View
8
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
Dega: Program Fillor
PUNIM DIPLOME
Raporti ndërmjet nxënësit, prindërit dhe mësimdhënesit në
funksion të zhvillimit të gjithanshëm të fëmijëve
Mentori: Kandidatja:
Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina Arlinda Morina
Gjakovë, 2017
2
PËRMBAJTJA
FALËNDERIM.............................................................................................................................................3
ABSTRAKT .................................................................................................................................................4
HYRJE ..........................................................................................................................................................5
1. ROLI I MËSUESIT PËR TË KRIJUAR PARTNERITET NË MBËSHTETJE TË PRINDËRVE NËZHVILLIMIN E GJITHANSHËM TË FËMIJËVE .....................................................................................6
1.1. Tiparet e përgjithshme të mësimdhënies.......................................................................................7
1.1.1. Karakteristikat e mësuesve të suksesshëm ....................................................................................7
1.2. Metodat tradicionale dhe bashkëkohore të mësimdhënies ............................................................8
1.3. Parimet kryesore të diferencimit të procesit mësimor dhe mënyrat e realizimit të tij.................10
2. FAKTORËT MËSIMORË - SUBJEKTIV .........................................................................................11
2.1. Nxënësi .......................................................................................................................................12
2.2. Mësimdhënësi .............................................................................................................................13
2.3. Prindërit e nxënësve ....................................................................................................................15
3. BASHKËPUNIMI NË MES FAMILJES – SHKOLLËS ...................................................................17
3.1. Bashkëpunim në mes prindërve dhe mësuesit ............................................................................17
3.2. Bashkëpunimi prindër – mësues është një kusht i domosdoshëm gjatë procesit të edukimit tëfëmijëve ..................................................................................................................................................19
3.3. Si mund të përmirësohet marrëdhënia prind – mësues ...............................................................21
3.3.1. Kushtet e nevojshme për bashkëpunimin me prindër .................................................................22
3.4. Barrierat në pjesëmarrjen e prindërve.........................................................................................23
3.4.1. Disa nga barrierat në pjesemarrjen e prindërve në shkollë .........................................................23
3.4.2. Këshilli i prindërve .....................................................................................................................24
4. KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSUESIT DHE PRINDËRIT..........................................................25
4.1. Komunikimi njëdrejtimsh ...........................................................................................................25
4.2. Komunikimi dydrejtimsh ............................................................................................................26
5. KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT ..............................................28
5.1. Karakteristikat e bisedës verbale dhe joverbale ..........................................................................29
5.2. Mënyrat dhe stilet e bisedës ........................................................................................................30
PËRFUNDIM .............................................................................................................................................32
LITERATURA ...........................................................................................................................................33
3
FALËNDERIM
Tani që kam arritur në fund të këtij punimi, dëshiroj t’ju shpreh falënderimet e mia të gjithë
atyre që në mënyra të ndryshme më ndihmuan në zhvillimin, avancimin dhe realizimin e këtij
punimi, pa ndihmën e të cilëve vështirë që do të arrija.
Falënderoj mentorin Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina që tregoi përkushtim për të më ndihmuar më
udhëzimet dhe rekomandimet e tij që të arrijë në fund të këtij rrugtimi.
Falënderoj familjen time, veçanërisht prindërit e mi për mirëkuptimin dhe përkrahjen që më
kanë ofruar gjatë viteve të studimit. Falë ndihmës dhe përkushtimit të tyre, unë kam arritur më
sukses rrugtimin tim profesional.
4
ABSTRAKT
Qëllimi i këtij punimi është studimi i raportit nxënës, prindër dhe mësues. Në këtë punim kam
trajtuar mënyrat dhe format e bashkpunimit ndërmjet prindërve, nxënësve dhe mësimdhënesve.
Po ashtu kam trajtuar edhe barrierat e pjesëmarrjes së prindërve në shkollë.
Ndërtimi dhe zhvillimi i partneritetit shkollë-familje, është një ndër tematikat më aktuale në
diskutimet dhe qasjet profesionale të drejtuesve të institucioneve shkollore, mësuesve, në fushën
e edukimit. Kjo, jo vetëm për shkak të interesit të shkollës për përmirësimin e cilësisë së
shërbimit të saj, por edhe për faktin se familja ka një rol dhe potencial të konsiderueshëm në
efektivitetin e edukimit të fëmijëve.
Ky raport ka rëndesi të madhe për suksesin e fëmijeve në shkollë. Sipas studimit të kësaj temë
kam vërtetuar se sa më e madhe të jetë përfshirja e prindërve në edukim, aq më i përparuar është
fëmija në çdo aspekt.
Fjalët kyçe: përfshirje në edukim, raporti shkollë-familje, mësimdhënesi, prindëri, nxënësi.
5
HYRJE
Mësimdhënia ashtu si çdo dukuri tjetër e jetës së përditshme, ndryshon me kohën në të njëjtën
mënyrë siç ndryshojnë dhe interesat e kërkesat e nxënësve, që janë objekt i këtij procesi.
Mësuesit kanë qenë gjithnjë në mëdyshje, nëse një metodë mësimdhënie është më e mirë apo
nëse mënyra e zhvillimit të mësimit prej tyre është më e përshtatshmja, pasi është pikërisht
mësuesi ai që me zgjedhjet që bën përcakton suksesin ose mos-suksesin e procesit të
mësimdhënies.
Fëmijët zhvillohen në mënyrë të gjithanshme, ata kanë nevojë për mbështetje që të kenë një
shëndet të mirë, ushqyerje, mbrojtje, nxitje për të mësuar. Për qëllimet zhvillimore dhe të të
mësuarit të fëmijëve janë shumëdimensionale. Ato arrihen kur fëmijët mbijetojnë dhe bëhen të
shëndetshëm fzikisht, të sigurtë emocionalisht, të aftë në shoqëri dhe në procesin e të mësuarit, të
ndërgjegjshëm kulturalisht dhe shpirtërisht dhe estetikisht krijues. Ata rriten dhe bëhen njerëz të
rritur të përgjegjshëm dhe produktivë.
Me këtë punim do të mundohem që të paraqes disa aktivitete me të cilat mendoj se mund të
ndikojnë në bashkëpunimin e ngusht të shkollës më familjen. Bashkëpunimi në mes të shkollës
dhe familjes duhet të organizohet në mënyrë që ai të jetë permanent dhe serioz. Ky bashkëpunim
nuk duhet të lejohet që të trajtohet si çështje vullneti dhe gadishmërie e shkollës mësuesve dhe e
prindërve.
Shkolla dhe familja përbëjnë dy faktorë të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.
Megjithëse ndryshimet midis këtyre dy faktorëve të edukimit, duhet theksohet se shkolla ka një
rol të rëndësishëm në përgatitjen e familjes për edukimin e fëmijës, dhe kjo është një
karakteristikë e saj. Raporti që krijohet ndërmjet shkollës dhe familjes varet nga shumë faktorë.
Rëndësi të madhe ka motivi që konsiston në dëshirën dhe gatishmërinë për bashkëpunim që është
në favor të edukimit të brezit të ri.
6
1. ROLI I MËSUESIT PËR TË KRIJUAR PARTNERITET NË
MBËSHTETJE TË PRINDËRVE NË ZHVILLIMIN E
GJITHANSHËM TË FËMIJËVE
Një arsim gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët është ai që i ofron secilit: mundësitë për të marrë
shërbime efektive edukative, me shërbimet dhe materialet e tjera mbështetëse të nevojshme, në
klasa në përshtatje me moshën, në mënyrë që të përgatiten për të pasur jetë produktive dhe për të
qenë anëtarë të plotë të shoqërisë.
Ron Miller (2008)1, e përkufzon si: Edukimi i gjithanshëm është një përpjekje për të kultivuar
zhvillimin e njeriut në tërësi si qenie njerëzore. Edukimi tradicional e shikonte fëmijën si një
marrës pasiv të informacionit dhe rregullave, ose në rastin më të mirë, një procesues
informacioni që i përngjasonte kompjuterit. Përqasja e gjithanshmë njeh faktin se një fëmijë që
rritet për t’u bërë një njeri i plotë duhet të zhvillojë jo vetëm aftësitë intelektuale, por edhe ato
fzike, psikologjike, emocionale, ndërpersonale, morale dhe shpirtërore. Fëmija nuk është një
punonjës në trajnim, por një qenie e ndjeshme që ka forca jetësore dhe ndikohet nga mjedisi i
jashtëm.
Ron Miller identifkoi katër cilësi që karakterizojnë edukimin e gjithanshëm:
1. Inkurajon të mësuarit përmes përvojës. Ka më shumë diskutim, pyetje dhe
eksperimentim; ka më shumë angazhim aktiv në një mjedis të gjithanshëm të të mësuarit
dhe një mungesë e testimeve, vlerësimeve, etiketimeve dhe krahasimeve. Të mësuarit
është proces i rëndësishëm për fëmijët, lidhet me jetën e tyre.
