View
2
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
LISTIMI I AKTIVITETEVE 2018
Rahovec, Dhjetor 2018
KOMUNA
RAHOVEC
Komuna e Rahovecit Page 1
PËRMBAJTJA:
KRYETARI I KOMUNËS ................................................................................................................................... 2
DREJTORIA PËR ADMINISTRATË TË PËRGJITHSHME ..................................................................................... 3
DREJTORIA PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE ............................................................................... 4
DREJTORIA PËR ARSIM .................................................................................................................................. 5
DREJTORIA PËR FINANCË DHE BUXHET ........................................................................................................ 7
DREJTORIA PËR EKONOMI ZHVILLIM DHE TURIZËM .................................................................................... 7
DREJTORIA E URBANIZMIT, PLANIFIKIMIT DHE MJEDISIT ............................................................................ 8
DREJTORIA PËR GJEODEZI, KADASTËR DHE PRONË .................................................................................... 12
DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE ........................................................................................................... 13
DREJTORIA PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE ZHVILLIM RURAL......................................................................... 21
DREJTORIA PËR PUNËT INSPEKTUESE ......................................................................................................... 24
DREJTORIA PËR KULTURË RINI DHE SPORT ................................................................................................. 24
DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM .................................................................................................. 26
PËRFUNDIM .............................................................................................................................................. 267
Komuna e Rahovecit Page 2
KRYETARI I KOMUNËS
Me marrjen e mandatit të ri, të gjitha masat dhe veprimet kishin për qëllim përmbushjen e zotimeve të
qarta për ndryshime pozitive në mendësinë e qeverisjes, mbi të cilën bazë kam marrë besimin e
qytetarëve të komunës së Rahovecit. Në këtë raport vjetor kemi pasqyruar të gjitha aktivitetet, punët
dhe angazhimet tona, të cilat i kemi realizuar përgjatë gjithë vitit kalendarik 2018. Poashtu, duke u
mbështetur në synimet tona, kemi vënë prioritetet tona qeverisëse në funksion të zhvillimit të
gjithmbarshëm të komunës sonë.
Synimet politike në qeverisjen tonë janë:
Qeverisje e mirë, e përgjegjshme, e qëndrueshme, e hapur me qytetarët, demokratike dhe e
suksesshme;
Qeverisje me plane të qarta dhe ambicioze, me shikim kah e ardhmja;
Qeverisje që gjen zgjidhje, sado sfiduese dhe komplekse të jenë problemet;
Qeverisje që përballet me guxim dhe kryen punë me dinamikë të lartë e nuk vonohet;
Qeverisje që afirmon vlerat kombëtare, historike, të trashëgimisë, të kulturës dhe vlerat e tjera;
Qeverisje e re dhe energjike që mobilizon resurse dhe përfshin në veprime investuese e
zhvillimore punën në partneritet;
Qeverisje e cila vlerëson, motivon dhe mbështet talentin dhe të arriturat e qytetarëve tanë të të
gjitha shtresave;
Qeverisje ndërtuese që promovon gjithë-përfshirjen në vendimmarrje të forcave me ndikim në
shoqëri, si: forcat politike, Kuvendin Komunal, bashkësitë fetare, shoqërinë civile, bizneset,
individët, të rinjtë dhe grupet e ndryshme të interesit;
Qeverisje që mobilizon qytetarët të marrin rolin i cili ju takon në të gjitha çështjet që janë në
interesin e tyre;
Qeverisje për të gjithë, pa dallim.
Prioritetet tona të qeverisjes janë:
Rregulli dhe disiplina në institucione;
Mbarëvajtja e punëve dhe rritja e efikasitetit të punonjësve;
Kontakti i rregullt dhe komunikimi i hapur me qytetarët e të gjitha shtresave;
Përkrahja e ideve për projekte të reja në të gjithë sektorët komunalë;
Realizimi i projekteve të trashëguara dhe nisja e realizimi me kohë i projekteve të reja në të
gjithë sektorët;
Palestra e sporteve në qytet, e cila është në fazën e finalizimit;
Themelimi i Zonës Ekonomike dhe projekte në Zonën Turistike;
Mirëmbajtja e mjedisit dhe hapësirave publike;
Regjistrimi, vlerësimi dhe vendosja e bar-kodeve në inventarin, regjistrimi i pasurisë jofinanciare
nën vlerën 1000 euro që ndodhi për herë të parë pas luftës;
Riorganizim i QKMF-së dhe puna në dy ndërrime në dy QMF (Krushë e Madhe dhe në Ratkoc);
Përgatitje me kohë e planeve vepruese për funksionim më të mirë dhe për arritje të komunës si
rezultat i qeverisjes;
Përgjigje pa vonesa ndaj shkresave dhe adresimeve të ndryshme që i vijnë komunës
Bashkëpunim të mirë e të suksesshëm me qeverinë dhe donatorët e huaj për më shumë
përkrahje të proceseve zhvillimore të komunës
Themelimi i Tryezës Këshilluese me Bizneset
Politika të qarta dhe veprime konkrete dhe të koordinuara në fushën e arsimit
Fillimi i ndërtimit të shkollave e çerdheve të reja.
Komuna e Rahovecit Page 3
DREJTORIA PËR ADMINISTRATË TË PËRGJITHSHME
Drejtoria e administratës së përgjithshme në bazë të detyrave të parapara me planin e punës ka kryer
aktivitetet të cilat janë të specifikuara si në vijim: Hapja e zyrës së gjendjes civile - Krushë e Madhe,
funksionalizimi i objektit, inventarizimi i saj dhe instalimet e teknologjisë informative; Ndërrimi i
bombolave të gazit në objektet e Komunës; Koordinim me KEDS-in për zhvendosjen e trafostacionit të
vjetër nga oborri i Komunës; Është lëshuar në funksion zyra e gjendjes civile në Çifllak; Raportim i të
hyrave të realizuara në baza mujore në kuadër të drejtorisë, ku sipas zyrtarit për të hyrat në komunën
tonë, për këtë periudhë Drejtoria për Administratë të Përgjithshme ka arritur të ketë rritje prej 25%
krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar; Zgjerimi i sporteleve - ofrim i shërbimit të shpejtë dhe
efikas për qytetarët tanë dhe Krijimi i kushteve për shfrytëzimin e sallës së kuvendit për nevoja të
drejtorive komunale; Janë pajisur i gjithë stafi i komunës me ID dhe është bërë përditësimi i numrave të
telefonit në regjistrin e MAPL-së; Mirëmbajtje e rrjetit, llogarive, aplikacioneve, konfigurimi i
kompjuterëve të rinj; Janë asistuar të gjitha rastet e të ri-atdhesuarve; Procesimi i lëndëve të përgatitura
për ekzekutim etj.; Ka përfunduar me sukses procesi për zgjedhjen e këshillave lokal dhe kryetarëve të
këshillave në fshatrat dhe i lagjeve urbane në komunën e Rahovecit.
Aktivitetet
Duke u bazuar në buxhetin e planifikuar të vitit 2018, si dhe planin e punës, Drejtoria për Administratë
ka pasur edhe ecurinë e implementimit të projekteve kapitale
Rrethimi i zyrës së vendeve dhe rregullimi i oborreve
Në kuadër të këtij kodi buxhetor janë implementuar disa projekte, si:
Ndërtimi i zyrës së vendit në fshatin Krushë e Madhe,
Rregullimi dhe rrethimi i fushës së sportit në Ratkoc,
Rrethimi i zyrave të vendit dhe rregullimi i oborreve.
Emri i projektit Planifikimi për 2018
Vlera e kontratës
Borxh i mbetur
Të planifikuara për vitin 2019
Ndërtimi i zyrës së vendit në fshatin Krushë e Madhe
30,000€
42,639€ 0,00€
0€ Rregullimi dhe rrethimi i fushës së sportit në Ratkoc
8,926€ 0,00€
Rrethimi i zyrave të vendit dhe rregullimi i oborreve.
10,810€ 0,00€
Furnizim me pajisje të teknologjisë informative
Kontrata është e lidhur në vitin 2017, vazhdimisht Komuna është furnizuar me pajisje teknologjike për
zyrtarët komunal dhe stafin e komunës së Rahovecit.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
10,000€ 25,000€ 15,000€ 2,000€
Riparimi i zyrës së gjendjeve civile në Xërxë dhe Çifllak
Në kuadër të këtij kodi buxhetor është intervenuar në dy zyrat e gjendjes civile. Në Çifllak është ndërtuar
zyra e vendit, ndërsa në Xërxë është bërë rregullimi i oborrit.
Komuna e Rahovecit Page 4
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
8,010€ 29,974€ 5,000€ 5,000€
DREJTORIA PËR SHËNDETËSI DHE MIRËQENIE SOCIALE
Caktimi i prioriteteve të punës dhe përcjelljen e nevojave sociale, shërbimeve shëndetësore ka qenë
punë e përditshme e DSHMS-së dhe stafit të saj.
