20
Durres: 19.10.2014 Gjimnazi “…………….” Lenda: Shkence Tema: Pune praktike ne natyre Punoi nx: Pranoi ms: #MesueseAurela

Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar. Vezhgojme, numerojme dhe mbajme shenim llojet e ndryshme te bimeve dhe numrin e tyre brenda katrorit prove. Nese nuk njohim emrin e cdo lloji bimor te ndeshur, shenojme me simbole ose germa dhe bejme nje pershkrim te pjeses vegjetative te bimes, per te lehtesuar krahasimin me grupet e tjera.

Citation preview

Page 1: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Durres: 19.10.2014

Gjimnazi “…………….”

Lenda: Shkence

Tema:

Pune praktike ne natyre

Punoi nx: Pranoi ms:

#MesueseAurela

Page 2: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Objektivi: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar.

Kohezgjatja: 2 ore.

Vendi: Parqe, siperfaqe te hapura ne periferi te qyteteve, livadhe ose zona pyjore.

Mjetet e punes: Katrore te vegjel sipas tabeles me siper, spango,fletore shenimesh.

Hapat e veprimtarise:

1.U krijua nje grup me 5 anetare:

2. Ne varesi te llojit te bimeve, caktojme siperfaqet prove ku do te percaktojme perberjen

floritike.

3.Vezhgojme, numerojme dhe mbajme shenim llojet e ndryshme te bimeve dhe numrin e

tyre brenda katrorit prove. Nese nuk njohim emrin e cdo lloji bimor te ndeshur, shenojme

me simbole ose germa dhe bejme nje pershkrim te pjeses vegjetative te bimes, per te

lehtesuar krahasimin me grupet e tjera.

4. Plotesojme tabelen me poshte:

Grupi 1 Lloji i bimesise Madhesia e katrorit prove

Nr. Lloji bimor Numri I individeve te ndeshur Shenime

1 Dafina 5 1 m x 1 m

2 Shega 7 20 m x 20 m

3 Spinaq 4 0.5 m x 0.5 m

4 Fiku 6 20 m x 20 m

5 Ullinj 5 10 m x 10 m

6 Geshtenje 4 10 m x 10 m

7 Myshku 6 0.5 m x 0.5 m

Page 3: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Dafina

Dafina (Laurus nobilis) është një bimë aromatike e familjes Lauraceae. Dafinat janë të

ndryshme në madhësi dhe lartësi, nganjëherë duke arritur në 10-18 metra të gjata.

Lulet e dafinës janë me ngjyrë të verdhë të zbehtë në të gjelbër, rreth 1 cm diametër, dhe ato

çelin dyshe pranë një gjetheje. Gjethet janë 6-12 cm të gjata dhe 2-4 cm të gjera. Frutat janë

kokrra të vogla të zeza me shkëlqim rreth 1 cm të gjata. Dafina ka shumë vitamina dhe minerale

te domosdoshme për organizmin tonë.

Page 4: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Ja disa prej benefitet të saj:

Nxit humor të mirë

Rregullon tretjen

Zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për forcimin e sistemit imunitar më efikas është vaji i dafinës, ndërsa rekomandohet sidomos

për reduktimin e stresit. Ka efekt të fortë tek dhimbjet e forta për shkak të spazmave

muskulore. Gjethja e dafinës përdoret shpesh në kozmetikë. Ajo u shtohet kremrave, losioneve

dhe shampove për flokët e yndyrshme, si dhe stimulon rritjen e tyre.

Mrekullitë e dafinës Dafina (Laurus nobilis) si mëlmesë, ilaç dhe kurorë lulesh, që nga lashtësia është e pashmangshme

në jetën e njerëzve. Degët e këtij druri mesdhetar me gjethet karakteristike ishin shenjë e nderit më

të lartë dhe famës që nga kohërat antike. Kurora me dafina, e cila ka zbukuruar kokat e fituesve të

olimpiadës e ka origjinën që nga lojërat pitike në Greqinë e vjetër, të cilat datojnë që nga viti 568

para Krishtit, ndërsa i dedikohen zotit Apollon.

