21
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEGA: HISTORI PUNIM SEMINARIK Lënda: Histori Mesjetare Shqiptare Tema: Pashallëku i Shkodrës Student: Genc Rashiti Mentori : ASS/Selim Bezeraj Prishtinë, 2014

Pashalleku i shkodres

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pashalleku i shkodres

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI FILOZOFIK

DEGA: HISTORI

PUNIM SEMINARIK

Lënda: Histori Mesjetare Shqiptare

Tema: Pashallëku i Shkodrës

Student: Genc Rashiti Mentori :

ASS/Selim Bezeraj

Prishtinë, 2014

Page 2: Pashalleku i shkodres

PËRMBAJTIAHYRJE

1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN E SHKODRËS

(1733-1757)

2.0.PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E MEHEMT

PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT)

3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN E KARA MAHMUT

PASHË BUSHATLIUT (1775-1796) 3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJA TJERA 3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 ) 3.3. MARDHËNJET E JASHTME TË PASHALLËKUT 3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË SHKODRËS 3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793)

4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E IBRAHIM PASHË

BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E TIJ

5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË BUSHATLIU

6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS (1831)

PËRFUNDIMI

LITERATURA

Page 3: Pashalleku i shkodres

Fig 01 (Harta ku për afërsisht

ndodhej Pashallaku i Shkodrës

edhe pse nuk mund të japim një

përkufizim të sakt se me kë

kufizohej për shkak të largimit të

disa feudalve dhe zgjerimeve nga

udhëhesit, por mund të themi se

shtrihej në pjesën veriore të

Shqipërisë).

Page 4: Pashalleku i shkodres

HYRJANë gjysmën e parë të shekullit 18 feudalët e mëdhenjë shqiptarë filluan të forcoheshin dhe

filluan ta ndjenin vehtën më pak të varur nga Stambolli. Këta feudal sundonin si mytesarif

ose myteselim (sipërmarrës për mbledhjen e taksave shtetrore të sanxhaqeve) duke u

mbështetur më tepër në fuqinë e vetë ekonomike, politike dhe ushtarake se sa në pushtetin

qendror otoman,dalngadalë po pushonin së qeni funksionar të Stambollit dhe po

ktheheshin nëqeveritarë gjysmë-autonomë. Këto zotrime gjysmë autonome u quajtën

Pashallëk. Pashallëku përfshinte sipas fuqisë së qeveritarit feudal territorin e një,dy a më

tepër kazave ndonjëherë krejt territorin e një sanxhaku dhe ndonjë qeveritar

feudal që kishte fituar titullin e pashës. Në qerekun e dyt të shekullit XVIII kur Turqia ishte

e zënë me lufta kundër Persisë, Austrisë, Rusisë u formuan ne Shqipëri pashallëku i

Shkodrës, Delvinës, Vlorës, Elbasanit,Kavajës, Çamëris etj. Familjet feudale të mëdha

udhëheqnin pashallakun dhe për tu dalluar nga feudalët e vegjël u quajtën oxhaqe. Të tilla

qenë oxhaqet e Begollajve në Pejë, Biçakçijve në Elbasan, Vlorajve në Vlorë. Veçanërisht

në pashallëkun e Shkodrës luftrat për marrjen e sundimit në mes oxhakut të Begollajve,

Çaushollajve dhe Bushatëlinjëve vazhduan afërsisht gjysmë shekulli.

Page 5: Pashalleku i shkodres

Por jo vetum në pashallëkun e Shkodrës por edhe në pashallëqet e tjera të

Shqipërisë gjatë çerekut të tret të shekullit XVIII e zhytën Shqipërinë në një

anarki të thellë feudale e cila i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë së vendit.

