25
© Foto A. Lule

© Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

© Foto A. Lule

Page 2: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

32

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Z.Armando SUBASHIKryetar i Bashkisë Fier

Fjala e Kryetarit

Revista “Fieri” është një prej atyre punëve të mira që po bëjmë më së shumti gjithë këto muaj.

Kjo revistë vjen si një sfidë ndaj vetes tonë, për ta prezantuar në një dimension tjetër qytetin, Bashkinë e Fierit, me gjithë pasuritë njerëzore, ekonomike, kulturore, trashëgimore, historike, natyrore, tradicionale, turistike që gjenden me shumicë në territorin tonë administrativ. Prej këtij numri dhe në vazhdimësi, ne do të përcjellim tek lexuesi punët e mira publike që po bëjmë përditë, ndryshimet e mëdha ekonomike dhe urbane që po pëson Fieri ynë, zhvillimet e mëdha kulturore, transformimet në sistemin arsimor, ringritjen e sistemit bonifikues dhe zhvillimin e bujqësisë, hapat e parë dhe të pakthyeshëm të agroturizmit fierak. Të gjitha këto fal ekipit fantastik të Bashkisë së Fierit, me

Kryetar i Bashkisë së Fierit, Z.Armando Subashi

Mirë se vini në Fier, në vendin e Apolonit, të tokës së begatë dhe detit të mrekullueshëm, të njerëzve elitarë e mëndjendritur, të urtë dhe punëtorë e me shpirt të pasur, në qytetin e zhvillimeve të mëdha ekonomike dhe transformimeve urbane, në sofrën e pasur dhe të ngrohtë myzeqare!Fal mikëpritjes dhe qetësisë së spikatur, Fieri është sot qyteti i bashkëjetesës së shkëlqyer fetare dhe harmonisë krahinore.

Është vendi me potenciale të shumta, të njohura dhe të panjohura, të turizmit historik, kulturor, fetar, natyror, sportiv, bregdetar dhe agroturizmit, i dyti në Shqipëri për nga rëndësia ekonomike, me mbështetje të fuqishme në industrinë e naftës, bujqësi dhe blegtori.

Fieri është qyteti i cili qëndron hirshëm midis zhvillimit ekonomik dhe qytetërimit të lashtë apolonian.

Nëse doni më shumë për Fierin, mirë se të vini! një vizion të qartë, për një qytet pararojë, model dhe modern.Revista “Fieri” do të përçojë në çdo vend të Shqipërisë, si një guidë turistike, pasuritë dhe vlerat fantastike të kësaj toke, duke u lënë në dorë një ftesë publike gjithë lexuesve të saj, për ta vizituar nga afër këtë qytet plot histori, trashëgimi, traditë dhe kulturë, me turizëm të gjithëfarëllojshëm, me gatime të mrekullueshme, me njerëz të mirë dhe punëtorë, bujarë dhe mikpritës shembullorë! Këtu do të gjeni vetëm një pjesë reale të gjithë këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit të tyre.Së bashku me revistën “Fieri”, ju ftojmë ta njihni, vizitoni dhe ta shijoni Fierin me bukuritë që ia shtojmë përditë Ne, Njerëzit dhe Zoti!

Rrugëtim të mbarë së bashku në Fierin e vlerave dhe

ndryshimeve të mëdha!Revista “Fieri”, një guidë reale e Fierit që po ndërtojmë përditë

Page 3: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

PËRMBAJTJAMirë se vini në Fier

Një urim nga Kryetari i Bashkisë

Fieri në shifra. Të dhëna të përgjithshme

Investimet publike 2017. Fieri, lider në planifikimin urban dhe ndryshimet urbane.

Parku qëndror i qytetit

Çfarë kemi bërë për arsimin gjatë vitit 2017

Kuvendi i Fierit. Historia e një qyteti në rrugën e Pavarësisë së Shqipërisë

Fieri, teatri i madh i artit dhe kulturës

Pastiçeri “Rustemi”, historia e suksesit e pastiçerisë tradicionale fierake.

Festa e Shqipes. Turi etnokulturor “Hajd dalim nga Myzeqeja”

Fieri Sport. Kampionët kombëtarë.

Bashkia e Fierit dhe Partnerët

Vendime të Këshillit të Bashkisë të muajve Korrik-Dhjetor.

Darëzeza, perla e pazbuluar e Adriatikut.

Erdhët në Fier? Ja ku të ushqeheni mirë dhe ku të flini me standarte.

Pamje e Parkut Qendror të Qytetit të FieritPamje e Parkut QEndror të Qytetit të Fierit

Ekipi realizues i revistësRevista “Fieri”, Nr.1/2018

Botues: Bashkia e Fierit

Përgatitën materialet:Adriana Mile GazetareMirseld Ylldisi Fotograf

Bashkëpunuan:Nuri Plaku HistorianIrma Hoxha GazetareGentian Ruko Gazetar

Designer: CONNEXT ALBANIA, Tiranë

Adresa: Bashkia Fier, Lagjja “Kastriot”, Rruga “Brigada XI Sulmuese”E-mail: [email protected]: www.bashkiafier.gov.al

Page 4: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

76

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Fieri shtrihet në pjesën perëndimore të Shqipërisë, në jug të Fushës së Myzeqesë dhe ndodhet 18 km larg bregut të detit Adriatik. Ai shtrihet në një pozitë gjeografike strategjike të favorshme, pasi këtu kalojnë dy nga koridoret më të rëndësishme të vendit: Koridori i Tetë dhe Korridori i Kaltër (Autostrada Adriatiko-Joniane).

Fieri është nyje lidhëse midis Shqipërisë së Mesme dhe Jugut, duke shërbyer si portë pritëse për gjithë vizitorët që kalojnë drejt jugut të vendit. Bashkia e re Fier kufizohet në veri me bashkinë Divjakë, në lindje me bashkitë Patos dhe Roskovec, ndërsa në jug me bashkinë e Vlorës. Qendra e Bashkisë është qyteti i Fierit.

Fieri Në ShifraTË DHËNA TË PËRGJITHSHME.

Fieri Investime 2017Fieri, lider në planifikimin urban afatgjatë dhe ndryshimet urbane

Burimi i informacionit:“Strategjia e Zhvillimit të Bashkisë Fier”, 2016 Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar

Vitet 2015 – 2017 e në vazhdim, fal mbështetjes së Qeverisë Shqiptare, vizion-it të qartë qeverisës të Bashkisë Fier dhe

Kryetarit të saj z. Armando Subashi, kanë qënë vitet transformimeve të mëdha urbane në të gjithë terri-torin administrativ të Bashkisë Fier.Me një startegji të qartë të zhvillimit të territorit (“Strategjia e Zhvillimit të Territorit”, miratuar me VKB nr. 24, datë 26.02. 2016 dhe VKKT nr.5, datë 29.12.2016), Bashkia Fier është sot lider në fushën e planifikimit urban afatgjatë dhe ndryshimeve in-frastrukturore.