Duke përcjellë rrëfimet që nga lashtësia për vetitë shëruese të kësaj bime, gjethet e dafinës kanë

marrë vend shumë të rëndësishëm në mes mëlmesash në shumicën e kuzhinave moderne botërore.

Sot më të njohurit janë gjethi mesdhetar i dafinës, si dhe ai kalifornian i cili ka shije më të fortë.

Aroma e këndshme e gjetheve, të cilat vendosen në supa, gjellët e ziera, marinada, salcat e errëta,

pate, sallata, gjellët nga mishi, peshku rrjedhin nga vaji eterik i cili përmban 50 për qind cineol. Nga

gjethi i dafinës në ushqim hyjnë shumë minerale dhe vitamina, mes së cilave veçanërisht të

rëndësishme janë vitaminat A dhe C, ndërsa nga mineralet hekuri dhe mangani, si dhe kalciumi,

kaliumi, magnezi.

Gjethi i dafinës ndihmon tek tretja, ndërsa vaji i përfituar nga gjethet e freskëta përdoret për

shërimin e skuqjes së lëkurës, muskujve që dhembin, ndërsa po ashtu përshpejton edhe

qarkullimin e gjakut.

Në procesin shërues dafina vepron si antireumatik, antiseptik, baktericid, diuretik, sedativ,

antitoksik. Pozitivisht ndikon në disponimin e mirë. Njëkohësisht gjethet dhe frutat janë efikase

edhe në shërimin e histerisë, dhimbjeve të barkut, neurastenisë së lukthit, ftohjes. Vaji i dafinës

përdoret për shërimin e dhimbjeve në veshë, mavijosjeve, tendosjeve të muskujve. Efekti i fortë

analgjetik i vajit eterik e bën gati përbërës të pazëvendësueshëm në terapinë e dhimbjeve. Efektin e

njëjtë e arrin dhe tek shërimi i sëmundjeve të rënda kërpudhore, siç janë infeksionet kërpudhore të

thonjve, sepse posedon edhe efekte të forta antifungale.

Vaji i dafinës është një nga vajrat më efikase për forcimin e organizmit dhe preventivë, sepse

Page 5: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

pastron sistemin limfatik, rekomandohet edhe si mjet i dëshmuar për nxjerrje të këlbazës me

kollitje, por edhe si mjet për shërimin e venave të zgjeruara.

Në shërimin e diabetit efikas është treguar çaji nga kjo bimë si edhe për largimin e kripës nga nyjat.

Dafina përdoret edhe kundër dhimbjes së kokës sepse përmban partenolide, përbërës që ndikojnë

në mënyrë të dobishme në migrenë. Përmban edhe eugenol, substancën e cila vepron në formë

kundërinflamatore dhe antioksidative.

Fiku

Page 6: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Fiku (lat.Ficus carica ) është bimë që klasifikohet në familjen e bimëve Moraceae. Në natyrë si të egra rritën nga Mesdheu deri në Indi, po ashtu edhe në vende tjera tropike

të rruzullit. Trungu i Fikut arrin lartësinë deri në 10 metra mbi tokë, gjethet i ka të mëdha

dhe rrinë të varrua njëra mbi tjetrën me një pamje që përkujtojnë hardhinë e rrushit

ndërsa degë i ka të trasha e të lëvore të lëmushme ngjyrë hiri të çelët

Vetite kuruese

Fiku është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përdoret i freskët, i tharë dhe i

përpunuar në produkte të ndryshme, si: marmelatë, reçel. Përmban shumë karbohidrate,

që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtë e njomë kanë

Page 7: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

mjaftë vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur. Fiqtë rekomandohet të përdoren nga

personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin

organizmit force dhe nxehtësi. Nuk këshillohet të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja

e sheqerit. Përdorim të mirë në mjekësinë popullore fiqtë kanë gjetur kundër kapsllëkut.

