4
Policia e Kosovës SIGURIA GJATË NGASJES SË VETURËS! Pjesëmarrësit në komunikacion përfshirë edhe këmbësorët janë të obliguar tu përmbahen rregul- lave të komunikacionit, shenjave të komunikacionit të vendosura në rrugë si dhe shenjave dhe urdhrave të personit të autori- zuar zyrtar. Kur këto rregulla bëhen pjesë e kulturës dhe e sjelljes së përdit- shme edhe rreziqet reduktohen por edhe aksidentet parandalohen në një masë të konsiderueshme. Është një proverb gjermane që thotë; Të ngasësh mjen motorik nuk është kënaqësi e madhe, por është përgjegjësi shumë e madhe’’. Qëllimi jonë është të ofrojmë disa rekomandime për të përmirësuar lëvizjet në trafik, duke synuar qasje sa më të mirë të sjelljeve me rregul- lat e përcaktuara ne komunikacionin rrugore. KUJDES SHPEJTESINE, ASNJEHERË MOS HARRO, SHPEJTËSIA VRET! Kufijtë e lejuar të shpejtësisë duhen respektuar me rigorozitet të lartë. Përshtateni shpejtësinë e lëvizjes së automjet në varësi jo vetëm të rrugës, të kushteve klimake, por edhe të shikueshmërisë. Drejmi i mjet me shpejtësi mbi normat e lejuara mbetet shkelje krye- sore si burim për aksidentet automobiliske. Ato zënë afro 30 % të aksi- denteve me pasoja të ndryshme. Këto aksidentet shkaktohen kryesisht nga drejtues mje me moshë të re, ku shfaqet kryesisht pakujdesia në formën e vetëbesimit të tepruar. Pjesëmarrësit në komunikacion përfshirë edhe këmbësorët duhet të respektojnë rregullat e trafikut.

SIGURIA GJATË NGASJES SË VETURËS! - Kosovo Police · Si alkooli ashtu edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të ‘’futur’’ në një realitet tjetër krejtësisht iluziv,

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SIGURIA GJATË NGASJES SË VETURËS! - Kosovo Police · Si alkooli ashtu edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të ‘’futur’’ në një realitet tjetër krejtësisht iluziv,

Policia e Kosovës

SIGURIA GJATË NGASJES SË VETURËS!Pjesëmarrësit në komunikacion përfshirë edhe këmbësorët janë të obliguar tu përmbahen rregul-lave të komunikacionit, shenjave të komunikacionit të vendosura në rrugë si dhe shenjave dhe urdhrave të personit të autori-zuar zyrtar. Kur këto rregulla bëhen pjesë e kulturës dhe e sjelljes së përdit-shme edhe rreziqet reduktohen por edhe aksidentet parandalohen në një masë të konsiderueshme.Është një proverb gjermane që thotë; Të ngasësh mjetin motorik nuk është kënaqësi e madhe, por është përgjegjësi shumë e madhe’’.Qëllimi jonë është të ofrojmë disa rekomandime për të përmirësuar lëvizjet në trafik, duke synuar qasje sa më të mirë të sjelljeve me rregul-lat e përcaktuara ne komunikacionin rrugore.

KUJDES SHPEJTESINE, ASNJEHERË MOS HARRO, SHPEJTËSIA VRET!Kufijtë e lejuar të shpejtësisë duhen respektuar me rigorozitet të lartë. Përshtateni shpejtësinë e lëvizjes së automjetit në varësi jo vetëm të rrugës, të kushteve klimatike, por edhe të shikueshmërisë.Drejtimi i mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara mbetet shkelje krye-sore si burim për aksidentet automobilistike. Ato zënë afro 30 % të aksi-denteve me pasoja të ndryshme. Këto aksidentet shkaktohen kryesisht nga drejtues mjeti me moshë të re, ku shfaqet kryesisht pakujdesia në formën e vetëbesimit të tepruar.

Pjesëmarrësit në

komunikacion përfshirë

edhe këmbësorët duhet

të respektojnë rregullat e

trafikut.

Page 2: SIGURIA GJATË NGASJES SË VETURËS! - Kosovo Police · Si alkooli ashtu edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të ‘’futur’’ në një realitet tjetër krejtësisht iluziv,

EVITONI PËRDORIMIN E ALKOOLIT DHE SUBSTANCAVE TË TJERA NARKOTIKE !

Si alkooli ashtu edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të ‘’futur’’ në një realitet tjetër krejtësisht iluziv, euforik dhe të rremë, për këtë shkak nuk do jeni në gjendje të kontrolloni mjetin tuaj dhe mund të aksidentoni veten e të tjerët. Të dhëna shkencore, kanë treguar se përdorimi i alkoolit edhe në doza të vogla ndikon në reagimin e funksioneve psikike e fiziologjike në organizmin e njeriut.Për shkak të alkoolit rritet koha e reagimit; drejtuesi i mjetit reflekton përfytyrime të gabuara të pozicionit, vendndodhjes së mjeteve e përdoruesve të rrugës, kafshëve dhe të mjeteve të tjera që lëvizin. E thënë më ndryshe, kjo mungesë vëmendje dhe reagimi kohor me bazë përdorimin e alkolit mund të sjellë aksidente dhe ngjarje të rënda me pasoja fatale për jetën e njerëzve.

TREGONI KUJDES MAKSIMAL GJATË KRYERJES SË TEJKALIMIT TË MJETIT

Aksidentet me shkallë të lartë fataliteti ndodhin për shkak të tejkalimeve të gabuara. Nga tejkalimet e gabuar dhe mosrespektimi i lëvizjes së mjetit në korsinë e duhur janë shkaktarë të një numri të konsideruar të aksidenteve në rrugët tona. Edhe në këto raste shkalla e fatalitetit, pra numri i aksidenteve me pasojë vdekjen është i lartë. Këto ndodhin nga drejtues impulsiv pa dallim të moshës.

