View
5
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
Aneksi 10
1
UDHËZUES I PËRGJITHSHËM PËR KANDIDATËT LIDHUR ME RREGULLAT E
TESTIMIT ME SHKRIM
A. PËRMBAJTJA E TESTIMIT ME SHKRIM
1. Testimi me shkrim për zyrtarët policorë përbëhet prej 100 pyetjeve dhe koha e testimit zgjat 2
orë e 30 minuta;
1.1. Testimi është i dizajnuar që t’i testojë kandidatët në këto fusha: 40 % në fushën e njohurive
të përgjithshme; 30% gjuhë dhe letërsi dhe 30% matematikë. Rezultati minimal i kërkuar
për ta kaluar me sukses testin është 70% të përgjigjeve nga testi;
B. RREGULLAT GJATË TESTIMIT ME SHKRIM
1. Kandidati duhet të ulet në vendin që ia cakton anëtari i panelit;
2. Kandidati duhet t’i dëgjojë me vëmendje dhe t’u përmbahet udhëzimeve të shkruara dhe të dhëna
nga anëtari i panelit;
3. Me fillimin e testimit nuk lejohet parashtrimi i pyetjeve;
4. Gjatë testimit rreptësisht ndalohen bisedat ndërmjet kandidatëve;
5. Nuk lejohet të shikohet në fletëpërgjigjen e tjetrit;
6. Para fillimit të testimit të shkyqen telefonat dhe pajisje tjera elektronike.
7. Kandidatët janë të obliguar të mbajnë qetësi, të mos e kthejnë kokën anash apo mbrapa, të mos
lëshojnë çfarëdo zëri apo të bëjnë mimikë;
8. Me fillimin e testimit nuk lejohet dalja nga vendi ku mbahet testimi;
9. Nëse kandidati e lëshon vendin gjatë testimit pa ndonjë arsye, ai/ajo nuk do të lejohet që të
vazhdojë më testimin;
10. Kandidati që përfundon testimin para kohës së paraparë, e ngrit dorën dhe me leje të anëtarit të
komisionit, dorëzon testin së bashku me materialin tjetër përcjellës;
11. Asnjë dokument i testimit me shkrim nuk lejohet të nxirret jashtë ambientit ku mbahet testimi;
12. Në përfundim të kohës së caktuar të testimit, kandidatët duhet të përfundojnë me testim duke
lënë të gjitha materialet e dhëna në tavolinën e punës;
13. Në rast të përjashtimit të kandidatit nga procesi i testimit me shkrim, anëtari i panelit do t’i
lëshojë kandidatit urdhrin me shkrim për përjashtim nga vazhdimi i testimit;
14. Kandidati i cili përjashtohet është i detyruar që menjëherë ta lëshojë objektin ku mbahet testimi
me shkrim;
Aneksi 10
2
C. UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E TESTIT ME SHKRIM
1. Fletëpërgjigjet plotësohen me laps kimik ngjyrë të katërt;
2. Në fletpërgjigjje duhet të vendoset nr. i letërnjoftimit, datëlindja, gjinia, etniciteti, nr. i
aplikacionit, data e testimit dhe nënshkrimi i kandidatit;
3. Në fletëpërgjigje përkujdesuni që të mbushni tërë katrorin që i përket përgjigjes;
4. Kujdesuni të jeni në numrin dhe kolonën e saktë të fletës së përgjigjeve që i korrespondon
pyetjes në broshurën e testit përpara se të bëni shenjën përkatëse në fletën e përgjigjeve;
5. Mos shpenzoni shumë kohë për një pyetje. Rezultati juaj në këtë testim bazohet në numrin e
pyetjeve të cilave ju u jeni përgjigjur saktë. Nëse nuk jeni i sigurt për përgjigjen e një pyetjeje,
shënoni përgjigjen që mendoni se mund të jetë e saktë;
6. Mos vendosni shenja tjera në letër;
7. Mos e thyeni apo rrudhni fletëpërgjigjen;
8. Shënoni vetëm NJË përgjigjje për çdo pyetje në fletëpërgjegje;
9. Nëse vendosni më shumë se një shenjë për pyetje atëherë nuk do të fitoni pikë për atë pyetje (më
detajisht shiko mënyrën se si plotësohet fletëpërgjigjja).
Aneksi 10
3
1. Mos shënoni asgjë në katrorët e zbrazët
2.Mbush (hijezo) rrethin● me nr.tuaj personal të letërnjoftimit
3.Mbush hijezo rrethin● për datën, muajin dhe vitin e lindjes,
4. Mbush (hijezo) rrethin● për gjininë
5. Mbush (hijezo) rrethin● për nr. të aplikacionit
6. Nënshkrimi i kandidatit vjen këtu!
7. Data e testimit vjen këtu,
Kujdes ! Çdo pyetje ka vetem një(1) përgjigjëje të saktë, psh’’ (B) është përgjigjëje e sakt (A, ,, C , D)
1234 56789
1011
Shqipëtar / AlbanacSerb / SrbinTurk / TurcinBoshnjak / BosnjakRom / RomAshkali / AskaliEgjiptian / EgipcanGoran / GoranMalazez / CrnogoracKroat / HrvatTë tjerë / Druge
Recommended