27
FONDI EVROPIAN I INKUADRIMIT – PROGRAMI VJETOR 2010 PËRPARËSIA 1: “Realizimi i veprimtarive për zbatimin praktik të “Parimeve të Përbashkëta Bazë për politikën e inkuadrimit të emigrantëve në Bashkimin Evropian””. Veprimtaria 1.2/2010 “Mbështetje Juridike dhe administrative e qytetarëve të shteteve të tretë, që jetojnë në mënyrë të ligjshme në vendin tonë”. MATERIAL INFORMUES PËR QYTETARËT E SHTETEVE TË TRETË Udhëzues për çështjet e emigrantëve Veprimtaria “1.2/2010 Mbështetje Juridike dhe Administrative e qytetarëve të shteteve të tretë, që jetojnë në mënyrë të ligjshme në vendin tonë” bashkëfinancohet me 75% nga Fondi Evropian i Inkuadrimit dhe 25% nga burime vendase.

Οδηγός για μετανάστες (Αλβανικά)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ο οδηγός για μετανάστες του προγράμματος Mighelp στα Αλβανικά.

Citation preview

FONDI EVROPIAN I INKUADRIMIT – PROGRAMI VJETOR 2010

PËRPARËSIA 1: “Realizimi i veprimtarive për zbatimin praktik të “Parimeve të Përbashkëta Bazë për politikën e inkuadrimit të emigrantëve në Bashkimin Evropian””.

Veprimtaria 1.2/2010 “Mbështetje Juridike dhe administrative e qytetarëve të shteteve të tretë, që jetojnë në mënyrë të ligjshme në vendin tonë”.

MATERIAL INFORMUES PËR QYTETARËT E SHTETEVE TË TRETË

Udhëzues për çështjet e emigrantëve

Veprimtaria “1.2/2010 Mbështetje Juridike dhe Administrative e qytetarëve të shteteve të tretë, që jetojnë në mënyrë të ligjshme në vendin tonë” bashkëfinancohet me 75% nga Fondi Evropian i Inkuadrimit dhe 25% nga burime vendase.

PËRMBAJTJA

HYRJE............................................................................................................................................. 4

1. STATUSI I QËNDRIMIT TË GREQI

1.1. Dhënia fillestare e lejes – Rinovimi............................................................................................ 4

1.2. Vërtetimi i dorëzimit të dokumenteve justifikuese .................................................................... 5

1.3. Të drejtat e qytetarëve të shteteve të tretë.................................................................................. 5

1.4. Detyrime të qytetarëve të shteteve të tretë................................................................................. 6

1.5. Humbja e lejes së qëndrimit.......................................................................................................7

1.6. Dëbim administrativ...................................................................................................................7

1.7. Mbrojtja nga dëbimi...................................................................................................................8

1.8. Llojet e lejeve të qëndrimit ....................................................................................................... 8

1.81. Arsye humanitare .......................................................................................................... 11

1.8.2. Arsye të jashtëzakonshme.............................................................................................. 11

1.8.3. Vërtetim i posaçëm për qëndrim të ligjshëm.................................................................. 12

1.8.4. Dokumente justifikuese të përbashkëta për të gjitha llojet e qëndrimit..................14

1.8.5. Leje me afat të pacaktuar............................................................................................. 15

1.8.6. Për veprimtari ekonomike të pavarur...........................................................................16

1.8.7. Për studime....................................................................................................................17

1.8.8. Bashkim familjar...........................................................................................................17

2

2. PULLA E PUNËS (Ergosimo)

2.1. Ç’farë është pulla e punës (ergosimo).......................................................................................21

2.2. Sa pulla (ensima) merr me pullën e punës (ergosimo).........................................................22

3. BURIME TË MJAFTUESHME

3. Burime të mjaftueshme.............................................................................................................. 23

4. PREDISPOZITA DHE DOKUMENTE JUSTIFIKUESE PËR MARRJEN E SHTETËSISË

4.1. Marrje e shtetësisë për arsye të lindjes në Hellas..................................................................25

4.1.1. Dokumente të kërkuara.............................................................................................. 25

4.2. Marrje e shtetësisë për arsye të studimit në shkollë Helene.....................................................25

4.2.1. Dokumente të kërkuara.............................................................................................. 26

4.3. Marrje e shtetësisë me kërkesë regjistrimi qytetari (politografisi)............................................27

4.3.1. Dokumente të kërkuara.............................................................................................. 26

3

1. Statusi i qëndrimit në Hellas

Hyrje

Qytetarët e shteteve të tretë (emigrantë) që banojnë në mënyrë të ligjshme në Hellas, janë të detyruar të kenë në posedimin e tyre titull të vlefshëm (leje) qëndrimi. Kështu pra, ekzistojnë leje qëndrimi për ata që dëshirojnë të punojnë, për ata që dëshirojnë të çelin biznesin e tyre, për studentë dhe nxënës, për familjet e tyre, por edhe për kategori të veçanta, siç janë kuadro biznesesh, sportistë, anëtarë të grupeve artistike, për anëtarë të shkollave të huaja arkeologjike, korrespodentë të shtypit të huaj etj. Emigrantët marrin lejen e tyre të qëndrimit nga Ministria e Brendshme dhe kanë dallim nga grupe të tjera qytetarësh, që klasifikohen në kategori të tjera, siç janë refugjatët politikë, kërkuesit e azilit dhe qytetarët e ardhur nga shtete Evropiane. Shtete të treta janë ato që nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian. Në të njëjtin status përfshihen qytetarë të ardhur nga shtete si Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina, Pakistani, Serbia, Egjipti, Bangladeshi, etj por edhe shtete si SHBA, Rusia, Kanadaja, Japonia dhe Australia etj. Qytetarët që vijnë nga shtetet anëtarë të Bashkimit Evropian kanë të njëjtat të drejta me qytetarët helenë. Emigrantët që jetojnë për shumë vite në vendin tonë kanë mundësinë të marrin leje qëndrimi të personave që banojnë për kohë të gjatë, leje me afat dhjetëvjeçar, akoma, në qoftë se përmbushin predispozitat e ligjit, të bëhen qytetarë helenë.

1.1 Dhënia fillestare – Rinovimi Nenet 9 – 12 të ligjit 3386/2005

Qytetarët e shteteve të treta që dëshirojnë të punojnë ose të studiojnë ose të bashkohen me familjen e tyre që banon në Hellas, janë të detyruar të jenë pajisur me vizë të posaçme hyrjeje (visa) për qëllimin që dëshirojnë. Viza e posaçme e hyrjes u jepet të interesuarve nga Konsullatat Helene në vendet e banimit të tyre, përderisa përmbushen predispozitat që cakton ligji. Janë të detyruar të pajisen me vizë të posaçme hyrjeje edhe qytetarët e shteteve të treta, që vijnë nga shtete për të cilat është hequr viza e hyrjes për turizëm. Me qëllim që të punojë në Hellas një qytetar i një shteti të tretë, i cili banon në shtet jo Evropian, duhet ti bëhet ftesë nga punëdhënës në Hellas, sipas procedurës që parashikohet nga neni 14 i ligjit 3386/05. Përjashtim nga ky rregull përbëjnë rastet që kanë të bëjnë me qytetarët e shteteve të tretë që posedojnë leje qëndrimi si persona që banojnë një kohë të gjatë në shtet tjetër të BE-së.

Me qëllim që të vazhdojnë të banojnë në mënyrë të ligjshme qytetarët e shteteve të tretë në Hellas, janë të detyruar të rinovojnë lejet e qëndrimit sipas atyre që përcakton ligji. Predispozitë bazë për rinovimin e afatit të lejes së qëndrimit të emigrantëve që punojnë në Hellas, është plotësimi i ditëve të kërkuara me sigurim, që parashikohen nga ligjshmëria. Për rinovimin e lejes së qëndrimit, qytetari i shtetit të tretë ka për detyrë, brenda afatit kohor të dy muajve para përfundimit të afatit të lejes së qëndrimit, të dorëzojë kërkesën përkatëse.

4

Kërkesa për rinovimin e lejes së qëndrimit pas kalimit të afatit, mund të dorëzohen deri edhe një muaj pas përfundimit të afatit të saj. Në këtë rast nuk zbatohet par. 3 i nenit 73 (detyrimi i largimit nga shteti deri ditën e fundit të përfundimit të afatit të lejes) dhe qytetari i shtetit të tretë detyrohet të paguajë gjobë në favor të shtetit në shumën e një të tretës së shumës së pagesës me mandat (paravolo) të rastit a të paragrafit 1 të nenit 92 të ligjit 3386/2005 (pagesës me mandat (paravolo) për leje qëndrimi një-vjeçare). Pas kalimit të një muaji nga afati i lejes së qëndrimit, nuk ka mundësi të bëhet dorëzimi i kërkesës përkatëse, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë arsye të fuqisë së mbinatyrshme, por në këtë rast kërkuesi nuk ka qëndrim të ligjshëm në vendin tonë dhe nuk i jepet vërtetim dorëzimi dokumentesh, i cili përbën titull të qëndrimit të ligjshëm në vendin tonë deri sa të shqyrtohet kërkesa.

Ministria e Brendshme publikon të gjitha informacionet e dobishme që kanë të bëjnë me temat përkatëse në internet në faqen www.ypes.gr (nën kujdestarinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Popullsisë dhe Unitetit Social).

