14

Planetet e sistemit diellor

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Planetet e sistemit diellor
Page 2: Planetet e sistemit diellor

• Planeti është një trup qiellor, që vetë nuk ndriçon, ka një mase të mjaftueshme për vetërëndesë për tëmposhtur forcat e trupave të ngurtë .Planetët e sistemit tone diellor te radhitura sipas largësisënga dielli jane: Merkuri , Aferdita , Toka , Marsi , Jupiteri , Saturni , Urani , Neptuni .

Page 3: Planetet e sistemit diellor

MERKURI• Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithashtu

planeti më i vogël në Sistemin Diellor,Mërkuri kryen orbitënrreth Diellit një herë në 87.969 ditë . Teknikisht mërkuriështë një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirëtë shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duketqartë. Meqë Mërkuri zhduket në shkëlqimin e diellit nuk ka eklips diellor, Mërkuri mund të shihet vetëm në mëngjes osenë muzgun e mbrëmjes. Mërkuri është një nga katërplanetët e ngurtë të Sistemit Diellor ashtu si Toka. Eshtëplaneti më i vogël i Sistemit Diellor me një rreze ekuatoriale2439.7 km. Mërkuri përbëhet kryesisht nga 70% metale dhe30% materiale silikate. Teleskopët në Tokë e tregojnë nëtrajtën e një gjysmëhëne të vogël e të shndritshme.

Page 4: Planetet e sistemit diellor

AFERDITA• Aferdita është planeti i 2-te më afër Diellit dhe i 5-ti për madhësinë e tij.

• Distanca : 108.200.000 km nga Dielli

• Distanca : 41.842.944 km nga Toka

• Diametri : 12.103,6 km

• Masa : 4.869e24 kg

• Rrotullimi Rreth vetes : 24 Ore

• Rrotullimi Rreth Diellit : 225 ditë të Planetit Toke

• Temperatura : +400 °C deri +480 °C

• Afërdita është quajtur kështu për faktin se ka një ndriçim të veçante dhe disa ngjyra tepërtë veçanta.

• Pas Diellit dhe Hënës, Afërdita është objekti më i ndritshëm në hapësire nga këndvështrimii tokës. Anija-Satelit e pare që vizitoi Afërdita ishte Mariner 2 në 1962. Një vit në Afërditështë 225 Dite ndaj 365 ditëve të Planetit Tone. Nëse në Toke do peshonit 68 kg, në Afërditdo peshonit 61 kg, gjatë rrotullimit dhe afrimit afër Tokës në orbite, Afërdita shfaq tënjëjtën pjesë të sajën në këndvështrimin nga Toka. Afërdita është e përbëre kryesisht ngadioksidi i karbonit, dhe ka disa shtresa resh kilometra të trasha të përbëra nga acidisulfurik. Aferdita nuk ka fushe magnetike për shkak të rrotullimit të saj të ngadalte. Aferdita nuk ka Hëna ose objekte tjera shkëmbore, që rrotullohen rreth saj. Aferditazakonisht është e dukshme si objekt dhe pa përdorur teleskop.Dhe nga një herë referohetsi Ylli mëngjesit gjithashtu dhe si ylli Pasdites.

Page 5: Planetet e sistemit diellor

TOKA• Toka është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.55

miliardë vjet e vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku ështëzhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka është afër40.000km rreth ekuatorit. Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat ingjarjeve që pasuan Big Bang-un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësajhipoteze, një yll stërmadh, shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash tëcilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim pluhuri e copash, të cilatduke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdovit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilëtduke kaluar nëpër atmosferë digjen. I pari që e vërtetoi se toka është e rrumbullaket ishte Fernando Magelani i cili udhëtoi me anije rreth tokës. Toka e ka përafërsisht formën e topit apo sferës. Si pasojë e rrotullimit tëtokës rreth boshtit të vet Toka në dy polet e saj është e shtypur dhe ka marrë formën e një elipsoidi .