DSHMS-ja ka bashkëpunuar dhe mbështetur organizatat joqeveritare të cilat kanë qenë të gatshme për
bashkëpunim, ku kemi pasur sukses në të gjitha fushat duke ndihmuar në realizimin e qëllimit të
përbashkët kundrejt qytetarëve të komunës sonë.
Aktivitetet
Në kuadër të DSHMS-së është bërë angazhimi rreth përmirësimit të kushteve për punë të nënpunësve
dhe stafit në përgjithësi, ndër aktivitetet kryesore të DSHM-sës mund t’i përmendim:
Shqyrtimi dhe përgjigjja me kohë e kërkesave të ndryshme të qytetarëve, si dhe të atyre për
ndihmë momentale-financiare,
Ofrimi i shërbimeve mjekësore në dy ndërrime në dy QMF-të, në Krushë të Madhe dhe Ratkoc,
Vaksinimi permanent në QMF në Opterushë ku graviton popullata e fshatrave Zoqisht, Retijë,
dhe Retijë e Ulët,
Nënshkrimi i marrëveshjes me Caritas Kosova për ofrimin e shërbimit të kujdesit shtëpiak
“Home Care” për persona në regjim shtrati,
Spërkatja kundër rriqrave,
Vizitat sistematike mjekësore të nxënësve në shkollat e komunës së Rahovecit.
Duke u bazuar në buxhetin e planifikuar te vitit 2018, si dhe planin e punës në Drejtorinë për Shëndetësi
dhe Mirëqenie Sociale, kjo është ecuria e implementimit të projekteve kapitale:
Furnizim me inventar, pajisje teknologjike mjekësore dhe mirëmbajtja e tyre
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
15,000 € 8,7000€ Kontratë e re 30,000€
Dezinsektim, Dezinfektim dhe Derratizim
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës
Bartje me ridestinim në projekte të tjera
Të planifikuara për vitin 2019
40,000 € 9,990.00€ 30,000€ 30,000€
Riparim i objekteve shëndetësore
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
20,000 € 34,000€ Kontratë e re 0,00€
Komuna e Rahovecit Page 5
Ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
250,000 € 496,887€ Kontratë e re 250,000€
Blerja e një autombulance dhe veture
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
50,848.00€ 18,000€
33,000€
Kontratë e re 0,00€
Ndërtimi i një AMF në Rahovec- Lagjja nr.2
Ky projekt nuk ka mundur të realizohet, pasi janë shfaqur probleme pronësore. Mjetet nga ky kod
buxhetor janë bartur në projekte të tjera në kuadër të DSHMS-së
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje me ridestinim
Të planifikuara për vitin 2019
50,000€ 0€ 0€ 0,00€
DREJTORIA PËR ARSIM
Drejtoria Komunale për Arsim me aktivitetet e saj gjatë gjithë vitit kalendarik 2018 kishte synim të
përgjithshëm:
Përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet e sistemit edukativo arsimor në
komunën tonë.
Ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor në shkollat fillore të mesme të ulëta, të mesme të larta
dhe profesionale të komunës së Rahovecit, përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe të jashtme
të institucioneve edukativo-arsimore, zhvillimin e aktiviteteve të shumta kurrikulare dhe jashtë
kurrikulare, funksionimin sa më të mirë të organeve drejtuese të shkollave, ngritjen dhe zhvillimin
profesional të kuadrit arsimor.
Aktivitetet
Riparimet në shkolla
Evidentim i të gjitha të dhënave për situacionet e riparimeve që kanë ndodhur dhe që pritet të ndodhin gjatë
vitit në 12 shkolla të komunës sonë nga operatori që ka kontratë dy vjeçare me komunën. Me kontratë janë
të specifikuara që të intervenohet në këto shkolla: Nagac, Vrajak, Pataqan i Ultë, Gur i Kuq, Zatriq, Xërxë,
Polluzhë, Ratkoc, Fortesë dhe Çifllak, si dhe në dy shkolla në Rahovec.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur kontraktual
Të planifikuara për vitin 2019
60,000 216,430€ 114,630€ 50,000€
Komuna e Rahovecit Page 6
Ndërtimi i shkollës fillore në Hoçë e Vogël - Brestoc
Fillimisht është hartuar projekti për ndërtimin e shkollës për dy fshatra Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Është
përzgjedh përfituesi dhe është lidhur kontrata dy vjeçare për ndërtimin e kësaj shkolle,
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
70,000 464,298€ Kontratë e re 70,000€
Ndërtimi i Çerdhes në Ratkoc
Kemi hartuar projektin për çerdhe me kapacitet deri në 150 fëmijë, ku është lidhur kontratë dy vjeçare
për realizimin e këtij projekti.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Te planifikuara për vitin 2019
15,000€ 468,292.23€ Kontratë e re 50,000€
Masat e efiçencës së energjisë
Në katër shkolla të Komunës sonë, duke filluar nga ky vit, me insistimin dhe angazhimin tonë morëm
konfirmimin nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik se në 4 shkolla do të zbatohen masat e efiçiencës së
energjisë duke filluar nga viti 2019
Shkolla në Drenoc,
Shkolla në Pastasel,
Shkolla në Çifllak dhe
Shkolla në Nagac.
Ndërsa, 12 shkolla kanë përfituar grante zhvillimore nga projektet e Bankës Botërore dhe Ministrisë së
Arsimit.
Ndërtimi i shkollës fillore në Kramovik
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
70,000€ 569,859€ 120,000€ 80,000€
Shpërndarja e bursave për studentë Pas 3 vitesh pauzë në qeverisjen e kaluar, me qeverisjen tonë kemi rifilluar traditën e ndarjes së bursave
dhe për këtë vit qeverisja jonë ndau bursa për 63 studentë.
DKA ka grumbulluar të gjitha kërkesat e shkollave për lëndë djegëse që do të përdoren për ngrohje
gjatë muajve të dimrit, por me vendimin e Ministrisë së Arsimit të datës 20 korrik 2018, është ndaluar
përdorimi i thëngjillit në të gjitha institucionet edukativo-arsimore. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi,
DKA ka kërkuar nga Zyra e Prokurimit që të ndalojë procedurat e prokurimit për thëngjill si lëndë
djegëse.
Komuna e Rahovecit Page 7
DREJTORIA PËR FINANCË DHE BUXHET
Prioritet, synimet, sfidat dhe angazhimi në përmbushjen e tyre
1. Shlyerja (zvogëlimi) i borxheve të bartura nga viti 2017 2. Realizimi sa më i madh i të hyrave vetanake, 3. Realizimi i buxhetit, me një përqindje sa me të lartë.
Gjendja e obligimeve financiare dhe krahasimi me vitin 2017
Obligime financiare te bartura nga 2017
Obligime financiare deri me 20.12.2018
Ndryshimi
2,243,676.94€ 1,156,258.46€ 1,087,418.48€
Të hyrat e realizuara - krahasimi me vitin 2017
Të hyra të realizuara në vitin 2017
Të hyra të realizuara në vitin 2018
Ndryshimi
939,153.97€ 1,092,433.34€ 153,279.77€
Shpenzimi i buxhetit sipas kategorive
Kategoria Shpenzimi i buxhetit
Paga dhe mëditje 6.602.124,22
Mallra dhe shërbime 920.277,78
Komunali 238.580,22
Subvencione 111.172,00
Investime kapitale 3.493.467,62
Planifikimi total i buxhetit = 13,698,422.00 Shpenzimi total i buxhetit = 12,386,020.46 Përqindja e shpenzimit = 91%
DREJTORIA PËR EKONOMI ZHVILLIM DHE TURIZËM
Drejtoria për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm ka për qëllim ngritjen dhe modernizimin e tregut në
sektorin privat, shërbimet efikase për të gjitha bizneset e komunës sonë, po ashtu ofrimin e kushteve në
të bërit biznes me një klimë më të përshtatshme për të gjithë bizneset e komunës së Rahovecit.
Për herë të parë që nga viti 2000 është bërë regjistrimi i aseteve komunale, në të gjithë administratën
komunale ne QKMF, AMF, shkolla dhe institucione të tjera për asetet nën vlerën 1,000€, këto asete janë
regjistruar ne programin E–Pasuria.
Poashtu, janë regjistruar të gjitha investimet kapitale, parcela të tokave dhe është duke u punuar në
përfundimin dhe vlerësimin e të gjitha tokave të komunës se Rahovecit; formimi i Këshillit të Bizneseve
dhe bartja e Zyrës për Turizëm te shtëpia e verës, si dhe funksionalizimi i kësaj zyreje mund të themi se
është një ndër sukseset e radhës të drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.