Por fiqtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja. Në rastet e acarimit të faringut,

të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e

fiqve, jep rezultate shumë të mira. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen

e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i

fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e

këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes

së astmës.

Fiku dhe vetitë mjekuese!

Ka disa lloje të fiqve, kurse lloji më i mirë është fiku i bardhë, i cili duhet të piqet dhe të qërohet para se të hahet.

Fiku (arab. Tin; lat. Ficus carica) është një frutë e këndshme, e cila në vete përmban ngrohtësi dhe është shumë ushqyes. Pema e fikut është nga familja e trumzës. Gadishulli Arabik, veçanërisht pjesa jugore e tij, është i pasur me fiq, për shkak të tokës pjellore. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme.

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut.Përmban shumë karbohidrate, mbi 73%, albumina 2% dhe 3,1% yndyra. Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër, fosfor, klor dhe magnez. Në 100 gr. fiq gjenden 270 kalori.

Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren. Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve.

Page 8: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

*Përdorimi i brendshëm

Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.

*Përdorimi i jashtëm

Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni(lengu) i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim.

Për ulcerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Ngrënia e fiqve shëron zërin e ngjizur, u bën mirë mushkërive dhe fytit, ripërtërin mëlçinë dhe shpretkën, pastron këlbazën si sekrecion të trupit në lukth. Fiqtë janë të mirë për nerva, e hapin traktin tretës dhe më së miri është kur hahen me arra dhe bajame. Lehtë kalon nëpër zorrë, prandaj përdoret si laksativ, diuretik, hap bllokimet dhe shuan etjen që shkaktohet nga mukusi (jarga) i njelmët. Gjithashtu shëron problemet me kollë kronike. Ngrënia e fiqve të freskët e pengon zhvillimin e urinës toksine, ndihmon në nxjerrjen jashtë të shtresimeve (sedimenteve) të urinës dhe zbërthen sedimentet me rërë që mund të bëhen gur të veshkave. Megjithatë, ngrënia e tepërt e fiqve nxit krijimin e morrave. Nga ana tjetër është i pasur me sheqerna, që prodhojnë energji të madhe në trup. Për atë shkak këshillohet të mos përdoret prej atyre që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Rekomandohet të përdoret nga personat e dob! ësuar, anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë ftohtë ngase i jep organizmit forcë dhe nxehtësi. Fiku parandalon rënien e flokëve, mënjanon erën e rëndë të gojës. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove.

*Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës. Merren 1-2 gjethe të freskëta dhe zihen në 200 ml. ujë, gjersa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i fituar pihet në mbrëmje para gjumit ose në mëngjes në lukth të zbrazët

Page 9: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Ullinj

Ulliri (Olea europaea) është bimë subtropike nga familja "Oleaceae" trungu i tij ka një

formë jo të rregullt me gunga dhe me degëzime, gjethe ovale me ngjyrë të gjelbërt të errët

në anën e sipërme ndërsa në anën e poshtme të bardhë në të argjendtë.

Në periudhën e lulëzimit zhvillon lule të vogla të bardha në tufa, ndërsa fryti varësisht nga

lloji është në formë vezake i zgjatur pak me ngjyrë jeshile të errët deri në të zezë. Fryti

është i pasur me vaj i cili përdoret si ushqim dhe ka veti shëruese.

Page 10: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Vaji i ullirit…Te mirat shendetesore te tij

Vaji i Ullirit është eksponenti më i madh i yndyrave gjysmë të ngopura dhe është

komponenti kryesorë i Dietës Mediterane. Vaji ullirit është lëng natyral që ruan shijen,

aromën, vitaminat dhe përbërësit e frytit të ullirit. Vaji ullirit është i vetmi vaj që mund të

konsumohet ashtu si është – i freskët posa të shtrydhet nga ulliri.

Të mirat shëndetësore të vajit të ullirit janë si për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve

të yndyrave gjysmë të ngopura ashtu edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave

anti oksiduese.