I kthyer në një kantier të madh ndërtimi, Fieri sot ka pësuar ndryshime të pakrahasueshme në infra-strukturën rrugore, arsimore, ujësjellës kanalizime, gjelbërim, ndriçim, sistemin vaditës dhe kullues etj.Në vitet 2016 - 2017 janë bërë investime të kon-siderueshme në arteriet kryesore të qytetit si: Parku Qëndror, rruga “Mujo Ulqinaku”, rruga “Der-vish Hekali”, pedonalja “Muharrem Agolli”, në të cilat është bërë rehabilitimi në të gjithë elementët infrastrukturorë: në gjelbërim, ndriçim, fasada etj. Investime të mëdha janë bërë edhe në rrugët që lidhin zonat rurale me njëra tjetrën: Qendër Cakran – superstradë, Daullas – Grecalli – Mujalli, Pishë – bregdet e shumë të tjera. Që nga viti 2015-2017, në territorin e Bashkisë së Fierit janë investuar rreth 1.5 miliard lekë të reja, një shifër kjo e pakrahasueshme me dekada të tëra në Fier, të cilat kanë ndryshuar tërësisht pamjen e qytetit, cilësinë e jetës dhe vlerën e objekteve të shumta urbane.

Burimi i informacionit:“Strategjia e Zhvillimit të Bashkisë Fier”, 2016 Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë, Pyjeve dhe Shërbimit Veterinar

FshatraB anorë Sipërfaqe Territori Banorë / km2 Lumenj e përshkojnë

(Semani, Vjosa, Gjanica)

ha Pyje ha Zonë eMbrojtur Pyjore

Sipërfaqe e Gjelbër Vijë BregdetareM onumenteKulture

Monumente Natyrore

Peisazhe tëMbrojturaNatyrore

Parqe KombëtareArkeologjike të

Mbrojtura

KishaX hamiaP ark Natyror iMbrojtur

Muze Historik Teatër Publik Bibliotekë PublikeS pital Rajonal Kopshte Publike

Tregje Fruta &Perime (Markata

të Fierit)ha Tokë me

Drithra Bukeha Tokë e mbjellë

me Perimeha Ullishtë ha Vreshtë

ha Drithëra Buke ha Perime ha Foregjere ha Pemtore ha Ullishtë ha Vresht

ShkollaPublike & Jopublike

ÇerdhePublike

Page 5: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

98

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

PARKU QENDROR I QYTETIT TË FIERITËshtë investimi më i madh dhe më rëndësishëm publik, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, i bërë ndonjëherë në Bashkinë e Fierit. Ai zë një sipërfaqe prej 17 000 m2 dhe shumë shpejt do të shndërrohet në një qendër të madhe rekreative e zhvillimit të aktiviteteve artistike, kulturore dhe teatrore. Për ndërtimin e tij u investuan 298 786 258 lekë, të cilat u përdorën për rikonstruksionin e fasadave, rehabilitimin e zonës me rrugica lidhëse, lulishte dhe sipërfaqe të gjelbër. Pjesë e këtij investimi është edhe Galeria e Arteve, sot një godinë moderne arti, e ngritur mbi rrënojat e ish fabrikës së miellit. Parku do të shërbejë si një hapësirë publike për çlodhjen dhe argëtimin e qytet-arëve midis natyrës dhe artit.

Page 6: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

1110

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Page 7: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

Transformimi urban në shifra 2016-2017

INVESTIME NË SIPËRFAQET E GJELBRA

trotuare, ujësjellësa

INVESTIME NË INFRASTRUKTURËN PUBLIKE

1,445,493,305gjelbërim, ndriçim, rrugë,

10 km

INVESTIME NË SISTEMIN KULLUESH VADITËS

10,000 153,5 kmKanale të Pastruara

54 kmPastrim Kanale

100 km

11 550 m2 5408 m2 sipërfaqe të gjelbra më

shumë në shkolla

2500drurë të mbjellë më

shumë në rrugë e park

5900shkurre të mbjella

100drurë të mbjellë

në shkolla

lekë në park, shkolla, rrugë të rikonstruktuara

ha Sipërfaqe e UjiturUjitjeje

Pastrim KanaleKulluese

Page 8: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

1514

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Page 9: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

1716

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Cfarë Kemi Bërë Për Arsimin GjatëVitit 2017?Viti 2017, viti i vendosjes së standardeve

europiane në shkollat tona

Pjesë e transformimeve urbane në Bashkinë Fier janë edhe godinat shkollore: shkollat, kopshtet dhe

çerdhet. Në vitin 2017 Bashkia Fier ndë-rhyri me investime në infrastrukturën e të gjitha objekteve arsimore, duke filluar me rikonstruksionet e pjesshme, rikon-struksionet e plota, deri tek mirëmbajtja, sistemi ngrohës në godina etj. Viti i ri mësimor 2017-2018, filloi në kushte dhe standarde evropiane në disa prej shkollave të mëdha të Bashkisë si: “Perikli Ikonomi” Fier, “Dino Ismaili” Le-van, “Janaq Kilica” Fier, “Thanas Ikonomi” Grecalli, “Ymer Xhafa” Dërmënas, të cilat iu nënshtruan rikonstruksionit të plotë, pajisjes me bazë të re mësimore dhe sistemit ngrohës etj. Sot këto shkolla

janë modeli i shkollës me standarde ev-ropiane.Në shkollat e tjera të bashkisë, si dhe në të gjitha kopshtet, në qytet dhe në fshat, u kryen shërbime mirëmbajtjeje dhe u plotësuan nevojat emergjente.Bashkia e Fierit ka garantuar ngrohjen e fëmijëve në të gjitha kopshtet publike, në qytet dhe fshat, duke pajisur shumicën e tyre me soba druri dhe pjesën tjetër me ngrohje elektrike.Sot, të gjitha institucionet arsimore të Bashkisë së Fierit, ofrojnë kushte më të mira infrastrukturore, mjedise më të gjel-bëruara, ambjente më të ngrohta, bazë materiale më të mirë, kushte këto për një mësimdhënie normale.