1.2. Vërtetimi i dorëzimit të dokumenteve (neni 11 i ligjit 3386/2005, siç është në fuqi pas zëvendësimit nga neni 4 i ligjit 4018/2011). Autoritetet kompetente për marrjen në dorëzim të kërkesave të qytetarëve të shteteve të tretë për dhënien fillestare ose rinovimin e lejes së qëndrimit, përderisa dokumentet justifikuese janë të plota, japin vërtetim dorëzimi, afati i të cilit është për një vit. Përderisa, gjatë përfundimit të afatit të vërtetimit të dorëzimit, kërkesa nuk është shqyrtuar, autoriteti tek i cili është dorëzuar kërkesa, është i detyruar të japë vërtetim të ri me afat për një vit, duke informuar njëkohësisht të interesuarin në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e vonesës. Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për dhënien fillestare ose rinovimin e lejes së qëndrimit, të cilat ishin lëshuar deri në datën 30 shtator 2011, kanë fuqi deri më 30 shtator 2012. Pas kësaj date administrata është e detyruar të lëshojë vërtetim të ri. Poseduesit e vërtetimit të lartpërmendur të dorëzimit të dokumenteve justifikuese qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në vendin tonë dhe kanë të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë të cilën ushtronin me lejen e qëndrimit, për të cilën kanë bërë kërkesë rinovimi. Çdo vit botohet vendim i posaçëm i Ministrit të Mbrojtjes së Qytetarit për mundësinë e vajtjes vetëm në shtetin e prejardhjes së tyre dhe të rikthimit në Hellas për poseduesit e vërtetimit të lartpërmendur. Poseduesit e lejes së qëndrimit në fuqi kanë të drejtën e hyrjes edhe në shtete të tjera Schengen me mundësi qëndrimi për 3 muaj, gjë që nuk ka fuqi për poseduesit e vërtetimit. Shënim: Për çdo veprimtari tjetër, përveç turizmit, zakonisht kërkohet vizë e posaçme hyrjeje për qytetarët e shteteve të tretë, në bazë të së drejtës komunitare, por edhe në bazë të së drejtës kombëtare të çdo shteti anëtar të BE-së.

1.3. Të drejtat e qytetarëve të shteteve të tretë Nenet 71 – 72 të ligjit 3386/2005

• Qytetarët e shteteve të tretë që banojnë në mënyrë të ligjshme në Hellas sigurohen në Institutet përkatëse Siguruese dhe kanë të njëjtat të drejta sigurimi me qytetarët vendas.

5

• Dispozitat e dekret ligjit 57/1973, siç është në fuqi në çdo kohë, për ndihmën sociale, zbatohen edhe për qytetarët e shteteve të tretë që banojnë në mënyrë të ligjshme në Hellas.

Shënim: Si parim i përgjithshëm nuk ofrohet sigurim nga Ndihma Sociale në bazë të vendimeve Ministrore që janë lëshuar dhe në bazë të dekret ligjit 57/1973. Sigurimi nga Ndihma Sociale në bazë të dekret ligjit 57/1973 kufizohet fillimisht vetëm në dukuri natyrore të jashtëzakonshme (tërmete, përmbytje etj). Por ekziston jurisprudencë e kundërt nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut për shkeljen e parimit të ndalimit të dallimeve.

• Për aktet që parashikohen në nenet 1 deri 3 të ligjit 927/1979 (Buletini i Gazetës Zyrtare 139 A) ushtrohet ndjekje kryesisht.

• Qytetarët minoren të shteteve të tretë, që banojnë në territorin e Republikës Helene, i nënshtrohen shkollimit të detyrueshëm, njësoj si vendasit. Dhe kanë, pa kufizime, aksesim në veprimtaritë e komunitetit shkollor ose arsimor.

• Për regjistrimin e qytetarëve minoren të shteteve të tretë në shkollat publike kërkohen dokumentet respektive të parashikuara për qytetarët vendas. Si përjashtim, me dokumente jo të plotë, mund të regjistrohen në shkollat publike edhe fëmijë të qytetarëve të shteteve të tretë përderisa: a. Mbrohen nga shteti Helen me cilësinë e refugjatit politik dhe të gjithë ata që ndodhen nën Mbrojtjen e Komisariatit të Lartë të OKB-së. b. Kanë ardhur nga zona në të cilat mbizotëron gjendje e tensionuar. c. Kanë paraqitur kërkesë për marrje azili politik. d. Janë qytetarë të shteteve të tretë që banojnë në Hellas, edhe pse akoma nuk është rregulluar qëndrimi i ligjshëm i tyre në të.

• Qytetarë të shteteve të tretë që kanë përfunduar arsimin e shkallës së dytë në Hellas, kanë aksesim në Institucionet Universitare, me të njëjtat kushte dhe predispozita, që kanë edhe qytetarët vendas.

1.4. Detyrime të qytetarëve të shteteve të tretë Neni 73 i ligjit 3386/2005 Qytetari i shtetit të tretë, gjatë qëndrimit të tij në Hellas, është i detyruar në njoftojë autoritetet kompetente: a. Për çdo ndërrim adrese të banimit të tij. b. Për çdo ndryshim të gjendjes së tij personale dhe në mënyrë të veçantë për ndryshimin e shtetësisë, lidhjen, zgjidhjen ose shfuqizimin e martesës ose lindjen e fëmijës. c. Për humbjen ose rinovimin ose ndryshimin e të dhënave të pasaportës së tij ose të ndonjë dokumenti tjetër udhëtues. d. Për humbjen e dokumentit të qëndrimit provizor ose të qëndrimit të përhershëm. e. Për çdo ndërrim punëdhënësi dhe lloji pune. f. Për denoncimin e kontratës së punës. Në mënyrë të veçantë, për ndërrimin e adresës së banimit, informohet seksioni përkatës i policisë. Deklarimet e lartpërmendura bëhen brenda dy muajve nga data e ndodhjes së ngjarjes përkatëse, përveç rastit të rinovimit të pasaportës,i cili mund të bëhet deri edhe ditën e dorëzimit të kërkesës së rinovimit të lejes së qëndrimit.

Qytetari i një shteti të tretë, posedues i lejes së qëndrimit, ka për detyrë të largohet pa lajmërim tjetër deri në ditën e fundit të përfundimit të afatit të saj, përveç se para përfundimit të saj, ka

6

parashtruar kërkesë për rinovimin e saj dhe i është dhënë vërtetim dorëzimi i dokumenteve justifikuese. 5. Qytetari i një shteti të tretë, i cili shkel afatin e largimit të vullnetshëm ose në çdo rast tjetër, qëndron në mënyrë të paligjshme në venin tonë për periudhë kohore që tejkalon tridhjetë (30) ditët, detyrohet të paguajë gjatë largimit katërfishin e shumës që parashikohet për pagesën me mandat (paravolo) për lejen e qëndrimit të një viti. Në qoftë se koha e qëndrimit të paligjshëm është më e madhe se tridhjetë ditë, detyrohet të paguajë tetëfishtin e shumës që parashikohet për pagesën me mandat (paravolo) për lejen e qëndrimit të një viti. Përjashtohen nga pagesa e gjobave: a) të miturit, b) ata që kanë cilësinë e homogjenit, c) ata që kanë cilësinë e bashkëshortit ose të prindit të qytetarit vendas, homogjen ose qytetari të komunitetit evropian, d) ata që klasifikohen në procedura dhe programe të riatdhesimit të vullnetshëm, e) ata që kanë shkelur afatin e kohës së qëndrimit të ligjshëm në territorin e Republikës Helene për arsye të fuqive të mbinatyrshme dhe përderisa largohen brenda tridhjetë (30) ditëve nga përfundimi i ngjarjes. Për ekzistencën e arsyes së përjashtimit në çdo rast vendos autoriteti policor, i cili bën kontrollin e largimit të qytetarit të huaj 1.

Imponimi i gjobës nuk ka si pasojë regjistrimin e personit në listën e të huajve të padëshiruar (EKANA ose SIS Schengen), por vetëm regjistrimin në listën e posaçme të borxhlive të gjobave në fjalë. Imponimi i gjobave ka si pasojë ndalimin e rihyrjes në vendin tonë, përveç rasteve kur paguhet gjoba përkatëse, akoma edhe gjatë rihyrjes.

1.5. Mosdhënia e lejes së qëndrimit Leja e qëndrimit nuk jepet, ose shfuqizohet ose nuk rinovohet përderisa: a. Nuk përmbushen ose nuk përmbushen tashmë predispozitat e ligjit në bazë të të cilit u lëshua leja. b. Në qoftë se vërtetohet se janë përdorur informacione të gënjeshtërta ose mashtruese ose dokumente të falsifikuara ose është kryer me cilëndo mënyrë mashtrim ose janë përdorur mjete të tjera të paligjshme.

Neni 76 i ligjit 3386/2005 1.6 Një emigrant mund të dëbohet (dëbim administrativ) përderisa: a. Është dënuar me vendim të formës të prerë në dënim me heqje lirie për të paktën një vit, ose pavarësisht nga dënimi për një sërë aktesh të dënueshme (neni 76 i ligjit 3386/05). b..Ka shkelur dispozitat e ligjit 3386/05 siç është në fuqi në çdo rast. c. Qëndrimi i tij në territorin e Republikës Helene është i rrezikshëm për rendin publik ose sigurinë e vendit. d. Qëndrimi i tij në territorin e Republikës Helene është i rrezikshëm për shëndetin publik dhe refuzon të veprojë ne përputhje me masat që përcaktohen nga autoritetet mjekësore për mbrojtjen e shëndetit, edhe pse i është bërë informimi i duhur.