Në bazë të një hulumtimi dhe anketimi që ju është bërë bizneseve në Kosovë nga INDEKSI I
KONKURRUESHMERISË SË KOMUNAVE, ky indeks e rendit Rahovecin me zyrën e Regjistrimit të
bizneseve (ARBK-në), të parën për shërbime të shpejta dhe efikase.
Komuna e Rahovecit Page 8
Aktivitetet
Duke u bazuar ne buxhetin e planifikuar te vitit 2018, si dhe planin e punës ne Drejtorinë për Ekonomi
Zhvillim dhe Turizëm kjo është ecuria e implementimit te projekteve kapitale.
Investime në Zonën Ekonomike në Opterushë
Ky projekt ka një rëndësi të veçantë sa i përket zhvillimit ekonomik të komunës së Rahovecit, andaj edhe
është duke u punuar në këtë drejtim me të gjitha kapacitetet e mundshme, është bërë rrafshimi dhe
nivelizimi i një hapësire të zonës ekonomike: 7.200 m2.
Projekte me bashkëfinancim
Emri i projektit Participim Vlera e
kontratës Participim nga Komuna Rahovec
Të planifikuara për vitin 2019
Shtegu i ecjes MZHR 125,000.00€ 4,744.00 € 20,000€
DREJTORIA E URBANIZMIT, PLANIFIKIMIT DHE MJEDISIT
Në kuadër të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit funksionojnë dy sektorë:
Sektori i Urbanizmit dhe Planifikimit dhe Sektori i Mjedisit.
Gjatë vitit 2018 në sektorin e Urbanizmit dhe Planifikimit janë kryer punët të cilat janë paraparë, në bazë
të Planit të Punës për vitin 2018.
Në fushën e projekteve kapitale, Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka
trashëguar disa projekte që janë në vazhdim, projektet janë verifikuar dhe analizuar, e disa prej tyre
edhe kanë vazhduar me punime, ndërsa të tjerat do të vazhdojnë sipas planeve të parapara për vitin
2018.
Aktivitetet
Duke u bazuar në buxhetin e planifikuar të vitit 2018, si dhe planin e punës, Drejtoria për Urbanizëm
Planifikim dhe Mjedis, kjo është ecuria e implementimit të projekteve kapitale:
Mbikëqyrja e punimeve Kemi lidhur kontratë të re për mbikëqyrjen e projekteve kapitale, kontrata është kornizë dhe është e
lidhur për dy vite.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
10,000€ 36,108€ 2,000€ 20,000€
Hartimi i projekteve të ndryshme
Ka skaduar kontrata e hartimit të projekteve e cila ka qenë e lidhur në vitin 2016. Kemi shpallur tender
për kontrate të re, presim të lidhet kontrata së shpejti.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur në kontratën e vjetër
Të planifikuara për vitin 2019
5,000€ Pritet të lidhet kontrata 5,000€ 20,000€
Komuna e Rahovecit Page 9
Rregullimi i shtretërve të lumenjve dhe përrenjve
Në kuadër të këtij kodi të përgjithshëm këtë vit kemi lidhur kontratën më të madhe në komunën e
Rahovecit. Pas vërshimeve që kanë ndodhur gjatë këtij viti është shfaqur nevoja imediate për rregullimin
e këtij përroi problematik mes fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Te planifikuara për vitin 2019
10,000€ 765,095€ Kontratë e re 70,000€
Ndërtesa për banim social
Është projekt në vazhdim, i nisur në vitin 2016. Ky projekt është në fazën përfundimtare dhe pritet që
gjatë vitit 2019 të përfundojë.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
90,000€ 517,783€ 51,778€ 20,000€
Rregullimi i qendrës së qytetit me gur
Është projekt në vazhdim, gjatë këtij viti janë kryer punime të parapara me kontratë, do të vazhdojë
edhe në vitin e ardhshëm.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur kontraktual
Të planifikuara për vitin 2019
50,000€ 286,860€ 123,000€ 10,000€
Projektet me bashkëfinancim në Urbanizëm
Në kuadër të këtij projekti kemi intervenuar që të ndërtohet një mur mbrojtës në bashkëfinancim me
Qendrën Rinore “SHL-Kosova”.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës
(Kontratë e re)
Bartje me ridestinim
Të planifikuara për vitin 2019
50,000€ 10,000€ 40,000 20,000€
Kompleksi i dëshmorëve - Gradish
Është projekt në vazhdim, i nisur ne vitin 2013. Për katër vite nuk është punuar në këtë projekt. Ne e
kemi aktualizuar dhe janë duke vazhduar punimet.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur kontraktual
Të planifikuara për vitin 2019
5,000€ 475,239€ 59,709€ 20,000€
Komuna e Rahovecit Page 10
Rregullimi i lumit në fshatin Zoqisht
Edhe ky është projekt i vjetër i filluar në vitin 2013. Këtë vit janë përfunduar punët dhe projekti është në
fazën e pranimit teknik.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur
Të planifikuara për vitin 2019
50,000€ 273,161€ 66,036€ 30,000€
25,000 të bartura me ridestinim
Investimet për krijimin e hapësirave gjelbëruese
Vendbanimet të cilat kanë përfituar nga mbjellja e drunjëve janë:
Rahoveci – janë mbjellë drunjë në rrugët kryesore dhe janë mbjellë edhe në vendet ku kanë munguar.
Në dy dalje të qytetit, rrugës për Malishevë dhe rrugës për Suharekë.
Vendbanimet e tjera si: Fortesa, Opterusha, Zoqishti, Brestoci, Hoça e Vogël, Krushë e Madhe, Drenoci,
Xërxa.
Rruga kryesore nga fshati Gexhë, Radostë, Ratkoc dhe deri afër fshatit Dejnë, dhe do të vazhdojë vitin
tjetër deri në Kramovik- mbjellja e drunjëve.
Është rregulluar oborri i shkollës në fshatin Senoc, ku edhe aty do të mbillen drunj dekorativ.
Ka filluar ndërtimi i parkut në fshatin Gexhë dhe së shpejti do të përmbyllet edhe ky projekt.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
15,000€
62,161€
Është përmbushur kontrata
60,000€
20,500€ Grand nga DEMOS
11,000€ nga Ridestinimi
Rregullimi i shtratit të lumit Rimnik Punët në lumin Rimnik në fshatin Fortese kanë vazhduar, projekt i trashëguar dhe synojmë që kontratën
për ato punë të cilat duhet të kryhen të përfundojë në vitin 2019.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur + punë shtesë
Të planifikuara për vitin 2019
30,000€ 89,994€ 9,994€ 15,000€
Kolektori dhe rregullimi i shtratit të lumit Duhllo
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
5,000€
1,137,929€
122,661€
40,000€ 10,000€ të bartura me ridestinim
Komuna e Rahovecit Page 11
Renovimi i ndërtesave publike - fasadimi
Ka filluar fasadimi i objektit të banimit kolektiv në rrugën Xhelal Hajda – Toni në Rahovec
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës së re
Borxhi në kontratën 2017
Të planifikuara për vitin 2019
15,000€ 77,968.00€ 14,955€ 30,000€
Ndërtimi i shtatoreve të Heronjëve
Ky projekt nuk ka filluar të realizohet gjatë vitit 2018 për arsye të problemit të vendosjes së tre
shtatoreve të heronjëve, pasi familjarët nuk pajtohen me vendet e përcaktuara nga Komuna në vitin
2017. Mjetet nga ky kod janë ridestinuar në projektet tjera në kuadër te kësaj drejtorie.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
60,000€ 46,495 €– Lot 1 10% e vlerës së
kontratës 0€ 93,500 € - Lot 2
Ndërtimi i busteve lapidarëve dhe pllatove të dëshmorëve
Është realizuar punimi i bustit të dëshmorit Mustafë Ibishi dhe në fillim të vitit 2019 do të vendoset në
oborrin e shkollës në Kramovik që mban emrin e këtij dëshmori. Po ashtu përmes këtij kodi janë
financuar edhe punimet e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Potoqan i
Poshtëm si dhe janë paguar disa borxhe të kontratave të mëhershme të kësaj natyre.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
10,000€ 7,450€ 10% nga vlera e kontrates 30,000€
Hartimi i hartës zonale – PZHK, planet rregulluese të hollësishme
Këtë vit ka filluar hartimi i Planit Zhvillimor Komunal, me të cilin Komuna e Rahovecit është përcaktuar të
ketë një qendër dhe 6 nën qendra: Xërxë, Krushë e Madhe, Opterushë, Drenoc, Ratkoc dhe Çifllak. Janë
përcaktuar prioritetet dhe kufijtë ndërtimor për secilin vendbanim të komunës sonë si dhe janë mbajtur
debate me qytetarë ku është prezantuar drafti i parë i PZHK-së. Vitin tjetër do të dalë në shqyrtim publik
dhe do të njoftohen të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit që të kontribuojnë në përmirësimin e
draftit të planit të prezantuar. Pas përfundimit të hartimit të PZHK-së do të fillojë të realizohet projekti
për Hartë Zonale.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje nga ky projekt
Të planifikuara për vitin 2019
70,000€ 38,000€ Kontratë e re 32,000€ - bartje
50,000€
Komuna e Rahovecit Page 12
DREJTORIA PËR GJEODEZI, KADASTËR DHE PRONË
Fillimi i vitit të ri, ka filluar me qasje në detyrat e reja dhe obligimet e mbetura nga viti paraprak.