Zhvillimi kulturor që kishte filluar të merrte hovë në pjesen e parë të shekullit

18, me keqësimin e jetës qytetare pësoj një ramje. Letërsia shqipe që sapo

kishte filluar të zhvillohej nuk u zhvillua dotë më tejë. Në mënyrë të veçant

luftrat feudale morrën hovë të madhë në pashallëkun e Shkodrës. Pas këtyre

luftrave në pashallëkun e Shkodrës në mesë të Begollajve, Çaushollajve dhe

Bushatëlinjëve sundimin e morën këta të fundit dhe si themelues i tijë

konsiderohet të jetë Mehmet Pashë Bushatliu (Plaku). Mos pajtimet në mesë të

Mehemet Pashë Plakut dhe Stambollit egzistonin. Pas helmimit të tijë në

Shkodër u vendos një pashë jo Bushatli. Kjo nuk u pritë mirë as nga qytetarët

dhe as nga malsorët e vendit. Më këtë rast mos marrveshjet nga të dyja palët

nuk mbaruan të cilat shpien deri te shkatrrimi i këtij pashallaku.

Page 6: Pashalleku i shkodres

1.0. GRINDJET FEUDALE NË PASHALLËKUN

E SHKODRËS (1733-1757)Qysh në gjysmën e parë të shekullit XVIII anarkia feudale plasi në sanxhakun e

Shkodrës, e cila solli si pasojë çthurjen e krejt organizimit administrativ të më

parshumë. Në vitet e para të këtijë shekulli Mali i Zi, pas luftrave të pa ndërprera u

shkëput nga vartësia e mytesarifit të Shkodrës, si dhe nga kontrolli turk dhe u kthye në

një krahinë të pavarur. Më vonë agallarët e Ulqinit pronar të anijave e kantierash pasi

vranë autoritetet e kazasë u shkëputën nga kontrolli i Shkodrës. Brenda Shkodrës dy

familje të mëdha feudale shkodrane ajo e Çaushollajve dhe e Bushatlijve si dhe feudalet

e mëdhenj të Pejës, Begollajt të cilet ishin vendosur në Shkodër në fund të shekullit

XVIII, lakmonin secila për sundimin e sanxhakut. Po ashtu edhe masa e zejtarve ishte

e përçar në dy tarafe : në tarafin e Tabakëve dhe në atë të Terzive. Stambolli me

ndërhyrjet e veta i acaronte ose i zbuste konfliktet e brendshme dhe të jashtmë të

Shkodrës sipas interesave të tyre. Rreth vitit 1730 sundimin në Shkodër e kishin feudalët

oxhakut të Begollajve të emëruar nga sulltani, të cilët u mbështeten në tarafin e

Tabakëve. Rivalitet e tyre bënë që feudalët e oxhakut të Çaushollajve të bashkohen me

tarafin e Terzive. Gjatë sundimit të Begollajve mos qeverisja e mirë shkaktoi

paknaqësinë e tregtarëve shkodran, agallarëve ulqinak dhe malsorëve katolik.

Page 7: Pashalleku i shkodres

Me 1733 dhe 1737 kur Mahmut Pashë Begolli mytesarif i Shkodrës u largu për në

fornin e luftës në ndihmë të Portës së Lartë në Shkodër plasën grindje feudale midis

oxhaqeve të ndihmuar nga tarafët e tyre.Në shkurt të vitit 1739 oxhaku i Çaushollajve

së bashku me tarafin e Terzive dhe me përkrahjen e malsorëve katolik, të tregtarëve

shkodran dhe të agallarëve ulqinak vranë Mahmut Pashë Begollin dhe sulltani emërojë

mytesarif të Shkodrës, Jusuf Çaushollin. Por edhe sundimi i Çaushollajve nuk ishte i

qetë dhe nuk vazhdoi gjatë. Sapo Jusuf Pashë Çausholli u largua në vitin 1745 për në

frontin e Persisë, Tabakët të nxitur nga Begollajt të cilët ishin tërhequr në Pejë filluan

luftën e armatosur dhe pas 3 vjet në vitin 1748 sulltani emërojë si kryes detyre si

mytesarif një Begollaj. Në vitin 1751 oxhaku i Çaushollajve u përça në dy tarafe që

hynë në luftë midis tyre. Për ti shuar konfliktet sulltani emëroi në vitin 1755 mytesarif

në Shkodër një feudal jo shkodran, Omer Pashë Kavajën. Në vitin 1756 kur Omer

Pashë Kavaja u largua nga Shkodra, Mehmet Çausholli u përpoqë të merrte përsëri

pushtetin. Por këtë radhë ai u ndesh me Mehmet Bej Bushatliun i cili theu

kundërshtarët dhe u bë sundimtar i Shkodrës. Sulltani i dërgoi atij titullin e pashës dhe

emërimin e mytesarifit. Me ardhjen në fuqi të Mehmet Bushatliut, filloi për krahinat e

Shkodrës dhe për krahinat tjera të Shqipërisë veriore periudha afërsisht 75 vjecare

(1757-1831) e sundimit të Bushatlinjëve.