Dëbimi urdhërohet me vendim të Policisë, pasi më parë i është dhënë qytetarit të huaj afat 48 orësh për paraqitjen e kundërshtimeve. Policia mund të urdhërojë arrestimin provizor të qytetarit të huaj brenda tre ditëve nga dita e lëshimit të vendimit të dëbimit. Arrestimi mund të zgjasë deri në dëbimin e tij, por jo më shumë se 6 muaj. Në rast se dëbimi nuk është i mundshëm për arsye të mungesës së bashkëpunimit të

1 U zëvendësua nga neni 42, par. 5 i ligjit 3907/2011

7

qytetarit të huaj ose të Ambasadës së shtetit të prejardhjes së tij, arrestimi mund të zgjatet deri në gjashtë muaj.

Qytetari i huaj, i cili është arrestuar, mund të paraqesë edhe kundërshtime kundër vendimit të arrestimit ose kundër zgjatjes së afatit të arrestimit tek kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë ose tek gjykatësi i emëruar prej tij, tek rrethi gjyqësor ku është arrestuar.

(Neni 77 i ligjit 3386) Qytetari i huaj ka të drejtën të ushtrojë ankim kundër vendimit të dëbimit tek Ministri i Rendit Publik ose në autoritet tjetër të autorizuar prej tij, brenda afatit të pesë ditëve nga komunikimi i vendimit. Vendimi përkatës del brenda tre ditëve pune nga ushtrimi i ankimit.

Në qoftë se nuk është i mundshëm dëbimi i menjëhershëm i qytetarit të huaj nga vendi ynë për arsye të ekzistencës së fuqive të mbinatyrshme, Ministri i Rendit Publik ose autoriteti i autorizuar ka mundësinë, me vendim të tij, të pezullojë zbatimin e vendimit të dëbimit. Me vendim të njëjtë imponohen tek i huaji kushte kufizuese.

1.7 Mbrojtja nga dëbimi: 1. Ndalohet dëbimi i qytetarit të huaj përderisa: a. Është i mitur dhe prindërit ose personat që kanë kujdestarinë e tij banojnë në mënyrë të ligjshme në Greqib. Është prind i një të mituri vendas dhe ka kujdestarinë ose ka detyrimin e pensionit ushqimor, të cilin përmbushc. Ka kaluar moshën 80 vjeçd. I është dhënë statusi i mbrojtjes ndërkombëtare ose ka kërkuar dhënien e një statusi të tillë dhe kërkesa e tij nuk është shqyrtuar përfundimisht, me rezervimet e neneve 32 dhe 33 të Kontratë së Gjenevës të vitit 1951 e. Është i mitur tek i cili janë imponuar masa riedukuese me vendim të Gjykatës së të miturvef. Konstatohet cilësia e tij si homogjen Në rastin e ndalimit të dëbimit përfshihen edhe gratë shtatzëna në fazën e shtatzënisë dhe për gjashtë muaj pas lindjes. 2. Nuk ndalohet dëbimi në rastet:b, c dhe f të paragrafit të mëparshëm, kur i huaji është i rrezikshëm për rendin publik ose për sigurinë kombëtare ose për shëndetin publik

1.8 Llojet e lejeve të qëndrimit në tabelë Neni 9 i ligjit 3386/05A) Leje qëndrimi për punë: A1. Punë e varur ose ofrim shërbimesh ose ofrim vepreA2. Punë sezonaleA3. Kuadro biznesesh A4. Transferim provizor për ofrim shërbimesh A5. Sportistë, Trajnerë A6. Anëtarë të grupeve artistike

8

A7. Krijues intelektualë A8. Anëtarë të shkollave të huaja arkeologjikeB) Leje qëndrimi për veprimtari ekonomike të pavarur B1. Veprimtari ekonomike e pavarur B2. Zhvillim i veprimtarisë investuese C) Leje qëndrimi për arsye të veçanta: C1. Studime C2. Përgatitje profesionale C3. Bursa Programe të posaçme C4. Studime në shkolla C5. Fitimi i specialitetit mjekësor C6. Persona të pavarur ekonomikisht C7. Fëmijë të rritur të nëpunësve diplomatikë C8. Personel shërbyes i misioneve diplomatike C9. Korrespodentë të shtypit të huajC10. Funksionarë të feve të njohura C11. Shkolla Athonite C12. Studim, njohje dhe ushtrim i jetës murgoreC13. Kryesues të grupeve të organizuara të turizmit C14. Hulumtues D) Leje qëndrimi për arsye të veçanta: D1. Humanitare D2. Interes publikD3. Viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose të trafikimit të paligjshëm klandestinësh E) Leje qëndrimi për bashkim familjar E1. Anëtarë të familjes së qytetarit të shtetit të tretë E2. Leje qëndrimi e pavarur e anëtarëve të familjes së qytetarit të shtetit të tretë E3. Anëtarë të familjes qytetari helen ose qytetari të BE-së F) Leje qëndrimi me afat të papërcaktuar G) Leje qëndrimi e atij që banon për kohë të gjatë

9

Lloji i lejes së qëndrimit – neni i ligjit

Punë me rrogë E drejta të hapësh biznesin tënd

Për sa kohë ka afat

Rinovimi

Për punë të varur nenet (14-15)

Po Jo Dhënie fillestare për një vit – 2 vjet pas rinovimit

Po

Leje për veprimtari të pavarur ekonomike (nenet 24-25)

Ndërrimi i qëllimet lejohet vetëm pas 2 vjetëve

Po 2 vjet Po

Studime – Përgatitje

Jo, vetëm për punë në kohë jo të plotë

Jo Për kohën e studimeve

Leje e personit që banon për kohë të gjatë

Po Po 5 vjet Po

Leje me afat dhjetëvjeçar

Po Po Po Po

Bashkim familjar Po me disa predispozita

Jo Afati i fuqisë së lejes së bashkëshortit/es

Po (për të miturit deri në moshën 18 vjeç)

Anëtarë të familjes së shtetasit helen ose shtetasi të Evropës

Po Po 5 vjet Po (Pas rinovimit jepet leje qëndrimi të përhershëm)

Arsye humanitare Sipas rastit (neni 44 i ligjit 3386/05)

Sipas rastit (neni 44 i ligjit 3386/05)

1 vit ose dy vjet Sipas rastit (neni 44 i ligjit 3386/05)

Arsye të jashtëzakonshme

Po Jo 1 vit Po, për disa nga lejet e ligjit 3386/05

10

1.8.1 Arsye humanitare Neni 44 i ligjit 3386/2005 (siç është në fuqi me nenin 42 të ligjit 3907/2011)

Leje qëndrimi për arsye të natyrës humanitare jepet tek qytetarët e shteteve të treta, që klasifikohen në një nga kategoritë e mëposhtme (përderisa nuk përbëjnë rrezik për rendin publik dhe sigurinë): a. Viktima të trafikimit të qenieve njerëzore b. Viktima të akteve kriminale, të cilat parashikohen nga nenet 1 dhe 2 të ligjit 927/1979 (Fleta e Gazetës Zyrtare 139A΄) dhe nga paragrafi 1 i nenit 16 të ligjit 3304/05 (Fleta e Gazetës Zyrtare 16A΄) përderisa është ushtruar për këto akte ndjekje penale dhe deri sa të dalë vendim gjyqi. Në qoftë se personat e lartpërmendur i nënshtrohen tretmanit farmaceutik, leja e qëndrimit vazhdon të jepet për aq kohë sa vazhdon tretmani. c. Të rritur, viktima të dhunës në familje ose të paaftë të kujdesen për çështjet e veta për arsye të problemeve të shëndetit ose të mitur që është vërtetuar se kanë nevojë për masa mbrojtëse dhe mbahen nga Institucione ose persona të tjerë juridikë me qëllime bamirëse. d. Të mitur, kujdesi i të cilëve u është lënë familjeve të qytetarëve helenë ose familje të qytetarëve të shteteve të tretë me qëndrim të ligjshëm në vendin tonë ose për të cilët është e papërfunduar procedura e birësimit në autoritetet e shtetit helen. e. Viktima të aksidenteve në punë dhe aksidenteve të tjera që mbulohen nga ligjshmëria helene, për aq periudhë kohore sa zgjat terapia ose dhënia e pensionit për të njëjtën arsye (përveç përjashtimeve, kërkuesit duhet të disponojnë leje qëndrimi). f. Ata që vuajnë nga probleme serioze të shëndetit. Ekzistenca e problemeve serioze të shëndetit si edhe kohëzgjatja e tretmanit konstatohen me vërtetim mjekësor të kohës së fundit (kërkuesit duhet të posedojnë leje qëndrimi). g. Të mitur që mikpritjen në konvikte që funksionojnë nën përgjegjësinë e ministrive kompetente. h. Të rritur që kanë lindur në Hellas si edhe ata që kanë studiuar në të paktën gjashtë klasa shkolle helene para se të arrijnë moshën madhore, përderisa vazhdojnë të qëndrojnë me banim të përhershëm në vendin tonë. i. Bashkëshortë, prindër të të miturve vendas dhe anëtarë të varur të familjes së qytetarëve helenë. Predispozitë për dhënien e lejes së qëndrimit në persona të kategorive të lartpërmendura është posedimi i pasaportës, akoma edhe në rast se i ka mbaruar afati. Për shqyrtimin e kërkesës së dhënies së lejes së qëndrimit, sipas këtij paragrafi nuk paguhet pagesë me mandat (paravolo), përveç rasteve h’ dhe i’ për të cilat bëhet pagesë me mandat (paravolo) 150 euro.Poseduesit e lejeve të qëndrimit të rasteve a’, b’ dhe h’ si edhe ata që marrin leje qëndrimi si bashkëshortë të qytetarëve helenë në bazë të rastit të pikës i’, kanë të drejtën të punojnë me marrëdhënie pune të varur ose të ofrojnë shërbime ose vepër.Lejet e të gjitha rasteve janë njëvjeçare ose dyvjeçare dhe rinovohen për të njëjtën arsye, përveç rasteve h’ dhe i’ ku leja është njëvjeçare dhe rinovohet për një nga arsyet e tjera të ligjit 3386/2005.