2. Krijimi i marrëdhënieve personale konsiderohet po aq i rëndësishëm sa dhe arritjet në të
mësuar. Këto mjedise të të mësuarit përpiqen të nxisin sensin e komunitetit dhe të
përkatësisë, si dhe cilësitë e sigurisë, respektit, përkujdesjes për të tjerët dhe dashurisë.
3. Theksi vihet dhe në botën e brendshme të fëmijëve; domethënë ka interes dhe për
ndjenjat e tyre, aspiratat, idetë dhe pyetjet që çdo fëmijë sjell në procesin e të mësuearit.
1 Kochhar – Bryant, C.A. dhe Heishman, A. (2010). Effective collaboration for educating the whole child.
7
Edukimi nuk është më një transmetim informacioni, por një udhëtim vajtje – ardhje në
botën e jashtme.
4. Edukimi i gjithanshëm shpreh ndërgjegjen “ekologjike”. Njeh faktin se çdo gjë në botë
ekziston në një kontekst të caktuar në lidhje me komunitetet gjithëpërfshirëse. Kjo
përfshin një respekt për natyrën është një perspektivë që pranon dhe përqafon
diversitetin, si natyror ashtu dhe kulturor.
1.1. Tiparet e përgjithshme të mësimdhënies
Mësuesit marrin mjaft vendime që ndikojnë në jetën e nxënësit. Këto vendime fillojnë që nga
mënyra se si i vendosin bankat në klasë, deri tek kohëzgjatja e veprimtarive në klasë. Madje edhe
nxënësit kur janë duke punuar në mënyrë të pavarur, individualisht apo në grupe të vogla, ata
janë të ndikuar nga vendimet që mësuesi ka marrë për gjëra të tilla, si materialet, ndarjet në
grupe apo llogaritjen e kohës për veprimtari të ndryshme.
1.1.1. Karakteristikat e mësuesve të suksesshëm
Studimet e kryera kohë më parë rreth mësimdhënies së suksesshme përqendrohen tek vet
mësuesit. Studiuesit mendojnë se suksesi në mësimdhënie gjendet në karakteristikat e mësuesve.
Tri janë karakteristikat kryesore të mësuesvë: dijet, qartësia, ngrohtësia.
Dijet – Mësuesit që kanë njohuri më shumë për lëndën e tyre përpiqen të përdorin strategji më
efikase të mësimdhënies.
Organizimi dhe qartësia – Qartësia e mësuesit ndikon në të nxënit e nxënësve. Ekzistojnë lidhje
të rëndesishme midis qartësisë, njohurisë së lëndës dhe të nxënit e nxënësve.
Ngrohtësia, të qënit miqësor dhe të kuptuarit e mësuesit, janë tiparet më të forta të lidhura me
qëndrimet e nxënsëvë ndaj lëndës.
8
1.2. Metodat tradicionale dhe bashkëkohore të mësimdhënies
Mësimdhënia mund të realizohet në mënyra të ndryshme, por është pikërisht mënyra në të cilën
ajo zhvillohet, që përcakton suksesin ose dështimin e këtij procesi. Ndër metodat që kanë qenë
në qendër të vëmendjes së studiuesve të kësaj fushe për vite me radhë, janë metodat tradicionale
të mësimdhënies në qendër të procesit mësimor mësuesin dhe metodat bashkëkohore të
mësimdhënies në qendër të procesit mësimor nxënësin.2 Në mësimdhënien tradicionale, mësuesi
është në qendër të procesit mësimor dhe i transmeton nxënësit informacion të zbërthyer prej vetë
mësuesit. Në mësimdhënien tradicionale, mësuesi i shpjegon vetë regullat, në bazë të së cilave
ndërtohen strukturat e ndryshme gramatikore.
Metodat tradicionale të mësimdhënies kanë këto përparësi ndaj metodave bashkëkohore:
1. Mësuesit i duhet një sasi më e vogël kohe për planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve të
ndryshme në klasë, ndërkohë që në mësimdhënien bashkëkohore mësuesi duhet të bëjë
përgatitje materialesh dhe aktivitetesh që kërkojnë më shumë kohë dhe mundim.
2. Njohuritë përftohen në mënyrë më të plotë. Sasia e informacionit, që nxënësit mësojnë
nga shpjegimet e hollësishme të mësuesit në mësimdhënien tradicionale është më e madhe
se ajo që mësohet nëpërmjet ndërveprimit mes nxënësve dhe udhëzimeve të mësuesit në
mësimdhënien bashkëkohore.
Pavarësisht përparësive edhe metodat tradicionale kanë mangësitë e tyre, si:
a) Mungesa e efikasitetit të këtyre metodave tek një pjesë e nxënësve,
b) Niveli i ulët i motivimit të nxënësve,
c) Kufizimi në mundësitë e kontrollit të përparimit të nxënësve.
2 Rraku, V. (2013) The importance of methodology in english language teaching. Journal of Institute Alb-Shkenca. fq. 227.
9
Mësimdhënia bashkëkohore i aftëson nxënësit, i nxitë ata në veprimtaritë mësimore, t’i gjejnë
vet burimet e informacionit, të zhvillojnë aftësitë, shkathtësitë dhe formojnë shprehitë e tyre. Për
arritjen e këtyre rezultateve duhet krijuar kushte, një mjedis të përshtatshëm mësimorë.”
Prandaj detyrë e mësuesit është të krijoj një mjedis sa më të përshtatshëm dhe mjedis të
ngrohtë pune, ku secili nxënës të ndjehet i lirshëm të shprehë mendimin e vet, të besoj në
vetvete, të besojnë te mësuesi dhe shokët e tij.”3
Në mësimdhënien bashkëkohore planifikohen metoda, teknika, forma të përshtatshme në
procesin mësimorë, ku edhe ndryshon pozita e nxënësit dhe mësimdhënësit, ku shkolla është më
e hapur ndaj mjedisit shoqëror. Mësimdhënia bashkëkohore tejkalon të nxënit riprodhues dhe
krijon kushte për të nxënit aktiv dhe zhvillimin e të menduarit. Pra kemi të bëjmë me një
mësimdhënie cilësore. Kjo do të thotë se nxënësi duhet të jetë në gjendje të bëjë rindërtimin e
ideve, koncepteve, mendimeve përmes procesit të njohjes, veprimit dhe ndërveprimit duke
përdorur të menduarit dhe funksionet e tij si: analizën, sintezën, përfundimin, gjykimin,
krahasimin, vlerësimin etj.” Mësimdhënia bashkëkohore nënkupton ndryshimin e roleve të
mësuesit dhe nxënësit, me qëllimin kryesor - lehtësimi i të nxënit.”4
Mësimdhënia bashkëkohore mbështetet në disa parime:
· Aftëson nxënësit për të nxënit e pavarur,
· Nxitë nxënësit që të jenë nismëtar,
· Krijohet dallueshmëri në të nxënë dhe nxite të menduarit kritik, krijues,
· Nxitë dhe krijon kushte për komunikim shumëkahor dhe të frytshëm,
· Aftëson nxënësit për vlerësim dhe vetëvlerësim
3 Rama ,B. (2011). Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë .”Revista pedagogjke”.Tiranë: fq.27.4 Rama, B. (2011). Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë.” Revista pedagogjke”.Tiranë: fq.30.
10
1.3. Parimet kryesore të diferencimit të procesit mësimor dhe mënyrat e
realizimit të tij
Diferencimi i procesit të mësimdhënies kërkon që mësuesit të kuptojnë se klasa është vendi, ku
mësuesi krijon imazhin më të mirë të nxënësve në lidhje me procesin e mësimdhënies dhe të
mësuarit çdo ditë, derisa ajo të funksionojë për çdo nxënës në veçanti. Diferencimi i procesit të
mësimdhënies nuk do të thotë që, një mësues të plotësojë të gjitha interesat e të gjithë nxënësve
gjatë gjithë kohës. Ai kërkon që mësuesi të krijojë një numër të arsyeshëm strategjish të të
mësuarit, pjesën më të madhe të kohës, në mënyrë që nxënësit ta shikojnë të mësuarin si të
përshtatshëm, gjatë kësaj kohe.
Tre elemente të planit mësimor që mund të diferencohen janë: përmbajtja, procesi dhe
produkti5
Diferencimi i përmbajtjes. Përmbajtja i referohet njohurive dhe aftësive që nxënësit duhet të
mësojnë. Nxënësit që e kuptojnë pjesën më të madhe të koncepteve, nuk është e nevojshme të
marrin pjesë në mësimdhënien e drejtpërdrejtë dhe mund të përdorin tekste të ndryshme me
nivele të ndryshme leximi ose të përdorin konceptet në situata të ndryshme.