Studimet tregojnë se vaji ullirit ofron mbrojtje kundër sëmundjes së zemrës duke

kontrolluar nivelet e kolesterinës LDL (“keqe”) gjersa shtojnë nivelet e kolesterinës HDL

(“të mirë”).

Nuk ka vaj tjetër natyral i prodhuar që ka sasi më të madhe të yndyrave gjysmë të ngopura

sikur vaji ullirit. Vaji ullirit shumë mirë tolerohet nga stomaku

Në fakt funksionet mbrojtëse të vajit të ullirit kanë efekte të dobishme në ulcerë dhe

gastriti. Vaji ullirit aktivizon sekrecionin e vrerit dhe hormoneve të pankreasit shumë më

shumë në mënyrë natyrale sesa barnat e dhënë me përshkrim të mjekut. Dhe rrjedhimisht

zvogëlon ndodhin e formimit të gurëve të tëmthit.

Vaji i Ullirit dhe Sëmundja e Zemrës

Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë 25 mililitra (mL) – rreth 2 lugje gjelle – të vajit

të ullirit (virgin olive oil) çdo ditë për një javë kan treguar më pak oksidim të kolesterniës

LDL dhe nivele më të larta të përbërësve anti oksiduese në gjak, veçanërisht fenolëve.

Por, përderisa të gjitha llojet e vajit të ullirit janë burim i yndyrave gjysmë të ngopura, Vaji

Ullirit EXTRA VIRGIN që del nga shtypja e parë e ullinjve përmban nivele më të larta anti

oksiduese, veçanërisht të vitaminës E dhe fenolëve, për shkak se është procesuar më pak.

Vaji ullirit është një ndër vajrat e mira, vaj me yndyrë shëruese. Shumica e njerëzve nuk

kanë probleme me të për shkak se nuk çrregullon proporcionin kritik të omega 6 ndaj

omega 3shit dhe se shumica e acideve yndyrore në vaj të ullirit janë në fakt vaj omega 9, që

është gjysmë i ngopur.

Page 11: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Vaji i Ullirit dhe Kanceri i Zorres Se Trashe

Hulumtuesit Spanjoll sugjerojnë se nëse e fusni vajin e ullirit në dietën tuaj (në ushqimet

tuaja) ofrohen edhe dobitë e parandalimit të kancerit në zorre. Studimet e tyre tregojnë se

minjtë e ushqyer me vaj ulliri ishin më pak në rrezik ndaj kancerit të zorrës se sa ata që

janë ushqyer me vaj tjetër. Në fakt minjtë që janë ushqyer me vaj ulliri kishin përqindje të

ulët të kancerit në zorre gati të njëjtë me ata që janë ushqyer me vaj peshku. Dhe disa

studime tjera veç më e kanë lidhur vajin e ullirit me zvogëlimin e rrezikut ndaj kancerit në

zorrë.

Llojet e Vajit të Ullirit

Në përgjithësi vaji ullirit nxirret nga shtypja e ullinjve (kjo dihet). Por, vaji i ullirit vije në

lloje të ndryshme, varësisht nga sasia e shtypjes që është përfshirë. Llojet janë:

Extra Virgin – që konsiderohet më e mira, më së paku e procesuar, dhe përmban vajin

nga shtypja e parë e ullinjve.

Virgin – nga shtypja e dytë.

Pure – ndërhynë në procese sikur filtrime dhe rafinim.

Extra light – ndërhynë procese të shumta dhe mbanë vetëm pakë shije të ullirit.

Kur blen vaj të ullirit ju sigurisht se dëshironi të bleni vaj të kualitetit të lartë

EXTRA VIRGIN.

Vaj i cili vije nga shtrydhja e parë e ullinjve, nxirret pa përdor nxetësin apo kemikale, dhe se

nuk ka shije tjetër përpos të ullirit e mu për këtë ka statusin “extra virgin”.

Sa më pakë që procesohet ulliri aq më afër shijes natyrale dhe aq më i mirë e me i

shenetshem. A ka edhe ndonjë arsye tjetër për të cilët mundemi të përdorim vajin e ullirit,

nëse po atëherë fol, tregona në komente.