1.8. 2 Arsye të jashtëzakonshmeMinistri i Brendshëm ka mundësinë, si përjashtim, pas mendimit të Komisionit të paragrafit 1 të nenit 89, të japë leje qëndrimi për afat një vit në qytetar të shteteve të tretë që banojnë në Hellas dhe provojnë se kanë zhvilluar lidhje speciale me vendin tonë, përderisa nuk ekzistojnë arsye të

11

rendit publik. Leja e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme mund të rinovohet vetëm për një nga arsyet e tjera të ligjit 3386/05. Dokumente justifikuese(a) vizë hyrjeje ose leje qëndrimi, akoma edhe në qoftë se atyre u ka mbaruar afati, (b) pasaportë në fuqi (c) pagesë me mandat (paravolo) 300 euro si edhe (d) dokumente që vërtetojnë se kanë zhvilluar lidhje speciale me vendin tonë, të cilat bëjnë të nevojshëm qëndrimin e tyre në territorin e Republikës Helene.

Si përjashtim, nuk kërkohet vizë hyrjeje, përderisa i interesuari vërteton me dokumente me data të padiskutueshme faktin real të qëndrimit të tij për të paktën dhjetë vjet në mënyrë të vazhdueshme. Për verifikimin e ekzistencës së lidhjeve të speciale me vendin tonë bashkëvlerësohen nga komisioni kompetent në mënyrë të veçantë: (a) njohja shumë e mirë e gjuhës greke, (b) shkollimi në shkollë helene të arsimit të shkallës së parë ose të dytë (c) koha e qëndrimit të tij në Hellas dhe kryesisht qëndrimi i ligjshëm i tij (d) koha e sigurimit eventual në Institucion Helen të sigurimit primar dhe përmbushja e detyrimeve fiskale, (e) lidhje farefisnie e tij me qytetarë helen ose homogjenë. Parashtrimi i kërkesës për dhënie leje qëndrimi për arsye të veçanta nuk është i barasvlershëm me leje qëndrimi për periudhën kohore deri në daljen e vendimit.

Autoritet kompetent për parashtrimin e kërkesave të lartpërmendura është Drejtoria e Politikës Emigruese e Ministrisë së Brendshme (Evangelistrias 2 – e martë deri të premten 10.30 – 13.30). Mbahet radhë prioriteti nga ora 7.00 para dite).

Vonesa e shqyrtimit të kërkesave në fjalë në këtë moment (maj 2012) është pak a shumë 2-3 vjet.

1.8. 3. Vërtetim i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm Vendim Ministror 22037/1-10-2010 Fleta e Gazetës Zyrtare 1629B/11-10-2010 (Udhëzimi 38/2010)Rasti 1Vërtetim i posaçëm i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm u jepet qytetarëve të shteteve të treta për të cilët ka dalë vendim pezullimi ose urdhër provizor i pezullimit nga Gjykatë Administrative mbi akte administrative kundër të cilëve kanë ushtruar kërkesë shfuqizimi dhe kanë të bëjnë me a) mospranimin e kërkesës së rinovimit të lejes së qëndrimit, b) shfuqizimin e lejes së qëndrimit që ka dalë, c) mospranimin e kërkesës për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit, me predispozitën se kërkesa është dorëzuar ose pas marrjes së vizës së hyrjes për një nga arsyet e ligjit 3386/2005 ose pas akteve rregulluese që janë botuar sipas autorizimit të tij (ligjit) dhe i interesuari kishte marrë vërtetim të dorëzimit të dokumenteve justifikuese. Vërtetimi i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm ka afat njëvjeçar, mund të rinovohet për të njëjtën periudhë kohore çdo herë deri në daljen e vendimit përkatës.I jep poseduesit të tij të drejta të njëjta me kategorinë që i jepte leja e qëndrimit e cila është shfuqizuar, nuk është rinovuar ose nuk është dhënë fillimisht.

12

Dokumente justifikueseVendi i dorëzimit: Bashkia ose Ministria e BrendshmeDHËNIA E LEJES SË QËNDRIMIT a. Dy fotografi b. Fotokopje identike e pasaportës ose dokumenti tjetër udhëtues, me përjashtim të rasteve kur ekziston pamundësi objektive për posedimin e pasaportës, sipas kuptimit të paragrafit 1 pika c e nenit 84 e ligjit 3386/2005, siç është në fuqi. c. Fotokopje identike e vendimit të mospranimit ose të shfuqizimit. d. Fotokopje identike e vendimit të pezullimit ose urdhrit provizor të pezullimit. e. Mandat pagese (paravolo) 150 euro. f. Në rastin c të paragrafit 1 kërkohet akoma fotokopje identike e vërtetimit të paragrafit 1 të vendimit ministror numër 8966/18.05.2006. RINOVIMI a. Dy fotografi b. Fotokopje identike e pasaportës ose dokumenti tjetër udhëtues, me përjashtim rastet kur ekziston pamundësi objektive për posedimin e pasaportës, sipas kuptimit të paragrafit 1 pika c e nenit 84 e ligjit 3386/2005, siç është në fuqi. c. Vërtetim nga Gjykata Administrative Gjyqësore në lidhje ekzistencën e fuqisë së pezullimit. d. Mandat pagese (paravolo) 150 euro. 5. Në rast vendimi mospranimi të kërkesës për shfuqizim nga Gjykata Administrative, vërtetimi i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm, pushon së qeni në fuqi kryesisht.

Rasti 2 Dispozitat e kësaj zbatohen në mënyrë analoge edhe për qytetarët e shteteve të tretë që a) lirohen nga burgu me kushte kufizuese, midis të cilëve përmbahet edhe ndalimi i daljes nga shteti. b) u imponohet gjatë kohës së procedurës paraprake masë kufizuese, zbatimi i së cilës imponon qëndrimin e tyre deri në shqyrtimin e çështjes. Në rastin a΄, vërtetimi i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm jepet pavarësisht nga fakti se qytetarët e shteteve të tretë, gjatë kohës së burgimit të tyre, posedonin leje qëndrimi në fuqi ose posedonin vërtetimin e dorëzimit të dokumenteve justifikuese. Në rastin b΄ vërtetimi i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm jepet vetëm në rastet kur qytetarët e shteteve të tretë nuk posedojnë dokument të qëndrimit të ligjshëm.

Dokumente justifikuese Vendi i dorëzimit Bashkia a. Dy fotografi b. Fotokopje identike e pasaportës ose dokumenti tjetër udhëtues, përderisa ekziston. c. Mandat pagese (paravolo) 150 euro. d. Fotokopje identike e vendimit të Këshillit të Gjykatësve të Shkallës së Parë ose të vendimit gjyqësor në bazë të të cilit lirohen nga burgu me kushte lirimi ose fotokopje identike të vendimit të organit kompetent që vendos kufizimet gjatë periudhës së fazës së procedurës paraprake.

Kur: Dorëzimi i kërkesës mund të bëhet në çdo kohë brenda periudhës së afatit të masave kufizuese ose të periudhës kohore që ndërmjetëson deri në shqyrtimin çështjes.

13

Vërtetimet e posaçme të qëndrimit të ligjshëm të këtij kapitulli ofrojnë aksesim në punën e varur me rrogë. Poseduesit e vërtetimeve të posaçme të qëndrimit të ligjshëm janë të detyruar pas përfundimit të masave kufizuese ose pas zhvillimin e gjyqit, të largohen nga vendi ynë, përveç atyre që gjatë kohës së burgimit të tyre kanë qenë posedues të lejes së qëndrimit.

Në këtë rast dhe për periudhë gjashtë muaj pas përfundimit të masave kufizuese, të interesuarit mund të parashtrojnë kërkesë për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit, respektive e kategorisë së lejes së qëndrimit që posedonin. Leja e qëndrimit jepet përderisa përmbushen sipas rastit predispozitat e ligjit dhe nuk ekzistojnë për kërkuesin arsye që e bëjnë të rrezikshëm për rendin publik dhe sigurimin.

Vërtetimi i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm u jepet edhe anëtarëve të varur të familjeve të qytetarëve të shtetit të tretë, të cilët kishin leje qëndrimi për arsye të bashkimit familjar, si edhe fëmijëve të tyre të mitur që janë lindur në Hellas. Fëmijëve të qytetarëve të shteteve të tretë që klasifikohen në këtë kategori dhe që bëhen madhorë, u jepet leje e pavarur qëndrimi.