Page 8: Pashalleku i shkodres

2.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN UDHËHEQIEN E

MEHEMT PASHË BUSHATLIUT (PLAKUT)Familja Bushatlinjëve mbahet si oxhaqet më të vjetra feudale në Shqipëri. Në disa

të dhëna thuhet se origjina e tyre para shekullit XV, mbanin mbiemrin Beganj-Sumaj.

Për ta shpëtuar tokën që kishin në Bushat në jug të Shkodrës pranuan fenë islame

në shekullin XV dhe shpesh herë udhëheqnin poste të larta në aparaturen turke. Në

kohën kur erdhi në fuqi Mehmet pashë Bushatliu ose siq njihet Mehmet pashë Plaku

gjendja ekonomike dhe politike e sanxhakut vecanërisht në qytetin e Shkodrës ishte

cthurur. Pasi vendi përballej me këto grindje feudale, Mehmet pashë Plaku u përpoq

ta siguronte përkrahjen e malësorve dhe qytetarve. Për ti nxitur malsorët ta përkrahin

ju premtoi se do t’u respektoi privilegjet e vjetra. Atyre u kërkoi në rast nevoje do ta

dërgonin një burr për shtëpi në rast lufte. Me përkrahjen e malësorve, Mehmet

Pashë Plaku filloi spastrimin e oxhaqeve kundërshtare dhe përkrahësve të tyre. Në

në vitin 1759 i nënshtroi agallarët e Ulqinit, më pas vendosi zonën e lirë të

tregtarëve me këtë rast ai fitoi simpatin e tarafit të Terzive. Pas grindjeve të gjata

Mehmet Plaku, në vitin 1760 për më shumë se gjysmë shekulli vendosi qetësi në

Pashallëk. Pasi forcoi pozitën brenda pashallëkut ai filloi politikën e zgjerimit të

kufijëve të Pashallëkut. Sulmet e para i bëri drejt krahinës së Zadrimës atë e mori

pas 10 vjetësh. Me 1768 kur filloi lufta ruso-turke, Mehmet Plaku u thirr nga sulltani

por para se të shkonte ai sulmoi Lezhën, Krujën (ku i kapi dy agallarët Tahir Toptanin

dhe Ismail Toptanin), po atë vit me urdhër të sulltanit dërgoi në More 20 mijë

Page 9: Pashalleku i shkodres

Malsorë për ta shuar kryengritjen greke. Politika e Mehmet pashë Plakut që ndoqi

ndaj sulltanit ishte bindja dhe shërbimi si mytesarif i Portës së Lartë. Por pas këtyre

fitoreve ai e ndjeu vehtën të fuqishëm dhe nuk iu bind më sulltanit. Këto veprimtari

ngjallën shqetësimin e Stambollit dhe me nxitjen e Ahmet Kurt pashës sundimtar i

Beratit thelluan dyshimet e sulltanit. Me 1775, Porta e Lartë e helmoi tinxërisht

Plakun Bushatli dhe në vend të tij emëroi një pashë jo Bushatli, Mehmet Pashë

Qysendilin.

Page 10: Pashalleku i shkodres

3.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN SUNDIMIN

E KARA MAHMUT PASHË BUSHATLIUT

(1775-1796)

Emërimi i Mehmet pashë Qysendilit si

mytesarif në Shkodër nuk u prit mirë. Me

përkrahjen e qytetarve dhe malësorëve vendin

e plakut Bushatli e zuri i biri i tij Mustafai, por

Stambolli nuk e njohu këtë ndryshim. Duke

shpresuar se do të shaktoi grindje në vend të

Mustafait emëroi vëllain e tij Mahmut pashën.