Page 12: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Geshtenja

Geshtenja ështe frute i shendetshem me të mira te dyfishta që e mbrojnë shendetin e njeriut. Ka vlere te madhe kalorike dhe energjitike dhe rekomandohet si shtese ne ushqimin e femijeve, tek te rriturit dhe per te gjithe personat qe kane pune te mundimshme fizike dhe intelektuale.

Page 13: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Kombinimi i kalciumit dhe fosforit i forcon dhembet dhe kockat, kurse geshtenja e bute eshte e mire per sistemin nervor. Per dallim prej arrave dhe bajameve, geshtenja permban nivel me te ulet te yndyrave dhe eshte i vetmi i ketij grupi qe permban vitaminen C. Geshtenja permban edhe shume minerale, si kalium, fosfor, kalcium, magnez dhe hekur. Gjithashtu, permban vitamina te grupit B, si edhe vitaminat e A i C. Meqenese geshtenja eshte e pasur me kalium, ndihmon gjate mjekimit te semundjeve te veshkave dhe te gjakut. Hahet kur eshte e pjekur, kurse qe te zihet me lehte duhet te anashkalohet kombinimi me ushqim tjeter. Geshtenja e ziere ka shume perberje minerale, ndersa geshtenja e pjekur ka vlere me te madhe energjitike, proteina, si dhe dyfish karbohidrate . Kurse geshtenja e eger, perkatesisht fruti dhe levozhga e saj kane zbatim te gjere ne mjekesine alternative. Ai perdoret per mjekim te reumatizmes, perdoret si diuretik, per uljen e enjtjeve dhe infektimeve te ndryshme. Sidomos perdoret edhe ne perberjen e shume preparateve kozmetike per lekuren e flokeve dhe fytyres, per shkak te efekteve te saj qetesuese mbi organizmin. Rrethi i Pukës ka kushte te përshtatshme shumë të favorshme për kultivimin e gështenjës.

MIKROELEMENTËT Gështenja gjithashtu është e pasur me burim mikroelementesh, i cili është shumë i

dobishëm për shëndetin, pasi mund të parandalojnë shumë sëmundje. Kërkime të shumta

kanë vërtetuar se ajo zvogëlon kolesterinën e përgjithshme dhe të 'keqe', duke mbrojtur

organizmin nga sëmundjet kardiake dhe nga infarkti.

Fruti magjik i gështenjës është një burim i shkëlqyer yndyre dhe i vetmi fryt i thatë që

përmban përqindje të madhe të acideve yndyrore omega-3 (40 g gështenja janë të

mjaftueshme që të mbulojnë nevojat e përditshme). Por, përveçse është burim yndyrash të

dobishme, ajo është edhe burim proteinash dhe indesh bimore.

Gështenja ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterinë. Edhe pse është një fryt i thatë, ajo ka

shumë pak yndyrë dhe pjesa e brendshme e saj është e butë dhe niseshtore, me përqindjen

më të lartë të kalorive që vijnë nga sheqernat. Gjithashtu, është e pasur me vitaminë E,

vitaminë B3, kalium dhe inde bimore. Sheqernat dhe indet bimore thithen ngadalë duke i

dhëne kështu energji organizmit.

Në një dallim midis gështenjës së butë dhe asaj të egër është se gështenja e egër nuk hahet

për shkak të shijes jashtëzakonisht të hidhur, por duke pasur shumë efektit shërues

përdoret në prodhimet e preparateve farmaceutike, kryesisht për shërimin e sëmundjeve

Page 14: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

të venave. Gështenjat konsumohen kryesisht të pjekura dhe kanë një shije të lehtë dhe të

ëmbël.