1.8.4 DOKUMENTE JUSTIFIKUESE TË PËRBASHKËTA PËR GJITHË LLOJET E LEJEVE TË QËNDRIMIT

Vendimi numër 933/19-01-2009 i Ministrit të Brendshëm përcakton dokumentet justifikuese që duhen për lëshimin dhe rinovimin e lejes së qëndrimit

Për lejen fillestare • Kërkesë në dy kopje • Tre (3) fotografi me ngjyra të kohës së fundit. • Fotokopje identike e pasaportës së paskaduar ose dokumenti udhëtues të njohur nga

shteti ynë me vizën e parashikuar të hyrjes (visa) të paskaduar, në rastet që kërkohet. • Vërtetim të gjendjes shëndetësore nga Spital Shtetëror Helen, i cili të vërtetojë se

kandidat-marrësi i lejes nuk vuan nga ndonjë sëmundje, e cila mund të vë në rrezik shëndetin publik.

• Mandat pagese (paravolo) në formën e faturës së dyfishtë të tipit B nga Shërbimi kompetent për marrjen në dorëzim të kërkesës, sipas dispozitave të paragrafit 1 të nenit 92 të ligjit 3386/05, përveç rasteve që klasifikohen në dispozitat e neneve 32, 34 par. 2, 44 par. 1, 46 – 50, 56 par. 2, siç është ndryshuar me nenin 13 të ligjit 3536/07 (fëmijë të mitur nën moshën 18 vjet), 60 par. 5, 61 – 63, 94, të shtetasve të Egjiptit që vijnë ose banojnë në Hellas dhe kërkojnë leje qëndrimi për punë, lloji i së cilës përmbahet në kapitullin A të paragrafit 2 të nenit 9 të ligjit 3386/05, si edhe gjithë atyre që klasifikohen në dispozitat e nenit 2 të Dekretit Presidencial 106/2007 dhe në dispozitat e nenit 10 të Dekretit Presidencial 101/2008.

14

1.8.5 Rinovimi i lejes së qëndrimit • Kërkesë në dy kopje • Tre (3) fotografi me ngjyra të kohës së fundit. • Fotokopje identike e pasaportës të paskaduar ose dokumenti udhëtues të njohur nga

shteti ynë, me përjashtim të rasteve kur ekziston pamundësi objektive për pajisjen me pasaportë ku në vend të pasaportës ose të dokumentit udhëtues do të dorëzohet deklaratë përgjegjësie e të interesuarit, tek e cila do të përmenden arsyet e veçanta dhe arsyetimi konkret për ekzistencën e pamundësisë objektive të mospajisjes ose dokumente përkatëse që vërtetojnë pretendimin në lidhje me mos posedimin e pasaportës.

Por në çdo rast, do të paraqitet dokument nga autoritet shtetëror, helen ose të shtetit të prejardhjes së qytetarit të shtetit të tretë prej të cilit do të merren të dhënat e identitetit të të interesuarit (pasaportë, pavarësisht nga mbarimi i afatit të saj, kartë identiteti, certifikatë lindjeje, certifikatë e përbërjes familjare, akt civil i lindjes).

• Fotokopje e konfirmuar e lejes së mëparshme të qëndrimit, në qoftë se leja e qëndrimit nuk është e ngjitur në pasaportën e paraqitur.

• Mandat pagese (paravolo) në formën e faturës së dyfishtë të tipit B nga Shërbimi kompetent për marrjen në dorëzim të kërkesës, sipas dispozitave të paragrafit 1 dhe 2 të nenit 92 të ligjit 3386/05, në rastet që kërkohet.

Mandat pagese (paravola)

Lloji i lejes Kosto në euro Leje qëndrimi për personat që banojnë për kohë të gjatë 600Leje qëndrimi me afat 10 vjeçar 900Leje qëndrimi për punë të varur 150 në vit Leje qëndrimi për veprimtari të pavarur ekonomike 150 në vit Leje qëndrimi për studime 150 në vit Bashkim familjar i bashkëshortëve 150 në vit Bashkim familjar i fëmijëve që janë lindur në Hellas Falas Anëtarë të familjes së homogjenit Falas Anëtarë të familjes së qytetarit helen Falas

Neni 91 par. 2 i ligjit 3386/2005 – neni 67 etj ligji 3386/2005 – Dekreti Presidencial 150/2006 (shkresa 13431/18-6-2008 Ministria e Brendshme për 91 par. 2 të ligjit 3386/2005)(shkresa 47/2006 për ata që banojnë për kohë të gjatë)

1.8.6 Leje qëndrimi për kohë të papërcaktuar – Për ata që banojnë për kohë të gjatë Qytetari i shtetit të tretë, i cili dispononte leje qëndrimi në momentin kur ka hyrë në fuqi ligji 3386/2005, përderisa ka mbushur dhjetë vjet me banim të ligjshëm në venin tonë, ka të drejtën të marrë leje qëndrimi për 10 vjet, me rezervimin e arsyeve të rendit publik ose të shëndetit publik.

15

Leja e lartpërmendur i jep të drejtën e aksesimit në çdo veprimtari ekonomike të lejuar për qytetarët e shteteve të tretë dhe mund të rinovohet për periudhë kohore të barabartë, përderisa kërkuesi vërteton banimin e tij të vazhdueshëm në Hellas, ndërprerja e të cilit nuk lejohet të tejkalojë dy vite rresht njëri pas tjetrit dhe përderisa disponon sigurim mjeko-farmaceutik dhe trajtim spitalor. Për rinovimin nuk kërkohet mandat pagese (paravolo). Pjesëtarët e varur të familjes së poseduesit të lejes së qëndrimit për afat dhjetë vjeçar, mund të marrin lejen në fjalë, vetëm përderisa përmbushin në mënyrë të pavarur predispozitat, ndryshe çështja e tyre rregullohet me leje qëndrimi për bashkim familjar (neni 53 ep. i ligjit 3386/2005).

Tek qytetari i shtetit të tretë që banon në Hellas në mënyrë të ligjshme dhe pa ndërprerje për pesë vjet në periudhën menjëherë para parashtrimit të kërkesës respektive, jepet statusi i peronit që banon për kohë të gjatë përderisa: Α) Disponon të ardhura vjetore të mjaftueshme për nevojat e vetë atij dhe të familjes së tij, të cilat nuk e kanë prejardhjen nga rekursi në sistemin e Ndihmës Sociale të shtetit. Këto të ardhura nuk mund të jenë më pak nga të ardhurat vjetore të punëtorit të pakualifikuar, të shtuara me 15% për çdo pjesëtar të varur prej tij të familjes (shiko nenin 4 par. 2 i Dekretit Presidencial 150/2006). Shënim: Të ardhurat e mjaftueshme janë të ndryshme nga ato që merren parasysh në lidhje me të drejtën e bashkimit familjar dhe me dispozitat e tjera të ligjit 3386/2005 (Vendim Ministror 4415/17-3-2006 dhe neni 5 i Dekretit Presidencial 132/2006). Β) Disponon sigurim të plotë në rast sëmundjeje në lidhje me totalin e ofrimeve që mbulohen për kategoritë respektive të të siguruarve vendas, i cili mbulon edhe pjesëtarët e familjes së tij. C) Njeh në mënyrë të mjaftueshme gjuhën greke dhe njeh elemente të historisë dhe të kulturës helene (për këtë shiko neni 68 i ligjit 3386/2005 siç është zëvendësuar nga neni 16 i ligjit 4018/2011). Shënim: Në realitet tani për tani mundësi për parashtrim kërkese si persona që banojnë për kohë të gjatë kanë ata që kanë përfunduar shkollat e arsimit të detyrueshëm etj., raste të veçanta të poseduesve të titujve të njohjes së gjuhës. Për të tjerët parashikohet dhënia e certifikatës së njohjes së mjaftueshme të elementeve të historisë dhe kulturës helene pas provimeve, të cilat ende nuk janë përcaktuar.

Ndryshimi i rëndësishëm i lejes së qëndrimit për dhjetë vjet sipas nenit 91 par. 2 të ligjit 3386/2005 dhe i lejes për personat që banojnë për kohë të gjatë është se tek rasti i dytë ekziston e drejta e qëndrimit dhe e vendosjes në shtet tjetër të BE-së (neni 13 etj dhe neni 20 i Dekretit Presidencial 150/2006). Akoma sipas dispozitave të ndryshe të ligjshmërisë (p.sh. shtetësia, ofrime të sigurimit social), rezervohen privilegje vetëm për poseduesit e lejes së qëndrimit të personave me banim për kohë të gjatë.

Leje qëndrimi për punë të varur

Shiko kapitullin e mëposhtëm ditë të kërkuara me sigurim

16

Leje qëndrimi për veprimtari ekonomike të pavarur

Kërkohen burime të mjaftueshme 60.000 euro. Viza e hyrjes lëshohet pas dhënies së mendimit të Komisionit të Administratës së Decentralizuar. Leja kufizohet brenda rrethit të ushtrimit të veprimtarisë. Gjatë rinovimit kontrollohet investimi i burimeve të mjaftueshme të ushtrimit të veprimtarisë (shiko kryesisht shkresën 30/2007 në lidhje me zbatimin e ligjit 3536/2007).

