13

Click here to load reader

Piktore te shquar shqiptare

Embed Size (px)

DESCRIPTION

PROJEKT ... Piktore te shquar shqiptare. #MesueseAurela

Citation preview

Page 1: Piktore te shquar  shqiptare

Tema:

Piktore te shquar

shqiptare.

Page 2: Piktore te shquar  shqiptare

Abdurrahim Buza(1905-1987)

Abdurrahim Buza lindi më 22 dhjetor 1905 në Shkup në një familje gjakovare; vdiq më 1987. Në moshën tetë vjeçare mbeti jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më 1933 kthehet në Tiranë, ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik

Page 3: Piktore te shquar  shqiptare

Jordan Misja si pedagog i vizatimi dhe më vonë si nëndrejtor.Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e para janë të inspiruara nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.

Veprat që ja vlejnë të përmenden janë:

Dasma kosovarePogradeciLagjja ime Nusja kosovare (1950),Një pjate rrush (1957),Autoportret (1960),Lojërat populloreAzem Galica dhe luftëtarëtRefugjatët,etj.

Page 4: Piktore te shquar  shqiptare

Zaim EleziZaim Elezi i lindur në Dibër në vitin 1958. Në vitin 1983 mbaron studimet e larta në akademinë e arteve, Tiranë. Zaim Elezi ka punuar si piktor filmi në TVSH, skenograf i teatrit profesionist Peshkopi, mësues në shkollën e mesme artistike Peshkopi; drejtor artistik në sh.p.k. "Pekomeri", studion e artit "Zaya", etj. Ka marrë pjesë në ekspozitat kolektive të mbajtura në Peshkopi e Tiranë që nga viti 1984-1990; ekspozita kolektive në Prishtinë (1999), Annemasse-Francë (2004), ekspozitë me rastin e 600 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Tiranë e Prishtinë (2005), etj. Në vitin 2004 ka hapur një ekspozitë personale në OBT, Gjenevë, Zvicër. Shumë prej pikturave të tij janë pjesë e koleksionistëve me famë në Francë, Kanada, Angli, Zvicër, Amerikë. Gjithashtu, shumë dashamirës të pikturës në Shqipëri mbajnë në koleksionet e tyre piktura të firmosura "Zaya". Nga data 13.06.2008 e për tre javë me rradhë "zaya" ishte pjesmarrës në një ekspozitë kolektive në Phorzheim të Gjermanisë. Veprat e tij u çmuan për realizmin impresiv e ftues dhe për mjeshtrinë e realizimi

Page 5: Piktore te shquar  shqiptare
Page 6: Piktore te shquar  shqiptare

Ismail Lulani

Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi — vdiq më 6 tetor të 2002 në moshen 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri. Ishte një piktor shqiptar.

Në moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademin e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës "Ded Gjo Luli me trima", u vlersua mjaft nga kritika e kohës. Emrohet dhe punon si profesor në Akademin e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijmtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike Prek Jakova)në qytetin e Shkodrës. Ai ishte antar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e

Page 7: Piktore te shquar  shqiptare

më të fuqishëm në historin e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në kijmtarin e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinit e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret , natura të qeta,.

Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë

Në vitin 1979 i jepet titulli "Piktor i Merituar"

Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë "Piktor i Popullit"

I është akorduar titulli "Naim Frashri I klasit të Parë"

Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)

Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli "Krenaria e Shkodrës" i cili iu dorzua të shoqes së artistit.

Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat ,Romë (Itali), Paris( Francë), Linz (Austri), New York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlersimet më të larta nga krtika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.

Page 8: Piktore te shquar  shqiptare

Ibrahim Kodra

Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 - më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare.

Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon Raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me Poete, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

Disa nga ekspozitat e tij:

Ekspozitë kolektive në "Paradise" me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.

Page 9: Piktore te shquar  shqiptare

Ekspozitë kolektive në "Stone Gallery" në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.

Ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, "Senator" në Stuttgart, poashtu edhe në "New Art Center" në Zurich.

Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.

Expozitë personale në Princess Hall në New York, "2D Gallery" në Sassari.

Varri i tij monumental gjendet përballë hyrjes së kalasë së Ishmit

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Ato janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve, që vijnë nga lashtësia dhe nga koha e mesme, por janë njëkohësisht edhe shprehje e marrëdhënieve kulturore me popuj të tjerë gjatë shekuj

Tipet kryesore të veshjeve popullore shqiptare për burra janë: kostumi me fustanellë, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të stolisura pasurisht.

Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa të vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).

Page 10: Piktore te shquar  shqiptare

Në veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës. Për të vegjëlit e të rinjtë, kostumi krahinor mund të ishte më i thjeshtë. Ndryshe nga popuj të tjerë të Ballkanit, në Shqipëri, vajza që kishte arritur moshën e martesës, duhet të vishej thjeshtë e pa stoli, flokët t’i mbulonte mirë me një shami dhe të mos vishte rrobë të kuqe. Kostumi i martesës ishte varianti më i pasur i veshjes së krahinës, si për nuset edhe për dhëndurët. Për nuset, stolitë metalike ishin të pamungueshme, madje, përdoreshin edhe me tepri, sepse këtu, me sa duket, kishte rendësi jo vetëm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik që u atribuohej. Për nuset, rëndësi të veçantë kishte zbukurimi i kokës. Disa vjet pas martese, veshja fillonte të lehtësohej nga zbukurimet.

Në veshjet popullore, shenjat e zisë ishin të pakta, gratë mund të vishnin praptas ndonjë nga pjesët më të zbukuruara të kostumit, psh. xhokën a përparjen.

Studimet e deritanishme, kanë treguar se pjesët përbërese të veshjeve tradicionale, nuk kanë të gjitha të njejtën moshë. Ka pjesë, që të kujtojnë veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, të tjera që vijnë si një jehonë e kohës antike, por ka edhe elementë, që mund të lidhen me kulturën ilire. Mund të përmendim kështu analogjitë e verejtura midis linjës popullore dhe “dalmatikës” ilire, apo midis kapuçave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektivë, të përdorur nga ilirët. Falë këtyre elementeve të trashëguar nga kultura ilire dhe ajo e arbërve të mesjetës, gjatë zhvillimit të tyre historik, veshjet popullore kanë arritur të fitojnë një varg tiparesh origjinale, që marrin vlerat e një treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato të popujve të tjerë.

Punoi :#MesueseAurela