Diferencimi i procesit. Procesi përfshin aktivitetet që u krijojnë nxënësve mundësinë të
praktikojnë dhe të kuptojnë përmbajtjen. Për shembull, nxënësit mund të krijojnë një grafik, për
të treguar sa e kanë kuptuar një koncept të caktuar. Mësuesi mund të krijojë nivele të ndryshme
të përpunimit të aftësive njohëse për nxënësit me aftësi të ndryshme.
Diferencimi i produktit. Produkti është rezultati i mësimit, një vlerësim ose një projekt.
Diferencimi i produktit, ndryshon kompleksitetin e mjetit që vlerëson zotërimin e koncepteve
prej nxënësve. Për shembull, nxënësve mund t’u ofrohen mundësi zgjedhjeje në lidhje me
projektin që ata duhet të bëjnë, dhe nxënësve që punojnë mbi nivelin e kalueshmërisë, mund t’u
kërkohet të bëjnë punë që kërkon më tepër mendim.
5 Tomlinson, Carol A. (2001). How to Differentiate Instruction in Mixed-Ability Classrooms.
11
2. FAKTORËT MËSIMORË - SUBJEKTIV
Faktorët mësimor, shikuar nga aspekti i strukturës dhe i mënyrës së ndikimit të tyre, paraqesin
një sistem të gjërë e që, mund të përfundojmë për ekzistimin e një numri të madhë të faktorësh.
Kështu duke konstatuar ekzistencën e sistemit multifaktoral, themi se ata gjatë punës mësimore
ndikojnë në forma të ndryshme në elaboracionin didaktik të organizimit të mësimit.
Faktorët mësimor ose faktorët didaktik përbëjnë aspekte fundamentale të elaboracioneve
didaktike, prandaj ato janë struktura komplekse që në teorinë dhe në praktikën mësimore zënë
vend të posaqëm.
Angazhimi i faktorëve të shumëfishtë në mësim, shikuar nga këndvështrimet shkencore dhe
filozofike, nuk mund të konsiderohen vetëm si proces i ndikimit në personalitetin e nxënësit,
përkatësisht prania e faktorëve në mësim paraqet një mundësi të gjerë për manifestime
interaksionale të të gjithë faktorëve, duke eliminuar çdo dukuri të subordinimit faktoral.
Në sistemin polifaktoral didaktik, duke bërë klasifikimin e tyre në mënyrë të drejtë, bëjnë
përcaktimin e vlerës funksionale të çdo faktori në varshmëri me qëllimet dhe detyrat qe shtron
organizimi i mësimit dhe kërkesa për formimin e drejtë dhe të gjithanshëm të personalitetit të
nxënësve në mësim, prandaj sistemi i faktorëve didaktikë është mjaft i zhvilluar dhe i
shumëllojshëm.
Përfshirje e tërësishme e faktorëve në të ashtuquajturin trekëndëshi didaktik, që ekskluzivisht
përfshinë tri elemente (nxënësin, mësimdhënesin dhe prindërin), paraqet pasqyrën e gjendjes të
teorisë dhe të praktikës mësimore të një periudhe të caktuar kohore, por edhe trajtimin e shkollës
dhe punës mësimore kur ajo ishte mjaft e ndarë dhe e izoluar nga rrethi i gjerë shoqëror, shoqëria
si dhe puna prodhuese.
Faktorët mësimor subjektiv janë struktura sociale, të cilat shkaktojnë ndryshime dinamike dhe
me funksinalitetin e tyre kreativ e bëjnë që puna mësimore të zhvillohet sipas planit të
parashikuar.
12
2.1. Nxënësi
Nxënësi si faktorë subjektiv në punën mësimore, paraqet strukturën më të rëndësishme sociale të
sistemit multifaktoral, për të cilën edhe organizohet e tërë puna mësimore. Prandaj nxënësi si
individ me strukturën e vet individuale dhe nxënësit si kolektiv më strukturën e tyre sociale
përbëjnë unitetin kompleks të faktorit mësimorë të cilët për herë dhe në mënyrë direkte ndikojnë
në procesin mësimor. Për të arritur qëllimin në procesin mësimor nxënësit duhet të fitojnë dhe të
zhvillojnë: dituritë, aftësitë njohëse, shprehitë, shkathtësitë dhe qëndrimet, përkatësisht kemi
realizimin e detyrave të kurrikulumit nga arsimtari: detyrën kognitive, afektive dhe
psikomotorike.
Kur bëhet fjalë për nxënësin, si objekt dhe subjekt në mësim, që në fillim duhet bërë diferencimi
i këtyre koncepteve nga kategorizimet e materializimit dialektik mbi objektin dhe subjektin, siç
janë raportet midis njeriut-subjekt dhe botës materiale-objekt.
Nxënësi si subjekt në mësim është pjesëmarrës aktiv i të projektuarit dhe të përgatiturit të punës,
bartës kryesor i realizimit të procesit edukativo-arsimor dhe vlerësues objektiv i rezultateve të
cilat në mënyrë direkte i shfrytëzojnë. Duke përcaktuar në këtë mënyrë pozitën dhe rolin e
nxënësve në mësim, themi se ai nuk u është ekspozuar vetëm ndikimeve të jashtme, por ai
ushtron ndikim mbi elementet dhe strukturat e sistemit të gjerë dhe të shumëfishtë te faktorëve,
megjithatë ndikimet e jashtme në pikëpamje të intensitetit dhe të ekstensitetit të tyre janë të
mëdha, prandaj organizimi i tyre dhe planifikimi i drejtë i tyre luajnë rol me rëndësi, posaçërisht
koordinimi dhe korelacioni interfaktoral është i domosdoshëm për të arritur rezultate të duhura
dhe për një racionalizim dhe ekonomizim të plotë të punës drejt realizimit sa më të mirë të
detyrave mësimore.
Duke u mbështetur në konstatimet e mëparshme, përfundojmë se pozitën e nxënësit në kushtet e
tashme të punës mësimore duhet ndryshuar edhe më tej drejt demokratizimit të marrëdhenieve në
punën mësimore, me qëllim të formimit të personalitetit me vetëdije sa më të lartë në mësim, i
cili me aftësitë e veta dhe angazhimet e vetëdijshme do të jetë faktor i rëndësishëm edhe në
organizimin dhe realizimin e plotë të tërë punës mësimore.
13
2.2. Mësimdhënësi
Mësimdhënësi është faktor subjektiv me rëndësi në punën mësimore, i cili me aftësinë e tij
profesionale dhe përgatitjen didaktiko-metodike, planifkon, organizon dhe realizon tërë punën
mësimore me nxënës dhe mundëson krijimin e kushteve elementare për kryrjen e suksesshme të
punës mësimore.
Sot kur flasim për mësimdhënësin, shikuar nga aspekti bashkëkohor i organizimit të punës
edukativo-arsimore në kushte të marrëdhënieve shoqërore, socialiste dhe vetëqeverisëse, themi
se, pos bazës teorike dhe praktike të pedagogjisë tradicionle në të vlerësuarit e drejt të
personalitetit të mësimdhënësit, na shërben përvoja vetjake e krijuar në kushtet e zhvillimit të
shkollës sonë, që nga ditët e para të revolucionit tonë socialist, ku arsimtari me armë në dorë,
duke luftuar kundër okupatorit dhe tradhëtarëve të vendit, organizonte edhe punën mësimore në
mesin e luftëtarëve. Ky angazhim i shumëfishtë bën që arsimtarët të bëhen bartës të zhvillimit
tonë shoqëror-politik dhe ekonomik drejt progresit dhe të tejkalimit të prapambeturisë, si pasojë
me e rëndë e së kaluarës. Prandaj ’’arsimtari edhe më tej është person qendror, por jo ne kuptim
klasik, por në kuptim bashkëkohor të fjalës6.
Duke bërë përgatitjen dhe organizimin e punës mësimore ai në veprimtarinë e tij manifeston
shkallën më të lartë të aftësisë profesionale dhe pedagogjike (didaktiko-metodike), duke krijuar
marrëdhënie të drejta ndaj nxënësve në frymën e bashkëpunimit dhe të ndihmës së ndërsjellët.
Rolet e shumëfishta të mësuesit7
Mësuesi si ekspert mësimor duhet të merr vendime të rëndësishme rreth materialeve dhe
metodave të mësimdhënies. Këto vendime bazohen në një numër faktorësh, si aftësitë dhe
nevojat e lëndës dhe të gjitha qëllimet që duhet të arrihen.
6 Zylfiu. Dr. Nijazi. “Didaktika”, Prishtinë, 2004, fq. 91.7 Musai, Bardhyl, “Psikologji edukimi”, Tiranë, 1999, fq. 25
14
Mësuesi motivues merr vendime që ndikojnë në motivimin e nxënësve. Metodat e vlerësimit të
përdorura nga mësuesit si p.sh, mund të motivojë nxënësit të rritin përpjekjet për të maksimizuar
nxënien, të rritin nivelin e përvetësimit të njohurive.