Porta e Lartë vendosi ti zhdukte dy udhëheqsit

Bushatlinj. Ky rasti iu ofrua kur urdhëroi për ta

shtypur kryengritjen greje në More dhe derebejt

e pa bindur. Me urdhër të sulltanit u arrit të

helmonte Mustafain. Nga ky rast Mehmet pasha

filloi mbështetjen vetëm në forcën shoqrore

dhe politike shqiptare. Sundimi i Kara Mahmutit

zgjati 21 vjet dhe ky ishte sundimi më energjik

në këtë Pashallëk.

Fig 02 (Kara Mahmut Pasha Bushatliu)

Page 11: Pashalleku i shkodres

3.1. FITORJA E KOSOVËS DHE NJË VARG BETEJ

Kohë më parë Porta e Lartë ia kishte shkëputur Shkodrës, Malin e Zi dhe ia kishte

dhënë valiut të Bosnjës me pretekstin se malazezët ishin sllav. Kara Mahmuti

kërkoi kthimin e Malit të Zi valiu i Bosnjës nuk pranoi, at’herë ai sulmoi

kështjellën e Podgoricës në fillim nuk e mori. Por pasi shpërthyen kryengritjet në

Mal të Zi, Mahmut pasha mori kështjellën e Podgoricës dhe Shpuzës. Kara

Mahmuti sulmoi dhe Ahmet Kurtin ku arriti ta mund. Në vitin 1785, Mahmut pasha e

shpartalloi në Kosovë, Abdi pashën. Kjo fitore ia shtoi prestigjin jo vetëm në

Shqipëri po dhe jashtë saj. Ai menjëherë tërhoqi vëmendjen e Rusisë dhe Austrisë

të cilët po pregaditnin luft kundër Turqisë. Austria i premtoi se ai do bëhej një

mbret i Shqipëris, si pasardhës i Kastriotëve. Kara Mahmuti thirri një kuvend të

përbashkët në Podgoricë në vitin 1786, ku morën pjesë popullsia sllave e Malit të

Zi, Bosnja dhe Hercegovina. Vendimet që mori kuvendi ishin bashkimi i forcave në

luftë kundër turqëve dhe kjo lidhje u quajt Konfederata e Ilirikut. Kryetar i lidhjes u

zgjodh Kara Mahmut pashë Bushatliu.

Page 12: Pashalleku i shkodres

3.2. RRETHIMI I PARË I SHKODRËS (1787 )

Sulltani shpalli Mahmut pashën tradhtar. Ai ngarkoi Mahmut Ajdosi në krye të

ekspeditës kundër Kara Mahmutit, me 5 maj pushtoi Tivarin dhe me 22 gusht 1787

pushtoi Ulqinin. Me 25 gusht 1787 rrethoi kështjellën e Rozafës qendresa e Kara

Mahmutit zgjati 80 ditë. Me 25 nëntor 1787 malsorët e Hotit, Shoshit, Mirditës dhe

tarafet e Tabakëve, Terzive ngrin krye kundër turkut. Kara Mahmuti at’herë doli nga

kalaja dhe shpartalloi turqit. Kjo fitore kishte jehon të madhe në Shqipëri dhe jasht saj.

3.3. MARDHËNJET E JASHTMË TË PASHALLËKUTAfrimi i pashallëkut të Shkodrës me Austrinë katolike kundër Turqisë myslimane

ngjalli paknaqësi e mjaft feudalëve të pashallëkut. Kjo paknaqësi përfshiu dhe

vëllain e tij Ibrahimin. Kara Mahmuti i theu këto lëvizje kundërshtare. Për ta njohur

sovranitetin e tij Austria i kërkoi të merte pjesë në luftë kundër Turqisë. Për ta

bindur Austria dërgoi në Shqipëri ne vitin 1788 një delegacion të kryesuar nga De

Broajar. Pos marrëveshjes Kara Mahmuti fitoi 50 mijë dukat. Austria nuk e respektoi

marrveshjen pasi bëri aleancë me Malin e Zi pa dijenin e Kara Mahmutit. Me kuptimin

e kësaj marrveshje Kara Mahmuti, sulmoi ushtrin austriake në afërsi të lumit të Bunës.