3shkolla rikonstruksion

të plotë

89,325,156 8,392,441 5 nga 9 kopshte rikonstruksion

1 nga 2 çerdhe rikonstruksion

5408 m2 sipërfaqe e gjelbër e

shtuar në shkolla.

1300 fëmijë dhe nxënës

trajtohet me ushqim

100drurë të mbjellë

në shkolla

100soba ngrohjeje për

40 kopshte

5shkolla të pajisura

me bazë të re materiale

17,000,000

A e dini sa investuam në Arsim në vitin 2017?

21 shkolla të mesme

publike dhe jopublike

3shkolla profesionale(e Arteve të Bukura,

Bujqësore, Industriale)

66shkolla 9-vjeçare

publike dhe jopublike

89kopshte

2çerdhe

13905në arsimin 9 vjecarnxënës

3520fëmijë marin arsimin

parashkollor në njëvit mësimor

20000nxënës në një vit shkollornë të gjithë Bashkinë Fier

6018në arsimin e mesëm nxënës

ARSIMINË SHIFRA

Page 10: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

1918

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Page 11: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

20

FIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

Kuvendi i Fierit, 12 Gusht 1912Nga Nuri PlakuDrejtor i Muzeut Historik të Fierit

Në proçesin e gjatë të lëvizjeve patriotike që çuan në shpalljen e pavarësisë sonë kombëtare dhe krijimin e shtetit të parë shqip-tar, qyteti i Fierit ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm historik. Nga Fieri dhe rrethinat u aktivizuan një numër i madh patriotësh të cilët, në vitin 1908, krijuan çetat e para komite. Hysni Toska, Bektash Cakrani, Faslli Patozi, Kahreman e Qemal Vrioni, Fetah e Rustem Peshtani, Ikonom Dhima, Kostë Prifti Marinza, Lili Pone Sheqishta, Tasi Naka, etj., janë disa nga komandantët e këtyre çetave. Në kryengritjet antiosmane të viteve 1911-1912, çetat e Fierit luajtën një rol kyç në Shqipërinë e Jugut. Një nga ngjarjet kulmore të kësaj periudhe, ku Fieri ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm, ka qenë Kuvendi i 12 gushtit 1912. Për nga rëndësia, përmasat e zhvillimit dhe hapësirat gjeografike të pjesëmarrësve të tij, ky kuvend është quajtur Kongresi i Fierit.

Konteksti historik

Kuvendi i Sinjës

Pas shpërthimit të Luftës Ita-lo-Turke, më 29 shtator 1911, tek patriotët shqiptarë lindi dyshimi

për kalimin e saj në luftë ballkanike. Kjo luftë do të sillte shkatërrimin e Turqisë dhe, për pasojë, trojet shqip-tare do të mbeteshin të zhveshura nën kërcënimin e mbretërive ballkan-ike. Për këtë qëllim ata u mobilizuan të unifikonin lëvizjen patriotike shqiptare në veri dhe në jug të vendit.Më 12 janar 1912, Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina organizuan, në Stam-boll, mbledhjen e Taksimit (emri i lagjes ku u bë takimi) në të cilën u

vendos organizimi i një kryengritje të përgjithshme shqiptare. Më 13 mars 1912, midis Serbisë dhe Bullgarisë u nënshkrua Traktati i Miqë-sisë dhe Aleancës, në “aneksin e fshe-htë” të të cilit parashikohej copëtimi i Shqipërisë dhe hapja e rrugëkalimit të Serbisë në Adriatik. Kjo e bënte të do-mosdoshme intensifikimin e lëvizjes së armatosur patriotike. Për këtë qëllim, në gjysmën e dytë të muajit prill, Ismail Qemali së bash-ku me Luigj Gurakuqin erdhën nga Korfuzi në Shqipëri, për të qenë në krye të organizimit të kryengritjes së

armatosur. Luigji mori misionin e përgatitjes në veri, ndërsa Ismail Qemali në jug. Sipas një letre, që përfshihet në dokumentat e kohës, më 3 prill 1912 “Ismail Qemal beu bëhet dhjetë ditë që shkoi në Vlorë, do të shkojë edhe në Berat, Mallakastër, Myzeqe, Tomorricë, do të përgatisi punërat e do të kthehet për 20 ditë”.Pikërisht në këtë periudhë, Ismail Qemali erdhi në Fier dhe qëndroi si mik në sarajet e Omer pashë Vrionit. Këtu, organizoi takimin e parë me parinë e vendit dhe të rinj nacionalistë, të cilët ishin thirrur enkas për takim. Ky ishte takimi i parë i Ismail Qe-

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

malit me burrat dhe të rinjtë fierakë, i cili i parapriu në mënyrë të natyrshme kuvendit të ardhshëm të 12 gushtit.Fill pas këtij takimi, lëvizja kryengritëse mori hov. Më 25 maj 1912, Hasan Prishtina hartoi një thirrje për të gjithë shqiptarët atdhedashës dhe botën e kulturuar, për t’a ndihmuar kryengritjen për çlir-imin kombëtar. Ushtarakët shqiptarë, si pjesa më e ndërgjegjshme e ndryshimeve të reja politike, rebeloheshin e dezertonin gjithnjë e më shpesh nga radhët e ushtrisë turke dhe dilnin në mal me komitët.

Në ato momente politiko-historike, kur kryengritja e përgjithshme antiosmane kishte përfshirë gjithë hapësirën etnike

shqiptare, udhëheqësit e kryengritjes së Shqipërisë së Jugut u mblodhën nga 10 deri më 23 korrik 1912 në qafën e malit të Sinjës, në një kuvend të rëndë-sishëm për fatet e vendit. Aty merrnin pjesë 49 ko-mandantë dhe udhëheqës politikë të lëvizjes me çetat e tyre, midis të cilëve ishin edhe 12 koman-dantë fierakë. Kuvendi miratoi një memorandum prej 12 pikash, ku kërkohej njohja e kombit shqiptar, krijimi i një administrate vendase në të gjithë Shqipërinë, e drejta për të mësuar gjuhën amtare, përdorimin e të ardhurave për zhvillimin ekonomik, kthimin e armëve të konfiskuara, etj. Kryengritësit e kërcëno-nin Portën e Lartë se do të vazhdonin të rrinin në male, nëqoftëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre.Pas kuvendit, kryengritësit zbritën nga Sinja në Risili pranë Vlorës, i dërguan telegrafisht Vezirit të Madh në Stamboll 12 kërkesat e memorandumit dhe u dhanë nga një kopje të gjithë përfaqësuesve të huaj në qytet. Të nesërmen zbritën në Fier, pushtu-an postë-telegrafën e qytetit dhe i dërguan sërish Portës së Lartë memorandumin e Sinjës. Në Fier ata morën edhe përgjigjen telegrafike të

Om

ar p

ashë

Vri

oni

Vezirit të Madh për telegramin e nisur nga Vlora. Në përgjigje njoftohej dërgimi i nji komisioni të posaçëm dhe iu lutej kryengritësve të prisnin deri në sigurimin e materialit për negociatat e nevo-jshme.