Page 15: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Myshku

Myshqet janë bimë të ndërmjetme midis bimëve të ulëta (talofite) dhe bimëve të larta

(kormofiteve). Këto kanë një kërcell të vogël dhe gjethe, por nuk kanë rrënjë të vërteta, e as

enë përçuese, prandaj quhen bimë joenëzore. Në vend të rrënjëve të vërteta kandisa fijeza

të holla që quhen rizoide.. Myshqet i takojme dhe ne zonen moqalore deri ne lartesite e

alpeve tona. Megjithese myshqet jane te vogla ato kane aftësi te thithin e te ruajnë sasi te

mëdha uji. Gjithashtu kane disa fija qe sherbejne si rrenje qe quhen ririzodet.

Në atë kohë, kishte nivele 16 herë më të larta dioksid karboninë atmosferë, mendojnë shkencëtarët. Rreth 20 milion vjetmë vonë, nivelet e dioksidit të karbonit u pergjysmuanndërkohe që planeti ftohej. Kjo mund të jetë një reaksion kimik i shkaktuar nga myshk që çoi në pergjysmimin e tij, - raporton BBC.

Hulumtuesit në dy universitetet britanike studiuan se myshkun e ushqyer nga shkëmbinjte. Procesi, i quajtur erozion, rezulton në sosjen e dioksidit të karbonit në atmosferë. Një proces i ngjashëm mund të ketë ndodhur shume kohe më parë. "Myshku ka krijuar nje klimë të cilën ne gëzojmë sot, nga e cila jeta qe ne shohim të gjithë rreth nesh ka evoluar", - thotë një studiues.

Page 16: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Spinaq

Spinaqi është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë

gjellë, sallatë etj.

Përveç hekurit, spinaqi ka shumë lloje vitaminash (A, C, E, K, B6), por edhe elementë si

mangan, kalcium, selen, zink etj.

Spinaqi është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3. Ai ndihmon për të ngadalësuar

procesin natyror të plakjes dhe parandalon kancerin e gjirit dhe lëkurës. Spinaqi është i

këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol

Mund të thuhet se është një central elektrik i mbushur me të gjitha llojet e vitaminave (A, C, E, K, B6) pastaj mangan, kalcium, selen, riboflavin, hekur, niacin dhe zink. Spinaqi jo vetëm siguron fuqinë për të luftuar kundër kancerit të lëkurës dhe të gjirit, por është gjithashtu një burim i pasur i omega-3 acide yndyrore. Siç mësohet , spinaqi është një super ushqim i cili ndihmon për të ngadalësuar procesin natyror- degjenerimin.

Page 17: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Rekomandohet ta përdorin të gjithë ata që kërkojnë zvogëlimin e peshës dhe për shëndetin e përgjithshëm pasi që përveç tjerash nuk përmban as kolesterol.

Page 18: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Shega

Shega (emri shkencor: Punica Granatum) është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së

cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e

lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 m lartësi

dhe gjerësi deri në 3 m. Mesdheu paraqet karakteristika klimatike dhe tokësore mjaft të

favorshme për kultivimin e shumë bimëve, një pjesë prej të cilave e kanë origjinën

pikërisht këtu. Kjo dhuratë, që natyra i ka ofruar banorëve te Mesdheut, është shoqëruar

me një kujdes të vazhdueshëm dhe punë të veçantë që këta banorë kanë treguar në

kultivimin e bimëve, në mënyrë të veçantë tek pemët frutore.

Page 19: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar

Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore]

Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe

lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe

si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo

është konsideruar si frutë i fertilitetit. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind

sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës

është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës

aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe

përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te

zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në

luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti

rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në

hemorroidet, si dhe për gargara të gojës, kundër ënjtjes se bajameve dhe acarimeve te

mishrave te dhëmbëve. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të

zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i

portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti

rrudhëse e tonike ; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në

hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe

acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Kuron :

Sëmundjet e stomakut

Sëmundjet e zorrëve

Dhimbjet e barkut

Hemorroidet

Ënjtjen e bajameve

Acarimin e mishrave të dhëmbëve

Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky

çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga

e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave

të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.

Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë

organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege,

vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e

sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë,

gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga

amebat.

Page 20: Percaktimi i perberjes florestike ne nje zone te caktuar