Prioritet kryesor gjatë kësaj periudhe, ka qenë fokusimi në shërbime cilësore në përputhje me afatet
kohore dhe të unifikuara ligjërisht.
Në fillim të vitit 2018 janë riorganizuar të tri sektorët e drejtorisë për arsye të fluksit të madh të
qytetarëve për nxjerrjen e fletave poseduese dhe kopje plani për aplikim për subvencione, këtë sektor e
kemi mbështet edhe me staf plotësues dhe ishim në shërbim të qytetarëve në kohë reale.
Drejtoria për Gjeodezi, Kadasër dhe Pronë është munduar të arrijë objektivat e saj duke realizuar këto
plane:
Kemi përgatitur raport në lidhje me pronat e uzurpuara komunale në nivel komune, ku janë mbi 230
prona.
Jemi në proces të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm në lidhje me evidentimin e pronave si
ato komunale dhe ato private që janë vend-rëniet e dëshmorëve të kombit me qëllim që këto parcela të
shpallen zona me interes të veçantë, e që kjo mbetet sfidë të përfundohet deri në fund të vitit 2019.
Është inçizuar gjendja faktike e rrugës tranzite dhe kemi përgatitur elaborate të të gjitha pronave private
për shpronësim, gjithashtu kemi mbajtur takime pune dhe informuese me të gjithë pronarët privat të
cilët kufizohen me rrugën tranzite dhe pronarë të cilëve ju merret një pjesë e pronës për rrugën tranzite.
Me propozim të Kryetarit të Komunës, drejtuar Kuvendit të Komunës, është bërë shpallja e interesit të
përgjithshëm të pronave komunale.
Aktivitetet
Duke u bazuar ne buxhetin e planifikuar të vitit 2018, si dhe planin e punës në Drejtorinë për Gjeodezi
Kadastër dhe Pronë, kjo është ecuria e aktivitetve kryesore:
Përgatitja e akteve ndaj uzurpatoreve si: Rahovec, Bërnjak, Vrajak etj.
Dalja në terren e shërbimit pronësoro-juridik, me kërkesë të Drejtorisë për Inspekcion (mbi 30
raste).
Dalja e gjeodetëve në terren për matjen e rrugëve:
Rahovec-Tranzit, kemi kufizuar lumin – përroin i cili kalon nëpër fshatrat
Nagac, Krushë e Madhe, Celinë dhe derdhet në Drinin e Bardhë; përgatitje e dokumentacionit
për rrugën Krushë e Madhe – Randobravë; rruga Rahovec – Therandë; kufizimi i Zonës
Ekonomike, Z.K. Opterushë,
Kufizimi i 7 ha për Kompleks Sportiv në Z.K. Rahovec,
Kemi përgatitur dokumentacion detal në lidhje me të gjitha pronat komunale të cilat janë nën
menaxhim të AKP-së dhe kemi kërkuar prej agjencionit të AKP-së që ta pezullojë procesin e
privatizimit të këtyre pronave dhe gjithashtu kemi kërkuar prej Qeverisë së Republikës së
Kosovës - Kryeministrit z. Ramush Haradinaj, që Qeveria e Kosovës të merr vendim që ti kthej
këto prona në pronësi të komunës, ku janë mbi 50 ha.
Është kryer inventarizimi i dokumentacionit të arkivës dhe është përgatitur për skenim nga
Agjencioni Kadastral i Kosovës.
Prona komunale në Z.K. Kramovik, me qëllim të ngritjes së impiantit për pastrimin e ujërave të
zeza.
Prona komunale ne Z.K. Krushë e Madhe me qëllim të ndërtimit të palestrës sportive.
Prona private në Z.K. Ratkoc për këmbimin e pronës private me pronë komunale në interes të
përgjithshëm në raport një me një, për projektimin e fushës së sportit.
Komuna e Rahovecit Page 13
Kemi përgatitur dokumentacion të nevojshëm në lidhje me fillimin e procedurave ligjore për
shpronësim të pronave private, siç është shtëpia e Masakrës në Krushë të Madhe, dhe dy prona
private në qytetin e Rahovecit, për hapjen e rrugës.
DREJTORIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE
Shtrirja dhe gjendja e rrugëve ekzistuese
Komuna e Rahovecit shtrihet ne mesin rrugëve magjistrale Gjakovë – Prishtinë dhe Gjakovë – Prizren, si dhe
atyre rajonale Malishevë – Gjakovë, dhe Rahovec – Suharekë. Territori i komunës është relativisht i madh i
cili ka një rrjetë rrugor prej 297 km rrugë të të gjitha kategorive. Rrugët magjistrale dhe rajonale janë të
asfaltuara dhe në gjendje të mirë, por ka edhe që brenda qytetit janë pa u asfaltuar. Gjendja e trafikut është
relativisht në nivel të kënaqshëm në rrugët periferike të komunës, ndërsa sa i përket atyre brenda qytetit ka
pak vështirësi në zhvillimin normal të qarkullimit të mjeteve. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur kemi
parasysh praninë e madhe të motokultivatorëve. Konfiguracioni i terrenit është kodrinor ku karakterizohet
me dendësi shumë të madhe të shtëpive në disa lagje të qytetit, ku si rezultat i kësaj i kemi edhe rrugët
shumë të ngushta. Shumica e këtyre rrugëve janë të asfaltuara, mirëpo nuk kanë trotuare për lëvizjen e
këmbësorëve. Për nga aspekti i mobilitetit rrugët në këto lagje mund të cilësohen si të rrezikshme, duke
mos i ofruar siguri të mjaftueshme të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Në komunën e Rahovecit ekziston niveli i katër kategorive të rrugëve (të klasifikuara në Kosovë), duke filluar
prej rrugëve magjistrale e deri tek ato të pa kategorizuara.
Rrjeta e rrugëve në komunën e Rahovecit përbëhet nga:
Rrugë magjistrale – M9.1 (Gjakovë - Prishtinë)
Rrugë regjionale - (R107 Prizren-Gjakovë, R117 Rahovec-Suharekë, R111 Xërxë
Ratkoc-Kramovik, R204 Rahovec- Krushë e Madhe, R110 Malishevë- Rahovec – Xërxë
Rrugë lokale (rrugët të cilat i lidhin 34 komuna kadastrale me gjithsej 36 vendbanime, duke
përfshirë edhe rrugët që lidhin lagjet më të rëndësishme të vendbanimeve)
Rrugë të pa kategorizuara (të cilat lidhin lagjet e fshatit si dhe i lidhin të gjitha hapësirat në të cilat
zhvillohen aktivitete socio-ekonomike).
Tabela 21. Rrjeta e rrugëve në komunën e Rahovecit
Nr. Përshkrimi Gjatësia në km %
01 Rrugë magjistrale 6.51 1%
02 Rruge regjionale apo rajonale 64.37 20%
03 Rruge urbane 67.37 12%
04 Rruge lokale 109.47 19%
05 Rruge të pa kategorizuara 315.24 56%
TOTALI 562.96 100%
Komuna e Rahovecit Page 14
Shtrirja dhe kategoria e rrugëve të planifikuara nga niveli qendror
Aktualisht në qytetin e Rahovecit rruga kryesore që përshkon fillimin- qendrën e qytetit dhe daljen nga
Rahoveci është e vetmja rrugë e cila i plotëson kriteret për qarkullimin e mjeteve të rënda, me këtë
nënkuptohet se nuk ka ndonjë alternative tjetër për riorganizimin e qarkullimit në qytet. Lëvizja e
mjeteve komerciale në qendër drejtpërsëdrejti ndikon edhe në sigurinë e këmbësorëve kur dihet se
rruga në fjalë nuk ka trotuare adekuate, dhe pjesërisht të ndërprera, ku në këto raste lëvizja e
këmbësoreve bëhet në shtresën qarkulluese si e përbashkët me të gjitha mjetet e tjera.
Në planin zhvillimor dhe rregullativ është paraparë që të ndërtohen rrugët transite, ku ajo në pjesën
veriore tashmë është e trasuar dhe është në ndërtim e sipër, e cila do të lidh rrugët rajonale R204, R110
dhe R 117. Me këtë segment rrugor do të mundësohet riorientimi i automjeteve komerciale, që ta
shmangin qendrën e qytetit.