Mësuesi menaxhues bën vëzhgimin e veprimtarive në klasë, organizimin e mësimeve,
përgatitjen e detyrave me shkrim dhe testeve, vlerësimin e detyrave, ndihmën që u jepet
nxënsëve që e kërkojnë, konsultat me mësues të tjerë, takimet me prindërit etj.
Mësuesi këshilltar duhet të jetë vëzhgues i ndjeshëm i sjelljes njerëzore. Në çdo klasë, janë
nxënësit ata që sjellin problemt e tyre vetjake tek mësuesi. Mësuesi duhet të u interpretoj
rezultatet e mësimit nxënësve dhe prindërve.
Mësuesi model. Në çdo veprim mësuesi duhet të jetë model për nxënësin e tij. Veprimtaritë e tij
janë të shumta duke filluar që nga ato rutinë që janë lidhur më organizimin dhe përgatitjen deri të
mësimdhënia, korrigjimi i dëtyrave, provimeve.
Problemet me të cilat ballafaqohen mësuesit fillestarë.
Është e rëndësishme të shqyrtojmë stadet individuale të zhvillimit të mësuesit. Zhvillimi i
mjeshtërive të mësuesit kalon në tri stade:
1) Stadi i paramësimdhënies
2) Stadi i fillimit ose mësimdhënia në vitet e para,
3) Stadi i pjekurisë ose i përvojës.
Qëllimi i psikologjisë së edukimit është t’u japë studentëve njohuritë që psikologët e edukimit
kanë fituar prej vitesh. Duke ditur se çfarë kanë mësuar psikologët e edukimit, nuk do të thotë se
bëhesh automatikisht mësues i madh. Por njohja e këtij informacioni shmang dështimin në
mësimdhënie.
Në vitet e para të mësimdhënies reale mësuesit e rinj i kushtojnë rëndësi kompetencës. Ata nuk
kanë besim në aftësitë e tyre mësimdhënëse dhe ky përbën shqetësimin kryesore të tyre.
Mësuesit fillestarë në të gjithë botën ndajnë midis tyre të njëjtat shqetësime.
15
Mësuesit me përvojë vazhdimisht duhet të jetë në kërkim të personalitetit të tij të plotë, të dijë
nevojat e nxënësve dhe me punë këmbngulëse, pasion e vullnet të kapërcejë vështirësit e para.
2.3. Prindërit e nxënësve
Bashkëpunimi me prindër në forcimin e rolit edukativo - arsimor të shkollës dhe në ngritjen e
efikasitetit të plotë të punës mësimore, ka rol me rëndësi.
Për rolin dhe rëndësinë e prindërve në realizimin e suksesshëm të punës mësimore në teorinë e
mësimit, është folur në veçanti. “Shkolla amtare” e J. A. Komenskit është një nga veprat që
rrjedh nga vetë kërkesa që shtron në këtë drejtim karakteri i organizimit të punës të arsimimit
pedagogjik të prindërve. Prindërit janë të obliguar qysh në shkollën e parë, derisa fëmijët janë
ende në duart e tyre, t’u vënë bazat e shëndosha në të gjitha format e edukimit.
Megjithëse edhe më parë, qysh në Greqinë e vjetër, te Platoni dhe Aristoteli, u vu në dukje
rëndësia dhe roli i prindërve, këtë J. A. Komenski e vuri në qendër të vëmendjes të qarqeve
shkollore, kurse më vonë kjo gjithnjë e më tepër nisi të bëhej pjesë përbërëse e organizimit
bashkëkohor të punës mësimore.
Prindërit, si faktorë me rëndësi në procesin e edukimit dhe të arsimimit të fëmijëve, kanë rol të
shumanshëm. Prindërit ndjekin dhe kontrollojnë drejtpërdrejt punën dhe zhvillimin e fëmijëve,
duke u kujdesur që t’u krijojnë kushte sa më të mira për punë dhe në anën tjetër, roli i tyre
pasqyrohet në punën e suksesshme të nxënësve në klasë.
Në bazë të këtyre konstatimeve mund të themi se bashkëpunimi i shkollës me prindërin dhe
anasjelltas (i prindërit me shkollën) është një çështje e domosdoshme, që rrjedh nga qëllimet dhe
detyrat e veprimtarisë edukative – arsimore të këtyre faktorëve shoqërorë, kurse angazhimi i tyre
në këtë drejtim pasqyrohet në ngritjen dhe në formimin e drejtë të personalitetit të të rinjve.
Më shumë përfshirje e prindërve në vendimmarrje nënkupton bashkëpunim komunitar me
familje të tjera, ndihmë ndaj shkollës për të kuptuar dhe njohur më mirë probleme të veçanta të
fëmijës, informim me të mirë për gjithçka ndodh në shkollë dhe me fëmijën e tyre si dhe të
16
mjedisit shoqëror të fëmijës, mundësi reagimi të shpejtë ndaj çdo problemi, mundësi për të
ndihmuar dhe vlerësuar më shumë shkollën dhe fëmijën e tyre. Nxënësit do të ishin përfituesit
më të mëdhenj të bashkëpunimit, sepse do të ndjenin më nga afër vleren e të qenit të
përgjegjshëm dhe të vlerësuar, nën trysninë e dashurisë dhe disiplinës.
Aktivitetet e prindërve
Bashkëpunimi në ndonjë projekt
Bashkëpunimi në ditët për vizita të prindërve
Përkujdesja për detyrat e shtëpisë
Organizimi i ditës së parë të shkollës
Festa me rastin e përfundimit të vitit shkollor
Organizimi i mbrëmjeve me prindër
Aktivitete të përbashkëta të shkollës dhe të prindërve
Organizimi i mbledhjeve vjetore të prindërve
Bashkëpjesëmarrja në aktivitetet sportive
Përcjellja në rast ekskursionesh/ udhëtimesh shkollore
Vizita në shkollë gjatë një jave
Grupet punuese për probleme aktuale
Përpunimi i informacioneve
Ndihma në përkujdesjen ndaj të rinjve me probleme të ndryshme
Projekte, p.sh.: Shkolla përkrah shëndetin e nxënësve
Bashkëpunimi për çështje publike
Përpunimi i broshurave shkollore
Fletë informative për prindër
Përgatitja e zgjedhjeve për zgjedhjen e përfaqësuesve nga ana e prindërve,
Sigurimi i rrugës për në shkollë.
17
3. BASHKËPUNIMI NË MES FAMILJES – SHKOLLËS
Që nga momenti i shkuarjes së fëmijëve në shkollë, në mes të prindërve dhe shkollës krijohet një
lidhje reciproke e afatizuar (derisa fëmijët të shkojnë në shkollë, d.m.th. deri në mbarim të
shkollimit). Që nga ai moment njohja me njëri tjetrin dhe informimi reciprok bëhen të
domosdoshme. Në këtë kontekst fëmija bëhet urë lidhëse në mes të këtyre dy faktorëve. Prindërit
duan të dijnë se cili apo cila është mësuesi e djalit apo vajzës së tyre. Mësuesit gjithashtu duan të
dijnë se cilët janë prindërit e nxënësit. Nevoja e prindërve për të ditur më shumë për përbërjen e
klasës, për orarin e mësimit, për shkollën etj., bëhet gjithnjë e më e theksuar, kurse pretendimi i
shkollës për ti mbështetur si duhet dhe sa duhet nxënësit e tyre i detyron ata që të grumbullojnë
informata për personalitetin e nxënësit, kushtet sociale etj. Për këtë qëllim, mësimdhënësit në
fillim të vitit shkollor organizojnë mbledhje prindore dhe i njoftojnë prindërit me qëllimet
kryesore të programit mësimor, tekstet mësimore dhe format e punës duke vënë theks të veçantë
në rëndësinë e bashkëpunimit, i ftojnë prindërit për bashkëpunim të ndërsjellë.
3.1. Bashkëpunim në mes prindërve dhe mësuesit
Në këtë bashkëpunim që të dyja palët do të duhej të bisedojnë, ta dëgjojnë njëri-tjetrin, ta njohin
njëri-tjetrin dhe t’i kuptojnë e mbështesin synimet e njëri-tjetrit. Format më të njohura dhe më
frekuente të bashkëpunimit të shkollave tona në këtë fushë, mund të jenë:
1) Forma individuale është mënyra e kontaktit direkt.
2) Forma kolektive është një formë që mundëson njohje më të plotë të prindërve.
3) Forma në grupe ka për qëllim mbledhjen e prindërve me karakter të përgjithshëm.
Në fushën e bashkëpunimit në mes të prindërve dhe mësuesve - shkollës me rëndësi të madhe
është njohja dhe respektimi i detyrimeve, të drejtave dhe të kompetencave të njëri-tjetrit,
gjegjësisht mospërzierja në kompetencat të njëri-tjetrit.