Nga ku qast marveshja me Austrinë u prishë. Kara Mahmuti iu bashku në ndihmë Turiqis.

Në vitin 1789 sulltani e fali dhe ia dha titullin e vezirit dhe komandant në fronin e

Bosnjës. Kjo marrveshje me sulltanin bëri që konfederata e Ilirikut të prishej. Pasi u kthye

në Shkodër e vazhdoi politiken e tij të pavarur ndaj sulltanit. Si rrjedhoj mardhënjet me

Stambollin përsëri u prishën.

Page 13: Pashalleku i shkodres

3.4. RËNDËSIA DHE KARAKTERI I PASHALLËKUT TË

SHKODRËS

Formimi i këtij pashallëku shqiptar shënon një kthesë të rëndësishme në historinë

politike të Shqipërisë. Dy figura të rëndësishme Mehmet pashë Plaku, por në

mënyr të veqantë pushtetin e forcoi Kara Mahmuti. Sundimi i tij përfshinte pjesën

më të madhe të krahinës së Gegërisë dhe të Kosovës. Në krahasim me grindjet e

mëdha feudale të më parshme tani qëllimi ishte shkëputja nga sulltani. Ata nuk

ndryshuan karakterin klasor feudal të aparaturës (administrata, ushtria, gjyqet, burgjet

etj) mbeti ashtu siq ishte më parë. Por kjo aparatur më nuk i shërbente Portës së

Lartë por vetë Shkodrës. Shpesh herë konflikteve me Porten e Lartë iu shmangeshin

duke e parë fuqin ushtarake të tyre. Por kur mardhënjet me Stambollin u acaruan, ai

vepronte si shtet në vehte.

Page 14: Pashalleku i shkodres

3.5. RRETHIMI I DYTË I SHKODRËS (1793)

Kara Mahmuti edhe pas marrveshje së veproi në mënyr të pa varur pa e përfillur

autoritetin e sulltanit. Gjatë viteve 1791-92, ai i sulmoi Malin e Zi ky sulm cenonte

Traktatin e Sistovës ku Turqia ishte zotuar të mos e prekte Malin e Zi. Sulltan

Selimi III e këshilloi të hiqte dorë nga këto vendime por Kara Mahmuti nuk ia vëri

veshin. Kështu sulltan Selimi III urdhëroi të gjitha pashallëqet e Shqipërisë të

merrnin pjesë kundër Shkodrës. Ushtria turke e udhëhequr nga Ebubeqir Pasha me

22 gusht 1793 hyri në Shkodër. Sulmet e turqëve nuk kishin sukses dhe u thyen nga

ushtria e Kara Mahmutit. Kara Mahmuti në betejën kundër Palabardhit në Mal të Zi

pësoi disfat përveq që humbi një numër të madh ushtarësh u vra edhe ai vetë me

22 shtator 1796. Menjëher pas vdekjes së tij sulltani emëroi mytesarif në Shkodër,

Ibrahim pashë Bushatliun që e kishte tradhtuar disa herë Kara Mahmutin.

Page 15: Pashalleku i shkodres

4.0. PASHALLËKU I SHKODRËS NËN QEVERISJEN E

IBRAHIM PASHË BUSHATLIUT (1797-1809) DHE RËNIA E

TIJMe vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i Shodrës

gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë Bushatliu, nuk kishte

as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky përfaqësonte atë pjesë të feudalëve

shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga vartësia e sulltanit turk. Si përfaqësues i

këtyre feudalëve gjysmë të turqizuar, ky ishte treguar më se një herë kundërshtar i

politikës së Kara Mahmutit. Ibrahim Pasha ndoqi politikën e besnikërisë dhe të bindjes

së plotë ndaj Portës së Lartë. Në vitet 1807-1809, Ibrahim Pasha i kaloi si një

mytesarif i thjeshtë i sanxhakut të Shkodrës. Më 1809 ai ndërmori një ekspeditë kundër

Tiranës për të shtënë në dorë qytetin që ishte zhytur në një luftë të ashpër midis tarafit

të Molla Beut dhe feudalit Kapllan Pashë Toptanit. Por këtu, pas tri ditë luftimesh pësoi

një disfatë të rëndë nga qytetarët tiranas. Disfata e detyroi Ibrahim Pashën të kthehej në

Shkodër, ku pas pak kohe vdiq.

