuk
e votuam Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. E kjo flet që shumë joseriozisht jemi të angazhuar
që t’u dalim në krah qytetarëve dhe nevojave të tyre. I thashë se janë katër komponentë, të cilat
fare nuk po funksionojnë, po e nisi me ekonominë.
Lere që s’e kemi kaluar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, por gjatë gjithë kësaj kohe ne
vazhdimisht po flasim për një përkrahje të pjesshme për bizneset dhe për punëtorët, të cilët
punojnë në biznese përkatëse dhe kjo është në rregull, kështu edhe duhet të jetë. Po si po e
48
ofrojmë këtë përkrahje? Sipas zyrtarëve mjetet të cilat po ndahen për paga, po shkojnë përmes
bizneseve dhe pronarëve të tyre dhe këtu është pjesa problematike. Pra, një koncentrim te pronari
i biznesit për pagën e punëtorit mund të shkaktojë keqpërdorim në dëm të punëtorit.
Pagat e punëtorëve duhet t’u shkonin drejtpërdrejt në xhirollogari punëtorëve, jo tek bizneset dhe
ato të transferohen më pas, sepse e dimë se edhe ka vonesa, e qe besa shpeshherë edhe mund të
mos përfundojnë në xhepat e punëtorëve.
Pastaj, përveç komponentit që është krejt biznesor dhe ekonomik, ka mbetur goxha e patrajtuar
dhe krejt e lënë anash komponenti social.
Askush në këtë Qeveri nuk është angazhuar t’u dalë në krah grave të papuna të Republikës së
Kosovës. 80% të grave në Kosovë nuk punojnë, nënave vetushqyese, ne i kemi braktisur ato,
asnjë cent nuk është ndarë nga kjo Qeveri për nënat vetushqyese, qysh mbijetojnë ato? Dikush e
tha dimri po vjen, dimër i rëndë po vjen, po nuk po duket që do të shkrihet akulli ndërmjet
institucioneve, në mënyrë që të ecim tutje dhe t’i përkrahim njerëzit në nevojë.
Komponenti tjetër shumë i rëndësishëm, për të cilën po ashtu duhet të marrim përgjigje në këtë
Kuvend është arsimi.
Vazhdimisht kemi qasje nganjëherë online e nganjëherë fëmijët shkojnë në shkolla në mënyrë të
rregull. Por ne nuk e kemi një informatë në këtë Kuvend a po dezinfektohen ato shkolla, kur
kalojmë në platforma online, a kanë kompjuterë fëmijët e rasteve sociale, fëmijët e
komuniteteve, fëmijët e varfër. Pra, te ky komponenti social po vazhdon të mungojë një
hulumtim, një analizë se cila është qasja e të përjashtuarve në programet shkollore apo kanë
mbetur krejt jashtë sistemit. Cili është rezultati tash i këtij viti shkollor, 2020/21.
Në të gjitha këto, në këtë përqendrim të cilin e kemi mendoj se ka mbetur edhe një sektor
komplet i patrajtuar. Pra, ne pjesërisht dhe shumë pak, po megjithatë e kemi trajtuar Policinë e
Kosovës, edhe pse krejt pamjaftueshëm, kemi provuar të nxjerrim kohë pas kohe pako e
përkrahje edhe për mjekë e infermierë, edhe pse krejt pamjaftueshëm. Po, për shembull,
punëtorët e pastrimit, duke filluar këtu në Kuvend, ata për çdo ditë janë këtu me ne, ballafaqohen
me krejt sfidat dhe rrezikun, por nuk e kanë asnjë cent përkrahje shtesë as për orët shtesë që i
bëjnë e as për rrezikun me të cilën përballen.
Dhe, e fundit, e cila fare nuk është trajtuar, janë mediat dhe gazetarët. Pra, është jashtëzakonisht
e nevojshme që kjo Qeveri të ndajë një pako përkrahëse edhe për ata që vazhdimisht, bashkë me
policë, mjekë, arsimtarë, profesorë qëndrojnë në vijë të parë, e ata janë gazetarë. Asnjëherë nuk e
kanë pasur asnjë përkrahje institucionale. Ata vazhdimisht janë rreziku nga COVID-i, nëse e
shihni vazhdimisht edhe në publikimet e tyre shumë prej tyre janë sëmurë, mirëpo asnjëherë nuk
49
ka pasur asnjë përkrahje, meqë është një profesion po aq i rrezikshëm dhe ata janë po aq në vijë
të parë sa edhe profesionet e tjera.
Besoj që kjo braktisje dhe shpërfillje që po i bëhet kësaj seance, do të jetë e fundit. E thërras
Qeverinë që të vijë në Kuvend dhe jo vetëm që të intensifikojnë veprimet ndërsektoriale, që të
mos braktisin ministrin e Shëndetësisë, sepse ky edhe mund të ketë vullnet, por i vetëm nuk
mund të ketë rezultate të mjaftueshme dhe të nevojshme, po që të ketë një program pak më
konkret, pak më të saktë, angazhime më të përbashkëta.
Këtu po fillojnë akuza e kundërakuza për Ligjin për rimëkëmbje, por unë po shoh seriozitet që
dikush ka vullnet t’i përfshijë vërejtjet të cilat vijnë nga opozita në mënyrë që ligjit të kalojë. Pra,
ka nevojë për komunikim, për bashkërendim dhe bashkëveprim të aktiviteteve dhe veprimeve, në
mënyrë që të dalim nga kjo situatë e vështirë.
Nuk është dikush ministër t’i ikë përgjegjësisë kur të bëhet vështirë dhe të shkojë në zyre atje në
Qeveri e t’i gëzojë veç privilegjet, është e kundërta, duhet ardhur këtu u të përballet edhe me
deputetët, edhe me nevojat e qytetarëve dhe me përgjegjësitë që dalin nga pozita që e kanë
marrë. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Bujupi! Fjalën e ka deputeti Uran Ismaili. Më fal se e
ngatërrova radhën, profesorit Jahja Kokaj, nga Lëvizja Vetëvendosje. Profesorit Jahja Kokaj, ju
lutem, fjalën!
JAHJA KOKAJ: Ju faleminderit!
Të dashur qytetarë,
Zonja dhe zotërinj,
Në ditët e fundit, saktësisht më 13 nëntor raportohen 963 raste të reja me COVID-19, do të thotë
është një eksplodim i jashtëzakonshëm i numrit të rritjes së rasteve, nga se ky numër në qoftë se
kalkulohet në mënyrë statistikore, del shumëfish më i lartë dhe me numra të këtillë po
ballafaqohemi vazhdimisht.
Siç po shihni, zonja dhe zotërinj, në Kosovë ekziston hija dhe ushtima e vdekjes, hija dhe
ushtima e vdekjes e ka kapluar Kosovën në të gjitha anët. Lehtë e kemi këtu, zonja dhe zotërinj,
këtu në Kuvend të flasim dhe llafosim, kur vetëm dje në një shtëpi ishin dy viktima.
Ishin, pra, kukama dhe kukama si duket do të shkojë në shtëpinë e shumëkujt në Kosovë. Kjo
është situatë pas të cilës gjendemi, kjo është situatë mjaftë serioze alarmante, kjo situatë e
frikshme dhe trishtuese para së cilës gjendemi dhe e cila kërkon zgjidhje. Mirëpo, çdo problem e
ka zgjidhjen e tij. Dhe, faza e parë e zgjidhjes është identifikimi i problemit apo kushtit dhe
pastaj pason zgjidhja.
50
Në këtë kontest, me dashamirësi të veçantë ndaj ministrit dhe Ministrisë, dua të them se faji
kryesor për këtë situatë drastike ekziston aty, ekziston aty për arsye se ekziston moskompetenca
profesionale.
Zonja dhe zotërinj,
Në radhë të parë virusi ka karakter shkencor, këtë e di edhe çdo fëmijë, jo vetëm në Kosovë, po
kudo në botë. Prandaj, duhet të konstatoj që ministri dhe njerëzit rreth tij, shumica prej tyre, nuk
kanë kompetencë profesionale. Si mund të jetë, që të jem shumë eksplicit dhe sqarues, si mund të
bëhet kryetari i Klubit të boksit dikush që është shahist apo futbollist, si mund të bëhet kasap
dikush që është rrobaqepës apo farkëtar. Këto gjëra janë shumë të qarta në profesione dhe në
kompetencën profesionale.
Pra, siç thashë, është çështje së pari, në radhë të parë shkencore dhe kërkon një trajtim shkencor
me një subtilitet dhe me një përgjegjësi shumë të lartë, për arsye se bëhet fjalë për jetë a vdekje.
Ka shumë raste, ka shumë momente me të cilat mund të verifikoj moskompetencën aktuale të
ministrit dhe të ministrisë, për të cilën kur përdorin terminologji të cilat nuk janë të rëndësishme
si ‘larpurlartizëm’ apo si terminologji, por ato përdoren në mënyrë të gabuar dhe zbatohen në
mënyrë të gabuar çka është me rëndësi. Në mënyrë konkrete të flasim për të ashtuquajtur lakore.
Lakore, e cila është e lidhur me kapacitete spitalor dhe kapacitetet mjekësore. Në qoftë se
eksplodojnë, atëherë këto kapacitete janë inferiore, atëherë kuku për ne.
Dhe, në këtë kontest them që lakorja në fillim ishte vetëm një drejtëz e pjerrtë, koeficienti i
drejtimit të së cilës caktohej me R0. R0 është faktori i shumëzimit të asaj lakoreje, e cila është e
lidhur me faktorët e caktuar epidemiologjikë, natyrisht po flas në mënyrë konkrete shkencore,
për të cilat me siguri ministri e shumë njerëz të ministrisë nuk janë kompetent t’i kuptojnë. Aq
më pak ta kuptojnë faktin kur flasin për rrënjën e lakores apo mbajtjen poshtë të lakores, çfarë
lakore keni, nuk e dini, zoti ministër dhe kolegë rreth jush që kjo nuk kemi të bëjmë tani me një
lakore, e cila mund të zbresë, ajo është eksponenciale, e cila ka një gradacion katastrofal dhe në
shkencë quhet një koncept katastrofë eksponenciale apo katastrofë ultraviolete.
Dhe natyrisht të gjitha këto duhet të dinë të menaxhohen me parametra të caktuara shkencorë e
epidemiologjik dhe se duhet të realizohet një kompetencë dhe një ofrim shkencor për këtë
teknologji, në radhë të parë shkencore, po them.
Ka edhe shumë probleme të tjera, për të cilat nuk dua t’ju maltretoj, po them faktin që të mos
vajtojmë duhet të propozoj zgjidhje konkrete. Zgjidhja konkrete është në radhë të parë shkenca.
51
Pra, në mënyrë shkencore duhet të përpilohet një strategji e zvogëlimit të infeksioneve dhe, në
këtë kontest, të kemi shëndetin, jetën, e në anën tjetër ekonominë, të cilat këto të dyja duhet të
optimalizohen.
Si të optimalizohen? Ekziston në shkencë dhe në mënyrë gjeneralë në botë që ekzistojnë dy
forma të veprimtarive. Njëra është informacioni që bëhet qarkullimi i informacioneve, pra,
verbale, prej këtu kudo që mund të realizohet në mënyrë elektronike apo me ambientin NE
elektromagnetik, e tjetra është në veprime materiale.
Forma e parë mund të realizohet në distancë, pra në mënyrë I Learning, ose me distancë
elektronike apo me informacione që transmetohen me valë elektromagnetike.
Kurse forma tjetër është materiali, që duhet të realizohet. Këto dyja mendoj që duhet të jenë
konsistente dhe të pandërprera, pra duhet të jenë të pandërprera ato që mund të realizohen nga
distanca. Unë jam dëshmitar i faktit që në Australi ekzistojnë zonat mija-mija kilometra katrorë
ku njerëzit mësojnë vazhdimisht mësim nga distanca dhe nga aty kanë dalë shumë nobelistë e
njerëz me kompetencë shumë të madhe.
Prandaj, ne duhet të koncentrohemi pikërisht mësimin nga distanca, po jo në këtë mënyrë që
realizojmë mësimin, trajnimet, konferencat nga distanca, por të realizohen në mënyrë
profesionale, e jo në mënyrë improvizuese si po i realizojmë.
Kur flasim për zbatimin e shkencës, për të cilën unë kam marrë kompetencën që të flas, duhet të
përmendim faktin që asnjëherë, sidomos tash në dimër, nuk e përmendim një komponentë shumë
relevante që është lagështia relative.
Ne edhe në këtë sallë nuk kemi hidrometrat që e përcaktojnë lagështinë relative, e cila është
faktori determinan i shkallës së infeksionit, të përcjelljes së infeksionit, kur lagështia relative
optimale duhet 50 deri 60%.
Pastaj, kur përmendim maskë dhe distancë, këto dyja duhet të jenë inkluzive, pra maskë plus
distancë. Dhe, kur flasim për distancë, duhet të dimë një faktor shumë të rëndësishëm, ja për
shembull, në këtë sallë, në mënyrë konkrete ishte situata kur përdorej ES, do të thotë përdorej
klima, në ato momente kur ekziston torbulenca e molekulave, rezolave, të cilat dalin nga
mushkëritë e njeriut, atëherë ekziston komunikimi i arizoleve, të secilit njeri që është prezent me
njëri-tjetrin.
Prandaj, mushkëritë janë të mbushura me infeksione dhe për këto natyrisht ka shumë njerëz që
dëgjojnë dhe nuk e kuptojnë këtë, por ata do të kenë durimin që edhe të kuptojnë zërin e
52
shkencës dhe të kuptojnë e të veprojnë në mënyrë të dobishme, për arsye që çdo njeri që
infektohet, mund të bëhet bombë e re për njerëz, bombë e re për njerëz të Kosovës.
Dhe, konkretisht kur është fjala për difuzione dhe distancën, t’ju them që gravitacioni është
selektor i distancës. Pra, kjo distanca 1.5 është bazuar në faktin se arizolet gravitacioni i tërheq
dhe si të atilla, në qoftë se ekziston difuzioni apo lëvizja e vrullshme e ajrit, ajo bartet në mënyrë
të vrullshme prej personit deri në person. Sot kishim Komisionin Arsimor dhe unë veprova në
mënyrë protestuese me një diskutim protestues, për faktin se distanca mes nesh ishte jo ajo e
kërkuar sipas ligjeve që kemi në fuqi.
Prandaj, zonja dhe zotërinj,
Duhet të jemi vigjilentë për këto vdekje, ato që i flasim jo t’i flasim një herë, pastaj t’i harrojmë,
po me konsekuencë të veprojmë, sidomos ne në Parlament të jemi vigjilentë dhe në mënyrë
shembullor të japim shembull se si duhet të veprohet.
Pastaj, kur flasim për shkencën, diçka tjetër duhet t’ju pyes, zoti ministër. A e keni sekuencën
gjenetike, a keni marrë ndonjëherë në shqyrtim mundësinë e matjes së sekuencës gjenetike në
Kosovë, në bazë të së cilës mund të kuptohet se si shpërndahet virusi dhe prej nga ka ardhur.
Sekuenca gjenetike pëson mutacione të RNA-së.
Zoti ministër, a keni ekspertë gjenetikë aty, a keni ekspertë matematikorë që bëjnë modele ku
kyçen të dhënat empirike të virusit. Pra, ka shumë gjëra shkencore për të cilat nuk besoj që do të
jeni kompetent të përgjigjeni, në qoftë se përgjigjeni, do t’jua bëj pyetje të tjera shkencore, të
cilat janë edhe më relevante. Pra, shihni impotencën tuaj për të kryer këtë profesion ju edhe
ministria. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Kokaj! Fjalën e ka deputetja Vlora Limani-Hajnuni.
VLORA LIMANI-HAJNUNI: Faleminderit, kryesuese e Kuvendit!
I nderuar ministër,
Përpara se të kërkojmë llogari nga të tjerët, shpeshherë duhet t’u kthehemi vetes si deputetë të
Kuvendit të Republikës së Kosovës, të gjithë ne duhet t’i kryejmë detyrat tona, në mënyrë që
pandemia të jetë e menaxhueshme dhe ekonomia të jetë e qëndrueshme. Prandaj, kërkohet votimi
i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, ligj ky i cili nuk do t’u dalë në ndihmë Qeverisë e Kuvendit,
por qytetarëve dhe bizneseve.
Prandaj, konsideroj se tek pas votimit të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, do të mund të kishte
logjikë krejt ky debat i thirrur për menaxhimin e pandemisë. Sido që të jetë, meqë është thirrur
kjo seancë dhe meqë shpeshherë po synohet të gjendet fajtori, atëherë duhet të fillojmë nga
fillimi ose nga rastet e para të paraqitjes së pandemisë në Kosovë.
53
Po të shohësh në mënyrë kronologjike dhe të ndërlidhesh mes vete gjithë periudhën e zhvillimit
të pandemisë dhe gjitha veprimet e Ministrisë së Shëndetësisë si institucion përgjegjës për të
ndërmarrë masa dhe hapa të nevojshëm për menaxhim të pandemisë, kjo periudhë e menaxhimit
të pandemisë sipas veprimeve të institucioneve përgjegjëse mendoj se mund të ndahet në tre
etapa ose në tre faza të veprimeve të institucioneve përkatëse. Faza e parë do përfshinte datën
13.03.2020, domethënë rastet e para të paraqitura në Kosovë me COVID-19 deri në javën e
fundit të muajit maj. Pa dashur t’i relativizoj veprimet e mira të Qeverisë së kaluar në këtë
periudhë, krejt çka ne shohim janë vendime të ish qeverisë dhe ish-ministrit të Shëndetësisë për
mbyllje pothuajse të çdo sektori, mbyllje të shkollave, mbyllje të çerdheve, të qendrave ditore të
trajtimit të fëmijëve me nevoja të veçanta, mbyllje të qendrave tregtare, të gastronomisë, të
pothuajse të gjitha bizneseve, lëvizje e kufizuar të njerëzve dhe mallrave, mbyllje të kufijve,
karantinim të zonave të caktuara dhe mbyllje dhe kufizim maksimal të të gjitha shërbimeve të
tjera mjekësore, spitalore përveç atyre urgjente.
Krejt kjo për kohën ndoshta deri në njëfarë mase edhe mund të konsiderohet normale në javët e
para të paraqitjes së pandemisë në Kosovë, sepse virusi ishte ende i pastudiuar mirë dhe
përafërsisht këto masa merreshin edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe në botë. Por, shtetet e
rajonit dhe botës gjatë fazës së mbylljes totale ndërtonin strategji, të cilat do të ruanin edhe
shëndetin publik, por edhe ekonominë e vendit të tyre, e që fatkeqësisht Qeveria e atëhershme e
Kosovës në këtë aspekt çaloi shumë. Për dallim nga shtetet e rajonit dhe të botës, të cilat
paralelisht me mbylljen, punon në rregullimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e kapaciteteve
mjekësore, përfaqësuesit e atëhershëm të institucioneve mbetën vetëm tek shtrëngimi i masave,
të cilat dërgonin në izolim dhe mbyllje totale, pa pasur një strategji dalëse nga izolimi, përkundër
që pothuajse të gjithë ishin të vetëdijshëm, duke u bazuar edhe në raportet e institucioneve
shëndetësore ndërkombëtare, të cilat parashihnin se kjo sëmundje nuk do të përfundonte shpejt.
Pra, në këtë periudhë kohore për gati tre muaj të izolimit Ministria e Shëndetësisë do të duhej të
punonte në shtim dhe zgjerim të kapaciteteve mjekësore humane për të përballuar valën e madhe
të sëmundshmërisë që pritej të vinte si valë e dytë pas hapjes që do të duhej të ndodhte në
mënyrë graduale, e që edhe në këtë fazë u gabua. Çfarë ndodhi? Në javën e fundit të muajit maj
qeveria e atëhershme dhe Ministria e Shëndetësisë për 4-5 ditë liruan të gjitha masat, duke
përfshirë dhe tubimet publike me 5 mijë njerëz në sheshe të Prishtinës, por pa asnjë udhëzim ose
strategji, e cila udhëzonte qytetarët, bizneset dhe institucionet shëndetësore se si duhet të sillen
karshi virusit.
Për pasojë, dhjetë ditë, gjegjësisht dy javë më pas, pra duke pasur në konsideratë kohën e
inkubacionit të virusit, kishim një shpërthim të madh të virusit, me një numër të madh të të
infektuarve dhe një numër të madh të njerëzve që humbën jetën nga ky virus dhe kjo gjendje
pothuajse 50% e testimeve PCR dilnin COVID pozitiv, vazhdoi edhe përgjatë muajit korrik dhe
gusht. Pa dashur të fajësoj askënd, po duke u bazuar në gjendjen faktike, natyrisht besoj që të
54
gjithë pajtohemi që gjendja me pandeminë gjatë fazës së dytë do të menaxhohej shumë më lehtë,
sikur kapacitetet mjekësore humane, të cilat i posedojmë sot, të ishin atëherë ose gjysma e tyre.
Ose të kishim një dokument strategjik të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të
planifikonte dhe të kërkonte zgjerim të kapaciteteve mjekësore në mënyrë urgjente, në një afat sa
më të shkurtër kohor.
Dhe, kjo konsideroj se ka qenë e mundur, por me një qasje shumë më serioze të ish-qeverisë
karshi pandemisë. Ndërsa, sot natyrisht ne mund të kemi vërejtje në një aspekt të caktuar të
menaxhimit të sëmundjes dhe mund të jenë vërejtje me vend dhe të cilat duhet të merren në
konsideratë nga ministri dhe Qeveria, por një gjë është faktike. Sot kemi rritje shumëfish më
shumë të kapaciteteve humane dhe infrastrukturore për luftim dhe menaxhimin e pandemisë, të
gjitha këto të përcjella edhe me infrastrukturë të nevojshme ligjore, në mënyrë që të mos bëhen
gabime e shkelje ligjore kushtetuese, siç kishte ndodhur në periudhën e parë të menaxhimit të
pandemisë. Përveç shtimit të kapaciteteve spitalore në regjione dhe në kryeqytet, sot në luftimin
e pandemisë e kemi të përfshirë edhe kujdesin parësor shëndetësor dhe mjekun familjar, duke
plotësuar dhe ndryshuar udhëzimin, i cili e rregullon funksionimin e këtij shërbimi dhe duke
rritur kapacitetin mjekësor edhe sa i përket zbulimit në faza të hershme, por edhe sa i përket
trajtimit me terapi anti-COVID.
Pastaj, kemi gati katër herë më shumë testime se sa që kishim më herët. Megjithatë, pavarësisht
krejt këtyre ndryshimeve pozitive, për të cilat meritore janë kjo qeveri dhe ky ministër jurist,
deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, si institucione na mbetet ende punë për të bërë, sepse po
shohim një rritje të numrit të të infektuarve që mbase mund të llogaritet edhe si rezultat i rritjes
së numrit të testimeve, megjithatë kjo nga tregon që kujdesi duhet të vazhdojë duke filluar nga
fjalori dhe diskursi ynë që sot po e përdorim në këtë Kuvend, sepse diskursi ynë pashmangshëm
ndikon në besueshmërinë e qytetarëve në institucionet tona shëndetësore dhe në atë se ekziston
apo nuk ekziston virusi.
Prandaj, konsideroj që krahas shtimit të kapaciteteve mjekësore Qeveria, Kuvendit, të gjitha
institucionet shtetërore, në veçanti Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të lejojë që të vijmë deri
në një gjendje kur duhet të mbyllemi prapë, sepse do të jetë e pamundur. Qeveria, Ministria
duhet të koordinojnë të gjitha institucionet e tjera relevante për zbatim të masave anti-COVID
dhe, dorën në zemër, sot, për çdo ditë ne shohim një përkushtim të jashtëzakonshëm të
kryeministrit dhe të ministrit të Shëndetësisë për t’u dalë në ndihmë gjithë atyre që janë prekur
nga kjo sëmundje. Prandaj, mendoj që ky Kuvend duhet të mbështesë qeverinë për të ndërmarrë
masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë masat anti-COVID, qofshin ata persona fizikë
apo juridikë. Sepse, në mënyrë që të kërkojmë pastaj që bizneset të mos trajtohen si tërësi, nuk
duhet të mbyllen e as të kufizohen në kohë në veprimtarinë e tyre.
55
Qendrat e kujdesit ditor, të cilat japin shërbimet psiko-sociale dhe mjekësore, duhet të
rifunksionalizohen, e di që nuk është në përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, është në
përgjegjësinë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe kjo e fundit duhet të koordinohet
me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, në mënyrë që këto
qendra të rifunksionalizohen. Sepse, nga aty marrin shërbime një shtresë e njerëzve që, ndoshta
jo shumë e madhe në aspektin elektoral, por shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë, personat
në veçanti fëmijët me nevoja të veçanta. Duhet të merren shembuj dhe praktika nga vendet
evropiane, Inspektorati i Punës, Inspektorati Sanitar dhe ai i Shëndetësisë në bashkëpunim me
Policinë duhet të insistojnë në zbatim rigoroz të masave, duke veçuar bizneset eventuale të
papërgjegjshme, të cilat eventualisht nuk zbatojnë masat e ndërmarra anti-COVID nga bizneset e
përgjegjshme, të cilat zbatojnë këto masa dhe duhet të lejohen që të punojnë.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Fjalën e ka zoti Uran Ismaili!
URAN ISMAILI: Faleminderit!
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë,
Rreth dy javë më parë ndalesa që iu bë ushtarëve të lirisë, themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, preku zemrat dhe mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, por në
të gjitha territoret ku jetojnë ata, afër dhe larg.
Nuk mundemi pa reflektuar dhe kujtuar që pas Nasimit, Hysnisë dhe Salihut, u ndalua dhe u mor
nga Kosova dhe ish-kryetari i këtij Kuvendi, deputet i këtij legjislacioni, zoti Kadri Veseli, ish-
kryetari tjetër i këtij Kuvendi, zoti Jakup Krasniqi, deputeti dhe shefi i Grupit Parlamentar të
Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Rexhep Selimi, si dhe i pari i vendit, presidenti i Republikës së
Kosovës, zoti Hashim Thaçi. Nga kjo foltore dëshiroj t’u adresohem edhe familjarëve të tyre që
bashkëndjejmë në këtë kohë të vështirë për ta, duke ditur që për shumë vjet nuk e kanë ditur se
ku i kanë më të dashurit e tyre, por që kanë qenë krenarë se janë në vijë të rrezikut për Kosovën.
Edhe sot ata janë atje për Kosovën dhe dëshiroj t’u tregojmë se jemi bashkë me ta dhe ndajmë
krenarinë që keni për ta. Po ashtu, dua të flas edhe për bashkëluftëtarët e tyre, ata që së bashku në
uniformën e lirisë bënë kthesën shekullore të Kosovës. Jeni krenarë ashtu siç keni qenë
gjithmonë dhe do të jemi së bashku me ju, gjersa bashkëluftëtarët tuaj të fitojnë edhe një herë për
Kosovën.
Konsideroj që ne si deputetë duhet të reflektojmë dhe të kuptojmë drejt se fati i ushtarëve të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është fati i tyre individual, por është bërthama e përpjekjeve
tona për liri, pavarësi dhe shtet. Në peshoren e drejtësisë sot nuk janë duke u vënë emra të
përveçëm, por aty është Kosova dhe historia e saj e lavdishme. Ata kanë sakrifikuar aq shumë
56
duke i dalë edhe vdekjes përballë në rrugën e Kosovës për liri dhe pavarësi dhe jam i bindur që
edhe në këtë betejë do të dalin triumfues dhe krenarë, duke mbrojtur edhe një herë Kosovën.
Natyrisht kam edhe një dilemë, a do të jemi ne në gjendje si shtet, si shoqëri ta kuptojnë
rëndësinë dhe përgjegjësinë që kemi të gjithë ne për të mbrojtur historinë e vendit tonë, Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës. Ky moment është test i ndërgjegjes sonë kombëtare. Shqiptarët gjithandej
janë duke e ndier dhe kuptuar se në këtë betejë, ashtu si plot herë në histori, duhet të reagojmë të
bashkuar, ata po shohin një koordinim të Serbisë dhe Rusisë që të fabrikojnë fakte për ta
njollosur historinë tonë të pastër, luftën tonë të pastër dhe të drejtë dhe për të ndërruar pozicionin
e viktimës me agresorin. Ky tentim për rishkrimin e historisë e prek secilin qytetar, secilën
familje, secilën shtëpi, sepse të gjithë jemi pjesë e sakrificës dhe vuajtjeve të mëdha për lirinë e
këtij vendi. Jam i lumtur që shoh qytetarët e bashkuar në një platformë të quajtur “Liria ka
emër”, të cilët reagojnë, organizojnë dhe inspirojnë për të mbrojtur luftën tonë çlirimtare dhe
përpjekjet e popullit për liri. Ky duhet të jetë mësim edhe për ne si politikë. Ju falënderoj shumë
për vëmendjen, e di që sot është edhe një temë tjetër e pandemisë, mirëpo konsiderova që është e
rëndësishme që t’i themi disa fjalë në emër të Grupit tonë Parlamentar.