Modelet e qarkullimit të trafikut, ri-orientimi i qarkullimit në qytet
Me ndërtimin e këtyre rrugëve transite mundësohet edhe rregullimi apo riorientimi i brendshëm i
rrugëve. Aktualisht, kërkesa për lëvizje nuk është shumë e madhe dhe kapaciteti i rrugëve është në nivel
0
50
100
150
200
250
300
350
Rrugëmagjistrale
Rrugeregjionale
Rruge urbane Rruge lokale Rruge të pakategorizuara
6.51
64.37 67.37
109.47
315.24
Gjatësia në km
Komuna e Rahovecit Page 15
të kënaqshëm, mirëpo për një periudhë afatmesme, kërkesa për lëvizje mund të rritet, ndërsa është i
pamundur zgjerimi i rrjetit rrugor në qendër të qytetit.
Për nga aspekti i sigurisë së këmbësorëve, Rahoveci karakterizohet me rrugë shumë të ngushta dhe
mungesë të trotuareve, pikërisht për këtë arsye është menduar që të bëhet orientimi i qarkullimit në
rrugë njëkahor që të krijohet një hapësirë për lëvizje të sigurt të këmbësorëve.
Shfrytëzimi i rrugëve nga makinat, këmbësorët, biçikletat dhe metodat e tjera të
transportit
Shtigjet e këmbësorëve janë pothuajse pjesa më e rëndësishme e infrastrukturës sidomos për zonat
urbane, kur dihet se shumica e lëvizjeve ditore bëhet në këmbë, mirëpo pa e anashkaluar edhe nevojën
për rrugët që i lidhin fshatrat. Në komunën e Rahovecit nuk është gjendja e mirë me trotuare, apo thënë
më mirë lëvizja në këmbë nuk është e sigurt në qytet.
Qyteti ka një terren kodrinor me dendësi shumë të madhe të shtëpive të banimit që karakterizohen me
rrugë të ngushta të cilat janë të asfaltuara në tërësi, ndërsa nuk ka fare trotuare për lëvizjen e
këmbësorëve, sidomos gjatë periudhës së dimrit, kemi një gjendje shumë të rrezikshme për lëvizje të
këmbësorëve duke pasur parasysh edhe pjerrtësitë në këto rrugë.
Në përgjithësi, përveç disa rrugëve kryesore në qendrën e qytetit që kanë trotuare, shumica e lagjeve të
tjera nuk kanë fare. Këtu duhet të përmendim edhe rrugën që dërgon në drejtim të shkollës së mesme
“Xhelal Hajda”, rrugë e cila është shumë e frekuentuar nga nxënësit, nuk ka një infrastrukturë adekuate
për lëvizje të këmbësorëve.
Trafiku për çiklistë
Në qytetin e Rahovecit mungojnë shtigjet për çiklistë deri më tani, edhe pse në PZHK është përmendur
që janë të nevojshme këto shtigje, mirëpo, duke marrë parasysh gjendjen e terrenit dhe hapësirat në
dispozicion për krijimin e shtigjeve, është shumë e vështirë që të krijohen. Në të ardhmen, nëse qyteti
vazhdon të rritet në pjesën e rrafshët është mirë që të parashihen dhe të inkorporohet edhe kjo formë e
transportit.
Lëvizja e personave me nevoja të veçanta Komuna e Rahovecit përkatësisht zona urbane nuk ka një infrastrukturë adekuate e cila do t’ju
mundësonte njerëzve me nevoja të veçanta një qasje të lehtë dhe një lëvizje të lirë. Kjo do të trajtohet
me kujdes gjatë vitit 2019, në planifikimin e ri të buxhetit, që është paraparë zgjerimi i trotuareve dhe
qasje e lehtë për personat me nevoja të veçanta.
Vlerësimi i hapësirave ekzistuese për parkim
Qyteti i Rahovecit ka shumë pak hapësira publike apo private të cilat mund të shfrytëzohen për parkingje.
Në zonën qendër nuk ka hapësira e as mundësi për krijimin e parkingjeve, kjo njëherit është edhe një
shqetësim sepse është një hapësirë shumë e vogël te rrethrrotullimi në qendër të cilin qytetarët e
shfrytëzojnë për parking, i cili e pengon rrjedhën e qarkullimit. Ekzistojnë edhe disa parkingje në pjesën e
poshtme të qytetit, afër tregut, të cilat mund të shfrytëzohen, mirëpo, përveç ditëve të tregut, shumë pak
shfrytëzohet në ditë të tjera.
Komuna e Rahovecit Page 16
Sinjalizimi horizontal dhe vertikal si nevojë në të ardhmen Në zonën urbane kemi sinjalizim adekuat sidomos në pjesën e qytetit ku janë ndërtuar rrugët e reja, ndërsa
në ato rurale, kemi filluar me shenjëzimet e vendkalimeve të këmbësorëve si dhe rrugëve kryesore.
Aktivitetet
Duke u bazuar në buxhetin e planifikuar të vitit 2018, si dhe planin e punës në Drejtorinë për Shërbime
Publike, kjo është ecuria e implementimit të projekteve kapitale:
Menaxhimi dhe mirëmbajtja e mbeturinave
Gjatë muajit prill, Kryetari i Komunës ka formuar komisionin për identifikimin e deponive ilegale në tërë
territorin e komunës së Rahovecit, ku janë evidentuar nga komisioni komunal 47 deponi të tilla. Gjatë
vitit janë hequr mbi 30 deponi ilegale, e sfidë mbeten mbeturinat që po hidhen përgjatë lumit Drini i
Bardhë.
Prej datës 15 shtator, grupi punues i Komunës së Rahovecit ka mbajtur takime dhe ka ndarë disa detyra,
kemi filluar disa aksione për heqjen e mbeturinave në disa rrugë, e ku kanë filluar edhe të bëhen
përditësimet në Web faqen e GIZ-it, për heqjen e pikave të zeza.
Gjatë periudhës 15 shtator deri me 15 dhjetor Komuna e Rahovecit ka ndërmarr masa për heqjen e
deponive ilegale dhe inerteve në tërë territorin.
Meremetimi i rrugëve dhe trotuareve
Meremetimi i rrugës Gradish - Kramavik, projekt i kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, është bërë
sanimi i pjesshëm i rrugës.
Sivjet, ka nisur puna në meremetimin e rrugëve në 3 lloto, një për rregullim të pusetave dhe me asfalt,
një të kubëzave dhe nivelizimit të pusetave, pastrim të rrugëve, zgjerim, prerje të shkurreve, si dhe një
për muret mbrojtëse.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
115,000€
146,000€ Lot 1
Kontrata të reja
90,000€ 87,675€ Lot 2
Komuna e Rahovecit Page 17
128,110.00€ Lot 3
Largimi i qenëve endacakë (Strehimi i tyre)
Projekt i realizuar nga AVUK, i kontraktuar nga kjo agjensi ne 6 zona të Republikës së Kosovës.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Ri-destinim 2018 Të planifikuara për vitin 2019
10,000€ 0€ 10,000€ 0€
Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues
Ka filluar meremetimi i ndriçimit publik në disa fshatra dhe lagje të qytetit, është përfunduar segmenti i
parë i rrugës prej 2 km i ndriçimit publik në Xërxë. Projekti i tillë i mbështetur nga granti i përfomancës
në vlerë prej 75,000.00 €.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
120,000€
206,701.00€ Ndërtimi
Kontratë e re
130,000€ 75,000€ Granti i performancës
128,526€ Mirëmbajtja
Kontratë e re
Intervenimet emergjente në infrastrukturë
Janë bërë intervenime emergjente në disa segmente rrugore në disa prej vendbanimeve të komunës,
sipas kërkesës së banorëve, si në: fshatin Gur i Kuq; një në lumin Rimnik për të zhbllokuar kanalizimin
fekal në Fortesë; pastrimin dhe heqjen e mbeturinave të ngurta në rrugën Rahovec - Krushë e Madhe te
vendi i quajtur “Babindol”; në fshatin Xërxë, hapja e kanalit të ujërave të mbledhur, si dhe në rregullimin
e një rruge me zhavorr; ndërhyrje në shkollën e Sapniqit; në fshatin Potoqan i Poshtëm; në dy segmente
rrugore në fshatin Drenoc; hapja e rrugës Rahovec – Drenoc tek ura, ku është bërë edhe pastrimi nga
balta; rregullimi i rrugës në Pastasel etj.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
50,000.00€ 97,777.00€ 60,169.63€ 30,000€
Ndërtimi dhe përmirësimi i kanalizimit në komunën e Rahovecit
Projekti i trajtimit të kanalizimit në komunën tonë, deri me tani është projekti më i madh që prin qyteti i
Rahovecit dhe pastaj edhe 16 vendbanime të tjera.
Është bërë rregullimi i kanalit për ujëra atmosferike në Gexhë, si dhe zhbllokimi i ujërave fekale.
Është ndërtuar kanalizimit fekal në një lagje në Çifllak si dhe uji i pijshëm.