18
19
3.2. Bashkëpunimi prindër – mësues është një kusht i domosdoshëm gjatë
procesit të edukimit të fëmijëve
Bashkëpunimi i shkollës me familjen përkatësisht me prindër duhet të jetë i planifikuar dhe pjesë
e programit të shkollës dhe të mësuesit të klasës. ‘‘Përmirësimi i marrëdhenieve me prindërit nuk
ndodhë thjesht për faktin se shkolla ofron veprimtari më të cilat ftohen prindërit. Mësuesit kanë
nevojë t’i takojnë ata atje ku ata ndodhën.’’8
Prindërit dhe mësimdhënësit duhet të bashkëpunojnë për atë se:
Edhe prindërit edhe mësuesit pretendojnë dhe mundohen që fëmijët, gjegjësisht nxënësit
e tyre t’i edukojnë dhe aftësojnë që të bëhen të zellshëm, të ndërgjegjshëm, të aftë e të
pavarur në jetë.
Prindërit dhe mësuesit edhe pse kanë përgjegjësi të ndryshme, edhe pse kryejnë detyra të
ndryshme, duhet ta mbështetsin njëri-tjetrin që t’i arrijnë qëllimet e caktuara.
Prindërit kanë nevojë të ndiejnë mbështetjen e mësueseve, ata duhet të informohen mbi
gjithçka që lidhet me fëmijen.
Mësuesit duhet t’u përgjigjen nevojave të prindërve për të qenë të informuar lidhur me
çdo gjë që ka të bëjë me fëmijën e tyre.
Prindërit duhet të dëgjohen me shumë kujdes dhe vëmendje, pasi ata e njohin fëmijën e
tyre më mirë se kushdo tjetër dhe përbëjnë një burim të çmuar informacioni.
Prania dhe pjesëmarrja e prindërve në aktivitetet mësimore duhet nxitur dhe inkurajuar.
Mësuesit duhet të diskutojnë me prindërit për shumëllojshmërinë e aktiviteteve që fëmija
duhet të kryejë në familje.
Shkolla përveç arsimimit të nxënësve, u ndihmon dhe i përkrah prindërit në edukimin e
fëmijëve të tyre.
Prindërit, në ditë të caktuara, mund të vijnë më herët në shkollë për të parë se si fëmijët e
tyre përfshihen në aktivitete, se si ata zbatojnë rregullat, se si luajnë dhe përfshihen ne
aktivitete.
8 Musai, Bardhyl, “Psikologji edukimi”, Tiranë, 1999, fq. 30.
20
Prindërit nuk duhet të jenë shumë kërkues, qortues e korrigjues ndaj fëmijëve.
Mësuesit duhet t’u tregojnë prindërve se çfarë kanë bërë fëmijët e tyre, se cili është
progresi i tyre dhe vështirësitë me të cilat ata ndeshen.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në mes të prindërve dhe mësimdhënësve krijon vetëbesim dhe besim të
ndërsjellët të njëri-tjetri, vetëpërgjegjësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit, respekt, tolerancë dhe
mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, gatishmëri për zgjidhje të favorshme për palët dhe kompromis.
Përmes bashkëpunimit shkolla - mësuesit dhe prindërit arrijnë ta flakin frikën, pasigurinë dhe
paragjykimet ndaj njëri-tjetrit. Përmes bashkëpunimit, mësimdhënësit dhe prindërit arrijnë të
jenë më objektiv në vlerësim e situatave, në vlerësimin e të arriturave të nxënësve etj. Duke
bashkëpunuar me njëri-tjetrin mësimdhënësit dhe prindërit shtojnë komeptencën e tyre sociale
dhe profesionale dhe kontribuojnë në procesin e zhvillimit dhe përparimit të arsimit.
Me rëndësi është se prindërit duhet ta përceptojnë dhe vlerësojnë veten si faktorë, gjegjësisht
persona të pazëvendësueshëm, sepse nga ana fëmijëve të tyre përceptohen dhe vlerësohen si të
tillë (më të rëndësishëm, më të dashur etj.). Mësuesit gjithashtu duhet ta përceptojnë dhe
vlerësojnë veten ekspertë, por jo të pazëvendësueshëm. Që të dy faktorët suksesin e punës së tyre
edukativo-arsimore duhet ta shohin në bashkëpunim të ndërsjellët. Bashkëpunimi në mes të
prindërve dhe mësuseve nuk duhet të trajtohet si çështje vullneti dhe gatishmërie e mësuesve dhe
prindërve të motivuar për bashkëpunim, por si pjesë integrale e punës institucionale.
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e një marrëdhënie efektive në aftësinë e të dyja palëve për
të ndërtuar një marrëdhënie optimale, në këta faktorë përfshihen:
Kultura dhe vlerat e mësueseve dhe prindërve
Kuptimi i roleve të mësueseve dhe prindërve
Ndjenja e efkasitetit personal të mësueseve dhe prindërve
Karakteristikat personale të mësueseve dhe prindërve
Pritshmëritë e mësueseve dhe prindërve
Aftësitë e komunikimit të mësueseve dhe prindërve
Njohuritë e mësueseve dhe prindërve për fëmijët
Njohuritë dhe aftësitë profesionale të mësueseve
21
3.3. Si mund të përmirësohet marrëdhënia prind – mësues
Aftësitë komunikuese ndërmjet prindërve dhe mësueseve duhet të përmirësohen së pari përmes
komunikimit. Si prindërit, ashtu edhe mësuesit duhet të mësojnë t’ua komunikojnë nevojat apo
kërkesat e tyre, njëri–tjetrit përmes mënyrave efektive të komunikimit. Ata duhet të shprehin
ndjenjat, emocionet, dëshirat në mënyrën e duhur.
Fëmija duhet të ketë si në familje dhe në shkollë një mjedis të sigurt, të qetë, edukues në të gjithë
komponentët e tij. Shpesh, që të rregullohen këto marrëdhënie është e nevojshme të shfrytëzohen
edhe burime të tjera si psikologët, punonjësit socialë, prindërit e fëmijëve të tjerë, kolegë të
mësueseve etj.
Për mësuesit duhet të jetë e qartë se: nuk ka prindër të mirë dhe prindër të këqinj, por disa
prindër dështojnë në përvetësimin dhe aplikimin e aftësive për të qënë prindër të mirë që do të
thotë: nuk arrijnë të njohin siç duhet nevojat emocionale të fëmijës, sikurse njohin dhe nevojat e
tjera, e si rezultat nuk arrijnë as t’i plotësojnë këto nevoja. Duke mos i njohur dot këto nevoja,
prindërit e kanë të vështirë t’ua transmetojnë ato mësueseve të fëmijës.
Ndonjëherë prindërit bëjnë përshkrime apo përcaktime të papërshtatshme të përgjegjësive të tyre
dhe të institucionit arsimor, në lidhje me fëmijët e tyre. Shpesh fajësohen të tjerët për gabimet e
tyre, për neglizhencat, pakujdesitë dhe bëhet i vështirë kapërcimi i problemeve apo vështirësive,
duke u dëmtuar kështu marrëdhënia prind–mësues.
Prindërit e kanë të vështirë të analizojnë dhe të marrin në konsideratë pasojat e mëvonshme të
sjelljeve negative tek fëmijët, pasi për ata fëmija është pasqyra e tyre, prandaj konfliktohen me
mësuesin kur ato tregojnë për ndikimin që mund të kenë këto sjellje në jetën e mëvonshme të
fëmijës. Tek fëmijët disa probleme në sjelljen e tyre lindin edhe si rezultat i mospërshtatjes me
ambjentin fzik dhe psikologjik të shkollës.
Si rezultat i kësaj mospërshtatje që kërkon ndërhyrje për t’u kapërcyer fëmijët mund të tërhiqen
nga jeta e grupit, të mos shfaqin iniciativa, të jenë pasiv për një periudhë të shkurtër kohe.
Prindërit e kanë të vështirë të kuptojnë këtë ndryshim të fëmijës së tyre dhe mendojnë se
problemi i vetëm është marrëdhënie e fëmijëve me mësuesit.
22
Në përgjithësi prindërit presin të kenë një fëmijë dinamik, të motivuar që është gjithmonë gati të
përfshihet në eksperienca të reja. Nëse atyre mësuesja ju zbulon të kundërtën, pra që kanë një
fëmijë të ndrojtur, hezitues, që nuk ka dëshirë të përfshihet, ata mund ta vënë fëmijën nën një
presion duke i kërkuar të jetë ai që nuk mund të jetë në realitet dhe të ndërtojnë një marrëdhënie
joefektive me mësuesin.