FIERIFIERI

Page 12: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

2322

FIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Komiteti i Kryengritjes së Jugës

Në Fier, kryengritësit formuan Komitetin e Kryengritjes së Jugës, i cili do të merrej me organizimin e kryengritjes së armatosur në

Shqipërinë e Jugut. Komiteti kryesohej nga një ple-qësi e zgjedhur, e përbërë nga Izet Zavalani, Bektash Cakrani, Pandeli Cale dhe Jusuf Zijai. Komandant i përgjithshëm i forcave kryengritëse u zgjodh Zija bej Mullai, zëvendëskomandant Islam Vrioni. Me marrjen e Fierit, kryengritësit u bashkuan me çetat e Myzeqesë së Madhe, çliruan qytetin e Lush-njës dhe u bënë zotër të pjesës më të madhe të Shqipërisë së Mesme e të Jugut. Kudo ziente lëvizja patriotike. Nga postë - telegrafa e Fierit, Komiteti i Kryengritjes së Jugës u lidh me qendrat e tjera të Kryengritjes në Shqipërinë e Mesme e të Veriut, kryesisht me atë të Elbasanit dhe Krujës. Në Fier, Komiteti mori një sërë masash organizative për disiplinimin e jetës, vënien e rregullit në popull dhe shkëputjen e marrëdhënieve financiare me qeverinë osmane. Kryengritësit vunë rregull në qytet e në gjithë krahinën. Ndërkohë, qeveria turke dërgoi në Prishtinë një komision të posaçëm për të zhvilluar bisedimet me krerët e kryengritësve. Ato u zhvilluan nën tension dhe kërcënime të vazhdueshme nga të dyja palët

dhe veziri i madh u detyrua t’i ndërpriste, për t’i vazhduar pak më vonë në Ferizaj me një tjetër për-faqësues të qeverisë. Në këto kushte, më 30 korrik, udhëheqësit kryesorë të kryengritjes me në krye Hasan Prishtinën iu bënë thirrje qarqeve atdhetare të të 4 vilajeteve që të zg-jidhnin e dërgonin në kuvendin e Ferizajt përfaqë-suesit e tyre më atdhetarë e më të rëndësishëm, pasi aty do të vendosej për të drejtat dhe kërkesat që do t’i paraqiteshin komisionit qeveritar turk në emër të të gjithë shqiptarëve. Pas kësaj thirrjeje, Komiteti Shqiptar i Fierit i drej-tohet Portës së Lartë për të lejuar në bisedimet e Ferizajt pjesëmarrjen e së paku dy delegatëve nga Shqipëria e Jugut.Konsulli austro-hungarez në Selanik, Kral, i rapor-tonte ambasadës së vet në Stamboll se: “Komite-ti shqiptar i Fierit, i kërkonte Vezirit të Madh që në takimin e Ferizajt, të lejohet pjesëmarrja e një del-egacioni të shqiptarëve të Jugut, i përbërë nga të paktën dy delegatë.”Në këtë situatë, Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi u nisën nga Korfuzi dhe mbërritën në Vlorë, më 7 gusht 1912. Në Vlorë, Ismail Qemali organizoi një takim me patriotët më në zë të kohës dhe ven-dosën të thirrej Kuvendi i Fierit, me delegatë nga të gjitha nahijet kryengritëse. Berati, Korça, Përmeti, Tepelena, Gjirokastra, Himara, Vlora, Mallakastra, Myzeqeja, gjithë Shqipëria e Jugut do të mblidhej për të zgjedhur përfaqësuesin e vet në bisedimet turko-shqiptare të Ferizajt. Fieri u zgjodh qyteti për mbajtjen e Kuvendit, sepse ishte qyteti i çliruar ku patriotët ishin bërë zotër të plotfuqishëm të tij dhe qendra më e rëndësishme ku punonte dhe vepronte Komiteti i Përgjithshëm me pleqësinë e tij dhe ko-manda e përgjithshme e forcave kryengritëse. Përkundër tij, Vlora ishte rrethuar me një numër të madh forcash turke, të cilat shtoheshin. “Dje u nisën nga Berati për në Vlorë me ngutësinë më të madhe nja 200 vetë të batalionit të nizamëve”, - njoftonte më 10 gusht konsulli austro-hungarez në Vlorë, Lei-hanec ministrin e jashtëm në Vjenë, Bertold.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, delegatët e zg-jedhur, patriotët më në zë të krahinave, u nisën në drejtim të Fierit.

Kuvendi i Fierit

Kuvendi u mbajt më 12 gusht 1912, në shtëpinë e patriotit Omer pashë Vrioni, nën drejtimin e vet Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit.

Në të merrnin pjesë një numër i madh përfaqësue-sish, midis të cilëve figurat më të shquara të kohës si: Omer pashë Vrioni, Azis pashë Vrioni, kolonel Ismail Haki Tatzati, Izet bej Zavalani, Zija bej Mul-lai, Pandeli Cale, Babë Dudë Karbunara, Arshi She-hu, Riza Runa, Mehmet Pavari, Kamber Bënja, Baki Gjebreja,Tol Arapi, Ibrahim Abdullahu, Spiro Koleka, Ymer Radhima, Duro Shaska, Hajredin Fratari, Ismail Klosi, Musa e Hajredin Hekali, Hysni Toska, Faslli Patosi, vëllezërit Bektash e Hajredin Cakrani, Xhe-lal Koprencka, Tonç Kilica, Ikonom Dhima, Lili Pan Sheqishtja, Kostë Prifti Marinza, Tasi Naka, Zoi Ndre-ko Libofsha, Leksi e Spiro Saqellari, Qamil Kuqani, Dervish Kurjani, Galip pashë Vrioni, Kahreman bej Vrioni, Qemal bej Vrioni, Islam Vrioni, etj.

Midis diskutimeve të ndryshme, në kuvend u morën edhe dy vendime të rëndësishme: të autorizohej Hasan Prishtina për të përfaqësuar Shqipërinë e Jugut në bisedimet turko-shqiptare dhe të nisej Is-mail Qemali menjëherë në Stamboll për të zhvilluar bisedime me Portën e Lartë.Të nesërmen, më 13 gusht, Ismail Qemali iku në Vlorë dhe një ditë më vonë, u nis me vapor për në Trieste.