Sa i përket pandemisë në Kosovë, kam tentuar disa herë të jap disa nga përvojat e mia, ndoshta
ndonjëherë janë dukur të politizuara, por kam tentuar të jap vërejtjet, sugjerimet, në mënyrë që të
kemi një sukses më të madh. Pandemia prek gjithkënd, nuk ka dallime politike, partiake, por janë
bërë 251 ditë apo 8 muaj nga koha që kemi pasur rastin e parë. Kemi një mungesë të strategjisë
nga dy qeveritë, duhet të jemi korrektë, pse po them mungesë të strategjisë? Jo për të mbushur
fletë të bardha, por që të kemi një qartësi se çka presin qytetarët, se çka duhet të bëjnë bizneset
apo çka pritet nga personeli shëndetësor në këtë kohë.
Pra, një vizion të qartë se cili është roli i të gjithë aktorëve në shoqëri. Duket se ajo nuk është
hartuar, duket se nuk është dorëzuar te qeveria tjetër, por ndoshta kemi pasur edhe ngecje dhe
nga kjo Qeveri që të arrijë të paktën ta plotësojë atë vakum që e ka gjetur. Se si kemi ardhur deri
këtu dihet, qeveria e kaluar ka pasur një strategji tjetër, ka mbyllur krejt vendin, duke tentuar që
kështu ta minimizojë numrin e rasteve, por nuk ka ngritur kapacitetet. Ju kujtohet kur ish-ministri
i Shëndetësisë dha një deklaratë që për mua ka qenë tepër dekurajuese, tha se kemi vetëm tre
mikrobiologë në Kosovë, duke tentuar që të krijojë një paralizë, sepse nuk është në gjendje të
arrijë numrin e testimeve që kërkohej në atë kohë. Duke i vënë fajin shtetit, u largua nga
përgjegjësia, mendoj se ka qenë një gabim jashtëzakonisht i madh, sepse na paralizoi të gjithëve
dhe nuk arriti që të krijonte kapacitete të reja. Për kohë të gjatë u harxhua gjithë ajo kohë dhe
vetëm tani shohim nga 1 mijë e 500 teste, për një kohë të gjatë jemi përballur me vetëm nga 200
teste.
Pra, duke tentuar të largohej nga përgjegjësia me disa vendime jokushtetuese, me ato teste nga
Serbia, mendoj që u dekoncentrua nga pozicioni që ka pasur si ministër dhe si Qeveri që të
57
merren me pandeminë e të mos merren me politikë. Sot testimet janë rritur, por nga ajo që po
shohim është se mostra e testimeve 50% po del që është pozitive, e kjo tregon që kemi nevojë të
rrisim numrin, por nuk po mund të rrisim numrin, sepse të gjitha testimet po bëhen në Prishtinë.
Qendrat e tjera, në qytetet e tjera, nuk janë aktivizuar dhe duket, në qoftë se nuk jam gabim,
ndoshta ministri më tregon, edhe këto laboratorët e PCR-it kanë ardhur si rezultat i ndihmave dhe
jo si rezultat i blerjeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pse është e rëndësishme kjo?
Është, sepse në mungesë të testimeve, në mungesë të mëdha, atëherë ti konsideron që duhet të
bësh vendime drastike dhe e mbyll ekonominë, dhe kur e mbyll ekonominë, krijon probleme
sociale. Në mungesë të testimeve ka edhe probleme të tjera, ka mungesë të shërbimeve për
qytetarët. Po marr një rast në Kardiologjinë invazive, për shembull, kemi 700 stentime më pak,
kjo i bie që në vlerë monetare diku rreth 3 milionë euro qytetarët tanë kanë paguar nëpër spitalet
private. Pra, duke mos arritur të testosh boll, çka bën është që i shtyn pacientët në sektorin privat,
ku atje duhet të paguajnë për marrjen e shërbimeve.
Edhe një gjë tjetër, të cilën e kam folur disa herë edhe në Komisionin Parlamentar për
Shëndetësi, nuk e di pse nuk po mund të organizoheni për pacientët në shtëpi. Domethënë, këtu
tash jam edhe kam përvojën time personale, shumë nga ju keni qenë me COVID, kam qenë edhe
unë, është dekurajuese që pacientët të mos marrin një telefonatë, e cila u jep një drejtim se çka
duhet bërë. Pra, a duhet bërë hemogramin, a CRP-në, a çka duhesh bërë. Por, po lihen deri në
pozicione kur atyre po u përkeqësohet gjendja dhe mandej të përkeqësuar shkojnë në klinikë.
Pra, nuk e kuptoj pse nuk arrihet të krijohet nga një qendër në secilën komunë me një personel
shëndetësor që në ditë u krijojnë dhe u thonë ky është protokolli, në ditën e parë ke një pozitiv, e
marrin nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe u japin udhëzime se çka duhet bërë, u rrinë
afër pacientëve. Ka konfuzion të plotë, ma merr mendja që edhe ju merrni telefonata dhe sms-a
që ju pyesin “kam dalë pozitiv, çka me bë?”. Domethënë, se mendojnë që ti duhesh t’ua bësh një
zgjidhje, ose unë si ish-ministër. Pra, i keni lënë pacientët në shtëpi të përballen me sëmundjen
vetë.
Një çështje tjetër është shumë me rëndësi, janë shpenzime shumë të larta për familjet, të cilat nuk
po arrijnë që t’i mbulojnë. E keni Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, flisni me Qeverinë e
Republikës së Kosovës, krijoni një limit, le të themi një person ka mundësi që t’i shpenzojë deri
në 150 euro dhe mund t’i sjellë faturat që i ka blerë barnat që i duhen. Pra, e keni atë mundësi,
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore e bën rimbursimin edhe të trajtimeve jashtë vendit dhe ndoshta
është një mundësi që t’u gjendet edhe në aspektin financiar. Pra, si në aspektin shëndetësor, si në
aspektin financiar po konsideroj që i keni lënë pacientët pak në mëshirën e tyre të fatit, në
gjenetikën e tyre, në sistemin imunitar të tyre. Duhet t’u ndihmohet, duhet qenë më afër. Pra, unë
nuk do të dëshiroj të them shumë gjëra, por testimet, aspekti shëndetësor, aspekti financiar janë
përgjegjësi e Qeverisë. Nuk po dua të flas për projektet e mëdha kapitale, spitalet e këto me
radhë, sepse ato mund të marrin më shumë kohë, mirëpo riorganizimi, financat, thirrjet
58
telefonike t’u gjenden personeli shëndetësor afër, nuk janë çështje të mëdha, nuk janë projekte të
mëdha dhe mund të arrihen. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Zonja Time Kadrijaj e ka fjalën.
TIME KADRIJAJ: Faleminderit, kryesuese!
Nuk dua të bëj zhurmë e të bërtas, veç të lutem herëve të tjera të respektohet rendi që dërgohet
prej grupeve parlamentare, të mos ketë lëshime.
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Fillimisht, dua t’i ngushëlloj të gjithë ato familje, të cilët kanë humbur të dashurit e tyre.
Njëkohësisht, të gjithë të sëmurëve, të cilët janë të hospitalizuar dhe kudo që shërohen, u dëshiroj
shërim të shpejtë. Këto momente morën informatë se edhe kryeparlamentarja dhe ushtruesja e
detyrës së Presidentit është me COVID-19, edhe asaj i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në
punët që e presin. Ngushëllime, po ashtu për të gjithë mjekët, kolegët e mi dhe personelit
shëndetësor, të cilët janë infektuar dhe të infektuar kanë humbur jetën dhe andaj, duhet
respektuar dhe pajtohem me fjalën që e thanë disa deputetë, që pagat e mjekëve të vogla, edhe
unë pajtohem. Në Qeverinë Haradinaj ka ardhur Ligji i pagave, në të cilën me dinjitet janë
trajtuar të gjithë punëtorët që punojnë në sektorin publik dhe dinjitetshëm kanë pasur të paguhen
edhe personeli shëndetësor, mirëpo janë këtu plot deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk e
kanë përkrahur dhe nuk e kanë votuar Ligjin e pagave. Andaj, është dashur të merret parasysh në
atë kohë se s’e kemi menduar që do të vijmë në një situatë të tillë që duhet t’i falënderojmë
mjekët dhe t’i quajmë “heronj” të ditës së sotme, të cilët po përballen në këto momente dhe po
janë në vijat e para të frontit, po mirë kishte qenë edhe në atë kohë të kishim menduar dhe t’i
kishim stimuluar me paga, ashtu siç e meritojnë.
Po bëhen pothuajse 9 muaj që prej shfaqjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë. Ky
virus sistemin shëndetësor e zuri të papërgatitur, një sistem shëndetësor edhe ashtu jo fort i
avancuar, një sistem hiç, që s’ka qenë prioritet gati në asnjë qeveri. Ky virus që ende ka shumë të
panjohura deri më tani fatkeqësisht ka marrë jetën e shumë qytetarëve të Kosovës, por edhe të
botës. Shpresojmë që sa më parë të fillojë aplikimi i vaksinave, në radhë të parë vaksinës
sezonale dhe vaksinës, e cila tash po thonë që është gjetur dhe në afatet kur fillon të aplikohet,
Ministria e Shëndetësisë duhet të përkujdeset që ta sigurojë në mënyrë që qytetarët tanë të
vaksinohen.
Në këtë periudhë kur virusi është përhapur në masë të gjerë në vendin tonë, është e rëndësishme
në këtë fazë të zbulohen masat e nevojshme të parashikuara, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i
sigurojë kujdesin më të mirë për pacientët me COVID-19, duke siguruar gjithashtu që shërbimet
themelore të vazhdojnë të ofrohen në spitale dhe të përmbushen nevojat e personave të sëmurë
59
në komunitet, në të gjitha qytetet. Unë lexova, është një udhërrëfyes klinik për menaxhimin dhe
trajtimin e COVID-19, që i ka ndarë pacientët ashtu siç duhen: të lehtë, mesatarisht të sëmurë,
mesatarë, të rëndë dhe më vjen mirë që ka protokolle të trajtimit, mirëpo a është bërë
mjaftueshëm vetëm me këto protokolle, sepse shumica e qytetarëve, të cilët trajtohen nëpër
shtëpi, nuk i kanë lexuar këto protokolle klinike dhe unë mendoj që duhet të bëhet një fushatë
vetëdijesuese nëpër mediat tona, në mënyrë që edhe qytetarët ta kuptojnë se çka duhen dhe si
duhen të trajtohen ata qytetarë që trajtohen në shtëpi.
Shqetësim i madh për ne mbetet pagesa që po duhet të bëjnë qytetarët për terapinë e shërimit nga
COVID-19. Kështu që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë duhet të
angazhohet maksimalisht që këtë terapi ta sigurojnë pa pagesë për të gjithë qytetarët e
Republikës së Kosovës, sepse kemi pasur plot ankesa nga qytetarët, të cilët edhe sot na janë
drejtuar se nuk kanë mjete financiare të mbulojnë terapinë, edhe e cila ashtu e ka një kosto të
lartë buxhetore. Tani në këtë situatë, Qeveria e Kosovës duhet t’i kushtojë rëndësi të veçantë
sistemit shëndetësor, kur jemi pranë trajtimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
Qeveria me prioritet ta ketë rritjen e buxhetit për shëndetësi, investime në pajisjet testuese për
COVID-19, ku dihet se ka ende shumë komuna që testet i dërgojnë në Prishtinë, e ato teste
marrin kohë 3-4 ditë derisa të kryhen, e kjo veç sa mendon se si po menaxhohet kjo situatë.
Shtimi i resurseve shëndetësore, rritja e volumit të testimeve sistematike, shtimi i kontrolleve në
kufijtë tanë dhe aeroportet, inspektimi i vazhdueshëm në terren e sidomos në vende me
frekuentim të lartë, janë hapa që duhet ndjekur.
Karantinimi i tërësishëm apo mbyllja e plotë nuk do të duhej të aplikohej më, sepse e kemi pa që
është i pasuksesshëm dhe nuk ka rezultuar pozitive. Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës me
të drejtë e kemi kundërshtuar. Edhe ashtu, të dobët ekonomikisht dhe me raste kur mbyllja mund
të jetë e pashmangshme, Qeveria duhet t’i paguajë bizneset të cilat nuk operojnë për shkak të një
mbylljeje të mundshme dhe është rrezik që këto biznese të bankrotojnë. Në këto lloj situata, kur
në pyetje është shëndeti i qytetarëve tanë ne duhet të jemi shembull nga ky Kuvend si institucioni
më i lartë në Republikën e Kosovës. Duhet të reflektojmë dhe të mendojmë për ata që na kanë
dhënë besimin që ne të jemi përfaqësuesit e tyre në këtë Kuvend, ta votojmë pa humbur kohë
pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe t’i ndihmojmë qytetarët dhe bizneset e vendit tonë.
Tash nuk është koha për lojëra e përfitime politike. Duhet t’i dalim në krah njëri-tjetrit. Unë
mendoj se duhet një bashkërendim i punëve, edhe Qeveria, edhe Ministria e Shëndetësisë, edhe
Kuvendi, edhe institucionet shëndetësore, por edhe Instituti i Shëndetit Publik, veçanërisht duhet
të jenë të kujdesshëm që qytetarët e Kosovës ta kuptojnë seriozitetin e kësaj sëmundjeje, ta
ruajnë veten, t’i ruajnë familjarët e tyre, ta ruajnë rrethin dhe shoqërinë, në mënyrë që me sa më
pak pasoja ta kalojmë këtë Pandemi. Faleminderit!
60
KRYESUESJA: Faleminderit! Labinotë Demi-Murtezi e ka fjalën.
LABINOTË DEMI-MURTEZI: Faleminderit për fjalën, nënkryetare e Kuvendit!
Të nderuar kolegë deputetë,
Sa herë tejkalojmë punët shkel e shko, ose kur i bëjmë ato për ngutë e syfaqësi vjen një moment
delikat i përditshmërisë sonë, që e qet në pah këtë anashkalim të paarsyetuar, duke na nxjerrë
probleme shtesë në momente jetike. Kjo ndodhi këtë vit në çdo pore të sistemit shëndetësor në
Kosovë, ngase asnjëherë nuk u bë sa duhet për këtë dikaster jetik.
Ranë këto morte e u pamë, ra kjo pandemi që po merr jetë shumë dhe tregoi mjaftueshëm, se
politika e vendit asnjëherë nuk mendoi për shëndetin e mirëqenien e qytetarëve, përkatësisht
taksapaguesve që mbajnë shtetin dhe buxhetin e shtetit.
Një keqmenaxhim i pashoq na solli në pamje të tmerrshme, kur pacientët marrin terapinë
korridoreve, kur zyrat përcjellëse e dhomat e mbledhjeve në klinika e spitale tashmë janë të
pamjaftueshme për të trajtuar pacientët e infektuar, shtesë dhomave adekuate për trajtim.
Pacientë pozitivë e të dyshuar bashkë me ata me sëmundje kronike në klinikat respektive, janë
pasqyrë e mungesës së menaxhimit dhe vatër e infeksionit para syve të stafit shëndetësor.
Të frikësuar e nën presion, të ekspozuar padrejtësisht ndaj COVID-19, duke qenë të obliguar të
ndihmojnë familjarët tashmë të infektuar, shumë qytetarë që u detyruan t’u shërbejnë familjarëve
me barna e ushqim gjatë periudhës së hospitalizimit, tashmë ishin jo vetëm persona të dyshimtë
për këtë infeksion, por edhe bartës të infeksioneve nga spitalet e klinikat në familjet e në vendet e
tyre të punës. Kjo frikë dhe ky shqetësim solli edhe tek pamje të pakëndshme, kur në oborrin e
QKUK-së u desh të intervenonte edhe Policia e Kosovës.
Puna deri në vetëmohim e të gjithë personelit shëndetësor, oraret e tejzgjatura, izolimi me ditë e
javë nga familjet e tyre, për shkak se tashmë ishin bartës potencialë të këtij virusi, nuk ishin masa
të mjaftueshme për luftimin e tij, ngase organizimi brenda klinikave tashmë kishte dështuar.
Duke qenë në mungesë të rezervave të ilaçeve e materialeve shpenzuese, pa staf të mjaftueshëm,
sidomos infektologë, pulmologë e anesteziologë, infermierë e anestezistë, tashmë nëntë muaj me
pandeminë, me shumë pak trajnime adekuate, sa për të mos thënë se nuk ka pasur fare, kemi
spitale e klinika të stërmbushura dhe furnizim të pamjaftueshëm, që na çon drejt kolapsit total.
Personelit shëndetësor iu ndërprenë mbështetjet financiare shtesë, të cilat i kishin të rregullta në
Qeverinë Kurti. Për më tepër, duke anashkaluar Ligjin kundër pandemisë, ku parashihet
mbështetje për personalin shëndetësor dhe të gjithë ata që përballen direkt me pandeminë me
50% të pagës bazë, Qeveria paturpësisht bëri marrëveshje me njërën nga Sindikatat Shëndetësore
për një mbështetje fikse 250 euro për mjekët dhe 150 për infermierët. Dhe, anashkalimi tjetër i
61
pafalshëm është mosorganizimi i testimit të rregullt personelit shëndetësor, së paku në nivelin
primar, ku edhe ndodh ballafaqimi i parë me virusin.
Kjo mangësi, jo vetëm që e rrezikon sistemin e kujdesit shëndetësor, po edhe shton mundësinë
për kthim të personelit në burim të infeksionit për popullatën në përgjithësi. Më 30 shtator të
këtij viti Komisioni Parlamentar për Shëndetësi vizitoi Bordin dhe UD drejtorin e SHSKUK-së,
ku u informuam se nga një grup ekspertësh gjermanë tashmë ishim njoftuar se vala e dytë e
COVID-19 në Kosovë do të ishte pas gjashtë javësh. E në kohën e vizitës sonë tashmë kishin
mbetur edhe pesë javë deri te ky parashikim dhe me gjithë paralajmërimet, tashmë doli se këto
këshilla e paralajmërime nuk u përfillën, se patëm thellim në krizë dhe jo vigjilencë në veprim.
Spitali COVID nuk është as për së afërmi, kurse nuk është bërë tashmë asnjë nënkontratë për
rezervimin e vaksinës kundër COVID-19. Për më tepër, me numër të pamjaftueshëm dhe në fazë
kur kishte avancuar tashmë erdhi një dozë e vaksinave kundër gripit sezonal.
Por, çfarë po ndodh me të infektuarit që po trajtohen në shtëpi? Shpenzime enorme financiare,
mesatarisht 500 euro për të sëmurët me simptoma jo të rënda, rrezik permanent për familjen dhe
rrethin dhe me ditë të tëra pritje për testim e ritestim dhe po ashtu, pritje me nga dy, tre e katër
ditë për marrjen e rezultateve të testeve.
Remdesivir është ampula e shumëkërkuar për trajtim. Qarkullojnë jo vetëm fjalë, po edhe
deklarime prapa kamerave, se çmimi i saj është katër-pesëfishuar. Tashmë shtrojmë pyetjen
legjitime, kush po i mbikëqyr dhe sa po funksionon kjo mbikëqyrje, kur në fillim të mandatit
tuaj, zoti Zemaj, keni shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe nivelimin e
çmimit të barnave në treg. Sa keni avancuar dhe çfarë keni bërë në këtë drejtim? Në çfarë baza
ditore, ose javore, raportojnë komisionet disiplinore për infeksionet intrahospitalore, si në
klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet regjionale.
Zoti Zemaj,
Nuk keni nevojë ta kërkoni ndihmën tonë për t’u përballë me pandeminë, ngase ne nuk jemi
kursyer dhe kemi kontribuar shumë në Ligjin për pandeminë, madje edhe kur ju si pozitë jeni
rezervuar karshi këtij ligji me datë 9 korrik të këtij viti. Mendoni ju, se si do të përballeni sot dhe
në të ardhmen me qytetarët, të cilëve ua keqpërdorët besimin e dhënë për një qeveri
shpresëdhënëse, e cila më së miri u dëshmua pikërisht në menaxhimin e pandemisë. Me “lot
krokodili” e vargje mjerimi ju, jo ne, me arrogancën e pashoqe të gjithë bashkë kundër Lëvizjes
Vetëvendosje e sollët vendin këtu ku është, buzë greminës, duke ua mohuar qytetarëve një qeveri
meritore dhe duke i shpërfaqur dështimet e juaja të mëhershme në qeveritë e kaluara.
Nuk maskohet kaosi shëndetësor e financiar me pakon e ashtuquajtur “rimëkëmbje ekonomike”,
as nuk lehtësohet situata duke bërë marrëveshje politike për qeveri fragjile me pjesë të
62
marrëveshjes autostrada e tenderë për anëtarët e kabinetit tuaj qeveritar. Kot po hidhni hi syve,
pa e prekur esencën e problemit!
Ashtu siç e bëmë bashkë Ligjin për pandeminë, le ta bëjmë bashkë edhe marrëveshjen për
caktimin e zgjedhjeve të reja, të cilat vendit dhe qytetarëve do t’ua ofronte një qeveri kredibile,
që menaxhon mirë dhe populli do t’u ishte mirënjohës për këtë bashkëpunim më shumë se për
pushtetin që po e mbani me zor.
KRYESUESJA: Zoti Armend Zemaj e ka fjalën.
MINISTRI ARMEND ZEMAJ: Faleminderit, kryesuese!
Deputetë,
Më lejoni të theksoj, që në rrafshin e monitorimit të situatës epidemiologjike dhe mbajtjes në
kontroll të saj, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë
vazhduar me forcimin e përgjigjes ndaj pandemisë përmes gjurmimit aktiv të rasteve, testimeve,
izolimit të rasteve pozitive dhe të kontaktit dhe trajtimit të të prekurve, qoftë në mënyrë spitalore
apo tretmanit shtëpiak - vetizolimit dyjavor.
Sa u përket testimeve është hartuar dhe miratuar plani i veprimit për procedurat e testimit për
COVID-19 me objektiv strategjik, që përfshin rritjen e mbulueshmërisë së shkallës së testimeve
të qytetarëve, duke siguruar pajisje të reja për qendrat rajonale të shëndetit publik, kujdesin
parësor dhe duke shtrirë testimet edhe në sektorin privat.
Që nga dita e parë e pandemisë dhe deri më 16 nëntor në Kosovë janë kryer 119 020 testime.
Deri më tani që po flasim, ose nëse e ndajmë ashtu siç keni dëshirë deri më 4 qershor, janë kryer
15 880 testime, që i bie për 92 ditë, nga 4 qershori deri më 16 nëntor janë kryer 104 640 testime.
Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Departamenti i Mikrobiologjisë, gjenden 125
teste në stok, 100 mijë teste janë marrë me një pajisje donacion. 60 mijë teste janë blerë, vetëm
60 mijë teste janë blerë prej se unë jam ministër i Shëndetësisë dhe 6 pajisje janë blerë nga
projekti i huamarrjes nga Banka Botërore, të cilat kanë ardhur dhe tash janë në vlerësim apo
evaluim në përgatitjet për të hyrë në proces të testimeve, në gjashtë qendrat rajonale të Institutit
Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Na duhen përgatitje. Disa qendra janë të gatshme. Disa të tjera janë në përgatitje dhe varet edhe
nga kapacitetet humane, ato që janë domosdoshmëri dhe duhet t’i kenë. Me këto teste aktuale,
me këtë intensitet që është mesatarja tash 1 500 në ditë, kemi testime të mjaftueshme. Përkundër
kësaj, Departamenti i Mikrobiologjisë ka bërë kërkesën për furnizime të reja edhe për 300 000
teste, të cilat sigurisht që sipas nevojës edhe ne duhet t’i sigurojmë.
63
Pas ardhjes së aparaturave, tri të cilat janë vendosur në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë
Publike, një në Graçanicë, edhe është shtuar sigurisht ky numri i testimeve. Me këtë është rritja
edhe e rasteve dhe shtimi i gjurmimit në terren, si dhe rritja e kërkesës edhe nga spitalet, QKMF-
të, për testime të cilat tanimë janë duke ndodhur.
Unë me shumë dashamirësi kisha dashur të dëgjoj edhe në këtë periudhën paraprake, sidomos
nga mesi i gushtit, shtatori dhe tetori, kur pothuajse kishim deri në 33 raste të uljes së infeksionit,
si vendi më me pak infeksion në rajon dhe në Evropë, por ecuria e pandemisë është kjo. Kërkesa
nuk është lutje, që të ndihmoni në pandemi. Krejt çka është lutje, është vetëm t’i respektoni
masat dhe të shtrini ndikimin e juaj aty ku mundeni në parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Pjesën shkencore ua leni profesionistëve që paguhen, nuk janë të paktë, disa nga ta kanë ofruar
dhe janë ofruar për të dhënë këshilla. Janë figura dhe mjekë eminentë të të gjitha fushave që e
këshillojnë ministrin e Shëndetësisë në mënyrë vullnetare dhe pa asnjë pagesë.
Unë e them me përgjegjësi të plotë, deri më sot asnjë rekomandim të shkruar nuk kam marrë, sa i
përket menaxhimit të situatës pandemike. Kam kontakte me deputetë të opozitës, shoqërore e
kolegiale. Shfrytëzojmë diskutime të ndryshme. I falënderoj ata që japin sugjerime, vërejtje dhe
kritika, por pjesa tjetër i mbetet edhe përgjegjësisë, të cilën unë e mbaj me përkushtim dhe
vazhdoj deri në përfundim të mandatit apo edhe në vazhdim të një mandati tjetër.
Për fund, më lejoni të theksoj, për shkak të kohës së kufizuar, nëse ju e shihni të arsyeshme të
shkurtoni një pjesë të debatit është në të drejtën tuaj, përndryshe unë kam kohë vetëm edhe 30
minuta që të jem i pranishëm në seancë plenare. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit!
Kemi një propozim nga zoti Zemaj. Nuk e di kush do të deklarohet nga Grupi i LDK-së, PDK-
së? Përndryshe, ndoshta dikush tjetër mund të vijë, jeni shumë në Qeveri, mund të ju
zëvendësojë dikush nga kolegët e juaj, ministër, kushdo qoftë nga Kabineti.
Kush dëshiron të marrë fjalën në lidhje me këtë që propozoi ministri? Prej LDK-së a keni ndonjë
propozim apo vazhdojmë kështu siç e kemi të caktuar me Rregullore? Zoti Hajdini e ka fjalën.
SHKËLZEN HAJDINI: Faleminderit, kryesuese!
Në emër të Grupit Parlamentar shoh që kanë mbetur edhe 11 delegatë deputetë për të diskutuar.
Nëse e shkurtojmë kohën në 3 minuta jemi brenda kohës, të cilën e ka kërkuar ministri Zemaj.
Ky është qëndrimi i Grupit Parlamentar të LDK-së. Faleminderit!
KRYESUESJA: Zonja Kollçaku, në emër të Lëvizjes.
64
FATMIRE KOLLÇAKU: Faleminderit, nënkryetare!
Ne nuk kemi pritur sot vetëm prezencën e ministrit Zemaj, në fakt ne kemi pritur këtu prej
kryeministrit dhe Kabinetit Qeveritar, se kjo pandemi nuk ka të bëjë vetëm me shëndetësi, ka të
bëjë me të gjitha sektorët që i ka dëmtuar e i ka prekur. Deputetët kanë pasur t’i adresojnë shumë
çështje tjera.
Prandaj, e para është shumë-shumë joserioze, meqenëse kjo ishte dashur të jetë top-tema për këtë
Qeveri, sepse besoj edhe shëndeti është primar për të gjithë qytetarët, po edhe ekonomia e krejt
ajo çfarë... domethënë ndikimi i COVIDIT në përgjithësi në jetën tonë publike, në çdo sektor.
Është e papranueshme mosprezenca e Qeverisë, po ashtu nuk e di pse ministri Zemaj, përkundër
faktit që qëndroi deri tani ka angazhime të tjera. Kjo seancë ka qenë e planifikuar dhe me kohë.
Nuk kemi pasur ndonjë vërejtje që nuk do të ketë mundësi të jetë. Meqenëse, ai së paku ishte deri
tani, mirëpo ku i ka kolegët që ia bartin shumë pjesë të përgjegjësisë. Nuk ka të bëjë vetëm me
ministrin e Shëndetësisë kjo seancë.
KRYESUESJA: Faleminderit! Në emër të PDK-së, deputeti Sejdi Hoxha e ka fjalën.