Page 6: Planetet e sistemit diellor

• Forma elipsoide e tokës është marr nga dy polet e saj Veriu dhe Jugusepse forca e gravitetit që e kishte zbuluar shkencëtari anglez Isaac Newton ushtrohen në të dy polet pra forca gravitacionale e veriutkundërvepron me forcën e gravitetit të jugut ose anasjelltas për këtëarsye toka nuk ka formë plotesisht rrethore por elipsoide. Madhësia e tokës është rreth 510 km². 360 km² (71%) prej tyre janë të mbuluara me ujë kurse 150 km² (29%) janë të mbuluara me tokë. Rrethi i ekuatorit tëtokës është pak më i madh se 40.000 km. Rrezja ekuatoriale është 6.378 km kurse ajo polare 6.357 km.

• Lëvizjet e Tokës dhe rrjedhojat e tyre

• Toka rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit. Rrotullimi rrethboshtit të vet që sjell ndryshimin e ditës dhe të natës quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revolucioni si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit. Rruga te cilën e përshkon toka quhet Orbit.

Toka mbështillet prej atmosferës, e cila kufizohet në pjesën e poshtmenga sipërfaqja oqeanike dhe kontinentale. Shtresa e sipërme e ngurte e tokës quhet litosferë me një trashësi deri 200 km. Pjesa me e rëndësishme e saj është korja e Tokës, trashësia e të cilës shkon nga 30-60 km.

Page 7: Planetet e sistemit diellor

• Pas këtij kufiri fillon shtresa e dytë e tokës që quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtëm. . Pjesa më e sipërme e mantelit të sipërm, e cila është nëkontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë .Pjesa qendrore e tokës është bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhebërthama e brendshme. Ndërtimi i brendshëm i Tokës:1&2: Bërthama e Tokës3: Mbështjellsi i bërthamës së Poshtëm4: Mbështjellsi i bërthamës së Sipërm5: Korja e Tokës6: Sipërfaqja e Tokës

Page 8: Planetet e sistemit diellor

MARSI• Marsi eshte planeti i 4 nga Dielli dhe i 7 per madhesi• Distanca: 227,940,000 km (1.52 AU) Nga Dielli• Distanca: 58.000.000 Km deri ne 402.000.000 km nga Toka• Diametri: 6,794 km• Masa: 6.4219e23 kg• Rrotullimi Rreth Vetes: 24 ore 39 minuta• Rrotullimi Rreth Diellit: 687 Dite Ne Toke• Tempratura: −87° C Max −5° C Minimumi, por eshte e luhatshme gjat stineve• Nese ne Toke peshon 45 Kg ne Mars peshon 17.1 kg• Marsi ka 2 Hena ose sic quhen ndryshe Satelite te vegjel, qe rrotullohen rreth tij. Anija e

pare qe vizitoi Marsin ishte Mariner 4 ne vitin 1965. Orbita e Marsit eshte e eliptike dhe e dukshme. Rezultat i kesaj eshte nje variacion i temperatures rreth 30 C.Kjo ka nje ndikim temadh ne klimen ne Mars. Pjesa me e madhe e siperfaqes se Marsit eshte shume e vjeterdhe me kratere(rrezultat i perplasjeve te asteroideve), Berthama permban nje pjeserelativisht te madhe te squfurit perveç hekurit. Siperfaqja e Marsit eshte shume me e ftohte se sa ajo e Tokes per shkak te distances me te larget me Diellin kundrejt asajtdistance qe ka Toka.

• Marsi ka nje atmosfere shume te holle e perbere kryesisht nga sasia e vogel e mbetur tedioksidit te karbonit (95,3%), azot (2,7%), argon (1,6%),, gjurmet e oksigjenit (0,15%), dheujit (0,03%).

Page 9: Planetet e sistemit diellor

JUPITERI

• Jupiteri është planeti i 5-të nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerëtnë galaktikën "Rruga e Qumështit". Jupiteri është më shumë së dy herëmë i madh së sa planetët e tjerë, dhe 318 herë më i madh se sa Toka.

• Jupiteri ka 63 Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë, që rrotullohen rrethtij. Jupiteri është rreth 90 % hidrogjen dhe helium 10 % (nga numri iatomeve, % nga 75/25 në masë) më gjurmët e metan, ujë, amoniak dheshkëmb. Jupiteri rrezaton më shumë energji në hapësirë së sa merr ngaDielli. Thelbi i Jupiterit është i nxehtë : Bërthama është ndoshta rreth19.727 °C. Jupiteri ka një fushë të madhe magnetikë, shumë herë më tëfortë së sa e Tokës. .Jupiteri ka unaza por shumë të zbehta dhe tëvogla.Jupiteri ka 63 satelitë të njohur : Ka 4 Hëna të mëdha .