Për nga numri i pjesëmarrësve, prezenca e figurave më të rëndësishme të kohës dhe vendimet që mori, ky kuvend është cilësuar edhe Kongresi i Fierit, duke i dhënë këtij qyteti të çliruar nga forcat turke një vend të rëndësishëm në përgatitjen e aktit madhor të shpalljes së Pavarësisë. Ardhja për herë të dytë e Ismail Qemalit në Fier, i jepte qytetit një peshë të veçantë historike në ngjarjet e vrullshme të vitit 1912, duke e bërë një qytet me rol të rëndësishëm në kryengritjen e vitit 1912 dhe në shpalljen e pavarë-sisë së vendit.

Page 13: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

2524

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Fieri, Teatri I Madh I Artit Dhe KulturësFieri, Teatri i Madh i Artit dhe KulturësFieri sot trashëgon gjithë

energjinë kulturore, artis-tike dhe tradicionale të

qytetit të dikurshëm apolonian. Jo rastësisht këtu harmonizohet në mënyrë të shkëlqyer gjithë trashëgimia kulturore, artistike me tendencat, prurjet, risitë dhe zhvillimet e kohëve moderne të artit dhe të kulturës. Kjo është edhe arsyeja pse vazhdimisht ka qenë burim i artit elitar dhe emrave që kanë bërë jehonë në historinë e teatrit dhe kine-matografisë shqiptare. Fal vëmendjes së veçantë të Bashkisë së Fierit dhe kryetar-it të saj, z. Armando Subashi, sot në Fier gjejmë manifestime të shumta kulturore të traditës, folklorit, arteve të ndryshme deri

tek shfaqjet e teatrit modern, të koncerteve dhe ekspozitave pa fund të të gjithë llojeve të arteve pamore. Këtu gjen vazhdimisht ekspozita fotografike, pikture, promovime librash, konkurse të ndryshme shkencore e artistike, aktivitete pafund sportive e kul-turore, simpoziume dhe shumë organizime të tjera. Teatri “By-lis”, qyteti antik i Apolonisë dhe sheshi qendror i qytetit janë are-nat e përhershme të eventeve të ndryshme që nuk njohin stinë apo orë. Fieri sot është vendi ku zhvillohen aktivitete jo vetëm me përmasa lokale, por dhe kombëtare e ndërkom-bëtare. Kush nuk ka dëgjuar për Koloninë e Piktorëve, Festivalin e Teatrove AdriaWealth, De Fest

Theatër apo festat popullore të turit etnokulturor “Hajd Dalim nga Myzeqeja”?Por Fieri është edhe vendi ku u shtrua rruga për Pavarësinë e Shqipërisë dhe sot një potencial i madh ekonomik, kulturor, artis-tik, turistik.

Qyteti antik i Apolonisë, teatri “Bylis” apo sheshi

qendror i qytetit janë arenat e përhershme të

eventeve të ndryshme që nuk njohin stinë apo orë.

Teatri “Bylis”“Emigrantët”, dramë e Trupës Fier

“Horoskopi Babilonas”, komedi e Trupës Fier

“Boein, Boeing”, komedi, e Trupës Tiranë

“Dy dyzina me trëndafila”, dramë e Trupës së Fierit

Festivali i Teatrove (mbarëkombëtar)

“Traviata” – TOB

“Koncert i Paqes” – Tre tenorët: Josif Gjepali, Kastriot Tusha, Lucia Conte

Page 14: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

2726

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Ekspozitat 2017

Galeria e arteve

75

Galeria 2017Ekspozita “Adria Wealth Myzeqeja”

Ekspozita “Grafika 2017” me autorë nga Shqipëria

Ekspozita “Vilson Kilica”, Edicioni i 3 - të”

Konkursi Mbarëkombëtar i Fotografisë

Ekspozita “Unfinished line”, me piktorë iranianë

“Apolo Art Colony 2017”, me artistë mbarëkombëtarë

“International Womans Day” - ekspozitë me artiste femra

2 Ekspozita lokale

2 Ekspozita vetjake

2 Ekspozita kombëtare kolektive

3 Ekspozita mbarëkombëtare

Page 15: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

2928

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Pastiçeri “Rustemi”, Historia E Suksesit Të Pastiçerisë FierakeNëse vjen në Fier, mos ik pa provuar ëmbëlsirat

“Rustemi”

BibliotekaA e dini se në Bibliotekën Publike “Dritëro Agolli” në vitin 2017 janë

zhvilluar dhe ka:

Biblioteka

3050anëtarë në vit

95frekuentues në ditë

35,508 përdorues tëlibrit në vit

70 5,100 81,000 75vende leximi

3050 95 35,508 5,100 81,000 70 75

Page 16: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

3130

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Pastiçeria “Rustemi” i ka fillesat e saj herët. Ajo ka lindur bashkë me traditën e hershme të pastiçerisë në qytetin e Fierit, që me të drejtë quhet qyteti i

pastiçerive.

Kjo markë “Made in Fieri”, mban datën e krijimit të saj 1951, atëherë kur Halit Rustemi, mjeshtri i madh i pastiçerisë fierake, punonte në pasticerinë e qytetit Fier (ish ndërmarrje shtetërore), ku krijonte dhe prodhonte ëmbëlsirat më me famë në vend.Nëse thua pastiçeri dhe ëmbëlsira në Fier, menjëherë mendja dhe shija të orinetohet tek pasticeri “Rustemi”. Sot kjo pastiçeri është një mark e padiskutueshme e prodhimit të ëmbëlsirave “Made in Fieri”, që bën diferencën në të gjithë tregun e pastiçerive në vend.

Rruga për të ardhur tek kjo famë dhe përzgjedhje e konsumatorit tek produktet “Rustemi” vjen nga një udhëtim i largët, dhjetra vjecar, aty mes traditës së shkëlqyer të pastiçerisë fierake, në vitet ‘50, kur Halit Rustemi, “mjeshtër pasticier”, ngriti shkollën e madhe të pastiçerisë fierake. Atëherë pastiçeria fierake, ngjizej me lëndën e parë më të mirë natyrore: gjalpin, mjaltin, vezën, miellin, sheqerin, përpunuar me dashurinë, pasionin, përkushtimin dhe ambicien për të prodhuar produktet më të mira në vend.