SEJDI HOXHA: E nderuara kryesuese,
Meqenëse është temë shumë e ndjeshme sot është dashur të jenë të pranishëm, edhe ministri i
Financave, edhe dikush nga Ministria e Arsimit, pasi që efektet e pandemisë janë edhe në fushën
e ekonomisë dhe financave, edhe në fushën e arsimit. Kështu që, ne kërkojmë që të vazhdojë
debati edhe me deputetët tjerë, sepse deputetët mund të kenë pyetje të rëndësishme, për të cilat
dëshirojmë t’i njoftojmë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
KRYESUESJA: Nuk ka të lajmëruar prej grupeve tjera parlamentare për fjalë. Kështu që, duhet
të vazhdojmë ashtu siç është e planifikuar, domethënë e marrin fjalën me radhë. Ndërkohë,
deputetja Saranda Musliu e ka fjalën.
SARANDA MUSLIU: Faleminderit, e nderuara nënkryetare!
I nderuar ministër,
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Pandemia globale që na ka përfshirë neve dhe gjithë Botën tash e nëntë muaj është bërë sfidë për
të gjithë. Një sfidë, që kërkon vëmendje me angazhim të përditshëm dhe pikërisht këtë po e bëjnë
institucionet tona shëndetësore. Në këtë sfidë profesionistët tanë shëndetësor e institucionet
përgjegjëse po japin kontributin maksimal për shpëtimin e jetës së pacientëve.
Rrethanat vërtet janë krijuar të tilla, ku mund të flasim për më shumë nevoja, për më shumë masa
për veprime më ndryshe, ku secili po e japim mendimin e vet e sesi do të ishte më mirë. Por, ne
ende nuk e kemi vënë veten në vend të këtyre njerëzve që po udhëheqin institucionet përgjegjëse.
65
Këta njerëz kanë një barrë të rëndë mbi supe dhe secili prej nesh po ta kishte këtë përgjegjësi, do
të mendohej shumë se si të veprojë e çfarë vendime duhet të merren.
Duke parë vendet fqinje dhe shtete shumë më të zhvilluara se ne, mendoj se jemi në hapa të
duhur në menaxhimin e rrethanave të pandemisë. Kjo përvojë e papërjetuar më parë, na ka bërë
të mendojmë se duhet të punohet më shumë në planifikimet për urgjencat shëndetësore. Ndërsa,
Kosova edhe pa këto planifikime aktualisht po e tejkalon këtë gjendje ashtu siç e parashohin
protokollet mjekësore, të cilat po aplikohen edhe në shtetet e tjera.
Ministrin Zemaj e shohim çdo ditë nëpër spitale, nëpër qendra mjekësore anekënd Kosovës dhe
këto përpjekje duhet vlerësuar, jo ndoshta për imazhet që po shohim, por për punën që po kryhet
shpesh edhe përtej përgjegjësive institucionale. Udhëheqës të shëndetësisë janë ballëhapur, para
secilës kërkesë që u është parashtruar dhe në këtë mënyrë po e tregojnë përkushtimin personal
dhe institucional. Aspektet e angazhimeve janë të prekshme, duke filluar nga nënshkrimi i
kontratave për specializantët e rinj.
Ishim dhe jemi keq me personalin mjekësor në Kosovë, prandaj në afat rekord të shkurtër është
bërë nënshkrimi i këtyre kontratave me specializantët e ri, janë angazhuar mjekë të të gjitha
fushave nëpër qendrat mjekësore. Nuk e kam qëllim të lavdëroj askënd, por punët meritore duhet
të përmenden, sepse shumë qeveri paraprake edhe në rrethana normale nuk u angazhuan që
Kosova të punësojë mjekët brenda institucioneve të veta. Nevoja mbeten të shumta edhe më
tutje, por me këto kapacitete që kemi Ministria e Shëndetësisë po jep kontributin e vet në
lehtësimin e gjendjes, ku mjekëve u duhet të vrapojnë në raste për të shëruar të infektuarit si dhe
familjeve për t’u përballë me situatën e pakëndshme.
Duhet ta kemi parasysh se është e lehtë të merren vendime shpejt për të krijuar hapësira të reja në
QKUK, por edhe nëpër komuna ku do të trajtohen të sëmurët. Në këtë rrafsh nuk duhet as të
përmendim e lëre më të bëjmë politikë, se kush e menaxhon më mirë a më keq situatën, sepse
kam thënë edhe në rastet tjera në këtë Kuvend, se askush nuk do të mund të bënte më shumë.
Këto rrethana kërkojnë maturi e guxim, të cilin duhet ta vlerësojmë e të bëhemi bashkë në këtë
vështirësi, sepse secili prej nesh apo familjarët tanë nesër do ta kenë nevojën për këta mjekë, për
vendimin e kësaj ministrie, e cila tash e sa muaj po bën një punë të palodhshme.
Kosova ka trashëguar një sistem të brishtë shëndetësor, që edhe në rrethana normale ka pasur
telashe të ndryshme. Pandemia pa dyshim e ka rënduar gjendjen, ndërsa e rëndësishme mbetet që
këto ditë, me gjithë këtë ngarkesë po bëhen punë të jashtëzakonshme, që secili qytetar të marrë
ndihmën e nevojshme kudo që ndodhet.
Në rrethana që jemi po e shohim që apelet nuk po bëjnë punën për respektimin e masave, prandaj
përgjegjësia e qytetarëve ka detyruar institucionet të marrin masa, që tashmë janë në fuqi.
66
Humbjet ekonomike janë evidente dhe të dhembshme, por mbrojtja e shëndetit publik është
prioritet i prioriteteve dhe na takon që bashkë ta mbështesim e ta respektojmë secilin vendim që
marrin institucionet kompetente për të mirën tonë.
Në këtë Kuvend sa e sa herë jemi mbledhur që ta kalojmë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, që
do të ndikonte drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve kosovare, por nuk e kemi gjetur gjuhën e
përbashkët dhe jemi në këtë gjendje, sepse nuk po pajtohemi lehtë për interesat që na prekin të
gjithëve. Qeveria Hoti është këmbëngulëse për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve, por
sigurisht se ka nevojë për unitetin tonë, sepse ndasi për konsume politike ditore vetëm sa do ta
bënin më të vështirë këtë situatë të jashtëzakonshme, në të cilën ndodhemi dhe qytetarët tanë do
ta përjetonin edhe më keq këtë gjendje.
KRYESUESJA: Faleminderit! Fitim Haziri e ka fjalën.
FITIM HAZIRI: Faleminderit, nënkryetare!
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të dashur,
Që nga momenti i marrjes së detyrës si ministër i Shëndetësisë, kam pasur shqetësim dhe
keqardhje për z. Zemaj, kjo për shkak që e kemi ditur pothuajse të gjithë që marrja e kësaj detyre
do ta marrë në qafë vetë z. Zemaj, por më së shumti më janë dhimbsur qytetarët e vendit, sepse
edhe kjo ka qenë e ditur që do t’i marrë në qafë edhe ata.
Nuk e them me ironi, e aq më pak vetëm sa për ta deklaruar, mirëpo fakti që Armend Zemaj nuk
është profesionist i shëndetësisë, dhe nuk ka dëshmuar në të kaluarën e tij, që të jetë një
menaxher i mirë në ndonjë institucion, ka shkaktuar shumë dëme në këtë sektor. Edhe pse disa
herë pati deklaruar se këtë gjendje në institucionet shëndetësore e ka trashëguar nga qeveritë e
mëhershme, pa e vazhduar fjalinë më tej. E vërteta është te fjalia e plotë, pra se që nga paslufta
shumicën e herëve kjo ministry është udhëhequr nga Lidhja Demokraatike.
Gjendja e menaxhimit me pandeminë COVID-19, është alarmante. E për këtë gjendje dikush ka
përgjegjësi. Dikush ka faj. E faji kryesor është i kësaj qeverie, e veçmas i udhëheqjes së
Ministrisë së Shëndetësisë. Deri më tani, kemi mbi 30 mije raste pozitive me koronavirus, e afër
1 mijë viktima. Pse ka ndodhur kjo?! Arsyeja kryesore është mosmenaxhimi i duhur dhe mosdija
për ndërmarrjen e masave adekuate për parandalimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie. Në
menaxhimin e kësaj pandemie, logjika e juaj ka qenë shumë gabim. Keni punuar me logjikën e
vendimeve ad-hoc. Keni qëndruar pa bërë asgjë dhe kur ka eskaluar situata, atëherë keni marrë
masa masa joadekuate.
Më 30 tetor kemi pasur 418 raste me COVID pozitiv dhe katër të vdekur. Çfarë keni bërë përveç
një lutjeje: të dashur qytetarë, mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesinë e disave! Më 31
67
tetor 514 raste me COVID pozitiv dhe tre të vdekur, 1 nëntor 337 raste me COVID pozitiv dhe
shtatë të vdekur. Të dashur qytetarë, mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disave!
Më 2 nëntor, 486 raste me COVID pozitiv dhe nëntë të vdekur. Pastaj janë marrë 29 vendime
kopje nga vendimet e korrikut, vetëm orari i punës për gastronominë ka ndryshuar.
Që nga 1 nëntori, ditën kur i keni ndërmarrë masat kopje e deri te vendimi tjetër më 6 nëntor
kemi pasur 2755 raste të reja me COVID pozitiv dhe 51 raste me fatalitet. A e dini cili vendim ka
qenë pas të gjitha ketyre rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19? Ndalohet
veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative,
supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë: restorantet, kafiteritë dhe të
ngjashme, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 6. 11. 2020, e premte,
deri më 9. 11. 2020, e hënë, në orën 5:00. Thuajse mbas dy dite jeta do të kthehet në normalitet.
Vazhduat me masa të tjera duke reduktuar orarin e punës për operatorët ekonomikë edhe pse
numri i të infektuarve dhe të vdekurve çdo ditë vinte duke u rritur deri në vendimin e fundit me
këto masa të cilat janë në fuqi. Pra, keni vepruar atëherë kur numri i të infektuarve dhe të
vdekurve është rritur dhe masat që i keni ndërmarrë nuk kanë përkuar me kohën dhe gjendjen
reale.
Asnjë masë deri më tani nuk është ndërmarrë nga ju që t’i dilni në ndihmë qytetarëve të prekur
me COVID-19 për blerjen e medikamenteve. Përderisa ne i kërkuar si grup parlamentar dy
milionë euro përmes amendamentimit të cilin ju nuk e mbështetët, tani ju po na flisni për
rimëkëmbje ekonomike. Kur qytetarëve më së shumti u duhet tash në këtë kohë që të ndihmohen
për blerjen e medikamenteve, ju i latë që shumica e tyre tash kanë filluar të futen edhe në kredi
për të blerë barna.
Erdhët në krye të këtij sektori z. Zemaj me premtime të mëdha. U zotuat se do të ndërtonit shumë
shpejt spitalin për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID, por siç dihet tashmë, kjo gjë është
vetëm një llaf, sepse nuk ka asgjë në këtë drejtim edhe pse që në fillim e kemi ditur që nuk do
bëni asgjë në këtë drejtim.
Çka ka prodhuar kjo? Sot i kemi pesë klinika brenda QKUK-së jofunksionale për trajtimin e
pacientëve me sëmundje kronike. Pas Klinikës Infektive dhe asaj të pulmologjisë, Klinika
Interne- në Nefrologji, Hematologji dhe Endokrinologji janë shndërruar në klinika COVID ku
pritet edhe klinika e gastrohepatologjise të mbushet me pacientë COVID pozitiv.
Pacientet e këtyre klinikave, pra jo COVID, janë transferuar në klinika të tjera bashkë me një
pjesë të stafit. Ky riorganizim është bërë në fund të javës së kaluar, staf i patrajnuar, kaos,
moskoordinim dhe si pasojë personeli shëndetësor që kanë qenë pjesë e këtyre klinikave thuajse
24 orë çdo ditë duhet te jenë të qasshëm dhe të gatshëm edhe pas orarit të shkojnë në punë.
68
Barazimi i këtij veprimi është zero. Duke tentuar të bëni një veprim diku, e keni shkaktuar një të
keqe diku tjetër. Andaj, z. Zemaj, e kjo vlen edhe për gjithë Qeverinë, jepni dorëheqje, mos e
pritni mocionin e mosbesimit, lehtësojeni popullin dhe Kosovën, shkoni se e keni tepruar. Me
keqardhje e them që unë nuk kam pritur më mirë nga ana juaj. Andaj, është edhe për juve më
mirë, por mbi të gjitha për qytetarët e për menaxhimin e pandemisë që ju të shkoni sa më shpejt.
Çdo ditë me juve në krye të shëndetësisë është thellim i degradimit të këtij sektori, gjithsesi aq të
degraduar tash e 20 vite.
Nuk po kemi mundësi t’i japim drejtim këtyre çështjeve, u kuptua dhe u pa, nuk mund të presim
më tej, po të dinit çka më shumë deri tani e kishit shpalosur. Nëpërmjet pyetjeve, kërkesave për
raportim e debate, interpelanca, ne po përpiqemi të përcjellin shqetësimin e qytetarëve, por ju
nuk po dëgjoni, as nuk po kuptoni. Nuk jua ka borxh askush ta mbani këtë barrë të madhe që i
keni vendosu qytetarëve, veçanërisht sistemit shëndetësor. Ndaj, siç thash, bëni mirë të shkoni.
Pra, para se qyetarëve t’u humb durimi e t’u përgjigjet siç e meritoni! Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit z. Haziri! Fjalën e ka deputeti Hatim Baxhaku.
HATIM BAXHAKU: Faleminderit nënkryetare!
Të nderuar deputetë dhe qytetarë të Kosovës,
Të gjithë ne tash një kohë të gjatë së bashku jemi të shqetësuar me situatën e rëndë të shkaktuar
nga pandemia COVID-19, si në aspektin e rrezikimit të shëndetit publik, por po ashtu edhe të
mirëqenies ekonomike dhe të gjendjes sociale të qytetarëve të Kosovës. Prandaj, debatin për këtë
çështje sot në këtë seancë e shoh si të mirëseardhur dhe të dobishëm nëse nuk i japim ngjyrë puro
politike.
Dua të theksoj që në fillim se kushdo që pretendon se e ka çelësin për luftimin e pandemisë
COVID-19, ose nuk merr vesh asgjë nga mjekësia, ose këtë e bën vetëm për qëllime puro
politike. Kjo nuk është mirë dhe kushdo që e shfrytëzon këtë pandemi për këto qëllime, e ka
gabim dhe nuk i bën nder.
Unë mendoj se Qeveria dhe ministri i Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore kanë bërë një
punë kolosale dhe lirisht mund të themi se nuk qëndrojmë më keq, ndoshta edhe në krahasim me
shtetet me sistem shëndetësor shumë më të avancuar. A ka vend për vetëkënaqësi? Jo. A mund të
bëhet më tepër? Sigurisht që mund të bëhet. Prandaj, duhet t’i shtojmë angazhimet të gjithë ne së
bashku.
Unë jam koshient për humbjen e jetëve dhe jam shumë i shqetësuar dhe bashkëndjej dhimbje me
të gjithë ata familjarë që kanë humbur më të dashurit e tyre. Por e di edhe një gjë tjetër, se shumë
gjëra nuk janë ekskluzivisht në dorën e njeriut dhe institucioneve shëndetësore. Por, pavarësisht
69
kësaj, është obligim i Qeverisë, i institucioneve shëndetësore dhe i mbarë shoqërisë që të bëjnë
gjithçka që është e mundur dhe gjithçka që është në dorën e tyre.
Të nderuar deputetë dhe qytetarë të Kosovës,
Kjo pandemi akoma edhe sot e kësaj dite ka shumë paqartësi dhe të panjohura, siç është: cili
është imuniteti që fitojnë pacientët të cilët kaljnë një infeksion me Sars-Cov2? A mund të ketë
riinfektim sipas ushqimeve të strukturës gjenetike, pra mutacioneve të shpeshta që pëson ky
virus? Së treti, akoma nuk ka një bar efikas për mjekimin e sëmundjes. Dhe së katërti, ajo që
është edhe më e rëndësishmja, nuk ka një vaksinë e cila është masa kryesore për parandalimin
dhe luftimin e kësaj pandemie. Të vetmet mjete që na mbeten neve në dorën tonë, për
parandalimin e kësaj sëmundjeje, janë mbajtja e maskave, distanca sociale dhe larja e duarve apo
higjiena.
Të nderuar deputetë,
Të mos udhëhiqemi nga interesat e ngushta politike e partiake, por të bashkohemi të japim
kontributin tonë së bashku kundër kësaj të keqeje globale që ka kapluar njerëzimin.
Kur deputetët e opozitës flasin dhe shprehin brengosje për vështirësitë ekonomike të qytetarëve
dhe të sektorit privat, e nga ana tjetër nuk e votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike, më e pakta
që mund të thuhet se është hipokrizi. Ju e dini shumë mirë se Kryeministri ka dhënë të gjitha
garancat se do të pranojë të gjitha propozimet e opozitës në plotësimin e këtij ligji. Unë e di se
ashtu siç e di edhe Qeveria dhe ju, që me këtë ligj nuk bëhen mrekullira, por sadopak është një
hap i mirë në zbutjen e problemeve ekonomike të qytetarëve.
Si përfundim, unë zoti ministër ju kisha propozuar që të bëni gjithçka që është në dorën tuaj që të
siguroni barnat për të gjithë pacientët të cilët mjekohen në spitale, sipas protokolleve. Po ashtu
që mundësohet rimbursimi i barnave për të gjithë pacientët të cilët mjekohen në shtëpi dhe së
treti për të gjithë punëtorët shëndetësorë dhe të gjithë të angazhuarit e tjerë, të sigurohen në
vazhdimësi mjete për masat mbrojtëse dhe mjetet e punës dhe aparaturat e duhura në luftë
kundër kësaj të keqeje të përgjithshme. Ju faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Sajdi Hoxha e ka fjalën.
SEJDI HOXHA: Faleminderit, e nderuar kryesuese!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Kisha pasur dëshirë të respektohet rendi rreth fjalimeve, të flasin nga grupi parlamentar secili
nga një herë.
70
Sot po flasim për një temë të një rëndësie të veçantë, siç është menaxhimi i situatës së pandemisë
në Kosovë. Pothuajse është tema më e rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit.
Qeveria e Kosovës ka dështuar ta menaxhojë këtë situatë në tri segmente, apo në tri fusha
kryesore. Dështimi i parë është duke ndodhur me menaxhimin shëndetësor, duke marrë për bazë
rritjen enorme të numrit të të infektuave në Kosovë dhe numrin e vdekjeje. Dështimi i dytë i
kësaj qeverie, është neglizhenca për t’u ofruar ndihmë dhe përkrahje bizneseve dhe qytetarëve të
cilët janë afektuar apo janë prekur nga pandemia. Si dhe dështimi i tretë, është mosmarrja e
masave të nevojshme për menaxhimin e situatës së pandemisë në institucione shkollore. Pra këto
janë tri nga dështimet kryesore të kësaj Qeverie në lidhje me pandeminë.
Meqenëse u diskutua shumë për pikën e parë, respektivisht për dështimet në menaxhimin
shëndetësor, unë do të ndalem më shumë te dështimet e kësaj Qeverie për t’i ndihmuar bizneset
dhe qytetarët e Republikës së Kosovës. Mendoj që gabimi fillestar në menaxhimin e pandemisë
është bërë atëherë kur qeveria e përbashkët e Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit mori vendim
kundërkushtetues dhe mbylli vendin në përgjithësi, mbylli të gjitha bizneset dhe kufizoi lirinë e
lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës, e që kjo pastaj rezultoi të jetë edhe
kundërkushtetuese dhe joligjore.
Në bazë të analizave të bëra, vendi ynë ka pësuar humbje deri në dhjetë milionë euro në ditë si
pasojë e vendimeve kundërkushtetuese për mbylljen e vendit, dhe mendoj që për këtë çështje
dikush duhet të japë përgjegjësi. Pra, sa ka qëndruar vendi i mbyllur, humbjet e bizneseve kanë
shkuar deri në dhjetë milionë euro në ditë.
Është për keqardhje që kësaj Qeverie i janë dashur më shumë se gjashtë muaj kohë për ta
implementuar vetëm pakon e parë fiskale për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët e prekur nga
pandemia. Edhe atëherë është implementuar falë votave të Partisë Demokratike të Kosovës, si
parti opozitare. Nëse nuk gaboj, në muajin korrik të këtij viti, kjo qeveri ka aprovuar edhe Ligjin
për rimëkëmbjen ekonomike në Qeveri. Dhe prapë po përsëritet dështimi i njëjtë. Janë pothuajse
katër muaj që kjo Qeveri nuk po mund ta implementojë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Të nderuar kolegë,
Të dashur qytetarë,
Po ju rikujtoj që në bazë të disa analizave që kanë bërë odat ekonomike në Kosovë, që nga fillimi
i pandemisë COVID-19 e deri më tani, humbjet e bizneseve në Kosovë janë rreth një miliard
euro. Pra janë sa gjysma e buxhetit përafërsisht që ka Republika e Kosovës. Po besoj që kjo
shifër e humbjeve që kanë bizneset, duhet të jetë alarm shqetësues për Qeverinë e Republikës së
Kosovës. E sa është alarm shqetësues, po shihet edhe mospranim e asnjë ministri të Qeverisë së
Republikës së Kosovës. As të ministrit të Financave, as të ministrit të Ekonomisë, as të ministrit
71
të Shëndetësisë dhe as ndonjë përfaqësuesi nga Ministria e Arsimit, sepse ministri është i sëmurë
me COVID.
Nëse e marrim parasysh krizën e shkaktuar nga pandemia deri më tani, llogaritet që deri në 25
mijë punonjës të sektorit privat mund t’i humbin vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë. E
nëse vonohet ndihma nga Qeveria, kjo shifër mund të shkojë deri në 50 mijë punonjës. Prandaj,
ky është shqetësim i madh për ne, e besoj që duhet të jetë shqetësimi më i madh edhe për
Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Sa i përket çështjes së tretë, të zbatimit të masave të mbrojtjes ndaj COVID-19 në shkolla, para
disa muajve ju kam paralajmëruar në këtë foltore që nëse nuk e rrisni kujdesin në shkolla,
shkollat do të mbyllen. Para disa muajve ju kërkuam që ju duhet të rrisni pastërtinë në shkolla, të
dezinfektoni hapësirat publike në shkolla, ta rrisni numrin e vizitave mjekësore në shkolla, e jo
rolin e mjekëve ta luajnë stafi administrativ, apo mësimdhënësit në shkolla. Ju nuk morët këto
masa dhe fatkeqësisht ne erdhëm deri në këtë gjendje ku sot shumë shkolla janë të mbyllura në
Republikën e Kosovës.
Ju e dini që edhe pse jemi në opozitë, ju kemi kërkuar që çështjen e Trustit Pensional ta kaloni
përmes amendamentimit të Ligjit për kursime pensionale. Ne ju kemi treguar publikisht që Partia
Demokratike e Kosovës do ta votojë këtë çështje. Pra, përmes amendamentimit të ligjit, qytetarët
t’i përfitojnë dhjetëpërqindëshin e Trustit. Fatkeqësisht, këtë nuk ka dashur ta bëjë Qeveria dhe
po manipulon me qytetarët që nuk po votojnë deputetët e opozitës, por këtë çështje po e mban
pezull pozita dhe po manipulon me ndjenjat e qytetarëve.
Po ashtu, e dini që si parti opozitare kemi prezantuar edhe pako ekonomike për t’i ndihmuar
bizneset. Nuk na keni përkrahur. Na i keni injoruar iniciativat tona, prandaj ju ftoj t’i lini anash
inatet politike, t’i mbështetni edhe iniciativat e opozitës kur ato janë në të mirë të qytetarëve të
Republikës së Kosovës.
Ju po e dini që edhe nuk i keni votat, edhe po mbani inate e nuk po bashkëpunoni me opozitën.
Pra, kur ju duhen votat, ju doni të bashkëpunoni, ose bëjini votat edhe kalojeni ligjin. Po në qoftë
se s’i keni votat ta kaloni ligjin, ju ftoj që të bashkëpunoni me neve, t’i përkrahni edhe iniciativat
tona dhe ta zhbllokoni këtë krizë në të cilën janë institucionet e vendit. Iniciativën për pakon
ekonomike të prezantuar nga PDK-ja. Po e kemi sjellë, po s’e keni përkrahur.
Unë ju thash që ne e kemi sjellë pakon për rimëkëmbje ekonomike. Ju kemi kërkuar ta
mbështesni, nuk e keni mbështetur. Po ju bëj thirrje t’i lëmë inatet politike, kur janë në pyetje
interesat e qytetarëve të vendit. Ju kemi dhënë rastin ta kaloni edhe Trustin me amendamentim të
ligjit dhe nuk keni dashur.
72
Krejt në fund, po dua t’ju kërkoj që sa më shpejt të votoni Ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Vonesa e votimit të këtij projektligji e thellon edhe më tej krizën financiare në Kosovë. Prandaj,
sa më shumë që të vonohet ky projektligj, aq më e thellë do të jetë kriza për bizneset në Kosovë,
dhe ndoshta në një moment do të jetë me pasoja të pariparueshme edhe për bizneset edhe për
ekonominë. Kështu që ju ftoj fillimisht që të jenë prezentë së pari deputetët e koalicionit,
deputetët e pozitës. Sinqerisht, Arben me plotë respektin, po herën e kaluar na keni kritikuar
deputetët e opozitës pse s’janë të pranishëm në sallë. Unë po ju them, mblidhini deputetët e
pozitës, i keni votat e mjaftueshme dhe kalojeni ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Nëse
s’mundni, jepjani dorën opozitës, ndihmoni, mbështeteni pakon tonë ekonomike dhe e kalojmë.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, z. Hoxha! Kur flisni nga foltorja është mirë të jeni i saktë. Unë
kam respektuar në vazhdimësi radhën dhe nuk kishte të lajmëruar nga PDK-ja. Ndërsa, për hir të
korrektësisë, duhet të tregoni se ju sapo e kërkuat fjalën.
Aktualisht në radhë është deputetja Mimoza Kusari-Lila.
MIMOZA KUSARI-LILA: Faleminderit, nënkryetare!
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Arsyeja me siguri që z. Zemaj nuk është këtu, mos ka dalë me polici se po afrohet ora shtatë, e i
është bërë praktikë të mundohet ta bëjë kryepolicin, nganjëherë ministrin e drejtësisë, e veç
ministrin e Shëndetësisë, edhe nuk e di, edhe nuk e ka kualifikimin ta bëjë.
Para se të vinim në këtë seancë, neve Qeveria e Republikës së Kosovës na ka dërguar një raport
mbi gjendjen e pandemisë, vetëm elementin shëndetësor. Megjithatë, edhe ai raport, edhe në
aspektin shëndetësor, që ministri ishte këtu dhe u mundua diçka të mbulojë, nuk është as i
azhurnuar, as nuk i përket ose nuk i përmban statistikat më dramatike që kanë ndodhur brenda
një muaji e gjysmë. Raporti të cilin e ka dërguar në fakt Ministria e Shëndetësisë është deri më
dt. 1 tetor 2020. Përderisa në ndërkohë, prej dt. 1 tetor 2020 deri më 16 nëntor 2020, i kemi pasur
edhe 197 raste të vdekjes nga COVID që nuk janë përfshirë në raport dhe 13.497 infektime të
reja.
Për këtë Qeveri nuk ka vlerë jeta njerëzore. Për këtë Qeveri nuk kanë vlerë fatet njerëzore dhe
mbi të gjitha statistikat që këta i prezantojnë, janë vetëm ato që dëshirojnë t’i shohin. Përderisa,
nëse tërhiqemi pak prej momentit aktual ku jemi, ta kujtojmë se janë mu këta deputetë të këtij
koalicioni të mbështetur nga të tjerët që më 25 mars rrëzuan një qeveri me një arsyetim.
Arsyetimi midis pandemisë ishte përkeqësimi i raporteve dhe rrezikimi i marrëdhënieve me
SHBA-në, prezencën ushtarake, ekonomike dhe politike të SHBA-ve në Kosovë. Ky ishte
arsyetimi i 25 marsit. Gjashtë muaj e gjysmë pas, jemi me numra alarmantë të vdekjeje dhe të
73
infeksioneve. Dhe sot themi se po është e vërtetë që në shumë vende të botës është hera e parë që
po ballafaqohemi. Relativizmi i krizës dhe relativizmi i menaxhimit të një krize në dëm të fateve
jetësore, është më shumë se tragjedi. Është mungesë totale e kompetencës profesionale dhe e
përgjegjësisë politike. Kosova në mars të vitit 2020 ishte në të njëjtën listë të shteteve me
Zelandën e Re, me Singaporin në menaxhimin e krizës.