Page 16: Pashalleku i shkodres

5.0. PASHALLËKU NË VITET 1822-1829, MUSTAF PASHË

BUSHATLIU

Me pjesëmarrjen në ekspeditën turke kundër Ali Pashë Tepelenës. Mustafa Pashë

Bushatliu kontribuoi në shembjen jo vetëm të Pashallëkut të Janinës por edhe të

Pashallëkut të Shkodrës. Ai i dha mundësi sulltanit të thyente njerën pas tjetrës dy

qendrat kryesore dhe të organizuara të rezistencës shqiptare. Ky qëndrim i Mustafa

Pashës u përcaktua jo vetëm nga rivaliteti i thellë feudal që vazhdonte midis dy

sundimtarëve të fuqishëm të Shqipërisë por edhe nga pavendosmeria e tij për tu

shkëputur prej vartësisë së sulltanit. Mustafa Pasha e vazhdoi politikën e bindjes ndaj

Stambollit edhe pas vrasjes së Ali Pashës. Më 1822 ai mori pjesë në fushatën turke për

shtypjen e revolucionit grek. Pas marrveshjes së paqës ruso-turke i pari që posoi ishte

ushtria e Mustaf pashës. Me 4 tetor 1829 ushtritë ruse i ranë ushtrive shqiptare në

Arnaut-Kalesi dhe i thyen. Me këtë disfatë Mustafa Pasha u detyrua të kthehej

në Shkodër. Tani ky u gjend i izoluar përballë Portës së Lartë e cila, sapo i çliroi

ushtritë nga fronti rus, i përgatiti ato për nënshtrimin e plotë të Shqipërisë. Me këtë

mision u ngarkua vetë sadriazemi turk, Mehmet Reshit Pasha, i cili i filloi operacionet

ushtarake më parë kundër Toskërisë dhe pastaj kundër Pashallëkut të Shkodrës.

Page 17: Pashalleku i shkodres

6.0. SHTYPJA E PASHALLËKUT TË SHKODRËS

(1831)

Fushata turke kundër derebejve dhe feudalëve të pabindur të Toskërisë ishte një

paralajmërim për Pashallëkun e Shkodrës. Megjithatë, Mustafa Pashë Bushatlliun nuk

pranoi të merrte anën e feudalëve të jugut që kërkuan ndihmën e tij. Ky qëndrim pasiv

solli izolimin e plotë të tij në fillim të vitit 1831 kur Porta e Lartë vendosi ekspeditën

kundër Shkodrës. Më 4 janar 1831 sulltani ia hoqi Mustafa Pashës të drejtën e

qeverisjes së Ohrit, Elbasanit, Dibrës dhe Dukagjinit të cilat i vuri nën sundimin e

sadriazemit, Mehmet Reshit pashës. Mustafa pashës i njohu vetëm sundimin e

Shkodrës. Me të njejtin ferman sulltani e urdhëronte Bushatlliun të pranonte në

Shkodër vendosjen e një garnizoni të ushtrisë së re turke, dhe të fillohej nga çarmatimi

i popullsisë. Për të shpëtuar nga sundimi apsolut turke ai bëri disa përpjekje por

nuk mundi ti bënte ballë turqisë. Me dorëzimin e Mustafa Pashë Bushatlliut,

Pashallëku i Shkodrës, pashallëku i fundit në Shqipëri, u shtyp. Me të mori fund

periudha 12 vjeçare (1820-1831) e përpjekjeve të Portës së Lartë për nënshtrimin e

oxhaqeve dhe derebejve shqiptarë, për të hapur rrugën e vendosjes së autoritetit

shtetëror turk në Shqipëri.