Përkrah mjeshtrit Halit Rustemi, do të rritej edhe një mjeshtër tjetër i madh, i biri, Neritan Rustemi, i cili që në moshën 14 vjeç do të ndiqte hap pas hapi gjithë traditën e shkëlqyer të prodhimit të ëmbëlsirave nga babai, duke “i vjedhur” atij gjithë mjeshtërinë dhe të fshehtat e zanatit, për ta kthyer atë në një biznes të suksesshëm në vitin 1991, kur hapi punishten e parë të ëmbëlsirave. Në ato vite prodhimet “Rustemi”: kasatat, parfetë, pastat e akullit “pushtuan” gjithë lokalet dhe baret më të mira të Tiranës.

Bashkë me suksesin, namin e prodhimeve “më të mira në vend”, u rriten edhe kapacitetet e këtij biznesi. Nga një kioskë e vogël në qendër të qytetit në vitin 1991, sot pasticeri “Rustemi” zotëron rreth 1000 m2 sipërfaqe lokalesh në Fier ku tregton prodhimet “Rustemi” dhe shumë të tjera me qera, 80 të punësuar. Ëmbësirat “Rustemi” i gjen që nga Tirana e në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke bërë diferencën në të gjithë tregun e pastiçerisë shqiptare.

Në krye të këtij biznesi qëndron Neritan Riustemi, djali fierak që u rrit bashkë me profesionin dhe pastiçerinë “Rustemi”, së cilës nuk i ndahet asnjë sekond, nga orët e para të ditës deri në mesnatë. Atë e gjen në çdo ëmbëlsirë dhe prodhim, duke i dhënë atyre cilësinë “e paarritshme, fantastike dhe unike” dhe emrin e vetë. Përkrah e tij qëndron edhe i vëllai, Genci.

Neritani:“Ne sot dallohemi për produktet tona në tregun vendas të pastiçerisë, pasi motoja jonë është: cilësia është mënyrë jetese! Celësi i suksesit tonë? Cilësia e lartë e produkteve dhe lëndës së parë, tradita e shkëlqyer e pasticerisë fierake , dashuria për profesionin!

Me këtë “triniti” të artë, sot pasticeri “Rustemi” është ndër më të mirat në tregun shqiptar, duke bërë dallimin e padiskutueshëm dhe duke krijuar një brand të famshëm “Rustemi-Made in Fieri”.

Fieri, qyteti i pastiçerive

Pasticeria e Fierit deri në vitin 1991 ishte me nam në të gjithë Shqipërinë. Kasatat, pastat e akullit dhe parfetë e saj, akulloret ishin ëmbëlsirat më të mrekullueshme që bënin të zbrisnin dhe t’i provonin të gjithë vizitorët e qytetit. Nuk kishte të huaj që të hynin në qytet e të mos provonin shijen e mrekullueshme e kasatave dhe parfeve fierake tek ish Turizmi, Pasticeria e madhe në qendër. Tradita e pasticerisë mjeshtërore fierake, daton herët, që nga vitet ‘50. Atëherë kur Ndërrmarrja e Ushqmit Social Fier, mbahesh për cilësinë e embëlsirave në të gjithë vendin. E gjithë kjo pasuri e artizanatit të ëmbëlsirave është trashëguar në mënyrë fantastike edhe sot. Sot qyteti i Fierit ka pasticeri në cdo lagje të tij.

Page 17: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

3332

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Një vit më parë 2016, në të hyrë të vjeshtës së dytë, Bashkia e Fierit nisi në

Libofshë, Turin e madh Etnokul-turor “Hajd Dalim nga Myzeqeja”, tur që në fokus kishte dhe ka pro-movimin e diversitetit kulturor të të gjithë zonave të Bashkisë së Fierit (10 Njësi Administrative), promov-imin e diversitetit të traditave, za-koneve, trashëgimisë materiale dhe shpirtërore, si dhe të agrobiznesit, për t’i ringjallur dhe për t’i kthyer në resurse të shkëlqyera të turizmit në Fier dhe pastajmi në një kon-tribut ekonomik për Bashkinë.

Festa e gjelit të detit, CakranFesta e luleshtrydhes, FrakullGuna me rrëke festë, SemanFesta e shqipes, LibofshëFesta e valëve, DarëzezëEco Vendlindja

Festa e ShqipesLIBOFSHË

HAJD DALIM NGA MYZEQEJA

“Festa e Shqipes”

Festa e Shqipes, pjesë e Turit Etnokulturor “Hajd Dalim Nga Myzeqeja”, iu rikthye edhe njëherë Libofshës për ta promovuar atë në të gjitha dimensionet e saj

të jashtëzakonshme: kulturore, trashëgimore, arsimore, historike, natyrore dhe njerëzore.Në vetëm 100 km2 sipërfaqe, si rrallë vend tjetër në Bashkinë Fier, në Libofshë gjenden 5 Monumente Kulture, 2 Monumente Natyre, 8 km vijë bregdetare Adriatik me një rërë dhe det fantastik.

Pasuritë e Libofshës

Libofsha është vendi i Shkollës së Parë Shqipe (1908) në të gjithë Myzeqenë (trekendëshi Fier-Lushnje-Berat). “Dhe kur thua Shkolla e Parë Shqipe, i ke përfshirë të tëra pasuritë e një vendi” – është shprehur në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë Z. Armando Subashi.Është vendi i një prej dy Rektorëve që Shqipëria i dha Arsimit Ndërkombëtar: Naun Doko, rektor i Universitetit Tbilis, Gjeorgji.

Libofsha është vendi i Monumenteve të Kulturës: o I Pirgut të Myzeqesë i shek.13 –të (ish skelë lumore)o I Manastirit të Ardënicës i shek 12 –tëo I Manastirit të Shën Kozmait i vitit 1814o I kishave myzeqare: Shën Gjergjit në Libofshë që daton në vitin 1776 dhe Kishës së Shën Kollit në Daullas e vitit 1777, të cilat ruajnë afreske të mrekullueshme, vepër e piktorëve të mirënjohur, përkatësisht Kostandin dhe Tërpo Zografi dhe Gjergji e Joan Cetiri

Libofsha është vendi i Parkut Natyror të Kurorës së Lumit të vjetër Seman (Monument Natyre) me një sipërfaqe prej 44 ha, i vetmi pyll autokton myzeqar.

Është vendi i 8 km vijë bregdetare, i pasur me rërë të imët dhe kurative, ujë fantastik, delta lumore, laguna dhe plazhe të virgjëra.