Sot, Kosova është në listën e vendeve me numrat, me statistikat më të zeza të mundshme.
Përderisa në vendet që sapo i përmenda sot ende janë në numra të vdekjeje njëshifrore dhe
gjithashtu edhe numra të infektimeve. Ishte po ky i njëjti zotëri, z. Zemaj dhe Qeveria që ai
përfaqëson, bashkë edhe me z. Hoti dhe të tjerët, që deklaronin se lehtë është të myllesh, se kur
mbyllet e menaxhon krizën më lehtë. Përderisa vetëm katër orë më parë, dy javë më parë kanë
mbyllur gjithë vendin për fundjavë. Deklaruan katër orë përpara, në ora 16 se prej orës 20
mbyllen të gjitha aktivitetet dhe nuk ka aktivitete. Pyetni bizneset për humbjet. Çka u ka ndodhur
kur vetëm katër orë përpara kanë pasur informacion se nuk do të punojnë të shtunën, të dielën
dhe tek të hënën do të merret informata e re. Pyetni qytetarët e Republikës së Kosovës se çka u
asocion termi ‘orë policore’. Çka do të thotë ‘orë policore’? në kohën kur në gjithë Kosovën
kemi slogane “Liria ka emër”. Kjo Qeveri kallëzon që nuk e ka as ndjeshmërinë më të vogël për
fatet njerëzore. Sot, pandemia nuk i ka efektet vetëm në shëndetin publik, i ka në ekonomi, i ka
në arsim, i ka në gjendjen shpirtërore të njerëzve dhe në mënyrën se si ata shikojnë se si po
trajtohen nga ky shtet.
Ky raport që na është sjellë me një gjysmë kronikë të zezë që e ka pasur mangët, prapë ka
kontradiktat e veta. Në raport e shohim se vendimet e para që zoti Zemaj në krye të Ministrisë së
Shëndetësisë kur i ka marrë ka qenë dy javë pasi e ka marrë postin, me manualin e famshëm që e
ka përkthyer.
Pastaj më 20.07.2020, domethënë një muaj e gjysmë më pas ka emëruar Bordin Këshillëdhënës
për Vlerësim dhe Propozim të masave këshillëdhënëse, që i përmendi sot më herët. Ndërsa, po
kjo Qeveri flet këtu për luftë politike, ka bërë luftë politike me kryetaren e Kuvendit dhe
deputetët në Ligjin anti-COVID, i cili ka hyrë fuqi vetëm më 25 gusht.
Kjo Qeveri është votuar më 3 qershor në Kuvend me 61 vota dhe 1 votë tani e ka në burg,
përderisa më 25 gusht është dashur që të hyjë në fuqi Ligji për masat anti-COVID.
Kjo është përgjegjësia, kjo është hipokrizia dhe kjo është mungesa e çfarëdo ndjenje që e kanë
për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Që të jetë krejt parodi kjo punë, në raportin që kjo Qeveri na e ka dorëzuar, faqe 32, shikojeni.
Aty shkruan që një prej sukseseve të menaxhimit të pandemisë është inicimi i procedurave për
74
anëtarësimin e Kosovës në Rrjetin Shëndetësor të Evropës Juglindore. Me të vërtet! Tash po
bëka që të anëtarësohemi apo?
Çka keni nënshkruar në Uashington? A e dini çka keni nënshkruar? Keni nënshkruar listë të
zotimeve për moratorium të marrëveshjeve ndërkombëtare, përderisa këtu na sillni që keni të
arritura. Ju jeni kontradiktë, vet ekzistenca juaj është kontradiktë, sepse votat i keni marrë për
ndryshim, e keni ardhur e jeni kthyer në valle me tash shifra tragjike.
Edhe më keq, në faqe 36, po e njëjta Qeveri dhe i njëjti raport, thotë: Situata epidemiologjike në
vendin tonë ka pësuar përkeqësim pas lirimit të masave, duke u radhitur në vendet me incidencën
më të lartë në Evropë. Këto janë fjalë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Përderisa si dy arsye kryesore për këtë incidencë më të lartë në Evropë i liston, e para,
mospërgatitja e mjaftueshme e qytetarëve në respektimin e masave mbrojtëse anti-COVID,
domethënë ju qytetarë i keni fajet se ne e kemi një Qeveri të dështuar. Dhe e dyta, mungesa e
mbikëqyrjes dhe kontrollit rigoroz nga shteti.
Cilit shtet? Kush është shteti? A jeni shteti a jo? Ministria e Shëndetësisë na sjellë neve raport në
të cilin si arsye për incidencën më të lartë të infeksionit në Evropë e qet mungesën e mbikëqyrjes
dhe kontrollit rigoroz nga shteti. A jeni ju shteti a kush jeni?
Nëse keni ardhur në këto pozita veç që të nënshkruani tenderë që t’i pasuroni ministrat, që të
sillni këtu cinizma e arroganca dhe mungesë të përgjegjësisë totale, atëherë dijeni se jeni duke e
marrë në qafë një popull. Krejt çka mund të bëhet më së miri për juve është që të shkoni në
shtëpi sa më parë.
Nuk është pandemia në efekte vetëm shëndetësore, e thashë më herët. Në efektet ekonomike po
krahasoheni me vendet e rajonit. Maqedonia e Veriut i ka kaluar katër pako të ndihmës për
qytetarët e vet. Mali i Zi i ka kaluar tri pako të ndihmës, e ju keni mbetur me një ligj.
U tha këtu, hajde të bëhemi bashkë që ta kalojmë Ligjin e rimëkëmbjes. U përmend edhe nëna
me fëmijë. Cili nen i Ligjit të rimëkëmbjes përmend nënat me fëmijë? Cili nen i Ligjit të
rimëkëmbjes i përmend shtresat sociale, kategoritë sociale? Cili nen i pakos së rimëkëmbjes
përmend të papunët dhe ata që nuk kanë mjete në Trustin pensional? Cili nen paraqet rrjetin si
gardë që duhet të jetë mbrojtëse për kategoritë e varfra? Asnjë hiç, fare.
Krejt çka keni bërë është se jeni përpjekur që të nxirreni me këtë ligj, të gjeni arsyetim me këtë
ligj, përderisa e keni pasur të miratuar rishikimin e buxhetit dhe iu janë dashur dy muaj e gjysmë
që t’i paguani ndihmat e para që i jeni referuar prapë pakos së Qeverisë Kurti.
75
Ajo ka qenë pako emergjente, ndërkaq deputetë këtu thanë pakoja e parë fiskale. Nuk ka qenë
pako fiskale, ka qenë pako emergjente. Në ndërkohë do duhej të ishte pako transicionale, do
duhej të ishte një pako e tretë dhe tash do duhej të ishte pakoja e katërt.
Për ju, kategoritë sociale, të papunët, nënat, gratë vetushqyese që mbajnë familje, nuk janë fare
në pako të rimëkëmbjes. Të mos i mashtroni njerëzit. Tregoni se çka keni qit në ligj. Tregoni që
asnjë ide të vetme nuk e keni pasur as për transformim ekonomik që shumë shtete e kanë bërë.
As për digjitalizim të shërbimeve.
Turp është që ende sot dalin qendrat e regjistrimit në komunë që mbyllen për shkak zyrtarët atje
infektohen me COVID. As edhe një fjalë e vetme nuk është për digjitalizim të shërbimeve dhe
ofrim të shërbimeve në shtëpi. Krejt çka mund të bëni ju më së miri është që të shkoni në shtëpi.
Për arsye se sot një pacienti me COVID, një terapi i kushton minimumi 1 mijë euro. E kemi
ministrin i cili shëtitet me policë rrugëve kinse po i mbyll kafetë, e për shkolla as edhe njëherë të
vetme nuk është diskutuar.
Cila është ndihma, asistenca që është dhënë për fëmijët e pakicave që nuk kanë qasje në online
learning ose në mësim online? Cila është ndihma që po bëhet për kuadrin mësimor të cilët janë të
infektuar sot? As edhe një të vetme, as pakoja emergjente dhe as ligji për atë pak.
Prandaj, mjaft me broçkulla edhe me fjalë të thata e pa asnjë ide të qartë për tejkalimin e krizës.
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Kusari! Fjalën e ka Frashër Demaj.
FRASHËR DEMAJ: Zonja kryesuese,
Të nderuar deputetë,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Pandemia është praktikisht një e keqe, e cila ka kapluar gjithë botën, jo vetëm vendin tonë. Është
e vërtetë që institucionet e Republikës së Kosovës e kanë përgjegjësinë e tyre për ta menaxhuar
pandeminë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Realisht, pandemia është e vërtetë që ka reflektuar në shumë sektorë, si në sektorin ekonomik, në
sektorin e arsimit dhe në sektorë të tjerë. Mirëpo, për fat të keq sot në këtë interpelancë me
ministrin e Shëndetësisë, dëgjuam zhurmë nga ana e deputetëve për efekte elektorale. Dëgjuam
statistika të cilat praktikisht nuk e zgjidhin problemin e pandemisë.
Dëgjuam e çfarë nuk dëgjuam, por asnjëherë nga askush nuk e dëgjuam një propozim konkret se
si të dalim nga kjo situatë e cila e ka katandisur vendin tonë. Dëgjuam edhe akuza fort të
çuditshme të cilat e akuzojnë Qeverinë e Republikës së Kosovës, thuajse Qeveria është shkaktare
76
e pandemisë, por asnjëherë s’duhet të harrojmë që pandemia nuk është as Qeverisë e as e
opozitës. Natyrisht, që Qeveria ka më shumë përgjegjësi, sepse drejton institucionet e vendit, por
në këtë ndërmarrje të përbashkët, natyrisht se nuk amnistohen dhe nuk do të duhej të amnistohej
as opozita.
Në Kuvend pati tentativë për të bërë politikë që të afrohen me qytetarët e Republikës së Kosovës
ose me votuesit përkatës të partive politike, por nuk dëgjuam asnjë fjalim konceptual edhe me
ide të qëndrueshme se si praktikisht të dalim nga kjo situatë shumë e vështirë.
Ikja nga përgjegjësia dhe konvertimi i kësaj përgjegjësie në sulme dhe akuza ndaj Qeverisë së
Republikës së Kosovës, nuk ndihmon daljen nga kjo krizë. Nuk e ndihmon daljen nga kjo situatë.
Nuk ndihmon në uljen e vdekshmërisë. Nuk ndihmon në uljen e të prekurve me COVID.
Prandaj, duhet të jemi të përgjegjshëm në raport me këtë situatë e cila e ka katandisur vendin
tonë.
Pati edhe diskurs dhe tone të padinjitetshme për dinjitetin e një përfaqësuesi të popullit siç është
deputeti. Dëgjuam gjithashtu edhe fjalime të cilat janë larg realitetit, pa mohuar këtu në asnjë
moment që pati edhe fjalime të cilat për nga diskursi i tyre mund të radhiten në atë pjesë që
mund të quhen profesionale.
Mirëpo, përtej të bërit opozitë brenda institucioneve të Kosovës, brenda Parlamentit të Kosovës,
unë them që deputetët e kanë për obligim që të gjithë së bashku pozitë dhe opozitë të gjejnë
zgjidhje për situata të caktuara.
Në qoftë se ju jeni aq zemërplastë për qytetarinë e Kosovës, atëherë pse nuk po e votoni Ligjin
për rimëkëmbje ekonomike, por po akuzoni Qeverinë dhe po pretendoni që Qeveria ka për
tendencë që t’i fus duart në buxhetin e qytetarëve të Kosovës, në këtë rast në Trustin Pensional të
Kosovës.
Nuk është e vërtetë që Qeveria po fut duart këtu, Qeveria po pretendon që të krijojë lehtësira të
cilat do t’i krijonin mundësi secilit qytetar të Kosovës me aq sa kontribuar të tërheq dhe 10% nga
trusti pensional, jo paratë tuaja, por secili nga paratë e veta, në mënyrë që me lejimin e tërheqjes
së 10%-ishit të trustit nga secili kontributor të ketë mundësi që sadopak gjendja ekonomike e
qytetarisë së varfër të Kosovës, të merr një konotacion tjetër, në kuptimin e mirëqenies sociale të
të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Prandaj, unë do të doja që rivalitetet politike që janë krejt të natyrshme, t’i ruajmë për ndonjë
moment tjetër ose për tema të tjera, kurse sa i takon COVID-it dhe shëndetit të qytetarëve të
Republikës së Kosovës, atëherë do duhej që të paktën të gjenim një marrëdhënie kompromisi
mes nesh, në mënyrë që të dalim me pasoja sa më të vogla nga kjo situatë.
77
Gjithashtu, nga foltorja e Kuvendit dua t’i bëj thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së
Shëndetësisë që t’i rishikojnë vendimet e tyre për shkollat, sepse praktikisht fëmijët e shkollave
fillore dhe ata të shkollave të mesme janë bartës potencialë të COVID-it dhe ata praktikisht
kushdo që është me simptoma ose pa simptoma e bartë dhe e çon nëpër familjen e veta.
Prandaj, them që ndoshta ky vendim i mëhershëm duhet rishikuar, duhet rishqyrtuar dhe të
merret një vendim në përputhje me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me atë
që të gjithë së bashku jemi pajtuar që në rend të parë është me rëndësi shëndeti i qytetarëve të
Republikës së Kosovës, pastaj vijnë edhe shkollat edhe ekonomia edhe çështjet e tjera.
Natyrisht, unë me përkrahjen time edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës që të mos mbyllet
ekonomia e Kosovës, të ketë restrikcione aty ka mundësi në mënyrë që të mos shfaqen pasoja as
për shëndetin e qytetarëve, por as ekonominë e Kosovës, sepse jo vetëm Kosova po e gjithë bota
pothuajse është duke përjetuar një rënie ekonomike. Prandaj, ne duhet të kontribuojmë që kjo
rënie të jetë në nivelet sa më të vogla të mundshme.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Saranda Bogujevci e ka fjalën.
SARANDA BOGUJEVCI: Faleminderit, nënkryetare!
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Para pandemisë vetëm rreth 10% e bizneseve aktive në Kosovë udhëhiqeshin nga gratë, sot kjo
përqindje mund të jetë shumë më e vogël. Virusi nuk bën dallime gjinore kur infekton, por
pasojat e pandemisë më së rëndi po i vuajnë gratë.
Më shumë se një herë, e herën e fundit në shtator në këtë Kuvend e pata e ngritur alarmimin për
gjendjen e rëndë të bizneseve që udhëhiqen nga gratë. Patëm potencuar se ndërmarrjet e
rrobaqepësisë, floktarie, pastrimi kimik, ato të kujdesit për fëmijë, si dhe profile të tjera që në
pjesën dërmuese udhëhiqen nga gratë, gjenden pranë kolapsit.
Kur gjendja është alarmante, veprimet duhet të jenë urgjente, mirëpo ndodhi ajo çfarë pritëm.
Ndodhi ajo që kemi paralajmëruar nga fillimi. Një Qeveri e paaftë nuk ofron zgjidhje. Në fakt,
që të mos mbetemi borxh, para ditësh kanë publikuar një listë përfituesish dhe të gjitha paratë do
t’i çojnë te çerdhet dhe kopshtet private, megjithëse në vendimin e publikuar nuk kanë treguar as
shumat e përkrahjes e as datën kur do të transferohen te përfituesit. Pra, kaq di dhe mund të
veprojë kjo Qeveri.
Gratë në Kosovë diskriminohen në shumë nivele. Pak trashëgojnë pronë. Pjesa dërmuese janë
jashtë tregut të punës. Kanë qasje të vështirësuar në financa. Përballen me paragjykime e stigma.
78
Përballen me dhunë e ngacmime. Kanë përfaqësim të ulët politik, dhe më keqja mbështetja
institucionale mungon atëherë kur është më se e nevojshme.
Gratë ndërmarrëse përballen me të gjitha këto vështirësi dhe sikur nuk mjafton, ato përballen
edhe me Qeverinë që nuk mërzitet për to. Shumë biznese të udhëhequra nga gratë janë mbyllur.
Me këtë performansë të Qeverisë është pothuajse e sigurt që trendi i mbylljeve do të vazhdojë.
Sikur gratë ndërmarrëse të kishin pak përkrahje institucionale, ato do ta kishin më të lehtë t’i
mbanin bizneset e tyre aktive. Por, me këtë Qeveri të paaftë e cila nuk po e mbron as shëndetin e
nuk po e rimëkëmb as ekonominë, këto gra po detyrohen që t’i mbyllin bizneset e tyre.
Në çdo krizë gratë paguajnë pjesën më të madhe të faturës. Kjo padrejtësi, natyrisht që ka
dimensionin e saj historik, mirëpo me politika të mençura dhe të ndjeshme gjinore, qeveritë
progresive i luftojnë me sukses pabarazitë, por një gjë e tillë vështirë të pritet nga kjo Qeveri
ilegale, jodemokratike e paaftë, e dominuar nga burrat. Pra, nuk mjafton vetëm përballja me
krizën, duhet shkathtësi mendore për t’i kuptuar dimensionet e krizës dhe luftuar nivelet e
pabarazisë. Nga ky klub i stërvjetruar burrash, me pak përjashtime, pritjet janë zero.
Është për t’u habitur se me çfarë lehtësie e trajton temën e pandemisë dhe me çfarë shpërfilljeje i
kalon çështjet e grave. Derisa këta flasin për suksese e mburren me veprimet e tyre, ne përditë
përballemi me pasoja të rënda njerëzore.
Gratë po i vuajnë më së rëndi pasojat e kësaj pandemie. Gratë po i vuajnë më rëndi pasojat e
paaftësisë së kësaj Qeverie, dhe këtë nuk do ta harrojmë.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Bogujevci. Nga LDK është një deputet i lajmëruar, por
aktualisht nuk është në sallë. Kështu që vazhdojmë me deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje.
Fjalën e ka deputeti Artan Abrashi.
ARTAN ABRASHI: Faleminderit, kryesuese!
Sot do të flas për sektor mjaft të rëndësishëm të ekonomisë, ai është sektori i ndërtimtarisë, i cili
pavarësisht që ka pasur tendencë të madhe të zhvillimit e të rritjes është goditur më së keqi nga
kjo pandemi.
Ndonëse nuk ka shifra të sakta, por përafërsisht llogaritet që mbi 50 mijë punëtorë varen nga ky
sektor. Dhe një prej arsyeve pse ky sektor ka punësuar kaq shumë në Kosovë është për shkak
zhvillimit të hovshëm që e ka pasur nga paslufta.
79
Vetëm disa statistika të thjeshta nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, diku në
vitin 2001 janë llogaritur se veprojnë 769 biznese aktive të ndërtimit, e kjo shifër në vitin 2018
ka mbërri diku mbi 12 mijë e 349 sosh, që i bie që për 10 vitet e fundit, numri i bizneseve të
ndërtimit është rritur mbi 135%.
Sipas analizave të tregut të organizatave të ndryshme financiare dhe ekonomike, ndërtimtaria në
Kosovë është ndër kontribuuesit më të mëdhenj të bruto-produktit vendor me 15% të GDP-së,
duke u kategorizuar kështu si sektori me bilancin pozitiv tregtar në ekonominë e vendit tonë.
Në anën tjetër, sipas anketës së fuqisë punëtore që është bërë më 2017 nga Agjencia e
Statistikave të Kosovës, llogaritet se ky sektor punëson 13% të të gjithë të punësuarve në
Kosovë.
Si kategori specifike ekonomike mbi 80%, sipas ndërtimtarëve, varen nga investitorët e jashtëm,
pra jorezidentë. Mirëpo, si rezultat i vendosjes së masave kufizuese me qëllim të luftimit dhe
parandalimit të pandemisë COVID-19, është shkaktuar efekti zinxhiror që çoi deri në krizë këtë
sektor mjaft të rëndësishëm.
Rrjedhimisht, këto kushte të rënda e të vështira, cila është kategoria së cilës i është vështirësuar
dhe rënduar më së shumti gjendja? Pa dyshim se punëtorëve të këtij sektori, punëtorëve të
ndërtimtarisë.
Ashtu-kështu të shkelur e të shtypur edhe në kohëra jo pandemike, punëtorët e ndërtimtarisë janë
shfrytëzuar egërsisht si rezultat i dështimit të mekanizmave institucional që kanë për detyrë
implementimin e të drejtave dhe obligimeve që rrjedhin nga ligjet në fuqi dhe kontrata kolektive.
Në një hulumtim të Bankës Botërore të publikuar në vitin 2017, thuhet: Në Kosovë të drejtat e
punëtorëve të ndërtimit të shkelen me të madhe. Sipas këtij raporti llogaritet diku që mbi 52% të
punëtorëve të sektorit të ndërtimtarisë punojnë pa kontrata të punës, shpesh me orar të tejzgjatur
e nuk paguhen për orët shtesë e as për pushimet e festave.
Në mungesë të kushteve adekuate dhe masave të sigurisë, po ashtu vazhdoi të rritet edhe numri i
vdekjeve dhe i lëndimeve në vendet e punës. Sipas IPK-së, vetëm në vitin 2018 ka pasur të
lajmëruara dhe të trajtuara 140 raste të aksidenteve në vendin e punës, e ndër këto 23 kanë qenë
vdekje. Në vitin 2019 ka pasur 16 raste, kurse 3 raste me vdekje në vend të punës.
Sikur ta përmblidhnim shkurt, i bie që:
80
1. Nga viti 2011 deri më sot ka pasur paga që janë paguar punëtorët në këtë sektor 130 euro deri
në 170 euro që kanë punuar në temperatura verës deri në 30 gradë celsius. E këto kushte nuk i ka
asnjë vend në rajon.
2. Nuk është zbatuar aspak Ligji i punës dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e
punëtorëve.
3. Nuk kanë rrjedhimisht as kursime pensionale dhe kjo pakoja e famshme nuk i ka llogaritur dhe
as nuk i ka mbështetur këta punëtorë.
4. Nuk kanë sigurime shëndetësore.
5. Nuk ka ndonjë fond për mbështetje financiare për punëtorët që vdiqën në vendet e tyre të
punës.
Tani së bashku, vetëm për pak çaste të mundohemi ta imagjinojmë gjendjen e tyre në rrethana
pandemike, sepse kjo që e thashë ka qenë para pandemisë.
Nëse ata mungojnë në punë në këtë rrethana, përjashtohen nga puna. Nëse lajmërohen si të
infektuar, përjashtohen nga puna. Nëse kërkojnë respektimin e masave për punë me orar të
reduktuar, përjashtohen nga puna. Nëse kërkojnë pushim, përjashtohen. Nëse nuk tregojnë
performansë në punë si rezultat i molisjes fizike dhe psikike që shkakton virusi, qëllojani, prapë
përjashtohen nga puna.
Mbulimi shëndetësor është shumë i dobët dhe inekzistent për këtë kategori. Meqenëse punëtorët
e sektorit të ndërtimtarisë punojnë në objekte të larta me detyra specifike dhe shpesh të
rrezikshme, kontrollimi shëndetësor i tyre dhe evidentimi i ndonjë problemi eventual shëndetësor
mund të ndikojë në parandalimin e shumë aksidenteve në punë dhe mbarëvajtjen e punës në këto
rrethana pandemike.
Në nenin 22, pika 1, të Ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, thuhet: Punëdhënësi është i
detyruar që t’u sigurojë të gjithë të punësuarve kontrollime mjekësore në institucione
shëndetësore të licencuara.
Dhe, sipas këtij ligji ekzistojnë dy lloje kontrollesh mjekësore: kontrollimi për certifikim të
punës dhe kontrollimet sistematike. Vizitat sistematike as që janë bërë. Varësisht nga kërkesat e
llojit të punës, bëhen një herë në vit, do duhej të bëheshin një herë në vit, por sipas institucioneve
të shëndetësisë, punëtorët e ndërtimtarisë rrallëherë dërgohen për kontrollime paraprake ose
kontrollime rutinore.
81
Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë zgjidhje për këtë kategori të ndjeshme, të nderuar deputetë, të
cilët për 20 vjet me radhë e ndërtuan Kosovën me blloqe e pallate, ndërsa vetë mbeten të
nëpërkëmbur e të shfrytëzuar si skllevër, edhe në këtë kohë të rëndë.
Në vend se të shtohet numri i inspektorëve të punës, këtu është problemi, të cilët verifikojnë
marrëdhëniet e punës si kontratat, orari, pushimet, sigurinë në punë, si në aspektin e aspektin e
pajisjeve të punëtorëve, pastaj të ambientit, të udhëzimeve të mbikëqyrjes e të tjera, çka bën kjo
Qeveri dhe ky kryeministër, shton numrin e këshilltarëve dhe zëvendësministrave, të cilët s’ kanë
as haber se çfarë pune kanë në objektin e Qeverisë.
Veç nëse i hiqni pak shpenzimet për rroga të gjysmës së zëvendësministrave, nëse do të
ndaheshin këto rroga për inspektorë, numri i këtyre të fundit do të trefishohej ndoshta.
Rrjedhimisht, sadopak do të kishte shpresë që gjendja e rëndë e punëtorëve të ndërtimtarisë do të
zbutej.
Por, meqenëse po flasim për një temë të ndjeshme, kujt ia themi këtë? Shikojini veç përballë
ulëset e Qeverisë. Mungon kryeministri, mungon zëvendëskryeministri, mungojnë ministrat.
Katër zëvendëskryeministra janë e asnjëri prej tyre nuk ndodhet këtu në sallë. 15, 18 apo sa
ministri i keni bërë dhe asnjëri nuk ndodhet në sallë.
Meqenëse çështja e menaxhimit të COVID-it nuk është vetëm çështje e shëndetësisë, është një
qasje ndërinstitucionale që së paku duhet ta keni këtu një prezent një ministër.
Ngritëm çështje për ministrin e Shëndetësisë, mungon ministri i Shëndetësisë. Ngrita çështje që
kanë të bëjnë me ekonominë, mungon ministra e Ekonomisë, as zëvendës nuk ka. Ngrita çështje
specifike për punë, po dorën në zemër, jam deputet i Kuvendit të Kosovës, ende sot e kësaj dite
nuk di kush është ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale e kësaj Qeverie, as Punë as Mirëqenie
Sociale nuk ka pasur në këtë kohë, normalisht që ne nuk e dimë kujt t’ia ngremë këto dilema? I
marrin rrogat kot, rrinë në atë objekt të Qeverisë dhe nuk vinë së paku në sallë t’i dëgjojnë hallet
e deputetëve apo të qytetarëve, sepse ne jemi transmetues të problemeve që këta qytetarë i kanë.
Kjo Qeveri lirisht mund ta themi, thoni çka të doni, e di që pozita e ka obligimin gardian të jetë,
veç të jesh gardian i të keqes dhe i të dobëtës, me të vërtetë nuk është për shtati për dinjitetin tuaj
si deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kemi të bëjmë me Qeverinë më të dobët në 20 vjetët të
fundit, kjo është fakt. Një Qeveri që erdhi në pushtet përmes një komploti të bërë në zgjedhjet
demokratike dhe çfarë pune mund të presim nga këta zyrtarë publikë, nuk e kanë as interesin më
të vogël së paku për t’i dëgjuar hallet e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sikur të ishin tash në vendet e tyre të punës, do t’i arsyetonim, po jam shumë i sigurt, ose janë në
shtëpi duke përcjellë seancën online për ata pak të interesuar, ose sigurisht janë diku duke
darkuar me miqtë dhe me shokë, kudo që ata ndodhen.
82
Prandaj, është koha të reflektojmë si deputetë të Kuvendit të Kosovës, ta nënshkruani mocionin
për shkarkimin e kësaj Qeverie, veç çka i bëni nder Kosovës dhe vetvetes tuaj. Aq sa Lëvizja
Vetëvendosje është pjesë e Republikës së Kosovës dhe brengoset për të, edhe ju jeni. Aktin më të
mirë, më patriotik, më dashamirës ndaj qytetarëve që kishit mundur ta bëni, është nënshkrimi i
mocionit për shkarkimin e Qeverisë Hoti. Këtë do t’ia dinë për nder qytetarët, do t’ua dinë për
nder familjarët, miqtë tuaj, sepse vetëm kështu mund të shpëtojë Kosova nga kjo paaftësi që po
shkakton pasoja shumë të mëdha për të gjithë qytetarët e këtij vendi.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Abrashi! Fjalën e ka deputeti Arbër Rexhaj.
ARBËR REXHAJ: Të dashur qytetarë,
E nderuar nënkryetare e Kuvendit,
Pandemia sigurisht është ngjarja më e rëndë në 30 vjetët e fundit dhe sigurisht ndoshta, në fakt,
më e rënda pas luftës në Kosovë.