1.8.7 Leje qëndrimi për studime (neni 28 etj i ligjit 3386/2005 dhe Dekreti Presidencial 101/2008)

Afati i lejes është për një vit dhe rinovohet çdo vit. Ofrohet edhe mundësia e dhënies për gjithë periudhën e studimeve, me detyrimin e paraqitjes çdo dy vjet të vërtetimit përkatës të vazhdimit të shkollës. Kërkohen burime të mjaftueshme (Vendimi Ministror 4415/17-3-2006) 500 euro për çdo muaj. Koha totale e saj mund të zgjatet deri edhe në 100% të kohës së kërkuar të studimeve të paradiplomimit dhe deri në 50% të kohës së kërkuar të studimeve pasuniversitare – doktorate, duke shtuar një vit, përderisa u kërkua për mësimin e gjuhës helene. Poseduesi i lejes së qëndrimit për studime mund të punojë vetëm në kohë jo të plotë pune, pas dhënies së miratimit përkatës që lëshohet vetëm një herë nga Administrata e Decentralizuar dhe është për kohë të papërcaktuar. Shënim: Me qënien në fuqi në mënyrë të përhershme të Vendimit të Ministrit të Ekonomisë 13096/2007 Fleta e Gazetës Zyrtare 1263B/24-7-2007, jepet mundësia e ridhënies së lejes së qëndrimit tek qytetarët e shtetit të tretë që banonin në mënyrë të ligjshme në vendin tonë dhe që u larguan nga vendi ynë për studime në universitete jashtë shtetit ose për përmbushjen e detyrimeve ushtarake në shtetin e tyre.

1.8.8 Leje qëndrimi për bashkim familjar (Neni 53 etj i ligjit 3386/2005) Bashkëshortë - fëmijë deri në moshën 18 vjeç që mbahen (ushqehen) nga poseduesi i lejes së qëndrimit, mund të marrin leje qëndrimi, përderisa posedojnë leje qëndrimi ose vizë hyrjeje për bashkim familjar me predispozitën që poseduesi të disponojë burime të mjaftueshme (Vendimi Ministror 4415/17-3-2006) 8.500 të ardhura vjetore shtuar me 20% për bashkëshorten dhe 15% për çdo fëmijë. Përderisa të dy prindërit janë të ligjshëm, atëherë nuk kërkohet shtesa 15% për çdo fëmijë. Bashkëshortë dhe fëmijë të mitur të atyre që posedojnë leje qëndrimi, të cilat lejojnë bashkimin familjar, mund të hyjnë në Hellas vetëm përderisa marrin vizën e posaçme për bashkim familjar sipas predispozitave të ligjit.

Përderisa banojnë në Hellas, pa poseduar leje qëndrimi ose vizë të posaçme hyrjeje, e vetmja mundësi rregullimi për qëndrimin e tyre është dhënia e lejes për arsye të jashtëzakonshme, përderisa përmbushen predispozitat përkatëse.

Marrja e shtetësisë helene nga fëmijët e mitur sipas dispozitave të ligjit 3838/2010, ofron mundësinë e ndryshimit të lejes së qëndrimit të prindërve dhe inkuadrimit e tyre në statusin e prindërve të fëmijëve vendas (neni 94 i ligjit 3386/2005 – shkresa 19143/8-11-2011).

17

(Neni 40 par. 5 b i ligjit 3731/2008 – shkresa 15/2008) Fëmijët që lindin në Hellas mbulohen nga leja e qëndrimit e personit që i mban deri sa të bëhen madhorë ose deri në dorëzimin e kërkesës për marrje leje qëndrimi. Në qoftë se kërkesa parashtrohet pas dy vjetëve nga lindja e fëmijës, atëherë ekziston detyrimi i pagesës së gjobës.

Poseduesi i lejes së qëndrimit për bashkim familjar mund të punojë vetëm pas dhënies së miratimit për punë nga Administrata e Decentralizuar, miratim i cili jepet vetëm një herë dhe është për kohë të papërcaktuar.

Bashkëshortët pas një pesëvjeçari nga dhënia e lejes së qëndrimit për bashkim familjar, si edhe në rastin e vdekjes së personit që i mban ose në rast divorci dhe përderisa kishte ekzistuar një trevjeçar jete bashkëshortore, mund të marrin leje qëndrimi të pavarur. Leja jepet për një vit dhe rinovohet për një nga arsyet e tjera sipas ligjit 3386/2005.

Fëmijët, pasi kapin moshën madhore, mund të marrin leje qëndrimi të pavarur me afat për një vit deri në mbushjen e moshës së 21 vjetëve. Pas mbushjes së kufirit moshor të lartpërmendur, mund të marrin leje qëndrimi për cilëndo arsye sipas ligjit 3386/2005. Për rastin kur marrin leje për arsye studimesh, si përjashtim të dispozitave të përgjithshme, pas përfundimit të studimeve të tyre, mund të rinovojnë lejen e qëndrimit për cilëndo nga arsyet e ligjit 3386/2005.

Poseduesit e lejes së qëndrimit kanë të drejtën e aksesimit në tregun e punës pa u kërkuar miratim.

Lidhje

Ligje

3386/05, 3448/06, 3536/07, 3613/07, 3649/08, 3731/08, 3772/09, 3801/09,3838/2010, 3846/2010, 3870/2010, 3875/2010, 3879/2010, 3900/2010, 3907/2011, 3938/2011, 4018/2011

Ligji 4052/12 integrimi i direktivës së BE-së për sanksionime tek punëdhënësit që punësojnë emigrantë të paligjshëm

Ditë të kërkuara me sigurim

Enti sigurues Numri i kërkuar i ditëve për çdo vit

Blerje Dokumente justifikuese

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (IKA)

120 (240 për dyvjeçarin)

20% Vërtetim i entit sigurues

Organizmi i Sigurimeve Bujqësore (OGA)

6 muaj JO Vërtetim i gjendjes së sigurimit

18

Organizmi i Sigurimit të Profesionistëve të Lirë

250 20% Vërtetim i entit sigurues

Në qoftë se gjatë kohës që është në fuqi leja e qëndrimit, qytetari i shtetit të tretë ndërron punëdhënësin dhe lloji i punës klasifikohet në ent tjetër sigurues, gjatë rinovimit të lejes së qëndrimit për verifikimin e kohës së kërkuar të sigurimit, merret parasysh totali i ditëve të sigurimit në këto subjekte.

Në të gjitha rastet e lartpërmendura, në qoftë se qytetarët e shteteve të tretë, janë punësuar për periudhë kohore më të vogël gjatë kohës së ekzistencës në fuqi të lejes së qëndrimit të tyre, duhet të provojnë në mënyrë absolutisht të dokumentuar, arsyen për të cilën nuk kanë punuar gjatë periudhës konkrete kohore.

Në mënyrë treguese:

a) Ka qenë i papunë / vërtetimi i Organizmit të Punësimit të Potencialit Punëtor (ΟΑΕD) prej të cilit të rezultojë periudha kohore e subvencionimit të rregullt të papunësisë ose/dhe karta e papunësisë e konfirmuar me vulë çdo muaj nga Shërbimi Kompetent i ΟΑΕD-it. b) Ka qenë i sëmurë (diagnoza mjekësore e Spitalit Shtetëror për periudhën kohore të sëmundjes së tij/saj ose diagnoza e mjekut të Institutit kompetent Sigurues të qytetarit të shtetit të tretë, në rast se i sëmuri nuk u shtrua në spital. Rastet e lartpërmendura janë treguese dhe në arsyet e abstenimit të justifikuar nga puna klasifikohet edhe çdo rast tjetër, përderisa ekzistojnë fakte provuese, si për shembull pengesë jo për faj të tij, dëshmitar në gjyq, leje shtatzënie, leje lehonie, vdekje personi të afërm dhe sëmundje e rëndë, paraburgim, përderisa nuk ka përgjegjësi, ushtrim i detyrave fetare, leje pa të ardhura, pezullim i marrëdhënies së punës etj. Kujdes: Nuk zbritet si bëhesh me vendimet ministrore të mëparshme periudha e mungesës së tij nga shteti Helen. Ditët e vërtetuara të abstenimit nga puna do të zbriten nga totali i ditëve të punës që i korrespondojnë periudhës së ekzistencës në fuqi të lejes së qëndrimit të qytetarit të shtetit të tretë (300 ditë pune në vit dhe 600 ditë pune në dyvjeçar). Në mënyrë të veçantë për rinovimin e lejes së qëndrimit të qytetarëve të shtetit të tretë të siguruar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore (IKA – ETAM), ata duhet të kenë realizuar të paktën 50 ditë

me sigurim në vit ose 100 ditë pune si shumë në dyvjeçar, pavarësisht nga numri i ditëve të vërtetuara të abstenimit, që mund të justifikojnë.

A. Numri minimal i ditëve të punës me sigurim ose periudha kohore minimale me sigurim për çdo vit ose për çdo dy vjet dhe për çdo subjekt sigurues që duhet të realizojnë qytetarët e shtetit të tretë, me qëllim që të përmbushet predispozita për rinovimin e lejeve të qëndrimit të tyre, përcaktohen si më poshtë:

1. Për të siguruarit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore (IKA) dhe që posedojnë leje qëndrimi me afat një (1) vit, pavarësisht nga lloji i punësimit, përcaktohet si minimum kohe me sigurim

19

120 ditët. Në mënyrë analoge, për ata që posedojnë leje qëndrimi me afat dy (2) vjet përcaktohet, si shumë për totalin e dyvjeçarit, si kohë minimale me sigurim 240 ditët.

Në qoftë se qytetari i shtetit të tretë ka realizuar numër më të vogël ditësh pune mund të bëjë blerjen e një numri të caktuar ditësh me sigurim deri në masën 20% të numrit të kërkuar.

Për të siguruarit në Organizmin e Sigurimeve Bujqësore (OGA) caktohet si periudhë kohore minimale me sigurim sigurimi i gjashtë (6) muajve për çdo vit.

Mundësia e blerjes së ditëve me sigurim deri në masën 20% të numrit të kërkuar nuk ekziston për të siguruarit në OGA.