Page 18: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

3534

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Por Libofsha është dhe vendi ku vlon dëshira për të mba-jtur gjallë traditën, doket, zakonet, është vendi i sazeve të famshme. Si rrallë vend tjetër, këtu çdo fshat ka sazet e veta, ka ustallarët e vetë, ka këngëtarët dhe vallëtarët e vetë. Në Li-bofshë folklori është prush!Në “Festën e Shqipes” ata krijuan një ansambël të vërtetë ar-tistësh sa e tundën vendin dhe i kënaqën të gjithë miqtë. Festa mblodhi artistët e vjetër dhe të rinj, duke e gërshetuar bukur

Sazet e famshme të Libofshës

Libofsha, fshati i ardhshëm turistik!Në Libofshë gjen gjithcka i duhet një turizmi rural të qëndrueshëm: ka ferma të suksesshme bujqësore, blegtorale apo vreshtash të cilat ofrojnë gjithë mundësitë për të “joshur” vizitorë të shumtë në cdo stinë. Ka kantinën e verës ALBANICA, e cila është prodhim tërësisht i vreshtave të Libofshës, të cilat shtrihen përposht Ardënicës në një pamje mrekullore, ka vreshtari dhe drufrutorë të shumtë, ka sipërfaqe të tëra të mbuluar nga gjelbërimi dhe begatia me prodhime fshati, ka saze në cdo fshat të cilët të ofrojnë festë në cdo ditë të vitit, ka tradita të shkëlqyera mikëpritjeje, ka det dhe pyll fantastik që të joshin me bukurinë e tyre, ka monumunte kulture që nuk i gjen në vend tjetër, ka manastire dhe kisha të mbushura me vepra arti dhe plot histori. E mbi të gjitha ka njerëz të shkëlqyer, plot vyrtyte, bujari dhe shpirt të pasur!

Fieri – Sport 2017Me shkollat e mesme të Bashkisë Fier

Kampionati i Volejbollit “Kupa e Mësuesit”, vajza & djem, gjimnazet e Bashkisë

Kampionati i Volejbollit “Kupa e Miqësisë”, midis Bashkive të Qarkut Fier, djem & vajza

Kampionati i Basketbollit “Rini Basket” për djem të gjimnazve të Bashkisë Fier

“Fieri Vrapon”, Maratona e Fierit

“Fieri yoga”

Ekipi “Apolonia” (Klubi Shumësportsh “Apolonia”), pjesëmarrës në:

Kampionati Kombëtar i Basketbollit (Femra – meshkuj/ të rinj-të rrit-ur), Kategoria I

Kampionati Kombëtar i Volejbollit (të rritura femra & të reja dhe të rinj), Kategoria I

Kampionati Kombëtar i Çiklizmit, Rrethi Çiklistik

Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes, i moshave të ndryshme

Kampionati Kombëtar i Boksit, kategori dhe pesha të ndryshme

Kampionati Kombëtar i Shahut

Kampionati Kombëtar i Bilardos

Kampionati Kombëtar Tawokondos

Kampionati Kombëtar Kickbox

traditën me të renë.Aty i gjeje gërnetarët me nam si Arben Lungari, Hill Grëmi, Fat-mir Koci, Elton Xoxi, Genci Prifti deri tek më i riu Klejdi Ngjela, për të vazhduar me Llaz Mëhillka në violinë, Shpëtim Mino në def dhe Ardit Lamaj në fizarmonikë, të cilët të gjithë së bashku e qanë kabanë myzeqare dhe këngët e vjetra myzeqare. Për minuta me radhë, sazet e të gjitha fshatrave dhe këngëtarët interpretuan kabanë e famshme, këngët e vjetra myzeqare “Nërënxë të pata thënë”, “Shkon bajamja” deri tek “Dola një ditë në baçe”.Por nuk ka festë në Myzeqe pa vallen e famshme dyshe bur-rash. Në “Festën e Shqipes” në Libofshë, ajo u kërcye nga 83 vjecarët artistë Zarik Domi dhe Todi Bushe, të cilët i mahnitën miqtë dhe të ftuarit me lëvizjet mjeshtërore të kësaj valle orig-jinale myzeqare, valle të cilën më pas ia lanë burrave më të rinj: Llaqi Voja dhe Ilir Saqellari dhe fëmijëve Andri Daka dhe Xhoel Todo.Edhe vallja rrethçe e grave erdhi në dy breza; nga artistët e dikurshme libofsharake të skenave të Festivaleve Folklorike: Kosta Jano dhe Gjena Deda, Sila Bardhi dhe Vide Xoxi, të cilat ia lanë vendin valltareve të vogla të shkollës “Anastas Laska”. Kjo që ndodhi në Libofshë, ishte për herë të parë! Për herë të parë, e gjithë trashëgimia folklorike u shkund nga kohërat dhe jehoi si mot moti, kur Shtëpia e Kulturës Libofshë, merrte tro-

Page 19: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

36

FIERI

BASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Trofe dhe fitues

NE PESHËNGRITJE

Arbër Cercizi, nënkampion evrope në peshëngritje, pesha 61 kg (20 vjecarët)

Krenar Shorja, pjesëmarrës i Ekipit Kombëtar në Kampionatin Botëror, Amerikë 2017

NË BOKS, 18 VJECARËT

Ekipi i Boksit “Apolonia”, nënkampion i Shqipërisë në Kampio-natin Kombëtar, Box 2017

Muhamet Qamili, Kampion i Shqipërisë, pesha 52 kgRudolf Mata, nënkampion kombëtar, pesha 60 kg

Kristian Bakalli, nënkampion kombëtar, pesha 69 kg Endri Mustafai, nënkampion kombëtar, pesha 81 kg

BOXI TË RRITUR (ELITË) KUPA E REPUBLIKËS

Ekipi “Apolonia”, Vendi i Tretë Arnold Kuqari, nënkampion kombëtar, pesha 75 kgRudolf Mata, nënkampion kombëtar, pesha 60 kg Ermal Pasho, nënkampion kombëtar, pesha 69 kg

BOXI PROFESIONIST

Mikel Doda, Kampion në Kampionatin Botëror, Francë 2017, pesha 69 kg

KICKBOX

Albert Hoxha, Kampion i Shqipërisë, pesha 65 kgErvis Zharanjaku, nënkampion i Shqipërisë, pesha 72 kg

BILARDO

Ekipi “ Apolonia” – nënkampion i ShqipërisëFatjon Xhafa, nënkampion i Shqipërisë

CIKLIZËM

Ekipi “Apolonia” – nënkampion kombëtar

TAWOKONDO

Endri Dizdari, Kampion Kombëtar, në peshën 69 kg

Vendime Të Këshillit Të Bashkisë FierKorrik –Shtator – Tetor – Dhjetor

“Për disa shpronësime për interes publik të pasurive pronë private që preken nga realizimi i projektit prioritar “Rehabilitim i fasadave dhe rikonstruksion i rrugës “Rauf Nallbani” si dhe

“Rikonstruksion i rrugës “Lami Monka” Fier”.