Ajo nuk është menaxhuar mirë nga Qeveria, madje ishin kampion në rajon e në botë për
keqmenaxhim të pandemisë, e kam thënë disa herë, kjo Qeveri është analfabete e menaxhimit të
pandemisë dhe jo vetëm të kësaj, këta janë edhe analfabetë komplet të qeverisjes.
Për ta vërtetuar këtë, IKSHP-ja nuk ka të dhëna statistikore për vdekjet e qytetarëve gjatë
pandemisë, përveçse ka filluar gjatë muajit nëntor të japë raporte për këto vdekje dhe, dorën në
zemër, në këso raste statistika vlen si argument, vetëm statistika në këto raste jo vetëm që
argumenton, por realisht edhe mbyll çdo dilemë.
E t’ia nisim pra me statistikë. Vetëm në nëntor në rajonin e Prishtinës kemi 27 të vdekur, apo
23,89% nga numri total. Në regjionin e Prizrenit 31, apo 27,43%, në regjionin e Ferizaj 6, apo
5,31%, në regjionin e Pejës 7, apo 6,9%, regjionin e Gjilanit 23, apo 20.35%, në regjionin e
Mitrovicës 9, apo 7,96% dhe në regjionin e Gjakovës 10, apo 8,85%.
Tash mund të vini në përfundim se sa qytetarë kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa për rastet e të
shtruarve nëpër spitalet regjionale nuk ka të dhëna. Sikur IKSHP-ja të jepte të dhëna statistikore
edhe para nëntorit të këtij viti, e që ne e dimë në fund totalin, do ta kuptonim se kemi qindra e
qindra të tjerë të cilët kanë vdekur e që numri total është 849.
Dhe, sigurisht kjo barrë i bie Qeverisë, sepse fatkeqësisht kjo Qeveri ka hequr dorë nga qytetarët
e moshuar dhe me sëmundje përcjellëse, duke i lënë në mëshirë të fatit, njëjtë siç i ka lënë edhe
të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës dhe këtu po dua të potencoj që ta kuptojnë të gjithë, sepse
mendoj që kjo Qeveri po i lë realisht në duar të fatit jetët sidomos të qytetarëve në mes mosha
apo të moshuar, mendoja dhe që është pajtuar me vdekjen e tyre.
83
Të dhënat, pra, statistikat na tregojnë se tash numri i të infektuarve ka shkuar gati 1000 në ditë.
Ndërsa edhe numri dyshifror i vdekjeve në Kosovë është shqetësues, e tmerrshme, për keqardhje,
sepse kjo Qeveri nuk ka kurrfarë plani se si dilet nga kjo situatë, edhe masat e ndërmarra tani,
edhe ato të ndërmarra më herët kanë rezultuar si jo të duhura, sepse nuk përfiton as ekonomia e
Kosovës, e cila është buzë kolapsit, por nuk po mbrohet as jeta e qytetarit.
Kjo Qeveri, e cila erdhi me idenë e hapjes dhe shpëtimit të ekonomisë së Kosovës, tash po e
mbyt për çdo ditë edhe ekonominë, madje edhe shëndetin. Nuk po e mbron asnjërën e as tjetrën,
e as ekonominë as jetën e qytetarit.
Po flasim për statistika, sepse kjo Qeveri duhet kuptuar gjuhën e statistikës, sepse statistika në
këto raste mbyll çdo gojë. Spitali i Mitrovicës jugore është duke funksionuar me vetëm një
infektolog dhe katër anesteziologë, në Vushtrri nuk ka asnjë infektolog, madje as në Klinikën
Infektive. spitali i Ferizajt është duke funksionuar me vetëm një infektolog dhe katër
anesteziologë. Në përgjithësi, në Kosovë janë rreth 4578 mjekë dhe rreth 20% të tyre janë të
infektuar me COVID-19.
Spitalet e Kosovës janë të stërmbushura me të infektuar dhe këtë po ju them pa statistikë por me
argument. E shihni në çdo ditë në paraqitjet e drejtorëve të spitaleve rajonale, të cilët po e
tregojnë në vazhdimësi.
Edhe këta mjekë që kanë mbetur, po infektohet çdo ditë, e me këtë zhvillim nuk do të shkojë
gjatë, edhe sistemi shëndetësorë do të kolapsojë e pastaj çka vjen, kaosi!
E kam dëgjuar kryeministrin, i cili ankohej se e paskemi kritikuar shumë dhe pa të drejtë
ministrin Zemaj. Madje, ai thotë se ministri paska duruar shumë, ndërsa në të vërtetë ai i cili ju
ka duruar shumë është qytetari i Kosovës. Ndërsa sa i përket kritikës ministrit dhe zotit Hotit, që
unë kam pritur këtu të jenë sot, kjo është më e pakta që u bëhet, e kam fjalën për kritikën. Sepse
tashmë edhe kritika nuk po gjen vend tek ju, sepse e keni tejkaluar deri në infinit, meqenëse po
flasim me treme statistikore.
Nuk po ju lë përshtypje më asgjë, krejt çka ju intereson juve është zgjatja e pushtetit, ajo karrige,
këto karrige që i kemi përball. Ndërsa sa për keqardhjen për viktimat COVID-19 janë veç
deklarative dhe kjo çështje fatkeqësisht më as që ju intereson.
Prandaj, të them në gjuhën e popullit, mos na merrni në qafë, ikni nga këto ulëse, sepse nuk jeni
për qeverisje të mirë, nuk dini as të qeverisni, jeni të padijshëm e injorantë përball situatës së
rëndë pandemike.
Dhe, për fund, statistikat e ditës së sotme tregojnë se në çfarë gjendje e keni sjellë Kosovën.
84
Pra, brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS COVID-19 pozitivë. Rastet e
vdekjes nga komunat janë: Gjakovë 2 dhe kur fola për moshën e mesme, shihni vdekjet, sepse ju
keni lëshuar realisht në duar të fatit këtë moshë. Gjakove thashë dy, mosha (78, 76), Prishtinë 2
(68, 65), Prizren 2 (72, 69), Rahovec 2 (55, 53 ), Sharr 1 (76), Ferizaj 1 (75), Gjilan 1 (65),
Kamenicë 1 (75), Mitrovicë 1 (60), Pejë 1 (67), Podujevë 1 (41 ), Therandë 1 (82).
Nëse e vëreni këtë, edhe pse disa bilbila prapa meje po këndojnë edhe me zërin më të keq të
mundshëm, sepse po më duket dikush prej kolegëve po ndjellin zi, e zi ndjellin veç kukuvajkat.
Po mua po më vjen keq për këto raste të 24 orëve dhe në emër tim dhe të Lëvizjes Vetëvendosje
ngushëllime për familjet e tyre.
Tash po i kthehem në fund të diskutimit, pra po e them edhe një herë kjo qeveri fatkeqësisht ka
lëshuar dorë prej moshës së mesme. Prandaj, kjo qeveri e ka vetëm një rrugë, e ajo është rruga e
nderit, e a e dini çka është rruga e nderit: shkuarja në shtëpi, të shkohet në zgjedhje dhe t’i lihen
në dorë qeverisja një qeverie e cila di të qeverisë dhe jo një qeverie, e cila është qeveri
analfabetësh.
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Rexhaj! Fjalën e ka deputetja Rrezarta Krasniqi.
RREZARTA KRASNIQI: Faleminderit, nënkryetare!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Aktualisht situata me virusin COVID-19 është e rëndë në vendin tonë, ngjashëm sikurse në
vendet e rajonit dhe ato të BE-së.
Por falë angazhimit të plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht ministrit të
Shëndetësisë, situata me pandeminë vazhdon të jetë nën kontroll.
Duke parë situatën e rënduar me shtimin e rasteve të infektimit me COVID-19, Ministria e
Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet e tjera shëndetësore ka ndërmarrë disa veprime
konkrete dhe të rëndësishme për të parandaluar shpërthimin e situatës pandemike.
Fillimisht janë vendosur disa masa kufizuese për orarin e lëvizjes, veçmas për personat mbi
moshën 60-vjeçare që sipas Organizatës Botërore të Shëndetit konsiderohen më të rrezikuara nga
virusi COVID-19 dhe në këtë kontest janë marrë vendime për të ruajtur shëndetin e tyre.
85
Në mënyrë graduale, duke e parë situatën në terren, por duke u bazuar në rekomandimet e
Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të ngritë numrin
e masave kufizuese me qëllimin e vetëm për të ruajtur shëndetin e të gjithë qytetarëve.
Është me rëndësi të theksohet se të gjitha vendimet dhe masat kufizuese që kanë hy në fuqi nuk e
dëmtojnë ekonominë e vendit në masë të njëjtë siç e ka dëmtuar Qeveria e kaluar në krye me
zotin Kurti.
Në vend të mbylljes totale, veprim ky që e ka sjellë ekonominë në buzë të kolapsit, Qeveria Hoti
ka zgjedhur forma më kreative dhe më të përshtatshme për të mbajtur gjallë ekonominë e vendit,
duke krijuar kushte për operim dhe duke ruajtur shëndetin e qytetarëve.
Për dallim prej ish-ministrit Vitia, që çdo ditë dilte në konferencë për media, ministri Zemaj çdo
ditë në terren, duke përcjellë situatën nga afër dhe duke vepruar konform gjendjes në terren.
Krahas masave kufizuese, Qeveria Hoti ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të
përballuar me COVID-19, duke ngritur nivelin më të lartë dhe mobilizimin e stafit shëndetësor
në QKUK dhe në spitalet rajonale.
Janë rritur kapacitetet në shtretër dhe me oksigjen, janë rritur testimet në mbi 2000 në ditë, për
çdo kënd që ka nevojë të bënë testin mund ta bëjë brenda ditës.
Vlen të theksohet se në muajin shkurt kur janë realizuar testimet e para për virusin COVID-19
deri më tani janë testuar 122 mijë qytetarë, prej të cilëve 116 janë testuar nga koha kur në krye të
Qeverisë ka ardhur zoti Hoti, përkatësisht nga data 4 qershor.
Në këto rrethana Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me ministri të tjera dhe institucione të
tjera që përfshihen me menaxhimin e situatës me COVID-19 është duke u angazhuar për të
siguruar mbështetjen në mënyrë të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë, derisa po punon
për sigurimin e vaksinës krahas vendeve të Bashkimit Evropian.
Të nderuar kolegë deputetë,
Në kohën kur ne jemi mbledhur për të debatuar për situatën e pandemisë me COVID-19 dhe
menaxhimin e saj, institucionet shëndetësore janë duke kontribuar maksimalisht për ta mbajtur
gjendjen nën kontroll, inspektorët dhe policia po punojnë ngushtë me komunat dhe institucionet
e tjera për të mbikëqyrë zbatimin e masave duke punuar edhe me orar të zgjatur
Prandaj, me këtë rast e meritojnë një falënderim të veçantë.
86
Përveç shtimit të përgjegjësive, është ndarë edhe buxhet ekstra për shëndetësi dhe për arsim dhe
për komuna për t’u përballur më lehtë me gjendjen me COVID-19. Pa përkrahje nuk kanë
mbetur edhe bizneset, edhe punëtorët.
Qeveria Hoti është e vendosur që t’u ndihmojë në tejkalimin e situatës, siç e ka bërë edhe duke
ndihmuar bizneset, punëtorët, bujqit, gratë në biznes, komunitetin joshumicë, familjet me
asistentë sociale dhe të tjerët përmes Fondit për rimëkëmbje ekonomike në vlerë prej 365 milionë
euro.
Ngjashëm do të vazhdohen edhe në vitin e ardhshëm, ku përmes Fondit për rimëkëmbje,
parashihet përkrahje nga shteti në vlerë prej 182 milionë eurosh.
Më duhet të theksoj se nuk është koha për të vepruar mbi bazën e inateve partiake dhe personale.
Nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës ju ftoj për më shumë unitet dhe bashkëpunim që
të votohet edhe Ligji për rimëkëmbje, pako kjo nga e cila do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Si të
zgjedhur nga populli e kemi për obligim që të angazhohemi për interesat e tyre, veçanërisht në
këtë kohë, kur më së shumti kanë nevojë për përkrahje financiare. Kështu jemi zëri i tyre dhe e
përmbushim zotimin tonë për përkrahje të vazhdueshme.
Për të kthyer tek arsyeja për të cilën po debatojmë, në rast se e analizojmë të gjithë situatën dhe
veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ministri i Shëndetësisë, nuk
mund të flasim për mospunë dhe nuk mund të themi nëse nuk është bërë asgjë.
Është për t’u çuditur fakti se në këto rrethana, kur individët e caktuar me përgjegjësi publike
dalin dhe thërrasin protesta kundër Qeverisë së Republikës së Kosovës, rrjedhimisht kontributi i
tyre do të ish drejtpërdrejtë në përkeqësimin e situatës me COVID-19 dhe do të ndikonte në
rritjen e numrit të infektuarve, duke zhvlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor
që në çdo moment përballen me trajtimin e pacientëve të infektuar.
Tani në vend se të adresojmë kritikat që jo rrallë janë të pabaza, duhet t’i ndihmojmë mjekët dhe
infermierët tanë të përballen me këtë gjendje duke respektuar masat e propozuara nga IKSHP-ja,
të cilat i ka ndërmarrë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, me qëllim që të mos vështirësojmë
punën e tyre dhe jetën vetes. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Valon Ramadani.
VALON RAMADANI: Faleminderit, e nderuar nënkryetare e Kuvendit!
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
87
Situata e rëndë me pandeminë është pothuajse e njëjtë në gjithë Kosovën, ndryshe nuk është edhe
në Ferizaj, ku gjendja sa vjen e përkeqësohet. Pra, ka qenë e vështirë dhe vetëm po bëhet edhe
më keq.
Ministri pati premtuar se për fazën e dytë do të krijojmë një qendër me 500 shtretër vetëm për
trajtimin e pacientëve me COVID-19, ministri sot nuk është këtu, po mua më duhet ta pyes:
ministër, ku është kjo qendër apo për juve ende nuk jemi në fazën e dytë, edhe pse po dalin 1000
raste në ditë me COVID.
Spitali i Ferizajt në maksimumin e kapaciteteve të tij mund të trajtoj vetëm 70 pacientë
njëkohësisht. 64 pacientë janë aktualisht të shtrirë në spital, kurse tek tash po improvizohet një
hapësirë për trajtimin e pacientëve të tjerë, në një fshat të Ferizajt, ku përgatitjet vetëm sa kanë
filluar.
Në këtë kohë shtretër nuk gjenden as për t’u blerë, sepse jemi shumë vonë dhe vendet e tjera po i
ruajnë për vete, sepse udhëheqësit e vendeve të tyre janë më seriozë se sa ju.
Përveç kësaj, imagjinoni furnizimet me oksigjen që bëhen në baza ditore. Nga 64 pacientë me
COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Ferizajt, 63 prej tyre janë me oksigjeno terapi, ku dy nga
ata janë në gjendje shumë të rëndë. A jeni në dijeni se spitalet rajonale po e ndihmojnë njëra-
tjetrën me bombola, me copa.
Kërkesa për oksigjen vetëm po rritet, sepse rastet vetëm po shtohen. A jeni në dijeni për këtë
gjendje katastrofale që ka ardhur si pasojë e injorancës dhe papërgjegjësisë tuaj totale.
Përveç në spital, tash nuk po ka vende, e që besa as oksigjeni nuk është i sigurt, aty nuk ka as
barna esenciale për pacientët. Për ta medikamentet duhet t’i blejnë familjarët e tyre, duke e
rrezikuar edhe shëndetin e vet për t’i dërguar ato barna në mes të infeksioni. Pra, për shkakun
tuaj po rrezikohen edhe qytetarët që ende nuk janë infektuar.
Ju nuk keni krijuar stoqe për ilaçe, përkundër kërkesave të vazhdueshme nga personeli
shëndetësor. Kriza ekonomike është thelluar edhe më shumë edhe për qytetarët që ata t’i blejnë
barnat bazike, pra janë varfëruar më shumë e më shumë.
Por kjo nuk ka ndodhur për qeveritarët që nuk japin asnjë pikë përgjegjësie, kur nga buxheti
vidhen plot dy milionë euro me një enter nga tastiera.
Tërë Ferizaj me më shumë se 108 mijë banorë i ka vetëm 12 respiratorë dhe asnjë prej tyre nuk
është ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, gjashtë nga ata janë donacion nga Bashkimi Evropian
dhe të tjerat nga SHBA-ja, e ministri Zemaj, kur i pati sjellë dy respiratorë donacion që edhe
88
ashtu nuk kanë qenë nga ministria u patët paraqitur me dhjetëra zyrtarë partiakë sikur të ishte
ndonjë tubim elektoral për t’i marrë meritat e lëvdatat me diçka që edhe ashtu nuk ka qenë
ndihmë juaja.
Ndër rekomandimet kryesore të organizatave kredibile për parandalim të përhapjes së epidemisë
ka qenë që të infektuarit të trajtohen veçmas nga personat e tjerë me probleme shëndetësore, por
kjo nuk po bëhet te ne, derisa t’i kurdisni sigurisht tenderët që të përfitoni sa më shumë ju si
klikë e ngushtë.
Në vendet e rajonit edhe më larg trajtimi i të infektuarve bëhet në qendra të ndryshime, për të
mos e kolapsuar sistemin, në Kosovë nuk lejohet trajtimi i pacientëve me COVID në klinika
private dhe e keni parasysh që nëse spitalet publike mbingarkohen dhe nuk afrohen asnjë
shërbim, pacientët do të detyrohen të shkojnë në spitalet private, ku mjekësia është tepër e
shtrenjtë për ata.
Ju nuk jeni skandalozë, ju jeni vetë skandali. Në kohën më të vështirë ekonomike planifikoni t’i
shpenzoni mbi 1 miliard euro asfalt autostradë, sepse ju keni nevojë që të vidhni më shumë.
Nuk jeni ngopur duke vjedhur deri tash, nga tash po doni të vidhni edhe më shumë, sepse e keni
kuptuar mirë se më nuk do të mund të vidhni pushtetin e të vini aty ku jeni. Prandaj, ju nuk mund
të ndaleni, por qytetarët mund t’ju ndalin. Mund t’ju ndalin ata që ju po i vidhni e qytetarët janë
bërë bashkë me neve dhe sigurisht që do t’ju ndalim.
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka Agon Batusha.
AGON BATUSHA: Faleminderit, zonja kryesuese!
Së pari, unë dua t’i falënderoj të gjithë mjekët dhe infermierët dhe gjithë stafin teknik të spitaleve
dhe QKMF-ve, AMF-ve, në përgjithësi stafin mjekësor për punën e palodhshme që po bëjnë
madje edhe me orar të zgjatur, e që kjo Qeveri i ka diferencuar kur i ka bërë kompensimet
shtetërore.
Madje ka pasur infermierë, mjekë e staf teknik, të cilët kanë përfunduar vetë të infektuar, e disa
prej tyre edhe kanë humbur jetën.
Prandaj, këta janë ushtarët e vërtetë, këta janë luftëtarët e vërtetë kundër pandemisë.
Kur qytetarët e kuptuan që ne do të bëjmë këtë debat, filluan të më shkruajnë mesazhe të shumta
dhe shumica e mesazheve ishte për Qeverinë që të mos luajë me ndjenjat e qytetarëve, pra
qytetarët e kuptojnë këtë gjendje pandemike dhe qytetarët janë shumë të frustruar me mënyrën se
si kjo qeveri e ka menaxhuar situatën pandemike.
89
Por kur e dëgjojmë këtë Qeveri, ta merr mendja jetojnë në një botë krejt tjetër, jo në Kosovë.
Mjafton të dalim në sheshet apo në lagjet e secilës komunë dhe të kuptojmë gjendjen e rëndë me
të cilën po përballen qytetarët tanë.
Keqmenaxhimi i situatës pandemike nga ana e organeve shtetërore ka bërë që kushtet ekonomike
sociale të vështirësohen për qytetarë dhe gjendja shëndetësore e psikologjike e qytetarëve tanë të
rëndohet. Spitalet në Gjakovë e në Pejë janë në limitet e tyre të shërbimeve, jo sepse mungon
vullneti i stafit shëndetësor, por sepse mungojnë kapacitetet teknike dhe kapacitetet vepruese.
Nga të infektuarit, pra nga pacientët kemi marrë shumë njoftime, respektivisht ankesa dhe
lëvdatat, por lëvdatat janë vetëm për stafin mjekësor, e ankesat janë po ato të njëjtat, për
mënyrën e menaxhimit të situatës pandemike. Ankesat kryesore si nga mjekët, infermierët, po
ashtu të vërejtura edhe nga qytetarët janë bombolat e oksigjenit që vazhdojnë të jenë mjeti
kryesor për pacientët që janë në gjendje të rëndë, janë mjeti kryesor për shërimin e tyre. Mungesa
me furnizim të mjaftueshëm të oksigjenit, bombola të vjetruara e të ndryshkura, që jo rrallëherë
dështojnë, bëjnë që shumë pacientëve t’u rrezikohet jeta dhe mjekëve t’u vështirësohet puna.
Këtë problematikë e ka edhe Spitali i Gjakovës dhe jo rrallëherë edhe ai i Pejës.
Idealja në sistemin aktual të Kosovës apo atë që kanë thënë edhe mjekët e infermierët, do të ishte
më së miri ta kishin sistemin e oksigjenit në spitalin e Prizrenit. Për shkak të këtyre rreziqeve nga
bombolat e oksigjenit, pra dështimit të oksigjenit, shpeshherë detyrohen që t’i bartin pacientët
për në QKUK. Është thënë edhe këtu në Kuvend, edhe në media konferenca publike që do të
ketë testim masiv, por sipas informatave që kemi është kërkuar që të limitohet numri i testimeve,
pra nuk do të testohen të gjithë ata që kanë simptoma apo edhe zinxhiri i të afërmve i të të
infektuarve, ashtu siç kërkohet në protokoll. Të them të drejtën, në fillim nuk e kam besuar këtë
fakt, por doli të jetë e vërtetë, vetëm sot në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto ku qindra qytetarë
presin para spitaleve. Nuk e di cili është qëllimi i vërtetë, a është që t’u dërgojnë pacientë
klinikave private, apo që duan ta ulin numrin e të infektuarve, numrin zyrtar të të infektuarve,
mund të jenë të dyja.
Por, nuk është as humane, e LDK-ja ndoshta e di më mirë që kjo s’është as institucionale dhe
aspak e drejtë për qytetarët tanë. Nëse ministri Zemaj po dalka në terren dhe po i vizituaka
spitalet, e po e di situatën ai, do të duhej ta dijë mirë që spitalet përballen me mungesë të
medikamenteve bazike për luftë ndaj COVIDit. Disa medikamente që mungojnë e që janë
esenciale janë: Infenem, Citeral që janë të dy antibiotikë, Fraksiparina që është antikoagulant dhe
shumë, shumë medikamente të tjera që zaten do të duhej që spitalet të furnizohen me këto
medikamente, sepse janë esenciale.
Spitali i Gjakovës po përballet edhe me mungesën e gjakut. Ndoshta nuk ka të bëjë direkt me
pandeminë, por ka të bëjë me sëmundjet e tjera dhe në rrjetet sociale po postojnë qytetarët shumë
duke kërkuar ndihmë për dhurim të gjakut, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Prandaj, unë po
90
shfrytëzoj këtë rast, këtë foltore që t’i bëj thirrje edhe ministrit, edhe spitaleve rajonale që të
angazhohen më shumë për sigurimin e gjakut, por edhe atyre qytetarëve që kanë vullnet dhe
munden të dhurojnë gjak e të shpëtojnë jetë.
Sot, spitalet hasin në shumë mangësi e në shumë parregullsi, por duhet të dimë që 90% e të
infektuarve po shërohen vetë në shtëpitë e tyre. Pra, shumica kalojnë infektimin duke u ndihmuar
nga të afërmit, kjo po shton edhe një rrezik tjetër, sepse ata të infektuar shpesh po duan të dalin
dhe të blejnë medikamentet vetë nëpër barnatore dhe prej barnatores të shkojnë në qendrën që
është caktuar nga ministria për të marrë infuzionin. Kjo ka dy pasoja: e para, e rrit rrezikun për
përhapjen e virusit dhe, e dyta, qendrat që janë caktuar nga ministria kanë hapësira shumë të
limituara dhe pacientët apo të infektuarit raportojnë që brenda një dhome shumë të vogël marrin
shërbime në të njëjtën kohë me dhjetëra qytetarë dhe na kanë thënë që ka raste kur edhe në
karrige po i marrin infuzionet. U tha edhe më parë, që një të infektuari po i kushton shumë
shtrenjtë kurimi. Rasti më i lehtë kushton 300 euro, rastet që janë pak më të vështira me 500 deri
në 800 euro, rastet më të rënda mbi 1 mijë euro, të gjitha po jepen nga xhepi i qytetarëve.
Duke e ditur që Kosova e ka rrogën mesatare 250-300 euro, kjo e rëndon shumë gjendjen
ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë, shumë prej tyre po marrin hua te të afërmit, disa dhe
kredi dhe kjo po u shton vështirësitë edhe pas pandemisë. Po pyetja është, ku është shteti këtu?
Le të flasim çka është shteti në fundament, pse është krijuar shteti, pse e kemi shtetin? Veç era
shtet nuk vjen në këtë kohë pandemie, shteti s’ka bërë asgjë. Pse shteti nuk ua siguron shërbimet
e nevojshme me pagesa minimale, ndoshta dhe pa pagesë qytetarëve të Republikës? Pse shteti i
detyron qytetarët të kërkojnë shërbime në ordinanca private, ku shërbimet kushtojnë goxha
shumë? Pse nuk është bërë e mundur hapja e qendrave të tjera të mjekësisë familjare që ofrojnë
shërbime për të infektuar me COVID? Po ku është Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë që
nuk i inspekton barnatoret për ngritjen e paarsyeshme të çmimeve të medikamenteve të
nevojshme për luftë kundër COVID-19?
Pse lejohet një gjendje e tillë që zhvat qytetarin dhe e dëmton imazhin e të gjithë atyre
barnatoreve që janë të përgjegjshme. Po ministri nuk është këtu, sepse ministrit desha t’ia them
edhe disa fjalë, sepse pozita e ministrit dhe çdo pozitë shtetërore është e përkohshme, ministri
është i përkohshëm, pozitat tona dhe si deputetë janë të përkohshme, ne sot jemi, nesër mund të
mos jemi në këto pozita. Por, përgjegjësinë e kemi shumë të madhe, andaj a ndjen ministri këtë
përgjegjësi? A e ka ndjenjën e përgjegjësisë? Sepse, të shesim demagogji e në terren qytetarët të
vuajnë, kjo nuk është përgjegjësi, kjo është e kundërta e asaj. Sot më së miri ose më së shumti
ministri është dashur të jetë një patriot i vërtetë, të vendosë shtetin të parin, shëndetin e
qytetarëve përpara interesave të tij dhe të partisë së tij, por ne e shohim të kundërtën, jo vetëm te
ky ministër, por te gjithë ministrat. Por, edhe një pyetje desha t’ia bëj, qytetarët dënohen nga 200
euro nëse 10 minuta shkojnë me vonesë në qytetin e tyre, dënohen 200 euro nëse ata kanë raste
kur duhet të dalin prej shtëpisë në mënyrë urgjente. Po ne e pamë një foto ku një ish-kryeministër
91
del në fotografi me 70 persona pa maskë, pa distancë, cili është masa që ka ndërmarrë ndaj tij?
Apo për të nuk vlen Ligji anti-COVID.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Deputetja Arbëreshë Hyseni e ka fjalën.
ARBËRESHË HYSENI: Faleminderit, nënkryetare!
Tek po kthehesha një mbrëmje në shtëpi, më telefonon vëllai dhe më thotë që babi nuk është
aspak mirë, temperatura 41,7, e kuptova menjëherë çfarë kishte, i kishte rënë virusi. Kështu nisi
tregimi i një bashkëqytetareje timen nga Gjilani tek po më fliste për përjetimet e saj me babanë e
saj. Babait të saj që kishte probleme kronike me zemrën i ishin lajmëruar simptomat e COVID-
19, qysh të nesërmen ai u testua, por nuk qëndroi dot në shtëpi, sepse iu keqësua gjendja dhe
ekipi i Ndihmës së Shpejtë konstatuan që pacienti duhej shtrirë në spital.
Pacienti në fjalë u pranua në repartin e Infektives në Gjilan vetëm në bazë të simptomave që ai i
kishte. U shtri në repartin, ku të gjithë vuanin nga virusi dhe u gjend në një dhomë me shumë
bashkëqytetarë të tij që po vuanin nga ky virus famëkeq. E gjithë familja e tij u izolua, kështu iu
kërkua nga Instituti i Shëndetit Publik në Gjilan, ai mbeti i vetëm në Infektivë në mesin e shumë
pacientëve, numri i të cilëve po rritej çdo ditë. Për çfarëdo lloj tablete apo medikamenti tjetër që
ai mund të kishte nevojë ia sillnin nga jashtë, qesja dorëzohej tek kushdo që qëllonte në hyrje të
repartit, duke i lutur që t’ia jepnin pacientit në fjalë. Jo rrallëherë ndodhte të prisje te hyrja, sepse
edhe mund të qëlloje tek po nxirrnin ndonjë kufomë nga lart.