Prindërit zakonisht krenohen me fëmijët e tyre, flasin për aftësi dhe talente të veçanta nuk
rreshtin së treguari mësueseve detaje nga mosha e foshnjërisë, ku fëmija në ndryshim nga
bashkëmoshatarët e tij ka qënë një gjeni. Por kur mësuesja nuk ndan me ta të njëjat konstatime
dhe kur pritshmëritë e tyre nga shkolla nuk përputhen, atëherë ata përpiqen ta projektojnë
gabimin tek mësuesi, tek mësimdhënia, tek sjellja dhe qëndrimi i tyre nëse fëmija vjen nga një
lidhje shumë e sigurtë në familjen e tij dhe nuk gjen të njejtën lidhje në shkollë krijohen shumë
vështirësi, të cilat shprehen më shumë në procesin e të nxënit dhe në sjelljen e fëmijës e më pas
këto reflektohen edhe në marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe mësueseve.
Motivimi i fëmijës për të nxënë ndikohet shumë edhe nga familja, nga pritshmëritë që kanë
prindërit për të, por kur këto pritshmëri janë tepër të larta ose të ulta ndodh e kundërta.
3.3.1. Kushtet e nevojshme për bashkëpunimin me prindër
Marrëveshje të qarta
Kulturë e hapur dhe tolerante gjatë bisedave
Bashkëpunim i vërtetë në mes të mësuesve dhe prindërve
Grupi udhëheqet prej prindërve dhe dëshirohet një punë eficiente dhe me synime të qarta
Mbledhjet mbahen me një rend dite si dhe mbahet një procesverbal
Shkëmbim i rregullt i informacioneve prindër-mësues
Respekt i dyanshëm
Kultura e komunikimit dhe e kritikës janë të domosdoshme
Mësuesit dhe prindërit janë të kënaqur me konceptin e përfaqësimit përmes njerëzve të
zgjedhur dhe nga kjo del një bashkëpunim plot besim
Këshillimi i prindërve dhe i mësuesve në fushën e bashkëpunimit
Prindërit duhet që ta marrin me shumë seriozitet detyrën e tyre të edukatorit të fëmijëve.
23
3.4. Barrierat në pjesëmarrjen e prindërve
Familjet që janë të përfshira në jetën e fëmijës në institucionet shkollore në çdo nivel kanë
mundësinë të mësojnë më shumë për fëmijën e tyre, si mëson dhe si mund të mbështesin
suksesin e fëmijës në shkollë. Anëtarët e familjes, nga ana tjetër, kanë mundësinë të ndajnë
informacionin e tyre në mënyrë që mësueset dhe profesionistët e tjerë mund të kuptojnë më mirë
se çfarë strategjish mund të jenë më të suksesshme me fëmijën. Ky shkëmbim informacioni
ofron një panoramë më të përgjithshme të fëmijës dhe një mënyrë për të ofruar informacion dhe
shërbime që përmbushin nevojat e të gjithë familjes.
Familjet që janë më shumë të përfshira në jetën e fëmijës në shkollë mësojnë më shumë për
mënyrën e funksionimit të shkollës dhe kuptojnë më shumë rreth mundësive dhe opsioneve të
disponueshme në shkollë, në komunitet dhe në lidhje me aktivitete të tjera. Për më tepër, familjet
e përfshira në arsimimin deri në gjimnaz, zakonisht janë më mbështetëse për fëmijët e tyre dhe
kanë më shumë besim tek aftësitë e tyre prindërore dhe aftësinë për të ndihmuar fëmijët e tyre
për të mësuar. Së fundmi, familjet që janë më shumë të përfshira zakonisht i shohin mësueset dhe
shkollat dhe anëtarët e komunitetit më pozitivisht. Nëse ka ndryshime në mendime ose konflikte,
familjet që njohin mësueset në shkollë janë më të gatshme për të diskutuar, për të ndërmjetësuar
dhe për të bërë thjesht një ankesë në një institucion më të lartë.
Morali i mësueseve është më i lartë kur prindërit janë të përfshirë, sepse përgjithësisht të dyja
palët priren të mendojnë më pozitisht për njëra–tjetrën kur njihen dhe kuptojnë vështirësitë e
mësimdhënies ose të prindërimit.
3.4.1. Disa nga barrierat në pjesemarrjen e prindërve në shkollë
Jemi të sigurtë se secili prind do të kontribuojë që shkolla e fëmijës se tij të bëhet më e mirë,
lagjja të jetë më e sigurt dhe të ofrojë mundësi për fëmijët. Në disa komunitete ekzistojnë
probleme të shumta dhe prindërit nuk dinë nga të fillojnë me zgjidhjen e këtyre problemeve. Por,
më e rëndësishmja është dëshira për të bërë ndryshime. Gjithsesi, vetë dëshira nuk është e
mjaftueshme për të arritur rezultatet.
24
Hulumtimet kanë treguar se shkollat dhe familjet duhet të ndërtojnë marrëdhënie partneriteti të
bazuara në komunikimin e ndërsjelltë, në detyrimet dhe përgjegjësitë e përbashkëta gjatë
edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe gjatë organizimit të jetës shkollore.
Kudo në botë, për pyetjen pse nuk ndërmerren veprime, përgjigjet dhe justifkimet janë të njëjta:
- Ngarkesa me punë e mësuesve dhe prindërve.
- Prindërit kanë frikë të flasin.
- Mosnjohje e praktikës së mirë.
- Nuk besohet se gjërat mund të përmirësohen.
- Nuk dihen aq sa duhet të drejtat personale.
- Mosnjohje e mjaftueshme të të drejtave të veta.
- Nuk ndihen të mirëpritur.
- Kanë problem me transportin.
- Kanë vështirësi me gjuhën ose kultura të ndryshme.
3.4.2. Këshilli i prindërve
Këshilli i prindërve është organ që i bashkon prindërit e nxënësve të një shkollë. Ai është një
hallkë tjetër në mes nxënësve, arsimtarëve dhe udhëheqësisë së shkollës që dëshiron të
kontribuojë për t’i njohur zhvillimet, problemet dhe të bashkëveprojë për zgjidhjen e tyre.
Këshilli i prindërve është i hapur për iniciativa dhe për kritikë. Komentet shqyrtohen dhe
propozimet për zgjidhje të ndryshme përpunohen në grupe projektuese, pastaj i dërgohen
drejtorisë së shkollës. Këshilli i prindërve nuk ka ndikim në planin mësimor, në format mësimore
ose në mënyrën se si e bëjnë vlerësimin e nxënësve mësuesit. Kjo është në kompetencat e
drejtorisë së shkollës dhe të zyrës për zhvillimin e arsimit. Megjithatë këshilli i prindërve mund
të diskutojë rreth këtyre temave dhe të ofrojë këshilla konstruktive. Shkollat tona kanë përvojë
shumë të mirë në këtë drejtim. Kjo mund të vërtetohet edhe me aktivitetet dhe punët të cilat janë
kryer në shkollat tona gjatë tërë kohës sa ekzistojn shkollat. Këshilli i përindërve në shkollë
punon sipas programit vjetore të cilin e sjell vetë këshilli.
25
4. KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSUESIT DHE PRINDËRIT
Berger (2000)9 ka përshkruar dy kategori të mëdha të komunikimit mes mësueseve dhe
familjeve: komunikimin njëdrejtimsh dhe atë dydrejtimsh. Komunikimi njëdrejtimsh ndodh kur
shkolla informon familjen për diçka. Komunikimi dydrejtimsh ndodh kur ka ndërveprime mes
prindërve dhe mësueseve që shkojnë në të dyja drejtimet.
4.1. Komunikimi njëdrejtimsh
Edhe pse komunikimi dydrejtimsh është thelbësor, nga ana tjetër edhe ai njëdrejtimsh mund të
luajë një rol të rëndësishëm. Prindërit janë shumë të interesuar kur dëgjojnë se çfarë ndodh në
shkollë, edhe në rastet kur ky komunikim është njëdrejtimsh. Gëzimi i prindërve për të mësuar
për aktivitet në klasë është komunikuar qartë nga një prind me fëmijë në shkollë. Komunikimi i
menduar ndihmon prindërit të dinë se cilat janë pritshmëritë e shkollës dhe i jep një ide për atë që
ndodh në klasën e fëmijëve të tyre. Për rrjedhojë, klasa nuk është një pjesë e ndarë nga jeta e
fëmijës së vet. mënyrat e mëposhtme të një komunikimi efektiv janë ofruar nga Berger (2000):
1. Letra informuese. Letrat informuese mund të përfshjijnë çështje si thënie nga fëmijët,
punime të tyre, sugjerime për libra për familjen, fjalë, këngë ose lojëra, fotograf që
tregojnë se çfarë janë duke bërë fëmijët e tyre, receta, kalendarë etj.
2. Dokumente. Prindërit duhet të kenë një kopje të politikave të shkollës. Duke i pasur këto
në gjuhën e përshtatshme për prindërit dhe familjet (ose edhe të inçizuara) i ndihmon ata
për të reduktuar keqkuptimet, si p.sh. për rastin kur fëmijët janë të sëmurë për të
frekuentuar shkollën dhe arsyet pse.