Page 18: Pashalleku i shkodres

PËRFUNDIMIPashallëku i Shkodrës përfshinte pjesën veriore të Shqiperisë. Ky pashallëk

gjatë viteve 1733-1757 u ndesh me grindje të mëdha në mesë të familjeve

oxhaqe të Begollajve, Çaushollajve dhe Bushatlinjëve. Pas shumë grindjeve në

mesë tyre Bushatlinjët në krye me Mehmet Bushatliun morën sundimin

afërsisht 75 vjecarë të Shkodrës 1757-1831. Sundimtarët më të njohur të këtij

pashallëku ishin Mehmet pashë Plaku (1757-1775). Për një kohë të shkurt

sulltani si sundimtar në Shkodër emëroi një jo Shkodranë, Mehmet Pashët

Qystendilin i cili nuk u prit aspak mirë nga shkodranët dhe u detyrua të

largohejë. Pas tij pashallëkun e Shkodrës e qeverisi i biri i Mehmet Plakut,

Kara Mahmut Pashë Bushatliu i cili sundoi gjatë viteve 1775-1796 dhe ishte

sundimtari me i sukseshum i këtijë pashallëku. Kara Mahmuti arriti ti zotroj

disa krahina ndër to edhe një pjesë të Kosovës. Qëllimi i Kara Mahmutit ishte

të bëhej sundimtari i vetum i Shqipërisë, për këtë arsye ai iu drejtua Austrisë

dhe Rusisë të cilat po ia premtonin se do ta ndihmonin ta udhëhiqte tërë

Shqipërinë. Gjatë sundimit të Kara Mahmutit pashallëku i Shkodrës po

shikohej me një mëri nga Porta e Lartë e cila po iu friksohej një shkëputje nga

ky pashallëk. Për këtë arsye Porta e Lartë disa herë e rrethoi kështjellen e

Rozafës por nuk mund ta thyente kjo qëndresë sikur na e kujtonte kohën e

Skenderbeut.

Page 19: Pashalleku i shkodres

Karakteri i këtij pashallëku ishta shkëputja nga administrimi i Stambollit. Me

vdekjen e Kara Mahmutit mori fund dhe autonomia që gëzoi Pashallëku i

Shkodrës gjatë sundimit të tij. Pasardhësi i Kara Mahmutit, Ibrahim Pashë

Bushatliu, nuk kishte as energjinë dhe as synimet e vëllait të vet. Ky

përfaqësonte atë pjesë të feudalëve shqiptarë që nuk donin të shkëputeshin nga

vartësia e sulltanit turk. Pashallëku i Shkodrës nën qeverisjen e Mustafa pashë

Bushatliut, i cili jo se e forcoi por dhe kontriboi në shembjen jo vetëm të

pashallëkut të Janinës por edhe të pashallëkut të Shkodrës duke marrë pjese

përkrah turqëve në ekspeditat e tyre. Pashallëku i Shkodrës u shtyp në vitin

1831. Por kjo nuk ishte qendresa e fundit e Shqiptarëve për të drejtën kombtare

vetëm në Shkodër ndodhën një varg kryengritjesh.

Përmes këtijë punimi seminarik shpresoj se para jush arrita të servojë

informacine të reja për këtë pashallëk për rrezistencen e tij dhe qëllimet që

kishte të rëndësishme për historinë e Shqipërisë .

Normalisht se ky punim lë hapsirë për këshilla, sygjerime dhe kritika të cilat

janë të mirëseardhura.

Page 20: Pashalleku i shkodres

LITERATURAA).

1. “HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR” VËLLIMI I, TIRANË, 1967

2. “ HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR”, VËLLIMI I, TIRANË, 2002

3. KRYEZIU, SEDAT “ KOSOVA NË PASHALLËKUN E

SHKODRËS” PRISHTINË, 2010

4. BUSHATI, HAMDI “BUSHATLLINJËT” SHKODËR, 2003

5. JAZEXHIU, OLSI “THE ALBANIAN PASHALIK OF SHKODRA

UNDER BUSHATLIS” 2002 ( Përkthyer: Dr. Venemin Dashit, Tiranë )

B).

1. http://en.ëikipedia.org/ëiki/Kara_Mahmud_Bushati (14.05.2014)

2. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Bushatllinjt%C3%AB (14.05.2014)

3. http://sq.ëikipedia.org/ëiki/Pashall%C3%ABku_i_Shkodr%C3%ABs

(14.05.2014)

Page 21: Pashalleku i shkodres

FALEMNDERIT

PËR

VËMENDJE