Është përfunduar ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në fshatin Kramavik, projekt i
mbështetur nga UNDP, kostoja e projektit 100,000.00 €, i mbështetur dhe realizuar në tërësi nga UNDP.
Komuna e Rahovecit Page 18
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
60,000€ 441,155.89€ Kontrate e re 18,380.00€
Ndërtimi i rrugëve në komunën e Rahovecit
Projekti i ndërtimit të rrugëve në qytetin e Rahovecit, përfshin ndërtimin e 39 segmenteve rrugore, ku
ndërtimi është bërë me elemente betoni (kubëza), 19 rrugë janë kryer në vitin 2017, nga muaji prill 2018
janë ndërtuar 14 segmente rrugore dhe po ecim drejt fazës finale të përmbylljes së projektit.
Poashtu, sivjet kanë filluar të trajtohen disa rrugë që janë me prioritet të lartë si në qytet dhe fshatrat e
komunës sonë, ku kemi filluar me ndërtimin e rrugëve në: Patasel, Polluzhë, Xërxë, Rahovec, Zoqisht e
në shumë vendbanime të tjera.
Ka filluar të ndërtohet rruga (asfaltimi i rrugës) Krushë e Madhe - Randobravë, projekt që tashmë i
plotëson të gjitha kriteret, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës, e që përfundon në
pranverën e vitit 2019.
Ka përfunduar asfaltimi në rrugën Drenoc-Zatriq; është përfunduar një segment rrugor në fshatin Malësi
të Vogël; është duke vazhduar projekti i rrugëve në Drenoc, lagja e Berishëve dhe rruga e varrezave: ka
filluar projekti i ndërtimit të rrugës tranzite në Rahovec, ku kemi kryer minim të hapësirës ku është
shfaqur gur masiv në hyrje të rrugës, janë tejkaluar edhe pengesat për të vazhduar projektin e për ta
përfunduar atë në tërësi.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
150,000€ 271,388.20€ Kontrate e re 90,000€
Ndërtimi i trotuareve në Komunën e Rahovecit
Kanë filluar të trajtohen me kujdes, ndërtimi i trotuareve në disa prej vendeve qe janë prioritet i lartë, si
në rrugën kryesore në Rahovec, pastaj, në Drenoc, Fortesë, Malësi të Vogël e shumë vendbanime të
tjera. Janë ridërguar në Ministrinë e Infrastrukturës kërkesat për mbështetje financiare si dhe kërkesat
për planifikimin e ri të rrugëve, urave, trotuareve etj.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
50,000€ 157,961.53€ Kontrate e re 50,000€
Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Komunën e Rahovecit Drejtoria e shërbimeve publike prioritet për vitin 2018 ka pasur sigurimin e ujit të pijshëm. Është
funksionalizuar rrjeti dhe është përuruar uji i pijshëm për fshatrat Polluzhë dhe Guri i Kuq. Marrëveshja
me KRU Gjakovën është bërë që 49 % ta mbështet komuna financiarisht, ndërsa 51% e mbështet KRU
“Gjakova”.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
180,000€ Nuk ka kontratë është marrëveshje dy palëshe
40,000€ 60,000€
Komuna e Rahovecit Page 19
Ndërtimi i rrugëve në Zoqisht, Pastasel, Polluzhë, Dobidol, Gur i Kuq dhe Kramovik
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
100,000€ 245,888.51€ 35,221.19€ 0€
Ndërtimi i rrugëve në Vrajakë, Ratkoc, Gexhë, Zatriq, Sopniq dhe Retijë e Poshtme
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
80,000€ 312,144.00€ 141,734.26€ 80,000€
Ndërtimi i rrugës Drenoc - Zatriq
Ka përfunduar asfaltimi në rrugën Drenoc-Zatriq.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
100,000€ 383,189.97€ 124,235.76€ 50,000€
Ndërtimi i rrugës Rahovec- Pataqan i Poshtëm
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
180,000€ 845,981.018 421,820.14€ 60,000€
Ndërtimi i rrugëve Xërxë, Celinë, Nushpal, Senoc, Retijë e Epërme dhe Mrasor
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
110,000€ 359,702.00€ 179,702.25€ 50,000€
Ndërtimi i rrugëve Hoçë e Vogël, Brestoc, Krushë e Madhe dhe Fortesë
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
110,000€ 313,988.20€ 133,988.20€ 50,000€
Ndërtimi i rrugës Ratkoc- Baboc
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
80,000€ 217,723.55€ 46,106.90€ 30,000€
Komuna e Rahovecit Page 20
Ndërtimi i rrugës Celinë-Nagac- 500 m
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
40,000€ 74,716.32€ 15,396.32€ 15.396,00€
Ndërtimi i rrugëve në Drenoc, Çifllak, Dejnë, Malësi e Vogël dhe Opterushë
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
80,000€ 287,060.73€ 164,488.77€ 70,000€
Ndërtimi i trotuareve në rrugën “Gëzim Hamza”
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
30,000€ 54,768.43€ 0,00€ 0€
Mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore gjatë sezonës dimërore
Janë mirëmbajtur të gjitha rrugët e komunës sonë pas reshjeve të borës, periudha janar-shkurt 2018.
Për herë të parë janë kontraktuar dy kompani për mirëmbajtjen rrugore në të dy sezonat,
Loti 1: 59,450.00€
Loti 2: 45,419.00€
Ky projekt hiqet nga kodi i Investimeve Kapitale për shkak se auditori ka rekomanduar që ky projekt të
kalon në kategorinë buxhetore Mallra dhe Shërbime.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
60,000€ Ka kaluar në kodin mallra dhe shërbime
0,00€ 0€
Ndërtimi i rrugës Brestoc - Hoçë e Madhe
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
33,000€ 53,514.30€ 6,708€ 0€
Ndërtimi i rrugëve me kubëza në Dobidol, Polluzhë, Ratkoc, Gexhë, Kramovik etj
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
60,000€ 258,807.73€ 218,807.49€ 20,000€
Ndërtimi i rrugëve dhe rreth-rrotullimeve në qytet
Projekti ka përfunduar në dy rreth-rrotullime dhe është i përkrahur nga Ministria e Infrastrukturës,
ndërsa rreth-rrotullimi te Jaha Petrol nuk mund të bëhet pa e reviduar projektin për shkak se ekspertë të
komunikacionit kanë rekomanduar të bëhen zgjerimet në atë rreth dhe jo rreth-rrotullim.
Komuna e Rahovecit Page 21
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
80,000€ 139,957.97€ 89,957.97€ 0,000€
Investime dhe mirëmbajtje e hapësirave publike, varrezave...
Ka filluar puna e mirëmbajtjes së hapësirave publike përmes punësimit sezonal, sipas punëve të
parapara për të mirëmbajtur ambientin. 30 punëtorë sezonalë kanë punuar në afat prej 3 muajsh,
projekt ky i mbështetur nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Lloto 1: 16,981.86€
Lloto 2: 21,596.36€
Lloto 3: 17,921.90€
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Te planifikuara për vitin 2019
25,000€ 56,500.12€ 0,00€ 50,000€
DREJTORIA PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE ZHVILLIM RURAL
Bujqësia, Pylltaria dhe Zhvillimi Rural janë sektorët kryesor të cilët mund të kontribuojnë dukshëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit. Bujqësia dhe diversifikimi rural janë sektorë që ofrojnë mundësi reale për zbutjen e varfërisë, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe për krijimin e të ardhurave për banorët e komunës se Rahovecit.
Me qëllim të zhvillimit të bujqësisë në komunën e Rahovecit, drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ka realizuar me sukses të plotë planin e saj vjetor, duke realizuar projekte kapitale për t’ju dal në ndihmë fermerëve të komunës sonë. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural është munduar të arrij objektivat e saj duke realizuar këto plane:
1. Rritja e kapaciteteve prodhuese, modernizimi i bujqësisë, tërheqja e investimeve, zbatimi i
projekteve të hartuara gjatë planifikimit me qëllim të punësimit dhe ngritjes së mirëqenies
ekonomike të fermerëve përmes:
2. Bashkëpunimi me organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare, vendore dhe ato ndërkombëtare,
si dhe me biznesin lokal e të jashtëm, drejt realizimit të projekteve zhvillimore komunale për një
ambient më të mirë të zhvillimit ekonomik bujqësor si dhe krijimin e infrastrukturës ekonomike e
turistike.
Aktivitetet
Duke u bazua në buxhetin e planifikuar të vitit 2018, si dhe planin e punës në DBPZHR, kjo është ecuria e
implementimit të projekteve kapitale:
Ndërtimi i Serrave me participim
Ky projekt është në fazën e realizimit. Gjithsej përfitues me këtë kontratë janë 117 ( 60 copë x 1.5 ari, 53
copë x 3 ari dhe 16 copë x 5 ari).