3. Tabela e familjes. Mësueset mund të përdorin tabela të buta për të vendosur fotograf që
kanë ndodhur gjatë ditës. Shembuj të tjerë janë fotograftë e të gjithë fëmijëve dhe mbase
të familjeve të tyre ose shfaqje që janë bashkë fëmijët dhe mësueset.
9 Berger, E. (2000). Parents as partners in education. NJ: Merrill Publishing Company.
26
4. Shënime. Shënimet nga mësuesja mund të jenë formale dhe joformale. P.sh. pse të mos
dergohen në shtëpi punimet e fëmijëve me shënime për to, fjalët e fëmijëve ose
informacione të tjera që shoqërojnë diçka.
4.2. Komunikimi dydrejtimsh
Komunikimi dydrejtimsh ndërveprimet shkollës dhe familjeve duhet të jenë të vazhdueshme.
Ndërveprimet më të rëndësishme janë ato që shkojnë në të dyja drejtimet–mësuesit mësojnë nga
prindërit dhe prindërit nga mësuesit (Galinsky, 1989)10. Këto ndërveprime dydrejtimshe janë të
arsyeshme, sepse mësuesit dhe prindërit duhet të punojnë së bashku për interesin më të madhe të
fëmijës.
Kur përfshihet një komunikim dydrejtimsh në programin e shkollës, është e rëndësishme të
mbahet mend se jo të gjithë prindërit mund të vijnë në shkollë në kohën e përcaktuar për
takimin., një nënë ose një baba, p.sh., mund të kenë vështirësi për të marrë leje nga puna ose
mund të mos kenë transport për të bërë një vizitë në mes të ditës është e rëndësishme që takimet
prindër–mësuese dhe aktivitetet e tjera të rëndësishme të kenë fleksibilitet. Prindërit kujdesen për
fëmijët e tyre dhe zakonisht duan të marrin pjesë në edukimin e tyre. Ata mbase kanë nevojë që
IP të akomodojë pak më shumë nevojat e tyre bërja e sondazhit tek prindërit mund të jetë shumë
e vlefshme për të marrë informacion në lidhje me takimet dhe me llojet e takimeve që i gjykojnë
si të dobishme. Prania e prindërve është më e lartë kur mësuesit i dëgjojnë prindërit dhe
planifkojnë ngjarje sipas informacionit të marrë në sondazh.
10 Galinsky, E. (1989). From our president. A parent/teacher study: Interesting results. Young Children, 45(1): 2-3.
27
Tipet e ndryshme të komunikimit të dyanshëm janë11:
1. Email. Nëse prindërit dhe mësueset kanë akses në një kompjuter, e – maili mund të jetë
një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë komunikimi.
2. Diskutime në telefon. Kur një mësuese merr në telefon prindërit ata automatikisht
mendojnë se janë lajme negative. Është mirë që mësueset të gjejnë kohën për të telefonuar
dhe për lajme të mira për çdo fëmijë, veçanërisht në muajt e parë në shkollë.
3. Lënia e mesazheve. Prindërit duhet të dinë se mund të marrin në telefon dhe të lënë
mesazhe për mësuesen e tyre. Ata duhet të lënë një afat për marrjen e përgjigjes: p.sh,
emergjencë ose jo, për ta bërë më të qartë.
4. Vizita personale. Ndonjëherë është ndihmuese nëse i bëhet një vizitë familjes në shtëpi,
megjithatë është e rëndësishme që t’i thuhet familjeve qëllim i vizitës.
5. Vizita në grup. Bërja e vizitave në shtëpi ose në punë i jep përshtypjen prindërve se
njohja e familjeve është e rëndësishme për mësuesen, shkollën dhe fëmijët e tjerë.
Përpjekja e vizitës zakonisht shpërblehet me ndjenja pozitive për shkollën dhe ndjenja
pozitive tek fëmija për familjen e tij/saj.
6. Mundësi për anëtarët e familjes që të jenë pjesë e klasës. Vullnetarët dhe vizitorët në
klasë ndërtojnë një sens komuniteti. Kur praktikohet kjo metodë, është e rëndësishme që
mësueset të komunikojnë pritshmëritë para vizitës duke dhënë ftesa specifke si p.sh.
ofrimi i mundësisë tek prindërit për të ngrënë bashkë me fëmijën e tyre drekën.
7. Ngjarje sociale. Ftoni familjet dhe stafn e shkollës në një ngjarje sociale si p.sh. në një
mëngjes. Ofrimi i ushqimit dhe kujdesi për fëmijën nxitin frekuentimin, pasi kjo e bën
ngjarjen më pak detyruese për prindërit.
8. Takimet prind - mësuese. Laëler (1991) ofron këshilla për mësuesit për të përballuar
situata të ndryshme, tipe të ndryshme familjesh dhe modele të ndryshme për këto takime.
Tradicionalisht, këto takime konsistojnë në dhënien e informacionit nga mësuesja për
ecurinë e fëmijës në shkollë. Është e rëndësishme që në këto takime të dëgjohen dhe
shqetësimet e prindërve.
11Klein, S. dhe Marian Miller, M. In Support of Family-Teacher Partnerships. E marrë nga
http://www.earlychildhoodnews.com/earlychildhood/article_view.aspx?ArticleID=359
28
5. KOMUNIKIMI NDËRMJET MËSIMDHËNËSIT DHE NXËNËSIT
Kultura e komunikimit të mësimdhënësit është e bazuar, përcakton potencialin e gjithë sistemit të
arsimit, masën e ndikimit të saj në zhvillimin e personalitetit të nxënësit12.
Biseda si mënyrë komunikimi ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit konsiderohet si një ndër
teknikat më të avansuara mësimore. Komunikimi nëpërmjet bisedës në mësimdhënie bën një
ngritje dhe përparim të dukshëm në cilësinë e të nxënit në krahasim me metodat dhe teknikat
konvencionale të komunikimit ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit në procesin mësimor.
Komunikimi është i suksesshëm nëse qëllimi, mendimi dhe mesazhi i shprehur nga ana e
dërguesit i konvenon mesazhit të pranuar nga ana e pranuesit. Pikërisht kur pranuesi i mesazhit e
interpreton dhe kupton drejtë në njëfarë mënyre, ai ndikon në të dhe në sjelljen e tij. Me anë të
metakomunikimit që do të thotë komunikim në lidhje me komunikimin tonë dhe me anë të
feedback-ut komunikues që do të thotë shkëmbim i ndërsjellë i informacioneve kthyese, në të
vërtetë mund të kuptohet se çka në fakt është duke ndodhur në komunikimin tonë. Harmonizimi i
mesazheve të dërguara dhe të pranuara gjatë bisedës ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit është
detyrë themelore e bisedës së suksesshme në shkollë.
Biseda si mënyrë komunikimi mësimdhënës – nxënës:
o Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjes;
o Rrit motivimin dhe nxit një pjesëmarrje më të madhe në mësim;
o Zhvillon qëndrimet pozitive ndaj përdorimit të materialeve të fundit, të paraqitura në
mësim;
o Zhvillon aftësitë për të zgjidhur probleme, të cilat janë të veçanta për përmbajtjen e
mësimit;
o Ofron praktikë në zbatimin e koncepteve dhe informacionit.
12 Grup autorësh, “Strategjitë e të mësuarit”- përvojë për një mësimdhenie më të mirë, botimi i tretë – Teaching Strategies” Thrid
Edition Toronto 1993, Eureka, Tiranë, 1995, fq. 179.
29
Komunikimi nëpërmjet bisedës mundëson pjesëmarrje aktive të nxënësve, bashkëpunim efektiv,
nxit të menduarit kritik, përmirëson cilësinë e rezultateve të punës dhe krijon një klimë
mbështetëse reciproke.
Komunikimi mësimdhënës – nxënës nëpërmjet bisedës është i rëndësishëm për nxënësin sepse:
- Zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë;
- Zhvillon ndjenjën për bashkëpunim dhe unitet;
- Zhvillon vendimmarrjen;
- Zhvillon shkathtësitë socializuese, mendimin kritik dhe kreativ;
- Respektin për njeri-tjetrin;
- Zhvillon vetbesimin;
5.1. Karakteristikat e bisedës verbale dhe joverbale
Komunikimi i përditshëm të bëhet më i kuptueshëm dhe më i suksesshëm, duhet konkretizuar, e
lëna pasdore të plotësohet kurse paragjykimet subjektive të rishikohen. Mësimdhënësit skematik
gjithçka gjeneralizojnë, shumë gjëra të lënë pasdore dhe shtrembërojnë. Mesazhet e tyre janë
joindividuale, a personale. Janë përplot mendime të pavërtetuara dhe supozime të
pajustifikueshme me të cilët shtrembërojnë realitetin. Për ta realiteti ka të bëjë me atë që
mendojnë dhe supozojnë dhe jo me atë që vërtetë ndodh rreth tyre dhe në to.