Çdo natë e kobshme ishte e gjatë prej dekadash për të gjithë ata pacientë që luftonin me jetën në
repartin e pushtuar nga virusi vdekjeprurës. Lindja e diellit për ata ishte shpresë, sepse çdo rreze
e tij bënte ta kuptonin që ia kishin hedhur virusit edhe për një natë. Pacientit në fjalë i doli
rezultati pozitiv tek ditën e pestë që ai ishte shtrirë në spital, por fatmirësisht gjendja po i
përmirësohej dhe në ditën e dhjetë lirohet për të shkuar në shtëpi. Ai e pati fatin të lirohej, shumë
të tjerë nuk u pritën më asnjëherë nga familjarët e tyre, sepse jeta e tyre përfundoi në repartin e
kobshëm të Spitalit regjional të Gjilanit. E tillë kryesisht në rastet më të mira duket historia e një
pacienti që infektohet me COVID, sepse ka raste edhe më të rënda, shumë më të rënda që në fakt
tregojnë nëpër çfarë po kalojnë qytetarët tanë dhe familjet e tyre.
Prej kur jemi në pandemi më shumë se 60 qytetarë gjilanas humbën betejën me virusin COVID-
19, 11 nga ta vetëm gjatë javës që lamë pas. Vetëm prej 1 nëntorit e deri më sot kemi 716 raste të
reja të të infektuarve në Gjilan dhe situata është përmbysur komplet. Fluksi i pacientëve është
rritur shumë ndërkohë që mungon stafi, krejt kjo punë e madhe në Spitalin regjional të Gjilanit
bëhet me staf të limituar sepse kapacitetet janë të atilla. Infektivja e ka përballuar këtë fluks
pacientësh çdoherë me më pak se 4 infektologë. Në vazhdimësi ka mungesa, sepse disa kthehen
nga izolimi, të tjerët hynë në izolim. Pavarësisht vështirësive, janë pikërisht stafi shëndetësor që
92
kanë vendosur të mos dorëzohen asnjëherë, me këdo që më ka rënë të diskutoj në periudhën e
qëndrimit në spital, kanë vetëm fjalë të mira për mjekët, infermierët, teknikët dhe të gjithë ata që
po qëndrojnë në krye të frontit në këta muaj të vështirë për të gjithë ne. Secili prej tyre ka
familje, secili nga ta mund ta ketë dikë në shtëpi që i rrezikohet jeta nga virusi, por pavarësisht
kësaj zgjedhin t’i dalin në ndihmë dhe t’u shërbejnë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmën e
tyre. Njëri nga shqetësimet më të mëdha, pikërisht të mjekëve brenda, është fakti që ka një kohë
të gjatë që mungojnë antibiotikët e spektrit të gjerë, ku edhe furnizimi me antiviralë nuk është i
mjaftueshëm. Pothuajse asgjë nga barnat esenciale nuk gjendet aty, gjithçka duhet blerë vetë dhe
gjithçka që duhet blerë, kushton jo pak.
Për një qytetarë që merr 200 deri në 300 euro pagë mesatare në muaj, është tejet e vështirë të
përballojë këtë gjë, sepse kaq do të shpenzojë për terapi vetëm përbrenda pak ditësh. Gjatë gjithë
kësaj kohe më ka rënë të flas me shumë pacientë që kaluan ditë të tëra në infektiven e Gjilanit,
disa më thoshin që donin ta shihnin ushqimin me sy, e disa të tjerë pas ditëve të tëra pa ngrënë,
mezi prisnin t’u sillej pjata me vezë dhe djathë. Shumë flisnin për përjetimet tejet të rënda, më
tregonin se si i ndërroheshin çdo ditë shokët e dhomës, sepse nuk kalonte ditë pa ndërruar jetë
dikush. E tjerë më thoshin që nuk i kujtohej mirë asgjë, sepse nga gjendja e rënduar pothuajse
nuk kishin vetëdije fare. Për të gjithë këta pacientë që kanë kaluar nëpër trauma të tilla do të
duhej të kishte trajtim të veçantë nga shteti, njëjtë sikurse edhe për stafin shëndetësor, trauma e të
cilëve do të mund të ketë qenë e shumëfishtë. Për çdo pacient që lirohet për në shtëpi, fillon faza
e dytë e ankthit, mos do të kem nevojë për oksigjen, mos do të më keqësohet gjendja, mos do të
më rikthehet temperatura, mos do ta kem fatin e njëjtë të shokut që e kisha në dhomë.
Më besoni që të gjitha këto pyetje sillen vazhdimisht në kokën e secilit pacient post-COVID.
Paramendojini çfarë paniku përjetojnë këta pacientë kur kuptojnë që çmimi i barnave ka filluar të
lëvizë, sepse ka lëvizur në fakt. Disa herë qytetarë të ndryshëm më kanë shkruar për të më pyetur
nëse do të ketë kompensim për ta, ose nëse do t’i sigurohen barnat që ata përdorin pasi të dalin
nga spitali, sepse po ju kujtohet kjo paga mesatare 200 deri në 300 euro, 200 -300 euro që
shpenzoheshin brenda pak ditësh, me çfarë do t’i blejnë këta pacientë barnat e tjera, aq më tepër
kur çmimet janë rritur për një pacient që është përdorues i rregullt i 3 apo 4 llojeve të tyre, çdo
lëvizje në çmim do të thotë shumë. Prandaj, besoj që këtu duhet vigjilencë e madhe nga organet
institucionale përgjegjëse, sepse nuk mund të lejohet që në një kohë pandemie, kur të ardhurat
financiare të familjeve ka rënë, dhe kur po përballemi me krizë ekonomike të ketë rritje çmimesh
të barnave, pikërisht në kohën kur edhe kërkesa dhe nevoja për konsum të tyre domosdo është
rritur.
Dhe, një gjë të fundit, duke u shprehur ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur më të
dashurit e tyre dhe duke u dëshiruar shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë prekur me COVID,
uroj që kjo pandemi të kalojë sa më shpejt e të lërë sa më pak pasoja te qytetarët e Kosovës në
përgjithësi. Shpresoj që nga kjo periudhë të mos pësojnë pacientët kronikë që vuajnë nga
93
sëmundje të ndryshme dhe të cilët për shkak të situatës së krijuar ka mbetur mbrapa si në
shërbime, po ashtu edhe në trajtim. Secili e ka të drejtën e vet për të marrë shërbimet adekuate
shëndetësore, sepse jeta e secilit qytetar, qoftë COVID pozitiv, qoftë jo, do të duhej të ishte e
rëndësisë së njëjtë. Gjithashtu, shpresoj që bashkë me pandeminë të shkojë edhe kjo Qeveria
‘koti’ e Avdullah Hotit, sepse vendi nuk rimëkëmbet me qeveri pazaresh, vendi ngrihet në këmbë
atëherë kur nga këtu buron legjitimiteti dhe atëherë kur në krye të këtyre institucioneve ku po
qëndrojnë këta udhëheqin ata që i përzgjedh populli dhe ata që janë burim i këtij legjitimiteti.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zonja Hyseni! Fjalën e ka Gazmend Gjyshinca.
GAZMEND GJYSHINCA: Faleminderit, e nderuar nënkryetare e Kuvendit!
Të dashur kolegë deputetë,
Kjo qeveri që nuk qeveris dot, kur pati filluar punën e saj para së gjithash pati premtuar dy gjëra
kryesore: rimëkëmbje ekonomike dhe menaxhim të mirë me pandeminë.
Ndërsa sot kemi mbetur pa të dyja, ekonomia jonë nuk është rimëkëmbur, shëndeti ynë është
përkeqësuar. Pra, ju kujtohet Lidhja Demokratike që për vite e vite të tëra na e pati lodhur
shpirtin, duke na thënë se si janë ekonomistë të zotë e se si gjysma e Fakultetit të Ekonomisë në
Universitetin e Prishtinës, e profesorëve të atij fakulteti është e mbushur me ekonomistë të
Lidhjes Demokratike. Ku i keni sot ekonomistët? Pse jemi sot në këtë gjendje ekonomike? Në
anën tjetër, na e patën lodhur shpirtin duke na thënë se si këta qenkan ‘Akademi e mendimit
politik’, ku i keni sot kuadrot? Pse jemi në këtë gjendje në sektorin e shëndetësisë?
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
E di që shumica prej jush gjatë gjithë kohës jeni në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe
njëjtë e di se problematikat, vërejtjet e preokupimet që keni marrë së fundi prej të gjithë
qytetarëve tanë kanë pothuajse natyrë të njëjtë të problemit, ashtu sikur i kam marrë edhe unë.
Pra, për ta konstatuar këtë mjafton t’i takosh e t’i dëgjosh qytetarët tanë gjithandej Kosovës,
mjafton të flasësh me qytetarët e me personelin mjekësor e inspektorët komunalë që punojnë
duke ripërdorur për disa herë masa mbrojtëse njëpërdorimëshe, që punojnë pa shtesa edhe pas
orarit tash e sa muaj. Për ta konstatuar këtë që unë po e them mjafton të flasësh me punëtorët në
sektorin privat, të cilëve u janë shkelur të drejtat, e që për shkak të kësaj pandemie kanë mbetur
pa punë e pa para. Mjafton të flasësh me gastronomet e Kosovës dhe industritë e lidhura me
gastronominë që janë goditur kaq keq sot, mjafton të flasësh me pronarët, të cilëve u është ulur
fitimi e u është shtuar barra për pagat e punëtorëve për taksat, faturat e rrymës, ujit, mbeturinave,
internetit e të kësteve të kreditit që u rrinë mbi kokë sikur një dert që s’ka derman, e një dert që të
lë pa gjumë natën. Pra, unë edhe ju e dimë shumë mirë qysh është të përjetohet fundi i muajit kur
nuk ke para e mjete ta mbulosh këstin që duhet paguar në fillim të muajit. Andaj, sot është dita
që të reflektojmë në ndihmë ndaj qytetarëve.
94
Të nderuar kolegë,
Duke i pasur në konsideratën më të lartë problemet e sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët
tanë, për të cilat fola më lart, sot para se të lexoj një fjalim klasik e të zakonshëm që ndërtohet
mbi argumente e qëndrime të ditura më herët, kam vendosur që para jush të bëhem zë direkt për
këto probleme, të cilat i kam marrë nga dora e parë, sidomos për dy qytetet veriore të Kosovës:
Mitrovicën dhe Vushtrrinë, ky i fundit qytet prej nga vij e ku jetoj. Të nderuar deputetë, prej
diskutimeve me qytetarët, personelin mjekësor, e me njohës të fushës kam kuptuar që në Vushtrri
kemi pamjaftueshmëri të furnizimit me oksigjen, gjë që është në kompetenca të Ministrisë së
Shëndetësisë, problem tejet jetik ky, oksigjeni. Nuk janë stimuluar e forcuar kapacitetet testuese
të qendrave rajonale të shëndetit, në vend të institucioneve publike, u është dhënë përparësi
laboratorëve privatë, duke ndikuar edhe më tutje në uljen e besueshmërisë ndaj institucioneve
publike. Stafi mjekësor shpeshherë është detyruar t’i përdorë disa herë të njëjtat masa mbrojtëse
që janë njëpërdorimëshe, edhe pse Ministria e Shëndetësisë është e thirrur ta furnizojë personelin
mjekësor me masat mbrojtëse. Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë që është në kompetencën
drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë, jo të nivelit komunal, ka operuar pa autoambulancë,
autoambulanca është huazuar nga Drejtoria Komunale e Shëndetësisë, pra transporti kryhet nga
kujdesi parësor.
Protokolli i terapisë anti-COVID-19 nuk jepet falas, dihet se gjashtë radiologë të punësuar në
Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë punojnë me vetëm një metodë diagnostikimi që është
rëntgeni, ndërsa në po të njëjtën kohë dhe në të njëjtin spital është edhe aparatura e CT-së,
mamografisë dhe ultrazërit, të cilat për arsye të panjohura kushtimisht nuk përdoren. Tjetër
problem është moscaktimi i drejtorëve të përhershëm, po vazhdohet menaxhimi me ushtrues të
detyrës, kohën e fundit kemi pasur zëvendësim të ushtruesit të detyrës me ushtrues të detyrës, pra
thellim të problemit.
Problem tjetër i shfaqur kohëve të fundit është pranimi i specializantëve të rinj. Ky pranim është
bërë pa planifikim të mirë dhe ka krijuar boshllëk të rrezikshëm në kujdesin parësor që ka qenë
gjatë gjithë kohës në ballë të luftës ndaj COVID-19, shtabet emergjente komunale kanë punuar
për muaj të tërë përtej orarit të rregullt, dhe përkundër këtij angazhimi, Ministria e Shëndetësisë
nuk ka ofruar asnjëherë ndonjë pagesë shtesë. Janë pranuar specializantë të rinj dhe pritet të
shtohet numri i studentëve të mjekësisë, e kemi kuptuar këtë pse po bëhet. Por, në të njëjtën kohë
mjekët tanë vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, me paga jashtëzakonisht të ulëta e me
dinamikë jashtëzakonisht të lartë të punëve. Jetojnë pa sigurim shëndetësor e pa siguri për vendin
e tyre të punës. Anomalitë e tjera që e shpërfaqin jashtëzakonisht mirë këtë keqmenaxhim është
edhe fakti që me gjithë respektin, një shofer i urgjencës ka rrogë më të lartë se një doktor i
mjekësisë që punon në kujdesin parësor, paramendojeni, njëjtë qëndron gjendja edhe me disa
prej zyrtarëve të administratës që paguhen më shumë se mjekët, anomali e çmenduri e llojit të
vet. Ndërsa, sa i përket Komunës së Mitrovicës, ka problem me mungesë të oksigjenit në
kujdesin parësor, kjo ndërlidhet me transportin e pacientëve të COVID-19 nga Klinika Infektive
95
në repartet e Pulmologjisë. Pa oksigjen në autoambulancë, të nderuar deputetë, nuk mund të
transportohet pacienti, e ka mungesë të këtij oksigjeni. Njëkohësisht, nuk ka mundësi të ofrohet
shërbim me oksigjeno-terapi për pacientët në nevojë, ka mungesë të vaksinave kundër gripit
sezonal, është mesi i muajit nëntor dhe nuk ka furnizim me vaksina, përkundër kërkesave dhe
problemeve. Deri tash, ka pasur dy konkurse të Ministrisë së Shëndetësisë për infermierë dhe
doktorë. Asnjë nuk e kanë sjellë në Mitrovicë, në QKMF, për të shtuar kapacitetin, ndërsa kanë
shtuar obligimet për staf shtesë, edhe kjo një tjetër paradoks.
Personeli shëndetësor në QKMF në Mitrovicë është prekur nga virusi dhe ka qenë sfidë
organizimi i punës me përgjegjësitë shtesë. Problem tjetër kanë qenë shtesat për personelin
shëndetësor, këto shtesa janë paguar nga buxheti i Komunës së Mitrovicës pa asnjë kompensim,
Drejtoria për Shëndetësi sot figuron në minus 240 mijë euro me pagesat e fundit, njëkohësisht
kemi pasur pakënaqësi nga stafi mbështetës për mospërfshirjen e tyre nga fillimi në këto shtesa.
Angazhimi i ekipeve të QKMF-së për monitorimin e pikës kufitare në Bërnjak pa kushte
akomoduese për personelin, si dhe pa staf mbështetës, ka qenë një sfidë tjetër. Dhe, për fund,
nënshkrimi i kontratave njëjtë edhe në Komunën e Mitrovicës me specializantët dhe shkëputja e
kontratave të tyre në QKMF në Mitrovicë ka paraqitur telashe, sepse ka pasur raste kur vetëm
brenda një dite kanë shkëputur kontratën 10 doktorë të QKMF-së, janë në pritje edhe të tjerë ta
bëjnë të njëjtën.
Pra, nuk ka doktorë për mbulimin e terrenit në rajonin e Shalës, nuk ka se si të vazhdohet kështu,
nëse ne po dëshirojmë menaxhim të suksesshëm. Si QKMF janë 24 qendra në Mitrovicë dhe
menaxhohen pa doktorë dhe nuk do të mund të ofrojnë shërbime, nëse kjo metodë e punës
vazhdon. Po ashtu, e njëjta gjendje është edhe në Urgjencë.
I nderuar ministër i Shëndetësisë,
Problem tjetër është edhe dhënia e specializimeve mjekëve, të cilët sapo janë licencuar dhe nuk
kanë as edhe një ditë përvojë në nivelin parësor dhe pamundësia për t’i zëvendësuar këta doktorë
me ata të cilët e kanë marrë specializimin. Për fund, vonesa e rezultateve të testimit nga IKSHP
dhe pritjet e gjata për termin për testim përbën një telash tjetër për Komunën e Mitrovicës,
ndërsa mungesat e tjera në kujdestarinë në Repartin e Infektives në Spitalin Rajonal të
Mitrovicës dhe pacientët të cilët kanë probleme mbesin pa kujdes specialistik. Po ashtu, në të
njëjtin spital mungon, siç e tha edhe kolegu im më herët, infektologu dhe nuk ka kujdestari as
gjatë vikendeve. Pra, probleme jashtëzakonisht të mëdha teknike, probleme të cilat po e
shpërfaqin edhe një herë kaosin në të cilin kjo qeveri sot udhëheq me vendin tonë, e po ashtu
probleme të cilat e shpërfaqin edhe një herë mungesën e kuadrove dhe gënjeshtrën e madhe, të
cilën e ka treguar Lidhja Demokratike tash e dy dekada ndaj këtij populli, se kanë ekonomistë e
kanë kuadër të zotët. Ja, e pamë se sa të zotët ishin.
KRYESUESJA: Faleminderit! Hekuran Murati e ka fjalën.
96
HEKURAN MURATI: Faleminderit, e nderuar kryesuese!
Dëgjuam shumë deputetë, kryesisht nga Lidhja Demokratike, por edhe të koalicionit qeverisës,
që non-stop gjatë tërë kohës, në vend se ndoshta të paktën ta japin ndonjë kritikë, se megjithatë
s’mund të thuhet, asnjë njeri normal s’mund të thotë se është menaxhuar mirë pandemia, tërë
kohën pra kritikat i drejtuan drejt opozitës, thuajse opozita, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje,
paska marrë përsipër për të menaxhuar me pandeminë!
Është e kundërta. Ju e keni uzurpuar pushtetin prej datës 3 qershor me një votë ilegale, me një
votë në burg, edhe keni thënë që dini të menaxhoni më mirë. Tash, e keni marrë përsipër atë
detyrë, vetë e keni kërkuar dhe ka ardhur situata kur tash kemi më shumë vdekje, gjë që është
tragjike me e thënë, se nuk janë vetëm statistika.
Pra, numri i vdekjeve është më i lartë për një ditë aktualisht, se sa që ka qenë numri i rasteve të
infektuara brenda një dite kur ju e keni uzurpuar pushtetin. Tash vini këtu dhe e drejtoni gishtin
drejtë opozitës, thuajse opozita me zor ua paska dhënë këtë detyrë, thuajse opozita dhe Lëvizja
Vetëvendosje gjatë tërë kohës ju paska penguar. Është totalisht e kundërta. Ne gjatë tërë kohës
jemi munduar, me gjithë problemet që i keni shkaktuar e me gjithë uzurpimin e shtetit që e keni
bërë. Vetëm sa për rikujtim, në rishikimin e Buxhetit ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi dorëzuar
disa e disa amendamente të cilat kanë qenë në të mirë të qytetarëve, pra ashtu siç proklamohej
kur arsyetohej se rishikimi i Buxhetit duhej të votohej për shkak se me atë rishikim do t’u
ndihmoni qytetarëve.
Çka kemi propozuar ne? Një amendament i dorëzuar nga Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë
për t’i ndarë 80 milionë euro për të ju ndihmuar qytetarëve, punëtorëve direkt, pra pagesa direkte
për punëtorët. Edhe ju si LDK atëherë nuk e keni votuar. Në fakt, keni votuar kundër. Ju që tash
po thoni se s’po ka propozime nga opozita. Ju e keni votuar kundër atë amendament, sepse keni
thënë se keni një ide më të mirë, por s’na keni treguar se cilat janë ato ide.
Domethënë, asokohe keni thënë “na vyen Ligji i rishikimit të Buxhetit për të ju ndihmuar
qytetarëve”. Kur ju kemi pyetur “na tregoni se si doni t’u ndihmoni qytetarëve”, nuk keni
treguar. Dhe, çka ndodh? Dy muaj pasi kalon rishikimi i Buxhetit ju vini me një vendim për t’i
shpërndarë 60 milionë euro bizneseve. Domethënë, bizneseve t’u shpërndahen 60 milionë euro
dhe atë përfituesit më të mëdhenj kanë qenë rrjetet e supermarketeve. Pra, në një buxhet të
varfër, siç është i Republikës së Kosovës, i cili mbushet me taksat e taksapaguesve të varfër të
këtij vendi, ju keni marrë para prej njerëzve të varfër dhe ua keni dhënë milionerëve të
supermarketeve. Këtë e keni bërë. Dhe, kjo ndoshta paska qenë arsyeja pse ju e keni votuar
atëherë kundër atë amendamentin për 80 milionë euro me ua bë pagesat direkte punëtorëve.
Çka ka pasur tjetër? Tjetër gjë ka qenë ndihma për sektorin e gastronomisë, ka qenë po ashtu
argument nga Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje për t’i ndihmuar sektorit të gastronomisë edhe kanë
97
qenë pagesat direkte për kamerierët, pra për stafin, kanë qenë mbulesa të qirave dhe
subvencionim i shpenzimeve tjera operative. Ju e keni votuar kundër, se keni thënë e kemi
vendimin e Qeverisë me të cilin ne do t’i ndihmojmë këtij sektori dhe vendimin e keni marrë për
ta votuar atë pakon e rimëkëmbjes, që thoni se është 385 milionë euro, që s’ka qenë e vërtetë dhe
po del se s’është e vërtetë, se ju kemi thënë qysh atëherë, prej atyre 350 milionë eurove 200 i
keni përfshirë shpenzimet që tashmë kanë ndodhur Qeverisë Kurti. Pra, veç i keni përfshirë aty
për ta bërë të duket më e madhe, t’i rreni qytetarët.
Çka ka pasur tjetër? Ka qenë edhe propozimi i deputetit Fitim Haziri, po ashtu në emër të Grupit
Parlamentar Lëvizja Vetëvendosje, që ka pasur të bëjë me ndihmën që do të duhej dhënë
qytetarëve që infektohen me COVID, pra për të ju dalë në ndihmë pikërisht atyre personave që
preken nga pandemia. Ju e keni votuar kundër. Ka pasur edhe amendamente tjera nga deputetë të
tjerë, që po ashtu kanë synuar ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, të cilat ju i keni votuar
kundër, sepse keni thënë se e keni një plan më të mirë.
Edhe tash, po bëhen sa muaj... katër muaj prejse ka kaluar rishikimi i Buxhetit dhe ju vazhdoni
me këngën e njëjtë, se qenka pakoja, Ligji i rimëkëmbjes ekonomike, që po ua pamundësuaka të
ju ndihmoni qytetarëve. Kur ishte puna me i nda 60 milionë euro, me ua dhënë supermarketeve
nuk thatë që qenka pengesë Ligji i rimëkëmbjes. Pra, këtu e kemi problemin. Ju vazhdimisht po
ankoheni. Mundësinë e keni pasur. Keni thënë se po ju vyen marrëveshjet ndërkombëtare me i
votua. I kemi votuar, i kemi miratuar. Të gjitha që kanë qenë për pandeminë i kemi votuar.
Madje, edhe disa që s’kanë qenë e që u kemi paralajmëruar me kohë, se problem do të jetë
shpronësimi e ashtu edhe po del tash. Pra, projektet prapë s’po zbatohen megjithatë, sepse
problem po del të jetë shpronësimi.
Pra, të gjitha këto i kemi dëgjuar prej juve dhe ju prapë keni fytyrë të vini këtu e të fajësoni
opozitën e të thoni: “opozita s’po na lë të punojmë mirë”. Po ju kur e keni marrë pushtetin a e
keni ditur se ka opozitë ky Kuvend? A është dashur të siguroheni ju, që më së pari jeni Qeveri
legjitime dhe legale, që i keni së paku 61 vota? Se, tash po del që s’i keni. E një qeveri që s’i ka
61 vota nuk është qeveri, duhet të shkojë në shtëpi. Se, veç keq është duke i bërë këtij vendi.
Qysh po ka mundësi, pra të bëjë vendime e të nënshkruajë tenderë ku u jepen ministrave të vetë,
ku nënshkruhen kontrata tash e ringjallen kontrata, që tashmë janë konsideruar të vdekura, siç
është ajo me Contour Global. Tash, kallëzomëni edhe këtë, qysh mundeni me thënë ju që po doni
me ju ndihmua qytetarëve, kur ju po doni me ia dyfishua çmimin e energjisë elektrike atyre
qytetarëve me kontratën e Contour Global-it. Ajo kontratë ka shkua, është tërhequr vet
kompania, vetë Contour Global në mars të këtij viti ka thënë tërhiqemi nga ky projekt, ju po doni
me e ringjall.
98
Tash po del në lajme, që keni paguar kompani konsulentë për të pa se qysh me ia bë asaj
kontrate, qysh me e rifillua atë projekt. Ai projekt, e kemi shpjeguar sa e sa herë, e dyfishon
çmimin e energjisë elektrike. Kallëzomëni a e keni përnjëmend këtë punën e ndihmës së
qytetarëve apo veç retorikë në Kuvend? Se, nuk po e shoh. Me pas dashtë me u ndihmua
qytetarëve, ju me ato 60 milionë euro, ju kishit ndihmua direkt qytetarëve, direkt punëtorëve, jo
me ua nda bizneseve e me përfitua pikërisht ato biznese, të cilat kanë punuar gjatë pandemisë
dhe kanë shënuar fitime rekord. Këtu e kemi problemin. Me hipokrizinë e juaj, se në vazhdimësi
vendimet që i merrni janë në favor të grupeve të interesit, në favor të bizneseve që lidhen me
juve e vini këtu dhe qaheni pastaj e thoni, s’po na i votoni atë ligjin e rimëkëmbjes, që aty veç
rimëkëmbje s’ka, thoni: s’po na e votoni atë ligj, se me na e pas votua edhe qatë ligj namin do ta
kishim bërë!
Kanë kaluar këtu sa e sa marrëveshje ndërkombëtare, ka kaluar këtu rishikimi i Buxhetit, ka
kaluar tejkalimi i deficitit, tejkalimi i bilancit bankar, shfrytëzimi i bilancit bankar. Janë qindra
milionë euro në dispozicion që i ka Qeveria dhe nuk u ndihmon qytetarëve, e mundësinë e ka.
Mundësinë e ka Qeveria. Tash, e kemi edhe Buxhetin të cilin në komision do ta shqyrtojmë nesër
dhe çka ka në atë buxhet? S’ka ndihmë për qytetarët, ka autostradë. Keni pru autostradë në
Buxhet. Marre duhet të ju vijë. Ju tani po flisni për interesa të qytetarëve!
Kjo Qeveri duhet me shkua sa më parë. Kostoja nuk është veç financiare, kostoja është edhe në
jetën e njerëzve. E kanë marrë me diku rreth 30 viktima, nëse s’gaboj, kur ka qenë data 3
qershor. Tash i kemi 830. Pra, 800 jetë njerëzish. Dhe, tash pyetja ime për ju në fund është: a
mendoni se ia ka vlejtur me i humb 800 jetë njerëzish vetëm për ta mbajtur një post, vetëm për ta
mbajtur dikë ministër? A ia ka vlejtur? Kjo është pyetja ime.
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Murati! Shkelzen Hajdini e ka fjalën.
SHKËLZEN HAJDINI: Faleminderit, kryesuese!
Kjo Qeveri është zgjedhur me votat e këtij Kuvendi dhe ky Kuvend nëse i ka votat mund të
procedojë dhe ta rrëzojë këtë Qeveri, nëse i ka votat. Nëse nuk i ka votat, konsideroj që kjo
shtëpi, ky Kuvend duhet edhe të veprojë me përgjegjësi, ngase nuk është në pyetje nevoja e
Qeverisë, por është nevoja e qytetarit, është nevoja e ekonomisë.