Për dallim nga vitet e kaluara, me këtë kontratë janë bërë këto ndryshime në të mirë të fermerëve:
Participimi është ulur nga 25% ne 20% nga fermerët, dhe
Rritja e sipërfaqes në tre lloje, 1.5 ari, 3 ari dhe 5 ari
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës
Bartja e të hyrave Të planifikuara për vitin 2019
Komuna e Rahovecit Page 22
50,000€ 287,593€ 20,000€ 190,000€
Participimi me projektet me bashkëfinancim Përmes këtij projekti është hapur thirrje publike për “përpunues të pemëve dhe perimeve”
Janë zgjedhur gjithsej 14 përfitues të ndarë në 2 lote:
1. Lot 1: në vlerë 2,000€ janë 11 përfitues
2. Lot 2: në vlerë 4,000€ janë 3 përfitues
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartja e të hyrave
Të planifikuara për vitin 2019
30,000€ 34,000€ 4,000€ 60,000€
Ndërtimi i infrastrukturës për festivalin e rrushit
Pa dyshim qe është njëri ndër projektet me rëndësi te madhe për sektorin e bujqësisë të komunës sonë.
Ky projekt është përkrahur edhe nga MBPZHR
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Ri-destinim 2018
Të planifikuara për vitin 2019 – Faza e dytë
61,995€ 215,000€ 24,000€ 30,000€
MBPZHR: 70,000€ për vlerën e kontratës
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve fushore
Ky projekt ka filluar në vitin 2016, Kontrata është e lidhur për 3 vite. Duhet te cekim që ky projekt është
realizuar në tërësi gjatë vitit 2017.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur
Të planifikuara për vitin 2019
52,359€
300,000€
Pune shtesë 85,134€ ( 28.37%)
Total: 385,134€
121,000€ 190,000€
Në vitin 2019, do të lidhet kontrate e re, si dhe është planifikuar që të kryhet borxhi
Ulja e niveletës së përroit në fshatin Celinë
Qysh në fillim kemi ndërhyrë në ndryshim të projektit, sipas kërkesës së komunitetit të fshatit Celinë. Ky
projekt ishte i paraparë vetëm të pastrohej dhe të ulej niveli i këtij përroi.
Është intervenuar në ndryshim të projektit dhe e kemi planifikuar që kanali të jetë nga betoni me
standarde bashkëkohore, ku i është trefishuar vlera e projektit.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Ri-destinim 2018 Të planifikuara për vitin 2019
Komuna e Rahovecit Page 23
50,000€ 178,086€ 50,000€ 150,000€
Përfundimi i këtij projekti i hap rrugë ndërtimit të kanaleve të kullimit të tokave bujqësore.
Kanali i kullimit të tokave bujqësore në fshatrat Xërxë - Fortesë”
Edhe ky projekt ka pësuar ndryshime në të mirë të qytetarëve të komunës sonë e konkretisht banorëve
të fshatit Xërxë, pasi është shtuar edhe një segment prej 850 m që do të trajtojë ujërat atmosferik
bashkë me projektin ekzistues prej 1,635 m. Ne kemi shtyrë këtë projekt me të vetmin qëllim që tokat e
punës përballë ndërmarrjes M&Silosi që i kemi parë të vërshuara tani e 20 vjet do të kullohen në kanalin
e hapur që po e ndërton komuna e Rahovecit.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Ri-destinim 2018 Të planifikuara për vitin 2019 – Faza e dytë
50,000€ 148,325€ Kontratë e re 50,000€
Kanali i kullimit të tokave bujqësore në fshatrat: Ratkoc, Malësi e Vogël, Gexhë
Është projekt i filluar në vitin 2013. Gjatë katër viteve të kaluara nuk është punuar në këtë projekt dhe
nuk është ndarë buxhet. Me ridestinim kemi bartur 20,000€ dhe ka filluar të realizohet aty ku ka mbetur
nga viti 2013.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje me ridestinim
Të planifikuara për vitin 2019
0€ 497,981€ 20,000€ 80,000€
Borxh kontraktual në këtë projekt janë: 234,558€
Kanali i kullimit të tokave bujqësore në komunën e Rahovecit
Edhe ky projekt është i vjetër i nisur në vitin 2013. Përmes këtij projekti trajtohen tokat bujqësore në
fshatin Celinë.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje e të hyrave vetanake
Të planifikuara për vitin 2019
5,000€ 437,858€ 20,000€ 38,000€
Borxh kontraktual në këtë projekt janë: 357,896€
DBPZHR ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme. Në bashkëpunim me GLV-Rahovec ka aplikuar në
MBPZHR me disa projekte ku kemi arritur të përfitojmë 3 projekte të zhvillimit rural.
Emri i projektit Participimi nga MBPZHR
Participim nga Komuna
Vlera e projektit
Shkallët në Nagac 4,000.00 € 1,000.00 € 5,000.00 €
Rrethoja Rahovec 3,549.60 € 887.40 € 4,437.00 €
Ulëset në Parqe 1,248.00 € 312.00 € 1,560.00 €
10,997.00€
Komuna e Rahovecit Page 24
DREJTORIA PËR PUNËT INSPEKTUESE
Në kuadër të Drejtorisë për Punë Inspektuese janë kryer punë duke u bazuar në planin operativ të
hartuar në fillim të vitit për të gjithë sektorët e inspektoriatit.
Ndër punët kryesore që janë realizuar në drejtorinë për punë inspektuese janë:
Aktivitetet
Rrënimi i objekteve pa leje dhe objekteve të vjetra në komunën e Rahovecit,
Rrënimi i objektit të shkollës “Mustaf Ibishi” në fshatin Kramovik,
Rrënimi i objektit të ish shkollës së mesme dhe një objekt i zjarrfikësve në fshatin Ratkoc
Rrënimi i ish stacionit të policisë në Ratkoc
Rrënimi i objektit të shkollës së vjetër në fshatin Opterushë
Rrënimi i objektit me rrezikshmëri të lartë në fshatin Zoqisht.
Po ashtu janë marr aksione të vazhdueshme me policinë e Kosovës rreth lirimit të hapësirave publike, si:
lirimi i rrugëve dhe trotuareve, ruajtja e ambientit, inspektimi i vazhdueshëm i mallrave me origjinë nga
vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet i pavarur etj.
Për herë të parë në këtë vit kemi filluar me shqiptimin e gjobave mandatore nga inspektoriati për të
gjithë ata që bien në kundërshtim me rregullativën ligjore.
Po ashtu janë realizuar edhe projekte kapitale të planifikuara në buxhetin e vitit 2018.
Sinjalizimi Vertikal dhe Horizontal i rrugëve në komunën e Rahovecit
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
10,000€ 48,102€ Kontratë e re 20,000€
Rrënimi i objekteve pa leje dhe ndërtimeve që paraqesin rrezik
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje me ri-destinim
Të planifikuara për vitin 2019
30,000€ 25,986€ 4,100€ 10,000€
DREJTORIA PËR KULTURË RINI DHE SPORT
Drejtoria në përbërje prej këtyre sektorëve; Kulturë, Rini dhe Sport, Trashëgimia kulturore-historike dhe
biblioteka, me një buxhet të caktuar, mbulon fusha me rëndësi në jetën e përditshme, duke përfshirë
aktivitete të ndryshme: muzikë, teatër, art figurativ, aktivitete rinore, sportive dhe ruajtja e trashëgimisë
tonë historike e kulturore.
Bashkëpunimi me OJQ-të, strukturat e pushtetit lokal, organizatat ndërkombëtare që veprojnë në
Kosovë dhe donatorë të ndryshëm, ka qenë konstruktiv dhe ka rezultuar me sukses në disa prej
aktiviteteve të realizuara gjatë vitit 2018. Bashkëpunimi me këta organizma ka qenë i mirë dhe
konstruktiv.
Aktivitetet
Është realizuar takimi me sportdashës dhe udhëheqësit e kaluar të klubit të futbollit “Rahoveci”
ku është bërë zgjedhja e kryesisë së përkohshme të klubit, pas një krize të gjatë që e ka përcjellë
këtë klub.
Komuna e Rahovecit Page 25
Përzgjedhja e “Sportistit të vitit 2017”
Thirrja publike në konkursin e artit letrar dhe pamor, për nder të manifestimit përkujtimor dhe
kulturor “Flaka e Janarit”.
Përgatitjet e manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2018” bashkë me Komisionin organizues.
Vlerësimi i punimeve letrare – artistike të Flakës së Janarit 2018.
Manifestimi “Flaka e Janarit” u mbajt në kushte optimale dhe të gjitha përgatitjet ishin në
nivel.
Shqyrtimi i aplikacioneve të OJQ- ve kulturore, sportive dhe rinore. Aplikacione të pranuara dhe
të shqyrtuara 36.