Page 10: Planetet e sistemit diellor

SATURNI• Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. Saturni është planeti

i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Saturni ka 61 satelitë natyrorë dhe më i madhi është Titani, Rreth Saturnit ka njënumër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të voglashkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliarde kilometra largnga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një

rrotullim të plotë rreth Diellit. Saturni është një sferoid i shtypur në pole, që do të thotë se polet i ka të rrafshuara dhe se është më i fryrë rreth

ekuatorit. Saturni është planeti i vetëm i Sistemit Diellor që ka dendësimë të vogël se uji. Saturni ka një atmosferë të gaztë, kështu që dendësiaspecifike e planetit është 0.69 g/cm³

• Pjesa e jashtme e Saturnit është e përbërë 96.7% nga hidrogjeni, 3% ngaheliumi, 0.2% nga metani dhe 0.02% amoniak. Gjithashtu ka sasi të voglatë acetilenit, etanit dhe fosfinës. Atmosfera e Saturnit është e njohur përformimin e reve në formë ovale. Fusha magnetike e Saturnit është unikesepse është tërësisht simetrike, ndryshe nga planetet e tjerë . Saturni ka të paktën 60 hëna,

Page 11: Planetet e sistemit diellor

URANI

• Urani është planeti i 7-të nga dielli dhe i 3-ti më i madh më diametër. Uraniështë i përbërë kryesisht nga shkëmb me vetëm 15 % hidrogjen dhe pakhelium. Dukët se Urani nuk ka një bazë shkëmborë si Jupiteri dhe Saturni, por më tepër materiali i tij është pak i shpërndarë uniformisht.Atmosfera tekUrani është e përbërë më rreth 83 % hidrogjen, 15 % helium dhe lëngnatyror 2 %. Urani ka grupe të reve të cilat ecin më një shpejtësi ekstreme. Por ata janë shumë të zbehta. Ngjyra blu tek Urani është rezultat iabsorbimit të dritës kuqë nga metani në atmosferën e lartë. Unazat e Uranitjanë të përbëra nga grimca mjaft të mëdha, që shkojnë deri në 10 metra nëdiametër përveç pluhurit të imët. Urani ka 11 unaza të njohura, të gjithëshumë të zbehta

Page 12: Planetet e sistemit diellor

NEPTUNI

• Neptuni është planeti i tetë në sistemin diellor. Ai ështëplaneti i katërt më i madh nga diametri dhe i treti më i madhnga masa,i përbërë kryesisht nga hidrogjen dhe helium, sëbashku me gjurmë te hidrokarbureve dhe azotit, përmbannjë proporcion të lartë të "shërbimeve" të tilla si uji, amoniak dhe metan. Për shkak të saj distancë të madhe ngaDielli, atmosfera e jashtme Neptun është një nga më tëftohtë vende në Sistemin Diellor, me temperatura në retë e tij në krye të afrohet -218 °C (55 K). Temperaturat në qendërtë planetit, megjithatë, janë rreth 5400 K (5000 °C).

Page 13: Planetet e sistemit diellor

A është Plutoni planet?

• Në 2003, një astronom pa një objekt pak më larg se Plutoni. Astronomi mendoi se zbuloi një planet tjetër të cilin e quajti Iris dhe ishte më i madh se Plutoni. Zbulimi i Irisit shkaktoi tekastronomë debatin se çfarë e bënte një planet, të ishte një planet. Një grup astronomësh që emërtonin objektet në hapësirëvendosën që Plutoni nuk do të ishte më një planet për shkak tëpërmasës dhe vendnodhjes në hapësire. Kështu Plutoni dheplanete si ai u quajtën planete xhuxh. Plutoni njihet gjithashtu sinjë plutoid. Një plutoid është një planet xhuxh që është më largnë hapësirë se Neptuni. Tri plutoidet e njohur janë Plutoni, Irisidhe Mahkimahki. Planeti është një trup qiellor që i plotëson tri kushte: është sferik, orbiton rreth diellit dhe ushtron dominimgravitacional në rrethinë e vet. Plutoni nuk e plotëson kriterin e fundit, meqenëse në afërsi të tij ndodhen objekte të madhësisë sënjejtë.

Page 14: Planetet e sistemit diellor