Mësimdhënësit bindës janë konkret, vazhdimisht i plotësojnë mesazhet e tyre dhe vërtetojnë
mendimin e tyre me nxënësit. Nuk gjeneralizojnë, lejojnë përjashtime dhe kufizime.
Komunikojnë individualisht, bisedojnë me nxënësit dhe jo vetëm me “klasën”. Ata nuk kanë
mendim të gatshëm për nxënësit por bashkë me ta vazhdimisht modifikojnë, i adaptohen realitetit
të vet dhe të tyre.
Komunikimin joverbal e përbëjnë: sjellja e trupit (qëndrimi, orientimi dhe lëvizjet e trupit gjatë
ndejtjes ulur, ecjes dhe të ndenjurit shtrirë), mimika (balli, faqet, mjekra, goja), kontakti me sy
30
(shikimi, bebzat e syve, muskujt e syve), sjellja gjatë të folurit (shpejtësia, ritmi, ngjyra dhe
intensiteti i zërit, artikulimi, melodia, qartësia), gjestikulimi, prekja, sjellja në hapsirë, sjellja në
lidhje me kohën (koha për kontakte intime, idividuale dhe publike), konteksti i jashtëm (rrethanat
e jashtme gjatë komunikimit).
Mësimdhënësit bisedojnë me nxënësit edhe pa fjalë kur shprehin tendosje a relaks me pozitën e
trupit, kur rrisin ose ulin zërin, kur me një mimikë të caktuar ndjekin përmbajtjet e thënura, kur
zgjedhin mjedisin ku do të bisedojnë etj. Komunikimi joverbal vërteton, mohon, ndryshon dhe
vlerëson domethënien e asaj që është thënë, zbulon individualitetin a atij me të cilin bisedohet,
definon raportet dhe qëndrimet gjatë bisedës, përcakton shkallën e ndikimit dhe efektit të
mesazhit të thënë.
Sekreti i suksesshmërisë së komunikimit interpersonal konsiston në harmonizimin reciprok të
mesazheve verbale dhe joverbale. Ky proces i harmonizimit të komunikimit përbëhet nga tre
hapa: vërejtja dhe njohja e mesazheve joverbale, metakomunikimi mbi komunikimin joverbal
dhe harmonizimi i ndërsjellë i disharmonisë.
5.2. Mënyrat dhe stilet e bisedës
Mënyra dhe stilet e bisedës kanë rëndësi të veçantë dhe kanë për qëllim që t’u mësojë nxënësve
shprehitë e të nxënit afatgjatë, zhvillon të menduarin kritik, ndikim të madh ka në mënyrën se si
nxënësit përpunojnë informacionin, në zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimin me të tjerët.
Të gjitha këto, pra, shprehitë, njohuritë, vlerat janë të lidhura me njëra-tjetrën
Friedman Schulz von Thun (1994) thekson tetë mënyra të komunikimit:
Të kërkuarit e ndihmës – shprehjen e pafuqisë personale duke verbalizuar nevojën për
ndihmë,
Të ofruarit e ndihmës – duke theksuar forcën, duke i bërë me dije bashkëbiseduesit se ai
është i dobët dhe duke u ofruar ndihmë,
31
Vetzhvlerësimi – duke theksuar që jemi askush dhe asgjë, duke kërkuar udhëzime nga të
tjerët,
Agresiviteti dhe zhvlerësimi i të tjerëve – në plan të parë vendosim veten,
bashkëbiseduesin e akuzojmë dhe e shpallim injorant,
Vetkonfirmimi – shpallemi si person pa të meta kurse bashkëbiseduesin orvatemi ta
detyrojmë me forcë të pranojë superioritetin tonë;
Kontrolli mbi tjetrin – bashkëbiseduesit i pohojmë se vetëm ne dimë si dhe ç’duhet bërë;
Vetdistancimi – përjashtohemi nga përmbajtja e bisedës;
Zbavitja sipërfaqësore e të tjerëve – nga vetja bëjmë zbavitës i cili tërhek vëmendjen nga
vetja;
Sipas mënyrës se si sillemi dhe si komunikojmë me të tjerët, dallojmë 6 stile të komunikimit të
drejtpërdrejtë interpersonal:
1. Komunikim i varur nga të tjerët – pajtues dhe vetzhvlerësues, jokreativ,
2. Komunikim i orientuar kundër të tjerëve – akuzues, kontrollues, agresiv dhe zhvlerësues,
3. Komunikim i realizuar për të tjerët – lehtë kontrollues, ndihmues dhe mbrojtës, orienton dhe
këshillon të tjerët,
4. Komunikim sipërfaqësor me të tjerët – i përditshëm, i zakonshëm, konvencional, relaksues,
5. Komunikim i distancuar nga të tjerët – racional, analitik, hulumtues, apersonal,
6. Komunikim me të tjerët – i hapur, i përqëndruar, demokratik dhe cilësor, kreativ, i dyanshëm,
i sinqertë dhe i lirë.
32
PËRFUNDIM
Bashkëpunimi i shkollës me familjen kontribuon në zhvillimin më të mirë të fëmijës. Pra është
shumë e rëndësishme për fëmijën të shikojë dhe të ndjejë se shkolla dhe familja kanë
marrëdhënie harmonike. Në këtë mënyrë ndihet më i sigurtë, gjë e cila jep rezultate më të mira
në zhvillimin e tij. Prindërit janë personat më të rëndësishëm në jetën e një fëmije, prandaj dhe
pjesëmarrja e tyre në procedurën mësimore të fëmijës është e domosdoshme.
Fuqizimi i rolit të prindit si pjesë integrale e procesit të edukimit dhe përfshirja e tyre në të gjitha
aspektet e jetës së fëmijës është shumë i rëndësishëm, sepse kështu fëmijët shfaqin plotësisht
potencialin e tyre në shkollë e jetë, pasi ata kanë nevojë të ndihen mirë, të mësohen të marrin
vendime, të jenë përgjegjës për rezultatet e këtyre vendimeve. Dihet se edukimi fillestar nis në
familje dhe prindi është mësuesi i parë i fëmijës së tij. Por ky rol i prindërve duket sikur
zvogëlohet me kalimin e viteve, sepse shtohen pjesëmarrës të tjerë në këtë edukim.
Shkolla është organizatë me funksion specifik. Ajo ka për qëllim dhe detyrë të planifikojë
aktivitete që do të sjellin rezultate dhe sukses të lartë. Kjo do të thotë se qëllimi parësor është
suksesi i nxënësve. Niveli i këtyre rezultateve determinohet edhe nga faktorë të mjedisit ku
shkolla e zhvillon aktivitetin e saj. Me bashkëpunim kuptojmë partneritetin e barabartë në këtë
rast të shkollës dhe familjes. Ky bashkëpunim ka për qëllim arritjen e suksesit sa më të lartë në
mësim.
Rekomandime:
- Të mbahen rregullisht mbledhje me prindër dhe të mbahen procesverbalet përkatëse
në këto mbledhje.
- Të hartohet plani vjetor i veprimit në bashkëpunim me kryesinë e Këshillit prindër-
mësues, në mënyrë që interesimi i prindërve për punën dhe jetën në shkollë të jenë sa më
efektiv.
- Të bëhen trajnime, biseda dhe këmbim përvojash mes prindërve, mësuesve dhe
nxënësve të një përvojë më të gjatë në këte fushë.
- Të organizohen takime përmes tryezave të rrumbullakëta, ku pjesëmarrës do të jenë
prindërit, mësuesit, nxënësit.
33
LITERATURA
Berger, E. (2000). Parents as partners in education. NJ: Merrill Publishing Company
Galinsky, E. (1989). From our president. A parent/teacher study: Interesting results. Young
Children, 45(1): 2-3.
Grup autorësh, “Strategjitë e të mësuarit”- përvojë për një mësimdhenie më të mirë, botimi i tretë
– Teaching Strategies” Thrid Edition Toronto 1993, Eureka, Tiranë, 1995.
Kochhar – Bryant, C.A. dhe Heishman, A. (2010). Effective collaboration for educating the
whole child.
Musai, Bardhyl, “Psikologji edukimi”, Tiranë, 1999.
Rama ,B. (2011). Metodat e mësimdhënies dhe ndikimi i tyre në të nxënë .”Revista
pedagogjke”.Tiranë.
Rraku, V. (2013) The importance of methodology in english language teaching. Journal of
Institute Alb-Shkenca.
Tomlinson, Carol A. (2001). How to Differentiate Instruction in Mixed-Ability Classrooms
Zylfiu, Nijazi. “Didaktika”, Prishtinë, 1985.
Zylfiu, Nijazi. “Didaktika”, Prishtinë, 2004.
Burime të tjera
http://www.earlychildhoodnews.com/earlychildhood/article_view.aspx?ArticleID=359
Recommended