Përgatitjet për festën tradicionale të vjeljes së rrushit “HardhFest
Shfaqja e filmave vizatimor në Shtëpinë e Kulturës në Qytet, ka rezultuar me sukses, me rreth
300 fëmijë në qytet. Në Shtëpinë e Kulturës në Ratkoc, rreth 150 fëmijë, ndërsa në Krushë të
Madhe rreth 60 fëmijë.
Më 28 nëntor 2018, shënimi i rikthimit të Skënderbeut në Krujë, Dita e Flamurit, dalja e UÇK-së,
ditëlindja e Adem Jasharit,
Organizimi i Tryezës shkencore për Skënderbeun dhe ditëlindjen e shkrimtarit Sulejman
Krasniqit
Duke u bazuar në buxhetin e planifikuar të vitit 2018, si dhe planin e punës në Drejtorinë për Kulturë,
Rini dhe Sport, kjo është ecuria e implementimit të projekteve kapitale
Rregullimi i terreneve sportive
Në kuadër të këtij kodi buxhetor është realizuar projekti për rregullimin e stadiumit të futbollit në Xërxë.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
20,000€ 42,848€ 22,000€ 10,000€
Shtëpia e Kulturës në Drenoc (faza e dytë)
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
6,600€ 169,867€ 2,650€ 0€
Vazhdimi i ndërtimit të shtëpisë Muze të Ukshin Hotit Kemi hapur thirrje për konkurs projektimi, kjo thirrje do të përsëritet pasi ofertat e pranuara nuk e
përmbushin qëllimin e realizimit të një projekti me rëndësi të veçantë për komunën e Rahovecit.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje me Ridestinim
Të planifikuara për vitin 2019
5,000€ 00€ 5,000€ 30,000€
Projekte me bashkëfinancim në kulturë rini dhe sport Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje me ridestinim
Të planifikuara për vitin 2019
25,000€ 0€ 25,000€ 10,000€
Komuna e Rahovecit Page 26
Furnizimi i bibliotekave me libra Në kuadër të projektit Furnizimi i bibliotekave me libra është furnizuar biblioteka e qytetit të Rahovecit
Sulejman Krasniqi me 384 tituj librash të ndryshëm, aktualisht biblioteka posedon 1,152 ekzemplarë të rinj në
kuadër të këtij projekti.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
5,000€ 9,480€ Kontratë e re 10,000€
Ndërtimi i infrastrukturës për aktivitete kulturore në fshatin Dejnë Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
15,000€ 38,567€ 13,531€ 10,000€
Ndërtimi i sallës sportive në Krushë të Madhe Ky projekt tani është në fazën e pranimit teknik, mjetet e buxhetuara për vitin 2018 janë ekzekutuar te operatori
ku pas pranimit teknik mbyllet kontrata.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
138,750.00€ 238,736€ 58,905€ 0,00€
Riparimi i monumenteve kulturore historike
Në kuadër të këtij projekti është bërë lyerja dhe ndriçimi i bibliotekës së qytetit “Sulejman Krasniqi”,
poashtu, në Krushë të Madhe është bërë renovimi i këtij objekti.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
24,650.00€ 78,846€ Kontratë e re 30,000€
Blerja e një kositëse standarde për fushat sportive
Në kuadër të këtij projekti është pajisur stadiumi i qytetit me tre kositëse standarde, në mënyrë që të
kemi një terren sportiv sa më të niveluar për sukseset e sportistëve tanë.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Bartje me ridestinim
Të planifikuara për vitin 2019
5,000€ 2,334.72€ 2,663€ 0,00€
Riparimi i shtëpisë së Kulturës në Ratkoc
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
4,000€ 115,957.80€ Kontrate e re 50,000€
DREJTORIA PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM
Në bazë detyrave të punës nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë kryer këto aktivitete duke u
bazuar ne planin vjetor te punës:
Zhvillimi i aktiviteteve propagandistike në edukimin dhe vetëdijësimin e popullatës për Zjarret
Malore - Fushore.
Komuna e Rahovecit Page 27
Dalja në terren ku është bërë identifikimi i lokacioneve të cilat mund të jenë të rrezikuara nga
vërshimet,
Është bërë servisimi i të gjitha aparateve për shuarjen e zjarreve,
Inspektimi i rregullt i objekteve publike, private dhe shëndetësore për verifikimin e gjendjes së
aparateve për shuarjen e zjarreve.
Aktivitetet
Duke u bazuar në buxhetin e planifikuar të vitit 2018, si dhe planin e punës në Drejtorinë për Mbrojtje
dhe Shpëtim, kjo është ecuria e implementimit të projekteve kapitale:
Ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore
Në kuadër të projektit “Ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore” ka filluar ndërtimi i
garazhës mbrapa objektit aktual të zjarrfikësve, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së
nevojshme për zjarrfikësit dhe që ata të jenë sa më të kompletuar në çdo aspekt.
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
10,000€ 31,115€ Kontratë e re 21,115€
Investime në blerjen e unifromave dhe pajisjeve
Shuma e planifikuar për vitin 2018
Vlera e kontratës Borxh i mbetur Të planifikuara për vitin 2019
15,000€ 14,639€ Kontratë e re 8,000€
PËRFUNDIM
Duke u mbështetur në synimet tona, kemi vënë prioritetet tona qeverisëse në funksion të zhvillimit të
gjithmbarshëm të komunës sonë, është viti i parë i qeverisjes dhe në këtë dokument janë të paraqitura
aktivitetet më kryesore gjatë vitit 2018 si dhe ecurinë e implementimit të projekteve kapitale, në bazë të
situatës së trashëguar, ku ne konsiderojmë, sipas bindjes sonë që viti 2018 ka qenë një vit i suksesshëm,
me plot sfida por njëkohësisht edhe me të arritura .
Sa i përket bujqësisë, si njëri ndër sektorët kryesor për komunën tonë, assesi nuk mund të mos
paraqitet në këtë dokument përmbledhës pika kryesore në vitin 2018, e që për shume skeptik
dhe pesimist ka qenë e pamundur. Planifikimi i buxhetit për investime kapitale në vitin 2019 të
arrijë në 1 milionë euro . Kjo shifër tani më është aprovuar nga Kuvendi Komunal dhe Ministria e
Financave, ku Drejtoria e BPZHR-së për vitin 2019 do të ketë në buxhetin e saj shumën prej:
1,028,000€. Në kuadër të këtij planifikimi do të trajtohen shumë projekte, prej atyre të
investimeve në infrastrukturë bujqësore e deri te përkrahja direkte e fermerëve të komunës së
Rahovecit me: Mekanizëm Bujqësor, Farëra, Plehra, Inpute Bujqësore, Stalla të Vogla e shumë të
tjera.
Në drejtorinë e financave, kemi arritur që obligimet financiare t’i zvogëlojmë për 51.53%
Kemi arritur që të hyrat komunale të realizohen në shumën 1,092,433.34€ që në krahasim me
vitin e kaluar kemi rritje prej 16%, njëherazi, viti 2018 njihet si viti më i suksesshëm i realizimit të
të hyrave vetanake.
Realizimi i buxhetit në total është bërë në masën prej 91%, ku pjesa e buxhetit nga granti
qeveritar është realizuar në masën 98.76%
Komuna e Rahovecit Page 28
Komuna e Rahovecit në vitin 2018 ka treguar një sukses të madh edhe në realizimin e buxhetit,
vlen të përmendet se nga periudha e pas luftës viti 2018 është viti më i suksesshëm sa i përket
inkasimit të të hyrave nga tatimi në pronë. Falënderojmë qytetarët tanë për kontributin e dhënë
në këtë drejtim, duke i mundësuar kështu komunës sonë një inkasim të të hyrave, mjaft të
kënaqshëm.
Në sektorin për Kulturë, Rini dhe Sport, padyshim vëmendja kryesore bie te përfundimi i
palestrës së sporteve në qytet. Ky ishte një projekt i tej-zgjatur dhe me probleme të shumta për
realizim. Ne i kemi dhënë zgjidhje palestrës, ku tani palestra është në fazën finale.
Një projekt tjetër me rëndësi të veçantë që vlen të përmendet është edhe Stadiumi i Qytetit të
Rahovecit, projekt ky i përbashkët me MKRS-në, ku ne si komunë kemi bërë përpjekje serioze në
mënyrë që Stadiumi i Qytetit të Rahovecit të jetë një stadium i kategorisë së dytë e që i plotëson
standardet e FIFA-së. Investimi për stadiumin e qytetit do të ndodh në pjesën turistike, ku nga
Qeveria e Kosovës i është kthyer prona prej 7 ha komunës sonë.
Tani e 18 vjet komuna e Rahovecit ka kërkuar themelimin e Zonës Ekonomike për qytetarët e
saj. Falë angazhimit tonë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës,
kemi arritur që në muajin e gjashtë të qeverisjes komunale ta kemi zonën ekonomike.
JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN TUAJ!
KRYETARI I KOMUNËS
Smajl Latifi
Recommended