Për të siguruarit në Organizmin e Sigurimit të Biznesmenëve të Lirë (OAEE) që janë posedues të lejes së qëndrimit me afat një (1) vit, pavarësisht nga lloji i punës, përcaktohet si kohë minime me sigurim 250 ditë pune. Në mënyrë analoge për ata që posedojnë leje qëndrimi me afat dy (2) vjetësh, përcaktohet si shumë për totalin e dyvjeçarit si kohë minimale e sigurimit 500 ditë pune.

Në rastet kur qytetarë të shteteve të treta janë posedues të lejeve të qëndrimit sipas neneve 17, 20, 21, 22 dhe 23 të ligjit 3386/05, paraqitet vërtetim i subjektit sigurues për ofrimin e sigurimit mjeko-farmaceutik dhe spitalor dhe nuk kërkohet përmbushja e kontributeve të sigurimit për kohën e ekzistencës në fuqi të lejes së qëndrimit të tij. Në rast se janë posedues të lejeve të qëndrimit sipas neneve 18 dhe 19 të të njëjtit ligj, vërtetimi për përmbushjen e sigurimit mjeko-farmaceutik dhe spitalor nuk kërkohet, përderisa paraqet librin e shëndetit të rinovuar në mënyrë të konfirmuar ose posedon Kartë Evropiane Sigurimi Sëmundjeje ose dokument tjetër të barasvlershëm të BE-së.

Kërkesat e rinovimit të lejes së qëndrimit për punë të varur ose të lejes për afat dhjetëvjeçar, të cilat janë parashtruar sipas dispozitave të mëparshme dhe janë ende të pashqyrtuara nga organet kompetente të Administratave të Decentralizuara të vendit tonë, shqyrtohen sipas dispozitave të këtij ligji.

2. PULLA E PUNËS (ERGOSIMO)

Pulla e punës (ergosimo) është e vetmja mënyre e ligjshme që të paguhet dikush (helen apo i huaj), i cili punon në shumë punëdhënës. Për emigrantët është e vetmja mënyrë që të sigurojnë pullat (ensima) për të rinovuar lejen e qëndrimit që disponojnë. Në qoftë se nuk kanë leje qëndrimi për të cilën duhen pulla (ensima) për rinovimin e saj, pulla e punës (ergosimo) është e domosdoshme për nxjerrjen e librezës së shëndetit. Me pullën e punës (ergosimo) shfuqizohet vetësigurimi (blloku).

20

2.1 Çfarë është pulla e punës. Pulla e punës (ergosimo) është një çek i posaçëm i cili i korrespondon shumës që ka rënë dakord punëdhënësi me punonjësin si edhe shumën e kontributit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore (IKA). Pulla e punës ka afat për katër (4) muaj nga data e lëshimit të saj. Pas përfundimit të këtij afati, pulla e punës nuk mund të konvertohet nga punonjësi.

Punëdhënësit Duhet të informosh punëdhënësin tënd (në qoftë se nuk e njeh) për mënyrën e re të pagesës tënde

Pagesa e rrogës së të punësuarve herë pas here bëhet me mënyrat e mëposhtme:

a. Me botimin e një pulle pune (ergosimo) të posaçme të tipit pak a shumë si çek ose

b. Nëpërmjet llogarive bankare që kanë punëdhënësi dhe i punësuari në banka.

c. Me derdhjen dhe arkëtimin e të hollave të banka – Postën Helene (ELTA).

d. Me transfer të tipit të veçantë sipas kuptimit të neneve 1 dhe 4 par. 3 të ligjit 3862/2010.

Shumica e bankave kanë adoptuar procedura për lehtësimin e punëdhënësve. Procedura mund të bëhet qoftë me prezencën fizike, qoftë nëpërmjet shërbimeve të internetit akoma edhe nëpërmjet telefonit.

Punëdhënësi ka mundësinë të marrë pullën e punës (ergosimo) nga:

• Subjektet e Sigurimit Social • Bankat • Pikat e Postës Helene (ELTA)• Qendrat e Shërbimit të Qytetarëve (KEP).

Në qoftë se punëdhënësi nuk të paguan me pullën e punës, ka mundësi pas një kontrolli eventual, të detyrohet të paguajë gjobë

Në qoftë se të paguan me pullë pune, 2/3 e shumës që paguhen për kontributet e sigurimit, zbriten nga të ardhurat e tij të tatueshme. Pjesa e mbetur 1/3 zbritet nga të ardhurat e tua.

2.2 Sa pulla (ensima) merr me pullën e punës (ergosimo)

Që të llogaritësh se sa pulla (ensima) merr me pullën e punës, duhet të bësh llogarinë e mëposhtme:

21

Për pullë pune 400 € Ditë pune të punëtorit të pakualifikuar (H.A.E.) 33,57 (31/12/2011)Përqindje shume sigurimi (35,4%)

33,57 X 35,40 % = 11,88 (konstant në çdo rast)

400 X 20% = 80 € kontribut në Institutin e Sigurimeve Shoqërore (IKA)80: 11,88 = 6,73 ditë 6,73 X 2 = 13 ditë me sigurim, me pulla (ensima)

Në cilët muaj korrespondon pulla e punës (ergosimo)

Pullat e punës do të korrespondojnë në ditë me sigurim brenda tremujorit tek i cili konvertohen. (tremujori i 1-rë: janar deri edhe mars, tremujori i 2-të: prill deri edhe qershor, tremujori i 3-të: korrik deri edhe shtator, tremujori i 4-të: tetor deri edhe dhjetor). Pavarësisht nga shuma e cila arkëtohet, i punësuari mund të ketë deri në 90 pulla (ensima) për çdo tremujor.

Kujdes: ËSHTË E RËNDËSISHME TË KONVERTOSH PULLËN E PUNËS BRENDA TREMUJORIT TEK I CILI KA DALË DERI TEK SHUMA QË U KORRESPONDON 90 PULLAVE (ENSIMA).

3. BURIME TË MJAFTUESHME

Lloji i lejes Shuma Vërtetimi Vërejtje Veprimtari ekonomike

e pavarur

60.000 Derdhje në llogari në emrin e

kërkuesit, e cila mbahet në

Institucion bankar të njohur.

Pas dhënies së vizës së

posaçme, kërkohet

derdhja e shumës së

lartpërmendur në

Institucion përkatës të

vendit Studime (përfshihen

edhe studime për

përgatitjen

profesionale dhe

studimin në

Institucione të

500

Për çdo muaj

Librezë arkëtimi, çek bankar,

bursë ose vërtetim pagese

rroge në rast se studenti

punon në kohë jo të plotë

(gjatë rinovimit të lejes së

qëndrimit).

22

studimeve të lira)Persona ekonomikisht

të pavarur

2.000

Për çdo muaj

Pension nga jashtë shtetit,

llogari bankare ose

dokumente se disponojnë vetë

mjete të mjaftueshme

ekonomike, me prejardhje të

ligjshme, për mbulimin e

nevojave të jetesës së tyre, pa

ofruar punë të varur ose

veprimtari ekonomike të

pavarur.

Në rast se kanë të drejtë të

marrin pension nga Subjekt

Helen i Sigurimit Primar, ka

mundësi të rinovohet leja e

qëndrimit të tyre, pavarësisht

nga shuma e pensionit.

Në rast se qytetari i

shtetit të tretë në fjalë

shoqërohet edhe nga

pjesëtarë të familjes së

tij, kjo shumë shtohet me

20% për bashkëshorten

dhe me 15% për çdo

fëmijë.

Bashkim familjar 8.500 Shënimi likuidues i zyrës

fiskale ose deklaratë e tatimit

të të ardhurave të vitit të

fundit ekonomik

Shuma është e shtuar me

20% për bashkëshorten

dhe me 15% për çdo

fëmijë.

Në rast se të dy

bashkëshortët banojnë në

mënyrë të ligjshme në

vendin tonë, nuk

kërkohet shtesa e

lartpërmendur me 15%

për ribashkimin e

fëmijëve të tyre.Pjesëtarë familjeje

shtetasi helen ose

qytetari të BE-së (para

212

për çdo muaj

Pension (invalidi, e

parakohshme ose pleqërie)

ose cilido dokument tjetër që

23

fitimit të së drejtës së

qëndrimit të ligjshëm)

provon se disponojnë burime

të mjaftueshme.

24

4. Predispozita & dokumente justifikuese për marrjen e shtetësisë

4.1. Marrje e shtetësisë për arsye të lindjes në Hellas. Fëmijë e qytetarit të huaj që ka lindur dhe vazhdon të jetojë në Hellas dhe nga prindër të cilët që të dy jetojnë në mënyrë të përhershme dhe të ligjshme në vendin tonë për të paktën pesë vjet në mënyrë të vazhdueshme, fiton shtetësinë helene për arsye të lindjes së tij, pasi prindërit e tij parashtrojnë deklaratë respektive të përbashkët dhe kërkesë regjistrimi të fëmijës në regjistrin themeltar të bashkisë së adresës së përhershme të tij, brenda tre vjetëve nga lindja e fëmijës. Në rast se deklarata dhe kërkesa parashtrohen pas kalimit të afatit, shtetësia fitohet nga parashtrimi i tyre. Në qoftë se fëmija ka lindur para plotësimit të pesëvjeçarit të qëndrimit të ligjshëm të dy prindërve në vendin tonë, deklarata e përbashkët dhe kërkesa e regjistrimit parashtrohen pas plotësimit të pesëvjeçarit të qëndrimit të ligjshëm dhe të vazhdueshëm edhe të prindit të dytë, ndërsa fëmija fiton shtetësinë greke nga parashtrimi i tyre.