Bëj lutje që ta lëmë hipokrizinë anash. Nëse nuk i keni votat për ta rrëzuar Qeverinë, pritni derisa
t’i bëni votat për ta rrëzuar Qeverinë e në ndërkohë mbështetni institucionet që t’i dalin në
ndihmë shëndetësisë, arsimit, ekonomisë dhe të gjitha poreve të jetës dhe të gjitha institucioneve
që janë në nevojë të madhe tani.
Dëgjova Hekuranin që foli për rishikimin e Buxhetit. Foli për disa amendamente, por harroi të
tregojë që Vetëvendosje nuk e ka votuar rishikimin e Buxhetit në pikun e pandemisë dhe harroi
99
të tregojë se Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në votim, as të Pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Ne Pakon për rimëkëmbje ekonomike në këtë Kuvend e kemi kaluar në lexim të parë me 64 vota
dhe kemi thënë, edhe unë kam thënë këtu, edhe shefi i Grupit Parlamentar, edhe kryeministri,
nëse nuk ju duket e mirë kjo Pako ekonomike, siç po thoni ju, urdhëroni edhe e ndreqim, e
rregullojmë, Pakon e rimëkëmbjes ekonomike qysh ta shohim ne që është më mirë, ngase Pako e
rimëkëmbjes ekonomike nuk po votohet për Qeverinë, por po votohet për ekonominë, për
shëndetësinë, për qytetarin, për rastet sociale e për të gjithë, për pacientët, për të gjithë ata që
janë në nevojë.
Por, ju nuk patët interes, as ju, as PDK-ja, e mandej ju bashkua juve edhe Lista Serbe e u bëtë
bashkë krejt, edhe nuk e votuat Pakon për rimëkëmbje ekonomike. E tash, vazhdoni ju me këso
hipokrizie e ngrite zërin e bërtit ti sa të duash, Hekuran, por nevoja e qytetarit nuk është neve të
na shohë këtu duke e fajësuar njëri-tjetrin, por nevoja e qytetarit është ta shohë institucionin duke
i dalë në ndihmë.
Si është duke funksionuar shteti sot? Hajde, ta bëjmë një kronologji. Shteti është duke
funksionuar me një buxhet të aprovuar në mars, pa një cent të ndarë për pandemi, edhe pse
pandemia veç pati filluar, me një buxhet që e patëm aprovuar bashkë, ne ishim në qeverisje
bashkë me Vetëvendosjen. Shteti është duke funksionuar sot me një buxhet të rishikuar në
gjysmë të vitit. Dhe, çka ka ndodhur sot?
Pandemia sot, është rritur efekti i pandemisë, është rritur si për nga numri i të infektuarve, po
ashtu edhe për nga ndikimi në ekonomi. Dhe, si është duke ndikuar sot? Ju po kërkoni nga ky
shtet. Ligjet po i votoni, po as nuk po votoni për, as kundër, as nuk po abstenoni, veç po vini këtu
e po rrini, po e shfrytëzoni atë të drejtën, interpretimin kushtetues e që nuk jeni për këto se tri të
drejta i ka deputeti, megjithatë ju nuk po i ndihmoni qytetarit, as ekonomisë.
Po thoni se i paguat 60 milionë euro për supermarkete. Nuk është e vërtetë, Hekuran. 87 milionë
euro pakoja ka qenë për të gjithë sektorin privat dhe jo vetëm për supermarkete. Nuk është mirë
ta dezinformosh ashtu qytetarin këtu në Parlament. Kanë marrë edhe supermarketet, ngase edhe
ata janë tatimpagues, megjithatë qëllimi ka qenë për të gjithë sektorin privat, pa dallim. Nevoja
sot është ne me të vërtetë të reflektojmë, të japim kontributin ashtu siç jemi të thirrur dhe siç e
kemi mandatin.
Unë e kuptoj që ka mundësi të mos ju pëlqejë kjo dhe nuk ju pëlqen kjo Qeveri, po ose rrëzojeni
këtë Qeveri me votë në Kuvend, se ky Kuvend e rrëzon edhe e emëron, ose nëse nuk i keni votat,
bashkëpunoni, votoni ligjet, se nuk jeni duke i votuar, as për Vetëvendosjen, as për LDK-në, as
për AAK-në, as për Nismën, por jeni duke i votuar ligjet për qytetarët. Dhe, mos e detyroni
qytetarin, ekonominë, të bie në këtë pozitë, ngase kriza është duke u thelluar dita ditës dhe sot ne
jemi dëshmitarë që edhe Buxheti i Republikës së Kosovës, nga i cili po kërkohet t’i dalë në
100
ndihmë ekonomisë dhe qytetarit, është duke u pakësuar. Ju e dini, që pranimet afërsisht në 300
milionë euro mund të jenë më pak me Buxhetin e Kosovës, se vitin e kaluar. Dhe shteti për t’i
ndihmuar duhet të buxhetojë, duhet të ketë mjete buxhetore për t’i ndihmuar një sektori.
Unë e kam parasysh që Ministria e Shëndetësisë në këtë rast mund të mos ketë punuar më së
miri, të mos ketë punuar ashtu siç kemi dëshirë ne dhe qytetarët, unë e kam edhe një fakt tjetër
parasysh, që nuk është se nuk ka punuar. Mos u bëni nihilistë! Mos flisni veç zi! Ngase, i dini
investimet spitalore që janë bërë, e dini numrin e rritjes së testimeve, i dini investimet që janë
bërë në shëndetësi, i dini investimet që janë bërë gjithandej. I dini punësimet që janë bërë në
shëndetësi për t’i dalë në nevojë pacientit, për t’i dalë në nevojë të gjithë atyre. I dini investimet
që janë bërë edhe në fushat tjera. A ka pasur mundësi të punohet më mirë? Ka pasur mundësi të
punohet më mirë. A kemi mundur ne në Kuvend të ndikojmë pak me e krye punën tonë, kemi
mundur.
Por, ne këtu në Kuvend më së pari po kërkojmë prej Qeverisë, e Qeveria është një pushtet tjetër,
ashtu qysh jemi ne këtu. Ata bile kanë bërë diçka, po ne a kemi bërë ndonjë gjë këtu? Jemi “t’u
shllajfit’ në vend”, prej me muaj të tërë asnjë ligj nuk po mund ta kalojmë e dikujt po i qeshet
këtu.
Po, nuk jeni. Dëgjo! Edhe pozita, edhe opozita në Kuvend duhet të jetë pozitë dhe opozitë
konstruktive, jo bllokuese. Çka po... çka jemi duke bërë ne? Ne jemi duke e bllokuar shtetin. Në
anën tjetër, i themi ne shtetit investo. Në anën tjetër, i themi shteti zvogëloje numrin e të
infektuarve, zvogëloje ndikimin e pandemisë. E këtu në Kuvend, se Qeveria nuk mund t’i
aprovojë ato ligje, ne këtu e bllokojmë shtetin. E shfrytëzojmë, i shfrytëzojmë momentet dhe
pastaj dalim e i rrejmë qytetarët se “ne jemi për juve këtu”, se “Kur ka qenë qeveria VV-LDK i
kemi pasur 20 a 30 të infektuar”, po atëherë ka qenë fillimi i pandemisë, nuk ka qenë piku i
pandemisë. Po, a e dini që ne kemi qenë bashkë në Qeveri me VV-në dhe asnjë gram nuk i bie
pishman që kemi qenë bashkë në Qeveri.
Veç edhe një send po ju them, që kemi bërë gabim që e kemi mbyllur shtetin, që e kemi
karantinua shtetin. Efekti ka qenë shumë negativ edhe te qytetari, edhe te ekonomie, ngase jemi
mbyllur e i kemi lënë njerëzit me nga një orë, një orë e gjysmë, të dalin gjatë njëzetekatër orëve
dhe pastaj çka kemi bërë? Jemi hapur përnjëherë! Cilat kanë qenë masat që i kemi marrë ne kur
jemi mbyllur në atë kohë? A më tregon dikush? A është ilaçi sot, hajde po mbyllemi sot, po çfarë
do të bëjmë ne kur të hapemi pas një muaj dite?
Do të thotë, se nuk ka qenë as atëherë qasja e mirë. Edhe sot mund të bëhet më mirë, nëse të
gjithë jemi bashkë. Edhe një gjë duhet ta dijë secili prej nesh. Ju lutem, shteti nuk është më në
situatë normale, jo veç shteti ynë, krejt Bota është duke përjetuar vështirësi, është duke përjetuar
situatë të rëndë, si në ekonomi, ashtu edhe në shëndetësi. Nuk është rritur numri veç në Kosovë,
101
numri është rritur edhe në secilin prej shteteve të zhvilluara në Evropë. Austria e mbylli krejt
shtetin tash, edhe në Francë është e njëjta, edhe në Amerikë është e njëjta. A ne qenkemi më të
mençur se ata që ta menaxhojmë më mirë, tash a? Mos bëni hajgare, deputetë të nderuar. Po, nuk
është në rregull kjo qasje kështu!
Ne nëse duam të ndihmojmë, duhet të mobilizohemi të gjitha partitë politike, edhe opozita, edhe
pozita, të ndihmojmë shtetin në këtë kohë të vështirë. Nëse jo, nëse i keni votat...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Replikë, deputeti Hekuran Murati dhe pastaj Kujtim Gashi.
HEKURAN MURATI: Tash, më duhet ta zhgënjej zotërinë Hajdini, kolegun, se megjithatë
Qeveria Kurti, pandemia ishte shfaqur më datë 13 mars, rastet e para pra në Kosovë të infeksionit
COVID, ndërsa ju keni votuar për ta rrëzuar Qeverinë Kurti më datë 25 mars, pra 12 ditë pas
pandemie. Pra, vetëm ta rikujtoj.
Edhe, nuk është se e kemi menaxhuar bashkë pandeminë, e kemi menaxhuar vet, përkundër juve
dhe fjalëve tuaja non-stop duke bërë pengesa. T’ua rikujtoj deklaratën e Isa Mustafës që dilte pas
Hashim Thaçit bashkë me të dhe thoshin që masat janë antikushtetuese. Tash s’qenkan masat
antikushtetuese a?
Domethënë, keni bërë pengesa, jo që keni ndihmuar atëherë. Pengesa keni bërë. Sa i përket se a
mund të menaxhohet si duhet një pandemi, veç t’ua rikujtoj në fillim Republika e Kosovës është
krahasuar me Zelandën e Re, të njëjtën trajektore të zhvillimit dhe të masave e kemi pasur. Sot,
Zelanda e Re ka ekonominë e hapur, zhvillohet dhe i ka rastet minimale. Edhe për çdo rast të ri e
lokalizon, e izolon dhe s’ka nevojë të mbyllet krejt ekonomia. Ky ka qenë edhe plani që e kemi
pasur. Kjo ka qenë edhe hapja e mençur asokohe e dizajnuar prej ministrit Arben Vitia me stafin
e tij në Ministrinë e Shëndetësisë.
Por çka ndodhi? Ndodhi ajo që pamë të gjithë. Më 3 qershor u uzurpua pushteti prej një qeverie
pa legjitimitet, pa ligjshmëri, edhe tash 800 viktima më vonë këta prapë nuk janë pishman dhe
dalin e thonë “po e menaxhojmë qysh duhet”.
Nuk mu përgjigje, zoti Hajdini, a ia ka vlejtur me i humb 800 jetë njerëzish, veç për ta mbajtur
dikush aty karrigen? A ia ka vlejtur?
KRYESUESJA: Kundër-replikë, një minutë!
102
SHKËLZEN HAJDINI: Hekuran, ti duhet të përgjigjesh, a ia vlen të humben 800, ngase ju jeni
duke i bllokuar. Ne jemi duke u munduar. Përgjigjja duhet të vijë nga ju.
Më 13 mars ka filluar pandemia. Ne kemi qenë në komision kur ka filluar, Hekuran e din, pyetje
për ty. A ka pasur ndonjë cent të planifikuara në Buxhet për pandeminë që e kemi bërë bashkë
me VV-në ne? Asnjë cent nuk ka qenë. Kosova është krahasuar me Zelandën e Re, a po thua? Ne
kemi qenë të karantinuar, të izoluar, virusi s’ec të na hyjë nëpër shtëpi, s’ka mundur të dalë
kurrkush kurrkund, as në punë të shkojë, si rrjedhojë nuk ka pasur numër të të infektuarve, për
ata. Si jeni çelë, si i keni organizuar tubimet në shesh pa maska, Arben Vitia që po e përmend ti,
duke folur me Albin Kurtin pa maska, në protestë, atëherë ka filluar edhe hapja e shpejtë ka
ndikuar në pandemi.
Të lutem, masat e antikushtetue...
(Ndërprerje nga regjia)
KRYESUESJA: Kujtim Gashi e ka fjalën.
KUJTIM GASHI: Faleminderit, nënkryetare!
Edhe pse, nuk e pata në plan të flas, megjithatë kolegu Shkëlzen më nxiti e pa dyshim që më
duhet t’ia rikujtoj disa gjëra.
Siç dihet, Partia Demokratike e Kosovës para tetë muajve ka propozuar dy ligje të veçanta, të
cilat kanë pasur për qëllim menaxhimin e pandemisë dhe po ashtu, ndihmën për komunitetin e
biznesit për sektorin privat, si rezultat i pasojave negative, që ka sjellë pandemia.
Po ashtu, dua t’ia rikujtoj që ne kemi votuar edhe rishikimin e Buxhetit, i cili po ashtu ka pasur
për qëllim që të gjithë punëtorëve në sektorin privat që i kanë pas të premtuara nga 170 euro, t’ua
mundësojmë që t’i marrin, edhe pse përkundër asaj ju ende nuk keni arritur që të gjithëve t’ua
jepni këto mjete financiare, që kanë qenë edhe obligim i kësaj Qeverie.
Po ashtu, ne i kemi votuar edhe Ligjin për COVID-19, të cilin e keni sjellë në këtë Kuvend dhe
pa asnjë hezitim Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës e ka votuar. Gjithashtu, për
t’ia rikujtuar Shkëlzenit, ne kemi votuar gjithashtu edhe të gjitha marrëveshjet, ose ratifikimet e
marrëveshjeve që kanë ardhur në këtë Kuvend, të cilat kanë pasur për qëllim edhe marrjen e
kredive nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare, sepse kemi qenë të vetëdijshëm që të gjitha
këto kredi dhe kjo kornizë ligjore që ka ardhur për votim këtu, ka pasur për qëllim menaxhimin e
pandemisë.
103
Po ashtu, ne kemi ofruar edhe rekomandime dhe amendamente edhe për këtë ligjin të
ashtuquajtur ligji për rimëkëmbje, i cili në fakt nuk ka të bëjë asgjë me rimëkëmbje, sepse i njëjti
vetëm ndryshonte ligjet e tjera dhe nuk ka asnjë qëllim rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Por,
asnjëherë, në asnjë moment nuk ka qenë e gatshme Qeveria që të ulemi bashkë dhe t’i marrin
parasysh rekomandimet edhe tonat, edhe të opozitës përgjithësi, po edhe të sektorit privat në
veçanti, të cilët kanë qenë jashtëzakonisht të zëshëm dhe kanë qenë jashtëzakonisht arrogantë në
këtë çështje dhe nuk kanë arritur asnjëherë të ulemi dhe bashkë ta diskutojmë.
Po ashtu, po ia rikujtoj Xenit që edhe ne sot jemi të gatshëm që brenda 24 orësh ta votojmë atë
ligj, por paraprakisht ju duhet t’i merrni parasysh edhe tri amendamentet e Partisë Demokratike
të Kosovës, të cilat i kemi propozuar, përmes deputetit Bekim Haxhiu, e të cilat kanë për qëllim
kategorizimin e tërheqjes së Trustit në tri grupe dhe të gjithë ata të cilët i tërheqin dhe kanë mjete
financiare të akumuluara në Trust, pas pesë apo shtatë vjetësh, të gjithëve t’u rimbursohen. Pra,
Xen ne kemi qenë jashtëzakonisht korrekt, përkundër faktit që jemi subjekt politik opozitar,
megjithatë kur ka qenë në pyetje pandemia dhe problemet ekonomike që ka vendi, vazhdimisht
kemi qenë të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë. Për asnjë moment, ju nuk e keni marrë as
seriozisht këtë punë, por nuk e keni marrë seriozisht as menaxhimin e pandemisë. Faleminderit!
KRYESUESJA: Replikë, Shkëlzen Hajdini!
SHKËLZEN HAJDINI: Kujtim,
Çka po flasim tash, ne mund t’i vërtetojmë krejt në transkriptet e seancave të kaluara. Unë
personalisht ju kam bërë thirrje që ta votoni në lexim të parë pakon e rimëkëmbjes ekonomike
dhe të gjitha amendamentet që ju e keni si parti politike. Por jo veç ju, të gjitha partitë politike
opozitare do të përfshihen. Çka ka ndodhur? As ju, as Vetëvendosje nuk keni sjellë asnjë
amendament, me përjashtim të deputetit që ju përmendët dhe si rrjedhojë nuk keni ardhur në
Komision për ta votuar rimëkëmbjen, përderisa një përfaqësues i Vetëvendosjes ka qenë aty, po
nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votimit.
Kështu që, edhe një herë, ne ju kemi bërë ftesë, dhe prapë ju bëjmë ftesë që të mobilizohemi
rreth ligjeve të cilat kanë për qëllim të mirën e qytetarit, ngase kështu nuk i bëjmë nder qytetarit.
Nuk jeni duke votuar ju ligj për LDK-në, jeni duke votuar ligj për qytetarin, për ekonominë.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Kundër-replikë, z. Gashi!
KUJTIM GASHI: Shkëlzen edhe një herë po ta rikujtoj, nëse nuk ishe këtu dhe nuk i kuptove.
Të gjitha veprimet tona, të gjitha ligjet dhe ratifikimin e marrëveshjeve që kanë pasur për qëllim
menaxhimin e pandemisë, Partia Demokratike e Kosovës i ka votuar. E ka votuar edhe
rishikimin e buxhetit dhe po ashtu kemi votuar edhe ligjin i cili ka pasur për qëllim menaxhimin
104
e pandemisë. Sa i përket ligjit për rimëkëmbje, në të cilin po thirreni shumë, e nuk i keni numrat,
unë po të flas në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së. Merreni parasysh amendamentet që i ka
sjellë Grupi Parlamentar i PDK-së, 24 vota të këtij grupi i keni për. Faleminderit!
KRYESUESJA: Deputetja Arta Bajralia e ka fjalën.
ARTA BAJRALIA: Faleminderit, kryesuese!
Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë,
Kjo Qeveria ilegjitime është qeveri rekordesh, ama rekorde të zeza. Këta assesi nuk po mund të
arrijnë të identifikojnë veten me punë të mira dhe prandaj, kjo Qeveri si duket ka vendosur që të
dallohet me diçka, pra me rekorde të zeza. Mënyra se si po menaxhohet me pandeminë, e kanë
renditur Kosovën në top-lista botërore, ama për të keq.
Numri i testimeve është pothuajse i njëjtë, nëse e krahasojmë periudhën e muajit tetor, kur të
infektuar ishin shumë më pak se tani. Nga testimet e tanishme që bëhen, diku rreth 40 për qind e
rasteve të testuar, dalin të jenë pozitive. Në anën tjetër, kur krahasojmë rritjen e përqindjes së
testimeve në raport me të infektuarit, del të jetë rritur jo më shumë se 30 për qind. Pra, testimi
masiv siç patën thënë, si shpëtim ose mjet për të dalë nga pandemia, nuk po ndodhë. Shqetësuese
po vazhdon të mbetet edhe vonesa e rezultateve të testimeve, bashkëpunimit të spitaleve
regjionale dhe qendrave të mjekësisë familjare. P.sh., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në
Kamenicë, thonë që rezultatet e personave të testuar ka raste që vijë pas tri ose katër ditësh.
Ndërsa stafi e trajton pacientin me terapinë kundër virusit, derisa të arrijnë rezultatet e testit nga
Gjilani. Pra, Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë po i trajton rastet që do të duhej të
trajtoheshin në spitalin e Infektives.
Problematike del të jetë edhe puna me stafin mjekësor në Kamenicë po ashtu, për arsye se një
pjesë e madhe e stafit mjekësor janë në pritje për specializim. Të paktën edhe tetë mjekë janë
duke pritur për të filluar specializimet dhe se në të ardhmen do të jetë sfidë për stafin e ri
mjekësor, derisa të bëhet edhe adaptimi në kushtet e punës, formën dhe mënyrën e trajtimit.
Po ashtu, numri i infermierëve po del të jetë sfidues në këtë qendër, pasi që një pjesë e tyre janë
të obliguar që të bëjnë kontrolle mjekësore në pikën kufitare në Dheun e Bardhë. Ndërsa, sa i
përket pajisjeve të punës, Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë nuk mund të konsiderohet
që është e sigurt për të ardhmen. Mjetet e punës të cilat i posedojnë, shumica e tyre janë
donacione të ndryshme.
Ne këtu dhe qytetarët jashtë, e dinë dhe besojnë që numri i të infektuarve është më i lartë, por kjo
Qeveri nuk e ka guximin që të rrisë numrin e testimeve.
105
Rekord tjetër i zi, fatkeqësisht i arritur nga kjo Qeveri, është edhe numri i lartë i vdekjeve që po
shkaktohet nga virusi COVID-19. Kosova doli të jetë e para në botë për vdekjet e të të
infektuarve për kokë banori, duke lënë prapa kështu shtete si Peruja, Bolivia, Meksika e të tjera.
Shifrat e të infektuarve dhe rastet e vdekjeve janë treguesit më të mirë, fatkeqësisht, që situatat
epidemiologjike në Kosovë është e rëndë dhe kjo nuk po mund të menaxhohet nga kjo Qeveri.
Masat e ndërmarra nuk kanë pasur efekt në parandalimin ose zvogëlimin e numrit të rasteve, si të
infektuarve, ashtu edhe të rasteve të vdekjeve.
Kamenica nuk është trajtuar nga asnjë qeveri në mënyrë të barabartë dhe se po vazhdon të
diskriminohet edhe nga kjo Qeveri, si nga z. Zemaj, ashtu edhe nga z. Likaj, i cili fshihet sa herë
që ne themi se 546 fëmijë janë ende jashtë sistemit arsimor në Kamenicë. Gjendja me menaxhim
të pandemisë në shkollat e komunë së Kamenicës është në nivel të dobët. Masat të cilat ju i keni
ndërmarrë po zbatohen shumë pak. Në bazë të një analize të Edu-task, masat e ndërmarra nga
qeveria e Kosovës po zbatohen në përgjithësi ose vetëm 65 për qind e tyre, përkundër që kemi
zotim nga të dy nivelet qeverisëse për të zbatuar në përpikëri këto masa.
Kur themi që rezultatet e testimeve po vijnë me vonesë, me nga tri ose katër ditë, kjo po e
dëshmon ndoshta me rastin e fundit, në shkollën e fshatit Koretin. Në fillim janë izoluar vetëm
disa mësimdhënës, të cilat kanë rezultuar pozitivë, ndërsa më vonë janë bërë testet e të gjithë
stafit të shkollës, por që mësimi nuk është ndërprerë dhe ka vazhduar e që është ndesh me ligjin,
i cili thotë se në momentin e testimit duhet që të vetizolohen. Duhet që të vetizolohen, mirëpo ata
janë detyruar që të jenë në krye të detyrës edhe për dy ditë të tjera, derisa u janë kumtuar
rezultatet e analizave përfundimtare. Kështu u rekomandua që shkolla të mbyllet dhe mësimi tani
është duke u zhvilluar online, për arsye se disa prej të testuarve rezultuan pozitivë.
Në hall me menaxhim të keq të pandemisë dhe me masat e ndërmarra jemi të gjithë. Masat të
cilat janë ndërmarrë deri më tani, kanë shkaktuar probleme te shumë qytetarë, punëtorë e
biznese, madje kanë shkaktuar problem edhe te mbikëqyrësit e masave, duke mos ditur se si të
veprojnë, sepse masat në Qeverinë tuaj merren të formës ad hoc. Jeni treguar të paaftë për të
paraqitur forma konkrete për zgjidhje të problematikave, të cilat burojnë nga vendimi i masave të
juaja. I keni trajtuar si bizneset, ashtu edhe punëtorët njësoj. Nuk ka kuptim që biznesi të mbyllet
në ora 19, ndërsa punëtori të gjobitet duke u kthyer nga vendi i punës. Prandaj, është e lehtë të
merrni vendime, por duhet t’i shikoni edhe pasojat që po shkaktoni te qytetarët në këtë kohë
krize. Kur nuk jeni të aftë t’i ndihmoni punëtorët, mos i gjobitni ata. Ju duhet t’i mbroni ata.
Dhe për fund, dua të theksoj, nuk e di se çfarë mendon ministri i gjendjeve të jashtëzakonshme
për situatën e tanishme të pandemisë. A duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo e kanë
harruar gjendjen e jashtëzakonshme? faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka Alban Hyseni.
106
ALBAN HYSENI: Faleminderit kryesuese!
Të nderuar kolegë deputetë,
Të dashur qytetarë,
Rasti i parë i infektuar me virusin korona, më dt. 13 mars, ishte 77-vjeçari nga fshati Stubëll,
Komuna e Vitisë. I njëjti, për fat të mirë e ka kaluar virusin, edhe pse ishte përballur me
probleme dhe sfida të shumta. E sot, muaj pas rastit të parë, me gjithë përvojë që është krijuar
përbrenda sistemit shëndetësor, me të arriturat në nivel botëror dhe njohuritë e fituara rreth
virusit, numri i rasteve që përfundojnë me vdekje në vendin tonë është shumë më i madh.
Infeksionet që nga ditë e para tuajat të udhëheqjes ilegale kanë shënuar rritje enorme. Lakorja e
rasteve po vazhdon të jetë në ngritje çdo ditë e më shumë. Ju veproni vetëm post festum, pra pa
politika preventive. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19, e po
ashtu edhe në rritjen e vdekjeve nga pikërisht ky virus.
Është pikërisht sistemi shëndetësor të cilin e keni krijuar me qeverisje të papërgjegjshme e të
korruptuara për njëzet vjet, sidomos në shëndetësi, që ka lejuar zbrazëtira të atilla që ne jemi
duke luftuar tani për mbijetesë të qytetarëve, edhe atë po shihet që në shumë raste pra me
rezultate të dobëta e le të themi pra që përfundojnë me fatalitet.
Mungesa e personelit po vjen si pasojë e politikave të gabuara në arsim tash e njëzet vite, ndërsa
tani mungesa e personelit po shkaktohet edhe nga infektimi tij gjatë shërbimit për qytetarë.
Shumica e komunave në vend po përballen me probleme të ndryshme për parandalimin dhe
menaxhimin e pandemisë. Një pjesë e madhe e komunave, që për nga territori dhe numri i
banorëve janë më të vogla, nuk kanë spitale, por vetëm qendra të mjekësisë familjare, pra
ambulanca për këto shërbime shëndetësore. Një komunë e tillë është edhe ajo që e përmenda në
fillim, pra Komuna e Vitisë. Në dy javët e fundit, sipas raportimeve, është rritur shumë numri i
rasteve të reja me virus Corona në këtë komunë.
Ndërsa kapacitetet komunale janë të pamjaftueshme. Një pjesë e stafit atje është e infektuar e ata
që mbeten janë të pamjaftueshëm. Janë rreth pesë shtretër të dedikuar për pacientët me COVID-
19 dhe kemi raste kur pacientët presin në radhë derisa të lirohen shtretërit për të marrë terapinë e
tyre lidhur me pasojat që i lë ky virus dhe që i shkakton. Kurse, testimi është në nivelin e
nevojshëm dhe jo në atë qo do të duhej të ishte. Qytetarët e Vitisë për testim duhet të shkojnë në
Komunën e Gjilanit. Kjo rrezikon shëndetin e të dy qyteteve dhe qytetarëve që jetojnë në to, si
dhe krijon shpenzime për ata që duhet të udhëtojnë. Lista e barnave esenciale është në nivel të
pamjaftueshëm, ndërsa terapia që përdoret për trajtimin e pacientëve me COVID-19 nuk
posedohet fare në këtë komunë. Mungesa e kësaj terapie është ngarkesë e barrë financiare për
familjet e kësaj komune, sidomos për ata me gjendje jo të mirë financiare ekonomike, që
fatkeqësisht nuk janë në numër të vogël.
107
Mungesa dhe gjendja jo e mirë e sistemit shëndetësor në Viti, detyron stafin atje që disa raste t’i
dërgojë për trajtim në Spitalin e Gjilanit. E në këtë të fundit, puna nuk qëndron po ashtu aspak
mirë. Madje ka edhe mungesë të oksigjenit. Transporti paraqet sfidë për stafin e personelin e
Komunës së Vitisë, si për nga mjetet e transportit, e po ashtu edhe për shoferët e tyre. Këta të
fundit, edhe i keni diskriminuar për mbështetje financiare, ani pse e shoqërojnë qytetarin e
infektuar për çdo ditë gjatë punës së tyre.