MOS PERDORNI TELEFONIN CELULARV GJATE NGASJES !Përdorimi i telefonave celulare e ka shtuar riskun e aksidenteve, ndaj kërkohet të jemi më të kujdesshëm ndaj këtij fenomeni.Mos përdor telefonin celular gjatë ngasjes. Nëse ju duhet të komunikoni përmes telefonit atëherë, parko veturën dhe fol apo pajis veturën me sistemin “Hand-Free” të përdorimit të telefonit sepse shumë aksidente ndodhin për ketë shkak!

Page 3: SIGURIA GJATË NGASJES SË VETURËS! - Kosovo Police · Si alkooli ashtu edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të ‘’futur’’ në një realitet tjetër krejtësisht iluziv,

SJELLJET E PJESËMARRËSIT NË AKSIDENT TË TRAFIKUT !Te përshkruhet neni 210 nga ligji i trafikut rrugore.

AKSIDENTI ME DËME TË VOGLA MATERIALE!Shoferët - pjesëmarrës në aksident të trafikut në të cilin është shkaktuar dëm i vogël material, janë të obliguar që menjëherë t’i largojnë mjetet nga shiriti rrugor, që ta mundësojnë qarkullimin e papenguar të trafikut dhe ta plotësojnë e ta nënshkruajnë raportin evropian të aksidenteve.Shoferët pjesëmarrës në aksident trafiku me dëme materiale e plotësojnë dhe e nënshkruajnë raportin evropian të aksidenteve sipas dispozitave ligjore kur pajtohen për mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.Vëmendje: Raporti evropian i aksidenteve nuk plotësohet dhe nuk nënshkruhet në rastin e aksidentit në të cilin ka persona të lënduar ose të vdekur.

KEMBESORET !Përpara se të kalohet rruga duhet që gjithmonë të shohim në të dyja drejtimet, sepse edhe mjetet vijnë nga të dyja drejtimet. Në fillim shikoni nga ana e majtë pasi kjo është ana në të cilën mjetet dhe rreziku prej tyre janë më pranë jush. Të sigurohemi derisa nuk ka mjete që kalojnë në të dyja drejtimet dhe vetëm kur të sigurohemi për këtë, të kalojmë rrugën. Gjatë kalimit të rrugës, nuk duhet të vrapojmë, por të ecim shpejt duke parë në të dyja drejtimet.Nëse dëshirojmë të përshkojmë një largësi më të madhe në rrugë, kjo do t’u kërkojë më shumë kohë. Kjo do të thotë se mundësitë për të ndeshur me automjete janë më të mëdha. Kjo është arsyeja pse ne nuk duhet ta përshkojmë rrugën duke ecur diagonal me të, por të zgjedhim rrugën më të shkurtër dhe me hap të shpejtë.Përdoruesit e rrugës këmbësorë duhet të mësojnë se nëse ekzistojnë sinjalizime për trafikun, (tabela, vija të bardha, semaforë, mbikalime etj) ato duhet të përdoren.

Page 4: SIGURIA GJATË NGASJES SË VETURËS! - Kosovo Police · Si alkooli ashtu edhe drogat të shkëpusin vëmendjen duke të ‘’futur’’ në një realitet tjetër krejtësisht iluziv,

Kjo do të thotë për shembull se nëse është ndezur sinjali jeshil i semaforit që i lejon kalimtarët të kalojnë rrugën, këta kanë përparësi ndaj çdo mjeti tjetër. Megjithatë përdoruesit e mjeteve duhet të mbajnë parasysh që t’u japin përparësi kalimtarëve duke respektuar rregullat e mëposhtme:• Gjithnjë NDALO përpara shenjës STOP dhe kur sinjali është i kuq;• PRIT gjithnjë për dritën e gjelbër;• SHIKO mirë në të dy anët e rrugës përpara se të kalosh;• Kur të kalosh rrugën zgjidh rrugën më të shkurtër, duke parë mirë në të dyja drejtimet;• Koha e qëndrimit në rrugë duhet të jetë sa më e shkurtër.Mos harro!Ndalo të gjesh vend të sigurt para se të vendosësh të kalosh rrugën.

KESHILLA:- Si pjesëmarrës ne trafikun rrugore, të jeni i mirësjellshëm më të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe të mos drejtoni veturën me agresivitet;- Bëni kujdes për veturat e emergjencës, jepuni atyre hapësirë të mjaftueshme që të kalojnë sigurt dhe mos ju shkoni shumë afër pas tyre;- Kujdes gjate ngasjes se automjetit ne kushte jo te mira klimatike, përshtatni shpejtësinë gjendjes se rrugës;- Në kushte të vërshimeve dhe borës vozitni vetëm nëse duheni patjetër;- Mos e nënvlerësoni mundësitë e veturës suaj dhe mbani në mend se edhe veturat 4x4 mund të prishen ose të humbin kontrollin në kushte të lagështisë dhe akullit.

GJITHMONE:- Parkoni veturën në vend të sigurt dhe kujdesuni se freni i dorës është aktivizuar;- Mbylleni veturën;- Mos lini dritare të hapur; - Mos lini çelësat në veturë;- Mos e lini veturën me motor të aktivizuar as edhe për disa sekonda, nëse keni ndërmend të largoheni nga ajo;- Mos e leni fëmijën tuaj të vetëm në veturë edhe nëse vetura është e fikur;- Silluni mire dhe me tolerancë ndaj pjesëmarrësve tjerë në trafikun rrugore;- Mbani distancë të sigurt nga mjetet para vetes.