4.1.1. Dokumente justifikuese - Formulari i kërkesës së shtetësisë, i cili mund të gjendet në bashkitë, si edhe në faqen e

internetit të Ministrisë së Brendshme (www.ypes.gr) në http://www1.ypes.gr.el/Generalsecretariat_populationSC/diefthinsi_ithageneias/Entypa_aithsewn/

- -Kërkesë dhe deklaratë regjistrimi në regjistrin themeltar të bashkisë ku ka adresën e banimit të përhershëm.

- Akti civil i lindjes në Hellas. - Kopje identike e titullit definitiv të qëndrimit të ligjshëm në Hellas në fuqi (jo vërtetime). - Vërtetime në lidhje me kohën e qëndrimit të ligjshëm të prindërve që lëshohet nga

autoritetet kompetente (p.sh. shërbimet e Administratave të Decentralizuara, të Organizimit të Punësimit të Potencialit Punëtor (OAED), të Policisë Helene (ELAS) ose të OAED), prej të cilëve të rezultojë qëndrimi i ligjshëm në mënyrë të vazhdueshme i prindërve kur ka lindur fëmija dhe për të paktën pesë vjet, qoftë para, qoftë pas lindjes së tij.

- Kopje identike e pasaportës në fuqi ose të ndonjë dokumenti tjetër udhëtues të njohur nga Hellas.

- Vërtetim për adresën e banesës së përhershme nga Bashkia në regjistrin themeltar të së cilës do të bëhet regjistrimi.

- Faturë pagesë të shumës së 100 euro nga Shërbimi kompetent (arkëtues) i bashkisë përkatëse.

4.2. Marrja e shtetësisë për arsye të studimit në shkolle helene Fëmijë e qytetarit të huaj, që ka përfunduar me sukses të paktën gjashtë klasa shkolle helene në Hellas dhe banon në mënyrë të përhershme dhe të ligjshme në vendin tonë, fiton shtetësinë helene për arsye të plotësimit të kohës së gjashtë klasave studimi pas deklaratës së përbashkët dhe kërkesës së regjistrimit në regjistrin themeltar të bashkisë së banesës së përhershme, që parashtrojnë prindërit e tij brenda tre vjetëve nga koha e plotësimit të kësaj kohe. Në rast se deklarata dhe kërkesa parashtrohen pas kalimit të afatit të lartpërmendur dhe deri sa të arrijë fëmija moshën madhore, shtetësia fitohet nga parashtrimi i deklaratës dhe i kërkesës respektive.

4.2.1. Dokumente justifikuese

25

- Formulari i kërkesës së shtetësisë, i cili mund të gjendet në bashkitë, si edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme (www.ypes.gr) në http://www1.ypes.gr.el/Generalsecretariat_populationSC/diefthinsi_ithageneias/Entypa_aithsewn/

- Kërkesë dhe deklaratë regjistrimi në regjistrin themeltar të bashkisë së banesës së përhershme.

- Certifikatë lindjeje nga shteti i prejardhjes ose akti civil i lindjes në Hellas. (Në qoftë se nuk ekzistojnë të lartpërmendurat mjafton dokument tjetër i barasvlershëm nga autoritetet kompetente të shtetit të prejardhjes ose akti i njohjes si refugjat politik ose i inkuadrimit në statusin e mbrojtjes ndihmëse ose letërnjoftim i personit pa shtetësi).

- Kopje identike e titullit definitiv të qëndrimit të ligjshëm në Hellas në fuqi (jo vërtetime). - Kopje identike e pasaportës në fuqi ose të ndonjë dokumenti tjetër udhëtues të njohur nga

Hellas. - Vërtetim i adresës së banesës së përhershme nga Bashkia në regjistrin themeltar të së cilës

do të bëhet regjistrimi. - Vërtetim nga Drejtoria kompetente e Arsimit të Shkallës së Parë dhe të Shkallës së dytë të

Qarkut në lidhje me studimin me sukses në të paktën 6 klasa të shkollës helene. - Faturë pagese të shumës së 100 euro nga Shërbimi kompetent (arkëtues) i bashkisë

përkatëse.

Përderisa deklarata dhe kërkesa e regjistrimit në regjistrin themeltar nuk janë parashtruar nga prindërit së bashku para se fëmija të arrijë moshën madhore, atëherë fëmija merr shtetësinë helene me deklaratë dhe kërkesë regjistrimi në regjistrin themeltar, që vetë ai ka të drejtë të parashtrojë në bashkinë ku banon në mënyrë të ligjshme në bazë të titullit të ligjshëm përkatës në fuqi, brenda afatit ekskluziv të tre vjetëve nga mbushja e moshës 18 vjeç.

4.3. Marrja e shtetësisë me kërkesë regjistrimi qytetari (politografisi)Qytetari i huaj që dëshiron të marrë shtetësinë helene me kërkesë regjistrimi qytetari duhet: a. Të jetë madhor gjatë kohës së parashtrimit të kërkesës. b. Të mos jetë dënuar në formë të prerë në dënim me heqje lirie të paktën për një vit ose të paktën për gjashtë muaj dhe pavarësisht nga koha e daljes së vendimit dënues, për akt të paligjshëm që ka kryer me paramendim gjatë dhjetëvjeçarit të fundit para parashtrimit të kërkesës së regjistrimit të qytetarit. c.Të mos ndodhet në procedurën e dëbimit dhe të mos ketë çështje tjetër që ka lidhje me qëndrimin e ligjshëm në vendin tonë. d. Të ketë banuar në Hellas në mënyrë të ligjshme për shtatë vjet në mënyrë të vazhdueshme para parashtrimit të kërkesës për marrjen e shtetësisë. Për poseduesit e shtetësisë së një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, për bashkëshortët e qytetarit helen ose qytetares helene me fëmijë, për ata që kanë kujdestarinë e fëmijës me shtetësi helene, përderisa ajo nuk është fituar sipas nenit 1A par. 2, për refugjatët e njohur politikë dhe personat pa shtetësi mjafton qëndrimi i mëparshëm ligjshëm i tyre në Hellas për të paktën tre vjet. Për homogjenët dhe për ata që kanë lindur dhe banojnë në mënyrë të vazhdueshme në Hellas nuk kërkohet predispozita kohore e qëndrimit në vendin tonë për shtatë vjet. e. Të posedojë një nga titujt e mëposhtëm të qëndrimit të ligjshëm. - leje qëndrimi sipas ligjit 3386/05

26

- vërtetim ose titull tjetër qëndrimi që u jepet qytetarëve të shteteve – anëtarë të Bashkimit Evropian - letërnjoftim ose titull tjetër qëndrimi që u jepet pjesëtarëve të familjes së qytetarit helen ose qytetarit të shteti anëtar të Bashkimit Evropian ose prindërve të fëmijëve të mitur vendas. - letërnjoftim të refugjatit politik të njohur ose status të mbrojtjes ndihmëse ose të pjesëtarit të familjes që posedon titull të tillë- dokumente udhëtuese ose letërnjoftim i posaçëm që janë lëshuar nga autoritetet vendase, sipas dispozitave të Konventës Ndërkombëtare të Nju Jorkut në lidhje me statusin e personave pa shtetësi- letërnjoftim ose titull tjetër qëndrimi për homogjen të çdo lloji, përveç Letërnjoftimit të Posaçëm për Homogjenët

4.3.1. Dokumente justifikuese - Kopje e deklaratës për marrjen e shtetësisë, e cila është bërë përpara kryetarit të bashkisë ku ka banesën e përhershme të tij në prezencën e dy shtetasve helenë si dëshmitarë. - Kopje identike e pasaportës, e dokumentit udhëtues ose të ndonjë dokumenti tjetër identiteti personal. - Një nga titujt e lartpërmendur të qëndrimit të ligjshëm në fuqi. - Certifikatë lindjeje ose certifikatë tjetër e barasvlershme që parashikohet nga ligjshmëria e shtetit të shtetësisë së parë. Në qoftë se qytetari i huaj ka të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare si refugjat politik ose është inkuadruar në status të mbrojtjes ndihmëse ose është person pa shtetësi dhe nuk ka mundësi të paraqesë certifikatë lindje, në këto raste është i mjaftueshëm akti i njohjes së tij si refugjat politik, i inkuadrimit të tij në statusin mbrojtjes ndihmëse ose letërnjoftimi përkatës i personit pa shtetësi, respektivisht. Në qoftë se qytetari i huaj ka lindur në Hellas, mjafton akti civil i lindjes. - Shënim likuidues ose fotokopje e deklaratës së të ardhurave të vitit të fundit ekonomik. - Numri i Regjistrit të Sigurimit Shoqëror (AMKA).- Mandat pagese (paravolo) shtatëqind (700) euro. Për ridorëzimin e kërkesës për marrjen e shtetësisë, pagesa e lartpërmendur e detyruar kufizohet në dyqind (200) euro. Homogjenët, poseduesit e shtetësisë së një shteti anëtar të Bashkimit Evropian, si edhe refugjatët politikë të njohur dhe personat pa shtetësi detyrohen të dorëzojnë me çdo kërkesë të tyre mandat pagese (paravolo) në shumën njëqind (100) euro.

Në qoftë se kur u botua ligji për shtetësinë, ke mbushur 5 vjet qëndrimi të ligjshëm, mund të parashtrosh kërkesë me cilindo titull qëndrimi në fuqi (jo vërtetim).

27