Prandaj, është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme që mostrat për testim PCR të merren në
Viti, e më pas të dërgohen si të tilla në Gjilan, duke evituar rrugëtimin individual të qytetarëve.
Kjo ndikon në përhapjen e virusit, prandaj edhe po kërkojmë që të ndalohet. Po ashtu, në këtë
qytet nuk bëhet as testi aerologjik. Kapacitetet shëndetësore atje mund të realizojnë një test të
tillë. Realizimi i testit aerologjik në institucionet publike të Komunës së Vitisë, shfrytëzon
kapacitetet atje si dhe ndihmon qytetarët që të mos shpenzojnë për testim në laboratorë privatë.
Ju si qeverisje, edhe pse jolegjitim dhe ilegal, në kohën që ju ka mbetur, duhet të bëni më të
mirën që mundeni. Kthehuni prapa disa muaj, dëgjojini kolegët folën para meje, kujtojeni
qeverisjen e menaxhimin e pandemisë që ishte shembull për të mirë, kujtojeni kohën kur Kosova
ishte shembull për disa nga vendet më të zhvilluara të botës sesi menaxhohet pandemia, ani pse
me sistem të rrënuar shëndetësor, që vjen si pasojë e keqqeverisjes suaj që nga paslufta.
Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputetja Fjolla Ujkani.
FJOLLA UJKANI: Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar kolegë deputetë,
Sikurse në çdo sektor tjetër të sferës publike a private, pandemia COVID-19 tash e disa muaj ka
goditur rëndë edhe arsimin e lartë në vendin tonë, me theks të veçantë kategorinë e studentëve.
Studentët janë kategoria më e lënë anash në këtë kohë pandemie. Ata janë pa kurrfarë përkrahje
dhe pa asnjë mbështetje a lehtësim financiar.
Përgjatë gjithë kësaj periudhe nëntëmujore, ata janë harruar e po nëpërkëmben nga institucionet
shtetërore. Kjo përveç se është e papranueshme, në të njëjtën kohë është edhe krejtësisht e
patolerueshme.
Qasja e institucioneve shtetërore karshi studentëve do të duhej të ishte e kundërta e kësaj që e
kemi parë deri më tani. Përkrahja për ta do të duhej të kishte marrë më shumë vëmendje e më
shumë përkushtim. Pra, studentët do të duhej të trajtoheshin krejtësisht ndryshe. Shumë prej
qeveritarëve nuk i dinë problemet e studentëve, sepse nuk duan as t’i dëgjojnë. Ato probleme
kanë qenë të rrënjosura edhe më parë, ndërsa situata me pandeminë tash, veçse e ka rënduar më
tepër gjendjen financiare të kësaj kategorie. Por, fatkeqësisht, hallet dhe problemet e studentëve
108
duket se nuk i bëjnë aspak përshtypje kësaj Qeverie ilegale dhe ilegjitime. Sepse kjo Qeveri më
shumë sesa për hallet e studentëve, është e brengosur për luksin e tyre, pra për vetura të shtrenjta
dhe rehatime militantësh edhe në kohë pandemie.
Këta qeveritarë e kanë luksin të paguajnë vetura komode që kushtojnë qindra mijëra euro, por
nuk e kanë gatishmërinë t’i ndihmojnë studentëve, qoftë edhe me një ndihmë simbolike. Po le të
ndalemi konkretisht te problemet. Studentët janë grupi shoqëror, që prej gushtit e deri më tani,
nuk e kanë e ndjerë aspak dorën e shtetit. Pra, nuk ka ndodhur asnjë lehtësim për ta, qoftë për
lirimin nga tarifat e pagesave për semestra, qoftë nga lirimi prej tarifave të tjera administrative në
universitete. Lirimi nga pagesa e semestrave dhe tarifave të tjera për këtë vit akademik, do të
duhej të ishte hapi i parë i ndihmës për ta. Po ashtu, do të duhej të gjendej një metodë e
mbështetjes për shpenzimet e udhëtimit të atyre studentëve që kanë qenë të obliguar t’i ndjekin
ushtrimet laboratorike në fakultetet përkatëse, e pse jo edhe lirimi nga pagesa për banimin në
konvikte dhe lirimin nga pagesa e shujtave.
Pas vendimit për mësimin online, është dashur që edhe literatura të jetë online dhe e qasshme për
studentët, dhe gjithsesi falas. Kjo nuk është ofruar për studentët, prandaj mungesa e literaturë
online ka ndikuar negativisht në efikasitetin e ligjëratave. Në mungesë të literaturës online,
studentëve u është dashur të udhëtojnë në Prishtinë për të siguruar materiale, gjë që u ka
shkaktuar shpenzime shtesë financiare, por edhe ekspozim ndaj virusit COVID-19.
Tjetër problem ka qenë mospajisja nga Ministria e Shëndetësisë me mjete mbrojtëse nga
COVID-19 për hapësirat universitare, aty ku ka qenë dhe është e obligueshme të mbahet puna
praktike me studentë. Ka raste kur deri në 15 studentë kanë marrë pjesë në ushtrime laboratorike,
por pa e pasur mundësinë e respektimit të distancës sociale dhe masave të tjera anti-COVID-19.
Moshapja e konvikteve për më shumë se një muaj që nga fillimi i ligjëratave, ka shkaktuar
ekspozim të madh të studentëve ndaj virusit dhe shpenzime shtesë për banim dhe udhëtim, pasi
ata janë obliguar që të vijnë në Prishtinë për mbajtjen e ushtrimeve laboratorike ku askush nuk u
kujtua që të koordinohet me komunat nga vijnë këta studentë, apo vetë Ministria e Arsimit që
këtë të drejtë themelore, pra të arsimit ta mbështesë edhe me lehtësime adekuate. Por edhe pasi u
hapën konviktet, përsëris ka probleme në menaxhimin e këtyre, për shkak se 30 për qind e
studentëve të pranuar e rreth 500 studentë prej tyre, do të zënë vendin e tyre të studentëve të cilët
kanë praktikë laboratorike obligative në fakultetet përkatëse.
Pra, këta studentë po pranohen në konvikt që të shkojnë aty dhe t’i dëgjojnë ligjërata online.
Kritika është që shumë studentë që u nevojitet konvikti, kuptohet ata që kanë praktikë
laboratorike, nuk po kanë qasje në konvikte, kurse atyre që nuk u nevojitet, po pranohen për të
dëgjuar ligjëratat online. Kjo na tregon për një planifikim të munguar, por edhe për një
pandjeshmëri të skajshme, sepse kjo çështje, janë çështje thellësisht të përgjegjësisë qeveritare.
109
Edhe një pyetje që e kanë studentët është: pse Qeveria nuk i liron nga pagesa e konviktit dhe
mensës për këtë vit akademik. Konvikti kushton 20 euro në muaj dhe mensa 15 euro në muaj.
Çfarë e pengon këtë Qeveri ta bëjë këtë? Mbi 300 milionë euro i ka marrë kredi, mirëpo ku po i
shpenzon ato? Askush po ashtu nuk ka përgjigje pse është e ndaluar hapja e bibliotekave për
gjithë këtë kohë? Bibliotekat nuk kanë qenë të hapura edhe gjatë kohës kur të gjitha shërbimet e
tjera, prej qendrave tregtare e estetike kanë punuar. Sipas cilit protokoll udhëzohet kësisoj? Edhe
pasi që u hapën bibliotekat, ato funksionojnë me kapacitete të zvogëluara, e kuptueshme marrë
parasysh pandeminë. Por, a nuk ka plan sesi të përshtaten ambientet e tjera brenda hapësirave
publike që të ndihmohen studentët me kushte studimi.
Edhe një çështje që në vendin tonë për fat të keq konsiderohet luks, po që është një e drejtë
themelore për përkujdesje ndaj qytetarëve tanë, e veçanërisht studentëve. Nuk po duket që ka
ndonjë plan për këshillimin psikologjik, qoftë të studentëve, qoftë të qytetarëve. Askush nuk po
përgjigjet për këtë. Studentët nuk janë robotë, e as qytetarët. Qeveria e institucionet publike kanë
detyrë dhe shëndetin mendor të qytetarëve. Nuk mund të mos merret parasysh kjo çështje në këtë
situatë të pasigurisë dhe paqartësisë së madhe. Kështu që siç keni vepruar deri më tani, nuk i keni
lënë rrugë tjetër studentëve veçse që të ngrihen në protesta. Sepse as s’po doni të dëgjoni, e as
doni të veproni.
Ne këtu e dimë çfarë e si jeni ju. Me gjasë të madhe e dinë edhe i gjithë komuniteti i studentëve
në vend. Prandaj, rruga më e mirë është që ju të shkoni, ngase po na dëmtoni, veçanërisht neve
gjeneratën e të rinjve, e nuk jua kemi aspak borxh. Nuk ua kanë borxh as studentët. Faleminderit!
KRYESUESJA: Fjalën e ka deputeti Eman Rrahmani.
EMAN RRAHMANI: Faleminderit, nënkryetare!
Unë sot këtu dua të lexoj një mesazh të një nëne e cila më ka dërguar mbrëmë. Më fal që po të
pengoj, jam një nënë me dy fëmijë. Kam fëmijët e vegjël, njëri është pesë vjeç dhe tjetri është
dhjetë muajsh. Po ashtu jetoj vetëm me fëmijët pa burrin. Jetoj me qira, kam mbetur pa bukë, pa
qumësht për fëmijët. As qiranë nuk po mund ta paguaj. A kishit pasur mundësi të na ndihmoni
sadopak për ushqim? Nuk paska më vështirë se të mbetesh vetë me dy fëmijë e të kërkosh
ndihmë nga të tjerët.
Kjo është situata e shumë grave të cilat kujdesen për fëmijët e tyre sot e që nuk kanë asnjë të
ardhur në familje e tyre. Kjo Qeveri nuk ka marrë parasysh e nuk është interesuar për këto
familje as edhe një çast, as edhe një moment, as edhe një ndihmë të vetme nuk u ka dërguar
këtyre familjeve. Kjo Qeveri e cila është e papërgjegjshme dhe nuk merret edhe me këtë kategori
e lëre më me të tjerat, të cilat është duke i përbuzur e duke u marrë me keqmenaxhime, duke u
marrë me vjedhje të fondeve nga Thesari, duke u marrë me dhënie të tenderëve për ministrat e
vet, i ka lënë në harresë të gjithë nevojtarët.
110
Përveç tjerash, kemi shumë të punësuar pa kontrata, e që shumë prej tyre kanë mbetur pa punë.
Çfarë keni bërë për këta punëtorë, të cilët kanë humbur punën në kohë pandemie? Çfarë ndihme
u keni dhënë gjatë këtyre muajve, gjatë këtyre muajve sa ju keni qeverisur? A jeni marrë me këto
probleme? Natyrisht, nuk ka përgjigje, nuk ka prezencë të Qeverisë këtu, për shkak se janë duke
u marrë me ndarje të tenderëve, me vjedhje nga Thesari. E këto që i kemi parë për këta muaj.
Pastaj kemi shumë të sëmurë, të cilët ballafaqohen me vështirësi për sigurimin e terapive, qoftë
nga ana financiare, po qoftë edhe sigurimin e terapisë, për shkak të mungesës së shumë barnave
dhe terapive në vendin tonë. Janë të sëmurët me fibrozë cistike, të cilët kanë kosto
jashtëzakonisht të lartë. Vetëm për një muaj kostoja e terapisë së kësaj sëmundjeje është nga 500
deri në 900 euro.
Një nënë më kontaktoi para dy jave, ku edhe drejtova pyetje drejt ministrit të Shëndetësisë. Ajo
më tregoi se kishte hyrë në kredi rreth 20 mijë euro deri tani për ta trajtuar këtë sëmundje dhe
asnjë ndihmë të vetme as nga ministria dhe asnjëri prej institucioneve shtetërore nuk kishte marrë
deri tash.
Kjo sëmundje është e pashërueshme dhe përveç shkatërrimit të familjes, ajo i ka shkatërruar dhe
ekonomikisht. Andaj, është obligim i detyrueshëm për Qeverinë që të merret me këtë njerëz dhe
t’u dalë ndihmë, t’ua sigurojë terapinë këtyre fëmijëve.
Një kategori tjetër, e cila nuk është trajtuar gjatë kësaj pandemie është edhe çështja e punëtorëve
të sigurimit fizik në kompanitë private. Ata punojnë me pagë minimale, do të thosha me një
ndihmë sociale, e cila nuk mjafton as për mbijetesë për familjet e tyre. Paga nga 150 deri në 200
euro.
Si i keni ndihmuar këtë njerëz? Sa ju keni dalë në ndihmë? A jeni marrë me ta? A keni paraparë
ndonjë pako apo pakot janë përgatitur për kompanitë e mëdha, ku mbi 6 milionë euro kanë
përfituar vetëm 30 kompani të mëdha që ua keni dhuruar me pako ekonomike.
Janë vjedhur, siç e thashë, mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit. U janë dhënë tenderë
ministrave tuaj mbi 5 milionë euro. Çfarë keni bërë për këta njerëz?
Kemi shumë familje, të cilat jetojnë me qira dhe shumë prej tyre të cilët kanë qenë duke punuar,
gjatë kësaj periudhe kanë humbur vendin e punës. Këto familje nuk po arrijnë që t’i paguajnë
qiratë e veta.
A e keni paraparë t’u dilni në ndihmë? Natyrisht që unë e di që jo dhe nuk ua keni ofruar asnjë
ndihmë të vetme. Përveçse i keni lënë për 20 vjet pa shtëpi banimi, duke u detyruar të paguajnë
111
qira dhe të papunë, në këtë kohë pandemie nuk ju intereson fare që të merreni me problemet e
tyre.
Ku keni qenë dhe ku jeni duke u fshehur, duke punuar për interesa tuaja dhe duke e harruar
secilën kategori nevojtare që është në Kosovë.
Natyrisht që për shkak të pandemisë dhe për shkak të masave të marrë nga kjo Qeveri shumë
shërbyes në gastronomi kanë humbur vendin e punës, janë me mijëra. Disa kanë qenë me
kontrata pune, disa pa kontrata pune dhe asnjë ndihmë të vetme këtyre punëtorëve nuk ua keni
dhënë. As edhe një ndihmë të vetme. Asnjë pagë. Si të jetojnë ata? Si të mbijetojnë në fakt? Pse
nuk merreni me këta njerëz?
Këtu në këto foltore dilni, fyeni, orientoheni dhe akuzoni se opozita po ju pengon në realizimin e
objektivave, e në fakt, opozita ju pengon vetëm në keqmenaxhimin, në vjedhjen e vendit.
Këtu keni pasur mundësinë që të merrni këshilla shumë të mëdha për qeverisur. Edhe pse jeni
Qeveri ilegale, ju prapë keni vazhduar me keqqeverisje. Keni vazhduar që ta varfëroni popullin.
Keni vazhduar me keqpërdorime. Keni vazhduar me keqmenaxhime. Po vazhdoni t’i financoni
strukturat paralele në Serbi, të Serbisë në Kosovë.
Po vazhdoni t’i financoni pjesëtarët e strukturave paralele në veri. Pa shkuar as edhe një ditë në
punë, ju i paguani ata, kurse i lini qytetarët pa bukë. Ju, jo sot se sot është shumë vonë, do të
duhej të largoheshit nga ato karrige që i keni uzurpuar aty dhe t’i kërkoni falje popullit për të
gjitha këto që i keni bërë sot e 20 vjet.
Andaj, është mirë që reflektoni qysh tash, menjëherë dhe ta çojmë vendin në zgjedhje dhe të ketë
një qeveri e cila interesohet për këta njerëz, për njerëzit të cilët kanë mbetur edhe pa bukë.
Ndërkaq, ju talleni në foltore të Kuvendit.
Është koha e fundit që të reflektoni dhe t’ju kthehet shpresa qytetarëve të cilët veçse kanë filluar
edhe të ikin nga vendi edhe të dëshpërohen duke mos pasur e mos parë asnjë shpresë të vetme
nga qeverisje të tilla të cilat e kanë shkatërruar këtë vend. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! Fjalën e ka deputeti Salih Zyba.
SALIH ZYBA: Faleminderit, nënkryetare!
Fjalimin do ta kem shumë të shkurtër, por detyrimisht duhet të flas për institucionalistët.
Siç edhe e tha njëri nga kolegët, i cili i takon këtij tabori të kësaj kategorie, siç tha kemi shllajfit
në vend. Këtu prezentë janë vetëm 2 nga kjo kategori e këtyre akademikëve, kësaj botës
112
akademike. Janë vetëm 2 deputetë të këtij grupi parlamentar, i cili ka përgjegjësi të mëdha,
ndërsa këtu mungon edhe komplet kabineti qeverisës.
Prandaj, ky bastardim, ky shkatërrim i kësaj fjale shumë të bukur është përgjegjësi e këtyre
personave që paguhen dhe e keqpërdorin këtë fjalë.
Ndërsa sa përket rimëkëmbjes ekonomike për të cilën vazhdimisht dhe thuajse në secilën seancë
na vjen si ligj me perspektiv, me një emërtim po aq të mirë sikurse fjala paraprake, që është
rimëkëmbje ekonomike.
Tash rimëkëmbje ekonomike, pyetja është nga kush? Ne i kemi 20 vjet që ka përfunduar lufta.
Në këto 20 vjet kanë qeverisur po të njëjtit. Prandaj, pyetja vazhdon të mbetet nga kush.
Është nga privatizimi për të cilin të njëjtit po vazhdojnë me privatizimin. Ndërsa nëse mendohet
për faktin që këta të njëjtit kanë votuar, kanë kundërshtuar një qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje
duke qenë brenda kësaj, me këtë emërtim në emër të rimëkëmbjes që do të vijë në shprehje dhe
me pretekstin për shkak të gjendjes me pandeminë, këtu prezenca ose mosprezenca thënë më
saktë e dëshmon që të njëjtin nuk e kanë hallin e rimëkëmbjes ekonomike.
Meqenëse, fillimisht ishte ministri i Shëndetësisë, njëjti nuk është, jo për momentin, por ka disa
orë që nuk është këtu. Gjen kohë të shkojë në QKUK, në Infektivë, të përqafojë mjekët
përkundër obligimeve që të ketë distancë, të bëjë marketing në rrjete sociale, ndërsa obligimet në
Kuvend nuk i kryen.
Një zëvendëskryeministër që po ashtu edhe mungon, i cili e përqafoi hajninë nga zyrtarët e
shtetit, duke u përpjekur ta krahasojë me hajninë që ka ndodhur nga hajnat në shtetin e
Gjermanisë.
E kemi një zëvendëskryeministër, i cili dje punëtorëve protestues u tha ‘hajna’. E kemi një
ministër të Ekonomisë, po ashtu mungon, i cili ndoshta për dallim prej këtyre e ka traditë të
mëhershme hajninë.
Para, gjatë, po pse jo edhe pas luftës, sepse i njëjti në pandemi i fiton milionat. Aktualisht e ka
një tender 5-milionësh në përfitim për të mos përmendur gjëra të tjera.
Prandaj, po flas për këtë kategori të njerëzve për të cilën po vuan qytetaria jonë për të cilën e ka
një pasojë aktuale edhe pandeminë si shtesë. Këtu nga kjo kategori e akademikëve u dënua para
pak ditësh edhe një institucionalist i dëshmuar, sipas kategorisë që këta e kanë përcaktuar se
çfarë kategorie janë këto institucione dhe çfarë kuadrosh nxjerrin, është një ish-deputet i kësaj
kategorie i cili u dënuar për 3%-ishin.
113
U dënua pothuajse për 3% të 3%-ishit. Ku është 97%-shi për të cilin kryetari i subjektit ka qenë
përgjegjës dhe asnjëherë nuk ka zbardhje të këtij 97%-shi të 3%-ishit. Prandaj, sot ka vjedhje
milionëshe. Prandaj ka Qeveri të papërgjegjshme. Prandaj, nuk flasim sot dot për gjendjen në
reparte nëpër klinika, po flasim për këtë uzurpim që ia kanë bërë edhe pushtetit, rrjedhimisht
shtetit, dhe e kanë krijuar një gjendje për të cilën qytetari është i pashpresë. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit! I fundit i lajmëruar për fjalë është deputeti Dimal Basha.
DIMAL BASHA: Faleminderit, kryesuese!
Të nderuara deputetë,
Qytetarë të Republikës,
Fillimisht, ngushëllime për të gjitha viktimat e familjarëve që nuk i kanë më të afërmit e tyre.
Po dua filloj me faktin se kjo Qeveri pati uzurpuar pushtetin duke premtuar fillimisht që do ta
zgjidhë problemin me Serbinë, do ta menaxhojë ekonominë, pra krizën ekonomike dhe
menaxhimin e pandemisë.
Po e filloj me të parën, me bisedimet me Serbinë që keni premtuar një marrëveshje
gjithëpërfshirëse që pastaj e pamë se krejt çka përfshirë kanë qenë interesa të Serbisë që t’ju
shtrohen autostradat, hekurudhat, ndarjen e Ujmanit dhe ka përfunduar me përqafimin mes
Vuçiqit dhe zotit Hoti.
Prioriteti tjetër ka qenë menaxhimi i ekonomisë, sipas tyre. Unë mendoj që ka dështuar tanimë,
sepse këta nuk po kanë as kuorum e lëre më votat që t’i kalojnë ligjet dhe prapë insistojnë që t’i
mbrojnë karriget e pushtetit, por jo edhe interesat e qytetarit.
Nëse flasim për rimëkëmbje, rimëkëmbja e vetme është bërë për disa biznesmenë dhe ministra,
por asnjëherë për qytetarin.
U tha këtu më herët se pronarët e marketeve dhe barnatoreve i kanë marrë nga 290 euro për
secilin punëtor. Unë mendoj që kjo Qeveri e cila po thotë se do ta rimëkëmbë ekonominë, të dalë
dhe ta shpjegojë se si Ramiz Kelmendi për 1 500 punëtorë, për vete si pronar i ka marrë 500 mijë
euro.
Këto janë ndihma nga shteti kur e dimë që këto supermarkete kanë pasur shitje dhe profit më
shumë se çdoherë më parë. Nuk asnjë arsye tjetër që t’i marrë këto para Ramiz Kelmendi
përveçse që t’i kthejë edhe një herë në LDK, sepse ai kërcen prej LDK-së në PDK, varësisht ku e
merr ‘tallin’ më të madh.
114
Pra, në vend se punëtorët që janë prekur më së shumti të marrin ndihma, kjo Qeveri i përdor
taksat e qytetarëve që t’u ndihmojë milionerëve, të cilët vazhdojnë të fitojnë miliona.
Biznesmenëve miliona, e qytetarëve u thonë, merrni paratë tuaja në Trust. Ky është plani i tyre
për rimëkëmbje që neve po na thonë ta votojmë.
Pjesa tjetër e ndihmës së tyre, përveç biznesmenëve u dedikohet ministrave. Ministri ka marrë 5
milionë tender, dhe thotë se s’ka asnjë rol në atë kompani përveçse është pronar dhe nuk ka
kurrkush në botë guxim që ta shkarkojë atë. Paramendojeni çfarë Qeverie.
Do të thotë, kanë paga edhe për 50 zëvendësministra. Pra, biznesmenë, për ministra e
zëvendësministra kanë para, ndërsa për qytetarë thonë, hajde votojeni Ligjin për rimëkëmbje se
duhet t’ua japim qytetarëve paratë e veta të Trustit. Prandaj, edhe është duke dështuar se edhe
vetë koalicioni brenda nuk e përkrah.
Premtimi tjetër ka qenë menaxhimi i pandemisë. Fillimisht dua ta cek, ministri nuk është këtu,
por ka shumë rëndësi për shkak në njërën prej seancave e ka ofenduar doktoreshën dhe deputeten
tonë Fatmire Kollçaku, duke i thënë që nuk ke punuar gjatë pandemisë. Ndërkaq në Institut janë
raportet, nuk i ka kërkuar dhe nuk ka kërkuar falje. Ka gënjyer para qytetarëve.
I njëjti që vjen dhe i diagnostikon deputetët këtu në sy. Pra, ky turp vazhdon të mbetet në vendin
e ministrit derisa nuk vjen që të kërkojë falje këtu para deputetes.
Tjetra, flasin për spitale për menaxhimin e pandemisë, derisa Ferizaj me rrethinë i ka diku 200
mijë qytetarë, një spital është nisur dhe janë harxhuar mbi 10.8 milionë euro dhe tashti thonë se
s’ka armaturë të mjaftueshme brenda dhe se Komuna e Ferizajt që është mbikëqyrëse e këtij
projekti ka edhe probleme me tenderin. Pra, është vjedhur edhe në spitale. Ky është menaxhimi
që është bërë tash e sa vjet edhe presim që këta të na e zgjidhin problemin.
Po ua jap disa shifra qytetarëve që ta kuptojnë se çka është duke u menaxhuar, e këto shifra
nënkuptojnë jetë njerëzish.
Kosova i ka 50 të vdekur për çdo 100 mijë banorë, Kroacia i ka 27, Shqipëria 22, e të mos flasim
për vende që e kanë menaxhuar mirë, si Gjermania, e cila i ka vetëm 16.
Tjetra, lufta me pandeminë te këta është bërë që mendoj që ministri duhet t’jua shpjegojë, kanë
mbërritur që t’i mbyllin pishinat e hapur, kurse i ka lënë hapur pishinat e mbyllura. Ky ka qenë
plani i tyre për luftimin e pandemisë, ku kanë bankrotuar bizneset.
115
Pra, biznesi që i ka dy, veç dy muaj sezon, dhe nuk i kanë ndihmuar, i kanë ndihmuar Ramiz
Kelmendit. Pra, këto janë vendime pa asnjë logjikë që nuk ndihmohen pronarët e pishinave, as
gastronomët, por ndihmohen milionerët, ndihmohen ministrat.
Ministri e tha këtu që nuk duhet bërë politikë dhe duhet të jemi bashkë në luftimin e pandemisë.
Kësaj i thonë t’i ikësh përgjegjësisë, për shkak se ky Kuvend e ka votuar Ligjin për parandalimin
dhe luftimin e pandemisë.
Ne si Kuvend ia kemi krijuar një mekanizëm që ai t’i ketë kompetencat e plota që ta luftojë
pandeminë dhe rrjedhimisht duhet ta marrë përgjegjësinë e plotë për të gjitha aktet që i bën. Dhe,
jo të vijë këtu e të na fajësojë neve si opozitë, kur ai i ka të gjitha kompetencat.
Nuk mund të vish dhe t’i akuzosh deputetët për gjendjen e rëndë ekonomike që e ka shkaktuar
vetë ministri me vendimet e tij, njëjtë sikurse që nuk mund të vijnë e të kërkojnë përgjegjësi për
800 viktimat, që janë qytetarë të këtij vendi.
Kompetencat i kanë, gjithashtu duhet ta mbajnë edhe përgjegjësinë, kështu që qysh e thashë në
fillim, kanë marrë pushtetin duke premtuar zgjidhjen e problemit me Serbinë e që kanë dështuar.
Solucion për krizën ekonomike, që është dështim total. Menaxhim me pandeminë, edhe kjo është
dështim.
Rrjedhimisht, nëse kanë dështuar në qeverisje në të gjitha fushat, atëherë pyetja e qytetarëve
është, çka është duke u dashur Qeveria përveçse t’i mbani karriget për vete dhe t’u ndihmoni
biznesmenëve që po marrin miliona.
Pra, insistojnë që t’i mbrojnë karriget duket ndihmuar milionerët, e për qytetarë thonë se nuk ka
para. Ndërkaq, këtu thonë, kemi shllajfit në vend. Ka prej tyre që thonë duhet të propozojmë ide
konkrete që të dalim nga kriza.
Unë mendoj që të gjithë deputetët e Lëvizjes e thanë disa herë këtu: ne i kemi dy ide, e para është
që Qeveria të japë dorëheqje, e dyta, duke e parë papërgjegjësinë dhe dështimin e saj, jepni
nënshkrimet dhe e votojmë mosbesimin e saj dhe kjo Qeveri shkon në shtëpi. Zgjidhja më e mirë
për menaxhimin e pandemisë dhe të ekonomisë fillon me largimin e kësaj Qeverie. Faleminderit!
KRYESUESJA: Faleminderit, zoti Basha! Ka përfunduar debati nga deputetët e interesuar. Nuk
është askush nga Qeveria i pranishëm, kështu me kaq i mbyll punimet e kësaj seance. Natën e
mirë!
E përgatiti:
Njësia për Transkriptim dhe Lekturë
Recommended