“Për miratimin e projekteve prioritare të Bashkisë Fier.”

“Për zëvendësimin e pemëve tip “pishë” në lulishten “Bar Rinia”, në ecuri të zbatimit të projektit “Rivitalizimi i parkut pranë ish “Bar Rinia” dhe rehabilitimi i rrugës “Dervish Hekali”

“Për miratimin e projekt-idesë “Rikonceptimi i qendrës së qytetit”.

Projekti do t’i japë zhvillim jo vetëm qendrës, por gjithë qytetit. Përveç transformimit të qendrës aktuale të qytetit, ai ka në themel edhe zgjerimin e hartës së tij në të dy anët e lumit Gjanica.

“Për miratimin e zmadhimit të kapitalit të Futboll Klub “Apolonia” për vitin 2017 dhe fillimin e proçedurave për shitjen e aksioneve të Bashkisë Fier në këtë Shoqëri.

“Për pagesë të pjesës së pa subvensionuar nga shteti i librave shkollorë.”

“Për vendosjen e emrit “Vilson Kilica” Galerisë së Artit Fier”

“Për miratimin e Planit Antikorrupsion për Bashkinë Fier.”

“Për riorganizimin e Klubit Shumësportësh “Apolonia” të Bashkisë Fier në përputhje me ligjin 79/2017 “Për Sportin”.

“Për miratimin e aktmarrëveshjes “Për marrjen në përdorim të përkohshëm të tokës në administrim të Bashkisë Fier, Pasuria Nr 91/2, tokë bujqësore joproduktive (ranishte), Njësia

Administrative Qendër, nga shoqëria “Recovered Earth Gjanica”,

për vendosjen e makinerive për realizimin e projektit pilot për pastrimin e ujërave të mbetjeve urbane që derdhen në lumin Gjanica.”

“Mbi strukturën dhe nivelin e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2018”

“Mbi miratimin e buxhetit të Bashkisë së Fierit për vitin 2018”.

“Për miratimin përfundimtar të buxhetit afatmesëm 2018-2020”.

“Për miratimin e kryerjes së shërbimit të gjelbërimit në territorin e Bashkisë së Fierit me sipërmarrje”

Page 20: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

3938

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Takimet e Kryetarit me Personalitete dhe PartnerëBashkia Fier & Partnerët

Page 21: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

4140

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Perla e Pazbuluar e Adriatikut

Plazhe të virgjëra, det, duna, rërë, jod, pyje dhe diellDarëzeza

13.7 km plazh i virgjër, ranor dhe i pastër19 km larg qendrës së qytetit FierMe rërë të imët dhe kurative, e pasur me shumë jodMe duna rëre, Monument NatyreMbi 100 mijë pushues në vitin 2017Plazh ditor dhe familjarTransport publik i garantuar dhe familjarGatime bio me shije deti, toke dhe ajri

Darëzeza është një prej katër plazheve të Bash-kisë Fier, me një vijë bregdetare prej 13.7 km. Të tjerët janë: plazhi i Semanit, Ndërnënasit

(Libofshë) dhe Pish Poros. Ata lagen nga Deti Adria-tik.Me ujëra të ngrohta e kripë të pasur, me bregdet të gjërë ranor, rërë të imët e plotë jod kurativ, krejt i virgjër dhe i pacënuar nga dora e njerit, i kufizuar me një brez të tërë pyje me pisha, plazhi i Darëzezës është sot një nga perlat e pazbuluara të Adriatikut.Ai duket si një hapësirë e pafund ranore, e pastër dhe

tërësisht pa ndërtime, me një shkrirje organike det dhe bregdet. Plazhi i Darëzezës, ndryshe nga plazhi i Semanit, ka filluar të frekuentohet pas viteve ’90. Para këtij viti, e gjithë kjo zonë bregdetare Darëzezë, ishte nën ruajtjen kufitare të Reparteve Ushtarake. Një arsye tjetër kjo, pse ky plazh është krejtësisht i virgjër dhe pak i shfrytëzuar.Në dallim nga plazhi i Semanit, këtu asnjëherë nuk është vënë dora e njeriut me ndërtime provizore dhe i pa shfrytëzuar masivisht. Ai mbetet edhe sot, një plazh tërësisht i virgjër.

Page 22: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

43

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Darëzeza TuristikeVera e vitit 2017, shënoi edhe sezonin e parë turistik më masiv në Darëzezë.

Bashkia Fier, me një vizon të përcaktuar mirë dhe qartë për Turizmin Bregdetar, për ta shndërruar plazhin e Darëzezës ndër më të mirët në vend, në maj 2017, realizoi pastrimin bashkohor të plazhit publik, në një gjatësi deri në 6 km vijë bregdetare. Për herë të parë, plazhi i Darëzezës ofroi kushte mjaft të mira të një plazhi të pastër, me shërbim pastrimi 24 orë në të gjithë vijën pushuese të tij.

Gjatë muajve qershor-gusht 2017, në këtë pla-zh pushuan mbi 100 mijë pushues, ose 70% më shumë se një vit më parë, të ardhur nga Gramshi, Elbasani, Berati, Skrapari, Tepelena, Tirana etj.

Si asnjëherë herë më parë, u shfaqën pushuesit e huaj me rulota nga Franca, Gjermania, Anglia, Ital-ia, të intriguar nga bregdeti i pashfrytëzuar, natyra e virgjër dhe rëra me veti kurative të jashtëza-konshme.

Në bregdetit e Darëzezës, në të gjithë vijën breg-detare ndodhen dunat e famshme, Monument Natyre, të krijuara nga grumbullimi i rërës për sh-kak të erërave të forta bregdetare.

Page 23: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

4544

FIERIFIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Erdhët në Fier? Ja ku të gjeni shije myzeqare, tradicionale dhe me klas, hotele me standarDe të larta

Page 24: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

4746

FIERI

BASHKIA FIERBASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Page 25: © Foto A. Lule - bashkiafier.gov.al (2).pdf · këtyre vlerave dhe përpjekjeve tona, që do të ruhen si fakte për brezat që duan të dinë për historinë e zhvillimit të qytetit

48

FIERI

BASHKIA FIER

REVISTË INFORMATIVEDHE PROMOVUESE E BASHKISË SË FIERIT

Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, Z.Armando Subashi

FIERIFIERI

© Foto A. FezollariMonumenti i Agonotetëve në Apoloni